strategjia kosovare dhe plani i veprimit pËr rini 2010 – …

43
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORTA/ MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS DEPARTAMENTI I RINISË/ DEPARTMAN MLADIH/ DEPARTMENT OF YOUTH STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – 2012 Prishtinë, shtator, 2009

Upload: others

Post on 02-Nov-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT

MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORTA/ MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS

DEPARTAMENTI I RINISË/ DEPARTMAN MLADIH/ DEPARTMENT OF YOUTH

STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT

PËR RINI

2010 – 2012

Prishtinë, shtator, 2009

Page 2: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

2

Strategjia kosovare dhe plani i veprimit për rini 2010 - 2012

Miratuar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës më ____/____/ 2009

Page 3: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

3

Koordinator i grupeve punuese dhe i grupit të ekspertëve; Fatmir Hoxha, drejtor i Departametit të Rinisë Grupi i ekspertëve: Dren Rexha, udhëheqës iprogramit për të rinj, UNICEF Albana Koshi, koordinatore qendrore e programit EDYK, GTZ Vjosa Mullatahiri, specialiste për zhvillimin e burimeve njerëzore, USAID programi për ndërmarrje private në Kosovë Hasnije Ilazi, eksperte lokale e angazhuar nga projekti EDYK- GTZ Ardita Jahaj Hoxha, menaxhere e programit Mercy Corps Ilir Hoxha, kordinator i projektit fuqizimi dhe zhvillimi i rinisë në Kosovë i Bankës Botërore Grupet punuese sipas fushave tematike: Pjesëmarrja Kultura, sporti dhe Rekreacioni Bekim Palokaj, MKRS Xhevat Bajrami, shef i sektorit, MKRS Nazmije Krasniqi, MAPL Zorka Stolić, shefe e divizionit, MKRS Fatlum Berisha, KK – Fushë Kosovë Kujtim Gash, KK - Prizren Rexhep Gojnovci, AKT Agron Gashi, MKRS Albion Zeka, RR.R.K. Qazim Namani, MKRS Zoja Krasniqi, KK – Prishtinë Hamdi Hoti, MKRS Albana Koshi, EDYK - GTZ Punësimi dhe edukimi Siguria njerëzore dhe edukimi shëndetësor Kreshnik Xharra - MKRS-DiR Labinot Berisha, MKRS Alban Berisha - MKRS-DiR Mirushe Emini, MKRS Julius Krause - MKRS-DiR Alban Krasniqi, UNDP Blerim Haliti - MPMS Luljeta Prekazi, PVPT Shpëtim Kalludra - MPMS Avdi Podvorica, MPMS Igballe Osmani - KSLK Ilir Begolli, IKSHPK Donat Zejnullahu - GTZ Pashk Buzhala, MSH Ariel Shabani - KCDF Bujar Fejzullahu, PEN Albion Zeka - Rrjeti Rinor i Kosovës Roland Kumnova - Banka Botërore

Page 4: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

4

Përpilimi i Strategjisë dhe i Planit tëVeprimit u mundësua me ndihmën e organizatave ndërkomëtare në vijim: - UNICEF - GTZ - UNDP/UNV - Banka Botërore - USAID - Misioni i OSBE-së në Kosovë - UNFPA - RRRK

Page 5: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

5

Fjala e hyrjes nga Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport z. Valton BEQIRI Të nderuar të rinj dhe të reja, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS) e Republikës së Kosovës është plotësisht e vetëdijshme për rolin e madh dhe të rëndësishëm që rinia jonë duhet të luajë në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit. Ne po ashtu e dimë dhe mburremi me faktin se popullata e Kosovës është një ndër më të rejat në Evropë. Si e tillë ajo përfaqëson një potencial dhe energji unike për zhvillim, talent dhe kreativitet. Mirëpo, njëkohësisht, ne e dimë se një potencial i tillë ka nevojë për kanalizim të kësaj energjie. Nevojat, dëshirat dhe ambicjet e të rinjve duhet të ravijëzohen drejt konkretizimit dhe adresimit të tyre, në mënyrë që kjo pjesë më vitale e popullsisë të mund të jepë një kontribut po aq domethënës për të ardhmen e këtij vendi. Për këtë arsye, Departamenti për Rini i MKRS-së ka zhvilluar “Strategjinë kosovare dhe planin e veprimit për rini 2010 - 2012”, ku detajizohen objektivat dhe treguesit që do të ndihmojnë drejt zhvillimit të kapaciteteve të rinisë në vend. Prioritetet e rinisë janë të shtjelluara në gjashtë kategori: (1) Pjesëmarrja e rinisë; (2) Edukimi formal dhe joformal; (3) Punësimi; (4) Shërbimet shëndetësore për të rinj; (5) Siguria njerëzore dhe (6) Kultura, sporti dhe rekreacioni. Jemi të besimit se kjo Strategji, me prioritetet e kategorizuara, e miratuar dhe e përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të shërbejë si udhëzim i mirëseardhur drejt adresimit të çështjeve kyçe me të cilat ballafaqohet e reja dhe i riu kosovar sot. Janë këto sfida të të rinjve, të cilat ashtu siç dëshmon edhe vetë fryma e kësaj Strategjie, gjithmonë kanë për synim përafrimin e të rinjve kosovarë si qytetarë të rinj evropianë. Përzemërsisht, Valton Beqiri Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport

Fjala e Drejtorit të Departamentit të Rinisë në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport z. Fatmir HOXHA

Page 6: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

6

Vendi ynë edhe përkundër faktit që ka një sipërfaqe prej 10.887 km2 me mbi 2 milionë

banorë, gjysma e popullsisë është nën moshën 30-vjeçare, që nënkupton se ka moshë të re të popullsisë. Në dhjetëvjeçarin e fundit Kosova kaloi nëpër sfidat e zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror dhe nëpër këto sfida kaluan edhe të rinjtë, që nesër do të jenë punëtorë, biznismenë, prindër dhe udhëheqës të Kosovës. Problemet e sektorit të rinisë të ngritura që pas lufte i referohen nivelit të ulët të pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike, nivelit të pakënaqshëm të arsimimit (kuantitativ), papunësisë së madhe, mungesës së shërbimeve shëndetësore, mungesës së sigurisë njerëzore, etj. Mirëpo me kalimin e viteve disa nga këto probleme kanë filluar të zgjidhen, duke u angazhuar të gjithë akterët që e përbëjnë sektorin e rinisë si: institucionet përkatëse, organizatat rinore, organizatat ndërkombëtare dhe grupet e tjera formale dhe joformale. Për të ndikuar pozitivisht në ndryshimin e kësaj gjendjeje një kontribut i veçantë u zhvillua nga Departamenti i Rinisë, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Misioni i Departameti të Rinisë lidhet me ,,fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror dhe personal të tyre, krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje të të rinjve në jetën aktive shoqërore, si dhe ofrimin e shërbimeve të barabarta për të rinjtë, që mundësojnë zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe vlerave shoqërore, duke respektuar veçoritë individuale.

Për t’i realizuar obligimet që dalin nga ky mision, Departamenti i Rinisë gjatë viteve të fundit ka zhvilluar një sërë dokumetesh që ndikojnë pozitivisht në implementimin e misionit në fjalë, e ndër këto dokumete është edhe Strategjia kosovare për rini 2010 - 2012 dhe Plani i veprimit. Ky dokumet trajton fushat si pjesëmarrja e të rinjve, edukimi, punësimi, shëndetësia, siguria njerëzore, kultura, sporti dhe rekreacioni, të cilat i kemi të paraqitura gjerësisht në brendi të dokumentit. Tërë kjo punë do të ishte e pamundur të bëhet pa mbështetjen e miqve tanë ndërkombatarë dhe vendorë, prandaj vlerësojmë lart mbështetjen e partnerëve gjatë përpilimit dhe rishqyrtimit të Strategjisë kosovare për rini 2010 - 2012. Falendërojmë përfaqësuesit e UNICEF-it, GTZ-së, UNDP/UNV, Bankës Botërore, USAID-it, OSBE-së, UNFPA-së, UNIFEM-it për kontributin e palodhshëm, energjitë dhe kohën dedikuar këtij procesi. Pa kontributin e tyre dokumenti nuk do të ishte përmbajtësor siç është tani. Po ashtu i falënderojmë të gjithë të rinjtë, zyrtarët komunalë për rini, OJQ-të rinore, qendrat rinore, rrjetet rinore, të cilët mbështetën procesin dhe morën pjesë në shumë punëtori dhe prezantime të realizuara nga Grupi punues, Sekretariati i PKVR-së dhe partnerët tanë pa ndihmën e të cilëve Strategjia dhe plani nuk do të zhvilloheshin ashtu siç janë zhvilluar sot. Falëndërojmë Komitetin Ndërministror për ndihmesën që dhanë në zhvillimin e SKPVR-së dhe zhvilluesit e politikave rinore, të cilët kanë ofruar informata të rëndësisë së veçantë për draftimin e dokumentit. Falëndërojmë punonjësit e Departamentit të Rinisë për kontributin në inicimin dhe shtytjen e procesit të SKPVR-së. Së fundi, publikimi nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen financiare të GTZ-së, projekti EDYK, kështu që e vlerësojmë lart bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre, por edhe të mediave dhe akterëve të tjerë që ndihmuan punën tonë të përbashkët. Përzemersisht, Fatmir Hoxha, Drejtor i Departametit të Rinisë

Page 7: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

7

Përmbajtja 1. Përmbledhje e përgjithshme ........................................................................................... 9 2. Hyrje............................................................................................................................. 10 2.1. Strategjia Kosovare dhe Plani i Veprimit për Rini .......................................................... 10 2.2. Politika për kë? Kalimi në moshë madhore .................................................................. 100 2.3. Për zhvillimin e plotë shoqëror të rinisë ...................................................................... 100 2.4. Drejt demokratizimit dhe zhvillimit të Kosovës – Strategjia Kosovare për Rini dhe strategjitë tjera për zhvillim ...................................................................................................... 111 3. Vizioni i Rinisë dhe Misioni i SKPVR-së.................................................................. 111 4. Dokument i hartuar në bazë të nevojave – deklarata e rinisë ..................................... 122 4.1. “Të rinjtë kosovarë: qytetarë të rinj evropianë” ............................................................ 122 4.2. Lidhshmëria e Kosovës me politikat dhe programet evropiane dhe globale për rini ..... 133 4.3. Mënyra e Hapur e Koordinimit dhe Pakti Evropian i Rinisë ........................................ 133 4.4. SKPVR dhe standardet më të mira evropiane .............................................................. 133 5. Metodologjia e punës dhe rrjedha e procesit.............................................................. 166 5.1. Të dhënat themelore.................................................................................................... 166 5.2. Faza e përpilimit .......................................................................................................... 166 5.3. Qasja pjesëmarrëse ...................................................................................................... 177 5.4. Konsultimet në nivel lokal ........................................................................................... 177 5.5. Bashkëpunimi ndërministror dhe konsultimet me të gjitha palët .................................. 177 5.6. Plan për femra dhe meshkuj të rinj ................................................................................ 18 5.7. Promovimi i SKPVR-së................................................................................................. 18 6. Komponentët e Strategjisë – vështrim i situatës së rinisë në Kosovë .......................... 18 6.1 Pjesëmarrja e të rinjve .................................................................................................. 19

6.1.1. Kapacitetet e organizatave rinore dhe hapja ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar200 6.1.2. Puna vullnetare e rinisë ................................................................................................211 6.1.3. Shërbimet ekzistuese për rini.......................................................................................222 6.1.4. Objektivat .......................................................................................................................222 6.1.5. Treguesit .........................................................................................................................233

6.2. Edukimi formal dhe joformal ....................................................................................... 24 6.2.1. Strategjitë për arsimin formal – nevoja për bashkërendim më të mirë....................24 6.2.2. Qasja, cilësia, pajisjet ......................................................................................................25 6.2.3. Braktisja e hershme e shkollimit – sfidë kritike ..........................................................25 6.2.4. Shërbimet e këshillimit dhe informimit .......................................................................26 6.2.5. Nevoja për njohje të plotë të arsimimit joformal .......................................................26 6.2.6. Objektivat .........................................................................................................................27 6.2.7. Treguesit ...........................................................................................................................28

6.3. Punësimi ....................................................................................................................... 28 6.3.1. Struktura e papunësisë së rinisë ....................................................................................28 6.3.2. Pasojat e mundësive të kufizuara për punësim...........................................................29 6.3.3. Mënyrat e kërkimit të punës ..........................................................................................30 6.3.4. Arsimimi për punësim....................................................................................................30 6.3.5. Tranzicioni nga shkolla në punë ...................................................................................30 6.3.6. Nevoja për më shumë vende të punës.........................................................................30 6.3.7. Shembuj pozitiv dhe shpresa për përmirësime...........................................................31 6.3.8. Objektivat.........................................................................................................................31 6.3.9. Treguesit ...........................................................................................................................32

Page 8: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

8

6.4. Shërbimet Shëndetësore për të rinj............................................................................... 32 6.4.1. Parandalimi dhe informimi shëndetësor......................................................................32 6.4.2. Nevoja për bashkëpunim më të mirë ...........................................................................33 6.4.3 Objektivat ........................................................................................................................33 6.4.4 Treguesit...........................................................................................................................33

6.5. Siguria Njerëzore.......................................................................................................... 34 6.5.1. Rinia Kosovare dhe Dhuna/Krimi ..............................................................................34 6.5.2. Lëvizshmëria e rinisë dhe të rinjtë me nevoja të veçanta ..........................................34 6.5.3. Bashkëpunimi ndëretnik ................................................................................................35 6.5.4. Të rinjtë dhe mjedisi natyror në Kosovë .....................................................................35 6.5.5. Objektivat.........................................................................................................................35 6.5.6. Treguesit...........................................................................................................................35

6.6. Kultura, Sporti dhe Rekreacioni ................................................................................... 36 6.6.1. Ligji i Sportit dhe funksionimi i shoqatave sportive ..................................................36 6.6.2. Objektivat.........................................................................................................................36 6.6.3. Treguesit...........................................................................................................................36

7. Mekanizmat implementues dhe vlerësues.................................................................... 37 7.1 Këshilli ndër-ministror ................................................................................................................38 7.2. Këshilli Drejtues i SKPVR-së .....................................................................................................38 7.3. Këshilli Kosovar i Veprimit për Rini dhe koferencat vjetore e të rinjve .............................38 7.4. Raportet vjetore.............................................................................................................................38 7.5. Bashkëpunimi me Komunat .......................................................................................................39 Shkurtesat ................................................................................................................................. 39 Burimet ..................................................................................................................................... 40 Aneks: Plani i Veprimit për Rini 2010 - 2012.......................................................................... 41

Page 9: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

9

1. Përmbledhje e përgjithshme

Strategjia kosovare dhe plani i veprimit për rini 2010 - 2012C (SKPVR) është një

strategji gjithëpërfshirëse e Qeverisë së Kosovës për të rinjtë. Ajo ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshës 15 - 24 vjet, duke përfshirë të gjitha institucionet përkatëse qeveritare dhe joqeveritare, ndërsa kjo mendohet të bëhet me anë të hulumtimit dhe plotësimit të nevojave të rinisë, gjetjes së mënyrave dhe mekanizmave për pjesëmarrje të saj në proceset e vendimmarrjes në Kosovë. Strategjia kosovare dhe plani i veprimit për rini 2010 - 2012 (SKPVR) do të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore dhe Qeverisë, përkatësisht Cndërmjet të gjitha ministrive, veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe Cndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.

