vepra penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijws kufitare- vwshtrim krahasimor

24
Jur. Dipl. Uran Zogaj * 1 VEPRA PENALE KALIMI I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE I VIJËS KUFITARE- VËSHTRIM KRAHASIMOR I. Abstrakt Në këtë punim do të përpiqem të trajtoj temën në lidhje me veprën penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare bazë të Kodit aktual Penal të Republikës së Kosovës dhe Kodit të mëparshëm Penal të Kosovës. Pra, do të vë në pah dallimet eventuale lidhur me këtë vepër penale Më tutje do të shtjelloj Karakteristikat e kësaj forme të veprës penale siç janë: Objekti mbrojtës, veprimi i kryerjes, forma e fajit, kryesi i kësaj vepre penale dhe disa çështje tjera relevante sa i përket kësaj vepre. Pastaj parashikimi dhe 1 * Mr. Sc. cand., në Universitetin “Hasan Prishtina” në Fakultetin Juridik, drejtimi penal. Praktikant në Zyrën e Avokatisë, tek avokati Visar Ostrozubi në Prizren, përmes Odës së Avokatëve të Kosovës.

Upload: besnik-kryeziu

Post on 22-Dec-2015

8 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Vepra Penale

TRANSCRIPT

Page 1: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

Jur. Dipl. Uran Zogaj *1

VEPRA PENALE KALIMI I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE I

VIJËS KUFITARE- VËSHTRIM KRAHASIMOR

I. Abstrakt

Në këtë punim do të përpiqem të trajtoj temën në lidhje me veprën penale Kalimi i

paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare në bazë të Kodit aktual Penal të

Republikës së Kosovës dhe Kodit të mëparshëm Penal të Kosovës. Pra, do të vë në pah dallimet

eventuale lidhur me këtë vepër penale

Më tutje do të shtjelloj Karakteristikat e kësaj forme të veprës penale siç janë: Objekti

mbrojtës, veprimi i kryerjes, forma e fajit, kryesi i kësaj vepre penale dhe disa çështje tjera

relevante sa i përket kësaj vepre. Pastaj parashikimi dhe inkriminimi i kësaj vepre penale me

legjislacionin e shteteve fqinje si atij të: Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë,

Republikës së Malit të Zi, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Kroacisë, Turqisë dhe

Republikës së Serbisë.

Ndërsa, në fund do të mundohem që t’i paraqesë edhe disa konkluzione të mia për këtë

vepër, për politikën ndëshkimore që aplikon kodi ynë penal, për mënyrën e rregullimit të kësaj

forme të veprës penale dhe disa vlerësime tjera sa i përket veprës penale në fjalë.

1 * Mr. Sc. cand., në Universitetin “Hasan Prishtina” në Fakultetin Juridik, drejtimi penal. Praktikant në Zyrën e Avokatisë, tek avokati Visar Ostrozubi në Prizren, përmes Odës së Avokatëve të Kosovës.

Page 2: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

Fjalët kyçe: Vepra penale; Kodi Penal i Kosovës; Parashikim dhe inkriminim; Kalimi i

paautorizuar; Objekti mbrojtës; Kryerësi.

II. Hyrje

Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare paraqet një veprim dhe

dukuri mjaft të shpeshtë me të cilën ballafaqohen shtetet jo vetëm në rajon, por në të gjithë

botën, pasi që shumë individë përpiqen që në mënyrë të jashtëligjshme të futen në territorin e një

shteti, pa i respektuar dhe përmbushur kriteret e nevojshme për një gjë të tillë. Kjo aq më shumë

që nëpërmjet një veprimi të tillë mund të shfaqen edhe veprime tjera të kundërligjshme (vepra

penale) që rrjedhin si pasojë e kryerjes së kësaj vepre.

Në Republikën e Kosovës vepra penale e kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare

ose vijës kufitare është parashikuar qysh me hyrjen në fuqi të Kodit Penal me 6 prill të vitit 2004.

Ndërsa me ndryshimin dhe plotësimin e këtij kodi të bëra me 1 janar të vitit 2013, kjo vepër

penale vazhdon të jetë pjesë e tij me disa ndryshime të vogla.2

Pastaj edhe në kodet dhe legjislacionet e disa shteteve si: Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë

kanë parashikuar këtë vepër penale në lëgislacionet e tyre.

