analiza e zinxhirit të vlerës të prodhimeve të dyta të ... · prodhimeve të dyta të pyllit,...

36
ALPIN “REGIONAL AND ECONOMIC DEVELOPMENT CENTER” Address: Str.“Tercilio Kardinali”, close to ”Veri” Hotel, Peshkopi-Albania. Email: [email protected] Analiza e Zinxhirit të Vlerës të prodhimeve të Dyta të Pyllit në rrethin e Pukës Pukë, Nëntor, 2015 Kontraktuar: Shoqata “Agro-Puka” Përgatitur: Qendra për Zhvillime Rajonale dhe Ekonomike “ALPIN” në kuadër të: Projektit: “Të përmirësojmë kushtet e jetesës së popullsisë rurale të rrethit të Pukës” Mbështetur ngaWe Effect - Swedish Cooperative Centre

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

ALPIN“REGIONAL AND ECONOMIC DEVELOPMENT CENTER”

Address: Str.“Tercilio Kardinali”, close to ”Veri” Hotel, Peshkopi-Albania. Email: [email protected]

Analiza e Zinxhirit të Vlerës të prodhimevetë Dyta të Pyllit në rrethin e Pukës

Pukë, Nëntor, 2015

Kontraktuar: Shoqata “Agro-Puka”

Përgatitur: Qendra për Zhvillime Rajonale dhe Ekonomike “ALPIN”

në kuadër të:

Projektit: “Të përmirësojmë kushtet e jetesës së popullsisë rurale të rrethit të Pukës”

Mbështetur ngaWe Effect - Swedish Cooperative Centre

Lista e Shkurtimeve

PDP Prodhime të Dyta të PyllitUSAID United States Agency for International DevelopmentBM Bimë MjekësoreEU European UnionGTZ Deutsche Gesellschaft für Technische ZusammenarbeitUNDPSNV

United Nations Development ProgrammeNetherland Development Organization

2

Tabela e Përmbledhëse

Përmbledhje

Përmbledhje e shkurtër...............................................................................................................41. hyrje........................................................................................................................................6

1.1 Objektiva e analizës dhe metodologjia.....................................................................61.2 Rëndësia e sektorit të prodhimeve të dyta të pyllit në ekonominë lokale të zonës së Pukës.........................................................................................................................................7

2. Aktorët kryesorë në hartën e gjithë zinxhirit të prodhimeve të dyta të pyllit.......................102.1 Struktura e plotë e zinxhirit të vlerës......................................................................103. Prodhimet e Dyta të pyllit ne zinxhirin e vlerës.......................................................123.1 Kërpurdha...............................................................................................................12

3.1.1 Prodhimi (mbledhës grumbullues):..........................................................................123.1.2 Tregu:.......................................................................................................................133.1.3 Përpunimi.................................................................................................................143.1.4 Kultivimi..................................................................................................................14

3.2 Manaferra................................................................................................................163.2.1 Prodhimi (mbledhës grumbullues):..........................................................................163.2.2 Tregu:.......................................................................................................................173.2.3 Përpunimi.................................................................................................................173.1.4 Kultivimi..................................................................................................................18

3.3 Bimët Mjeksore.......................................................................................................193.3.1 Prodhimi (mbledhës dhe gumbullues):....................................................................193.3.2 Tregu:.......................................................................................................................203.3.3 Kultivimi..................................................................................................................22

4. Konkluzionet dhe Analiza SWOT........................................................................................234.1 Gjetjet kryesore në Analizën e Zinxhirit të Vlerës PDP.........................................234.2 Analiza SWOT........................................................................................................254.3 Pikat e ndërhyrjes dhe rekomandimet për zhvillimin e zinxhirit të vlerës.............26

4.3.1 Rekomandime për Zhvillimin e Zinxhirit të Vlerës për PDP..................................264.3.2 Rekomandime për shoqatën Agro-Puka:.................................................................27

4.4 Konkluzione............................................................................................................29

3

PËRMBLEDHJE E SHKURTËR

Prodhimet e dyta të pyllit ose prodhime jodrusore ku grupohen; Bimët mjekësore dhe aromatike,frutat e pyllit, kërpudhat, etj, janë një sektor ekonomik i rëndësishëm në Shqipëri. Përllogariten segjenerojnë të ardhura më shumë se 16 milion Euro në vit. Në këtë sektor janë të punësuar kryesishtme kohë të pjesshme më shumë se 100 000 persona, kryesisht banorë të zonave rurale.

Ky sektor tashmë është një burim i rëndësishëm i të ardhurave të ekonomisë për shumë familje qëjetojnë dhe banojnë në zonat rurale. Familjet që jetojnë në fshat, prodhimet e dyta të pyllit (PDP) imbledhin në gjendje të egër dhe i trajtojnë/ përpunojnë në rrugë natyrale dhe artizanale. Kohët efundit ka filluar dhe kultivimi i disa llojeve të bimëve mjekësore, kryesisht i sherebelës. Një prodhimdisi i madh i kësaj bime, pa një njohje të tregut, duke përdorur toka dhe varietete jo të përshtatshmepër këtë kulturë, me cilësi të ulët e kanë çvlerësuar eksportin dhe bllokuar tregun.

Zinxhirin e vlerës, ky sektor e ka kryesisht të orientuara në masën më të madhe drejt eksportit.Sektori i eksporteve të prodhimeve të dyta të pyllit ka arritur një vlerë rreth 1.7 miliardë lekë në vit(ose rreth 14.7 milion euro), nga ku 60% e eksporteve janë dërguar kryesisht në Gjermani dhe SHBA.Në krahasim me tregun e jashtëm, tregu i brendshëm është shumë më i kufizuar për shitjen eprodhimeve të dyta të pyllit. Shqipëria zë një vend kryesor në tregun ndërkombëtar për disa produkte,të tilla si sherebela, trumza, rigoni, etj, në disa tregje specifike produktet shqiptare janë udhëheqësit etregut, të tilla si në rastin e sherebelës në SHBA dhe trumzës së egër në Gjermani.

Mbledhësit dhe grumbulluesit më të shumët të prodhimeve të dyta të pyllit; janë banorët e zonaverurale, kryesisht në zonat malore si; Puka, Malësia e Madhe, Kukësi, Dibra, Elbasani, Erseka,Gramshi, Përmeti, etj.

Zona e Pukës, ku është fokusuar edhe studimi, është një nga zonat më kryesore të mbledhjes dhegrumbullimit të Prodhimeve të Dyta të Pyllit, të cilat zënë një peshë specifike të lartë në të ardhurat efamiljeve pukjane.

Struktura e zinxhirit të vlerës për prodhimet e dyta të pyllit është relativisht e thjeshtë: familjet qëjetojnë kryesisht në fshat i mbledhin në gjendje të egër dhe një pjesë edhe i thajnë, dhe pastaj shkojnëtek grumbulluesit në nivel zone dhe pastaj këta i dërgojnë te grumbulluesit, përpunuesit dheeksportuesit që në nivel kombëtar janë rreth 30-40 grumbullues më të mëdhenj. Këto grumbullues eeksportues janë kryesisht vendas por ka dhe të huaj. Janë disa eksperienca pozitive të eksportuesvevendas që kanë filluar dhe proçesin e përpunimit, kryesisht të esencave si lëndë të parë industriale.

Studimi i paraqitur është fokusuar vetëm në zonën e Pukës, e cila ka disa karakteristika kyesoredalluese që e profilizojnë si një zonë me potenciale të larta në sektorin e Prodhimeve të dyta të pyllit,siç janë:

Pozita e favorshme gjeografike, Puka ka një shtrirje në sipërfaqe të madhe rreth 103.000 ha,sipërfaqa pyjore që zë më shumë se 80% të saj, diversiteti i florës është i madh duke nisur ngazona e Larit (Lauretum), zona e gështenjës (Castanetum), zona pishës (Pinetum), zona e ahut(Fagetum) dhe zona e kullotave malore (Alpinetum).

Numri i madh i familjeve që merren me mbledhjen, grumbullimin, përpunimin, tregtimin eprodhimeve të dyta të pyllit, në kohë sezonale që përkon me prodhimtarinë e tyre në këtëzonë. Janë rreth 50-60% e familjeve që jetojnë në territorin e Pukës që jetojnë si në zonatrurale dhe në atë urbane që merren me këtë veprimtari.

Të ardhurat e konsiderueshme që vijnë për familjet Pukjane nga ky sektor, përllogoriten tëshkojnë nga 500-1000 dollarë për familje në vit.

4

Studimi ka marrë në konsideratë të analizës së tij vetëm prodhimet e dyta të pyllit që lidhen me:

- Kërpurdhat - Manaferrat - Bimët mjekësore dhe aromatike

Këto janë PDP (Prodhime të Dyta Pyjore) që zënë peshën më të madhe të volumit qe mblidhet dheeksportohet, dhe që sjellin të ardhura më të mëdha për familjet pukjane.

Studimi nuk është ndaluar në prodhimet e tjera te dyta të pyllit, që gjithashtu zënë peshë tëkonsiderushme në zonën e Pukës, siç janë boronica, thana, gështenja, etj, pasi kanë karakteristika tëtjera përsa i përket strukturës së zinxhirit të vlerës.

Gjatë këtyre 10-viteve të fundit në zonën e Pukës, ky sektor është rritur si nga sasia e produktit dhenga eficenca, në mënyrë të natyrshme dhe organike. Një numër i konsiderushëm i operatorëveekonomik lokalë, kanë krijuar eksperienca, kontakte, burime te reja dhe kanë tentuar të dalin direkt nëpërpunim, në tregun vendas dhe në eksport. Gjithashtu, janë shtuar investimet dhe përpjekjet në gjithastrukturën e zinxhirit të vlerës së prodhimeve të dyta të Pyllit si në pajisje dhe pikat e tharjes. Mund tëpërmendim: AgroPuka, grupi i grave të fshatit Qerret, Qendra “At Mhill Trashani” Kçire, Nikoll Uka,etj, të cilët merren me grumbullim, përpunim dhe konservim, trajtim në dhoma frigoriferike, etj,duke synuar për të pasur një akses më të madh në tregun e huaj.

Megjithë, këto ndryshime pozitive, zinxhiri i vlerës së prodhimeve të dyta të pyllit në Pukë përballetmë shumë sfida siç janë: i) njohuritë e kufizuara të mbledhësve për kohën, teknologjinë e duhur tëmbledhjes, tharjes, përpunimit, etj; ii) mungesa e skemave të mbështetjes financiare që stimulojnëkëtë sektor në Pukë; iii) kapacitetet e mungura/cunguara të mbështetjes teknike dhe këshilluese; iv)spekullimi me çmimin nga eksportuesit italiane, serbe dhe kosovarë; që i grumbullojnë me çmime tëulta, duke manipuluar si me sasinë dhe cilësinë; v) akses i dobët me tregun e huaj, ku nuk kemi asnjëeksportues vendas/lokalë; vi) promovim i dobët i vlerës që kanë prodhimet e dyta të pyllit për Pukëndhe banorët e saj.

Pas gjithë proçesit të plotë të analizës së zinxhirit të vlerës, me mbledhje të dhënash, me intervista meaktorë të ndryshëm si fermerë, mbledhës, grumbullues, përpunues, shitës shumice, eksportues,përfaqësues të pushtetit lokal, donator të ndryshëm dhe më pas diskutimeve me grupe fokus, urekomandua që: i) Të punohet për dhënien e asistencës teknike për mbledhësit që të rrisin cilësinë eprodhimit në kohë dhe teknologji; ii) të nxiten fermerët që të fillojnë kultivimin e prodhimeve të dytatë pyllit; iii) të asistohen fermerët me asitencë teknike që të mund të përthithin financime ngadonatorët e huaj dhe skemat e subvencionit; iv) të nxiten tregtarët vendas për të marrë pjesë nëpanaire ndërkombëtare dhe të dalin vetë në treg; v) të mbështeten investitorë lokalë për krijimin epikave grumbulluese, frigoriferike, tharëse dhe përpunuese; vi) të krijohet një markë lokale eçertifikuar “Prodhime Bio Puka”.

