by the national center for security and defence studies rmarrjeve të vogla, të mesme e...

12

Upload: vananh

Post on 30-Jan-2018

227 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por
Page 2: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 2 of 12

INFORMIM STRATEGJIK

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM)

FJALA E PRESIDENTIT BARACK OBAMA “STATE OF THE

UNION ADDRESS 2014” MBAJTUR PËRPARA KONGRESIT

TË SHBA MË 28 JANAR 2014

Agron Loci Analist, QKSM

Shkurt 2014

Page 3: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 3 of 12

E drejta e autorit

Copyright © 2013 nga Qendra Kombëtare e Studimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) të Ministrisë së Mbrojtjes. Copyright © 2013 by the National Center for Security and Defence Studies (NCSD) of the Ministry of Defence.

Politika e mos-diskriminimit dhe anti-plagjiaturës Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/ autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, apo institucioneve të tjera qeveritare. Autori/autorët e këtij shkrimi nuk janë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale, edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të tyre. Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.

Page 4: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 4 of 12

Abstrakt: “State of the union”, i shqipëruar si fjalimi i përvitshëm i fillim vitit të presidentit amerikan edhe këtë vit ngjalli kureshtjen dhe interesin e shumë politikanëve por edhe përfaqësuesve të biznesit, të shoqërisë civile dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare.

Në fjalën e tij përpara kongresit presidenti Obama, pasi bëri një përmbledhje të arritjeve në fushën e ekonomisë, të sipërmarrjes, të edukimit, të politikave sociale e deri tek forcat e armatosura e diplomacia u kërkoi ligjvënësve amerikanë që të mbështesin disa nga reformat e ndërmarra nga ai dhe administrata e tij në interes të të gjithë shtetasve amerikanë.

Viti i veprimit e konsideroi ai 2014 dhe në përmbushjen e këtij angazhimi ai kërkoi që puna të fokusohej në disa aspekte kryesore ku për ekonominë qëllimi kryesor duhet të jetë forcimi i pavarësisë së ekonomisë amerikane nga importet kryesisht ato të energjisë, përmes rritjes dhe përmirësimit të prodhimit vendas. Reforma në sistemin arsimor, në atë shëndetësor, në sistemin zgjedhor por edhe në sistemin aktual fiskal, marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, raportet mes institucioneve shtetërore dhe biznesit ishin disa çështje të tjera ku u kërkua konsensus dhe vendosmëri në çuarjen përpara të tyre.

Në fjalën e tij presidenti Obama u ndal edhe në aktualitetin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura. Ai shprehu vendosmërinë për tërheqjen e trupave amerikane nga misioni i ISAF duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe dislokimi në Afganistan i një kontingjenti të vogël trupash amerikane të cilët në bashkëpunim me një numër trupash nga vendet aleate, do të merren me trajnimin dhe mbështetjen e forcave ushtarake-policore afgane në përpjekjet e tyre për të luftuar terrorizmin dhe vendosjen e shtetit ligjor.

Një vend të veçantë në fjalimin e tij zë edhe raporti mes Forcave të Armatosura dhe Diplomacisë, një qasje e re kjo që pavarësisht ndryshimeve në perceptim mes këtyre dy institucioneve në fund të fundit qëllimi i tyre mbetet i njëjtë, garantimi i paqes dhe sigurisë për shtetasit amerikanë, për aleatët dhe vendet ku ata ushtrojnë funksionet e tyre.

Page 5: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 5 of 12

ë fjalimin e tij të pestë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fjalim i përvitshëm i fillim vitit i cili njihet si “State of the Union”, apo siç është njohur më parë deri në vitin 1934, si mesazhi i përvitshëm i kreut të shtetit,

Presidenti Barack Obama u fokusua tek një numër i madh çështjesh kryesisht të politikës së brendshme por edhe të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Thelbi i fjalimit të këtij viti ishte i sintetizuar në mesazhin se të gjithë elementët politikë, qofshin këta me pushtet ekzekutiv apo legjislativ, duhet që përmes punës së tyre të garantojnë sigurinë dhe prosperitetin për shtetasit dhe biznesin amerikan. Ideja është e qartë dhe në ndryshim nga koncepti tradicional metafizik i sigurisë që lidhej kryesisht me aspektin e mbrojtjes ushtarake dhe atë të shërbimeve inteligjente, koncepti modern i sigurisë përfshin në vetvete shumë elementë, ai është një koncept tejet dinamik dhe mund të realizohet me sukses vetëm nëse të gjitha pjesët funksionojnë në harmoni, si dhe arrijnë të njohin dhe përshtaten sa më shpejt me ndryshimet e kushtëzuara nga fenomeni i globalizmit.

