projekt · web viewky deklarim ishte i bazuar në nenet 3 e 6 të kartës së atlantikut të vitit...

90
PROJEKT LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS - PROJEKT PËR PAQE TË QËNDRUESHME, INTEGRIM DHE ZHVILLIM 1

Upload: others

Post on 04-Mar-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PROJEKT

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS

- PROJEKT PËR PAQE TË QËNDRUESHME, INTEGRIM DHE

ZHVILLIM

Boton "Zëri i Kosovës"

2003

1

PROJEKT

LEVIZJA POPULLORE E KOSOVES

UNIONISHQIPËRI - KOSOVË

- PROJEKT PËR PAQE TË QËNDRUESHME, INTEGRIM DHE

ZHVILLIM

Boton "Zëri i Kosovës"

2003

2

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS

UNIONI SHQIPËRI - KOSOVË

- PROJEKT PËR PAQE TË QËNDRUESHME, INTEGRIM DHE ZHVILLIM

Boton "Zëri i Kosovës"

Materialet u përgatitën për botim në Selinë e LPK-së në Prishtinë,dhe botohen me vendimin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së

LPK, Rruga "Thimi Mitko" nr. Tel. 00377 (044) 131 832

Korrik, 2003

U shtyp në shtypshkronjën "Grafoprint", Prishtinë

3

PARATHËNJEE BOTIMIT TË MATERIALEVE KUSHTUAR

UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË Sot kur po i shkruaj këto fjalë bëhen 125 vjet nga koha kur në Prizeren burrat e kombit bene një projekt për ruajtjen e teresise territoriale te shqiptareve nga veprimet grabitçare të të tjerëve. Në fakt kjo ishte veprimtari mbrojtëse me karakter liridashës dhe me vlera univerzale. Edhe pas kaç viteve çështja shqiptare mbetet e hapur. Unioni Shqiperi-Kosove eshte projekt që synon të lëvizë përpara njërën nga çështjet e pazgjidhura në Europë, çështjen e integrimit të popullit shqiptar. Projekti për Unionin Shqipëri Kosovë është projekt për paqe të qëndrueshme, për integrim dhe zhvillim jo vetëm në kuadër të rajonit shqiptarë të Evripës por edhe më gjërë. Ai është i realizueshëm dhe në pajtim me të gjitha zhvillimet pozitive glogale. Kjo përmbledhje perfshinë materiale ku pasqyrohen pikëpamjet e LPK-së dhe të të tjerëve për Unionin Shqipëri Kosovë; Qëllimi i botimit të tyre është përhapja e kësaj ideje dhe e këtij projekti te një masë më e gjërë e opinionit. Në këtë përmbledhje jepet mundësia për të përcjellur edhe kronologjinë e veprimtarive për këtë projekt. Nga 12 dhjetori 2002, koha kur u bë publike rinisma për Union, kanë kaluar vetëm 7 muaj. Nga informacionet që sjell kjo përmbledhje nuk është vështirë të konstatohet se ky projekt është duke gjetur përkrahje gjithnjë e më të gjërë. Këtë rinismë politike janë duke e ndihmuar dhe veprimtari të shumta në fusha tjera të jetës me ndikim të madh në integrimin brendakombëtar: kulturë, art, arësim, shkencë, ekonomi, informim, sport, etj. Përderisa në të gjitha fushat e jetës ka veprimtari të avancuara në relacionin Shqipëri Kosovë, madje edhe mbarëkombëtare, kështu nuk mund të thuhet edhe për fushën politike. Politika në këtë drejtim është mbrapa. Ajo është indiferente. Me keqardhje deri më tash termi "indiferencë" i shkon më së miri politikës zyrtare në Prishtinë dhe në Tiranë lidhur me këtë çështje. Ndërkaç politika e Beogradit jo vetëm shprehet dhe planifikon por edhe vepron me agresivitet në drejtim të rikolonizimit të Kosovës edhe pse ka vetëm 5-6 për qind popullatë me origjinë nga Serbia. Ne nuk jemi duke kërkuar politikë ofanzive nga Prishtina dhe Tirana. Ne jemi duke kërkuar nga politika zyrtare dhe jemi duke punuar për një politikë defanzive sepse kemi të drejtë natyrore, historike, për shkak të tashmes dhe të ardhmës së gjeneratave që vijnë. Dhe mbrojtja më e mirë bëhet duke punuar ate çka ka mundësi pa dëmtuar të tjerët. Kjo bëhet duke gjetur mënyra, rrugë dhe praktika që mundësojnë integrimin administrativ, përkatësisht, heqjen e pengesave për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë. Në këtë drejtim nuk do të na mungonte inkurajimi i Bashkimit Europian i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që e duan një paqe të drejtë dhe të përhershme.

Emrush XhemajliPrishtinë, 10 qershor 2003

4

NJOFTIMI PUBLIK PËR PROJEKTIN E UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË

LPK (Levizja Popullore e Kosoves), ne konferencen per media te mbajtur ne Prishtine me 25 dhjetor 2002, ka dale me nje propozim per krijimin e Unionit Shqiperi-Kosove. Ketu me poshte, po e paraqesim ne teresi tekstin e deklerates per opinion te kryesise se LPK-se si dhe projektamandamentin per krijimin e ketij Unioni qe i eshte nisur Kuvendit te Shqiperise dhe atij te Kosoves:

Për perfaqesues te mediave:

Deshtem te vejme ne dieni edhe opinionin publik me sa vijon : Më datën 5.11.2002, deputeti i LPK-së Hasan Meta, Kuvendit të Kosovës i ka drejtuar një propozim për një Projektligj për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, i cili më vonë u lexua në një nga seancat e Kuvendit por nuk u muar parasysh.

Ndërkohë Parlamentet e Serbisë dhe të Malit të Zi, po shpejtojnë të aprovojnë Kartën e Unionit të këtyre dy shteteve në të cilën Kosova, si gjithnjë pa e pyetur fare, përdhunshëm, trajtohet si pjesë e Serbisë. E vetëdijshme se këto pazarlleqe në kurriz të Kosovës janë shumë të rrezikshme, Kryesia e LPK-së, duke u mbështetur në Programin dhe Statutin e LPK-së të vitit 2000, (faqe 11), ku në mes tjerash parashihet (cit): « ...pavarësinë e Kosovës, zgjidhjen e çështjes Kombëtare dhe bashkimin në një shtet konform të drejtës së vetvendosjen kombëtare si parim themelor i Kartës së OKB-së », në mbledhjen e mbajtur më datën 13.12. 2002, mori vendim që të autorizoj deputetin Hasan Meta, që në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, të kërkoj futjen në procedurë të miratimit të një Amandamenti kushtetues për krijimin e Unionit Kosovë-Shqipëri. E njejta kërkesë, t’i drejtohet edhe Kuvendit të Shqipërisë.

Nderkohë AAK ka dalur me projekpropozimin per diskutim dhe aprovim të një Rezolute për Pavaresinë e Kosovës. Meqenëse ajo çka propozojmë ne dhe AAK nuk janë në kundërshtim, por perkundrazi plotësojnë njëra tjetrën, deputeti i LPK-së, do ta votoj edhe këtë rezolutë. Nderkohë ne do të vazhdojmë me punën për futje në procedurë dhe votim të propozimit për krijimin e Unionit Kosovë-Shqipëri.

Në emër të Kryesisë së LPK-së Kryetari Emrush Xhemajli

5

Lëvizja Popullore e Kosovës Aktash II nr. 56, Prishtinë

PROPOZIM

KUVENDIT TE KOSOVESKUVENDIT TE SHQIPERISE

Duke pasur parasysh:

-Se Jugosllavia e njohur ndërkombtarisht më nuk ekziston ;

-Se Unioni në krijim e sipër, Serbi - Mal i Zi ka përfshirë Kosovën në Projektkushtetutën e këtij Unioni dhunshëm, arbitrarisht e tinëzisht ; -Se ky presedan është vazhdim i konfliktit dhe i agresionit kunder Kosoves nga ana e Serbise por edhe e Malit të Zi dhe eshte i papranueshëm për Kosovën ; -Se në Kosovë jeton vetëm një pakicë serbe historikisht kolonizator që popullatës shumicë deshiron t’ia imponojë vullnetin e saj per te ardhmen e vendit;

-Se shumica e popullit jemi shqiptarë autokton që e ndiejmë veten të rrezikuar nga lidhja në formë të re të Kosovës me okupatorin - Serbinë ;

-Kërkojmë që Kuvendi i Kosovës, në seancat e ardhshme të përgatis dhe aprovojë një Amandament kushtetues per krijimin e Unionit Shqipëri-Kosove. E njëjta gjë kërkohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

-Pasi që Kosova detyrimisht u dashka të jetë e lidhur me dikend, atëherë ajo duhet të jetë e lidhur me trungun e vet - Shqipërinë nga e cila është ndarë padrejtësisht në vitin 1913.

-Kerkojme gjithashtu, që të vazhdoj mandati i OKB-së dhe i KFOR-it në Kosovë, me qëllim që të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb.

Prishtinë, 25 dhjetor 2002

LEVIZJA POPULLORE E KOSOVES

6

Lëvizja Popullore e KosovësDeputeti i LPK-së në Kuvendin e Kosovës, ushtron këtë propozim për futjen në rendin e punës për diskutim dhe vendosje në Kuvendin e Kosovës të PROPOZIMAMANDAMENTIT PËR FORMIMIN E UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË

Në pajtim me nenin 9, pika 1, alinetë 23 dhe 40 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohëshme në Kosovës, dhe në pajtim me kompetencat e Kuvendit të Kosovës, Kreu 9, neni 9, pika 1, alinea 1, si institucion më i lartë përfaqsues dhe ligjëvenës në Kosovë, ushtron këtë:

AMANDAMENT

1. Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqsues e ligjëvenës në Kosovë, dhe si bartës i sovranitetit e integritetit të Kosovës, merr vendim për formimin e Unionit Shqipëri-Kosovë në rrugë demokratike.

2. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që në seancën e rradhës të këtij Kuvendi, të Deklarohet për BASHKIM ME KOSOVËN NË NJË UNION TË PËRBASHKËT.

3. Për Hartimin e Kartës Kushtetuese të Unionit Kosovë-Shqipëri, formohet komision i përbashkët me ekspert të së drejtës nga Shqipëria dhe Kosova.

4. Të dy shtetet e Unionit të saporformuar pajtohen që prania e NATO-s në Unionin Shqipëri-Kosovë, të jetë në afat të pacaktuar, si akt i vullnetit të mirë, dhe në mision të ruajtës së paqës dhe sigurisë në Evropën Juglindore.

ARSYETIMI:Populli i Kosovës dhe i Shqipërisë kanë luftuar ndër shekuj për liri, integritet dhe sovranitet.

 

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), si intitucion i karakterit shtetëror e kombëtar, në programin e vet dërguar edhe Kongresit të Berlinit, ka paraparë të "veproj aktivisht, me të gjitha mjetet për të mbrojtur integritetin e vendit";

7

Kosova është ndarë me dhunë nga trungu i vet Shqipëria më 1913. Përdorimi i dhunës kundër popullit shqiptar ka bërë që të mos vendoset asnjëherë paqja e qetësia në këtë pjesë të rajonit;

Qeveria e Ismail Qemalit me Memorandumin e 2 janarit 1913, të dërguar Konferencës së Ambasadorëve në Londër, ka kërkuar decidivisht: "Që tokat shqiptare të cilat me pa të drejtë i janë dhenë Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, DUHET t’i këthehen nën sovranitet të përhershem Shqiperisë";

Një Memorandum identik, udhëheqësi i Delegacionit shqiptar, dhe kryetar i shtetit shqiptar Turhan Pasha, ua dorëzoi më 15 shkurt 1920, udhëheqësve të Konferencës së Paqës në Versajë, me Klemansonin në krye. Mirëpo, edhe përkundër 14 pikave të Vilsonit për shtetet etnike, ata në tryezen e diplomacisë nuk e përfillën këtë kërkesë të drejtë me justifikimin se "këto toka i jepen Sërbisë si kompenzim lufte dhe si aleate e francezëve";

E drejta në bashkangjitje të trojeve etnike shtetit amë, ka qenë gjithnjë proces i vazhdueshëm, i pandalshëm dhe se kjo e drejtë duhet t’u takoj edhe shqiptarëve si të gjithë popujve tjerë;

Ndarja e Shqipërisë dhe shqiptarëve, mbi të gjitha ishte në kundërshtim me vullnetin e gjysmës së popullit që ngeli i okupuar nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, e pastaj të disa kreaturave artificiale të "ish jugosllavive" të cilat tanimë, as faktikisht e as juridikisht nuk ekzistojnë si subjekt ndërkombëtar;

Kjo mbretëri, e as të ashtuquajturat " ish Jugosllavi", asnjëherë nuk kanë vënë pushtetin e plotë politik mbi tokat shqiptare të okupuara, kusht ky i paraparë për çdo subjekt ndërkombëtar për t’u quajtur shtet, me aktet ndërkombëtare të qetësisë dhe të sovranitetit të plotë politik në territorin e saj;

Konferenca e Bujanit e mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, miratoi Rezolutën në të cilën konfirmohet se "Shqiptarët e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit si gjithmonë në të kaluarën, edhe sot dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë". Ky deklarim ishte i bazuar në nenet 3 e 6 të Kartës së Atlantikut të vitit 1941, ku deklarohet e drejta universale e vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje. "E vetmja rrugë që populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipni, asht lufta e përbashkët kundër okupatorit… dhe se pas kësaj lufte populli shqiptar do të ketë mundësi me vetëvendos mbi fatin dhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje… Për këtë të drejtë garantojnë aleatet t`onë të medhenj Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)". Këtë rezolutë e kanë nënshkruar dhe përfaqësuesit e minoritetit serb;

Me të gjitha Rezolutat e OKB-së dhe konventat për dekolonizim, e drejta në vetëvendosje deri në shkëputje është akt i vullnetit të shenjtë, që

8

detyrimisht duhet ta zbatojnë organizmat e sigurisë kolektive në botë dhe shtetet anëtare të OKB-së;

Bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Kosovës gjithnjë ka qenë i natyrshëm dhe konstruktiv dhe u ka sjellur vetëm dobi qytetarëve pa dallim por edhe paqes në rajon;

Shqipëria i është gjendur Kosovës në kohët më të vështira. Popullata e Kosovës në Shqipëri e kanë ndier veten më mirë se gjithkund në vendet përreth në kohën e eksodit biblik nga terrori i ushtrisë dhe policisë serbe;

Kosova dhe Shqipëria në rrugë demokratike kanë të drejtë të integrohen. Në rrethanat e tashme forma më e mirë është krijimi i Unionit Shqipëri-Kosovë;

Unioni Shqipëri-Kosovë është një zgjidhje optimale dhe e kompromisit për rendin e ri në rajon;

Unioni Shqipëri-Kosovë, nuk u sjell dëm por vetëm dobi popujve dhe vendeve fqinje;

Unioni Shqipëri-Kosovë, do t’u njeh më mirë minoriteteve të drejtat sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe të gjitha dokumenteve ndërkombëtare;

Unioni Shqipëri - Kosovë do të ndikojë në vendosjen e rendit e qetësisë së përhershme dhe demokracisë në Evropën Juglindore;

Unioni Shqipëri-Kosovë është i frymëzuar nga nismat e Bashkimit Evropian në Evropën Juglindore dhe është në pajtim me integrimin e përgjithshëm në kontinent.

Ushtrues i propozim amandamentit

Mr. Hasan Meta

Nënshkruajnë deputetët:

9

NDIHMA E BASHKIMIT EURIPIANPER KRIJIMIN E UNIONIT

SHQIPERI KOSOVE E MIRËPRITUR

Letër e Kryetarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës drejtuar

Komisionerit për Politikë të Jashtme të Unionit Evropian, z. Havier Solana

Prishtinë, Kosovë29.12.2002

Për : Komisionerin për Politikë të Jashtme të Unionit Evropian, z. Havier Solana,Nga : Kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Emrush Xhemajli

I respektuari zoti Solana,

Me vëmendje kam përcjellur përpjekjet tuaja për të zgjidhur krizat në Evropën-Juglindore. E qmojmë punën tuaj dhe kërkojmë nga juve që të një pjesë të vëmendjes ta përqëndroni në gjendjen në Kosovë.

