vlerËsimi i sektorit tË drurit nË...

17
Gusht 2015 Ky dokument është hartuar për shqyrtim nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Ai është përgatitur nga: Lukša Šoljan, Këshilltar për Sektorin e Drurit Cardno Emerging Markets USA, Ltd., zbatues Projekti EMPOWER Sektori Privat USAID Kosovë VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVË INFORMACION I AZHURNUAR MBI MUNDËSITË DHE SFIDAT 2015 Heqje e përgjegjësisë: Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autorit dhe nuk paraqesin domosdoshmërish pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

Upload: others

Post on 21-Sep-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

Gusht 2015

Ky dokument është hartuar për shqyrtim nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim

Ndërkombëtar. Ai është përgatitur nga:

Lukša Šoljan, Këshilltar për Sektorin e Drurit

Cardno Emerging Markets USA, Ltd., zbatues

Projekti EMPOWER Sektori Privat USAID Kosovë

VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVË

INFORMACION I AZHURNUAR MBI MUNDËSITË DHE SFIDAT 2015

Heqje e përgjegjësisë: Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autorit dhe nuk paraqesin domosdoshmërish pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

Page 2: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

1

PËRMBAJTJA

1. SEKTORI I DRURIT NË KOSOVË - PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM ...................................... 1

1.1 Firmat dhe punësimi ..........................................................................................................................1

1.2 Produktet dhe operacionet ................................................................................................................2

1.3 Shitjet dhe rritja (zhvillimi) .................................................................................................................3

2. HULUMTIMI DHE GJETJET ............................................................................................ 3

2.1 Metodologjia e hulumtimit ................................................................................................................3

2.2 Pylltaria ..............................................................................................................................................4

2.3 Gjetjet - përpunimi i lëndës drunore ..................................................................................................5

2.4 Prodhimi me vlerë të shtuar ..............................................................................................................5

2.5 Produktet dhe kapacitetet .................................................................................................................6

2.6 Mundësitë e tregut ............................................................................................................................7

2.7 Qasja në materialet prodhuese .........................................................................................................9

2.8 Aftësitë e fuqisë punëtore ..................................................................................................................9

2.9 Çështjet e tjera ...................................................................................................................................9

3. REKOMANDIMET ....................................................................................................... 10

3.1 Pylltaria dhe përpunimi primar ....................................................................................................... 10

3.2 Industria e prodhimit të produkteve të drurit ................................................................................. 11

3.3 Zhvillimi i fuqisë punëtore ............................................................................................................... 13

3.4 Veprimi i përbashkët dhe SHPDK .................................................................................................... 13

REFERENCAT......................................................................................................................... 14

INTERVISTAT ME INFORMATORËT KYÇ .................................................................................. 15

Page 3: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

1

Ky raport është vazhdim i vlerësimeve të mëhershme të sektorit të drurit në Kosovë të bëra në vitet

e kaluara nga Qeveria e Kosovës, USAID, UNDP dhe të tjerët. Ai analizon dhe azhurnon përshkrimin

e industrisë, mundësive të saj si dhe sfidave dhe pengesave, nga mesi i vitit 2015

1. Sektori i Drurit në Kosovë - Përshkrim i Përgjithshëm

Bazuar në Inventarin Kombëtar të Pyjeve 2012/13, pyjet mbulojnë pothuajse 45% të sipërfaqes së

Kosovës dhe paraqesin një resurs të rëndësisë të veçantë për ekonominë e Kosovës. Statistikat janë

të paplota dhe jo të besueshme, por mund të vlerësohet se pylltaria dhe industria e drurit

kontribuojnë me së paku 150 milionë Euro në shitjet vjetore në ekonominë e Kosovës dhe kanë mbi

10,000 punëtorë.1

Sektori i përpunimit të drurit në Kosovë konsiderohet në të gjitha analizat e konkurrueshmërisë -

përfshirë Raportin e Vlerësimit dhe Përzgjedhjes së Sektorëve 2014 të programit EMPOWER të

USAID-it, strategjinë e Qeverisë së Kosovës për NVM-të, vlerësimet e UNDP-së për këtë sektor të

hartuara në vitin 2014 dhe të tjera - të jetë njëri ndër sektorët strategjik të Kosovës me potencialin

më të madh për zhvillim. Në ish-Jugosllavi, sektori i drurit i Kosovës ka eksportuar gjerësisht, madje

edhe në SHBA dhe BE. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe konflikti i mëpastajmë Kosovë-Serbi shkatërroj

lidhjet me këta blerës dhe pjesën më të madhe të infrastrukturës së kësaj industrie. Tani shumica e

prodhimit është për tregun e brendshëm, ndonëse disa kompani janë eksportues të suksesshëm,

dhe ka potencial të mirë për zgjerimin e tyre.

Aktualisht Kosova prodhon dritare, dyer, dollapë, mobile nga druri i fortë dhe elemente të tjera të

konstruksionit të brendshëm dhe të jashtëm. Sa i përket lëndës së parë, një varg sharrash

industriale prodhojnë një varietet lëndësh druri të sharruar nga masa drunore e prerë brenda vendit.

Viteve të fundit shkalla e rritjes së eksportit të produkteve drunore ka pasur një rritje të shpejtë.

Nga kompanitë e anketuara për këtë raport, 15% janë eksportues në tregjet e rajonit dhe në BE, dhe

eksportet e tyre janë rritur për më shumës se 20% në vitin 2014.

Prodhuesit e drurit theksojnë se mungesa financave për zhvillim, kostot e larta të transportit dhe

mundësitë e kufizuara për krijimin e lidhjeve me blerësit ndërkombëtarë janë pengesat kyçe për

rritjen e biznesit të tyre, veçanërisht për eksport.

1.1 Firmat dhe punësimi

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i ka të regjistruara rreth

1,500 kompani në sektorin e pylltarisë dhe të përpunimit të drurit. Megjithatë, një numër i tyre

mund të jenë regjistrime të dyfishta ose joaktive. Prej tyre, 92% janë mikrondërmarrje (me 9 ose më

pak punëtorë), 7-8% janë ndërmarrje të vogla (me 10 deri 49 punëtorë) dhe 0.5% janë të mesme ose

të mëdha (me 50 ose më shumë punëtorë) 2

1 Janë përgatitur një numër studimesh, vlerësimesh dhe raportesh për sektorët e drurit dhe të mobileve në

Kosovë nga agjencitë e Qeverisë së Kosovës, projektet donatore dhe organizatat e tjera. Të dhënat në ato dokumente janë të bollshme por kundërthënëse për shkak të mungesës së statistikave në nivel të kompanive dhe të industrisë të hartuara nga agjencitë statistikore të Kosovës. 2 Janë përgatitur një numër studimesh, vlerësimesh dhe raportesh për sektorët e drurit dhe të mobileve në

Kosovë nga agjencitë e Qeverisë së Kosovës, projektet donatore dhe nga organizatat e tjera. Të dhënat në këto dokumente janë të bollshme dhe herë pas here kontradiktore për shkak të mungesës së statistikave në

Page 4: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

2

Statistikat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) paraqesin një listë prej 22,000 kompanive të

regjistruara si tatimpaguese në fund të vitit 2012, nga të cilat 565 ishin duke vepruar në mënyrë

aktive në sektorin e përpunimit të drurit. Rreth 100 prej këtyre tatimpaguesve të regjistruar

klasifikohen si më të mëdhenj (të vegjël ose të mesëm), numër i cili përafërsisht përputhet me të

dhënat e Regjistrit të Bizneseve për numrin e kompanive në ketë kategori të madhësisë. Ekzistojnë

shumë mikrondërmarrje që operojnë në këtë sektor, shumë prej të cilave nuk janë tatimpaguese.