III. Kuptimi dhe inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Kosovës

Vepra penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare bënë pjesë

dhe është inkriminuar në kuadër të Pjesës së Posaçme, kapitulli XIV të Kodit Penal të

Republikës së Kosovës (KPK), përkatësisht në kapitullin e emërtuar: Veprat penale kundër

rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa Kodi i Përkohshëm Penal i

Kosovës (KPPK), këtë vepër penale e ka inkriminuar në kuadër të Pjesës së Posaçme, kapitulli

XIII, përkatësisht në kapitullin Veprat penale kundër Kosovës dhe banorëve të saj. Në KPK, i

ndryshuar dhe plotësuar më 01.01.2013, kjo vepër penale është përcaktuar dhe përkufizuar me

2 Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, është shpallur me rregulloren e UNMIK-ut 2003/25, të datës 06.07.2003 dhe ka hyrë në fuqi me 06.04.2004 (të njohur si KPPK). Ky kod më tutje është ndryshuar me Ligjin Nr.04/L-082, G.Z.Nr.19/2012 dhe Nr.30/2012 (në tekstin e mëtejmë KPK).

Page 3: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

nenin 146. Ndërsa me KPPK të hyrë në fuqi më 06.04.2004 kjo vepër ka qenë e inkriminuar dhe

përcaktuar me nenin 114.3

Prandaj Kodi Penal i vendit tonë përcakton dhe rregullon në mënyrë mjaft të qartë dhe të

detajuar këtë formë të veprës penale, kjo vërehet nga mënyra se si e ka inkriminuar ky kod këtë

vepër. Pastaj emërtimi i kësaj vepre penale është i njëjtë në këto dy kode, pra Kalimi i

paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitar dhe si i tillë është shumë adekuat dhe i

përshtatshëm sa i përket natyrës dhe karakterit të kësaj vepre penale.

Lidhur me këtë formë të veprës penale ekzistojnë dilema lidhur me atë se si duhet cilësuar

këtë veprim të kundërligjshëm, kundërvajtje apo vepër penale.

Në shtetet aktuale të regjionit, por edhe më gjerë, kalimi i paautorizuar i kufirit shtetror

konsiderohet si kundërvajtje. Mirëpo si vepër kundërvajtëse është konsideruar edhe në

legjislacionin e mëparshëm i cili ishte në fuqi në Kosovë deri në hyrjen në fuqi të Kodit të

Përkohshëm Penal të Kosovës, përkatësisht me Legjislacionin e KSAK-së.4 Ndërsa edhe me

Kodin e mëparshëm dhe të ri Penal të Republikës së Kosovës, kalimi i paautorizuar i

vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare është inkriminuar dhe konsiderohet si një formë e veprës

penale.

Vepra penale e kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare është

paraparë në nenin 146 të KPK-së. Në paragrafin 1 të KPK-së theksohet se: “Kushdo që kalon

kufirin apo vijën kufitare të Republikës së Kosovës në cilindo vend përveç në kufirin apo

vendkalimet e autorizuara kufitare, dënohet me dyqindë e pesëdhjetë (250) Euro gjobë ose me

burgim deri në gjashtë (6) muaj.5 Kjo, pra, përbën formën e rëndomtë apo thelbësore të kësaj

vepre penale. Ndërsa KPPK-ja në paragrafin 1, thuhet: “Kushdo që kalon kufirin shtetëror ose

atë administrativ të Kosovës në cilindo vend përveç në vendkalimet e autorizuara kufitare

dënohet me gjobë prej dyqindë e pesëdhjetë (250) euro ose me burgim prej tre (3) muaj”.6 Pra,

nga kjo shihet se në Kodin aktual Penal të Republikës së Kosovës shihet një tendencë më e

ashpër e politikës ndëshkimore, sa i përket formës së rëndomtë të kësaj vepre penale.

Në paragrafin 2 të KPK-së është paraparë një formë e rëndë e kësaj vepre penale. Në këtë

paragraf theksohet: “Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është i

3 Kodi Penal i Republikës së Kosovës (Kodi nr. 04/L-082), Kapitulli XIV, neni 146; Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, Kapitulli XIII, neni 114.4 Salihu, Ismet, E drejta penale- Pjesa e posaçme, Kolegji Fama, Prishtinë, 2009, fq. 41.5 Kodi Penal i Republikës së Kosovës Nr.04/L-082, G.Z.Nr.19/2012 dhe Nr.30/2012, Neni 146, Par. 1.6 Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i shpallur me rregulloren e UNMIK-ut 2003/25, Neni 114, Par.1.