Strategjia kosovare dhe plani i veprimit për rini (SKPVR) përbëhet nga dy pjesë:C nga vetë dokumenti i politikës apo strategjisë dhe nga plani i veprimit, i cili i bashkëngjitet këtij dokumenti si aneks. Kjo e fundit përmban një plan të aktiviteteve, që parashikohen gjatë kësaj periudhe sipas fushave të cekura më poshtë. Politika rinore e Kosovës fillon me përcaktim të hollësishëm të situatës së rinisë kosovare që nga p Crezantimi i qëndrimit të të rinjve në “thirrjen për të bërë ndryshime”, pjesëmarrja e të rinjve në edukim, punësim, shëndetësi dhe përfundon në kulturë, sport dhe rekreacion, CpCër Ctë renditur nëpër secilën tematikë objektivat e strategjisë në gjashtë fushat tematike të cilat ndikojnë në jetën e personit të riC� siç janë: pjesëmarrja e të rinjve, edukimi, punësimi, shëndetësia, siguria njerëzore dhe kultura, sporti dhe rekreacioni.

Si bosht kryesor i gjithë këtyre temave është ideja e përafrimit të të rinjve

kosovarë me parimet dhe praktikat më të mira evropiane. Është mendim pragmatik se të rinjtë kosovarë janë njëherit të rinj evropianë dhe si të tillë ata duhet të aspirojnë që të kenë të drejta të njëjta sikurse edhe gjetiu në Evropë në fushën e arsimit, sigurisë njerëzore, punësimit apo kulturës, etj. Objektivat, aktivitetet, përgjegjësitë, vlerat buxhetore të SKPVR-së janë të shtjelluara më gjerësisht në matricën e planit të veprimit për rini, në të cilën ndërlidhen aktivitetet konkrete me rezultatet e matshme dhe identifikohen institucionet përgjegjëse me financimin e nevojshëm (Shih aneksin B).

Page 10: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

10

2. Hyrje 2.1. Strategjia kosovare dhe plani i veprimit për rini

Strategjia kosovare dhe plani i veprimit për rini (SKPVR) ka për synim përmirësimin e situatës së rinisë, duke përfshirë të gjitha institucionet përkatëse qeveritare dhe joqeveritare, organizatat dhe ofruesit e shërbimeve për hulumtimin dhe plotësimin e nevojave të rinisë dhe gjetjen e mekanizmave për pjesëmarrje të saj në proceset e vendimmarrjes në Kosovë. Strategjia nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore dhe Qeverisë, përkatësht ndërmjet të gjitha ministrive, veprimtaria e të cilave lidhet me rini, si dhe ndërmjet organizmave qendrore dhe atyre komunale për të fuqizuar politikat dhe programet rinore. Plani i veprimit për rini përshkruan hapat për realizimin e vizionit, zbatimin e strategjive, përcaktimin e akterëve përkatës, organizatave përgjegjëse dhe mjeteve të nevojshme financiare.

2.2. CPolitika për këC? Kalimi në moshë madhore

Sfida e shumicës së strategjive ose politikave rinore është gjithnjë e ndërlidhur me problemin e përkufizimit të rinisë dhe dallimin e këtij grupi nga fëmijët dhe adoleshentët. Strategjia kosovare për rini e njeh rëndësinë dhe kuptimin që zë koha e “rinisë” në rrugëtimin jetësor të individit si periudhë e kalimit nga varësia sociale dhe ekonomike në pavarësinë e plotë të individit. Sipas projektligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, mosha e rinisë ose termi i ri/e re definohet si grup-moshë 15 - 24 vjet, prandaj Strategjia kosovare për rini është një dokument i cili i drejtohet këtij grupi, duke i ofruar mundësi karakteristike për fazën e rinisë me ruajtje të autonomisë dhe me theks në pjesëmarrje dhe bashkëpunim. C2.3. Për zhvillimin e plotë shoqëror të rinisë C

Zhvillimi i plotë i individit duhet të jetë vlerë mbizotëruese për çdo shoqëri. Kosova gëzon privilegjin që të ketë popullatën nga më të rejat në Evropë, andaj është thelbësore që femrat dhe meshkujt e rinj në Kosovë të çojnë jetë të cilësisë së lartë dhe nesër të zhvillohen në individë të pavarur shoqëror, duke qenë të vetëdijshëm për përzgjedhjet e tyre, duke marrë përgjegjësi për vetveten, duke i ndihmuar njëri-tjetrit dhe duke arritur vetërealizim në raport me shoqërinë. Strategjia kosovare për rini orvatet që të kontribuojë në zhvillimin e plotë të individit të ri në shumë fusha (fizike, intelektuale, profesionale, emocionale dhe shoqërore). Këto synime nuk kanë për qëllim që të jenë normative, por që më tepër të ofrojnë një sërë mundësish prej të cilave njerëzit e rinj mund të zgjedhin. Strategjia kosovare për rini ofron shumëllojshmëri të mundësive për vetëzhvillim, duke e lënë vendimin përfundimtar në duart e vetë personit të ri, por duke i ndihmuar atij ose asaj që të bëjë një zgjedhje të drejtë. Strategjia kosovare për rini e njeh trashëgiminë dhe traditën e pasur kulturore të Kosovës dhe përkrahë pjesëmarrjen aktive të rinisë kosovare në shoqëri. Ky është hapi i parë drejt stimulimit të kulturës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, për të drejtuar potencialin dhe kreativitetin e individit që të kontribuojë në të mirën e gjithëmbarshme në mirëqenien sociale dhe në zhvillimin demokratik të shoqërisë. Strategjia kosovare për rini e sheh zhvillimin e plotë të individit brenda të dy strukturave të shoqërisë: strukturës formale dhe asaj joformale.

Page 11: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

11

2.4. Drejt demokratizimit dhe zhvillimit të Kosovës – strategjia

kosovare për rini dhe strategjitë tjera për zhvillim

Strategjia kosovare dhe plani i veprimit për rini ka lidhshmëri me strategjitë tjera

sektorale dhe do të inkorporohet në makropolitikat aktuale. Lidhshmëritë e tilla janë të natyrshme kur merret parasysh se rinia përbën shumicën e popullatës kosovare, prandaj plani dhe strategjitë janë në favor të tyre. Thënë në përgjithësi, meqë të rinjtë janë ata të cilët kanë më së shumti përvojë të drejtpërdrejtë dhe mirëkuptim ndaj moshatarëve të vet, atëherë pjesëmarrja e tyre duhet të vështrohet si vlerë kryesore në procesin e planifikimit në nivel qendror1. Përjashtimi i të rinjve do të thoshte t’i hiqet mbi gjysmës së popullatës mundësia që të ushtrojnë kulturën qytetare dhe të drejtën që interesat e tyre të merren parasysh2.

3. Vizioni i rinisë dhe misioni i SKPVR-së

Strategjia kosovare për rini thërret që të rinjtë femra dhe meshkuj të Kosovës të jenë qytetarë aktivë, të shëndetshëm, të edukuar, të cilët shijojnë jetë të mirë dhe cilësore për t’u përgatitur për t’i përballuar të gjitha sfidat e jetës si anëtarë të përgjegjshëm të komunitetit vendor, rajonal, evropian dhe global.

Misioni i strategjisë kosovare dhe planit i veprimit për rini është të mbështesë të rinjtë në Kosovë për ta bërë realitet vizionin e tyre, duke u kujdesur për shëndetin dhe sigurinë, ofrimin e edukimit cilësor gjithëpërfshirës, krijimin e mundësive për punë të mirë, pjesëmarrje aktive qytetare dhe mbështetje për realizim të plotë të pasioneve dhe aspiratave jetësore të tyre.

1 Propozimi i UNICEF-it drejtuar Komitetit për të drejtat e fëmijës “Të flasë, të marrë pjesë dhe të vendosë – E drejta e fëmijës të jetë i përfillur”. Gjenevë, 15 shtator 2006, fq. 10. 2 Po aty, fq. 4.

Page 12: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

12

4. Dokument i hartuar në bazë të nevojave – deklarata e rinisë

4.1. “Të rinjtë kosovarë - qytetarë të rinj evropianë”3

Si segmenti më vital i shoqërisë me potencialin më të madh, rinia e Kosovës do

të luajë rolin më të rëndësishëm në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës. Shoqëria e Kosovës është e vendosur që të krijojë kushtet më të përshtatshme shoqërore, arsimore, kulturore, materiale dhe politike për mirëqenien e përhershme të rinisë pa dallim etnie, kombi, race, gjinie, religjioni, shoqërie ose kulture. Rinia e Kosovës e ndan këtë vendosmëri dhe është e gatshme që të marrë përsipër përgjegjësitë e veta për ta bërë të mundshëm këtë vizion. Rinia e Kosovës pret që të sheh përmirësim cilësor të jetës dhe të statusit social për të gjithë të rinjtë në pajtim me kërkesat dhe interesimet e tyre, në pajtim me standardet evropiane dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare. Të rinjtë duhet trajnuar dhe përgatitur për jetën në komunitet, për pavarësi të plotë shoqërore dhe politike si parakusht për krijim të jetës familjare, për pjesëmarrje të plotë, aktive dhe të përgjegjshme në proceset e shqyrtimit dhe vendimmarrjes në çështjet me rëndësi për jetën e tyre si partnerë të barabartë të institucioneve qeverisëse. Rinia e Kosovës beson se jep kontribut të çmueshëm për zhvillimin e Kosovës. Prioritetet tona do të identifikohen në Strategjinë kosovare dhe Planin e veprimit për rini, të cilat do të trajtojnë çështjet kryesore vijuese: pjesëmarrjen e rinisë, edukimin, punësimin, shëndetësinë, sigurinë njerëzore dhe kulturën, sportin e rekreacionin. Ne jemi të vetëdijshëm se zhvillimi i përgjithshëm ekonomik nuk është i kënaqshëm. Për këtë arsye kërkohet më tepër vëmendje nga të gjithë. Çështjet rinore kryqëzohen me të gjitha temat e Strategjisë dhe si të tilla ato duhet të trajtohen me prioritet nga secila ministri e Qeverisë së Kosovës dhe nga secila komunë. Ne bëjmë shtytje tek të gjithë përpiluesit e politikave dhe palët e interesuara përgjegjëse që të shfrytëzojnë të gjitha të dhënat nga raportet, hulumtimet dhe analizat statistikore që janë në dispozicion për të vlerësuar situatën e rinisë dhe të nëngrupeve të ndryshme të rinisë nëpër Kosovë. Papunësia dhe ndikimi i saj në rini janë çështjet serioze të cilat kanë ndikim në zhvillimin dhe mirëqenien e rinisë kosovare. Në rajonin ku papunësia e rinisë është e lartë, të rinjtë duhet konsideruar si burim i zhvillimit ekonomik progresiv, prandaj Qeveria duhet të krijojë mekanizma për të siguruar që të rinjtë të jenë të përfshirë në strategjitë e zhvillimit ekonomik dhe që çështjet rinore të konsiderohen prioritete. Ne mburremi që Kosova është vendlindja jonë dhe e respektojmë trashëgiminë tonë kulturore të pasur dhe të ndryshme, i respektojmë etnitë, përkatësitë fetare dhe barazinë gjinore. Ne e përfytyrojmë vendin tonë si një ambient harmonik për fuqizimin, punësimin, arsimimin dhe shëndetin e rinisë.

TP

3 Deklarata është hartuar nga të rinjtë përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore dhe është paraqitur për t’u përfshirë në dokumentin e SKPVR-së gjatë konferencës së parë në nëntor 2005.

Page 13: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

13

Si qytetarë të rinj evropianë nga Kosova jemi të bashkuar në aspiratën tonë të përbashkët për ardhmëri të qetë, të qëndrueshme dhe të begatshme jo vetëm për ne, por për vëllezërit, motrat, fëmijët, nipat e mbesat tona dhe shumë gjenerata të tjera që do të vijnë. 4.2. Lidhshmëria e Kosovës me politikat dhe programet evropiane dhe

globale për rini

Si bazë për kornizën e Strategjisë kosovare dhe Planit të veprimit për rini mund të shërbejnë aktet ligjore dhe politikat rinore që kanë të bëjnë me rininë, qoftë ato ndërkombëtare apo rajonale. Në nivelin rajonal SKPVR është hartuar në bazë të shqyrtimeve të një sërë dokumentesh tjera të politikave dhe plan-veprimeve rinore. Në rrafshin evropian SKPVR ndjek përvojat më të mira dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës (KE), Bashkimit Evropian (BE) dhe Forumit Rinor Evropian (FRE). Brenda strukturës së KE-së mbahen konferenca të rregullta të Këshillit të Ministrave të Evropës përgjegjës për rini, për rishqyrtimin e politikave, për trajnime dhe seanca punuese. Sa i përket BE-së puna në politikat rinore ka filluar në vitet e ‘80-ta. Megjithatë, fillimi i vërtetë ngjau me miratimin e Letrës së bardhë: “Një shtytje e re për rininë evropiane” në nëntor të vitit 2001. Ajo u miratua nga Komisioni Evropian dhe kjo simbolizoi një hap të rëndësishëm në zhvillimin e politikave rinore në nivel të BE-së. Traktati kushtetues i BE-së për zhvillimin e bazës ligjore në fushën e rinisë u hodh poshtë në referendumet e organizuara. Gjithashtu, Korniza e bashkëpunimit evropian në fushën e rinisë4 bën thirrje për vënie në përdorim të “Mënyrës së hapur të koordinimit” (MHK) për prioritetet e caktuara në fushën e rinisë dhe për të pasur më tepër parasysh dimensionin e rinisë në politikat tjera. 4.3. Mënyra e hapur e koordinimit dhe Pakti evropian i rinisë

Një sukses i madh i BE-së në fushën e rinisë është mënyra e hapur e koordinimit, që do të thotë se të gjithë aktivistët e përfshirë janë vënë në lëvizje për dialog dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe se prioritetet evropiane paraqesin pikë referimi për prioritetet kombëtare. Shembull i mirë i lidhjes së politikave rinore me politikat tjera dhe me politikën e zhvillimit të gjithëmbarshëm është Pakti evropian i rinisë, i miratuar nga KE në Bruksel më 22 dhe 23 mars 2005. Ai Pakt e vendosë rininë si pjesë kryesore të strategjisë së përtërirë të BE-së për zhvillim dhe punësim (Lisbonë) dhe propozon marrjen e masave për të rinjtë në sferën e punësimit, integrimit dhe zhvillimit shoqëror, arsimimit dhe trajnimit, lëvizshmërisë dhe koordinimit të jetës familjare dhe asaj profesionale.

4.4. SKPVR dhe standardet më të mira evropiane

Strategjia dhe Plani kosovar i veprimit për rini rrjedh nga përvojat e KE-së dhe BE-së. SKPVR merr paraysh 11 të ashtuquajtur tregues të politikave rinore, të shtjelluara nga KE-ja dhe Forumi Rinor Evropian.

4 Miratuar nga Këshilli i rezolutës në qershor 2002 dhe bazuar në “Letrën e bardhë”

Page 14: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

14

Treguesi 1: Edukimi joformal. – Ky tregues është qartazi i mbuluar në SKPVR. Edukimi joformal është objektiv kryesor i politikës në fushën e edukimit në Kosovë.

Treguesi 2: Trajnimi i rinisë. – Ky tregues përmendet disa herë në SKPVR në

lidhje me arsimimin formal dhe joformal, punësimin dhe shëndetësinë.

Treguesi 3: Legjislacioni për rininë. – Veçantia e rastit të Kosovës qëndron në

faktin se Qeveria e saj, në përkrahje nga donatorët ndërkombëtarë dhe në bashkëpunim me Këshillin Ndërkombëtar për Politika Kombëtare Rinore, ka përpiluar propozimligjin për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve, i cili i paraprin SKPVR-së, ndërsa në shumë shtete të botës shpesh ndodh e kundërta. Prandaj, dimensioni ligjor i politikës rinore është i rrënjosur në SKPVR. Veç kësaj, ky dokument pjesërisht prek një numër të ligjeve të cilat kanë ndikim në rininë kosovare dhe bën thirrje për zbatimin dhe përmirësimin e tyre.