Statistikat e ATK-së për 2015 tregojnë se në ketë sektor punojnë rreth 8,500 njerëz. Numri i vërtetë i

punëtorëve mund të jetë 2-3 herë më i lartë, për shkak të dukurisë së përhapur të nën-raportimit të

punëtorëve. Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK) i ka të anëtarësuara 100

kompanitë më të rëndësishme, të cilët raportojnë se kanë mbi 4,500 punëtorë.

Rajoni i Ferizajt ka përqendrimin më të madh të kompanive të sektorit të drurit si tatimpagues me

rreth 150, dhe të tjerat janë të përqendruara në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren, ndërsa të tjerat janë të

shpërndara mes Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës.

Sipas statistikave të ATK-së, në vitin 2012 numri mesatar i punëtorëve në tërë industrinë ishte 15,

duke u sjellë nga një numër i madh i mikrondërmarrjeve që kishin mesatarisht nga 5 punëtorë secila

dhe shitje vjetore prej 40,000 eurosh, e deri te një numër i vogël i bizneseve të mesme/të mëdha që

kishin rreth 100 punëtorë dhe shitje në vlerë 1.5 milionë euro. 90% e kompanive i kishin shitur

produktet e tyre në tregjet vendore.

1.2 Produktet dhe operacionet

Kompanitë e përpunimit të drurit në Kosovë prodhojnë mobile të drurit të fortë, produkte

zdrukthëtare të drurit të butë, dhe dollapë me pllaka fibre të rimesuara. Disa kompani janë të

integruara në mënyrë vertikale me sharrat që përdorin drurin e prerë brenda vendit. Të tjerat e

blejnë drurin nga sharrat lokale dhe është një sasi e madhe e drurit të fortë (ah ose lis) që

importohet si i terur ose i njomë nga vendet fqinje. Të gjithë materiali i rimesuar dhe pllakat e fibrës

importohen .

Furnizimi i mundshëm me masë drunore vendore të cilësisë së lartë (të prerë në mënyrë të ligjshme)

është zvogëluar dukshëm viteve të fundit (përveç në pjesën veriore të Kosovës) për shkak të futjes së

disa prej njësive pyjore që tradicionalisht kanë pasur rendimentet më të larta dhe të cilësinë më të

mirë në kuadër të zonave të parkut kombëtar. Ligji për Parqet Kombëtare që i ka përcaktuar këta

kufij duket se nuk ka bërë asnjë verifikim me Agjencinë Pyjore të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë

dhe Zhvillimit Rural, dhe si rezultat është miratuar pa gjuhën që do të mundësonte aktivitetet

normale komerciale në zonat e përcaktuara me rrezik të ulët, për dallim nga praktikat normale

ndërkombëtare. Shkurt, shumica e lëndës së parë drunore importohet.

Duke ju falënderuar mbështetjes së donatorëve (përfshirë edhe projektet KBS dhe KBEP të USAID-it)

dhe mbështetjes së kufizuar të QK-së për zhvillimin e sektorit të drurit gjatë 10 viteve të kaluara,

është përmirësuar organizimi dhe konkurrueshmëria e tij, duke përfshirë edhe zgjerimin e numrit të

produkteve, rritjen e cilësisë së produkteve dhe zgjerimin e tregjeve të huaja. Aktualisht, për

shembull, përpunuesit e drurit në Kosovë furnizojnë me dyer dhe dritare tregjet e Maqedonisë dhe

nivel të kompanive dhe industrisë të hartuara nga agjencitë statistikore të Kosovës. Të dhënat referuese dhe burimet e informatave ndryshojnë. Ky raport ofron informata nga studimet e mëhershme, të plotësuara me rezultatet e hulumtimit të bërë nga vet autori.

Page 5: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

3

Shqipërisë, dhe me mobile për shtëpi dhe hotele kompanitë në Gjermani, Holandë, Zvicër, si dhe

tregjet e tjera fqinje.

Bazuar në statistikat e ATK-së, rreth 45% e bizneseve prodhojnë mobile (përfshirë dollapë), 40%

janë në zdrukthëtari dhe mobilieri ndërtimore dhe drurin e fortë), dhe pjesa tjetër janë në sharra dhe

në përgatitjen e drurit.

1.3 Shitjet dhe rritja (zhvillimi)

Sipas të dhënave të ATK-së, në vitin 2012 mbi dy të tretat e bizneseve në këtë sektor kanë pasur një

qarkullim mesatar vjetor prej më pak se 50,000 eurosh. Në anën tjetër, një numër i vogël i

kompanive më të mëdha kanë arritur deri në 5 milionë euro. Shitjet mesatare të mikro bizneseve

kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe të bizneseve të mëdha 1.5 milionë euro.

10-15% të kompanive të regjistruara në ATK kanë eksportuar në vitin 2012, por shitjet e tyre jashtë

vendit janë rritur me shpejtësi nga një bazë e vogël. Ndërkohë, është duke u rritur prodhimi i

mobileve që konkurrojnë për eksport, kështu që bilanci tregtar i sektorit të drurit, edhe pse ende

negativ, është duke u përmirësuar.

2. Hulumtimi dhe gjetjet

2.1 Metodologjia e hulumtimit

Për qëllime të këtij raporti, janë përdorur këto burime të informacionit:

Studimet ekzistuese: Shqyrtimi i dokumentacionit dhe konsultimeve ekzistuese me stafin e

EMPOWER dhe me ekspertët e tjerë vendor për gjendjen e sektorit të përpunimit të drurit në

Kosovë. Këto përfshinin publikimet e Ministrisë së Financave të Kosovës, Administratës

Tatimore të Kosovës (ATK), Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe studimet/raportet e

përgatitura nga organizatat e tjera donatore të pranishme dhe që veprojnë në Kosovë (shih

listën referuese). Shumica e tyre mbulonin periudhën 2010-2013, duke u shtrirë pak edhe në

periudhën 2014-15.

Intervistat në nivel të firmave: Janë vizituar nëntë përpunues të drurit, janë analizuar

kapacitetet e tyre prodhuese dhe është intervistuar menaxhmenti i tyre: të gjitha këto gjatë

periudhës prill-maj 2015. Shumica, por jo të gjitha, ishin kompani që kanë mundësitë më të

mëdha të tregut dhe potencialin më të madh për krijim substancial të vendeve të punës.

Kompanitë u zgjodhën nga i tërë territori i Kosovës, përfshirë Kosovën Veriore (KV) (edhe pse

përpunuesit e vetëm të drurit ishin mikrondërmarrje.3 Intervistat me menaxhmentin ishin

intervista kokë-më-kokë duke përdorur informatat bazike të regjistruara sasiore dhe cilësore, të

dhënat bazike të kompanisë, inputet, certifikatat, produktet, tregjet, shitjet, eksportet, fuqinë

punëtore, financat dhe afërsinë me shoqatën(at) e biznesit(eve). U vizituan objektet e

kompanisë për të pasur një pasqyrë mbi gjendjen/nivelin e sofistikimit të zhvillimit të

produkteve të kompanisë, teknologjitë e prodhimit, organizimin e prodhimit dhe menaxhimin e

cilësisë.

3 E vetmja ndërmarrje e mesme në Kosovën Veriore, e cila përpara ka pasur 150 punëtorë, pjesë e kompanisë

amë Simpo Vranje (Serbi) ishte mbyllur, apo siç u tha ishte “përkohësisht jashtë funksionimit” .

