rr.sitki Çiço përballë maternitetit të ri, tel: 067 60 00 ......skaduar afati i përdorimit të...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Enjte 14 Nëntor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Ilmi QAZIMI Hipokrizi, pandershmëri dhe... Nga Besi BEKTESHI Nga Gjon BRUÇI “Tufat” dhe “Tufëzinjtë” e kryeministrit Rama Kryeburokrati i Prokurorisë së Përgjithshme! Meta sulmon Dvoranin dhe SHBA-BE: Kreu i KED tentoi skemë mafioze kundër meje, ambasadorët të korruptuar Olsian Çela kandidati favorit për Kryeprokuror, lëshon kritika të forta mbi cilësinë e hetimeve, premton revolucion në prokurori Miratohet vendimi, 725 milionë lekë për naftëtarët, minatorët e metalurgët, ja procedurat për të përfituar pension suplementar CIA zbardh detajet, ja kush ishin gjeneralët më të rëndësishëm gjatë regjimit komunist, ndryshimet në qeveri më 1953 dhe rivaliteti Hoxha-Shehu Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët. Edhe pse ligji ishte miratuar që në pranverë të këtij viti, nuk po gjente zbatim për shkak të... Prokuroria e Tiranës pritet që sot të vendosë për fatin e dosjes hetimore për lobimet e Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim të javës, kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj zhvilloi një mbledhje me 3 prokurorët e çështjes“Basha”, Ervin Karanxha... Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Ba- sha u ka dhënë garanci Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për reformën zgjedhore. Dy ditë më parë kryedemokrati Basha zhvilloi një takim 90 minuta në selinë blu me të ngarkuarën me punë të SHBA në... Lobimet, sot vendoset për fatin e dosjes kundër Lulzim Bashës, Balla kërkon të zbulohet personi që transportoi paratë në Skoci Prapaskenat, Basha u jep garanci SHBA-BE për reformën zgjedhore, vlerësohet denoncimi për Kajmakun dhe Pjetrin Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi dje in- tervistat për tre kandidatët për Kryeprokuror. Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, dorëzuan platformën e tyre pranë KLP dhe për rreth një orë secili i janë përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga anëtarët e KLP dhe ndërkombëtarët... KLP interviston 3 kandidatët për Kryeprokuror, Arta Marku jep sqarime mbi akuzat për lidhje politike, anëtarët “gozhdojnë” Fatjona Memçajn Ilir Meta fut në kolaps Gjykatën Kushtetuese, dekreton anëtare Marsida Xhaferllarin në shkelje të ligjit, nuk njeh emërimin e Arta Vorpsit Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlam- entar i Ekonomisë. Ministrja e Financave, Anila Denja, raportoi dje në komision për buxhetin e ri, por në mungesë të opozitës oponencën e ka bërë kreu i komisionit, Arben Ahmetaj... Buxheti shkakton debate në Kuvend, Ahmetaj kritika për nivelin e rritjes së ekonomisë dhe investimeve, kërkon fond për pensionistët Zbardhet lista, 48 gjyqtarë e prokurorë futen në skanerin e vetingut, nga emrat që u bllokoi vizën SHBA, te të kallëzuarit për fshehje pasurie Ndizet konflikti për Kushtetuesen, PS: Xhaferllari nuk ka kaluar vetingun, Ilir Meta po del mbi ligjin, është i tmerruar nga reforma në drejtësi Vetingu në sistemin e drejtësisë duket se po ecën me ritme të shpejta, pavarësisht përplas- jeve politike. Teksa vëmendja është përqendruar te Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përcaktuar dje listën e radhës të gjyqtarëve dhe të prokurorëve që do të futen në procesin e vetingut. Gazeta ka siguruar listën me 48 emra, për të cilët nga sot nis skanimi i pasurisë, i pastërtisë së figurës dhe... Faqe 10 Faqe 9 Faqe 8 Faqe 7 Faqe 6 Faqe 5 Faqe 2-4 Faqe 11 Faqe 12

Upload: others

Post on 15-Feb-2021

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

    E Enjte 14 Nëntor 2019

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Nga Ilmi QAZIMI

    Hipokrizi, pandershmëri dhe...

    Nga Besi BEKTESHI

    Nga Gjon BRUÇI

    “Tufat” dhe “Tufëzinjtë” e kryeministrit Rama

    Kryeburokrati i Prokurorisë së Përgjithshme!

    Meta sulmon Dvoranin dhe SHBA-BE: Kreu i KED tentoi skemë mafioze kundër meje, ambasadorët të korruptuar

    Olsian Çela kandidati favorit për Kryeprokuror, lëshon kritika të forta mbi cilësinë e hetimeve, premton revolucion në prokurori

    Miratohet vendimi, 725 milionë lekë për naftëtarët, minatorët e metalurgët, ja procedurat për të përfituar pension suplementar

    CIA zbardh detajet, ja kush ishin gjeneralët më të rëndësishëm

    gjatë regjimit komunist, ndryshimet në qeveri më 1953

    dhe rivaliteti Hoxha-ShehuQeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve

    për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët. Edhe pse ligji ishte miratuar që në pranverë të këtij viti, nuk po gjente zbatim për shkak të...

    Prokuroria e Tiranës pritet që sot të vendosë për fatin e dosjes hetimore për lobimet e Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim të javës, kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj zhvilloi një mbledhje me 3 prokurorët e çështjes “Basha”, Ervin Karanxha...

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Ba-sha u ka dhënë garanci Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për reformën zgjedhore. Dy ditë më parë kryedemokrati Basha zhvilloi një takim 90 minuta në selinë blu me të ngarkuarën me punë të SHBA në...

    Lobimet, sot vendoset për fatin e dosjes kundër

    Lulzim Bashës, Balla kërkon të zbulohet personi që

    transportoi paratë në Skoci

    Prapaskenat, Basha u jep garanci SHBA-BE për reformën zgjedhore,

    vlerësohet denoncimi për Kajmakun dhe Pjetrin

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi dje in-tervistat për tre kandidatët për Kryeprokuror. Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, dorëzuan platformën e tyre pranë KLP dhe për rreth një orë secili i janë përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga anëtarët e KLP dhe ndërkombëtarët...

    KLP interviston 3 kandidatët për Kryeprokuror, Arta Marku jep sqarime mbi akuzat për

    lidhje politike, anëtarët “gozhdojnë” Fatjona Memçajn

    Ilir Meta fut në kolaps GjykatënKushtetuese, dekreton anëtare

    Marsida Xhaferllarin në shkelje të ligjit, nuk njeh emërimin e Arta Vorpsit

    Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlam-entar i Ekonomisë. Ministrja e Financave, Anila Denja, raportoi dje në komision për buxhetin e ri, por në mungesë të opozitës oponencën e ka bërë kreu i komisionit, Arben Ahmetaj...

    Buxheti shkakton debate në Kuvend, Ahmetaj kritika për nivelin e rritjes së ekonomisë

    dhe investimeve, kërkon fond për pensionistët

    Zbardhet lista, 48 gjyqtarë e prokurorë futen në skanerin e vetingut, nga emrat që u bllokoi vizën

    SHBA, te të kallëzuarit për fshehje pasurie

    Ndizet konflikti për Kushtetuesen, PS: Xhaferllari nuk ka kaluar vetingun, Ilir Meta po del mbi

    ligjin, është i tmerruar nga reforma në drejtësi

    Vetingu në sistemin e drejtësisë duket se po ecën me ritme të shpejta, pavarësisht përplas-jeve politike. Teksa vëmendja është përqendruar

    te Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përcaktuar dje listën e radhës të gjyqtarëve dhe të prokurorëve që do të futen

    në procesin e vetingut. Gazeta ka siguruar listën me 48 emra, për të cilët nga sot nis skanimi i pasurisë, i pastërtisë së figurës dhe...

    Faqe 10

    Faqe 9

    Faqe 8

    Faqe 7

    Faqe 6

    Faqe 5

    Faqe 2-4

    Faqe 11Faqe 1

    2

  • 2 GAZETA SOTE Enjte 14 Nëntor 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    “Sa herë që ka pasur situata të tilla që publikut i janë dukur bllokuese, kur publiku nuk është se ka pasur një pritshmëri të madhe nëse gjëja do të ndodhte apo jo, në fakt nuk ka ndodhur kataklizmo-ja, pra unë mendoj se ceremonia do të ndodhë se është qartësisht e shkruar në Kushtetutë edhe në ligj është një gjë që Presidenti i

    Republikës e organizon për të gjithë funksionarët në institucionet kushtetuese. Nga ana tjetër nuk ka asnjë arsye sepse thashë që për të tre kandidatët që i shtohen rishtazi Gjykatës Kushtetuese, dy janë pjesë e zgjedhjes së Kuvendit të Shqipërisë, i cila asesi nuk ka ndonjë interes të bllokojë proces-in”, është shprehur dje Felaj.

    Kushtetuesja, Felaj: Nuk do ketë probleme me betimin

    Berlini mesazh të koduar Ilir Metës: Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë punë menjëherë, nuk duam pengesa

    Gjykata Kushtetuese rrezikon që të ndezë një luftë të fortë mes presidentit Ilir Meta dhe ndërkombëtarëve. Meta dekretoi dje Marsida Xhaferllarin si anëtare të Kushtetueses, duke mos pranuar kandidaturën. Por veprimi i presidenti pritet të hapë një konflikt të ri, pasi mazhoranca nuk e njeh dekretin e tij. Ligji e përcakton qartë se presidenti ka 30 ditë afat, por veprimi i djeshëm i Metës ka qenë jashtë afateve. Por beteja që ka nisur për Kushtetuesen rrezikon ta përplasë pres-identin me ndërkombëtarët. Ditën e djeshme ka folur ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Mass, i

    cili ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha palët, por kryesisht për Metën, teksa ka deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë vonesë për Kushtetuesen. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha dje se reforma në fushën e drejtësisë, me të cilën Shqipëria po tregon një shembull të mirë në rajon, është në rrugën e duhur. Ai e ka vendosur thek-sin tek Gjykata Kushtetuese, teksa ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë punën menjëherë. “Reforma në fushën e drejtësisë, me të cilën Shqipëria po tregon një shembull të mirë në rajon është në rrugën e duhur. E rëndësishme

    është që tani të gjithë të kontribuojnë që Gjykata Kushtetuese të fillojë pa u vonuar punën”, ka deklaruar dje Mass. I pyetur se çfarë pret të bëjnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në situatën kur nuk u mor vendim për negociatat me BE-në, Maas tha se të dyja vendet kanë bërë hapa para dhe theksoi se duhet të vazhdojnë me reformat. Po ashtu ai shtoi se reformat nuk janё vetëm për të hyrë në BE, por për t’i shërbyer vetë politikave të brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Unë dua t’u jap zemër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si edhe vendeve të tjera të

    rajonit që të vazhdojnë me konsekuencë kursin reformues edhe për një arsye tjetër: Reformat nuk shërbejnë vetëm për afrimin me BE, ato janë të rëndësishme sepse janë në dobi të njerëzve. Forci-mi i shtetit të së drejtës, luftimi me vendosmëri i korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar janë detyrat kryesore të çdo qeverie, që do të ardhmen e vendit të vet. Edhe opozita mban përgjegjësi. Konkurrenca politike dhe idetë konkurruese, që janë të zakonshme dhe të domosdoshme në demokraci nuk duhet ta paralizojnë zhvillimin e vendit”, ka deklaruar Mass.

