tendencat nË kreditim t3 - 2019 · hyrje ky material synon të japë një panoramë të tendencave...

16
Banka e Shqipërisë TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë. TETOR 2019 Olta Manjani, Erjona Suljoti dhe Sofika Note Departamenti i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

Upload: others

Post on 21-Mar-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

Banka e Shqipërisë 1

Banka e Shqipërisë

TENDENCAT NË KREDITIMT3 - 2019

Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

TETOR 2019

Olta Manjani, Erjona Suljoti dhe Sofika NoteDepartamenti i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

Page 2: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

2 Banka e Shqipërisë

Page 3: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

Banka e Shqipërisë 3

P Ë R M B A J T J A

HYRJE 4

PËRMBLEDHJE 5

1. KREDIA PËR BIZNESE 6

2. KREDIA PËR INDIVIDË 10

3. TENDENCAT E KREDITIMIT NË VENDET E RAJONIT 14

Page 4: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

4 Banka e Shqipërisë

HYRJE

Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të analizohen të dhënat monetare dhe kushtet e kreditimit, bazuar në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues. Gjithashtu, pjesë e këtij materiali është edhe një përmbledhje e zhvillimeve të fundit të aktivitetit kreditues në vendet e Evropës Qendrore Juglindore (EQJL).

Statistikat kryesore të analizuara në material janë: a) të dhënat për aktivitetin kreditues të bankave për sektorin rezident të ekonomisë; b) të dhënat cilësore të marra nga Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues; c) statistikat për normat e interesit të kredisë, si në monedhën vendase, ashtu edhe në euro; d) të dhënat monetare për vëllimin e kredisë për vendet e rajonit. Vendet e përfshira në analizë janë: Bullgaria (BU), Kroacia (Cr), Rumania (RO), Serbia (Sr), Polonia (Pl), Hungaria (Hu), Republika Çeke (CZ), Maqedonia e Veriut (NMK).

Të dhënat e kredisë merren nga bilancet e bankave dhe ato i referohen financimit që bankat vendase i bëjnë sektorit privat rezident - bizneseve dhe individëve. Analiza e portofolit të kredisë bazohet mbi të dhënat e kredisë, të rregulluara për efektin e kursit të këmbimit. Gjithashtu, këto të dhëna marrin në konsideratë dhe kreditë e fshira nga bilanci, proces të cilin bankat e kanë ndërmarrë bazuar në vendimin nr. 50, datë 30.03.2015, “Për ndryshimin e rregullores për administrimin e rrezikut të kredisë”.

Materiali mbulon të dhënat e disponueshme deri më 21 tetor 2019, të cilat përshijnë informacion për të dhënat monetare dhe financiare në vend, deri në muajin shtator 20191, dhe të dhënat e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e tretë të vitit 2019. Të dhënat e kredisë për vendet e rajonit janë deri në muajin gusht 2019.

1 Të dhënat e muajit shtator 2019 janë paraprake.

Page 5: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

Banka e Shqipërisë 5

PËRMBLEDHJE

Kredia për sektorin privat ka përmirësuar më tej ritmet e rritjes në tremujorin e tretë të vitit 2019. Ky përmirësim është mbështetur nga të gjitha segmentet e kredisë, por më i lartë ka qenë ai për bizneset dhe në monedhën vendase. Zgjerimi i aktivitetit kreditues reflekton rritjen e kërkesës për kredi nga agjentët ekonomikë prej disa tremujorësh tashmë. Ndërkohë, rikthimi aktiv në tregun e kredisë të bankave me ndryshim pronësie ka ndikuar në përmirësimin e ofertës për kredi, si rezultat i një përqasjeje më favorizuese ndaj bizneseve, por edhe si pasojë e nxitjes së konkurrencës bankare. Rritja e kreditimit në segmentin e bizneseve në këtë tremujor është ndikuar nga rritja e kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), ndërsa kredia për korporatat është tkurrur lehtësisht. Në një këndvështrim më afatgjatë, sektori bankar po shfaq prej disa vitesh një përqasje më favorizuese ndaj SME-ve, si një segment i ekonomisë më pak i kredituar, por me potencial për zhvillimin ekonomik në të ardhmen. Zhvillimet sektoriale në portofolin e kredisë tregojnë për një përmirësim të ritmeve të rritjes në të gjithë sektorët e ekonomisë, përveç atij bujqësor.

Kredia për individë ka vijuar të shënojë norma të qëndrueshme rritjeje në tremujorin e tretë të vitit. Zgjerimi i këtij portofoli mbështetet nga rritja e kërkesës dhe lehtësimi i vazhdueshëm i kushteve të kreditimit në këtë segment, duke u reflektuar si në ecurinë e kredisë hipotekare, ashtu edhe në atë konsumatore. Zhvillimet në terma të monedhës rikonfirmojnë orientimin e kërkesës së individëve për financim drejt monedhës vendase.