Page 6: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

4

Intervistat me palët e tjera të interesit, duke përfshirë Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të

Kosovës (SHPDK), Agjencinë e Investimeve dhe Përkrahjen e Eksportit në Kosovë (KIESA),

Agjencinë Pyjore të Kosovës (APK), kompanitë e shitjes me pakicë dhe tregtimit të mobileve, dhe

furnizuesit me lëndë të parë.

Këta të intervistuar janë shënuar në fund të këtij dokumenti.

Pjesët në vazhdim paraqesin gjetjet tona nga hulumtimi, intervistat dhe shqyrtimi i materialit.

2.2 Pylltaria

Pyjet mbulojnë rreth 45% të territorit të vendit, duke treguar se ato janë një resurs kyç

kombëtar, bazë për konkurrueshmëri dhe rritje të sektorit të drurit. Megjithatë, në fakt,

nevojat e tanishme për masë drunore kryesisht plotësohen nga importet prej vendeve të tjera

të rajonit. Sipas Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), pyjet më të mira “të larta” gjenden në

Parqet Kombëtare - Sharri dhe Bjeshkët e Nemuna - që të dyja të krijuara me ligje të veçanta të

miratuara në dhjetor të vitit 2012, të cilat nuk i kanë rregulluar si duhet aktivitetet komerciale/

industriale në zonat me ndikim të ulët. Parqet Kombëtare qeverisen nga Agjencia për

Mbrojtjen e Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç raportohet nga drejtori i APK-së, është përgatitur një ligj që do t’i jap Ministrisë së Bujqësisë,

Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) përgjegjësinë për rregullimin e qëndrueshëm të pyjeve

në Parqet Kombëtare i cili duket se është caktuar për diskutim dhe miratim nga Kuvendi.

Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e aktiviteteve të paligjshme dhe në sigurimin e një sasie më të

madhe të drurit industrial për industrinë e drurit.

Sipas Inventarit Kombëtar të Pyjeve 2013, pyjet e Kosovës rrezikohen nga menaxhimi jo i duhur,

prerjet e paligjshme dhe praktikat e korrupsionit. Gjetjet kryesore të hulumtimit:

o Zabelet (pyjet gjethe rënës me drunj të cilësisë së ulët - zakonisht jo të përshtatshëm për

përdorim industrial) dominojnë me rreth 84%.

o Rritja vjetore vlerësohet të jetë 1.55 mm3 – 1.32 mm3 te drunjtë gjetherënës dhe 0.23 mm3

te halorët. Prandaj, prerja optimale afatgjatë e drunjve me siguri se nuk duhet të kaloj 1.2

mm3, krahasuar me prerjen aktuale të vlerësuar të drunjve prej 1.6 mm3. Natyrisht se prerja

e tepruar i degradon pyjet.

o Vetëm një pjesë e vogël e prerjes së pyjeve (7%) bëhet sipas legjislacionit të aplikueshëm për

pyjet – d.m.th., 93% prehen ose joformalisht ose paligjshëm, e cila nëse është e vërtetë

paraqet kërcënim serioz për industrinë e prodhimit të produkteve të drurit.

o Pothuaj 90% e pyjeve halore dhe pyjeve të përziera halore/gjethe gjëra gjenden në Parqet

Kombëtare, por Ligji për Parqet Kombëtare e ndalon atje prerjen ër industri. Natyrisht, kjo

nuk nënkupton se në parqe nuk prehen drunjtë.

o Një sasi e konsiderueshme prej 14.5% e stoqeve drunore qe janë duke u rritur vlerësohet se

dëmtohen në ndonjë mënyrë (nga zjarri, insektet, sëmundjet). Pothuaj të gjitha pyjet (99%)

tregojnë njëfarë ndikimi të njeriut.

Prerja tradicionale dhe e vazhdueshme e drunjve si dru zjarri për ngrohje vlerësohet të tejkaloj

1 mm3 në vit - së paku dy të tretat e rritjes së përgjithshme vjetore - duke e zvogëluar edhe më

shumë disponueshmërinë e drurit të klasës I dhe II për industri.

Page 7: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

5

Këto fakte krijojnë skepticizëm tek menaxhmenti i APK-së në nivel kombëtar dhe lokal lidhur

me perspektivën e arritjes se shpejtë të certifikimit FSC për Menaxhimin e Pyjeve, edhe pse

standardet kombëtare janë zhvilluar dhe janë identifikuar dy fusha pilot për FSC në MP të cilat

është thënë të jenë gati. Miratimi i Ligjit për Parqet Kombëtare i ka ndalur këto aktivitete.

Komisioni Evropian (KE) ka imponuar Rregulloren e BE-së për Drunjtë (EUTR) e cila pamundëson

blerjen/importimin e produkteve të drurit të cilat nuk janë prerë në mënyrë të ligjshme.

Blerësit e drurit dhe produkteve të drurit në BE janë përgjegjës për krijimin e sistemeve për të

siguruar respektimin e EUTR-së në zinxhirët e tyre të furnizimit. Kjo do të filloj të përfshihet në

format e kontratave standarde që blerësit e BE-së ua ofrojnë furnizuesve të tyre, duke u

kërkuar atyre të paraqesin dëshmi se druri në produktet e tyre është prerë në mënyrë të

ligjshme. Nëse çështjet e certifikimit të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe eliminimit

të praktikave korruptive dhe të paligjshme në pylltari nuk bëhen prioritet nga qeveria në nivelin

më të lartë, kjo herët a vonë do të bllokoj të gjitha eksportet në tregun e BE-së të produkteve

që përdorin drurin e prerë në Kosovë. Prodhuesit kosovarë me klientë nga BE duhet krejtësisht

të bazojnë prodhimin e tyre në drurin e importuar, duke ua mohuar qytetarëve të Kosovës

vendet e punës në sektorin pyjor dhe duke rritur deficitin tregtar.

2.3 Gjetjet - përpunimi i lëndës drunore

Drunjtë e prerë brenda vendit përpunohen në disa sharra të vogla që u shërbejnë kryesisht

përpunuesve mikro dhe të vegjël të drurit. Vetëm një prodhues më i madh i mobileve të drurit i

intervistuar është duke përdorur lëndën e drurit nga sharrat vendore, dhe në sasi të kufizuara -

300 deri 500 m3 në vit. Kompanitë e mesme të mobileve në mënyrë tipike nuk kanë sharra të

veta dhe kapacitetet e tyre tharëse (furrat) kanë kapacitete të vogla (30 deri në 50 m3). Sasi të

vogla të lëndës drunore importohen nga Serbia në veri të Kosovës dhe përpunohen. Ka edhe

pyje private që janë në pronësi të sharrave. Në përgjithësi, megjithatë sharrat nuk do të jenë

në gjendje të marrin hisen e tyre në kërkesën gjithnjë në rritje deri sa menaxhmenti shtetëror i

pyjeve dhe vet ata të marrin certifikatat adekuate FSC.

