rreth veturave ne kosove

14
Mbledhur nga: Marjan Dodaj RRETH VETURAVE NË KOSOVË automjeteve i Regjistrimi teknik Kontrollimi rimit sigu e Polisa i Homologim kufitar Sigurimi e gjelbërt i/ (kartoni) Kartela Patent Shoferi

Upload: marjan-dodaj

Post on 19-Jul-2015

613 views

Category:

Education


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

Mbledhur nga: Marjan Dodaj

RRETH VETURAVE NË KOSOVË

automjeteve i Regjistrimi

teknik Kontrollimi

rimitsigu e Polisa

iHomologim

kufitar Sigurimi

e gjelbërti/ (kartoni) Kartela

Patent Shoferi

Page 2: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

2 | F a q e

1. Regjistrimi i automjeteve

Regjistrimi i automjeteve në Kosovë bëhet në Qendrën për Automjeteve në kuadër të Agjencisë për

Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të

pronarit.

PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT NEVOJITEN DOKUMENTET SI NË VIJIM:

1. Dëshmia mbi pronësinë e automjetit,

2. Fatura e prodhuesit – shitësit të automjetit,

3. Dokumenti origjinal i shtetit përkatës,

4. Dokumenti i identifikimit të lëshuar nga organet e Kosovës,

5. Polica e sigurimit e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit;

6. Dokumenti unik doganor, në raste të veçanta edhe vendimi doganor,

7. Dëshmia mbi pagesën e taksës,

8. Dëshmia mbi pagesën e taksës rrugore dhe ekologjike për automjetin,

9. Certifikatën e kontrollit teknik të automjetit të lëshuar nga subjekti i licencuar nga organi kompetent, e

cila nuk duhet të jetë më e vjetër se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit,

Automjetet e reja të cilat marrin pjesë në komunikacionin rrugor do t’i nënshtrohen kontrollit teknik gjatë

muajit në të cilin i kalon afati prej 24 muajsh nga kontrolli i parë teknik.

PËR AUTOMJETET TË CILAT BARTIN MALLRA TË RREZIKSHME NEVOJITET edhe

certifikata e ADR-së, e cila nuk mund të jetë më e vjetër se një (1) vit.

NËSE JANË DISA BASHKËPRONARË TË AUTOMJETIT, automjeti regjistrohet në emër të njërit

bashkëpronarë me një deklaratë me shkrim prej bashkëpronarëve të tjerë, të vërtetuar nga organi kompetent,

Kërkesën për regjistrim të automjetit e paraqet pronari i automjetit ose personi i autorizuar me autorizim të

vërtetuar në gjykatë ose te noteri.

PËR AUTOMJETET E NDËRMARRJEVE PUBLIKE nevojitet autorizimi nga ndërmarrja publike.

Automjetet në pronësi të personave fizik regjistrohen në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit, ndërsa

automjetet në pronësi të personave juridik regjistrohen në bazë të certifikatës së biznesit,

Dëshmia mbi pagesën e taksës komunale për automjetin.

PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT PËR HERË TË PARË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

nevojitet edhe certifikata e homologimit.

Nëse pala nuk posedon dokumentin origjinal mund të prezantoj fotokopjen e dokumentit të vërtetuar nga

shteti përkatës ose dokument tjetër origjinal, i cili prezanton mjaftueshëm të dhënat e automjetit në fjalë.

PËR MJETIN E PUNËS - TRAKTOR, për të cilët pala nuk posedon dokument, të cilët kanë ekzistuar në

Kosovë para 10 qershorit 1999, pala mund ta regjistrojë traktorin me deklaratën e dy dëshmitarëve të

vërtetuar në gjykatë ose nga noteri.

PËR AUTOMJETET E REGJISTRUARA NË KOSOVË PARA 10 QERSHORIT 1999 mund të bëhet

ri-regjistrimi. Për këtë kategori të automjeteve përpos dokumentit origjinal, nevojiten këto dokumente:

Dokumenti mbi regjistrimin e automjetit, nga regjistrimi i fundit, Në rastet kur mungon CRA (Certifikata e

regjistrimit të automjetit) për çfarëdo arsye atëherë nevojitet kopja e vërtetuar e dosjes e cila lëshohet nga

organi kompetent i ngarkuar me arkivat të cilat i përmbajnë këto lëndë në DRA (Drejtoria për regjistrimin e

automjeteve).

