terminologjia juridike

23
Akte nënligjore - Vendime, rregullore, udhëzime të nxjerra nga organet ekzekutive ose organet lokale në bazë dhe për zbatim të ligjit. Këto akte kanë karakter normativ-janë të detyrueshme për të gjithë. Akte normative - Kuptimi i gjerë: Akte të nxjerra nga organet ligjvënës, ekzekutive ose lokale që janë të detyrueshme për të gjithë. Kuptimi i ngushtë: Aktet normative të Këshillit të Ministrave, institucioneve të tjera qendrore ose organeve lokale - Akte të miratuara nga Këshilli i Ministrave, institucionet e tjera qendrore ose organet lokale, në rast nevoje dhe urgjence, të cilat e humbasin fuqinë që nga fillimi në rast se nuk ratifikohen nga Kuvendi brenda një afati të caktuar kohor. Amnisti - Një akt faljeje nxjerrë nga Presidenti i Republikës për të gjithë personat (ose kategori të caktuara personash) që janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë, ose që janë në procedim. Amnistia mund të përfshijë dhe mos procedim në të ardhmen të veprave penale të kryera gjatë një periudhe të caktuar. Në dallim nga falja, amnistia shpallet për kategori të dënuarish dhe jo për të dënuar të veçantë. Apel - Ankimi kundër një vendimi gjyqësor, për të kërkuar rishikimin e vendimit nga një gjykatë me e lartë. Avokati i Popullit - Organ që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të shtetasve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Avokati i Popullit merr ankime nga shtetasit dhe heton në lidhje me to. Ky organ vepron si ndërmjetës midis individit të prekur dhe shtetit. Zakonisht, njihet me termin suedez “ombudsman” për shkak të origjinës nga sistemi juridik suedez. C Censurë - Kontroll paraprak i mjeteve të komunikimit masiv, publikimeve, filmave, shfaqjeve etj., me qëllim ndalimin e publikimit, shpërndarjes, ose riprodhimit të materialeve për arsye politike, morale, fetare, etj. Veprime të tilla shpesh ankimohen si mohim i lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes. D Decentralizim - Delegim (ose shpërqendrim) i pushtetit ose kompetencave të organeve qendrore te hallkat e tyre më të ulëta hierarkike, ose nga organet qendrore te ato lokale dhe njohje e autonomisë së organeve të pushtetit lokal në planin politik, normativ dhe administrativ. Dekret - Akt me karakter normativ ose nominal nxjerrë nga Presidenti i Republikës. Delegim kompetencash - Kalim kompetencash nga një person, organ ose degë e pushtetit te një tjetër sipas rregullave kushtetuese

Upload: osho

Post on 26-Jan-2016

165 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Terminologjia juridike

TRANSCRIPT

Page 1: Terminologjia juridike

Akte nënligjore - Vendime, rregullore, udhëzime të nxjerra nga organet ekzekutive ose organet lokale në bazë dhe për zbatim të ligjit. Këto akte kanë karakter normativ-janë të detyrueshme për të gjithë.

Akte normative - Kuptimi i gjerë: Akte të nxjerra nga organet ligjvënës, ekzekutive ose lokale që janë të detyrueshme për të gjithë. Kuptimi i ngushtë: Aktet normative të Këshillit të Ministrave, institucioneve të tjera qendrore ose organeve lokale - Akte të miratuara nga Këshilli i Ministrave, institucionet e tjera qendrore ose organet lokale, në rast nevoje dhe urgjence, të cilat e humbasin fuqinë që nga fillimi në rast se nuk ratifikohen nga Kuvendi brenda një afati të caktuar kohor.

Amnisti - Një akt faljeje nxjerrë nga Presidenti i Republikës për të gjithë personat (ose kategori të caktuara personash) që janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë, ose që janë në procedim. Amnistia mund të përfshijë dhe mos procedim në të ardhmen të veprave penale të kryera gjatë një periudhe të caktuar. Në dallim nga falja, amnistia shpallet për kategori të dënuarish dhe jo për të dënuar të veçantë.

Apel - Ankimi kundër një vendimi gjyqësor, për të kërkuar rishikimin e vendimit nga një gjykatë me e lartë.

Avokati i Popullit - Organ që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të shtetasve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Avokati i Popullit merr ankime nga shtetasit dhe heton në lidhje me to. Ky organ vepron si ndërmjetës midis individit të prekur dhe shtetit. Zakonisht, njihet me termin suedez “ombudsman” për shkak të origjinës nga sistemi juridik suedez. C Censurë - Kontroll paraprak i mjeteve të komunikimit masiv, publikimeve, filmave, shfaqjeve etj., me qëllim ndalimin e publikimit, shpërndarjes, ose riprodhimit të materialeve për arsye politike, morale, fetare, etj. Veprime të tilla shpesh ankimohen si mohim i lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes. D Decentralizim - Delegim (ose shpërqendrim) i pushtetit ose kompetencave të organeve qendrore te hallkat e tyre më të ulëta hierarkike, ose nga organet qendrore te ato lokale dhe njohje e autonomisë së organeve të pushtetit lokal në planin politik, normativ dhe administrativ. Dekret - Akt me karakter normativ ose nominal nxjerrë nga Presidenti i Republikës. Delegim kompetencash - Kalim kompetencash nga një person, organ ose degë e pushtetit te një tjetër sipas rregullave kushtetuese dhe ligjore. Denoncim - Akt i një shteti që njofton një shtet tjetër në lidhje me vendimin e tij për t’i dhënë fund një marrëveshjeje apo traktati ndërkombëtar të nënshkruar prej tyre. Denoncimet bëhen në bazë të rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Dëbim kolektiv - Akt shtetëror për largimin e një grupi individësh të huaj nga territori i shtetit si të padëshiruar. E E drejta ndërkombëtare - Tërësia e rregullave dhe parimeve me zbatim të përgjithshëm që rregullojnë sjelljen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare dhe marrëdhëniet midis tyre, si edhe disa marrëdhënie të tyre me persona fizikë ose juridikë. Zakonet ndërkombëtare dhe traktatet ndërkombëtare janë dy burimet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare. Ekstradim - Dorëzimi nga një shtet te një shtet tjetër i një individi të akuzuar apo dënuar për një vepër penale jashtë territorit të shtetit ekstradues dhe brenda juridiksionit territorial të shtetit tjetër, i cili, duke qenë kompetent për nxjerrjen në gjyq dhe dënimin e individit në fjalë, kërkon dorëzimin e tij. Ekuilibër pushtetesh - Parimi kushtetues i organizimit të pushteteve që i jep secilës degë të pushtetit shtetëror përgjegjësi për të kontrolluar veprimet e degëve të tjera; ky parim gjithashtu kërkon që kompetencat e çdo dege të jenë relativisht të ekuilibruara për të parandaluar mbizotërimin e një degë të pushtetit mbi të tjerat. F Fuqi prapavepruese e ligjit - Zbatim i ligjit për marrëdhënie që kanë lindur para hyrjes në fuqi të tij. Si rregull, ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Përjashtimisht, ai mund të ketë fuqi prapavepruese, sidomos në fushën penale. Në një rast të tillë, fuqia prapavepruese e ligjit duhet të