2.4 Prodhimi me vlerë të shtuar

Mobilet e drurit të fortë janë një ndër zinxhirët e vlerës që kërkon më së shumti punë, duke

kërkuar lëndë më cilësore, teknologji të lartë (tharje të kontrolluar nga kompjuteri, makinim

CNC (kontroll i kompjuterizuar numerik), montim dhe finalizim nga fuqia e kualifikuar

punëtore), dhe fuqi punëtore të kualifikuar dhe me përvojë. Vetëm një numër i vogël i

përpunuesve të drurit e kanë arritur këtë kapacitet. Shumë mikro biznese janë duke prodhuar

tavolina të drurit të fortë, karrige, tavolina për kopsht dhe banka, dollapë, etj. në njësi/pjesë të

veçanta ose në grumbuj me sasi të vogël. Prodhimi i mobileve për ndërtimtari (dyer dhe

dritare) është po ashtu pjesë e rëndësishme e produkteve me vlerë të shtuar e industrisë së

drurit në Kosovë. Gjysma e anëtarëve të SHPDK-së janë prodhues mobilesh, dhe gjysma tjetër

janë kompani të mobileve për ndërtimtari.

Përpunuesit kryesisht shesin brenda vendit, dhe nëse eksportojnë kryesisht e bëjnë këtë në

tregjet e afërta të rajonit - në Shqipëri, Maqedoni, Serbi - e pak prej tyre kanë biznes në

Gjermani dhe Zvicër.

Page 8: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

6

Kompanitë kryesore të mesme operojnë në objektet e privatizuara ish-jugosllave (Lesna, Palma,

Tefik Çanga), ose janë investime të reja të kompanive nga jashtë (Binni, Elnor, Sela-Impex).

Kompanitë më të mëdha kanë arsyeshmërisht pajisje moderne për nivelin e tyre aktual të

operimit, por duhet të vazhdojnë të investojnë në teknologjitë/makinerinë më moderne të cilat

do të përmirësojnë produktivitetin e tyre dhe cilësinë e produkteve. Shumica thonë se kanë

qasje në kredi bankare, por ato janë të pamjaftueshme për financimin e rritjes së shpejtë, për të

cilën ata mbështeten në kapitalin e pronarit dhe në paratë nga operacionet e tyre. Prodhuesit

më të vegjël në Kosovën Veriore varen shumë nga grantet e donatorëve.

Disponueshmëria dhe aftësitë e fuqisë punëtore janë çështje me rëndësi për shumicën e

bizneseve të mëdha. Programet e aftësimit profesional janë joadekuate për nevojat dhe nuk

ofrojnë mundësi adekuate për trajnim praktik. Qendrat industriale që nuk kanë shkolla

profesionale kanë probleme me mobilitetin e dobët të fuqisë punëtore. Shumica e

përpunuesve të drurit i aftësojnë vet të punësuarit e rinj. Disa biznese në përpunimin

tradicional të drurit shfrytëzojnë punësimin e punonjësve me përvojë të gjatë të larguar nga

ndërmarrjet e falimentuara apo jofunksionale shtetërore.

Teknologjitë e reja kërkojnë programerë dhe operatorë CNC si dhe zdrukthëtarë dhe punues të

shkathtë të tapicerisë, përfshirë profilet e aftësive të tjera të cilat në një periudhë afatmesme

dhe afatgjatë kërkojnë përmirësime të sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional, e në

periudhën afatshkurtër kërkojnë kurse trajnimi joformale për kualifikim dhe rikualifikim të

përshtatur për nevojat e industrisë. Bizneset në përgjithësi janë pranuese dhe i mirëpresin

ndryshimet e sistemit të tanishëm të dobët të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), duke

mundësuar shfrytëzimin e punëtorive të tyre për aftësim praktik të personave që aftësohen dhe

për rikualifikim të kandidatëve.

2.5 Produktet dhe kapacitetet

Një grup kompanish të vizituara gjatë përgatitjes së këtij raporti (të shënuara në shtojcë),

bashkë me anëtarët e SHPDK-së, kanë një ofertë të gjerë produktesh të cilat mund të

organizohen në pesë grupe/kategori kryesore, si vijon:

a) Mobile (dollapë, mobile me tapiceri, dru të fortë, kombinime me xham dhe/ose

metal)

b) Mobile të ndërtimtarisë (dyer dhe dritare)

c) Produkte të tjera të finalizuara të drurit B2C (nga biznesi për konsumatorin) (shkallë,

dru shkallësh, pajisje ndihmëse dhe lodra prej druri, etj.)

d) Produkte gjysmë të finalizuara B2B (elemente dritaresh, profile të rimësuara, panele

të ngjitura SW, pjesë të mobileve, etj.)

e) Produktet primare (lëndë e prerë drunore, druri i terur ose i njomë, druri i ngopur

dhe/ose i zdrukthuar) .

Ky varg produktesh paraqet një përzgjedhje gjithëpërfshirëse e produkteve që nevojiten në

tregjet vendore për të gjithë konsumatorët B2C dhe B2B - për ndërtimtari, amvisëri, zyra dhe

përpunues të tjerë me vlerë të shtuar. Kërkesa e tregut vendor është shumë më e lartë se sa që

industria vendore mund të ofrojë aktualisht, si në sasi e veçanërisht në dizajn dhe cilësi të lartë.

Page 9: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

7

Kjo konfirmohet nga statistikat e doganës, të cilat tregojnë importe shumë të mëdha në të

gjitha kategoritë më lartë. I vetmi përjashtim janë mobilet për ndërtimtari (d), por kërkesa në

këtë kategori sidoqoftë është duke u larguar nga druri, në PVC dhe alumin.

Importet në kategorinë (e), produktet primare të drurit (lënda e drurit), janë ngritur për shkak

të problemeve në menaxhimin e pyjeve të paraqitura më lartë.

Për të qenë të gatshëm për eksport, dizajni duhet tu përshtatet nevojave të tregjeve të BE-së.

Për shembull, sofat duhet të dizajnohen më shumë në stilin Natuzzi ose Caligaris, e jo në

mënyrën vendore ose orientale/ turke. Disa kompani të tjera të mëdha tashmë i kanë

angazhuar dizajnerët dhe arkitektët për të punuar në ketë mënyrë, edhe të të tjerët duhet të

angazhojnë dizajnerë për të punuar në këtë drejtim.

Cilësia e produktit në gamën e cilësisë nga e ulëta deri në të mesmen është e pranueshme. Për

mobilet e cilësisë së mesme dhe të lartë, cilësia e perceptuar në përgjithësi nuk është në nivelin

e kërkuar, për shkak të finalizimit jo të përsosur, siç është qepja e tapicerive në mobile. Këto

çështje duhet të adresohen përmes kombinimit të teknologjisë/makinerisë më të mirë dhe

fuqisë punëtore të aftësuar dhe me përvojë.

Kapacitetet e përgjithshme prodhuese të sektorit të produkteve të drurit në Kosovë akoma nuk

janë adekuate për të pasur potencial të plotë për zëvendësimin e importit, dhe sigurisht jo

potencial për eksport. Kapacitetet janë duke u zgjeruar dhe modernizuar gradualisht, përmes

investimeve të fondeve të pronarit, financimit bankar dhe rritjes së financimit kryesisht përmes

donatorëve (përfshirë programin EMPOWER të USAID-it dhe BE-në). Që të nëntë kompanitë e

vizituara kanë plane ose tashmë janë në rrugë për të blerë dhe vënë në funksion makinerinë/

pajisjet e reja moderne të prodhimit CNC.

Shumica e kompanive aktualisht duket se punojnë me një ndërrim, ku 50% e punës jashtë

orarit bëhet për shkak të vështirësive të makinerisë. Prodhimi mund të zgjerohet më një

ndërrim të dytë madje edhe të tretë, por pastaj faktori kufizues për rritjen e prodhimit dhe

shitjeve bëhet mungesa e punëtorëve mjaftueshëm të kualifikuar.

