strategjia nacionale dhe plani i veprimit per sigurine ne ... · në përkthim të gjuhës shqipe...

27
1 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo Unutrasnih Poslova-Ministry of Internal Affairs. Strategjia Nacionale dhe Plani i Veprimit për Sigurinë në Bashkësi 2011-2016 Qershor 2011

Upload: others

Post on 02-Nov-2019

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1  

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo Unutrasnih Poslova-Ministry of Internal Affairs.

Strategjia Nacionale dhe Plani i Veprimit për Sigurinë në Bashkësi

2011-2016

Qershor 2011

2  

Shprehje e Mirënjohjes nga Ministri i Punëve të Brendshme

Jam i privilegjuar që të prezantoj për herë të parë, në emër të institucioneve të

Republikës së Kosovës dhe në emër të partnerëve tanë të Sigurisë në Bashkësi

“Strategjinë Nacionale për Siguri në Bashkësi”.

Kjo Strategji, është pika kulminante e një pune plot përkushtim nga grupi punues,

partnerët tanë të çmuar si ICITAP, FiQ, Saferworld, OSCE dhe padyshim si pikë

kulminante e punës ishte konsultimi në komunat kryesore të Kosovës, në të cilat forumet

e sigurisë mundësuan reflektimin e nevojave të komunitetit dhe qytetarëve në

përgjithësi.

Bashkëpunimi ndërmjet partnerëve ekziston që nga viti 2004, me qëllim për të zvogëluar

krimin dhe përmirësuar qetësinë publike. Besojmë se deri më tani është arritur progres

përmbajtjesor në zbatimin e këtij bashkëpunimi dhe të konceptit të sigurisë në bashkësi.

Padyshim se ka ende punë për të bërë. Andaj kemi hartuar këtë Strategji Nacionale për

Siguri në Bashkësi, sepse duam që të forcojmë edhe më shumë këtë koncept të

suksesshëm perëndimor.

Strategjia nënvizon 71 aktivitete kryesore, të cilat do të ndërmerren në periudhën pesë

vjeçare, dhe të cilat përmbajnë rezultate sfiduese. Këto rezultate mund të maten dhe

monitorohen në mënyrë që të jemi të sigurt në arritjen e objektivave të synuara.

Ne besojmë së çdo qytetar ka të drejtë të ndjehet i sigurt, dhe të gjithë ne kemi një

përgjegjësi për të arritur këtë synim strategjik. Ne jemi të bindur se përkushtimi serioz i

të gjithë partnerëve tanë, do të garantojë se Kosova do të bëhet një prej vendeve më të

sigurta për të jetuar.

Me respekt,

3  

Përmbajtja Shprehje e mirënjohjes nga Ministri i Punëve të Brendshme........................................... 2

I. HYRJE ....................................................................................................................................... 4

I.3 .Kujt i shërben ky dokument dhe si përdoret.......................................................... 5

I.2 Parimet mbi të cilat mbështetet Strategjia Nacionale dhe Plani i Veprimit për Siguri në Bashkësi................................................................................................................................... 7

Parimi 1. Pronësia qeveritare e strategjisë .......................................................................... 7

Strategjia si përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës .................................................................... 7

Parimi 2. Pjesëmarrja ............................................................................................................. 8

Parimi 3. Qëndrueshmëria ..................................................................................................... 8

I.3 Faktorët që favorizojnë dhe faktorët që vështirësojnë jetësimin e strategjisë ..................... 8

II. ANALIZA E SITUATËS DHE VLERËSIMI I MEKANIZMAVE EKZISTUES .............................. 9

II.1 Trendet e krimit dhe shqetësimet e qytetarëve ................................................................... 9

Numri i disa veprave penale të raportuara nga Policia e Kosovës për vitin 2009........... 11

Numri i disa veprave penale të raportuara nga Policia e Kosovës për vitin 2010.......... 12

II.2 Perceptimi i qytetarëve mbi sigurinë .................................................................................. 13

Perceptimi i qytetarëve për brengat prioritare të sigurisë i paraqitur në % -2009-2010. 14

II.3 Mekanizmat institucional .................................................................................................. 15

II.4 Korniza ligjore .................................................................................................................... 17

II.5 PARTNERËT LOKAL DHE NDËRKOMBËTAR ................................................................ 17

III. KUADRI STRATEGJIK-VIZIONI, MISIONI DHE SYNIMET STRATEGJIKE ......................... 19

III.1 Vizioni ............................................................................................................................... 19

III.2 Misioni .............................................................................................................................. 19

III.3 Synimet strategjike ........................................................................................................... 20

IV. ZBATIMI, MONITORIMI DHE VLERËSIMI I STRATEGJISË ................................................ 23

IV.1 Roli i sistemit të monitorimit ............................................................................................. 23

IV.2. a Kapacitetet institucionale për monitorim dhe vlerësim ............................................. 24

IV.3.b Zgjedhja e treguesve të monitorimit dhe vlerësimit ................................................... 24

IV.5.d Shpërndarja dhe përdorimi i rezultateve të monitorimit dhe vlerësimit ...................... 25

Lista e shkurtesave....................................................................................................... 26

4  

I. HYRJE

I.1 Nevoja për një Strategji Nacionale për Siguri në Bashkësi

Që nga shpallja e Pavarësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka formuluar kuadrin

strategjik të sigurisë në nivel qendror. Qeveria miratoi dhe publikoi Strategjinë Nacionale

kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Strategjinë për Parandalim të Krimit, e cila ka

synim të zvogëloj numrin e krimeve dhe të rris sigurinë e qytetarëve.

Kjo u përcoll edhe me Strategjinë kundër Drogave, Terrorizmit, Krimit të Organizuar,

Migracionit dhe Strategjinë për Siguri Nacionale. Policia e Kosovës në vitin 2010 publikoi

Strategjinë e Policimit të udhëhequr nga inteligjenca, që ka për qëllim krijimin e një

policie pro-aktive duke zhvilluar në shkallë të lartë aktivitetet parandaluese dhe të

paralajmërimit të hershëm.

Kjo strategji e re e Sigurisë në Bashkësi për vitet 2011 – 2016, së pari, siguron

bashkërendimin me strategjitë e aprovuara më parë nga qeveria dhe që është më e

rëndësishme, mundëson krijimin e partneriteteve komunale dhe implementimin e

objektivave nacionale në nivel komunal.

Mekanizmat e kësaj strategjie nuk ndërhyjnë në implementimin e strategjive të tjera por

ajo shërben si udhërrëfyes për nivelet komunale në disa elemente kryesore si:

• Garanton orientim strategjik komunal pa u shmangur nga prioritetet

qeveritare;

• Inkuadron komunitetet e ndryshme në forumet e sigurisë duke simuluar

pjesëmarrjen civile në forma vullnetare;

• Rritë besimin e komuniteteve tek institucionet shtetërore;

• Adreson frikën, perceptimin dhe ekstremitetet e ndryshme që prekin

drejtpërdrejt qytetarin e Kosovës;

• Mundëson koordinimin e aktiviteteve ndërmjet forumeve të ndryshme,

qendrore dhe lokale, për të ndihmuar organet kompetente në luftimin e krimit

në nivel komunal.