Lëvizja Popullore e Kosovës, është subjekt i formuar para 20 viteve, i përfqësuar në Kuvendin e Kosovës, ka propozim që të krijohet Unioni Shqipëri-Kosovë (Ne po bashkangjesim propozimin në fjalë).

Inkurajimi i Unionit Europian dhe i juaji personalisht për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë do të ishte shumë i mirëpritur.

Përderisa Unioni Europian kishte shumë vështirësi të bind Malin e Zi që të marrë pjesë në Unionin Serbi-Mali i Zi, Unioni Europian nuk do të ketë kurrëfarë vështirësie të na bind të krijojmë Unionin Shqipëri –Kosovë. BE mjafton që të pajtohet për këtë publikisht.

Unioni Shqipëri-Kosovë dhe Serbi-Mali i Zi do të ishin unione të natyrshme që shumë shpejt do të pajtoheshin që ta njohin njëra tjetrën. Kjo do të ndikonte në stabilizimin e rajonit dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të Evropës-Juglindore në Unionin Evropian pa i bartur me vete konfliktet e së kaluarës.

Me respekt të përhershëm,Kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës

Emrush Xhemajli

10

POPUJT JANË ME TËDREJTA TË BARABARTA

Vështrim lidhur me Unionin Shqipëri Kosovë

Në muajin dhjetor 2002 Lëvizja Popullore e Kosovës doli me idenë që pikërisht tash është koha që të fillojë puna për krijimin e Unionit Shqipëri Kosovë.

Në këtë Union shtetesh Kosova dhe Shqipëria do të jenë një njësi të shteteve të pavarura dhe një herësh do të jenë në një Union të përbashkët.

Për këtë duhet ndjekur një procedurë demokratike përmes deklarimit të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe përmes krijimit të trupave të nevojshme punuese për hartimin e Kartës Kushtetuese të Përbashkët.

Në këtë drejtim LPK është duke punuar dhe nuk do të ndalet deri në realizimin e këtij projekti. Në këtë drejtim me të drejtë presim që të kemi përkrahje dhe nga të tjerë subjekte politike në Kosovë dhe në Shqipëri.

Krijimi i Unionit Shqipëri Kosovë është plotësisht me zhvillimet në rajon, në kontinentin tonë dhe në botë. Ai do të sillte vetëm të mira për qytetarët që do të jetonin në të, për rajonin dhe për të gjithë.

Populli shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë në forma të ndryshme gjatë dekadave që kanë qëndruar të ndarë e kanë shprehur dëshirën e vet për të jetuar bashkë. Kjo do të vërehej me një shfletim të thjeshtë të historisë. Qytetarët në Shqipëri dhe në Kosovë i janë gjetur njëri tjetrit në ditët më të vështira.

Krijimi i Unionit Shqipëri Kosovë nuk është një presedan. Krijimin e Unioneve të ngjashme e ka inkurajuar Unioni Evropian. Duke pasur parasyshë se popujt në Evropë trajtohen ose së paku duhet të trajtohen njëjtë pritet me të drejtë kontributi i Unionit Europian edhe për të inkurajuar krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë. Ky angazhim do të ishte shumë i mirëseardhur.

Por ashtu siç është sot i konceptuar Unioni Serbi Mali i Zi me Kosovën në kuadër të tij, në fakt është përpjekje për të ruajtur Serbinë e Madhe ndërsa Unioni Shqipëri Kosovë është Union i natyrshëm.

Unioni Shqipëri-Kosovë dhe Unioni Serbi-Mali i Zi do të ishin dy unione në rajon që në një të ardhme do të pajtoheshin që ta njohin njëra tjetrën. Kjo do të ndikonte në stabilizimin e rajonit.

11

Dobitë nga krijimi i Unionit Shqipëri do të ishin të mëdha dhe të shumta. Do të ndihmohej që më shpejt të zhivllohet dhe të integrohet rajoni shqiptar në vetëvete dhe në Unionin Evropian.

Do të kurseheshin energji të shumta të brendshme. Kultura jonë do të përjetonte zhvillim të shpejtuar. Në planin e jashtëm do të bëhej prezentim i përbashkët në botë.

Në planin ekonomik do të zhillohej shumë rajoni ynë shqiptar që do të kishte një program të përbashkët zhvillimor. Sidomos do të zhvilloheshin rajonet e pazhvilluara dhe rajonet që kanë pësuar ndër dekada si pasojë ndarjes me kufijë artificial.

Do të luftohej më mirë krimi i organizuar dhe do të binte ndikimi i lokalizmit dhe veprimtaria klanore.

Minoritetet do të kishin rast të integrohen më mirë në Unionin Shqipëri-Kosovë. Kjo do të ndodhte sepse me krijimin e Unionit shqiptarët, shumicë, nuk do të ndienin më rrezik nga dominimi i pakicës mbi shumicën sic ka qenë në të kaluarën e hidhur. Rrjedhimisht minoriteteve do t’u njiheshin të drejtat sipas standardeve që do të përcaktonte Unioni Evropian.

Unioni Shqipëri-Kosovë është zgjidhje optimale për rajonin shqiptar. Por ai është zgjidhja më e qëndrueshme për periudhën që po kalojmë.

REAGIMET E DERITASHME RRETH PROJEKTIT PER KRIJIMIN E UNIONIT SHQIPERI- KOSOVE.

Shumica e reagimeve lidhur me propozimin e LPK-se qe tash te filloje krijimi i Unionit Shqiperi-Kosove (USHK) jane pozitive. Ndersa ka hezitime vetëm rreth disa anëve që nuk kanë të bëjnë me dobitë e propozimit të tillë.

Koha per krijimin e USHK, eshte e imponuar nga agresoret serbo-malazez.

Megjithëse është e kjartë se koha e propozimit të vendimit për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë lidhet me vazhdimin e agresionit serbë, disa mendojnë se nuk është koha për ta bërë këtë. Kjo është ajo kategori që gjindet gjithmonë në histori, jo vetëm te kombi ynë, që në infinit propagandojnë një kohë të cilën nuk e dinë se kur do të vjen por ajo gjithmonë duhet të vjen në një të ardhme. Këta zakonisht janë ata që nuk janë krijues të ngjarjeve por ngjarjet ju japin formë atyre. Realiteti fletë vetë për momentin dhe kohën që po kalojmë. Parlamentet e Serbise dhe Malit te Zi kanë thirrur mbledhje te jashtezakonshme dhe kane vendosur qe Kushtetuten ku e aneksojnë Kosoven te aprovohet keto dite. Unioni Serbi-Mal i Zi ende pa lindur, në krijim e sipër, e ka vlerësuar kohë të përshtatshme pikërisht këtë moment për agresion ndërsa të tillë që me vite kanë propaganduar pavarësinë nuk e shohin të arsyeshme që pikërisht tash ta mbrojnë atë. Kur u dashka te behet nje gje e tille nese jo tash?. Nese ne e ulim koken

12

dhe nuk reagojme tash duke krijuar Unionin tone SHK atëherë kush duhet të përpiqet për të drejtat tona ?.

Pasi të kalojë një kohë dhe ftohet hekuri është tepër vështirë, gjithsesi më vështirë se tani, dhe ndoshta edhe e pamundur të arrihen qëllimet tona për bashkimin e rajonit shqiptar të Evropës siç janë rajonet e popujve tjerë evropian.

Propzimet e bëra për mbajtjen e qëndrimeve konkrete nga Kuvndi i Kosovës disa dëshirojnë ta anashkalojne me arsyetimin se « pavarësia e Kosovës është vendosur me referendum më vitin 1992 ». « E kemi thene do here ». E vërtetë, por përbërja e tashme e Kuvendit ende nuk është shprehur për këtë çështje. Në rrethana kur shteti agresor serb po e anekson Kosovën lypset që përbërja e tashme e Kuvendit e dalë nga votimet e njohura nderkombtarisht te deklarohet. Për më tepër Kuvendi i tashëm i Kosovës duhet të precizoi disa çështje që në vitin 1990/91 nuk ishtin krejt të definuara. Në atë kohë dokumentet që zakonisht citohen lënë mundësi të konfederimit me njësi të ish Jugosllavisë (Shih. Dekltaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990).

Disa thonë se edhe po të votohet në Kuvend vendimi për Unionin Shqipëri-Kosovë po atë ditë do të shpallet i paaplikueshëm nga ana e Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Kjo është e vërtetë por megjithatë Vendimi i Kuvendit të Kosovës mbetet i vlefshëm sepse çdo Kuvend Normal e ka të drejtën për të vendosur në mënyrë demokratike dhe vendimet e tij me kohën bëhen të vlefshme. Ceshtë më kryesorja ato i krijojnë mundësi vetë popullit që e ka zgjedhur që të punojë në realizimin e vendimeve.

Nga ana tjetër të gjithë e ndajnë mendimin se vendimet e personave që nuk kanë dalur nga vota e popullit janë forma të vendimeve të kohërave të kaluara që mund të merren vetëm të imponuara dhe të përkohshme. Ne do të jemi këtu ndërsa administratorët do të vijnë e do të shkojnë.

Shqipëria Zyrtare e përmbajtur nga çdo iniciativë do të ishte gabim të vazhdojë me qëndrimin se : « do t’i mbështesim kërkesat e shqiptarëve të Kosovës ». Deri më tash ndoshta kjo edhe ka mjaftuar por tash kur Serbia dhe Mali i Zi përdhunshëm po aneksojnë Kosovën nuk ka asnjë arsye të mbahet i njëjti qëndrim. Tash duhet të mbahet jo qëndrimi që është i drejtë. Pasi ka pretendime të padrejta ndaj Kosovës nga Serbia atëherë pse mos të shfaqen pretendimet e drejta të Shqipërisë.

Me shprehjen « nuk është momenti për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë » indirekt të gjithë e pranojnë se kërkesa si kërkesë është e drejtë por në këtë moment nuk na pranohet prej të tjerëve.

Eshtë e vëtetë se në të kaluarën por edhe tash, fatkeqësisht, parlamentarët janë në presion dhe të penguar për të kryer detyrat të lirë dhe me kompetencë. Për më tepër ata politikisht janë të kërcënuar. Një pjesë e shteteve që janë në kuadër të UNMIK-ut në Kosovë të njohura për qëndrimet antishqiptare dhe të prononcuara hapur në anën e serbëve punën e vet e bazojnë në kërcënime. Kercnimi qe na ka rene me shpesh ta degjojme ka te beje me terheqjen nga Kosova dhe ardhjen e administrates serbe ketu. Kërcnimet janë përsëritur gjatë vendimeve me rëndësi dhe ato mund të përsëriten edhe

13

tash kur po kërkojmë shkëputjen nga Serbia dhe krijimi i Unionit Shqipëri-Kosovë. Lëshimet e kuvendarëve në të kaluarën dhe disa të dobët prej tyre ka mundësi të nënshtrohen edhe në të ardhmën me mendimin se po të mos bëhet i dëgjueshëm po e pëson Kosova por historia ka treguar se në fakt gjithmonë ky mendim ka qenë e gabuar dhe ka ardhur si pasojë e frikës.

Gjithë atyre që po kërcenojnë në vazhdimesi duhet t’u rikujtojmë ate qe e dijme te gjithe.

Serbia po te mundete te na nenshtronte ajo do ta bënte këtë me kohë dhe nuk do të ndodhte shkallzimi i konfliktit dhe lufta. Ajo asnjehere nuk arriti ta beje ketë. Serbia deri ne tetor 1998 edhe pse nuk ishte e penguar te zhduk UCK-ne nuk mundi ta beje kete. Eshtë e vërtetë se edhe ne qe ishim ne UCK nuk mundem ta largojme Serbine. Edhe ne te ardhmen po qe se perseritet e kaluara konfrontimet do te zgjasnin infinit.

Andaj ata që janë duke na kërcënuar apo mbajtur nën kërcënim duhet ta dijnë se në fakt nuk janë duke na kërcënuar vetëm neve si popull por janë duke kërcënuar paqen në përgjithësi.

Kemi arsye të besojmës se nuk është në interes të shumicës së shteteve dhe shumicës në UNMIK që është këtu që gjithë investimi i përbashkët dhe bashkëpunimi me Kosovën të kërcënohet nga struktura të papërgjegjshme nga Serbia dhe shtetet që e përkrahin atë.

Kërcënimet e tilla janë duke bërë shumë efekt te një pjesë jo vetëm e qytetarëve por edhe të adminstratës së brisht në Kosvovë, pjestarëve të institucioneve të Kosovës, por edhe të parlamentarëve të Kosovës të cilën që e kanë shprehur jo një herë.

Megjithatë presionet, Kuvendi i Kosovës e ka për detyrë që të diskutojë dhe votojë projektin për krijimit të Unionit Shqipëri Kosovë.

Vendimi për formimin e UKSH është në nderin e parlamentarëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo do të ishte një vazhdimësi e vendimeve historike te Lidhjes së Prizrenit, të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 në të cilën përfshihej edhe Kosova dhe ku ishin edhe delegatë nga Kosova, të Konferencës së Bujanit të vitit 1943 dhe e Referendumit të vitit 1991 si dhe përcaktimit të luftëtarëve të lirisë në luftën e fundit ncacional çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Votimin e Unionit Shqipëri Kosovë duhet ta bëjnë edhe deputetët e Koalicionit Kthimi për të dëshmuar se së paku janë në nivelin e bashkëpunimit dhe tolerancës së delegatëve serb (6) në Konverencën e Bujanit të cilët e nënshkruan Rezolutën e mirënjohur me të cilën Kosova si pjesë e Shqipërisë duhej t’i bashkohej asaj.

Kryetar i LPK-sëEmrush Xhemajli

1. Mars 2003

14

DISA ELEMENTE TË MUNDSHME TË PROJEKTIT TË KARTËS KUSHTETUESE TË UNIONIT

SHQIPËRI- KOSOVË

Fjala e Gafurr Elshanit mbajtur në tubimin e organizuar me qytetarë, më 18 prill 2003 në Therandë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Familje të dëshmorëve, Invalidë dhe veteranë të luftës,Qytetarë të komunës së Therandës,

Në kuadër të inciativës për realizimin e idesë për krijimin e UNIONIT SHQIPËRI KOSOVË, Lëvizja Popullore e Kosovës ka bërë një varg veprimesh konkrete, duke filluar nga hartimi i amandamentit, mbledhja e nënshkrimeve nga deputetet e Parlamentit të Kosovës, informimi i partive dhe institucioneve, në Kosovë, Shqipëri e viset tjera.

Së bashku me gjithë punën politike, në drejtim të jetësimit të këtijë projekti, që qytetarët të kenë një ides se si mund të duket dhe si mund të funksiononte kjo bashkësi shtetërore e quajtur UNIONI SHQIPËRI KOSOVË, ne kemi ofruar një projekt kornizë apo ndoshta kishte me qenë me e drejtë ta quajmë: DISA ELEMENTE TË MUNDSHME TË PROJEKTIT TË KARTËS KUSHTETUESE TË UNIONIT SHQIPËRI- KOSOVË

UNIONI SHQIPËRI-KOSOVË do të jetë bashkësi e dy shteteve të pavarura dhe të barabarta.

Për t‘u realizuar kjo duhet të deklarohen Parlamenti i Shqipërisë dhe Parlamenti i Kosovës.

Formës së organizimit shtetëror të kësaj bashkësie të re shtetërore më së miri i shkon emri UNIONI SHQIPËRI-KOSOVË.

15

Me krijimin e UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË do të bëhej:

Korrigjimi i padrejtësive historike ndaj popullit shqiptar.

Krijimi i kushteve për integrim të dy pjesëve të ndara të një populli me kulturë, histori dhe identitet të njëjtë.

Integrimi në strukturat evropiane.

Harmonizimi i rregullave dhe i praktikës me standardet evropiane e ndërkombëtare.

Vendosja dhe sigurimi i funksionimit monetar, të tregut të përbashkët, koordinimi dhe harmonizimi i sistemit ekonomik me standardet e Unionit Evropian.

