punim diplome kandidatja: mentori nuza.pdf3 abstrakt synimi i këtij punimi është të jap një...

31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI ‘’ FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA LETËRSI SHQIPE POEZIA E DRITËRO AGOLLIT PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori: Jehona Nuza Prof. Asos. Dr. Kamber Kamberi Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 23-Feb-2021

241 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI ‘’

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA LETËRSI SHQIPE

POEZIA E DRITËRO AGOLLIT

PUNIM DIPLOME

Kandidatja: Mentori:

Jehona Nuza Prof. Asos. Dr. Kamber Kamberi

Gjakovë, 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

2

KOMISIONI

Kryetar _________________________

Anëtar _________________________

Anëtar _________________________

Kandidatja: Jehona Nuza

Nënshkrimi

_____________________

Gjakovë, 2020

Page 3: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

3

Abstrakt

Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro

Agollit. Cilat janë motivet që e kanë çuar rreth krijimit të atyre poezive dhe gjuhën të cilën e ka

përdorur poeti në krijimin e poezive .Po ashtu në këtë punim në tërësi paraqitet lidhja e

ngushtë dhe e pakëputshme e poetit me poezinë, pjekuria dhe rrugëtimi i tij përgjatë krijimit të

vargjeve. Ne këtë punim përmenden edhe fenomenet që e bëjnë të pashtershme krijimin e

vargjeve dhe që poeti gjithmonë është kthyer tek ato fenomene për të gjetur frymëzimin për

krijimin e veprave të tij.

Abstract

The aim of this work is to give a clearer picture of the poetry of Dritëro Agolli.What are

the motives that led him to the creation of those poems and the language that the poet used in the

creation of poems. Also in this work as a whole presents the poet’s close and inseperable

connection with poetry his maturity and journey through the creation of verses.This work

mentions the phenomens that make the creation of verses inexhaustible and that the poet has

always returned to those phenomena to find inspiration for creation of his work

Page 4: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

4

Pasqyra e lendës:

HYRJE................................................................................................................................. 5

Metodologjia e punimit

1.Tema e punimit.................................................................................................................. 6

2.Objektivat e punimit........................................................................................................... 6

3.Metodologjia dhe metodat e punës.................................................................................... 6

KREU I

Dritëro Agolli, jeta dhe veprimtaria letrare

1.1.Jeta e Dritëro Agollit....................................................................................................... 7

1.2.Veprimtaria letrare e Dritëro Agollit.............................................................................. 9

KREU II

Analizë gjuhësore e stilistike

2.Ngjyrime popullore në poetikën e Dritëro Agollit.............................................................. 12

2.1. Poet i dhimbjes dhe i humanizmit.................................................................................. 16

KREU III

3.Motivet në poezinë e Dritëro Agollit............................................................................... 19

3.1Toka ................................................................................................................................. 19

3.2.Dashuria........................................................................................................................... 22

3.3.Indetiteti kombëtar.......................................................................................................... 26

PËRFUNDIME.................................................................................................................... 30

LITERATURA.................................................................................................................... 31

Page 5: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

5

Hyrje

Ky punim trajton poezinë e shkrimtarit, publicistit, veprimtarit shoqëror, Dritëro

Agollit.Kritik ndaj frymës tradicionale dhe patriotizmit retorik. Dritëro Agolli solli në poezinë

shqipe një ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjershërimit shqip.Ai është

prurësi i poezisë së “unit” të fortë. Prirja për vetëpohim u duk qysh në vëllimin e tij të parë “Në

rrugë dola” (1958), por u shpreh më qartë në poemat “Devoll – Devoll” dhe në “Poemë për

babanë dhe për vetën”.

Poezia e Dritëro Agollit nuk e ndan të përgjithshmen nga vetjakja, bën sintezën e kolektivës

me individualen. Dritëro Agolli ruajti prej vlerave më të arrira të poezisë së tradites – frymën

popullore. Ai krijoi një gjedhe të re vjershërimi, që ndiqte Naimin, duke mëtuar risinë.

Krijimtaria e Dritëro Agollit në thelbin e vet është liriko – epike, ndryshe nga ajo tradicionale,

që mbahej kryesisht në lavdërinë epike. Dritëro Agolli e solli poezinë shqipe prej shqetësimi të

përgjithshëm te shqetësimi i njeriut. Poezia e tij përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i

bukës, i parmendës, i familjes, i prindit dhe i babait. Ajo sundohet nga bota e gjallë, shpirtëzimi

i mjedisit, shenjtërimi i natyrës, i arës dhe bagetisë. Në këtë tipar të poezisë së tij shfaqen gjurmë

të botëkuptimit panteist bektashian.

Dritëro Agolli në poezi e tij krijoi imazhin e një “Shqipërie ideale. Vepra më e rëndësishme

idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema “Nënë Shqipëri”. Gjatë gjithë rrugës

së vet krijuese më së gjysmëshekullore. Dritëro Agolli është poeti i dhimbjes njerëzore dhe i

filozofisë jetësore. I vëmendshëm ndaj dramave të mëdha të popullit, ai u bë njëherësh poeti i

dhimbjes vetjake të njeriut. Dritëro Agolli njohu një ringjallje poetike në dy dekadat të fundit.

Me vëllimet poetike “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Fletorkat e mesnatës” autori

shpall sfidën e tij të re të mjeshtërisë. Në këto vëllime shpërfaqet poeti më ideal te tronditur, që

duhet të gjejë vlerën dhe kuptimin e jetës së vet dhe të brezit që përfaqëson në kushtet e

tronditjeve të mëdha të shoqërisë dhe të ndryshimeve rrënjësore të rrugës drejt së ardhmes së saj.

Në tërësinë e vet poezia e Dritëro Agollit nuk ka përthyerje që lidhen me këto ndryshime. Ajo

është poezi e vlerave dhe shqetësimeve njerëzore, poezi e krenarisë dhe dramës, e lartësimit dhe

goditjes, e nyjëtimit të gjendjeve poetike të imëta. Dritëro Agolli përballoi me dinjitet sfidën për

t’i dhënë vlerën e merituar lirisë.

Page 6: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

6

KREU I

1.Tema e punimit

Strumbullarin kryesor të punimit e përbënë poezia e Dritëro Agollit.Emri i Dritëro Agollit

si një prej shenjave referenciale të historisë së letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të

20-të, është kërcëllitur nëpër dhëmbë, është mërmëritur e bërtitur, është vëshguar e përplasur, pa

pësuar atë humbje që shpresohej dhe madje mezi ç’pritej nga “kalorësit e çmistifikimit1. Cilat

janë motivet dhe figurat me të skalitura në poezinë e tij, e më pas vijon edhe aspekti hstorikë,

politikë e kulturorë, rruga drejt krijimit të shkrimeve të larta artistike të tij. Ndër vlerësimet me të

qëlluara për Dritëro Agollin është ai i Fransua Nurisjes, i cili ka thënë se, “Agolli është Kafka,

me pak më shumë diell”. Ndërsa Alen Boske shkruan për të se, “Shqipëria na zbulon një autor

me përmasa të mëdha… Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton famë

evropiane”.

2. Objektivat e punimit

Për t’i japur një analizë sa më të qartë këtij punimi kam shkuar sipas disa objektiva të cilat i

kam realizuar në ketë punim: stili që ka përdorur poeti në poezi, gjuha dhe ajo se çfarë e bënë

atë të veçantë në letërsi, fenomenet më të theksuara apo objekt frymëzimi me i shpeshtë në

poezinë e tij dhe po ashtu cilat janë lirikat e tij, si dhe raporti i tij kundrejt shoqërisë së

atëhershme, cilat qenë pengesë në rrugën e krijimtarisë së tij, dhe a e kishte të lehtë të krijonte

botën e tij të të menduarit, ta realizonte në letër qe të shohin të gjithë atë qe ju ka ofruar poeti.

3.Metodologjia dhe metodat e punimit

Për ta realizuar këtë punim ,së pari i kam mbledhur të gjitha të dhënat rreth autorit,jeta dhe

krijimtaria e tij. Jam njohur po ashtu me studime dhe shkrime të ndryshme kushtuar Dritëro

Agollit. Për ta realizuar gjithë këtë punim , kam përdorur metodën sintetizuese, metodën

përshkruese, ku me anë të këtyre metodave përshkruaj motivet e poetit që e shpien drejt

krijimeve të vargjeve të tij . Kam aplikuar dhe metodën interpretuese, ku me anë të kësaj

metode e bëjë më të qartë përmbajtjen e fenomeneve në krijimtarinë e poetit. Metoda krahasuese

është e aplikuar poashtu në këtë punim, ku përmes saj bëjmë krahasimin e fazave të

krijimtarisë së poetit. Metoda historike zë një vend po ashtu të veçantë ku njihemi me jetën dhe

veprimtarinë e krijimtarisë së poetit.

