republika e shqipËrisË kuvendi€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me...

22
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 04.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Niko Peleshi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: Seancë dëgjimore me kryetarin e Entit Rregullator të Ujit për shqyrtimin e raportit vjetor të ERRU-së për vitin 2019. (Komision pergjegjes) Marrin pjesë: Niko Peleshi, Besnik Baraj, Halit Jakimi, Andrea Marto, Arben Pëllumbi, Dritan Bici, Eglantina Gjermeni, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi, Gjetan Gjetani, Robert Bitri, Rrahman Rraja, Tatiana Nurce, Ardit Konomi, Nimet Musaj, Arlind Cacani, Kujtim Gjuzi, Klajdi Qama, Edmond Leka, Zef Shtjefni, Ilir Pendavinji dhe Fadil Nasufi. Mungojnë: Gjetan Gjetani, Halit Valteri dhe Lefter Koka. Të ftuar: Ndriçim Shani Kryetar i Entit Rregullator të Ujit

Upload: others

Post on 19-Oct-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 04.03.2020, ora 12:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Seancë dëgjimore me kryetarin e Entit Rregullator të Ujit për shqyrtimin e raportit vjetor

të ERRU-së për vitin 2019. (Komision pergjegjes)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Halit Jakimi, Andrea Marto, Arben Pëllumbi, Dritan Bici,

Eglantina Gjermeni, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi, Gjetan Gjetani, Robert Bitri, Rrahman Rraja,

Tatiana Nurce, Ardit Konomi, Nimet Musaj, Arlind Cacani, Kujtim Gjuzi, Klajdi Qama,

Edmond Leka, Zef Shtjefni, Ilir Pendavinji dhe Fadil Nasufi.

Mungojnë:

Gjetan Gjetani, Halit Valteri dhe Lefter Koka.

Të ftuar:

Ndriçim Shani – Kryetar i Entit Rregullator të Ujit

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

2

Niko Peleshi – Fillojmë seancën dëgjimore me kryetarin e Entit Rregullator të Ujit lidhur

me shqyrtimin e raportit vjetor të ERRU për vitin 2019. Relator i këtij projektligji është zoti

Robert Bitri. I ftuar është zoti Ndriçim Shani, Kryetar i Entit Rregullator të Ujit, si dhe

përfaqësues të tjerë të këtij enti. Ndërkohë, përfaqësuesit e ministrisë, nëse kanë dëshirë, mund të

qëndrojnë në këtë dëgjesë, por vendin e parë, ju lutem, lirojani përfaqësuesit të ERRU-it.

Faleminderit dhe na falni që seanca dëgjimore e sotme dështoi, por grupet e interesit nuk

mundën të vinin, pasi ishin të zënë me punë, prandaj nuk ishin të pranishëm!

Faleminderit dhe punë të mbarë!

Zoti Shani, mirë se keni ardhur, si dhe përfaqësuesve të tjerë!

Ndriçim Shani – Mirë se ju kemi gjetur!

Niko Peleshi – Do t’ju lutesha të na bënit një prezantim të raportit. Të gjithë anëtarët e

komisionit e kanë raportin përpara, prandaj nuk është e nevojshme ta prezantoni në detaje, por

vetëm pikat kryesore në mënyrë sintetike dhe të përmbledhur. Më pas do të adresohen pyetje nga

anëtarët e komisionit.

Faleminderit!

Ndriçim Shani – Të nderuar deputetë,

Hartimi i raportit nga Enti Rregullator Kombëtar i Ujit, të cilin do t’jua prezantoj është

një detyrim ligjor dhe paraqet aktivitetin e këtij institucioni gjatë vitit 2019, si dhe jep një

panoramë të gjendjes së Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimit në vendin tonë për këtë vit.

Enti Rregullator i Ujit si një institucion i pavarur dhe politikëzbatues i qeverisë qendrore

ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë

në një ambient monopol, siç është karakteri i këtyre shërbimeve, me qëllim që të mbrohen

konsumatorët nga mbifaturimi, mbikostot nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimit dhe

operatorët, njëkohësisht jo në pak raste edhe furnizimi i shërbimeve me cilësi të ulët. Në rolin e

arbitrit, siç është ky institucion, ndërmjet konsumatorit dhe ndërmarrjeve, në fakt, ligji na

ngarkon me disa kompetenca dhe detyrime si institucion.

I pari është licencimi i institucioneve të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve.

I dyti, miratimi i tarifave të propozuara prej tyre.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

3

I treti, mbrojtja e konsumatorëve për arsyet që ju thashë më sipër në lidhje me rolin

abuziv që mund të kenë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në një ambient monopol siç janë këto

shërbime.

Raporti është konceptuar dhe strukturuar pikërisht duke pasur parasysh këto detyrime

ligjore që ka institucioni i Entit Rregullator, licencimin, miratimin e tarifave, si dhe mbrojtjen e

konsumatorëve. Natyrisht, jepet edhe një përshkrim i shkurtër i menaxhimit financiar i

institucionit, një analizë në lidhje edhe me përpjekjet që bëhen për ngritjen e kapaciteteve për

përmirësimin e instrumenteve rregullator dhe në fund fare marrëdhëniet që kemi me të tretët

qoftë në institucionet e fushës së ujit në vend apo qofshin edhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, një pjesë shumë e rëndësishme e cituar në ligj është edhe analiza që bëhet në

bazë të të dhënave paraprake të performancës së sektorit me anë të treguesve kryesorë të

performancës, të cilat analizohen nga institucioni ynë.