Normat e interesit për kreditë e reja në lekë kanë vijuar të ulen më tej për bizneset, diktuar nga reduktimi i normave për kreditë për likuiditet. Balanca e kushteve joçmim të kredive për bizneset ka mbetur e pandryshuar në këtë tremujor. Për individët, normat e interesit kanë qëndruar në të njëjtat nivele mesatare të vërejtura gjatë gjysmës së parë të vitit, kurse kushtet dhe termat joçmim kanë rezultuar me një shtrëngim të lehtë këtë tremujor. Në përgjithësi, ri-aktivizimi i bankave në kreditim pas procesit të ristrukturimit të sistemit vitin e fundit po reflektohet në rritje të konkurrencës në sistemin bankar dhe në reduktim të marzheve të interesit.

Aktiviteti kreditues në rajonin e EQJL-së shfaq rritje relativisht të qëndrueshme, por ende në nivele të moderuara. Zgjerimi i portofolit të kredisë për sektorin privat vijon të udhëhiqet nga vendet e Evropës Qendrore, duke thelluar më tej segmentimin gjeografik në rajonin e gjerë të EQJL-së. Kredia për biznese shfaqet relativisht e luhatshme, ku ciklet e përshpejtimit dhe ngadalësimit të kredisë për këtë segment janë të shpeshta dhe relativisht afatshkurtra. Kredia për individë shfaq rritje më të njëtrajtshme, qoftë në terma gjeografikë, ashtu edhe si sjellje në kohë.

Page 6: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

6 Banka e Shqipërisë

1. KREDIA PËR BIZNESE2

Në tremujorin e tretë, kredia për biznese ka shfaqur ritme më të larta rritjeje, duke u mbështetur nga kreditimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Kredia për biznese ka shfaqur përmirësim të mëtejshëm të normave vjetore të rritjes, duke kulmuar në muajin shtator në 8.2%. Gjatë tremujorit të tretë, ky portofol u rrit me 8.7 miliardë lekë, rritja më e lartë në tre vitet e fundit. Zgjerimi i kredisë për biznese ka reflektuar një rritje të qëndrueshme të kërkesës për financim dhe një përqasje më pozitive të bankave ndaj kërkesave të shtuara nga bizneset. Ndërkohë, standardet e kreditimit në total janë drejt përmirësimit dhe kushtet financiare janë përgjithësisht në kahun lehtësues3.

Përmirësimi i ecurisë së kredisë për biznese ka reflektuar rritjen e portofolit të kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), i cili u rrit mesatarisht me 15.5% në tremujorin e tretë. Në terma absolutë ky portofol u rrit me 9 miliardë lekë, rreth dy herë më shumë se një tremujor më parë. Rigjallërimi i kërkesës, së bashku me lehtësimin e vazhdueshëm të standardeve të bankave për këtë segment, kanë mbështetur zgjerimin e portofolit të kredisë dhe rritjen e peshës së tij ndaj kredisë për biznese, në 47.5%, ose 1.3 pp më shumë se një tremujor më parë. Në raport me PBB-në, kredia për SME-të ka shënuar rritje në 11.3%, ose 0.4 pp më shumë se në fund të vitit 2018. Brenda segmentit të SME-ve, biznesi i mesëm është nëngrupi që ka shfaqur performancën më të mirë.

Kredia për biznesin e madh ka shfaqur ngadalësim të normës së rritjes vjetore në 1.7%, përkundrejt 5.3% mesatarisht që shënoi një tremujor më parë. Gjatë tremujorit të tretë, kredia për korporatat shënoi një tkurrje të vogël me 0.5 miliardë, duke marrë parasysh edhe luhatjet në kursin e këmbimit. Kërkesa për

2 Të dhënat e kredisë për biznese janë të rregulluara për kreditë e nxjerra nga bilanci dhe për luhatjet e kursit të këmbimit.

3 Informacioni për kreditë e refuzuara tregon se bankat kanë ulur numrin e kredive të refuzuara, veçanërisht për bizneset. Për më shumë mbi standartet e kreditimit dhe kërkesën për kredi referoju Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues.

Gra�k 1. Struktura e kredisë për biznese sipas madhësisë së biznesit

Burimi: Banka e Shqipërisë.

5%

10%

15%

20%

25%

30%

Mars 2016

Shtator 2016

Mars 2017

Shtator 2017

Mars 2018

Shtator 2018

Mars 2019

Shtator 2019

Kredi biznese/ PBB

Kredi SME/ PBBKredi korporata/ PBB

Mikro5%

Biznesi i vogël18%

Biznesi i mesëm 24%

Biznesi i madh53%

Struktura e kredisë sipas madhësisë së biznesit (Shtator 2019)

Page 7: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

Banka e Shqipërisë 7

financim nga ky segment prej disa vitesh duket të jetë në stanjacion, ndërkohë që bankat nuk kanë ndryshuar standardet për këtë nëngrup.

