universiteti i tiranËs instituti pËr studime evropiane · gjatë dekadave të kaluara, e gjithë...

255
UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE MR. FATI ISENI RRETHANAT POLITIKE-SHOQËRORE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI 1989- 2001 DISERTACIONI I DOKTORATURËS Udhëheqës shkencorë: Prof. Dr. Nuri Bexheti Tiranë, Shkurt 2013

Upload: others

Post on 09-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

UNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE

MR. FATI ISENI

RRETHANAT POLITIKE-SHOQËRORE TË

SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

1989- 2001

DISERTACIONI I DOKTORATURËS

Udhëheqës shkencorë: Prof. Dr. Nuri Bexheti

Tiranë, Shkurt 2013

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

2

Hyrje

Koncepti politik “Luftë e Ftohtë”, do të thyhet në fundin e viteve të ’80-ta

dhe në fillim të viteve të ’90-ta, me bashkimin e Gjermanisë dhe shpërbërjen e

Bashkimit Sovjetik. I gjithë investimi në shërbimet e inteligjencies dhe në

arsenalin luftarak, do të vihej në shqyrtim dhe do të fillonin ridefinimet e vijave

politike në rrafsh botëror, krejtësisht në koordinata të tjera. Në saje të këtyre

ndryshimeve të mëdha në atriumet e politikës globale, do të tërhiqej edhe

Jugosllavia e Titos. Për dallim nga shkurorëzimet politike paqësore të disa

shteteve të ish- Bashkimit Sovjetik, nën ndikim të saj edhe Çekia e Sllovakia,

Azerbajxhani, Taxhikistani, Uzbekistani etj. Në ish – Jugosllavi, zhvillimet

politike morën kahe të natyrave të ndryshme. Në shtetin konglomerat të Titos, të

cilin u mundua ta shndërrojë në një shtet – model para botës kapitaliste

perëndimore, por edhe para asaj socialiste dhe myslimane, si shembull të

bashkëjetesës të shumë kombeve dhe religjioneve, shpejt do të rrënohet si shtëpi

nga letra. Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e

ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të bashkim- vëllazërimit të rrejshëm, do të

shpërthente me një fuqi marramendëse, duke krijuar shumë vija frontale luftarake,

në tërë territorin që dikur e përshkonte stafeta e Titos. Brenda kësaj krijese

artificiale, përfshihej edhe pjesa e popullit shqiptar, që ngeli nën të, pas vitit 1945.

Populli shqiptar nën ish- Jugosllavi, për nga numri i banorëve, radhitej i treti,

ndërsa për nga trajtimi politik, social dhe ekonomik, sigurisht i fundit.

Ky studim, ka si objektiv primar, ndriçimin e ngjarjeve që lidhen me

çështjen shqiptare në ish Jugosllavi në fazën e rrënimit të saj. Në kohën e

shpërbërjes së saj, e rëndësishme ishte të përcillej mënyra e trajtimit të

shqiptarëve, politik - bërja jugosllave, përkatësisht serbe dhe maqedonase, pasi

këto dy popuj më tepër kishin “telashe” me shqiptarët. Prandaj, ky punim është

ndarë në katër kaptina, të cilat nënkuptojnë katër periudha, sipas zhvillimit të

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

3

proceseve. Fillimi i shpërbërjes të Jugosllavisë dhe reflektimi i situatës në

Maqedoni, do të trajtohet në kapitullin e parë.

Përderisa në Jugosllavi, popujt tjerë në këtë federatë filluan procesin e

pavarësimit, i cili u përcoll me luftime të tmerrshme, sa që i nxori telashe tërë

komunitetit ndërkombëtar, populli shqiptar, sërish iu nënshtrua një okupim të ri,

përkatësisht atij serb në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës, që i konsideronte si

prona te veta, ndërsa pjesa tjetër ngeli nën Mal të Zi dhe në Maqedoni.1

Nga shqiptarët, kjo do të konsiderohej një neokolonializëm klasik dhe do

të paraqiste një sfidë të re për ta. Megjithëse, procesi i internacionalizimit të

çështjes shqiptare dukej sikur i ngadalësuar, në fund u gjend në tavolinat e

qendrave të vendosjes në botë, si në Uashington, Bruksel, Nju Jork.

Në fund të dekadës së nëntë te shek. XX, situata politike dhe shoqërore në

gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore vlonte nga brenda. Pothuajse, në të gjitha

shtetet e bllokut socialist kishin filluar trazira, pasi struktura të caktuara kishin

marrë guxim që të organizojnë jo vetëm rezistencë aktive ndaj pushtetit diktatorial

komunist, këto gjithashtu arritën që të përfitojnë shumë shpejt masën popullore

dhe sfiduan rende të pushtetit, duke i rrëzuar një nga një në shumë shtete. Në

Evropën Juglindore, shumë shpejt u reflektua kjo lëvizje popullore dhe filluan

procese për demokratizim të sistemit politik - shtetëror. Në federatën ish-

Jugosllave, që përbëhej nga popuj të ndryshëm, pakënaqësitë ishin shumë të

mëdha, në radhë të parë, arsye ishin hegjemonizmi serb ne çdo pjesë të federatës

që kishte vendosur Serbia, në veçanti pas ardhjes në pushtet të Sllobodan

Millosheviçit. Reagimet dhe kërkesat për reforma vinin nga të gjitha anët, por

sllovenët dhe kroatët ishin më të zëshëm ne këtë drejtim. Vlen për t’u theksuar se

shqiptarët ishin të parët në federatën jugosllave që morën guximin ta sfidojnë

sistemin shtetëror, si në vitin 1981, ashtu edhe në vitin 1987 dhe më pas, duke

kërkuar liri më të madhe në çdo fushë dhe barazi mes popujve ne federatë.

Ndryshimet politike dhe reformat në sistemin politik në Rumani pas

ngjarjeve tragjike në vjeshtë të vitit 1989 dhe pas rrëzimit të Çausheskut nga

pushteti dhe pushkatimi i tij, kishin ndikim edhe në ish-Jugosllavi, pasi këto 1 Jusuf Zejnullahu, Stuhi lufte mbi Kosovë, Botimet Toena, Tiranë, 2007, f. 222.

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

4

ngjarje përcilleshin nga afër me vëmendje të madhe. Pavarësisht se garnitura

politike dhe ushtarake e Jugosllavisë, ndërmorën të gjitha masat e sigurisë, duke

bërë përpjekjet maksimale për të vendosur nën kontroll, në radhë të parë

lidershipin komunist të republikave dhe krahinave si pjesë konstituive të federatës

jugosllave. Në këtë mënyrë, Millosheviçi me ndihmën e komandantit të Armatës

Jugosllave, Veljko Kadijeviç, synonte të disiplinonte kreun komunist të njësive

tjera federative për të pasur kontrollin absolut mbi federatën, duke tentuar në këtë

mënyrë të parandalonte përpjekjet për një lëvizje secesioniste, që më tepër ishte

shfaqur në Slloveni dhe në Kosovë. E para, mendonte se kishte shënuar një

zhvillim shumë më të madh ekonomik dhe se nuk varej nga njësitë tjera federale

dhe se kishte ngelur peng e proceseve regresive për dy dekada me radhë, prandaj

synonte që të dilte nga kjo federatë, që e kishin pushtuar tani me serbët. Ndërsa,

Kosova konsideronte të kundërtën, ajo dekada me radhë ishte shtypur nga serbët

dhe eksplatohej nga ata, nga ana tjetër, kishte kohë që Serbia cenonte statusin

politik të Kosovës dhe shtypte të gjithë shqiptarët, si në Maqedoni ashtu edhe në

Serbi dhe Mal të Zi, prandaj shqiptarët kërkonin status tjetër më të avancuar në

kuadër të federatës deri ne shkëputje. Politika e vendosjes se kontrollit mbi njësitë

federale nuk rezultoi me sukses për serbët edhe pse nga tetë njësi federale morën

nën kontroll katër: Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Vojvodinën. Përkundrazi, sa

më shumë vendosej diktatura, aq më shumë shtohej mllefi ndaj serbëve dhe

Millosheviçit, e cila do të shpërthejë me vrull në mënyrë të pakontrolluar në

Slloveni, Kroaci dhe Bosnje, në vitet 1990-’92. Kjo situatë e rëndoi gjendjen e

shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni tej mase, duke vendosur një aparaturë

shtetërore - politike dhe ushtarake mbi kurriz të tyre.

Në kapitullin e dytë, do të bëhet analizë e ngjarjeve në mënyrë

kronologjike dhe analitike nga fillimi i procesit të sistemit pluralist, pavarësimit të

Maqedonisë, deri te themelimi i Universitetit të Tetovës.

Edhe pse Maqedonia kishte shpallur pavarësinë më 8 shtator 1991, duke

ndjekur veprimin e njësive tjera federale, ajo sërish e ndjente veten të fuqishme në

raport me shqiptarët dhe sigurisht, në rast të ndonjë rreziku më të lartë, ajo

llogariste në Serbinë. Pavarësisht nga sistemi pluralist dhe demokratizimi i

sistemit, sërish shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoni nuk arritën që të avancojnë

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

5

statusin e tyre politik, përkundrazi dhuna dhe terrori shtetërorë në mënyrë

sistematike vazhduan vite të tëra. Në Shqipëri, nga fundi i vitit 1990, ishin shfaqur

indikacionet e para, për të sfiduar për herë të parë hapur regjimin socialist që nga

viti 1944. Ngjarjet tragjike që do të pasojnë në Shqipëri, gjatë procesit të rrëzimit

te pushtetit dhe fillet e demokracisë, do të paraqesin një etapë të re në historinë më

të re të shqiptarëve, pasi tani do të ndikonin edhe në sendërtimin e politikave te

shqiptaret ne ish-Jugosllavi.

Nga viti 1992-’93, lëvizja patriotike shqiptare në ish-Jugosllavi, kishte

filluar veprimtarinë çlirimtare jashtë sistemit legal politik në shtet, pasi

konsideronte se nëpërmjet partive politike shqiptare nuk kishte mundësi të arrihej

qëllimi final për të çliruar tokat shqiptare.

Në kaptinën e tretë, do të trajtohet periudha nga themelimi i Universitetit

të Tetovës deri te fillimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Pse pikërisht

kjo ndarje? Nga iniciativa për themelim të këtij institucioni të arsimit të lartë, do

të hapet një kaptinë e re për shqiptarët në Maqedoni dhe pikërisht tani,

antagonizmat ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve do të vinë më shumë se

kurdoherë në shprehje. Nëse në katër vitet e kaluara, shqiptarët përpiqeshin që

nëpërmjet kërkesave të tyre institucionale t’i realizojnë kërkesat e tyre, tani kishin

filluar të humbnin durimin e tyre dhe do të ishte hera e parë që do të sfidohej

shteti shumë rëndë, pasi që për dallim nga projektet e tjera që i kishin filluar më

herët shqiptarët dhe pas marrjes së masave nga pushteti ato kishin dështuar, por

kësaj here tregohej një vendosmëri më e fuqishme. Për shumë arsye ishte

simbolike dhe e rëndësishme që ky projekt të mbijetojë. Trajtimi i keq dhe

përbuzja e shqiptarëve, që ishte praktikë e përditshme edhe më keq se në kohën e

komunizmit, vazhdonte, pavarësisht se në qeveri participonte edhe një parti

shqiptare që kishte mbrapa shumicën absolute të elektoratit shqiptar. Masat e

dhunshme për të shuar Universitetin e Tetovës, vrasja, burgosja, maltretimi dhe

format e tjera të presionit që i bëheshin masës shqiptare nga mediumet

maqedonase, jo që nuk ndikuan në uljen e vullnetit të shqiptarëve për të mbajtur

gjallë këtë institucion, por edhe më tepër përforcuan bindjen për të vazhduar në

përpjekjet për avancim të statusit të tyre. Ky institucion ishte bërë “mollë sherri”

mes shqiptarëve dhe shtetit, por ishte bërë edhe simbol rezistence për shqiptarët,

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

6

ndërsa nga ana tjetër simbol kompleksi për autoritetet shtetërore maqedonase, pasi

nuk arritën të shuajnë këtë Universitet të shqiptarëve “me të gjitha mjetet”, ashtu

siç kishin deklaruar shumë herë. Ishte periudhë kjo, që tani shqiptarëve do t’ua

kthejë moralin kombëtar dhe njerëzor që të mobilizohen dhe të vazhdojnë të

sfidojnë shtetin në shumë raste të tjera, si me rastin e flamurit, çështjen e të

dëbuarve me dhunë nga Kosova në vitet 1998-99, të cilët si refugjatë ishin

shqetësim për shtetin, pasi që kishin frikë se të njëjtit mund të ngelin në shtet dhe

do të ndryshohej struktura e popullsisë, prandaj ajo refuzonte që t’i pranojnë. Nga

ana tjetër, shqiptarët të vendosur bënë presion të paparë dhe ua hapën dyert të

gjithëve, të cilët ishin futur në Maqedoni. Kjo situatë konfuzioni politik dhe

shoqëror në Maqedoni, do të vazhdojë vite me radhë duke mos qartësuar se cili

ishte limiti maksimum i të drejtave të shqiptarëve në të gjitha sferat. Maqedonasit

thirreshin në Kushtetutën e vendit, e cila sanksiononte të drejtat e shqiptarëve në

korniza shumë të ngushta ligjore, ndërsa nga ana tjetër shqiptarët Kushtetutën e

konsideronin si gjeneratorë të krizave politike në vend. Prandaj, ky kapitull në

mënyrë retrospektive do të analizojë këtë periudhë, duke përmendur tentimet për

të mashtruar shqiptarët nëpërmjet projekteve paralele që ofronte qeveria, si

programe mësimore në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, Ligjin mbi arsimin e

lartë, Ligjin për simbolet kombëtare, Ligjin për gjuhën, Ligjin për dokumentet

personale, etj, të cilat në esencë ishin jo të favorshme për shqiptarët.

Kaptina e katërt e studimit, do të trajtojë periudhën kur shqiptarët

konsideruan se u shterën të gjitha mundësitë politike dhe institucionale për të

avancuar statusin e tyre dhe do të fillojnë hapat e parë të organizimit që në mënyrë

ushtarake të detyrojnë institucionet e sistemit të bëjnë ndryshimin e Kushtetutës

dhe të gjitha akteve tjera ligjore dhe nënligjore, që burojnë nga vetë ky akt më i

lartë juridik, për të sanksionuar me norma ligjore pozitën e tyre në vend. Do të

analizohen hapat e parë të organizimit ushtarak të shqiptarëve në Maqedoni,

aksionet e para, fillimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kundër forcave

qeveritare të Maqedonisë, reagimi i institucioneve shtetërore ndaj formacionit të

UÇK-së, reagimet e masës në bllokun maqedonas dhe atë shqiptar në fillim të

luftimeve, gjatë luftimeve dhe në fund të luftimeve. Ndasitë që ekzistonin brenda

subjektit politik dhe ushtarak shqiptar, tejkalimi i dallimeve ndërmjet UÇK-së dhe

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

7

subjektit politik shqiptar në pozitë dhe në opozitë. Zhvillimet luftarake nuk do të

jenë në plan të parë në këtë studim, por do të merren më tepër për bazë për të

analizuar impaktin që ata e kanë në politikat shtetërore dhe ndërkombëtare.

Në këtë kapitull, më shumë është përdorur shtypi i huaj, kryesisht shtypi

ditor dhe javor britanik gjatë periudhës së luftës së vitit 2001 në Maqedoni, për

shumë arsye. E para, për të bërë një analizë dhe vlerësim më real të situatës në

vend, duke i ikur qasjeve me tendencë, meqë shumë me rendësi është të

absorbohet mendimi i të tjerëve për luftën e vitit 2001, sesa qasja që i bëjnë

shqiptarët apo maqedonasit. Në rastin konkret, shtypi britanik në këtë studim luan

rol të rëndësishëm, pasi procesin e luftës në Maqedoni deri te Marrëveshja

paqësore e kanë udhëhequr përfaqësues të Unionit Evropian, të SHBA-ve dhe të

NATO-s. Sikurse brenda Unionit Evropian, britanikët janë fuqi e rëndësishme

politike dhe ekonomike, të cilët në shumë raste së bashku me Francën dhe

Gjermaninë diktojnë politikat e Unionit, po ashtu edhe në NATO. Jo vetëm që

sekretari gjeneral i saj, tani qëlloi britanik, Xhorxh Robertson, por Britania e

Madhe është një nga fuqitë më të mëdha së bashku me SHBA-në në këtë aleancë

politiko – ushtarake. Jo rastësisht, mund të konsiderohet dhe të konstatohet se

kryesisht procesin e menaxhimit të krizës në Maqedoni e udhëhoqën anglezët së

bashku me amerikanët dhe francezët. Por Britania e Madhe ishte ajo që edhe në

procesin e paqes dhe në periudhën e çarmatosjes së UÇK-së luajti rol vendimtar,

duke dërguar më shumë se 70% të trupave ushtarake në përbërje të NATO-s, të

cilat trupa do të bënin grumbullimin e armatimit që do të dorëzonte UÇK-ja. Po

ashtu, do të nxirren në pah reaksionet e autoriteteve maqedonase gjatë procesit të

përmbylljes së negociatave dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë, e njohur si

Marrëveshja e Ohrit, pasi që në këtë qytet ishin zhvilluar negociatat ndërmjet

palës maqedonase dhe shqiptare, nën kujdesin e të deleguarve special të BE-së,

Fransoa Leotard dhe të SHBA-ve, Xhejms Pardju.

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

8

Kapitulli I

Fillet e shkatërrimit të Federatës Jugosllave

1. Shkatërrimi i Federatës Jugosllave dhe reflektimi

në Maqedoni

Fundi i viteve 80-ta në Ish- Jugosllavi, karakterizohet me specifika të

shumta në rrafshin e politikës shtetërore, pasi tani jo vetëm shqiptarët kërkonin që

të bëhet një riorganizim politik i Federatës. Ngjitja në pushtet e Sllobodan

Millosheviçit, nga viti 1986-87, shënoi edhe ngritjen e tensioneve ndëretnike në

gjithë Federatën Jugosllave, duke filluar nga sllovenët, kroatët, boshnjakët, për të

vazhduar deri te maqedonasit, me theks të veçantë shqiptarët.

Shteti i përbashkët, që ishte ndërtuar dekada me radhë, në krye të të cilit

qëndronte figura e pakontestueshme nga jugosllavët, Josip Broz Tito, vetëm për

disa muaj, pushteti po rrëshqiste në duart e një anonimi në politikën jugosllave,

Sllobodan Millosheviçi, një bankier në moshë të mesme dhe me karakter të një

agresivi në raport me gjithë stafin e lartë të federatës jugosllave. Ai krijoi një

regjim autoritar dhe nuk mbante llogari, as para institucioneve, as para elektoratit2.

Ky politikan filloi të rrënojë gjithë atë që kishte ndërtuar Titoja dhe stafi i tij, duke

nisur nga reputacioni ne sferën ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet ndëretnike, që

ishin shumë të rëndësishme, për të mbajtur një ekuilibër në mes bashkësive etnike

që jetonin në federatë. Agresivitetin më të madh, ai do ta drejtojë nga shqiptarët në

Kosovë dhe në përgjithësi, në të gjithë republikat ku jetonin ata. Duke i ringjallur

2 Llambro Filo, Historia për Sistemet e Qeverisjes, Extra, Tiranë, 2004, f.323.

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

9

ndjenjat nacionaliste serbe, ai ngadalë krijoi përshtypjen se shqiptarët gjoja e

rrezikonin popullatën serbe në Kosovë3. Vizita në Kosovë më 28 qershor 1989

dhe fjalimi para rreth gjysmë milioni serbë, me ton ofendues dhe kërcënues ndaj

shqiptarëve, jepnin indikacionin se federata me këtë udhëheqës të Partisë

Komuniste të Serbisë, nuk do të jetë e njëjtë4. Hegjemonizmi serb edhe ashtu ishte

mjaft i theksuar në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë, por tani veç më arrinte

kulmin. Millosheviçi, ndër të tjerat theksoi se si serbët kanë luftuar në të kaluarën

për të drejtat e tyre dhe se kjo e drejtë nuk duhet përjashtuar edhe në të ardhmen5.

Masat represive, që po ndërmerrte tani regjimi serb, në krye me

Millosheviçin kundër shqiptarëve, jo vetëm që e rikthente situatën në 81-in, kur

dhunshëm po shtypeshin demonstratat e studentëve dhe shqiptoheshin dënime

drakoniane ndaj rinisë shqiptare, por dhuna dhe terrori do të prekte çdo sferë të

jetës të shqiptarëve, duke filluar nga ajo ekonomike deri te ajo arsimore dhe

politike. Bazuar në Kushtetutën e vitit 1974, pozita e shqiptarëve në Jugosllavi do

të avancohej dukshëm, në veçanti Kosova do të ngitej në statusin e njësisë së

barabartë më republikat dhe krahinat tjera në Jugosllavi6. Vlen për t’u theksuar se

gjatë gjithë kohës së shtypjes së shqiptarëve në Jugosllavi dhe përpjekjes së tyre

për të avancuar pozitën politike në kuadër të federatës, akuzohej Shteti i Shqiptar

dhe Enver Hoxha, derisa ishte gjallë, se gjoja ata i qëndrojnë pas

“kontrarevolucionit në Kosovë”, siç shpreheshin Jugosllavët. Propaganda ishte e

madhe në këtë drejtim edhe nga qarqet sllave, por edhe nga elementet shqiptare,

që ishin të inkriminuara në këto politika jugosllave dhe harronin se ishin shqiptarë

dhe se në emër të shqiptarëve mbanin pozicione të larta në hierarkinë shtetërore.

Ata sikur donin të dilnin nga lëvozhga e shqiptarisë. Njëri nga funksionarët më të

lartë shqiptarë në federatë, do të theksojë: “... krijimi i republikës shqiptare në

Jugosllavi, sipas Enver Hoxhës, është vetëm një etapë për realizimin e një ëndrre

të tij irredentiste të shkëputjes së Kosovës nga Jugosllavia dhe të bashkimit ë saj

me Shqipërinë. Meqenëse, natyrisht, shpartallimi i Federatës Jugosllave (të krijuar

në revolucionin socialist, ku asnjë republikë nuk përputhet në pikëpamje

3 Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së zezë” serbe në trojet shqiptare, Anatema,

Prishtinë, 2004, f. 365. 4 Sabrina P. Ramet, Balkan Babel, Westview, 2002, USA, f. 56.

5 John R. Lampe, Yugoslavia as History, Cambridge University Press, 1996, f.345.

6 Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Rilindja, Prishtinë, 1974, f.8.

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

10

kombëtare me territorin që përfshin dhe shumë pjesë të popujve të Jugosllavisë

rrojnë jashtë republikave të tyre, siç është rasti edhe me Krahinën Socialiste

Autonome të Kosovës) dhe ndërrimi i kufijve shtetërorë, nuk realizohet pa

përdorje të forcës, demonstratat kontrarevolucinare theksuan parullën se republika

shqiptare në Jugosllavi do të arrihet “ja me të mirë, ja me luftë”. Nga kjo vërehet

qartazi se Enver Hoxha dhe irredentistët shqiptarë në Jugosllavi, janë orvatur që

qëllimet e tyre kontrarevolucionare t’i përfundojnë me luftën qytetare kundër

Federatës socialiste dhe vetëqeverisëse jugosllave”7. Ky shqetësim i kreut më të

lartë shtetëror nuk është i rastësishëm. Sigurisht, që është reflektim i ngritjes së

vetëdijes së shqiptarëve dhe luftës së tyre për të përmirësuar gjendjen, por nga ana

tjetër, interesi i Shqipërisë që ishte ngjallur viteve të fundit për pjesën e popullit

shqiptarë në Jugosllavi i shqetësonte autoritetet jugosllave, pasi nuk ishte punë

edhe aq e thjeshtë, ngase Lëvizja Shqiptare në Jugosllavi kishte arritur të ketë

qasje deri te kreu më i lartë i Shqipërisë dhe si e tillë ajo kishte qasje në organizma

ndërkombëtarë, e cila rrugë drejtpërsëdrejti do të nxirrte çështjen shqiptare në

Jugosllavi jashtë kufijve të saj dhe do të fillonte të sillej emri i Kosovës nëpër

kancelaritë më të rëndësishme botërore. Kjo situatë e marrëdhënieve të tendosura

ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë nuk ishte më e mirë as në kohën e Ramiz

Alisë, trashëgimtarit politik të Enver Hoxhës, për shkak të problemeve të

trashëguara dhe situatës së re në Jugosllavi në drejtim të trajtimit të shqiptarëve8.

Prandaj, autoritete e sigurisë jugosllave bënin përpjekje maksimale që të zbulojnë

në terren agjentët, të cilët sipas tyre, ishin të Shqipërisë apo bashkëpunonin me

struktura brenda vendbanimeve shqiptare në Jugosllavi, si dhe agjentëve nga

SHBA dhe BS9.

Me qëllim të shtrembërimit të fakteve dhe mjegullimit të situatës reale në

vend, mediumet jugosllave, me porosi të politikave ditore, do të tentojnë të

paraqesin situatën në vend dhe pozicionin e shqiptarëve që zënë në shoqërinë

jugosllave dhe në veçanti maqedonase, si të avancuar dhe se sipas tyre, shqiptarët

i gëzojnë të gjitha të drejtat. Me theks të veçantë, përmendin arsimin fillor në

7 Hajredin Hoxha, Marrëdhëniet Jogosllavo-Shqiptare, Afirmimi i Kombësisë Shqiptare në

Jugosllavi&Nacionalizmi dhe irredentizmi stalianian në Shqipëri, Rilindja, Prishtinë, 1983, f.217. 8 Lisen Bashkurti, Diplomacia Shqiptare, vëllimi III, Geer, 2004, f.685.

9 Arhiv Republike Slovenie, Fond Centralni Komite Zveze Komunistov Slovenije (CK-ZKZ), (mëtej

AS 1931), SK, 1429, f.53.

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

11

Maqedoni, ku janë të përfshirë rreth 86.000 nxënës, gazetën në gjuhën shqipe

“Flaka e Vëllazërimit”, disa revista për fëmijë dhe përfaqësimin në disa

institucione të shqiptarëve10

. Përveç diskriminimit të shqiptarëve në Jugosllavi, në

këtë periudhë vetëm se kishin filluar edhe masat e dhunshme ndaj tyre. Pushteti

serb në krye me Millosheviçin, do të fillojë të sulmojë kreun komunist të Kosovës.

Të shqetësuar për situatën në Kosovë dhe rezistencën që bënin shqiptarët, në krye

me minatorët të cilët protestonin qindra metra nën tokë, ai do të akuzojë

udhëheqësin komunist shqiptar të Kosovës, Azem Vllasi, se gjoja ai i nxitë

shqiptarët në protesta11

, për të justifikuar burgosjet e kreut të Kosovës. Regjimi

serb do të organizojë kontrademonstrata në Beograd, në të cilat, nga masa do të

dëgjohen thirrje për burgosje të Vllasit12

.

“Më 23 mars 1989, Parlamenti në Prishtinë u rrethua nga tanke dhe

diagaçë dhe u mbush me “delegatë” të organeve të sigurisë serbe, të cilët votuan

amendamentet e Kushtetutës, edhe pse pa shumicën e nevojshme të votave. Nga

187 vota, vetëm 10 votuan kundër, por tanimë rreth 15.000 trupa të Armatës dhe

Milicisë jugosllave ishin prezent në Kosovë dhe kjo ishte bërë nën dhunë13

. Më 28

mars 1989, parlamenti Serb në Beograd i pranoi “amendamentet” e kërkuara”14

.

Suprimimi i Autonomisë së Kosovës në mars 1989, me ndryshimin e disa

amendamenteve kushtetuese, e kthente Kosovën nga statusi si pjesë konstituive e

Federatës në atë të Autonomisë në kuadër të Serbisë15

. Në qershor 1989, do të

shpërndahet dhunshëm parlamenti i Kosovës dhe të gjitha strukturat e atëhershme

të krahinës autonome16

. “Me këtë u hapën rrugët për vënien e raporteve të

subordinimit ndërmjet organeve të administratës të Republikës dhe të krahinave

autonome. Me këtë propozim, thellohet qëllimi i suspendimit të pushtetit në

Kosovë dhe mohohet jo vetëm qenia e krahinës autonome si element konstituiv i

10

Revista Mlad Borec, Shkup, Shto im fali na Albancite ( Çka ju mungon shqiptarëve), 8 dhjetor 1988.= 11

Slobodan Milosevic And The Destruction of Yugoslavia, Duke University Press, 2002, f. 83. 12

Milenko Vuçetiç, Vllasi, CIP, Zagreb, 1990, f.222. 13

Marc Weller, Contested Statehood, Kosovo’s Struggle for Independence, Oxford University Press, 2009, f.37. 14

Stefan Karastojanov, Kosova, Serembe, Shkup, 2007. f. 191 15

Jasminka Udoviçki & James Ridgeway, Makthi Etnik I Jugosllavisë, albin, Tiranë, 1998, f. 60. 16

Ramë Buja, Çështja e Kosovës dhe shkatërimi i Jugosllavisë, Prishtinë, 2007, f. 80.

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

12

federalizmit, por edhe vetë esenca e autonomisë territoriale-politike”17

. Largime

nga puna prej ndërmarrjeve shtetërore, shkarkim nga detyra të funksionarëve të

paktë, që ishin si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, mbyllja e mediumeve në

gjuhën shqipe më 5 korrik 1990, si Radio Televizioni i Kosovës dhe gazeta

“Rilindja”, që ishin të shenjta për shqiptarët dhe i donin me shpirt këto

mediume18

. Universiteti i Prishtinës, do të futej nën kontrollin serb, të cilët kishin

synim të ndryshojnë shpejt strukturën e studentëve, duke aplikuar sistemin e

barazisë 1 ndaj 1 mes studentëve shqiptarë dhe serbë, pavarësisht se shqiptarët

përbënin më shumë se 80% të popullatës në Kosovë19

. Populli shqiptar në Kosovë

e kundërshtoi këtë veprim të dhunshëm, duke dalë në demonstrata, por vetëm për

tri ditë, regjimi serb vrau 13 të rinj dhe plagosi me qindra, burgosi 13 udhëheqës

politik dhe burgosi 245 intelektualë shqiptarë20

. Më 28 shtator 1990, Parlamenti i

Serbisë do të votojë Kushtetutë të re, sipas së cilës Kosovën e zhvishte nga

Autonomia21

. Për të dënuar padëgjueshmërinë qytetare, deri tani ishin larguar nga

puna rreth 16.000 shqiptarë në ish-Jugosllavi22

. Helmimet e nxënësve shqiptarë

nëpër shkollat e mesme, shtoheshin çdo ditë në periudhën mars-prill 199023

.

Mbyllja e shkollave të mesme në gjuhën shqipe, në veçanti në

vendbanimet shqiptare në Maqedoni, si Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar,

Dibër, Kërçovë dhe Strugë, nën pretekstin e formimit të paraleleve të përziera

maqedone-shqiptare, të thirrur në emër të Bashkim - Vëllazërimit24

. Vetëm në

Kumanovë, për shkak të demonstratave të shqiptarëve kundër paraleleve të

përziera, u burgosën me dhjetëra të rinj dhe u torturuan e u nxjerrën nga puna

shumë të tjerë25

. Tani, përveç njësiteve të policisë, filluan të bëhen përgatitjet edhe

të intervenimit ushtarak, e cila ushtri duke filluar nga viti 1981, pothuajse ishte

17

Esat Stavileci, Ndryshimet Kushtetuese dhe Likuidimi I autonimomisë, në Çështja e Kosovës një problem historic dhe actual, Instituti I Historisë – Prishtinë dhe Instituti I Historisë – Tiranë, Tiranë, 1996, f.294. 18

Hans Peter Rulliman, Ikje Masive, Tiranë, 1997,f. 39. 19

Viktor Meier, Yugoslavia A History of its Demise, London and New York, Routledge, 1999 20

Shaban Shehu, Udhëkryqet e vërteta dhe mashtrimet, Shkup, 1995, f.275. 21

Tim Judah, The serbs, History, Myth & the destruction of Yugoslavia, Yale Nota Bene, Yale University Press, New Haven and London, 2000, f.163. 22 Gazeta “The Times”, 29 shtator 1990, SERBIA STRIPS Kosovo REGION of its autonomy. 23

Noel Malcolm, Kosovo a short history, Papermac, London, 1998, f.345. 24

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, 5 shkurt 1989, Nacionalizmi shqiptar edhe mëtej po e ngarkon gjendjen e sigurisë. f. 9. 2525

Drzhaven Arhiv na Republika Makedonija, F. CK.SKM, K302, dok.1-2. (mëtej DARM, 1.427.535.2/1-2).

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

13

pastruar në mënyrë sistematike nga oficerët shqiptarë nëpërmjet proceseve të

montuara26

. Politika diskriminuese dhe shtypëse e Serbisë mbi shqiptarët e

Kosovës, u mbështet edhe nga autoritetet maqedonase, e cila krijoi edhe më

shumë vijën ndarëse ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni27

.

Sigurisht Millosheviçi ishte një taktizues, por jo edhe strateg, pasi ai më tepër

humbi nga këto konflikte që i filloi, sesa fitoi. “Mungesa e luftës ishte fitore, meqë

nëse do të luftonit nuk mund të fitonit”28

. Ai nuk e njohu atë strategji, sigurisht.

Në fund të viteve të 80-ta, vazhdoi aksioni i prishjes së mureve të oborreve

nëpër shtëpitë shqiptare edhe atë pa paralajmërim. Kështu në fshatin Haraçinë të

Shkupit, pronari i shtëpisë u godit nga muri që u rrëzua me buldozer dhe humbi

jetën. Vriten njerëz në mënyrë tinëzare dhe të hapur, si Ziber Jashiri nga fshati

Gajre, në dhomën e gjumit, në mes të dy fëmijëve dhe gruas, në fshatin Pallaticë u

vra Bajram Jahiu nga milicioneri Lazo Zmejkovski, në mes të ditës para familjes

dhe fëmijëve. Në shkollën e mesme “Mosha Pijade” në Tetovë, vritet nxënësi në

prani të shokëve nga milicioneri maqedon, një i ri shkelet me veturë nga një

milicioner maqedon dhe hedhet në kanal29

. D.m.th. pushteti jugosllav dhe

maqedonas, kishin shkuar në skajshmëri, saqë u pengonin edhe muret e oborreve

shqiptare, jeta e shqiptarit nuk vlente asgjë, keqtrajtohej e vritej për pikë të qejfit,

në shtëpi, në rrugë, në protesta, në shkollë helmoheshin fëmijë etj. Kjo ishte një

presion që ushtrohej për qëllime të politikës së tyre afatshkurtre, por pse jo edhe

afatgjate, meqë nëpërmjet kësaj pasigurie që ngjallte pushteti maqedonas,

pretendonin që prindërit shqiptarë t’i largonin fëmijët e tyre për në perëndim, me

qëllim që t’i shpëtonin, pasi nuk kishin asnjë instrument mbrojtës, qoftë nga shteti

ligjor, qoftë nga faktori ndërkombëtar, i cili sapo kishte filluar të interesohet për

çështjen shqiptare në Jugosllavi. “Serbia donte ta përdorte Maqedoninë si territor

provues, jo vetëm për ta kufizuar rritjen demografike të shqiptarëve, por edhe për

ta reduktuar arsimin shqiptarë në të gjitha nivelet dhe perspektivën e shqiptarëve

në Kosovë. Pushteti maqedonas, si në nivel të Republikës, ashtu edhe në nivel të

komunave, ku dominonin shqiptarët, nxori ligje për të ushtruar presion në sferën e

26

Jasha Zlobec, Alternativa, Maj 1990, Nr.5, Shoqata Kulturore Shqiptare Migjeni, f.25. 27

Christopher Bennett, Yugoslavia’s Bloody Collapse, Hurst & Company, London, 1995. 28

Wesley Clark, Waging Modern War, PublicAffairs Ltd, Oxford, 2001, f. 4. 29

Martir Verziu, Alternativa, Maj 1990, Nr.5, Shoqata Kulturore Shqiptare Migjeni, f.52.

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

14

lindjes”30

. Këta ishin shkeljet më flagrante të të drejtave individuale dhe kolektive

që i bëheshin një populli, i cili nuk ishte shumicë në Jugosllavi, por ishte i treti për

nga numri, pas serbëve dhe kroatëve. Kjo nuk nënkupton se shumica duhet të

shkelë pakicën, në emër të ruajtjes gjoja të rendit kushtetues, përkundrazi, siç

shkruan Nelson Mandela, i cili e dënon parimin e sundimit nga shumica31

.

Mirëpo, në këto momente të rënda që i kalonte populli shqiptarë në ish-Jugosllavi,

tani u bashkua si asnjëherë më parë. Një nga hapat më të rëndësishëm që bënë

shqiptarët, ishte falja e gjaqeve, e cila kishte marrë mijëra viktima në të kaluarën

dhe mijëra të tjerë i kishte ngujuar nëpër shtëpitë e tyre. Këtë iniciativë e morën

rinia studentore në fillim të vitit 1990 dhe e bartën së bashku me disa profesorë në

krye me Anton Çetën32

. Ky aksion ishte shtrirë në të gjitha vendbanimet shqiptare

në ish-Jugosllavi.

Në një polemikë, në këtë fund dekade, që e zhvillon akademik Rexhep

Qosja me kolegun e tij maqedonas Gane Todorovski, lidhur me çështjen shqiptare

në Maqedoni, ndër të tjera akademik Qosja për antagonizmat nacionale në

Maqedoni në mes maqedonasve dhe shqiptarëve, shkruan se nuk i nxit ai apo

shqiptarët, por burokracia politike maqedonase me shtypjen dhe privimin e të

drejtave, që ua bëjnë shqiptarëve33

. Edhe intelektualët shqiptarë, e kishin vështirë

të reagojnë ndaj shkeljeve që u bëheshin shqiptarëve, pasi ndaj tyre menjëherë

merreshin masa ndëshkuese, duke akuzuar si nxitës të nacionalizmit dhe

irredentizmit shqiptarë.

Dëbimi i të rinjve për në shtetet e Evropës Perëndimore, në planin

afatgjatë ishte politikë më e rrezikshme se sa të gjitha të tjerat, pasi politika e

Beogradit dhe e Shkupit, synonte ndryshimin e strukturës së popullsisë duke

zvogëluar numrin e banorëve shqiptarë dhe inkurajimin e banorëve sllavë të

vendosen nëpër vendbanimet shqiptare. Kjo luftë demografike, më së shumti u

zhvillua në Maqedoni, pasi statistikat jepnin të dhëna shqetësuese për maqedonët.

30

Hivzi Islami, Problemet Demografike të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare, në Çështja e Kosovës një problem historic dhe actual, Instituti I Historisë – Prishtinë dhe Instituti I Historisë – Tiranë, Tiranë, 1996, f.262. 31

Sami Repishti, Alternativa, Maj 1990, Nr.5, Shoqata Kulturore Shqiptare Migjeni, f.83. 32

Pajtimi I gjaqeve 1990-1991, Era, Prishtinë, 2001, f. 315. 33

Rexhep Qosja, Populli I ndaluar, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, f.140.

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

15

2. Demokratizimi i shteteve socialiste në Evropën Qendrore dhe

Juglindore si dhe reflektimi në Jugosllavi në vitet 1989-90.

Fundi i dekadës së nëntë të shek. XX shënon ndryshimet më të mëdha

politike në rrafshin botëror pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimi i afrimit dhe i

bashkëpunimit më të madh mes botës kapitaliste dhe bllokut komunist të bazuar

mbi principet e marksizmit, gjegjësisht Bashkimit Sovjetik që nga LDB, fillimi i

procesit të demokratizimit të sistemit politik në bllokun realsocialist dhe rënia e

shpejtë e shumë diktatorëve komunist në Evropën Qendrore dhe Juglindore,

bashkimi i Gjermanive Lindore dhe Perëndimore, ishin ndryshime të shpejta të

cilat i përjetoi bota vetëm për disa vite34

. Të gjitha shtetet, që kishin qenë fqinjë të

Polonisë deri më 1989, u zhdukën nga harta politike. RDGJ u shkri, Çekosllovakia

u nda më dysh, zonat kufitare sovjetike u shpërbënë në katër shtete të reja:

Lituania, Bjellorusia, Ukraina dhe Rusia. Ç’ndryshime rrënjësore brenda pak

viteve!”35

Ardhja e Gorbaçovit në pushtet në Bashkimin Sovjetik, si sekretar i parë i

Partisë Komuniste, u shënua me ndryshime graduale në fushën ekonomike duke

filluar reformat e duhura në drejtim të ekonomisë të tregut të lirë edhe pse ishin

shumë të kufizuara, pastaj liria individuale dhe kolektive filloi të bëhej temë nëpër

qarqet intelektuale, duke kërkuar më tepër liri në shtypin ditor dhe në krijimtarinë

letrare dhe politike, pasi ishin të kufizuara së tepërmi mundësitë e shprehjes së

lirë. Një nga hapat që ndërmori Gorbaçovi më 6 janar 1989, lajmëroi se do t’i

rehabilitojë të gjithë viktimat e Stalinit, nga vitet e 30-ta deri në vitet e 50-ta, që

ishte shumë e rëndësishme, pasi me këtë veprim, për herë të parë zyrtarisht e

kategorizon periudhën staliniste, si të zymtë për sovjetikët dhe se figurën deri tani

më markante në historinë sovjetike pas Leninit, do të fillojë ta çrrënjosë nga

shoqëria ruse, duke larguar bustet dhe emrin e tij nga të gjitha institucionet

publike dhe rrugët që ishin emërtuar me emrin e tij, deri te qytetet që për nder të

34

David Marsh & Gerry Stoker, Theory and Methods in Political Science, Second Edition, Plgrave Macmillan, 2002, p.163. 35

Urs Altermat, Etnonacionalizmi në Evropë, Phoenix, 2002, Tiranë, f.15.

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

16

tij kishin marrë emrin e Stalinit, siç ishte rasti me Stalingradin, i cili sërish u kthye

në Vollgograd. Revolta e masës ishte edhe për shkak se: “Gjatë sundimit

komunist, ata dëshironin të zbatojnë çdo formë të dhunës për të likuiduar armiqtë

e tyre, por ata ishin më pak të gatshëm të sakrifikojnë jetët e tyre”36

. Ndërsa, tani

populli i fshinte përgjithmonë.

Për herë të parë, nga periudha leniniste në Bashkimin Sovjetik,

përkatësisht nga viti 1918, do të organizohen më 26 mars 1989, zgjedhjet e para

shumëpartiake.

Më 28 mars 1989 mbahen zgjedhjet në Hungari. Fiton Forumi Demokratik

i Hungarisë. Vala e ndryshimeve të mëdha politike do të vazhdojë shpejtë edhe në

vendet e tjera nën ndikimin komunist-sovjetik37

. Gjithashtu, më 21 prill në Poloni

legalizohet “Solidarnosti”. Më 4 qershor mbahen zgjedhjet. 99% të vendeve i fiton

“Solidarnosti”, një lëvizje punëtore, e cila u persekutua me vite dhe u burgosën

krerët e saj, tani do t’i prijë shtetit ne krye me Leh Valesën. “Në të njëjtën kohë,

roli i Rumanisë në strategjinë e Perëndimit, zbehej vazhdimisht, për shkak të

influencës së Mihail Gorbaçov në relacionin Lindje-Perëndim. Çaushesku e kishte

humbur aftësinë e leximit të situatës ndërkombëtare”38

.

Në saje të liberalizimit të Bashkimit Sovjetik dhe afrimit me perëndimin,

më 12 qershor në Bon, kancelari Helmut Koln dhe Mihail Gorbaçev, nënshkruajnë

dokumentin, “Shtetet e Evropës vetë të përcaktohen për sistemin e tyre politik”.

“Ky ishte largim dramatik nga politika dhe praktika e mëparshme sovjetike”39

.

Gjatë verës së vitit 1989, trazirat dhe kërkesat për reforma të sistemit politik u

përhapën edhe në shtetet baltike në demonstrata, si dhe trazira shpërthyen edhe në

Moldavi.

Pas demonstratave të fuqishme për bashkimin e Gjermanisë, të cilat filluan

në Lajpcig dhe vazhduan me javë të tëra rresht çdo të premte, përderisa u

36

Anja V. Hartmann and Beatrice Heuser, War, Peace and world orders in European History, Routledge, 2001, f.232. 37

Chris Stephen, Judgement Day, The Trial os Slobodan Milosevic, Atlantic Books, London, 2004, f.56. 38

Misha Glenny, The Balkans 1804-1999, f.608. 39

Martin Gilbert, A history of Twentieth Century, Volume Three:1952-1999, Harper Collins Publishers, London, 1999, f. 675.

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

17

mblodhën rreth 500.000 demonstrues dhe marshuan për në Berlin. Ky presion i

masës nëpërmjet të demonstratave të fuqishme, i detyroi që më 9 nëntor 1989,

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore merr vendim që të

ndërpritet ndarja e Gjermanisë. Kjo shënon kulmin e ndryshimeve të mëdha në

Evropë pas përfundimit të LDB, përkatësisht e arritura më e madhe e popullit

gjerman pas disfatës së rëndë nga periudha naziste në maj 1945. Përnjëherë 16.1

milionë banorë iu ribashkuan Gjermanisë40

. Ky ishte një moment vendimtar për

politikën dhe ekonominë gjermane, që ndoshta do t’i shqetësonte aleatët rival të

saj në Evropë, si Britaninë e Madhe dhe Francën, pasi kryeministrat e këtyre dy të

fundit, Thatcher dhe Mediteran, do të shqetësohen nga fjalimi i kancelarit gjerman

Kohln, i cili në nëntor 1990 në parlamentin gjerman deklaroi: ”Formësimi i

ardhshëm i Gjermanisë, doemos duhet të përshtatet në formësimin e ardhshëm të

Evropës si tërësi”41

.

Sigurisht që jehona e ndryshimeve të mëdha në drejtim të demokratizimit

të sistemit politik në Evropën Qendrore dhe Juglindore, kishte mbuluar edhe

Ballkanin, Jugosllavinë, Bullgarinë më vonë edhe Shqipërinë42

. Në këtë kontekst

shikohej edhe shpresa e shqiptarëve në Jugosllavi, që t’u jepet mundësia për të

avancuar statusin e tyre politik. Në Jugosllavi, sikurse edhe në Bashkimin

Sovjetik, krahas lëvizjeve për ndryshime në sistemin politik, u shfaqën edhe

shenjat e para që njësitë e federatës të shkëputen dhe të kërkojnë pavarësi, por ky

divorc politik do të shoqërohej me luftë43

. Në fillim më e zëshme për t’u

shkëputur nga Jugosllavia ishte Sllovenia, pastaj Kroacia dhe së shpejti këtë rrugë

e ndoqën edhe Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia44

. Përderisa Mali i Zi,

akoma udhëhiqte politikë pro serbe, lideri i tij, Bullatoviçi, ishte i lidhur ngushtë

me Millosheviçin. Kosova, pavarësisht që në bazë të Kushtetutës të vitit 1974

ishte pjesë konstituive e federatës, asaj dhunshëm nga Serbia iu morë e drejta që të

shpallë pavarësinë. Për dallim nga njësitë tjera federative, Kosova do të futet në

40

Beatrice Heuser, Transatlantic Relations, The Royal Istitut of International Affairs, London, 1996, p.56. 41

Desmond Dinan, Ever Closer Union, An Introduction to European Integration, 4th

Edition, Palgrave Macmillan, 2010, p.89. 42

Norman Davies, Europe a History, Pimlico, London, 1997, f. 1134. 43

Mark Mazover, The Balkans, Phoenix Press, London, 2000, f.134. 44

Sylë Ukshini, Kosova në politikën e jashtme të BE-së 1991-2007, Logos-A, 2008, Shkup,

Tiranë, Prishtinë. f.20.

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

18

një shtetrrethim të egër nga Serbia e Millosheviçit dhe shpresat e shqiptarëve që të

ndjekin ndryshimet politike në Evropë, do të ishin shumë të vogla. Edhe pse

çështja e shpërbërjes së Jugosllavisë i takonte një makropolitike që mbahej e

heshtur në kohën kur ndodhte ajo, sërish kishte zëra që mbështetnin atë, por edhe

analistë të ndryshëm që vendosnin në pikëpyetje qëndrueshmërinë dhe stabilitetin

e republikave, meqë ata mund të jenë të dhunshme vetvetiu nga brenda45

.

45

Cyril Buffet and Beatrice Heuser, Haunted by History, Brghahn Books Providence Oxford, 1998, f.16.

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

19

I – 3. Kongresi XIV i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe

fillimi i fundit të Federatës Jugosllave

Krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi, vetëm se kishte filluar të kalbet nga

brenda. Ndër popujt, që nuk ishin të kënaqur me rendin kushtetues të saj dhe me

agresionin shovinist serb, ishin sllovenët, kroatët dhe shqiptarët. Për dallim nga të

tjerët, shqiptarët ishin të vetmit që morën guximin të sfidojnë një federatë të

fuqishme politike dhe ushtarake, që ishte ndërtuar me dekada. Arsyet ishin të

shumta. Vetëm se kaluan vite që pushteti serb dhe ai jugosllav, në tërësi nën

dirigjimin e Millosheviçit, po ushtronin dhunë të vazhdueshme mbi popullatën

shqiptare në gjithë Jugosllavinë.

Fillimet e vitit 1989, shënojnë një zgjim nga gjumi të autoriteteve të Shtetit

Shqiptar dhe në veçanti të diplomacisë së saj, të cilët fillojnë të vihen ngadalë në

shërbim të mbrojtjes së shqiptarëve në Jugosllavi dhe për të lajmëruar botën saktë

se çfarë po ndodhte me shqiptaret. Arena e ofensivës diplomatike të Shqipërisë do

të jetë Evropa Perëndimore dhe Kombet e Bashkuara. Më 25 shkurt 1989, në

Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, misioni diplomatik i

Shqipërisë do të shpërndajë një dokument për të reaguar ndaj ngjarjeve të fundit të

keqtrajtimit të shqiptarëve në Jugosllavi. Ndër të tjerat, në Dokument thuhet:

“Protestat e tashme në Kosovë janë drejtuar politikës së diskriminimit, politikës e

cila shqiptarët i reduktoi në qytetarë të rendit të dytë, popull të cilin çdokush mund

ta fyejë, ta detyrojë për emigrim ose madje –ta vrasë”46

. Po ashtu, më 19 maj

1989, në OKB do të zhvillohet një polemikë ndërmjet ambasadorit të Shqipërisë,

Bashkim Petarka dhe Sllobodan Kotevski, përfaqësues maqedon i Jugosllavisë në

Komitetin Social të Këshillit Ekonomiko-social të OKB. Duke dalë në mbrojtje të

shqiptarëve në Jugosllavi, ambasadori Petarka do t’i drejtohet përfaqësuesit

maqedon me fjalët: ”Ai që jeton në shtëpi qelqi, nuk do të duhet ta gjuajë tjetrin

46

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, 26 shkurt 1989, Përyirje e Shqipërisë në punët e brendshme të vendit tonë. f.6.

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

20

me gurë”47

. Sigurisht që shteti shqiptar dhe vetë ambasadori shqiptar ishin të

shqetësuar me keqtrajtimin e shqiptarëve nga Jugosllavia, prandaj në mënyrë të

tërthortë i është tërhequr vërejtja se nëse eskalon gjendja, sigurisht që në kontra-

reaksion do të jenë vetë ata më të rrezikuarit.

Në një vizitë zyrtare në Bon të Gjermanisë, Sekretari i Parë i Komitetit

Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë paraqiti gjendjen reale të dhunës

jugosllave, që po shkaktonte në vendbanimet shqiptare në Jugosllavi48

.

Po ashtu, autoritet jugosllave ishin të shqetësuara edhe nga fjalimi që

Ramiz Alia, shef i Partisë dhe shef i Shtetit Shqiptar, në Kongresin VI të Frontit

Demokratik të Shqipërisë, më 26 qershor 1989, kërkoi: “Shqiptarët në Jugosllavi

nuk duhet të trajtohen si pakicë nacionale, ngaqë ata nuk janë të këtillë. Ata për

nga numri zënë vendin e tretë në këtë shtet shumënacional dhe se pa ta dhe kundër

tyre nuk mund të arrihet asgjë”49

.

Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë i udhëhequr

nga Millan Pançevski, sjell vendim: “Në Kongresin XIV të jashtëzakonshëm të

LKJ-ës duhet te sillet dokument programor dhe politik, i cili do te jetë i qartë sipas

përcaktimit, modern sipas formës, përmbajtësor sipas porosive. Ky dokument

duhet qartazi të shprehë se për çfarë politike dhe për çfarë përcaktimi angazhohet

Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, për çfarë socializmi, për çfarë Jugosllavie,

në ndërtimin e mëtejmë të socializmit në kohën e pluralizmit dhe hapësirën

pluraliste. LKJ-ja, në kongres duhet të paraqes pikëpamjen e qartë politike të

proceseve shoqërore të vendit tonë, duke i ndërlidhur njëherazi me proceset më të

gjëra botërore”50

.

“Pasi arriti të riintegrojë Kosovën dhe Vojvodinën me Serbinë, domethënë

pasi shtiu në dorën e tij Serbinë, Kosovën, Vojvodinën dhe Malin e Zi,

Millosheviçi kishte arritur të merrte katër nga tetë njësi federale. Që nga ky çast,

47

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, 21 maj 1989, Polemikë ndërmjet përfaqësuesve të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. f.4 48

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, 21 maj 1989, Ofensiva diplomatike e Shqipërisë kundër Jugosllavisë. f.4. 49

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, 30 qershor 1989, Ramiz Alia kërkon statusin e kombit për shqiptarët në Kosovë. f.4. 50

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Me vizion të qartë në Kongresin e XIV, më 2 Korrik 1989, f. 1,

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

21

ai mbante në kontroll gjysmat e votave të institucioneve federale”51

. Mirëpo,

Serbia llogariste edhe votën e Maqedonisë në Federatën Jugosllave, pasi që ata

konsideronin se Maqedonia është de fakto pjesë e Serbisë “Banovina e Vardarit”,

siç e quanin, prandaj ata me ose pa dashje do ta çonin Vasill Tupurkoskin, anëtar i

kryesisë së Jugosllavisë nga Maqedonia, që të mbështet qëndrimet serbe, siç e

kishte kërcënuar njëherë Gjenerali Veljko Kadijeviç, shef i Shtabit Suprem të

Federatës Jugosllave, Vasill Tupurkovskin, se do t’ia “shkurtonte kokën”. Me këtë

kombinim, Millosheviçi do t’i bënte pesë vota në anën e tij52

.

Më 8 gusht 1989, Senati Amerikan miratoi rezolutë kundër Jugosllavisë

me të cilën kërkonte: “Amnistimin e pakusht të të gjithë të arrestuarve politikë dhe

të gjithë qytetarëve t’u garantojë të drejta dhe liri themelore njerëzore”53

. Kjo

nënkupton se ngadalë çështja shqiptare po futej në agjendën amerikane.

51

Jasminka Udoviçki & James Ridgeway, Makthi Etnik I Jugosllavisë, f. 91. 52

Marko Lopusina, CIA Protiv Jugoslavije 1947-1997, Narodna Knjiga Evro, 1997, Beograd, f.186. 53

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, 9 gusht 1989, Senati amerikan miratoi rezolutë antijugosllave. f.4.

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

22

I – 4. Demonstrata masive në Kosovë

Ashtu siç shtohej dhuna, presioni, burgosjet dhe vrasjet ndaj shqiptarëve,

ashtu ngitej edhe morali dhe vullneti i popullit shqiptar për të rezistuar fuqishëm

Serbinë dhe Jugosllavinë. Vala e protestave dhe e demonstratave vazhdoi gjatë

viteve 1989 dhe 1990, si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Lëvizja Popullore

për Republikën e Kosovës dhe lëvizje tjera ilegale shqiptare do të vazhdojnë

aktivitetin e tyre në të gjitha zonat shqiptare në Jugosllavi. Situata në vendbanimet

shqiptare në Jugosllavi ishte jashtëzakonisht e tendosur. Protestat do të vazhdonin

gjithandej ku jetonin shqiptarët. Kështu më 27 dhe 28 mars 1989 në demonstratat

masive në shumë vendbanime shqiptare do të vriten 22 shqiptarë dhe dy policë. U

plagosën shumë të tjerë dhe u burgosën një numër i madh54

. E gjithë Kosova ishte

ngritur në këmbë kundër ndryshimeve Kushtetuese, që po i bënte dhunshëm

Serbia. Vetëm gjatë këtyre ditëve, do të vendoseshin qindra policë të njësisë

speciale nëpër vendbanimet e Kosovës, Armata e Jugosllavisë kishte sjellë 12

helikopterë për të zhvendosur shpejtë njësitë speciale nga një vendbanim në tjetrin

sipas nevojës, përskaj helikopterëve që kishte në dispozicion milicia e asaj kohe55

.

Autoritete komuniste maqedonase, po ashtu do të jenë të shqetësuar për

gjendjen e krijuar pas shpërthimit të revoltës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Maqedonisë do të mbajë mbledhje të

veçantë për këtë tematikë, më 9 maj 1989, ku do të shqyrtojë çështjen e

“nacionalizmit shqiptar”, meqë sipas konkluzionit të tij, “... karakteri dhe

agresiviteti i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar, KQ PKM, vlerëson se gjatë

kohë dhe sot akoma paraqet rrezik dhe kërcënim direkt për integritetin dhe

stabilitetin e RSFJ dhe RSM dhe është direkt në kundërshtim me interesat e

popujve që jetojnë në RSFJ dhe RSM”56

.

54

Eva Hyskaj Tafili, Tranzicioni politik në Evropën Qendrore dhe Lindore, Shtëpia Botuese e Librit

Universitar, Tiranë, 2002, f.102. 55

DARM, 1.427.536. , 62/433-488, f. 7. 56

DARM, 1.427.540, (Fondi I parregulluar).

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

23

Çështja e keqtrajtimit të shqiptarëve, tani më ishte prezent edhe në

mediumet më prestigjioze të botës. Gazeta britanike “The Independent” njofton

për situatën dramatike në Kosovë, ku përveç burgosjes së liderit komunist kosovar

Azem Vllasi, rrëfen se shqiptarët janë të padëgjueshëm ndaj Jugosllavisë. “Sot

autoriteti i partisë ka rënë dhe ajo ka vetëm 80 mijë anëtarë, që janë shumë pak në

krahasim me 350 mijë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Liderët

opozitar shqiptarë, haptazi qeshin me direktivat e shumta kundër /Nacionalizmit

kundërrevolucionar/ që arrin nga godina e Komitetit Krahinor të Partisë

Komuniste në Prishtinë. Në fshatra ekziston një situatë edhe më drastike. Amviset

injorojnë tentimet zyrtare për aplikim të orës policore, duke qëndruar në dritare

gjatë tërë natës dhe duke bërë zhurmë me kapakët e enëve për hedhjen e bërllokut.

Nuk ekziston opozita e organizuar, por siç shkroi një gazetar jugosllav, qeveria

atje nuk e ka askënd për zbatimin e urdhëresave të veta”57

. Ky ishte një moment

vendimtar, që ishte pritur gjatë kohë për të krijuar një rezistencë të fuqishme

kundër regjimit jugosllav, respektivisht atij millosheviçian.

Edhe në planin ekonomik, do të bëheshin diskriminime ndaj republikave

dhe krahinave të tjera nga Serbia në krye me Millosheviçin. Në qershor 1990,

Millosheviçi “... në mënyrë të njëanshme do të arrijë të tërheq një hua nga Banka

Nacionale e Jugosllavisë për Republikën e Serbisë prej 28 milionë dinarë (rreth

1.8 milion dollarë amerikan), e cila u përdor për likuidimin e borxheve të caktuara

të ndërmarrjeve, si dhe për të holla kesh. Pavarësisht nga lartësia kolosale e kësaj

huaje, ajo ishte e kurdisur në dyer të brendshme, pa dijeni të përfaqësuesve të

republikave tjera”58

.

Ndërprerja e ndihmës financiare të Jugosllavisë nga shtetet perëndimore,

në veçanti nga SHBA, varej edhe nga qëndrimi i saj ndaj shqiptarëve në ish-

Jugosllavi. Siç përkujton ambasadori amerikan në Beograd asaj kohe, Woren

Zimmerman, për qëndrimin e prerë të sekretarit shtetëror amerikan Lorens

Iglberg, kundër veprimeve serbe në Kosovë, në mes të Beogradit e akuzon vetë

Sllobodan Millosheviçin për gjendjen në Kosovë, me ç’rast Millosheviçi

arsyetohet: “Serbët duhet të mbrohen nga “fundamentalizmi islamit” dhe

57

Gazeta “Rilidja”, Prishtinë, 11 prill 1990, Demokratizimi si mundësi e vetme. 58

Sabrina P. Ramet, Balkan Babel, Westview, 2002, USA, f. 55.

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

24

“anahromafija” në Kosovë. “Shqiptarët në Kosovë bëjnë dhunimin e grave dhe

fëmijëve – dhe mos të përmendim vrasjen psikike të 200.000 serbëve që jetojnë në

Kosovë. Sllovenët e inkurajojnë strategjinë shqiptare që të shfrytëzojnë çështjen e

Kosovës për destabilizim të Serbisë”59

. Do të shprehet Millosheviçi.

Çështja shqiptare, përkundër përpjekjeve të pushtetit jugosllav që të

mbahet si çështje e brendshme e Jugosllavisë apo e Serbisë dhe e Maqedonisë,

shumë shpejt u gjind në tavolinat e kancelarive të fuqive të mëdha botërore, të

cilët më vonë do të jenë avokatët më të fuqishëm të shqiptarëve në rrugën e tyre

për liri dhe pavarësi. Më 12 nëntor 1989, kongresmeni amerikan nga Kalifornia

Tom Lantosh, në seancë të kongresit do të deklarojë se terrori dhe gjakderdhjet në

Jugosllavinë e jugut vazhdojnë dhe se: ”Në territorin e paradokohshëm në Kosovë,

6 shqiptarë kanë humbur jetën dhe se gjatë pranverës së kaluar është vrarë një

numër i madh shqiptarësh, qindra janë plagosur dhe mijëra janë arrestuar në

konfliktet me organet serbe në Kosovë”60

. Ky diskutim në senatin amerikan ishte

mjaft i rëndësishëm, pasi tani ngadalë fillohej që të ndërtohet perceptimi për

situatën e shqiptarëve në Jugosllavi dhe se sigurisht këto qëndrime, në një të

ardhme të shpejtë, do të ndihmojnë për të formuar konceptin e qartë politik për

veprime konkrete të politikës amerikane në Ballkan. Po ashtu, kjo sinjalizon edhe

elemente të tjera të politikave amerikane, si ajo ndërprerjes së të bazuarit në

version zyrtar për paraqitjen e situatës në Jugosllavi dhe ajo e pozicionimit

ngadalë në anën shqiptare, duke e konsideruar si përpjekje të drejtë mundin e

shqiptarëve për liri dhe barazi.

Situata e rënduar e shqiptarëve në Jugosllavi, sikurse në Kosovë, ashtu

edhe në Maqedoni, do të nxisë krahun më kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni

për të marrë guximin që të organizojnë demonstrata edhe në Maqedoni, përskaj

masave të mëdha të sigurisë që kishte ndërmarrë pushteti komunist. Krahas

demonstratave në Kosovë, ku pushteti serb tentoi t’i shtyp dhunshëm, duke vrarë

59

Marko Lopusina, CIA Protiv Jugoslavije 1947-1997, Narodna Knjiga Evro, 1997, Beograd, f. 173. 60

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Paraqitje antijugosllave e kongresit amerikan, 17. 11. 1989.

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

25

dhe burgosur shumë të rinj, ndër ta edhe studenten Ylfete Humolli, e cila ngeli e

vrarë në demonstrata61

.

Pranvera e vitit 1990, ishte jashtëzakonisht e nxehtë politikisht, edhe në

ish-Jugosllavi sikurse në gjithë bllokun e shteteve socialiste të Evropës Qendrore

dhe Juglindore. Duke tentuar për të mbajtur gjendjen akoma nën kontroll dhe për

të marrë masa më radikale ndaj lëvizjeve të ndryshme që mund të shkaktonin

trazira në territorin e Jugosllavisë, në Beograd më 2 prill 1990, do të mbahet

mbledhja e Sekretarëve të Punëve të Brendshme dhe të gjithë strukturave tjera të

sigurimit të të gjitha republikave dhe krahinave të vendit. Pothuajse, gjatë

konferencës kryesisht u bisedua për trazirat në vendbanimet shqiptare. Gjatë

analizave dhe debateve që u zhvilluan në këtë mbledhje të mbyllur për publikun,

do të theksohet se lëvizjet ilegale separatiste shqiptare veprojnë gjithkund,

përfshirë emigracionin shqiptar dhe Armatën e Jugosllavisë, ku sipas tyre, janë

zbuluar 39 grupe ilegale me rreth 200 anëtarë62

.

61

Nusret Pllana, Terrori I Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, botim I katërt, Arkivi

Shtetërorë I Kosovës, Prishtinë, 2012, f. 111. 62

AS, F. 1931 ŠK. 1430, Savezni Sekretarijat za Unutrasnje Poslove, Strogo Poverljivo.

(Sekretarijati Federativ I Punëve të Brendshme. Rreptësisht I besueshëm). f .6-9.

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

26

I – 5. Demonstrata të shqiptarëve në Tetovë

Më 1 shkurt 1990, në qendër të Tetovës do të organizohet një demonstratë

e shqiptarëve kundër diskriminimit shtetërorë ndaj tyre. Gazeta e përditshme

maqedonase, zëdhënëse e pushtetit maqedonas, raporton për këtë veprim të

shqiptarëve duke filluar artikullin që nga titulli tendencioz “Provokime të reja të

nacionalistëve shqiptarë - Demonstrata separatiste në Tetovë”. Sipas autoriteteve

maqedonase, në protestë kanë marrë pjesë rreth 300 vetë, ndërsa sipas

organizatorëve, thuhet se kanë qenë të paktën 2000 demonstrues63

. Sigurisht që ky

guxim i shqiptarëve në Maqedoni ishte shqetësues për strukturat e shtetit. Forcat e

rendit reaguan në mënyrë shumë energjike dhe për gjysmë ore shpërndanë

demonstruesit nga sheshi i qytetit, duke rrahur dhe arrestuar shumë të rinj.

Pavarësisht nga ky intervenim i milicisë maqedonase, ata sërish u rigrupuan në

qendër dhe disa rrugë afër qendrës, por edhe afër tregut të qytetit. Ishin shkruar

shumë parulla, si: “Liri”, “Demokraci”, “Kosova Republikë” etj. Jovan

Tërpenovski, sekretar i Sekretariatit për Punë të Brendshme të Maqedonisë do të

deklarojë se nga të arrestuarit ka edhe nga Kosova, i cili dëshironte ta ndërlidhë

situatën me trazirat atje dhe se prokuroria dhe gjykatat do të kryejnë punën e

tyre64

. Peshën që patën këto demonstrata, mund të vërejmë edhe nga mbledhja

urgjente që mbajti Këshilli Ekzekutiv i RS të Maqedonisë, po të njëjtën ditën, i cili

organ debatoi për gjendjen e krijuar dhe obligoi të gjitha strukturat lokale dhe

shtetërore që t’i ndërmarrin masat e duhura kundër këtyre veprimeve65

.

Pavarësisht nga shpërndarja e demonstruesve më 1 shkurt dhe arrestimin e disa

prej tyre nga disa vendbanime, si: Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ferizaj etj., sërish

ditën e nesërme, nëpër qytet vëreheshin parulla që kishin vendosur pjesëtar të

lëvizjes ilegale shqiptare, që tregonte vendosmëri para organeve të shtetit, ndërsa

shqetësim për sistemin e sigurisë në Maqedoni, pasi nuk kishin fuqi të shuajnë

63

John Philips, Macedonia, warlords & rebels in the Balkans, Yale University Press & New Haven and London, 2004 , f.64. ; Ismail Vlashi, Një nga organizatorët e demonstratës 1 shkurt 1990, intervistuar më 25 dhjetor 2011. 64

Gazeta “Nova Makedoija”, Demostrata Separatiste në Tetovë, 2 shkurt 1990. 65

Gazeta “Nova Makedoija”, Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit ekzekutiv të RSM, 2 shkurt 1990.

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

27

këtë nismë66

. Ditën e njëjtë, gazeta “Nova Makedonija” njofton për pjesëmarrjen e

40.000 vetëve në varrim të një demonstruesi të vrarë në Podujevë, një ditë më

herët, cila shifër e lartë tregon se situata ishte veç më jashtë kontrollit dhe lumi i

popullit po vërshonte në çdo vendbanim shqiptar në Jugosllavi. Autoritetet

jugosllave konsideronin se “lëvizjet separatiste” të shqiptarëve ishin mjaft të

rrezikshme sikurse edhe ata të “Ustashëve” në Kroaci dhe se ata përhapeshin edhe

në vendbanimet shqiptare në Maqedoni dhe në Kosovë67

. Kjo valë e

demonstratave ishte më e madhja nga viti 1981, kur u ngritën 480 aktpadi penale

ndaj organizatorëve, ndaj 126 personave të ndërmarrjeve publike u ngritën

procese gjyqësore dhe 189 u larguan nga puna68

. Pothuajse në mënyrë permanente

mbante mbledhje kryesia e Jugosllavisë dhe e Republikave, në veçanti ajo e

Serbisë dhe e Maqedonisë, pasi këta të fundit ishin më të shqetësuar për gjendjen

e krijuar në oborrin e tyre. Organizata të ndryshme me karakter socialist të lidhur

me sistemin, kuvendet komunale ne Maqedoni, sindikata të punëtorëve, Bashkësia

Islame në Maqedoni, deri te individë të ndryshëm reaguan ashpër ndaj veprimeve,

sipas tyre “nacionaliste dhe separatiste” në Tetovë dhe në Kosovë. Padyshim, që

demonstrata e Tetovës e dha efektin e saj në drejtim të mobilizimit të masës

shqiptare ndaj organeve të rendit dhe sistemit politik në përgjithësi në Maqedoni, i

cili i kishte shtypur me dekada të tëra. Ishte çuar përfundimisht në këmbë i gjithë

shteti, i madh e i vogël, tani merreshin me “nacionalizmin dhe irredentizmin

shqiptar”. Millosheviçi, tani do të bëhej idol edhe i maqedonasve, pasi ai ishte

njeriu i cili i shtypte në qafë shqiptarët në Kosovë dhe se maqedonasit ndjenin një

krah të fuqishëm në Jugosllavinë e brishtë për të implementuar akoma politikën e

njëjtë ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Idoli ishte krijuar deri aty, saqë në shumë

zyra të institucioneve shtetërore krahas fotografive të Titos, ishte vendosur edhe

fotografia e tij për kënaqësinë e maqedonasve, meqë ai i mbyste shqiptarët, ndërsa

në anën tjetër për të provokuar rëndë shqiptarët, kur t’i shihnin ato fotografi nëpër

kancelari, ku ata kishin nevoja ditore që t’i vizitojnë. D.t.th. ashtu sikurse ishte

interesuar politika serbe për diskriminim të skajshëm të shqiptarëve, ashtu edhe

66

Gazeta “Nova Makedoija”, Parulat ngelën në rrugë; Të kërcënuar liria, jeta dhe siguria, 3 shkurt 1990. 67

AS, 1931 ŠK. 1430, Savezni Sekretarijat za Unutrasnje Poslove, Strogo Poverljivo, f.8. 68

Skender Asani, Studime Albanologjike, Instituti I Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të

Shqiptarëve-Shkup, Nr. 4, Shkup, 2011, f. 155.

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

28

politika maqedonase, po ndiqte të njëjtën, bile në shumë raste ishte skajshmërish

më e vrazhdë. Në Kongresin e 10-të të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë,

më 25-27 nëntor 1989, do të bisedohet edhe për marrjen e masave për të

parandaluar largimin e popullatës maqedonase, sipas tyre nga Maqedonia

Perëndimore dhe kthimin e atyre që janë larguar69

. Akoma nuk ishin liruar të

burgosurit politik shqiptarë në Serbi dhe në Maqedoni, të cilët mbaheshin ende

nëpër burgjet famëkeqe të këtyre republikave, padrejtësisht edhe pse një vit më

herët, nga Ligji Penal i Jugosllavisë u abroguan nenet për propagandë armiqësore,

për bashkim e për veprimtari armiqësore, për kundërrevolucion70

. Kjo politikë e

vrazhdë serbe dhe maqedonase ndaj shqiptarëve, rezultoi në mobilizimin e

përgjithshëm të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, për të ruajtur identitetin shqiptar

përballë politikës ekspansioniste serbe dhe maqedonase, e cila më vonë do të

kurorëzohet edhe me luftëra të armatosura71

.

Mbledhja e Lidhjes së Komunistëve (Kryesisë) së Jugosllavisë, që do të

mbahet nga 20-22 janar 1990 në Beograd, me ç’rast sllovenët dhe kroatët e

lëshuan mbledhjen dhe ky ishte indikatori se ata do të lëshojnë edhe federatën për

t’u shkëputur përfundimisht nga Jugosllavia72

. Pas debateve të gjëra dhe

atmosferës së tendosur në Kongresin e 14-të të PKJ-së, në ditën e parë, nuk u

pranua asnjë amendament nga Delegacioni slloven. Përveçqë nuk pranoheshin

amendamentet sllovene, nuk lejohej as diskutim rreth tyre para se të nxirren në

votim, ndërsa provokimi më i madh ishin fjalimet e zjarrta të delegacionit serb

kundër slloveneve dhe duartrokitjet frenetike pas çdo amendamenti të mbivotuar

slloven. Ky veprim ishte parapërgatitur më herët nga regjisorët serb në krye me

Millosheviçin. Në vend që tani, në këtë Kongres, serbët të kishin kuptuar se i

kishte ardhur fundi politikës hegjemoniste serbe dhe se duhet rindërtuar një

strategji të re të PKJ-së për të shpëtuar Federatën jugosllave, ata edhe më shumë i

frynë zjarrit që të përfundojë Kongresi me pasoja fatale për vetë serbët në politika

afatgjate. Përfaqësuesi i delegacionit slloven Cyril Ribiçiç, u detyrua të merr

fjalën dhunshëm, pasi nuk i lejohej të diskutojë dhe i cili pasi doli në foltore

69

Sllavko Milosavlevski, Mirçe Tomovski, Albanicite vo Republika Makedonija 1945-1995, f. 281. 70

Gazeta “Bashkimi”, Prishtinë (Zagreb), Nr.6, Maj 1991. A janë të liruar të gjithë të burgosurit politikë në Jugosllavi. 71

Sylë Ukshini, Nga lufta në paqe, Rozafa, Prishtinë, 2004, f.14. 72

Tim Judah, Kosovo war and revenge, Yale University Press & New Haven London, 2000, f.64.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

29

deklaroi se delegacioni slloven do të lëshojë Kongresin e 14-të të PKJ-së, pasi nuk

ka klimë kompromisi dhe propozimet e tyre janë injoruar tërësisht nga delegatët

serbë, në radhë të parë. Ky ishte momenti i parë një republikë që nga viti 1944 në

mënyrë demonstrative të lëshojë një mbledhje aq të rëndësishme. Millosheviçi do

të tentojë të merr kontroll mbi situatën e krijuar, që të arrijë të riorganizojë

Kongresin dhe të vazhdojë me punë. Millosheviçi do të kërkojë një pauzë të

shkurtër për të verifikuar gjoja numrin e delegatëve, por në fakt ai donte të

verifikojë nëse delegacioni kroat do të qëndrojë në Kongres. Në një konsultim

gjatë pauzës së Kongresit, Millosheviç me Ivica Raçan, udhëheqës i Delegacionit

kroat, do të pyes se çfarë kërkojnë kroatët që të ngelin në Kongres. Raçan do t’i

thotë shkurt se kërkojnë që këtu të jenë edhe sllovenët. Kjo bëri që Millosheviçi,

për herë të parë të shtanget dhe të heshtë, pasi ky veprim e shqetësoi pamasë,

meqë pa Kroacinë nuk do të kishte Jugosllavi. Ishte momenti vendimtar që të

mbijetojë ose jo Jugosllavia me Millosheviçin. Tani kroatët e lëshuan Kongresin

duke krijuar një krizë të thellë në federatën jugosllave.

Regjimi serb dhe Millosheviçi, do të fillojë armatosjen e popullatës serbe

në të gjitha republikat jugosllave dhe to të ndihmojë ata të luftojnë, që një ditë të

bashkohen në Serbi të Madhe nën lidershipin a tij73

.

Periudha e viteve 1989 – 1992 ishte e stërmbushur me ngjarje të

rëndësishme, si brenda Federatës së ngelur, ashtu edhe preokupimi i faktorit

ndërkombëtar, si të SHBA-së ashtu edhe të Bashkimit Evropian, të cilët iu

përkushtuan me vëmendje të lartë çështjes së Jugosllavisë duke krijuar linkun e

vetëm me kryeministrin e reformuar Ante Markoviçin74

. Në këtë kohë të

pasigurisë së madhe të njerëzve dhe të terrorit psikik që ishte shkaktuar ndër

banorët e Federatës, pasi veç më palët po përgatiteshin për luftë, në Jugosllavi në

maj 1991, do të vinë për vizitë presidenti i KE-së Zhak Delor. Ai do t’i premtonte

kryeministrit Markoviç një mbështetje politike dhe financiare “për një Mastricht

jugosllav të plotë me një bashkim monetar dhe doganor”75

. Rënia e komunizmit

në Bashkimin Sovjetik dhe në Evropën Juglindore, krijoi mundësi të reja për

73

Michael Ignatieff, Virtual War, Kosovo and beyond, Chatto &Windus, 2000, London. 74

Violeta Açkova, Univerzitet Lekcii od istorijata na sovremenata makedonska drzhava (1944-

1991), Skopje, 2011, “Sv. Kiril I Metodij”, f.450. 75

Jacques Rupnik, Ditari Ballkanik, Prishtinë, Janar 2004, f.11.

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

30

Bashkimin Evropian dhe njëherazi edhe sfidë, për shkak se në këto hapësira

krijoheshin tensione, që sërish në kohë afatshkurta do të paguante çmimin më të

lartë, si fqinj i parë76

. Gjithçka ishte vonë, pasi më nuk kishte vend për gjuhë të

arsyes dhe gjuhë politike, ngase ndjenjat nacionaliste kishin kapluar çdo të rritur

dhe fëmijë, të cilën pa dyshim e kishin krijuar elitat politike për t’u rigrupuar në

taborë etno-nacionaliste, e cila politikë do të kishte qindra e mijëra viktima nga

Sllovenia deri në Maqedoni.

76

Ian Bache, Stephen George, Simon Bulmer, Politics in the Europen Union, Third Edition, Oxford Universityu Press, 2011, f. 160.

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

31

I – 6. Çështja demografike në Maqedoni 1948 – 2002

Çështja demografike në Maqedoni, çdoherë ka qenë top prioritet i

politikave shtetërore, si gjatë periudhës së komunizmit, ashtu edhe pas vitit 1990,

e cila vazhdon të trajtohet nga institucionet shtetërore me shumë kujdes. Është për

t’u habitur se deri tani asnjë studiues i politikave të Maqedonisë dhe ish-

Jugosllavisë në përgjithësi, nuk e ka vënë theksin te përpjekjet e maqedonasve,

gjatë dekadave të fundit, për të ndryshuar strukturën e popullsisë në vend. Nëse i

kthehemi gjenezës së problemit, do të vërejmë se ky shqetësim i autoriteteve

maqedonase daton që nga Lufta e Dytë Botërore kur Tito në Jajce (29 nëntor

1943) të Bosnjës në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist të Luftës Nacional

Çlirimtare, Maqedoninë e avancoi në statusin e njësisë së barabartë federative.

Menjëherë pas përfundimit të LDB-së, udhëheqësit komunist të Maqedonisë në

koordinim me udhëheqësit më të lartë të Federatës, përfshirë edhe Titon, hartuan

planin për të shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre. D.t.th. numri i madh i

popullatës shqiptare në Maqedoni dhe nataliteti i lartë i tyre paraqiste rrezik të

drejtpërdrejtë për maqedonasit, pasi që ata për një periudhë të shkurtë kohore

kishin mundësi ta marrin shtetin (Republikën). Në një artikull në gazetën ditore në

gjuhën shqipe në Shkup, qartë mund të shohim se i gjithë aparati shtetëror është

angazhuar për të shtypur në çdo formë shqiptarët, me qëllim që ata të mos kenë

mundësi të rrisin numrin e tyre të popullatës. “Edhe më tej vazhdojnë shpërnguljet

nga Kosova në republikën tonë, … Lëvizje të tilla janë vërejtur edhe brenda

republikës, prej një komune në tjetrën, siç është rasti me komunën e Titov- Velesit

dhe me atë të Manastirit (Bitolës), në të cilat vazhdimisht po shtohet numri i

shqiptarëve, të cilët blejnë tokë nga familjet maqedonase me çmime

jashtëzakonisht të larta … Aktivitetet dhe masat e ndërmarra deri më tani nuk

dhanë rezultate të duhura as në drejtim të pengimit të formimit të mjediseve etnike

të pastra … as për zvogëlimin e lindshmërisë. Dhe kështu, pothuajse shtatë vjet të

plota lufte kundër kësaj të keqeje shoqërore, përsëri vihet në konstatim se veprimi

nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar, edhe më tej po vazhdon të

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

32

manifestohet, gjë që dukshëm po e ngarkon gjendjen e sigurisë në Republikë”77

.

Mënyra e paraqitjes publikisht të këtyre pikëpamjeve dhe masave që ka ndërmarrë

pushteti maqedonas asaj kohe kundër lindjeve te popullata shqiptare dhe kufizimi

i tyre, që mos të vendoset me banim aty ku ai vetë dëshiron, është një argument i

fuqishëm se ky shtet po prodhonte ligje fashizoide, saqë shkonte deri në

skajshmëri, që të ndërhynte në shtratin e çifteve shqiptare për planifikim të

familjes.

Sipas të dhënave të Entit Shtetërorë të Statistikës të Republikës së

Maqedonisë, bazuar në regjistrimet e popullsisë që janë zhvilluar nga viti 1948

deri më vitin 2002, që në pamje të parë, vërejmë se ndryshimet e mëdha të

numrave të popullsisë në çdo regjistrim, flasin se nuk janë ndryshime reale

natyrore të popullsisë, por aty ka gisht politika dhe padyshim lihet hapësirë të

kuptohet se ka manipulime për interesa të një bashkësie etnike në kurriz të një

bashkësie tjetër.

Tabela 1. Përbërja etnike e Maqedonisë sipas regjistrimeve nga viti

1953-2002

Shqiptarë, maqedonë dhe turq

Viti i

regjist.

Maqed % Shqip. % Turq %

1953 860699 65.98 162524 12.46 203938 15.63

1961 1000865 71.19 183108 13.02 131481 9.35

1971 1142375 69.35 279871 16.99 108552 6.59

1981 1279323 67.01 377208 19.76 86591 4.54

1994 1295964 66.60 441104 22.67 78019 4.01

2002 1297981 64.18 509083 25.17 77959 3.85

77

Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, 5 shkurt 1989, H. Selimi, Nacionalizmi shqiptar edhe mëtej po e ngarkon gjendjen e sigurisë. f. 9.

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

33

Tabela 2. Përbërja etnike e Maqedonisë sipas regjistrimeve nga viti 1953-

2002

Romë, vlleh, serbë dhe boshnjak.

Viti i

regjist.

Romë % Vlleh % Serbë % Boshnjak %

1953 20462 1.57 8668 0.66 35112 2.69

1961 / / / / 42728 3.04

1971 24505 1.49 / / 46465 2.82

1981 43125 2.26 6384 0.33 44468 2.33

1994 43707 2.25 8601 0.44 40228 2.07

2002 53879 9695 35939 1.74 17018

Tabela 1 dhe Tabela 278

.

Në saje të Marrëveshjes që kishte bërë Jugosllavia Mbretërore me Turqinë

në vitin 1938 për shpërnguljen e “turqve” në Turqi, tani do të fillonte shpërngulja

masive e shqiptarëve, respektivisht “turqve”. Pavarësisht shpërnguljeve masive të

shqiptarëve për në Turqi gjatë viteve 50-të dhe 60-të, ndërsa më vonë për në

Evropë dhe SHBA, sërish shqiptarët, jo vetëm që mbijetuan si popull, por edhe

arritën që të ruajnë strukturën e popullsisë në raport me maqedonët dhe të tjerët.

Duke pasur parasysh se një pjesë e popullatës shqiptare, nga viti 1948 deri

në fund të viteve 70-të, janë deklaruar si turq, vetëm për të fituar të drejtën e

shpërnguljes, veç më pas vitit 1981 ka filluar të stabilizohet përqindja e

popullatës79

. Në regjistrimin e viteve 1981, 1994, 2002, përqindja e turqve është

stabilizuar në rreth 4%. Nëse shikojmë Tabelën 1, në vitin 1953 përqindja e

shqiptarëve ishte 12.46% dhe ajo e turqve e kishte tejkaluar atë të shqiptarëve

78

Population censuses in the Republic of Macedonia 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 and 1994, Book IX, Republic of Macedonia State Statistical Office, Skopje, April, 2002 f. 317. Dhe Census of population, households and dwellings in the Republic of Macedonia, 2002. Book X, Republic of Macedonia State Statistical Office, f.62. 79

Vlladimir Ortakovski, Megjunarodna Polozhba na Malcinstvata, Misla, Skopje, 1996, f.326.

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

34

15.63%, d.t.th. së bashku 28.09 %. Nëse e largojmë popullatën turke nga kjo

shifër me rreth 4%, atëherë ngelë që shqiptarët ishin rreth 24 % edhe pse dyshohet

se këto shifra janë më të larta, por janë të kurdisura mirë nga kuzhinat komuniste.

Në regjistrimin e vitit 1953, nëse i mbledhim së bashku numrin e banorëve

turq 203938 dhe shqiptarë 162524, së bashku japin numrin e popullsisë 366.462,

nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 1.657.865 në 1953, nëse i largojmë 4%

turq, vijmë në përfundim se në vitin 1953 kishte 66.314 turq në Maqedoni. D.t.th.

se në Maqedoni, në vitin 1953, në bazë të këtyre të dhënave nxjerrim se kishte

300.148 shqiptarë.