Treguesi 4: Buxheti për rini. – Procesi i hartimit të SKPVR-së ka qenë i financuar nga Departamenti i Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe nga donatorët ndërkombëtarë. Pjesa e zbatimit (p.sh. Plani i veprimit) i rendit hapat konkretë të nevojshëm për zbatimin e atij plani, sikurse edhe shifrat e sakta të buxhetit të duhur. Me resurset e Qeverisë së Kosovës dhe me bashkëfinancim nga donatorët ndërkombëtarë, SKPVR siguron buxhet për të përmirësuar situatën e rinisë në Kosovë.

Treguesi 5: Politika për informim të rinisë. – Ky është komponent ndërsektorial i SKPVR-së dhe i dedikohet fushave tematike të arsimimit, punësimit, shëndetësisë dhe sigurisë njerëzore.

Treguesi 6: Politikë në shumë nivele. – SKPVR nuk është plan i cili i drejtohet vetëm nivelit qendror të Qeverisë. Aty përfshihen edhe përfaqësuesit e administratave lokale dhe OJQ-të lokale rinore. Hartuesit e saj kanë zhvilluar konsultime në nivel lokal dhe autoritetet komunale inkurajohen që të krijojnë planet lokale të veprimit të bazuara në tekstin e politikës rinore.

Treguesi 7: Hulumtimet për rininë. – Ky është një nga komponentët kryesor të SKPVR-së. Në maj të vitit 2006 sekretariati i SKPVR-së ka zhvilluar hulumtime në lidhje me nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohet rinia dhe sektori i rinisë në Kosovë. Po ashtu ky sekretariat ka shfrytëzuar të dhënat e përmbledhura nga UNDP në Raportin për zhvillimin njerëzor në Kosovë.

Treguesi 8: Pjesëmarrja. – Të rinjtë kanë qenë të përfshirë në zhvillimin e SKPVR-së që nga fillimi. Organizata të ndryshme rinore (siç është Rrjeti Rinor Kosovar) kanë qenë pjesëmarrës aktivë në përpilimin e draftit të dokumentit. Janë organizuar edhe një numër konferencash në nivele rajonale dhe lokale me qëllim që të sigurohet roli aktiv i

Page 15: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

15

rinisë dhe i organizatave rinore në proceset e përpilimit dhe zbatimit të SKPVR-së.

Treguesi 9: Bashkëpunimi ndërministror. – Gjatë hartimit është krijuar komiteti ndërministror, i cili ka përfshirë ministritë kryesore veprimtaria e të cilave ndërlidhet me rininë. Ky komitet ka mbajtur takime të rregullta për të shqyrtuar Strategjinë rinore të Kosovës dhe Planin kosovar të veprimit për rini.

Treguesi 10: Risi. – Vetë struktura e procesit për SKPVR-në ishte një gjë e re, sepse përfshinë shumë partnerë. Sekretariati i SKPVR-së ka luajtur rol koordinues dhe kishte përfaqësuesit e vet (pikat e kontaktit) në ministritë e ndryshme me qëllim që të inkorporojë në Strategji të gjitha aktivitetet dhe programet rinore gjatë fazës së përpilimit të draftit.

Treguesi 11: Organizmat këshillues të rinisë. – Sipas ligjit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë do të krijohet Këshilli kosovar i veprimit për rini si organ përfaqësues i organizatave rinore dhe do të vendoset mbajtja e konferencës vjetore për politikën rinore, ku do të shkëmbehen mendimet në lidhje me programet qeveritare dhe joqeveritare për rini.

Pikë kryesore e orientimit për SKPVR-në është edhe paketa themelore e mundësive të identifikuara nga KE. Kjo paketë minimale e mundësive dhe përvojave në të cilat të rinjtë duhet pasur qasje do të përmirësojë gjasat e integrimit të suksesshëm të tyre në tregun e punës dhe në shoqërinë civile. Këto mundësi dhe përvoja e përbëjnë fushëveprimin e politikës rinore në sferat kryesore të intervenimit, të cilat janë:

Mësimi,arsimimi dhe trajnimi (gjatë gjithë jetës, formal dhe joformal), njohja e shkathtësive dhe aftësive të fituara në mënyrë joformale;

Qasja në teknologji të reja; Konsultimi personal me specialistin, përkrahja dhe drejtimi në karrierë; Informimi; Qasja në shërbime shëndetësore dhe sigurim social; Qasja në strehim; E drejta e punës me pagesë; Lëvizshmëria; Drejtësia dhe të drejtat e rinisë (për shembull, për asistencë); Mundësitë për pjesëmarrje dhe ushtrim të kulturës aktive qytetare; Rekreacioni, kultura dhe shoqëria; Sporti dhe aktivitetet në ambient të hapur; Largimi nga shtëpia, shkëmbimi i të rinjve dhe përvojat ndërkombëtare; Ambienti i qetë dhe i sigurt.

Page 16: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

16

5. Metodologjia e punës dhe rrjedha e procesit 5.1. Të dhënat themelore

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2003, Divizioni i zhvillimit të politikave rinore në kuadër të Departamentin e Rinisë (DR) pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka zhvilluar politikat rinore në Kosovë. Kjo fazë e parë pati si rezultat shtjellimin e shtatë politikave të shkruara, të cilat mbulonin fushat themelore të aktiviteteve të Departamentit të Rinisë. Në vitin 2003 - 2004 Departamentin e Rinisë me përkrahjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GTZ) përpiloi, në bashkëpunim me Këshillin Ndërkombëtar për Politika Kombëtare Rinore (ICNYP) dhe grupin e juristëve vendorë në Prishtinë, punën në draftimin e parë të projektligjit mbi fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë. Duke u bazuar në rezultatet e këtyre dy proceseve, Departamenti i Rinisë propozoi zhvillimin e një politike rinore të Kosovës dhe Planin e veprimit (PKVR) për plotësimin e nevojave të gjeneratave të reja. Strategjia kosovare dhe Plani i veprimit për rini inicohet me përpjekjet e shumë aktivistëve në fushën e rinisë gjatë viteve të kaluara i prirë nga Departamenti i Rinisë. 5.2. Faza e përpilimit

Procesi i përpilimit të SKPVR-së ka filluar në nëntor të vitit 2005 në konferencën me donatorë, përfaqësues të ministrive dhe organizatave rinore në të cilën janë prezantuar objektivat e procesit dhe është përkrahur ideja. Në atë konferencë të gjitha palët e interesuara u pajtuan që të vihet baza për punë efektive në zhvillimin e planit. Objektiv primar i kësaj konference ishte struktura dhe procesi i zhvillimit të SKPVR-së. Objektiv dytësor ishte që të sigurohet përkushtimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj procesit. Objektivi i tretë i konferencës ishte që të zhvillohen diskutime në tryezën e rrumbullakët për pjesët më të rëndësishme të Strategjisë rinore të Kosovës dhe Planit të veprimit.

Në vititin 2007 draftdokumenti iu prezantua Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisësë të Kosovës në nivel qendror, ku pas analizës dhe vlerësimit Qeveria e ktheu mbrapa draftin për ta rishshqyrtar me arsyetimin se ka kosto të lartë buxhetore dhe buxheti që ka vendi nuk mund t’i përgjigjet kërkesës. Duke u nisur nga ky fakt, Departameti analizoi mundesitë për ta gjetuar zgjidhjen dhe vendosi që vitin 2008 të filloijë procesi i rishqyrtimit të projektstrategjisë dhe planit të veprimit.

Page 17: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

17

5.3. Qasja e pjesëmarrjes

Faza e përpilimit i inkuadroi palët e shumta të interesuara për projektin. MKRS ishte përgjegjëse për përpilimin e Strategjisë rinore të Kosovës dhe Planit të veprimit, ndërsa Departamenti i Rinisë themeloi sekretariatin e SKPVR-së mu për të njëjtin qëllim. Palët e tjera të interesuara në proces ishin: GTZ, OSBE, UNDP/UNV, UNFPA, UNICEF, Banka Botërore dhe UNIFEM. Etapa e përpilimit të draftit përfshiu një numër ngjarjesh, konferencash dhe tryezash të rrumbullakëta. Kishte sidomos konsultime të vazhdueshme me rininë dhe organizatat rinore. Janë mbajtur takime të veçanta për të punuar në vizionin e rinisë dhe për t’u pajtuar për misionin e Strategjisë rinore të Kosovës. 5.4. Konsultimet në nivel lokal

Edhe pse është hartuar në nivel qendror të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Strategjia kosovare dhe Plani i veprimit për rini është një dokument për tërë rininë kosovare për t’u zbatuar edhe në nivel lokal. Gjatë fazës së përpilimit janë zhvilluar dhjetëra konsultime me rininë nëpër komuna dhe me një numër organizatash rinore. Zyrtarët komunalë të rinisë, sikurse edhe të rinjtë e tjerë të interesuar, kanë pasur rastin t’i shprehin mendimet e tyre për problemet konkrete me të cilat ballafaqohen. Natyrisht, propozimet e tyre për objektivat e Strategjisë po ashtu janë marrë parasysh.

5.5. Bashkëpunimi ndërministror dhe konsultimet me të gjitha palët

Komiteti ndërministror për zhvillimin e Strategjisë kosovare dhe të Planit të veprimit për rini ishte formuar në fazat e hershme të përpilimit të draftit. Ky komitet ka shqyrtuar kapitujt përkatës të këtij dokumenti dhe ka dhënë këndvështrimin e vet. Gjatë

Procesi i rishqyrtimit të SKPVR-së 2008/2009

Përgatitja e kërkesës për aprovim nga ministri

Përgatitja e dokumentit për grupet punuese

Aprovimi i kërkesës për punën në grupe nga ministri

Organizimi i takimeve në grupe punuese sipas tematikave: - Pjesëmarrja; - Edukimi; - Punësimi; - Shëndetësia; -Siguria njerëzore - Kultura,Sport dhe Rektacioni Kemi 25 takime me grupe punuese Punëtoria Ohër

Grumbullimi i rekomandimeve

Më 5 tetor drafti final i SKPKVR-së

Zhvillimi i punëtorive me ekspertë

Diskutimi i draftit me partnerët ndër-kombëtarë

Trajtimi i raporteve nga grupe i ekspertëve

Prezantimi i draftit në Ministri më 15 tetor

Shtator 2008 Tetor - nëntor Janar – korrik 2009 Shtator - tetor nëntor-dhjetor 2009

Diskutimi i dokumenteve me tërësi

Prezantimi i dokumentit në Këshillin e ministrave

Page 18: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

18

fazës së përpilimit të politikës rinore të Kosovës dhe Planit të veprimit ka pasur konsultime edhe me anëtarët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa procesi i është prezantuar edhe Komitetit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. Gjithashtu, ka pasur takime me përfaqësues të partive të ndryshme politike në Kosovë dhe me forumet rinore të partive politike të Kosovës.

5.6. Plan për femra dhe meshkuj të rinj

Rinia si kategori shoqërore, sipas kontekstit politik dhe socioekonomik përfshin meshkujt dhe femrat, rininë rurale dhe urbane, rininë shkollore dhe jashtëshkollore, si dhe rininë e punësuar dhe të papunësuar. Në përgjithësi, perspektiva gjinore ndaj rinisë e rrit kapacitetin për të shpjeguar dhe zbuluar mundësitë e pabarabarta dhe nevojat e ndryshme ndërmjet meshkujve dhe femrave. Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës krijimi i identitetit bëhet përmes proceseve në të cilat të rinjtë përvetësojnë rolet e përcaktuara dhe identifikohen me modelet e dhëna të mënyrës së sjelljes. Rolet e ndara sipas gjinive bëhen stereotipe nëpërmjet të të cilave formohet identiteti dhe rruga jetësore.

5.7. Promovimi i SKPVR-së

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka zhvilluar fushatë reklamimi gjatë fazës së hartimit të draftit. Masat e gjera janë informuar për misionin ambicioz të Strategjisë dhe objektivat e saj. Fushata shfrytëzoi burime të ndryshme të komunikimit, siç janë: materialet e shtypura, radiot dhe spotet e TV-ve, si dhe internetin.

6. Komponentët e Strategjisë – vështrim i situatës

së rinisë në Kosovë

Vlerësohet se mbi 50% e popullatës së Kosovës është nën moshën 30-vjeçare. Ky fakt kërkon veprim të menjëhershëm në drejtim të arsimimit, edukimit dhe integrimit të gjeneratave të reja. Si pasojë e drejtpërdrejtë e mosinvestimit në rini është humbja e potencialeve rinore në zhvillimin e vendit. Strategjia e rinisë në Kosovë përvetëson qasje të integruar për pjesëmarrje shoqërore, ekonomike dhe politike të rinisë në shoqëri. Në veçanti të rinjtë kanë nevojë për edukim formal dhe joformal në përputhje me nevojat e tregut të punës; kanë nevojë për shërbime shëndetësore mike për të rinjtë, siguri më të madhe, punësim, aktivitete rekreative dhe për pjesëmarrje në vendimmarrje5. Ndonëse pjesëmarrja e rinisë është vetvetiu vlerë, ajo kryesisht është mjet për zhvillimin e fushave të tjera tematike, siç janë: edukimi, punësimi, shëndetësia etj. Ndërmjet tjerash, Kosova mund të arrijë përparim në politikat tjera sektoriale të numëruara më poshtë vetëm falë pjesëmarrjes aktive të rinisë, infrastrukturës më të mirë dhe informimit adekuat. Ndërkohë, në procesin e pjesëmarrjes duhet të ruhet integriteti i të riut, prandaj situata e tanishme e pjesëmarrjes së rinisë dhe objektivat e Strategjisë në këtë fushë janë prezantuar këtu ndërmjet fushave të tjera tematike:

TP5PT Kjo i përgjigjet drejtimit që kanë politikat për Evropën Juglindore, shiko: G. La Cava, P. Lytle, A. Kolev –

“Të rinjtë në Evropën Juglindore; prej rrezikut deri te fuqizimi”, 2005, fq. 11.

Page 19: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

19

edukimit, punësimit, shëndetësisë, sigurisë njerëzore-shoqërore dhe kulturës, sportit e rekreacionit. Element themelor për përcaktimin e fushave tematike dhe objektivave të Strategjisë, Planit të veprimit dhe aktiviteteve të SKPVR-së është njohja e situatës reale të rinisë në Kosovë. Vetëm duke e pasur këtë njohuri është e mundur që me vetëdije të identifikohen nevojat dhe kërkesat e rinisë dhe të formulohen përgjigjet për problemet e tyre. Ky kapitull ngërthen pjesën përshkruese dhe analitike të situatës së rinisë kosovare.