Page 4: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

shoqëruar nga një fëmijë ose ndonjë person tjetër, kryesi dënohet me gjobë deri në dymijë e

pesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në një (1) vit”.7 Edhe KPPK-ja e përcakton në të

njëjtën mënyrë këtë paragraf. Pra, në këtë pjesë nuk ka asnjë ndryshim as sa i përket politikës

ndëshkimore, as në ndonjë aspekt tjetër.8

Pastaj në paragrafin 3 të KPK-së janë paraqitur edhe katër forma tjera më të rënda lidhur

me këtë vepër penale. Në këtë paragraf deklarohet: “Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni

kryhet në një apo më shumë nga rrethanat e mëposhtme, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë

(6) muaj deri në tre (3) vjet nëse:

3.1. kryesi ka qenë më parë i dënuar për vepër penale nga ky nen;

3.2. gjatë kohës së kapjes, kryesi ikë, përpiqet të ikë ose në ndonjë mënyrë tjetër i reziston

kapjes nga policia ose KFOR-i;

3.3. kalimi është bërë ndërmjet orës tetë (8:00) në mbrëmje deri në orën gjashtë (6:00) në

mëngjes gjatë periudhës prej 1 prillit deri më 30 shtator, ose ndërmjet orës gjashtë (6:00) në

mbrëmje deri në orën gjashtë (6:00) në mëngjes gjatë periudhës prej 1 tetorit deri më 31 mars;

ose

3.4. kryesi posedon armë, municion ose rroba ushtarake, furnizime apo pajisje”.9 Pra, nga

kjo shihet se ky paragraf i përcakton disa forma më të rënda të kësaj vepre penale, nëse kryesi

vepron në rrethanat e përcaktuara. Edhe në Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës parashihen

këto forma të kësaj vepre në paragrafin 3.

Më tutje në paragrafin 4 të KPK-së theksohet: “Tentativa për të kryer vepër penale nga

paragrafi 1 ose 2 i këtij neni është e dënueshme.10 Prandaj kjo është një risi që e parasheh Kodi

aktual penal, pasi që e ndëshkon edhe tentativën në lidhje me këtë vepër penale, gjë të cilën nuk

e bënte Kodi i Përkohshëm Penal.

Në paragrafin 5 të KPK-së përcaktohet përjashtimi i përgjegjësisë penale të kryesit në

rrethana të caktuara. Përkatësisht në këtë paragraf thuhet: “Personi nuk është penalisht përgjegjës

sipas këtij neni për kalimin në një pikë kufitare të paautorizuar të kufirit shtetëror nëse kalimi ka

ndodhur në një vendkalim i cili është hapur përkohësisht nga Komandanti i KFOR-it”.11 Pra, sa i

përket këtij paragrafi nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet Kodit të përkohshëm dhe atij aktual penal.

7 KPK, Neni 146, Par. 2.8 KPPK, Neni 114, Par. 2.9 KPK, Neni 146, Par. 310 Ibid., Par. 4.11 Ibid., Par. 5.

Page 5: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

Paragrafi 6 thekson: “Kurrfarë procedure penale që përfshin veprën nga ky nen nuk mund

të fillohet apo të vazhdohet kundër asnjë refugjati në mirëbesim ose kundër personit të

zhvendosur brenda vendit, që vjen nga territori ku jeta apo trupi i tij ose liritë apo të drejtat

themelore janë të rrezikuara, me kusht që ai t’i jetë paraqitur policisë apo KFOR-it brenda një

kohe të arsyeshme dhe të tregojë arsye bindëse për kalimin e vendkalimit apo pikës kufitare të

paautorizuar”.12

Vepra penale e kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare

përfshinë në vete disa karakteristika të veçanta. Këto karakteristika janë:

- Objekti mbrojtës i kësaj vepre;

- Veprimi i kryerjes;

- Forma e fajit;

- Kryerësi i veprës penale.

Objekti mbrojtës- Sikurse çdo vepër tjetër penale që ka një objekt mrojtës, përkatësisht

një të mirë apo vlerë e cila mbrohet me të, natyrisht edhe kjo vepër ka një objekt unik mbrojtës të

përcaktuar në vetë brendinë e dispozitave që parashikon këtë vepër. Prandaj nga kjo do të

vërejmë se me këtë vepër penale mbrohet paprekshmëria dhe pacënueshmëria e kufijve

territorial të Republikës së Kosovës.13 Pra, siç shihet kjo vepër penale përmban një objekt

mbrojtës të posaçëm, duke e vënë në raport me veprat tjera penale.

Veprimi i kryerjes- Sa i përket veprës penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve

kufitare ose vijës kufitare, ekzistojnë disa veprime të kryerjes. Në të vërtetë si veprime të

kryerjes së kësaj vepre penale konsiderohen kalimi i kufirit dhe hyrja në territorin e Kosovës,

madje në hapsirën tokësore, ujore dhe ajrore. Si kalim i kufirit dhe hyrje në territorin e Kosovës

konsiderohen edhe fluturimi me aeroplan, lundrimi në ujërat territorial e çdo formë kaluese në

territorin e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë çështje, kalimi i kufijve është i rregulluar

edhe me konventa të shumta ndërkombëtare dhe me zakone ndërkombëtare.14

Forma e fajit- Për dallim nga disa lloje të veprave penale që mund të kryhen në dy forma

të fajsisë, pra, me dashje dhe nga pakujdesia, kjo vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje.