5

1. HYRJE 1.1 OBJEKTIVI I ANALIZËS DHE METODOLOGJIA

Objektivi kryesor i kësaj analize, është që të sigurojë një informacion sa më të plotë rreth strukturës(hartës) së zinxhirit të vlerës për Prodhimet e Dyta të Pyllit në zonën e Pukës, për dinamikat,tendencat, pikat e forta dhe te dobëta, mundësitë dhe kërcënimet për këtë sektor, duke marrë nëkonsideratë aksesin në tregun vendas dhe të huaj dhe për të rekomanduar ndërhyrje efiçente nëzhvillimin e zinxhirit të këtij sektori.

Ky studim, i kontraktuar nga Shoqata Agro-Puka, është fokusuar në tre produkte kryesore tëprodhimeve të dyta të pyllit që lidhen: me kërpudhën, manaferrat dhe bimët mjekësore dhe aromatike.Shoqata Agro-Puka cila ka në fokus të veprimtarisë së saj zhvillimin social-ekonomik të zonës sëPukës, dhe me target grup kryesor familjet rurale, fermerët, bizneset, grupet prodhuese që punojnë nëPukë, zhvilloi këtë studim me synim që të kishte një analiza sa më të detajuar të zinxhirëve tëprodukteve kryesore karateristike të zonës së Pukës, për të bërë ndërhyrje me aktivitete, projekte,donacione sa më efikase.

Objektivat specifike të këtij studimi; të jepte një pasqyrë sa më të qartë të situatës aktuale të zinxhirittë vlerës për prodhimet e dyta të pyllit, duke konsistuar në:

- Rishikimin e dinamikave dhe tendencave gjatë viteve të fundit në nivel rajonal/lokal të Pukës;

- Analizën e plotë të hartës së zinxhirit të vlerës;

- Përcaktimin e pjesëmarrësve në zinxhirit e vlerës së prodhimeve të dyta të pyllit dhemarrdhënja e tyre në këtë analizë;

- Gjetjet kryesore që lidhen me pikat e forta, pikat e dobta, mundësitë dhe kërcënimet përsecilin grup në zinxhirin e vlerës;

- Rekomandime për Zhvillimin dhe përmirësimin e performancës së produktit në secilin zinxhirtë vlerës.

Për kryerjen e këtij studimi u angazhuan dy ekspertë të Qendrës për Zhvillime Rajonale dheEkonomike (ALPIN) të cilët punuan për një periudhe kohe prej 6 muajsh (Janar – Qershor 2015)duke ndjekur një metodologji praktike, me punë kërkimore në zyrë, ku mbledheshin të dhënat,analizoheshin etj, punë në terren me intervista dhe diskutime me grupe fokus, kryesisht në Pukë dheintervista me donator dhe përfaqësues të projekteve të ndryshëm në Tiranë. Për zbatimin e kësajmetodologjie u ndoqën këto hapa.

Punë në zyrë, gjatë të cilës u konsultuan një sërë dokumentesh dhe studimesh, u hartuan pyetësorëtpër fazën e pregaditore, dhe hedhjen e të dhënave pas intervistave. Gjithashtu në këtë fazë u punuapër hartimin e draftit të studimit dhe finalizimin e tij.

Intervista në terren, me përfaqësues të mbledhësve në fshatrat të ndryshëm të Pukës, grumbullues,përpunues, tregtare shumice, përfaqësues të pushtetit lokal, Drejtorisë së Bujqësisë ne Pukë, shitësshumice në Tiranë, përfaqësues të programeve dhe projekteve të ndryshëm, si dhe me përfaqësuesit eAgro-Puka me të cilët konsultoheshin dhe produktet për cdo hap të studimit.

Diskutime me grupe fokus, u lehtësuan dhe u organizuan nga Shoqata Agro-Puka me qëllimin embledhjes së opinioneve, ideve, përceptimeve dhe sugjerimeve nga përfaqësues të grupeve tëndryshme të interesit. Tre takime u organizuan me grupe fokus në fillim të studimit, në mes dhe nëpjesën e fundit që u diskutua për gjithë studimin dhe u konkludua drafti final i studimit.

6

1.2 RËNDËSIA E SEKTORIT TË PRODHIMEVE TË DYTA TË PYLLIT NË EKONOMINË LOKALE TË ZONËS SË PUKËS

Pozita gjeografke: Rethi i Pukës ka një sipërfaqe prej 103.000 ha shtrihet në verilindje të vendit

në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore.

Kufzohet :

Në veri –Nga Liqeni i H/C të Fierzës dhe pjesërisht liqeni i H/C të Komanit (Kufzohet me

rrethin e B-Currit)

Në jug –me rrethin e Mirditës dhe Lezhës

Në lindje –me rrethin e Kukësit

Në perëndim – me rrethin e Shkodrës

Relievi malor i Pukës përshkohet nga përrenjë të shumtë, që burojnë prej vargmalesh, qëformojnë lugina të thella e qafa të ngushta. Ka fshatra të vegjël e të shpërndarë, duke formuar,kështu, brenda territorit të saj tre grupe të mëdha ndarjesh gjeografke: Pukë; Iballë e Spas.Brenda kësaj ndarje kemi nënzona më të vogla, si: Ana e Drinit, Ana e Udhës, Bregu i Gominës,Ana e Malit (Puka); Brigjet, Fusha e Iballës dhe Rruga e Madhe (Flet-Kulumri-Xathe-Va -Spas);Bregu i Srriqes, Lugina e Fanit të madh, etj.

7

Pasuritë pyjore: Flora dhe fauna, janë një pasurikryesore e rrethit të Pukës. Në malësinë e Pukës igjen të gjitha brezat e bimësisë. Ato fllojnë që ngashkurret mesdhetare, vazhdojnë me dushqet egështenjët; pyjet e pishës, bredhit dhe ahut e deritek kullotat verore në lartësi. Shkurret dhe dushqetzhvillohen në zonat e ulta; këtu përfshihen luginatdhe kodrat. Bimësia e pishës e bredhit dhe e ahutgjendet mbi 700 m mbi nivelin e detit, si në Krrab,Tërbun, Munellë, Kunorë Dardhë, Iballe. Në majat elarta të maleve shtrihen livadhet e kullotat verore.Bimësia është e pasur, rriten rreth 160 llojedrurësh dhe lloje të forës barishtore. Më të

përhapurit janë: pisha e zezë, bredhi i bardhë, ahu, lisi, shkoza, etj. Bimësia pyjore mbulon rreth80% të sipërfaqes së rrethit, kjo e bën atë një nga zonat më të pasura në Shqipëri, prandaj me tëdrejtë pylli ka qenë e mbetet simbol për Pukën.

Lloji i Tokes Siperfaqja (Ha )

Bujqesore 2.724Truall, rruge, lumenje, liqeni,etj 11.500

Livadhe 1.000

Pyje 82.000

Kullota 3.000

Inproduktive 2,776

Totali 103.000

Figura 1: Përdorimi i i tokës-Destinacionet kryesore

Zhvillimi ekonomik social i Pukës: Rrethi i Pukës ka qenë i ndarë në 2 bashki (Pukë dhe Fushë-Arrëz) dhe 8 komuna: Blerim, Fierzë, Gjegjan, Iballë, Qafë e Mali, Qelëz, Qerret dhe Rrape, në përbërje të cilave janë 76 fshatra dhe 2 qytete. Popullsia në rrethin e Pukës është reduktuar ndjeshëm si pasojë e migracionit sidomos mbas viteve 1990 ku popullsia ka qenë afro 59.000 banorë, dhe ku aktualisht banojnë 33.133 banorë e ndarë sipas ish- njësive vendore siç jepet në pasqyrën 2 :

NR.Bashki

dhe KomunaSipërfaqja

(ha)Nr.

fshatraveNr.

banorëve Nr. familjeve

1 Bashkia Pukë 4,021 2 5,479 1,584

2 Bashkia Fushë -Arrëz 3,106 3 5,084 1,208

3 Blerim 10,251 7 2,433 813

4 Fierzë 8,119 8 2,485 632

5 Gjegjan 16,461 10 5,006 1,280

8

4,42%18,00%

6,43%

48,25%

20,47%2,43%

Siperfaqa e Tokes ne PukeBujqesoreTruallLivadhePyjeKullotaInproduktive

6 Iballë 12,820 8 2,711 839

7 Qafë Mali 14,313 9 2,222 568

8 Qelëz 6,334 9 2,396 579

9 Qerret 23,071 12 3,308 949

10 Rrape 4,873 8 2,009 518

TOTALI 103,369 76 33,133 8,970

Tabela 2: Shpërndarjes së popullsisë në rrethin e Pukës

Papunësia dhe varfëria. Puka është një nga zonat më të varfëra në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare,në fund të vitit 2013 në rrethin e Pukës ishin të regjistruar 4267 punë - kërkues të papunë, ose 12.8 %e numrit të përgjithshëm të popullsisë, përfshirë 1890 femra dhe 2577 meshkuj. Nga ky numër, rreth60.4% janë kryefamiljarë dhe 3230 persona janë të papunë afat-gjatë (mbi 3 vjet). Sipas grupmoshaveniveli më i lartë i papunësisë është nga mosha 30-50 vjeç (73.6%) dhe për nga niveli arsimor 62.7%janë me arsim të mesëm. Përsa i përket trajtimit me Ndihma sociale, sipas të dhënave zyrtare tënjësive vendore, rezulton se përfitojnë ndihmë ekonomike 3086 familje nga 8972 familje që kagjithsej rrethi, ose 35.5 % e tyre.

Roli i Prodhimeve të dyta të Pyllit nëekonominë e zonës së Pukës: Në nivelkombëtar Shqipëria është një nga vendeteksportuese të prodhimeve të dyta të pyllit,të cilat zënë rreth 14.7 milion Euro në vit,dhe 65% e tyre shkon për tregun Amerikan(SHBA) dhe atë Europian kryesishtGjermania. Pjesa më e madhe e produkteveagro-bujqësore janë nga prodhimet e dyta tëpyllit rreth 25% e tyre dhe 50% e eksportevetë prodhimeve pyjore e zënë prodhimet e

dyta të pyllit.

Zona e Pukës është nga zonat më të pasura me prodhime të dyta të pyllit, si kërpurdha, manaferra,bimë mjekësore dhe aromatike, thana, boronicë, gështenja, lajthi, kumbulla të egra, e shumë lloje tëtjera. Tradicionalisht për banorët e Pukës dhe ekonomitë e familjeve të tyre prodhimet e dyta të pyllitkanë luajtur një rol të rëndësishëm në të ardhurat që gjenerohen nga mbledhja, përpunimi, tregtimi ityre. Pjesa më e madhe e familjeve pukjane angazhohen: 35% në sezonin e mbledhjes së kërpurdhës,25% e familjeve anagzhohen në sezonin e mbledhjes së manaferrave, tradicionalisht më shumë se50% e familjeve merren me mbledhjen e Bimëve të egra mjekësore dhe boronicës, dhe mbi 40% efamiljeve kanë filluar të mbledhin gështenja të cilat për momentin janë të kërkuara në treg.Grumbullohen edhe thana dhe fruta të tjera pylli që kryesisht përpunohen për lëngje, reçelna dheraki/ose pije alkolike.

