udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... riorganizim_2014_final.pdf ·...

24
Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë UDHËZUES Për Procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë APAAL 2014

Upload: others

Post on 18-Feb-2020

22 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë

UDHËZUES

Për

Procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për

vlerësimin e riorganizimit të Institucioneve të Arsimit

të Lartë

APAAL 2014

Page 2: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

2

Për hartimin e këtij dokumenti APAAL është mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore ekzistuese

që lidhen me objektin e tij si: Ligjin e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë nr 9741/2007/i

ndryshuar, Udhëzimet e MAS për Arsimin e Lartë, Standardet Shtetërore të Cilësisë, etj.

Që lidhen me riorganizimin dhe përmbushjen e standardeve institucionale në fuqi.

APAAL

Ky dokument është miratuar nga Këshilli i Akreditimit në Maj 2014 dhe udhëzon Institucionet e

Arsimit të Lartë për:

I. Dokumentacionin që duhet të paraqesë IAL (publike dhe private), për të filluar procesin e

vlerësimit

II. Procedurat që ndiqen që nga aplikimi, vlerësimi dhe përfundimi i procesit në APAAL-

KA

III. Kriteret që ndiqen gjatë procesit të vlerësimit dhe rezultatet e tij

IV. Formatet e aplikimit

V. Formate të tjera në plotësimin e dokumentacionit dhe të dhënave të nevojshme për

procesin.

Page 3: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

3

I – Dokumentacioni që paraqet një Institucion i Arsimit të Lartë për riorganizimin e tij

duhet të përmbajë:

1. Kërkesën me shkrim të titullarit të IAL për riorganizim së bashku me argumentet e

riorganizimit të institucionit dhe qëllimi i procesit.

2. Të dhënat e përgjithshme të IAL të plotësuara sipas formatit të aplikimit (Formati nr.1,

faqja zyrtare e APAAL)

3. Dokumentacionin zyrtar për miratimin/akreditimin me strukturën ekzistuese.

4. Listën e plotë të autoriteteve drejtuese sipas strukturës ekzistuese me funksionin dhe

kualifikimin përkatës (Formati nr.2, faqja zyrtare e APAAL).

5. Procedurën institucionale të miratimit për strukturën ekzistuese dhe ato të shqyrtimit e

miratimit të strukturës së kërkuar, mbështetur dhe shoqëruar me vendimet institucionale

përkatëse

6. Listën e programeve të studimit dhe përkatësinë sipas fakulteteve në strukturën e

ekzistuese (formati nr.3, faqja zyrtare e APAAL)

7. Listën e programeve të studimit, me emërtimet përkatëse dhe sipas ciklit të studimit dhe

përkatësinë sipas fakulteteve në strukturën të kërkuar /riorganizuar (formati nr.4, faqja

zyrtare e APAAL)

8. Dokumentacionin zyrtar për miratimin estrukturës, të kërkuar për riorganizim (Vendim i

Këshillit të Fakultetit/Vendim i Senatit)

9. Të dhënat e plota për stafin akademik të brendshëm dhe të jashtëm të ndarë sipas njësive

kryesore dhe bazëpër strukturën ekzistuese dhe të riorganizuar1(formati nr.5a dhe 5b, faqja

zyrtare e APAAL).

10. Listën e plotë të stafit ndihmës-akademik dhe administrativ për çdo njësi kryesore për

strukturën ekzistuese dhe të riorganizuar sipas formatit të kërkuar (formati nr.6a, nr. 6b, nr.

6c dhe nr. 6b, faqja zyrtare e APAAL)

11. Të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimit (formati nr.7,

faqja zyrtare e APAAL).

12. Dokumentacionin që vërteton angazhimin e rregullt mbi baza vjetore të personelit

akademik efektiv dhe mosangazhimin e tij në institucione të tjera me kohë të plotë (dhe/ose

lejen e punëdhënësit kryesor në rast angazhimi).

13. Dokumentacion zyrtar mbi angazhimin dhe ngarkesën e stafit akademik efektiv në kuadrin

e kurrikulave të programeve të orfuara nga Institucioni kërkues.

14. Efekti financiar që rrjedh nga riorganizimi dhe nga do mbulohet ky efekt.

1Një punonjës i brendshëm nuk mund të jetë i angazhuar në më shumë se një njësi bazë.