Sa i takon licencimit, gjatë vitit 2019 janë licencuar 17 shoqëri, nga 57 shoqëri që ka

gjithsej sektori, 49 prej tyre tashmë janë të licencuara, por ngelen 8 shoqëri të palicencuara për

arsye të ndryshme, 2 prej tyre janë në proces rinovimi, për shkak të problematikave që i kemi

ngritur edhe gjatë raporteve të tjera, siç janë ato për shkak të vështirësive për aktin e miratimit

higjieno-sanitar, siç janë Tirana dhe Pusteci. Katër shoqëri janë me licencë të pavlefshme, pasi u

ka skaduar afati, të cilët kanë hasur të njëjtat vështirësi, qoftë për aktmiratimin higjieno-sanitar,

por edhe në kuadër të reformës lidhur me regjistrimin e aseteve të reja dhe për stafin e

kualifikuar që ia imponon licenca. Janë ende dy shoqëri që ndodhen në Klos dhe Kamzë, të cilat

për shkak të reformës territoriale ende nuk janë pajisur me licencë.

Si rekomandim në lidhje me problematikën e licencës duhet patjetër forcimi i angazhimit

të bashkive për vlerësimin e aseteve, rishikimi i legjislacionit dhe i akteve normative, të cilin e

ritheksoj fort, për përfitimin e aktmiratimit higjieno-sanitar, si dhe rishikimi i vendimit nr. 63 të

Këshillit të Ministrave në lidhje me kualifikimet që duhet të kenë stafet kyçe menaxhuese të

shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve.

Në lidhje me kompetencën tjetër, miratimin e tarifave, gjatë vitit 2019 Enti Rregullator ka

miratuar 12 tarifa të reja. Po theksoj faktin që 12 tarifa për 12 shoqëri, siç janë ato në Gjirokastër,

Poliçan, Delvinë, Tropojë, Malësi e Madhe, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Vlorë, Krujë, Himarë,

Roskovec dhe Vorë është një punë jashtëzakonisht e madhe dhe voluminoze, sidomos në

përmirësimin e metodikës dhe të analizës në përgjithësi për propozimet që bëhen, pasi një

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

4

analizë e tillë për çdo shoqëri kërkon minimumi të paktën 3 muaj, por ky volum pune është

përballuar me sukses. Kriteret që përdoren janë mbulimi i kostove, performanca e bazuar në

treguesit kryesorë të performancës, përballueshmëria, pasi këto tarifa duhet të përkthehen në një

faturë uji, e cila nuk duhet të kalojë 5% të shpenzimeve mesatare mujore për konsumatorët.

Problem në lidhje me përballueshmërinë, po e them që në fillim, kanë kryesisht

ndërmarrjet e grupit të tretë. Këtu po bëj një parantezë, sektori është mjaft i fragmentarizuar, janë

rreth 57 shoqëri të ujësjellës-kanalizimeve që ndahen në 3 grupe kryesisht: grupi i parë me mbi

120 mijë banorë, grupi i dytë nga 60 mijë deri në 120 mijë banorë dhe grupi i tretë nën 60 mijë

banorë, jam duke folur për zonë shërbimi, jo thjesht për qytetet, sepse ndarja territoriale dhe

reforma në zbatim ndarja është e tillë që territori i 1 bashkie mbulohet nga 1 shoqëri.

Grupi i tretë është më i vogël, theksoj se në grupin e parë janë rreth 10 shoqëri që

mbulojnë 70-80% të të gjithë konsumatorëve në Shqipëri, kuptohet që numrin më të madh e ka

grupi i tretë, por edhe këta për efekt të ekonomisë së shkallës kanë probleme. Nëse do të

tentojmë të rrisim tarifat deri sa të mbulojmë kostot, do të kemi probleme me përballueshmërinë.

Trajtimi i ankesave të konsumatorëve, që është kompetenca e tretë, kemi shqyrtuar rreth

18 ankesa, kryesisht të natyrës së faturimit afrove, të ndërrimit dhe zëvendësimit të shpeshtë të

ujëmatësit apo mosnjohjen e detyrimeve nga ana e konsumatorëve. Është një punë, të cilën jemi

duke e përmirësuar vazhdimisht. Në fakt, si instrument rregullator kemi miratuar edhe një

rregullatore të veçantë sa i takon kësaj pune dhe rezultatet në përgjithësi kur drejtohen tek ne

janë pozitive si në zgjidhjen në favor të konsumatorëve, një mbështetje mjaft e mirë e avokaturës

ndaj konsumatorëve.

Gjithsesi, problemet që hasim, pavarësisht se duken jo të mëdha në numër kërkojnë

shumë kohë. Ne kërkojnë si rekomandim për përmirësimin e punës në lidhje me ankesat e

konsumatorëve rishikimi i Kodit të Ujit, është bërë i domosdoshëm, instalimin 100% e matësve

të ujit te të gjithë konsumatorët duhet të jetë prioritet, si dhe respektimi i procedurës së instalimit

të tyre, sepse shpeshherë ka mjaft abuzime.

Sa i takon statusit të ankimeve gjyqësore, janë 9 në lidhje me prapambetjet në pagesën

rregullatore për çështjen e funksionimit financiarisht të pavarur. Të gjitha këto janë fituara me

vendim gjykate nga ana jonë, përveç 2 që janë ende në proces, Peqini dhe Selenica, si dhe ka 3

padi nga subjektet e tjera. Komiteti Shqiptar i Helsinkit në lidhje me pavlefshmërinë e tarifave

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

5

për ujësjellësin e Tiranës, padi, e cila është rrëzuar nga gjykata, është në favorin tonë, si dhe

kemi ankimuar si të padrejtë një padi ndaj një ish-komisioneri tonin në Gjykatën e Lartë.

Vazhdimisht në lidhje me problemet që kanë ujësjellësit për respektimin e legjislacionit

që mbulohet aktiviteti i ERRU-së, i licencës dhe i tarifave kryejmë inspektime të

herëpashershme, duke zhvilluar rreth 12 të tilla. Gjobë i kemi vënë Divjakës, ndërsa të tjerat i

kemi lënë me detyra shtëpie disamujore për plotësimin, duke qenë koshient në lidhje me

vështirësitë, sidomos për plotësimit e aktmiratimit higjeno-sanitar apo të evidentimin e inventarit

të aseteve të ujësjellësit.