Page 2: Terminologjia juridike

parashikohet shprehimisht në të. G Gjendje e jashtëzakonshme - Regjim juridik i përkohshëm, i cili vendoset në rast rreziku serioz për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, dhe vepron si përjashtim nga parimi kushtetues i ndarjes së pushteteve. Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nënkupton përqendrimin e pushtetit në një degë të vetme të pushtetit, atë ekzekutiv, dhe pezullimin e disa garancive kushtetuese në lidhje me të drejta dhe liri të caktuara. GJ Gjendje e luftës - Gjendje e jashtëzakonshme shpallur si rezultat i një agresioni të armatosur nga jashtë. I Imunitet - Mbrojtje juridike e veçantë që iu garantohet personave me funksione të caktuara shtetërore. Imunitet parlamentar: Mbrojtje juridike e veçantë që gëzojnë deputetët me qëllim që parlamenti të veprojë në liri e pavarësi të plotë nga presionet e pushtetit ekzekutiv. Sipas Kushtetutës ekzistojnë dy tipe imunitetesh: 1. Papërgjegjshmëria për votat dhe mendimet e shprehura në ushtrimin e funksioneve të tyre. 2. Imuniteti nga procesi penal. Përveç anëtarëve të parlamentit, Kushtetuta ua garanton këtë status juridik të veçantë edhe disa personave të zgjedhur ose të emëruar në funksione të rëndësishme dhe te pavarura. Interpelancë - Mjet kontrolli nëpërmjet të cilit Kuvendi kërkon sqarime ose të dhëna mbi veprimtarinë e qeverisë. Ky mjet ka për qëllim të qartësojë qëndrimin e qeverisë ose të një ministri të caktuar në lidhje me një situatë apo fakt të caktuar. Dy janë karakteristikat kryesore të këtij mjeti kontrolli: 1. hap një debat të përgjithshëm mbi qëndrimin e qeverisë; 2. sjell marrjen e një pozicioni nga ana e parlamentit përderisa debati mbyllet me një votim që shpreh pëlqimin apo pakënaqësinë e parlamentit për shpjegimet e dhëna nga qeveria. (Pika 2 nuk aplikohet në praktikën shqiptare). K Kanune - Kuptimi i gjerë: Përmbledhje aktesh, zakonesh e normash të trashëguara brez pas brezi; tërësia e normave të së drejtës zakonore. Kuptimi i ngushtë: Përmbledhje e normave të organizimit dhe administrimit të brendshëm të komuniteteve fetare. Kushtetutë - Ligji themeltar i shtetit që shpreh parimet themelore të sistemit juridik. Dokumenti që përcakton normat themelore të organizimit të shtetit, strukturën dhe funksionet e organeve kryesore të qeverisjes së shtetit, parimet bazë të procesit politik dhe marrëdhëniet bazë të shtetasve me shtetin. Kuvendi - Organi më i lartë ligjvënës në Republikën e Shqipërisë. L Ligj - Akt me karakter normativ (i detyrueshëm për të gjithë) nxjerrë nga organi ligjvënës (Kuvendi) sipas një procedure të caktuar. Liria e shprehjes - E drejta e çdonjërit, e garantuar me Kushtetutë, për të shprehur me anë të fjalës mendime e pikëpamje të pakontrolluara nga censura ose çdo formë tjetër e ndërhyrjes së ekzekutivit. Liria e shtypit - E drejta e çdonjërit, që në mënyrë të pacensuruar nga ekzekutivi, të shtypë, publikojë dhe shpërndajë mendime dhe pikëpamje, siç është garantuar me Kushtetutë. Kjo e drejtë përfshin lirinë nga ndalimi paraprak i botimit. M Mandat - Legjitimim i përfaqësuesve të zgjedhur në organet përfaqësuese. Këta përfaqësues janë mbajtës të një mandati politik dhe jo imperativ. Kjo do të thotë se ata nuk marrin urdhra nga elektorati për të mbajtur qëndrime të caktuara politike dhe as nuk mund të shkarkohen prej tij. Nga ana tjetër, mandati përfaqësues nënkupton që të zgjedhurit nuk janë përfaqësues të individëve apo grupeve të veçanta, por të të gjithë kombit. Në kuptimin e ngushtë, mandati nënkupton periudhën kohore gjatë së cilës të zgjedhurit ushtrojnë funksionet e tyre. Mocion mosbesimi - Shprehje e mosbesimit të një grupi deputetësh për vijën politike të ndjekur nga qeveria. Miratimi i mocionit nga ana e Kuvendit sjell dorëheqjen e detyrueshme të qeverisë. P Papajtueshmëri - Pamundësi juridike për të ushtruar njëkohësisht disa funksione apo detyra të papajtueshme për nga natyra dhe vendi që zënë në skemën e ndarjes së pushteteve, si p.sh. funksioni i deputetit me atë të gjyqtarit ose të prokurorit. Patjetërsueshme - E drejtë që nuk mund të hiqet ose ndryshohet me akte juridike ligjore ose nënligjore, si p.sh. e drejta e fjalës, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor etj. Preambul - Pjesa hyrëse e tekstit kushtetues që përmban motivimin politik; shpreh gjithashtu objektiva, qëllime dhe parime që janë të vështira për t’u shprehur në nenet koncize të tekstit të Kushtetutës. Për shkak të përmbajtjes

Page 3: Terminologjia juridike

ideologjike, preambula ka rendësi veçanërisht në procesin e interpretimit të të gjithë tekstit kushtetues. Projektligj - Tekst i propozuar nga organe, deputetë ose grup individësh që kanë të drejtën e iniciativës legjislative për miratim nga ana e Kuvendit. Q Qeverisje lokale - Organe qeverisjeje në nivel komune, bashkie apo rajoni. Organet përfaqësuese lokale janë organe të pushtetit publik që ushtrojnë funksionet e tyre mbi baza territoriale dhe veprojnë mbi bazën e parimit kushtetues të vetëqeverisjes. R Ratifikim - Akti me anën e të cilit organi kompetent i një shteti (si rregull, organi më i lartë i pushtetit shtetëror) miraton një marrëveshje ndërkombëtare në mënyrë përfundimtare, në kuptimin që kjo e fundit bëhet juridikisht e detyrueshme, d.m.th. sjell të drejta dhe detyrime ligjore, për shtetin ose organizatën ndërkombëtare që e ka nënshkruar atë. Referendum - Praktika e hedhjes për votim në popull të një projektakti normativ (përfshirë ligjin kushtetues), rishikimi ose amendamenti të një akti normativ ekzistues,. Rehabilitim - Rifitim i të drejtave të hequra ose të mohuara më parë për shkak të një dënimi të padrejtë apo një akti, veprimi apo mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore. Nënkupton çuarjen e personit të dëmtuar në statusin që ai kishte para ndërhyrjes së organeve shtetërore. Republikë parlamentare - Model qeverisjeje në të cilin pushteti ndahet midis organeve kushtetuese në bazë të parimit të kontrolleve dhe ekuilibrave dhe ku parlamenti është pushteti suprem ligjvënës nga i cili rrjedhin dhe legjitimohen organet ekzekutive. S Sesion i jashtëzakonshëm - Një sesion legjislativ që thirret nga Kryetari i Kuvendit në periudhën midis dy sesioneve të zakonshme për të shqyrtuar ligje specifike. Sovranitet - Pushtet politik suprem, fillestar (origjinar) në kuptimin që nuk rrjedh nga ndonjë pushtet tjetër në sensin juridik dhe është i pakushtëzuar nga pushtete të tjera. Prej këtij pushteti politik rrjedhin dhe legjitimohen të gjitha pushtetet e tjera. Dallohen dy tipe kryesore: Sovranitet i brendshëm dhe sovranitet ndërkombëtar. Sistem sigurimi kolektiv - Struktura ndërkombëtare politiko-ushtarake që kanë për qëllim ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit midis shteteve në fushën e mbrojtjes. Të tilla janë: NATO, Bashkimi Evropian Perëndimor, etj. SH Shpronësim - Kalim i një pasurie private në pronësi të shtetit për qëllime të rëndësishme publike. Shtet demokratik - Konsiderohen demokratike ato shtete që garantojnë zgjedhje të përgjithshme periodike, të lira dhe të fshehta, pluralizëm politik dhe pluralitet të mjeteve të informacionit. Shtet i së drejtës - Karakteristikat dalluese të shtetit të së drejtës janë: 1. Supremacia e ligjit si shprehje e sovranitetit popullor nëpërmjet parimit të përfaqësimit. 2. Një sistem hierarkik normash juridike, në krye të të cilit qëndron Kushtetuta. 3. Ndarja e pushteteve publike, secili me një sferë të caktuar kompetencash, si garanci e demokracisë. 4. Sistem garantues i lirive të parashikuara në Kushtetutë. 5. Parimi i ligjshmërisë (përputhja me kushtetutën dhe ligjet) së veprimeve të administratës dhe një sistem ankimimi kundër veprimeve administrative të paligjshme. Gjithashtu, shteti i së drejtës kërkon edhe garanci në drejtim të abuzimeve të mundshme të legjislativit me anë të kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjeve. Shtet unitar - Shtet-komb në të cilin sovraniteti nuk ndahet vertikalisht me njësi të tjera si p.sh. shtete ose provinca; shtet jo-federal. Shumicë absolute - Jo më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit plus një, pavarësisht nga numri i të pranishmëve. Shumicë votash - Numri i nevojshëm i votave për marrjen e një vendimi te caktuar. T Taksë - Pagesa që personat fizikë dhe juridikë i paguajnë shtetit në këmbim të një shërbimi të ofruar prej këtij të fundit. Tatim - Pagesa të detyrueshme që i cakton shteti në ngarkim të kontribuuesve të ndryshëm për t’u përdorur në mbulimin e shpenzimeve publike me karakter të përgjithshëm në mënyrë që të bëhet e mundur përmbushja e funksioneve të shtetit. Në dallim nga taksat, te tatimet mungon kushti i kthimit dhe kompensimit të drejtpërdrejtë. Torturë - Veprim i kryer me qëllim, me urdhër apo pëlqim të një zyrtari publik, apo personi që vepron me kapacitetin e një personi të tillë, dhe që shkakton dhembje apo vuajtje të rënda, fizike ose mendore mbi një person për ta detyruar atë të japë të dhëna, për ta dënuar, frikësuar apo shtrënguar, ose për çdo qëllim të bazuar mbi diskriminimin.

Page 4: Terminologjia juridike

V Vendim gjyqësor i formës së prerë - Vendim përfundimtar dhe i paapelueshëm në një shkallë më të lartë gjyqësore. Vepër penale - Veprim ose mosveprim që parashikohet si krim ose kundërvajtje penale nga Kodi Penal ose ligje të tjera penale. Votim i fshehtë - Fshehtësia është një nga parimet themelore të procesit të votimit që ka për qëllim t’u sigurojë të gjithë zgjedhësve mundësinë të votojnë plotësisht të lirë, pa iu nënshtruar asnjë kontrolli dhe asnjë lloj kushti nga ana e të tjerëve. Për një fshehtësi efektive të votës, vendosja e shenjës në fletën e votimit kryhet jashtë shikimit të të tjerëve, në ndarje të veçanta për këtë qëllim dhe fleta hidhet e palosur në kutinë e votimit. Z Zgjedhje të lira - Votim i kryer në kushte të tilla që sigurojnë shprehjen e pavarur të vullnetit të individit në lidhje me zgjedhjen e subjektit elektoral apo të kandidatit, fshehtësinë e votës, proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent të numërimit të votave dhe të shpalljes së rezultateve të votimit. A Abonent ~ Çdo person fizik, person juridik, ent ose shoqatë, pjesë e një kontratë me një furnizues të shërbimeve të komunikimeve elektronike të hapura për publikun, për ofrimin e shërbimeve të tilla, ose çdo përfitues i këtyre shërbimeve përmes kartave të parapaguara. Acc ount ~ Llogari përdoruesi e përberë nga identiteti dhe fjalëkalimi. ADSL ~ shërbim komunikimi elektronik i të dhënave (teknologji). Aksion ~ Letër me vlerë, që përfaqëson një nga pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i një shoqërie ose i një sipërmarrjeje kapitaliste (zakonisht shoqëri anonime) dhe që i jep të drejtë zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes. Akses ~ Është bërja e disponueshme e lehtësirave dhe/ose shërbimeve një sipërmarrësi tjetër, sipas kushteve të përcaktuara, në baza ekskluzive ose joekskluzive, për sigurimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike. Akses në të dhënat personale ~ Nënkupton te drejtën për të hyrë në bankën e të dhënave, për tu njohur dhe për ti përdorur të dhënat, në përputhje me legjislacionin në këtë fushë. Antivirus/Antispyware ~ Programe të cilat bëjnë të mundur kontrollimin, identifikimin, eleminin e programeve kompjuterike të dëmshme të instaluara në kompjutera (virus, trojan etj). Anti Spam ~ Program për filtrimin e e-mail “spiune” prej të cilave mund të infektohet kompjuteri. Aparatura që ndërhyjnë në jetën private ~ Pajisje teknologjike që marrin ose regjistrojnë të dhëna për jetën private veprimet dhe lëvizjet e njerëzve. Aprovim i subjektit të të dhënave personale ~ Çdo deklaratë me vullnet të plotë e të lirë, e dhënë shprehimisht dhe në dijeni të plotë, me të cilën subjekti i të dhënave personale pranon përpunimin e të dhënave të tij personale. Arkiv ~ Institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen, sistemimin dhe pjesërisht edhe me botimin e dokumenteve e të dorëshkrimeve me vlerë historike; ndërtesa e këtij institucioni. Arkiv historik (qendror). Arkivi i shtetit. Punonjësit e arkivit. Fondet (materialet) e arkivit. Nxjerr nga arkivi. Zyrë ku ruhen aktet dhe shkresat e një institucioni, të një ndërmarrjeje etj. Arkivi i ministrisë (i ndërmarrjes). Fut (vë) në arkiv. Tërësia e dokumenteve, e akteve etj., që lidhen me veprimtarinë e një institucioni, të një organizate ose të një njeriu dhe që ruhen si materiale me vlerë. Arkivi i një shkrimtari. * E lë (e fut) në arkiv libr. e lë në harresë, nuk merret më me të. Asgjësim i korrespondencës ~ Shkatërrim përfundimtar i materialeve fizike ose elektronike të cilat përmbajnë komunikimet mes dy njerëzve ose institucioneve AUP (Acceptable Use Policy) ose Politika e Përdorimit të Lejuar ~ Tërësia e rregullave për përdorimin brenda normave të lejuara të paisjeve dhe shërbimeve të rrjetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimeve. Autoritete kombëtare ~ Janë të gjitha institucionet publike që veprojnë brenda territorit të një shteti por kur përdoret në kontekstin e mbrojtjes së të dhënave personale i referohet Zyrës së Komisionerit. Autoritet publik ~ Kuptohet çdo organ i administratës shtetërore dhe i enteve publike. Autorizim ~ 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve AUTORIZOJ, AUTORIZOHEM. Me autorizim të organeve. Kam autorizimin e dikujt. Marr autorizim prej dikujt. 2. Shkresë me të cilën i jepet e drejta dikujt të kryejë një punë në emër të atij, që e ka lëshuar këtë shkresë; dokument zyrtar që lejon dikë për të bërë një veprim a një punë. Lëshoj (jap) autorizim. Kam (marr) autorizim. Lejohet me autorizim. B

Page 5: Terminologjia juridike

Banesë ~ Ndërtesë ose ambient ku banojnë njerëzit. Barazi fetare ~ Gjendje e barabartë e njerëzve të besimeve të ndryshme në shoqëri, të cilët kanë të drejta të njëjta politike e qytetare dhe marrëdhënie të barabarta me pronën shoqërore; e drejtë për të qenë i barabartë me një person të një besimi tjetër. Bankë të dhënash ~ Është tërësia e të dhënave dhe e informacioneve për personat dhe sendet, të organizuara, sipas disa kritereve që lehtësojnë trajtimin e tyre. Besim ~ Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe përkatësia zyrtare në të, besimi fetar. Bërje publike ~ Bëj të njohur të dhënat në prani të shumë njerëzve ose me mjete të komunikimit masiv. Bindje ideologjike ~ Tërësia e pikëpamjeve ideologjike që ka një njeri, idetë dhe mendimet që mbështeten në botëkuptimin e tij. Bin dje politike ~ Tërësia e pikëpamjeve politike që ka një njeri, mendimet që mbështeten në botëkuptimin e tij. Botërisht (vepër e kryer botërisht ) ~ Fjalë të thëna ose veprime të bëra në prani të më shumë se dy personave, në ambiente publike ose me mjete të komunikimit masiv. Browser ~ Është një program nëpërmjet të cilit përdoruesit i mundësohet të kërkojë informacion në Internet. (Si psh: Internet Explorer, Mozilla, Opera, etj.) Bllokim ~ Është ruajtja e të dhënave personale duke pezulluar përkohësisht çdo veprim tjetër përpunimi. C Cache ~ Quhet ajo pjesë e memories së kompjuterit ku janë depozituar të dhënat e përdorura më shpesh. Për shembull: (falë këtij funksioni) kur nisim të shkruajmë adresën e një faqeje interneti, kjo e fundit plotësohet automatikisht. Chat ~ Mund ti referohet çdo lloji komunikimi në internet por kryesisht ka të bëjë me shkëmbimin e mesazheve tekst midis dy përdoruesve. Cloud Computing - Është një bashkim teknologjish të bazuara në internet të cilat mundësojnë menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të informatikës në largësi përmes rrjetit. Cookies ~ Janë disa të dhëna që regjistrohen në kompjuter, të cilat përmbajnë informacion specifik. "cookie" lejon që çdo server mund të dijë se çfarë faqesh janë vizituar kohët e fundit, vetëm duke i lexuar ato. D Data backup ~ Është një kopje e të dhënave e cila shërben për të rikthyer të dhënat në gjëndjen e mëparshme pas një ngjarje problematike me të dhënat. Database ~ Janë arkiva elektronikë ku ruhen të dhëna të depozituara sipas kërkesave të përdoruesve. Default ~ Quhen konfigurime të paracaktuara në faqet e internetit të cilat mund të konfigurojnë nivelin e privatësisë. Download ~ Quhet transferim i të dhënave nga një sistemi lokal në një sistem tjetër. Deklarim ~ Pohim a njoftim me përgjegjësi dhe me vullnet të lirë që bën dikush me gojë a me shkrim, lidhur me diçka të caktuar. Deklarim i pasurisë ~ Pohim me shkrim, me vullnet të lirë, i një personi ku tregon të gjitha pasuritë dhe të ardhurat që zotëron në emër të tij. Deklaratë e rreme ~ Pohim a njoftim me përgjegjësi dhe me vullnet të lirë që bën dikush me gojë a me shkrim, lidhur me diçka të caktuar dhe që nuk është i vërtetë. Dekoratë ~ Medalje, urdhër etj., që i jepet dikujt nga shteti si shenjë nderimi për shërbime të larta ose për merita të veçanta. Dispozitë ~ Pjesë e një norme juridike që përmban një rregull të caktuar të sjelljes; secila prej pikave të një ligji, të një urdhërese, të një rregulloreje a të një vendimi. Dispozita të përgjithshme (të veçanta). Dispozita ligjore. Dispozitat e vendimit (e marrëveshjes, e rregullores). Zbatimi i dispozitave. Shkelja e dispozitave. Në bazë të (sipas) dispozitave në fuqi. Direktivë ~ Udhëzim që jepet nga një organ drejtues për vijën që duhet ndjekur e duhet zbatuar në një punë a veprimtari. Dha (lëshoi) direktivën. Zbatoj (vë në jetë) direktivat. Zbërthyen direktivat. Vepron sipas direktivave. Të drejta ~ Mundësi që sigurohet me ligj a me vendime shtetërore për të gëzuar, përdorur a për të kërkuar diçka, për të vepruar në një mënurë të caktuar, etj. Të drejta themelore ~ Përbejnë të drejtat bazë të një individi të lidhura ngushtësisht me të dhe që janë të njohura nga kushtetuta dhe “Deklarata ndërkombëtare e të Drejtave të njeriut”. E drejte e njohjes ~ Nënkupton të drejtën për t'u njohur me një të dhënë të caktuar. Dokument ~ Është një shkresë zyrtare që shërben për të dëshmuar ose për të vërtetuar diçka. Ai mund të jetë i printuar, duplikatë, fotografim, fotokopjim, regjistrim fonografik, regjistrim magnetikisht, regjistrim optik, etj; Dokument zyrtar ~ Është dokumenti që përmban shenjën e entit ose të zyrës prejardhëse të të dhënave dhe të informacioneve objektive.

Page 6: Terminologjia juridike

Dokument Identiteti ~ Kuptohet çdo dokument i lëshuar nga autoritet kompetente në përputhje me legjislacionin kombëtar në gjendje të konfirmojë identitetin e mbajtësit të dokumentit. Dokument Udhëtimi ~ Kuptohet çdo dokument zyrtar i lëshuar nga shteti apo organizatë kompetente e përdorur nga mbajtësi i dokumentit me qellim të udhëtimeve ndërkombëtare ( P.sh pasaporta, viza apo dokument identifikimi ) dhe përmban të dhëna të detyrueshme ( për tu lexuar nga syri ) si dhe përgjithësisht një imazh të mbajtësit. DH E dhënë personale ~ Është çdo informacion për një person fizik, i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj. E dhënë sensitive ~ Është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale. Të dhëna të zërit ~ Janë të gjitha llojet e regjistrimeve të zërit të çdo personi. Të dhëna të figurës~ Janë të gjitha llojet e regjistrimeve video të pamjeve për çdo individ. Të dhëna të automatizuara ~ Të dhëna të hedhura në sisteme elektronike dhe të përpunuara në to. Të dhëna të klasifikuara ~ Janë ato të dhëna, dalja e paautorizuar e të cilave jashtë strukturave të një institucioni përkatës, dëmton veprimtarinë e tij për përmbushjen e detyrave institucionale, dhe sigurinë kombëtare. Të dhëna për trafikun e komunikimeve ~ Është çdo e dhënë e përpunuar për qëllime të transmetimit të komunikimeve në një rrjet të komunikimeve elektronike ose për qëllime faturimi. Të dhëna biometrike ~ Të dhëna që lidhën më tiparet biologjike të njeriut. Janë dimensionet e matshme të trupit dhe sjelljes së individit, veçanërisht gjurmët e gishtave, struktura e kreshtave të gjurmëve, skanimi i retinës dhe irisit të syrit, analiza e formës së fytyrës dhe veshëve, karakteristikat e qëndrimit të trupit, karakteristikat fizike, psikologjike dhe të sjelljes së individit të cilat janë unike dhe të qëndrueshme. E dhënë gjyqësore ~ Është çdo e dhënë lidhur me vendimet në fushën e gjykimeve penale, civile, administrative, apo me dokumentimet në regjistrat penalë, civilë, ato të dënimeve administrative, etj. E dhënë anonime ~ Është çdo e dhënë që në origjinë, ose gjatë përpunimit, nuk mund ti shoqërohet një individi të identifikuar ose të identifikueshëm. Të dhëna pasurore ~ Të dhëna, informacione që lidhen me pasurinë e personit. Të dhëna sekrete ~ Të dhëna të fshehta që lidhen me veprimtarinë e shtetit dhe që nuk duhet të bëhen publike. Të dhëna që lidhen me personin ~ Çdo informacion që lidhet me një person i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Të dhëna lidhur me vendin ~ Çdo e dhënë e trajtuar në një rrjet të komunikimit elektronik që tregon pozicionin gjeografik të terminalit të përdoruesit të një shërbimi të komunikimit elektronik të hapur për publikun. Të dhëna identifikuese ~ janë të dhëna personale që lejojnë identifikimin e drejtpërdrejtë të personit. E Ekspozim ~ Vënie në dukje e të dhënave. Etni ~ Një popull a një komb i caktuar që ka kulturën materiale e shpirtërore të tij. E-mail (Electronic Mail) ose Posta Elektronike ~ Konsiderohet çdo mesazh në formën e tekstit, tingullit, apo imazhit të dërguar nëpërmjet rrjetit publik të komunikimeve, i cili mund të ruhet në rrjet ose në pajisjen fundore të marrësit derisa marrësi ta marrë atë. Eurojust ~ Eurojust-i u krijua me një vendim të Këshillit Europian, i miratuar në vitin 2002. Eurojust është institucioni të cilit i është besuar forcimi i luftës kundër krimeve të rënda përmes bashkëpunimit më të ngushtë brenda Bashkimit Europian në fushën e zbatimit të ligjit. Eurojust-i është një institucion që bashkërendon aktivitetin e prokurorive kombëtare të shteteve anëtare dhe përbëhet nga 27 përfaqësues kombëtarë: gjyqtarë, prokurorë, dhe oficerë policie, të dërguar nga shtetet anëtare. Ky institucion i përmbush detyrat e tij me ndihmën e një ose disa prej anëtarëve kombëtarë, ose duke vepruar në mënyrë kolegjiale. Për më tepër, çdo Shtet Anëtar mund të emërojë një ose më shumë korrespondentë kombëtarë, të cilët po ashtu, mund të shërbejnë si pika kontakti për Rrjetin Europian gjyqësor. Eurojust-i ka kompetencë që të hetojë dhe të procedojë në

Page 7: Terminologjia juridike

krimet e rënda, veçanërisht krimin e organizuar ose krimin ndërkufitar. Qëllimi i Eurojust-it është që të nxisë bashkëpunimin mes autoriteteve kompetente në shtetet anëtare, por edhe të lehtësojë ndihmën ligjore të ndërsjellë ndërkombëtare, si dhe t’u përgjigjet kërkesave për ekstradim ose urdhrave Europianë të arrestit. Eurojust-i kontribuon po ashtu, në hetimin e veprave penale edhe nëpërmjet analizave të kryera nga Europoli. Ka njëfarë mbivendosjeje në kompetencat e këtyre dy institucioneve në lidhje me krimet nëpërmjet kompjuterëve, mashtrimin dhe korrupsionin, pastrimin e produkteve të krimit, krimin ndaj mjedisit, si dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale. Neni 85 TFBE (ish neni 31 TBE) parashikon se misioni i EUROJUST është që të mbështesë dhe të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin midis strukturave kombëtare, pjesë të hetimit dhe procedimit penal në lidhje me krimet e rënda që prekin dy ose më shumë shtete anëtare ose që kërkojnë procedimin e përbashkët në bazë të operacioneve të përbashkëta dhe informacioneve që japin strukturat e shteteve dhe Europolit. Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë të drejtë të miratojnë regullore dhe të përcaktojnë strukturën e Eurojust-it si dhe fushën e veprimit dhe detyrat. Detyrat mund të përfshijnë: •nisjen e një hetimi penal si edhe propozimin për fillimin e procedimit penal ; • koordinimin e hetimeve dhe procedimeve ; •forcimin e bashkëpunimit gjyqësor, duke përfshirë zgjidhjen e konflikteve juridiksionale dhe të bashkëpunimit më të ngushtë në Europë. Kufizimet e kompetencave të Eurojust-it janë përfshirë në nenin 85(2) TBE: aktet formale të bashkëpunimit gjyqësor do të realizohen nga autoritet kombëtare kompetente. Europol (Zyra Europiane e Policisë) / Europol (European Police Office) ~ Europoli është përgjegjës për përmirësimin e bashkëpunimit mes autoriteteve policore dhe doganore të Shteteve Anëtare. Ideja për krijimin e një Zyre Europiane të Policisë u hodh fillimisht në Këshillin Europian të Luksemburgut (qershor 1991). Europoli u krijua nga Traktati i Mastrihtit dhe e filloi veprimtarinë e tij në janar 1994 si Njësia e Drogës Europol. Konventa për krijimin e Europolit, u nënshkrua në korrik 1995 dhe hyri në fuqi, më 1 tetor 1998. Europoli ka për detyrë që të luftojë kriminalitetin dhe terrorizmin, por nuk është në vetvete një forcë policore Europiane. Europoli është një instrument në shërbim të Shteteve Anëtare, i krijuar për t´i ndihmuar këto shtete që të përballen me krimin. Konkretisht, Europoli duhet të lehtësojë shkëmbimin e informacioneve ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe të përgatitë analiza mbi zhvillimin e kriminalitetit për këto shtete. Europoli merr pjesë në grupet hetimore të përbashkëta, që përbëhen nga përfaqësues të autoriteteve të shteteve të ndryshme anëtare dhe u jep atyre menjëherë informacionin që u nevojitet. Traktati i Lisbonës konfirmon ekzistencën e Europol-it si një agjenci dhe parashikon një kontroll më të madh të Parlamentit Europian mbi të. F Firewall ~ Pajisje apo një program kompjuterik që është i konfigururar për të kontrolluar trafikun që kalon nëpër rrjet, duke e lejuar apo bllokuar atë në bazë të një grupi rregullash. File shares ~ Ambient në të cilin një grup të dhënash janë të aksesueshme nga më tepër se një përdorues. Përdoruesit mund të kenë kufizime në të drejta për ti modifikuar, kopjuar, prishur të dhënat. Fonogramë ~ Përkufizohet si një regjistrim zanor i një shfaqeje ose tingujve të tjerë Fshehtësi e korrespondencës ~ Ndalimi i hapjes së korrespondencës që mbajnë dy persona apo institucione Fshirje e të dhënave ~ Nënkupton asgjësimin ose eliminim përfundimtar të të dhënave nëpërmjet metodave të përcaktuara paraprakisht. Fyerje ~ Fjalë a qëndrime që cenojnë nderin dhe dinjitetin e njeriut. Fjalët kyçe/ Key words ~ Pjesë e një treguesi të vërtetësisë që i përket një personi dhe që njihet vetëm prej tij, ndërtuar nga disa karaktere ose të dhëna të tjera në formë elektronike. G Grumbullim i të dhënave ~ Nënkupton marrjen dhe sistemimin e të dhënave në një formë sa më të rregullt. Globalizim ~ i ekonomisë / Globalisation of the economy Globalizimi i referohet fenomenit të hapjes së ekonomive dhe kufijve, çka çon në rritjen e tregtisë dhe të lëvizjes së kapitalit, lëvizjes së njerëzve dhe ideve, përhapjes së informacionit, njohurive dhe teknologjisë, nga një proces për-rregullimi. Ky proces, si gjeografik ashtu edhe sektorial, nuk ka filluar kohët e fundit, por është

Page 8: Terminologjia juridike

përshpejtuar në këtë periudhë. Ndërkohë që globalizimi është burim i shumë mundësive, mbetet një nga sfidat më të mëdha për Bashkimin Europian sot. Në mënyrë që të shfrytëzohet plotësisht potenciali i rritjes që ofron kjo dukuri dhe për të garantuar ndarje të drejtë të përfitimeve, BE po punon për ngritjen, nëpërmjet një qeverisjeje shumëpalëshe, e një modeli për zhvillimin e qëndrueshëm, që synon të gjejë pikën e pajtimit midis rritjes ekonomike, kohezionit social dhe mbrojtjes së mjedisit. GJ Gjykatë, ~ Europiane e të Drejtave të Njeriut / European Court of Human Rights Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është një gjykatë ndërkombëtare e krijuar më 1959 në kuadër të Këshillit të Europës. Ajo vendos për paditë e ngritura nga shtetet ose individët që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave politike dhe civile të parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Që nga viti 1998, ajo funksion si një gjykatë me kohë të plotë dhe individët mund t’i drejtohen asaj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përgjatë 50 viteve, Gjykata ka dhënë mbi 10,000 vendime. Vendimet janë të detyrueshme për shtetet të cilave ato i drejtohen dhe ato i kanë detyruar qeveritë që të ndryshojnë legjislacionin e tyre dhe praktikat e tyre administrative për një numër të madh fushash. Jurisprudenca e Gjykatës e ka kthyer Konventën për të Drejtat e Njeriut në një instrument me fuqi të madhe zbatuese për përballimin e sfidave të reja dhe për konsilidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Europë. Gjykata ka qendrën në Strasburg në ndërtesën e të drejtave të njeriut, projektuar nga arkitekti britanik Richard Rogers më 1994 – një ndërtesë imazhi i së cilës është bërë i njohur në mbarë botën. Nga kjo ndërtesë gjykata monitoron respektimin e të drejtave të njeriut të 800 milion europianëve në 47 vende anëtare të Këshillit të Europës të cilët e kanë ratifikuar Konventën. Sipas deklaratës mbi nenin 6 (2) të Traktatit të Lisbonës, Bashkimi Europian do të aderojë në Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe ky proces do të bëhet nëpërmjet një dialogu të vazhdueshëm midis Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë. H Hapje e korrespondencës ~ Hapja e letrave, shkresave, komunikimeve elektronike mes dy njerëzve/institucioneve nga persona të tjerë të ndryshëm nga marrësi i destinuar. Hacker ~ Persona të cilët modifikojnë programe kompjuterike për përdorime të jashtëligjshme. Host ~ Është një server në të cilin mund të vendosen një apo më tepër shërbime ose website. HTML ~ Gjuhë programimi për të ndërtuar faqe internet. I ICT (Information and Communication Technology) ose TIK (Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve) ~ Tërësia e paisjeve, sistemeve dhë shërbimeve që mundësojnë përpunimin, ruajtjen dhe komunikimin elektronik. Identitet ~ Kuptohet një kombinim unik i karakteristikave të lidhura me çdo person si psh emri, mbiemri, data dhe vendi i lindjes, gjinia dhe karakteristikat fizike, kjo e gjitha duhet të jetë në përputhje me legjislacionin kombëtar apo legjislacionin ndërkombëtar të fushës duke lejuar identifikimin e personit nga autoritetet përkatëse. Implementim ~ Vënie në zbatim të një akti. Instant Messaging, Chat ~ Teknologji që japin mundësinë e komunikimit tekst në kohë reale midis dy apo më shumë bashkëbiseduesve ne rrjet të mbyllur apo Internet. Informacion që cënon nderin e personit ~ Informacion që në përmbajtjen e tij ka të dhëna që cënojnë nderin e personit. Informacion që cënon dinjitetin e personit ~ Informacion që në përmbajtjen e tij ka të dhëna që cënojnë dinjitetin e personit. Internet ~ Hapsirë e komunikimit në rrjet e bazuar në protokollin TCP / IP dhe e cila nuk është pronë e një shteti, kompanie apo individi. Informacion ~ Do të thotë çdo njohuri që mund të komunikohet apo të dokumentohet, pavarësisht nga forma, për një person, fizik, juridik, dhe send. Institucion ~ Do të thotë një institucion shtetëror apo çdo zyre tjetër brenda këtyre institucioneve, që vihet në zotërim të një informacioni të klasifikuar. Informuese ~ Është shënim me anë të së cilit informohet subjekti i të dhënave për modalitet e përpunimit të të dhënave. Intranet ~ Quhet një ndërfaqe lokale e rezervuar e krijuar në gjuhë programimi htm, xml, etj, vendosur në një server lokal ku kanë "akses" vetëm personat e autorizuar dhe ata të cilët ndodhen në brendësi të rrjetit. IP (internet protocol) ~ Është protokolli i përdorur për të lejuar komunikimin e të dhënave në rrjet. ISP (internet

