organ qendror i ministrisë së mbrojtjes mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 4 Mbrojtja ARBEN DEMOLLARI Kontributi i Gjermanisë për integrimin dhe modernizimin e FA

Upload: others

Post on 19-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 83-të i botimitNr. 4

Mbrojtja

Arben demollAri Kontributi i Gjermanisë për integrimin dhe modernizimin e FA

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Botues:Qendra e Kulturës, Medias,

Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.

Drejtoria e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

Adresa:Bulevardi “Zhan Dark”

Revista mund të gjendet në formatin elektronik (pdf) në adresën:

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/revista-mbrojtja

revistA mbrojtjAorgan Qendror i ministrisë së mbrojtjesviti i 83-të i botimitnr. 4/ 2015

© Ministria e Mbrojtjes Materialet e publikuara në këtë revistë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 3

P ë rmba j t j aNumri 4

Jens stoltenberg 18 Allied Command

Transformation (ACT), simbol i kohezionit të Aleancës

Merita Jegeni Yildiz27 Nga Fakulteti i Mjekësisë

Ushtarake “Gata” në zërin e Ballkanit

igJiu25 Katër dekada, Instituti

Gjeografik Ushtarak

Histori28 Autopsia ushtarake

gjysëmshekullore

fsk32 Presidentja e Kroacisë

pret Ministrin e FSK-së, z. Haki Demolli

DeD KolaShef i Sektorit të Botimeve

& Kryeredaktor

Gazetarë: Mimoza Golikja

albert ZholiSaimir alijaEtleva SMaçi

Redaktore korrektore: anila DoDa

Graphic Designer:afërdita hySaj

stafi

4 basHkëpuniMi

Drejt çeljes së shtigjeve të reja përbashkuese për të gjithë njerëzit tanëRikthimi në tryezën e mbled-hjes së përbashkët të dy qeverive tona, zanafilla e së cilës u ngjiz në qytetin...

13

Kontributi i Gjermanisë për integrimin dhe modernizimin e FaPara 27 vjetësh, pra në vitin 1987, u rivendosën mar-rëdheniet diplomatike mes Shqipërisë e Gjermanisë...

9 aktualitet

intervista

dossier

Kodheli dhe ambasadori Donald lu në anijen USS Forrest ShermanMinistrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Don-ald Lu kanë vizituar...

36

lufta e Kosovës, përshkallëzimi dhe zgjidhja Edhe pse bombardimet ende nuk kishin filluar (më 24 mars 1999), NATO kishte në vëmendje luftën në Kosovë, plagët e saj...

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 4

Drejt çeljes së shtigjeve të reja përbashkuese për të gjithë njerëzit tanë

Rikthimi në tryezën e mbled-hjes së përbashkët të dy qeverive tona, zanafilla e së cilës u ngjiz në qytetin e të gjitha zanafillave të historisë shqiptare

drejt shtetformimit, në Prizren, ndodh në kohën e duhur. Cilido që i njeh objektivat dhe raundet teknike të marrëveshjeve që vijnë sot për nënshkrim, nga krijimi i një hapësire tregtare të përbashkët, tek kontrolli kufitar dhe përndjekja e përbashkët e krimit të organizuar, mund të dësh-mojë se në një vit, ne i kemi bashkuar ndjeshëm axhendat tona.

Shqiptarët nuk reshtin prej kohësh tanimë, së propozuari dhe ndërtuari ura lidhëse drejt ëndrrës shekullore të rikthimit në shtëpinë e përbashkët europiane. Dje të sfilitur nga segregacioni në territoret fqinje, sot të vetëdijshëm për rolin çelës në rajon, shqiptarët me zemërgjerë-si dhe kurajë shtrijnë dorën për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Dialogu dhe përafrimi janë çka shqiptarët duan përmes mirëkup-timit dhe bashkëpunimit. Bashkimi mes vedi dhe i krejt rajonit tonë me Europën e Bashkuar është çka shq-iptarët aspirojnë. Ne jemi krejt të vetëdijshëm se urat e së nesërmes, jo hendeqet e së djeshmes na çojnë drejt qëllimit tonë të madh strat-egjik. Fjala vjen, ndonëse ende në

Konsolidimi i një procesi pa kthim

Bashkërendimi strategjik në qeverisjen e hapësirës sonë të përbashkët Shqipëri-Kosovë është një përgjegjësi së cilës, nuk i shmangemi. Instrumentet e bashkëpunimit që do të nënshkruhen sot nuk janë instru-mente të zakonshëm në funksion vetëm të një bashkëpunimi ndërshtetëror efikas, por janë instru-mente në shërbim të mbrojtjes së të gjitha lirive publike të bashkëkombësve tanë.

Edi Rama Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 5

Maqedoni, të penguar në rrugën drejt jetësimit të plotë të Mar-rëveshjes së Ohrit, shqiptarët i mbeten besnikë marrëveshjes, jo vetëm në germë, por edhe në frymë, me vetëpërmbajtjen e tyre të lavdërueshme ata garantojmë qën-drueshmëri dhe nxisin bashkëpunim në një rajon ku pa vështirësi mund të rindizen thëngjijtë e përçarjes, përballjes dhe krisjes së paqes.

Në të vërtetë shq-iptarët në rrugëtimin e marrjes së plotë të të drejtave që u përka-sin duan ekuilibër dhe jo prishje ekuilibrash. Kërkojnë thjesht atë që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të drejtë të tjerëve në të dyja shtete e tyre, në Shq-ipëri dhe në Kosovë.

Përballur në dekada me realitetin e hidhur të etnisë së shkelur dhe të dhunuar, shqiptarët japin sot një shembull fisnik në bash-këjetesën me etni të tjera, që janë minoritete në dy shtetet tona. Në këtë aspekt, Republika e Kosovës është një shembull rrezatues për gjithë Europën e sotme, jo vetëm për Ballkanin. Frymëzimi nga ky kuadër bashkëjetese në Shqipëri dhe në Kosovë i bën edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës të këmbën-gulin me kërkesa të përsëritura parimore, për të jetësuar po njësoj në Serbi, mishërimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes tyre dhe popullit serb.

Por sjellja jonë e shkëlqyer me mi-noritetet na bën të kërkojmë njëzëri nga Serbia, që të garantojë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, as më shumë e as më pak, po sa ç’u është garantuar serbëve të veriut të Kosovës.

Përtej apologjive dhe ndjesave protokollare, Francës dhe Gjer-manisë iu desh në vitet që pasuan fundin e Luftës së Dytë Botërore të kapërcenin botëkuptimet e rrën-josura prej shekujsh, për të arritur në një paqe që ia vlen të jetohet. Kur

gjenerali de Gaulle dhe kancelari Ad-enauer shfaqen në meshën e madhe të pajtimit në katedralen e Reims-it në vitin 1963, gjithë konflikti vël-lavrasës është lënë mbrapa, për t’i lënë vendin zyrave të rinisë dhe bash-këpunimit universitar, projekteve për

menaxhimin e lundrimit mbi Rin apo të aerospacialit.

Kthjelltësia e brendshme mbi të shkuarën dhe pajtimi i pash-mangshëm me modelin franko-gjerman të së ardhmes mund t’u japin shqiptarëve dhe serbëve një shtysë të jashtëzakonshme, për ta kthyer plotësisht faqen e historisë së rajonit tonë në një faqe suksesi përbashkues.

Këtë rrugëtim pa komplekse dhe autentikisht angazhues, Shqipëria dhe Kosova ia kanë propozuar dhe ia propozojnë Serbisë, si një rrugëtim të pashmangshëm europian. Ne jemi gati të luajmë deri në fund rolin tonë, për ta mundësuar kthimin e fjalëve premtuese në angazhime dhe projekte konkrete bashkëpunimi me Serbinë.

Bashkimi i forcave në përforcimin e rolit të së ardhmes mbi politikat e sotme të vendeve të rajonit, është një domosdoshmëri për t’i nxitur konkretisht edhe partnerët euro-pianë, të pranojnë nevojën e integ-rimit sa më shpejt të Ballkanit, si një projekt strategjik europian, jo si një vazhdë e një procesi burokratik.

Të presuar mes shfaqjes së ter-

rorizmit në kontinent, zhgënjimit të brendshëm të pjesëve të ndryshme të opinionit të tyre ndaj ëndrrës europiane dhe hordhive të fanatikëve që prodhon në seri një Lindje, sa e largët aq dhe e afërt, e rraskapitur nga skamja dhe çorodia, europianët

e Bashkimit Europian duhet më shumë se kurrë t’i promovojnë idealet europiane, pa e parë rajonin tonë si një hall të tepërt, në hallet me të cilat duhet të përballen.

Ne jemi të bin-dur se sfidat e më-sipërme, të cilat i bien barrë jo vetëm vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por edhe vendeve si tonat, mund të zgjidhen vetëm duke dalë nga shtigjet e rrahura dhe e një inkuadrimi normativ që ushqen vetveten

dhe privon Europën nga energji dhe potenciale të reja.

Modeli shqiptar i bashkëjetesës është sa një mburojë, po aq dhe një udhërrëfyes për mbarë Europën, tashmë e përshkuar dhe e përbërë nga një larmi fetare dhe etnike domethënëse. Për këtë arsye, ne kemi bindjen, sistematikisht, të përcjellë tek partnerët tanë eruo-pianë se rajoni ynë, dhe konkretisht Shqipëria dhe Kosova, meritojnë vëmendje dhe qasje strategjike. Për ne, as anëtarësimi në NATO dje dhe as integrimi i plotë në Bashkimin Europian nesër, nuk janë projekte fitimprurëse. Po ashtu, për Bash-kimin Europian, Shqipëria, Kosova dhe Ballkani nuk mund të jenë biznes, “as usual”.

Në këtë kontekst, procesi i çelur në Berlin dhe instrumentet jashtë kornizave të vjetra që ai ofron, shfaqet si një proces pragmatik dhe shpresëdhënës të cilin kërkojmë ta intensifikojmë në bazë të udhërrë-fyesve të mësipërm. Ballkani, si pjesë e qenësishme e vizionit të etërve themeltarë të Bashkimit Europian, përbën sot një çelës sigurie dhe har-monie brenda kontinentit të vjetër.

Kosova dhe Shqipëria kanë në

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 6

zgjedhur politikbërjen në bazë re-alitetesh. Realitetin e një toke, të një populli dhe të një ëndrre.

Një tokë që për politikbërjen reale është një terren i pakufishëm bash-këpunimi, një hapësirë që i ofrohet çdokujt, një rrugëtim që bëhet çdo ditë e më i përbashkët. Një popull që për politikbërjen mbi realitete është një bashkësi qytetarie dhe qytetarësh, të lirë të qarkullojnë, të shkojnë dhe të vijnë, të ndërveprojnë dhe të sipërmarrin, të begatojnë në paqe dhe në ndërvarësi të plotë. Sa për ëndrrën tonë, bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Europian, politik-bërja mbi realitete e ka urtësi dhe frymëzim të saj të përhershëm.

Më kujtohet shënimi që një gjim-nazist, rezistent francez, la ama-net, pak çaste përpara pushkatimit nga nazistët. “Ëndrra e njerëzve, - shkruan ai, - është vetë ngjarja”. I vetmi realitet autentik i denjë për t’u jetuar.

Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë sëbashku politikë mbi realitete, sepse siç do të thoshte koritësi i ideologjive dhe korifeu i kthejlltësisë Sharl de Gaulle, kjo politikë është e vetmja e vlefshme. Në harkun kohor të një viti u vërtetua se politikat e ndërmarra i përgjigjen ambicies sonë të përbashkët dhe të madhe, sidomos çka kemi bërë në aspekt të harmonizimit të politikave kryesore, me karakter zhvillimor. U punua për krijimin e një tregu të përbashkët energjetik dhe për realizimin e linjës sonë të interkonjeksionit 400 kilo-volt; U intensifikua bashkëpunimi në fushën e bujqësisë, me synim njeh-simin e standardeve, përshtatjen

e metodave të legjislacionit në fushën e kontrollit ushqimor; U hodh themeli unifikues i sistemit arsimor parauniversitar; Realizimi i politikave të përbashkëta zhvillimore, kryesisht në zonat e brezit kufitar u konsiderua si prioritet në politikat tona bujqë-sore; Po kështu, është konkretizuar bashkëpunimi në fushën e kulturës, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Realitetet janë në sytë e të gjithëve dhe shfaqen sot e gjithë ditën ekzigjente dhe pa lëshime. Kosova është një ëndërr njerëzore që bën event ngjarje të çdo dite, shtet i pavarur, i shoqëruar në rrugëtimin drejt konsolidimit nga aleatë të mëdhenj strategjikë, duke filluar nga Shqipëria e vogël tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Gjermania dhe Franca, mëvetësisht, që, duke i njohur të drejtën e vetëvendosjes, shmangën më të keqen dhe i dhanë trup një qytetarie të mohuar. Re-alitetet, më shumë se pasionet, drejtojnë sytë e Shqipërisë nga Ko-

sova, me projektin përbashkues të një populli jo më të fragmentuar, por edhe të një Ballkani jo më fragmen-tar, por të unifikuar nga sinergjitë e përbashkëta, nga strategjitë gjithëpërfshirëse, në një terren të kultivuar nga bashkëjetesa. Kosova dhe Shqipëria po përpiqen të dësh-mojnë se janë dy pole ndërveprimi dhe një lokomotivë e proceseve rajonale, të hapura për rrezatim të përbash-kët me vendet fqinje, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë.

Procesi i Berlinit dëshmon se kjo përpjekje është reale dhe se sfida me të cilën Kosova në veçanti ka vokacion të përballet, si realitet me të drejtë të plotë qytetarie në bash-kësinë ndërkombëtare, nuk do të jetë vetëm suksesi i Kosovës, por suksesi i mbarë rajonit dhe pa asnjë dyshim, suksesi i vetë Europës.

Kosova vazhdon të mbështetet fuqishëm nga Shqipëria si partnere strategjike parësore, për t’iu përm-bajtur axhendës së dy vendeve tona, duke çelur konsullata të përbashkëta,

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 7

Shqipëri-Kosovë: 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle

Dy Kryeministrat shprehën kënaqës-inë për marrëdhëniet e shkëlqyera

që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona dhe ndanë mendimin se me nënshkrimin e Dokumentit të Partneritetit Strat-egjik është modernizuar dhe dinamizuar më tej dialogu dhe veprimi ndërqeveri-tar. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive u bë bilanci i ecurisë së një viti partneritet strategjik mes dy vendeve si dhe u nënshkruan:1. Protokolli ndërmjet Këshillit të Min-istrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës “Për zbatimin e Marrëveshjes Kuadër ndërm-jet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Repub-likës së Kosovës për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë”.2. Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës “Mbi Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.3. Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës “Mbi Shfrytëzimin e Përbashkët të Pa-jisjeve për Kontrollin e Kufirit”.4. Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kos-ovës “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.5. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.

6. Memorandumi i Mirëkuptimit “Për Forcimin e Bashkëpunimit Ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”7. Memorandum ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Ad-ministrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Repub-likës së Kosovës “Mbi Bashkëpunimin në Fushën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.8. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërm-jet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës ”Në Fushën e Ar-simit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.9. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërm-jet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës për “Bashkëren-dim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”10. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërm-jet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Ko-sovës “Për Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.11. Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Re-publikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Repub-likës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Me moton “Një tokë-Një Popull-Një ëndërr” u zhvillua me 23 mars 2015 në Tiranë, mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Repub-likës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Mbled-hja u bashkëdrejtua nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

si ajo e Munihut që parashikohet të çelet këtë vit, pas eksperiencës së suksesshme të Milanos në 2014-n, duke përshpejtuar njohjen nga sa më shumë shtete dhe duke vijuar në fazën e integrimeve në organizata ndërkombëtare edhe falë punës së palodhur të diplomacisë këtej dhe andej kufirit, gjatë gjithë kësaj pe-riudhe.

Ne e përshëndesim me gjithë zemër pranimin e Kosovës në Orga-nizatën Ndërkombëtare të Franko-fonisë, në organizmat rajonalë të Nismës për Bashkëpunim të Europës Juglindore, të verifikimit dhe imple-mentimit të kontrollit të armëve, të migrimit, azilit dhe refugjatëve dhe angazhimit të saj konkret në Komisionin e Venecias, Bankën e Këshillit të Europës, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe e fundit, por në sytë e mi jo më pak e rëndë-sishme, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit.

Standardizimi i politikave të qeverisë së Kosovës, në njehsim me politikat e BE-së dhe të NATO-s, punon fort për integrimin e saj në këto struktura dhe vazhdimin e bash-këpunimit të deritanishëm në fushën diplomatike, të mbrojtjes, të luftës kundër terrorizmit dhe fanatizmave, të krimit të organizuar, të korrup-sionit, të trafiqeve të paligjshme. Dhe në bazë të realiteteve të reja që po mishëron Kosova në rajon dhe në kontinentin Europian, Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi fuqishëm dhe me krenari të plotë, për gjithçka Kosova ka bërë dhe po bën, për përfundimin me sukses të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe dizinklavimit të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës nëpërmjet liberalizmit të vizave dhe të drejtës së qarkullimit të lirë. Mosheqja e vizave për qytetarët e Kosovës është një paradoks i madh në raport me të shkuarën e errët të Kosovës, kur sidoqoftë njerëzit e asaj toke mund të lëviznin lirisht drejt Eu-ropës. Ndërkohë që, regjimi i sotëm i vizave e ka kthyer Kosovën në një enklavë dëshpëruese të burokracisë europiane.

Ne e kemi thënë dhe do ta themi kudo dhe kurdo që na jepet rasti; regjimi i vizave sot në Kosovë është një padrejtësi cinike ndaj Kosovës

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 8

dhe kjo padrejtësi duhet të marrë fund një orë e më parë. Sepse nuk cenon vetëm dinjitetin e popullit të Kosovës, por cenon dhe dinjitetin e vetë Europës. Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave është turp për Bashkimin Europian. Përfshirja e Ko-sovës në të gjitha projektet rajonale, ndër më të rëndësishmit të të cilëve ne konsiderojmë Trans-Adriatik Pipe-line, TAP-in, mbetet gjithashtu një përparësi.

Nga ana tjetër, realitetet janë ekzigjente për ne, Shqipërinë dhe Ko-sovën, që besojmë fort në dinamikën e tyre. Bash për këtë arsye duhet të jemi të vërtetë dhe pa lëshime me të vërtetën. 160 milionë euro shkëm-bime ekonomike janë një realitet, por nuk janë një realitet i kënaqshëm për ne dhe nuk mund të jetë një realitet me të cilin të dyja qeveritë tona mund të pajtohen lehtësisht. Dyfishimi minimalisht i kësaj shifre duhet të jetë ambicia jonë.

Ndërkohë që, promovojmë strat-egji ekonomike afatgjata, ende nuk i kemi dhënë vetes instrumentet angazhues, konvencionalë dhe ligjorë, për të sjellë në jetësimin e plotë të tyre. Soliditeti dhe besimi në vet-vete i aktorëve ekonomikë, për të ndërmarrë hapat e domosdoshëm në thurjen e një rajoni ekonomik, ndërm-jet fijeve dhe rrjeteve infrastruk-turore, energjetike, hidrike dhe tregtare, mbetet ende dorëzanës i influencës dërrmuese të aktorit publik. Në këtë aspekt, ne jemi shpresë plotë që nismat e ndër-marra në përputhje me deklaratën e përbashkët për partneritet strategjik të firmosur në Prizren do të vijojnë të konkretizohen.

Në shkurt të këtij viti u realizua bashkërendimi i kontrolleve dogan-ore, i cili përtej lehtësimit të qarkul-limit të njerëzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës është një shembull për mbarë rajonin, për të shtendosur presionin doganor dhe fiskal dhe për të liberalizuar qarkul-limin e lirë. Një nga faktorët historikë të suksesit të projektit europian.

Bashkërendimi strategjik në qeverisjen e hapësirës sonë të për-bashkët Shqipëri-Kosovë është një përgjegjësi së cilës, ne të mbledhur sot në Tiranë, nuk i shmangemi. Instrumentet e bashkëpunimit që do të nënshkruhen sot nuk janë in-strumente të zakonshëm në funksion vetëm të një bashkëpunimi ndër-shtetëror efikas, por janë instru-mente në shërbim të mbrojtjes së të gjitha lirive publike të bashkëkom-bësve tanë. Marrëveshjet e bash-këpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm, të sigurisë, të ndjekjes së menjëhershme ndërkufitare, të shfrytëzimit të përbashkët të pa-jisjeve për kontrollin e kufirit do ta tkurrin kufirin administrativ midis dy vendeve dhe do ta kthejnë në një konvencion, sikundër do të krijojnë një kordon sanitar të vërtetë ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe infiltrimeve terroriste.

Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, asociiuar me atë për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë, do të tkurrin distancat gjeografike mes shqiptarëve kudo që ndodhen, nëpërmjet njehsimit të mësimdhënies dhe përçimit të

kulturës së qytetërimit tonë dhe mbi të gjitha, të qytetarisë si edukim i përhershëm, falë gjuhës dhe trashëgimisë sonë të për-bashkët. Shpërndarja e librave, shoqërimi konsullor i pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm për familjet, studentët dhe të gjithë bashkëkombësit në nevojë janë në qendër të dispozitivit që pritet të bëhet realitet. Arsimi nuk shkon pa kulturën dhe kalendari tanimë i fiksuar i shkëmbimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, i përshkallëzuar jo vetëm në marrëdhënie të përdit-shme, por edhe në evente dhe manifestime të nivelit kombëtar do të përbëjnë një proces themeltar në çimentimin e përkatësisë sonë të përbashkët shqiptare dhe europiane, në këtë rrugë drejt Europës. Mar-rëveshjet në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar janë një premisë e jashtëzakonshme, për t’i dhënë një hov të ri cilësor një tregu të hapur, pa barriera burokratike, të inkurajuar nga aktorët publikë dhe privatë, si partnerë të barabartë në nismën e lirë të sipërmarrjes dhe konkurrencën pa shtrëngesa dhe pa komplekse.

Ky institucion që ne kemi krijuar dhe konsolidojmë si një institucion i përbashkët i vendimmarrjes strat-egjike për krejt hapësirën që dy shtetet tona qeverisin, pa as më të voglin dyshim do të bëhet një shtysë e fuqishme drejt çeljes së shtigjeve të reja përbashkuese për të gjithë njerëzit tanë.

Mbajtur në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të

Shqipërisë dhe Kosovës. Tiranë, 23 Mars 2015.

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 9

Kodheli dhe Ambasadori Donald Lu në anijen USS Forrest Sherman

Ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli dhe Ambasadori i Shteteve të Bash-kuara, Donald Lu kanë vizituar më

30 prill 2015 anijen USS Forrest Sherman të ankoruar në Vlorë. Anija është pjesë e Flotës së Gjashtë të Marinës së Shteteve të Bashkuara, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunuese me Marinën Shq-iptare, njoftoi ambasada.

Kjo marrëdhënie përfshin edhe ushtrime të vazhdueshme ndërmjet anijeve tranzit të flotës së Shteteve të Bashkuara dhe Marinës shq-iptare. Këto ushtrime përmirësojnë ndërveprimin tonë si dhe forcojnë aftësinë tonë të përbashkët për të siguruar kufijtë e detit Adriatik dhe Jon.

“Lidhja midis dy forcave tona de-

tare është vetëm një nga aspektet e shumta dhe jetëgjatë të marrëd-hënies midis ushtrive të dy vendeve tona, shembulli më i fundit i së cilës është shërbimi dhe sakrifica jonë e

përbashkët në Afganistan, si pjesë e misionit të qëndrueshëm të NATO¬s atje,” tha ambasadori Donald Lu, gjatë vizitës së tij në anijen USS For-rest Sherman ankoruar në Vlorë.

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 10

Qendra për Studimet e Larta për Mbrojtjen

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ishte në Itali më datë 30 prill 2015, me ftesë të Qen-drës për Studimet

e Larta për Mbrojtjen. Përpara auditorit, znj. Kodheli mbajti një lek-sion me temë: “Situata e Sigurisë në Europë dhe sfidat e kërcënimet e saj”. Disa prej çështjeve në të cilat ministria Kodheli u ndal kishin të bënin me sfidat e reja të sigurisë në kufijtë Lindor dhe Jugor të Aleancës, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, zgjerimi i Aleancës si përgjigje ndaj kërcënimeve dhe roli i Ballkanit në sigurinë europiane dhe më gjerë etj. Leksioni i mbajtur nga znj. Kodheli u ndoq me shumë interes nga të pranishmit, ndërsa në fund u bënë mjaft pyetje, të cilat lidheshin me çështjet që u trajtuan në ligjëratën e saj.

Më poshtë fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes Kodheli.

***Më lejoni të filloj

duke falënderuar organizatorët, të cilët më ftuan për të ndarë pikëpam-jet dhe mendimet rreth “Situatës së Sigurisë në Eu-ropë dhe sfidat e kërcënimet e saj”. Është kënaqësi për mua të ndaj vëzhgimet e mija në Këshillin e At-lantikut të Shqipërisë, një orga-nizatë e mendimit dhe diskutimit të çështjeve të ndërthurura të mbrojtjes dhe sigurisë së Aleancës së Atlantikut. Shumë nga idetë dhe mendimet që do ndaj sot me ju, i kam artikuluar disa muaj më parë në Këshillin e Atlantikut në Uashington, si dhe në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, në Londër. Siç theksoi dhe sekretari i Përgjith-shëm i NATO, z. Jens Stoltenberg, në Konferencën e Sigurisë në Munih disa javë më parë “Viti që lamë pas ishte një vit i zi për sigurinë”. Dhe kështu ka filluar dhe ky vit. Por histo-ria nuk shkruhet në avancë. Ne mund të parandalojmë një epokë kaosi - nëse kemi vullnetin të bëjmë një gjë

të tillë. Ne mund të ruajmë rregullin botëror që na ka shërbyer aq mirë, nëse u qëndrojmë fort rregullave dhe mbështesim fort njëri-tjetrin. Pra, gjithçka varet nga ne”. Mund të diskutojmë për orë të tëra në këtë tryezë mbi historinë, çështjet, shkaqet dhe rrënjët e konflikteve që janë prodhuar në Ballkan, veçanër-isht gjatë shekullit të fundit, por do të doja që vëmendja juaj t’i kushtohej një çështje që i përket aktualitetit. Në cilën mënyrë konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ndikoj-në në Ballkanin Perëndimor? Çfarë po

bën komuniteti ndërkombëtar për t’ju përgjigjur ndonjë sulmi të mundshëm, që mund të përftohet nga ajo që quhet “fuçi baruti” e Europës? Men-dimet e mija nuk do të jenë tërësisht akademike, por më lejoni të jap pikëpamjet dhe mendimet mbi këto çështje. Do të flas shkurtimisht në mënyrë që të lë kohë për mendime dhe diskutime në tryezë.

Vendet anëtare të NATO po përballen kohët e fundit me rreziqe që vijnë nga Lind-ja dhe Jugu sipas veçorive të ndryshme, por ato kanë të përbashkët parimet e mbrojtjes kolektive, menax-himin e krizës dhe sigurinë bashkëpunuese. Shqetësimet

e të gjithë krahut lindor dhe juglin-dor të Aleancës janë të dukshme. Ne, vendet anëtare kemi diskutuar, vendosur, planifikuar dhe organizuar të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rreziqet e reja që vijnë nga Rusia dhe xhihadistët.

Por në këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajonet të cilat mund të preken lehtësisht nga trazirat ndërkombëtare, si pasojë e paqëndrueshmërisë dhe cenuesh-mërisë së tyre. Ballkani Perëndimor është një prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme,

Vendet anëtare të NATO po përballen kohët e fundit me rreziqe që vijnë nga Lindja dhe Jugu sipas veçorive të ndryshme

“Ne mund të parandalojmë

një epokë kaosi”

KoDheli Në itali

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 11

por i ndikuar plotësisht nga paraja dhe ideologjia e Moskës dhe fonda-mentalizmit. Bosnja - Hercegovina, Kosova, Serbia, së bashku me Ma-lin e Zi dhe Maqedoninë, nuk i janë bashkuar ende klubit Euroatlantik. Këto vende kanë rrugë, vullnete dhe axhenda të ndryshme përkun-drejt NATO dhe BE nga vendet ekzistenca e të cilëve sigurohet nga Aleanca, por që janë ende të dobët në ndërtimin e demokracive liberale, vende kandidate të mundshme për në NATO prej disa vitesh. Ndërkohë, shembujt më të mirë të rajonit janë Sllovenia dhe Kroacia, vende anëtare me të drejta të plota në NATO dhe BE; Shqipëria vetëm vend anëtare e NATO. Vendet e tjera janë kandidate për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa Kosova po bën një përparim të madh në rrugën drejt njohjes dhe integrimit të saj, nga organizatat ndërkombëtare. Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE është më e ndërlikuar dhe këtu përfshij edhe vendin tim. Dyshimet politike dhe kufizimet ekonomike po dobësojnë ëndrrën e integrimit. Por në këto kohë konfliktesh, ne të gjithë biem dakord që konflikte të tjera mund të parandalohen lehtësisht nga procesi i integrimit.

Me rritjen e nacionalizmit në Ev-ropë, Rusia ka pasur një projekt të qartë dhe konkret për Ballkanin, duke përcaktuar shumë mirë çështjet e influencës, të bazuara në besimin fetar dhe prejardhjen racore. Për dy shekuj, pavarësisht regjimeve udhëheqëse në Rusi ose shteteve të reja të Ballkanit, politika ka qenë e njëjtë. Rajoni ynë është parë gjith-monë si një shtojcë e ekspansionit të Rusisë kundrejt Mesdheut. Ëndrrat e civilizimit perëndimor të Ballkanit nuk janë pranuar kurrë nga Rusia. Në ditët e sotme, bankat, bizneset, infrastruktura turistike, kompanitë e gazit dhe karburantit në Ballkanin Perëndimor, shihen si objektiv për para nga Rusia. Prania ekonomike e Rusisë po rritet në mënyrë të vazh-dueshme në këto kohë vështirësie për Perëndimin.

Në lidhje më politikën e jashtme ka forca politike në shumë vende të rajonit që e shohin mënyrën e të menduarit të Rusisë si alternativa më e mirë për të ardhmen e vendeve

të tyre. Në disa vende, parti politike të tilla duken qesharake, por diku gjetkë, në zemër të Ballkanit, ato përfaqësojnë një pjesë të rëndë-sishme të popullatës. Për më tepër, numri i këtyre njerëzve nga Ballkani që marrin pjesë në luftën hibride ruse është i dukshëm dhe shqetësues. Për më tepër, unë nuk jam këtu për të treguar përqasjet dhe pozicionet e vendeve të tjera të Rajonit, sepse është afër mendsh që politika e tyre e jashtme mbetet një e drejtë e pos-açme kombëtare, por unë nuk mund të shpërfill disa fakte të kohëve të fundit. Shfaqja për vizitën e presi-dentit Putin në disa kryeqytete te rajonit, investimet qindra milionë dollarësh dhe së fundmi stërvitjet e përbashkëta të mbajtura në nën-tor 2014, në afërsi të kufirit kroat (një aleat i NATO) dhe kosovar (që Rusia është përpjekur ta përfshijë në rastin e paligjshëm të aneksimit

të Krimesë), në pikëpamjen time dhe duke pasur parasysh ambi-entin aktual të sigurisë, përbëjnë një shqetësim që mund të shkak-tojnë një debat të madh.

N g a a n a tjetër, xhihadistët kërkojnë terren të përshtatshëm në Europë. Sul-

met terroriste të disa javëve më parë në Francë dhe Danimarkë dhe parandalimi i akteve të mundshme terroriste në Belgjike e gjetkë janë kambana alarmi për rrezikun që i kanoset sot qytetërimit modern nga forcat e errësirës. Ne i luftojmë ata në mënyrën tonë, por numri i njerëzve që marrin pjesë nga Ballkani Perëndimor në rajonet e konflikteve po rritet në mënyrë shqetësuese. Ata kanë lënë pas familjarë, miq dhe fqinjët e tyre. A u jep atyre Perëndimi mjaftueshëm shpresë? Ajo çfarë NATO dhe BE kanë bërë në 20 - 25 vitet e fundit është e mrekullueshme. Por, prapë se prapë, a është ende kaq drastike për BE të mundësojë hyrjen e disa milionë njerëzve nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, ish - Republika Jugosllave

Rusia ka pasur një projekt të qartë dhe konkret për Ballkanin, duke përcak-tuar shumë mirë çështjet e influencës,

Për dy shekuj, pavarësisht regjimeve udhëheqëse në Rusi ose shteteve të reja të Ballkanit, politika ka qenë e njëjtë. Rajoni ynë është parë gjithmonë si një shtojcë e ekspansionit të Rusisë kundrejt Mesdheut.

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 12

e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia? Askush nuk po kërkon dhurata dhe privilegje, por po sikur të kemi një hartë të sigurtë për këto vende?

Shqipëria vlerëson përpjekjen personale të kancelares gjermane Anxhela Merkel për të ftuar liderët e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Berlinit në fund të gushtit 2014. Kryetarët e shteteve, ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë të tetë qeverive, po ashtu dhe presidenti Barroso dhe komisioneri për zgjerimin Fyle shkuan në Berlin për një ditë, e cila nuk ishte thjesht një mbledhje për arsye simbolike. Krahas mbledhjes së liderëve, u mbajt një mbledhje për biznesin me qëllim rritjen e bash-këpunimit industrial dhe ekonomik në rajon. Unë e përgëzoj të gjithë këtë përpjekje, e cila ishte më shumë se e nevojshme, duke pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë në rajon si dhe mungesën e një baze industriale. Interpretimi im personal i këtij samiti ishte që BE “nuk po e harron Ballkanin Perëndimor”. Madje, edhe kjo mbledhje, ishte një nxitje e fuqishme por që nuk mund të jetë e mjaftueshme nëse BE do që vendet tona një ditë të jenë shtete anëtare të begata. Uroj që BE do t’i qëndrojë besnik “perspektivës evropiane” që i ka premtuar Rajonit. Sidoqoftë, vendosja e të gjithë përgjegjësisë këtyre vendeve për ta përmbushur këtë, humbet pamjen më të gjerë të një BE të çinteresuar, e cila nuk ka mjetet për të prishur rrjetën që

mban pas këto shoqëri të rajonit.I njëjti argument është i vlefshëm

edhe për integrimin e rajonit tonë në NATO. Sigurisht rruga e NATO është më e qartë dhe gjithsecili e di që duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Por NATO nuk duhet të harrojë që këto forca të errëta që vijnë nga Lindja do të donin t’i ngulnin thikën pas shpine Aleancës. Pika më e dobët është afër nesh, diku midis Shqipërisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, të gjitha vende anëtare të NATO që ndajnë kufij me vende joanëtarë të NATO.

Liderët e NATO, në Uells, morën vendime të rëndësishme për të siguruar një Aleancë të fortë dhe të gatshme duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit me partnerët nëpërmjet hedhjes së iniciativës për ndërtim të kapacitetit të Mbrojtjes, për të ndihmuar Aleancën që të pro-jektojë stabilitet pa përfshirë forca të mëdha luftarake. Fillimisht ne parashikojmë të marrin pjesë vende partnere si Gjeorgjia, Jordania dhe Moldavia. Ju siguroj që të paturit të vendeve të krahut jugor dhe lindor të aleancës nuk është rastësi.

Procesi i zgjerimit të NATO nuk ishte pjesë e axhendës së samitit. Sidoqoftë politika me dyer të hapu-ra u përsërit dhe Aleanca i ofroi Gjeorgjisë një paketë masash të zgjeruara për ta ndihmuar në për-gatitjen e saj drejt anëtarësimit. Ne, gjithashtu, ramë dakord të hapim bashkëbisedime të intensifikuara rreth kandidimit të Malit të Zi dhe

brenda 2015 do të vlerë-sohet nëse Mali i Zi do të ftohet t’i bashkohet Aleancës. Shpresoj që kjo të ndodhë për Malin e Zi dhe vendet e tjera të Rajonit, të cilat nda-jnë parime dhe vlera të njëjta demokratike. Edhe një herë, është e duk-shme që ne po përpiqemi të ngushtojmë hapë-sirat në zonat përreth nesh, të përmendura më lart. Duke marrë parasysh gravitetin e ambientit të sigurisë në ditët e sotme, ne duhet të lëvizim më shpejt. Unë besoj në mënyrë të

palëkundur që duke integruar këtë zonë gri të Evropës në komunitetin euroatlantik ne do ta bëjmë Aleancën tonë një grup më të mirë vendesh me vlera të përbashkëta për mbrojtjen kolektive.

Ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera europiane dhe kemi të njëjtat objektiva për të ardhmen. Me më shumë vullnet politik, konfliktet e Lindjes dhe të Jugut do të qëndrojnë larg Ballkanit. Në Ministerialin e Mbrojtjes të pak ditëve më parë të Aleancës, u vendos fuqizimi i Forcës së Reagimit të Shpejtë të Aleancës. Në të njëjtën kohë Njësi Facilituese do të vendosen në disa vende anëtare të Aleancës. Të gjitha këto masa kanë natyrë mbrojtëse, janë propor-cionale dhe në përputhje me parimet e angazhimet ndërkombëtare. Kjo është përgjigja e Aleancës për rr-eziqet dhe kërcënimet e mundshme, qoftë nga Lindja, apo Jugu. Dhe natyrisht, që Shqipëria, Forcat tona të Armatosura, si përherë, do të jenë pjesëmarrëse dhe kontribuese aktive e Aleancës

Në të gjithë këto pasiguri, duke pasur parasysh krizat aktuale, ne duhet të kujtohemi që paqja dhe sta-biliteti në rajonin tonë, nuk mund të merren si të mirëqena. Historia na ka mësuar se teksa bota ndryshon, NATO, BE dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka nevojë të ndry-shojë. Duhet të jetë i aftë të reagojë shpejt jo vetëm politikisht, por të ketë gjithashtu kapacitetin e duhur dhe të nevojshëm.

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 13

Kontributi i Gjermanisë për integrimin dhe modernizimin e FA

Z.Demollari, ju jeni Atasheu Ush-tarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Fillimisht do donim të dinim nivelin e marrëdhënieve midis dy vëndeve tona dhe rolin e Gjermanisë gjatë këtyre viteve në mbështetje të Shq-ipërisë, në aspektin politik, ekonomik dhe integrues?

Para 27 vjetësh, pra në vitin 1987, u rivendosën marrëdheniet diploma-tike mes Shqipërisë e Gjermanisë. Kjo ishte një ngjarje shumë e rendë-sishme dhe shumë e mirëpritur nga çdo shqiptar. Shqiptarët kanë pasur vazhdimisht një respekt dhe dashuri për popullin gjerman, për kulturën, artin, sportin, për disiplinën dhe ko-rrektesinë gjermane. Në Gjermani kanë studiuar mjaft personalitete shqiptare por njëkohësisht njihet edhe kontributi i shumë gjuhëtarëve e al-banologëve gjermanë për historinë e lashtë të kombit tonë. Mesazhet nga Gjermania ishin dhënë kohë më parë, por natyrisht, politika shqiptare që udhëhiqej nga ideologjia dhe parimet komuniste, e konsideronte si kërcënim për lirinë e pavarësinë e vendit ven-dosjen e marrëdhenieve diplomatike. Kjo ishte arsyeja që Shqipëria nuk vlerësoi aspak mesazhet shumë të sinqerta të ish-kryeministrit bavarez, Shtraus gjatë vizitës së tij në Shqipëri në fillim të viteve ‘80.

Deri në atë kohë, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë dhe një prej shumë pak shteteve në botë, me të cilat Republika Federale e Gjermanisë nuk kishte marrëdhënie diplomatike. Më 2 tetor 1987, Gjermania dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike pas një ndërprerje 43-vjeçare. Ky hap historik u mor pas disa përpjekjesh për negociata dhe afrim mes dy vendeve. Megjithatë, historia e marrëdhënieve gjermano-shqiptare shkon përtej 27 viteve të fundit nga ku popujt tanë kanë qenë më shumë të bashkuar se sa të ndarë.

Në 27 vjet që nga rivendosja e lidhjeve diplomatike, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve janë intensifikuar ndjeshëm. Procesi i transformimit demokratik në Shqipëri është mbështetur nga Gjermania duke kontribuar kështu në stabilitetin poli-tik në Shqipëri dhe rajon.

Shqipëria ka bërë hapa të rëndë-sishëm drejt BE-së dhe NATO-s. Në vitin 2009, Shqipëria iu bashkua

Kontributi i Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ka qenë prezent që në fillimet e këtij procesi. Në veçanti, roli stabilizues i Shqipërisë për të gjithë rajonin e Ballkanit qëndronte në qendër të konsideratave për këtë kontribut për shtetin Gjerman. ‘

Demollari:

InteRvIsta

Intervistë me Kap. Rang.I Arben Demollari, Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 14

NATO-s dhe paraqiti një kërkesë zyrtare për anëtarësim në BE. Gjer-mania gëzon një reputacion mjaft të mirë në Shqipëri, ajo është një nga donatorët më të mëdhenj të ndihmës për zhvillim dhe kompanitë gjermane janë partnerë të kërkuar në inves-time dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Marrëdheniet dhe bashkëpunimi dy palësh midis Qeverisë së Repub-likës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë kanë shënuar kohët e fundit hop cilë-sor duke u ngritur në nivelet më të larta të eksistenzës së saj. Dëshmi e këtij realitetit janë kontaktet dhe vizitat e koheve të fundit në nivel qe-veritar, e shprehur kjo në mjaft vizita të Minstrave të Qeverisë së RSH, të cilat kulmuan me vizitat e Kryemi-nistrit të RSH Zotit Edi Rama, e para me 1 Prill 2014 në kuadër të kontakteve dypalëshe dhe e dyta me datë 28 Gusht 2014 në kuadër të Konferences së vendeve të Ballkanit Jugperendimor, konferencë e cila u zhvillua në kujdestarinë e Kanzelares Merkel e pagëzuar me emrin procesi i Berlinit, proces i cili ka sjellë energji të reja në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal.

Marrëdhëniet politike në mes Shqipërisë dhe Gjermanisë konsid-erohen shumë të mirë, solide dhe një partneritet të begatë. Ato kara-kterizohen nga një forcim gjithnjë e në rritje i dialogut politik në mes të dy qeverive, parlamenteve dhe insti-tucioneve të tjera. Në harkun kohor të dy viteve mund të përmendim; vizitën e MPJ të RFGJ Ëesterëelle në Shkurt 2013, vizitat e ministrave të Qeverisë së RSH në Berlin, si ato të Ministri të Punëve të Jashtme, Ministres së Integrimit, Ministrit të Ekonomise, Ministrit të Ceshtjeve Sociale, Ministrit të Drejtesise, Min-istres së Kultures, apo dhe vizitën e Kryetarit të Kuvendit, Zotit Ilir Meta në Nëntor 2013.

Bashkëpunimi ekonomik karakteri-zohet nga mbështetja afatgjatë e Gjermanisë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, si një bashkëpunim refor-mues dhe transformues. Investimet gjermane në Shqipëri janë shtrirë në mjaft fusha e sektorë si: në fushën

energjitike, turizmit, infrastruk-turës, bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, telekomunikacionit, menax-himin e ujit, arsimin profesional, etj. Këmbimi tregtar në mes Gjermanisë dhe Shqipërisë arriti 282 milion € në vitin 2013. Po ashtu ka patur rritje të qëndrueshme të eksporteve shq-iptare drejt Gjermanisë. Ky trend ka vazhduar në vitin 2013 duke arritur vlerën prej 67.4 milion euro në vitin 2013.

Gjermania renditet e gjashta ndër si partner tregtar i Shqipërisë në drejtim të eksporteve (4.2 % të importeve totale të BE-së) dhe i katërt në drejtim të importeve (4% e totalit). Eksportet në Gjermani përfshijnë kryesisht tekstile këpucë dhe në sasi të vogla, ushqim, pije dhe duhan, kurse importet nga Gjermania janë kryesisht automjetet dhe mallra elektrike, ushqim, pije dhe duhan. Aktualisht kompanitë gjermane përfaqësojnë vetëm 3.3 % të kompanive të huaja që kanë in-vestuar kapitalet e tyre në Shqipëri. Vlen për t’u përmendur mbështetja e plotë për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Qeveria Gjermane

nëpërmjet KfW po mbështet finan-ciarisht ndërtimin e këtij projekti të rëndësishëm strategjik në sektorin e energjisë. Me implemetimin e Projektit TAP Shqipëria konsiderohet një qendër e rëdnësishme energjitike në të ardhmen në rajon. Kompana gjermane “Ruhrgas E.0N” është një nga Aksioneret e TAP me 9% të aksioneve të këtij projekti.

Le te kthehemi tek objekti i kësaj interviste: marrëdhëniet ush-tarake dhe bashkëpunimi dy palësh në fushën e mbrojtjes. Ku daton fillesa e këtyre marrëdbënieve? Kur Shqiperia u perfaqësua me një atashe ushtarak në shtetin gjerman?

Shqipëria e sheh me shumë in-teres bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë dhe është e gatëshme që këtë bashkëpunim ta shoh si bashkëpunim midis partnerë të barabartë dhe anëtarë të së njëjtës aleancë, duke qenë se Forcat tona të Armatosura kanë marrë mjaft eksperiencë për të shërbyer si të barabartë në misionin tonë të përbashkët të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vendet tona dhe më

Kap. Rang.I Arben Demollari me Kryetarin e Parlamentit të RF të Gjermanise, z. Nobert Lammert, i cili mban këtë detyrë që nga 18 Tetori 2005

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 15

gjerë. Shembull i kësaj rritjeje profe-sionale është edhe bashkëpunimi që në patëm me forcat gjermane dhe të vendeve të tjera aleate, në Afgani-stan. Me përkrahjen nga ana e Shq-ipërisë të Iniciativës së Partneritetit për Paqe në Janar 1994 dhe me nënshkrimin e Dokumentit Kuadër më 23 Shkurt 1994 Shqipëria u bë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Paraqitja e Dokumentit të Prezan-timit NATO-n, shënon dhe fillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me NATO-n, shtetet anëtare të saj dhe në ketë rast edhe me RF të Gjermanisë. RF e Gjermanisë ka qenë një nga mbështetësit krye-sor të FA të RSH para, gjatë dhe pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO e në vazhdim. Mbështetja ka qenë e vazhdueshme e gjithëpërf-shirëse në shumë drejtime, ku më kryesoret mund të përmend fushën e arsimimit, kualifikimit e trajnimit të personelit te FA, fushën logjistike (dhurim i mjaft mjeteve të transpor-tit e bazë materiale logjistike për shkollat ushtarake), në shërbimin e ndërlidhjes (kualifikimi i personelit të ndërlidhjes, dhurimi i pajisjeve e teknikës së shërbimit të ndërlid-hjes), në shërbimin shëndetësor e spitalor, në fushën infrastrukturës së stërvitjes (poligoneve ushtarake), në fushën e gjeografisë dhe historisë ushtarake etj.

Forcimi i bashkëpunimit në fushën

e mbrojtjes u konkretizua me hapa konkretë, ku në maujin Nëntor të vitit 1995, kemi edhe vendosjen parë të një atasheu ushtarak pranë Për-faqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanise, ku deri tani kemi tetë të tille. Dhe konkretisht, si atashe i parë ushtark i RSH në RF të Gjermanise ka shër-byer Kolonel Ibrahim Berisha, i pa-suar nga Kolonel Bashkim Kongjoni, Kolonel Beqir Shkreli, Kolonel Sandër Lleshaj, Kolonel Ruzhdi Kuci, Nen-kolonel Hiqmet Kelliçi, të cilët kanë përmbushur me nder këtë detyre fisnike si përfaqësues për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe këshill-tar në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë i titullarit përfaqësisë diplo-matike të Republikës së Shqipërisë dhe si koordinatorë të bashkëpunimit dy palësh, Bundesëehr-Forcat e Ar-matosura të RSH.

Cili është kontributi i Gjerman-isë për zhvillimin e FA dhe integ-rimin e tyre në NATO?

Kontributi i Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ka qenë prezent që në fillimet e këtij procesi. Në veçanti, roli stabilizues i Shqipërisë për të gjithë rajonin e Ballkanit qëndronte në qendër të konsideratave për këtë kontribut për shtetin Gjerman. Për Repub-likën Federale të Gjermanisë sjellja e Shqipërisë gjatë krizës së Kosovës

tregoi se shoqëria shqiptare demon-stroi vlera dhe normat të larta në ndihmën humanitare për refugjatët kosovare, të cilat korrespondonin me vlerat dhe normat e shteteve anëtarëve të NATO-s. Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Gjermanisë dhe Shqipërisë gjatë misionit të SFOR-it në Sarajevë dha gjithashtu një efekt shumë pozitiv në mbështetjen e Gjermanisë për t’u bashkuar me NATO-n.

Cilat janë marrëveshjet me të rëndesishme midis dy vendeve në fushën ushtarake?

Marrëveshja bazë në marrëdhe-niet dy palëshe në fushën e mbrojtjes është Marrëveshja ndërmjet Minis-trisë Federale të Mbrojtjes së RF të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të RSH, mbi arsimimin e anëtarëve të FA të RSH në insti-tucionet e Bundesëehrit në kuadër të ndihmës arsimore ushtarake, e nënshkruar në Bon, Gjermani më 20 Nëntor 1995. Në vitin 1995 është nënshkruar marrëveshja mbi vendosjen e këshilltarëve ushtarakë gjermanë pranë strukturave të FA. Në bazë të kësaj marrëveshje nga viti 1995 deri në vitin 2007 ka patur 13 këshilltarët ushtarakë gjermanë, në njesitë e FA, kryesisht në shkollat ushtarake deri edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjith-shëm. Po ashtu në vitin 2009 është nënshkruar marrëveshja “SOFA”, marrëveshje e cila përcakton rregul-lat dhe procedurat reciproke në rast të dislokimit apo kalimit tranzit të trupave dhe mjeteve ushtarake. Kjo marrëveshje për vetë ndryshimin e kushteve e situtës në momentin e nëshkrimit ndodhet në fazën e rinegociimit, me idenë e rinovimit të saj. Që nga viti 1995, janë kryer rregullisht në intervale kohore prej 18-24 muajsh bisedimet bilater-ale të Shtabeve Respektive (Staff Talks). Takimi i fundit i këtij niveli është zhvilluar me muajin Maj 2014 në Tiranë dhe takimi i ardhshëm është planifikuar të zhvillohet në 3 Mujorin e parë të vitit 2016. Këto janë takime të nivelit të mirefillte ushtarak ku ekspertet ushtarakë të të dy vendeve diskutojnë dhe gjejnë

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 16

hapësirat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Cili është roli i Gjermanisë në modernizimin e FA të Republikes së Shqiperise?

Kur flasim për modernizimin e një ushtrie mendja na shkon direkt tek modernizimi i elementeve struk-turore përberës të saj; “Softëare” - strategji, koncepte, direktiva, baza ligjore, etj, si dhe “Hardëare”-kapacitete njerëzore, pajisje e arma-tim. Shkalla e nivelit të modernizimit të ketyre elementeve ka ndikim të drejtperdrejtë në shkallën e nivelit të përmbushjes së misionit të çdo ushtrie. Ku ka konsistuar kontributi i Republikës Federale të Gjermanisë në modernizimin e Forcave të Arma-tosura? Ky kontribut ka konsituar në dy fusha (dy elemente “Hardëare”); modernizim i kapaciteteve njerëzore, nëpërmjet ndihmës në arsimimin e kualifikim e pjesëtarëve të Forcave tona të Armatosura, si dhe në ndihmën e dhënë në pajisje. Fusha e parë, në arsimimin e kualifikimin; Mund të përmend se deri tani kanë kryer studimet disa vjeçare, janë ar-simuar si kadetë e në përfundim janë titulluar oficerë mbi 20 studentë, kanë ndjekur Akademinë e Drejtimit (Akademinë e Lartë Ushtarakë) 41 oficerë, me grada nënkolonel e kolonel, janë kualifikuar 50 oficerë në kursin e komandantit të batalionit, e shumë kurse të tjera, në profilet si shërbim shëndetësor, ndërlidhje, polici ushtarake. Nëse do t’i ref-eroheshim shifrave deri tani kanë përfunduar studimet në Akademinë e Drejtimit në Hamburg 41 oficere të FA (studime me një kohë shtrirje 2 vjeçare), si dhe studimet në Univer-sitet Ushtarake të Bundesëehr-it në Munich dhe Hamburg, 21 studentë me një kohë shtrirje 6-8 vjeçare, dhe duke marre në konsiderate faktin që një vit studimi në Akademinë e Drejtimit në Hamburg shpenzimet për një vit arsimor (akomodin, ush-qim, uniforma ushtarake e sportive, kuotë ditore, shpenzime edukative, promovime të traditës e kulturës, etj) arrijnë deri në 70 mijë euro në vit, rrezulton se taksapaguesit

gjermanë kanë shpenzuar vetëm për këtë kontigjent prej 41 oficerë të FA të cilët kanë frekuentuar Akademinë e Drejtimit në Hamburg 5.600.000,00 euro. Po ashtu, pjesa dërmuese, rreth 1100 vetë janë kontingjent i efektivave të ushtarëve të cilët janë trajnuar këtu në fazën parapërgatitore, kontingjente këto të nisura nga ana jonë në misionin ISAF, Afganistan apo edhe në mis-ione të tjera jashtë vendit. Që nga viti 1992, 1540 anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar me sukses kualifikimin dhe trajnimin në Gjermani. Fusha e dytë është ndihma në pajisje. Që nga viti 1995, Gjermania ka dhënë asistencë të gjerë me pajisje për Forcat e Armatosura Shqiptare. Fushat prioritare ishin pajisje mjekë-sore, automjete, pajisjet e teleko-munikacionit, pajisje e materiale shëndetësore. Këtu mund të për-mend disa donacione si; Donacion prej 12 helikopterëve version BO-105 M VBH në vitin 2009. 18 zjar-rfikëse nga Mercedes-Benz në vitin 2009. Pajisje ABC (të shërbimit të mbrojtjes kundërkimike), pajisje EOD (pajisje për demontimin e asgjesimin municioneve) në vitin 2009. Një set armatimi (armë të lehta këmbësorie) për Forcat Speciale në vitin 2007. Mjete të ndryshme transporti, (mbi 100 kamionë dhe 30 autovetura), që nga viti 1995.

Një vend të rëndësishëm zenë edhe marrëveshjet në fushen e

arsimimit, pra rritjes se kapac-iteve profesionale të ushtarakeve tanë ?

Dokumenti fillestar i cili shënon dhe fillimin zyrtar të bashkëpunimit konkret dy palësh në fushën e mbrojtjes është Marrëveshja ndërm-jet Ministrisë Federale të Mbrojtjes së RF të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të RSH, mbi arsimimin e anëtarëve të FA të RSH në insti-tucionet e Bundesëehrit në kuadër të ndihmës arsimore ushtarake, e nënshkruar në Bon, Gjermani më 20 Nëntor 1995. Nga zbatimi i kësaj aktmarrëveshje konstatohet se RF e Gjermanisë është partneri dhe mbështetësi kryesor në fushën e ar-simimit e kualifikimit te pjesëtarëve të FA. Në bazë të kësaj marrëveshje bazë, nënshkruhen marrvëshjet individuale, të cilat shndërrohen në Projekte, të cilat i referohen personit (ushtarakut) të përzgjed-hur nga strukturat përgjegjëse të personel arsimimit e kualifikimit në MM e Shtabin e Përgjithshem, koha dhe fusha e studimit, arsimimit apo trajnimit, si dhe detyrimet dy palëshe të përcaktuara në mar-rëveshjen bazë. Në zbatim të kësaj marrëveshje bazë, janë kualifikuar deri tani 1 540 ushtarakë shqiptarë në afërsisht 50 disiplina, duke filluar nga bursat e studimit disa vjeçare, akademitë ushtarake dy vjeçare e deri në kualifikime e kurse nga disa vjet deri në 6 muaj. Kjo marrëveshja ka qenë aktive deri në momentin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO,

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 17

pasi me statusin e vendit anëtar të NATO-s, Forcat Armatosura nuk përfitojne më nga plani i ndihmës, (që Bundesëehri aplikon me vendet e PfP e vende te tjera). Aktualisht bash-këpunimi ynë konsiston në implemen-timin e planeve të mbështetjes dhe bashkëpunimit, (plane të formatit që Bundesëehri aplikon me vendet partnere dhe anëtare të NATO-s). Planet e mbështetjes dhe të bash-këpunimit konsistojnë në shkëmbimin e eksperiencës dy palëshe, vizita të ndërsjellta, stërvitje të përbashkëta të njësive tona ushtarake në Shqipëri dhe këtu në Gjermani. Pavarësisht se deri në momentin e anëtarësimit nga kjo marrëveshja kanë përfituar me tepër se 1540 ushtarake, pasi kualifikimi i tyre është kryer totalisht me shpenzimet e palës gjermane, pala gjermane ofron bursa studimi dhe ftesa për pjesëmarrje në sem-inare në Akademinë e Hamburgut për ushtarakët tanë, por kuptohet tashmë me shpenzimet tonë. Kon-tingjenti i fundit që ka frekuentuar Akademinë e Drejtimit në Hamburg kanë qenë 3 oficerë të cilët mba-ruan studimet në Korrik 2013. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kadetët, të cilët kryejnë arsimim ushtarak (titullohen oficer) e me pas ndjekin studimet në universitetet e Bundesëehrit e pajisen me diplomën e dytë. Aktualisht në Universitetet Ushtarake të Bundeswehrit ndjekin studimet 8 ushtarakë shqiptare, 5 në Universitetin e Bundesëehrit

në Mynih dhe 3 në Universitetin e Bundesëehrit në Hamburg. E drejta e studimit të këtyre studenteve është produkt i aktmarrëveshjes vjetore të nënshkruar me palën gjermane në momentin qe Shqipëria ende nuk ishte bërë anëtare e NATO-s, dhe ky kontingjent ishte planifikuar nga pala gjermane në planet e ndihmës që ajo aplikon.

Fusha të tjera bashkepunimi? Bashkëpunimi i RF të Gjeramnisë

është gjithëpërf-shirës. Më duhet të evidentoj këtu bash-këpunimin jo vetëm qeveritar por edhe atë në fushën par-lamentare. Vizita e kryer nga Krytari i Kuvendit te RSH, ku u prit nga homo-logu i Tij, zoti Nob-ert Lammert, Kry-etar i Bundestagut Gjerman, pritet së shpejti të pasohet nga një vizitë e për-faqësueve të Komi-sionit Parlamentar të Sigurisë të Ku-vendit të RSH, në Komisionet Parla-mentare respektive të Mbrojtjes dhe atë Brendshëm të Bundestagut Gjer-man. Po ashtu Min-

istria Federale e Punëve të Jashtme e RF e Gjermanisë i ka dhenë jetë dy projekteve me rëndësi tëper të veçante për çështjet e sigurisë kom-bëtare duke financuar 100.000,00 euro për secilin projekt. Bëhet fjalë për financimin e projekteve të nënshkruar ndërmjet UNDP-se dhe AMMCO, lidhur me pastrim dhe certifikimin e zonave të kontaminu-ara nga municionet dhe lendët plasese. Aktualisht është duke u projektuar edhe një dritare e re bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Bëhet fjalë për bashkëpunimin në fushën e industrisë ushtarake të të dy vendeve. Konkretisht në fund të vitit të kaluar përfaqësues të kompanisë “GRV LUTHE” realizuan një vizitë inspektuese me idenë e një bashkëpunimi të mundshëm në tre uzinat tona ushtarake. Kjo vizitë pritet të pasohet nga viz-ita e përfaqësuesve të kompanisë “Rheinmetall AG”, kompani e cila nga autoritetet përgjegjëse finan-ciare e tatimore ketu renditet për 20 vitet e fundit rresht në listen e 100 kompanive me të madha në RF të Gjermanisë.

Intervistoi: Ded Kola

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 18

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 19

simbol i kohezionit të aleancës

Më 25 mars 2015, u hap Semi-nari vjetor i Transformimit të NATO-s në Uashington, DC me temë “Samiti i Var-shavës dhe Përtej”. Seminari u organizua nga Këshilli i

Atlantikut dhe Komanda e Transformimit të Aleancës, përfaqësuesi i Përhershëm i NATO-s, Komandanti Suprem i Aleancës për Transformimin, general Jean-Paul Paloméros dhe Komitetit Ushtarak i NATO-s. Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stol-tenberg shtoi se “Komanda e Transformimit e Forcave Aleate luan një rol të rëndësishëm në përshtatjen e vazhdueshme të NATO-s në një botë në ndryshim”. Ai theksoi se “në vitin e fundit, aneksimi nga Rusia i Krimesë, veprimet e saj agresive në Ukrainë dhe rritja e ekstremizmit të dhunshëm në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, kanë ndryshuar mjedisin tonë të sigurisë në mënyrë drama-tike”. Stoltenberg tha se këto sfida nuk do të largohen shpejt, “Pra, ne duhet të jemi të përgatitur për të papriturën. Jemi të gatshëm për të mbështetur përpjekjet tona për vitet që vijnë. Sot ne nuk e kemi luksin të zgjedhim mes mbrojtjes kolektive dhe menax-

himit të krizës. Për herë të parë në historinë e NATO-s ne duhet t’i bëjmë të dyja”.

***Komanda e Transformimit të Aleancës

është një simbol i forcës së Aleancës tonë dhe simbol i lidhjes sonë transatlantike, e vendosur në Virxhinia, e drejtuar nga një gjeneral francez me personel nga e gjithë Aleanca dhe nga partnerët. Ky është me të vërtetë një simbol i kohezionit të Aleancës. Komanda e Forcave Aleate për Transformim-in, luan një rol të rëndësishëm në përshtatjen e vazhdueshme të NATO-s në një botë në ndryshim. Në vitin e fundit, aneksimi i Rus i Krimesë, veprimet e saj agresive në Ukrainë dhe rritja e ekstremizmit të dhunshëm në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme kanë ndryshuar vërtet mjedisin tonë të sig-urisë në mënyrë dramatike. Pra, ne duhet të përballemi me faktet. Këto sfida nuk do të largohen shpejt për një kohë. Pra, ne duhet të jemi të përgatitur për të papriturën dhe të qëndrojmë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet tona për vitet që vijnë. Siç e dini, NATO është mësuar me barat e rënda. Një nga pikat tona të forta më të mëdha është aftësia jonë për tu përshtatur. Për 40 vjet,

allied Commandtransformation (aCt),Stoltenberg: “Ne nuk e kemi luksin të zgjedhim mes mbrojtjes kolektive dhe menaxhimit të krizës. Për herë të parë në historinë e NATO-s ne duhet t’i bëjmë të dyja në të njëjtën kohë.”

Nga fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në hapjen e Seminarit të Transformimit të NATO-s

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 20

gjatë Luftës së Ftohtë, sfida ishte e qartë dhe kryesisht e parashikue-shme. NATO ka penguar sulmet dhe ka mbajtur kombet tona të sigurta, pa një shtënë. Më pas për 25 vitet e ardhshme, ne kemi qenë përtej ra-jonit. Së bashku me partnerët tanë kemi shkuar në luftë përtej kufijve tanë për të menaxhuar krizat që mund të kërcënonin vatrat tona. Ky ishte një shembull ndryshimi për NATO-n.

Tani siç po shohim një tjetër kthesë të madhe në arenën e sigurisë, NATO është duke bërë sërish ndryshime themelore. Sot, ne nuk e kemi luksin të zgjedhim mes mbrojtjes kolektive dhe menaxhimit të krizës. Për herë të parë në historinë e NATO-s ne duhet t’i bëjmë të dyja në të njëjtën kohë. Aleanca ka bërë tashmë një mar-rëveshje të madhe për t’iu përgjigjur këtij mjedisi të ri më të paqëndrueshëm. Komanda e Transformim-it e Forcave Aleate luan një rol të rëndësishëm në këtë adaptim. Ne jemi duke zbatuar përforcimin më të madh të mbrojtjes sonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ne kemi rritur praninë e NATO-s në vendet tona aleate Lindore dhe gatishmërinë e forcave tona.

Forca Reagimi i NATO-s, do të rritet më shumë se dyfishi deri në 30.000 trupa. Boshti i saj është Forca majë shtize e 5.000 trupave me elemente drejtues të gatshëm për të lëvizur brenda më pak se 48 orëve. Në të njëjtën kohë, ne kemi ngritjen e njësive komanduese në gjashtë prej aleatëve tanë Lindorë. Ky është vetëm fillimi i një përshtatje të madhe dhe të rëndësishme të NATO-s. Ndërkohë që ne përgatitemi për Samitin e Varshavës në vitin e ardhshëm, ne kemi nevojë për të adresuar shumë nga elementet e ndryshëm në përshtatjen e madhe të NATO-s.

Më lejoni të ngre tre nga çësht-jet që duhet të përballemi ndërsa shkojmë drejt Varshavës.

Së pari, si të merremi me luftën hibride? Hybrid është reflektim i errët i

qasjes tonë të plotë. Ne përdorim një kombinim të mjeteve ushtarake dhe jo-ushtarake për të stabilizuar vendet. Të tjerët i përdorin për t’i destabilizuar ato. Sigurisht, lufta hi-bride nuk është gjë e re. Ajo është po

aq e vjetër sa Kali i Trojës. Ajo çfarë është e ndryshme, është shkalla më e madhe; Shpejtësia dhe intensiteti është më i lartë; dhe se ajo ndodh drejt në kufijtë tanë. Rusia ka përdo-rur fuqinë ushtarake, Forca speciale të pa regjistruara, frikësim dhe propagandë, të gjitha për të hedhur një mjegull të trashë konfuzioni; për të fshehur qëllimin e saj të vërtetë në Ukrainë; dhe për tu përpjekur të bëjë të pamundurën. NATO duhet të jetë e gatshme për t’u marrë me çdo aspekt të këtij realiteti të ri nga kudo që ai vjen. Kjo do të thotë që ne duhet të shikojmë nga afër se si të përgatitemi për; të pengojmë; dhe nëse është e nevojshme të mbro-hemi kundër luftës hibride. Që të jemi

të përgatitur, ne duhet të jemi në gjendje për të parë dhe analizuar si duhet atë që po ndodh; për të parë modelet që qëndrojnë pas ngjarjeve të cilat duken të izoluara dhe të ras-tësishme; dhe shpejt të identifikojmë kush është prapa dhe pse. Pra, për këtë arsye, ne duhet të theksojmë paralajmërimin tonë të hershëm dhe

të përmirësojmë vetëdijen tonë të situatës. Kjo ka të bëjë me inteligjencën, njohuritë e ekspertëve dhe kapacitetin analitik. Pra, ne e dimë, kur një sulm është sulm.

Lufta hibride kërkon të shfrytëzojë çdo dobësi. Pra shkencëtarët të cilët janë të mirë-qeverisur dhe të mirë-integruar janë më elastikë dhe më pak të prekshëm. Qever-isja e mirë është pjesë thelbësore e mbrojtjes. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse, duke punuar së bash-ku me Bashkimin Evro-pian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ne gjithashtu duhet të largojmë kërcënimet hi-bride. Lufta hibride është një provë e vendosmërisë sonë për të rezistuar dhe për të mbrojtur veten. Kjo mund të jetë një pre-lud për një sulm më të rëndë; sepse pas çdo

strategjie hibride, ka forca konven-cionale, duke rritur presionin dhe të gatshëm për të shfrytëzuar çdo hapje. Ne duhet të demonstrojmë se mund dhe do të veprojmë menjëherë kurdo dhe kudo që është e nevojshme. Forca e Reagimit të NATO-s na ofron një sërë mundësish të veprimeve ushtarake. Ajo dërgon një sinjal të qartë se në qoftë se ndonjë aleat gjendet nën sulm, e gjithë Aleanca do të përgjigjet shpejt. Pastaj në qoftë se parandalimi dështon, ne duhet të jemi të përgatitur për të vepruar dhe për të mbrojtur aleatët tanë. Në një krizë, përgjigja e parë do të jetë nga kombi që është në shënjestër. Por, NATO duhet të jetë atje për të mbështetur çdo përpjekje

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 21

avionë të rinj dhe anije të reja, nëndetëse të reja dhe raketa kruiz me rreze të gjatë. Kina është duke testuar transportuesin e saj të parë battle group; dhe ndërtimin e një të dyti. Ajo sapo ka njoftuar një rritje të mëtejshme 10% në buxhetin e saj të mbrojtjes. Ne duhet të përballemi me faktin se ne nuk kemi një monopol në teknologji të përparuar brenda Aleancës. Në Evropë, janë duke u lëshuar disa programe të mëdha në aftësitë cutting-edge, duke de-graduar potencialisht aftësitë tona afatgjata dhe bazën e zhvillimit dhe kërkimit. Me kërkesë më të ulët, më shumë kompani janë të zhvendosur larg nga mbrojtja. Ne rrezikojmë të humbasim aftësitë dhe kapacitetin e kërkimit që do të na nevojitet në një krizë. Ajo që ne kemi nevojë tani është vullneti politik dhe burimet nga të gjitha kombet për të përmirësuar aftësitë tona; për të mbajtur kufijtë tanë tani dhe në të ardhmen.

Aleanca ka nevojë për një strategji të re për dekadat e ardhshme. NATO mund të bëjë një ndryshim të vërtetë duke lidhur aftësitë kombëtare, duke e bërë Aleancën tonë më të madhe se shuma e pjesëve të saj. Por NATO nuk mund të zëvendësojë për një mungesë të investimeve kombëtare. Kjo është arsyeja pse udhëheqësit e NATO-s vitin e kaluar bënë të ditur se ne kemi nevojë të investojmë më shumë në mbrojtjen tonë. Është jetike që ne të arrijmë këtë. Sigur-isht, është e rëndësishme që ne të shpenzojmë me zgjuarsi. Por ne nuk mund të marrim shumë nga pak, pa dyshim. Edhe nëse ne kemi të gjitha aftësitë e nevojshme, forca ushtar-

ake mund të jetë vetëm aq efektive sa vendimet politike që drejtojnë.

Së treti: Si mund të përmirësojmë vendimmarrjen? Si një Aleancë e demokracive,

forca jonë më e madhe është legjit-imiteti ynë demokratik. Sigurisht, ka shpesh dallime dhe mendime të ndryshme, kur mbledh së bashku 28 kombe të ndryshme demokratike. Unë duhet të pranoj se ndërtimi i konsensusit nuk është gjithmonë i lehtë. Kjo kërkon kohë. Por në mo-mentin që bëhet, ajo dërgon një sinjal të fortë: 28 Aleatët duke vepruar si një. Problemet me të cilat balla-faqohemi janë komplekse dhe lëvizin shpejt. Sulmet kibernetike ndodhin në sekonda. Raketat arrijnë objektivat e tyre në minuta. Burrat e vegjël të gjelbër mund të lëvizin brenda orëve. Pra, ne duhet gjithashtu të jemi në gjendje të lëvizim shpejt. Ndërsa kon-trolli politik dhe mbikëqyrja është thel-bësore, është e rëndësishme që ne të koordinojmë mbikëqyrje me shpejtësi. Ne e kemi bërë atë edhe më parë. Duhet të jemi në gjendje ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Ne kemi nevojë të zhvillojmë një mirëkuptim të përbashkët të ngjarjeve dhe armiqve tanë potencialë. Kjo do të na sigurojë bazën të identifikojmë në mënyrë efek-tive, parashikojmë, planifikojmë dhe të reagojmë në një krizë. Palët politike dhe ushtarake të NATO-s duhet të veprojnë pa pengesa.

Ne duhet të testohemi përmes simulimeve dhe ushtrimeve. Ka një rol të veçantë këtu Komandës Aleate të Transformimit për të testuar NATO-n në skenarë realiste dhe me presionin e kohës. Ka pasur një ndry-shim themelor në nivelin dhe natyrën e kërcënimeve me të cilat përballemi. Kjo është arsyeja pse, edhe një herë, NATO duhet të përshtatet për të përmbushur sfidat e reja. Diskutimet tona janë një kontribut i rëndësishëm në këto përpjekje ndërkohë që ne shkojmë përpara në Samitin e Var-shavës. Gjatë viteve, ky seminar ka qenë një forum ideal për të diskutuar sfidat e mëdha të ditës. Unë e di se ky vit nuk do të jetë i ndryshëm. Të zhvillojmë strategjinë tonë të për-bashkët së bashku.

Mimoza GolikjaNato.int

kombëtare. Kjo është një çështje e planifikimit dhe e vullnetit politik; dhe duke u siguruar që ne të plotësojmë dhe përforcojmë njëri-tjetrin. Ne duhet të jemi në gjendje të merremi me situata komplekse të evoluimit hibrid, duke përfshirë agresionin kibernetik.

Kibernetika tani është një pjesë qendrore e pothuajse të gjitha kriza-ve dhe konflikteve. NATO e ka bërë të qartë se kiber-sulmi potencialisht mund të shkaktojë një reagim të Neni 5. Ne kemi nevojë të zbulojmë dhe të kundërshtojmë herët kiber-sulmet; përmirësojmë elasticitetin tonë; dhe të jemi në gjendje të shërojmë shpejt. Një politikë më aktive në internet duhet të jetë një fokus siç planifikojmë për Varshavën. Mbrojtja kibernetike është vetëm një prej af-tësive që kemi nevojë në mënyrë që të merremi me mjedisin e ndryshuar të sigurisë.

Së dyti: Si duhet t’i mbajmë kufijtë tanë?Ndërsa ne kemi qënë duke reduk-

tuar buxhetet tona të mbrojtjes, të tjerët kanë investuar shumë. Që nga viti 1990, ka pasur një rënie të vazhdueshme në shpenzimet tona të mbrojtjes. Për disa kohë, kjo ishte e mundur të shpjegohej me fundin e Luftës së Ftohtë dhe me pakësimin e tensioneve. Por gjatë viteve të fundit, me rritjen kërcënimeve, ne kemi vazhduar të ulim shpenzimet e mbrojtjes, veçanërisht tek aleatët evropianë të NATO-s. Ndërsa ne kemi ulur shpenzimet tona të mbrojtjes, të tjerët i kanë rritur. Rusia është duke investuar në tanke të reja,

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 22

KROnIKa

Strategjia Ushtarake në koherencë me objektivat e Aleancës

Në Ministrinë e Mbrojtjes u dis-kutua Strategjia Ushtarake e

Republikës së Shqipërisë, dokumenti bazë i të gjithë punës dhe veprim-tarisë së Forcave të Armatosura. Diskutimi i kësaj strategjie u bë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralma-jor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, kryetari i i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, z. Spar-tak Braho, si dhe deputetë të këtij Komisioni.

Pas prezantimit të dokumentit të Strategjisë Ushtarake, deputetët drejtuan pyetje dhe kërkuan sqarime lidhur me çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë dokument për të cilin po punohet prej dy vitesh. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në nisje të këtij diskutimi theksoi se, dokumenti i Strategjisë Ushtarake është një nga më të rëndësishmit për veprimtarinë e Forcave të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të tjera të shërbimeve të inteligjencës.

Strategjia Ushtarake mbështetet në frymën e bashkëpunimit rajonal për një paqe e siguri të përbashkët. Krahas mbrojtjes së interesave dhe vlerave kombëtare, Strategjia Ush-tarake promovon gjithashtu edhe mbrojtjen e interesave dhe vlerave perëndimore të Aleancës Euroat-lantike. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e Aleancës Euroat-lantike dhe po bën përpjekje të qenë-sishme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Strat-

egjia e re Ushtarake harmonizon rolin, misionin, përgjegjësitë dhe kapacitetet e FARSH me realitetin e ri të sigurisë dhe mbrojtjes kolek-tive. Strategjia Ushtarake është hartuar duke balancuar të gjithë faktorët e saj. Ajo sjell në emërues të përbashkët pritjet e mjedisit dinamik të sigurisë, me objektivat dhe rolin e FARSH në këtë mjedis, si dhe burimet në dispozicion të mbrojtjes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Ushtarakët tanë trajnohen në Britaninë e Madhe

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 23

Ekspertët amerikanëte Forcat AjroreMbështetur në matricën e aktiv-

iteteve kryesore të Komandës së Forcës Ajrore, programin e miratuar nga sekretari i Përgjith-shëm i MM, në datat 03 - 05 mars 2015, në Forcën Ajrore u zhvillua aktiviteti “Air C2 & NATINADS” Ekipi amerikan i USAFE përbëhej nga tre ekspertë, major John C Sherinian, major Christopher D. Potter, chief master sergeant Luis A.Jr.Martinez. Qëllimi i aktivitetit ishte, ofrimi i ndihmës dhe reko-mandimeve teknike për Qendrën e Kontroll-Raportimit në lidhje me trajnimin e personelit operator dhe teknik, gjetjen e mundësive për sigurimin e kapaciteteve dhe pajisjeve të vëzhgimit ajror dhe komandim–kontroll-komunikimit, si dhe integrimin e pamjes ajrore dhe aseteve të komandim-kontrollit ajror të Shqipërisë në sistemin NATINADS (Integrated NATO Air Defense System). Ditën e parë të aktivitetit ekipi u prit në takim nga shefi i Shtabit i Forcës Ajrore kolo-nel Flamur Hadushi. Pas takimit të mirëseardhjes u vijua me zhvillimin e prezantimeve dhe diskutimeve për çështjet e këtij aktiviteti.Prezanti-met dhe diskutimet e ditës së parë u ndoqën edhe nga një përfaqësuesi i Drejtorisë së Modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes, kapiten i rangut të II Artur Sheko.Fillimisht nga specialistë të QKR, Rinas, u paraqitën dy prezantime për Qen-drën e Kontroll-Raportimit, mbi or-ganizimin aktual të saj, misionin dhe

detyrat që realizon, si dhe për ka-pacitetet dhe sistemet aktuale dhe ato që priten të instalohen brenda një kohe të shkurtër në QKR, Rinas, nga projektet e përbashkëta me strukturat e NATO. Ekipi i ekspertëve amerikanë prezantoi pesë brifingje, me tema mbi komandim-kontrollin, njësitë përbërëse të sistemit të komandim-kontrollit, struktura dhe organizimi i një QKR të standardit amerikan, përdorimi dhe funksionimi i “Link 16”, si dhe sistemi ACCS. Dita e dytë dhe e tretë e aktivitetit vijoi me diskutime mbi çështjet që lidhen me funksionimin operacional

të QKR, sigurimin e kapaciteteve të vëzhgimit ajror, mbrojtjes ajrore dhe komunikimit, sistemet e komandim-kontrollit dhe trajnimin e personelit. Në përfundim të aktivitetit nga ekipi i ekspertëve amerikanë u rekomandua riorganizimi i QKR në Rinas, i për-shtatur për nevojat e vendit tonë, sipas strukturës standarde të një QKR të NATO. Funksionimi i QKR, Ri-nas, si një njësi e aftë për të operuar Link 16, si një link i sigurtë dhe efikas i shkëmbimit të të dhënave, me qël-lim ndërveprueshmërinë e plotë në strukturën e komandim - kontrollit ajror të NATO.

dhe kurse të ndryshme institucio-nal dhe profesionale që zhvillohen në Britaninë e Madhe. Nga ana e tij, ambasadori Cannon falën-deroi gjeneralmajor Bazon për mbështetjen e deritanishme të FARSH në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta, të zhvilluara vitet e fundit në Shqipëri. Stërvitjet e përbashkëta midis dy forcave, sidomos “Albanian Lion”, ka qenë një mundësi e mirë për rritjen

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA, gjeneralmajor

Jeronim Bazo priti në një takim të veçantë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë SH.T.Z Nicho-las Cannon. Gjeneralmajor Bazo vlerësoi marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e arsimimit ushtarak në akademitë e Forcave Tokësore, Detare e Ajrore, në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes si

e nivelit të profesionalizmit dhe ndërveprueshmërisë për t’u përbal-luar me të gjitha sfidat që NATO ka në këto vitet e fundit. Të dy bashkë-biseduesit vlerësuan kontributet në kuadër të aleancës, si kontribuese aktive në luftën kundër terrorizmit. Gjeneralmajor Bazo dhe ambasadori Cannon shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e këtij bash-këpunimi në të ardhmen në fushat e lartpërmendura.

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 24

shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” u çel me 28 mars 1945, pak muaj kur Shqipëria ishte çliruar nga pushtuesit nazi-fashistë. Qysh në dhjetor 1944,

Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH, i kishte dërguar njësive ushtarake një letër që të përzgjidhnin partizanët e vegjël, 12-15 vjeçarë, për t’i dër-guar në shkollën ushtarake, e cila do të hapej së shpejti pranë garnizonit ushtarak në fund të rrugës së Di-brës, afër Spitalit Civilë. Nxënësit e saj të parë do të ishin partizanët e vegjël, djemtë e dëshmorëve të luftës, fëmijë në nevojë dhe pa prindër nga të gjithë krahinat e ven-dit. Fillimisht ishin rreth 300-400 partizanë të vegjël, të cilët u ulën në bangot e shkollës të sapoformuar, e cila u quajt “Shkolla e Pionierëve të Luftës”. Pas dy vitesh, me vendim të posaçëm, ajo do të quhej shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Që nga 28 marsi i vitit të largët 1945 kjo shkollë do të bëhej simbol i nderit dhe i krenarisë të ushtrisë shqiptare, një fidanishte e vërtetë ku u edukuan dhe u brumosën me cilësitë e virtytet më të larta breza të tërë djemsh të ardhur anëkend Shqipërisë për t’i shërbyer më pas me devotshmëri të lartë atdheut dhe popullit të tyre. Me kohë numri i nxënësve filloi të rritej nga viti në vit duke arritur kuota deri edhe në 1500-2000 nxënës që mësonin dhe përgatiteshin për dije të përgjith-shme arsimore dhe ushtarake.

Pas vitit 1960 u hapën edhe degë për edukimin në profesione të ndry-shme si mjekësi, mekanikë, elektrike, ndërtim, ekonomike, muzikë dhe nxënësit e caktuar në këto degë e zhvillonin procesin mësimor në shkol-lat e mesme të profileve përkatëse në kryeqytet. Gjatë ekzistencës së saj afër 60 vjeçare kjo shkollë u përfshi në të gjithë sektorët e jetës mbarëkombëtare, ajo u bë një shkollë shumëdimensionale në rang repub-like. Nga kjo shkollë kanë dalë kuadro jo vetëm ushtarakë të të gjitha rangjeve, por edhe mjaft kuadro që kontribuan në shkencë, diplomaci, kulturë, ndërtim, arsim etj. Në këtë 70-vjetor të shkollës së mesme ush-tarake “Skënderbej” është rasti për

të kujtuar me dashuri dhe respekt armatën e nxënësve të saj që u bënë komandantë dhe komisarë të zot të njësive dhe reparteve të ushtrisë shqiptare dhe që shërbyen me dev-otshmëri e përgjegjësi të lartë për mbrojtjen e atdheut tonë.

***Në kuadër të 70-të vjetorit të

Shkolla e mesme ushtarake “Skën-

derbej”, në ambientet e garnizonit “Skënderbej” u zhvillua më 28 mars 2015, një aktivitet festiv me rastin e 70-vjetorit të krijimit të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”. Në këtë veprimtari përkujtimore morën pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral major Jeronim Bazo, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura, ish-ushtarakë që kanë kryer studimet ndër vite në shkollën “Skënderbej”, ish-mësues dhe punonjës që kanë punuar në këtë shkollë, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Takimi përkujtimor u zhvillua në sallën e kinemasë, ku dikur ish-skën-derbegasit organizonin veprimtari të shumta kulturore-artistike, shikonin filma dhe zhvillonin mjaft aktivitete të tjera.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Shoqatës Kombëtare “Skënderbe-gasi”, z. Mikado Shakohoxha, i cili foli mbi historikun e shkollës ushtarake “Skënderbej, që nga dita e krijimit

Porta e dijes nga kaluan ushtarakët tanë

70 vjetori i Shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 25

më 28 mars 1945 dhe deri sa u mbyll në vitin 1992, për brezat dhe gjeneratat e nxënësve që edukoi dhe përgatiti kjo shkollë, e cila ishte fidanishtja e ushtrisë shqiptare.

Më pas, të pranishmit i për-shëndeti zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, i cili theksoi se, është nder dhe emocion i veçantë, që në emer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe personalisht të Ministres Kodheli, të përshëndes ju skënderbegasit, pionierë dhe themelues të shkollës së mesme “Skënderbej”, shkollë që zë vend nderi dhe krenarie në histo-rinë tonë ushtarake e veçanërisht në atë të arsmit ushtarak. “Si sot 70 vjet më parë,-vijoi zv.ministri Koçi, - shkolla e shquar “Skënderbej” çeli portat e saj për tu shndërruar më pas në një institucion dinjitoz e prestigjioz të përgatitjes dhe arsimimit të kuadrove të ardhshëm të ushtrisë tonë”.

Duke folur për vlerat e kësaj shkolle dhe të gjeneratave të nxë-nësve të saj, z. Koçi nënvizoi se, pavarësisht moteve të vështira politike që ka kaluar vendi, ju keni ditur me mençuri dhe patriotizëm të vërtetë të rreshtoheshit me dinjitet në krah të idealeve për të ndërtuar një Shqipëri të re eu-roatlantike. “Më lejoni që në këtë ditë feste dhe mirënjohjeje t’ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja, si dhe ta ruani e ta transmetoni ndër breza frymën e unitetit të komunitetit të nderuar ushtarak”, - përfundoi fjalën e tij zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Në këtë takim mbresëlënës folën dhe sollën kujtimet e tyre edhe disa ish-skenderbegas të tjerë si Mehdi Ramohita, gjeneral-major ® Kostaq Karoli, mësuesi i matematikës dhe ish-skënderbegasi Shkëlqim Dervi-shi etj, ndërsa ish-skënderbegasit Bashkim Kozeli dhe Shpend Topollai recituan poezi kushtuar shkollës së tyre “Skënderbej”.

Në fund të takimit, zv.ministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Bazo i dorëzuan një numri të konsiderueshëm ish-skëndebegasish “Medaljen e Mirënjohjes”, akorduar nga Ministri i Mbrojtjes me rastin e 70-vjetorit të shkollës ushtarake “Skënderbej”.

Është kremtuar 40-vjetori i krijimit të Institutit Gjeografik dhe Infrastruk-turës Ushtarake (IGJIU) (ish-Instituti i Topografisë Ushtarake). Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, inxhinierë, specialistë dhe

veteranë të ish-Institutit të Topografisë Ushtarake, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i IGJIU, nënkolonel Armir Çani, i cili pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve në këtë ceremoni festive, foli për historinë e krijimit, arritjet dhe sfidat që i dalin në të ardhmen këtij institucioni të rëndë-sishëm të Forcave tona të Armatosura. Gjithashtu në këtë ceremoni e mori fjalën edhe ish - drejtori i këtij instituti, kolonel (R) prof. Myslim Pashaj.

Në fjalën e tij të përshëndetjes, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, theksoi se, është një kënaqësi e madhe të shohim dhe të vlerësojmë cilësitë, vlerat dhe kontributet e topografëve dhe specialistëve topogjeodetë gjatë his-torisë 40-vjeçare të IGJIU, përkushtimin, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e tyre të lartë. “Duke vlerësuar fillesat dhe punën e madhe të topografëve në vite është kënaqësi tek dëgjojmë për arritje entuziaste si: promovime të reja teknologjike bashkëkohore, prodhime të reja hartash sipas standardeve të NATO, kualifikim e trajnim bashkëkohor të personelit etj, të cilat ndihmojnë në angazhimet studimore të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm, por edhe në aspektin kombëtar”, nënvizoi më tej z. Petro Koçi. Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri i Mbrojtjes shprehu mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për veprimtarinë e IGJIU, me qëllim që ajo të jetë më e madhe jo vetëm në të mirë të mbështetjes gjeografike të FA-së, por edhe të mbarë vendit. Në fund ,të pranishmit ndoqën një dokumentar kushtuar 40 - vjetorit të krijimit të Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ush-tarake, përgatitur nga QKMBMMSHP. Instituti i Topografisë Ushtarake u krijua më 8 mars të vitit 1975 me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të vepronte si një insti-tucion ushtarak, kërkimor e prodhues në fushën e përgatitjes gjeografike të Ushtrisë Shqiptare. Ide-atorët kryesorë dhe krijuesit e këtij instituti, ata që kontribuan me pasion e profesionalizëm për vite e vite me radhë janë: major (R) ing. Dhimo Dhaskali, major (R) ing. Limos Alimuçi, major (R) ing. Vait Tartari, ing. Çesk Begu, major (R) ing. Thimi Jorganxhi, major (R) ing. Myfit Guxholli, Myslim Haxhiu, Filip Marga, Gani Mustafa, Novruz Xhaferri, Kleanth Dhimitri, Mulla Mullai etj. Nga veprat e rëndësishme që ka realizuar Instituti i Topografisë Ushtarake para viteve ‘90 mund të përmendet, krijimi i Rrjetit Gjeodezik të Shqipërisë, krijimi i nivelacionit shtetëror, krijimi i hartave topografike të shkallëve nga 1:10.000 në 1:50.000 etj. Me kalimin në strukturën e re, vitin e kaluar, Instituti i Gjeografisë Ushtarake u bashkua me Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Veprave Mbrojtëse dhe tashmë quhet Instituti Gjeografik dhe i Infrastrukturës Ushtarake. Aktualisht ai ka lidhje me mjaft institucione dhe shërbime homologe të vendeve anëtare dhe partnere të NATO, me disa prej të cilëve ka nënshkruar marrëveshje e memorandume mirëkuptimi. Përmes këtij bashkëpunimi janë përfunduar projekte të rëndësishme në fushën e gjeoinformacionit, siç është projekti i përbashkët me Agjencinë e Inteligjencës Gjeohapësinore të SHBA për krijimin e hartave topografike të shkallës 1:50.000 sipas standardeve të NATO, projekti i përbashkët me IGJU të Firences në bazë të cilit u realizua fushata e matjeve me GPS të 139 pikave të rrjetit ekzistues të triangolacionit dhe nivelacionit shtetëror etj. Aktualisht vijon puna për zbatimin e të tjera projekteve në fushën e përgatitjes dhe të botimit të hartave të reja topografike, të hartave detare, ajrore etj.

Katër dekada, Instituti Gjeografik Ushtarak

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 26

Stërvitja “Sardenja 15” përfundoi pas disa ditësh angazhimi intensiv

të shtabeve të dy prej formacioneve të Forcës Tokësore dhe Qendrës së Simu-limit të Forcave të Armatosura. Shtabet e batalionit të dytë të këmbësorisë dhe batalionit të mbështetjes së luftimit të FT testuan aftësitë e tyre në procesin e ven-dimmarrjes dhe në drejtimin e operacioneve luftarake përmes një stërvitjeje të asistuar me kompjuter nga Qendra e Simulimit. Për t’i shërbyer sa më mirë angazhimit të njërit prej formacioneve të b2k që do të marrë pjesë në stërvitjen e Aleancës “Trident Juncture 15”, skenari i stërvitjes së simuluar në kompjuter ishte bazuar pikërisht në atë të stërvitjes së Aleancës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bazo, inspektoi mjediset e stërvitjes dhe u informua nga drejtuesit dhe mbështetësit e kësaj stërvitjeje për detajet e organizimit e realizimit e stërvitjes dhe nivelin e performancës së audiencës së trajnuar. Në fillim në Qendrën e Simulimit dhe më tej në mjediset ku ishin vendosur shtabet e të dy batalioneve të përfshirë në stërvitje, gjeneralmajor Bazo pati mundësinë

të shohë në veprim personelin dhe të komu-nikojë me ta për përfitimet që kishte stërvitja për to dhe sa i ndihmon ndërveprimit në të ardhmen. “Më afër NATO dhe më shumë NATO, përmes rritjes së operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë, kjo është motoja e stërvitjes së FA,- u shpreh Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bazo “dhe me kënaqësi konstatoj se kjo stërvitje

Përfundon stërvitja “Sardenja 15”

i ka shërbyer më së miri kësaj motoje”. Në vijim, gjeneralmajor Bazo përgëzoi organiza-torët dhe pjesëmarrësit në këtë stërvitje për profesionalizmin e treguar dhe në të njëjtën kohë inkurajoi në mënyrë të veçantë audiencën që u trajnua, që të përdorin atë çfarë mësuan në interes të sinkronizimit të veprimtarisë së shtabeve respektive me formacionet e varësisë.

Ishin dy kompani të këtij batalioni, kompania e II-të dhe ajo e III-të, që zhvilluan një stërvitje kompaktësuese 72 orëshe “Fekeni 2015”, e cila

përbën edhe finalizimin e modulit stërvitor përkatës për kompaktësimin e kompanisë. Stërvitja kishte për qëllim përvetësimin e programit të stërvitjes komando-shtabi, të shtabit të b2k, kompaktësimin e veprimeve luftarake, në nivel togë-kompani, si dhe vlerësimin e brendshëm të efekti-vave të k2k dhe k3k, për zhvillimin e operacioneve luftarake mbrojtëse dhe mësymëse. Stërvitja u konceptua në dy faza faza: Faza e parë konsistonte në kryerjen e procesit të vendimmarrjes, nxjerrjen e urdhrit operacional dhe atë të marshimit. Faza e dytë e cila përfshin gjithë dinamikën e stër-vitjes, filloi me kryerjen e marshimit nga rajoni i dislokimit të përhershëm në Zall-Herr për në Feken ku do të ishte dhe rajoni i përqendrimit. Kryer-jen e veprimeve luftarake sipas urdhrit operacional, ku kompania e dytë do të zhvillonte veprime mësymëse, ndërsa e treta do zhvillonte luftimin mbrojtës. Finalizimi i gjithë stërvitjes, konkludoi me kryerjen e analizës së stërvitjes, nxjerrjen e problematikave dhe përcaktimin e detyrave për të ardhmen. Efektivi pjesëmarrës në këtë stërvitje tregoi që gëzon një përgatitje fizike dhe taktike të lartë, të domosdoshme për stërvitje të këtij karakteri. Këtu u evidentuan veprimet praktike të shoferëve për lëvizjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve në temperatura të ulëta. Përgatitja e efektivit për përballimin e kushteve ekstreme, ishte kusht për suksesin e kësaj stërvitjeje. Të gjitha këto, treguan dhe një herë jo vetëm përkushtimin e trupave te b2k në realizimin e detyrave luftarake në kushte të vështira terreni e moti, por edhe shkallën e lartë të aftësive të tyre profesionale që i përgjigjet edhe standardeve të NATO.

Zhvillohet stërvitja kompaktësuese “Fekeni 2015”

Shqipëria ka pasur një flotë luftarake ajrore relativisht të madhe me rreth

100 avionë luftarakë, të tipeve Mig 15, Mig 17, Mig 19 dhe Mig 21. Avioni MIG për herë të fundit ka fluturuar në Aero-portin e Kuçovës, në nëntor të vitit 2004. Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, ka urdhëruar fillimin e procedurave ligjore për shitjen me ankand për qëllime muzeale, skrap, etj, të stokut të avionëve “Mig” që Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë trashëguar prej Luftës së Ftohtë. Avionët në fjalë pas demilitarizimit të tyre dhe pas veçimit të pjesës që do të mbahet për muzeumet shtetërore të vendit tonë, pjesa tjetër do t’u ofrohet për shitje me ankand koleksionistëve dhe të gjithë sub-jekteve të interesuar.

Dalin në shitje avionët Mig të FA

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 27

shtetasja turke me origjinë shqiptare Merita Jegeni Jëlldëz (Merita Jegeni Yıldız) duke aspiruar për të kandiduar si deputete ajo synon që të ndërmarrë hapa të gjerë në lidhje me Ballkanin. Merita Jegeni Yıldız me origjinë shqiptare pasi erdhi në Turqi për të

studiuar u martua në këtë vend dhe tashmë është qytetare e Republikës së Turqisë. Ajo gjithashtu dëshiron të jetë siç thotë edhe vetë zëri i Ballkanit në politikën turke, duke kandiduar për deputete në Bursa, raporton Anadolu Agency (AA).

Jëlldëz (Yıldız) ka lindur në Shqipëri në vitin 1977 dhe erdhi në Turqi për të studiuar në vitin 1996, ku u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë Ushtarake “Gata” dhe më pas ajo u njoh me politikën turke, për të mos u shkëputur më prej saj që në vitin e tretë të studimeve të universitetit të dytë në de-gën Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Ankarasë.

Merita Jegeni Yıldız në një deklaratë për gaze-tarin e Anadolu Agency (AA) ka deklaruar se me politikën turke ajo është njohur në vitin 2003 kur ishte me detyrë si vullnetare në Forumin e Grave të departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme të Qendrës së Përgjithshme të Partisë AK (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim). Gjithashtu thekson më tej se në vitin 2004 në Kongresin e Forumit të Grave ajo u zgjodh anëtare rezervë në Bordin Qendror të Komitetit të Vendimeve Ekzekutive dhe më pas në Kongresin e dytë në vitin 2008 ajo u zgjodh si anëtare e plotë.

Ajo shton më tej se ajo në zgjedhjet e përgjith-shme në vitin 2009 është zgjedhur në Këshillin e përgjithshëm të Ankarasë dhe se ka kryer detyrën si Kryetare e Komitetit të Bashkimit Europian dhe Marrëdhëniet me Jashtme. Sipas saj gjatë këtij procesi është anëtarësuar në Këshillin e përgjith-shëm të Ankarasë si anëtare në “Asamblenë e Rajoneve Europiane”.

Jëlldëz duke u shprehur se do të kandidojë si deputete në qytetin Bursa për arsyen e prezencës së shumicës së emigrantëve të Ballkanit thekson se në qytetin e Bursës e ndien veten si në shtëpinë e saj.

“Historikisht rajoni i Ballkanit ka qenë shumë i rëndësishëm për Turqinë. Në qytetin e Bursës ka

shumë emigrantë të cilët kanë ardhur nga Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Kosova. Serbia, Maqedonia dhe nga vendet e tjera të Ballkanit. Dëshiroj të jem një përfaqësuese e emigrantëve të ardhur nga Ballkani. Ndryshe nga kandidatët e tjerë dëshiroj të këtë detyrë si përfaqësuese e Ballkanit dhe të atyre të ardhur nga Ballkani”, ka thënë ajo.

Jëlldëz duke theksuar se flet mirë shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ajo shprehet se e ka ndier avantazhin e të diturit kaq gjuhë dhe mendon se në sajë të kësaj ka qenë e suksesshme. “Turqia në 10-13 vitet e fundit ka bërë shumë gjëra në lidhje me Ballkanin, por nuk janë të mjaftueshme. Si përfaqë-suese e tyre mendoj se këto marrëdhënie duhet ti mbajmë më të ngushta. Unë jam vajzë nga Ballkani dhe ndaj i di mjaft mirë nevojat e tyre, ku flas dhe kuptoj shumë mirë gjuhë e tyre”.

Do të kandidojë si deputete në qytetin Bursa për arsyen e prezencës së shumicës së emigrantëve të Ballkanit‘

JëllDëz (YilDiz):

Nga Fakulteti i Mjekësisë Ushtarake “Gata” në zërin e Ballkanit

Merita Jegeni Yıldız, shqiptarja që dëshiron të jetë në Turqi zëri i emigrantëve nga Ballkani

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 28

Autori nuk nguron të shkruaj për epokën e mbrojtjes së Atdheut në një sistem tjetër dhe t’i bëjë një analizë përjetimit ushtarak të mbrojtjes së sovranitetit në sistemin e shkuar politik, realisht të politizuar dhe ideologjizuar.

‘“Jetuam paqen e kërcënuar”

Libri “Jetuam paqen e kërcënu-ar” të ushtarakut të lartë në rezervë Xhemil Çelaj, të botuar para pak ditësh e shohim jo vetëm për brezin që e jetoi, por edhe për br-

ezat pasardhës të FASH. Sikurse thotë Sami Frashërit “…librat çojnë idetë nga njëri shekull në tjetrin”. Autori Çelaj, i cili ka dalë officer në moshën 17 vjeçare në nëntor 1954, shërbeu 4 dekada në radhët e Ush-trisë Popullore, ku jeta aktive, e lidhi ngushtësisht me punën për mbrojtjen e Atdheut.

Autori nuk nguron të shkruaj për epokën e mbrojtjes së Atdheut në një sistem tjetër dhe t’i bëjë një analizë përjetimit ushtarak të mbrojtjes së sovranitetit në sistemin e shkuar politik, realisht të politizuar dhe ideologjizuar.

Pavarësisht përjetimit të asaj kohe, nuk është synim, por sqarim i aspekteve të veçanta politike e ideologjike të atij sistemi si dhe analiza e pasqyrimit të mjedisit të krijuar politik ideologjik e ushtarak, ku kërkoheshin zgjidhje të problemeve ushtarake, por dhe perceptimet a pritshmëritë e rreziqeve nga jashtë. Autori vë theksin se “Historia në tërësi dhe ajo ushtarake në veçanti na mësojnë se, në shoqërinë njerë-zore, ka parime universale në kohë e hapësirë, të cilat njerëzimi i ka ruajtur e i ruan, transmetuar e respektuar brez pas brezi, pavarësisht sistemeve

Autopsia ushtarake gjysëmshekullore

HIstORI

Xhemil Çelaj – 4 dekada ushtarak në shërbim të atdheut

Kol. PRof. aSoc. dR. Zaho GolEmi

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 29

e regjimeve politike”. Parimi i respek-timit të sakrificave për mbrojtjen e integritetit dhe të tërësisë territo-riale të vendit ishte për ushtarakët e asaj periudhe, i lidhur ngushtë moralisht, fizikisht me veprimtarinë profesionale kushtetuese në mbrojtje të Atdheut, me popullin që i përkisnin dhe i shërbenin, pavarë-sisht organizmave poli-tikë e ideologjikë që drej-tonmin vendin me dorë të hekurt. Ushtarakët kanë qenë dhe kanë nge-lur teknikcienë, sikurse i quante udhëheqja e ven-dit, apo si profesionistë të fushës, që ecnin bren-da hapësirave që i lejon politika shtetërore. Ush-tarakët dje vepruan dhe ushtruan veprimtarinë, “për mbrojtjen e Atd-heut” në kushte të cak-tuara politike, ideologjike e gjeostrategjike. Por Ushtria Popullore, si çdo ushtri tjetër e botës, përfaqësonte një insti-tucion kushtetues dhe misionar.

Misioni ishte dhe mbeti mbarëpopullor: “Mbrojtja e vendit dhe garantimi i integritetit e i tërësisë territorial” nga rreziqet e jashtme. Fakt është se pavarësisht karakterit politik e ideologjik të sistemit, institucioni i mbrojtjes, ishte konseguent në misionin kushtetues, të mbrojtjes së Atdheut. Ky pozicionim, nuk ka qenë atribut vetëm e ushtarakëve sepse sikurse thotë autori Çelaj: “koha e gjysmës së dytë të shekullit të XX, e lënë pas, është bërë pjesë e ndërgjegjes historike kombëtare. Autori Çelaj gjykon parimisht, në mënyrë sa më korrekte mbi bazën e praktikës jetësore të kohës, për fushën e mbrojtjes. Epokat, sistemet, dukuritë dhe intstrumenti ushtarak nuk janë të ndara si me thikë, për të gjitha etapat e zhvillimeve ushtarake. Mbrojtja e vendit dhe çështje të tjera ushtarake ruajnë anë të përbashkëta mes epokave e sistemeve. Por faktet e analizat e veçanta nuk mund të bëhen pa krahasime me vitet, sistemet apo thellësinë e shekujve. Autori thekson se, “epoka që jetuam karakterizohej me zhvillime e pritmëri politike e ushtarake të ndryshme, madje deri të kundërta..”

Sot, marrëdhëniet ndërshtetërore në Evropë dhe fatmirësisht dhe në Ballkan, priren nga afrimi e integrimi”. Në plan të parë dalin kryesisht idetë e veprimet që i miqësojnë e bashkojnë popujt e shtetet. Në pasqyrë të tyre, pavarësisht vështirësive e reminesh-encave ende të pashmangshme të së

kaluarës, kundërshtitë kanë filluar të zgjidhen përmes dialogut e mirëbe-simit. Brezi i ushtarakëve dje përjetoi vorbullën ballkanike e evropiane, që prireshin nga interest, ku në libër shpalosen thekshëm ndarje, armiqësi, kundërshti e pleksje interesash brenda e jashtë ballkanike e më gjerë. Prandaj shtetet, kombet e popujt përjetonin mungesë besimi e sigurie, mëri, ur-rejtje e deri armiqësi. Autori vë në dukje se, “kemi jetuar apo jetojmë realitete, këndshikime e rrugëzgjidhje politike, ushtarake e ndërshtetërore të ndryshme. Prandaj disa dukuri të epokës tone mund të mos kuptohen lehtë apo të keqkuptohen e keq-intepretohen, madje të duken edhe paradoksale”.

Oficeri 17 vjeçarSigurisht që sot në kushtet e

standardizuara që një officer të titullohet në moshën 17 vjeçare, duket e pabesueshme. Por në fakt kështu ka ndodhur. Xhemil Çelaj u lind

në Gusmar të Kurveleshit në prill të vitit 1937. Ju përkushtua karrierës ushtarake. Përfundoi me rezultate të shkëlqyera të gjitha shkallët e studi-meve ushtarake: për oficer zbulimi në SHLBO “E. Hoxha” (1954) kur ishte 17 vjeçar, kursin e lartë njëvjeçar për kuadër shtabi (1955), Institutin e

Zbulimit Diplomatik (në ish-BRSS, 1959-1961) dhe studimet e larta ushtarake gjitharmëshe në AUSHP “M. Shehu” Tiranë (1968-1970). Kreu detyra nga komandant toge e deri zëvendësdrejtor i Zbulimit të Ushtrisë (1955-1975), 5 vjet shef stërvitjeje korpusi, pedagog e punonjës shkencor (1980), shef katedre dhe anëtar i Këshil-lit Shkencor të AUSHP (1981-1992), kryeredaktor i revistës së re teoriko-shkencore “Revista Ushtarake” (1991-1992). Në vitin 1992 ka dalë në pension. Aktivist shoqëror, Sekretar i Përgjithshëm i SHKA “Labëria” nga Kuvendi i Parë themelues (1998-2014); anëtar i Kryesisë së shoqatës “Aleanca Kombëtare Ushtar-ake”. Nën kujdesin e Institutit të Studimeve Ushtarake, të SHKA “Labëria” dhe të Historianëve Ushtarakë, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, në prill 2012, u botua libri “Zbuluesi ushtarak-Njeriu i bukur-Xhemil Çelaj”. Është autor i mbi 20 referateve e kumtesave shkencore dhe 35 materialeve për

Ushtritë e Huaja të dërguara në in-stitucionet e vartësisë së MM dhe të SHP. Ka qenë aktiv me shkrime e studime për probleme të Mbrojtjes e Sigurisë Kombëtare dhe historike në shtypin ushtarak dhe autor e bashkëauttor i gjashtë botimeve si: Autor i Monografisë “Familja e Fisi Çela në shkuj (1660-2000)”, 2005 dhe “Historiku SHKA “Labëria”, 2006; Bashkëautor i botimeve ush-tarake (1982-1992): Rregullore e nënreparteve të zbulimit ushtarak në luftim, Tiranë 1976; -Album me skema i reparteve e njësive të UH në llojet e ndryshme të luftimit e operacionit, Tiranë 1986; Veprimet e nënreparteve të UH në luftim, Tiranë, 1990; Veprimet luftarake të nënreparteve të desantit detar e ajëror në luftim, Tiranë, 1990. Bashkëautor i botimit shkencor “En-ciklopedi e Kurveleshit” (2009). Mban katër urdhëra e dy medalje, dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RSH; “Personalitet i shquar i

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 30

Labërisë” (2005) dhe “Nderi i Qarkut Gjirokastër” (2006) dhënë nga SHKA “Labëria” e Këshilli i Qarkut.

Rrugëtim historik i ushtrisë i mbushur me fakteLibri “Jetuam paqen e kërcënu-

ar”, është autopsia ushtarake gjysëmshekullore. Ajo është ngjarje për mendimin ushtarak, për analizën historiografike të një epoke të tërë, për Shoqatën Kulturore Atd-hetare “Labëria”. “Jetuam paqen e kërcënuar” nuk është vetëm një libër analize mbi “mbrojtjen e atdheut dhe kuptimin e përballimit të agresionit të armatosur në Shqipërinë e viteve 1950-1990”, por si një disertacion i menduar dhe i peshuar mirë. Libri ka një thellësi në mendim, një analizë në format autopsie të sistemit ush-tarak, që rrok ngjarje e realitete të gjysëmshekullit të kaluar, konkluzione të një epoke të tërë mbështetur në 436 referenca arkivore dhe në një bibliografi mjaft të pasur dhe mbi të gjitha të punuar në një periudhë 7 vjeçare (2008-2015). Libri i Xhemil Çelës është një rrugëtim histo-rik i ushtrisë i mbushur me fakte që përfaqëson një epokë politike, ekonomike, ushtarake e shoqërore. Si në çdo kohë thelbi i profesionit të ushtarakut është mbrojtja e vendit dhe për kohën jo mbrojtja me fjalë por sakërfica sublime me pamundësi shmangieje. Ushtarakët ishin dhe mbetën idealist. Ata ishin dhe mbetën misionarë fisnikë sepse nuk lejuan prekshmërinë e atdheut. Autori Çelaj thekson se, jashtë ngarkesave politike, pranë vlerave ushtarake, moralisht dhe për shër-bimin ndaj atdheut ndjehen krenarë. Nuk është e rastit që masivisht populli i mbështet dhe respekton sepse ka parë dhe ka ndjerë atë që ushtarakët në dekada i kanë ofruar vendit: krenari, dinjitet dhe siguri.

Libri në të 303 faqet e tij është si një punim doktorature, ku studiues e kërkues shkencorë do ta merrnin për shembull në shumë pjesë e analiza shkencore, pse jo edhe do ta kishin një udhërrëfues të spikatur si një stacion të rëndësishëm reference.

Për këtë arsye ky botim duhet të zërë vend në Bibliotekën e Aka-demisë së Forcave të Armatosura, në biblioteka të tjera dhe në arkivat e vendit. Xhemil Çeli një ushtarak karriere, ish drejtor zbulimi dhe në rangje nga më të lartat në ushtrinë

popullore, ish drejtues i katedrës së zbulimit në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, është studiuesi i duhur, për të analizuar një epokë të tërë të mbushur me stërvitje të mëdha e të vogla, që shkonin deri me pjesëmarrje nga 80 mijë deri në 120 mijë trupa. Analiza rrok dhjetra stër-vitje si “Tomorri-68”; “Shpiragu-69”, “Drini-71”, “Operacioni i kalimit” nga lufta e shkallës së parë në luftë të shkallës së dytë me Br24K në Kukës, “Peza-72”, “Kaptina-73”, “Semani-74”, “Kashari-75” etj. Si ish-student i Akademisë së Shtabit të Përgjith-shëm në vitet 1991-1993, dhe si ish-student i profesor Xhemilit, e kam njohur profesorin në moshë me pjekuri të plotë profesionale. Ai kishte një eksperiencë të pasur jetësore, ushtarake, pedagogjike. Ai ishte drejtues dhe frymëzues të një katedre ku tërësisht anëtarët e saj mbrojtën grada shkencore dhe tituj akademikë.

Me mirënjohje gjithë trupi peda-gogjik dhe kërkuesit shkencor e thër-risnin profesor Xhemilin me bindje të plotë: “Profesor”, edhe pse ai nuk ju nënshtrua kurrë një jurie të posaçme për grada e tituj akademikë. Profesor Xhemili ishte dhe mbetet tërësisht i konfirmuar, si punonjës shkencor i Akademisë më të lartë ushtarake të vendit dhe jo vetëm. Në fund të karrierës drejtoi me zotësi Revistën Ushtarake, organ teoriko-shkencor i Akademisë së Shtabit të Përgjith-shëm, sot i KDS-së. Ai nuk ka dalë në pension dhe nuk mund të dalë asn-jëherë, sepse puna e tij krijuese ka ka qenë dhe është gjithënjë produktive. Ai nuk ka rreshtur së punuari dhe u ka dhënë jetë monografisë “Familja dhe fisi Çela në shekuj”, “Historiku i shoqatës “Labëria”, bashkëau-tor i botimit shkencor “Enciklopedi e Kurveleshit” në 2009. Ka qenë zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria” që nga kuvendi i parë deri në kuvendin e pestë. Labëria, shoqata dhe gazeta e kanë pasur për nder dhe janë të nderuara me prezencën aktive në interes të ve-primtarive Kulturore e Atdhetare të Labërisë dhe më gjerë. Kushdo që lexon jetën dhe veprën e Xhemil Çelës vren si ai është zotërues i disa gjuhëve të huaja si, italisht, rusisht, greqisht, serbo-kroatisht dhe frëngjist. Nga analiza del qartë se të flasësh për luftën popullore nuk

është e thjeshtë. Duhet të depër-tosh thellë në mendimin e profesor Xhemil Çelit.

Shqiptarët nëpër shekuj kanë bërë luftra popullore dhe trimëritë shqiptare përgjatë shekujve i kanë njohur miq e armiq. Shqiptarët janë njohur nga ballkanasit, europianët e më gjerë dhe për këtë arsye një ndër perandoritë më të fuqishme të shekujve osmanët edhe i quajtën “arnavut”, për vetitë luftarake, sepse ishin luftëtarë, që nuk dinin ta kthenin kurrë shpinën. Ndërsa për gjysmën e dytë të shekullit të XX, që rrok ky studim i apasionuar në format analize, flet për një “luftë popullore” të tipit të ri, një teori dhe praktikë e mbrujtur shqiptarçe, ku “malet shqiptare do të ishin shtëpia e shqiptarëve në rast të provokimit të një lufte të gjatë popullore”.

Lufta popullore për gjykimin e para gjysëm shekulli ishte “një vullkan popullor për të cilin punohej përditë..” në të gjithë hapësirën shqiptare. Rezervat shqiptare “101K” për luftën e gjatë popullore u vërtetuan në trazirat fatkeqe të vitit të zi të shqiptarëve të 1997-tës, ku u shkel “vija e kuqe” dhe shteti u vendos të rrezik serioz nga dhuna, grabitjet e vrasjet masive.

Për të kuptuar potencialin shq-iptar të rezervave le të bëjmë vetëm një bilanc të dëmeve që ju bënë ush-trisë në vitin e mbrapshtë 1997: Dëmi kapte shifrën 61 miliardë e 465 milionë lekë. U grabitën rreth 600.000 armë, 15 miljardë fishekë, 3500 tonë municione xheniere e lëndë plasëse; u dëmtuan rreth 3200 makina e njësi teknike nga rreth 6400 makina që dispononte ushtria; u grabitën rreth 6.5 milionë litra naftë, benzinë e vajguri si dhe rreth 250 ton lubrifikante. Nga 1581 depo që kishte ushtria u dëmtuan plotësisht rreth 300 depo. Lufta e gjatë popullore nuk ishte një produkt shqiptar. Luftra të gjata popullore kishin zhvilluar edhe popuj të tjerë të globit. Ajo ishte një rrugë e mënyrë e gjetur për kushte e rrethanat kur lindi nevoja e përballimit të një agresioni të mundshëm me epërsi dërmuese. Fakt është se Shqiptarët ishin të rrethuar me fqinjë agresorë historikisht dhe me aleatë të pamun-dur për të lidhur aleanca. Ndërkohë nuk munguan përpjekjet përpjekjet për marrëdhënie me jugosllavët fil-limisht (1945-1945), me sovjetikët

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 31

e bllokun lindor (1948-1960) dhe edhe me shtetin kinez (1960-1976). Autori me të drejtë shtron pyetjen: “a mund ta përballonim një aggresion të mundshëm ngado që të vinte, nga ajri, nga deti apo nga toka?” Kësaj pyetje lidershipi politik e ushtarak ju përgjigj me guximin për kundërveprim dhe mbrojtje duke bërë riorganizime ushtarake mbi bazë territori jashtë kazermave duke u mbështetur në devizën “popull–ushtar”, me gatish-mëri të përhershme luftarake e konceptuar dhe realizuar qysh në kohë paqe, për të përballuar be-fasinë fillestare strategjike dhe me fortifikim masiv. Autori Çelaj sjell dhe shembuj e përvoja botërore si vijat e famshme “Mazhino”, “Monerheim” e “Zigfrid”. Në të gjitha llojet e luftimit në funksion të mbrojtjes synohej maksimalja në fushëbetejë. Fakt është se mbrojtja ishte vlerësuar seriozisht, ushta-rakisht, materialisht që në kohë paqeje. Sipas gjeneralit amerikan D.O. Smith, “Fuqia ushtarake e shtetit përcaktohet nga ekzistenca e FA, e planeve ushtarake dhe nga vullneti për trealizimin e këtyre pla-neve. (Doktrina ushtarake e SHBA). Përballimi i agresionit synohej me një luftë të shkurtër, por parashiko-hej edhe lufta e gjatë popullore duke u përshtatur me “tërheqjen strat-egjike dhe mbrojtjen strategjike me afat të gjatë.(Rreg.bk në luftim, 1976). Shkalla e dytë e luftës parashikohej të përdorej vetëm athere kur mbrojtja parashikonte se, do të çonte në asgjësim të sigurt të forcave dhe mjeteve. Kështu analiza e autorit përfundon: “në situata të vështira për forcat tona në drejtime të veçanta, e ndoshta edhe deri në shkallë vendi, për të ruajtur forcat kryesore nga asgjësimi, pranohej tërheqja e detyruar deri në strategjike, por vetëm me urdhër dhe do të kalohej në metoda të tjera të strategjisë dhe taktikës partizane. Arti ush-tarak i kohës e quante “luftë të shkallës së dytë”, të shoqëruar me veprimin në thellësitë operative-strategjike të vendit. Megjithatë kalimi në shkallën e dytë të luftës nuk ishte qëllim në vetëvete, por një rrugë për të dalë nga gjendja kritike. “Zjarri i luftës popullore dhe deri në djegien e tokës nën këmbë, asgjësimi pjesë-pjesë, duke mos e lënë kurrë të qetë e të sigurt do të synonte

marrjen e inisiativës dhe rikthim në shkallën e parë të luftës.

Elita intelektuale ushtarake ndod-hej përballë politikës e ideologjisë gjithmonë në ofensivë. Shprehja se “Revolucioni ha bijtë e vet”, nuk ishte thjeshtë një pjellë e mendjes njerë-zore për “veprimtari armiqësore”. Kjo dukej qartë herë pas here, ku ushtarakë të të gjitha rangjeve të ushtrisë popullore gjendeshin pranë “grykës së vullkanit”, që “prodhon-te” “armiq”. Libri “Jetuam paqen e kërcënuar” shpalos hapur e pa rezerva për një armatë ushtarakësh që punuan për kauzën e diktaturës së proletariatit, dhe kuadrot më të spikatur e cilësor punonin aq pranë “patates së nxehtë politike”, që peri-odikisht e ndonjëherë edhe “me plan” nuk kursente as “bijtë ushtarakë të rrevolucionit”. Por ushtarakët ishin besnikë të idealeve dhe misionarë të vërtetë të mbrojtjes së atdheut. Diktatura e proletariatit, sikurse shkruan professor Çelaj përfaqëson-te e presupozonte vetë shtetin dhe ushtarakët ishin shërbëtorë besnikë të shtetit. Fakt është se ushtarakët dhe populli përgatiteshin që në kohë paqeje për një luftë të gjatë popul-lore. Kjo ishte një “zgjidhje” dhe një “zgjedhje” e detyruar e një epoke të veçantë e komplekse. Mësimi i Karl Fon Klauzeviçit ishte se, “epokat kuptohen nga konceptet e praktikat e veçanta”, ku “Lufta totale do të jetë përfundimi”. Para gjysëm shekulli ideja e “luftës totale” ishte shtruar këmbëkryq jo vetëm në Europë për ishte një bindje mbarëbotërore. Këtë e njihte ushtria dhe ua trashëgonte brezave që shërbyen e shërbejnë sot në FASH, sepse ushtria popul-lore ishte pararendësja e forcave të Armatosura.

Analiza të çon në konkluzionin se kohëzgjatja e luftrave në Ballkan ose në Europë si dhe në truallin tonë nuk varej nga shqiptarët por nga agresorët. Këtë e vërtetuan dy luftrat botërore dhe luftrat lokale sidomos në gadishullin tonë. Mendimi politik dhe ushtarak shqiptar ishte i tillë që lufta popullore do ishte një luftë e gjatë në një përballje të gjatë kundër një kundërshtari më të fuqishëm, më të armatosur dhe me armë e pajisje më të sofistikuara e moderne. Të gjitha rregulloret e kohës flisnin për “konsumimin në kohë të armikut”, për të “kthyer raportin e forcave në favorin tonë”. Hapja e mobilizimi i ish-

popullit-ushtar, ka qenë një veprim real, duke bërë që të zhdukej dal-limi front-prapavijë dhe në të gjithë thellësinë strategjike. Për kohën ishte një teori dhe një praktikë që synonte, “të shkohej në luftë i mësuar dhe jo të mësohej duke luftuar” siç kishte ndodhur më parë. Që prej kohës romake 2400 vjet më parë mbahej parasysh ajo që thoshte historian romak Flavius Vegatius: “në qoftë se do paqen përgatitu për luftë”.. Për vite e vite të tëra ushtria shqiptare dhe gjithë shtetasit shqiptarë jetuan bashkë me sindromën e luftës, ku mendimi i kohës ishte “të lindnin, të rriteshin dhe të luftonin për një kauzë shtetërore”, që ushqehej nga politika. Por, politikanët jo vetëm në Shqipëri por në gjithë planetin nuk luftojnë. Ata kanë një mashë të sigurt, “të lindur për luftë”. Ushtarakët që ishin për t’ju përgjigjur flakë për flakë agresionit. Ushtarakët udhëhiqeshin dhe zba-tonin në praktikë dëshirat e vullnetet politike e nganjëherë edhe fantazitë politike. Edhe gjaku në luftra derdhet pikësëpari dhe në radhët e para nga ushtarakët dikur nga “populli-ushtar”. Në këtë periudhë shqiptarët nuk mund të prodhonin armë modern, tanke, raketa, avionë e anije. Por një gjetje e kohës ishte “fortifikimi”. I kritikueshëm? Sigurisht që po. I domosdoshëm?-“për kohën sigurisht që po. I tepëruar? – Sigurisht që po. Koha dhe njerëzit i japin të drejtë dhe e kritikojnë me të drejtë atë. Por një ndër studiuesit më në zë perëndimor Xhon Kigan thekson se, “fortifikimi u ka shërbyer më shumë popujve”, por shqiptarët “nuk patën “fatin” ta vinin atë në provë as në luftën e shkurtër dhe as në luftën e gjatë popullore”. Urojmë që as brezat mos ta vënë në provë aty ku fortifikimi i ka rezistuar kohës. Ka qenë një periudhë kur, një popull i tërë ishte me syrin në shinjestër, me një prej organizimeve ushtarake më të mira për kohën, të “popullit –ushtar” nga nxënësit, studentët, rinia shkollore e armatosur nga 16-65 vjeç të gjithë nën armë dhe që forca e armatosur ushtarake shqiptare arrinte në 750 mijë vetë. Ishte koha që “mbrojtja”, ishte “detyrë mbi detyrat”, një kauzë mbarëkombëtare. Gjithçka bëhej në funksion të “luftës së gjatë” popullore, që kërkonte thithjen e resurseve të gjera, dhe që natyr-shëm kafshonte “pjesën e luanit” nga buxheti i shtetit.

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 32

fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Ministri Haki Demolli e ka falënderu-ar Presidenten Grabar- Kitaroviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti i Kroa-cisë ka dhënë Forcës së Sigurisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe ka potencuar një varg rezultatesh konkrete nga ky bashkëpunim, sido-mos në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve ushtarake. Nga ana e saj, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ritheksuar se Republika e Kroa-cisë do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën e saj dhe në aspiratën e saj për in-

Presidentja e Kroacisë pret Ministrin e FSK-së Demolli

Min istr i i Min is-trisë për Forcën e S i gu r i së së Kosovës(MFSK), Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-

së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në Zagreb nga Presidentja e Republikës së Kroacisë, |Kolinda Grabar- Kitaroviq. Gjatë takimit të përbashkët të ministrit Demolli dhe Presidentes Grabar- Kitaroviq u konfirmuan edhe një herë mar-rëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet të dyja shteteve si dhe dëshira e dyanshme për zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm në

tegrime Euro-Atlantike, si dhe për proceset e ardhshme të reformave. Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua për potencialet e bashkëpunimit në industrinë ushtarake, për të cilën u konfirmua që nënkuptohen sikurse për ekspozita e ardhshme ushtarake dhe hapësirës ajrore të Adriatikut(ASAD 2015), në Split, të cilën pala kosovare ka për qëllim ta vizitoi. Kjo ishte vizita e parë zyrtare në shtetin e Kroacisë e ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës prej që Ministri dhe Komandanti kanë marrë detyrat për të drejtuar Ministrinë, përkatësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Forc

a e Si

guris

ë së K

osov

ës

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 32

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u priten me

24 mars me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, të Repub-likës së Kroacisë nga ministri kroat i Mbrojtjes Ante Kotromanoviq. Ministri Kotromanoviç vlerësoi se nënshkrimi i bashkëpunimit të përbashkët dypalësh për 2015 do të thotë vazhdimësi e aktiviteteve aktuale dhe atyre të reja. Kotromanoviç ka theksuar si formë të rëndësishme të bashkëpunimit në të gjitha kategoritë e oficerëve dhe nënoficerëve, trajnimet në Kroaci, deri në nivelet më të larta të nënoficerëve në shkollat ushtarake. Kroacia ka zhvilluar programe të reja studimi në të cilat këtë nëntor do të përfshihen dy studentë nga Kosova, ndërsa ushtritë, sidomos forcat speciale, do të vazhdojnë trajnimet e përbashkëta. “Kroacia do të ndihmojë Kosovën në zhvil-limin e dokumenteve strategjike në mënyrë që të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike”, tha Kotromanoviç dhe shtoi se Kosovën e presin reforma serioze dhe paqësore të forcave ushtarake dhe të sigurisë.

Kosovë-Kroaci: Plan bashkëpunimi për vitin 2015

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 33

Rrahman Rama, komandanti i ri i FSK-së

ratën e qartë për t’u bërë anëtare e OKB-së, NATO-s dhe BE-së”, ka thene ajo. Sipas saj e ngritëm kredi-bilitetin e shtetit tonë si një faktor konstruktiv në forumet rajonale e ndërkombëtare. Morëm vendime të rëndësishme, shtrimë dorën e bashkëpunimit edhe atëherë kur nuk ishte aspak e lehtë. Dhe këtë e bëmë me një qëllim – që Kosovën e lirë, sovrane dhe të pavarur, ta bëjmë të qëndrueshme, të palëkun-dur dhe të konsoliduar plotësisht.

“Në këtë përpjekje ndonjëherë testuam edhe demokracinë tonë, po aq sa edhe durimin e qytetarëve tanë, duke e zgjatur ende procesin e tranzicionit të vendit, por njëkohë-sisht duke u pjekur në sistemin e ri të vlerave, atë të demokracisë. E kaluam një rrugë të gjatë, por akoma më shumë ka mbetur dhe qytetari ynë me të drejtë po kërkon një jetë më të dinjitetshme dhe me mirëqe-nie në Kosovë.

“E prandaj sot, të gjithë ne jemi përgjegjës për këtë shtet. Përgjegjës për ta ringritur dhe për ta bërë: të dinjitetshëm e të zhvilluar, të barabartë me të gjithë popujt e tjerë, të sigurt, stabil dhe në paqe. Sepse, ua kemi borxh atyre që kanë sakrifikuar për të dhe, mbi

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati ia ka dorëzuar me 18 mars 2015 detyrën e koman-dantit të FSK-së,

gjeneralmajorit Rrahman Rama, gjatë një ceremonie të mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Me këtë rast presi-dentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ka vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është institucioni më i besueshëm në vend. Ajo gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandantit të FSK-së, nga gjenerallejtënant Kadri Kastrati tek gjeneralmajor Rrahman Rama, ka thënë se kjo forcë është duke shkuar drejt krijimit të një ushtrie e cila ka aspirata për t’u anëtarë-suar në NATO. “Një institucion që gëzon besimin më të madh në mesin tonë dhe punon në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Unë besoj fuqishëm që do të vazhdoni ta thelloni këtë besim, për të qenë kontribuuese e sigurisë kolektive”, ka thënë Jahjaga. “Jam e nderuar që sot jam në mesin tuaj. Fillimisht për t’iu përgëzuar juve, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, si dhe paraardhësit tuaj, për punën e pal-odhshme që keni bërë për ngritjen e këtij institucioni qenësor për të ardhmen e Republikës së Kosovës”, ka theksaur ajo. Sipas saj Ndërtimi i çdo institucioni në Kosovën e pasluftës ka qenë sfidues, po aq sa ishte edhe rrugëtimi i qytetarëve tanë për të realizuar ëndrrën e gjen-eratave të tëra për të ndërtuar një Kosovë që frymon lirshëm, sovrane dhe të pavarur.

“Këtyre sfidave që na dolën për-para: si institucione dhe shoqëri, ju përgjigjëm me optimizëm. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, i krijuam kushtet ta shpallim Kos-ovën shtet të pavarur, të njohur e të pranuar sot në botë, me aspi-

të gjitha, e kemi obligim për gjeneratat e reja. Prandaj, sot le ta zhvillojmë patriotizmin tonë për shtetin, për përparimin e tij dhe për të ardhmen e tij më të ndritur”, ka thene Jahjaga.

Sipas saj Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë shtyllë e këtij rrugëtimi tonë – gjithëpërf-shirëse, patriotike, profesionale dhe shumë e besueshme. Nuk është e rastësishme që sot po e ndërtojmë vizionin, i cili do të shtojë obligimet tuaja, sepse si qytetarë të Kosovës, pavarë-sisht nga prejardhja etnike, ne besojmë në ju dhe në misionin fisnik që ju e keni ndërmarrë për ta mbrojtur Kosovën, për t’i

ruajtur vlerat e idealet mbi të cilat u betuam dhe për të avancuar bash-këpunimin me aleatët tanë strat-egjikë. “Ju e keni kaluar edhe një hap: Keni përmbyllur me sukses një periudhë të rëndësishme të Forcës së Sigurisë, duke hapur një kapitull të ri për ju dhe për gjithë vendin: krijimin e një Force moderne të ar-matosur, me kapacitete mbrojtëse, që adreson sfidat e sigurisë, e kompleton infrastrukturën tonë të sigurisë dhe në proces e sipër të profesionalizimit me standarde të NATO-s dhe që synon anëtarësimin në këtë aleancë”, ka theksaur ajo.

Komandanti i Forcës së Sig-urisë së Kosovës(FSK), gjeneralle-jtënant Kadri Kastrati, u dekorua me ,,Urdhrin e Pavarësisë’’ nga Presidentja e Republikës së Ko-sovës, zonja Atifete Jahjaga. Në këtë ceremoni, përveç presidentes Jahjaga kanë marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 33

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 34

të shndërrohej në një veprim në të mirë të vendit tone. Trajnimi ,,Taktikat për Njësi të Vogla” ka filluar më, 9 shkurt 2015 dhe ka përfunduar më, 13 mars 2015. Kjo ka qenë gjenerata e parë, për vitin 2015, kurse e 7-ta me radhë, të cilat janë planifikuar dhe realizuar në Brigadën për Reagim të Shpejtë. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë, pjesëtarë të tri batal-ioneve të BRSH-së, të Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO) dhe njësive tjera të Komandës së Forcave Tokësore (KFT). Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët janë pajisur me njohuri teorike dhe praktike, në fusha të ndryshme, ndërsa fokusi kryesorë gjatë trajnimi ka qenë ngritja dhe profesionalizimi i pjesëtarëve të BRSH-së dhe një-sive tjera të FSK-së.

40 ekspertë për “Taktikat për

Njësi të Vogla’’

në kazermën “Ush-tarët e NATO-s” të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) në Istog, më, 13 mars 2015,

u mbajt ceremonia e certifikimit të 44 pjesëtarëve të FSK-së, pas përfundimit të trajnimit ,,Taktikat për Njësi të Vogla’’. Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë, kolonel Xhevahir Geci, ushtrues i detyrës së koman-dantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH), koloneli Muharrem Rrahmani ushtrues i detyrës së komandantit të Brigadës së Mbështetjes Opera-cionale (BMO), shefi i Shtabit të BRSH-së, major Ejup Maqedonci, komandantët e tri batalioneve të Brigadës për Reagim të Shpejtë si dhe oficerë dhe nënoficerë të Shtabit të BRSH-së. Me këtë rast, koloneli Xhevahir Geci duke ju drejtuar të sapo certifikuarve, ndër të tjera tha: “Trajnimi, Taktikat për Njësi të Vogla ka qenë dhe do të mbetet prior-itet sepse është trajnim që ka dhënë fryte pozitive në as-pektin e ngritjes profesionale të pjesëtarëve për kryerjen e detyrave në kuadër të mis-ionit aktual dhe për misionin e Forcës sonë, në të ardhmen“. Ai, në fund, kërkoi nga të certi-fikuarit që njohurit dhe shkath-tësitë e fituara gjatë trajnimit t’i përcjellin te njësitet e tyre, “sepse vetëm kështu, koha dhe mundi i juaj, që keni shpenzuar gjatë këtij trajnimi do të mund

Në Kazermën “Adem Jashari” të Forcave Tokësore të FSK-së,

dhe në njësi të saja, u mbajtën 4 seminare të ndryshme. Në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak(BCU), të MFSK-së, dhe në bashkëpunim me Ambasa-dën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Prishtinë, sot në ambientet e Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO) ka filluar trajnimi një javor me temën: ‘’Parandalimi i vetëvrasjeve”. Këtë trajnim po e ndjekin 30 pjesëtarë të FSK-së dhe 54 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Hapjen e punimeve të seminarit e bëri drejtori i Departamentit të BCU-se, z. Hajrush Kurtaj i cili falën-deroj Ambasadën dhe instruktorët

Amerikanët trajnojnë struktura të FSK-së

Forc

a e Si

guris

ë së K

osov

ës

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 34

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 35

Komandanti i FSK Rrahman Rama pret gjeneral major Jeronim Bazo

Amerikanët trajnojnë struktura të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrah-

man Rama priti me 31 mars Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral major Jeronim Bazo. Gjenerallejtënant Rrah-man Rama përherë të parë në cilësinë e komandantit të Forcës së Sigurisë së Ko-sovës, fillimisht i shprehu mirëseardhjen gjeneralit Bazo duke e falënderuar për mbështetjen dhe përkrahjen e jashtëza-konshme që kanë dhënë Forcat e Armato-sura shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes për ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e Forcës së sigurisë së Kosovës. Koman-danti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrah-man Rama e njoftoj gjeneral Bazon mbi zhvillimet në FSK, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe planet rreth forcës për të ardhmen. Gjithashtu gjeneral Rama foli edhe mbi planin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë si dhe një varg aktivitetesh me interes të përbashkët për të ardhmen. Nga ana e tij Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral major Jeronim Bazo, pasi e uroi Komandantin e FSK-së, për

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

(MFSK), zotëri Haki Demolli priti më 18 mars 2015 një delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar të kryesuar nga Drejtori për Politika Ndërkom-bëtare të Sigurisë zotëri Nick Gurr, i cili shoqërohej edhe nga am-basadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë zoti Ian Cliff, Dominic Braitëait shef i Ekipit Këshillues të NATO-s në MFSK, Kolonel Richard Parry atashe ushtarak në Prishtinë, Luke Stivens dhe këshilltari ushtarak në MFK kolo-nel David Jones. Ministri Demolli prezantoi procedurat dhe zhvillimin e procesit për transformimin e FSK-së në FAK, duke falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të MFSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bash-kuar, për ndihmën në trajnime dhe shkollim të pjesëtarëve të FSK-së, me angazhim e vazhdueshëm, që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët. Zoti Gurr duke vlerë-suar të arriturat e deritashme të FSK-së dhe bashkëpunimin e mirë të deritashëm në të dy ministrive edhe një herë shprehu gatish-mërinë e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar edhe në të ardhmen FSK dhe MFSK në realizimin e de-tyrave mbi bazën e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive përkatëse të nënsh-kruar vite më parë. Të pranishëm në takim ishin edhe Komandanti FSK gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së zoti Shkëlzen Sylaj dhe Shefi i Departamentit për Bash-këpunim dhe Siguri Kolonel Ilir Qeriqi. Delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar në takim të veçantë e priti edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, të cilin e uruan për gradimin dhe detyrën e re, të komandantit të FSK-së.

Britanikët mbështetje për FSK-në

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja

amerikanë për bashkëpunimin, për të shtuar se trajnimi me këtë temë ka një rëndësi të veçantë si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për Forcën e Sigurisë të Kosovës, kur dihet se; “edhe një vetëvrasje e vetme është tepër shumë” tha në fjalën e tij, z. Kurtaj. Ndërsa, seminari “Zhvillimi i nënoficerëve Shtabor’’ po mbahet në Batalionin e Xhenios, gjegjësisht në ambientet e Kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, nga ekipi mobil i instruktorëve të Gardës Kombëtare të IOËA-s. Këtë trajnim po përcjellin 42 pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së, ku interesimi i tyre për mba-jtjen e këtij seminari është i madh.

Gjithashtu, po sot në Kazermën “Adem Jashari” filloi punimet seminari me titullin: “Monitorimi i stafit dhe

ekipeve ndërlidhëse”. Këtë semi-nar po e përcjellin 20 pjesëtarë të FSK-së, dhe tërë trajnimi i sotëm po përqendrohet në monitorimin e stafit dhe shkëmbimin e përvojave në MFSK dhe KFT, si dhe në menaxhimin e trajnimeve. Edhe këtë seminar po e mbajnë instruktorë të Gardës Kom-bëtare e IOËA-s. Bazuar ne Planin e Trajnimeve Bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar një ekip mobil i përberë nga pesë ekspertë nga Bendi Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar, nga sot, po vazhdojnë trajnimin me Orkestrën Frymore të FSK-së. Ky trajnim dhe trajnimet e mëparshme kanë për qël-lim që të arrijnë nivel sa më të lartë profesional, konform standardeve të kërkuara të orkestrave frymore ush-tarake kudo në botë.

gradën dhe detyrën e re, konfirmoj edhe një herë zotimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat në bazë të Marrëveshjes zyrtare të bashkëpunimit bilateral, ndërmjet të dyja Forcave dhe të dyja vendeve edhe në të ardhmen. Kjo ishte vizita e parë e shefit të shtabit të ushtrisë së republikës së Shqipërisë në FSK, prej që gjenerallejtënant Rrahman Rama është emëruar Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërkohë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneralle-jtënant Rrahman Rama ka pritur Atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjer-manisë, nënkolonel Rupert J.J. Steeger i cili garantoi “mbështetje dhe përkrahje për FSK-në”. Ndërsa në takimin që Koman-danti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka patur keto ditë me Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonjën Songul Ozan dhe Atasheun ushtarak, kolonel Hasan Aydogdu u garantua se “bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë do të vazhdoj me intensitet të njëjte edhe në të ardhmen, në fushat me interes të përbashkët”.

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 36

Lufta e Kosovës, përshkallëzimi dhe zgjidhja

edhe pse bombardimet ende nuk kishin filluar (më 24 mars 1999), NATO kishte në vë-mendje luftën në Kosovë, plagët e saj, përmes histo-risë së trazuar të kohëve të

fundit në rajon. Rrënjët e luftës në Kosovë filluan me rritjen e pushtetit të Sllobodan Millosheviçit në fund të viteve 1980. Lëvizjet diplomatike dhe kërcënimet ushtarake dështuan të shuanin konfliktin, kjo solli përsh-kallëzimin e luftës ajrore me Serbinë që çoi në fitoren e NATO-s në fillim të qershorit 1999.

Sllobodan Millosheviçit udhëton në Kosovë në vitin 1987 dhe rrit fuqinë e tij. Në mitingjet e mëdha publike para nacionalistëve serbë, në mënyrë dra-matike premton për të mbrojtur inte-resat e tyre në krahinë. Në vitin 1989, ai bën ndryshime në kushtetutën serbe, duke reduktuar autonominë provinciale të Kosovës të fituar në vitin 1974. Dhjetëra mijëra shqiptarë të

Kosovës largohen nga puna dhe kufi-zojnë aktivitetet e tyre. Veprimet pa-sohen me trazira dhe protesta nga shqiptarët e Kosovës. Përgjakja e Re-publikës Federale të Jugosllavisë, në 1991 bëri që Sllovenia dhe Kroacia të shpallin pavarësinë e tyre. Pas një votimi të fshehtë, shqiptarët shpallën krijimin e Republikës së tyre të Kos-ovës, por ajo fitoi pak njohje ndërkom-bëtare. Në 1992, shpërthen lufta në Bosnje, drejt kërkimit të pavarësisë. Disa muaj më pas Evropa, por edhe SHBA njohën në mënyrë diplomatike tri republikat separatiste jugosllave, por jo Kosovën. Në maj, shqiptarët e Kosovës zgjedhin letrarin dhe pacifistin Ibrahim Rugova, president në zgjedhjet jozyrtare. Rugova fillon krijimin e qever-isë në hije. Në dhjetor 1992, në një bisedë të fshehtë “Vërejtje të Krishtlindjeve”, presidenti amerikan Xhorxh Bush njofton Millosheviçin se agresioni serb në Kosovë, do të sjellë përgjigje të njëanshme ushtarake të

SHBA. Administrata Klinton e përsëri-ti kërcënimin në disa raste gjatë vitit 1998. Në vitin 1993, përhapet “spastrimi etnik”. NATO kërcënon me sulme ajrore për “zona të sigurta” të krijuara për të mbrojtur myslimanët. Në prill të 1994, NATO kryen sulmet ajrore të para në historinë e saj, kundër serbëve të Bosnjës. Sulmet ajrore të NATO-s më 1995, së bashku me një ofensivë kroate të suksesshme, ulën serbët boshnjakë në tryezën e bisedimeve. Më 21 nëntor Marrëvesh-ja e Dejtonit përfundon luftën në Bos-nje. Millosheviçi doli si ndërmjetës i fuqisë në rajon dhe NATO pa, për-dorimin e tij të forcës. Çështjet e Kosovës, megjithatë, mbetën të pazgjidhura. Më 1996 del UÇK me sulme sporadike kundër autoriteteve serbe në Kosovë. Serbët rrisin shtypjen e studentëve dhe lëvizjet etnike në Kosovë. Në tetor 1997, përshkallëzo-het dhuna në Kosovë, forcat e sigurisë serbe godasin më tej rezistencën dhe

Edhe pse bombardimet ende nuk kishin filluar (më 24 mars 1999), NATO kishte në vëmendje luftën në Kosovë, plagët e saj, përmes historisë së trazuar të kohëve të fundit në rajon.

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 37

tensionuar, Gelbard takohet me Mil-losheviçin në Beograd. Ibrahim Rugova rizgjidhet “president” i Kosovës, më 23 mars 1998, me 99% të votave në zgjedhjet e diskutueshme bojkotohen nga popullsi kosovare e linjës së ashpër shqiptare. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1160, më 31 mars 1998, dënoi përdorimin e tepru-ar të forcës së Jugosllavisë, vendos sanksione ekonomike dhe ndalon shitjen e armëve në Serbi. RFJ mbyll kufijtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë më 21 prill 1998 dhe më 23 prill 1998, në referendumin kombëtar, 95% e ser-bëve refuzojnë ndërmjetësimin e huaj për të zgjidhur krizën e Kosovës. Gelbard takohet me zyrtarë të UÇK-së në Zvicër në maj 1998 dhe Christopher Hill u quajt i dërguari special i SHBA në Kosovë. Marrëveshja e Dejtonit, negociatori Richard Holbrooke udhëton për në Beograd. Bisedimet çojnë për herë të parë në takim, Rugovën dhe Millosheviçin më 15 maj, por dialogu prishet. Zyrtarët e Rugovës dhe shq-iptarë të tjerë të Kosovës mbërrijnë në Uashington më 28 maj 1998 për t’u takuar me Clinton, Gore, Albright etj. Në takimin e 29 majit në Zyrën Ovale, Rugova kërkoi mbështetjen e Clintonit për kauzën e shqiptarëve të Kosovës. Kurse më 31 maj 1998, vr-iten deri në 20 shqiptarë të Kosovës në hakmarrje të vdekjes së një polici serb. Rugova takon Sekretarin e OKB më 1 qershor 1998 dhe gjenerali Kofi Annan në New York, kërkon ndërhyrjen e OKB-së/NATO-s. Në takimin e minis-trave të NATO-s, më 11 qershor 1998, Sekretari i Mbrojtjes William Cohen i bën thirrje ministrave të Mbrojtjes të NATO-s për të filluar planifikimin konceptual për ndërhyrje të mundshme në Kosovë dhe vendosin t’i “dërgojnë sinjal” Millosheviçit me ushtrime ajrore në rajon. Ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit, Kan-adaja dhe Japonia, më 12 qershor 1998, takohen në Londër për rritur nivelin e sanksioneve ekonomike të RFJ-së dhe më 15 qershor 1998, në “Bal-kan Air Show”, 85 avionët luftarakë të NATO-s fluturojnë mbi Shqipëri dhe Maqedoni, në shfaqe të forcës. Millo-sheviçi dhe Jelcini takohen në Moskë, më 16 qershor 1998, lëshojnë de-klaratë të përbashkët në aprovim të idesë së vëzhguesve diplomatike në Kosovë. Më 23-24 qershor 1998, Hol-lbruk takohet me Millosheviçin dhe udhëton për në Kosovë, të flasë drejt-përdrejt me komandantët e UÇK-së. Misioni Diplomatik i Vëzhguesve në Kosovë, fillon operacionet monitoruese në krahinë më 6 korrik 1998 dhe në gusht 1998, forcat serbe intensi-fikojnë ofensivën e tyre verore. Në samitin e Clinton-Jelcin në Moskë, më 1-2 shtator 1998, Albright dhe min-istri i Jashtëm Ivanov, bëjnë thirrje për negociata dhe fund të ofensivës serbe.

Ish-senatori Bob Dole dhe Ass. SeK. i Shtetit John Shattuck më 5 shtator 1998, udhëtojnë për në Kosovë dhe Beograd, kurse më 9 shtator 1998, policia serbe fillon të tërheqë trupat e shqiptarëve dhe të serbëve të Kosovës nga një kanal në afërsi të fshatit Gl-logjan. U zbuluan 34 trupa dhe dyshimi ra mbi UÇK-në. Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton Rezolutën 1199, më 23 shtator 1998, për të kërkuar armëpushim, tërheqje të serbëve dhe kthim të refugjatëve, duke bërë thirrje për “masa shtesë” të paspecifikuar, nëse Serbia nuk pranon të bindet. Në Vilamoura, Portugali, më 24 shtator 1998, ministrat e mbrojtjes të NATO-s, lejuan Komandantin Suprem të NATO-s të nxjerrë paralajmërimin e aktivizimit (ACTWARN), hap i parë në përgatitjen e sulmeve ajrore. Pas vrasjes së policëve serbe në luftën me UÇK-në, forcat e sigurimit serb më 26 shtator 1998, vranë 35 fshatarë, duke përfshirë 21 anëtarë të një familjeje të vetme, në Gornje Obrinje. Më 30 shtator 1998, në mbledhjen e e drej-torëve të Komitetit, Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, kërkon sulme ajrore kundër Serbisë. Adminis-trata i informon planin Kapitol Hill dhe thekson se nuk ka plane për të dërguar trupa tokësore në Kosovë, si dhe paqeruajtës. Sekretari i OKB-së, Kofi Annan raporton më 5 tetor 1998, shkelje të RFJ-së të Rezolutës 1199. NATO miraton “urdhrin e aktivizimit” (ACTORD), autorizon përgatitjet për një fushatë të kufizuar të bombardi-meve më 12 tetor 1998. Pas më shumë se një jave negociatash, më 13 tetor 1998, Hollbruk siguron “Mar-rëveshjen e tetorit”, e cila bën thirrje për pajtim të Serbisë me Rezolutën e OKB-së 1199, për armëpushim, tërheqje të trupave, zgjedhje, au-tonomi substanciale për Kosovën dhe masa të tjera të ndërtimit të besimit. NATO pezulloi përkohësisht, por nuk shfuqizon, ACTORD. Millosheviçi ra dakord më 16 tetor 1998, në lejim të përfaqësuesve të paarmatosur të OSBE-së (KVM), në Kosovë, për monitorim të armëpushimit. NATO zgjati afatin e ACTORD deri më 27 tetor. Komandanti suprem i NATO-s gjenerali Wesley Clark dhe Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s gjen-erali Klaus Naumann më 24 tetor 1998, udhëtuan për në Beograd. Mil-losheviçi ra dakord të reduktojë forcat e RFJ-së në Kosovë për vitin 1998. Në këtë provë strategjie të NATO-s, më 27 tetor 1998, Serbia tërheq mijëra forca të sigurisë serbe nga Kosova. Mijëra shqiptarë të Kosovës fillojnë të zbresin nga kodrat, ndërsa i kërcënon dimri. Monitoruesit e paarmatosur të KVM, sipas ambasadorit amerikan, William Walker vendosje në Kosovë, në nëntor 1998. Serbia paralajmëron Maqedoninë kundër lejimit të NATO-s

Lufta e Kosovës, përshkallëzimi dhe zgjidhja mimoZa GoliKJa

UÇK rrit sulmet e saj. 23 shkurt 1998 diplomati amerikan Robert Gelbard publikisht e quan UÇK-në, “pa asnjë dyshim një grup terrorist”, gjë që Mil-losheviçi e interpretoi si një dritë jeshile për të vazhduar represionin. Më 1 mars 1998, qeveria në hije e Rugov-ës, u kërkon shqiptarëve të Kosovës të mbrojnë veten kundër serbëve. Pas sulmeve të UÇK-së mbi policinë, ma-sakra e forcave të sigurisë sërbe nga 05-07 mars 1998, vrau 59 anëtarë të familjes Jashari në Prekaz. Në javët në vijim, dhjetra mijra u tubuan në Prishtinë për të protestuar kundër masakrës. Serbët u përgjigjën me kundër-demonstrata. Madeleine Al-bright thotë në Romë në 7 mars 1998, se “ne nuk do të qëndrojnë të shikojmë autoritetet serbe të bëjnë në Kosovë atë që bënë në Bosnje”. Vendet e “Grupit të Kontaktit”, (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia), më 9 mars 1998, takohen në Londër për Kosovën. Në një takim të

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 38

për pozicionin e trupave në territorin e saj në 13 nëntor 1998 dhe në dhje-tor 1998, përplasjet kufitare dhe përleshjet në Kosovë nxjerrin gjykime të reja të SHBA. NATO miratoi ven-dosjen në Maqedoni të forcës XFOR, për të mbrojtur paqeruajtësit në Ko-sovë. Forcat e sigurisë RFJ zhvillojnë më 23-27 dhjetor 1998, një betejë me UÇK-në, në fshatrat pranë Podu-jevës dhe më 15 janar 1999, në mbledhjen e këshilltarëve të lartë të politikës së jashtme të SHBA, të “Drejtorëve të Komitetit”, Albright çoi përpara ultimatumin ushtarak të NATO-s. Por më 15 janar 1999, ndodh masakra e Raçakut, ku në hakmarrje për sulmin e UÇK-së për 4 policë, forcat e sigurimit serb vranë 45 shq-iptarë të Kosovës. Drejtori KVM Wil-liam Walker, në skenën e vrasjeve fa-jëson Serbinë para kamerave televizive. Millosheviçi refuzon lejimin e gjykatësit dhe prokurorit të krimeve të luftës, Louise Arbour të vizitojë Reçakun. Në janar të 1999, Millosheviçi, nxjerr Walker jashtë vendit edhe pse ai e zmbraps urdhër dëbimin nën pre-sionin ndërkombëtar. Në dritën e masakrës së Reçakut, më 19 janar 1999, Këshilltarja për Sigurinë Kom-bëtare Sandy Berger, mbledh drejtorët e Komitetit. Fiton shtytja e Albright për ultimatumin ushtarak. Në të njëjtën kohë, gjeneralët Wesley Clark dhe Klaus Naumann, takohen me Mil-losheviçin në Serbi në një mbledhje të tensionuar prej shtatë orësh. Millo-sheviçi pretendonte se masakra e Raçaku u bë nga UÇK-ja dhe e quan Clark kriminel lufte. Më 27 janar 1999, Ollbrajt dhe Ivanov, dalin me Deklaratë të përbashkët për Kosovën dhe Clinton takohet me ekipin e politikës së jasht-me për të diskutuar strategjinë e post-Reçakut. Në Londër, Grupi i Kon-taktit diskuton çështjet me ministrat e Jashtëm mbi ultimatumin e shq-iptarëve dhe serbëve të Kosovës, më 29 janar 1999, dhe bën thirrje që për fillimin e bisedimeve të paqes në Ram-buje të Francës, më 6 shkurt. NATO përsëriti kërcënimin e saj ushtarak, më 30 janar 1999 dhe riaprovoi AC-TORD, për aktivizimin e forcës. Shq-iptarët e Kosovës deklaruan më 1 shkurt 1999, se do të marrin pjesë në bisedimet në Francë, si dhe UÇK-ja. Bisedimet e paqes në Rambuje filluan më 6 shkurt 1999 edhe pse Millo-sheviçi, nuk pranoi të merrte pjesë. Clinton u takua me ekipin e politikës së jashtme më 11 shkurt 1999, në diskutim mbi “Planifikimin e NATO-s, SHBA përcakton dhe strategjinë e daljes së KFOR” dhe më 13 shkurt 1999, ai i bën thirrje udhëheqësve të Kongresit të diskutojnë Rambujenë, rolin e mundshëm të SHBA-së/NATO-s në Kosovë. Në një fjalim në radio, Clin-ton thekson qëllimin e tij për dërgimin e 4.000 paqeruajtësve të SHBA në

Kosovë, armëpushimin dhe tërheqjen e serbëve. Albright mbërrin në Francë më 20 shkurt 1999, në përpjekje për të shpëtuar negociatat, por delega-cioni shqiptar vazhdon të refuzojë të nënshkruajë marrëveshjen. Në mes të zhgënjimit të madh, më 23 shkurt 1999 bisedimet e Rambujesë push-uan, që t’i mundësonin delegacionit shqiptar konsultimet. Clinton u takua me udhëheqësit e Kongresit të disku-tonte Rambujenë, rolin e SHBA dhe të KFOR-it. 8 marsi i 1999, ktheu Sena-torin Dole në Maqedoni në lobim me UÇK-në për nënshkrimin e mar-rëveshjen së Rambujesë. Hollbruk dhe Hill u takuan me Millosheviçin në 10 mars 1999, t’i kërkonin të pranonte zgjidhjen e NATO-s dhe në 12 mars 1999, UÇK-ja ishte gati të nënshkru-ante një pakt paqeje. Megjithatë Hill i raporton Albright, Cohen, Berger, dhe Kryetarit të Shefave të Bashkuar të Shtabit, Hugh Shelton, se ka “zero pikë zero për qind”, mundësi të mar-rëveshjes nga ana serbe. Delegacioni i kryesuar nga zëvendësekretari i Shtetit, Strobe Talbott, më 14 mars 1999, udhëtoi drejt kryeqyteteve Europiane për Kosovën dhe më 15 mars 1999, filluan në Rambuje bisedi-met e paqes, në qendër në Avenue Kleber, në Paris. Por më 16 mars 1999, CIA paralajmëroi ofensivën e afërt serbe, kurse RFJ i kërkonte In-terpolit të arrestonte udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe nga ana tjetër më 18 mars 1999, në Paris, delegatët shqiptarë të Kosovës më në fund u bindën të nënshkruanin planin e autonomisë, por më 19 mars 1999, nën dritën e dështimit të bisedimeve të paqes dhe grumbullimin e trupave serbe të kufirit të Kosovës, Clinton takoi ekipin e politikës së jashtme për rishikim të planeve&strategjisë së NATO-s. MVK la Kosovën, më 20 mars 1999 dhe forcat serbe lëvizën drejt fillimit të një ofensive të re në Kosovë, verilindje dhe në zonën veri-qendrore dhe ambasadat perëndimore filluan tërheqjen e stafeve të tyre (jo thelbë-sore) nga Beogradi. Në përpjekje të minutës së fundit për të shmangur sulmet ajrore, më 22 mars 1999, Holbrooke u dërgua në Serbi për të ofruar një ultimatum përfundimtar, por takimi me Millosheviçin dështoi. Më 24 mars 1999, filloi Lufta e ajrit në Kos-ovë dhe në fjalimin televiziv, Clinton përjashtoi përdorimin e trupave tokë-sore në Kosovë. Zyrtarët shpresouan për një zgjidhje të shpejtë, në për-puthje me përvojën e tyre në Bosnje para Marrëveshjes së Dejtonit. Për të sinjalizuar pakënaqësinë e Rusisë, kryeministri Primakov anulloi udhëtimin në Uashington në mes të fluturimit. Kurse më 25 mars 1999, forcat serbe vranë më shumë se 60 burra shqiptarë të Kosovës në afërsi të fshatit Bela Crvka dhe RFJ ndërpret

marrëdhëniet diplomatike me SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Francën. Kurse më 27 mars 1999, Duma Ruse nga ana e saj dënoi sulmin e NATO-s dhe shtyu votimin e traktatit START II. Në të njëjtë kohë u rrëzua bombarduesi amerikan Stealth F-117, që ngriti shqetësime në lidhje me ndjeshmërinë e avionëve më të avan-cuar të SHBA-së. Shqiptarët e Kos-ovës u ngarkuan në trena të veçantë “refugjatësh” dhe u dërguan në kufirin me Maqedoninë. Transmetimet tele-vizive serbe më 1 prill 1999, dhanë imazhet e tre ushtarëve amerikanë, ndërsa një patrullë në Maqedoni, ush-qente frikën në lidhje me përdorimin e trupave tokësore. Më 3 prill 1999, goditet për herë të parë qendra e Beogradit nga raketat e NATO-s, kurse komandantët serb të ajrit dhe të ministrisë së Brendshme, bënë të qartë vendosmërinë e tyre për të “shkuar pas kokës së gjarprit” serb. Zyrtarët më 4 prill 1999, vendosën për sulmin e 24 helikopterëve Apache dhe 2.000 trupave mbrojtëse në Shq-ipëri, brenda 8-10 ditësh. Incidenti i madh i NATO-s, ndodhi më 6 prill 1999, kur tre raketa goditën një lagje banimi në qytetin e minierave të Alek-sinac, duke vrarë disa civilë. Millo-sheviçi bëri thirrje për një armëpushim për Pashkët ortodokse dhe vullnetin për të garantuar “autonomi substan-ciale” për Kosovën. Por NATO dhe Departamenti i Shetit, refuzuan ofer-tën dhe zëdhënësi James Rubin shpalli kushtet për dhënien fund të bombardimeve të NATO-s. Më 8 prill 1999, ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Sharping publikoi ekzistencën e një dokumenti disa faqësh që deta-jonte planin serb “Potkova”(patkua). Operacioni, kishte plan dëbimin e shq-iptarëve etnikë. Presidenti rus Jelcin foli më 9 prill 1999, kundër bom-bardimit dhe mundësinë e luftës tokë-sore të NATO-s kundër Serbisë dhe paralajmëroi se Rusia mund të dety-rohet për një luftë evropiane apo në mbarë botën. Madje Gennadi Seleznev, President i Dumas, pohoi se Jelcini ka urdhëruar raketa bërthamore me synim sulmuesit e Serbisë, por zëd-hënësi i Jelcinit e mohoi më vonë. Më 10 prill 1999, NATO miratoi opera-cionin “Aleate Harbour”, vendosjen e 8.000 personave në Shqipëri, në ndi-hmë të përpjekjeve humanitare dhe refugjatëve. Kurse më 14 prill 1999, Jelcini emëroi Chernomyrdin si të dërguar të posaçëm për Ballkanin, që mbase shënoi një ndryshim rus mbi Kosovën dhe dëshirën për të shpëtuar marrëdhëniet me Perëndimin. Më 20 prill 1999, ndodh përplasja e parë e drejtpërdrejtë në mes të ushtrive shqiptare dhe serbe dhe helikopterët e parë Apache, mbërrijnë në Shqipëri. Më 21 prill 1999, bombat e NATO-s, goditën selinë e Partisë Socialiste në

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 39

plagosur. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh të diskutonte lidhur me këtë, kurse në Kinë pasuan demonstrata të dhunshme. Në një incident tjetër, një bombë e NATO-s goditi një spital pranë Nishit, ku pati 15 të vrarë. Më 10 maj 1999, Millosheviçi njoftoi fun-din e sulmeve të UÇK-së dhe pohoi se disa njësi të ushtrisë dhe të policisë janë tërhequr, por NATO mohon çdo tërheqje. Ndërsa demonstratat ki-neze vazhdonin. Më 11 maj 1999, Chernomyrdin dhe Jiang Zemin në Pekin, kritikuan bombardimet. Në Ko-risën, më 14 maj 1999, bombat e NATO-s vranë më shumë se 87 shq-iptarë të Kosovës, pasi trupat serbe i përdorën ata si mburoja njerëzore. Në një referencë për trupat e ter-renit, më 18 maj 1999, Clinton thek-soi se “ nuk do të marrim ndonjë op-sion jashtë tryezës” dhe në Helsinki, Ahtisaari dhe Chernomyrdin takuan Talbott, në sesionin e katërt negoci-ues. NATO bombardoi gabimisht më 22 Maj 1999, një pozicion të UÇK-së në Kosare, duke vrarë 67 persona dhe më 24 maj 1999, aeroplanët e NATO-s, shkatërruan rrjetet e en-ergjisë serbe. Më 25 maj 1999, NATO voton për të rritur forcat tokësore në vendet fqinje, më 25 maj 1999 në Maqedoni (FYROM) 48.000 trupa. Edhe pse trupat janë emëruar zyrtar-isht paqeruajtës, ato ndryshonin nga thelbi nga forcat e pushtimit. UÇK-ja nisi ofensivën e rëndësishme më 26 maj 1999, për të pasur një rrugë të furnizimit në Kosovë. Në mbledhjen e fshehtë në Bon, 27 maj 1999, Sekre-tari i Mbrojtjes i SHBA Cohen, takohet me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar për pushtim të mund-shëm, si dhe lidhur me trupat tokë-sore. Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës njoftoi për padinë e Millosheviçit dhe katër zyrtarë të tjerë të RFJ-së dhe Serbisë. Zëdhënësi i NATO-s i vitit 1999 shpalli punime në rrjetin rrugor shqiptar, më 28 maj 1999, për arsye humanitare dhe rëndësinë potenciale të ndërtimit të rrugës. Më 30 maj 1999, bombat e NATO-s në urën në Varvari, vranë 11 civilë dhe më 31 maj 1999, një nga raketat NATO-s në fikje goditi një lagje banimi në Surdulicë, duke vrarë 20 persona. Raundi përfundimtar i bised-imeve midis Talbott, Chernomyrdin dhe Ahtisari filloi më 1 qershor 1999 dhe vazhdoi deri sa negociatorët u nisën për në Beograd dy ditë më vonë. RFJ informon Gjermaninë për gatishmërinë e saj për të pranuar parimet e G8-ës për përfundimin e bombardimeve dhe 3 qershor 1999, Clinton ishte në prag të vendimit lidhur me mobilizimin e trupave tokësore në përgatitje për pushtim. Megjithatë, pas ndërmjetë-suesit u takua me Millosheviçin dhe shpallet skica e një marrëveshje të re paqeje të Kosovës. Clintoni, këshill-

Beograd dhe sulmi shkatërroi zyrat e disa kompanive me lidhje me rrethin e brendshëm të Millosheviçit, përfshirë operacionet televizive të drejtuara nga vajza dhe gruaja e Millosheviçit. Synimet ishin subjekt i negociatave të ndërlikuara, të diskutueshme midis aleatëve. Në prag të samitit të NATO-s, Clinton dhe Blair u takuan për tre orë në Shtëpinë e Bardhë. Më 22 prill 1999, u festua përvjetori i 50 i NATO-s, në Uashington dhe aleatët rruajtën unitetin publik. NATO sulmoi televizionin serb në Beograd, më 23 prill 1999, duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur, kurse dy dit më vonë më 25 prill 1999, Jelcini i telefonoi Clin-tonit për të diskutuar mbi Kosovën dhe rihapjen e kontakteve mes Gore dhe Chernomyrdin. Dhoma e Përfaqë-suesve votoi kryesisht përgjatë linjave partiake për të kundërshtuar rezo-lutën në mbështetje të luftës ajrore, më 28 prill 1999, duke demonstruar mosbesim ndaj Clinton dhe politikës së tij Ballkanit. Raketat e NATO-s në afërsi të Sofjes, në Bullgari, shënuan datën 28 prill 1999, por nuk pati as-një të vrarë. Ndërsa RFJ depozitoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtë-sisë në Hagë, dosje padie, kundër aleatëve të NATO-s. Më 30 prill 1999, sulmet e NATO-s në Beograd vazh-donin dhe Chernomyrdin u takua me Millosheviçin për 6 orë në Beograd, kurse Jesse Jackson arriti në Beograd për të diskutuar lirimin e 3 ush-tarakëve të SHBA. NATO, më 1 maj 1999, hodhi pa dashje bomba në një autobus civil mbi urë afër Prishtinës dhe më 2 maj 1999, Jesse Jackson siguroi lirinë për 3 ushtarët amerikanë të kapur në Maqedoni. Kurse Millo-sheviç i dha Jackson, një letër ku kërkonte takim ballë për ballë me Clin-ton. Ndërsa natën vonë, bombat e NATO-s, rranë mbi qarqet elektrike në Serbi, nga F-16 amerikan. Më 3 maj 1999, Chernomyrdin në Uashington, u takua me Presidentin, Gore dhe me këshilltarët dhe miratoi idenë e pres-identit finlandez Ahtisaari. Ndërkohë NATO sulmoi automjete pranë Pejës, ku vriten 17 civilë dhe RFJ mbyll por-tin e Barit të Malit të Zi, duke shkak-tuar frikën e një grushti serb të afërt. Bullgaria autorizoi NATO-n më 4 maj 1999, për përdorim të hapësirës së saj ajrore për sulme dhe më 5 maj 1999, shënohen humbjet e para të NATO-s, vriten 2 ushtarë amerikanë në një aksident helikopteri Apache në veri të Tiranës. Në takimin e G8 në Gjermani, më 6 maj 1999, rusët fil-luan bashkëpunimin e kufizuar me aleatët. Nga Italia, Rugova bëri thirrje për një forcë të NATO-s në Kosovë dhe tërheqje të serbëve. Në natën e bom-bardimeve të gjera, më 7 maj 1999, av ionët e NATO-s gab im isht shënjestruan ambasadën kineze në Beograd, ku pati 3 të vrarë 20 të

tarët dhe aleatët përshëndetën lajmin me kujdes. Më 7 qershor 1999, zvogëlohen bombardimet e NATO-s dhe vazhdojnë bisedimet mbi detajet e tërheqjes së Serbisë. Dy bombar-duesit B-52, aritën në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së, në Pashtrik. Gjatë bisedimeve të G8 në Këln, më 8 qershor 1999, aleatët dhe Rusia ar-rijnë marrëveshje mbi rezolutën e OKB-së, mbi mundësinë e sanksion-imit të marrëveshjes së paqes dhe pas shumë diskutimeve më 9 qershor 1999, zyrtarët e NATO-s dhe RFJ i dhanë fund Marrëveshjes Ushtarake Teknike, në menaxhim të tërheqjes serbe. Solana kërkoi pezullimin e bom-bardimeve të NATO-s më 10 qershor 1999 dhe Këshilli i Sigurimit, miratoi rezolutën 1244 që lejonte dislokimin e autoriteteve ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë. Më 12 qer-shor 1999, rreth 200 trupa ruse u larguan nga Bosnja, përmes Serbisë, dhe morrën kontrollin e aeroportit të Prishtinës. Data 14 qershor 1999, ktheu shqiptarët etnikë në Kosovë, mbi 600.000 persona të kthyer. Pas një jave tensioni, konfuzioni dhe disku-timesh, më 18 qershor 1999, Al-bright, Cohen dhe rusët arritën mar-rëveshje paraprake mbi pjesëmarrjen e Rusisë në forcën paqeruajtëse. Mbi 20.000 trupa ndërkombëtare u ven-dosën në Kosovë dhe më 20 qershor 1999, serbët u tërhoqën nga Kosova. Sekretari i Përgjithshëm Solana mbaron zyrtarisht fushatën e bom-bardimeve të NATO-s. Nën presionin e NATO-s, më 21 qershor 1999, UÇK-ja u pajtua me çarmatosjen. Kurse diskutimet me rusët vazhdonin edhe më 4 korrik 1999 dhe përfunduan të nesërmen me zgjidhjen e detajeve të fundit për pjesëmarrjen ruse. Shenja e tensionet vazhduan dhe më 23 kor-rik 1999, 14 fermerë serbë të Kos-ovës u vranë në fushat e tyre pranë Lipjanit. Sekretarja amerikane e Shtetit Albright më 29 korrik 1999, vizitoi Kosovën, ku u takua me koman-dantin e KFOR-it, Michael Jackson dhe Bernard Kushner dhe më 20 shtator 1999, KFOR-i vërtetoi se UÇK-ja për-fundoi demilitarizim.

Burimet:UK Ministria e Mbrojtjes, “Kosova:Kronologjia mars 1998-Mar 1999” (1999) Shtetet e Bashkuara/ Departamenti i Shtetit, “Kronologji e Kosovës” (21 maj 1999)Shtetet e Bashkuara/ Departamenti i Shtetit, “Erasing History” (maj 1999)KFOROnline, “Kronologjia e ngjarjeve (9 qershor - 8 tetor 1999)”USNR Capt. R.C. Rigazio, ed. “Kronologjia e Ballkanit” ( 1999)Human Rights Watch, “Kronologji Krimet e luftës në Kosovë” (1998)UNHCR, “Kosovo: One Last Chance” Refugees Magazine 116 (1999)Brifingjet e Përditshëm të NATO-sDepartamenti Amerikan i Mbrojtjes/ Brifingjet

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 40

Zëvendëskomandanti Suprem i Komandës së Aleancës për Op-

eracionet e NATO-së gjeneral Adrian Bradshaw zhvillloi më 13 mars një vizitë në Bullgari me ftesë të Shefit të Shtabit të Mbrojtjes kundërad-miral Rumen Nikollov. Stërvitjet e përbashkëta dhe mundësitë për përgatitjen e territorit të Bullgarisë si pjesë e masave të Aleancës për garantimin e sigurisë dhe rikthimin e forcave në përgjigje të krizave në rajon ishte ndër theksat kryesorë gjatë vizitës së parë zyrtare të gjeneralit të NATO-së, i cili është i dyti për nga rangu në Evropë.

Pas bisedimeve në Sofje Adrian Bradshaw vlerësoi lartë pjesëmar-rjen e Bullgarisë në operacione të ndryshme të Aleancës dhe shprehu kënaqësi për gatishmërinë e saj të ndërtojë në territorin e vet Qendër për lidhje midis Forcave të Armato-sura të Bullgarisë dhe Forcave të NATO-së. Qendra do të koordinojë stërvitjet e përbashkëta ndërkom-bëtare, por do të ketë edhe funk-sione, lidhur me Forcat e Reagimit të Shpejtë të Paktit, rikujtoi gjenerali dhe nënvizoi kategorikisht se:

“Kontributi i Bullgarisë pasqy-ron vendosmërinë dhe angazhimin tuaj të fortë me sigurinë kolektive. Dua të shprehë falënderimet time personale për Ushtrinë Bullgare dhe vendin për mbështetjen dhe kontributin tuaj në Aleancë.”

Pyetjes a është kërcënuar sig-urinë e Bullgarisë për shkak të ngjar-jeve në Ukrainë, gjenerali Bradshaë për herë të radhës garantoi në emër të Aleancës, se vendet anëtare të Evropës Lindore do të mbrohen në rast të kërcënimit:

“Veprimet e Rusisë në Krime dhe Ukrainën Lindore treguan gatish-mërinë e Rusisë të fillojë proces të ndryshimit me forcë të kufijve të shteteve sovrane. Ky është një devi-jim nga normat e pranuara juridike ndërkombëtare, që do të kishte pasoja jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për të gjitha anëtaret e Aleancës, sidomos të Falangës Lindore. Ne duhet të tregojmë qartë, se do të qëndrojmë fortë pas

parimeve të sigurisë kolektive. Deri tani përgjigja e NATO-së gjithmonë ka qenë mbrojtëse dhe plotësisht proporcionale me kërcënimin. Por duhet t’i bindim përsëri aleatët tanë, sidomos të Falangës Lindore, se nuk do të lejojmë agresion të një shteti kundër asnjërit prej tyre. Mbi bazën e këtij potenciali frenues, sipas meje, mund të ndërtohen dhe kontakte pozitive me Rusinë.”

Gjenerali Bradshaw theksoi gjithashtu, se: “Në rast të krizës, Forcat e Reagimit të Shpejtë të NATO-së do të kenë gatishmëri të shtrihen brenda disa ditëve. Kjo peri-udhë kufizohet në varësi nga urgjen-ca e krizës. D.m.th. brenda këtyre ditëve këto forca mund të jenë në territorin e shtetit, ku ka krizë.” Qendra e integrimit të forcave për përgjigje të NATO-së (NATO Force

evropa lindore do të mbrohen

në rast kërcënimi

adrian Bradshaw në Bullgari:

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 41

Integration Unit) “nuk është njësi luftarake, por element i shtabit”, saktësoi gjenerali Bradshaë. Struk-tura do të funksionojë në Sofje me personel prej 40 vetash, gjysma prej të cilëve do të jenë bullgarë. Përveç kësaj Bullgaria do të ketë akoma dy Qendra të NATO-së – njëra e komu-nikacionit për menaxhimin e anijeve në qytetin Varna të Detit të Zi dhe Qendra e komandimit dhe komunikimit pranë Sofjes, saktësoi kundëradmirali Rumen Nikollov. Stërvitjet e përbash-këta dhe mundësitë për përgatitjen e territorit të vendit, siguri ai, nuk janë lidhur me zhvillimin e operacioneve konkrete ushtarake, por kanë për qëllim të mbajnë ushtrinë bullgare në gatishmëri. Nëse Bullgaria do të pakësojë stërvitjet e saj, kjo do të çojë në përkeqësimin e përgatitjes luftarake, e cila është me rëndësi në kushtet e konflikteve në Jug dhe Lindje, shënoi Shefi i Mbrojtjes dhe dha sigurime, se Bullgaria është në gatishmëri të zbatojë angazhimet e saj për sigurinë në rajon.

Komandanti ushtarak i NATO-s po i bën thirrje përsëri Perëndimit për të dërguar armë mbrojtëse në Ukrainë për ta ndihmuar të përbal-let me rebelimin e mbështetur nga Moska në lindje të vendit. Gjenerali Breedlove tha se duhet shqyrtuar çdo mjet si kundërpërgjigje.

Gjenerali i Forcave Ajrore amerikane Philip Breedlove, tha në një konferencë shtypi në Bruksel të dielën me 22 mars 2015 se ai nuk mendon se çdo mjet i Shteteve të Bashkuara apo i një vendi tjetër duhet që domosdo të jetë jashtë tryezës. “Ajo që shohim në Ukrainë është se kundër saj po përdoren mjete diplomatike, të informacionit, ushtarake dhe ekonomike. Ndaj, ne në Perëndim duhet të marrim në shqyrtim për-dorimin e të gjitha mjeteve tona si kundër-përgj igje. A do të j enë destabilizue-se? Përgjigja është po. Po ashtu mosve-primi mund të jetë destabili-zues.”

Zoti Breed-love përmendi të dhënat e zbu l im it të NATO-s, duke vënë në dukje ato që a i i quajti prova të reja shqetësuese - armatime dhe furnizime të tjera që kalohen përmes kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës në kundërshtim me armë-pushimin e ndërmjetësuar nga Moska në muajin shkurt. Gjatë javëve të fundit, dy prej diplomatëve më të rëndësishëm të Gjermanisë kanë paralajmëruar kundër dhënies së armatimeve Ukrainës pa shqyrtuar së pari mundësinë e një reagimi masiv rus kundër forcave të arma-tosura të Kievit, të cilat janë shumë më të vogla në numër.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Ëalter-Steinmeier i tha agjencisë së lajmeve Associated Press në fillim të këtij muaji se furnizimi i Kievit me armatime të tilla mund ta nxirrte jashtë kon-trollit konfliktin në Ukrainë.

Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara Peter Ëitting tha se presidenti amerikan Barack Obama kishte vendosur të mos e furnizonte Kievin me armë vdekjeprurëse pas bisedimeve të fundit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Nga ana e saj, Shtepia e Bardhë nuk e ka konfirmuar vendimin dhe thotë se po shqyrton situatën ushtarake në Ukrainë pas armpushimit. Vëzhguesit evro-pianë thonë se në rajon është shënuar një rënie e luftimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes në muajin shkurt nga Ukraina, Rusia, Gjermania dhe Franca.

Gjenerali Philip Breedlove: Perëndimi duhet të armatosë Ukrainën

“Në rast të krizës, Forcat e Reagimit të Shpejtë të NATO-së do të kenë gatishmëri të shtrihen brenda disa ditëve. Kjo periudhë kufizohet në varësi

nga urgjenca e krizës. D.m.th. brenda këtyre ditëve këto forca mund të jenë në territorin e shtetit, ku ka krizë.”

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 42

të preket nga rivalitetet e fuqive të mëdha dhe së dyti që çështjet e Lindjes së Mesme të mos ta in-fektojnë këtë rajon. Përsa i takon kësaj të fundit, kjo është detyrë e shërbimeve të zbulimit të Ev-ropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara, si edhe atyre të Ballkanit, që të identifikojnë dhe gjejnë elementët shkatërrimtarë që shkojnë dhe kthehen nga zonat e udhëtimit të Levantit dhe Lindjes së Mesme”, thotë ai.

Rreziku i ndikimit të radikalizmit islamikVende si Shqipëria, Bosnja dhe

Kosova kanë miratuar ligje për të ndaluar qytetarëve të tyre të marrin pjesë në luftëtra të huaja dhe kanë arrestuar një numër elementësh radikalë. Kjo do të jetë një përpjekje afat-gjatë, thotë ish-zëvendës ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Ian Brzezinski, që tani është studiues në Këshillin e Atlantikut: “Do të jetë një ndërmarrje e vazhdueshme, afatgjatë, ku intensifikimi i këtij bash-këpunimi mes policive, shërbimeve të zbulimit, do të bëhet gjithnjë e më urgjente, gjithnjë e më e do-mosdoshme, me kalimin e kohës”. Që kur filloi konflikti në Siri në vitin 2011, në këtë vend kanë shkuar mbi 20 mijë luftëtarë të huaj, nga mbi 90 vende, të paktën 3,400 prej

tyre nga Perëndimi, sipas Raportit për Kërcënimet Globale të komu-nitetit amerikan të zbulimit. Numri i luftëtarëve nga Ballkani është të paktën një mijë, nga të cilët 500 nga Bosnja, 300 nga Kosova, 90-100 nga Shqipëria dhe rreth 100 nga Maqedonia, sipas të dhënave zyrtare nga Ballkani dhe burime të tjera. Ballkani dallon nga vendet e Evropës Perëndimore pasi sundimi i ligjit është më i dobët dhe varfëria më e madhe, thotë zoti Brzezinski. “Strukturat e qeverisjes dhe rendit janë disi më të dobëta në vendet e Ballkanit krahasuar me homologët e tyre në veri të Evropës. Disa prej këtyre vendeve kanë popullata të konsiderueshme myslimane. Kjo nuk do të thotë se është gjë e keqe të kesh popullsi myslimane, por është një realitet që po shfrytëzohet nga organizata si ISIS. Këto vende janë në spektrin e një varfërie më të madhe në relievin ekonomik të Evropës dhe kurdo që ke një situatë pabarazie ekonomike, ke shoqëri që janë më të ekzpozuara ndaj ekstrem-izmit”. Ish-ambasadori Ëisner thotë se Shtetet e Bashkuara kanë synuar të veprojnë si një forcë stabilizuese. “Por vazhdon të ketë një program politik që ende nuk ka marrë rrugë, në Bosnje, Maqedoni dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë”.

Keida KoSNeCi

Ballkani, rreziku i radikalizmit islamik dhe ndikimit rus

shtëpia e Bardhë i konsid-eron ekstremizmin e dhun-shëm dhe agresionin rus, si dy nga sfidat kryesore ndaj sigurisë kombëtare amerikane. Përballja me

këto kërcënime është një përparësi për Shtetet e Bashkuara dhe në rajonin e Ballkanit, përpjekjet për të ushtruar ndikim si nga Rusia, ashtu edhe nga islamistët radikalë është pika ku ato takohen. Paqendruesh-mëria politike, tensionet e mbetura etnike dhe dobësia eknomike i bëjnë vendet e rajonit veçanërisht të ek-spozuara. Popullsitë me numër të madh myslimanësh nga njëra anë dhe lidhjet historike dhe fetare me Rusinë nga ana tjetër, i bëjnë ven-det e Ballkanit Perëndimor më të prekshme nga këto ndikime. Frank Wisner, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara dhe ish-i dërguar i posaçëm për bisedimet e statusit mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se megjithëse Ballkani nuk është sferë përparësore rivaliteti, ai nuk është i parrezikuar. “Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndë-sishme që Ballkani të mos lejohet

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 43

Ballkanit modernizohen dhe pështaten me standardet evropiane të ligjeve dhe infrastrukturës, kjo varësi dobësohet. Megjithatë Serbia për shembull nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Dhe kur Presidenti rus Vladimir Putin shkoi në Beograd tetorin e kaluar, ishte një kujtesë se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, është e vështirë të bashkë-jetojnë me aspiratat e Beogradit për të hyrë në BE.

Nevoja dhe sfidate integrimit Euro-AtlantikIsh-ambasdori Wisner thotë se

është e rëndësishme që Greqia dhe Maqedonia të zgjidhin problemet mes tyre dhe se Evropa duhet të vazhdojë me përpjekjet për integ-rimin e Serbisë dhe Kosovës. “Është veçanërisht e rëndësishme që të fil-lojnë negociatat që Kosova të hyjnë në rrugën e vet për një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe që Serbia të mos hyjë në BE, nëse Kosova nuk pa-son në po të njëjtën rrugë, sigurisht duke plotësuar kushtet”. Zoti Ëisner shton se duke zgjidhur këto prob-leme, nuk mbetet një terren negativ që Rusia mund ta shfrytëzojë dhe është më e lehtë që të ruhet har-monia e nevojshme për Ballkanin. Ai i referohet shqetësimeve të shpre-hura veçanërisht në Evropë, por edhe në Uashington se Presidenti

Rreziku i ndikimit të RusisëNjë sfidë tjetër me të cilën ndesh-

et Ballkani sot është rritja e ndikimit rus. Moska synon të shfrytëzojë lid-hjet e saj historike me rajonin. “Si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera, janë të gjitha në linjën e zjarrit”. Kështu u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë një dëshmie të kohëve të fundit në Kongres. Rusia po përpiqet në mënyrë aktive të zgjerojnë praninë në Ballkan. “Mendoj se është e rëndësishme që të mos ketë kriza, që Rusia të mund t’i shfrytëzojë, gjë që do të rriste tensionet mes Rusisë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë ish-ambasadori Ëisner. Serbia për shembull, importon 82 për qind të gazit nga Rusia. Pasi Bashkimi Evropian mori masa që çuan në anu-limin e planit për gazsjellësin South Stream përmes Evropës Juglindore. Kremlini po përpiqet për një rrugë alternative që do të kalonte përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë dhe pastaj përmes Hungarisë dhe ndoshta deri në Austri. Mediat ruse, Russia Today edhe Sputnik janë të pranishme në Serbi. “Rusia përfi-ton nga koha kur ekzistonte Bashkimi Sovjetik që krijoi varësi infrastruktu-rore në rajon me ekonominë e sotme të Rusisë”, thotë zoti Brzezinski. Por ai shton se ndërsa ekonomitë e

Një sfidë tjetër me të cilën ndeshet Bal-lkani sot është rritja

e ndikimit rus. Moska synon të shfrytëzojë lid-

hjet e saj historike me rajonin. “Si Serbia, Ko-sova, Mali i Zi, Maqe-

donia dhe vende të tjera, janë të gjitha në linjën e zjarrit”. Kështu

u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, John

Kerry, gjatë një dësh-mie të kohëve të fundit në Kongres. Rusia po

përpiqet në mënyrë ak-tive të zgjerojnë pran-

inë në Ballkan.

Putin po përpiqet të krijojë çarje mes Ballkanit dhe Perëndimit. Sekretari Kerry tha para nënkomisionit të Sen-atit se Rusia është e angazhuar në një “përpjekje masive për të lëkundur, për të tërhequr vendet, për të kri-juar lidhje me to”, duke rindezur në mënyrë tragjike një lojë të re mes Lindjes dhe Perëndimit.

Uashingtoni, thotë zoti Brzezinski mund të luajë rol më të madh. “Men-doj se Shtetet e Bashkuara mund të inkurajojnë më shumë duke rizgjuar vizionin e një Evrope të bashkuar dhe të lirë, duke këmbëngulur më shumë për zgjerimin e NATO-s, veçanërisht për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Men-doj se duhet të përpiqemi më shumë që të rrisim besimin e Serbisë tek potenciali i bashkëpunimit të sigurisë me Perëndimin, për ta shkëputur nga një lloj botëkuptimi pro-rus. Mendoj se është gjithashtu e nevojshme rritja dhe forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit dhe Evropës Perëndimore”. Por si ish-ambasadori Wisner, ashtu dhe ish-zyrtari i lartë i Pentagonit, Brzezinski bien dakord se integrimi është një rrugë me dy drejtime dhe se procesin do të duhet ta udhëheqin vetë vendet përmes reformave agresive dhe arritjes së standardeve të nevojshme për anëtarësim të plotë në komunitetin Euro-Atlantik.

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 44

Sa vlen stabilitetii Ukrainës

shpëtimi i Ukrainës mund të kushtojë shumë. Gjermania i ka premtuar Presidentit Petro Poroshenko va-zhdimin e mbështetjes. Me të drejtë, por Ukraina duhet të nisë reformat. Ukraina ka nevojë për

ndihmën e Perëndimit. Financiarisht vendi është buzë falimentimit. Ekonomia po shënon ulje. Armëpushimi në Lindje është i brishtë. Aktualisht nuk ka luftime të rënda, por rreziku është tepër i madh që luftë të rishkallëzojë. Ukrainasit frikësohen me të drejtë, që pika e

radhës strategjike e sulmit të seperatistëve do të jetë qyteti liman Mariupol. Ky do të ishte një hap tjetër drejt vendosjes së lid-hjeve tokësore në drejtim të Krimesë. Gjendja e rëndë ushtarake dhe kriza ekonomike kanë qenë edhe temat kryesore të bisedimeve gjatë vizitës së shkurtër në Gjermani të Presidentit ukrainas Petro Poroshenko. Kancelaja Angela Merkel dhe Presidenti Joachim Gauck e kanë pritur Poroshenkon duarhapur. Në Berlin e kanë të qartë gjendjen e rëndë në Ukrainë. Edhe pse vendi është larguar paksa nga titujt kryesorë të mediave, problemet nuk janë zvogluar. Për të stabili-zuar Ukrainën ekonomikisht, nga mesi i muajit mars, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hartuar një paket të madh financiar. Së bashku me premtimet e donatorëve, në katër vitet e ardhshme, do të derdhen në Ukrainë 40 miliardë dollarë - në radhë të parë në formë kredishë.

Dakordim për çështjen e KrimesëGjermania si vendi më i fuqishëm ekono-

mikisht në BE, po e ndihmon Ukrainën edhe me bashkëpunim bilateral. Gjermania e cila aktualisht është udhëheqëse e G7-tës, është duke koordinuar edhe ndihmat ndërkombëtare. Në ministrinë e Financave në Berlin, nëpunësit janë duke rishikuar prej javësh nevojat financiare të Ukrainës. Në librat nga Kievi shihet se shpenzimet janë të jashtëzakonshme, vetëm si pasojë e luftës në Lindje të vendit. Me ftesën e Poroshenkos në Gjermani, Berlini ka dashur që në mënyrë demonstrative të bëj të ditur se nuk është harruar anektimi i Krimesë prej Rusisë. Pikër-isht para një viti në këtë siujdhesë të Detit të Zi është mbajtur referendumi i kontestuar dhe i ndihmuar ushtarakisht nga Rusia, për shkëputjen e Krimesë në Ukraina. Merkel dhe Gauck e kanë bërë të qartë para Poroshenos se aneksimi rus i Krimesë nuk do të njihet. Kjo ishte një goditje e Kremlinit ndaj një shteti të pavarur. Por një plan se si mund të rikthehet Krimeja nën sovranitetin e Ukrainës në të ardhmen, nuk ka as Poroschenko dhe as qeveria gjermane.

Për të stabilizuar Ukrainën ekonomik-isht, nga mesi i muajit mars, Fondi Monetar Ndërkom-bëtar (FMN) ka hartuar një paket të madh financiar. Së bashku me prem-timet e donatorëve, në katër vitet e ardhshme, do të derdhen në Ukrainë 40 miliardë dollarë - në radhë të parë në formë kredishë.

BERNd JohaNN

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 45

Berlini nuk do të dërgojë armë në Ukrainë

E paqartë është poashtu nëse marrëveshja e arritur për armëpushim do të qëndrojë. Sjellja e Moskës dhe seperatistëve nuk mund të parashiko-hen. Vëzhguesit e OSBE-së ende nuk mund të vëzhgojnë lirshëm gjendjen në shumë rajone. Misioni i OSBE është ende tepër i vogël, për të vëzhguar frontin në një linjë prej 40 km. Personeli duhet të ngrihet, por kjo me siguri që do të zgjatë edhe disa muaj. Ata kanë shumë pak teknikë për vëzhgim. Këtu bëjnë pjesë dronat, të cilët mund të vëzhgojnë gjendjen mirë. Por Rusia po e bllokon veprimin e OSBE-së dhe në këtë mënyrë po dëshmon se sa pak është e interesuar për mbajtjen e armëpush-imit. Në Kiev llogaritet me një ofen-sivë të madhe të seperatistëve. Ndaj Poroshenko kërkon armë. Por qeveria gjermane si dhe shumë qeveri të tjera evropiane ende po e frenojnë këtë mundësi. Ato kanë frikë se me dërgimin e armëve konflikti do të përshkallëzonte edhe më shumë. Por Ukraina ka nevojë për sisteme moderne të armëve si dhe drona për vëzhgim. Në rast të një sulmi të ri nga seperatistët e mbështetur dhe pajisur nga Rusia, armata ukrai-nase nuk mund të përgjigjet.

Shpëtimi mund të jetë tepër i shtrenjtëEkonomikisht dhe para së gjithash

f inanciarisht, Poroshenko e ka mbështetjen e Berlinit. Por ai duhet të nisë reformat e premtuara kaherë. Krahas pavarësisë së organeve ju-ridike, këtu bën pjesë edhe lufta kundër korrupsionit dhe ekonomisë së ol igarkëve. Ata janë-krahas luftës-pengesa më e madhe e sta-bilizimit ekonomik të Ukrainës. Edhe më tej paratë e të pasurve nxir-ren nga Ukrainë në vendet e tjera. Poroshenko nuk ka bërë shumë në këtë drejtim, mbase për shkak se si pronar i sipsërmarrjeve edhe vet bën pjesë në radhët e oligarkëve. Perëndimi e di: shpëtimi i Ukrainës mund të kushtojë shumë. Sa para do të jenë të domosdoshme, do të shi-het në fund. Falimentimi i Ukrainës duhet të evitohet. Por në një thes pa fund askush nuk do të investojë gjithmonë. Tek e fundit, është shumë e qartë që stabilizimi mund të ketë sukses vetëm nëse përfundon lufta.

Mosbesimi i thellë ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë në lidhje me veprimet agresive të Moskës në Ukrainë po vë në rrezik sig-urinë globale, thonë zyrtarë të lartë qeveritarë, dhe ekzistojnë shenja të pakta progresi drejt dhënies fund të konfliktit apo rindërtimit të marrëdhënies së përkeqësuar. Rusia po rrit stërvitjet ushtarake, ndërkohë që NATO po tregon muskujt në Detin e Zi. Në Ukrainën lindore, shkatërrimi i lënë pas prej lufti-meve ndërmjet trupave qeveri-tare dhe re-belëve pro-rusë ndodhet kudo. Një marrëveshje armëpushimi e arritur në mua-jin shkurt në Minsk ka pak efekt ndërkohë që përplasjet va-zhdojnë. “Pakti është shumë i brishtë. Njerëzit nuk kanë besim”, thotë një banore e rajonit Luhansk. Ajo që po ndodh në Ukrainë po ndikon të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Perën-dimit dhe Rusisë.

Në një forum në Uashington në lidhje me rolin e Organiza-tës për Sigurinë dhe Bash-këpunimin në Evropë (OSBE), Celeste Ëallander e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së e akuzoi Rusinë se po vazhdon të armatosë dhe mbështesë separatistët në Ukrainë, duke shkatërruar kështu besimin e partnerëve për çështje kyçe të sigurisë globale. “Kemi shumë çështje për të cilat duam të bash-këpunojmë me Rusinë, si: Irani, Siria, dhe mospërhapja e armëve. Këto janë çështje të rëndësishme. Por, na duhet një partner të cilit t’i besojmë.”

Ambasadori i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olexan-der Motsyk, u ul gjatë takimit në krah të homologut të tij rus, Sergey Kislyak. Por, dasitë dhe mosbesimi i thellë ishin të duk-shëm. “Kjo luftë duhet ndaluar

Rusia, Ukraina, dhe siguria globaletani në mënyrë që mos të ketë efekt në Moldavi dhe Gjeorgji, dhe që të mos përhapet në Balltik dhe në vende të tjera të cilat nuk janë të sigurta nga agresioni”, u shpreh ambasadori ukrainas. “Argumentat se Rusia po krijon një kërcënim për shtetet balltike, siç u shpreh Olexander, janë të pabazuara. Janë imagjinatë. Por sidoqoftë, NATO vendosi të rigjallërojë prezencën e saj në kufijtë tanë.”

Të gjitha palët bënë thirrje që monitoruesve të OSBE-së t’u ofrohet

qasje e plotë në zonat e konfliktit për t’u siguruar se po respektohen mar-rëveshjet e Minskut. Por, Ukraina dhe Perëndimi thonë se Rusia po i bllokon; diçka që Moska e mohon. Gjermania, e cila do të ketë kryesinë e OSBE-së vitin tjetër, thotë se kriza në Ukrainë kërcënon sigurinë transatlantike dhe sfidon vetë organizatën.

“Është e qartë se çështja e sig-urisë evropiane dhe se si t’i rikthehemi ndërtimit të besimit do të jetë në krye të axhendës. Sigurisht, ajo çka ndodhi në Ukrainë ka vënë në dyshim thelbin e ekzistencës së OSBE-së, që është për bashkëpunimin dhe ndërtimin e besimit”, thotë ambasadori gjerman në OSBE.

Për SHBA-në, çështja mbetet se nëse mund t’i zihet besë Rusisë se do të respektojë marrëveshjet. “A do të kërcënohet rendi evropian që e ka bërë kontinentin kaq të begatë dhe të sigurtë, nga veprimet e një vendi tepër të fuqishëm që duhet të ishte pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit?” Kjo pyetje ngrihet ndërkohë që Presi-denti rus Vladimir Putin organizoi një demonstratë masive për të festuar përvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 46

britanike. Destinacioni i saj: Drezdeni, qytet anës Elbës. Një qytet që as-kohe kishte 630.000 banorë me-siç vlerësohej-edhe rredh qindra mijëra refugjatë. Drezdeni nga pikëpamja strategjike dhe ekonomike ishte i parëndësishëm për ecurinë e luftës në përgjithësi, fati i së cilës qe për-caktuar tashmë qysh në vitin 1944. Në orën 21:39 gjëmuan sirenat e alarmit në qytetin anës Elbës. Rreth 3.000 bomba të rënda shpërthyese, 250 bomba me rreze djegëse dhe 400.000 bomba flakëhedhëse vërsh-uan mbi “Firencen e Elbës’, siç quhet ndryshe Drezdeni, i cili shquhet për bukurinë arkitektonike dhe pasurinë e artefakteve. E gjitha kjo ndodhi në vetëm 23 minuta. Qendra e qytetit u bë prush në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ndriçimi i zjarrit ishte aq intensive sa që pilotët britanikë kanë protokolluar se kanë parë Drezedenin të digjet që nga distanca mbi 320 ki-lometra dhe nga 6.700 metra lartësi. Nxehtësia arrinte temperatura, që shkrijnë edhe qelqin e shisheve nëpër bodrumet e farmacive. Gjatë dy valëve të sulmit të bombarduesve britanikë dhe një sulmi pasues të SHBA u rraf-shuan rreth 15 kilometra katror të qytetit. Në shkatërrimin e Drezdenit ishin të përfshirë pilotë britanikë dhe amerikanë, por njëri kishte komandën: Arthur Harris, “komandant i përgjith-shëm” i Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). Njeriu i Churchill-it i ngarkuar për bombardimin masiv të Gjermanisë naziste, një mjet lufte për të demor-alizuar armikun.

Arthur “Kasapi” Harris“Asnjë hobby. S’ka lexuar asnjëherë

ndonjë libër. Nuk e pëlqen muzikën. Je-tonte vetëm për punën e tij.” Një nga përshkrimet më konçize mbi qenien e ushtarakut të lartë britanik, i cili edhe sot e kësaj dite është figurë mjaft e kontestuar. Harris ishte një antipod i britanikut. Ai nuk e njihte njerëzillëkun dhe mirësjelljen, ai ishte i vrazhdë dhe

VolKER WaGENER

Drezdeni pandehte se ishte i sigurt, besonte se mburojë kishte estetikën e veçantë arkitektonike. Por qyteti pagoi një çmim barbar për luftën e Hitlerit duke për-

jetuar para 70 vjetësh një bombardim të pashembullt. Drezden 2004. Këshilli i qytetit krijoin një komision ndërdisiplinor, i cili duhet të merret me çështjen: Sa vetë vdiqën gjatë bombardimeve më 13, 14 dhe 15 shkurt 1945? Për dekada me radhë është spekuluar për këto shifra. Flitej për 70.000 të vdekur, si serioze u provua shifra 35.000 - por edhe kjo bazohej vetëm në vlerësime. Komisioni Drezden ka arritur në konkluzionin e vet. 25.000 të vdekur prej bombave e ka llogaritur ai dhe ky numër është paraqitur në raportin përfundimtar, i cili u publikua në vitin 2010.

Shkatërrimi vetëm në 23 minutaNdërkohë që më me shumë preçizion

mund të dekumentohet ajo që ndodhi mbi Drezden 70 vjet më parë. Më 13 shkurt u nisën 245 avionë katër-mo-torik të tipit “Lancaster” nga Anglia. Kjo ishte flota e 5-të bombarduese

Drezden 1945-luftë totale në luftë

Zona e bombarduar e Drezdenit më 13.02.10945

Më 13 shkurt u nisën 245 avionë katër-mo-torik të tipit “Lancaster” nga Anglia. Kjo ishte flota e 5-të bombarduese britanike. Destinacioni i saj: Drezdeni, qytet anës Elbës. Një qytet që askohe kishte 630.000 banorë me-siç vlerëso-hej-edhe rredh qindra mijëra refugjatë.

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 47

Drezden ishte padyshim më shumë se vetëm një tolerues i praktikave të pamëshirshme të strategut të tij të aviacionit Harris. Këtë ai e ka deklaruar pak para vdekjes së tij, se Drezdeni “në atë kohë konsiderohej nga njerëz që ishin shumë më të rëndësishme se unë, si një domosdoshmëri ushtarake”

‘ churchillpër më tepër shpesh edhe njeri që

fyente. Shumë e quanin atë thjesht “Butcher”, kasap. Qysh në periud-hën mes dy luftërave botërore Har-ris e kishte zbuluar pasionin e tij për luftën ajrore. Në Pakistan dhe Irak, ai kishte qenë komandant i skuad-roneve të RAF, shpesh fluturonte vetë dhe preferonte të përdorte bomba me zjarr kundër kurdëve dhe arabëve. Kasollet e tyre prej kashte digjeshin me flakë deri në qiell. Ai entuziazmohej prej efektit të luftës ajrore. Ashtu si shumë oficerë të aviacionit ushtarak edhe jashtë Mbretërisë, Harris besonte në superioritetin ushtarak të bom-barduesve. Që në fillim të vitit 1943 ai besonte se vetëm nga ajri pa mo-bilizimin e trupave të këmbësorisë do të mund ta çonte Gjermaninë drejt kapitullimit. Një vit më pas, në 1944, Harris arrin në konkluzionin, se 45 nga 60 qytetet e mëdha gjermane ishin shkatërruar. Duke përfshirë edhe Këlnin e Hamburgun. Tani duhet të përfundojë pjesa tjetër, kërkoi ai. Drezdeni është një prej tyre.

Luftë qyteteveDisa historianë shohin në bom-

bardimin e Drezdenit një element të rritjes së bashkëpunimit ushtarak mes fuqive perëndimore dhe Bash-kimit Sovjetik në etapën e fundit të luftës. Pasi kishte mbetur në vend-numëro ofensiva e Forcave Aleate kundër Gjermanisë në Frontin Perëndimor që nga fundi i 1944, në të njëjtën kohë që Ushtria e Kuqe po përparonte më shpejt në lindje, Churchill-i në janar, pak para Konferencës së Jaltës, udhëzoi të verifikohej nëse tani “Berlini ... e gjithashtu edhe qytete të tjera të mëdha në lindje të Gjermaninë... .ndoshta nuk ishin objektiva që ia

vlenin.” E gjitha kjo për t’i tërhequr vëmendjen Moskës, sepse Stalini kishte dyshime. Për vite të tëra ai kishte kërkuar nga fuqitë perëndi-more, hapjen e një fronti të dytë në Perëndim. Një tezë tjetër ndjek logjikën: Meqënëse sovjetikëve u ishte premtuar Gjermania Qendrore si zonë e pushtimit para Konfer-encës së Jaltës, britanikët dhe amerikanët u turrën me një vrull të shfrenuar shkatërrimi ndaj Drezden-it dhe qyteteve të tjera në Lindje të Gjermanisë. Por pavarësisht nga kjo, Drezdeni ishte në planin e Harris-it. Dhe ka pasur paralajmërime shumë kohë përpara 13 shkurtit. Lajmet e radiove si dhe gazetat e vendeve aleate paralajmëronin skenarin, se çdo qytet gjerman mund të kthehej në një qytet-front, për aq kohë sa vazhdonte lufta. Drezdeni ishte përveçkësaj edhe një udhëkryq i rëndësishëm i linjave hekurudhore si të Lindjes edhe të Perëndimit, ashtu edhe të Veriut e Jugut. Gjithashtu aleatët e konsideronin Drezdenin si një qendër të mundshme të tërheqjes së Hitlerit dhe nazistëve në rast se do të ndërpriteshin nyjet e qarkullimit Berlin dhe Lajpcig si linja furnizimi. Drezden pra ishte në fokus dhe Churchill-i ishte padyshim

më shumë se vetëm një tolerues i praktikave të pamëshirshme të strategut të tij të aviacionit Har-ris. Këtë ai e ka deklaruar pak para vdekjes së tij, se Drezdeni “në atë kohë konsiderohej nga njerëz që ishin shumë më të rëndësishme se unë, si një domosdoshmëri ush-tarake”.

Akti dhe dorasi – një çështje e diskutueshme edhe sot e kësaj dite

Ushtria e Kuqe nën Marshall Zhukovin në shkurt të vitit 1945 ndodhej vetëm 80 kilometra në lindje të Drezdenit, kur bombar-duesit britanikë dhe amerikanë donin t’i demonstronin sovje-tikëve një shenjë bashkëpunimi kundër Gjermanisë së Hitlerit. “Një barbari të tillë nuk do ta kishte bërë kurrë ushtria sov-jetike”, ka gjykuar më vonë Zhu-kovi. Edhe në Angli bombardimi i Drezdenit vazhdon të jetë një çështje e diskutueshme. Kur në vitin 1992, “bombarduesit Harri” iu kushtua në qendër të Londrës një statujë bronzi 2,70 metra e lartë Queen Mum e vlerësoi atë si “lider frymëzues”, ndërsa qindra protestues thërrisnin “vrasës në masë, vrasës në masë”.

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 48

Kina si superfuqi aziatikeMinistria e Jashtme Kineze deklaroi se Kina është jashtëzakonisht e ku-jdesshme dhe e përgjegjëshme për eksportet e armëve. Kina vetë nuk jep të dhëna në lidhje me eksportet e saj të armëve. Megjithatë vitet e fundit Kina i ka rritur çdo vit në nivele dyshifrore shpenzimet e saj ushtarake. Gjatë këtij viti Republika Popullore e Kinës synon t’i rrisë shpenzimet ushtarake me 10.1 për qind. Por meqenëse shifrat nga Kina janë shumë të paqarta, është e vështirë të thuhet se ku shkojnë shpenzimet ushtarake kineze. Rritja e shpenzimeve ushtarake të Kinës do të thotë ndër të tjera edhe më shumë para dhe strehim më të mirë për ushtarët, por edhe për armë dhe stërvitje dhe trajnime.

Rritet eksporti i armëveGara botërore e armatimit vazhdon. Kina ja kalon Gjer-manisë si eksportuesja e tretë më e madhe e armëve në botë. Sipas raportit të fundit të In-stitutit të Studimeve për Paqen në Stokholm, SIPRI tregtia ndërkombëtare e armëve ka shënuar në pe-riudhën 2010-2014 një rritje me 16% krahasim me periudhën 2005-2009. SHBA është në krye të vendeve eksportuese me 31% të eksporteve të armëve, dhe një rritje prej 23 për qind. Kina parakalon Gjermaninë dhe renditet e treta në botë. Kurse eksportet evropiane në përgjithësi kanë shënuar rënie. Në raportin e tij in-stituti përmbledh të gjithë informacionet mbi shpen-zimet ushtarake, që ndod-het në dispozicion të pub-likut: jo vetëm shpenzimet për armatimin, por edhe për trupat, personelin dhe shpenzimet administrative, ato kërkimore, të mirëm-bajtjes dhe për ndërtimet.

Shtohen eksportet kinezeSipas raportit të fundit të Institutit të Studimeve për Paqen në Stokholm, SIPRI, Kina ja ka kaluar Gjerman-isë si eksportuesja e tretë më e madhe e armëve në botë. Në periudhën 2010 - 2014 eksporti i armëve nga Kina është dyfishuar në krahasim me pesë vjet më parë. Për shkak të rritjes prej 143 për qind tani Kina është ekspor-tuesja e tretë më e mad-he pas Shteteve të Bash-kuara dhe Rusisë. Kina pasohet nga Gjermania dhe Franca. Gati 70 për qind e eksporteve kineze kanë pasur si destinacion Pakistanin, Bangladeshin dhe Mianmarin. Në Afrikë ka 18 vende që blejnë armë kineze, thuhet në raportin e SIPRI-t. Sipas Institutit të Studimeve për Paqen armët kineze shiten para së gjithash në vende që kanë tensione me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër sipas SI-PRI-t, importet e pajisjeve ushtarake nga Kina kanë shënuar në këtë periudhë pesëvjeçare një rënie prej 42 për qindësh.

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 49

Shpenzimet ushtarake në vendet e Nato-sZyrtarët e lartë amerikanë kanë

paralajmëruar për rreziqet e një hendeku në rritje të shpen-zimeve në fushën e mbrojtjes

mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, në një kohë kur tensionet me Rusinë janë rritur për shkak të konfliktit në Ukrainë. Paralajmërimet vijnë ndërkohë që Shtetet e Bash-kuara po dislokojnë në Evropë tanke dhe luftanije, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme të trajnimit nga NATO.

Shtetet e Bashkuara po shfaqin dukshëm forcën e tyre ushtarake, duke dislokuar rreth 400 automjete të blinduara në kryeqytetin Riga të Letonisë. Kjo është një shfaqje e soli-daritetit përballë agresionit rus.

Gjeneral Majori amerikan John O’Connor mbikqyri dislokimin. “Ne mund të dislokojmë fuqi luftarake për aleatët tanë në çdo kohë, kudo që është e nevojshme dhe mesazhi ynë për popullin e Letonisë, aleatët amerikanë dhe vendet partnere është se ushtria amerikane, Ev-ropa, munden dhe do të ofrojnë mbështetje të menjëhershme, nëse është nevojshme, nga ajri, deti dhe toka”, thote John O’Connor.

NATO ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për një rritje të kërcënimit nga Rusia pas push-timit të Krimesë një vit më parë dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme ruse në Ukrainën lindore. Vitin e kaluar, në samitin e NATO-s në Uells, vendet e NATO-s nënshkruan një marrëveshje për të shpenzuar për mbrotjen në minimum 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Por një analizë e 14 vendeve anëtare të NATO-s nga organizata Rrjeti Evropian i Lider-shipit, sugjeron se përveç Shteteve të Bashkuara, vetëm Estonia e ka përmbushur këtë objektiv. “Një numër vendesh në fakt po bëjnë të kundërtën e asaj që u vendos në Uells, pra ato po pakësojnë shpenz-imet ushtarake”.

Britania, tradicionalisht aleati më i fortë i Amerikës në NATO, është në mesin e vendeve që parashikohet të shpenzojnë më pak se objektivi prej 2 përqindësh. Kjo mund të ndikojë në rolin e Britanisë në operacionet e koalicionit, thotë Ben Barry i In-stitutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. “Ushtria britanike nuk ka shumë trupa për të dërguar

në një operacion shumëkombësh, siç ka bërë në të kaluarën. Përveç kësaj, edhe ushtria amerikane është zvogëluar. Prandaj mund të thuhet se kjo bën atë edhe më e varur ndaj partnerëve shumëkombësh për të ndërtuar një forcë luftuese të efekt-shme në operacionet e koalicionit”.

Kontributi i Shteteve të Bash-kuara për shpenzimet e përgjithshme të NATO-s në fushën e mbrojtjes është rritur në mënyrë të qën-drueshme, thotë Lukasz Kulesa. “Është më shumë se 70 përqind, pra 20 përqind më i lartë se gjatë epokës së Luftës së Ftohtë. Dhe sigurisht kjo nuk është një situatë e mirë, sepse në disa vende krijohet përshtypja se ato në fakt nuk kanë nevojë të bëjnë përpjekje për rritjen e shpenzimeve”.

Kjo prirje është ndryshuar në Estoni, një nga vendet që ndodhet në vijën e frontit të tensioneve të Perëndimit me Rusinë. Shpenzimet ushtarake në këtë vend pritet të arrijnë në 2.5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

“Kjo ka dërguar një mesazh të

hENRy RidGWEll

fuqishëm politik se vendet që janë më të shqetësuara për sigurinë e tyre po shpenzojnë në fushat e duhura”.

Komandantët e NATO-s par-alajmërojnë se Rusia po investon shumë në modernizimin e forcave të saj të armatosura. Ekspertët ushtarakë për shumë kohë kanë qenë të një mendimi mbi superioritetin teknologjik të ushtrisë amerikane dhe ushtrive perëndimore.

Hendeku mund të jetë ngushtuar, por ai ende ekziston, thotë analisti Ben Barry. “Mendoj se ka disa fusha në të cilat Shtetet e Bashkuara dhe NATO jetë të mendimit se ushtria ruse është e përgatitur. E tillë është aftësia e tyre bërthamore, aftësia për të prodhuar një mbrojtje ajrore të efektshme. Tanket dhe automjetet e tyre të blinduara ndoshta nuk janë më të mira se tanket dhe automjete blinduara më të mira perëndimore si Leopard 2A7 ose M1 Abrams”. Duke marrë parasysh modernizimin ush-tarak të Rusisë, diplomatët ameri-kanë thonë se aleatët e NATO-s në Evropë duhet ta kuptojnë shkallën e kërcënimit.

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 50

lituania mbështetet tek mbrojtja e Nato-s

25 vjet më parë, Lituania shpalli pas tërheqjes së ushtrisë sovjetike pavarësi-

në e saj. Aktualisht hapësira ajrore e vendeve baltike mbrohet nga aleatët e NATO-s. Që nga fillimi i krizës së Ukrainës vitin e kaluar, NATO ka dyfishuar kontigjentin e saj për të ruajtur hapësirën ajrore të vendeve baltike, kështu që gjithmonë aty zhvillojnë fluturime stërvi-

tore dhe kontrolli nga dy kombe njëherësh. “I gjithë shtabi ynë i komandës përbëhet nga pilotë”, thotë komandanti italian Marco Bertoli. “Aviacioni italian ka stacionuar këtu 100 gra dhe burra. Ne kemçdo tdië fluturime stërvitore dhe jemi në gatishmëri 24 orë, dhe mund të reagojmë shpejt në qoftë se ndodh diçka në qiell.” Komandat Bertoli e ka fjalën për shkeljen e hapësirës ajrore baltike nga avionët ushtarakë rusë. Vitin e kaluar janë regjistruar 150 shkelje të tilla, katër herë më shumë se në vitin 2013. “Ti nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë me ty” thotë piloti Giovanni. “Por kjo është sfidë që e përjeton vetëm kur je në qiell në 30.000 metra lartësi me shpejtësi supersonike. Mua më pëlqen kjo, veçanërisht këtu në Lituani.” Në sektorin polak të bazës, dy kilometra më tej pistës - trupat nuk janë të pajisura aq mirë. Pilotët banojnë në kontejnerë dhe avionët e tyre janë në hangarë të përkohshëm. Kur avionët polakë ngjiten për t’u prerë rrugën pilotëve rusë, të dyja palët duhet të jenë shumë të vëmendshme, sepse edhe Aviacioni ushtarak polak përdor ende si dhe forcat ajrore ruse avionët e vjetër sovjetikë MiG. Piloti Lukasz Ëojcieszko thotë se i duket mbresëlënëse kur takon avionë rusë dhe sheh se si veprojnë ata. Por ai shton se për pilotët polakë nuk është ndonjë gjë e veçantë, kur takohen me avionë rusë, sepse Polonia dhe Rusia kanë një kufi të përbashkët.

Që nga fillimi i krizës së Ukrainës vitin e kaluar, NATO ka dy-fishuar kontigjentin e saj për të ruajtur hapë-sirën ajrore të vendeve baltike, kështu që gjithmonë aty zhvillo-jnë fluturime stërvitore dhe kontrolli nga dy kombe njëherësh

WESEl BaRBaRa

Tone si gjatë Luftës së FtohtëZëvendëssekretari i Përgjith-

shëm të Aleancës së Atlan-tikut të Veriut, Alexander Ver-shbow, përfaqësuesi më i lartë civil i SHBA-së në NATO përdori gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Letoni tone të ashpra. Rusia e zemëruar, revizioniste përpiqet me të gjitha për të rifituar ndi-kimin e saj në Evropë. Nën presi-dentin Vladimir Putin, Rusia po përdor një formë të re të “luftës hibride”, e cila përfshin mes të tjerash, edhe kërcënimin ush-

tarak. Dhe tri shtetet e vogla baltike e shikojnë këtë si një kërcënim real. Prandaj vështirë se në vende të tjera mund të dëgjosh fjalë kaq të ashpra

kundër Rusisë sa këtu. Në takimin e ministrave të jashtëm në Rigë, ku ishte në rendin e ditës edhe politika e sanksioneve kundër qever-isë në Moskë, ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius kërkoi prej kolegëve të tij një qëndrim më të ashpër, duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Ukrainë lindore. Këtë javë, SHBA do të dër-gojnë për manovra në vendet baltike 3000 trupa. “Vendosmëria Atlan-tike” quhet kjo manovër, një sinjal i qartë në drejtim të Moskës.

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Nr. 4 - Prill 2015/ Mbrojtja 51

Uinston Çërçill:“Nuk më shqetëson veprimi, por vetëm mosveprimi”

“Kurrë mos u dorëzo”, “Nuk më shqetëson asnjëherë veprimi, por vetëm mosvep-

rimi” dhe “Historinë e shkruajnë fitimtarët”. Këto janë vetëm disa nga frazat e famshme të ish-udhëheqësit të famshëm britanik Uinston Çërçill. Në 24 janar u mbushën 50 vjet që nga vdekja e këtij burri shteti legjendar, i cili kuj-tohet për fjalimet e tij, mprehtësinë dhe rolin e tij qendror në fitoren e aleatëve ndaj Gjer-manisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ai është tashmë një ikonë, i njohur për purot, fjalimet dhe vendosmërinë e palëkundur.

50 vjet pas vdekjes, Uinston Çërçill kuj-tohet po aq ngrohtësisht sa edhe kur u nda nga jeta, madje ndoshta edhe më shumë. Në qendër të Londrës, Dhomat e Luftës së Çërçil-lit janë ruajtur në një muze me besnikëri ashtu siç ishin në të vërtetë, në një bunker të kohës së luftës ku ai dhe kabineti strehoheshin. Sipas drejtorit të Muzeut, Phil Reed historia e ka trajtuar mirë udhëheqësin e famshëm britanik. “Me kalimin e kohës, vlerësimi për të rritet dhe pak nga pak njeh njeriun e vërtetë me gjithë gabimet dhe të metat e tij, i cili në

një farë kuptimi u ngrit mbi të qenit një qenie njerëzore, duke merituar pa dyshim përcak-timin ‘madhështor’”. Çërçilli u bë kryeministër në ditën kur Hitleri pushtoi Francën, më 10 maj 1940. Drejtori i Muzeut, Reed thotë se në atë kohë kabineti i tij i luftës, ose të pak-tën disa nga anëtarët e tij, po shqyrtonin një mundësi kompromisi me Hitlerin

“Pra, ne mund të kishim ndjekur atë rrugë nëse kryeministri Çërçill nuk do të kishte imponuar vullnetin e tij dhe nuk do të kishte thënë ‘Jo, asnjë kompromis, më mirë të jemi gati të humbasim’. Pra nëse dikush tjetër do të ishte në vendin e tij, një zot e di se çfarë përfundimi do të kishim pasur”. Megjithëse ai e udhëhoqi Britaninë drejt fitores, Çër-çilli kujtohet shpesh për fjalimet e kohës së luftës. Ai e përdorte gjuhën shpesh si armë. Në vitet e para të karrierës, Çërçill ishte gjithmonë pranë rrezikut. Ai ishte oficer ushtrie dhe korrespondent lufte. Stërnipi i Çërçillit, Randolf Çërçill thotë se ai ishte kreu i qeverisë së koalicionit gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ai gjithmonë thoshte se ishte vendi dhe populli që e rrethonte që kishin një zemër luani, por roli i tij ishte t’i udhëhiqte dhe të fliste për ta. Dhe mendoj se njerëzit e kuptojnë sot se ai na nxorri nga koha jonë më e errët”.

Pas Luftës, dukej sikur karriera e Çërçil-lit kishte marrë fund, por ashtu siç kishte bërë edhe herë të tjera më parë, ai e rifilloi karrierën duke paralajmëruar për Perden e Hekurt që kërcënonte pjesë të Evropës. Ai u rikthye si kryeministër nga viti 1951 deri në 1955 dhe mbeti anëtar i parlamentit deri në qershor 1964. “Dhe 50 vite më pas, ai ka një vend të veçantë në zemrën e vendit”, thotë stërnipi i tij. Uinston Çërçill vdiq në moshën 90 vjeçare më 24 janar 1965. Në funeralin shtetëror për nder të tij, morën pjesë 6 monarkë dhe 15 krerë shtetesh. Ai u varros në Pallatin Blenheim në Oxfordshire, aty ku edhe kishte lindur në 1874.

Pas Luftës, dukej sikur karriera e Çërçillit kishte marrë fund, por ashtu siç kishte bërë edhe herë të tjera më parë, ai e rifilloi karrierën duke paralajmëru-ar për Perden e Hekurt që kërcënonte pjesë të Evropës.

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të

Mbrojtja / Nr. 4 - Prill 2015 52

R evistaMbrojtja

Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit

R evistaMbrojtja

R evistaMbrojtja

R evistaMbrojtja

R evistaMbrojtja

R evistaMbrojtja