1.Shaban Sinani, ‘’Njerëzit e krisur’’ të Dritëro Agollit,Naimi,Tiranë,2012,fq.46

Page 7: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

7

KREU II

Dritëro Agolli, jeta dhe veprimtaria letrare

1.Jeta e Dritëro Agollit

Dritëro Agolli është figurë qendrore e poezisë shqipe në gjysmëshekullin e fundit. Një prej

përfaqësuesve më të rëndësishëm të “brezit të viteve 1960”; kritik ndaj frymës tradicionale të

poezisë së re të pasluftës, ai hyri në letërsi me kërkesën për ndryshimin e së ardhmes së

saj2.Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lindi në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën

“Asim Zeneli” (Gjirokastër), ku bëri dhe sprovat e para letrare. Agolli 16 vite të jetës i ka kaluar

në fshatin Menkulas, 4 vite në Gjirokastër kur ishte gjimnazist, 4 vite në Shën Petërburg (atëherë

Leningrad) të Bashkimit Sovjetik.Që nga mosha 25 vjeçare jetonte në Tiranë, në katin e tretë të

një apartamenti në Rrugën e Dibrës3. Deri në vitin 1991 ka qenë komshi me shkrimtarin tjetër të

madh, Ismail Kadare, në pallatin e shkrimtarëve.. Në moshën 9-vjeçare përfshihet në Luftën

Nacional Çlirimtare. Merr detyrën si korrier i çetave partizane. Një përvojë që Agolli e përmend

shpesh në kujtimet e tij. U martua për të dytën herë në moshën 34-vjeçare me Sadijen, më 4

tetor të vitit 1965, me të cilën ka dhe dy fëmijë, Artanin dhe Elonën. Me Sadijen u njoh në

dasmën e Ismail Kadaresë me Helenën, në vitin 1963, në shtëpinë e Kadaresë. Agolli pyet

pedagogun e Letërsisë, Naum Prifti, për vajzën që studionte për Letërsi në Universitetin e

Tiranës. Për herë të parë u martua gjatë kohës që ishte me studime, me rusen Nina, në vitin 1956,

kur ishte 25 vjeç. Martesa zgjati shtatë vite, derisa Shqipëria prishi marrëdhëniet me Rusinë. Nga

martesa e parë Agolli ka një djalë, Arjanin, i cili jeton në Rusi. Në Rusi, Agolli u kthye pas 31

vitesh që nga ndarja e tij me gruan e parë. Udhëtimin e tij në Shën Petërburg e bëri në vitin 1991,

kur mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk kishte më sistem komunist. Ditëlindja e Dritëro Agollit

përkon me rilindjen e një tjetër gjiganti të letrave shqipe.

Më 13 tetor ka lindur Millosh Gjergj Nikolla. Në të njëjtën datë, 20 vite më pas, lindi dhe

Dritëro Agolli.Rruga krijuese e Agollit nis në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër,

ku boton në shtypin e kohës poezitë e para të ndikuara nga autorët e Rilindjes dhe folklori

shqiptar. Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, Agolli bëri kërkesë për të vazhduar

shkollën e lartë për Zooteknikë4. Siç thotë vet Agolli, edhe pse kishte botuar poezitë e para,

2 Shaban Sinani, ‘’Njerëzit e krisur’’ të Dritëro Agollit-(Studime dhe artikujt), Naimi,Tiranë.2012,fq.15

3 Wikipeddia

4 Wikippedia

Page 8: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

8

mendonte se letërsia mund të zhvillohej vetë dhe duke ndjekur rrugë të tjera në jetë .Kërkesa për

të ndjekur studimet për Veterinari i dërgohet ministrit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit të ri.

“Ky djalë ka botuar vjersha, ndaj nuk ka për të studiuar për Veterinari, por të shkojë me studime

për Letërsi”, kanë qenë fjalët e ministrit që i ndryshuan rrjedhën e jetës Agollit. Poeti pati thënë

“Para se të bëhesha student, kur isha nxënës, ëndërroja të bëhesha veteriner, sepse më pëlqenin

shumë kafshët. Unë mbaja një manar, një sheleg manar dhe ai flinte me mua, unë flija në atë

shtrojën me dërrasa, ndërsa ai flinte poshtë nën mua. Nuk më ndahej kudo që shkoja. Më

kujtohet, kisha një kalë në shtëpi, shumë të mirë. Edhe në dasma shkoja me të; ne djemtë

shkonim në to se kush do t’ia çonte shaminë e nuses i pari në vatrën ku martohej dhe këtë punë

bënim me kalin e shpejtë. Një mbrëmje kali ishte shtrirë në haur. Mua më dukej sikur qante, dhe

qante vërtet. Vete në shtëpi dhe them se kali po qan. “Jo mor, – më thanë, – se nuk shtrihet kali,

ai edhe kur fle, fle në këmbë”. Vajtëm të gjithë dhe vërtet kali ishte shtrirë, na pa një herë të

fundit dhe vdiq. Kjo më ka mbetur merak dhe prandaj kërkova të bëhem veteriner kur mbarova

gjimnazin”, ka thënë Agolli në një intervistë për dëshirën e tij për t’u bërë veteriner.

Në Kongresin IV të Komitetit Qendror, Agolli kalon një nga momentet më kritike. I

duhej të bënte autokritikë si kryetar i Lidhjes dhe të sqaronte arsyet se përse pinte dhe ndonjëherë

fliste “pa menduar”. Një pozitë jo e këndshme kjo për shkrimtarin që njihej si një karakter rebel.

Në Kongresin X të Partisë së Punës, Agolli bëri dhe kthesën më të madhe të karrierës së tij

politike teksa u rreshtua në forcat progresiste.

Një veprim që i kushtoi shumë në sytë e komunistëve që kërkonin të mbanin me fanatizëm

sistemin. Dritëro Agolli ka marrë dhe kërcënime me vdekje pas vitit 1991. Ishte pikërisht fjalimi

i Kongresit X të PP-së që solli mërinë e komunisteve ndaj shkrimtarit. Në adresë të tij u dërguan

letra kërcënuese për të personalisht dhe familjen e tij.Në vitin 1991, Agolli ka ndenjur i izoluar

tre muaj në shtëpinë e tij në Rrugën e Dibrës, për arsye sigurie. Ministria e Brendshme vuri roje

në pallatin e tij pas sinjalizimeve për ndonjë sulm të mundshëm nga huliganë. Dritëro Agolli ka

qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet. Ai u emërua në vitin 1973 dhe u tërhoq nga

ky post më 31 janar 1992.Gjatë kohës së komunizmit, Agolli ka mbajtur këto detyra, kryetar i

Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe deputet në disa legjislatura.

Dritëro Agolli ka qenë që në vitet ‘90 anëtar i Partisë Socialiste, duke dhënë një kontribut të

veçantë në reformimin e kësaj partie. Agolli ka qenë deputet i Partisë Socialiste që nga viti 1992

deri në vitin 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie për vite më

radhë.Për herë të fundit Agolli ka qenë deputet i Parlamentit për gjashtë muaj në vitin 2005. Pas

largimit të deputetit të PS-së, Bardhyl Agasi, Agolli zëvendësoi atë. Ai kujton si momentet më të

lumtura të jetës së tij studimet në Rusi, daljen e librit të parë në botim më 1958, martesën me

Sadijen në 4 tetor 1963, si dhe botimin e veprave të tij në gjuhë të huaja. Agolli është zgjedhur

deputet për 30 vjet me radhë edhe në kohën e diktaturës, edhe dhjetë vjet në kohën e tranzicionit.

Në Parlament mbahet mend për urtësinë dhe fjalimet brilante në podiumin e Kuvendit. Për

Page 9: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

9

kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera,

është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Shkrimtari i njohur shqiptar, Dritëro

Agolli, është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003.

Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në

letërsinë shqipe. Krijimtaria e tij letrare ka përcjellë në shkollat tona, të të gjitha niveleve, ide

dhe parime morale, që kanë të bëjnë me formimin shpirtëror të brezit të ri. Jo vetëm në

antologjinë shqiptare, por ai tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës.

Dritëro Agolli ka punuar për 15 vjet me radhë si gazetar i gazetës “Zëri i Popullit”. Më pas ai

kaloi si shkrimtar i lirë i inkuadruar edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Miqësia e dy korifenjve të letërsisë shqipe, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, zë fill në

gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1950. Agolli ishte dy vite shkollore më i madh se Kadare, por

bashkë bënin pjesë në rrethin letrar të shkollës, ku dhe i recitonin vjershat njëri-tjetrit. Agolli së

bashku me Kadarenë janë dy krijuesit që e ngritën letërsinë në nivelin e asaj ndërkombëtare. I

përkasin brezit të shkrimtarëve të viteve 1960, që shpëtuan letërsinë nga dogmatizmi i realizmit

socialist. Veprat kryesore të Dritëro Agollit janë shkruar gjatë viteve të diktaturës. Megjithatë,

edhe pse nën skematizmin e kohës, romanet tij kapin tema universale dhe janë të vlefshëm për të

gjitha sistemet dhe të gjitha kohërat.

1.2.Veprimtaria Letrare e Agollit

Kritik ndaj frymës tradicionale dhe patriotizmit retorik, Dritëro Agolli solli në poezi një

ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjershërimit shqip. Ai është pruresi i

poezisë se “unit” të fortë. Prirja për vetëpohim u duk qysh në vëllimin e tij të parë “Në rrugë

dola” (1958), por u shpreh më qartë në poemat “Devoll – Devoll” dhe në “Poemë për babanë dhe

për vetën”. Poezia e Dritëro Agollit nuk e ndan të përgjithshmen nga vetjakja, bën sintezen e

kolektivës me individualen.