Page 9: Terminologjia juridike

service provider) ~ Ofrues i shërbimit të internetit. Instrumente elektronike ~ Janë kompjuteri, programet kompjuterike dhe çdo mjet elektronik ose automatik me të cilat bëhet përpunimi. I interesuari ~ Nënkupton një person fizik, person juridik, organ ose shoqatë. të cilit/cilës i referohen të dhënat personale. J Jetë private ~ Tërësia e veprimtarisë jetësore të një individi K Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ~ Është autoriteti përgjegjës, që mbikëqyr dhe monitoron, në përputhje me ligjin, mbrojtjen e të dhënave personale, duke respektuar e garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Komisioneri është person juridik publik. Ai zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Kartë identiteti ~ dokument identiteti i njohur nga Shteti Shqiptar . Kapital i shoqërisë ~ vlerat materiale dhe monetare që zotëron një shoqëri nga të cilat mund të nxirren fitime Kombësi ~ 1. Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, që i paraprin kombit e që është formuar historikisht gjatë shthurjes së marrëdhënieve fisnore në bazë të bashkësisë së gjuhës e të territorit, të bashkësisë së jetës ekonomike e të kulturës, e cila ka ardhur duke u zhvilluar e forcuar. Të qenët pjesëtar i një kombi. Ko ntrollues ~ Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo njësi tjetër, të cilët, vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë, mbajnë, përpunojnë, administrojnë, arkivojnë dhe për këtë shkak kontrollojnë të dhëna personale. Kontroll i banesës ~ Shqyrtimi i imtësishëm i ambienteve të banimit më qëllim zbulimin e fakteve dhe provave të rëndësishme që lidhin personin që banon në të më një ngjarje a vepër të caktuar Kontroll vetjak ~ Kontroll trupor më qëllim zbulimin e fakteve dhe provave të rëndësishme që lidhin personin me një ngjarje a vepër të caktuar. Konventë ~ 1.Marrëveshje e lidhur ndërmjet dy a më shumë shteteve për shkëmbime në fushën tregtare, kulturore etj. Konventë ndërkombëtare. Konventë ekonomike (tregtare, doganore, kulturore). Konventë vjetore. Sipas konventës. Nënshkruan konventën. 2. Konventa është një instrument që i përket Shtyllës së tretë të Bashkimit Europian (Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme). Konventa miratohet nga Këshilli, i cili vepron unanimisht pas këshillimit me Parlamentin Europian dhe hyn në fuqi pas miratimit nga të paktën gjysma e Shteteve Anëtare Korrespondencë ~ Këmbim i vazhdueshëm letrash a shkresash ose komunikimesh elektronike ndërmjet njerëzve ose ndërmjet institucioneve; letërkëmbim.2. Lajm që merret në vendin e ngjarjes nga korrespondenti dhe që botohet në një gazetë a revistë ose jepet në radio; artikull i botuar në një gazetë, në një revistë a në një organ tjetër nga një korrespondent. Korrespondencë nga krahinat. 3. Bisedë.. Kufij ~ 1. Vijë a shenjë tjetër që ndan dy pjesë të një hapësire, dy toka a dy ara të afërta ose të ngjitura njëra me tjetrën etj. Kufiri i arës. Kufiri i fshatit. Guri i kufirit. 2. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje; brez toke që shërben si shenjë a si vijë e tillë ndarëse. Kufiri shtetëror. Repartet (organet) e kufirit. Rojë kufiri. Posta e kufirit. Piramidat e kufirit. Kalimi i kufirit. Shkelësit e kufirit. Ruaj (mbroj) kufirin. Përgjojnë në kufi. Zgjeruan (prekën) kufijtë. Përtej (matanë) kufijve jashtë shtetit, në shtete të tjera. 3. Caku që ndan dy pjesë të kohës; kryes. sh. caqet kohore brenda të cilëve kryhet një veprim, koha që nga fillimi deri në mbarimin e një pune. Kufijtë kohorë. 4. fig. Rregull e pranuar nga shoqëria për mënyrën e të vepruarit a të sjelljes, masë e lejueshme; normë e caktuar. Brenda kufijve. E kaloi (e kapërceu) kufirin. Nuk njeh kufi. Çdo gjë me kufi (ka një kufi). S'ka kufi. 5. fig. Cak që vihet për t'ia ngushtuar dikujt a diçkaje mundësitë e veprimit a të ndikimit, korniza brenda së cilës mbahet diçka; kufizim. Kufij të ngushtë. U vuri kufi. Pa kufi. * Gur kufiri a) pengesë; b) njeri që rri i palëvizur në një vend si i mpirë e të pengon për diçka. Kufizim i të drejtave ~ Diçka që përcakton se deri ku e sa lejohet të gëzosh një të drejtë të caktuar ose të drejtat në përgjithësi. Komunikim ~ Është komunikimi i të dhënave personale një ose më shumë subjekteve te caktuar te ndryshëm nga i interesuari, nga përfaqësuesi i titullarit ne territorin e vendit, nga përgjegjësit dhe te ngarkuarit, ne çdo formë, edhe përmes vënies ne dispozicion ose për konsultime. Komunikimi elektronik ~ Çdo informacion i shkëmbyer ose i përcjellë mes një numri te caktuar subjektesh përmes një

Page 10: Terminologjia juridike

shërbimi të komunikimit elektronik të hapur për publikun. Janë të përjashtuara informacionet e dhëna për publikun nëpërmjet një rrjeti të komunikimit elektronik, si pjesë e një shërbimi të transmetimit radiofonik, përveç nëse të njëjtat informacione lidhen me një abonent ose përdorues të identifikuar ose të identifikueshëm. Kartë, ~ a e të Drejtave Themelore / Charter of Fundamental Rights Në vijim të përvjetorit të 50-të të Deklaratës Universale të së Drejtave të Njeriut, të festuar në dhjetor 1998, Këshilli Europian i Këlnit (3-4 qershor 1999) filloi punën për hartimin e Kartës së ë Drejtave Themelore. Qëllimi i kësaj karte ishte që Të Drejtat Themelore në nivel të Bashkimit Europian, të bashkohen në një dokument të vetëm, për të ndërgjegjësuar më shumë mendim publik. Karta e të Drejtave Themelore e BE-së u shpall solemnisht nga Këshilli Europian në Nisë, më 7 dhjetor 2000. Karta bazohet në Traktatet Komunitare, konventat ndërkombëtare, si Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (1950) dhe Karta Sociale Europiane (1989), traditat kushtetuese të përbashkëta të Shteteve Anëtare, si edhe deklarata të ndryshme të Parlamentit Europian. Puna për hartimin e projektit të Kartës së të Drejtave Themelore iu besua një asambleje të veçantë, Konventës, që përbëhej nga 62 anëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve Europiane dhe të qeverive të Shteteve Anëtare. Në 7 kapituj të ndarë në 54 nene, karta përcakton të drejtat themelore në lidhje me dinjitetin, lirinë, barazinë, solidaritetin, shtetësinë dhe drejtësinë. Karta sanksionon të drejta që nuk janë të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNj) e cila mjaftohet me mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike. Kjo kartë shkon më tej duke mbuluar të drejtat sociale të punëtorëve, mbrojtjen e të dhënave, bioetikën dhe të drejtën për administrim të mirë. Neni 6(1) të TBE parashikon se Karta do të ketë të njejtën vlerë juridike si Traktatet. Polonia dhe Britania e Madhe kanë bërë rezerva nëpërmjet një protokolli të vecantë bashkëngjitur Traktatit të Lisbonës. Karta në vetvete nuk parashikon të drejta përveç atyre të parashikuara në instrumentat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe dokumente nga të cilat burojnë dhe dispozitat e saj. Kodifikim, ~i i legjislacionit (formal/zyrtar) / Consolidation of legislation- formal/oficial Kodifikimi i legjislacionit (formal/zyrtar) ka të bëjë me miratimin e një akti të ri ligjor, botuar në Gazetën Zyrtare (seria L), i cili përfshin dhe shfuqizon aktet e kodifikuara (akti bazë +akt i ndryshuar), pa e ndryshuar përmbajtjen e tyre. Kodifikimi mund të jetë: • vertikal - akti i ri përfshin aktin bazë dhe aktet që e ndryshojnë në një akt të vetëm; • horizontal- akti i ri përfshin disa akte bazë paralele dhe ndryshimet e tyre, në lidhje me të njëjtën çështje në një akt të vetëm. L Lexim i korrespondencës ~ Leximi i letrave, shkresave, komunikimeve elektronike mes dy njerëzve/institucioneve nga persona të tjerë të ndryshëm nga marrësi i destinuar. Lëvizje ~ Veprimtari e njerëzve, ndryshim i vendndodhjes së tyre. Lidhje të telekomunikacionit ~ Një lidhje e themeluar për transferimin e sinjaleve elektromagnetike me kabull ose bartës optikë ose me sinjale të radios. Link ~ lidhje. Ligj ~ 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. i tillë ishte ligji i luftës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nxirret duke vëzhguar e studiuar dukuritë e natyrës e të shoqërisë dhe duke zbuluar në to atë që është e përbashkët, e rregullsishme dhe qenësore. Ligji periodik. kim. Ligjet e shkencës. Ligjet e materializmit dialektik e historik. Ligjet e fizikës. Ligji i ruajtjes së energjisë. fiz. Ligji i vlerës (i mbivlerës). ek. Ligji i mohimit të mohimit. filoz. Ligjet e fonetikes. gjuh.5.