Së dyti, Strategjia për Siguri në Bashkësi mundëson që në mënyrë adekuate të adresojë

situatat e sigurisë të cilat mund të jenë komplekse, si: krimi ndaj rendit publik,

personave dhe pronës private e publike, mungesa e qasjes në shëndetësi, mbrojtja e

pyjeve, trafiku rrugor apo siguria në shkolla, të gjitha këto elemente të cilat janë pjesë

integrale e sigurisë humane.

5  

Kujt i shërben ky dokument dhe si përdoret?

Kjo Strategji Nacionale i shërben Qeverisë së Kosovës, kryetarëve të komunave,

policisë së Kosovës dhe të gjithë partnerëve të tjerë të cilët kanë për detyrë krijimin e

ambientit të sigurt. Kjo përfshinë çështjet që prekin sigurinë humane, të pronës dhe

rendit publik.

Strategjia mundëson implementimin e një koncepti të ri. Kosova me vite është

menaxhuar nga Koncepti i Rendit Publik, që nënkupton se institucionet e sigurisë kanë

hartuar politika, trajnime dhe janë pajisur që të jenë të afta për të rezistuar ndaj trazirave

publike dhe pakënaqësive qytetare.

Tashmë koncepti i sigurisë në bashkësi mundëson që institucionet e sigurisë të hyjnë në

partneritet me qytetarët e Kosovës, dhe që është më e rëndësishme të inkuadrojnë

qytetarët e Kosovës në planifikim dhe vendim-marrje, dhe kështu, së bashku, të krijojnë

ambient të sigurt. Moto më e mirë për sqarimin e saj është “policimi me komunitetin dhe

jo policimi i komunitetit”.

Pra, kjo strategji nënkupton që do të shërbejë si udhërrëfyes dhe plan pune për të gjitha

ato institucione që kanë mandat apo interes për sigurimin e bashkësisë duke përshirë

por duke mos i kufizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës,

Kryetarët e Komunave, Sektorin e Arsimit, veçanërisht në implementimin e Strategjisë

për Siguri në Shkolla, Grupin Drejtues për Siguri në Bashkësi, Ministrinë e Pushtetit

Lokal, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Forumet e Sigurisë, etj.

Po ashtu, duke bërë publike objektivat, kjo strategji do të ndihmojë edhe në adresimin e

frikës dhe perceptimeve të qytetarëve të Kosovës për të kuptuar drejt se çfarë është me

rëndësi dhe se cilat janë kërcënimet apo sfidat reale.

Kjo strategji tenton të adresoj çështjet specifike, të përshkruara në planin e punës, duke

krijuar kështu edhe programe të veçanta për adresimin e tyre në nivel komunal.

Përcaktimi i nivele të krimit dhe të çështjeve me interes do të ndihmojë institucionet

specifike në përcaktimin e prioriteteve, veçanërisht në nivelin komunal.

6  

Prioritet e zgjedhura dhe të përcaktuara në planin e punës, janë thelbësore dhe janë

sfida me të cilat qytetari i Kosovës ndeshet çdo ditë. Realizimi i tyre i bën përfitues të

gjithë qytetarët pa dallim nga statusi socio-politik, socio-ekonomik, etnik, fetar, gjinor,

apo tjetër. Të gjithë përfitojnë, pa dallim nga rendi dhe siguria publike, nga luftimi i

krimit, nga ruajtja e pronës dhe pyjeve, nga qasja e lehtë në institucione shëndetësore

dhe administratë, të gjithë pa dallim, përfitojnë nga siguria personale në rrugë, shtëpi

apo shkollë. Të gjithë, pa dallim, përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Kuptohet që ka një listë të gjerë të nevojave për qytetarët e Kosovës. Ka çështje të tjera

që janë me rëndësi dhe që lidhen me sigurinë humane si: punësimi, varfëria, arsimimi

kualitativ, etj., por këto janë sfida të cilat vështirë se mund të adresohen nëpërmjet kësaj

strategjie.

Andaj, kemi përcaktuar si prioritete objektivat strategjike, të përshkruara më poshtë duke

besuar se realizimi i tyre është i mundshëm me kosto të pranueshme financiare dhe me

ndikim të menjëhershëm në përmirësimin e sigurisë në bashkësi. Theksojmë, se

objektivat e paraqitura në këtë strategji janë shqyrtuar nga një numër i konsiderueshëm i

qytetarëve të Kosovës, në shtatë (7) komuna kryesore të saj. Ky konsultim i gjerë është

bërë nga Saferworld, FiQ, ICITAP , OSBE dhe UNDP KOSSAC. Andaj konsultimi i gjerë

me qytetarë, garanton se strategjia aktuale është gjithëpërfshirëse.

Si përfundim, duhet theksuar se koncepti ndërkombëtar e quan Community Safety, që

në përkthim të gjuhës shqipe është Siguria në Bashkësi apo në gjuhën serbe

Bezbednost Zajednice. Kushtetuta e Kosovës bashkësinë e quan komunitet. Në këtë

strategji, komuniteti duhet kuptuar se nuk ka vetëm bazë etnike, por mund të jetë i

kategorizuar sipas etnisë, besimeve fetare, ideologjike, seksuale, gjinore, etj.

Andaj edhe pse Kushtetuta bashkësinë e quan komunitet, ne sa herë që do ta përdorim

si komunitet e mendojmë bashkësinë në kuptim të gjerë dhe jo vetëm në kuptimin etnik.

Këtë term në gjuhën shqipe në emërimin e këtij dokumenti strategjik do ta përdorim si

bashkësi, ndërsa në pjesë të caktuar të saj do ta quajmë Komunitet. Në gjuhën

angleze do të përdoret Community, ndërsa ne gjuhën serbe Zajednica.

7  

Pra, emërtimi si komunitet apo bashkësi në këtë strategji nuk është i kufizuar dhe nuk

duhet të nënkuptohet vetëm për komunitete etnike apo politike. Por duhet të përdoret në

një shkallë më të gjerë, jo – përjashtuese. Aspekti jo-përjashtues mund të kuptohet më

së miri nga përbërja e KKSB e përcaktuar sipas udhëzimit administrativ 08/2009, të

nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Administrimit të Pushtetit

Lokal.

I.2 Parimet mbi të cilat mbështetet Strategjia Nacionale dhe Plani i Veprimit për Siguri në Bashkësi.

Parimi 1. Pronësia qeveritare e strategjisë

Strategjia si përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës E koncentruar ndaj problemeve të sigurisë publike, personale dhe të pronës, kjo strategji

ka karakter vendor, ku përgjegjësinë në realizimin e synimeve strategjike, objektivave

dhe aktiviteteve e ka përsipër Qeveria e Kosovës, nëpërmjet institucioneve të saj.

Pronësia qeveritare e kësaj strategjie, është realizuar gjatë procesit të hartimit të saj.

Strategjia Nacionale dhe Plani i Veprimit për Siguri në Bashkësi 2011-2016, është

rezultat i bashkërendimit të përpjekjeve të qeverisë qendrore, shoqërisë civile dhe

partnerëve ndërkombëtar, zbatimi dhe monitorimi i së cilës do të kërkojë të njëjtin

bashkëpunim.