Është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe edhe në drejtim të përmirësimit të

instrumenteve rregullatorë, metodologjia e vendosjes së tarifave, e cila është drejt finalizimit, e

cila presupozon edhe perspektivën shumë të afërt të sektorit ku me tarifat mbulohet, pasi është

pjesë e strategjisë së financimit nga qeveria qendrore e sektorit me 3T, nga tarifat dhe që përfshin

edhe detyrimin ligjor për një plan biznesi 5-vjeçar. Kuptohet që kjo është një analizë mjaft e

strukturuar nga ana shkencore e pjesës se si do të mbulohen investimet nga kostot totale dhe

tarifat.

Siç jua theksova më lart, kemi realizuar edhe një rregullore për procedurën e ankimimit

në Komisionin Rregullator, kemi instaluar tashmë një platformë database tonën të pavarur, e cila

më parë ka qenë tek AKUM-i, e cila na ka krijuar mundësinë për një gjykim dhe një analizë më

të saktë të sektorit, sepse kemi marrëdhënie direkte në lidhje me database-n dhe shoqëritë. Është

hartuar një model i bilancit të ujit, i cili shërben shumë për identifikimin e pjesës së humbjeve, e

cila është si gangrenë, qoftë për ato fizike dhe administrative të ndërmarrjeve të ujësjellësit, si

dhe kemi bërë një studim për përballueshmërinë në funksion të të dhënave të reja që na ofron

INSAT-i në lidhje me shpenzimet mesatare mujore të ndara me decila, sipas të gjitha qarqeve në

vend.

Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale i kemi me institucionet kombëtare,

kuptohet i pari është Kuvendi i Shqipërisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës,

Autoritetin e Konkurrencës dhe Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Nga organizatat

ndërkombëtare përmend Shoqatën Europiane, ku bëjmë pjesë me të drejta të plota, të

Rregullatorëve të Ujit, Rrjeti i Rregullatorëve Ekonomikë, i krijuar nga OECD-ja, si dhe

Programi i Ujit për rajonin e Ballkanit. Nga donatorët janë Banka Botërore, GIZ-i, si dhe kemi

marrëdhënie bilaterale kryesisht me Italinë, Portugalinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

6

Dua t’ju them dy fjalë në lidhje me shpenzimet dhe të ardhurat. Realizimi i të ardhurave

ka qenë rreth 48 milionë, ndërsa realizimi i buxhetit 40 milionë, pra vazhdimisht jemi duke e

përmirësuar dhe po mbledhim edhe te paditë ligjore që i ndjekim hap pas hapi buxheti, për

realizimin e aktivitetit të ERRU-së, është i garantuar.

Po kaloj te performanca e sektorit, kemi tabelën e treguesve të performancës, mbulimin e

furnizimit me ujë, mbulimin me kanalizime, mbulimin me kosto dhe operim mirëmbajtjeje,

norma e arkëtimit korrente, niveli i matjes, uji pa të ardhura, eficienca e stafit, si dhe kohëzgjatja

e furnizimit me ujë. Vërehet se gjendja në sektor është stacionare në drejtim të normave të

arkëtimit korrent dhe arkëtimit pa të ardhura, ndërsa ka përmirësim eficienca e stafit, kohëzgjatja

e furnizimit me ujë, mbulimi i furnizimit me ujë dhe kanalizime, por ka një tendencë

përkeqësimi pjesa e mbulimit të kostove të operim-mirëmbajtjes. Nëse do t’i analizojmë një për

një, duke pasur parasysh që uji pa të ardhura dhe norma e arkëtimit mbesin në nivele të njëjta,

përkeqësimi i gjendjes financiare relativisht, për këto do t’ju jap detaje më vonë, vjen si rezultat i

rritjes së kostove, pra të shpenzimeve që kërkojnë një analizë të thelluar, por nuk ka qenë koha e

nevojshme në dispozicion të hyjmë në detaje për të gjitha kompanitë e shoqëritë, sepse kemi

qenë të shtrënguar të dorëzojmë raportin deri në fund të janarit, që është detyrim ligjor, por do të

kemi kohën e mjaftueshme në hartimin e raportit të performancës vjetore të të gjithë sektorit, të

cilin e dorëzojmë në fund të qershorit. Kështu që do të kemi kohën e nevojshme për saktësimin e

të dhënave dhe sqarimin e të gjitha pikëpyetjeve, të cilat, për efekt kohe, nuk ka qenë e

mundur që të bëhen për çdo shoqëri.

Mbulimi me ujë ka mbetur në të njëjtin nivel, pavarësisht se janë shtuar rreth 160 mijë

banorë që iu shërbehet, domethënë ka investime që janë balancuar, po kështu edhe me

kanalizimet. Ndërsa sa i përket mbulimit të kostos së mirëmbajtjes, sektori ka arritur kostot me

1,3 miliardë lekë, ndërkohë që të ardhurat janë rritur me 0,6 miliardë lekë. Kryesisht janë rritur

kostot e punës me rreth 284 punonjës, energjia me 15 milionë kilovat/orë, kostot e materialeve

dhe defektet. Ashtu siç e theksova, duhet një analizë e thelluar që të nxjerrim konkluzione, por

paraprakisht ju themi se ka mjaft shoqëri që kanë përmirësime të dukshme të performancës

financiare. Ka një ulje të performancës financiare, pavarësisht se nuk ka nevojë për subvencione,

por mbulohen mirë kostot e operimit të mirëmbajtjes dhe një pjesë e kostove totale, por janë

rritur shpenzimet. Kemi marrë një informacion se ku janë rritur shpenzimet, por duhet një analizë

shumë e hollësishme që të nxjerrim arsyen e vërtetë dhe që është problem perfomance.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

7

“Uji pa të ardhura” ka mbetur në nivele të njëjta, pavarësisht se lidhjet e reja rreth 24500

janë balancuar edhe me rritjen e prodhimit të ujit dhe kështu eliminojnë njëra- tjetrën dhe jep në

dukje një perfomancë që mbetet në nivele të pandryshuara, gjithashtu, këtu përmend shoqëri me

nivele të mira të ujit pa të ardhura, Korça, Devolli, Lezha, Dibra, Erseka.