Në vitin 1961 gjithsej shqiptarë dhe turq kishte 314.859, ndërsa në vitin

1971 shqiptarë dhe turq në Maqedoni ishin 388.423.

Po qe se bëhet një krahasim se sa banorë maqedonas janë shtuar për

periudhën e viteve 1953-71, vërejmë se kanë një shtim natyror të konsiderueshëm

të popullatës prej 281.676 banorëve. Në anën tjetër shqiptarët dhe turqit, së

bashku nga viti 1953-71, pavarësish dhunës dhe shpërnguljeve masive, sërish kanë

arritur të kenë shtim natyror prej 88.275, që në përqindje shtimi natyror është

përafërsisht i barabartë me atë maqedonasve.

Tabela 3. Numri i banorëve dhe shtimi natyror i maqedonasve, shqiptarëve

dhe turqve së bashku, në vitet 1953, 1961, 1971.

1953 1961 1971 Shtimi

Shqip+Turq

1953-71

Shtimi

vetëm i

shqipt.

1981-

2002

Nr. i

banorëve

Shqip+

turq

300.148 314.859 388.423 88.275 131.875

Maqedon 860.699 1.000.865 1.142.375 281.676 18.658

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

35

Ndërsa, po qe se bëhet një krahasim me periudhën e viteve 1981-2002, do

të vërejmë se shqiptarët kanë shtim natyror prej 131.875, ndërsa për të njëjtën

periudhë kohore maqedonasit kanë shtim natyror prej vetëm 18.658 banorëve.

Shqetësimin e maqedonasve, më qartë e lexojmë në Tabelën nr. 3, e cila

paraqet një indikatorë se në perspektivë do të kemi një situatë krejtësisht të re

demografike nga ajo që kanë planifikuar dhe punuar me dekada institucione

shtetërore të Maqedonisë. Sigurisht që politikat shtetërore në Maqedoni,

bazamentin e sendërtimit të konceptit politik e vendosin në bazë të strukturës së

popullsisë, sigurisht që këtë edhe më shumë e përforcon edhe Marrëveshja e Ohrit.

Jo rastësisht, procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni ka qenë “mollë

sherri” në mes të bllokut politik maqedonas dhe atij shqiptarë, pasi që është

konsideruar si determinist i politikave në dekadën në vijim dhe më tej. Në vitin

1991, shqiptarët duke dyshuar se mund të përsëriten skenarët e periudhës së

komunizmit gjatë procesit të regjistrimit, e bojkotuan atë80

. Pavarësisht që u

përsërit në vitin 1994, sërish kishte pakënaqësi me procesin e regjistrimit dhe kjo

shkaktoi paqartësi në shumë vendbanime shqiptare81

. Në vitin 2002 përkundër

ngritjes së përqindjes të shqiptarëve nga 22% në 25%, sërish te blloku politik

shqiptar dhe te popullata shqiptare mbizotëron bindja se kjo përqindje është më e

lartë dhe vazhdon të jetë e papranueshme.

80

Shqiptarët në Maqedoni, meshihati I BI në Shkup, Shkup, 1994, Simpozium shencorë. Asllan

Selmani, Rrjedhat demgrafike të popullsisë shqiptare në RM gjatë periudhës 1948-1981, f.577. 81

Gazeta “The Times”, 22 qershor 1994, CENSUS OF THE POPULATION OF MACEDONIA.

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

36

Tabela 4. Struktura e shtimit natyror të popullsisë sipas strukturës nacionale në

periudhën 1962-200282

.

Viti

Shtimi

natyror

(mesatarisht)

brenda vitit

Pjesëmarrja

në shtimin e

përgjithshëm

të popullsisë

në RM në

numra

absolut

Maqedonë Shqiptarë Turqë Romë

tjerë

1962-66 28.188 15.431 6.458 3 816 2.484

1967-71 26.804 13.959 7.937 2.371 821 1.718

1971-76 26.195 13.209 8.181 2.185 941 1.68

1977-81 26.269 13.37 8.336 1.977 1.176 1.411

1982-86 24.801 12.299 8.312 1.458 1.401 1.33

1987-91 21.875 9.031 8.836 1.546 1.334 1.128

1992-96 16.574 4.619 9.086 1.116 1.043 710

1997-00 11.957 1.46 7.779 968 1.271 478

2001-02 9.945 616 7.037 820 1.233 237

1962-2002 750.542 334.744 273.774 60.12 37.676 44.23

82

Asllan Selamni, Përmbledhje e referateve dhe diskutimeve nga debati shkencor i organizuar nga Unioni i Inteligjencies Shqiptare në Maqedoni, Klubi Demokratik dhe Fondacioni Friedrich Ebert (Shkup, më 2 dhe 3 qershor 2003) Me temë: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

37

Tabela 583

.

Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në numra

absolut nga viti 1990-2002.

Viti

Shtimi

natyror

(mesataris

ht) brenda

vitit

Pjesëmarrja

në shtimin e

përgjithshëm

të popullsisë

në RM në

numra absolut

Maqedonë Shqiptarë Turqë Romë Të tjerë

1990 20.758 8.082 8.929 1.471 1.346 930

1991 20.041 7.269 9.306 1.359 1.108 999

1992 17.216 5.497 8.989 1.208 749 773

1993 16.783 5.107 9.016 1.102 900 658

1994 17,716 5.186 9.54 1.171 1.051 768

1995 15.816 3.912 8.997 1.116 1.257 534

1996 15.34 3.391 8.89 983 1.257 819

1997 12.982 2.019 7.864 1.098 1.265 736

1998 12.374 1.549 7.979 968 1.24 638

1999 10.52 949 7.161 994 1.142 274

2000 12.055 1.323 8.115 813 1.438 366

2001 10.091 849 6.994 833 1.13 187

2002 9.799 384 7.081 807 1.238 290

1990-02 14.73 3.501 8.374 1.071 1.163 613

1990-2002 191.49 45.517 108.861 13.923 15.121 7.972

83

Po aty, f. 64-66.

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

38

Tabela 684

.

Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në %, nga

1962-2002.

Viti

Shtimi

natyror

(mesatarisht)

brenda vitit

Pjesëmarrja

në shtimin e

përgjithshëm

të popullsisë

në RM në %

Maqedonë Shqiptarë Turqë Romë Të tjerë

1962-66 28.188 54,7 22,9 10,6 2,9 8,8

1967-71 26.804 52,1 29,6 8,8 3,1 6,4

1971-76 26.195 50,4 31,2 8,3 3,6 6,4

1977-81 26.269 50,9 31,7 7,5 4,5 5,4

1982-86 24.801 49,6 33,5 5,8 5,6 5,4

1987-91 21.875 41,3 40,4 7,1 6,1 5,2

1992-96 16.574 27,9 54,8 6,7 6,3 4,3

1997-00 11.957 12,2 65,1 8,1 10,6 3,9

2001-02 9.945 6,2 71,1 8,2 12,4 2,4

84

Po aty, f. 64-66.

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

39

Tabela 785

.

Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në %, nga

1990-2002.

Viti Shtimi

natyror

(mesatarisht

) brenda vitit

Pjesëmarrja

në shtimin e

përgjithshë

m të

popullsisë

në RM në

%

Maqedonë Shqiptarë Turqë Romë Të tjerë

1990 100,0 38,9 43,0 7,1 6,5 4,5

1991 100,0 36,3 46,4 6,8 5,5 5,0

1992 100,0 31,9 52,2 7,0 4,4 4,5

1993 100,0 30,4 53,7 6,6 5,4 3,9

1994 100,0 29,3 53,8 6,6 5,9 4,3

1995 100,0 24,7 56,9 7,1 7,9 3,4

1996 100,0 22,1 58,0 6,4 8,2 5,3

1997 100,0 15,5 60,5 8,4 9,8 5,8

1998 100,0 12,5 64,5 7,8 10,0 5,2

1999 100,0 9,0 68,1 9,4 10,8 2,6

2000 100,0 10,9 67,3 6,8 11,9 3,0

2001 100,0 8,4 69,3 8,3 12,2 1,8

2002 100,0 3,9 72,3 8,2 12,6 2,9

1990-02

(mesatarj

a në %) 100,0 21,1 58,9 7,4 8,5 4,0

85

Po aty, f,. 64-66.

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

40

I – 7. Përfaqësimi i shqiptarëve në arsim

Një fakt tjetër, që ngjall dyshimin te shqiptarët se përqindja është shumë

më e lartë se sa shfaqen në statistikat zyrtare është edhe përfaqësimi i nxënësve

shqiptarë nëpër shkollat fillore, e cila përqindje e përfaqësimit në nivel shtetëror,

rritet vazhdimisht. Në vitin shkollor 1992/93, përqindja e nxënësve shqiptarë në

nivel shtetëror ishte 26.8 % , në vitin 1993/94 ishte 26.95%, ndërsa në vitin

1994/95 u ngrit në 27.46% 86

.

Në vitin 2001, kjo përqindje e përfaqësimit të nxënësve në shkolla fillore

në nivel shtetëror kalon mbi 30%. Sipas një publikimi të të dhënave statistikore

nga përfaqësimi i nxënësve në shkolla fillore, që i bëri kryeministri Georgievski,

në qershor 2001, del se 52 % janë nxënës maqedonas dhe 34% nxënës shqiptarë.

Nëse merret për bazë regjistrimi i fundit zyrtar i vitit 1994, shqiptarët përbënin 22

% të numrit të përgjithshëm të popullatës, ndërsa përfaqësoheshin me 34% në

shkolla fillore, respektivisht 12% më shumë se përqindja e përbërjes së popullsisë,

përderisa maqedonasit përbënin zyrtarisht 67% të popullsisë, ndërsa

përfaqësoheshin me 52% në shkolla fillore, respektivisht 15 % më pak se sa

marrin pjesë në përqindjen e popullsisë 87

.

Ky është një argument i fuqishëm se në shtet janë zhvilluar luftëra

demografike gjatë gjithë periudhave kohore, nga viti 1945.

86

Vlladimir Ortakovski, Megjunarodna Polozhba na Malcinstvata, Misla, Skopje, 1996, f.333. 87

Ljupço Georgievski, The Guardian, Right on the map, 11 qershor 2001.

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

41

Tabela 8.

Numri i nxënësve dhe kuadrit arsimor sipas gjuhës mësimore në vitet

shkollore 1944 – 1945, 1945 – 1946 dhe 1990 – 199188

.

Viti

shkollor

Gjithsej

nxënës

Nxënës në

gjuhën

maqedonase

dhe %

Mësues në

gjuhën

maqedonase

dhe %

Nxënës

gjuhën

shqipe

dhe %

Mësues

gjuhën

shqipe

dhe %

Nxënës

turq

1944/1945 79577 76502 -

95%

1800 – 92% 3975 –

5%

147-

7%

1945/1946 124640 109185 –

88%

2229 – 89% 15455

–12%

264-

10,5%

1989/1990 268960 189518-

70,46%

72651–

27.01

5425-

2.3%

1990/1991 260172 188051 –

72%

8990- 72% 72121–

28%

3571-

28%

88

Tahir Zajazi, Qasje analitike rreeth arsimit dhe kulturës së shqiptarëve në trojet e veta etnike në Maqedoni, në Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Instituti I Historisë – Prishtinë dhe Instituti I Historisë – Tiranë, Tiranë, 1996, f.390; Shaban Prevalla, Pozita ekonomike-sociale e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, në Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Instituti I Historisë – Prishtinë dhe Instituti I Historisë – Tiranë, Tiranë, 1996, f.382.

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

42

Tabela 9. Përfaqësimi i nxënësve në bazë të përkatësisë etnike nëpër

shkollat fillore në vend89

.

Viti

shkollor

Gjithsej

numri i

nxënësve

Gjuha mësimore

Maqedo

-nisht % Shqip %

Turq

-isht % Sërbisht %

1987/88 272564 189,316 69.46 76,210 27.96 5494 2.016 1544 0.57

1991/92 261,127 185,066 70.87 69,950 26.79 5,084 1.947 1008 0.39

1992/93 258,955 183,044 70.69 69,952 27.01 5172 1.997 787 0.30

1993/94 258,671 182,185 70.43 70,320 27.19 5368 2.075 798 0.31

1994/95 261,385 183,409 70.17 71,767 27.46 5456 2.087 753 0.29

1995/96 261,259 181,751 69.57 73,102 27.98 5670 2.170 736 0.28

1996/97 260,247 179,686 69.04 73991 28.43 5882 2.260 682 0.26

1997/98 259,314 177,591 68.48 75,315 29.04 5783 2.230 625 0.24

2004/05 223876 143616 64.15 74200 33.14 5602 2.502 458 0.20

2005/06 235185 148321 63.07 79428 33.77 6972 2.964 464 0.20

2006/07 228207 144588 63.36 77054 33.76 6107 2.676 458 0.20

2007/08 220833 140314 63.54 74103 33.56 5999 2.717 417 0.19

2008/09 215078 137467 63.91 71436 33.21 5740 2.669 435 0.20

Në vjeshtën e vitit 1997/98, në fillim të vitit shkollor, sipas gazetës

qeveritare të Maqedonisë është vërejtur ngritje rapide e numrit të fëmijëve

shqiptarë të regjistruar në klasën e parë në shkollat fillore dhe ulje drastike të

numrit të fëmijëve maqedonas. Nga gjithsej 32.095 nxënës të regjistruar në klasën

e parë në shkolla fillore, ishin 18.117 (56.44%) maqedonas, 10.410 (32.43%)

shqiptarë, pastaj 1351 (4.2%) turq, 408 (1.28%) serb, 1244 (3.88%) romë dhe 565

(1.7%) të tjerë90

.

89

DARM, 1.427.520/40/448-446, f.3; Statistiçki godishnik na Republika Makedonija 2010, Shkup, 2010; Gazeta “Nova Makedonija”, Drastiçen pad kaj prvoodelencite makedonci, 30 korrik 1998, f.8. 90

Po aty.

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

43

Tabela 10.

Përfaqësimi i nxënësve në bazë të përkatësisë etnike nëpër shkollat e

mesme në vend91

.

Viti

shkollor

Gjithës

ej

numri i

nxënës

ve

Gjuha mësimore

Maqed

o-nisht

% Shqip % Turq

-isht

%

1991/92 70250 67182 95,6% 2875 4% 193 0,3%

1992/93 70,243 65855 93,7% 4169 5,9% 219 0,3%

1993/94 72348 66638 92,2% 5350 7,4% 260 0,4%

1994/95 74803 67202 89,8% 7371 9,8% 230 0,3%

1995/96 79907 70630 87,18

%

8812 11% 465 0,6%

1996/97 82977 72337 87,2% 10397 12,53

%

548 0,7%

1997/98 86296 73605 85,29

%

12114 14,04

%

577 0,67%

Nëse bëhet vetëm një analize sipërfaqësore duke bërë krahasim mes numrit

të popullatës shqiptare në Maqedoni, e cila zyrtarisht është 23%, numrit të

filloristëve shqiptarë, që përfaqësojnë me rreth 30% apo të regjistruar në vitin

1997/98 me 32.43 % në nivel shtetëror, ndërsa në shkollat të mesme janë të

përfaqësuar me vetëm 4% në vitin 1991 dhe 14.04 % në vitin 1997/98. Është

evidente se diskriminimi edhe në këtë sferë është mjaft i lartë. D.t.th. aty ku

arsimimi nuk ka qenë obligativ në shkolla të mesme dhe universitete, shqiptarët

nuk kanë pasur aspak hapësirë që të shfrytëzojnë të drejtën e shkollimit,

respektivisht në vitin 1991/92, në shkolla të mesme shqiptarët ishin të përfaqësuar

91

Gazeta “Nova Makedonija”, Rapiden porast na srednoshkollci albanci, 31 korrik 1998, f.8.

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

44

me vetëm 4% dhe në vitin 1990/91 në universitet, të njëjtin vit, u regjistruan

vetëm 1.48% shqiptarë në nivel shtetëror.

Tabela 11

Regjistrimi në universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë në

vitin 1990/199192

.

Gjithsej

student të

regjistruar

Maqedonas shqiptarë turq Serbë,

vllehë

dhe

romë

1990/1991 26150 22994-

87.93%

336- 1.48% 172-

0.65%

2589-

9.92%

Tabela 12

Diplomimi në universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë në

vitin 1989/199093

.

Gjithsej

studentë të

diplomuar në

RM

Maqedonas shqiptarë turq Të tjerë

1989/1990 3804 3259-

(85.67%)

59 –

(1.55%)

29 –

(0.76%

11%

92

Shaban Prevalla, Pozita ekonomike-sociale e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, në Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Instituti I Historisë – Prishtinë dhe Instituti I Historisë – Tiranë, Tiranë, 1996, f.382-383. 93

Shaban Prevalla, Pozita ekonomike-sociale e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, në Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Instituti I Historisë – Prishtinë dhe Instituti I Historisë – Tiranë, Tiranë, 1996, f.382-383.

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

45

Kapitulli II

Formimi i partive politike në Maqedoni

II – 1. Sistemi plural politik dhe formimi i partive politike

në Maqedoni

Fillimi i jetës pluraliste politike në Maqedoni dhe në këtë dinamizëm të

madh të ngjarjeve që e preokuponin Jugosllavinë e brishtë, shqiptarët në

Maqedoni morën hapin e parë për t’u organizuar politikisht. Megjithëse, situata

ishte akoma kaotike në hapësirën politike jugosllave dhe në Maqedoni, pasi që

askush nuk mund të parashikonte se çka mund të ndodhte, shqiptarët të shqetësuar

për sigurinë e tyre dhe të popullit, morën guximin të bëjnë organizimin e parë

politik legal në këtë shtet që nga koha e Xhemijetit. Më 15 prill 1990, në

Xhepçishtë, një fshat i madh afër Tetovës pati nderin që të tubojë intelektualët

shqiptarë nga disa vendbanime shqiptare në Maqedoni dhe zyrtarisht të

themelohet partia e parë e shqiptarëve në Maqedoni, Partia për Prosperitet

Demokratik, kryetar i së cilës u zgjodh Nevzat Halili94

. Themelimi i këtij subjekti

politik, si duket ringjalli shpresat për të vazhduar përpjekjet institucionale të

shqiptarëve brenda sistemit të shtetit, që të avancohet statusi i tyre. Jehona me

frymë entuziaste ishte shume e fuqishme dhe përhapej me përmasa të shpejta edhe

nëpër vendbanimet më të largëta shqiptare dhe aty ku shqiptarët ishin pakicë.

Vetëm brenda disa ditëve apo javëve, Partia për Prosperitet Demokratik (më tej

PPD), do të arrijë që të themelojë degët dhe nëndegët e saja, pothuaj në të gjitha

vendbanimet shqiptare. Ky depërtim i shpejtë i PPD-së në masën shqiptare filloi

94

Zekirja Rexhepi, Partia Demokratike Shqiptare, Tetovë, 2004, f. 25; Gazeta Nova Makedonija, “Osnovana Partija za demokratski prosperitet na Makedonija”, 16 prill 1990.

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

46

t’i shqetësojë autoritetet maqedonase edhe pse ky ishte subjekt politik legal i

regjistruar në Regjistrin e Gjykatës së Tetovës.

Gjithashtu, brenda bllokut shqiptar, brenda tre muajve, do të formohet

edhe partia e dytë shqiptare e njohur si Partia Demokratike Popullore e udhëhequr

nga dr. Jusuf Rexhepi95

.

Në bllokun politik maqedonas, përveç Partisë Socialiste që vazhdonte

funksionimin, u themeluan shumë subjekte politike të spektrit të majtë dhe të

djathë, edhe pse akoma ato nuk ishin të profilizuara qartë, por në pamje të parë

ashtu synonin të ekspozohen. Në hapësirën maqedonase, më fuqishëm do të

shfaqet në skenë politike një parti nacionaliste dhe antikomuniste VMRO-

DPMNE (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase - Partia

Demokratike për Unitet Kombëtar të Maqedonasve), me një lider të ri, vetëm 24

vjeçar, Ljupço Georgievski, i cili do të arrijë që pas vetes të grumbullojë kryesisht

gjeneratën e re dhe ata që kishin qenë të përndjekur nga regjimi komunist. Në

parim, sikurse edhe partitë tjera maqedonase të themeluara gjatë pranverës së vitit

1990, do të përpiqen për një Maqedoni të Pavarur dhe për të mbrojtur shtetin nga

shqiptarët, të cilën nuk hezitonin ta shprehin hapur.

Parti tjera te blloku maqedonas ishin edhe MAAK – Lëvizja për Aksion

Gjithëmaqedonas, e udhëhequr nga Gane Todorovski.

Ish - Lidhja Komuniste e Maqedonisë bëri vetëm një modifikim të emrit

dhe vazhdoi së funksionari si Lidhja Komuniste e Maqedonisë – Partia për

Transformim Demokratik, ndërsa nga viti 1991 e ndërroi emrin në Lidhja

Socialdemokrate e Maqedonisë e udhëhequr nga ish komunisti Petar Goshev.

Partia Socialiste e Maqedonisë, si vazhdimësi e ish- Lidhjes Socialiste të

Maqedonisë, me në krye Kiro Popovskin. Lidhja e Forcave Reformiste, e cila u

themelua në gjithë republikat jugosllave nga kryeministri i atëhershëm Ante

Markoviç, ndërsa në Maqedoni kryetar i saj u zgjodh Stojan Andov.

95

Nazmi Maliqi, Persiatje politike, Shkupi, Shkup, 2011, f. 33.

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

47

II – 2. Zgjedhjet e para parlamentare shumëpartiake në

Maqedoni Nëntor 1990

Zgjedhjet e para Parlamentare shumëpartiake në Maqedoni u zhvilluan në

tetor –nëntor 1990. Fushata zgjedhore e partive politike në parim ishte e qetë dhe

nuk u karakterizua me ndonjë dhunë të theksuar ose kërcënime të natyrave të

ndryshme siç ndodhte në vendet e ish-bllokut socialist, ku partitë që kishin qenë

në pushtet gjatë periudhës komuniste përdornin çdo mjet që sërish të dalin fituese.

Është shumë i veçantë ky transformim i sistemit politik nga monist në atë pluralist

në Maqedoni, pasi pothuajse haptazi zhvillohej mbi një nacionalizëm që në fakt

nuk duhej të manifestohej në këto momente, ngase esenca e këtij ndryshimi ishte

krijimi i mundësive që të garohet në zgjedhje me platforma politike, ekonomike,

sociale dhe kulturore ndryshe nga ajo që ishte më parë dhe servohej në masë

vetëm një opsion. I tërë blloku politik maqedonas e zhvilloi fushatën duke ngjallë

ndjenjat nacionaliste te maqedonasit kundra shqiptarëve dhe se parim dhe metodë

më e lehtë për ta, do të ishte kjo rrugë, që ata të shtonin numrin e ndjekësve të vet

për të fituar në zgjedhje. Si kurrë më parë, publikisht shaheshin dhe ofendoheshin

shqiptarët nga qarqe të ndryshme partiake dhe intelektuale deri te grafitet e rrugës,

që kërcënonin shqiptarët. Ishte shumë e paqartë pse ndodhte kjo fushatë

antishqiptare. Në anën tjetër, shqiptarët përkundrazi treguan edhe njëherë vullnet

për bashkëjetesë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Shqiptarët, po ashtu mendonin se tani ishte koha që të përmirësohen gabimet e

politikës së periudhës komuniste ndaj tyre, duke tentuar që të justifikojnë

diskriminimin që u ishte bërë, po nga ata bashkëqytetarë, pavarësisht se në çfarë

sistemi politik ishte shteti, me qëllim që të investojnë në afrimin e dy bashkësive

etnike në vend. Në këtë eufori nacionale romantike, që ngjasonte fundit të

shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, u zhvillua i tërë procesi parazgjedhor

dhe si rezultat besimin nga qytetarët për t’u bërë parti të para parlamentare në këtë

sistem të ri demokratik u radhitën: VMRO-DPMNE me 38 deputetë, e cila ishte

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

48

edhe e para për nga numri i deputetëve në Parlament96

. SKM-PDP Lidhja

Komuniste e Maqedonisë - Partia për Transformim Demokratik me 31 deputetë,

Partia për Prosperitet Demokratik –Partia Demokratike Popullore (Partitë

shqiptare) me 23 deputetë, SRS- Lidhja e Forcave Reformiste – 18 deputetë,

Partia Socialiste- 4, Partia për Emancipimin e Përgjithshëm të Romëve- 1, Partia

Jugosllave-2 dhe të Pavarur 2.

96

How Governments work, The inside guide to the politics of the world, Dorling Kindersly limited, Great Britain 2006, f.196.

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

49

II – 3. Konstituimi i Parlamentit te Maqedonisë

Më 8 janar 1991, për herë të parë në historinë e shtetit, do të bëhej

konstituimi i një parlamenti shumëpartiak, që kishte dalë nga zgjedhjet e lira dy

muaj më herët. Për herë të parë, në këtë përbërje parlamentare merrnin pjesë

deputetë shqiptarë nga dy partitë politike shqiptare të zgjedhur nga vetë populli,

për dallim nga më parë kur formalisht silleshin kutitë e votimit nëpër vendbanimet

shqiptare gjatë zgjedhjeve të periudhës komuniste. Kryetari i partisë shqiptare

PPD-së, nuk ishte deputetë, as që ishte kandiduar për habi dhe sigurisht do të

reflektojë më vonë në çështjen e politikbërjes në parlament nga shqiptarët. Nëse

deri tani shqiptarët ishin shkelur dhe injoruar tërësisht nga sistemi i shtetit, tani

vetëm se rilindi shpresa që ata të trajtohen ashtu siç duhet të trajtohet individi dhe

kolektivi para ligjit. Shpresat ishin të mëdha dhe shqiptarët shumë entuziastë,

ashtu siç kishin vërshuar rrugës nga perëndimi për të dhënë votën përfaqësuesve të

tyre, përcillnin çdo minutë zhvillimet politike në vend dhe me padurim ngadalë

ndryshonte statusi dhe pozita që ata duhet ta kishin në rendin e ri politik dhe

shoqëror.

Sigurisht që te parlamentarët shqiptarë mungonte përvoja politike, pasi që

ata kryesisht ishin të rinj dhe nuk kishin qenë në përbërjet e mëhershme

parlamentare. Gjithsej numri i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë

nga zgjedhjet e para parlamentare ishte 23. Deputetët shqiptarë nga PPD-ja ishin:

Abdurahman Aliti (fsh. Zhelinë, Tetovë), Agim Fazliu ( fsh. Kondovë, Shkup),

Asllan Selmani (Shkup), Avdisamet Murtezani (fsh. Strimnicë- Tetovë), Eshref

Aliu (Shkup), Ferit Sadiku (fsh. Belovishtë- Gostivar), Gazmend Hajdaraga (

Dibër), Hamit Aliu (fsh. Shipkovicë-Tetovë), Hisni Shaqiri (fsh. Hotël-

Kumanovë), Ismet Ramadani (fsh. Haraçinë-Shkup, Vebi Xhemaili (fsh.

Bogovinë-Tetovë), Mersim Pollozhani (Strugë), Muhamet Halili (fsh. Xhepçishtë-

Tetovë), Naif Mustafa ( fsh. Gaber-Shkup), Naser Ziberi (fsh. Llaskarcë-Shkup),

Neim Selmani ( fsh. Bellovishtë-Gostivar), Nexhati Xhaferi ( fsh. Vrapçishtë-

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

50

Gostivar), Olloman Sulejmani (fsh. Kolibar-Kërçovë), Sejfedin Haruni ( fsh.

Gradec-Gostivar), Shaban Prevalla (fsh. Ladorisht- Strugë, me vendbanim në

Shkup), Xheladin Murati ( fsh. Xhepçishtë-Tetovë), Xhelil Tahiri (fsh. Tërnovë-

Gostivar), Zudi Emini (fsh. Forinë – Gostivar), Shukri Rrahimi (Shkup, u zgjodh

më 20 shtator 1992, pasi Asllan Selmani u emërua ministër i Shkencës).

Tani ishte momenti kur ata duhej t’i kristalizonin kërkesat nacionale dhe

pozicionimin e tyre politik, do të radhiteshin në opozitë apo do të participonin në

qeveri. Nëse PPD-ja radhitej si forca e tretë politike në vend dhe e para te blloku

politik shqiptar, por dhe logjika se ¼ e popullatës të paktën përbëhej nga etnia që

përfaqësonte PPD, pra shqiptarë, atëherë kuptohet se detyrimisht ajo duhej të jetë

pjesë e qeverisjes se ardhshme. Si e tillë, nënkuptohet se patjetër PPD-ja duhej të

negociojë me partitë e bllokut maqedonas dhe të insistojë të merr pjesën e

qeverisjes që i takon, pasi instrumenti i vetëm që të implementojë në praktikë

përcaktimet programore ishte marrja e pozicioneve në institucionet e sistemit,

nëse ishte përcaktuar për këtë. Stili i sjelljes me ton injorant ndaj popullit

shqiptarë ishte edhe në këtë përbërje parlamentare dhe në këtë sistem, që tani

quhet demokrat, pasi që një pjesë e mirë e përfaqësuesve maqedonas kishin qenë

pjesë e strukturave të sistemit të mëparshëm. Një pjesë e deputetëve shqiptarë

filluan të intervenojnë që në seancën e parë duke i akuzuar kolegët e tyre

maqedonas se nuk i kishin konsultuar për ndarjen e vendeve në pozitat

udhëheqëse në shtet. Deputeti shqiptar Muhamet Halili nga PPD në fjalimin e tij

do të theksojë: “Në emër të grupit parlamentar të PPD-së dëshirojë ta informojë

Kuvendin e sapozgjedhur të Maqedonisë dhe publikun se edhe pse jemi partia me

anëtarsi më të madhe, ndërsa për numër të deputetëve partia e tretë në Republikë,

pavarësisht se me çfar funcione do të përfaqësohemi , në marrëveshjet e

deritanishme partiake aspak nuk jemi të kyçur…Ne jemi sjellur në gjendjen që

dikush të na ofrojë apo dhurojë aq numër të funksioneve sa të merren vesh ata

parti mes vete edhe pse ka parti që kanë më pak deputet në parlament se sa që

kemi ne. Konsiderojmë se për shume aspekte PPD-së duhet ti jepet njëri nga tre

funksionet: kryetar Qeverie, kryetar Parlamenti apo Kryetar Shteti”97

.

97 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ од Првата седница наСобранието на Република Македонија

одржана на 08 јануари 1991 година. (Stenograme të seanacave parlamnetare në Kuvendin e Maqedonisë).

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

51

Deputeti tjetër Xheladin Murati, po ashtu përpiqet që t’i bind kolegët e tij

se ky shtet mund të ndërtohet bashkarish dhe se shqiptarët nuk mund të

përjashtohen nga bisedimet për të ardhmen e Maqedonisë dhe Jugosllavisë, se

shqiptarët duhet t’i kenë të gjitha të drejtat në të gjitha profilet98

.

Hamit Aliu deklaron: ”Përfaqësuesit e deritanishëm të Maqedonisë në

institucionet dhe organet e federative kanë lënë interesat e Maqedonisë dhe hapur

kanë përkrahur interesat e hegjemonizmit dhe totalitarizmit serb…”99

, po ashtu ai

thekson se shqiptarët më nuk do të lejojnë diskriminimin.

Situata politike në Jugosllavi në përgjithësi dhe në Maqedoni ishte në

pikën e vlimit. Ndjenjat nacionale asnjëherë nuk kishin dalë në sipërfaqe sikur

tani. Jo vetëm ata popuj që ishin të shtypur dhe të diskriminuar ishin në eufori

nacionale, por edhe ata që ishin në pozita superiore ushqeheshin me këto ndjenja.

Ky ishte fillimi i fundit të Jugosllavisë. Hegjemonizmi serb i kishte kaluar kufijtë

me Millosheviçin në krye. Maqedonasit duke shikuar veprimet e serbëve mbi

Kosovë edhe ata mendonin se ende mund të vazhdonte diskriminimi i shqiptarëve,

duke mos mundur të bëjnë dallimin se çështja e Kosovës veçse ishte një çështje

ndërkombëtare, pasi kishte hyrë thellë në agjendat e SHBA-së dhe Unionit

Evropian dhe se ajo ishte e një niveli tjetër edhe në koordinata tjera në krahasim

me çështjen shqiptare në Maqedoni. Maqedonasit solidarizoheshin me politikat

serbe në Kosovë, duke menduar se e kanë një armik të përbashkët, “shqiptarët”

dhe arsye e përhershme e tyre ishte se shqiptarët në Maqedoni jetojnë më mirë se

në Kosovë dhe se gëzojnë më shumë të drejta. Bile ata shkonin aq larg, saqë

mundoheshin ta bindin veten dhe shqiptarët se kanë më shumë të drejta, sa edhe

janë të përcaktuara me Konventa Ndërkombëtare.

Vullneti politik, fatkeqësisht mungoi te blloku politik maqedonas që t’i

qasen seriozisht çështjes shqiptare në Maqedoni, përkundrazi ata do të investojnë

në atë që do të trashë më shumë zullumin dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve.

98 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ од Првата седница наСобранието на Република Македонија

одржана на 08 јануари 1991 година. 99 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ II СЕДНИЦА НА СОБРАНИЕТО НА СОЦИЈАЛИСТИЧКА

РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА, ОДРЖАНА НА 11.1.1991 ГОДИНА

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

52

Problemi i përfaqësimit do të shfaqej edhe në nivel lokal, pas zgjedhjeve

lokale që u zhvilluan paralelisht me ato parlamentare në nëntor 1990. Në komunat

me shumicë shqiptare ,tani sipas zgjedhjeve, kishin fituar kandidatët shqiptarë dhe

se ajo paraqiste problem për maqedonasit, pasi ata ishin mësuar që të mbajnë

qeverisjen pavarësisht përqindjes se ulët të tyre. Në Tetovë, ku ishte më i theksuar

problemi, PPD-PDP kishte fituar 36 këshilltarë dhe 16 këshilltarë ishin të

shpërndarë nëpër tri parti tjera. Zyrtarët maqedonas refuzonin t’i lëshonin pozitat

dhe vazhduan të qëndrojnë në katin përdhes, ndërsa shqiptarët u vendosën në katin

e parë. Ky qëndrim i zyrtarëve maqedonas për të mos lëshuar pozicionet

udhëheqëse nëpër komuna, ku shqiptarët ishin në shumicë dhe aty ku kishin

humbur në zgjedhje, u bë temë debati edhe në Kuvendin Republikan, në të cilin po

nga deputetë maqedonas që ishin zgjedhur në mënyre demokratike dhe kishin

marrë vendet në këtë parlament, pa fije përgjegjësie politike dhe morale, mbronin

ish-funksionarët maqedonas, që kishin uzurpuar pozitat e përfaqësuesve të

zgjedhur shqiptarë100

. Ky ishte një akt i paprecedan. Pas disa muajve debat për

ndarje të pozitave politike, blloku maqedonas bie dakord që të formohet një qeveri

eksperte në krye me Nikolla Klusevin. PPD-ja është përjashtuar nga ky kombinim

edhe pse marrin pjesë edhe disa emra shqiptarë në këtë qeveri, siç është rasti me

Beqir Zhutën, i cili emërohet si ministër i Ekonomisë.

PPD gjatë verës së vitit 1991, përderisa Komisioni Kushtetues ishte duke

përgatitur Propozim Draftin Kushtetues, në qeverinë e Maqedonisë do të dorëzojë

një Propozim Deklaratë për Status të Barabartë të Shqiptarëve në Maqedoni.

Propozimi në fjalë ishte futur në rend dite të qeverisë së Maqedonisë të kryesuar

nga kryeministri Nikolla Klusev më 31.07.1991101

.

Gjatë gjithë vitit do të bisedohet për shkëputjen e Maqedonisë nga

Federata Jugosllave, pa konsultim me shqiptarët. Më 8 shtator 1991 do të

organizohet Referendumi për Pavarësimin e Maqedonisë, në të cilin do t’u

parashtrohet pyetja: ”A jeni për Maqedoni të pavarur dhe sovrane dhe e cila mund

100 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ ОД IV-та СЕДНИЦА НА СОБРАНИЕТО НА СОЦИЈАЛИСТИЧКА

РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА, ОДРЖАНА НА 25 и 26 ЈАНУАРИ 1991 ГОДИНА.

101Arkivi Shtetërorë i Maqedonisë, Fondi 159, Mbledhja e 27-të e qeverisë së Maqedonisë, 31

korrik 1991, Dokument I Besueshëm. (Mëtej DARM,F), Fondi I papërpunuar.

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

53

të bashkohet me njësitë tjera federative të Jugosllavisë”102

. Shumica e atyre që

dalin në votim mbështesin pavarësinë. Shqiptarët ishin disi indiferent ndaj këtij

vendimi politik. Hapi i dytë politik shumë i rëndësishëm për shtet formimin e saj,

do të ishte sjellja e Kushtetutës, e cila u aprovua pa mbështetjen e deputetëve

shqiptarë në Parlament dhe injoroi tërësisht kërkesat shqiptare të shumëpritura që

nga viti 1944. Më vonë do të binden edhe vetë maqedonasit dhe faktori

ndërkombëtarë, se ky ishte një hap i ngutshëm dhe se ky dokument bazë i shtetit,

do të ishte gjeneratori i të gjithë zhvillimeve anakronike në shtet.

Populli shqiptar nuk do të ishte popull konstituiv i Maqedonisë, gjuha

shqipe nuk do të ishte zyrtare, flamuri shqiptar nuk do të përdorej, arsimi shqip do

të përkufizohej vetëm në fillore dhe të mesme, d.t.th. se shteti përkufizohej vetëm

si i maqedonasve dhe të tjerët me automatizëm u kategorizuan si qytetarë të rendit

të dytë. Aktorët kryesorë të politikbërjes të blloku maqedonas në pozitë deri në

vitin 1998, do të ishin kryetari i shtetit Kiro Gligorov (1991-1999) dhe

kryeministri Branko Cërvenkovski (1992-1998), neokomunistë të reformuar që

vendosën mbrapshtë politikat afatgjate të shtetit duke menduar se në këtë mënyre

do të mbroheshin nga shqiptarët. Kjo nuk nënkupton se opozita kishte mendim

ndryshe në relacioni të çështjes shqiptare. Ky veprim synonte të paraqiste efekte të

dyfishta: në opinionin e brendshëm se shteti rrezikohet nga shqiptarët dhe gjoja

këta e mbrojnë dhe në opinionin ndërkombëtar për të paraqitur shqiptarët se janë

element destabilizuaes në shtet dhe rajon. Pavarësisht ngecjes së procesit për

avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni, udhëheqësi i opozitës maqedonase

në parlamentin republikan, do të kundërshtojë ashpër politikat e qeverisë për

“koncesionet ndaj pakicës shqiptare në Maqedoni”, pasi sipas tij, ata po fitojnë

shumë të drejta. Kjo ishte qesharake dhe absurde, meqë pozicioni i shqiptarëve

nuk lëvizte fare nga vendi, saqë atij i replikon deputeti shqiptar Muhamet Halili i

cili i thotë se përveç një paralele në gjuhën shqipe që kemi fituar më tepër në

Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku”, asgjë më tepër nuk kanë përfituar

shqiptarët103

. Pikërisht, gjendja në arsim ishte jashtëzakonisht e rëndë te

102

DARM,F. 159, Mbledhja e 27-të e qeverisë së Maqedonisë, 31 korrik 1991, Dokument I

Besueshëm , Fondi I papërpunuar. Trajçe Grujovski, Raspadot na SFRJ, Studija I Svedoshtvo,

Institut za Nacionalna Istorija-Skopje, Shkup, mars 2003, f. 244. 103 Gazeta “Bujku”, Prishtinë, 7 dhjetor 1991, Qëndrime Identike, f. 6.

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

54

shqiptarët, meqë diskriminimi ndaj tyre që ishte aplikuar gjatë periudhës

komuniste vazhdonte akoma104

. Përveçse nuk kishte paralele të mjaftueshme në

gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë, gjendja ishte katastrofale nëpër shkollat

fillore, meqë mungonin kushtet elementare për punë, evidenca pedagogjike

zhvillohej në gjuhën shqipe, në kundërshtim me ligjin, meqë akoma nuk ishte

sjellë Ligji që të mundësojë arsimtarëve shqiptarë të përcjellin evidencë

pedagogjike në gjuhën shqipe etj. Në vend që të ndërmerreshin masa urgjente për

të përmirësuar kushtet e vështira nëpër shkollat shqipe, qeveria e Maqedonisë

ndërmerrte masa ndëshkuese ndaj arsimtarëve të cilët nuk e zbatonin “Ligjin” në

fuqi, sipas të cilit evidencë pedagogjike duhej të mbahej vetëm në gjuhë

maqedonase105

. Grupi parlamentar shqiptar i PPD-së, në mbledhjen e 33-të të

Qeverisë së Maqedonisë, do të kërkojë me shkrim që të vendoset në rend të ditës

çështja e arsimit të mesëm në gjuhën shqipe. Edhe pse ishte futur në rendin e

ditës, në momentin kur i erdhi radha të bisedohej për këtë çështje, ajo pikë do të

shtyhet për një mbledhje tjetër me arsyetim se nuk është dhënë mendim nga

komisionet përkatëse. Ministri Bllazhe Ristovski, i pari kundërshtoi që të

bisedohej për këtë pikë, me arsyetim se nuk ka mendim nga komisionet përkatëse

edhe pse Gjorgji Efremov do të reagojë, duke theksuar se ka mendim nga

Ministria e Arsimit. Pastaj me kërkesë të zëvendëskryeministrit Beqir Zhuta, do të

shtyhet kjo pikë, që të kalojë edhe në komisionet tjera106

. Pse ndodhi kjo dhe cilat

ishin arsyet, pasi Ministria përkatëse, respektivisht ajo e Arsimit kishte dhënë

mendim për këtë çështje. Nuk ishte hera e parë që shtyheshin debatet për çështjet

me rendësi të shqiptarëve ose merreshin vendime duke mos përfillur ata, të cilat

ishin në dëm të tyre.

Grupi parlamentar i PPD-së do t’i dorëzojë parlamentit një shkresë më 8

korrik 1991, me 5 kërkesa: 1- evidencë pedagogjike të zhvillohet në gjuhën

104

DARM, F. 159, Kërkesë e PPD-së drejtuar: Kryetarit të Shtetit, Kryetarit të Parlamentit, Kryetarit

të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit më 4 maj 199. Në këtë kërkesë kërkohej që të ndërpriten

urgjent dënimet që u shqiptohen arsimtarëve shqiptarë të cilët udhëheqin evidence pedagogjike në

gjuhën shqipe dhe kundër dënimeve që u shqiptohen shqiptarëve të cilët kanë refuzuar të

rregjistrohen në Regjistrimin e fundit. 105

DARM,F. 159, Mbledhja e 27-të e qeverisë së Maqedonisë, 31 korrik 1991, i Dokument

Besueshëm Nr 52. Fondi i papërpunuar. 106

DARM,F. 159, Mbledhja e 27-të e qeverisë së Maqedonisë, 30 gusht 1991, Dokument i

Besueshëm Nr 58. Fondi i papërpunuar.

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

55

shqipe, ndërsa dëftesat të jepen në dygjuhësi; 2- Të ndërpriten dënimet ndaj

arsimtarëve shqiptarë që mbajnë evidencë në gjuhën shqipe; 3 – Të shtyhet afati i

regjistrimit nëpër shkollat e mesme; 4- Qeveria e Maqedonisë, ta obligojë

Ministrinë e Arsimit të që të rihap paralelet në gjuhën shqipe, nëpër ato qytete që

kanë funksionuar deri më vitin 1981; 5- Të riaktivizohet Akademia Pedagogjike

në gjuhën shqipe107

.

Për t’i dhënë dimensione më të larta institucionale çështjes së arsimit

shqip në Maqedoni, grupi parlamentar i PPD-PDP, do të propozojë me 3 shtator

1991, të vendoset në rend të ditës një seancë plenare e Parlamentit të Maqedonisë,

diskutimi për paralelet në gjuhën shqipe nëpër shkollat e mesme në Maqedoni108

.

Pavarësisht nga kërkesat e njëpasnjëshme që grupi parlamentar shqiptar i

dorëzon kryetarit të Shtetit, kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të Parlamentit të

Maqedonisë, duke bërë përpjekje maksimale që të drejtat elementare të

shqiptarëve të zgjidhen në rrugë institucionale dhe paqësore, nuk arriti që asnjë

kërkesë e saj të realizohet në mënyrën që kërkuan shqiptarët. Të gjitha kërkesave

iu dha përgjigje negative, në disa raste edhe me tone kërcënuese sa i përket

evidencës pedagogjike që zhvillohej në gjuhën shqipe dhe dënimeve që u ishin

shqiptuar arsimtarëve shqiptarë, me arsyen se duhet respektuar ligjet dhe qeveria

duhej të respektojë vendimet e gjykatave109

.

Duke u ndjerë të përjashtuar nga institucionet e sistemit të shtetit,

shqiptarëve u ngelë një rrugë që të organizohen politikisht nëpërmjet organizimit

tjetër jashtë institucioneve dhe të ndodhur në këtë situatë PPD-ja do të vendos të

organizojë Referendum për Autonomi Politike dhe Territoriale të Shqiptarëve në

Maqedoni. 11 dhe 12 janar 1992, do të mbahet Referendumi në të cilin shqiptarët

me entuziazëm do të dalin në votim, pavarësisht masave të përforcuara të policisë.

107

DARM, F. 159, (Fondi i parregulluar), Kërkesë e PPD-PDP drejtuar Parlametit të Maqedonisë më

8 korrik 1991, nr. 2511. 108

DARM, 1. 159, (Fondi I perregulluar). Kërkesë dërguar Parlamnetit të Maqedonisë më 3 shtator

1991, nga grupi parlamentar PPD-PDP, nr 3989/1. 109

DARM, F. 159, (Fondi I parregulluar), Përgjigje e Komisionit për Sistem Politik drejtuar qeverisë

në lidhje me denimet e arsimtarëve shqiptarë që udhëheqin evidence pedagogjike në gjuhën shqipe

dhe dënimin e qytetarëve shqiptarë të cilët kanë refuzuar të rregistrohen në regjistrimin e fundit.

Nr. 09-89/6, më 27 maj 1991.

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

56

Më 31 mars 1992, në Sheshin kryesor në kryeqytet, në Shkup, do të

protestojnë rreth 100.000 shqiptarë. Ky tubim protestues ishte organizuar nga

PPD-ja dhe kishte qëllim që ta sensibilizonte faktorin ndërkombëtar për

diskriminimin që u bëhej shqiptarëve dhe t’u bëhej atyre presion që mos të

pranohet shteti nga institucione relevante ndërkombëtare. Ky ishte tubimi më i

madh i shqiptarëve, që do të tuboheshin në qytetin e tyre të vjetër që nga 12 gushti

i vitit 1912, kur forcat shqiptare u futën në Shkup dhe marshuan nga Ferizaji,

nëpërmjet hekurudhës dhe këmbësorisë.

Kryetari i shtetit Kiro Gligorov, pas dështimit të VMRO-DPMNE-së

(Lupço Georgievskit) dhe LSDM (Petar Goshevit) që të formonin qeverinë, do t’i

jepte mandatin Branko Cërvenkovskit, që të formonte qeverinë e koalicionit, pas

asaj Eksperte, që ishte udhëhequr nga Nikolla Klusev, në të cilën morën pjesë si

ministra që i kishte zgjedhur vetë ai, Beqir Zhuta - ministër i Ekonomisë, Iljaz

Sabriu - ministër i Punës dhe i Politikës Sociale, Aledin Toska nga Gostivari si

ministër pa portofol. Në këtë qeveri, e cila mori mandatin nga 5 shtatori 1992, për

herë të parë në historinë e shtetit do të hynte në koalicion një parti shqiptare, e cila

do të merrte pjesë me disa ministra dhe zëvendësministra, si dhe me disa drejtori

të kufizuara. Pavarësisht nga mënyra e përfaqësimit të shqiptarëve në qeveri, u

krijua përshtypja se për shumë kuadro shqiptarë në qeveri kanë vendosur vetë

maqedonasit, duke ia imponuar PPD-së. Në qeverinë e Branko Cërvenkovskit do

të marrin pjesë: Beqir Zhuta110

ministër i Ekonomisë dhe nënkryetar i qeverisë,

Iljaz Sabriu111

ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Xhevdet Hajredini ministër i

Financave, Asllan Selmani ministër i Shkencës dhe Servet Avziu ministër pa

portofol. Ndërsa për zëvendësministra u emëruan; Imer Imeri zëvendësministër i

Shëndetësisë (prill-tetor 1993), Hasan Jashari zëvendësministër i Arsimit, Nazmi

Maliqi zëvendësministër i Mbrojtjes, Bardhyl Kuka zëvendësministër i Drejtësisë.

Faktori politik shqiptarë që participonte në qeveri, PPD, nga viti 1992 do

të fillonte ngadalë të relativizohet për arsye të paqarta. Grupi i deputetëve dhe i

ministrave të PPD-së, kishte filluar që të mos komunikojë me kryesinë qendrore

110 Beqir Zhuta kishte dy mandate ministri në gjysmën e dytë të viteve 60-të dhe një mandat deputeti gjatë

periudhës komuniste. Gjithashtu ishte Ministër i Ekonomisë në qeverinë eksperte të Nikolla Klusev dhe

nënkryetar i qeverisë. 111 Iljaz Sabriu ishte deputet në Kuvendin Republikan gjatë mandatit të fundit të periudhës komuniste 1986-

1990.

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

57

dhe kryetarin e saj Nevzat Halilin. Opozita shqiptare mungonte. Gjendja e

shqiptarëve po rëndohej edhe më tepër, në vend se të vijnë ditë më të mira për ta.

Përfaqësimi proporcional në institucionet shtetërore ishte shumë i ulët, u shfaqen

probleme me shkollat e mesme në të gjithë vendbanimet shqiptare, meqë numri

shumë i kufizuar i paraleleve në gjuhën shqipe nuk i plotësonte nevojat e

nxënësve shqiptarë. Në shumë qytete të Maqedonisë, në kuadër të shkollave të

mesme ekzistuese, me numër të kufizuar të paraleleve, filluan me vetiniciativë të

organizojnë paralele shtesë në gjuhën shqipe, pasi Ministria e Arsimit vazhdimisht

i refuzonte kërkesat për shtim të numrit të paraleleve në gjuhën shqipe. Të gjithë

profesorët morën guximin që të punojnë falas në këto paralele, si dhe së bashku

me prindërit që regjistruan fëmijët e tyre nëpër këto paralele, për herë të parë

filluan të sfidojnë Ministrinë e Arsimit.

Partia më e madhe politike e shqiptarëve në Maqedoni, tani veç më kishte

filluar të ziente nga brenda. Tendencat e ndarjes dhe lakmia për pozicione dhe

ridefinimi i koncepteve politike në drejtim të vijave politike ekstreme dhe liberale

ndaj pushtetit kishin filluar ta lëkundnin PPD-në. Kishte zëra se deputeti Muhamet

Halili nga Tetova do të formonte Partinë Republikane. Kryesia e partisë, pothuajse

kishte ndërprerë linkun me grupin parlamentar të saj. Në këtë situatë, koordinatori

i grupit parlamentar, Eshtref Aliu, do të detyrohet që të jepë dorëheqje dhe në

vend të tij vije Muhamet Halili112

. Ndërkohë, vendimi për të mos marrë pjesë në

seancën kuvendare të 41-të, në të cilën do të bëhej fjalë për dokumentet personale

dhe shtetësinë, do të jetë një indikatorë se PPD kishte humbur ekuilibrin politik

dhe nuk mundej të ndërtojë qëndrim të prerë rreth një çështje shumë të

rëndësishme dhe të ndejshme për qytetarët, pasojat e së cilës do të vazhdonin vite

të tëra. Pikërisht, ky ligj i shtetësisë do të jetë një nga ligjet më diskriminuese ndaj

shqiptarëve dhe PPD-ja nuk pati fuqi ta ndal miratimin në Parlament edhe pse

ishte pjesë e koalicionit qeveritar së bashku me LSDM-në, e cila nuk përfillte fare

atë. Po ashtu edhe ministrat shqiptarë në qeveri konsideroheshin edhe nga vetë

maqedonasit, si kooperues për dallim nga disa deputet ekstremist113

. Një medium

maqedonas, do të theksojë: “Është e qartë ardhja në situatë ku vetë përfaqësuesit e

112 Gazeta “Nova Makedonija”, “Vreme na razvrski i kalkullacii”(Koha e ndarjeve dhe llogarive), 2 nëntor

1992. 113 Gazeta “Nova Makedonija”, “Vreme na razvrski i kalkullacii”(Koha e ndarjeve dhe llogarive), 2 nëntor

1992.

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

58

nacionalitetit shqiptar do të vinë në situatë, në të cilën për shkak të qërimit ë

hesapeve partiake, do të punojnë kundër interesave të atyre që i kanë zgjedhur”114

.

Disa herë me radhë, mbledhja e 41-të e Kuvendit Republikan u shty, për

shkak të mosmarrëveshjeve që kishin deputetët shqiptar me ata maqedonas, në

lidhje me Ligjin për dokumente personale. Sipas propozuesit të ligjit parashikohej

që dokumentet personale të jenë vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin

cirilik. Kjo shënonte një shkelje flagrante të të drejtave individuale dhe kolektive

të shqiptarëve në Maqedoni, e cila sipas të gjitha konventave ndërkombëtare

shënonte një diskriminim institucional të radhës ndaj një bashkësie etnike dhe

përbënte zyrtarisht 23% e popullsisë së përgjithshme në vend, ndërsa sipas

shqiptarëve rreth 33%. Në këtë seancë u zhvillua një debat i ashpër në mes

deputetëve shqiptarë, të cilët edhe pse ishin pjesë e koalicionit qeveritar sërish nuk

kishin arritur që të harmonizojnë qëndrimet e tyre politike rreth këtij ligji, që në

seancë parlamentare të miratohej pa pengesa. Deputeti shqiptar Hisni Shaqiri, do

të merr fjalën i pari në seancën e 29 tetorit 1992 dhe do të kundërshtojë ashpër

ligjin në fjalë. Ai iu drejtua kolegëve të tij, duke u thëne se ju keni dy Kushtetuta,

njëra për shtetin dhe tjetra për të kufizuar të drejtat e shqiptarëve, duke vazhduar

më tej: ”Dua të theksojë edhe një gjë e cila është shqetësuese për të gjithë ne, ku

disa deputetë – maqedon kërkojnë në Maqedoni të mbizotërojë vetëm një gjuhë,

një kulturë, një histori, ajo është në fakt teori e fashizmit. Ne e dimë që një

politikë e tillë e ngritur me ide fashiste nuk arriti para 50 viteve në asnjë vend të

Evropës, ndërsa dikush tenton ta zbatojë sot, e cila është një çudi e madhe dhe

aventurë e pafund115

.

Ishte kjo periudhë e shkurtër pas shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë

dhe ende numri i njohjeve ndërkombëtare ishte shumë i kufizuar dhe në saje të

kësaj politike, kreu i shtetit kishte nevojë që të paktën të qetësojë marrëdhëniet

politike me fqinjët e saj për t’u siguruar se ata nuk kanë pretendime territoriale.

Sipërfaqësisht ishte perceptimi se Maqedonia kishte vështirësi me fqinjët e saj,

pasi të gjithë popujt përreth e kontestonin shtetësinë e saj apo e kushtëzonin me

114 Gazeta “Nova Makedonija”, “Vreme na razvrski i kalkullacii”(Koha e ndarjeve dhe llogarive), 2 nëntor

1992. 115 115 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ Mbledhja e 41-të на Собранието на Република Македонија,

одржана на 29tetor 1992 , Hisni Shaqiri, f.5.

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

59

kërkesa të karakterit politik, historik, gjuhësorë, nacional, territorial, kishtar etj.

Fobia e maqedonasve ekzistonte nga të gjithë fqinjët, të cilët paraqitnin rrezik për

gllabërim të tokave të Maqedonisë, por rreziku më i madh në këtë situatë do të

vinte nga Serbia, pasi lideri serb Sllobodan Millosheviç, në një takim me Samaras,

i ofron Greqisë që të ndjekin një politikë të koordinuar për çështjen e Maqedonisë,

duke shtjer më në jug popullatën serbe që jeton atje dhe e cila sipas Millosheviçit

është rreth 150.000, dhe në atë mënyrë do të afroheshin Greqia dhe Serbia116

.

Kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Kiro Gligorov do të rrëfejë se edhe Shqipëria

i kishte nxjerrë telashe Maqedonisë për të pranuar atë si shtet sovran dhe të

pavarur, pasi ajo e kishte kushtëzuar për përmirësimin e statusit të shqiptarëve që

jetojnë në Maqedoni. Këtë zyrtarisht e kishte kërkuar ministri i Punëve të Jashtme

të Shqipërisë, Ilir Boçka, gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni në janar 1992.

Përfundimisht, pranimi zyrtar i Maqedonisë nga Shqipëria do të bëhej më 26 prill

1993, nën referencën Ish Republika Federale e Jugosllavisë, i cili akt merret me

dyshim nga kryetari i Maqedonisë Gligorov, për shkak të vonesës së pranimit dhe

mospranimit me emrin kushtetues117

.

116 Kiro Gligorov, Makedonia e se shti imame, Kultura, 2002, f.429. 117 Kiro Gligorov, Makedonia e se shti imame, Kultura, 2002, f.420-421.

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

60

II – 4. Ngjarjet në Bit Pazar të Shkupit më 6 nëntor 1992

Policia e Maqedonisë, si mision parësor vendosi masat ndëshkimore ndaj

shqiptarëve dhe ngjalljen e frikës te ata, me qëllim që të parandalohej ndonjë

shpërthim revolte eventuale për shkak të pakënaqësive që ishin prezentë në masë,

të cilin fakt qeveria e dinte. Intervenimi i policisë në Bit Pazar të Shkupit, më 6

nëntor 1992, rezultoi me katër civilë të vrarë të paarmatosur, do të plagosen 37

vetë mes shqiptarëve dhe policëve, ndërsa do të burgosen 87 shqiptarë, edhe pse

protesta ishte kryesisht paqësore, lë të dyshohet për skenarë të tjera118

. Ministri i

Punëve të Brendshme Lubomir Fërçkovski, në një pres konferencë, me 7 nëntor

1992, do të deklarojë se asnjë polic nuk i ka tejkaluar kompetencat, duke harruar

se ka njerëz të vrarë dhe se prej të vrarëve kishte edhe nga ata që u vranë në

dhomë të shtëpisë. Gazetarë dhe analistë neutral, kishin përshtypjen se shërbimet e

jashtme ishin të involvuara në këtë ngjarje, pasi ata kishin mision që në

kryeqytetin e Maqedonisë, të fillonte një masakër ndaj shqiptarëve119

. Ky konflikt,

do t’i hynte në punë sigurisht më tepër Serbisë për të zhvendosur vëmendjen nga

Bosnja dhe Kroacia. Ministri i Punëve të Brendshme përmendi se kishte gjuajtje

edhe nga ndërtesat përreth ndaj turmës së njerëzve120

. Po ashtu në pres

konferencë, u tha se ky incident ishte përgatitur nga shërbimet e jashtme, pasi

sipas tij, shumë ditë para se të ndodhë ngjarja në afërsi është sjellë sasi e rërës dhe

gurrë, e cila u përdor kundër policisë, si dhe përmendi që partitë shqiptare kanë

qëndrim konstruktiv dhe korrekt ndaj problemit dhe ndaj incidentit121

.

Nëse bëhet një analizë më e thuktë nga pres konferenca, dalin shumë

momente që lënë hapësirë dyshimi dhe se hapin dilema të shumta. Në njërën anë,

thuhet se shqiptarët janë bërë gati për incidentin, pasi kanë sjellë rërë dhe gurë

afër vendit, ndërsa në anën tjetër, thuhet se janë të përzier shërbimet e huaja.

Gjuajtja nga ndërtesat përreth ndaj demonstruesve dhe deklarimi se janë të

përziera shërbimet e huaja, kanë lidhshmëri në mes veti, pasi deklarimi i tij ka

përgjegjësi dhe se sigurisht qëndron. Sjellja e rërës afër vendit të ngjarjes disa ditë

118

John Philips, Macedonia, warlords & rebels in the Balkans, Yale University Press & New

Haven and London, 2004 , f.65. 119 Hans Peter Rullmani, Ikje Masive, Tiranë, 1997, f.73. 120 Dyshohet se nga ndërtesat përreth gjuanin pjesëtar të sigurimit shtetërorë të cilët besohet se ishin serbë

pjestarë të strukturave të sigurimit dhe armatës. 121 Gazeta Nova Makedonija, “Bez Logiçna vërska megju povodot i razvojot na incidentot”, 8 nëntor 1992.

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

61

më herët, po ashtu mund të dyshohet se është sjellë me urdhër po nga ato shërbime

të huaja, duke e ditur se turma e njerëzve në situata të tilla, sigurisht që do t’i

përdorë, i cili veprim do të justifikonte edhe intervenimin policor. Është paksa e

palogjikshme që shqiptarët të kishin sjellë rërë, me paramendim për të luftuar

policinë speciale me armatim të rëndë. Shqetësimi për gjendjen kritike në Shkup,

e kaploi jo vetëm Ballkanin, por edhe faktorin ndërkombëtar, pasi tani kur kishte

shpërthyer lufta e ashpër në Kroaci dhe në Bosnje, kishin frikë që mos të zgjerohej

edhe në këtë pjesë të Ballkanit. “Daily Telegraf”, shkruante për gjendjen e krijuar

në Shkup dhe theksonte se Shqipëria kishte përforcuar kufirin me Jugosllavinë me

tanke të armatës122

. Lideri i Kosovës, Ibrahim Rugova, deklaroi se shërbimi serb

ishte nga ato të dyshuarit që kishte përgatitur dhe nxitur një skenar të tillë për

qëllime strategjike të saj, ndoshta për të shpërthyer një luftë e re në jug të ish-

Jugosllavisë, për të dekoncentruar faktorin ndërkombëtar që Serbia të kishte duart

më të lira në Kroaci dhe në Bosnje, për t’iu rikthyer pastaj edhe Maqedonisë, pasi

të kishte mbaruar me ata123

. Shteti i brishtë i Maqedonisë, akoma ishte nën

ombrellën e Serbisë dhe se bërthama e shtetit, drejtoritë e sigurimit shtetërorë dhe

segmente të caktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme akoma

kontrolloheshin nga serbët. Gjithashtu, edhe maqedonasit për shkak të bllokadës

që ia bënte Greqia për arsye të emrit, si dhe frika se Bullgaria mund ta gllabëronte

një pjesë të mirë të Maqedonisë, ata sërish llogarisnin në përkrahje nga Serbia,

edhe pse qarkullonin informacione se zhvilloheshin bisedime ndërmjet Greqisë

dhe Serbisë për ta ndarë territorin e Maqedonisë mes tyre124

. Kryetari i Serbisë

Millosheviç, gjatë periudhës 1991-1993, kishte pasur takime të njëpasnjëshme me

ambasadorin e Greqisë në Beograd, Lefteris Karagiannis, ministrin e Punëve të

Jashtme të Greqisë Antonis Samaras dhe kryeministrin grek Konstantin Micotakis,

më të cilët kishte biseduar për çështjen e Maqedonisë, respektivisht Millosheviç

kishte prezantuar harta dhe plane për ndarje, i cili veprim kishte shqetësuar

kryetarin e Maqedonisë Gligorovin, me ç’rast kishte reaguar publikisht ndaj këtij

pazari që bëhej për Maqedoninë, pa prezencën e tij125

. Se sa shqetësuese dhe

122 Gazeta “Nova Makedonija”, “Zagrizhenost vo London” 8 nëntor 1992. 123 Gazeta “Nova Makedonija”, “Identiçni shpekullacii”, 11 nëntor 1992. 124 La Republica, Romë, sipas Nova Makedonija, “Ballkanski Pozar”, 8 nëntor 1992. 125

John Philips, Macedonia, warlords & rebels in the Balkans, Yale University Press & New Haven

and London, 2004 , f.64.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

62

serioze ishte situata, flet edhe vetë interesimi i mediumeve nga shumë kryeqytete

evropiane, si: Londra, Parisi, Roma, Boni, Athina etj., të cilët paralajmërojnë për

një front të ri të luftës në territorin e ish Jugosllavisë. Oficeri i MI6, shërbimit

sekret britanik Richard Tomlinson, vepronte në këtë periudhë në Maqedoni nën

mbulesën e gazetarit dhe luajti një rol mjaft të rëndësishëm126

. Britanikët, ishte e

qartë, se nuk ishin të interesuar të zgjerohej lufta në Maqedoni, prandaj përpjekjet

shkonin në atë drejtim që të neutralizohen individët dhe grupet që mund të

shkaktonin trazira. Këtu nuk mund të përjashtohet edhe Shqipëria, meqë nuk ishte

e mundur që mos të kishte qasje në këto informacione, pasi vetëm disa ditë nga

ngjarjet e Bit Pazarit, pavarësisht tensioneve që ishin ngritur ndërmjet dy shteteve,

deklaroi se do të pranojë Maqedoninë si shtet të pavarur. A përshpejtoi Shqipëria

që të ndikojë për qetësim të situatës sa më shpejt, për të mos rrëshqitur në duart e

Serbisë apo synonte thjeshtë për të krijuar imazh pozitiv para faktorit

perëndimorë, si qeveri paqësore dhe si shtet që nuk mbështeste fraksione radikale,

nuk ishte e qartë.

Një pjesë e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë do të

reagojnë shumë ashpër ndaj këtij aksioni të policisë, si Sami Ibrahimi, për

mediumet greke në deklaratën e tij akuzoi rëndë policinë se ka tejkaluar

kompetencat127

. Koordinatori i grupit parlamentar të PPD-së Muhamet Halili,

deklaroi: “Qeveritarët duan të nxisin luftë etnike me qëllim që të detyrojnë

Bashkësinë Evropiane ta pranojë Maqedoninë”128

, po ashtu akuzoi edhe

presidentin Gligorov se ka pasur njohuri për incidentin e 6 nëntorit dhe nuk ka

ndërmarrë masa për të parandaluar.

Për shkak të incidentit të rëndë në Bit Pazar të Shkupit, qeveria shqiptare

do të lëshojë notë proteste Maqedonisë, ku do të reagojë në mënyrë shumë të

ashpër ndaj kësaj ngjarje, si dhe përfaqësuesit e Shqipërisë në OSBE do të

protestojnë ndaj këtyre ngjarjeve129

. Se sa e brishtë ishte paqja në Maqedoni, flet

angazhimi i fqinjëve të saj, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, për të gjetur

126

John Philips, Macedonia, warlords & rebels in the Balkans, Yale University Press & New Haven and London, 2004 , f.66. 127 Gazeta “Nova Makedonija”, “Igra so Ogan”, 10 nëntor 1992. 128 Gazeta “Nova Makedonija”, “Vllastite sakat da predizvikat etniçka vojna”, 11 nëntor 1992. 129 Gazeta “Nova Makedonija”, “Albanija ja Priznava teritorijalnata celina na Makedonija”, 12 nëntor 1992.

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

63

kompromis mes tyre për të konfirmuar se ata e mbështesin integritetin territorial të

Maqedonisë. Pikërisht, në këtë situatë Shqipëria do të deklarojë edhe njëherë se e

mbështetë tërësinë territoriale të Maqedonisë130

.

Më 8 nëntor 1992, rreth 2000 fletushka që bënin thirrje për luftë kundër

maqedonasve, u zbuluan nga policia në disa vendbanime të mëdha shqiptare, të

cilat ishin në emër të gjoja Rinisë së Iliridës, të cilët, në fakt sipas dëshmitarëve

okularë u shpërndanë me aeroplanë dhe vetura në lëvizje. Sigurisht, që Rinia e

Iliridës, akoma nuk kishte aeroplanë në dispozicion, respektivisht dyshohet të

ishte një nxitje serbe për të krijuar një zonë të re lufte në këtë pjesë të ish-

Jugosllavisë. Vetë fakti se teksti ishte i shkruar me plot gabime gjuhësore dhe me

një shqipe të deformuar, duke filluar nga titulli dhe nënshkrimi në të cilin

qëndronte: “Rinja Shqiptare Illydra”, që nënkuptohet se autori i tekstit ka dashur

ta shkruajë: “Rinia Shqiptare e Iliridës”131

. Sigurisht që Serbia kishte planet e saja

për të përfituar nga ky konflikt, kur e dinte se veç më Armata Popullore e

Jugosllavisë (lexo: Serbia) e kishte tërhequr të gjithë armatimin nga kazermat e

Maqedonisë dhe depot e Mbrojtjes territoriale, pra kishte lënë Maqedoninë pa

asnjë fishekë të vetëm, përveç disa armëve të lehta që i kishin ngelur policisë.

Ndoshta plani i Serbisë ishte që të nxisë një luftë mes shqiptarëve dhe

maqedonasve dhe të ndodhur ngushtë maqedonasit, ajo do të priste që vetë

Maqedonia t’i thirr në ndihmë dhe si të tillë të futen legalisht në Maqedoni, fundi i

së cilës nuk mund të parashikohet, por dihet se do të ishte shumë i rrezikshëm në

radhë të parë për vetë maqedonasit. Kjo bëhej menjëherë pas ngjarjeve të Bit

Pazarit në Shkup, ku masa shqiptare ishte e nxehur dhe padyshim mendonte

dikush në këtë kontrareaksion. Akoma nuk është sqaruar qartë se me të vërtetë

çfarë ka ndodhur në Bit Pazar, a kishte policë serbë brenda policisë maqedonase,

të cilët punonin me direktivën e Beogradit, a kishte në masë agjentë të lëshuar, të

cilët dinin shqip për të ndërsyer masën shqiptare ndaj policëve maqedonas dhe ua

konfiskonin cigaret që i shisnin në të zezë fëmijët shqiptarë apo ndonjë variant

dhe qëllim tjetër nuk dihet. Të njëjtën gjë se Serbia qëndron pas skenarit të Bit

Pazarit në Shkup e përmend edhe presidenti i Shtetit Shqiptar Sali Berisha, pas

130 Gazeta “Nova Makedonija”, “Albanija ja Priznava teritorijalnata celina na Makedonija”, 12 nëntor 1992. 131 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Trakte në formë të manifestit për të drejtat njerëzore të shqiptarëve në

Maqedoni, 11 nëntor 1992.

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

64

takimit që zhvilloi në Tiranë me udhëheqësin e shqiptarëve në Maqedoni Nevzat

Halilin132

. Të nesërmen në varrimin e të vrarëve marrin pjesë dhjetëra mijëra vetë,

që dha sinjalin se morali i shqiptarëve përkundrazi ishte ngritur edhe më tepër.

Mbi varrezat e të vrarëve Shemsedin Ibrahimi, Safet Sejfullahu dhe Sulejman

Memishi, pushteti nuk lejoi që të shënohen as emrat e tyre me arsyetimin se duhet

të shënohen vetëm me alfabetin cirilik. Kjo ishte e tepërt në këtë situatë, por në

këtë mënyrë pushteti maqedonas eksperimentonte me durimin e shqiptarëve133

.

Ngjarje të tilla kishte pasur edhe më herët, më parë rrethohet fshati Ladorishtë i

Strugës në qershor 1992 dhe keqtrajtohen qytetarë me pretekstin e armë kërkimit.

Kryetari i shtetit Kiro Gligorov, gjatë këtyre ditëve do të ndodhet jashtë

shtetit në një turne për pranim të Maqedonisë, e cila lë të dyshosh se jo rastësisht

përderisa ai lobon për pranim të këtij shteti të brishtë, këto trazira të shkaktuara do

t’i shërbejnë si pretekst që të arsyetohet se pranimi i këtij shteti të ri është urgjent,

për shkak të tensioneve ndëretnike që mund të shkaktohen. Një perceptim të atillë,

mund ta shohim edhe nga deklarimi i tij pas kthimit në vend, i cili tha: ”Ato nuk

janë përleshje ndërnacionale, por janë rezultat i një atmosfere të tendosur që ka të

bëjë me mospranimin e Maqedonisë, bllokadat ndaj saj, asistencat nga jashtë etj.

Një situatë e tillë është e mirëseardhur për elementet ekstreme, që do t’i

shfrytëzonin ato momente dhe mjafton një xixë e vogël dhe banale si ajo e Bit

Pazarit, që të nis e keqja”134

.

132 Gazeta “Nova Makedonija”, “Napadi vrz Kiro Gligorov” dhe “Albanija ja podrzuva Makedonija”, 15

nëntor 1992. 133 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Zi e pikëllim në çdo shtëpi shqiptare, 11 nëntor 1992. 134 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Nga OKB-ja kërkuam forca paqësore për Maqedoninë, 13 nëntor 1992.

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

65

II – 5. Miratimi i Ligjit për shtetësi

Më 10 nëntor 1992, Kuvendi aprovoi ligj të ri për shtetësi, sipas të cilit

shqiptarët drejtpërsëdrejti dëmtoheshin, pasi ligji ishte diskriminues për ta. Që

qytetari të pajisej me shtetësi të Maqedonisë, duhej të kishte jetuar në Maqedoni

për 15 vitet e fundit, kur dihej se akoma ishte vetëm një vit që ishte pavarësuar

vendi dhe shumë qytetarë kishin ngelur të jetonin në këtë Republikë pas prishjes

së Jugosllavisë135

. Më 10 nëntor 1992, pas trazirave të Bit Pazarit, Agjencia

Shqiptare e lajmeve nga Tirana, do të akuzojë aksionin e policisë si agresive.

Zyrtarisht do të reagojë, po ashtu edhe Shteti Shqiptar për këtë ngjarje tragjike, në

komunikatën e së cilës do të thuhet: ”Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë,

në incidentin e të premtes pa akt jodemokratik në kundërti me rrjedhat

demokratike në Evropë dhe më gjerë … Incidenti u shërben qarqeve shoviniste

maqedonase, respektivisht ka qenë përkrahje qarqeve serbomëdha në BeH dhe

mund të zgjerohet në Kosovë e më gjerë, ky akt e ndez zjarrin edhe në rajonin

tone dhe më gjerë … Kjo do të dëmtojë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe

maqedonasve, nuk do të jetë në dobi të përmirësimit të marrëdhënieve midis dy

vendeve dhe do ta ngarkojë tensionin në Ballkan”136

.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Ljubomir

Fërçkovski, i akuzoi se shtetet islame si Irani dhe Libia qëndrojnë pas

separatistëve shqiptarë, të cilët qëndrime menjëherë i hedh poshtë udhëheqësia

fetare islame në Shkup. Më 12 nëntor 1992, Partia Demokratike Popullore i

shkruan kryeministrit të Greqisë, Konstantin Micotakis, prej të cilit kërkon që mos

të pranohet Maqedonia pasi nuk respekton te drejtat e njerëzve dhe se duhet të

ndryshoje kushtetutën e saj duke bërë shtetin të njëjtë si të Maqedonasve sllav, të

shqiptarëve dhe të tjerëve137

.

Në javën e njëjtë të trazirave në Bit Pazar të Shkupit, shqiptarët e Shkupit

do të provokohen me vjedhjen e bustit të Zef Lush Markut para godinës së

135 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Ligji I Shtetësisë I Republikës së Maqedonisë nën thjerrën e barazisë së

qytetarëve, 4 nëntor 1992. 136 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Deklaratë e qeverisë shqiptare për incidentin në Bit Pazar, 11 nëntor 1992. 137 Gazeta “Nova Makedonija”, “Pismo od liderot na NDP do grçkiot premier Micotakis”, 17 nëntor 1992.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

66

gjimnazit të vetëm në gjuhën shqipe në Shkup, që mbante të njëjtin emër, me

ç’rast reaguan profesorët dhe nxënësit e kësaj shkolle, por ishte e kotë pasi nuk u

kthye busti në vendin e njëjtë. Ishte provokim i rëndë për shqiptarët, pasi kjo

shkollë për shqiptarët e Shkupit paraqiste simbol të gjithçka që lidhej me ndjenjat

kombëtare, prandaj e ruanin me fanatizëm këtë gjimnaz që për ta ishte Shkollë e

Mesme, Universitet apo Akademi Shkencash, dhe jo rastësisht ata u ngacmuan në

këtë fije nervore, që do të kishte pasoja138

.

Më 19 nëntor, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Alfred Sereçi, i

shkruan Sekretarit gjeneral të OKB-ës për situatën e rëndë të shqiptarëve në

Maqedoni dhe kërkon nga ai që Maqedonia të futet nën kontroll ndërkombëtar139

.

Situata politike ishte mjaft e ngarkuar me paqartësi, sikurse në rrafshin e politikës

ndërkombëtare ndaj Maqedonisë, ashtu dhe brenda shtetit. Edhe më të pasigurt

gjendjen e bënte ndarja brenda PPD-së që tani kishin filluar të shfaqeshin hapur.

Gazeta “Nova Makedonija”, më 22 nëntor 1992, shkruan për krizën qeveritare

ngase partneri shqiptar i koalicionit nga ngjarjet e Bit Pazarit dhe Ligji për shtetësi

i miratuar në dëm të shqiptarëve, përmend se ministrat shqiptarë dhe një pjesë e

deputetëve të PPD-së, nuk pajtohen që ta lëshojnë qeverinë dhe se nuk mbajnë

përgjegjësi për deklarata e pamatura të disa kolegëve të tyre. Kjo hapur tregon se

tani brenda PPD-së dukeshin plasaritjet e para dhe se brenda saj funksiononin dy

fraksione; nacionalist dhe ai që lakmonte pozicionet.

Në këtë situatë të mjegulluar, më 24 nëntor 1992 në Shkup, për vizitë pune

do të vijë Gert Arens, përfaqësues i Grupit punues për bashkësitë etnike dhe

pakicat në Konferencën për Ish-Jugosllavinë. Vlen të theksohet se pas takimeve që

ai zhvilloi me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të partive politike

shqiptare dhe maqedone, theksoi evidencën pedagogjike që duhet të mbahet në dy

gjuhë, e cila kundërshtohet akoma nga maqedonasit, program në gjuhën shqipe

vetëm njëorësh në televizionin shtetëror, për të lejuar formularin dygjuhësh për

letërnjoftim, organizimin e regjistrimit të popullatës shqiptare me ndihmë

financiare nga bashkësia ndërkombëtare etj. Kjo në fakt ishte një fitore morale e

shqiptarëve dhe nga ana tjetër një disfatë e plotë e pushtetit maqedonas pasi

138 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Pse vidhet busti, 15 nëntor 1992. 139 Gazeta “Nova Makedonija”, Tirana bara internacionalizacija, 21 nëntor 1992.

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

67

autoritetet maqedonase nuk arritën ta bindin atë se shqiptarët i gëzojnë të gjitha të

drejtat dhe se gjoja shqiptarët kanë tendencë destabilizimin e shtetit140

. Vetëm disa

ditë më vonë, më 28 nëntor 1992, në Shkup do të arrijë një delegacion i lartë i

OKB-ës i dërguar nga Sekretari Gjeneral për të inspektuar gjendjen e sigurisë141

.

Sigurisht që për ardhjen e këtij delegacioni të OKB-së, kishte kontribuar edhe

diplomacia shqiptare, e cila një javë më herët i kishte shkruar Sekretarit Gjeneral

për çështjen shqiptare në Maqedoni. Si rezultat i gjithë kësaj mjegulle politike dhe

të sigurisë, që sigurisht e shkaktoi pushteti me mekanizmat që dispononin,

Sekretari Gjeneral i OKB-së Butros Gali, do të merr vendim që të dërgojë trupa

paqeruajtëse në Maqedoni, me ç’rast vendimin e njëjtë e përshëndeti edhe kryetari

i Shqipërisë, Sali Berisha.

140 Gazeta “Nova Makedonija”, Problemite moyhat da se reshat so dialog, 25 nëntor 1992. 141 Gazeta “Nova Makedonija”, Ispituvanje na sostojbata vo Makedonija, 29 nëntor 1992.

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

68

II – 6. Vendosja e flamurit kombëtar shqiptar për herë të parë

nëpër vende publike

Me rastin e 80-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pothuaj

në të gjitha vendbanimet shqiptare me një organizim të mirëfilltë u shënua ky

përvjetor i rëndësishëm, duke ngritur për herë të parë flamurin kombëtar shqiptar

në institucionet lokale, komuna apo bashkësi lokale142

. Edhe pse pushteti e mati

veten të intervenojë për të mos lejuar mbajtjen e këtyre aktiviteteve dhe të heqë

flamurin shqiptar nga shtizat para objekteve përkatëse, si duket nuk ia mori

mendja, pasi iu duk vetja ndoshta e pafuqishme. Ishte sfida e parë e këtij lloji, që i

bëhej pushtetit maqedon, nga shpallja e pavarësisë në shtator 1990. Meqë me ligj

nuk ishte rregulluar akoma përdorimi i flamujve të nacionaliteteve, partia

shqiptare në pushtet, Partia për Prosperitet Demokratik kishte bërë një

marrëveshje me partnerin e koalicionit qeverisës nga blloku maqedonas LSDM,

që të lejohet shënimi i përvjetorit të 80-të të shpalljes së pavarësisë së Shqiperise,

si dhe të lejohet përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar krahas atij shtetëror me

dimensione të njëjta143

. Marrëveshja në fjalë, nuk ishte kumtuar zyrtarisht nga

qeveria, ndoshta për faktin se do të shkaktohej pakënaqësi te blloku maqedonas,

prandaj kjo marrëveshje u kumtua nga PPD-ja, përkundër të cilës në disa

vendbanime, patrullat e policisë tentuan që të nxjerrin flamurin shqiptar.

Shikuar nga aspekti juridiko-politik, të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni

ishin artikuluar në forma të ndryshme, e para, shqiptarët element konstituiv në

kuadër të sistemit unitar të shtetit, e dyta, ishte forma e autonomisë politike dhe

territoriale në administrimin e së cilës do të përfshiheshin të gjitha vendbanimet

shqiptare dhe e treta, shteti binacional (mes shqiptarëve dhe maqedonasve), e cila

siç dukej i shqetësonte më tepër maqedonasit, pasi sipas tyre në këtë formë të

organizimit shtetëror ata humbnin më shumë. Shumë guximshëm kryetari i PPD-

së Nevzat Halili dhe koordinatori i grupit parlamentar të PPD-së Muhamed Halili,

para nënshkrimit të dokumentit mes qeverisë dhe PPD-së me ndërmjetësim të Gert

Arensit, do të deklarojnë se opsion është edhe “shteti dynacional”, përderisa

142 Gazeta “Nova Makedonija”, “Akademija za nacionalniot praznik na Albanija”, 29 nëntor 1992. 143 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Të respektohet marrëveshja, 27 nëntor 1992.

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

69

autonomia është shkalla e parë për të vazhduar deri te faza finale e federalizmit

dhe se ka mundësi që shqiptarët të hyjnë në Parlamentin e tyre, nëse nuk i duan në

Parlamentin e Maqedonisë144

. Politikbërja e partisë shqiptare PPD, edhe pse ishte

pjesë e koalicionit qeveritar, kishte shumë dallim nga partitë shqiptare pjesëtare në

koalicionet e mëvonshme, pasi tani një grup parlamentar dhe kryetari i PPD-së,

mbanin qëndrim të prerë dhe hapur flitnin kundër veprimeve diskriminuese të

pushtetit, duke mos hezituar që të kundërshtohen hapur edhe në seancat

parlamentare. Zhvillimet politike nuk shkonin në favor të përmirësimit të statusit

juridiko-politik të shqiptarëve dhe pavarësisht nga qëndrimi i relaksuar i

ministrave shqiptarë në qeveri, kryetari i partisë dhe një grup nga parlamentarët

shqiptarë ishin të vendosur dhe të pa kompromis145

.

144 Gazeta “Nova Makedonija”, Avtonomistiçkite stavovi odnovo vo igra, 4 nëntor 1993. 145 Gazeta “Nova Makedonija”, intervju Muhamed Halili, 6 nëntor 1993.

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

70

II – 7. Afera e armëve

Montohen procese gjyqësore, siç ishte e ashtuquajtura “Aferë e armëve”,

në fund të vitit 1993, gjatë së cilës u arrestuan shumë funksionarë të vetë partisë

shqiptare në pushtet, PPD-së. Më 10 nëntor 1993, ministri i Punëve të Brendshme

Lubomir Fërçkovski, në një pres konferencë, njofton se nga 5 deri më 8 nëntor

1993 janë arrestuar 8 persona për shkak të “Shoqërimit për veprimtari armiqësore”

dhe “Sulm kundër rendit kushtetues”, pasi sipas organeve të rendit, kanë

organizuar formacione paramilitare shqiptare kundër shtetit. Të arrestuarit janë

kryesisht funksionarë dhe intelektual shtetëror, kuadro të PPD-së: Hysen Hasan

Haskaj 146

, ndihmësministër i Mbrojtjes; Abdiselam Jusuf Arsllani; Burim Refet

Muretezani; Resmi Neshat Ejupi; Selam Llazam Elmazi; Aqif Abdulla Demiri;

Hasan Sabit Agushi; Imer Imeri zëvendësministër i Shëndetësisë147

. Ky moment

mobilizoi kundra shqiptarëve pothuaj të gjithë partitë politike maqedonase të të

gjitha spektrave dhe shoqata të intelektualëve të ndryshëm, të cilët nuk lanë gjë pa

thënë kundër shqiptarëve dhe PPD-së, pasi sipas tyre ajo ishte fajtore për gjithçka

dhe kishte zëra që kërkonin edhe suspendimin e saj si parti politike. Kjo ishte

situatë shumë e rëndë, sikurse për popullatën në përgjithësi, ashtu edhe për

subjektin politik që përfaqësonte shqiptarët dhe participonte në qeveri, përderisa

kuadro të lartë të saj burgoseshin dhe ajo ishte e pafuqishme t’i mbrojë. PPD, më

11 nëntor 1993, lëshon një komunikatë për media në lidhje me të ashtuquajturën

“Aferë e armëve”, në të cilën shumë butë dhe në mënyrë të përgjithësuar paraqitet

koncepti politik i PPD-së si parti paqësore dhe se synon vetëm me dialog t’i

zgjidhë çështjet e hapura148

. Nuk iu del në mbrojtje funksionarëve të saj në

mënyrë të prerë edhe pse qarkullojnë informacione se vetë PPD dhe PDP, kishte

ndërmarrë një hap të tillë në maj të vitit 1991 në Gostivar dhe pastaj përfundimisht

vendimi merret në Tetovë për të ndërmarrë një aksion të tillë për

“Vetëmbrojtje”149

. Ka zëra që thuheshin se ky organizim kishte marrë edhe

bekimin e Gligorovit, në kohën kur akoma ishte Ushtria jugosllave në Maqedoni

146 http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html, më 26/02/2012. 147 Gazeta “Nova Makedonija”, Ilegalno organiziranje protiv ustavniot poredok. 11 nëntor 1993. 148 Gazeta “Nova Makedonija”, Sopshtenije na PDP, 12 nëntor 1993. 149 Nazmi Maliqi, Persiatje politike, Shkupi, Shkup, 2011, f. 52.