Në një këndvështrim më afatgjatë, vihet re se bankat aplikojnë standarde më të shtrënguara për biznesin e madh, krahasuar me SME-të, standardet e të cilave kanë qenë përgjithësisht në kahun lehtësues që prej vitit 2015. Favorizimi i SME-ve nga bankat lidhet jo vetëm me nevojën për një balancim më të mirë të portofolit të bizneseve drejt SME-ve, por edhe me rritjen e formalizimit të këtij segmenti në vitet e fundit, përdorimin më të pakët të levës financiare prej tij, si dhe mbështetjen e tij me projekte nga institucionet ndërkombëtare. Ky segment i bizneseve, sikurse përmendet edhe në shumë dokumente të institucioneve ndërkombëtare (Bankë Botërore, OECD etj.4), është pak i kredituar dhe rritja e aksesit të tij në financë është e domosdoshme. Rritja e financimit të këtij segmenti do të mundësonte jo vetëm mbështetjen më efektive të ekonomisë nga sektori bankar, por njëkohësisht do të krijonte premisa për rritjen e këtyre bizneseve në baza më të shëndosha. • Përmirësimi i kredisë për biznese ka reflektuar kreditim më të lartë në

sektorin e tregtisë, industrisë dhe shërbimet, në linjë me aktivitetin e shtuar ekonomik në këta sektorë.

Shpërndarja e kredisë sipas sektorëve të ekonomisë shfaqi përmirësim të ndjeshëm në rritjen e kredisë për sektorin e industrisë, me rreth 15.7% vit mbi vit. Një faktor i rëndësishëm në këtë përmirësim lidhet me kreditimin e nënsektorit “Energjia elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër i kondicionuar”, i ndikuar nga situata energjetike në vend. Duke përjashtuar këtë efekt, rritja e portofolit të kredisë për industrinë do ishte në nivele të moderuara, pranë mesatares së rritjes në gjashtëmujorin e parë të vitit. Sektorët e tjerë të ekonomisë me përmirësim të ritmeve të rritjes së kredisë janë sektori i tregtisë, ai i shërbimeve dhe ai i ndërtimit, me rritje vjetore prej përkatësisht 8.3%, 3.2% dhe 2.5% në muajin shtator. Sektori i bujqësisë ishte i vetmi sektor që shfaqi tkurrje të portofolit në terma vjetorë, me 3.5%. 4 “Indeksi i politikave për SME-të për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”-OECD shtator 2019.

Gra�k 2. Ecuria e kredisë për SME-të dhe për korporatat*.

*Gra�ku në të djathtë paraqet mesataren 5 vjeçare të balancave neto sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues.Burimi: Banka e Shqipërisë.

-4

0

4

8

T3 '15

T1 '16

T3 '16

T1 '17

T3 '17

T1 '18

T3 '18

T1 '19

T3 '19

Balanca neto -kredia për SME (mesatare afatgjate)

Standarte Kerkesa

Standarte Kerkesa

0246810

0%

4%

8%

12%

16%

Shtator 2017

Mars 2018

Shtator 2018

Mars 2019

Shtator 2019

Teprica e kredisë per SME

Kredi SME-tmt (mld leke, bd)Kredi SME vmv

-10-6-22610

-6%

-2%

2%

6%

Shtator 2017

Mars 2018

Shtator 2018

Mars 2019

Shtator 2019

Teprica e kredisë për korporatat

Kredi korporata-tmt (mld leke, bd)Kredi korporata vmv

-8

-4

0

4

8

T2 '15

T4 '15

T2 '16

T4 '16

T2 '17

T4 '17

T2 '18

T4 '18

T2 '19

Balanca neto - Kredia për korporatat (mesatare afatgjate)

Page 8: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

8 Banka e Shqipërisë

• Normat e interesit për kreditë për biznese kanë rënë në tremujorin e tretë, ndërkohë që kushtet joçmim nuk kanë ndryshuar.

Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë dhënë bizneseve private ka shënuar rënie të mëtejshme në tremujorin e tretë të vitit; ajo rezultoi 6.1%, nga 6.4% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Në dy tremujorët e fundit, normat janë shfaqur më të ulëta se në tremujorin e parë dhe se mesatarja e dy viteve të mëparshme, prej 6.7%. Sipas qëllimit të përdorimit, rënie kanë shënuar normat për financimin e nevojave për likuiditet të bizneseve, kryesisht në segmentin e kredive overdraft. Kjo normë rezultoi 6.3%, nga 6.8% në dy tremujorët e parë të vitit dhe nga 7.0% në dy vitet e mëparshme. Normat e kredive për investime shënuan rritje në këtë tremujor, në 5.7%, nga 5.2% që ishin në tremujorin e dytë të vitit, por ishin më të ulëta se në tremujorin e parë të tij (6.6%). Ato janë shfaqur më të luhatshme gjatë vitit 2019 dhe mesatarisht 0.2pp - 0.4 pp më të larta se mesatarja e tyre në dy vitet e mëparshme.