2.6 Mundësitë e tregut

Shumica e kompanive më të mëdha të intervistuara kanë një pozitë të mirë në tregjet vendore

dhe të rajonit, veçanërisht ato që janë konglomerate të mëdha (p.sh., Lesna dhe OXA Group)

dhe furnizojnë komponentin e ndërtimtarisë brenda të njëjtit grup. Disa kompani mobilesh janë

duke pasur sukses të madh q; t; kalojnë nga tregtia në prodhimin vendor që zëvendëson

importin, siç është Palma nga Gjilani. Këto kompani, përmes tregtisë, tashmë kanë shitje shumë

të mira në tregjet e vendit dhe në eksport, dhe e dinë saktësisht se çfarë lloje produktesh ju

duhet të prodhojnë që të plotësojnë nevojat e bazës tashmë stabile të konsumatorëve.

Mundësitë e mëtejshme të industrisë së drurit në Kosovë janë realisht shumë të mira, si në

tregjet vendore ashtu edhe në eksport. Siç u cek më lartë, statistikat doganore të Ministrisë së

Financave e mbështesin këtë konkluzion. Në vitin 2013, importet e produkteve primare të

drurit (grupi tarifor 44) arritën në 53 milionë euro dhe mobilet (grupi tarifor 94) mbi 46 milionë

euro, me një total për sektor prej 100 milionë eurosh. Ndërkohë, eksportet e vlerësuara të të

njëjtave mallra arritën shumën prej 1 milionë eurosh - qartazi një shifër jo e besueshme. Të

dhënat e publikuara nga SHPDK-së nga viti 2008 tregojnë eksporte 4 herë më të larta, por

Page 10: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

8

prapëseprapë shumë të ulëta. Prapë, edhe me të dhënat e SHPDK-së, mbulimi nga sektori i

importit me eksport është nën 4%. Potenciali për biznes më të mirë në eksport mund të

krahasohet me Bosnjën, e cila eksporton mbi 400 milionë euro mobile dhe pjesë të tyre në vit,

dhe ka një suficit të madh tregtar për produktet e drurit.

Tregu i brendshëm i Kosovës kap shumën prej së paku 130 milionë eurosh, prej të cilave rreth

100 milionë euro importohen - 50-50 lëndë drunore dhe mobile. Së paku dy të tretat e

importeve të mobileve kanë potencial që të zëvendësohen me prodhim vendor, dhe gjysma e

importeve të drurit. Shpejtësia varet nga mundësia e prodhuesve vendorë të shtojnë

kapacitetet fizike dhe të gjejnë punëtorë të kualifikuar dhe, për masën drunore, për zgjidhjen e

çështjeve pyjore të identifikuara më lartë.

Aktualisht shumë ekspozita të mobileve ekskluzivisht shesin mobile të importuara të cilësisë së

mesme dhe të lartë e jo produkte vendore, siç thuhet për shkak të cilësisë jo të kënaqshme,

mungesës së emrave të njohur të brendeve dhe perceptimit të konsumatorëve se prodhimet e

huaja janë më të mira. Duke e pasqyruar këtë, një prodhues i tapicerisë së mobileve i

intervistuar, me kërkesën e konsumatorit me pakicë, nuk e përfshin etiketimin “Made in

Kosovo” (Prodhuar në Kosovë), duke mundësuar që në sallonet e shitjes ku ekspozohen ato të

etiketohen me emra brendesh që tingëllojnë si italiane ose gjermane.

Sa i përket kanaleve të shpërndarjes, kompanitë kanë praktika të ndryshme varësisht nga

madhësia e tyre, programi i prodhimit dhe tregjet - lokale, rajonale ose të BE-së/Evropës

Perëndimore. Prodhuesit më të mëdhenj të mobileve zakonisht i kanë sallonet e tyre të

ekspozimit të ngjitura me objektet e tyre prodhuese, krahas pikave të tjera të shitjes në qytetet

e mëdha (Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë). Një kompani e mobileve e intervistuar, përveç

sallës së vet ekspozuese, është duke shitur në ose përmes 25 pikave të pavarura të shitjes në

Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Për eksportet në Evropën Perëndimore- më së shpeshti në Zvicër, Gjermani dhe Luksemburg

me diasporën e tyre të madhe shqiptare të Kosovës - kompanitë e mëdha shesin përmes

rrjeteve të agjentëve joformalë, kryesisht të përbërë nga anëtarë të familjes. Shumë pak ose

asnjë nuk shfrytëzon agjentë të pavarur të shitjes. Mbështetja në agjentët familjarë është një

model efikas dhe i besueshëm, por e ka të kufizuar zgjerimin në tregje atraktive ku nuk ka

kontakte të diasporës.

Mundësia në tregjet e BE-së në mënyrë të arsyeshme mund të lavdërohet si praktikisht e

pafund, veçanërisht në segmentin e mobileve. Thellësia e tregjeve të mobileve në BE është mbi

150 milionë euro në vit, me dyer të hapura për të gjithë furnizuesit konkurrues, përfshirë edhe

Kosovën. Pjesëmarrja e Kosovës në ato tregje është e vogël, kështu që prodhuesit e aftë të

mobileve lehtë mund të depërtojnë në këto tregje pa pasur nevojë të eliminojnë ndonjë

furnizues ekzistues. Ekzistojnë mundësi për kompani më të vogla të bashkëpunojnë në shitjen e

një vargu produktesh të tjera të përbashkëta. Agjentët ekzistues mund të jenë të përbashkët.

Përkundër potencialit të qartë, nuk ka një strategji të miratuar të qeverisë/industrisë për

mbështetjen e eksportit në sektorin e drurit. Një strategji e tillë do të përfshinte: (i)

identifikimin e tregjeve të synuara, (ii) dizajnin e produkteve dhe përmirësimin e produktivitetit,

(iii) marketingun më të mirë dhe aktivitete të shitjes përfshirë edhe kanalet më të gjëra/më të

thella të shpërndarjes dhe agjentët e pavarur të shitjes, (iv) certifikimet e standardeve të

Page 11: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

9

produkteve, përfshirë përdorimin drurit substancial dhe të prerë në mënyrë të ligjshme, (v)

financimin e rritjes adekuate, dhe (vi) koordinimin, udhëheqjen dhe menaxhimin e aktiviteteve

me përfitim të përbashkët.

2.7 Qasja në materialet prodhuese

Të rënduara nga çështjet e pylltarisë, shumë lëndë drunore të nevojshme në masë të madhe

importohen nga tregtarët e specializuar (p.sh., Marles nga Prishtina/Mitrovica) duke përfshirë:

o Pllaka zdrukthi, OSB dhe pllaka fibre (MDF) nga Italia dhe Serbia

o Panele të gjata dhe anësore të ngjitura nga Bosnja (B dhe H)

o Dërrasa të gjata të rimësuara të ndërtimtarisë nga Austria dhe B dhe H.

o Lëndë e drurit të fortë (ahu dhe lisi (dushku)) dhe drurit të butë (pisha, bredhi i zi/bredhi i

kuq) nga B dhe H, Sllovenia dhe Kroacia.

Përveç MDF-së, këto importe zakonisht kanë certifikatën e Zinxhirit të Kujdestarisë (ZK) të FSC-

së.

Lënda e parë e ardhur nga vendet e CEFTA-s është pa taksa doganore, ndërsa ato nga Austria,

Sllovenia dhe Kroacia kanë paguar një taksë doganore prej 27.6%, plus TVSH (16%). Megjithatë,

kjo është zvogëluar ose eliminuar për lëndën e parë për prodhim.