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

71

apo ishte në tërheqje e sipër dhe se në këtë vakum institucional të mbrojtjes ishte

lejuar një lloj organizimi për vetëmbrojtje apo kujdestari nëpër vendbanimet

shqiptare për të ruajtur rendin, pasi numri i vogël i policisë nuk kishte kapacitet që

të mbulonte tërë zonat e banuara. Ky aksion u ndërmor, pasi në gusht 1993,

Maqedonia kishte formuar ushtrinë e saj dhe se tani nuk kishte nevojë për

organizime të tilla vetanake. Disa funksionarë të PPD-së, të asaj kohe, e

konsideruan këtë aksion si prerje në besë të Gligorovit, pasi kjo ishte bërë në

marrëveshje me atë. Njëri nga ish-funksionarët e PPD-së, Nazmi Maliqi pyet: “…

pse anëtarët e udhëheqjes partiake të PPD-së dhe të grupit parlamentar të saj, gjatë

tërë kohës të vitit 1992-1993, krijuan aq shumë mosmarrëveshje në mes veti.

Atëherë nuk bënë orvatje të mjaftueshme politike, që aktivitetet për organizimin e

shqiptarëve për vetëmbrojtje, të mbaronin me kohën e largimit të ushtrisë

jugosllave nga Maqedonia. Apo nëse ka pasur nevojë që ky organizim të

funksionojë dhe të përsoset edhe më tej, atëherë pse u mungoi të zgjedhurve të

popullit (deputetëve) dhe kryesisë partiake koordinimi dhe kontrolli politik te

njerëzit që i kishin marrë obligimet në këtë skemë të organizimit, që mund të

quhet edhe organizim ushtarak …”150

Dilemat janë të shumta, si të natyrës politike

brenda shqiptarëve, të cilët akoma nuk janë të sqaruara se ndodhi për shkak të

tendencave karrieriste të ndonjë fraksioni brenda PPD-së, i cili doli më i fuqishëm

dhe i konvenonte ky veprim për të eliminuar një lëvizje ekstreme nacionaliste, që

mendonte edhe ushtarakisht të mbrojë dinjitetin shqiptar. Mosmarrja e vendimit

nga PPD, për të lëshuar koalicionin qeveritar pas këtij aksioni të madh të

burgosjeve të funksionarëve të saj, apo të paktën mungesa edhe të një presioni të

fuqishëm politik për të kushtëzuar partnerin e koalicionit, si dhe qëndrimi i

përmbajtur i funksionarëve të saj, lë hapësirë dyshimi në shumë segmente.

Popullata shqiptare u shqetësua pa masë, pasiguria shtohej. Më i çuditshëm

ishte fakti, që një pjesë e funksionarëve të PPD-së vazhduan punën normalisht në

institucionet e sistemit dhe silleshin shumë gjakftohtë ndaj burgosjeve të

intelektualëve shqiptarë dhe bashkëpartiakëve të tyre. Ky aksion i policisë, i

ashtuquajtur “Aferë e armëve”, për disa javë rresht u bë temë kryesore në shumë

mediume ballkanike dhe evropiane. Situata në Maqedoni akoma ishte e

150 Nazmi Maliqi, Persiatje politike, Shkupi, Shkup, 2011, f. 55.

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

72

tensionuar, pasi që vazhdimisht partitë politike dhe organizata të ndryshme të

bllokut maqedonas reagonin ndaj këtij formimi të Formacionit Ushtarak të

shqiptarëve, duke e dënuar në mënyrën më të vrazhdë. Partia më e madhe

opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, do të kërkojë votëbesimin e qeverisë me

arsyetim se partia shqiptare që është e involvuar në “Aferën e armëve” participon

në qeveri dhe se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi151

. Lideri i VMRO-

DPMNE-së do të reagojë shumë ashpër në paraqitjen e tij para deputetëve në

Parlamentin Republikan, më 15 nëntor 1993”.

Njohuritë e para tregojnë se iniciativa për formimin e atij formacioni

ushtarak daton nga 7 nëntori 1991, disa ditë para sjelljes së Kushtetutës së RM-ës,

kur është formuar Shtabi Kryesor i saj. Mendimi ka qenë ajo te numërojë disa

dhjetëra mijëra ushtarë, në kompjuterët shtetërorë ishin evidentuar 21.630 regrutë

potencial. Nga formacioni ushtria ishte ndarë ne disa batalione, të cilat do të duhej

t’i mbulojnë qytetet ku shqiptaret e përbënin pjesën dërmuese të popullatës,

Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Kumanove dhe një brigadë e

ngarkuar për sigurim policor të ushtrisë. Shtabi Kryesor i të ashtuquajturës Ushtri,

ka qenë i ndarë në dy pjesë, ushtarake dhe politike“152

. Po ashtu Georgievski, duke

cituar revistën “Puls”, thekson se ndihmësministrit të Mbrojtjes, Haskaj, i janë

gjetur 72 harta topografike të qyteteve të Maqedonisë dhe një letër dërguar

ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, dokumentacion për pasqyrën komplet të

Brigadës së 14-të Maqedonase, e shtrirë në pjesën Veriperëndimore të

Maqedonisë, e cila sipas tij ka qenë e planifikuar të eliminohet në ditën e caktuar

nga formacionet ushtarake shqiptare153

. Sa i përket involvimit të strukturave të

jashtme, që dyshohet se kishin gisht në këtë “Aferë”, mund të mësojmë diç nga

deklarimi i Georgievskit në Parlament; “Përfundimisht kur bëhet fjalë për diç,

meqë kishte rrezik që të na akuzojnë se tani do të udhëheqim politikë proserbe nga

ana e z. Fërçkovski, unë do ta pyetja z. Fërçkovskin, pasi është i brengosur për

marrëdhëniet maqedono-serbe, pse operativa e tij nga sigurimi shtetëror para 15-

151 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ

од Шеесет и деветтата седница на Собранието на Република Македонија,

одржана на 15 ноември 1993 година, Dosta Dimovska. f. 7. 152 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ

од Шеесет и деветтата седница на Собранието на Република Македонија,

одржана на 15 ноември 1993 година, Lubço Georgievski, f. 162. 153 Gazeta Fllaka e Vëllazërimit, Akuza nacionaliste ndaj partive shqiptare, 12 nëntor 1993.

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

73

20 dite morën pjesë në aksionin e burgosjes së shqiptarëve në Kosovë, në

Prishtinë. Le të na përgjigjet në atë pyetje, pastaj do t’i japim përgjigje për lidhjet

Maqedoni-Serbi, gjithashtu delegacion i njëjtë nga Shërbimi për Sigurim Shtetëror

nga Serbia, para 3-4 ditëve ka qenë prezent në Maqedoni. Këto janë pyetje mjaft

me interes, të cilave duhet t’u përgjigjet z. Fërçkovski, por edhe PPD-ja duhet t’i

sqarojë vetvetes. Kur akuzohemi për politikë ndërkombëtare, duhet ta dimë kush e

udhëheq atë politikë në atë mënyrë”154

.

Është për t’u habitur fakti se deputetët shqiptarë reaguan në shumë raste

ndaj kolegëve të tyre maqedonas për të mbrojtur çështjen shqiptare, por nuk

mbrojtën bashkëpartiakët e tyre të burgosur dhe të akuzuar për cenim të integritetit

territorial të Maqedonisë. Vetëm deputeti Hysni Shaqiri, në mënyrë të qartë në

foltore të Parlamentit Republikan, do të theksojë: ”Burgosja e grupit të

shqiptarëve, për mua paraqet taktizim politik, si në planin e brendshëm, ashtu

edhe në atë të jashtëm, meqë ngjarja ka ndodhur kur policia serbe nëpërmjet

liderëve të saj deklaroi se Maqedonia nuk mundet ta ruajë pavarësinë e saj, meqë

është rrezikuar nga shqiptarët. Nga këtu mund të konkludohet se bëhet fjalë për

një proces të montuar, vetëm që Beogradi të vërtetohet se edhe në këto momente

Maqedonia mund ta bën atë ndaj shqiptarëve që a ka bërë edhe në të kaluarën. Sa i

përket deklaratës të ndonjë partie politike mund të thuhet se ishin aq primitive dhe

ultranacionaliste të cilat nuk dallojnë as nga partitë fashiste të cilat kërkonin të

eliminohet një pjesë e njerëzimit nga kjo botë. Zotërinj, këtë e them nga praktika e

deritanishme të disa partive të veçanta të cilat kërkuan që shqiptarët të dëbohen

nga vatrat e tyre. Në parullat e tyre parazgjedhore kërkuan vdekje për shqiptarët. E

gjithë kjo nuk mund të cilësohet si joorganizim naiv apo rastësisht, por tani gjërat

e njëjta i realizojnë nëpërmjet institucioneve shtetërore me burgosje dhe vrasje të

shqiptareve”155

. Akuzat më të rënda peshuan mbi ndihmësministrin e Mbrojtjes të

Maqedonisë, Hysen Haskaj, i cili u akuzua se ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me

154 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ

од Шеесет и деветтата седница на Собранието на Република Македонија,

одржана на 15 ноември 1993 година, Lubço Georgievski, f. 173. 155 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ

од Шеесет и деветтата седница на Собранието на Република Македонија,

одржана на 15 ноември 1993 година, Hisni Shaqiri f.68.

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

74

ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Safet Zhulali, të cilit i jepte material për

Armatën e Maqedonisë156

. Ata u dënuan me shumë vite burg.

Kishte shumë arsye pse të ndodhte “Afera e armëve”, e para, çështja e

Kosovës vetëm se kishte marrë përmasa ndërkombëtare, a dyta, situata ngadalë

kishte filluar që të dalë jashtë vijave politike që i kishte vendosur Millosheviçi dhe

se ngadalë kishin filluar të formoheshin grupet e para të një lëvizje të armatosur,

për të cilët nuk mundej që sigurimi më i fuqishëm në Ballkan, Serbia mos të kishte

njohuri, lufta në Bosnjë dhe Kroaci kishte filluar të merr dimensione të tjera, që

nuk shkonin në favor të Serbisë. Tani Serbisë i duhej të bëjë çmos për të implikuar

Maqedoninë në hendekun e saj, që ishte zhytur me vite dhe tani po i ngushtohej

rrethi, si në vijat e frontit, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtarë. Meqë, të dy

shtetet në parim, kishin problem me shqiptarët, atëherë sigurisht që do të duhej të

koordinohen mes veti, si në planin e brendshëm që t’ua ulin kokat, që mos të

tentojnë të sfidojnë pushtetet, ashtu edhe në planin e jashtëm, për të diskredituar

shqiptarët para faktorit ndërkombëtar, duke i paraqitur si prishës të qetësisë në

Ballkan. Incidentet ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë ishin një

segment i veçantë në këto ngjarje, pasi rezultonin me vrasje të ushtarëve dhe

oficerëve shqiptarë. Një nga incidentet e paqarta dhe të pashpjeguara, ngeli edhe

vrasja në kufi e një oficeri të lartë shqiptar, i cili në bazë të disa të dhënave ishte

ftuar në kufirin Maqedoni-Shqipëri për “bisedime” dhe aty ishte vrarë pabesisht,

por fatmirësisht shoqëruesi i tij, i cili po ashtu ishte qëlluar nga ushtarët

maqedonas dhe ishte lënë që të vdiste nga plagët e marra, ai kishte arritur që të

tërhiqet dhe të shpëtojë dhe të jetë dëshmitar i ngjarjeve157

. A kishte gisht Serbia

në këto incidente, me qëllim që të fut Maqedoninë në spirale të dhunës, që ajo të

përfitonte më vonë, apo ishte tradhti e strukturave maqedonase ndaj

“Marrëveshjes së Aferës së Armëve”, për të zhdukur gjurmët, ngelë akoma e

hapur, por ndoshta nga të dyja mund të kombinohet e vërteta.

Sigurisht që Bosnja dhe Kroacia ishin ngarkesë e madhe për qendrat e

vendosjes, që këto dy rajone të krizës të mbyllen sa më shpejtë, pasi numri i

156 Dr. Petar Popovski, Krvavo Dosie, Arnautskiot Gego-Mirditski Razbojniçki terorizam vo makedonskite

zemji od 1700 do 2002 godina, Tom Vtori, NIP “Makedonsko Sonce”. f.508. 157

John Philips, Macedonia, warlords & rebels in the Balkans, Yale University Press & New Haven and London, 2004 , f.68.

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

75

viktimave dhe shkatërrimet vazhdimisht shtoheshin, prandaj në këtë kontekst

koordinimi Shkup – Beograd do të bëhej me profesionalizëm, pasi nëse arrihej të

ndërpritet përkrahja që kishin shqiptarët nga SHBA dhe Perëndimi në përgjithësi,

atëherë sigurisht që terreni i tyre do të ishte i hapur për të ndërmarrë ekspedita

policore dhe ushtarake për të ndëshkuar shqiptarët me qëllim që të disiplinoheshin

ata. Në kohën kur ndodhi afera e armëve, ishte aktuale “Afera e Naftës”, meqë

Serbia ballafaqohej me embargon e naftës që ishte vendosur nga OKB-ja, me

qëllim presionin mbi atë që të lodhet gradualisht nga luftërat që po i zhvillonte në

Bosnje dhe Kroaci, tani Maqedonia do t’i dilte në ndihmë Serbisë, duke kryer

transport ilegal të derivateve të naftës për në Serbi, respektivisht shkelte vendimin

e OKB-së. Një nga arsyet për të kryer këtë aksion të burgosjes së 8 funksionarëve

shqiptarë, ka mundësi të ishte afera e naftës, e cila bëri bujë në opinion dhe se

ishte një ngarkesë për qeverinë, pasi në kohën kur e gjithë bota e civilizuar e

pengonte Serbinë për shkak të politikave agresive ushtarake që kishte, Maqedonia

po vendosej në krah të Millosheviçit158

.

Se sa Serbia kishte gisht dhe sa ishte e interesuar për të destabilizuar

Maqedoninë, flet vetë shtypi ditor në Beograd, ku përveçqë u dha hapësirë e

madhe, jepeshin edhe lajme sensacionale, duke e dramatizuar situatën në ekstrem.

Një pjesë e madhe e mediumeve, e justifikonin atë që Millosheviçi “ia kishte

tërhequr vërejtjen Maqedonisë lidhur me secesionizmin shqiptar dhe se politika e

urtë e Maqedonisë e kishte vërejtur këtë gjë dhe iu faleminderua Millosheviçit për

kujdesin dhe frikën e tij”159

. Vetëm disa ditë para burgosjes së funksionarëve

shqiptarë në Shkup, ministri i Jashtëm grek Papulas, e cila tani e kishte radhën për

të udhëhequr me BE-në, kishte vizituar Beogradin dhe disa vende tjera ballkanike,

por kishte anashkaluar vetëm Maqedoninë. Kjo ngjallë dyshimin se skenari

përgatitej kur dihet qëndrimi grek ndaj Maqedonisë dhe nga ana tjetër qëllimet

gllabëruese të Millosheviçit ndaj Maqedonisë.

Ndaj këtij aksioni të burgosjeve, do të reagojë në mënyrë shumë energjike

edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila ishte edhe në pushtet, ku ndër të tjera

thuhej: “E dënon valën e terrorit, persekutimeve dhe ndjekjeve, që forcat policore

158 Gazeta “Fllaka e Vëllazërimit”, Afera e armëve për ta harruar aferën e naftës, 14 nëntor 1993. 159 Gazeta “Fllaka e Vëllazërimit”, Dimensione të hiperbolizuara dhe paragjykime tendencioze, 14 nëntor

1993.

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

76

maqedonase ndërmorën kundër popullsisë së pafajshme shqiptare … ai është një

veprim i qëllimshëm dhe djallëzor kundër njërit prej faktorëve më stabilizues të

Republikës se Re dhe vazhdim i politikës së Millosheviqit ne rajon. PD-ja e

Shqipërisë kërkon nga qeveria e Maqedonisë, të ndërpresin valën e dhunës dhe

terrorit ndaj shqiptarëve, ndërsa nga qeveria shqiptare kërkon që të bëjë presion

qeverisë maqedonase dhe institucioneve ndërkombëtare për të ndërprerë këtë valë

terrori ndaj vëllezërve tanë të pafajshëm”160

. Ministria e Punëve të Jashtme e

Shqipërisë, do të reagojë ndaj akuzave që Maqedonia i bëri asaj se gjoja grupi i të

burgosurve kishte kooperuar me Shqipërinë për të sjellë armatim nga Shqipëria,

me qëllim destabilizimin dhe ndarjen e Maqedonisë, gjë e cila hidhet poshtë nga

MPJ-a e Shqipërisë. Në komunikatë mes tjerash thuhet: “Kjo akuzë përfaqëson një

kurth të rrezikshëm, të organizuar nga shërbimet sekrete të ish-Ushtrisë Popullore

Jugosllave, në bashkëpunim me agjentët e tyre në Shqipëri dhe Maqedoni. Ky

kurth u organizua, u filmua, u arkivua dhe u konservua nga ky shërbim në arkivat

e Beogradit. Për këtë ka dijeni të plotë qeveria aktuale maqedonase, e cila

krejtësisht, në mënyrë naive bën lojën e atyre forcave që kërkojnë jo stabilitet, por

edhe copëtimin e Maqedonisë. Ne mund t’ju kujtojmë atyre që hiqen të paditur, se

ky skenar u realizua dhe u fut në Arkiv në periudhën nga 28 tetori deri 2 dhjetor

1991. Se çfarë përfaqëson ministri që bën akuza të tilla të pa baza e dashakeqe

ndaj nesh dhe ç’ rol i kanë caktuar për të luajtur, këtë ne nuk e dimë”161

.

Në shenjë proteste për caktimin e dënimeve ndaj këtij grupi nga gjykatat

në Maqedoni, në korrik të vitit 1994, deputetët shqiptarë do të lëshojnë

parlamentin e Maqedonisë162

.

Menjëherë pas kësaj ngjarje në Shkup, do të qëndrojë përfaqësuesi i

Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë Gert Arens, i cili u takua me

përfaqësues shtetërorë dhe të partive politike shqiptare në Maqedoni, sigurisht për

t’u informuar më detajisht rreth ngjarjeve të fundit dhe për të bërë presion te të

dyja palët që të ulin tensionin me qëllim të ruajtjes të stabilitetit në vend.

160 Gazeta “Fllaka e Vëllazërimit”, Shqiptaret – faktore stabiliteti ne rajon,14 nëntor 1993. 161 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Akuza të pabaza e të pavërteta, 14 nëntor 1993. 162

Gazeta “The Times”, 4 korrik 1994, KARADZIC SCOFFS AT MAP `DRAWN BY GLOBAL

MAFIA'.

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

77

Në të njëjtën kohë, politika e Shkupit sillej shumë keq ndaj shqiptarëve të

Kosovës. Një pjesë e refugjatëve nga Kosova, që deportoheshin nga vendet e

Perëndimit nëpërmjet aeroportit të Shkupit, drejtpërsëdrejti dorëzoheshin te

autoritet serbe në Kosovë. Ishte një sjellje shumë e vrazhdë dhe jokorrekte ndaj

këtyre djemve të rinj shqiptarë, pasi pjesa më e madhe e tyre ndiqeshin nga

regjimi i Millosheviçit, gjë të cilin e dinte i gjithë opinioni. Edhe pse këta

shqiptarë nga Kosova nuk kërkonin strehim politik në Maqedoni, e cila do t’u

jepte shkas pushtetarëve maqedonas që të marrin këtë hap ekstrem, meqë mund

t’ju kushtonte politikisht dhe financiarisht, por pjesa më e madhe e tyre kishin

familjarë të tyre në Maqedoni dhe kishin mundësi që të vendosen te ata163

.

Pikërisht këto ditë në Gjenevë do të mbajë mbledhje në Selinë e OKB-së,

Komisioni për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut në ish-Jugosllavi, në të

cilën do të raportojë i deleguari special i OKB-së Tadeush Mazovjetcki. Në

debatin që u zhvillua, u konstatua se në Maqedoni ka shkelje të të drejtave të

bashkësive tjera etnike në shumë fusha, si në përdorimin e gjuhës amtare,

simboleve, arsimit, si dhe më me rëndësi, definimi kushtetues si shtet i

maqedonasve, sipas së cilës shqiptarët ndjeheshin të diskriminuar.

163 Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, Nga po i çojnë këta djem të ri, 7 nëntor 1993.

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

78

II – 8. Kongresi i Dytë i PPD-së dhe plasaritjet në subjektin

politik shqiptar

Partia për Prosperitet Demokratik ishte organizimi i parë dhe i vetëm

politik që nga Lufta e Dytë Botërore, e cila kishte përkrahjen absolute të

shqiptarëve në Maqedoni dhe në të shumtën e rasteve kategorizohet si lëvizje

mbarë popullore. Padyshim, në formën që ishte dhe përkrahjen që e kishte nga

shqiptarët, paraqiste rrezik për shtetin dhe struktura të caktuara ishin shumë të

shqetësuara për fuqinë që kishte. Plasaritjet brenda këtij subjekti, kishin filluar

herët dhe tensionet përbrenda saj vlonin, saqë vetëm pritej të kulmonte me ndarje

definitive. Krahas rrymës “pacifiste” që ishte instaluar në pushtet, te pjesa më e

madhe tyre, u paraqit edhe rryma më “ekstreme nacionale”, të cilët kërkonin që

partia të kishte një qasje krejt tjetër ndaj pushtetit nga ajo që deri tani ishte ndjekur

dhe ishte treguar joproduktive. Prijës të rrymës së re publikisht u paraqit Dega e

Tetovës, por përkrahës të këtij fraksioni kishte nga Struga deri në Kumanovë, në

të gjitha degët dhe nëndegët e partisë, pasi ishin lodhur me politikën e pritjes dhe

asgjë nuk rezultoi me sukses deri tani. Në të njëjtën periudhë, do të ndodhë edhe

aksioni për burgosjen e pjesëtarëve të të ashtuquajturës “Aferë e armëve”, të cilët

ishin kryesisht funksionarë të lartë të PPD-së, ndërsa partia u tregua e pafuqishme

t’i ndihmojë edhe pse ajo ishte në dijeni për këtë veprim. Rryma e re arriti të fitojë

shumë shpejt simpatinë e Shtetit Shqiptar dhe në dhjetor 1993, gazeta

proqeveritare njofton për një vizitë të këtij grupi në Tiranë, ku sipas saj, në

delegacion do të merrnin pjesë: ”Menduh Thaçi, Aliriza Lloga (ish kryetar i Degës

së Strugës), si dhe disa njerëz të jetës alternative politike në Kosovë, ndër të tjerët

edhe kryetari i partisë Socialdemokrate, Arben Xhaferi”164

. Pacifizmi i tepërt i

krerëve aktual të PPD-së dhe grupit parlamentar shqiptar, incidentet ndërkufitare

që kishin prapavijë të thellë, mosavancimi i statusit të shqiptarëve dhe keqtrajtimi

që u bëhej atyre nga organet e shtetit, sigurisht detyruan Tiranën zyrtare që të

kërkojë krah tjetër politik shqiptarë, për t’u bërë ballë më fuqishëm strukturave

shtetërore maqedonase.

164 Gazeta “Nova Makedonija”, Tv Albanija ja zasilluva propagandata!, 16 dhejtor 1993.

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

79

Më 12 shkurt 1994, po përgatitej të mbahej Kongresi II i PPD-së në

Tetovë. Relacionet ndërnjerëzore dhe ndërkolegiale brenda partisë ishin shumë të

mjegulluara. Askush nuk mund të parashikonte se çfarë mund të ndodhte. Grupi i

deputetëve të PPD-së, si duket mbante rrugën institucionale edhe pse punët

shkonin mbrapshtë dhe nuk shënohej përparim në asnjë fushë të jetës, përkundrazi

instalohej një neokomunizëm për shqiptarët. Në Tetovë, ku edhe ishte selia e

partisë dhe dega më e madhe e kësaj partie, shfaqet një fraksion brenda partisë, po

ashtu edhe në Gostivar, në Strugë, për herë të parë publikisht sulmohen

funksionarët partiak, deputetët dhe ministrat. Këtu janë edhe fillet e opozitës

shqiptare, njëherë brenda këtij subjekti. Kongresi filloi punimet ashtu siç ishte

paraparë në Pallatin e Kulturës në Tetovë më 12 shkurt. Tani më ishte e qartë.

Brenda PPD-së ishin dy krahë: njëri që nuk prishte rehatinë në pushtet dhe ishte

lidhur ngushtë me pozicionet që mbante dhe tjetri që ishte më reformist dhe

dëshironte t’i lëvizë punët më shpejt, pavarësisht konfrontimit me organet e

shtetit, respektivisht që pranonte sakrificë. Deri orët e vona, pas debateve të

zhvilluara mes fraksioneve, grupi i deputetëve dhe i ministrave, me një grup të

vogël të përkrahësve, e lëshuan Kongresin. Pasi u konstatua se shumica e

delegatëve janë prezent, punimet vazhduan deri në orët e mëngjesit, me ç’rast u

zgjodh edhe kryesia e re dhe Arben Xhaferi u zgjodh kryetar i ri i partisë.

Grupi tjetër që e lëshoi Kongresin, kishin shkuar në zyrat e kuvendit

komunal në Tetovë me qëllim që të jepnin pres-konferencë për qëllimet e lëshimit

të Kongresit, por aty për aty vendosën të mbajnë mbledhje dhe nga ta u quajt

Kongres. Me 13 shkurt 1994, populli shqiptar dhe anëtarësia e PPD-së, u zgjua

nga gjumi me dy kryetar dhe dy kryesi të partisë. Në të parën në Pallatin e

Kulturës kryetar doli Arben Xhaferi, ndërsa në të dytën në Kuvendin Komunal, u

zgjodh Xheladin Murati. Kjo shënoi fillimin e një beteje gjyqësore mes PPD-së,

krahu i Arben Xhaferit dhe PPD-së, krahu i Xheladin Muratit, se cili subjekt është

legjitim i dalë nga Kongresi. Në terren, pothuajse në gjithë hapësirat shqiptare në

Maqedoni, u hap një debat i zjarrtë në mes njerëzve se cili me të vërtetë kishte të

drejtë. Nuk flitet tani vetëm për legjitimitetin e Kongreseve, por tani debatohej se

cila rrymë politike ishte në vijë kombëtare dhe do t’i artikulonte kërkesat shqiptare

më mirë. Vetëm për disa muaj do të profilizoheshin të dy rrymat politike. Krahu i

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

80

Arben Xhaferit, më tepër u ekspozua si ekstrem dhe nacionalist me orientim

djathtist, që arriti pas vetes të mbledhë ish të burgosurit politik në ish-Jugosllavi

dhe ndjekësit e tij ishin kryesisht popullata më e re, e cila nuk kishte durim që

proceset të shkonin aq ngadalë sikurse zhvilloheshin deri tani. Në anën tjetër,

krahu i Xheladin Muratit, arriti të mbajë pas vetes deputetët e deritanishëm dhe

ministrat e PPD-së edhe pse disa deputetë ishin me pikëpamje më progresive,

ndjekësit ishin disa ish-komunistë, funksionarë të dikurshëm dhe aktual dhe

popullata më e vjetruar. Kjo ndarje, pothuajse ishte në çdo vendbanim shqiptar.

Disa muaj rresht u ngrit tension i jashtëzakonshëm brenda popullatës shqiptare,

saqë u harrua diskriminimi që bëhej ndaj tyre.

Në vjeshtë do të zhvilloheshin zgjedhjet e rregullta të përgjithshme

parlamentare, në të cilat për herë të parë do të garonte edhe ky opsion i ri - i

vjetër165

.

165 Misha Glenny, Gazeta “The Times”, 15 tetor 1994, ALBANIAN LEADER THREATENS SPLIT IN

MACEDONIA - PRESIDENT GLIGOROV.

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

81

II – 9. Regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhjet e dyta parlamentare

në Maqedoni në vjeshtë 1994

16 dhe 30 tetor 1994

Që nga procesi zgjedhor dhe fushata që po zhvillohej në këtë periudhë,

mund të kuptohej se mandati që vinte do të ishte mjaft i nxehtë dhe se për herë të

parë, tani në spektrin politik në Maqedoni dhe në veçanti atë shqiptarë, do të

kishte më shumë se një ofertë zgjedhore për zgjedhësit shqiptarë. Në garë te

shqiptarët do të dilnin të dy PPD-të, ajo e Arben Xhaferit dhe ajo e Abdurahman

Alitit, si dhe Partia Demokratike Popullore. Meqë PPD- ja, krahu i Abdurahman

Alitit, kishin mundur që ligjërisht të fitonin legjitimitetin si vazhdimësi e PPD-së,

krahu i PPD-së së Arben Xhaferit, u detyrua që kandidatët e vet t’i vë në garë si të

pavarur166

.

VMRO-DPMNE, do të bojkotojnë në rrethin e dytë zgjedhor për shkak të

pakënaqësive dhe dyshimeve për manipulim. Lidhja Socialdemokrate e

Maqedonisë (LSDM) do të fitojë 62 deputetë, Partia Liberal Demokrate (PLD) 27

deputetë, Lidhja Demokratike e Maqedonisë-1, Partia Socialdemokrate e

Maqedonisë-1, Partia për Emancipim të përgjithshëm të Romëve-1, Partia

Socialiste e Maqedonisë-6, Të Pavarur -4 deputetë. Partia Demokratike e Turqve

në Maqedoni-Partia Për Aksion Demokratik-Rruga Islame- 1.

Ndërsa në bllokun politik shqiptarë, pas një beteje të vërtetë politike dhe

pa improvizime gjatë fushatës zgjedhore, partitë shqiptare fituan më pak deputetë

nga ajo që mund të merrnin 17-20167

. Ata do të fitojnë ndaras këtë numër të

deputetëve: PPD-10 deputetë; 1. Abdurahman Aliti, 2. Abdirauf Pruthi, 3.

Gazmend Hajdaraga, 4. Ismet Ramadani, 5. Mevlan Tahiri, 6. Naser Ziberi

(Rizvan Sulejmani), 7. Nazmi Maliqi, 8. Sejfedin Haruni, 9. Xheladin Murati, 10.

Sami Ibrahimi.

PPDSH- 4 deputetë; 1. Arben Xhaferi, 2. Rufi Osmani (Naxhi Purde), 3.

Sali Ramadani, 4. Hisni Shaqiri. Partia Popullore Demokratike- 4 deputetë: Rahmi

166

Po aty. 167

Tim Judah, Gazeta “The Times”, 17 tetor 1994, POLL FRAUD CLAIM IN MACEDONIA.

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

82

Tuda, Zeqir Kadriu, 2. Abdiladi Vejseli168

, 11. Mersel Bilalli169

. Një deputet i

pavarur shqiptar, Hisen Ramadani.

Rezultati zgjedhor nxori fitues absolut LSDM-në dhe aleatët e saj, me 87-

të deputetë nga 120 anëtarë sa kishte Parlamenti i Maqedonisë. Në anën tjetër,

numri i deputetëve shqiptarë në vend që të shënojë ngritje për të pasqyruar

përqindjen reale të shqiptarëve në shtet, përkundrazi do të shënojë rënie nga 23

deputetë sa ishin në zgjedhjet e para në vitin 1990, tani ky numër do të bie në 19.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të fragmentarizmit të faktorit politik shqiptar dhe

mungesa e një konsensusi në këto kohë të vështira për shqiptarët. Fituesi absolut

Socialdemokrat, tani do të merrte në koalicion partnerin shqiptarë sipas qejfit,

meqë kishte numrat e duhura të deputetëve dhe mund të formonte qeverinë edhe

vetëm. Duke respektuar rregullin e pashkruar në shtet se në qeveri duhej të

participonte një parti shqiptare për shkak të përbërjes etnike të shtetit, LSDM do të

merr për partner të koalicionit Partinë për Prosperitet Demokratik, me të cilën

ishte edhe deri tani në qeverisje, nga viti 1992. Duke marrë për bazë rezultatin

zgjedhorë dhe të kaluarën e qeverisjes së LSDM-së, vështirë se dikush mund të

krijonte përshtypjen se ky mandat qeverisjeje, do të lëvizte gurin nga vendi në

drejtim të avancimit të statusit të shqiptarëve në Maqedoni.

Qeveria e re do të zgjidhej më 20 dhjetor 1994 e kryesuar nga Branko

Cërvenkovski. Përfaqësimi i shqiptarëve në këtë qeveri, shikuar nga kjo distancë

kohore ishte simbolik, pasi nuk morën asnjë nga resorët qeveritar që kishin peshë

dhe aty ku më së shumti shqiptarët kishin telashe dhe në veçanti resorin e arsimit.

Ministrat shqiptarë do të ishin: Beqir Zhuta – ministër i Zhvillimit dhe nënkryetar

i qeverisë, Iljaz Sabriu – ministër i Punës dhe i Politikës Sociale, Eshref Aliu –

ministër i Kulturës dhe Muhamet Halili – ministër pa portofol. Ndërsa

zëvendësministra do të emërohen; Hasan Jashari- i Arsimit dhe Bardhyl Kuka - i

Drejtësisë.

168 Pasi e merr mandatin e deputetit do ta lëshojë Partin Demokratike Popullore dhe do të kalojë në Partinë për

Prosperitet Demokratik. 169 Pasi e merr mandatin e deputetit do ta lëshojë Partin Demokratike Popullore dhe do të kalojë në Partinë për

Prosperitet Demokratik.

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

83

Tani vetëm se do të kemi fillimin e demokratizimit të shoqërisë shqiptare

në Maqedoni, në plot kuptimin e fjalës edhe pse në njërën anë, i kushtoi

shqiptarëve me humbjen e disa vendeve në parlament, por në anën tjetër shoqëria

shqiptare kishte nevojë të mendojë ndryshe nga ajo që deri tani u servohej, vetëm

nga një koniunkturë partiake, si ajo gjatë komunizmit ashtu edhe pas viti 90-të.

Ishte shumë e vështirë, pasi akoma shoqëria shqiptare në Maqedoni nuk ishte në

nivelin e duhur të pjekurisë intelektuale dhe politike, që të pranonte këtë plasaritje

si proces normal të zhvillimit të politikave në një shoqëri pluraliste dhe në të

shumtën e rasteve merrej edhe si shumë tragjike. Niveli i ulët i vetëdijes

intelektuale, si rezultat i mosarsimimit të shqiptarëve gjatë gjithë periudhës së

komunizmit, bëri që ndasitë partiake të reflektohen shumë thellë në mesin e

familjeve, fshatrave, kolektiveve të punëtorëve, studentëve dhe shoqërisë

shqiptare në përgjithësi, saqë ky stereotip kaloi deri aty që të mos përshëndeten

njerëzit e taborit tjetër politik, pavarësisht afërsisë që kishin pasur më herët, qoftë

familjare, qoftë shoqërore.

Një nga ngjarjet shumë me rëndësi në Maqedoni ishte regjistrimi i

popullatës në vitin 1994, i cili tani duhej të përsëritej pasi regjistrimi i vitit 1991

ishte kontestuar gjithë kohën nga shqiptarët. Edhe pse edhe tani partitë politike

shqiptare nuk pajtoheshin që të kryhet regjistrimi i popullsisë, pasi sipas tyre

akoma qeveria nuk i kishte bërë përgatitjet e duhura dhe duhej akoma kohë, sërish

ky proces vazhdoi të organizohet. Ishte shumë me rëndësi pasi regjistrimi,

respektivisht përqindja e popullsisë determinonte politikat nacionale, sociale,

financiare, arsimore dhe kulturore në vend. Ekzistonte dyshimi, sipas shqiptarëve,

se përqindja e tyre ishte shumë më e lartë, por falsifikohej nga organet shtetërore,

me qëllim që ajo të dilte sa më e ulët. Sipas këtij regjistrimi, numri i përgjithshëm

i popullatës doli 1.935.383 banorë, prej tyre 1.289.481 maqedonas ose 66.63 %,

437.684 shqiptarë ose 22.61%, 76.365 turq apo 3.94%, 43.686 romë apo 2.26, 622

vlleh apo 0.45%, 40.798 serbë apo 2.10%, 36.107 apo 1.86 % të përkatësive tjera

etnike dhe 1880 apo 0.11% të papërcaktuar170

.

170 Cane T. Mojanoski, Letopis na Makedonskata Demokratija, Pakung, Skopje, 2000, f. 53.

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

84

Kapitulli III

SITUATA NË MAQEDONI NGA THEMELIMI I UT-

SË DERI TE LUFTA E KOSOVËS

III – 1. Themelimi i Universitetit të Tetovës

(17 dhjetor 1994)

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe vendosja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe

Maqedonisë, si dhe mbyllja e dhunshme e Universitetit të Prishtinës nga regjimi

serb, krijoi rrethana të reja në rrafshin e procesit të arsimimit të të rinjve shqiptarë

në Maqedoni. Nëse Kosova ishte ajo që drejtpërsëdrejti u ndihmoi shqiptarëve në

Maqedoni, që ata të shkolloheshin, duke filluar që nga shkolla e mesme deri të

studimet universitare, tani situata u rëndua, meqë kjo mundësi u shkurtua dhe në

anën tjetër, numri i nxënësve që regjistroheshin në shkolla të mesme ishte shumë i

kufizuar, ndërsa në universitetet shtetërore në Shkup dhe në Manastir, ishte numër

simbolik. Ky moment kërkonte zgjidhje të menjëhershme dhe sigurisht alternativë

tjetër nga ajo që ishte në dispozicion deri tani pra, jashtë universiteteve aktuale

shtetërore, pasi kishte rrezik që ata të sendërtojnë politikën regjistruese dhe

kurdoherë të paraqiten barriera të panevojshme. Duke u nisur nga këto arsye të

shëndosha dhe nga dëshira për t’u arsimuar, mbi njëqind intelektualë shqiptarë u

tubuan në kuvendin komunal të Tetovës dhe zyrtarisht ngritën iniciativën për

themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe, që do të bëhet i njohur si Universiteti

i Tetovës. Aty u themelua këshilli iniciativë dhe u shpall Akti i themelimit të

Universitetit.

Sado që pushteti maqedonas dhe të gjithë strukturat tjera politike,

shkencore dhe të sigurisë së tyre, u munduan qoftë ta injorojnë, qoftë të

ndërmarrin hapa të dhunshëm për të shuar këtë institucion të parë të shqiptarëve

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

85

në Maqedoni i këtij niveli, ishte e kotë. Ky moment shënonte fillimin e fundit të

një durimi, ku ishin pozicionuar shqiptaret. Në një formë, Universiteti ishte edhe

krijimi i institucioneve paralele në shtet, por ky akt ishte i domosdoshëm, pasi

vetëm nëse i vendos ata para aktit të kryer, mund të kuptonin rëndësinë e këtij

veprimi. Ishin javët dhe muajt në vazhdim, që do t’i trazonte pothuaj të gjithë

institucionet e shtetit, shoqatat joqeveritare, universitetet maqedonase, Akademi të

Shkencave dhe Arteve, shkrimtarë maqedonas, partitë politike maqedonase,

profesorë universitarë maqedonas, student maqedonas, deri te qytetari i thjeshtë

maqedonas, për të derdhur vrer mbi këtë institucion arsimor – shkencor. Është për

t’u habitur, se si ka mundësi që të ngitet një popull i tërë për të penguar që të

shkollohet një popull tjetër, që bashkëjeton me shekuj dhe ka fqinjë të parë kudo

në shtet. Qeveria e Maqedonisë, kishte paralajmëruar intervenimin e saj me të

gjitha mjetet nëse do të hapej Universiteti në gjuhën shqipe në Tetovë171

. Në anën

tjetër, këshilli iniciativë ishte i vendosur që të çojë deri në fund këtë mision të

lartë, duke bërë çdo sakrificë. Më 2 dhjetor, kryetari i këshillit iniciativë dr. Fadil

Sulejmani do të deklarojë: “Nëse qeveria do të na pengojë, gjithçka do të shkojë

në ferr” dhe se: “Populli është i shqetësuar dhe vetëm pret sinjal të gjelbër”172

.

Sigurisht që kjo situatë e re e krijuar pas themelimit të Universitetit të

Tetovës (UT-së), do ta fusë në siklet edhe partnerin e koalicionit shqiptar në

qeveri PPD-në. Sjellja e përfaqësuesve të PPD-së në parlament dhe qeveri ishte

shumë indiferente ndaj kësaj çështje. Nuk shkoi pak kohë, që ky subjekt PPD, të

shprehet kundër Universitetit në gjuhën shqipe dhe haptazi përpiloi strategji me

partnerët e koalicionit LSDM-në për të hapur (rihapur) disa drejtime në gjuhën

shqipe në Fakultetin Pedagogjik në gjuhën shqipe në Shkup, të cilat ishin mbyllur

dhunshëm në fund të viteve 80-ta. Logjikisht, kjo nuk ishte zgjidhje që do t’u sillte

perspektivë shqiptarëve, pasi që aty vetëm lejoheshin disa programe studimore për

arsimtarë. Në esencë nevojat e popullatës shqiptare ishin shumë të mëdha në

sferën e arsimit, sesa kjo që ofrohej, e cila as për së afërmi nuk i plotësonte

nevojat. Pse ndodhi ky veprim politik i PPD-së, akoma kreatorët e asaj politike

nuk kanë dhënë sqarim. Situata ishte shumë e rënduar tani. Në njërën anë ishin

171

Misha Glenny, Gazeta “The Times”, 15 dhjetor 1994, MACEDONIAN POLICE MOVE IN TO CLOSE

ALBANIAN UNIVERSITY. 172 Gazeta “Nova Makedonija”, Ako vlladata ne spreçi, se ke odi vo pekollot, 2 dhjetor 1994.

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

86

rinia shqiptare, popullata shqiptare, intelektualët dhe partitë opozitare shqiptare,

që mbështesnin këtë iniciativë, ndërsa karshi gjithë këtyre ishte vetëm një

strukturë njerëzish që kishin marrë legjitimitetin, po nga ky popull dhe synonin që

nëpërmjet Fakultetit Pedagogjik në Shkup ta relativizonin çështjen e UT-së. Më e

çuditshmja ishte se edhe pse qeveria dhe të gjithë maqedonasit e luftonin UT-në

dhe në vend të saj ofronin Pedagogjikun, sërish një numër i konsiderueshëm i të

rinjve maqedonas publikisht protestuan me javë para parlamentit kundër hapjes së

këtij Fakulteti Pedagogjik në Shkup, bile shkuan dhe në ekstrem saqë kërkuan

“dhoma gazi” për shqiptarët vetëm se dëshironin të shkollohen.

Nuk do të ngelë asnjë parti politike maqedonase, shoqatë qeveritare dhe

joqeveritare, intelektualë maqedonas, profesorë universitarë etj., që nuk do të

reagojnë ashpër ndaj iniciativës për hapjen e Universitetit të Tetovës. Reagimet

kundër hapjes së Universitetit erdhën duke filluar nga Shoqata e Etnologëve të

Maqedonisë, degë të partive maqedonase nga shume qytete dhe krerë të politikës

aktuale shtetërore opozitare dhe qeveritare, si; Partisë Demokratike të Tomosllav

Stojanovskit, dekanë të fakulteteve të Shkupit, VMRO- Partia Popullore, Qeveria

e Republikës së Maqedonisë, Memorandum i Intelektualëve Maqedonas deri te

organe te shtetërore, Lidhja e Studentëve të Universitetit të Shkupit në protesta

para parlamentit, Partia Popullore e Maqedonisë, VMRO- Partia Demokratike,

Kongresi Botërorë Maqedonas, Universiteti i Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi”,

Partia Socialdemokrate e Maqedonisë, Partia Liberale, VMRO- e Bashkuar etj.173

Çështja e themelimit dhe të mbajturit gjallë të këtij institucioni të lartë

arsimor, nuk është edhe aq e thjeshtë. UT-ja do të bëhet halë në sy për të gjithë

maqedonasit pa dallim. Mediumet pandërprerë do të bombardojnë me fjalorë

derrogativë, përbuzës, nënçmues, tallës etj., vetëm e vetëm që të ulet mbështetja e

popullit që ia jepte UT-ës, qoftë në atë të dërgimit të djemve dhe të bijave për të

studiuar aty, qoftë për mbështetjen financiare dhe morale që i jepte populli

shqiptar. Përkundrazi, kjo përkrahje rritej çdo ditë e më tepër.

Qeveria e ndodhur ngushtë nga kjo klimë negative e krijuar te blloku

maqedonas, që ndoshta edhe vetë i kishte fyer dhe tani nuk e kishte më nën

173 Gazeta “Nova Makedonija”, 28 nëntor 1994 – 18 dhjetor 1994.

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

87

kontroll, duhej të veprojë ashtu siç dinte ajo me metodat të dhunshme dhe

çnjerëzore. Vetëm se ishte paralajmëruar hapja zyrtarisht e UT-së më 17 dhjetor

1994. Ishte ngritur tensioni tej mase gjithkund. Shteti kishte shtuar kontrollin

policorë, vend e pavend, me qëllim që të ngjallte frikë te popullata shqiptare dhe

për të penguar hapjen e UT-së174

. Vetëm disa ditë para se të shpallej hapja zyrtare

e UT-së, më 14 dhjetor 1994, policia kishte marrë aksione të ashpra gjoja për të

ndaluar tregtinë ilegale në vend edhe se dihet sulmi ishte vendosur drejt shitoreve

shqiptare dhe tregjeve të frekuentuara më shumë nga shqiptarët. Në të njëjtën ditë,

në mënyrë spektakulare dhe më çnjerëzore në tregun me shumicë në Shkup,

policia do të arrestonte të riun shqiptar Milaim Memetin, arsimtar i diplomuar, por

i papunë, i cili shiste në treg për të mbijetuar ekonomikisht, do të dërgojë në

stacionin famëkeq për shqiptarët e Shkupit - Autokomandë dhe në një inskenim

gjoja ka dashur të ikë nga stacioni vritet në oborr të stacionit policor. Lajmi bëri

bujë të menjëhershme. Në të njëjtën kohë, po në orën 12 të mesditës, kur kishte

ndodhur vrasja në Shkup, Ministria e Urbanizmit, Ndërtimtarisë, Komunikacion

dhe Ekologjisë, së bashku me policinë speciale me makineri të rëndë kishte

rrënuar murrin rrethues dhe objektin në Tetovë ku duhej të nisnin ligjëratat e

para175

. Këto lajme të tmerrshme pushtuan hapësirën dhe situata ishte mjegulluar

tepër. Ky ankth, në popull vështirë se mund të harrohet. Nuk dihej se ç’po ndodh.

Partia politike shqiptare në pushtet PPD nuk doli t’i prijë situatës. Përkundrazi, në

heshtje miratonte atë që po bënte partneri tyre në qeveri LSDM. Opozita shqiptare

nuk do ta luaj rolin e duhur, ndoshta për mungesë përvoje ose guximi nuk mund të

gjykojmë. Çfarë do të ndodhte më 17 dhjetor 1994? Qeveria me tone kërcënuese

paralajmëronte ndalimin e dhunshëm të themelimit të UT-së. Popullata priste lider

që t’i prijë asaj. Vendosmëria e profesorëve dhe në veçanti e studentëve, që nuk u

lëkundën dhe erdhën në Tetovë, filloi ta kristalizojë mjegullën që kishte kapluar

situatën politike. Universiteti ngadhënjeu mbi kërcënimet, vrasjet, dhunën dhe

propagandën e ulët, që po e bënte pushteti. Shqetësimet nga bashkësia

174

Misha Glenny, Gazeta “The Times”, 15 dhjetor 1994, MACEDONIAN POLICE MOVE IN TO CLOSE

ALBANIAN UNIVERSITY.

175 Gazeta “Nova Makedonija”, Zapeçatena vratata na takanareçeniot rektorat, 15 dhjetor 1994.

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

88

ndërkombëtare ishin të mëdha, meqë ky mund të ishte një shkas për fillimin e një

lufte të re në Ballkan dhe kjo do të nënkuptonte fundin e këtij shteti176

.

Më 15 shkurt 1995 ishte caktuar dita e fillimit të ligjëratave të para, të cilat

do të mbaheshin në fsh. Poroj (2 km. larg Tetovës). Kjo ditë shënonte

përfundimisht fillimin e një periudhe të re në historinë e shqiptarëve në Maqedoni,

pasi për herë të parë me të vërtetë sfidohej rëndë pushteti maqedonas, i cili ishte

mësuar që çdoherë të shuajë me dhunë iniciativat shqiptare dhe të mbante të

shtypur një popull. Entuziazmi te popullata shqiptare ishte i madh dhe me padurim

pritnin 15 shkurtin 1995 për të filluar punën përfundimisht ky institucion i lartë

arsimor. Mbështetje të plotë themelimit të UT-së, i kishte dhënë edhe

kongresmeni amerikan Jozef Diogardi dhe lobi Shqiptaro-Amerikan, i cili ishte

prezent në ceremoninë e hapjes solemne të UT-së më 15 janar 1995 në Reçicë të

Vogël në Tetovë. Diogardi dhe disa kongresmenë të tjerë dhe senatorë amerikan,

dhanë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare177

. Nga ana

tjetër, te blloku maqedonas sa vinte dhe shtohej nervozë dhe shqetësimi se ky

aktivitet nuk kishte të ndalur, pavarësisht vendimeve kërcënuese të qeverisë dhe të

Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët pandërprerë nga 17 dhjetori 1994,

kishin marrë në “biseda informative” shumë studentë të regjistruar në UT, duke i

kërcënuar që të mos shkonin në këtë “parauniversitet”, siç e quanin ata, në të

kundërtën do të ballafaqoheshin me konsekuencat që do të ndërmerr pushteti.

Vullnetin dhe dëshirën e shqiptarëve për të parë sa më shpejtë këtë institucion të

fillonte punën e shtonte edhe propaganda e fuqishme kundër UT-së, nëpër

mediumet e shkruara dhe elektronike maqedonase, të cilët në mënyrë shumë të

paskrupullt duke shkelur përveç kodeksit gazetaresk, ata shkelën edhe mbi

ndjenjat njerëzore të një populli, të cilët donin vetëm se të arsimohen. Në vend se

mediumet, të paktën tani të paraqisnin në opinion gjendjen reale, nëse nuk do të

radhiteshin në anën e këtij institucioni arsimor, ata në mënyrë shumë të ulët u

bënë vegël e qarqeve shoviniste dhe ç’është më e keqja edhe gjatë paraqitjes së

lajmeve, me të gjithë qenien e tyre ngjallnin urrejtje të jashtëzakonshme ndaj UT-

ës dhe shqiptarëve. Çdo fjalë urrejtjeje ndaj UT-ës, që thuhej nga çdo maqedonas

176

Misha Glenny, Gazeta “The Times”, 15 dhjetor 1994, MACEDONIAN POLICE MOVE IN TO CLOSE

ALBANIAN UNIVERSITY. 177 Lisen Bashkurti, National and European Identity of Albanians, Geer, Tiranë, 2006, f.340.

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

89

pavarësisht i cilit nivel ishte, akoma më tepër mobilizonte ndjenjat e shqiptarëve

për të flijuar më të shenjtën vetëm se të mbrohej ky institucion i lartë arsimor nga

forcat regresive në këtë fundshekull XX, të cilët kishin frikë nga arsimimi i

fqinjëve të tyre. Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë do të deklarojë:

”... Qëllimi është të krijohet një ombrellë apo i ashtuquajtur tru, i cili duhet ‘ti fshi

kufijtë mes partive politike shqiptare në Maqedoni dhe të krijojë një lëvizje të

ashtuquajtur bashkësi demokratike e shqiptarëve në Maqedoni. Ajo është një

foshnjë e sapolindur, por e vdekur. Ndërsa pjesa politike e iniciativës mund të

mbijetojë, vetëm nëse politikanët e pushtetit do të tregohen mjaft të dobët saqë një

lëvizje e tillë të imponohet mbi ata”178

. Në mediumet botërore, vetëm se lajmi për

themelimin e Universitetit në Gjuhën Shqipe në Tetovë zinte vend të rëndësishëm,

edhe atë pothuajse tërësisht në favor të shqiptarëve. Gazeta “The Times” britanike

paralajmëron për 15 janarin 1995, kur duhet të hapet solemnisht UT-ja dhe rrëfen

se shqiptarët në Maqedoni janë 20-30%, ndërsa të përfaqësuar në arsim të lartë

vetëm 2%179

. Po ashtu “The Times” paralajmëron një Bosnje të dytë dhe

shpërthimin e një lufte të re, përderisa vetëm tri vite më herët analist perëndimorë,

kishin konsideruar se Maqedonia mund të shndërrohej në një Zvicër Ballkanike180

.

Padyshim mund të konstatojmë se ishte shteti apo qeveria e vetme në

historinë botërore, që nga koha e inkuizicionit e cila ndërmerrte fushatë të egër

ushtarake dhe policore për të luftuar qytetarët e vet vetëm se dëshironin të

arsimoheshin. Rektori prof. dr. Fadil Sulejmani, në një pres konferencë kishte

deklaruar: “200.000 shqiptarë në Tetovë do të dalin t’i mbrojnë ato lokale që do të

mbajnë mësim, le të urdhërojnë, i kanë pushkët, bomba kanë, le të na vrasin të

gjithëve”181

. Kështu më 15 shkurt 1995, në ora 10 paradite, në Porojë të Tetovës,

duhej të fillonte me punë shumica e fakulteteve të UT-së. Përkundër masave të

shumta, policë nëpër gjithë shtetin me qëllim të pengimit për të shkuar në Tetovë,

me dëshirë dhe vullnet, sikurse në vitin 1990, kur vinin kolona shqiptarë nga

perëndimi për të votuar në zgjedhjet parlamentare edhe tani studentë të pa-

trembur, prindër, intelektual, të rinj dhe pleq, me mijëra u reshtuan nëpër rrugët e

178 Gazeta “Nova Makedonija”, Universitetot e mrtvorodençe, 18 dhjetor 1994. 179 Gazeta “The Times”, 15 janar 1995, MACEDONIANS ON BRINK OF BOSNIA-STYLE WAR. 180

Gazeta “The Times”, 15 janar 1995, MACEDONIANS ON BRINK OF BOSNIA-STYLE WAR. 181 MTV, Lajme në gjuhë maqedone, 17.02.1995.

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

90

Porojit. Sigurisht, që qeveria e Maqedonisë do të mbante fjalën se nuk do të

lejonte të hapej ky Universitet, kishte bërë mobilizim të hatashëm të forcave

policore, si të rregullta, ashtu rezerve, të veshura me uniformat e njësiteve

speciale, të armatosur deri në dhëmbë, kishin ardhur të ndërpresin dhunshëm këtë

vullnet të shqiptarëve. Mirëpo, nuk u doli hesapi, pasi e gjithë popullata e fshatit,

rrethit dhe ata që kishin ardhur nga të gjitha viset e Maqedonisë ishin me mijëra,

por dhe mijëra të tjerë prisnin me padurim se çfarë po ndodhë në Tetovë. Situata

do të ndryshojë tërësisht, pasi në sytë e komandantit të operacionit policor dhe në

sytë e policëve, po lexohej një frikë që nuk kishin guxim as të shpërbëjnë gjithë

këtë masë të mbledhur. Në orën 10 po fillonte ora e parë e ligjëratave të

Universitetit të Tetovës. Lokalet ishin të mbushura me qindra studentë dhe

profesorë, të cilët ishin të mbrojtur nga popullata që i kishte dalë në ndihmë UT-

së, ndërsa popullata ishte rrethuar me njësite speciale të policisë së Maqedonisë.

Në këtë atmosferë, që sigurisht është unike në historinë botërore, pas

përshëndetjeve që bëri rektori i UT-së, prof. dr. Fadil Sulejmani, në njërën nga

sallat dhe filloi ora e parë e ligjëratave nga disa profesorë, si prof. dr. Ali Vishko,

prof. dr. Masar Kodra. Mbrëmja e 15 shkurtit do të ishte ngadhënjim për UT-në

dhe njëfarë disfate për qeverinë e Maqedonisë, pasi u treguan të pafuqishëm të

reagojnë mbi atë masë të madhe të njerëzve. Ditën e nesërme, më 16 shkurt,

sigurisht që do të bëhej një mobilizim tjetër për të intervenuar ditën në vijim.

Duke pasur informacione se kur dhe ku do të mbaheshin ligjëratat e fakulteteve

tjera të UT-së, ata do të zgjedhin Reçicën e Vogël (një lagje e Tetovës) për të

sulmuar në befasi, pasi që shqiptarët menduan se gjithçka mori fund dhe u tërhoq

pushteti maqedonas nga masat e dhunshme që kishte ndërmarrë, për shkak të

përkrahjes së madhe që u manifestua më 15 shkurt 1995 në Porojë. Sigurisht që në

Reçicë të Vogël, më 17 shkurt nuk kishte popullatë, që ishte mbledhur

paraprakisht për të mbrojtur studentët dhe përnjëherë gjatë fillimit të ofensivës

policore, banorët lokal të lagjeve përreth, brenda disa minutave kishin dalë në

mbrojtje të studentëve dhe profesorëve, të cilët ishin brenda objektit. Duke e parë

rrezikun se mund të përsëritej Poroji, grumbullohen sërish shumë njerëz,

papritmas, pa nevojë, pa paralajmërim dhe në mënyrë shumë çnjerëzore do të

shkrepin armët automatike mbi popullatën dhe studentët e UT-së. Gjatë kësaj

ofensive të forcave të armatosura maqedonase ndaj popullatës civile të

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

91

paarmatosur ngeli i vrarë një qytetar Abdylselam Emini, fqinj i parë i objektit ku

mbaheshin ligjëratat, i cili menjëherë kishte dalë në mbrojtje të studentëve, me

dhjetëra u plagosën dhe u arrestuan182

. Në muret e objektit të Universitetit të

Tetovës, policët maqedonas gjatë natës kishin vizatuar simbole të shteteve të

huaja, respektivisht serbe dhe simbole fetare krishtere, duke dashur në këtë

mënyrë edhe më tepër të provokojnë dhe të denigrojnë shqiptarët, por pas

insistimit të faktorit politik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, policia kumtoi se e

kishte zbuluar kryerësin e kësaj vepre vandaliste dhe sipas tyre, ishte polici Goran

Stanojkoviç, ndaj të cilit janë marrë masa disiplinore183

. Vetëm disa ditë pas

këtyre ngjarjeve tragjike, vazhdoi puna në UT-ës, përskaj vazhdimit të keqtrajtimit

të studentëve dhe profesorëve aty ku kapeshin. Pavarësisht nga ngjarjet tragjike që

ndodhën, kryeministri i Maqedonisë Branko Cërvenkovski do të mbajë një pres

konferencë më 21 shkurt 1995 dhe do të deklarojë lidhur me ngjarjet në Tetovë:

”Qeveria do të mbrojë rendin kushtetues”184

. Me këtë ai dëshironte të jep një

mesazh më tepër te opozita maqedonase VMRO-DPMNE, që tani kishte ngelur

jashtë parlamentit për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve në vjeshtën e vitit 1994,

për të treguar se kjo qeveri e mbron shtetin dhe nuk lejon që shqiptarët të çojnë

kokë dhe se mund t’i ndërpresë në çdo iniciativë. Po ashtu, kryeministri

Cërvenkovski, do të akuzojë shtetet fqinje që përzihen në punët e brendshme të

Maqedonisë, duke aluduar në Shqipërinë. Ai tha: ”... kishte deklarata nga

zëdhënës, ministra, qeveri, por edhe nga kryetar shtetesh ... ne nuk pajtohemi, nuk

pranojmë dhe kalojmë në linjën, që d.t.th. përzierje direkt në punët e brendshme të

një shteti sovran”185

.

Republika e Shqipërisë, do të reagojë ndaj aksionit tragjik të policisë

maqedonase kundër shqiptarëve dhe mbylljes së dhunshme të Universitetit të

Tetovës. Këtij reagimi do t’i përgjigjet Ministria e Punëve të Jashtme e

Maqedonisë, me ç’rast do të akuzojë Shqipërinë se përzihet në punë të brendshme

të Maqedonisë dhe se iu jep përkrahje iniciativave radikale jokushtetuese, të cilat

sipas MPJ të Maqedonisë, e rrezikojnë integritetin territorial të shtetit186

. Arsyetim

182

Gazeta “The Times”, 18 shkurt 1995, FATAL CLASH IN MACEDONIA. 183 Gazeta “Nova Makedonija”, Grafitite vo Mala Reçica gi napisha policaec, 28 shkurt 1995. 184 Gazeta “Nova Makedonija”, Vlladata ke go shtiti ustavniot poredok, 22 shkurt 1995. 185 Po aty. 186 Gazeta “Nova Makedonija”, Albanija se mesha vo vnatreshnite raboti na Makedoniaj, 21 dhjetor 1994.

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

92

paksa i çuditshëm, pasi ishte absurde të hidhet kjo paralele, ku themelimi i një

institucioni arsimor e cenon integritetin territorial të shtetit. Kryetari Shqipërisë

Sali Berisha, në një takim të shkurtër që kishte pasur më kryetarin e Maqedonisë

Gligorov në Krakovë, do të kërkojë nga ky i fundit që të respektohen të drejtat

njerëzore dhe nacionale të shqiptarëve në Maqedoni, por dhe do t’i thotë se hapja

e shkollave të larta dhe universiteteve për shqiptarët në Maqedoni, do të

kontribuojë për prosperitetin dhe stabilitetin e kësaj Republike187

.

Studentët maqedonas nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” nga

Shkupi, të përkrahur nga kolegët e tyre nga Universiteti i Manastirit, më 23 shkurt

1995, para parlamentit të Maqedonisë do të organizojnë një protestë në të cilën

morën pjesë mijëra studentë, kundër, siç u tha: ”Sistemit paralel të arsimit”188

. Në

ndërgjegjen e këtyre qytetarëve akademikë, nuk rëndonte përgjegjësia, si

intelektual të ardhshëm, se bashkëqytetarët e tyre shqiptarë të lagjes, kudo që

jetonin në shtet, kishin përjetuar diskimin 50-të vjeçar në sferën e arsimit dhe sfera

tjera të jetës dhe në këtë fund të shekullit XX, kishin ngelur në rrugë dhe nuk

kishin të drejtë të vazhdojnë studimet për t’u kualifikuar, me qëllim që të

angazhohen në jetën e tyre në punë intelektuale dhe jo siç kishin përjetuar vuajtjet

e deritanishme, të kualifikuar vetëm për punë krahu.

187 Gazeta “Nova Makedonija”, Obid za ilegalno organiziranje Universitet, 30 janar 1995. 188 Gazeta “Nova Makedonija”, Bez paralelni obrazovni sistem, 24 shkurt 1995.

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

93

III – 2. Miratimi i Ligjit mbi dokumentet personale

Përderisa ishte ende i hapur problemi me Universitetin e Tetovës dhe

gjendja ishte e tensionuar, në të njëjtën kohë debatohej për sjelljen e Ligjit për

dokumente personale. Grupi parlamentar shqiptar do të insistojë që dokumentet

personale të jepen në dygjuhësi, maqedonisht dhe shqip, ndërsa shumica

parlamentare maqedonase, në rastin konkret LSDM, edhe pse ishin në koalicion

me partinë shqiptare PPD, nuk pajtoheshin assesi të futet dygjuhësia të paktën në

dokumente personale. Edhe pse krahu i PPD-së së Arben Xhaferit, në parlament

do të kritikojë ashpër këtë mënyrë të veprimit të njëanshëm dhe sjelljes së ligjeve

diskriminuese ndaj shqiptarëve nëpërmjet mbivotimit, sërish ishte e kotë, pasi nuk

kishte mekanizëm të konsensusit për sjelljen e ligjeve që preknin çështjet

nacionale. PPD edhe pse ishte pjesë e koalicionit qeverisës, nuk pati fuqi politike

të ndalojë këtë ligj diskriminues, sikurse edhe me rastin e Universitetit të Tetovës

dhe përfundimisht pas debateve të ashpra më 9 shkurt 1995, parlamenti i

Maqedonisë me shumicë votash vetëm nga deputetë maqedonas dhe pa

mbështetjen e deputetëve shqiptarë, do të miratojë ligjin e dokumenteve

personale189

.

Pavarësisht nga tentimi për shtrembërim të fakteve nga ngjarjet që

ndodhnin në vend, nëpërmjet mediumeve që i kontrollonte shteti apo raporteve

zyrtare, që dilnin nga kancelaritë e pushtetit maqedonas, sërish opinioni

ndërkombëtar, duke filluan nga ai amerikan e dinin saktë se çfarë po ndodhte në

këtë republikë ish-jugosllave. Në raportin e State Departmentit Amerikan për të

Drejtat e Njeriut, në mars 1995, ku raportohej për vitin paraprak theksohen

“format rrjedhëse të diskriminimit kundër shqiptarëve etnik, vazhdon të ekzistojë

në Maqedoni; qasje e kufizuar në mediat në gjuhën shqipe dhe arsim; përfaqësim i

dobët në punësim në sektorin publik; përfaqësim i dobët në njësitet policore;

përfaqësimi i dobët në njësitet e oficerëve në armatë; mohimi i shtetësisë të

banorëve shqiptarë etnik të hershëm në Maqedoni, si edhe diskriminimi në

procesin e aplikimit të shtetësisë; dhe definimi i njësive votuese, të cilët e ulin

189 Kiro Gligorov, Makedonija e se shto imame, Kultura, Shkup, 2002, f.551 ; Gazeta “Nova Makedonija”,

Obid za ilegalno organiziranje Universitet, 10 shkurt 1995.

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

94

fuqinë e votës190

. Shteti Shqiptar, respektivisht Presidenti i saj Sali Berisha, do të

brengosej për fatin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, në veçanti në Maqedoni. Sipas

Tim Judah, Berisha, pavarësisht nga brengosja për fatin e shqiptarëve në

Maqedoni, sërish nuk do të mbështet ndonjë lëvizje nacionaliste, por do të

përpiqet që në mënyrë paqësore të zgjidhë çështjen e tyre pavarësisht nga retorika

nacionaliste e tij191

.

Themelimi i Universitetit të Tetovës ishte me të vërtetë një sfidë e

fuqishme për qeverinë dhe pushtetin maqedonas. Pavarësisht se u përdorën të

gjitha masat e dhunshme deri në vrasje dhe propaganda e fuqishme për t’i

demotivuar të rinjtë shqiptarë të regjistrohen në UT, se gjoja është institucion

ilegal, sërish dështoi pushteti maqedonas. Gjatë gjithë kësaj kohe në qeverinë e

Maqedonisë participonte partia shqiptare PPD, e cila heshtur i anashkalonte

ngjarjet në UT dhe nuk kërkoi asnjëherë hapur dhe prerë nga partneri i vet i

koalicionit maqedonas, në këtë rast LSDM, që të legalizohet UT dhe të merr fund

kjo spirale e dhunës psikike dhe fizike mbi popullatën shqiptare. Se sa delikate

ishte situata, mund të shohim edhe në shtypin e jashtëm, më ç’rast situata paraqitet

mjaft serioze, sikurse me çështjen e emrit të shtetit me Greqinë, e cila e konteston

vite me radhë, ashtu edhe për shkak të përzierjes etnike që ka shteti dhe rrezikun e

shpërbërjes192

.

Presidenti i atëhershëm Kiro Gligorov rrëfen në një bisedë në zyrën e tij

me Abdyrahman Alitin, Ismet Ramadani dhe Naser Ziberin, me ç’rast

Abdyrahman Aliti i thotë Gligorovit: “Unë fëmijën tim nuk do ta dërgojë në atë

Universitet në Reçicë të Vogël, do të bëj gjithçka që do të mundem ta dërgojë në

këto dy universitetet në Maqedoni (në Shkup dhe Manastir), ose jashtë vendit”193

.

Më tej Gligorov shkruan: “Pas një kohe edhe PPD qëndroi në mbrojtje të

Universitetit, ajo veç më ishte shkaktuar nga nevoja e konkurrencës politike me

partinë tjetër PDSH-PDP”194

.

190 http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html, më 26/02/2012. 191

Tim Judah, Gazeta “The Times”, 26 qershor 1995, THE NATION OF OPTIMISTS – FOCUS. 192

Gazeta “The Times”, 14 shtator 1995, EDITORIAL - MAGNANIMOUS MACEDONIA. 193 Kiri Gligorov, Makedonija e se shto imame, Kultura, Shkup, 2002. f. 552. 194 Kiri Gligorov, Makedonija e se shto imame, Kultura, Shkup, 2002. f. 552.

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

95

Viti 1995 do të përfundojë me probleme të hapura rreth UT-së, çështjes së

simboleve kombëtare dhe përdorimit të gjuhës shqipe, përfaqësimi proporcional i

shqiptarëve në administratë, për të cilat partia shqiptare në qeveri nuk pati fuqi

politike të zgjidhë të paktën njërën prej këtyre kërkesave shtyllë të shqiptareve. Në

fillim të vitit të ardhëm, më 23 shkurt 1996, do të bëhet rikonstuimi parë i qeverisë

së Cërvenkovskit në mandatin e dytë të tij dhe partia shqiptare PPD do t’i bëjë

disa kombinime në disa resorë qeveritare. Beqir Zhuta, për herë të parë, do të

tërhiqet një hap mbrapa që nga koha e komunizmit, i cili qe faktori numër një në

qeveritë e mëhershme. Në vend të tij do të emërohet Naser Ziberi – ministër i

Punës dhe Politikës Sociale dhe nënkryetar i qeverisë, ndërsa Beqir Zhuta do të

ngelë ministër i Ekonomisë, si dhe Abdylmenaf Bexheti- ministër i Zhvillimit,

Asllan Selmani – ministër i Shkencës dhe Xhemail Hjadari – ministër pa portofol.

Ndërsa, zëvendësministra do të emërohen; Hasan Jashari i Arsimit, Ramazan

Cërroi i Mbrojtjes, Ilir Luma i Shëndetësisë, Mersim Pollozhani i Drejtësisë. Tani

Naser Ziberi dhe Abdurrahman Aliti, do të konsideroheshin dy elefantët të PPD-

së, e cila ishte parti qeveritare dhe nuk pitonin të flitnin në emër të shtetit kur ishte

nevoja. Opozita shqiptare PPDSH dhe PDP, në mënyrë shumë energjike ngitnin

zërin e protestës, si në parlament, ashtu jashtë institucioneve, me demonstrata dhe

protesta, letra dërguar përfaqësive diplomatike në Shkup dhe Unionit Evropian,

me theks të veçantë për shkeljen e të drejtave të njeriut, UT-ja, flamuri dhe gjuha

shqipe.

Më 3 maj 1995, kreu i UT-së dënohet me dy vjet e gjysmë burg. Kjo

shkaktoi një shqetësim dhe revoltë të madhe në popullatën shqiptare ndaj qeverisë

së Maqedonisë dhe ndaj subjektit politik shqiptar PPD-së që merrte pjesë në

qeveri. Gjithashtu, në maj 1995, mbyllen shumë mediume elektronike në gjuhën

shqipe, me justifikim se ishin joligjore, por në fakt të vetmet këto shtëpi

informative private informonin deri diku popullatën shqiptare dhe publikun në

përgjithësi me realitetin që ishte në vend dhe në veçanti me ngjarjet e fundit rreth

UT-së.

Në Raportin e State Departamentit Amerikan për të Drejtat e Njeriut për

shqiptarët në Maqedoni në mars 1996, u theksuan tri pika të cilat janë shqetësim i

veçantë për komunitet. E para ishte çështja e shtetësisë, sipas liderëve të partive

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

96

politike, të cilët e kanë akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, që diskriminon

shqiptarët, përfaqësimin e ulët në polici dhe ushtri, si dhe arsimimi në gjuhën

shqipe195

.

Më 4 korrik 1996, në Tetovë do të protestojnë rreth 10.000 shqiptarë

kundër burgosjes së rektorit të Universitetit të Tetovës, prof. dr. Fadil Sulejmanin,

i cili duhej të fillonte të vuante dënimin me burg i akuzuar për “Nxitje të masës

kundër rendit kushtetues”, delikt verbal që nuk ia vlente të dënohet me burg, por

në esencë ishte hakmarrje për hapjen e Universitet. Po ashtu, demonstruesit

kërkuan që të legalizohet UT-ja dhe të integrohet në sistemin edukativ të shtetit.

Më 12 shtator 1996, përfaqësues të grupit parlamentar PPDSH-PDP, i

dërguan një promemorie Parlamentit Evropian, nënshkruar nga koordinatori

Rahmi Tuda. Në Promemorie, nga Parlamenti Evropian u kërkua që t’i bëjnë

presion Maqedonisë, për të hequr dorë nga koncepti nacionalist për të krijuar

shtetin, pasi që kjo ishte në kundërshtim me realitetin multietnik të shtetit196

. Edhe

pse kryetari i Maqedonisë, Gligorov, gjatë gjithë kohës do të injorojë Universitetin

e Tetovës dhe do të ishte kundërshtari më i madh i tij, duke deklaruar çdoherë se

nuk do të lejohen institucione paralele dhe se duhet të ruhet karakteri unitar i

shtetit. Duke e kuptuar realitetin që tanimë ishte krijuar dhe se kishte bërë disa

vite funksionim dhe vazhdonte të funksionojë normal si institucion i arsimit të

lartë, ai u detyrua të zbut tonin e ashpër që kishte ndaj UT-së dhe pas një kohe të

dërgojë dy këshilltarët e tij, Eleonora Karanfillovska dhe Gjorgji Kimov. Vetë

kryetari Gligorov, do të pranojë se edhe pse ishte takimi jo i organizuar dhe kanë

mund të hasin në dyer të mbyllura, sërish ishin pritur mirë edhe nga vetë rektori

Sulejmani197

.

Kjo betejë, relativisht politike, do të vazhdojë deri në zgjedhjet lokale, që

do të mbaheshin në vjeshtë të viti të njëjtë 1996, të cilat njëherazi do të ishin edhe

zgjedhje të para, ku do të mateshin realisht forcat ndërmjet partive politike, si

maqedone ashtu edhe shqiptare.

195 http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html, më 26/02/2012. 196 http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html, më 26/02/2012. 197 Kiro Gligorov, Makedonija e se shto imame, Kultura, Shkup, 2002, f.553.

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

97

III – 3. Ndarja territoriale në Maqedoni

dhe zgjedhjet lokale më 17 nëntor/ 1 dhjetor 1996

Deri në vitin 1996, Maqedonia ishte e ndarë në 34 njësi të vetëqeverisjes

lokale- komuna (bashki). Këto njësi administrative lokale, gjatë periudhës së ish-

Jugosllavisë dhe më vonë, kishin autorizime të mëdha pothuajse në të gjitha

fushat, nga pavarësia financiare, arsimi, kultura, bujqësia, politika sociale e deri te

mbrojtja territoriale (ushtarake). Sipas kësaj ndarjeje, shumicë shqiptare ishin

vetëm në tri komuna: Tetovë, Gostivar dhe Dibër, ndërsa në përqindje të

konsiderueshme rreth 40%, sipas ndryshimit demografik, në dobi të shqiptarëve,

do të bëheshin me shumicë shqiptare edhe: Kërçova, Struga, Kumanova, Komuna

Qendër e Shkupit, që ishte rreth 40% shqiptarë, Kisella Voda - Karshiaka,

Karposhi dhe Gazi Baba në Shkup me rreth 35% shqiptarë.

Për dallim nga kjo ndarje, në të cilat komunat kishin shtrirje të madhe

gjeografike, numër më të madh të banorëve dhe fuqi vendosëse, sipas ndarjes së re

territoriale do të zvogëloheshin dukshëm kufijtë e komunave dhe numri i

banorëve. Numri i komunave nga 34 u rrit në 123, ndërsa qyteti i Shkupit mori

status special.

Shikuar nga pikëpamja etnike, kjo ndarje territoriale u konsiderua njësoj

diskriminuese sikurse ndarjet gjatë periudhës komuniste. Në mënyrë shumë

precize do të bëhet vizatimi i vijave kufitare ndërmjet komunave, në të shumtën e

rasteve jo për çështje efikasiteti, por me qëllimin e vetëm që numri i komunave

shqiptare të del sa më i vogël, si dhe ato vendbanime dhe zona që konsideroheshin

të pasura me minerale nëntokësore dhe lumenj iu bashkëngjiten komunave fqinje

me shumice maqedonase, pavarësisht që nuk kishin asnjë lidhje infrastrukturore

me ato198

.

198 Fshati shqiptar Paligrad në Karshiakë në vend që ti takonte komunës së Studeniçanit pasi historikisht ishte

i lidhur me këtë komunë si në infrastrukturë ashtu edhe gjeografgikisht i takonte Studeniçanit, në mënyrë

shumë të paqartë sot e kësaj dite Paligradi u fut në komunën e Zelenikovës edhe pse akoma nuk ka as lidhje

rrugore për në atë komunë, por kjo u bë pasi në atar të këtij fshati parashikohej të ndërtohej një nga

Hidrocentralet më të mëdhenj në vend pasi këtu rridhte lumi i Kadinës shumë sasiorë dhe cilësorë. Formimi i

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

98

Nga 124 komuna, sipas ndarjes territoriale të vitit 1996, komuna me

shumicë shqiptare ishin 23; Komuna e Likovës, Haraçinës, Studeniçanit, Sarajit,

Kondovës, Zhelinës, Tearcës, Xhepçishtit, Tetovës, Shipkovicës, Kamjanit,

Bogovinës, Vrapçishtit, Gostivarit, Vërtokut, Çegranit, Dibër, Zajaz, Osllome,

Labunishta, Veleshtë, Dologozhdë, Zhitoshe. Nga 23 komuna shqiptare vetëm 3

do të ishin komuna urbane, ndërsa 23 komuna rurale me kapacitet shumë të

kufizuar financiar dhe shumë pak kompetenca. Pavarësisht reagimit të opozitës

shqiptare, intelektualëve dhe popullatës, sërish nuk u mor parasysh asnjë vërejtje

dhe ashtu siç e kishin projektuar nëpër laboratorit shtetërore, ku aspak nuk kishin

qasje shqiptarët, u miratua ky ligj. Ndarja më fatale për popullatën shqiptare u bë

në Shkup, pasi me dhjetëra mijë shqiptarë në qytet nuk e fituan komunën e

kërkuar (komunën e Kalasë) dhe rrethinë, Kumanovë, Veles, Prilep dhe disa zona,

ku shqiptarët nuk ishin në numër të konsiderueshëm. Përkundrazi, përfaqësuesit

shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë, lavdëroheshin se kishin arritur që të

themelojnë më shumë se njëzet komuna (bashki) shqiptare, të cilat në fakt ishin të

kufizuara në çdo aspekt, si në çështjet financiare, të kompetencave që i takojnë

pushtetit lokal në çdo shtet evropian, të kufizuara sa i përket menaxhimit me

pasuritë natyrore etj. Nuk ishte bërë asnjë analizë më e thuktë, si në aspektin

demografik, politik dhe infrastrukturor, sa i përket ndarjes territoriale në plan

afatgjatë. Sigurisht, që kalkulimet politike dhe demografike ishin bërë shumë më

herët në qendrat e vendosjes së politikës së Maqedonisë dhe se çdo variant

alternativë, që ata e ofronin në rast se kontestohej nga shqiptarët, sërish do të ishte

diskriminues, si në momentin kur sillej ligji ashtu edhe në plane afatgjate. Pushteti

e dinte mirë se pavarësisht sa shtohej numri i shqiptarëve në shtet, ata ishin të

përqendruar në disa komuna, kryesisht rurale, rreth njëzet dhe tri urbane. Rrezik

minimal kishte që komunat tjera të shndërroheshin në shumicë shqiptare, në raste

specifike vetëm dy apo tre, edhe atë pas disa dekadave. Pse u lejua kjo ndarje,

ende nuk janë dhënë sqarime të mjaftueshme, pasi ky ishte një nga aktet më

diskriminuese në shtet kundër shqiptarëve, që do të lë pasoja të rënda afatgjate.

Komunës së Vratnicës në mënyrë artificiale në Tetovë si enklavë maqedone pasi aty ishte një fabrikë e njohur

nga ish-Jugosllavia, fshati shqiptar Patishkë edhe pse graviton në Komunën e Studeniçanit në mënyrë shumë

tendencioze u fut në komunën e Sopishtës me shumicë maqedone pasi që në atar të këtij fshati ishte një nga

bazat ushtarake të Jugosllavisë dhe një nga strehimoret e pakta të Titos, d.t.th. vend i pasur dhe shumë

strategjik, në komunën e Sarajit Penda e lumit të Treskës që shtrihet thellë në territorin e saj, liqeni artificial

në Saraj dhe Parku Rekreativ në Saraj do ti miren padrejtësishtë komunës së sapoformuar të Sarajit dhe do ti

lihen në kompetencë qytetit të shkupit, të cilët padyshim ishin burime efikase finansiare dhe turistike, etj.

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

99

Në bazë të kësaj ndarje territoriale, do të organizoheshin zgjedhjet lokale

edhe pse kishte pakënaqësi të mëdha në popullatën shqiptare, partia politike

shqiptare në qeveri PPD, e pranoi këtë ndarje dhe i dha vizë të gjelbër në

Kuvendin Republikan. Në garë zgjedhore do të futen shumë parti politike dhe lista

të këshilltarëve, si nga blloku maqedonas, ashtu edhe nga blloku shqiptare, do të

kemi një garë të vërtetë politike dhe pa improvizime. Këto zgjedhje do të përbënin

një garë të vërtetë dhe të pa kompromis te faktori politik shqiptarë, pasi PPD bënte

përpjekje maksimale të fitonte shumicën e komunave dhe këshilltarëve komunal,

për të vazhduar të thirret në emër të shqiptarëve, ndërsa nga ana tjetër PPDSH i

kishte përveshur krahët me gjithë mend, që të fitojë maksimumin e mundshëm të

votave, qoftë për kryetar komune, qoftë për këshilltarë, pasi dy vite radhazi,

synonte të deklasojë partinë në pushtet, duke e akuzuar si jo legjitime te

shqiptarët. Për dallim prej tyre, PDP mbante qëndrim më të përmbajtur dhe jo

radikale. Tani jepej përshtypje se edhe shqiptarët ishin demokratizuar dhe dinin të

organizoheshin nëpër parti politike dhe kishin arritur pjekuri intelektuale dhe

politike, sikurse për t’i udhëhequr institucionet, ashtu edhe për të ditur të zgjedhin.

Këtë perceptim, që dukej nga jashtë, do të zbeh fushata shumë e ashpër, që u

zhvillua ndërmjet partive politike shqiptare mes veti, e cila u shoqërua me shumë

ofendime, dhunë, falsifikim dhe mbushje të kutive votuese. Në bazë të fushatës që

u zhvillua, vërehet qartë, sipas akuzave të ndërsjella se lufta politike zhvillohej në

mes të dy taborëve; atij të PPDSH-së, që e quanin veten kombëtar dhe sipas tyre,

ai i tradhtarëve, duke aluduar në ato të PPD-së, ndërsa, sipas fushatës së PPD-së,

vijës paqësore që ata e ndiqnin, sipas tyre dhe asaj radikale që ndjellte luftë, duke

aluduar në PPDSH. Në bazë të asaj që shihej në fushatë, pas PPDSH-së, ishte

rreshtuar një plejadë e madhe e të burgosurve politik shqiptarë, të përndjekur,

intelektualë të mirëfilltë, të cilët besonin se ky ishte opsioni i vetëm për të

avancuar çështjen shqiptare, duke u bazuar në platformën që ajo e paraqiste para

tyre. Ndërsa, në PPD ishin grumbulluar kryesisht struktura shtetërore, pushtetarë,

ish-funksionarë komunistë, biznesmen me linket e tyre me maqedonët, por kishte

edhe intelektuale të mirëfilltë dhe njerëz me ideale kombëtare edhe pse ishin të

paktë dhe pa fuqi vendosëse.

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

100

Rezultati i zgjedhjeve, do të jetë shumë i ndarë, si në bllokun politik

shqiptarë, ashtu edhe te maqedonasit. Partia shqiptare në pushtet arrin të merr

shumicën e votave te shqiptarët 78.944, respektivisht 9.91 të totalit shtetëror.

Gjithsej, do të fitojë 15 kryetarë komunash dhe 205 këshilltarë në nivel shtetëror,

por do t’i humb qendrat më të mëdha urbane shqiptare, Tetovën dhe Gostivarin.

Nga ana tjetër, PPDSH, do të fitojë numër të konsiderueshëm të votave 56.175,

gjithsej 5 kryetarë komunash dhe 147 këshilltarë komunal dhe 3 kryetarë

komunash në koalicion me PDP. Në bazë të shtypit ditor, që ka përcjellë fushatën

zgjedhore, së paku edhe në dy komuna, fitorja ka qenë e PPDSH-së, në komunën

e Sarajit dhe atë të Studeniçanit, ku u zhvillua një garë e vërtetë mes dy subjekteve

politike, por sipas akuzave të PPDSH-së, me mbushje kutish dhe me gjykata,

PPD-ja i fitoi këto dy komuna, ashtu sikurse PPD-ja që akuzonte PPDSH-në se në

Tetovë dhe në Gostivar, ka mbushur kuti votimi dhunshëm199

. Edhe pse PPDSH-

ja mori më pak vota, thelbësore për politikat e saj të mbijetesës në të ardhmen, do

të jenë fitimi i dy komunave më të rëndësishme urbane shqiptare, Tetovë dhe

Gostivar, të cilat për momentin reflektonin edhe në vendbanimet tjera shqiptare,

përderisa PPD-në e hodhi në vendbanime rurale. Është me rëndësi se PPDSH-ja,

jo vetëm që arriti të mbijetojë në këto zgjedhje, por e sfidoi rëndë partinë

shqiptare në pushtet, e cila përdori të gjitha mekanizmat që kishte një parti në

pushtet, si ato financiare, mediat, komisionet zgjedhore, gjykatat etj., sërish

PPDSH-ja u etablua fuqishëm në skenën politike shqiptare dhe shtetërore.