Gra�k 3. Kredia për biznese sipas sektorëve të ekonomisë*

*Tregti (gra�ku djathtas) përfaqëson sektorin e tregtisë, hotele dhe restorante. Burimi: Banka e Shqipërisë.

1.1% 1.5%

23.1%22.5%

43.2%

12.4%

25.7%

14.2%

44.4%

14.2%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

Bujqësia Industria Ndërtimi Tregti, hotele,

restorante

Shërbime të tjera

Kreditimi i sektorëve të ekonomisë(mesatare periudhe në % të totalit)

2009-20112012-2014

2015-20182019

-8.0%

-6.0%

-4.0%

-2.0%

0

2.0%

4.0%

6.0%

8.0%

10.0%

2012T3

2013T1

2013T3

2014T1

2014T3

2015T1

2015T3

2016T1

2016T3

2017T1

2017T3

2018T1

2018T3

2019T1

2019T3

Kredia per biznese sipas sektorëve të ekonomisë (kontributet në pp në normën vjetore)

BujqësiIndustri

NdërtimTregti

Shërbime të tjeraKr. Biznese

Gra�k 4. Ecuria e normave të interesit për kreditë në lekë për bizneset private

Burimi: Banka e Shqipërisë.

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

9.0

10.0

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

Normat e interesit për kreditë për likuiditet (%, mesatare rrëshqitëse 3m)

Bankat e mëdhaBankat e vogla

Total

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

9.0

10.0

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

Normat e interesit për kreditë për investime (%, mesatare rrëshqitëse 3m)

Bankat e mëdhaBankat e vogla

Total

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

9.0

10.0

Normat e interesit në lekë për bizneset(%, mesatare rrëshqitëse 6m)

LikuiditetInvestime

Total

Page 9: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

Banka e Shqipërisë 9

Analiza sipas madhësisë së bankës tregon se bankat e vogla vijojnë të ofrojnë norma më të mira interesi se bankat e mëdha, për të gjitha llojet e kredive për biznese. Në dy vitet e fundit, interesat e ofruar nga bankat e vogla kanë qenë mesatarisht rreth 2.4 pp më të ulëta për kreditë për likuiditet dhe 1.3 pp më të ulëta për kreditë për investime, krahasuar me interesat e aplikuar nga bankat e mëdha. Bankat e vogla kanë diktuar trendin e lehtë rënës të normave të interesit për kreditë për likuiditet në dy vitet e fundit, ndonëse në tremujorin e tretë janë bankat e mëdha ato që kanë dhënë ndikimin më të madh në rënien e tyre. Në segmentin e kredive për investime, bankat e vogla kanë aplikuar norma relativisht të qëndrueshme krahasuar me normat e luhatshme të aplikuara nga bankat e mëdha; këto të fundit kanë diktuar edhe rritjen e interesit për kreditë për investime gjatë këtij viti.

Normat e interesit për kreditë në euro të bizneseve kanë mbetur në nivele të ulëta. Mesatarisht ato rezultuan 4.1% në tremujorin e tretë të vitit - thuajse aq sa edhe në tremujorin e dytë të tij (4.0%). Me përjashtim të rritjes së tyre në tremujorin e parë të këtij viti (4.7%), kryesisht në segmentin e kredisë për likuiditet, këto norma janë luhatur pranë nivelit 4.1% që nga viti 2018. Normat e interesit kanë qenë të qëndrueshme për të gjitha llojet e kredive në dy tremujorët e fundit, ndërkohë që në krahasim me një vit më parë vërehet kryesisht rënie e interesave për kreditë për investime. Interesi mesatar i kredive për bizneset mbetet më i ulët për kreditë në euro sesa për ato në lekë, por diferenca mes tyre është ngushtuar gjatë këtij viti, si rrjedhojë e reduktimit të këtyre të fundit.

Gra�k 5. Ecuria e normave të interesit për kreditë në euro për bizneset private

Burimi: Banka e Shqipërisë.

3.00

4.00

5.00

6.00

7.00

8.00

01/14

05/14

09/14

01/15

05/15

09/15

01/16

05/16

09/16

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

Normat e interesit për kreditë në euro

LikuiditetInvestime

Total

0.0

1.0

2.0

3.0

4.0

01/14

05/14

09/14

01/15

05/15

09/15

01/16

05/16

09/16

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

Diferenca e normave të kredisë lek -euro, p.p.

LikuiditetInvestime

Page 10: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

10 Banka e Shqipërisë

Gra�k 6. Kushtet dhe termat joçmim për kreditë e bizneseve, balancë përgjigjesh, pp

Burimi: Banka e Shqipërisë, Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues, tetor 2019.Shënim: Balancat pozitive/negative nënkuptojnë lehtësim/shtrëngim të kushteve. Kushtet mesatare joçmim

(gra�ku majtas) janë llogaritur si mesatare e thjeshtë e balancave të përbërësve individualë (paraqitur në gra�kun djathtas).

