si t'i drejtohesh njË banke

42
SI T’I DREJTOHESH NJË BANKE

Upload: ngodiep

Post on 08-Feb-2017

252 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

Page 2: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

M B Ë S H T E T J E p Ë R p R O J E K T I N

Profili i EFSE-së

Fondi Europian për Europën Juglindore (EFSE) është themeluar si një fond investimi i menaxhuar privatisht më 15 dhjetor 2005. EFSE, nëpërmjet institucioneve financiare të kualifikuara, synon të nxisë mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik në Europën Juglindore, përmes financimit shtesë të zhvillimit, veçanërisht për ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe individet me të ardhura të ulëta.

Në realizimin e qëllimit të tij drejt zhvillimit, Fondi mbështetet në parimet eqëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë, duke kombinuar zhvillimin me orientimet e tregut, dhe investimet private me fondin publik (si partneriteti i parë publik-privat në llojin e vet). EFSE aktualisht vepron me tre institucione partnere kreditimi (IPK) në Shqipëri. Ai i jep shumë rëndësi të qenurit një investitor i përgjegjshëm, i cili nxit praktikat përgjegjëse financiare në vendet e synuara, në këtë rast në Shqipëri. Theksi mbi përgjegjësinë buron nga misioni për zhvillim i Fondit me fokus lehtësimin e aksesit në shërbimet financiare për grupet e popullatës më pak të privilegjuara. Si e tillë, EFSE përpiqet të nxisë njohuri financiare tek klientët, të rrisë njohuritë e huamarrësve mbi procesin e kreditimit dhe të krijojë ndërgjegjshmëri publike për rolin e sektorit financiar.

Seksioni i Zhvillimit të Fondit, një segment i tij që siguron asistencë jofinanciare për të dhe që plotëson misionin e investimeve të tij me konsultime dhe trajnime për IPK-të, në mbështetje të synimit të përshkruar më sipër, ka bashkësponsorizuar këtë broshurë edukative të klientit, me qëllim shpjegimin e thjeshtë dhe praktik të shërbimeve bankare.

1

Page 3: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

F J A l I m m I r ë P r I T ë S N g A P r o C r E d I T B A N K

Të dashur përdorues aktualë dhe të ardhshëm të shërbimeve bankare Banka ProCredit, banka juaj fqinje, beson në parimin e transparencës, efikasitetit, komunikimit të hapur dhe mbajtjes së vazhdueshme të përgjegjësisë shoqërore. Kjo është arsyeja përse ne kemi hartuar këtë broshurë me shpjegime të drejtpërdrejta, të cilat do ju ndihmojnë në komuni-kimin me punonjësit e bankës, me qëllimin që ju të jeni më pranë biznesit bankar.

Kjo broshurë i dedikohet kryesisht përdoruesve të shërbimeve huamarrëse ose të produkteve të kredisë, të cilat janë më të kërkuarat në ditët e sotme. gjithashtu, një vëmendje e veçantë i kushtohet rëndësisë së kursimit dhe shpjegimit për përdorimin e kartave dhe llogarive rrjed-hëse.

është fakt se në Shqipëri, sektori bankar është segmenti më i zhvilluar i ekonomisë. Shërbimet bankare janë përmirësuar si në gamën e produkteve ashtu edhe në eficiencën dhe profesonal-izmin me të cilin ofrohen.

Sidoqoftë, besojmë se gjatë kësaj periudhe është punuar më shumë në drejtim të shitjes, sesa një shpjegimi të plotë të produkteve të ofruara dhe si rrjedhojë edukimi financiar i klientëve nuk ka ndjekur mjaftueshëm zhvillimin e shpejtë dhe të thellë të shërbimeve bankare në vendin tonë. gjithashtu, nuk i është kushtuar vëmendje e mjaftueshme prezantimit transparent të shërbimeve dhe shpjegimit të kuptueshëm të tyre.

Ne shpresojmë se kjo broshurë do t’ju sigurojë informacion të dobishëm dhe do t’ju ndihmojë të zgjidhni shërbimin më të përshtatshëm bankar.

Një falenderim i veçantë shkon për Fondin Europian për Europën Juglindore (EFSE) për mbështetjen e dhënë, që kjo broshurë të arrijë në sa më shumë shqiptarë të jetë e mundur.

Ju lutemi të mos harroni se punonjësit e bankës ProCredit në njësitë tona të shërbimit në të gjithë Shqipërinë, janë në dispozicionin tuaj për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe kërkesave që mund të keni.

gjithashtu, do të donim t’ju rikujtonim se për çdo informacion të mëtejshëm apo asistencë teknike të shpejtë, ju mund të telefononi pranë Qendrës së Shërbimit Telefonik (7 ditë/24 orë) me numër telefoni +355 042 389 389 ose +355 052 293 001.

Adresë email: [email protected]

Ekipi i ProCredit Bank

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

2

Page 4: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

L e T ë r n g a g u v e r n a T o r i i b a n k ë s s ë s h q i p ë r i s ë

Të dashur lexues e përdorues të shërbimeve bankare,

Zhvillimet e vrullshme ekonomiko-financiare këto vitet e fundit janë reflektu-ar ndërmjet të tjerash edhe në rritjen dhe konsolidimin e sistemit bankar. rrjeti i bankave tregtare ka rritur praninë e tij vit pas viti, duke depërtuar gjithnjë e më shumë edhe në zonat më periferike të vendit. Shtimi i mbulimit gjeografik është sho-qëruar më një vërshim shërbimesh dhe produktesh bankare si rezultat i të cilave ndërmjetësimi financiar është thelluar më tej. me mijëra individë, biznese, agjenci të ndryshme private apo publike kanë rritur aksesin në sistemin bankar, si rezultat i së cilës ekonomia ka arritur të sigurojë rritje ekonomike të qëndrueshme.

I gjithë ky proces i madh rritjeje dhe zhvillimi e ka bërë të domosdoshme rritjen e vigjilencës bankare nga ana e Bankës së Shqipërisë. Njëkohësisht ne kemi përshta-tur dhe një sërë masash të tjera, përfshirë dhe ato që informojnë dhe mbrojnë kon-sumatorin e thjeshtë në raportet e përditshme që ato vendosin me sistemin bankar. Kjo bëhet veçanërisht e domosdoshme në vende si i yni, ku për dekada me radhë shteti ishte ai që kujdesej për sigurinë e të ardhurave të njerëzve.

Për këtë qëllim, një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edhe edukimit financiar të publikut duke e konsideruar atë një instrument të fuqishëm për të rritur shkallën e kuptimit nga ana e publikut të natyrës, të ndërlikimeve, të të drejtave dhe të detyri-meve që karakterizojnë marrëdhëniet e konsumatorit me bankën. Edukimi financiar është një nga mënyrat kryesore të rritjes së besimit të konsuma-torit në institucionet financiare. Ai përfaqëson një nga elementët thelbësorë në mbrojtjen e konsumatorit dhe në rritjen e aksesit në shërbimet financiare dhe huad-hënien e përgjegjshme.

Për këtë qëllim Banka e Shqipërisë ideoi dhe po ndjek prej disa vitesh pro-gramin edukues “Banka Qendrore në jetën e përditshme”. Ky program nëpërmjet bashkëpunimit me institucione të tjera në vend, ka si qëllim të krijojë dhe të zgjerojë njohuritë rreth produkteve dhe shërbimeve financiare në mënyrë të strukturuar.

3

Page 5: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Për këtë arsye kemi shkruar dhe shpërndarë pothuaj në të gjithë vendin një seri bro-shurash dhe fletëpalosjesh, të cilat trajtojnë çështje të financave personale, ndër-timit dhe planifikimit të një buxheti personal, mënyrës se si të përzgjedhim dhe të shfrytëzojmë produktet bankare ashtu si duhet apo përgjegjësisë që secili prej nesh ka për të kryer vendimet e duhura financiare. Përveç kësaj një sërë aktivitetesh eduk-uese që zhvillohen për çdo vit, i kushtohen mësuesve, nxënësve, studentëve, medias dhe publikut në përgjithësi.

Nëpërmjet këtij komunikimit të hapur dhe të vazhdueshëm me publikun e gjerë, Ban-ka e Shqipërisë synon të informojë qytetarët e vendit tonë mbi çështje të thjeshta si: Pse duhet luftuar inflacioni? Si përdoret një kartë krediti? Në afatin e gjatë, cilat janë politikat e duhura fiskale? Çfarë përfitimi kam nga interesi i përbërë? Pse duhet të kursej dhe si t’i investoj paratë e mia? Përse më nevojitet një fond pensioni? Përse kursimet duhen depozituar në bankë?

Banka e Shqipërisë, beson se edhe institucionet financiare të mbikëqyrura prej nesh duhet të jenë një pjesë aktive e edukimit financiar të konsumatorit. Bankat e nivelit të dytë luajnë një rol të rëndësishëm për sa i përket edukimit të publikut në çështje financiare dhe ato që kanë të bëjnë me buxhetin personal dhe familjar. Ato kanë ekspertizën dhe informacionin e duhur për t’u ardhur në ndihmë, jo vetëm klientëve, por edhe të afërmve dhe miqve të tyre. duke u mbështetur në të dhënat që dispono-jnë mbi nevojat e klientëve të tyre, bankat mund të përçojnë ekspertizë nëpërmjet fushatave të edukimit financiar dhe të ofrojnë teknikën e duhur për të ndërtuar pro-jekte edukuese mbi jetën e konsumatorëve dhe planifikimin e të ardhurave.

Edhe kjo broshurë që keni në duar është një kontribut i vlefshëm në rrugën e kri-jimit të një kulture të mirëfilltë ekonomiko-financiare në vendin tonë. Nëpërmjet një gjuhe të kuptueshme nga të gjithë ajo shpjegon në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë të gjitha detyrimet dhe të drejtat që lindin prej përdorimit të një produkti bankar. Kjo broshurë kontribuon jo vetëm në rritjen e transparencës ndaj klientit, por edhe në përmirësimin e njohurive të punonjësve të një banke tregtare.

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

4

Page 6: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Çfarë janë bankat dhe si veprojnë ato?Çfarë shërbimesh ofrojnë bankat?

Në brendësi të broshurës:

I Njohuri rreth bankave. Si të zgjedhim bankën e duhur? F. 5-14

II Njohuri dhe informacion rreth kredive F. 15-30

III Njohuri dhe informacion rreth kursimeve F. 31-36

IV Njohuri dhe informacion rreth llogarive rrjedhëse dhe kartave F. 37-40

Page 7: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Ka përkufizime të ndryshme mbi bankat. Ajo që kanë të përbashkët të gjitha këto përkufizime është fakti se bankat veprojnë si institucione financiare, të cilat në thelb kanë të bëjnë me veprime huadhënie dhe depozitime. më saktësisht kjo do të thotë se bankat mbajnë kursimet e publikut ose fondet e kursimtarëve në formë depozitash, për të cilat ato paguajnë një për-qindje interesi të caktuar, dhe kryesisht i japin ato depozita si kredi, kundrejt një përqindjeje interesi. Ky përkufizim është sigurisht shumë i thjeshtësuar. Biznesi bankar është më i ndër-likuar, por thelbi është: mbledhja e depozitave dhe dhënia e tyre si kredi. Cila është rëndësia e këtij funksioni?

Ju mund t’ia besoni paratë tuaja një banke për kursim dhe më pas ajo t’i përdorë ato për t’ia dhënë në formë kredie dikujt që ka nevojë për të përmirësuar biznesin e tij ose standardin e jetesës. Thelbi qëndron te ndërmjetësimi: banka i mban paratë tuaja, duke paguar interes për faktin që ju i keni besuar dhe i keni dhënë paratë për t’i pasur të sigurta dhe nga ana tjetër banka i jep hua këto para në formë kredie

Ky ndërmjetësim bankar ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Indi-vidët, të cilët zotërojnë tepricë fondesh, i drejtojnë ato në tregun financiar ku ata marrin përfi-time dhe kështu investojnë në sferën ekonomike dhe marrin pjesë në krijimin e një vlere të re. Investimi juaj në kursime gjithashtu ndikon në huadhënie më të favorshme. Bankat do t’i japin hua paratë tuaja në formë kredie me kushte më të favorshme sesa paratë që merren hua në bankat jashtë shtetit. Kredi më të favorshme në ndërmarrje do të thotë më shumë sipërmarrje biznesi, pra më shumë punësim në vend.