Marles ka dymbëdhjetë furnizues në B dhe H, ku mallrat që janë në stoqe dhe që nuk janë në

stoqe mund të jenë në dispozicion brenda tetë ditësh nga koha kur bëhet porosia, përveç

dërrasave të gjata të laminuara (me gjatësi mbi 18 metra) për të cilat duhen nga 30 deri në 40

ditë për tu siguruar.

Sasitë nuk kufizohen me asnjë lloj kuote, kështu që industria e drurit ka qasje të lehtë në

importe, përfshirë materialet ndihmëse si ngjitësi, lustrat, dekorimet, etj.

Ka mjaft hapësirë për zëvendësimin e lëndës së importuar, veçanërisht elementet e mobileve,

panelet e ngjitura (fingerjoint) dhe profilet e laminuara të BE-së për dritare. Këto gjëra kanë

çmime shumë të mira si në tregjet lokale ashtu edhe në ato të eksportit, edhe kur prodhohen

nga lënda drunore e importuar. Disa kompani tashmë janë duke e konsideruar investimin në

këto teknologji dhe duhet të inkurajohen dhe përkrahen për të vazhduar.

2.8 Aftësitë e fuqisë punëtore

Mungesa e qasjes në fuqi punëtore të aftë është pengesë e qartë e theksuar nga shumica e

kompanive të intervistuara. Kjo do të bëhet problem edhe më i madh me planet ambicioze të

sektorit dhe rritjes së tij në periudhën afatmesme. Dy kategoritë kryesore të fuqisë punëtore që

nevojiten për zgjerimin e mëtejshëm të biznesit janë menaxhmenti i mesëm dhe punëtorët në

dyqane.

Për të dy kategoritë janë dy mënyra për tu marrë me ketë problem: trajnimi joformal /brenda

kompanisë për periudhën afatshkurtër, dhe AAP formale për periudhën afatgjate. Aktualisht

kompanitë janë duke adresuar nevojat duke angazhuar anëtarët e familjes në menaxhmentin e

mesëm dhe duke e bërë vet trajnimin e punëtorëve të ri. Zgjidhjet afatgjata duhet të përfshijnë

institucionet arsimore publike, veçanërisht shkollat profesionale dhe qendrat e aftësimit, si për

arsim formal ashtu edhe atë joformal, përfshirë kualifikimin dhe ri-kualifikimin e të rriturve.

2.9 Çështjet e tjera

Page 12: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

10

Edhe pa certifikimin FM të FSC-së, eksportuesve u duhet certifikimi ZK i FSC-së, por për

momentin vetëm një prej kompanive të intervistuara ka në plan të marrë atë. Përgatitja/

konsultimi dhe kostot e certifikimit mund të përkrahen nga pushtetet lokale dhe donatorët.

Kompanitë e menaxhuara mirë, veçanërisht ato me certifikata të vlefshme ISO 9001 (të cilat i

kanë shumica e kompanive të rëndësishme), mund të marrin lehtësisht certifikatat ZK të FSC-së

për 3-4 mijë euro.

SHPDK është një shoqatë e rëndësishme e themeluar në vitin 2004, roli dhe aktivitetet e të cilës

çmohen nga shumica e anëtarëve të saj. Mbështetja e donatorëve (USAID) për financim direkt

të aktiviteteve të saj përfundoi me përfundimin e projektit KPEP. Me paraqitjen e projektit

EMPOWER, pozita e drejtorit ekzekutiv tani sërish është detyrë me orar të plotë. Plani i veprimit

i propozuar në ketë raport do të kërkoj një angazhim të konsiderueshëm të SHPDK-së, dhe një

forcim të konsiderueshëm të organizatës, në mënyrë që ajo vërtetë të bëhet e qëndrueshme.

Anëtarët kanë pritje të mëdha, por nevojiten tarifa dhe shuma më realiste për aktivitete të

veçanta.

Mbështetja e sektorit të drurit nga KIESA, Oda Ekonomike e Kosovës dhe ministritë e tjera të

Qeverisë së Kosovës për promovimin e eksportit, marrja pjesë në panairet tregtare

ndërkombëtare (IMM Këln, MOW Bad Salzuflen, Swissbau, etj), takimet B2B (biznesit me

biznes) dhe misionet e blerjes janë joadekuate.

Janë vizituar dy mikrobiznese, por dihet se janë qindra mikrobiznese në sektorin e drurit të cilat

punësojnë nga 1 deri në 9 punëtorë. Ekzistojnë dyqane të paregjistruara zejtare, të cilat

individualisht nuk janë në gjendje të përballojnë punësimin e menaxhmentit profesionalë,

dizajnerëve, specialistëve të marketingut ose konsulentëve financiarë. Nuk është organizuar

ndonjë grupim për prodhim dhe marketing të përbashkët/ të koordinuar.

3. Rekomandimet

Bazuar në gjetjet/konstatimet më lartë, janë nxjerrë këto rekomandime:

3.1 Pylltaria dhe përpunimi primar

Përmbledhje e gjetjeve: Përkundër faktit se një pjesë qenësore e territorit të vendit është e

pyllëzuar, kontributi i pylltarisë së Kosovës në industrinë e përpunimit të drurit është shumë i

kufizuar. Vetëm një pjesë e vogël e drunjve të prerë përdoret si dru sharre industrial - pjesa

dukshëm më e madhe shkon për dru zjarri për ngrohje. Shumica e prerjeve janë të paligjshme dhe

të parregulluara. Prodhimi i lëndës drunore është i pazhvilluar për shkak të sharrave të menaxhuara

dobët, furnizimit të kufizuar me lëndë drunore. Drutë për sharrë të prera brenda vendit kryesisht

konsumohen nga sharrat që më së shumti u shërbejnë prodhuesve mikro dhe të vegjël të mobileve

dhe zdrukthëtarisë. Nuk ka ndonjë shtytje brenda qeverisë për të eliminuar prerjen e paligjshme/ e

parregulluar ose për certifikimin e menaxhimit të pyjeve. Si rezultat, industria varet kryesisht nga

lënda drunore e importuar, duke rritur kështu deficitin tregtar dhe duke penguar prodhimin e

mallrave finale në vend.

Rekomandimet: Qeveria e Kosovës duhet t’i jap prioritet (i) uljes së prerjes se paligjshme/të

parregulluar të pyjeve dhe (ii) certifikimit FSC për menaxhim të pyjeve. (Iii) Industria duhet të

avokojë fuqishëm si grup për këto reforma, përmes SHPDK-së. (Iv) Ndërkohë, prodhuesit e mëdhenj

Page 13: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

11

të mobileve duhet të marrin certifikimin Zinxhiri i Kujdestarisë (ZK) të FSC-së për shfrytëzimin e

drurit të importuar nga pyjet e certifikuara nga FSC për Menaxhment.