Gjithashtu për ekzistimin e kësaj vepre nuk kërkohet prania e ndonjë motiv të posaçëm nga ana e

12 Ibid., Par. 6.13 Salihu, Ismet, E drejta penale- Pjesa e posaçme, Kolegji Fama, Prishtinë, 2009, fq. 42.14 Ibid.

Page 6: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

kryerësit, mjafton që personi i caktuar të ketë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.15 Pra, kjo

karakteristikë tregon për një veçori unike të kësaj forme të veprës penale.

Kryerësi i kësaj vepre penale- Si kryerës i veprës penale kalimi i paautorizuar i

vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare mund të jetë çdo person. Pra, ky lloj i veprës penale bënë

pjesë në kuadër të atij grupi të veprave penale delicta communia.16

IV. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë

Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë*, ky lloj i veprës penale konsiderohet si vepër

kundërvajtëse. Pra, siç e shohim, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë këtë formë të veprës

penale e kualifikon si kundërvajtje. Kjo vepër është inkriminuar në kuadër të kreut VIII- Krime

kundër autoritetit të shtetit, seksioni IV- VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE

KUFIJVE SHTETËROR.

Gjegjësisht ky veprim i kundërligjshëm është paraparë në nenin 297 i titulluar si Kalimi i

paligjshëm i kufirit shtetëror, në të cilin përcaktohet: “Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.17

Më tutje në nenin 298 parashihen disa forma të rënda të kësaj vepre të kundërligjshme. Në

këtë nen të emërtuar Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve theksohet se: “Strehimi,

shoqërimi, vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit ose i mjeteve

të tjera të transportit apo çdo ndihmë tjetër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të

Republikës së Shqipërisë ose për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër, pa qenë

shtetas i tij ose që nuk ka leje qëndrimi në atë shtet, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet

dhe me gjobë nga tre milionë lekë deri në gjashtë milionë lekë.”

“Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me

gjobë nga katër milionë deri në tetë milionë lekë.”

“Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo ka sjellë pasoja të

rënda, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në

tetë milionë lekë.”

15 Ibid., fq. 43.16 Ibid.* Ligji Nr.7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.10023 datë 27.11.2008.17 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Kreu VII, Seksioni IV, neni 297.

Page 7: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

“Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se

pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë milionë deri në dhjetë

milionë lekë.”

“Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit

publik, dënimi me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.”18

Nga kjo që paraqitëm më lartë shihet se Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka paraparë

disa veprime të kryerjes së kësaj forme të veprës penale. Përkatësisht me këtë kod janë

përcaktuar edhe disa forma tjera (të rënda) të kësaj vepre penale në krahasim me Kodin Penal të

Republikës së Kosovës, siç janë ndihma, strehimi, shoqërimi apo vënia në dispozicion ose

përdorimi i mjeteve të transportit e paraparë në nenin 298. Pastaj ndihma për qëllim përfitimi,

kur kjo vepër ka sjellë pasoja të rënda, kur si pasojë e kësaj vepre ka ardhur deri te vdekja e të

dëmtuarit dhe në rastet kur kjo vepër penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetror

ose shërbimit publik.

Prandaj konsiderojmë se Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë është më i avancuar në këtë

aspekt në krahasim me kodin tonë penal, pasiqë i përcakton disa veprime dhe forma shtesë me

anë të të cilave mund të realizohet ky veprim i kundërligjshëm. Mirëpo në anën tjetër duhet të

theksojmë se edhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka të meta, ndër të cilat vlen të

përmendim se ai nuk e dënon tentativën e kësaj vepre.

V. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë

Kjo vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë* është e inkriminuar në

kapitullin XXXIII të veprave penale, që janë emërtuar si Krime kundër rendit publik,

përkatësisht në nenin 402 Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetror.

Në paragrafin 1 theksohet: “Personi i cili, pa lejen e përcaktuar kalon apo tenton të kalojnë

kufirin e Republikës së Maqedonisë, i armatosur ose me përdorim të dhunës, dënohet me gjobë

ose me burgim deri në një (1) vit”.19 Kjo përbën formën e parë apo të rëndomtë të kësaj vepre

penale sa i përket Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

18 Ibid., Neni 298.* Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, me datë 01.11.1996, i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2004, 2006, 2008 dhe 2009.19 Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, Neni 402, Par. 1.

Page 8: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

Kurse në paragrafin 2 përcaktohet forma e rëndë e kësaj vepre penale. Në këtë paragraf

thuhet: “Personi i cili ka të bëjë apo bënë transferimin e paligjshëm të personave të tjerë në

kufirin e Republikës së Maqedonisë, ose një person i cili për ndonjë përfitim mundëson një tjetër

kalim të paligjshëm të kufirit, do të dënohet me burgim prej gjashtë (6) muajve deri në pesë (5)

vjet”.20

Sa i përket kësaj vepre penale, konsiderojmë se në Kodin Penal të Republikës së Kosovës

është inkriminuar në një kapitull më adekuat, përkatësisht në kuadër të Veprave Penale kundër

rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, në krahasim me atë të Kodin Penal të

Maqedonisë. Pastaj gjithashtu kodi ynë penal është më i avancuar, për shkak se përcakton dhe

rregullon në mënyrë më të hollësishme dhe më të detajuar këtë vepër penale.