Janë instaluar rreth 50 mijë matës të rinj, ndërkohë që duhet të jetë pikësynim mbulimi

100% me ujëmatës që kërkon ende 200 mijë ujëmatës të rinj.

Eficienca e stafit është një përmirësim i papërfillshëm, 0,04%. Këtu mbetet problemi i

mbingarkimit me staf, sidomos në periudha elektorale. Vitin që kaloi ndikimi elektoral nuk ka

qenë shumë i madh, por ende mbetet pjesa e militantizmit në punësim, ku duhet parë mirë

organograma, për të cilën ne i kemi forcuar kërkesat, që, kur paraqiten propozimet për tarifa të

reja, të justifikohen kostot e stafit.

Në lidhje me kohëzgjatjen e furnizimit me ujë, kemi një përmirësim që është i dukshëm

për mjaft zona të Tiranës, kemi Fierin të mbuluar për 24 orë me ujë, raportohet edhe Kukësi, por

për këtë kam dyshime personale që duhet ta verifikojmë. Nuk më rezulton 24 orë me ujë Kukësi,

por në përgjithësi ka një përmirësim të performancës, Durrësi patjetër, ku ka hyrë sistemi i

furnizimit me ujë.

Subvencionet në sektor për vitin 2019 kanë qenë më të vogla se në vitin 2018, pra nëse

kanë qenë 1 milard, në vitin 2019 kanë rezultuar rreth 700 milionë lekë, por edhe kjo e ndarë

nga ana logjike edhe e motivimit në 300 milionë si incentiva dhe 400 milionë për të mbuluar

diferencat e kostos dhe të të ardhurave. Kemi përftuar vetëm subvencione në formë incentivash,

kjo do të thotë që kanë perfomuar shumë mirë shoqëritë e bashkive Malësi e Madhe, Lezhë,

Tiranë, Kamzë, Burrel, Pustec, Bilisht Ersekë, Berat, Kuçovë, Fier dhe Sarandë. Kuptohet që

këto të dhëna janë marrë nga ministria dhe AKUM-it, ndërsa subvencione për mbulimin e

diferencës së kostos janë shoqëritë Shkodër, Vau i Dejës, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Vlorë dhe

Tepelenë.

Investimet në sektorin publik kanë qenë 35 milionë euro, ndërsa nga donatorët me anë të

projekteve të ndryshme grante, ose kredi të buta rreth 35 milionë euro. Kuptohet se nevojat në

sektor janë jashtëzakonisht të mëdha, kërkesat e direktivave të ujit në një projeksion rreth 30-

vjeçar janë rreth 6 miliardë euro dhe kuptohet jemi ende larg shifrave dhe është problem që të

zgjidhet me strategjinë që ende nuk është aprovuar, është në fazë propozimi drafti.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

8

Objektivat dhe plani i veprimit për ERREU-në për vitin 2019 i kemi në rast mosaprovimi

të projektligjit të ri për sektorin e ujësjellësit është ende që duhej të ishte në vazhdim, është

premtuar që në dhjetor të vitit të kaluar të kalonte, të paktën të aprovohej ose jo, ende është

pending, dhe që varet shumë edhe pjesa e procedurës së rishikimit të ligjit nr. 8102.

Gjithashtu, do të përfundojmë hartimin e një metodologjie të vendosjes së tarifave që

duhet rishikuar patjetër. Me mbështetjen e donatorëve do të bëjmë rishikimin e Kodit të Ujit, si

edhe hartimin e një modeli dhe udhëzuesi një planbiznesi 5-vjeçar, që të jetë i unifikuar për të

gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve. Problem mbetet realizimi i shembujve të agregimit

pilot të suksesshëm për atë që thamë më parë, që është sektor mjaft i fragmentarizuar dhe që ka

probleme të rënda financiare për shkak të ekonomisë së shkallës dhe për shkak të problemeve të

tjera dhe mbetet gjithnjë problemi që kemi ngritur që në vitin 2018 dhe që është akt miratimi

higjieno-sanitar, sepse kështu siç është nuk shkon absolutisht dhe vë në vështirësi qoftë

inspektorët higjieno-sanitarë dhe drejtoritë përkatëse të shëndetit publik, por edhe ne si ERREU,

siç e theksova më parë, do të licencojmë të gjitha shoqëritë për shkak të anomalive në

konceptim të aktmiratimit higjieno-sanitar. Është një koncept i gabuar dhe lë shteg për abuzime.

Edhe shtetet më të përparuara nuk mund t’i marrin ashtu siç janë, prandaj duhen rishikuar

patjetër. Ne kemi bërë punën tonë, u kemi dërguar letra dy ministrive dhe ne do të vazhdojmë ta

nxisim këtë punë, sepse është në të mirën e punës dhe për garantimin e shëndetit.

Do të vazhdojmë rritjen e kapaciteteve të stafit, të marrim pjesë në grupe pune dhe të

gjitha dokumentet e nivelit strategjike e politike të vendit. Kemi rekomandime për

përmirësimin e performancës së sektorit, që janë pothuajse të përputhshme, por kryesisht janë të

kanalizuara për pjesën e agregimit dhe të planit 5-vjeçar, Kodi i Ujit që tashmë është i vjetëruar

dhe ka problematika që duhen rishikuar në funksion edhe të marrëdhënieve korrekte ujësjellës-

konsumator dhe duhet të vazhdohet të bëhet më serioze puna në drejtim të hartimit të kontratave

të performancës si elementet kryesor mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e performacës së

sektorit.