199 http://www.projekts.v2.nl/~arns/Texts/Chrono/MK.html më 26 shkurt 2012.

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

101

Tabela 13

Rezultati i Zgjedhjeve Lokale në vjeshtë 1996200

.

Partitë Politike

Numri i

votuesve

Përqindja (%) Numri i

këshilltarëve

Përqindja (%)

LSDM 203,084 25.51 554 29.45

VMRO-

DPMNE

152,591 19.16 370 19.67

PPD 78,944 9.91 205 10.88

Partia

Demokratike

66,532 8.36 131 6.97

Partia

Socialiste

66,307 8.33 166 8.83

Partia Liberale 59,706 7.50 111 5.90

PPDSH 56,175 7.05 147 7.82

VMRO-Partia

Popullore

12,385 1.56 5 0.26

Partia

Demokratike e

Turqve

10,616 1.33 40 2.13

Të tjerë 89,866 11.29 152 8.09

Gjithsej 796,206 100.00 1,881 100.00

200 Buletini i Komisionit Shtetëror Zgjedhorë, Shkup, 1997.

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

102

Tabela 14

Kryetarët e komunave nga koalicionet partiake dhe të veçanta në vitin

1996201

.

Partitë Politike Numri i

komunave të fituara

Përqindja (%)

LSDM- Koalicioni 54 43.54

VMRO-DPMNE, Partia

Demokratike, MAAKK-

Konzervative

28 22.58

PPD 15 12.09

Partia Socialiste 10 8.06

PPDSH 5 4.03

PPDSH, PDP 3 2.42

Partia Demokratike e

Turqëve në Maqedoni

2 1.61

PPDSH, PDP, PPD 1 0.81

VMRO-DPMNE 1 0.81

Partia Demokratike 1 0.81

Aleanca Socialdemokrate

e Maqedonise, Partia

Socialiste

1 0.81

Partia Demokratike e

Serbëve

1 0.81

Partia Demokratike

Progresive e Serbëve

1 0.81

Kandidat të Pavarur 1 0.81

Gjithsej 124 100.00

201 Buletini i Komisionit Shtetëror Zgjedhorë, Shkup, 1997; Stojmen Mihajlovski and

Dushan M. Verigic, Multiparty Elections in the Republic of Macedonia (Skopje: Institute

for Sociological, Political and Juridical Research, 1998). Të Verifikohet

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

103

Pas zgjedhjeve lokale të vitit 1996, ashtu siç ndryshoi rezultati zgjedhorë,

do të ndryshojë edhe konstelacioni i forcave në terren. Ofensivën e zhurmshme, që

e kishte ndërmarrë PPDSH-ja para zgjedhjeve në vend që të heshtë, gradualisht e

përkundrazi, e intensifikoi edhe më tepër, pasi anëtarësia dhe ndjekësit e saj prej

të burgosurve politik, studentë të Universitetit të Tetovës, intelektualë me bagazh

kombëtarë, do të kërkonin që sa më shpejtë të fillonte ajo që iu premtua elektoratit

shqiptar. Këta ndjekës, tani nuk do të pyesnin për çmimin që duhej paguar në

drejtim të realizimit të përcaktimeve programore të partisë, pasi ata kishin paguar

çmime shumë më të rënda nëpër burgjet famëkeqe jugosllave dhe nuk donin të

dinë se para tyre ekziston ndonjë “Maqedoni e vogël”, që t’i ndalë ata.

Udhëheqësit e opozitës, sigurisht, që ishin në një situatë sa të privilegjuar aq edhe

delikate, meqë duhej të balancojë tani mes të burgosurve politik, funksionarëve të

zgjedhur, të cilët nuk dihej a do t’i respektonin urdhrat e pushtetit dhe të faktorit

ndërkombëtarë. Krahu ekstrem, nëse mund të quhej në PPDSH, as që mund të

largohej tani se ishte akoma herët, pasi me largimin e tyre binte edhe vetë partia

dhe se akoma nuk ishte kryer misioni për shkatërrim të PPD-së, e cila akuzohej

nga PPDSH, se ka tradhtuar çështjen kombëtare.

Dy vitet e ardhshme, 1996-1998, do të jenë shumë të rëndësishme dhe të

ngjeshura me shumë ngjarje në rrafshin e politikës shqiptare dhe asaj maqedonase.

Paralelisht me radikalizmin e gjendjes në Kosovë, do të fillojë të tensionohet

situata politike edhe në Maqedoni. Presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov,

nostalgjik serbo-jugosllav, me kryeministrin Branko Cërvenkovski, do të kujdesen

që politika shtetërore e Maqedonisë të jetë në përputhje me politikën serbe, pasi

sipas tyre të dy shtetet kishin sëmundjen e njëjtë, rezistencën shqiptare.

Pikërisht në këtë kohë, më 8 prill 1996, do të ndodhë edhe pranimi

reciprok në mes Maqedonisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë202

. Ky akt

do të ishte një relaksim i plotë për politikën e Maqedonisë, respektivisht të

presidentit të saj Kiro Gligorov dhe kryeministrit Branko Cërvenkovski, të cilët

202 Republika Federale e Jugosllavisë do të vetëemrohet pjesa e ngelur e ish-Jugosllavisë në të cilën do të

bëjnë pjesë vetëm Serbia dhe Mali i Zi, pasi këta ishin dy republikat e ngelura që akoma kontrolloheshin nga

Sllobodan Millosheviç.

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

104

pavarësisht nga pavarësimi i shtetit të tyre, aq sa ia kishin frikën Serbisë dhe

Millosheviçit, për ndonjë okupim eventual të Maqedonisë, aq edhe kishin shpresë

se Serbia do t’u ndihmojë në ditë të vështira nëse u dalin telashe me shqiptarët.

Vendosja e marrëdhënieve të mira, përfundimisht edhe në letër, do të nxirrte në

tavolinë edhe “çështjet e hapura të vijave kufitare” mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Më 3 dhjetor 1997, Republika Federale e Jugosllavisë, respektivisht Serbia do të

kërkojë korrigjimin e kufirit në mes Maqedonisë dhe asaj. Në fakt, bëhej fjalë për

tri pika strategjike të kufirit në veri të vendit, të cilat përveçse ishin të banuara me

shqiptarë, këto pika shtriheshin në mes kufirit të Kosovës dhe të Maqedonisë, të

cilat ndryshime ishin absolutisht të papranuara për shqiptarët e Kosovës dhe ata në

Maqedoni, pasi dy popuj armiq të tyre, po bënin pazar me tokat e tyre. Më vonë,

kjo çështje e ndjeshme për shqiptarët, do të bëhet mollë sherri për ngritjen e

tensioneve në vend.

Më 24 korrik 1996, mijëra studentë dhe të rinj shqiptarë do të protestojnë

në Shkup për të kërkuar lirimin e të burgosurve politik, të cilët akuzoheshin se

kishin hapur UT-në. Protestuesit marshonin nëpër Shkup me flamuj shqiptarë,

duke akuzuar qeverinë për politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe

njëkohësisht kërkohej përkrahje ndërkombëtare për Universitetin e Tetovës. Kjo

ishte protesta e tretë e kundër diskriminimit në dy javët e fundit.203

.

Më 14 janar 1997 në Shkup, do të protestojnë mijëra student maqedonas

kundër hapjes të programeve studimore në gjuhën shqipe në Fakultetin

Pedagogjik204

. Parulla, gjatë këtyre protestave, kishte nga më të ndryshmet, që

ngjallnin urrejtje ndërnacionale dhe shovinizëm ndaj shqiptarëve, si “Gjuha shqipe

në Shqipëri”, “Ruaje qenin të të lehë”, “Kujdes gjaku maqedon vlon”205

.

Ky ishte një ndër aktet më të shëmtuara të Maqedonisë demokratike, pasi

kishte ndodhur edhe në të kaluarën që të dëgjoheshin parulla të tilla ofenduese

ndaj shqiptarëve nëpër tubimet e partive të ndryshme gjatë fushatave zgjedhore,

203 http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html, Chronology for Albanians in

Macedonia. Më 26 shkurt 2012.

204 MTV, Lajme – maqedonisht, 14.1.1997. 205 MTV, Lajme – maqedonisht, 14.1.1997.

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

105

por nuk kishte ndodhur që një shtresë më e privilegjuar e shoqërisë, studentët, të

cilët në historinë botërore njihen si më progresivët dhe reformatorët që kanë

rrëzuar edhe qeveri, vetëm se kanë kufizuar të drejtat e njerëzve. Këtu ndodh e

kundërta, ngitet në këmbë rinia studentore maqedonase, duke organizuar

demonstrata dhe protesta, të cilat shkuan edhe në greva urie për të kërkuar nga

qeveria, jo vetëm të mos lejojë funksionimin e Universitetit të Tetovës, por edhe

të mos lejojë hapjen e disa programeve studimore në gjuhën shqipe në Fakultetin

Pedagogjik në Shkup, që ishte në kuadër të Universitetit të Shkupit “Shën

Klimenti i Ohrit”. Këta student maqedonas, që kërkonin dhoma gazi për

shqiptarët, harronin se me taksa të njëjta që paguanin shqiptarët, kishin të drejtë që

të shkollohen edhe të rinjtë shqiptarë e jo vetëm rinia maqedonase. Moralisht, nuk

kishin të drejtë të kërkojnë që qeveria mos të lejojë shkollimin e moshatarëve të

tyre, bashkëqytetar, të cilët sigurisht i kishin fqinjë nëpër çdo lagje të qyteteve, që

d.t.th. në këtë kohë ata ishin më të lumtur të shohin fqinjët dhe moshatarët e tyre

të paarsimuar dhe të paditur, sesa të bashkëjetonin me fqinjë të shkolluar dhe

civilizuar. Ndërsa, para botës ishte turpi i radhës, pasi në këtë mënyrë ata e

paraqitnin shtetin para botës së qytetëruar, vendin ku më së shumti kishte racizëm

dhe shtetin, ku një grup bashkëqytetarësh kërkon “dhoma gazi” për një grup tjetër

bashkëqytetarësh, vetëm se, ata kërkojnë të studiojnë në gjuhën e tyre amtare,

duke mos i dëmtuar aspak interesat e tyre.

Popullata shqiptare nuk ra pre e këtyre provokimeve të rënda, që vinin nga

bashkëqytetarët e tyre edhe pse e kishin tepruar me ofendime dhe të lodhur në

pritje të realizimit të kërkesave të tyre legjitime, si gjuha shqipe, flamuri

kombëtar, Universiteti i Tetovës etj.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj kërkese, më 17 janar 1997 në Tetovë, do të

organizohet një protestë nga studentët e Universitetit të Tetovës, të cilët shprehën

pakënaqësinë ndaj qeverisë për trajtimin që i bëhet UT-së dhe kolegëve të tyre

maqedonas. Kryetari i Këshillit Organizativ do të theksojë: ”Sot jemi mbledhur

këtu se nuk mund të qëndrojmë të qetë përballë fyerjeve dhe akuzave që dërgohen

në adresën e Universitetit të Tetovës, arsimit shqip, gjuhës dhe kulturës shqiptare,

si dhe të prezencës sonë në trojet etnike. E ngremë zërin e protestës ndaj politikës

diskriminuese, që zbatohet në shtetin, i cili para opinionit ndërkombëtar

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

106

proklamohet si shtet demokratik, ku shqiptarët zakonisht në të gjitha sferat e

veprimit trajtohen si qytetarë të rendit të dytë. Sa për ilustrim, po përmendim

sferën e arsimit. Përderisa në gjuhën maqedonase funksionojnë dy universitete,

shqiptarët ndonëse përbëjnë 30% të popullatës së vendit nuk u lejohet zyrtarizmi i

të vetmit universitet në gjuhën shqipe, që tashmë e tre vjet është realitet …

Kërkojmë nga qeveria, që mos të mbështet në prapaskena të kurdisura kundër një

pjese të madhe të popullatës në Maqedoni. Në krejt botën, njerëzit, veçmas

studentët dhe intelektualët kërkojnë zgjerimin e të drejtave dhe lirive për vete, por

jo edhe kufizimin e këtyre të drejtave për të tjerët”206

.

206 Gazeta “Fllaka e Vëllazërimit”, Kërkohet zyrtarizimi i UT-së dhe lirimi i rektorit, 18 janar 1997.

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

107

III – 4. Vendosja e flamujve shqiptar para objekteve të

komunave shqiptare

Pas fitores së thellë që kishte shënuar PDSH në disa komuna shqiptare të

Pollogut, si: Tetovë, Gostivar, Tearcë, Zajaz dhe Osllome, do të merr vendim që të

realizojë premtimin që kishte dhënë para elektoratit të saj, respektivisht vendosjen

e flamurit shqiptar para zyrave të komunave. Kështu, më 23 janar 1997, vendoset

flamuri kombëtar shqiptar në Komunën e Gostivarit dhe me këtë do të hapej një

kaptinë e re në drejtim të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar nëpër

institucionet shtetërore të Maqedonisë. Kjo ishte vetiniciativë dhe vetrealizim i

kësaj të drejte, pasi që shteti, jo vetëm që nuk kishte disponim të realizojë këtë të

drejtë, por edhe dhunshëm intervenonte nëse përdorej flamuri shqiptar, qoftë edhe

nëpër manifestime private, si dasma, ahengje etj.

Gjykata kushtetuese do të merr vendim për shpalljen e jashtëligjshme të

përdorimit të flamujve të shteteve të huaja, siç shpreheshin ata, para objekteve të

pushtetit lokal. Prandaj, më 24 maj 1997 në Gostivar do të mbahet një tubim i

madh protestues, i organizuar për të kërkuar legalizimin e flamurit kombëtar

shqiptar207

. Pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për

heqjen e flamurit shqiptar nga objektet e pushtetit lokal, PDSH do të merr vendim

që kryetarët e komunave Gostivar dhe Tetovë, mos të respektojnë atë vendim të

Gjykatës Kushtetuese208

. Kryetari i Gostivarit, Rufi Osmani, do të deklarojë në një

tubim publik: “Neve nuk na zgjodhi qeveria e Maqedonisë, parlamenti ose

presidenti, por na zgjodhët ju dhe mandatin tonë juve do tua japim. Ne do të

marrim përsipër vetëm vullnetin tuaj politik”209

. Pavarësisht që situata në Kosovë

ishte mjaft e rëndë dhe ndoshta nuk ishte momenti dhe vendi që në Gostivar dhe

Tetovë të fillojë ky proces politik kaq i vështirë, tani ne shqiptarët në Maqedoni,

po ballafaqoheshin me një sfidë tjetër të ngjashme me atë të UT-së para disa

viteve. Tani ishte dilema se a do të mundeshin shqiptarët të përballojnë këtë

situatë dhe të arrijnë që ta mbrojnë flamurin kombëtar, për të mos lejuar që i njëjti

të ulet nga shtizat dhe të përbaltej.

207 MTV, Lajme – maqedonisht, 24.5.1997. 208 http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html, Chronology for Albanians in

Macedonia. Më 4 mars 2012. 209 http://www.youtube.com/watch?v=2GXXELBkVR8&feature=related. Më 4 mars 2012.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

108

Në të njëjtën kohë, më 29 maj 1997, do të bëhet rikonstuimi II i qeverisë

së Cërvenkoskit. Ministrat shqiptarë do të ngelin pothuaj të njëjtë; Naser Ziberi –

ministër i Punës dhe Politikës Sociale dhe nënkryetar i qeverisë, Abdylmenaf

Neziri - ministër i Zhvillimit, Asllan Selmani – ministër i Shkencës, Abdylmenaf

Bexheti – ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Xhemail Hjadari – ministër pa

portofol.

11 qershor 1997, Qeveria e Maqedonisë propozon draft version të ligjit për

simbolet nacionale të etniteteve pakicë në vend. Nëse ky ligj do të aprovohet në

Parlament, atëherë shqiptarëve dhe turqve do t’u mundësohet që flamurin

kombëtar ta përdorin në ceremoni private, kulturore apo ngjarje sportive.

Gjithashtu, do të mund të përdoren flamujt e etniteteve pakicë në festa shtetërore,

vetëm nëse vendoset edhe flamuri shtetëror, por nuk do të mund të vendosen në

ndërtesa publike. Kjo ndodhi pasi që vetëm ishte vendosur flamuri shqiptar në

disa komuna në Maqedoni dhe bëhej nga presioni që ishin ndodhur para aktit të

kryer dhe se duhej të gjendej një zgjidhje urgjente.

Situata ishte mjaft e komplikuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë

juridik, pasi me urdhër të politikës ditore vepronin edhe institucionet juridike, në

rastin konkret, gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim se vendosja e flamujve

kombëtar shqiptar para ndërtesave komunale në Tetovë dhe Gostivar është i

jashtëligjshëm. Duke u nisur nga parimi juridik-kushtetues se vendimet e Gjykatës

Kushtetuese janë të padiskutueshme dhe duhet të zbatohen, ashtu siç shpallen, do

të paraqiste krizë reale, si juridike ashtu edhe politike, pasi komunat nuk e

zbatonin këtë vendim. Kjo situatë e rënduar, do të shkaktojë krizë të thellë

politike, që do të reflektohet në ngritjen e tensioneve ndëretnike.

Pas themelimit të Universitetit të Tetovës, më 17 dhjetor 1994, vendimi

për të zyrtarizuar vetë flamurin shqiptar dhe për të vendosur që të valëvitet para

institucione shtetërore, në rastin konkret para objekteve të pushtetit lokal, duke

mos përfillur aspak kërcënimet që vinin nga organet e rendit dhe të drejtësisë së

Maqedonisë, sfiduan edhe njëherë shumë rëndë sistemin e shtetit të Maqedonisë.

Edhe ky hap i guximshëm dhe shumë jetik për shqiptarët në Maqedoni, si qenie

politike, do të ndodhte nën qeverisjen e Branko Cërvenkovskit, si kryeministër

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

109

dhe Kiro Gligorovit, si kryetar shteti, të dy komunistë të “reformuar”në demokrat,

të cilët mbijetesën politike e shihnin mbi kurriz të shqiptarëve. Duke mos pasur

fuqi që të ballafaqohen me realitetin e hidhur ekonomik dhe krizën ekonomike që

po thellohej, vazhdimisht vendi, kjo qeverisje duke i mbajtur akoma shqiptarët të

shkelur në çdo sferë, si politike, kulturore, arsimore, ekonomike etj., përpiqej që të

mbijetojë politikisht, duke mos kalkuluar se profiti politik momental në plan

afatgjatë, do të jetë disfata më e rëndë për gjithë sistemin dhe shtetin në tërësi, si

organizëm politik. Ky dyshë politikë, kishte përvojë të gjatë në rrafshin e

inskenimeve të proceseve kundër shqiptarëve dhe ishte i njohur për masat

represive që kishte ndërmarrë në të kaluarën, në veçanti nga ngjarjet e Bit Pazarit

në Shkup, Ladorishtë, Reçicë e Vogël, afera e armëve etj. Prandaj edhe tani nuk

dyshohej në kontrareaksion, por nuk dihej akoma forma dhe përmasat që do t’i

merrte ndonjë veprim i dhunshëm i pushtetit Gligorov-Cërvenkovski. Edhe pse

presidenti i shtetit, në parim, duhej të ishte më i kujdesshëm dhe balancues ndaj

politikave që po udhëhiqte kryeministri Cërvenkovski, ai gjithçka miratonte, qoftë

hapur, qoftë në heshtje dhe te shqiptarët ngel përshtypja se Gligorov ishte

gjeneratori kryesor i krizës ndërnacionale në Maqedoni ndërmjet shqiptarëve dhe

maqedonasve. Pse Gligorovi sillej pikërisht kështu dhe se cila ishte arsyeja që

shqiptarët kishin krijuar këtë perceptim për këtë njeri, që në pamje të parë, dukej i

qetë dhe paqësorë, ashtu edhe siç kishte krijuar përshtypjen një pjesë e faktorit

ndërkombëtar. Meqë e kishte kaluar gjithë jetën e tij në Beograd dhe i vinte

pensioni nga ky qytet, për të cilën ai kishte nostalgji, raportet jo të prishura me

kryetarin e Serbisë (Jugosllavisë së ngelur) Sllobodan Millosheviç, kujdesi që

kishte për të mos deklaruar asnjëherë diçka që e prekte interesin serb dhe të

Millosheviçit, siç ishte gjenocidi serb në Bosnjë, që asnjëherë nuk e dënoi,

përderisa e dimë që nuk ngeli lider botëror, që nuk mbajti qëndrim të prerë ndaj

veprimeve serbe në Bosnje si dhe pyetja që ishte vendosur në Referendumin për

pavarësi të Maqedonisë, më 8 shtator 1991, në të cilën votohej për pavarësi,

njëkohësisht lihej hapur mundësia për bashkim me njësitë tjera jugosllave, që

nënkuptohej me Serbin në rast rreziku, në rastin konkret prej shqiptarëve.

Ekzistonte një tjetër dyshim në mesin e shqiptarëve në Maqedoni, se gjithë planet

antishqiptare që zbatonte dyshi Gligorov-Cërvenkovski, gatuheshin në Beograd,

për shkak të ndikimit që kishte pasur struktura e sigurimit serb në Maqedoni që

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

110

nga koha e Jugosllavisë. Sigurisht, që këto veprime agresive ndaj shqiptarëve që

po zbatoheshin, ndoshta ishin të detyrueshme për strukturat udhëheqëse të shtetit,

pasi ashtu atyre u servoheshin në tavolinë nga Sigurimi Shtetëror, që akoma ishte

e kontrolluar nga Beogradi, të cilët e paraqisnin si të domosdoshme veprimin e

dhunshëm të policisë maqedonase. Versioni tjetër ishte se kreu i Maqedonisë

kishte droje nga Millosheviçi dhe nëntoka serbe, prandaj duhej të vepronte në

vazhdimësi fuqishëm kundër kërkesave të shqiptarëve, me qëllim që të

justifikohej veprimi agresor serb në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës, për të

paraqitur para ndërkombëtarëve se shqiptarët janë ata që e teprojnë dhe paraqesin

rrezik për destabilizim të rajonit.

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

111

III – 5. Ngjarjet tragjike në Gostivar dhe në Tetovë

më 9 korrik 1997

Kriza e thellë ekonomike, që ishte para shpërthimit të një revolte sociale

në vend, kolapsi i skemave piramidale, në veçanti afera e njohur TAT në

Manastir, privatizimi joadekuat dhe joligjorë i kapitalit shtetërorë që kishte

aplikuar kjo qeveri, si pasojë ngelja e mijëra punëtorëve në rrugë, mungesa e

investitorëve nga jashtë dhe shumë ngarkesa tjera të karakterit social dhe

ekonomik, bënë që dyshi Gligorov-Cërvenkovski, të humbnin popullaritetin

dukshëm edhe te blloku maqedonas. Në këtë mjegullnajë ekonomike të shtrënguar

për të sjellë një ligj, qoftë edhe gjysmak për të legalizuar flamurin kombëtar

shqiptar, parlamenti i Maqedonisë në orët e vona të 8 korrikut 1997 do të sjellë një

ligj për të lejuar përdorimin e flamujve të nacionaliteteve në ceremoni private, që

nënkupton tërthorazi lejonte përdorimin e flamurit shqiptar në korniza shumë të

ngushta. Gjithashtu, në të njëjtën natë kishte devalvuar valuta shtetërore - denari.

Sigurisht, që nuk do të lejonte ky dysh politik që në mëngjes të zgjohej popullata

maqedonase, në veçanti, me dy ndryshime të mëdha, në planin politik të bëhej një

hap përtej për avancim të përdorimit të flamurit shqiptar dhe në planin ekonomik

– devalvim i valutës shtetërore. Ligji për Flamujt të Nacionaliteteve do të

përmbajë 7 nene, në bazë të të cilave do të rregullohet përdorimi i flamujve të

nacionaliteteve. Në nenin 3 thuhet se pjesëtarët e nacionaliteteve mund të përdorin

flamurin e tyre gjatë festimeve private të tyre dhe gjatë mbajtjes së aktiviteteve

kulturore, sportive dhe të tjera. Ndërsa, në nenin 4, theksohet qartë se ku nuk

mund të përdoret flamuri i nacionaliteteve, në të cilin janë radhitur të gjitha

institucionet shtetërore, nga kryetari i shtetit, Parlamenti, qeveria, gjykatat,

vetëqeverisja lokale dhe të gjithë institucionet tjera shtetërore dhe lokale.

Përderisa, në nenin 5, thuhet se flamuri i nacionaliteteve mund të përdoret para

organeve të pushtetit lokal vetëm gjatë festave shtetërore210

. Gjatë debatit publik,

vlen të theksohet se elita eminente akademike maqedonase ishte kategorikisht

kundër sjelljes së këtij ligji, meqë sipas tyre ishte shumë avancues për shqiptarët

210 Gazeta “Veçer”, Zakon za znaminja na nacionalnostite,2 korrik 1997.

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

112

dhe se automatikisht do të nënkuptonte theksimin e territoreve të “Shqipërisë

Etnike”211

. Padyshim, që plani ishte përgatitur në mënyrë shumë perfide se si të

ikej nga kjo përgjegjësi. Edhe tani sikurse herëve tjera që nga ish-Jugosllavia,

kujdestar për dështime ishin gjetur shqiptarët, vetëm nuk dihej viktima e radhës.

Përderisa shërbimet e parlamentit po përgatisnin ligjin e miratuar ta shpallin në

Gazetën zyrtare dhe përderisa Banka Popullore bënte përpunimin e sistemit të

bankës për vlerën e re të denarit për ditën që po agonte, pikërisht në orën dy të

mëngjesit njësite të policisë speciale maqedonase sulmuan pushtetin lokal në

Tetovë dhe në Gostivar. Do të hiqet flamuri shqiptarë nga shtiza para objekteve të

komunave dhe policia do të hyjë dhunshëm në zyrat e kryetarëve të komunave. Në

Gostivar, do të arrestohet kryetari i komunës Rufi Osmani. Mëngjesi i 9 korrikut

gdhiu me plot lajme të rëndësishme, miratimi i ligjit për përdorim të flamurit të

pakicave, devalvimi i dinarit, intervenimi policorë në Tetovë dhe në Gostivar,

burgosje etj. Plani Gligorov-Cërvenkovski kishte rezultuar të suksesshëm, meqë

lajmi për heqjen e flamurit shqiptar dhe burgosja e kryetarit të Gostivarit kishin

dominuar hapësirën mediatike dhe bisedat e kafeneve dhe qoshqeve të ndryshme.

Askush nuk do të merret me ligjin për flamujt dhe devalvimin e denarit, pasi ishte

krijuar klima politike e atillë, saqë tani flitej vetëm për interesin e shtetit dhe se

duhej mbrojtur nga shqiptarët.

Situata ishte alarmante në gjithë qytetin e Gostivarit. Gazetari britanik

James Pettifer, do të shkruajë për “The Times” të Anglisë, duke rrëfyer se dy

shqiptarë janë të vrarë dhe 40 të plagosur me armë zjarri, si dhe burgosjen e

kryetarit të ri të Gostivarit, Rufi Osmani212

.

Nuk përfundoi me kaq. Lajmi për heqjen e flamujve shqiptarë nga objektet

komunale dhe burgosja e kryetarit të Gostivarit, si eksponent kryesor i PPDSH-së

për çështjen e flamurit, e shqetësoi pa masë popullatën shqiptare gjithkund në

shtet. Kjo ngjalli sa revoltë edhe një pasiguri nga organet shtetërore, pasi ata

ndërmerrnin ekspedita ndëshkimore kur t’u kujtohej, bile edhe me pasoja tragjike.

Meqë nga kryetarët e komunave ishte burgosur vetëm ai i Gostivarit, sigurisht që

kjo ishte edhe një motiv shtesë për popullatën e Gostivarit që të protestonin

211 Gazeta “Veçer”, Nedopustliv antidrzhaven zakon. Akademik Blazhe Ristevski, 2 korrik 1997. 212James Pettifer, Gazeta “The Times”, 12 qershor 1997, Flame of Albanian unrest threatens Macedonian

tinderbox.

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

113

masivisht në qytet. Ky kontrareaksion i shqiptarëve të Gostivarit sigurisht që ishte

pritur, pasi për dallim nga Tetova, këtu kishin ardhur shumë më tepër njësite

speciale. Plani operativ i sigurimit shtetëror ishte përgatitur me profesionalizëm

dhe se ata saktë e dinin se si të ndiznin fitilin e masës, ku të shkaktohej ajo dhe se

si të vepronin më pas për të ndëshkuar shqiptarët civilë, që do të demonstronin

kundër heqjes së flamurit dhe burgosjeve. “Gjarpri duhet të sulmohet në kokë”,

shprehet gjenerali amerikan Wesley Clark. Prandaj ata sulmuan fuqishëm

Gostivarin dhe kryetarin e saj, i cili ishte bërë simbol i mbrojtjes së flamurit

shqiptar viteve të fundit, duke zbatuar një nga premtimet elektorale që kishte

dhënë si kandidat i PPDSH-së. Mijëra banorë të Gostivarit, do të ngrenë zërin e

protestës kundër këtij veprimi jodemokratik dhe agresiv, që kishte ekspozuar

pushteti në këtë aksion. Pavarësisht që civilët shqiptarë ishin të paarmatosur,

njësitet speciale të policisë do të intervenojnë brutalisht duke vrarë tre të rinj

shqiptarë, dhjetëra të plagosur, rreth katërqind të arrestuar. Në Tetovë, para

objektit të komunës kishin dalë rreth 50 shqiptarë, të cilët protestonin kundër uljes

të flamujve shqiptarë. Ishte krijuar një tmerr dhe ankth i vërtetë në mesin e

popullatës shqiptare. Mungonte informacioni se çfarë po ndodhte me të vërtetë,

pasi i vetmi burim informativ ishte Televizioni shtetërorë i Maqedonisë, i cili

raportonte konformë politikave dhe interesave të qeverisë. Në anën tjetër,

mungonte edhe lidershipi shqiptarë, për t’i dalë ballë situatës, si partia qeveritare

shqiptare PPD, e cila nuk kishte mundur të ndalonte këtë masakër të shqiptarëve,

ngase sipas asaj që deklaruan ata, nuk kanë pasur informacion për këtë aksion213

.

Po ashtu edhe opozita shqiptare, PPDSH, nuk doli aty ku ishte populli, për shkaqe

sigurie apo çështje tjera të pashpjeguara, ata ngelën në zyrë.

Drejtpërdrejtë në emisionin e lajmeve në gjuhën maqedonase në

Televizionin e Maqedonisë, lideri i PPDSH-së deklaron: ”... situata është shumë e

tendosur, policia në mënyrë të pakontrolluar vepron ndaj qytetarëve dhe

mendojmë se e gjithë kjo situatë është prodhim i papjekur i policisë, e cila donte

që në mënyre brutale t’i zgjedh problemet politike ...”214

.

213 Zeqirja Rexhepi, Zhvillimet Politiko- shoqërore te shqiptarët në Maqedoni 1990-2001, Tetovë, 2005,

f.123. 214 Transmetuar në Televizionin e Maqedonisë, Lajme, 19.07.1997.

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

114

Një ditë pas ngjarjeve tragjike në Gostivar, ministri i Punëve të Brendshme

të Maqedonisë Tomisllav Çokrevski, do të jep rezyme të ngjarjeve të një dite më

herët, i cili ndër të tjera thekson: “Si Ministri e Punëve të Brendshme kryejmë

detyrë shtetërore, për të mbrojtur shtetin maqedon, për të mbrojtur integritetin e

territorit dhe të ngjashme, e cila me aktivitetet nga ana e atij subjekti politik

shqiptar, që ka pozicion në pushtetin lokal dhe e cila tregon qëllim që mos të jetë

në kuadër të sistemit gjithëpërfshirës shtetëror, të veprojë veçmas dhe bile nuk i

pranon vendimet e sistemit gjithëpërfshirës shtetëror. Nuk mund të ekzistojë asnjë

shtet, nëse segmente të caktuara në atë shtet nuk janë të përgatitura që t’i zbatojnë

vendimet, ligjet, që në mënyrë të përcaktuar janë sjellë në Parlament, Ekzekutivë

dhe institucione tjera në shtet”215

.

Ndaj veprimeve të pamatura të autoriteteve maqedonase ndaj masës së

paarmatosur shqiptare, do të bëjë të reagojë edhe shteti Shqiptar, me ç’rast

Presidenti Sali Berisha “dënoi ashpër përdorimin e dhunës policore, vrasjen dhe

plagosjen e dhjetëra shqiptarëve”216

. Shteti Shqiptar ishte i brengosur mjaft nga

kjo ngjarje tragjike dhe kjo mënyrë e heqjes së flamurit shqiptar, si dhe për shkak

të gjendjes së rënduar në Kosovë, ku regjimi serb e kishte shtuar dukshëm dhunën

muajve të fundit mbi popullatën e pafajshme shqiptare, sigurisht paraqiste prioritet

të lartë që të përqendrohen në atë çështje. Ndërsa, në rrugë zyrtare Ministria e

Punëve të Jashtme e Shqipërisë kishte nisur një notë proteste ndaj qeverisë së

Maqedonisë për ngjarjet tragjike në Gostivar. Kësaj note do t’i kundërpërgjigjet

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dërguar ambasadorit të Shqipërisë në

Shkup, ku do të thuhet mes tjerash se Shqipëria përzihet në punët e brendshme të

Maqedonisë217

.

Në këtë situatë të mjegulluar më 18 korrik 1997, një delegacion i lartë i

politikanëve të Kosovës vijnë në Maqedoni për të qetësuar situatën dhe do të

takohen me krerët e politikës shqiptare. Meqë struktura të caktuara shtetërore në

Maqedoni kishin deklaruar se Shqipëria ishte përzier në ngjarjet e fundit në

Maqedoni, më 21 korrik 1997, TVSH-ja do të mohojë se Tirana ka pasur gisht në

trazirat e fundit në Gostivar, siç akuzuan disa politikanë maqedonas. Sipas TVSH-

215 Transmetuar në Televizionin e Maqedonisë, Lajme, 19.07.1997. 216 TVSH, Lajme, 9.7.1997. 217 Gazeta “Veçer”, Nedozvolivo meshanje vo vnatreshnite raboti, 14 korrik 1997.

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

115

ës, më tepër ka mundësi që Beogradi të ishte burimi i përzierjes në punët e

brendshme të Maqedonisë.

Qëndrim të njëjtë me Shqipërinë për ngjarjet e Gostivarit do të mbajë edhe

Kosova, pasi që nënkryetari i LDK-së Fehmi Agani, në një konferencë për shtyp

do të deklarojë: ”Aksioni ushtarako-policorë antishqiptar në Maqedoni ishte i

paramenduar, i planifikuar, i projektuar me synime komplekse,

shumëdimensionale. Masakrimi në Gostivar është një përpjekje për të imponuar

me forcë konceptin maqedono-shovinist për shtetin e Maqedonisë, si shtet i vetëm

të maqedonasve dhe pozitën e nënshtruar për shqiptarët dhe të tjerët. Ekzistojnë

indice të mjaftueshme, që sugjerojmë se ky aksion u ndërmor, jo vetëm sipas

modelit, por edhe me ndikim të drejtpërdrejtë të regjimit serb të sotëm, është

iluzion, sikur të mendohej se mund të shuhen lidhjet organike të nacional-

shovinizmit serb dhe maqedonas”218

.

Kryeministri i Maqedonisë Branko Cërvenkovski, pas ngjarjeve tragjike

vizitoi Gostivarin dhe mbajti një fjalim para policisë speciale në Sallën e Sportit,

duke falënderuar policët për kryerjen e detyrës me sukses. Ky veprim nga

shqiptarët u mor si shenjë triumfale e tij dhe e maqedonasve dhe nënshtrimit të

shqiptarëve, i cili veprim ishte mjaft shqetësues dhe krijoi revoltë te popullata

shqiptare, por edhe pasiguri, pasi në vend të pendimit për këtë aksion me pasoja

tragjike dhe kërkimit të faljes, ai dha indikacione se kjo fushatë antishqiptare

mund të vazhdojë.

Reagime dhe protesta kishte nga të gjithë partitë politike shqiptare, nga

degët dhe nëndegët e tyre në të gjitha vendbanimet në vend, si PPD-ja, e cila ishte

pjesë e qeverisë, ashtu edhe PDSH-ja, organizatat joqeveritare, Bashkësia Islame

në RM, Unioni i Studentëve i Universitetit të Tetovës, e cila ishte organizatore e

shumë protestave dhe demonstratave për mbrojtjen e flamurit dhe Universitetit të

Tetovës, në reagimin e së cilës thuhet: ”Është ky një akt antihuman,

antidemokratik i policisë maqedonase, që është ushqyer me ndjenja antishqiptare,

218 Gazeta “Flaka e vëllazërimit”, Aksion policor nën ndikimin e regjimit serb, 12 korrik 1997.

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

116

me ç’rast tani, si dhe disa herëve të tjera, volli vrerin e saj shovinist mbi

shqiptarët”219

.

Disa ditë pas heqjes së dhunshme të flamurit shqiptar nga komunat

Gostivar dhe Tetovë, do të ndodhë një fenomen mjaft interesat, vetëm për disa

ditë do të hiqen flamujt shqiptarë para godinave të komunave. Këshilli Komunal i

Çegranit, do të merr vendim që vullnetarisht ta heq flamurin shqiptar dhe ta

respektojë ligjin, përderisa Komuna e Likovës do të jetë e vetmja komunë që më

12 korrik, pavarësisht situatës së rëndë politike mori vendim që të mos hiqet

flamuri shqiptar para godinës së komunës. Gjithashtu, në komunën e Dibrës do të

mblidhet këshilli komunal më 18 korrik 1997 dhe do të debatojë rreth situatës së

krijuar. Këshilltarët e PDSH-ës, kërkuan që të respektohet vendimi i këshillit

komunal dhe të vendoset sërish flamuri para objektit të komunës, ndërsa kryetari i

komunës Qemal Xhafa, u arsyetua se vendimi ishte në fuqi kur kishte zbrazëtirë

ligjore për flamujt, ndërsa sipas tij, me sjelljen e ligjit për flamujt de fakto ky

vendim shfuqizohet dhe ata u përcaktuan për respektim të ligjit, njëherësh dënuan

edhe dhunën e shkaktuar në Gostivar nga policia220

. Ndërsa në komunat Veleshtë,

Dollogozhdë, Zajaz, Osllome Tearcë, Vrutok, Stërmnovë dhe Bogovinë, nga 19

deri më 22 korrik 1997, u hoqën flamujt shqiptarë në mënyrë shumë tinëzare gjatë

natës, askush nuk i rivendosi më aty ku ishin valëvitur me krenari për disa muaj

resht dhe askush nuk mori përgjegjësinë dhe nuk dha sqarime se si ka mundësi të

ndodhë, që kur të zgjohet popullata në mëngjes të mungojë flamuri para godinave

të komunave221

. Është shumë misterioze se si ka mundësi të ndodhë, kush qëndron

prapa këtij veprimi të shëmtuar dhe pothuaj tërësisht të kalojë në heshtje nga

subjektet politike shqiptare PPD dhe PDSH, kur dihet se çfarë përpjekje dhe sa

zhurmë ishte bërë disa vite me radhë dhe në mënyrë të njëanshme u vendos që të

ngrihet flamuri shqiptar para komunave dhe se ishin thënë fjalë të mëdha për

mbrojtjen e tij, por në fakt këtu ndodhi e kundërta, u thye shtylla e kështjellës në

Gostivar, që ishte simbol i flamurit dhe përnjëherë ajo fortifikatë e llafeve u

kolaps gjithkund.

219 Gazeta “Flaka e vëllazërimit”, Akt antihuman dhe antidemokratik, 12 korrik 1997. 220 Gazeta “Veçer”, Mnozinstvoto za poçituvanje na zakonot, 18 korrik 1997. 221 Gazeta “Flaka e vëllazërimit”, Flamujt hiqen natës nga godina e komunës, 21 korrik 1997.

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

117

III – 6. Kush qëndron pas ngjarjeve të Flamurit dhe pse u

inskenuan ata?

Vetë kryeprotagonisti i ngjarjeve të Gostivarit, kryetari i atëhershëm i

komunës Rufi Osmani, mbështetur në informacionet dhe njohuritë që ka arritur t’i

mbledh për 15 vite, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të ngjarjeve tragjike të

flamurit më 9 korrik 1997, do të deklarojë: ” Duhet të rikujtojmë edhe me këtë

rast, se konstelacioni i vitit 1997 ishte jashtëzakonisht i pafavorshëm për bartësit e

fenomenit ”flamuri kombëtar”, duke pasur parasysh kolapsin politik dhe

ekonomik në Shqipëri dhe në Kosovë dhe vasalitetin e skajshëm të qeveritarëve

shqiptarë në Maqedoni”.

Në ditën e intervenimit brutal policor, më 9 korrik te vitit 1997, qeveria

shpalli devalvimin e denarit për 17%, devalvim ky që u synua të mbulohet me

këtë intervenim brutal policor mbi mijëra qytetarë të pafajshëm të Gostivarit.

“Edhe sot ndaj bindjen se tragjedia e Gostivarit ishte një komplot i

përgatitur nga qeveria e Maqedonisë e vitit 1997, në aleancë të plotë me partinë e

atëhershme shqiptare në qeveri dhe me pajtim të heshtur të opozitës se atëhershme

shqiptare. Fakti, që politikisht ngjarjet e vitit 1997 u mbyllën me raportin

skandaloz të Komisionit parlamentar të udhëhequr nga një deputet shqiptar i

pozitës me konstatimin se “policia përdori dhunën në pajtim me ligjin” përkundër

pasojave të përgjakshme të asaj kohe, argumenton bindshëm se një pjesë të fajit

për këtë tragjedi e bart edhe faktori politik shqiptar i asaj kohe”222

.

Dyshimet se Maqedonia veprimet e fundit i kishte bërë në koordinim me

Serbinë, mund të mbështeten në vizitën që kryeministri i Maqedonisë e kishte bërë

në Serbi më 2 korrik 1997. Cërvenkovski ishte pritur shumë ngrohtësisht nga kreu

i shtetit Serb, respektivisht të Republikës Federale të Jugosllavisë, kryeministrit të

saj Radoe Kontiq. Kryeministri i Maqedonisë u takua edhe me Sllobodan

Millosheviçin, takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua pas dyerve të mbyllura.

Nuk dihet saktë se çfarë u bisedua në këtë takim dhe se a kishte marrë ndonjë

garanci për ndihmë Cërvenkovski, për ndonjë eskalim eventual të situatës. Është

222 http://almakos.com/opinione/9070-1997-skenar-i-qeveris.html, Rufi Osmani, më 12 korrik 2012.

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

118

shumë logjike, se të dy liderët kishin të përbashkët një çështje shumë të

rëndësishme, atë të çështjes së pazgjidhur shqiptare, në Maqedoni dhe në Kosovë.

Një takim tjetër me mjaft interes, që i ka paraprirë ngjarjeve të Gostivarit,

është edhe ai i kryeministrit Cërvenkovski me kryetarin e Partisë Demokratike

Shqiptare Arben Xhaferin, më 8 korrik 1997, në zyrat e qeverisë së Maqedonisë.

Ky takim, do të zhvillohet vetëm një ditë, respektivisht disa orë para ngjarjeve të

Gostivarit dhe se ishte i fshehtë. Rastësisht, në konferencën për shtyp të

zëdhënësit të qeverisë Zoran Ivanov, një gazetar do të parashtrojë pyetjen se për

çfarë kanë biseduar Xhaferi dhe Cërvenkovski në takimin e tyre, përderisa Ivanov

tenton t’i ikë përgjigjes, duke thëne se ka qenë takim privat i tyre223

. Në një

koment të editorialit të gazetës proqeveritare në gjuhën maqedonase “Veçer”, me

titull “Xhaferi i futi në kurth të vetët”, në mes tjerash thuhet: ”Në njëfarë mënyre,

lideri radikal Xhaferi përskaj “largimit të mizës” me konstruksionet që i plasonte,

menjëherë pas ngjarjeve në Gostivar dhe Tiranë, sikur donte ta lajë ndërgjegjen,

meqë në ndërgjegjen e tij dhe të bashkëmendimtarëve të tjerë, qëndrojnë tri

viktimat e rëna, dhjetëra të plagosur dhe kush e di sa të dëmtuar. Njëherësh, siç

mësojmë, në takimin të cilin Xhaferi e ka pasur me kryeministrin Cërvenkovskin,

i është thënë se pushteti në mënyrë shumë efikase dhe me çdo çmim do të zbatojë

ligjin dhe në atë drejtim mos të pengohet. Duke e ditur këtë, liderët e PDSH-ës,

sërish në vazhdimësi, disa ditë i kanë ndezur ndjenjat e njerëzve me shumë

emocione dhe marketing dhe praktikisht – i kanë kurdisur që të hanë më të

madhen, përderisa ata në mënyrë më të sigurt mbanin pres konferencë për shtyp

në Tetovë”224

.

Ky takim hap shumë dilema, sikurse ai Millosheviç-Cërvenkovski në

Beograd më 2 korrik 1997, pasi për vite me radhë nuk kishte ndodhur që të kishte

ndonjë komunikim të tillë mes liderit të opozitës shqiptare Arben Xhaferit dhe

kryeministrit Cërvenkovski, për të mos thënë këta dy të fundit kishin qëndrime

diametralisht të kundërta, sa i përket çështjeve politike në shtet dhe qeveria e

Cërvenkovskit, përveçqë e mbante nën llupë veprimin e PDSH-ës, ajo me

strukturat e saj shtetërore tentonte që ta izolojë PDSH-në me çdo kusht.

223 Gazeta “Flaka e vëllazërimit”, Takimi Cërvenkovski-Xhaferi, 9 korrik 1997. 224 Gazeta “Veçer”, Xhaferi gi namesti svoite, 19-20 korrik 1997.

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

119

Kryetari i shtetit Kiro Gligorov, do të ndodhë jashtë shtetit, për shkak të

pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s në Madrid, i cili pas kthimit, do të

deklarojë: “Duhej të ishte e qartë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe

propozimi i qeverisë, se si duhet trajtuar flamujt e shteteve tjera, që i përdorin

nacionalitetet se një gjë e tillë mund të ndodhë. Ky është një shtet. Respektimi i

atij shteti, qëndrimi i qytetarëve ndaj saj përfshijnë edhe respektimin e simboleve

të saj, meqë ata paraqesin integritetin dhe pavarësinë e shtetit”225

. Nuk është hera

e parë që kryetari i shtetit Gligorov, të ndodhë jashtë shtetit, çdoherë kur në

Maqedoni do të ndodhin ngjarje të këtij karakteri me pasoja tragjike për

shqiptarët. Kjo lë hapësirë të dyshohet se ndoshta gjithçka është në koordinim,

vetëm që ai ti ikë përgjegjësisë dhe të ruajë imazhin, që mendonte se e kishte, të

një lideri paqësor dhe se gjoja kishte trajtim të barabartë për të gjithë popujt në

vend, duke mos mbajtur llogari se gjithçka ngarkohej në shpinë të bashkëpunëtorit

të tij, Cërvenkovskit.

Nëse bëhen analiza nga kjo distancë kohore, mund të konkludojmë se

ngjarjet e flamurit ishin të pritura, ngaqë disa muaj resht të paktën në publik mund

të lexohej një inatosje e raporteve mes PDSH dhe strukturave shtetërore duke

filluar nga Gligorov dhe Cërvenkovski. Gjatë gjithë kohës mediumet maqedonase,

përfaqësues të partive politike maqedonase, pa dallim opozitë dhe pozitë, shoqata,

akademikë dhe intelektualë, studentë, në vend të pleqërimit me urtësi të situatës që

ishte krijuar, duke mos mbajtur llogari fare për ndonjë eskalim me pasoja

marramendëse, me të cilën më tepër do të dëmtoheshin interesat strategjike

maqedonase se sa ato shqiptare për shkak të natyrës së problemit që ishte hapur. I

gjithë blloku maqedonas shërbehej me një fjalor mjaft të ashpër dhe derrogativ në

drejtim të çështjes shqiptare. Në të njëjtën kohë zhvilloheshin ngjarjet e flamurit

në pranverë të vitit 1997 dhe protestat e studentëve maqedonas kundër hapjes së

Fakultetit Pedagogjik në gjuhën shqipe dhe Universitetit të Tetovës, të cilët

shkuan deri në grevë të urisë, i cili ishte një precedan i rrallë apo i vetëm në botë

që të protestohej me grevë urie përkundër arsimimit të një popullate tjetër.

Bashkimi i partive politike shqiptare PPDSH dhe PDP në Kongresin e Bashkimit,

5 korrik 1997, i dha frymë edhe më tepër flakës së ndezur që të merr përmasa të

225 Gazeta “Veçer”, Drzhavata ne tolerira paralelna vllast, 11 korrik 1997

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

120

furishme në drejtim të ndërprerjes së formimit të “sistemit paralel”, “shtetit në

Shtet”, dhe një varg akuzash që i bëheshin opozitës shqiptare, duke vendosur

theksin gjithmonë në Gostivar, apo i quajtur si “Test i Gostivarit”226

. Shënjestra

për habi ishte më tepër në Gostivar sesa në Tetovë, ku me të vërtetë ishte

epiqendra e proceseve politike dhe zhvillimeve në bllokun shqiptar. Në Tetovë

ishte selia e PDSH dhe PPD-së, në Tetovë ishte Universiteti në gjuhën shqipe,

akoma i pa akredituar nga shteti, në Tetovë ishte popullata shqiptare me numër

dyfish më të madh se në Gostivar, ndërsa pika e sulmit, tani disa muaj rresht, do të

ishte komuna e Gostivarit dhe kryetari i saj Rufi Osmani. Pse pikërisht ndodhte

kjo? A kishte të ngjarë që në PDSH të kishte ndonjë plasaritje të brendshme, të

cilën e kishte nuhatur sigurimi shtetëror, por akoma nuk dihej gjë në popull dhe

tani kjo do të ishte mjeshtëria e pushtetit dhe “më të fortëve” në PDSH, se kush

kënd mund ta eliminonte më shpejt. A i paraprinte kësaj plasaritje dhe skenari i

Gostivarit edhe lënia anash tërësisht të kryetarit të Gostivarit gjatë Kongresit të

Bashkimit, duke mos i ofruar asnjë pozicion me peshë dhe ulja e tij në krahun e

majtë, në thellësi të sallës, në mesin e qindra delegatëve, ku nuk vërehej nëse

merrte pjesë në punimet e Kongresit, duke e ditur se ai ishte një nga tri figurat

kryesore dhe më publike viteve të fundit në PPDSH, pas asaj të Arben Xhaferit

dhe Menduh Thaçit. Sa qëndron informacioni i plasuar, se në sefin e kryetarit të

komunës së Gostivarit janë gjetur dokumente të fshehura, që kanë të bëjnë me

qeverisje paralele dhe shtabe të krizës, që i përfshinte edhe komunat përreth të

Gostivarit227

.

Menjëherë pas ngjarjeve tragjike në Gostivar dhe përkeqësimit të situatës

politike në vend, në Maqedoni do të qëndrojë komisari i lartë për pakica Maks van

der Shtul, nga 10 deri 13 korrik, i cili do të takohet me kreun shtetëror për të

biseduar në lidhje me ngjarjet e fundit228

. Situata vazhdon të jetë ende e tensionuar

dhe pothuajse në të gjitha vendbanimet me shqiptarë organizoheshin protesta në

mbrojtje të flamurit kombëtar shqiptar.

226 Gazeta “Nova Makedonija”, Apetiti za drzhava vo drzhava, 7 korrik 1997; Gazeta “Nova Makedonija”,

Gostivarski test, 8 korrik 1997. 227 Gazeta “Nova Makedonija”, Kriza na Shtabovi, 19-20 korrik 1997. 228 Gazeta “Nova Makedonija”,Vlladata ke go brani teritorialniot integritet, 14 korrik 1997.

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

121

Duke e konsideruar situatën mjaft të tendosur dhe duke menduar se

shqiptarët kishin arritur pikën e vlimit, më 9 shtator 1997, kryetari i shtetit Kiro

Gligorov, deklaron se forcat paqeruajtëse ndërkombëtare, detyrimisht duhet të

qëndrojnë akoma në shtet përderisa të kapërcehen disa probleme sociale dhe të

varfërisë për të siguruar stabilitetin e nevojshëm.

Meqë kishin kaluar tre muaj nga aksioni për heqjen e flamurit shqiptar

para komunave shqiptare dhe burgosjes së krerëve të saj, organet e drejtësisë ishin

detyruar që të lirojnë nga paraburgimi kryetarin e Gostivarit Rufi Osmanin, meqë

ligjërisht nuk mund të mbahej më shumë se tre muaj në paraburgim, nëse akoma

nuk i është shqiptuar dënimi. Më 8 tetor 1997, Rufi Osmani lirohet nga

paraburgimi dhe i bëhet pritje madhështore në Gostivar.

Parlamenti i Maqedonisë kishte formuar Komisionin Anketues për ngjarjet

e Gostivarit, të cilin e udhëhiqte deputeti Mersel Bilalli. Ky komision pas punës

disamujore, të grumbullimit dhe të përpunimit të materialeve nga departamentet

përkatëse, që kishin të bëjnë me aksionin e policisë në Gostivar, do të paraqet

versionin e fundit në Parlament, më 31 mars 1998. Ndër konstatimet që ishte

shqetësuese për shqiptarët, në të qëndronte: “Komisioni vërtetoi se gjatë

intervenimit të policisë, kishte tejkalim të autorizimeve nga ana e individëve”229

.

Me 58 vota pro dhe 6 kundër, Parlamenti e miratoi këtë Raport. Kundër ishin

deputetët e PDSH-së, të cilët reaguan ashpër ndaj këtij Raporti, pasi në atë mënyrë

amnistohej krimi i policisë dhe i organeve shtetërore dhe gjithë atë tragjedi do të

hidhej disa individëve të policisë, si shkaktarë të kapërcimit të kompetencave.

229 Gazeta “Nova Makedonija”,Prifaten izveshtajot na Anketnata komisija za Gostivar, 1 prill 1998.

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

122

III – 7. Aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ndaj

institucioneve shtetërore, gjykata, stacione policore dhe kazerma

ushtarake

Më 4 nëntor 1997, ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bllagoja Hanxhiski, i

shkruan Sekretarit gjeneral të OKB- së, Kofi Anan, duke i kërkuar atij që forcat

paqeruajtëse të OKB-së të qëndrojnë në Maqedoni edhe pas përfundimit të

mandatit të tyre, më 1 dhjetor 1997. Ministri Hanxhiski, arsyeton se situata jo

stabile në Kosovë, kërkon domosdoshmërinë e trupave të OKB-së të qëndrojnë

akoma në vend. Situata, e rënduar në Kosovë, padyshim që reflektohet edhe në

Maqedoni nga fakti se në vend janë të paktën ¼ shqiptarë, por ka edhe pakicë

serbe në rreth 3%, që nënkupton se çdo retorikë e pakontrolluar mund të lë pasoja

në masë. Kështu më 7 tetor 1997, i pari do të provokojë situatën në vend Partia

Demokratike e Serbëve në Maqedoni, duke deklaruar: ”serbët në Maqedoni do t’u

ndihmojnë serbëve në Kosovë, nëse situate do të eskalojë, sipas liderit te asaj

partie Dragisha Miletiç. “Ne serbët në Maqedoni jemi mirë të organizuar, nëse

eskalon situata në Kosovë dhe ne nuk do të lejojmë ndonjë veprim budallallosës të

shqiptarëve nga Maqedonia”. Menjëherë ditën në vijim, lideri i opozitës shqiptare

Arben Xhaferi, do t’i kundërpërgjigjet shumë ashpër Miletiçit, i cili tha:

”Shqiptarët nga Maqedonia, në rast lufte në Kosovë do të luftojnë së bashku me

popullin e Kosovës”, me ç’rast Miletiçi do të kategorizojë fjalimin e Xhaferit, si

veprim të pamatur politik.

Më 3 dhjetor 1997, Republika Federale e Jugosllavisë kërkon korrigjimin e

tri pikave strategjike kufitare mes Maqedonisë dhe RFJ-së, por kjo vijë kufitare,

në fakt është mes Kosovës dhe Maqedonisë, e cila Marrëveshje do të ishte e

papranueshme për shqiptarët në të dy anë t e kufirit.

Më 17 dhjetor 1997, sulmohen gjykata e Gostivarit, aksioni i parë i

armatosur në Maqedoni dhe më 4 janar 1998 sulmohen stacionet e Policisë në

Kumanovë dhe në Prilep230

. Gazeta parisiene “Le Monde Diplomatique”, shkruan

për situatën në Maqedoni me titull “Maqedonia në rrezik për shkatërrim”, ndër të

230 Gazeta ‘Nova Makedonija’, Razbieni kelii na OVK!?, 21 shtator 1998, f. 1, 3.

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

123

tjerat shkruan për aksionet e armatosura të UÇK-së dhe thotë: ”Më 7 janar 1998,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës lëshon Komunikatën nr. 41. Ajo njofton se luftën do

ta bartë në zonën “2”, respektivisht në Republikën e Maqedonisë. Më 16 dhjetor

1997 në Pallatin e Drejtësisë në Gostivar, qytet i banuar me shumicë shqiptare

eksplodon bomba e parë. Pesëmbëdhjetë ditë më vonë, do të sulmohet në

Kumanovë dhe Prilep”231

. Është mjaft me interes komparacioni që bëhet mes

sulmeve të UÇK-së në Prilep dhe në Kumanovë më 4 janar dhe atyre të njësiteve

partizane më 11 tetor 1941 kundër okupatorit fashist. Për më shumë se 50 vite, në

të gjitha literaturat shkollore dhe universitare, ishte ngulitur në kokat e njerëzve si

ngjarje simbolike sulmi në Prilep dhe në Kumanovë, ndërsa tani përsëri në Prilep

dhe në Kumanovë, por në një kohë tjetër, nga aktorë tjerë, me koncepte politike

ndryshe nga ata të 41-ës, por edhe me mesazhe tjera. Analizat që bëheshin në

qarqe të ndryshme ishin nga më të ndryshmet, vallë ishte koincidencë apo aktorët

e sulmeve dhe porositësit i zgjodhën pikërisht këto qytete në të njëjtën kohë dhe

me të njëjtin veprim.

Me 9 shkurt 1998, pas sulmeve të njësiteve të UÇK-ës, në disa qytete në

Maqedoni dhe pas situatës së rënduar në Kosovë, dy liderët shqiptarë në

Maqedoni nga opozita dhe nga pozita PPDSH dhe PPD, së bashku do t’i apelojnë

komunitetit ndërkombëtar, që të fillojnë dialogun mes Beogradit dhe lidershipit

kosovar, meqë sipas tyre, Kosova ngadalë rrëshqet drejt luftës dhe çdo konflikt në

Kosovë, do të kishte ndikim në Maqedoni, sigurisht duke aluduar në sulmet e

fundit të UÇK-së në Maqedoni.

Më 18 prill 1998, me mijëra shqiptarë protestojnë në qytetin e Gostivarit

me moton “Liri për Rufi Osmanin”, gjithashtu protestohej edhe kundër

diskriminimit të shqiptarëve në përgjithësi në Maqedoni232

. Qeveria e

Maqedonisë, më 9 qershor 1998, merr vendim për ndërprerjen e funksionit kryetar

të komunës së Gostivarit Rufi Osmani, por ende nuk ka emëruar të besueshmin e

saj deri në zgjedhjet e parakohshme233

.

231 Sipas Gazetës “Nova Makedonija”, Makedonija e vo opasnost od raspad, 23 janar 1999. 232 http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html, Chronology for Albanians in

Macedonia, accessed 27 janar 2012. 233 Gazeta “Nova Makedonija”, Vlladata tvrdi deka nema begalci vo Makedonija, 10 qershor 1998.

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

124

Në qytetin e Tetovës, i banuar me shumicë shqiptare, në mbrëmjen e 18

majit 1998, në oborrin e Stacionit të Policisë në Tetovë, do të shpërthejë një

eksploziv i fuqishëm, i cili do të krijojë krater rreth dy metra gjerësi dhe 30 cm.

thellësi në asfalt, ku do t’i dëmtojë disa vetura nën të cilat ka qenë i vendosur

eksplozivi. Mediumet njoftuan se makina, që është më shumë e dëmtuar, është

dërguar në Shkup për të bërë analizat e duhura se çfarë mase eksplozivi është

përdorur dhe nëse ka lidhje me ato të mëparshmet, në Gostivar, Kumanovë dhe

Prilep234

. Në numrin e 23 majit 1998 të gazetës proqeveritare “Nova Makedonija”,

bën një analize të ngjarjeve të fundit, ku sulmohen disa institucione qeveritare të

sigurisë dhe të drejtësisë, por me theks të veçantë, ai shkruan për atë që më tepër e

mundon opinionin maqedonas dhe shtetëror, marrjen përsipër të këtyre aksioneve

nga ana e UÇK-së në komunikatën 41. Ai shkruan: ”Në kontekst të Gostivarit dhe

eksploziveve në Kumanovë dhe Prilep, kjo është hera e parë nga fundi i vitit 1996

(kur hapur filluan të dalin në Kosmet), UÇK të vendos nënshkrimin terrorist të

vet, pas sulmeve me bomba, jashtë kufijve të kësaj krahine”235

.

Vetëm një javë pas sulmit mbi policinë e Tetovës, do të sulmohet Stacioni

i Policisë në Bit Pazar në Shkup, më 25 maj 1998, në orën 21.30, nga celulat e

para të UÇK- së236

. Gazeta “Nova Makedonija”, më 27 maj 1998, njofton se edhe

ky rast sikurse të mëparshmet, operativisht vetëm se është vendosur nën ingerenca

të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe se përveçqë dihet se është përdorur

eksploziv i njëjtë, si me rastin e Tetovës një javë më herët dhe përgjigjet me kohën

e njëjtë, 21.30 në mbrëmje edhe sulmet në Gostivar, Kumanovë dhe Prilep, tjera

detale nuk janë të njohura për opinionin. Nga vetë fakti se është angazhuar

operativ i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, shteti është shqetësuar nga

këto sulme të sinkronizuara dhe e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe bën çmos

që të zbulojë këtë rrjet. Ndërsa, më 19 qershor 1998, gazeta “Nova Makedonija”,

shkruan në lidhje me sulmet mbi institucionet e sigurisë në vend, duke bërë

analiza për përkatësinë e grupit dhe qëllimin e tyre. Në mes tjerash thuhet: ”Si

emërues i përbashkët i serive të sulmeve me bomba në disa muajt e kaluar është

234 Gazeta “Nova Makedonija”, Eksplozija vo krugot na UVR Tetovo, 20 maj 1998. 235 Gazeta “Nova Makedonija”, Terorizam vo nashite dvorovi, 23-24 maj 1998. 236 Dr. Petar Popovski, Krvavo Dosie, Arnautskiot Gego-Mirditski Razbojniçki terorizam vo makedonskite

zemji od 1700 do 2002 godina, Tom Vtori, NIP “Makedonsko Sonce”. f.538.; Gazeta Nova Makedonija,

Razbieni kelii na OVK!?, 21 shtator 1998, f. 1, 3.

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

125

intervali kohor, të gjitha sulmet kanë ndodhur rreth 21.30 min, si dhe qëllimet

nëpërmjet të cilëve jepen porosi terroriste-institucionet e sigurisë në shtet. Por

edhe qëllimi i organizatorëve, që i vetmi efekt nga këto aksione është të

shkaktohen dëme materiale, gjithashtu të krijojë pasiguri dhe frikë në opinion.

Ndër njohësit e këtushëm të terrorizmit edhe më tej qëndron vlerësimi që pas

sulmeve nuk qëndron organizata terroriste e vërtetuar si lloji i UÇK-së, por grupe

ekstreme nga brenda. Nuk përjashtohet mundësia që këto grupe të kishin kontakt

me formacionin, si UÇK, por vetëm për ndonjë përkrahje strategjike ...”.

Përderisa fërkimet e brendshme në Universitetin e Tetovës, kishte kohë që

kishin kulminuar me kritika të ashpra në mes kreut të UT-së, Fadil Sulejmanit dhe

prorektorëve të UT-së Agni Dika dhe Murtezan Ismaili, me ç’rast të dy

prorektorët kishin dhënë dorëheqje. Në krahun e prorektorëve kishte qëndruar

edhe Unioni studentor, që ishte për të bërë reforma kadrovike në UT, me qëllim

që të zhbllokohej procesi i akreditimit të UT-së. Në këtë konflikt të hapur, në

mbrojtje të prorektorëve dr. Agni Dika, dr. Murtezan Ismaili, redaktorët e gazetës

“Studenti”, Isamet Bariu dhe kryetarit të deritanishëm të Unionit Studentor, Fati

Iseni, do të botojnë një Komunikatë e një Njësiti të UÇK-së në gazetën “Flaka”,

që ishte lëshuar me faks nga Gjermania237

.

PDSH kërcënon se do të bëjë thirrje regrutëve shqiptarë në Armatën e

Maqedonisë, që të mos i përgjigjen thirrjes për shërbim ushtarak. Kjo do ta

shqetësojë shtetin dhe menjëherë me pres konferenc do të paraqitet zëdhënësi i

saj, Petar Atanasov, duke akuzuar PDSH, tha se kjo bëhet me qëllim që të ngre

tensionin ndëretnik në ARM dhe në përgjithësi në publik238

.

Për shkak të situatës së rënduar në Kosovë dhe luftimeve të ashpra që

zhvilloheshin në mes UÇK-së dhe forcave serbe, shtohej numri i viktimave dhe i

të arratisurve nga vatrat e luftimeve dhe në përgjithësi nga Kosova, e cila situatë

paralajmëronte fillimin e një e një krize humanitare, që do të reflektohej në

Maqedoni. Për këtë arsye, subjektet politike shqiptare do të organizojnë një tubim

masiv në sheshin e Shkupit më 10 qershor 1998, ku do të marrin pjesë dhjetëra

237 Gazeta “Flaka”, 1 qershor 1998; Gazeta “Nova Makedonija”, 3 qershor 1998. 238 Gazeta “Veçer”, Zlonamerno plasirani nevistini, 16 korrik 1997.

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

126

mijëra shqiptarë, të cilët iu drejtuan NATO-s, Unionit Evropian dhe SHBA-së, që

të ndërmarrin urgjentisht ofensivë ushtarake për të ndërprerë masakrat serbe në

Kosovë. Ky ishte një nga tubimet më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoni dhe

ngjalli shqetësim te popullata sllave, ajo maqedonase dhe serbe, që jetonin në

Maqedoni, të cilët nuk ngelën pa reaguar nëpërmjet subjekteve politike dhe

jopolitike që i kishin, të cilët hapur mbanin krahun e Serbisë239

.

Në të njëjtën kohë, aktuale ishte çështja e intervenimit të NATO-s kundër

Serbisë edhe në kancelaritë e fuqive të vendosjes dhe kjo i shqetësonte

maqedonasit pasi Maqedonia, do të përdorej me ose pa dashje, si një nga vendet

transite të ushtrive të NATO-s apo edhe vend nga ku mund të sulmohej Serbia me

forca tokësore po qe se nuk do të kishin sukses sulmet ajrore eventuale. Në mesin

e qershorit, do të fillojnë ushtrimet e NATO-s në territorin e Maqedonisë, në të

cilën do të marrin pjesë 16 shtetet e saj, me armatimin më modern. Edhe pse në

opinion nuk jepeshin detaje për qëllimin e ushtrimeve, sërish popullata

maqedonase ishte shqetësuar tepër, pasi në esencë ata ishin në krahun e Serbisë

dhe solidarizoheshin me kauzën serbe dhe logjikisht edhe këta kishin hallin e

njëjtë me shqiptarët. Për shkak të reagimeve të mëdha për ushtrimet e NATO-s në

Maqedoni, më 13 qershor 1998, ministri i Mbrojtjes i RM-ës, Lazar Kitanovski,

në lajmet kryesore të Televizionit shtetëror, do të deklarojë se nuk ka nevojë për

shqetësim nga ushtrimet e NATO-s, pasi ata mbahen për t’u bërë presion palëve

ndërluftuese në Kosovë, që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se të tregojnë se

NATO do të kujdeset për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për ndonjë eskalim

eventual të situatës së Kosovës. Po ashtu, ai deklaroi se territori i Maqedonisë nuk

mund të përdoret për të sulmuar asnjë nga fqinjët e saj240

. Të njëjtin qëndrim e

mban edhe ministri i Punëve të Jashtme Bllagoja Hanxhiski, i cili para komisionit

për politikë të jashtme deklaroi se Maqedonia nuk do të shfrytëzohet për të

sulmuar fqinjët e saj dhe se do të ishte shumë keq, nëse NATO do të përcaktohet

vetë për intervenim241

.

Vizitat e diplomatëve të lartë botërorë, do të vazhdojnë në Maqedoni,

kuptohet për shkak të krizës së Kosovës, kështu përfaqësuesi special i presidentit

239 Gazeta “Nova Makedonija”,Protiv NATO vo Makedonija a za NATO vo Kosovo. 11 qershor 1998. 240 Gazeta “Nova Makedonija”, Od Makedonija ne moyhat da se napagjat drugi drzhavi, 15 qershor 1998. 241 Gazeta “Nova Makedonija”, Makedonija nema obvrska da gi prifaqa site akcii na NATO, 17 qershor 1998.

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

127

amerikan dhe ambasador i SHBA-së në OKB, Richard Holbrook, do të vizitojë

Maqedoninë më 23 qershor 1998, i cili do të vijë nga Greqia dhe pas takimit me

kryetarin Gligorov dhe kryeministrin Cërvenkovski, do të udhëtojë për Beograd.

Në qëndrimin disaorësh të tij, do të bisedojë për çështjen e Kosovës242

.

Euro-parlamentarja gjermane Doris Pak, në krye të delegacionit të

Parlamentit Evropian, do të qëndrojë në Maqedoni dhe pas takimit me kreun e

shtetit, do të deklarojë se duhet zgjidhje urgjente për problemin e arsimit në

vend243

.

22 korrik 1998, tri eksplodime të fuqishme do të dridhnin Maqedoninë244

.

Njëri prej eksplodimeve ndodhi në Stacionin Policor Bit Pazar në Shkup, ndryshe

i njohur në popull si një nga stacionet policore më famëkeqe, për shkak të

keqtrajtimit të shqiptarëve, që u ishte bërë me dekada nëpër qelitë dhe zyrat e

kësaj ndërtese. Këtë aksion të armatosur e kishte kryer Harun Aliu nga Shkupi, më

vonë i njohur si Komandant Kushtrimi me disa bashkëveprimtarë të tij. Ky aksion

i kishte paraprirë ardhjes së Gjeneralit Wesly Clarc, komandant i NATO-s për

Evropë dhe komandant i komandës evropiane të SHBA-së245

. Të gjitha aksionet e

armatosura ndaj stacioneve policore dhe gjykatave në shumë qytete të

Maqedonisë, i mori përsipër Ushtria Çlirimtare e Kosovës246

.

Ndaj aksioneve të armatosura, kohëve të fundit, të UÇK-së në Maqedoni,

do të kemi reagime të shumta si nga organizata partiake, ashtu edhe nga mediume

vendase dhe ndërkombëtare, të cilët do të jenë të shqetësuar me këto ngjarje nga

frika e eskalimit të konfliktit nga Kosova edhe në Maqedoni247

.

Në një artikull në gazetën “Nova Makedonija” me titull “Terrorizmi nuk

njeh mëshirë” më 22 shtator 1998, autori i tekstit mbështetet në deklaratën e

drejtorit për Zbulim, Vllado Popovski, i cili një ditë më herët kishte theksuar se

UÇ e Kosovës ka strukturat e saja në Maqedoni. Po ashtu, autori i tekstit

242 Gazeta “Nova Makedonija”, Makedoniaj ne e del od kosovskioit problem, 24 qershor 1998. 243 Gazeta “Nova Makedonija”, Potrebno e itno reshavanje na obrazovniot problem. 11 qershor 1998. 244 http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html, Chronology for Albanians in

Macedonia, më 28.02.2012. 245 Gazeta “Veçer”, General Vesli Klark vo Skopje, 30 korrik 1997. 246 Gazeta ‘Nova Makedonija’, Otkriena bombashka teroristiçka grupa, 21 shtator 1998, f. 1, 3. 247 Gazeta “Veçer”, Osudi na bombashkite akcii, 30 korrik 1997, dhe Najava na OVK vo Makedonija,

“Veçer”, 31 korrik 1998 dhe 25 korrik 1998.

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

128

konkludon se kjo definitivisht nuk është grup i izoluar i fanatikëve politikë, të cilët

vendosin eksploziv verbërisht, por qeli e organizuar e një strukture, e cila në plan

afatgjatë dhe me plan i realizon veprimet, pasi sipas tij, UÇ e Kosovës,

Maqedoninë e ka përcaktuar si Zona nr. 2 në operacionet e veta, bazuar në

deklaratën e zëdhënësit të UÇ të Kosovës, Jakup Krasniqi. Sipas mediumeve

maqedonase të afërta me pushtetin, ata njoftuan se sipas burimeve të tyre, kjo grup

ka pasur koordinim edhe me struktura jashtë shtetit, konkretisht, dikush nga ata ka

pasur lidhje të mira me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe personalisht me

vetë Sali Berishën248

. Se sa seriozisht ishte qasur shteti prezencës së strukturave të

UÇK-ës në Maqedoni, flet paraqitja shumë koncize e drejtorit të Agjencisë për

Zbulim Vllado Popovski, në pres konferencë, i cili thekson se Maqedonisë i

kanosen dy kërcënime të sigurisë; dyndja e refugjatëve nga Kosova dhe aktivitetet

diversante, atentate dhe të ngjashme, duke u përgjigjur qartë se e ka fjalën për

grupin e studentëve shqiptarë, që u burgosën ditëve të fundit249

.

Shikuar nga kjo distancë kohore, këto aksione të armatosura kundër

caqeve të caktuara ushtarake dhe policore, padyshim se ka qenë një veprim mjaft i

mprehtë nga aspekti politik, ku është dashur t’u jepet një sinjal i qartë, si

autoriteteve maqedonase, ashtu edhe faktorit ndërkombëtar, se përveç strukturave

partiake shqiptare, këtu ka edhe prej tyre që kanë marrë guximin të lëvizin

proceset edhe me luftë të armatosur. Ishte e para lëvizje e armatosur, që nga Balli

Kombëtar gjatë Luftës së Dyte Botërore, e cila kishte marr guximin të sulmojë

hapur me armë zjarri dhe mjete tjera ushtarake shtetin Maqedonas. Për ata që ishin

analfabetë politik, këto sulme ishin minimizuar shumë apo injoruar tërësisht, qoftë

nga faktori politik maqedonas, qoftë edhe nga ai shqiptarë, por një kategori tjetër e

politikanëve që kishin sensin për të nuhatur ngjarjet më herët, jo vetëm që u

shqetësuan, por edhe morën hapa konkret për të parandaluar një lëvizje të tillë.

Një nga njerëzit më kompetentë për të mbrojtur sigurinë e shtetit, ministri i

Punëve të Brendshme, Çokrevski, në gusht 1998, në raportin para deputetëve në

Kuvendin Republikan, do të deklarojë hapur se në Maqedoni ekzistojnë struktura

të armatosura të UÇK-së. Situata politike në vend, nuk ishte ashtu siç pretendohej

të paraqitej para masës, por në të vërtetë neglizhenca e zgjidhjes së çështjeve

248 Gazeta “Nova Makedonija”, Razbieni kelii na OVK!?, 21 shtator 1998, f. 1, 3. 249 Gazeta “Nova Makedonija”, Dve bezbednosni zakani za Makedonija, 22 shtator 1998, f. 3.

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

129

shqiptare të hapura, bëri që një pjesë e rinisë dhe lëvizja ilegale shqiptare, në

veçanti, të intensifikojnë aktivitetet për të organizuar lëvizjen e armatosur në

Maqedoni. Nga fundi i vitit 1997, njësitet guerile të UÇK-së në Maqedoni, kishin

ndërmarrë aksione të armatosura kundër caqeve policore, gjyqësore dhe ushtarake

maqedonase, të cilët vetëm për disa muaj i kishin kryer me sukses, gati 10 aksione

të armatosura. Edhe pse shteti dhe mediumet e kontrolluara nga ai, nuk e bënin të

madhe çështjen e sigurisë, ata ishin të brengosur tej mase dhe përpiqeshin të

marrin masa preventive maksimalisht. Përfundimisht, ata kuptuan se diçka nuk

ishte në rregull dhe se tani përveç partive politike shqiptare në pozitë dhe opozitë,

paqësore dhe ekstreme, siç i kategorizonte shteti, po lind një lëvizje tjetër, që

vështirë e ka shteti që ta kontrollojë apo ta ndjekë, meqë pavarësisht nga masat që

ndërmerr sistemi i sigurisë në çdo shtet, vrasje, burgosje, torturë etj., sërish një

lëvizje e tillë edhe më tej merr përmasa më të mëdha.

Më 3 gusht 1998, ministri i Mbrojtjes Llazar Kitanovski, do të deklarojë në

Ohër: “Maqedonia mund të kërkojë ndihmë të jashtme për t’ju ndihmuar të

patrullojnë kufirin me Shqipërinë, nëse do të rritet numri i atyre që bartin

armë”250

.

22 shtator 1998, Vllado Popovski, shef i Inteligjencies së Maqedonisë,

thotë se pjesëtarë të UÇK-së janë në Maqedoni. Popovski, po ashtu thotë se UÇK-

ja ka “infrastrukture në Maqedoni”, por ai mendon se nuk do të jetë aktive, meqë

situata në këtë shtet është shumë më e mirë se sa në Kosovë ose Shqipëri.

Popovski mendon se kërcënimi më i madh për Maqedoninë, do të shkaktohej nga

kontrabandimi i armëve në shtet nga Shqipëria ose fluksi i madh i refugjatëve

shqiptarë nga Kosova251

.

250 http://www.projekts.v2.nl/~arns/Texts/Chrono/MK.html, Chronology of Macedonia, më 28.02.2012. 251 http://www.projekts.v2.nl/~arns/Texts/Chrono/MK.html, Chronology of Macedonia, më 28.02.2012.

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

130

III – 8. Zbulimi i celulave të para të UÇK-së në Maqedoni

Ne mesin e shtatorit 1998, policia në një aksion të gjerë do të arrestojë

shumë të rinj shqiptarë, studentë të Universitetit të Tetovës dhe në Kërçovë, do të

vrasë Beqir Limanin, pjesëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, respektivisht i

celulave të para të UÇK- së, i cili refuzoi të dorëzohet dhe gjatë përpjekjeve për

rezistencë tentoi t’ua hedhë një granatë dore, mirëpo snajperistët e policisë e vranë

nga larg252

. Të arrestuar ishin: Qemal Shaqiri (23), Granit Osmani (24), Emin

Iseni (23), Fatmir Limani (24)253

, Adem Karaga (23), Rakip Rama (24), Demir

Kazimi (59), Arif Arifi (28). Po ashtu, 9 të akuzuarit të tjerë, si pjesëtarë të kësaj

grupe arritën t’i shpëtojnë arrestimit, për të cilët u lëshua fletarrestim

ndërkombëtarë; Harun Aliu (28) Hasanbeg-Shkup, Fati Iseni (22) Studeniçan-

Shkup, Bekim Trolli (22) Inxhikovë- Shkup, Fazli Delija (23), Ali Ahmeti

Kërçovë, Musa Demiri Kërçovë, Xhemal Limani (23), Demir (21) dhe Hashim

Maliqi (23)254

. Sipas studiuesve maqedonas, dr. Petar Popovski, “Kjo grupë

terroriste ishin kryesisht studentë në të ashtuquajturin Universitet i Reçicës së

Vogël. Vetë ky fakt mjaft bindshëm tregon se ky institucion paraarsimor paraqet

çerdhe të terrorizmit”255

. Më tej, vazhdon studiuesi i njëjtë dhe thekson se në

shtëpinë e Beqir Limanit është gjetur një kontejner plot me armatim dhe se “gjatë

procesit gjyqësorë është vërtetuar nga hetuesia se studentët e Reçicës së Vogël,

ishin fuqia sulmuese kryesore në domenin terrorist të veprimtarisë së grupit të

bombashëve. Njohuritë e tyre terroriste, i kanë fituar në poligonet e stërvitjeve

ushtarake në qytetin Kukës të Shqipërisë Veriore, të kryer nga ekspertë ushtarakë

të CIA-së256

. Disa javë më vonë, do të vazhdojë ky aksion i arrestimit i të

ashtuquajtur “grup i bombashëve” dhe në Studeniçan të Shkupit, do të arrestohet

aktivisti Muhamet Ramadani, student ne Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të

Tetovës dhe vëllai i tij Nusret Ramadani, ndërsa Femi Jonuzi do të arrijë të

arratiset.

252 Gazeta “The Times”, 21 shtator 1998, Albanian leader dies in fighting - World in brief. 253 Safet Hyseni, ëndërimtarët e atdheut, Arbëria Design, Tetovë, 2011. f. 184. 254 Dr. Petar Popovski, Krvavo Dosie, Arnautskiot Gego-Mirditski Razbojniçki terorizam vo makedonskite

zemji od 1700 do 2002 godina, Tom Vtori, NIP “Makedonsko Sonce”. f.44. ; Gazeta Nova Makedonija,

Uapseni çetiri lica-zapleneto oruzhje i eksploziv, 29 shtator 1998. 255 Dr. Petar Popovski, Krvavo Dosie, Arnautskiot Gego-Mirditski Razbojniçki terorizam vo makedonskite

zemji od 1700 do 2002 godina, Tom Vtori, NIP “Makedonsko Sonce”. f.54. 256 Dr. Petar Popovski, Krvavo Dosie, Arnautskiot Gego-Mirditski Razbojniçki terorizam vo makedonskite

zemji od 1700 do 2002 godina, Tom Vtori, NIP “Makedonsko Sonce”. f.544.

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

131

Përveç jehonës së madhe, që bëri në mediume zbulimi i këtij grupi të

armatosur, që kishte kryer aksione në shumë qytete të Maqedonisë, më 25 shtator,

kryeministri i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, në një tubim në Tetovë do të

theksojë: “Vendosja e bombave, respektivisht terrorizmi nuk ka të përbashkët me

demokracinë dhe se ata që i kanë vendosur familjet e tyre jashtë shtetit dhe

dëshirojnë të luajnë me jetën e fëmijëve të tjerë, nuk do të mund të kalojnë”257

.

Më 29 shtator 1998, gazeta qeveritare “Nova Makedonija”, njofton se treshi

studentor Harun Aliu, Fati Iseni dhe Bekim Trolli, akoma janë në arrati dhe

“paraqesin treshin kryesor sulmues të domenit terrorist në këtë grup. Burimet tona

flasin se njohuritë e tyre terroriste janë marrë nga trajnimet në Shqipërinë Veriore

në kampet e UÇK-së ...”. Ndërsa, sa i përket vrasjes së Beqir Limanit në Kërçovë

më 18 shtator 1998, lideri i PDSH-së asaj kohe Arben Xhaferi, në një intervistë në

gazetën “Nova Makedonija” më 29 shtator, do të deklarojë se policia maqedonase

veç më është jashtë kontrolle dhe se në bazë të informatave që ai i posedon, një

polic i maskuar në veprim vetanak, ka shtyrë dhe ka vrarë njeri duke e kryer

punën e gjykatës.

Se sa kishte bërë bujë zbulimi i “Grupit të bombashëve” në Maqedoni dhe

sa ishin të shqetësuar maqedonasit nga kjo lëvizje, flet fakti që ata u bënë pjesë e

fushatës zgjedhore të partive politike maqedonase, duke i përmendur në shumë

mitingje, saqë një pjesë e kandidatëve deklaruan se do të aplikojnë dënim me

vdekje për të gjithë që metoda terroriste e rrezikojnë popullin tonë, nëse do të vinë

në pushtet258

.

Si do që të jetë, kjo ngjarje për ata që dinë të kuptojnë nga politika,

diplomacia dhe lëvizjet çlirimtare, jepen indikacionet e qarta se ky veprim i

paraprinë një vrulli të madh që do të shpërthejë në momentin e kurdisur kur të

piqen kushtet e brendshme dhe konform situatës ndërkombëtare.

257 Gazeta “Nova Makedonija”, Terorizmot nema da pomine, 26, 27 shtator 1998, f. 1, 3.

258 Gazeta “Flaka e vëllazërimit ” , Agellovski; do të aplikojmë dënimin me vdekje, 13 tetor 1998.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

132

III – 9. Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni 18 tetor - 1 nëntor

1998

Fushata parazgjedhore do të ishte shumë e nxehtë për shumë arsye edhe

brenda për brenda bllokut maqedonas, pasi VMRO-DPMNE kishte qene jashtë

Parlamentit 4 vitet e fundit, pas bojkotit që kishte bërë në vitin 1994, ashtu edhe

brenda bllokut politik shqiptar, pasi që PDSH-ja kishte frymëzuar elektoratin e

saj, kryesisht të rinj, që të zhvillojnë fushatë për të shënuar fitore të sigurt që të

fitojnë të drejtën të jenë reprezentues të shqiptarëve në Maqedoni, për dallim nga

PPD, e cila deri tani ndiqte politikë shumë fleksibile ndaj pushtetit dhe në shumë

raste nuk u tregua e fuqishme të parandalojë të këqijat që buronin nga shteti ndaj

shqiptarëve.

Për dallim nga blloku politik maqedonas, për habi të blloku politik

shqiptar, ndodhi një ndryshim rrënjësorë. Papritur PDSH dhe PPD, partitë më

serioze politike shqiptare, filluan bisedimet për një koalicion zgjedhor. Popullata

shqiptare e priti shumë mirë këtë lloj kushtimisht “bashkimi”, por pati refleksione

të ndryshme nga strukturat partiake të të dy palëve. Dega e PDSH-së Gostivar nuk

do të pajtohet me qëndrimin e kryesisë qendrore259

. Ndërsa, në Shkup, dega e

PPD-së në Karshiakë, nuk do të pajtohet gjithashtu me qëndrimin që në atë zonë

të kandidohet përfaqësuesi nga PPDSH-ja, Nazmi Kadriu, pasi ata ishin të

vendosur që të rikandidojnë Nazmi Maliqin nga Kumanova, gjë të cilën ata edhe e

realizuan, por nuk fituan, sërish fitues në atë zonë doli kandidati i përbashkët

PDSH- PPD, Nazmi Kadriu. Procesi zgjedhor kryesisht ishte i qetë dhe pa

incidente. Fitues nga zgjedhjet te blloku maqedonas, doli partia djathtiste VMRO-

DPMNE- me 49 deputetë, LSDM- fitoi vetëm 27 vende në parlament nga 87 sa

kishte deri tani, d.t.th. pësoi një humbje të rëndë, PLD-PDM- 4, Lidhja e Romëve

të Maqedonisë- 1, Partia Socialiste e Maqedonisë- 1. Përderisa te blloku politik

shqiptar, PPD- fitoi 14 deputetë në bazë të ndarjes që ishte bërë paraprakisht nga

koalicionimi me PDSH-në, ndërsa PDSH- fitoi 11 deputetë.