Page 3: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

3 | F a q e

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR VAZHDIMIN E REGJISTRIMIT ËSHTË:

1. Certifikata e regjistrimit të automjetit,

2. Certifikata e rregullsisë teknike e automjetit,

3. Polica e sigurimit dhe dëshmia e pagesës në bankë, ndërsa për institucionet shtetërore dhe kompanitë

publike nevojitet vetëm marrëveshja në mes të kompanisë dhe institucioneve (profaktura e sigurimit),

4. Prezantimi i dokumentit të identifikimit të pronarit,

5. Dëshmia mbi pagesat e taksave,

6. Kërkesa për vazhdimin e regjistrimit mund të bëhet maksimalisht pesëmbëdhjetë (15) ditë para kalimit

të afatit të regjistrimit të mëparshëm.

7. Qendra e regjistrimit të automjeteve është e obliguar të bëj vazhdimin e regjistrimit të automjetit nga

data e skadimit të afatit të regjistrimit.

8. Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditë nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit, pronari i

automjetit është i detyruar të paguaj taksën administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, ashtu siç është

përcaktuar në vendimin për tarifa.

9. Në rastet kur tridhjetë (30) ditë pas skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit është ditë feste apo ditë

vikendi, pala nuk e paguan dyfishin e taksës administrative në ditën e parë të punës.

Ç’LAJMËRIMI I AUTOMJETIT

1. Për ç’lajmërim të automjetit nevojitet:

2. Dorëzimi i targave të regjistrimit në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve,

3. Kërkesa për ç’lajmërim të automjetit,

4. Prezentimi i Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit,

5. Certifikata e Regjistrimit të Automjeteve, e ç’lajmëruar, në origjinal i kthehet palës, ku evidentohet

data e ç’lajmërimit,

6. Pala ka të drejtë të bëj ç’lajmërimin brenda 30 ditëve pas skadimit të afatit të vazhdimit. Ç’lajmërim i

automjetit bëhet në bazën e të dhënave.

7. Pala është e obliguar ta bëj ç’lajmërimin e automjetit në këto raste:

8. Në rastin e mos vazhdimit të regjistrimit, amortizimit, dëmtimit, aksidentit dhe daljes së automjetit

jashtë funksionit për çfarëdo arsye, bëhet ç’lajmërimi dhe kthimi i targave me kërkesën e palës,

9. Nëse automjeti është vjedhur, duhet të sjellë raportin e policisë si dëshmi për ç’lajmërim,

10. Pas skadimit të vlefshmërisë së regjistrimit brenda afatit 30 ditë, nëse këto automjete nuk regjistrohen

ose nuk ç’lajmërohen, atëherë do të kalojnë në automjete pasive në bazën e të dhënave mbi regjistrimin

e automjeteve,

11. Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditësh pronari i automjetit është i detyruar të paguaj taksën

administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 10 të këtij

udhëzimi administrativ.

HUMBJA APO VJEDHJA E TARGAVE APO CERTIFIKATËS SE REGJISTRIMIT TË

AUTOMJETIT

Në rastin e humbjes apo vjedhjes së Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave të regjistrimit

pronari apo përdoruesi i automjetit duhet të lajmëroj në stacionin më të afërt policor. Policia pas lajmërimit

të rastit, duhet ta lëshoj dokumentin për humbjen apo vjedhjen e Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit

ose targave, sipas pohimit të lajmëruesit.

Ky dokument duhet t’i përmbaj të dhënat e mjaftueshme për pronarin, automjetin, Certifikata e Regjistrimit

të Automjetit ose targat.

Në rastin e dëmtimit të Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave, pala duhet që këto (Certifikata

ose targat e dëmtuara), t’ia prezantoj Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe më pas ai e merr

Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit të re ose targat e reja të cilat i paguan sipas vendimit mbi tarifat,

Page 4: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

4 | F a q e

ndërsa Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit të dëmtuar ose targat arkivohen në Qendrat e Regjistrimit të

Automjeteve.

Për ndërrim të Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave bëhet kërkesa me shkrim.

RIREGJISTRIMI I AUTOMJETIT

Në rastin kur automjeti është i ç’lajmëruar dhe kërkohet nga pala të bëhet riregjistrimi, nevojiten këto

dokumente:

1. Certifikata e Regjistrimit të Automjetit, e ç’lajmëruar;

2. Kontrollimi teknik;

3. Polica e sigurimit dhe dëshmia mbi pagesën;

4. Pagesa e taksave administrative sipas vendimit mbi tarifat.

5. Në rast të ndërrimit të pronarit kërkohet kontrata e shitblerjes, kontrata mbi dhuratën, akti i

trashëgimisë, dokumenti me anën e të cilit është fituar pronësia.

6. Automjetet që shiten në ankand publik të cilat më parë janë konfiskuar nga organet kompetente, mund

të riregjistrohen me vendim ekzekutiv të gjykatës, vendimin e organeve të ndjekjes, si dhe aktin e

shitblerjes të Shërbimit Doganor të Kosovës.