3.2 Industria e prodhimit të produkteve të drurit

Përmbledhje e gjetjeve: Industria e prodhimit të produkteve gjysmë të finalizuara dhe të finalizuara në Kosovë përbëhet nga më pak se 15 kompani udhëheqëse të mesme deri të mëdha, dhe disa qindra kompani më të vogla dhe mikrondërmarrje. Mundësitë e tregut, si vendor ashtu edhe të huaj, janë të mëdha, por jo të thjeshta për t’i shfrytëzuar. Pengesat kryesore janë (i) qasja joadekuate në financat zhvillimore për të zgjeruar dhe zëvendësuar pajisjet e vjetërsuara; (ii) lidhjet e pazhvilluara tregtare me tregjet, veçanërisht për eksport; njohuritë e dobëta për tregun e eksportit dhe për hulumtime; (iii) mungesa e kapacitetit për plotësimin e kërkesës së tregut vendor, duke rezultuar në importe të tepërta; (iv) fuqia punëtore joadekuate, për nga numri, trajnimi dhe besueshmëria; (v) furnizimi i pamjaftueshëm me lëndë drunore industriale nga burimet vendore gjë që kërkon importim të shumicës së lëndës së parë; (vi) mungesa e një strategjie për zhvillimin ekonomik të sektorit

Rekomandimet: Në përgjithësi, palët e interesit dhe qeveria duhet të bashkëpunojnë në përgatitjen dhe miratimin e strategjisë kombëtare për zhvillimin e kësaj industrie premtuese. Industria duhet të investoj në dizajn dhe teknologji për një prodhim me cilësi më të lartë, vëllim më të madh, duhet të bashkëpunoj me sektorin e AAP-së për të avancuar aftësitë e fuqisë punëtore dhe për të përmirësuar qasjet ndaj marketingut të eksportit. Kompanitë private duhet të ndihmojnë në forcimin e SHPDK-së në mënyrë që ajo t’i shërbej industrisë në mënyrë efektive në aktivitete për përmirësim të avokimit dhe konkurrueshmërisë. Më poshtë janë dhënë rekomandimet sipas nën-temave:

Gama dhe kapacitetet e produkteve

o Kompanitë duhet të zgjerojnë operacionet e tyre në zinxhirin e vlerës për të rritur vlerën e

shtuar të përgjithshme.

o Materialet sekondare dhe të mbetura duhet të (ri)përdoren për të rritur efikasitetin e

përgjithshëm.

o Kompanitë duhet të vazhdojnë, madje të intensifikojnë investimin në teknologji/pajisje

moderne dhe produktive nëse duan të depërtojnë në tregjet më kërkuese dhe më

shpërblyese të BE-së.

o Në planifikimin e ardhshëm të operacioneve të tyre me vëllime dukshëm të shtuara,

veçanërisht për pajisjet e shtrenjta kompanitë duhet të organizojnë dy ndërrime të plota të

punës, si dhe të kenë ndërrimin e tretë në dispozicion në kohën e shtimit të madh të punës.

Dizajni dhe cilësia e produktit

o Dizajnerë të aftë dhe të dëshmuar duhet të angazhohen dhe të lidhen me kompanitë që

kanë performancën më të mirë.

o Cilësia e produktit duhet të përmirësohet dhe të mbahet vazhdimisht përmes sistemeve të

certifikuara të Kontrollit të Prodhimit të Fabrikës (FPC) dhe, përmes sistemeve vërtetë

funksionale ISO9001, me theks në operacionet e prodhimit, të cilat plotësojnë kushtet e

Rregullores së BE-së për Produktet Ndërtimore (CPR).

Konsulentët dhe personeli i kompanive duhet të trajnohen në këto fusha:

Page 14: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

12

o Agjencitë kombëtare dhe komunale të qeverisë së Kosovës, të mbështetura nga donatorët,

duhet të krijojnë një fond të certifikimit për standarde tregtare, për të ndihmuar kompanitë

të mbulojnë kostot për marrjen e tyre. Tri fonde në tërë Kosovën të cilat do të ishin me nga

50,000-100,000 euro secila do të mund të siguronin mesatarisht nga 80 deri 160 certifikata

në vit.

Marketingu dhe shitjet

o Kompanitë duhet të krijojnë reputacionin e vet bazuar në dizajn, cilësi, çmim dhe kushtet e

dërgimit për të gjitha kategoritë e produkteve. Ato nuk duhet të ekspozojnë në panaire

ndërkombëtare para se të adresohen këto fusha në mënyrë adekuate.

o MTI/KIESA, SHPDK dhe kompanitë private duhet të hartojnë dhe zbatojnë një strategji dhe

plan veprimi gjithëpërfshirës për eksport.

o Hulumtimi i tregut dhe mbledhja e informatave kthyese duhet të organizohet në mënyrë

profesionale, të elaborohet dhe tu shpërndahet kompanive. Mbikëqyrja dhe mbulimi i

shpenzimeve të kësaj mund të bëhet përmes SHPDK-së fillimisht nga QK/ përkrahja e

donatorëve e pastaj ajo mund të mbahet me pagesat e anëtarëve.

o Kompanitë kosovare kanë ekspozuar në panairet vendore të produkteve të drurit dhe në

disa panaire rajonale, por jo edhe në panairet tregtare referenciale në BE. Ata duhet të jenë

të përfaqësuar në IMM Këln, MOW Bad Salzuflen, Milano Satellite, etj, në stendat e

përbashkëta kombëtare të një madhësie të moderuar (120 deri 150 m2) dhe me dizajn

atraktiv, dhe kostot të ndahen mes kompanive, SHPDK-së dhe me përkrahje të QK/

donatorëve.

o Prodhuesit nuk kanë angazhuar agjentë ose agjenci të pavarura/ profesionale të shitjes

(APSH) për zhvillimin e biznesit në tregjet e BE-së. Këto duhet të bëhen me kujdesin e duhur,

fillimisht me 50-50 bashkëfinancim ndërmjet përfituesve kosovarë (me përkrahje të

QK/donatorëve) për maksimum dy vite, pasuar me pagesën e qëndrueshme në bazë të

komisionit. Prodhuesit aktualisht eksportojnë produktet e tyre në vende të caktuara të BE-së

dhe në Zvicër duke përdorur ekskluzivisht lidhjet biznesore familjare/ të diasporës. Edhe pse

e kufizuar për eksport në vendet ku nuk kanë familje, kjo mund të jetë efektive dhe ata që

janë duke operuar me sukses mund të ngrihen dhe të bëhen APSH.

o Kompanitë kosovare nuk përdorin portale të shitjes në internet, të cilat janë treguar kanale

shumë efektive të shitjes për vendet e tjera në rajon, përfshirë edhe uljen e çmimeve të larta

për tregjet e BE-së. Disa menaxherë të intervistuar nga kompanitë udhëheqëse në treg janë

duke e konsideruar këtë opsion, edhe pse kërkon shumë në aspektin logjistik për organizimin

e shpërndarjes. SHPDK duhet të shqyrtoj ofrimin e shërbimeve të përbashkëta.

Qasja në material prodhues

o Qasja në lëndën drunore me origjinë vendore, veçanërisht për mobilet dhe zdrukthëtarinë

nga druri i fortë, është e kufizuar për shkak të problemeve që u cekën më lartë në

menaxhimin e pyjeve. Drunjtë me origjinë vendore nuk janë certifikuar nga FSC, gjë që herës

a vonë do të ndikoj në eksportin në tregjet e BE-së. Për më tepër, rregullorja e

lartpërmendur e EUTR në fund do të kërkoj dëshmi se druri i përdorur në produktet e

eksportuara është i prerë në mënyrë të ligjshme. Prandaj, (i) duhet të organizohen seminare

Page 15: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

13

vetëdijesuese për EUTR me pjesëmarrjen e ekspertëve të BE-së për të vlerësuar rrezikun që

paraqet EUTR, për të ofruar udhëzime dhe për të hartuar planin e veprimit si për

menaxhmentin pyjor ashtu edhe për përpunuesit e drurit, dhe (ii) autoritetet e Kosovës, të

mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare, duhet të mbajnë takime të rregullta të grupit

punues të nivelit të lartë për luftimin e korrupsionit dhe paligjshmërisë në pylltari, siç është

bërë në mënyrë efektive në vendet fqinje.