Dritëro Agolli ruajti prej vlerave më të arrira të poezisë së traditës – frymën popullore. Ai

krijoi një gjedhe të re vjershërimi, që ndiqte Naimin, duke mëtuar risinë. Rruga e rritjes se tij të

shkallëshkallshme poetike shprehët në librat: “Hapat e mija në asfalt” (1961), “Shtigje malesh

dhe trotuare” (1965), “Devoll – Devoll” (1964), “Mesditë” (1968), “Baballarët” (1969), “Nënë

Shqipëri” (1974), “Fjala gdhend gurin” (1977), “Udhëtoj i menduar” (1985), “Pelegrini i vonuar”

(1993), “Lypësi i kohës” (1995), “Fletorkat e mesnatës” (1999). Një pafundësi e gjerë letrare, kjo e

dobishme për lexuesin shqiptar dhe e rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare, e madje edhe për

letërsinë dhe kulturën në përgjithësi. Janë tetë vëllime poetike të cilat i ka përkthyer Agolli, duke

filluar nga poezitë e Eduard Bagrickit e deri te përmbledhja e botuar me përkthime të poetëve të

Page 10: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

10

ndryshëm lirikë rusë me titull “Shekulli i argjendtë”. Agolli ka përkthyer libra të veçantë të

autorëve të veçantë si: “Pol Elyari i shqipëruar”, “Robert Bërnsi i shqipëruar” dhe “Gerg

Traklli i shqipëruar” viteve të fundit, por edhe më herët i ka pasur disa botime të veçanta si

“Nata e fundit”-vjersha dhe poema , “Çelësat e lumtrisë”, “Duart e lira” dhe “Këngë e

gëzimeve dhe e brengave5’’. Përpjekjet e para letrare Agolli i ka bërë në fushën e poezisë dhe aty

e ka vendin e vet më të lartë, më të qëndrueshëm dhe më të sigurt, me çka edhe ka arritur të

krijojë një individualitet të rrallë në poezinë bashkëkohore shqipe, duke krijuar një stil të vetin të

vjershërimit, si në përzgjedhjen e temave, dhe trajtimin e ideve, ashtu edhe në përshkrimin e

shqetësimeve, por edhe në pikëpamje të mjeshtërisë artistike6.

Dritëro Agolli shfaqi në poezi një përfytyrim vetjak për “temën e madhe”, duke kërkuar

madhështinë poetike prej përjetimeve të subjektit të zakonshëm; duke zgjeruar shumëfish

hapësirën e realitetit në poezi dhe duke i ndryshuar rrënjësisht raporte ndërmjet tyre. Kjo poezi

ndikoi në tërësi për një klimë letrare më të butë në Shqipëri. Krijimtaria e Dritëro Agolli në

thelbin e vet është liriko – epike, ndryshe nga ajo tradicionale, që mbahej kryesisht në lavdërinë

epike. Dritëro Agolli e solli poezinë shqipe prej shqetësimi të përgjithshëm tek shqetësimi i

njeriut. Poezia e tij përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i

prindit, i babait. Ajo sundohet nga bota e gjallë, shpirtëzimi i mjedisit, shenjtërimi i natyrës, i

arës dhe bagëtisë. Në këtë tipar të poezisë së tij shfaqën gjurmë të botëkuptimit panteist

bektashian.

Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema “Nënë

Shqipëri”. Gjatë gjithë rrugës së vet krijuese më së gjysmëshekullore, Dritëro Agolli është poeti i

dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore. I vëmendshëm ndaj dramave të mëdha të popullit, ai

u bë njëherësh poeti i dhimbjes vetjake të njeriut. Dritëro Agolli njohu një ringjallje poetike në

dy dekadat e fundme. Me vëllimet poetike “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Fletorkat e

mesnatës”, autori shpall sfidën e tij të re të mjeshtërisë. Në këto vëllime shpërfaqet poeti me

ideal të tronditur, që duhet të gjejë vlerën dhe kuptimin e jetës së vet dhe të brezit që përfaqëson

në kushtet e tronditjeve të mëdha të shoqërisë dhe të ndryshimeve rrënjësore të rrugës drejt së

ardhmes së saj. Në tërësinë e vet poezia e Dritëro Agollit nuk ka përthyerje që lidhen me këto

ndryshime. Ajo është poezi e vlerave dhe shqetësimeve njerëzore, poezi e krenarisë dhe dramës,

e lartësimit dhe goditjes, e nyjëtimit të gjendjeve poetike të imëta.

Dritëro Agolli e përballoi me dinjitet sfidën për t’i dhënë vlerën e merituar lirisë. Dritero

Agolli ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin

“Nderi i Kombit”. Dritëro Agolli ka shkruar edhe tekste këngësh, madje duke marrë edhe

5 Robertë Bërns,Kënga e gëzimeve dhe e brengave,Naim Frashëri,Tiranë,1987.

6 Merxhan Avdyli,Vargu agollian,MA,Prishtinë,2010,f.30

Page 11: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

11

çmime. Një ndër çmimet ishte ai i vitit 1971, kur këngëtarja Alida Hisku, 14 vjeçe, në festivalin

e 10-të merr çmimin e dytë me tekstin e Dritëro Agolli “E Paharruara”. Është fitues i katër

çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. Dritëro Agolli ishte anëtar i

Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai poashtu qenë “Qytetar

Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës etj.Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët

më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Jo vetëm në antologjinë shqiptare, por ai

tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës.

Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi

më të përveçme, me më shumë individualitet. Është i pari që krijoi poezinë e “un-it”, përkundër

poezisë së “ne-ve”, që shkruhej në atë kohë “për të bashkuar masat”. Gjatë gjithë karrierës së tij

artistike, Dritëro Agolli ka lëvruar këto gjini të letërsisë: poezinë, poemën, tregimet, novelat,

romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, kritikën, analizën dhe raportin e lajmit. Agolli filloi

të shkruaj vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe Çajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në

gazetën “Rinia”. Për poezinë e parë të botuar ai shprehet: “Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku

ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: Ja ky është poeti im”.

Studiuesi kosovar, Sabri Hamiti shkruan: “Shekulli XX, që po e quaj shekulli i madh i letërsisë

shqipe, kudo në botën letrare, tashmë, cilësohet si shekulli i modernitetit, që shkrimin dhe

interpretimin letrar i trajton si vlera më vete, duke ngritur lart individualitetin përballë

kolektivitetit7”. Dritëro Agolli është shkrimtari që ka bërë poezi për këto kafshë dhe insekte:

kecat, dhentë, dhitë, maçoku, qeni, kali, lejleku, rabecka, pleshtat.

Agolli është shkrimtari që ka bërë poezi për këta njerëz të familjes: gruan, babanë, nënën,

djalin. Agolli u ka bërë poezi njerëzve që kanë pasur këto profesione: berberi, biznesmen.

Dritëro Agolli po ashtu është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar,

duke e zëvendësuar fjalën pijanec. Të ishe pijetar, do të thoshte të ishe një njeri që ta doje pijen,

por të mos bezdisje të tjerët. Agolli, i cili është edhe autor i një sërë skenarëve për dokumentarë,

ka megjithatë edhe një poemë që ka shërbyer si skenar për një dokumentar shqiptar me regji të

Endri Kekos. Bëhet fjalë për “Partizanin Meke”, i punuar në një formë të cilën Dritëroi e quan

origjinale dhe që ishte gjysmë film artistik dhe gjysmë dokumentar. Dritëro Agolli është një ndër

rastet unikal të krijuesve që edhe pas viteve të rinisë vazhdon të shkruajë poezi. Ndërkohë që

zakonisht pas viteve 30, krijuesit letrarë i përkushtohen prozës. Agolli vazhdon të shkëlqejë në të

dyja gjenitë.

7 Sabri Hamiti,Shekulli I madh I letërsisë shqipe,Vepra letrare 9, Faik Konica,Prishtinë,2002,f.552

Page 12: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

12

KREU II

Analizë gjuhësore e stilikore

2. Ngjyrime popullore në poetikën e Agollit

Dritëro Agolli është një nga penat më të spikatura të letërsisë sonë moderne, letërsi në të

cilën, siç shprehet studiuesi Sabri Hamiti, “është koha e njëjtësimit të autorit me

veprën8”,krijimtaria e Dritëro Agollit priret kah e mira, larg ligësive, urrejtjeve, sharjeve e

banaliteteve të kohës sonë. Dy shtyllat më të mëdha, që mbajnë thuajse gjithë peshën e brendisë

së veprës së tij, sipas meje janë Shqipëria (vendi, toka, fshati, rrugët, arat, fushat...) dhe njerëzit

(baballarët, heronjtë, partizanët, miqtë, të varfrit...), të gjitha të vështruara me dashuri, me zemër

të gjerë, me dëshirë të mirë, me shpresë të pashuar:Vetë titujt e dy poemave, “Nënë Shqipëri”

dhe “Baballarët”, si gjetje artistike, por edhe si mjete gjuhësore, përmbajnë atë ndiesi pozitive që

përmenda, sjellin me vështrimin e parë dashuri e ngrohtësi shpirtërore, si te poema e Naimit

“Bagëti e bujqësia”. Edhe në krijimet letrare të viteve mjaft të rënda për ne, siç ishin 1966-1967.

kur Dritëroi shkruan poezitë për “Fletorka e mesnatës”, ka shumë dhimbje njerëzore, trishtim e

vuajtje shpirtërore të një poeti të ndjeshëm, që në shumë raste i kapërcen me optimizëm e i

spërkat me pak humor argëtues. Dhe këtu më duket vendi për të sjellë qoftë edhe katër vargjet e

poezisë “Dashuria për vendin”: Koha kalon dhe vendin më tepër e dua, / Ndofta e dua se jetën e

ka më të gjatë / Dhe jetë nga jeta e vendit marr hua, / Që jetës sime t’i shtoj dhe një ditë e një

natë...”Për çfarë shkruan Dritëroi? Për gjithçka njerëzore, për çdo motiv popullor: për njeriun e

mirë, për baballarët, për të parët tanë e për të rinjtë e sotëm, për zemrat e bardha e shpirtrat e

dashuruar, për heronjtë, për shokët e miqtë, për dashurinë njerëzore e pastaj për Shqipërinë, për

fushat e gjelbra e arat me misër, për baltën e fshatit, për rrugët plot jetë, për lulet dhe zogjtë, e

për gjithçka na rrethon e përbën jetën tonë.

Krijimtarinë e Agollit e dominojnë dhe e mbizotërojnë dashuria e pakufishme për zakonet,

psikikën dhe kulturën e veçantë shqiptare, respekti për gjyshërit e baballarët, nderimi e adhurimi

ndaj kulturës materiale e shpirtërore të krijuar në shekuj prej tyre. Agolli është udhëtar i

përjetshëm i viseve arbërore, shtegtar i natës dhe i ditës, poet modern i tokës shqiptare, i plisit

dhe ugarit, poeti i fshatit dhe fshatarit që rron me natyrën, në gjirin e së cilës ai kërkon e gjen

8 Sabri Hamiti, Pamje e re e letërsisë shqipe, në: “Letërsia si e tillë”, Tiranë, 1996, f. 58-59

Page 13: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

13

parajsën, harmoninë e vërtetë, këngëtar i thjeshtë dhe madhështor i botës bimore e shtazore9.

Per ta berë më të qartë ngjyrimet popullore ne poezine Agollit, kemi një mbledhje të

leksikut. Fjalë të leksikut popullor: Në një qytet me buba dhe me minj; Dhe dielli i madh do

qeshet e do zgërdheshet; Të heshtësh fillikat diku në kafe; Diku i fshehur, tretur e harruar; Me

rraqe e rrangulla mbështetur pas murit; Është koha kur mblidhen shuk nën peshën e natës; U

frymë, u mufatëm dhe plasëm të gjithë në rrugë; Plasi për dreq në mrizin e zanave të tua; Po ne,

poetët e vjetër, jemi vërtet namusqarë; Me sy të çaplyer, plot neps e plot epsh; Dëgjoj lebetitjen e

qengjit të butë; Dëgjo rënkimin e viçit qyqar; I zjeva në poçe prej balte e lëngun e trashë e

nxora; Po presim të ngrihen, të marrin çomagat; Të gjithë djemtë i përpiu kurbeti; Në muret e

gjumit piklosur si letër; Mbase me shajak më qep një gunë; Që prapa dritareve shiu do zgjatë

tërkuzët; Tuliten zërat e vdekur prej kohësh; Dhe vjen një çast që zgjohen vetëtimthi; Po dhe një

pis që fjeti në atë dhomë; Që dalin, fshihen e papritur feksin; Në arkivol a me tabut; Quheshin

lugetër; Dhe shkrofëtinte pak nga qejfi; Me lodrat dhe me dhelet; Humb një krua / Dhe shkrënd

të mbetet vetja; Nënokja në ugar më polli, / Ndaj erë e ugarit më ndjek dhe mijëra fjalë të tjera të

kësaj shtrese, kryesisht të botës fshatarake.

Nënë Shqipëria

Poema “Nënë Shqipëri” (1974) është vepra më e gjatë në vargje e D. Agollit. Edhe vetëm kjo

e dhënë ka peshën e saj në përcaktimin e vendit që poema zë në krijimtarinë e poetit, por edhe në

historinë e letërsisë shqiptare në tërësi. Dhjetë kapituj, një hyrje dhe një mbyllje – vetë kjo

ngrehinë e veprës flet shumë për rëndësinë dhe vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar poeti kësaj

teme, për mendimet dhe përjetimet që ajo ka zgjuar në mendjen dhe vetëdijen e tij që përpara se

të ulej të shkruante vargjet e para dhe deri në çastin, kur ai i mbylli përfundimisht fletët e

dorëshkrimit dhe e quajti veten të plotësuar me atë që kishte nxjerrë nga duart.

O mushkë xanxare, të dua xanxare,

S’të dua të butë si dele manare,

Të dua të çiltër, të dua të pastër,

S’të dua të fshehtë, s’të dua të ngathët.

Të dy do kalojmë në shtigje plot derte,

Ti mbetu përherë xanxare e serte!

9 Roland Zisi & Luçiano Boçi, Dritëro Agolli dhe letërsia shqipe, në: “Librin e botimit në Konferencën Shekncore

Ndërkombëtare, Dritëro Agolli-Personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës shqiptare”, Universiteti “Eqrem Çabej”

Gjirokastër, Gjikokastër,2013, f. 18.

Page 14: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

14

“Jeta është luftë, punë e parreshtur, mund e përpjekje. Dhe poezia nuk mund të jetë thjesht

jastëk me pupla, por këngë dhe tinguj që shoqërojnë këtë luftë e këtë punë, këngë dhe tinguj të

vetë shpirtit”, – duket sikur thotë me anë të këtyre vargjeve poeti.

Mendimet më mblidhen si bletët rreth nënës.

Nënë Shqipëri, nënë Shqipëri!

Trokasin rrokjet, trokasin vargjet,

Trokasin hapat në Jug e Veri,

Trokasin pikat nën strehët e pragjet:

Nënë Shqipëri, nënë Shqipëri!

Përsëri të pranë vendosura dhe të gërshetuara tema e rrugëtimit të jetës dhe tema e këngës së

jetës, përsëri dhe përsëri, si një mënyrë e të jetuarit dhe e të përjetuarit të jetës. Dhe gjithçka,

edhe rrugëtimi edhe vargëzimi, në ritmikën e zhvillimit të tyre kanë një kumbim: mendimin e

mëmëdheut. Të gjitha këto përjetime hyjnë te poema “Nënë Shqipëri” dhe njëkohësisht

shërbejnë si hyrje në të, si hyrje e saj.

Nga gjithë qeniet e gjalla poeti

E do ledhatimin më shumë,

Se vuan i varfri, se digjet i shkreti

Për njerëzit natën pa gjumë.

Dritëro Agolli e ndjeu moralisht të nevojshme ta shprehte në një formë të re dhe në përmasa të

reja kuptimin e madh të jetës: dashurinë për mëmëdheun. Se vetëm kjo dashuri e bën njeriun të

përpiqet e të luftojë çdo ditë. Të vetëflijohet, në rast nevoje! Vargje që na kujtojnë të

pavdekshmen poezi të Naimit “Fjalët e qiririt”:

Në mest tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar,

Që t’u ap pakëzë dritë,

Page 15: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

15

Natënë t’ua bënj dritë.

Qëndroj para teje,

Ja tek më ke,

Për ty falem,

Për ty bëj be!

…………….

Jeton dashuria për ty,

Se birin tënd s’e thau civilizimi,

S’e thau shekulli i atomit

Dhe i zbritjes në Hënë;

Në buzët e plasura s’iu vyshk belbëzimi,

Belbëzimi i foshnjës që përgjërohet për nënë.

……………………………………………….

Çdo gjë që më dhe trashëgim e kam mbajtur

Kudo që kam shkuar,

Kudo që kam vajtur.

Dashuria e poetit për mëmëdhenë, për nënën Shqipëri, është dashuria për gjithë natyrën e

vendit, është dashuria deri në entuziazëm për bukurinë e tokës amtare. Por kjo bukuri nuk është

thjesht një kënaqje e syrit. Vendlindja, Shqipëria i duken të bukura jo kujtdo. Ato janë të bukura

për syrin e njeriut që e do vendlindjen, që e do Shqipërinë. Dhe shpesh te kjo dashuri ndihen

edhe nota të hidhura: kur vendlindja shpërfillet e shpërdoret, kur Shqipëria keqtrajtohet nga vetë

bijtë e saj, kur vendi s’ka zot. Dashuria e poetit për mëmëdhenë, për nënën Shqipëri, është

dashuria për këngën popullore, për krijimtarinë e popullit, për krijimtarinë që ecën në gjurmët e

krijimtarisë popullore:

Mes dy malesh me dëborë

Ra një trim vetullahollë.

…………………………

Page 16: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

16

O ju, korba, që po nxini,

Sytë e zez, të zez m’i lini,

Të shoh nënë, motër, grua

Të shoh pragun mos m’u shua!

Po kjo dashuri për krijimtarinë popullore dhe ky vlerësim e kjo nxitje për krijimtarinë që ecën

në gjurmët e krijimtarisë popullore e shtyjnë poetin t’i përjetojë pa tolerancë tingujt dhe ritmet që

vijnë a sillen nga jashtë, modelet e një produkti, që vetëm art e krijimtari e shëndetshme nuk

mund të quhen dhe që ndotin kulturën e një populli ashtu si e ndotin natyrën e këtij populli

sjelljet e plehrave të prodhuara në vende të tjera .Dashuria e poetit për mëmëdhenë është

dashuria për historinë e vendit, për historinë e popullit, dashuria për agimet dhe perëndimet, për

mitet e legjendat. Por në këtë dashuri nuk ka vend për poshtërimet dhe ndotjet që i bëhen

historisë së vendit dhe të popullit, ashtu si nuk ka vend për mite dhe legjenda, ku njerëzit dhe

popujt poshtërohen. Dashuria për mëmëdhenë buron edhe nga kohërat e hidhura të mërgimit.

2.1.Poet i dhimbjes dhe humanizmit

Studiuesi Robert Elsie shkruan: “Poezia bashkëkohore në Shqipëri e mori rrugën e vet të

zhvillimit në fillim të viteve gjashtëdhjetë. Në mënyrë të veçantë ajo qe fryt i krijimtarisë së tre

shkrimtarëve: të talentit të shumanshëm e të thellë Ismail Kadare nga Gjirokastra, që më vonë

do të gëzonte emër e famë ndërkombëtare, të poetit të tokës dhe tregimtarit Dritëro Agolli nga

krahina juglindore e Devollit dhe të poetit të poetëve Fatos Arapit nga bregu i Vlorës10”

Leximi i poezisë së Dritëro Agollit, shkruar dhe botuar përreth një harku

gjysmëshekullor, vazhdimisht, të jep idenë e një udhëtimi të vazhdueshëm, gjatë të cilit, jo vetëm

poeti, por edhe lexuesi duket sikur përjeton, në të njëjtat nivele, ndryshueshmëritë e gjendjeve

shpirtërore, dhimbjet, vuajtjet, gëzimet dhe brengat e krijuesit. Kjo është arsyeja përse kjo poezi

është pëlqyer dhe vazhdon të pëlqehet, duke u receptuar gjerësisht nga lexuesit e moshave të

ndryshme, sepse brenda universit të tij poetik gjen të gjitha etapat e jetës njerëzore në dialektikën

e tyre, të përshkruara prej një filozofie, sa thjeshtësisht jetësore, aq edhe humane. Nëse

krahasojmë poezitë e vëllimit të parë, “Në rrugë dola” me atë të fundit, “Fletorka e mesnatës”,

shohim një poet dimensioni kryesor i të cilit është humanizmi, dashuria për njeriun, një poet i cili

nuk i ndryshon strukturat e vargut sa herë ndryshojnë stilet poetike, por ruan gjithnjë

individualitetin e vet të papërsëritshëm, të tipizuar nga thjeshtësia, harmonia dhe muzikaliteti i

vargut e për më tepër nga brendia emocionale, e cila pavarësisht nga ndërrimet e sistemeve, në

thelb vazhdon të jetë vetvetja. Poezi e cila e specifikon dukshëm poetin në dimensionin kryesor

10 www.elsie.de/dr. Robert Elsie

Page 17: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

17

të tij, poezi e cila ka të bëjë me njeriun si mikrokozmos, me shqetësimet dhe brengat e tij të

përditshme, me çastet e shkurtra, apo me intervalet e gjata njerëzore, kur shpirti i njeriut

ndriçohet, hapet drejt së vërtetës, ndaj të pathënës, ndaj të bukurës, ndaj dashurisë, madje dhe

ndaj vdekjes.

Duke e ndjekur poezinë e Agollit nëpër kohë, shpesh të ndodh që të hasësh një poet të

trishtuar, të vetmuar, ndonjëherë të lodhur, por asnjëherë të mposhtur, sepse në të gjitha rastet ai

kërkon një dalje drejt një shtegu që ai e di se diku ekziston, një shteg nëpërmjet të cilit ai kërkon

të vendosë një balancë midis shpirtit poetik dhe shpirtit njerëzor në përgjithësi, një harmoni të

individit me botën ku jeton. Bukuria e kësaj poezie qëndron në bukurinë mitike të shpirtit dhe në

fuqinë e urtësisë, e cila vjen si rezultat i dialogimit të gjatë me vetveten: “Unë jam prej kohësh

pelegrin, / Shtegtar i karvanit të humbur, / Dhe bart në kurriz një premtim, / Të dhënë në hirin e

gjyshërve të mundur11”. Ky pelegrin ka kohë që udhëton, u bë gjysmë shekulli që udhëtimi i tij

vazhdon drejt finales, drejt premtimit, drejt dritës, atje ku fjala poetike arrin të japë kumtin më të

vërtetë të kohërave. Në këtë udhëtim, nëpër vite, nëpër kohëra të turbullta, të diellta apo me

mjegull, poeti ecën si një pelegrin duke duruar mundimin e torturueshëm deri në amshim, për të

ndriçuar veten dhe të tjerët, sepse vetëm një poet e di se pa ndriçuar dhe shenjtëruar veten, nuk

mund te ndriçosh e shenjtërosh të tjerët. Nëse poetëve ju ngarkohet shpëtimi i botës, ndoshta

atëherë bota është vërtet e shpëtuar. Poetët mund të shpëtojnë botën. E para ishte fjala që krijoi

botën, e para është fjala ne poezi për t’i dhënë frymë dhe sendeve dhe drurëve dhe tokës. Poeti

mendon se dhimbja e fisnikëron njeriun. Përvojat e dhimbshme dhe përballimi dinjitoz i tyre

vetëm se e fisnikërojnë njeriun prandaj ai kumton me përvojën e qenies së ndjeshme njerëzore:

“Kur njeriu nuk ndien as mall, / As brengë, as dhimbje, / Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as

shpresë, / Një gjë ju them me ndershmëri dhe bindje, / Lëreni të vdesë”. Ky është pranimi më i

sinqertë dhe më i bukur i jetës, sepse jeta e tillë është krijuar dhe e tillë do të vazhdojë, që njeriu

përmes përvojash të ndryshme shpirtërore të formojë relievin e tij shpirtëror, sepse dhimbja dhe

vuajtja janë daltat që gdhendin portretin moral të tij. Duke lexuar me ëndje ketë poezi të

patjetërsueshme dhe origjinale, sendërton çast pas çasti një mozaik të brishtë dhe të bukur, që

nuk është gjë tjetër veçse mozaiku i dhimbjes dhe vuajtjes njerëzore, i dhimbjes individuale dhe

universale, që e ndjek njeriun që prej lindjes deri në vdekje: “Gjithmonë më bren në shpirt

trishtimi”. Dhimbja është kudo si pjesë e pandarë e jetë njerëzore, dhimbja mund të shkaktohet

dhe prej gjërave të thjeshta, të rëndomta, atyre që lidhen më përditshmërinë tonë si: ankimet e

paprera që përbëjnë ritmin monoton të jetës, dhimbja kur sheh një qen të braktisur apo një zog të

vetmuar në degë etj.Përmes dhimbjes letrare që arriti të shprehë, Dritëro Agolli, ne kemi mundur

të kuptojmë vlerën e mahnitshme të gjuhës, finesat e saj të brendshme që vetëm një mjeshtër i

fjalës mund t’i bëjë të ditur. Për këtë arsye poezia e tij do të jetë vazhdimisht e receptueshme

gjerësisht, sepse çdo qenie humane gjen brenda saj filozofinë e jetës, shpalosur kaq bukur përmes

vargut të mrekullueshëm poetik.

11 Dritëro Agolli,’’Pelegrini i vonuar’’,Dritëro,Tiranë,1998.fq7

Page 18: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

18

Pelegrini i vonuar

“Pelegrini i vonuar” është një nga veprat më të arrira të poezisë shqipe dhe një nga vëllimet

poetikë që zhvillon një hap cilësor brenda krijimtarisë së Dritëro Agollit.I botuar më 1993

vëllimi përbëhet nga tre cikle, shenja të një emocionaliteti ripërtëritës që do të realizojë poeti.

Këto tre cikle shenja emërtohen me titujt: Dhimbjet e karvanit, Psherëtimat e vjeshtës dhe

Tingujt e maleve. Udha, simboli kryesor i jetës dhe shtegtimit jetësor, është rivlerësuar, nuk

është më ajo që të shpie diku drejt finales, por është ajo ku uni ngatërrohet dhe humbet duke

prodhuar dhimbje. Dhimbja për idealin e vrarë, për iluzionin e humbur, dhimbja që buron prej

zhgënjimit, prej mosplotësimit të ëndrrës është burimi kryesor për krijimin e veprës së artit. E

thjeshtë dhe ritmike gjuhësisht poezia është bërë e komplikuar vizualisht dhe më goditëse.

Shumë ujë gri, shumë qiej gri,

Gri në dritare, gri në vetmi,

Ikin lejlekët larg në arrati,

Shumë ujë gri, shumë qiej gri.12

Vizualizimi i grisë është thuajse verbues. Ndërsa në një poezi tjetër:

Një sy mes fletëve të pemës,

Një sy pas palltos së udhëtarit,

Një sy pas çelësit të derës,

Një sy në grykën e tymtarit;13

Syri është mjeti kryesor për të shprehur ekspresionin gjuhësor dhe pavarësisht se në numrin

njëjës ideja e shumësisë është e riprodhuar plot ekspresion. Poezia e “Pelegrinit të vonuar”

shfaq refleksione mbi njeriun, ekzistencën, qenien dhe ontologjinë e saj, rikthime në kohë dhe

përçapje përpara saj, meditime të çuditshme mbi të shkuarën dhe të ardhmen, një qasje ndaj

besimit, pa e kthyer poetin në një besimtar, por më shumë një qenie të përqendruar që hulumton

për të dhe më në fund zëri i poetit shfaq urtinë e tij si një zë filozofik që përpiqet të përçojë

mesazhin e tij poetik tek të tjerët.

12 Dritëro Agolli, Pelegrinë i vonuar, Botimi i tretë, Shtepia botuese,’’DRITËRO’’,1998,f.13

13 Aty.f.136

Page 19: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

19

KREU III

3. Motivet në poezinë e Dritëro Agollit

Poetika agolliane është plot humor, plot dashuri, plot tipare njerëzore, plot thyerje dhe

oshtima, që vijnë sa nga realiteti i gjallë, i ngritur madhërishëm në art poetik, aq dhe nga fiksioni,

përfytyrimi dhe fantazia e pasur iluministe e këtij bardi të madh. Kushdo që ka lexuar e shijuar

vargjet e Dritëroit ka mësuar nga vepra e tij, ka marrë nektarin e luleve të pyllit e fushës,

ushqimin më të shëndetshëm shqiptar, që është dashuria për natyrën dhe shpirtin e bukur

kolektiv kombëtar e mbarënjerëzor.

Dritëro Agolli duke shkruar për nënën Shqipëri, ka shprehur në mënyrën më të natyrshme

dashurinë për të. Poezia e Dritëro Agollit përbëhet nga disa motive kryesore: udha, udhëtimi,

toka, pavdekësia, jeta, puna, dashuria, natyra, poezia, poeti, etj. mbi bazën e këtyre motiveve

janë të përfituar disa metonimi, metafora, simbole dhe personifikime karakteristike në poezinë e

tij, jo vetëm që shprehin brendinë kryesore, por e kanë përcaktuar edhe origjinalitetin dallues të

figuershmërisë së saj.

3.1.Toka

Është metaforë e enigmave të llojllojshme. Nga vendqëndrimi i adoleshencës dhe rinisë, kur

etja për të mësuar shuhet në detin e njohurive më të ndryshme, ajo me tepër është enigmë

gjeografike dhe historiko-kombëtare, që zbulohet pak nga pak. Më vonë, në vendqëndrimin e

pjekurisë, sidomos të pleqërisë, toka është metaforë e enigmave botërore, gjeografike dhe

historike, shoqërore, politike e filozofike, të cilat sqarohen shkallë-shkallë, por asnjëherë deri në

fund. Enigma e pafundme shoqërohet shpesh me një ëndërr e shpresë të pafundme të zbulimit të

ri, tek i cili, është e vërteta. Në lajtmotivin e tokës mbështetet edhe pikëvështrimi kryesor i kësaj

poezie, përmes të cilit përjetohen, vlerësohen dhe këndohen, sidomos marrëdhëniet të tilla të

rëndësishme: tokë-njeri, tokë-atdhe-vendlindje, tokë-punë, tokë-mëndësi, tokë-krijimtari

intelektuale, shpirtërore etj. Në këtë optikë, toka dhe njeriu janë një binom jetësor e filozofik i

pazgjidhshëm, madje paraprihen nga ajo që quhet tokë. Toka është simbol i pasurive të

pashtershme dhe të patjetërsueshme, lëndore dhe intelektuale shpirtërore, i traditave kombëtare, i

qëndrueshmërisë dhe përtëritjes së tyre; simbol i jetesës së thjeshtë popullore, i mallit për

vendlindjen dhe fëmijërinë, për të kaluarën, ku është shkruar jeta vetiake dhe kolektive-historia e

brezave; simbol i bukurive njerëzore dhe natyrore pa të cilat jeta nuk do të kishte emocionalitet;

simbol i ëndrrës, i lirisë, përparimit, mirëqenies, harmonisë shoqërore. Më shumë se kushdo nga

shkrimtarët e sotëm shqiptarë, Dritëro Agolli mbështetet në të folmen popullore. Ai krijoi një

model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtëri, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale

Page 20: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

20

të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike, duke e ngritur edhe këtë të folme në art. Ai

vetë pohon se “me gjuhën shkrimtari bën vërtetë mrekullia”. Ajo është një minierë e pafundme,

minierë që nuk shteron kurrë, edhe sikur të mblidhen bashkë dhe të kërkojnë të gjithë brezat

njëherësh. Personazhin e kësaj poezie xha Regjepin autori e paraqet si person të fshatit që kishte

mall për tokën, për arat për gjithçka fshatare. Në vargje tregohet se fshatarët janë të përkushtuar

ndaj tokës, arat i mbjellin pa lenë as edhe një copë të saj të shkojë dëm. Përmendet edhe

parmenda si mjet që u ka ndihmuar njerëzve të fshatit të lërojnë tokën e që pastaj të nxirren

prodhime prej saj.

S’të shava, se nëna ime veç ty të besonte:

I flakej kokrrës së grurit,

Kokrrës së vogël me vijë në mes14

.

Poeti i tokës i flet asaj me dashuri e me mall. Ai tregon se si nëna është kujdesur për çdo

fryt të dalë nga ajo. Poeti kujton çdo gjë të mësuar nga prindërit, çdo veprim të tyre. Ai e do

tokën, sepse ka mësuar se veç asaj duhet besuar, ajo të jep gjithçka, ajo nuk të lë asnjëherë të

uritur, në qoftë se ti e trajton me dashuri. Secili duhet ti përulet tokës, nga ajo buron gruri,

ushqimi i gjithsecilit. Agolli duke folur në emër të nënës tregon se si kokrra e grurit do të thoshte

jetë për ta dhe që kujdesej për të si për ndonjë foshnjë.

E di, tokë e dashur, diçka ti kërkon nga unë!

Shtriheshe ti para meje,

E ardhur si buka e grurit në verë,

Si buka e grurit,

Kur nëna e nxirrte nga magjja15

Poezia e Agollit ka vend përcaktues e të patjetërsueshëm në këtë letërsi metaforike,

madje kjo nuk mund ë kuptohet pa prurjet e këtij autori. Pena e tij ka rreth 50 vjet që nuk resht së

shkruari dhe njeh vetëm rritje, arritje dhe vlera. thelluar në mendime, poeti ëndërron për tokën, i

shfaqet ajo para syve, ashtu e gjatë dhe e gjerë me tërë bukuritë e saj. Ajo diçka seç i thoshte

Agollit, i paraqitej atij si buka që nëna e tij gatuante. Si buka që përgatitej në verë nga gruri i

14 Aty,f.191

15 Aty,f.192

Page 21: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

21

sapo shirë. Poeti duke përdorur krahasimin e bën tokën madhështore, mundohet të nxjerrë në pah

vlerat e saj.

Ecja me nagant në brez në barin e njomë

E ty të dëgjoja i kredhur krejt në mendime:

Të kemi për të mbajtur në pëllëmbët e fisnikërisë sonë,

Si bukën e ngrohtë, o toka ime!16

Shëtitja e mbush mendime poetin, e mbush me inspirim dhe i jep një ndjesi të këndshme. Si

burrat e kohës edhe poeti ecte me armë në brez. Toka duhet mbrojtur e nëse është nevoja edhe

me gjak. Toka duhet mbrojtur ashtu si mbron njeriu bukën e gojës. Poeti përdor epitetin në

pëllëmbët e fisnikërisë sonë se tokën e duan, do jenë fisnik ndaj saj e do kujdesen për të. Kjo

pjesë mund të lidhet edhe me ditët e sotme kur poeti bënë thirrje që toka të mbrohet, sepse ajo

është e ushqyer me gjakun e sa e sa dëshmorëve. Ajo meriton kujdes dhe dashuri.

Për ty i përzjeva me duar dheun dhe retë,

Të mbinte një fije bari,

Të rritej një bri dhije e një kallëz;17

***

Për ty vajtova,

Kur fija e barit u tha nga vapa,

Kur kallëza e grurit u shkund nga një breshër,

Kur dhisë i mbetën brinjët si shkarpa,

Kur kaun ma çau e ma hëngri ujku,

Dhe pulën ma mori një dhelpër,

Dhe gruas sime iu thanë sisët si shterpë18

16 Aty,f.193

17 Dritëro Agolli,’’Lutjet e Kambanes’’,’’DRITËRO’’,Tiranë,fq.189

Page 22: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

22

Titulli i kësaj poezie është psalm i ri për tokën duke na treguar se sa e shenjtë ka qenë toka për

Agollin. Ajo zë vend në shumë poezi të tij, dhe aq bukur flet për të Agolli saqë të ngjallë

kënaqësi për tokën. Ai tregon se me tokën ka lindur dhe me duart e tij ka përzier dheun, që toka

të gjelbërohej e kafshët të kishin ku të kullosnin, e madje që edhe gruri të rritej i shëndoshë. Ai

tregon se dashuria për tokën gjendet në çdo pjesë të tij, aq shumë i është dhimbsur bari i tharë

verës nga mungesa e shiut saqë edhe ka qarë për të, madje edhe kur nga breshëri është prishur

gruri ai ka qarë.

3.2.Dashuria

I përndjekuri i dashurisë” është libri më i fundit i shtëpisë botuese “Dritëro”. Ky libër është

një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga

shkrimtari Dritëro Agolli. Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhjeje të tillë, por si

një dëshmi se, poeti i madh Dritëro Agolli ka shkruar më shumë poezi dashuri se cilido tjetër

poet bashkëkohor shqiptar.

Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit, dashurinë e

pafat që përjeton drama dhimbjesh, zbërthimin e gjendjes shpirtërore, përplasje emocionesh në

momente të kundërta, gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha,

ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë

botë. Gratë shqiptare kanë për poetin një rëndësi të veçantë dhe zënë një vend të madh në vargjet

e tij. Ato janë më të bukura se muzat, ato kryejnë çdo punë. Vullneti i tyre është shumë i madh

dhe me mençurinë e tyre ia kalojnë çdo gruaje te vendeve tjera. Punët e tyre ishin krah për krah

me burrat, u jepnin ujë kuajve, ngjiteshin bjeshkëve e majave të larta pa bërë asnjë zë e pa ndjerë

lodhje. Ato merrnin pjesë edhe në luftë dhe pushkën e mbanin gjithmonë pranë. Agolli ndjenë

krenari të pashpjegueshme për femrat shqiptare, ato janë shtylla e familjes dhe lakmia e gjithë

popujve të tjerë.

Një grua në Bistricë lanë këmishë,

Një grua djersën e trupave të lodhur,

Me ujin e lumit e dërgon në det.

O duar të shkathëta!

Ju mund të bëheshit të buta si pambuk,

18 Aty.f.189

Page 23: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

23

Dhe tastjerën e pianos të preknit;

Ju faqe librash mund të shfletonit,

Në bibloteka të mëdha e universitete

E tërë strofa i kushtohet gruas dhe brishtësisë së saj. Gruaja e kohës së Agollit ishte grua që

kryente çdo punë të shtëpisë, grua që ishte e diskriminuar. Me anë të anaforës në dy vargjet e

para, autori na tregon se gratë lanin këmishët të cilat mbartnin në vete mundin dhe djersën e

burrave, që punonin çdo ditë pa pushim. Poeti po ashtu na tregon se në qoftë se gruas do i lejohej

të shkonte në shkollë, ajo jo vetëm që do zhvillonte vetveten por edhe rrethi i saj do të ndjente

përparimin e saj. Duart e gruas Agolli i krahason me pambukun mirëpo për shkak të punëve të

rënda ato janë të vrazhda dhe nuk kanë mundësi të përjetojnë ndjenjën e butësisë. Gruaja do të

mund të zhvillohej dhe librat e universiteteve dhe bibliotekave të mëdha do të mund të ushqenin

trurin e saj. Por për fat të keq kjo nuk ishte e mundur, sepse mentaliteti i kohës i ndalonte gruas

këtë të drejtë.

Kur erdha këtu i mora me vete pleqtë,

Nëna ime, e bukura Hatixhe,

Më e bukura nga gjithë fshataret,

Përmbi një minder nën penxhere,

Më polli mua kur u kthye nga arat19

Nënat shqiptare janë më të fortat në botë, ato janë qëndresa dhe fuqia e shtëpisë. Duke folur për

nënën e tij autori nënkupton edhe shumë gra të tjera shqiptare. Ai tregon se si nëna e tij shtatzëne

kishte punuar gjithë ditën në arë, kishte kryer tërë punët e shtëpisë dhe pastaj kishte lindur të

birin. Në këto vargje na shfaqet edhe diskriminimi që i bëhej gruas sepse pa marrë parasysh

gjendjen shëndetësore në të cilën gjendej, ajo duhej të përfundonte detyrat e veta. Madje nuk

kishte kohë as të shtrohej në spital për të lindur, por edhe këtë akt duhej ta kryente në shtëpi.

Poeti nxjerr në pah forcën e gruas shqiptare dhe mos nënshtrimin e saj ndaj asgjëje.

E bukur, tokësore, e thjeshtë, lozonjare,

E tillë për mua je ti.

19 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 133.

Page 24: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

24

Unë vë kokën e zezë, si ugar, në supet e tua ledhatare

Dhe rri.

***

Të dy jemi bërë nga lulet, nga dheu,

Të dy njëri-tjetrit i duhemi me ditë, me net,

E bukura, tokësorja, e thjeshta grua!20

Agolli ndjenë një admirim të paparë ndaj gruas, ajo për të është fuqi tokësore. Me anë të

gradacionit ai renditë cilësitë që ka gruaja për të. Ndërsa kokën e tij ai e bënë të zezë, si diçka pa

vlerë që gjen qetësi në supet e gruas. Ajo i falë ndjesi dhe prehje poetit tonë. Autori tregon se

burri dhe gruaja janë bërë për njëri-tjetrin, ata duhet t’i qëndrojnë pranë shoqi-shoqit në çdo ditë

dhe në gjithçka.

Sa pak këndojmë për gratë tona!

Për gratë e bukura e të mira,

Që na përkëdhelin me duar të njoma,

Kur kthehemi nga rrugë të vështira.

***

Për ato që kanë ditur në jetë

Të lindin kreshnikë e perri,

Në maternitet e shtëpi,

Në mal e në arë,

Duke prerë dru e duke hedhur farë!..21

20 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 169

21Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 181

Page 25: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

25

Agolli vë në dukje se shumë pak flitet për gratë, shumë pak u këndohet atyre, cilësive që ato

kanë. Ai tregon se gratë kanë çdo cilësi të mirë që mund të posedojë njeriu, ato janë qetësim për

shpirtin. Kur burrat e lodhur dhe të rraskapitur nga puna kthehen në shtëpi, janë gratë ato që u

dhurojnë dashuri dhe që i ndihmojnë ta kapërcejnë lodhjen. Gruaja është dashuri por vlera e saj

nuk është aq sa duhet, nuk vlerësohet ashtu siç e meriton. Gratë shqiptare kanë lindur kreshnikë

të mëdhenj, ato nuk kanë shikuar se ku gjenden në shtëpi apo maternitet, ato janë kujdesur për

fëmijët si shqiponja për të vegjlit e vetë. Ato kanë hequr të zitë e ullirit po të shpreheshim kështu

dhe prapë nuk janë vlerësuar sa duhet, nuk kanë marrë meritat e veta.

Në poezinë “Do të më kujtosh”, që gjithashtu në qendër të vëmendjes e ka gruan, poeti

dëshiron që poezia të mbetet lidhje e fuqishme mes bashkëshortësh, edhe atëherë kur ky ndoshta

nuk do jetë gjallë. Ky varg, me tërë fuqinë artistike, bukurinë estetike, figurat dhe metaforat, do

të reflektojë përjetësisht, duke e mbajtur të freskët kujtesën për burrin, sepse shpeshherë nga

punët në kuzhinë, ajo mund edhe të harronte-ditëzinë. Ashtu si në përrallë, e hutuar nga fuqia

magjepse e këtij vargu që mrekullon dersia ajo në kuzhinë qëronte patate, do ta presë gishtin me

thikë: Dhe ti do lexosh si relikë, / dhe duke qëruar patate të ardhura nga vjeshta / Gishtin do

presish me thikë. Në poezinë me titull Ëndërr e çuditshme, ky personazh na del edhe si nënë që

do të lind fëmijë, që do t‘i rrisë e ushqejë me tamlin e saj. Mesazhi i poetit, përmes gojës së

personazhit të vet, tanimë të afirmuar në këtë tip poezie, femrës optimiste për fatin e fëmijëve që

patjetër duhet të vijnë në këtë jetë si trashëgimtar të familjes dhe të kombit, edhe në kohëra të

vështira, kur qumështi mungonte në qytet, është i karakterit human dhe inkurajues për femrën

nënë, dhe sakrificën e saj për të lindur dhe për të rritur fëmijë: Ç‘ishte kjo gjëmë? Një plakë të

pjellë/ Do bëhëmi gazi i botës vërtetë? / Po qumësht për foshnjën kush do na sjellë, / kur s‘ka në

qytet!/ T‘i mu përgjigje: qumësht kam unë! / Dhe u re me pëllëmbë sisëve të mëdha…

Në poezinë, ndër më të popullarizuarat që titullohet Kur të jesh mërzitur shumë, kjo grua

tani e vetmuar, pa burrin poet, që ishte larguar nga jeta, nuk portretizohet si amvise e lodhur, por

ashtu e trishtuar nga vetmia, pas ndarjes fizike nga bashkëshorti duke e dëgjuar në dhomën e

zbrazur zhurmën e erës në dritare me të cilën do qajnë bashkë: Ti do trishtohesh atëherë / se s‘do

më kesh në dhomë gjallë,/ Dhe kur në xham të fryjë erë,/ do qash me erën dalëngadalë. Me këto

vargje elegji për vetveten, përmes së cilave ai do të ndërtojë mrekulli poetike, poeti portretizimin

e këtij heroi lirik e ndërton në frymë nostalgjike, duke e shndërruar atë, nga një amvise të

përvuajtur që sakrifikonte bashkë me burrin në misionin aq të vështirë krijues të tij, në një grua të

vetmuar e cila jeton vetëm me kujtimet për shokun e jetës, që tani mund ta gjejë vetëm në raft,

mes librash. I vetëdijshëm për vetminë dhe vuajtjen e saj, nëse ajo do mbetej pas tij, e porosit që

ta kërkojë mes ndonjë shkronje apo vargu: Në raft të librave, kërkomë, / Atje do jem i fshehur

unë,/ Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë, dhe pasi ai do zbresë e të shkojë pas saj, do ta ripërtërinë

dashurinë si dikur: Dhe unë do zbres, do vi pas teje, / Ti si dikur me mallë do qeshësh, / Si një

blerim pas një rrëkeje.

Page 26: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

26

Dritëro Agolli në poezinë “Për gratë tona”, shpreh pakënaqësinë me poetët tjerë, që sipas

tij, personazhit grua nuk i kanë dhënë vendin e merituar në vargjet e veta, dhe se e kanë lënë

anash këtë figurë që në jetën bashkëshortore e shoqërore është faktori më i rëndësishëm. Ai

përmes vargjeve të kësaj poezie u sugjeron kolegëve të vet poetë që ta respektojnë këtë

bashkudhëtare jetësore, që nuk e humb asnjëherë freskinë, nëse pak do të kujdeseshin për vete:

Gabohemi shumë,/ Kur flasim e grim/ Rreth gotës me birrë,/ Rreth gotës me verë,/ Se gratë tona

e humbën freskinë,/ Se ishin të këndshme njëherë!... Përkushtimi i poetit për gruan bashkëshorte,

për këtë nënë që ka lindur kreshnikë e që ka vuajtur e sakrifikuar gjatë tërë jetës, është e një

rëndësie të posaçme për familjen, shoqërinë dhe njerëzimin në përgjithësi. Kjo grua shqiptare, që

në vargjet e Dritëroit na vjen me tërë bukurinë dhe freskinë e një femre ideale, me të drejtë e zë

vendin e merituar në letërsinë shqipe. Kjo personazhe-heroinë e meriton këtë, sepse gjatë jetës,

përveç vetive femërore që në kushte jonormale u mundua t‘i ruajë, shpeshherë i bënte edhe punët

e burrit, si nevojë për të mbijetuar: E si mos të këndojmë/ Poetë,/ Për ato që kanë ditur/ Të lindin

kreshnikë, pari/ Jo në meternitet e në shtëpi/ Po edhe në kori e në arë,/ Duke prerë dru/ E duke

hedhur fare?! .

3.3.Indetiteti kombëtar

Identiteti kombëtar shqiptar në ligjërimin poetik na shpërfaq përfaqësimin e emblemës së

identitetit shqiptar, në rrafsh historik si një sakrificë e shumanshme si dhe në rrafshin

bashkëkohor, si dëshmi e prirjeve lindore dhe perëndimore të mbijetesës së shqiptarëve, ku

kulmin e shënon poema epiko-lirike “Nënë Shqipëri”. Më qartë se kudo tjetër këtu ndihet një lloj

fryme futuriste e romantizmit naimjan, të cilën Agolli kërkon ta mbartë si frymëzuese për

ndërtimin e një Shqipërie në dukje të lumtur përmes dy formave: së pari, përmes ndikimit nga

miti i së shkuarës dhe i nostalgjisë për kohët e mëdha dhe së dyti, përmes idealizimit dhe ngritjes

në kult të një vendi utopik.

Në poezinë “Toka ime, kënga ime” ku gjejmë mjeshtërisht të ndërthurura dy elemente të

qenësishme të identitetit siç janë: toka dhe fjala me të cilën heroi këndon dhe ngre në kult, për të

vërtetuar atë që thelbi është pjesë e të qenit unik në formimin e vetëdijes kombëtare.

“Tokë e dashur… qëkur kam hedhur të parat hapa …

e kam ndier këtë nga avulli yt i ngrohtë, nga era jote

.Kam takuar tek dorën mbushja me grurë,

… më ra shorti i bujkut, shorti i poetit”.

Page 27: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

27

Për ta përforcuar me shume këtë element ne poezinë e Agollit, kemi poezinë “Devoll, Devoll”

“Po, Devoll, i tillë qenkam unë

Paskam marrë baltën tënde arave

Në një trajstë leshi, ndënë gunë,

Për t‟ ia sjellë Lidhjes së Shkrimtarëve”

Që në këto vargje ai kërkon të afirmojë qenien e tij si një pjesë organike, natyrore, normale të

një përkatësie historike që është e njëjtë jo vetëm për të si një individ-unë-, por edhe për të gjithë

vendin të cilit ai përket natyralist, -baltë, arave, gunë, trastë leshi- Kohët e foljeve të përdorura në

këto vargje nuk bëjnë gjë tjetër veçse afirmojnë edhe njëherë përkatësinë e tij historike të

pandashme nga populli të cilit ai përket dhe që dëshiron ta bëjë prezent për të gjithë një qëndrim

të tillë. Për ta përforcuar akoma më tej, më saktë e më fuqishëm:

“Unë jam një plisi yt i tëri

Dhe një copë shkëmb i pagdhendur

Dhe ky plis ngaherë ish i fortë…

…dhe në vargjet mbeti ajo baltë

Mbeti ai bar, ai trifil

Mbeti ai fyell, ai mjaltë

Mbeti ai gjemb e trëndafil…”

Vihet re dukshëm lidhja e pashkëputshme e personazhit patriot me tokën amtare, ruajtjen prej

tij të fizionomisë krejt shqiptare dhe cilësive më të mira të popullit tonë. Sikur vihen re në 4

vargjet e fundit përmes metonimish të goditura, origjinaliteti dhe karakteri i theksuar popullor

dhe fizionomia thellësisht kombëtare. Ndërsa lidhja socio-biologjike (të afërmit, lidhje gjaku),

vihet re më së shumti tek poema tjetër e tij “Baballarët”:

“Eh baballarë,

Kjo vatër ne na polli

Këta thëngjij të kuq na mbajtën nxehtë

Page 28: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

28

Ky lesh velenxash trupin na mbështolli

Ky prak na nisi udhëve në jetë

Në dejtë tanë gjaku juaj ecën, i nxehtë,

Si në motet tuaja rinore

Kur vriteshit me plumb për të vërtetën

Në brazda e në male me dëborë.”( Baballarët)

Të njëjtën ide e gjejmë edhe tek poema “Nënë Shqipëri”, kënga IV, Strofa 14. Baballarët

vërtetë dalin të plakur, por ata janë gjithnjë në lëvizje e ndryshim. Në të gjithë poemën i lihet një

vend i gjerë portretit fizik dhe moral të baballarëve dhe kjo bëhet jo pa qëllim. Shqipëria është e

shtrenjtë, zhvillimi i saj po ashtu. Baballarët janë etër të denjë për bijtë e tyre dhe historia

përsëritet kur bijtë janë bij të denjë për baballarët e tyre. Fakti që Agolli ishte edhe komunist dhe

kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, nuk e pengon atë që të ruajë

qëndrimin e tij. Por Agolli do të rigjallëronte traditën e poetit si mjeshtër i plotë i një kulture të

tërë duke ndjekur në një farë mënyre edhe rrugën e Naimit e Rilindasve të tjerë shqiptarë, të

lëvrojë një lloj poezie në të cilën ligjërimi i unit lirik ndërthuret me epikën, në raporte të tilla, sa

herë heroi mitik, herë heroi i ditës e herë heroi i ardhmërisë, ndërthuren e ndërveprojnë me

njëri-tjetrin duke na dhënë kësisoj fytyrën e poezisë së Agollit. Agolli ndjenjat e tij vetjake që

kanë lidhje me të kaluarën më së pari, por edhe me llojin e marrëdhënieve që krijohen me brezat,

i ndan me komunitetin duke bërë në të njëjtën kohë një promovim të traditës.

“Dhe morëm pas ëndrrat tuaja më të mira

Më të bukurat ëndërra shekullore

Për lirinë e për tokat e lira

Për njëriun e për vatrat paqësore”, (Baballarët)

Apo:

“Dhe ne u bëmë baballarë, baballarë!

Dhe gjaku i përcjellë nga epoka

Te bijtë, le të rrjedhë në damarë

E tillë qenka jeta, Valë-valë

Në dhenë e lashtë baballarët vijnë

Page 29: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

29

Me një mendin të brezave në ballë…

…Dhe shkojnë motet, bën të sajën koha

Ju mplaki edhe kërrusi si kosore

Po para nesh ju ngrihi si epoka

Fisnikë, madhështorë!...”

Apo:

“Thellë kësaj balte përmbi lumë

Që aq breza rrënjësh e lëvrijnë

Unë, devolliu i pagjumë

Gjeta vargjet, gjeta poezinë”. (“Devoll, Devoll”)

Page 30: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

30

Përfundime

Dritëro Agolli tashmë është klasik i letërsisë shqipe. Vendi i tij në këtë letërsi është i

përcaktuar dhe i qëndruar përgjithmonë. Dritëro Agolli është shumë i çmuar prej historianëve të

letërsisë dhe njëkohësisht, shumë i lexuar dhe shumë i dashur prej lexuesve. Dritëro Agolli është

shkrimtar aq i çmuar prej studiuesve të letërsisë dhe aq shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve,

sepse është shkrimtar me dhunti të gjithanshme. Ai është poet, tregimtar, romancier, dramaturg,

skenarist, publicist, eseist dhe gojëtar i dalluar. Aq shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve, sepse

ai është shkrimtar, që në veprat e tij ka paraqitur anë të ndryshme të jetës shqiptare, që ka

kënduar e trajtuar gëzimet dhe vuajtjet, të mirat dhe të këqijat, fitoret dhe disfatat, lirinë dhe

dhunën në jetën kombëtare.

Krijimtaria e tij letrare është një si jetëshkrim shpirtëror i popullit shqiptar. Dritëro Agolli

është shkrimtar që në të zakonshmen jetësore e sheh dhe e trajton të pazakonshmen, që në të

përditshmen e sheh dhe e trajton edhe të përhershmen, që në të voglën e sheh dhe e trajton edhe

të madhen, që në të mirën e sheh dhe e trajton edhe të keqen. Jo shumë shkrimtarë e kanë një

dhunti të këtillë. Shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve edhe si një gojëtar i madh në jetën

letrare, kulturore, politike, në përgjithësi shoqërore. Ai edhe në gojëtari, si edhe në krijimtarinë

letrare artistike, është mjeshtër i vërtetë, është artist i vërtetë.

Në krijimtarinë e tij letrare, në poezi e në prozë, ne lexuesit e veprave të tij, gjithashtu,

dëgjojmë zërin e Naim Frashërit, të Andon Zako Çajupit, të Ndre Mjedjes, të Fan Nolit, të

Migjenit, të Lasgush Poradecit. Ai është kështu vazhdues, gjallërues, pasurues i gjuhës së

fshehur, plot mençuri e plot bukuri, të popullit dhe të krijuesve më përfaqësues të tij. Për

jetëshkruesit e tij Dritëro Agolli do të mbetet i çmuar, shumë i çmuar edhe për një arsye: do të

mbetet i çmuar përgjithmonë për qëndrimin e tij vertikal, të dinjitetshëm pas rënies së

komunizmit. Ai nuk do të provojë asnjëherë, me asnjë fjalë të arsyetohet për farë veprimesh a për

farë shkrimesh që në kohën e shkuar mund të ketë bërë, siç ju ka ndodhur, më në fund, të bëjnë

jo pak të tjerëve. Gjithmonë do të mbetet i çmuar e i dashur prej lexuesve, që e duan fjalën e

bukur e fjalën e mençur siç është fjala e tij.

Page 31: PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentori Nuza.pdf3 Abstrakt Synimi i këtij punimi është të jap një pasqyrë sa më të qartë të poezisë së Dritëro Agollit. Cilat janë motivet që

31

Literatura

Agolli,Dritero,Pelegrini i vonuar,’’Dritëro’’,Tiranë,1998.

Agolli, Dritëro, Jeta në letërsi, Tiranë, 1987.

Agolli, Dritëro, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998.

Agolli, Dritëro, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980.

Agolli, Dritëro, Zhura e erërave të dikurshme, Ribotim, Tiranë, Onufri, 2006.

Sabri Hamiti, Shekulli i madh i letërsisë shqipe, Vepra letrare 9, Faik Konica. 8.

Sabri Hamiti, Pamje e re e letërsisë shqipe, në: “Letërsia si e tillë”, Tiranë

Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë

Robertë Bërns,Kënga e gëzimeve dhe e brengave,Naim Frashëri,Tiranë,1987.

Merxhan Avdyli,Vargu agollian,MA,Prishtinë,2010.

Roland Zisi & Luçiano Boçi, Dritëro Agolli dhe letërsia shqipe, në: “Librin e botimit në

Konferencën Shekncore Ndërkombëtare, Dritëro Agolli-Personalitet i shquar i letërsisë dhe

kulturës shqiptare”, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Gjikokastër,2013

www.elsie.de/dr. Robert Elsie

Wikippedia