7. Në këto raste transaksioni i ndryshimit të pronësisë bartet tek blerësi fituesi në ankandet e rregullta

publike i cili më parë duhet të kryej obligimet sipas paragrafit 1 të këtij neni.

8. Automjetet e institucioneve shtetërore të cilat shiten në ankand publik kontraktohen vetëm përmes

institucionit përkatës, kontraktuesi mund t’ia bartë kontratën edhe palës së tretë me kontratë të veçantë.

9. Për automjetet që më parë janë ç’lajmëruar dhe duhet të bëhet bartja e pronësisë, edhe nëse blerësi i

takon një komune tjetër, mund të riregjistrohet në QRA (Qendra e Regjistrimit të Automjeteve) në

bazë të vendbanimit ose vendqëndrimit të qytetarit.

10. Automjetet e ç’lajmëruara mund ta bëjnë riregjistrimin duke përfshirë taksat për riregjistrim. Automjetet

të cilat për një arsye apo tjetër janë regjistruar në mënyrë jo të rregullt i nënshtrohen procesit të

legalizimit, pas përfundimit të procedurave administrative dhe ligjore.

TARGAT PROVUESE

Dhënia e targave provuese nuk nënkupton regjistrim të automjetit. Por, dhënia e targave provuese është

mundësi për kyçje në komunikacionin rrugorë për kohën e përcaktuar sipas këtij neni. Targat provuese

mund të jepen për automjete motorike dhe bashkëngjitëse. Me rastin e dhënies së targave provuese, palës i

lëshohet një vërtetim nga Qendra e Regjistrimit te Automjeteve.

Targat provuese për automjete duhet të kenë dimensione 340 x 200 mm.

Targat provuese jepen nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve sipas kërkesës së pronarit të automjetit,

në këto raste:

Për automjete të reja;

Për automjete të përdorura dhe të riparuara me të cilat kryhet vozitja provuese për testimin e automjetit dhe

gjendjes së tij;

1. Automjetet që lëvizin nga selia e ndërmarrjes prodhuese deri në selinë e ndërmarrjes që i shet;

2. Për automjetet që lëvizin në panaire, autosallone për qëllim të shitjes;

3. Automjetet që lëvizin për t’i dërguar në kontrollim teknik të cilave iu ka skaduar regjistrimi.

Për lëshimin e targave provuese kërkohen këto dokumente:

Page 5: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

5 | F a q e

Dëshmia mbi pronësinë;

1. Kërkesa për lejimin e targave provuese;

2. Dëshmia mbi pagesën e taksave administrative;

3. Pagesa e targave provuese;

4. Dëshmia mbi pagesën e sigurimit ndaj palëve të treta.

5. Me rastin e dhënies së targave provuese pronarit i lëshohet vërtetimi për shfrytëzimin e targave i cili

përmban:

6. Emrin dhe mbiemrin e poseduesit të automjetit;

7. Qëllimin e përdorimit të automjetit;

8. Llojin e automjetit, marka, modeli, numri i identifikues i automjetit, ngjyra dhe afati i përdorimit të

targave provuese

9. Targat provuese lëshohen me afat deri në 15 ditë për automjetet e zhdoganuara.

10. Targat provuese mund të lëshohen sipas kërkesës së palës në QRA (Qendra e Regjistrimit të -

Automjeteve) më të afërt me pikën kufitare të hyrjes së mjetit motorik.

NDËRRIMI I PRONARIT TË AUTOMJETIT

Në rast të ndërrimit të pronarit, pronarit të ri i kërkohen këto dokumente:

Kërkesa për ndërrim pronari;

1. Kontrata e shitblerjes apo dokument tjetër të vërtetuar nga gjykata ose kompanitë e licencuara ose

nga noteri që dëshmon mbi fitimin e pronësisë në pajtim me ligjin;

2. Certifikata e Regjistrimit të Automjetit, e pronarit paraprak;

3. Policën e sigurimit në emër të pronarit të ri me dëshmi për pagesën e kryer;

4. Certifikatën mbi konfirmimin e rregullsisë teknike në emër të pronarit të ri, nëse automjeti nuk ka

vazhdim;

5. Dokumentin e identifikimit personal të shitësit dhe blerësit, kurse në rastin kur kontrata e shitblerjes

vërtetohet nga gjykata ose noteri, dokumentet e identifikimit nuk janë të domosdoshme.

XHAMAT E HIJEZUAR

Xhamat e hijezuar mund t’i gëzojnë të gjithë qytetarët vetëm për ato automjete të cilat si të tilla janë të

prodhuara nga vet prodhuesi i mjetit motorik.