Bankat nuk ndryshojnë shumë nga kompanitë. Ato kryejnë aktivitetin e tyre në grumbullimin e depozitave dhe dhënien e kredive. Përveç këtyre bankat kryejnë edhe shërbime të tjera. Në ekonomi, ndryshe nga kompanitë që kanë të bëjnë me ofrimin e produkteve ose sigurimin e shërbimeve të tjera, bankat kanë një funksion specifik: ato kryejnë transaksione parash dhe nëse bankat nuk do të ekzistonin funksionimi i ekonomisë do të ishtë i pakonceptueshëm.

Çdo bankë vepron në përputhje me politikat e saj të biznesit. Aksionerët dhe zotëruesit e bankës shpjegojnë shkurtimisht dhe në mënyrë të saktë rregullat dhe direktivat që i referohen veprimeve të saj, bazuar në misionin e Bankës.

Ndërkohë që kryejnë aktivitetet e tyre, të gjitha bankat i përmbahen rregullave të përshkruara në politikën e biznesit. mbani mend se bankat janë pjesë e komunitetit ku ato veprojnë dhe nuk duhen parë si një pjesë e ndarë e tij. Në njëfarë mënyre bankat janë pjesë e jetës suaj. Ato ju ofrojnë shërbimet dhe produktet e tyre, por gjithashtu marrin pjesë në mënyrë aktive në përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytetin, fshatin apo lagjen tuaj. Bankat ju ofrojnë lloje të ndryshme shërbimi që mund të ndahen në disa grupe themelore:

• Veprimet e huadhënies (kredisë)• Veprimet në lidhje me depozitat • Administrimi i llogarive rrjedhëse dhe veprimeve të pagesave • Kartat

6

Në brendësi të broshurës:

I Njohuri rreth bankave. Si të zgjedhim bankën e duhur? F. 5-14

II Njohuri dhe informacion rreth kredive F. 15-30

III Njohuri dhe informacion rreth kursimeve F. 31-36

IV Njohuri dhe informacion rreth llogarive rrjedhëse dhe kartave F. 37-40

Page 8: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Kredia është fondi që ju merrni hua nga një bankë plus detyrimin, për të cilin është rënë da-kord më parë, për ta paguar atë me interes. Ky interes, në fakt është një tarifë për shërbimin e ofrimit të fondeve. Kredia mund të merret për një arsye të veçantë, por kriteri bazë kur merret kredia duhet të jetë përmirësimi i standardit të jetesës, e cila në të njëjtën kohë nuk rrezikon situatën tuaj aktuale ose ekzistencën tuaj në të ardhmen. Efekti i një kredie zakonisht është më i dukshëm në rastin e një kompanie, duke qenë se siguron një mundësi për të zgjeruar dhe përmirësuar marrëveshjet e biznesit dhe lidhjet tregtare. detaje të mëtejshme për këtë çështje mund të gjenden në Seksionin ll: rreth kredive

Kursimet – bankat ofrojnë mundësi dhe përfitime të ndryshme për grumbullimin e parave që më vonë ju mund t’i përdorni për qëllime të caktuara. dy llojet kryesore të kursimeve janë: Kursime pa afat dhe kursime në depozita me afat, që do të thotë kursim për një periudhë të përcaktuar kohe. Kur ju vendosni ose depozitoni kursimet tuaja në një bankë, banka ju shpërblen duke shtuar një sasi parash në shumën që ju keni depozituar dhe kësaj sasie ne i referohemi si interes. detaje të mëtejshme për këtë çështje gjenden në seksionin lll: rreth kursimeve. llogaritë rrjedhëse përdoren për të kryer transaksione, për të bërë pagesa brenda dhe jashtë vendit, të ashtëquajturat transferta parash. Ato mund të përdoren për lloje të ndryshme pag-esash brenda dhe jashtë llogarisë si dhe për këmbimin valutor. llogaritë tuaja në bankë në fakt janë një lloj karte identiteti bankar. Nga monitorimi i llogarisë suaj, banka mund të shohë se cila është gjendja juaj financiare, të njohë nevojat tuaja potenciale dhe t’ju ofrojë zgjidhjen e duhur. detaje të mëtejshme gjenden në Seksionin lV: rreth llogarive rrjedhëse dhe kartave.

Kartat zëvendësojnë paratë letër dhe lidhen me llogarinë tuaj rrjedhëse. Kartat e debitit janë ato karta që lidhen me llogaritë rrjedhëse, me të cilat ju mund të paguani për mallrat dhe shërbimet deri në shumë e disponueshme që keni në llogarinë tuaj. Kur paguani me një kartë debiti, llogaria juaj debitohet menjëherë. Nga ana tjetër, kartat e kreditit funksionojnë në atë mënyrë që ju të mund të blini mallrat kur dëshironi dhe të paguani një herë në muaj, bazuar në faturat që ju merrni nga banka. detaje të mëtejshme për këtë çështje gjenden në Seksionin lV: rreth llogarive rrjedhëse dhe kartave. Në ditët e sotme shumica e bankave ofrojnë gjithashtu shërbimin e veprimtarisë bankare elektronike i cili ju mundëson përdorimin e të gjitha shërbimeve përmes internetit pa qenë e nevojshme që ju të shkoni në bankë. Veçoria e përdorimit të këtij lloj shërbimi është kursimi i kohës, ju mund t’i kryeni të gjitha porositë nga shtëpia përmes internetit në një kohë më të shpejtë sesa të shkoni në bankë. Një aspekt shumë i rëndësishëm i veprimtarisë bankare elektronike është gjithashtu siguria e të dhënave, e cila garantohet nga fjalëkalimi dhe kodet e sigurisë.

7

Page 9: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Përveç shërbimeve kryesore, banka ofron edhe një gamë shërbimesh të tjera si këmbimi i parasë, ofrimi i garancive, letrat e kredisë, këmbimi i kartëmonedhave të dëmtuara, etj.

Si i ofrojnë bankat shërbimet e tyre?

Një bankë e përgjegjshme drejton biznesin në mënyrë transparente, të thjeshtë dhe të kujdesshme. Por, çfarë do të thotë kjo?

Prezantimi transparent i shërbimeve do të thotë se çdo informacion i publikuar është në përputhje me ofertën reale të bankës. Sigurisht një reklamë nuk mund të përfshijë të gjitha informacionet e detajuara që ju merrni kur shkoni në një njësi biznesi bankar dhe ky nuk është qëllimi i saj, por në çdo rast duhen shmangur mesazhet që japin informacion të gabuar.

Informacion i paraqitur në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, që do të thotë shërbime të prezantuara në mënyrë që çdokush të mund t’i kuptojë, jo vetëm ata që janë të familjarizuar me kushtet bankare. Ky është një tipar që duhet të ketë çdo bankë që ndjek parimin e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë. Një bankë e përgjegjshme nuk lejon që publikut t’i paraqitet informacion i paqartë dhe i pakuptueshëm.

Paraqitje e përgjegjshme e shërbimeve nënkupton se banka ose punonjësit e bankës janë gjithmonë në dijeni nëse një shërbim i caktuar i përshtatet klientit potencial ose nëse është zgjidhja e duhur për klientin. Shërbimet nuk duhen ofruar menjëherë dhe automatikisht, por duhet të jenë në përputhje me nevojat dhe mundësitë e klientit. Zakonisht informacioni transmetohet më mirë dhe në mënyrë më të besueshme personalisht dhe është pikërisht kontakti personal që njerëzit vlerësojnë më shumë. Kjo është arsyeja se pse informacioni më i plotë është informacioni që ju merrni në njësitë e biznesit, drejtpërdrejt nga punonjësi i bankës i cili me shumë durim dhe mirësjellje ju prezanton shërbimet e ofruara, shpjegon çdo gjë të paqartë dhe i përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja. gjithashtu, ju mund të mësoni rreth shërbimeve bankare jashtë njësive të biznesit - në një qendër tregtare, shëtitore ose edhe në një park. Punonjësit e bankës ju paraqiten me dashamirësi dhe para se të ofrojnë disa nga shërbimet bankare, ata ju pyesin rreth pritshmërive dhe nevojave tuaja potenciale në lidhje me një shërbim të caktuar si dhe përpiqen të grumbullojnë një informacion të caktuar të cilin banka më vonë mund ta konsiderojë me vlerë, në mënyrë që t’ju sigurojë shërbimin që ju përshtatet më shumë.

Përveç këtij promocioni të drejtpërdrejtë, mënyra më e mirë për marketing është reklama në televizione dhe ajo në radio, në gazeta dhe gjithnjë e më shumë në internet. Këto lloje reklamimi nuk mund të përmbajnë të gjithë informacionin e nevojshëm për një shërbim, por mund t’ju sigurojnë informacion të mjaftueshëm dhe t’ju ftojnë në një njësi biznesi për të mar-rë informacion të plotë për shërbimin e dëshiruar. Aktualisht janë mbi 16 banka që veprojnë në Shqipëri.

Si i ofrojnë bankat Shërbimet e tyre?

8

Page 10: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Por pse duhet të vizitoni një bankë të veçantë dhe jo ndonjë bankë tjetër? Çfarë duhet të kujtoni ndërkohë që vendosni në cilën bankë të shkoni? Çfarë është ajo që mund t’ju interesojë dhe cilat janë kriteret që mund t’ju udhëheqin para se të hapni një llogari në një bankë? gjithmonë duhet të shihni ofertat e të paktën dy bankave në mënyrë që të dalloni ndryshimet që i referohen të njëjtit produkt. do të ishte ideale nëse ju do të mund të bënit gjithçka që ju nevojitet në një bankë të vetme: të mbani llogari rrjedhëse për pagesa, llogari kursimi, të merrni kredi, të dërgoni para jashtë vendit etj. është e drejtë të përdoren shërbime të bankave të ndryshme, duke qenë se disa banka mund të kenë shërbim më të mirë ose çmime më të favorshme për produkte të caktuara. Në këtë rast ju duhet të dini se cilat janë prioritetet tuaja, pra çfarë ka rëndësi për ju në një marrëdhënie me bankën.Këshilla jonë është që ju ta shqyrtoni një ofertë në kompleks dhe të pyesni veten:

Çfarë mund të bëj unë në një bankë?

Nëse ju mund të merrni nga një bankë e caktuar në mënyrë të kënaqshme pjesën më të madhe të produkteve që dëshironi, atëherë duhet të bashkëpunoni me atë bankë. Nëse ju përdorni një shërbim të vetëm në një bankë, dhe merrni një kredi në një bankë tjetër, atëherë do të jetë disi e ndërlikuar për ju. do të shpenzoni kohën tuaj dhe ka shumë të ngjarë që të paguani më shumë për shërbimet e veçanta që kryeni në ato banka. Nëse ju përdorni shërbime dhe produkte të ndryshme në një bankë të vetme ka shumë të ngjarë që t’ju ofrohen kushte më të mira. Ja pse ju duhet ta shihni ofertën si e një tërë dhe ta pyesni veten: çfarë tjetër mund të fitoj nëse marr një kredi nga kjo bankë, ose nëse do t’i besoj asaj paratë e mia për të qenë të sigurta.

Në tekstin e mëposhtëm ne kërkojmë vëmendjen tuaj për kriteret e rëndësishme kur vendosni se në cilën bankë do të hapni dhe administroni llogarinë tuaj, nëse do të merrni një kredi, ose do të përdorni një shërbim tjetër. Ne theksojmë se këto janë kritere të përgjithshme dhe do të ishte më mirë për ju t’i drejtoheni punonjësit të bankës në çdo njësi biznesi për çdo kërkesë që mund të keni. Siguria dhe Besimi

Bankat janë institucione që meritojnë besim. Ju i dorëzoni paratë tuaja një banke duke besuar se do të jenë të sigurta aty. Kjo është në mënyrë absolute sjellja e duhur.Por çfarë i bën bankat institucione të sigurta e të besuara? Veprimi i përgjegjshëm bankar është pa dyshim ai që i jep besueshmëri një banke e që krye-sisht pasqyrohet në faktin se banka i investon paratë tuaja në biznese të besueshme që të ndi-hmojë në zhvillimin e një ndërmarrjeje të vetme ose të ekonomisë së vendit, dhe ndërkohë të zvogëlojë në minimum riskun e atyre investimeve - paratë tuaja. Bankat investojnë shumë në sigurinë dhe mbrojtjen e klientëve të tyre, parave dhe informacionit. Siguria e informacionit tuaj është nën kujdesin e sistemit të informacionit të një teknologjie të lartë e cila është në përmirësim të vazhdueshëm.