Detaje kemi plot, materiali është voluminoz, u mundova të jem sa më i koncentruar, për

kohën e kufizuar dhe pa u bërë i bezdisshëm.

Faleminderit!

Niko Peleshi - Faleminderit!

A ka pyetje?

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

9

Zoti Konomi.

Ardit Konomi – Ju folët për problemet që lidhen me platformën e inspektimit higjieno-

sanitar, doja të dija a keni një pasqyrë specifike të kësaj problematike të shtrirë në territor dhe

cilat janë ato që ju i shihni si potenciale të mundshme për t’u korrigjuar brenda kësja platforme.

Niko Peleshi - Zoti Shtjefni.

Zef Shtjefni – Kam disa pyetje. Ju keni në dorë licencimin e ujësjellësve. Meqë isha

kohët e fundit në Bashkinë Pustec, e përmendët edhe ju diku aty, gjithë ai vend i bukur, një

zonë me liqen, por nuk ka ujë, si qëndron e vërteta dhe çfarë informacioni keni?

Sa për qind e matësve të rrjetit janë të vendosur në shkallë vendi?

Sa për qind dhe si është gjendja e ujësjellësit në vendin tonë? Pra, sa për qind është

mbuluar me ujë ne territorin e Shqipërisë? Si është gjendja e kanalizimeve sot në qytetet

kryesore të vendit? A kemi qytete që janë me gropa septike?

Eglantina Gjermeni- Faleminderit për prezantimin dhe punën e bërë!

Komplimente për çfarë keni arritur këtë vit që keni marrë në konsideratë edhe

rekomandimet që ne si komision ju kemi bërë!

Unë doja t’ju pyesja në lidhje me normën e arkëtimit, meqenëse ajo është vënë si detyrë,

nuk është se është realizuar ose ka ndryshuar ndër vite, besoj se është një sfidë e hapur për ju dhe

për ne, a ka ndonjë gjë që mund ta bëni ju më mirë dhe që ne mund t’ju ndihmojmë më shumë

për ta implementuar këtë gjë dhe për ta respektuar, se kjo i sjell më shumë të ardhura ujësjellësit,

mund të bëhen më shumë investime, kështu që është më mirë për të gjithë ne.

Meqenëse referoni një rast të Bashkisë së Lushnjës këtu më bëri përshtypje që kanë

ndjekur një model të mirë punësimi me stafin dhe ju thoni që mund të bëhet edhe në bashki të

tjera?

Niko Peleshi - Zoti Leka.

Edmond Leka –Falemidnerit!

Dukshëm Enti Rregullator e ka përmirësuar punën në furnizimin me ujë, por unë kam një

shqetësim të mbartur në vite dhe që është gangrena e marrëdhënies bashki-ujësjellës me OSHEE-

në.

Para disa ditëve për shkak të borxheve të mëdha që ujësjellësi i Vlorës ka ndaj OSHEE –

së, u është ndërprerë energjia elektrike të gjitha nënstacioneve të qytetit të Vlorës duke bërë që

dy ditë qyteti të mos furnizohej me ujë. Si është menduar që të rregullohet ky raport? A ka

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

10

ndonjë përpjekje, a duhet të ndihmojmë edhe ne si deputetë për ta zgjidhur këtë raport ujësjellës-

OSHEE? Unë kam qenë për disa vite dhe në drejtimin e Bashkisë së Vlorës dhe qysh atëherë

kishim një borxh shumë të madh që nuk paguhej dot ndaj OSHEE-së dhe vazhdon të rritet. A

është menduar të ketë një zgjidhje?

Niko Peleshi- Zoti Bitri.

Robert Bitri- Ju falënderoj për punën e bërë!

Së pari, thoni që ERRE-ja ka licencuar shoqëri, nga 57 që ekzistojnë. Cila është arsyeja

që këta të tjerët nuk licencohen?

Së dyti, është shumë i vështirë përcaktimi dhe normalizimi i kostove në të gjitha

shoqëritë e ujësjellësve, sepse besoj se viti 2020 do të jetë viti ku do të përfundojë ky proces.

Do ta mbyllni në vitin 2020 që të bëni një unifikim të shoqërive të përafërta ose të

ngjashme me njëra-tjetrën në aspektin e kostos së ujit?

E treta, pjesa e zgjidhjes është një gangrenë në zonën e Mallakastrës. Keni menduar

ndonjëherë që mund të ndërhyni në përmirësimin ose në dhënien e zgjidhjes së problemit të

furnizimit me ujë të Mallakastrës, sepse, pas privatizimit që është bërë atje, duke qenë deputet i

zonës së Fierit, di që i gjithë gabimi është i privatizimit, por fakti që atje ekzistojnë mosfurnizime

dhe në çdo moment mund të ketë pasoja që shoqëria mund të lërë pa ujë gjithë qytetin, e keni

parë në këndvështrimin e zgjidhjes së problemit për ta shmangur në çdo moment, sepse ndodh

gjithmonë që politika të ndërhyjë në këtë pjesë? Për t’i dhënë zgjidhje jo politike, por teknike si

proces, e keni menduar ju si institucion, apo, duke mos iu përgjigjur, e keni lënë në rënie të lirë?

Niko Peleshi - Zoti Bici, fjala për ju.

Dritan Bici – Kam një pyetje për statusin juridik të ndërmarrjeve të ujësjellësit, e kam

bërë edhe vjet dhe sërish nuk e di ç’po bëhet me këtë. Duke qenë se ndërmarrjet e ujësjellësit

janë shoqëri aksionere me dy nivele, sepse pronare nuk ishin vetëm bashkitë, por edhe komunat,

ato listohen në dy nivele: Asambleja e Aksionerëve dhe Këshilli Mbikëqyrës i Ndërmarrjeve.