Me krijimin e UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË shqiptarët, pavarësishte se ku jetojnë, në Shqipëri apo Kosovë, do të kenë simbolet e njëjta: flamurin, himinin dhe stemën.

Në UNIONIN SHQIPËRI-KOSOVË do të dinamizohet qarkullimi i lirë i njerëzve, i mallrave, i shërbimeve dhe i kapitalit.

Qytetari i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të ketë shetësinë e UNIONIT dhe do t’i gëzojë të gjitha të drejtat në gjithë territorin dhe shtetësinë e shtetit, ku mund ta ushtrojë të drejtën e votës.

UNIONI SHQIPËRI-KOSOVË do të ketë Kuvendin, i cili do të vendosë për Kartën Kushtetuese, si akt suprem juridik i UNIONIT, dhe do të miratojë ligje e rregulla të tjera në harmoni me këtë Kartë Kushtetuese.

UNIONI SHQIPËRI-KOSOVË do të ketë kryetarin, i cili do ta përfaqësojë UNIONIN brenda dhe jashtë vendit.

Përfaqësimi në organizatat ndërkombëtare: OKB, OSBE, UE e Këshillin e Evropës do të bëhet në mënyrë të përbashkët nga shtetet anëtare të UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË.

UNIONI do ta ketë Qeverinë apo Këshillin e Ministrave, që do të bëjë:

Përcaktimin dhe zbatimin e politikës së UNIONIT SHQIPËRI- KOSOVË, në pajtim me përcaktimin e politikës së përbashkët dhe të interesit të shteteve anëtare.

UNIONI SHQIPËRI KOSOVË do te ketë ushtrinë, e cila do te jetë nën kontrollin demokratik civil.

Detyrë e ushtrisë do te jete mbrojtja e UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË, në pajtim me Kartën Kushtetuese dhe parimet ndërkombëtare.

16

UNIONI do të ketë Gjyqin, i cili do të vendosë për kontestet ndërmjet shteteve përbërëse të UNIONIT, si dhe për ankesat e qytetarëve, kur nuk parashihet ndonjë mjet tjetër juridik.

Pas periudhës kalimtare, që do të përcaktohet në Kartn kushtetuese, shtetet anëtare do të kenë të drejtë të inicojnë procedurën për ndërrimin e statusit shtetëror, ose të shkëputen nga UNIONI SHQIPËRI- KOSOVË.

Më detalisht në këtë drejtim do të punojnë komisionet e përbashkëta nga parlamentet e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës. Komisionet do të hartojnë një Kushtetutë, që do t‘u përgjigjet më së miri specifikave të dy shteteve përbërse të UNIONIT.

Gafurr Elshani

17

TAKIMETE DELEGACIONIT TE LPK-SE

NE SHQIPERI

Data e qendrimit në Tiranë: 24 shkurt deri më 1 mars 2003

Përbërja e delegacionit:Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, ndërkohë delegacionit i është bashkangjitur edhe kryetari Emrush Xhemajli (më 27 shkurt)

Janë organizuar takime me përfaqësuesit e PSSH-së, PD-së, PSD-së, Partisë së Legalitetit, Partisë së Ballit Kombëtar, Partisë Demokristiane, Aleancës Demokratike, Partisë Demokrate, me Leka Zogun, Sabri Godon, Dritëro Agollin, Fatos Lubonjën dhe Xhevat Lloshin.

Me Partinë Socialiste:

Takimi është mbajtur më 24. 02. 2003, në selinë e PS-së. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga Ilir Zela, sekretar për marëdhanie me jashtë i PS-së, njëherit edhe kryetar i komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.

Me Partinë Socialdemokrate:

Takimi është mbajtur në hotelin Rogner më 25 shkurt 2003. Delegacioni i LPK-së është pritur nga Paskal Milo, nënkryetar, dhe njëherit sekretar i komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.

Me Mbretin Leka Zogu:

Takimi është mbajtur në vilën e Mbretit në periferi të Tiranës më datë 25 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti dhe Raif Gashi , është pritur nga lartmadhëria e tij, Leka Zogu, bashkëshortja e tij, si dhe Fluturak Gërmenji, zyrtar në oborrin mbretëror.

18

Me Partinë Demokratike:

Takimi është nbajtur në selinë e PD-së, më 26 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti është pritur nga Besnik Mustafai, nënkryetar i PD-së, njëkohësisht edhe nënkryetar i komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.

Me Partinë Lëvizja e Legalitetit:

Takimi është mbajtur në ambientet e hotelit DAJTI në Tiranë, më 26 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga kryetari i kësaj partie Eqrem Spahiu si dhe nga sekretari i përgjithshëm Eugjen Shehu.

Me Dritëro Agollin:Takimi është mbajtur në shtëpinë e Dritëroit më 26 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti është pritur nga Dritëro Agolli dhe bashkëshortja e tij.

Me Sabri Godon:

Takimi është mbajtur në ambientit e hotelit Rogner më 26 shkurt 2003

Me Partinë Demokristiane

Takimi është mbajtur në ambientet e hotelit Grand në Tiranë (mëngjes pune), më 27 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Gafurr Elshani, Demir Reshiti, është pritur nga kryetari i kësaj partie Nikollë Lesi.

Me Partinë Aleanca Demokratike

Takimi është mbajtur në zyrën e komisionit paralamentar të kësaj partie në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë më 27 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli,Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga kryetari i grupit parlamentar të këtij subjekti, Preç Zogaj si dhe nga sekretari për mardhënie me publikun Naim Guci.

Me Fatos Lubonjën

Takimi është mbajtur në ambientet e hotelit Dajti më 27 shkurt 2003. Në përbërje të delegacionit të LPK-së ishin Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani dhe Demir Reshiti.

Me Partinë Demokrate

19

Takimi është mbajtur në selinë e kësaj partie më 28 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga Genc Pollo, kryetar.

Me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Servet Pëllumbi

Takimi është mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë më 28 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi.

Me Partinë e Ballit Kombëtar

Takimi është mbajtur në ambientet e hotelit Dajti në Tiranë më 28 shkurt 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga një delegacion homolog në përbërje: Shpëtim Roçi, kryetar, Luan Myftiu, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Adriatik Alimadhi, sekretar për mardhanie me publikun.

Me akademikun Xhevat Lloshi

Takimi është mbajtur në ambientet e restaurantit “Green House” më 28 shkurt 2003. Me akademikun Lloshi, kanë biseduar Emrush Xhemajli dhe Demir Reshiti.

Konferenca për media

Është mbajtur në ambientet e hotelit Rogner Europapark në Tiranë më 1 mars 2003. Përpara një numri të konsideruar të gazetarëve nga mediat e ndryshme elektronike dhe të shkruar si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, qëllimin dhe rezultatet e vizitës së delegacionit të LPK-së në Tiranë, i kanë prezentuar: Emrush Xhemajli, Demir Reshiti, Gafurr Elshani dhe Hasan Meta

Prishtinë, mars 2003

Sekretari i LPK-së për Marrëdhënje me Publikun, Demir Reshiti.

20

TAKIMETE DELEGACIONIT TE LPK-SE

NE KOSOVË

Takimet janë realizuar gjatë muajit mars 2003

Janë organizuar takime me përfaqësuesit e LKÇK-së, PGJK-së, PDK-së, PSDK-së, AAK-së, PLK-së, PreK-ut, BK-së, kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Rexhepi

Me Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës:

Takimi është mbajtur më 12. 03. 2003, në selinë e LPK-së. Delagacioni i LKÇK-së në përbërje: Fatmir Humolli, Fadil Fazliu dhe Ismail Latifi, është pritur nga Emrush Xhemajli, Demir Reshiti dhe Naim Zhitia. Me Partinë e Të gjelbërtëve të Kosovës:

Takimi është mbajtur më 13. 03. 2003, në selinë e LPK- së. Kryetari I PGJK-së, daut maloku, është pritur nga Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani dhe Demir Reshiti.

Me Partinë e Drejtësisë:

Takimi është nbajtur në selinë e PD-së, më 13 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti është pritur nga Sulejman Çerkezi dhe Fuat Ramiçi.

Me Partinë Demokratike të Kosovës

Takimi është mbajtur në selinë e PDK-së në prishtinë, më 13 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta dhe Demir Reshiti, është pritur nga Jakup Krasniqi dhe Hajredin Kuçi.

21

Me Partinë Socialdemokrate të Kosovës:

Takimi është mbajtur në ambientet e hotelit Grand në Prishtinë, më 17 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta dhe Demir Reshiti, është pritur nga kryetarja e kësaj partie Kaqusha Jashari dhe bashkëpunëtorët e saj: Ekrem Arifi, Iljaz Kurteshi e Nexhmidin Behluli.

Me Partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, ishin në selinë e kësaj partie më 17 mars 2003.

Me Partinë e re Demokratike të Kosovës (PreK):

Takimi është mbajtur në selinë e kësaj partie më 18 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga Bujar Bukoshi, Flamur Gashi dhe Naim…

Me Partinë e Ballit Kombëtar

Takimi është mbajtur në ambientet e hotelit Grand në Prishtinë, më 18 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është takuar më Kajtaz Fazliun, kryetar I PBK-së.

Me Partinë Liberale të Kosovës:

Takimi është mbajtur në selinë e kësaj partie më 18 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga Gjergj Dedaj, kryetar dhe bashkëpunëtorët e tij: Skënder Gashi, Gafurr Podvorica, Frashër Demaj, e Rexhep Isufi.

Me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci:

Takimi eshte mbajtur ne zyren e kryparlamentarit Nexhat Daci më 28 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga Nexhat Daci dhe Ramush Tahiri.

Me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi:

Takimi eshte mbajtur ne zyren e kryeministrit, më 01 prill 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, është pritur nga Bajram Rexhepi dhe dhe Ramadan Avdiu.

Prishtinë, prill 2003

Sekretari i LPK-së për Marrëdhënje me Publikun, Demir Reshiti.

22

TAKIMETE DELEGACIONIT TË LPK-SË

NË MAQEDONI

Data e qendrimit në Tetovë: 20 deri më 22 mars 2003

Përbërja e delegacionit: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, Shefit Xhaferi dhe Naim Zhitia

Janë organizuar takime me përfaqësuesit e PPD-së, PDK-së, PDSH-së, BDI-së dhe me rufi Osmanin

Me Partinë e Prosperitetit Demokratik:

Takimi është mbajtur më 21. 03. 2003, në selinë e PPD-së. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, Shefit Xhaferi dhe Naim Zhitiaështë pritur nga Avdurrahman Aliti, kryetar dhe Abdylhadi Veseli e Naser Ziberi.

Me Partinë Demokratike Kombëtare:

Takimi është mbajtur në selinë e PDK-së më 21 mars 2003. Delegacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, Shefit Xhaferi dhe Naim Zhitiaështë pritur nga Xhevat Ademi, sekretar I përgjithshëm, Tahir… , Fadil…., Agim Leka, Enver Bardhi, nënkryetar dhe Xhezair Shaqiri, deputet.

Me Partinë Demokratike Shqiptare:

Takimi është nbajtur në selinë e PDSH-së, më 21 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti dhe Naim Zhitia, është pritur nga Iljaz Halimi, nënkryetar dhe Ruzhdi Matoshi.

Me Partinë Bashkimi Demokratik për Integrim:

23

Takimi është mbajtur në selinë e BDI-së, më 22 mars 2003. Delagacioni i LPK-së në përbërje: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Demir Reshiti, Shefit Xhaferi dhe Naim Zhitia, është pritur nga kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti si dhe nga bashkëpunëtorët e tij Fazli Veliu, Halim Kasumi, Teuta Arifi dhe Gafurr Sadiki.

Me Rufi Osmanin:

Takimi është mbajtur në ambientet e restaurantit Avona në Tetovë, më 21 mars 2003 Në përbërje të delegacionit të LPK-së, ishin Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta e Demir Reshiti.

Konferenca për media

Është mbajtur në sallën për konferenca të Këshillit të komunës në Tetovë më 22 mars 2003. Përpara një numri të konsideruar të gazetarëve nga mediat e ndryshme elektronike dhe të shkruar si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, qëllimin dhe rezultatet e vizitës së delegacionit të LPK-së në Tiranë, i kanë prezentuar: Emrush Xhemajli, Demir Reshiti, Gafurr Elshani dhe Hasan Meta

VEPRIMTARI TË TËDËRGUARVE TË LPK-SË JASHTË VENDIT

Veprimtarë të LPK-së jashtë vendit nga muaji mars kanë bërë shumë veprimtari në drejtim të njoftimit me projektin për krijimin e Unionit Shqipëri Kosovë. Këto takime janë bërë me deputet të Parlamentit Europianë dhe personalitete të ndryshme.

Amandamenti i propozuar nga LPK Kuvednit të Kosovës si dhe propozimi drejtuar Kuvendit të Shqipërisë janë përkthyer në gjuhën Angleze dhe Frenge dhe janë shpërndarë në qindra kopje parlamentarëve europianë.

Prishtinë, mars 2003

Sekretari i LPK-së për Marrëdhënje me Publikun, Demir Reshiti.

24

KANË THËNË PËR UNIONIN

Gjykoj se çdo iniciativë që lind dhe ka për synim gjetjen e opcioneve për të dalë nga kjo situatë, është diçka e mirë. Në këtë kuptim, unë e vlerësoj nismën që keni ndërmarrë e cila është shumë e qartë dhe kuptimplote. Ka disa faktorë të brendshëm që ne duhet t’I sensibilizojmë më mire lidhur me këtë nismë, në mënyrë që të mos mbetët vetëm si ide, por të realizohet konkretisht. Nisma për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë, tingëllon shumë bukur, por më duket e parealizueshme për momentin, edhe pse e ka bazën ligjore dhe logjike.

Servet Pëllumbi, kryetar I Kuvendit të Shqipërisë

Qendrim zyrtar I PS-se është që statusi I kosovës të zgjidhet në bazë të vullnetit të popullit të saj në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Unë admiroj këtë nismë tuajën, por kësaj, sigurisht duhet t’I paraprij jetësimi I pavarësisë së Kosovës.

Ilir Zela, kryetar I komisionit parlamentar për politikë të jashtme të Shqipërisë dhe sekretar për mardhanie me jashtë I PS-së.

Është objektiv strategjik I të gjithë shqiptarëve dhe nuk e vë në dyshim askush. Është çështje kohe dhe metodash se si do të realizohej ky Union. Nëse mendoni që I gjithë spektri politik shqiptar t’I ndajmë detyrat për qëllime të caktuara trysnie ndaj faktorëve vendimprurës, atëherë iu përgëzoj, sepse është një vigjilencë dhe një lojë e shkëlqyer politike.

Paskal Milo, zv/kryetar I komisionit parlamentar për politikë të jashtme të Shqipërisë

Kjo është një domosdoshmëri për kombin tonë dhe është hapi I parë drejt Shqipërisë së bashkuar. Do të keni përkrahjen time deri në fund dhe nuk do të kursej asgjë për t’u ndihmuar.

Leka Zogu

25

Ne e quajmë një gjë të mirë nismën tuaj për krijimin e Unionit Shqipëri Kosovë, sepse, duhet ta mbajm problemin në qendër të vëmendjes dhe t’u tregojmë qarqeve të ndryshme vendimprurëse se cilat janë objektivat tona si komb.

Besnik Mustafai, zv/kryetar I komisionit parlamentar për politikë të jashtme të Shqipërisë dhe sekretar për mardhanie me jashtë I PD-së.

Nisma që keni marrë ju, është në koherencë të plot me qëndrimet që kemi ne. pavarësisht kostos, ne nuk kemi heq kurrë dorë nga bashkimi I trojeve shqiptare. Ne nuk mund të pranojmë që që integrimi I shqiptarëve të bëhet përmes integrimeve europiane, përpara se të bëhet bashkimi I Shqipërisë me Kosovën. Në parim, jemi plotësisht dakord me këtë nismë sepse kjo është dëshirë e shumicës shqiptare, pavarësisht nga konjukturat e ndryshme politike.