Page 4: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

4

15. Infrastruktura mbështetëse për institucionin e riorganizuar. Në këtë rast do të paraqitet një

relacion i plotë shpjegues për efektet që do të ketëorganizimi i ri akademik (për ndërtesat

ekzistuese dhe /ose të reja)

16. I gjithë dokumentacioni i kërkuar dorëzohet zyrtarisht i printuar dhe në elektronik në CD2.

II – Procedura e aplikimit dhe e vlerësimit

Hapat institucionalë për aplikim dhe vlerësim janë:

1. Institucioni paraqet pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë kërkesën

zyrtare të shoqëruar me dokumentacionin e kërkuar sipas pikës I. Dokumentacioni duhet të

jetëi organizuar sipas pikave nga 1-14.

2. Punonjësi i protokollit verifikon verifikon gjendjen e dosjes së aplikimit në përputhje me

listën e dokumentacionit të kërkuar në pikën I. Në rast se dosja e aplikimit ka mangësi,

kthehet për plotësim.

3. Në rastin kur dosja e aplikimit konsiderohet e plotë, dokumentacioni protokollohet në

përputhje me procedurat e brendshme të funksionimit të APAAL, kalon për shqyrtim dhe

vlerësim nga Sektori i Promocionit dhe Vlerësimit të Cilësisë.

4. Vlerësimi në përmbajtje i dosjes me kërkesën për riorganizim institucional i nënshtrohet

një procesi me katër faza:

a. Vlerësimin në përmbajtje të dosjes gjatë të cilës vlerësohet nëse dokumentacioni në

përmbajtje të dosjes përmban të plota dhe të sakta të gjitha të dhënat dhe dokumentat e

kërkuara që lejojnë vazhdimin e vlerësimit teknik të saj de në përputhje me kriteret dhe

standardet.Në të kundërt, dokumentacioni kthehet në institucion pa vlerësim

b. Vlerësimin teknik kryhet nga specialistët e APAAL mbi bazën e ligjit të arsimti të lartë

dhe akteve nënligjore, standardet shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e

institucioneve dhe programeve në arsimin e lartë të paraqitura në paragrafin III të këtij

dokumenti. Për kryerjen e këtij vlerësimi përdoret Formati i Vlerësimit për

Riorganizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Vlerësimi kryhet nga specialistët e

APAAL. Në rast mosplotësimi të kritereve teknike, vlerësimi teknik konsiderohet

negatv dhe i kthehet institucionit. Në rast të vlerësimit teknik pozitiv, procesi vijon me

fazën pasuese

c. Vizita në IAL: Kjo vizitë kryhet nga një grup në përbërje të të cilit janë të paktën 2

specialistë të APAAL dhe një punonjës në rolin e sekretarit. Specialisti që ka kryer

vlerësimin teknik është detyrimisht antar i grupit të vizitës në vend. Grupi i vlerësimit

gjatë vizitës në institucion, ka të drejtën e verifikimit dhe të mbledhjes së

informacioneve shtesë në funksion të procedurës për të cilën është autorizuar. Në fund

të vizitës, grupi harton një raport vlerësimi përfundimtar, përmbledhës për të gjitha

2Formatet nga 1 – 7 shkarkohen nga faqja zyrtare të APAAL. Me fillimin e procedurës së riorganizimit, institucioni

aplikues mund të plotësojë formatet nga 1 – 6 edhe on line pas marrjes së eksesit nga APAAL

Page 5: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

5

fazat nga a në c të procedurës i cili i bashkëngjitet dokumentacionit të institucionit. Në

rastet kur procedura e vlerësimit është specifike dhe kërkon vlerësim të ekspertëve të

fushave përkatëse, APAAL mund të angazhojë edhe ekspertë të jashtëm gjatë këtij

procesi, për një vlerësim më të specializuar. I gjithë dokumentacioni i përgatitur nga

procedurat e pikës 3 (a-c), administrohet nga SVP dhe përgatitet për shqyrtim nga KA

5. Shqyrtimi nga Këshilli i Akreditimit.Kërkesa, dokumentacioni dhe raporti i vlerësimit i

paraqiten Këshillit të Akreditimit në mbledhjen e tij të rradhës. Në mbledhjen e Këshillit të

Akreditimit duhet të jenë të pranishëm të paktën një përfaqësues i grupit të vlerësimit nga

APAAL dhe një përfaqësues i IAL që ka bërë kërkesën, për të dhënë informacionin,

sqarimet dhe argumentat e nevojshme për një vendimmarrje objektive dhe të bazuar.Në

përfundim të procesit të shqyrtimit të vlerësimit, Këshilli iAkreditimit, në përputhje me

rezultatin e vlerësimt mer vendimin përfundimtar dhe ja përcjell atë Ministrisë së Arsimit

dhe Sportit. Në raste të caktuara, Këshilli mund të kërkojë dhe dokuemntacion apo të

dhëna shtesë për një vendimmarrje më të bazuar, objektive dhe të paanshme.