Tani bashkitë u zmadhuan dhe këto ndërmarrje kanë marrë, a do i marrin, a si do të bëhet puna e

ujësjellësve të fshatrave, sepse besoj se nuk mundet të ekzistojnë... Apo pronari i tyre do të jetë

bashkia?

Lidhur me regjistrimin, a i kanë regjistruar pronat e tyre ndërmarrjet e ujësjellësve në

hipotekë, duke filluar nga godina, depoja e ujit apo pasuri të tjera që ka ujësjellësi? Çfarë do të

bëhet për këtë?

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

11

Desha të di edhe për trajtimin e ujërave të ndotura, do të jenë ndërmarrje më vete apo do

të jenë brenda ndërmarrjeve të ujësjellësit? Në qoftë se do të jenë brenda ndërmarrjeve të

ujësjellësit, a ka filluar organizimi i këtyre ndërmarrjeve brenda ndërmarrjeve të ujësjellësit?

Faleminderit!

Niko Peleshi – Ka pyetje të tjera?

Mund të shtoj edhe unë diçka? Në vijim të diskutimit të zotit Shtjefni lidhur me

licencimin e operatorëve të rinj, ai mori bashkinë në pushtet, por edhe unë atë kisha parasysh, në

fakt, e pashë që ka aplikuar si operator i ri.

Ju, nga ana tjetër, keni pasur si objektiv analizën e shërbimeve të komisionit, rezulton që

e keni objektiv të parealizuar mirë, nxitjen përmes autoritetit tuaj të agregimit të operatorëve për

të përfituar nga ekonomia e shkallës, për të rritur eficiencën e të tjera. Nuk kemi shumë, në mos

fare shembuj agregimi, ndërkohë kemi aplikime për operatorë të rinj, edhe të njësive

administrative shumë të vogla, siç mund të jetë Pusteci apo Këlcyra. Keni në dorë instrumente të

mjaftueshme për t’i nxitur të paktën operatorët e rinj, qoftë edhe ata ekzistues, të shkojnë drejt

agregimit me operatorë më të mëdhenj, pavarësisht njësisë administrative? Pra, sot e kemi

pothuaj një bashki, një ndërmarrje ujësjellësi, por tashmë jemi të qartë edhe nga diskutimet që

kemi pasur këtu me përfaqësues të ekzekutivit, që duhet të shkojmë drejt agregimeve, pra disa

bashki një ujësjellës, një rajon, një ujësjellës, dy-tre rajone një ujësjellës në të ardhmen, pse jo.

Ju e keni realizuar keq këtë objektiv. Ky është vlerësimi që shohim edhe nga raporti. Po e

përsëris pyetjen sërish: në rastin e aplikimit të operatorëve të rinj apo për operatorët shumë të

vegjël, çfarë keni bërë? Si i keni përdorur instrumentet tuaja për t’i shtyrë drejt agregimit? Nuk ia

vlen të ankohemi për ujin pa të ardhura në nivele skandaloze, për arkëtimet që vazhdojnë të jenë

shumë të ulëta, ndërkohë që ne e dimë se një nga burimet e problemit është eficienca e ulët,

kostoja e lartë administrative, por edhe eficienca e ulët për shkak të shkallës së ulët të

ekonomisë. Pra, një ndërmarrje e një bashkie të vogël, çfarëdo që të bëjë, do t’i ketë kostot të

larta, sepse ju peshojnë kostot administrative për njësi uji, ndërkohë nuk shohim progres. Jemi në

një situatë që duhet të skuqemi të gjithë para pasqyrës së vendeve të tjera.

Nga llogaritja e shifrave tuaja rezulton e përmbledhur që në 100 litra ujë të pijshëm të

konsumuar, vetëm rreth 25 litra arkëtohen. Pra konsumohen 100 litra dhe nga këto paguhen

vetëm 25 litra.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

12

Dakord. Ja po i lexoj dy shifrat, se unë bëra një veprim të thjeshtë aritmetikor, por shifrat

janë këto. Uji pa të ardhura 63%, domethënë nga 100 litra ujë që prodhohet....

Ndriçim Shami – 63% faturohet, jo prodhohen në burim nga stacionet e pompimit të

puseve. Në qoftë se marrim sasinë totale të ujit që prodhohet, vetëm një pjesë e saj faturohet dhe

ky raport jep ujin pa të ardhura.

Këto janë humbje o fizike, o administrative, duke filluar që nga dietat e paligjshme e me

radhë.

Niko Peleshi – Unë i quaj konsum ato. Lidhja e paligjshme është uji që konsumohet.

Ndriçim Shami – Quhet ujë i prodhuar, jo i konsumuar. Asnjëherë nuk flasim dot në

nivele 100%.

Niko Peleshi – Që të mos ngatërrohemi në definicione, uji që prodhohet shkon diku.

Qoftë me lidhje të ligjshme apo të paligjshme, ai konsumohet. Ju mund të keni terminologji

tjetër, por në terminologjinë praktike është uji, i cili prodhohet si ujë i pijshëm. Vetëm 25% e

këtij uji arrin të paguhet/arkëtohet nga ndërmarrjet.

Ndriçim Shami – Jo 25%, por 63 %.

Niko Peleshi – 63% është uji pa të ardhura që nuk faturohet fare. Nga ai që faturohet,

79% arkëtohet. Po t’i mbledhësh këto dy shifra, i bie që arkëtohen praktikisht 25%. Në 100 litra,

arkëtohen 25 litra.

Ndërkohë, ka vende të tjera ku nuk diskutohet që pagesa është 100%, Izraeli 90 % të të

gjitha ujërave i riciklon, Spanja 25 % të ujit e riciklon. Nuk diskutohet më pagesa. Ne jemi ende

te mospagimi i ujit. Pra, 75% e ujit që konsumohet, nuk paguhet. Edhe ato që faturohen dhe nuk

arkëtohen, quhen që nuk paguhen.

