universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · të gjithë të pranishmëve faleminderit që sot na...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË DEGA: INFERMIERI E PËRGJITHSHME PUNIM DIPLOME TEMA: “KUJDESI INFERMIERORË TEK TË SËMURËT E ARTERIEVE KORONARE” Mentori: Kandidatët: Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha Zyke Salihu Lirije Prushi Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 26-Dec-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

DEGA: INFERMIERI E PËRGJITHSHME

PUNIM DIPLOME

TEMA: “KUJDESI INFERMIERORË TEK TË SËMURËT

E ARTERIEVE KORONARE”

Mentori: Kandidatët:

Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha Zyke Salihu

Lirije Prushi

Gjakovë, 2019

2

Dedikim

Babit tim që sot nuk më uron dot diplomimin,

por është me mua

në çdo rrahje të zemrës…!

3

Përmbajtja

Deklaratë e studentëve…………………………………………………………….…….. 5

Falenderimi……………………………………………………………………...….….… 6

Abstrakti…………………………………………………………………………….……. 7

Hyrja………………………………………………………………………….…………... 8

1.KREU I: Zemra…………………………………………………………….………..… 9

Sistemi kardiovaskular………………………………………………………………..… 9

Arteriet………………………………………………………………………………..….. 10

Presioni arterial normal………………………………………………………………..... 10

Matja e presionit arterial……………………………………………………………..…. 10

KREU II:Koronarografia…….…………………………………………………….…… 12

Ҫfarë përfiton pacienti nga kryerja në kohë e këtij ekzaminimi ?................................ 13

Ҫfarë është sëmundja e arterieve koronare?................................................................... 13

Nga ҫka shkaktohet ajo?.................................................................................................... 15

Sëmundja e arterieve koronare zhvillohet ngadalë dhe identifikohet tepër vonë.

E bën të vështirë për t’u menaxhuar kur arrin në stade të avancuar………..………. 15

Identifikimi në fazat e vonshme, a lidhet me neglizhimin e shenjave klinike

që manifeston sëmundja?.................................................................................................. 16

Cilat janë metodat e trajtimit?........................................................................................... 16

Shkalla e rrezikshmërisë për jetë……………………………..……………………….… 17

KREU III: Si të parandalojmë në mënyrë natyrale sëmundjet koronare?................... 19

KREU IV: Kujdesi infermierorë………………………………………………………… 21

4

Intervenimet infermierore……………………………………………………………….. 22

Detyrat kryesore të infermierisë………………………………………………………… 22

Vlerësimi fillestar……………………………………………………..…………………. 23

Diagnoza infermierore…………………………………………………………………… 24

Planifikimi infermierorë………………………………………………………………… 25

Ndërhyrjet infermierore……………………………..………………………………….. 25

Përfundimi……………………………...………………………………………………… 27

Bibliografia………………………..……………………………………………………… 38

Cv-të e shkurtëra të kandidatëve….…………………………………………………..… 39-30

5

Deklaratë e Kandidatëve

Unë Lirije Prushi dhe unë Zyke Salihu studentë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Mjekësisë dega Infermieri deklarojmë se tema e Diplomës më titull “Kujdesi

infermierorë tek të sëmurët e arterieve koronare” është punim original i yni dhe e gjithë literatura

si dhe burimet tjera të shfrytëzuara janë të renditura në mënyrë kronologjike , me referenca dhe

citate.

Punimi është pregatitur në mbështetje të Rregullores për studime themelore të Fakultetit

tëMjekësisë neni 46 dhe vendimit të këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017

nr.ref.005/368 deklarojmë se:

Pjesa e parë e temës së diplomës duke përfshirë hyrjen, zemrën, sistemim kardiovaskular,dhe

presionin arterial normal është punuar nga unë Lirije Prushi.

Ndërsa pjesa e dytë e temës së diplomës nga kujdesi infermierorë duke përfshirë koronarografinë,

sëmundjet e arterieve koronare dhe parandalimin e këtyre sëmundjeve është punuar nga unë Zyke

Salihu.

6

Falenderimet

Të gjithë të pranishmëve faleminderit që sot na nderuat me pjesëmarrje. Duam të shprehim

falenderim departamentit të Infermierisë së Universitetit “Fehmi Agani” për miratimin e kërkesës-

mbrojtje e temës së diplomës.

Një falenderim special familjeve tona, Salihu dhe Prushi të cilat si sot e gjithmonë na qëndruan

pranë.

Njëherit falenderim dhe mirënjohje të veҫantë Prof.Asoc.Dr.Idriz Berisha mbështetja profesionale

e të cilit na ndihmoi në realizimin e këtij punimi.

7

Abstrakti

Zemra është organi që bën shpërndarjen e gjakut, dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi

prishje të funksionit të saj si pompë.

Kur zemra nuk funksionon siҫ duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut

të pastruar në pjesët e duhura të organizmit.