6.1 Pjesëmarrja e të rinjve

Mundësia e të rinjve që të kenë ndikim në institucionet të cilat ndikojnë në jetën e tyre duket shumë e kufizuar. Nga perspektiva rajonale ekzistojnë arsye të ndryshme për një situatë të këtillë të cilat përfshijnë: situatën ekonomike, periudhën e luftës dhe të pasluftës, sistemin e mëhershëm, mosbesimin në partitë politike, zhgënjimin në politikë, institucionet politike jotransparente, mungesën e politikave rinore, mungesën e objekteve dhe mjeteve, si dhe sistemin arsimor formal. Studimi cilësor i varfërisë në Kosovë thekson ndikimin shumë të kufizuar që ka rinia në institucionet që ndikojnë në jetën e tyre, qoftë në familje, në shkollë apo në komunitet6. Për shembull, në disa shkolla dhe universitete të Kosovës mund të mos ekzistojnë këshillat ose organizatat studentore apo studentët nuk janë të informuar për to. Gjithashtu, niveli i pjesëmarrjes së studentëve në organizma të tillë është i ulët7. Shembull tjetër është niveli i ulët i fuqisë vendimmarrëse të të rinjve brenda partive politike dhe numri mjaft i vogël i politikanëve të rinj të cilët në të vërtetë mbajnë pozitë udhëheqëse8. Në përgjithësi të rinjtë konsiderojnë se shumë institucione lokale të cilat merren me çështjet e rinisë nuk u përgjigjen nevojave të tyre. Shpesh këto institucione lokale kanë mungesë të theksuar të të rinjve në personelin e tyre dhe kështu pengojnë përfaqësimin e drejtë të rinisë9. Siç shihet nga dokumenti i përgatitur nga kuvendet e rinisë së Kosovës “...të rinjtë në Kosovë janë lënë jashtë procesit të vendimmarrjes. Ata nuk ftohen rregullisht në diskutimet e rëndësishme të cilat kanë ndikim në jetën dhe ardhmërinë e tyre në shkolla, universitete, në qeverisjen lokale apo qendrore”. Mungesa e strukturës institucionale për pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen e të rinjve dukej se ishte elementi kryesor i identifikuar gjatë Konferencës së parë për SKPVR-në të mbajtur në nëntor 2005. Sipas pjesëmarrësve, shumë nga të cilët ishin përfaqësues të OJQ-ve rinore, bashkëpunimi i tanishëm ndërmjet OJQ-ve rinore dhe Qeverisë së Kosovës është i pamjaftueshëm. Interesant është se të anketuarit e moshës madhore, të cilët janë të inkuadruar në politikën kosovare po ashtu shfaqën mendimin se problemet e rinisë kosovare duhet të shprehen nga vetë rinia përmes themelimit të forumeve rinore dhe OJQ-ve rinore10. Rekomandim të ngjashëm ka dhënë edhe UNICEF-i, duke bërë thirrje për rritjen e mundësisë për pjesëmarrje përmes mënyrave të ndryshme, të ngjashme me ato të përmendura më lart11. Në vështrim të problemeve të identifikuara

TP6PT Vlerësimi i varfërisë në Kosovë; ofrimi i mundësive, i sigurisë dhe i pjesëmarrjes për të gjithë. Banka

Botërore 2005, fq. 47. TP7PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR-së në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS. dhjetor 2006. TP8PT Raporti nga diskutimi me politikanët dhe aktivistët politikë të fokusgrupit për projektin Raporti për

zhvillimin njerëzor në Kosovë 2006, fq. 4. TP9PT Po aty, fq. 48. TP10PT Raporti nga diskutimi me politikanët dhe aktivistët politikë të fokusgrupit për projektin Raporti për

zhvillimin njerëzor në Kosovë 2006, fq. 3. TP11PT Propozimi i UNICEF-it drejtuar Komitetit për të drejtat e fëmijës “Të flasë, të marrë pjesë dhe të

vendosë – E drejta e fëmijës të jetë i përfillur”. Gjenevë, 15 shtator 2006, fq. 7.

Page 20: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

20

në tekstin më lart ekziston nevoja për politika efektive për pjesëmarrje të rinisë, të cilat do ta parashihnin rininë si faktor të ndryshimeve dhe pjesëmarrës aktiv në qeverisjen lokale, kombëtare dhe globale. Në Kosovë duhet të krijohen mundësitë për rregullimin institucional të pjesëmarrjes së rinisë në sferën publike. 6.1.1. Kapacitetet e organizatave rinore dhe hapja ndaj bashkëpunimit

ndërkombëtar

Funksionimi i OJQ-ve rinore dhe qasja në informata zyrtare rregullohet me dy dokumente ligjore. Ato janë: Rregullorja 1999/22 e UNMIK-ut për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare në Kosovë dhe Ligji për qasje në dokumente zyrtare. Rregullorja përmban një numër të dispozitave të rëndësishme për formën e lejuar të organizimit të OJQ-ve dhe mënyrën e themelimit të tyre. Në përgjithësi lejohet angazhimi i OJQ-ve në aktivitetet ekonomike për qëllime të mbështetjes së tyre, ku qartazi njihet e drejta e OJQ-ve kosovare të pranojnë grante dhe donacione dhe të vendosen kushtet për fitimin e statusit të beneficuar publik. Ligji për qasje në dokumente zyrtare lejon cilindo "banor të përhershëm" ose person i cili ka të drejtë të jetë banor i Kosovës dhe personat fizikë e juridikë të saj që të kenë të drejtën për qasje në dokumentet e çdonjërit nga institucionet e Qeverisë, komunave ose organeve të pavarura. Edhe pse në Kosovë janë të regjistruara më shumë se 5000 OJQ, vetëm rreth 500 prej tyre janë me të vërtetë funksionale. OJQ-të tjera kanë ndërprerë aktivitetet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ndryshimeve të personelit etj.12. D.m.th. kapaciteti i ulët i OJQ-ve rinore është problem me të cilin ballafaqohet sektori i rinisë në Kosovë. Kjo mund të vështrohet nga aspekti i brendshëm dhe i jashtëm. Shikuar nga aspekti i brendshëm shumë organizata rinore në Kosovë nuk e kanë të zhvilluar kapacitetin institucional, i cili ka të bëjë me tiparet të cilat i ndihmojnë një organizate që ta përmbush misionin e vet në mënyrë efektive dhe efikase. Një organizatë duhet të jetë e qeverisur në mënyrë transparente, e përgjegjshme ndaj publikut, e udhëhequr me zotësi dhe ajo duhet të shfaqë shkathtësitë themelore organizative. Më e rëndësishmja është se organizata duhet ta ketë një mision, meqë kështu i ofrohet personelit një strukturë brenda së cilës punohet dhe e cila mundëson arritjen e synimeve. Organizatat rinore në Kosovë janë larg nga ky koncept, sidomos disa OJQ në Kosovë të cilat ishin akuzuar se janë “shfaqje e një personi”, plotësisht të varura nga një person. Kjo gjithsesi ndikon në qëndrueshmërinë financiare të OJQ-ve, në strategjitë të cilat sjellin të ardhura të ulëta, në shkathtësitë udhëheqëse, etj. Shikuar nga aspekti i jashtëm, organizatat rinore në Kosovë nuk gëzojnë përkrahjen e duhur nga organet e administratës lokale dhe qendrore. Ato rrallë pranojnë financim ose resurse të qëndrueshme të cilat mund të shfrytëzohen në punën e tyre. Në nivel komunal OJQ-të rinore ballafaqohen me vështirësi në lidhje me shfrytëzimin e qendrave rinore dhe shumë nga to raportojnë se ka mungesë interesimi për aktivitetet dhe programet e organizatave rinore. Përkundër prezencës së madhe ndërkombëtare në Kosovë, bashkëpunimi ndërkombëtar është ende i kufizuar për shumë OJQ rinore. Organizatat ndërkombëtare zakonisht janë donatorë dhe vetëm disa projekte janë zhvilluar në partneritet me organizatat rinore kosovare dhe atyre të huaja. Një nga shpjegimet e mundshme për këtë situatë është regjimi i rreptë i vizave, i cili e vështirëson pjesëmarrjen e lirshme të përfaqësuesve të OJQ-ve rinore në ngjarjet e ndryshme nëpër Evropë dhe më gjerë. Megjithatë, disa mendojnë se mundësitë për

Page 21: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

21

komunikim, integrim dhe shkëmbim të përvojave në të vërtetë ekzistojnë, por thjesht nuk janë mjaft të shfrytëzuara13. Ndonëse është një numër i kosovarëve të rinj të cilët studiojnë apo punojnë jashtë vendit, vetëm një numër i vogël i tyre merr pjesë në programet e shkëmbimit të rinisë, të cilat do të ngritin kapacitetin e organizatave rinore për të cilat ata punojnë, meqë për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës dhe të shoqërisë civile është thelbësore që të ekzistojë një numër i OJQ-ve të fuqishme rinore me potencial të veprimit afatgjatë. Në këtë aspekt duhet bërë edhe më shumë në drejtim të ngritjes së kapacitetit të tyre, duke iu mundësuar bashkëpunim ndërkombëtar, duke iu ofruar përkrahje institucionale dhe shërbime të përshtatshme. 6.1.2. Puna vullnetare e rinisë Puna vullnetare iu mundëson të rinjve të fitojnë përvojë praktike dhe të përmirësojnë kualifikimet e veta. Veç kësaj, puna vullnetare i fuqizon të rinjtë; ndihmon që të eliminohet ndjenja e plogështisë dhe u mundëson të rinjve që të bëhen qytetarë aktivë14. Në Kosovë shpesh keqinterpretohet dallimi ndërmjet OJQ-ve rinore dhe punës vullnetare. Shumë njerëz e barazojnë vullnetarizmin me OJQ-të. Disa kandidatë gjatë intervistave për vullnetarë të OKB-së kanë deklaruar se puna në OJQ është vullnetarizëm, pavarësisht nga pagesa. Vullnetarizmi i të rinjve mund të analizohet si element ndërsektorial në lidhje me fushat tematike të punësimit, edukimit, shëndetësisë dhe sigurisë njerëzore. Të dhënat tjera sugjerojnë se interesimi kryesor i rinisë për punë vullnetare tregohet në klube sportive, në organizata kulturore dhe humanitare, por interesimi për punë vullnetare është i mangët në grupet joformale, arsim dhe organizata rinore15. Është e qartë se shumica e njerëzve në Kosovë nuk mendojnë se puna e tyre vullnetare do t’u sjellë ndonjë dobi. Shumica e njerëzve pajtohen se puna vullnetare ka pësuar rënie që nga viti 1999. Gjithnjë e më pak njerëz janë të gatshëm që të kryejnë detyra pa pagesë për të mirën e njerëzve të tjerë. Kjo ngjan sidomos në zonat urbane dhe në qytetet e mëdha, siç janë Prishtina, Prizreni e Gjakova, ku të rinjtë luftojnë me probleme ekonomike dhe rrallë marrin parasysh aktivitetet vullnetare, sepse e kanë vështirë të fitojnë bukën e gojës16. Për fat të keq problemet politike mund të jenë pengesë e madhe për zhvillimin e vullnetarizmit në të ardhmen. Meqenëse puna vullnetare është pjesë e domosdoshme e një shoqërie të shëndoshë, është e nevojshme që të krijohet një politikë dhe një strategji me të cilat puna vullnetare do t’i duket më atraktive qytetarëve. Duhet të ekzistojë përkrahja institucionale për punën vullnetare, ndërsa liderët (politikë) duhet të jenë shembull për rëndësinë që ka puna vullnetare. Besohet se sikur mediat do ta mbulonin punën e suksesshme vullnetare, njerëzit do t’i shihnin efektet e saj dhe do të angazhoheshin vetë në ndonjë lloj të punës vullnetare17.

TP13PT Raporti nga diskutimi me politikanët dhe aktivistët politikë të fokusgrupit për projektin Raporti për

zhvillimin njerëzor në Kosovë 2006, fq. 3. TP14PT G. La Cava, P. Lytle, A. Kolev – “Të rinjtë në Evropën Juglindore; prej rrezikut deri te fuqizimi”, 2005,

fq. 107. TP15PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS, dhjetor, 2006. TP16PT Vullnetarizmi në Kosovë, studim i bërë nga vullnetarët e OKB-së, fq. 13-14.

TP17PT Po aty, fq. 15

Page 22: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

22

Rrjetëzimi rajonal është i mangët, ndërsa rregullimi ligjor dhe qasja e institucioneve në favor të vullnetarizmit është e pamjaftueshme. Problem i madh i identifikuar është se vullnetarizmi nuk është i njohur zyrtarisht (p.sh. me kartelë e cila dëshmon se po punojnë vullnetarët). Ekziston edhe nevoja që të hartohen parimet e punës vullnetare, udhëzimet dhe standardet për angazhimin e vullnetarëve të rinj dhe obligimet e përfituesit.

6.1.3. Shërbimet ekzistuese për rini Në Kosovë shërbimet ekzistuese për rini ofrohen kryesisht nga OJQ-të rinore me përkrahje dhe financim nga Departamenti i Rinisë, komunat dhe organizatat ndërkombëtare. Vlerësohet se përafërsisht 15.000 – 20.000 të rinjve në vit iu janë ofruar shërbime drejtpërsëdrejti ose kanë qenë pjesëmarrës në programe të ndryshme, gjë që kontribuoi në zhvillimin e tyre. Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna të sakta, llogaritet se numri i atyre të cilët kanë marrë përkrahje tërthorazi ose kanë përfituar drejtpërdrejt nga fushatat e vetëdijësimit është shumë më i lartë. Shërbimet për rini sigurojnë zbatimin e të drejtave themelore demokratike për vetorganizim dhe pjesëmarrje në fushat e zhvillimit të jetës publike dhe komunitetit lokal. Për shembull, rrjetet rinore tani janë krijuar në më tepër se pesë komuna që kanë qenë bazë për formimin e trembëdhjetë këshillave komunale të veprimit rinor. Shembull tjetër i mirë janë programet dhe shërbimet të cilat kultivojnë pjesëmarrjen vullnetare. Këto shërbime më së shumti ofrohen nga qendrat dhe OJQ-të rinore, ku të rinjtë fitojnë mundësi të shumta për rritje dhe zhvillim individual, si dhe mundësinë për të filluar dhe zbatuar nismat dhe aksionet rinore. Në shumicën e rasteve përfituesit e shërbimeve të tilla edukative dhe pjesëmarrësit në trajnime profesionale marrin certifikatë për trajnimet ose kurset e vijuara. Shumë organizata i inkuadrojnë anëtarët dhe përfituesit e tyre në procesin e vlerësimit të shërbimeve të ofruara. Duhet ditur se shumica e OJQ-ve rinore janë të vendosura në zonat urbane dhe vetëm disa prej tyre janë të vendosura dhe veprojnë në zonat rurale. Përkundër faktit se disa OJQ rinore urbane veprojnë dhe ofrojnë shërbime në fshatra, të rinjtë të cilët jetojnë në zona rurale duhet konsideruar se nuk marrin shërbime të mjaftueshme. Nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme për ta analizuar gjendjen e vërtetë në lidhje me atë se a janë ofruar shërbime për femrat e reja dhe a janë plotësuar nevojat e të rinjve me aftësi të kufizuara. Ekzistojnë disa faktorë të cilët konsiderohen të rëndësishëm për shërbimet të cilat OJQ-të rinore dhe aktivistët tjerë ia ofrojnë rinisë, duke përfshirë mbështetjen e prindërve, çmimin e shërbimeve dhe a jepen shërbimet falas. Gjithashtu është i rëndësishëm kapaciteti i organizatës e cila i ofron ato shërbime, pastaj resurset financiare në dispozicion nga komunat, institucionet qendrore ose komuniteti donator ndërkombëtar. 6.1.4. Objektivat

1. Të promovohen dhe sigurohen mekanizma institucionalë për pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes.

SKPVR e konsideron pjesëmarrjen e rinisë si një proces me të cilin të rinjtë i zhvillojnë shkathtësitë, ngritin aftësitë, krijojnë aspiratat, fitojnë besimin dhe

Page 23: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

23

realizojnë të ardhurat18. Aktiviteti kryesor në realizimin e këtij objektivi do të jetë hartimi i kornizës ligjore për pjesëmarrjen e rinisë dhe krijimi i organizmave rinorë konsultativë dhe përfaqësues në Kosovë. Po ashtu do t’i kushtohet rëndësi ngritjes së kapaciteteve të administratës publike për ta mundësuar bashkëpunimin e suksesshëm me të rinjtë si dhe për ta mundësuar përfaqësimin e të rinjve gjatë përpilimit të politikave sektoriale në Kosovë. 2. Të sigurohet përkrahje për sektorin e rinisë në nivel lokal. Objektiva do të trajtohet në nivel komunal përmes hartimit dhe zbatimit të politikave rinore lokale dhe planeve të veprimit me pjesëmarrje aktive të organizatave rinore.

