tendencat nË kreditim t1 - 2019 - bankofalbania.org · banka e shqipërisë 5 hyrje ky material...

16
Banka e Shqipërisë TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë. PRILL 2019 Erjona Suljoti, Olta Manjani, Medvin Shehu dhe Anjeza Gazidede Departamenti i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

Banka e Shqipërisë 1

Banka e Shqipërisë

TENDENCAT NË KREDITIMT1 - 2019

Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

PRILL 2019

Erjona Suljoti, Olta Manjani, Medvin Shehu dhe Anjeza Gazidede Departamenti i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

Page 2: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

2 Banka e Shqipërisë

Page 3: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

Banka e Shqipërisë 3

P Ë R M B A J T J A

Hyrje 5

Përmbledhje 6

1. Kredia për biznese 7

2. Kredia për individë 9

3. Ecuria e normave të interesit dhe kushtet e tjera të kreditimit 11

4. Tendencat e kreditimit në vendet e rajonit 14

Page 4: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

4 Banka e Shqipërisë

Page 5: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

Banka e Shqipërisë 5

HYRJE

Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të analizohen të dhënat monetare për portofolin e kredisë, si dhe kushtet e kreditimit bazuar në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues. Gjithashtu, pjesë e këtij materiali është edhe një përmbledhje e zhvillimeve të fundit të aktivitetit kreditues në vendet e Evropës Qendrore Juglindore (EQJL).

Statistikat kryesore të analizuara në material janë:

- të dhënat për aktivitetin kreditues të bankave për sektorin rezident të ekonomisë;

- të dhënat cilësore të marra nga vrojtimi i aktivitetit kreditues;- statistikat për çmimin e kredisë, si në monedhën vendase ashtu edhe

në euro; - të dhënat monetare për vëllimin e kredisë për vendet e rajonit. Vendet

e përfshira në analizë janë: Bullgaria, Kroacia, Rumania, Serbia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut.

Të dhënat e kredisë merren nga bilancet e bankave dhe ato i referohen financimit që bankat vendase i bëjnë sektorit privat rezident - bizneseve dhe individëve. Analiza e portofolit të kredisë bazohet mbi të dhënat e kredisë të rregulluara për efektin e kursit të këmbimit. Gjithashtu, këto të dhëna marrin në konsideratë dhe kreditë e fshira, që bankat kanë ndërmarrë bazuar në vendimin nr. 50, datë 30.03.2015, “Për ndryshimin e rregullores për administrimin e rrezikut të kredisë”.

Materiali mbulon të dhënat e disponueshme deri më 24 prill 2019, të cilat përshijnë informacion për të dhënat monetare dhe financiare në vend, deri në muajin mars 20191, dhe të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues për tremujorin e parë të vitit 2019. Të dhënat e kredisë për vendet e rajonit janë deri në muajin shkurt 2019.

1 Të dhënat e muajit mars 2019 janë paraprake.

Page 6: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

6 Banka e Shqipërisë

PËRMBLEDHJE

Gjatë tremujorit të parë të vitit, kredia për sektorin privat konfirmoi sinjalet pozitive të dhëna në fund të vitit 2018. Zgjerimi i portofolit të kredisë është mbështetur nga rritja e portofolit të kredisë për biznese dhe nga kreditimi në lekë. Ulja e mëtejshme e rrezikut të kredisë dhe hyrja e aktorëve të rinj në tregun bankar, së bashku me një kërkesë të konsoliduar për financim nga sektori privat, pritet të mbështesin rimëkëmbjen e vazhdueshme të aktivitetit kreditues në vend.

Kredia për biznese ka përmirësuar ritmet e rritjes në tremujorin e parë të vitit 2019. Ky përmirësim ka reflektuar ritme më të larta të rritjes së kredisë për biznesin e madh. Zgjerimi i portofolit të kredisë në këtë tremujor është mbështetur nga financimi më i lartë i bizneseve në sektorin e industrisë dhe të tregtisë. Rritja e këtyre portofoleve kompensoi tkurrjen e kredisë për bujqësinë dhe për “shërbimet e tjera”, ndërsa kredia për sektorin e ndërtimit është ngadalësuar. Në një këndvështrim më afatgjatë, ecuria e kredisë për biznese mbetet e brishtë, e kushtëzuar si nga mungesa e një kërkese të qëndrueshme për kredi ashtu edhe nga përqasja konservatore e bankave për të.

Kredia për individë ka shfaqur ngadalësim të ritmeve të rritjes krahasuar me fundin e vitit 2018. Ndikimin kryesor në këtë ngadalësim e kanë dhënë ritmet më të ulëta të rritjes së kredisë konsumatore, ndërsa zgjerimi i kredisë për banesa ka qenë i qëndrueshëm. Në ndryshim nga sa prisnin, bankat kanë vërejtur një kërkesë më të dobët për kredi nga individët në tremujorin e parë të vitit. Ndërkohë, standardet e kreditimit kanë qenë lehtësisht në kahun shtrëngues. Kredia për banesa dominohet nga kreditimi në rrethin e Tiranës, kurse ajo konsumatore ka një shpërndarje gjeografike më të balancuar.