    Arbjona ÇIBUKU

    Dekretimi i Marsida Xhafer-llarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese e ka kaluar në një tjetër stad konfliktin Kuvend-Presidencë. Për mazhorancën anëtarja e Kushtetueses është Arta Vorpsi dhe jo Xhaferllari. Sipas social-istëve, Metës i ka skaduar afati 30 ditor dhe ai nuk ka të drejtë të bëjë emërime. Përballë kësaj situate gazeta ka mësu-ar se mazhoranca do marrë veprime konkrete. Pritet që Komisioni i Ligjeve të zhvillojë një seancë të posaçme për këtë çështje, ndërsa mbetet të shihet qëndrimi i KED.

    Reagon PSKryetarja e Komisionit të Sigurisë,

    Ermonela Felaj, e ftuar dje në një stu-dio televizive u shpreh se ky dekretim është një tregues se Meta u përpoq ta trajtonte ligjin si lojë shahu, teksa tha se nuk e priste emërimin e një kan-didature të tillë. Mes të tjerash, Felaj tha se Xhaferllari është një zgjedhje e tjetër kujt. “Duke i dhënë mundësinë që gjykata të zgjedhë kryetarin e saj. Pritej, madje dhe debati që shkaktoi Meta ishte në vetvete një debat që të justifikonte këtë zgjedhje. Një zg-jedhje e detyruar për shkak se lista që presidenti ka zgjedhur kandidaten në fjalë, përbëhej nga 3, ai duhet të zg-jidhte 3 anëtarë. Lista ka qenë e njëjtë edhe me të Kuvendit, që kjo mbetej kandidatja e vetme. E pa ligjin si lojë shahu. Do ishte më e moralshme që të kishte ndjekur kriterin e ligjit. E kaloi në heshtje kandidaturën e Vorpsit, të përçonte një konflikt në Kuvendin që nuk ishte. Tejkaloi afatin 30 ditor, normalisht kandidatja Vorpsi do të kalonte automatikisht”, deklaroi Felaj. Ajo tha se e dekretuara e Metës nuk e ka kaluar vetingun. Felaj deklaroi se zgjedhja e Xhaferllarit nuk ishte zgjedhje e Metës. “Ligji në vetvete ta imponon që ta respektosh, një sjellje e presidentit që morali nuk ka luajtur asnjë lloj roli. Unë e kam pasur një qëndrim edhe më herët, që Meta nuk do e bllokonte procesin e situatës Kushtetuese. Xhaferllari nuk ka kaluar vetingun. Diferenca e dytë është kjo: Nëse do të ishte zgjedhur dikush që të kishte një lidhje me mazhorancën, qoftë edhe lidhjen më të largët, ju sot do të kishit përfaqësuesit e opozitës që të hidhte baltë mbi ne, ne nuk e kemi bërë këtë sjellje. Edhe pse nuk jemi

    Spiropali: Ilir Meta iu kundërvu reformës në drejtësi

    Ndizet konflikti për Kushtetuesen, PS: Xhaferllari nuk ka kaluar vetingun, Ilir Meta po del mbi

    ligjin, është i tmerruar nga reforma në drejtësi

    duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste. Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtë-sisë, na bën të ndjehemi keq për Pres-identin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir

    Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se reforma në drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe Parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh frika nga drejtësia”, ka deklaruar Spiropali.

    Sandë Lleshaj: Nxitoni të aplikoni për

    pasaportë e letër-njoftimMinistri Sandër Lleshaj, me

    anë të një statusi në Facebook ka deklaruar se qytetarët, të cilëve iu ka skaduar afati i përdorimit të kartës të identitetit ose të pasaportës, du-het të nxitojnë të aplikojnë për t’u pajisur me letër-njoftime. Lleshaj është shprehur se 2019 është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër-njoftim. Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar. “2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi. Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar. Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetra skadojnë dhe zhgënjimi i janar-it, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të nxitojnë për të aplikuar në zyrat përkatëse”, ka deklaruar dje Lleshaj.

    Reforma në drejtësi, akordohen 18 milionë

    lekë shtesëKëshilli i Ministrave ka akor-

    duar 18 milionë lekë për disa prej institucioneve të drejtësisë. Me anë të një VKM-je, qeveria shqiptare ka cak-tuar 7 milionë lekë për Komisionerin Publik, 9 milionë lekë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe 2 milionë për Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Fondi u akordua me kërk-esë të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë në kuadër të projektbux-hetit rezervë të 2019. Fondi në fjalë shkon për veprimtarinë e këtyre in-stitucioneve, të cilat vijojnë të kryejnë një punë aktive, sidomos në procesin e vetingut. “Institucioneve të sistemit të drejtësisë, në grupin buxhetor nr.63, në shpenzimet koherente, të miratuara në buxhetin e vitit 2019, i shtohet fondi i përgjithshëm prej 180.000.000 lekësh, i detajuar në programet buxhetore, si më poshtë vijon: 9.000.000 lekë në programin “Veprimtaria e rivlerësimit kalimtar të magjistratit, 2.000.000 lekë në programin Veprimtaria e apelimit të rivlerësimit kalimtar, 7.000.000 lekë në programin Veprimtaria e Komisionerit Publik”, thuhet në vendimin e VKM-së.

    indiferentë të lëvizjeve që janë bërë për të shkuar në emërimin e kandidatëve të veçantë. Ishte zgjedhje e tjetër kujt, jo e presidentit Ilir Meta”, tha Felaj. Lig-jvënësja socialiste e konsideron të lig-jshëm vendimin e Kuvendit në votimin e dy anëtareve të reja të gjykatës. Sikundër edhe emërimin e Arta Vorp-sit, falë mekanizmit zhbllokues, në këtë institucion, pasi presidenti nuk e dekretoi brenda afatit 30 ditor.

    Qëndrimi i Elisa SpiropalitNdërkohë një tjetër zë që ka

    reaguar ishte edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila me anë të një postimi në Facebook tha se presidenti i është kundërvënë reformës në drejtësi. “Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu reformës në drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian,

    Pak ditë më parë nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit parlam-entar Taulant Balla paralajmëroi dekretimin e Marsida Xhaferllarit nga ana e presidenti Meta. “Ky është një lajm i mirë për rrugën tonë europiane. Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e afatit, presidenti ka ngulmuar që lista nga KED t’i shkojë me 4 veta sepse ka

    parë që e katërta e renditur është një person që presidenti ka besim. E ka të njohur. Presidenti ka hall të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibea-jt. Kjo është troç, lërini dënglat. Presi-denti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kritere, as të këndojë atë këngën “e kam unë e ke ti”. Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë të tretin. Të tretin e ka Gjykata e Lartë, që do të thotë që ne duhet të presim”, tha Balla.

    BALLA PARALAJMËROI DEKRETIMIN E XHAFERLLARIT NGA META

  • 3,4,8,10,12,13,14,18,19,21,24GAZETA SOT E Enjte 14 Nëntor 2019 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Meta fut në kolaps Kushtetuesen, dekreton anëtare Marsida Xhaferllarin në shkelje

    të ligjit, nuk njeh emërimin e Arta Vorpsit

    Meta tenton të shtyjë shkarkimin, 2 emra për një vend vakant në Kushtetuese

    Raporti i KED fundos Marsida Xhaferllarin, nga informacione sekrete për abuzime, deri tek mungesa e statusit të magjistrates

    Dekretimi i Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese në shkelje të ligjit dhe afat-eve kohor nga ana e presidentit Ilir Meta, duket se e ka thelluar edhe më tej luftën mes Presidencës dhe Kuvendit. Por megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye për të treguar se përplasja tanimë ka nisur, pasi të tjera detaje kanë dalë duke e thelluar skandalin dhe sidomos statusin e zonjës Xhaferl-lari si gjyqtare të Kushtetueses. Ka qenë Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, e cila përmes një raporti sekret për llogari të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka konstatuar se kandi-datja për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Marsida

    Xhaferllari, tanimë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, është përfshirë në veprime korruptive. Sipas raportit për Marsida Xhaferllarin, ngihen dyshime se në vitet 2001-2002, ka favorizuar një palë nën hetim kundrejt përfitimit financiar. Gjatë kësaj periudhe kandidatja rezulton se ka qenë gjyqtare. Konstatimi i DSIK për Xhaferllarin, e cila ishte në të njëjtën kohë edhe kandidate për Inspektore e Lartë e Drejtësisë, reflektohet në vendimin e KED të datës 10 shtator 2019, për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidates Xhaferllari për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga presidenti Ilir Meta në 4 mars 2019.

    Në përfundim të procedurave të verifikimit të znj. Marsida Xhaferllari, kandidate për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, nga organet kompetente disponohen të dhëna të viteve 2001-2002 ku ngrihen dyshime për përfshirje në veprime korruptive duke favori-zuar palën nën hetim kundrejt përfitimit finan-ciar”, thuhet në raportin sekret të DSIK të datës 6 qershor 2019. Por përfshirja në afera korruptive sikundër pretendon DSIK në raportin dërguar KED nuk është e vetmja mangësi që ka anëtar-ja e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari. Zonja Xhaferllari mund të cilësohet me probleme edhe

    më të mëdha, pasi komisioni i vetingut nuk ka marrë një vendim për të, duke deklaruar se ajo e ka humbur statusin e magjistratit dhe duhet të testohet nga fillimi në shkollën e Magjistraturës. Në mars të vitit 2019, kur ajo kërkoi rivlerësim në KPK, teksa shumica e trupës gjykuese ar-syetoi se Marsida Xhaferllari, e cila mbante postin e Kryeinspektores pranë Inspektoratit të ish-KLD, kishte humbur statusin e magjistratit dhe nuk mund të vendoste konfirmimin ose jo të saj. Pra, të gjitha këto tregojnë se zonja Xhaf-erllari nuk është e denjë për të qenë gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

    Rigels SELIMAN

    Thellohen përplasjet mes Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë sa i takon ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Në seancën plenare të së hënës, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi publikoi një letër të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku thuhej qartë se Pres-idencës i kishin skaduar afatet për anëtarin e dytë dhe se Arta Vorp-si është emëruar automatikisht si anëtare e Kushtetueses. Por presidenti Ilir Meta përmes veprimeve ekstra ligjore ka dalë dje me një dekret, duke emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse kreut të shtetit i skadoi afati që më datën 8 nëntor, ai ka nxjerrë një dekret që do të thellojë luftën për drejtësinë e re. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, presidenca bëri me dije se presidenti Meta sapo mbërriti në Rinas firmosi dekretin për emërimin e vakancës së tij të dytë, duke emëruar Marsida Xhaferllarin si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. ““Për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese” Në mbështetje të neneve 93 dhe 86 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim, Dekretoj: Zonja Mar-sida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet ndër të tjera në dekret.