Evidentimi i posedimit të xhamave të hijezuar pas konstatimit të gjendjes teknike shënohet në CRA

(Certifikata e Regjistrimit të Automjeteve) në rubrikën “ shënime”.

Vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim në xhamat e automjeteve është e ndaluar, përveç rasteve kur

përcaktohet me vendim të ministrit.

QRA (Qendra e Regjistrimit të Automjeteve) mban evidencat mbi regjistrimin e automjeteve në arkivin

përkatës si dhe në programin elektronik për bazën e të dhënave mbi regjistrimin e automjeteve.

Arkiva e automjeteve përbëhet nga dosjet e automjeteve të cilat mbahen dhe rregullohen sipas numrit të

targës të regjistruesit të automjetit. Evidenca mbi regjistrimin e automjetit ruhet në arkivat e QRA(Qendra e

Regjistrimit të Automjeteve), deri 30 vite. Ndërsa vazhdimet e regjistrimit të automjetit ruhen deri në 3 vite.

Evidentimi i të dhënave mbi regjistrimin e automjetit në programin elektronik bëhet sipas kërkesave për

regjistrim të automjetit në QRA(Qendra e Regjistrimit të Automjeteve).DRAPSH mban evidencat e të

dhënave elektronike mbi regjistrimin e automjeteve të të gjitha QKRA ose ne sistemin online.

Page 6: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

6 | F a q e

LLOJET E TARGAVE NË KOSOVË

Për të gjitha llojet e rimorkiove dhe për motoçikleta, jepet vetëm një targë. Targat horizontale të

automjeteve duhet të jenë me ngjyrë të bardhë retroreflektuese, numrat dhe shkronjat me ngjyrë të zezë,

ndërsa korniza me ngjyrë të zezë me gjerësi 4 mm. Në të gjitha targat horizontale në pjesën e parë

vertikaletë targës e cila është ngjyrë e katërt, vendoset kodi i Republikës së Kosovës, RKS, me ngjyrë ari.

Në pjesën e dytë të targës shënohen shifrat e rajonit përkatës, të cilat kanë këtë domethënie:

01-- për rajonin e Prishtinës | 02-- për rajonin e Mitrovicës | 03-- për rajonin e Pejës

| 04-- për rajonin e Prizrenit | 05-- për rajonin e Ferizajt | 06-- për rajonin e Gjilanit |

07-- për rajonin e Gjakovës

2. Kontrollimi teknik

Kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve në Kosovë e bëjnë Qendrat e Kontrollimit Teknik të

Automjeteve, të cilat janë të licencuara nga Ministria e Infrastrukturës.

1. Kontrollimi teknik i automjeteve mund të jetë: kontrollimi teknik i rregullt, periodik dhe i

jashtëzakonshëm. Kontrollimi teknik i rregullt bëhet pas kalimit të afatit të regjistrimit të automjetit dhe

kryhet një herë në vit. Kontrollimi teknik periodik bëhet në afate të caktuara periodike çdo gjashtë (6) muaj

për këto kategori:

1. automjetet e transportit publik,

2. automjetet e transportit për mallra me masë mbi 7.5 t,

3. automjetet e transportit të mallrave të rrezikshme,

4. automjetet e zjarrfikësve,

5. automjetet e policisë,

6. automjetet e ambulancës,

7. automjetet për aftësimin e kandidatëve për shofer (auto shkollat),

8. auto-taksitë dhe

9. auto-rent-a-car.

Kontrollimi teknik i jashtëzakonshëm ka për qëllim verifikimin e gjendjes se rregullsisë teknike të

automjetit sipas urdhëresës të personit zyrtar të autorizuar nga policia.

ORARI I PUNËS

Qendrat e Kontrollimit teknik punojnë pesë ditë në javë (e hënë – e premte). Vikendet (dita e shtunë-diel)

dhe festat shtetërore nuk janë ditë pune. Orari i punës është prej ora 8:00 deri në ora 17:00.

INSPEKTUESIT

Programi për inspektues të qendrave të kontrollimit teknik

Ky program zhvillohet duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 2005/10

Page 7: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

7 | F a q e

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Trajnimi ka për qëllim që kandidatëve t`ju ofrojë njohuri të mjaftueshme në mësimin teorik dhe punën

praktike, për të qenë profesionalisht të përgatitur për punë si inspektues të licencuar në këto qendra.

