udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

29
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE Testet me zgjedhje të shumëfishtë Udhëzues praktik për hartuesit

Upload: buiphuc

Post on 02-Feb-2017

230 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONALDHE KUALIFIKIMEVE

Testet me zgjedhje të shumëfishtëUdhëzues praktik për hartuesit

Page 2: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Tiranë, 2014Hyrje

Ky udhëzues praktik është pjesë e mbështetjes në fushën e cilësisë së vlerësimit të nxënësve, që ofron Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) për shkollat profesionale. Për hartimin e tij punuan zj.Lindita Dhima, përgjegjëse sektori dhe zj.Majlinda Lleshi, specialiste pranë Sektorit të Vlerësim-certifikimit të nxënësve dhe Akreditimit të ofruesve të AFP-së. Baza e këtij udhëzuesi është një material trajnimi, hartuar nga dy ekspertë ndërkombëtarë, Dr. Bob Peck dhe Dr Michelle Griffiths (IDP Education Australia) dhe që u përshtat më tej nga ana e Sektorit.

Udhëzuesi synon të japë këshilla për mënyrën e hartimit të njësive të testit me zgjedhje të shumëfishtë. Këto instrumente vlerësimi përdoren gjerësisht nga mësuesit e lëndëve teorike në shkollat tona.

Në material do të gjeni praktikat më të mira që ekzistojnë dhe që janë të pranuara përgjithësisht. Ato vijnë nga një përvojë e gjerë në fushën e vlerësimit dhe synojnë të ndihmojnë hartuesit e testeve në punën e tyre.

Gjithashtu, në material do të gjeni shumë shembuj, të cilët tregojnë se si mund të hartohen njësi të mira testi dhe ne shpresojmë që ky udhëzues të ofrojë udhëzime të dobishme dhe praktike.

2

Page 3: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

PËRMBAJTJA

Faqe

1. UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

1.1 Struktura e njësive të testit me zgjedhje të shumëfishtë 41.2 Matja e saktë 41.3 Vlefshmëria 51.4 Besueshmëria 61.5 Drejtësia 61.6 Hamendësimi 71.7 Praktikat më të mira 71.8 Përgjithësime për testin me zgjedhje të shumëfishtë 7

2. HARTIMI I PYETJEVE

2.1 Pika e nisjes 92.2 Trungu 92.3 Alternativat 102.4 Përgjigjia 102.5 Çorientuesit 132.6 Përmirësimi i njësive 142.7 Çfarë duhet shmangur 16

3. HARTIMI I TESTIT 19

4. FJALOR I TERMAVE 21

3

Page 4: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

1. Udhëzime të përgjithshme

Udhëzimet e paraqitura në këtë material janë bazuar në praktikat ndërkombëtare për vlerësimin, tashmë të pranuara gjerësisht.

1.1 Struktura e njësive të testit me zgjedhje të shumëfishtë

Struktura është:

Trungu (rrënja)

Përgjigjia Alternativat

Çorientuesit

Sa alternativa mund të përdoren?

Rekomandohen katër alternativa.

Të pasurit më shumë se katër alternativa nuk e pakëson shumë mundësinë e hamendësimit të përgjigjes së saktë (nga 20 në 25%). Përdorimi i shumë çoerientuesve do të ishte i pakuptimtë.

Trungu (rrënja) duhet të jetë një pyetje apo një pohim?

Të dyja strukturat janë të pranueshme. Disa hartues preferojnë të zgjedhin një strukturë dhe ta ruajnë atë vazhdimisht, por disa të tjerë i përdorin të dyja strukturat.

Shembull i një pyetjeje:

Cili është kryeqyteti i Shqipërisë?

Shembull i një pohimi të pa plotësuar:

Kryeqyteti i Shqipërisë është:

1.2 Matja e saktë

Testi përfaqëson njohuritë.

4

Cili është kryeqyteti i Shqipërisë?

A. TiranaB. DurrësiC. VloraD. Korça

Page 5: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Testi duhet të mbulojë njohuritë më thelbësore dhe përfaqësuese të lëndës. Meqë nuk mund të shtrohen të gjitha pyetjet e mundshme rreth lëndës, testi duhet ta përfaqësojë atë, sa më shumë të jetë e mundur dhe në mënyrë të balancuar.

1.3 Vlefshmëria

Një test është i vlefshëm kur arrin qëllimin për të cilin është hartuar.

Nxënësit e përgatitur mirë duhet të fitojnë pikë për pyetjet e bëra. Nëse ata nuk fitojnë pikë, kjo mund të jetë sinjal që testi është shkruar keq. E vetmja arsye, për nxënësit që nuk marrin pikë, duhet të jetë se ata nuk kanë njohuri të mjaftueshme për lëndën.

Testimi i njohurive, që lidhen me lëndën, e bën testin të vlefshëm. Më poshtë, është një listë e arsyeve që rrezikojnë vlefshmërinë e testit.