Natyrisht, nuk jeni ju për t’u kryqëzuar në këtë situatë, sepse kjo është një situatë e

trashëguar ndër vite. Është bërë shumë punë, vetëm reforma territoriale administrative...

Realiteti ky është, le ta zbukurojmë sa të duam.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Pikërisht këtë po thosha, në gjysmën e dytë të fjalisë do të shkoja te ERRU-ja. Do të

thosha se janë bërë investime shumë të mëdha dhe reforma shumë të rëndësishme dhe këtë nuk e

kam për të balancuar kritikën, por vetëm reforma territoriale-administrative i dha një rritje

shkalle ekonomisë së ujit, se kishim 400 komuna dhe bashki, ujësjellës fshati dhe qyteti, tani të

paktën po kalojmë në 61 ujësjellës, një për çdo bashki. Edhe kjo është shkallë e ulët, pavarësisht

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

13

se shumë e përmirësuar, krahasuar me të kaluarën. Pra, edhe brenda kësaj shkalle, ka bashki që

nuk meritojnë të kenë ujësjellësin e tyre. Duhet patjetër t’i bashkëngjitet një bashkie më të

madhe. Këtu hyn edhe ERRU-ja. Tek operatorët e rinj ju duhet të vendosni barrierën. Nuk duhet

të lejoni të licencohen operatorët e rinj kur nuk kanë shkallë, kur kanë kosto administrative aq të

larta saqë nuk qëndrojnë dot në këmbë, duhet që të bëni presion institucional me instrumentet

tuaja për t’i shtyrë drejt agregimit, sepse, fatkeqësisht, po ta lëmë në dorë në bashkive, kryetari i

bashkisë edhe ka, por edhe nuk ka se çfarë të bëjë.

Në fund të fundit, vjen puna te punësimi, llogarit kostot elektorale, sidomos në bashkitë e

vogla, 10 familje pa punën përkthehen në 100 vota minus. Për të thënë të vërtetën, çdo

përfaqësues, i cili është i varur nga vota e elektoratit, duhet t’i bëjë këto llogari. Institucionet

qendrore që e kanë pak më të lartë fotografinë që shohin duhet të veprojnë më ftohtë dhe me

logjikë më eficiente.

Nuk mendoj si zoti Beqaj që thotë se ju nuk keni rol për të luajtur në këtë çështje.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Urdhëroni!

Ndriçim Shani – Nuk po më duket se keni hapë Kutinë e Pandorës, përkundrazi. Pyetjet

janë jashtëzakonisht të mira dhe ju falënderoj!

Duhet të kemi një gjë të qartë, edhe kur themi “ato objektiva që vendosin për nxitjen” ato

janë jashtë kompetencave tona dhe pikërisht pse e ndejmë për detyrë që t’i vëmë në dukje, se

kemi bindjen profesionale që ky është drejtimi i duhur që duhet dhe i shkruajmë aty dhe i kemi

bërë sugjerim ministrisë, kryeministrisë edhe në raportet tona të mëparshme.

Duhet të kemi një gjë parasysh, ligji organik ngarkon pushtetet vendore me përgjegjësinë

totale për shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve. Në nivel qendror këto janë nivele politikash që me

të drejtë u theksuan politikat strategjike që duhet të ndjekim për përmirësimin e sektorit.

Në lidhje me agregimin, e theksova disa herë, që sektori është mjaft i fragmentarizuar, ai

është një problem jashtëzakonisht kompleks, nuk është i thjeshtë se të ishte i tillë do ta kishte

bërë kollaj gjithë bota. Jemi dakord me filozofinë e ekonomisë së shkallës, por hajde ta

realizojmë se është problem që ka edhe shumë elemente të tjera komplekse. Kjo gjë ka hasur

vështirësi të mëdha se ne kemi bërë një studim fizibiliteti, i cili ka ekzistuar edhe përpara, kur

unë nuk kam qenë në këtë pozicion dhe ka 30 vjet dhe akoma nuk e ka përfunduar Italia, edhe

vendet që janë aderuar, si Bullgaria, Rumania kanë shumë probleme, që janë sforcuar me anë të

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

14

presionit për marrjen e fondeve për këtë punë nga komuniteti europian, që janë detyruar të

kalojnë në procese agregimi. Kosova është bërë me urdhër. Këtu te ne, ajo që kemi sugjeruar dhe

që vazhdojmë ta japim me të njëjtën forcë dhe argument në procesin e agregimit, në radhë të parë

duhet vlerësuar situata dhe ne si ERU jemi gati.

Në radhë të parë duhet bërë një anketë për të gjitha bashkitë, për të parë se ku ky agregim

është i mundshëm, se jo kudo agregimi është i mundshëm, sidomos për realitetin tonë.

Të gjitha bashkitë duhet të shohin shembujt pozitivë, për të parë avantazhet dhe

rezultatet.

Për këtë lloj ankete duhet të përzgjidhen cilat janë vendet e mundshme, që e kanë të

sigurt suksesin e agregimit dhe të bëhen subjekt i vëmendjes së qeverisë se agregimi duhet të

bëhet patjetër në baza vullnetare. Ligji organik ia jep kompetencën e plotë pronarit, që është

bashkia, shërbimi i ujësjellës-kanalizimit dhe pa rënë dakord me këto nuk mund të ecet përpara.

Së dyti, duhen edhe elemente incentive.

Në qoftë se puqim Korçën, një ndërmarrje model në Ballkan, me Maliqin apo me Ersekën

që ka probleme financiare, apo Pustecin do të thotë që do të thotë ta qasësh me një gropë të zezë.

Niko Peleshi – Keni shumë të drejtë që të mos bëhen gjërat diletanteske duhet të bëhen

studime, por sa për rastin e Korçës dhe të Pustecit ekziston vullneti nga të dy kryetarët e

bashkive, si dhe nga ndërmarrja e ujësjellësit të Korçës, por është e vështirë për t’u implementuar

për shkak të atyre problemeve që thashë më lart, si kostoja sociale, kostoja elektorale e të tjera.