KUSHTET PËR KONKURIM

Personeli (Inspektuesi) i kontrollimit teknik të automjeteve duhet që sipas kushteve të parapara me ligj dhe

Udhëzimit Administrativ nr. 2006/10 të MTPT-së (tash MI-së), të ketë të kryer shkollën e mesme teknike të

këtyre drejtimeve:

1. Makinerisë,

2. Automekanikë,

3. Autoelektricistë,

4. Komunikacionit.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR TRAJNIM

1. Diploma e shkollës së mesme (origjinale ose e vërtetuar në komunë),

2. Patentë shoferi (fotokopje),

3. Fletëparaqitja,

4. Pagesa e trajnimit.

ÇKA NËNKUPTON KY TRAJNIM

Në vendin tonë ka dhjetëra qendra të licencuara për kontrollimin teknik të automjeteve. Përveç kushteve

fizike dhe pajisjeve teknike, këtyre qendrave në vazhdimësi ju nevojiten punëtorë (inspektues) të kualifikuar

për të punuar në inspektimin e mjeteve motorike.

ÇKA PAS PËRFUNDIMIT TË TRAJNIMIT

Pas përfundimit të trajnimit nga pjesa teorike dhe puna praktike në QKTA, kandidatët të cilët me sukses e

kalojnë provimin përfundimtar do të marrin certifikatat përkatëse dhe në bazë të këtyre certifikatave, MTPT-

ja (tani Ministria e Infrastrukturës) lëshon licencat për inspektues. Trajnimi organizohet për të gjitha vijat e

kontrollimit teknik.

3.Polica e sigurimit

Përgjegjëse për sigurimet e mjeteve motorike në vendin tonë është Byroja Kosovare e Sigurimeve. Byroja

Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga 10 kompanitë e sigurimit të licencuara për të

operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga

Autopërgjegjësia.

Byroja Kosovare e Sigurimit është organizatë profesionale me cilësinë e personit juridik e themeluar për

qëllime jofitimprurëse. Qeveria e Republikës së Kosovës i njeh institucionit tonë statusin e Byrosë

Nacionale të Sigurimit me të drejta të pakufizuara, në cilësi të byrosë paguese dhe byrosë trajtuese, që

garanton përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtarë të sigurimit.

Byroja financohet nga anëtaret e saj dhe veprimtaria e së cilës mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës.

Në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimit funksionon Fondi i Kompenzimit, Sigurimi Kufitar, Qendra

Informative e Sigurimit dhe Kartoni i Gjelbër.

Page 8: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

8 | F a q e

4.Homologimi

Homologimi në kuptimin e këtij udhëzimi administrativë është proces që përcakton mjetin si tërësi sipas

rregullave të homologimit të pajisjeve dhe pjesëve të automjeteve dhe atyre bashkangjitëse. (theksime sipas

ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës www.mi-ks.net)

SHENJA PËRSHKRIMI I KATEGORIVE

L MOPEDËT DHE MOTOÇIKLETAT

Automjetet rrugore me më pak se 4 rrotë

L1 Automjetet me 2 rrotë, me vëllim punues të motorit ≤ 50 cm3 dhe shpejtësi ≤ 50 km/h

L2 Automjetet me 3 rrotë, me vëllim punues të motorit ≤ 50 cm3 dhe shpejtësi ≤ 50 km/h

L3 Automjetet me 2 rrotë, me vëllim punues të motorit > 50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h

L4 Automjetet me 3 rrotë,me rrotat e vendosura simetrikisht në raport me boshtin gjatësor të automjetit, me vëllim punues të motorit >50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h

L5 Automjetet me 3 rrotë,me rrotat e vendosura simetrikisht në raport me boshtin gjatësor të automjetit, me vëllim punues të motorit >50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h

M

AUTOMJETET PERSONALE DHE AUTOBUSAT

Automjetet për bartjen e personave me së paku 4 rrotë gjegjësisht automjetet me tri rrotë nëse masa më e madhe e lejuar > 1000 kg.

M1 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më së shumti edhe 8 ulëse

M2 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më shumë se

8 ulëse dhe masa më e madhe e lejuar ≤ 5000 kg

M3 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më shumë se 8 ulëse dhe masa më e madhe e lejuar > 5000 kg

N

AUTOMJETET TRANSPORTUESE

Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me së paku 4 rrotë, gjegjësisht automjetet me tri rrotë nëse masa më e madhe e lejuar > 1000 kg

N1 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar ≤ 3500 kg

N2 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar >3500 kg dhe <12000 kg

N3 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar >12000 kg

O MJETET QË BASHKANGJITEN

Rimorkiot duke përfshirë edhe gjysëmrimorkiot

O1 Rimorkiot me një bosht me masë më të madhe të lejuar < 750 kg,përveç gjysmërimorkiove

O2 Rimorkiot me masë më të madhe të lejuar ≤ 3500 kg përveç rimorkiove të kategorisë O1

O3 Rimorkiot me masë më të madhe të lejuar >3500 kg mirëpo ≤ 10000 kg O4 Rimorkiot të cilave masa më e madhe e lejuar është > 10000 kg

Page 9: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

9 | F a q e

5.Sigurimi kufitar

Sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë

Kosova aktualisht nuk është pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, pasi neni 4.2 i Kushtetutës së Këshillit të

Byrove thekson se një byro e cila synon të anëtarësohet në Këshillin e Byrove, duhet të jetë byroja e një

shteti i cili është i njohur ndërkombëtarisht dhe është i anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Motoristët e mjeteve kosovare të cilët dëshirojnë t’i kalojnë kufijtë, si dhe motoristët të cilët dëshirojnë të

hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me sigurim kufitar.