8

Hyrje

Sëmundjet e zemrës janë të zakonshme. Kategoritë kryesore të sëmundjeve të zemrës janë:

sëmundja e arterieve koronare(SAK), hipertensioni, sëmundja reumatizmale e zemrës, endokarditi

bakterial dhe sëmundje të bashkëlindura të zemrës. Pasojat e këtyre sëmundjeve zakonisht janë të

rënda. Afërsisht 65 milionë Amerikanë kanë një ose më shumë lloje të sëmundjes kardiovaskulare

dhe ҫdo vit rreth 1 milionë vdesin nga sëmundje të tilla. Megjithëse në SHBA shkalla e

vdekshmërisë nga këto sëmundje është në ulje, por prap se prap mbetet shkaku kryesore i vdekjeve

në këtë shtet. Sëmundja kardiovaskulare ҫon në vdekje më shumë Amerikanë, sesa ҫojnë shtatë

shkaqet e tjera së bashku, duke e përfshirë edhe kancerin. Qendra Kombëtare për Statistikat e

Shëndetsisë, në vitin 2004, deklaroi se gjendeshin 15.8 milionë persona me sëmundje koronare.

Pra sëmundjet e arterieve koronare mbeten shkaku kryesorë i vdekjeve në botë.

Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e

viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose

gjymtim të organeve të trupit të njeriut. Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të

shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Ҫelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen

e vizitave dhe konsultave të rregullta tek mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një

balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore

për ndalimin e këtyre sëmundjeve.

Qëllimi i këtij punimi nuk është vetëm të tregojmë këtë si fenomen, mirëpo të njihemi me: faktorët

predispozues, popullaten në risk, simptomat dalluese, zhvillimin e sëmundjes, trajtimin adekuat

etj..

Objektiv i këtij punimi do të jetë qasja në kujdesin infermierorë adekuat për këtë ҫështje. Të fitojmë

përvojë profesionale dhe të jemi shtytës në përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë dhe kualitetit

jetësorë për secalin pacient pa dallim.

9

KREU I

Zemra

“Është zemra1 ajo, virtyti dhe pulsi i gjakut të së cilës lëviz, përsoset, e prirur të ushqejë, por të

mbrohet nga prishja dhe mpiksja…Në të vërtetëështë vendinga ku shpërthen jeta dhe burimi i të

gjithë levizjeve”.

Zemra2 nuk pushon më shumë se një fraksion të sekondës gjatë ҫdo rrahje. Gjatë gjithë jetëssë saj,

ajo tkurret më shumë se 4 bilionë herë. Për të ndihmuar këtë gjendje aktive,arteriet koronare ҫojnë

më shumë se 10 milionë litra gjak në miokard dhe më shumë se 200 milionë litra në qarkullimin

sistemik. Hedhja kardiake ndryshon në varësi të kushteve fiziologjike nga 5 në20 L\minutë, ndërsa

rrjedhja zonale e gjakut ndryshon në 200%.

Sistemi kardiovaskular

Sistemi kardiovaskular është grupi i organeve që qarkullojnë gjakun në trupin e njeriut dhe

furnizojnë me oksigjen gjakun e mushkërive. I vënë në lëvizje nga kontraksionet e rregullta të

zemrës, gjaku hyn në rrjetin e arterieve, kapilarëve dhe venave ku transporton oksigjenin dhe

lëndët e tjera, për të cilat kanë nevojë qelizat dhe eliminon mbetjet e ndryshme, si p.sh dioksidin e

karbonit. Gjithashtu, gjaku bën shpërndarjen e hormoneve dhe qelizave të bardha në pjesën më të

madhe të trupit.

1 Trakti i Diagnozës Mjekësore, Histori dhe Ekzaminim,Mark H.Swartz,fq.391-Wlliam Harvey(1578-1657). 2Trakti i Diagnozës Mjekësore, Histori dhe Ekzaminim,Mark H.Swartz,fq.391.

10

Arteriet

Aorta,3 arteriet e mëdha dhe arteriolat përbëhen nga një shtresë e jashtme indi lidhor që quhet

adventicia: një shtresë e mesme muskulature e lëmuar që quhet media dhe një shtresë e brendshme,

intima, që përmban qeliza endoteliale dhe ind lidhor subendotelial. Muret e aortës dhe të arterieve

të mëdha kanë shumë ind elastik, pjesa më e madhe e përqendruar në lamina elastica interna, shiriti

që gjendet midis intimës dhe medias, dhe shiriti tjetër, lamina elastica externa që gjendet midis

medias dhe adventicias.

Enët kardiovaskulare nga forca e debit kardiak gjatë sistolës dhe indit elastik që lejon ata të rikthen

në gjendejn e mëparshme. Kjo ruan presionin diastolik dhe ndihmon lëvizjen përpara të gjakut.

Muret e arteriolave kanë më pakind elastik.

Arteriet dhe arteriolat i krijojnë rezistencë qarkullimi të gjakut dhe njihen si enët e rezistencës.