Eqrem Spahiu, kryetar I Partisë Lëvizja e Legalitetit

Më duket një nismë e bukur, jo thjesht nga ana nacionaliste. Kjo realizon një ëndërr të rilindasve tanë. Unioni do të ekuilibronte dy shovinizma më të mëdha në Ballkan, atë serb dhe grek. Ky do të jetë një Union I fuqishëm dhe do t’I bënte mirë vetë Europës, sepse këta si dy ujqër të mëdhenj do të përpiqen gjithnjë që ta shtypin Shqipërinë. Duke qenë një Union, do te krijonte një balanc, sepse ata ujqër do të detyroheshin që të tërhiqen nga apetitet e tyre. Në një rast të tillë, edhe demokracia do të ketë një zgjedhje më të madhe sepse do të ketë më tepër njerëzs. Meqë Europa nguli këmbë që të mos prishet unioni serbo-malazez, madje edhe e ndihmoi formimin e një unioni të tillë, edhe pse ata në krahasim me ne, kanë vetëm një gjuhë të përbashkët. Mes nesh është shumë më lehtë të bëhet një Union I tillë sepse është I natyrshëm se ne gjithnjë kemi qenë një, ndërsa serbet dhe malazezët kanë qenë dy mbretëri të ndryshme.. Unë mendoj se është një gjë e mirë, por që duhet mund e sakrificë që t’u mbushet mendja jo vetëm të huajve por edhe bashkatdhetarëve, sepse, siç thoshte Fishta, më lehtë është të mbushet një thes me pleshta se sa t’I bësh shqiptarët bashkë. Besoj se edhe Shqipëria edhe Kosova do ta aprovojnë këtë amandamentin që ka propozuar LPK-ja, por duhet të bindet edhe faktori ndërkombëtar, duke ua shtruar çështjen se ky Union është në të mirë të vetë Europës, në mënyrë që Shqipëria të mos jetë gjithmonë çështje konferencash. Ëndrra e popullit në të dy anët e kufirit është që të bëhet ky Union, ndërsa ata që thonë ndryshe, janë të shtyrë nga konjuktura të huaja, ndonëse edhe ata e kanë maçokun Brenda! Nëse Europa shkon drejt bashkimit, pse ne të shkojmë drejt ndarjes, pra duhet të bindet edhe vetë Europa. Kjo do t’I shërbej një demokracie me frymëmarrje më të madhe dhe, edhe autoriteti I këtij shteti do të rritej në botë. Unioni Shqipëri Kosovë, për momentin është zgjidhje më e pranuar nga faktori ndërkombëtar se sa po të kërkohej bashkim klasik I të gjitha trojeve shqiptare.

Dritëro Agolli, shkrimtar dhe deputet ne disa legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë

26

Çdonjëri që ka gjak shqiptari, duhet ta mbaj në zemër këtë ide dhe duhet ta thotë kur të vij koha. Për mendimin tim, është herët të hapet kjo temë tani. Fillimisht duhet të përiqemi për pavarësinë e Kosovës që do të ishte një hapje qielli për ne. Jam plotësisht dakord që kjo të përdorët si kartë presioni, por jam skeptik se mund të gjendet ndonjë forcë politike serioze në Shqipëri që do të dal e ta përkrah haptas këtë iniciativë të LPK-së.

Sabri Godo, politikan dhe shkrimtar

Një gjë mund t’u siguroj: për këtë nismë tuajën, shumë më tepër do të gjeni përkrahje në bazë, pra në popull se sa në mesin e politikanëve në Shqipëri. Populli e don Unionin Shqipëri-Kosovë dhe kjo është e rëndësishme, sepse në fund të fundit ai e ka në dorë, pra është populli që duhet të deklarohet. Sa I përket partisë që drejtoj unë, ne jemi në gjendje që këtë nismë tuajën ta inicojmë për diskutim edhe në kuvend të Shqipërisë.

Nikollë Lesi, kryetar I Prtisë Demokristiane të Shqipërisë

LPK-ja është pararëndese e çlirimit të kosovës e tani edhe e bashkimit të saj me Shqipërinë. Ju jeni treguar shumë intelegjent që keni ndërmarrë këtë nismë dhe keni zënë ngusht edhe vetë bashkësinë ndërkombëtare e cila në një formë vetë ka inicuar formimin e unioneve të ngjajshme. Ju përgëzoj shumë në të gjitha nismat tuaja që gjithmonë janë flamurtare. Sigurisht që do ta keni ndihmen tonë të pakursyer.

Preç Zogaj, zv/kryetar I Aleancës Demokratike dhe shef I grupit parlamentar të saj në Kuvendin e Shqipërisë

Më bën shumë përshtypje kjo nismë e juaja. T’u thëm të drejtën, për herë të parë po mësoj se një subject politik shqiptar në Kosovë del me një project më të avansuar për të ardhmen e Kosovës. Deri më tani, të gjitha partitë dhe lideret e tyre në Kosovë e përmendin vetëm pavarësinë, pa ofruar ndonjë zgjidhje se çka pas pavarësisë?! Më duket absurde që të jenë dy shtete të vogla me shqiptarë sepse, si të tilla do të ishin të pafuqishme, e nga ana tjetër, do të krijoheshin dy elita drejtuese të cilat për interesa të tyre të ngushta, do të mund edhe të largoheshin nga njëra tjetra, gjë që do të ishte shumë e dëmshme për shqiptarët.

Fatos Lubonja, analist

Kjo është një lëvizje politike që ngre një shqetësim dhe tregon një vullnet politik. Në këtë periudhë, secili aktor politik duhet të jetë në nivel të lojës së vetë. Çfarëdo që do të ndodhte, ne jemi një komb dhe duhet të ofrohemi sepse kjo është një domosdoshmëri kohe.

Genc Pollo, kryetar I Partisë Demokrate

27

Do të ishte në nderin tonë që të plasojmë një ide të tillë në Parlamentin shqiptar. Do të ishte shumë mire që kjo ide dhe ky debat të trajtohej në mënyrë institucionale, pra në nivel parlamentesh të Shqipërisë dhe Kosovës. E vlen ta vazhdojmë këtë nismë.

Shpëtim Roçi, kryetar I Partisë së Ballit Kombëtar

Ky është një opcion rezervë krahas atij për pavarësi. Si ide është shumë e mirë, por duhet punuar më tepër për të sinkronizuar veprimet në mes të grupeve parlamentare, në mënyrë që t’I jepet një shtytje e fuqishme kësaj nisme. Ne do ta trajtojmë këtë propozim në kryesi të PDK-së dhe jam I mendimit se gjithsesi duhet të shtyhet në parlamentin e Kosovës

Jakup Krasniqi, Partia Demokratike e Kosovës.

Balli Kombëtar I Kosovës, e përkrah iniciativën e propozuar parlamentit të kosovës nga ana e LPK-së për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë, nëse konsiderohet si fazë kalimtare drejt Bashkimit të trojeve të natyrshme shqiptare.

Nga letra e BKK-se, e dates 15 prill 2003, derguar LPK-se

Deshem apo nuk deshem ne, një ditë Kosova me Shqipërinë do të bashkohen. Ideja e LPK-së është e shkëlqyeshme dhe shumë e rëndësishme. Ne nga ana e jonë, e mbështesim plotësisht këtë nismë dhe jemi të gatshëm që të ndihmojmë në realizimin e saj. Ne liberalet, jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektët politike e veqmas me ato që kanë projekte të tilla. Unë përsonalisht jam idhtar I madh I bashkimit kombëtar.

Gjergj Dedaj, kryetar I Partisë Liberale të Kosovës.

Kjo nismë, në periudha të ndryshme, ka qenë preokupim I mbarë shqiptarëve. Në kohën kur po bëhen integrime në mbarë botën, nuk ka arsye që ne të mos integrohemi. Konsiderojmë se është e padiskutueshme nevoja për të kordinuar të gjitha format e veprimit që qojnë drejt një integrimi të shkallës më të lartë. Më impresionoi fakti se ju keni zgjedhur mënyrën që kjo çështje të zgjidhet me procedim demokratik. Unë jam plotësisht dakord me ju që fillimisht të bëhet integrimi brendashqiptar e më pas integrimi në Europë.

Avdurrahman Aliti, kryetar I Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD)

Ju përgëzoj për këtë nismë e cila në fund të fundit ka qenë ide e kahmotshmë. Ne gjykojmë se fillimisht faktori politik shqiptar duhet të bashkrendoj veprimet në këtë drejtim. Është për t’u përshendetur sidomos nisma që keni ndërmarrë për takimin e të gjitha subjektëve politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Do ta keni

28

bashkëpunimin tonë të parezervë në të gjitha rrafshet. Do ta keni pjesmarrjen tonë konstrukrive në këtë project. Ne si PDK jemi idhtarë të kësaj ideje.

Xhevat Ademi, sekretar I përgjithshëm I Partisë Demokratike Kombëtare (PDK)

Si ide është e mrekullueshme. Kjo zatën është ide sublime e të gjithë shqiptarëve. Unë përsonalisht e përshendes dhe e mbështes fuqishëm këtë nismë tuajën. Këtë lirisht mund ta them edhe në emër të PDSH-së sepse është një nismë fisnike dhe vështirë që del kush ta kundërshtoj.

Ruzhdi Matoshi, nënkryetar I Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)

Edhe pse me partnerin bashkqeverises (Branko Cervenkovski) jemi marrë vesh që të mos bëjmë deklerata rreth statusit të Kosovës, unë vazhdoj ta ndiej vetën anëtar I LPK-së, dhe si I tillë, më duhet doemos ta përkrahi projektin për Unionin Shqipëri-Kosovë!

Ali Ahmeti, kryetar I Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)

Ju me emrin dhe traditen që keni, iu ka hije që ta shtyni përpara këtë çështje. Sigurisht që ju nevoitet bashkëpunim edhe me subjektët tjera. Unë jam I gatshëm që në emër të partisë që e drejtoj, të ndihmoj në këtë drejtim dhe të pranoj ndonjë detyrë që do të më ngarkonit për ta quar përpara këtë ide.

Daut Maloku, kryetar I Partisë së të Gjelbërteve të Kosovës

Nga protokolli i mbajtur gjatë takimeve, Sekretari i LPK-së për Marrëdhënje

me Publikun, Demir Reshiti.

29

KONKLUZIONETE TRYEZES SE INTELEKTUALEVE

NË PRISHTINËNga Tryeza e datës 29 mars 2003 në Prishtinë

Në Tryezën intelektuale për pesë tema të momentit shqiptar, organizuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës, më 29 mars 2003, në Prishtinë, morën pjesë me kumtesa 8 intelektualë, ndërsa me diskutime 10 veta. Nga zhvillimet e punimeve të kësaj tryeze u nxorën këto vlerësime:

*1. Shqiptarët janë shumë mirënjohës për ndihmën e madhe ndërkombëtare, sidomos të NATO-s, me SHBA-në në krye. Pas afro katër vjetësh të administrimit civil ndërkombëtar të Kosovës, Korniza kushtetuese tani është bërë pengesë e proceseve të reja demokratike. Kjo reflektohet sot në krizën e institucioneve të brishta të Kosovës. Pezullimi i mëtejmë i statusit përfundimtar të Kosovës pengon integrimin e saj rajonal dhe evropian. Në këtë status sot përthyhen paragjykime dhe interesa të ndryshme ndërkombëtare.Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të nxjerrë një rezolutë të re, që njeh të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, si parim themelor i Kartës së OKB-së.

*2. Shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran në kufijtë e saj është e pashtyshme, si një akt historik i së drejtës së vetëvendosjes kombëtare dhe i shkëputjes nga pushtimi e kolonizimi. Kosova duhet ta bëjë standardizimin si subjekt ndërkombëtar, me Kushtetutën e vet dhe të gjitha strukturat shtetërore.

*

3. Lufta çlirimtare shqiptare është luftë ndërkombëtarisht e drejtë, ndër ngjarjet e mëdha historike dhe akti më sublim i vetëvendosjes kombëtare. Kjo luftë i hapi dyert

30

edhe shtrirjes së NATO-s në Evropën Juglindore. Lufta çlirimtare është aq madhështore, sa nuk mund të shkilet nga intrigat denigruese dhe gjyqet politike.

*4. Unioni Shqipëri-Kosovë është një projekt i integrimit rajonal, që forcon paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Janë antihistorike e antikombëtare partikularizmat për çfarëdo identiteti të ri provincial. Njësia historike kombëtare është një dhe e pandashme.

*

5. Dialogu dhe bashkëpunimi me fqinjët duhet zhvilluar vetëm mbi bazë të subjektivitetit dhe partneritetit të barabartë. Enklavizimi dhe ricopëtimi i Kosovës është i papranueshëm. Çfarëdo ndryshimi i kufijve të tashëm duhet të ketë për bazë parimin etnik dhe interesin kombëtar.

*6. Kombi shqiptar duhet të mbijetojë krizën e rilindjes së identitetit shtetëror dhe të sigurojë ardhmërinë në identitetin e qytetërimit perëndimor.Integrimi politik, ekonomik e kulturor i rajonin shqiptar është bazë e integrimit të tij në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Prania afatgjate e NATO-s në Evropën Juglindore siguron paqen dhe stabilitetin, ndërsa rreshtimi shqiptar në procesin e globalizmit e bën atë një faktor të rëndësishëm.

______________________________________

31

UNIONI SHQIPTËRI-KOSOVË E DREJTË E NATYRSHME

Tryezë intelektuale në Kukës lidhur me integrimet shqitpare shqiptare

Kukës, 30 maj 2003

Sot, në organizim të Depratamentit të arsimit e të kulturës dhe intelektualëve të Prefekturës së Kukësit, u mbajt tryeza intelektuale për temën "Pa integrimin e vetë shqiptarëve, nuk ka integrim në Evropë". Në këtë tryezë të intelektualëve u paraqitën me kumtesa, para shumë qytetarëve të kësaj prefekture: Besnik R. Cengu, Hasan Meta, Vera Istrefi, Gafurr Elshani, Fehmi Baftiu, Hasan Peka, Besim Z. Cengu, Abdyl Kadolli, Abedin Kerrnaja, ndërsa diskutuan: Hamza Sokoli, Zime Cengu, Zana Spahiu, Bajazit Cahani, Xhavit Davaku, Misin Braha etj.Ishte mjaft interesante kumtesa e Besim R. Cengut " Bashkimi i trojeve shqiptare si proces i pashmangshëm", ku trajtoheshin të gjitha arsyet dhe domosdoshmëria e bashkimit kombëtar. Sipas analizës dhe argumenteve të shtruara në këtë kumtesë , bashkimi kombëtar ishte dhe është gjithnjë një proces që duhet realizuar pashmangeshëm. Iniciativa e LPK-së për krijimin e Unionit Shqipëri - Kosovë është nisur në momentin e duhur.Fomimi i Unionit Shqipëri- Kosovë, sipas Hasan Metës, është inicuar edhe në Kuvendin e Kosovës që në dhjetor të vitit te kaluar. Unioni Shqipëri-Kosovë është një e drejtë e natyrshme kombëtare. Kjo, aq më tepër, kur vetë Bashkimi Evropian jo vetëm

32

organizoi, po edhe imponoi Unionin Serbi- Mali i Zi. Për shqiptarët do të mungojë së paku imponimi, tha ai.Besim Z. Cengu në kumtesën "Shqiptarët prej një kornize në tjetrën" trajtoi historinë e gjithë sfidave shqiptare.Fehmi Baftiu u paraqit me kumtesën "Roli i diplomacisë globale në pengimin e bashkimit kombetar". Populli shqiptar -tha ai- gjatë tërë historisë ka ruajtur veçoritë e veta kombëtare. Andaj, është tepër anakronike, që këtë komb, si një trung i pandarë, dikush tenton ta pengojë për të qenë një komb i bashkuar. Dihet se ai ishte i okupuar me dhunë, edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, por bashkimin nuk mund t'ia ndalë askush, me asnjë akt ndërkombëtar valid, shtoi ai.Me kumtesën e vet Hasan Peka i bëri një vështrim analitik rolit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krijimin e shtetit kombëtar.Abdyl Kadolli trajtoi lidhshmërinë jo vetëm gjeografike e historike, por edhe shpirtërore e etnografike mes shqiptarëve të hapësirës etnike. Këtë e dëshmojnë edhe monumentet në Kukës të Shote Galicës e Hasan Prishtinës, theksoi ai. Në këtë frymë lexuan kumtesat e tyre edhe Abedin Kerrnaja, Vera Istrefaj dhe shumë intelektualë të tjerë. Tryeza intelektuale në Kukës u ndoq me interesim nga qytetarët dhe masmediat. Tryeza konkludoi se bashkimi kombëtar është një proces i pashmangshëm dhe se në realizmin e tij duhet punuar organet shtetërore në Shqipëri e Kosovë.

NGA TRYEZA INTELEKTUALE KUKËS

TEMA: Pa integrimin e vetë shqiptarëve, nuk ka integrim në Evropë

Organizuar me nismën e disa intelektualëve kukësianë dhe nën kujdesin e Departamentit të Arsimit e të Kulturës të Prefekturës së Kukësit, më 30 maj 2003.

Morën pjesë me kumtesa:Besim R. Cengu, Hasan Meta, Besim Z. Cengu, Fehmi Baftiu, Vera Istrefi, Abedin Kërrnaja, Hasan Peka dhe Abdyl Kadolli.

Diskutuan:Hamza Sokoli, Zime Cengu, Zana Spahiu, Bajazit Cahani, Xhavit Davaku, Misin Braha etj.

33

Tryeza intelektuale e Kukësit nxori këto

KONKLUZIONE1. Çështja shqiptare në Ballkan vazhdon të jetë ende e pazgjidhur.

2. Popujt duhet t'i gëzojnë të drejtat e barabarta. Ajo e drejtë, që u njihet Serbisë e Malit të Zi, duhet t'u njihet edhe Shqipërisë e Kosovës për të krijuar UNIONIN SHQIPËRI-KOSOVË.

3. UNIONI SHQIPËRI-KOSOVË është në pajtim me praktikën ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve në Ballkan e me gjerë.

4. Është i domosdoshëm angazhimi i intelektualëve, i veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe i politikës shqiptare për realizimin e UNIONIT SHQIPËRI- KOSOVË.

5. Me krijimin e UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË do të arriheshin:

a) Korrigjimi i padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar;

b) Krijimi i kushteve për integrimin e dy pjesëve të ndara të një kombi me kulturë, histori dhe identitet të njëjtë;

c) Integrimi shqiptar në strukturat evropiane;

d) Harmonizimi i rregullave dhe i praktikës me standardet evropiane e ndërkombëtare;

e) Vendosja dhe funksionimi monetar, i tregut të përbashkët dhe koordinimi e harmonizimi i sistemit ekonomik me standardet e Bashkimit Evropian;

f) Shqiptarët, pavarësisht ku jetojnë, në Shqipëri apo Kosovë, do të kenë simbolet e njëjta: flamurin, himnin dhe stemën.

6. Nisma për realizimin e UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË duhet të ngrihet edhe në dy parlamentet, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

_______________________________Kukës, 30 maj 2003

34

BASHIMI I TROJEVE SHQIPTARE PROCES I PASHMANGSHËM

Fjala e veprimtarit Besim Cengu në tryezën intelektuale në Kukës më 30 maj 2003

Kemi mbaruar të tërë, po qe se sejcili mendon për vete dhe jo për kombin, thoshte Marin Barleti.

Mendjendriturit tanë të Rinindjes Kombëtare, Sami Frashëri dhe Ismail Qemali, ëndërronin një Shqipëri me gjithë trojet e bashkuara, siç duhet të jetë në të vërtetë, me mbi 60 mijë km katrore dhe më një popullsi mbi 7 milion banorë.

Kjo hapësirë e trojeve etnike shqiptare, llogaritet brenda pesëkëndëshit Ulqin, Kosovë Veriore, Pershevë, Strugë, Pervezë.

Sipas tyre, kështu Shqipëria do të kishte kushte të mjaftueshme për begati ekonomike, përparim shoqëror e qëndrushmëri politike, brenda vetes së vet, por edhe do të jetë një vend, që sigurisht do rrezatojë stabilitet në Ballkan.

Poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci, pat thënë "Do të vijë një ditë, kur do të vemi në dasëm e do të urojmë: Mos e pivshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën". Ndërsa, Padër Anton Arapi, thoshte "Bashkimin e shqiptarëve ta bajmë monument kombëtar".

Për disa politikanë dhe politika shqiptare, sot, të flasë dikush kështu, ose është çmenduri, ose radikalizëm. Dhe si të tillë, ata që mendojnë për bashkim të trojeve

35

shqiptare, janë radikalë, spiunë serbë, antikombëtarë, përçarës të çështjes kombëtare, etj, etj.

Kështu thuhet. Edhe pse ka plot mjete dhe instrumente juridiko-diplomatike, që përcaktojnë të drejtën e kombeve për vetëvendosje, siç janë Karta e Kombeve të Bashkuara e vitit 1945, Rezoluta 1514 e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB e vitit 1960, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike e vitit 1966, Rezoluta e OKB-së nr. 2625 e vitit 1970, e njohur si Deklarata e Marrëdhënieve Miqësore, Akti final i Helsinkit i vitit 1975, karta e Parisit e vititi 1990, etj. Në shumicën e këtyre dokumenteve theksohet dhe përcaktohet qartë e drejta e vetëvendosjes së kombeve, por edhe njohja e ndryshimit të kufinjëve.

Akti final i Helsinkit, është instrumenti themelor në Kuadrin e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE). Parimi VIII i këtij akti thotë: "të gjithë popujt, gjithmonë kanë të drejtën që në liri të plotë dhe në kohën e në mënyrën që ata dëshirojnë, të përcaktojnë statusin e tyre politik të brendshëm dhe të jashtëm". Kjo dispozitë e këtij dokumenti tregon se parashikohet një shkallë e lartë e së drejtës së vetëvendosjes.

Po kështu edhe Karta e Parisit për një Evropë të Re e vitit 1990, përcakton dhe madje e avancon edhe më tej këtë të drejtë të popujve.

Është imperativ i kohës sot, të njihen mirë këto dokumente të rëndësishëm dhe tjerë që nuk i përmendëm, sepse do të gjejmë argumente të fuqishëm në të mirën e çështjes tonë madhore të përcaktuar nga vetë ata që aktualisht, ne shqiptarëve na rekomandojnë të bëjmë jetën tonë copa copa, kështi siç jemi, të ndarë në pesë shtete.

Edhe pse disa ambasadorë e coptuan në Londër në fillimin e shekullit, elita shqiptare nuk e përfilli këtë ndarje, por vazhdoi logjikën e bashkimit. Hasan Prishtina u bë kryeministër më shumë se dhjetë vjet pas këtij coptimi. Bajram Curri qe antar i qeverisë së Nolit. Po sot? As që mund të mendohet nga një pjesë e politikës tonë.

Përse pra, na qenka mace e zezë kërkesa për bashkim kombëtar? Pse pikërisht ndodh kështu, kur ne kemi gjithë premisat optimale për të kërkuar një gjë të tillë?

Dikush thotë, se nuk janë pjekur kushtet e ndërkombëtarëve. Së pari nuk e kuptoj cilët janë kushtet e tyre! Ç'lidhje kanë ato me ne, me problemet e zhvillimet tona të brendëshme? Jam i bindur se kushtet e tyre nuk përmbushen asnjëherë. Ata nuk do të jenë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë në favorin tonë. Historia shqiptare ka dëshmuar qartë qëllimet e synimet e tyre.

Mbetet respektimi i mendimit tonë kombëtar, respektimi i elitës shqiptare. Mbetet ndërtimi i platformës tonë nga akademikët. Por edhe kërkohet respekt e ndërgjegje patriotike nga të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Ne mbështetemi në energjitë tona, por edhe në dokumentet e sotme ndërkombëtare, se jemi pjesë e kasaj Evrope. Gjermania nuk qe radikale kur kërkoi dhe e bëri bashkimin e vet. As ne nuk jemi kurrë të tillë, pse kërkojmë bashkimin e trojeve tona.

36

Ne shqiptarët, kemi një përçmim konstant ndaj njëri tjetrit e reflektuar kjo së pari nga sovranitetet e huaja që kanë administruar këtë vend shekujt që ikën.

Sipas Prof.Aleks Luarasit "shqiptarët, duke jetuar në shekuj nën pushtimet e huaja, e kanë parë vazhdimisht shtetin dhe institucionet e tij me një sy armiqësor".

Kjo do të thotë që vetë komuniteti shqiptar nuk duhet të mos dojë, respektojë e simpatizojë shkencëtarët, politikanët dhe idetë që pjell vetë. Ne shqiptarët, duhet të respektojmë vlerat dhe qëllimet e veta madhore, siç është problemi i madh i bashkimit të të gjithë shqiptarëve në njësi të vetme. A e kanë patur ndonjëherë në dorë shqiptarët problemin e bashkimit? Asnjëherë dhe në asnjë rast! Me gjithë përpjekjet titanike, as në Rilindjen tonë, kur vetëdija kombëtare ishte në shkallën më të lartë. Sot në fakt është situatë tjetër. Por edhe kjo situatë, varet se si menaxhohet nga klasa jonë intelektuale dhe politike. Sipas studiuesit arbëresh Fortino Italo Costante "sot, më shumë se kurrë, Shqipëria po shkon në kërkim të identitetit të saj. Ajo ka nevojë të marrë në dorë fatin e saj, që në të kaluarën u qe lënë të tjerëve". Ashtu ka qenë plotësisht. Por ashtu më duket se është edhe tani. Nuk kemi një platformë tonën ende. Politika servile shqiptare në përgjithësi, heziton të formulojë para botës brengën më të madhe të shqiptarëve.

Duhet të hartohet një program strategjik, afatgjatë nga institucionet tona më të larta shkencore,- shprehet prof.dr.Agim Vinca,- ku do të parashikohen rrugët dhe mundësitë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet, si e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare. Rolin kryesor në këtë plan duhet ta luaj shtetië këtë plan duhet ta luaj shtetiht kundër rrjedhës, individë të veçantë, por edhe një pjesë e politikës të sotme në Tiranë e Prishtinë, të etiketon dhe të shikon vëngër nëse dikush flet për shqiptarë të bashkuar, për troje të bashkuara, për një unifikim natyror të shqiptarëve. Ismail Kadare shprehet se "asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh apo organizmash ndërkombëtarë, nuk mund të pengojnë kombin shqiptar të kryejë atë që gjithë kombet e Evropës, plotësisht apo gadi plotësisht, e kanë kryer, bashkimin kombëtar të tyre". Sipas disa politikanëve të sotëm, por edhe të disa gazetave tona gjoja kombëtare, Ismail Kadare është radikal, fundamentalist, nxitës i luftrave, ultranacionalist, që kërkon Shqipërinë e madhe. Ecim më tej. Më së shumti me trajtimin e problemit të bashkimit kombëtar është marrë akademiku i nderuar Rexhep Qosja. Ai diku në trajtesat e tij për këtë problem madhor shprehet "...bashkimi kombëtar-bashkimi i trojeve, në të cilat shqiptarët janë popullatë e vetme shumicë në shtetin amë me Shqipërinë shtetërore, duhet të jetë synimi

37

historik i popullit të ndarë shqiptar". Më tej vazhdon mendimin e tij profesori Qose "Historia nuk pushtohet me njerëz të ndarë dhe pa sakrifica. Historia ndryshon dhe pushtohet me njerëz të bashkuar dhe me sakrifica. E bashkimi nuk bën vetëm fuqinë siç është thënë shpesh, por bashkimi bën edhe mençurinë". Edhe profesor Qosja sipas një pjese të politikës së sotme servile është i anatemuar, i papërfillur, i parespektuar. Madje i kanë ndrushuar edhe mbiemrin. Edhe kjo mendje e ndritur, ashtu si edhe Kadare duhet të jetë radikal sipas konceptit të sotëm të një pjese të politikës shqiptare, se kërkon bashkimin, kërkon njësimin e trojeve shqiptare. Vazhdojmë me mendimin e Ukshin Hotit, një nga figurat më të shquara në fushën e filozofisë dhe politologjisë tonë të re. "Çdo analizë, thotë ai, në çfarëdo aspekti, në instancë të fundit, nuk mund të mos reduktojë çështjen shqiptare në nevojën e bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar". Edhe intelektuali ynë martir duhet të jetë radikal, se kërkon bashkimin, kërkon një shtet të vetëm shqiptar.

Për një pjesë të politikës së sotme, nuk ka rëndësi logjika e zhvillimeve shqiptare, nuk kanë rëndësi përpjekjet e akademikëve dhe idealistëve shqiptarë, me rëndësi është që të respektohen ato rekomandime që jep bota. Ajo nuk e do bashkimin. Ok. Edhe ne nuk e duam, thotë njëzëri politika e sotme.

Të gjitha këto tregojnë, se ne nuk e kemi në dorë ende problemin tonë më të madh. Atë ia kemi lënë ndërkombëtarëve, ia kemi lënë një Evrope, institucionet e së cilës vdiqën pas luftës në Irak, por që ende nuk është bërë ceremonia e varrimit

. Kjo periudhë është shumë e keqe. Sa më shumë që të zgjatet kjo ceremoni varrimi e institucioneve arkaike, aq më shumë do t'i vijë era kërmës ruso-franko-gjermane, që në Ballkan kërkojnë t'i ngrejnë përmendore idhujve të tyre serbë e grekë, aq më shumë karnavalë do të duken politikanët tanë që ndjekin mentalitetin e tyre, sidomos kur ende po besojnë se një ditë i vdekuri do të ngjallet. Faik Konica, si mendje brilante që ishte pat thënë dikur "Shqipëria u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët". Nëse është vërtetë kështu siç thotë ai, idealistët shqiptarë, në të ardhmen nuk duhet ta lejojnë vrasjen e Shqipërisë nga politikanët.

Ideja e bashkimit kombëtar, ringjallur nga idealistët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, përmes një amendamenti për Unionin Shqipëri-Kosovë, që u propozohet dy parlamenteve shqiptare, është jo vetëm në kohë, por shumë e rëndësishme është se propozohet kur janë krijuar një sërë premisash. Madje jemi të vonuar.

Procesi i bashkimit të kombeve në Evropë është në mbarim të tij. Ne jemi të fundit. Pse kështu? Ç'presim?

Çfarë kuptimi do të ketë një shtet i pavarur kosovar? Cili është autoriteti i këtij shteti? Cili është dinjiteti i tij? Si do të jenë në të ardhmen marrëdhëniet me Shqipërinë, pjesë e së cilës është? Cili do të jetë statusi i marrëdhënieve të këtij shteti me vendet fqinjë? Mandej me Evropën dhe botën?.

38

Teatro me kombin nuk mund të luhet. Një Shqipëri e bashkuar në një njësi territoriale, në një shtet të vetëm është e drejta e vetme dhe e padiskutueshme.

Me shqiptarët e bashkuar, shteti shqiptar do të jetë dyfish më i pasur, dy fish më i ditur, difish më kulturor, dyfish më energjik. Kështu edhe Ballkani do të jetë i stabilizuar një herë e mirë.

Besim CenguKukës, maj 2003

39

TË GJENDET FORMË E INTEGRIMIT NË UNION TË

SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

Një delegacion i PDK-së, vizitoi LPK-në

Prishtinë, 5 qershor- Të enjten, në selinë qendrore të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), në Prishtinë, ka qëndruar një delegacion i Partisë Demokratike Kombëtare (PDK), nga Mqedonia, i kryesuar nga deputeti Xhezair Sahqiri, (ish Komandat Hoxha). Në përbërje të delegacionit ishin edhe nënkryetari Musa Zuka si dhe anëtarët e kryesisë Enver Bardhi e Basri Haliti. Ky delegacion është pritur nga kryetari I Lëvizjes Popullore të Kosovës, Emrush Xhemajlin, nënkryetari Gafurr Elshani dhe anëtarët e kryesisë Demir Reshiti, Naim Zhitia e Shefit Xhaferi. Takimi është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të këtyre dy subjekteve politike dhe ishte kthim I vizitës që një delegacion në nivelin më të lartë të LPK-së I kishte bërë në muajin mars kësaj partie. Temë kryesore e bisedimeve, kanë qenë zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe Kosovë, ndërsa një pjesë e rëndësishme e kohës, I është kushtuar hapave që do të ndërmerren në drejtim të jetësimit të nismës për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë si dhe për gjetjen e mundësive të inkorporimit në këtë project edhe të shqiptarëve të Maqedonisë."Në bisedën tonë ne kemi ardhur në përfundim se Partia Demokratike Kombëtare e Maqedonisë (PDK), përkrahë plotësisht idenë e Unionit Shqipëri -Kosovë, të cilën e ka hedhur si zgjidhje LPK-ja. Kjo ide e ka përkarhjen tonë dhe do ta mbështesim edhe në të ardhmën", ka deklaruar në takimin me gazetarë deputeti I PDK-së, Xhezair Shaqiri, menjëherë pas takimit me z. Xhemajli.

Edhe kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Emrush Xhemajli, u ka thënë gazetarëve se në këtë takim është biseduar, për të arriturat e përbashkëta dhe janë kërkuar mundësi se si do të integroheshin si dy pjesë të ndara të kombit shqiptar, në kuadër të filozofisë së integrimeve evropiane.

Zyra për informim e LPK-së

40

UNIONI SHQIPERI-KOSOVE ËSHTË PROJEKT I APLIKUESHËM

Intervistë e z. Emrush Xhemajli dhënë gazetarit Halit Mehmetaj për gazetën "ILIRIA" që botohet në SHBA lidhur me Unionin Shqipëri -Kosovë

Nju-Jork, prill 2003/

Çka mund të na thoni për nismën e krijimit të Unionit Shqipëri-Kosovë ? Çfarë është ky union, si dhe nga kush është frymëzuar ideja ?

Emrush Xhemajli: Është një rinismë në rrethanat e tashme, që në forma të ndryshme është shfaqur dhe ka mbetur në fazat fillestare. Nismat e rinismat kane vetëm një pjesë të rëndësisë. Shumë më e rëndësishme është si do të ecet tash e tutje në këtë drejtim, sidomos kur të bëhet Unioni si do ta zhvillojmë vendin. Populli thotë: Gjithmonë është më vështirë ta mbash diçka sesa ta bësh.Unioni Kosovë-Shqipëri nënkupton lidhjen në union të dy shteteve te pavarura, Kosovës dhe Shqipërisë me legjislativ dhe ekzekutiv të përbashkët e të veçantë. Ekzekutivi do te kishte disa resorë të përbashkët (në fillim punët e jashtme, mbrojtja e arsimi), ndërsa disa të tjerë do të ishin të veçantë.Frymëzimi për këtë ide ka ekzistuar gjithnjë, por ne tani e kemi shfaqur. Tani është momenti për të dalë publikisht, momenti kur Bashkimi Evropian, veçanërisht Përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme z. Havier Solana krijoi një praktikë të re, një presedent. Ai arriti me shumë mund të krijojë një union të shteteve në një nivel më të vogël se Unioni Evropian. Dy fqinjëve tanë, Serbisë dhe Malit te Zi, edhe pse nuk kanë dëshiruar të hyjnë në një union mes tyre, BE u ka imponuar deri diku të hartojnë Kartën kushtetuese të përbashkët.Nismat e deritashme për riunifikimin e vendit kanë qenë nga poshtë-lart. E veçanta e kësaj nisme është se për herë të parë pas vitit 1912 në Kosovë flitet per riunisimin e vendit në rrugë legale, institucionale, nga lart-poshtë.

Cilat ngjarje i paraprijnë një nisme të tillë ?

Emrush Xhemajli: - Mundësisë për krijimin e këtij Unioni i paraprinë ngjarjet historike shumë më të hersheme. Unë do të veçoja ndryshimet në raportin Lindje-Perëndim, aktiviteti i mëhershëm i LPK-së, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fillimi i integrimeve të përgjithshme euro-atlantike.

Cilat janë rrugët dhe si do të mund të arrinit realizimin e këtij projekti ?

Emrush Xhemajli: - Rruga normale që po e ndjekim, rruga legale, rruga parlamentare. Rrugët e tjera mund të ndiqen vetëm në rast se na imponohen. Nuk do të donim

41

asnjëherë ta humbim besimin se kësaj radhe do t‘ia dalim me lëvizje nga lart, pa pasur nevojë për lëvizje nga poshtë, që pastaj vështirë kontrollohet.

Si do të mund të dukej hapësira mbarëshqipetare dhe çfarë zgjidhjeje do t‘i jepte asaj krijimi i mundshëm i unionit shqiptar?

Emrush Xhemajli: - Shqipëria dhe Kosova në një Union të përbashkët të shteteve, Maqedonia e dy popujve, me komunikim dhe lëvizje të plotë të njerëzve, ideve, arsimit, kulturës dhe kapitalit me hapësirën tjetër shqiptare, Kosova Lindore zonë e lirë me status special, shqiptarët në Mal të Zi me të drejta kulturore dhe përfaqësim proporcional në pushtet, ndërsa shqiptarët e përzenë nga Greqia dhe Serbia reale me të drejtë kthimi në pronat e tyre.

A është krijimi i Unionit Shqipëri-Kosovë një përpjekje seroize e ndërlidhur mirë në realacion më zhvillimin e ngjarjeve historike në gjeopolitikën shqiptare ?

Emrush Xhemajli: - Pa dyshim. Proceset çintegruese në Evropë e në rajon, por edhe në hapësirën shqitpare kanë përfunduar. Ne si LPK kemi qenë që nga fillimi lëvizje integruese në të gjitha fushat. Tani është koha e integrimeve. Në kuadër të këtyre integrimeve ndërlidhet edhe krijimi i Unionit Shqipëri-Kosovë.

Sa ka gjetur përkrahje nga subjektet politike mbarëshqiptare një përpjekje e tillë, që, me siguri, në të ardhmen do të jetë lëvizje seroize, që do t‘u japë vulë zhvillimeve të mëvonshme politike mbarëshqiptare ?

Emrush Xhemajli: - Jemi në fazën e konsultimit, të dialogut, debatit, konsultave e koordinimit. Dhe kjo eshte duke u zhvilluar shumë, shumë mirë.

Po me viset e tjera shqiptare, si do të qëndrojë puna . A do të përfshihen ato në këtë union dhe si, kur dihet se ato ende janë nën administrimin serb?

Emrush Xhemajli: Ne jemi në fazën e konsultimeve. Jemi takuar me subjektet politike shqitare në Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi. Jemi duke biseduar me ta. Edhe diaspora shqiptare gjithsesi duhet ta thotë fjalën e vet. Nuk do të veprojmë në mënyrë unilaterale. Me dialog, debat dhe marrëveshje duhet të rregullohen raportet e këtyre pjesëve të vendit tonë të copëtuar me Unionin Kosovë- Shqipëri. Kur flasim për Unionin Shqipëri-Kosovë kemi parasysh një periudhë që do të zgjasë një kohë. Zhvillimet afatgjata do të provojnë se ka mundësi të plotësohet gjithçka është e nevojshme.

Në ç‘masë janë zhvilluar kontaktet më institucionet e shtetit shqipetar,me subjektet politike të Kosovës dhe të Maqedonisë dhe më faktorin ndërkombëtar rreth realizimit të kësaj ideje brilante ?

Emrush Xhemajli: - Kemi biseduar me të gjitha subjektet politike në hapësirën shqiptare. Gjithkund jemi pritur mire dhe ngrohët. Sa për fillim nuk është pak. Projektin për krijimin e Unionit Shqiperi-Kosovë e kemi shpërndarë edhe në qarqe të Bashkimit Europian. Pos këtyre, me një shkresë të posaçme, në emër të LPK-së, i jam drejtuar edhe përfaqësuesit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, z. Havier Solana.

42

Mendojmë se në SHBA në këtë drejtim duhet të na ndihmojnë organizimet dhe lobet e shqiptarëve në SHBA, në mënyrën më të mirë që ata e mendojnë.

A ka reagime konkrete nga institucionet e shtetit shqiptar dhe të politikës shqiptare në përgjithësi lidhur më krijimin e Unionit shqiptar ?

Emrush Xhemajli: Ende është herët për këtë. Megjithatë, mendojme se si nismë po shkon më shpejt sesa kemi menduar. Tashmë janë marrë 7 nënshkrimet e para nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta vënë në diskutim në seancën plenare të Kuvendit amendamentin për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë.

Shqiptarët kanë ide të ndryshme rreth zgjidhjes së çeshtjes së tyre në hapësirën ballkanike. Një pjesë e madhe e tyre e shohin zgjidhje më të mirë pavarësinë, të tjerët bashkimin kombëtar, por ka edhe nga ata që janë për union me Serbinë dhe Malin e Zi . Atëherë, sa jeni optimistë rreth idesë së krijimit të Unionit shqiptar, duke pasur parasysh se një pjesë e politikës aktuale kosovare e kundërshton një gjë të tillë ?

Emrush Xhemajli: Veshtrimi i parë për realitetin që përshkruat është se kërkesa për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë është një kërkesë optimale, e kompromisit. Kërkesat e tjera kanë shumë pengesa ndërkombëtare, ndërsa kërkesa për union, madje nuk ka asnjë pengesë të vetme për t‘u realizuar. Popujt janë të barabartë në Evrope. Nëse Serbisë dhe Malit të Zi u imponohet nga Evropa krijimi i unionit të tyre , pse të mos na imponohet edhe neve. Për më tepër, neve si komb i ndarë nuk ka nevojë të na bëhet presion. Vullnetarisht do ta benim kete.

A ka kushte dhe rrethana në gjeopolitikën kombëtare dhe në realitetin e ri të rajonit, që e favorizojnë popullin shqipetar për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë?

Emrush Xhemajli: Të gjitha aktivitetet në Shqipëri dhe në Kosovë, në të gjitha fushat e jetës, janë duke punuar për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë, nga komunikimi, lidhjet, arsimi, kultura, ekonomia, siguria e deri te sporti. Shqipëria, Shqipëria!- brohoritëm në sheshin Skënderbej në Prishtinë kur i mundëm rusët në futboll, njësoj sikurse në sheshin Skënderbej në Tiranë. Populli shqiptar është i përgatitur shpirtërisht që të hyjë në këtë Union. Do të ishte shumë e dëshirueshme që politika të ecën së paku pas këtyre kerkesave. Po them pas, sepse për të thënë përpara është shumë vonë.

Çfarë rreflektimi do të ketë në zhvillimet politike mbarëshqipetare paraqitje e idesë për krijimin e Unionit shqiptar ?

Emrush Xhemajli: Krijimi i Unionit Shqipëri-Kosovë do të kishte miliona të mira për shqiptarët, për minoritetet, për fqinjët, për rajonin dhe botën dhe asnjë të keqe. Ne radhë të parë do të qetësohej për një kohë të gjatë rajoni shqiptar i Evropës, historikisht dhe aktualisht i shkelur padrejtësisht nga faktorë të ndryshëm të jashtëm. Rajoni shqiptar i Evropës do te zhvillohej shpejt ekonomikisht, do të behej integrimi më me përmbajtje i këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Nuk do të kishte nevojë për të krijuar artificialisht në Kosovë identitet të paqenë kombëtar, nuk do të kishte nevojë të ndërrohej flamuri dhe Himni kombëtar, pra nuk do të kishte nevojë për tensione të brendshme kombëtare.

43

A ka përjashtueshmëri konceptuale rreth përcaktimit të pavarësisë, bashkimit kombëtar dhe Unionit shqiptar.Ku qendron Unioni karshi ketyre koncepteve politike ?

Emrush Xhemajli: Jo. Bashkimi kombëtar është strategji për të drejtat legjitime të popullit tonë në hapësirën kombëtare shqiptare. Mirëpo, në këtë periudhë që po kalojmë është e vështirë për t’u arritur nga vetë ne, por edhe më e vështirë për t’u mirëkuptuar nga kundërshtarët tradicionalë të shqiptarëve. Pra, është koncept i drejtë, por i paaplikueshëm në periudhën që po kalojmë. Me këtë koncept nuk mund të lëvizin gjërat nga vendi. Ka pengesa, që politikisht nuk mund të eleminohen. Rrjedhimisht, edhe në fusha të tjera.Pavarësia është diçka që do të ndodhë dhe ajo bëhet me qëllim që të shkëputemi nga agresorët serbë, por që nënkupton edhe të drejtën e vetëvendosjes. Ne jemi duke pritur fatin e Rezolutës për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, që e kanë paraqitur 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Për ne, edhe po të deklarohen kundër pavarësisë kuvendarët e Kosovës, do të ishte edhe një argument më shumë, që do të provonte se Kosova më shumë ka besim të zhvillohet së bashku me dikë, e ajo dikë është trungu i vet Shqipëria, sesa të jetë e pavarur plotësisht. Projekti i Unionit Shqipëri-Kosovë është tepër me rëndësi për t’u theksuar se është një projekt i aplikueshëm, tepër i kapshëm, i cili lëviz me lehtësi përpara. Andaj, të gjitha projektet e tjera në periudhën që po kalojmë duhet të jenë në funksion të integrimit fillestar –krijimit të Unionit Shqipëri-Kosovë.

Cilat janë segmentet kryesore të Unionit shqiptar në aspektin e taktikës politike dhe a mendoni se kjo është zgjidhje e çështjes shqiptare në Ballkan ?

Emrush Xhemajli: Kjo është një kërkesë e kësaj periudhe. Sikurse të kuptoheshim si komb nga kombet përreth dhe bota duhej të liheshim plotësisht të lirë dhe të krijonim Shqipërine ne trojet e saja ku banojnë me shumicë shqiptarët. Unioni është kompromis dhe nuk është zgjidhja më e mire dhe më e drejtë për çështjen shqiptare në Ballkan.______________________________Intervistoi: Halit Mehmetaj, Nju-jork

44

MEDIATPER UNIONIN KOSOVE SHQIPERI

Kryeparlamentari Daci takoi kryetarin e LPKkosovapress

Prishtinë, 28 mars (Kosovapress) Time: 14:25 Kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci, është takuar të premten me kryetarin e LPK-së, Emrush Xhemajlin.

“Me kryeparlamentarin Daci diskutuam nismën për unionin Kosovë-Shqipëri, ndërkohë që, ne po ashtu shprehem shqetësimet tona rreth ecurive në Kuvendin e Kosovës, veçanërisht lidhur me fatin e mëtutjeshëm të Rezolutës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, -tha Xhemajli.

Xhemajli tha se është diskutuar edhe për miratimin e Ligjit për invalidët e luftës, veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve. I pyetur nga gazetarët, se a ka ndonjë dallim konceptual nisma e unionit Kosovë-Shqipëri edhe për interesimin e LPK-së për Rezolutën për pavarësinë e Kosovës, Xhemalji tha prioritare në këtë rast është Rezoluta për pavarësinë e Kosovës.

“Në fillim duhet të vihet deri në fund fati i Rezolutës për pavarësinë e Kosovës, pastaj do të procedohet me nismën tonë për unionin Kosovë-Shqipëri”,- ka potencuar kryetari i LPK-së, Emrush Xhemajli.

Projekti i LPK i qëlluar, vlerësohet në një tryezë

45

kosova-pressPrishtinë, 29 mars (Kosovapress) Time: 16.30 “Vetëm bashkimi kombëtar është zgjidhje; Projekti i Lëvizjes Popullore të Kosovës për unionin Shqipëri –Kosovë është shumë i qëlluar. Pa u bërë integrimi mes shqiptarëve nuk mund të bëhet integrimi në Evropë”,- kanë qenë këto disa nga konstatimet e pjesëmarrësve në tryezën intelektuale të mbajtur në Institutin Albanologjik, organizuar nga LPK-ja.

Fehmi Baftiu, duke folur rreth akteve të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pasi ka përmendur aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ka konstatuar që “çdo shpallje tjetër e pavarësisë është jashtë funksionit kombëtar dhe historik”. “Tokat e pushtuara dhe të uzurpuara nuk kanë nevojë për shpalljen e pavarësisë”, -ka thënë ai.

“Shqipëria e sotme është një shtet i cunguar. Shqiptarët janë të ndarë në shumë shtete pa mundësi komunikimi normal ekonomik, kulturor dhe politik. Në trojet shqiptare ndodhi fenomeni i luftërave çlirimtare, të cilat përpos asaj në Kosovë kishin më shumë qëllim avancimin e shqiptarëve në ato sisteme”, është shprehur dr.Agim Vinca, pasi ka pohuar vlerën e projektit të LPK-së. Besim Çengu nga Kukësi ka konkluduar që nevoja e gjykimit me një zë sot është domosdoshmëri.

”Ne shqiptarët nuk i kemi marrë askujt asgjë. Ne kemi dëshmuar vlera të larta edhe pse historia për ne ka qenë shumë e ashpër. Që të mos vdesim duhet të japim kontribut pikë së pari për vetëveten. Ne kemi vetëdije kombëtare të formuar shumë herët, por tani na duhet një vetëdije e konsoliduar” ka thënë ai. Në këtë tryezë kontributet e tyre i kanë paraqitur edhe dr.Hakif Bajrami, dr.Haki Kosumi, dr.Emin Kabashi etj., në kumtesat e të cilëve ka dominuar fryma përkrahëse ndaj projektit të LPK-së . Projekti i Lëvizjes Popullore të Kosovës, i paraqitur gjatë muajit janar të këtij viti, synon hedhjen në parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës çështjen e krijimit të Unionit Shqipëri-Kosovë.

Kryetari i LPK-së, Emrush Xhemajli, dje është takuar edhe më kryeparlamentarin Daci, të cilit ia ka bërë të njohur projektin për krijimin e unionit Shqipëri-Kosovë, mirëpo Daci është shprehur në favor të pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, ende nuk ka qëndrim zyrtar nga partitë tjera në Kosovë, por as në Shqipëri.

Në Union, Kosova dhe Shqipëria do të ishin dy shtete të pavarurakosovapress

Prishtinë, 15 prill (Kosovapress) Time:17:25

46

“Arsyeja kryesore që na shtyri të punojmë në krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë është forcimi i pozicionit të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të hapësirës shqiptare npërgjithësi, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Në Union Shqipëria dhe Kosova do të ishin dy shtete të pavarura”,- thotë ndër të tjera në një intervistë për “Kosovapress”-in, Emrush Xhemajli, kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kosovapress: ”Cilat janë arsyet qendrore që ju shtyjnë të mendoni një platformë politike si Unioni Kosovë-Shqipëri, për zgjidhje të problemit të Kosovës?”

Emrush Xhemajli: ”Arsyeja kryesore që na shtyri të punojmë në krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë është forcimi i pozicionit të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, dhe të hapësirës shqiptare në përgjithësi si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Në Union, Shqipëria dhe Kosova do të ishin dy shtete te pavarura që do të kishin disa ingerenca legjislative dhe ekzekutive të përbashkëta, ndërsa disa të tjera të veçanta.”

Kosovapress: ”A po mirëkuptohet koncepti juaj në aspektin e brendshëm kombëtar?”

Emrush Xhemajli: ”Po. Jemi në fazën e nismës, të diskutimit, të shtrimit të çështjes. Për fillim 7 deputët të Kuvendit të Kosovës kanë nënshkruar Amandamentin për Unionin Shqipëri-Kosovë për ta hedhur dhe diskutuar në Kuvendin e Kosovës.”

Kosovapress: ”Çfarë janë qëndrimet e faktorit jashtëshqiptar, ose a e keni sensibilizuar problemin në këtë drejtim?”

Emrush Xhemajli: ”Po. Deri më tash kemi shpërndarë mbi 200 kopje anglisht të projektit tonë në qarqe të Bashkimit Europian. Kemi filluar punën dhe në SHBA. Me letra të veçanta e kemi njoftuar për projektin tonë përfaqësuesin e BE-se për Politikë të Jashtme, z. Havier Solana.”

Kosovapress: ”A ka kuptim ky koncept politik të realizohet brenda një kombi dhe a keni shembuj të tillë në historinë ndërkombëtare-shtetërore?”

Emrush Xhemajli: ”Po, ka kuptim. Unioni Kosovë- Shqipëri ka kuptim më shumë se pavarësia e Kosovës dhe më pak sesa bashkimi kombëtar i gjithë hapësirës shqiptare. Unioni Kosovë- Shqipëri është projekt kompromisi, mesi, më pak se kjo është pavarësia, ndërsa më shumë bashkimi i gjithë trojeve të banuara me shqiptarë. Kjo e fundit është e drejtë dhe është shkencë. Unioni është projekt politik realist, ndërsa pavarësia është projekt që duhet, por nuk është e thënë që t’i paraprijë projektit për Union. Ka plot shembuj në histori të tipeve të unioneve të shteteve.”

Kosovapress: ”A keni platformë për pjesët tjera shqiptare që mbesin jashtë Unionit?”

Emrush Xhemajli: ”Një delegacion i LPK-së ka bërë takime me 4 subjektet politike në Maqedoni dhe me personalitete me ndikim, si dhe me subjekte politike në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi. Qëllimi ka qenë që të diskutojmë pikërisht këtë që thoni ju. Para se gjithash, ne dëshirojmë të përpunojmë bashkë strategjinë se si e shohin veten

47

shqiptarët jashtë Unionit Shqipëri- Kosovë në raport me Unionin. Kanë dalë propozime shumë interesante nga vetë shqiptarët që në rrethanat e tashme do të ishin jashtë Unionit.”

Kosovapress: ”Si i vlerësoni rrjedhat aktuale politike në Kosovë?”Emrush Xhemajli:” Pozitive. Mendoj se gjërat, megjithatë, janë duke lëvizur përpara. Kemi pasur si Kosovë presione të mëdha nga anë të ndryshme për të hyrë në bisedime me Serbinë pa qenë shtet, do të thotë pa qenë partnerë. Dhe kjo ka qenë shumë rrezik i madh. Në atë rast ne mund të bisedonim vetëm në relacionin pushtet qendror (Beograd) me pushtet lokal (Prishtinë) me palë të tretë në mes. Më së tepërmi presion i është bërë z. Thaçi. Zhvillimet e fundit politike e teorike në PDK unë i shoh si përpjekje për t’u përballuar këtyre presioneve. Projektet për pavarësi dhe për Unionin e Kosovës me Shqipërinë është gati të hyjë në procedurë në Kuvendin e Kosovës, janë duke shënuar dhe do të vazhdojnë të shënojnë suksese në afirmimin dhe realizimin e tyre. Ndihma e përgjithshme e brendshme dhe ndërkombëtare në këtë drejtim është në rritje. Rrjedhat politike në Kosovë më së tepërmi i rëndon stagnimi i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, nëse mund të flitet fare për një prodhimtari rentabile dhe konkurrente në Kosovë. Pra , perspektiva ekonomike dhe moshapja e vendeve të punës është duke rritur tensionet sociale. Kjo po ndikon veçanërisht të të rinjtë. Ata po e braktisin vendin. Në kohën kur bëhen programe për kthimin kryesisht të moshuarve në Kosovë nuk ka projekte për mbajtjen e të rinjve të Kosovës në Kosovë pa pasur nevojë që të shpërngulen nga presioni ekonomik.”

Prishtinë, 23 maj (Kosovapress) Time: 15.10

Emrush Xhemajli, kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka mbajtur të premten në Prishtinë një takim me gazetarë, me ç’rast ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të votojë rezolutën për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Xhemajli ka përshëndetur Rezolutën për Njohjen e vlerave të luftës që ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 13 maj, por sipas tij ky do të duhej të ishte vetëm fillimi i saj.

“Ne nuk duhet të vetëkënaqemi me këtë rezolutë, sepse ky duhet të jetë vetëm fillimi. Pas kësaj rezolute duhet të aprovohen ligjet përkatëse që burojnë nga rezoluta,”- u shpreh Xhemajli.

Sipas Xhemajlit, më 7 maj LPK-ja, përmes deputetit të saj në Kuvend Hasan Meta, i ka adresuar kërkesën Kuvendit të Kosovës për përfundimin e procedurës dhe votimin solemn të rezolutës për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Pas aprovimit të kësaj, sipas Xhemajlit, LPK-ja do të ofrojë për procedurë një projektamandament për Unionin Shqipëri- Kosovë, për të cilin deri më tash kjo parti ka mbledhur nënshkrimet e 11 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

48

Kryetari i LPK-së, Emrush Xhemajli, ka komentuar edhe sondazhin e fundit të Agjencisë së lajmeve “Kosovapress” lidhur me opcionet për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.

“Nga dita e djeshme opcioni për Unionin Shqipëri- Kosovë ka filluar të prijë. Nga 10.332 votues, 41.26 për qind, kanë votuar për opcionin Unioni Shqipëri- Kosovë ndërsa për Kosovën shtet të pavarur 40.82 për qind,”- tha Xhemajli, duke shtuar se në bazë të këtij sondazhi dhe treguesve të tjerë të integrimit kombëtar tregohet se krijimi i Unionit Kosovë-Shqipëri do të ndodhë. Xhemajli foli edhe për raportin e faktorit ndërkombëtar lidhur me qëndrimet e tyre ndaj këtij unioni.

“Do të ndryshojnë qendrimet e faktorit ndërkombëtar ndaj vullnetit të popullit shqiptar që të vendosë vetë për fatin e vet. Pjesa e Evropës së vjetër me njerëz dhe mentalitete të vjetra mund të jenë kundër kësaj ideje, por evropianët e rinj dhe Evropa e re nuk e besoj që janë kundër integrimeve shqiptare,”- tha kryetari i LPK-së, Emrush Xhemajli.

LOBI, Reviste ne Maqeoni

LPK NË MAQEDONI

Bisedohet për nismën e UnionitLiderët e katër partive më të mëdha politike shqiptare në Maqedoni kanë pritur ditë më parë, në Tetovë, një delegacion të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), e cila udhëhiqet nga Emrush Xhemaili, partia e të cilit ka hedhur idenë e një unioni Kosovë-Shqipëri. Unioni, ka thënë delegacioni nga Prishtina, është frymëzuar nga nismat e BE-së në Evropën Juglindore dhe është në pajtim me integrimin e përgjithshëm në këtë kontinent. Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, ndërkaq, nuk janë shprehur publikisht

Artan ARSLLANI

Liderët e katër partive më të mëdha politike shqiptare në Maqedoni kanë pritur ditë më parë, në Tetovë, një delegacion të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), e cila mësohet se është themeluar në vitin 1982, ndërkohë që këtë parti që ka përfaqësuesin e vet në Kuvendin e Kosovës, aktualisht e udhëheq Emrush Xhemaili, një personalitet i njohur në opinionin publik shqiptar për angazhimet e tij në rrafshin kombëtar. Kryetari i LPK-së, Emrush Xhemaili, ka ardhur në Maqedoni bashkë me stafin e tij udhëheqës, Gafur Elshani, zv/kryetar, Hasan Meta, deputet në Kuvendin e Kosovës, Demir Rushiti, sekretar për marrëdhënie me publikun, Naim Zhitia dhe Shefik Xhaferi, anëtarë të Kryesisë, për të biseduar me përfaqësuesit politikë shqiptarë në Maqedoni, me ata të

49

BDI-së së Ali Ahmetit, të PDSH-së së Arbën Xhaferit, të PPD-së së Abdurrahman Halitit dhe të PDK-së së Kastriot Haxhirexhës, lidhur me një nismë që tashmë është hedhur si propozim në Kosovë, për të formuar një union të Shqipërisë dhe Kosovës, ku do të mund të inkorporoheshin edhe shqiptarët e Maqedonisë.

Kjo nismë e LPK-së për një union shqiptaro-kosovar tashmë i ka të ravijëzuar konceptin dhe qëllimet politike, që i ka bërë të njohur nëpërmjet një projekt-amendamenti, i cili eventualisht pritet të hyjë dhe të fuqizohet në Kuvendin e Kosovës. Në bisedat e zhvilluara me përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni është prezentuar programi i veprimit, që në vete ngërthen edhe premisat e një qeverie të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, me disa dikasterë të rëndësishëm, që njëherësh do të mbeteshin edhe autonomë në vendosje. Kjo nismë, pra, konsiston në hyrjen e pjesëtarëve të të dy shteteve në marrëdhënie të Unionit, në të cilin do të kishte një pjesë e kompetencave të disa ministrive në Qeverinë e përbashkët, ndërsa përgjegjësitë dhe ingjerencat do të mbeteshin të veçanta. Nëse ndodh që partitë shqiptare në Maqedoni të dakordohen me një iniciativë të këtillë dhe të kyçen në proceset e themelimit të një unioni të Shqipërisë dhe Kosovës, propozuesit nga radhët e LPK-së kanë thënë në Tetovë se mund të ndodh që edhe emri të ndryshohet dhe ky union të marrë prefiksin mbarëkombëtar.

Kryenismëtari Xhemaili thotë se një ide e këtillë është pranuar mjaft mirë nga politikanët shqiptarë në Maqedoni dhe se pritet një përgjigje definitive pas shqyrtimit në nivel të kryesive të partive politike të këtij propozimi të hartuar dhe të tezave të ofruara gjatë bisedave të zhvilluara në Tetovë, që do të rezultonte me një mbështetje eventuale të idesë së hedhur edhe në Maqedoni. Protagonistët e këtushëm që do të tregojnë interesim për sendërtimin e kësaj ideje madje do ta kenë lirinë e tyre që të paraqesin teza dhe propozime të reja, si dhe të bëjnë vërejtje konstruktive në projektin e propozuar.

Kjo nismë, sipas Demir Rushitit, sekretar për marrëdhënie me publikun i LPK-së, është marrë në fund të vitit të kaluar dhe se ka zgjuar interesim në qarqet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, ndërsa z. Xhemajli ka thënë se për këtë çështje u janë drejtuar edhe zyrtarëve të BE-së, në veçanti z. Havier Solana, të cilëve u është sqaruar ideja, si dhe u është dorëzuar edhe projektamendamenti, që është konform disa nismave të tjera të ndërmarra nga evrodiplomati Solana për krijimin e unioneve të vogla në rajonin e Ballkanit.

Lidhur me këtë dokument tashmë janë marrë nënshkrimet e para prej disa deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që iniciativa e marrë duhet të kalojë përmes një procedure që të sigurohen minimum 25 nënshkrime, për t'u hedhur në diskutim në Kuvendin e Kosovës. Propozim-amendamentin duhet ta paraqesë deputeti i kësaj partie, mr. Hasan Meta, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, si institucion më i lartë e ligjëvënës dhe bartës i sovranitetit e integritetit të Kosovës, që të marrë një vendim të këtillë për formimin e Unionit Shqipëri-Kosovë, ndërsa pas këtij akti do të duhej që Kuvendi i Kosovës të kërkojë nga Kuvendi i Shqipërisë që të deklarohet për "bashkim me Kosovën në një union".

"Kjo është faza e parë e konsultimeve dhe si nismë do të qëndrojë derisa të gjithë do të deklarohen për këtë, e pastaj do të kalohet në fazën e dytë, që nënkupton shtrimin në institucione legjislative të Kosovës, Shqipërisë dhe ndoshta edhe më gjerë, nëse do të

50

ketë propozime të tjera", ka thënë në një konferencë shtypi në Tetovë, kryetari i LPK-së. Për disponimin e partive politike shqiptare në Maqedoni lidhur me këtë propozim, kryetari Xhemajli thotë se partitë e këtushme politike e kanë dëgjuar me shumë vëmendje këtë ide, është biseduar shtruar dhe beson se mesazhi është kuptuar qartë. Kështu është vepruar edhe me partitë politike në Kosovë, ka pasur edhe atje kontakte me të gjitha subjektet politike dhe tash ato shpesh u kthehen ridiskutimeve. Delegacioni i LPK-së ka pasur pritje të ngrohtë edhe në Shqipëri, ku është biseduar me partitë e atjeshme politike dhe me intelektualë, si dhe me trashëgimtarin mbretëror Leka Zogu, ku disa prej tyre kanë dhënë edhe mendime tepër të vlefshme për këtë ide.

SONDAZHI AGJENSISE SE LAJMEVE

"KOSOVAPRES"6_gusht, 2003

51

Rezultatet aktuale të censuseve

Si e mendoni Kosovën?

Shtet të pavarur37.91% (6795)

Unioni Shqipëri-Kosovë47.02% (8427)

Protektorat ndërkombëtar i OKB-së (20 vjet)1.22% (218)

Protektorat i SHBA-së (50 vjet)7.53% (1349)

Protektorat i Evropës (20 vjet)0.63% (113)

Unioni Serbi-Mali i Zi-Kosovë5.69% (1020)

Numri total i votave: 17922

[ Vendi i votimit | Sondazhet tjera ]

 

Agjencia e Lajmeve e Kosovës

- Kosova News Agency

52

DOKUMENTE DHE INFORMATA

53

PER UNIONIN NE GJUHE TE HUAJA

People's Movement asks Assembly an amendment on the creation of the

Union Albania-Kosova

PRISHTINA, December 25 - The People's Movement of Kosova said that inthe next session of Kosova's Assembly it will ask for the amendment ofthe Union Albania-Kosova to be approved. During a press conference, thechairman of this party, Emrush Xhemajli asked for the United Nations'and KFOR's missions in Kosova to continue, in order to help the solvingof the Albanian-Serb conflict. Xhemalji said that his party supports theproposal of the Alliance for the Future of Kosova for a resolution onKosova's independence.

People’s Movement of Kosova

The LPK Parliamentarian in Kosova Assembly gives this proposal for Assembly session agenda item for discussion and decision in the Kosova Assembly of AMENDMENT–PROPOSAL ON FOUNDATION OF ALBANIA-KOSOVA UNION.

In accordance with Section 9, Point 1, Article 23 & 40 of the Constitutional Framework on Interim Self-Government in Kosova and in accordance with competencies of Kosova Assembly, Chapter 9, Section 9, Point 1, Article 1, as highest institutional representation and legislator in Kosova, presents this:

AMENDMENT1. Kosova Assembly as highest institutional representation and legislator in Kosova, and as a beerier of sovereignty and integrity of Kosova, takes decision for foundation of Albania-Kosova Union in democratic way.

2. Kosova Assembly requests from the Assembly of Albania to DECLARE PRO UNION WITH KOSOVA IN A JOINT UNION during their next regular Assembly session.

54

3. Joint Commission compound by legal experts from Albania and Kosova shall be established to draft the Constitutional Chart of the Albania-Kosova Union.

4. Two countries of newly established Union agree that the presence of NATO in the Albania-Kosova Union shall be in unset term, as act of a good will, and in the mission of peacekeeping and security in Southeast Europe.

JUSTIFICATION:

The People of Albania and Kosova have fought for centuries for freedom, integrity and sovereignty.

Albanian Liege of Prizren (1878) as state and national institution, in its programme sent to the Congress of Berlin, has foreseen to “act with all means to defend the integrity of the country”;

Kosova is separated violently from its tree, Albania, in 1913. The violence used against Albanian population has caused no establishment of peace and harmony in this part of the region;

The Government of Ismail Qemali, by the Memorandum of January 02, 1913 addressed to the Conference of Ambassadors in London, decisively requested: “that Albanian territories which were given unjustly to Serbia, Monte Negro and Greece, MUST retune under permanent sovereignty of Albania”;

An identical Memorandum was submitted by the Head of the Albanian delegation and President of Albanian state, Turhan Pasha, on 15th February 1920, to the Heads of the Peace Conference of Versay, headed by Clemenson. But, despite 14 points of Wilson on ethnic states, they did not take into account this request with justification that “these territories are given to Serbia as a war compensation and as ally of French;

The right on the unification of ethnic territories to the mother state was always continuing and unstopping process and this right should apply to Albanians as well as it applies to all other nations;

The separation of Albania and Albanians was, inter alia, against the will of the people, half of which remained under occupation of the Serb-Croatian-Slovenian Kingdom, and later under artificial creatures of “ex Yugoslavia” which do not exists as international subject neither territorially nor jurisdictionally;

55

Neither this Kingdom nor so called “ex Yugoslavia” have ever achieved full jurisdiction powers upon occupied Albanian territories, which condition is foreseen for each international subject to be titled as a state by international acts on peace and full political jurisdiction on its territory;

The Conference of Bujan held on December 31, 1943 and 1st & 2nd January 1944, has adopted the Resolution in which is confirmed that “Albanians of Kosova and Dukagjini valley, as always in the past, also today crave the union with Albania”. Such declaration was based on Sections 3 & 6 of the Atlantic Chart dated 1941, were the universal right of the nations for self-determination up to secession, is declared. “The only way of Albanian population of Kosova and Dukagjini valley to unite with Albania is joint fight against the occupation…, and after this war the Albanian population will have possibility to decide on its fate and the right on self-determination up to secession… Our great allied, Soviet Union, England and USA will guarantee upon this right (Atlantic Chart, Moska and Tehran Conference)”. This resolution has been signed as well by representatives of the Serb minority;

According to all UN resolutions and convention on decolonisation, the right of self-determination up to secession is act of the holy will, which should be necessarily applied by collective security bodies and member states of UN;

The cooperation between Albania and Kosova was always naturally and constructive, and brought distinguish benefits to all citizens and to peace in the region;

Albania was always there for Kosova in its worst time. The Kosovar population in Albania felt themselves better then in neighbouring countries during the biblical exodus from terror of the Serbian army and police;

In democratic way, Kosova and Albania have the right to integrate. In current circumstances, the best form is foundation of the Albania-Kosova Union;

The Union of Albania-Kosova is a optimal solution and compromise of the new order in the region;

The Union of Albania-Kosova will not damage but on contrary it will bring benefits to neighbouring communities and countries;

The Union of Albania-Kosova will better recognise the rights of minorities in accordance with European Union standards and all international acts;

The Union of Albania-Kosova will impact on emplacement of permanent peace, order and democracy in Southeast Europe;

The Union of Albania-Kosova is inspired by European Union initiatives in Southeast Europe and it is in accordance with general integration in the continent.

56

Presenter of the Amendment-Proposal

Mr. Hasan Meta

Përktheu nga shqipja Shkëlzen SveçlaTranslated by Shkëlzen Sveçla

57

LPK informs Albanian officials with the initiate for Union of Kosova with Albania

A delegation of LPK (Popular Kosovo Movement) headed by its chairman, Emrush Xhemajli ended a three-day visit in Tirana, said a correspondence of RTK from Tirana. This delegation informed heads of state and institutions of Albania with their initiative of Union of Kosova with Albania, initiated last year.

'In their meetings, including the one with Albanian Parliamentary Speaker, Mr. Servet Pellumbi it was concluded that the initiative coincides with integration regional and Euro-Atlantic processes', said the correspondence.

'The meetings were informative. We informed them in a written form handing them the amendment proposed by LPK Assembly member, Mr. Hasan Meta. We also informed them verbally on this initiative. After consultation with Parliamentary groups and legislative institutions we hope they will have take their stand' was quoted to say Mr. Xhemajli.

In a press conference Albanian media was interested to know what were the opinions of Albania's and Kosovo's officials on the initiative. Mr. Xhemajli said that a campaign will begin in order to raise awareness within intellectual and political level, according to the RTK report.

Kosovo Press HeadlinesKoha Ditore

PROPOSITION

58

A Monsieur H.Solana , Comissaire de la Politique Etrangere de l’Union Europeene

Vu que:- L’Etat de Yougoslavie n’existe plus internationalement;

- Que l’Union de la Serbie et du Monténégro a prévu dans son projet de Constitution que le Kosovo soit engloutit dans leur Etat;

- Que cette nouvelle initiative est une continuation du conflit et de l’agression contre le Kosovo par la Serbie et le Monténégro;

- Le peuple du Kosovo est contre leur décision qui est inacceptable pour nous;

- Le Kosovo est peuplé en majorité d’albanais et autochtones qui se sentent menacés par ce projet par lequel le Kosovo sera de nouveau confronté avec un nouvel envahisseur Serbe et Monténégrin.

-Nous demandons au Parlement du Kosovo, dans les prochaines séances, d’approuver un Amendement Constitutionnel pour la Création de l’Union Kosovo-Albanie. Nous demandons la même chose au Parlement d’Albanie.

-– Puisque le Kosovo, obligatoirement, doit être rattaché a quelqu’un, alors il doit être rattaché à ses racines naturelles donc avec l’Albanie de laquelle le Kosovo a été détaché par la force.

- On demande aussi que se prolonge le mandat de la KFOR et de l’ONU pour que, a l’avenir, ils puissent donner leur contribution en cas d’un nouveau conflit éventuel entre les albanais et les serbes;

-

Prishtinë, 25 décembre 2002

LE MOUVEMENT POPULAIRE DE KOSOVA

59

Gesetzentwurf über die Schaffung einer Union zwischen Albanien und

Die Führung der Volksbewegung von Kosova (LPK) hat dem Kosova Parlament einen Gesetzentwurf über die Schaffung einer Union von Albanien und Kosova vorgelegt. Der Entwurf wurde dem Parlament nach Gesprächen mit den politischen Gruppen der Albaner Kosovas Albaniens und Mazedoniens unterbreitet. Der Vorsitzende der LPK Emrush Xhemajli sagte am 27.3.03 in Prishtina:“ Für den Entwurf würden die Unterschriften von Abgeordneten Kosovas gesammelt“.

Die Initiative begründete Xhemajli damit, „dass alle relevanten Kräfte in Kosova, Mazedonien und Albanien dieses Vorhaben unterstützen würden“. Er meinte damit die albanische Parteienlandschaft. Offensichtlich fordert Xhemajli mit der angestrebten Union zwischen Kosova und Albanien die Schaffung von gemeinsamen Institutionen und Verantwortlichkeiten.

Nach Angaben der Führer der Volksbewegung von Kosova, ist die Union Albanien-Kosova der Wille der Menschen in Kosova. Zudem beauftragte die LPK ihre Delegierten in Europa, den Gesetzentwurf über die Union zwischen Albanien und Kosova den europäischen Regierungen vorzulegen. Ob das den angesprochenen Regierungen und dem deutschen Protektoratsleiter in Kosova, Herrn Steiner, gefallen wird, darf durchaus bezweifelt werden.

Max Brym, 1.4.2003

Quellen: Koha Ditore 31.3.03 Radio 21 DW 31.3.03 Radio B 92- 31.3.03

Kossovo: un’unione Kossovo-Albania?Lo propone un piccolo partito kossovaro. In Albania i politici di rilievo non sembrano entusiasti della proposta ed anche i membri dell’Assemblea kossovara sembrano reagire in modo cauto.

60

(02/04/2003) Uniamo Albania e Kossovo! E’ questa la recente proposta avanzata dal People’s Movement of Kosovo (LPK), un solo seggio nell’Assemblea del Kossovo ma trent’anni spesi a organizzare l’opposizione contro la Jugoslavia socialista prima, la Serbia di Milosevic poi. In seguito a questa proposta si intravede per il Kossovo il rischio di una nuova crisi politica.

I rappresentanti dell’LPK hanno giustificato la loro richiesta sostenendo che è una conseguenza naturale della recente istituzione dell’Unione Serbia Montenegro. Quest’ultima, riconoscendo a serbi e montenegrini il pieno diritto a creare un’unione tra di loro, dovrebbe garantire lo stesso diritto agli albanesi del Kossovo. L’RTK, le rete televisiva pubblica, e tutti i quotidiani maggiori kossovari hanno promosso un dibattito pubblico in merito all’opportunità o meno di favorire un’unione con l’Albania. E molte delle opinioni espresse non erano contrarie a quanto proposto dall’LPK.

L’LPK ha individuato anche un percorso grazie al quale arrivare a quest’Unione. Spetterebbe innanzitutto all’Assemblea kossovara mandare una proposta ufficiale al Parlamento Albanese. A questo proposito l’LPK ha già iniziato a raccogliere i consensi di alcuni deputati per avviare la procedura in aula, raccogliendon sino ad ora solo 7 dei 25 voti necessari. Emrush Xhemajli, Presidente dell'LPK, ha già informato ufficialmente il Presidente dell’Assemblea Nexhat Daci sull’iniziativa intrapresa.

Prima di lanciare la proposta, Demir Reshiti, portavoce dell’LPK, aveva visitato l’Albania ed incontrato numerosi rappresentanti politici per valutare come la proposta fosse accolta oltre confine. Informalmente Reshiti ha ammesso di non aver trovato la necessaria comprensione presso i politici albanesi di più alto livello, il contrario è invece avvenuto tra i singoli membri del Parlamento albanese, che avrebbero spesso manifestato il loro sostegno all’iniziativa.

Non vi sono ancora reazioni ufficiali da parte degli altri partiti politici kossovari e nemmeno dall’UNMIK. Nell'impasse, i tifosi di calcio hanno già fatto la loro scelta. Nei giorni scorsi hanno lungamente festeggiato la vittoria dell’Albania sulla Russia. Centinaia di fans sono scesi nelle strade di tutte le maggiori città kossovare. Molti di loro hanno scaricato così la delusione di non essersi potuti recare a vedere la partita in Albania per problemi legati ai documenti di identificazione.

Dal nostro corrispondente dal Kossovo

» Fonte: Osservatorio sui Balcani »

PËRMBAJTJA

Parathënie......................................................................................................................................................5

Njoftim publik për Unionin Shqipëri Kosovë...............................................................................................6

61

Propozim I LPK-SË Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë ....... ......... ............ ....................... 7

AMANDAMENTI PËR UNIONIN SHQIPËRI KOSOVË, i propozuar për Kuvendin e Kosovës nga Hasan Meta, deputet i LPK............................................................................................................................8

NDIHMA E BASHKIMIT EURIPIAN PER KRIJIMIN E UNIONIT SHQIPERI KOSOVE E MIRËPRITUR, Letër e Kryetarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës drejtuar Komisionerit për Politikë të Jashtme të Unionit Evropian, z. Havier Solana...........................................................................................11UNIONI SHQIPERI-KOSOVE ËSHTË LIDHJE E NATYRSHME.........................................................13DISA ELEMENTE TË MUNDSHME TË PROJEKTIT TË KARTËS KUSHTETUESE TË UNIONIT SHQIPËRI- KOSOVË, Gafurr Elshani.......................................................................................................16

TAKIMET E DELEGACIONIT TE LPK-SE NE SHQIPERI....................................................................19KIMET E DELEGACIONIT TE LPK-SE NE KOSOVË...........................................................................22KIMET E DELEGACIONIT TE LPK-SE NE MAQEDONI.....................................................................24KANË THËNË PËR UNIONIN..................................................................................................................26

KONKLUZIONET E TRYEZES SE INTELEKTUALEVE NË PRISHTINË, Të datës 29 mars 2003................................................................................................................................31UNIONI SHQIPTËRI-KOSOVË E DREJTË E NATYRSHME, Tryezë intelektuale në Kukës lidhur me integrimet shqitpare shqiptare.....................................................................................................................33BASHIMI I TROJEVE SHQIPTARE PROCES I PASHMANGSHËM, Besim Cengu........................... 36TË GJENDET FORMË E INTEGRIMIT NË UNION TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI, Një delegacion i PDK-së, vizitoi LPK-në...........................................................................................................41UNIONI SHQIPERI-KOSOVE ËSHTË PROJEKT I APLIKUESHËM, Intervistë e z. Emrush Xhemajli.................................................42

MEDIAT PER UNIONIN KOSOVE SHQIPERI...................................................................................... 46

SONDAZH I AGJENSISE SE LAJMEVE KOSOVAPRESS....................................................................53

DOKUMENTE DHE INFORMATA NE GJUHE TE HUAJA LIDHUR ME UNIONIN KOSOVE -SHQIPËRI....................................................................................................................................................55

PËRMBATJAJA..........................................................................................................................................63

62

LEVIZJA POPULLORE E KOSOVES, UNIONI SHQIPËRI - KOSOVË - PROJEKT PËR PAQE TË QËNDRUESHME, INTEGRIM DHE ZHVILLIM, Boton "Zëri i Kosovës", Materialet u përgatitën për botim në Selinë e LPK-së në Prishtinë, dhe botohen me vendimin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, LPK, Rruga "Thimi Mitko" nr. Tel. 00377 (044) 131 832,E-mail: [email protected], g_elshani@ yahoo.com, demireshiti@ hotmail.com, Korrik, 2003, U shtyp në shtypshkronjën "Grafoprint", Prishtinë në 4000 copë. Doli nga shtypi në gusht të vitit 2003.

63