III – Kriteret e vlerësimit

Vlerësimi i riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë kryhet përkundrejt:

Ligjit bazë për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe Ligjit të Arsimit të Lartë,

i ndryshuar

Akteve nënligjore në fuqi

Standarteve shtetërore të cilësisë për vlerësimin e institucionit dhe programeve të studimit

për të tre ciklet e studimit.

Standarteve evropiane të sigurimit të cilësisë

Procedurave të vlerësimit dhe akreditimit të miratuara zyrtarisht

1. IAL me statusin “Universitet”:

a. Universiteti përfaqëson një strukturë, të përbërë dhe të integruar, që realizon arsimim të

lartë, zhvillim të dijeve, shkencës, profesioneve dhe transmeton njohuri në fusha dhe

disiplina shkencore dhe profesionale.

b. Universiteti siguron arsimim të bazuar në kërkim dhe njohuri shkencore e teknologjike

bashkëkohore; siguron arsimim të vazhduar, kualifikime, specializime; përgatit

specialistë dhe shkencëtarë të rinj.

c. Universiteti realizon kërkim shkencor e të aplikuar dhe veprimtari krijuese, ofron

shërbime, në përputhje me misionin e tij, mbështet dhe realizon aftësimin e personelit

akademik. Në varësi të misionit kryesor që ka, të përcaktuar në statutin e tij, universiteti

siguron raportin e përshtatshëm ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe

shërbimeve që ofron.

d. Universiteti ofron programe të studimeve për të tre ciklet e studimit, dhe ka në përbërje

të tij së paku dy fakultete.

Page 6: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

6

e. Për kryerje të veprimtarive të arsimimit dhe kërkimit me interes të përbashkët,

universiteti mund të bashkëpunojë me institucione të tjera: universitete, institucione

kërkimore-shkencore, kulturore dhe ekonomike, publike dhe private.

2. IAL me statusin “Akademi”:

a. Akademitë ofrojnë arsimim të lartë profesional dhe veprimtari krijuese në fusha

specifike të artit, sportit, të sigurisë dhe të mbrojtjes” e fusha të tjera profesionale.

b. Ato mund të ofrojnë programe të studimeve për të tre ciklet dhe kanë në përbërje, së

paku, dy fakultete.

c. Akademitë ofrojnë edhe kërkim shkencor në fushat përkatëse, në varësi të ciklit të

studimit, në përputhje me statutet e tyre.

3. IAL me statusin “Shkolla e lartë”:

a. Shkolla e lartë ofron arsimim të lartë në ciklin e parë ose edhe të dytë të studimeve.

b. Shkolla e lartë mund të ofrojë kërkim shkencor të aplikuar dhe shërbime në fushat

përkatëse, në përputhje me statutin e saj.

c. Ajo ngrihet dhe funksionon edhe me, së paku, dy fakultete.

4. IAL me status “Qendër ndëruniversitare”:

a. Qendra ndëruniversitare krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

b. Qendra ndëruniversitare zhvillon dhe promovon programe dhe projekte të kërkimit

shkencor dhe ndihmon në arsimim të avancuar pas ciklit të parë të studimeve

universitare.

c. Objekti i veprimtarisë, si dhe detyrat përcaktohen në aktin e krijimit por në përputhje

me parashikimet ligjore për këto studime.

5. IAL me status “Kolegj profesional”:

a. Kolegji profesional ofron veprimtari mësimore dhe trajnuese në fusha të ndryshme të

arsimit profesional universitar dhe jouniversitar, për përgatitjen e specialistëve me

orientim praktik.

b. Kolegji profesional realizon veprimtari kërkimore tё aplikuara, artistike, sportive etj.,

nëse është parashikuar në statutin dhe rregulloret e tij, si dhe ofron shërbime.

c. Kolegji profesional ofron programe të studimeve të ciklit të parë në disa fusha, në

përputhje me procedurat e përcaktuara me akte nënligjore.

d. Kolegji profesional ka të drejtë të ngrihet edhe pranë universiteteve, akademive apo

shkollave të tjera të larta. Në këto raste ai ka strukturë të ngjashme me fakultetin.

6. Njësitë përbërëse të IAL:

a. Institucionet e arsimit të lartë organizohen në njësi përbërëse organizative: kryesore,

bazë dhe ndihmëse.