VI. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Republikës së Serbisë

Kjo vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Serbisë* është inkriminuar në kuadër të

kapitullit XXXI, që njihen si Krime kundër paqes dhe rendit publik, përkatësisht në nenin 350

Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetror dhe trafikimi me njerëz.

Në paragrafin 1 të këtij kodi thuhet: “Kushdo që kalon pa leje të kërkuar apo të nevojshme

ose tenton të kaloj kufirin shtetror, me armë ose me përdorim të forcës, dënohet me burgim deri

në një (1) vit”. Kjo përbën formën e parë apo të rëndomtë të kësaj vepre penale.21

Paragrafi 2 i këtij neni deklaron se: “Kushdo që i mundëson një personi tjetër kalimin e

paligjshëm të kufirit shtetror ose qëndrimin e paligjshëm ose transporton përmes Serbisë me një

person i cili nuk është shtetas me qëllim të ndonjë përfitimi për vete ose tjetër kujt, dënohet me

burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet”.22 Në këtë rast shohim një formë të bashkëpunimit

dhe ndihmës në kryerjen e veprës penale nga persona të caktuar. Këtu, pra, shihet një formë e

rëndë apo e kualifikuar e kësaj vepre penale.

Pastaj në paragrafin 3 ceket një formë edhe më e rëndë e kësaj vepre penale ku theksohet:

“Nëse vepra penale e specifikuar në paragrafin 2 të këtij neni është kryer nga një grup

organizativ, me abuzimin e autoritetit shtetror ose në një mënyrë që rrezikon jetën dhe shëndetin

20 Ibid., Par. 2.* Kodi Penal i Republikës së Serbisë, i vitit 2005, GZ e RS Nr. 85/2005, 88/2005 dhe 107/2005, i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2009 dhe 2012.21 Kodi Penal i Republikës së Serbisë, Neni 350, Par. 1.22 Ibid., Par. 2.

Page 9: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

e personave, nga kalimi i paligjshëm i kufirit shtetror apo lehtësohet transporti ose trafikimi me

njerëz, kryerësi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.”23

Kurse paragrafi 4 ka të bëjë me konfiskimin e mjeteve dhe gjërave me të cilat është kryer

apo që janë përdor për kryerjen e kësaj vepre penale.24

Në bazë të asaj që shprehëm më lartë vlerësojmë se Kodi Penal i Republikës së Serbisë

inkriminon dhe parasheh në mënyrë mjaft të qartë dhe precize këtë vepër. Pra, ky kod përcakton

disa forma (qoftë ajo e rëndomtë apo të rënda) në lidhje me këtë vepër si: veprimet përgatitore,

ndihma, lehtësimi për kryerjen e kësaj vepre penale etj. Gjithashtu Kodi Penal i Serbisë e dënon

tentativën për kryerjen e kësaj vepre. Pastaj një gjë me rëndësi dhe shumë e qëlluar është se

parasheh konfiskinin e mjeteve dhe sendeve që janë përdorë apo me të cilat është kryer kjo vepër

penale.

VII. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Republikës së Malit të Zi

Kjo vepër penale është parashikuar edhe Kodin Penal të Republikës së Malit të Zi* me

dispozita përkatëse. Ky kod e përmbledhë këtë vepër penale në një paragraf të vetëm.

Përkatësisht kjo vepër është paraparë në Kapitullin XXXII në kuadër të Veprave penale kundër

rendit publik, në nenin 403 të emërtuar Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetror.

Në të vërtetë me nenin 403 të këtij kodi theksohet: “Kushdo që pa leje të përcaktuar kalon

apo tenton të kalojë kufirin shtetëror të Malit të Zi ose në ndonjë mënyrë tjetër i bën të mundur

një personi tjetër për të kaluar ilegalisht kufirin, dënohet me burgim nga gjashtë (6) muaj deri në

pesë (5) vjet.”25

VIII. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Hungarisë

23 Ibid., Par. 3.24 Ibid., Par. 4.* Kodi Penal i Republikës së Malit të Zi, GZ e RMZ Nr.70/2003, i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2004, me Nr.13/2004.25 Kodi Penal i Republikës së Malit të Zi, Kapitulli XXXII, Neni 403.