Normat e interesit për kreditë e reja në lekë për bizneset janë lehtësisht më të larta se një tremujor më parë, por pranë mesatares së vitit të kaluar. Ndërkohë, kostot e financimit të kredisë në lekë për individët kanë vijuar tendencën rënëse edhe në tremujorin e parë, duke u pozicionuar lehtësisht më poshtë se mesatarja e vitit 2018. Përqasja më pozitive e bankave ndaj individëve është konfirmuar edhe nga lehtësimi i mëtejshëm i kushteve joçmim për ta. Ndryshe nga individët, kushtet joçmim të bankave të ofruara për bizneset janë shtrënguar në këtë tremujor.

Aktiviteti kreditues në vendet e rajonit të EQJL-së shfaqet ende i brishtë. Në dy muajt e parë të vitit 2019, portofoli i kredisë për sektorin privat ka shënuar norma rritjeje në përmirësim, por ende të moderuara. Në terma gjeografikë, Evropa Qendrore vijon të mbetet rajoni me rritjen më të lartë të kredisë bankare për sektorin privat. Sipas destinacionit, kredia e kanalizuar në segmentin e individëve shfaqet më e konsoliduar. Kredia për biznese ka ruajtur normat e rritjes së një tremujori më parë.

Page 7: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

Banka e Shqipërisë 7

1. KREDIA PËR BIZNESE

Kredia për biznese ka shfaqur përmirësim të ritmeve të rritjes në tremujorin e parë të vitit 2019, e mbështetur nga përmirësimi i ritmeve të rritjes së kredisë për biznesin e madh. Shpërndarja sipas sektorëve, tregon se bankat kanë mbështetur me financim bizneset e sektorit të industrisë dhe më pak ato të tregtisë dhe të ndërtimit. Kostot e financimit në lekë për bizneset kanë mbetur të pandryshuara në terma mesatarë, duke reflektuar balancimin e rritjes së lehtë të interesit të kredisë për investime me tkurrjen e interesave të kredive për likuiditet.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, kredia për biznese u rrit me 6 miliardë lekë, duke ndjekur përmirësimin e shfaqur në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Kjo ecuri ka ndihmuar në përmirësimin e ritmeve vjetore të rritjes së kredisë për biznese në 6.3% në fund të muajit mars. Në fund të tremujorit të parë, kredia për biznese shënonte 23.7% të PBB-së, raport ky 0.4 pp më i lartë krahasuar me fundin e vitit 2018.

Në një këndvështrim më afatgjatë, vihet re se është rritur lehtas raporti i kredisë ndaj PBB-së për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe është ulur disi ai i korporatave. Në vitet e fundit, nëpërmjet politikave favorizuese për NVM-të, bankat kanë zgjeruar peshën e financimit të NVM-ve në portofolet e tyre. Në muajin mars, ky portofol përbënte 46% të totalit të kredisë për bizneset e sektorit privat, rreth 0.4 pp më i lartë se një vit më parë. Pavarësisht rënies së peshës së kredive për korporata ndaj totalit, ato mbeten klientët kryesorë të sektorit bankar.

Përmirësimi i ritmeve të rritjes së portofolit të kredisë për biznese është mbështetur më së shumti nga kredia për biznesin e madh, e cila u rrit me rreth 4.2 miliardë lekë gjatë tremujorit të parë. Në terma vjetorë, kredia për korporatat shënoi përmirësim të ritmeve të rritjes në 4.7% përkundrejt 2.2% të shënuar në muajin dhjetor. Kredia për NVM është ngadalësuar, duke dhënë

Gra�k 1. Struktura e kredisë për biznese sipas madhësisë së biznesit

Burimi: Banka e Shqipërisë.

5%

10%

15%

20%

25%

30%

Mars 2016

Shtator 2016

Mars 2017

Shtator 2017

Mars 2018

Shtator 2018

Mars 2019

Kredia për biznese (në % të PBB)

Kredi NVM/ PBBKorporatat/ PBB

Mikro, 5.2%

Biznesi i vogël, 16.5%

Biznesi i mesëm , 24.2%

Biznesi i madh, 54.1%

Struktura e kredise sipas madhesise se biznesit (Mars2019)

Page 8: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

8 Banka e Shqipërisë

një kontribut më të vogël në zgjerimin e portofolit të kredisë këtë tremujor. Bazuar në opinionin e bankave, kredia për NVM-të duket të jetë mbështetur nga standardet disi më të lehtësuara nga bankat, ndërsa kërkesa për financim nga ky grup vazhdon të jetë e dobët.