Mbështetur në burimet e brendshme dhe donacione

Ekziston shqetësimi real që në vitet në vijim donatorët ndërkombëtar do të shkurtojnë

fondet për çështje të caktuara. Andaj është e domosdoshme që nëpërmjet kësaj

strategjie të bëhet dhe një planifikim financiar i tranzicionit. Deri më sot, financimi për

projektet e sigurisë është realizuar, kryesisht, nga organizata ndërkombëtare. Rreziku

potencial, në këtë rast, do të ishte nëse këto organizata bëjnë një tërheqje të

menjëhershme dhe të paplanifikuar. Kjo do të rrezikonte në masë të madhe konceptin e

sigurisë në bashkësi. Andaj financimi dhe planifikimi nga qeveria e Kosovës është i

domosdoshëm. Efekti financiar i strategjisë do të mbulohet kryesisht nga buxheti i

Kosovës, i lidhur dhe harmonizuar me sektorët e tjerë të arsimit, policisë, MPB-së dhe

komunave të Kosovës.

8  

Strategjia si produkt i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar

Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme se e vetme nuk mund të përballojë tërë

strategjinë. Qeveria është e vetëdijshme se do të ketë nevojë për një mobilizim edhe të

partnerëve kryesor të cilët tashmë janë të përfshirë në këtë fushë, deri në kompletimin e

plotë të kapaciteteve institucionale, administrative dhe financiare. Organizatat

ndërkombëtare si dhe ato lokale jo-qeveritare do të jenë partner i rëndësishëm i qeverisë

në zbatimin e aktiviteteve të rëndësishme të kësaj strategjie. Qeveria e Kosovës, është e

ndërgjegjshme se zbatimi i strategjisë do të kërkojë para se gjithash mobilizimin e

burimeve të brendshme njerëzore e materiale, por realizimi i politikave të parashikuara

në kuadrin e strategjisë do të kërkojnë edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar,

dhe institucioneve të specializuara ndërkombëtare deri në një periudhë të caktuar. Për

këtë arsye, qeveria e Kosovës angazhohet për një përdorim efektiv të kësaj mbështetje.

Parimi 2. Pjesëmarrja Koncepti i Sigurisë në Bashkësi, nuk duhet parë dhe kuptuar si një përgjegjësi vetëm e

Ministrisë së Punëve të Brendshme, strukturave të saj, apo vetëm e policisë së

Kosovës. Për këtë arsye hartimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit 2011-2016, është

realizuar përmes një sistemi të gjerë pjesëmarrjeje, që përfshinë institucionet qendrore,

shoqërinë civile, organizatat jo-qeveritare vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në

Kosovë, dhe partnerët ndërkombëtar. Hartuesit e strategjisë në bashkëpunim të ngushtë

me Saferworld, FIQ, ICITAP, OSBE dhe UNDP KOSSAC, kanë realizuar konsultime të

gjera në 7 komuna kryesore të Kosovës. Pjesëmarrja e gjerë e grupeve të interesuara,

në këto konsultime, përbën edhe një tipar dallues të kësaj strategjie. Ajo përbën një nga

garancitë e zbatimit të saj.

Parimi 3. Qëndrueshmëria Strategjia është konceptuar si një platformë synimesh dhe objektivash që nxit një

pjesëmarrje aktive të grupeve të interesuara në zbatimin e saj. Qeveria si përgjegjëse

kryesore, por edhe grupet e tjera, do të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme

zbatimin e strategjisë. Qeveria do të jetë e vëmendshme për të përshtatur çdo vit, mbi

bazën e rezultateve të monitorimit, objektivat dhe aktivitetet me situatën reale të krijuar.

Qeveria e Kosovës, gjatë hartimit të strategjisë ka treguar kujdes që synimet dhe

objektivat e vendosura të jenë të qarta, të përcaktuara mirë dhe të realizueshme, të

9  

mbështetura kryesisht në burimet materiale, financiare dhe njerëzore të cilat i ka sot

Kosova..

I.3 Faktorët që favorizojnë dhe faktorët që vështirësojnë jetësimin e strategjisë

Disa nga faktorët që e favorizojnë jetësimin e strategjisë:

• Ekziston një strukturë e rëndësishme ligjore dhe strategjike që adreson çështjet e

sigurisë në bashkësi;

• Deri më tani janë themeluar forumet e sigurisë në shumicën e komunave të

Kosovës, të cilat veprojnë që nga viti 2004. Janë themeluar rreth 22 KKSB, rreth

32 EVSB dhe 27 KLSP;

• Mekanizmat e themeluar sipas normave ligjore si dhe nga praktika e deritashme

krijojnë kushte të volitshme për të garantuar koordinimin efikas si dhe

gjithëpërfshirjen;

• Ekziston mbështetja serioze nga partnerët vendor dhe ndërkombëtar.

Disa nga faktorët që vështirësojnë dhe rrezikojnë jetësimin e strategjisë

• Mungesa e përvojës institucionale, veçanërisht në kapacitetet zbatuese të

administratës publike dhe strukturave të tjera të policisë, strukturave të zbatimit

të ligjit, prokurorisë dhe gjykatave;

• Vetëdija mbi rëndësinë e këtyre mekanizmave ende nuk është në nivelin e

dëshiruar. Kjo vetëdije duhet të ekzistoj tek qytetarët e Kosovës, por gjithashtu

edhe tek institucionet përkatëse të cilat ose janë akterë kryesorë ose mbështetës

të këtij procesi si MPB, MAPL, kryetarët e komunave, Ministria e Financave e

cila mund të jetë mbështetësja kryesore në miratimin e projekteve financiare;

• Mungesa e kapaciteteve zbatuese të administratës komunale;

• Mungesa e duhur e mbështetjes financiare.

10  

II. ANALIZA E SITUATËS DHE VLERËSIMI I MEKANIZMAVE EKZISTUES

II.1 Trendet e krimit dhe shqetësimet e qytetarëve

Republika e Kosovës, përkundër përmirësimeve në fushën e sigurisë dhe parandalimit

të krimit vazhdon të ballafaqohet me sfida të shumta. Treguesit e ulët socio-ekonomik,

ilustrojnë kontradiktat zhvillimore të vendit të cilat kanë gjeneruar jo vetëm probleme

ekonomike dhe sociale, por gjithashtu edhe probleme të cilat lidhen me krimin dhe

rreziqet që iu kanosen qytetarëve në fushën e sigurisë njerëzore dhe pronës së tyre.

Me qëllim që të kemi një pasqyrë më të qartë të situatës aktuale të sigurisë publike në

Kosovë, në këtë kapitull do të paraqesim statistikat e krimit përgjatë viteve 2009-2010

bazuar në statistikat e mbledhura në policinë e Kosovës, që nënkupton veprat kriminale

të raportuara në polici. Burimi i statistikave të prezantuara në këtë kapitull janë siguruar

nga Sistemi Informativ i Policisë së Kosovës.