Page 10: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

Këtë vepër penale në kuadër të dispozitave të tij e ka paraparë edhe Kodi Penal i

Hungarisë*. Mirëpo vlen të theksohet se ky kod ka zbatuar një çasje tjetër sa i përket

inkriminimit të kësaj vepre. Në të vërtetë kjo vepër është paraparë në atë mënyrë që mund të

kryhet me ndihmën e një personi të tretë, pra, në kryerjen e kësaj vepre duhet edhe ndihma apo

kontributi i një personi të tretë, përkatësisht kontrabandimi i paligjshëm me emigrantë, që

sigurisht se edhe ai konsiderohet si bashkëpuntorë në kryerjen e kësaj vepre penale. Poashtu vlen

të ceket se ky veprim i kundërligjshëm është cilësuar si kundërvajtje penale. Le të shohim më

mirë dispozitat e Kodit Penal të Hungarisë, se si e përcakton këtë vepër penale.

Kjo vepër penale është paraparë në Kapitullin XXXIV Kundërvajtjet penale lidhur me

procedurat administrative, në nenin 353 Kontrabandimi i paligjshëm me emigrantë.

Në paragrafin 1 të këtij neni theksohet: “Çdo person i cili ofron ndihmë për një person

tjetër për kalimin e kufijve shtetëror në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, është fajtor

lidhur me këtë vepër penale, që dënohet me burgim jo më tepër se tre (3) vjet.”26

Pastaj në paragrafin 2 parashihet një formë e rëndë e kësaj vepre penale. Këtu deklarohet

se: “Dënimi me burgim duhet të rritet nga një (1) deri në pesë (5) vjet nëse kontrabandimi i

paligjshëm me emigrantë është: a) Kryer për ndonjë përfitim financiar apo ndonjë përparësi tjetër

ose b) Kryer me përfshirjen e disa emigrantëve.”27 Pra, ky paragraf parasheh dy mënyrë të

kryerjes së kësaj forme të rëndë të veprës penale.

Paragrafi 3 poashtu parasheh një formë tjetër të rëndë të kësaj vepre. Ai shprehet në këtë

mënyrë: “Dënimi me burgim duhet të rritet nga dy (2) deri në tetë (8) vjet nëse kontrabandimi i

paligjshëm me emigrantë është kryer: a) Duke torturuar personin e kontrabanduar; b) Duke

shfaqur ndonjë armë një armë vdekjeprurëse; c) Duke përdorur ndonjë armë vdekeprurëse; d) Në

një shkallë tregtare dhe e) Si grup kriminal duke bashkëpunuar.”28

Në paragrafin 4 thuhet se: “Çdo person i cili angazhohet në përgatitjet për kontrabandë të

paligjshme me emigrantë, është fajtor për kundërvajtje dhe dënohet me burgim jo më tepër se dy

(2) vjet.”29 Pra, nga kjo shihet se edhe përgatitja në kryerjen e kësaj vepre kundërvajtëse,

ndëshkohet sipas dispozitave të këtij neni.

26* Kodi Penal i Hungarisë, i hyrë në fuqi më 01.07.2013, sipas ndryshimeve të bëra nga Parlamenti i Bashkimit Evropian. Kodi Penal i Hungarisë, Neni 353, Par. 1.27 Ibid., Par. 2.28 Ibid., Par. 3.29 Ibid., Par. 4.

Page 11: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

Prandaj nga kjo që theksuam lidhur me Kodin Penal të Hungarisë, mund të themi se ky kod

në mënyrë mjaft të qartë dhe të detajuar e përcakton këtë veprim të kundëligjshëm.

IX. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Shteteve të Bashkuara të

Amerikës

Edhe Kodi Penal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës* në kuadër të tij ka paraparë dhe

inkriminuar veprën penale kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare.

Mirëpo ky kod zbaton një çasje tjetër dhe më të ndryshme në krahasim me kodet tjera penale

lidhur me këtë vepër penale. Në të vërtetë kjo vepër është paraparë në Kapitullin XXVII, në

nenin 555 të emërtuar Tunelet dhe kalimet kufitare.

Në paragrafin 1 të këtij kodi theksohet: “Çdo person që me vetëdije ndërton ose financon

ndërtimin e një tuneli ose kalimi nëntokësor që kalon kufirin ndërkombëtar midis Shteteve të

Bashkuara dhe një vendi tjetër, përveç një tuneli të autorizuar në mënyrë të ligjshme apo të

ndonjë kalimi të lejuar nga ana e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare dhe të ndonjë subjekti

inspektimi nga Doganat dhe Emigracioni, do të dënohet sipas këtij neni dhe burgoset për jo më

shumë se njëzet (20) vjet”.30 Kjo në të vërtetë paraqet formën e parë të kësaj vepre penale, por

njëkohësisht edhe më të rëndë.