Ashtu si çdo vit fjalimi i presidentit pritej me shumë interes, jo vetëm në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera pasi në të evidentohen dhe theksohen më qartë nga njëra anë arritjet dhe nga ana tjetër edhe linjat kryesore të angazhimit politik në të ardhmen, të cilat kanë një ndikim të konsiderueshëm jo vetëm për zhvillimet brenda vendit, por edhe në marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët e ndryshëm.

Fjalën e tij presidenti amerikan e filloi me një rezyme mbi ecurinë e ekonomisë amerikane të cilën e vlerësoi si pozitive, pasi gjatë 2013 ajo kish dhënë shenja të qarta të kapërcimit të krizës ekonomike financiare. Sipas tij, SHBA kanë aktualisht nivelin më të ulët të papunësisë në pesë vitet e fundit, sektori i sipërmarrjes ia ka dalë të rimarrë veten dhe për pasojë ka gjeneruar më shumë vende të reja pune, amerikanët prodhojnë aktualisht më shumë naftë dhe gaz natyror, dhe kjo ndodh për herë të parë pas njëzet viteve, ndërkohë që ka një përgjysmim të deficitit. Gjithashtu vlerësohet fakti se SHBA pas më shumë se një dekadë ja kanë arritur të bëhen vendi me nivelin më të lartë të investimeve të huaja në botë, duke lënë pas Kinën pas shumë vite dominimi në këtë aspekt.

Duke ju referuar angazhimeve për 2014 presidenti kërkoi konsensusin e të gjitha forcave politike për ta konsideruar këtë vit si viti i veprimit. Sipas tij, miratimi i një qëndrimi dhe përcaktimi të tillë për vitin që sapo ka nisur mbështetet tek bindja e palëkundur, që amerikanët pa asnjë dallim kanë tek domosdoshmëria e implementimit në praktikë të konceptit të garantimit të mundësive të barabarta për të gjithë. Sipas presidentit është detyrë e politikës që këtë nocion ta materializojë në praktikë.

N

Page 6: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 6 of 12

Domosdoshmëria e kësaj qasje të re sipas tij, mbështetet tek ndikimi që realitetet e reja të dominuar nga dukuria e globalizmit kanë pasur në ekonomitë e individëve, të sipërmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave të fundit. Sipas presidentit statistikat flasin qartë se diferencat në të ardhurat janë thelluar aq shumë saqë janë krijuar gap-e të konsiderueshme në akumulimin e kapitaleve financiare, por edhe njerëzore. Ajo që bie në sy është fakti se megjithëse fitimet e korporatave kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit, kjo tendencë rritje e të ardhurave të tyre nuk ka ecur me të njëjtin ritëm edhe për sa i përket rritjes së të ardhurave të punëmarrësve amerikanë. Ndaj në fjalën e tij përveç apelit që ju drejton drejtuesve të kompanive për të vlerësuar mundësinë e rritjes së të ardhurave të punonjësve të tyre, presidenti u bën thirrje njëkohësisht edhe kongresmenëve dhe ligjvënësve amerikanë që të miratojnë një ligj në të cilin të përcaktohet niveli minimal i pagës për një orë pune, masë kjo e detyruar të zbatohet nga ana e të gjithë punëdhënësve amerikanë.

Mbështetja me politika dhe incentiva konkrete ekonomike dhe fiskale e klasës së mesme vazhdon të mbetet shqetësimi dhe një ndër angazhimet kryesore të presidentit pasi ajo konsiderohet nga ana e tij si motori lëvizës i shoqërisë amerikane, si shtresa që sjell numrin më të madh të vendeve të punës por njëkohësisht edhe të ardhurat më të mëdha në buxhetin e shtetit.