Nisur nga pesha specifike mund të themi që prodhimet e dyta të pyllit janë burimi kryesorë i tëardhurave për më shumë se 50% të familjeve Pukjane. Shumica e punës është sezonale dhe zgjat nga30 ditë deri në 60 ditë pune, dhe ku angazhohen pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjes, por mëshumë se rreth 50% e fuqisë punëtore janë gratë, 30% janë fëmijë, dhe 20% janë burrat. FamiljetPukjane janë përgjegjëse për gjithë proçesin duke filluar nga mbledhja, tharja, përpunimi, transportidhe shitja e PDP.

9

020406080

10085

65 57 53 48 42 40

% e familjeve mbledhese PDP

% e familjeve mbledhese PDP

Prodhimet e dyta të pyllit, megjithëse sezonale, sjellin një shumë të konsiderushme të ardhurash përfamiljet e Pukës. Mendohet rreth 1-3 milion $ xhirohet në një vit të ardhura në zonën e Pukës vetëmnga Prodhimet e dyta të pyllit, mesatarisht për familjet që merren me mbledhjen dhe grumbullimin etyre të shkojnë rreth 500-1000 $ të ardhura në vit.

Karakteristikë kryesore është që shumica e prodhimit mblidhet në natyrë në gjendje të egër, dhemungon pothuajse tërësisht kultivimi i prodhimeve të dyta të pyllit, i cili shitet në gjendje të pa-përpunuar në masën 93%, dhe vetëm 7% përpunohet në Pukë dhe kjo më shumë për thanën dhe disaprodhime të tjera që bëhën pije alkolike (raki), pije në formë likernash dhe reçelna.

10

2. AKTORËT KRYESORË NË HARTËN ZINXHIRIT TË PRODHIMEVE TË DYTA TË PYLLIT

2.1 STRUKTURA E PLOTË E ZINXHIRIT TË VLERËS

Sektori i Prodhimeve të Dyta të Pyllit i parë si një zinxhir i plotë vertikal është i organizuar në disanivele; siç janë: i) mbledhësit e PDP në gjendje të egër; ii) kultivuesit e PDP; iii) grumbulluesit/furnizuesit/eksportues; iv) përpunuesit e vegjël/ tregtarët; v) përpunuesit e mëdhenj/ eksportues; vi)shitësit me shumicë/furnizues/distributorët; vii) konsumatori në tregun vendas (tregu urban) dhe tregui huaj (eksporti).

Mbledhësit. Pjesa më e madhe e mbledhësve janë nga zona rurale të varfëra dhe periferike urbaneqë angazhohen në mbledhjen e prodhimeve të dyta të pyllit në natyrë, në gjendje të egër. Personatqë angazhohen në mbledhjen e prodhimeve të dyta të pyllit kujdesen për ciklin e plotë të këtijproçesi duke përfshirë vjeljen, pastrimin, tharjen në kushtet e shtëpisë, transportin dhe dorëzimintek grumbulluesit ose përpunuesit. Praktikat jo-të mira në vjelje (koha e papërshtatshme e vjeljes,modalitetet e teknologjisë vjeljes) dhe praktikat e pas-vjeljes (tharja me dritën/ndriçimin e duhur,lagështira e dëshiruar, ngjyra e produktit etj) janë element kryesorë që ndikojnë në proçesin epunës, në cilësinë e produktit dhe në vlerën finale të kësaj hallke të zinxhirit për prodhimet e dytatë pyllit.

Kultivuesit. Megjithëse në numër të vogël janë aktorë të rëndësishëm në zinxhirin e prodhimeve tëdyta të pyllit, dhe që përfaqësohet kryesisht nga fermerë. Janë disa shembuj pozitiv që janë marrëme kultivimin e bimëve mjekësore si sherebela, rigoni, trumza, dhe deri tek arroret (lajthi, arra,gështenja), por përsëri në numër të vogël dhe me prodhim jo-të konsiderushëm. Kultivuesitstimulohen dhe mbështeten nga kërkesa e përpunuesve (të mesëm dhe të mëdhenj) dheeksportuesve të cilët duan siguri në volumin e produktit. Në të shumtën e rasteve pozitivekultivuesit punojnë me porosi dhe kërkesë të përpunuesve ose eksportuesve me të cilët kanëmarrëveshje formale apo jo-formale për sasinë e e prodhimit.

Grumbulluesit. Kryesisht janë operatorë lokalë që bazohen në nivel komune/grup fshatrash, qyteti,krahine apo rrethi dhe grumbullojnë prodhimet e mbledhura nga fermerët/mbledhësit në nivelfshati, dhe që zakonisht kanë një pikë/ambjent magazinimi dhe grumbullimi. Kjo kategori biznesinë përgjithësi nuk kanë linja përpunimi, por kanë ambjente magazinimi të paktën deri 200 m² (nëpronësi të tyre apo të marra me qera) dhe që janë të lidhura me shitësit me shumicë apo pakicë nëqendrat e mëdha urbane apo jashtë vendit. Këto biznese kanë një kapacitet prej 15-100 ton në vitdhe janë të lidhur dhe të njohur nga mbledhësit. Ka raste pozitive që këto aktorë luajnë edhe roline informuesit, trajnuesit për mbledhësit që të sjellin produkte me cilësi.

Përpunuesit e vegjël/tregtarët. Këto janë operatorët që tregtojnë sasi të vogla produktesh të PDP(50-150 ton). Gjithashtu, ato bëjnë edhe një pjesë të përpunimit, paketimit të disa produkteve dukepasur për destinacion kryesorë tregun vendas (tregun urban) dhe në disa raste (okozione) kërkojnëtë dalin dhe tregun e huaj me blerës të vegjël ose agjentë të shitësve me shumicë, duke shfrytëzuarkontaktet individuale dhe përpiqen për të vendosur lidhje dhe kontakte me kompanitë e huajadirekte. Në përgjithësi, këto aktorë janë lokalë dhe bëjnë një pjesë të ciklit të përpunimit dhetregtim, grumbullim, dhe hyrje në eksport, etj.

Përpunuesit e mesëm/eksportuesit. Kryesisht jane operatorë që veprojnë në grumbullim,përpunim dhe eksportojnë, afërsisht kur kane volum nga 250 deri 1300 ton në vit. Në Shqipëri janërreth 5-7 kompani, si Filipi shpk, Xherdo shpk, Mucaj shpk, Elba-Shehu shpk, Relika shpk, Herba-Fruktus shpk dhe ATC shpk. Këto kompani kanë ngritur struktura menaxhimi dhe kanë krijuarlidhje me kompani dhe blerës të mëdhenj të huaj si në Europë dhe në SHBA. Këto kompani kanë

11

investime në linjat e pastrimit/magazinimit/tharjes dhe përpunimit (kryesisht të esencave, vajrave,dhe lëndë të parë fillestare) nga 0.3 deri 1 milion Euro. Gjithashtu këto janë dhe stimuluesit epërpunimit të PDP në Shqipëri, sidomos të sherebelës.

Përpunuesit e mëdhenj/eksportuesit. Dy janë operatorët kryesorë në Shqipëri që mund tëkonsiderohen të mëdhenj, Alb Ducros dhe Albanian Herb. Këto kompani qarkullojnë rreth 1,600-2,500 ton në vit. Kanë lidhje të fuqishme me tregun e huaj, kanë agjentë shitje dhe ndërmjetës mekompani të mëdha të huaja dhe kanë marrveshje të sigurta me kultivues në vend.

Figura 4: Harta e Zinxhirit te Vlerës për PDP në Shqipëri

Individe qepaketojne/tharje

etj.

Tregu i Fruta-perimeve

Supermarkete &te tjere Dyqane

Kompani te mesmeperpunimi /Eksportues

Kompani te medhapwrpunimi/Eksportues

Kanali 1:Shitja informale

Shites me shumice

Ndermjetesit

Prodhuesit

Konsumatori Urban/vendas

Perpunues Kompani te vogla

paketimi/tharje(tregtare)

Grumbulluesit

Mbledhesit e PDP te egra Kultivuesit

Kanali 2:Shitje me pakice ne forme

tradicionale ne tregun vendas

Kanali 3:Eksportimi

Agroindustria

Tregu i Eksportit

Shites pakice

12

3. PRODHIMET E DYTA TË PYLLIT NE ZINXHIRIN E VLERËS

3.1 KërpudhatKërpudha është një nga PDP më me peshë në ekonominë e familjeve pukjane që meren me mbledhjendhe grumbullimin e tyre. Ajo kërkon një punë intensive për mbledhjen në sezonin e duhur si ngambledhësit, grumbulluesit dhe eksportuesit.

Në tabelën 5, jepet skema e zinxhirit të vlerës për kërpudhën

3.1.1 Prodhimi (mbledhes grumbullues): Puka shquhet për sasinë e madhe të kërpudhave që rriten në natyrë, dhe me një larmishmëri tëvarieteve të tyre. Një numër i madh kërpurdhash të egra rriten përgjatë gjithë territorit të Pukës.Mendohet se janë më shumë se 10 lloje kërpudhash të ngrënshme dhe rreth 15 lloje të tjera helmuese,që rriten në këtë territor. Varietet që mblidhen më shumë, dhe që janë dominante në rrethin e Pukës janë: bolete (Boletusedulis); morel (Morchella conica); chanterelle (Cantharellus cibarius); Caesar’s mushroom (Amanita caesarea); black trumpet (Craterellus cornucopioides), saffron milk cup (Lactariusdeliciosus). Sezoni i vjeljes së kërpudhave zgjat rreth 30-45 ditë, dhe kryesisht në stinën e vjeshtës në periudhën 30Gusht – 10 Tetor. Megjithëse ka prodhim dhe në stinën e parnverës (Maj-Qershor), grumbullohen sasi tëvogla sepse prodhimi i pranverës është i vogël dhe subjektet nuk kanë interes për sasi të vogla. Vjelësit, janë familjet që banojnë kryesisht në zonën rurale por dhe ato që banojnë në zonën urbane dheangazhohen në mbledhjen e kërpudhës, afro 35% e familjeve në Pukë angazhohen ne grumbullimin ekepurdhave ku 50% e fuqisë punëtore janë gratë, 30% janë fëmijë, dhe 20% janë burrat . Nga intervistatmendohet që çdo person mund të mbledhë 10-15 kg kërpurdha në një ditë, duke sjellë të ardhura prej 10-20$ në ditë për familje.Cilësia e ulët e produktit pas vjeljes është një shqetësim për grumbulluesit, të cilëve u ulet çmimi dhendikon në një masë të lartë të produktit të hequr nga seleksionimi. Kjo vjen nga njohuritë e ulta të vjelësve

Tregu urban vendas/konsumatori Tregu i eksportit

Individe/kompani paketimi/tharje

Grumbulluesit

Mbledhesit/vjelesit e Kerpudhave te egra

Agjent eksporti

Tregu Fruta-Perimeve

Supermarkete/dyqane

13

për teknologjinë e vjeljes, kohën e vjeljes, mjetet jo-praktike për vjeljen e kërpudhës. Më shumë sesionendërgjegjësimi duhet të kryhen për vjelësit para sezonit të vjeljes.Grumbulluesit, janë disa individë nga Puka që kanë lidhjet me agjentët e eksportit si dhe kanë kapitalinfinanciar për pagimin e produktit të velur, makinat për trasportin e mbledhësve dhe të produktit, dhe pikate grumbullimit si pikë mbledhje. Nga intervistat mendohet se fitimi i grumbulluesve të shkojë 25-35% eçmimit të blerjes nga vjelësit/mbledhësit. Në Pukë janë më shumë se 10-15 grumbullues.Prodhimi, bazuar në intervistat dhe grupet fokus, mendohet se në Pukë mblidhen rreth 50-80 (varion ngaviti ne vit) ton kërpudha në vit. Cilësia e prodhimit është e mirë, 100% natyrale dhe mblidhet tërësishtkërpudhë e egër.