Page 7: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

7

b. Fakultetet, institutet e kërkimit dhe zhvillimit, kolegjet profesionale, si pjesë e

institucioneve dhe filialet e tyre konsiderohen njësi kryesore.

c. Departamentet dhe qendrat e kërkimit dhe të zhvillimit konsiderohen njësi bazë.

d. Laboratorët, stacionet eksperimentale, njësitë didaktike, bibliotekat dhe njësi të tjera,

që realizojnë studime, projektime dhe shërbime konsiderohen njësi ndihmëse.

7. Fakultetet:

a. Fakultetet, institutet e kërkimit dhe zhvillimit, kolegjet profesionale, si pjesë e

institucioneve dhe filialet konsiderohen njësi kryesore.

b. Fakulteti është njësi kryesore, që kryen dhe bashkërendon mësimdhënien, kërkimin

shkencor dhe zhvillimin kulturor në fusha mësimore-kërkimore, të përafërta ose të

ndërthurura.

c. Fakulteti ofron programe të studimeve të llojeve dhe niveleve të ndryshme, në

përfundim të të cilave përfitohet diplomë.

d. Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tre të tilla, nga të cilat së

paku dy janë departamente.

e. Fakultetet që ofrojnë programe studimi të fushave mjekësore duhet të lidhin

marrëveshje ose kontrata me spitalet e tjera jouniversitare për formimin praktik të

studentëve dhe atë të kërkimit shkencor

8. Departamentet:

a. Departamenti është njësi bazë mësimore-kёrkimore, që përfshin fusha kërkimi

homogjene dhe grupon disiplinat mësimore respektive.

b. Strukturë të ngjashme me departamentin kanë edhe qendrat e kërkimit dhe zhvillimit,

fushat e kërkimit të të cilave harmonizohen me interesa të departamenteve të fakultetit.

c. Departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies,

veprimtaritë kërkimore ose artistike

d. Departamenti organizohet në grupe kërkimore shkencore me profile specifike

e. Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel

akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj.

f. Në fakultetet e institucioneve të arsimit të lartë publik, që kanë qendra spitalore

universitare, lëndët/disiplinat klinike organizohen në shërbime.

g. Shërbimi është njësi bazë e fakultetit dhe bën pjesë në strukturën e spitaleve

universitare.

h. Përgjegjës i shërbimit është titullari i shërbimit, në funksionet e njësisë bazë të

fakultetit, dhe të ketë, së paku, gradën shkencore “Doktor”.

9. Njësitë ndihmëse në IAL:

Page 8: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

8

a. Laboratorët, stacionet eksperimentale, njësitë didaktike, bibliotekat dhe njësi të tjera,

që realizojnë studime, projektime dhe shërbime konsiderohen njësi ndihmëse.

b. Njësitë ndihmëse përmbajnë staf administratiov dhe teknik.

c. Njësitë ndihmëse janë në shërbim/varësi tëprocesit mësimor dhe kërkimor të

institucionit, njësive kryesore dhe/ose departamenteve.

10. Filialet e Institucioneve të Arsimit të Lartë

a. Një institucion i arsimit të lartë ka të drejtë të hapë filialet e tij në rajone të tjera,

jashtë selisë qendrore, për të ofruar programe të studimeve, kërkim shkencor e

shërbime të ndryshme.

b. Filiali është një njësi e veçantë në strukturën e institucionit të arsimit të lartë (njësi

kryesore, njësi bazë) ose pjesë përbërëse e njësive të selisë qendrore të institucionit.

c. Filiali ka strukturën e vecantë, personelin akademik, ndihmës-akademik dhe

administrativ.

d. Filialet nuk konsiderohen njësi ndihmëse: si të tilla ato kanë dhe staf akademik

pervëc atij teknik e administrative.

11. Organet drejtuese të IAL:

IAL, në përputhje me parashikimet ligjore, statusin akademik dhe rregulloren e tyre, duhet të kenë

të ngritura dhe funksionale organet drejtuese vendimmarrëse dhe ekzekutive, akademike dhe

administrative si:

a. Senatin Akademik

b. Këshillin e Administrimit

c. Këshillat e Fakulteteve

d. Këshillin/at e etikës

e. Këshillin/at e Profesorëve

f. Rektoratin

g. Dekanatin/et

h. Drejtorët

i. Trupa të tjera sipas specifikës së institucionit

j. Qendrat spitalore universitare të institucioneve të arsimit të lartë publik drejtohen nga

Bordi dhe Drejtoria e Përgjithshme

12. Autoritetet drejtuese në Institucionet e Arsimit të Lartë

a. Rektori duhet të mbajë të paktën titullin “Profesor i Asociuar” ose titullin Doktor të

fituar në universitetet perëndimore

b. Dekanët e fakulteteve/drejtorët e qendrave/institutive të kërkimit duhet të mbajnë të

paktën titullin Prof. i Asociuar ose titullin Doktor të fituar në universitetet

perëndimore

c. Përgjegjësi i Departamentit duhet të mbajë të paktën gradën Doktor.