Rëndësia e garantimit dhe e konsolidimit të pavarësisë energjitike zuri një vend shumë të spikatur në fjalën e presidentit. Dhe kur flet për sigurimin e burimeve kombëtare të energjisë presidenti i referohet burimeve të tilla si nafta, gazi natyror e deri tek energjia solare. Biznesi, korporatat amerikane por edhe konsumatori e qytetari amerikan duhet të furnizohen me energji që sigurohet nga burimet vendase ndërkohë që niveli i importeve për sigurimin e saj duhet të vijë duke u ulur. SHBA janë një vend i pasur me burime nafte dhe gazi por edhe me burime të konsiderueshme që garantojnë prodhimin e energjisë solare. Nafta si burim kryesor që vë në lëvizje motorin e ekonomisë por edhe nënproduktet e saj të gjitha këto “Made in USA” duhet të sigurohen nga burimet vendase, po ashtu siç është e mundur edhe furnizimi me gaz natyror, gama e përdorimit të të cilit duhet të vijë duke u zgjeruar në mënyrë që të zëvendësohen burimet energjetike që ndotin mjedisin. Një mesazh ky i mirëpritur nga ana e ambientalistëve amerikanë me gjithë skepticizmin e tyre për sa kohë që SHBA vazhdojnë të mbeten ndotësi kryesor në botë, për shkak të nivelit të lartë të emetimeve të dyoksidit të karbonit që shkarkohen në atmosferë nga industria amerikane. Parashikimet janë që edhe për 2014 administrata Obama do të vazhdojë të jetë në oponencë me pjesën më të madhe të grupeve të interesit dhe shoqatat mjedisore.

Nëse mbështetja tek burimet energjetike vendase nga njëra anë do të zvogëlojë varësinë e SHBA nga furnizimi nga jashtë, nga ana tjetër stimulimi dhe shfrytëzimi me efikasitet i burimeve vendase si dhe rritja e volumit të nxjerrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të tyre do të rrisë numrin e vendeve të punës për shtetasit amerikanë.

Qeverisja është arti i propozimit të alternativave dhe projekteve konkrete të cilat sado të vogla që të duken në fillim kur ato implementohen me sukses dhe seriozitet

Page 7: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 7 of 12

bartin me vete rezultate konkrete të prekshme dhe që mund të kenë ndikime shumë dimensionale. Iniciativa të tilla siç janë ato të partneritetit mes shkollës, biznesit dhe përfaqësuesve lokalë kanë bërë që të ulet niveli i obezitetit ndër të rinjtë fakt ky që përkthehet në përmirësimin e cilësisë së jetës por edhe me uljen e kostos për përkujdesjen shëndetësore. Po kështu iniciativa të tjera si promovimi i mundësive të individëve si përpjekje e përbashkët mes universiteteve, bizneseve dhe shoqatave jo fitimprurëse kanë rezultuar të frytshme pasi kanë shpënë në uljen e nivelit të pabarazisë lidhur me aksesin që duhet të gëzojë çdo individ për edukimin e lartë.

Në kushtet e konkurrencës globale ku kompanitë e mëdha por edhe të mesme amerikane, shpesh janë të detyruara të transferojnë kapitalet, si dhe know-how e tyre jashtë vendit për shkak të kostos më të lirë të fuqisë punëtore, por edhe të sistemeve dhe ligjeve më të përshtatshme tatimore dhe taksative, presidenti bën thirrje për të amenduar legjislacionin, në mënyrë që biznesi amerikan të fillojë të ritransferojë biznesin e tyre në SHBA. Sipas tij ka ardhur koha të rishikojmë legjislacionin në lidhje me taksat, me synimin final që t’i ulim ato dhe ta bëjmë sërish Amerikën një vend tërheqës, jo vetëm për biznesin vendas por edhe atë të huaj. Një pretendim dhe angazhim shumë i vështirë, por që duket se presidenti është më tepër sesa i vendosur për të ndërhyrë në amendimin e legjislacionit mbi taksat dhe politikat fiskale.

Sigurisht që në këtë realitet ku përpjekjet për të siguruar investime e tregje janë të konsiderueshme edhe vendet e tjera do të vazhdojnë të përpiqen që të krijojnë kushte dhe incentiva fiskale, përfshi këtu dhe kapacitete njerëzore që të konkurrojnë SHBA në të gjitha aspektet. Sipas presidentit është e rëndësishme që në këtë botë të dominuar nga ndërvarësia, SHBA të jenë të qarta dhe të evidentojnë sektorë ku të vazhdojnë të ruajnë rolin e liderit global. Në këtë aspekt një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar sektorit të zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja në fushën e teknologjisë informative. Edhe në këtë fushë duket se ka një strategji të përcaktuar e cila mbështetet në bashkëpunimin ndërmjet bizneseve të kësaj fushe me departamentet kërkimore shkencore të universiteteve amerikane, bashkëveprim ky që në vija të përgjithshme garanton faktin që SHBA të vazhdojnë të jenë në rolin e liderit global në fushën e teknologjisë informatike.