    Meta dekreton Xhafellarin në shkelje të ligjit

    Por dekretimi i zonjës Marsida Xhaferllari si gjyqtare e Gjykatës Kus-htetuese duket se e minon procesin, duke bërë që të shpërthejë skandali. Kjo pasi me këtë lëvizje kreu i shtetit cenoi procesin, pasi Xhaferllari është bashkëjetuesja e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj. Megjithatë, dekreti-mi i Xhaferllarit nuk është e vetmja arsye që e thellon skandalin, pasi në këtë mes ka faj edhe Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi, i cili ka anashkaluar ligjin. KED në listën e dytë i ka dhënë të drejtë Presidencës të zgjedhë mes katër emrave, ndonëse në ligj lista që iu vihet në dispozicion institucioneve duhet të ketë tre emra. Kështu që, kjo gjë e thellon konfliktin, duke qenë se si në rastin e dytë, ashtu edhe në rastin e

    parë me Besnik Muçin, Meta ka injoru-ar kriteret duke qenë se ka zgjedhur anëtar për Kushtetuese kandidatët më pak të vlerësuar. Ndërkohë, situata komplikohet akoma më shumë edhe për faktin se kreu i shtetit ka injoruar afatet kohore me dekretimin e zonjës Xhaferllari si anëtare të Kushtetueses.

    Presidenti shkel ligjin me afatet kohore

    Presidenti Ilir Meta ka shkelur ligjin, pasi në nenin 7/b, ku flitet për procedurat e emërimit nga Presidenti i Republikës shkruhet e zeza mbi të bardhë që kreu i shtetit ka 30 ditë kohë në dispozicion për të zgjedhur një nga tre emrat e listës që i ka rendi-tur KED dhe se nëse nuk shfrytëzohet kjo kohë, kandidati i parë zgjidhet automatikisht. “Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kus-htetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar”, thuhet në ligj. Megjithatë, e gjithë kjo lëvizje e Metës synon bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të bllokojë edhe shkarkimin e tij nga presidenti.

    Reagon Arta VorpsiPor menjëherë pas njoftimit të

    Presidencës për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar edhe Arta Vorpsi, e cila tre ditë më parë u zgjodh automatikisht për marrjen e këtij pos-ti. Gjatë një prononcimi për mediat, Vorpsi theksoi se ajo është ligjërisht anëtare e Kushtetueses, duke sfiduar kështu Metën. “Sapo e mora vesh nga

    Hysi: Respektimi i të drejtave të njeriut,

    prioriteti ynëNënkryetarja e Kuvendit, Vasili-

    ka Hysi mori dje pjesë në tryezën e zhvilluar nga Avokati i Popullit dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me temë “Roli i Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri”. Në cilësinë e kryetares të nënkomisionit parlamentar “Për të drejtat e njeriut”, zonja Hysi vuri theksin në rolin e nënkomisionit për të drejtat e njeriut në procesin legjislativ, të konsultimit publik të projektligjeve, në trajtimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të adresuara nga institucionet e pavar-ura. Po ashtu, deputetja theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut në procesin e hartimit të ligjeve është domosdoshmëri. “Respektimi i të drejtave të njeriut në procesin e har-timit dhe të miratimit të ligjeve është domosdoshmëri dhe se rishikimi i legjislacionit nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut paraqet rëndësi të veçantë”, deklaroi zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

    Gjonaj: Magjistratët e rinj, fuqizojnë luftën

    ndaj korrupsionitMinistrja e Drejtësisë, Etilda

    Gjonaj ishte dje e pranishme në Shkollën e Magjistraturës sëbashku me përfaqësues të Këshillit të Lartë të Magjistraturës italiane. Gjatë fjalës së saj, Gjonaj shprehu bindjen se eksperienca italiane për magjistratët e rinj, sipas saj, fuqizon luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. “Integriteti i magjistratëve të rinj do të bëjë ndryshimin rrënjësor në kthimin e besimit të publikut në sistemin e ri të drejtësisë dhe bashkëpunimi me magjistratët italianë do të fuqizojë edhe më shumë këta magjistratë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Shkollën e Magjistraturës së bashku me miqtë e Këshillit të Lartë të Magjistraturës italiane për të garantuar që integriteti dhe profesionalizmi i magjistratëve të rinj do të bëjë ndryshimin rrënjësor në kthimin e besimit të publikut në sistemin e ri”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

    ju për dekretin e presidentit. Nuk kam koment. Unë e ndjej veten anëtare të Gjykatës Kushtetuese që ditën që pres-

    identit i skadoi afati. Nuk do e ndjek këtë çështje. I takon institucioneve ta zgjidhin”, deklaroi Vorpsi.

    Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi tre ditë më parë se pas letrës së presidentit Meta i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për informacion të mëtejshëm. Sipas tij, KED është shprehur se brenda 30 ditëve, në rast se presidenti nuk shprehet, kandidatja e parë në listë në listën e dytë që ky institucion i dorëzoi Metës zgjidhjet anëtare e Gjykatës Kushtetuese. “I jam drejtuar KED për informacion të mëte-jshëm. KED është përgjigjur se duke mos u

    shprehur brenda 30 ditëve, kandidatja e parë është automatikisht anëtare e Gjykatës Kus-htetuese. Ditën e shtunë i jam drejtuar Këshillit të Legjislacionit. Këshilli është mbledhur dhe ka konkluduar se procedura është tërësisht kushtetuese dhe procedurale. Pra,nga lista e paraqitur nga KED, kandidatja e parë në listë Arta Vorpsi rezulton të jetë shpallur e emëruar. Kandidati i tretë është emëruar me dekret të presidentit”, deklaroi Ruçi.

    RUÇI NXJERR BLOF PRESIDENTIN META

    1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, sipas këtij ligji, njofton për vendin vakant Presidentin e Republikës, i cili, brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit, shpall në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit hap-jen e procedurës së aplikimit.2. Kryetari i Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëve, thërret mbledhjen e Këshillit që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. 3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zh-

    villimi i mbledhjes harton një listë për-fundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. 4. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë kon-siderohet i emëruar.

    NENI 7/B- PROCEDURA E EMËRIMIT NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS

  • GAZETA SOT4 E Enjte 14 Nëntor 2019

    .................

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Meta sulmon Dvoranin dhe SHBA-BE: Kreu i KED tentoi skemë mafioze për të më nxjerrë keq mua, nuk ka afate për presidentin, ambasadorët të korruptuar

    Presidenti: Gjykata Kushtetuese u mbyll qëllimisht

    Zv/ambasadori i SHBA: Korrupsioni është gjithandej dhe fshihet në vendet më pak të dyshimta, duhet demaskuar

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë të angazhuara për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Uashingtoni është përk-ushtuar maksimalisht për një drejtësi të barabartë për të gjithë, por edhe për të çuar pas hekurave zyr-tarë të korruptuar. I ngarkuari me Punë, Daniel Ko-ski ishte ditën e djeshme i pranishëm në ceremoninë e diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë, nga ku u bëri apel gjyqtarëve të ardhshëm për të demaskuar kor-rupsionin dhe të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshira në këto afera. Koski kërkoi nga sapo të diplomuarit të jenë faktor ndryshimi, për të forcuar sa më shumë sistemin e drejtësisë. “Shpresoj

    të jeni faktorë ndryshimi për forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por, dijeni, se puna juaj nuk do jetë e lehtë. Korrupsioni është gjithandej dhe fshihet në vendet më pak të dyshimta. Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë e një brezi të ri që kundërshton korrupsionin kudo që ta shihni. Dhe, ju sfidoj që të bëheni të guximshëm. Demaskojeni korrupsionin dhe nxirreni atë në dritë që ta shohin të gjithë. Kthejeni veten në mbrojtës të një sistemi etik drejtësie dhe heronj të atyre që ai u shërben”, tha Koski. Më tej, diplomati amerikan deklaroi se Shqipëria nuk e meriton aspak korrupsionin, ku u bëri thirrje të sapodiplomuarit të luftojnë për gjithç-

    ka që është e drejtë. “Shpresoj të përkushtoheni çdo ditë për të nderuar veten, profesionin tuaj dhe bashkëqytetarët tuaj, ndërsa ndihmoni në ndërtimin e një sistemi drejtësie më të mirë për vendin tuaj. Përdoreni optimizmin dhe energjinë tuaj për ta bërë sistemin më të mirë. Rrënjoseni veten tuaj në integritet, nder dhe etikë dhe luftoni për gjithçka që është e drejtë. Ju, kolegët tuaj dhe vendi juaj nuk meritoni asgjë më pak”, tha Daniel Koski. Në për-fundim të fjalës së tij, i ngarkuari me punë u shpreh se SHBA do ta mbështesë gjithmonë Shqipërinë për të luftuar këto fenomene, duke theksuar se nuk do të lëkunden asnjëherë nga ky qëndrim. “Në fund,

    shpresoj të merrni forcë dhe guxim nga profesion-istët e nderuar dhe parimorë përreth jush që kanë nevojë për ju për t’u bashkuar me ta në këtë luftë për të ardhmen e vendit tuaj. Kërkoni partnerë të besuar në ligjzbatim dhe agjenci të tjera për të mbështetur përpjekjet tuaja fisnike. Ata janë atje, duke ju pritur. Dhe dijeni që Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë me ju për sa kohë ju përkrahni një sistem gjyqësor transparent dhe etik. Mbështetja jonë për atë kauzë dhe për ata që na bashkohen në çuarjen e saj përpara, nuk do të lëkundet kurrë dhe nuk do të dobësohet asnjëherë”, u shpreh i ngarkuari me punë Daniel Koski.

    Elisjeda KIKO

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpërtheu ditën e djeshme në sulme dhe akuza të forta në drejtim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvo-rani, lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë një konference për shtyp nga Presidenca, Meta akuzoi drejtpërdrejt Dvoranin se nuk ndoqi rrugën e duhur për dërgimin e listave me emra, duke tentuar një skemë mafioze për të nxjer-rë keq presidentin. Kreu i shtetit theksoi se mosndjekja e radhës në përzgjedh-jen e anëtarëve të Kushtetueses nga KED është absurde, duke shtuar se askush nuk mund ti vendosë kushte. “Është detyra e KED të rregullojë listat e vakancave të kandidatëve, të kritereve dhe të afateve, që të respektohet Kushte-tuta, të respektohet ligji, dhe të mos kemi përplasje mes institucioneve. Nuk është e kundërta, që KED, që është institucion kolegjial, apo akoma më keq, kryetari i KED, të bëjë lojëra të karakterit admin-istrativ, duke vendosur vetë kohën se si i dërgon listat, në mënyrë të tillë tepër të dyshimtë, madje mafioze, që të vendosë Presidentin në këtë pozitë, që o të shkelë detyrimisht Kushtetutën, që thotë qartë se presidenti plotëson vakancën e parë dhe parlamenti të dytën, ose me inter-pretime qesharake dhe absurde thotë se i ka mbaruar afati presidentit, kjo është absurde, e turpshme, mafioze”, tha Meta. Kreu i shtetit vijoi më tej me sulmet ndaj Dvoranit, duke e cilësuar këtë të fundit si ushtar të partisë në pushtet. “Mund të kishte vakanca, por jo zero anëtarë. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej vetingut, por se në krye të KED erdhi një ushtarë i verbër i partisë. KED e parë u bllokua se nuk iu pëlqyen emrat, pastaj u vendos një ushtar i par-tisë, që vë në pozitë Presidentin, që ose të shkelë Kushtetutën me pahir, ose me lojëra të tillë të turpshme, që as ca fëmijë rrugeçër nuk i bëjnë. Kjo është e vërteta”, deklaroi Meta.