Ky është shpjegimi zyrtar i dhënë nga Këshilli i Byrove të Kartonit të Gjelbër lidhur me rastin e Kosovës.

Ky shpjegim mund të gjendet në faqen e internetit të këtij këshilli, www.cobx.org, gjegjësisht në këtë link.

Departamenti i Sigurimit Kufitar të Autopërgjegjësisë (DSKA) është pjesë e strukturës organizative të

Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS). Ky departament merret me shitjen e policave kufitare të

autopërgjegjësisë (TPL). Këto polica lëshohen për të gjitha automjetet me tabela të huaja, gjatë hyrjes dhe

qëndrimit të tyre në Kosovë.

Tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë janë unike dhe aplikohen sipas llojit të automjeteve. Që nga

data 26.12.11 BKS aplikon tarifa të veçanta të sigurimit kufitar me Republikën e Serbisë. Njëashtu nga data

01.07.12 BKS aplikon tarifa të veçanta të sigurimit kufitar me Republikën e Malit të Zi.

Departamenti i Sigurimi Kufitar të Autopërgjegjësisë i ka pikat e shitjes në të gjitha pikat hyrëse (pikat

kufitare) të Kosovës ku shitet ky lloj sigurimi. Po ashtu, shitja e policës së sigurimit bëhet edhe në Prishtinë,

në zyrat qendrore të BKS-së.

Ekzistojnë gjithsej 13 pika të tilla të shitjes së policave kufitare:

1. Pika e shitjes në Prishtinë - zyrat qendrore të BKS-së

2. Pika e shitjes në Podujevë - Merdar

3. Pika e shitjes në Mitrovicë

4. Pika e shitjes në Glloboçicë

5. Pika e shitjes në Hanin e Elezit

6. Pika e shitjes në Prizren – Vërmicë

7. Pika e shitjes në Pejë - Kullë

8. Pika e shitjes në Gjakovë - Qafë Morinë dhe Qafë Prush

9. Pika e shitjes në Kamenicë - Dheu i Bardhë

10. Pika e shitjes në Gjilan - Muqibabë

11. Pika e shitjes në Mutivodë

12. Pika e shitjes në Leposaviq - Jarinjë

13. Pika e shitjes në Zubin Potok - Bërnjakë

Për policën kufitare të sigurimit të autopërgjegjësisë

1. Çka është sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë?

Sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë është sigurim, i cili është i obliguar me ligj për të gjitha mjetet motorike

me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Arsyet për blerjen e këtij sigurimi

janë se Republika e Kosovës nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër, dhe si rrjedhojë,

asnjë karton i gjelbër i cilit do shteti në botë nuk vlen në Republikën e Kosovës, përveç Republikës së

Page 10: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

10 | F a q e

Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, shtete me të cilat Kosova ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit

për njohje reciproke të sigurimeve.

2. Çka mbulon sigurimi kufitar?

Sigurimi kufitar i mbulon të gjitha dëmet ndaj palëve të treta, të cilat shkaktohen nga pronarët e mjeteve

motorike me tabela të huaja që kanë sigurim të vlefshëm kufitar. Ky sigurim nuk i mbulon dëmet e

shkaktuara në automjetin e shkaktarit të dëmit, dëmet e shkaktuara nga personat e panjohur (N/N ose godit

dhe ik), dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, si dhe dëmet e shkaktuara nga vetë poseduesi i këtij

sigurimi, vetërrokullisja, kafshët në rrugë etj.

3. Në rast të aksidentit në trafik, ku duhet të lajmërohet poseduesi i sigurimit kufitar valid?

Në rast të aksidentit për të cilin poseduesi i sigurimit kufitar nuk është shkaktar (fajtor), atëherë poseduesi i

sigurimit kufitar fillimisht duhet ta lajmërojë Policinë e Trafikut dhe pastaj ta adresojë kërkesën e tij për

kompensim të dëmit te kompania e sigurimit në të cilën është i siguruar, e që mund të jetë secila nga

kompanitë e sigurimit e licencuar për të operuar në tregun e sigurimeve në Republikën e Kosovës.