Rritja e portofolit të kredisë për biznese në tremujorin e parë është mbështetur nga financimi më i lartë i bizneseve në sektorin e industrisë. Rritja e këtij sektori balancoi tkurrjen e portofolit në sektorin e bujqësisë dhe atë të shërbimeve të tjera2. Ndërkohë, sektori i ndërtimit shfaqi një rritje të moderuar me 0.8 miliardë lekë, kurse ai i tregtisë konfirmoi një rritje të ngjashme me tremujorin paraardhës prej 1.7 miliardë lekë. Në reflektim të këtyre zhvillimeve, vihet re se kredia për industrinë ka shfaqur përmirësim të ndjeshëm të dinamikës vjetore me rritje prej 9.3%, duke kthyer tendencën e tkurrjes së portofolit për më shumë se një vit, ndërsa norma vjetore e rritjes së portofolit të tregtisë ka mbetur në nivele të ngjashme me atë të fundvitit, në rreth 8%. Nga ana tjetër, portofoli i kredisë për bujqësinë dhe shërbime të tjera kanë mbetur në nivelet e një viti më parë. Struktura e portofolit të kredisë sipas sektorëve të ekonomisë vijon të dominohet nga kreditimi i tregtisë, e cila përbën 44% të portofolit të kredisë për biznese. Kredia për industrinë ka shënuar rritje të peshës në 25%, ndërsa pesha e kredisë për ndërtim dhe ajo për bujqësi kanë mbetur të pandryshuara në përkatësisht 15% dhe 1.4% të totalit. Zhvillimet në financimin sipas sektorëve të ekonomisë janë në linjë me dinamikën e prodhimit sipas sektorëve të ekonomisë.

2 Gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, një nga bankat e sistemit ka saktësuar raportimin e kredisë sipas sektorëve të ekonomisë. Një pjesë e rritjes së ndjeshme së kredisë për sektorin e industrisë reflekton këtë saktësim.

Gra�k 2. Kredia për biznese sipas madhësisë (ndryshime vjetore dhe balanca neto)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-10%

-5%

0%

5%

10%

15%

20%

Dhjetor 2016

Mars 2017

Qershor 2017

Shtator 2017

Dhjetor 2017

Mars 2018

Qershor 2018

Shtator 2018

Dhjetor 2018

Mars 2019

Ndryshimet vjetore të portofolit të kredisë

Kredi per bizneseKredi NVMKredi korporata

(40)

(30)

(20)

(10)

-

10

20

30

40

2012T1

2012T3

2013T1

2013T3

2014T1

2014T3

2015T1

2015T3

2016T1

2016T3

2017T1

2017T3

2018T1

2018T3

2019T1

Standartet e kredise-NVMStandartet e kredise-Korporata

Kerkesa per kredi-NVMKerkessa per kredi- korporata

Page 9: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

Banka e Shqipërisë 9

Përtej përmirësimeve afatshkurtra, rritja e kredisë për biznese mbetet e luhatshme dhe në nivele të moderuara. Sipas opinionit të bankave, oferta për kredi për bizneset është shtrënguar, e ndikuar si nga rreziku i kredisë ashtu edhe nga toleranca e bankave ndaj rrezikut. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme ndaj totalit për bizneset është ulur në 14.6% në tremujorin e parë 2019, ose 2.6 pp më pak krahasuar me një vit më parë. Me rënie këtë tremujor ka qenë edhe kërkesa për kredi nga të dy nënsegmentet - si korporatat ashtu edhe NVM-të. Si faktorë kryesorë për këtë ecuri kanë qenë mbulimi me fondet e veta, mungesa e nevojave për likuiditet dhe rënia e besimit. Luhatshmëria e ritmeve të rritjes së portofolit të kredisë për biznese, lidhet me mungesën e një rritjeje të qëndrueshme të kërkesës për kredi nga bizneset dhe e lehtësimit të standardeve të kreditimit.

2. KREDIA PËR INDIVIDË

Gjatë tremujorit të parë të vitit, kredia për individë është rritur me ritme më të ulëta se në fund të vitit 2018. Ky ngadalësim ka reflektuar më së shumti dobësinë e kredisë konsumatore dhe rritjen e qëndrueshme të kredisë për banesa. Të dhënat e kredisë sipas shpërndarjes gjeografike konfirmojnë se rritja e kredisë për banesa është mbështetur kryesisht nga kreditë hipotekare në Tiranë. Një tjetër faktor me ndikim të rëndësishëm në këtë ecuri ka qenë dhe ulja e kostos së financimit për kreditë për banesa. Në kuadër të një përqasjeje më favorizuese për individët, bankat janë kujdesur që edhe kushtet joçmim t’i mbajnë në kahun lehtësues.