Presioni arterial normal

Presioni normal i gjakut në arterien brakiale në nivelin e zemrës te të rriturit e shëndetshëm është

rreth 120\80mm Hg. Ai ndikohet nga shumë faktorë, duke përfshirë emocionin dhe ankthin , dhe

në disa individë presioni i gjakut është më i lartë kur matet nga mjeku në klinikë sesa gjatë

aktiviteteve normale ditore në shtëpi (hypertensioni i bluzës së bardhë).

Matja e presionit arterial

Presioni arterial mund të matet direkt duke futur një gjilpërë në arterie. Ndryshe, mund të matet

me metodën auskultatore. Mansheta në të cilën është i lidhur manometri vendoset në pjesën e

3Fizpatologjia e Sëmundjeve, Njohje me Mjekësinë Klinike, Stephen J. McPhee,William F. Ganong,fq.300.

11

sipërme të krahut në nivelin e zemrës dhe stetoskopi vendoset mbi arterien brakiale poshtë

manshetës.

Manometrat e 4përdorur për të matur presionin e gjakut dhe presione të tjera kanë përdorur

klasikisht metoden e shtyllës së zhivës. Megjithatë, zhiva është toksike dhe sot perdoren pajisjet

elektrike që janë të paktën po aq të sakta në mos më shumë. Si rrjedhim, manometrat me zhivë

janë të ndaluar në Holandë, Skandinavi dhe në shumë qendra shëndetsore në Amerikë, midis tyre

dhe në klinikën Mayo. Presionet padyshim që do të vazhdojnë të shprehen në milimetra të shtyllës

së zhivës, por nuk do të maten me manometra që përmbajnë zhivë.

4 Fizpatologjia e Sëmundjeve, Njohje me Mjekësinë Klinike, Stephen J. McPhee,William F. Ganong,fq.304.

12

KREU II

Koronarografia

Angiografia5 e koronareve ose koronarografia u përshkrua për herë të parë në vitin 1962 nga Dr.

Mason Sones nga Cleveland Clinic.

Duke qenë se koronarografia bën të ditur me ekzaktësi se ku ndodhet bllokimi i arterieve koronare

dhe si janë vetë arteriet përtej bllokimit, koronarografia shënoi një hap shumë të madh përpara në

zhvillimin e procedurave kirurgjikale të rivaskularizimit të miokardit ose bypasit aorto-koronar.

Koronarografia kryhet në vende të specializuara që quhen ndryshe edhe laboratoret e kateterizmit

kardiak. Në varësi të madhësisë së spitalit, financave që disponon dhe zhvillimit të shërbimit

kardiovaskular, mund të ketë më shumë se një laborator të tillë ku kryhen kateterizimet kardiake

duke përdorur pajisje të specializuara me rreze X.Kardiokirurgët, normalisht nuk kryejnë

koronarografi, pavarësisht që ata janë të trajnuar për të kryer edhe këto procedura. Ato kryhen nga

një internist i cili ka përfunduar ciklin e specializimit në kardiologji dhe më pas në kateterizimin

kardiak.

Gjatë koronarografisë, kateteri nuk futet brenda në zemër. Ndërkohë, lënda e kontrastit injektohet

direkt në arteriet koronare që e kanë origjinën e tyre në aortë.Kjo do të përcaktojë nëse ekzistojnë

dëmtime të tipit arterosklerotik në sistemin e arterieve koronare. Nëpërmjet kësaj procedure mund

të marrim informacion nëse bllokimet apo ngushtimet janë të gradave të tilla që mund të kërkojnë

ndonjë ndërhyrje apo procedura të tjera terapeutike. Përpara se sa kateteri të futet në organizëm,

lëkura dizinfektohet dhe mpihet me anestetik lokal. Një agë e vogël përdoret për të shpuar venën

ose arterien, dhe një fije metalike që ka rolin e guidës futet nëpërmjet agës në enën e gjakut që

është caktuar si portë hyrje për të kryer kateterizimin kardiak.

Më pas një introduktor më i madh futet dhe brenda tij futet kateteri vetë i cili ka madhësinë e një

fije makarone.Ndërkohë që është brenda organizmit kateteri mund të shtyhet edhe më tej dhe mund

5 Parimet e Mjekësisë Interne, Harrison, fq.300.

13

të kalojë valvulat e gjakut dhe të futet në secilën prej dhomave të zemrës, ku mund të maten

presionet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në disa sëmundje të valvolave të zemrës.

Kateteret mund të përdoren për të hapur arteriet e bllokuara. Gjatë kësaj procedure, një kateter që

në fund të tij ka një ballon futet fillimisht në segmentin e ngushtuar të arteries koronare. Më pas

balloni fryhet dhe kështu arteria dilatohet duke shtypur pllakën aterosklerotike kundrejt murit të

vetë arteries koronare.Kur procedura përfundon arteria është e rihapur.

Ҫfarë përfiton pacienti nga kryerja në kohë e këtij ekzaminimi ?