    Meta sulmon ndërkombëtarëtPor sulmeve dhe akuzave të pres-

    identit nuk i shpëtuan as ndërkom-bëtarët, duke i quajtur ata të korruptuar për të dalë në mbrojtje të mazhorancës. Sipas Metës, mbyllja e Gjykatës Kus-htetuese ishte e qëllimshme. “Të ndër-tosh një proces me kaq shumë probleme dhe të përpiqesh ta banalizosh me his-

    tori të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, që s’duhet të kishte qenë e mbyllur asnjë ditë, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë njëmijë herë, edhe diplo-matëve të korruptuar”, tha Meta.

    Afatet e presidentitMë tej, kreu i shtetit deklaroi se

    Kushtetuta nuk përcakton afate për presidentin, por vetëm për Parlamen-tin, i cili sipas tij, është një institucion kolegjial dhe përbëhet nga forca të ndryshme politike. “Nuk ka një afat të caktuar kushtetues për Presidentin e Republikës, ka afat për Parlamentin, pasi është institucion kolegjial, që përbëhet nga forca të ndryshme poli-tike. Kushtetuta është mbi çdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta është zero pa Gjykatën Kushtetuese dhe ne kemi gati dy vjet pa të. Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese është histori, sepse për herë të parë krijohet

    Ulqini: Presidenti po shton arsyet për ta shkarkuar

    Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini deklaroi sitën e djeshme se me shkeljet e vazhdueshme që presidenti po i bën Kushtetutës, po i jep më shumë arsye komisionit hetimor për ta shkarkuar. Gjatë një interviste, ai tha se Kuvendi i plotësoj vakancat në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. “Kuvendi i Shqipërisë e ka respektuar Kushtetutën e Shqipërisë, pjesën ku flitet për Gjykatën Kushtuese dhe me 105 vota kemi mundësuar që Gjykata Kushtetuese të fillojë punën, duke plotësuar një nga dy kushtet e Bundestagut gjerman. Në Kushtetutë është parashikuar që kur ka vakanca, jo në situata si kjo e tanishmja, por kur krijohen vakanca në një funksionim normal, radha është përcaktuar, të parin e zgjedh presidenti, të dytin Kuvendi dhe të tretin Gjykata e Lartë. Nëse presidenti do vazhdojë, siç ka bërë muajt e fundit që të mos zbatojë kompetencat që i jep Kushtetuta, unë shpreh keqardhjen që ai do të shtojë argumentet e komisionit që është ngri-tur nga Parlamenti për shkarkimin e tij”, tha Ulqini.

    Spahiu akuzon Metën se po shkatërron

    institucionet në vendDekreti i presidentit Ilir Meta

    për të emëruar anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin ka shkaktuar ditën e djeshme një “tërmet” në politikë dhe jo vetëm. Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi dhe juristi Kreshnik Spahiu shpërtheu ditën e djeshme në sulme dhe akuza të forta në drejtim të kreut të shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spahiu tha se që në kohën që Meta ka marrë detyrën e pres-identit, institucionet në vend kanë shkuar drejt degradimit. “Dita e zezë kur Meta u betua si president dhe që nga ai moment kemi: Gjysmë Par-lament, 2 palë zgjedhje, dy Gjykata Kushtetuese, zero Gjykatë të Lartë,1 mandat e gjysmë kryetar KLSH, 2 ministra të Jashtëm, çerek president, Zonjë të parë me një këmbë në opozitë dhe tjetrën në Presidencë, 2 LSI. Njëra jashtë Parlamenti dhe tjetra brenda”, tha Spahiu.

    Gjykata Kushtetuese sipas reformës që u bë në Kushtetutë për reformën në drejtësi. Është tepër e rëndësishme të respektohet Kushtetuta, aq më tepër për këtë gjykatë, pasi është garancia për mbrojtjen e Kushtetutës dhe çdo qytetari të Shqipërisë. Duhet të keni të qartë se KED është një institucion që merret vetëm me organizmin administrativ për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta sot është zero, ka rënë, ndaj

    bëj si të dua tani”, u shpreh Meta. Por ndonëse presidenti deklaroi se nuk është në shkelje të Kushtetutës, ai është në shkelje të hapur të ligjit. Në nenin 7/b të ligjit për Gjykatën Kushtetuese është e përcaktuar qartë se presidenti duhet ti përmbahet afatit 30 ditor për të zgjed-hur anëtarët e Kushtetueses. Pra, dukë qenë se kreu i shtetit e zgjodhi Marsida Xhaferllarin jashtë këtij afati, ai është në shkelje të hapur të ligjit.

    “Unë jam shumë korrekt, sepse kushtetuta thotë shumë qartë që: vakancën e parë e plotëson presiden-ti, të dytën parlamenti, të tretin Gjykata e Lartë dhe kjo përtërihet në mënyrë të vazhdueshme. Radhitja nuk është rastësisht, por për të ruajtur balancat se si krijohet Gjykata Kushtetuese. Është e shprehur shumë qartë se presidenti nuk mund të bëj dy ren-ditjen të parën dhe të dytën. Duhet të kemi parasysh se ky proces ka qenë transparent nga presidenti

    i republikës, Presidenti nuk e konteston faktin se Parlamenti ka zgjedhur vakancën e dytë. Kemi të bëjmë me një rrethanë provokuese për presidentin e republikës nga individë të mazhorancës në mënyrë që presidenti të vihet në këtë pozitë ose të bëhej një veprim që do ta anatemohej si shkelje kushtetuese, ose ti bënte një interpretim të marrëzive të tilla, se kështu na do qejfi ne dhe duam të rrëmbejmë edhe Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Ilir Meta.

    META SULMON MAZHORANCËN: PO MË PROVOKOJNË

    “Veprimet e KED dhe mënyra si është sjellë Parlamenti më kanë vënë në situatë delikate. Ne nuk bëmë publike komunikimet me KED, sepse nuk mendonim se do të shkonin deri në këtë marrëzi. Kus-htetuesja duhet bërë sepse e kërko-jnë edhe ndërkombëtarët, sepse e kuptojnë se situata është tepër prob-

    lematike në drejtim të garantimit të shtetit të së drejtës. Unë jam sot në këtë situatë të vështirë, duke ndarë këtë vështirësi me të gjithë qytetarët. Nëse presidenti nuk është në gjendje jo komode, të gjithë e kuptojnë se kjo nuk është për shkak të kreut të shtetit. Nuk duhet shtyrë pa fund procesi”, tha presidenti Meta.

    PRESIDENTI: JAM NË SITUATË DELIKATE

  • GAZETA SOT E Enjte 14 Nëntor 2019 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    JA 48 GJYQTARËT DHE PROKURORËT QË DO TË HYJNË NË VETING1. Dritan Gina, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Bashkëshorti i Rovena Gashit)2. Bledar Maksuti, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë3. Agron Gjana, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dur-rës (SHBA i bllokoi vizën)4. Bledar Bejko, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës5. Drini Pali, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës (I shkarkuar nga ish-Kryeprokurorja Ina Rama)6. Rabiana Halili (Shehu), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës7. Saimir Smaka, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë8. Dritan Marku, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë9. Natasha Shallapi (Prifti), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë10. Artan Hazbi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë11. Binas Nina, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor El-basan12. Elmira Tafani (Çabej), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan13. Alfred Shehu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor

    Elbasan14. Sali Hasa, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë15. Lorenc Mërkuri, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë16. Julian Çafka, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër17. Spartak Çoçoli, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër (U shoqërua në polici pas një akuze për korrupsion)18. Tasim Puci, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat19. Silvana Pani, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet20. Bujar Memia, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë (Është kërcënuar me jetë disa kohë më parë)21. Ketra Bajrami, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sa-randë22. Nevrie Duka, (Halo) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë23. Enkeleda Doda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë (Paditur nga ILDKP për fshehje pasurie)24. Arben Dosti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjiro-kastër

    25. Mirela Iliopulli, (Kore) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër26. Pëllumb Vehbi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër27. Kostika Çobanaqi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat28. Matilda Llangozi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat (U kërkua shkarkim nga MD, por u refuzua nga KLD)29. Durim Hasa, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat30. Saemira Hila, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë31. Ali Koleci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat (I hetuar nga Ministria e Drejtësisë, pasi dyshohej se transferoi një të burgosur në shkelje të ligjit)32. Rexhep Karaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat33. Enkeleda Qorri (Kapidani), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan34. Tomorr Kullolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan (Kallëzuar nga ILDKP për fshehje pasurie)35. Bujar Musta, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan36. Atalanta Zeqiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë37. Albert Spiro, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

    38. Igerta Hysi (Bengu), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier39. Rezarta Balliu (Vigani), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë40. Niko Rapi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë41. Ahmet Metaliaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë42. Marinela Osmani (Nuni), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Bashkëshortja e Gentian Osmanit)43. Besjana Garxenaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës (Gjyqtarja që la në burg kreun e Kadastrës Durrës)44. Dhurata Bilo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës (I është grabitur banesa një vit më parë)45. Petraq Dhimitri (Koço), Gjykata e Apelit Durrës (Dënuar me burg, pa El Clasico me paratë e biznes-menit)46. Elidon Papazisi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër47. Ken Dhima, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë (MD ka kërkuar shkarkim nga detyra)48. Arbena Ahmeti, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

    a) subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar;

    b) subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim jorastësor me një person të përfshirë në krimin e organizuar;

    c) subjekti i rivlerësimit ose një person i lidhur me të ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person

    të përfshirë në krimin e organizuar;ç) subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me një

    person të përfshirë në krimin e organizuar;d) subjekti i rivlerësimit merr pjesë ose është i pran-

    ishëm në takime me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar. Anëtarësia e dyshuar e personit në krimin e organizuar duhet të jetë e njohur, e publikuar ose të jetë një çështje e dokumentuar në regjistrat përkatës.

    RRETHANAT QË MERREN PARASYSH NË KONTROLLIN E FIGURËS

    Gramoz Ruçi: Po nxjerrim drejtësinë nga moçali i degradimit, koha jonë është koha e juristëve

    Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i pranishëm dje në diplomimin e studentëve në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ka dhënë disa mesazhe të forta sa i përket sistemit të drejtësisë. Kreu i Leg-jislativit vlerësoi rolin që ka luajtur ky institucion për reformën në drejtësi, ndërsa tha se juristët janë rregullatorë të qytetërimit. Sipas tij, Shqipëria po krijon sot një sistem të ri që do të shpëtojë drejtësinë nga moçali i degradimit. “Pse e nisëm ne reformën në drejtësi? Sepse mbi 95% e shqiptarëve kërkonin pastrimin e sistemit që shiste, në vend të bënte dre-jtësi; Që ndihmonte të fortin, në vend të mbronte të

    drejtën dhe Republikën. Që bënte drejtësi në emër të grabitqarëve, jo në emër të pasurisë së krijuar me djersë; Që nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar, këtyre tregtarëve të mjerimit, frenonte zhvillimin e godiste mirëqenien e shumicës. Ku një gjyqtar a prokuror, me kostum dhe çantë të zezë, bënte më shumë krime se një bandë hajdutësh ordinerë”, ka deklaruar dje Ruçi. Kreu i Kuvendit tha se reforma në drejtësi është një investim në të ardhmen. Ruçi nënvizoi rëndësinë e kësaj reforme, teksa tha se ajo lufton korrupsionin. “Reforma në drejtësi nuk është qëllim në vetvete, por investim për të ardhmen.

    Sepse një drejtësi e korruptuar krijon një shoqëri të padrejtë, ushqen varfërinë, ndihmon mbretërimin e injorancës dhe riprodhon pasigurinë sociale. Kemi pasur mjaft prova e kohë të bindemi se nëse duam pronë, zhvillim e mirëqenie, të rindërtojmë dre-jtësinë. Nëse duam paqe e siguri, të rindërtojmë dre-jtësinë. Nëse duam drejtësi sociale, të rindërtojmë drejtësinë. Pandëshkueshmëria luftohet atëherë kur askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk nëpërkëmbet prej tij”, ka deklaruar ndër të tjera Ruçi. Po ashtu kreu i Kuvendit foli edhe për cilësinë e mësimdhënies në Fakultetin e Drejtësisë. Ai tha

    se e rëndësishme është që reforma e drejtësisë të nisë që nga dyert e fakultetit. “Reforma nuk do të jetë produktive nëse nuk plotësohet nga rishikimi i programeve, teksteve e mësimdhënies në fakultetin tuaj. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një proces teknik, i cili nuk do të ketë sukses pa një qasje adaptive dhe rishikimin e të gjithë për-bërësve të sistemit. Drejtësia nuk ka nevojë vetëm për institucione dhe individë, por për frymën e së drejtës që duhet të sundojë në mënyrë kapilare në tërë shoqërinë”, tha kreu i Kuvendit.

    Kliti TOPALLI

    Vetingu në sistemin e drejtë-sisë duket se po ecën me ritme të shpejta, pavarë-sisht përplasjeve politike. Teksa vëmendja është përqendruar te Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përcaktuar dje listën e radhës të gjyqtarëve dhe të prokurorëve që do të futen në pro-cesin e vetingut. Gazeta ka siguruar listën me 48 emra, për të cilët nga sot nis skanimi i pasurisë, i pastërtisë së figurës dhe karrierës. Por për kë bëhet fjalë? Në listë janë kryesisht drejtues prokurorish, nënkryetarë si dhe disa gjyqtarë të gjykatave në rrethe. Por në listë ka dhe emra shumë të njohur. Në krye të saj qëndron Dritan Gina. Bëhet fjalë për prokurorin e Elbasanit, i cili u shkarkua nga Arta Marku bashkë me bashkëshorten e tij Rovena Gashin, e cila ngeli në veting. Një tjetër emër i njohur është Agron Gjana, prokuror i Durrësit. Ai është përfolur në media se është pjesë e listës së zezë të SHBA, pasi i është refuzuar një herë viza. Tjetër emër është Drini Pali, prokuror po në Durrës, ai ka pasur një përplasje me ish-Kryeprokuroren Ina Rama, e cila e shkarkoi nga detyra, por u rikthye më pas. Mes emrave është dhe prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, i cili pak

    shkarkim nga Ministria e Drejtësisë, por është refuzuar nga KLD. Në listë ka dhe disa emra të tjerë që kanë pasur

    probleme me të shkuarën e tyre. Procedura e vlerësimit të pasurisë

    Sipas ligjit, të gjithë emrat në

    KPK hedh shortin e radhës për emrat që do verifikohen

    Zbardhet lista, 48 gjyqtarë e prokurorë futen në skanerin e vetingut, nga emrat që u bllokoi

    vizën SHBA, te të kallëzuarit për fshehje pasurie

    kohë më parë u shoqërua në polici pas akuzës së një gruaje për korrupsion. Bujar Memia është tjetër emër që do hyjë në veting. Ai është prokuror në Krujë dhe pak kohë më parë nisën he-timet pasi ndaj tij ka pasur një kërcënim me jetë. Tjetër emër i shortuar nga KPK është Enkeleda Doda, gjyqtare e Gjykatës së Sarandës. Ndaj saj ka pasur një kallëzim disa vite më parë nga ILDKP për fshehje pasurie. Në listë është dhe Matilda Llangozi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat. Kohë më parë Ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e saj, por është refuzuar nga KLD. Tjetër emër është Ali Koleci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat. Ai është hetuar nga Ministria e Drejtësisë, pasi dyshohej se transferoi një të bur-gosur në shkelje të ligjit. Mes emrave është dhe gjyqtari, Ken Dhima, pjesë e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Vlorë. Për të është kërkuar

    fjalë fillimisht do futen në skanerin e ILDKP. Ky institucion, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë kontrolli. Nga ana tjetër, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, doku-mentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit në përputhje me ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terroriz-mit” të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta. Këto do-kumente ose informacione mund të përdoren në cilësinë e provave përpara Komisionit ose Kolegjit të Apelimit.

    Standardet e kontrollit e figurësSa i takon figurës, në ligj thuhet se

    kontrolli i saj zhvillohet bazuar në prova të sakta, në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të dis-ponueshme. Kontrolli i figurës zhvillohet në mënyrë objektive dhe pa ndikime të karakterit personal, armiqësor dhe miqësor, të cilat mund të favorizojnë ose disfavorizojnë subjektin e rivlerësimit.

  • 6 GAZETA SOTE Enjte 14 Nëntor 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    JA SEANCAT DËGJIMORE ME KANDIDATËT PËR KRYEPROKUROR-Platforma për një mandat të plotë

    Arta Marku: Në karrierën time kam hetuar vepra të ndryshme penale. Kam hetuar më gjatë kor-rupsionin e krimet ekonomike. Kam hetuar vrasje për gjakmarrje e hak-marrje si edhe çështje pranë Krimeve të Rënda. Prej 2004 kam përfaqësuar dhe dy dosje trafiqesh. Kam miratuar udhëzime të detyrueshme në disa fusha problematike. Kam mbështetur publikisht çdo prokuror me dosje sensitive, të cilat presim të përfun-dojnë sa më parë në SPAK. Kam bërë udhëzim për ruajtjen e sekretit hetimor, udhëzim për procedurat e

    përgjimeve. Udhëzim për viktimat e dhunës dhe të miturit.

    -Anëtari i KLP: A do t’i qëndrosh larg presionit të politikës?

    Arta Marku: Këto dy vite kam punuar në presion politik dhe me-diatik. Pa institucione të tjera. Kam dëshmuar se s'kam varësi nga politi-ka. Kjo është bërë sa herë ka pasur një rast. Por në më shumë se një rast kam vërtetuar se s'kam lidhje me politikën. Rasti më i fundit është Agim Kajma-ku. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kjo tregon se s'kam lidhje me politikën. Kam pasur mbështetje vetëm të njerëzve që

    kanë vlera morale dhe profesionale. Nuk kam mbështetje politike, më ka mbështetur faktori ndërkombëtar.

    -Anëtari i KLP: Si i shikoni kom-petencat që ka tani PP me ato që kish-in më parë me ligjin e mëparshëm?

    Fatjona Memçaj: PP transmeton shqetësimet të prokurorëve prandaj shoh të rëndësishëm bashkëpunimin me KLP. Prokuroria është një trans-formim, mbingarkesa, struktura e papërshtatshme. marrëdhëniet institucionale do të kalojnë në for-malizma. PP do të gjejë zgjidhjen duke dëgjuar dhe bashkëpunuar me institucione të tjera. Kuvendi ka ndër-

    tuar mekanizma për të qenë në dijeni për punën e prokurorisë nëpërmjet raportit vjetor, raportuar nga Proku-roria e Përgjithshme. Ndërsa mar-rëdhënia me Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, do të jetë shumë e ngushtë.

    -Anëtari i KLP: Do të vendosni të vini në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP-së nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?

    Fajtona Memçaj: Unë kam frikë ligjin dhe ndaj e quaj veten një proku-ror i mirë, dhe shkeljen e tij nuk ia lejoj vetes ta bëj. Prokuroria shqiptare deri më tani është sulmuar për këtë që nuk respekton të drejtat e njeriut. Po

    akuzohemi se favorizojmë të fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë dhe nëse e bëj unë, i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelni ligjin.

    -Pyetje nga EURALIUS dhe OPDAT: Siç thatë në intervistë, një marrëdhënie e mirë mes KLP dhe PP është shumë e rëndësishme. si do të ndihmoje në PP në këtë bashkëpunim dhe cili lloj mekanizmi mendoni se duhet të forcojmë më shumë?

    Fajtona Memçaj: Rregullimi i marrëdhënieve mes prokurorëve dhe Policisë Gjyqësore janë udhëzimet që do tregojnë si do të performohet funk-

    Kandidatja për Prokuror të Përgjithshëm, Fatjona Memçaj, u pyet nga një anëtari i KLP, nëse do ta vinte në përgjim një proku-ror apo anëtar të KLP, nëse kanë shkelur ligjin. “Unë e gjykoj veten se jam prokurori i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike. Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë. Shkeljen e tij nuk ja lejoj vetes ta bëj. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e interesave të individit. Prokuroria shqiptare deri më tani është sulmuar për këtë që nuk respekton të drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojmë të fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë”, tha ajo.

    Memçaj: Shkeljen e ligjit nuk ia lejoj vetes

    Kryeprokurorja Arta Marku u pyet nga kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi se si e shikon në perspektivë bashkëjetesën mes PP dhe KLP. Marku tha se këto dy institucione nuk mund të funksionojnë pa njëra- tjetrën. “KLP dhe PP janë dy institucione që nuk mund të funksionojnë pa njëra-tjetrën. KLP menaxhon burimet njerëzore ndërsa

    PP menaxhon produktin e këtyre burimeve njerëzore. Në ligj nuk parashikohet se si mund të bashkëpunojnë këto institucione, nuk ka asnjë dispozitë. Megjithatë unë mendoj që duhet bashkëpunim dhe brenda kompetencave që ka secili institucion. Nuk ka asnjë konflikt interesi për bashkëpunimin institucional”, tha ajo.

    MARKU: KLP DHE PP NUK FUNKSIONOJNË PA NJËRA- TJETRËN

    Gjykata e Lartë gati të rinisë funksionimin, KLGJ cakton relatorët për kandidatët, pritet pikëzimi dhe renditja

    Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi dje një mbledhje, ku u përzgjodhën 4 relatorët për vlerësimin e 3 kandidatëve juristë jashtë sistemit gjyqësor për Gjykatën e Lartë. Pas hedhjes së shortit, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor miratuan si relatorët për vlerësimin e 3 kandi-datëve për Gjykatën e Lartë, Marçela Shehun, Ilir Toskën, Alban Toron dhe Dritan Hallunajn. “1. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu; 2. “Për verifikimin e kushteve

    dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro; 3.“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator Dritan Hallunaj; 4. ''Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin e gjyqtarëve pranë Gjykatës së Lartë'', relator Ilir Toska (për 3 vendet vakante)”, njoftoi KLGJ. Ndërsa kujtojmë se në mbledhjen e zhvil-luar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vetëm dy ditë më parë, u kualifikuan si kandidatë nga radhët

    jashtë sistemit gjyqësor për 3 vendet vakante të Gjykatës së Lartë: Ervin Pupe, Drejtues i Dhomës së Avokatisë, Ilir Pandën, ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2003-2007 dhe Sokol Sadushin, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë është mbledhur me gjyqtarët e deleguar nga KLGJ, për të mos shkaktuar konflikt juridik me partnerët në çështjet e ekstradimit. Gjyqtarët e përzgjedhur nga KLGJ, do të merren me 5 dosjet, të cilat kanë të bëjnë me ekstradimin

    e Skënder Drizës i kërkuar nga Kosova, Elis Çokut, kërkuar nga vendet e BE-së, Aleksandër Nikolit, kërkuar nga vendet e BE-së, Mikel Hoxhës njohur si Ermal Mehmeti dhe Alket Hatijas të kërkuar nga Italia. Për dosjen e Çokut, Nikollit dhe Hoxhës është lejuar ekstradimi, ndërsa për Hatinë dhe Mehmetin vendimi do të shpallet më 22 nëntor. Emrat e përzgjedhur nga KLGJ, do të zëvendësojnë 18 vakancat në Gjykatën e Lartë për ta çuar në numrin ligjor prej 19 anëtarësh. Vakancat në Gjykatën e Lartë kanë shkaktuar dhe përplasje politike.

    Ornela ÇELPICA

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi dje intervistat për tre kandidatët për Kryeproku-ror. Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, dorëzuan platformën e tyre pranë KLP dhe për rreth një orë secili i janë përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga anëtarët e KLP dhe ndërkombëtarët. Intervista nisi me Kryeprokuroren aktuale, Arta Marku. Kryeprokurorja u përball me pyetjen se çfarë garancie do t’i ofron-te KLP dhe nëse do i qëndrojë larg presionit të politikës. Për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetje, Marku solli në vëmendje edhe rastin e Kajmakut. "Këto dy vite kam punuar në presion politik dhe mediatik. Pa institucione të tjera. Kam dëshmuar se s'kam varësi nga politika. Kjo është bërë sa herë ka pasur një rast. Por në më shumë se një rast kam vërtetuar se s'kam lidhje me politikën. Rasti më i fundit është Agim Kajmaku. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kjo tregon se s'kam lidhje me poli-tikën. Kam pasur mbështetje vetëm të njerëzve që kanë vlera morale dhe profesionale. Nuk kam mbështetje politike, më ka mbështetur faktori ndërkombëtar. Nëse në dy vite kam punuar e pavarur me një mandat të plotë është shumë më e thjeshtë", tha ajo. Gjithashtu, Marku u pyet edhe për takimin që zhvilloi me kryeminis-trin Rama, duke i drejtuar pyetjen se çfarë i ofroi qeverisë. “Diskutuam për dhunën e ushtruar në këto protesta.

    Arta Marku: Nuk kam varësi nga politika

    KLP interviston 3 kandidatët për Kryeprokuror, Arta Marku jep sqarime mbi akuzat për lidhje politike, anëtarët “gozhdojnë” Fatjona Memçajn

    problematikat. Prokuroria e drejtuesi prokurorisë s'më njoftuan. Edhe n.q.s do isha e informuar s'mund të bëja asgjë pasi në vlerësimin e prokurorisë për të bërë apo jo ankim e vendos ai sipas pavarësisë", u shpreh Marku.

    Memçaj para KLPMë pas intervista u zhvillua me

    kandidaten Fationa Memçaj, e cila u gjend para disa pyetjeve në lidhje me emërimin e saj në postin e prokurores. Kandidatja për PP, u përball me qën-

    drimin e anëtares së KLP, Nurihan Seiti, që emërimi i saj si prokurore ka detyruar Prokurorinë e Përgjithshme dhe presidentin të shkelin ligjin. Më tej, anëtarja i drejtoi Memçajt pyetjen se çfarë mendon ajo për veten dhe a ka ajo ndonjë vlere të jashtëzakonshme profili i saj që këto dy institucione kanë arritur ta propozojnë dhe dekretojnë? Lidhur me këtë qëndrim dhe pyetje, Memçaj tha se emërimi i saj si prokurore është bërë duke respektuar ligjin dhe në asn-jë moment presidenti dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk e shkelën atë, por kjo, tha ajo, varet në konceptin si e ka vlerësuar dhe parë, ndërsa shton se debatet erdhën për shkaqe të tjera. “Do ju saktësoj një gjë. Folët për shkelje ligji dhe kjo është në konceptin se si e keni vlerësuar dhe se si e keni parë ju. Për mua nuk ka pasur shkelje ligji. Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP të asaj kohe. Kam marrë 5 vota nga 6 vota të nevojshme. Mbas këtij votimi, jam propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm i kohës, tek Presidenti i Republikës, që ka pasur anëtarin e vet në Këshill. Ai ka lëshuar një dekret për emërimin tim në detyrë. Shkaqet se pse ka ekzistuar ky debat, kanë qenë të tjera. Kam kaluar jo në një individ, kam kaluar në një këshill. Jam e sigurt, se jo për hatrin tim dhe jo për profilin tim, s’do të shkelnin ligjin. Nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpretim të ligjit”, tha Memçaj. Ndërkohë që sot pritet të bëhet renditja e kandidatëve që kanë kandiduar për postin e PP, bazuar në rezultatet e vlerësimit të kritereve.

    S'ka qenë takim raportues pasi unë si raportoj kryeministrit. Por takim për situatën emergjente që po kalonte vendi me dhunën. Për këtë rast kam ardhur në dijeni nga media e cila bën në punë të shkëlqyer për të denoncuar

  • GAZETA SOT E Enjte 14 Nëntor 2019 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kandidati për PP, Olsian Çela deklaroi dje se posti e kryeprokurorit është në hallkën e parë garantuese të të drejtave ligjore. “Prokurori është hallka e parë në respektimin dhe ga-rantimin e të drejtave ligjore. Mënyra si interpretohet ligji shpesh në mënyrë të cekët, respektimi i garancive është e rëndësishme që prokurori të jetë i pari që garanton zbatimin e ligjit dhe të drejtat e viktimës për të pandehurit. Nëse nuk është i përgjegjshëm nuk do të ishte një funksionar i mirë. Duke qenë vigjilent ndaj respektimit prokurori të jetë edhe në hallkën e parë garantuese edhe të ligjit edhe që shoqëria s'do t'i nënshtrohet dhunës së arbitraritetit”, tha ai.

    Çela: PP hallka e parë e respektimit të të

    drejtave ligjoreÇela tha para KLP se prokurorët gjithmonë kanë mar-

    rë masa penale të ashpra për shtresat e dobëta. “Se çfarë do kishte kuptim ky sistem ligjor nëse ne s’do jemi në gjendje t’i sigurojmë garancitë themelore kur qytetarëve u kufizohet liria? Avokatët shpesh s’janë avokatë, vendosin firma aty ku u thuhet të firmosin. Shteti ligjor duhet të garantojë

    të drejtën e qytetarëve. A ka qenë e nevojshme vërtet që prokurori në çdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? Duke qenë të ashpër dhe me vjen keq ta them, kemi qenë të ashpër me shtresat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit”, tha Çela

    ÇELA: PROKURORËT TË ASHPËR, AVOKATËT FIRMOSIN KU T’U THONË

    Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë zëvendësdrejtori i SHÇBA, doli i pastër në të tre kriteret e rivlerësimit

    Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi dje në detyrë nëndrejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA, Adriatik Ago. Në javën e dytë të nëntorit, saktësisht 8 nëntor, zv. drejtori i SHÇ-BA, Adriatik Ago u përball me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit në një seancë dëgjimore. Komisioni bëri të ditur se pas hetimit, KJV konstatoi se subjekti i rivlerësimit nuk ka prob-leme lidhur me deklarimin e pasurisë dhe nga hetimi administrativ kanë rezultuar të sakta

    deklarimet për një apartament 62 m2 në Tiranë të privatizuar në vitin 1994 në vlerën rreth 4.400 lekë, ku subjekti zotëron 66% të kësaj prone. Lidhur me pasurinë apartament në Tiranë, ku zv. drejtori i SHÇBA, Ago ka rezultuar si bashkëpronar me pjesë takuese rreth 1/3, të përfituar nga privatizimi, nuk u identifikuan probleme. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka arritur po në të njëjtin përfundim për blerjen e një automjeti. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit,

    gjatë relacionit bëri të ditur se ka konstatuar se Adriatik Ago, ka pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive të tij. Lidhur për pasurinë apartament 53 m2 i krijuar nga ndërtimi i një shtese në pallatin ekzistues në vitin 1999 e të legalizuar në vitin 2012, relatorja tha se ka pas-ur një kontratë ndërtimore të përbashkët edhe pse shtesat janë kryer në tokë shtetërore. Për këtë, zv. drejtori i SHÇBA Ago u shpreh se për ndërtimin e shtesës, si ai ashtu edhe banorët

    e tjerë të pallatit kishin zbatuar gjithë legjis-lacionin e kohës, duke kërkuar e marrë leje ndërtimi në bashki para se të niseshin punimet. Lidhur me këtë konstatim, relatorja e çështjes tha se subjekti i rivlerësimit, ka pasur mundësi financiare të shpenzojë vlerën 800 mijë lekë që është nevojitur për ndërtimin e shtesës. Përsa i përket kriterit të pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit arriti në përfundimin pozitiv.

    Ornela ÇELPICA

    Olsian Çela shihet si kandidati më potencial për të marrë frenat e Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurori i Krimeve të Rënda doli dje në seancë dëgjimore në Këshil-lin e Lartë të Prokurorisë ku prezantoi platformën e tij me planet mbi atë që do të sjellë në organin e akuzës. Çela tha se Prokuroria ndodhet në fazën e trans-formimit, që sipas tij ka dobësi në hetime dhe rënie të besimit. “Prokuroria ndodhet në fazë transformimi të thellë. Përgjatë viteve problemet janë kronike dhe të reja, dobësi në hetime, mos-koordinim pune, mungesë impakti të hetimit. Ka problem me rënien e cilësisë së hetimeve dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore, mungesa e impaktit të hetimit në uljen e kriminalitetit, ka rënie të besimit të pub-likut në sistemin e drejtësisë, ka mung-esë reale të pavarësisë së prokurorëve, pamjaftueshmëri profesionale e policie gjyqësore. Ri-dimensionimi i rolit të PP në thelb sjell kuptimin e drejtë të institucion-eve”, tha Çela. Kandidati u pyet nga kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, në lidhje me fjalinë “tendencat centrifugale në sistem”, që u përdor nga Çela në nisje të fjalimit. Lidhur me këtë, Ibrahimi e pyeti çfarë mund të bëjë Kryeprokurori për ta zbutur prirjen që shkaktohet nga rregullimi i ri që ka dhënë ligji raportit të prokurorisë me hierarkinë. Përgjigja e Çelës u nis me rëndësinë që pavarësia e prokurorit ka. “Nga përvoja ime si drejtues, marrëdhënia drejtues-vartës ka qenë problemi kryesor që është përballur zyra e prokurorisë dhe shpesh ka krijuar tension dhe shpesh kanë çuar në deformime të caktuara jo thjesht të vullnetit të prokurorisë, por edhe në interpretimin e ligjit, në mungesë të

    Çela: Prokuroria do të ketë fytyrën time

    Olsian Çela kandidati favorit për Prokuror të, Përgjthshëmlëshon kritika të forta mbi cilësinë e hetimeve, premton revolucion në prokurori

    cilësisë së hetimit. Ligji i ri synoi që ti japë prokurorit mundësinë të jenë vetvetja dhe mos të fshihen më pas kolektivit apo dre-jtuesit, Prokurorisë së Përgjithshme, por të jenë përballë ligjit, gjykatës dhe opinionit publik. Në këtë këndvështrim, është thel-bësore ruajtja e kësaj pavarësie që për sa kohë mbetet brenda kuadrit ligjor, është e shëndetshme për sistemin”, u shpreh Çela. Prokurori Çela gjatë intervistës tha

    se ka në plan ristrukturimin e PP, duke e riorganizuar përmes etikës profesionale. “Hapi i parë është ristrukturimi i PP, duke e riorganizuar, përmes etikës profesionale, sigurimin e aksesit publik, komunikim permanent me median. Standardizim, i cili do të krijojë komunikim me institucionet e tjera. Rëndësi do të ketë studimi për rri-tjen e performancës së organit të akuzës. Ristrukturim të zyrave të prokurorive.

    Propozime konkrete për objektivat në tre vitet e ardhshme, me rezultate edhe tek kriminalitetet”, tha ai.

    Çela për prokurorëtKandidati për PP duke iu referuar

    pyetjes së Ibrahimit, theksoi se proku-rorët nuk po e menaxhojnë siç duhet pavarësinë e tyre. “Prokurorët për shkak të lirisë duke pasur edhe sensin e pro-tagonizmit, nuk e menaxhojnë si duhet

    pavarësinë dhe kjo sjell pasoja për të menaxhuar këto situata dhe organi të funksionojë si një i tëri. Duhet që PP të monitorojë punën e prokurorive të Shkallës së Parë dhe Apelit. Dhe moni-torim nuk do të thotë që PP të fusë hundët në çështje konkrete, por që të mbajë një sy hapur në çdo gjë që ndodh. I pyetur për presionet politike, kandidati tha se ky post duhet të jetë model besimi te qyte-tarët. “Të jesh prokuror i përgjithshëm është fytyra e organit. Tek prokurori i përgjithshëm qytetarët shohin garantin e sigurisë së tyre. Media kërkon të jetë model për interesin publik. Nuk ka nevojë Prokurori i Përgjithshëm t'i nën-shtrohet presionit politik. Ne po fitojmë pavarësinë me vetingun”, tha ai.

    sioni nga Policia Gjyqësore. Detyra e Policisë Gjyqësore është të ushtrojë funksionet siç i kërkon prokurori dhe ligji. Dhe janë udhëzime që kanë nevojë për ndryshime dhe njëkohë-sisht, mekanizmat e kontrollit duhet të fuqizohen dhe prokurorët duhet të ndërgjegjësohen që Policia Gjyqësore të mbajë përgjegjësi.

    -Anëtari i KLP: Çfarë mund të bëjë Prokurori i Përgjithshëm për ta zbutur prirjen që shkaktohet nga rregullimi i ri që ka dhënë ligji raportit të prokurorisë me hierarkinë?

    Olsian Çela: Nga përvoja ime si drejtues, marrëdhënia drejtues-

    vartës ka qenë problemi kryesor që është përballur zyra e Prokurorisë dhe shpesh ka krijuar tension dhe shpesh kanë çuar në deformime të caktuara jo thjesht të vullnetit të prokurorisë, por edhe në interpre-timin e ligjit, në mungesë të cilësisë së hetimit. Ligji i ri synoi që t’i japë prokurorit mundësinë të jenë vetvetja dhe mos të fshihen më pas kolektivit apo drejtuesit, Prokurorisë së Përg-jithshme, por të jenë përballë ligjit, gjykatës dhe opinionit publik. Në këtë këndvështrim, është thelbësore ruajtja e kësaj pavarësie që për sa kohë mbetet brenda kuadrit ligjor,

    është e shëndetshme për sistemin.-Politika penale në vend...

    Olsian Çela: Ka raste kur kanë pretenduar dhunën, mungesën e aut-enticitetit të firmës në atë që kanë fir-mosur shpesh kanë kërkuar avokatë mbrojtës dhe kemi konstatuar shpesh mbrojtje jo efektive nga avokatët që caktohen nga oficerët gjyqësorë në momentet e para. Kam qenë 4 vite e gjysmë drejtues i Krimeve të Rënda dhe ka qenë pjesë edhe administrimi buxhetor. Prokurori i Përgjithshëm duhet të punojë në ekip. Se çfarë do kishte kuptim ky sistem ligjor nëse ne s’do jemi në gjendje ti sigurojmë

    garancitë themelore kur qytetarëve u kufizohet liria? Avokatët shpesh s’janë avokatë, vendosin firma aty ku u thuhet të firmosin. Njerëzit izolohen dhe një avokat që s’bën detyrën kjo është shumë e rrezikshme, këto duhet të marrin fund. Shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve. Nga njëra anë të kontrollojmë prokurorët e oficerët e nga ana tjetër mbrojtja të jetë jo informale. Problemet shtr-ihen te politika penale, keni dëgjuar që përveç ashpërsimit të dënimeve të ketë masë tjetër penale? I kemi krahasuar me ndonjë vend tjetër të rajonit në BE cilat janë masat e dëni-

    meve që ka kodi shqiptar, a na kanë dhënë rezultatet e pritura? Këto masat e sigurimit që ne japim vend e pavend e mendojmë çfarë pasojash shkakto-jnë te familjet e atyre që izolohen? A ka qenë e nevojshme vërtet që proku-rori në çdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? A e kemi menduar që ai personi që kërkohet një masë ekstreme ka një familje, fëmijë, punë? Duke qenë të ashpër dhe me vjen keq ta them, kemi qenë te ashpër me shtre-sat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit.

    JA SEANCAT DËGJIMORE ME KANDIDATËT PËR KRYEPROKUROR

  • GAZETA SOT8 E Enjte 14 Nëntor 2019

    .................

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Lobimet, sot vendoset për fatin e dosjes kundër Lulzim Bashës, Taulant Balla kërkon të zbulohet personi që transportoi paratë në Skoci

    Sot vuloset nëse dosja “Basha” do shkojë në gjykatë

    Aksioni në “Astir”, Edi Paloka: PD do bëjë kallëzim penal për punonjësit e policisë dhe IKMT, qeveria shkatërroi banesa për përfitime personale

    Aksioni i IKMT ku u prishën 33 banesa dy ditë më parë në zonën e “Astirit” ka shkaktuar një tjetër përplasje të fortë mes qeverisë dhe opozitës jashtëparlamentare. Kjo e fundit, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se po vjedhin pronën publike për përfitime personale. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka u shpreh ditën e djeshme se qeveria dhunoi në mënyrë barbare banorët e Unazës së Re, duke shtuar se këta banorë janë viktimë e aferave kor-ruptive. Në një dalje për media, ai tha se ndërtimi i

    rrugës në zonën e Astirit do kushtojë 40 milionë euro dhe kjo sipas tij është një vjedhje e hapur ndaj qyte-tarëve. “Dje regjimi i Edi Ramës dhunoi në mënyrë barbare banorët e Unazës së Re. Fëmijë, gra dhe të moshuar, u bënë viktima të dhunës, me arsyen e vetme se mbronin shtëpitë e tyre, nga projekti korruptiv 40 milionë euro i Edi Ramës. Banorët e Unazës janë viktima të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë as për projekt zhvillimi dhe as për ndërtimin e një rruge të re. Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po dhunohen

    për shkak të babëzisë së Edi Ramës për të vjedhur 40 milionë euro nga ndërtimi i rrugës dhe jo se po pengojnë ndonjë projekt në dobi të qytetit”, tha Paloka. Më tej, ish-deputeti demokrat paralajmëroi kallëzim penal për punonjësit e policisë dhe për IKMT. Sipas Palokës, ata do të përballen shumë shpejt me drejtësinë dhe do të marrin dënimin e merituar për dhunën ndaj banorëve të Astirit. “Çdo punonjës policie, që i urdhëruar nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Sandër Lleshaj, për të sulmuar në mënyrë kriminale banorët dhe për t’u rreshtuar në

    anën e krimit, duhet ta ketë të qartë: Do të trajtohet si kriminel shumë shpejt. Dita e përballjes me ligjin nuk është e largët. Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj çdo drejtuesi dhe punon-jësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit. Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot. Korrup-sioni me këtë projekt do të ndëshkohet. Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet”, tha Paloka.

    Elisjeda KIKO

    Prokuroria e Tiranës pritet që sot të vendosë për fatin e dosjes hetimore për lobimet e Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim të javës, kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj zhvilloi një mbledhje me 3 prokurorët e çështjes “Basha”, Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj. Imeraj u kërkoi informacion me shkrim dy prokurorëve për proce-durat e ndjekura gjatë hetimeve, si dhe mbi vendimin e marrë më pas duke ju lënë 3 ditë afat. Po ashtu, Imeraj ka kërkuar sqarim nga dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako, se përse pushuan akuzën e pastrimit të parave ndaj kreut të PD, Lulzim Basha dhe për mënyrën sesi është përjashtuar nga vendimi, prokurori tjetër, Kol Hysenaj. Po ashtu, një tjetër çështje që është diskutuar në mbledh-jen e të hënës ka të bëjë me faktin se përse dy nga prokurorët e çështjes nuk kanë marrë në pyetje Nikolas Muzin, pas marrjes së dakordësisë nga pala amerikane, që lejonte prokuroritë shqiptare për të pasur dëshminë e tij. Mësohet se prokurori Hysenaj nuk ka qenë dakord me mbylljen e hetimeve pa u marrë në pyetje Nik Muzin, i cili konsiderohet një person kyç në këtë çështje. Por dosja “Basha” ka mbetur e bllokuar në protokollin e prokuror-isë që prej ditës së hënë. Sot skadon afati 3 ditor për dosjen kundër kreut demokrat dhe 2 zyrtarëve të tjerë të PD dhe pritet që Prokuroria e Tiranës të vendosë nëse kjo dosje do shkojë për gjykim në gjykatë apo do të rikthehet për hetim.

    Akuza ndaj BashësPor për dosjen në fjalë foli dy ditë

    më parë ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, i cili edhe ky është i pandehur. Gjatë një interviste televizive, Ristani mohoi që ai të jetë i përfshirë në lobimet ruse, duke theksuar se kon-tratën e ka firmosur vetë kryeopozitari Lulzim Basha dhe lobisti amerikan Muzin. Sipas Ristanit, selia blu i ka bërë deklarimet në KQZ, ku shtoi edhe deklarimet që kishte bërë lobisti amer-ikan nga një shoqëri skoceze. “Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj historie sepse kjo çështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së është një marrëdhënie që kryetari në emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni.

    Marrëveshja u depozitua te sektori i financës, që më pas që bëri deklarimet te KQZ-ja apo tatimet. Më vonë Muzin ka bërë deklarim të përsëritur atje në institucionet e përsëritura, ku ka pre-tenduar se ka marrë 150 mijë dollarë nga një shoqëri skoceze dhe 500 mijë të tjerë”, tha Ristani.

    Reagon BallaKryetari i grupit parlamentar

    të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh ditën e djeshme se në çësht-jen e lobimit të Partisë Demokratike Arben Ristani është sa bashkëpunëtor aq edhe dëshmitar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se hetimi i plotë i kësaj çështjeje duhet të zbardhë dhe se kush ishte personi që transportoi paratë e lobimit nga Shqipëria në Skoci. “I pandehuri: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije i datëlindjes 12.06.1974, lin-dur dhe banues në Tiranë, Pallati afër ish-Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me

    Kulluri: Basha nuk do e sjellë kurrë PD në pushtet

    Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kulluri u shpreh se Basha nuk do ta sjellë kurrë në pushtet PD-në, pasi ai nuk ngjall shpresë dhe besim. “Në politikë ajo që ka rëndësi në fund të fundit, është perceptimi! Dhe natyrisht rezultati! Kur perceptohesh si gënjeshtar nuk ke moral dhe s’ngjall besim! Kur s’ke rezultat, perceptohesh si humbës! Kur këto perceptime vetëm sa shtohen, je i pashpresë! Dhe kur je i pashpresë mban në pushtet atë që është! Të tjerat janë fjalë kot që i merr era! Por ti bën përjashtim! Ti mendon se do përmbysësh këtë real-itet sepse rrethohesh nga njerëz që të ndjekin verbërisht prej urrejtjes ndaj kundërshtarit ose prej konformizmit dhe servilizmit! Ata aty kanë qenë, janë dhe do jenë. Por këta nuk e sjellin në pushtet opozitën. Thjesht të duhen për të qëndruar në krye të një projekti që s’ka më asnjë arkitekturë, themele dhe mure”, tha Kulluri.

    Korrupsioni, Petrit Vasili akuza Edi Ramës

    Ish-deputeti i Lëvizjes So-cialiste për Integrim, Petrit Vasili, reagoi ditën e djeshme në lidhje me raportin e Bankës Botërore që e rendit Shqipërinë të tretën në botë për tarifat e korrupsionit që pagua-jnë bizneset. Përmes një postimi në Facebook, Vasili ironizoi kryemi-nistrin Rama, ku deklaroi se po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye, do jemi të parët në botë për korrupsion. “Me suksesin e "reformave" të Edi Ramës, nga të tretët do të jemi të parët në botë për korrupsionin. Banka Botërore konfirmon se Shqipëria është e treta në botë për korrupsionin pas Sierra Leones dhe Laosit. Kam dëgjuar disa të huaj që thonë që Shqipëria të vazhdojë rrugën e reformave. Me këto "reformat" e kapjes se shtetit nga Edi Rama jemi të tretët në botë për korrupsion. Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion. Go Edi Rama go”, u shpreh ish-deputeti Petrit Vasili.

    Partia Demokratike ka reaguar pak ditë më parë lid-hur me vendimin e Prokurorisë së Tiranës, për të çuar në gjykatë kreun e PD, Lulzim Basha dhe dy zyrtarë të kësaj partie. Përmes një deklarate të shpërndarë për media, selia blu thekson se prokuroria pranoi se akuzat për lo-bim rus nuk qëndrojnë dhe se për të akuzat u sajuan nga kryeministri Rama. “Pasi u keqpërdorën duke akuzuar

    zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë. Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA ndaj Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA”, thuhet në reagimin e pak ditëve më parë.

    BASHA I PANDEHUR, REAGON PD: AKUZAT U SAJUAN NGA RAMA

    gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar se ka kryer veprën penale të "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" dhe të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" të parashikuar nga nenet 190/3 dhe 287-ç/2 të Kodit Penal. Ristani është sa bashkëpunëtor, aq edhe dësh-

    mitar: “Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin. Është një marrëdhënie që kryetari në emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni". Hetimi i plotë duhet të zbardhë edhe kush ishte personi që transportoi paratë nga Shqipëria në Skoci”, tha Balla.

    Vendimi i Prokurorisë së Ti-ranës, e cila ka mbyllur hetimet për çështjen e financimeve ruse të PD në SHBA për zgjedhjet parlamen-tare të vitit 2017, duke vendosur që kryedemokrati Lulzim Basha të jetë i pandehur vetëm për akuzën e falsifikimit të formularit është komentuar nga socialistët. Ka qenë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili gjatë një prononcimi për

    mediat pak ditë më parë u shpreh se lideri demokrat të mos i ikë drejtë-sisë si në rastin e Rrugës së Kombit me raport mjekësor. “Lulzim Basha tashmë në duart e drejtësisë, uroj që këtë radhë të mos i ikë drejtësisë me raport mjekësor, por si çdo qytetar të përballet me drejtësinë. Të sqarojë akuzat që ka ngritur prokuroria dhe të përballet me drejtësinë”, deklaroi Manja pak ditë më parë.

    HETIMET PËR LOBIMIN RUS, PS: BASHA TË PËRBALLET ME DREJTËSINË

  • GAZETA SOT E Enjte 14 Nëntor 2019 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar rreth një muaj më parë për tryezën mbi reformën zgjedhore, teksa përmes një deklaratë zyrtare vlerë-soi qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Bashës për mosbojkot të tryezës si një akt udhëheqësie nga kreu i PD. “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga Parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës. Përp-jekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA në Shqipëri.

    Ambasada gjermane në vendin tonë e konsideroi tryezën e parë për reformën zgjedhore si një hap në drejtimin e duhur. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat pak ditë më parë, ambasada shprehet se rekomandimet e OSBE/ODHIR duhet të reflektohen në reformën zgjedhore. “Unë përshëndes faktin, që për-faqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it. Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për Kodin Zgjedhor”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.

    REFORMA ZGJEDHORE, AMBASADA E SHBA: BASHA TREGOI UDHËHEQËSI

    ZGJEDHORJA, GJERMANIA: TË REFLEKTOHEN REKOMANDIMET E OSBE

    Braimllari: Rama ushtroi terror ndaj

    banorëve të “Astirit”Sekretari i Përgjithshëm i LSI, En-

    drit Braimllari foli dje për ngjarjen tek “Unaza e Re”. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Braimllari ka theksuar se banorët janë taksapagues për 25 vite, ndërsa shtoi se Rama ushtroi terror mbi ta. Ndër të tjera, ai është shprehur se e gjithë kjo farsë është në shërbim të Ramës, pasi nga i gjithë projekti fitimet shkojnë në llogarinë personale të kryeministrit. “Edi Rama ka përdorur gjithë Policinë e Shtetit për interesat e tij personale, sepse afera korruptive tek Unaza e Re është llogari personale e Edi Ramës dhe që shkon drejtpërdrejt ne xhepin e tij. Pra përdori të gjithë instrumentet shtetërore për të mbrojtur vjedhjen e tij. Kjo që Edi Rama po bën me banorët e Unazës së Re është një krim shtetëror sepse këta banorë që po u prishen shtëpitë kanë 30 vite që paguajnë taksat. Këtyre banorëve u kanë shkuar inspektorët e ALUZINI-t për t’i bërë legalizimet, pra janë në pro-cedurë legalizimi”, deklaroi Braimllari.

    “Astiri”, Balliu: Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori dhunë

    Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Klevis Balliu ka akuzuar dje policinë se ka ushtruar dhunë barbare ndaj banorëve të Astirit gjatë aksionit për prishjen e 33 ndërtesave, në kuadër të zgjerimit të Unazës së Re. Gjatë një prononcimi për mediat, Balliu zbuloi se policia përveçse hodhi gaz lotsjellës në ambiente të mbyllura ku kishte fëmijë dhe të moshuar, sulmoi edhe me gurë banorët. “Zona e Unazës është rrethuar në orën 04:30. Në orën 6:20, deputetët ishin në zonë. Dhuna që nisi atje nuk është pritur. Nuk kanë qenë banorët që kanë sulmuar. Një prej banorëve të dhunuar ka dalë më duar lart, policia ka dalë nga fugoni dhe e ka dhunuar. Ata janë goditur brenda në ambient të mbyllur, ku ka pasur gra e fëmijë e të moshuar. Kanë hedhur pa masë gaz. Policët kanë goditur me gurë banorët. Afera është kokë e këmbë ko-rruptive. Kishin një urrejtje ndaj këtyre banorëve. Ata arritën në mënyrën më heroike dhe stoike që në një vit, për çdo ditë ata ishin aty”, deklaroi Balliu.

    Lulzim Basha nga Fieri: Do i japim hov zhvillimit të biznesit, do të zhdukim taksidarët e korrupsionin, ulja e taksave prioritet kryesorTuri “Rrugëtimi për Shqipërinë” e ka gjetur

    ditën e djeshme kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në qytetin e Fierit. Kryedemokrati Basha ka zhvilluar një takim me biznesmenë e sipërmarrës në qytetet, ku ka shpalosur disa nga pikat e programit të partisë që ai drejton, të cilat si-pas tij, do të marrin jetë sapo PD të vijë në pushtet. Gjatë këtij takimi, Basha ka bërë edhe premtime, teksa deklaroi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do i jepet zhvillim biznesit të vogël e të madh. “Biznesi i madh do të marrë mjaftueshëm mbështetje, që të ketë frymëmarrje, oksigjen. Do të ndërhyjmë me çmimin e energjisë, me taksën e

    pronës etj. Me të gjitha ndërhyrjet, do të kujdesemi që bizneset të zhvillohen. Biznesit të madh do i jepet hov zhvillimi, kurse biznesit të vogël do i hiqen taksat”, deklaroi ai. Po ashtu, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, do zhduken taksidarët, ata që vënë gjoba dhe po ashtu edhe korrupsioni qever-itar. “Ne kemi një përqasje ndryshe. Ne nuk kemi qasjen për të mjelë biznesin. Korporatat e mëdha shikohen si vende ku pushtetarët mund të mjelin para. Duhet shkallmuar sistemi korruptiv që është ngritur. Sa më shumë trarë që ka, ka më tepër gjoba. Kjo qeveri ka shtuar trarë për biznesin në

    forma të tarifave të ndryshme. Ka dy mënyra, ose t’i paguash e nuk të ngelet asnjë lekë ose paguan ryshfete. Hapi ynë kryesor do të jetë eliminimi i trarëve. Do ketë më pak taksidarë e inspektorë, por taksa të sheshta të pagueshme dhe prapë se prapë të ardhurat mblidhen që të përmbushen standardet e tjera që duhet të kryejë qeveria”, deklaroi Basha. Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij, Basha premtoi edhe masa të tjera lehtësuese te energjia dhe nafta, si dhe ulje taksash. “Boshti i programit tonë fiskal sa i përket biznesit të vogël i përkthyer në pesë hapa; duke