Kredia për individë është rritur me ritme më të ngadalta gjatë tremujorit të parë të vitit 2019. Norma vjetore e këtij portofoli u reduktua me 0.3 pp, në 4.8% në fund të muajit mars. Në raport me PBB-në, kredia për individë pothuajse ka mbetur në të njëjtin nivel me një tremujor më parë, në 12.16%. Të dhënat për tre vitet e fundit tregojnë se ky raport ka mbetur përgjithësisht

Gra�k 3. Kredia për biznese sipas sektorëve të ekonomisë

Burimi: Banka e Shqipërisë. *Tregti përfaqëson sektorin e tregtisë, hotele dhe restorante.

-0.1

-0.05

0

0.05

0.1

0.15

0.2

0.25

2015T1

2015T3

2016T1

2016T3

2017T1

2017T3

2018T1

2018T3

2019T1

BujqësiIndustri

NdërtimTregtiShërbime të tjera

Ndryshim vjetor (%)

-15

-10

-5

0

5

10

15

2016T1

2016T3

2017T1

2017T3

2018T1

2018T3

2019T1

Mili

arde

BujqësiIndustri

NdërtimTregtiShërbime të tjera

Ndryshim tremujor (mld lekë)

Page 10: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

10 Banka e Shqipërisë

i pandryshuar. Struktura e këtij portofoli si edhe më parë mbizotërohet nga kredia për banesa, e cila zë rreth 63% të totalit të kredisë për individë. Megjithatë, në këto tre vitet e fundit, pesha e saj në portofolin e kredisë ka ardhur në rënie; kjo rënie është kompensuar nga zgjerimi i peshave të kredisë konsumatore dhe huasë për qëllime të tjera. Veçanërisht krahasuar me një vit më parë, rritje ka shfaqur zëri “kredi të tjera” për individë, ku përfshihet edhe kredia për të vetëpunësuar.

Ngadalësimi i rritjes së kredisë konsumatore duket të ketë reflektuar si një kërkesë në rënie për financim nga individët ashtu edhe kushtet lehtësisht më të shtrënguara. Kredia konsumatore u tkurr në tremujorin e parë, duke ngadalësuar normën e rritjes vjetore në 4.8%, ose 5 pp më pak se mesatarja e vitit të kaluar. Tkurrja e kredisë konsumatore është balancuar nga rritja me 1.3 miliardë lekë e kredisë për banesa, e cila është rritur me ritme të qëndrueshme në harkun kohor të një viti. Norma vjetore e zgjerimit të këtij portofoli shënoi 6.5% në muajin mars, njësoj sa edhe norma mesatare e vitit 2018.

Gra�k 4. Kredia për individë në raport me PBB-në dhe struktura e saj

Burimi: Banka e Shqipërisë.

Kredi konsumatore,

30.6%

Kredi per blerje banesa, 62.9%

Kredi te tjera 6.5%

Struktura e kredisë për individë mars 2019

10.5%

11.0%

11.5%

12.0%

12.5%

13.0%

13.5%

14.0%

2010T12010T32011T12011T32012T12012T32013T12013T32014T12014T32015T12015T32016T12016T32017T12017T32018T12018T32019T1

kredia për individë (në % të PBB)

Gra�k 5. Ecuria e kredisë për individë sipas përdorimit (në % dhe pp)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-0.05

-0.025

0

0.025

0.05

0.075

0.1

0.125

0.15

0.175

2014M03

2014M07

2014M11

2015M03

2015M07

2015M11

2016M03

2016M07

2016M11

2017M03

2017M07

2017M11

2018M03

2018M07

2018M11

2019M03

Ndryshim vjetor (në %)

Kredi per konsumKredi per banesaKredi per individe

(40)

(30)

(20)

(10) -

10

20

30

40

50

2012T1

2013T1

2014T1

2015T1

2016T1

2017T1

2018T1

2019T1

Standartet e krediseKerkesa per kredi

Balanca neto (pp)

Page 11: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

Banka e Shqipërisë 11

Shpërndarja gjeografike e portofolit të kredisë për individë tregon se kreditimi i tyre ka qenë i përqendruar në rrethin e Tiranës. Të dhënat tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit, kredia në total e individëve është përqendruar në rrethin e Tiranës (60.2% e totalit), e ndikuar gjerësisht nga rritja e mbizotërimit të kredisë për banesa. Kështu, kredia për banesa në rrethin e Tiranës përbën 67.2% të totalit të portofolit, dhe në dy vitet e fundit, kjo peshë është rritur me rreth 2.4 pp. Gjithashtu, shpërndarja gjeografike e portofolit të kredisë konsumatore tregon se kohët e fundit, bankat kanë filluar të jenë më aktive edhe nëpër rrethe. Krahasuar me tre vite më parë, pesha e kredisë konsumatore në rrethet bregdetare ndaj totalit është rritur me rreth 1.5 pp, e lidhur edhe me përmirësimin e aktivitetit ekonomik në këto rrethe.

3. NORMAT E INTERESIT DHE KUSHTET E TJERA TË KREDITIMIT

Normat e interesit për kreditë e reja në lekë për bizneset janë lehtësisht më të larta se një tremujor më parë, por pranë mesatares së vitit të kaluar. Ndërsa, normat e interesit të kredisë së re në euro kanë shfaqur një rritje më të dukshme si ndaj mesatares së tremujorit të fundit të vitit, ashtu edhe ndaj mesatares për vitin 2018. Ndërkohë, kostot e financimit të kredisë për individët kanë vijuar tendencën rënëse edhe ne tremujorin e parë, duke u pozicionuar lehtësisht më poshtë se mesatarja e vitit 2018. E kundërta është vënë re për kostot e financimit në euro të individëve, të cilat janë rritur, duke ngushtuar kështu më tej diferencialin e interesave midis dy monedhave. Përqasja më pozitive e bankave ndaj individëve është konfirmuar edhe nga lehtësimi i mëtejshëm i kushteve joçmim për ta. Ndryshe nga individët, kushtet joçmim të bankave të ofruara për bizneset janë shtrënguar në këtë tremujor.

KREDIA PËR BIZNESET

Norma mesatare e interesit për kredinë në lekë dhënë bizneseve private, në tremujorin e parë të vitit, u rrit lehtas në 6.8%, ndërkohë që një tremujor më parë ajo shënoi 6.5%. Përtej luhatshmërisë që i karakterizon këto norma, interesat e kredisë ndaj biznesit mbeten afër vlerave të vitit 2018. Krahasuar me tre muaj më parë, normat e interesit janë rritur lehtas për kapital qarkullues dhe për investime. Interesat në këtë kategori janë rritur si për qëllim çeljeje biznesi, ashtu edhe për blerje pajisjesh dhe pasuri të patundshme. Ecuria e interesave për kategorinë e investimeve ka vijuar të ndjekë prirje të lehtë rritëse që prej vitit të kaluar. Kjo ecuri dallohet edhe tek analiza e interesave të kredisë sipas maturiteteve, ku ato mbi një vit kanë shfaqur rritje të lehta kryesisht në gjysmën e dytë të vitit. Faktor pozitiv në frenimin e kostos së kredisë ndaj biznesit ka qenë kategoria e overdraft, e cila ndonëse e luhatshme ka rezultuar e pandryshuar nga tremujori i kaluar dhe me prirje të lehtë rënëse nga mesatarja e vitit. Norma e interesit për kredinë për investime rezultoi 6.6% këtë tremujor, nga 5.8% në tremujorin e kaluar dhe 5.7% të shënuar për vitin 2018. Interesat për likuiditet ndërkohë kanë ndalur në 6.7% këto tre

Page 12: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

12 Banka e Shqipërisë

muaj të parë të vitit, duke qenë në nivel të njëjtë me tremujorin e fundit dhe lehtas më poshtë nga mesatarja e tyre për 2018 (7.0%). Analiza e interesave sipas madhësisë së bankave konfirmon se grupi i bankave të vogla aplikon prime mesatarisht më të ulëta se grupi i bankave të mëdha, si për kredinë për likuiditet të bizneseve ashtu edhe për atë për investime.

Normat e interesit për kreditë në euro të bizneseve janë rritur në tremujorin e parë, duke reflektuar kryesisht ecurinë e interesave të kredisë për likuiditet. Mesatarisht ato rezultuan 4.7% në këtë tremujor, nga 4.1% në tremujorin e mëparshëm dhe 4.2% gjatë vitit të kaluar. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, ndryshimet në krahasim me tremujorin e mëparshëm janë shfaqur tek kredia për likuiditet, e cila është rritur si për overdraftet ashtu edhe për kapital qarkullues. Krahasuar me një vit më parë evidentohet se edhe interesat e kredisë për investime në euro kanë lëvizur në kahun rritës.

Kushtet dhe termat e kreditimit për bizneset për tremujorin e parë të vitit 2019, bazuar në perceptimet e bankave tregtare ishin disi më të shtrënguara3. Shtrëngimi i lehtë i kushteve u vu re si në marzhet më të larta të aplikuara për kreditë me rrezik, ashtu edhe për kreditë normale. Në të njëjtën linjë me to, edhe faktorët e tjerë jashtë veprimit të drejtpërdrejtë të çmimeve ndikuan disi në shtrëngimin e lehtë të kushteve për kreditë e reja akorduar bizneseve. Në këtë tremujor, shtrëngimi i lehtë i kushteve nëpërmjet kanalit joçmim u përcaktua nga kërkesat më të larta për kolateral, si edhe nga reduktimi i madhësisë së kredisë për bizneset.

Pavarësisht shtrëngimit të lehtë të kushteve të kreditimit në tremujorin e parë të vitit, në një hark kohor afatmesëm, ato mbeten të lehtësuara. Reduktimi i vazhdueshëm i marzheve mbi kreditë normale, ka ndikuar në masën më të madhe tek lehtësimi i kushteve, por deri diku edhe marzhet më të ulëta për kreditë me rrezik kanë ndikuar në një masë më të vogël.

3 Për detaje referojuni https://www.bankofalbania.org/Politika_Monetare/Vrojtimet/Vrojtimi_i_aktivitetit_kreditues/.

Gra�k 6. Ecuria e normave të interesit për kreditë për bizneset private

Burimi: Banka e Shqipërisë.

4.0

5.5

7.0

8.5

10.0

01/14

01/15

01/16

02/17

02/18

03/19

% mesatare rrëshqitëse 6- mujore Lek

Totali bizneslikuiditetinvestim

3.0

4.5

6.0

7.5

9.0

01/14

01/15

01/16

02/17

02/18

03/19

% mesatare rrëshqitëse 6- mujore Euro

Total bizneslikuiditetinvestim

Page 13: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

Banka e Shqipërisë 13

KREDIA PËR INDIVIDËT

Normat e interesit për kreditë për individë në lekë, në tremujorin e parë, kanë vijuar të shënojnë ulje të lehta. Interesi mesatar për kreditë për individë në këtë tremujor rezultoi 6.6% nga 6.9% në tremujorin paraardhës. Interesat e aplikuara për kreditë e individëve rezultojnë më të ulëta se në gjysmën e dytë dhe se totali i vitit të kaluar. Sipas qëllimit të përdorimit, edhe në këtë tremujor vijon ulja margjinale e normave të interesit për kreditë konsumatore, ndërsa interesat për kreditë hipotekare regjistrojnë ulje më të fortë. Analiza e interesave sipas madhësisë së bankave konfirmon se grupi i bankave të vogla aplikon prime mesatarisht më të larta se grupi i bankave të mëdha për të dyja kategoritë e kredive të individëve. Gjithsesi, interesat e të dyja këtyre grupimeve shfaqin ecuri dhe kahe të njëjta gjatë muajve.

Gra�k 7. Kushtet dhe termat e kreditimit për bizneset (në pp)*

Burimi: Banka e Shqipërisë.*: Vlerat përfaqësojnë balanca mes përgjigjeve pozitive e negative, sipas pyetësorit drejtuar bankave mbi Aktivitetin

Kreditues në vend, i cili është rishikuar në T2-2018, duke shtuar edhe faktorë të rinj si pjesë përbërëse të kushteve joçmim. Në kushtet çmim përfshihen marzhi i aplikuar mbi kreditë normale dhe ai mbi kreditë me rrezik. Në kushtet joçmim përfshihen komisionet, madhësia e kredisë, maturiteti maksimal i kredisë, kërkesa për kolateral në raport me

kredinë e marrë, si edhe kushtëzimet që lindin nga marrëveshja e kredisë.

-25.0

-20.0

-15.0

-10.0

-5.0

0.0

5.0

10.0

15.0

20.0

T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1

2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019

Kushte jo-çmim_bizneseKushte çmim_biznese

-25.0

-20.0

-15.0

-10.0

-5.0

0.0

5.0

10.0

15.0

20.0

25.0

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1

2014 2015 2016 2017 2018 2019

Kushtet jo-çmim të kreditimit të bizneseve

KomisioneMadhësia e kredisë Kërkesa për kolateral

Maturiteti i kredisë

Gra�k 8. Ecuria e normave të interesit për kreditë për individët

Burimi: Banka e Shqipërisë.