259 Gazeta “Nova Makedonija”, Na Xhaferi mu se sprotivstavuva gostivarskata organizacija, 18 shtator 1998,

f. 6.

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

133

Pse pikërisht ndodhi në këtë mënyrë ky koalicion mes dy partive shqiptare

më të mëdha, që kontrollonin së bashku më shumë se 95% të elektoratit shqiptarë,

nuk u dhanë sqarime të qarta, as atëherë kur u vendos për këtë çështje shumë të

çuditshme dhe të rëndësishme ,as sot e kësaj dite. Për habi, e gjithë kjo ndodhi, pa

u mbledhur organet partiake të dy partive, kongresi, kuvendi, kryesia, d.t.th. kjo u

vendosë vetëm nga disa njerëz nga të dy partitë dhe u servua e gatshme në publik

dhe para anëtarëve dhe aktivistëve të partive, të cilët edhe nëse kishin ndonjë

kënaqësi, vështirë se mund të reagonin, meqë kuptuan se “mjeti e arsyeton

qëllimin” dhe heshtja ishte forma më e mirë për të ruajtur veten. Ata që menduan

ndryshe, edhe pse të paktë, nuk kishin vend edhe më tej në organet partiake, pasi u

suspenduan aty për aty nga krerët e partisë. Shikuar nga kjo distancë kohore, është

shumë shqetësuese se si brenda një dite të shpërndahet lajmi dhe të merret

vendimi për shuarje të demokracisë së brendshme partiake dhe ç’është më e

rëndësishme dhe më e dhimbshme, shuarjes së demokracisë brenda shqiptare.

Përfundimisht, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998, shqiptarëve iu morr e

drejta për të zgjedhur dhe iu mundësua vetëm që të dalin te kutitë e votimit dhe të

aprovojnë ata kandidatë, që paraprakisht e kishin zgjedhur disa njerëz në PDSH

dhe disa në PPD. D.t.th. në zgjedhjet e vitit 1998 votuan vetëm 5-6 shqiptarë në

emër të të gjithëve, për të mos thënë u prangos një popull i tërë dhe u zu peng i

disa “koalicioneve” që akoma nuk janë sqaruar. Janë këto dilema që detyrimisht

duhet të hapen, pasi nga ajo që është parë në opinion, asgjë në thelb nuk ka

arsyetuar pse me të vërtetë ndodhi ky koalicion brenda shqiptarë. Cilat me të

vërtetë ishin arsyet, qëllimet, pikat që i bashkonin këta dy subjekte, që për 5 vite

kishin qëndrime diametralisht të kundërta dhe aktivistë e tyre fizikisht ziheshin

çdo ditë në çdo vendbanim në shtet, ndërsa tani vetëm për disa orë obligohen nga

“bosët” e tyre, që të ulen në një tavolinë të përbashkët, bile edhe të votojnë në

zonat e tyre atë që më së shumti e kishin luftuar dhe urryer. Cili ishte motivi dhe

justifikimi i këtij aktivisti në terren, që sot të lëvdon dhe të bën fushatë

parazgjedhore për atë kandidat të partisë tjetër, që deri dje bënte çmos që ta

eliminojë politikisht, pra si do të komunikonte me masën aktivisti i njëjtë.

Aktivistët dhe populli, ishin tërësisht të painformuar se çfarë po ndodhë. Ata në

parim e pritën mirë bashkimin, pasi ishin lodhur nga përçarjet e thella brenda

familjeve shqiptare dhe nga zvarritja e çështjes shqiptare, të cilët pritnin që tani ky

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

134

bashkëveprim të sfidonte maqedonasit për t’i detyruar që sa më shpejtë të

realizonin të drejtat që i pritshin me dekada të tëra. A do të ishte ky bashkëveprim

vetëm për disa javë dhe të përfundonte kur njëra nga këta të instalohej në pushtet,

apo do të bashkëveprohej dhe bashkëqeverisej derisa të realizohen kërkesat e

shqiptarëve, duke paraqitur peshë më të madhe karshi partnerit maqedonas të

koalicionit, nuk dihej. Që nga mesi i muajit maj 1998, e përditshmja proqeveritare

në gjuhën maqedonase “Nova Makedonija”, kishte paralajmëruar për një koalicion

eventual në mes PDSH-së dhe PPD-së, në të cilën rrëfehet i gjithë i historiku i

konflikteve mes këtyre dy partive rivale shqiptare dhe se si shkas për

konglomeratin politik të këtyre partive është marrë shkuarja në burg e

bashkëpartiakut të tyre, Rufi Osmanit260

.

Pas zgjedhjeve, filluan bisedimet për të konsoliduar organet e shtetit.

Kryetar Kuvendi u zgjodh Savo Klimovski, deri në vitin 2000. Pasi u largua AD

nga qeveria, u zëvendësua nga Stojan Andovi. Më 30 nëntor 1998, qeveria u

formua nga VMRO-DPMNE, PDSH dhe AD. Lupço Georgievski, lider i VMRO-

DPMNE, do të zgjidhet kryetar i qeverisë. Partia shqiptare që do të participojë në

qeveri, PDSH, nën udhëheqjen e Arben Xhaferit, do të merrë pjesë me 5 ministra.

Vetë formimi i qeverisë do t’i jep indikacionet e para se ky bashkëveprim

brenda shqiptar në zgjedhje, nuk kishte në esencë parimet bazë të çështjeve të

pazgjidhura nacionale në vend, për shumë arsye. E para, nuk vazhdoi

bashkëpunimi pas zgjedhjeve mes dy subjekteve shqiptare, e dyta, pjesë e

koalicionit qeverisës, do të bëhet vetëm njëra parti shqiptare PDSH-ja, e treta, pse

partia shqiptare PPD-ja, që kishte më shumë mandate (14), nuk u bë pjesë e

koalicionit, e cila edhe kishte legjitimitet të plotë me mandatet që kishte, pse në

platformën qeverisëse nuk u futën pesë shtyllat bazë të platformës së PDSH-së: 1.

gjuha shqipe të njihet si gjuhë zyrtare, 2. Flamuri shqiptar të zyrtarizohet, 3. Të

legalizohet UT-ja, 4. përfaqësim proporcional në administratë dhe 5. Ndarja e

buxhetit në mënyrë proporcionale. Cila ishte marrëveshja politike që PDSH dhe

VMRO-DPMNE bënë në këtë kohë. Përveç tezës së njohur që qarkullonte në

opinion se PDSH partner strategjik e ka VMRO-DPMNE, për çfarë arsye dhe se

260 Gazeta “Nova Makedonija”, Od otrovni streli do konsenzus, 16-17 maj 1998.

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

135

çfarë përfitimesh kishin shqiptarët nga ky partneritet, akoma nuk dihet dhe nuk

janë dhënë sqarime.

Një nga premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore nga PDSH-ja, se do të

lironte nga burgu krerët e komunave shqiptare Gostivar dhe Tetovë. Më 29 dhjetor

1998, parlamenti i Maqedonisë amnistoi shqiptarët e burgosur për rastin e

flamurit. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të kthimit të

mirëbesimit në mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, maqedonasve dhe

shqiptarëve, pasi ishin këta të burgosurit politik, që ishin inskenuar për të

justifikuar lëvizjet e tjera të mbrapshta që i bënte ish-qeveria socialdemokrate.

Mirëpo, siç ishte e pritur nga shqiptarët, meqë e dinin veprimin tinëzak ndaj

shqiptarëve të kryetarit Gligorov, por jo edhe nga ndërkombëtarët, pasi ata kishin

përshtypjen e një lideri demokrat dhe të urtë, ai nuk do të nënshkruaj Ligjin për

Amnisti, që të behet i plotfuqishëm. Me këtë refuzim, që të nënshkruajë,

rikonfirmon se edhe ai ishte bashkëpjesëmarrës në shkaktimin e krizës politike në

korrik 1997, e cila pati pasoja tragjike për popullatën shqiptare261

. Ai me këtë i

mbetej besnik idealeve dhe qëndrimeve, si dhe pionierit socialdemokrat të tij, ish

kryeministrit Cërvenkovskit. Kryetari Gligorov, duke synuar të përfitojë në kohë,

nuk do të përcaktohet për këtë, nëse do të nënshkruajë ose jo Ligjin për Amnisti,

prandaj kryetari i parlamentit Klimovski, do t’i shkruajë letër Gligorovit, që të

përgjigjet më shpejt në lidhje me Ligjin e Amnistisë262

. Më 22 janar 1999, kryetari

Gligorov do të njoftojë kryetarin e parlamentit të Maqedonisë se refuzon të

nënshkruajë Ligjin e Amnistisë, meqë sipas tij, ai nuk është konsultuar fare për

sjelljen e këtij ligji dhe se qartë shihet se ka marrëveshje politike mes partive

politike në qeveri për lirim të menjëhershëm të aktorëve të të ashtuquajturës

trazirë e Gostivarit, pa arsyetim se si kryesë të këtyre veprave të rënda të lirohen

tërësisht, duke i shkelur vendimet e gjygjit263

. Ligji për Amnisti u kthye sërish në

procedurë parlamentare dhe pas votimit të dytë në parlament në shkurt 1999,

261 Gazeta “Nova Makedonija”, Gligorov nema da go potpishe Zakonot za amnestija. 4 janar 1999. 262 Gazeta “Nova Makedonija”, Klimovski bara od Gligorov da se izjasni za zakonot za amnestija, 13 janar

1999. 263 Gazeta “Nova Makedonija”, Gligorov ne go potpisha zakonot za amnestija, 23-24 janr 1999.

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

136

menjëherë ligji hyri në fuqi dhe nuk kishte më nevojë të nënshkruhet nga kryetari i

shtetit264.

Përderisa zgjedhjet e parakohshme lokale në Tetovë dhe në Gostivar, u

caktuan më 7 mars 1999, pse nuk do të rikandidohen udhëheqësit e deritanishëm

të komunave, të cilët u burgosën dhe iu ndërprenë mandatet dhunshëm nga

organet shtetërore, nuk është e qartë. Nuk morën pëlqimin e partisë, ngase ata

vinin para burgosjes apo nuk pranuan vetë të rikandidohen, nuk dihet.

264 http://www.projekts.v2.nl/~arns/Texts/Chrono/MK.html, Chronology of Macedonia, më 28.02.2012.

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

137

III – 10. Intervenimi i NATO-s në Kosovë dhe reflektimi

i situatës në Maqedoni

Eskalimi i situatës në Kosovë në fund të muajit shkurt dhe fillim të marsit

1998, me ç’rast shpërtheu lufta e armatosur frontale ndërmjet Serbisë dhe Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, do të bëjë që i gjithë faktori ndërkombëtar të kthente sytë

nga Kosova dhe të ndërmerrte hapa konkret për të shpëtuar situatën. E gjithë kjo

bëhej për shkak se tani, veç më bota kishte përvojë të hidhur me Serbinë dhe

Sllobodan Millosheviçin pas luftërave në Kroaci dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Nën udhëheqjen e tij, ushtria e mbetur jugosllave dhe më vonë, serbe, do të

shkaktonte luftë të përgjakshme dhe gjenocide, duke lënë rreth 300.000 të vdekur

deri tani në ish territorin e Jugosllavisë. Duke e pasur parasysh se armiqësia mes

shqiptarëve dhe serbëve ishte shekullore dhe se konflikti në Jugosllavi, që do të

shënonte fillimin e fundit të këtij shteti konglomerat, kishte filluar ndërmjet

shqiptarëve dhe serbëve, bota priste që agresioni serb të ishte edhe shumë më i

ashpër se në Bosnje. Arsye tjetër e dyshimit se Serbia do të ishte më e ashpër në

drejtim të mbajtjes akoma nën kontroll Kosovën në formë më të egër koloniale,

pasi që tani drejtpërsëdrejti prekej interesi i Serbisë, d.t.th. territorin që ajo e

kishte konsideruar të vetin që nga mesjeta dhe në veçanti nga viti 1912, kur ajo e

kishte okupuar pas tërheqjes së Perandorisë Osmane. Në këtë kontest ishte krijuar

edhe miti serb mbi Kosovën, si në aspektin nacional, ashtu edhe religjioz, të cilën

e quanin djep i Serbisë. Po ashtu, një nga arsyet e mosintervenimit në Bosnjë të

faktorit ndërkombëtar ishte edhe propaganda e fuqishme, që kishte bërë gati 100

vjet me radhë Serbia, gjoja se ajo kishte shpëtuar Evropën nga islami, nga ajo që

ishte krijuar miti se serbët janë luftëtar të mëdhenj265

. Kjo neglizhencë e veprimit,

nga ana e faktorit ndërkombëtar, i dha mundësi serbëve të kryenin këto veprime

gjenocide në Bosnje, prandaj, në moment të caktuar, “Shtetet e Bashkuara të

Amerikës vendosën të veprojnë për shkak të kredibilitetit të tyre si superfuqi dhe

kredibilitetin e NATO-s dhe instrumenteve tjera ndërkombëtare, për të mbajtur

rend në botë, u zbehën. Tregimi i forcës, i solli shpejt serbët në tavolinën e

265 Branimir Anzulovic, Heavenly Serbia, from Myth to Genocide, Hurst & Company, London 1999, f. 173.

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

138

bisedimeve, e cila e vërtetoi propozimin për veprim të ashpër ndaj tyre prej

fillimit, si të drejtë”266

.

Fillimi i muajit mars 1998, në Kosovë, ishte i dhunshëm, rezistenca e

familjes shqiptare Jashari në Prekaz të Drenicës kundër forcave ushtarake,

policore dhe paramilitare serbe, shkaktoi jehonë të fuqishme te faktori

ndërkombëtar, duke dhënë indikacion të qartë se diçka serioze është duke ndodhur

në këtë pjesë te Ballkanit, vetëm pak me shumë se dy vite pas nënshkrimit te

Marrëveshjes se Dejtonit dhe dhënies fund të një gjenocidi, që ndodhi para syve të

botës në fund te shekullit XX, duke i rikujtuar asaj vitet e Hitlerit, tani diçka e

ngjashme po shpërthente në Kosovë. Masakra e Prekazit, përveçqë alarmoi

qendrat e vendosjes në botë, ajo përnjëherë mobilizoi edhe faktorin shqiptarë në

Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe ngjalli ndjenjat nacionale të gjithë

shqiptarëve, pavarësisht ku jetonin ata, duke e përshpejtuar procesin e mobilizimit

të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ngjeshjen e radhëve të tyre, duke u

shumëzuar shumë shpejt njësitet dhe brigadat në çdo vend të Kosovës me

vullnetarë nga e gjithë bota. Në Maqedoni, kjo situatë u reflektua shumë shpejt,

për shkak të lidhjeve të shumta që kishin shqiptarët në Maqedoni me ata te

Kosovës, si nga aspekti nacional, shoqërorë dhe familjarë, por nga ana tjetër, te

blloku maqedonas, reflektonte gjithashtu, për shkak të afërsisë që kishin politikat

maqedonase me ata serbe, meqë i lidhte e njëjta çështje, të dy popujt kishin

problem me shqiptarët.

Barrën më të rëndë politike dhe financiare, do të bartë Shqipëria dhe

Maqedonia. Përderisa aspekti financiar, do të rëndojë mbi faktorin ndërkombëtar,

duke u dërguar ndihma financiare të njëpasnjëshme dhe mjete materiale, filluar

nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe

Bashkimi Evropian. Ndërsa, aspekti politik do ta ngarkonte Shqipërinë, edhe pse

kishte situatë jo të lakmueshme në vend, që të angazhohej maksimalisht në

rrafshin diplomatik, për të bërë përpjekje dhe për të bartë informacionet e

nevojshme faktorit ndërkombëtar, si dhe të mundohej t’i bindë se situata ishte aq

alarmante, saqë çdo ditë vonesë, do të komplikonte akoma më shumë gjendjen në

266 Branimir Anzulovic, Heavenly Serbia, from Myth to Genocide, Hurst & Company, London 1999, f. 174.

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

139

Kosovë. Në Maqedoni, do të kishim një gjendje politike krejtësisht tjetër,

popullata shqiptare që përbën një përqindje të konsiderueshme në vend, rreth

25%, sipas statistikave zyrtare dhe rreth 35%, sipas qëndrimit të shqiptarëve, si

dhe blloku politik shqiptarë, ishin angazhuar me gjithë mend të vihen në shërbim

të shqiptarëve të Kosovës, duke bërë maksimumin që ata mundeshin, brenda

kornizave të mundësive politike në vend dhe gjendjes financiare që kishin familjet

shqiptare, të cilët sërish, pa hezitim, sistemuan me qindra mijëra refugjatë nëpër

familjet e tyre. Politikat maqedonase ishin tërësisht kundër dyndjes së refugjatëve

shqiptarë nga Kosova në Maqedoni, me justifikimin publik se shteti nuk është i

përgatitur dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i bëjë ballë kësaj situate.

Politika zyrtare, bëri që të mbyllen kufijtë, pikërisht në kohën e krizës më të

madhe që kishte Kosova kur dhuna dhe terrori serb kishte arritur kulmin dhe

dëboheshin të gjithë shqiptarët pa dallim moshe dhe gjinie, e cila bllokadë e

kufijve shkaktoi krizë të thellë në kufirin Maqedoni-Kosovë në Bllacë, duke

shkaktuar rrezik për përhapje të epidemive të ndryshme, pasi aty u ndaluan me

dhjetëra mijëra njerëz. Kryetari i shtetit Gligorov, kishte deklaruar një vit me herët

se Maqedonia do të mundëson të hapet një korridor për të dëbuarit nga Kosova, që

të mund të kalojnë në Shqipëri. Ndaj këtij deklarimi kishte reaguar shumë ashpër

asaj kohe Partia Demokratike Shqiptare, që ishte në opozitë, duke ia bërë me dije

se ata nuk kanë nevojë për “korridor”, por do t’i mirëpresin vëllezërit e tyre

shqiptarë në Maqedoni. Arsye kryesore e pashpallur publikisht për refuzim të

pranimit të refugjatëve shqiptarë nga Kosova, ishte brenga se ata nuk do të

ktheheshin në Kosovë dhe nëse ata ngelnin në Maqedoni, sigurisht që shteti sipas

tyre rrezikonte të bëhej me shumicë shqiptare.

Më 11 prill 1998, Komisionari i Lartë për Refugjat i OKB-së, do ta

vizitojë Shkupin dhe do të deklarojë se janë bërë planet për ndonjë fluks të

refugjatëve nga Kosova në Maqedoni. Sigurisht, kjo situatë nuk do t’i përshtatej

politikës maqedonase, por ata tani ishin në dilemë që të konfrontohen me faktorin

ndërkombëtar, duke mos lëshuar pe ndaj trysnive të tyre, që të kenë më tepër

kujdes ndaj kësaj çështjeje. Mirëpo, kalkulimet politike nuk do t’u dilnin të sakta

edhe nëse konfrontoheshin me faktorin ndërkombëtar, pavarësisht aspiratave për

anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, meqë prezenca e një

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

140

përqindjeje të konsiderueshme e shqiptarëve brenda në shtet, paraqiste rrezik në

çdo moment që të shpërtheje dhe të destabilizonte shtetin për të krijuar pasoja të

rënda të pariparueshme, si për partinë në pushtet VMRO-DPMNE të kryeministrit

Lupço Georgievski, ashtu edhe për vetë shtetin. Më tepër, kësaj politike

antikosovare i printe kryetari Kiro Gligorov, i cili akoma e kishte nostalgjinë për

Beogradin, pasi aty ishte ushqyer me dekada, si ish-funksionar komunist. Situata

ishte duke u tensionuar ngadalë edhe në Maqedoni, për shkak se ishte

intensifikuar edhe qarkullimi i grupeve guerile në Kosovë, të cilët një pjesë

lëviznin nga territori i Maqedonisë. Kështu, më 14 maj 1998, në vijën kufitare

Shqipëri-Maqedoni ishte vrarë një shqiptar nga maqedonasit duke tentuar që të

kalojë kufirin ilegalisht, si dhe në të njëjtën periudhë ushtria e Maqedonisë ka

parandaluar dy grupe të tjera, që të mos futen në shtet ilegalisht. Kështu, më 3

gusht 1998, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Lazar Kitanovski, do të deklarojë

në Ohër se Maqedonia mund të kërkojë ndihmë nga jashtë për t’i patrulluar kufijtë

e saj me Shqipërinë nga kaluesit ilegal, të cilët bartin armatim.

Gjendja e krijuar në Kosovë, si dhe paralajmërimet se situate e sigurisë në

Maqedoni është e brishtë, detyroi faktorin ndërkombëtar ta merr seriozisht

çështjen e Kosovës. Më 25 maj 1998, njoftohet nga Brukseli se njësitet ushtarake

nga shtete anëtare të NATO-s dhe disa shtete tjera do të participojnë në Partneritet

për Program Paqësor, që do të mbajë një “ushtrim të madh” në Maqedoni në fillim

të shtatorit, i cili do të ketë për qëllim të ushtrojë Maqedoninë për të siguruar

kufijtë, nëse gjendja në Kosovë do të keqësohej në mënyrë dramatike. Gjithashtu,

më 28 maj 1998, ministrat e Jashtëm të NATO-s, kanë vendosur që të

parandalojnë zgjerimin e konfliktit nga Kosova në Maqedoni dhe në Shqipëri edhe

me mjete ushtarake.

Për t’u kujdesur më tepër për situatën e sigurisë në Maqedoni dhe për t’u

përgjigjur thirrjeve nga Shkupi, që të shtyhet mandati i forcave të OKB-së dhe të

shtohet numri tyre, më 16 korrik 1998, Sekretari Gjeneral i OKB-së Kofi Anan, do

të deklarojë në Nju Jork se organizata botërore do t’i dërgojë edhe 350 ushtarë

shtesë nga 800, sa përbehej kontingjenti me ushtarë të OKB-së në Maqedoni për

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

141

ruajtjen e paqes (UNPREDEP), si dhe zgjatjen e mandatit të UNPREDEP-it edhe

për gjashtë muaj, deri në shkurt 1999.

Ashtu siç ashpërsoheshin luftimet në Kosovë dhe shtimi i numrit të

refugjatëve, që dëboheshin nga forcat serbe në Kosovë, SHBA, BE dhe NATO,

bënin përgatitjet që të bëjnë presionin e fundit ndaj regjimit serb, që të tërhiqet

nga Kosova. Maqedonia, sigurisht që zë një vend të rëndësishëm në të gjithë

kohën e Krizës së Kosovës, në veçanti tani me çështjen e refugjatëve dhe

vendosjen e forcave të NATO-s në territorin e saj, përkundër kërcënimeve nga

Beogradi që të mos ndihmohet Aleanca e NATO-s nga ana e Maqedonisë. Kështu,

më 6 dhjetor 1998, trupat e parë të Forcave të Intervenimit të Shpejtë (Rapid

Reaction Force) për Kosovën, u stacionuan në Maqedoni.

Periudha shkurt –mars, do të shënojë ngjarje të rëndësishme në politikën e

jashtme të Maqedonisë, pasi më 11 shkurt 1999 Maqedonia dhe Bullgaria

nënshkruajnë deklaratën, në të cilën theksohet se nuk kanë pretendime territoriale

ndaj njëra tjetrës. Kjo deklaratë i jep fund kësaj çështje të hapur gjatë kohë dhe

konsiderohet si hapi më pozitiv që ka bërë shteti më fqinjët e saj viteve të fundit.

Ndërsa, më 1 mars 1999, do të përfundojë mandati i forcave të OKB-së në

Maqedoni (UNPREDEP) dhe nuk do të zgjatet pasi Maqedonia do të shënojë një

rrëshqitje në politikën e jashtme të saj, duke pranuar Tajvanin, i cili akt e irritoi

Kinën dhe votoi kundër shtyrjes së mandatit të UNPREDEP-it në Këshillin e

Sigurimit.

Në këtë periudhë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë do të japë

një notë verbale ambasadës së Serbisë në Shkup, për shkak të deklarimeve të

nënkryetari të qeverisë serbe Vojisllav Sheshel, se nëse Maqedonia do të lejojë

NATO-n që nga territori i saj të sulmojë Serbinë, Maqedonia do të përfundojë së

ekzistuari. Ishte ky një lloj presioni, që vazhdimisht Serbia ushtronte ndaj

Maqedonisë, që të parandalonte vendosjen e forcave të NATO-s në shtetin fqinj,

duke menduar se me atë do ta largonte rrezikun e sulmit ndaj Serbisë. Nga ana

tjetër, kryetari i Maqedonisë Kiro Gligorov nuk kishte nevojë për kërcënime nga

Beogradi, pasi ai vetë kishte vullnet të ndihmojë politikat serbe kundër

shqiptarëve, por i kamufluar mirë si demokrat dhe pacifist para ndërkombëtarëve.

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

142

Kështu, më 23 mars 1999, Shkupi nuk do të lejojë që forcat paqeruajtëse të

NATO-s në Maqedoni ta sulmojnë Serbinë. “Shteti jonë nuk do të lejojë që

territori i saj të përdoret për të sulmuar cilindo shtet fqinj, përfshirë edhe

Jugosllavinë, dhe mendoj se NATO do ta pranojë këtë”. Por më vonë, pas

negociatave që do të zhvillojë vetë kryetari Gligorov me gjeneralin Klark, do të

bien në ujdi që të lejohet konvoji i NATO-s nga Greqia, por me kusht që të merret

përsipër nga Aleanca të bëjë rikonstruimin e të gjitha urave përgjatë magjistrales

nga kufiri grek deri në atë të Kosovës.

Shefi i misionit të OSBE në Maqedoni, ambasadori Faustino Troni, më 24

mars 1999, do të deklarojë se misioni i tij beson se në Maqedoni, ka vetëm se rreth

20.000 refugjatë nga Kosova.

Në periudhën mars-prill 1999, gjatë sulmeve të NATO-s në Jugosllavi,

vala e refugjatëve nga Kosova, të cilët disa muaj me radhë po largoheshin në

Maqedoni, kishte arritur rreth 150.000. Kjo shkaktoi mosmarrëveshje të madhe

mes Maqedonisë dhe NATO-s për ndërtimin e kampeve të refugjatëve, pasi paria

shtetërore nuk pajtohej për ndërtimin e tyre, për arsye të njohura.

Si pasojë e ardhjes së numrit të madh të refugjatëve nga Kosova në

Maqedoni, do të fillojë të shfaqet pakënaqësia të blloku maqedonas. Më 25 mars

1999, disa mijëra maqedonas dhe serbë, do të organizojnë në kryeqytetin e

Maqedonisë demonstrata kundër sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, me ç’rast do të

hedhin bomba zjarri ndaj ambasadës së SHBA-së në Shkup, si dhe do të

shkaktojnë dëme ndaj ambasadave të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. Ishte ky

një veprim shumë i çuditshëm, pikërisht në këtë situatë kur e gjithë bota e

civilizuar dhe demokratike u solidarizua me shqiptarët e Kosovës, për shkak të

gjenocidit që shkaktonte Serbia mbi ata, ky mllef që shfaqej në Shkup ndaj

shqiptarëve dhe atyre që mbështesin shqiptarët, ishte e pakuptimtë dhe e

patolerueshme. Më shumë se e gjithë popullata e Shkupit duhej të solidarizohej

me të dëbuarit nga Kosova, pasi ata i kishin para syve dhe para portave të tyre dhe

sigurisht i shihnin se në çfarë gjendjeje ishin duke kaluar ditë të tëra nën qiellin e

hapur, nëpër male dhe rrugë pa kushte elementare higjienike dhe ushqimore. Ky

akt shpjegon shumë gjëra, që nuk mund t’i thotë politika zyrtare hapur. Si mund të

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

143

shpjegohet ndryshe, pos një indikacion se në shoqërinë tonë ekzistojnë akoma

stereotipe, të cilët më shumë brengosen për fatin e një njeriu diktator, që zbaton

politikë gjenocide, në rastin konkret Millosheviçi. Rasti i njëjtë ishte edhe në vitin

1992, kur disa mijëra maqedonas protestuan kundër hapjes së përkohshme të një

kampi të refugjatëve në Gjorçe të Shkupit, në të cilin kamp parashihej që të

vendosen refugjatë boshnjak. Është interesant fakti nëse hidhet një paralele mes

situatës atëherë dhe tani, që d.t.th. se gjithçka që bëhej nga Serbia dhe

Millosheviçi, ishte e justifikueshme në Shkup dhe të gjithë ata që ishin viktimë e

këtij regjimi, ishin jo të mirëseardhur në Maqedoni.

Më e çuditshme ishte politika shtetërore ndaj refugjatëve, që vinin nga

Kosova, të cilët rreth 25.000 gra dhe fëmijë i kishte ndaluar kordoni policorë

maqedonas dhe vetëm 50 metra të ndarë nga punëtorët humanitarë të OKB-së dhe

shoqatave tjera humanitare. Të lodhur dhe të uritur, për më shumë se 36 orë, ishin

të detyruar të qëndronin në baltë dhe të ftohtë, duke mos pasur mundësi edhe për

të marrë ushqimin që i ofroheshe267

.

Numri i refugjatëve ishte mjaft i madh që ishin zhvendosur në Kosovë nga

forcat serbe, prej tyre, sipas vlerësimeve të Komisionarit të Lartë të OKB-së për

Refugjatë, besohet se rreth 315.000 e kanë kaluar kufirin në shtetet fqinje nga

fillimi i sulmeve të NATO-s. Deri në fund të bombardimeve, më shumë se

600.000 shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga Kosova268

. “Më shumë se 115.000 janë

futur në Maqedoni dhe 170.000 në Shqipëri. Ndërsa autoritete maqedonase kanë

deklaruar se e mbyllin për të tjerët”269

.

Natyrisht, jo se gjithë maqedonasit pajtoheshin me këto veprime primitive

dhe raciste, por burimi i tyre, sigurisht ishte brenda strukturave shtetërore, të cilët

indirekt i mbështetnin, ndoshta në organet e sigurimit kishin ngelur akoma

struktura të vjetra që ishin të lidhura me Beogradin dhe sigurisht në bazë të

direktivave që merrnin dhe vepronin në terren. Këto struktura kishin interesin e

tyre, që në valën e luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë ta implikojnë edhe

Maqedoninë, nga e cila me siguri profit më të madh do të kishin serbët, sepse para

267 Gazeta “The Times”, 3 prill 1999, Crumbs give little comfort - Balkans War - Aid quagmire. 268

Liman Varoshi, “Lufta e Ftohtë” në Evropën e Lindjes, Universiteti Aleksandar Xhuvani,

Tiranë, 2010, f. 287. 269 Gazeta “The Times”, 4 prill 1999, A pitiless war - War in Europe - Focus Special.

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

144

faktorit ndërkombëtar do të justifikoheshin se lufta e tyre ishte e drejtë dhe se

shqiptarët janë element destabilizues në rajon, nga na tjetër, ata llogarisnin që

maqedonasit të ngelin ngushtë dhe të drejtohen për ndihmë te serbët, me çka

kuptohet se ata përfundimisht do të ishin zot të situatës dhe do të menaxhonin

mirë me këto kriza, sipas skenarit të tyre. Ishte vështirë që të bindeshin

maqedonasit se politika serbe në Kosovë është gabim dhe se Serbia e shkelë një

popull, i cili ishte element konstituivë në RSFJ, sikurse edhe maqedonasit dhe se

meriton vetëvendosje dhe shkëputje nga Serbia. Përkundrazi, në të gjitha fjalimet

e zyrtarëve maqedonas, qoftë nga pozita, qoftë nga opozita, mediumet e

kontrolluara nga shteti dhe ata private maqedonase nuk dallonin nga ata të

Serbisë, kur flitej për Kosovën. Edhe pse nëpër kuluaret e biznesit dhe nëpër

kateteri, popullata maqedonase nuk fliste me atë fjalorë, përkundrazi vazhdonin të

bënin biznes me shqiptarët e Kosovës dhe nuk përdoreshin terma derogative në

raport me Kosovën.

Më 9 prill 1999, zëdhënësja e Komisionarit për Refugjat te OKB-së nga

kampi i refugjateve në Stankoviç të Maqedonisë, do të deklarojë deri tani në bazë

të evidencës që ata kanë, rreth 10.000 shqiptarë konsiderohen si të humbur.

Gjithashtu, gjatë 16-18 prillit 1999 rreth 15.000 shqiptarë nga Kosova do të arrin

në Maqedoni, si rezultat i pastrimit etnik, që po realizonte regjimi i Millosheviçit

në Kosovë, për të zbrazur atë përderisa NATO vazhdonte sulmin270

. Supozohet se

në të gjithë territorin e Kosovës, ishin djegur rreth 200.000 shtëpi dhe banesa271

.

Shqetësimi i kreut të shtetit se numri i refugjatëve shtohej dukshëm për

çdo orë dhe se kishte rrezik sipas tyre, që një numër i konsiderueshëm mund të

ngelin në Maqedoni, e cila drejtpërsëdrejti mund të ndikojë në demografinë e

shtetit, respektivisht do të ngrihej dukshëm përqindja e shqiptarëve në vend dhe që

do të ndikonte në diktimin e politikave në të ardhmen. Më 17 prill 1999, ministri i

Mbrojtjes i Maqedonisë Nikolla Klusev, do të deklarojë në Bllacë se Maqedonia

nuk do të ndërtojë kampe shtesë të refugjatëve për të ardhurit tjerë nga Kosova, që

270

Jusuf osmani, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999. Agjencia Shtetërore e

Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2012, f.40. 271

Esat Stavileci, Lufta e Kosovësdhe disa mendime për të ardhmen, në Shqiptarët në shek XX,

Univerisite Libre Internacionale – Bruxelles, Simpozium shkencor më 14 . 06. 2012, f. 73.

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

145

t’i strehojë, por ai kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që t’i përmbahen

marrëveshjes dhe të rivendosin refugjatët në shtet të tretë.

Nga ana tjetër, më 18 prill 1999, ambasadori i Maqedonisë në Britani të

Madhe Stevo Cërvenkovski, në takim me zyrtarë të Bankës Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, u thotë se agjencitë humanitare dërgojnë

ushqime në Maqedoni nga jashtë, përderisa bujqit maqedonas kanë prodhime të

tepërta ushqimore, të cilat i shesin me vështirësi. Gjithashtu, ambasadori

Cërvenkovski bëri thirrje për faljen e borxheve perëndimore ndaj Maqedonisë, që

ajo të përballojë me refugjatët. Nga ky qëndrim i ambasadorit maqedonas në

Londër, mund të rikonfirmojmë qartë se maqedonasit nuk brengoseshin fare për

situatën kaotike në Kosovë dhe gjendjen katastrofale humanitare, e cila e çoi në

këmbë një pjesë të mirë të popujve të përparuar për të ndihmuar Kosovën, ndërsa

ambasadori Cërvenkovski harronte se ai në Londër përfaqësonte edhe 25%

shqiptarë që kishte shteti, të cilët ishin të lidhur ngushtë me shqiptarët e Kosovës

dhe duhej të mbajë llogari për t’u kujdesur për ndjenjat e ¼ të popullatës në shtet,

në raport me më pak se 3% serbë sa kishte shteti. Këtu shihet qartë, se blloku

maqedonas tenton të përfitojë në aspekt financiar mbi fatkeqësinë e Kosovës, duke

kundërshtuar ndihmat e jashtme që silleshin për refugjatët shqiptarë në Maqedoni

dhe në vend të tyre ai kërkonte mjete që t’u blihen ushqimet fermerëve maqedonas

në lindje të shtetit. Përskaj kësaj, ambasadori Cërvenkoski në Londër kërkon edhe

faljen e borxheve që ka shteti ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare, sipas

të cilit në atë mënyrë më lehtë mund të ballafaqohej shteti me krizën e refugjatëve.

Kjo ishte nonsens, pasi sipas analizave financiare, shteti mund të menaxhojë më

mirë me refugjatët, nëse i falen borxhet, përderisa nuk lëshohen ndihma tjera

financiare nga jashtë. Ashtu siç shtohej numri i refugjatëve nga Kosova në

Maqedoni, shtohej edhe numri i forcave ushtarake të NATO-s. Më 2 qershor

1999, Qeveria e Maqedonisë në krye me Georgievskin, do të lejojë vendosjen

edhe të 14.000 trupave, që shënonte gjithsej 30.000 trupa në Maqedoni.

Më 10 qershor 1999, forcat serbe do të fillojnë tërheqjen nga Kosova pas

nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës mes gjeneralëve serb dhe të NATO-s,

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

146

për tërheqje të pakusht dhe krijimin e Bufer Zonës në 5 km rreth e përqark kufirit

të Kosovës me Serbinë. NATO do të ndalojë sulmet.

Më 11 qershor 1999, paqeruajtësit rus nga Bosnja u futen ne Kosovë, duke

kapur në befasi NATO-n dhe morën nën kontroll aeroportin e Prishtinës, i cili

veprim do të fuste në konflikt verbal forcat ruse me ata të NATO-s dhe kishte

mundësi që të eskalojë situata në spektra më të gjëra, por fatmirësisht u tejkalua

pa pasoja të rënda. Ndërsa, më 12 qershor 1999, trupat e NATO-s futen në agim

në Kosovë, fillimisht trupat britanike, të ndjekur nga forcat franceze dhe

amerikane. Menjëherë, më 14 qershor 1999, refugjatët shqiptarë fillojnë të

kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë, përderisa disa familje serbe, të cilat kanë

qenë të implikuara në masakrat në Kosovë, fillojnë të ikin së bashku me trupat

militare dhe paramilitare serbe. Vala e kthimit të refugjatëve shqiptarë në Kosovë

nga Maqedonia ishte po aq e madhe, sa edhe kur u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë

e tyre. Ky veprim ishte pak relaksues për maqedonasit, pasi çdo ditë me mijëra

shqiptarë ktheheshin në Kosovë dhe nuk do të ngelnin në Maqedoni, ashtu siç u

brengosën krerët e politikës shtetërore të Maqedonisë.

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

147

III – 11. Zhvillimet politike në Maqedoni pas luftës së Kosovës

Debati për çështjen e arsimit sipërorë të shqiptarëve në Maqedoni, vetëm

se kishte kohë që kishte filluar dhe po zvarritej nga institucionet e sistemit për

qëllime politike. Universiteti i Tetovës, i themeluar me vetiniciativë nga shqiptarët

nga viti 1994, akoma ishte duke funksionuar jashtë sistemit arsimor në vend.

Vetëm se në vitin 2000, kishin dalë mjaft kuadro të diplomuar, fati i të cilëve nuk

dihej. Diploma e tyre e lëshuar nga Rektorati i Universitetit të Tetovës për organet

e shtetit ishte ilegale dhe nuk merrej aspak në konsideratë. Partnerët e koalicionit

në qeveri VMRO-DPMNE dhe PDSH, pavarësisht se nuk kishin vullnet që të

zgjidhnin çështjen e hapur të UT-së, sërish nga dita në ditë paraqiste një ngarkesë

nga fakti se aty dilnin kuadro dhe nuk mund të punësoheshin, përfshirë edhe vetë

aktivistë të PDSH-së, në saje të cilit universitet, ajo grumbulloi elektoratin e vet.

Një nga pesë shtyllat programore dhe elektorale të PDSH-së, asaj kohe, ishte

Universiteti i Tetovës, prandaj kjo gjendje e krijuar ishte një sfidë e vërtetë për

këtë parti shqiptare pjesëmarrëse në qeveri. Tani duhej zgjidhje urgjente. Në anën

tjetër, PDSH do të arsyetohet se rektori aktual nuk ka vullnet që kjo çështje të

zgjidhet, pasi vetëm në atë mënyrë ai mund të vazhdojë të qeverisë me këtë

institucion dhe nuk do t’i jep llogari askujt, meqë në të kundërtën do të ishte

vështirë që ai të uzurpojë atë pronë shoqërore të shqiptarëve dhe të sillej sikur të

ishte në pronë të tij. Nga ana tjetër, rektori Fadil Sulejmani konsideronte se vetëm

kishte arritur t’i bëjë ballë sfidave të kohës që ishin shfaqur dhe se PDSH, sipas

tij, nuk dëshiron të legalizojë këtë Universitet në gjuhën shqipe. Polemikat do të

zgjasin në pafundësi dhe akoma nuk kishte dalje nga ky labirint, që ishte futur

UT-ja, gjashtë vite me radhë. Rektori i UT-së, fliste publikisht se qeveria dëshiron

të hapë një kolegj në Tetovë, si kompromis për të shuar UT-në. Kjo do të

shkaktonte shqetësimin e masës, pasi ky Universitet ishte themeluar me shumë

mund dhe gjak nga vetë shqiptarët dhe ishte e vetmja e arritur më e madhe e

shqiptarëve në Maqedoni nga viti ’90, të cilin projekt madhor arritën ta mbajnë

gjallë me sakrificën e tyre vite me radhë, përkundër presioneve të ndryshme që i

bënte aparatura shtetërore e Maqedonisë.

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

148

III – 12. Miratimi I Ligjit për Arsim të Lartë në Maqedoni

Partnerët e koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE dhe PDSH,

përfundimisht do të nisin iniciativën që çështja e arsimit sipërorë në gjuhën

shqipe, të marrë epilogun e saj, duke mos kalkuluar mirë për formën, profitin dhe

pasojat që mund të burojnë nga i njëjti veprim politik. Dispozitat aktuale

kushtetutuese, nuk mundësonin që në Maqedoni shqiptarët të mësonin në gjuhën e

tyre, përveçse në shkollat fillore dhe të mesme, d.t.th arsimi sipërorë nuk

përfshihej272

. Fillimisht, Parlamenti i Maqedonisë duhej të miratojë ligje të

veçanta, sipas të cilave do të hapej rruga për të themeluar institucion, që do të

mundësojë procesin studimor në universitet, shqiptarët ta ndjekin në gjuhën e tyre

amtare.

Pavarësisht nga vapa e madhe, në verën e vitit 2000, më 25 korrik

Parlamenti i Maqedonisë, votoi Ligjin për Arsim të Lartë, që do të hapte rrugën

për të ju mundësuar edhe pakicave nacionale në shtet të studiojnë në gjuhën e tyre

amtare, por dallimi qëndronte në atë që nuk legalizohej UT-ja, por mundësohej

hapja e institucioneve private, në këtë rast universitete. Por nuk do të kalojë pa

debate të ashpra mes opozitë dhe pozitës. Qëndrime të prera kundër sjelljes së

këtij ligji kishte opozita shqiptare, e cila kërkonte të hiqej nga rendi i ditës ky

propozim ligj, pasi sipas tyre edhe në terren kishte qëndrime të polarizuara dhe se

edhe Bashkimi Evropian, kishte sugjeruar që kjo çështje të zgjidhet me dialog mes

opozitës dhe pozitës, si dhe në këto bisedime të marrin pjesë edhe përfaqësues nga

udhëheqja e UT-së273.

Deputeti shqiptar Ismet Ramadani nga PPD opozitare, e cila parti nuk dha

mbështetje të duhur në kohën kur u themelua ky institucion, vite më herët, kur ajo

ishte pjesë e qeverisë, tani kjo parti vihet në mbrojtje kur është në opozitë, në

seancën plenare të parlamentit, në mes tjerash do të theksojë: ”Çfarë bëjmë tani? E

përjashtojmë Universitetin e Tetovës nga ligji dhe themi se do të na vinë mjete

financiare 30 milionë, 40 milionë, do ta ndërtojmë këtë (bëhet fjalë për

Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë). A nuk mundemi atë Universitet të

272 KUSHTETUTA E Maqedonisë, nëntor 1991, neni – 7. 273 Stenogramet e Parlamentit të Maqedonisë, Mbledhja 53. Më 18.07.2000. fjalimi I deputetit Mersel Bilali.

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

149

Tetovës, me ata studentë, me ata profesorë, të ndihmohet me ata 30-40 milionë që

të reformohet, të transformohet, t’u përgjigjet standardeve evropiane, së bashku

me universitetet e Shkupit dhe Manastirit274. Sigurisht, që deputeti opozitar

shqiptar dëshiron që të zë ngushtë qeverinë, nëse arsyetimi ishte se nuk ka mjete

të nevojshme buxhetore që UT-ja të financohet nga shteti, përderisa ka mundësi

që të sigurohen mjete financiare për universitet në gjuhën shqipe, atëherë mjetet e

njëjta duhet të shfrytëzohen për të akredituar UT-në dhe të vendosen punët në

binarë të rregullt në këtë universitet.

Diskutuesi tjetër, deputeti Kastriot Haxhirexha, ishte edhe më i ashpër në

paraqitjen e tij, duke elaboruar këtë çështje në detaje dhe duke dhënë arsyetimin se

ky ligj kështu siç është, nuk duhet lejuar të kalojë në parlament. Ai u shpreh: “Me

këtë ligj shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë u thuhet edhe njëherë se të

drejtat e tyre mund t’i realizojnë vetëm në mënyrë private dhe nëpër institucione

private, gjegjësisht sot shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, mund në mënyrë

të duhur dhe të drejtë, respektivisht kuantitavisht dhe kualitavisht mund të

informohen vetëm nëpër radiot dhe TV private, ditarë dhe revista. Shqiptari mund

të përdorë gjuhën e vet vetëm nëpër lokale private, mund të kërkojë barazi në

punësim vetëm në ndërmarrje private, mund t’i përdorë simbolet nacionale vetëm

në festa private, privat, privat, që përfundimisht sot apo nesër, me ligjin e ri që nga

ana e shumë partive politike maqedone, shoqata dhe lidhje, por edhe nga ASHAM

është shpallur si proshqiptar, shqiptarëve u mundëson dhe u siguron që të drejtën

për arsim të lartë ta sigurojnë vetëm nëpërmjet institucioneve private, d.t.th. në

universitete private. Duke pasur parasysh faktin se në RM të paktën 1/3 e

popullatës është shqiptare, prania e një shoqërie demokratike është faktor i

rëndësishëm për stabilitetin në shtet dhe gjithë regjionin … Kufizimet, të cilat

ndërmerren sot ndaj një pjese të qytetarëve të RM, nuk mundet që mos të kenë

ndikim si në gjenden politike dhe ekonomike, ashtu edhe në stabilitetin në RM.

Për shaka jo vetëm që është detyrë, por edhe obligim moral kundërshtimi për

sjelljen e këtyre ligjeve diskriminuese, për shkak se do të përsëris edhe njëherë,

ligjet diskriminuese nuk i dëmtojnë vetëm ata kundër të cilëve është sjellë ai ligj,

274 Stenogramet e Parlamentit të Maqedonisë, Mbledhja 53. Më 20..07.2000. fjalimi I deputetit Ismet

Ramadanit

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

150

por edhe ata që atë diskimin e zbatojnë”275. Jo rastësisht, deputeti shqiptar

Haxhirexha, diskutimit të tij i dha një ton më të ashpër, pasi që ky ishte momenti,

kur çështja shqiptare rrezikohej më tepër, respektivisht me një akt në këtë organ

ligjdhënës, në mënyrë institucionale do të sanksionohej me normë ligjore çështja e

arsimit të lartë për shqiptarët në Maqedoni, e cila sigurisht do të ishte vështirë të

rivendoset edhe njëherë në rend të ditës. Ky deputet, si ish i burgosur politik, duke

parë se këto ishin veprime në ekstrem të rrezikshme dhe se mbi të gjitha vendosej

çështja e mbijetesës së koalicionit qeverisës në vend se të revidohen shumë akte

tjera kushtetuese dhe ligjore, ashtu siç shprehej PDSH në periudhën kur ishte në

opozite 1994-’98, duke shkuar edhe deri aty që kërkonin ndryshime kushtetuese,

pasi siç ishte edhe refreni politik i PDSH- së, “kushtetuta është gjeneratorë e

krizave në vend” dhe se me maqedonasit duhet një marrëveshje historike. Nuk

duhet kaluar, pa u analizuar edhe thënia se ligjet diskriminuese i dëmtojnë edhe

vetë ata që e zbatojnë, dhe se këto veprime e sjellin e rrezikojnë stabilitetin në

vend. Në njëfarë forme, ai hapur i paralajmëroi ata që shkelin mbi projektet

madhore kombëtare, se nuk do të mund të kalojnë lehtë tani e tutje. Vetëm disa

muaj më vonë shpërtheu lufta e armatosur, sigurisht që një pjesë e mirë e

organizatorëve dhe luftëtarëve buroi po nga UT-ja.

Deputetja opozitare e LSDM-së Ilinka Mitreva, do të theksojë se qeveria i

harron rekomandimet e Komitetit për arsim të lartë të Këshillit të Evropës, e cila

edhe vetë i citon në faqen 74 të sqarimit. Ky komitet, sipas deputetes Mitrevska

konkludon: “Duhet të gjendet zgjidhje politike e balancuar për çështje të ndjeshme

të drejtave të pakicave për studim në arsim të lartë”276

.

Ishte ky moment i fundit kur duhej të përfundojë çështja e hapur e arsimit

të lartë në vend dhe bashkë me atë të gjendej zgjidhje edhe për Universitetin e

Tetovës. Siç thekson deputetja e bllokut opozitar maqedonas Ilinka Mitreva, se

tani ishte vetëm se kërkesë edhe e faktorit ndërkombëtar. D.t.th. ishte moment më

i volitshëm, që ky institucion të akreditohej në këtë kohë kur gjërat funksionin

shkëlqyeshëm mes partnerëve të koalicionit, bile konsiderohej se partia shqiptare

275 Stenogramet e Parlamentit të Maqedonisë, Mbledhja 53. Më 20..07.2000. fjalimi I deputetit Kastriot

Haxhirexha 276 Stenogramet e Parlamentit të Maqedonisë, Mbledhja 53. Më 24..07.2000. fjalimi I deputetes Ilinka

Mitreva.

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

151

në pushtet kishte ndikim të fuqishëm te partneri i vet maqedon, si dhe elektorati

shqiptarë në terren ishte pothuajse krejtësisht në duart e PDSH-së, që kishte

shumë rëndësi para partnerit maqedon për të demonstruar forcë politike, nëse do

ta kërkonte nevoja, e cila u dëshmua në vjeshtë të po atij viti kur PDSH i fitoi

pothuajse të gjitha bashkitë shqiptare.

Deputeti Olloman Sulejmani, do t’ua rikujtojë deputetëve se është problem

shumë i thellë në çështjen e arsimit sipërorë të shqiptarëve në Maqedoni. Ai

numëron arsyet e shumta pse duhet të pranohet Universiteti i Tetovës: mos-

pranimi i diplomave nga Universiteti i Prishtinës, mospranimi i diplomave nga

Universitetet e Shqipërisë etj., si dhe rrëfen se si përfaqësuesi special i Pakicave

nga OKB, Van Der Shtul, kohë më parë ia kishte ofruar PPD-së një Universitet të

tillë, por ata nuk kishin pranuar, meqë kishin kërkuar që të akreditohet UT-ja në

vend të atij dhe se duhet t’u kërkohet falje qytetarëve (shqiptarë)277.

Gjatë këtij debati në Kuvendin e Maqedonisë për Ligjin për Arsim të

Lartë, për dallim nga deputetët e opozitës shqiptare, të cilët e kundërshtonin

ashpër këtë ligj, deputetët e pozitës, respektivisht të PDSH-së, do të mbështesin

këtë propozim ligj. Pas fjalimit të deputetit Aliriza Loga të PDSh-së edhe pse në

tërësi ai e mbështeti ligjin dhe ishte konstruktiv në linjën e lojalitetit të shqiptarëve

ndaj shtetit, atë do ta replikojë deputeti opozitar maqedonas nga LSDM Nikolla

Popovski, i cili më shumë do të shfrytëzojë rastin të merret me qëndrimin e të

kaluarës së PDSH-së dhe qëndrimeve të saja, sesa me vetë deputetin Lloga.

Popovski përmend rastin e injorimit të Parlamentit nga ana e kryetarit të PDSH-së,

duke mos ardhur në seancat e parlamentit dhe njëherë e humbi mandatin për shkak

të mungesës 6 mujore dhe e rimori në zgjedhje, ndërsa dy herë të tjera shpëtoi

duke marrë pjesë në mbledhje për shkak të delegacioneve të jashtme. Ai do të

theksojë: ”… këtë Parlament ai dhe partia e tij politike e lëshoi për shkak se nuk

kishin çfarë të bënin, meqë këtu bisedohet vetëm për ndryshime kozmetike,

përderisa opsioni i tyre politik ishte për ndryshime serioze, si për shembull

sovranitet të dyfishtë, gjuhësi të dyfishtë në Republikën e Maqedonisë,

institucione të dyfishta në Maqedoni për shqiptarët etj. Përndryshe, tani jam

277 Stenogramet e Parlamentit të Maqedonisë, Mbledhja 53. Më 24..07.2000. fjalimi I deputetit Olloman

Sulejmani

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

152

shumë i lumtur që dëgjojë se si Aliriza Lloga kështu fuqishëm qëndron në

konceptin e LSDM-së për Maqedoni unitare me sovranitet, nga ata të cilët ai ia jep

në këtë moment nga foltorja, shpresojë se evoluimi i këtillë i ngjarjeve do t’i

afrojë ata ndaj konceptit të LSDM-së”278. Analizuar nga prizmi neutral dhe në një

distancë kohore të mjaftueshme, mund të shohim qartë oscilimet politike në

koncept nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, të cilët për një hark kohor

shumë të shkurtër ndryshojnë platformat politike, varësisht nëse janë në pushtet

apo opozitë. Ky është një hendikep politik që do të përcjellë partitë shqiptare,

duke ndryshuar tërësisht veprimin politik momental për dallim nga përcaktimet

programore, të cilave u qëndronin besnik vetëm nëse ishin në opozitë, në të

shumtën e rasteve duke shkuar edhe në ekstrem promovoheshin edhe teza dhe

teori të tjera politike se “shtetet etnike nuk mbijetojnë”279

. Ky përcaktim politik

momental ishte jetëshkurtër dhe kalonte në eter menjëherë në momentin kur

instalohej në pushtet. Mirëpo, duhet pranuar se kjo përplasje programore politike

nga një ekstrem në tjetrin do të shkaktonte jo vetëm huti te popullata shqiptare, në

veçanti te elektorati përkatës i partisë, që prononcohej asisoj, si edhe para faktorit

ndërkombëtar, të cilët nuk e kishin të qartë se çfarë ishin kërkesat reale të

shqiptarëve dhe përcaktimet programore të partive politike shqiptare, pasi ata

ndërronin shpesh. Kjo i ndihmonte tezës maqedonase, që të justifikohet para

ndërkombëtarëve se shqiptarët me të vërtetë nuk janë të interesuar për të drejta

individuale dhe kolektive në bazë të konventave ndërkombëtare, por ata kanë

pikësynime tjera, formim të shtetit nacional. Parashtrohet pyetja se vallë me të

vërtetë disa nga politikanët shqiptarë, të cilët deklaroheshin se nuk e duan

Maqedoninë dhe se janë kundër kësaj krijese artificiale, siç shpreheshin ata,

qëndronte me të vërtetë apo kjo bëhej vetëm deklarativisht, për të tërhequr

elektorat pas vetes. Mediokriteti politik i maqedonasve nuk ka fund, në rastin

konkret ndaj çështjes shqiptare, pasi ata mendonin se nëse arrinin sot të

neglizhojnë një kërkesë të shqiptarëve, për momentin kishin shpëtuar, duke

harruar se ajo vetëm se mund të ndërlikohej më tepër dhe priteshin pasoja të

shumëanshme. Tragjike është se në disa raste faktori politik shqiptar kontribuon

në hapat që ndërmarrin maqedonasit kundër shqiptarëve, qoftë pa vetëdije, qoftë

278 Stenogramet e Parlamentit të Maqedonisë, Mbledhja 53. Më 24..07.2000. fjalimi I deputetit Nikolla

Popovski. 279 Kjo ishte teoria poltike e PDSH-së kur ishte në opozite.

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

153

për ndonjë pazar të ulët në ndonjë sferë, që nuk ka vlerë të duhur për shoqërinë

shqiptare.

Menjëherë ditën në vijim, më 26 korrik 2000, Parlamenti Republikan votoi

për të aprovuar Universitetin në Tetovë të sponzoruar nga OSBE. Ky ishte

kompromisi maksimal, që mund të bënte partneri shqiptar në qeveri, shqiptarët

kërkonin që UT-ja të futet në sistemin arsimor shtetërorë dhe të financohet nga

shteti, ndërsa qeveria e Maqedonisë refuzonte që të akreditojë atë universitet dhe

të financojë me arsyetimin se nuk ka mjete.

Zyrtarisht ky institucion do të quhet “Universiteti i Evropës Juglindore”,

që do të financohet nga ndërkombëtarët, institucion privat multilingual me

orientim evropian, internacional dhe modern. Kryesisht, do të përqendrohet për

kulturën dhe gjuhën shqipe, por gjuha e studimeve do të jetë shqip, anglisht dhe

maqedonisht. Do të fillojë me pesë fakultete dhe dy qendra studimore, për gjuhë

dhe për kompjuter, pasi të bëhen të gjitha përgatitjet, parashikohet të fillojë me

punë më 1 tetor 2001280.

280

NGO ROUNDTABLE ON“ INTER-ETHNIC RELATIONS INTHE FYR OF MACEDONIA"

FIRST MEETING, Farimah Daftary, Flensburg, Germany, 10 - 13 December 2000, ECMI Report # 7,

February 2001, EUROPEAN CENTRE FOR MINORITY ISSUES (ECMI) Schiffbruecke 12 (Kompagnietor

Building) D-24939 Flensburg Germany, http://www.ecmi.de më 26/ 02/2012.

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

154

III – 13. Pasojat e Ligjit diskriminues për Arsim të Lartë

Kjo do të ishte një thikë me dy teha për shqiptarët, pasi në njërën anë,

justifikohej shteti se shqiptarëve u ka dhënë të drejtën të studiojnë në gjuhë

shqipe, pavarësisht se ky institucion nuk është shtetërorë dhe nuk e financon

shteti. Në anën tjetër, tani as që flitet për Universitetin e Tetovës, kur më kishte

me mijëra studentë dhe qindra të diplomuar. Cili do të ishte fati tij? A do të

zgjidhej në pako çështja e UT-së dhe studentëve të diplomuar me ndonjë

transferim eventual apo verifikim të diplomave të atyre që kishin diplomuar, apo

fati i tij do të ishte akoma në lavjerrës. Mendimi dhe qëndrimet ishin të ndara edhe

në popull edhe te inteligjencia shqiptare. Kryesia dhe anëtarët fanatik të PDSH-së,

do të propagandonin dhe do ta mbronin fuqimisht UEJL dhe do të kritikonin me të

madhe UT-në. Ky veprim, jo mirë i vlerësuar nga politikat ditore të kohës, do t’i

kushtojë shumë edhe PDSH-së, por edhe popullatës shqiptare në përgjithësi, pasi

në vend që të mbyllet një kapitull shumë problematik, për vite me radhë, por

përkundrazi tani kjo çështje do të nxehet edhe me shumë nga kuluaret intelektuale,

studentët, kafeteritë dhe familjet shqiptare, pasi zhgënjimi ishte i madh me këtë

akt, duke injoruar tërësisht UT-në. Propaganda e fuqishme në favor të UEJL dhe

tendenca për të degraduar në skajshmëri UT-në, bëri që ngadalë maturantët

shqiptarë në vitet në vijim t’i ikin UT-së dhe më shumë të orientohen në UEJL,

apo një pjesë edhe nuk u regjistrua fare nga arsyet se numri në UEJL ishte i

kufizuar, ndërsa në UT kishin frikë se nuk do të pranohej diploma e tyre. Ky ishte

një sulm i rëndë për UT-në dhe shkaktoi krizë të thellë në këtë institucion. Filloi

transferim i kuadrove arsimore nga UT në UEJL, të cilët me vite kishin punuar aty

dhe në njëfarë mënyre ata u konsideruan si tradhtarë të UT-së edhe nga rektori i

UT-së, por edhe nga studentët, që vite me radhë u ligjëronin dhe i bindnin, se

gjithçka është në rregull me UT dhe do të pranohen diplomat e tyre, ndërsa në një

moment të caktuar ikën brenda natës, pa u dhënë sqarim studentëve dhe

popullatës, pse i lanë vetëm. Ishte presioni i PDSH-së, pagat më të mira,

benificione të ndryshme etj., akoma nuk kanë dhënë llogari para prindërve të

studentëve dhe vetë studentëve të tyre.

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

155

Rrethanat politike në vend, vetëm se diktonin diçka tjetër. Lëvizja ilegale

shqiptare, vetëm se ishte futur thellë në mesin e popullatës shqiptare dhe kryesisht

te studentët e UT-së, që sigurisht do t’i kthehet si bumerang ky veprim i pamatur

politik kësaj qeverie, pasi akoma më shumë mblidhej mllefi kundër shtetit, që një

ditë të shpërthente me luftë të armatosur, pikërisht nga këta studentë të UT-së.

Në janar 2001, qeveria do të propozojë në parlamentin republikan ligj për

regjistrim të popullatës dhe pronave të patundshme në vend, si obligim ligjorë, që

mbahet në çdo dhjetë vite. Pas sjelljes së ligjit për themelimin e UEJL-it dhe

lënies anash të UT-së, ligji për regjistrim do të ishte i një rëndësie të veçantë,

sigurisht edhe mjaft i ndjeshëm për popullatën shqiptare, në radhë të parë për atë

shqiptare, por edhe për atë maqedone, pasi dekada me radhë po zhvillohet në

Maqedoni një luftë demografike mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Tani shtrihej

dilema pas miratimit të ligjit për arsim të lartë dhe tentimit për shuarje të UT-së,

se sa me të vërtetë qeveria ka disponim dhe vullnet, që me të vërtetë të fillojë një

proces konstruktiv në raport me korrigjimin e diskriminimit, që iu ishte bërë deri

tani shqiptarëve. Publikisht, vite me radhë nga politikan dhe ekspertë të ndryshëm,

flitet se numri i shqiptarëve është shumë më i madh se sa shifrat që paraqiten

zyrtarisht dhe se numri i votuesve maqedonas është më i madh nga ai që është

real. Në debatin që zhvillohet në parlament, deputeti shqiptar Gazmend

Hajdaraga, publikisht në foltore të parlamentit do të përmend rastin e zgjedhjeve

të fundit lokale në vjeshtë 2000, kur ishin paraqitur problemet mes VMRO-

DPMNE dhe LSDM-së për numrin e votuese dhe pastaj ishte konfirmuar se ishin

të regjistruar edhe në qytete, ku jetonin edhe nëpër vendbanimet, që kishin

ardhur281

.

281 Stenogramet e Parlamentit të Maqedonisë, Mbledhja 53. Më 15.02.2001. fjalimi I deputetit Kastriot

Haxhirexha.

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

156

KAPITULLI IV

Lufta e vitit 2001 në Maqedoni dhe Marrëveshja

Kornizë

IV – 1. Fillimet e sulmeve të para të UÇK-së në Maqedoni dhe

intensifikimi i gjendjes politike dhe i sigurisë

Vrasja e tre policëve maqedonas në Haraçinë të Shkupit, ishte aksioni në të

cilën për herë të parë një lëvizje ilegale shqiptare, do të ndërmerrte aksion të tillë

për t’i shkaktuar viktima armikut, pasi deri tani qëllimi i aksioneve ishte vetëm

sulmi mbi objekte të policisë, ushtrisë dhe gjykatave, duke dashur t’ua bëjë me

dije se veprimi juaj politik kësisoj mund të ndërpritet nëpërmjet tytës së pushkës.

Më 7 shkurt 2000, agjencia e lajmeve Kosovapres, do të publikojë një

Komunikatë të UÇK-së, nëpërmjet të cilës merr përgjegjësinë për sulmet në

Haraçinë të Shkupit, në të cilin aksion ngelën 3 policë të vrarë maqedonas282

.

Aksion tjetër të armatosur me pasoja vdekjeprurëse për forcat e sigurisë së

Maqedonisë, do të ishte më 25 janar 2001, mbi stacionin policor në Tearcë të

Tetovës, ku ngeli i vdekur një polic dhe tre të tjerë u plagosën, pasi një njësitë

gueril i UÇK-së kishte sulmuar me minahedhës. Më 31 janar 2001, Gjyqi

Themelor i Tetovës, do të ngre aktakuzë për shkak të dyshimit se kanë sulmuar

stacionin policorë Tearcë, për katër persona: Rexhep Murseli (1964) Shemshovë,

Amet Kurtishi (1976) Poroj, Jusuf Kurtishi (1961) Shemshovë dhe Zendel Samiu

(1969) Shemshovë283

. Përveçqë policia rrahu brutalisht të arrestuarit, gjë të cilën e

konstaton edhe Komiteti i Helsinkut, me javë të tëra në Pollog dhe Malësi të

Tetovës vazhduan bastisjet dhe maltretimet, të cilat e irrituan pa masë popullatën

shqiptare dhe me të drejtë disa hidhnin paralelen mes atentatit të presidentit

Gligorov, kur Kisella Voda dhe Draçeva, ishin pikat e dyshimit për atentatorët,

282 Izbor tekstovi za konfliktot od 2001 / Mair Iseini, Petrit Menaj,

Rufi Osmani ; [prevod na makedonski jazik Rizvan Bela i Lirim Hajredini].

- Skopje : Fondacija Institut otvoreno op{testvo - Makedonija, 2008. F.5. 283 Gazeta “Flaka”, 1 shkurt 2001, Kallëzime penale për katër persona.

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

157

mirëpo nuk u krye asnjë bastisje dhe nuk u shqetësua asnjë qytetarë në këto

vendbanime, kryesisht me maqedonas284

. Për të treguar se autoritet maqedonase

janë të vendosur të mbrojnë tërësinë territoriale të shtetit, vetë ministri i Punëve të

Brendshme, do të vizitojë Tetovën dhe Tearcën, ku ishte kryer sulmi dhe deklaroi

se kryerësit e granatimit do të identifikohen plotësisht.

Në këtë situatë të mjegullt, pas këtyre aksioneve ndaj institucioneve të

shtetit, nuk do të hesht edhe Menduh Thaçi, nënkryetar i PDSH-së, i cili për

gazetën “Nova Makedonija” në pyetjen se cilat janë për sulmet e shpeshta

terroriste në vend, si ajo në Tearce dhe Zajaz, që para së gjithash lidhen me

faktorin shqiptarë, ai do të deklarojë: ”Konstatimi juaj është i saktë. Por ne kemi

fat të madh, që ai grup i vogël i njerëzve nuk ka kurrfarë përkrahje as te shqiptarët

dhe as te ata, të cilët jetojnë jashtë saj, në Kosovë ose në Shqipëri, e as që kanë

ndonjë shpresë politike. Për këtë arsye mendoj se nuk paraqet rrezik serioz për

sigurinë e situatës në vend. Por, kuptohet nuk mundem t’i shikoj ata as me

nënçmim, meqë terrorizmi është terrorizëm, që më shumë do t’i shkaktojë dëm

popullit shqiptar. Veprimi i suksesshëm i PDSH-së në institucionet e sistemit u

pengon armiqve në Maqedoni dhe shqiptarëve. Armiqtë e Maqedonisë janë armiq

edhe të popullit shqiptarë dhe anasjelltas. Por, jam optimist se ne, përmes

institucioneve të sistemit do t’i vëmë fund kësaj të keqeje, që shfrytëzohet për

qëllime politike”285

.

Përkundër përpjekjeve maksimale dhe përkrahjes së madhe nga populli, që

Universiteti i Tetovës të pranohet zyrtarisht nga shteti dhe të akreditohet nga

Ministria e Arsimit, tani vetëm se përfundimisht ishte lënë jashtë kujdesit të

PDSH- së dhe qeverisë, pasi që zyrtarisht, më 11 shkurt 2001, në Tetovë, u vu

gurthemeli i Universitetit të Evropës Juglindore286

. Ky ishte projekt i komisarit të

OSBE-së për minoritetet Van der Shtul, i cili projekt mori pëlqimin nga PDSH

dhe qeveria aktuale e shtetit, që nuk do të ketë obligim që ta financojë nga shteti,

por do të financohej nga donatorë të jashtëm për disa vjet, derisa të aftësohet për

vetëfinancim. Sistemi i funksionimit, do të ishte pothuajse i njëjtë i një universiteti

284 Gazeta “Flaka”, 6 shkurt 2001, Policia rrahu brutalisht Rexhep dhe Jusuf Murselin; Gazeta Flaka, 3-4

shkurt 2001, Prishtina dhe Beogradi, Haraçina, Tearca, Kisella Voda. 285 Gazeta “Flaka”, 8 shkurt 2001, Armiqtë e Maqedonisë janë armiqë edhe të popullit shqiptarë dhe

anasjalltas. 286 Gazeta “Flaka”, 12 shkurt 2001, Qendër e besimit të ndërsjellë.

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

158

privat dhe se pagesa të semestrave, për një vit akademik për studentët, kapte

lartësinë e afro gjashtë rrogave mesatare në shtet, e cila ishte rreth dhjetë herë më

e madhe se në Universitetet shtetërore. Ky akt, sa shkaktoi gëzim meqë sërish

konsiderohej si një projekt që do ta shfrytëzonin shqiptarët, shkaktoi edhe

shqetësim, meqë përfundimisht tani ishte e qartë tendenca për të shuar

Universitetin e Tetovës, i cili u themelua në vitin 1994 me mjaft sakrifica. Tani atë

që e kërkonin maqedonasit, vite me radhë dhe luftën që ia kishin shpallur të gjitha

institucioneve të sistemit, nga gjyqësia deri te policia, në këtë kohë, vetë

shqiptarët ishin pjesë e këtij komploti, që e quante udhëheqësia e UT-ës. Projekti

më i madh i shqiptarëve, që nga formimi i shtetit ishte UT dhe simbolika e

qëndresës, pasi që aty ishte pika ku ndesheshin politikat, fuqia morale dhe fizike

mes maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilën betejë e kishin fituar bindshëm

shqiptarët dhe tani ngadalë kishte rrezik të fillojë shembja e politikave

diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Në të njëjtën kohë kemi buxhetin në kulturë, i cili është diskriminues për

shqiptarët, nga 60 institucione dhe manifestime të trajtuara në program me statusin

nacional, vetëm dy prej tyre janë shqiptarë: Teatri Shqiptar dhe Ansambli “Emin

Duraku”. Kjo u jepte të drejtë shqiptarëve të pyesnin ku ishte barazia në mes

bashkësive etnike në shtet dhe se cila ishte hisja që ata duhet të merrnin. Përveç

investimeve infrastrukturore, që nuk vëreheshin te vendbanimet shqiptare,

Universiteti nuk financohej nga shteti, kultura shqiptare nuk zinte vend në

programe qeveritare, përfaqësimi proporcional dhe adekuat në institucionet e

shtetit sillej nga 0 deri në 5%. Përfaqësimi në polici ishte fatal, Ligji për përdorim

të gjuhës shqipe, nuk u soll ende, Ligji për përdorimin e flamurit shqiptar nuk u

soll edhe pas sa viteve premtim, etj.

Pakënaqësia, vetëm se kishte filluar të shfaqet hapur nga popullata

shqiptare, por më me rëndësi është fakti se edhe brenda përbrenda strukturave

partiake të PDSH-së, parti më e madhe shqiptare, e cila participonte në qeveri dhe

deri tani kishte pushtet absolut te shqiptarët. Plasaritja e parë ishte në Gostivar me

rastin e Flamurit, respektivisht Rufi Osmanit ish-kryetar i komunës, tani ziente në

Kërçovë, deputeti Fadil Bajrami ngadalë po largohej nga PDSH-ja dhe kjo kishte

krijuar mjaft turbulenca në struktura të PDSH-së dhe se tani publikisht flitej se

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

159

kishte iniciativë për të formuar subjekt të ri politik287

. PDSH kishte shpejtuar që të

merr vendim të largojë atë para se ai vetë të jep dorëheqje. Ky ishte indikatori se

diçka po ndodhte në hapësirën shqiptare në Maqedoni. Kjo të krijon përshtypjen

se nuk ishte gjithçka bardh, ashtu siç dëshironte të bindte PDSH popullatën

shqiptare, pasi në fakt shtyllat kryesore programore të saj, as nuk kishin filluar të

realizohen. Provokimi i radhës ishte e ashtuquajtura çështja e kufirit, meqë për

vijën kufitare Maqedoni- Kosovë, kreu i shtetit të Maqedonisë bënte pazar me

Serbinë, duke mos përfillur aspak strukturat udhëheqëse të Kosovës, qoftë

vendore, qoftë ndërkombëtare, meqë ajo administrohej nga OKB dhe si e tillë

kishte përfaqësuesit e saj legjitim. Kjo do të ishte fija nervore, që do të ngacmojë

të gjithë organizmin mbarë shqiptarë. Është ende e paqartë, se si partia shqiptare

në pushtet, në atë kohë PDSH, votoi ratifikimin e kësaj Marrëveshje në

Parlamentin e Maqedonisë, përderisa partia opozitare shqiptare PPD, e kishte

kundërshtuar të njëjtën. Ishte kjo lojë e rrezikshme e kufijve, e cila padyshim në të

shumtën e rasteve ka përfunduar me luftë ndërmjet popujve. I gjithë procesi

duheshe të ndiqej konformë konventave ndërkombëtare, duke respektuar të

zgjedhurit legjitim për negociata dhe marrëveshjen me shtetin përkatës. Në rastin

konkret, përveç injorimit që i është bërë Kosovës, më e keqja që nuk mund të

kapërdihet nga pala kosovare është ajo se me armikun dhe okupatorin, i cili kishte

bërë dëme të jashtëzakonshme dhe masakra mbi shqiptarët e Kosovës, po bëhej

pazar për tokat e saja.

Zëvendësavokatja e Popullit Suzana Saliu, më 17 shkurt 2001, në gazetën

“Flaka”, shkruan për shkeljet masive të lirive dhe të drejtave të njeriut në

Maqedoni. Në mes tjerash zëvendësavokatje e Popullit shkruan:”Republika e

Maqedonisë me këto shkelje masive të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut

dhe qytetarit, dëshmon se ajo është larg standardeve të respektimit të këtyre lirive

dhe të drejtave, të cilat i parashohin dhe i rekomandojnë dokumentet e

Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës, Organizata për Siguri

dhe Bashkëpunim në Evropë, si dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”288

.

287 Gazeta “Flaka”, 14 shkurt 2001, Pezullohen mbledhjet e kryesisë. 288 Gazeta “Flaka”, 17-18 shkurt 2001, Shkelje massive e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

160

IV – 2. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Ishin këta në vija të trasha disa nga arsyet që ngacmuan mllefin e

shqiptarëve, që ishte mbledhur me dekada të tëra dhe padyshim se “fuçia e

barotit” ishte para shpërthimit.

Lufta e vitit 2001 në Maqedoni tërhoqi vëmendjen e të gjithë qeverive dhe

diplomacive të superfuqive të botës dhe po ashtu shtoi kureshtjen e shumë

analistëve politikë, ushtarakë dhe studiuesve, që ishin marrë me historinë e

Ballkanit. Por si duket këtë interesim e shfaqën edhe vetë gazetarët nga shtetet e

fuqishme të botës, në të cilët dhe sendërtohet politika globale. Britania e Madhe

në veçanti, SHBA dhe Bashkësia Evropiane, në përgjithësi, ishin prezent gjatë

gjithë kohës së luftimeve. Gjithashtu, mjaft të interesuar ishin edhe gazetarët

britanik të mediumeve të shkruara dhe elektronike, të cilët nuk u vonuan për të

ardhur në vendngjarje menjëherë pasi kjo “Oazë e Paqes” u mjegullua. Raportet

dhe shkrimet gazetareske të tyre në Britani të Madhe, padyshim se luanin një rol

të rëndësishëm për të informuar, si masën e gjerë, ashtu edhe klasën politike, e

cila do të ndikonte që të ndërtonin qëndrim rreth ngjarjeve, të cilat zhvilloheshin

në këtë pjesë të Evropës, kur e dimë se në demokracitë e këtyre vendeve luan një

rol të rëndësishëm “public opinion” ( mendimi i masës).

Luftimet e para frontale filluan në fshatin Tanushë të Shkupit, më 14

shkurt 2001. Përfundimisht ishte thyer bindja te popullata maqedonase, të cilët

mendonin se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë guxim dhe kapacitet të organizojnë

luftë të armatosur ndaj shtetit. Ishte një veprim i papritur dhe i papranueshëm për

bllokun maqedonas, meqë u zunë ngushtë dhe ishin të papërgatitur për një

ballafaqim ushtarak me shqiptarët. Kjo shkaktoi një situatë kaotike, si në sferën e

organizimit të mbrojtjes së shtetit nga sulmet e UÇK-së, pasi organet e rendit,

ushtria dhe sistemi i sigurisë nuk ishin akoma të konsoliduar në nivel që të

përballnin situata të tilla, ashtu edhe nga aspekti i politikës së jashtme ishte krijuar

një kaos diplomatik, pasi kreu i shtetit i kishte ngatërruar konceptet politike në

relacionin Lindje – Perëndim dhe që në fillim të krizës ushtarake u orientua për

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

161

ndihmë nga Lindja, respektivisht Rusia dhe Ukraina, duke kritikuar në anën tjetër

SHBA, Bashkimin Evropian dhe NATO-n në përgjithësi.

Pjesë e koalicionit qeveritar ishin VMRO-DPMNE nga blloku politik

maqedonas, ndërsa PDSH nga blloku politik shqiptar, në krye me Arben Xhaferin.

Blloku opozitar maqedonas përfaqësohej nga LSDM e udhëhequr nga ish

kryeministri Branko Cërvenkovski dhe PPD nga blloku politik shqiptar, me disa

deputetë që i kishin ngelur, pasi një pjesë e deputetëve të saj kishte kaluar në

PDSH. Qeveria udhëhiqej nga Lupço Georgievski (VMRO-DPMNE), një

politikan i ri dhe inteligjent, i cili në zgjedhjet e para shumë partiake parlamentare

në vitin 1990 kishte arritur të fitojë zgjedhjet në moshën 24 vjeçare. Ai për shkak

të qëndrimit të tij të hapur antishqiptar, refuzoi të hyjë në koalicion me partinë

shqiptare PPD dhe ngeli në opozitë deri në vitin 1998, pasi partia e tij bojkotoi

zgjedhjet parlamentare në vitin 1994. Në vjeshtë të vitit 1998, partia e udhëhequr

nga ai, VMRO-DPMNE, do të fitojë zgjedhjet parlamentare dhe do të formojë

qeverinë me PDSH-ën nga blloku shqiptar, edhe pse kjo e fundit kishte më pak

deputetë se sa rivalja e saj PPD. Ky koalicion ishte mjaft me interes edhe te

popullata maqedonase, ajo shqiptare, por edhe te faktori ndërkombëtar, pasi vite

me radhë në të kaluarën, këto dy parti njiheshin si më nacionaliste dhe ekstremiste

nga të dyja blloqet. Vetëm për një kohë të shkurtër në opinion u kumtua se këto dy

parti janë partnerë strategjik dhe nuk u dha asnjëherë sqarim se cili ishte

partneriteti i tyre strategjik: për çështje politike, të investimeve proporcionale në

shtet, pa diskriminuar zonat shqiptare, për çështje biznesi që të ndahet shteti në dy

vilajete të sundimit, apo diçka tjetër që mund të jetë edhe më ekstreme, nuk janë

dhëne sqarime. Nëpër kaluare të ndryshme, bisedohej se dy partnerët kryesorë të

koalicionit qeverisës, i kishin ndarë sferat e interesit, ku VMRO-DPMNE ishte

fokusuar ne pjesën Lindore të Maqedonisë, përderisa PDSH në pjesën

Perëndimore, e cila strategji diktonte në pamje të parë raporte relaksuese në mes

partnerëve të koalicionit në baza etnike, por e njëjta nuk reflektohej edhe në

terren289

. Shtyllat kryesore të Platformës politike parazgjedhore të PDSH-së, jo

vetëm që nuk ishin realizuar, por pothuajse ishin harruar tërësisht, siç ishte

289 Sandra Ismanovski, Konflikt vo Makedonija 2001: terorizam ili borba za prava?

- Skopje: Fondacija Institut otvoreno op{testvo - Makedonija,

2008. f. 54.

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

162

legalizimi i Universitetit të Tetovës, që paraqiste një çështje shumë të ndjeshme te

shqiptarët, ligji për përdorimin e simboleve të nacionaliteteve u harrua edhe pse

pikërisht PDSH, ishte ajo që edhe vendosi e para flamurin kombëtar shqiptare

para disa komunave që ajo i qeveriste në vitin 1997, përderisa ishte në opozitë në

pushtetin qendror, përdorimi i gjuhës shqipe në parlamentin republikan dhe

institucionet tjera shtetërore u la në harresë dhe tani vetë PDSH fliste maqedonisht

në foltoren e parlamentit, përderisa kur ishin në opozitë, 1994-1998, tentonin të

flitnin shqip, investimet proporcionale në infrastrukturë në të gjitha vendbanimet

në Maqedoni pa dallim etnie, nuk ndodhën, demokracia koncensuale për të

parandaluar majorizimin, që PDSH e proklamonte vite me radhë, kur ishin në

opozitë tani u harrua, punësimet proporcionale në baza etnike në administratën

shtetërore, që ishte edhe çelësi i problemeve politike, sociale dhe ekonomike te

shqiptarët nuk ndodhi. Sa për të mbështetur tezën se ende vazhdonte diskriminimi

i shqiptarëve në ekstrem nga pushteti, flasin numrat e paktë të shqiptarëve që ishin

të punësuar në administratën shtetërore, spitale, ushtri dhe polici. Nga 9819 policë

vetëm 176 ishin shqiptarë, nga 23.483 të punësuar nëpër shtëpi të shëndetit dhe

spitaleve, vetëm 1056 ishin shqiptarë, në gjykata nga 4.071 vetëm 167 ishin

shqiptarë, nga 6665 të punësuar në ARM dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm

156 ishin shqiptarë etj.290

Nga prizmi i pushtetit aktual, marrëdhëniet ndërnacionale ishin të

relaksuara, pasi që ata niseshin nga raporti që ata kishin brenda kancelarive të

tyre, por shikuar nga prizmi i popullit gjendja ishte krejtësisht ndryshe, pasi që

ndryshimet e pritura nuk ndodhën edhe pse kaluan më shumë se dy vite prej kur

PDSH ishte në pushtet. Në këtë periudhë, PDSH, më shumë u angazhua për të

shkatërruar tërësisht partinë shqiptare opozitare PPD-në, me qëllim për të siguruar

jetëgjatësinë e saj në politikë, sesa t’i qasej seriozisht çështjes së realizimit të të

drejtave të shqiptarëve në rrugë institucionale. Përderisa, edhe PDSH, së bashku

me konceptet e veta politike dhe vendosmërinë, që paraqiste kur ishte në opozitë,

tani u shkri dhe u humb në horizontin e madh që ka pushteti, kjo reflektoi në

humbjen e shpresave te popullata shqiptare, në veçanti te shtresa e të përndjekurve

290Izbor tekstovi za konfliktot od 2001 / Mair Iseini, Petrit Menaj,

Rufi Osmani ; [prevod na makedonski jazik Rizvan Bela i Lirim Hajredini].

- Skopje : Fondacija Institut otvoreno op{testvo - Makedonija, 2008. F.10.: FAKTI – 12 prill 2001.

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

163

politik shqiptarë se politikisht dhe me politikë paqësore dhe institucionale, nuk do

të zgjidhej çështja shqiptare në Maqedoni. Ishin këto arsyet e shumta, që i dhanë

motive të fuqishme kreut të lëvizjes ilegale shqiptare në Maqedoni, për të hedhur

hapin konkret që të marrin situatën në duart e tyre duke organizuar luftën e

armatosur kundër pushtetit maqedonas.

Kjo bëri që në fillim të vitit 2001, papritmas dhe me një dinamikë shumë

të përshpejtuar, pjesë e ngjarjeve të rëndësishme dhe faktor dominant për

aktivitetet ushtarake kundër shtetit, të ishte Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e cila

udhëhiqej nga Ali Ahmeti, aktivist shumëvjeçar në procesin e organizimit ë

rezistencës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, një nga organizatorët e Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi kundër Serbisë në vitet 1998-’99 dhe e fitoi atë

luftë me ndihmën e NATO-s, duke bërë guerilen më të suksesshme të shek XX.

Me eksperiencën në Kosovë dhe lidhjet miqësore me ish kreun e UÇ të Kosovës,

do të merr përsipër që me luftë të armatosur të ndryshojë statusin e shqiptarëve në

Maqedoni.

Kreu i shtetit, në këtë situatë të ndodhur ngushtë, menjëherë të vetmin

opsion që e vendosën në tavolinë, ishte organizimi i luftës së fuqishme për të

asgjësuar njësitet e UÇK-së kudo që ato shfaqeshin, duke mos menduar për

opsione politike që të afroheshin që në fillim, me qëllim që sa më shpejtë të

përkufizohej kjo situatë kaotike ushtarake në vend. Qeveria e Maqedonisë, vetëm

për disa javë filloi mobilizimin masiv dhe furnizimin me armatim nga shtetet tjera,

kryesisht nga Rusia dhe Ukraina, shtete këto të njohura me qëndrim anti-NATO. E

tërë filozofia politike e maqedonasve, ishte vetëm përdorimi i forcës për të arritur

qëllimet politike. Duke mos analizuar mirë se kjo metodë makiavelist, jo

gjithmonë është produktive. Në këtë kontekst, qeveria e Maqedonisë dhe struktura

të caktuara përgjegjës për sigurinë në vend, mendonin se edhe kësaj radhe, sikurse

në të kaluarën, do të arrijnë që të shuajnë këtë lëvizje shqiptare, duke përdorur

dhunën institucionale.