Page 9: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

9

d. Titullarët e grupeve kërkimore të departamenteve duhet të kenë, së paku, gradën

shkencore “Doktor”

e. Antarët e Këshillit të Administrimit duhet të mbajnë të paktën gradën Doktor

f. Autoritetet drejtuese në të gjitha nivelet në IAL janë staf akademik efektiv i

institucionit

g. Funksioni drejtues nuk duhet të jetë në konflikt interesi me antarësinë në organet

drejtuese sipas ligjit dhe anasjelltas

h. Kancelari i institucionit apo njësive kryesore duhet të kenë formim në fushën

Ekonomike ose juridike.

i. Dekanët duhet të kenë formim universitar dhe kualifikime pasuniversitare përkatëse

në fusha që mbulon fakulteti dhe duhet të jenë staf akademik i brendshëm i fakultetit

që drejton.

j. Përgjegjësat e Departamenteve duhet të kenë formim universitar dhe kualifikime

pasuniversitare në fushën e ngushtë të programeve dhe kërkimittë departamentit që

drejton.

k. Një autoritet drejtues nuk mund të mbajë më shumë se një pozicion drejtues në IAL

pavarësisht nivelit të drejtimit.

13. Stafi akademik në Institucionet e Arsimit të Lartë

a. Personeli akademik në institucionet e arsimit të lartë ndahet në kategoritë “Profesor”,

“Docent” dhe Lektor”.

b. Në kategorinë “Profesor” përfshihen antarët e personelit akademik që mbajnë titujt

akademikë: “Profesor i asociiuar”, “Profesor”, “Profesor emeritus”, “Akademik i

asociuar” dhe “Akademik”

c. Në kategorinë “Docent” përfshihen antarë të personelit akademik që mbajnë titullin

akademik “Docent” ose gradën shkencore “Doktor”.

d. Në kategorinë “Lektor” përfshihen antarë të personelit akademik efektiv që Lektorët

duhet të kenë të paktën diplomën “Master i shkencave” ose “Master i arteve të

bukura” ose ekuivalente me të sipas ligjit

e. Çdo njësi bazë department apo qendër kërkimore duhet të ketë të paktën 7 antarë të

personelit akademik efektiv që nuk rezultojnë efektivë në asnjë njësi tjetër bazë

f. Çdo antar i stafit akademik efektiv angazhohet sipas specifikimeve të përcaktuara në

kontratat individuale të punës. Bën përjashtim nga ky rast stafi akademik efektiv i

institucioneve të reja të arsimit të lartëqë kanë më pak se dy vjet nga licensimi i tyre.

Për këto raste stafi i angazhuar duhet të jetëi plotë dhe i kontraktuar rregullisht, deri

për atë vit akademik qëështë operativ në programin më të hershëm të licensuar.

g. Personeli akademik dhe autoritetet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë që

mbajnë gradën Doktor dhe titullin Profesor i Asociuar, qendrojnë si staf efektiv deri

në moshën e pensionit në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore.

Page 10: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

10

h. Personeli akademik dhe autoritetet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë që

mbajnë titullin “Profesor” mund tëqendrojnë si staf akademik efektiv deri në moshën

68 vjec.

i. Antarë të personelit akademik të Institucioneve të Arsimit të Lartë janë dhe personeli

akademik me kontratë dhe personeli akademik i ftuar.

j. Një antar i personelit akademik është efektiv vetëm në një njësi bazë; kjo nuk

përjashton angazhimin e tij në mësimdhenie apo kërkim në njësi të tjera bazë apo

kryesore të IAL.

14. Struktura organizative dhe programet e studimit

a. Fakultetet si njësi kryesore të IAL duhet të përbëhen nga departamente që përfshijnë

fusha të ngjashme dhe programe të ngjashme studimi, sipas klasifikimit të BE

(bashkangjitur)

b. Riorganizimi i fakulteteve në struktura të reja duhet të mbajë parasysh që edhe stafi

në përbërje të departamenteve të tij kanë formim në fusha të ngjashme. Bëjnë

përjashtim personeli akademik efektiv që mbulon lëndë/module joprofesionale si ato

të formimit të përgjithshëm dhe bazë.

c. Njësia kryesore është përgjegjëse për mbarëvajtjen e programeve të studimit, ndërsa

departamentet bashkëpunojnë në ofrimin e tyre.