Sipas presidentit është i njohur fakti se ai komb që sot investon në fushën kërkimore ai do të jetë në gjendje që të zotëroje ekonominë globale nesër.

Nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së presidentit edhe çështja që lidhet me emigracionin e paligjshëm në SHBA. 11 milionë njerëz të ardhur nga vende të ndryshme të botës për një jetë më të mirë në kontinentin amerikan, duhet të legalizohen në mënyrë që puna, kontributi dhe përkushtimi i tyre të njihet nga shteti, por, edhe që ata të kenë mundësi të ndjejnë veten si njerëz të lirë të një vendi që qysh në fillesat e tij, ka pasur dhe ka në themelet respektimin e parimit të lirisë për cilindo individ pavarësisht nga prejardhja, raca apo gjendja shoqërore. Duke i bërë thirrje të gjithë politik-bërësve të jenë të vendosur të miratojnë me konsensus reformën në fushën e emigracionit, presidenti deklaroi se, nëse kjo reformë do të

Page 8: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 8 of 12

implementohej atëherë kjo do të rriste ekonominë amerikane si dhe do të ulte deficitin në dy dekadat e fundit me rreth 1 trilion dollarë.

Në fjalën e presidentit nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes edhe përkujdesja ndaj sistemit arsimor. Reforma e iniciuar disa vite më parë dhe që rrokte të gjitha elementët e shkollimit duke filluar nga profilizimi i shkollës, krijimi dhe konsolidimi i kurrikulave shkollore mbështetur tek nevojat e tregut dhe ekonomisë amerikane por edhe nevojat globale, përmirësimi i kushteve të studimit por edhe i nivelit të bursave për nxënës e studentë e deri tek kualifikimi i mësimdhënësve, marrëdhëniet ndërmjet prindërve mësuesve dhe stafit drejtues, rritja e nivelit të kërkimit shkencor dhe domosdoshmëria e mbështetjes së tij nga ana e shtetit dhe biznesit ishin disa nga pikat ku u fokusua fjala e tij. Me rëndësi konsiderohet gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhe biznesit në mënyrë që profilizimi i kurrikulave dhe shkollës të rezultojë efiçent pas përfundimit të saj nga ana e nxënësve dhe studentëve.

Nevoja urgjente për reformimin e sistemit të pensioneve, reformimin e sistemit të përkujdesjes shëndetësore, përcaktimi me ligj i pagës minimale për orë, ofrimi i mundësive dhe shanseve të barabarta për gratë si shtresë shoqërore e cila pavarësisht kontributit të saj në realizimin e të mirave materiale por edhe në edukimin e brezit të ri, vazhdon të mos paguhet për të njëjtën punë me të njëjtën pagë si meshkujt, ishin disa çështje të tjera të ngritura nga ana e presidentit dhe që për to ai kërkoi mbështetjen nga ana e të gjithë aktorëve qofshin këta politikanë, sipërmarrës, legjislatorë etj.

Domosdoshmëria e mbështetjes dhe mbajtjes gjallë të frymës së kurajës civile, për të thënë dhe mbrojtur fjalën dhe mendimin për çështje të ndryshme, ka qenë dhe mbetet shpirti dhe mekanizmi që e ka shtyrë gjithnjë përpara kombin amerikan, prandaj presidenti bën thirrje që e drejta për të thënë pa frikë fjalën, për të votuar dhe për t’u organizuar duhen mbështetur pasi janë një detyrim i gjithsecilit që është i bindur dhe mbështet përparimin e vendit. Në këtë kontekst presidenti kërkon ndërmarrjen e një reforme elektorale e cila nga njëra anë të jetë fleksibël, duke u garantuar shtetasve amerikanë lehtësira kohore në proceset zgjedhore dhe nga ana tjetër të sigurojë që gjithkush ta ndjejë dhe besojë se zëri i tij përmes votës është dëgjuar.

