universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · punim diplome vepra e agollit njË letËrsi tradite:...

65
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME VEPRA E AGOLLIT NJË LETËRSI TRADITE: (“Të pagjumët” dhe “Lypësi i kohës”) Mentorja: Kandidatja: Dr. Rovena Vata Fjoralba Gojani Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

48 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

VEPRA E AGOLLIT NJË LETËRSI TRADITE:

(“Të pagjumët” dhe “Lypësi i kohës”)

Mentorja: Kandidatja:

Dr. Rovena Vata Fjoralba Gojani

Gjakovë, 2017

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: VEPRA E AGOLLIT NJË LETËRSI TRADITE:

(“Të pagjumët” dhe “Lypësi i kohës”)

Komisioni:

Kryetar Kamber Kamberi

Anëtar Rovena Vata

Anëtar Emin Kabashi

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena VATA Fjoralba GOJANI

Gjakovë, 2017

3

PASQYRA E LËNDËS

1. Hyrje....................................……………………..............................…………………………………...................………5

2. Objekti dhe motivimi i temës................................................................................................................5

3. Metodologjia dhe metodat e punes…………………………….………...............................................................8

4. Baza teorike e punimit dhe synimi i temes............................................................................................8

KREU I: Dritëro Agolli dhe letërsia shqipe………………………………..........................…………….......……..............10

1.1 Vlerësime për vendin dhe veprën e Dritëro Agollit në letërsinë shqipe……......…………........................10

1.2 Rrugëtimi biografik i Dritëro Agollit.....................................................................................................11

KREU II: Mishërimi i kulteve shqiptare në poezinë e Dritëro Agollit………………….......................................13

2.1 Kulti i vendlindjes si cikël rrethor……………………………………..........................………….......…….................13

2.2 Kulti i malit………………………………………………………………………….......…......................................................15

2.3 Kulti i diellit……………………………………………………………………….......…........................................................19

KREU III: Dritëro Agolli poet i tokës………………………………………………........…................................................23

3.1 Toka-pikënisje e gjithçkaje në poezinë e Agollit…………………………………................................................23

3.2 Metaforizim përmes dashurisë hiperbolike për tokën…………………………….......….................................27

3.3 Figura e artistit nëpërmet vargjeve të Agollit…………………………………….......……....................................32

3.4 Përjetimi emocional i Agollit dhe shndërrimi i tij në njesi poetike-estetike…………........…...................34

KREU IV: Tradita shqiptare përmes poezisë…………………………………………….................................................40

4.1 Burimet folklorike që ushqejnë poezinë e Dritëro Agollit…………………………........…..............................40

4.2 Mikpritja pjesë e letërsisë së Agollit………………………………………………….................................................45

4.3 E drejta zakonore e dhënë përmes pleqësisë…………………………………………........….................................46

4.4 Populli si element i poezisë së Agollit...................................................................................................49

KREU V: Filozofia jetësore si përjetim artistik………………………………………….........….....................................53

5.1 Figura e nënës, gruas, motrës, të dashurës në dy ciklet e tij...............................................................53

5.2 Prania e dukurive metafizike në poezinë e Agollit...............................................................................57

4

KREU VI

Përfundime……………………………………………………………..............……………………....…........................................61

Bibliografia…………………………………………………………………………..............…………............................................63

5

HYRJE

1. Motivimi i temës

Dritëro Agolli është poet, prozator, publicist, eseist, kritik, veprimtar politik. Mësimet e para i mori në

vendlindje1, shprehet studiuesi Shaban Sinani.

Dritëro Agolli është figurë qendrore e poezisë shqipe në gjysmëshekullin e fundit. Një prej përfaqësuesve

më të rëndësishëm të “brezit të viteve 1960”; kritik ndaj frymës tradicionaliste të poezisë së re të

pasluftës, ai hyri në letërsi me kërkesën për ndryshimin e së ardhmes së saj2.

Dritëro Agolli, së bashku me Ismail Kadarenë e Fatos Arapin, janë nismëtarë e themelues të poezisë

bashkëkohore shqipe. Krijimtaria e tij është e bollshme dhe e larmishme, ndërsa krijimtaria poetike rreth

50 vjeçare, është një thesar vlerash letrare e gjuhësore që duhet zbuluar. Ai shfaqet para lexuesve si një

poet i çiltër e i sinqertë, që shpreh lirisht mendimet e përjetimet e çastit, aq sa shpesh poezia e tij është

quajtur autobiografike. Dritëro Agolli është njëri prej poetëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha

kohëve. Prania e tij në letërsinë shqipe përfshin një periudhë të gjatë kohore, më tepër se gjysmë shekulli.

Është sprovuar në të gjitha gjinitë letrare, është dëshmuar si romancier, por në mënyrë të veçantë është

dëshmuar si poet.

Një emër i përveçëm, i cili në brendinë e tij mbart një domethënie ndriçuese, një poezi rrallë e shkruar, e

gjithkohshme. Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të krahinës së Devollit, krahinë

kjo në jug të Shqipërisë.

Mësimet e para i mori në fshat, ndërsa ato të mesme në Gjirokastër. Studimet e larta për gazetari i kreu

jashtë Shqipërisë, në Leningrad të Bashkimit Sovjetik. Pas kryerjes së studimeve dhe kthimit në atdhe, një

kohë të gjatë ka punuar në redaksinë e gazetës “Zëri i Populllit”. Gjithashtu për një kohë të gjatë ishte

kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Agolli ka qenë deputet edhe gjatë

periudhës socialiste, por edhe më vonë, pas rënies së sistemit socialist, gjatë periudhës së tranzicionit.

Disa herë ka fituar shpërblime për veprat e tij, ndërsa disa prej veprave të tij janë përkthyer në gjuhë të

ndryshme botërore.

1 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit- (Studime dhe artikuj), Naimi, Tiranë, 2012, f. 15. 2 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit- (Studime dhe artikuj), Naimi, Tiranë, 2012, f. 16.

6

Në moshën e re, sa ishte nxënës në gjimnazin e Gjirokastrës, kishte filluar të shkruante poezi, disa prej të

cilave i kishte botuar qysh në atë kohë. Emri letrar i Dritëro Agollit më së shumti lidhet me poezinë, por

sukseset nuk i munguan as në prozë.

Nga botimi i përmbledhjes së parë Në rrugë dola deri te vëllimi i fundit përzgjedhës Lirikat e vjeshtës, janë

57 vëllime poetike të cilat kapin gjithë opusin e tij poetik. Poezia e Agollit, sikurse edhe proza e tij, nuk

humbin pothuajse asnjë në peshën e tyre specifike, do të thoshim, për shkak të përcaktimeve të tyre

politike, sepse synimet kane qenë të pastra dhe ato kanë përkuar, në pjesën dërrmuese të rasteve, me

nevojat dhe kërkesat e njeriut shqiptar. Krijimtaria letrare e Dritëro Agollit është e pasur me gjini dhe lloje

të ndryshme letrare, si: poezi, prozë, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash,

reportazhe etj.

Një pafundësi e gjerë letrare, kjo e dobishme për lexuesin shqiptar dhe e rëndësishme për letërsinë dhe

kulturën shqiptare, e madje edhe për letërsinë dhe kulturën në përgjithësi.

Përpjekjet e para letrare Agolli i ka bërë në fushën e poezisë dhe aty e ka vendin e vet më të lartë, më të

qëndrueshëm dhe më të sigurt, me çka edhe ka arritur të krijojë një individualitet të rrallë në poezinë

bashkëkohore shqipe, duke krijuar një stil të vetin të vjershërimit, si në përzgjedhjen e temave, dhe

trajtimin e ideve, ashtu edhe në përshkrimin e shqetësimeve, por edhe në pikëpamje të mjeshtërisë

artistike3.

Agolli, në kohë të ndryshme, kryesisht në cilësinë e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, jo

mbase me ndonjë pasion të veçantë, është marrë edhe me shkrimet të cilat kanë të bëjnë me dhënien e

mendimit për letërsinë, vlerësimin kritik-letrar për veprën letrare ose për çështje të ndryshme që kanë të

bëjnë me letërsinë. Duke mos qenë pretendues i madh në këtë aspekt, ai megjithatë ka arritur që në disa

raste të japë mendimet dhe vlerësimet e tij gjykuese për vepra letrare ose për letërsinë në përgjithësi.

Duke qenë edhe vetë autor i veprave letrare, shpeshherë vlerësimet e tij për letërsinë duket të jenë

subjektive. Ky tip i shkrimit të tij më shumë ngjason me shkrimin e një eseje letrare sesa me kritikën e

mirëfilltë për letërsinë. Artikuj të tij për letërsinë janë të botuar në gazeta dhe revista, që nga viti 19514,

që kapin 580 njësi bibliografike5.

Dritëro Agolli, i cili një kohë të gjatë e ushtroi profesionin e gazetarit dhe i cili në jetën publike në Shqipëri,

fillimisht, u bë i njohur në gazetari, një pjesë e veprimtarisë së tij të bujshme kulturore e ka zhvilluar dhe

në lëmin e publicistikës. Duke filluar nga artikujt e thjeshtë gazetaresk, për të vijuar me reportazhe, ese

3 Merxhan Avdyli, Vargu agollian, Ma, Prishtinë, 2010, f. 30. 4 Shkrimin e parë vlerësues për letërsinë “rreth poezisë së Matish Gjelucit Trimi i vashës, Agolli e ka shkruar bashkë me Gaqo Veshin dhe e ka botuar te “Letrari i ri”, Tiranë, në gusht të vitit 1951. 5 Shih Maks Gjinaj, & Aleks Gjinaj, Dritëro Agolli-Bibliografi, f. 174-252.

7

dhe shkrime të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me artin letrar, Agolli ka arritur të kompletojë

disa nga shkrimet e tij të herëpashershme dhe t’i përmbledhë ato në libra të veçantë.

Janë tre libra publicistikë të botuar të Agollit, të cilët mund të jenë material për të vlerësuar mendimin e

tij publicstik. Por, janë edhe 528 njësi të tjera bibliografike6, që e plotësojnë këtë korpues të shkrimeve të

tij mjaft interesante.

Edhe në publicistikë Agolli është i paraqitur me tre libra të cilat dy janë të përfshira te Vepra letrare-Vëllimi

9 dhe Vepra letrare-Vëllimi 10, të botuara në vitin 1981 dhe librin Teshtimat e lirisë-njeriu, Politika dhe

kultura, të botuar në vitin 19977.

Jo rrallë Dritëro Agolli është marrë edhe me një veprimtari tjetër kulturore, duke arritur një sukses të

theksuar në këtë fushë. Fjala është për përkthimin letrar, sidomos të poezisë, që para se të jetë përkthim

është shqipërim8.

Në këtë mënyrë, mund të thuhet se në fushën e përkthimit Agolli është poet mbi poetët. Ai ka përkthyer

një pjesë të madhe të poetëve me elemente botërore, veçanërisht rusët. Në këtë plan është më tepër se

përkthyes i thjeshtë i poezisë ai është një rishkrues i poezisë të cilën e përkthen.

Janë tetë vëllime poetike të cilat i ka përkthyer Agolli, duke filluar nga poezitë e Eduard Bagrickit e deri te

përmbledhja e botuar me përkthime të poetëve të ndryshëm lirikë rusë me titull “Shekulli i argjendtë”.

Agolli ka përkthyer libra të veçantë të autorëve të veçantë si: “Pol Elyari i shqipëruar”9, “Robert Bërnsi i

shqipëruar”10 dhe “Gerg Traklli i shqipëruar”11 viteve të fundit, por edhe më herët i ka pasur disa botime

të veçanta si “Nata e fundit”-vjersha dhe poema12, “Çelësat e lumtrisë”13, “Duart e lira”14 dhe “Këngë e

gëzimeve dhe e brengave”15.

Sidoqoftë përkthimet që i ka bërë Agolli më shumë se përkthime janë shqipërime, në të cilat vihet re fryma

agolliane që ua ka dhënë vulën atyre. Në pjesën më të madhe të përkthimeve të tij Agolli i përafëruar

stilistikisht me poezinë e Agollit, fitohet përshtypja e shlyerjes së kufijve mes origjinalit dhe përkthimit,

sepse Agolli vërtet është poet i veçantë, por edhe poet-përkthyes nga më të veçantët-që ka letërsia

shqipe.

6 Shih Maks Gjinaj, & Aleks Gjinaj, Dritëro Agolli-Bibliografi, f. 262-327. 7 Merxhan Avdyli, Vargu agollian, Ma, Prishtinë, 2010, f. 33-34. 8 Merxhan Avdyli, Vargu agollian, Ma, Prishtinë, 2010, f. 34. 9 Dritëro Agolli, Pol Elyari i shqipëruar, Botimet Dritëro, Tiranë, 2000. 10 Dritëro Agolli, Robert Bërnsi i shqipëruar, Botimet Dritëro, Tiranë, 2000. 11 Dritëro Agolli, Georg Traklli i shqipëruar, Botimet Dritëro, Tiranë, 2003. 12 Dritëro Agolli, Nata e fundit, Naim Frashëri, tiranë, 1961. 13 Pano Cuka, Çelësat e lumturisë, Naim Frashëri, Tiranë, 1966. 14 Pol Elyar, Duart e lira, Naim Frashëri, Tiranë, 1984. 15 Robert Bërns, Kënga e gëzimeve dhe e brengave, Naim Frashëri, Tiranë, 1987.

8

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Tashmë prej më shumë se gjysmë shekulli vepra letrare e Dritëro Agollit është e pranishme në letërsinë

shqipe, duke qenë një pikë referimi për krejt prodhimin letrar shqiptar gjatë gjysmës së dytë të shekullit

XX, por edhe në këtë dekadë të shekullit të ri. Dritëro Agolli shquhet si një shkrimtar mjaft prodhimtar i

cili ka lëvruar suksesshëm prozën dhe poezinë në letërsinë tonë. Ai i përket asaj plejade shkrimtarësh që

sot gjithnjë e më shumë në vështrimet historike letrare emërtohen si brezi i viteve ’60-të.

Duke qenë të vetëdijshëm se analiza gjuhësore nuk mund ta shfaq plotësisht ëmbëlsinë e fjalës artistike16,

por duke na ardhur në ndihmë metoda e analizës letrare dhe metoda e krahasimit për të nxjerrë në pah

të gjithë llojshmërinë dhe pasurinë e tematikave që Agolli trajtoi në veprën e tij poetike.

Për trajtimin shkencor të punës me dy veprat e Agollit kemi përdorur gjerësisht edhe metodën induktive

edhe metodën deduktive.

3. Baza teorike e punimit

Për figurën e Agollit si shkrimtar dhe për veprat e tij janë bërë studime dhe do bëhën sigurisht edhe në të

ardhmën. Për të realizuar këtë punim kemi shfrytëzuar burime të ndryshme të literaturës, duke u

mbështetur në parime e metoda të njohura shkencore dhe akademike.

4. Synimi i temës

Krijimtaria poetike e Dritëro Agollit është jo vetëm e bollshme, por dhe me vlera të veçanta letrare e

gjuhësore. Përveç studimit kritik e letrar është i nevojshëm dhe studimi i temave që trajton, motive

folklorike të marra nga tradita, studimi i hollësishëm i gjuhës dhe ligjërimit të poetit, kryesisht në aspektin

e shprehjes.

Me këtë temë synojmë që përmes gjuhës së poetit të nxjerrim lëndën që përbën veprën e tij të mbushur

më substrat të traditës shqiptare. Agolli përmes vargjeve poetike shpreh identitetin tonë kombëtar ndër

shekuj, nxjerr në pah dendurinë e neologjizmave stilistikore, arkaizmat, dialektizmat etj.

Dritëro Agolli së bashku me Ismail Kadarenë dhe Fatos Arapin, sollën një tjetër frymë në letërsinë shqipe

të gjysmës së dytë të shekullit të XX, frymë që prirej drejt një letërsie më cilësore sidomos në elementët

formal, por edhe përsa i takon zgjerimit dhe pasurimit të temave shqipe. Megjithatë letërisa shqipe në

atë periudhë ishte e shtërnguar fort në kufizimet e metodës së realizimit socialist, e cila detyronte një

letërsi me karakter ideologjik dhe politik, mund të thuhet se në këtë periudhë shkrimtarët e talentuar

16 Artur Lamaj, Pasuritë e ligjërimit shqip, Gjirokastër, 2011, f. 11.

9

sollën vlera të njëmendta letrare që edhe sot e gjejnë receptuesin e tyre. Ndër këta shkrimtarë cilësorë

Agolli është pa dyshim një zë origjinal, i cili ka mundur të ruajë lexuesin e tij. Edhe pas vitit ’90-të, kur

letërsia jonë çlirohet prej metodës së realizimit socialist dhe kur nisin e lëvrohen modele letrare nga më

të ndryshmet, Agolli vazhdon të krijojë me intinsitet të lartë duke sjellë disa prej kulmeve të tij letrare siç

janë edhe dy përmbledhjet që ne kemi marrë në shqyrtim për të analizuar “Lypësi i kohës” dhe “Të

pagjumët”.

10

KREU I: Dritëro Agolli dhe letërsia shqipe

1.1 Vlerësime për vendin dhe veprën e Dritëro Agollit në letërsinë shqipe

Studiuesi kosovar, Sabri Hamiti shkruan: “Shekulli XX, që po e quaj shekulli i madh i letërsisë shqipe, kudo

në botën letrare, tashmë, cilësohet si shekulli i modernitetit, që shkrimin dhe interpretimin letrar i trajton

si vlera më vete, duke ngritur lart individualitetin përballë kolektivitetit”17.

Siç e dimë Dritëro Agolli është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore shqipe, që

zbulohet si individualitet. Kontributin i tij në poezi dhe në prozë e kanë vendosur në grupin e atyre

krijuesve, pa të cilët vetë letërsia nuk do të ishte në nivelet që reflekton sot. Ai së bashku me Ismail

Kadarenë dhe Fatos Arapin, bën pjesë në ata poetë që sollën një kthesë të rëndësishme në poezinë

shqiptare të viteve ’60-të të shekullit të kaluar.

Dritëro Agolli është një nga penat më të spikatura të letërsisë sonë moderne, letërsi në të cilën, siç

shprehet studiuesi Sabri Hamiti, “është koha e njëjtësimit të autorit me veprën”18.

Studiuesi Robert Elsie shkruan: “Poezia bashkëkohore në Shqipëri e mori rrugën e vet të zhvillimit në fillim

të viteve gjashtëdhjetë. Në mënyrë të veçantë ajo qe fryt i krijimtarisë së tre shkrimtarëve: të talentit të

shumanshëm e të thellë Ismail Kadare nga Gjirokastra, që më vonë do të gëzonte emër e famë

ndërkombëtare, të poetit të tokës dhe tregmitarit Dritëro Agolli nga krahina juglindore e Devollit dhe të

poetit të poetëve Fatos Arapit nga bregu i Vlorës”19.