0.0

2.5

5.0

7.5

10.0

12.5

15.0

01/14

01/15

01/16

02/17

02/18

03/19

% mesatare rrëshqitëse 6- mujore Lek

Totali individekonsumatorehipotekare

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

01/14

01/15

01/16

02/17

02/18

03/19

% mesatare rrëshqitëse 6- mujore Euro

Totali individekonsumatorehipotekare

Page 14: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

14 Banka e Shqipërisë

Norma mesatare e kredive për individë në euro shfaqi ulje këtë tremujor, duke rezultuar 3.7% nga 4.2% në tremujorin e kaluar. Interesat e kredisë në euro kanë shfaqur prirje rritëse kryesisht gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar, ndërsa iu rikthyen uljes këto tre muaj. Sipas qëllimit të përdorimit, këtë tremujor interesat janë ulur veçanërisht tek kreditë overdraft si edhe tek ato konsumatore në përgjithësi. Interesat e kredisë hipotekare iu rikthyen uljes këtë tremujor, pasi kishin regjistruar prirje rritëse dy tremujorët e fundit të vitit të kaluar. Niveli i interesave për këtë kategori qëndron gjithsesi mbi vlerën mesatare të vitit 2018, duke evidentuar një prirje rritëse të interesave të aplikuara nga bankat në financimin e blerjes së shtëpisë në euro. Ashtu si tek kredia në lekë, edhe këtu, grupi i bankave më të mëdha tregon mesatarisht interesa më të vogla se grupi i bankave të tjera. Gjithsesi konfirmohet se interesat e aplikuara nga të dyja grupimet evidentojnë ecuri edhe kah të njëjtë gjatë tremujorëve.

Kushtet dhe termat për kreditë e reja akorduar individëve në tremujorin e parë të vitit 2019 u raportuan disi më të përmirësuara nga ana e bankave tregtare. Përmirësimi i lehtë i kushteve të kreditimit në këtë kategori u mundësua kryesisht nëpërmjet reduktimit të marzheve mbi kreditë normale. Në lehtësimin e kushteve të kreditimit veproi po ashtu edhe grupi i faktorëve joçmim përcaktues, ndikuar prej kërkesave për kolateral më të ulëta nga ana e bankave.

Në një prizëm më afatgjatë, kushtet dhe termat për kreditë akorduar individëve janë lehtësuar, kryesisht në sajë të strategjive të bankave për të ulur në vijimësi marzhet që ndikojnë në formë të drejtpërdrejtë çmimin e kredisë.

4. TENDENCAT E KREDITIMIT NË VENDET E RAJONIT

Aktiviteti kreditues në vendet e rajonit të EQJL-së shfaqet ende i brishtë. Në dy muajt e parë të vitit, portofoli i kredisë për sektorin privat ka shënuar norma rritjeje në përmirësim, por ende të moderuara. Në terma gjeografikë, Evropa Qendrore vijon të mbetet rajoni që shfaq rritjen më të lartë të kredisë

Gra�k 9. Kushtet dhe termat e kreditimit për individët (në pp)*

Burimi: Banka e Shqipërisë.*: Vlerat përfaqësojnë balanca mes përgjigjeve pozitive e negative, sipas pyetësorit drejtuar bankave mbi Aktivitetin

Kreditues në vend, i cili është rishikuar në T2-2018, duke shtuar edhe faktorë të rinj si pjesë përbërëse të kushteve joçmim. Në kushtet çmim përfshihen marzhi i aplikuar mbi kreditë normale dhe ai mbi kreditë me rrezik. Në kushtet joçmim përfshihen komisionet, madhësia e kredisë, maturiteti maksimal i kredisë, kërkesa për kolateral në raport me

kredinë e marrë, si edhe kushtëzimet që lindin nga marrëveshja e kredisë.

-10.0

-5.0

0.0

5.0

10.0

15.0

20.0

T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1

2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019

Kushte jo-çmim_individëKushte çmim

-10.0

-5.0

0.0

5.0

10.0

15.0

20.0

25.0

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1

2014 2015 2016 2017 2018 2019

Kushtet jo-çmim te kreditimit te individëve

KomisioneMadhësia e kredisë Kërkesa për kolateral

Maturiteti i kredisë

Page 15: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

Banka e Shqipërisë 15

për sektorin privat. Sipas destinacionit, kredia e kanalizuar në segmentin e individëve shfaqet më e konsoliduar. Kredia për biznese ka ruajtur normat e rritjes së një tremujori më parë.

Ecuria e kredisë për sektorin privat në dy muajt e parë të vitit 2019 ka konfirmuar normat e përmirësuara të rritjes së këtij portofoli krahasuar me tremujorin e kaluar. Teprica e kredisë për sektorin privat shënoi një normë mesatare vjetore rritjeje prej 5.5% gjatë kësaj periudhe, krahasuar me rreth 5.2% të regjistruar në tremujorin e fundit të vitit. Referuar pritjeve të sektorit bankar për periudhën tetor ‘18-mars ‘194, kredidhënia në rajon gjatë dy muajve të parë të vitit duket të jetë materializuar në një ambient me kërkesë të shtuar për kredi, përballë një oferte më të shtrënguar nga bankat. Në terma gjeografikë, konfirmohet një ecuri më pak e segmentuar krahasuar me periudhat e mëparshme. Evropa Qendrore vijon të udhëheqë rritjen e kredisë për sektorin privat për të gjithë rajonin e EQJL-së, duke reflektuar zgjerimin më të shpejtë të kredisë për biznese.