Qëllimi i këtij profili është që të sigurojmë që zhvillimi i planit për Strategjinë për Siguri në

Bashkësi në Kosovë, është i bazuar në disa indikatorë si të dhënat e krimit të regjistruar

nga policia e Kosovës si dhe hulumtimeve të ndryshme të opinionit të qytetarëve lidhur

me perceptimet e të tyre për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë. Natyrisht se në

mungesë të një analize të thellë të krimit në Kosovë, e cila nënkupton përdorimin e

burimeve të ndryshme për analizë të trendeve, ky kapitull jep një pasqyrë të krimit pa u

lëshuar në hollësi të faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në rritje apo zvogëlimin e

veprave kriminale në Kosovë.

Analiza e statistikave të krimit e bazuar në raportet e policisë së Kosovës, vë në pah

një përmirësim të gjendjes së përgjithshme në fushën e sigurisë, krahasuar me vitin

2008, ndërsa prej vitit 2009 deri në vitin 2010 kemi një rritje prej 2 % të numrit të

veprave penale të raportuara në polici. Gjithashtu, vërehet një rritje e vetëdijes së

qytetarëve për të raportuar rastet ( siç janë rastet e dhunës në familje) krahasuar me

vitet e mëhershme, por gjithashtu edhe një shtim i aktiviteteve policore për të zbuluar

vepra penale të natyrave të ndryshme.

Megjithatë, shqetësuese mbetet fakti i rritjes së disa veprave penale kohëve të fundit në

Kosovë apo vazhdimi i numrit të madh të rasteve të raportuara siç janë: aksidentet në

trafik, vjedhjet, vjedhjet e rënda, e sidomos vetëvrasjet të cilat kanë shënuar rritje

11  

drastike viteve të fundit. Vetëm në vitin 2010 kemi gjithsej 439 raste të vetëvrasjeve të

regjistruara nga policia, krahasuar vetëm me 71 raste të raportuara në vitin 2009.

Bazuar në statistikat e policisë për veprat penale të regjistruara gjatë vitit 2009 dhe vitit

2010, shihet se numri më i madh i tyre ka të bëjë me problemet në komunikacion, siç

janë aksidentet në trafik të cilat përbëjnë 31.4 % të total rasteve të regjistruara në vitin

2010.

Në grafikonët e mëposhtëm janë të pasqyruar numrat e rasteve të raportuara, e që

krahasuar me numrin e përgjithshëm mund të konsiderohen si vepra penale me numër

më të madh të rasteve të raportuara në polici për periudhën 2009-2010.

Numri i disa veprave penale të raportuara në Policinë e Kosovës për vitit 2009

12  

Numri i veprave penale të raportuara në Policinë e Kosovës për vitit 2010

Nëse bëhet një krahasim mes dy viteve shihet qartë se veprat penale të regjistruara të

cilat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2010, krahasuar me vitin paraprak janë: vjedhjet e

rënda që kanë shënuar një rritje prej 24.8 % që nga viti 2009, pastaj vjedhjet 16.7%,

dëmtimi i pasurisë së luajtshme 10.0 % etj.

Në Kosovë vjedhjet me thyerje, paraqesin një brengë të madhe për publikun e gjerë dhe

në mënyrë të vazhdueshme në anketimet publike paraqiten si një çështje e kërcënimit të

sigurisë. Të dhënat nga sistemi i informacionit të policisë së Kosovës tregojnë se në

vitin 2010 375 vjedhjeve kanë ndodhur në 100,000 banorë të Kosovës.1

                                                            

1 MPB, DPS, ANALIZA STRATEGJIKE E KRIMIT, MARS 2011  

 

13  

Kjo strategji synon që të adresoj edhe çështjet e tjera që lidhen me krimin, e të cilat ani

pse kanë shënuar një rënie, vitin e fundit vazhdojnë të paraqesin rrezik për jetën dhe

sigurinë e qytetarëve e sidomos për të rinjtë siç janë trafikimi i qenieve njerëzore dhe

abuzimi me substanca narkotike.

Për këto dukuri policia e Kosovës gjatë vitit 2010, ka regjistruar gjithsej 6 raste të

trafikimit me qenie njerëzore e që është një rënie krahasuar me vitin 2009 ku janë

raportuar gjithsejtë 22 raste. Ndërsa sa i përket veprës penale si: blerja, posedimi,

shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave

psikotropike, policia e Kosovës në vitin 2010 ka regjistruar gjithsej 192.

Krimet me armë në përgjithësi janë në rënie në Kosovë, por ende paraqesin një

shqetësim serioz ku bazuar në të dhënat e policisë, paraqesin nivelin e katërt të

rrezikshmërisë. Megjithatë, kërcënimi kryesor me armë është posedimi ilegal i armëve

ku edhe pas një rënie të vazhdueshme në këtë kategori numri i rasteve të raportuara të

veprës për posedim të paautorizuar të armëve, tani është përsëri në rritje ku mund të

nënkuptohet se më shumë armë po barten.

Në anën tjetër, është me rëndësi të ceket se shtimi i përformancës së policisë në

konfiskimin e armëve, ka rezultuar me një rritje për rreth 20% të rasteve të raportuara

për mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të

armëve.

II.2 Perceptimi i qytetarëve mbi sigurinë Natyrisht, se përveç analizimit të trendit të krimit, bazuar në të dhënat e sakta të veprave

penale të raportuara, në fushën e sigurisë në bashkësi është shumë e rëndësishme që

të bëhet edhe analizimi i perceptimit të qytetarëve mbi sigurinë. Në një studim të fundit

të kryer nga SaferWorld, shihet se ashtu siç është e paraqitur edhe në trendet reale të

kërcënimeve të sigurisë, problemet në komunikacion mbeten si brengë prioritare për

qytetarët, të pasuar nga ndotja, rreziku i qenve endacak, infrastruktura e dobët si dhe

krimi i cili si rrezik i perceptuar i sigurisë është zvogëluar, ku rëndësia e krimit për herë

të parë dhe zë vendin e pestë.

14  

Perceptimi i qytetarëve për brengat prioritare të sigurisë i paraqitur në % -2009-2010

Është shumë e rëndësishme të ceket, se duke u bazuar edhe në takimet konsultative

nëpër shtatë regjione të Kosovës, me qëllim të identifikimit të çështjeve problematike në

fushën e sigurisë janë ngritur një numër brengash dhe shqetësimesh të qytetarëve,, të

cilat janë po ashtu të ngjashme edhe me trendet reale të kërcënimeve të sigurisë. Në

mesin e çështjeve të ngritura përfshihen siguria në shkolla, siguria në trafik, ndërtimet pa

leje dhe rreziqet që i kanosen qytetarëve nga këto ndërtime, armëmbajtja dhe të shtënat

gjatë manifestimeve, zjarret, mjetet shpërthyese, vetëvrasjet dhe tentim-vetëvrasjet,

gërmimet e shtrateve të lumenjve dhe çështje që lidhen me funksionimin, garën dhe

konfuzionin sa i përket KKSB-ve, KLSP-ve dhe EVSB-ve, por edhe çështjet që lidhen

me funksionimin e policisë dhe gjykatave.