3.1.2 Tregu:

Kanalet e tregut të prodhimeve të kërpurdhës është kryesisht tregu i huaj. Eksporti bëhet kryesisht nëtregu Italian, Serb, Kosovar dhe më pak në Gjermani. Një pjesë e prodhimit shkon dhe për destinacion tëtregut urban vendas, kryesisht i kërpudhës së thatë.Prodhimi që del në treg është kryesisht për kërpudhat e prodhura si:

Të freskëta; Të ngrira; Të konservuara Të thata

Në Pukë, aktualisht shitet vetëm kërpurdhë e freskët dhe kërpurdhë e thatë.

Eksporti:Eksportuesit, në përgjithësi janë agjentë tregtarë, që lidhen me grumbulluesit lokalë dhe shfrytëzojnënjohuritë dhe lidhjet që kanë me tregtarët e shumicës dhe supermarketet në tregjet e huaja. Eksportibazohet kryesisht ose vetëm në kërpurdhën e freskët. Çmimi i blerjes nga mbledhësit dhe grumbulluesitështë në të shumtën e herës spekullativ.Çmimi i blerjes së kërpurdhës nuk është në çdo vit i njëjtë por agjentët e eksportit e blejnë rreth 2 - 3.5Euro për kg. Në vendin e blerjes bëjnë seleksionimin dhe mbahen në makinat frigoriferike, me të cilatbëhet edhe transporti. Zakonisht çmimi i shitjes ne eksport është më i lartë dhe shkon deri në 10- 20 Euro/kg i shitjes së kërpurdhës së freskët.Tregtarët lokalë, akoma bëhet nga grumbulluesit, përpunuesit apo tregtarët e Pukës, të cilët megjithësekanë shumë vite eksperiencë në treg nuk kemi ndonjë sipërmarrje që të mund të krijojë lidhje dhe të dalëvetë në tregun e huaj. Ka një tendencë nga Nikoll Uka në bashkëpunim me tregtarë turq për eksport nëGjermani por akoma nuk është bërë e formalizuar. Tregtarëve vendas u mungon informacioni, mjetetfrigoriferike, njohuritë e rregullave-ligjeve-taksave për vendin ku shkojnë, aftësitë e bashkëpunimit dhekrijimit të lidhjeve me partner seriozë të huaj. Ata kanë aftësi të kufizuara në përthithjen e njerëzveprofesionalë dhe strukturave të tilla që do lehtësonin dhe këshillonin proçesin e tregtimit dhe kontraktimitme të huajt.Importi:Tregu lokal më parë nuk e ka pas konsumuar kërpudhën, por vitet e fundit shumë bare, restorante dhekonsumatorë kanë filluar të konsumojnë kërpudhën, në të gjitha llojet e prodhimit të saj. Nga të dhëna jo-shumë zyrtare mendohet që në Shqipëri hyjnë nga jashtë kjo sasi kërpurdhash.

Nr. Lloji kërpudhës Sasia e importuar (kg)1 Kërpudhë e freskët 1.1532 Kërpudhë e ngrirë 4.4513 Kërpurdhë e konservuar 7.4074 Kërpurdhë e thatë 3.671Tabela 6: Importi i kërpudhës, (të dhëna nga doganat).

Në Pukë ka fillur nga disa individë (Nikoll Uka, Agro-Puka dhe Qendra “At Mëhill Troshani”) proçesi itharjes dhe paketimit të kërpudhës së thatë, e cila është e kërkuar në tregun urban, kryesisht në

14

supermarkete dhe dyqane, dhe ka një çmim të leverdisshëm deri në 6000 leke/kg ose 45 Euro. Siç shihetdhe nga tabela, tregu vendas ka kërkesa për këto lloj produkti dhe ka një kapacitet që mund të shtojëkërkesën për prodhim vendas por që kërkon më shumë element të tregut siç janë përpunimi, paketimi,kontraktimi për të vendosur një lidhje në zinxhirin e vlerës së produktit. Mungesa e informacionit, mungesa e çertifikimit të kërpurdhës së Pukës e cila do të promovonte vlerat esaj dhe një paketimi më cilësor do të shtonte kërkesën edhe të tregut vendas për këtë produkt.

3.1.3 Përpunimi

Përpunimi thuajse mungon për kërpudhën në Pukë. Kemi disa element të tharjes dhe paketimit ngaindividë si Nikoll Uka, nga Agro-Puka dhe Qendra “At Mëhill Troshani” por kjo është në sasi të vogla,kryhet në mënyrë natyrale dhe me disa pajisje artizanale. Kryesisht ka si destinacion tregun vendasdhe është me leverdi pasi në 7 -10 kg kërpurdhë e njomë bëhen 1kg kërpurdhë e thatë; pra raporti 7-10/1. Kjo varet nga kushtet e prodhimit si cilësia e produktit të freskët, masa e dëmtimit nga insektedhe dëmtues të tjera, masa e lagështisë, etj. Çmimi në tregun lokal i shitjes nga përpunuesit pukjanëështë deri në 45 Euro, ndërsa në tregun e huaj shkon deri në 65 Euro.Proçesi i tharjes mund të kryhet në dhoma tharje, në tharëse me furrë, me pajisje që e thajnë me rripaose ingranazh trasmesioni lëvizës, dhe me tharje në diell. E rëndësishme që të kushtohet vëmëndjeproçesit të tharjes, të lagështisë së duhur, vendit të mbajtjes së prodhimit, ngjyrës, dhe paketimit, pasindikojnë shumë në çmimin e produktit. Një linjë tharje artizanale dhe me teknologji të mirë, kushtonnga 6500 -15,000 Euro.Shumë të rëndësishme janë kushtet në të cilat bëhet ky proçes; duhet të jenë kushtet e duhurateknologjike, larja, heqja e lëkurës, prerja, sterilizimi, etj. Investitorë vendas akoma nuk janë pregatitur për të investuar në këtë sektor si dhe mungojnëpërkrahje nga strukturat shtetërore për stimulimin e investimeve në këtë drejtim. Mungon gjithashtudhe kapaciteti në shkrimin e planeve të biznesit apo aplikimeve për të përfituar nga programet dheskemat mbështetëse nga donatorë të ndryshëm apo qeveria qendrore.Nëse do të shtohet numri dhe sasia e përpunimit, si të tharjes, konservimit dhe ngrirjes, do kërkohejinvestim në pajisje, do të garantohej sasia e mbledhjes në natyrë, dhe do të shtohej interesi përkultivimin e kërpudhës, duke rritur kështu punësimin dhe të ardhurat.

3.1.4 Kultivimi

Në Pukë, akoma nuk kemi shembuj të kultivimit të kërpudhës. Nevoja për kultivim lidhet nga kërkesae përpunuesve dhe e eksportuesve. Deri tani kjo kërkesë ka qenë e vogël. Por që të paraprijmëndryshimeve pozitive në këtë sektor po japim një model kultivimi në Bosnje – Hercegovinë,mbështetur nga UNDP.

Modelet janë të ndryshme dhe duhet te pershtaten me kushtet e vendit ku do te aplikohet dheelemente te tjere por më e thjeshta është prodhimi i kërpudhës nga përbërës agrar që janë kashta egrurit, lëvoret e misrit, kashta e msrit, tallashi i drurëve dhe deri tek mbetjet e dekompozuara.Përllogoritet që kostoja e prodhimit të lëndës bazë së rritjes të jetë tek 90 dollarë. Një ton lëndë e parëprodhon 300 kg kërpudha, dhe për 1 Ton lëndë e parë nevojitet 400 kg kashtë. Parashikohet se 1 kgesence e lëndës së parë kushton tek 24 dollarë për 1 Ton. Gjithashtu nevojiten dhe 200-300 litramycela, që pregatitet në laboratore dhe kushton 1 litër vetëm 0.5 dollarë.

15

Analiza e kostos për një sipërfaqe 30m2, për një sasi 1000kg:

Nr. EmërtimiÇmimi në $

Dollarë USA1 Materiali organik për kompozim (250 thase) 8002 Shtresa e veshjes me izolim së tokës (55 thase) 2003 Energji 504 Punë krahu 905 Paketimi 606 Kostoja totale 12007 Të ardhurat nga shitja 1000kg x 1.9 $ 1900 8 Të ardhura neto (1900 -1200) 700 9 Tre cikle, 700$ x 3 2100

Tabela 7: Përllogaritje kostoje kultivimi: (Studimi i UNDP në Bosnje)

16

3.2 Manaferra

Manaferra është një prodhim i dytë i pyllit që përdoret për frutat e tij dhe ka një peshë të rëndësishmepër zonën e Pukës. Puka është një nga zonat që njihet për mbledhjen e manaferrës së egër. Sasia emanaferrës që mblidhet dhe tregtohet është e gjitha e egër dhe nuk kemi element të kultivimit të këtijfruti pylli. Numri i lartë i familjeve që merren me mbledhjen e manaferrës dhe të ardhurat qësigurohen nga kjo e rëndisin të dytën pas kërpudhave për ndikimin që ka në të ardhurat e familjevepukjane.

Skema e Zinxhirit të Vlerës për manaferrën është e tillë.

Tabela 8: Skema e zinxhirit të vlerës për manaferren.

3.2.1 Prodhimi (mbledhes grumbullues):

Puka ka sasi të madhe të manaferrave që rriten në natyrë në gjendje të egër. Shumica e manaferraverriten në toka të varfëra deri në ekstrem të zonave të larta te cilat që kanë lagështi dhe janë afërkodrave, faqeve të maleve dhe qendrave të banuara. Sezoni i vjeljes së manaferrave zgjat rreth 20-30 ditë; kryesisht në stinën e verës në muajt Korrik – Gusht.Vjelësit, janë familjet që banojnë në zonën rurale dhe ato që banojnë në zonën urbane të cilët angazhohennë mbledhjen e manaferrave. Në grumbullim angazhohen afro 25% e familjeve në Pukë nga të cilët 50%e fuqisë punëtore janë gratë, 30% janë fëmijë, dhe 20% janë burrat . Nga intervistat mendohet që çdofamilje që merret me vjeljen e manaferrës të gjenerojë nga 300-500 dollë të ardhura në sezon.Grumbulluesit, janë disa individë nga Puka që kanë lidhjet me agjentët e eksportit si dhe kanë kapitalinfinanciarë për pagimin e produktit të vjelur, makinat për trasportin e mbledhësve dhe të produktit, dhepikat e grumbullimit. Nga intervistat mendohet se fitimi i grumbulluesve të shkojë 15-25% e çmimit tëblerjes nga vjelësit/mbledhësit. Në Pukë, janë më shumë se 15-20 grumbullues. Çmimi i blerjes tekvjelësit shkon nga 0.7 – 1 Euro për 1 (një) kg.

Tregu urban vendas/konsumatori Tregu i eksportit

Individe/kompani perpunimi

Grumbulluesit

Mbledhësit/vjelësit e manaferrave

Agjentë eksporti

Tregu Fruta-Perimeve

Supermarkete/dyqane

17

Prodhimi, bazuar në intervista dhe grupet fokus, mendohet se në Pukë mblidhen rreth 40-60 tonmanaferra në vit. Cilësia e prodhimit është e mirë, 100% natyrale dhe mblidhet tërësisht manaferrë e egëre cila ka veti më të mira në përbërje dhe është rezistente ndaj trasportit dhe reziston në kohë.

3.2.2 Tregu:

Kanalet e tregut të manaferrës janë: tregu i huaj dhe ai vendas. Tregu i huaj është kryesisht tregu Serb,Kosovar dhe më pak Gjerman. Në tregun vendas prodhimi shkon për tregut urban. Në Kukës tregtohet përnjë punishte të rakisë; në Lezhë tek Qendra e “Mrizi i Zanave” që promovon produktet vendase në ushqimdhe përpunim dhe një pjesë në tregun e Tiranës. Një pjesë e prodhimit të mbledhur përpunohet dhe nëPukë si reçel e liker (grupi i prodhimit të grave në Qerret, Agropuka, Qendra “At Mehill Troshani”) si dheraki/ pije alkolike për treg dhe për nevojat e vetë familjeve.