d. Personeli akademik në përbërje të departamenteve të një njësie kryesore

bashkëpunojnë dhe koordinojnë veprimtarinë e tyre mësimdhënëse dhe kërkimore në

funksion të realizimit të programit mësimor dhe atij kërkimor.

e. Programet e studimit që ofrohen në kuadrin e një fakulteti duhet ti përkasin të njëjtës

kategori sipas klasifikimit të shtojcës 1.

f. Departamentet në përbërje të një fakulteti duhet të jenë organizuar brenda të njejtës

fushëtë fakultetit (shih shtojcën).

g. Emërtimi i departameteve duhet te reflektojë programet e studimit dhe fushën

kërkimore të tyre, pa u përputhur domosdoshmërisht me emërtimin e programeve të

studimit.

15. Infrastruktura

a. Infrastruktura duhet të jëtë në përputhje me standardet dhe udhëzimet e përgjithshme për

normativat e ndërtimit të objekteve shhkollore

b. Godinat, ndërtesat, laboratorët dhe cdo object që përdoret nga IAL duhet të jetë në

përputhje me kërkesat e ligjit për pronësinë, marrjen me qera etj.

c. Të plotësojë kërkesat akademike të programeve të studimit për laboratorët dhe njësitë

ndihmëse.

d. Infratsrutkura duhet të përputhet me logjikën dhe arguemntimin e riorganizimit të IAL.

e. Vlerësimi i saj kryhet në përputhje me aktet nënligjore të MAS për infrastrukturën

mësimdhënëse dhe kërkimin shkencor.

Page 11: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

11

16. Efekti financiar

a. IAL publike duhet të shoqërojnë të gjithë projektin e riorganizimit me një llogaritje të

detajuar financiare mbi efektet që ka procesi i riorganizimit.

b. IAL duhet të ndajë sipas zërave financiarë këto efekte në paga, sigurime, shpenzime

operative dhe investime.

c. IAL duhet të paraqesë burimet shtesë për mbulimin e efektit financiar të riorganizimit dhe

prejardhjen: buxhetin e shtetit, të ardhurat nga tarifat, shërbime ndaj të tretëve, projekte,

etj.

d. IAL duhet të dëshmojë sigurimin e mbulimit të efektit financiar deri në hartimin e projekt-

buxhetit të vitit pasardhës.

e. IAL duhet të paraqesë një raport përfitim-kosto për riorganizimin.

f. Ky dokumentacion duhet të shoqërohet me aktet proceduriale të propozimit dhe miratimit

në Këshillin e Administrimit.

g. IAL jopublike kanë detyrim të paraqesin dokumentacionin e pikave a, c, dhe f më sipër.

Page 12: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

12

Lista e formateve që duhet të plotësohen

Formati 1:Të dhënat e përgjithshme të institucionit të arsimit të lartë që kërkon riorganizim të IAL dhe të njësive kryesore

Emri i institucionit (shqip):

Emri i institucionit (anglisht):

Tipi i institucionit: Publik Jopublik

Kategoria: Universitet Shkollë e lartë Akademi Kolegj Qendër univ

Data e licencimit:

Dokumenti i licencimit (titulli):

Data e akreditimit

Dokumenti i akreditimit (titulli):

Adresa Postare

Web

E-mail

Shënime

Të dhëna për njësitë bazë të institucionin

Emri i Fakultetit 1 (shqip):

Emri i Fakultetit 1 (anglisht):

Departamenti 1

Departamenti 2

Qëndra...

Page 13: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

13

Formati 2: Të dhëna për autoritetet drejtuese dhe autoritetet e tjera sipas strukturës ekzistuese (Rektorati, fakultetet,

departamentet dhe njësitë e tjera) të IAL me funksionin dhe kualifikimin përkatës.

Emër Mbiemër Titulli akademik Pozicioni aktual Fakulteti Departamenti Qëndra Tjetër

1.

2.

….

Formati 3: Lista e programeve të studimit dhe Baza ligjore e ndarë sipas fakulteteve në strukturën e ekzistuese

Fakulteti:

Të dhëna për programet e studimit

Nr.

Emërtimi i programit

të studimit

sipas ciklit të

studimit

Baza ligjore

VKM/

Urdhëri i

hapjes

Urdhri/leja

për ushtrimin

e veprimtarisë

Vendimi i

Këshillit të

Akreditimit

Urdhri i

akreditimit

Kohë-

zgjatja

Kohë e

plotë/e

pjesshme

Kredite

ECTS

Statusi aktual

(aktiv/i

mbyllur/pezull)

Cikli I

1 Bachelor në ....

2

3

..