3. Të përkrahet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi i të rinjve në aktivitete rinore rajonale dhe evropiane. Do të përkrahet bashkëpunimi i vazhdueshëm i rrjeteve rinore me homologët e vet në rajon, në Evropë dhe më tej përmes organizimit të vizitave punuese, shkëmbimit të përvojave më të mira dhe pjesëmarrjes së njerëzve të zgjedhur nga Kosova në ngjarjet e rëndësishme rinore në Evropë dhe nëpër botë.

4. Të ngritet kapaciteti i organizatave rinore. Do të zhvillohen trajnime në bazë të standardeve të hartuara; do të inkurajohen programe më kualitative, si dhe do të ofrohen shërbime këshillimi për organizatat rinore.

6.1.5. Treguesit

Treguesit e arritjes së progresit janë kryesisht të natyrës kuantitative dhe të matshëm. Pasi që kjo fushë tematike kërkon që të krijohen mekanizma për pjesëmarrjen e të rinjve, treguesit e aktivitetit përfshinë, por nuk kufizohen vetëm në këto aktivitete, si:

Aprovimi i Ligjit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve; Themelimi i këshillit të veprimit rinor në nivelin qendror dhe lokal; Organizimi i punëtorive; Krijimi i një baze qendrore të dhënash dhe i pikave referuese për shpërndarjen

e informatave dhe informimin e të rinjve; Pjesëmarrja në aktivitete rinore jashtë Kosovës dhe Përfshirja e inkuadrimi i të gjitha komuniteteve.

Ka edhe disa tregues kualitativë për të vlerësuar zbatimin e këtij objektivi dhe këto janë: Përkrahje më e madhe për komunat për krijimin e trupave përfaqësues të të

rinjve; Ndikimi më i madh i të rinjve në zhvillimin e politikave rinore; Njohja e edukimit joformal përmes një sistemi certifikues.

Treguesit e ndikimit të rezultateve në fushën e pjesëmarrjes rinore janë: Këshillat e veprimit rinorë lokalë të themeluar dhe që ndikojnë në politikat

rinore lokale në të gjitha komunat me një pikënisje prej 30% dhe në fund të vitit 4 të fazës implementuese 100%;

Ngritja e përfshirjes së të rinjve nga zonat rurale në programet dhe shërbimet rinore (pikënisje 15.000 të rinj së paku 40% rritje për 4 vite);

TP

18PT Në përputhshmëri me rekomandimet e UNICEF-it, shiko: Propozimi i UNICEF-it drejtuar Komitetit për të

drejtat e fëmijës “Të flasë, të marrë pjesë dhe të vendosë – E drejta e fëmijës të jetë i përfillur”. Gjenevë, 15 shtator 2006, fq. 13.

Page 24: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

24

Numri i ngritur i të rinjve nga komunitetet minoritare në programet rinore (pikënisje 300 të rinj, së paku 30% rritje për 4 vite);

Pjesmarrje më e madhe e të rinjve në udhëheqjen e organizatave rinore (në 3 vite, pikënisje + 30%) dhe

Përqindje më e madhe e femrave të reja në menaxhimin e organizatave rinore (në 3 vite, pikënisje + 30%). Këta ishin vetëm disa nga treguesit e kësaj fushe.

6.2. Edukimi formal dhe joformal

Në çdo diskutim për edukim duhet përkujtuar se mësimi ngjan në mjedise arsimore formale, joformale dhe informale dhe se përvoja e të mësuarit mund të jetë njëlloj i shkëlqyer në secilin nga këto mjedise19. Arsimimi formal është me të drejtë i lidhur me shkolla. Ky është një sistem arsimor me strukturë hierarkike, notohet në mënyrë kronologjike, zhvillohet nga shkolla fillore deri në universitet dhe përveç mësimeve të përgjithshme akademike përfshin edhe një shumëllojshmëri të programeve të specializuara dhe të institucioneve për trajnim teknik e profesional me kohë të plotë20. Arsimimi joformal është definuar si çfarëdo nisme qëllimore dhe sistematike (zakonisht jashtë shkollimit tradicional), ku programi i është përshtatur nevojave (ose situatave) të veçanta të studentëve për të shtuar në maksimum mësimin dhe për të zvogëluar elementet tjera të cilat zakonisht i preokupojnë arsimtarët në shkollat formale (p.sh. thirrja e emrave, imponimi i disiplinës, shkrimi i raporteve, mbikëqyrja e sallës së mësimit, etj.)21. Mënyrat e përdorura në arsimimin joformal janë për nga natyra mjaft më ndryshe prej atyre të shfrytëzuara në institucionet e arsimit formal. Të rinjtë më me dëshirë “mësojnë duke punuar” se sa mësojnë “dijen e thatë” nga librat. Për shkak të natyrës pjesëmarrëse të aktiviteteve, të rinjtë janë të detyruar që të marrin përgjegjësinë që të mësojnë vetë dhe të angazhohen maksimalisht në proces. Aktivitetet rinore ofrojnë situata “nga jeta e vërtetë” të cilat nuk mund të riprodhohen lehtë në klasë. Mësimi ngjan në një kontekst të veçantë, andaj është më kuptimplotë22. Duhet ditur se vajzat/femrat e reja dhe djemtë/meshkujt e rinj ballafaqohen me vështirësi dhe sfida të shumta për arsimim dhe trajtim brenda sistemit. Vajzat ballafaqohen me vështirësi shtesë për të përfunduar shkollimin për shkak të realitetit të lindjes së fëmijës dhe amësisë. Objektivat dhe aktivitetet e politikës duhet të kenë parasysh vajzat të cilat mbesin jashtë sistemit të shkollimit dhe të përpiqen t’i mbajnë ato brenda tij.

6.2.2 Strategjitë për edukimin formal – nevoja për bashkërendim më të

mirë

Situata e përgjithshme e edukimit formal në Kosovë ende përballet me disa vështirësi edhe pse është arritur një përparim i dukshëm në nivel të politikave nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila në qershor 2004 ka nxjerrë Strategjinë kosovare për zhvillimin e arsimit të lartë për vitet 2005 - 2015. Kjo strategji 10-vjeçare e arsimit të lartë në Kosovë është dokument i cili pasqyron konsensus ndërmjet

TP19PT Arlen Etllng – “Çka është arsimimi joformal?” Zhurnali i arsimimit në agrikulturë, dimër 1993, fq. 73

TP

20PT P. Coombs – Mënyrat e reja të të mësuarit për fëmijët dhe rininë rurale, 1973, fq. 11.

TP21PT J. Kleis, L. Lang – Drejt definicionit të kontekstit të arsimimit joformal. Shënimet nga diskutimi për

arsimim joformal, Michigan State University, fq. 6. TP22PT Forumi Rinor Evropian, Raporti i rinisë “Arsimimi, punësimi dhe të rinjtë në Evropë”, 2004, fq. 42.

Page 25: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

25

faktorëve politikë, shoqatave akademike dhe shkencore, studentëve, shoqërisë civile, palëve të tjera të interesuara dhe komunitetit publik për vizionin e arsim të lartë në Kosovë23. Qëllimi i përgjithshëm i strategjisë është që të kontribuojë në krijimin e një sistemi bashkëkohor të arsimimit të lartë në Kosovë24 dhe strategjia adreson realitetin duke identifikuar vizionin, parimet, misionin dhe objektivat strategjike dhe duke iu dhënë formën e një plani për zbatim me buxhetin e propozuar. Ekzistojnë edhe strategji të tjera të hartuara në fushën e arsimimit formal, siç janë: Strategjia kosovare për arsimim në vende rurale (2004 – 2009) dhe Strategjia kosovare për mësimin e të rriturve (2005 – 2015). Këto strategji me synim të veçantë në arsimimin formal janë të nevojshme, sepse situata në arsimimin formal është e papërshtatshme. Gjithashtu duhet të ekzistojë bashkëpunim më i madh ndërmjet institucioneve në lidhje me aktivitetet dhe programet e veçanta. Ky proces ka filluar dhe duhet të përkrahet. Për shembull, palët kryesore të interesuara janë duke punuar në krijimin e grupit ndërministror për zhvillim të strategjive të qëndrueshme për mësimin gjatë gjithë jetës në Kosovë të koordinuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

6.2.2. Qasja, cilësia, pajisjet Rinia kosovare ankohet për qasjen në arsim dhe cilësinë e tij (standardi i ulët i objekteve) mësimore dhe vështirësitë në qasje në ato ekzistuese. Të rinjtë mendojnë se institucionet arsimore nuk përkojnë me ligjin mbi arsimin dhe se zbrazëtirat në infrastrukturën ligjore shkaktojnë mungesë informacionesh për të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësve. Disa të tjerë thonë se arsimi në Kosovë është i politizuar dhe i mungon sistemi i vlerave. Gjithashtu është vërejtur mungesa e transparencës, nepotizmi, ndikimi fetar dhe konflikti ndërmjet gjeneratave. Në zonat urbane shkollat fillore dhe të mesme janë tejet të ngarkuara dhe punohet në dy ose në tri ndërrime. Laboratorët, pajisjet, materiali didaktik dhe librat janë të mangët dhe të cilësisë së ulët. Të dhënat e përafërta për shpenzimet që i bën familja për shkollimin themelor janë: librat dhe materialet për mësim që kushtojnë rreth 40 – 80 euro për një nxënës në vit, ndërsa për transport dhe ushqim llogariten shpenzime shtesë. Këto shpenzime konsiderohet se pengojnë seriozisht arsimin themelor të fëmijëve nga familjet e varfra. Shpenzimet e arsimit për vitin 2005 kapin shumën e 97.9 milion eurove (13% nga buxheti i përgjithshëm), prej të cilave 76.4% i ndahet komunave për arsim fillor dhe të mesëm. Pagat e arsimtarëve kryesisht mbulohen prej fondeve të Qeverisë (87% për shkollimin fillor dhe të mesëm), përderisa vetëm 1.7% e buxhetit për arsim ndahet për zhvillim të planit mësimor dhe trajnim të arsimtarëve (gjegjësisht 1.26 milion dhe 0.4 milion euro)25. 6.2.3. Braktisja e hershme e shkollimit – sfidë kritike Sfidë tjetër kritike për sistemin formal të arsimimit në Kosovë është shkalla e lartë e braktisjes së shkollimit. Vetëm një e treta e vijuesve të cilët kanë regjistruar vitin e parë arrijnë kualifikimin e mesëm profesional apo marrin diplomë për shkollim të lartë.

TP23PT Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë për vitet 2005 - 2015, fq. 4.

TP24PT Po aty.

TP25PT Shih fusnotën 6.

Page 26: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

26

Vlerësohet se shkalla e braktisjes së mësimit obligues është rreth 12 - 13%, e shkollimit të mesëm rreth 28%, ndërsa e arsimimit të lartë më shumë se 50%. Shkalla e lartë e braktisjes mund të shpjegohet pjesërisht me cilësinë e ulët të rezultatit të arsimimit (të shprehur me të ardhura personale nga arsimimi), objektet mësimore jopërkatëse dhe shpenzimet private për arsim. Por hulumtimi i zhvilluar nga autorët e Strategjisë për arsimim në zonat rurale në Kosovë tregon se arsyeja e braktisjes së shkollimit përfshin migrimin e familjeve, distancën e udhëtimit, prindërit të cilët nuk shohin nevojë për arsimim, fëmijët e painteresuar, nevojën për punësim apo për të ndihmuar në shtëpi26. Arsyet e dhëna për të braktisur shkollimin e mesëm përfshijnë të ardhurat e ulëta të familjes, mungesën e transportit, martesën (femrat) dhe mungesën e ardhmërisë nga shkollimi i mesëm27.

6.2.4. Shërbimet e këshillimit dhe informimit Përfundimisht duhet punuar shumë në sistemin e këshillimit, i cili do t’i udhëzonte të rinjtë nëpër sistemin e arsimimit, duke i informuar për mundësitë e arsimimit joformal dhe përcaktimit të mënyrës për punësim të ardhshëm profesional. Deri tani të rinjtë kanë marrë informata në lidhje me mundësitë e arsimimit të ardhshëm zakonisht në shkollën e mesme (38.2%). Qendrat e rinisë nuk ofrojnë mjaft udhëzime e as nuk ndërmjetësojnë28. Duhet vërejtur se besimi i të rinjve në institucionet arsimore private është në rritje. Më tepër se gjysma e të rinjve mendojnë se shërbimet në sektorin privat janë më të mira, ndërsa 1/3 mendon se janë më të dobëta. Ajo që ju pëlqen të rinjve në lidhje me institucionet private të arsimit është regjistrimi i lehtë, kualiteti i këtyre shkollave dhe i personelit akademik29. Të rinjtë mendojnë se universitetet private i përgatisin studentët e vet më mirë për anën praktike të punës dhe mendojnë se diploma e fituar në universitet privat i rrit shanset në tregun e punës30. Shkollat dhe universitetet publike nuk janë mjaft fleksibile dhe dituria e fituar aty nuk i përgjigjet nevojave të tregut. 6.2.5. Nevoja për njohje të plotë të edukimit joformal Është e drejtë të thuhet se edukimi joformal nuk e ka nivelin e dukshmërisë dhe besueshmërisë, i cili pasqyron kontributin që i bën zhvillimit individual. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e të mosqenit pjesë e cilitdo sistemi të dokumentimit31. Arsimimi joformal ka planet mësimore më pak të qarta dhe shumë më pak “fuqi kreditimi” dhe për këtë ka situatën e dobët sociale dhe financiare32. Sipas hulumtimit të zhvilluar, një numër mjaft i lartë i rinisë kosovare vijojnë kurse jashtë sistemit formal shkollor, e prej tyre më së shpeshti kurse të gjuhës dhe të

TP26PT Strategjia për arsimim në zonat rurale në Kosovë, fq. 66.

TP27PT Strategjia për arsimim në zonat rurale në Kosovë, fq. 70.

TP

28PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR-së në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS. TP29PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS. TP30PT Raporti nga diskutimi me studentët e fokusgrupit për projektin Raporti i zhvillimit njerëzor në Kosovë

2006, fq. 5. TP31PT Shih fusnotën 21.

TP32PT Manuela du Bois Reymond – Studim për lidhjet midis arsimimit formal dhe joformal, fq. 5.

Page 27: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

27

kompjuterit. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se ka mungesë interesimi për kurse nga biznesi dhe ekonomia33.

Nevoja për arsimim joformal në zonat rurale në Kosovë nuk duket shumë urgjente. Rinia jashtëshkollore dhe të rriturit kanë qasje tepër të kufizuar në mundësitë e mësimit. Mësimi gjatë gjithë jetës, qoftë si luftim i analfabetizmit apo kthim në shkollimin fillor, në ngritje të diturisë së fituar apo në shtim të shkathtësive të reja është në duart e individit, por duhet të ekzistojë një sistem mbështetës publik dhe privat që të plotësojë nevojat e individit. Ekziston nevoja për t’i sforcuar projektet e ndërmarra nga OJQ-të lokale të cilat ofrojnë kurse të mira për agrikulturë, për përpunimin e ushqimit etj. meqenëse fushëveprimi i aktiviteteve të tilla është ende i kufizuar34. Programet e tilla do të ishin pjesërisht të dobishme për të rinjtë të cilët ende nuk e kanë regjistruar shkollën e mesme apo e kanë braktisur atë.