Njohuri të parëndësishme ose jo përkatëse

Për shembull, nëse pyeten nxënësit për ngjyrën e një makine, kjo nuk provon se ata janë shoferë të mirë. Ngjyra e makinës është një hollësi e parëndësishme, kur testimi bëhet mbi njohuritë në lidhje me sigurinë.

Pjesë të njohurive që janë jashtë lëndës

Për shembull, kur u kërkohet nxënësve, që kanë studjuar gjeografinë e Shqipërisë, të krahasojnë bregdetin shqiptar me bregdetin e Veriut të Spanjës.

Të shkruarit keq dhe udhëzimet çoroditëse

Shihni, për shembull, njësitë (pyetjet) me zgjedhje të shumëfishtë, të përcaktuar në paragrafin 2.7 të këtij udhëzuesi.

Niveli i gjuhës i pa përshtatshëm për moshën e nxënësve

Për shembull, përdorimi i një niveli gjuhe, i cili mund të përdoret nga profesorët e universitetit.

Njësi testi të formuluara me pandjeshmëri, që i shkëpusin vëmendjen nxënësit

Për shembull, duke përdorur njësi testi, që vazhdimisht i referohen ngjarjeve në Veri të Shqipërisë, të cilat mund t’i armiqësojnë nxënësit nga Veriu me nxënësit nga Jugu i Shqipërisë, ose anasjelltas.

5

Page 6: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Arsyeja e vetme, që nxënësit nuk marrin pikë, duhet të jetë se ata kanë njohuri të pamjaftueshme për lëndën.

1.4 Besueshmëria

Për të qenë i vlefshëm një test duhet të jetë edhe i besueshëm.

Besueshmëria ka të bëjë me logjikën e brendshme të testit. Nëse renditja e nxënësve është e njëjtë në çdo njësi testi, atëherë testi është shumë i besueshëm. Një test është i besueshëm, kur rezultati i vlerësimit tregon realisht nivelin e arritjeve të nxënësit.

Testet ose provimet që përdoren për qëllime përzgjedhjeje duhet të jenë sa më të besueshme të jetë e mundur, në mënyrë që të zvogëlojnë mundësinë e renditjes së gabuar të nxënësve.

1.5 Drejtësia

Testi duhet të jetë i drejtë.

Studimet tregojnë qartë se, testi me zgjedhje të shumëfishtë, është i njëanshëm kundrejt nxënëseve femra . Kjo kryesisht për shkak se djemtë janë më të prirur se vajzat për të marrë rreziqe. Kjo njëanshmëri mund të minimizohet përmes një testi të hartuar mirë.

Është e rëndësishme që të reduktohen faktorë të jashtëm të tillë, si ankthi. Nxënësit duhet të inkurajohen për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje, në mënyrën më mirë të mundshme. Pyetjet e lehta duhet të vihen në fillim të testit. Këto masa paraprake e bëjnë testin më të drejtë për të gjithë nxënësit, duke e bërë atë një instrument matës më të mirë, gjë që çon në rritjen e vlefshmërisë së testit.

Hartuesit duhet të punojnë në grup jo vetëm për të hartuar pyetjet, por edhe për të diskutuar, shqyrtuar dhe për t’i ndryshuar ato, në mënyrë që të sigurojnë një trajtim të drejtë midis nxënësve, sipas karakteristikave të grupeve të nxënësve, të cilët mund të kenë disavantazhe të mundshme.

Grupet në nevojë mund të përfshijnë:o meshkujt dhe femrat;o nxënësit nga qyteti dhe zonat rurale;o grupet etnike ose fetare.

6

Page 7: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Për shembull, pyetjet në lidhje me pikat e referimit të qytetit do të ishin të padrejta për nxënësit e zonave rurale, të cilët kanë pak ose aspak njohuri për qytetin. Pyetjet që kërkojnë një kuptim të praktikave të veçanta fetare do të ishte e padrejtë për kandidatët që nuk i përkasin kësaj feje.

1.6 Hamendësimi

Shumë studime kanë treguar se korrektimi statistikorpër hamendësimin çojnë shumë pak në përmirësimin e saktësisë.Intervista të bëra me nxënës, të cilët kanë mbaruar provimin, tregojnë se bëjnë shumë pak hamendësime.

Njësitë e hartuara mirë në një test çojnë në minimizimin e hamendësimeve

1.7 Praktikat më të mira

Rregullat e mëposhtme konsiderohen si praktikat më të mira, të pranuara gati nga të gjithë.

Duhet të ketë vetëm një përgjigje për çdo njësi testi.

Jo penalizim për përgjigje të gabuar.

Kjo lidhet me inkurajimin që nxënësit të angazhohen dhe të përpiqen për zgjidhjen e pyetjes.

Pyetjet, për të cilat nxënësi ka dhënë më shumë se një përgjigje apo nuk është përgjigjur fare, vlerësohen me zero.

1.8 Përgjithësime për testin me zgjedhje të shumëfishtë

Përgjithësimet e listuara më poshtë janë bërë nga njerëz të cilët dinë shumë pak për testimin me zgjedhje të shumëfishtë dhe që nuk e pëlqejnë këtë formë testimi. Komentet janë bërë për rastet kur këto deklarata (opinione) janë të sakta, nuk janë të sakta ose janë pjesërisht të sakta.