Eksporti:Eksportuesit në përgjithësi janë agjentë tregtarë që lidhen me grumbulluesit lokalë dhe shfrytëzojnënjohuritë dhe lidhjet që kanë me tregtarët e shumicës, supermarketet në tregjet e huaja. Pjesa më e madhee eksportuesve janë nga Kosova dhe Serbia, të cilët i kanë si vlerë e shtuar e prodhimit të tyre në vendetpërkatëse dhe në disa raste shfrytëzojnë njohjen dhe lidhjet me tregun e huaj europian sidomos atëHolandez, Gjerman, Rus, Polak që janë inportuesit më të mëdhenj të manaferrës së kultivuar nga Serbiadhe Kosova. Çmimi i blerjes së manaferrës nuk është në çdo vit i njëjtë por agjentët eksportit e blejnë rreth 0.7-1 Europër kg. Në vendin e blerjes bëjnë seleksionimin dhe ruhet në makinat frigoriferike me të cilat bëhet edhetrasporti.

Tregtarët lokalë, janë grumbulluesit e përpunuesit e Pukës që megjithëse kanë shumë vite eksperiencë nëtreg nuk kanë ndonjë sipërmarje që të mund të krijojë lidhje dhe të dalin vetë në tregun e huaj. Tregtarëvevendas u mungon informacioni, mjetet frigoriferike, njohuritë e rregullave-ligjeve-taksave për vendin kushkojnë, aftësitë e bashkëpunimit dhe krijimit të lidhjeve me partner seriozë të huaj. Ata kanë aftësi tëkufizuara në përthithjen e njerëzve profesionalë dhe strukturave të tilla që do lehtësonin dhe këshilloninproçesin e tregtimit dhe kontraktimit me të huajt.

Tregu vendas, ka filluar të shtojë kërkesën për manaferra, më shumë për përpunimin e saj se shitjen e sajtë freskët në treg si frut. Ka interes për prodhimin e pijeve alkolike, prodhimin e lëngjeve dhe re çelna përbaret dhe dhe restorantet pasi është një produkt tradicional dhe ka kerksa nga konsumatori. Tregu vendasështë akoma i dobët dhe nuk kërkon direkt prodhime të manaferrës por nën/produktet e saj.

3.2.3 Përpunimi

Përpunimi i manaferrës në zonën e Pukës është i vogël dhe shumë artizanal. Ka disa familje qëprodhojnë si pije alkolike/raki në shtëpitë e tyre për treg. Sasia e duhur e manaferrave për 5 litra rakiështë 50 kg produkt i fermentuar, ose ne raportin 1:5. Çmimi i rakisë së manaferrës është 10- 15 Eurolitri.Në Pukë, është e ngritur një punishte e pijeve dhe lëngjeve të frutave, kryesisht e frutave të pyllit,“Gjonaj shpk” që prodhon në sasi të kufizuar edhe raki manaferre.Në Pukë janë edhe grupet prodhuese të grave që promovojnë punësimin e grave në zonat ruralenëpërmjet përpunimit të frutave, perimeve dhe produkteve të dyta te pyllit, siç është grupi i graveprodhuese të fshatit Qerret, grupi grave në Gjegjan (që mbështeten nga Shoqata Agro-Puka) si dhevetë Agro-Puka ku prodhimi i reçelit të manaferres zë një vend në rritje. Një kavanoz me 400 gr reçelmanaferre shitet me çmim 2 Euro duke pasur një fitim 15-20%. Kjo formë e nxitjes së grupeveprodhuese dhe sidomos të grave i jep vlerë zinxhirit të produktit duke shtuar vlerën e tij, duke nxiturpunësimin dhe shfrytëzuar më mirë burimet natyrore.

18

3.1.4 Kultivimi

Në Pukë, nuk kemi modele të kultivimit të manaferrës. Kosova është zona më e afërt që ka shembujpozitiv në këtë drejtim në kultivimin e manaferrës dhe fruta të tjera të pyllit që njihen në Kosovë si“fruta të imta”. Kosova në këto dy - tre vitet e fundit po kultivon gjerësisht mjedren. Edhe në fshatratë ndryshëm të Pukës, kultivimi i mjedrës duhet konsideruar dhe filluar sa më parë. Ndoshta ky ështëdhe fruti me të ardhmen me rentabile dhe që së shpejti duhet të zërë sipërfaqe të mëdha të kultivuara.

Kultivimi është një vlerë e shtuar e prodhimit dhe diktohet nga kërkesa e përpunuesve dhe tregut porrekomandohet që të shikohet dhe nxiten modele të fermerëve që të merren dhe me kultivimin emanaferrës si një mundësi e shtuar për të ardhurat e familjeve pukjane. Nje aktivitet i tillë duhet tëaplikohet nga Agro-Puka si model pilotimi në projekte të ndryshme zhvillimi.

Përllogaritet që në 1 dynym manafera të ketë një prodhim prej 15-20 kv. Më poshtë po japim tabelëne kostos së investimit në 1 dnlym me manafera.

Analiza e kostos për një sipërfaqe 1000 m² të mbjellë me manaferra:

Nr Proçesi dhe lënda e parë Çmimi në Euro1 Pergatitja e tokës (punim, hapje gropash, etj) 2502 Blerje fidanesh (650fidane) x 0.5 Euro 3253 Shtylla druri mbajtëse (7m3 x 30 Euro) 2104 Kostoja totale 785

Tabela 9: Përllogaritje kostoje kultivimi: (Standarte të Shtetit Shqiptar)

Foto të parcelave të kultivuara me mjedër dhe manaferrë

19

20

Foto të parcelave të kultivuara me bimë aromatike

3.3 Bimët Mjekësore

Zona e Pukës është shumë e pasur me llojet te shumta të bimëve mjekësore dhe aromatike. Në këtë zonë gjenden dhe mblidhen nga banorët vendas disa lloje si: Rigoni (Origonum vulgariss), Lule balsami (Hypericum perforatum), Dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedris), Bar Blete (Melissa officinalis), Trendafil i Egër (Rosa canina), Sherebela (Salvia officinalis), Trumëza (Satureja montana), Shtogu (Sambucus nigra), etj.

Banorët tradicionalisht kanë mbledhur dhe grumbulluar bimë mjekësore dhe aromatike. Më poshtëjepet skema e zinxhirit të vlerës për Bimët Mjekësore dhe Aromatike në zonën e Pukës.

Tregu urban vendas/konsumatori Tregu i eksportit

Grumbulluesit

Kompani te medhaperpunimi /Eksportues

Tregu Fruta-Perimeve

Supermarkete/dyqane

Kompani te voglapaketimi/tharje

(tregtare)

Kompani te mesmeperpunimi /Eksportues

21

Figura 10: skema e zinxhirit të vlerës për Bimët Mjeksore.

3.3.1 Prodhimi (mbledhës dhe gumbullues):

Prodhimi më i madh ose 99.5% e sasisë që mblidhet si bimë mjekësore dhe aromatike janë në gjendjetë egër. Bimët mblidhen si në pjesën malore dhe në atë kodrinore. Shumë pak është i përhapurkultivimi. Ka disa raste sporadike të kultivimit si në Qerret ku është kultivuar një sipërfaqe rreth 3hame sherbele dhe një sipërfaqe rreth 0.2 ha në Fushë-Arrëz po me të njëtën bimë. Sipërfaqe tëkufizuara 2000-3000 m² janë kultivuar në fshatin Blerim me rigon dhe ndonjë bimë tjetër; më shumësi parcela eksperimentale. Bimët mjekësore mblidhen për lulen, gjethen, kërcellin, rrënjët dhe frutat.

Sezoni i vjeljes së bimëve mjekësore është i ndryshëm në varësi të pjesës që mblidhet. Kështu, nëpranverë mblidhen më shumë bimët mjeksore për lulet, dhe një pjesë për gjethen ndërsa për frutatperiudha e grumbullimit janë vera dhe vjeshta. Ndryshe nga kërpurdha dhe manaferra, sezoni i vjeljes sëbimëve mjekësore është më i gjatë pasi zgjat 70-120 ditë gjatë gjithë vitit.

Vjelësit, janë familjet që banojnë në zonën rurale dhe ato që banojnë në zonën urbane që angazhohen nëmbledhjen e bimëve mjeksore dhe aromatike. Në këtë sektor angazhohen afro 43% e familjeve rurale tëPukës (1000-2000 familje) nga të cilat 50% e fuqisë punëtore janë gratë, 30% janë fëmijë dhe 20% janëburrat. Nga intervistat e zhvilluara mendohet që çdo familje që merret me vjeljen e bimëve mjekësore tëgjenerojë nga 300-400 dollarë të ardhura në sezon. Më shumë të ardhura gjenerohen nga mbledhja e lule-balsamit, trumzës, rigonit dhe boronica. Çmimi ka qenë në rritje edhe pse ka pasur është rritur sasia egrumbulluar në vitet e fundit.

Grumbulluesit, janë disa individë nga Puka që kanë lidhjet me kompanitë e mesme dhe të mëdha tëpërpunimit dhe eksportimit që janë në Shkodër, Laç, Tiranë dhe Durrës. Nga intervistat mendohet se fitimii grumbulluesve të shkoje 5-15% e çmimit të blerjes nga vjelësit/mbledhësit. Në Pukë janë 3-5grumbullues të përhershëm si Beslim Shkjau, Nikoll Uka, etj.Çmimi i blerjes tek vjelësit është i ndryshëm për lloje të ndryshme të bimëve dhe në shumicën e kohësdiktohet nga tregu i madh që është jashtë Puke. Problemi më i madh për grumbulluesit në Pukë ështëmungesa e pikave grumbulluese dhe qendrave frigoriferike të cilat do të garantonin mbledhjen e sasisë mëtë madhe të prodhimit dhe gradualisht të kalonin dhe në përpunimin në Pukë.

3.3.2 Tregu:

Kanalet e tregut të bimëve është tregu i huaj dhe pak ai vendas. Tregu i huaj është kryesisht tregu Kosovarpër boronicën dhe me disa lloje bimësh të tjera. Por tregu i huaj kryesor për bimët mjekësore është aiEuropian dhe SHBA. Ky treg zotërohet vetëm nga tregtarët e mëdhenj shqiptarë dhe nga asnjë tregtar ngaPuka. Tregu lokal është shumë i vogël dhe pothujse nuk kapet nga grumbulluesit e Pukës. Në forma tëndryshme ai zotërohet nga tregtarët e mëdhenj.

Eksporti:Eksportuesit në përgjithësi janë tregtarët e mëdhenj që dalin në treg, dhe kryesisht ai i SHBA përsherebelën dhe tregu Europian më shumë ai Gjerman, Francës, Zviceran, Italian me lloje të ndryshme

Mbledhesit e Bimëve Mjekësore

22

bimësh aromatike si: trumza, rigoni, çaji, lule balsami, dëllinja e kuqe, etj. Sipas Institutit të StatistikaveGjermania zë peshën më të madhe ku eksportohen produktet shqiptare me rreth 49% dhe pastaj vendet etjera. Në grafikun më poshtë jepet eksporti sipas shteteve të ndryshme.

Figura 11: Eksporti i Bimëve mjekësore në botë (të dhëna nga ISHS)

Eksportuesit e mëdhenj që mbledhin edhe bimët mjeksësore dhe aromatike nga Puka janë:

Kompania Pronarët Lokaliteti Telefoni Numri i tëpunësuarv

e

Alb Ducros Tirane

Albanian HerbsSh.A.

Kujtim ZereShkozet 11/4 God

4/2, Durres+052 65079+052 65118

25

Filipi Shpk Filip Gjoka Lac0682021352

3554 2257374

Xherdo Shpk Xhevit Hysenaj Maminas, Durres 0692060915 50

Elba-Shehu ShpkYlli & Xhevdet

ShehuElbasan

06926237080692063575

55

Mucaj Shpk Vasel MucajBajze, Malesi e

Madhe0211 2498

0682070052100

Relika Shpk Ramadan LikaKoplik, Malesia e

Madhe0211 2402 13

Herba-FruktusShpk

Emin Koldashi Elbasan 0682048440 43

Tabela 12: Lista e tregtarëve të mesëm dhe të mëdhenj në Shqipëri: (burim nga studimi për BM ngaSNV)

23

Këto kompani kanë rrjetin e tyre të ngritur në gjithë Shqipërinë, bashkëpunojnë më grumbulluesit lokal(shih në aneksin 2 Lista e grumbulluesve në Shqipëri) dhe kanë një rrjet të sigurtë me kontrata me shitëstë mëdhenj apo industrialistë në SHBA dhe Europë. Vitet e fundit kanë filluar dhe përpunimin në vendduke prodhuar esenca, vajra dhe lëndë të parë dhe si rezultat duke shtuar kërkesën për mbledhje dhe përkultivim.

Tregu vendas:Tregu lokal ka filluar të shtojë kërkesën më shumë për bimë aromatike dhe esenca të ndryshme. Kerkesakryesisht vjen nga supermarketet dhe dyqane të specializuara për këto lloj produktesh. Ka filluar kërkesaedhe nga tregu i frutave-perimeve por duhet të jenë të paketuara. Më të kërkuara në treg janë këto bimëaromatike:

Emri i Produktit Madhësia e pakos Cmimi për njësiNë Lek

Dëllinja e zezë 100 gr 50Gjethe murrizi 100 gr 100Trendafili i egër 100 gr 50Dëllinja e kuqe 100 gr 50Boronice 50 gr 100Angjinare 70 gr 100Kamomil 50 gr 50Çaj për ulçera 1 pako me 4 bustina,230 gr 300Çaj për prostatë 1 pako me 4 bustina, 230 gr 300

Çaj për diabet 1 pako me 4 bustina,230 gr 300Rigon 20-35 gr 50Borzilok 20-35 grMendër 20-35 gr 50Majdanoz 20-35 gr 50Gjethe dafine 20-35 gr 50Piper djegës 50 gr 50Piper për sup 50 gr 50Piper për makarona 50 gr 50Piper per peshk 50 gr 50Piper i zi 50 gr 50 Koriander 50 gr 50

Tabela 12: lista e çmimeve në tregun vendas i bimëve Aromatike (mbledhur nga ALPIN)

Vitet e fundit kanë filluar të hapen edhe dyqane vetëm me “Prodhime BIO”.

3.3.3 Kultivimi

Në Pukë, kemi shumë pak modele kultvimi në ngastra shumë të vogla si në komunën Blerim ngaXhemal Dervishi dhe nga Qendra “At Mehill Troshani” por që nuk duket ndonjë shembull tregues.Modele të mira janë në rajonin e Shkodrës, sidomos në Malësi të Madhe. Ka një tendencë përkultivimin masiv të sherebelës pasi dhe kërkesa në treg ka qenë e lartë por vitin e fundit për shkak tësasisë së lartë të kultivimit, varieteti i pa-çertifikuar dhe jo autokton, mbjellja në toka jo-tëpërshtatshme, ka bërë që të bie cilësia dhe të mos shitet produkti. Më poshtë po japim disa shembujpozitiv të kultivimit të rigonit dhe trumzës në Malësi të Madhe.

24

Kultivimi i Rigonit:Në Malësi të Madhe, një fermer ka kultivuar rreth 16 ha me rigon, me farë vendi dhe me asistencëteknike nga agronomi i komunës, me një grant të dhënë nga Banka Botërore. Rendimenti i prodhimitka qenë 25-35% më i madh se Rigoni i egër në natyrë. Çmimi i shitjes së rigonit ishte 250-280lekë/kg dhe prodhimi ishte 300kg për dynym.Kultivimi i Trumzes:Në Malësi të Madhe janë rreth 3 ha të mbjella me trumzë. Kostoja për 1 dynymi është 400$ dhe fitiminë vit është 700$.

25

4. KONKLUZIONET DHE ANALIZA “SWOT”

4.1 GJETJET KRYESORE NE ANALIZËN E ZINXHIRIT TË VLERËS PDP

Prodhimet e Dyta të Pyllit (PDP) janë biznesi kryesor agro-pyjor në rrethin e Pukës, veçanërisht nëtermin e të ardhurave që sjellin direkt për familjet pukjane. Përllogoritet që 50% e familjeve në Pukëjanë të përfshira në mbledhjen/vjeljen e PDP në gjendje të egër në natyrë, nga të cilat 50% embledhësve janë gra, 30% janë fëmijë dhe 20% janë burrat.

Destinacioni kryesor i prodhimit që vjelet nga PDP në Pukë është i destinuar për tregun e huaj dhe mëpak për tregun vendas i cili është shumë i kufizur kryesisht per bimët aromatike. Mendohet se ngashitja e tyre qarkullojnë rreth 1-3 milion $ çdo vit në rrethin e Pukës, mesatarisht nga 300-500 $ përfamiljet që merren me këtë veprimtari.

Në Pukë mblidhen pothuajse të gjitha PDP por më shumë mblidhet kërpurdha nga 35% e familjevePukjane, manaferra nga 25%, dhe Bimët mjekësore (trumza, rigoni, sherebela, etj) nga rreth 43% efamijeve Pukjane, të cilat janë dhe më të kërkuarat nga tregu i huaj dhe më të eksportuarat ngaeksportues shqiptarë dhe të huaj.

Tregu vendas ne zonat urbane është i kufizuar dhe është vetëm për disa bimë aromatike që janë tëpaketuara dhe kërkohen më shumë nga guzhinat për gatim. Ka një tendencë për veprimtari me dyqanepër tregtim të “Prodhimeve BIO” por janë shumë të vogla dhe të thjeshta për të qenë një treg iformalizuar. Agro-Puka ka disa produkete të thata (kërpurdhë të thata, bimë aromatike, etj) si dhe kambështetur disa grupe prodhuesish, më shumë gratë që prodhojnë reçelna, likerna, pije alkolike “rakimanaferre dhe thane për tregun vendas.

Organet lokale vendimarrëse janë përpjekur shumë pak për të mbështetur këtë sektor të rëndësishëmnë Pukë. Ata më shumë janë marrë me investime publike në sektorin e infrastrukturës, arsimit,shëndetësisë se sa me Zhvillimin ekonomik lokal. Vetëm Shoqata Agro-Puka dhe disa Qendra të tjerakanë bërë projekte dhe thithur donatorë të huaj për Zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin emirëqënies së banorëve vendas nëpërmjet zhvillimit ekonomik-social.

Në Pukë, pothuajse 100% e PDP mblidhen në natyrë dhe nuk kultivohen. Nismat për kultivim janëshumë të vogla (pothuajse nuk ekzistojnë) por dhe shembujt nga zonat fqinjë si Malësia e Madhe përsherebelën nuk janë shumë inkurajuese pasi nuk ishin të qëndrushme në kohë, në cilësi dhe nëpërfitim. Kultivimi varet nga përpunuesit dhe eksportuesit që diktojnë sasinë e kërkesës. Shembujpozitivë për kultivimin e disa llojeve të bimëve mjeksore kemi në Malësi të Madhe (rigon, trumëz,levander, etj), në Kosovë për frutat e imta (manaferre, luleshtrydhe, mjedër) dhe në Bosnje (përkërpurdhën) të cilat mund të shpërndahen dhe në zonën e Pukës nëpërmjet projekteve apo granteve tëndryshme.

Operatorët lokal në Pukë janë disa që merren më shumë me grumbullimin, tregtimin në vend, dhedisa hapa të vegjël drejt paketimit/tharjes dhe një përpunimi artizanal. Shumica e tyre kanëshfrytëzuar lidhjet më agjentët e huaj të eksportit (për kërpudhën dhe manaferrën) që kanë ardhur vetënë Pukë dhe eksportuesit e mesëm dhe të mëdhenj vendas që janë të interesuar pë rrjetin lokal (bimëtmjeskore) sesa një inisiativë të tyren për të dalë në tregun e huaj apo për të bërë investim serioze nëpika grumbulluese, magazina frigoriferike, linja përpunimi, etj. Kjo ka sjellë varësinë e tyre ngatregtaret e mëdhenjtë të cilët në shumë raste janë edhe spekullativë (rasti i kërpurdhës dhemanaferrës). Ka dëshirë për të profilizuar dhe formalizuar biznesin e tyre në grumbullim, paketim,tregtim siç janë Agro-Puka, Nikoll Uka, Agustin Prendi, Beslim Shkjau por që akoma nuk kanëarritur të përfitojnë ndonjë mbëshetje financiare nga skemat e subvencionit apo akses në informaciondhe rrjetëzim.

26

Struktura e prodhimeve të dyta të pyllit që mblidhen është më e vogël sesa kapaciteti real dhe imundur që të mblidhet në natyrë. Kështu mblidhen afro 500-1000 ton PDP (kërpurdhë, manaferra,bimë mjeksore, boronicë, gështenjë, lajthi, arrore, etj) në Pukë por nuk shfrytëzohen të gjitha resursetqë janë pasi kërpurdha e pranverës, sasia e kufizuar e manaferrave, boronicës, luleshtrydhe, bimë tëndryshme mjekësore dhe aromatike. Duhen organizuar shumë aktivitete promovimi (panaire, fushatalobuese, konferenca biznesi) nga aktorët kryesorë lokal për të kthyer në avantazh konkurues burimet epasura natyrore të Pukës.

Rritja e konkurueshmërisë në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar ka bërë që të kemi një tendencë tështimit të lëvizjes, interesit dhe qarkullimit te kapitalit dhe informacionit duke bërë që të ketë tëinteresuar seriozë për PDP në Pukë. Investitorë pukjanë kanë në planet apo përpjekjet e tyre për tëkonsoliduar biznesin e tyre në Pukë dhe në PDP duke shtuar investimet dhe formalizuar zinxhirin eplotë të vlerës së PDP.

Kapaciteti investues në sektorin e PDP në zonën e Pukës ka qenë i vogël. Më shumë është parë si njëmundësi e çastit se sa si një sektor i qëndrushëm. Nuk ka në Pukë asnjë pikë grumbullimi tëmirëfilltë, asnjë magazinë frigoriferike apo ndonjë linjë përpunimi. Janë disa skema subvencioni ngaMinsitria e Bujqësisë dhe nga donator të ndryshëm si GIZ, SARED, USAID që kanë në fokus PDPpor kapaciteti lokal për thithjen e investimeve ka qenë i dobët pasi ka munguar informacioni dheaftësitë teknike për plotësimin e dosjes së aplikimit.

Agro-Puka ka dhënë shumë asistencë teknike dhe trajnime për fermerët dhe banorët e zonave ruralenë Pukë. Janë hartuar plane sektoriale zhvillimi për zonat rurale dhe janë marrë shumë eksperiencanga grupe të ndryshëm fermerësh në nivel vendi dhe nivel rajonal. Të gjitha këto kanë ndikuarpozitivisht në kapacitetet dhe qëndrimin që mbajnë fermerët pukjanë për proçeset e zhvillimit tëkapaciteteve. Por për mbledhësit/vjelësit ka mungesë të trajnimeve dhe sensibilizimeve për ciklin eplotë të vjeljes së PDP, si për kohën, cilësinë, tharjen, paketimin, duke ndikuar në cilësinë e ulët tëprodhimit dhe çmimin e ulët.