Nuk kishte sesi të mungonte në fjalën e presidentit edhe qëndrimi dhe vizioni i tij për perspektivën e angazhimeve të forcave të armatosura dhe të diplomacisë amerikane. Është interesant fakti se për herë të parë kemi një qasje të tillë ku dy sfera në dukje larg njëra tjetrës siç janë forcat e armatosura dhe diplomacia analizohen në të njëjtën pjesë të fjalimit të tij.

Diplomacia dhe forcat e armatosura, njëra me forcën e fjalës dhe të argumentit, tjetra me forcën e armëve dhe të vendosmërisë për të vendosur rendin dhe paqen, shkojnë krah për krah në fjalimin e tij. Në realitet për shumë njerëz që janë larg këtyre fushave ato ngjasojnë me dy realitete që janë larg njëra tjetrës dhe që nuk

Page 9: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 9 of 12

kanë lidhje mes tyre, por në fakt në thelbin e tyre ato kanë të njëjtin qëllim pavarësisht mjeteve dhe instrumenteve që përdorin për arritjen e tij.

Presidenti bën një analizë të realitetit të angazhimit të trupave amerikanë jashtë vendit dhe duke vlerësuar rolin e tyre në garantimin e sigurisë dhe paqes jo vetëm në vendet ku janë me mision, por edhe për SHBA, ai shpreh vendosmërinë për tërheqjen e trupave nga misioni i ISAF deri në fund të këtij viti. Pas vitit 2014 trupat amerikane do të operojnë tërësisht si forca ushtarake që mbështesin autoritetet zyrtare ushtarake dhe policore afgane, detyrë kjo që do të realizohet në bashkëpunim me aleatët. Ka ardhur koha që autoritetet afgane të marrin përgjegjësitë për drejtimin e vendit të tyre.

Presidenti shprehu vendosmërinë që nëse qeveria afgane do të firmosë një marrëveshje sigurie, për të cilën prej kohësh po negociohet me të, atëherë në Afganistan do të qëndrojë një numër i vogël trupash amerikanë të cilët së bashku me trupat e disa vendeve aleate të NATO-s do të realizojnë dy misione kryesore: trajnimin dhe asistencën e forcave afgane dhe operacioneve anti terrorizëm ndaj çdo fraksioni të al Kaedës.

Megjithë entuziazmin e shprehur për suksesin e angazhimit të trupave amerikane në misionin e Afganistanit, përsëri presidenti shprehet se rreziku i terrorizmit vazhdon të jetë ekzistent. Nëse drejtimi i Al-Kaedës është goditur dhe vazhdon të goditet, kjo organizatë ka arritur që të shtrijë aktivitetin e saj në vende të tjera të botës jashtë Afganistanit. Jemeni, Somalia, Iraku dhe Mali janë disa vende ku rrjeti i kësaj organizate ka shtrirë rrënjët e tij dhe ku SHBA në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët janë të angazhuar në luftën kundër tyre. Në fjalën e tij presidenti përmend edhe situatën në Siri duke theksuar vendosmërinë e SHBA për të mbështetur opozitën siriane e cila është kundër terrorizimit dhe grupeve terroriste.

Duke ju referuar angazhimeve në luftën kundër terrorizmit në SHBA, presidenti Obama e vë theksin në disa aspekte duke përmendur forcimin e sistemeve të mbrojtjes, marrjen e masave ndaj kërcënimeve të reja siç janë sulmet kibernetike. Ndërkohë që reforma dhe rishikimi i buxhetit të mbrojtjes duhet që të fokusohet në investimin në kapacitete, për të cilat trupat amerikane kanë nevojë për të vazhduar e përmbushur me sukses misionet e tyre në të ardhmen.

Për presidentin është e qartë se siguria e SHBA dhe e shtetasve amerikanë nuk mund dhe nuk duhet të varen vetëm nga angazhimi i trupave amerikane në misionet jashtë vendit. Si Komandant i Përgjithshëm i FA presidenti është i vendosur për të mos dërguar në çdo mision trupat amerikane, ku rreziku dhe pasiguria për to është e lartë dhe ku pjesëmarrja e tyre nuk është domosdoshmërish e nevojshme. Në këtë kontekst presidenti mendon dhe kërkon mbështetjen e Kongresit duke argumentuar se këto angazhime do të ishin më efikase, nëse do të bëhej një reformim i sistemit dhe programeve të inteligjencës në përpjekjet dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Nevoja e reformimit të këtij sistemi sipas presidentit mbështet interesat e shtetasve amerikanë dhe nuk prek si dhe nuk do të prekë sferën private të askujt.