9

Page 11: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Veprimet dhe marrëveshjet e biznesit bankar monitorohen vazhdimisht dhe profesionalisht nga Banka e Shqipërisë e cila siguron që të gjitha bankat veprojnë në përputhje me legjisla-cionin përkatës. Për më tepër, depozitat deri në shumën 2500000 lekë sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të depozitës në të gjitha bankat. Klientët duhen të informohen për veprimet e bankës, rezultatet e biznesit të saj dhe aksionerët. Kjo mund të arrihet nëpërmjet informimit transparent të publikut, i cili është një nga elementët kyçë të besimit.

rekomandimi si një formë marketingu

Një nga format më të suksesshme të marketingut është forma e bazuar në fjalën dhe rekoman-dimin nga klienti. Njerëzit u rekomandojnë anëtarëve të familjes së tyre, miqve, kolegëve, të njohurve, partnerëve të biznesit, bankën që ka shërbime të cilësisë së lartë dhe që kujdeset për klientët e saj. Kjo formë marketingu në fakt është një “shpërblim” i drejtpërdrejtë për politikën e qëndrueshme të biznesit të një banke dhe në mënyrë që një bankë ta meritojë këtë reputacion, marrëveshjet e saj të biznesit duhet të jenë kryesisht të përgjegjshme dhe të besuara.

Një bankë e besuar

Besimi krijohet nga kujdesi për klientin. Një bankë e besuar është një bankë e cila ka për qël-lim zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata dhe të një cilësie të lartë me klientët e saj nëpërmjet shërbimeve që janë përshtatur për ta. Stafi dashamirës i bankës, i cili është gjithmonë i dis-ponueshëm për sqarimet dhe pyetjet e klientëve të cilët do të donin të merrnin informacion mbi shërbimet e siguruara nga banka, jep përshtypjen e sigurisë dhe besimit. Janë pikërisht punonjësit e bankës ata që luajnë rolin kryesor në marrëdhënien klient-bankë.

disponueshmëria

disponueshmëria mund të vëzhgohet në dy aspekte: disponueshmëria fizike dhe disponueshmëria e informacionit. Në varësi të nevojave tuaja, që do të thotë nëse ju vizitoni bankën çdo ditë, fakti që banka është në lagjen tuaj mund të jetë faktor i rëndësishëm për ju që të zgjidhni pikërisht atë bankë. Nëse bankën e vizitoni herë pas here, ju planifikoni kohën e vizitës dhe siguroheni që vizita të kërkojë përpjekjen minimale. Pra është e rëndësishme që të sigurohet hyrja në bankë. A ka banka parkim të sigurt për klientët? A është banka e pozicionuar në qendër të qytetit, në zonë të populluar apo në periferi të qytetit? A është e dukshme, në kuptimin a mund të gjendet lehtësisht? është në dorën tuaj të vlerësoni atë që ju përshtatet. Përveç disponueshmërisë fizike, një faktor shumë i rëndësishëm është gjithashtu dis-ponueshmëria e informacionit, që nënkupton marrjen pa vështirësi dhe pa pasur nevojën e pritjes gjatë për informacionin e kërkuar. mbani mend: është e drejta juaj të merrni personal-isht në çdo kohë dhe në çdo njësi biznesi informacionin e kërkuar rreth llogarisë, kredisë ose çdo shërbimi tjetër që ju përdorni ose dëshironi të përdorni.

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

10

Page 12: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE
Page 13: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Shpejtësia

Sipas shumë kërkimeve të bëra, një nga kriteret më të rëndësishme ndërkohë që përdoren shërbimet e bankës është shpejtësia. Shpejtësia i aftëson klientët të kursejnë diçka që është shumë e rëndësishme për ta - kohën. Pritja në sportele e cila duket se është çrrënjosur krejtë-sisht, kursen diçka tjetër për klientët – Humbjen e durimit! Shpejtësia e shërbimit në banka ka gjithashtu aspektin e saj financiar. Sa më shumë të zgjasë një proces dhe sa më shumë kohë të duhet për bërjen e një biznesi, aq më shtrenjtë do të kushtojë. Nuk është vetëm në interesin e klientit, por gjithashtu edhe në interesin e bankës që këto procese të jenë të shpejta dhe efikase. Shpejtësia si dhe çmimi i shërbimeve dhe produk-teve janë disa nga faktorët themelorë kur zgjedhim një bankë.

Çmimi

është shumë e rëndësishme për çdo bankë të gjejë një ekuilibër ideal midis çmimit dhe kënaqësisë së klientit. Tarifat për shërbimet dhe produktet që bankat u ofrojnë klientëve janë të ndryshme. Ato janë të bazuara në kritere të veçanta, ku më të rëndësishmet janë: rreziku, çmimi i burimeve të shpenzuara, shpejtësia dhe cilësia e shërbimit. Tarifat që ju i paguani bankës i referohen kredive (interesi nominal, tarifa e miratimit të kre-disë dhe tarifat e tjera që janë llogaritur brenda përqindjes efektive të interesit), më tej tarifat e caktuara për mirëmbajtjen e llogarisë rrjedhëse, tarifat e këmbimit valutor, tarifat e trans-fertave të parave, tarifat e kartave etj. Çmimi nuk duhet të jetë faktori kryesor kur vendoset se me cilën bankë do të bashkëpunohet. Ka dyshime kur çmimet e produkteve dhe shërbimeve bankare janë në mënyrë jorealiste të ulëta, veçanërisht kur bëhet fjalë për kredi, gati gjith-monë mund të ketë disa kosto të fshehura shtesë. Ju duhet të informoheni paraprakisht se sa do t’ju kushtojë në total një shërbim ose një produkt i caktuar.

Transparenca

Një bankë e përgjegjshme ka tendencën për të shpjeguar në çdo mënyrë të mundshme shër-bimet e saj dhe t’i bëjë ato të lehta për t’u kuptuar, duke shmangur mesazhet irreale. I gjithë biznesi bankar duhet të jetë plotësisht transparent, që do të thotë se në çdo kohë ju mund të informoheni plotësisht rreth gjithçkaje për të cilën jeni të interesuar. Transparenca nënkupton se informacioni është i disponueshëm për ju në çdo kohë, pra tregon disponibilitetin e bankës për publikimin e çdo detaji informues të saj. Një tipar shumë i rëndësishëm i transparencës së një banke është transparenca e saj e brendshme. Besimi reciprok dhe respekti është parim që aplikohet si për kolegët ashtu dhe klientët. Informacioni duhet të jetë gjithmonë i dis-ponueshëm edhe brenda sistemit (bankës), për të siguruar komunikim të qetë midis kolegëve i cili mundëson prezantimin më efikas të shërbimeve.

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

12

Page 14: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

13

Profesionalizmi dhe cilësia e shërbimit

Profesionalizmi dhe cilësia e shërbimit lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe janë thelbësore në funksionimin e biznesit. është e qartë se ju nuk hyni në asnjë bankë nëse mendoni se pu-nonjësit e saj janë joprofesionalë ose nëse cilësia e shërbimit është e dobët. Çfarë do të thotë të jesh profesional? Profesionalizmi kryesisht i referohet kompetencës. Punonjës profesion-alë konsiderohen ata të cilët janë të aftë t’ju sigurojnë një përgjigje të shpejtë për pyetjet tuaja dhe që në të njëjtën kohë ju ofrojnë me dashamirësi produktin ose shërbimin e përshtatshëm, në një mënyrë e cila frymëzon besim dhe siguri. Çdo bankë serioze investon shumë në trajn-imin profesional të punonjësve të saj në mënyrë që ata të njohin mirë punën e tyre dhe të jenë gjithmonë të familjarizuar me ngjarjet që kanë lidhje me fushën e tyre të specializimit. Kur ne i referohemi cilësisë së shërbimit kjo nënkupton një seri kriteresh që mund ta bëjnë më të mirë një shërbim ose produkt: çmimet, shpejtësia e procesit, përfitime të veçanta të ofruara nga shërbimi ose përfitime të veçanta që mund të merren nëse ju përdorni një shërbim të caktuar. Përveç kësaj, një kriter shumë i rëndësishëm është përshtatshmëria e shërbimit. Në rast se shërbimi nuk i përshtatet nevojave dhe kërkesave tuaja, në rast se nuk është fleksibël dhe i përgjithësuar, atëherë ky shërbim nuk është një shërbim i cilësisë së lartë. Çdo bankë që ofron shërbim të cilësisë së lartë duhet të sigurohet se ai shërbim është i përshtatshëm për nevojat e klientit.

mirësjellja e punonjësve

Punonjësit e bankës mund të konsiderohen dashamirës kur, pavarësisht presionit, ngarkesës dhe intensitetit të punës, janë të qeshur, u flasin klientëve me durim dhe i dëgjojnë me vë-mendje. dashamirësi (mirësjellje) nuk do të thotë vetëm buzëqeshje, tonalitet i njëjtë zëri dhe miratim me kokë. dashamirësi, kryesisht, do të thotë të kuptosh klientin, të jesh i duruar dhe të duash e ta ndihmosh atë duke bërë një përpjekje shtesë si dhe punonjësi i bankës kur flet me klientin nuk dorëzohet që në problemin ose pengesën e parë. dashamirësia deri në një-farë mase është çështje edukimi, por kryesisht është një pasqyrim i kulturës që është përcak-tuar dhe mbajtur gjallë nga banka dhe që është shfaqur në komunikimin midis punonjësve.

Kuptueshmëria e shërbimeve dhe produkteve

Ju jeni tërhequr nga një reklamë e re e bankës që i referohet kursimeve dhe keni ardhur të pyesni rreth kushteve të veçanta, duke qenë se një reklamë sigurisht nuk mund të përmbajë të gjithë informacionin e plotë. Ju keni nevojë për informacion shtesë që do t’ju çojë në vendimin që t’ia besoni kësaj banke paratë për të cilat keni punuar shumë për t’i fituar. Kur një punon-jës banke i përgjigjet pyetjeve tuaja, ju me mosbesim prisni të dëgjoni shprehje bankare të ndërlikuara dhe të pakuptueshme, por në fakt habiteni kur shihni se gjithçka është e thjeshtë dhe e kuptueshme, pasi në të vërtetë punonjësit e bankës u përgjigjen pyetjeve tuaja shumë qartë! Biznesi bankar është kompleks dhe ndonjëherë i ndërlikuar. Një bankë e përgjegjshme dhe stafi i saj profesional dhe dashamirës duhet të punojnë shumë për t’u shpjeguar klientëve të tyre në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme shërbimet dhe produktet e komplikuara dhe të sigurojnë se klientët e kuptojnë atë që u është thënë. gjithçka mund të shpjegohet dhe sqarohet, thjesht kërkohet një përpjekje e vogël shtesë.

Page 15: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Biznesi i formalizuar

Askujt nuk i pëlqejnë shkresat dhe burokracitë! Biznesi bankar është bërë në njëfarë mënyre burokratik për shkak të rregullave dhe kjo është e pashmangshme. Bankat janë institucione të mëdha që punojnë me para dhe kërkojnë të zbatohen rregulla dhe procedura të caktuara formale, për t’u dhënë klientëve siguri. Ende ka pak hapësirë ku bankat mund të vendosin nëse duan të jenë institucione që merren me plotësimin e një numri të madh dokumentesh ose që dëshirojnë t’i kuptojnë më mirë klientët në një bisedë të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë si dhe të plotësojnë një dokument në përputhje me procedurat. Formalizmi i biznesit nënkupton gjithashtu marrëdhënien e punonjësve të bankës me klientët. Uniforma mund të japë për-shtypjen e jofleksibilitetit, madje dhe të parehatisë, dhe kjo është diçka që bankat nuk e duan. Kështu formalizmi mund të jetë i tillë sa të krijojë një distancë midis klientit dhe bankës. Ka mënyra për mos ta bërë biznesin e bankës të mbingarkuar me formalitete të cilat janë në një-farë mase irrituese për klientin, por gjithashtu edhe për punonjësit e bankës. dokumente të ndryshme mund të bashkohen në një dokument të vetëm, proceset mund të bëhen më shpejt dhe punonjësit mund të jenë më të shpejtë. Formalizmi i proceseve në banka është një kriter i rëndësishëm veçanërisht nëse ndikon në shpejtësinë e shërbimit.