Njësitet e armatosura të UÇK-së, nga mesi i shkurtit 2001, ishin futur në

fshatin Tanushë të Shkupit dhe kishin zënë pozicionet për herë të parë për luftë

frontale me maqedonasit pas vitit 1945, kur u zhvilluan betejat e fundit frontale

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

164

mes forcave partizane sllave dhe atyre të Ballit Kombëtar. Opinioni në vend,

akoma nuk ishte i njoftuar se çfarë ndodhte me të vërtetë në sferën e sigurisë,

përderisa një ekip i televizionit privat A- 1, më 16 shkurt 2001, do të drejtohet për

në fshatin Tanushë për të vërtetuar nëse thashethemet rreth futjes së UÇK-së ishin

të sakta apo spekulime. Menjëherë, pas tentimit për të hyrë në Tanushë, ekipi i TV

A1, u ndalua nga ushtarë të uniformuar me emblemën e UÇK, iu konfiskuan

kamera dhe aparatet tjera elektronike dhe u liruan. Pastaj ky ekip gazetaresk, e

kishte paraqitur rastin në polici dhe tani do të fillonte përleshja e armatosur mes

forcave policore dhe ushtarake të Maqedonisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në luftime, do të bie edhe dëshmori i parë i UÇK-së, Muzafer Xhaferi, 23

vjeçar291

.

Ministria Punëve të Brendshme, për herë të parë publikisht njofton për

incidentet e para me ushtarët e UÇK-së në fshatin Tanushë, më 18 shkurt 2001.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë, kumton se dy ditë rresht, kishte të

shtëna në Tanushë ndaj patrullave të Armatës së Maqedonisë292

. Këshilli për

Siguri i Maqedonisë, do të mbajë mbledhje më 21 shkurt 2001, në të cilën si

anëtar shqiptar, do të merr pjesë nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Iljaz

Halimi, i propozuar nga kryetari i shtetit. Në këtë mbledhje u bisedua për situatën

e krijuar javëve të fundit, nga rasti i Tearcës deri te Tanusha, në të cilin takim u

konstatua se pavarësisht nga incidentet në fjalë, situata është stabile në vend293

.

Paralajmërimet për formimin e një subjekti të ri politik shqiptar, vetëm se

duket që po marrin dimensione më të gjëra, nga ajo që në fillim mendohej se është

spekulim. Pas turbulencave në degën e PDSH-së në Kërçovë, në Dibër po ashtu

PDSH kishte suspenduar degën kohë me parë dhe në Kuvendin e saj në Dibër,

ndër të tjerat, nënkryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, do të flet edhe për formimin

e subjektit të ri politik shqiptar, i cili me shqetësim do të shprehet:”Partia e re që

formohet, vështirë se do të formohet në Maqedoni. Ka përfaqësues të asaj partie

edhe prej Dibre (aludohet në Kastriot Haxhirexhën - F.I.), që absolutisht kanë të

drejtën e tyre të merren me politikë dhe zhvillimin e partisë politike si ua merr

291 Sandra Ismanovski, Konflikt vo Makedonija 2001: terorizam ili borba za prava?

- Skopje: Fondacija Institut otvoreno op{testvo - Makedonija,

2008. f. 6. 292 Gazeta “Flaka”, 19 shkurt 2001, Masa adekuate për përcjelljen dhe ruajtjen e situates së sigurisë. 293 Gazeta “Flaka”, 22 shkurt 2001, përkundër incidenteve – situate në vend stabile.

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

165

mendja atyre. Por, unë fillimisht do të them se dua t’i përkujtoj deputetin, i cili del

në partinë tjetër dhe ndonjë funksionar, që do të kalojë andej, që sipas të gjitha

gjasave do “t’i riaktivizojnë” vlerat morale e kombëtare të shqiptarëve, se kjo

punë nuk do shkojë kështu dhe në PDSH, lëvizjen e këtillë do ta vlerësojmë si

tradhti dhe si mungesë totale e moralit shqiptarë … Naiviteti i tyre i skajshëm, i

çon ata, që të bëhen avokatura e tradhtisë e të flasin me gojën e shërbimeve të

sigurimit të shtetit të Maqedonisë së vjetër, të UDB-së. Këta vogëlushë nëpër

institucionet ndërkombëtare, argumentin kryesor e kanë se PDSH-ja merret me

korrupsion dhe kriminalitet të organizuar …”294

Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së, në mbledhjen e mbajtur

më 25 shkurt 2001, me degët e PDK-së, do të deklarojë: ”Qeveria e Beogradit dhe

ajo e Shkupit të heqin dorë nga politika represive, në mënyrë që të eliminohen

shkaktarët e krizës dhe kështu të krijohen parakushtet për dialog dhe zgjidhje

paqësore … Përfaqësuesit e qeverisë së Maqedonisë dhe të Serbisë, kanë zhvilluar

bisedime për çështjen e kufijve ndërshtetëror, por sa u përket kufijve të Kosovës,

themi me përgjegjësi të plotë se nuk mund të bisedohet, as në Shkup dhe as në

Beograd, por vetëm në Prishtinë dhe nga përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve”295

.

Situata në Maqedoni po keqësohej shumë shpejt, prandaj edhe paraqitja e kryetarit

Trajkovski para opinionit, më 26 shkurt 2001, tregon se situata nuk është e qetë.

Ai njofton opinionin se ekzistojnë grupe të armatosura jo legjitime në brezin

kufitar me Kosovën, si dhe ftoi të gjitha partitë që të mbështesin ratifikimin e

Marrëveshjes së Kufirit me Serbinë. Po të njëjtën ditë, në Bit Pazar të Shkupit,

qëllohet me katër plumba polici maqedon Goce Nikollov, e cila ishte shqetësuese

për organet e shtetit meqë ai ishte qëlluar në qendër të kryeqytetit.

Nënkryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, pas takimit me ambasadorin

britanik në Shkup, Mark Dikinson, më 27 shkurt 2001, do të deklarojë:

”Ekzistojnë dy metoda për t’u ballafaquar me situatën në kufirin verior të

Maqedonisë. Njëra është përdorimi i të gjitha ndikimeve dhe mjeteve politike,

kurse tjetra është se çdo shtet dhe çdo qeveri, doemos në fund duhet të

294 26 shkurt 2001, Kuvend I rregullt I degës së PDSH-së në Dibër. 295 Gazeta “Flaka” 26 shkurt 2001, J. Krasniqi: Përkufijtë e Kosovës nuk mund të bisedohet as në Beograd as

në Shkup, por vetëm në Prishtinë.

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

166

demonstrojë pushtetin në territorin e vet”296

. Partia politike shqiptare në opozitë

PPD, kishte qëndrim krejtësisht tjetër nga PDSH-ja, e cila i akuzon veprimet e

qeverisë dhe se fajtore për situatën e bën vetë qeverinë, po ashtu ajo u prononcua

kundër Marrëveshjes së kufirit Maqedoni-Serbi, pasi në pjesën me Kosovën, sipas

tyre, po bisedohet me partnerë të gabuar, si dhe qëndrimi i PPD-së për të votuar

kundër Marrëveshjes në fjalë. Përderisa koordinatori i grupit parlamentar të

PDSH-së, Zamir Dika, do të prononcohet publikisht se PDSH do të votojë për

Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Maqedoni-Serbi297

. Po ashtu zëdhënësi i

PDSH-së Ernad Fejzullahu, do të deklarojë: ” Nëpërmjet epopesë së Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, shqiptarët i dhanë fund fazës së luftës. Sot disa kriminel

përpiqen të fshihen pas emrit të UÇK-së, e cila ishte e respektuar nga i gjithë

faktori ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare e di se kjo është një përpjekje për

të izoluar shqiptarët, që disa qendra t’i kthejnë pozicionet e humbura në

Ballkan”298

. Me këto deklarata, PDSH synonte që të diskreditonte UÇK-në që në

ditët e para të shfaqjes së parë në opinion, me qëllim që mos të përfitojë UÇK-ja

përkrahjen e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve.

296 Gazeta “Flaka”, 28 shkurt 2001, Menduh Thaçi, PDSH-ja I dënon incidentet kufitare. 297 Gazeta “Flaka”, 28 shkurt 2001, Z. Dika: Incidented në Tanushec, rrënojnë imazhin politik të shqiptarëve

para faktorit ndërkombëtar. 298 Gazeta “Nova Makedonija”, 1 mars 2001, Izjavija.

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

167

IV – 3. Ratifikimi i Marrëveshjes së Kufirit Maqedoni – RF

Jugosllavisë (Serbisë)

Jo rastësisht, ishte përzgjedhur fshati Tanushë për të shënuar përleshjet e

para të armatosura ndërmjet forcave ushtarako policore maqedonase dhe Ushtrisë

Çlirimtare Kombëtare, meqë pikërisht vendbanimet në këtë zonë kufitare ishin

bërë objekt pazari mes Serbisë dhe Maqedonisë për të përcaktuar vijën kufitare,

duke mos marrë në konsideratë se ato vendbanime shtriheshin në segmentin

kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, dhe se tani ishte një realitet i ri në terren ku

Serbia, vetëm se nuk kishte juridiksion mbi Kosovën, meqë kjo e fundit

administrohej nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky veprim i autoriteteve

të Serbisë dhe Maqedonisë, i nxitur nga kryetari serb Koshtunica, i provokoi rëndë

ndjenjat e shqiptarëve, të cilët ende e kishin të freskët luftën e Kosovës, dy vite

më herët. Pavarësisht tensionimit të gjendjes, kryeministri Lupço Georgievski nuk

e ndërpreu këtë nismë, e cila do t’i kushtonte shumë edhe më 2 mars 2001,

parlamenti i Maqedonisë do të ratifikojë këtë Marrëveshje për Kufirin me 89 vota

për dhe 9 kundër299

. Përveç deputetëve të partisë opozitare shqiptare PPD, të

gjithë votuan për ratifikim të së njëjtës, përfshirë edhe partinë shqiptare,

pjesëmarrëse në qeverinë e Maqedonisë, Partinë Demokratike Shqiptare, duke

injoruar tërësisht zërat që vinin nga Kosova se kjo marrëveshje nuk duhej të

nënshkruhej, meqë do të jetë e papranueshme nga ana e Kosovës.

NATO do t’i apelojë qeverisë së Maqedonisë më 2 mars 2001, që të mos

intervenojë ushtarakisht kundër njësiteve të UÇK –së, me qëllim që mos të

eskalojë situata dhe në ndërkohë të lihet hapësirë për të tejkaluar gjendjen në

mënyrë të qetë. Mirëpo, qeveria e Maqedonisë ishte e shqetësuar për gjendjen e

sigurisë, meqë vetëm më 4 mars 2001, ishin vrarë 3 ushtarë maqedonas300

.

Prandaj më 5 mars 2001 do të shpall mobilizimin e përgjithshëm dhe

kryeministri, Lupço Georgievski, do të mbajë takime me kryeministrat e

Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Bullgaria për momentin do t’i ofroje

Maqedonisë vetëm ndihmë morale dhe politike, si dhe qeveria bullgare do të

deklarojë se kjo nuk nënkupton edhe ndihmë ushtarake. Presidenti bullgar Petar

299 Gazeta “Nova Makedonija”, 2 mars 2001, Ratifikuvan Dogovorot za razganiçuvanje so Jugosllavija. 300 Gazeta “Nova Makedonija”, 5 mars 2001, Zaginaa trojca vojnici na ARM.

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

168

Stojanov, do t’i ofrojë ndihmë për të sjellë trupa bullgare kolegut të tij maqedon

Boris Trajkovski, por menjëherë qeveria bullgare e demanton atë duke deklaruar

se do të ndihmojë me disa pajisje për çminim dhe disa ndihma teknike301

.

Përderisa qeveria greke konsideron se kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni, vjen

nga implementimi selektiv nga OKB-ja, për premtimin e grumbullimit të

armatimit302

. Gjithashtu, në takimin e përbashkët në mes të kreut shtetëror të

Maqedonisë dhe Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Kabixhozo dhe shefit të

UNMIK-ut Hekerup, nga ana e KFOR-it, u tha qartë se nuk kanë fakte për atë që

po ndodhë, se është nga ana e Kosovës303

. Kryetari i federatës ruse Vladimir

Putin, kishte pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Maqedonisë Boris

Trajkovski, me ç’rast Putin u shpreh i shqetësuar për shkak të aktiviteteve, sipas

tij, të ekstremistëve shqiptarë në Maqedoni dhe Serbinë e Jugut304

.

Papritmas, më 6 mars 2001, në Shkup do të vijë Jorgos Papandreu, i cili do

të takohet me kreun e shtetit. Papandreu do t’i ofrojë Maqedonisë përkrahje

politike, si dhe e informoi kryetarin Trajkovski se është në kontakt të

vazhdueshëm me sekretarin e NATO-s, Sekretarin amerikan, ministrat e punëve të

jashtme të Ballkanit dhe të Evropës për çështjen e krizës në Maqedoni305

.

Situata politike në Maqedoni, nuk ishte edhe aq e thjeshtë sa u konsiderua

në fillim, se gjoja një grup i armatosur kontrabandistësh janë futur në Tanushë dhe

se qeveria e Maqedonisë, sipas disa krerëve shtetërorë, kishte kapacitet të

ballafaqohet me ata. Përkundrazi, çdo ditë e më tepër, situata komplikohet edhe

më tepër duke u involvuar edhe shtetet tjera ballkanike. Kjo rikujton situatën e

luftërave ballkanike nëntë dekada më herët, kur “molla e sherit”, ishte pikërisht

territori i Maqedonisë së sotme. Fuqitë botërore nuk qëndruan indiferent ndaj këtij

konflikti që rritej çdo ditë. Rusia bënte presion, që sa më shpejt të shuhet kjo

kryengritje e shqiptarëve, ndërsa nga ana tjetër Bashkimi Evropian, NATO dhe

SHBA, jepnin mesazhe paqeje dhe kërkonin nga autoritetet e Maqedonisë, që të

301 Gazeta “The Daily Telegraph”, Nato troops keep watch on border flare- up dhe Balkan war fear as

Bulgaria offers troops to Macedonia, 6 mars 2001. 302 Gazeta “The Guardian”, Guerillas threaten Balkan Stability dhe Rebels flee Macedonian flashpoint, 6

mars 2001. 303 Gazeta “Nova Makedonija”, 5 mars 2001, Nemame dokazi deka ona shto se sluçuva e predizvikano od

kosovska strana! 304 Gazeta “Nova Makedonija”, 6 mars 2001, Albanskite ekstremisti pretstavuvat zakana za regionot. 305 Gazeta “Nova Makedonija”, 7 mars 2001, Regionot sploten okolu Makedonija.

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

169

jenë të përmbajtur dhe mos të përdorin forcë të tepruar. Editoriali i gazetës

proqeveritare britanike “The Times”, më 8 mars 2001, shkruan: ”Detyra imediate

e NATO-s, është të përforcojë sigurinë e Maqedonisë, si shteti më i brishtë në

rajon”.

Autoritetet maqedonase ishin në konfuzion të plotë, duke mos ditur se cili

ishte armiku dhe cili ishte miku i tyre në këtë situatë të rëndë. Pjesë e koalicionit

qeveritar ishte një parti shqiptare PDSH, aktivistë dhe anëtarë të saj filluan t’i

bashkëngjiten UÇK-së, gjë e cila ngjallte dyshimin te partneri i tyre i koalicionit

maqedonas VMRO-DPMNE. NATO në Kosovë, edhe pse kishte ofruar ndihmën e

saj për të përforcuar kufirin me Kosovën, që mos të futen ushtarët e UÇK-së,

sërish autoritetet maqedonase dyshonin se kjo luftë mbështetet nga faktori

ndërkombëtar306

. Relacionet me shtetet fqinje, ka kohë që nuk ishin në nivelin e

duhur, në përjashtim të Bullgarisë, e cila sigurisht kishte ambiciet e veta, në rast të

rrënimit të shtetit. Jo rastësish, shumë hapur, qeveria do të shpreh dyshimin ndaj

forcave të OKB-së në Kosovë dhe qeverisë kosovare se gjoja Trupat Mbrojtëse të

Kosovës (trashëgimtare të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës) janë të involvuara

drejtpërsëdrejti në luftime me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Presioni ndaj

NATO-s në Kosovë ishte permanent nga maqedonasi,t për të marrë masa në vijat

kufitare që të mos kalojnë grupe të armatosura të UÇK-së në territorin e

Maqedonisë. Disa veprime të forcave të NATO-s, nuk i kënaqnin autoritetet

maqedonase dhe këtu lindte dilema. Në fshatin Tanushë, në javën e parë të marsit

2001, përveç ushtrisë dhe policisë maqedonase, mori aksion edhe NATO-ja, nga

ana e Kosovës. Përderisa luftimet vazhdonin në zonën e Tanushës, ushtarët

amerikanë kishin arritur në afërsi rreth 200 metra objektit të shkollës në Tanushë,

më 8 mars në orën 2 të mëngjesit dhe nuk kishin vazhduar përtej, me arsyetim se

kishte shumë mjegull. Kolonel-llejtënant Bryan Owens, i cili udhëhiqte

operacionin, do të deklarojë se nuk doja të vazhdoj kah objekti, meqë doja ta

shohë saktë se kush gjendej aty, përderisa kah ora 2, një veturë dhe një serë

gomarësh të përdorur nga UÇK, do të futen në Maqedoni, përderisa kanë qenë të

306 Gazeta “Nova Makedonija”, 2 mars 2001, Dali Makedonija ke bide kolateralna shteta na KFOR?!.

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

170

parë nga trupat amerikane. Kolonel Owen, do të thotë se nuk e di se ku janë

vendosur tani307

.

Më 8 mars 2001, në New York ishte mbledhur Këshilli i Sigurimit i OKB-

së, për të biseduar rreth situatës së krijuar në Maqedoni. Këshilli i Sigurimit,

përveç tjerash do të mbështesë Maqedoninë në përpjekjet e saja për t’u ballafaquar

me dhunën, por dhe ta ruajë stabilitetin politik dhe harmoninë mes të gjitha

grupeve etnike në vend308

.

Për vizitë tre ditore në Maqedoni më 8 mars 2001, erdhi kryeministri

bullgar Ivan Kostov. Bullgaria do të ofrojë një ndihmë të konsiderueshme

ushtarake me vlerë prej 16 milionë markash gjermane. Në ditën e parë të vizitës së

tij në Shkup, vetëm se kishte arritur pjesa e parë në vlerë prej 800.000 markash

gjermane. Përderisa, një ditë më herët, një grup oficerësh ushtarak të Maqedonisë,

në Selanik të Greqisë morën ndihmat e para ushtarake nga shteti grek309

.

Më 11 mars 2001, në Shkup qëndron ministri i Punëve të Jashtme i

Francës Iber Vedrin, i cili u takua me kryetarin e shtetit Boris Trajkovski dhe

kryeministrin Lupço Georgievskin. Kryeministri Georgievski, e njoftoi për krizën

që është shkaktuar, si dhe theksoi falënderimin ndaj partnerit të koalicionit

qeveritar, i cili kundërshton grupet ekstremiste në Tanushë310

.

307 Gazeta “The Times”, 9 mars 2001. Rebels escape as US troops seize Albanian base. 308 Gazeta “Nova Makedonija”, 9 mars 2001, Osudeno nasilstvoto od albanskite ekstremisti. 309Gazeta “The Daily Telegraph”, Nato acts to avert new Balkan war, 9 March 2001; Gazeta Nova

Makedonija, 9 mars 2001, Voeno-tehniçka pomosh za Makedonija od 16 milioni marki. 310 Gazeta “Nova Makedonija”, 11 mars 2001, Iber Vedrin vo poseta na Republika Makedonija.

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

171

IV – 4. Formimi i Partisë Demokratike Kombëtare (Krah politik

i UÇK-së)

Aktiviteti për formimin e një subjekti të ri politik shqiptar, do të mbyllet

më 11 mars 2001 në Shkup, ku do të mbahet Kuvendi themelues i saj. Për kryetar

do të zgjidhet deputeti aktual Kastriot Haxhirexha, ndërsa për nënkryetar Xhevat

Ademi, i cili ishte deri tani kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të

përndjekurve politik në Maqedoni.

Përderisa qeveria e Maqedonisë bënte përpjekje maksimale, pothuajse gati

një muaj për largimin e ushtarëve të UÇK-së nga Tanusha e Shkupit. Tani lëvizje

për të organizuar vija tjera frontale vërehen edhe në Tetovë, në veriperëndim të

shtetit dhe në Kumanovë, në verilindje të shtetit. I gjithë faktori ndërkombëtar,

kryesisht NATO është e brengosur nëse do të zgjerohej lufta edhe në vise tjera në

Maqedoni. Në veçanti, nëse arrijnë ushtarët e UÇK-së t’i afrohen magjistrales

Kumanovë-Athinë. Kjo do të krijonte një shqetësim të madh, pasi do të bllokohej

linja Austri-Hungari-Serbi-Maqedoni-Greqi311

. Për herë të parë, më 12 mars 2001,

gazeta “Independent” e Londrës, përmend emrat e udhëheqësve të UÇK-së në

Maqedoni: Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani dhe Maliç Ndrecaj312

.

Në Shkup, Partia Demokratike Shqiptare, pjesëmarrëse në qeverinë e

Maqedonisë do të organizojë “Marsh të Paqes”, më 13 mars 2001, përderisa

luftimet e ashpra mes UÇK-së dhe forcave qeveritare, jo vetëm që vazhdonin, por

edhe zgjeroheshin në vendbanime tjera të banuara me shqiptarë313

. Për dallim nga

“Marshi i Paqes”, që u mbajt nga PDSH, një ditë më vonë në Tetovë, u mbajt një

tubim tjetër nga shqiptarët, por kësaj radhe, me karakter tjetër. Përbërja e

demonstruesve në Tetovë ishte kryesisht me të rinj, studentë të Universitetit të

Tetovës, të cilët kërkonin barazi në vend, të ndalej diskriminim i shqiptarëve,

311 Gazeta “The Telegraph”, 9 March 2001, Veterans of KLA campaign open a second front. 312 Gazeta “The Independent”, 12 March 2001, KLA veterans linked to latest bout of violence in Macedonia. 313 Gazeta “Nova Makedonija”, 14 mars 2001, Kluçot na mirot e nezavisno Kosovo I evrointegracija ne

Makedonija.

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

172

largimin e policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë nga Tanusha dhe Breza etj.314

Përderisa mbahej protesta në Tetovë, vetëm disa qindra metra larg saj, në Kalanë e

Tetovës filluan të dëgjohen të shtënat e para nga armët e UÇK-së, e cila ngjalli

kureshtjen e protestuesve dhe njëkohësisht në formë përkrahje demonstruesit

filluan të brohorisin: UÇK, UÇK. Këto momente, më 14 mars 2001 shënuan

fillimin e luftimeve në Tetovë, një front mjaft i madh i Ushtrisë Çlirimtare

Kombëtare, që do të zgjerohej në disa dhjetëra kilometra gjatësi. Ishte kjo një

koincidence apo paraprakisht ishte sinkronizuar kjo ngjarje, pak ka rëndësi315

.

Thelbësore është se pikërisht ata studentë të UT-së, që u injoruan tërësisht nga

qeveria dhe PDSH-ja, si pjesëmarrëse në të, me rastin e themelimit të Universitetit

të Shtulit dhe moslegalizimin e UT-së, në qendër të Tetovës, pikërisht para selisë

së PDSH-ës, publikisht e shprehën qëndrimin se janë kundër politikave të saj dhe

kundër “Marshit të Paqes”, që ajo organizoi një ditë më herët. Ndoshta ky veprim

i qeverisë për moslegalizimin e UT-së, u dha motiv të qartë studentëve të këtij

universiteti, që për disa ditë të radhiten me mijëra studentë në radhët e Ushtrisë

Çlirimtare Kombëtare. Luftimet në këto orë të para, ishin mjaft të ashpra dhe

ngelën 15 policë të plagosur dhe 3 qytetarë, prej të cilëve njëri humbi jetën më

vonë316

.

Pavarësisht, se kishte kaluar vetëm një muaj nga fillimi i luftimeve në

Maqedoni, krahas luftës në terren, po bëhej një propagandë e fuqishme në

opinion, duke filluar nga organet shtetërore të Maqedonisë, medium elektronike

dhe të shkruara, të cilat ishin të afërta me qeverinë, për të bindur faktorin

ndërkombëtar dhe qendrat e vendosjes, se gjoja UÇK është organizatë terroriste

dhe se shqiptarët janë element destabiliziues në rajon, shqiptarët duan të ndajnë

shtetin, luftojnë për Kosovë të Madhe apo për Shqipëri të Madhe, se gjoja

pjesëtarët e UÇK-së janë grupe kriminele etj. Përparësi të madhe kishte

Maqedonia, që të bindë botën se shteti ishte në të drejtë, pasi ata ishin organe të

pranuara legjitime edhe ndërkombëtarish, duke filluar nga Këshilli i Evropës,

Bashkimi Evropian, OSBE, NATO, OKB, dhe në çdo shtet të perëndimit,

314Gazeta “International Herald Tribune”, 16 mars 2001. Amid Shots in Macedonian Town, Civilians Call It

a War. 315 Gazeta “Nova Makedonija”, 15 mars 2001, Zhestoki prstrelki na policijata so terroristite kaj tetovskoto

kale. 316 Gazeta “Financial Times”, 16 mars 2001, Nato concerned to build up troop strength in Kosovo; Gazeta

The Times, 15 mars 2001, Albanians take fight deeper into Macedonia.

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

173

nëpërmjet ambasadorëve që kishte Maqedonia. Mirëpo, e gjithë kjo propagandë

nga autoritetet maqedonase nuk arriti ti bind ndërkombëtarët. Çdo përfaqësues dhe

delegacion, që vinte në Maqedoni nga Euro-Perëndimorët, nuk përmendte termin

“terrorist” pas një muaji luftime, por më së shumti përdornin termet:

“Ekstremistët”, “Rebelët”, “Kryengritësit”. Jo vetëm diplomatët europerëndimorë,

por edhe gazetarët që vinin nga bota demokratike, kishin qasje të njëjtë ndaj kësaj

kryengritje. Është për t’u habitur fakti se si editori diplomatik i gazetës “The

Times”, Richard Beeston, e cila është proqeveritare britanike, shkruan një analizë

për situatën në Maqedoni. Është jashtëzakonisht i informuar dhe shumë real.

Përshkruan arsyet e fillimit të luftës në Maqedoni, diskriminimin që i është bërë

shqiptarëve, përfaqësimi i ulët në institucionet e sistemit, arsimimi, politika etj.

Shkruan se UÇK e filloi luftën një muaj më herët, jo për të ndarë shtetin, por për

të avancuar statusin e shqiptarëve në Maqedoni, brenda kufijve aktual të shtetit. Ai

bën thirrje që sa më shpejt të intervenohet për të ndaluar një luftë

gjithëpërfshirëse, pasi sipas tij, nuk duhet shumë provokime që republika një

dekadëshe, të ndahet në dysh317

. Pas ngjarjeve të Tanushës së Shkupit dhe shtrirjes

së luftimeve në Tetovë, ngjarje të cilat kanë qenë të mbuluara nga gazetarët

anglez, tani nga mesi i muajit mars, respektivisht më 16 mars 2001, gazeta “The

Daily Telegraph”, në artikullin me titull: “Rebelët shqiptar e sjellin luftën e

Ballkanit më afër”, ndër të tjera njofton, se një ditë më herët pati luftime në

Malinë, me ç’rast janë dëgjuar detonime të artilerisë, të cilat kanë bombarduar

malet përreth për të “pastruar 200 rebelë”318

. Përveç kësaj, shkruan se “sipas disa

lajmeve, luftimet janë përhapur edhe në Likovë, 12 milje në verilindje të

Shkupit”319

. Më poshtë, gazetari Patrick Bishop, nënvizon: “Vazhdimi i dhunës i

ka shuar shpresat se veprimet e UÇK- së do të ishin jetëshkurtra”, me ç’rast citon

kryeministrin Georgievski, i cili thotë: “Në fillim ne menduam se ata janë vetëm

kriminel, por bazuar në informacionet tona, tani si duket ata kanë përkrahje të

fortë politike dhe logjistike nga strukturat në Kosovë”320

. Për futjen e njësiteve të

UÇK në Likovë, informon edhe gazeta “The Times”, më 16 mars 2001, ku

theksohet se janë futur në Likovë të armatosur me mitraloz dhe granata

317 Gazeta “The Times”, 16 mars 2001, New clashes light Balkans fuse. 318 Gazeta “The Daily Telegraph”, Albanian rebels bring Balkan war closer, 16 mars 2001. 319 Po aty. 320 Po aty.

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

174

hedhëse321

. Ky qëndrim neutral i shtypit britanik për ngjarjet e mesit të marsit

2001, që paraqitet qartë në tabloidet e tyre, se UÇK nuk është organizatë

terroriste, pasi ata nuk e theksojnë të njëjtën, ashtu siç pretendohej të paraqitet nga

strukturat shtetërore dhe mediumet maqedonase, si dhe qëndrimin e gazetarëve

anglez, se veprimet e UÇK nuk do të jenë jetëshkurtra, me ç’rast lë të kuptohet se

ai ka krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për një strukturë ushtarake të organizuar

mirë dhe jo siç pretendohej nga disa qarqe, të cilët e paraqitnin si bandë anarkiste.

Këto qëndrime, do të vërejmë se shumë shpejtë do të japin efektin e vet, për të

ndikuar në perceptimin e situatës nga faktori ndërkombëtar.

Për shkak të situatës së rënduar në vend, intensifikohen vizitat e

diplomatëve të huaj në Shkup, si dhe takimet e brendshme të politikanëve nga

parti të ndryshme, qoftë nga pozita apo nga opozita. Një takim do të shënohet

ndërmjet kryetarit të partisë më të madhe opozitare maqedonase, Lidhjes

Socialdemokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe nënkryetarit të partisë

më të madhe të shqiptarëve në pushtet Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh

Thaçit. Të dy bashkëbiseduesit, theks të veçantë e kishin situatën në vend, pas së

cilës nënkryetari i PDSH-së Menduh Thaçi deklaroi: “Ne kemi qëndrim të qartë- i

dënojmë shqiptarët e armatosur, të cilët i krijojnë provokimet dhe nuk do të

pranojmë dialog me ata … Një pjesë e deklaratave nga kreu shtetëror,

kontribuojnë, që fuqia e PDSH të amortizohet dhe me atë edhe bashkëpunimi

qeveritar me VMRO-DPMNE. Nëse analizohet gjendja, do të vijmë në konstatim

se duan nga të gjitha anët ta rrënojnë PDSH-në”322

. Edhe pse lufta merrte përmasa

të mëdha dhe zgjerohej gjithandej vendit, në veçanti në Tetovë, vetëm disa qindra

metra nga selia e PDSH-së, ende nënkryetari saj nuk i bindet situatës reale dhe

mendon njëjtë sikurse partitë politike maqedonase, duke mos parë se çdo ditë e më

tepër shtohej simpatia dhe përkrahja ndër shqiptarët ndaj Ushtrisë Çlirimtare

Kombëtare. Nuk ishte asgjë e çuditshme, kur jepnin politikanët maqedonas, serbë,

rus dhe ukrainas deklarata të tilla, por ishte sa e çuditshme, aq edhe shqetësuese,

se si kishte mundësi që përfaqësuesi i partisë më të madhe të shqiptarëve në

Maqedoni të deklarohet kundër UÇK-së, në vend që të jep deklarata më

321 Gazeta “The Times” më 16 mars 2001, Macedonian flee battle for besieged city. 322 Gazeta “Nova Makedonija”, 16 mars 2001, Nema da prifatime dijalog so vooruzhenite Albanci.

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

175

balancuese. Nga deklaratat e tij, shihet qartë se ai më tepër brengoset për fatin e tij

dhe të partisë së tij sesa për fatin e popullit shqiptar në Maqedoni, i cili ishte në

një fazë shumë të rëndë, por edhe të rëndësishme historike.

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

176

IV – 5. Shtrirja e luftës në Tetovë

Territori që kontrollonin guerilët e UÇK-së shtohej vazhdimisht, derisa ata

kishin arritur që nga mesi i marsit 2001 të futen nëpër lagjet e qytetit të Tetovës323

.

Në këtë intensitet të luftimeve në vend, për vizitë në Shkup më 16 mars, do të vijë

ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Joshka Fisher. Po ashtu të njëjtën ditë,

në Shkup do të qëndrojë përfaqësuesi special i Sekretarit të OKB-së, Kofi Anani

dhe për Ballkanin, Karl Bild. Në takim me kryetarin e shtetit Boris Trajkovski,

kryeministrin Lupço Georgievski, kryetarin e PDSH-ës, Arben Xhaferi dhe

kryetarin e PPD-së, Imer Imeri, u bisedua për gjendjen momentale të sigurisë të

krijuar në shtet, me ç’rast ata theksuan se duhet bërë përpjekje maksimale që të

zgjidhet ky problem me mjete paqësore324

. Që nga fillimi i luftimeve, mjaft aktive

në çështjen e Maqedonisë ishte edhe diplomacia ruse, si në deklarata dhe në

prononcime publike,, ashtu edhe në Këshill të Sigurimit të OKB-së, e cila

fuqishëm mbështeste pozicionet e popullit maqedon, duke akuzuar rendë për

gjithçka shqiptarët. Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse do të lëshojë

një komunikatë, në të cilën do të akuzojë shqiptarët si destabilizues të rajonit dhe

se ata gjoja inskenojnë situatë për t’u përsëritur skenari i Kosovës325

.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, më 15 mars 2001,

do të lëshojë komunikatën nr. 7 për opinion, në të cilën thuhet: “Dy ditët e fundit

në Tetovë e rrethinë, forcat tona në vetëmbrojtje, u detyruan të hynë në luftime me

forcat agresive të pushtet mbajtësve. Brigadat dhe njësitë tjera vartëse të UÇK-së

në Malësinë e Tetovës, në Karadakun e Shkupit dhe në pjesë tjera të Maqedonisë,

janë duke u ripozicionuar në përputhje me rrethanat e reja. Edhe trupat qeveritare

në Tetovë, po qëndrojnë të vendosura në lagjen Dut Lluk. Nga kjo pikë ata kanë

bërë lëvizje dhe kanë hapur zjarr kundër njësive tona. Gjithashtu, ato kanë hapur

zjarr të pakontrolluar në drejtim të fshatrave të Malësisë së Tetovës. Në

vetëmbrojtje, forcat tona u janë kundërpërpërgjigjur. Luftimet janë ripërtërirë disa

herë gjatë ditës dhe të shtënat sporadike vazhdojnë. Forcat qeveritare kanë

përdorur armë të kalibrave deri në 82 mm. Forcat sllavomaqedonase, sot kanë

323 Gazeta “The Independent”, 16 mars 2001, Albanian rebels take their battle to the streets. 324 Gazeta “Nova Makedonija”, 17,18 mars2001, Germanija ostanuva nash partner od doverba, dhe

Poddrshka na akciite na vlastite vo zashtita na mirot vo drzhavata. 325 Gazeta “Nova Makedonija”, 17,18 mars2001, Obid da se povtori kosovskoto scenario.

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

177

vrarë një dhe kanë plagosur dy civilë shqiptarë. Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare

Kombëtare, nuk ka as të vrarë dhe as të plagosur. Pozicionet e UÇK-së kanë

lëvizur drejt qytetit të Tetovës. Nga forcat e gjalla, kundërshtarët lanë sot në

fushën e luftimeve 11 të vrarë dhe 18 të plagosur, ndërsa nga teknika forcave

sllavomaqedone, u shkatërruan 3 mjete të motorizuara. Me qëllim të kryerjes së

detyrave ushtarake, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të aftë për pushkë të gjejnë

formë dhe t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ju bëjmë thirrje policëve

dhe ushtarëve shqiptarë, që ende janë duke shërbyer në trupat qeveritare, që të

kapin armët dhe t’u bashkohen njësive më të afërta të Ushtrisë Çlirimtare

Kombëtare”326

. Nënshkruar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare

Kombëtare në Shkup, më 15 mars 2001. Kjo Komunikatë e UÇK-së, mjaft e qartë

dhe precize tregonte edhe nivelin e saj organizativ dhe intelektual, si dhe

vendosmërinë e saj për të vazhduar luftimet.

Përderisa luftimet intensifikoheshin, kryeministri Georgievski dhe blloku

politik maqedonas, mendonin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtet,

për të cilën duheshin 2/3 e votave në Parlament. Nga ana tjetër, partitë shqiptare

ishin kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në veçanti PDSH

kundërshtonte këtë kërkesë të partnerit të saj qeverisës VMRO-DPMNE.

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke e parë se shteti gati po

kalonte në kaos të plotë dhe paniku te qytetarët ishte shtuar ditëve të fundit, për

shkak të luftimeve të ashpra me UÇK-në nga rajoni i Likovës deri në Tetovë, ai do

t’i adresohet popullit më 18 mars 2001. Duke tentuar të bind faktorin

ndërkombëtar për intervenim në favor të Maqedonisë dhe për të treguar paaftësinë

e forcave shtetërore që të asgjësojnë UÇK-në, siç premtuan, ai do të akuzojë se ky

ishte agresion nga Kosova. “Republika e Maqedonisë më shumë se një muaj është

lëndë e agresionit nga krahina e Veriut, Kosova, drejtuar në dy drejtime; nga

Tanisheci deri te trekëndëshi Kosovë-Sërbi-Maqedoni dhe nëpërmjet bjeshkëve të

Malit Sharr. Ky agresion për ne, nuk është e fshehtë por është i përgatitur, i

planifikuar dhe maksimalisht e zbatuar me mbështetjen logjistike të strukturave

politike në Kosovë”327

. Ndërsa, kryetari i partisë shqiptare në pushtet Arben

326 Gazeta “Nova Makedonija”, 17-18 mars 2001, Komunikatë Nr.7. 327 Gazeta “Nova Makedonija”, 19 mars 2001, Makedonija ke ja dobie I ova teshka bitka.

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

178

Xhaferi, demanton partnerin e tij të koalicionit qeverisës, duke thëne se

kryeministri Georgiev ka informata të gabuara, meqë kriza nuk vije nga Kosova,

por nga vetë shqiptarët e Maqedonisë328

. Të njëjtën ditë, në Tetovë, zhvillohen

luftime të ashpra në lokalitetet Kalaja dhe Drenoec, në të cilat luftime do të kemi

një ofensivë të madhe nga ushtria, policia, forcat paramilitare maqedonase, duke

përdorur të gjithë llojet e armatimit në dispozicion që kishte shteti. Në bazë të

bllokut maqedonas, thuhet se UÇK-ja kishte humbje të mëdha, deri në 300 ushtarë

dhe se janë tërhequr nga vendi, Kalaja, por nuk u dha prova për këtë humbje aq të

madhe të UÇK-së329

. Ndërsa, nga ana tjetër UÇK, thotë se kanë bërë tërheqje

taktike dhe se nuk kanë pësuar humbje. Në ditën e njëjtë kemi një helikopter të

Armatës së Maqedonisë të rrëzuar në vendin e quajtur Kodra e Diellit në Malin

Sharr, në të cilin humbi jetën një ushtar dhe 20 u plagosën330

. Nuk dihet qartë nëse

helikopteri ishte qëlluar nga pozicionet e UÇK-së, që ishin vetëm rreth 300 m afër

vendit ku u rrëzua apo ishte aksident, siç u kumtua zyrtarisht. Një ditë më vonë

“The Guardian”, gazetari britanik Nicholas Wood, i cili qëndron në fshatin Sellcë

të Tetovës, atje ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, i cili njofton se

UÇK bën rekrutime të shumta dhe avancon përpara në vijën frontale, me ç’rast

ushtria dhe policia maqedonase, po tërhiqen nga pozicionet që i morën dy ditë më

herët, tani janë brenda qytetit dhe se edhe atje njësitet e UÇK-së po tentojnë të

futen. Gazetari britanik dëshmon për luftimet e ashpra dhe se vetëm 50 metra ishte

afërsia mes palëve që luftonin331

. Praktikisht ajo që u kumtua nga qeveria dhe

mediumet maqedonase se forcat qeveritare nga ofensiva e madhe ushtarake që

kishte ndërmarrë ajo, gjoja e kishte asgjësuar UÇK-në dhe se i tërë territori ishte

nën kontroll të qeverisë, nuk qëndron. I dërguari i OKB-së për Ballkanin Karl

Bild, do të deklarojë se një luftë e kufizuar civile vetëm po fillon në Maqedoni,

përderisa kryeministri vazhdon të akuzojë Bashkësinë Ndërkombëtare se u

ndihmon ushtarëve të UÇK-së, me mos bllokimin e kufirit që ata të mos

depërtojnë nga Kosova332

. Federata Ruse ndante mendimin e njëjtë me qeverinë e

Maqedonisë. Presidenti Putin kërkonte që bota të shikonte të gjitha mundësitë,

përfshirë edhe atë ushtarake, që të ndërpresë shtrirjen e “ekstremizmit shqiptar”,

328 Gazeta “Nova Makedonija”, Krizata ne doaga od Kosovo, taa e odnatre. 329 Po aty, Razbieni poziciite na akstremistite na tetovskoto kale. 330 Po aty, Povredenite vo helikopterskata nesreka von zhivotna opasnost. 331 Gazeta “The Guardian”, 19 mars 2001, Macedonian rebels recruit and advance. 332 Gazeta “The Daily Telegraph”, 19 mars 2001, Balkan rebels open second front.

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

179

sipas tij333

. Serbia dhe Rusia bënin çmos për të bindur botën se Kosova ishte

eksportuese e terrorizmit në rajon, siç u shpreh Shefi i Diplomacisë Ruse gjatë

takimit të tij me kryetarin e Serbisë në Beograd Vojisllav Koshtunica, më 19 mars

2001334

.

Lideri i Lëvizjes Popullore të Kosovës Emrush Xhemajli, konsiderohet si

një nga njerëzit me më ndikim në UÇK dhe i dërguari special i SHBA-së për

Ballkanin, James Pardew, do të realizojë një takim me të. Për takimin e njëjtë, flet

edhe vetë Pardew, i cili thotë se e ka porositur Xhemailin, që të fokusohet në

problemet e brendshme në Kosovë, pasi këto veprime të armatosura paraqesin

rrezik për rajonin335

.

Impakti tjetër i luftës në Maqedoni, do të ishte edhe ai ekonomik, përveç

rënies së ekonomisë në mënyrë drastike, do të kemi edhe shpenzime

marramendëse të paralajmëruara nga ministri i Financave Nikolla Gruevski, i cili

deklaroi, se së paku 3.5 milionë marka gjermane nga burime të ndryshme dhe për

qëllime të ndryshme mund të ridestinohen për blerjen e armatimit të nevojshëm,

municionit, përgatitje ushtarake dhe paga për mëditje, për ata që janë të angazhuar

në luftë336

. Ky nxitim i organeve shtetërore, për të ndarë aq mjete financiare, më

shumë se buxheti vjetor i gjithë shtetit, vetëm për të blerë armatim për të luftuar

UÇK-në, flet vetë se sa serioze ishte gjendja në shtet dhe se në çfarë paniku ishin

institucionet e vendit, përderisa nga ana tjetër, UÇK ishte një ushtri e vogël që

ishte në konsolidim e sipër dhe nuk kishte buxhet të tillë për të furnizuar njësitet e

saja, me lloje të armatimit që furnizohej ushtria dhe policia e Maqedonisë. Vetëm

disa javë pas këtij vendimi të qeverisë dhe deklarimit të ministrit të Financave,

Nikolla Gruevski, do të reflektojë negativisht në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe

Maqedonia, do të ketë kritika të ashpra dhe nuk do të mund të fitojë ndihmë

financiare, meqë sipas tyre, mjetet i harxhon për armatim. Ish Shefi i Shtabit të

Përgjithshëm të Maqedonisë, Pande Petrovski, do të shkruajë për moskoordinimin

e ARM-së dhe të Policisë, në fillim të luftës dhe hapat që i kishte ndërmarrë MPB,

për të armatosur popullatën maqedonase. “Përveç tjerave, në këtë periudhë, pa

333 Gazeta “The Daily Telegraph”, 19 mars 2001, Britain to reject Nato plea for more Kfor troops. 334 Gazeta “Nova Makedonija”, 20 mars 2001, Kosovo izvoznik na terrorizmot. 335 Gazeta “Nova Makedonija”, 20 mars 2001, pobunetite sorabotnici gi voznemirija maticnite Albanski

politicari. 336 Gazeta “Nova Makedonija”, 20 mars 2001, Drzhavata e finansiski mokna da ja prebrodi krizata.

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

180

njohurinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së ishin importuar 30.000

kallashnikovë nga R. e Bullgarisë, të deponuar nëpër depot e ARM-së në Koçani,

ndërsa më vonë u shpërndanë në popullatë, para se gjithash në Tetovë. E gjithë kjo

ishte fillim për të krijuar një kaos të përgjithshëm, me qëllim që e gjithë kriza në

RM të del nga kontrolli”337

. Në Shkup shpërndarja e armëve nëpër civilë

maqedonas filloi në pjesën lindore të qytetit, aty ku mendohej se kishte rrezik më

tepër nga UÇK-ja, si në fshatrat rreth Haraçinës ku ishte pozicionuar UÇK-ja338

.

Nëpër vendbanimet maqedonase, u krijuan grupe të armatosura, të cilat kishin për

detyrë të mbroheshin nga shqiptarët339

.

Për të qetësuar gjendjen në Maqedoni, Bashkimi Evropian do të jetë mjaft

aktiv, në veçanti nëpërmjet përfaqësuesit të saj Havier Solana, Shef i Politikës së

Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Evropian, i cili më 20 mars 2001, do të

qëndrojë në Maqedoni. Gjatë vizitës së tij, ai realizoi takime me kryeministrin,

presidentin, ministrin e Punëve të Jashtme, por në mënyrë të veçantë, ai u takua

me kryetarët e partive shqiptare, PDSH Arben Xhaferi dhe PPD Imer Imeri. Në

takimin me Xhaferin dhe Imerin, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, me të

cilën i bënin thirrje grupeve të armatosura, që të kthehen të qetë nëpër shtëpitë e

tyre dhe se të gjitha kërkesat politike do të realizohen në mënyrë paqësore340

.

Ardhja e Solanës në Shkup, ishte e një rëndësie të madhe për shumë arsye, pasi ai

në radhë të parë ishte personalitet shumë i respektuar, jo vetëm te klasa politike

shqiptare, por edhe te masa e gjerë, pasi ai gjatë sulmeve të NATO-s mbi Serbinë

në vitin 1999, ishte Sekretar i Përgjithshëm i saj dhe njëherësh përfaqësonte një

organizëm të madh të shteteve të Evropës Perëndimore në këtë pozicion të mirë.

Si i tillë, Solana u mendua mirë nga diplomacia evropiane, se do të ishte i vetmi

që ndoshta do të thyente akullin për t’i ulur në tavolinë shqiptarët dhe t’i bind që

të heqin dorë nga lufta. Nga fakti se në deklaratën e nënshkruar nuk u përmend

termi “terrorist’ por “grupe të armatosura”, nënkuptohet qartë se bashkësia

ndërkombëtare nuk i ka marrë të gatshme konstatimet e bllokut maqedonas se këto

337

Pande Petrovski, Svedoshtva- 2001, Kiro Dandaro, Bitola, 2006, f. 91. 338

John Philips, Macedonia, warlords & rebels in the Balkans, Yale University Press & New Haven and London, 2004 , f.116. 339

Jan Riflik, Miroslav Kouba, Istorija na Makedonija, Makedonska Reç, Skopje, 2009, f.369. 340 Gazeta “Nova Makedonija”, 20 mars 2001, Havier Solana se sretna so politickoto rakovodsto na nashata

zemja.

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

181

janë grupe terroriste dhe se luftojnë për “Shqipëri të Madhe”, por përkundrazi,

tërthorazi, mbasi i bën presion edhe shtetit që të përshpejtojë me reformat dhe

dhënien e të drejtave shqiptarëve, d.t.th se lufta e UÇK-së në mënyrë indirekte

legjitimohet dhe se është në pyetje koha kur ajo do të bëhet pjesë e negociatave

për t’i dhënë fund luftimeve. Suksesi më i madh i UÇK-së, u shënua që në katër

javët e para të daljes së saj në skenë, pasi nuk kishte ndodhur që asnjëherë deri

tani, nga asnjë subjekt tjetër shqiptarë në Maqedoni, aq shpejt të

internacionalizohet çështja shqiptare në kancelaritë e qendrave të vendosjes,

Uashington, Nju Jork, Bruksel, Londër dhe në Paris. Fluksi i madh i diplomatëve,

që vërshuan Shkupin vetëm për disa javë, bënë që kjo “Shuttle diplomacy”, të jetë

më e veçanta në historinë e këtij shteti.

Nga presioni i vazhdueshëm, që bën qeveria e Maqedonisë në drejtim të

forcave të NATO-s në Kosovë, se nuk ndërmarrin masa për të izoluar kufirin, që

mos të depërtojnë grupet e armatosura të shqiptarëve në Maqedoni, në Bruksel,

më 19 mars 2001 në selinë e NATO-s, në prezencë të ministrit të Punëve të

Jashtme të Maqedonisë, do të merret qëndrim që të përforcohet kufiri mes

Kosovës dhe Maqedonisë, respektivisht ndërprerja e linjave të furnizimit, siç do të

shprehet Lordi Robertson, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s341

.

Përderisa Britania e Madhe dhe Franca bëjnë gati një Projekt Rezolutë për

Maqedoninë, që t’ia dorëzojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sergej Llavrov,

ambasadorit rus në OKB, do të deklarojë se qëndrimi i Moskës është se problemet

në Maqedoni i krijojnë së bashku, ekstremistët shqiptarë nga Kosova dhe

Maqedonia. Kështu autoritet maqedone, duke shpresuar më tepër për ndihmë nga

Rusia dhe ish blloku sovjetik, do të bëjnë pazar me Ukrainën për blerjen e katër

helikopterëve ushtarak Mi-24342

. Se sa mund t’i ndihmojë helikopteri ushtarak

Armatës së Maqedonisë për asgjësimin e ushtarëve të UÇK-së, kur vetëm se

aksionet kundër forcave qeveritare barten edhe nëpër qendra urbane, siç ishte rasti

me gjuajtjen e dy policëve maqedonas në kompleksin “Çairçaneja”, në qendër të

Shkupit, njëri prej tyre ndërroi jetë dhe tjetri ngeli i plagosur.

341 Gazeta “International Herald Tribune”, 20 mars 2001, NATO Aims to Seal Macedonia Border. 342 Gazeta “Nova Makedonija”, 22 mars 2001, Isprateni cetiri helikopteri za makedonskata armija.

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

182

Është me rendësi të theksojmë se pas një muaj luftime të ashpra dhe

zgjerimit të konfliktit në shumë vendbanime shqiptare, granatime të fshatrave

shqiptare nga forcat qeveritare, partitë politike shqiptare, si nga opozita, ashtu

edhe nga pozita, do të fillojnë ngadalë të ndryshojnë qëndrimin, respektivisht

hapur do të kundërshtojnë disa veprime të qeverisë, kryetarit të shtetit dhe forcave

ushtarake dhe policore. Ata hapur do të kundërshtojnë ultimatumin që qeveria ua

dha ushtarëve të UÇK-së të lëshojnë vendin, po ashtu hapur kundërshtuan

përdorimin e tepërt të forcës. Lideri i PDSH-së Arben Xhaferi, do të deklarojë:

”Situata në terren është e rëndë, pasi përdoret artileri e rëndë kundër fshatrave dhe

shtëpive. Duhet të vendoset metodë e re për zgjidhjen e krizës, respektivisht duhet

të vendoset demokracia në krizë dhe jo të vendoset kriza në demokraci”343

.

Nga fundi i marsit 2001, filluan të duken indikacionet e para nga faktori

ndërkombëtar për ndryshim të qasjes që ata kishin ndaj çështjes së luftës në

Maqedoni. Në vend të ofensivës së madhe, që kishte paralajmëruar qeveria e

Maqedonisë për të luftuar UÇK-në në Malësinë e Sharrit, tani nga presioni që i

bën Unioni Evropian, ajo do të tërhiqet. Porosia e BE –së ishte e qartë, që qeveria

e Maqedonisë duhej të intensifikojë bisedimet me të zgjedhurit legjitim shqiptar

për ndryshimet politike344

.

Për të përshpejtuar procesin e paqes, në Shkup, më 26 mars 2001, do të

vijnë Sekretari Gjeneral i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson dhe përfaqësuesi për

Politikë të Jashtme të BE-së, Havier Solana. Qëllimi i vizitës ishte të bëhej presion

për të parandaluar rrëshqitjen e Maqedonisë në një luftë civile të përgjithshme.

Qeveritë e NATO-s, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, kërkuan nga presidenti

Trajkovski, që të jenë të përmbajtur nga përdorimi i forcës345

. Një pjesë e bllokut

maqedonas kishin bindjen se kjo: “… situatë e luftës ishte organizuar nga jashtë

me instrumente rreptësishtë për të kontrolluar krizën, gjithsesi për arritje të

qëllimeve politike”346

. Pavarësisht nga thirrjet, që i bën Unioni Evropian qeverisë

së Maqedonisë, që të jetë e përmbajtur në përdorimin e forcës, sërish autoritet

343 Gazeta “Nova Makedonija”, 22 mars 2001, izjavija. 344 Gazeta “International Herald Tribune”, 23 mars 2001, After EU visit, Macedonia Pulls Back From Attack. 345 Gazeta “Evening Standard”, 26 mars 2001, Nato chifs flies out to try to stop Macedonia sliding into war. 346

Pande Petrovski, Svedoshtva- 2001, Kiro Dandaro, Bitola, 2006, f. 11.

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

183

maqedonase organizuan një ofensivë të madhe kundër UÇK-së347

. Pas 48 orë,

ofensivë të furishme që ndërmori qeveria e Maqedonisë kundër UÇK-së në

Malësinë e Tetovës, z. Robertson dhe z. Solana, do të bëjnë presion autoriteteve

maqedone, që të ndërpresin ofensivën ndaj UÇK-së dhe të fillojnë menjëherë

dialogun me shqiptarët për të përmirësuar statusin e tyre politik348

. Ofensiva

ushtarako-policore maqedonase ndaj vendbanimeve shqiptare në Tetovë ishte

joselektive dhe më së shumti pësoi popullata civile, të cilët i lëshuan vendbanimet

e tyre349

. Kryeministri britanik Tony Blair, do të njoftojë se rreth 400 ushtarë

britanik dhe skandinav, do të vendosen në kufi me Maqedoninë për të parandaluar

futjen e ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni nga Kosova350

. Gjithashtu, Suedia

paralajmëroi se do t’i dërgojë në Kosovë edhe 250 ushtarë shtesë për të patrulluar

kufirin me Maqedoninë351

. I gjithë faktori ndërkombëtar është mjaft i interesuar,

për të parandaluar një luftë me përmasa më të mëdha, prandaj shihen përpjekjet

maksimale në shumë sfera, që ata i ndërmarrin për të zgjidhur këtë çështje.

Editoriali i gazetës “The Guardian”, do të shkruajë në mes tjerash: ”Shqiptarët

janë të përfaqësuar në qeverinë e Maqedonisë, por ata kanë pakënaqësitë

kolektive. Një lloj “tryeze e rrumbullakët” për diskutime me liderët shqiptarë,

brenda dhe jashtë rangut të pranuar mund t’i identifikojë ata. Me kushtetutë,

bashkësia etnike maqedonase duhet t’i pranojë numrat e shqiptarëve. Ata duhet të

jenë të vërtetuar nga një regjistrim i ri”352

. Përderisa luftimet mes UÇK-së dhe

qeverisë së Maqedonisë, do të vazhdojnë me intensitet të lartë, papritmas nga

ushtria maqedonase do të granatohet një fshat në Kosovë, ku do të ngel i vrarë një

gazetar, Kerem Lawton, 30 vjeçar, i “Associated Press Television News” dhe një

qytetar 20 vjeç, ndërsa do të plagosen rreth 20 civilë353

. Zëdhënësi i KFOR-it në

Prishtinë, do të njoftojë se bombardimet në fshatin Krivenik, pastër në territorin e

Kosovës kanë zgjatur më shumë se një orë354

.

347 Gazeta “Wall Street Journal Europe”, 26 mars 2001, Macedonia Widens A Risky Offensive Against

Insurgents. 348 Gazeta “The Times”, 27 mars 2001, Western emissaries fly in to urge dialogue. 349 Gazeta “The Mirror”, 27 mars 2001, Life is just impossible ..our village is now dead. 350 Gazeta “Daily Express”, 27 mars 2001, Threat of a new Kosovo. 351 Gazeta “International Herald Tribune”, Rebels in Macedonia Abandon Strongholds. 352 Gazeta “The Guardian”, 28 mars 2001, Crisis in Macedonia. 353 Gazeta “The independent”, 30 mars 2001, Macedonian shelling of village kills journalist. 354 Gazeta “The Daily Telegraph”, 30 mars 2001.

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

184

Në këtë mjegull që ishte krijuar në Maqedoni dhe asgjë nuk ishte e qartë se

çfarë po ndodh dhe as që mund të parashikohej e nesërmja, diplomati amerikan

Richard Hobrooke, në një artikull special për Maqedoninë në “International

Herald Tribune”, në mes tjerash, shumë prerë do t’i jep disa porosi administratës

amerikane: ”Sfida shumë urgjente do të jetë në Maqedoni. Kryesisht, vetëm javë

kanë ngelur për ndërmjetësuesit që të parandalojnë një luftë civile ndërmjet

sllavëve maqedonas dhe pjesëtarëve radikal të pakicës shqiptare. Për të

parandaluar këtë, Uashingtoni duhet të ketë të dërguar të nivelit të lartë, të cilët

duhet të përfaqësojnë administratën e Bushit, në krah me Havier Solanën të

Bashkimit Evropian. Tani, nëse lihet diplomacia tërësisht në duart e Evropianëve,

Uashingtoni rrezikon ta përsëritë gabimin e vitit 1991, neglizhencën e pasuar nga

lufta.355

.

Pas ofensivës së madhe që ndërmorën forcat qeveritare ndaj UÇK-së, nuk

kaluan pa zgjuar interesin e qendrave të vendosjes në botë. Sekretari Shtetëror

Amerikan Collin Powel, do të bisedojë me ministrin e Punëve të Jashtme të

Francës Iber Vedrin në Uashington dhe do të mbajnë një pres-konferencë të

përbashkët. Sekretari Powel, do të theksojë: ”Uashingtoni e inkurajon dialogun

politik brenda koalicionit qeverisës, në bazë të Kushtetutës, për integrim më të

mirë të popullatës shqiptare në shtet”356

. Zhvillimet ushtarake dhe politike ngadalë

kishin marrë dimensione tjera. Tani nuk është temë kryesore vetëm çështja e

legjitimitetit të UÇK-së, por hapur flitet nga liderë botërorë avancimi i statusit të

shqiptarëve në Maqedoni. Edhe pse u zhvilluan luftime të ashpra në Tetovë dhe në

rrethinë, tërheqjes së UÇK-së nga disa pozicione shumë të rëndësishme, si:

Kalaja, Teqeja e Shipkovicës dhe disa pika tjera shumë strategjike, sërish nuk

nënkuptonte se ishte asgjësuar UÇK-ja, por forcat qeveritare shpallën fitoren

momentale357

. Tërthorazi fillon faza e parë e legjitimitetit të UÇK-së. Atë që UÇK

e kërkonte, filloi të flitet në takimet më të rëndësishme në nivele botërore dhe nga

përfaqësuesit e ndryshëm diplomatik që vizitonin Shkupin. Pavarësisht nga

propaganda që zhvillohej në mënyrë ekstreme ndaj UÇK-së në çdo rrafsh, si në

355 Gazeta “International Herald Tribune”, Four Balkan Crises Need Urgent NATO Attention. 356 Gazeta “Nova Makedonija”, 27 mars 2001, SAD, NATO I Francija rabotat naporno za nadminuvanje na

krizata. 357

Pande Petrovski, Svedoshtva- 2001, Kiro Dandaro, Bitola, 2006, f. 35.

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

185

atë diplomatik, mediume dhe çdo kund atje ku kishte qasje pushteti, duke synuar

ta diskreditojnë skajshmërish, sërish motivi i fillimit të luftës doli në tavolinën e

bisedave që zhvilloheshin nëpër kancelari të ndryshme diplomatike. Nuk

diskutohej tani që UÇK të shpallet terroriste apo të shuhet aktiviteti i saj ushtarak

dhe me këtë të merrte fund kjo kryengritje e shqiptarëve, por përkundrazi mesazhi

i liderëve botërorë ishte që të ndërmerren aktivitete të menjëhershme politike për

të avancuar statusin e shqiptarëve në Maqedoni. Përfundimisht, u hap debat rreth

ndryshimeve kushtetuese, si në qendrat diplomatike dhe politike në Evropë edhe

në botë, sikurse edhe brenda në shtet, ku do të kyçen në trajtimin e dilemave, nëse

duhej ose jo ndryshime kushtetuese, debat i cili do të zgjasë disa muaj, derisa të

detyrohen dhunshëm qeveritarët nga përmasa, që mori lufta gjatë fillimit të verës.

Edhe ekspert më të mëdhenj maqedonas, ende do të përpiqen që të bindin veten se

nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese meqë sipas tyre: ”Me dy kolektivitete

shtetformuese, Maqedonia do të shpërbëhet”358

. Gjithashtu, vazhdonte përpjekja

për të argumentuar se Kushtetuta e Maqedonisë nuk ka nevojë të ndërrohet, pasi

ajo sipas tyre, ishte “qytetare”359

. Përderisa lideri i opozitës shqiptare, Imer Imeri,

kryetar i PPD-së, pas takimit me Solanën, do të theksojë se duhet të ndryshohet

Preambula e Kushtetutës, në të cilën duhet të theksohen se të gjithë janë të

barabartë, si dhe kërkoi të formohet qeveria e koalicionit të zgjeruar, në të cilën do

të merrnin pjesë të gjitha partitë të përfaqësuara në parlament360

. Reagimet për

ndryshime kushtetuese ishin të shumta, në veçanti nga shtresa të ndryshme të

bllokut maqedonas, të cilët nuk mund ende ta perceptonin këtë realitet të ri, që

ishte krijuar pas shpërthimit të luftës. Një pjesë e mirë e intelektualëve

maqedonas, ishin mjaft të shqetësuar nga qëndrimi i përfaqësuesve të Unionit

Evropian dhe nga SHBA, të cilët hapur në takimet me krerët e shtetit kërkonin

ndryshime kushtetuese në favor të shqiptarëve, tendenca e të cilëve ishte për të

krijuar një perceptim se ndërkombëtarët janë kundër maqedonasve dhe se janë

sipas tyre avokat të shqiptarëve361

. Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje

politike, në Pogradec të Shqipërisë, do të takohen kryeministri i Shqipërisë, Ilir

358 Gazeta “Nova Makedonija”, 28 mars 2001, Dr Vlado Popovski, So dva drzhavotvorni kolektiviteta-

Makedonija ke se raspadne. 359 Po aty. 360 Gazeta “Nova Makedonija”, 28 mars 2001, Vo preambulata na Ustavot treba da se naglasi deka site se

ramnopravni. 361 Gazeta “Nova Makedonija”, 28 mars 2001, Shto sega.

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

186

Meta dhe kryetari i PDSH-së, Arben Xhaferi. Nuk jepen shumë detaje nga ky

takim, përveç asaj se të dy liderët janë të përcaktuar që në mënyrë institucionale

duhet të zgjidhen problemet në Maqedoni dhe se duhet të bashkëngjiten të gjithë

faktorët politik shqiptar në Maqedoni për të tejkaluar gjendjen e krijuar. Ky takim

ndodhi pikërisht pas ofensivës së madhe që mori qeveria e Maqedonisë kundër

UÇK-së dhe tërheqjes, që bëri kjo e fundit në shume vendbanime. Ekzistonte

brenga se me këtë, përfundoi lufta e shqiptarëve dhe se tani me këtë shtypje të

dhunshme të kryengritjes, do të dobësohej pozicioni i tyre në shtetet, apo ishte

indikacioni i parë që jepej në drejtim të unifikimit të faktorit politik shqiptarë në

rajon për të kanalizuar politikisht dhe diplomatikisht këtë luftë të shqiptarëve.

Aksionet policore dhe ushtarake maqedonase, jo vetëm që nuk e ndërprisnin

shtrirjen e UÇK-së në vendbanime tjera shqiptare, por përkundrazi ata e

përshpejtonin dhe në përmasa intensive, ajo depërtonte thellë në çdo familje dhe

krahinë shqiptare. Asaj çdo ditë i bashkëngjiteshin intelektualë, bujq, studentë,

doktorë, vajza të reja etj. Në fund të marsit 2001, UÇK-së do t’i bashkëngjitet

deputeti republikan nga PDSH, zona e Kumanovës, Hysni Shaqiri. Në një

komunikatë për opinion, ai do të deklarojë: ”I vetëdijshëm për situatën aktuale,

nëpër të cilën po kalon populli shqiptarë në Maqedoni dhe tani kur ka filluar lufta

çlirimtare në mes të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave ushtarako-

policore maqedone, marr vendim që të ngrijë të gjitha funksionet partiake dhe

parlamentare dhe u bashkohem radhëve të UÇK-së. I bëj thirrje elektoratit që më

ka votuar, të kalojë në anën e luftëtarëve të lirisë, njëkohësisht u apelojë edhe

drejtuesve të tjerë të lartë të PDSH-së dhe deputetëve shqiptarë në Parlamentin e

Maqedonisë, bashkohuni me luftëtarët e lirisë! Kush dëshiron të kontaktojë me

mua, le të më kërkojë në vijën e parë të zjarrit”362

. Ky veprim ishte i veçantë dhe i

rrallë, pasi deputeti me imunitet dhe privilegje të tjera shtetërore, merr guximin që

t’i braktisë të gjitha lukset dhe të radhitet në një ushtri guerile për të luftuar për

çlirim të popullit të tij.

Angazhimi i Bashkimit Evropian për të stabilizuar gjendjen në Maqedoni

ishte maksimal. Shefi i politikës së jashtme dhe i sigurisë i BE-s, Havier Solana

dhe Eurokomesari për politikë të jashtme, Kristofer Paten, sërish do të qëndrojnë

362 Gazeta “Nova Makedonija”, 29 mars 2001, Se priklucuvam vo redovite na ONA.

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

187

në Shkup më 1 prill 2001. Gjatë takimit me krerët e shtetit dhe kryetarët e partive

politike shqiptare, do të propozojnë që të formohet një Komitet Special për Dialog

Politik363

.

Angazhimi i faktorit ndërkombëtar ishte jashtëzakonisht i madh, që të mos

krijohet një Bosnje apo Kosovë e re. Sekretari Gjeneral i NATO-s Xhorxh

Robertson, më 4 prill në Shkup së bashku me 19 ambasadorët e shteteve anëtare të

NATO-s, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me kreun e shtetit364

.

Duke e parë se gjendja politike dhe ushtarake po keqësohej edhe më tepër,

qeveria aktuale e përbërë nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe PDSH, nuk tregoi

kapacitet ushtarak dhe politik për të tejkaluar gjendjen, lindën zëra për të formuar

një qeveri të koalicionit të zgjeruar, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha partitë

parlamentare. Zyrtarisht, kjo iniciative u bisedua ndërmjet dy liderëve maqedonas

të pozitës dhe opozitës, kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të LSDM-së

Cërvenkovski365

.

Gjithashtu edhe në kampin politik shqiptarë, do të fillohet të mendohet

ndryshe nga perceptimi i parë, që ata kishin për kryengritjen shqiptare në

Maqedoni. Partia Demokratike Shqiptare, në veçanti lideri i saj Arben Xhaferi, do

të fillojë të rikthehet në fjalorin e viteve në opozitë, 1994-1998. PDSH do të

propozojë të ashtuquajtur Non Paper Dokument, në të cilin do të paraqesë tri

fusha; koncepti i shtetit, përfaqësimi proporcional në institucionet e vendit dhe të

burgosurit politik366

.

363 Trajan Gocevski, Krizite vo nezavisna Republika Makedonija, Kultura, Shkup, 2001, f.281; Gazeta Veçer,

3 prill 2001, Specijalen Komitet za politiçki dijalog. 364 Gazeta “Veçer”, 3 prill 2001, 5 prill 2001, Robertson vo Skopje denes so konkretna poraka. 365Gazeta “Veçer”, 3 prill 2001, Georgievski I Cërvenkovski ke razgovarat za shiroka koaliciona vlada;

Gazeta “Veçer”, 6 prill 2001, Nema vlada bez premierot Georgievski no ke ima predvremeni izbori!? 366 Gazeta “Veçer”, 9 prill 2001, Xhaferi bara megjunarodno posreduvanje za megjuetnickiot konflikt vo

makedonija. Non Paper Dokument I PDSH përmbante tre pika: Në Maqedoni egziston contest ndëretnik,

kryesisht ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve në lidhje me dy çështje : koncepti I shtetit dhe përfaqësimi I

shqiptarëve në institucionet shtetërore. Koncepti I shtetit ose Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë , sipas

të gjitha parametrave lirisht mund të kualifikohet si etnocentrik I cili ësht në kundërshtim me karakterin e

realitetit multietnik. Ky concept në menyrë të njëanshme u inponua nga ana e shumicës maqedone më 17

nëntor 1991. Siç ësht e ditur deputetët shqiptar në tërësi nuk e votuan kët kushtetut e cila I anashkalonte edhe

të drejtat e trashëguara të shqiptarëve nga ish sistemi dhe aspiratave demokratike që I ofronte kontesti I ri

historik… Në një shtet multietnik dokumentat kruciale siç është kushtetuta sillen me konsenzus dhe jo me

imponim nga ana e shumicës etnike, e cila me automatizëm krijon antagonizem ndëretnik , përderisa në rastet

ekstreme dislojalitet I qytetarëve ndaj sistemit. Më 12 shkurt 2001 ky dislojalitet morri formën e luftës

ndëretnike.

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

188

Pavarësisht nga përpjekja e kreut shtetëror maqedonas për të bindur botën

se shqiptarët ishin fajtorë për destabilizim të vendit dhe të rajonit, pa ndonjë arsye,

shumë shpejt faktori ndërkombëtar edhe pse ishte kundër perdorimit të dhunës për

ndryshime politike, sërish hapur mbështeti kërkesat e shqiptarëve për të avancuar

statusin e tyre në Maqedoni. Gazeta “The Independent” njofton më 6 prill 2001,

për vizitën e Sekretarit të Jashtëm Britanik Robin Kuk, një ditë më herët. Përveç

takimeve protokollare që i kishte pasur, gazetari Steve Crawshaw, paraqet një

theks të veçantë kur kryetari i PDSH-së, Arben Xhaferi reagon ndaj Robin Kuk,

pasi ai përdor termin “terrorist” për UÇK-në, siç shkruan ai: “Z. Xhaferi, edhe pse

i deklaruar oponent i UÇK-së, ashpër kundërshtoi fjalën “terrorist”. Ai tha: “Ata

nuk mund të jenë terroristë, meqë ata kanë uniformë dhe vijë fronti, ata nuk kanë

sulmuar civilë. Ne kemi një kryengritje”367

.

I prerë me qëndrimin e tij ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme i

Britanisë së Madhe, Robin Kuk. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup më 5 prill 2001,

pas takimit me kreun shtetëror hapur do të deklaronte: “Jam i vetëdijshëm se në

Maqedoni jetojnë përfaqësues edhe të grupeve të pakicave të tjera, por jam i

vetëdijshëm edhe për rëndësinë, të cilën nacionaliteti shqiptar e paraqet me

Preambulën e Kushtetutës. Ndryshimi i Kushtetutës është çështje e brendshme e

R.M.- së, por duhet të dihet se çfarëdo koalicioni që të bëhen, në të nuk do ta

prishin integritetin e shtetit dhe do të tregojnë se të gjithë qytetarët në Maqedoni

kanë të drejta të barabarta. Ndryshimi eventual i kushtetutës, do të pamundësoj që

një bashkësi në R.M., të sundojë mbi të tjetrën. Rreth ndryshimeve kushtetuese,

do të bisedohet edhe më tej, ndërsa interesi jonë legjitim është që Kushtetuta duhet

ta përforcojë Maqedoninë multietnike dhe integritetin e saj368

. Ishte ky mesazh i

qartë për kreun maqedon se diskriminimi i shqiptarëve është evident dhe në

Çështje e dytë e cila duhet të meret parasysh kur bëhet analize e faktorëve të cilet kan ndikim në këtë krizë

është margjinalizimi I shqiptarëve në system , jo vetëm në sferën e punsimit të cilët nuk I tejkalojnë 3%

famoz, mirëpo edhe në segmented e tjera siç është edhe shfrytëzimi I buxhetit, ndërtimi I shtetit, shëndetësi ,

social, arsim dhe struktura të tjera në hapsirat ku jetojnë shqiptarët. Enti I statistics I ka të gjitha këto të dhëna

dhe duhet të bëhet analyze neutrale, pa emocione dhe pretendime politike.

Çështja e tretë të cilën duhet ta theksojmë me këtë rast është gjendja e të burgosurve politik dhe I kategorisë

së njerzve të cilët gjatë kohes së komunizmit dhe pas komunizmit ishin trajtuar si element I dyshimt.

Maqedonia si shtet demokratik asnjëher seriozisht nuk është mare me këtë kategori të njerzve të cilët përbëjnë

reth 50.000 qytetar të cilët ishin viktima nga rigjiditeti të komunizmit dhe periudhës së postkomunizmit. Një

shtet demokratik detyrimisht duhet të ket projekte për risocializim, riintegrimin e tyre në shoqëri e cila duhet

të sanksionohet me ligj për amnesti të veçant. 367 The Independent, 6 prill 2001, Cook urges Macedonia to agree peace talks. 368 Gazeta “Veçer”, 6 prill 2001, Ustavot treba da ja zajakne multietniçka Makedonija.

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

189

veçanti Kushtetuta aktuale ishte gjeneratori i krizës, pikërisht ashtu siç deklaronin

shqiptarët dekada me radhë. Me këtë kohë kur debati për ndryshim të kushtetutës

kishte marrë dimensione të mëdha, në të cilën tërësisht blloku maqedonas tentonte

të rezistojë akoma për të mos ndryshuar atë, ndërsa blloku politik shqiptarë në

krye me UÇK-në, insistonte me çdo kusht që ky akt më i lartë juridik në shtet të

ndryshojë, sipas të cilit do të sanksionohej barazia e shqiptarëve me maqedonasit

në çdo segment të jetës. Është me rëndësi, që faktori ndërkombëtarë, po ashtu

javëve të fundit bënte presion që të ndryshohej kushtetuta dhe të avancoheshin të

drejtat e shqiptarëve. Ky veprim i ndërkombëtarëve justifikonte kërkesat e UÇK –

së, të cilët e humbën durimin nga pritja në pafundësi për realizim të të drejtave të

shqiptarëve dhe organizuan kryengritjen e armatosur.

Për të zhvendosur vëmendjen e opinionit të brendshëm në shtet, në veçanti

të bllokut maqedonas, të cilët ishin të shqetësuar se po e humbnin shtetin nga lufta

me UÇK – në dhe nga trysnia ndërkombëtare, do të përshpejtohej procesi i

nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim të RM- së me Unionin

Evropian. Kështu, më 10 prill 2001, përderisa zhvilloheshin luftime të rrepta në

disa zona në shtet, në Luksemburg, delegacioni i Maqedonisë në krye me

kryeministrin Lubço Georgievski, do të nënshkruaj Marrëveshjen për Stabilizim

dhe Asocim me Unionin Evropian369

. Po krijohej përshtypja se e gjithë kjo bëhej

për të qetësuar qytetarët e Maqedonisë dhe për t’i bindur ata se nuk kishte

përfunduar gjithçka në këtë shtet dhe se nuk ishin vetëm, pas tyre qëndronte

Bashkimi Evropian. Fatkeqësisht, ishte vështirë tani për të bindur qytetarin e

Maqedonisë, që të mendonte me kokë të ftohtë, pasi që tensioni ndëretnik ishte

ngritur jashtëzakonisht lartë dhe gjithçka mendohej dhe flitej me gjuhën e

urrejtjes.

Në sajë të vizitës së përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe të

SHBA-së në Maqedoni, do të qëndrojë Sekretari Shtetërorë i SHBA-së, i cili në

takim me kreun shtetëror, do të interesohet që procesi i pajtimit politik është duke

369 Gazeta “Veçer”, 10 prill 2001, Makedonija go vkusi evropskoto shampanjsko.

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

190

u zhvilluar në kahe të drejtë, meqë sipas tij Maqedonia ishte i vetmi vend i qetë në

Ballkan si shoqëri multietnike370

.

370 Gazeta “Veçer”, 17 prill 2001, Ke storime se da i pomogneme na Makedonija.

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

191

IV – 6. Zgjerimi i luftës në Karadakun e Kumanovës

Pavarësisht nga përpjekjet diplomatike të SHBA-ve dhe të Bashkimit

Evropian, për të stabilizuar gjendjen në Maqedoni, sërish zhvillimet luftarake

morën përmasa shumë të mëdha, tani luftimet me intensitet të lartë zhvilloheshin

edhe në zonën e Kumanovës. Në Malësinë e Tetovës, ndërmjet fshatrave Sellcë

dhe Vicë, në një përleshje të armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave qeveritare

ngelën të vrarë 7 ushtarë maqedon371

. Për situatën e tensionuar në terren, në

mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë, në fillim të majit 2001, raportoi edhe

ministri i Punëve të Brendshme Dosta Dimovska, e cila theksoi se 30 prilli 2001

ishte i kobshëm për maqedonasit, pasi në Tetovë u vranë 7 ushtarë maqedonas.

Ajo paralajmëroi se luftime mund të ketë edhe në rrethinë të Kumanovës, në

fshatrat Sllupçane dhe Vaksincë372

.

Forcat tokësore qeveritare të Maqedonisë, të mbështetura nga helikopterët

ushtarak, disa ditë bombardonin fshatrat të cilët i kishin nën kontroll njësitet e

UÇK- së373

. Nga luftimet kishte edhe civilë të vrarë dhe shumë qytetarë shqiptarë

të zhvendosur nga vendbanimet Sllupçan, Vaksincë dhe vendbanime të tjera në

rrethinën e Kumanovës374

. Edhe pse Qeveria e Maqedonisë mori ndihma

ushtarake nga Serbia, Bullgaria dhe helikopterë luftarak nga Ukraina, përsëri

përfaqësues perëndimore të Mbrojtjes ishin të dyshimtë, nëse 12.000 ushtarë të

Armatës së Maqedonisë mund të shpërndanin njësitet e UÇK- së375

. Disa

mediume të huaja njoftonin se në disa zona nuk ishin larguar civilët, përkundrazi

ata u ndihmonin ushtarëve të UÇK-së, ndërsa fëmijët këndonin balada për UÇK-

në për të mbajtur lartë moralin e tyre376

.

Në disa qytete të Maqedonisë, ku shqiptarët ishin pakicë, si në Manastir

dhe disa vendbanime të tjera nga revolta e luftës që po zhvillonte UÇK- ja kundër

forcave qeveritare maqedonase, kishte filluar të tensionohet situata tej mase, me

ç’rast qytetar maqedonas kishin sulmuar dhe djegur shumë shtëpi, dyqane dhe

371

Aleksandar Trajanovski, Istorija na Makedonija, Menora, f.567. 372 Dosta Dimovska, Makedonija Najvisoka Ubavina, Makabej, Shkup, 2004, f.243. 373 Gazeta “Wall Street Journal Europe”, 7 maj 2001, The West Must Weigh Macedonia Involvement 374 Gazeta “The Guardian” , 7 maj 2001 , West’s troubleshooters rush to Macedonia. 375 Gazeta “The Daily Telegraph”, 14 maj 2001, Rebels poised to strike anywhere in Macedonia’. 376 Gazeta “The Guardian”, 14 maj 2001, Macedonia forms all-party cabinet to contain crisis.

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

192

xhami të shqiptarëve377

. Ndaj këtyre veprimeve vandaliste reagojnë edhe

ambasadori i OSBE –së në Maqedoni R. Frovik, i cili deklaroi: ”Dhuna, siç merret

vesh, e një grupi ekstremistësh maqedonas në Venicë , Manastir dhe Shkup, që

rezultoi me dëme përmasash të gjëra ndaj pronës së qytetarëve të përkatësisë

etnike shqiptare, doemos duhet të dënohet”378

.

Në këtë situatë të tensionuar, Ushtria Çlirimtare Kombëtare do të ofrojë

armëpushim, nëse të njëjtën do ta bëjë edhe pala tjetër, që të krijohen kushte për

uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e problemeve. Ata kërkuan sipas tyre: “Që

presidenti Boris Trajkovski, të ulet në bisedime me përfaqësuesit tanë për

zgjidhjen e problemeve të akumuluara dhe për dhënien fund luftës së

armatosur”379

.

Kryetari i Maqedonisë Boris Trajkovski, më 2 maj 2001, kishte realizuar

një vizitë në Uashington, përderisa një ditë më herët në Uashington kishte

qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta. Pas takimit të presidentëve

Bush dhe Trajkovski, Shtëpia e Bardhë kishte akorduar 10 milionë dollarë për

Universitetin e Tetovës, e cila do të jepet gjatë katër vjetëve të ardhshme dhe 1.5

milionë dollarë për fillimin e trajnimin e policëve shqiptarë. Gjithashtu,

Trajkovski e ka siguruar presidentin Bush se edhe Kushtetuta do të jetë pjesë e

dialogut380

. Para shkuarjes në Uashington, kryetari i Maqedonisë Trajkovski

377 Gazeta “Flaka”, 3 maj 2001, Shovinistët thyen, dogjën dhe placketën lokalet afariste të shqiptarëve. 378 Gazeta “Flaka”, 3 maj 2001, OSBE I dënon sulmet e ekstremistëve maqedonas. 379 Gazeta “Flaka” , 4 maj 2001, Komunikatë e SHP të UÇK- së. Në Komunikatën e UÇK-së thuhej ; Me keq

ardhje dhe indinjatë I përcjellin ndodhitë në Manastir dhe Shkup, duke e kuptuar shumë seriozisht gjendjen,

në të cilën gjenden të gjithë shqipëtarët në Maqedoni me rastin e luftës, e në veçanti ata që po pësojnë dëme

nga fqinjtë e tyre maqedonas, thuhet në një komunikatë të SHP të UÇK- së të enjten. Ne nuk luftojmë kundër

populates civile të Maqedonisë, vazhdon komunikata, përkundër ushtrisë dhe policise së shtetit, I cili në vend

të bisedimeve po ndërmerr masa luftarake të njëpasnjëshme për zhdukjen e forcave të UÇK-së. Për këtë arsye,

mesazhi ynë për popullin shqipëtar në Maqedoni është që ta ruajë gjakftohtësinë dhe të mos bije pre e

provokimeve, kaq të rënda, me çka do të kontribuojë edhe mëtutje për ruajtjen e mundësisë për një jetë të

përbashkët dhe të barabartë me popullin maqedonas në shtetin e përbashkët, apelohet në komunikatën e UÇK-

së.

Për ta penguar gjakderdhjen e panevojshme dhe eventualisht luftën qytetare, kërkojmë që sa më shpejtë

presidenti Boris Trajkovski, të ulet në bisedime me përfaqësuesit tanë për zgjidhjen e problemeve të

akumuluara dhe për dhënjen fund, luftës së armatosur.

Ne , UÇK thuhet tutje në komunikatë, jemi të gatshëm që në çdo moment të shpallim armëpushim, për këtë

kërkojmë ta bëjë edhe pala tjetër dhe të krijohen kushte për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e problemeve.

Ndërkohë, në komunikatë njoftohet se më 2 maj 2001, në pozicionet e brigadës 113 “Ismet Jashari “ (Likovë

– Kumanovë ), janë zënë rob Zhiviq Romeo , udhëheqës I grupit paramilitaryë nga fshati Matejq I

Kumanovës dhe Petrushevski Mome nga Kumanova. “I lajmërojmë familjet e tyre se që të dy janë në gjendje

normale shëndetësore“, thuhet në fund të komunikatës së shtabit të përgjithshëm të UÇK- së , nënshkruar nga

përfaqësuesi politik , Ali Ahmeti, më 3 maj 2001. 380 Gazeta “Flaka”, 5-6 maj 2001, vetëm dialogu me shqiptarët mund ta mbajë Maqedoninë unike dhe të

pavarur.

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

193

kishte qëndrim negativ për ndërrimin e kushtetutës, ndërsa tani ndryshoi

qëndrimin e tij dhe pranoi se duhet ndërhyrje në të. Shtëpia e Bardhë, nga fakti se

ofroi ndihma për arsimin e lartë shqip në Maqedoni, i dha sinjalet se mbështet

avancimin e gjuhës shqipe dhe se shteti duhet të ndërhyjë në drejtim të avancimit

të saj. Ndërsa, faktori politik shqiptar, intelektual dhe analist racional, ka kohë që

kishin identifikuar Kushtetutën, si gjenerator të krizës ndëretnike në Maqedoni,

por blloku politik maqedonas nuk donte të perceptonte këtë realitet381

.

Më 5 maj 2001, gazetarët Nicholas Wood nga Sllupçani dhe Ian Black nga

Brukseli, në gazetën “The Guardian” njoftojnë se situata ka eskaluar edhe në

rajonin e Likovës, meqë forcat qeveritare kanë ndërmarrë ofensivë nga ajri dhe

toka ndaj kësaj krahine, siç shkruajnë: “Helikopterë gjuajtës, tanke dhe

minahedhëse, u përdorën për të bombarduar fshatrat Sllupçan dhe Vaksincë,

përsëri dje pas kalimit të ultimatumit për civilët që të lëshojnë atë rajon. Sulmi

erdhi pasi rebelët nuk treguan shenja të tërheqjes nga pozicionet veriperëndim, aty

ku forcat e sigurisë bombarduan për katër ditë. Një udhëheqës i lartë rebel, u betua

se njerëzit e tij nuk do të lëshojnë rajonin, ashtu sikurse njësitet rebele vepruan

afër Tetovës, më shumë se një muaj më parë, kur u sulmuan nga ushtria. “Ne nuk

do të lejojmë që Tetova të ndodhë përsëri”, tha komandant Sokoli në Shtabin e tij

afër Sllupçanit”382

. Për këto luftime, do lëshohet edhe komunikata zyrtare e UÇK-

së, e cila do ta tregojë gjendjen nga këndi i tyre383

.