Page 11: Terminologjia juridike

bised. E drejtë. I dha ligj atij. Ka ligj të mos e dojë. Kështu nuk ke ligj. * Bën ligjin keq. vendos çdo gjë vetë pa pyetur asnjeri dhe pa përfillur rregullat e caktuara, ç'thotë ai bëhet. E ka ligjin në teh të shpatës. Ligj komunitar ~ Ligj i njohur dhe i zbatuar ndërkombtarisht. Liri themelore ~ Gëzimi i të drejtave bazike me të cilat lind njeriu, p.sh. e drejta për të jetuar; Të qenët i lirë në jetë e në punë, mungesa e shtypjes, e varësisë dhe e kufizimeve që pengojnë, vështirësojnë e ndrydhin veprimtarinë politike e shoqërore të një klase a shtrese të caktuar, të shoqërisë në tërësi ose të anëtarëve të saj. Liri e korrespondencës ~ E drejta dhe liria e çdo personi për të këmbyer letra ose komunikime elektronike me këdo që ai dëshiron dhe për të shkruar në të çfarëdo përmbajtjeje Login ~ Procesi nëpërmjet të cilit një përdorues fiton akses në një sistem apo rrjet kompjuterik, i cili zakonisht nënkupton futjen e një UserID-je (username) dhe një fjalëkalimi (password). LL Llogari anonime ~ Mjete financiare, të ruajtura ose të depozituara në bankë, të cilat përdoren për qëllime të ndryshme të cilat nuk e kanë të identifikueshëm personin që i disponon. Llogari bankare ~ Mjete financiare, të ruajtura ose të depozituara në bankë, të cilat përdoren për qëllime të ndryshme në emër të një personi fizik/ juridik. M Mail Client ~ Program në kompjuterat e përdoruesve që bën të mundur dërgimin, marrjen dhe organizimin e email-ve. Marrës- Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo njësi tjetër, të cilëve u jepen të dhëna personale. Marrje e pëlqimit ~ Deklarimi i personit me shkrim apo çdo formë tjetër se është në dijeni dhe pranon t’i përpunohen të dhënat. Mbledhje e të dhënave ~ Veprimtaria e grumbullimit të të dhënave. Mjet komunikimi ~ 1. Tërësi pajisjesh që shërben për të mundësuar komunikimin mes dy njerëzve ose institucioneve 2. Të gjitha llojet e mjeteve në të cilat të dhënat janë të regjistruara. Mjedise që njehsohen me banesën ~ Çdo ambient që nuk është banesë por që përdoret me të njëjtin funksion nga njerëzit. Mosdorëzim i korrespondencës ~ Mosdorëzimi i materialeve që përmbajnë këmbimin e korrespondencës mes dy njerëzve/institucioneve tek marrësi i destinuar. Mjete Përpunimi ~ Janë mjetet automatike, gjysmë automatike dhe mekanike që përpunojnë të dhëna personale. Mbikëqyrje ~ Është ndjekja me kujdes e përpunimit të të dhënave personale, nga të gjithë kontrolluesit dhe përpunuesit nëpërmjet bashkëpunimit, kontrollit, hetimit administrativ dhe inspektimit, për parandalimin e shkeljeve dhe kur ka vend dhe vendosjen e sanksioneve administrative, për të siguruar zbatimin e urdhërave, udhëzimeve dhe rekomandimeve të Komisionerit, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Monitorim i të dhënave personale ~ Është puna e vazhdueshme, gjithpërfshirëse, efikase dhe e planifikuar e institucionit në këto drejtime: udhëheqje, drejtim, organizim, ndihmë, bashkëpunim, takime sensibilizimi e njohje, orientim, raportim në Kuvend, publikim, shpjegime të ndryshme, dhënie përgjigje të ankimeve, veprimtari, seminare e leksione, aktivitete, dokumentim, hartim rregullash, marrëveshje, kontrata, udhëzime, vendime, rekomandime, kontroll i zbatimit të gjobave, krijim e hapje të regjistrave, si dhe për çështje të tjera që lidhen me ushtrimin e rregullt të veprimtarisë. Mundësi të barabarta / Equal opportunities Parimi i përgjithshëm i mundësive të barabarta përmban dy elemente kyçe: njëri është ndalimi i diskriminimit mbi baza kombësie, ndërsa tjetri është barazia midis burrave dhe grave. Synohet të zbatohet për të gjitha fushat, sidomos në jetën ekonomike, shoqërore, kulturore dhe familjare. Masa minimale ~ Kompleksi i masave teknike, informatike, organizative, procedurave logjistike dhe të sigurisë që përbëjnë nivelin minimal të mbrojtjes së nevojshme në lidhje me rreziqet e përmendura në pikën 1 të nenit 27 të ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. N Ndërgjegje ~ Forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij. Gjendja e njeriut që ka dijeni për botën e jashtme dhe për ndijimet e veta, aftësia për të rrokur e për të kuptuar botën e jashtme dhe të brendshme të njeriut, vetëdije. Aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore; kuptimi i qartë i vetive kryesore e dalluese, që përcaktojnë qëndrimin dhe sjelljen e njeriut a të një grupi njerëzish në jetën shoqërore.

Page 12: Terminologjia juridike

Ndreqja (korrigjimi) e të dhënave ~ Ndryshimi që i bëhet të dhënave për t’i përmirësuar, për t’i hequr gabimet e të metat. Netiquette (Network Etiquette) ~ Etika e përdorimit të shërbimeve të rrjetit. Normë ~ 1. Rregull e caktuar ligjore ose morale për sjelljen në jetë a në shoqëri, e detyrueshme ose e pranuar përgjithësisht; diçka e detyrueshme për t'u ndjekur; rregullat që përcaktojnë jetën e brendshme të një organizate. Normat morale (juridike). I thyen normat e egra të kanunit. Është bërë normë. 2. Masë e caktuar për diçka; sasia e përshtatshme ose e rregullt për diçka; gjendja e rregullt dhe e zakonshme për diçka. Normat e shpenzimit (e harxhimit). Norma e akumulimit. ek. Norma e mbivlerës (e fitimit). ek. Është brenda normës. Zhvillohet sipas normës. Shmanget nga norma. 3. gjuh. Tërësia e rregullave që përcaktojnë përdorimin e mjeteve të gjuhës letrare në mënyrë të njëllojtë për të gjithë pjesëtarët e një kombi; përdorimi i mjeteve gjuhësore që është ngulitur e është pranuar nga të gjithë pjesëtarët e një kombi si në ligjërimin e folur ashtu edhe në atë të shkruar. Norma e gjuhës letrare kombëtare. Norma gramatikore (leksikore). Norma drejtshkrimore. Norma e drejtshqiptimit. Network ~ Është një rrjet kompjuterik. Newsgroup ~ Quhet një sistem i cili i lejon përdoruesve të lexojnë dhe të nisin mesazhe rreth një teme të caktuar. Nickname ~ Quhet pseudonimi i cili vendoset nga përdoruesit sipas dëshirës. Të ngarkuar ~ Individët e autorizuar nga titullari ose për soni përgjegjës, për të kryer operacione të trajtimit të të dhënave. NJ Njohje me të dhënat ~ Marrja dijeni për përpunimin e të dhënave dhe me të dhënat në fjalë. P Password ~ Fjalëkalim, kod sekret i një përdoruesi që nuk duhet të njihet nga përdoruesit e tjerë, dhe që i përdorur bashkë me UserID, lejon aksesimin e një sistemi. Pasuri ~ Tërësia e sendeve, e mjeteve materiale dhe e vlerave të tjera që ka në zotërim një njeri, një grup njerëzish ose shoqëria; burim të ardhurash e të mirash materiale; pronë. Paprekshmëri e banesës ~ Ruajtja e mbrojtja e banesës me ligj nga çdo lloj dhunimi. Pasaportë ~ Letërnjoftim i posaçëm, me të cilin pajiset ai që shkon me shërbim ose udhëton jashtë shtetit për një kohë të caktuar. Pasaportë diplomatike. Pasaportë shërbimi. Zyra e pasaportave. Nxjerr pasaportën. Pengesat e qarkullimit të të dhënave personale ~ Çdo rrethanë, dukuri, kriter apo kusht ligjor që pengon transmetimin dhe transferimin e të dhënave personale. Përdorimi i të dhënave ~ Bërje e veprimeve me të dhënat, shfrytëzim i tyre për të arritur një qëllim të caktuar. Përgjim ~ Përqendrim i vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar çfarë ndodh me një person fizik/ juridik të caktuar; vëzhgimi organizuar i çdo veprimi, thënie ose lëvizjeje të personit. Përjashtim nga njohja ~ Heqje e të drejtës për t’u njohur me të dhënat. Përhapje ~ Komunikimi i të dhënave personale ndërmjet kontrolluesve apo komunikimi i të dhënave personale tek çdo subjekt tjetër, përveç përpunuesit apo subjektit të të dhënave, përfshirë edhe publikimin. Përpunim i të dhënave ~ Është çdo veprim që kryhet plotësisht ose jo me mjete automatike, me të dhënat personale, si grumbullimi, regjistrimi, ruajtja, renditja, përshtatja, ndreqja, këshillimi, shfrytëzimi, përdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi apo çfarëdo veprim tjetër, si dhe transmetimi i të dhënave. Përpunues ~ Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci ose çdo njësi tjetër, përveç punonjësve të kontrolluesit, që përpunojnë të dhëna për vetë kontrolluesin. Pëlqim ~ Është deklarata specifike, e dhënë me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave personale për përpunimin e të dhënave të tij. Pëlqim i subjekteve të të dhënave ~ Është çdo deklaratë me vullnet të plotë e të lirë e dhënë shprehimisht dhe në dijeni të plotë për çfarë të dhënat do të përpunohen, me të cilën nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij”. Përafrim i ligjeve ~ Nënkupton procesin e njëhësimit të legjislacionit kombëtar me atë komunitar. Përpunimi automatik ~ Përfshin operacionet e mëposhtme, nëse kryhen plotësisht ose pjesërisht me anë të mjeteve automatike: ruajtjen e të dhënave, kryerjen e veprimeve logjike dhe/ose aritmetike mbi këto të dhëna, ndryshimin, fshirjen, marrjen ose shpërndarjen e tyre; Phishing ~ Është metoda e marrjes së të dhënave nëpërmjet mashtrimit. Prejardhje ~ Të qenët e dikujt në një klasë a grup shoqëror të caktuar; origjinë. Prejardhje etnike ~ Të qenët pjesë e një grupi të