Ecuria e kushteve joçmim, mesatare Ecuria e kushteve individuale joçmim

-15.0

-10.0

-5.0

0.0

5.0

10.0

15.0

2013 T1

2013 T3

2014 T1

2014 T3

2015 T1

2015 T3

2016 T1

2016 T3

2017 T1

2017 T3

2018 T1

2018 T3

2019 T1

2019 T3

-4.0

-3.0

-2.0

-1.0

0.0

1.0

2.0

3.0

2018 2019 2019 2019 2019 2019

T1 T2 T3 T1 T2 T3 T1 T2 T3 T1 T2 T3 T1 T2 T3

2018

2018

2018

2018

Komisione Madhësia e kredisë

Kërkesë për kolateral në raport me madhësinë

e huasë

Kushtëzimet nga

marrëveshja e kredisë

Maturiteti maksimal i

kredisë

Balanca mesatare e kushteve dhe termave joçmim që bankat aplikojnë për kreditë dhënë bizneseve ka rezultuar e pandryshuar në tremujorin e tretë të vitit. Brenda tyre, kushtëzimet që përcaktohen në marrëveshjen e kredisë kanë vepruar në kahun shtrëngues, në të njëjtën masë sa edhe në tremujorët e tjerë të vitit. Ndërkohë, në këtë tremujor, ky efekt shtrëngues është balancuar disi nga rritja e madhësisë së kredive të dhëna. Elementet e tjera joçmim të kredisë për biznese kanë mbetur të pandryshuara.

2. KREDIA PËR INDIVIDË5

Kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme.

Stoku i kredisë për individë ndaj PBB-së vlerësohet në rreth 12.4% në fund të tremujorit të tretë të vitit, me një rritje prej 0.3 pikësh përqindjeje nga e njëjta periudhë një vit më parë. Bankat kanë raportuar vazhdimisht kushte të përmirësuara kreditimi për këtë segment, të cilat, paralelisht me kërkesën në rritje për financim nga individët, kanë ndikuar në rritjen e qëndrueshme të këtij portofoli. Pas një lehtësimi të standardeve në tremujorin e kaluar, ato raportohen të pandryshuara në tremujorin e tretë, ndërsa kërkesa për kredi nga individët ka vijuar të perceptohet në rritje. Me hyrjen në treg të bankave të reja gjatë vitit 2019, vendase dhe të huaja, konkurrenca në tregun e kredisë është rritur. Bankat i janë përgjigjur këtij ambienti të ri duke lehtësuar më tej kushtet e kreditimit për individë, në të dyja segmentet e tregut.

5 Të dhënat e kredisë për biznese janë të rregulluara për kreditë e nxjerra nga bilanci dhe nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Page 11: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

Banka e Shqipërisë 11

Struktura e kredisë për individë dominohet nga portofoli i kredisë hipotekare6. Në fund të tremujorit të tretë të vitit, ky portofol përbën rreth 69.4% të kredisë për individë. Megjithatë, në tre vitet e fundit, stoku i kredisë hipotekare ka shënuar tkurrje të peshës, me rreth 2.5 pikë përqindje. Ritmet më të shpejta të zgjerimit të kredisë për individë kanë gjetur mbështetje dhe në kushtet e përmirësuara të kreditimit në dy vitet e fundit, veçanërisht për segmentin konsumator. Në terma të përbërjes së monedhës, kredia për individë akordohet kryesisht në monedhë vendase. Kredia hipotekare dhe ajo konsumatore në lekë zënë përkatësisht rreth 35% dhe 27% (62% në total) të totalit të kredisë për individë.

Në tremujorin e tretë të vitit, kredia për individë ka shënuar rritje me rreth 7%, mesatarisht në terma vjetorë, krahasuar me normën prej 6.4% në tremujorin e kaluar. Në një këndvështrim afatgjatë, kontributin më të madh në rritjen vjetore

6 Kredia hipotekare përbëhet nga kredia për blerje banese, si dhe zëri kredi të tjera. Ky i fundit përbën vetëm 6% të portofolit të kredisë për individë dhe përfshin kreditë akorduar individëve të vetëpunësuar, atyre me profesione të lira etj.

Gra�k 8. Struktura e kredisë për individë; kontribute vjetore sipas nëngrupeve

Burimi: Banka e Shqipërisë.

Kredi konsumatore (lekë)

27%

Kredi konsumatore (fx) 4%

Kredi hipotekare (lekë)

34%

Kredi hipotekare (fx)

35%

STRUKTURA E KREDISË PËR INDIVIDË (SHTATOR'19)

-5%

0%

5%

10%

15%

2016M3

2016M9

2017M03

2017M09

2018M3

2018M9

2019M3

2019M9

Kontribute vjetore në %

Kredi konsumatoreKredi hipotekareKredi total për individë

Gra�k 7. Kredia për individë në raport me PBB-në; standardet dhe kërkesa për kredi për individë

Burimi: Banka e Shqipërisë.