Page 10: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 10 of 12

Në kushtet e një realiteti ku kërcënimet janë komplekse, ashtu siç është kompleks dhe i ndërvarur i tërë realiteti global, siguria varet nga një sërë faktorësh të cilët duhen njohur dhe marrë në konsideratë me shumë kujdes. Për presidentin një rol shumë të rëndësishëm në këtë kontekst, në përballjen me sukses të kërcënimeve dhe të pasigurisë ka luajtur dhe vazhdon të luajë diplomacia amerikane. Falë punës së tyre diplomatët amerikanë ja kanë dalë të parandalojnë rënien në duart e grupeve terroriste të materialeve nukleare, falë angazhimit të tyre regjimi sirian i dorëzoi komunitetit ndërkombëtar armët kimike dhe se SHBA janë të vendosura të mbështesin aspiratat e popullit sirian për një të ardhme të cilën ata e meritojnë, një të ardhme pa diktaturë, pa frikë dhe pa terror. Diplomatët amerikanë janë gjithashtu të vendosur të mbështesin përpjekjet e izraelitëve dhe palestinezëve, për të gjetur gjuhën e përbashkët në arritjen e paqes aq shumë të kërkuar jo vetëm nga këto dy shtete përmes krijimit të një shteti dinjitoz dhe të pavarur palestinez i cili nuk është kërcënim dhe të bjerë ndesh me interesave izraelite.

Falë angazhimit dhe vendosmërisë së diplomacisë amerikane është arritur që Irani të ndalojë programin nuklear, madje të kthejë prapa pjesë të këtij programi. Së bashku me aleatët SHBA-ja është në vëzhgim dhe po inspekton ecurinë e përmbushjes së kushteve paqësore të negociuara me qeverinë e Iranit për mos prodhimin e bombës atomike. Ata janë të ndërgjegjshëm se këto bisedime me drejtuesit politikë të Iranit do të jenë të vështira sa kohë që Irani është shprehur hapur në mbështetje të grupeve terroriste si Hezbullah, të cilat janë kërcënim për sigurinë e rajonit dhe të interesave amerikane dhe të aleatëve të tjerë. Duke njohur situatën për presidentin amerikan është e qartë se këto bisedime nuk do të mbështeten tek besimi, por tek inspektimet e bëra nga ekspertët amerikanë dhe ndërkombëtare, të cilët do të japin informacion se Irani nuk po ndërton bombën atomike.

Presidenti është i vendosur për të mbështetur diplomacinë amerikane në këtë angazhim për çështjen e Iranit, pasi sipas tij kështu mund të garantohet siguria kombëtare amerikane madje ai është i vendosur se nëse konstatohen mos përmbushje e detyrimeve nga ana e Iranit atëherë të thellohen sanksionet ndaj tij. Nëse drejtuesit iranianë do të përmbushin detyrimet atëherë SHBA do të mbështesin përpjekjet e tyre për t’iu ribashkuar komunitetit ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë do të evitohej një konflikt me pasoja të rrezikshme për rajonin por edhe më gjerë.

Duke ju referuar aleancave presidenti thekson se aleanca e SHBA me vendet europiane është më e forta që ka njohur njerëzimi në historinë e tij dhe se SHBA vazhdojnë të mbështesin këtë aleancë dhe ta konsiderojnë atë si shumë të rëndësishme për paqen dhe sigurinë kudo në botë. Në të njëjtën kohë SHBA mbështesin çdo përpjekje për demokraci nga vende që ndodhen në kontinentin afrikan, në Europë por edhe në Amerikën Jugore. Në lidhje me zhvillimet në Ukrainë SHBA mbështesin të drejtën e shtetasve të këtij vendi për të shprehur në mënyrë të hapur dhe paqësore mendimet, si dhe të drejtën legjitime për të vendosur për të ardhmen e vendit të tyre.

Page 11: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 11 of 12

Një fokus i veçantë i politikës amerikane do të vazhdojë të mbetet zona e Azisë dhe Pacifikut ku mbështeten përpjekjet për një nivel më të lartë sigurie dhe prosperiteti. Orientimi në këto linja i politikës së jashtme amerikane sipas presidentit garanton rritjen e nivelit të paqes dhe të sigurisë në një afat të gjatë kohor. Nuk ka sesi në arritjen e këtij objektivi të mos ndikojnë edhe përpjekjet për më tepër demokraci dhe të drejta të individit në shumë vende të botës, prandaj, SHBA janë dhe do të jenë në krah të të gjithë atyre popujve që luftojnë për të siguruar dhe fituar me ligj të drejtat e tyre.