Page 13: Terminologjia juridike

caktuar etnik. Pronë private ~ Pasuri që i përket dikujt. Privatësi ~ Do të kuptohet çdo e dhënë dhe informacion që lidhet me personin, me jetën e tij private, të drejtat, prona, mjedisi që lidhet me pronën, banesa e pjesët e saj, veprimtaria dhe interesat vetjake, e drejta e votës, shprehja e fjala, veshja, paraqitja e jashtme, fotografia, hobet, shijet, dhuntitë, cilësitë e veçanta, aftësitë, çështjet e brendshme të familjes, të dhënat sensitive ( jeta e prekshme, shqisore, intime, e ngushtë, vemesa e brendshme e njeriut, origjina racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimi në sindikata, besimi fetar apo filozofik, dënimi penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale ), tiparet biologjike unike (vetitë, ngjyra e syve, flokëve, ngjyra e lëkurës, përmasat e format e pjesëve të trupit, zëri, ecja), të dhënat biometrike (gjurmët e gishtërinjve, imazhe të retinës, gjeometria e fytyrës ose duarve, irisit), karakteristikat gjenetike etj. Postë elektronike ~ Është çdo mesazh në formën e tekstit, tingullit apo imazhit, të dërguar (transmetuar) nëpërmjet rrjetit publik të komunikimeve, i cili mund të ruhet në rrjet ose në aparatet terminale të marrësit derisa marrësi ta marrë. Përdorues ~ çdo person fizik që përdor një shërbim komunikimi elektronik të hapur për publikun për qëllime private apo biznesi, pa qenë detyrimisht i abonuar. Pop-up ~ Dritare e cila shfaq informacion pa dalë nga ndërfaqja kryesore në një website. Profil ~ Bashkim informacionesh të lidhura në mënyre unike me një person ,që mundëson identifikimin e të dhënave të tij,të cilat janë të hapura për përpunim kur ai e lejon. Publikim ~ Bërja publike, e njohur botërisht e një të dhëne apo informacioni. Palë e tretë ~ Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër përveç subjektit të dhënave, kontrolluesit, përpunuesit dhe personat të cilët, nën autoritetin e drejtpërdrejtë të kontrolluesit apo përpunuesit, janë të autorizuar të përpunojnë të dhëna. Përgjegjës ~ nënkupton një person fizik, person juridik, administratë publike apo ndonjë institucion tjetër, shoqatë apo organizatë që caktohet nga titullari për trajtimin e të dhënave personale. Parim, ~i i mosdiskriminimit / Non-discrimination principle Synimi i këtij parimi është të sigurojë barazi në trajtimin e individëve, pavarësisht kombësisë, gjinisë, origjinës racore apo etnike, fesë apo besimit, aftësive të kufizuara, moshës ose orientimit seksual. Neni 18 TFBE (ish neni 12 i Traktatit të KE-së) ndalon çdo diskriminim mbi bazat e kombësisë. Sipas Traktatit të Amsterdamit, në Traktatin e KE-së është futur një nen 13(aktualisht neni 19 TFBE), për të përforcuar garancinë e mos-diskriminimit, të parashikuar në Traktatet dhe për ta zgjeruar fushën vepruese të këtij parimi, në mënyrë që të mbulojë edhe rastet e cituara më lart. Traktati i Lisbonës ka parashikuar se mosdiskriminimi përbën një nga vlerat kryesore europiane. Bashkimi ka qëllim që të promovojë paqen, vlerat dhe mirëqënien për qytetarët e tij. Për më tepër, më anë të politikave të tij, Bashkimi lufton përjashtimin social dhe diskriminimin dhe mbështet drejtësinë dhe mbrotjen sociale, barazinë gjinore, solidaritetin midis brezave dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Me anë të Traktatit të Lisbonës Bashkimi angazhohet më qartazi në luftën kudër përjashtimit social dhe diskriminimin si edhe ndaj nxitjes së drejtësisë dhe mbrotjes sociale. Pronësia intelektuale / Intellectual property Ashtu si mallrat e prekshme, krijimet intelektuale mund të përbëjnë pronësi që përcaktohet si “Pronësi Intelektuale”. Pronësia Intelektuale mbulon tradicionalisht dy fusha: • pronësinë industriale, që përfshin kryesisht patentat, skicat dhe modelet, markat e prodhimit dhe shërbimit dhe përcaktimet e origjinës te mbrojtura; • të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, që zbatohen për të gjitha veprat letrare dhe artistike. Q Qarkullim i të dhënave ~ Nënkupton procesin e transmetimit dhe transferimit të të dhënave personale. Qëllime historike ~ Është përpunimi për qëllime të studimit, hetimeve, kërkimeve dhe dokumentimin e figurave, fakteve dhe rrethanave të kaluara. Qëllime statistikore ~ Është përpunimi për qëllime të hetimeve statistikore ose rezultate statistikore, edhe me anë të sistemeve të informacionit statistikor. Qëllime kërkimore ~ Është përpunimi për qëllime të studimit dhe hetimit sistematik në drejtim të zhvillimit të njohurive shkencore në një fushë të veçantë. R Racë ~ Secili nga

Page 14: Terminologjia juridike

grupet e mëdha të shoqërisë njerëzore, që gjatë zhvillimit historik në periudhat e lashta dhe në kushte të caktuara ka fituar disa tipare të jashtme të trashëgueshme e të dallueshme si ngjyra e lëkurës dhe e flokëve, trajta e kokës, madhësia e trupit etj., të cilat nuk kanë asnjë lidhje me veçoritë kombëtare dhe me gjendjen shoqërore, racat e njerëzve (raca e bardhë, e verdhë, e zezë) Reply to all ~ Mundësi e ofruar nga mail client, për të kthyer email jo vetëm dërguesit por tërë adresave email të vendosura në “To” apo “CC”. Regjistër i të dhënave elektronike ~ Çdo grup të dhënash që i nënshtrohet procedimit automatik. Router ~ Pajisje komunikimi. Përdoret për të bërë adresimin dhe vendosjen e privilegjeve të komunikimeve të ndryshme në një rrjet kompjuterik. Ruajtje e të dhënave ~ Vendosje e të dhënave personale në kushte sigurie, në përputhje me rëndësinë e tyre dhe legjislacionin në fuqi. Riformulim, ~i i legjislacionit / Recasting of legislation Riformulim i legjislacionit do të thotë miratim i një akti të ri ligjor, që përfshin ndryshimin që i bëhet aktit bazë, por që anulon dhe zëvendëson këtë të fundit. Ndryshe nga kodifikimi zyrtar, përfshihen edhe ndryshime thelbësore. Riformulimi i legjislacionit bën gjithashtu një përmbledhje të përgjithshme të një fushe të legjislacionit. Akti i ri ligjor botohet në Gazetën Zyrtare. RR Rrjet i komunikimeve elektronike ~ Janë sistemet e transmetimit dhe, nëse ekzistojnë, rrjetet e komutimit ose rrugëzimit dhe burime të tjera, të cilat lejojnë përcjelljen e sinjaleve nëpërmjet sinjaleve, radios, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike, duke përfshirë rrjetet satelitore, rrjetet fikse ( me komutim të qarqeve ose me komutim të paketave, përfshirë internetin), rrjetet e lëvizshme tokësore, sistemet e kabllove elektrike në raste kur ato përdoren, për transmetimin e sinjaleve, rrjetet e përdorura për transmetimet radiotelevizive, pavarësisht nga tipi i informacionit të përcjellë. Rrjete publike të komunikimit ~ Një rrjet komunikimi elektronik i përdorur tërësisht ose kryesisht për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike të hapura për publikun. S Sekret industrial ~ Diçka e fshehtë që ka të bëjë me punë dhe detyra të caktuara industriale, të cilat nuk duhet të shpallen a të njihen botërisht; që lidhet me veprimtarinë e posaçme industriale. Sekret i shoqërisë ~ Të dhëna të fshehta që lidhen me veprimtarinë tregtare të shoqërisë dhe që nuk duhet të bëhen publike. Sekret profesional ~ Diçka e fshehtë që ka të bëjë me punë dhe profesione të caktuara, të cilat nuk duhet të shpallen a të njihen

(më shumë: http://juridiksi.e-monsite.com/forum/ndihmojme-njeri-tjetrin/terminologjia-juridike.html)