3.3 Zhvillimi i fuqisë punëtore

Përmbledhje e gjetjeve: Fuqia punëtore në dispozicion është pengesë kyçe e theksuar nga shumica e

kompanive të intervistuara, të cilët përgjithësisht duhet të organizojnë trajnim të brendshëm pas

punësimit. Nevojiten dy kategori kryesore të punonjësve: menaxhmenti i mesëm dhe punëtorë në

dyqanet e shitjes. As arsimi dhe aftësimi formal e as ai joformal nuk sigurojnë staf ose profile të

duhura të aftësive që i nevojiten industrisë. Planet dhe programet e shkollave profesionale nuk

përputhen në mënyrë adekuate me nevojat e kompanive, dhe pak studentë marrin përvojën

praktike adekuate. Ky problem do të përkeqësohet me planet ambicioze të sektorit për rritje.

Rekomandimet:

Në qendrat e rëndësishme rajonale duhet të krijohen mekanizma të rregullt të dialogut ku do të

bëhen bashkë punëdhënësit privatë, institucionet e arsimit dhe aftësimit dhe zyrtarët e

qeverisë komunale, duke u rrjetëzuar në programet e mëhershme të përkrahura nga donatorët

dhe qeveria, si programi i Qendrave të Kompetencës i GIZ-së, i zbatuar me MASHT-in.

Kjo çështje duhet të adresohet me qasje afatshkurtër dhe afatgjate, duke përdorur arsimin

formal dhe trajnimet joformale. Kurset e kualifikimit dhe ri-kualifikimit duhet të zgjasin prej dy

deri në gjashtë muaj me një pjesë të madhe të trajnimit praktik/ në punë. Ato kurse duhet të

aprovohen nga MASHT dhe duhet të regjistrohen në libreza të punës si kompetenca të fituara.

3.4 Veprimi i përbashkët dhe SHPDK

Përmbledhje e gjetjeve: SHPDK është një shoqatë e rëndësishme e bizneseve, roli dhe aktivitetet e

të cilës çmohen nga shumica e anëtarëve të saj. Sidoqoftë, për diku rreth tri vite deri kohët e fundit,

ajo nuk kishte Drejtor Ekzekutiv ose staf tjetër të punësuar me orar të plotë, duke ulur kështu

aftësinë e saj të organizojë takime dhe aktivitete.

Rekomandimet:

Numri dhe intensiteti i aktiviteteve të përbashkëta në planin e punës të bashkëngjitur në këtë

raport do të kërkoj angazhim të konsiderueshëm të SHPDK-së, duke kërkuar kështu shërbimet e

një Drejtori Ekzekutiv me orar të plotë e ndoshta edhe përkrahje tjetër administrative.

Kompanitë anëtare të SHPDK-së nuk mund të presin realisht që të realizohet një plan serioz i

punës nëse financimi i vetëm vjen nga pagesat e anëtarësisë së tyre që janë shumë simbolike.

Pagesat e anëtarësisë duhet të rriten dhe duhet të mblidhen vlerësime të kohëpaskohshme për

projekte të veçanta.

Do të vazhdoj të jetë e nevojshme edhe mbështetja e donatorëve dhe e QK-së për

bashkëfinancimin e aktiviteteve të përbashkëta të organizuara nga SHPDK. Kjo është normale

për një organizatë e cila e mbështet gjerësisht zhvillimin ekonomik.

Page 16: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

14

Referencat

Dokumenti Autori Datë

Raporti i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes së

Sektorëve në Kosovë

Cardno/USAID EMPOWER

Sektori Privat

Nëntor 2014

Raporti i Mundësive të Sektorëve - Sektori

i Drurit

Cardno/USAID EMPOWER

Sektori Privat

Tetor 2014

Profili i Sektorit të Industrisë së

Përpunimit të Drurit

Ministria e Tregtisë dhe

Industrisë e Kosovës/UNDP

Mars 2014

Industria e Përpunimit të Drurit në Kosovë Shoqata e Përpunuesve të

Drurit e Kosovës

2014

Vlerësimi i Sektorit të Përpunimit të Drurit

në Kosovë - Mbledhja e Fakteve

Projekti PPSE i

Swisscontact/SDC në Kosovë

Mars 2015

Inventari (i dytë) Kombëtar i Pyjeve të

Kosovës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë

dhe Zhvillimit Rural e Kosovës

2013

Moderimi i Grupit Punues për Certifikimin

Pyjor

Booz Allen Hamilton/ Projekti

KPEP i USAID

2009

Zhvillimi i Standardeve të FSC-së në

Kosovë

Booz Allen Hamilton/ Projekti

KPEP i USAID

2012

Përpunimi i drurit - importi, eksporti dhe

ri-eksporti

Ministria e Financave e

Kosovës, Departamenti i

Statistikës

2014

Page 17: VLERËSIMI I SEKTORIT TË DRURIT NË KOSOVËempowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/KOSOVO-WOOD-SECTOR... · kanë qenë 41,000 euro, të atyre të vogla 150,000 euro dhe

KOSOVO WOOD SECTOR ASSESSMENT ALB.doc

15

Intervistat me informatorët kyç

Kompanitë

Emri Lokacioni Produktet kryesore Madhësia

Lesna Prishtinë Zdrukthëtaria për ndërtimtari, dru dhe PVC E vogël

Binni Vushtrri Dollapë dhe zdrukthëtari PVC për ndërtimtari E mesme

Shehu Drenas Dyer të jashtme të drurit, shkallë I vogël

Elnor Prishtinë Karrige dhe tavolina nga druri i fortë, dollapë kuzhine,

dyer të brendshme

E mesme

Tefik Çanga Ferizaj Karrige të drurit të fortë, mobile të dhomës së ditës dhe

të gjumit, kontraktimi

E mesme /e

madhe

Sela Impex Ferizaj Mobilet me susta - sofat E mesme

Palma Gjilan Importi, ri-eksporti dhe tregtimi i mobileve. Fillimi i

prodhimit të dollapëve

E mesme / e

madhe

Godži Zvečan Mobilieria e konstruksioneve të drurit/mobile të

brendshme, dollapë,

Mikro/e vogël

Marković Zubin Potok Mobilieri të brendshme dhe të jashtme, mobile të

drurit të fortë

Mikro

Institucionet

Organizata/

Pala e interesit

Personi/përfaqësuesi i

intervistuar Përshkrim i shkurtër

SHPDK Arieta (Vula) Pozhegu,

Drejtoreshë Ekzekutive

Shoqatë e 108 kompanive dhe palëve të interesit PD/FM

KIESA Remzi Ahmeti, Shef i

Sektorit për Promovimin

e Eksportit

Agjenci në kuadër të MTI-së

Agjencia Pyjore

e Kosovës (APK)

Faruk Boiaxhi, Drejtor Agjenci e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Zyra Rajonale e

AKP-së Ferizaj

Bekim Topalli, Drejtor i

Zyrës Rajonale

Marles Zenel Muja, Pronar dhe

Kryeshef Ekzekutiv

Lënda drunore, pjesët/elementet e pllakës së fibrës importues/

furnizues i lëndës drunor. Planet për zgjerim në prodhimin e

elementeve strukturore të dërrasave të ngjitura

AMRE Rrezearta Sekimi,

Menaxhere e shitjes

Salloni i mobileve cilësore të importuara në Prishtinë - Lipjan

Hajdini Ilirijah Hajdini,

Menaxher

Salloni i mobileve në Prishtinë-Lipjan

Wolker Shemsi Begolli, Pronar

dhe KZ

Salloni i mobileve të importuara në Prishtinë - Lipjan