Pastaj në paragrafin 2 deklarohet në këtë mënyrë: “Çdo person i cili e di apo nga

pakujdesia nuk e merr parasysh ndërtimin apo përdorimin e një tuneli ose kalimi të përshkruar në

paragrafin 1 në tokën që personi zotëron ose kontrollon, do të gjobitet sipas këtij neni dhe

burgoset për jo më shumë se dhjetë (10) vjet.31 Kjo siç shihet përbën një formë më të lehtë të

kësaj vepre penale.

Paragrafi 3 thekson se: “Çdo person i cili përdor një tunel apo kalim të përshkruar në

paragrafin 1 të këtij neni, në mënyrë të paligjshme për të kontrabanduar një person të huaj, të

mirat (në shkelje të nenit 545), substancave të kontrolluara, armët e shkatërrimit në masë (duke

përfshirë armët biologjike), ose kontrabanduar një anëtar të një organizate terroriste [(siç

përcaktohet në seksionin 2339 B (g) (6)], do t’i nënshtrohet një afati maksimal të dënimit me

30* Kodi Penal dhe i Procedurës Penale i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i datës 25.06.1948, i ndryshuar dhe plotësuar më 30.10.1984. Kodi Penal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Neni 555, Par. 1.31 Ibid., Par. 2.

Page 12: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

burgim, që është dy herë më i madh se sa do ishte nëse nuk do të përdorte një tunel ose kalim të

tillë.32 Pra, kjo konsiderohet si një formë e rëndë e kësaj vepre penale.

Më tutje në paragrafin 4 thuhet: “Çdo person që tenton apo komploton për të kryer ndonjë

vepër penale sipas paragrafi 1 ose paragrafit 3 të këtij neni do të jetë subjekt i të njëjtave

dënimeve si ato që janë të përshkruara për veprën bazë.”33

Prandaj nga kjo që shtjelluam më lartë lidhur me këtë vepër penale, shohim se Kodi Penal i

Shteteve të Bashkuara të Amerikës rregullon dhe përcakton në mënyrë mjaft të qartë dhe të

detajuar këtë vepër. Edhe pse ky kod i çaset në një mënyrë tjetër kësaj vepre penale, pra, ai

përcakton këtë lloj të veprës penale në një formë më praktike dhe më të afërt, inkriminimi i saj

është padyshim mjaft i saktë dhe i qartë. Pastaj edhe ky kod përcakton se nëse një person tenton

apo bën ndonjë komplot për kryerjen e kësaj vepre, ai do të dënohet sikurse ta kishte kryer atë

vepër penale.

X. Inkriminimi (mosinkriminimi) i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Republikës

së Kroacisë

Vepra penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, me Kodin

Penal të Republikës së Kroacisë nuk është inkriminuar. Kjo vepër nuk është paraparë me këtë

kod, ndërsa ajo është konsideruar si vepër kundërvajtëse, andaj kjo ndoshta është arsyeja pse nuk

është paraparë dhe përfshirë me Kodin Penal të Republikës së Kroacisë. Nga kjo që thashë

konsideroj së Kodi Penal i Kroacisë ka një mangësi apo të metë sa i përket kësaj vepre penale.

Pse? Për shkak se me inkriminimin e kësaj vepre penale sigurisht se do të ofrohej një siguri më e

madhe e qytetarëve dhe shtetit në një vend. Pra, kodi ynë penal në raport me Kodin Penal të

Kroacisë, vlerësojmë se në këtë aspekt është më i mirë dhe më i kompletuar.

XI. Inkriminimi (mosinkriminimi) i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Republikës

së Turqisë

32 Ibid., Par. 3.33 Ibid., Par. 4.

Page 13: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

Gjithashtu edhe Kodi Penal i Republikës së Turqisë nuk e ka inkriminuar këtë vepër penale

të veçatë brenda tij. Kjo është me siguri një e metë e këtij kodi në këtë aspekt, për arsye se do

ishte më e duhur sikurse ta përfshinte. Andaj edhe Kodi Penal i Republikës së Turqisë qëndron

në nivel më të ulët, përkatësisht kodi ynë penal është më i avancuar në këtë aspekt, sa i përket

përcaktimit dhe inkriminimit të veprës penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose

vijës kufitare.

XII.PËRFUNDIMET

Në këtë punim dëshiroj edhe një herë të theksoj se trajtuam temën në lidhje me veprën

penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, pastaj Karakteristikat e

kësaj forme të veprës penale siç janë: Objekti mbrojtës, veprimi i kryerjes, forma e fajita, kryesi i

kësaj vepre penale. Pastaj parashikimin dhe inkriminimin e kësaj vepre penale me Kodet Penale

të shteteve fqinje si atij të: Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së

Malit të Zi, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Kroacisë, Turqisë dhe Republikës së

Serbisë.