Ky lloj testimi mund të vlerësojë vetëm të nxënit në nivel të ulët.

Jo domosdoshmërisht është e vërtetë. Një hartues i mirë i testit është në gjendje të përdorë testimin me zgjedhje të shumëfishtë për të testuar arsyetimin dhe zgjidhjen e problemeve. Ky lloj testimi nuk mund të vlerësojë aftësitë krijuese.

7

Page 8: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Është e vërtetë që testimi me zgjedhje të shumëfishtë nuk është mjeti i duhur për të testuar aftësitë krijuese , të tilla si kompozimi i muzikës. Kur doni të vlerësoni nëse një nxënës mund të kompozojë muzikë, duhet të vlerësoni kompozimet e tij /saj muzikore.Nxënësit mund të marrin të paktën 25% të pikëve nga hamendësimet.

Përderisa, në testet e mira me zgjedhje të shumëfishtë shpesh përdoret e gjithë gama e shkallës së vlerësimit, kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Nxënësit shpesh marrin më pak se 25% të pikëve. Kjo arrihet duke i përdorur mirë çorientuesit. Rezultati i pritur nga hamendësimet e rastësishme është 25%, por hamendësimet e rastësishme ndodhin rrallë. Detyra e hartuesit të testit është që të bindë nxënësit për t'u angazhuar me pyetjet dhe jo me hamendësimet.

Të testosh nxënësit e zgjuar bën që këta të punojnë jashtë përgjigjes, pa ditur asgjë në lidhje me përmbajtjen.

Kjo nganjëherë është e vërtetë në rastet kur testet me zgjedhje të shumëfishtë janë hartuar keq. Njësi të hartuara dobët bën që studenteve t’u jepen shumë informacion/të dhëna.

Vlerësimi i testeve me zgjedhje të shumëfishtë është shumë i besueshëm.

Kjo është e vërtetë në rastin, kur vlerësimi bëhet dixhital (nga lexuesi optik). Nga ana tjetër, gjatë vlerësimit manual ekziston mundësia që të bëhen gabime për shkak se është e vështirë që të gjithë vlerësuesit të punojnë me të njëjtin standard. Makineritë janë më të besueshme dhe më të drejta.

Ekspozimi i nxënësve ndaj më shumë pohimeve jo të sakta sesa të sakta, mund të dëmtojë të nxënit e tyre.

Njerëzit, të cilët nuk pëlqejnë testimin me zgjedhje të shumëfishtë e përdorin shpesh këtë argument. Nuk ka asnjë evidentim nga studimet e kryera, që të tregojë se ekspozimi ndaj pohimeve të pasakta dëmton të nxënit e nxënësve.

Testimi me zgjedhje të shumëfishtë nuk i lejon nxënësit të demonstrojnë njohuri të pjesëshme.

Nëse nxënësit lejohen të përgjigjen pa penalizim, atëherë ata marrin disa pikë për njohuritë e pjesëshme që kanë. Nxënësit me njohuri të pjesshme mund të eleminojnë një ose dy çorientues. Një hamendësim midis alternativave të mbetura pritet të ketë rezultat më të madh, sesa një hamendësim midis katër alternativave.

Testimi me zgjedhje të shumëfishtë është i njëanshëm kundrejt femrave.

Kjo është e vërtetë deri diku, pasi nxënësit meshkuj janë më të gatshëm për të marrë përsipër rreziqe dhe, kështu, tentojnë më me lehtësi për të dhënë një përgjigje. Një hartues i mirë testesh mund ta bëjë testin më të drejtë.

8

Page 9: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

 

2. Hartimi i pyetjeve

2.1 Pika e nisjes

Njësitë e testit duhet të bazohen, mbi atë çka nxënësit kanë mësuar gjatë studimit të lëndës.

Për shembull, “Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë". Kur e ktheni atë në njësi testi, kjo pjesë e të nxënit do të rishkruhet si trung (rrënjë) dhe përgjigje e pyetjes. Para se të shkojmë më tej duhet të sigurohemi, që kjo të jetë e saktë.

Bazojini pyetjet në pjesë të rëndësishme të të nxënit.

Njësitë e testit duhet të vlerësojnë njohuritë e rëndësishme të lëndës , jo detaje të rastit.

Mos filloni të shkruani njësitë duke shkruar një trung. Në fillim, identifikoni diçka, që nxënësit duhet të kenë nxënë.

Mos i bazoni pyetjet tuaja në materialin, i cili bazohet në një mënyrë të caktuar të mësimdhënies. Për shembull, mos i bazoni pyetjet tuaja në materialin që përdor konvencione (simbole), apo një mënyrë të caktuar të organizimit apo klasifikimit të informacionit, po të mos jetë trajtuar njësoj për të gjithë nxënësit. Për shembull, nëse nxënësit kanë mësuar të paraqesin një seri matematike si X1, X2, X3, përdorimi i simboleve të ndryshme, të tillë si X(1), X(2), X(3) do të krijonte konfuzion tek ata (nxënësit).

2.2 Trungu

Trungu i njësive me zgjedhje të shumëfishtë duhet të përqëndrohet në një fushë specifike të të nxënit.

Një nxënës i përgatitur mirë, shpesh është në gjendje t’i përgjigjet trungut të një njësie me zgjidhje të shumëfishtë të hartuar mirë, përpara se të lexojë alternativat.

Shembull i keq

Cila deklaratë për Shqipërinë është e vërtetë?

A. Ajo ka një popullsi prej rreth 5 000 000 banorë.

9

Page 10: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

B. Kryeqyteti i saj është Tirana.C. Ajo është qendra e industrisë botërore të diamanteve.D. Ajo kufizohet nga deti Adriatik në Bregdetin Lindor të saj.

Pse është shembull i keq?

Trungu nuk përqëndrohet në një fushë specifike të të nxënit. Ai nuk paraqet një pyetje apo një problem të veçantë.

Shembull i përmirësuar

Cili është kryeqyteti i Shqipërisë?

A. TiranaB. DurrësiC. VloraD. Korça

Si është përmirësuar?

Nxënësi mund t’i përgjigjet trungut para leximit të alternativave, sepse trungu paraqet në mënyrë të qartë një pyetje specifike.

2.3 Alternativat

Pas leximit të njësive të trungut, nxënësi i përgjigjet duke zgjedhur një prej alternativave. Një nga alternativat është përgjigjia e saktë e trungut dhe quhet "përgjigje". Alternativat e mbetura janë të pasakta dhe quhen “çorientues”.

2.4 Përgjigjia

Duhet të ketë një dhe vetëm një përgjigje të saktë.

Kjo mund të duket e qartë, por në praktikë njësitë shpesh janë të shkruara me më shumë se një përgjigje të saktë.

Një përgjigje e saktë shtesë mund të shtohet, pa dashur, ndërkohë që ndryshohet një prej çorientuesve gjatë përpunimit të testit.

Njësitë duhet të kontrollohen me kujdes dhe duhet të rishikohen nga dikush, që nuk i ka parë ato më parë.

10

Page 11: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Përgjigjet duhet të jenë objektive.

Ndonjëherë, pyetjet mund të duken objektive, kur në të vërtetë nuk janë.Sigurohuni që përgjigja është korrekte dhe nuk është vetëm preferencë personale e hartuesit.

Shembull i keq

Qyteti më i rëndësishëm në Shqipëri është:

A. TiranaB. DurrësiC. VloraD. Korça

Pse është shembull i keq?

Këtu, niveli i rëndësisë (së qytetit) është çështje preference personale dhe përfshin gjykimin (opinionin) e një vlere. Një shembull tjetër i një trungu të keq: Qyteti më i bukur në Shqipëri është...

Nxënësve nuk duhet t’u jepen pikë vetëm pse janë dakord me vlerësuesin.

Shembull i përmirësuar

Qeveria shqiptare është e vendosur në?

A. TiranëB. DurrësC. VlorëD. Korçë

Si është përmirësuar?

Ekzistenca e ndërtesës së parlamentit në Tiranë është një fakt, jo një opinion.

Mos pyet për opinionin e nxënësit.

Shembull i keq

Kush mendoni se është elementi më i lehtë kimik?A. Hidrogjeni

11

Page 12: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

B. HeliumiC. LitiumiD. Flori

Pse është shembull i keq?

Ajo që nxënësi MENDON nuk është domosdoshmërisht e saktë.

Nëse, për shembull, nxënësi MENDON se alternativa D është elementi më i lehtë, atëhere D do të ishte përgjigjia e saktë për t’u përzgjedhur nga ai/ajo edhe pse për këtë përgjigje nuk do të merrte pikë.

Shembull i përmirësuar

Kush është elementi më i lehtë kimik?

A. HidrogjeniB. HeliumiC. LitiumiD. Flori

Si është përmirësuar?

Nxënësit nuk i është kërkuar për të shprehur një mendim. Është fakt, që hidrogjeni është elementi më i lehtë.

Përgjigja nuk duhet të jetë e dukshme/e spikatur.

Shkruanjini alternativat me gjatësi afërsisht të barabartë. Mos lejoni që përgjigjia të duket qartë, për shkak të gjatësisë dhe kompleksitetit të saj. Termat teknike, shpesh, tregojnë përgjigjen korrekte.

Nëse përgjigjia duhet të përmbajë terma akademike apo teknike, atëherë përdorni po të njëjtat fjalë tek çorientuesit.

Shembull i keq

Gjatë prodhimit të bukës pse rritet brumi?

A. Është më i lehtë se ajri.B. Përmban miell dhe ujë.C. Sepse mielli përmban maja natyrale.

12

Page 13: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

D. Sepse majaja kryen frymëmarrjen anaerobe, produkt i të cilës është dioksidi i karbonit, i cili formon flluska në brumë dhe e bën të rritet në vëllim.

Pse është shembull i keq?

Përgjigja D bie në sy për shkak të gjatësisë dhe përmbajtjes teknike të saj. Nxënësit e zgjuar, ndoshta, do të përzgjedhin këtë përgjigje.

Shembull i përmirësuar

Pse rritet brumi gjatë prodhimit të bukës?

A. Kur buka është duke u bërë, frymëmarrja anaerobe nga majaja prodhon dioksid karboni, i cili është më i lehtë se ajri.

B. Majaja konsumon ujë në procesin e fermentimit dhe kjo e bën brumin më të lehtë.C. Vëllimi i brumit rritet sepse fermentimi prodhon ujë në një vëllim më të madh se sheqeri

i konsumuar.D. Vëllimi i brumit rritet për shkak se fryhet nga flluskat e dioksidit të karbonit, të

prodhuar nga fermentimi i sheqerit.

Si është përmirësuar?

Asnjë nga alternativat nuk është e dukshme. Në të gjitha alternativat është përdorur e njëjta gjuhë komplekse.

2.5 Çorientuesit

Bazojini çorientuesit tuaj në gabimet e zakonshme që bëjnë nxënësit.

Çorientuesit duhet të duken të saktë për nxënësit, të cilët nuk dinë sa duhet.

Nxënësit me njohuri të pjesshme i përzgjedhin çorientuesit, me besimin se ata janë të saktë. Çorientuesit e shkruar mirë i tërheqin nxënësit, kështu që ata nuk e ndjejnë nevojën për hamendësime.

Çorientuesit duhet të jenë qartazi të të PASAKTË.

Për dikë, me njohuri të mira për lëndën, duhet të jetë e pamundur, që të argumentojë se ndonjë nga çorientuesit është i saktë.

13

Page 14: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Mos shkruani çorientues, që janë thjesht përgjigjia e saktë, e formuluar më pak mirë apo më pak korrekte.

Mund ta bëni një njësi testi më të vështirë, duke vendosur çorientues më afër përgjigjes së saktë, por përsëri ata (çorientuesit) duhet të jenë qartazi të pasaktë.

Mënyrat për përmirësimin e çorientuesve

Bëjini ata në të njëjtën gjatësi me përgjigjen. Përdorni të njëjtin nivel të gjuhës si në përgjigje. Përdorni një fjalë, apo sinonim të saj, që shfaqet edhe në trung. Përdorni fjalë, të tilla si “zakonisht” ose “shpesh”. Nxënësit e zgjuar mësohen me fjalët e

përdoruara nga hartuesit dhe kuptojnë se përdorimi i fjalëve të tilla,shpesh, zbulojnë përgjigjen sepse në njësi të shkruara keq i kushtohet më shumë kujdes shkruajtjes së përgjigjes sesa të çorientuesve.

2.6 Përmirësimi i njësive

Përdorini fjalët me efikasitet.

Për shembull, mos e filloni trungun me një hyrje të panevojshme apo sfond historik. Kjo mund të jetë interesante, por është, gjithashtu, çorientuese sepse pyetja është e fshehur në mesin e tërë atyre fjalëve.

Shembull i keq

Nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë disa prej përbërsve të funksionimit të organizmave të gjalla ishin të njohur. Besohej se këta përbërës “organikë” nuk mund të nxirreshin nga përbërës inorganikë, të tilla si mineralet, deri sa Wohler sintetizoi urenë. Formula e uresë është:

A. NH₂CO NH₂B. (NK ,)₂ CO₃C. NH₂ CO CH₃D. CH₃ GO₂ NH₄

Pse është një shembull i keq?

Historia e shkencës është interesante, por pjesa hyrëse e turbullon këtë njësi testi të thjeshtë, pra është e panevojshme.

14

Page 15: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Shembull i përmirësuar

Formula e uresë është:

A. NH₂CO NH₂B. (NK ,)₂ CO₃C. NH₂ CO CH₃D. CH₃ GO₂ NH₄

Nëse çdo alternativë fillon me të njëjtën frazë, atëherë vendoseni atë në trung. Teksti i tepërt e bën përgjigjen më të vështirë për t’u gjetur dhe tenton të diskriminojë nxënësit me aftësi më të ulëta leximi.

Shembull i keq

Arteria përkufizohet si:

A. Enë gjaku që e merr gjakun nga zemraB. Enë gjaku që, zakonisht, është jo shumë poshtë lëkurësC. Enë gjaku që transporton gjakun me oksigjenD. Enë gjaku që normalisht ka një diameter mbi mesataren

Pse është një shembull i keq?

Sepse fraza “enë gjaku që” përsëritet tek secila alternativë, duke krijuar mbingarkesë të tepërt.

Shembull i përmirësuar

Arteria përkufizohet si një enë gjaku që:

A. merr gjakun nga zemraB. zakonisht, është jo shumë poshtë lëkurësC. transporton gjakun me oksigjenD. normalisht ka një diameter mbi mesataren

Vendosini sipas rendit alternativat që përmbajnë numra. Kërkojuni nxënësve të zgjedhin alternativën më të AFËRT me përgjigjen.

15

Page 16: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Në se alternativat me numra nuk janë vendosur sipas rendit (ngjitës apo zbritës), atëherë hartuesit i duhet të përcaktojë se ku ta vendosë përgjigjen e saktë (A, B, C ose D). Kjo nxit prirjen për ta vendosur përgjigjen në fund (tek D). Dhe nxënësit e zgjuar e kuptojnë këtë dhe mund të hamendësojnë për “D”-në.Kërkoni “cila nga alternativat e mëposhtme është më AFËR” përgjigjes, veçanërisht kur duhen kryer llogaritje.

Shembull

Cili prej numrave është më afër rezultatit të shumëzimit të 8 me 7?

A. 24B. 48C. 56D. 64

Në këtë shembull, nxënësi që mendon se përgjigjia e saktë është 42, ende ka mundësi të bëjë një zgjedhje.

2.7 Çfarë duhet shmangur

Shmangni fjalët negative.

Shmangni një trung (rrënjë) negativ ose trung me përcaktim negativ. Njësi të shkruara keq, shpesh, përmbajnë fjalë të tilla si 'nuk”, “kurrë” (në mënyrë të qartë negative) ose ”më të ulët” , “më pak”, “po të mos” ose ” me përjashtim”.

Gjithashtu, përdorini fjalët negative në minimumin e tyre të mundshën tek alternativat.Statistikisht, analiza e njësive tregon se njësitë e formuluara negativisht, shpesh, funksionojnë jo mirë. Nxënësit, të cilët nuk arrijnë të dallojnë një fjalë negative, zgjedhin alternativën e gabuar edhe nëse kanë njohuri të shkëlqyera mbi lëndën.

Mos përdorni alternativa që mbivendosen.

Për shembull, shqyrtojini këto dy alternativa të një njësie.

A. 1000-1200B. Më pak se 1500

16

Page 17: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Mund të shihet se B-ja përfshin A-në. Derisa ka vetëm një përgjigje të saktë, nxënësi i zgjuar mund të nxjerrë përfundimin se A-ja nuk mund tëjetë përgjigjia e saktë.

Mos përdorni si alternativë "asnjë nga të mësipërmet” dhe ”të gjitha të mësipërmet”.

Këto alternativa mund të shkaktojnë konfuzion dhe janë të palogjikshme, në disa raste.

Shembull i keq

Cili nga këto qytete është në Shqipëri?A. TiranaB. DurrësiC. VloraD. Të gjitha më lart

Pse është shembull i keq?

Kjo i thyen rregullat e një testi për shkak, se nuk është vetëm një nga alternativat e saktë, por të katërta.

Kjo njësi është e padrejtë. Për shembull, nxënësi, i cili zgjedh alternativën A, nuk do të marrë asnjë pikë edhe pse kjo është përgjigje e saktë.

Mos përdorni formatin me zgjedhje shumëfishe.

Shembull i një formati me zgjedhje shumëfishe

Lexoni fjalitë e mëposhtme për ekonominë shqiptare dhe, pastaj nga alternativat e mëposhtme, zgjidhni përgjigjen që është e vërtetë.

1. Shqipëria ka depozita të konsiderueshme të kromit.2. Bujqësia është një sektor i madh i ekonomisë shqiptare.3. Nafta dhe gazi eksportohen nga Shqipëria.4. Shqipëria ka një industri të suksesshme elektronike.

A. Vetëm 1 dhe 2B. Vetëm 2 dhe 3C. Vetëm 1, 2 dhe 3

17

Page 18: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

D. Vetëm 2 dhe 4

Ky format është konfuz dhe logjikisht i vështirë.Nxënësit mund të bëhen të pa interesuar para se ta lexojnë atë deri në fund. Ata, shpesh, rrethojnë në vendin e gabuar si 1 dhe 2 (tek fjalitë më sipër), kur në të vërtetë ata duhet të rrethojnë A-në dhe jo ndonjë nga numrat.

Udhëzimet e ndërlikuara të këtij formati, mund të bëhen pengesë që nxënësit të demonstrojnë njohuritë e tyre.

Mos jepni të dhëna gramatikore, të cilat të çojnë tek përgjigjia.

Shembull, ku një e dhënë gramatikore zbulon përgjigjen

Proceset e përdorura për të ndarë në mënyrë të rastësishme kartat në një lojë pokeri janë të njohura si:

A. Prerje dhe shkartisjeB. RastësimeC. MarrëveshjeD. Baste

Pse është shembull i keq?

Fakti që fjala “procese” është në shumës, tregon në mënyrë të qartë se më shumë se një fjalë pritet që të gjenden në përgjigje. Një nxënës i zgjuar do të jetënë gjendje të përzgjedhë përgjigjen e saktë për shka të kësaj të dhëne.

18

Page 19: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

3. HARTIMI I TESTIT

Testet duhet të hartohen nëbazë të një qëllimi.

Fjalët “test” dhe “provim” në thelb janë të njëjta. Provimet janë teste, të cilat hartohen nga një autoritet qendror dhe shpesh kanë piketime të larta.

Qëllimet e testimeve përfshijnë motivimin, të nxënit, diagnostikimin, kualifikimin, përzgjedhjen dhe monitorimin.

Ky udhëzues ka të bëjë me hartimin e testeve me zgjedhje. Rezultati i këtij lloj testimi është të bëjë dallimin midis nxënësve, në lidhje me arritjet e tyre kundrejt objektivave arsimore.

Testet me zgjedhje kanë për qëllim të akordojnë pikët kundrejt shkallës së matjes (sistemit të pikëzimit) të arritjeve të nxënësve. Për më tepër, gjatë përzgjedhjes së nxënësve, sipas renditjes së tyre në bazë të pikëve, për të hyrë në universitet, synohet një shkallë e lartë besueshmërie e këtyre testeve.

Testi duhet t’i bashkërendojë nxënësit me nivelet e vështirësisë .

Nëse testi është, ose shumë i vështirë, ose shumë i lehtë për shumicën e nxënësve, atëherë besueshmëria e testit do të pakësohet dhe ka shumë gjasa, që rezultatet do t’i rendisin nxënësit në mënyrë të gabuar.

Rekomandohet që, niveli i duhur i vështirësisë duhet të jetë në një mesatare prej 55-60 për qind të pikëve. Njohja e nivelit të zakonshëm të arritjeve të nxënësve dhe gjykimi i ekspertëve janë të nevojshme gjatë përzgjedhjes së njësive të duhura të testit. Një rregull empirik i dobishëm është klasifikimi i njësive si “të lehta”, “mesatare” ose “të vështira”, dhe, më pas, përzgjedhja e tyre në raportin 1:2:1 (25%, 50% dhe 25%) për testin.

Një test është i vlefshëm, nëse vlerëson atë që ka për qëllim të vlerësojë.

Për shembull, një test në matematikë duhet t’i rendisë nxënësit sipas arritjeve të tyre në matematikë. Teksti i përdorur për të dhënë udhëzimet dhe problemet nuk duhet t’i diskriminojë nxënësit në bazë të aftësisë së lexuarit.

19

Page 20: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Për të verifikuar në se përmbajtja e testit është e vlefshme mund të ndërtohet një tabelë (gridë). Kjo e fundit mund të përdoret për t’u siguruar, që njësitë e testit vlerësojnë vetëm njohuritë nga kurrikuli dhe se ka një ekuilibër të përshtatshëm të përmbajtjes.

Testet e aftësive njohëse (konjitive) nuk duhet t’u kërkojnë nxënësve të punojnë me nxitim.

Të ashtuquajturit "testet e shpejta”, janë të përshtatshme për vlerësimin e aftësive, ku shpejtësia është një faktor i dëshirueshëm, si në rastet e testeve të shtypshkrimit (në tastierën e kompjuterit), ndërsa për tënxënit teorik këto lloj testesh nuk masin saktë arritjet e nxënësve.

Presioni i kohës mund të sjellë ankth dhe kjo mund të ndikojë seriozisht në aftësinë njohëse të nxënësit. Për më tepër, ankthi nuk i dëmton të gjithë nxënësit në masë të njëjtë , pasi mund të ndërveprojë me gjininë, pjekurinë dhe faktorë të tjerë individualë, që nuk kanë lidhje fare me arritjen teorike.

Një udhëzues i dobishëm empirik, për hartuesit e testeve, është “rregulli 90/90”. Ky rregull thotë se testi duhet të hartohet në mënyrë të tillë, që 90 % e nxënësve të merren me të gjitha pyetjet në 90% të kohës së lejuar.

Përdorni pyetje parapërgatitore.

Është e këshillueshmë që njësitë e para të testit të jenë shumë të lehta.Kjo bën që nxënësit të fillojnë provimin pa ankth. Testi organizohet sipas fushave të ndryshme të të nxënit, megjithatë do të ishte mirë që, aty ku është e mundur, njësitë të vendosen sipas shkallës së vështirësisë përgjatë testit.

Kontrolli i cilësisë.

Pasi njësitë përmblidhen në një test, i gjithë testi duhet të kontrollohet me kujdes. Duhet të sigurohet që:

Udhëzimet për nxënësit të janë të qarta.• Nuk ka gabime shtypshkrimi.• Njësitë nuk ndërpriten, kur kalohet nga faqja në faqe.• Çorientuesit e një njësie nuk japin përgjigjen në njësinë tjetër.• Ka një përpjestim përafërsisht të barabartë të përgjigjeve të etiketuara A, B, C dhe D. Njësitë dhe alternativat kanë numra e shkronja në vijimësi.• Niveli i gjuhës është i përshtatshme për nxënësit.• Gjuha e përdorur është gjithëpërfshirëse.

20

Page 21: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

4. FJALOR I TERMAVE

Alternativat Nxënësi i përgjigjet njësisë së testit me zgjidhje të shumëfishtë duke zgjedhur përgjigjen e saktë nga një numër caktuar alternativash.

Përgjigjia Përgjigjia, për një njësi testi me zgjidhje të shumëfishtë, është alternativa që hartuesit kanë zgjedhur si përgjigje të saktë për trungun e njësisë. Nxënësi merr pikë për zgjedhjen e përgjigjes.

Matja Procesi i matjes së nivelit, në të cilin nxënësi ka arritur një sërë objektivash të nxëni. Shembull: "Nxënësi ka marrë 65 pikë”.

Përmbajtja Të nxënit, i cili kategorizohet në dy nivelet e para të taksonomisë së Bloom-it: Njohuria dhe Të kuptuarit.

SImbolika Përdorimi i simboleve është një mënyrë e të rënit dakord për të bërë apo për të përfaqësuar diçka. Për shembull, është pranuar gjerësisht marrëveshja për të paraqitur procesin e mbledhjes me simbolin "+".

Çorientuesit Çorientuesit janë alternativa të pasakta në një njësi. Funksioni i tyreështë për të parandaluar, që nxënësit e përgatitur dobët tëhamendësojnë përgjigjen.

Vlerësimi Proces i të gjykuarit të vlerës së një matjeje. Shembuj: “Nxënësi ka punuar mirë në provim” dhe “Nxënësi e ka kaluar provimin”. (Krahaso me ”Matja”). Pas vlerësimit vendoset nota, në bazë të skemës përkatëse. Për shembull: “Nxënësi që ka fituar 65 pikë merr notën 7”.

Provimi Provimet dhe testet janë instrumente matës. Në përgjithësi, një provim është më i gjatë se një test dhe mbulon një fushë më të gjerë të të nxënit. Provimet janë gjithashtu, shpesh të hartuara nga qendra, nga një sistem arsimor dhe rezultatet mund të përdoren për hyrjen në arsimin e lartë.

Gjuha gjithëpërfshirëse Nëse përdoret gjuhë përfshirëse për formulimin e një njësie testi , nxënësit e të gjitha përkatësive do të kenë të njëjtin akses në këtë njësi.

21

Page 22: Udhëzues praktik për hartuesit e testeve me zgjedhje të shumëfishtë

Kjo do të thotë se asnjë nëngrup i nxënësve nuk do të mund të ndjehet i veçuar për shkak të gjuhës së përdorur.

Formati i zgjedhjes shumëfishe

Formati i testit me zgjedhje shumëfishe paraqet disa pohime (të etiketuara me 1, 2, 3, 4), të cilat mund të jenë tëvërteta apo të rreme dhe nxënësit i kërkohet të zgjedhë alternativën (të etiketuar A, B, C, D), e cila identifikon kombinimin e saktë të pohimeve të vërteta. Ky format është përdorur rrallë, për shkak se nxënësit shpërqendrohen nga udhëzimet dhe se këto njësi, në përgjithësi, nuk funksionojnë mirë.

Procesi Të nxënit, i cili kategorizohet në katër nivelet e sipërme të taksonomisë së Bloom-it dhe që janë Zbatimi, Analiza, Sinteza dhe Vlerësimi.

Besueshmëria Ka të bëjë me qëndrueshmërinë e brendshme (vijimësinë) të një testi. Nëse radhitja e nxënësve është e njëjtë në çdo njësi të një testi, atëherë ai është shumë i besueshëm. Besueshmëria merr vlera statistikore midis 0 dhe 1 (që do të thotë, se një test ose është, ose nuk është i besueshëm).

Shqyrtimi i ndjeshmërisë Rishikimi i njësive të një testi për të parë se nuk ka përmbajtje, që mund të sjellin disavantazhe për ndonjë nëngrup të nxënësve.Në përgjithësi, rishikimi nga pikpamja e ndjeshmërisë kryhen nëlidhje me faktorë, të tillë si faktori Gjinor, Përkatësia Etnike dhe faktori Rural.

Trungu Pjesa e parë e një njësie me zgjedhje të shumëfishtë, të cilën nxënësit duhet ta lexojnë, përpara se të zgjedhin një nga alternativat. Kjo mund të ketë formën e një pyetje, ose të një pohimi jo të plotë. Trungu, shpesh, është një fjali, por mund të jetë, gjithashtu, një paragraf ose një diagramë me tekst.

Termat teknike Këto janë fjalët specifike për një hapësirë të caktuar njohurish, por të panjohura për jo- specialistët, në të folurën e përditëshme.

Test Testi është një koleksion i njësive të mbledhura bashkë për qëllimine vlerësimit. Për shkak se ai përdoret për të matur nivelin e arritjes së nxënësit, testet quhen “instrumente matëse”.

Vlefshmëria Shkalla në të cilën një test arrin qëllimin e tij. Mblidhen dëshmi për vlefshmërinë e tij dhe, më pas, bëhet një vlerësim për të marrë vendimin në lidhje me vlefshmërinë e testit.

22