Përfitimi i6 pacientëve me agninë të paqëndrueshme lidhet me faktin që këtyre pacientëve

nëpërmjet PCI apo ndërhyrjes me stente mund t`u parandalohet një infarkt i mundshëm nga

ngushtimi kritik i enëve koronare. Përfitimi i drejtëpërdrejtë lidhet dhe me cilësinë e jetës, ku

largimi i dhimbjes së gjoksit si rrjedhojë e hapjes së ngushtimit, i rikthen këta pacientë në një

përditshmëri të pakufizuar.

Përfitimi i pacientëve që janë duke kaluar një infarkt akut miokardi është i jashtëzakonshëm,

pasi sa më shpejtë të futet pacienti në sallën e hemodinamikës dhe sa më shpejtë të hapet ena

përgjegjëse për infarktin aq më shumë ind muskulor ruhet pa u dëmtuar dhe aq më pak

invalidizohet pacienti, pasi ka kaluar fazën akute të infarktit. Duhet përmendur këtu dhe

rëndësia e pazëvendësueshme e kësaj procedure në uljen drastike të humbjes së jetës së

pacientit në fazën akute.

Ҫfarë është sëmundja e arterieve koronare?

Dhimbja shtrënguese,7 djegëse apo shtypëse në gjoks është një kambanë alarmi për personat që

kanë arterie të bllokuara e që shpesh çon në infarkt. Kjo është shenja tipike që manifestojnë

sëmundjet koronare, jo vetëm tek ata që i kanë kaluar të pesëdhjetat, por edhe më herët. Pas kësaj

6 Parimet e Mjekësisë Interne,Harrison,Fauci,Braunwald,Kasper,Hauser,Longo,Jameson,Loscalzo,fq.456. 7Anatomia me Orientim Klinik,Keith L.Moore,Aurthur F.Dalley,Anne M.R.Augur,fq200.

14

qëndrojnë disa faktorë risku, menaxhimi i të cilëve ndihmon shumë për ta mbajtur sëmundjen nën

kontroll.

Sëmundja e arterieve koronare është sëmundja arterio-sklerotike me bazë pllaka yndyrore dhe

kalçike kufizuar në arteriet koronare. Në të vërtetë është një sëmundje që prek çdo enë gjaku që

ndodhet në organizmin tonë, por më evidente dhe më e prekshme është tek arteriet koronare, sepse

shkakton infarktin ose parainfarktin.

15

Nga ҫka shkaktohet ajo?

Është një 8sëmundje shumëfaktoriale. Nuk ka një faktor të vetëm që e shkakton këtë sëmundje.

Ndër katër faktorët madhorë mund të përmendim diabetin, tensionin e lartë, faktorin gjenetik dhe

duhanpirjen. Veç tyre ka edhe faktorë që mund të cilësohen si sekondarë, ku veçojmë yndyrat e

larta, stili i jetesës dhe stresi. Sa u takon shkaktarëve kryesorë, mund të themi që tre prej tyre janë

të modifikueshëm, çka do të thotë se mund të trajtohen dhe për rrjedhojë të mbahen nën kontroll.

Pra duhanpirja, diabeti dhe tensioni i lartë mund të mjekohen.

I vetmi ku nuk mund të ndërhyhet është faktori gjenetik. Në bisedat edhe me pacientët, themi që

prindërit nuk i zgjedhim dot. Për t’u rikthyer edhe një herë te 4 faktorët, pra nëse i kemi, jemi të

riskuar, por kjo nuk do të thotë se prekemi pashmangshmërisht nga sëmundja e arterieve koronare.

Mund edhe të ndodhë që nuk ke asnjë prej tyre dhe sërish sëmuresh. Thjesht ndryshon profili i

riskut. Me kalimin e viteve ka ndryshuar edhe mosha në të cilën shfaqet sëmundja. Më parë kufiri

ishte mbi 60 vjeç, ndërsa sot është ulur shumë mosha. Më të riskuar në raport me femrat janë

meshkujt, për shkak të mënyrës së jetesës, por edhe të anës hormonale. Femrat deri në moshën 50

vjeçe janë të mbrojtura nga sëmundja koronare. Pra sëmuren më rrallë, por më rëndë se meshkujt.

Pas kësaj moshe, pra pas moshës 50 vjeç, rreziku barazohet.

Sëmundja e arterieve koronare zhvillohet ngadalë dhe identifikohet tepër vonë.

E bën të vështirë për t’u menaxhuar kur arrin në stade të avancuara…

Fatkeqësisht është sëmundje që, në një pjesë të mirë të rasteve, identifikohet pasi shfaqet infarkti,

parainfarkti apo ndonjëherë ishemia e fshehtë. Sot, në të gjithë botën po bëhen studime për të

zbuluar ekzaminime apo analiza të veçanta të cilat mund ta parashikojnë në kohë para se të ndodhë

problemi. Por, për fat të keq, nuk ka asnjë analizë apo ekzaminim të veçantë që mund ta

parandalojë apo ta parashikojë në kohë këtë problem. Sigurisht që kjo e rrit kompleksitetin e

trajtimit të sëmundjes, pasi do të ishte shumë herë më mirë të parandalohej, sesa të trajtohej.