Cikli II

1 Msc/MP në

2

..

Page 14: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

14

Cikli III

1 Dr /SPA në

2

Cikli i trete

mbeshtetet ne

shkollat doktorale

..

Formati 4: Lista e programeve të studimit, me emërtimet përkatëse dhe sipas ciklit të studimit dhe përkatësinë sipas fakulteteve në

strukturën të kërkuar /riorganizuar

Fakulteti:

Të dhëna për programet e studimit pas riorganizimin

Nr. Emërtimi i programit të studimit

sipas ciklit të studimit

Kohë e plotë/e pjesshme

Kredite ECTS

Cikli I

1 Bachelor në ....

2 ....

..

Cikli II

1 Msc/MP në ...

2 ....

..

Cikli III

1 Dr /SPA në ....

2 ...

Page 15: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

15

..

Formati 5 a: Tabela me të dhënat sasiore të stafit akademik të brendshëm dhe të jashtëm të ndarë sipas njësive kryesore dhe bazë për

çdo njësi kryesore për strukturën ekzistuese

Grada/

Titulli

akademik

Fakulteti...

Fakulteti ...

Fakulteti...

Qendër

kërkimore

Njësi

administrative

Nr. i

Stafit të

brendshëm

Nr. i

Stafit të

jashtëm

Tota

li

Nr. i Stafit

brendshëm

Nr. i Stafit

të jashtëm

Tota

li

Nr. i Stafit të

brendshëm

Nr. i

Stafit të

jashtëm

Tota

li

Nr. i Stafit

Nr. i Stafit

Akademik

Prof.Dr

Prof. As

Dr.

Doc

MSc.

Pa titull/gradë

TOTALI

Page 16: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

16

Formati 5 b: Tabela me të dhënat për stafin akademik të brendshëm dhe të jashtëm të ndarë sipas njësive kryesore dhe bazë për çdo njësi

kryesore për strukturën e riorganizuar

Grada/ Titulli

akademik

Fakulteti... Fakulteti ... Fakulteti... Qendër kërkimore

Nr. i Stafit të

brendshëm

Nr. i Stafit

jashtëm

Tota

li Nr. i Stafit

brendshëm

Nr. i Stafit

jashtëm

Tota

li

Nr. i Stafit

brendshëm

Nr. i Stafit të

jashtëm

Tota

li

Akademik

Prof.Dr

Prof. As

Dr.

Doc

MSc.

Pa titull/gradë

TOTALI

Të dhëna për stafin akademik të brendshëm në Fakultetin3 1 …

Stafi akademik, kualifikimi

Departamenti......

Departamenti.......

Departamenti.......

Qendra/Instituti kërkimor

Akademik

Prof.Dr

Prof. As

Dr.

SPA

MSc.

Pa titull/gradë

TOTALI

Page 17: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

17

Të dhëna për stafin akademik të brendshëm në Fakultetin 2….

Stafi akademik,kualifikimi

Departamenti......

Departamenti.......

Departamenti.......

Qendra/Instituti kërkimor

Akademik

Prof.Dr

Prof. As

Dr.

SPA

MSc.

Pa titull/gradë

TOTALI

Page 18: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

18

Formati 6 a: Lista e plotë e stafit ndihmës-akademik dhe administrativ për çdo njësi kryesore për Strukturën ekzistuese

Të dhëna për stafin ndihmës akademik dhe administrativ në Fakultetin 1….:

Emër Mbiemër Titulli/grada

Prof.Dr Prof. As Dr. MSc. Patitull/gradë

Të dhëna për stafin ndihmës akademik dhe administrativ në Fakultetin 2….:

Formati 6 b: Lista e plotë e stafit akademik dhe administrativ për çdo njësi kryesore për Strukturën e riorganizuar

Të dhëna për stafin ndihmës akademik dhe administrativ në Fakultetin 1….:

Emër Mbiemër Pozicioni i

mëparshëm

Titulli/grada

Prof.Dr Prof. As Dr. MSc. Patitull/gradë

Të dhëna për stafin ndihmës akademik dhe administrativ në Fakultetin 2….:

Page 19: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

19

Formati 6 b: Lista e plotë e stafit të brendshëm akademik, ndihmës dhe administrativ për çdo njësi kryesore për Strukturën e riorganizuar

Të dhëna për stafin akademik të brendshëm në Fakultetin 1….:

Emër Mbiemër Pozicioni i

mëparshëm

Titulli/grada

Prof.Dr Prof. As Dr. MSc. Patitull/gradë

Të dhëna për stafin akademik të brendshëm në Fakultetin 2….:

Formati 6 a: Lista e plotë e stafit të brendshëm akademik, ndihmës dhe dhe administrativ për çdo njësi kryesore, për Strukturën ekzistuese

Të dhëna për stafin akademik të brendshëm në Fakultetin 1….:

Emër Mbiemër Titulli/grada

Prof.Dr Prof. As Dr. MSc. Patitull/gradë

Të dhëna për stafin akademik të brendshëm në Fakultetin 2….:

Page 20: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

20

Formati 6 c: Lista e plotë e stafit akademik të jashtëm për çdo njësi kryesore, për Strukturën ekzistuese

Të dhëna për stafin akademik të jashtëm në Fakultetin 1….:

Emër Mbiemër Titulli/grada

Prof.Dr Prof. As Dr. MSc. Patitull/gradë

Të dhëna për stafin akademik të jashtëm në Fakultetin 2….:

Formati 6 d: Lista e plotë e stafit akademik të jashtëm për çdo njësi kryesore, për Strukturën e riorganizuar

Të dhëna për stafin akademik të jashtëm në Fakultetin 1….:

Emër Mbiemër Titulli/grada

Prof.Dr Prof. As Dr. MSc. Patitull/gradë

Të dhëna për stafin akademik të jashtëm në Fakultetin 2….:

Page 21: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

21

Formulari nr. 7 Numri i parashikuar i studentëve në total për programet e studimit pas riorganizimit të institucionit

me kohë të plotë/pjesshme

Fakulteti1 ………………………………………………………………..(i riorganizuar)

Nr.

Emërtimi i programit të studimit sipas ciklit të

studimit Numri i studenteve

Me kohë të plotë Me kohë të pjesshme

Cikli I

1 Bachelor në....

2

..

Cikli II

1 Msc/MP në

2

Cikli III

1 Dr/SPA në

2

..

Fakulteti 2 ………………………………………………………… (i riorganizuar)

Nr.

Emërtimi i programit të studimit sipas ciklit të

studimit

Numri i studenteve

Me kohë të plotë Me kohë të pjesshme

Cikli I

1 Bachelor në....

2

Page 22: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

22

Cikli II

1 Msc/MP në

2

Cikli III

1

2

Page 23: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

23

Ndarja e programeve sipas kategorive/fushave të studimit

Nr

KATEGORITE/FUSHAT

KRYESORE TE

STUDIMEVE TE

ARSIMIT TE LARTE

KURSET E STUDIMEVE ME TRUNG TE

PERBASHKET

I SHKENCA MJEKESORE

1. Mjekesi

2. Farmaci

3. Stomatologji

4. Infermieri

5. Fizioterapi

II SHKENCA

INXHINIERIKE

1. Inxhinjeri eletronike

2. Inxhinjeri Ndertimi/Civile/Mjedisi

3. Inxhinjeri Mekanike

4. Inxhinjeri Elektronike

5. Teknologji Informacioni

6. Inxhinjeri Tekstile

7. Arkitekture / Planifikim Urban

8. Gjeologji

III SHKENCA NATYRORE

1. Fizike

2. Kimi

3. Biologji/Bioteknologji

4. Shkenca te Mjedisit

5. Matematike

6. Informatike

IV SHKENCA BUJQESORE

1. Bujqesi

2. Ekonomi agrare,

3. Shkenca te Ushqimit

4. Zootekni

5. Veterinari

6. Shkenca te Pyjeve

V

SHKENCA

HUMANITARE &

SHOQERORE

1. Psikologji

2. Sociologji

3. Pune Sociale

4. Shkenca Politike

5. Marredhenie Nderkombetare

6. Diplomaci

7. Gazetari

8. Shkenca Ekonomike

9. Drejtesi

VI

SHKENCA

FILOLOGJIKE DHE TE

EDUKIMIT

1. Histori

2. Gjeografi

3. Gjuhesi

4. Gjuhe te huaja

5. Letersi

Page 24: Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për ... Riorganizim_2014_final.pdf · Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e riorganizimit

Udhëzues për procedurat, kriteret dhe dokumentacionin për vlerësimin e

riorganizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Miratuar

2014

24

6. Mesuesi

VII ARTE DHE SPORTE

1. Arte pamore/Figurative

2. Arte Skenike: Drame/Aktrim

3. Muzike/Instrumente/Kompozicion

4. Regjisure

5. Shkenca Sportive

6. Shkenca te Shendetit

VIII

SHKENCA

USHTARAKE DHE

POLICORE

1. Shkenca Ushtarake

2. Shkenca Policore

3. Shkenca te Sigurise