E gjithë vepra e Agollit është e frymëzuar nga principet më të larta e të bukura që njerëzimi ka krijuar në

shekuj, nga vlerat më të mira të shqiptarizmit, humanizmit, drejtësisë e dashurisë për njeriun, për atdheun

dhe historinë e tij, për gjuhën shqipe, tokën dhe këngën shqiptare, për folklorin dhe zakonet e

mrekullueshme të etnisë së vetë. Kjo dashuri prej poeti e shkrimtarit ka kondicionuar estetizmin e botës

rurale shqiptare; baltës, pyetjeve, maleve, fushave, kafshëve dhe shpendëve, duke i kthyer ato në shenja

domethënëse e përfaqësuese të qytetërimit tonë të vjetër e të ri. Në veprën e tij letrare manifestohet

qartë fakti se autori i saj është një krijues i lirshëm, i pjekur, si rrallëkush në letrat shqipe, i matur me fjalën

dhe mendimin, i kujdesshëm ndaj vlerave etiko-morale kombëtare e universale dhe për pasojë bota

17 Sabri Hamiti, Shekulli i madh i letërsisë shqipe, Vepra letrare 9, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f. 552. 18 Sabri Hamiti, Pamje e re e letërsisë shqipe, në: “Letërsia si e tillë”, Tiranë, 1996, f. 58-59. 19 www.elsie.de/dr. Robert Elsie.

11

shqiptare dhe elementet e saj, bota shpirtërore e individit dhe metafizika e tij janë trajtuar me një frymë

të re, moderne e novatore20.

Krijimtarinë e Agollit e dominojnë dhe e mbizotërojnë dashuria e pakufishme për zakonet, psikikën dhe

kulturën e veçantë shqiptare, respekti për gjyshërit e baballarët, nderimi e adhurimi ndaj kulturës

materiale e shpirtërore të krijuar në shekuj prej tyre. Agolli është udhëtar i përjetshëm i viseve arbërore,

shtegëtar i natës dhe i ditës, poet modern i tokës shqiptare, i plisit dhe ugarit, poeti i fshatit dhe fshatarit

që rron me natyrën, në gjirin e së cilës ai kërkon e gjen parajsën, harmoninë e vërtetë, këngëtar i thjeshtë

dhe madhështor i botës bimore e shtazore21.

Të krijosh të bukurën në kohëra të vështira dhe në periudha të rënda të historisë do të thotë të kesh të

gjerë vizionin e lirisë, demokracisë dhe të humanizmit22.

1.2 Rrugëtimi biografik i Dritëro Agollit

Pena e Dritëroit ka dhuntinë magjike që ta ndjellë lehtë dhe pa mundim, kuptimisht dhe stilistikisht dhe

të mos kënaqet me të përafërtën. Kjo është fjala që gdhend në kujtesën tonë shkrimtarësinë e Dritëroit23.

-“Në rrugë dola”, Naim Frashëri, Tiranë, 1958.

-“Hapat e mia në asfalt”, Naim Frashëri, Tiranë, 1961.

-“Poemë për babanë dhe për vete”, Naim Frashëri, Tiranë, 1965.

-“Mesditë”, Naim Frashëri, Tiranë, 1969.

-“Pleshti”, Naim Frashëri, Tiranë, 1971.

-“Nënë Shqipëri”, Naim Frashëri, Tiranë, 1974.

-“Devoll, Devoll-Baballarët”, Libri Shkollor, Tiranë, 1976.

-“Nënë Shqipëri”, Naim Frshëri, Tiranë, 1976.

-“Fjala gdhend gurin”, Naim Frashëri, Tiranë, 1977.

-“Poezi”, Naim Frshëri, Tiranë, 1979.

-“Poezi shqipe”, 8 Nëntori, Tiranë, 1972.

20 Roland Zisi & Luçiano Boçi, Dritëro Agolli dhe letërsia shqipe, në: L”ibrin e botimit në Konferencën Shekncore Ndërkombëtare, Dritëro Agolli-Personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës shqiptare”, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Gjikokastër, 2013, f. 18. 21 21 Roland Zisi & Luçiano Boçi, Dritëro Agolli dhe letërsia shqipe, në: “Librin e botimit në Konferencën Shekncore Ndërkombëtare, Dritëro Agolli-Personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës shqiptare”, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Gjikokastër, 2013, f. 18. 22 Dritëro Agolli, Zhura e erërave të dikurshme, Ribotim, Tiranë, Onufri, 2006, f. 8. 23 Emil Lafe, Dritëro Agolli, mjeshtër i fjalës shqipe, Telegraf, 13 tetor, 2011.

12

-“Nënë Shqipëri”, Libri Shkollor, Tiranë, 1980.

“Të pagjumët”, Rilindja, Prishtinë, 1980.

-“Vepra letrare V. 2”, Naim Frashëri, Tiranë, 1981.

-“Vepra letrare V. 3”, Naim Frashëri, Tiranë, 1981.

-“Dhjetë sy”, Naim Frashëri, Tiranë, 1985.

-“Poezi”, botim i dytë, Rilindja, Prishtinë, 1985.

-“Udhëtoj i menduar”, Naim Frashëri, Tiranë, 1985.

-“Poezi”, Rilindja, Prishtinë, 1987.

-“Komunistët”, Bashkimi i kombit, 1991.

-“Pelegrini i vonuar”, Progresi, Tiranë, 1993.

-“Çudira dhe marrëzi”, Toena, Tiranë, 1995.

-“Lypësi i kohës”, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1995.

-“Shpirti i gjyshërve”, Dritëro, Tiranë, 1996.

-“Vjen njeriu i çuditshëm”, Dritëro, Tiranë, 1996.

-“Baladë për tim atë dhe për vete”, Dritëro, Tiranë, 1997.

-“Vepra letrare V.11”, Naim Frshëri, tiranë, 1987.

-“Pelegrini i vonuar”, botimi i II, Dritëro, Tiranë, 1988.

-“Fletorka e mesnatës”, Dritëro, Tiranë, 1998.

-“Kambana e largët”, Dritëro, Tiranë, 1998.

-“Këngët e buzëqeshjes”, Dritëro, Tiranë, 1998.

-“Lutjet e kambanës”, Toena, Tiranë, 1998.

-“Lypësi i kohës”, botim i II, Dritëro, Tiranë, 1998.

-“Shtigje dhe trotuare”, Dritëro, Tiranë, 1998.

-“Gdhihet e ngryset”, Dritëro, tiranë, 1998.

-“Pol Elyari i shqipëruar”, Dritëro, Tiranë, 2000.

-“Çudira dhe marrëzira”, Toena, Tiranë, 2001.

-“Pleshti”, Dritëro, Tiranë, 2001.

-“Lirikat e vjeshtës”, Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.

-“Gorg Traklli i shqipëruar”, Dritëro, Tiranë, 2003.

-“Shekulli i argjendtë”, Dritëro, Tiranë, 2003.

-“Lirikat e vjeshtës”, Albas, Tiranë-Tetovë, 2006.

13

KREU II: Mishërimi i kulteve shqiptare në poezinë e Dritëro Agollit

2.1 Kulti i vendlindjes si cikël rrethor

Dihet se në periudhat e para të formimit të çdo letërsie si lloji kryesor ka mbizotëruar poezia, e cila është

ngjizur shumë më herët se llojet e tjera24, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Dritëro Agollin, i cili të gjithë

magjinë e fjalës së tij e shprehu përmes vargjeve poetike.

Vargjet popullore janë baza e metrikës shqipe25, janë shtylla ku mbahet edhe vargu i poezisë sonë të

shkruar. Prandaj, është e kuptueshme që një bazament të tillë në vete përmban edhe vargu i Agollit,

pavarësisht nga struktura e tij.

Vargu i cili është i përshtatshëm te poezia popullore, sidomos te këngët e kreshnikëve26, e që njëherësh

është vargu më i gjatë në poezinë popullore, është përdorur mjaft dendur edhe te poezia e Agollit, në

funksion të ritmit, por edhe të plotësisë së poezisë.

Vendlindja zë vend të rëndësishëm në vargjet e poetit Dritëro Agolli. Jemi përballë faktit se asnjë si Agolli

nuk i ka kënduar më shumë vendlindjes. E ka vizatuar poetikisht të gjallë dhe të vërtetë. Në të shohim

arat, fushat, lisat, livardhet, bimët, zogjtë, pemët dhe gjithçka tjetër që ka qenë e pranishme në fëmijërinë

dhe që secilit i ngjall nostalgji në çdo periudhë të jetës pasi rritemi.

Poezia e Dritëro Agollit është shembull i gjithë poezisë shqipe të të gjitha kohëve, edhe si sasi edhe si

cilësi, edhe për nga forma, edhe për nga përmbajtja27, siç na jepet në veprën: “Të pagjumët”:

Po, Devoll,

i tillë qenkam unë,

Paskam marrë baltën tënde arave,

Në një trastë leshi,

ndënë gunë28.

Autori i drejtohet Devollit si të ishte duke biseduar me ndonjë njeri, ai thotë se i tillë qenka, balta e Devollit

e përcjellë në çdo vend, madje ajo është futur edhe në trastën e leshit, që Agolli e mbanë gjithnjë me vete.

Ai tregon se vendlindjen gjithmonë e ka me vete, dhe madje edhe për baltën e saj ndjenë mall.

24 Koço Bihiku, Probleme letrare, Naim Frashëri, Tiranë, 1979, f. 122. 25 Dhimitër Shuteriqi, Metrika shqipe, Prishtinë, 1968, f. 42. 26 Gjergj Zheji, Bazat e vargëzimit shqiptar, Gjergj Zheji, Vëzhgime metrike. 27 Merxhan Avdyli, Vargu agollian, Ma, Prishtinë, 2010, f. 186. 28 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 196.

14

“Fjala më e dendur, sigurisht dhe më e dashura dhe më përfaqësuesja, për këtë poet është balta: balta e

arave, balta e dashur e Devollit të tij, balta e ëmbël e Shqipërisë sonë”29. Krahas kësaj fjale qëndrojnë edhe

fjalët si: arë, tokë, trastë, gunë, bar, grurë etj.

Nuk e di,

se ç’dreq poet më bëri

Balta jote, bari yt i dendur.

Unë jam një plisi yt i tëri

Dhe një copë shkëmb

i pagdhendur30.

Agolli u formua si poet nga balta e vendlindjes, nga bari i saj e natyra që e mbushte me frymëzim. Ai është

plis i dheut të tij, ai madje është edhe një copë shkëmb i pagdhendur. Gjithçka e lidhë me vendin, e bënë

më të ndjeshëm dhe më të fuqishëm në vargje. Ai nënkupton se gjithmonë një pjesë e tij do të mbetet e

lidhur me vendlindjen dhe nuk mund të shkëputet prej saj.

Akoma ç’të flas?

Më ke parë ti, atdhe, se cili kam qenë,

Edhe nëse jam lodhur për një çast,

Kokën në prehrin tënd kam vënë!31.

Poetit i janë hargjuar fjalët, mendimet i janë shteruar dhe atdheu i jep ngushëllim. Duke përdorur figurën

e personifikimit autori i jep atdheut shpirt, e bënë qenie të gjallë dhe bisedon me të për gjithçka. Madje

edhe kur ndihet i lodhur ai i falë qetësi dhe çlodhje.

Hamza, braktise tokën prindërore,

dhe rrugën e jezitit sonte more!

Lavdi e famë doje ti Hamza,

po nderi yt në fund të detit ra!32.

Paraqitet tradhëtia që Hamza i bën së pari Skendërbeut e pastaj tërë popullit shqiptar, braktisja e tokës

prindërore për pak para e që të fitoj famë. Nderi i tij u thye, gjë që për shqiptarin vie në radhë të parë.

29 Gjovalin Shkurtaj, Pesha e fjalës shqipe, Tiranë, 2009, fq. 133. 30 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë 1980, fq. 196 31 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë 1980, fq. 115 32 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë 1980, f. 26

15

Këto vargje nuk flasin vetëm për nipin e Gjergjit, ato i drejtohen të gjithë atyre që harruan nderin, që

harruan shtëpinë dhe i dolën në ndihmë armikut.

2.2 Kulti i malit

Poezia e Dritëro Agollit dallohet nga poezia tradicionale, sepse nuk e ndan të përgjithshmen nga vetjakja,

bën sintezën e kolektives me individualen. Në ciklin e pozive që kemi marrë në analizë Agolli e pa veten si

subkejt bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe intelektuali. A ruajti prej vlerave më të arrira

të poezisë së traditës-frymën popullore. Ai krijoi një gjedhe të re vjershërimi, që ndërsa në frymë ndiqte

Naimin, në mjete realizohej duke mëtuar risinë33.

Poezia e Agollit njohu një ringjallje poetike në dy dekadat e fundme. Më vëllimet poetike “Lypësi i kohës”

dhe “Të pagjumët”, autori shpall sfidën e tij të re të mjeshtërisë.

“Mali” ishte ai që ndër shekuj-gjer te lufta më e afërt çlirimtare, ajo partizane, kishte qenë streha më e

sigurt për luftëtarët34.

Rilindasit tanë, duke u mbështetur në traditën e lashtë historike për kultin e maleve, e quajtën Tomorin

shenjtore të hyjnueshme të panteonit të lashtë shqiptar35, ndërsa Agolli në poezinë e tij përmend malin e

Dajtit.

Hënën e kuqe,

Si një mëshqerrë,

Dajti mbi shpatull,

E mban me përtim.

Duket sikur e ka marrë ta shpjerë

Tutje për ujë, diku në burim36.

Majat e larta të Dajtit i duken autorit sikur po mbajnë mbi shpatulla hënën. Ai e krahason atë me

mëshqerrën e cila si e vogël kërkon kujdesin e nënës. Poeti ynë ulur nën dritën e hënës vështron Malin e

Dajtit i cili i ngjallë ndjesi të këndshme dhe i duket sikur e shpie hënën mbi lumenjë e dete. Hënën autori

e bënë një foshnje të vogël e cila gjatë ditës fshihet mbrapa majave të Dajtit, i cili duket se kujdeset

gjithmonë për të. Është një strofë e ndërtuar me ritëm të brendshëm, që zgjon ndjenja te lexuesi.

33 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit- (Studime dhe artikuj), Naimi, Tiranë, 2012, f.17. 34 Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi, Tiranë, 2013, f. 247. 35 Mark Tirta, Panteoni e simbolika, doke e kode në etnokulturën shqiptare, Instituti i Kulturës Popullore, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2007, f. 172. 36 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 136.

16

A u mërziten,

shqiptarëve malet?

Me ujin e maleve,

kur lindëm, na lanë.

***

Djepin etërit na e gdhendën nga boriga,

Dhe gjyshërit me legjenda në gjumë na vunë,

***

Rreth meje le të këndojnë gjithë zogjtë me natë,

Le të çelë edhe ajo lule,

Që çel një herë në njëqind vjetë...

***

Sa ju gëzohem,

pemë,

bimë,

gurë,

Dhe ty, përrua--- nepërkë e shpejtë!

***

Ҫ’ po flas,

ç’po flas,

i dashur mal!

Po vallë mes fletësh

mund të jem i qetë,

Ku çdo dru e gur një kujtim më ngjall,

***

Po u rrëzua daullja me gjithë ushtri

Përrenjve të tu,

gërxheve- kurrizë,

Në gropën e zezë,

nën trungun e zi.

Male shqiptare,

17

enigmë shqiptare,

Me shpella e lugje përposh,

***

Po,

perënditë e grekëve të vjetër

Këtu e kishin altarë,

Këtyre grykash lëshonin rrufetë,

Këtyre guvash ndiznin zjarrë.

***

Pa pritur

Në pyll u ndodha mes zanave.

Mëngjes ishte,

Zhurmonin fletët,

Dhe lehnin qentë staneve,

Nektar mblidhnin luleve bletët.

***

Zanat, që i njoh në folklor,

Kërkojnë të dinë edhe për OAS-in

Edhe për Berlinin Perëndimor!

***

Unë e di,

fisi im,

ende

Ti gruan ngarkon me dru e djepe...

***

I tillë jam,

o male,

tungjatjeta!37.

Aq fuqishëm tingëllojnë që në fillim këto vargje saqë të ngjallin ndjenjën e krenarisë. Fillojnë me një

pyetje retorike, duke dhënë menjëherë përgjigjen se shqiptarëve nuk u mërziten malet, ato janë pjesë

37 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 185, 186, 187, 188, 190, 192, 193, 194, 195.

18

të pandashme të tyre. Që në lindje ata lidhen me malet, bëhen pjesë të tyre. Në djepa luhateshin

foshnjat. Në djepat e gdhendur nga druri i pishës me shumë dashuri nga baballarët. Në gjumë i vinin

gjyshërit, duke u treguar ngjarje të vërteta, të thurur aq bukur si përralla apo edhe në formën e

legjendave. Krenaria e autorit në këto vargje shkon në shkallën më të lartë. Autori është shumë i

gëzuar dhe uron që zogjtë të këndojnë me zërin e tyre gjatë tërë natës, që edhe lulet të cilat kanë vite

që nuk kanë çelur, të çelin atë natë për poetin. Ai këtu nënkupton se edhe zemrat e të rinjve të

ngrohen e të ngjallën prapë, të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të ecin para.

Aq sa mund të vëmë re gradacioni është i pranishëm në shumicën e poezive të Agollit. Atë e gëzojnë

lulet, pemët, gurët e sidomos përroi me ujin e tij të shpejtë. Me mendjen në mal autori flet me të,

bisedon me fletët të cilat bëjnë zhurmë poshtë këmbëve të tij, si mund të jetë i qetë kur gjithçka

brenda malit i ngjallë një kujtim, i krijon në mendje pasqyrën e një ngjarje që i ka ndodhur.

Autori madje flet edhe për madhështinë e maleve shqiptare, tregon sesi në to janë rrëzuar e kanë

humbur rrugën edhe shumë pushtues që kanë synuar majat e tyre. Ai ato madje i bënë enigma, sepse

pak kush mund të zbulojë gjithë shtigjet e tyre, dhe pak kush mund t’i kuptojë. Tregon se në to gjenden

edhe shumë shpella e lugje që të mahisin me bukuritë e tyre. Madje në malet shqiptare edhe

perënditë e grekëve të vjetër e kishin vendin. Ata në këto male i lëshonin rrufetë dhe zjarrët i ndiznin

aty.

Aq madhështore janë për poetin malet shqiptare saqë është e pamundur që ne ndonjë vend tjetër të

ketë ndodhur diçka më e rëndësishme sesa në malet shqiptare. Agolli ynë përzien ngjarjet në mes

vete sa e shohim në një skenë sa në një vend tjetër. Ai në vargjet e tij fut objekte të ndryshme, njerëz

të ndryshëm e gjëra të ndryshme. Qentë lehnin staneve, bletët mbledhin nektar dhe atij ia mbushin

zemrën me gëzim e lumturi.