Automatizimi i marrëveshjeve të biznesit

Automatizimi mund të shihet si e kundërta e formalizmit: ta bëjë procesin të thjeshtë dhe të shpejtë, çka i bën shërbimet e bankës më të kënaqshme. Ende duhet të jemi të kujdesshëm rreth automatizimit në marrëveshje si llogaritë ose kreditë. Kontakti personal është mënyra më e mirë për të vlerësuar si duhet nevojat e klientit dhe për t’i siguruar atij shërbimin në mënyrën e duhur.

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

14

Page 16: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

ProCredit BankNjohuri rreth kredive

Page 17: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

16

Biznesi i huadhënies është një marrëdhënie reciproke: aktualisht një bankë ju jep para për t’ju ndihmuar dhe në të ardhmen supozohet se ju do t’i ripaguani ato para me interes.

Në këtë kapitull ne do t’ju shpjegojmë çështjet më të rëndësishme që ju duhet të dini kur vendosni të merrni një kredi. Ju do të kuptoni ndryshimin midis marrjes së një kredie që mund të ketë efekt pozitiv dhe marrjes së kredisë që mund t’ju çojë në më shumë borxhe. Biznesi i huadhënies është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të bankave ose më specifikisht interesi që klientët paguajnë për paratë /fondet që banka jep me hua.. Nuk ka asnjë gjë të keqe nëse banka miraton dhënien e një kredie, por duhet shmangur miratimi i një kredie që nuk do ta zgjidhë problemin tuaj e do t’ju bëjë më shumë borxhli (në të ardhmen). 1. Çfarë është kredia?

Kredia janë paratë që banka jep hua kundrejt detyrimit të rënë dakord nga ana juaj për t’i kthyer ato me interes, i cili në fakt është një tarifë për shërbimin e përdorimit të parave nga ju..

Aftësia paguese e kredisë

Aftësia paguese e kredisë është aftësia për të paguar, sipas kushteve të rëna dakord, një shumë të caktuar parash brenda një periudhe kohe të caktuar. Aftësia për të paguar bazohet kryesisht në të ardhurat mujore, në rregullsinë e flukseve të të ardhurave, nëse ka detyrime të tjera kredie, gjithmonë duke mbajtur në konsideratë situatën familjare. Kur bëhet fjalë për kredi biznesi, atëherë aftësia paguese e kredisë përveç atyre të lartpërmendura përfshin kryesisht të ardhurat e kompanisë, treguesit financiarë të marrëveshjeve të biznesit, aftësitë drejtuese, pronat në dispozicion, zhvillimin e aktiviteteve të biznesit si dhe shumë faktorë të tjerë që në një mënyrë (të drejtë ose të tërthortë) kanë lidhje me marrëveshjet e biznesit të kompanisë. Aftësia paguese e kredisë së klientit nuk është e rëndësishme vetëm për bankën. Kryesisht është një tregues i mundësisë që ju ose kompania juaj keni për të përballuar de-tyrimet që rrjedhin nga kredia.Çdo bankë e përgjegjshme kontakton me ju për të përcaktuar qëllimet e kredisë që ju do të merrni dhe për të vlerësuar nëse kredia është e justifikuar. Sigurisht banka duhet të kontrol-lojë të gjitha motivet dhe të theksojë pasojat e mundshme të nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë.

Si merr banka informacion për ju?

Një bankë kontrollon situatën tuaj financiare para se të vendosë për plotësimin e kërkesave që keni paraqitur në aplikimin tuaj të kredisë. Ajo përpiqet t’i përgjigjet paraprakisht pyetjes nëse ju do të jeni gati për të përmbushur kriteret e përcaktuara në marrëveshjen e kredisë. është e domosdoshme që banka të përdorë burime informacioni të brendshme dhe të jasht-me, në mënyrë që të kontrollojë aftësinë paguese të kredisë së një kreditori te mundshem. Shpesh duket se edhe për kreditë me shuma të vogla ju duhet t’i përgjigjeni shumë pyetjeve dhe ndonjëherë keni të drejtë: aplikimet e kredisë mund të vijnë me shumë kërkesa pas. Por, banka e cila dëshiron të miratojë një kredi në formën më të përgjegjshme të mundshme duhet informuar në mënyrë të detajuar për ju, që të shmangë sa më shumë të jetë e mundur situatën kur juve ju miratohet kredia dhe nuk jeni në gjendje ta paguani atë pas një kohe të caktuar.

Page 18: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

17

Pasi ka folur me ju, banka mund të marrë informacion duke u bazuar gjithashtu në llogarinë tuaj rrjedhëse. Për një bankë llogaria rrjedhëse është një burim i mirë informacioni për sjelljen financiare të klientit. Kur analizohet një llogari rrjedhëse banka konsideron situatën aktuale të llogarisë si dhe transaksionet e mëparshme, veçanërisht kur vlerësohet aftësia paguese e kredisë. Banka mund të lexojë lehtësisht dhe me shpejtësi informacionin e mëposhtëm: transaksionet, ndërprerjen e pagesave nga llogaria, transferta dhe informacione të tjera rreth lëvizjeve kreditore/debitore, kredisë/debisë etj. Në llogarinë rrjedhëse banka mund të vëzh-gojë të ashtëquajturën disiplinën tuaj financiare, që do të thotë zhvillimet e jetës suaj financi-are dhe kështu mund të vlerësojë nëse ju jeni financiarisht i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm. Kjo tregon shumë rreth sjelljeve tuaja financiare.

Banka mund të marrë informacion mbi borxhet tuaja nga regjistri Qendror i Kredisë. regjistri Qendror i Kredisë është një institucion kombëtar i cili mbledh informacione mbi detyrimet e qytetarëve bazuar në kreditë. Bankat mund të përdorin një raport nga regjistri Qendror i Kre-disë vetëm me pëlqimin “e shkruar” të individit të cilit i referohet informacioni. Ndonjëherë një bankë mund të kërkojë informacione shtesë për ju nga banka të tjera ose institucione huadhënëse. Brenda procesit të marrjes së informacionit ndërbankar, bankat e tjera mund të marrin gjithashtu informacione mbi situatën financiare dhe aftësinë paguese të klientit. Bankat e tjera mund të marrin informacion mbi individin vetëm nëse banka juaj e ka miratuar këtë me shkrim.

2. Cilat kredi janë të përshtatshme për ju? Kur ju vendosni të merrni nje kredi biznesi mbani mend një nga rregullat kryesore ekonomike - kombinoni maturimin e burimeve të aktivitetit me strukturën e fondeve tuaja. Kryesisht kjo do të thotë që aktivet fikse (burimet e këtyre fondeve) financohen nga kredi afatgjata ose nga kapitali i zotëruar, dhe kapitali qarkullues i biznesit si rregull financohet nga kredi afatshkur-tra ose nga likuiditeti aktual i kompanisë

Nëse ju nevojitet një kredi biznesi për të blerë mallra ose për të përmirësuar gjendjen aktuale të likuiditetit, atëherë mënyra më e mirë e financimit do të ishin kreditë afatshkurtra të bizne-sit, qëllimi i të cilave është investimi në kapitalin qarkullues. Ka lloje të ndryshme të kredive afatshkurtra – paradhënie bankare në llogarinë rrjedhëse, kredi e rinovueshme ose kredi me qëllim të përcaktuar e cila është kredi afatshkurtër për të ndihmuar biznesin aktual. Tipari kryesor i këtyre kredive është kryesisht periudha e shkurtër paguese, duke qenë se qëllimi i këtyre kredive është investimi i fondeve që ka si rregull një periudhë të shkurtër qarkullimi, çka do të thotë se kompanitë i marrin paratë më shpejt duke investuar në kapitalin qarkullues (për paradhënien bankare ose e quajtur ndryshe overdraft në llogarinë rrjedhëse, periudha është deri në një vit).

Nëse ju vendosni të investoni në aktive fikse (automjete, makineri, ndërtesa biznesi, etj.) një bankë mund t’ju ofrojë një kredi biznesi afatgjatë. Qëllimi i kredisë është të mundësojë kom-panitë të blejnë mjete që do ta përmirësojnë biznesin nëpërmjet vënies në punë të teknolog-jisë së re (p.sh. blerja e një makinerie të re nga përdorimi i të cilës do të optimizohen kostot e lëndës së parë ose do të përmirësohet cilësia e produktit) ose do të zvogëlohen kostot

Page 19: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

18

e biznesit që do të thotë se do të rritet fitimi i kompanisë. Këtyre kredive shpesh i referohemi si kredi investimi duke qenë se fondet përdoren për investime kapitale. Këto investime kërkojnë një kohë më të gjatë për të marrë kthimin nga investimet prandaj edhe bankat ofrojnë kredi me afate më të gjata, zakonisht me afate mbi 5 vjet, për t’i mundësuar kompanive që të kenë një ecuri të vazhdueshme dhe të mund të kombinojnë të ardhurat me pagesën e kredisë.

Përveç kredive të biznesit bankat i ofrojnë individit lloje të tjera kredie siç janë: kredi për rinovim shtëpie, kredi për blerje shtëpie. Të gjitha këto kredi miratohen duke u bazuar në të ardhurat tuaja mujore, por gjithashtu merren parasysh dhe të ardhura të tjera. Ajo që i lidh këto kredi me njëra-tjetrën është tipari i tyre zhvillues: qëllimi i tyre është zhvillimi i standardit tuaj të jetesës, që është rinovimi/ përmirësimi, blerja, zëvendësimi i kaloriferit të vjetër etj. Qëllimi i kredive është të përmirësojnë standardin tuaj për një kohë të gjatë, por gjithashtu të kursejnë për kostot e qirasë etj. Këto kredi i përkasin kategorisë së kredive me qëllim të përcaktuar dhe fondet e marra nga kjo lloj kredie nuk mund të përdoren për qëllime të tjera.

Kur ju dëshironi të blini mobilje të reja, pajisje shtëpiake etj., kredia që ju përshtatet më shumë quhet kredi individuale me këste ose kredi konsumatore. Ka lloje të ndryshme të kë-tyre kredive: Ju mund t’i merrni paratë e kredisë në dorë ose kredia mund të transferohet në llogarinë e shitësit në rastin kur ju do bleni pajisje ose artikuj të caktuar. gjithashtu, kreditë konsumatore mund të jenë me destinacion të caktuar ose me destinacion të pacaktuar. Kredia me destinacion te caktuar quhet kredi që ka një qëllim të përcaktuar në aplikimin për kredi dhe fondet e së cilës nuk mund të përdoren për ndonjë qëllim tjetër. Kredia konsumatore me destinacion të papërcaktuar mund të përdoret për qëllime të ndryshme.

Page 20: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Një nga mënyrat për kapërcimin e shpejtë të problemeve aktuale financiare mund të jetë paradhënia bankare mbi pagën në llogarinë tuaj rrjedhëse ose ndryshe e njohur si overdraft. Këtij produkti kredie shpesh i referohemi si huamarrje ose paradhënie e miratuar bankare mbi pagën. Paradhënia bankare mbi pagën është në fakt mundësia për të tërhequr paraprakisht një shumë të caktuar, që banka e ka miratuar më parë për ju, edhe pse ju nuk keni gjendje në llogarinë tuaj rrjedhëse. Kjo shumë kryesisht përcaktohet nga shuma e të ardhurave mujore, e zvogëluar nga detyrimet mujore të kredisë ose kartave të kredititit dhe banka e miraton atë bazuar në aftësinë tuaj paguese të kredisë. Kur ju vendosni të merrni nje kredi biznesi mbani mend një nga rregullat kryesore ekonomike - kombinoni maturimin burimeve të aktivitetit me strukturën e fondeve tuaja. Kryesisht kjo do të thotë që aktivet fikse (burimet e këtyre fondeve) financohen nga kredi afatgjata ose nga ka-pitali i zotëruar, dhe kapitali qarkullues i biznesit si rregull financohet nga kredi afatshkurtra ose nga likuiditeti aktual i kompanisë.

Periudha për të cilën miratohet paradhënia bankare mbi pagën është zakonisht një vit, por mund të jetë edhe më e shkurtër. Kur llogaritet interesi, merret parasysh detyrimi ditor, që do të thotë se interesi llogaritet vetëm për shumën negative ditore te paradhënies bankare mbi pagën. duke qenë se interesi i paradhënies bankare mbi pagën është disi i lartë, paradhënia bankare e miratuar duhet përdorur vetëm kur është e domosdoshme që blerja të kryhet në moment, duke ditur që ju do te merrni një shumë hyrëse në pak ditë. Paradhënia bankare nuk duhet përdorur për të blerë mallra tregtare dhe gjithashtu duhet shmangur përdorimi i vazh-dueshëm i paradhënies bankare maksimale të lejuar.

Kartat e kreditit janë një formë huadhënie afatshkurtër dhe kanë të njëjtat efekte si kredia konsumatore. limiti i kartës së kreditit llogaritet duke u bazuar në faktin që të gjitha detyrimet tuaja te kartes se kreditit të mbahen nga paga/fitimi juaj neto. Ju nuk duhet të pranoni një limit më të lartë se aftësia juaj paguese edhe nëse banka ju ofron limit aq të lartë!

3. Si të bisedoni me një Këshillues Kredie?

Bisedoni me një punonjës banke si pjesëmarrës të barabartë në bashkëbisedim. Kini para-sysh se banka ka nevojë për ju ashtu si ju keni nevojë për bankën dhe se marrëdhënia me bankën është mbi të gjitha në statutin e partnerit dhe jo një marrëdhënie e varur bankë-klient. rrjedha e bashkëbisedimit dhe vendimmarrja varet, në një masë të madhe, nga qëndrimi juaj ndaj bankës dhe këshilluesit tuaj të biznesit. Kjo do të thotë se për një marrëdhënie të qën-drueshme ju duhet të jeni i familjarizuar dhe i mirëpërgatitur për bashkëbisedim. Sa më mirë të dini çfarë jeni duke kërkuar, aq më qartë do të mund t’i drejtoheni një punonjësi banke. Në këtë mënyrë përveç të tjerash gjithashtu do të kurseni kohë. gjatë aplikimit tuaj për kredi banka ndërmerr një proces të pashmangshëm mbledhje informacioni të rëndësishëm rreth jush, pjesë e cila mund të konsiderohet nga ju si e e bezdisshme apo e mërzitshme. Këshil-luesit e biznesit udhëzohen t’ju këshillojnë dhe t’ju vijnë në ndihmë për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme së bashku me ju.

19

Page 21: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

20

Në një diskutim me bankën që nënkupton me këshilluesin e biznesit, nuk duhet të ruani sekrete. Jini gjithmonë të ndershëm: nëse banka vë re se ju jeni duke dhënë informacion jo të vërtetë, ajo nuk do t’ju besojë më dhe do ta refuzojë aplikimin tuaj të kredisë. Në ditët e sotme, kushdo mund të mirëinformohet mbi rrethanat dhe afatet e zakonshme të huadhënies, dhe në këtë mënyrë ju mund të krahasoni kriteret ekzistuese të bankave të ndryshme. Për më tepër, punonjësit e kredisë janë ekspertë në fushën e tyre. Ajo çfarë është e rëndësishme për ju është që të analizoni seriozisht gjendjen tuaj financiare, së bashku me këshilluesin e bizne-sit i cili mund t’ju japë këshilla praktike. Bisedoni me këshilluesin tuaj të biznesit kurdoherë që është e mundur. Kërkoni këshilla. Jini i sinqertë dhe realist, pasi kjo është gjithashtu në interesin tuaj. Jini i lirë për të pyetur mbi çdo gjë që ju intereson, në veçanti nëse gjërat nuk janë të qarta.

Kjo është e drejta juaj.

Krahasoni ofertat sipas bankave

merrni oferta nga banka të ndryshme dhe krahasojini ato. mos u verboni nga normat e ulëta të interesit, por shikoni më hollësisht se çfarë fshihet pas tyre. mos kini turp që të bëni shumë pyetje – kjo është e drejta juaj. Një punonjës banke profesionist duhet t’ju shpjegojë gjithçka mbi të cilat ju jeni i interesuar, në mënyrë transparente dhe të thjeshtë. Punonjësit e bankës gjenden aty për ju – ato ndodhen aty për t’ju ndihmuar që të gjeni zgjidhjen e duhur.

Page 22: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Përpara se të dorëzoni aplikimin për kredi në bankë, bëjini vetes pyetjet e mëposhtme:

Cili është qëllimi për marrjen e kredisë?

merrni në konsideratë faktin se mallrat që ju keni blerë duhet “të shlyejnë vetveten” e kjo do të thotë që mallrat që ju keni blerë të mund të përdoren nga ju dhe familja juaj, si p.sh., blerja e një bolieri me konsum të ulët të energjisë elektrike e cila me kalimin e kohës do të ulë vlerën e faturave tuaja të energjisë elektrike dhe do t’ju ndihmojë në shlyerjen e kredisë. Apo në rastet e kredive për biznes, blerja e lëndëve të para do të rrisë shumëllojshmërinë e produkteve tuaja në treg, të cilat në vijim do të rrisin të ardhurat e kompanisë, do e bëjnë atë më konkurruese në treg, do ndihmojnë në shpërndarjen e riskut të biznesit, ose do t’ju mundësojnë një normë fitimi më të favorshme dhe një periudhë shlyerje më të lehtë dhe të thjeshtë të kredisë.

Në rastin e kredive konsumatore të cilat përdoren kryesisht për blerjen e mallrave të treg-tueshme, kjo në përgjithësi është e pamundur, dhe kjo është një prej arsyeve se pse ju duhet të mendoheni dy herë përpara dorëzimit të një aplikimi për kredi konsumatore. Niseni gjith-monë me pyetjet: a e keni vërtet të nevojshme atë që dëshironi të blini me anë kësaj kredie? dhe a ju duhet vërtet një kredi për blerjen e saj?

Kreditë gjithmonë duken si zgjidhja më e favorshme dhe më e shpejtë, por kjo nuk është gjith-monë kështu. Kini parasysh se kredia duhet të shlyhet dhe detyrimi juaj nuk mbaron kur ju ta keni blerë atë që dëshironi, por kur të keni paguar këstin e fundit të kredisë. gjatë kësaj kohe, ajo që ju keni blerë e ka humbur vlerën e saj dhe i përket tashmë një periudhe të largët, si p.sh. pushimet e verës dhe jetëgjatësia e saj ka mbaruar.

Cila duhet të jetë periudha e shlyerjes së kredisë?

Nëse me kredinë tuaj dëshironi të blini diçka e cila ka një jetëgjatësi vërtet të shkurtër, atëherë periudha e shlyerjes së kësaj kredie nuk duhet të jetë më e gjatë sesa jetëgjatësia e mallrave që ju blini. marrja e një kredie me afat shlyerjeje më të gjatë sesa jetëgjatësia e mallrave të blera me këtë kredi nuk i jep frytet e saj plotësisht. Për më tepër, mendoni mirë cila është periudha e shlyerjes minimale dhe maksimale që ju mund të përballoni. Kur mendoni për të, kini parasysh shpenzimet tuaja të rregullta, por gjithashtu planet e tjera afatshkurtra, si p.sh. udhëtimet, ditëlindjet, shërbimet e rregullta të makinës, shpenzimet për dentistin etj. Harmonizoni periudhën e shlyerjes së kredisë me dinamikat e shpenzimeve ose investimeve të rregullta që ju po planifikoni. Ju nuk duhet të lejoni që dinamikat e shlyerjes së kredisë tuaj të vënë në rrezik stabilitetin e biznesit tuaj, d.m.th., likuiditetin.

Për çfarë shume kredie keni nevojë?

Ju do të merrni një vendim më të mirë për shumën e kredisë që dëshironi të merrni nëse ba-zoheni në këstin tuaj mujor. Kur bisedoni me një punonjës banke ju nevojitet të kërkoni lloga-ritjen e këstit mujor, pasi ai është treguesi më i përshtatshëm i aftësisë suaj për të paguar.

21

Page 23: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Nëse ju mund ta shlyeni një këst kredie, pavarësisht të gjitha kostove të rregullta mujore ose shpenzimeve të biznesit, konsideroni atëherë dorëzimin e një aplikimi për kredi. Nëse shpen-zimet e jashtëzakonshme duhet të rishikohen, ku ju keni lënë hapësira boshe në buxhetin tuaj familjar ose në buxhetin e kompanisë, atëherë mendoni mirë nëse kësti i kredisë mund t’i zëvendësojë shpenzimet e jashtëzakonshme. Ju mund të shihni mundësinë e financimit të blerjes jo vetëm nga një kredi, por gjithashtu edhe nga të ardhurat e rregullta ose akumulimi i fondeve ose edhe pjesërisht nga kursimet.

Cila është gjendja juaj financiare?

Krahasojini të ardhurat tuaja me shpenzimet. Nëse bilanci i llogarisë suaj është negativ, çka do të thotë se nëse keni më shumë shpenzime sesa të ardhura, dhe në të njëjtën kohë nuk keni kursime ose kapital të akumuluar, ju nuk duhet të konsideroni marrjen e një kredie. Nëse ende mendoni se kredia është rruga për të kapërcyer krizën afatshkurtër, kini parasysh se: kredia do të jetë thjesht një tjetër detyrim shtesë, d.m.th. shpenzim shtesë. Ju mund të mbuloni bi-lancin tuaj aktual negativ, por do të keni një tjetër shpenzim për një periudhë të caktuar kohe. Analizojeni mirë gjendjen tuaj financiare përpara dorëzimit të një aplikimi për kredi, në rastin kur të ardhurat tuaja i tejkalojnë shpenzimet. Për më tepër, zakonisht një këst mujor nuk duhet t’i tejkalojë 30% të të ardhurave tuaja mujore (për individët privatë), e cila do të thotë se nuk duhet ta tejkalojë fitimin mujor të kompanisë suaj ose të vërë në rrezik fitimin tuaj dhe të vërë në pikëpyetje ecurinë pozitive të biznesit tuaj. me kompanitë, është vërtet e rëndësishme të llogaritet gjithashtu kthimi nga aktivet e investuara. merrni parasysh se në asnjë rast, shpen-zimet e lidhura me interesin nuk duhet t’i tejkalojnë fitimet e planifikuara, pasi në të kundërt, marrja e një kredie nuk ka kuptim.

4. Si të zgjidhni kredinë e duhur?

Si e vlerësoni punën tuaj, d.m.th. biznesin tuaj?

Puna e përhershme ose e përkohshme është baza e të ardhurave tuaja mujore. Kur dorëzoni një aplikim për kredi ju duhet të kini parasysh se në deri në ç’masë punësimi juaj është i qën-drueshëm dhe periudhën e kohës kur mund të keni të ardhura të përhershme. Kjo veçanërisht i referohet personave të punësuar përkohësisht, të ardhurat e të cilëve nuk janë të garantuar muaj pas muaji. Nëse jeni duke bërë marrëveshje me biznesin, vlerësoni stabilitetin e tij, lu-hatjet sezonale, fitimin, si edhe faktin nëse ai është një biznes afatgjatë. Sa i qëndrueshëm është biznesi, sa premtues është ai, a janë luhatjet sezonale në biznes aq të mëdha sa të mos garantojnë vazhdimësinë në shlyerjen e kostove të rregullta?

A keni marrë tashmë një kredi, në çfarë shume, dhe në cilën bankë?

Bëni kujdes nëse tashmë keni një detyrim kredie, pasi një kredi paralele i rrit detyrimet tuaja mujore dhe përqindjen e detyrimit në lidhje me të ardhurat mujore ose të ardhurat e biznesit. Nëse ju edhe pas kësaj merrni një kredi tjetër, e cila është një kredi paralele, mendoni për kushtet e kredisë, kërkoni kushte më të favorshme ose shihni mundësinë e rifinancimit të kredisë së mëparshme.

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

22

Page 24: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Nëse veproni në këtë mënyrë, ju nuk do të udhëhiqeni nga parimi “periudhë më e gjatë sh-lyerje = këst më i vogël”, por duhet të përpiqeni të reduktoni mundësinë e mbingarkesës në borxh me një kredi rifinancuese dhe në këtë mënyrë të mund të reduktoni vonesat e mund-shme, d.m.th. problemet me shlyerjen e kredisë. rifinancimi i kostove të aplikuara nga banka duhet patjetër të merret parasysh.

A jeni i aftë të shlyeni kredinë sipas kushteve të ofruara?

Sigurohuni që të krahasoni ofertat e bankave të ndryshme. Shpesh kushtet e kredive nuk ndryshojnë nga njëra-tjetra me shikim të parë, por nëse ju i studioni më në detaj, do të mund të vini re ofertën e cila përshtatet më mirë me gjendjen tuaj financiare. ose, në të kundërt: ju mund të vini re se ato norma të ulëta interesi të reklamuara nuk janë aq të ulëta, që do të thotë se kushtet që ju përshtateshin më së miri në pamje të parë nuk janë aspak te vërteta. Çfarë garancish mund të ofroni? Çfarë garancish dëshironi të ofroni?

marrja e kredisë nuk është e ndërlikuar dhe mund t’ju paraqitet si një procedurë rutinë. megjithatë, ky nuk është aspak i tillë. garancia e zakonshëme për shumat e vogla është di-zenjuar në mënyrë të tillë që në çdo kohë banka të mund të arkëtojë detyrimin në rastin kur ju nuk i shlyeni këstet në kohë. Kjo është arsyeja se pse ju duhet të mendoheni mirë mbi llojin e garancisë që mund të pranoni të vini si garanci, d.m.th. nëse ju mund ta pranoni garancinë që është e detyrueshme për kredinë e kërkuar ose nëse mund t’ju ofrohet një mundësi tjetër .Nga ana tjetër, ju mund t’i ofroni bankës një tjetër lloj garancie që e shihni si më të përshtat-shme. Banka mund të vlerësojë garancinë e ofruar si të përshtatshëme dhe në të njëjtën kohë mund të jetë më e përshtatshme për ju që ta siguroni kredinë tuaj duke vënë, për shembull, peng një pasuri të patundshme, dhe jo pagën tuaj. Në çdo rast – bisedoni me bankën!

5. Cilat janë kostot e kredisë?

Një prej pjesëve më të rëndësishme të kontratës së kredisë i referohet shumës së interesit. Kur vlerësoni normën e interesit, merrni parasysh ndryshimin midis normës së interesit nominal dhe efektiv.Interesi nominal është përqindja e aplikuar mbi shumën e principalit dhe është shuma e in-teresit e paguar nga klienti në muaj ose në vit. Interesi nominal nuk përmban kostot shtesë të kredisë të cilat përfshihen në normën e interesit efektiv.

Interesi efektiv është një mënyrë për të paraqitur, në një shifër, të gjitha shpenzimet që i refer-ohen kredive. Norma e interesit efektiv përfshin të gjitha tarifat dhe kostot që paguhen për të siguruar një kredi (kostot e sigurimit të kredisë, kostot e procesimit të aplikimit të kredisë etj.) duke marrë parasysh momentin kur ato ndodhin. Në rastin e një kontrate tipike kredie, norma e interesit efektiv ndikohet nga shumë faktorë: interesi nominal mujor, tarifat / komisionet, mënyra e shlyerjes dhe periudha e shlyerjes. Pa tarifa shtesë, norma e interesit efektiv është e barabartë me interesin vjetor nominal.

23

Page 25: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Një kredi mund të përfshijë disa kosto të tjera të cilat mund të ndikojnë gjithashtu në buxhetin tonë:

- Komisionet e mirëmbajtjes së llogarisë - Kostot e kolateralit të kredisë - Kostot afatshkurtra të financimit - Në disa raste madje edhe siguracion për borxhin aktiv.

gjatë bashkëbisedimit me një punonjës banke, mund t’i kërkoni që të kryejë një përllogaritje të detajuar ku të pasqyrohen kushtet që i referohen kredisë së kërkuar. Ju keni të drejtën që të shlyeni kredinë para kohe, ndërsa bankës i jepet e drejta që të vendosë një tarifë për shlyerje të parakohshme. Kjo tarifë llogaritet në ditën e shlyerjes së plotë dhe aplikohet në varësi të kohës që ka kaluar që nga dita e marrjes së kredisë (kohëzgjatja e shlyerjes së kredisë). Kërkojini bankës t’ju japë informacion rreth vlerës së kësaj tarife kur plotësoni një aplikim kredie.

Kujdes! Sugjerohet që kredia të jetë në të njëjtën monedhë .me të ardhurat e individit në menyrë që të shmangni efektet e kursit të këmbimit.

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

24

Page 26: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

6. Çfarë duhet të përmbajë një kontratë kredie?

Një kontratë kredie duhet të përmbajë kontratën e kredisë dhe planin e pagesës. Ne ju këshill-ojmë që t’i kushtoni rëndësi të veçantë pjesëve në vijim të kontratës:

monedhës së kredisë Nenin, e cila përcakton normën e interesit për fondet e miratuara nga banka për ju. Një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet përcaktimit të normës së interesit fiks ose të ndryshueshëm. Normë interesi fikse do të thotë që kjo normë nuk mund të ndryshohet gjatë gjithë periudhës së shlyerjes, ndërkohë që interesi i ndryshueshëm varion në linjë me ndryshimet në tregun e parasë dhe është i lidhur me EUrIBor për valutën EUr, lIBor për valutën USd, dhe TB (bonot e thesarit) për lekë. gjithashtu duhet pasur kujdes me faktin nëse interesi llogaritet mbi shumën e kredisë së mbetur, d.m.th. shumën e kredisë aktive ose shumën në total të kredisë, e cila rrallë ndodh.

Plani i Pagesës është një dokument i cili përmban shumë kolona. Kolona e parë përmban datat e të gjitha kësteve mujore gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë, kështu që në çdo kohë, ju mund të dini shumën e saktë që duhet të paguani në një datë të caktuar. Kolona e dytë përmban shumën e kredisë së aprovuar. Kolona e tretë përmban disbursimet e tjera, nëse janë të vlefshme. Kolona e katërt përmban këstin mujor, i cili përbëhet nga një pjesë principal dhe një pjesë interes. Kolona e pestë përmban pjesën e shumës së principalit në këstin mujor dhe kolona e gjashtë përmban interesin në këstin mujor. Shuma e kolonës së pestë dhe të gjashtë jep kolonën e katërt, pra shumën e këstit mujor. Kolona e shtatë pasqyron komisionin e lëvrimit të kredisë që paguan klienti që në momentin e marrjes së kredisë. Kolona e tetë pasqyron se sa është shuma e kredisë që ju ka mbetur pa shlyer ende – e njohur me emrin kredi aktive e mbetur - e cila zvogëlohet muaj pas muaji me pagimin e kësteve ose me shlyer-jen e detyrimit. Kolona e nëntë pasqyron numrin e kësteve. Çfarë është EUrIBor-i?

EUrIBor është shkurtimi i Euro Inter-Bank Offered Rate (Normë e ofruar Ndërbankare për Euro-n) dhe përfaqëson një normë shtesë interesi, referencë e cila përcaktohet nga oferta dhe kërkesa për para në tregun europian, në bazë të kuotimit të dërguar çdo ditë nga bankat më të mëdha europiane. Kur qytetarët hyjnë në borxh si pasoje e marrjes së një kredie, me një normë interesi të ndryshueshme, e lidhur kjo me EUrIBor-in, ndryshime të mundshme të EUrIBor-it duhet të merren parasysh. Në këto raste bankat brenda një periudhe të caktuar – të parashikuar nga kontrata (mujore, tremujore, gjashtëmujore ose njëvjeçare) – korrigjojnë normën e interesit për kreditë e lëvruara duke ndjekur lëvizjet e EUrIBor-it në atë moment. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastin e kredive me një periudhë shlyerjeje më të gjatë, ku ka më shumë se një mundësi që rritja e mundshme e EUrIBor-it të shkaktojë rritje në detyrimet mujore të përdoruesve të kredisë. Nga ana tjetër, bankat shpesh kanë nevojë që t’i lidhin kreditë që u lëvrojnë klientëve të vegjël dhe të mëdhenj me EUrIBor-in, pasi përveç depozitave, ato shpesh financojnë aktivitetin e tyre me kredi nga jashtë vendit të cilat janë, në shumicën e rasteve, të lidhura me normën e EUrIBor-it, vlera e të cilit është e ndryshueshme.

25

Page 27: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

26

Çfarë janë Bonot e Thesarit?

Bonot e thesarit emetohen dhe garantohen nga Qeveria e republikës së Shqipërisë. Ato shiten nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë. Bonot janë emetuar për herë të parë në korrik të vitit 1994 dhe janë një nga instrumentet e borxhit të brendshëm të Qeverisë. Bonot e thesarit emetohen në monedhë kombëtare (lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12-mujore. me afat maturimi kuptojmë diferencën në kohë midis datës së investimit dhe datës së kthimit të investimit. Individët mund të marrin pjesë në blerjen e bonove të thesarit me paraqitjen e tyre nëpërmjet sporteleve të hapura nga Banka e Shqipërisë, si dhe nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Çfarë është lIBor?

lIBor-i është shkurtim I london Interbank offered rate (Normë e ofruar Ndërbankare për dollarin) lIBor është një normë e ndryshueshme dhe është në përgjithësi e lidhur me kreditë hipotekare në Shtetet e Bashkuara. Kur qytetarët hyjnë në borxh si pasoje e marrjes së një kredie, me një normë interesi të ndryshueshme, e lidhur kjo me lIBor-in, ndryshime të mund-shme të lIBor-it duhet të merren parasysh. Në këto raste bankat brenda një periudhe të cak-tuar – të parashikuar nga kontrata (mujore, tremujore, gjashtëmujore ose njëvjeçare) – korrig-jojnë normën e interesit për kreditë e lëvruara duke ndjekur lëvizjet e lIBor-it në atë moment.

Page 28: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

7. Kolaterali

garancia i mundëson një banke mbledhjen e arkëtimeve të saj nga burime të tjera, në rastin e një problemi me vjeljen e burimeve të pritshme të pagesës. Shlyerja e borxhit të kredisë kon-traktohet zakonisht në bazë të të ardhurave mujore, por garancia ofron gjithashtu mundësi të tjera për arkëtimin e borxhit. Në përgjithësi një garanci për shlyerje kredie është një e ardhur e cila mund të kalojë për shlyerje kredie nëse ajo është në vonesë si paga (ndalim administra-tiv), ose pengje mbi pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Pengu rregullohet nëpërmjet një marrëveshje të veçantë ku regjistrohet pengu i mbajtur si garanci. depozita në para, depozita e metaleve të çmuara, sigurimi i shlyerjes së kredisë dhe ndonjëherë garancia bankare (ga-ranci e marrë nga një bankë tjetër e cila garanton shlyerje në kohë të kredisë) mund të jenë gjithashtu forma te tjera garancie.

8. Cili është procesi që ndiqet pasi është dorëzuar aplikimi për kredi?

Procesi i kredisë kërkon ndërmarrjen e disave hapave, duke filluar nga dëshira juaj për mar-rjen e një kredie deri në miratimin e bankës, së cilës në gjuhën bankare i referohemi si procesi i miratimit të kredisë. Ju keni biseduar me këshilluesin e biznesit dhe keni plotësuar tashmë aplikimin tuaj të kredisë. Çfarë ndodh më pas? Hedhja e të dhënave: informacioni i marrë nga aplikimi i kredisë hidhet në sistemin e bankës, d.m.th. në sistemet e krijuara posaçërisht për këtë qëllim. Analiza e Kredisë: Në këtë fazë vlerësohet aplikimi juaj i kredisë. Bankat kontrollojnë nëse ju jeni i aftë financiarisht për ta marrë kredinë dhe analizojnë aftësinë tuaj për ta shlyer atë.

Vendimi për dhënien e kredisë: vendimi merret bazuar në kritere të mirëpërcaktuara nga çdo bankë. Në varësi të llojit të kredisë dhe të vetë shumës, mund të ndodhë që vendimi të merret nga shumë persona ose madje nga komiteti i kredisë, i cili, në varësi të shumës së kredisë, përbëhet nga punonjës ose menaxherë të ndryshëm të bankës dhe në disa raste nga anëtarë të këshillit mbikëqyrës të bankës. Ata shqyrtojnë aplikimin tuaj së bashku, duke marrë në konsideratë të gjitha dokumentet që ju keni dorëzuar, në mënyrë që të vërtetoni aftësinë tuaj për të paguar kredinë dhe më pas ata marrin një vendim. Ky vendim mund të jetë pozitiv ose negativ.

Informimi i klientit rreth vendimit të bankës: banka e njofton klientin mbi vendimin e saj, shu-micën e rasteve brenda një ose tre ditësh. Nëse aplikimi juaj i kredisë refuzohet, banka duhet t’ju japë një shpjegim. Pas informimit të klientit, në rastin e marrjes së një vendimi pozitiv, banka përgatit dokumentet për lëvrimin e kredisë. lëvrimi i Kredisë: në këtë fazë ju nënshkruani një kontratë kredie dhe pjesët e saj përbërëse, si dhe marrëveshjen mbi garancinë.

27

Page 29: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

monitorimi: Pas lëvrimit të kredisë (pra pasi klienti ka marrë fondet nga banka), banka nis me fazën e monitorimit. Në intervale të rregullta, banka kontrollon deri në ç’masë ju i respektoni detyrimet tuaja në bazë të kontratës së kredisë. Sipas një shkalle të caktuar, në disa intervale, kryesisht një herë në vit, banka rikontrollon gjendjen tuaj financiare. Përcaktimi i Pagës (“ndalimi administrativ”) i siguron bankës të drejtën për të bllokuar të ardhurat tuaja të rregullta mujore, d.m.th. pagën, në rastin kur ju ndaloni së bëri shlyerjen e rregullt të kredisë.

Personi garant është një person i cili garanton me fondet ose pronën e tij dhe merr përsipër detyrimet tuaja në rastin kur ju nuk jeni më i aftë financiarisht për të kryer shlyerjen e tyre të rregullt.

Pengu përfaqëson një pjesë të pronës suaj ose të personit garant e cila shërben si garanci, d.m.th. një pjesë e pronës që banka mund të transferojë nën pronësinë e saj në rastin kur ju dështoni në përmbushjen e detyrimet tuaja të përcaktuara në kontratën e kredisë.

Hipoteka i siguron bankës të drejtën për të arkëtuar borxhin e kredisë nga pasuria e patund-shme që ju keni lënë peng, në rastin kur ju dështoni në shlyerjen e kredisë në kohë. • Përcaktimi i Pagës (“ndalimi administrativ”) i siguron bankës të drejtën për të bllokuar të

ardhurat tuaja të rregullta mujore, d.m.th. pagën, në rastin kur ju ndaloni së bëri shlyerjen e rregullt të kredisë.

• Personi garant është një person i cili garanton me fondet e tij dhe merr përsipër detyrimet tuaja në rastin kur ju nuk jeni më i aftë financiarisht për të kryer shlyerjen e tyre të rreg-ullt.

• Pengu përfaqëson një pjesë të pronës suaj e cila shërben si kolateral, d.m.th. një pjesë e pronës që banka mund të transferojë nën pronësinë e saj në rastin kur ju dështoni në përmbushjen e detyrimet tuaja të përcaktuara në kontratën e kredisë.

• Hipoteka i siguron bankës të drejtën për të arkëtuar borxhin e kredisë nga pasuria e patundshme që ju keni lënë peng, në rastin kur ju dështoni në shlyerjen e kredisë në kohë.

9. Si të veproni nëse keni probleme me shlyerjen e kredisë? Çdokush mund të hyjë në krizë financiare në çdo kohë. është e rëndësishme që të qëndroni të qetë dhe të vetëpërmbajtur, kërkoni një takim me bankën brenda kohës dhe së bashku me bankën përpiquni të merrni masa për zgjidhjen e krizës. Shumë shpesh në kohë të tilla ju do të shihni nëse banka është partneri juaj i besueshëm, ose thjesht një institucion, i cili shet shërbimet e tij. Çelësi për një zbatim të suksesshëm të interesit tuaj qëndron në një përgatitje të mirë për këtë takim.

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

28

Page 30: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

29

Kjo do të thotë se përpara se të flisni me bankën ju duhet të siguroni përgjigjet bazë dhe të mundshme të pyetjeve kyçe: Si mund ta kapërcejmë krizën financiare?

Hapi i parë për marrjen e zgjidhjeve të mundshme mund të jetë analizimi i shkaqeve që ju çuan në krizë. Kushdo që e shikon situatën e tij me realitet dhe mendje të kthjellët, shumë shpejt do të mund të gjejë zgjidhjen.

Shihni më poshtë:

1. Shkaqet: cili është shkaku i krizës, cilat janë masat më të rëndësishme që duhen ndërmarrë për kapërcimin e krizës dhe në ç’periudhë kohe? 2. Sugjerime: çfarë sugjerimesh do t’i paraqisni bankës (për shembull pagesë e mëvonshme ose riplanifikim i shlyerjes së kredisë)? 3. Argumente: shënoni tre argumente që i korrespondojnë sugjerimeve që ju paraqitët.

I gjithë informacioni që ju keni paraqitur në konceptin tuaj duhet të jetë i kuptueshëm për bankën. Ne rekomandojmë që ju ta mbështesni informacionin me dokumente. Baza për zgjid-hje është gjithmonë koncepti e cila të çon drejt rrugës për kapërcimin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të krizës dhe fakti se pozicioni financiar do të përmirësohet në mënyrë të tillë që shlyerja e kredisë të normalizohet sërish.

masa për të kaluar vështirësitë financiare në periudhë afatshkurtër

Nëse keni fonde rezervë, përdorini ato për të paguar borxhet.

rishikoni prioritetet e kostos: ndoshta ju mund të përdorni shpenzimet më pak të rëndësishme të cilat do të jenë më të lehta për t’u paguar më vonë, për shlyerjen e kredisë (drejtojini disa shpenzime të tjera mujore, të cilat nuk janë të ndonjë rëndësie ekzistenciale, për pagesën e kësteve të kredisë, jini racional).

masa për të kaluar vështirësitë financiare në periudhë afatmesëm1. rrisni të ardhurat (bisedoni në lidhje me rritjen e pagës ose përpiquni të përmirësoni

punën tuaj, gjeni një punë shtesë, shihni mundësinë për të ndryshuar punë ose sillni ndryshime në biznesin tuaj).

2. reduktoni shpenzimet (për shembull kontrolloni mundësitë e ndryshimit të adresës dhe reduktoni kostot e qirasë, kontrolloni mundësinë për të kursyer nga faturat mujore ose eliminoni të gjitha kostot e panevojshme etj.)

masa per të kaluar vështirësitë financiare në periudhë afatgjatë1. Prona (shisni disa prej pronave tuaja: zëvendësojeni makinën tuaj me një makinë më të

lirë, shisni pronën që nuk ju nevojitet, konsideroni idenë për të lëvizur në një apartament më të vogël ose në godina biznesi më të vogla, etj.)

Page 31: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

30

Page 32: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Rreth kursimeve

Page 33: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Në këtë broshurë, do të dëshironim së pari të tërhiqnim vëmendjen tuaj mbi aspektet më të rëndësishme të kredimarrjes, mundësitë dhe rreziqet e lidhura me kreditë. Shpresojmë që t’ia kemi arritur qëllimit. megjithatë, ne kemi lënë hapësirë për një aspekt po aq të rëndësishëm në jetët tona: kursimi! Nëpërmjet kursimeve ne mësojmë t’i përdorim paratë në një mënyrë më racionale dhe të ndërgjegjësohemi mbi vlerën e tyre të vërtetë. Kursimi është shumë i dobishëm, pasi na jep siguri dhe na ndihmon që t’i përballojmë më lehtë situatat kur kemi nevojë të menjëhershme për para.

Çfarë tipe kursimesh janë të disponueshme?

Kemi dy lloje kursimesh:

• Kursime pa afat • Kursime me afat fiks

Të dyja llojet e kursimit gjenerojnë interes, i cili i shtohet llogarisë suaj të kursimit pas një periudhe të caktuar kohe.

Kursim pa afat do të thotë depozitimi i kursimit për një periudhë të pacaktuar kohe, ose deri në kohën kur ju vendosni t’i tërhiqni këto fonde nga llogaria. depozita e Kursimit mund të rritet ose të zvogëlohet në këtë periudhë, që do të thotë se ju mund të shtoni fonde në të ose t’i tërhiqni ato.Kursime me afat fiks do të thotë depozitimi i fondeve për një periudhë të caktuar kohe të rënë dakord më parë. Ky produkt kursimi zgjat për një periudhë të caktuar kohe dhe ju mund t’i përdorni fondet vetëm pas mbarimit të afatit. depozita me afat fiks Shuma e normës së interesit për depozitat me afat fiks rritet kryesisht së bashku me maturimin e depozitimit të afatit fiks. Në fund të periudhës së maturimit, depozita me afat mund të jetë e lirë, ose mund të rinovohet. Kjo varet nga dëshira dhe planet tuaja të investimit.

Bankat shpesh krijojnë produkte të veçanta kursimi si p.sh. kursime fleksibël, kursime për shtëpi, kursime për fëmijën etj. Nëse ju vendosni të zgjidhni njërën prej këtyre produkteve pyesni punonjësin e bankës që t’ju japë më shumë informacion në lidhje me veçoritë e produktit. Si të llogarisim interesin e kursimeve?

Kursimet pa afat dhe kursimet me afat fiks ju sjellin disa fitime të caktuara, interesi i të cilave shtohet pas një periudhe të caktuar kohe në llogarinë tuaj të kursimeve. Normat e interesit të reflektuara në materialet promocionale të bankës pasqyrojnë normën e interesit në vit. Në rastin e një kursimi pa afat, banka llogarit interesin tuaj në varësi të bilancit ditor në lloga-rinë tuaj të kursimit. Në të shumtën e rasteve, interesi llogaritet në varësi të ofertave të një banke të caktuar.

32

Page 34: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Norma e interesit të kursimeve me afat fiks është gjithmonë më e lartë sesa norma e interesit të kursimeve pa afat. Norma e interesit llogaritet gjithashtu në bazë vjetore, në varësi të ofer-tave të bankës, nga ku ju mund të zgjidhni tërheqjen e interesit në afatet e mëposhtme:

• mujore• pas përfundimit të periudhës së depozitës me afat fiks• në avancë

Interesi llogaritet kryesisht nëpërmjet të ashtëquajturës metodë e thjeshtë, në bazë të 365 ditëve të vitit/ numri aktual i ditëve. Ne do të paraqesim shembujt në vijim për ta bërë më të thjeshtë kuptimin e tyre*:

Shuma e depozitës me afat fiks: 1000 lekëAfati: 01.01.2009 – 01.07.2009 6 muaj (181 ditë)Norma vjetore e interesit: 3%

Pagesa e interesit: pas përfundimit të periudhës së depozitës me afat

llogaritja e interesit: 1000 lekë X (181/365) X 3% = 1000 lekëX 0.49589 X 3/100 = 1000 lekë X 0.49589 X 0.03 =`14.87 lekë

* Shembulli është për qëllime ilustruese dhe interesi mund të mos jetë i njëjtë me interesin e përdorur nga banka të ndryshme.

Ekziston edhe një metodë tjetër për llogaritjen e interesit të kursimeve – e ashtëquajtura nor-më interesi e ponderuar – e cila është paksa më e ndërlikuar. Në çdo rast, gjithmonë pyesni punonjësin e bankës që t’ju shpjegojë mënyrën se si llogaritet interesi për një produkt të cak-tuar kursimi.

Si mund të zgjedhim tipin e duhur të depozitës së kursimit?

Një produkt kursimi pa afat ju përshtatet nëse dëshironi të bëni veprimet e mëposhtme:

• Të nisni të kurseni. • Të depozitoni në llogari, dhe të tërhiqni shuma të ndryshme nga ajo.

Një produkt kursimi pa afat mund të krahasohet me një derrkuc parash (arkë personale kur-simi) ku ju mund të depozitoni paratë tuaja, por gjithashtu mund t’i përdorni ato sa herë që ju dëshironi. Ky është avantazhi kryesor i këtij lloji kursimi. gjithashtu, një kursim pa afat në të shumtën e rasteve nuk ka limite për sa i përket minimumit të kërkuar të depozitës.

33

Page 35: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

S I T ’ I d R E J T O H E S H N J Ë B A N K E

34

Page 36: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

35

Kursimet me afat fiks ju përshtaten në situatat e mëposhtme: • Keni kursyer tashmë një shumë të caktuar.• Jeni i sigurt se nuk do të keni nevojë për shumën e depozituar për kursim për një periudhë të caktuar kohe.

llogaria e kursimit të depozitës me afat është kasaforta ku ju mund të derdhni paratë tuaja dhe t’i mbani të kyçura për një periudhë kohe. Pas përfundimit të depozitës me afat, ju përfitoni të ardhura shtesë nga interesi.