8Trakti i Kirurgjisë,Abiston,Bazat Biologjike tëpraktikave kirurgjikale modern,fq.250.

16

Por, gjithsesi, duke ditur faktorët e riskut, ne e kemi të qartë profilin e personave që kanë

predispozitë për t’u prekur. Hapi i parë që ndërmarrim kur identifikojmë këto raste është pikërisht

modifikimi i këtyre faktorëve. Japim mjekime për të ulur yndyrat, mjekojmë tensionin, diabetin, e

këshillojmë të lërë duhanin etj. Pra, duke ditur profilin e riskut ne marrim masa më të hershme. Ky

quhet parandalimi parësor. Sot, nuk ka asnjë ekzaminim që mund ta parashikojë 100 për qind

këtë shfaqje.

Identifikimi në fazat e vonshme, a lidhet me neglizhimin e shenjave klinike që

manifeston sëmundja?

Po, është e vërtetë që njëra sjell tjetrën. Ankesa tipike apo shenja tipike që shfaq sëmundja është

dhimbja e gjoksit. Fatkeqësisht, në vendin tonë një dhimbje e tillë lidhet me ftohjen dhe e

neglizhojnë. Dhimbja e gjoksit me origjinë nga enët koronare ka disa karakteristika tipike, është

shtrënguese, djegëse, shtypëse etj.Por në popullatë mungon ndërgjegjësimi, kjo bën pastaj që

sëmundja të identifikohet në faza të avancuara.9 Mbi 90 për qind e të sëmurëve kur i pyesim sepërse

nuk janë paraqitur më parë për vizitë, na thonë se kanë pandehur se ishte ftohje. Por ftohja nuk ka

dhimbje gjoksi me këto karakteristika që unë përmenda. Ndaj në momentin që ndihen ato, duhet

të shërbejnë si kambanë alarmi. Infarkti, apo parainfarkti i patrajtuar apo i shtyrë në kohë e rrit

shumë rrezikun për jetën.

Cilat janë metodat e trajtimit?

Trajtimi përfshin tri shtylla. Shtylla e parë është trajtimi me medikamente, që është zhvilluar

shumë dhe po sjell rezultate. Më pas janë stentet apo unazat, siç quhen në zhargonin popullor, si

edhe ndërhyrjet me operacion. Terapia medikamentoze ka bërë diferencën sot dhe në rezultate.

Janë disa medikamente që janë baza e trajtimit të pacientëve me sëmundje iskemike. Është

aspirina, e cila hollon në mënyrë të moderuar gjakun. Statinat që ulin nivelin e kolesterolit të keq,

janë ACE-inhibitorët, p.sh. ramiprili etj., të cilët janë disa medikamente që kanë efekte përfituese

për sëmundjet koronare, si dhe betabllokuesit. Në varësi të situatës klinike përcaktohet edhe

ndërhyrja.

9American Heart Association,Heart Diasease and Stroke Statistic,2005.

17

Në situatën akute, kur kemi një infarkt, ndërhyrja e parë që bëhet është koronarografia, e cila

konsiston në futjen e disa tubave shumë të hollë deri tek enët koronare, me të cilët kuptojmë nëse

ka ngushtim apo jo. Në fazën akute është katërcipërisht e vërtetuar se ndërhyrja më e mirë dhe më

e shpejtë është koronarografia me anë të stentave, duke bërë të mundur zhbllokimin e enëve të

ngushtuara që shkaktojnë infarktin apo parainfarktin. Por kur kjo ndërhyrje është e pamundur,

atëherë vendosja e unazave kalon në plan të dytë dhe zgjidhja është bypass-i. Ka raste kur një

pacient përfiton nga një trajtim i integruar i të tria këtyre modaliteteve.

Shkalla e rrezikshmërisë për jetën

Infarkti i miokardit10 është një nga sëmundjet me mortalitet më të lartë. Nëse është i patrajtuar,

risku është deri në 40 për qind, por nëse trajtohet në kohë, risku ulet dhe shkon 10 për qind. Duhet

thënë që vitet e fundit ka pasur një ulje të numrit të rasteve që kanë pasur një fund fatal.

Faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundjet e arterieve koronare

1. Mungesa e estogjenit afatgjatë tek femrat.

2. Sëmundjet kronike të veshkave.

3. Emfizema kronike.

4. Plogështi e gjëndrave tiroide.

5. Paraqitja e sëmundjes së lupusit.

6. Infeksioni me HIV.

7. Pirja e alkoolit.

10Marrugat J,Sala J, Masia R,et al,Mortality differences between men and women following myocardial infraction,1998.

18

8. Duhani, alkooli, drogat.

9. Mosaktiviteti fizik, yndyrnat e rritura në gjak, mbipesha dhe sëmundja e sheqerit.

10. Angazhimi në punë më shumë se 60 orë në javë.

11. Mungesa e mospelqimit të vetvetës ose jetës personale.

12. Varfëria dhe keq ushqyerja, moskujdesi ndaj shëndetit, ajri i ndotur.

13. Vdekja e njërit bashkëshort, divorci apo vakumi emocional.

14. Grupet e gjakut (A), (AB), (A-B).

15. Tromboza e gjakut në mënyrë jonormale.

16. Ҫrregullimet gjenetike.

19

KREU III

Si të parandalojmë më mënyrë natyrale sëmundjet koronare?

Ushqime të shëndetshme për zemrën

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni

konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend

të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por

edhe të kancerit, shprehen kardiologët.

Ushqimet e skuqura dëmtojnë zemrën

Ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në zemër. Kështu,

pakësoni në mënyrë të konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato që shiten në fast food-e, pasi duke

i zëvendësuar me perime dhe fruta, mund të ulni deri në 30 % mundësinë një infarkti në zemër. Është

konkluzioni që kanë nxjerrë një grup studiuesish nga një studim mbi zakonin e të ushqyerit, i cili ka

përfshirë mbi 16 mijë persona në 52 shtete. Dieta tipike e botës perëndimore është shumë e pasur me

yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime vëne në rrezik shëndetin kardiovaskular.

Zemra ka nevojë për hekur

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e

shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër. Rezultatet e studimit, që thonë se

hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të

pranishëm në hekur. Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes

së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve

inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës. Analizat shtesë kanë treguar se

hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën

“Journal of Gerontology”.

20

Zvogëlo marrjen e kripës

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve

koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoji gjërat para se t’i blesh, nëse kanë

përmbajtje të lartë të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lartë

të kripës, kështu që shikoni përmbajtjen e tyre.

Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj 11ushqimorë që përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në

tru, e ky është shkaku i dhembjes në tëmthat. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i vendosën

mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që u vendosën

kryesisht artikujve të konservuar. Kujdes të posaçëm duhet kushtuar kafesë: kafeina ngushton enët

e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së

rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhembje i enëve të gjakut.

11 Flet mjeku Endri Haja.

21

KREU IV

Kujdesi Infermierorë

Infermierët12 profesionistë kryejnë procesin e infermierisë në mënyrë interaktive dhe të ndërvarur

brenda një sistemi më të madh të quajtur sistemi i kujdesit shëndetësor. Me kujdesin

shendetesor nënkuptohet çdo tip shërbimi që ofrohet nga specialistët ose paraspecialistët me një

impakt në statusin shëndetësor.

Udhëzoni pacientin të njoftojë infermierin menjëherë kur shfaqen dhimbje në gjoks. Dhimbja dhe

ulja e prodhimit kardiak mund të stimulojnë sistemin nervor simpatik për të lëshuar sasi të tepërta

të norepinefrinës, gje që rrit grumbullimin e trombociteve dhe lëshimin e tromboxan A2.

Ky vazokonstriksion i fuqishëm shkakton spazëm të arteries koronare, i cili mund të precipitojë,

të komplikojë, ose të zgjasë një sulm anginal. Dhimbja e padurueshme mund të shkaktojë përgjigje

vazovagale dhe duke ulur rrahjet e zemrës.

Tahikardia mund të jetë e pranishme për shkak të dhimbjes, ankthit, hipoksemisë dhe prodhimit të

zvogëluar të zemrës. Ndryshime mund të ndodhin edhe në hipertension ose hipotension për shkak

të përgjigjes kardiake. Zhvillimi i murmuritjes mund të zbulojë një shkak valvular për dhimbje në

gjoks, stenozë aortike ose këputje të muskujve papilarë.

12 Nursing From Cocept To Practice,Janet Beth,McCann Flyn,Phyllis Burroughts Heffron,fq.24.

22

Intervenimet infermierore

Siguroni periudha adekuate pushimi. Kryeni aktivtete të vetë kujdesit. Inkurajoni raportimin e

menjëhershëm të dhimbjes për administrimin e shpejtë të ilaҫeve.

Ndërhyrjet në kohë mund të zvogëlojnë konsumin e oksigjenit dhe ngarkesën e punës së miokardit

dhe mund të minimizojë komplikimet kardiake. Monitoroni efektet ose reagimin negativ ndaj

ilaҫeve, duke vërejtur hipertensionin, rrahjet e zemrës dhe ritmin. Efekti i dëshiruar është ulja e

kërkesës së miokardit për oksigjen duke ulur stresin ventrikular.

Duhet të vlersohen13 simptomat dhe shenjat e dështimit të zemrës. Angina është vetëm një

simptomë e patologjisë themelore që shkakton iskeminë e miokardit. Sëmundja mund të

kompromentojë funksionin kardiak deri në pikën e dekompensimit.

Duhet shënuar ngjyrën dhe praninë e lëkurës si dhe cilësinë e pulsive. Qarkullimi periferik

zvogëlohet kur prodhimi kardiak bie, duke i dhënë lëkurës një ngjyrë të zbehtë në varësi të nivelit

të hipoksisë dhe zvogëlon forcën e pulseve periferike, dhe matni prodhimin kardiak.

Detyrat kryesore të infermierisë

Kur një pacientë paraqitet në ambientet spitalore dhe i jepet diagnoza përfundimtare ne jemi të

detyruar të japim një kujdes të veçantë për të parandaluar një komplikacion të metejshëm.

Ky lloj kujdesi i jepet mbi bazë të shenjave apo ankesave që pacienti paraqet kur është në kushtet

e një krize kardiake. Kujdesi infermieror gjithashtut bazohet dhe në vendosjen e diagnozës pozitive

që në rastin tonë është në pacientë që ka infarkt akut.

Disa nga detyrat kryesore të infermierës janë: përqendrimi tek nevojat personale dhe individuale

të pacientit, zvogëlimi i rrezikut të paraqitjes së infeksioneve, ngritja e shkathtësive infermierore

gjatë planifikimit dhe zbatimit të fazave të procesit infermierorë, studimi rreth zbatimit të drejtë të

13 Nursing From Cocept To Practice,Janet Beth,McCann Flyn,Phyllis Burroughts Heffron,fq.27.

23

teknikave të aplikimit, përdorimi i drejtë i metodave aseptike, shmangia e lëndimeve gjatë

ndërhyrjeve si dhe zhvillimi dhe avancimi i mëtejshëm në procesin infermierorë në mënyrë që të

minimizohen gabimet14.

Si fillim një infermier duhet të ketë qëllimet dhe objektivat e tij, të cilat janë:

1. Kujdesi infermierorë në shenjat vitale.

2. Dhënia e rëndesisë për shenjat dhe simptomat që pacienti ankon.

3. Kujdesi infermierorë në dhënien e medikamenteve.

4. Kujdesi infermierorë ndaj komplikacioneve të mëvonshme ( minimizimi i tyre).

5. Informimi i pacientit për gjithçka rreth sëmundjes dhe vetëkujdesit pas daljes nga spitali.

Vlerësimi fillestar

Infermierët vlerësojnë nivelin e vetëdijes, është shumë e rendësishme të vlersohet orientimi në

kohë, vend dhe hapsirë. Një humbje e vetëdijes do të thotë që zemra nuk po jep sasinë e duhur të

gjakut për të plotësuar kërkesat e trurit për oksigjen.

Infermierët sigurojnë menjëherë kontrollin e shenjave vitale. Ata bëjnë matjen e presionit arterial,

zbulojnë ritmin kardiak, interpretojnë monitorimin kardiak për të vlerësuar disritmine, matë

frekuencën respiratore. Infermierët masin peshën trupore, për shkak të pranisë së lëngut të tepërt

në trup. Pacienti gjithashtut ankohet per kollë dhe pagjumësi gjatë natës. Mos pranimi i dhimbjës

apo prania e çfarëdo diskomforti është reaksioni i shpeshtë në këto raste. Ky lloj reaksioni apo

refuzimi është i dëmshëm për pacientin. Infermierët i shpjegojnë pacientit domosdoshmërinë e

raportimit të çdo diskomforti. Frika, ankthi dhe zemërimi janë reaksione të zakonshme të

pacienteve dhe familjarëve. Vlerësimi infermierorë fokusohet në identifikimin e këtyre ndjenjave.

14 Tonja A, Pula A, Basha E, “Bazat e infermieristikës së Përgjithshme “ Tirane 2004

24

Infermierëtlejojnë pacientin dhe familjarët të shpjegojnë se si e kanë kuptuar sëmundjen e infarktit

akut dhe të sqarojnë çdo keqinformim.

Diagnoza infermierore

Në bazë të vlerësimit infermierorë identifikon disa diagnoza si psh:

1. Ndryshimet që zemra është e paaftë të pompojë gjak në një masë që përputhet me kërkesat e

indeve metabolizuese.

2. vështirësi në frymëmarrje gjatë një sforcimi fizik ose gjatë qëndrimit në pozitë të shtrirë,

3. aktivitete që lidhen me kërkesat dhe nevojate zemrës për gjak,

4. Lodhje, dobësi dhe marramendje,

5. Vështirësi në përqendrim dhe ulje të gjendjes së gatishmërisë,

6. Rritja ne peshë për shkak të lëngut të tepërt në trup.Kjo gjë mund të çojë në grumbullimine

lëngut në abdomen, në këmbë etj,

7. Probleme renale,

8. Pagjumësi, për shkak të diskomfortit.

25

Planifikimi infermierorë

Plani i kujdesjeve infermierore fillon që në momentin e paraqitjes së pacientit në ambientin

spitalorë. Roli i infermierës konsiston më tepër në momentin e dëmtimit dhe imobilizimin e

pacientit sepse në periudhën e rehabilitimit pacienti është më aktiv.

Qëllimet kryesore janë:

Parandalimi i komplikacioneve,

Menaxhimi i dhimbjes,

Parandalimi i dëmtimeve,

Monitorimi i shenjave vitale,

Kujdesi për ushqimin (dieta),

Këshillimi i pacientëve.

Ndërhyrja infermierore

Rregullimi i debitit kardiak: Kujdesi infermierorë për pacientin përfshin observimin e

vazhdueshëm të gjendjes kardiake të tij, në vlerësimin e gjendjes kardiake të pacientit infermieri

përcakton efektivitetin e debitit kardiak përmes observimeve klinike siç janë: presioni arterial,

rrahjet e zemrës. Gjithashtu mbahen nën vëzhgim parametrat tregues në monitor.

26

Funksioni kardiak është i lidhur edhe me funksionin renal. Matet sasia e urines dhe shënohet në

kartelën e pacientit për 24 orë.

Krijimi i një regjimi ushqimorë për pacientët me infarkt akut.

Informimi15 i pacientit për vetëkujdesje: infermieri së bashku me mjekun në momentin e daljes

nga spitali e informon pacientin dhe familjarët e tij duke i tërhequr vëmendjen mbi marrjen me

rregull dhe vazhdimisht të mjekimit mbajtës, dietën, aktivitetin fizik, dhe vizitat e kontrollit me

mjekun kardiolog.

15 Tonja A, Pula A, Basha E, “Bazat e infermieristikës së Përgjithshme “ Tirane 2004,fq.80.

27

Përfundimi

Ne vendosëm të trajtojmë këtë temë duke njohur peshën e këtyre sëmundjeve.

Zemra është organi që shpërndan gjakun në tërë trupin, nëse ajo pëson ndonjë krizë ekziston rrezik

potencial për gjymtim të organeve trupore.

Bazuar në etiologjinë e sëmundjes kemi: hipertensionin apo tensioni i rritur dhe hipotensioni apo

tensioni i ulur. Arsye kryesore konsiderohet humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.

Asnjëherë nuk është vonë për të përmirsuar cilësinë dhe kualitetin e jetës, duke ndjekur këshillat

mjekësore: përdorim i terapive adekuate, ushqyeshmëri të shëndetshme, ushtrime dhe aktivitete

fizike etj.

Duke i`u falënderuar përzemërsisht për vëmendjen, kaq kishim për sot.

28

Bibliografia

1. Trakti i Diagnozës Mjekësore, Histori dhe Ekzaminim,Mark H.Sëartz,fq.391-Ëlliam

Harvey(1578-1657).

2. Parimet e Mjkësisë Interne, Harrison.

3. Fizpatologjia e Sëmundjeve, Njohje me Mjekësinë Klinike, Stephen J. McPhee,Ëilliam F.

Ganong,fq.300.

4. Anatomia me Orientim Klinik,Keith L.Moore,Aurthur F.Dalley,Anne M.R.Augur,fq200.

5. Trakti i Kirurgjisë,Abiston,Bazat Biologjike tëpraktikave kirurgjikale modern,fq.250.

6. American Heart Association,Heart Diasease and Stroke Statistic,2005.

7. Marrugat J,Sala J, Masia R,et al,Mortality differences betëeen men and ëomen folloëing

myocardial infraction,1998.

8. Nursing From Cocept To Practice,Janet Beth,McCann Flyn,Phyllis Burroughts Heffron.

9. Tonja A, Pula A, Basha E, “Bazat e infermieristikës së Përgjithshme “ Tirane 2004.

29

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Informatat personale:

Emri (emri prindit) Mbiemri: Lirije Agim Prushi

Ditëlindja: 20.03.1995

Gjinia: F

Nr.personal 1242485293

Të dhënat kontaktuese:

Nr.Tel: 044450920

Adresa: Rruga Shaban Prushi-Zylfaj

Email: [email protected]

Të dhënat e kualifikimit:

Shkolla e mesme e lartë: Teknik i farmacisë Shkolla e mesme e

mjekësisë “Hysni Zajmi”-Gjakovë

Universiteti: “Fehmi Agani”-Gjakovë

Fakulteti: Fakulteti i Mjekësisë

Programi: Infermieri

Statusi: I e rregullt

Nr.ID 160306086

Aktivitetet e studentes: Jo ndonjë aktivitet i theksuar.

30

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Informatat personale:

Emri (emri prindit) Mbiemri: Zyke Rifat Salihu

Ditëlindja: 19.07.1997

Gjinia: F

Nr.personal 1241245671

Të dhënat kontaktuese:

Nr.Tel: 045565297

Adresa: Rruga Rifat Salihu-Kralan

Email: [email protected]

Të dhënat e kualifikimit:

Shkolla e mesme e lartë: Ass.Përgjithshëm Shkolla e mesme e

mjekësisë “Hysni Zajmi”-Gjakovë

Universiteti: “Fehmi Agani”-Gjakovë

Fakulteti: Fakulteti i Mjekësisë

Programi: Infermieri

Statusi: I e rregullt

Nr.ID 160306073

Aktivitetet e studentes: Jo ndonjë aktivitet i theksuar.