Atij në mëndje i vinë edhe zanat, i bëjnë pyetje të shumta dhe kërkojnë përgjigje nga ai. Por me anë

të zanave Agolli paraqet kombet e huaja që kërkojnë shumë përgjigje nga populli ynë. Pothuajse e

pamundur që të mos e hasim gruan edhe në këto vargje, ai është i vetëdijshëm se ende ka shumë

vende ku të drejtat e gruas janë të cenuara dhe asaj i ndalohet pothuajse gjithçka që do i ndihmonte

të zhvillohej. Tungjatjeta thotë poeti, ju ngjatë jeta ju o male, dhurofshi lumturi edhe për të tjerët

ashtu siç dhuruat për Dritëro Agollin.

Nga fushat e grykat me pisha;

Ishin ata që mbanin malet mbi shpinë,

19

Dhe plisa në bahçe thërrmonin me gishta38.

Heronjtë e shumtë për poetin janë ata që mbajnë malet mbi shpinë. Fushat e grykat me pisha janë

shumë të pranishme te ky poet, çdo gjë e natyres çmohet shumë nga Dritëro Agolli. Kapelat

tradicionale shqiptare, plisat, këtu Agollit i duket sikur i thërrmojnë me gishta, i duket sikur po ia

ndalojnë traditën, po ia zhdukin atë.

2.3 Kulti i diellit, hënës

Specifika e krijimtarisë poetike të Dritëro Agollit ka ngjallur interesin e shumë studiuesve në periudha të

ndryshme, por ende është thënë pak për thesarin e vlerave dhe nivelin shprehës të poezisë së tij, e cila u

ka shërbyer dhe do t’u shërbejë brezave për të njohur jo vetëm jetën, traditën dhe botën shqiptare, por

edhe për të shijuar magjinë e fjalës së bukur shqipe. Lirika e tij është një dritare e hapur për të gjithë39.

Kulti i diellit dhe hënës zënë vend të konsiderushëm në vargjet e tij poetike si në rastin e mëposhtëm:

Këtyre grykave jetova dhe u rrita.

Ngrihej dielli nga malet e binte në det,

I spërkiste hëna shelgjet e boringat,

Ku flinin zogjtë tulitur në fletë.

I bëra miq shpezët e bagëtitë

Dhe në bar i mahnitur u shtriva e të flija rashë.

U mundova ugareve përditë,

Dhe asnjë grusht toke pa e mbjellë me një filiz s’lashë!40.

Grykat, kodrat autorit tonë i tregojnë rininë e tij, i ngjallin nostalgji, nostaligji për diellin se s’i binte në

det, se si hëna ndriqonte natën, i kujtohet se si me gjithçka ai u bë shok, u miqësua me shpezët e

bagëtitë sepse ato e qetësonin. Kafshët për autorin ishin më të sinqerta se njerëzit, ato dashurojnë pa

kushte. Trupi i pushonte kur shtrihej në tokë, duke dëgjuar natyrën rreth tij se si fliste me të. Agolli thotë

se asnjë grusht tokë nuk e la pa e mbjellë me filiz, duke nënkuptuar se me vagjet e tij, do prekë çdo

mendje të lexuesve, do të prek çdo sferë të jetës dhe do të mbetet i pashlyer!

38 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 158. 39 Moikom Zeqo, Liriku i tokës, demon i fjalës, Tiranë, 1996, f. 203. 40 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 115.

20

Në xham zbret hëna nga lart,

E gjelbër e hidhur,

Sikur të më futet në shtrat41.

Në shumë poezi të Dritëros shohim si personazh hënën. Duke e vështruar atë nga dritarja i duket së në

xham ajo po zbret. Me figurën e gradacionit i bëhet se ajo po i futet në shtrat, e shoqëron në çdo natë të

errët dhe fjalët i rrjedhin vetë kur para poetit shfaqet hëna.

Në vendin tim e në vendin tënd,

Hënën si petull e pjekin në shkëmb42.

Vargjet që padyshim janë ndër më të bukurat të shkruara nga Agolli. Ato ngërthejnë në vete një metaforë

të pastër dhe krijojnë një rimë të duhur, duke i dhënë njëkohësisht strofës një ritëm të mrekullueshëm.

Agolli tregon se si në ditët e sotme edhe gjënë më të vogël mundohen ta zmadhojnë dhe të krijojnë

ndoshta edhe gjëra që nuk tingëllojnë fare. Çdo kush sipas vargjeve të Dritëroit sod është i ditur, secili

mundohet të shes mend në njëfarë mënyre dhe të tregojë se është para të tjerëve. Ai përdor figurën e

hënës të cilën e krahason me petullën që ai i cili e gatuan e rrotullon nga t’ia dojë qejfi. Kështu është bërë

edhe bota sipas poetit. Atë secili njeri po mundohet ta kthejë sipas qejfit të tij, askush nuk dëshiron ta

shoh si është ajo në të vërtetë por vetëm ashtu siç qëndron në imagjinatën e njerëzve

Në rrugë është vonë e ngrin heshtja,

Zverdh hëna në perden e qiellit si buka e misrit;

***

Në guvën e gjoksit më digjet ngadalë,

Kandili i shpirtit;

Pres një grua nga porta të dalë,

Si dita e fundit e vitit43.

41 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 15. 42 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 49. 43 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 52.

21

Është për t’u mahnitur mënyra se si Agolli në vargjet e tij lidh me njëra-tjetrën si hënën ashtu edhe misrin,

si gruan ashtu edhe kandilin. Hënën e krahason me bukën e misrit ashtu të thjeshtë dhe të bukur. Aq

bukur përdor epitetin “kandili i shpirtit” sa të ngjall ndjenja të këndshme. Atij gjoksi i digjet për gruan e

cila po ngurron të dalë. Ai e pret atë si ditën e fundit të vitit, të cilën e pret me padurim për të fillur një vit

të ri e ndoshta shumë më ndryshe. Për të gruaja është qenia më e bukur në botë, e krahason me shumë

gjëra, nga me të ndryshmet, me hënën, me mollët, me lumin e me gjëra të ndryshme. Shprehjet e Agollit

për gruan të shtojnë edhe më shumë dashurinë për të.

Hëna e skuqur në mbrëmje takohet me Detin,

Hëna, kjo vajzë e turpshme, me Detin, djalin e dashur,

Hëna me Detin skuqen nga turpi dhe heshtin,

Sikur për herën e parë të piqeshin njëri me tjetrin...44.

E tërë kjo strofë është një metaforë e cila i drejtohet një djali dhe një vajze. Por Agolli e thur aq bukur

duke përdorur hënën dhe detin saqë është e vështirë të zbulosh domethënien e saj. Agolli përshkruan

takimin në mes të vajzës me djalin, të cilët të dashuruar takohen natën, e vajza madje skuqet nga shikimi

i djalit dhe vetëm hesht, hesht dhe qëndron para tij.

Mbi pellgjet me letra dhe gurë,

Qielli vjell tym,

Dhe hënë e sëmurë,

Gëlbazë pështynë45.

Është natë dhe qielli është nxirë dhe me anë të epitetit hënë e sëmurë ai na tregon se jo gjithçka është në

rregull. Ka diçka që nuk shkon. Hënë e dashur madje edhe gëlbazë pështyn. Shtroj pyetjen këto dy vargjet

e fundit a mund t’i jenë kushtuar një femre? Femra e Agollit është sëmurë e atij tani gjithçka i duket e

ngrysur, as qielli nuk është si netët tjera, e as hëna se ka të njëjtin shkëlqim, madje edhe ajo i duket e

sëmurë.

Në ishull të Erës ra dielli,

Ra dielli për Pashkë.

U ngrohën dhe Toka dhe Qielli,

44 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 77. 45 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 169.

22

U ngrohën kafshë dhe njerëz bashkë46.

Që në fillim na lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me ardhjen e pranverës. Dielli fillon të dalë dhe të ngrohë

çdo gjë mbi tokë. Kuptojmë se kemi të bëjmë me pranverën, sepse Dritëro përmend edhe festën e Pashkës

e cila festohet në po atë stinë. Në dy vargjet e fundit hasim në figurën e anaforës. Autori mundohet të na

bëjë më dije se i njëjti diell që ngrohë njerëzit po i njëjti ngrohë edhe kafshët, andaj pse njeriu duhet të

veçohet nga njeriu?!

46 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 28.

23

KREU III: Dritëro Agolli poet i tokës

3.1 Toka-pikënisje e gjithçkaje në poezinë e Agollit

Poezia është një prej gjinive më të hershme të letërsisë shqiptare. Lindja e zhvillimi i saj u paraprinë nga

traditat më të lashta të letërsisë gojore, si cikli legjendar i kreshnikëve, cikli heroik i Shkënderbeut dhe

baladat47.

Dashuria e poetit për tokën është e madhe, ashtu siç është e thellë simbolika e saj. Njeriu për të cilin

këndon Dritëro Agolli është i lidhur me tokën si mishi me thuan. Toka është djepi dhe varri, lumturia dhe

fatkeqësia e tij. Ai nuk jeton dot pa të. Nga kjo dashuri e madhe e poetit për tokën del edhe ekuacioni

TOKA IME-KËNGA IME48.

Edhe kur më mërzitnin plugu, parmenda,

S’të shava, se ati im, pastë ndjesë,

Kurrë s’të shante e kurrë s’te thoshte fjalë të rënda49.

Poeti i drejtohet tokës, bisedon me tokën sikur ajo të ishte njeri. Tregon se si kryente punët në të, aq sa

ndonjëherë edhe merzitej prej saj. Ai atë nuk e shante, nuk e shante sepse kishte mësuar prej babit se

toka nuk shahet. Ajo të jep bukën, duhet trajtuar me dashuri. Plugu, parmenda vegla që shërbejnë për

punimin e tokës, që ajo të bëhët e plleshme e të jap fryte të dëshiruara. Poeti tregon se punët i ka

mësuar nga babai, njohuritë dhe edukatën i ka nga ai. Varësisht nga mënyra e trajtimit të diçkaje ashtu

do jetë edhe përfitimi.

I ulur në arë në mbrëmjet e gjata,

Tim eti i thosha, që heshtte me opinga me dhe,

Që heshtte mbi plisat e thatë:

--- Toka, baba, diçka kërkon nga ne...50.

Pas përfundimit të punëve, atë e bir uleshin buzë arës, dhe soditnin bukuritë e vendit. Opingat e

mbushura me dhe tregojnë se tërë ditën kanë punuar aty, tërë ditën kanë derdhur djersën e ballit për

kafshatën e gojës. Kanë qenë të lodhur, dhe vetëm heshtnin, heshtnin në qetësinë e natyrës. Agollit i

kanë folur lisat, i kanë folur edhe opingat me dhe të babait dhe ai mundohej të gjente zgjidhjen. Me anë

47 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit- (Studime dhe artikuj), Naimi, Tiranë, 2012, f. 75. 48 Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), Botim i dytë, Shtëpia botuese: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997, f. 145. 49 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 98. 50 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 99.

24

të epitetit plisat e thatë ai tregonte se dielli kishte pjekur kokat e tyre, madje edhe plisat ishin tharë, por

prapë toka kërkonte diçka nga ai. Toka edhe sot kërkon nga njerëzimi. Kërkon kujdesin që meriton,

kërkon ujitje, lërim e gjelbërimin që njeriu po ia zhduk dita-ditës.

Ne jemi bujq e si bujk dëgjo veç një muzë,

Dëgjo muzën e tokës së njomë, vëlla!51.

Toka flet, bërtet e thërret njeriun. Atë më së miri e njeh bujku që çdo ditë shkel mbi të. Ndalu dhe mendo

për të, mendo se çfarë je duke i bërë me mbeturinat e hedhura kudo, mendo se ç’je duke i bërë me

ndertimet e shumta, me hedhjen e sa e sa kilogameve beton në të. Ajo të thërret të ndalosh, të mendosh

se ajo ndjenë dhembje, por ti prapë vazhdon dhe harron bukuritë e saj e begatinë që ke nga ajo.

Vetëm ai, që ka thithur avuj ugari,

Kupton se ç’do të thotë djerrë!

Djerrë do thotë trishtim fshatari,

Trishtim që zvarriset ferrë më ferrë...52.

Këtu poeti prek atë pjesë të popullit që nuk ka mundësi të punojë tokën, e si pasojë ajo mbetet djerrë, e

papunuar. Fshatarit i dhemb zemra kur sheh tokën e pa mbjellë, mirpo s’ka ç’të bëjë gjendja ekonomike

ia pamundëson atë. Askush nuk mund ta kuptojë se çfarë ndjenë ai sepse për një fshatar toka është jetë.

Gradacioni i përdorur ferrë më ferrë e bënë më të fuqishëm vargun, tregon se trishtimi ngulitet thellë në

zemrën e bujkut dhe ai prapë duhet të shetisë arave me pamundësi mbjelljen e tyre.

Lumenjtë e tu nuk ishin lumenj, po gjaku im në deje

Burimet e tua ishin lotët e mi e s’ishin burime53.

Këto vargje mund ti kushtohen edhe një femre por enigma është se ato i kushtohen tokës. Tokës që

poeti e do kaq shumë. Ai lumenjtë e tokës i quan gjakun e vetë, ai ndihet i gjallë kur dëgjon ujin e tyre

duke gurgulluar. Burimet e tokës ai i bënë lotët e vet, sepse ai ndjenë gjithçka që asaj i ndodhë. Poeti

bashkëndjenë me tokën, ai di dëshirat e kërkesat e saj, por kot askush nuk e dëgjon.

Shqetësimet m’i ke dhënë vetë,

Kur më bëre nga kjo baltë e murme54.

Prapë shkrimtari kthehet te toka, të cilën e akuzon për shqetësimet që ajo i ka dhënë, sepse ai u bë nga

balta e saj. Ai nga balta e saj mësoj jetën.

…….

51 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 101. 52 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 103. 53 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 105. 54 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 202.

25

Sado ta shesësh tokën shtrenjt,

I mbetesh hua tokës,

Ndaj mos e shit nëse ke mend,

Luginave të kokës55.

Dritëro në këto vargje shpreh protestën e tij ndaj atyre që i shesin tokat. Ai thotë se gjithmonë asaj do ti

mbetesh hua andaj një fjalë e urtë thotë “tupani bie për atë që veshë” edhe Agolli në njëfarë mënyrë

dëshiron të thotë ata që kanë mend nuk e shesin tokën, ata që dinë diçka e punojnë atë dhe kujdesen

për të. Këto vargje gjejnë vend edhe sot kur shumica e atyre që posedojnë toka mezi nuk presin që t’i

shesin dhe të fitojnë para pa u mundur në punimin e tyre.

Ҫ’bëra unë për ty?

Lërova,

Mbolla e korra56.

Ka personalitete të kulturës sonë që dallohen për thjeshtësinë e veprës së tyre, e pra kjo në tërësi si nga

forma apo përmbajtja, të cilët bashkë me veprën sjellin edhe një pjesë të shpirtit të tyre e njëjta gjë

ndodh edhe me Dritëro Agollin i cili të gjithë botën shpirtërore të tij e derdh në letër57.

Tokë e dashur,

Të lashë pak vjet, me dëshirën tënde djerrë,

Se larg më thirri grykë e historisë

***

Urdhërove barin e egër e fletët e drurëve,

Urdhërove lumenjtë e burimet,

Që mban nëpër deje,

Të dilnin dhe birin tënd ta përcillnin udhëve58.

Në këto vargje tregon se si tokën e ka punur dhe është kujdesur për të si çdo bujk tjetër deri kur për disa

vite i është dashur ta lë djerrë apo të shkretë. Këtu kuptojmë se kanë qenë vitet e luftës kur jo të gjithë

kanë pasur mundësi të punojnë në tokat e tyre. Ai thotë se larg më thirri grykë e historisë duke nënkuptuar

që duhet t’i dalë në ndihmë vendit të tij apo që mund të jetë edhe koha e studimeve të Agollit.

55 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë 1998, f. 185. 56 Po aty 57 Floresha Dado, Vlerësim mbi personalitetin e Dritëro Agollit, në: Dritëro Agolli “Doctor Honoris Causa”, Universiteti i Korçës, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Korçë, 2011, f. 8. 58 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 192.

26

“Ne jemi bujq

E si bujk dëgjo veq një muzë,

Muzën e tokës së njomë, vëlla!”

Me dorën tëndë,

O tokë,

Pishat ule mbi trupin e tij

Dhe gjirin e hape dhe nxore një luleshqerë

Pranë fytyrës së zbehtë të djalit të ri59.

Ai ka një porosi për të gjithë bujqit, u thotë atyre që të dëgjojnë vetëm atë që toka dëshiron t’ua thotë.

Ai madje tregon se në toka ka edhe varre, por që toka kujdeset edhe për to, madje në ato që janë të

njoma ajo nuk harron të mbijë edhe ndonjë luleshqerrë. Agolli prek çdo temë duke u munduar që

gjithçka ta lidhë me tokën dhe t’i jap bukurinë dhe tingëllimën e duhur.

Lëroj arë me plug e lëroj kartë me pendë,

I hap udhë hardhisë e udhë bereqetit,

I hap udhë vargut e udhë poezisë tënde;

E s’e ndava plugun,

Pendën dhe gotën,

Po brodha me ta nga caku në cak,

Dhe gati jam të zihem me botën,

Për ty,

Të ujit kërcellin e grurit

Me djersë, raki dhe me gjak60.

Këto vargje përshkruajnë me saktësi figurën e Agollit, gjithmonë e deshi tokën, por edhe lapsin e gotën.

Nuk iu nda asnjërës, e dashuroi tokën e punoi atë, por edhe shkroi për të, shkroi vargje të

mrekullueshme për nderë të saj duke i shoqëruar edhe me raki e duke ngrerë edhe dolli për të. Ai madje

do të zihej edhe me botën për të, do të ujiste kërcellin e grurit me djersë, me raki e gjak, duke treguar se

jo vetëm ai por edhe shqiptarët e tjerë kanë punuar me djersë, kanë festuar por edhe kanë derdhë gjak

për tokën.

59 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 194. 60 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 200.

27

Pela do mëz, po kali është i tredhur,

Dhe tjetër kalë nuk ka.

Pela me barrë nuk ka për të mbetur,

Plepin me dhëmbë e ha61.

Kjo poezi mbanë titullin “Pela” dhe duke pasur parasysh që Agolli është poet i tokës dhe gjithçka ai e lidh

me tokën, mund të themi që edhe kjo strofë është e tëra një metaforë. Në fakt ai flet për gruan e cila nuk

mund të ngelet shtatzënë, duke dashur të tregojë edhe dukuritë e kohës, kur burrat nuk mund të bënin

fëmijë dhe fajin ua hidhnin grave.

3.2 Metaforizim përmes dashurisë hiperbolike për tokën

Metaforat, personifikimet, simbolet përbëjnë simbiozën e saj. Toka është metaforë e enigmave të

llojllojshme. Nga vendqëndrimi i adoleshencës dhe rinisë, kur etja për të mësuar shuhet në detin e

njohurive më të ndryshme, ajo me tepër është enigmë gjeografike dhe historiko-kombëtare, që zbulohet

pak nga pak. Më vonë, në vendqëndrimin e pjekurisë, sidomos të pleqërisë, toka është metaforë e

enigmave botërore, gjeografike dhe historike, shoqërore, politike e filozofike, të cilat sqarohen shkallë-

shkallë, por asnjëherë deri në fund. Enigma e pafundme shoqërohet shpesh me një ëndërr e shpresë të

pafundme të zbulimit të ri, tek i cili, është e vërteta.

Në lajtmotivin e tokës mbështetet edhe pikëvështrimi kryesor i kësaj poezie, përmes të cilit përjetohen,

vlerësohen dhe këndohen, sidomos marrëdhëniet të tilla të rëndësishme: tokë-njeri, tokë-atdhe-

vendlindje, tokë-punë, tokë-mëndësi, tokë-krijimtari intelektuale, shpirtërore etj. Në këtë optikë, toka dhe

njeriu janë një binom jetësor e filozofik i pazgjidhshëm, madje paraprihen nga ajo që quhet tokë.

Toka është simbol i pasurive të pashtershme dhe të patjetërsueshme, lëndore dhe intelektuale

shpirtërore, i traditave kombëtare, i qëndrueshmërisë dhe përtëritjes së tyre; simbol i jetesës së thjeshtë

popullore, i mallit për vendlindjen dhe fëmijërinë, për të kaluarën, ku është shkruar jeta vetiake dhe

kolektive-historia e brezave; simbol i bukurive njerëzore dhe natyrore pa të cilat jeta nuk do të kishte

emocionalitet; simbol i ëndërrës, i lirisë, përparimit, mirëqenies, harmonisë shoqërore.

61 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 17.

28

Agolli s’ka pushuar asnjëherë së qeni një poet mjaft popullor, ai nuk mban kurrfarë distance me lexuesin

e thjeshtë, ai dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me

filozofinë jetësore. Raportet jetë/vdekje, lumturi/hidhërim, tradhti/besë edhe bashkëjetojnë edhe

përplasen me njëra-tjetrën sa në realitetin e jashtëm aq edhe në atë të brendshëm. Dhe gjithçka vjen në

poezi dhe përmes fjalës artistike, e shënuar metaforikisht62.

Të thamë të gjithë mos shkoje andej,

po kishe mall të shihje fshatarët,

që tokës parmendën ia fusnin në dej,

E hidhnin farë63.

Më shumë se kushdo nga shkrimtarët e sotëm shqiptarë, Dritëro Agolli mbështetet në të folmen

popullore. Ai krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtëri, gërshetoi natyrshëm

vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike, duke e ngritur edhe këtë të folme

në art. Ai vetë pohon se “me gjuhën shkrimtari bën vërtetë mrekullia”. Ajo është një minierë e pafundme,

minierë që nuk shteron kurrë, edhe sikur të mblidhen bashkë dhe të kërkojnë të gjithë brezat njëherësh64.

Personazhin e kësaj poezie xha Regjepin autori e paraqet si person të fshatit që kishte mall për tokën, për

arat për gjithçka fshatare. Në vargje tregohet se fshatarët janë të përkushtuar ndaj tokës, arat i mbjellin

pa lën as edhe një copë të saj të shkojë dëm. Përmendet edhe parmenda si mjet që u ka ndihmuar njerëzve

të fshatit të lërojnë tokën e që pastaj të nxirren prodhime prej saj.

S’të shava, se nëna ime veç ty të besonte:

I flakej kokrrës së grurit,

Kokrrës së vogël me vijë në mes65.

Poeti i tokës i flet asaj me dashuri e me mall. Ai tregon se si nëna është kujdesur për çdo fryt të dalë nga

ajo. Poeti kujton çdo gjë të mësuar nga prindërit, çdo veprim të tyre. Ai e do tokën, sepse ka mësuar se

veq asaj duhet besuar, ajo të jep gjithçka, ajo nuk të lë asnjëherë të uritur, në qoftëse ti e trajton me

dashuri. Secili duhet ti përulet tokës, nga ajo buron gruri, ushqimi i gjithsecilit. Agolli duke folur në emër

të nënës tregon se si kokrra e grurit do të thoshte jetë për ta dhe që kujdesej për të si për ndonjë foshnjë.

E di, tokë e dashur, diçka ti kërkon nga unë!

Shtriheshe ti para meje,

62 Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, BOTART, Tiranë, 2011, f. 194. 63 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 32 64 Dritëro Agolli, Jeta në letërsi, Tiranë, 1987, f. 275. 65 Po aty

29

E ardhur si buka e grurit në verë,

Si buka e grurit,

Kur nëna e nxirrte nga magjja66.

Poezia e Agollit ka vend përcaktues e të patjetërsueshëm në këtë letërsi metaforike, madje kjo nuk mund

të kuptohet pa prurjet e këtij autori. Pena e tij ka rreth 50 vjet që nuk resht së shkruari dhe njeh vetëm

rritje, arritje dhe vlera67.

I thelluar në mendime, poeti ëndërron për tokën, i shfaqet ajo para syve, ashtu e gjatë dhe e gjerë me

tërë bukuritë e saj. Ajo diçka seç i thoshte Agollit, i paraqitej atij si buka që nëna e tij gatuante. Si buka që

përgatitej në verë nga gruri i sapo shirë. Poeti duke përdorur krahasimin e bën tokën madhështore,

mundohet të nxjerrë në pah vlerat e saj.

Unë ecja me nagant në brez në barin e njomë

E ty të dëgjoja i kredhur krejt në mendime:

Të kemi për të mbajtur në pëllëmbët e fisnikërisë sonë,

Si bukën e ngrohtë, o toka ime!68.

Shetitja e mbush mendime poetin, e mbush me inspirim dhe i jep një ndjesi të këndshme. Si burrat e kohës

edhe poeti ecte me armë në brez. Toka duhet mbrojtur e nëse është nevoja edhe me gjak. Toka duhet

mbrojtur ashtu si mbron njeriu bukën e gojës. Poeti përdor epitetin në pëllëmbët e fisnikërisë sonë se

tokën e duan, do jenë fisnik ndaj saj e do kujdesen për të. Kjo pjesë mund të lidhet edhe me ditët e sotme

kur poeti bënë thirrje që toka të mbrohet, sepse ajo është e ushqyer me gjakun e sa e sa dëshmorëve. Ajo

meriton kujdes dhe dashuri.

Po e kam parë si nënë.

Dhe po të mundja hënën do kisha marrë

Dhe në gjoks si gjerdan do t’ia kisha vënë...69.

Letërsia e Rilindjes Kombëtare u sundua nga poezia. Kjo u diktua si nga nevojat politike, ashtu dhe nga

mundësitë gjuhësore dhe ato të komunikimit. Poezia e bë shprehëse e mendimit rilindës dhe e ideologjisë

kombëtare. Me poezinë e Rilindjes për herë të parë u krijuar një letërsi kombëtare, me shtrirje në gjithë

botën shqiptare70.

66 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 100 67 Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, BOTART, Tiranë, 2011, f.194. 68 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 100 69 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 113. 70 Shaban Sinani, Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të-Studime, Naimi, Tiranë, 2010, f. 77.

30

Prapë na del në pah dashuria e Agollit për tokën. Ai atë gjithmonë e ka vërejtur me dashuri, ashtu si nënën

që për të nuk kursen asgjë. Njerka është sinonim i personit jo të dashur, i personit që të zëvendëson

nënën. E toka për poetin është dashuri, dashuri e pastër që zhduk dashurinë e egër të njerkës. Ai shprehet

se po të kishte mundësi edhe hënën nga qielli do të kishte marrë, për t’ia dhuruar tokës. Hëna është ajo

që e ndriqon natën, që i falë asaj bukuri edhe në errësirë, andaj si xhevahirë do ia kishte vënë tokës

përmbi. Do e kishte dekoruar e mbushur plotë flori, sepse toka për poetin është e shtrenjtë.

……………………..

Për ty i përzjeva me duar dheun dhe retë,

Të mbinte një fije bari,

Të rritej një bri dhije e një kallëz;

***

Për ty vajtova,

Kur fija e barit u tha nga vapa,

Kur kallëza e grurit u shkund nga një breshër,

Kur dhisë i mbetën brinjët si shkarpa,

Kur kaun ma çau e ma hëngri ujku,

Dhe pulën ma mori një dhelpër,

Dhe gruas sime iu thanë sisët si shterpë71.

Titulli i kësaj poezie është Psalm i ri për tokën duke na treguar se sa e shenjtë ka qenë toka për Agollin.

Ajo zë vend në shumë poezi të tij, dhe aq bukur flet për të Agolli saqë të ngjallë kënaqësi për tokën. Ai

tregon se me tokën ka lindur dhe me duart e tij ka përzier dheun, që toka të gjelbërohej e kafshët të kishin

ku të kullosnin, e madje që edhe gruri të rritej i shëndoshë. Ai tregon se dashuria për tokën gjendet në

çdo pjesë të tij, aq shumë i është dhimbsur bari i tharë verës nga mungesa e shiut saqë edhe ka qarë për

të, madje edhe kur nga breshëri është prishur gruri ai ka qarë.

Kur ka sulmuar ujku, kur dhelpra ka ngrënë ndonjë pulë, që të gjitha këto kanë mbetur të ngulitura në

mendjen e poetit. Me anë të këtyre vargjeve ai tregon për jetën e të gjithë fshatarëve, e të gjithë atyre që

71 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 189.

31

kanë bagëti e që punojnë arat. Nuk harron që edhe gruan ta përfshijë në këto vargje si një nga figurat

themelore të Agollit.

Ai me vargun e fundit nuk flet vetëm për një grua, por për të gjitha ato të cilat nga puna e tepërt që kanë

kryer gjatë ditës, në mbrëmje nuk kanë pasur qumësht për të ushqyer fëmijët, sepse nga lodhja e tepërt

dhe nga mungesa e ushqimit të shëndetshëm si dhe mos konsumimi i duhur i ujit edhe qumështi është

shterur nga gjinjtë e nënave.

Për ty sërishmi i përzjeva me duar,

Dheun dhe retë,

Të mbinte fija e barit,

Të rritej kallëza dhe briri i dhisë,

T’i mbushej gjiri gruas sime me qumësht,

T’i jepte tim biri sisë,

T’i qethja dhentë e t’i bëja tim eti

Me leshin e tyre, shajak për xhaketë:

Pa mbolla dhe pakëz duhan të sertë

Ta pija në çaste mërzie

Nëse të kanosej, o tokë,

Një ditë e rrebeshtë,

Amen!72.

Ai ka punuar pa u lodhur në tokën e tij të dashur, që gjithçka të arrinte në përfundimin e duhur. Ai bën

përpjekje që gjithë punët t’i kryej vetë, duke i mundësuar gruas pak pushim që të marrë vetën e të mund

ta ushqejë të birin. Ai tregon se edhe me dhenë është marrë, i ka qethuar ato dhe ka punuar nga leshi i

tyre xhaketa për të atin. Të gjitha vargjet tregojnë për punët e shumta që ka bërë fshatari në tokë. Për

punën e palodhur me duart e tij dhe se si ia ka dalë mbanë. Ai thotë që ka mbjellë edhe duhan, që do t’i

shërbente për largimin e merzisë kur nga shiu i tepërt nuk do të mund të dilte në ara e livadhe. Me këto

vargje ai tregon edhe traditat dhe punët e shqiptarëve të kohës në përgjithësi. Duket sikur për Agollin toka

ka rëndësi të madhe, sepse e ngrit aq larg duke e mbyllur me fjalën Amen, fjalë të që të lidhë me BIBLEN

e që të bënë të mendosh se toka e Agollit është e shenjtë.

72 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 190.

32

S’ka gjë, bir,

Vritu e mos u kthe prapa!

E kam ndjerë këtë nga avulli yt i ngrohtë,

Nga era jote,

Që përgjërohet e dehet bujku me gunë,

Ai bujk i menduar,

Që i dhimbset çdo brazdë e gropë73.

Këtu duket se toka flet me Dritëron, duke i thënë që edhe nëse ndonjë ka ndier dhimbje nga ajo mos të

dorëzohet por të ecën përpara. Atij i duket se nga era e tokës i ka dëgjuar këto fjalë, i ka ndjerë ato në

lëkurën e tij. Nga ajo erë e cila e dehë bujkun atë bujk që çdo gropë i dhimbset, që çdo mos kujdes ndaj

tokës i shkakton mërzi e nervozë. Agolli me mjeshtëri thurë vargje për tokën, duke ditur të përshkruajë

gjithë çfarë ndodhë në të, e madje ndonjëherë edhe atë që toka do ta thoshte po të mund të fliste.

Mbi luspa bananesh e mollësh flenë lypsarët,

Si buste idhujsh mbi krye koshat me minj e me,

plehra u rrijnë74.

Agolli ynë prek çdo temë që e preokupon njeriun, ai sikur bëhet një me njerëzit dhe ndjenjat e tyre i

hudh në vargje. Duke treguar për varfërinë ai tregon, se të pastrehët mbi mbetjet e pemëve flenë, mbi

çdo gjë që do ta mbulojë sado pak ftohtësinë e tokës.

3.3 Figura e artistit nëpërmet vargjeve të Agollit

Në të gjitha kohërat letërsia dhe historia kanë pasur një kushtëzim të ndërsjelltë. Gjatë dy dekadave të

fundme ky kushtëzim është shfaqur në dy forma kryesore: si qëndrim i letërsisë ndaj historisë dhe si

plotësim, interpretim e shpjegim i saj. Kjo është koha kur letërsia dëshmuese njohu një vështrim të vërtetë

dhe arriti të bëhej një përbërëse e qendrueshme e rrjedhave letrare. Kishte shumë arsye që e nxitën këtë,

shumica prej tyre të karakterit joletrar75.

73 Po aty 74 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 60. 75 Shaban Sinani, Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të, studime, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Naimi, Tiranë, 2010, f. 423.

33

Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë

Dhe na duket sikur me qenien tonë janë shkrirë,

Se i kemi thithur mes qumështit, frutave, erës

Dhe në burime me ujin i kemi pirë76.

Këto vargje i dedikohen bilbilit të gjuhës shqipe. Agolli tregon se vargjet e Naimit kanë përshkruar

bukuritë e natyrës, bukuritë e vendit, kanë përshkruar realitetin që ndikon në secilin. I kemi thithur mes

qumështit, sepse ashtu të shëndetshme fjalët e tij kanë qenë, aq rëndësi kanë pasur dhe vazhdojnë të

kenë sikurse qumështi ndihmon në rritjen e fëmijes. Përmenden qumështi, frutat, dheu, uji, era sepse

gjithë këto përcjellin edhe vargjet e Naimit. Këto vargje na tregojnë edhe për dashurinë e madhe të

Agollit ndaj natyrës.

Tok me lisat e gjatë e me barin në grurë,

Dhe në kurorat e pishave është ngjitur,

Dhe, si në pisha, s’humb blerimi kurrë77.

Naimi ka mbetur vulë e pashlyshme në letërsinë tonë. Ai gjendet në çdo pjesë të shqipes, madje emri i tij

është i skalitur edhe në trupin e pishave. Bukuria e pishes nuk venitet asnjëherë, blerimi i saj mbizotëron

gjithmonë, e ashtu si pisha edhe Naimi gjithmonë do të kujtohet e do të lexohet.

Ti, si bujk i mirë, lërove arën e fjalëve,

Arën e fjalëve të stërgjyshërve mbetur djerrë,

Mbuluar nga barëra të liga maleve;

E lërove që djerrë mos mbetej asnjëherë...78.

Naimi krahasohet edhe me bujkun, por në këtë rast si bujk i fjalëve që çdo gjë mundohet ta bëjë të

mbijë dhe të lulëzoje si më së miri. Vazhdoi fjalët e pathëna të stërgjyshërve, u mundua të plotësoi çdo

dëshirë të tyre të paktën me anë të vargjeve. Me anë të metaforës Agolli tregon se shqipja e ndrydhur

dhe e ndaluar nga pushtues të shumtë në kohen e Naimit me anë të vargjeve të tij u zhvillua që të mos

mbetej në harresë asnjëherë. Aq bukur përdoren nga poeti fenomenet e natyrës, sa po të mos njohësh

Naimin nuk mund të kuptosh realitetin që ndodhet brenda tyre.

76 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 50. 77 Po aty 78 Po aty

34

Dhe tek lëroje këtë arë në vapë e në shqotë,

Gabove kur the se perëndia na qenka kudo: në lulet e lisat,

Pse s’the që vargjet e tua do të ishin kudo: në tokën e ngrohtë

Në lulet, në barin, në plisat...79.

Kohërat kur jetoi Naimi ishin të vështira, mungesa e shkollave shqipe, e një shteti të pavarur e shumçka

tjetër që mungonte në Shqipërinë e asaj kohe. Por prapë asgjë nuk e ndaloi atë që t’i kundërvihej kohës

me vargjet e tij. Agolli thotë se vargjet e tij mund të na kujtohen çdoherë. Ato mund të na kujtohen kur

shohim lulet, pilsat e lisat, barin e tokën sepse Naimi preku çdo fenomen, çdo send e çdo ndjenjë që

ndikon brenda njeriut.

3.4 Përjetimi emocional i Agollit dhe shndërrimi i tij në njesi poetike-estetike

Poezia kombëtare nuk është veçse një zhvillim, risim dhe përtëritje e vazhdueshme e thelbit të vlerave të

mëparshme. Ajo përtërihet në mënyra dhe rrugë të ndryshme, por gjithmonë nëpërmjet veprave shumë

të pasura ose të mëdha, të cilat krijohen nga përputhja mjaft e vështirë e një vargu rrethanash letrare dhe

jashtëletrare, doemos e një koncepti të ri poetik dhe një shijeje të re me dhuntitë krijuese të shumanshme

të autorit. Sidoqoftë, do të jenë vepra që ngrenë në një shakllë të re, më të lartë një sërë tiparesh,

përbërësish dhe prirjesh kryesore, pa të cilat nuk mund të kuptohet poezia kombëtare, vepra që

përmbledhin në vetvete ndryshimin, zhvillimin, kapërcimin e përtëritjen. E tillë është poezia e Dritëro

Agollit: risuese dhe përtëritëse. Dritëro Agolli, një nga poetët më të fuqishëm dhe më të shumanshëm jo

vetëm në ditët tona, por në tërë historinë e poezisë kombëtare, ka shkruar një vepër mjaft të pasur dhe

të larmishme, e cila ka luajtur rol kryesor, sikurse ajo e Ismail Kadaresë, Ali Podrimjes, Fatos Arapit, Martin

Camajt, Azem Shkrelit, në risimin dhe përtëritjen e poezisë shqiptare në këtë gjysmëshekulli.

Me një mendim të madh, që përfshin tërë botën bashkëkohore shqiptare në lëvizje, me figurshmëri

përherë konkretizuese, e thurur, kryesisht, me imazhe pamore, prandaj mund të quhej poezi-pikturë, por

edhe me imazhe dëgjimore, që mund të quhet njëherësh edhe poezi-muzikë; e paarritshme në

79 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 51.

35

bukurtingëllim; e pangjashme në bashkëkohësi me estetizimin e përditshmërisë; e paimitueshme në

ligjërimin poetik në formën e bisedës së lirë, ku uni poetik dhe receptuesi janë në një rrafsh, ajo është

thellësisht origjinale.

Vazhduese e drejtpërdrejtë e disa tipareve kryesore të poezisë kombëtare, herë-herë deri në ngjashmëri,

përtëritëse tërësore e saj, ajo është një cilësi e re e prirjes sonë klasike, prandaj autori i saj, duke qenë një

patriark i poezisë së sotme, është, tashmë, edhe një klasik bashkëkohor.

Nëse në dijet albanologjike, tashmë rreth një shekull prej kohës kur nisën studimet letrare, sot do të

ekzistonin si disiplina të pavarura historia e kulturës, historia e shkrimeve, historia e artit, historia e

qytetërimit, historia e mendimit kombëtar dhe historia e besimeve në Shqipëri, pyetja për qendrimin e

historisë së letërsisë ndaj dukurisë ndërkulturore do të kishte qenë më një rëndësi dytësore80.

Ҫ’sjell ndër mend ashtu, o qen i shtrenjtë,

Ujqit që ke mundur në përleshje

Netëve kur shqetësonin dhentë,

Netëve në verë dhe në vjeshtë?81.

Autori bisedon me mikun më besnik të njeriut, qenin. Pse? Sepse ai e dëgjon, ai nuk i kthen fjalën, vetëm

mundohet ta qetësoj pronarin. Por këtu na del se poeti hedh vështrimin mbi qenin i cili duket i menduar.

Ai ndoshta mendon për ujqit që i ka mundur kur ata tentonin të shqyenin dhentë. Por këto vargje mund

t’u kushtohen edhe atyre njerëzve që luftuan për tokën shqiptare e që shpesh rrëmbehen nga mendimet.

Ujqit këtu mund të jenë edhe sinonim i pushtuesve që pa pushim sulmonin tokat tona. Sulmonin në verë

e vjeshtë, sulmonin pa ndalur por prapë kombi shqiptarë kishte “qentë” që i bënin ballë çdo sulmi dhe

mbronin tokën e tyre.

Ajo që poetin e gjen, e heton poetin në vete. Ajo që poetin e bën të dridhet si thupër, si i zënë në rrymë

elektrike, sa herë që gjendet përpara dhe përballë kësaj natyre, në ëndërr qoftë apo në zhgjëndërr,

pikërisht ajo është poezia. Kështu e kupton, kështu e ndien, e kërkon dhe e gjen poezinë Dritëro Agolli82.

“Studimi i letërsisë gojore mbetet një detyrë kryesore për çdo studiues të letërsisë, që dëshiron të kuptojë

proceset e zhvillimit të letërsisë, origjinën dhe afirmimin e zhanreve e të mjeteve artistike të sotme të

letërsisë”83.

80 Fernand Braudel, Gramatika e qytetërimeve, Tiranë, 2005. 81 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 109. 82 Ali Aliu, E përbashkëta dhe e veçanta në poezi, në: “Studime dhe kritikë letrare, nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Tiranë, 1983, f. 246. 83 Rene Ëelen Austin Ëarren, Teoria e letërsisë, Onfuri, Tiranë, 2007, f. 47.

36

Unë tokën si njerkë kurrë s’e kam parë,

Mendimet e mia!

E ku nuk shkojnë!

Ato shpeshherë janë si mendimet në selishta

Të fshatarëve tanë të malit,

Ndonjëherë rrjedhin me nxitim,

Si uji yt, Shkumbin...84.

Për çdo njeri mendimet janë pjesë e pandarë e tij, e përcjellin atë në çdo hap që ai bënë. Mendimet e tij

poeti i krahason me mendimet e fshatarëve për tokat e tyre, për bagëtinë e tyre. I krahason ato edhe me

ujin i Shumbinit që nuk ndalon asnjëherë. Mendimet nxitojnë në mendjen e poetit dhe Shkumbini i merr

ato me vete por prapë ngelen brenda poetit. Vargjet përmbajnë ritëm të brendshëm dhe të ngjallin

emocion.

Kalojmë pranë bukurisë shpesh,

Kalojmë heshtur thjesht si udhëtarë

Dhe s’vëmë re si nis e buzëqesh,

Si pjeshka kur zë piqet në një arë85.

Me anë të këtyre vargjeve autori na bënë të ditur se gjërat e bukura shpesh kalojnë pranë nesh pa i vënë

re fare. Ato kalojnë në heshtje sepse ne jemi të zënë me punë të ndryshme dhe nuk kemi kohë për gjërat

e bukura që na rrethojnë. Autori bukurinë e krahason me pjeshkën kur nis të piqet dhe me buzëqeshjen

që reflektojnë dashuri dhe ndjenja kënaqësie. Ara këtu simbolizon jetën e njeriut që shpesh e lë që t’i ikin

nga duart shumë momente të mrekullueshme.

Në ligjërimin poetik Dritëro Agolli nuk bie nën kufirin ku nis zona e folklorizimit, ai shkon me Naim

Frashërin, Dhimitër Paskon, Jakov Xoxën e të tjerë dhe largohet nga Anton Zako Çajupi, Gjergj Fishta, Ali

Asllani e të tjerë. Ligjërimi letrar i Dritëroit është popullor jokrahinor, nuk mund të thuhet se ai shkruan

“devolliçe”, siç mund të thuhet për një tjetër që shkruan labçe, dibrançe apo shkodranisht86.

Ai përtej, që hante një pjepër,

84 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 118. 85 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 129. 86 Jani Thomai, Aromë popullore në ligjërimin poetik të Dritëro Agollit, Korcë, 2011, f. 18.

37

Dhe që i hidhte gomarit luspë,

Më sillte në mend Sançon e shkretë,

Që ëndërroi bollëk, mish të shijshëm e supë87.

Poetit tonë i bënte përshtypje çdo njeri, çdo kalimtarë rrugës i tërhiqte vëmendjen. Atij i mbeti syri në një

fshatar që po hante pjepër dhe gomarit i hidhte lëvoret. Ia kujtoi Sançon e Servantesit që kishte ëndrra të

pafundme dhe që u gënjye nga Don Kishoti. Me anë të këtyre vargjeve sipas mendimit tim autori dëshiron

të tregoj edhe shumë të rinj sod që ëndërrojnë gjëra të shumta por që nuk luajnë vendit për t’i arritur.

Shumë nga ta bien pre edhe e mashtrimeve dhe kështu mbesin duke ngrënë pjepër dhe i hedhin luspa

kafshëve.

Mund të ndodhte po të na kish parë

Ati yt i ashpër me çibuk.

Me dyfek të dyve na kish vrarë,

Dhe do rridhte gjaku tej në lug.

Ҫ’më vështron?

yt atë do kish shtënë,

Nga frëngji e mureve të gurtë.

--- ,,Ҫupa më turpëroi,--- do kishte thënë---

Ҫupa në shtëpi më mbeti murgë!”88.

Që në strofën e parë vihet në pah mentaliteti i kohës, vihet në pah ndëshkimi që do vinte po të kuptonin

burrat se vajzat e tyre flisnin me djem. Autori tregon tiparet e burrave të kohës, ata mbanin cigaret tërë

kohën në buzë, ishin të ashpër dhe trima. Po qe se vajzën do e shifte përkrah një mashkulli pa menduar

dy herë do të shtinte më armë në drejtim të tyre. Këto vargje autori i përshkruan si bisedë në mes të tij

dhe vashës së zemrës. Poashtu autori tregon edhe kullat shqiptare, tregon se si ato ishin të ndërtuara nga

guri dhe kishin dritaret e vogla nga të cilat shtihej me armë. Ai i drejtohet të dashurës e cila po e shikonte

si me dyshim: Ҫ’ më vështron?, duke dashur të thotë se në fjalët e tij nuk ka vend për dyshime. Baballarët

e kohës do të turpëroheshin nëse bijat e tyre do të flisin me djem e do të dilnin me ndonjë mashkull. Ata

do i kaplonte turpi sepse sipas tyre vajza do u mbetej në shtëpi. Agolli mundohet të nxjerrë në pah të

metat e shoqërisë por edhe thurë vargje që prekin ndjenjat e lexuesit.

87 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 157. 88 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 174.

38

Po kudo,

nga flokët,

gjer në thonjtë,

Mbeti devolli...

Dhe në vargjet,

mbeti ajo baltë,

Mbeti ai bar,

ai tërfil,

Mbeti ai fyell,

ai mjaltë,

Mbeti ai gjemb e trëndafil...89.

Për shkrimtarin asgjë nuk ka ndryshuar, gjithçka është njësoj. Siç shprehet ai që nga flokët gjerë në thonjë

as edhe një gjë nuk ka ndërruar. Edhe në vargjet e Agollit është po ajo baltë, po ai tërfil e po ajo mjaltë,

që na bënë të kuptojmë se as në mendimet e tij nuk ka ndryshuar asgjë. Ai na bënë me dije se të njëjtat

tema përshkruajnë vargjet e tij, e njëjta gjallëri e përcjellë atë. Gjërat sa janë të ëmbla si mjaltë e të bukura

si tërfil, janë edhe të liga si gjëmbat. Në brendësinë e poetit vendi i tij kurrsesi nuk mund të jetë ndryshe.

Dhe atje.

në grykat me lajthi,

Ku zhumbrica kundërmon në verë,

Ku prin cjapi,

një tabor me dhi,

Ku zinxhirët në arë lë traktori,

Dhe bie nafta krojeve të qeta,

Ku pëllumbi i egër shpellat mori,

Trembur prej kërcitjeve të rrepta...90.

Nganjëherë është e pamundur të përshkruash mendimet e poetit, sepse çdo gjë lidhet me natyrën, me

kafshët, me gjëra që të japin kënaqësi. Ndihet i lehtësuar në vendin ku zhumbrica (bar që rritet si tufë në

89 Po aty 90 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 197.

39

livadhe dhe që ka erë të mirë) këndërmon, ku cjapi u prinë dhive madje edhe kur traktori prishet në arë

për poetin është kënaqësi. Ai në mendjen e tij gjithçka e mbanë aq të kthjellët saqë të duket se gjendet

në të gjitha vendet në të njëjtën kohë.

Retë si lopët tej në livadh,

Të mjela po ikin qiejve.

Qumështi i tyre zbardh,

Flluska-flluska përrenjve91.

Poeti i krahason retë me lopët, që është edhe një kontrast i madh, por që Agolli gjenë rrugën t’i afroj disi

dhe të krijojë vargje të mrekullueshme me to. Retë po ikin qiejve dhe po lëshojnë shi mbi tokë. Qumështi

i lopëve këtu simbolizon shiun që bie mbi përrenjë e livadhe, mbi ara e fusha. Retë lëvizin sa andej këndej,

sa bie shi në një anë të botës, sa në një tjetër. Vargjet e Agollit shpesh ngërthejnë në vete më shumë se

vetëm një kuptim.

91 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 21.

40

KREU IV: Tradita shqiptare përmes poezisë

4.1 Burimet folklorike që ushqejnë poezinë e Dritëro Agollit

Në letërsinë e Agollit në poezi njeriu si rregull njësohet me vetë autorin, ndërsa në prozë e dramaturgji,

në të kundërt, njeriu personazh shfaqet i pavarur nga autori. Qëndrimin ndaj teknikave të vjershërimit

tradicional Agolli e pati shprehur edhe në formë kritike, përmes artikullit: “Traditë, natyrisht, por jo

shtampë”92.

Na duket se në radhë të parë poetët e sotëm shfrytëzojnë mënyrën se si muza e popullit rrëfen për ngjarjet

e mëdha historike, për hallet dhe brengat më të rëndësishme për vendin. Urtia dhe përqendrimi i thelluar,

i vëmendshëm i mendimit popullor, dalin përmes një toni të shtruar, të matur, të thjeshtë dhe të qetë në

pajme të jashtme, po që në të vërtetë është i shqetësuar, po shqetësimi është i brendshëm. Pikërisht,

këtë rrugë ndjek poeti Dritëro Agolli93.

Partizani Meke kish opinga të rënda llastiku,

kish opinga të rënda e pushkë të rëndë94.

Opingat paraqesin të mbathura që janë shfrytëzuar në kohët më të herëshme nga populli. Ato tregojnë

edhe rrugët e shumta që ka bërë njeriu. Këtu partizani Meke ka të mbathura opinga si dhe është i paisur

me pushkë të rëndë ngaqë është kohë lufte. Opingat ishin rezistente ndaj ujit andaj zinin një vend të

rëndësishëm te njeriu.

Ti s’duhej të vriteshe atje, xha Rexhep,

ti gjysmën e udhës s’e kishe bërë.

Ta gjetëm kutinë e çibukun në xhep,

t’i gjetëm opingat me gjak e me rërë95.

92 Shaban Sinani, Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të, studime, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Naimi, Tiranë, 2010, f. 268-269. 93 Koço Bihiku, Vëzhgime mbi ndikimin e folklorit në poezinë e sotme shqiptare, në: “Letërsia dhe koha-Studime”, Naim Frashëri, Tiranë, 1982, f.76. 94 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 28. 95 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 32.

41

Në këto vargje na paraqitet çibuku si dhe opingat prapë. Çibuku është sinonim i shkrepsës që të gjithë

burrat e sidomos ata shqiptar domosdo duhet ta kishin me vetë. Kjo tregonte qe ata konsumojnë duhan

gjë që i bënte të dukeshin tamam burra e që për popullin shqiptar burrë është ai që pi duhan dhe i vie era

djersë.

Tradita kulturore është thesari më i shtrenjtë, më i çmuar, në të vërtetë thesar i pazëvendësueshëm

artistik, filozofik, etik, gjuhësor, civilizues e të tjera i një populli, në të cilin mund ta gjejmë mbështetjen

për përparim të mëtejmë, por, njëkohësisht, edhe frenimin: varet se si do të vihemi ndaj tij96.

Të ulem,

e të marr,

një spec të fortë,

Spec,

që sytë lot të kuq të nxjerrin,

Ku mezeja,

sofrën mbush në odë,

Ku te porta,

dashi pret,

ta therin...97.

Me nostalgji poeti flet për bahqen e shqiptarit. Me lezet kujton kohën kur ai e punonte atë. Në mendje i

vijnë kujtimet dhe sa shumë do të dëshironte të merrte prapë në dorë një spec, një spec të kuq i cili të

nxjerrë lot nga sytë. Në kujtimet e tij zë vend edhe oda shqiptare e cila ishte e mbushur plot e përplot

burra, dhe mezja e rakia ishin shoqëruesit më të mirë. Ah sa do të dëshironte të shihte edhe një herë te

porta dashin që priste për tu therur. Kohërat e kaluara janë të pandara nga poeti, ato e përcjellin atë në

çdo hap që ai bënë, janë pjesë e tij dhe sipas vargjeve të tij pjesa më e bukura e jetës së Agollit.

Letërsia shqiptare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj, është karakterizuar nga lidhja e ngushtë me

traditën e folklorit98, pasuria artistike e popullit ka tërhequr vëmendjen e njerëzve të kulturës sonë

kombëtare që në krye të herës dhe këtij ndikimi nga folklori nuk i shmanget dot edhe poeti Dritëro Agolli.

Folklori ushtron një ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e letërsisë. Te Dritëro Agolli folklorin e shohim si

96 Rexhep Qosja, Tri mënyra të shkrimit shqip, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004, f. 172. 97 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 200. 98 Koço Bihiku, Vëzhgime mbi ndikimin e folklorit në poezinë e sotme shqiptare, në: “Letërsia dhe koha-Studime”, Naim Frashëri, Tiranë, 1982, f. 66.

42

burim nga i cili marrin tema dhe heronj, gjuhën dhe poetikën, mënyrën e rrëfimit artistik. Folklori jep dorë

për thellimin e tipareve origjinale të letërsisë sonë.

Ndaj i dua dasmat dhe harenë,

Ku bie erë mollë,

dhe lakror,

Ku nga vallet,

vajzat gjintë ngrenë,

Ku nga këmbët,

pluhur del në oborr...

Është dasma fryt i lagur djerse,

Ku mbi sofër,

çlodhet dorë e rëndë,

Dora,

që ka mbledhur bar me vesë,

Dora,

që me plug ka ngjallur vendë,

Dora,

që ka hedhur farën në arë,

Dora,

që në gjoks të femrës shkoi99.

Edhe nga letërsia e traditës Agolli nuk është pa ndikim. Është poezia e Naimit dhe ajo e Poradecit që kanë

lënë gjurmë të mëdha ndikimi te poezia e tij. Moikom Zeqo shprehet se “Ndikimet janë të natyrshme,

madje të domosdoshme. Edhe unë jam ndikuar”100.

Në vargjet e Agollit gjithsesi që do të gjejmë edhe dasmen, atij i pëlqejnë dasmat, hareja e gëzimi. Me

kënaqësi kujton erën e mollëve dhe të lakrorëve. Në mendjen e tij ngelen të pashlyera edhe vajzat që në

valle lozin dhe ngrenë gjinjtë përpjetë, ku nga hapat e tyre pluhur ngrihet në oborr. Vërejmë se figura e

femres te Agolli është dashuri, zjarrë, dëshirë, ëshë hyjnore dhe diçka e madhërishme. Shohim të

pranishme anaforen duke u përseritur fjala dora. Autori flet për dorën e mashkullit që kryen çdo punë, që

99 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 200-201. 100 Moikom Zeqo, Liriku i tokës-Demoni i fjalës, Botimet Teona, Tiranë, 1996, f. 170.

43

plotë djersë mbledh barin në livadhe, e me plug lëron arat. Dora e tij arrin të kryej gjithçka e në fund të

gjejë prehje në trupin e femrës, sepse vetëm aty Agolli gjenë qetësinë e shpirtit.

Tradita kulturore është e djeshmja, por e shtrirë në të sotmen e vet, natyrisht me semantikën, me

ndjeshmërinë, me trajtat, që asaj të djeshmeje i përgjigjen, që vetëm në të kanë mundur të shfaqen dhe

të ndërtohen si gjedhe kulturore101.

Kërkojnë të gjithë, të gjithë, të gjithë,

Dhe unë duart në kokë i përplas...

Ah, sikur të kërkonin veç djathë apo gjizë,

Ҫ’thua! Madje kërkojnë ananas!102.

Në këto vargje na jepet koha në të cilën jeton autori dhe ndryshimet që po ndodhin në të. Njerëzit tanimë

nuk mjaftohen vetëm me ato që kanë, por kërkojnë shumë më shumë, ndonjëherë është atë të cilën është

pothuaj e pamundur për ta siguruar. Me anë të këtyre vargjeve autori na vetëdijeson se në kohën kur ka

jetuar ai, merrej vetëm ajo që i servirej, pajtohej me atë që kishte dhe vazhdonte rrugën. Tani?! Tani koha

është duke ndryshuar me hapa të mëdhenj dhe njeriu kurrsesi të ndalet së kërkuari. Të thuash e pamundur

që në një poezi të Agollit të mos hasësh motive të traditës apo diçka që lidhet me fshatin ndoshta do të

tingëllonte paksa si një lloj hiperbole, por edhe këtu djathi dhe gjiza na tregojnë për ushqimin tradicional

të shqiptarëve dhe dashurinë e madhe të poetit ndaj traditës.

Duke nisur nga vitet ‘60 ndikimi i folklorit në krijimtarinë poetike të kultivuar merr forma të reja, të

përcaktuara nga vetë zhvillimi i kësaj të fundit. Është koha kur poezia jonë kapërcen në një fazë të re, më

të lartë zhvillimi që karakterizohet nga forcimi i saj ideor dhe artistik. Ajo fiton mundësi të depërtojë më

thellë në dukuritë dhe faktet e jetës bashkëkohore, në botën e brendshme të njerëzve tanë dhe në

përpjekjet për të dhënë një pasqyrim sa më të plotë dhe të gjithanshëm të jetës, përpunoi mjete të reja

të shprehjes artistike. Pa dyshim, një nga burimet e pasurimit dhe të përsosjes së shprehjeve poetike ishte

edhe folklori, po poetët iu sollën thesarit artistik të popullit nga pikëpamja e kërkesave të reja që shtronte

përpara tyre koha dhe ngritja e nivelit artistik të lexuesve. Kështu, prirja për të huazuar nga folklori

subjekte, motive dhe heronj, gjë që ishte mjaft e përhapur në periudhën e parë, në fazën e re të zhvillimit

të poezisë ia la, vendin shfrytëzimit të elementeve të reja të folklorit103.

101 Rexhep Qosja, Tri mënyra të shkrimit shqip, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004, f. 173. 102 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 47. 103 Koço Bihiku, Vëzhgime mbi ndikimin e folklorit në poezinë e sotme shqiptare, në: “Letërsia dhe koha-Studime”, Naim Frashëri, Tiranë, 1982, f. 76.

44

Rakia atëhere nga shishja buçiste,

Dhe ngrinte në tryezë stuhi104.

Rakia është një simbol i shqiptarëve dhe këtu na tregon se ishte e pranishme në tryez të shumtën e herave

dhe me konsumimin e saj dilnin fjalë që nuk do të thuheshin kurrë!

Fati njërit i dhuron veç kalin,

Tjetrit edhe kalin, edhe frerin105.

Duke përdorur figurën e kalit, autori nënkupton se fati dikujt i jep gjithçka e dikujt vetëm sa për të thënë.

Fli, i vockli sa një ftua,

Të madhohesh shpejt,

Në fillim të shkosh në krua,

Dhe pastaj në det106.

Nëna këtu i këndon ninulla të vogëlit të saj. Ajo uron që foshnja të rritet e të shkojë në krua dhe në det.

Tani lind mendimi se Agolli ka qenë edhe njohës i folklorit e mos ndoshta edhe mbledhës i tij. Apo ndoshta

këto vargje thjeshtë kanë lindur nga një frymëzim i çastit. Në të kaluarën nënat shqiptare zakonisht kanë

uruar që fëmijët e tyre të prekin edhe detin e jo vetëm kroin e fshtatit, andaj edhe Dritëro siç duket nën

ndikim e ninullave shqiptare ka marrë frymëzim të shkruajë këto vargje.

Dritëro Agolli me anë të krijimtarisë artistike ka dhënë ndihmën e tij në pasurimin dhe zhvillimin e gjuhës

letrare107, duke aktivizuar fjalë dhe shprehje të bukura me burim popullor, si dhe duke krijuar fjalë të reja

me burim të shqipes.

Agolli dallohet për lidhjen e fortë me traditën kombëtare, për tipin nacional të të menduarit, për frymën

popullore dhe humorin e shëndetshëm, për shprehjen e qartë, komunikuese dhe të thjeshtë, po ku

thjeshtësia nuk shkon në dëm të thellësisë108.

104 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 88. 105 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 102. 106 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 177. 107 Koço Bihiku, Roli i shkrimtarëve për zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës letrare, në: “Studime filologjike”, nr. 1, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1985, f. 36. 108 Agim Vinca, Aspekte të poezisë së sotme shqipe, në: “Studime dhe kritike letrare, nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Tiranë, 1983, f. 227.

45

Nën dëllinjën përposh, ku fryn jug e veri,

Nën një gurë, nën një shkëmb, nën një plis, nën një,

gjëmb,

Ku ia bëjnë me sy tre gallofë të zinj,

Ku s’e ndjen kur të dhëmb...109.

Menjëherë na bie në sy figura e enumeracionit që e gjejmë në vargun e dytë. Në këtë varg autori bën një

përzierje të gurëve me traditën, me plisin e shqiptarit. Ai na lë të kuptojm se shqiptari me plis në kokë

ulej e pushonte në këto vende, në një gurë, nën dëllinjë kur në arë e lodhte puna dhe e pushtonte

djersa. Shpesh i lodhur aq shumë saqë ndoshta edhe mbi gjemba është shtrirë por nuk e ka ndier fare

dhimbjen.

E thoshte kënga për atë mot që do kish bukë shumë,

Për atë mot që do mbruhej brumi në magje,

Për atë mot që do vaditej ara mbi lumë,

Për atë mot që do të mbinin lule nën strehë e pragje...110.

Autori me anë të këngës që këndojnë gratë tregon se lufta do të përfundojë, tregon se fuqia puntore do

të kthehet, e buka përseri do të jetë me bollëk. Ai tregon me anë të këngës se gjithçka do të rregullohet,

arat përseri do të vaditen e lulet do të lulëzojnë përsëri. Me anë të këtyre vargjeve poeti mundohet të

tregojë se çdo e keqe e ka një fund. Zëmrat e nënave do të gëzohen përseri, jeta do të përmirësohet. Të

gjitha këto i paraqet si vargje të një kënge, në të cilën beson verbërisht.

4.2 Mikpritja pjesë e letërsisë së Agollit

Poezia, ashtu si gjinitë e tjera të letërsisë, e ka të vetin tundimin gjenetik për të mbërritur tek lexuesi

virtual. Raporti i poezisë me lexuesin virtual, në thelb, është raporti i poezisë me kërkimin, me të renë, e

cila në vetvete është infinit, e pafundme111.

Nuk mund të rri pa trokitur këtu.

109 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 188. 110 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 34 111 Ymer Çiraku, Poezia e gjysmës së dytë të shek. XX si hierarki vlerash, në: “Fenomeni i avangardës në letërsinë shqiptare”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, Arbëria, Tiranë, 2004, f.176.

46

Hapet një portë, kërcet një dritare:

-- Bujrëm, se nata në udhë të zu,

Bujrëm, se zjarri ka dru!112

Në këtë strofë na lihet të kuptojmë se kemi të bëjmë me mikpritjen e shqiptarëve. Një udhëtar i rrugës,

troket në një shtëpi dhe aty me bujari e ftojnë brenda. Prapë me anë të anaforës në dy vargjet e fundit,

autori na tregon për shpirtëgjerësinë e shqiptarit. Një fjalë thotë “Bukë e kripë e zemër” duke na treguar

edhe në këta rreshta se një derë u hap për udhëtarin; edhe pse ndoshta brenda saj do të kishte vetëm

ngrohtësi zjarri.

Hyj e them me vete ngadalë:

S’na qenka mikpritja moderne?

Në daç haj ta quajmë patriarkale

Dhe natën ta gdhijmë në gjerdhe!113.

Ndoshta mikpritja e shqiptarit nuk ishte moderne, mirpo ajo dhurohej me zemër. Mund ta quash një zakon

të vjetruar e të harruar, apo si të duash ndryshe. Në qoftë se nuk të pëlqen mund të ikësh dhe të flesh në

oborr. Autori tregon se gjërat materiale nuk kishin rëndësi për shqiptarin e kohës, gjithçka bëhej me

dashuri dhe mirësi.

4.3 E drejta zakonore e dhënë përmes pleqësisë

Kanuni i Lekë Dukagjinit, është kodi i dokeve, koncepteve juridike dhe etike të epokave të ndryshme të

historisë, një material kaq të pasur faktesh që rrallë mund t’i ndeshësh në regjistrimet gojore të popujve

të Evropës114.

Pleqnia si bazë institucionale e zgjidhjes së konflikteve penale, në Kanunin e Lekë Dukagjinit e zë një nga

vendet shumë të rëndësishme, madje edhe mjaft të respektueshme, kur dihet se me anë të pleqve edhe

janë zbatuar ligjet e normat e llojllojshme kanunore, të thuash, gati në të gjitha rastet jetësore, kur është

kërkuar ndërhyrja e tyre. Andaj, për ta ngritur këtë institucion juridik popullor në një nivel sa më të lartë

112 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 124. 113 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë 1980, f. 124 114 Franz Nopçsa, Burim i kanunit të Lekë Dukagjinit, në Djalëria nr.4, 1920.

47

e për t’i bërë vendimet e tija të paluhatshme, kanuja na thotë: “Pleqnia e ré s’mund me shkelë të vjetrën,

sepsè Plan mbí plak kanûja s’bán”115.

Letërsia është formë kreative dhe imagjinative e të shkruarit, ku gjuha ka organizëm dhe funksion të

veçantë116.

Pleqtë e mi, mësuar në arat mes baltës e gurit.

Ata ishin njerëz të thjeshtë

Dhe të heshtur si kokrra e grurit117.

Poeti na tregon për kohën kur ai zhvendoset me prindërit në qytet. Pleqtë të cilët janë të mësuar me

baltën e tokës, me arat, me grurin, me hënën e cila për ta ndriçon ndryshe në fshat, poeti i dërgon në një

botë tjetër për ta. I krahason me kokrrën e grurit sepse ajo është e vogël e nuk bënë zhurmë, ashtu edhe

pleqtë të larguar nga balta e tyre heshtin dhe mundohen të kapin fillin e jetës së re.

Unë shkruaja;

Ata ëndërronin: rritet arave drithi,

Këndon lauresha ugareve,

Hyn në rrënjët e bostaneve urithi,

Hingëllin pela për mëzin livadheve...118.

Derisa poeti thurte vargjet e tij, prindërit që i kishte larguar nga vendi ku ata frymonin, mendonin në

heshtje për fshatin. Për pleqtë nuk ka gjë më të vrazhdë sesa ti mbyllësh brenda katër mureve dhe t’i

privosh nga e drejta e shijimit të bukurive të natyres. Në mendjen e tyre janë gjithmonë punët e fshatit,

lërimi i arave, rritja e drithit, frika e dëmtimit të të mbjellave por prapë ato i kujtojnë në heshtje dhe

mundohen ti përshtaten jetës së re.

Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në

qarkullim të shumëfishtë gojor. Një nga tiparet themelore të kanunit është pikërisht mekanizmi i

transmetimit të këtij informacioni juridik dhe etnokulturor. Transmetimi i tij i pashkruar ka qenë mënyra

e ekzistencës së kanunit, pasi fshatarët analfabetë dhe të privuar nga çdo mjet tjetër komunikimi, nuk

kishin asnjë mundësi tjetër për të transmetuar vlerat dhe traditat nga brezi në brez119.

115 Aleks Buda, “Etnografia shqiptare dhe disa probleme të saj”, në: “Gjurmime albanologjike”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Folklor dhe Etnologji, IV-1974, Prishtinë 1976, f. 99. 116 Terry Eagleton, Ç’është letërsia?, f. 9-11. 117 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 132. 118 Po aty 119 Rezana Konomi (Perolla), Rendi etnojuridik nga statutet tek kanunet, Kristalina-KH, Tiranë, 2013, f. 186.

48

Kanuni ishte ndërgjegjja e njeriut në botën e maleve120. Larg garnizoneve ushtarake dhe institucioneve të

imponuara, shqiptarët do të ruanin lirinë, besimin, gjuhën, kulturën dhe ligjet e tyre121. Në mënyrën e

shqyrtimit të traditës etno-juridike vazhdoi të shpërfillej një prej ligjeve themelore të shkencës së

antropologjisë: fuqia e traditave gojore pushon së vepruari pasi ato tej-shkruhen, shfaqen si ligjërim i

shkruar122.

Vjen në mbrëmje,

tek i ati me qylaf,

Lekët nuk i paskan dalë,

e ha pilaf!,

Lugën merr,

e zgjat në sofër,

në çanak,

Plaku hundët shfryn,

në vatër,

në oxhak123.

Teksti artistik është mekanizëm që funksionon në mënyrë të veçantë dhe që përmban në vete një

informacion të një shkalle të lartë124.

Vargjet na tregojnë për të birin e një plaku, i cili gjatë tërë ditës ishte jashtë shtëpisë duke u munduar të

sigurojë jetesën. Ai në mbrëmje përsëri erdhi tek i ati sepse të holla s’kishte e buka në shtëpinë e të atit

nuk do t’i mungonte. Poeti na e përshkruan plakun me qylaf, pra me një qeleshe të bardhë prej plisi të

cilën e mbanin në të shumtën e rasteve pleqtë. Në këtë strofë na tregohet darka brenda një vatre të

ngrohtë. Aty të gjithë hanë në një çanak (hanë në një tavë) e plaku si më i vjetri i shtëpisë nuk e ka fare

problem t’u fryej hundëve kur të tjerët janë në sofër (tryezë). Oxhakun autori e përmend si pjesën më të

rëndësishme të shtëpive shqiptare, rreth të cilit burrat zhvillonin lojëra të ndryshme.

Shih: Ndue Dedaj, “Kanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit”, GEER, Tiranë 2010, f. 59. Shih: Ernest Koliqi, “Vepra 4”, Faik Konica, Prishtinë 2003, f. 13-14. “Kanûni” ose Kodi i Maleve shqiptare, thuejse i panjohun përjashta, ruen në vetvedi rregulla juridike shumë të lashta që i shkrojnë për shtat bindshëm rregullimit të jetës së nji shoqnie heroike patriarkore. Gjuha lapidare me të cilën ligjëbâsi anonim leçitë rregullat themelore të Kanûnit, kumbon tashmâ plot frymzime epike. Ka kohë që këto ligje të parahershme s’janë mâ në fuqí, por fryma që i përshkon ka mbetë në mendsinë e popullit. 121 Tonin Çobani, “Princi i përfolur Lekë Dukagjini”, Lisitan, Tiranë, 2003, f. 110. 122 Shaban Sinani, “Etnos në epos”, Naimi, Tiranë, 2011, f. 147. 123 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 153. 124 Agim Vinca, Panteoni i ideve letrare, Camaj-Pipa, Shkodër, 2002, f. 10.

49

Fjalët si qylaf, çanak, oxhak na tregojn për fjalë që janë përdorur shpesh nga gjyshërit tanë.

Ra shi e vendi gjëmoi anembanë,

Pastaj në qiell u grisën retë.

Të dukej sikur gjyshërit tanë,

Vraponin me kuaj e ngisnin qetë125.

Gjatë leximit të këtyre vargjeve shohim se kemi të bëjmë me një ditë me shi, dhe poeti ynë gjenë

frymëzimin për të shkruar poezi nga dita e zymtë nëpër të cilën po kalon. Madje nga retë e shumta që

kanë mbuluar qiellin ai duke përdorur figurën e krahasimit formon në qiell figurën e gjyshërve tanë që i

duket se po vrapojnë atje. Këtu na del edhe elementi i të kalurës, brezat më të hershëm të familjes. Ai na

lë të kuptojmë se ata kanë vdekur dhe sipas poetit tonë tani gjenden lart në qiell dhe në këtë ditë me shi

atij i duket sikur ata po ngasin kuajt në re. Me anë të vargut të fundit të kësaj strofë vërejmë edhe një

element tjetër, atë të punës, duke na lënë të kuptojmë se të parët tanë kanë kryer punët e fushës e të

arave me kuaj e qe.

4.4 Populli si element i poezisë së Agollit

Letërsia krijohet vetëm për t’u lexuar dhe për të provuar kënaqësi estetike prej saj. Vepra letrare ka

karakter të theksuar individual, madje të jashtëzakonshëm, prandaj edhe vlerësimi për të nuk mund t’i

nënshtrohet analizës logjike. Qëndrimi ndaj saj është krejtësisht subjektiv. Një vepër mund të kuptohet

dhe të interpretohet vetëm nga ai që e krijon. Çdo vepër ka karakter unikal, të pazbërthyeshëm, që fsheh

misteret e një subjekti të papërsëritshëm126.

Përmbledhja, “Lypësi i kohës”, e cila është një bashkim i poezive të tri cikleve: “Lutjet e kambanës”,

“Tingujt e gurit”, “Lotët e tokës”, jo vetëm se janë poezi të reja, të shkruara kryesisht pas viteve ’90, por

për faktin që kompetenca komunikative e poetit është në një nivel të lartë127.

Dritëro Agolli është i ndikuar fillimisht nga poezia popullore, ndikim i cili më tepër sesa ndikim është

asimilim dhe përkim128.

125 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 161. 126 Floresha Dado, Teoria e veprës letrare-Poetika, shblu, Tiranë, 2003, f. 15. 127 Elona Çeçe, Kompetenca komunikative e poetit Dritëro Agolli në përmbledhjen me poezi “Lypësi i kohës”, Korcë, 2011, f. 31. 128 Merxhan Avdyli, Vargu agollian, Ma, Prishtinë, 2010, f. 39.

50

“Kri-kri” e tij më merr me vete mua,

Më merr të vockël, ndofta pa përmasa,

Më shpie ku lopa milet në katua,

Apo ku thahen kumbullat në dërrasa129.

Dritëro Agolli në poezinë e tij sjell shpirtin, natyrën e njeriut të lidhur pas trollit dhe frymës autoktone dhe

disponon një urti, zemërgjerësi e mprehtësi të kësaj natyre dhe të këtij shpirti. Ai, përmes poezisë, sjell

afshin dhe ngrohtësinë e natyrës së gjerë, të tokës që është njësoj burim jete dhe burim lumturie-sjell

verbin e thjeshtë, deri në maksimum poetik, bashkë me thellësinë dhe urtësinë e mendimit130.

Objekt i këtyre vargjeve duket se është fshati. Poetit ia kthen mendjen në fshat gjithçka, çdo gjë atë e bën

të kthehet në vendin e tij të dashur. Siç duket kemi të bëjmë me stinën e verës duke pasur parasysh që

vargjet fillojnë me kri-kri- që na kujtojn bulkthin i cili tërë verën këndon. Muzika e tij gjatë tërë natës duket

që e turbullon mendjen e poetit duke e dërguar në vendet ku milet lopa e ku thahen kumbullat.

I dua ata që pijnë të parët,

Në çezmat e shiut të verës së thatë,

Tek presin ujitjen e tokës mes arës,

Me sytë nga retë dhe dorën në shatë131.

Studiuesi Jani Thomai shprehet se “poeti i Devollit” është kryesisht “poet i fshatit” dhe me gjuhë me

ngjyresa të theksuara popullore, ai nuk bie kurrë te poeti dialektor e aq më pak krahinor, sepse është i

përkorë në zgjedhjen e mjeteve të shprehjes dhe funksional në përdorimin e tyre”132.

Ndikimi i veprës së Agollit në letërsinë shqipe, në veçanti ndikimi i tij në poezinë bashkëkohore shqipe,

shfaqet në forma dhe mënyra të ndryshme. Të njëjat përmasa i ka edhe ndikimi i Agollit, qoftë nga poezia

popullore, nga poezia e traditës shqiptare apo nga një pjesë e poezisë së huaj, që ai e ka përkhtyer dhe

përshtatur.

Dritëro Agolli është një individualitet i rrallë i letrave shqipe, i cili i ka dhënë kontribut të çmuar në

ligjërimin poetik, si dhe në pasurimin e gjuhës shqipe me shumësi të larmishme mjetesh shprehëse. Në

129 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 179. 130 Koço Bihiku, Vëzhgime mbi ndikimin e folklorit në poezinë e sotme shqiptare, në: “Letërsia dhe koha-Studime”, Naim Frashëri, Tiranë, 1982, f. 232. 131 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 180. 132 Jani Thomai, Teksti dhe gjuha, Tiranë, 1992, f. 20.

51

vargjet e tij shprehen ndjenjat e një liriku me shije të hollë, mjeshtëria prej krijuesi të rafinuar, përgjegjësia

për të gdhendur bukur fjalën shqipe.

Prapë stina e verës dhe jeta e fshatit. Autori është i dashuruar në këtë jetë, ai dashuron gjithçka që

zhvillohet arave e livadheve, ai e pëlqen jetën e bujkut dhe mënyren se si ai me djersën e ballit fiton bukën

e gojës. Këto vargje tregojnë për kohën e thatë që mbanë verës dhe për mënyren se si bujku vazhdimisht

shikon qiellin duke kërkuar shi. Ata pa ndihmën e mjeteve janë kujdesur për tokën, duke e bërë atë

produktive me ato pak gjëra që i kanë pasur në dispozicion. Poeti i do të gjithë ata që mundohen e punojnë

e jo ata që tërë kohën presin nga të tjerët.

Pastaj u mblodhën fshatarët e mi,

Faqet e parruara ulën mbi mua,

E thanë: Shumë ara do të lërosh ti,

E shumë ujë do pish në krua!133.

Fshatarët e Dritëros të lodhur nga puna e përditshme, ashtu plotë djersë, e të parruar erdhën të shohin

foshnjën e sapolindur. Nga punët e shumta ata nuk kishin kohë as për veten dhe për higjienën e tyre

personale. Që foshnjë poetin tonë e kishin uruar të bëhej një fshatarë i zoti dhe të kryej punët e fshatit

me shumë sukses. Në këto vargje poeti përmend kroin si burimin e freskisë ku çdo kalimtar ndalet dhe

shijon ujin e tij.

Një tipar i rëndësishëm në ligjërimin poetik agollian është mbështetja te gjuha e popullit, ku ka gjetur një

burim të pasur me mjete shprehëse, por kjo nuk e ka zbehur përgjegjësine e poetit për një gjuhë

normative. Ai radhitët, ndër ata përfaqësues të letërsisë shqipe, që kanë dhënë e japin ndihmesë të

veçantë për të përpunuar e pasuruar gjuhën tonë letrare kombëtare, për kristalizimin e normës gjuhësore

dhe për përsosjen e ngulitjen e saj të mëtejshme, si dhe për përpunimin stilistik të kësaj gjuhe134.

Me gjithë ndikimin nga gjuha e popullit, krijimi poetik është edhe krijim gjuhësor individual, kështu që nuk

është fjala për imitim shabllon a për shtampë, por për depërtim në vlerat më të mira të kulturës popullore.

Këtë e pohon vetë poeti kur shprehet: “Poezia popullore ka ndikuar tek unë, po poezia ime është poezi e

unit tim, ndryshe asgjë nuk do kishte kuptim”135.

Jam popullor e qejf e kam rrogozin,

133 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 133 134 Tomor Osmani, Mendime për gjuhën dhe stilin e Dritëro Agollit, në: “Gjuha jonë”, nr. 1, 1991, f. 31. 135 Moikom Zeqo, Liriku i tokës, demoni i fjalës, Tiranë, 1996, f. 170.

52

Dhe këmbëkryq rri shtruar si çoban;

Ma sjellin që ta pres me thikë kosin

Dhe gushën e gjeldetit në sahan136.

Vetë poeti tregon se është popullor, se e do traditën dhe gjërat e vjetra e mbushin me emocion. Mbi

rrogozin apo një llojë tepihu të punuar me kashtë plishi autorit ia kishte ëndja të qëndronte. Këmbëkryq

si çoban të rrinte mbi të dhe të priste bukën t’ia sillnin. Tregon se si buka shtrohej vetëm me praninë e më

të vjetrit, ishte kreu i familjes që duhej të priste kosin dhe atij i përkisnin gjërat më të mira. Poeti përdor

fjalë që nuk janë shqipe si sahan për pjatën, rrogoz për tepihun që vargjet e tij të fitojnë më shumë forcë

shprehëse dhe të tingëllojnë më bukur.

136 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 155.

53

KREU V: Filozofia jetësore si përjetim artistik

5.1 Figura e nënës, gruas, motrës, të dashurës në dy ciklet e tij

Agolli si poet hap mesazhin, e bën transparent domethënien, e identifikon plotësisht me referencë reale

duke shpallur kështu pozitat ateiste si rezultat i humbjes së traditës nën presionin e ndërrimeve të

shpeshta137.

Dritëro Agolli është poeti i tokës. Gjithçka në poezinë e tij është e thjshtë dhe tokësore. Edhe gruaja, që

zakonisht merret si personifikim i bukurisë dhe i brishtësisë njerëzore, konceptohet tek ai në mënyrë

tokësore dhe realiste, koncept ky, që, siç do të shohim, është thellësisht shqiptar dhe popullor138.

E kënga e grave përhapej me erën e bukës,

E me erën e pikave të strehëve139.

Gratë këndonin duke gatuar bukën, ato i thurnin këngë vendit, natyrës e burrave të tyre kush nuk i kishte

pranë. Era e bukës përzihej me erën e shiut që binte dhe zëri i grave bëhej më i fuqishëm.

E këndonin këngë gratë në furra,

Me duar më brumë të bardhë, të bardhë,

E thoshte kënga që të ktheheshin burrat140.

Objekt adhurimi në lirikën e Dritëro Agollit nuk është gruaja e salloneve, që loz në piano ose freskohet me

erashkë-siç ndodh te disa poetë evropianë-por gruaja e thjeshtë fshatare: mjelësja, vjelësja141.

Gratë punonin vazhdimisht, ato kryenin jo vetëm punët e shtëpisë por gjithë punët e lëna nga burrat që

gjendeshin në luftë. Kënga e tyre duke gatuar bukën jehonte, ajo ishte e mbushur me shpresë për kthimin

e më të dashurve. Duart me brumë të bardhë simbolizojnë edhe thjeshtësinë e gruas shqiptare si dhe

moralin e lartë të saj.

E thoshte kënga për atë mot që do çelte qumështi i grave,

Si trëndafil i bardhë në gjokset, që ishin tharë,

137 Basri Çapriqi, Simboli dhe rivalët e tij, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2005, f. 71. 138 Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), Botim i dytë, Shtëpia botuese: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997, f. 144. 139 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 33. 140 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 34. 141 Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), Botim i dytë, Shtëpia botuese: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997, f.144.

54

Që shëndeti t’u vinte kalamajve,

Që të bëheshin burra të fortë e të mbillnin në arë142.

Kohët e mira do të vinë, vuajtjeve do t’u vjen fundi, dhe nuset do të bëhen nëna e shtëpia do të ngrohet

nga zëri i foshnjave. Pasi që gjinia mashkullore të kthehej në shtëpi, edhe grave do t’u kthehej lumturia,

fëmijët do të përmirësoheshin me shëndet, nga ushqimi i bollshëm që do të kenë. Ata do të bëhen burra

dhe do të ndihmojnë në punët e shtëpisë. E thoshte kënga që gjithçka e tharë do ujitej dhe të lulëzojë

përsëri.

Më të bukura se madonat e muzeve,

Kanë qenë për mua vajzat e gratë arbërore,

Që tok me mua u kanë dhënë ujë kuajve e qeve,

Që tok me mua kanë ecur në pllaja e shpate,

Me vezme në brez e maliher në krah143.

Gratë shqiptare kanë për poetin një rëndësi të veçantë dhe zënë një vend të madh në vargjet e tij. Ato

janë më të bukura se muzat, ato kryejnë çdo punë. Vullneti i tyre është shumë i madh dhe me

mençurinë e tyre ia kalojnë çdo gruaje te vendeve tjera. Punët e tyre ishin krah për krah me burrat, u

jepnin ujë kuajve, ngjiteshin bjeshkëve e majave të larta pa bërë asnjë zë e pa ndjerë lodhje. Ato merrnin

pjesë edhe në luftë dhe pushkën e mbanin gjithmonë pranë. Agolli ndjenë krenari të pashpjegueshme

për femrat shqiptare, ato janë shtylla e familjes dhe lakmia e gjithë popujve të tjerë.

Një grua në Bistricë lanë këmishë,

Një grua djersën e trupave të lodhur,

Me ujin e lumit e dërgon në det.

O duar të shkathëta!

Ju mund të bëheshit të buta si pambuk,

Dhe tastjerën e pianos të preknit;

Ju faqe librash mund të shfletonit,

Në bibloteka të mëdha e universitete144.

E tërë strofa i kushtohet gruas dhe brishtësisë së saj. Gruaja e kohës së Agollit ishte grua që kryente çdo

punë të shtëpisë, grua që ishte e diskriminuar. Me anë të anaforës në dy vargjet e para, autori na tregon

142 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 34 143 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 104. 144 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 120.

55

se gratë lanin këmishët të cilat mbartnin në vete mundin dhe djersën e burrave, që punonin çdo ditë pa

pushim. Poeti poashtu na tregon se në qoftë se gruas do i lejohej të shkonte në shkollë, ajo jo vetëm që

do zhvillonte vetëveten por edhe rrethi i saj do të ndjente përparimin e saj. Duart e gruas Agolli i krahason

me pambukun mirpo për shkak të punëve të rënda ato janë të vrazhda dhe nuk kanë mundësi të

përjetojnë ndjenjën e butësisë. Gruaja do të mund të zhvillohej dhe librat e universiteteve dhe

bibliotekave të mëdha do të mund të ushqenin trurin e saj. Por për fat të keq kjo nuk ishte e mundur,

sepse mentaliteti i kohës i ndalonte gruas këtë të drejtë.

Kur erdha këtu i mora me vete pleqtë,

Nëna ime, e bukura Hatixhe,

Më e bukura nga gjithë fshataret,

Përmbi një minder nën penxhere,

Më polli mua kur u kthye nga arat145.

Nënat shqiptare janë më të fortat në botë, ato janë qëndresa dhe fuqia e shtëpisë. Duke folur për nënën

e tij autori nënkupton edhe shumë gra të tjera shqiptare. Ai tregon se si nëna e tij shtatëzënë kishte punuar

gjithë ditën në arë, kishte kryer tërë punët e shtëpisë dhe pastaj kishte lindur të birin. Në këto vargje na

shfaqet edhe diskriminimi që i bëhej gruas sepse pa marrë parasysh gjendjen shëndetësore në të cilën

gjendej, ajo duhej të përfundonte detyrat e veta. Madje nuk kishte kohë as të shtrohej në spital për të

lindur, por edhe këtë akt duhej ta kryente në shtëpi. Poeti nxjerr në pah forcën e gruas shqiptare dhe mos

nënshtrimin e saj ndaj asgjëje.

E bukur, tokësore, e thjeshtë, lozonjare,

E tillë për mua je ti.

Unë vë kokën e zezë, si ugar, në supet e tua ledhatare

Dhe rri.

***

Të dy jemi bërë nga lulet, nga dheu,

Të dy njëri-tjetrit i duhemi me ditë, me net,

E bukura, tokësorja, e thjeshta grua!146.

145 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 133. 146 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 169.

56

Agolli ndjenë një admirim të paparë ndaj gruas, ajo për të është fuqi tokësore. Me anë të gradacionit ai

rënditë cilësitë që ka gruaja për të. Ndërsa kokën e tij ai e bënë të zezë, si diçka pa vlerë që gjenë qetësi

në supet e gruas. Ajo i falë ndjesi dhe prehje poetit tonë. Autori tregon se burri dhe gruaja janë bërë për

njëri-tjetrin, ata duhet t’i qëndrojnë pranë shoqi-shoqit në çdo ditë dhe në gjithçka.

Sa pak këndojmë për gratë tona!

Për gratë e bukura e të mira,

Që na përkëdhelin me duar të njoma,

Kur kthehemi nga rrugë të vështira.

***

Për ato që kanë ditur në jetë

Të lindin kreshnikë e perri,

Në maternitet e shtëpi,

Në mal e në arë,

Duke prerë dru e duke hedhur farë!...147.

Agolli vë në dukje se shumë pak flitet për gratë, shumë pak u këndohet atyre, cilësive që ato kanë. Ai

tregon se gratë kanë çdo cilësi të mirë që mund të posedojë njeriu, ato janë qetësim për shpirtin. Kur

burrat e lodhur dhe të rraskapitur nga puna kthehen në shtëpi, janë gratë ato që u dhurojnë dashuri dhe

që i ndihmojnë ta kapërcejnë lodhjen. Gruaja është dashuri por vlera e saj nuk është aq sa duhet, nuk

vlerësohet ashtu siç e meriton. Gratë shqiptare kanë lindur kreshnikë të mëdhenjë, ato nuk kanë shikuar

se ku gjenden në shtëpi apo maternitet, ato janë kujdesur për fëmijët si shqiponja për të vegjëlit e vetë.

Ato kanë hequr të zitë e ullirit po të shprehëshim kështu dhe prapë nuk janë vlerësuar sa duhet, nuk kanë

marrë meritat e veta. Figura e gradacionit është e pranishme edhe në këto vargje dhe krijon një ndjesi

shumë të këndshme gjatë leximit, të ngjallë emocion të bukur.

U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,

U bë si pulëbardhë e lehtë,

Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita,

Rënkoi e fluturoi mbi retë148.

Agolli këto vargje ia kushton nënës e cila tanimë është plakur dhe rrudhat kanë zënë vend në ballin dhe

fytyrën e saj. Duke përdorur krahasimin autori na tregon se nëna është bërë si pulëbardhë, edhe e bukur

147 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 181. 148 Dritëro Agolli, Lypsi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 7.

57

edhe e lehtë. Kujton me nostalgji nënën dhe gjithë dashurinë e saj. Papritur ajo largohet, ikën larg mbi

retë dhe lë një boshëllëk të madh në shpirtin e poetit.

5.2 Prania e dukurive metafizike në poezinë e Agollit

Te përmbledhja “Lypësi i kohës” subjekti lirik është fatkeq, sepse e ka të vështirë të gjejë udhën me kohën,

kur jeta nuk i premton shumë, por shpresa është ajo që ngrihet e fuqishme për të sfiduar pengesat dhe

për t’i ndricuar rrugën. Në labirintin e ngatërruar të jetës ka shumë dhimbje, por “megjithatë nuk është e

keqe jeta”, madje mirë do të ishte të mos kishte natë, se jeta natën i përngjan një fluture që djeg veten

rreth llambës, pa kuptim. Poeti mendon se dhimbja e fisnikëron njeriun.

Asnjëri prej poetëve tanë, në historinë e letërisë shqipe, nuk e ka shfaqur veten në harkun e vet poetik,

në moshën që ka sot Dritëro Agolli, me këtë ndjeshmëri liriku, me këtë freski dhe forcë jetësore vargu, me

këtë thjeshtësi monologimi, me këtë sens filozofimi, origjinaliteti dhe identiteti që nuk shterret149.

Gjuha e poezisë dhe gjuha e religjionit janë vënë pranë e pranë më se një here, kurse tipari që i vë në të

njëjtën fushë komunikimi është karakteri simbolik, mënyra simbolike e ndërtimit të tekstit150.

Nuk rrodhi shumë ujë,

Nga lumi nëpër zall,

Kur ti u bëre nuse,

Në fshatin nën një mal151.

Dhimbja e dashurisë, humbja e të dashurës na paraqitet këtu. Aq bukur e paraqet atë saqë të duket sikur

po përshkruan një dasmë e jo një dhimbje. Figura e femrës është shumë e çmuar për Agollin. Ai i kushton

vargje të shumta asaj. Pronarja e mendjes i kishte ikur nga duart, ajo ishte bërë nuse në fshatin që gjendej

në një mal. Me anë të këtyre vargje tregohet se femra në kohët e hershme është martuar nga prindërit,

të cilët i kanë dhënë vajzat në ato shtëpi të cilat kishin tokë shumë, që kishin bagëti dhe ishin familje me

zë.

149 Koço Petriti, Magjistar i fjalës poetike, Korçë, 2011, f. 44. 150 Basri Çapriqi, Simboli dhe rivalët e tij, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2005, f. 63. 151 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 166.

58

Sipas mendimit të Dritëro Agollit heroi lirik është një instrument, me anën e të cilit poeti shpreh ndjenjat

dhe mendimet e njeriut të kohës, transformimet që ndodhin në shoqëri dhe proceset historike152.

Leximi i poezisë së Dritëro Agollit, shkruar dhe botuar përreth një harku gjysmëshekullor, vazhdimisht, të

jep idenë e një udhëtimi të vazhdueshëm, gjatë të cilit, jo vetëm poeti, por edhe lexuesi duket sikur

përjeton, në të njëjtat nivele, ndryshueshmëritë e gjendjeve shpirtërore, dhimbjet, vuajtjet, gëzimet dhe

brengat e krijuesit. Fuqia e tij poetike, përmes rrezatimit të brendshëm vë në lëvizje çdo gjë, duke u

përpunuar në laboratorin e vet poetik. Në poezinë e tij gëlon një frymëmarrje epokale, një frymëmarrje

njerëzore, e cila mban gjallë nervin poetik, duke tendosur e çtendosur vargun, në varësi të dramacitetit

që përjeton subjekti lirik i poezisë së tij153.

Gjithë përmbajtja e poezisë është përshkrimi i shpërthimit kuptimor, i kalimit përmes kufirit të

paparashikueshmërisë do të shprehej Juri Llotman154.

Do jetë mëngjes dhe unë do vij patjetër.

Mbi xhaketën time do kenë rënë petale

Nga lulet e kumbullës së vjetër,

Nga lulet e thanës së thartë.

Aherë ti s’do jesh zgjuar akoma.

Unë do të vërshëllej të dashurën këngën tonë:

,,Ti çele herët, moj bajame!”155.

Dashuria poetin nuk e lërë të fle. Atij ia ka humbur gjumin femra, që është bërë e zonja e zemrës së tij.

Ende pa gdhirë mirë, do zgjohet për te dritarja e saj. Pemët e shumta në të cilat është ndeshur rrugës, pa

dyshim që do lënë gjurmët e veta në trupin e poetit. Tregon se gjatë udhës petalet e lules së kumbullës e

të thanës kanë mbushur xhaketën e tij por edhe e kanë mbushur me aromë të këndshme. Në këto vargje

na lë të kuptohet se kemi të bëjmë me stinën e pranverës. Poeti do të qëndrojë pranë dritarës së saj edhe

pse ajo akoma nuk është zgjuar. Duke pritur me padurim që ajo të zgjohet dhe të shikoj fytyren e saj të

bukur ia merr këngës: ,,Ti çele heret moj bajame”, dashuria kishte ardhur shumë shpejt në zemrat e tyre,

shumë shpejtë i kishte rrëmbyer në kthetrat e saj.

152 Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), Botim i dytë, Shtëpia botuese: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997, f. `145. 153 Jonela Spaho, Dimensioni i dhembjes dhe humanizmit në udhëtimin poetik të poetit ndër vite, në: “Dritëro Agolli “Doctor Honoris Causa”, Korçë, 2011, f. 38. 154 Jurij Llotman, Kultura dhe bumi, Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë, f. 16. 155 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 167.

59

Ai është njeriu i arave dhe i ugareve, i pyjeve dhe i korijeve, “devolliu i pagjumë”, të cilin jeta e ka bërë të

ashpër dhe të butë njëkohësisht156.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet

përballë botës mbarë. Shkrimtari i madh i një “gjuhe të vogël”, siç e ka quajtur dikush, ai është po aq i

dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në qendrat më të mëdha të kulturës botërore. Dritëro Agolli

hyri në historinë e letërsisë shqiptare si një poet popullor, që s’mban kurrfarë distance me lexuesin e

thjeshtë, që dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me

filozofinë e jetës së përditshme157.

Në mes të rrugës,

Kur dielli rri në zenit,

Etja zvarriset nga shkrepat e gurët.

At’herë burimi vrapon, pengohet, shushurit

Dhe etjes udhën ia pret e ia shuan urët.

Unë qëndroj e në burim vë buzët e mia të trasha158.

Koha për të cilën flitet këtu është mesdita, sepse atëherë dielli përvëlon me rrezet e tij dhe të ngjallë një

etje të pashuar.

E ndiej se këtë buzëqeshje e kanë patur

Edhe poetët antikë, kur shkonin këtij bregdeti

Të menduar, të heshtur, të zbathur

Me një torbë prej lëkure dhie me vete159.

Kur bënë një shetitje afër bregdetit, autorit i lind buzëqeshja ashtu kot, vetëm duke shijuar bukuritë e

natyrës. Ai nënkupton se edhe poetët antikë gjatë rrugëtimit në poezi kanë hasur në buzëqeshje e

hidhërime. Me anë të gradacionit apo shkallëzimit ai tregon se herë ishin të menduar, herë të heshtur e

ndoshta shpesh edhe të zbathur. Duke na bërë të kuptojmë se gjatë krijimtarisë letrare poeti has në

vështirësi të ndryshme e në probleme që nuk i parashikon. Shpeshherë gjithçka që një poet ka është një

torbë lëkure dhie e cila përmban një fletore e një penë, ku derdhet çdo preokupim i shkrimtarit.

156 Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), Botim i dytë, Shtëpia botuese: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997, f. 146. 157 Ali Jashari, Vlerësim për akademikun dhe shkrimtarin Dritëro Agollin, në: Dritëro Agolli “Doctor Honoris Causa”, Universiteti i Korçës, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Korçë, 2011, f. 11. 158 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 130. 159 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 127.

60

Unë e dua grurin,

kur ul kryet;

Kur në duar i thërmoj kallinjtë,

Si të kem thërrmuar tërë yjet,

***

Zbuten sytë e zbret ngadalë një mall.

Është gruri, kokërrza e grurit,

Pjekur verës, arave nën diell160.

Agolli është i dashuruar më natyrën, me çdo gjë që ajo krijon. Ai e donë grurin, i mbushet shpirti me

dashuri kur në dorë mbanë kallinjtë e grurit dhe sheh kokrrat e tij duke i rënë në dorë.

“Përzgjedhja dhe poetizimi i tyre është në harmoni të plotë me biografinë dhe natyrën e tij krijuese”161.

160 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 205. 161 Roland Zisi, Letërsi bashëkohore shqipe, Tiranë, 2008, f. 152.

61

PËRFUNDIME:

Poezia e Dritëro Agollit ka një pashtershmëri temash e motivesh;

Agolli është i pasionuar ndaj letërsisë, është veçanërisht i dhënë ndaj poezisë, e cila është jo vetëm pjesë

e frymëzimit të tij, por edhe pjesë e jetës dhe veprës së tij,

Krijimtaria poetike e Agollit mund të cilësohet si poezi tipike lirike;

Poezia e Agollit në vazhdimësi ka arritur t’i ruajë karakteristikat origjinale dhe burimore, me disa tipare

dalluese dhe të veçanta njerëzore dhe kombëtare,

Poezia e Agollit, duke e pasur një kod të veçantë të ligjërimit, është tejet e vështirë të hetohet se a është

e ndikuar apo e përkuar;

Agolli nuk është shumë i ndikuar nga poetët e tjerë, ndërsa pasardhësit e tij janë shumë më tepër të

ndikuar nga ai;

Më tepër se përkthyes i vëmendshëm i poezisë , Agolli është një rishkrues i poezisë të cilën e përkthen.

Në strukturën e vargut të tij Agolli ka përfituar nga modelet e shumta, si nga poezia jonë popullore, nga

poezia jonë e traditës dhe nga poezia e huaj.

Suksesi i Agollit në poezi nuk i takon atij vetëm në paraqitjen e tij me poezinë-vjershë, në kuptimin

tradicional, por përgjithësisht me format dhe tipat e poezisë të cilat ai i përdor. Kështu poemat e tij

paraqesin risi në poezinë shqipe, sikurse edhe e gjithë poezia e tij lirike. Kulmi i suksesit të tij është arritur

në shtrimin e temave dhe sublimimin e ideve të shfaqura, nëpërmjet tipave të poezisë lirike.

Në këtë dipomë në lidhje me figurën e Dritëro Agollit mund të themi se:

Dritëro Agolli u lind në fshatin Menkulas të Devollit, krahinë kjo në jug të Shqipërisë, në vitin 1931 dhe

vdiq në vitin 2017. Ai ka një krijimtari të pasur letrare dhe të llojeve të ndryshme. Agolli ka shkruar poezi,

tregime, novela, romane etj. Njihen 57 vëllime poetike të Agollit, vëllimi i tij i parë titullohet “Në rrugë

dola” që u botua në vitin 1958 duke e radhitur Dritëron në radhën e shkrimtarëve të viteve të ’60-ta. Ai

është një shkrimtarë i madh bashkëkohor në poezitë e të cilit mund të zbulojmë personalitetin dhe

karakterin e vetë Agollit. Është poet i plisit, i fshatit dhe i natyrës. Poet i plisit sepse në poezitë e tij gjejmë

të pranishme traditën dhe zakonet shqiptare, i fshatit dhe i natyrës sepse në vargjet e tij haset gjithçka që

lidhet me arat, livadhet, fshatin në përgjithësi si dhe me bukuritë e natyrës. Në veprën e Agollit hasim

edhe kultet shqiptare si: kultin e vendlindjes, kultin e malit dhe kultin e diellit e të hënës. Vendlindja zë

vend të rëndësishëm në veprën e Agollit. Askush si Dritëro nuk i ka kënduar vendlindjes. Në poezinë e tij

zënë vend arat, fushat, lisat, livadhet, bimët, zogjtë dhe gjithçka tjetër që ka qenë e pranishme në

fëmijërinë e tij. Agolli u formua si poet nga balta e vendlindjes, nga bari e natyra e saj që atë e mbushte

62

me frymëzim. “Mali” ishte ai që ndër shekuj e gjerë te lufta e fundit çlirimtare, kishte qenë streha më e

sigurtë për luftëtarët. Agolli i thurë vargje malit të Dajtit. Malet shqiptare për poetin janë aq madhështore

saqë është e pamundur që në ndonnjë vend tjetër të ketë ndodhur diçka më madhështore dhe më e

rëndësishme se në malet shqiptare. Edhe dielli dhe hëna zënë një vend të konsiderueshëm në vargjet e

Dritëro Agollit. Ai shpesh frymëzohet nga hëna dhe ndriçimi i saj, shpesh atë e krahason edhe me bukurinë

e femrës.

Në poezinë e Dritëro Agollit trajtohen edhe toka, folklori, mikpritja dhe populli si dhe figura e nënës, gruas,

motrës dhe e të dashurës. Dashuria e Agollit për toën është e madhe siç është edhe simbolika e saj. Ai nuk

jeton dot pa të dhe gjithmonë e vështron me dashuri dhe butësi. Agolli është fshatar, njeri që tërë jetën

ia ka kushtuar tokës, duke e punuar atë dhe duke i kushtuar një kujdes të veçantë, prandaj shpesh edhe

duket që tundohet nga ajo. Toka për Agollin është simbol i pasurive të shumta si shpirtërore e intelektuale

poashtu edhe simbol i qëndresës e i traditave kombëtare. Rëndësia e tokës më së miri shprehet në vargjet

e Agollit. Ajo për të është e shtrenjtë dhe e shenjtë. Te Dritëro Agolli folklorin e shohim si burim nga i cili

ai merr tema dhe heronjë, gjuhën dhe poetikën si dhe mënyrën e rrëfimit artistik. Agolli dallohet për

lidhjen e fortë me traditën kombëtare dhe për frymën popullore e cila i përshkon poezitë e tij. Mikpritja

është një dukuri për të cilën shquhet populli shqiptar. Andaj kjo dukuri nuk mungon as në vargjet e Agollit.

Dritëro këtë zakon të shqiptarëve e paraqet si një akt të thjeshtë por të mbushur me dashuri. Në poezinë

e tij ai sjell shpirtin dhe natyrën e njeriut të lidhur pas trollit dhe frymës autoktone. Agolli shprehet se

poezia e tij është shumë e ndikuar nga ajo popullore. Gjithçka në poezinë është e thjeshtë dhe tokësore.

Edhe gruaja konceptohet në mënyrë tokësorë dhe realiste. Gruaja tek Agolli nuk është gruaja e festave

dhe e salloneve e as ajo e cila i bie pianos apo që lexon libra. Ajo është grua e thjeshtë fshatare, është

mjelësja e vjelësja.

63

BIBLIOGRAFIA:

Agolli, Dritëro, Jeta në letërsi, Tiranë, 1987.

Agolli, Dritëro, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998.

Agolli, Dritëro, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980.

Agolli, Dritëro, Zhura e erërave të dikurshme, Ribotim, Tiranë, Onufri, 2006.

Aliu, Ali, E përbashkëta dhe e veçanta në poezi, në: “Studime dhe kritikë letrare, nga autorë shqiptarë të

Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Tiranë, 1983.

Anton Berisha, Mundësi interpretimi, Rilindja, Prishtinë, 1979.

Avdyli, Merxhan, Vargu agollian, Ma, Prishtinë, 2010.

Bihiku, Koço, Probleme letrare, Naim Frashëri, Tiranë, 1979.

Bihiku, Koço, Roli i shkrimtarëve për zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës letrare, në: “Studime filologjike”,

nr. 1, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1985.

Bihiku, Koço, Vëzhgime mbi ndikimin e folklorit në poezinë e sotme shqiptare, në: “Letërsia dhe koha-

Studime”, Naim Frashëri, Tiranë, 1982.

Braudel, Fernand, Gramatika e qytetërimeve, Tiranë, 2005.

Buda, Aleks, Etnografia shqiptare dhe disa probleme të saj, në: “Gjurmime albanologjike”, Instituti

Albanologjik i Prishtinës, Folklor dhe Etnologji, IV-1974, Prishtinë, 1976.

Çapriqi, Basri, Simboli dhe rivalët e tij, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2005.

Çeçe, Elona, Kompetenca komunikative e poetit Dritëro Agolli në përmbledhjen me poezi “Lypësi i kohës”,

Korcë, 2011.

Çiraku, Ymer, Poezia e gjysmës së dytë të shek. XX si hierarki vlerash, në: “Fenomeni i avangardës në

letërsinë shqiptare”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë,

Arbëria, Tiranë, 2004.

Çobani, Tonin, Princi i përfolur Lekë Dukagjini, Lisitan, Tiranë, 2003.

Dado, Floresha, Teoria e veprës letrare-Poetika, shblu, Tiranë, 2003.

Dado, Floresha, Vlerësim mbi personalitetin e Dritëro Agollit, në: Dritëro Agolli “Doctor Honoris Causa”,

Universiteti i Korçës, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Korçë, 2011.

Dedaj, Ndue, Kanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit, GEER, Tiranë, 2010.

Ëelen Rene Ëarren Austin, Teoria e letërsisë, Onfuri, Tiranë, 2007.

Eqrem Çabej, Për gjenezën e lietarëturës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.

Floresha Dado, Teoria e veprës letrare, SHBLU, Tiranë, 2003.

64

Hamiti, Sabri, Pamje e re e letërsisë shqipe, në: “Letërsia si e tillë”, Tiranë, 1996.

Hamiti, Sabri, Shekulli i madh i letërsisë shqipe, Vepra letrare 9, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Jashari, Ali, Vlerësim për akademikun dhe shkrimtarin Dritëro Agollin, në: Dritëro Agolli “Doctor Honoris

Causa”, Universiteti i Korçës, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Korçë, 2011.

Jorgo Bulo, Magjia dhe magjistarët e fjalës, dituria, Tiranë, 1998.

Jorgo Bulo, Tradita dhe risi letrare, Naim Frashëri, Tiranë, 1981.

Koco Bihiku, Letërsia dhe koha, Naim Frashëri, Tiranë, 1982.

Koliqi, Ernest, Vepra 4, Faik Konica, Prishtinë, 2003

Lafe, Emil, Dritëro Agolli, mjeshtër i fjalës shqipe, Telegraf, 13 tetor, 2011.

Lamaj, Artur, Pasuritë e ligjërimit shqip, Gjirokastër, 2011.

Llotman, Jurij, Kultura dhe bumi, Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë.

Memisha, Valter, Studime për fjalën shqipe, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Qendra e Studimeve

Albanologjike, BOTART, Tiranë, 2011.

Nopçsa, Franz, Burim i kanunit të Lekë Dukagjinit, në: “Djalëria” nr.4, 1920.

Osmani, Tomor, Mendime për gjuhën dhe stilin e Dritëro Agollit, në: “Gjuha jonë”, nr. 1, Tiranë, 1991.

Perolla, Konomi, Rezana, Rendi etnojuridik nga statutet tek kanunet, Kristalina-KH, Tiranë, 2013.

Petriti, Koço, Magjistar i fjalës poetike, Korçë, 2011.

Qosja, Rexhep, Tri mënyra të shkrimit shqip, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004.

Razi Brahimi, Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1972.

Razi Brahimi, Kur flasim për poezinë, Naim Frashëri, Tiranë, 1972.

Sali Bytyçi, Labirinteve të tekstit letrar, Sheshi, Prishtinë, 2003.

Shkurtaj, Gjovalin, Pesha e fjalës shqipe, Tiranë, 2009.

Shuteriqi, Dhimitër, Metrika shqipe, Prishtinë, 1968.

Sinani, Shaban, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit- (Studime dhe artikuj), Naimi, Tiranë, 2012.

Sinani, Shaban, Etnos në epos”, Naimi, Tiranë, 2011.

Sinani, Shaban, Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të, studime, Qendra e Studimeve Albanologjike,

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Naimi, Tiranë, 2010.

Sinani, Shaban, Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të-Studime, Naimi, Tiranë, 2010.

Spaho, Jonela, Dimensioni i dhembjes dhe humanizmit në udhëtimin poetik të poetit ndër vite, në: “Dritëro

Agolli “Doctor Honoris Causa”, Korçë, 2011.

Terry Eagleton, Hyrje në teorinë letërsisë, Camaj-Pipa, shkodër, 2005.

Thomai, Jani, Aromë popullore në ligjërimin poetik të Dritëro Agollit, Korcë, 2011.

65

Thomai, Jani, Teksti dhe gjuha, Tiranë, 1992.

Tirta, Mark, Panteoni e simbolika, doke e kode në etnokulturën shqiptare, Instituti i Kulturës Popullore,

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2007.

Umberto Eko, Si bëhet një punim diplome, Përpjekja, Tiranë, 1997.

Umberto Eko, Si shkruaj, AIKD, Prishtinë, 2003.

Vata, Rovena, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi,

Tiranë, 2013.

Vinca, Agim, Aspekte të poezisë së sotme shqipe, në: “Studime dhe kritike letrare, nga autorë shqiptarë të

Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Tiranë, 1983.

Vinca, Agim, Panteoni i ideve letrare, Camaj-Pipa, Shkodër, 2002.

Vinca, Agim, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), Botim i dytë, Shtëpia botuese: Enti i

teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997.

Zeqo, Moikom, Liriku i tokës, demon i fjalës, Tiranë, 1996.

Zheji, Gjergj, Bazat e vargëzimit shqiptar, Gjergj Zheji, Vëzhgime metrike.

Zisi, Roland, & Boçi, Luçiano, Dritëro Agolli dhe letërsia shqipe, në: “Librin e botimit në Konferencën

Shkencore Ndërkombëtare, Dritëro Agolli-Personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës shqiptare”,

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Gjikokastër, 2013.

Zisi, Roland, Letërsi bashëkohore shqipe, Tiranë, 2008.