4. Kush do t’ia kompensojë dëmin poseduesit të policës kufitare të sigurimit, nëse shkaktari nuk ka sigurim?

Në rastin kur shkaktari i një dëmi nuk ka sigurim valid ndaj palëve të treta, dëmin e shkaktuar e mbulon

Fondi i Kompensimit sipas dispozitave ligjore në fuqi. Në raste të tilla, pala e dëmtuar, respektivisht

poseduesi i sigurimit valid kufitar, duhet të paraqitet pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit, për të bërë

fotografimin e mjetit motorik të dëmtuar, si dhe për të plotësuar kërkesën për kompensim të dëmit.

5. Kush do t’ia kompensojë dëmin poseduesit të policës kufitare të sigurimit nëse edhe shkaktari posedon

sigurim valid kufitar?

Edhe në raste të tilla, dëmin do ta kompensojë Fondi i Kompensimit sipas dispozitave ligjore në fuqi. Pala e

dëmtuar, respektivisht poseduesi i sigurimit valid kufitar, duhet të paraqitet pranë Byrosë Kosovare të

Sigurimit, për të bërë fotografimin e mjetit motorik të dëmtuar, si dhe për të plotësuar kërkesën për

kompensim të dëmit.

6. Deri në çfarë vlere do të kompensohet pala e tretë e dëmtuar në një aksident trafiku, nëse shkaktari

posedon sigurim kufitar valid?

Vlera e sigurimit për një rast dëmi është e përcaktuar sipas dispozitave ligjore të aplikueshme në Republikën

e Kosovës. Në përputhje me këto dispozita ligjore, çdo kompani e sigurimit dhe Byroja Kosovare e

Sigurimit do ta kompensojnë palën e tretë nëse dëmi i shkaktuar është përgjegjësi/detyrim i njërit nga

entitetet e përmendura më sipër.

Page 11: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

11 | F a q e

6.Kartela e gjelbërt

Kartoni i Gjelbër është ekuivalent me Certifikatat e Sigurimit Motorik të të gjitha vendeve që i viziton një

motorist i huaj. Si e tillë, është e pranueshme pa asnjë pengesë ose çmim të veçantë nga autoritetet e të

gjitha vendeve për të cilat Kartoni i Gjelbër është valid.

Kartoni i Gjelbër garanton se motoristët vizitues kanë së paku mbulesë minimale të sigurimit të detyrueshëm

të palës së tretë, i nevojshëm sipas ligjeve të vendeve që i vizitojnë.

Cilat janë objektivat e sistemit të Kartonit të Gjelbër?

• Të siguroj që viktimat e palës së tretë të aksidenteve në trafikun rrugor mos të dëmtohen nga fakti që

lëndimet apo dëmtimet e shkaktuara nga ata janë shkaktuar nga motoristët vizitorë, sesa nga motoristët

rezidentë në të njejtin vend.

• Motoristët t'i shmangen nevojës së pajisjes me mbulesë siguruese në të gjitha hyrjet e vendeve që ata i

vizitojnë.

Si arrihen këto objektiva?

• Nëpërmjet aktiviteteve të Byrove të Kartonit të Gjelbër të themeluara në bazë të ligjeve dhe rregulloreve

në secilin prej 46 vendeve pjesëmarrës në sistemin e Kartonit të Gjelbër.

• Të gjitha Byrotë e Kartonit të Gjelbër operojnë me miratimin dhe aprovimin e qeverive të tyre.

Çdo byro e Kartonit të Gjelbër ka dy funksione:

• Si "Byro e vendit të aksidentit”, ka përgjegjësinë në përputhshmëri me kushtet ligjore kombëtare për

Sigurimin e Detyrueshëm të Palës së Tretë, për trajtimin dhe rregullimin e dëmeve që paraqiten nga

aksidentet e shkaktuara nga motoristët vizitorë.

• Si "Byro garantuese” garanton Certifikatat e Siguruesve Motorikë – ("Kartonët e Gjelbër”), të lëshuara

palëve nga kompanitë e sigurimeve anëtare të Byrosë.

Byrotë Nacionale bashkëpunojnë në mes veti në bazë të rregullimeve të brendshme, të nënshkruara nga të

dyja palët.*

*Marrë nga ueb faqja zyrtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër - www.cobx.org

Page 12: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

12 | F a q e

Patentë Shoferi

Informator për pajisje me patentë shofer

Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me Patentë shofer të Republikës së Kosovës për

herë të parë dhe shtim të kategorive.

Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB

Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive bëhet në

njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto

raste kërkohen këto dokumente:

1. Certifikata mbi dhënien e provimit,

2. Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,

3. Certifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj atij personi,

4. Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,

5. Fletëpagesa me shumë prej 20 euro,

6. Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale,

7. Certifikatën Shëndetësore.

Kriteri i moshës për pajisje me patentë shofer për herë të parë

1. T'i ketë mbushur 14 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë M;

2. T'i ketë mbushur 16 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe T;

3. T'i ketë mbushur 18 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, B1, B dhe C1;

4. T'i ketë mbushur 19 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë B+E, C dhe C1+E;

5. T'i ketë mbushur 20 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë C+E; 6. T'i ketë mbushur 21 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, D1, D1+E, D dhe D+E;

Të dhënat në patentë shofer duhet të jenë të njëjta si në letërnjoftim:

1. Mbiemri

2. Emri

3. Data dhe Vendi i lindjes

4. Numri personal 5. Fotografia

Nëse këto të dhëna nuk përputhen me ato të letërnjoftimit, qytetari është i obliguar të

ndërrojë patentë shoferin në pajtim me të dhënat e letërnjoftimit.

Për pajisje me patentë shofer të republikës së Kosovës nevojiten këto dokumente:

për ndërrim, korrigjim, të humbur si dhe vazhdim

Sipas udhëzimit administrativ Nr. 22/2008-MPB

Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferë të republikës se

Kosovës.

Kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut .

1. Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen pasaportës se Republikës se Kosovës me afat

vlefshmërie.

2. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale ( A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E. D.

DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).

3. Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje qe nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit.

(Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).

4. Raporti policor i cili nuk mund të jetë me i vjetër 6 muaj.(Ky dokument kërkohet në rast

se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut ).

5. Fletëpagesa prej 15 Euro.

Page 13: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

13 | F a q e

6.

Për ndërrimin e patentë shoferit të ish RFJ-së- brenda Kosovës me patentë shofer të

republikës se Kosovës.

Kopjen e vërtetuar të patentë shoferit të ish RFJ –së.

1. Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen e pasaportës se Republikës se Kosovës me afat

vlefshmërie.

2. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. (A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E . D.

DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).

3. Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin komunal për patentë shoferin e ish RFJ e

nënshkruar dhe vërtetuar nga Zyrtari i ZSHPSH-së.

4. Fletëpagesa prej 15 euro.

Për përmirësimin e gabimeve në patentë shoferë të republikës së Kosovës.

1. Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.

2. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës me gabime.

3. Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit. 4. Fletëpagesa prej 15 euro

( Korrigjimin e patentë shoferit mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë

ndryshimin e të dhënave personale , ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së

letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë

ndryshim.

Për pajisje me patentë shoferë të republikës së Kosovës pas humbjes vjedhjes ose

dëmtimit .

1. Certifikata nga Gjykata Komunale për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj

qytetarit që e ka të humbur Patentë Shoferin.

2. Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6

muaj.

3. Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.

4. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës në raste dëmtimi.

5. Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.

6. Fletëpagesa prej 15 euro.

Për vazhdimin e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.

Kërkesa e cila plotësohet në Zyrën e Shpërndarjes së Patentë shoferëve.

1. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.

2. Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose të pasaportës së Republikës së

Kosovës me afat vlefshmërie.

3. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. ( A1. A. C1. C. CE. D1. D. DE), si

dhe për të gjithë kandidatët më të vjetër se 65 vite edhe për kategorinë B,BE.

4. Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit.

(Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka humbur patentë shoferin e Republikës së

Kosovës tre muaj para skadimit të vlefshmërisë së Patentë Shoferit ).

5. Raporti policor i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj.

(Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).

6. Fletëpagesa prej 15 euro.

Page 14: RRETH VETURAVE NE KOSOVE

14 | F a q e

TELEFONA ME RËNDËSI NË QENDRAT PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE NË KOSOVË

Telefonat e qendrave për regjistrim të automjeteve

Pozita Nr. tel Centrex Nr. fax Shef i DRA -së 038 211-502 30981 19-007 QRA Prishtinë 30638 QRA Gjilan 0280/22712 QRA Pejë 039/33575 QRA Rahovec 029/23023 QRA Mitrovicë 028/30660 DRA Gjakovë 0390/26415 QRA Prizren 029/623-023 QRA Ferizaj 0290/27444 QRA Graqanicë 064/1380822 QRA Suharekë 029/71764 QRA Fushë-Kosovë 038/565-494

Telefonat në Divizionin për Patentë-Shofer

Titulli i vendit të punës Tel. fiks Centrex Tel. fax

Shef i Divizionit 038 211 693 30 653 Shef i sektorit për pranimin e aplikacioneve 038 212 742 30 893 Kordinatori 038 212 750 30 555 038 212 750

ks.org/?page=1,44-http://www.mpbVegeza: