shoqata për riciklim të materialeve: afatgjate përmes ... · më pak në dimër), dhe...

2
Shoqata për Riciklim të Materialeve: Sigurimi i qëndrueshmërisë afatgjate përmes iniciativave të përbashkëta të riciklimit Në mënyrë që të sigurohet se projekti është i qëndrueshëm në afat të gjatë dhe se pajisjet e dhëna dhe mjetet janë shfrytëzuar me përgjegjësi dhe në një mënyrë që do të sigurojë kthim maksimal për një periudhë të gjatë kohore, projekti ka themeluar një shoqatë për riciklimin e mbeturinave të quajtur “Iniciativq për riciklim kolektiv në Kosovë” (CRIK). Shoqata, e cila është e përbërë vetëm nga mbledhës joformalë të cilët janë trajnuar në mënyrë të veçantë për të udhëhequr shoqatën drejt një qëndrueshmërie afatgjate, jo vetëm që do të sigurojë mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qendrave të grumbullimit dhe të mjeteve të transportit, por do të shërbejë edhe si një platformë për mbledhësit joformalë. Kjo platformë, me qëllim të përbashkët të përmirësimit të të ardhurave dhe kushteve ekonomike të anëtarëve të komuniteteve rome, ashkali, dhe egjiptian të përfshira në grumbullimin e materialeve të riciklueshme, gjithashtu është krijuar për të avokuar për të drejtat e tyre, lobuar tek institucionet qeveritare dhe komunat për kushte më të mira të punës dhe punësim, dhe për të organizuar mbledhësit joformalë në mënyrë që ata mund të flasin me një zë të fuqishëm dhe të bashkuar. Është e domosdoshme për mbledhësit joformalë të organizohen dhe ta shohin njëri-tjetrin jo si konkurrentë, por si anëtarë të një grupi të përbashkët që përpiqet për një jetë më të mirë. CRIK është mjet shumë i dobishëm në sigurimin e një zëri të përbashkët dhe të fuqishëm për mbledhësit të cilët kanë nevojë të dëgjohen, por gjithashtu edhe në ofrimin e një platforme përmes së cilës ata mund të avokojnë për të jetësuar ndryshime pozitive për jetën e tyre dhe atë të familjeve të tyre. Për ne: Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova) është organizata kryesore joqeveritare (OJQ) që merret me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të të gjitha komuniteteve minoritare në Kosovë. Qëllimi ynë kryesor është që të kontribuojmë në zhvillimin e një shoqërie shumetnike përfshirëse, demokratike dhe të qëndrueshme në Kosovë. ECMI Kosova është përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm të projektit, të cilin e zbaton në partneritet me organizatën Shëndeti për të Gjithë (HFA) dhe Qendrën rome dhe Ashkali për Dokumentim (RADC), të dyja organizata joqeveritare me përvojë të gjerë në çështjet që lidhen me komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas. Për të arritur këtë ajo bazohet në një përvojë të gjatë në mbështetjen e institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile në një sërë fushash të shumëllojshme, përfshirë punësimin, arsimin dhe sektorët e ngritjes së kapaciteteve. Na kontaktoni Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova) Personi për kontakt: Trim Kabashi Email: [email protected] Tel.: +381 (0) 38 224 473 Adresa: Rr. Nëna Terezë nr. 20, Apt, 5 10000 Prishtinë, Kosovë Shëndeti për të Gjithë (HFA) Personi për kontakt: Gzim Hoti Email: [email protected] Tel.: +377 (0) 44 372 734 Adresa : “Fidan Lahu” Center nn, Fushë Kosovë, Kosovë, 10000 Qendra Rome dhe Ashkali për Dokumentim Personi për kontakt: Bekim Syla Email: [email protected] Tel.: +377 (0) 44 360 901 Adresa: Shaip Spahia B-I-15, Prishtinë, Kosovë, 10000 Përmbajtja e kësaj broshure nuk pasqyron opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian. Informacioni dhe pikëpamjet e shprehura në këtë broshurë janë përgjegjësi e plotë e autorit-(ve). • Mesatarisht, qendrat e grumbullimit ndajnë dhe procesojnë rreth 15-20 ton materiale të riciklueshme në muaj . Sasia e materialeve të procesuara varet nga moti (më shumë në verë, më pak në dimër), dhe disponueshmëria sezonale e burimeve (plastike, najloni, alumini). • Rreth 100 mbledhës joformalë, nga të cilat 60 janë përfitues direkt të projektit, trans- portjnë dhe shesin materiale të riciklueshme në qendra. • Qendrat blejnë materiale nga përfituesit e projektit me një çmim prej 0.18 euro për kilogram për PET dhe plastikë, çmim që është më i lartë se mesatarja e 0.14-0.16 euro për kilogram të cilin e ofrojnë kompanitë e mëdha private. • Mesatarisht, qendrat e grumbullimit blejn rreth 600-800 kg të materialeve të riciklueshme në ditë nga përfituesit e projektit, varësisht nga sezona. • Qendrat e grumbullimit janë afër komunitetit, duke shkurtuar kohën e tyre të udhëtimit si dhe shpenzimet e transportit. • Qendrat e grumbullimit nuk marrin ndonjë tarifë nga përfituesit për ndarje dhe kompa- ktik; kompanitë private ia zbatojnë tarifën mbledhësve në formë të çmimeve më të ulëta për materialet e tyre. • Si rezultat i kësaj, përfituesit e projektit kanë përfitim të drejtpërdrejtë neto në kuptim të një çmim më të lartë për materialet e tyre, kostot të ulëta të transportit, dhe një çmim të garantuar për materialet e mbledhura. Implementuar nga: Në partneritet me: RAD Cent er Roma & Ashkal ia Documentat ion Cent er EUROPEAN CENTRE FOR MINORITY ISSUES KOSOVO Projekt i financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Projekt i financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë RRITJA E PUNËSIMIT TË KOMUNITETEVE ROME, ASHKALI, DHE EGJIPTIANE NËPËRMJET NJË KOLEKTIVI TË RICIKLIMIT

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shoqata për Riciklim të Materialeve: afatgjate përmes ... · më pak në dimër), dhe disponueshmëria sezonale e burimeve (plastike, najloni, alumini). • Rreth 100 mbledhës

Shoqata për Riciklim të Materialeve: Sigurimi i qëndrueshmërisë afatgjate përmes iniciativave të përbashkëta të riciklimitNë mënyrë që të sigurohet se projekti është i qëndrueshëm në afat të gjatë dhe se pajisjet e dhëna dhe mjetet janë shfrytëzuar me përgjegjësi dhe në një mënyrë që do të sigurojë kthim maksimal për një periudhë të gjatë kohore, projekti ka themeluar një shoqatë për riciklimin e mbeturinave të quajtur “Iniciativq për riciklim kolektiv në Kosovë” (CRIK). Shoqata, e cila është e përbërë vetëm nga mbledhës joformalë të cilët janë trajnuar në mënyrë të veçantë për të udhëhequr shoqatën drejt një qëndrueshmërie afatgjate, jo vetëm që do të sigurojë mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qendrave të grumbullimit dhe të mjeteve të transportit, por do të shërbejë edhe si një platformë për mbledhësit joformalë. Kjo platformë, me qëllim të përbashkët të përmirësimit të të ardhurave dhe kushteve ekonomike të anëtarëve të komuniteteve rome, ashkali, dhe egjiptian të përfshira në grumbullimin e materialeve të riciklueshme, gjithashtu është krijuar për të avokuar për të drejtat e tyre, lobuar tek institucionet qeveritare dhe komunat për kushte më të mira të punës dhe punësim, dhe për të organizuar mbledhësit joformalë në mënyrë që ata mund të flasin me një zë të fuqishëm dhe të bashkuar. Është e domosdoshme për mbledhësit joformalë të organizohen dhe ta shohin njëri-tjetrin jo si konkurrentë, por si anëtarë të një grupi të përbashkët që përpiqet për një jetë më të mirë. CRIK është mjet shumë i dobishëm në sigurimin e një zëri të përbashkët dhe të fuqishëm për mbledhësit të cilët kanë nevojë të dëgjohen, por gjithashtu edhe në ofrimin e një platforme përmes së cilës ata mund të avokojnë për të jetësuar ndryshime pozitive për jetën e tyre dhe atë të familjeve të tyre.

Për ne: Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova) është organizata kryesore joqeveritare (OJQ) që merret me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të të gjitha komuniteteve minoritare në Kosovë. Qëllimi ynë kryesor është që të kontribuojmë në zhvillimin e një shoqërie shumetnike përfshirëse, demokratike dhe të qëndrueshme në Kosovë.

ECMI Kosova është përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm të projektit, të cilin e zbaton në partneritet me organizatën Shëndeti për të Gjithë (HFA) dhe Qendrën rome dhe Ashkali për Dokumentim (RADC), të dyja organizata joqeveritare me përvojë të gjerë në çështjet që lidhen me komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas. Për të arritur këtë ajo bazohet në një përvojë të gjatë në mbështetjen e institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile në një sërë fushash të shumëllojshme, përfshirë punësimin, arsimin dhe sektorët e ngritjes së kapaciteteve.

Na kontaktoni Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova)Personi për kontakt: Trim Kabashi Email: [email protected].: +381 (0) 38 224 473Adresa: Rr. Nëna Terezë nr. 20, Apt, 5 10000 Prishtinë, Kosovë

Shëndeti për të Gjithë (HFA) Personi për kontakt: Gzim Hoti Email: [email protected].: +377 (0) 44 372 734Adresa : “Fidan Lahu” Center nn, Fushë Kosovë, Kosovë, 10000

Qendra Rome dhe Ashkali për Dokumentim Personi për kontakt: Bekim SylaEmail: [email protected].: +377 (0) 44 360 901Adresa: Shaip Spahia B-I-15, Prishtinë, Kosovë, 10000

Përmbajtja e kësaj broshure nuk pasqyron opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian.Informacioni dhe pikëpamjet e shprehura në këtë broshurë janë përgjegjësi e plotë e autorit-(ve).

• Mesatarisht, qendrat e grumbullimit ndajnë dhe procesojnë rreth 15-20 ton materiale të riciklueshme në muaj. Sasia e materialeve të procesuara varet nga moti (më shumë në verë, më pak në dimër), dhe disponueshmëria sezonale e burimeve (plastike, najloni, alumini).

• Rreth 100 mbledhës joformalë, nga të cilat 60 janë përfitues direkt të projektit, trans-portjnë dhe shesin materiale të riciklueshme në qendra.

• Qendrat blejnë materiale nga përfituesit e projektit me një çmim prej 0.18 euro për kilogram për PET dhe plastikë, çmim që është më i lartë se mesatarja e 0.14-0.16 euro për kilogram të cilin e ofrojnë kompanitë e mëdha private.

• Mesatarisht, qendrat e grumbullimit blejn rreth 600-800 kg të materialeve të riciklueshme në ditë nga përfituesit e projektit, varësisht nga sezona.

• Qendrat e grumbullimit janë afër komunitetit, duke shkurtuar kohën e tyre të udhëtimit si dhe shpenzimet e transportit.

• Qendrat e grumbullimit nuk marrin ndonjë tarifë nga përfituesit për ndarje dhe kompa-ktik; kompanitë private ia zbatojnë tarifën mbledhësve në formë të çmimeve më të ulëta për materialet e tyre.

• Si rezultat i kësaj, përfituesit e projektit kanë përfitim të drejtpërdrejtë neto në kuptim të një çmim më të lartë për materialet e tyre, kostot të ulëta të transportit, dhe një çmim të garantuar për materialet e mbledhura.

Implementuar nga: Në partneritet me:

RA D C en t er

Ro ma & As h kal ia Do c umen t at io n Cen t er

EUROPEAN CENTREFOR MINORITYISSUES KOSOVO

Projekt i �nancuar nga BE dhe menaxhuarnga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Projekt i �nancuar nga BE dhe menaxhuarnga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

RRITJA E PUNËSIMIT TË KOMUNITETEVE ROME, ASHKALI, DHE EGJIPTIANE NËPËRMJET NJË KOLEKTIVITË RICIKLIMIT

Page 2: Shoqata për Riciklim të Materialeve: afatgjate përmes ... · më pak në dimër), dhe disponueshmëria sezonale e burimeve (plastike, najloni, alumini). • Rreth 100 mbledhës

Rritja e punësimit dhe të hyrave

Projekti krijon kushte të favorshme të punës për një nga grupet më të cenueshme në shoqërinë tonë, anëtarët e komu-niteteve rome, ashkali, dhe egjiptiane, duke u ofruar atyre mundësi për të përmirësuar mirëqenien e tyre sociale, ulur shkallën e papunësisë dhe për të krijuar të ardhura të qëndrueshme për veten dhe familjet e tyre. Projekti siguron mbështetje për këta anëtarë, të cilët mbledhin materiale të riciklueshme në mënyrë joformale, duke përdorur dhe zgjeruar modelet ekzistuese të biznesit që ata kanë krijuar dhe duke i mbështetur ata për të përmirësuar aftësitë e tyre, për të zgjeruar qasjen e tyre në resurse si dhe duke rritur kapacitetet e tyre për të mbledhur mbeturina të riciklueshme.

Me qëllim të formalizimit të modelit të tyre aktual të biznesit, projekti ka inkura-juar dhe përkrahur format e përbashkëta të bashkëpunimit në ndërmarrësi

ndërmjet mbledhësve joformalë duke rritur kapacitetet e tyre për të mbledhur, përpunuar, kompaktuar, dhe shitur mbet-jet e riciklueshme në drejtim të rritjes së punësimit dhe rritjes së të ardhurave. Projekti e ka arritur këtë duke pajisur përfituesit e projektit me infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme për rritjen e kapaciteteve të tyre për të mbledhur dhe për të shitur materialet e riciklueshme, si dhe nëpërmjet krijimit të qendrave të grumbullimit të pajisura me gjithë makin-erinë e nevojshme. Për të nxitur forma të përbashkëta të bashkëpunimit dhe koordinimit, projekti ka themeluar edhe shoqatën për riciklimin e mbeturinave "Iniciativa për riciklim kolektiv në Kosovë", e cila shërben si një platformë për mbled-hësit joformalë për t'u angazhuar me institucionet publike në diskutimet në zhvillim e sipër për menaxhimin e mbe-turinave dhe riciklimin e tyre në Kosovë.

Pesëmbëdhjetë (15) përfitues janë të vetë-punësuar në mbledhjen dhetransportimin e materialeve të

riciklueshme në qendrat e grumbullimit

Kapacitetet e përfituesëve për mbledhje dhe transportim të materialeve janë rritur

në mënyrë të konsiderueshme

Rritja e të hyrave përmes produktivitetit më të lartë

Të hyrat mujore

ME pajisje

transportimi: 300+ kg për ditë,

mesatarisht

Me pajisje

transportimi:€200-250

Pa pajisje

transportimi: €80

Papajisje

transportimi: 50-60kg për ditë,

mesatarisht Rritja e punësimit dhe të hyrave maqinerisë së specializuar

Maqineria e presimit

Çmimi i materialeveme

maqina presimi:€0.24-0.26

cents/kg

Çmimi i materialevepa

maqina presimi:€0.14-0.16

cents/kg

Koha nga mbledhje deri në shitje është

minimizuar duke shpier në produktivitet

më të lartë

Përfituesit shrytëzojnë uniformat dhe pajisjet

mbrojtëse drejt njëmjedisi më të sigurtëdhe higjienik të punës

Kapacitetet e mbledhjes janë rritur

ndjeshëm duke rezultuarnë mbledhje më efikase

të materialeve

Projekti ka themeluar katër qendra të grumbullimit të materialeve të riciklueshme, dhe i ka pajisur ato me pajisjet e nevojshme për të mbledhur, procesiar, dhe kompaktuar materialet. Qendrat punësojnë gjashtë (6) përfitues, të cilët operojnë makinerinë dhe proceso-jnë/presojnë materialet e mbledhura, dhe të cilët fitojnë mesatarisht një rrogë prej € 220-250 në muaj. Materialet e mbledhu-ra, kur procesohen dhe kompaktohen, kanë një çmim më të lartë në tregun e materialeve të riciklueshme. Ndërsa më herët mbledhësit joformalë shitnin mate-rialet e mbledhura me një çmim të ulët që ishte vendosur nga kompanitë që blenin atë material, tani mbledhësit joformalë shesin materialet e mbledhura në qendrat e grumbullimit të cilat ofrojnë një çmim të garantuar, që në përgjithësi është më i

lartë se ai i ofruar nga kompanitë. Qendrat pastaj procesojnë dhe kompaktojnë materialet në dengje të mëdha. Si rezultat i këtij procesi, materialeve i shtohet vlerë dhe ato shiten me një çmim më të lartë në krahasim me praktikat e mëparshme të shitjes individuale nga secili përfitues.

Qendrat e grumbullimit të materialeve të riciklueshme: Gjenerim i të hyrave dhe shtimi i vlerës së materialeve

Rritja e kapaciteteve për mbledhje dhe ulja e kostos operacionaleProjekti ka pajisur pesëmbëdhjetë (15) përfitues me pajisje të rëndësishme infrastrukturore, si moto-kutlviatorë dhe trocikla me rimorkio, në mënyrë që ata të rrisin kapacitetet e tyre operacionale. Më parë, përfituesit e projektit të angazhuar në mbledhje joformale nuk kanë pasur transport të përshtatshëm për transportim efikas të materialeve, duke përdorur ose biçikleta me shporta të vogla ose duke bartur ato manualisht me dorë. Si rezultat, grumbullimi ishte tejet joefikas duke rezultuar në të ardhura shumë të ulëta. Përveç kësaj, projekti ka pajisur edhe të gjithë përfituesit me uniformat e nevojshme dhe veshje mbrojtëse për të siguruar një mjedis të sigurt dhe higjienik të punës.