Gjatë implementimit të strategjisë është shumë e rëndësishme të ceken si dhe duhet të

konsiderohen po aq të rëndësishme dhe të trajtohen me po aq seriozitet, sa edhe

çështjet e përbashkëta për të shumtën e komunave, specifikat e komunave përkatëse

15  

siç janë çështjet si siguria e rënduar dhe funksionimi i policisë në veri, krimi ekonomik

(kontrabanda) në zonat kufitare në Gjilan, prerja e pyjeve dhe shkatërrimi i shtretërve të

lumenjve në Pejë, mungesa e komunikimit ndërinstitucional në Prishtinë, mjetet

eksploduese dhe kafshët e egra në fshatrat e Prizrenit, zjarret dhe ritmi i ngadalshëm në

procedimin e lëndëve nga gjykatat në Gjakovë, siguria në ndërtime dhe mungesa e

nënkalimeve dhe trotuareve në Ferizaj etj.

II.3 Mekanizmat institucional Ministria e Punëve të Brendshme- Departamenti për Siguri Publike- Divizioni për Siguri në Bashkësi

Detyrat dhe përgjegjësitë: Departamenti për Siguri Publike- Divizioni për Siguri në Bashkësi ka për detyrë që të koordinoj dhe zbatoj aktivitetet strategjike në fushën e sigurisë publike dhe në bashkësi duke: informuar ministrinë dhe jep këshilla për vendimmarrje në fushën e rendit publik dhe sigurisë së brendshme. Monitoron situatën në aspektin strategjik për të sforcuar rendin publik dhe sigurinë e brendshme me përqendrim të veçantë në kontrollin dhe mbikëqyrjen e fushës mbi armët, eksplozivët, sigurinë e aviacionit civil dhe kompanitë private të sigurimit, si dhe sigurisë nëpër bashkësi, duke zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet grupeve të ndryshme për të forcuar sigurinë në bashkësi etj. DPS është një prej mekanizmat më kyçe dhe përgjegjësi për zbatimin e Strategjisë për Siguri në Bashkësi, përmes Divizionit për Siguri në Bashkësi.Ministria e Punëve të Brendshme- Departamenti për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave

Detyrat dhe përgjegjësitë: Departamenti për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave, është përgjegjës për hartimin dhe monitorimin e implementimit të politikave dhe legjislacionit të MPB-së. Analizon rregullisht dokumentet e politikave dhe planifikimit të MPB-së, përfshirë këtu edhe pjesë nga legjislacioni, raportet mbi zbatimin e tyre si dhe statistikat relevante dhe të dhënat e tjera. Harton propozimet për politikat në fushën e sigurisë së përgjithshme, mbikëqyrjes dhe kontrollit të kufijve shtetëror, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, kërcënimeve të ndryshme në raport me rendin publik dhe sigurinë e përgjithshme të qytetarit, ia dorëzon Sekretarit të Përgjithshëm dhe Ministrit. Bën grumbullimin e informacioneve të nevojshme nga fusha e sigurisë së përgjithshme etj.

Policia e Kosovës

Detyrat dhe përgjegjësitë: Policia e Kosovës, kanë mandatin kryesor në luftimin e krimit dhe ruajtjen dhe zbatimin e rendit, si dhe janë akterët kryesor në zbatimin dhe planifikimin e politikave të sigurisë e cila ka shtrirje të gjerë dhe prezencë në gjithë territorin e Kosovës. Policia e Kosovës ka për detyrë zbatimin e ligjit në Kosovë në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase. Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëheqin objektivat strategjike që të mbrojnë jetën dhe pronën, të mbajnë rendin dhe qetësinë publike, të parandalohej dhe zbulojnë krimin, të mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, t`i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim race, ngjyre, religjioni, gjinie dhe moshe.

16  

Policia e Kosovës përmes Departamentit për Çështje të Komunitetit, siguron tri parime kryesore: të qenit proaktiv në marrëdhënie me komunitetin, parandalimin e krimit, edukimin dhe iniciativat e komunitetit, të vepruarit si burim ndaj policisë dhe komunitetit, dhe të zhvilluarit e një vizioni strategjik afatgjatë përmes ndërtimit të njohurive, edukimit, tolerancës dhe mirëkuptimit.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal - Departamenti për Vetëqeverisje Lokale

Detyrat dhe përgjegjësitë: Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal - Departamenti për Vetëqeverisje Lokale është përgjegjës për hartimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe funksional të monitorimit të aktiviteteve komunale si dhe përcaktimin e dinamikës dhe periodave të vizitave në komuna.; Është përgjegjës për hartimin e informatave periodike në bazë të gjendjes së konstatuar në komuna dhe të rezultateve të monitorimit të veprimtarisë komunale,koordinimin e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve profesionale në komuna, monitorimin e cilësisë së shërbimeve komunale si dhe vlerësimin e shërbimeve që komunat ofrojnë për qytetarët.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal- Departamenti për hulumtime dhe reformë të Pushtetit Lokal Detyrat dhe përgjegjësitë: Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal- Departamenti për hulumtime dhe reformë të Pushtetit Lokal, është përgjegjës për hartimin e planeve për zhvillimin strategjik afatshkurtër dhe afatmesëm të qeverisjes lokale dhe të MAPL-së, zhvillimin e analizave, hulumtimeve mbi çështjet e qeverisjes lokale dhe ofrimin e mbështetjeve profesionale në hartimin e dokumenteve për zhvillimin e politikave të MAPL-së, analizimin e raporteve periodike dhe përgatitja e rekomandimeve për zhvillimin dhe implementimin e reformave në qeverisjen lokale etj.

Agjencia për Menaxhim Emergjent

Detyrat dhe përgjegjësitë: Fushëveprimi i AME-së është mbështetja e qytetarëve dhe reaguesve të parë për të siguruar veprim të përbashkët ekipor, në funksion të ndërtimit, avancimit dhe mbajtjes së kapacitetit tonë të nevojshëm për t’u përgatitur, mbrojtur, reaguar dhe rimëkëmbur nga rreziqet e të gjitha llojeve. Asociacioni i Komunave të Kosovës

Detyrat dhe përgjegjësitë: Krijimi i një qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike përmes përpjekjeve të përbashkëta me komunat, dhe përmes tyre të arrihet një performancë e kualitetit të lartë në shërbimin e nevojave për anëtarët e saj, ndihmon në organizimin më të fortë midis pushtetit lokal dhe atij qendror, duke i mbrojtur pareshtur kompetencat e komunave nga tendencat centraliste si dhe duke i avancuar ato në harmoni me aktet në fuqi, angazhohet në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, forcimin e bashkëpunimit mes komunave si dhe në integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare. Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi

Detyrat dhe përgjegjësitë: KKSB-të si organe komunale këshilluese për çështjet e sigurisë, të cilat në bashkëpunim me policinë, analizojnë dhe shqyrtojnë të gjitha çështjet e sigurisë së komunitetit për të mirën e gjithë qytetarëve që jetojnë në komunë. Qëllimi i KKSB-ve është ngritja e vetëdijes për lloje të ndryshme të krimit, prishjes së rendit dhe sjelljeve të