Në pengesat e tjera për zhvillimin e arsimimit joformal në Kosovë hyjnë mungesa e bazës ligjore për këtë lloj të aktiviteteve, mungesa e aktiviteteve jashtë planit mësimor nëpër shkolla dhe mungesa e arsimimit nga mediat (të rinjtë mendojnë se mediat, sidomos televizioni publik, magazinat shkollore dhe interneti do të duhej t’u japin më shumë hapësirë të rinjve për të shprehur nevojat dhe mendimet e tyre)35. Thënë në përgjithësi, mungesa e njohjes së arsimimit joformal është problem i madh në Kosovë, ndërsa mungon edhe sistemi i pranuar i kualifikimeve. 6.2.6. Objektivat

1. Të forcohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qeveritare dhe organizatave joqeveritare për të krijuar mundësi në fushën e edukimit formal, joformal dhe informal. Objektivi do të zbatohet përmes bashkëpunimit me palët e ndryshme të interesuara, sidomos të komunave dhe organizatave rinore dhe studentore. Do të bëhet identifikimi i mundësive për fushata të përbashkëta të vetëdijesimit, për shfrytëzim të përbashkët të objekteve ekzistuese dhe për shpërndarje efektive të fondeve. 2. Krijimi i një sistemi fleksibil dhe të pranueshëm edukues,

gjithëpërfshirës në çdo kohë të jetës. Kjo është përgjigjja për problemin e shkallës së lartë të braktisjes së shkollimit në sistemin arsimor të Kosovës, kështu që aktivitetet e ndërmarra sipas këtij objektivi do të jenë ofertë për të rinjtë e moshës madhore, të cilët për çfarëdo arsye nuk kanë qenë në gjendje ta përfundojnë shkollimin e tyre. Kurse të tilla, qoftë formale apo joformale, do të kenë përkrahjen përmes mjeteve të hartuara promotive dhe ndarjes së fondeve të veçanta. 2. Të harmonizohet edukimi me kërkesat e tregut të punës në rrethanat

socioekonomike. Bazuar në identifikimin e nevojave të tregut përmes hulumtimeve relevante do të bëhet modifikimi i strategjive për arsim (për shembull shkathtësitë e sipërmarrësit

TP33PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR-së në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS. TP34PT Strategjia për arsimim në zonat rurale në Kosovë, fq. 71.

TP

35PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS.

Page 28: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

28

do t’i shtohen planit mësimor). Do të themelohet edhe pika për informim publik për mundësitë ekzistuese për punësim.

6.2.7. Treguesit

Në objektivin e arsimimit, treguesit (kuantitativë) e orientuar kah veprimet përfshijnë ndër të tjera:

Organizimin e një numri të caktuar ngjarjesh, aktivitetesh simuluese, vizitash studimore, bursa dhe trajnime;

Ofrimi i shumave të caktuara të fondeve, krijimi i institucioneve të reja, si Institucioni për akreditim, etj.

Nga ana kualitative (matësit e suksesit) është: Bashkëpunimi më i madh ndërmjet institucioneve dhe ngritja e përfshirjes së

komuniteteve dhe shoqërisë civile që e plotësojnë mozaikun. Shembuj të treguesve të ndikimit dhe rezultateve janë:

Ulja e përqindjes së të rinjve që e lënë shkollimin e mesëm të lartë (pikënisja 28%, për 3 vite 15%);

Rritja e përqindjes së universiteteve dhe shkollave të mesme të larta, të cilat kanë zgjedhur përfaqsuesit e studentëve që aktivisht marrin pjesë në vendimmarrje (në 3 vite, pikënisje + 30%);

Ngritja e përqindjes së meshkujve dhe femrave të reja të cilët marrin shkathtësi shtesë nëpërmjet aktiviteteve të edukimit joformal (pikënisja 5%, pas 3 vitesh 20%).

6.3. Punësimi

Papunësia vazhdon në përgjithësi të konsiderohet problemi më i madh i Kosovës. “Çështja e parë dhe më urgjente nga çështjet me të cilat ballafaqohemi sot është mungesa e mundësive për punësim në Kosovë. Pa mundësi për punësim të ligjshëm, të rregullt dhe i cili shpaguhet na mbesin vetëm disa mundësi të tjera të dëshirueshme” – thuhet në Rekomandimin e Kuvendit Rinor për Ndryshime36. Hulumtimi i zhvilluar nga Sekretariati i PKVR-së e konfirmon këtë vrojtim. Vetëm 1/20 e të anketuarve nuk ishin të brengosur për punësimin e tyre; këta ishin njerëz të cilët ose nuk janë në kërkim të punës ose e kanë punën të siguruar, për shembull në sektorin privat37. Të rinjtë kanë arsye të ndryshme të jenë të brengosur me tregun e punës. Nëse ende jetojnë me prindërit e tyre, atëherë në përgjithësi varen nga të ardhurat familjare për të studiuar ose për të pasur jetesë të mirë. Papunësia është në rritje e sipër te femrat; shkalla e femrave të papunësuara është dy herë më e madhe se sa te meshkujt. 6.3.1. Struktura e papunësisë së rinisë Të rinjtë të cilët janë të papunë për një kohë më të gjatë kohore janë në përqindje të lartë (42.6%) dhe ky indikator rritet deri në 88.6 % për minoritetin serb38. Sipas Hulumtimit të UNDP-së më 2006, 43% e të papunësuarve janë duke kërkuar punë për më shumë se një vit.. Në Kosovë 42.6% të rinisë së papunë kërkojnë punë për më shumë se një vit, ndërsa 19.4% prej 6 muaj deri një vit. Situata është më e vështirë për

TP36PT Shih fusnotën 7.

TP37PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR-së në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS. TP38PT Punësimi i rinisë kosovare dhe plani i veprimit, kornizë e politikës afatmesme 2006-2008.

Page 29: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

29

të gjitha grupet minoritare e veçanërisht për romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit (72.2% kërkojnë punë mbi një vit), si dhe serbët e Kosovës (88.6%). Papunësia afatgjate, p.sh. mbi dymbëdhjetë muaj, është dukuri predominante te meshkujt (47.1% për meshkuj në krahasim me 37.0% për femra)39. Papunësia është në përhapje te femrat te të cilat shkalla e papunësisë është dy herë më e madhe se sa te meshkujt. Kjo shkallë është dukshëm më e lartë në grup-moshën 15 - 19 dhe llogaritet 60.1%, ndërsa për grup-moshën 20 - 24 zvogëlohet në 45.0%40. Shkalla e papunësisë është më e lartë në grupin minoritar të serbëve (63.0%) sesa te shqiptarët e Kosovës (48.4%). Gjithashtu, grupi i cili ballafaqohet me vështirësi të veçanta në disa shtete të Evropës Juglindore (EJL) janë të rinjtë romë41. 6.3.2. Pasojat e mundësive të kufizuara për punësim Ka mendime të ndryshme ndërmjet rinisë së punësuar: pjesa më e madhe e tyre (93.4%) janë kryesisht ose pjesërisht të kënaqur me punën që kanë, përderisa vetëm 6.5% e tyre nuk dëshiron ta ndërrojë vendin e punës. Arsyet për dëshirën që ta ndërrojnë vendin e punës janë: pagesa më e mirë (38.3%), mundësitë më të mira për karrierë (36.4%) dhe përmirësimi i kushteve të punës (18.4%). Mundësitë e kufizuara ekonomike shkaktojnë pasoja të ndryshme negative. Disa të rinj orientohen në tregun e zi, në krim ose bëhen viktima të dhunës a të sjelljeve të tjera devijuese. Gjithashtu, mundësitë e kufizuara të punësimit i detyrojnë të rinjtë të kërkojnë punë jashtë vendit. Hulumtimet e bëra në Bosnje e Hercegovinë, në Maqedoni, në Moldavi dhe në Serbi konfirmojnë se pjesa më e madhe e të rinjve do të emigronte po ta kishin këtë mundësi. Migrimi ndërkombëtar mund të ketë rezultat pozitiv, sepse të rinjtë dhe familjet e tyre dalin nga papunësia dhe varfëria me punësim jashtë vendit dhe me dërgimin e të ardhurave të tyre në shtëpi. Për shqiptarët e Kosovës këto para të dërguara vlerësohen se janë 43% të brutoproduktit vendor (GDP). Në anën tjetër, aspekti negativ i migrimit të punëtorëve janë humbja e njerëzve të shkolluar në rajonin përreth dhe humbja e investimit të bërë për arsimim në vendin amë42. Me këso situate të zymtë është e kuptueshme se kushtet e punës për ata “disa fatlum” të punësuar janë të vështira dhe ka shembuj të eksploatimit të punëtorëve. Sipas hulumtimit të zhvilluar nga Banka Botërore, gjysma e punësimit në Kosovë është jozyrtar. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, më shumë se 49% ishin të punësuar jozyrtarisht në 2003 sipas kritereve vijuese të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO): (i) a kanë nënshkruar kontratë pune dhe (ii) a është sipërmarrja e regjistruar43.

TP39PT Po aty.

TP40PT Të gjitha të dhënat statistikore në këtë paragraf janë marrë nga studimi i ILO-së (Organizata

Ndërkombëtare e Punës) i bërë në vitin 2005 (nuk është publikuar ende). TP

41PT G. La Cava, P. Lytle, A. Kolev – “Të Rinjtë në Evropën Juglindore; prej rrezikut deri te fuqizimi”, 2005,

fq. 65. TP42PT Shqipëria, për shembull, ka humbur një të tretën e punëtorëve të kualifikuar në dekadën pas rënies së

komunizmit. 40% të mësimdhënësve dhe hulumtuesve nga universitetet dhe institucionet shkencore kanë braktisur vendin; shih: “Migrimet: Shqipëria”, Osservatorio Balcani, 2002. Numri i rumunëve në diasporë vlerësohet se është ndërmjet tetë dhe dhjetë milion; shih: “Politika rinore në Rumani, raporti nga grupi i ekspertëve ndërkombëtarë”, Strasbourg, 2001, fq. 29-30 . Shih gjithashtu: G. La Cava, P. Lytle, A. Kolev – “Të rinjtë në Evropën Juglindore; prej rrezikut deri te fuqizimi”, 2005, fq. 16 dhe 79; B. Rhode – “Migrim i trurit, shpërbërje e trurit dhe humbja e trurit: pasqyrime mbi emigrimin e kuadrit shkencor dhe të atij me arsimim të lartë nga Evropa Lindore”, në: R. King – “Gjeografia e re e migrimeve evropiane”, Londër, 1993, fq. 228-245.

TP43PT Punësimi i rinisë kosovare dhe plani i veprimit, kornizë e politikës afatmesme 2006-2008.

Page 30: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

30

Shumë të rinj vuajnë nga thellimi i varfërisë familjare, e cila shpesh ka për rezultat punën e fëmijëve, braktisjen e shkollës ose trafikimin me qenie njerëzore. 6.3.3. Mënyrat e kërkimit të punës Ekzistojnë të dhëna të ndryshme në lidhje me mënyrën e preferuar të rinisë kosovare për të kërkuar punë. Disa iu drejtohen institucioneve zyrtare dhe rrjetit familjar ose shoqëror. Të tjerët identifikojnë mediat e shtypura (shpalljet) si burim kryesor i informatës për vende të lira të punës. Cilido që të jetë burimi i informatës, duket se mënyra e raporteve jozyrtare është çelësi kryesor për kërkim të suksesshëm të punës, meqë 59.0% e të anketuarve e njohin këtë si mënyrë të mirë për të gjetur punë në krahasim me 2.9% të anketuarve të cilët identifikuan shërbimet publike të punësimit si mënyrë nëpërmjet së cilës mund të gjendet puna. Përafërsisht 10% e të rinjve të konsultuar beson se është e mundur që të gjendet puna, duke u përgjigjur vetëm në shpalljet në media. Edhe pse shumë të rinj vizitojnë byronë për punësim për të kërkuar informata për vende të lira pune, konsiderojnë se nuk janë në gjendje t’i japin ndihmë të mjaftueshme personit të ri që të gjejë punë. Të rinjtë e anketuar dhanë vlerësime të ngjashme negative edhe për qendrat rinore44 6.3.4. Arsimimi për punësim Thënë në përgjithësi, të rinjtë konsiderojnë se arsimimi i fituar është i rëndësishëm për të gjetur punë të përshtatshme, prandaj qëllimi i shumë shqiptarëve të Kosovës (sidomos i femrave) është që të arrijnë arsimimin e lartë me besim se kështu do t’i përmirësojnë gjasat për punësim. Vijimi i shtuar i shkollës është padyshim indikator pozitiv, sepse supozohet në përgjithësi se të rinjtë më të arsimuar punësohen më lehtë. Mirëpo, duket se shumë të rinj e zgjasin hyrjen e tyre në tregun e punës më shumë për shkak të mungesës së gjasave të tanishme për punësim se sa për shkak të zgjedhjes së vendit të arsyeshëm për karrierë. Përshtypja se arsimimi universitar do ta sigurojë punësimin është për fat të keq e pabazë: kur rekrutojnë punëtorë të rinj në Kosovë, punëdhënësit së pari e shikojnë përvojën e punës45. Asnjë përvojë e punës nuk është identifikuar si një nga pengesat për procesin e rekrutimit. Të rinjtë po bëhen gjithnjë e më tepër të vetëdijshëm për faktin se arsimimi pa përvojë nuk është i mjaftueshëm për të garuar me sukses në tregun e punës46. Mendimi i përgjithshëm është se institucionet qeveritare dhe private duhet ofruar studentëve më shumë trajnime gjatë studimeve dhe trajnime shtesë pas diplomimit për t’iu ndihmuar që mendimet e veta t’i zbatojnë në praktikë47. 6.3.5. Tranzicioni nga shkolla në punë Problemet rriten edhe në raport me tranzicionin prej arsimimit në punësim. Suksesi ose mossuksesi i tranzicionit të tillë jo vetëm që ka shpenzime në afat të shkurtër kohor,

TP44PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR-së në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS. TP45PT Punësimi i rinisë kosovare dhe plani i veprimit, korniza e politikës afatmesme 2006 – 2008.

TP46PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR-së në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS. TP47PT Raporti nga diskutimi me fokusgrupin e komuniteti afarist për projektin Raporti i zhvillimit njerëzor në

Kosovë, 2006, fq. 6.