Si konkluzion mund të thuhet se i tërë fjalimi i presidentit Obama ka në themelin e tij mbrojtjen, konsolidimin dhe thellimin e vlerave që qëndrojnë në bazamentin e shoqërisë dhe të SHBA. Por që këto të jenë të garantuara duhet që ato të mos rrezikohen nga faktorë dhe kërcënime të natyrave të ndryshme. Për këtë arsye presidenti bën një analizë gjithëpërfshirëse dhe arrin të argumentojë lidhjen e pamohueshme të të gjithë faktorëve qofshin këta të natyrës ekonomike, politike, kulturore, të mbrojtjes apo të sigurisë me qëllimin final garantimin e sigurisë për shtetasit amerikanë. Në fjalën e tij ka një lidhje organike ndërmjet rëndësisë që ka faktori i brendshëm në bashkëveprim me faktorët e jashtëm për të garantuar ecurinë, prosperitetin dhe sigurinë.

Sigurisht që nuk mund të mbeteshin jashtë vëmendjes së fjalës së presidentit edhe forcat e armatosura, të cilat ndodhen përpara sfidash dhe angazhimesh të reja duke filluar nga fundi i këtij viti. Në këtë kontekst është me shumë rëndësi për lidershipin politik dhe ushtarak të FA të Shqipërisë që duke i konsideruar SHBA si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, të menaxhojmë me efikasitet dhe largpamësi jo vetëm buxhetin e mbrojtjes por edhe perspektivën e angazhimeve dhe zhvillimit të FA në të ardhmen. Çdo vonesë në kuptimin e mesazheve që vijnë nga SHBA dhe aleatët tanë do të përkthehej si mungesë profesionalizmi për të kuptuar trendin e zhvillimeve si dhe mund të shoqërohej me kosto të panevojshme në buxhetin e mbrojtjes.

Page 12: by the National Center for Security and Defence Studies rmarrjeve të vogla, të mesme e deri tek korporatat multinacionale gjatë tre dekadave ... Biznesi, korporatat amerikane por

Fjala e presidentit Barack Obama në Kongresin Amerikan

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 12 of 12

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM)

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) është institucion kërkimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel strategjik. Misioni i QKSM është: “Mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të shtetit me studime e kërkime shkencore, rajonale e teknologjike, në interes të reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO dhe BE”.

Në thelb të projekteve kërkimore të QKSM është qasja aplikative e tyre; paraqitja e gjetjeve dhe rekomandimeve cilësore dhe ofrimi i zgjidhjeve dhe alternativave përkatëse për autoritetet vendimmarrëse në procesin e reformave të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

QKSM synon ta realizojë misionin e saj nëpërmjet zhvillimit të projekteve kërkimore si monitorime strategjike, analiza, raste studimore, zhvillim politikash dhe konceptesh, studime rajonale, studime teknologjike në interes të axhendës aktuale dhe perspektive të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Puna kërkimore e QKSM respekton të drejtën e autorit. Ajo është kundër plagjiaturës, shpifjeve, apo mbajtjes së anësisë politike në çështjet kërkimore. Produktet e QKSM respektojnë ligjet kombëtare dhe standardet aleate për sigurinë e informacionit.

Janë të mirëpritur të gjithë studiuesit, kërkuesit, pedagogët, studentët, dhe analistët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të kontribuojnë me shkrime, artikuj dhe tema studimore që plotësojnë kërkesat dhe standardet e kërkimit shkencor.

Na vizitoni tek: www.mod.gov.al/qksm

Rruga e Dibrës, Tiranë, Shqipëri

Kutia Postare 2423

E-mail: [email protected]

Formati i artikujve/temave studimore

Formati i shkrimit i temave studimore të ndryshme të QKSM do të ketë këto të dhëna: font “Cambria”, font size “12”, spacing after “12”, Line spacing “multiple”, at ”1.5” format “justify”.

Në Header vihet: Titulli i shkrimit/artikullit në pozicionin djathtas. P.sh. “Angazhimet e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”.

Në Footer vihet: QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM), e cila ka në të djathtë numrin e faqeve të artikullit/ temës studimore.