17  

dhunshme brenda komunitetit lokal, si dhe identifikimi i shqetësimeve lokale sa i përket sigurisë publike. Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi

Detyrat dhe përgjegjësitë: EVSB-të janë grupe të ndryshme njerëzish që përfshijnë përfaqësues nga komuniteti, qeveritë lokale dhe policia, të cilët kanë për qëllim identifikimin dhe adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimin, sigurinë dhe kualitetin e jetës, për të arritur qëllimin e përbashkët, krijimin e një bashkësie më të sigurt. EVSB-të janë themeluar nga programi ICITAP/Departamenti i Drejtësisë -SHBA si dhe ndihmuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Këshillat Lokale për Siguri Publike

Detyrat dhe përgjegjësitë: Këshillat Lokale për Siguri Publike kanë për detyrë implementimin e iniciativave të policimit në bashkësi duke mbledhur së bashku përfaqësues të komunitetit, policisë, shkollës, grave dhe rinisë, që të përmirësojnë sigurinë dhe kualitetin e jetës në bashkësinë ku ata veprojnë dhe jetojnë.

II.4 Korniza Ligjore

• Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008;

• Ligji Nr. 03/L-035 për Policinë e Kosovë, 2008;

• Ligji Nr. 02/L-70 për Sigurinë dhe Komunikacionin Rrugor, 2007;

• Ligji Nr. 02/L-41, për Mbrojtje nga Zjarri, 2006;

• Ligji Nr. 03/L-143 për Armët, 2009;

• Udhëzimi Administrativ nr.08/2009 MPB-02/2009 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi.

II.5 PARTNERËT LOKAL DHE NDËRKOMBËTAR

ICITAP – Programi për Siguri në Bashkësi

Programi për siguri në bashkësi ka qëllim kryesor formimin e një marrëdhënie të re si dhe të mbështesë marrëdhëniet ekzistuese në mes të anëtarëve të komunitetit, përfaqësuesve të komunës dhe policisë, në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e krimit dhe të rritet mirëqenia dhe siguria në bashkësi. Synimi i këtij programi është që njerëzit të cilët punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët, të rrisin respektin dhe besimin tek njëri-tjetri, duke ndërtuar themele të forta nga të cilat mund të adresojnë çështje, brenga të përbashkëta për të zgjidhur probleme

18  

lokale (vendore).

OSBE – Departamenti për Siguri Publike-Sektori i Policimit në Bashkësi

Misioni i OSBE-së ofron mbështetjen e një bashkëpunimi të mirë në mes të bashkësive dhe policisë për të identifikuar dhe adresuar çështjet e krimit, sigurisë, mbrojtjes dhe mirëqenies. Ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve midis publikut dhe policisë, duke mbështetur ngritjen e vetëdijes publike të sigurisë dhe fushatat e komunikimit dhe përpjekjeve të lidhura në terren. Krijimin e qëndrueshëm të forumeve të sigurisë në bashkësi të cilat përfshijnë anëtarët e bashkësisë, përfaqësuesit e komunës dhe zyrtarët policor, ndërtimin e kapacitetit për forumet e sigurisë (KLSP dhe KKSB) që në mënyrë efektive të identifikojnë dhe adresojnë shqetësimet e bashkësive lidhur me sigurinë, mbrojtjen dhe kualitetin e jetës. Ndërtimin e kapaciteteve për polici, të Bashkësisë për Policinë e Kosovës duke organizuar trajnime të specializuara dhe përkrahur iniciativat e policimit në bashkësi, mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes pjesëmarrjes në grupe të ndryshme punuese për Strategjinë për Siguri në Bashkësi dhe mbështetja e drejtpërdrejt e projekteve dhe iniciativave që ndërlidhen me sigurinë në bashkësi.

Saferworld

Saferworld është organizatë e pavarur,jo-qeveritare, që punon në parandalimin dhe zvogëlimin e konfliktit të dhunshëm dhe në promovimin e qasjeve bashkëpunuese ndaj sigurisë. Ne zbatojmë projekte në Kepin e Afrikës, Azinë Jugore dhe Evropën Lindore dhe atë Juglindore, përfshirë këtu Kosovën, ku jemi duke punuar që nga viti 2001. Në fushat tona të ekspertizës përfshihen reforma në sektorin e sigurisë (përfshirë punën policore të bazuar në bashkësi), sigurinë në bashkësi, kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, si dhe qasjet zhvillimore me ndjeshmëri ndaj konfliktit.

Saferworld punon me qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile për të inkurajuar dhe mbështetur politika dhe praktika efektive përmes avokimit, hulumtimit dhe zhvillimit të politikave dhe përmes mbështetjes së veprimeve të tjerëve.

Në Kosovë, që nga viti 2001, angazhimi i Saferworld është përqendruar në përmirësimin e sigurisë në bashkësi, kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta si dhe në reformën e sektorit të sigurisë. Në bashkëpunim me OJQ-në, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe OJQ-të tjera në Kosovë, zbaton projekte në nivel lokal për përmirësimin e sigurisë në bashkësi dhe ndërmerr hulumtime sa i përket armëve të vogla dhe të lehta, sigurisë njerëzore dhe shkaktarëve të konfliktit. Saferworld angazhohet me vendimmarrësit në Kosovë dhe ata ndërkombëtar në promovimin e politikave dhe praktikave llogaridhënëse, të përshtatshme dhe të bazuara në nevoja.

19  

Forumi për Iniciativa Qytetare

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), është organizatë joqeveritare e përqendruar në sundimin e ligjit që punon për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendim-marrëse, për një rajon ballkanik të zhvilluar ku mbretëron paqja dhe drejtësia. FIQ-i është krijuar në vitin 2000 në mënyrë që të adresoj nevojat urgjente në Kosovën e pasluftës. Prej atëherë, FIQ është zhvilluar në një organizatë e përqendruar në sundimin e ligjit dhe transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë si dhe në forcimin e kapacitetit të shoqërisë civile përmes diskutimeve, trajnimit dhe dhënies së granteve.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

QKSS është themeluar me qëllim të bërjes së studimeve, kërkimeve shkencore, organizimit të konferencave dhe tryezave sferën e politikave të sigurisë në Republikën e Kosovës. Duke pasur parasysh mungesën e institucioneve jo-publike që merren me këtë sferë shumë të rëndësishme, QKSS është një zë i fuqishëm në drejtim të studimeve të sferës së sigurisë. Aktivitetet e deritashme të QKSS-së i kanë fuqizuar parimet e mbikëqyrjes demokratike të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.

UNDP KOSSAC

Projekti KOSSAC është një ndër projektet mbështetëse të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, që si objektiv ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar sigurinë njerëzore. Projekti ka si qëllim të përgjithshëm kontrollin efektiv të AVL-ve nga ana e institucioneve të sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet ndërkombëtare, përmes iniciativave dhe aktiviteteve të ndryshme.