Page 31: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

31

por mund të ketë ndikim të vazhdueshëm gjatë tërë jetës. Të rinjtë mund t’i humbin shpresat si rezultat i vështirësive me të cilat ballafaqohen gjatë kërkimit të punës ose për shkak të kushteve të këqija të punësimit. Nëse janë pa punë për një kohë të gjatë, kjo mund të ketë ndikim të kundërt në suksesin e ardhshëm në tregun e punës. Të rinjtë janë sidomos të ndjeshëm në kohë të tranzicionit, sepse mund të mos kenë të ardhura të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e jetesës, sidomos nëse nuk mund të mbështeten në familje ose në strukturat e përkrahjen publike. Prandaj periudha e tranzicionit është ajo kur të rinjtë rrezikojnë varfërinë ose përjashtimin nga shoqëria në rastet më ekstreme. Sipas të dhënave në dispozicion vetëm 15.7% e rinisë kosovare të moshës 15 - 24 vjeç kanë përfunduar tranzicionin nga shkolla në punë – p.sh. janë të punësuar në vend profesional ose në punë të rregullt pa pasur plan të menjëhershëm të ndryshojnë ose t’i kthehen arsimimit. Më shumë se një e treta (37.5%) nuk e kanë filluar tranzicionin e tyre, p.sh. janë ende duke u arsimuar ose nuk janë të inkuadruar as në shkollë dhe as nuk kanë tendenca të punësohen. 46.6% janë ende nën tranzicion, p.sh. janë të papunë ose të punësuar në punë joprofesionale a të përkohshme ose janë joaktivë, por planifikojnë të punësohen më vonë48. 6.3.6. Nevoja për më shumë vende të punës Hulumtimet tregojnë se shkaqet për papunësi janë kryesisht të natyrës objektive (nuk ka vende të lira të punës: 54.5%). Gjatë konsultimit, të rinjtë shpesh pranojnë se nuk ka mjaft përkrahje për ndërmarrësit e rinj. Gjithashtu, njerëzit të cilët tani më kanë filluar biznesin e vet i rendisin vështirësitë për themelimin e një ndërmarrjeje biznesi, siç janë: procedurat e komplikuara, korrupsioni në administratën publike (regjistrimi dhe licencimi), niveli i ulët i informatave në dispozicion dhe kapitali i lartë fillestar i nevojshëm për shkak të infrastrukturës së kufizuar49. Përpos kësaj, të anketuarit konsiderojnë se sistemi i taksave është jo i favorshëm për shkak të shkallës dhe për shkak të procedurës së komplikuar të dokumentimit50. 6.3.7. Shembuj pozitivë dhe shpresa për përmirësime Përkundër pozitës së dobët të rinisë kosovare ka mjaft shembuj pozitivë për programe të zbatuara dhe shërbime të ofruara të cilat i kontribuojnë zhvillimit tërësor të rinisë, rrisin pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe zhvillimin e komunitetit51. Deri tani janë themeluar tetë qendra për trajnim profesional nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale. Në këto qendra të rinjve iu ofrohen mundësitë për trajnim profesional në njëzet e tre profesione dhe në shkathtësi kompjuteri; po ashtu iu ofrohen shkathtësi dhe njohuri për ta filluar afarizmin e vet. Qendrat për trajnim profesional kanë bashkëpunim të mirë me byrotë për punësim, andaj drejtpërdrejt ju shërbejnë shumë të rinjve të cilët janë regjistruar si të papunë. Disa shërbime të tjera të drejtpërdrejta ofrohen nga disa qendra rinore dhe ato u përgjigjen nevojave të të rinjve të marrin përvojën e parë të punës e pastaj të gjejnë punë. Për shembull, shërbimet e trajnimit të veçantë janë zhvilluar në Qendrën Rinore IRC në Prizren. Përveç kësaj, Ministria e

TP

48PT Punësimi i rinisë kosovare dhe plani i veprimit, korniza e politikës afatmesme 2006 - 2008.

TP49PT Raporti nga diskutimi me fokusgrupin e Komuniteti afarist për projektin Raporti i zhvillimit njerëzor në

Kosovë 2006, fq. 4. TP50PT Raporti nga diskutimi me fokusgrupin e Komuniteti afarist për projektin Raporti i zhvillimit njerëzor në

Kosovë 2006, fq. 4. TP51PT Shih fusnotën 10.

Page 32: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

32

Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka hartuar planin e ri mësimor për klasën e 9���, në të cilin janë integruar disa elemente përbërëse të trajnimit profesional52.

6.3.8. Objektivat

1. Të përmirësohen mundësitë e punësimit për të rinjtë. Do të punohet bashkë me të gjithë mekanizmat relevantë qeveritarë e të biznesit privat, që të hapen mundësi më të larmishme për punësim të të rinjve. 2. Të mbështetet rritja e punësimit. Ministria do të jetë e interesuar që konform pikave të përmendura në këtë strategji të luajë një rol aktiv në këtë mbështetje. 3. Të përmirësohet bashkëpunimi i institucioneve në politikat e tyre për punësimin e të rinjve. Ky bashkëpunim duhet dhe do të inkurajohet, pasi që një rritje e këtij bashkëpunimi do të çojë rrjedhimisht në një rritje të nivelit të punësimit të të rinjve.

6.3.9. Treguesit

Matësit e drejtuar kah aktiviteti i objektives së punësimit janë:

Publikimi i raporteve dhe dokumenteve të tjera; Ofrimi i trajnimeve për grupet në fokus që mund të vlerësohen; Hartimi i rregulloreve në fushën e punësimit.

Matësit e suksesit përfshijnë: Rritje të kualitetit të shërbimeve publike të punësimit dhe Këshillim adekuat në karrierë, mekanizma monitorues funksionalë, standarde

për punë praktike, etj. Ka dy tregues ndikimi për këtë fushë:

Përqindja e ngritur e të punësuarve të rinj meshkuj të moshës 20 – 24-vjeçare (pikënisja 55%, për 3 vite 65%) dhe

Numri i ngritur i të punësuarave të reja femra të moshës 20 – 24-vjeçare (në 3 vite, pikënisje +10%).

6.4. Shërbimet shëndetësore për të rinj

Shëndeti i mirë është i rëndësisë vitale për një jetë cilësore të rinisë kosovare. Për këtë paraqitet nevoja për shërbime shëndetësore ekzistuese dhe funksionale, të cilat ende nuk janë plotësisht të krijuara dhe të zhvilluara. Momentalisht në Kosovë nuk ka mjaft shërbime shëndetësore të cilat mund të quhen “mike për të rinjtë”. Shërbimet e tilla duhet ta kenë personelin mjekësor të trajnuar dhe të gatshëm që t’i trajtojnë me ndjeshmëri çështjet shëndetësore tipike për të rinjtë dhe adoleshentët. Ky personel mjekësor duhet të jetë në gjendje të ofrojë këshillim për të rinjtë në lidhje me temat e parandalimit të SST –së (sëmundjeve seksualisht të transmetueshme), HIV/AIDS-it, si dhe të ofrojnë shërbime të tjera mjekësore. Problemet në lidhje me themelimin e shërbimeve përkatëse shëndetësore për të rinjtë janë të natyrës financiare, të burimeve njerëzore dhe të vetëdijësimit të të rinjve. Buxheti i ulët për kujdesin shëndetësor e vështirëson problemin edhe më shumë, meqë as shërbimet shëndetësore ekzistuese në Kosovë nuk janë në gjendje të trajtojnë nevojat e të rinjve. Pastaj ekziston angazhimi

TP52PT Po aty.

Page 33: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

33

joadekuat i qendrave të mjekësisë familjare, mungesa e qasjes në programe shëndetësore dhe mungesa e besimit në shërbimet e shëndetit rinor. 6.4.1. Parandalimi dhe informimi shëndetësor Parandalimi është mënyra më e mirë për t’iu shmangur shpenzimeve të larta të trajtimit. Të anketuarit mendojnë se sistemi shëndetësor duhet angazhuar shumë që rinisë kosovare t’i ofrohen informata të sakta dhe materiale për edukim shëndetësor. Momentalisht, dominon mënyra e informimit individual nga të rinjtë në lidhje me informatat shëndetësore. Të rinjtë të cilët ballafaqohen me çështjen shëndetësore së pari konsultojnë mediat dhe internetin, e pastaj kërkojnë këshillë shëndetësore në institucionet e arsimit formal. Ekziston mungesë e dukshme e marrjes së informatës përmes edukimit joformal. Në përgjithësi në të gjitha sektorët e shoqërisë kosovare ka mungesë të edukimit shëndetësor dhe të nivelit të vetëdijes shëndetësore. Këta faktorë janë të shoqëruar me dominimin e supozimit se “të rinjtë janë të shëndoshë”, me ngurrimin që të diskutohen “tabu–temat” siç është seksualizmi i adoleshentëve dhe stigmat sociale. Në aspektin e kujdesit shëndetësor duhet ditur se femrat e reja kanë nevoja dhe sfida të tjera në krahasim me meshkujt e rinj. Të rinjtë mendojnë se shkollat nuk i plotësojnë detyrat e tyre në ofrimin e edukimit shëndetësor dhe shërbimeve shëndetësore; ka mungesë të kurseve - lëndëve shëndetësore që ligjërohen në shkolla, mungesë të shërbimit mjekësor në shkolla, ka pak informata mbi shëndetin reproduktiv dhe pak shërbime konsultimi në dispozicion për të rinjtë. Në anën tjetër, të rinjtë janë më së shumti të interesuar për informatat në lidhje me infeksionet dhe sëmundjet si HIV/AIDS-i dhe narkomania. 6.4.2. Nevoja për bashkëpunim më të mirë Draftstrategjia për parandalimin e HIV/AIDS-it për vitet 2009 - 2013 i rendit të rinjtë si një nga grupet e rrezikuara dhe grup cak i politikës për parandalim53. Kjo strategji është hartuar nga Ministria e Shëndetësisë. Megjithatë, pjesëmarrja e të rinjve në përcaktimin e politikave shëndetësore është e kufizuar. Një nga shpjegimet e shumta të mundshme për këtë, në njërën anë, mund të jetë mosofrimi i mundësive nga ana e institucioneve përgjegjëse dhe, në anën tjetër, mungesa e interesimit të rinisë për pjesëmarrje në hartimin e politikave shëndetësore. Disa OJQ rinore zbatojnë programet shëndetësore, por nuk ekziston një bashkëpunim i qëndrueshëm dhe efektiv ndërmjet OJQ-ve rinore dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo e ka burimin e vet, ndërmjet tjerash, në financimin e papërshtatshëm për angazhimin e OJQ-ve rinore në programe të tilla. 6.4.3. Objektivat

1. Promovimi i jetës së shëndetshme te të rinjtë. Do të zhvillohen fushata përmes mediave, të cilat do të ngritin vetëdijen dhe do të promovojnë jetesën dhe të ushqyerit e shëndoshë. Këto projekte do të zbatohen nga OJQ-të rinore, të cilat do t’i inkuadrojnë të rinjtë në këto procese. 2. Të rinjtë realizojnë mbrojtjen shëndetësore përmes shërbimeve shëndetësore mike.

TP

53PT Strategjia për parandalimin e HIV/AIDS-it (2009-2013).

Page 34: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

34

Do të ofrohen shërbime shëndetësore mike për të rinj në institucionet shëndetësore publike dhe jashtë tyre.

3. Të sigurohet bashkëpunimi ndërinstitucional për çështjet shëndetësore

të të rinjve. Në mes të tjerash do të bëhet formimi i komisionit ndërministror për çështjet e shëndetit të të rinjve.

6.4.4. Treguesit Objektivat do të vlerësohen nga matës kualitativë dhe kuantitativë. Aktivitet e orientuara dhe të matshme përfshijnë:

Numrin e shërbimeve shëndetësore mike të themeluara dhe funksionale; Numrin e projekteve dhe fushatave të realizuara; Numrin e sesioneve informuese në baza tremujore për përfituesit e përcaktuar.

Kualiteti i punës së institucioneve do të rritet për shkak të: Themelimit dhe funksionalizimit të komisionit ndërministror për çështjet e

shëndetit të të rinjve; Emërimit të koordinatorëve për shëndetësi nëpër ministritë përkatëse; Kualitetit të edukimit shëndetësor për të rritur.

6.5. Siguria njerëzore

Në fushën e sigurisë njerëzore dhe shoqërore besohet se krijimi i mjedisit të sigurt (në kuptim të gjerë të kësaj fjale) është parakusht për çdo zhvillim pozitiv të mëtejshëm sa i përket rinisë dhe çështjeve në lidhje me rininë. Çështja e sigurisë njerëzore është një nga çështjet me rëndësi parimore për rininë kosovare. Kjo i bashkon dy elemente: të mbrojtjes dhe fuqizimit, të cilat mund të emërohen si pasive dhe aktive. Elementi i parë - mbrojtja ka të bëjë me standardet, proceset dhe institucionet e nevojshme për t’i mbrojtur njerëzit nga rreziqet kritike dhe përhapëse. Kjo përfshin qasjen “nga lart-poshtë” meqë shtetet kanë përgjegjësinë primare t’i zbatojnë strukturat e tilla mbrojtëse. Megjithatë, edhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale e edhe shoqëria civile luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e njerëzve. Elementi i dytë - fuqizimi nënkupton qasjen “nga poshtë-lart”. Qëllimi i këtij elementi është që të zhvillohen aftësitë e individëve dhe komuniteteve që të mund të marrin vendime me përgjegjësi për vetveten. 6.5.1. Rinia kosovare dhe dhuna - krimi

Hulumtimi i zhvilluar tregon kontradiktën ndërmjet frikës së përgjithshme nga dhuna (që ishte brengë për përqindjen e lartë të të anketuarve) dhe dhunës me të vërtetë të përjetuar. Brenda tre muajve të fundit që i paraprinin hulumtimit, dhunën nuk e kishin përjetuar 90% të rinisë. Sipas 53.5% të të anketuarve, mungesa e arsimimit në familje dhe dhuna familjare (e cila shpesh nuk raportohet) është arsyeja kryesore për shfaqjen e agresivitet të të rinjve. Arsyet tjera të përmendura përfshijnë mungesën e veprimeve ligjore ndaj këtyre veprimeve, që do të duhet të përforcohen54.

TP

54PT Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS.

Page 35: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

35

6.5.2. Lëvizshmëria e rinisë dhe të rinjtë me nevoja të veçanta

Është për t’u brengosur seriozisht që shumica e të rinjve, pa marrë parasysh a rrjedhin nga shumica shqiptare apo nga pakicat, e konsideron se lëvizshmëria e rinisë nuk është e nivelit të kënaqshëm. Gjithashtu, kjo situatë ka ndikim te të rinjtë me nevoja të veçanta, meqë krijon pengesa për jetë të mirë të tyre. Në anën tjetër, në shtetet e EJL-së nevojitet një politikë e qartë mbi lëvizjen e rinisë. Lëvizja e rinisë ofron jo vetëm mundësi për arsim joformal, por edhe përvoja dhe shkëmbime ndërkulturore, gjë që ndihmon të tejkalohen paragjykimet ndëretnike dhe të promovohet toleranca në mes të të rinjve në rajon. Prandaj programet e shkëmbimit të rinisë dhe politikat mbi lëvizshmërinë janë vendimtare për të promovuar lidhshmërinë shoqërore që do të ndihmojë parandalimin e konflikteve ndëretnike në të ardhmen.55.

6.5.3. Bashkëpunimi ndëretnik

Situata ndëretnike në Kosovë është në përmirësim, sepse evidencohen gjithnjë e më pak raste të cilat do të mund të përkeqësonin marrëdhëniet ndëretnike deri në atë masë që do të mund të kishin ndikim në stabilitetin e Kosovës. 6.5.4. Të rinjtë dhe mjedisi natyror në Kosovë Rinia kosovare është e vetëdijshme se shfrytëzimi i pakontrolluar i pasurive natyrore ka ndikim negativ në zhvillimin e ardhshëm të njerëzve në Kosovë. Shumë të rinj janë në dijeni për mjedisin e shkatërruar, situatë kjo e shkaktuar nga popullata apatike, komunitetit afarist dhe institucionet. “Për shkak të mungesës së vetëdijes së përgjithshme të popullatës për këtë çështje, vëmendjes së vogël të autoriteteve lokale dhe qendrore për ta gjetur zgjidhjen, investimeve të pamjaftueshme në riciklim dhe grumbullim të mbeturinave, planifikimit të dobët të pozicionimit të fabrikave dhe dukurisë së prerjes ilegale të pyjeve, e ardhmja e mjedisit të Kosovës duket e zymtë”56. Ekziston nevoja e qartë për të ngritur vetëdijen mbi mbrojtjen e mjedisit natyror përmes iniciativave publike në bashkëpunim me organizatat e rinisë në Kosovë. 6.5.5. Objektivat

1. Të ngritet vetëdija dhe përgjegjësia te të rinjtë për rëndësinë dhe ruajtjen e mjedisit jetësor. Qeveria do të përkrahë dhe inicojë fushata vetëdijësuese, si dhe do të mbështesë grupet vullnetare të të rinjve gjatë aktiviteteve të tyre për mbrojtjen e mjedisit. 2. Të rritet bashkëpunimi ndëretnik ndërmjet të rinjve. 2. Të lehtësohet lëvizshmëria e të rinjve. Qeveria do të përpiqet të avokojë për përmirësimin e lëvizshmërisë së të rinjve.