Kredia për biznese ka ruajtur normat vjetore të rritjes së një tremujori më parë. Megjithatë, ecuria e këtij portofoli në terma afatshkurtër vijon të mbetet relativisht e luhatshme. Krahasuar me normën vjetore prej 4.9% në tremujorin e kaluar, teprica e kredisë për biznese u zgjerua me 5.2% në muajt janar-shkurt, por duke shënuar ngadalësim në fundin e periudhës. Ecuria e kredisë në këtë segment mbështetet nga kërkesa e lartë, por në të njëjtën kohë kushtëzohet nga standardet ende të shtrënguara të kreditimit.

Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues në vendet e rajonit, ambienti rregullator nëpër këto vende mbetet faktori me ndikimin më të madh, në nivel lokal, në kushtet e shtrënguara të kreditimit. Në vrojtimin e fundit raportohet kërkesë e shtuar për kredi nga bizneset (aktuale dhe e pritur), si për mbulimin e nevojave me likuiditet, ashtu dhe për investime. Këto zhvillime kanë gjetur mbështetje

4 Për detaje të mëtejshme mbi vrojtimin e aktivitetit kreditues në vendet e rajonit të EQJL-së vizitoni: https://www.eib.org/en/infocentre/publications/all/cesee-bls-2018-h2.htm.

Gra�k 10. Kredia për sektorin privat në vendet e rajonit

Burimi: Banka e Shqipërisë; Bankat e vendeve të rajonit; BEI- Vrojtimi i aktivitetit kreditues në vendet e EQJL-së.

-10%

-6%

-2%

2%

6%

10%

2014M2

2015M2

2016M2

2017M2

2018M2

2019M2

ShqiperiBallkanEvropë Qendrore

KSP (Rritje vjetore reale)

50

--

4

-20

-10

0

10

20

30

40

50

60

Tet'13- Mars'14

Prill'14- Shtat '14

Tet'14- Mars'15

Prill'15- Shtat'15

Tet'15 -Mars'16

Prill'16- Shtat '16

Tet'16- Mars'17

Prill'17 -Shtat'17

Tet'17- Mars'18

Prill'18-Shtat'18

Tet'18-Mars'19

KërkesaOferta

5500

44

Te

Balanca neto (pp)

Page 16: TENDENCAT NË KREDITIM T1 - 2019 - bankofalbania.org · Banka e Shqipërisë 5 HYRJE Ky material synon të japë një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend

16 Banka e Shqipërisë

në ciklin pozitiv ekonomik dhe përmirësimin e ambientit makroekonomik e financiar në këtë rajon. Normat vjetore të rritjes së portofolit të kredisë për biznese në Shqipëri shfaqen pranë normave të vendeve të rajonit të Ballkanit.

Kredia për individë vijon të shfaqet në një trajektore rritjeje të qëndrueshme, megjithëse ende në nivele të moderuara. Zgjerimi i këtij portofoli në terma vjetorë shënon 5.7% mesatarisht në muajt janar dhe shkurt, krahasuar me 5.4% në tremujorin e kaluar. Ecuria e kredisë për individë reflekton kërkesën e lartë të tyre për financim nga sektori bankar, e cila gjen mbështetje në kushtet relativisht më të lehtësuara të kreditimit në këtë segment.

Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues në vendet e rajonit, kërkesa për kredi konsumatore dhe kredi hipotekare, kombinuar me përmirësimin e vazhdueshëm të besimit konsumator, janë faktorë me kontribut pozitiv në rritjen e kërkesës për kredi bankare nga individët. Kredia për individë në Shqipëri ka ndjekur përgjithësisht ecuri të ngjashme me vendet e rajonit të EQJL-së.

Gra�k 11. Kredia për biznese në vendet e rajonit

Burimi: Banka e Shqipërisë; Bankat e vendeve të rajonit.

-10%

-8%

-6%

-4%

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

2014M2

2015M2

2016M2

2017M2

2018M2

2019M2

ShqipëriBallkanEvropë Qendrore

Kredi për biznese (Ndryshime vjetore reale, %)

-4%

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

Serbi

Maqedoni e Veriut

Kroaci

Shqipëri

Bullgari

Rumani

Çeki

Poloni

Hungari

Kredi për biznese (Ndryshime vjetore reale %)

2016201720182019M2

Gra�k 12. Kredia për individë në vendet e rajonit

Burimi: Banka e Shqipërisë; Bankat e vendeve të rajonit.

-6%

-4%

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

2014M2

2015M2

2016M2

2017M2

2018M2

2019M2

ShqipëriBallkanEvropë Qendrore

Kredi për individë (Ndryshime vjetore reale, %)

-6%

-4%

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

Serbi

Maqedoni e Veriut

Kroaci

Shqipëri

Bullgari

Rumani

Çeki

Poloni

Hungari

Kredi për individë (Ndryshime vjetore reale %)

2016201720182019M2