Ky projekt është duke aplikuar një qasje të sigurisë në bashkësi nga një perspektivë të sigurisë njerëzore në nivel lokal me fokus në "njerëzit në qendër" të sigurisë dhe ndjeshmëri për aspektet gjinore. Ky projekt ka zbatuar me sukses në vitet e fundit planet për siguri në bashkësi në disa lokacione në Kosovë, përmes komponentës për Zhvillimin e Komuniteteve të Sigurta. Përmes kësaj qasje KOSSAC mbështet pjesëmarrjen e bashkësisë (duke përfshirë burra dhe gra) në hartimin dhe zbatimin e Planeve për Siguri në Bashkësi si parakushte për kontrollin e efektshëm të AVL-ve. UNDP KOSSAC ka dhënë një kontribut edhe në procesin e hartimit të Strategjisë për Siguri në Bashkësi dhe vazhdon të ofroj asistencën e vet për Departamentin për Siguri Publike, qoftë në fushën e legjislacionit, po ashtu edhe fushën e çështjeve që lidhen me sigurinë në bashkësi.

20  

III. KUADRI STRATEGJIK-VIZIONI, MISIONI DHE SYNIMET STRATEGJIKE

III.1 Vizioni Vizioni i kësaj strategjie, është “Koordinimi efikas i institucioneve për të ndërtuar një

shoqëri që jeton në paqe dhe pa kërcënime nga rreziqet që prekin sigurinë publike,

personale dhe te pronës, duke krijuar në këtë mënyrë imazhin e Kosovës, si një vend i

qetë, multientik dhe multikulturor dhe me standarde të larta të sigurisë.

III.2 Misioni Misioni i kësaj strategjie, është të përcaktoj prioritetet strategjike, të përcaktoj objektivat

specifike të institucioneve që marrin detyrime, si dhe të harmonizoj veprimet

ndërinstitucionale për arritjen e objektivave me interes nacional. Gjithashtu, mision i

kësaj strategjie është të siguroj rritjen e cilësisë së shërbimeve, konsultimit dhe të

sigurisë humane duke reduktuar dëmet dhe sfidat që prekin drejtpërdrejt qytetarët e

Kosovës si dhe të intensifikoj politikat parandaluese.

III.3 Synimet strategjike Synimet strategjike janë formuluar për të dhënë një përgjigje adekuate ndaj çështjeve të

Sigurisë në Bashkësi, që duhen adresuar në vitet në vijim, nëpërmjet metodave të reja

ligjore e institucionale. Strategjia dhe Plani i Veprimit 2011-2016, trajton nevojat e

Kosovës dhe këto nevoja i ka të ndara në 5 synime strategjike, dhe 6 objektiva specifike.

Synimi strategjik 1- Shkalla e besimit publik në Institucionet Qeveritare dhe të Sigurisë

është në ngritje të vazhdueshme.

• Objektivi specifik 1- Institucionet Qeveritare dhe të Sigurisë janë pro-aktive

dhe kanë të zhvilluar programe parandaluese.

• Objektivi specifik 2 – Garantimi gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës i qytetarëve

në forumet e sigurisë (KKSB, EVSB, KLSP) përfshirë shoqërinë civile në

adresimin adekuat të nevojave nga institucionet.

Synimi strategjik 2 – Cenimi i Sigurisë Publike, Personale dhe të Pronës është në

shkallë të ulët.

21  

• Objektivi specifik 1- Niveli i krimit, i konflikteve ndërmjet grupeve të

ndryshme dhe i pakënaqësive publike është i ulët (nivel i pranueshëm).

• Objektivi specifik 2 – Metodologjia e punës së policisë së Kosovës bazohet

në konceptin e policimit në bashkësi.

Synimi strategjik 3- Kthimi dhe ri-integrimi i qytetarëve nuk paraqitet si sfidë teknike për

liberalizimin e vizave apo në integrimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin

Evropian.

• Objektivi specifik 1- Institucionet komunale dhe forumet e sigurisë

ndihmojnë në integrimin e qytetarëve të kthyer.

Synimi strategjik 4- Çështjet e ndërlidhura me komunitetet jo-shumicë adresohen në

mënyre adekuate dhe institucionale.

• Objektivi specifik 1- Komunitetet jo-shumicë marrin pjesë aktivisht në

mekanizmat e sigurisë në bashkësi.

Synimi strategjik 5 – Forumet e sigurisë ndihmojnë intensivisht në implementimin e

strategjive nacionale në nivelin lokal.

• Objektivi specifik 1- Koordinimi ndër-institucional dhe bashkëpunimi

ndërmjet mekanizmave të ndryshëm për të lehtësuar zbatimin e

strategjive nacionale në nivel lokal.

Synimi strategjik 6- Ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe koordinimi i akterëve në nivel

lokal dhe qendror për përmirësimin e sigurisë publike.

• Objektivi specifik 1- Harmonizimi i planeve të veprimit mes planit për siguri

në shkolla, atij operacional të PK-së dhe KKSB-së.

• Objektivi specifik 2 - Sensibilizimi i qytetarëve për për rëndësinë e

promovimit të bashkëpunimit ndër-etnik, multi-kulturor dhe ndër-fetarë.

• Objektivi specifik 3 - Vetëdijesimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës për

kërcënimet globale të sigurisë.

22  

Synimi strategjik 7- Parandalimi dhe zvogëlimi i krimit në bashkësi.

• Objektivi specifik 1- Fuqizimi kapaciteteve njerëzore të institucioneve dhe

forumeve tjera të sigurisë që merren me parandalimin e krimit.

• Objektivi specifik 2 - Ngritja e vetëdijesimit të bashkësisë për rrezikun nga

përdorimi i narkotikëve.

• Objektivi specifik 3 - Ngritja e vetëdijesimit të bashkësisë mbi çështjet e

trafikimit me qenie njerëzore. Synimi strategjik 8 – Tranzicion i suksesshëm i EVSB

• Objektivi specifik 1- Tranzicioni i suksesshëm i EVSB-ve nga ICITAP tek

MPB.

• Objektivi specifik 2 - Krijimi dhe revitalizimi i forumeve të sigurisë në

bashkësi.

Synimi strategjik 9- Institucionet e sigurisë janë të afta për t’iu përgjigjur kërcënimeve

që mund të vijnë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe ekzistojnë plane për

reagim dhe rimëkëmbje pas fatkeqësisë.

• Objektiv specifik 1- Promovimi i sjelljeve dhe veprimeve te sigurta për

parandalim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje, nga fatkeqësitë natyrore

dhe fatkeqësitë tjera që mund të shkaktojnë rrezik për jetën, të mirat

materiale, infrastrukturën, trashëgiminë kulturore dhe ambientin.

• Objektiv specifik 2 - Vlerësimi i rreziqeve, identifikimi, aftësimi dhe

monitorimi i strehimoreve.

23  

IV. ZBATIMI, MONITORIMI DHE VLERËSIMI I STRATEGJISË

IV.1 Roli i sistemit të monitorimit Procesi i zbatimit të strategjisë, do të jetë një proces i realizimit të synimeve dhe

objektivave të saj. Monitorimi dhe vlerësimi i realizimit të objektivave dhe efektshmërisë

së aktiviteteve përkatëse, janë pjesë integrale e strategjisë dhe komponent kryesor të

procesit të zbatimit të saj. Monitorimi dhe vlerësimi do të shërbejnë për të ndjekur

ecurinë e strategjisë, për të matur në proces shkallën e realizimit të objektivave të saj,

për të vlerësuar nevojën dhe përcaktuar drejtimet e rregullimeve, veçanërisht lidhur me

aktivitetet. Procesi i monitorimit do të realizohet nga institucionet përgjegjëse me

pjesëmarrjen e gjerë të grupeve të interesuara.

