thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet...

22
1 Udhëzime për aplikuesit Skemës së Granteve ZhBR (ABD) brenda Programit LEIWW Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitare Prespa dhe Sharra Data e hapjes së thirrjes është 25 Tetor 2016 dhe data e mbylljes është 05 Dhjetor 2016 në orën 16:00 Koha e Evropës Qendrore Gjuha zyrtare e ZhBR Grant Projektit është anglishtja. Të gjitha dokumentet e aplikimit janë gjithashtu në dispozicion në gjuhët lokale: shqip, maqedonisht,dhe serbisht. Duhet të THEKSOHET se versioni zyrtar është ai i paraqitur në gjuhën angleze dhe në rast kontradiktor dhe mospërputhjeje do të mbizotërojë versioni anglisht. Aplikimi mund të dorëzohet në anglisht ose në një nga gjuhët lokale.

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

1

Udhëzime për aplikuesit

të Skemës së Granteve ZhBR (ABD) brenda Programit LEIWW

Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitare

Prespa dhe Sharra

Data e hapjes së thirrjes është 25 Tetor 2016 dhe

data e mbylljes është 05 Dhjetor 2016 në orën 16:00 Koha e Evropës Qendrore

Gjuha zyrtare e ZhBR Grant Projektit është anglishtja. Të gjitha dokumentet e aplikimit janë

gjithashtu në dispozicion në gjuhët lokale: shqip, maqedonisht,dhe serbisht. Duhet të THEKSOHET

se versioni zyrtar është ai i paraqitur në gjuhën angleze dhe në rast kontradiktor dhe mospërputhjeje

do të mbizotërojë versioni anglisht.

Aplikimi mund të dorëzohet në anglisht ose në një nga gjuhët lokale.

Page 2: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

2

Përmbajtja

1.1 Informacion i përgjithshëm ............................................................................................... 4

1.2 Historia ................................................................................................................................ 4

1.2.1 Çfarë është Zhvillimi i Bazuar në Rajone ZhBR (ABD)? .......................................... 4

1.2.2 Çfarë është LEIWW? ..................................................................................................... 5

1.2.3 Çfarë është GPP-ja (SWG)? ........................................................................................ 5

1.3 Qëllimet e skemës së grantit ........................................................................................... 6

1.4 Shpërndarja financiare e siguruar brenda thirrjes ........................................................ 6

2 Rregullat aplikuese nga kjo Thirrje për propozime ...................................................... 7

2.1 Zona e pranueshme .......................................................................................................... 7

2.2 Kriteret e pranueshme ...................................................................................................... 8

2.2.1 Pranueshmëria e aplikuesve - kush mund të aplikojë? ............................................ 8

2.2.2 Shqetësimet mjedisore që janë marrë parasysh ..................................................... 10

2.2.3 Objektivat specifike ...................................................................................................... 11

2.2.4 Detyrimet ligjore dhe administrative që duhet t'i plotësojnë përfituesit. ............... 11

2.2.5 Pranueshmëria e kostove në kuadër të grantit ........................................................ 12

2.3 Si të aplikoni ..................................................................................................................... 12

2.3.1 Formulari i aplikimit ...................................................................................................... 12

2.3.2 Ku dhe si të dërgoni formularin e aplikimit ............................................................... 14

2.3.3 Hapja e thirrjes dhe afati për dorëzimin e aplikimeve ............................................. 15

2.3.4 Informacione të mëtejshme në lidhje me aplikimet ................................................. 15

2.4 Procedura e miratimit të Grantit (vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikuesve fitues) 15

2.4.1 Hapja e aplikimeve të paraqitura dhe kontrollet administrative ............................. 15

2.4.2 Vlerësimi i aplikimeve: kontrollet e pranueshmërisë dhe të rangim ..................... 16

Page 3: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

3

2.4.3 Lista përfundimtare e aplikimeve të mbështetura ................................................. 19

2.5 Nënshkrimi i kontratave me përfituesit dhe implementimi i investimit ..................... 19

2.5.1 Rregullat për implementimin e veprimit..................................................................... 19

2.5.2 Pagesat në kuadër të projektit .................................................................................... 20

2.5.3 Monitorimi dhe kontrollet gjatë zbatimit të investimeve .......................................... 20

2.5.4 Modifikimet e projekt propozimeve ............................................................................ 20

2.5.5 Mospërputhje me rregullat e kontratave ................................................................... 21

3 Lista e anekseve ............................................................................................................. 22

Page 4: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

4

Udhëzues për aplikuesit për Skemën e Granteve ZhBR (ABD)

1.1 Informacion i përgjithshëm

Ky Udhëzues ka për qëllim të japë informacion praktik për aplikuesit për skemën e Grantit ZhBR

2016. E ndihmon aplikuesin për të paraqitur projekt-propozime dhe ofron informacione për

procedurën e aplikimit, rreth pranimit dhe kritereve të përzgjedhjes, si dhe procedurën e

vendimarrjes dhe aspekteve të tjera.

1.2 Historia

"Skema e Grantit ZhBR " (i quajtur kështu për qëllimet e këtij udhëzuesi) do të zbatohet nga

Zyra Kryesore e GPP-së / Sekretariati në emër të Grupit të Përhershëm Punues të Zhvillimit

Rajonal Rural në kuadër të projektit "Zhvillimi Rural nëpërmjet menaxhimit të burimeve të

integruara pyjore dhe resurseve të ujit (LEIWW) " e implementuar në partneritet me Shoqërinë

Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe e mbështetur financiarisht nga Ministria

Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Skema e Grantit është dizejnuar të mbështesë projekte të vogla në rajonet ndërkufitare

"Prespa" dhe "Sharri", lidhur me krijimin e të ardhurave duke nxitur përdorimin e qëndrueshëm

të burimeve natyrore, përmirësimin e proceseve të prodhimit, teknologjisë dhe cilësisë së

produkteve dhe shërbimeve nëpërmjet integrimit të menaxhimit të ujërave dhe resurseve pyjore.

Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet aktiviteteve ekonomike të grave dhe të rinjve në zonat

ndërkufitare.

Skema e Grantit është vazhdimësi e projektit të zbatuar nga GPP-ja i titulluar "Përgatitja për

implementimin e Zhvillimit të Bazuar në Rajone (ZhBR) Qasje në Ballkanin Perëndimor - Faza e

dytë" e financuar nga Bashkimi Evropian. Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte që të vazhdojë

procesin e ndërtimit të kapaciteteve dhe strukturave në kuadër të GPP-së dhe brenda rajoneve

të përzgjedhura si përgatitje për implementimin e programeve të ardhshme për Zhvillim të

Bazuar në Rajone (ZhBR)

Promovimi dhe koordinimi i Skemës së Grantit ZhBR në rajonet ndërkufitare "Prespa" dhe

"Sharri" është lehtësuar nga qasja e ZhBR-së në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi

Evropian "Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të

Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE "

1.2.1 Çfarë është Zhvillimi i Bazuar në Rajone – ZhBR (ABD)?

Zhvillimi i Bazuar në Rajone (ZhBR) konsiderohet të jetë qasje inovative dhe efektive për të

lehtësuar rritjen e qëndrueshme në zonat rurale në rënie. Është i përshtatshëm për zonat

gjeografike në rajonet ndërkufitare në Ballkanin Perëndimor, të karakterizuara me probleme

komplekse të veçanta zhvillimore. Kjo qasje përdor një metodologji që është përfshirëse,

pjesëmarrëse, si dhe fleksibile dhe siguron integrimin dhe koherencën.

Page 5: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

5

Në veçanti është e përshtatshme për zonat ku janë të pranishme një ose disa nga situatat e

mëposhtme: hendeku i varfërisë, fatkeqësitë postnatyrore apo njerëzore, mjedise pas konfliktit

dhe çështjet me përjashtim.

1.2.2 Çfarë është LEIWW?

Në dhjetor 2014, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim miratoi

realizimin e një programi rajonal 3-vjeçar me titullin "Zhvillimi rural me pyje të integruara dhe

menaxhim i resurseve të ujit në Evropën Juglindore (LEIWW)".

Programi synon t'i përmirësojë kapacitetet rajonale për menaxhimin e pyjeve dhe burimeve

ujore brenda kuadrit të zhvillimit të zonave rurale. Si pjesë e procesit të (para) pranimit në BE,

vendet e Evropës Juglindore përballohen me nevojën për t'i harmonizuar strategjitë, politikat

dhe legjislacionin me ato të BE-së dhe t'i krijojnë kushtet dhe kapacitetet e nevojshme për

implementimin e tyre. Pasi menaxhimi i burimeve natyrore është një çështje ndërkufitare dhe

procesi i pranimit në BE paraqet një kornizë të përbashkët për vendet, kjo çështje ndikon në

nivel kombëtar, veçanërisht në aspektin e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Programi rajonal përfshin vendet si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*1 , Maqedonia,

Mali i Zi dhe Serbia. Agjencitë udhëheqëse për ekzekutim janë ministritë kompetente për

bujqësi, pylltari dhe burime ujore, nëpërmjet anëtarësimit të tyre në organizatën rajonale të

Grupit të Përhershëm Punues për Zhvillim Rural Rajonal (GPP ZhRR), e cila në të njëjtën kohë

është partneri kryesor për implementim. Tri fushat qendrore të veprimtarisë janë: 1) Proceset

rajonale të koordinimit ndërsektorial në kufirin midis zhvillimit rural / bujqësisë, mjedisit, pyjeve

dhe ujërave, 2) Integrimi i qëllimeve mjedisore në zhvillim rural kombëtar dhe politikat e

bujqësisë në përputhje me qëllimet e procesit të pranimit në BE dhe 3) Planifikimi dhe

implementimi i pyjeve të integruara dhe menaxhimi i ujit në rajonet e përzgjedhura pilote

ndërkufitare. Përqendrimi i dytë është i vendosur në zhvillimin e modeleve për prodhimin dhe

zgjerimin e të ardhurave nga përdorimi i burimeve natyrore në rajonet ndërkufitare.

1.2.3 Çfarë është GPP-ja (SWG)?

GPP është Organizata Ndërkombëtare Ndërqeveritare, e përbërë nga institucionet qeveritare të

Evropës Juglindore (EJL) përgjegjëse për bujqësi dhe zhvillim rural (Ministritë e Bujqësisë) në

vendet dhe territoret e Evropës Juglindore (EJL).

Vizioni i GPP-së është që të promovojë bujqësinë inovative, të qëndrueshme dhe zhvillimin rural

nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, për të përmirësuar jetesën rurale në vendet e EJL-it.

Puna kryesore GPP-së është e organizuar nëpërmjet aktiviteteve të implementuara në fushat e

mëposhtme:

1 * Kjo fusnotë është pa paragjykim në lidhje me qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe

Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Page 6: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

6

(i) krijimi i rrjeteve dhe përmirësimi i kapacitetit të Institucioneve Anëtare të GPP-së; (ii)

lehtësimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet palëve të interesuara të zonave rurale në rajonin e

Evropës Juglindore dhe (iii) zbatimi i qasjes së zhvillimit të bazuar në zonë si një mjet për të

nxitur rritje të qëndrueshme në rajonin e Evropës Juglindore.

Në këtë moment, puna e GPP-së është në një fazë të avancuar të përgatitjes për

implementimin e qasjes së Zhvillimit të Bazuar në Rajone në të katër rajonet e synuara të

"Drina-Tara", "Drina-Sava", "Prespa", "Sharri" dhe ka filluar procesin e përgatitjes së Analizës

Bazë dhe Programimit Strategjik në tri rajone të reja ndërkufitare të Evropës Juglindore -

"Prokletije", "Pçinja" dhe "Neretva", duke përfshirë edhe themelimin dhe ndërtimin e

kapaciteteve të strukturave rajonale të Grupit të Palëve të Përfshira në rajonet e synuara

ndërkufitare dhe strategjitë për zhvillim dhe programet për zhvillimin ekonomik të rajoneve të

synuara.

1.3 Qëllimet e skemës së grantit Qëllimi i përgjithshëm i skemës së Grantit ZhBR Grant në kuadër të Programit LEIWW është

përforcimi i zhvillimit të integruar ekonomik të rajoneve të synuara ndërkufitare, duke nxitur

gjenerimin e të ardhurave nga përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore. Kjo do të bëhet

nëpërmjet mbështetjes së iniciativave sipërmarrëse duke u fokusuar në forcimin e ofertës

turistike të rajonit dhe përmirësimin e zinxhirit të prodhimit bujqësor, ushqimor dhe produkteve

artizanale, përmirësimin e shërbimeve turistike nëpërmjet projekteve të integruara duke nxitur

bashkëpunimin ndërmjet operatorëve në zinxhirët e vlerave të gjelbërta.

Në veçanti, qëllimet e përgjithshme të skemës së grantit janë:

të përmirësojë vlerën e zinxhirëve të gjelbër në bujqësi dhe prodhimin e ushqimit ose

prodhimet artizanale në lidhje me përdorimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore dhe

burimeve të ripërtërishme të energjisë;

të përmirësojë ofertën e integruar turistike të rajoneve ndërkufitare, nëpërmjet

mbështetjes së nismave sipërmarrëse duke u fokusuar në përdorimin e përgjegjshëm të

burimeve natyrore dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë;

të përmirësojë konkurrencën rajonale nëpërmjet mbështetjes dhe krijimit të zinxhirëve të

vlerave të gjelbra me partneritetet lokale dhe ndërkufitare;

të mbështesë aktivitetet ekonomike, gjenerimin e të ardhurave, të sipërmarrjeve të grave

dhe të rinjve;

të mbështesë zhvillimin e zonave rurale nëpërmjet përdorimit të qëndrueshëm të

burimeve natyrore nga përmirësimet e menaxhimit integral të ujit dhe resurseve pyjore.

1.4 Shpërndarja financiare e siguruar brenda thirrjes

Shuma e përgjithshme indikative në dispozicion nën thirrjen për Grant ZhBR në rajonet

Ndërkufitare ", "Prespa" dhe "Sharri" është vlerësuar 120.000 euro. GPP mban të drejtën të

mos i japë të gjitha fondet në dispozicion në këtë Thirrje për propozime.

Page 7: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

7

Masa e granteve

Aplikimet janë të pranueshme, si individuale ashtu dhe në kuadër të partneriteteve, si ato lokale

ashtu dhe ndërkufitare.

Vlera maksimale e grantit sipas kësaj Thirrje për propozime është deri në 30,000 euro (për një

projekt-propozim të grupit të përfituesve - partneritetit).

Megjithatë, vlera e çdo granti për çdo përfitues individual e dhënë nga kjo Thirrje për propozime,

pa marrë parasysh nëse zbatohen individualisht ose në bashkëpunim, duhet të jetë midis

shumave minimale dhe maksimale të shpenzimeve të pranueshme:

shuma minimale: 1,000 EUR

shuma maksimale: 10,000 EUR

Vlera e grantit për çdo përfitues mund të jetë deri në 75% të shpenzimeve të përgjithshme të

pranueshme të veprimit (shih Aneksin D). Kostoja e mbetur e veprimit duhet të financohet nga

përfituesit ose prej burimeve të tjera.

Është e rëndësishme të theksohet se TVSh-ja nuk konsiderohet si kosto e pranueshme.

2 Rregullat aplikuese nga kjo Thirrje për propozime Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për përfituesit e zgjedhur, veprimet, kostot, dorëzimi i

aplikimeve, përzgjedhja dhe implementimi i veprimeve të financuara nga kjo Thirrje.

2.1 Zona e pranueshme

Granti do të jetë në dispozicion në këto vende dhe komunat e rajoneve ndërkufitare si vijon,

"Prespa" dhe "Sharri":

Rajoni ndërkufitar i "Prespës" (shtetet dhe komunat):

Maqedoni: Ohër dhe Resnjë;

Shqipëri: Pogradec, Pustec, Maliq, Korçë, Devoll dhe Kolonjë

Rajoni ndërkufitar i "Sharrit" (shtetet dhe komunat):

Shqipëri: Kukës;

Maqedoni: Jegunovce dhe Tearce;

Kosova *: Dragash, Prizren dhe Shtërpcë;

Page 8: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

8

2.2 Kriteret e pranueshme

Ka tri grupe të kritereve të pranueshme, në lidhje me:

aplikuesit, të cilët mund të kërkojnë grant dhe partneritet;

veprimet për të cilat mund të jepet granti;

llojet e kostos që mund të merren parasysh në përcaktimin e shumës së grantit.

2.2.1 Pranueshmëria e aplikuesve - kush mund të aplikojë?

Në mënyrë që të jenë të pranueshëm për grant, aplikuesit duhet të jenë:

Aplikues nga sektori privat, civil apo publik, që veprojnë si persona juridik apo persona

fizik siç janë:

prodhuesit bujqësorë dhe ushqimorë, familjet rurale, operatorët e turizmit rural, strukturat

turistike dhe ofruesit e shërbimeve, objektet e përpunimit, dyqanet lokale, strukturat

tradicionale të përpunimit të ushqimit, artizanalet tradicionale;

organizatat joqeveritare (OJQ), organizata të shoqërisë civile (OSHC), shoqatat,

organizimi i fermerëve, organizimi i operatorëve turistikë, kooperativat, shoqatat e

pronarëve privatë të pyjeve, shoqatat e gjuetisë, të alpinizmit dhe klubeve sportive;

organizata lokale dhe rajonale të turizmit, dhomat tregtare, lokale dhe agjenci të

zhvillimit rajonal, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike;

nëse aktivitetet e tyre futen në një nga sektorët e pranueshëm të theksuara në 2.2.1.3.

të jenë të regjistruar ose kanë të regjistruar degën në një nga bashkitë/komunat e

rajoneve "Prespës" ose "Sharrit" dhe të jetë në gjendje pune në një nga sektorët e

pranueshëm për të paktën 6 muaj para dorëzimit të aplikimit për grant;

të jetë i regjistruar në regjistrin e biznesit / regjistrin e fermave bujqësore / ose regjistër

tjetër përkatës në përputhje me legjislacionin e vendit ku është i regjistruar veprimtaria e

aplikuesit;

duhet të vërtetojë se ai / ajo është pronar i tokës / objektit ose e qerasë afatgjatë për të

paktën 5 vjet në rastin e investimeve në lidhje me punën e përshtatjes / rinovimit në

ndërtesat ose blerjen e pajisjeve, kur ka kërkesa të veçanta;

duhet të vërtetojë se ai nuk ka detyrime të papaguara ndaj shtetit në të cilin është i

regjistruar operacioni i tij në momentin e paraqitjes së kërkesës.

Numuri i aplikimeve dhe granteve për aplikuesit

Aplikuesi nuk mund të paraqesë më shumë se një aplikim për grant nga kjo Thirrje për

propozime (nuk mund të shfaqet si themelues, pronar ose anëtar i organeve drejtuese të

aplikuesve/partnereve të tjerë ne lidhje me projekt propozimin). Si rrjedhojë, të gjitha aplikimet

ku paraqiten aplikuesit që përsëriten automatikisht do të trajtohen si të papranueshëm. Për më

tepër, një aplikues nuk mund ta paraqesë veten e tij / saj më shumë se një herë brenda një

forme të përbashkët të aplikimit. Aplikimet ku aplikuesit përfaqësojnë ose janë në pronësi nga i

njëjti person dhe / ose një të afërmi, nuk do të konsiderohen të pranueshme.

Page 9: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

9

2.2.1.1 Partnerët dhe partneriteti

Partnerët

Aplikuesit të cilët krijojnë partneritet dhe së bashku hartojnë dhe implementojnë veprimin

që duhet të mbështetet, do të marrin pikë shtesë, siç parashikohet në bazë të kritereve të

rangut.

Partnerët mund të vijnë nga një, dy ose tre vende të ndryshme të rajoneve ndërkufitare

"Prespa" ose "Sharri" (shih listën e shteteve / komunave të pranueshme në 2.1). Të gjithë

aplikuesit të një partneriteti duhet t'i përkasin të njëjtit rajoni ZhBR.

Partnerët duhet të paraqesin kërkesë të përbashkët së bashku me dokumentet e

kërkuara, si dhe strategji të përbashkët biznesi për veprimin që duhet të mbështetet në

kuadër të grantit.

Çdo aplikues në partneritet duhet të plotësojë kriteret e pranimit secili më vete,

GPP do të nënshkruajnë kontratatë individuale me secilin partner të veprimit të

përbashkët që do të mbështeten.

Shpenzimet të shkaktuara nga secili prej partnerëve duhet të paraqiten veçmas për

secilin prej tyre në formën e përbashkët të aplikimit. Partnerëve do t’u rimbursohen kostot e

pranueshme të investimit që ata kanë ndërmarrë vetëm pas finalizimit të investimeve nga të

gjithë partnerët e përfshirë në partneritet dhe shfaqur në kërkesën për grant.

Page 10: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

10

Partneritet

Partneriteti për qëllime të këtij granti duhet të përbëjë bashkëpunimin ndërmjet partnerëve në

zinxhirin e vlerës me qëllim të përmirësimit të zinxhirëve të prodhimit brenda sektorëve të

pranueshëm.

Partnerët duhet të shprehin qartë qëllimin e partneritetit në zinxhirin e vlerës, duke

përfshirë rolin specifik të secilit partner;

Partneriteti duhet të lidhet së paku për periudhën e kohëzgjatjes së veprimit të

përbashkët siç përcaktohet në kontratën e granteve;

Deklarata e Partneritetit, që konfirmon interesin e aplikuesve për të bashkëpunuar në

zinxhirin e vlerës duhet të nënshkruhet nga secili partner dhe të bashkangjitet me

Formularin e Aplikimit për Grant;

Partneriteti ndërmjet partnerëve duhet të formalizohet nga shërbimet noteriale publike të

paktën para nënshkrimit të kontratave mes përfituesve individual të projekteve fituese dhe

GPP;

Partneriteti midis anëtarëve të familjes nuk do të jetë i pranueshëm sipas këtij Grant

projekti.

2.2.1.2 Mbështetja financiare e sektorit publik

Sektori publik gjithashtu mund të jetë i përfshirë si një partner në realizimin e projektit me

kontributin e tij financiar në formë të përkrahjes financiare për partnerë nga sektori privat apo

civil. Aplikimeve me interes të vërtetuar të sektorit publik për të financuar një pjesë të projekteve

të aplikimeve të partnerëve nga sektori privat dhe civil, do t’u jepen pikë shtesë siç parashikohet

në bazë të rangut të kritereve. Ky interes do të konfirmohet me Deklaratën e interesave të

nënshkruar dhe të vulosur, me përcaktim të saktë të aktiviteteve dhe angazhimeve financiare, të

cilat duhet të dorëzohen së bashku me dokumentet e tjera të aplikimit kur aplikoni.

2.2.1.3 Sektorët ekonomikë të përgjithshëm të pranueshëm për mbështetje

Aplikimet që do të mbështeten duhet të operojnë në një nga sektorët e mëposhtëm ekonomikë

të pranueshëm për mbështetje:

prodhime bujqësore dhe ushqimore, përpunimi dhe marketingu;

pylltari dhe produkte të pyjeve dhe përpunimi i këtyre produkteve;

prodhime artizanale;

turizmi.

2.2.2 Shqetësimet mjedisore që janë marrë parasysh

Ndërhyrjet e mbështetura nëpërmjet këtij grant projekti duhet të kontribuojnë në përmirësimin e

zinxhirit të vlerave ekzistuese dhe zhvillimin e zinxhirëve të vlerave "të gjelbra" në sektorët e

përzgjedhur duke maksimizuar veçanërisht përfitimet ekonomike nga burimet rinovuese dhe

duke minimizuar dëmin mjedisor.

Zinxhirët e vlerës së gjelbër bëjnë përqasje holistike, sistematike dhe të integruar për të

adresuar shqetësimet mjedisore që kërkohen nga zanafilla (prodhimi) e lëndëve të para dhe

Page 11: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

11

gjatë gjithë procesit të transformimit të tyre në produkte të gatshme, marketing dhe model i pas

përdorimit të mbetjeve, duke marrë në konsideratë riciklimin dhe burimet e ripërtëritshme. Në

mënyrë tipike, zinxhiri i vlerave të gjelbra trajton organizimin/koordinimin midis aktorëve të

zinxhirit të vlerave, siç janë prodhuesit individualë ose ofruesit e shërbimeve, organizatat

prodhuese/ofruese të shërbimit, bujqësi kontraktuese, grupim, shpërndarës, kooperativa,

bashkëpunimi publik-privat, OShC-të, organe të caktuara publike dhe supozon se teknologjia në

fjalë është e një niveli dhe shkalle të përshtatshme për prodhim, trajtimi dhe përpunimi është

thelbësor.

Në këtë aspekt, skema e grantit do të përpiqet të mbështesë përdorimin e teknologjive të tilla që

janë në përputhje me përmirësimin e efikasitetit dhe kapacitetit të ripërtëritshëm në drejtim të ujit

dhe përdorimit të energjisë, të heqë kimikatet e dëmshme nga proceset e prodhimit dhe të

reduktojë humbjen e mbeturinave / ujit në zinxhirin e vlerave të dhëna .

Sipas kësaj skeme granti, të gjitha veprimet e propozuara do të konsiderohen të kontribuojnë në

"gjelbërimin" e zinxhirëve të vlerave përkatëse, nëse shfaqet konsideratë e qartë e çështjeve të

përmendura më lart.

Aplikuesit të cilët do të shfrytëzojnë produktet e tregtisë së ndershme, pajisjeve dhe makinerive

me vlerësim të nivelit të energjisë"A", që konsumojnë sasinë më të vogël të energjisë dhe ujit, të

punojnë në mënyrë aktive për ta minimizuar prodhimin e mbetjeve dhe angazhohen në

riciklimin, do t'iu jepen pikë shtesë në përputhje me kriteret e rangimit .

2.2.3 Objektivat specifike

Për të qenë përfitues, aplikimet e projektit duhet të plotësojnë të paktën një nga objektivat e

përgjithshme (shih 1.3.) dhe të paktën një nga objektivat specifike të mëposhtme:

përmirësimin e prodhimit ekologjik dhe/ose përpunimin dhe rritjen e cilësisë së

produkteve / tipike tradicionale;

rritjen e konkurrencës nëpërmjet risive dhe/ose të marketingut dhe/ose të standardizimit;

përmirësimin e kushteve të objekteve dhe cilësisë së shërbimeve për turistët;

forcimin e lidhjeve në zinxhirin e vlerës së gjelbër bujqësore dhe/ose ushqimin dhe/ose

artizanaleve dhe/ose produkteve turistike apo ofertën e rajonit;

shumëllojshmërinë e ofertës për turizëm dhe shërbimet e rajonit;

zhvillimi i aktiviteteve të reja ekonomike dhe/ose të produkteve dhe shërbimeve të reja

në rajon lidhur me zinxhirët e vlerave të gjelbra bujqësore-ushqimore të përpunimit,

turizmit/shitjeve të drejtpërdrejta;

vendosjen e standardeve të cilësisë së bazuar në mbrojtjen dhe/ose brendimin e

produkteve tradicionale bujqësore dhe të egra pyjore, produkteve dhe shërbimeve turistike.

2.2.4 Detyrimet ligjore dhe administrative që duhet t'i plotësojnë përfituesit.

Veprime të projekt aplikimet duhet të plotësojnë rregullat dhe procedurat si vijon:

Kur hartojnë aktivitete / investime për mbështetje, përfituesit duhet të konsultojnë listën e

kostove të pranueshme sipas kësaj thirrjeje (ANEKSI D).

Page 12: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

12

Veprimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e ligjit vendor dhe kombëtar të

shtetit ku bëhet investimi (nëse është e aplikueshme). Është përgjegjësi e përfituesit të

sigurojë se veprimi është realizuar në përputhje me kërkesat ligjore të vendit ku ndodh

investimi.

Pajisjet e bashkëfinancuara duhet të vijnë nga një shtet anëtar i BE-së, një shtet

përfitues i Rregullores IPA, një vend përfitues i Instrumentit Evropian për Fqinjësi ose një

vend i Zonës Ekonomike Evropiane të BE-së,

Realizimi i veprimeve mund të fillojë vetëm pas nënshkrimit të një kontrate nga

përfituesi me GPP. Nuk do të rimbursohet asnjë pagesë e bërë nga përfituesi para

nënshkrimit të kontratës.

Kohëzgjatja e planifikuar e një veprimi nuk duhet të jetë më e gjatë se 6 muaj

nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Veprimet duhet të realizohet duke respektuar rregullat përkatëse të prokurimit

(shih kapitullin 2.5.1).

Sektori publik mund të financojë (me burimet e veta) pjesë të implementimit të

veprimit të aplikuesve të sektorit privat dhe civil nga kjo thirrje,

Veprimi financuar sipas këtij granti nuk mund të jetë subjekt i mbështetjes

financiare nga grant projekte të tjera, përfshirë dhe GIZ / BE / ndihmë kombëtare. Është

përgjegjësi e secilit aplikues të sigurojë se nuk do të ndodhë financimi i dyfishtë.

2.2.5 Pranueshmëria e kostove në kuadër të grantit

Vetëm kostot e pranueshme të bëra pas nënshkrimit të kontratës mund të merren parasysh për

grant dhe ato duhet të bazohen në kostot reale dhe me mbështetje nga dokumente origjinale.

Kategoritë e kostove që konsiderohen si të pranueshme dhe të papërshtatshme janë treguar në

Aneksin D.

Të gjitha shpenzimet duhet të shprehen në euro (EUR).Për konvertimet e monedhave vendase

në euro do të përdoret kursi i këmbimit të mesëm, i publikuar nga bankat kombëtare të vendeve

përkatëse të aplikuesve, të vlefshme në ditën e caktuar si dita e kompletimit të aplikimit.

2.3 Si të aplikoni

2.3.1 Formulari i aplikimit

Aplikuesit e interesuar aplikojnë duke paraqitur paketën e plotësuar në anglisht, ose në një nga

gjuhët lokale: në gjuhën shqipe, maqedonase, ose serbe. Nëse kërkesa paraqitet në gjuhën e

vendit, përmbledhja e projektit (një faqe) duhet të dorëzohet në gjuhën angleze. Aplikimet e

shkruara me dorë nuk do të pranohen.

Ju lutemi vini re se Formulari i aplikimit, Strategjia e biznesit (e cila duhet të plotësohet), si dhe

Deklarata e Partneritetit (në rastet e partneritetit), si dhe të gjitha dokumentet mbështetëse do të

vlerësohen. Prandaj është e rëndësishme që këto dokumente të përmbajnë të gjithë

informacionin e rëndësishëm në lidhje me veprimtarinë. Nuk duhet të dërgohen anekse të tjera

pas dorëzimit të kërkesës, përveç nëse kërkohet në mënyrë specifike nga GPP-ja.

Në vijim janë dokumentet, të cilat duhet të dorëzohen kur të aplikoni për grant:

Page 13: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

13

Aneksi A: Formulari i Aplikimit të Grantit

Aneksi B: Strategjia e biznesit dhe xhiroja e të hollave (xhiroja e të hollave duhet të plotësohet

veçantë për secilin aplikues)

Aneksi C: Deklarata e Partneritetit (në rast të partneritetit)

Dokumentet mbështetëse si:

- Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit (nëse grupi i aplikuesve aplikojnë si partneritet - secili

partner duhet të paraqesë kopje të letërnjoftimit).

- Dëshmi e regjistrimit të aplikuesit në Regjistrin Bujqësor/i regjistrin e biznesit/ose

regjistër tjetër përkatës - kopje origjinale ose kopje e verifikuar e formës origjinale.

- Konfirmim nga Administrata Tatimore se aplikuesi nuk ka detyrime të pashlyera ndaj

shtetit (ku është i regjistruar), jo më e vjetër se 30 ditë nga data e paraqitjes së aplikimit –

origjinal.

- Një ekstrakt nga Regjistri i Pronës/Tokës si dëshmi e pronësisë së pronës të aplikuesit

jo më e vjetër se 3 muaj nga data e paraqitjes së aplikimit - origjinal.

- Vërtetim pronësie ose kontratë qeraje së paku 5 vjeçare të tokës/objektit që do të

kërkohet në rast të investimeve, në lidhje me punën e përshtatjes/rinovimit të ndërtesës së

ndërmarrjes, blerja e pajisjeve, kur do të zbatohen kërkesat e veçanta.

- Kopje e dokumentacionit teknik (për investimet në rinovimin/përshtatje të objekteve)

nëse e detyrueshme në shtetin ku do të realizohet investimi.

- Kopje e lejes së ndërtimit (për investimet në rinovimin/përshtatjen e objekteve), nëse

është e detyrueshme në shtetin ku do të realizohet investimi.

- Vërtetim se aplikuesi nuk është subjekt i procedurave civile ose penale - origjinal.

- Tre vlerësime nga ofruesit për çdo investim individual (ofertat e reja të vlefshme duhet

të pranohen përsëri përpara nënshkrimit të kontratave).

- Dëshmi e përvojës së mëparshme të partneritet midis dy partnerëve të projektit (nëse

është e aplikueshme).

Formulari i aplikimit dhe të gjitha dokumentet e tjera të kërkuara për aplikime janë në

dispozicion në faqen e internetit të GPP-së dhe ueb-faqet e ZhBR rajoneve ndërkufitare, në

lidhjet si vijon:

http://seerural.org/abd-grant-scheme/

http://prespa.seerural.org/abd-grant-scheme/

http://sharra.seerural.org/abd-grant-scheme/

Page 14: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

14

2.3.2 Ku dhe si të dërgoni formularin e aplikimit

Aplikimet duhet të dorëzohen në një kopje origjinale dhe në madhësi A4, secila e mbyllur, e

nënshkruar dhe e vulosur. Forma e plotë e aplikimit me dokumentet mbështetëse, strategjinë e

biznesit, xhiron e të hollave dhe deklaratën e partneritetit (në rastin e partneritetit) duhet

gjithashtu të jetë në formë elektronike në CD ose USB. Çdo dokument i dorëzuar duhet të jetë i

paraqitur në dosje të veçantë dhe unike. (p.sh. një dokument nuk duhet të ndahet në disa dosje

të ndryshme).Formati elektronik duhet të përmbajë saktësisht të njëjtin propozim si versionin e

bashkangjitur në letër. Për qëllime të vlerësimit strategjia e biznesit dhe dokumenti i xhiros së

parave duhet të dorëzohen gjithashtu në burim të hapur në formatin (excel).

Zarfi i jashtëm duhet të mbajë titullin: ABD Grant Scheme within LEIWW Programme së

bashku me emrin e plotë dhe adresën e Njësive/Zyrës së Menaxhimit të Projektit në krye, ku

pranohet aplikimi dhe fjalët "Not to be opened before the opening session".

Aplikimet mund të dorëzohen në njësitë/zyrat e projekt menaxhimit në një zarf të mbyllur

nëpërmjet shërbimit postar, shërbimi të korrierit privat ose në dorë, në një nga adresat e më

poshtme. Është e rëndësishme që kërkesa e aplikuesit nga shërbimi postal të merret vërtetim

se zarfi është postuar.

Adresa postare e Njësive/Zyrave të Projekt Menaxhimit për dërgesë:

Project Management Unit/Office of the SWG Secretariat for the Cross-Border region of

“Prespa”:

Rruga e Voskopojës (Desaretet),

ATTC “Agriculture Technologies Transferring Center”, 3rd floor

Korca, Albania

Project Management Unit/Office of the SWG Secretariat for the Cross-Border region of

“Sharra”:

Zahir Pajaziti No.15

Building of the Agency for agriculture development - 2nd floor

20000 Prizren

Kosovo*

Pasi dorëzohet aplikimi me postë apo me shërbim korrieri, aplikuesit duhet të dorëzojnë

certifikatën për postën dërguar në Njësitë/Zyrat e Projket Menaxhimit me e-mail:

[email protected] për projektet nga "Prespa" në rajonin ndërkufitar

[email protected] për projektet nga "Sharri" në rajonin ndërkufitar

Aplikimet e dërguara me mjete të tjera (p.sh. me faks ose me e-mail) ose të dërguara në adresë

tjetër do të refuzohen.

Page 15: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

15

Aplikuesit duhet të verifikojnë se aplikimi i tyre është i plotë dhe i përfshin të gjitha informacionet

e detyrueshme, anekset dhe dokumentet mbështetëse për të gjithë aplikuesit. Aplikimet e

pakompletuara do të refuzohen.

2.3.3 Hapja e thirrjes dhe afati për dorëzimin e aplikacioneve

Thirrja do të jetë e hapur nga 25 Tetor 2016 dhe afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është

05 Dhjetor 2016 në ora 16:00 e Kohës Qendrore Evropiane.

2.3.4 Informacione të mëtejshme në lidhje me aplikacionet

Pyetjet në lidhje me procesin e aplikimit mund të dërgohen me e-mail jo më vonë se 10 ditë

para afatit të fundit për dorëzimin e propozimeve në adresat e listuara më poshtë, duke treguar

në mënyrë të qartë në e-mail mesazh subjekt referencën e mëposhtme: ZhBR.Grant Projekti

GPP nuk ka asnjë detyrim për të pranuar pyetje pas kësaj date.

E-mail adresa:

[email protected] për projektet nga "Prespa" në rajonin ndërkufitar

[email protected] për projektet nga "Sharrit" në rajonin ndërkufitar

Përgjigjet do të jepen jo më vonë se brenda 3 ditëve të punës pas pranimit të pyetjes.

Aplikuesve u rekomandohet që të përdorin mundësinë dhe të shfrytëzojnë mbështetjen e

ekspertëve gjatë përgatitjes së Formularit të Aplikimit për Grant dhe Strategjisë së Biznesit.

Lista me pikat e kontaktit / ekspertëve për mbështetjen gjatë përgatitjes së aplikimit është vënë

si Aneks E e këtij Udhëzuesi.

2.4 Procedura e miratimit të Grantit (vlerësimi dhe përzgjedhja e

aplikuesve fitues) Aplikimet do të vlerësohen dhe do të rangohen gjatë procesit të vlerësimit në të cilin do të

përfshihet Komisioni i Vlerësimit. Anëtarët do të emërohen në bazë të kritereve objektive të

GPP për përzgjedhjen e anëtarëve të këtij komisioni.

Anëtarë të GPT (Grupi i palëve të interesuara) mund të caktohet të marrë pjesë në mbledhjet e

Komisionit Vlerësues vetëm si vëzhgues. Megjithatë, ata nuk duhet të jenë aplikues në të njëjtin

moment sipas kësaj Thirrje për propozime.

Nëse kontrollimi i aplikimit zbulon se veprimi/aplikuesi nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë,

aplikimi do të refuzohet vetëm mbi këtë bazë dhe nuk do të përpunohet më tej.

Të gjitha propozimet e paraqitura nga aplikuesit do të vlerësohen sipas hapave dhe kritereve në

vijim dhe kandidatët do të jenë të informuar për progresin në procedurën e miratimit të grantit

përkatësisht.

2.4.1 Hapja e kërkesave të paraqitura dhe kontrollet administrative

Në vijim do të vlerësohen:

Page 16: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

16

nëse është respektuar afati i dorëzimit të aplikimit. Nëse afati nuk është

respektuar kërkesa do të refuzohet automatikisht.

Nëse Formulari i Aplikimit për Grant me anekset i plotëson të gjitha kriteret e

formularit të aplikimit për grant. Nëse ndonjë nga informatat e kërkuara mungon ose

është e pasaktë, aplikimi mund të refuzohet vetëm mbi këtë bazë dhe nuk do të

vlerësohet më tej.

Nëse dokumentet mbështetëse i plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- nëse dokumentet janë lëshuar nga autoritetet përkatëse.

- Nëse dokumentet i posedojnë të gjitha elementet që vërtetojnë

besueshmërinë e tyre (vulë, nënshkrim të personit përgjegjës, datën, etj.).

- Nëse dokumentet janë të vlefshme në bazë të datës së vlefshmërisë së

specifikuar në Udhëzimet për përfituesit.

2.4.2 Vlerësimi i aplikimeve: kontrollet e pranueshmërisë dhe të rangim

Kontrollet e pranueshmërisë së kërkesave të paraqitura, duke përfshirë rëndësinë e veprimit

të propozuar/pranueshmërinë e kostos së aplikuesit/kostos së pranueshme do të kryhet në

përputhje me kriteret e pranueshmërisë të përcaktuar në kapitullin 2.2.

Kriteret e pranueshmërisë mundësojnë përzgjedhjen e aplikimeve me të cilat GPP-ja mund të

jetë e sigurt që të jetë në përputhje me objektivat dhe prioritetet, si dhe të garantojë cilësinë më

të mirë të veprimeve të propozuara për financim. Ato mbulojnë aspekte të tilla si rëndësia e

veprimit, qëndrueshmëria e tij me objektivat e thirrjes për propozime, cilësinë, impaktin e

pritshëm, qëndrueshmërinë dhe kosto-efektivitetin.

Pas kontrollimit të përputhshmërisë së aplikimeve me kriteret e pranueshme, aplikimet e

suksesshme (vetëm ato që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë) do të rangohen edhe më tej

sipas kritereve të rangut për të krijuar listën e projekteve me numrin më të madh të pikëve të

fituara.

Projektet me numrin më të madh të pikëve të rangimit do të propozohen për financimin (bazuar

në disponueshmërinë e shpërndarjes financiare të parashikuar brenda gjithë kësaj). Megjithatë,

rangimi i projekteve mund të mos zbatohet nëse vendoset në mënyrë specifike nën këtë thirrje

për propozime.

Kriteret për vlerësimin e Strategjisë së biznesit janë si vijon:

Kriteret e

përgjithshme për

vlerësimin e

strategjisë së

biznesit

Shkalla

e

pikëve

Kriteret e aplikuara për vlerësim Pikët e

dhëna

1. Plotësia e informacionit - struktura e strategjisë së biznesit

0-10

(Min. 7)

- Pjesërisht e përfunduar

- E plotësuar me informacione të shkurtra dhe të pamjaftueshme

- E përfunduar plotësisht, me përshkrime të

0

3

7

10

Page 17: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

17

qarta

- E përfunduar plotësisht me përshkrime të qarta dhe dokumente mbështetëse të paraqitura

2. Analizat e tregut 0-12

(min. 7)

- Furnizim / kërkesa në tregun e synuar - jo ekzistuese

- Furnizim / kërkesë në tregun e synuar - informacione të përgjithshme të tregut

- Furnizimi / kërkesë në tregun e synuar - furnizuesit e kontraktuar / konsumatorët

- Kanalet e shpërndarjes dhe promovimit - e papërcaktuar

- Kanalet e shpërndarjes dhe promovimit - e specifikuar

0

3

5

0

4

3. Plani i vlerësimit financiar

0-18

(min. 13)

- Analizat e rentabilitet - duke operuar me humbje

- Analizat e rentabilitet - duke operuar me fitim

- Koha e rimëkëmbjes së investimit - brenda 4 viteve

- Parashikimet reale financiare (skenare pesimiste dhe optimiste)

- Prezantim i qartë i shumës, kohës, llojit dhe përdorimit të fondeve

0

10

3

3

2

4. Menaxhimi dhe organizimi 0-5

- Më shumë se 1 vit përvojë pune në biznesin e propozuar

- Mbështetje profesionale dhe këshillëdhënëse - nuk është e specifikuar

- Mbështetje profesionale dhe këshillëdhënëse - e specifikuar

2,5

0

2,5

5. Plani operues 0-5 - Nuk ekziston plan i vërtetë

- Plani parashtron strategji të qartë, të mirë-konceptuar, të realizueshme

0

5

Totali (1 + 2 + 3 + 4 +

5) Maks:

50 Pikat totale të fituara: 50

Strategjia e pranueshme e biznesit duhet të fitojë të paktën 27 pikë. Strategjitë e biznesit të

papranueshme nuk do të merren në procesin e mëtejshëm rangimit.

Page 18: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

18

Kriteret rangimit në vijim do të zbatohen gjatë procesit të rangimit:

Rangimi i kritereve Shpjegim Maks pikë

Vlerësimi i Strategjisë së Biznesit Nga 27 deri në 50 pikë 50

Të paktën dy partnerë që vijnë nga i njëjti shtet

Të paktën dy partnerët e projektit kanë përvojë të mëparshme me partneritet. Nëse po prova e aplikueshme duhet të jetë e bashkangjitur.

Partnerët që vijnë nga të paktën dy shtete.

Nëse të gjitha kërkesat janë plotësuar atëherë 16

3

3

10

16

Aplikuesi ose të paktën një partner në një partneritet është një grua e regjistruar si operator i biznesit të paktën 6 muaj përpara datës së aplikimit (të bashkëngjitet prova)

Nëse gratë aplikuese, aplikojë në mënyrë individuale - 3 pikë

Nëse një nga partnerët është grua - 5 pikë

Nëse dy ose më shumë partnerë janë gra - 7 pikë

7

Të rinjtë (nën moshën 40 vjeçe në ditën e paraqitjes aplikimi i përbashkët) midis aplikuesve

Nëse aplikuesi individual është i ri - 3 pikë

Nëse një nga partnerët është i ri - 5 pikë

Nëse dy ose më shumë partnerë janë të rinj - 7 pikë

7

Sektori publik është i përfshirë si partner në realizimin e projektit me kontributin e tij financiar (ref ch.2.2.1.2).

Nëse "po" atëherë 5 nëse "jo" atëherë 0

5

Masat e propozuara do të reduktojnë në mënyrë aktive gjurmët mjedisore të ndërhyrjes (minimizimi i mbeturinave/humbjes së ujit, riciklimi, ripërdorimi i materialeve, deponimi i materialeve miqësor me ambientin)

Nëse 'po', atëherë 5 nëse 'jo', atëherë 0

15

Projekti do të rrisë përdorimin dhe/ose të kontribuojnë në rritjen e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.

(Solare, era, uji, biomasa nga mbeturinat)

Nëse 'po', atëherë 5 nëse 'jo', atëherë 0

Pajisjet e blera dhe/ose që përdoren ndjekin standardet e "gjelbëra" (produktet e drejta tregtare, minimum nivelin "A" rangimit energjetik)

Nëse 'po', atëherë 5 nëse 'jo', atëherë 0

Pikat totale maks 100

Për të qenë të pranueshëm aplikacioni duhet të marrë të paktën 50 pikë.

Page 19: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

19

Në rastin kur aplikimet kanë arritur numrin e njëjtë të pikëve, ata që aplikojnë për herë të parë

në kuadër të projektit të Granteve ZhBR do të shpërblehen. Përndryshe do të shpërblehet

aplikimi me datën më të hershme të regjistrimit.

2.4.3 Lista përfundimtare e aplikimeve të mbështetura

Pas përfundimit të kontrolleve në lidhje me përshtatshmërinë dhe rangimin e aplikimeve dhe

duke marrë parasysh alokimin në dispozicion të aprovuar për këtë aplikim, do të krijohet një listë

përfundimtare e aplikimeve të rekomanduara për mbështetje.

Më pas, GPP do të informojë aplikuesit nëse aplikimi i tyre është rekomanduar për mbështetje

ose jo. Aplikuesit që kanë dalë të suksesshëm do të ftohen të nënshkruajnë kontratë me GPP-

në për realizimin e investimit.

2.5 Nënshkrimi i kontratave me përfituesit dhe implementuesit e

investimit GPP HQ do të nënshkruajë kontrata për realizimin e veprimeve me aplikuesit e suksesshëm.

Nga momenti kur investimi mund të fillojë zyrtarisht edhe kostot që lidhen me zbatimin e

investimeve bëhen të pranueshme.

Lista e projekteve të mbështetura do të bëhet publike.

2.5.1 Rregullat për implementimin e veprimit

Implementimi i veprimit duhet të realizohet në përputhje me dispozitat e përcaktuara në

kontratën që do të lidhet ndërmjet përfituesit dhe GPP.

Informacion specifik në lidhje me rregullat që duhet të merren parasysh gjatë zbatimit të

veprimeve nga ana e përfituesit do të publikohen në faqen e internetit të GPP-së (nëse

aplikohet). Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se tre vlerësimet kryesore,

nacionaliteti dhe rregulli i origjinës duhet të respektohen nga përfituesit - lista e rregullave e

përmendur më poshtë mund të mos jetë e plotë.

2.5.1.1 Tre ofertat

Aplikuesi duhet të mbledhë tre oferta nga furnizuesit për blerjen e pajisjeve dhe aktiviteteve të

punës që ai synon të realizojë në kuadër të projektit të tij. Dokumentet origjinale (ose kopje dhe

ofertat e dhëna me e-mail) të vlerësimeve për çdo aplikues do të duhet të bashkëngjiten me

formularin e aplikimit (ofertat e reja të vlefshme duhet të përsëriten përpara nënshkrimit të

kontratave).

Oferta nga një partner i projektit (aplikues) ndaj një partneri tjetër të projektit (aplikues) për

produktet dhe/ose shërbime të ndryshme nuk do të konsiderohen si të vlefshme.

2.5.1.2 Rregullat kombëtare dhe rregullat e origjinës

Përfituesit duhet të respektojnë rregullat kombëtare dhe të origjinës, gjatë realizimit të

veprimeve në lidhje me blerjen e pajisjeve dhe realizimin e punimeve.

Page 20: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

20

Përfituesit kur bëjnë blerjen e pajisjeve / punës lejohen t’u drejtohen ofruesve të shteteve

anëtare të BE-së, shtetit përfitues të IPA II Rregullës, shteti përfitues i Instrumentit Evropian për

Fqinjësi (ENI) ose shtet anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane të BE-së ( EEA) si më poshtë:

Vendet anëtare të BE-së: Austria, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia,

Qipro, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda,

Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania,

Sllovakia, Sllovenia , Spanja, Suedia, Mbretëria e Bashkuar;

IPA II Përfituesit: Turqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia,

Maqedonia, Kosova* (sipas Rezolutës 1244);

Vendet ENI (Instrumenti Evropian për fqinjësi): Algjeria, Armenia, Azerbajxhani,

Bjellorusia, Egjipti, Gjeorgji, Izrael, Jordani, Liban, Libi, Republika e Moldavisë, Marokut,

territori palestinez i okupuar (OPT), Siri, Tunizi, Ukrainë;

Shtetet anëtare të ZEE (Zonës Ekonomike Evropiane): Norvegjia, Islanda dhe

Lihtenshtajni;

Zvicra

Për blerjen e pajisjeve me njësi kosto mbi € 5 000, përfituesit duhet t’i kërkojë ofruesit të

paraqesë dëshminë e origjinës jo më vonë se kur të paraqesin faturën e parë.

2.5.2 Pagesat në kuadër të projektit

Përfituesit do të rimbursohen deri në 75% të shpenzimeve të përgjithshme të

pranueshme pas përfundimit të veprimit.

Përfundimi i veprimit duhet të kuptohet si momenti kur përfituesi ka finalizuar

investimin dhe t’i paraqesë te GPP-ja dokumentet origjinale (fatura, raporte bankare,

kontrata, etj) duke konfirmuar blerjen e pajisjeve / realizimin e punimeve.

Pagesat janë të kushtëzuara për përfundimin e veprimeve nga të gjithë përfituesit

e veprimeve të përbashkëta (aplikimi i përbashkët / partneritetit).

2.5.3 Monitorimi dhe kontrollet gjatë zbatimit të investimeve

Realizimi i investimeve nga përfituesit do të monitorohet në mënyrë të rregullt nga ana e GPP-

së.

Kontrollet përfundimtare për realizimin e projektit do të bëhet nga ekipi i kontrollit, duke përfshirë

edhe ekspertë të pavarur.

2.5.4 Modifikimet e propozim-projektit

Pasi kontrata hyn në fuqi, përfituesit mund të ndryshojë veprimin vetëm pas marrjes së lejes

nga GPP-ja. Përfituesi është i detyruar të kërkojë lejen duke sqaruar me shkrim dhe mund të

implementojë ndryshimet e kërkuara vetëm pas marrjes së miratimit me shkrim.

Page 21: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

21

2.5.5 Mospërputhje me rregullat e kontratave

Grantet mund të përdoren vetëm për aktivitetin e miratuar të paraqitur në formën e aplikimit për

grant. Prandaj, nëse përfituesi vepron në kundërshtim me dispozitat e kontratës së lidhur ose

janë shkelur në ndonjë mënyrë rregullat për përdorimin e grantit , ose në rast të parregullsive,

granti i paguar duhet të kthehet. Dispozita më të hollësishme në lidhje me shkeljen e rregullave

do të paraqitet me ndihmën e kontaktit që do të lidhet ndërmjet përfituesit dhe GPP.

Page 22: Thirrja e dytë për projekt propozime në rajonet ndërkufitareprespa.seerural.org/wp-content/uploads/2016/05/1.-Udhezime-per... · 1 Udhëzime për aplikuesit të Skemës së Granteve

22

3 Lista e anekseve

Aneksi A: Formulari i Aplikimit për Grant

Aneksi B: Strategjia e Biznesit dhe projektimi i xhiros të parave (xhiroja duhet të plotësohet në

mënyrë të veçantë për secilin aplikues)

Aneksi C: Deklarata e Partneritetit (në rastin e partneritetit)

Aneksi D: Lista e kostove të pranueshme dhe të papërshtatshme

Aneksi E: Lista e kontakteve të konsultuesve / ekspertëve për sigurimin e mbështetjes