381 Bujar Muharemi, Maqedonia në udhëkryq, Tiranë, 2002, f.11. 382Gazeta “The Guardian”, 07 maj 2001, West’s troubleshooters rush to Macedonia. 383 Komunikatë e UÇK- së më 5 maj 2001- publikuar më 7 maj në Flaka

Shtabi I përgjithshëm I UÇK-së për opininon lëshoj një komunikatë në të cilët thuhet : “luftimet në mes të

forcave ushtarako-policore qeveritare maqedonase dhe brigades 113 – Ismet Jashari – Kumanova “, në

komunat e Kumanovës dhe Likovës, gjatë gjithë ditës 4 maj, vazhduan me intensitet të pazvogëluar.

Ushtria dhe policia maqedone bombardonte dhe granatonte nga ajri dhe toka. Objekt i sulmeve shkatrimtare

të projektilëve të artilerisë nuk ishin vetëm pozicionet ku qëndronin ushtarët trima të pamposhtur të UÇK-së,

por edhe shtëpitë dhe vendstrehimet e populates civile shqipëtare.

Fshatrat shqiptare : Sllupçani, Vaksinca , Llopati, Orizarja, Hotla, Likova etj, janë shëndrruar në arena të

vërteta të luftës për liri dhe janë të mbuluara nga tymi dhe flaka çlirimtare. Helikopterët ushtarak MI- 24 ,

Haubicat 155 min topat e kalibrave 122 dhe minahedhësit e të gjitha llojeve, kaqushat, tankset dhe autoblindat

e forcave ushtarako – policore, godasin, djegin dhe shkatërojnë shtëpitë e shqiptarëve. Betejat më të ashpra

dhe më të përgjakura ku është luftuar me heroizëm të lartë, janë zhvilluar në pozicionet e batalionit të I-r dhe

të II-të në fshatrat Sllupçan dhe Vaksincë.

Luftëtarët e brigades 113 – Ismet Jashari – Kumanova “, deri më tani kanë vrarë 20 ushtarë, police e

paramilitarë maqedon dhe 3 I kanë zënë rob, një officer të lartë dhe 2 paramilitarë. Ata kanë rëzuar 2

helikopterë, 1 MI-24 dhe 1 prej tipave tjera të helikopterëve ushtarak, kanë shkatërruar 3 tanksa dhe 4

autoblinda , si dhe është zënë një sasi e konsiderueshme armatimi dhe municioni.

Nga radhët e ushtarëve të brigades 113 “Ismet Jashari- Kumanova “ nuk ka të vrarë kurse janë plagosur 3

ushtarë, nga të cilët, 1 i plagosur rëndë dhe 2 lehtë. Të plagosurit pas ndihmës mjekësore që u është dhënë në

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

194

Të paktën shtatë njerëz, të gjithë civilë duke u bazuar në të dhënat e UÇK-

së, janë vrarë gjatë luftimeve nga e enjtja e kaluar, njoftojnë gazetarët në fjalë. Sa i

përket spekulimeve se UÇK-ja i mban civilët, si mburojë e gjallë gazetari, në

mënyrë shumë korrekte e zbardh rastin duke intervistuar banorë lokalë, të cilët

shprehen: “Ku do të shkojmë. Nëse shkojmë te maqedonët, ata presin për ne. Ato

do t’i ndajnë burrat prej fëmijëve. Këtu gratë janë të frikësuara dhe fëmijët janë

duke qarë, shprehet një banor me emrin Aledin Osmani 50 vjeç. “Në lagje asnjë

shtëpi nuk kishte ngelur pa u prekur nga bombardimet … Guerilët thonë se kanë

2000 burra në 12 fshatra përreth Kumanovës. Pikat e kontrollit dhe istikamet e

rebelëve, mund të shiheshin në çdo hyrje të secilit fshat. Ata veshin uniformë të

zezë apo ushtarake, të gjithë ato në kraharor bartnin bexhat me inicialet e

grupit”384

.

Për ngjarjen në fjalë, njofton edhe gazeta “Wall Street Journal Europe”,

më 7 maj 2001, nëpërmjet gazetarit Geoff Winestocks. Gazetari shkruan:

“Eskalimi i shpejtë në konfliktin tremujorë ndërmjet forcave të qeverisë së

Maqedonisë dhe rebelëve etnik shqiptarë, gradualisht i detyron liderët

perëndimorë të pranojnë, se edhe njëherë mund t’i përlyejnë duart në Ballkan.

Forcat këmbësorie të qeverisë së Maqedonisë, të mbështetura nga helikopterët

sulmues, për disa ditë bombarduan fshatrat, duke besuar se ata janë fortesat në

verilindje të kryeqytetit të Shkupit. Diplomatët thonë se beteja ka shkaktuar të

paktën shtatë civil të vdekur dhe 1000 refugjatë shqiptare kaluan kufirin më të

afërt me Kosovën”385

.

Gjithashtu, më 7 maj 2001, gazetari Christian Jennings për gazetën “The

Daily Telegraph” njofton për situatën në rajonin e Likovës dhe për civilët, të cilët

kanë ngelur të ngujuar nëpër fshatra. Ai citon Anick Bouvier, zëdhënës i komitetit

spitalin ushtarak janë në gjendje të mire. Nga këto sulme kanë pësuar edhe civilët shqipëtarët. Kështu janë

vrarë 7 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë, numri I të cilëve nuk është identifikuar ende.

Sulmet e ushtrisë dhe policise janë në vazhdim edhe sot me datën 5 maj por UÇK-ja qëndron e palëkundur në

pozicionet e saja “, thuhet në komunikatën e UÇK-së.

384 Po aty. 385 Gazeta “Wall Street Journal Europe”, 7 maj 2001, The West Must Weigh Macedonia Involvement.

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

195

të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, i cili thotë: “Një nga arsyet që njerëzit qëndrojnë

nëpër këto fshatra është një formë kërcënimi”386

.

“Financial Times”, po më 7 maj 2001, shkruan për ngjarjet e

lartpërmendura në rajonin e Likovës, për numrin e civilëve të vrarë dhe fatin e

civilëve të tjerë, që kanë ngelur në fshatra. Paraqet qëndrimet e Lubço

Georgievskit, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kundërshtimin nga

ndërkombëtarët dhe Arben Xhaferi, i cili deklaron: “Shpallja e gjendjes së

jashtëzakonshme do t’i hedhë shqiptarët jashtë sistemit dhe do t’i çojë edhe më tej

në polarizimet etnike … Është një presion emocional ndaj nesh të tërhiqemi nga

qeveria, mirëpo racionalisht është më mirë të qëndrojmë brenda. Ajo është rruga e

vetme që të përpiqemi të kemi pak ndikim mbi ngjarjet”387

.

Për të pasur autorizime më të mëdha Armata e Maqedonisë në drejtim të

luftimit me njësitet e UÇK-së, autoritetet maqedonase bënin përpjekje që të

shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Ndërsa partitë politike shqiptare, PPD dhe

PDSH, ishin kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, me ç’rast kryetari i

PDSH-së Arbër Xhaferi, ishte kërcënuar se nëse shpallet gjendje e

jashtëzakonshme, PDSH do ta lëshonte qeverinë. Në këtë situatë në Maqedoni, më

6 maj 2001, do të vijë për vizitë Sekretari Gjeneral i NATOS, Xhorxh Robertson

dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Havier Sollana, të cilët do të

takohen me kreun shtetëror. Robertson do të deklarojë: “se vendi gjendet buzë

greminës, por shprehu bindjen se ende ka guxim dhe ndërgjegje politike, që të

pengohet dhuna që mund të shkaktojë gjakderdhje të re ballkanike dhe fatkeqësi të

re njerëzore”388

. Në bisedime me kryetarin Trajkovski, u bisedua edhe për

formimin e koalicionit qeveritar, me të cilin do të futeshin të gjitha partitë politike

parlamentare shqiptare.

Pas konsultimeve të gjëra, që u zhvilluan ndërmjet partive politike në

Maqedoni më 13 maj 2001, para deputetëve të parlamentit do të jetë propozimi i

qeverisë së koalicionit të zgjeruar, në të cilën mozaik, do të marrin pjesë të gjithë

386Gazeta “The Daily Telegraph”, 7 maj 2001, Human shield claim backed. 387Gazeta “Financial Times” po më 7 maj 2001, EU bit to broker Macedonia Peace. 388 Gazeta “Flaka”, 8 maj 2001, Armët të zëvendësohen me mjete politike.

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

196

partitë parlamentare më të mëdha nga blloku maqedonas dhe ai shqiptar389

. Këtë

qeveri, do ta udhëheq kryeministri aktual, Lupço Georgievski. Në përpjekje për

qetësimin e gjendjes, sa më shpejt, në Maqedoni për vizitë në Shkup më 16 maj do

të vijë Delegacioni i Komisionit Evropian, i udhëhequr nga Kristofer Paten,

komisar evropian për Punë të Jashtme, së bashku me ministren e Punëve të

Jashtme të Suedisë, znj. Ana Lind dhe Sekretaren e shtetit të Belgjikës, Ana Me

Nitc-Ojtebrok.

Papritmas dhe pa asnjë paralajmërim, më 22 maj 2001 në Prizren, do të

nënshkruhet e ashtuquajtura Deklarata e Prizrenit ndërmjet dy kryetarëve të

partive politike shqiptare më të mëdha në Maqedoni, Arbën Xhaferi kryetar i

PDSH-së dhe Imer Imeri kryetar i PPD-së dhe përfaqësuesit politik të UÇK-së Ali

Ahmeti. Ky ndërmjetësim për të nënshkruar këtë deklaratë bashkëpunimi ndërmjet

liderëve politik dhe ushtarak shqiptarë në Maqedoni, ishte kryer nga përfaqësuesi i

OSBE- së, Robert Frovik390

. "Njohjen e faktit se reformat, për të cilat angazhohen

shqiptarët, kanë qëllim ruajtjen e integritetit dhe karakterit multietnik të

Maqedonisë, njohjen se nuk ka zgjidhje “etnike territoriale” për problemet në

Republikën e Maqedonisë dhe se çdo përpjekje për të “copëtuar etnikisht”

territoret, u sjell dëm vetë qytetarëve të Maqedonisë dhe paqes në rajon, njohjen

se nuk ka zgjidhje ushtarake për problemet në Republikën e Maqedonisë, njohjen

se procesi i transformimit të RM-së, duhet të shkojë vetëm drejt integrimeve

euroatlantike dhe njohjen se zgjidhja do të gjendet brenda një procesi vendor

politik me lehtësimin e SHBA-së dhe BE-së"391.

Ky akt i nënshkrimit të kësaj marrëveshje në Prizren e shqetësoi pa masë

bllokun maqedonas, në veçanti kreun e shtetit të cilët nuk hezituan të shprehin

hapur dhe në mënyrë shumë agresive kundërshtimin e tyre ndaj këtij

bashkëpunimi ndërmjet partive politike shqiptare në Maqedoni dhe UÇK-së.392

Kreu shtetërorë, ministra dhe kryetar të partive maqedonase kërkuan që Xhaferi

dhe Imeri të distancohen nga kjo marrëveshje. Mirëpo krerët e PDSH-së dhe

389 Gazeta “The Guardian”, 14 maj 2001, Macedonia forms all-party cabinet to contain crisis. 390 Gazeta “The Independente”, 25 maj 2001, Seven killed as Macedonia steps up rebel assault. 391 http://shipkovica.beepworld.de/komentenews.htm, më 2 dhjetor 2012. 392

John Philips, Macedonia, warlords & rebels in the Balkans, Yale University Press & New Haven and London, 2004 , f.120.

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

197

PPD-së nuk u luhatën në qëndrimet e tyre. Kryetari i PDSH- së Arben Xhaferi

do të deklaroj se : “Kemi pasur bisedime lidhur me legalizimin e UÇK-së dhe të

vetë z. Ali Ahmeti. Mirëpo në mes është një keqkuptim i thellë. Paqja nuk ka

nevojë të arihet mes meje, zoti Imerit apo z. Trajkovski, pasi që ne nuk jemi palë

ndërluftuese. Faktori kryesorë i paqes është z. Ali Ahmeti. Nënshkrimi i tij i

dhënë në këtë deklaratë është një përcaktim i fuqishëm për paqë dhe refuzimi i

pranimit të nënshkrimit të tij nga pala maqedonase është apel për vazhdimin e

luftës.”393

Gjithashtu edhe përfaqësuesi i NATO-s në Maqedoni Frovik do të

theksojë se:”Edhe përkundër përpjekjeve të mia të mbajë ofertën e shqiptarëve

në tavolinë si hap i parë drejt paqes, të tjerët donin ta largonin nga tavolina.

Momenti kontestues që ky dokument u hoq nga tavolina ishte nënshkrimi i Ali

Ahmetit në të.”394

Dyshimet për përkrahje të UÇK-së nga amerikanët ishin të

shumta në bllokun maqedonas, kryesisht pas rastit të Haraçinës.395

Një qëndrim mjaftë avansues për këtë situate do të jetë ai i Havier

Solanës Shef i Politikës së Jashtme të BE-së i cili deklaroi nga Budapesti, se

qeveria e Maqedonisë do të bënte hap krucial në stabilizimin e vendit nëse

shpall amnesti për guerilët shqiptarë.396

Një javë më vonë më 14 maj 2001, gazeta The Daily Telegraph i

kushton një hapsirë të madhe duke kapur një faqe të tërrë me raportin e

Christian Jennings nga Likova, duke nxjerë edhe një foto të një polici maqedon

të maskuar. Edhe pse u zhvilluan luftime të rrepta UÇK mban më shumë se 200

Km² nën kontrollë shkruan autori i tekstit. Ai kontakton me pjestarë të UÇK-së:

”<Maqedonasit e kanë çelësin. Paqe ose luftë. Situata mvaret prej tyre> tha

komandanti shqiptar në fshatin Likovë të mbajtur nga rebelët, 20 milje në veri-

lindje të Shkupit. Pavarësisht nga përpjekjet për zgjidhje politike kapiten Shpati

tha <Ushtria çlirimtare kombëtare ka mijëra ushtarë nën armë të përgatitur të

sulmojnë çdokund nëpër Maqedoni, aty ku kryengritja shqiptare është çuar

kundër qeverisë nga janari>. Ai tha se <ne do ti lejojmë maqedonët të

393 Gazeta “Flaka”, 28 maj 2001, Intervista Ekskluzive e DW- shqip me liderin e PDSH-së Arbër Xhaferi. 394 Manço Mitevski, 2001 Vojna so dve lica, Kultura 2008, f. 127. 395 Ivan Babanovski, ONA teroristiçka paravojska vo Makedonija, Veda, SHkup, 2002, f. 211. 396 Gazeta "Flaka”, 30 maj 2001, Sollana: Perëndimi do ta përshëndeste amnistinë e guerilëve shqiptarë.

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

198

reflektojnë pak, para se ne ti sulmojmë përsëri për të parë nëse ka ndonjë shansë

për të bërë dialog me ato>”397

Mëtej gazetari thekson “Një muaj nga

bombardimi i vazhdueshëm i disa fshatrave të cilat ata i kanë të okupuar

ndërmjet Kumanovës dhe kufirit të Kosovës ka pasur vetëm një ndikim të vogël

në lëvizjen rebele.”398

Kapiten Shpati i mohoi deklarimet e qeverisë se 30 rebel

kanë vdekur në ofenzivat e fundjavës. Mëtej gazetari konkludon sipas burimeve

perëndimore të mbrojtjes se vështirë që armata e Maqedonisë prej 12.000 mund

ti shpërngul rebelët.”399

The Guardian më 14 maj 2001 paraqet situatën si shqetësuese në rajonin

e Likovës. Për Sllupçanin dhe Vaksincën Nick Thorpe shkruan: ”…atje ka plot

njerëz me uniforma të kamufluara të UçK- së, por edhe më shumë të rinjë me

tesha civile. Gati se çdo kulm është dëmtuar nga granatimi dhe çdo dritare është

thyer…Në një bodrum të një shtëpie ishin strehuar 70 vetë, burra, gra dhe

fëmijë. Më i riu është foshnja katër muajshe dhe më i vjetri 84 vjeç…Fëmijët

këndojnë balada për UÇK në mbrojtje të Slupçanit për të mbajtur lart (vullnetin)

shpirtin e tyre. Mjeku i fshatit nënvizon se të paktën 3.700 nga 4.200 banorë

janë këtu.”400

Poashtu gazetari i njëjtë Nick Thorpe më 17 maj për The Guardian

paraqet çështjen e civilëve të cilët Kryqi i Kuq Ndërkombëtar përpiqet që ti

evakuojë nga fshatrat e Likovës. Përderisa gratë dhe pleqtë ishin në vetura të

Kryqit të Kuq Ndërkombëtar një gazetar i pyet “A keni pasur kontakte me

terroristët?” Nick Thorpe rrëfen se si një grua e morri veten nga lodhja dhe uria

duke shikuar në sy gazetarin që pyeti dhe i tha me vendosmëri: “Burrat atje janë

vëllezërit tanë, mbrojnë shtëpitë tona”401

Është me rendësi të theksojmë se

gazetari nënvizon që “çdo granatë e hudhur nga armata e Maqedonisë , çdo

397Gazeta “The Daily Telegraph”,14 maj 2001, Rebels ‘poised to strike anywhere in Macedonia. 398 Po aty. 399 Po aty. 400Gazeta “The Guardian”, 14 maj 2001, Macedonia forms all-party cabinet to contain crisis. 401 Gazeta “The Guardian”, 17 maj 2001, Albanian rebels to defy deadline.

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

199

fishekë i krisur nga pozicionet shqiptare, edhe mëtej e polarizon shoqërinë e

Maqedonisë. Tensioni i rritur ndëretnik në vend nuk merr vend në hapsirë”.402

Disa ditë më vonë shtypi britanez pushtohet nga artikujt që flasin për

luftën në Maqedoni, respektivisht tani vatrën e nxehtë të rajonit të Likovës. The

Independent më 22 maj 2001 njofton publikun anglez se luftimet vazhdojnë në

Karadak të Kumanovës. Aleksandar Vasovic shkruan: “Luftimet janë

përqëndruar në Opae. Armët dhe tanket zbrazen mbi pozitat e shqiptarëve etnik

për të fituar kontroll në një të tretën e fshatit që është në duart e rebelëve.

Kryengritësit u kundërpërgjigjen me zjarr nga mitralozë.”403

Ndërsa gazeta The Guardian po më 22 maj 2001 informon se “Qeveria e

Maqedonisë dje ka përdorur helikopterë sulmues, tanke dhe artileri për të

bombarduar pozicionet e rebelëve shqiptare në luftimet më të ashpra për më

shumë se dy javë…Këmbimi i zjarrit u përqëndrua në fshatrat e Vaksincës dhe

Sllupçanit, në veri-lindje të vendit. Rebelët thonë se 6 civilë janë plagosur dhe

minarja e xhamisë në Vaksincë është shkatëruar. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar

konsideron se akoma rreth 10.000 njerëz jetojnë në territoret të mbajtura nga

rebelët dhe ministri i qeverisë i ka akuzuar rebelët për përdorim të tyre si murr të

gjallë. Javën e kaluar Kryqi i Kuq i ka evakuar qindra gra dhe fëmijë, mirëpo

thanë se shumë njerëz kanë vendosur të ngelin, duke u strehuar nëpër

bodrume.”404

The Daily Telegraph më 22 maj 2001 informon për gjendjen e civilëve të

cilët kanë ngelur në mes të zjarrit të luftës, ku citon Chris Janowskin zëdhënës i

Komisionerit të Lartë të OKB i cili thotë se nëpër fshatra gjenden 5000 deri

10000 civilë. Mëtej thuhet: “Duke u ballafaquar me ofensivën e madhe nga

qeveria, rebelët etnik shqiptar kërcënojnë të bartin luftën nëpër qytete.”405

25 maj 2001 reporteri Douglas Hamilton nga gazeta The Independent njofton

për bombardimet e fshatrave të Likovës. E citon komandant Shpatin i cili thotë:

402 Po aty. 403 Gazeta “The Independent”, 22 maj 2001, Macedonia steps up attack on rebel bases. 404 Gazeta “The Guardian”, 22 maj 2001, Macedonia bombards Albanian rebel positions. 405 Gazeta “The Daily Telegraph”, fighting forces thousands from Macedonian villages.

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

200

“Ky ka qenë bombardimi më i ashpër deri tani që kemi qëndruar. Kemi

informata të pakonfirmuara se janë qëlluar strehimoret e civilëve”.406

Gazetari

më posht shkruan se shoqatat humanitare nuk kanë mundur të dërgojnë ekipë në

fshatrat Sllupçanë, Orizarë, Vaksincë dhe fshatrat tjera shqiptare pasi akoma po

vazhdojnë luftimet përkundër bombardimit të dendur. Sa i përket civilëve të

cilët arritën të largohen nga vendet ku zhvilloheshin luftimet shtypi britanez

shkruan shumë qartë për keqtrajtimin e tyre nga forcat maqedone.

Reporteri Julius Strauss që gjendet në Kumanovë i The Daily Telegraph

më 28 maj 2001 shkruan: “Disa nga refugjatët ishin të rrahur dhe të torturuar

nga forcat maqedone duke u përpjekur gjatë fundjavës që të shuajnë

kryengritjen shqiptare…Një njeri tjetër që ishte liruar nga policia të shtunën

deklaroi se <ju duhet të thoni diçka përderisa ata ju godasin dhe

shkelmojnë>.”407

Gazetari citon Peter Bouckaert nga Human Right Watch që

përpilon një raport për abuzimet i cili thotë: ”Gati se çdo mashkull ka qenë i

rrahur. Ajo është arsyeja kryesore që ata nuk e lëshojnë fshatin e tyre. Ne kemi

raste të grave, fëmijëve dhe pleqëve të cilët janë rrahur.”408

Më 29 maj 2001 The

Times boton një reportazh mjaft interesant të Richard Beeston i cili me një

gjuhë historiko-poetike përshkruan disa minuta të luftimeve në rajonin e

Likovës por lë të kuptosh shumë ato pak rreshta të thurrur dendur. Ai shkruan:

“Duke u tërhequr në skaj të rrugës me fushat me grurë dhe lule të egra në të dyja

anët, një grup i spektatorëve erdhën dje këtu të shohin dy forcat kundështuese në

ish-RJM që bëjnë betejë nën diellin e ndritshëm të Ballkanit. Fshatarë, ekipe

televizive të huaja dhe vëzhgues ushtarak perëndimorë u ulën në distancë të

sigurtë nga beteja, përderisa tanket dhe helikopterët sulmues bombarduan mjaft

fshatra që ishin bërë vijë frontale në konfliktin e pestë në ish-Jugosllavi.

Pavarësisht nga krismat e pushkëve pas nesh dhe shkatërimit të Matejçit, ne

qëndruam dhe vështronim si aristokrat të shek XIX të cilët shikonin betejat e

kontinenteve me shporta pikniku, venë dhe teleskop të fuqishëm.”409

Gjatë

406 Gazeta “The Independent”, 25 maj 2001, Seven killed as Macedonia steps up rebel assault. 407 Gazeta “The Daily Telegraph”, 28 maj 2001, Refugees tortured as they flee Macedonian uprising. 408 Po aty. 409 Gazeta “The Times”, 29 maj 2001, Spectators turn out for Macedonia’s war in the sun.

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

201

bombardimeve joselektive nga forcat qeveritare maqedonase do të goditet një

shtëpi Sllupçan në të cilën ishin strehuar dhjetëra gra dhe fëmijë. Ishte kjo një

masakër e vërtetë ku trupat e fëmijëve ishin coptuar nga raketat e helicopterëve,

e cila padyshim do të shqetësojë pa masë popullatën shqiptare.410

Se si u përjetua nga gazetarët anglez dhe të huaj masakra në familjen

Zymberi dhe si u paraqit para publikut britanez me mirë flet artikulli i gazetarit

Justin Huggler në gazetën The Times më 5 qershor 2001. Ai fillon shkrimin në

këtë mënyrë: “Valbona Zymberi vdiq në agoni e tmerruar në spital larg nga

shtëpia. Javët e fundit të jetës se saj i kaloi në një errësirë totale e mbledhur

kruspull në një podrum të ndyrë së bashku me 65 vetë tjerë derisa eksplodimet

e bombardimeve dhe raketave fishkellonin mbi kokat e tyre. (...) Valbona

qëndronte në skaj të podrumit, fshatarët mendonin se ishte me sigurt ku i

vendosen fëmijet e lodhur dhe të frustruar, kur raketa e helikopterit maqedon ra

në atë skaj ku ishin fëmijët të cilët u coptuan. Qefajet Zymberi, nëna e Valbonës

rrëfeu kushtet e vështira në podrum. Kur fshatarët mezi u futën nëpër ate qeli

ata i gjeten trupat, gjithë të vdekurit ishin anëtaret e familjes Zymberi. Selvie

Zymberi kushërira e Qefajetes kishte vdekur, anësh saj ishin dy trupat e

fëmijeve të saj Mersimi 8 vjeçar dhe vajza e vogel 2 vjeçare Isnija. Suzana

Zymberi 23 vjeç dhe Jonuz Zymberi 18 gjithashtu kishin qenë të vrarë. Zonja

Zymberi tha edhe vajza 15 vjeçe Neale Zymberi vdiq pas gjysëm ore.”411

Në një

koment të editorialit të The Independent më 5 qershor 2001, me titull

“Perëndimi nuk duhet ti mbyll sytë në dhunën në Maqedoni” ndër të tjera

shkruan: “Rreth një e treta e qytetarëve të Maqedonisë janë shqiptar, në

Maqedoninë perëndimore ata përbëjnë shumicën. Në ato rrethana bëhet dyfish

esenciale që qeveria doemos duhet të jetë e gatshme të tregojë vullnet t’i trajtojë

shqiptarët si të barabartë. Kjo nuk është akoma çështje. Edhe më keq, qeveria ka

gatishmëri të përdorë force kundër civilëve në përpjekje për të frenuar rebelët.

Vdekja e fëmijëve pas bombardimit të bodrumit të tyre ku fshiheshin…është një

tregim i një brutaliteti të paparashikueshëm që duhet doemos të lihet

mbrapa…Evidenca nga Human Rights Watch dhe të tjerëve tregon se

410

Minir Ademi, UÇK, Dëshmorët e kombit, (UÇK 2001), f.337. 411 Gazeta “The Times”, 5 qershor 2001, Macedonian assault on Albanian rebels claims another child’s life.

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

202

armëpushimi i arritur po abuzohet; burrat të cilët i lëshojnë fshatrat janë dërguar

në stacione policore dhe janë rrahur brutalisht.”412

Pavarësisht nga angazhimi i

plotë i Armatës së Maqedonisë, policisë dhe trupave reserve përsëri ishte e

pamundur që të munden formacionet ushtarake të UÇK-së, prandaj të ndodhur

ngushtë blloku politik maqedonas do të përpiqet që të gjejë alternativa tjera për

të shpëtuar nga ky labirinth që ishin futur. Kryetari i shtetit Boris Trajkovski do

të takojë dy liderët e partive politike shqiptare PDSH dhe PPD, me të cilët do të

bisedojë për dalje nga kriza. Në këtë takim Kryetari i shtetit Trajkovski,

çuditërisht do të propozojë që ushtarëve të UÇK-së tu krijohet një koridor për tu

larguar nga vendi. Ishte një propozim që askush nuk e priste dhe se sigurisht ai

nuk kishte vendosur vetë, para se paraprakisht të ishte shoshitur kjo çështje mirë

me strukturat tjera shtetërore. Kryetari i PDSH-së z. Xhaferi dhe kryetari i PPD-

së Imeri para presidentit Trajkovski dhe para mediumeve mbajtën qëndrim të

prerë se nuk janë ata që duhet të vendosin nëse ushtarët e UÇK-së do të tërhiqen

nëpër ate koridor, por përkundrazi për këtë çështje duhet të vendosin vetë

ushtarët e UÇK-së.413

Poashtu në takimin e rradhës ndërmjet kryetarit të shtetit

dhe partive politike, nga përfaqësuesit e partive shqiptare do të lindin kërkesa të

reja të cilat shënonin një hap përpara në drejtim të afrimit brendashqiptar dhe

legjitimitetit të UÇK-së. Nënkryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi i cili mori

pjesë në takim, deklaroi se”PDSH nuk do të japë propozim për pjesëmarrje të

përfaqësuesve të UÇK-së në takimet me kryetarin e shtetit, ashtu siç kishte

deklaruar z. Arben Xhaferi, por PDSH do të propozojë që të komunikohet me

njerëzit e UÇK-së, meqë amnestia dhe korridori nuk janë propozuar për

mua…”414

Intensifikimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe Bullgarinë do të vazhdojë

edhe mëtej, në veçanti në fushën e mbrojtjes. Në javën e parë të qershorit 2001,

kryetari i shtetit z. Boris Trajkovski do të vizitojë Bullgarinë, ndërsa Ministri i

Mbrojtjes së Maqedonisë Vllado Buçkovski do të vizitojë Serbinë ku do të

412Gazeta “The Independent”, 5 qershor, 2001, The West must not connive in Macedonian violence. 413 Gazeta “Nova Makedonija” 3 qershor 2001, Za koridorot treba da se razgovara so onie shto vojuvat. 414 Gazeta “Nova Makedonija”, 4 qershor 2001, Liderite go çekat planot na Trajkovski, no nudat I svoi

reshenija za krizata.

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

203

nënshkruajë Protokolin për bashkëpunim ushtarak me Ministrinë e Mbrojtjes të

Sërbisë Sllobodan Krapoviq.415

Lufta merrte përmasa të mëdha përkundër përpjekjeve të faktorëve

politik ndërkombëtar dhe të brendshëm për të vendosur paqen. Vetëm për një

ditë më 5 qershor 2001, në afërsi të fshatit Gajre të Tetovës vriten 5 pjesëtar të

forcave qeveritare dhe 6 u plagosen rëndë. Në zonën e Kumanovës poashtu

luftimet ishin shumë të ashpra dhe UÇK nuk tregonte shenja të lodhjes dhe të

tërheqjes. Këtë mund ta shohim nga konstatimi i Ministrit të Punëve të

Brendshme të Maqedonisë z. Lube Boshkovski i cili deklaroi se kishte pasur

luftime të ashpra në Matejç të Kumanovës dhe UÇK-ja, jo që nuk tërhiqej por

akoma rigrupohet sipas tij.416

Menjëherë pas këtij incidenti qeveria e

Maqedonisë do të kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për të

ndërmarrë ofensive më të fuqishme kundër UÇK-së. Çfarë nënkuptonte qeveria

me “Gjendje të jashtëzakonshme” nuk ishte e qartë, pasi edhe ashtu Armata e

Maqedonisë, polica, përbërja reserve e Armatës, vullnetarë, mercenarë, njësite

elite të ushtrisë dhe policisë si Tigra, Ujqë, etj ishin vetëm se të angazhuar në

luftë kundër UÇK-së. Nëse fshihej diçka tjetër që nuk ishte e njohur deri tani me

këtë akt, nuk dihej për momentin, por partite shqiptare PDSH dhe PPD

kundërshtonin fuqimisht këtë kërkësë.

Përderisa në kampin politik shqiptar pothuajse ishin unifikuar qëndrimet

tërësisht, përfshi edhe faktorin ushtarak UÇK nga Marrëveshja e Prizrenit, në

anën tjetër në kampin politik maqedonas edhe pse partitë kryesore të tyre kishin

formuar qeverinë e shpëtimit kombëtar dhe në parim së bashku duhej të

angazhoheshin për të dalur nga kriza, kjo në të vërtetë nuk ndodhte. Partitë

kryesore VMRO-DPMNE e cila udhëhiqte me qeverinë në kohën kur shpërtheu

lufta dhe LSDM e cila ishte në opozitë, tani pjesë e qeverisë, akoma nuk kishin

ndërtuar besim për të bashkëvepruar. E para dyshonte se Ministri i Mbrojtjes

Vllado Buçkovski i cili vinte nga rradhët e LSDM-së vetëm se po përgatitej një

415 Gazeta “Nova Makedonija”, 5 qershor 2001, Jugoslovenska voena industrija I e na usluga na Makedonija. 416 Gazeta “Nova Makedonija”, 4 qershor 2001, Od zaseda ubieni petmina vojnici na ARM.

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

204

pjesë të kuadrit të oficerëve për të zhvilluar negociata me UÇK-në, dhe se gjoja

këta officerë trajnoheshin nga ekspertë amerikanë.417

Në të njëjtën kohë nëpër

qytetet ku shqiptarët ishin pakicë, kërcënimet për mallin dhe jetën e tyre ishin të

njëpasnjëshme. Si në rastin e Manastirit ku sërish rreth 5000 qytetarë

maqedonas marshonin nëpër qytet dhe gjithçka çka ishte shqiptare, fabrik,

shitore, shtëpi, etj e domolonin dhe i vendosnin zjarrin.418

Me të arritur në Shkup shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian

Havier Solana më 8 qershor 2001, për të ndihmuar që të ndërpriten luftimet dhe

ti jepet shansë paqes, në fshatin Haraçinë të Shkupit filluan të ndëgjojen krismat

e armëve.

417 Gazeta “Nova Makedonija”, 8 qershor 2001, Stranski diplomati I SDSM podgotvuvaat atmosfera za

federalizacija. 418 Gazeta “Nova Makedonija”, 9-10 qershor 2001, Petiljadnata tolpa razbiena so silni policiski kordoni.

Page 205: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

205

IV – 7. Futja e UÇK-së në Haraçinë

Përkundër luftimeve të ashpra në shumë fronte dhe bombardimeve të

fuqishme të ushtrisë së Maqedonisë dhe forcave ajrore të saj me helikopterë

ushtarak dhe aeroplanë luftarak ndaj pozicioneve të UÇK-së, përsëri kjo e fundit

vazhdonte luftimet dhe zgjerimin e territoreve që ajo i kontrollonte. Futja e

UÇK-së në fshatin Haraçinë të Shkupit, simbolizonte shumë gjëra të

rëndësishme, në rradhë të parë qëndresën e UÇK-së dhe organizimin e sajë të

fuqishëm e cila përskaj luftimeve të rrepta në shumë fronte, sërish arriti ti

afrohet kryeqytetit dhe aeroportit të saj vetem rreth 10 km deri te zyrat e

qeverisë dhe presidentit. Nga ana tjetër ishte poshtëruese për një shtet i cili

kishte ushtri të organizuar dhe armatosur deri në 11.000 ushtarë të rregullt dhe

forca policore të cilat arrinin po atë numër, kishte bërë mobilizime masive në

populatë, ishte armatosur edhe më shumë gjatë luftës, ndërsa po humbte territor

çdo ditë nga UÇK-ja. Nga pozicionet që i kishte kapur UÇK-ja, kishte kërcënuar

qeverinë se do të sulmojë kryeqytetin dhe aeroportin e Shkupit, me çrast disa

kompani ajrore menjëherë pezulluan fluturimet e tyre për në Shkup.419

Ministria

e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët e vendit se nuk kanë nevojë të

shqetësohen pas Komunikatës së UÇK-së e cila u kërcënua se do të sulmojë

institucione relevante në Shkup, pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për

të siguruar këto objekte.420

Kjo tregon se kishte filluar popullata maqedone të

futet në panik, por edhe liderët maqedonas, të cilët për herë të parë do të ulen sy

në sy, Kryeminstri Georgievski dhe lideri i opozitës Cërvenkovski tani pjesë e

koalicionit të zgjeruar, për të biseduar rreth seriozitetit të situates, pasi UÇK po

trokiste në dyert e Shkupit.421

Kryetari i shtetit z. Boris Trajkovski kishte

përceptim ndryshe për situatën dhe ai insistonte që sa më shpejt të gjendet një

zgjidhje e shpejtë për të ndalur luftën. Prandaj në shumë qarqe nacionaliste

419 Gazeta “USA Today”, 12 qershor 2001, Macedonia, rebels declare cease- fire. 420 Gazeta “Nova Makedonija”, 11 qershor 2001, Prezemi se neophodni merki za zashtita na gragjanite. 421 Po aty, Araçinovo gi osvesti VMRO-DPMNE I SDSM.

Page 206: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

206

konsiderohej si më i moderuar dhe kishte kritika të ashpra ndaj tij se gjoja është

marionete e amerikanëve.422

Më 11 qershor gazeta The Guardian nëpërmjet gazetarit Nicholas Wood

informon se situata në Maqedoni është shqetësuese dhe se zhvillohen luftime në

tre fronte, në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë. Gazetari shkruan se “Forcat rebele

janë koncentruar rreth Kumanovës, në veri-lindje të Shkupit. Rebelët vranë një

ushtarë dje dhe plagosën tre të tjerë në atë pjesë përderisa ushtria tentonte të

rimerte fshatin Sllupçan, informon agjensia e lajmeve shtetërore…Arritja e

njërzve të armatosur në Haraçinë nënkupton që armata e vogël e lodhur ka

probleme në të tre frontet”423

Autoritet maqedonase do të shqetësohen pa masë me OSBE-në e cila

kishte filluar bisedime me UÇK-në në rajonin e Kumanovës, para se të kërkojë

paraprakisht të konsultohet me organet e shtetit. Këtë hap të OSBE-së

maqedonasit e konsideruan si hap përpara drejt legjitimimit të UÇK-së.424

Ndërsa po në The Guardian më 11 qershor 2001 Jonathan Steele

komenton situatën në Maqedoni në një artikull me titull “Right of the map”

(Rregulimi i hartës).

Gazetari komenton propozimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të

Maqedonisë me çrast në mënyrë të hapur me një projekt të përpunuar mirë

propozon ndarjen e Maqedonisë dhe këmbimin e populatës. Tekstin e fillon me

Franjo Tuxhmanin ish-presidentin kroat i cili i paraqet një hartë Paddy Ashdown

për ndarrjen e Bosnjës, projekt i cili tani sipas autorit të tekstit buron nga elita

intelektuale e shtetit. Theksohet se një pjesë e politikanëve maqedon nuk u

pajtuan me këtë propozim, por dhe se politikanët shqiptarë e kanë kundërshtuar

këtë, siç citon autori “Politikanët shqiptarë gjithashtu kundërshtuan këtë hartë,

pas sa akuzave se shqiptarët minojnë këtë shtet, ishte një grup i konsiderueshëm

i maqedonëve të cilët hapur mbronin ndarjen”425

Mëtej citon kryetarin e

422 Petar popovski, Krvavo Dosie, Tom II, f.645. 423 Gazeta “The Guardian”, 11 qershor 2001, Refugees pour into Kosovo. 424 Gazeta “Nova Makedonija”, 12 qershor 2001, OBSE pregovara so teroristite? 425 Gazeta “The Guardian”, 11 qershor 2001, Right of the map.

Page 207: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

207

parlamentit Stojan Andov i cili deklaron se “propozimi është interesant dhe

provokativ”426

, në anën tjetër poashtu citon kryeministrin Lupço Georgievski i

cili i publikon faktet e fundit demografike të cilat sipas tij flasin se nxënësit

shqiptarë nëpër shkolla fillore janë përfaqësuar me 34 %, ndërsa maqedonasit

me 52%.427

Kjo d.t.th. se për elitën politike maqedone është shqetësuese meqë

sipas statistikave zyrtare në Maqedoni shqiptarët janë 23%, që nënkupton se për

11 % janë të përfaqësuar më tepër në shkollat fillore pra rritje e lartë e natalitetit

dhe tek maqedonasit që zyrtarisht në kohën kur flasim ishin 67 % por janë

përfaqësuar në shkolla fillore me 52 %, respektivisht 15 % më pak që d.t.th. një

rënie drastike e natalitetit. Është kjo një paraqitje interesante e kryeministrit

Georgievski që i kushton një theks të vacantë në tekstin e tij.

Po më 11 qershor The Daily Telegraph njofton se në luftimet në Slupçan

është vrarë një ushtarë maqedon dhe dhe tre të tjerë janë plagosur.428

Gjithashtu

e përditëshmja The Times të njëjtën ditë konfirmon lajmin e njëjtë për luftimet

në Sllupçan dhe se Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka kapur zonën e Haraçinës 6

milje nga qendra e Shkupit.429

Ishte ky një veprim shumë strategjik I UÇK-së,

pasi të gjithë këto veprime mund të kenë vlera substanciale nga rendësia e tyre

politike, të cilat veprime padyshim do të diktojnë zhvillimet politike.430

E përditëshmja The Independent më 12 qershor 2001 publikon një

fotografi të një fëmije të përlotur në krahun e një gruaje me shami që zë

gjysmën e faqes dhe padyshim ajo ka një simbolikë të vacantë. Pason teksti i

gazetarit Justin Huggler me titull “Maqedonia thërret për armëpushim pasi

rebelët kërcënojnë të sulmojnë aeroportin”, të cilin tekst gazetari e fillon me

fjalinë “Kërcënimet nga rebelët shqiptarë për të sulmuar kryeqytetin, Shkupin,

dje u vërejtë se kjo e bën qeverinë të tërhiqet dhe të ndërpret sulmet ndaj

kryengrytësve.”431

Gjithashtu citon Anna Lindh në takimin e ministrave të

426 Po aty. 427 Po aty. 428Gazeta “The Daily Telegraph”, 11 qershor 2001, Rebels give ultimatum to Macedonia. 429 Gazeta “The Times”, 11 qershor 2001, Rebels threaten to shell Skopje. 430

Carl von Clausewitz, On War, Wordsworth, London, 1997, f.322. 431 Gazeta “The Independent”, 12 qershor 2001, Macedonia calls ceasfire after rebels threaten to attack

capital’s airport.

Page 208: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

208

punëve të jashtme në Luksemburg e cila njëherit e ka kryesuar mbledhjen një

ditë më herët dhe ka theksuar për situatën në Maqedoni se “Kjo është

jashtëzakonisht serioze, jashtëzakonisht e tensionuar”, dhe ajo thirri qeverinë e

Maqedonisë të jet e përmbajtur ndaj dhunës dhe tu jep kërkesat politike

komunitetit shqiptarë për dy javë.432

Gazetari informon edhe për çështjen e ujit

në qytetin e Kumanovës në të cilin nuk ka ujë të pijshëm “që nga koha kur

rebelët kanë ndërprerë furnizimin me ujë nga një fshatrat që i kanë okupuar”.433

Ndërsa në bazë të informative nga qeveria e Maqedonisë, më 12 qershor 2001,

në rajonin e Tetovës nga Shipkovica janë futur edhe 400 pjestarë të UÇK-së.434

Janë këto të dhëna që nënkuptojnë përforcimin e UÇK-së çdo ditë e më tepër,

ndërsa në anën tjetër panik dhe konfuzitet në forcat e sigurisë së Maqedonisë të

cilat tani në këtë vijë të madhe frontale nuk dinin prej kah të mbroheshin nga

zgjerimi i mëtejmë i UÇK-së. Kryetari i Maqedonisë me vendim të tij, do të

shkarkojë Shefin e deritanishëm të Shtatmadhorisë të Armatës së Maqedonisë

Jovan Andrevski dhe në vend të tij do të emrojë Pande Petrovski, të cilin e

kishte penzionuar para kohe qeveria e Georgievskit pasi erdhi në pushtet. Ky

konfuzitet i autoriteteve maqedonase reflektohej edhe te masa e gjerë të cilët të

dëshpruar skajshmërisht nga frika se mund të zgjerohej edhe mëtej UÇK, një

pjesë e mirë e intelektualëve, gazetarëve, akademikëve etj. maqedonas, hapur

me paraqitje të përditshme nëpër mediume dhe forume të ndryshme kërkonin që

qeveria me përdorimin e forcës ti eliminojë ushtarët e UÇK-së dhe assesi të ulet

ne bisedime me ata. Kjo ndodhte ngaqë ata nuk kishin informatë reale se çfarë

po ndodhte në terren dhe se forcat qeveritare kishin vështirësi të luftonin me ata.

Minstri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë në këtë periudhë, znj, Dosta

Dimiovska do të pranojë se situata ishte mjaft e tendosur dhe se ishte buzë luftës

qytetare me përmasa më të mëdha.435

Në këtë situatë të tensionuar kemi një analizë të historianit Misha

Glenny autor i librit, në gazetën The Daily Telegraph më 14 qershor 2001.

Misha Glenny e fillon tekstin me disa fjali shqetësuese për situatën në

432 Po aty. 433 Po aty. 434 Gazeta “Nova Makedonija”, 13 qershor 2001, Preku Shipkovica vlegoa 400 novi teroristi! 435 Dosta Dimovska, Makedonija najvisoka ubavina, Makabej Shkup, 2004, f.252.

Page 209: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

209

Maqedoni, “Koha po ikë për Maqedoninë. Pas muajve të përleshjeve të nivelit të

ulët ndërmjet Armatës së Maqedonisë varfërisht të pajisur dhe guerilave

shqiptare të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me një efektivitet të lartë, dy javët e

fundit është parë që situata të rrëshqet në mënyrë rapide jashtë kontrollit.”436

Mëtej ai e citon një diplomat Europian që thotë: “ Rrënimi i këtij shteti të brishtë

mund të vë në rrezik pak a shumë gjithçka që jemi përpjekur të arrijmë në

regjion gjatë dekadës së fundit. Do të jetë e pamundur që të vendosen copat e

Maqedonisë përsëri bashkë”437

Element të huaj ishin mjaft aktiv në Maqedoni,

në veçanti shërbimet sekrete serbe, në krye të të cilëve kishte edhe diplomat

serb, siç ishte rasti i ish-ambasadorit serb në Shkup, Zoran Janaçkoviç i cili e

kishte udhëhequr shërbimin e zbulimit në Shkup.438

Me sa vërejmë gazetarët

britanez që nga fillimi kanë qenë të kujdesshëm në përdorim të fjalorit dhe

kategorizimit të UÇK-së. Nuk mund të hasim që ajo të quhet me terrma

derogative apo të nënçmimit të ndonjë forme tjetër, përveç termit <rebel> që

nënkupton <kryengritës>. Gati në të gjitha rastet e vërejmë se përdoret emri i

plotë i formacionit ushtarak të shqiptarëve si <Ushtria Çlirimtare Kombëtare>,

termi <kryengritës> apo <kryengritje> etj. Gjithashtu në mënyrë profesionale

duke paraqitur ngjarjet në mënyrë objektive ashtu siç zhvilloheshin në terren të

bie në sy se ngadal këta gazetar po e demaskonin politikën qeveritare ndaj

shqiptarëve. Kjo punë e tyre bëri që publiku anglez pak nga pak të kuptonte

realitetin në Maqedoni dhe eliminonte zërat kundër angazhimit anglez për këtë

çështje, në veçanti një parapërgatitje e masës britaneze që në momentin e duhur

të mos kundërshtonte dërgimin e trupave në Maqedoni.

436Gazeta “The Daily Telegraph”, 14 qershor 2001, Balkans come under threat again as time runs out for a

fragile state. 437 Po aty. 438 Dosta Dimovska, Makedonija najvisoka ubavina, Makabej Shkup, 2004, f.259.

Page 210: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

210

IV – 8. Tërheqja e UÇK-së nga Haraçina nën mbrojtjen e

Ushtrisë Amerikane

Pavarësisht nga armepushimi që ishte vendosur ndërmjet forcave

qeveritare dhe UÇK-së, qeveria theu marrëveshjen dhe sulmoi me të gjitha

mjetet fshatin Haraçinë, nga artileria deri te aviacioni. Ky veprim i shqetësoi pa

masë edhe qendrat e vendosjes në botë, me çrast kishte reaguar Robertson, i cili

këtë offensive e kishte quajtur si “çmenduri e plotë” dhe kujtoi luftën civile që

mund të pasojë.439

Kjo offensive e forcave qeveritare krijoi konfuzitet në

opinion se çfarë me të vërtetë ndodhë në periferi të Shkupit. Përderisa diplomat

ndërkombëtar dhe UÇK deklaronin se ishte arritur armepushim UÇK ishte

tërhequr me vetdëshirë nga Haraçina, në anën tjetër për arsye të panjohura forcat

e sigurisë deklaronin se gati e kishin marrë Haraçinën por ndërkombëtarët u

kanë ndihmuar ushtarëve të UÇK-së që ti shpëtojnë me evakuimin e tyre.440

Rreth 300 ushtarë të UÇK-së e lëshuan Haraçinën nën mbrojtjen e Ushtrisë

Amerikane.441

Ky armëpushim shkaktoi reaksion të madh te disa qarqe

nacionaliste maqedonase, përfshi edhe forcat paramilitare, sigurisht nga

mungesa e informacionit se forcat e sigurisë përfundimisht nuk mundën të

shuajnë UÇK-në, por përkundrazi ajo zgjerohej në brendi te territorit të

Maqedonisë, por ata të painformuar krijuan përshtypjen se qeveria nuk dëshiron

ti eliminojë. Këto qarqe nacionaliste maqedonase organizuan një revoltë në

Shkup dhe gjetiu duke u futur në parlament që ta djegin, meqë qeveria nuk merr

masa më të ashpra ndaj UÇK-së. Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë

znj. Dosta Dimovska konkludon se qytetarët maqedonas nuk ishin të njoftuar

mirë për çështjen e Haraçinës, meqë kjo ishte një nga planet e Kryetarit të

Shtetit Trajkovski, si dhe për këtë kanë qënë të marrur vesh vesh MPB MM dhe

kreu i shtetit.442

Kjo situatë shkaktoi kaos të vërtetë dhe solli shtetin në prag të

luftës civile, meqë vetëm se kishte filluar masa e tubuar me mijëra maqedon të

drejtohet nga pjesa shqiptare e Shkupit për të “qërruar hesapet” me shqiptarët.443

439 Gazeta “The Daily Telegraph”, 23 qershor 2001, Macedonia shatters ceasfire. 440 Gazeta “Financial Times”, 25 qershor 2001, Solana says ceasfire reached in Macedonia. 441 Gazeta “The Daily Telegraph”, 27 qershor 2001, Spectre of ethnic cleansing resurrected. 442 Dosta Dimovska, Makedonija najvisoka ubavina, Makabej Shkup, 2004, f.258. 443 Gazeta “The Independent”, 25 qershor 2001, Macedonia edges away from the brink of war.

Page 211: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

211

Fatkeqësisht një pjesë e mirë e maqedonasve mendonin se forcat qeveritare

kishin mundësi të marrin Haraçinën me luftë.444

Frymëzimi antiamerikan dhe

antievropian si dhe ftesa për të dalë në protestë ishte bërë direk nga TV Sitel.

Gjithashtu të njëjtit njerëz ishin present në djegjen e Ambasadës Amerikane në

Shkup në vitin 1999.445

Në ndërkohë Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, i

dërguan vërejtje Maqedonisë, se ajo mund të ballafaqohet me izolim diplomatik

dhe ndërprerjen e ndihmave nga BE nëse ajo synon të shtyp kryengritësit

shqiptare në vend që të zhvillojë negociata.446

Chris Patten Komesari i Lartë i

Unionit Evropian, ne takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së do ti

drejtohet Ilinka MItrevës, Ministre e Punëve të Jashtme të Maqedonisë:”Është

vështirë të ndërtohet mirëbesimi te njerëzit përderisa paratë, të cilët edhe pse

janë të kufizuara janë të shpenzuara në bomba dhe raketa.447

Sa më shpejt të

ketë armëpushim permanent, aq më shpejt atje do të ketë marrëveshje politike,

dhe do të flasim për investime.”448

Gazetari Ray Carrol i të përditshmes The Guardian më 27 qershor 2001,

në mes tjerash informon se me armëpushimin që u arrit nga Unioni Europian, u

lejua që disa qindra rebel nga fshati Haraçinë të vendosen në Nikushtak. Por

edhe atje gazetari informon se tanket maqedone, artileria dhe mitralozë

granatuan Nikushtakun dhe dy fshatra të tjera të Karadakut të Kumanovës.449

Pas tërheqjes nga Haraçina të UÇK-së me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe pas

eskalimit të situates në kryeqytet dhe kërcnimit që iu bëheshte shqiptarëve në

Shkup, do të reagojë edhe UÇK-ja e cila do të paralajmëroje se pavarësisht që

është tërhequr nga Haraçina për ti dhëne shansë paqes, ajo nëse është nevoja do

të futet në kryeqytet që ti mbrojë shqiptarët me dy brigade që i ka të gatshme në

periferi të Shkupit.450

Ky ndryshim i shpejtë i situatës aq shpejtë disi krijoi

konfuzitet të madh kryesisht te pala maqedonase, meqë nga një organizatë

444

Mitre Arsovski, Stojan Kuzev, Risto Damjanovski, Vojnata vo Makedonija vo 2011 godina, Matica, Skopje, 2006, f.293. 445 Dosta Dimovska, Makedonija najvisoka ubavina, Makabej Shkup, 2004, f.258. 446 Gazeta “The Daily Telegraph”, 26 qershor 2001, Macedonian Slavs riot over Nato peace deal. 447 Gazeta “West Street Journal Europe”, 26 qershor 2001, EU Discounts Plea For Additional Aid From

Macedonia. 448 Gazeta “The Independent”, 26 qershor 2001, EU tells Macedonia: no aid if fighting resumes. 449 Gazeta “The Guardian”, 27 qershor 2001, Jack Straw kept away by Skopje rage. 450Gazeta “The Independent”, 27 qershor 2001, Albanians live in fear of forced exodus from Macedonia.

Page 212: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

212

“terroriste” siç u tentua të etiketohet vetëm 3-4 muaj më herët, tani fuqia me e

madhe ushtarake në botë, SHBA ose NATO- i evakuon ushtarët e UÇK-së nga

një zonë në zonën tjetër me gjithë armatimin që posedojnë. Pse pikërisht ndodhi

kjo? A thua se këtu luftohej ‘për liri a vdekje”, të cilës do pale qoftë.451

Luftimet kishin marrë përmasa të mëdha në të gjithë vijën frontale që

mbante UÇK nga Gostivari deri në Kumanovë. Njësitet e UÇK-së kishin

avansuar dukshëm në shumë vendbanime shqiptare dhe tani vetëm se bëheshin

përpjekje për të marrur nën kontroll edhe qytete, siç ishte rasti me Tetovën, të

cilën gati e kishin futur nën kontroll forcat e UÇK-së, por pas marrëveshjes me

NATO-n për armëpushim më 25 korrik 2001, Shtabi i UÇK-së kishte urdhëruar

të tërhiqen nga shumë vija që i kishin zënë me luftë ditëve të fundit. 452

Më 7 gusht 2001 gazetari Justin Huggler në The Independent citon

komandant Shpatin i cili ka deklaruar se “Ne nuk do të dorëzojmë ndonjë armë

përderisa jo vetëm të kemi një marëveshje të nënshkruar por ajo të jetë e

qëndrueshme…Ne nuk jemi të kënaqur me marrëveshjen…Ne kemi investuar

shumë në këtë dhe ne kemi shpresuar për diçka më mirë.”453

Autoritet maqedonase të Shkupit ishin të shqetësuar se UÇK dhe

shqiptarët kishin fituar përkrahje ndërkombëtare. Krahas kërkesës për

armëpushim, përfaqësuesit e qeverive amerikane dhe Unionit Evropian kërkonin

të fillohej me ndryshimet politike për të avansuar statusin e shqiptarëve. Blloku

politik maqedonas këtë qëndrim e konsideronte si përkrahje ndaj UÇK-së dhe

pothuaj hapur filluan të konfrontohen me faktorin ndërkombëtar, duke akuzuar

ata se e mbajnë anën e UÇK-së. Zëdhënësi i qeverisë Miloshovski do të

deklaroje se:”Nato nuk është armiku ynë, por është shok i afërt me armiqtë tanë

që e sulmojnë ardhmërinë e shtetit tone”.454

Pikërisht në këtë situatë autoritet

maqedonase do të bëjnë edhe një provokim të rëndë ndaj amerikanëve, duke

mbyllur kufirin me Kosovën gjatë vizitës së Presidentit të SHBA-ve Bush në

451 Mito Mitevski, 2001 Vojna so dve lica, f.159. 452 Petrit Mënaj, UÇK Mesazh dhe Shpresë, vëllimi II, Tetovë, 2005, f. 129. 453Gazeta “The Independent”, 7 gusht 2001, New Macedonian demands hamper peace deal. 454 Gazeta “The Daily Telegraph”, 25 qershor 2001, Skopje closes Nato supply route.

Page 213: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

213

Kosovë. Më këtë akt maqedonasit donin të shprehnin protestën e tyre ndaj

politikave të amerikane për çështjen e luftës në Maqedoni.455

Revolta ndaj

amerikanëve dhe evropianëve nuk ngeli vetëm me kaq, por qytetarë të

organizuar nga qarqe nacionaliste dhe shërbime të huaja shprehën revoltën e

tyre kundër përfaqësive diplomatike në Shkup, duke sulmuar ata dhe djegur

vetura të tyre, si të OSBE-së amerikaneve etj.456

Pavarësisht nga përpjekja për të

sjellur paqë, situata në terren ishte shumë e tensionuar. Luftimet vazhdonin në

shumë zona. UÇK vazhdonte rezistencën dhe në disa vendbanime avansonte

edhe mëtej, siç ishte rasti me qytetin e Tetovës të cilin pothuaj se e kishin

terrësisht nën kontroll.457

Bisedimet për të nënshkruar një Marrëveshje politike ndërmjet

shqiptarëve dhe maqedonasve për të ndërprerë luftën, të ndërmjetësuara nga

përfaqësuesi amerikan James Pardew dhe përfaqësuesi i BE-së, diplomati freng

Fronsoa Leotard zhvilloheshin shume ngadal dhe me shumë vështirësi. Ngritja e

numrit të shqiptarëve në administratën shtetërore ishte një nga pikat e

marrëveshjesh, në veçanti në polici që duhej të bëhej me urgjencë, pasi që vetëm

5% pjestarët e saj ishin shqiptarë, çështja e gjuhës shqipe si gjuhë zytare në shtet

etj. Në planin e çarmatosjes së UÇK-së parashikoheshin të silleshin rreth 3.500

trupa të NATO-s, të cilët do të grumbullonin armatimin e dorëzuar vullnetarisht

nga ushtarët e UÇK-së për 30 ditë, pasi të nënshkruhej marrëveshja paqësore.458

Në rrethana të panjohura në mes të Shkupit në një shtëpi të shqiptarit

Muzafer Alimit, në gjumë në orët e hershme të mengjezit do të eliminohet

komandant Teli se bashku me katër bashkëpunëtorët e tij, pjesëtar të UÇK-së.459

Tani kur mendohej se do ti vinte fundi luftimeve dhe vetëm se ishte momenti

para nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë, autoritet maqedonase më 7 gusht

2001, në shenjë hakmarrje ndërmorën këtë operacion për të eliminuar këtë

komandant të njohur, ndoshta për të justifikuar veten para populatës

maqedonase se ata janë efikas dhe për të mbajtur moralin e zbehtë të tyre të

455 Petrit Mënaj, Shqiptarët në Maqedoni para sfidash për identitet, Tringa Design, Maj 2008, Tetovë, f.194. 456 Gazeta “The Times”, 26 qershor 2001, Britons urged to leave Macedonia. 457 Gazeta “The Independent”, 6 gusht 2001, Peace talks fail to stop partition in Macedonia. 458 Gazeta “The Times”, 6 gusht 2001, Police deal opens way to Macedonia peace. 459Gazeta “The Daily Telegraph”, 8 gusht 2001, Police kill five rebels in Skopje dawn raid.

Page 214: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

214

qëndrojë mezi në këto momente kur duhet të nënshkruhej Marrëveshje sipas së

cilës nuk do ishte shteti njësoj si kishte qenë në të kaluarën. Edhe pse autoritet

maqedonase kishin njoftuar për një përleshje të armatosur në qendër të Shkupit

ku u vranë këta ushtarë, kjo nuk qëndronte pasi logjika e shëndoshë nuk e

pranon që njerëzit të cilët ishin vrarë në gjumë të rezistojnë.460

Në shenjë

hakmarrje ndaj forcave qeveritare më 8 gusht 2001, do të sulmohet konvoi i tyre

ndërmjet Shkupit dhe Tetovës në të cilin aksion do të ngelin të vrarë 10 pjesëtar

të forcave maqedonase dhe shumë automjete ushtarake të djegura. Një polic

tjetër maqedonas u vra në Tetovë dhe situata kishte eskaluar tejmase. Në Prilep

qytetarët maqedonas kishin djegur xhaminë e qytetit me vlera historike dhe

prona të shqiptarëve pasi policët e vrarë kishin qënë nga ky qytet.461

Edhe pse

pritej që së shpejti të nënshkruhej marrëveshja e paqes autoritet maqedonase

shfrytëzonin çdo minutë për të bombarduar dhe sulmuar vendbanimet shqiptare

duke përdorur artileri, tanke, helikopter dhe tani edhe aeroplanë luftarak Sukhoi

Su-25.462

Në afërsi të fshatit Luboten të Shkupit më 10 gusht 2001 autoblindi i

forcave qeveritare do të has në minë dhe do të ngelin të vrarë 8 ushtarë.463

Këto

aksione ndaj forcave të sigurisë së Maqedonisë ishin ndërmarë si shenjë

hakmarrje ndaj vrasjes së komandant Telit dhe 4 ushtarëve të tij disa ditë më

herët në Shkup.464

Dy dytë më vonë forcat qeveritare maqedonase do të

ndërmarrin aksion të gjërë ushtarak në fshatin Luboten të Shkupit në të cilin

pamëshirshëm do të vriten civilë të paarmatosur shqiptarë, meqë në këtë fshat

nuk kishte ushtarë të UÇK-së.465

Ushtria dhe policia maqedonase së bashku me

paramilitarët maqedonas kishin ndërmarrë një offensive ushtarake joselektive

mbi shumë vendbanime shqiptare duke përdurur të gjitha llojet e armatimeve, në

veçanti aviacioni ushtarak ishte në aktivitet të vazhdueshëm duke bombarduar

në të gjitha zonat që i mbante nën kontroll UÇK-ja. Nicholas Wood nga The

Guardian më 13 gusht 2001, citon komandant Sokolin udhëheqës i Brigadës 113

460 Gazeta “Flaka”, 8 gusht 2001, Masakër e policise special mbi shqiptarët. 461 Gëxim Ostreni, Dëshmia e Gjeneralit, Arbëria Design, Tetovë, 2011, f .294; The Daily Telegraph, 10

gusht 2001, Macedonian violence flares as deal is agreed. 462 Gazeta “The Guardian”, 10 gusht 2001, Macedonian jets bomb Albanian rebels. 463 Gazeta “The Daily 464 Gazeta “The Times”, Macedoniua deal threatened by rebel ambush. 465 Gazeta “Flaka”, 13 gusht 2001, Forcat maqedonase granatojnë rajonin e Radushës dhe fshatin Luboten.

Page 215: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

215

i cili deklaron se për katër orë rrjesht është bombarduar Likova dhe se pa ndonjë

arsye granatojnë popullatën civile.466

Nuk kurseheshin as civilët dhe pronat e tyre, ishte kjo offensive më 12

gusht 2001, kur vetëm se kishin përfunduar bisedimet për nënshkrimin e

Dokumentit që do të ndërpriste luftën, ndërsa kishte ngelur vetëm nënshkrimi

solemn në ditën në vijim më 13 gusht 2001. Cilat ishin arsyet që forcat

qeveritare shkrepnin raketat e fundit dhe topat e të gjitha artilerive për të

bombarduar viset shqiptare nuk prononcohej hapur asnjë përfaqësues i pushtetit,

përveç arsyetimit se pastrojnë terrenin nga “terroristët e UÇK-së” në orët e

fundit që kanë ngelur para nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë, atë që nuk

kishin mundur ta bënin me muaj. Vetëm në ditët e fundit forcat qeveritare

maqedonase do të pësojnë humbje të mëdha në njerëz me rreth 20 ushtarë të

vrarë, shumë të plagosur dhe humbje në teknikë ushtarake. E vetmja formë që

ndoshta për justifikim para popullit maqedon se gjoja ata qëndrojnë akoma ndaj

UÇK-së ishte sulmi nga ajri me aeroplan dhe helicopter luftarak dhe

bombardime nga tanket dhe autoblindat nga largësia, ku kryesisht pësuan

humbje civilët shqiptarë. Teoria tjetër e interpretimit të kësaj strategjie qëndron

në ate se maqedonasit më 13 gusht duhet të gdhiheshin me dy lajme të

rendësishme; ofensiva e ashpër e forcave qeveritare maqedonase, duke lënë të

vrarë shumë shqiptarë, djegje dhe rënime të vendbanimeve shqiptare

pamëshirshëm, të cilat pamje do të qetësonin shpirtërat nacionalst të popullit dhe

e dyta akti i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë që do të nglete disi nën hije të

të parës. Në këtë mjegullnajë politike dhe ushtarake kishte edhe indikacione të

minimit të procesit të paqës dhe nënshkrimit të Marrëveshjes nga qarqe të

caktuara nacionaliste dhe nga shërbime të huaja të cilat mund të llogarisnin në

profite politike të shteteve përkatëse.467

Ky process i ndërmjetësimit ishte i

vështirë, meqë nuk shiheshin shenja të uljes së armëve deri në minuatat e fundit,

por edhe ishte shumë e dyshimtë nëse do të ndërpritej lufta. Natyrisht sipas

parimit të negocimit, sejcila palë pret që ndërmetësuesi të bëjë presion te pala

466 Gazeta “The Guardian”, 13 gusht 2001, Skopje stops guns for truce signing.

Page 216: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

216

tjetër, por edhe garancë dhe ndihmë për implementim të Marrëveshjes

përkatëse.468

Kjo situatë do të ishte e vështirë më tepër për forcat “radikale”

shqiptare të cilët e kishin nisur këtë luftë për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve

në Maqedoni, meqë zakonisht radikalët zakonisht, nuk kanë besim tek efikasiteti

i mënyrës së bindjes atje ku rrezikohen interesat supreme.469

Pala që konsideron

se do të del humbëse nga negociatat, natyrisht se do të manipulojë drejt

ndërprerjes së negociatave, në këtë rast blloku maqedonas pa vullnet avansonte

nga një millimeter përpara.470

468 Lubomir Fërçkovski, Pregovaranje vo konflikti na identiteti, Templum, Shkup, 2010, f.145. 469 Glen Tinder, Mendimi Politik, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Titranë, 1993, f.191. 470 Lisen Bashkurti, Negociatat, Historia, teoria, praktika, f. 659.

Page 217: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

217

IV – 9. Marrëveshja Kornizë

Nën një atmosphere të tejet të tendosur politike dhe ushtarake në terren,

pas disa javë negociatash ndërmjet liderëve të partive politike maqedonase dhe

shqiptare, me ndërmetësimin e përfaqësuesve ndërkombëtar më 13 gusht 2001

në Shkup do të nënshkruhet Marrëveshja Kornizë, i cili Dokument do të jepte

fund luftës dhe do të hapte një cikël të ri të zhvillimeve politike në vend duke

avansuar statusin e shqiptarëve në Maqedoni. Dokumentin për zgjidhjen politike

dhe të sigurisë në Maqedoni do ta nënshkruajnë; Kryetari i Maqedonisë Boris

Trajkovski, Kryeministri Lupço Georgievski, lideri i opozitës maqedonase

Branko Cërvenkovski (Kryetar i LSDM-së), kryetari i PDSH Arben Xhaferi

Xhaferi, kryetari i PPD-së Imer Imeri, i dërguari special i SHBA-ve, Xhejms

Pardju dhe përfaqësuesi i Unionit Evropian, Fransoa Leotar.471

Në ceremoninë e

nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë morrën pjesë edhe Sekretari i

Përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson, përfaqësuesi për Politikë të Jashtme

dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian Havier Sollana, Ministri i Punëve të Jashtme

të Belgjikës vend kryesues i BE-së, Luis Mishel dhe Ministri i Punëve të

Jashtme të Rumanisë, kryesues me OSBE-në, Mirçe Xhoana. Këtë akt të

nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore e përshëndetën mjaftë diplomat dhe liderë

botërorë duke filluar nga Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush i cili nga Texasi

do të mirëpret këtë veprim dhe do ta quajë si:”Shenjë të mirë. Tani ata duhet ti

ulin armët që ne të implementojmë paqen”.472

Marrëveshja Kornizë përmbante

parimet themelore të të drejtave të popullit që është më së paku 20% në

Maqedoni, që nënkuptohet se bëhej fjalë për shqiptarët. Aty përfshiheshin

principet bazë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, si në sferën e arsimit,

përfaqësimit proporcional dhe adekuat në administratën shtetërore, përdorimi i

gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përdorimi i simboleve kombëtare dhe me theks të

veçantë konsenzusi, ose parimi i dyfishtë në vendimmarrje.473

Veto ose

471 Gazeta “Flaka”, 14 gusht 2001, U nënshkrua dokumenti final për zgjidhjen e krizës politike dhe të sigurisë

në Maqedoni. 472 Gazeta “International Herald Tribune”, 14 gusht 2001, Macedonian Rivals Sign Peace Accord. 473 http://www.bdi.mk/documents/MARREVESHJA-E-OHRIT.pdf, më 11 dhjetor 2012.

MARREVESHJA E OHRIT

13.08.2001

1. Parimet themelore

Page 218: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

218

1.1. Tërësisht dhe pa kusht hudhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm

zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.

1.2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar I shtetit janë të pashkelshëm dhe

duhet të rruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike.

1.3. Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të rruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike.

1.4. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet

vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t'I plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në

pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht.

1.5. Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën

demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.

2. Ndërprerja e armiqësive

2.1. Palët e theksojnë rëndësinë e angazhimeve të 5 korrikut 2001. Do të ketë ndërprerje të tërësishme të

armiqësive, çarmatimin e tërësishëm vullnetar të grupeve të armatosura etnike shqiptare, dhe shpërndarjen e

tyre të tërësishme vullnetare. Ata e pranojnë faktin se për marrjen e Vendimit nga ana e NATO-s që të

ndihmojë në këtë kontekst do të nevojitet vendosja e ndërprerjes së përgjithshme, pa kushte dhe të pakufizuar

të zjarrit, pëlqimin për zgjidhjen politike të problemeve të këtij vendi, angazhimin e qartë të grupeve të

armatosura që vullnetarisht të çarmatosen, dhe pranimin e të gjitha palëve kontraktuese për kushtet dhe

kufizimet, në kuadër të të cilëve do të veprojnë forcat e NATO-s.

3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3.1. Do të miratohet Ligji i reviduar i pushtetit lokal, me të cilin do të forcohen autorizimet e përfaqësuesve të

zgjedhur vendor dhe dukshëm do të rriten kompetencat e tyre në pajtim me Kushtetutën (sikurse janë

ndryshimet në pajtim me Aneksin A) dhe Kartën evropiane të pushtetit lokal, me ç'rast do të shprehet parimi i

organizimit vertikal, i cili momentalisht është në fuqi në Bashkimin Evropian. Kompetencat e shtuara, para së

gjithash kanë të bëjnë me sferat e shërbimeve publike, urbanistike dhe planifikimin rural, me mbrojtjen e

ambientit të jetesës, zhvillimin ekonomik lokal, kulturën, financat lokale, arsimimin, mbrojtjen sociale dhe

shëndetësore. Do të miratohet Ligji për financimin e pushtetit vendor me qëllim që të sigurohet sistemi

përkatës I financimit, për t'iu mundësuar autoriteteve vendore t'i plotësojnë të gjitha kompetencat e tyre. 3.2.

Brenda një viti pas përfundimit të regjistrimit të ri, i cili nën mbikqyrjen ndërkombëtare do të zbatohet deri në

mbarim të vitit 2001, do të revidohen kufijtë komunal. Revidimi i kufijve komunal do të zbatohet nga

autoritetet locale dhe nacionale, me pjesëmarrjen ndërkombëtare. 3.3. Me qëllim që të sigurohet se policia

është e vetëdijshme dhe përgjegjëse për nevojat dhe interesat e popullatës lokale, kryeshefat lokal të policisë

do t'I zgjedhin këshilltarët e komunave nga lista e kandidatëve, të propozuar nga Ministria e Punëve të

Brendshme dhe të njëjtit rregullisht do të komunikojnë me këshillat. Ministria e Punëve të Brendshme do ta

mbajë autorizimin për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë në pajtim me ligjin

4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4.1. Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para

ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrje

publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.

4.2. Në ligjet me të cilët rregullohen punësimet në administratën publike do të përmbahen masat me të cilat

do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të

gjitha nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe

integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike. Autoritetet do të ndërmarrin aktivitet për ta korrigjuar

mosekuilibrin ekzistues në përbërjen e administratës publike, sidomos përmes punësimit të pjesëtarëve të

bashkësive me përfaqësim të pamjaftueshëm. Një vëmendje e posaçme do t'i kushtohet faktit që të sigurohet

sa është e mundshme më shpejtë që shërbimet policore në përgjithësi ta shprehin përbërjen dhe shpërndarjen e

popullatës së Maqedonisë, sikurse është theksuar në Aneksin C.

4.3. Për Gjykatën Kushtetuese 1/3 e gjykatësve do të zgjidhet nga kuvendi me shumicën e numrit të

përgjithshëm të deputetëve që do të përmbajë shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të cilët

pohojnë se i takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Kjo procedurë do të aplikohet

edhe gjatë zgjedhjes së Avokatit Popullor dhe tre anëtarëve të këshillit gjyqësor5.0 Procedurat e posaçme

kuvendore

5.1. Në nivelin qendror, amendamentet kushtetuese dhe Ligji i Pushtetit Lokal, nuk do të mund të miratohen

pa shumicën kualifikuese të 2/3 të votave, në kuadër të asaj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve

të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive të cilët nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.

5.2. Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit,

dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore,

për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që

duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë

shumicë në Maqedoni.

6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve

6.1. Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve, e

njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike.

6.2. Financimi nga shteti do të sigurohet për arsimimin sipëror në gjuhët të cilën e flasin të paktën 20 për qind

e popullatës në Maqedoni, e në bazë të marrëveshjeve të posaçme.

Page 219: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

219

përdorimi i votimit të dyfishtë mund të përdorej vetëm në ligjet që kanë të bëjnë

me çështjet nacionale, edhe pse kjo çështje u alarmua tepër meqë sipas disa

rrymave në shtet gjoja me këtë ligj shqiptarët do të mund të majorizojnë edhe

shumicën maqedone.474

Çështja e decentralizimit zinte vend të veçantë,

6.3. Gjatë regjistrimit në universitetet shtetërore të studentëve të rinjë të cilët iu takojnë bashkësive që nuk

janë popullatë shumicë në Maqedoni do të aplikohet parimi i diskriminimit pozitiv, gjithnjë derisa regjistrimi

nuk e shpreh si duhet përbërjen e popullatës në Maqedoni.

6.4. Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha

maqedonase.

6.5. Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse

është arsyetuar këtu. Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja

mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B. Cilido person që jeton në

njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga

maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren rajonale të pushtetit

qendror, kompetent për këtë komunë; zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në

maqedonishte. Cilido person mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren kryesore të

pushtetit qendror, e cila do t'i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në maqedonisht.6.6. Lidhur me

pushtetin vendor në komunat ku bashkësia e caktuar përbën të paktën 20 për qind e popullatës së komunës,

gjuha e asaj bashkësie do të përdoret si gjuhë zyrtare, në mënyrë plotësuese maqedonishtja. Në raport me

gjuhët, të cilët flasin të paktën 20 për qind të popullës së komunës autoritetit lokale në mënyrë demokratike

do të vendosin për përdorimin e saj në organet publike.

6.7. Në procedurat penale dhe qytetare gjyqësore të cilitdo nivel, personi I akuzuar ose cilado palë do të ketë

të drejtë të përkthimit në shpenzim të shtetit të të gjitha procedurave, si dhe të dokumenteve në pajtim me

dokumentet përkatëse të Këshillit të Evropës.

6.8. Cilat do dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga maqedonishtja poashtu

do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase në pajtim me ligjin.

7. Shprehja e identitetit

7.1. Lidhur me simbolet, pranë simbolit të Republikës së Maqedonisë, autoritetet vendore do ta kenë lirinë që

në anën e parë të objekteve publike vendore të vendosin simbolet me të cilët shënohet identiteti i bashkësisë e

cila është në shumicë në komunë, me respektimin e rregullave dhe zbatimeve ndërkombëtare.

8. Implementimi

8.1. Amendamentet kushtetuese të propozuara në Aneksin A, menjëherë do të prezentohen para kuvendit.

Palët do t'i ndërmarrin të gjitha masat për ta siguruar miratimin e këtyre amendamenteve në periudhën prej 45

ditë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Kornizë.

8.2. Miratimi i ndryshimeve në legjislacion, të përcaktuara në Aneksin B, do të jenë në pajtim me dinamikën

e theksuar atje.

8.3. Palët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që sa më shpejt ta thirrin konferencën e donatorëve në të

cilën sidomos do të bisedohet për ndihmën makrofinanciare; përkrahjen e financimit të masave që do të

ndërmerren për nevojat e implementimit të kësaj marrëveshje kornizë, duke përfshirë edhe masat e forcimit të

pushtetit vendor; dhe revitalizimin dhe ndërtimin e rajoneve të goditura nga luftimet.

9. Anekset

Anekset vijuese janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshje Kornizë

A. Amendamentet kushtetuese

B. Ndryshimet në legjislacion

C. Implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit.

10. Dispozitat përfundimtare

10.1. Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e saj.

10.2. Verzioni në gjuhën angleze i kësaj marrëveshje është verzioni i vetëm autentik.

10.3. Kjo marrëveshje u zhvillua nën patronatin e kryetarit Boris Trajkovski. Nënshkruar në Shkup -

Maqedoni, më 13 gusht 2001 në gjuhën angleze. Pasojnë nënshkrimet e:

• Boris Trajkovski - kryetar i Republikës së Maqedonisë

• Lubço Georgievski - kryetar i qeverisë së RM dhe kryetar i VMRO-DPMNE

• Arbën Xhaferi - kryetar i PDSH-së

• Branko Cërvenkovski - kryetar i LSDM-së

• Imer Imeri - kryetar i PPD-së

Dëshmitarë:

• Fransoa Leotar - përfaqësues i posaçëm i BE

• Xhejms Perdju - përfaqësues i posaçëm i SHBA 474 Hans-Lotar Shtepan, Makedonskiot jazol, DZ-Buki, 2005, f.30.

Page 220: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

220

nëpërmjet të së cilës mund të realizoheshin mjaftë kërkesa të shqiptarëve, meqë

shërbyesit civil duhet të punojnë sa më afër interesave të lokalitetit.475

Edhe pse

ky dokument krijonte një kategori të popullit 20%-dësh, dhe reagimeve pro et

contra të këtij lloji të dokumentit që bazohej në statistikë, sërish kjo Marrëveshje

u përkrah nga pothuaj se të gjithë faktoret relevant shqiptarë në Maqedoni,

Kosovë dhe Shqipëri.476

Lideri politik i UÇK-së Ali Ahmeti kishte deklaruar se

do ta mbështesin marrëveshjen paqësore edhe pse ajo nuk i kënaq të gjitha

kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni.477

Gjithashtu Ahmeti deklarojë se do të

475 Alban Gusho, Revista Periodike The Heritage, Nr. 5/2011, International University of Struga, f.119. 476 Blerim Reka, Dhjetë vite nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit

A funksionon Maqedonia si shtet multietnik? Simpozium shkencor në UEJL, Tetovë 2011, f.13.

477 Biografia e Ali Ahmetit sipas: http://sq.wikipedia.org/wiki/Ali_Ahmeti_(politikan); Safet Hyseni, Vlerat e

rrethinës së Kërçovës, Arbëria Design, Tetovë, 2011, f.144.

Ali Ahmeti lindi më 4 janar të vitit 1959 në fshatin Zajazi, Kërçovë, Maqedoni, është kryetar i

partisë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe deputet në Parlamentit e Maqedonisë.

Angazhimi politik i tij ka filluar qysh në shkollë të mesme, kur arriti që me sukses të vendoste përdorimin e

gjuhës shqipe në gjimnazin e tij në Kërçovë. Në vitin 1979 Ahmeti fillon studimet në Fakultetin filozofik

pranë Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në vitin 1983. Gjatë viteve 1981 dhe 1983 ai bëhet njëri nga

bartësit e lëvizjes studentore qëllimi i së cilës ka qenë përmirësimi i statusit politik të shqiptarëve në Kosovë

dhe Maqedonis dhe ka ndihmuar në organizimin e protestave studentore në Prishtinë, aktivitet i cili kulminoi

me arrestimin dhe dënimin në një vit bur për bindje politike.

Në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtërirjen e lëvizjes studentore dhe popullore në Kosovë. Në vitin 1986,

Ahmeti fiton azil politik në Zvicër, ku jeton deri në vitin 2001 dhe vepron si koordinator i grupeve të

ndryshme. Në vitet 1988/89 ai është njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve të cilat

për herë të parë më seriozisht e sfiduan regjimin e Sllobodan Miloseviqit. Në vitet 1989/90 ai ka qenë njëri

nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Europë.

Mbështetjen e tij politike gjatë këtyre viteve Ahmeti e ka pasur në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Në vitin

1986 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe

Europës. Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të

cilin është rizgjedhur në vitin 1993, me detyrë special sektorin ushtarak.

Në vitin 1996, në vlugun e rritjes së presionit dhe dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, Ahmeti ka qenë

njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur

anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

në Maqedoni. Pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë

Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të

Marrëveshjes Kornizë. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit

Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë

Çlirimtare Kombëtare në një platformë të disenjuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes

paqësore.

Page 221: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

221

respektojë edhe marrëveshjen për çarmatim të UÇK-së nga strukturat e NATO-

s.478

Ali Ahmeti Udhëheqës i UÇK-së, do të refuzojë më herët që atij ti jepeshin

disa zona të banuara kryesisht me shqiptarë dhe ai të bashkohej me Shqipërinë

apo Kosovën.479

Ndoshta kjo nuk ishte zgjidhja ideale për çështje të hapura në

vend, por nga arsyeja se është vonuar ky process ishte momenti i fundit që të

hapej një kaptinë e re në rrafshin e raporteve ndërnacionale.”Me qëllim të

mbijetimit, shteti është i detyruar që në mënyrë demokratike t’i integrojë

kërkesat politike të grupeve të ndryshme etnike. Në të kundërtën herët ose vonë

rrezikohet ballafaqimi me lëvizjet me lëvizjet për fragmentim intern ose

ndarje.”480

Dy dytë më vonë qeveria e Maqedonisë jep pëlqim për vendosjen e

forcave të NATO-s në Maqedoni dhe të njëjtën dytë zyrtarisht kryetari i shtetit

do të propozojë kryetarit të parlamentit ndryshimet kushtetuese në bazë të

Marrëveshjes Kornizë. Në këtë aksion do të marrin pjesë mbi 3500 trupa të

NATO-s, të cilët për 30 ditë duhet të grumbullojnë armatimin e UÇK-së të

dorëzuar vullnetarisht. Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për Marrëveshjen

Kornizë duke e cilësiaur si fitore të UÇK-së pasi sipas tyre:”Guerilët shqiptarë

vullnetarisht do të dorëzojnë armët pasi kanë arritur të gjitha ndryshimet politike

dhe kushtetuese që ata kanë kërkuar.”481

Pas 13 gushtit 2001 kur dhe nënshkruhet Marrëveshja Kornizë e Ohrit

me ndërmjetësimin ndërkombëtar, sipas së cilës pjesë e marrëveshjes ishte

çarmatosja e UÇK nga forcat e NATO-s me aksionin që do të quhet “Korrje e

domosdoshme”.482

Këtë e deklaruan edhe Robertson dhe Solana pas aktit të

nënshkrimit të Marrëveshjes.

Edhe pse u nënshkrua marrëveshja e paqes, përsëri në disa rajone si ai i

478 Gazeta “Flaka”, 13 gusht 2001, UÇK pranon marrëveshjen paqësore. 479 Bedri Islami, I Vërteti, T

ringa Design, Tetovë, f.120. 480 Nicole Topperwien, Nation-state and Normative Diversity(Fribourg:Institut du Federalizme, 2001), p.187.

sipas Ermira Mehemti, Ndarja e pushtetit dhe zbatimi I marrëveshjes kornizë të Ohrit, Friedrich Ebert

Stiftung, Shkup, 2008, f.87. 481 Gazeta “The Guardian”, 16 gusht 2001, Poised on the edge of a Balkan mire. 482 Eva Hyskaj, Sfidat e Nacionalizmit, Tiranë, mars 2008, f.171.

Page 222: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

222

Tetovës forcat qeveritare maqedonase nuk do të respektojnë armëpushimin duke

bombarduar me aeroplanë në disa vendbanime, përderisa në Luboten të Shkupit

pas ekspeditës policore dhe masakrës që ishte shkaktuar mbi banorët civil,

gjendja ishte e rendë pasi viktimat rreth 15 akoma ishin të pavarosura vetëm një

makinë e OSBE-së më 14 gusht 2001 kishte arritur të depërtoje që të ndihmojë

në varrimin e e tyre.483

Më 15 gusht 2001 në Shipkovicë të Tetovës do të nënshkruhet

marrëveshja ndërmjet të deleguarit të NATO-s në Maqedoni Piter Fejth dhe

liderit politik të UÇK-së Ali Ahmeti për çmilitarizimin e UÇK-së,

bashkëpunimin me misionin e NATO-s dhe mbështetjen e Marrëveshjes

Kornizë. Nga ana tjetër qarqe nacionaliste dhe pretendime të tjera do të

organizojnë bllokimin e kufirit me Kosovën me qëllim mos lejimin e depërtimit

të trupave të NATO-s në Maqedoni të cilët duhej të mblidhnin armet e UÇK-së.