Procesi i monitorimit dhe vlerësimit, do të shoqërohet me ngritjen dhe forcimin e

kapaciteteve institucionale. Këtë nevojë e bën më të mprehtë brishtësia e institucioneve

dhe mungesa e kapaciteteve, veçanërisht:

I. Pamjaftueshmëria e informacionit administrativ, në disa raste pasaktësia e tij, që

shprehin një shkallë relativisht të ulët të zhvillimit të sistemit të unifikuar të

informacionit dhe statistikave në Kosovë;

II. Mungesa e njësive përgjegjëse për monitorimin dhe vlerësimin brenda

institucioneve;

III. Pamjaftueshmëria e vlerësimeve/studimeve të thelluara e metodologjikisht të

standardizuara për çështjet e sigurisë publike e personale.

Dimensionet kryesore të monitorimit dhe vlerësimit të strategjisë janë:

a. Kapacitetet institucionale;

b. Treguesit e monitorimit përgjatë dhe në fund të periudhës pesë vjeçare;

c. Burimet e informacionit dhe instrumentet matëse;

d. Shpërndarja dhe përdorimi i rezultateve të monitorimit dhe vlerësimit.

24  

IV.2. a Kapacitetet institucionale për monitorim dhe vlerësim Sistemi i monitorimit dhe vlerësimit, do të shtrihet në të gjitha institucionet bartëse dhe

përgjegjëse për realizimin e objektivave të përcaktuara në Strategjinë dhe Planin e

Veprimit.

• Ministria e Punëve të Brendshme do të monitoroj treguesit më të

rëndësishëm. Në fund të çdo viti, MPB dhe Grupi Drejtues për Siguri në

Bashkësi, përgatisin një raport progresi mbi shkallën e realizimit të

objektivave;

• Ministritë e linjës dhe veçanërisht policia e Kosovës do të përgjigjen për

monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve që kanë si bartës këto ministri

ose institucione në varësi të tyre. Këto institucione do të raportojnë

periodikisht pranë Grupit Drejtues për Siguri në Bashkësi në mënyrë që

raportet të jenë të unifikuara;

• Do të hartohet një format specifik, për raportim statistikor. Policia e

Kosovës do të jetë organi kryesor për mbledhjen, përpunimin dhe

analizimin e trendëve kryesor që ndërlidhen me rritjen e sigurisë në

bashkësi, si dhe për aspektet parandaluese dhe për ngritjen e vetëdijes

së publikut.

• Organizatat jo-qeveritare, do të marrin pjesë në monitorimin dhe

vlerësimin e strategjisë në tryeza të përbashkëta që do të organizohen

nga MPB-ja. Në këto tryeza, shoqëria civile do të paraqet raporte

vëzhguese që lidhen me projektet dhe programe që ato kanë realizuar.

IV.3.b Zgjedhja e treguesve të monitorimit dhe vlerësimit

Disa nga treguesit përfundimtar (Treguesit matës të synimeve strategjike)

• Hulumtimet e Opinionin Publik tregojnë besueshmëri të lartë ndaj Institucioneve

Politike dhe të Sigurisë;

• Është rritur besueshmëria në mes qytetarëve dhe PK;

• Raportet e takimeve të mbajtura nga kryetari komunës në KKSB dhe çështjet e

adresuara;

• Raportet e hartuara nga KKSB dhe numri i projekt-propozimeve;

• Numri i KKSB,KLSP dhe EVSB të themeluara;

25  

• Perceptimi i publikut ndaj rreziqeve është i afërt me realitetin;

• Protestat publike janë në shkallë më të ulët, krahasuar me vitet paraprake;

• Policia është e trajnuar dhe është rritur kualiteti në komunikim dhe parandalim të

krimeve;

• Siguria në shkolla është me tendenca të përmirësimit, krahasuar me vitet

paraprake;

• Organet kompetente mbajnë në shkallë të lartë komunikimin dhe ka informacion

të mjaftueshëm dhe qytetarët kuptojnë drejt kërcënimet dhe sfidat reale;

• Numri i aksidenteve me fatalitet në trafikun rrugor është i ulët, krahasuar me vitin

paraprak;

• Forumet e sigurisë janë të njoftuara mbi strategjitë nacionale;

• Ekzistojnë raporte periodike statistikore;

• Numri i fushatave të organizuara.

IV.5.d Shpërndarja dhe përdorimi i rezultateve të monitorimit dhe vlerësimit Rezultatet e monitorimit dhe vlerësimit do të shpërndahen për të bërë të njohur

progresin, përkatësisht në arritjen e synimeve strategjike dhe objektivave specifike. Pasi

të hartohen raportet e progresit, bazuar mbi të dhënat dhe vrojtimet, ato do të

shpërndahen ndërmjet përdorueseve të cilët do të jenë;

1. Institucionet shtetërore qendrore dhe lokale;

2. Shoqëria civile;

3. Partnerët ndërkombëtar;

4. Mediat;

5. Publiku i gjerë.

Përgjegjësit kryesor për shpërndarjen e rezultateve do të jenë;

I. MPB

II. Grupi Drejtues për Siguri në Bashkësi

Gjithashtu, publikimi i rezultateve do të bëhet edhe nëpërmjet mediave ose duke organizuar seminare dhe tryeza, për të nxjerrë konkluzione në lidhje me ecurinë e strategjisë duke angazhuar në mënyrë të veçantë.

26  

Lista e shkurtesave:

MPB – Ministria e Punëve te Brendshme

DSP – Departamenti për Siguri Publike – Ministria e Punëve te Brendshme

MAPL – Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal

MASHT – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

MKRS – Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sporteve

PK – Policia e Kosovës

GDSB- Grupi Drejtues për Siguri ne Bashkësi i përcaktuar me ligjin për Policinë e

Kosovës

KKSB – Komitetit Komunal për Siguri ne Bashkësi

EVSB – Ekipet Vepruese për Siguri ne Bashkësi

KLSP – Komitetet Lokale për Siguri Publike

QISB – Qendrat e Informimit për Siguri në Bashkësi

LMT-KFOR- Liasion Monitoring Team – Ekipet Monitoruese Ndërlidhëse te KFOR-it

ZK/ZKM – Zyra për Komunitete/Zyra e Kryeministrit e Kosovës

ZP – Zyra e Presidencës

Safer-World

FIQ – Forumi për Iniciative Qytetare

U.S Department of Justice – ICITAP – Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve, Programi

ndihmës trajnues Ndërkombëtare për Hetimin e Krimit.

OSBE- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian

OJQ- Organizatat Jo Qeveritare

UNDP/KOSSAC- Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara – Programi KOSSAC

QKSPEZH- Qendra e Kosovës per Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

27