Ky veprim i kundërligjshëm ka qenë i paraparë me legjislacionin penal të KSAK-së, me një

dallim të vetëm pasi që ai e ka përcaktuar si kundërvajtje. Pastaj ky veprim është paraparë si

vepër penale e veçantë me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës të hyrë në fuqi me 06.04.2004.

Gjithashtu edhe me Kodin aktual Penal të Republikës së Kosovës ky veprim i kundërligjshëm

inkriminohet si vepër penale

Pastaj dua të theksoj se Kodi Penal i Republikës së Kosovës, përkatësisht ligjëdhënësi ynë

me të drejtë e ka inkriminuar Kalimin e paautorizuar të vendkalimit kufitar ose vijës kufitare si

vepër penale, në krahasim me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, Kodi Penal i Hungarisë

(të cilët e cilësojnë si kundërvatje), Kodin Penal të Republikës së Kroacisë dhe atij të Turqisë.

Pra, ky lloj i veprimit të kundërligjshëm me të drejtë duhet cilësuar si vepër penale, andaj kodi

ynë penal në këtë aspekt është më i avancuar, më i plotë dhe më i drejtë.

Poashtu vlen të theksohet se kodi ynë penal me ndryshimet e fundit që janë bërë e me të

drejtë inkriminon dhe dënon edhe tentativën për kryerjen e kësaj vepre dhe e barazon atë me

sikurse të jeetë kryer kjo vepër penale. Gjithashtu në të njëjtën mënyrë kanë vepruar Kodi Penal i

Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë, në krahasim me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë

Page 14: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

i cili nuk e bënë një gjë të tillë. Kështu konsideroj se me të drejtë ligjdhënësi ka përcaktuar dhe

dënuar edhe tentativën për kryerjen e kësaj vepre penale.

Pastaj lidhur me format dhe mënyrat e kryerjes së kësaj vepre penale që i parasheh Kodi

Penal i Republikës së Kosovës, konsiderojmë se do të duhej që të parashiheshin edhe disa forma

të tjera, nëpërmjet të cilave mund të kryhej kjo vepër penale si: ndihma e kryesit për kryerjen e

veprës, strehimi, lehtësimi për kryerjen e saj etj.

Dhe në fund sa i përket politikës ndëshkimore për këtë vepër penale ky kod konsideroj që

aplikon një politikë të ashpër për kryesit e kësaj vepre penale dhe vlerësojmë se kështu duhet të

jetë, për shkak se me kryerjen e kësaj vepre rrezikohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës

dhe siguria e banorëve të saj. Poashtu nëpërmjet këtij veprimi të kundërligjshëm ka shumë

mundësi që personi i tillë të kryejë edhe veprime tjera të kundërligjshme dhe të rrezikshme.

XIII. BIBLIOGRAFIA

Salihu, Ismet, E drejta penale (Pjesa e posaçme), Kolegji Fama, Prishtinë, 2009.

Elezi, Ismet, E drejta penale (Pjesa e posaçme), Albin, Tiranë, 2009.

Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i shpallur me rregulloren e UNMIK-ut 2003/25, të

datës 06.07.2003 dhe ka hyrë në fuqi me 06.04.2004. Ky kod është ndryshuar me Ligjin Nr.04/L-

082, G.Z.Nr.19/2012 dhe Nr.30/2012.

Ligji Nr.7895, me datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar dhe

plotësuar me Ligjin Nr.10023, të datës 27.11.2008.

Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, me datë 01.11.1996, i ndryshuar dhe plotësuar në

vitin 2004, 2006, 2008 dhe 2009.

Kodi Penal i Republikës së Serbisë, i vitit 2005, GZ e RS Nr. 85/2005, 88/2005 dhe

107/2005, i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2009 dhe 2012.

Kodi Penal i Republikës së Malit të Zi, GZ e RMZ Nr.70/2003, i ndryshuar dhe plotësuar

në vitin 2004, me Nr.13/2004.

Kodi Penal i Hungarisë, i hyrë në fuqi më 01.07.2013, sipas ndryshimeve të bëra nga

Parlamenti i Bashkimit Evropian.

Kodi Penal dhe i Procedurës Penale i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i datës

25.06.1948, i ndryshuar dhe plotësuar më 30.10.1984.

Page 15: Vepra Penale Kalimi i Paautorizuar i Vendkalimeve Kufitare Ose i Vijws Kufitare- Vwshtrim Krahasimor

Kodi Penal i Republikës së Kroacisë, i datës 01.01.1998, GZ e RC NN 110/1997, i

ndryshuar dhe plotësuar më 27.02.2008 me NN 27/98, më 22.12.2000 me NN 129/2000, më

06.06.2001 me NN 51/2001 dhe më 15.07.2003 me NN 111/2003.

Kodi Penal i Republikës së Turqisë, i datës 12.10.2004, GZ e RT Nr.25611.