Si të kursejmë?

Vendimi më i vështirë dhe më i rëndësishëm që duhet të merrni është: “Unë dua të kursej”. Sigurisht, kjo është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u vënë në praktikë. Ne duam t’ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në hedhjen e hapit tuaj të parë:

përcaktoni qëllimin e kursimit tuaj (blerje makine, pushime vjetore, arsimimi i fëmijës suaj, etj.). Në këtë mënyrë ju do të motivoni veten për të kursyer në mënyrë të rregullt.Përcaktoni shumën që dëshironi të kurseni çdo muaj (përshtateni shumën me të ardhurat dhe kostot tuaja mujore). Përdorni shërbimin që banka ju ofron – aktivizoni urdhrin periodik dhe transferoni çdo muaj shumën e parave që ju dëshironi të tërhiqet nga llogaria juaj rrjedhëse në llogarinë tuaj të kursimit.Jini këmbëngulës - pranojini kursimet si detyrimin tuaj mujor.

Përpiquni të planifikoni! Në vend që të kurseni në fund të muajit shumën që ju ka mbetur për muajin në fjalë, kurseni në fillim të çdo muaji. Përcaktoni shumën që ju dëshironi të hiqni mënjanë, edhe nëse ajo është një shumë e vogël. Nëse vendosni të hiqni mënjanë 2000 lekë cdo muaj në fund të vitit ju do të keni 24000 lekë kursime, e cila ju mundëson dhe rrit sigurinë e pavarësisë suaj financiare.

Çfarë duhet të kemi parasysh përpara nënshkrimit të një kontrate depozitë me afat?

Kur ju depozitoni paratë tuaja në llogarinë e depozitës me afat, ju firmosni një kontratë për këtë de-pozitë. Kjo kontratë rregullon të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve të marrëveshjes, tuajën dhe të bankës. Përpara nënshkrimit të kontratës është e rëndësishme që ju t’i kushtoni kujdes pikave të mëposhtme të përcaktuara në marrëveshje:

• Shumës së saktë (në numra dhe fjalë). • monedhës.• Periudhës së depozitës me afat.• Normës së interesit në përqindje. • Shënimit nëse norma e interesit është fikse, pra e pandryshueshme, apo e ndryshueshme.• mënyrës së llogaritjes së interesit.• mënyrës së pagesës së interesit.• mënyrës së rinovimit të depozitës me afat (automatik ose sipas kërkesës së klientit).• Kushteve dhe komisioneve në rastin e përfundimit të parakohshëm të periudhës së depozitës me afat.

Page 37: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

36

Bëni kujdes me tërheqjen e parakohshme të parave nga llogaria e depozitës me afat – që do të thotë përpara mbarimit të periudhës së depozitës me afat të përcaktuar në kontratën e depozitës, pasi në këtë rast bankat llogarisin një normë interesi më të ulët dhe/ose aplikojnë tarifa për përfundimin e parakohshëm të depozitës me afat. Kjo tarifë përdoret për të mbuluar shpenzimet që banka ka, pasi ajo ka planifikuar perdorimin e këtyre fondeve për kohën e përcaktuar në kontratë.

Page 38: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

rreth llogarive rrjedhëSe dhe kartat

llogaritë rrjedhëse përdoren për kryerjen e transaksioneve, pagesave brenda dhe jashtë vendit, të njohura ndryshe si transferta parash. Ato mund të përdoren për lloje të ndryshme kreditimi dhe debitimi dhe për këmbime valutore. llogaritë tuaja në bankë janë në fakt, një lloj dokumenti identifikimi bankar: nëpërmjet monitorimit të llogarive tuaja, banka mund të vëzhgojë situatën tuaj financiare, nevojat tuaja potenciale dhe t’ju ofrojë zgjidhjen më të për-shtatshme për ju. Shumica e personave të punësuar, e marrin pagën e tyre nëpërmjet llogarive rrjedhëse, por mund gjithashtu t’i përdorin këto llogari edhe për të kryer pagesa brenda dhe jashtë ven-dit. Studentët, pensionistët, të papunët, sipërmarrësit, fermerët dhe të tjerë mund të kenë gjithashtu llogari rrjedhëse dhe të marrin pagesa nëpërmjet këtyre llogarive, d.m.th. të krye-jnë transaksione, sikurse edhe kompanitë dhe bizneset e ndryshme, që gjithashtu mund të kryejnë transaksione pagese cash dhe jo cash si hyrëse, ashtu edhe dalëse nga këto llogari.Ju mund të derdhni para në llogarinë tuaj rrjedhëse ose në llogarinë rrjedhëse të një individi tjetër privat, ndërkohë që paratë mund të tërhiqen vetëm nga llogaria që ju keni, ose për të cilën ju jeni i autorizuar. llogaritë mund të jenë në monedha të ndryshme. Në Shqipëri moned-hat në të cilat hapen më shpesh llogaritë, janë në lekë (All), Euro (Eur), dollarë Amerikanë (USd), Paund Britanik (gBP) dhe Franga Zviceriane (CHF).

llogaritë rrjedhëse në përgjithëai janë me komision. merrni në konsideratë që bankat aplikoj-në një tarifë të caktuar për hapjen, mirëmbajtjen, dërgimin e pasqyrave të llogarisë (nëpërmjet postës ose email-it), mbylljen e llogarive rrjedhëse, si edhe për aktivizimin e urdhrit periodik dhe dërgimin e parave brenda dhe jashtë vendit. Prandaj është mirë që të kontrollohen ofertat e bëra nga banka të ndryshme dhe punonjësi i bankës të pyetet gjatë hapjes së një llogarie në mënyrë që ai t’ju informojë mbi tarifat që i referohen përdorimit të llogarisë rrjedhëse.

Karta zëvendëson paratë dhe lidhet me llogarinë tuaj rrjedhëse, ose me një llogari tjetër speci-fike për kartën. Kartat janë kuleta juaj elektronike. Nëpërmjet tyre ju mund të blini në termi-nalet PoS, mund të tërhiqni para nga ATm-të, mund të blini në internet, mund të rezervoni hotelin ose biletën tuaj të avionit. Ka dy lloje kartash: karta debiti dhe karta krediti.

Kartat e debitit janë kartat që lidhen me llogarinë tuaj rrjedhëse dhe me të cilën ju mund të pa-guani mallra dhe shërbime me shumën që ju dispononi në llogarinë tuaj rrjedhëse (përfshirë overdraftin e mundshëm që është miratuar për ju). Kur ju paguani me një kartë debiti, llogaria juaj rrjedhëse debitohet menjëherë.

37

Page 39: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

RReth llogaRive RRjedhëse dhe kaRtat

Nga ana tjetër, kartat e kreditit funksionojnë në një mënyrë të tillë që ju të mund të blini mallra kur ju nevojiten dhe të paguani një herë në muaj në bazë të statutit të llogarisë së dërguar nga banka. Ju mund të paguani të gjithë shumën e detyrimit ose një pjesë të tij, bazuar në llojin e kartës suaj të kreditit:

Charge Card (karta të pagesave të mëvonshme, ose karta me tarifim, me të cilat klienti kryen shlyerjen e plotë të shumës së debituar brenda nje afati të paracaktuar nga banka), ose revolving e cila shlyhet me këste mujore, brenda një afati të paracaktuar nga banka dhe që aplikon një normë interesi vjetore. Kjo normë varion kryesisht nga 5 deri në 10 për qind e borxhit gjatë një muaji. Interesi lloga-ritet mbi borxhin aktiv të mbetur.

Kartat mund të përdoren në ATm me numër identifikimi personal (PIN) i cili përbëhet zakonisht nga katër shifra. Niveli i sigurisë së përdorimit të një karte është shumë i lartë nëse ju i besoni rekomandimit për të mos e mbajtur PIN-in tuaj në formë të shkruar së bashku me kartën. Përpiquni që ta memorizoni këtë numër.

Për përdorimin e kartave të bankës aplikohet një komision. Kështu, përpara se ju të zgjidhni kartën tuaj, kontrolloni komisionin për lëshimin e kartës, komisionin vjetor për përdorimin e saj, atë për zëvendësimin e kodit të kartës/PIN dhe tarifën e aplikuar për tërheqjen e parave nga ATm-të.

Vlerësoni se cila kartë ju përshtatet më mirë. Ndryshe nga kartat e debitit, që ju mundësojnë përdorimin e parave në llogarinë tuaj, kartat e kreditit kërkojnë më shumë kujdes. Ato janë një formë e kredidhënies afatshkurtër dhe mund të njihen edhe si një kredi konsumatore. Kushtojini një kujdes të veçantë limitit të kredisë që banka aprovon për ju. Verifikoni me një punonjës banke deri ku mund të shkojë limiti juaj i kredisë, pasi disa banka automatikisht e rrisin limitin e miratuar. Fatkeqësisht, kartat e kreditit shpesh shkaktojnë mbingarkim me borxh dhe në rastet më të këqija, klienti duhet të marrë një kredi konsumatore në mënyrë që të paguajë borxhin e kartës së kreditit. Ne ju këshillojmë që të mos e pranoni limitin që e tejkalon kapacitetin tuaj të borxhit, edhe nëse banka jua ofron një limit aq të lartë! Nëse ju pajiseni me një kartë kredititi që i përshatet kapacitetit tuaj shpenzues, atëherë kjo kartë do të jetë produkti që do të plotësojë nevojat dhe dëshirat tuaja.

38

Page 40: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Pyetje që duhet t’i bëni një PunonjëSi banke? kartat

1. Cila është monedha e kredisë? 2. Sa është kësti im mujor?3. Cilat janë kostot e kredisë dhe çfarë përfshijnë? 4. Cila është norma efektive e interesit për kredinë? 5. A është norma e interesit fikse apo e ndryshueshme? 6. Çfarë garancish mund të ofroj unë? 7. Cila është tarifa e shlyerjes së parakohshme të kredisë? 8. A mund të marr një plan shlyerjeje kredie? 9.A ka kosto të tjera shtesë (monitorim, tarifa mirëmbajtje llogarie etj.)?

Pyetje ShteSë (vetëm Për kartat e kreditit)

1. Si e përcakton banka limitin e kartës? 2. Cila përqindje e borxhit /Çfarë pjesë e borxhit shlyhet çdo muaj? 3. Pas sa kohe duhet të paguhet i gjithë borxhi? 4. Në ç’mënyrë banka rrit/ul limitin e kartës?

Pyetjet që duhet t’i bëni një PunonjëSi banke mbi kreditë?

1. Cila është monedha e kredisë? 2. Sa është kësti im mujor?3. Cilat janë kostot e kredisë dhe çfarë përfshijnë? 4. Cila është norma efektive e interesit për kredinë? 5. A është norma e interesit fikse apo e ndryshueshme? 6. Çfarë garancish mund të ofroj unë? 7. Cila është tarifa e shlyerjes së parakohshme të kredisë? 8. A mund të marr një plan shlyerjeje kredie? 9. A ka kosto të tjera shtesë (monitorim, tarifa mirëmbajtje llogarie etj.)?

rreth llogarive rrjedhëSe dhe kartat

39

Page 41: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE

Pyetje që duhet t’i bëni një PunonjëSi banke mbi dePozitat?

1. A rinovohet automatikisht kontrata e depozitës? 2. Cila/Sa është norma e interesit dhe si llogaritet ajo? 3. A është norma e interesit fikse ose e ndryshueshme? 4. Si paguhet interesi? 5. Cilat janë kostot në rast mbyllje të parakohshme të depozitës ?

Pyetje që duhet t’i bëni një PunonjëSi banke Për kartat?

1. Cilat janë karakteristikat e kartës së ofruar nga banka? 2. Cila është tarifa e aplikuar për lëshimin e kartës dhe në cilën periudhë merret ajo?3. Sa është tarifa mujore e mirëmbajtjes së kartës? 4. Sa është tarifa e aplikuar për tërheqjen e parave nga ATm-të dhe blerjet në terminalet PoS? 5. Si rinovohet karta? 6.Çfarë duhet bërë në rast humbje/vjedhje të kartës/ kodit PIN? 7. Cila është tarifa e aplikuar për rinovimin e kodit PIN? 8. Çfarë duhet bërë kur ATm–ja më mban kartën?

40

Page 42: SI T'I dREJTOHESH NJË BANKE