10%

11%

12%

13%

14%

15%

2008T3

2009T3

2010T3

2011T3

2012T3

2013T3

2014T3

2015T3

2016T3

2017T3

2018T3

2019T3

Kredi për individë/PBB

-30

-20

-10

0

10

20

30

40

50

T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T3 '15T1 '16T3 '16T1 '17T3 '17T1 '18T3 '18T1 '19T3'19

Balanca neto (pp)

Standardet e kredisëKërkesa për kredi

Page 12: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

12 Banka e Shqipërisë

e jep kredia hipotekare. Në tremujorin e tretë të vitit, ajo ka dhënë një kontribut prej 5.2% në zgjerimin e kredisë për individë, ngjashëm me tremujorin e kaluar. Ndërkohë, vërehet një rritje e kontributit të kredisë konsumatore në këtë tremujor, në mesatarisht 1.8%, rreth 0.6 pikë përqindje më shumë se tremujori i dytë i vitit.

Ndryshimet absolute të stokut të kredisë për individë në tremujorin e tretë të vitit tregojnë për një rritje me rreth 4.5 miliardë lekë - më e larta që pas krizës financiare globale për të njëjtën periudhë të vitit. Kredia e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë kësaj periudhe gjithashtu ka rezultuar në nivele të larta. Në tremujorin e tretë të vitit, kredia për individë përbën rreth 26% të flukseve të kredisë së re të akorduar për sektorin privat. Ajo rezulton e balancuar ndërmjet segmenteve të kredisë konsumatore dhe hipotekare, me nga 13% në secilin portofol.

• Norma e interesit për kreditë për individë nuk ka ndryshuar në tremujorin e tretë, por kushtet joçmim rezultojnë të jenë shtrënguar lehtësisht.

Normat e interesit për kreditë në lekë për individë kanë qëndruar pranë niveleve më të ulëta të tyre, prej 6.6%, përgjatë gjithë vitit 2019. Gjatë vitit 2018 ato ishin mesatarisht 7.0%. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, luhatjet e tyre ishin gjithashtu marzhinale. Normat mesatare të kredive për blerje banese, atyre konsumatore dhe atyre overdraft, shënuan përkatësisht 3.4%, 7.6% dhe 11.8%, duke qëndruar shumë pranë mesatareve të tyre në gjysmën e parë të vitit.

Në rastin e individëve, diferenca në normat e interesit mes bankave të mëdha dhe atyre të vogla nuk është shumë e madhe, por, ndryshe nga bizneset, normat e ofruara nga bankat e mëdha janë më të ulëta se ato të ofruara nga bankat e vogla. Diferenca mes tyre është mesatarisht 0.7 pp për kreditë konsumatore dhe 0.9 pp për ato hipotekare, ku kjo e fundit është rritur lehtësisht në vitin e fundit. Qëndrueshmëria e normave të interesit gjatë këtij viti vërehet si për bankat e vogla, ashtu edhe ato të mëdha, për të gjitha llojet e kredive.

Gra�k 9. Ecuria e normave të interesit për kreditë në lekë për individët

Burimi: Banka e Shqipërisë.

6.0

7.0

8.0

9.0

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

Normat e interesit për kreditë konsumatore (%, mesatare rrëshqitëse 3m)

Bankat e mëdhaBankat e voglaTotal

Bankat e mëdhaBankat e voglaTotal

2.0

3.0

4.0

5.0

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

Normat e interesit për kreditë për banesa (%, mesatare rrëshqitëse 3m)

0.0

2.0

4.0

6.0

8.0

10.0

12.0

14.0

Normat e interesit në lekë për individët(%, mesatare rrëshqitëse 6m)

KonsumatoreHipotekareTotal

Page 13: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

Banka e Shqipërisë 13

Pas rritjes së regjistruar në tremujorin e dytë të vitit (4.1%), norma mesatare e kredive në euro për individë ra sërish në tremujorin e tretë, në 3.6%, pranë niveleve të tremujorit të parë. Përtej ndryshimeve afatshkurtra, normat e interesit për kreditë në euro janë luhatur rreth nivelit mesatar prej 3.8% në tre vitet e fundit. Reduktimi i tyre në tremujorin e tretë ishte i pranishëm në segmentet e kredisë hipotekare dhe të kredisë konsumatore, të cilat shënuan përkatësisht 3.0% dhe 3.6%, duke rënë me 0.5 pp kundrejt tremujorit të parë. Ndërkohë, normat për kreditë overdraft shënuan 9.4% në këtë tremujor, duke u rritur me 1.0 pp. Diferenca mes normave të interesit në lekë dhe atyre në euro për kreditë për individë ka qenë në nivele minimale për kreditë hipotekare, prej mesatarisht 0.2 pp gjatë këtij viti. Për kreditë konsumatore, kjo diferencë është 3.7 pp, me një ulje marzhinale nga viti i kaluar.

Burimi: Banka e Shqipërisë, Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues, tetor 2019.Shënim: Balancat pozitive/negative nënkuptojnë lehtësim/shtrëngim të kushteve. Kushtet mesatare joçmim

(gra�ku majtas) janë llogaritur si mesatare e thjeshtë e balancave të përbërësve individualë (paraqitur në gra�kun djathtas).

Gra�k 11. Ecuria e kushteve joçmim për kreditë e individëve, balancë përgjigjesh, pp

-2.0

0.0

2.0

4.0

6.0

8.0

10.0

12.0

2013 T1

2013 T3

2014 T1

2014 T3

2015 T1

2015 T3

2016 T1

2016 T3

2017 T1

2017 T3

2018 T1

2018 T3

2019 T1

2019 T3

Ecuria e kushteve joçmim, mesatare

-8.0

-6.0

-4.0

-2.0

0.0

2.0

4.0

6.0Ecuria e kushteve individuale joçmim

2018 2019 2019 2019 2019 2019

T1 T2 T3 T1 T2 T3 T1 T2 T3 T1 T2 T3 T1 T2 T3

2018

2018

2018

2018

Komisione Madhësia e kredisë

Kërkesë për kolateral në raport me madhësinë

e huasë

Kushtëzimet nga

marrëveshja e kredisë

Maturiteti maksimal i

kredisë

Gra�k 10. Ecuria e normave të interesit për kreditë në euro për individët

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-

1.0

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

9.0

01/14

05/14

09/14

01/15

05/15

09/15

01/16

05/16

09/16

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

Normat e interesit për kreditë në euro

Konsumatore + o/draftPër banesaTotal

0

1

2

3

4

5

6

7

8

01/14

05/14

09/14

01/15

05/15

09/15

01/16

05/16

09/16

01/17

05/17

09/17

01/18

05/18

09/18

01/19

05/19

09/19

Diferenca e normave të kredisë lek- euro, p.p.

KonsumatorePër banesa

Page 14: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

14 Banka e Shqipërisë

Kushtet dhe termat joçmim të aplikuara për kreditë për individë kanë rezultuar më të shtrënguara në tremujorin e tretë të vitit. Shtrëngimi i tyre është realizuar nëpërmjet forcimit të kërkesave për kolateral për mbulimin e kredisë, kusht i cili për disa tremujorë rresht ka qenë në lehtësim të vazhdueshëm nga bankat. Të gjitha elementet e tjera joçmim kanë mbetur të pandryshuara këtë tremujor.

3. TENDENCAT E KREDITIMIT NË VENDET E RAJONIT7

Aktiviteti kreditues në rajonin e EQJL-së ka vijuar të zgjerohet, por me ritme të moderuara.

Kredia për sektorin privat në rajonin e EQJL-së shënoi rritje me rreth 3.9% mesatarisht në muajt korrik-gusht, krahasuar me normën prej 4.2% në tremujorin e dytë të vitit. Luhatjet në normat vjetore të këtij portofoli reflektojnë kryesisht paqëndrueshmërinë e zhvillimeve në segmentin e bizneseve. E parë në një këndvështrim më afatgjatë, rajoni i Evropës Qendrore ka përjetuar një rritje më të shpejtë të kredisë për sektorin privat që nga viti 2008, duke krijuar një hendek në normat e rritjes së këtij portofoli në krahasim me vendet e Ballkanit. Zgjerimi i kredisë për sektorin privat në këtë rajon udhëhiqet nga Republika Çeke dhe Polonia, ndërkohë që normat vjetore të këtij portofoli në Hungari kanë hyrë në territor pozitiv vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2018.

Kredia për sektorin privat në rajonin e Ballkanit ka ndjekur një trajektore zhvillimesh relativisht të ndryshme. Pas tkurrjes së këtij portofoli në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit, kjo sjellje ndryshoi kah në vitin 2015, periudhë në të cilën efektet e krizës globale financiare filluan përgjithësisht të zbehen. Megjithatë, aktiviteti kreditues gjatë kësaj periudhe ka rezultuar 7 Kjo analizë përfshin 9 vende të rajonit të Evropës Qendrore dhe Juglindore: Shqipëri, Maqedoni

e Veriut, Kroaci, Serbi, Bullgari, Rumani, Çeki, Poloni dhe Hungari. Stoku i kredisë për sektorin privat është i rregulluar për luhatjet në inflacion dhe në kursin e këmbimit.

Gra�k 12. Zhvillimet në kredinë për sektorin privat në rajonin EQJL-së.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

80

90

100

110

120

130

140

150

2008M09

2009M07

2010M5

2011M03

2012M1

2012M11

2013M9

2014M7

2015M5

2016M3

2017M1

2017M11

2018M9

2019M7

KSP (Indeks, sht'08= 100)

-10%

-6%

-2%

2%

6%

10%

2014M8

2015M8

2016M8

2017M8

2018M8

2019M8

Shqiperi Ballkan Evropë Qendrore Shqiperi Ballkan Evropë Qendrore

KSP (Rritje vjetore reale)

Page 15: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

Banka e Shqipërisë 15

i brishtë, duke mos rikuperuar ende nivelet e tij të parakrizës. Shqipëria renditet ndër vendet e Ballkanit me rritje relativisht më të shpejtë krahasuar me mesataren e rajonit të Ballkanit. Kredia për individë është zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa ajo në segmentin e bizneseve ka rezultuar më e luhatshme, ngjashëm me tendencën e përgjithshme në të gjithë rajonin e EQJL-së. Ecuria e mirë e portofolit të individëve është mbështetur si nga kërkesa e lartë për financim, ashtu edhe nga kushtet vazhdimisht të lehtësuara të ofertës në këtë segment, si në vend dhe në rajon. Njëkohësisht, raporti i lartë i NPL-ve në rajonin e EQJL-së, gjatë krizës financiare globale, ka rezultuar kryesisht në segmentin e bizneseve – sidomos në atë të bizneseve të vogla dhe të mesme. Ky segment shfaqet më i ndjeshëm ndaj cikleve të biznesit, duke reaguar më fort ndaj ndryshimeve në aktivitetin ekonomik, normës së papunësisë, apo ndryshimeve të kursit të politikës monetare, krahasuar me individët (Bykova dhe Pindyuk, 2019). Ky mund të jetë një faktor shtesë me ndikim në zhvendosjen e vëmendjes së bankave drejt një segmenti më pak të ndjeshëm ndaj këtyre cikleve.

Portofoli i kredisë për biznese në rajonin e EQJL-së përbën aktualisht rreth 40% të totalit të kredisë për sektorin privat. Krahasuar me periudhën e para-krizës, ky portofol ka humbur terren, ku në fillim të vitit 2008, peshat e segmenteve biznese-individë ndaj totalit ishin më të balancuara, rreth 50-50% përkatësisht. Në terma afatshkurtër, kredia për biznese ka ngadalësuar normën vjetore të rritjes në 2.7% në periudhën korrik-gusht, krahasuar me mesataren prej 3.4% në tremujorin e dytë të vitit. Rikuperimi i këtij portofoli në kohë ka rezultuar i ngadaltë dhe relativisht i paqëndrueshëm. Zgjerimi i tij është mbështetur në një masë të madhe nga rajoni i Evropës Qendrore. Pavarësisht një rritjeje më të shpejtë – por të fragmentuar – të tij në 2-3 vitet e fundit, në rajonin e Ballkanit ky portofol nuk ka arritur ende në nivelet e parakrizës. Ndërkohë, kredia për biznese në vend është zgjeruar me ritme të moderuara, por në përmirësim në vitin e fundit.

Gra�k 13. Ecuria e kredisë për biznese në rajonin e EQJL-së.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-10%

-8%

-6%

-4%

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

2014M8

2015M8

2016M8

2017M8

2018M8

2019M8

Shqipëri Ballkan Evropë Qendrore

Kredi për biznese (Ndryshime vjetore reale, %)

80

90

100

110

120

130

140

150

160

2008M09

2009M07

2010M5

2011M03

2012M1

2012M11

2013M9

2014M7

2015M5

2016M3

2017M1

2017M11

2018M9

2019M7

Shqipëri Ballkan Evropë Qendrore

Kredia për biznese (Indeks, sht'18 = 100)

Page 16: TENDENCAT NË KREDITIM T3 - 2019 · HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të

16 Banka e Shqipërisë

Kredia për individë përbën pjesën më të madhe të kredisë për sektorin privat në rajonin e EQJL-së, rreth 60% të saj. Ecuria e këtij portofoli rezulton relativisht më e qëndrueshme krahasuar me kredinë për biznese. Duke filluar nga viti 2015, kredia në këtë segment ka hyrë në territor pozitiv në thuajse të gjitha vendet e rajonit. Pas kësaj periudhe, ecuria e kredisë për individë ka ndjekur përgjithësisht një trajektore zhvillimesh pozitive, duke rikuperuar me norma më të shpejta. Në terma më afatshkurtër, në muajt korrik-gusht, portofoli i kredisë për individë ka ruajtur normat e rritjes së tremujorit të dytë të vitit, 4.7% vit mbi vit. Shpërndarja gjeografike tregon ecuri pozitive të kredisë për këtë segment në të gjithë nënrajonet e EQJL-së, udhëhequr nga rritja më e shpejtë në vendet e Evropës Qendrore.

Gra�k 14. Ecuria e kredisë për individë në rajonin e EQJL-së.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-6%

-4%

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

2014M8

2015M8

2016M8

2017M8

2018M8

2019M8

Shqipëri Ballkan Evropë Qendrore

Kredi për individë (Ndryshime vjetore reale, %)

80

90

100

110

120

130

140

150

160

170

2008M09

2009M07

2010M5

2011M03

2012M1

2012M11

2013M9

2014M7

2015M5

2016M3

2017M1

2017M11

2018M9

2019M7

Shqipëri Ballkan Evropë Qendrore

Kredia për individë (Indeks, sht'08 = 100)