TP

55PT G. La Cava, P. Lytle, A. Kolev – “Të rinjtë në Evropën Juglindore; prej rrezikut deri te fuqizimi”, 2005,

fq. 18. TP56PT Shih fusnotën 7.

Page 36: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

36

3. Të rritet pjesëmarrja e të rinjve në nivelin lokal dhe qendror në çështjet e sigurisë njerëzore. Ky objektiv i kësaj fushe tematike kërkon që të ngritet niveli i pjesëmarrjes dhe i vetëdijes nëpër komuna dhe në nivel qendror. 4. Të promovohet një mjedis gjithëpërfshirës për të rinjtë me nevoja të veçanta. 5. Të ngritet vetëdija tek të rinjtë për dhunën familjare dhe seksuale.

6.5.6. Treguesit Sa i përket sigurisë njerëzore është e pritshme që:

Numri i të rinjve nga komunitetet e ndryshme që marrin pjesë dhe punojnë së bashku në programe rinore dhe numri i të rinjve me nevoja të veçanta që përfitojnë nga programet rinore do të ngritet për së paku 30% për një afat kohor 4-vjeçar në krahasim me pikënisjen;

Përqindja e shkollave të cilat ofrojnë programe për edukimin mjedisor do të duhej të rritej për 80% për periudhën kohore 4-vjeçare, duke e krahasuar me pikënisjen, etj.

6.6. Kultura, sporti dhe rekreacioni

Gjatë përpilimit të politikave është shumë e rëndësishme që të merret parasysh se si e kalojnë të rinjtë kohën e tyre të lirë, se si i realizojnë hobet dhe dëshirat e tyre, deri në cilën masë e përcjellin dhe marrin pjesë në aktivitete kulturore, sportive dhe të rekreacionit. Procesi i konsultimit për hartimin e SKPVR-së ofroi një pasqyrë të përgjithshme të nevojave të rinisë kosovare në këtë aspekt. Shumica e të rinjve do të donin që të jenë pjesëmarrës aktivë në aktivitetet sportive, më së shpeshti si amatorë, por ekziston edhe një përqindje e sportistëve me perspektivë që të merren me sport në mënyrë profesionale. Megjithatë, infrastruktura për aktivitetet sportive është e kufizuar. Të rinjtë ndjejnë nevojën se nëpër shkolla duhet të ofrohet edukata fizike e një kualiteti më të lartë.

6.6.1. Ligji i sportit dhe funksionimi i shoqatave sportive Ligji i sportit nr. 2003/24 (i shpallur me Rregulloren 2004/26 të UNMIK-ut) rregullon organizimin, kushtet dhe mënyrat e zhvillimit të veprimtarive sportive, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e bartësve të tyre, si dhe çështjet e tjera me rëndësi për veprimtari fiziko-sportive, veçanërisht themelimin, regjistrimin dhe menaxhimin e organizatave sportive. Për zbatimin e këtij ligji Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lëshuar Urdhëresën administrative nr. 02/2005 për regjistrimin dhe licencimin e federatave dhe shoqatave sportive në Kosovë. Kjo UA përcakton se federatat sportive janë organizata joqeveritare, apolitike dhe jofitimprurëse, të themeluara dhe të udhëhequra në baza vullnetare dhe të regjistruara si OJQ. MKRS gjithashtu ka miratuar nënaktet për themelimin dhe regjistrimin e klubeve sportive private dhe publike dhe mbikëqyrjen e punëve administrative e profesionale në klubet sportive. 6.6.2. Objektivat

Page 37: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

37

1. Të mbështeten dhe promovohen vlerat dhe aktivitetet kulturore, sportive dhe rekreative të të rinjve. 2. Të përmirësohet infrastruktura për aktivitete kulturore, sportive dhe

rekreative për të rinjtë amatorë. Do të punohet më shumë me autoritetet komunale dhe qendrore në këtë drejtim. 3. Të promovohet dhe kultivohet edukimi fizik dhe të gjitha sportet e të rinjve.

6.6.3. Treguesit Matësit kualitativë të kësaj fushe tematike janë:

Finalizimi i marrëveshjeve ndërmjet institucioneve për të ofruar në shërbim objektet sportive dhe kulturore të zëna për qëllime të ndryshme dhe

Përmirësimi i plan-programeve. Sido që të jetë, shumica e matësve janë kuantitativë dhe përfshijnë:

Numrin e hapësirave të dedikuara për aktivitete të të rinjve në secilën komunë; Numrin e projekteve të realizuara; Numrin e individëve të talentuar të përkrahur për zhvillimin e tyre në fushën e

arteve, sporteve, etj. Këtu janë disa tregues të rezultateve të arritura, si: Numri i rritur i komunave, që ofrojnë hapësirë të duhur, të lirë për aktivitete

kulturore, sportive dhe rekreative (pikënisja 10, për 4 vite 24 komuna);

Page 38: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

38

7. Mekanizmat implementues dhe vlerësues 7.1. Këshilli ndërministror

Përderisa SKPVR-ja është një dokument ndërsektorial, Qeveria e Kosovës do të themelojë një këshill ndërministror, që të këshillojë trupin implementues të SKPVR-së për mënyrat më të mira për zbatimin e këtij plani. Ky këshill do të përbëhet nga përfaqësuesit e ministrive përkatëse që kanë të bëjnë me të rinjtë (veçanërisht Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Ministria për Punë dhe Mirqenie Sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe të tjerat) që do të takohen në mënyrë periodike për të ofruar këshilla e për të mbikëqyrë fazën implementuese të SKPVR-së. Pas krijimit të këshillit kosovar të veprimit për rini, këshilli ndërministror do të transformohet në këshill bashkëmenaxhues, ku përfaqësuesit e këshillit kosovar të veprimit për rini do të ulen së bashku me përfaqësuesit e ministrive. Këshilli bashkëmenaxhues do të ndërtohet duke u bazuar në praktikat më të mira të Këshillit të Evropës dhe në një numër të caktuar të vendve, të cilat kanë zhvilluar në mënyrë të suksesshme këtë lloj të qeverisjes – konsultimet e shoqërisë civile. 7.2. Grupi këshilldhënes i SKPVR-së

Këshilli drejtues i SKPVR-së i përbërë nga përfaqësues të donatorëve dhe zyrtarëve të lartë të Departamentit për të Rinj, i cili funksiononte shumë mirë gjatë fazës së përpilimit të SKPVR-së do të vazhdojë punën e vet edhe më tej. Grupi do të takohet rregullisht (në afate mujore ose tremujore) për të marrë vendime dhe për të dhënë rekomandime për DiR dhe për njësitin implementues të SKPVR-së mbi hapat e ndërmarrur në zbatimin e Planit kosovar të veprimit për rini. Ekzistimi i këtij këshilli garanton inkuadrim aktiv të komunitetit ndërkombëtar të donatorëve në fazën implementuese dhe vlerësuese të SKPVR-së dhe është mjet përmes të cilit organizatat ndërkombëtare të lidhura me këtë fushë do të jenë në gjendje të monitorojnë zhvillimin e arritur nga institucionet kosovare, veçanërisht Departamenti i Rinisë. 7.3. Këshilli kosovar i veprimit për rini dhe koferencat vjetore të të

rinjve

Pasi që të implementohet projektligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve, Këshilli kosovar i veprimit për rini (KKVR) dhe këshillat komunale të veprimit për rini do të krijojnë trupa përfaqësues për Kosovën. Institucionet do të bashkëpunojnë me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS) dhe do të japin komentet dhe përkrahjen e tyre mbi implementimin dhe vlerësimin e SKPVR-së. Një përfaqësues i KKVR-së do të marrë pjesë në këshillin drejtues të SKPVR-së. Do të bëhen po ashtu edhe konferenca vjetore mbi politikat rinore, të organizuara nga KKVR-ja, në bashkëpunim me MKRS-në për të diskutuar gjendjen e zhvillimit të sektorit të rinisë çdo vit. Raportet vjetore do të prezantohen gjatë këtyre konferencave.

Page 39: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

39

7.4. Raportet vjetore

Njësiti implementues i SKPVR-së do të përgatisë raportet vjetore mbi statusin e implementimit të planit kosovar të veprimit për rini dhe do ta prezantojnë në MKRS dhe akterët tjerë të inkuadruar. Këto raporte do të prezantohen në konferenca vjetore për politika rinore, për komente dhe diskutime. 7.5. Bashkëpunimi me komunat

Një numër aktivitetesh të shënuara nën strategjinë e PKVR-së përfshijnë komunat. Njësiti implementues i SKPVR-së do të ruajë marrëdhënie të përhershme me zyrtarët komunalë të rinisë në Kosovë dhe do të drejtojë çështjet dhe brengat e tyre. Komuniteti ndërkombëtar i donatorëve, përmes pranisë së tyre në terren, duhet t’i përkrahin edhe komunat po ashtu në ekzekutimin apo përfundimin e detyrave që u janë besuar nga SKPVR-ja.

Page 40: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

40

Shkurtesat

BB Banka Botërore DiR Departamenti i Rinisë DKRS Drejtoritë Komunale për Kulturë Rini dhe Sport EDYK Programi i GTZ për Fuqizimin dhe Zhvillimin e Rinisë GTZ Organizata Qeveritare Gjermane për Bashkëpunim Teknik ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës KE Këshilli i Evropës MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MEF Ministria e Ekonomisë dhe Financave MKRS Ministra për Kulturë, Rini dhe Sport MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale MSH Ministria e Shëndetësisë OJQ Organizata joqeveritare OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë QR Qendra Rinore RrRK Rrjeti Rinor Kosovar SKPVR Strategjia Kosovare dhe Plani i Veprimit për Rini UNMIK Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNV Vullnetarët e OKB-së UNICEF Fondi i OKB-së për Fëmijë

Page 41: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

41

Burimet

Arlen Etllng – “Çka është arsimimi joformal?”, Zhurnali i arsimimit në agrikulturë, 1993.

FKSC “Planifikimi i shoqërisë civile”, 2006.

Forumi Rinor Evropian, Raporti i rinisë “Arsimimi, punësimi dhe të rinjtë në Evropë”, 2004.

G. La Cava, P. Lytle, A. Kolev – “Të rinjtë në Evropën Juglindore; prej rrezikut deri te

fuqizimi”, 2005.

Gallup International, 2004, sondazhi në fund të vitit.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, 2004, Kolapsi në Kosovë.

GTZ dokumenti „Fokusi rinor”, 2005.

H. Ilazi – “Hulumtimi për rininë kosovare”, Prishtinë, Kosovë, 2002.

Uhttp://en.wikpedia.org/wiki/human_securityU.

Uhttp://www.kosyouth.net/ang/index.php?Membership:Network_MembersU.

Uhttp://www.unmikonline.org/regulations/2003/RE2003_32 .pdfU

Hulumtimi “Situata e rinisë kosovare” i përgatitur nga Sekretariati i PKVR në bashkëpunim me

Departamentin e Rinisë, MKRS.

IPVQ, Vendimi nr. 5/166.

J. Kleis, L. Lang – Drejt definicionit të kontekstit të arsimimit joformal. Shënimet nga

diskutimi për arsimim joformal, Michigan State Universiti.

Ligjet e shpallura në vitin 2004, OSBE Kosovë, dhjetor 2005.

Ligji për qasje në dokumente zyrtare, nr. 2003/12.

Manuela du Bois Reymond – “Studim për lidhjet midis arsimimit formal dhe joformal”

miratuar nga Këshilli i rezolutës në qershor 2002 dhe bazuar në “Letrën e bardhë”.

P. Coombs – “Mënyrat e reja të të mësuarit për fëmijët dhe rininë rurale”, 1973.

PRONI/SIDA/Ministria e Kulturës, Sportit dhe QJR; Departamenti i Rinisë, 2002.

Propozimi i UNICEF-it “Të flasë, të marrë pjesë dhe të vendosë – E drejta e fëmijës të jetë i

përfillur”, Gjenevë, 15 shtator 2006.

Punësimi i rinisë kosovare dhe Plani i veprimit, korniza e politikës afatmesme 2006 – 2008.

Raporti i konferencës "Plani kosovar i veprimit për rini dhe pjesëmarrja e rinisë në procesin e

përpilimit”, Prishtinë, 28 dhjetor 2005.

Raporti mbi qëndrueshmërinë e organizatave rinore në Kosovë.

Raporti mbi shërbimet të cilat i ofrohen rinisë në Kosovë, 2005 (A. Yankabakova, ed.).

Raporti për zhvillimin njerëzor në Kosovë, 2006.

Page 42: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

42

Raporti special për politikë rinore nr. 2 (SIROP) – OIA Bosnja-Hercegovina, 2002.

(www.oiabih.info)

Rekomandimet e kuvendit të rinisë për ndryshime, Misioni i OSBE-së në Kosovë, 2005.

Rregullorja e UNMIK-ut 2005/1.

Rrjeti Rinor Kosovar – Hulumtimi për rininë, 2003.

Shpallur nga UNMIK, Rregullorja 2005/1.

Situata e rinisë kosovare “Sekretariati i PKVR në bashkëpunim me Departamentin e Rinisë”,

MKRS.

Strategjia për arsimim në zonat rurale në Kosovë.

Strategjia për parandalimin e HIV/AIDS-it (2004-2008).

Strategjia për shëndetësi 2005-2015.

Strategjia për zhvillimin e arsimimit të lartë në Kosovë për vitet 2005 – 2015.

Studimi i ILO-së (Organizata Ndërkombëtare e Punës) i bërë në vitin 2005.

Të rinjtë në Kosovë, Raporti i UNICEF-it, qershor 2004.

Të rinjtë në shoqëritë që pësojnë ndryshime, UNICEF, 2000.

UN ueb faqja, Kosovë.

UNDP sistemi i paralajmërimit të hershëm, Raport nr. 11, korrik - shtator 2005.

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë; Banka Botërore, 2005.

Vullnetarizmi në Kosovë: studim i bërë nga vullnetarët e OKB-së.

Page 43: STRATEGJIA KOSOVARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR RINI 2010 – …

43

Aneks: Plani i veprimit për Rini 2010 - 2012

Ky është verzioni përfundimtar publik i Strategjisë kosovare dhe i Planit të veprimit për

rini 2010 – 2012. Strategjia është rezultat i një varg konsultimesh me aktivistët rinorë

qeveritarë dhe të shoqërisë civile, si dhe analizave të mirëfillta të gjendjes së të rinjve në

Kosovë. Procesi i hartimit të Strategjisë kosovare dhe të Planit të veprimit për rini është

udhëhequr nga Departamenti i Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Strategjia mbulon një numër fushash tematike ndërsektoriale të identifikuara në

politikën rinore kosovare. Fushat tematike janë:

- Pjesëmarrja e të rinjve;

- Edukimi;

- Punësimi;

- Shëndetësia;

- Siguria njerëzore dhe

- Kultura, sporti e rekreacioni.

Plani trevjeçar i Strategjisë për rini i paraqitur në tabelat vijuese përmban një numër

objektivash të politikës për çdo fushë tematike. Për secilin objektiv të politikës janë

specifikuar aktivitetet konkrete me kohën dhe buxhetin e nevojshëm, si dhe janë

identifikuar institucionet përgjegjëse për koordinimin dhe realizimin e këtyre

aktiviteteve.