Udhëheqësi i operacionit “Korrja e domosdoshme”, Brigadieri anglez

Barney White-Spunner para nisjes për në Shkup më 16 gusht do të deklarojë se

në të gjitha operacionet ushtarake ka rrezik, por këtë rradhë ne jemi të ftuar tha

ai, duke besuar se ushtarët e UÇK-së do të qëndrojnë pas marrëveshjes së

nënshkruar dhe do të dorëzojnë armatimin vullnetarisht.484

Nga 3500 forca të

NATO-s që duhet të mbrijnë në Maqedoni, rreth 2000 parashihen të jenë ushtarë

britanezë, që nënkupton se anglezët e kishin përgjegjësinë më të madhe në këtë

mission ushtarak.485

Poashtu The Times do të shkruaj për Ali Ahmetin

udhëheqësin politik të UÇK-së, i cili para gjashtë muajve ishte shmangur nga

evropianët dhe amerikanët, ndërsa tani shpejtë shëndrohet nga një “terrorist” në

një politikan të cilin vetëm maqedonasit e refuzojnë ta pranojnë.486

I dërguari

special I NATO-s Piter Faith mbante takime të regulta me liderin e UÇK-së, që

nënkuptonte legjitimitet politik për ushtrinë guerile, si dhe siç shkruan gazetari i

The Independent Justin Huggler: Qeveritë perëndimore e përkrahën Maqedoninë

483 Gazeta “Flaka”, 15 gusht 2001, Vazhdojnë provokimet e armatosura në zonat e krizës. 484 Gazeta “The Daily Telegraph”, 17 gusht 2001, Brigadier hopes for successful Harvest. 485 Gazeta “The Times”, 17 gusht 2001, 2000 Britons bolster Macedonia force. 486 Gazeta “The Times”, 17 gusht 2001, Gun handover stalled by Macedonian rebels.

Page 223: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

223

që ti mund rebelët në fushëbetejë, mirëpo ajo nuk mundi. Rebelët u bënë realitet

që Perëndimi nuk mund ti injorojë.”487

Përfaqësuesi politik i UÇK-së Ali

Ahmeti do të deklarojë nga Shipkovica e Tetovës se: Ushtarët e UÇK-së do të

dorëzojnë armët dhe nuk do të ketë asnjë problem, të gjithë luftëtarët e UÇK-së

do të dorëzojnë armët. Ne kemi marrë garanca të forta nga NATO dhe Unioni

Evropian për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes dhe kemi besim të plotë te

ata”.488

Në këtë faze të ndërprerjes së luftës dhe nënshkrimit të Marrëveshjes

Kornizë, sipas së cilës popullata që është mbi 20% në shtet do të fitonte garanci

për të drejta më të mëdha, në një analizë që shkruan historiani Antony

Apostolou nga St Antony’s College, Oxford, do të nxjerrë në pah anën tjetër të

medaljes duke parashtruar pyetjen se: çfarë do të ndodhë kur shqiptarët do të

bëhen shumicë në shtet pasi shumica e beson se nataliteti i lartë i tyre së shpejti

do ti bëjë shumicë në shtet, a do të tranferohen ata të drejta te maqedonasit?489

Kjo luftë “Demografike” ka kohë që i përcillte maqedonasit dhe pikërisht këtu

ishte frika më e madhe për një të ardhme të shkurtër nëse do të vazhdohej me

këtë intenzitet nataliteti i lartë i shqiptarëve.490

Nisur nga ky fakt shqiptarët do të

ishin një faktor i rendësishëm demografik në vend.491

Çështja e amnestisë që duhej tu jepej sa më shpejt ushtarëve të UÇK-së,

e ngarkonte procesin e paqes që sapo ishte në hapat parë, pasi që autoritetet

maqedonase refuzonin që të amnestonin edhe udhëheqsinë e UÇK-së.492

Në të

njëjtën kohë kur zhvillohej operacioni “Korrja e domosdoshme” për mbledhjen

e armatimit të UÇK-së që dorëzohej vullnetarisht në bazë të marrëveshjes,

autoritet maqedonase tinëzisht gjatë natës do të furnizohen me armatim nga

Rusia dhe Ukraina duke zbarkuar në aeroportin e Shkupit aeroplanët gjigjant

transportues Antonov, transmetojnë burime ushtarake perëndimore.493

487 Gazeta “The Independent”, 19 gusht 2001, Albanian rebels get world’s attention with war-and webside. 488 Gazeta “International Herald Tribune”, 20 gusht 2001, Pebels Pledge To Disarm Renewed in Macedonia. 489 Gazeta “The Daily Telegraph”, 21 gusht 2001, Disarment in Macedonia: it’s just a Balkan coffe break.- 490 Elena Kovaçi Levanti, Planet për zhdukjen e shqiptarëve, Emal, f.213. 491 Bashkim Rama, Faktori shqiptar dhe siguria rajonale, Geer, Tiranë, 2011, f. 186. 492 Revista javore Time, 20 gusht 2001, Peace at a Terrible Price. 493 Gazeta “The Times”, 22 gusht 2001, Russia and Ukraine secretly fly arms to Macedonia forces.

Page 224: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

224

Sipas marrëveshjes armatimin ushtarët e UÇK duhej t’a dorëzonin te

ushtarët e NATO-s në mënyrë vullnetare nëpër pikat ku ata i kishin vendosur.

Kështu Gazetarët Julius Strauss nga Nikushtaku dhe Michael Smith nga Shkupi

të gazetës The Daily Telegraph më 28 gusht 2001 raportojnë për këtë aksion të

grumbullimit të armatimit nga UÇK të cilët vullnetarisht e dorëzojnë. Ndër pikat

që përmend është edhe fshati Hotël ku një ditë më herët trupat françeze kanë

mbledhur mbi 400 armë dhe se aksioni vazhdon edhe mëtej nga trupat britaneze

dhe françeze.494

Ndërsa në Radushë të Shkupit Komandanti i UÇK-së Mësuesi

do ti dorëzojë tanket T-55 që ikishte në dispozicion Brigada e tij, të cilët tanke

ushtarët e UÇK-së arritën gjatë luftimeve ti kapin nga Armata e Maqedonisë,

raketa Antiajrore SAM-7, RPG7, mitralozë të rendë.495

Ekzistonte dilemma se UÇK kishte 3500 copë armë, apo 70.000-85000

sa insistonin qeveritarët maqedonas. Kjo do të shkaktoi pakënaqësi te blloku

nacionalist maqedonas dhe do të reflektonte me bllokimin e rrugëve për të

penguar forcat e NATO-s që të futen në Maqedoni për të zhvilluar operacion.496

Gjatë tentativave nga nacionalistë maqedonas për të bllokuar operacionin

“Korrja e domosdoshme”, kishte raste kur ata edhe sulmonin konvojet e NATO-

s me mjete të forta. Një incident më i rëndë u shënua në rrugën Kumanovë-

Shkup kur një grup të rinjësh maqedonas do të sulmojnë me gurrë një kolonë të

NATO-s dhe nga sulmi do të ngelë i vdekur ushtari britanez Ian Collins 22

vjeçar.497

Kryeministi britanez Toni Blair i cili gjindej në pushim në Francë do

të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë Boris Trajkovski,

dhe do të kërkojë që sa më shpejtë të nxirren para drejtësisë ata që kanë kryer

këtë vepër.498

Në një artikull tjetër po më 28 gusht 2001 The Daily Telegraph

nëpërmjet gazetarit Michael Smith që raporton nga Shkupi bën të ditur se filloi

grumbullimi i armatimit nga UÇK pasi veçmë ka filluar aksioni 30 ditor për

çarmatosjen e guerilave shqiptare. Poashtu edhe Michael Smith njofton se dje në

494 Gazeta “The Daily Telegraph”, 28 gusht 2001, Rebel weapons handover marks ‘end of war’. 495 Gazeta “The Daily Telegraph”, 24 gusht 2001, Albanian rebels begin giving up weapons. 496 Gazeta “The Independent”, 26 gusht 2001, Angry Macedonians block Nato supplies. 497 Gazeta “The Mirror”, 28 gusht 2001, A waste of our son. 498 Gazeta “Daily Express”,, 28 gusht 2001, Mission fears after death of peace keeper.

Page 225: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

225

fshatin Hotël janë dorëzuar mbi 400 armë. Teksti është i shoqëruar nga një

fotografi e madhe që tregon Xhaminë e fshatit Matejçë të rrënuar tërrësisht së

bashku me minaren që ka rrënë mbi xhaminë dhe në rrugën përballë xhamisë

ushtarët britanez duke patrulluar.499

Armatimi që duhej dorëzuar NATO-s vullnetarisht nga Ushtria

Çlirimtare Kombëtare arrinte shifrën e rreth 3300 copëve, armë nga të gjitha

kalibrat. Kjo shifër ishte caktuar si reale nga negociatat ndërmjet NATO-s dhe

udhëheqsisë së UÇK-së. Nga an tjetër qeveria maqedonase insistonte se UÇK

posedon 60.000 armë, e cila ishte shumë larg nga shifrat e pranuara reale sa

kishte mundësi të posedonte një ushtri guerile në këtë hapsirë aq të ngushtë,

duke haruar se vetë autoritetet maqedonase për të minimizuar UÇK-në dhe për

të paraqitur se nuk ka përkrahje nga popullata shqiptare, dhe se bëhej fjalë për

disa qindra ushtarë.500

Përderisa aksioni i NATO-s për grumbullimin e armëve që dorëzoheshin

vullnetarisht nga Ushtria çlirimtare Kombëtare vazhdonte ashtu siç ishin marrë

vesh me kreun e e saj Ali Ahmeti, në anën tjetër blloku maqedonas synon të

minon procesin duke provokuar rendë shqiptarët dhe ndërkombëtarët, me

deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë Lube Boshkovskit,

i cili tha se operacioni për pastrimin e terrenit nga UÇK do të vazhdojë

menjëherë pas largimit të forcave të NATO-s, sipas ligjeve tona.501

Ky ishte

edhe provokim i rëndë për UÇK-në, e cila vullnetarisht kishte filluar të dorëzon

armët dhe kishte besim të plotë te faktori ndërkombëtar. Ministri i Punëve të

Jashtme të Britanisë së Madhe më 30 gusht 2001, vizitoi Maqedoninë dhe

shprehu vendosmërinë e qeverisë britaneze për të implementuar paqen në këtë

vend dhe se nëse është nevoja ai tha se trupat e NATO-s do të qëndrojnë edhe

më gjatë në vend.502

Ky ishte një mesazh i qartë për autoritet maqedonase se ky

proces ka garanca të fuqishme ndërkombëtare dhe se kthim prapa nuk do të ketë.

Mirëpo ditën në vijim turma e grumbulluar e maqedonasve para parlamentit të

499 Gazeta “The Daily Telegraph”, 28 gusht 2001, Macedonian mob kills Briton. 500 Gazeta “Flaka” 29 gusht 2001, UÇk do të ekzistojë deri atëherë kur do të bindet se po zbatohet

marrëveshja. 501 Gazeta “The Guardian”, 30 gusht 2001, Skopje vows to clean out rebels when Nato leaves. 502 Gazeta “The Guardian”, 31 gusht 2001, Straw admits, troops may stay in Macedonia.

Page 226: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

226

Maqedonisë do të tentojë që të bllokojë punimet e kuvendit me qëllim që mos të

ratifikohet Marrëveshja Kornizë e cila u nënshkrua më 13 gusht 2001.503

Parlamenti i Maqedonisë për herë të parë që nga viti 1991 do të mblidhet për të

debatuar për ndyshime kushtetuese në favor të bashkësisë shqiptare. Në fillim

ekpoze do të paraqesë Krytari i shtetit Boris Trajkovski, i cili do të jep sqarimet

e domosdoshme për të filluar me ndryshimet kushtetuese, me çrast parimet bazë

të Marrëveshjes Kornizë do të inkorporoheshin në Kushtetutë.504

Historiani i

njohur britanez Noel Malkom në një artikul në The Daily Telegraph do të

arsyetojë tezën që NATO duhet të qëndrojë më gjatë në Maqedoni, meqë sipas

tij Boshkovski në ditën e 31 –të pas tërheqjes së NATO-s do të tentojë të

ndërmarrë offensive ndaj UÇK-së, pas së cilës luftimet do të rifillojnë sipas tij.

Poashtu Malkom do të argumentojë se NATO nuk e kishte bombarduar Serbinë

dy vite më herët për argëtim, por për të parandaluar kolapsin e Maqedonisë.505

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Stojan Andov kishte bllokuar

punën e kuvendit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë me arsyetim se UÇK

kishte bllokuar të zhvnedosurit maqedon të kthehen në shtëpitë e tyre në disa

vendbanime në Tetovë. Ky veprim kishte shkaktuar reagime të ashpra në vend

dhe jasht. Cili ishte qëllimi i vërtetë i Andovit? A fshehej diçka tjetër pas këtij

veprimi nuk dihej.506

Ndërsa koha për sjellje e ligjeve dhe ndryshimeve

kushtetuse ishte e kufizuar.507

503 Gazeta “The Times”, 1 shtator 2001, Slav protesters try to stop debate over pece deal. 504 СТЕНОГРАФСКИ БЕЛЕШКИ од Осумдесеттата седница на Собранието на Република Македонија,

одржана на 31 август 2001 година. Ekspoze e Kryetarit te Maqedonisë Boriz Trajkovski. 505 Gazeta “The Daily Telegraph”, 2 shtator 2001, Nato must remain until the job is done. 506 Gazeta “Dnevnik”, 3 shtator 2001, Andov prinuden da popushti, “shouto” mozhe da prodolzhi. 507 Marrëveshja Kornizë –

Anexi A; Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin

gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim

me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë. Preambula e tashme të zëvendësohet

bazuar në konceptin e të drejatave individuale dhe të shoqërisë civile siç pason më poshtë:

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe ardhmërinë e

atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe me përkushtim ndaj

angazhimit dhe luftës së tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, por edhe përgjegjës

para brezave që vijnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithë asaj që është e vlefshme për trashëgiminë dhe

begatinë kulturore dhe për bashkëjetesën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat por edhe obligimet e tyre

ndaj të mirës së përbashkët - Republikës së Maqedonisë - në pajtim me traditat e Republikës së Krushevës

dhe vendimet e KAÇKM-së, dhe në Referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, kanë vendosur që ta konstituojnë

Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të aplikohet dhe të forcohet sundimi i së

drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të sigurohet paqeja dhe bashkëjetesa,

drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale e kolektive, përmes përfaqësuesve të

Page 227: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

227

tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur lirisht e në zgjedhje demokratike, të cilët

miratojnë. . .

Neni 7

(1) Në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuhën

maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës, gjithashtu është gjuhë zyrtare, si dhe shkrimi

i saj, ashtu siç është përcaktuar më poshtë.

(3)Cilëtdo dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase,

gjithashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese edhe në gjuhën maqedonase, në përputhje me

ligjin.

(4) Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën

zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me

zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë; Zyra e tillë do t'i përgjigjet në atë gjuhë dhe

në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase. Cilido person mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare që të

komunikojë me pushtetin qendror, i cili do të përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën

maqedonase.

(5) Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare e ndryshme me gjuhën maqedonase, mund

të përdoret në përputhje me ligjin.

(6) Në njësitë e pushtetit lokal ku së paku 20% të popullatës flasin gjuhën e caktuar, ajo gjuhë dhe shkrimi i

saj do të përdoren si gjuhë zyrtare dhe në mënyrë plotësuese do të përdoret edhe gjuha maqedonase dhe

shkrimi i saj. Sa u përket gjuhëve në të cilat flasin më pak se 20% e popullatës në njësitë e pushtetit lokal,

pushteti lokal do të vendosë për përdorimin e tyre në organet publike.

Neni 8

(1) Vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë:

- Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarëve të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të

përcaktuara me Kushtetutë;

- Përfaqësimi proporcional i personave që u takojnë të gjitha bashkësive në organet publike, në të gjitha

nivelet dhe në objekte të tjera të jetës publike;

Neni 19

(1) Garantohet liria e besimit.

(2) Garantohet shprehja e besimit të lirë dhe publik, individual apo në bashkësi dhe shprehja tjetër e besimit

fetar.

(3) Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Islame në Maqedoni, Kisha katolike dhe bashkësitë e tjera fetare

dhe grupet religjioze janë të lira që të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bëmirëse e sociale, sipas

procedurës së paraparë me ligj.

Neni 48

(1) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë që lirisht dhe publikisht të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë

identitetin dhe veçantitë e bashkësive të tyre, dhe të përdorin simbolet e bashkësive të tyre.

(2) Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit të tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe

fetar.

(3) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucionet e tyre kulturore-artistike, shkencore e

arsimore, si dhe shoqatat e veta shkencore e të tjera,në mënyrë që të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë

identitetin e tyre.

(4) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë për mësim në gjuhën e tyre në shkollat fillore dhe të mesme, sipas

mënyrës së përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në një gjuhë tjetër, mësohet edhe

gjuha maqedonase.

Neni 56

(2) Republika garanton mbrojtjen, përparimin dhe begatimin e thesarit historik dhe artistik të Maqedonisë dhe

të të gjitha bashkësive që jetojnë në Maqedoni, por edhe të të mirave që e përbëjnë atë, pavarësisht regjimit të

tyre juridik.

Me ligj rregullohen edhe mënyra dhe kushtet sipas të cilave të mira të caktuara e me interes për

Republikën,mund të lihen për shfrytëzim.

Neni 69

(2)Me ligje me të cilat drejtëpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet

personale dhe shfrytëzimin e simboleve, Kuvendi sjell vendime shumicën e votave të deputetëve që janë të

pranishëm, në kuadër të së cilës duhet të jenë të pranishme edhe votat e shumicës së deputetëve që deklarohen

se i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni. Në rast të kontestit, në kuadër të

Kuvendit, kjo do të zgjidhet në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive.

Neni 77

(1) Kuvendi zgjedh Avokatin Popullor me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, në

kuadër të së cilës duhet të jenë edhe shumica e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen

se i takojnë bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni.

(2) Avokati Popullor mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato u shkilen nga organet e

administratës shtetërore dhe nga organet e organizatat e tjera që kanë kompetenca publike. Avokati Popullor

Page 228: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

228

vëmendje të posaçme do t'i përkushtojë mbrojtjes së parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit

proporcional të bashkësive në të gjitha nivelet e organeve publike dhe në fushat e tjera të jetës publike.

Neni 78

(1) Kuvendi do të themelojë Komitetin për Marrëdhënie midis Bashkësive.

(2) Komitetin e përbëjnë nga 7 anëtarë nga rradhët e maqedonasve dhe të shqiptarëve dhe 5 anëtarë që janë

nga një nga rradhët e turqve, vllehëve, romëve dhe të dy bashkësive të tjera. Secili nga këta pesë anëtarë të

fundit do të jenë nga bashkësi të ndryshme; Nëse në Parlament janë të përfaqësur më pak se 5 bashkësi të

tjera, Avokati Popullor, në konsultim me liderët e bashkësive relevante, do të propozojë vetë anëtarët e tjerë

jashtë përbërjes së Parlamentit.

(3) Kuvendi zgjedh anëtarët e Komitetit

(4) Komiteti shqyrton çështjet e marrëdhënieve midis bashkësive në Republikë dhe sjell mendime e

propozime për zgjidhjen e tyre.

(5) Kuvendi është i obliguar që të shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të marrë vendime

lidhur me to.

(6) Në rast të kontestit midis deputetëve të Kuvendit lidhur me zbatimin e procedurës për votim të përcaktuar

me nenin 69 (2), Komiteti me shumicë votash do të vendos se a do të zbatohet procedura.

Neni 84

Kryetari i Republikës së Maqedonisë i propozon anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie ndërnacionale;

Neni 86

(1) Kryetari i Republikës është edhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë.

(2) Këshilli i Sigurisë i Republikës përbëhet nga kryetari i Republikës, Kryetari i Kuvendit,

Kryetari i Qeverisë, ministrat që udhëheqin organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes,

e të punëve të jashtme dhe tre anëtarë të tjerë të cilët i emëron kryetari i Republikës. Me rastin e emërimit të

tre anëtarëve, kryetari do të sigurojë që Këshilli i Sigurimit si tërësi të përmbajë në mënyrë të drejtë dhe të

shprehë edhe përbërjen e popullatës së Maqedonisë.

(3) Këshilli shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe u jep propozime

Kuvendit dhe Qeverisë.

Neni 104

(1) Këshillin Gjyqësor republikan e përbëjnë 7 anëtarë.

(2) Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit. Tre anëtarë do të jenë të zgjedhur me shumicë votash nga numri i

përgjithshëm i deputetëve, nga të cilët duhet të ketë shumicë votash edhe të numrit të përgjithshëm të

deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë që nuk është popullatë shumicë në Maqedoni.

Neni 109

(1) Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë e përbëjnë 9 gjykatës.

(2) Kuvendi 6 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i zgjedh me shumicën e votave të nurmit të përgjithshëm të

deputetëve. Kuvendi zgjedh edhe tre gjykatës me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve,

ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është

shumicë e popullatës në Maqedoni.

Neni 114

Pushteti lokla rregullohet me ligjin i cili sillet me shumicën e votave prej dy të tretave të numrit të

përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë

bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni. Ligjet për financimin lokal, për zgjedhjet

lokale, për kufijtë komunal dhe për qytetin e Shkupit, sillen me shumicë të votave të deputetëve të pranishëm,

ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve të pranishëm të cilët deklarohen se i takojnë bashkësisë e

cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni. Neni 115

(1) Në njësitë e pushtetit lokal, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe përmes përfaqësuesve marrin pjesë

në vendosjen për çështjet me rëndësi lokale dhe veçmas për fushat e shërbimeve publike, të urbanizmit dhe të

planifikimit rural, të zhvillimit ekonomik lokal, me financat lokale, veprimtaritë kulturore, kulturën, sportin,

mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, arsimin, mbrojtjen shëndetësore dhe fushat e tjera të përcaktuara me ligj.

Neni 131

(1) Vendimin për t'u hyrë ndryshimeve në Kushtetutë e merr Kuvendi me shumicën prej dy të tretave të

votave e prej numrit të përgjitshëm të deputetëve.

(2) Projektin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi me shumicën e votave të numrit të

përgjitshëm të deputetëve dhe atë e vë në dikskutim publik.

(3) Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e sjell Kuvendi me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm

të deputetëve.

(4) Për vendimin për ndryshim të Preambulës, të neneve për administratën lokale, të nenit 131, cilado

dispozitë që ka të bëjë me të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive etnike, duke përfshirë këtu nenet 7, 8, 9, 19,

48, 56, 69, 77, 86, 104 dhe 109 si dhe për vendimet për plotësime të cilësdo dispozitë të re që ka të bëjë me

materien e atyre dispozitave dhe të atyre neneve, do të jetë e nevojshme që të votohet me shumicën prej dy të

tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votava të numrit të

përgjitshëm të deputetëve që pohojnë që i takoojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në

Maqedoni.

(5) Ndryshimin e Kushtetutës e shpall Kuvendi.

Page 229: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

229

ANEX I B - Ndryshime në legjislacion

Palët do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që të sigurojnë miratimin e ndryshimeve të

lartëpërmendura edhe në legjislaturë edhe atë në brenda periudhave të caktura kohore.

1. Ligji për pushtetin lokal

Kuvendi në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes kornizë do ta miratojë ligjin e reviduar për

pushtetin lokal. Ndryshimi i këtij ligji në asnjë aspekt nuk do të jetë më i pavolitshëm për njësitë e pushtetit

lokal dhe autonominë e tyre, në krahasim me propozim-ligjin e propozuar nga qeveria e Republikës së

Maqedonisë në mars të vitit 2001. Ligji do të përfshijë kompetencat lidhur me çështjet e përmendura në

pjesën 3. 1. Të marrëveshjes kornizë, si dhe kompetencat plotësuese të pavarura të njësive të pushtetit lokal

dhe do të jetë në përputhje në pjesën 6.6. Të marrëveshjes kornizë. Krahas kësaj, ligji do të parasheh edhe atë

se cilado procedurë standarde apo procedurë shtetërore të aplikuara me cilindo ligj tjetër që ka të bëjë edhe

me fushat në të cilat komunat kanë kompetencat e tyre të pavarura, do të përkufizohen në ato të cilat nuk do të

mund të jenë efikase sa i përket aplikimit në nivel lokal; ligjet e tilla do ta përparojnë edhe më tutje

ekzekutimin e pavarur të kompetencave të komunave.

2. Ligji për financim lokal

Kuvendi deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të miratojë Ligjin për financim të

pushtetit lokal që të sigurohet se njësitë e pushtetit lokal kanë resurse të mjaftueshme për kryerjen e detyrave

të tyre, sipas ligjit të ndryshuar për pushtetin lokal. Ligji veçmas do të parasheh edhe këto:

-do t'u mundësojë dhe do t'i ngarkojë me përgjegjësi njësitë e pushtetit lokal që të grumbullojnë shuma të

konsiderueshëm të të ardhurave dhe të tatimeve;

-do të mundësojë transferin e një pjese të tatimeve të grumbullura nga administrata qendrore në administratën

lokale të cilat korrespondojnë me funskionet e pushtetit lokal duke patur parasysh grumbullimin e tatimeve në

territorin e tyre;

- dhe do të sigurojë autonominë dhe përgjegjësinë buxhetore të njësive të pushtetit lokal në fushat e

kompetencave të tyre.

3. Ligji për kufijtë e komunave

Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do të miratojë Ligjin për kufijt e komunave, duke patur parasysh rezultatet

e regjistrimit dhe udhëzimet relevante të dhëna me Ligjin për pushtetin lokal. 4. Ligjet që kanë të bëjnë me

policinë e vendosur nëpër komuna

Para përfundimit të mandatit të përbërjes së Kuvendit të tanishëm, Kuvendi do të miratojë edhe këto

dispozita;

- se secili kryeshef lokal i policisë është zgjedhur nga Këshilli i komunës së caktuar nga lista që nuk përmban

më pak se tre kandidatë të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndër të cilët njëri kandidat duhet

t'i përket bashkësisë që është shumicë në atë komunë. Në rast se këshilli i komunës nuk e zgjedh asnjërin nga

kandidatët e propozuar brenda afatit prej 15 ditëve MPB-ja do të propozojë listën e dytë që nuk përmban më

pak se tre kandidatë të rinjë, ndër të cilët madje njëri prej tyre duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në

komunë. Nëse këshilli i komunës sërish nuk zgjedh cilindo nga kandidatët e propozuar në afat prej 15 ditëve

atëherë MPB-ja, në konsultim me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin lokal të policisë nga kandidatët e dy

listave të propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatët plotësues të propozuar nga këshilli i komunës.

- Që secili kryeshef lokal i policisë duhet ta informojë rregullisht edhe me kërkesë këshillin e komunës së

caktuar.

- se këshilli i komunës mund t'iu jap rekomandime kryshefit lokal të policisë në fushat që kanë të bëjnë në

sigurinë publike dhe në sigurinë e trafikut

- se këshilli i komunës mund të miratojë raport vjetor lidhur me sigurinë publike, i cili do t'i dorëzohet MPB-

së dhe avokatit popullor (ombudsmanit)

5. Ligjet për nëpunësit shtetëror dhe administratën publike

Kuvendi para se të përfundojë mandatin e tanishëm parlamentar do të miratojë ndryshimet në ligjet për

nëpunësit shetëror dhe administratën publike në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i barabrtë i bashkësive në

përputhje me pjesën 4. 2 të marrëveshjes kornizë.

6. Ligji për njësitë zgjedhore

Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do ta miratojë ligjin për njësitë zgjedhore, duke patur parasysh rezultatet e

regjistrimit dhe parimet e paraparë në ligjet për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së

Maqedonisë.

7. Rregullat për Kuvendin

Kuvendi para përfundimit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të ndryshojë Rregulloren që të

mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me pjesën 6.5 të Marrëveshjes kornizë, paragrafi 8 i

mëposhtëm dhe amandamentet relevante në Kushtetutë të paraparë me Aneksin A. 8. Ligjet që kanë të bëjnë

me përdorimin e gjuhëve

Kuvendi deri në përfundim të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të miratojë legjislaturën e re që

rregullon përdorimin e gjuhëve në organet e Republikës së Maqedonisë. Kjo legjislaturë duhet të sigurojë

këto:

Page 230: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

230

- që në mbldhjet plenare edhe në punët e organeve të Kuvendit, deputetët të mund të flasin në gjuhët e

përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç shtë ndryshuar në pajtim me Aneksin A);

- ligjet do të shpallen në gjuhët e përmendura të nenit 7, alineja 1 dhe 2 e Kushtetutës (ashtu siç është

ndryshuar në pajtim me Aneksin A)

-të gjithë nëpunësit publikë emrin e tyre mund ta shkruajnë me shkrimet e cilësdo gjuhë të përmendur në

nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A) dhe cilindo

dokument zyrtar.

Kuvendi deri në fund të mandatit të përbërjes së tanishëm parlamentare duhet të ndryshojë legjislaturën për

lëshimin e dokumentëve personale. Deri në fund të përbërjes së tanishme parlamentare, Kuvendi duhet të

ndryshojë të gjitha ligjet relevante me qëllim që dispozitat për përdorimin e gjuhëve të jenë në përputhje të

plotë me pjesën 6 të marrëveshjes kornizë. 9. Ligji për Prokurorin Publik

-Kuvendi deri në fund të vitit 2002 duhet ta ndryshojë ligjin për Prokurorin Publik si dhe ligje të tjera

relevante në mënyrë që të sigurojë:

- se Prokurori Publik do të ndërmerr veprime për mbrojtje të parimeve të mosdiskriminimit dhe të

përfaqësimit të drejtë të bashkësive në organet publike në të gjitha nivelet dhe në fushat e tjera të jetës publike

dhe se ka resurse e personel adekuat në shërbimin e tij që do t'i siguronin kryerjen e funksioneve të tij;

- se Prokurori Publik do të foromojë zyre të decentralizuar;

- se Kuvendi veçmas do ta votojë buxhetin për Prokurorin Publik;

- se Prokurori Publik do të dal me raport vjetor para Kuvendit dhe aty ku mendohet se është e përshtatshme,

ndërsa me kërkesë mund të jap raporte edhe para këshillave të komunave ku janë formuar zyre të

decentralizuara; dhe

- se autorizimet e Prokurorit Publik shtrihen në mënyrë që:

- t'i mundësohen qasje dhe mundësi që të kontrollojë të gjitha dokumentet zyrtare dhe nga kjo nënkuptohet se

Prokurori Publik dhe personeli i tij nuk do të zbulojnë informatat sekrete;

- që t'i mundësohet Prokurorit Publik të suspendojë ekzekutimin në akte juridike të vendimeve të sjellura nga

ana e gjykatave kompetente, nëse ai përcakton se aktet e tilla mund të krijojnë dëme të papërmirësueshme për

të drejtat e personit të interesuar; dhe

- Prokurorit Publik i jepet e drejta që para Gjykatës Kushtetuese të kontestojë pajtueshmërinë për ligjet

kushtetuese.

10. Ligjet e tjera

Kuvendi do të ligjësojë të gjitha dispozitat ligjore që mund të jenë të domosdoshme për t'i dhënë efekt të plotë

marrëveshjes kornizë dhe do të ndryshojë ose suprimojë të gjitha dispozitat që nuk janë në pajtim me

marrëveshjen kornizë.

ANEXI – C

IMPLEMENTIMI DHE MASAT PËR NDËRTIM TË MIRËBESIMIT

1. Mbështetja ndërkombëtare

1. 1. Palët i bëjnë bashkësisë ndërkombëtare që të lehtësojë, që të mbikqyrë dhe të ndihmoj implementimin e

dispozitave të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj dhe kërkojnë që përpjekjet e tilla të koordinohen

nga BE-ja, në bashkëpunim me Këshillim për Stabilizimin dhe Asocim.

2. Regjistrimi dhe zgjedhjet

3. 1. Palët konfirmojnë kërkesën për mbikqyrje ndërkombëtare nga Këshilli Evropian dhe Komisioni

Evropian të regjistrimit që duhet të mbahet në tetor të vitit 2001.

3. 2. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen deri më 27 janar të vitit 2002. Organizmat ndërkombëtarë, duke

përfshirë edhe OSBE-në do të ftohen që t'i mbikqyrin këto zgjedhje.

3. Kthimi i refugjatëve, ripërtritja dhe rindërtimi

4. 1. Të gjitha palët do të punojnë për kthim në shtëpitë e veta të të gjithë refugjatëve, të cilët janë qytetarë të

Maqedonisë ose kanë qëndrim të ligjshëm në Maqedoni, si dhe të gjithë personave të zhvendosur në afat sa

më të shkurtër kohor dhe i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas UNHCR-së që të ndihmojë në

këto përpjekje.

4. 2. Qeveria, me pjesëmarrje të palëve, 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë do ta përcaktojë

planin askionar për ripërtritjen dhe rindërtimin e rajoneve të goditura nga armiqësitë. Palët i bëjnë thirrje

bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në formulimin dhe implementimin e këtij plani.

3. 3. Palët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, që pasi Kuvendi t'i miratojë

amandamentet kushtetuese, të përmendura në Aneksin A, dhe ligjin e ndryshuar për pushtetin lokal, të

konvokojnë sa më shpejtë një konferencë donatorësh ndërkombëtare për mbështetje të financimit të masave të

duhet të ndërmerren për implementim të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj, duke përfshirë këtu

edhe masat për forcimin e pushtetit lokal dhe reformat në shërbimet policore, për të mbështetur ndihmën

makrofinanciare për Republikën e Maqedonisë dhe për të mbështetur masat për ripërtritje dhe rindërtim të

përcaktuara me planin askional nga pika 3. 2.

4 Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

4. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në procesin e forcimit të pushtetit lokal.

Bashkësia ndërkombëtare veçmas duhet të ndihmojë në përgatitjen e ndryshimeve të domosdoshme ligjore që

Page 231: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

231

Pas shumë debateve të gjata dhe hezitimit të deputetëve maqedonas per

të mos votuar për ndryshimet kushtetuese konform Marrëveshjes Kornizë,

përfundimisht më 17 nëntor 2001 me shumicë votash prej 94 për dhe 13 kundër

Parlamenti i Maqedonisë votoi për ndryshimet kushtetuese, që nënkupton se

principet bazë të Marrëveshjesh Kornizë u inkorporuan në të.508

Sigurisht që

strukturat maqedone udhëheqëse të shtetit nuk do të pajtoheshin me këtë realitet,

në veçanti kyeministri Georgievski, I cili hapur deklaron se ishte për ndarje të

Maqedonisë, respektivisht vendosjen e një Tampon Zone ndërmjet UÇK-së dhe

forcave qeveritare, që pastaj të pëfrundojë me ndarje definitive.509

kanë të bëjnë me mekanizmat e financimit, me qëllim të forcimit të bazës financiare të komunave dhe të

krijimit të aftësive për menaxhment financiar si dhe për ndryshimet në ligjin për kufijtë e komunave.

5 Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi proporcional

5. 1. Duke marrë parasysh veç të tjerash edhe rekomandimet e komisionit tanimë të formuar qeveritar, palët

do të ndërmarrin aktivitete konkrete për shtimin e përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë

shumicë në Maqedoni në administratën shtetërore, në ushtri dhe në ndërmarrjet publiek si dhe në

përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në financimin publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.

5. 2. Palët obligohen të sigurojnë se deri në vitin 2004 shërbimet policore përgjithësisht do të shprehin

përbërjen e përkatësisë së popullatës në Maqedoni. Si hap fillestar për arritjen e kësaj, palët obligohen të

sigurojnë se 500 policë të rinjë nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni do të angazhohen dhe

aftësohen deri në korrik të vitit 2002 dhe se këta policë do të caktohen të punojnë në rajonet ku punojnë

bashkësitë e tyre. Palët gjithashtu obligohen se edhe 500 policë të tjerë të tillë do të angazhohen dhe aftësohen

deri në korrik të vitit 2003 dhe se ata policë do të caktohen të punojnë sipas pëparësisë së nevojshme në

rajonet e tërë Maqedonisë ku jetojnë bashkësitë e tilla. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të

mbështesë dhe ndohmojë implementimin e këtyre obligimeve, veçmas përmes verifikimit dhe selektimit të

kandidatëve por edhe aftësimit të tyre. Palët i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që t'i dërgojnë sa

më shpejtë që të jetë e mundshme një ekip ekspertësh me qëllim që të vlerësojnë sa më mirë realizimin e

këtyre qëllimeve.

5. 3. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që të shtojnë aftësimin dhe programet për

ndihmë të policisë, duke përfshirë edhe:

- aftësimin profesional, aftësimin për të drejtat e njëriut dhe aftësimeve të tjera;

- ndihmën teknike për reformat në polici, duke përfshirë edhe ndihmën për verifikim, seleksionim dhe

përparim të proceseve;

- zhvillimin e kodeksit të sjelljes së policisë;

- bashkëpunimin në pikëpamje të planifikimit të tranzicionit për angazhim dhe caktim të policëve nga

bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni., dhe

- caktimin sa ma të shpejtë të vëzhguesve dhe të këshilltarëve policorë ndërkombëtarë për fushat më të

ndieshme përmes aranzhmaneve adekuate, bashkë me pushtetin relevant.

5. 4. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë në aftësimin e komandantëve, gjykatësve

dhe të prokurorëve, pjesëtarë të bashkësive që nuk paraqesin popullatën shumicë në Maqedoni, me qëllim që

të shtohet pjesëmarrja e tyre në sistemin gjyqësor.

6 Kultura, arsimi dhe përdorimi i gjuhëve

6. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OSBE-në që të shtojë ndihmat për

projektet nga fusha e mediave, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të mediave elektronike, radio e TV dhe

të mediave të shkruara, duke përfshirë edhe mediat në gjuhën shqipe dhe mediat shumëkombëshe. Palët

gjithashtu i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë programet për aftësim profesinal për mediat

e pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje

OSBE-së që të vazhdojë përpjekjet në projektet e destinuara për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike.

6. 2. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë ndihma për implementimin e Marrëveshjes

Kornizë në fushën e arsimit sipëror 508 Manço Mitevski, 2001 Vojna so dve lica, Kultura 2008, f. 254. 509

Lupço Georgievski, Toa sum jas, 2012, f.125.

Page 232: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

232

Përfundimi

Periudha e viteve 1988-1990 shënonte një nga periudhat jo vetëm më

tëvështira për shqiptarët në ish-Jugosllavi, por edhe vite më të komplikuara për

politikën jugosllave në përgjithësi dhe për tërë bllokun socialist të Lindjes. Në

këtë kohë të ndryshimeve të mëdha në Evropën lindore shqiptarët nuk qëndruan

indifferent dhe të presin se çfarë do të ndodhë me ndryshimet në botë që pastaj

ata të kërkojnë zgjidhje për tu sistemuar Brenda një rendi të ri që po krijohej në

Evropë dhe botë. Në Kaptinën e parë pas hulumtimeve që janë bërë,

konsiderohet se shqiptarët në ish-Jugosllavi janë mjaftë aktiv në organizimin e

tyre për të shprehur jo vetëm pakënaqësitë nga represioni, por edhe për të

organizuar rezistencën ndaj tentativave të pushtetit për të zhveshur shqiptarët

nga çdo element shtetformues. Organizimi I demostratave massive nëpër shumë

vendbanime shqiptare, ballafaqimi me forcat special të policise, vrasja, plagosja,

burgosja e qindar të rinjëve, mbyllja e bisneseve, largime massive nga

administrate shtetërore dhe komunale, mbyllja e shkollave etj, nuk arritën që të

shujanë dhunshëm vullnetin e shqiptarëve për të luftuar për liri dhe barazi me

poujt tjerë në Jugosllavi, pasiqë ishin për nga nunmri populli I tretë pas serbeve

dhe kroatëve. Për të gjitha masat e dhunshme që merreshin në Kosovë nga

regjimi serb, paraprakisht ata masa testoheshin në Maqedoni, duke shfrytëzuar

maqedoninë si polygon për të eksperimentuar me shqiptarët. Nën akuzën për

nacionalizëm dhe seperatizëm u ndoqën dhe u burgosën shumë arsimtarë dhe

arsimdashës, në shumë shkolla të mesme u aplikua sistemi I paraleleve të

përziera në emër të Vëllazërim-Bashkimit dhe procesi mësimorë zhvillohej

vetëm maqedonisht, në shumë fshatra shqiptare nëpër qytetet ku shqiptarët ishin

pakicë nga klasa e pestë mësimi fillorë ishte imponuar në gjuhën maqedone,

prisheshin muret e shtëpive pa asnjë pretekst, patrullat policore npër

vendbanimet shqiptare me keqtrajtimet e tyre shkonin deri në skajshmëri saqë

edhe muzika që lëshohej nëpër makinat e tyre ishte object kontrolle. Ishte

periudhë kur edhe bujku shqiptar ishte armiku më I madh shtetit dhe

keqtrajtohej nga organet saqë më shumë duhej të paguaj denim gjatë qarkullimit

Page 233: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

233

me mjetet e bujqësisë sesa të fitonte nga të mbjellurat, përderisa rinia shqiptare

nuk e kishte idenë se si dukej flamuri kombëtar pasi vite me rradhe reptësisht

ishte ndaluar përdorimi I tij, dhe dënohej student ose nxënësi shqiptar qoftë edhe

nëse e kishte vizatuar atë në ndonjë fletore. Mediumet në gjuhën shqipe ishin

shumë të kufizuara dhe të kontrolluara përderisa kultura shqiptare ishte

skajshmërisht e diskriminuar. Janë të dhëna që sot në këtë kontekst kohorë

tingëllojnë paksa banale dhe të çuditshme, por kjo pasqyron një gjendje reale të

shqiptarëve në këtë periudhe. Sigurisht që kjo që po lexojmë pasqyron popullin

më të shtypur në Evropë. Është me rendësi se edhe pse Serbia e kishte zhveshur

Kosovën nga autonomia dhe e konsideronte çështje të brendshme të saj, përsëri

diskriminimi I shqiptarëve në ish-Jugosllavi filloi të internacionalizohej, duke u

future nëpër agjenda të Kongresit Amerikan dhe shumë diplomacive tjera

Perëndimore. Sigurisht që në kohën kur do të dezintegrohej Jugosllavia kjo

mbështetje ndërkombëtare do të rritej vazhdimisht në krah të shqiptarëve.

Në Kaptinën e Dytë gjatë studimit në periudhën e viteve 1990-94 do të

ndriçohen shumë ngjarje me rendësi të cilat kanë pasur ndikim të

jashtëzakonshëm në zhvillimin e politikave ditore por edhe në ndërtimin e

strategjisë afatgjate në system. Ndryshimi I ligjit për organizim politik në

maqedoni, duke mundësuar formimin e më shumë subjekteve politike në vend,

krijoi mundësi edhe për shqiptarët që të formojnë subjektin e tyre të parë politik

në historinë e vendit. Pavarësisht nga mungesa e experiences që mund të shohim

nga kjo distance kohore, ata formuan partinë e parë politike të quajtur Partia për

Prosperitet Demokratik, me përcaktim programor si parti qyetatare dhe me një

nënkryetar maqedon, që tani duket paksa e çuditëshme. Kjo ishte bërë me

arsyetimin se ndryshe nuk do të mund të regjistrohej partia në gjykatat e vendit

dhe si e tillë nuk mund të merrte pjesë në zgjedhje. Është për tu habitur

konstatimi duke u bazuar mbi stenogramet e parlametit se sin jë parti politike

legale e cila llogaritet e treat në parlament për nga numri deputetëve, e cila do të

jetë edhe pjesë e qeverisë, por sërish do të trajtohet si mish I huaj në trupin e

tyre. PPD në vitet e para do të luaj më tepër rolin e opozitës në shtet duke marrë

parasysh vazhdminin e diskrimimit institucional. Shpallja e pavarësisë së

Page 234: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

234

Maqedonisë dhe sjellja Kushtetutës së parë ishte shumë moment me rendësi,

pasi shqiptarët bënë çmos që të jenë konstruktiv dhe të inkorporohen të drejtat e

tyre në këtë Akt të lartë Juridik në shtet duke tentuar në atë mënyrë që të ndajnë

si lojalitetin ashtu edhe përgjegjësitë për shtetin së bashku me të tjerët në shtet.

Dokumentat dhe I tërë materiali në dispozicion gjatë hulumtimit flet se PPD dhe

deputetët shqiptarë kanë bërë përpjekje maksimale që të bindin partite

maqedonase dhe kolegët e tyre deputet për të sjellur një Kushtetutë e cila do të

ishte bazamenti I drejtave të të gjithë qytetarëve në vend të verzionit që

paraqiste shtetin sin jënacional pra të maqedonasve vetëm, të cilin e kishin

hartuar partite maqedonase se bashku me Kryetarin e shtetit Gligorov. Lufta e

pabarabartë që do të zhvillohet në parlament dhe mbivotimi I deputetëve

shqiptarë e cila ishte praktikë për dhjetë vite me rradhë, do tu kushtojë shumë

shqiptarëve por mbi të gjitha koston më të madhe do ta paguaj shteti në

momentin kur do të shpërthejë lufta e armatosur dhe do të pësoj humbje të rënda

në çdo aspect, si në atë ushtarak, ekonomik, reputacion e saj, por mbi të gjitha

në ate politik, pasi jo vetëm që u ndërua Kushtetuta pas gjithë humbjeve të

mëdha por edhe statusi I shqiptarëve u avansua edhe më shumë se çkishin

kërkuar shqiptarët në vitin 1991.

Si rezultat I politikës përjashtuese të shqiptarëve nga institucionet e

sistemit, nga mesi I viti 1994 shqiptarët do të fillojnë të sfidojnë shtetin duke

themeluar istitucione paralele të arsimit, në radhë të parë zgjerimin e paraleleve

“të egra” të arsimit të mesëm nga kumanova deri në Strugë, duke përfunduar me

themelimin e Universitetit të Tetovës në gjuhën shqipe. Kjo është trajtuar në

Kaptinën e Tretë. Janë gjetur mjaftë fakte që dëshmojnë për politikën

diskriminuese në arsim dhe skenarët që I ka përgatitur shteti, duke involvuar

edhe segmente nga jeta politike shqiptare me qëllim dë të destinohet ky

institucion në rrugën e vetshpërbërjes. Për here të parë fillon të demaskohet

shteti para opinionit ndërkombëtar për keqtrajtimin e shqiptarëve dhe

diskriminimin që I’u bën atyre në arsim dhe fusha tjera. Iniciativa për të hapur

programe mësuesie në gjuhën shqipe në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, shihet

qartë se kishte synim vetëm relativizimin e Univeritetit në gjuhën shqipe në

Page 235: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

235

Tetovë dhe nxitja e studentëve për të dalur në protesta në Shkup dhe gjetiu në

Maqedoni për të kundërshtuar hapjen e programeve në gjuhën shqipe në

Fakultetion Pedagjik në Shkup, përbënin një nga skenarët më të pakuptueshëm

dhe më të turpshëm të një shtrese akademike, të cilët atë që ja lejonin vetes

kërkonin me grevë urie që ti ndalohej tjetrit. Këto lloj protesta arritën kulmin e

mostelerancës ndëretnike me kërkesat “Dhoma gazi për shqiptarët”.

Sjellja e Ligjit për Ndarje Territoriale në vitin 1995 do të ishte edhe

diskriminim institucional I rradhës që iu bëhej shqiptarëve. Ndarja e e re e

komunave ishte përgatitur në mënyrë perfide nga autoritetet maqedone dhe

ekspert te tyre nga pushteti local. Vendbanimet shqiptare kryesisht ishin lënë në

mjedise rurale, përveç tre komunave urbane, Tetovë, Gostivar, Dibër, duke

krijuar 23 komuna me shumicë shqiptare nga 123 sa ishin formuar gjithësej.

Mirëpo tani për dallim nga Ligjet tjera kur kundërshtoheshin nga shqiptarët

përfshirë edhe partite shqiptare që ishin në pushtet, tani kemi një situate

krejtësisht ndryshe. PPD e cila ishte pjesë e koalicionit qeveritar do të mbështetë

këtë ligj hapur për dallim nga çështja e UT-së që mbanin publikisht një qëndrim

më neutral por me blokun maqedonas kishin marrëveshje interne që nuk do të

mbështesnin këtë institucion, të cilën e deklaron vet ish-presidenti Gligorov.

Ligji e simboleve kombëtare poashtu ishte një nga çështjet shumë me rendësi,

pasi de fakto në praktikë, flamuri shqiptarë vetëm se valëvitej nëpër festa private

dhe kombëtare, ndërsa nga janari 1997 ishte vendosur edhe para objekteve të

disa komunave që I kishte fituar në zgjedhjet e vjeshtës të vitit paraprak. Ishte

sfida e dytë më e rendë që e përjetonte shteti nga shqiptarët pas atij të

themelimit të UT-së. Por tani kërcënimet dolën ndryshe nga ata të Universitetit.

Ndoshta përvoja I kishte mësuar maqedonasit të bëhen më të zgjuar në drejtim

të ngatërimit të politikave shqiptare, pasi që ata tani nuk sulmuan menjëherë me

forca policore, por fillimisht në rrugë institucionale Gjykata Kushtetuese solli

vendim që flamujt shqiptare para objekteve të komunave Tetovë dhe Gostivar të

hiqen menjëherë. Ishte e pritshme që krerët e komunave përkatëse nuk do të

zbatonin këtë vendim, që të pasonte fushata policore për të “sjellur rendin

kushtetues”, e cila përfundoi me pasoja fatale. Një detaj tjetër që nuk është

Page 236: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

236

përfolur shumë është se të njëjtën mbrëmje parlamenti I Maqedonisë sjell Ligjin

për Simbolet kombëtare, ndërsa vetëm 3 orë mbrapa këtij vendimi sulmohet

Gostivari. Ndërsa dy momente që aspak nuk janë përfolur në analizat e

mëpëstajme janë: vizita e kryeministrit maqedon Branko Cërvenkovski në

Beograd vetëm disa ditë para ngjarjeve të Gostivarit, I cili u takua me

Milosheviçin pa prezencën e askujt, dhe takimi I kryetarit të PDSH-së Arben

Xhaferit me kryeministrin e Maqedonisë Branko Cërvenkovski një ditë para

sulmit në Gostivar, në zyrat e qeverisë së RM-së. Takimi Cërvenkovski- Xhaferi

më 8 korrik 1997 ishte mbajtur fshehurazi, pa dijeni të askujt dhe larg kamerave,

por edhe zyrtarisht nuk kishte asnjë komunikatë për të njoftuar për këtë takim

pasi ishte mbajtur në zyrat e qeverisë dhe nuk mund të trajtohej si tillë takim

privat. Çfarë u bisedua? A ishte njoftuar Xhaferi për aksionin në Gostivar dhe

burgosjen e kryetarit të saj Rufi Osmani? Pse nuk ishte sulmuar në atë mënyrë

Tetova ku ishte vet bastion I PDSH-së? Pse nuk ishte burgosur të njëjtën ditë

edhe kryetari I Tetovës Alajdin Demiri? Pse në Tetovë morën pjesë vetëm rreth

50 policë dhe u solën shumë qetë në krahasim me Gostivarin ku morrën pjesë

qindra police dhe u sollën shumë vrazhdë me popullatën shqiptare duke vrarë tre

dhe shumë të plagosur, mbi 400 të arestuar. Si ndodhi që heshturazi nga shtizat

para objekteve të komunave që udhëhiqte PDSH, aty ku ishin vendosur flamujt

shqiptar, të hiqeshin në mënyrë të paqartë ditëve në vazhdim gjatë natës gjoja

nga persona të panjohur, por nuk u zëvendësuan sërish. Sa ishte PDSH e

vendosur të qëndrojë para organeve shtetërore? Vetëm kaq, të bëhej “kurban”

kryetari I Gostivarit dhe sa më shpejt të shpëtojnë të tjerët. Pse ligji nuk I kapi të

gjithë kryetarët e komunave njësoj pavarësisht nga numri I banorëve. Pse

activistë të PDSH-së në Gostivar dhe Kërçovë do të ishin më të ashpër, duke

kundërshtuar qendrën e parties, në veçanti në vejshtën e vitit 1998. A ishte

vetëm skenar I LSDM-së dhe PPD-së apo kishte ndonjë Pazar edhe me PDSH-

në. Pse në zgjedhjet e ardhëshme do të eliminohej gara demokratike

brendashqiptare, duke shkuar në koalicion PPD dhe PDSH? Çfarë I solli ky

“bashkim” elektoratit shqiptar? Kryesisht këto çështje janë trajtuar duke u

mbështetur në fakte dhe pjesërisht kanë ngelur akoma të pamdiçuara për shkak

se akoma nuk janë hapur dosjet e Arkivave për këtë çështje. Jo e gjithë ajo që

Page 237: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

237

ishte premtuar nga PDSH vite me rradhe me politikat e saja “radikale” do të

zinin vend në programën e saj nga ngjarjet e Gostivarit dhe pas futjes në qeveri.

Përcaktimet programore të saj dhe shtyllat bazë të platforms elektorale të PDSH,

për dy vjet e gjysëm sa ishte në pushtet as që filluan të debatohen siç ishin:

legalizimi I Universitetit të Tetovës, I cili ishte haruar tërësisht dhe në vend të tij

si zgjidhje alternative qeveria PDSH dhe VMRO-DPMNE kishte sjellur në

Tetovë Univeristetin e Evropës Juglindore, që nuk do ta finansonte qeveria, por

kishte karakterin privat edhe pse si projekt ishte I mrekullueshëm por qëllimi

ishte jo I mire. Ligji për simbolet kombëtare as që përmendej, Ligji mbi

përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zytare u harua tërësisht përfshi edhe

fjalimet në parlament që zhvilloheshin akoma në maqedonisht, Ligji mbi

ndarrjen Territoriale nuk bisedohej që të rishqyrtohet, përfaqësimi proporcional

në polici, ushtri dhe administrate kishte ngecur, investimet nëpër vendbanimet

shqiptare nuk bëheshin në principin e ndarjes proporcionale të buxhetit.

Periudha nëntor 1998 deri në gusht 2001 nuk kishte treguar rezultate në planin

kombëtar. Nga nënshkrimi I Marrëveshjes Kornizë dhe më pas të gjitha

progreset që ishin nuk mund të llogaritën si të PDSH apo PPD-së, pasi ata ishin

obligime të dala nga ajo marrëveshje.

Sigurisht që ngecja e proceseve politike për 10 vite me rradhë në

Maqedoni, krijuan rrethanat që lëvizjet më radikale të fillojnë përgatitjet për të

organizuar luftën e armatosur në Maqedoni për të avansuar statusin e tyre. Në

kaptinën e Katërt është trajtuar pikërisht periudha më e rendësishme e

shqiptarëve në Maqedoni, fillimi I luftës nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare

kundër forcave të sigurisë së Maqedonisë. Është mjaftë delicate situate në fillim

të luftës, meqë përveç autoriteve maqedonase edhe partia shqiptare në pushtet

PDSH kundërshtonte UÇK-në. Nga propaganda e fuqishme e aparaturës

shtetërore ishte krijuar bindja edhe para faktorit ndërkombëtar se UÇK duhej

izoluar apo azgjësuar, e cila zgjati vetëm disa javë. Nga fundi I marsit 2001

situata kishte ndryshuar tërësisht edhe në rafshin ndërkombëtar edhe në drejtim

të shtrirjes së forcave të UÇK-së në terren. Ushtria Çlirimtare Kombëtare

pavarësisht nga presioni që ballafaqohej, si nga faktori ndërkombëtar ashtu edhe

Page 238: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

238

nga Brenda, me një discipline dhe vendosmëri vazhdoi aktivitetin ushtarak,

betejë pas beteje, arriti të zgjeron vijën e frontit nga Gostivari, Shkupi deri në

Kumanovë. Edhe pse në literature maqedonase akoma UÇK ka trjatimin e një

organizate terroriste dhe keqbërëse, në këtë studim mund të zbulojmë se I tërë

opinion botërorë, veëm pas disa javës jo vetëm që nuk e kosideronte si të tillë

por, përkundrazi filloi faktori ndërkombëtar filloi takimet me liderin e saj Ali

Ahmeti. Poashtu kërkesat që I kishte parashtruar UÇK për avansim të statusit të

shqiptarëve në Maqedoni vetëm se ishin pjesë e agjendës e Bashkimit Evropian

dhe SHBA-ve. Që nga muaji mars 2001, vetëm një muaj pas fillimit të luftës në

Maqedoni, faktori ndërkombëtar hapur deklaronte se në Maqedoni duhet të

fillonin reformat për avansim të statusit të shqiptarëve dhe se duhej të

ndryshonte Kushtetuta. Natyrisht ky veprim I frustroi autoritetet maqedonase

dhe bllokun maqedonas në përgjithësi, pasi ishte e papranueshme për ata se si

kishte mundësi që UÇK aq shpejtë të përfitonte mbështetjen ndërkombëtare.

Sikurse në Bruksel edhe në Washington u tha qartë autoriteteve shtetërore

maqedonase që të kenë kujdes me bombardimet nëpër vendbanimet shqiptarer

dhe insistonin që të arrihej zgjidhje paqësore sa më shpejt. Gjithashtu

Maqedonisë do ti kufizoheshin ndihmat perderisa ajo I shpenzonte në “bomba

dhe raketa”, siç iu tha qartë Ministres së Punëve të Brendshme Ilinka Mitreva në

takim në Bruksel. Futja e UÇK-së në Haraçinë të Shkupit, krijoi një situate të re,

pasi drejtëpërsëdrejti u kërcënua kryeqyteti, aeroporti ndërkombëtar, Rafineria

më e Madhe në vend, magjistralja Beograd – Athinë. Shkupi nga të tre anët tani

ishte rrethuar nga UÇK, në Graçani dhe Radushë zhvilloheshin luftime të rrepta,

ku forcat maqedonas kishin pësuar humbje të mëdha, në të cilët beteja UÇk

arriti të kap disa tanked he autoblinda luftarak nga armiku I saj. Kjo krijoi

shqetësim te faktori ndërkombëtarë pasi vetëm se paniku ishte future në masë

për fillimin e një lufte qytetare. Luftimet e ashpra dhe vendosmëria e UÇK-së

bënë që me ndërmehjtësim të ndërkmbëtarëve të tërhiqej UÇK nga Haraçina me

ndihmën e Ushtrisë Amerikane. Ky veprim edhe më tepër I shqetësoi

maqedonasit pasi kishin përforcuar bindjen se NATO dhe SHBA I ndihmon

shqiptarët. Forcat e sigurisë dhe Armata e Maqedonisë nuk la asnjë armatim pa

future në përdorim, nga armët e lehta deri te helicoptered dhe aeroplanët luftarak

Page 239: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

239

të cilët bombarduan në mënyrë joselektive vendbanimet shqiptare, për të cilat

veprime mori kritika të ashpra nga faktori ndërkombëtar. Kaptina e Katërt

ndriçon qartë mënyrën e trajtimit të UÇK-së si nga faktori politik shqiptarë pas

Marrëveshjes së Prizrenit ndërmjet Arben Xhaferit, Imer Imerit dhe liderit të

UÇK-së Ali Ahmetit, ashtu nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe

SHBA, të cilët shpejt ndryshuan qëndrim dhe deri në fund ishin pjesë e

negociatave me UÇK-në. Ky veprim nënkupton se UÇK si formacion gueril I

cili sulmoi një shtet që konsiderohej si demokratik dhe me qeveri të zgjedhur

demokratike, shumë shpejt arriti të legjitimohet dhe të prish imazhin e shtetit

para botës duke e ekspozuar realitetin në Maqedoni, për diskriminimin që I’u

ishte bërë shqiptarëve dekada me radhë. Ndoshta në historinë botërore nuk

kishte ndodhur që një formacion I tillë ushtarak gueril të formohej aq shpejt, të

fillon aktivitetet e veta ushtarake, të fiton përkrahjen e qendrave të vendosjes në

botë, të arrijë qëllimet e saja dhe të shpërbëhet vullnetarisht, përveç UÇK-ve në

Kosovë dhe Maqedoni. Shumë gazetarë, analistë, studjues të politikave të

Ballkanit parashtrojnë këtë pyetje. Mirëpo hulumtimet tona, konstatojnë se jo

vetëm pozita gjeostrategjike e shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës, ishte interesi

amerikan por diskriminimi I shqiptarëve që ishte kryer me dekada nga Serbët

dhe maqedonasit ishin shkas që me një dinamikë të përshpejtuar, të përfitohej

përkrahja e qendrave të vendosjes. Nga ana tjetër ishte edhe përcaktimi I

shqiptarëve që me mature kishin zgjedhur orientimin pro NATO dhe SHBA për

ndërmjetësuar në këto procese me interes vital për kombin shqiptar. Në këtë

kontekst hulumtimet dhe analizat tregojnë se poqese statusi I shqiptarëve të ishte

avansuar nga viti 1991 në Maqedoni me sjelljen e Kushtetutës së parë, atëherë

do të ishte vështirë që të bindej Washingtoni dhe Brukseli se duhej ndërhyrje në

Kushtetutë. D.t.th. shqiptarët humbën në plan afatshkurtër dhe I’u shkaktua

dhimbje e përkohëshme shqiptarëve, por në plan afatgjatë ata fituan më tepër se

do të mund të fitonin në vitin 1991 për shkak të rrethanave që asaj kohe

mbretëronin. Ky veprim I ngjanë sikurse diskriminimit në arsim dhe

infrastructure nëpër vendbanimet shqiptare. Përderisa shteti nuk mundësonte

armimimin e masës shqiptare, ata si të tillë nuk bënin planifikimin e familjes

dhe nataliteti ishte jashtëzakonisht I lartë në krahasim me popullatën

Page 240: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

240

maqedonase, e cila politikë në plan fatgjatë ta herojë maqedon që në vitet e

komunizmit ishin shpallur për shkak të diskriminimit dghe keqtrajtimit që u

kishin bërë shqiptarëve, tani rëndon I gjithë ky dështim politik dhe

kontraproduktivitet në strategjitë e tyre. Si rezultat aq sa më shumë shkojnë vitet

reflektohet shkalla e lartë e natalitetit të shqiptarëve dhe ulja drastike te blloku

maqedonas. Ndërsa sa I përket vendbanimive shqiptare që ishin diskriminuar në

investime infrastrukturore, do të reflektojë në atë që shqiptarët masovikisht të

zbresin nëpër qytete, duke filluar nga kryeqyteti Shkupi, Kumanova, Tetova,

Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, të cilat qytete ose kishin rrezik të bienin nën

50% populate shqiptare aty ku ishin shumicë për shkak se kishte filluar

kolonizimi I këtyre qytetve me populate maqedone, siç ndodhi me Kërçovën dhe

Strugën, përderisa në Shkup dhe qyetete tjera numri I shqiptarëve kishte rëne

jashtëzakisht tepër për shkak të arsyeve të përmendura nga njëra anë dhe

shpërnguljes për në Turqi nga ana tjetër. Përkundër gjithë kësaj politike, përsëi

qytetet e lartëpërmendura jo vëtëm që sërish dominuan në të gjitha këto qytete të

Maqedonisë Perëndimore, por tani Kumanova dhe Shkupi shënojnë një

ndryshim të strukturës së popullsisë në përmasa shumë të shpejta në favor të

shqiptarëve. D.t.th. diskriminimi që ishte aplikuar mbi popullatëne shqiptare

dekada me rradhe për shkak të zemërngushtesisë që kishin pasur liderët politik

maqedon, tani I’u kthye boomerang dhe pikërisht ai diskrimin tani reflektohet në

një progress të gjithanshëm në planin nacional të shqiptarëve. Kjo na meson se

të drejtat universal të njeriut dhe bashkësive etnike nuk duhet asnjë popull t’ia

mohojë popullit tjetër pasi përveç përgjegjësisë që do të bartë për këtë

diskriminim në histori, do t’I bën dëm edhe më tepër popullit që ai mendon t’I

kishte shërbyer me atë politikë.

Page 241: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

241

Literatura

Açkova, Violeta, Univerzitet Lekcii od istorijata

na sovremenata makedonska drzhava (1944- 1991), Skopje,

2011, “Sv. Kiril I Metodij”.

Ademi, Minir, UÇK, Dëshmorët e kombit, (UÇK

2001), f.337.

Altermat, Urs, Etnonacionalizmi në Evropë,

Phoenix, 2002, Tiranë.

Anzulovic, Branimir, Heavenly Serbia, from Myth

to Genocide, Hurst & Company, London 1999.

Arsovski, Mitre, Stojan Kuzev, Risto

Damjanovski, Vojnata vo Makedonija vo 2011 godina, Matica,

Skopje, 2006.

Babanovski, Ivan, ONA teroristiçka paravojska vo

Makedonija, Veda, SHkup, 2002.

Bache, Ian, Stephen George, Simon Bulmer,

Politics in the Europen Union, Third Edition, Oxford Universityu

Press, 2011.

Bashkurti, Lisen, Diplomacia Shqiptare, vëllimi

III, Geer, 2004.

Bashkurti, Lisen, National and European Identity

of Albanians, Geer, Tiranë, 2006.

Bashkurti, Lisen, Negociatat, Historia, teoria,

praktika, Geer, Tiranë, 2006.

Bennett, Christopher, Yugoslavia’s Bloody

Collapse, Hurst & Company, London, 1995.

Buffet, Cyril and Heuser, Beatrice, Haunted by

History, Brghahn Books Providence Oxford, 1998.

Clark, Wesley, Waging Modern War,

PublicAffairs Ltd, Oxford, 2001.

Clausewitz, Carl von, On War, Wordsworth,

London, 1997. Davies, Norman, Europe a History, Pimlico,

London, 1997.

Dimovska, Dosta, Makedonija najvisoka ubavina,

Makabej Shkup, 2004.

Dinan, Desmond, Ever Closer Union, An

Introduction to European Integration, 4th

Edition, Palgrave

Macmillan, 2010.

Fërçkovski, Lubomir, Pregovaranje vo konflikti

Page 242: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

242

na identiteti, Templum, Shkup, 2010.

Filo, Llambro, Historia për Sistemet e Qeverisjes,

Extra, Tiranë, 2004.

Gilbert, Martin, A history of Twentieth Century,

Volume Three:1952-1999, Harper Collins Publishers, London,

1999.

Glenny, Misha, Gazeta “The Times”, 15 dhjetor

1994,

Glenny, Misha, The Balkans 1804-1999.

Gocevski, Trajan, Krizite vo nezavisna Republika

Makedonija, Kultura, Shkup, 2001.

Grujovski, Trajçe, Raspadot na SFRJ, Studija I

Svedoshtvo, Institut za Nacionalna Istorija-Skopje, Shkup, mars

2003.

Hartmann, Anja V. and Heuser, Beatrice, War,

Peace and world orders in European History, Routledge, 2001.

Heuser, Beatrice, Transatlantic Relations, The

Royal Istitut of International Affairs, London, 1996.

Hoxha, Hajredin, Marrëdhëniet Jogosllavo-

Shqiptare, Afirmimi i Kombësisë Shqiptare në

Jugosllavi&Nacionalizmi dhe irredentizmi stalianian në Shqipëri,

Rilindja, Prishtinë, 1983.

Hyseni, Safet, ëndërimtarët e atdheut, Arbëria

Design, Tetovë, 2011.

Hyskaj Tafili, Eva, Tranzicioni politik në Evropën

Qendrore dhe Lindore, Shtëpia Botuese e Librit Universitar,

Tiranë, 2002.

Hyskaj, Eva, Sfidat e Nacionalizmit, Tiranë, mars

2008.

Ignatieff, Michael, Virtual War, Kosovo and

beyond, Chatto &Windus, 2000, London.

Islami, Bedri, I Vërteti, Tringa Design, Tetovë.

Islami, Hivzi, Problemet Demografike të Kosovës

dhe të trevave të tjera etnike shqiptare, në Sami Repishti,

Alternativa, Maj 1990, Nr.5, Shoqata Kulturore Shqiptare

Migjeni.

Judah, Tim, Gazeta “The Times”, 17 tetor 1994,

Poll fraud claim in Macedonia.

Judah, Tim, Kosovo war and revenge, Yale

University Press & New Haven London, 2000.

Karastojanov, Stefan, Kosova, Serembe, Shkup,

2007.

Kovaçi Levanti, Elena, Planet për zhdukjen e

shqiptarëve, Emal.

Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të

Kosovës, Rilindja, Prishtinë, 1974.

Lampe, John R., Yugoslavia as History,

Page 243: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

243

Cambridge University Press, 1996.

Lopusina, Marko, CIA Protiv Jugoslavije 1947-

1997, Narodna Knjiga Evro, 1997, Beograd.

Malcolm, Noel, Kosovo a short history, Papermac,

London, 1998.

Maliqi, Nazmi, Persiatje politike, Shkupi, Shkup,

2011, f. 52.

Marsh, David & Stoker, Gerry, Theory and

Methods in Political Science, Second Edition, Plgrave

Macmillan, 2002.

Mazover, Mark, The Balkans, Phoenix Press,

London, 2000.

Mehmetaj, Faton, Veprimtaria kriminale e “Dorës

së zezë” serbe në trojet shqiptare, Anatema, Prishtinë, 2004.

Meier, Viktor, Yugoslavia A History of its

Demise, London and New York, Routledge, 1999, p. 98.

Mënaj, Petrit, Shqiptarët në Maqedoni para

sfidash për identitet, Tringa Design, Maj 2008, Tetovë.

Mënaj, Petrit, UÇK Mesazh dhe Shpresë, vëllimi

II, Tetovë, 2005.

Mihajlovski, Stojmen and Verigic, Dushan, M.

Multiparty Elections in the Republic of Macedonia (Skopje:

Institute for Sociological, Political and Juridical Research, 1998).

Milosavlevski, Sllavko, Mirçe Tomovski,

Albanicite vo Republika Makedonija 1945-1995.

Mitevski, Manço, 2001 Vojna so dve lica, Kultura

2008.

Mojanoski, Cane T., Letopis na Makedonskata

Demokratija, Pakung, Skopje, 2000.

Muharemi, Bujar, Maqedonia në udhëkryq,

Tiranë, 2002.

Ortakovski, Vlladimir, Megjunarodna Polozhba na

Malcinstvata, Misla, Skopje, 1996.

Osmani, Jusuf, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në

Kosovë 1998- 1999. Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës,

Prishtinë 2012.

Ostreni, Gëxim, Dëshmia e Gjeneralit, Arbëria

Design, Tetovë, 2011.

Pajtimi I gjaqeve 1990-1991, Era, Prishtinë, 2001.

Petrovski Pande, Svedoshtva- 2001, Kiro

Dandaro, Bitola, 2006.

Philips, John, Macedonia warlords & rebels in the

Balkans, Yale University Press & New Haven and London, 2004

Pllana, Nusret, Terrori I Serbisë Pushtuese mbi

Shqiptarët 1844-1999, botim I katërt, Arkivi Shtetërorë I

Kosovës, Prishtinë, 2012.

Page 244: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

244

Popovski, Petar, Krvavo Dosie, Arnautskiot Gego-

Mirditski Razbojniçki terorizam vo makedonskite zemji od 1700

do 2002 godina, Tom Vtori, NIP “Makedonsko Sonce”.

Popovski, Petar, Krvavo Dosie, Tom II.

Qosja, Rexhep, Populli I ndaluar, Shtëpia Botuese

Enciklopedike, Tiranë.

Rama, Bashkim, Faktori shqiptar dhe siguria

rajonale, Geer, Tiranë, 2011.

Ramë Buja, Çështja e Kosovës dhe shkatërimi i

Jugosllavisë, Prishtinë, 2007.

Ramet, Sabrina P. Balkan Babel, Westview, 2002,

USA.

Rexhepi, Zekirja, Partia Demokratike Shqiptare,

Tetovë, 2004,

Rexhepi, Zeqirja, Zhvillimet Politiko- shoqërore

te shqiptarët në Maqedoni 1990-2001, Tetovë, 2005.

Riflik, Jan, Kouba, Miroslav, Istorija na

Makedonija, Makedonska Reç, Skopje, 2009.

Rulliman, Hans Peter, Ikje Masive, Tiranë, 1997.

Rupnik, Jacques, Ditari Ballkanik, Prishtinë, Janar

2004.

Sell, Louis, Slobodan Milosevic And The

Destruction of Yugoslavia, Duke University Press, 2002.

Shehu, Shaban, Udhëkryqet e vërteta dhe

mashtrimet, Shkup, 1995.

Stavileci, Esat, Lufta e Kosovësdhe disa mendime

për të ardhmen, në

Stephen, Chris, Judgement Day, The Trial os

Slobodan Milosevic, Atlantic Books, London, 2004.

Tinder, Glen, Mendimi Politik, Shtëpia Botuese

Enciklopedike, Titranë, 1993.

Topperwien, Nicole, Nation-state and Normative

Diversity (Fribourg:Institut du Federalizme, 2001), p.187. sipas

Ermira Mehemti, Ndarja e pushtetit dhe zbatimi I marrëveshjes

kornizë të Ohrit, Friedrich Ebert Stiftung, Shkup, 2008.

Trajanovski, Aleksandar, Istorija na Makedonija,

Menora, Skopje, 2008.

Udoviçki, Jasminka & Ridgeway, James, Makthi

Etnik I Jugosllavisë, albin, Tiranë, 1998.

Ukshini, Sylë, Kosova në politikën e jashtme të

BE-së 1991-2007, Logos-A, 2008, Shkup, Tiranë, Prishtinë.

Ukshini, Sylë, Nga lufta në paqe, Rozafa,

Prishtinë, 2004.

Varoshi, Liman, “Lufta e Ftohtë” në Evropën e

Lindjes, Universiteti Aleksandar Xhuvani, Tiranë, 2010.

Verziu, Martir, Alternativa, Maj 1990, Nr.5,

Shoqata Kulturore Shqiptare Migjeni.

Page 245: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

245

Vuçetiç, Milenko, Vllasi, CIP, Zagreb, 1990.

Weller, Marc, Contested Statehood, Kosovo’s

Struggle for Independence, Oxford University Press, 2009.

Zejnullahu, Jusuf, Stuhi lufte mbi Kosovë,

Botimet Toena, Tiranë, 2007.

Zlobec, Jasha, Alternativa, Maj 1990, Nr.5,

Shoqata Kulturore Shqiptare Migjeni.

Burimet arkivore

Arkivi Shtetërorë I Maqedonisë

Fondet: - KQ – PKJ

- KQ – PKM

- MPB

- MPJ

Page 246: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

246

Shtypi ditor dhe javor në Maqedoni dhe jashtë

Revista javore Time, (Londër)

Gazetat:

The Times, (Londër)

The Daily Telegraph, (Londër)

The Independent, (Londër)

The Guardian, (Londër)

The Mirror, (Londër)

Daily Express, (Londër)

West Street Journal Europe, (Londër)

USA Today, (Washington)

International Herald Tribune, (New York)

Gazeta Nova Makedonija, (Shkup)

Dnevnik, (Shkup)

Veçer, (Shkup)

Flaka, (Shkup)

Bujku, Prishtinë,

Bashkimi, Prishtinë (Zagreb),

Rilidja, Prishtinë,

Revista Mlad Borec, Shkup,

Zëri i Kosovës, Prishtinë

Page 247: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

247

Burimet nga interneti

http://www.bdi.mk/documents/MARREVESHJA-E-OHRIT.pdf, më 11

dhjetor 2012.

http://shipkovica.beepworld.de/komentenews.htm, më 2 dhjetor 2012.

NGO ROUNDTABLE ON“ INTER-ETHNIC RELATIONS INTHE

FYR OF MACEDONIA" FIRST MEETING

Farimah Daftary, Flensburg, Germany, 10 - 13 December 2000, ECMI

Report # 7, February 2001, EUROPEAN CENTRE FOR MINORITY ISSUES

(ECMI) Schiffbruecke 12 (Kompagnietor Building) D-24939 Flensburg

Germany, http://www.ecmi.de më 26/ 02/2012.

http://www.projekts.v2.nl/~arns/Texts/Chrono/MK.html, Chronology of

Macedonia, më 28.02.2012.

http://www.projekts.v2.nl/~arns/Texts/Chrono/MK.html, Chronology of

Macedonia, më 28.02.2012.

http://www.projekts.v2.nl/~arns/Texts/Chrono/MK.html, Chronology of

Macedonia, më 28.02.2012.

http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html,

Chronology for Albanians in Macedonia, më 28.02.2012.

http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html,

Chronology for Albanians in Macedonia, accessed 27 janar 2012.

http://almakos.com/opinione/9070-1997-skenar-i-qeveris.html, Rufi

Osmani, më 12 korrik 2012.

http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.ht

ml, Chronology for Albanians in Macedonia. Më 26 shkurt 2012.

http://www.unhcr.org/refworld/type,CHRON,,MKD,469f38b7a,0.html,

Chronology for Albanians in Macedonia. Më 4 mars 2012.

http://www.youtube.com/watch?v=2GXXELBkVR8&feature=related.

Më 4 mars 2012.

http://www.projekts.v2.nl/~arns/Texts/Chrono/MK.html më 26 shkurt

2012.

Mediumet elektronike

Televizioni i Maqedonisë, Lajme, 19.07.1997.

Televizioni i Maqedonisë, Lajme, 19.07.1997.

TVSH, Lajme, 9.7.1997.

MTV, Lajme – maqedonisht, 14.1.1997.

MTV, Lajme – maqedonisht, 14.1.1997.

MTV, Lajme – maqedonisht, 24.5.1997.

MTV, Lajme në gjuhë maqedone, 17.02.1995.

Page 248: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

248

Revista dhe buletine

Asllan Selamni, Përmbledhje e referateve dhe

diskutimeve nga debati shkencor i organizuar nga Unioni i Inteligjencies

Shqiptare në Maqedoni, Klubi Demokratik dhe Fondacioni Friedrich

Ebert (Shkup, më 2 dhe 3 qershor 2003) Me temë: “Implementimi i

Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Buletini i Komisionit Shtetëror Zgjedhorë, Shkup, 1997.

Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual,

Instituti I Historisë – Prishtinë dhe Instituti I Historisë – Tiranë, Tiranë,

1996.

Population censuses in the Republic of Macedonia 1948,

1953, 1961, 1971, 1981 and 1994, Book IX, Republic of Macedonia

State Statistical Office, Skopje, April, 2002 f. 317.

Statistiçki godishnik na Republika Makedonija 2010,

Shkup, 2010;

Studime Albanologjike, Instituti I Trashëgimisë

Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Nr. 4, Shkup, 2011, f.

155.

Shqiptarët në Maqedoni, meshihati I BI në Shkup, Shkup,

1994, Simpozium shencorë. Asllan Selmani, Rrjedhat demgrafike të

popullsisë shqiptare në RM gjatë periudhës 1948-1981.

The Census of population, households and dwellings in

the Republic of Macedonia, 2002. Book X, Republic of Macedonia State

Statistical Office, f.62.

Intervista dhe dëshmi

Ismail Vlashi, Një nga organizatorët e demonstratës 1 shkurt 1990,

intervistuar më 25 dhjetor 2011.

Page 249: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

249

Lista e tabelave

Tabela 1. Përbërja etnike e Maqedonisë sipas regjistrimeve nga viti

1953-2002

Shqiptarë, maqedon dhe turq.

Tabela 2. Përbërja etnike e Maqedonisë sipas regjistrimeve nga viti 1953-

2002

Romë, vllehë, serbë dhe bosnjak.

Tabela 3. Numri i banorëve dhe shtimi natyrorë i maqedonasve,

shqiptarëve dhe turqëve së bashku në vitet 1953, 1961, 1971.

Tabela 4. Shtruktura e shtimit natyror të popullsisë sipas strukturës nacionale në

periudhën 1992-2002.

Tabela 5. Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në

numra apsolut nga viti 1990-2002ën 1992-2002.

Tabela 6. Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në %,

nga 1962-2002.

Tabela 7. Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në %,

nga 1990-2002

Tabela 8. Numri i nxënësve dhe kuadrit arsimor sipas gjuhës mësimore në

vitet shkollore 1944 – 1945, 1945 – 1946 dhe 1990 – 1991.

Tabela 9. Përfaqësimi I nxënësve në bazë të përkatësisë etnike nëpër

shkollat fillore në vend.

Tabela 10. Përfaqësimi i nxënësve në bazë të përkatësisë etnike nëpër

shkollat e mesme në vend.

Tabela 11. Regjistrimi në Universitetet shtetërore në Republikën e

Maqedonisë në vitin 1990/1991

Page 250: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

250

Tabela 12. Diplomimi në Universitetet shtetërore në Republikën e

Maqedonisë në vitin 1989/1990

Tabela 13. Rezultati i Zgjedhjeve Lokale në vjeshtë 1996.510

Tabela 14. Kryetarët e Komunave nga koalicionet partiake dhe të veçanta

në vitin 1996

510 Buletini i Komisionit Shtetëror Zgjedhorë, Shkup, 1997.

Page 251: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

251

Lista e shkurtesave dhe akronimeve

RM – Republika e Maqedonisë

UÇK – Ushtria Çlirimtare Kombëtare

NATO – North Atlatic Treaty Organization ( Aleanca Veri Atlantike)

UT – Universiteti I Tetovës

RSFJ – Republika Socialiste Federative e Jugosllavise

PDSH – Partia Demokratike Shqiptare

PPD – Partia për Prosperitet Demokatrik

PDK - Partia Demokratike Kombëtare

BDI – Bashkimi Demokratik për Integrim

LSDM – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë

VMRO-DPMNE – Organiza e Brendshme Revolucionare Maqedonase-

Partia Demokratike për Unitet Nacional Maqedon

SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

BE (UE) – Bashkimi Evropian ( Unioni Evropian)

LKJ – Lidhja Komuniste e Jugosllavisë

KQ – PKM – Komiteti Qendrorë – Partia Komuniste e Maqedonisë

KE LKJ – Komiteti Qendrorë – Lidhja Komuniste e Maqedonisë

DARM – Drzhaven Arhiv na Republika Makedonija (Arkivi Shtetëror I

Repeblikës së Maqedonisë)

AS - Arhiv Republike Slovenie – (Arkivi I Republikës së Sllovenisë)

CK-ZKZ - Centralni Komite Zveze Komunistov Slovenije – ( Komiteti

Qendrorë I Partisë Komuniste të Sllovenisë)

Page 252: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

252

PËRMBAJTJA

Hyrje................................................................................... 2

Kapitulli I.......................................................................... 8

Fillet e shkatërrimit të Federatës Jugosllave

1. Shkatërrimi i Federatës Jugosllave dhe reflektimi në

Maqedoni...................................................................... 8

2. Demokratizimi i shteteve socialiste në Evropën Qendrore

dhe Juglindore si dhe reflektimi në Jugosllavi në vitet

1989-.................... ……………………………………... 15

I – 3. Kongresi XIV i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe

fillimi i fundit të Federatës Jugosllave............................ 19

I – 4. Demonstrata masive në Kosovë.............................. 22

I – 5. Demonstrata të shqiptarëve në Tetovë.................... 26

I – 6. Çështja demografike në Maqedoni 1948 – 2002 .... 31

I – 7. Përfaqësimi i shqiptarëve në arsim......................... 40

Kapitulli II........................................................................ 45

Formimi i partive politike në Maqedoni.......................... 45

II – 1. Sistemi plural politik dhe formimi i partive politike

në Maqedoni..................................................................... 45

II – 2. Zgjedhjet e para parlamentare shumëpartiake në

Maqedoni Nëntor 1990................................................... 47

II – 3. Konstituimi i Parlamentit te Maqedonisë.............. 49

II – 4. Ngjarjet në Bit Pazar të Shkupit më 6 nëntor

1992................................................................................... 60

II – 5. Miratimi i Ligjit të shtetësisë................................ 65

II – 6 . Vendosja e flamurit kombëtar shqiptar për herë

të parë nëpër vende publike........................................... 68

Page 253: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

253

II – 7. Afera e armëve.................................................... 70

II – 8. Kongresi i Dytë i PPD-së dhe plasaritjet në

subjektin politik Shqiptar.............................................. 78

II – 9. Regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhjet e Dyta

Parlamentare në Maqedoni në vjeshtë

1994.............................................................................. 81

Kapitulli III..................................................................... 84

Situata në Maqedoni nga themelimi i UT-së deri te lufta e

Kosovës... ..................................................................... 84

III – 1. Themelimi i Universitetit të Tetovës (17 dhjetor

1994)............................................................................... 84

III – 2. Miratimi i Ligjit mbi Dokumentet

Personale................................................................... 93

III – 3. Ndarja Territoriale në Maqedoni dhe

zgjedhjet lokale më 17 nëntor/ 1 dhjetor

1996............................................................................ 97

III – 4. Vendosja e flamujve shqiptarë para objekteve të

komunave shqiptare....................................................... 107

III – 5. Ngjarjet tragjike në Gostivar dhe në Tetovë më 9

korrik 1997.................................................................. 111

III – 6. Kush qëndron pas ngjarjeve të Flamurit dhe pse u

inskenuan ato?.............................................................. 117

III – 7. Aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

kundër institucioneve shtetërore, gjykata, stacione policore

dhe kazerma ushtarake.................................................. 122

III – 8. Zbulimi i celulave të para të UÇK-së në

Maqedoni.................................................................. 130

III – 9. Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni 18 tetor - 1

nëntor 1998 ............................................................... 132

III – 10. Intervenimi i NATO-s në Kosovë dhe reflektimi i

situatës në Maqedoni.................................................. 137

Page 254: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

254

III – 11. Zhvillimet politike në Maqedoni pas luftës së

Kosovës..................................................................... 147

III – 12. Miratimi i Ligjit mbi Arsimin e Lartë në

Maqedoni................................................................... 148

III – 13. Pasojat e Ligjit diskriminues të Arsimit të

Lartë............................................................................. 154

KAPITULLI IV.......................................................... 156

Lufta e vitit 2001 në Maqedoni dhe Marrëveshja

Kornizë.......................................................................... 156

IV – 1. Fillimet e sulmeve të para të UÇK-së në Maqedoni

dhe intensifikimi i gjendjes politike dhe i

sigurisë..................................................................... 156

IV – 2. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare

Kombëtare.................................................................... 160

IV – 3. Ratifikimi i Marrëveshjes të Kufirit Maqedoni – RF

e Jugosllavisë (Serbi).................................................... 167

IV – 4. Formimi i Partisë Demokratike Kombëtare ( Si

krah politik i UÇK-së).............................................. 171

IV – 5. Shtrirja e luftës në Tetovë.............................. 176

IV – 6. Zgjerimi i luftës në Karadakun e

Kumanovës.................................................................. 191

IV – 7. Futja e UÇK-së në

Haraçinë........................................................................ 205

IV – 8. Tërheqja e UÇK-së nga Haraçina nën mbrojtjen e

Ushtrisë Amerikane...................................................... 210

IV – 9. Marrëveshja Kornizë....................................... 217

Përfundimi................................................................... 232

Literatura...................................................................... 241

Shtypi ditor dhe javor në Maqedoni dhe

jashtë............................................................................ 246

Page 255: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI PËR STUDIME EVROPIANE · Gjatë dekadave të kaluara, e gjithë energjia negative dhe urrejtja e ndërsjellë, që ishte akumuluar në emër të

255

Burime nga interneti................................................... 247

Lista e tabelave............................................................ 249

Lista e shkurtesave dhe akronimeve.......................... 251