27

4.2 ANALIZA SWOT

Analiza SWOT bazohet në një vlerësim të pikave të forta, dobësive, mundësive dhe kërcënimeve që janë për sektorin e PDP në zonën e Pukës. Matrica SWOT që jepet më poshtë është konsultuar gjatë intervistave dhe në takimet me grupe fokus.

Matrica SWOT është si më poshtë:

Pikat e Forta të sektorit të PDP

Pasuritë e shumta natyrore pyjore (80% e sipërfaqes) të rrethit të Pukës dhe flora e pasur mundësojne potenciale të PDP.

Kualiteti i lartë (100% BIO) i PDP që mblidhet në natyrë dhe i vlerësuar nga tregu i huaj dhe vendas.

Imazhi kampion për PDP dhe BIO tëPukës në Shqipëri dhe dominimi i tregut për kërpurdhën dhe manaferrën.

Tradita në mbledhjen e PDP nga popullsia e Pukës.

Numri i madh i familjeve që angazhohen në sektorin e PDP- garanci për fuqi të sigurtë punëtorie.

Të ardhurat e konsiderushme që gjenerohen nga mbledhja e PDP-duke rritur mirëqënien e familjeve pukjane.

Modele funksionimi dhe ekzistence tëgjithe aktorëve në zinxhirin e vlerës së PDP.

Eksperienca e pasur e Agro-Pukës në sektorin e zhvillimit dhe bashkepunimi me të gjithë aktorët lokalë ne sektorin e PDP.

Ekspertiza profesionale lokale e pasur me njohuri dhe praktika konkrete.

Pikat e Dobta të sektorit të PDP

Akoma zinxhiri i pas-vjeljes (grumbullues, përpunues/tregtarë/eksportues) nuk është kompetent në treg (standart të ulët në paketim/tharje/përpunim dhe shitje me çmime të ulta në treg duke u bërë dhe pre e spekullimeve).

Mungesa e investimeve sidomos për pjesën e sipërme të zinxhirit të vlerës (magazinim/ perpunim/etj).

Mjedisi spekullativ me mbledhësit/vjelësit dekurajon tregun e PDP në këtë nivel.

Rritja e konkurencës së pandershme. Mungesë e trajnimeve për mbledhësit ndikon

në cilësinë e ulët të prodhimit: Mungesa e strategjive lokale dhe një

inventarizim i saktë i potencialeve PDP në Pukë. Dobësi në aftësinë për thithjen e fondeve që

jepet nga qeveria dhe grandet e donatorëve të huaj. Mungesa e alternativave për të hyrë me

kultivim për të ruajtur degradinim e mejdisit nga mbivjelja dhe mundesi fitimi.

Mungesë e projekteve pilote demonstrative të ngjashme ne zonën e Pukës.

Ngurimi i tregtarëve lokalë për të hyrë në tregun e huaj.

Mungesë e bashkëpunimit midis aktorëvë në Pukë, dhe aftësisë për të hyrë në rrjete.

Mundësitë

Trendi pozitiv i tregut të PDP. Formalizimi gradual i tregut vendas

dhe rritja e kërkesës për PDP: Modele pozitive të kultivimit nga

fqinjët -Malësi e Madhe, Kosove, Bosnje, etj.

Mundësi përfitimi nga skemat e subvencioneve qeveritare dhe të donatorëve të huaj.

Kërcënimet

Varësi 100% nga tregtarë të huaj dhe nga një i tregtar vetem që dikton çmimin.

Konkurueshmëria e lartë dhe nga zonat fqinje. Mungesa e çertifikatës së origjinë e cila mundëson

spekullimin me produkte të tjera që janë të kultivuara ose nga zona të tjera.

Vazhdimi i segmentimit të zinxhirit të vlerës për PDP vetëm në aktivitete emergjente që lidhen me mbledhësit/vjelësit duke mos dhënë frymemarrje për investime në segmentet e tjera të zinxhirit që e bëjnë atë më dinamik.

28

4.3 PIKAT E NDËRHYRJES DHE REKOMANDIMET PËR ZHVILLIMIN E ZINXHIRIT TË VLERËS

4.3.1 Rekomandime për Zhvillimin e Zinxhirit të Vlerës për PDP

Diskutimi i perspektivave dhe problemeve me shumë aktorë gjatë gjithë proçesit të studimit ishte ifrytshëm dhe u bazua në marrjen në konsideratë të nevojave dhe prioriteteve që lidhen me sektorin ePDP në zonën e Pukës. Këto konsiderata dhe rekomandime janë:

Zhvillimi i zinxhirit të përpunimit/magazinimit/grumbullimit dhe tregtimit: Përpunimi, tregtimi dheaksesi i daljes në treg për PDP në Pukë është i vështirë pasi është tërësisht në dorë të agjentëve tëeksportit që spekullojnë më çmimin e mbledhjes dhe grumbullimin. Investimet në pikagrumbullimi, magazina frigoriferike dhe linja përpunimi/paketimi/tharje mungojnë ose janë shumëprimitive. Dobësia e kësaj hallke të zinxhirit e dobëson gjithë sektorin e PDP në Pukë. Kjo kërkonnevojën e nxitjes së investimeve në ndërtimin e pikave grumbulluese të përshtatshme, magazinavefrigoriferike, linja të vogla por të reja përpunimi, si dhe të të paktën një ose dy tregtarë lokalë tëmund të dalin në tregun e huaj si eksportues. Për këtë edhe ndarja e re administrative dhetransferimi i kompetencave njësive të qeverisjes vendore është një mundësi për mirëvlerësimin dheadministrimin sa me efektiv të prodhimeve të dyta ne zonat pyjore në territorin e tyre.

Rritja e standartit të cilësisë së proçesit të zinxhirit të produktit të PDP në Pukë: Puka është epasur me PDP që mblidhen në natyrë, në gjendje të egër dhe me cilësi shumë të lartë. Akoma nëtreg çmimi i tyre është i ulët për shkak të standartit të dobët të mbledhjes, të tharjes, tëmagazinimit dhe të paketimit. Interesi për rritjen e standartit të cilësisë së produktit është prioritetdhe kërkon kualifikimin dhe informimin e aktorëve në këtë zinxhir të vlerës.

Rritja e sasisë së grumbulluara të PDP të egra : Pasuritë me PDP në Pukë janë të mëdha dhe sasiae mbledhur akoma është e vogël. Kjo për shkak të mos njohjes së sezonit, llojeve të bimëve dhekërkesës në treg. Për këtë shtohet si prioritare kryerja e një invetari të PDP në Pukë dhe potencialetprodhuese. Kërkohen që vazhdimisht të realizohen fushta sidomos me fëmijtë dhe gratë për kohën,llojet dhe teknologjinë e mbledhjes së bimëve.

Krijimi i modeleve për kultivimin e PDP në Pukë; Në momentin aktual nuk është nevoja për tëndërhyrë me kultivim të PDP që kërkohen nga tregu pasi prodhimi natyral e plotëson kërkesënaktuale të tregut. Por për të garantuar prodhimin dhe për të krijuar një cikël të plotë të prodhimitduhet të krijohen modele të kultivimit të PDP, sidomos të atyre që janë shumë afër vetive dhecilësive të produkteve organike që janë karakteristike të zonës dhe janë modele pozitive në zonatfqinjë. Modele për produkte që kërkesa në treg është e garantuar si psh: trumza, rigoni dhemanaferra. Me kërpurdhën mbase është herët për momentin që të fillohet me kultivimin.

Kualifikimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i aktorëve në zinxhirin e vlerës së PDP: Trajnimet dhekualifikimet janë shumë të nevojshme sidomos për raste dhe çështje specifike që lidhen me punëne përditshme të aktorëve në çdo hallkë të zinxhirit. Modulet e trajnimeve sipas kërkesave tëaktorëve dhe paraprirja me trajnime të përgjithshme është një proçes i vazhdueshem. Sfida dheefiçenca e trajnimeve është përshtatje me pritshmëritë e përfituesit.

Bazuar në analizën e sektorit të PDP për zonën e Pukës e shikojmë të përshtatshme ndarjen erekomandimeve që mund të aplikohen në një kuadër të gjerë të proçeseve të zhvillimit të sektoritprivat për planet e bisnesit, sektorit të pushtetit lokal për planet strategjike dhe OJF në proçeset e tyretë zhvillimit si pjesë e para-kushteve që pasurojnë dokumentet e tyre.

29

4.3.2 Rekomandime për shoqatën Agro-Puka:

Rekomandime specifike janë për organizatën Agro-Puka që është porositëse e këtij studimi dhe do inevojitet në fazat e punës së saj të ardhshme për të punuar në zhvillimin e konteksit lokal, zhvillimine zinxhirit të vlerës dhe në ngritjen e punësimit dhe të ardhurave të familjeve pukjane që merren mesektorin e PDP.

Përdorimi i Analizës së Vlerës si metodologji

Për përdorimin e analizës së vlerës si metodologji nga Agro-Puka rekomandojmë:

1. Forcimin organizativ të Shoqatës: Agro-Puka të forcojë rolin e saj si një aktor i fortë biznesi në sektorin e PDP që merret me

përpunimin/tharjen/tregtimin e PDP. Agro-Puka mund të jetë një aktor i fuqishëm biznesiqë ka pikën e saj të grumbullimit, linjën e tharjes dhe magazinën frigoriferike. Për këtëAgro-Puka mund të aplikojë pranë projekteve të EU si SARED (Projekti Danez) apo nëskema të tjera subvencioni.

Agro-Puka të krijojë një qendër të profilizuar për PDP ku të ketë grupin e specialistëvedhe rrjetin e ngritur të përfituesve. Gjithashtu Agro-Puka duhet të zhvillojë dokumentin einvetarizimit të PDP në Pukë dhe kapacitetin e tyre. Ky dokument mund të zhvillohet ngavetë specialistët e Agro-Pukës dhe më vonë mund të pasurohet dhe me asistencë dheekspertizë më të kualifikuar vendase apo të huaj.

Agro-Puka të krijojë një grup-kyç me specialist të zhvillimit rural që të merren measistencën dhe përgatitjen e dokumentacionit, dosjes së aplikimit, projekt-propozimeve përfondet e skemave të subvencionit, granteve të EU, GIZ, Bankës Botërore që janë deleguartek Agjensia e Pagesave të Minsitrisë së Bujqësisë dhe grante të tjera. Ky grup tëtrajnohet dhe specializohet nga Agro-Puka dhe të ofrojë shërbim ekspertize kundrejtpagesës sipas tarifave të vendosura në thithjen e granteve.

2. Të inkurajohet që të shtojë gamën e shërbimeve për PDP: Të mbështesë krijimin e forcimin e grupeve prodhuese sipas llojit të PDP ose ndarjeve

gjeografike. Asistenca për këto grupe prodhuesish duhet të jetë e vazhdushme pasi janëgrupi kryesor i synuar i Agro-Pukës. Ky shërbim mund të jetë pjesë e projekteve apoaktiviteteve në projekte të ndryshme zhvillimi.

Të organizojë cikle aktivitetesh që zhvillojnë kapacitet e aktorëve në zinxhirin e vlerës sëPDP. Fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi me mbledhësit/vjelësit, grumbulluesit,përpunuesit për të rritur standartin e cilësisë dhe volumin e sasisë së mbledhur. Kjo fushatëmund të organizohet edhe e thjeshtë në fillim të çdo sezoni duke bashkëpunuar megrumbulluesit duke shfrytëzuar burimet e tyre të financimit ose mund të jetë pjesë epaketës së aktiviteteve të një projekti të plotë për Zhvillimin e sektorit të PDP ne Pukë qëmund të aplikohet tek donatorë të ndryshëm që kanë në fokus mjedisin dhe zhvilliminekonomiko-social.

3. Të organizojë fushata promovimi dhe lobingu: Të organizojë një Konferencë “business to business” në Tiranë me temë “Prodhimet e

Dyta të Pyllit në Pukë, mundësi për të gjithë” ku të marrin pjesë përfaqësuesit kryesorë tëgrumbulluesve, përpunuesve, tregtarëve nga Puka dhe të jenë përfaqësues nga Biznesetkryesore të PDP në Shqipëri, donatorë të ndryshëm, Qeveria Lokale dhe Ministritë e linjës(Bujqësia, Pyjet, Ekonomia), mundësisht dhe ndonjë tregtarë i interesuar nga jashtë vendit.

Të punojë për marrjen e Çertifikatës origjinës “Prodhime Puke”: Proçesi i marrjes sëçertikatës së orgjinës është një proçes që garanton produktin dhe Agro-Puka bëhetposeduesja e saj. Individë dhe bisnese të ndryshme që prodhojnë në Pukë aplikojnë pranë

30

Agro-Pukës për t’u pajisur me çertifikatën e origjinës. Në këtë mënyrë Agro-Puka lobondhe mbron prodhimin lokal.

Organizimi i Festës së Pukës: Në bashkëpunim me pushtetin lokal Agro-puka të bëhetinisiatore e organizimit të Festës së Pukës si aktivitet që promovon vlerat e Pukës. Në këtëaktivitet të organizohet panairi i prodhimeve tipike pukjane, veshje dhe këngë popullore,etj. Festa të jetë simbolike, në një datë të shënuar dhe në një kohë të përshtatshme. Duhetangazhim dhe bashkëpunim me pushtetin lokal që të jetë partner dhe drejtues i eventit, mebiznesin (sidomos bisnesi i turizmit, baret, hotelet) që janë dhe përfituesit kryesore.Sllogani i festës duhet të jetë dhe sllogani i zhvillimit të Pukës “Si Puka nuk ka tjetër,Gjithçka BIO, Gjithmonë natyrale”.

31

4.4 KONKLUZIONE

Prodhimet e Dyta të Pyllit (PDP) janë sektori fitimprurës që siguron të ardhurat tek një numër i madhpërfituesish në rethin e Pukës, duke vlerësuar kështu burimet natyrore vendore.

Megjithëse është veprimtari fitim-prurëse e rëndësishme, sektori publik dhe ai privat në Pukë nukkanë investuar mjaftueshëm kapitale financiare dhe njerëzore në këtë sektor e krahasuar me rëndësinëdhe mundësitë që ofron sektori.

Norma e mirë e fitimit në këtë sektor ka bërë që shumë familje që merren me vjeljen/mbledhjen dhebiznese të tjera lokale që merren me grumbullimin/tharjen/tregtim të ketë një rritje dhe konsolidim tësektorit duke qenë në qendër të vëmendjes por jo në ndryshim dhe modernizim. Ata kanë shfrytëzuarme pragmatizëm fitimet që vijnë nga sektori që është sezonal dhe akoma nuk kanë investuar në rritjene standartit të cilësisë, në modernizimin e linjave të prodhimit, pikave grumbullimit, magazinavefrigoriferike dhe në nivelet e tjera të zinxhirit të vlerës duke u kënaqur me gjendjen aktuale të sektoritqë është i tillë këtu e 15-20 vjet më parë. Kjo praktikë të jep fitime të shpejta në kohë të shkurtër dhepër individë të veçuar por nuk është e qëndrushme dhe nuk ka një orientim të politikës së zhvillimit,ku mungon organizimi dhe bashkëpunimi mes aktorëve në zinxhirin e vlerës dhe në raste lëkundjeshtregu apo spekullimi do të përballemi me skenare rreziku dhe mungesë fitimi.

Shumë operatorë, nisur dhe nga eksperiencat e zonave fqinjë, e shikojnë kultivimin si mundësi tëzhvillimit të sektorit për shtimin e të ardhurave dhe në ngritjen e pikave të mëdha të grumbullimit apopërpunimit. Në Pukë akoma nuk ka investime të tilla si në disa zona fqinjë. Veprimtaritë pa plane tëbisnesit, pa përllogoritje të mundësive të prodhimit dhe mungesë të zbatimit të teknologjive, kanëdështuar. Kjo duhet mbajtur parasysh nga operatorët ekzistues apo ata të rinjë në veprimtarinë e PDP.Të stimulohet bashkëpunimi (krijimi i grupeve) dhe investime në linja të vogla, artizanale pak tëkushtueshme dhe me kapacitet të vogël. Kultivimi të jetë për lloje organike dhe të kërkuara në treg pahumbur cilësinë por këto në Pukë duhet të theksohen tani që janë fazën e dëshirave dhe ideve tëbiznesit.

Duke konsideruar si shumë të rëndësishëm zhvillimin e sektorit të PDP dhe prioritet për mundësimine investimeve në përpunim/ magazinim/ grumbullim, e theksojmë që është e rëndësishme bërja estudimit të saktë të tregut dhe planit të bisnesit, njohja me eksperiencat e projekteve dhe shembujve tëpilotuara më parë në nivel rajoni dhe vendi.

Janë disa projekte dhe programe zhvillimi që mund të mbështesin sektorin e PDP në Pukë si SARED(7 milion Euro) pranë GIZ, Programi i Shërbimeve Mjedisore (7.5 milion Euro) financuar nga BankaBotërore (Agjencia e pagesave në Ministri të Bujqësisë), dhe skemat e subvencionit të Ministrisë sëBujqësisë.

Janë disa mundësi dhe arsye pse duhet të ndërhyhet në Zhvillimin e zinxhirit të vlerës së PDP dukepërdorur metodologjinë e analizës së zinxhirit të vlerës, si:

Agjenda e zhvillimit lokal në Pukë është lidhur ngushtë me Zhvillimin e këtij sektori që ështëtradicionale, informale, e strukturuar dhe ka elementë inovativ siç është hyrja me kultivim tëPDP dhe dalja direkt në eksport,

Nisur nga analiza rekomandohet që të fillohet me disa aktivitete që duhen përgjatë gjithëzinxhirit të vlerës si studimi për invetarin e PDP, trajnimi dhe informimi për rritjen e standartittë cilësisë për vjelësit, studime për kultivimin, nxitja e bashkëpunimit dhe krijimin e grupeveprodhuese, asistencë e vazhdushme për individë dhe kompani që merren mepërpunimin/tregtim;

32

Programe dhe ndërhyrje pilote demostrative që kanë efekt direkt në zinxhirin e vlerës por dhenë qëndrushmërinë e këtij zinxhiri si ngritja e pikave të grumbullimit, ngritja e magazinavefrigoriferike, ngritja e linjave përpunimit apo parcela eksperimentale me bimë të kultivuara.

Sfida kryesore për Zhvillimin e këtij sektori konsiston në përcaktimin e qartë të hapave që do tëndërmerren në ndërhyrje, të cilët duhet të jenë sipas prioriteve dhe nevojave dhe në përshtatje memundësitë e realizimit duke angazhuar kapacitetet e duhura njerëzore dhe burimet financiare meracionalitet. Veçanërisht sfidues janë:

Kushtet social-ekonomike të zhvillimit pas ndarjes territoriale, sidomos për zonat malore dhepolitikat e zhvillimit që duhen përcaktuar nga ana e njësive të qeverisjes vendore.

Aspektet mjedisore;

Balanca ekonomike mes prodhimit dhe cilësisë;

Aksesi në tregun e huaj dhe vlerësimi tij;

Politika e investimeve në linjat e përpunimit, pikat e grumbullimit, etj.

Aplikimi i studimeve të sakta dhe inovacioneve teknologjike dhe teknike;

33

Aneksi 1: Lista e të intervistuarve në Pukë

Nr Emer Mbiemer Pozicioni ne Zinxhirin e Vleres

1 Roland Toma Zyra e shebimit Pyjor, Puke

2 Qamil Brahimi Inxhinier Pyjesh, Fushe-Arez

3 Nikoll Uka Grumbullues

4 Beslim Shkjau Grumbullues

5 Qamil Djaloshi Grumbullues

6 Xhemal Dervishi Agronom, Keshillues i Agro-Puka

7 Marije Shkjau Agronome, Keshilluese

8 Dod Marinaj Grumbullues/Perpunues, Puke

9 Mark Gjonaj Grumbullues/Perpunues

10 Sherina Pjetri Perpunuese, Agropuka

11 Sabah Djaloshi Administrator, Agro-Puka

12 Gezim Laçi Keshillues

13 Mehmet Ramadani Agronom, Keshillues, Drejtoria e Bujqesise, Puke

14 Jak Ukaj Agronom, tregtar i Inpute Bujqesore

15 Gezim Laçi Grumbullues

34

Aneksi 2: Lista e perpunuesve dhe eskportuesve ne Shqiperi

A) Tabela e Grumbulluesve ne rrethe

Pronaret Lokaliteti KontaktetMyslim Pepa Durres 0682154155Luljeta Toska Berat 0323 22765Zef Keqaj Bajze, Malesia e Madhe 0211 28145Florie Shahu Corovode 0312 22429Muhamet Kadiu Sharove, Skrapar 0682358422Luan Oruci Tepelene 0692391316

0814 22491Zyber Gjoni Peshkopi 0218 24119Flamur Hajdinaj Zona industriale, Permet 0682201847,

0813 23310Toli Bodurri Gjergjan, Elbasan 0682124632Xhovan Saraci Korce 0692256952Xhemal Hasani Malesia e MadheMartin Pellumbi Shkrel, Malesia e Madhe 0682305957Ilir Brukaj Koplik, Malesia e Madhe 0692153526Napolon Hajdini Permet 0813 23329Kujtim Lato Leus, Permet 0682397836Midush Shaba L. Qemal Stafa, Shkoder 0224 22969Safet Dyrmishi Corovode, Skrapar 0312 22454Pandeli Ciko Rruga Y.Bilibashi, P 13/1, No. 5, TiraneBajram Biba Rr. Jordan Misja, Tirane 0692240830

B) Lista e perpunuesve dhe eksportuesve te vegjel

Kompania Pronesia Lokaliteti KontaktetTealb shpk Ibrahim Myftari Tirana 0682099954Galen shpk Alfons Cici Shkoder Tel: 0224 23365Zagora shpk Haxhi Bercaj Koplik Tel: 0211 22294Erba shpk Kujtim Keka Grizhe, Malesia e Madhe Tel: 0211 22056Gjonaj shpk Prele Hasani Kushe, Hot, Malesia e Madhe Tel: 0211 22468Orlando shpk Tom Arra Zona Industriale, Shkoder 0224 25329;

0682299858Albania Trading Company (ATC)

Lagja.6 “Maliq Muço”, Nr. 1011, Durres

Tel/Fax: +355 52 265080/222880; 068 22 33553

35

C) Lista e perpunuesëve te mesem dhe te medha

Kompania Pronarët Vendndodhja Telefoni Numri it epunësuarëve

Alb Ducros Tirane

Albanian HerbsSh.A.

Kujtim ZereShkozet 11/4 God

4/2, Durres+052 65079+052 65118

25

Filipi Shpk Filip Gjoka Lac0682021352

3554 2257374

Xherdo Shpk Xhevit Hysenaj Maminas, Durres 0692060915 50

Elba-Shehu ShpkYlli & Xhevdet

ShehuElbasan

06926237080692063575

55

Mucaj Shpk Vasel MucajBajze, Malesi e

Madhe0211 2498

0682070052100

Relika Shpk Ramadan LikaKoplik, Malesia e

Madhe0211 2402 13

Herba-FruktusShpk

Elbasan 0682048440 43

36