Nuk është çështje grope.

Ujësjellësi i Korçës ka rënë dakord që ta marrë, pra ta absorbojë ujësjellësin e Pustecit,

pavarësisht kostove që i shtohen. Janë 8 fshatra të vegjël, nuk është ndonjë barrë e madhe, për

më tepër që i ka kredencialet shumë të larta ajo ndërmarrje për të marrë projekte nga donatorët

dhe qeveria.

Është e vështirë të ndodhë vullnetarisht për shkak të kostove elektorale dhe sociale të

dhjetë apo 15 njerëzve që do të ngelen pa punë.

Ndriçim Shani – Këto instrumente nuk i ka në dorë ERRU-ja dhe ajo kërkon disa

dokumente për licencim. Po i plotësuan këto dokumente, ne i japim licencën, kurse pjesa tjeëtr

është sugjerim politikash, edhe në nivelin qendror.

Niko Peleshi – A ka mundësi Pusteci të plotësojë këto kritere për t’u licencuar?

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

15

Ndriçim Shani – Ne flasim për subvencione, zoti kryetar. Deri sa ekziston politika e

subvencioneve, edhe me të drejtën e furnizimit me ujë të popullsisë nuk luan dot, me këtë

abuzohet. Hajdeni të gjejmë instrumentet, ku duhet bërë dhe si duhet bërë, por që nuk është në

dorën e ERRU-së.

ERRU-ja jep asistencë profesionale në drejtim të modelit të agreguar, se cilat janë

investimet e nevojshme, si duhen përfshirë në modelin financiar investimet apo subvencionet për

ndërmarrjen, e cila do të marrë mbi shpatulla edhe ndërmarrjen me performancë të dobët dhe

jepet pastaj se cila është mesatarja e tarifave që duhen në zbatohen në këtë rast.

Kjo është një asistencë teknike profesionale, ndërsa këtu flasim për politika që janë jashtë

karakterit dhe autoritetit të kompetencave të ERRU-së, të paktën me ligjin aktual që kemi.

Niko Peleshi – E pranoj pjesërisht, ama në rast se ju i miratoni rritje tarifash një

operatori, i cili ka lëvizur as gishtin, qoftë për t’u agreguar, qoftë për të rritur shkallën, qoftë për

të rritur arkëtimet, qoftë për të ulur ujin pa arkëtime, atëherë këtu është problemi juaj.

Ndriçim Shani – Në lidhje me treguesit e performancës, po e lëmë agregimin më vete. Ju

folët për treguesit e performancës që ne, kur e shpallim vendimin, për çdo ndërmarrje bëjmë

rreth 30 faqe analizë, për saktësim të dhënash e të tjera dhe vendimi del me objektiva të qarta për

treguesit aktualë të performancës aktuale që ka shoqëria dhe ku duhet të shkojë. Ky është roli

ynë, që të vendosim objektiva sa më reale dhe agresivë për ndërmarrjen që, kur të vijë herën

tjetër, në qoftë se nuk ka realizuar këto objektiva nuk mund të pretendojë më rritje tarife, që të

justifikojë përmirësimin e performancës financiare.

Agregimi është histori më vete, është histori politikash.

Niko Peleshi – Mos i kapni pas fjalës “agregim”, se të dyja shkojnë paralel.

Kur një operator nuk kënaq objektivat e caktuara të performancës, a keni pasur raste që i

keni miratuar rritje të tarifës?

Ndriçim Shani – Jo. Është lehtësisht e justifikueshme.

Në 12 rastet e aprovimit të tarifave të vitit të kaluar, vetëm 3 kompani kanë marrë tarifa,

të cilat i kanë propozuar, kurse 9 kompanitë e tjera janë aprovuar nën ato që kanë propozuar si

rezultat i analizave të hollësishme që janë bërë.

Niko Peleshi – Kjo është situatë shumë komplekse dhe zoti Beqja ka të drejtë kur thotë

se s’mund t’i kërkojmë vetëm njërës palë, por duhet që të gjithë të venë në veprim instrumentet

që kanë.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

16

Urdhëroni, zoti Baraj!

Besnik Baraj - Faleminderit!

Me të drejtë ne po fokusohemi kryesisht në furnizimin me ujë të popullsisë, gjë që është

një problem shqetësues.

Unë do ta zhvendosja pak bisedën në një temë që ka të bëjë me sektorin tuaj dhe që është

shumë shqetësuese dhe ka të bëjë me trajtimin e ujërave të zeza dhe derdhjen e tyre në zonën

bregdetare.

Si është situata veçanërisht në impiante të tilla që tashmë janë ngritur prej kohësh? A ka

shanse që në një perspektivë të afërt edhe ne të kemi një sjellje të ngjashme me vendet

europiane?

B1 – Situata për trajtimin e ujërave të ndotura është në nivelin strategjik. Në radhë të parë

duhet të mbulohet me impiante trajtimi e gjithë zona bregdetare, që është e lidhur direkt me

turizmin si një nga burimet kryesore të të ardhurave.

Realisht janë 8 impiante të trajtimit të ujërave të ndotura. Ai i Durrësit funksionon mirë,

jo keq ai i Kavajës...

Kur bëhet fjalë për impiante të trajtimit të ujërave të ndotura kemi parasysh se mbulohet

komplet zona e Durrësit dhe të plazhit, pjesa tjetër është pjesë rurale. Problem është Shijaku.

(Diskutime pa mikrofon)

Deri te Përroi i Agait shkon mbulimi. Edhe bota kështu i ka. Kur bëhet fjalë për zonën

rurale duhet theksuar se kjo zonë nuk ka rrjet kanalizimesh dhe përgjithësisht i ka të zgjidhura

me gropa septike. Për qendra që kanë mbi 2000 ekuivalentë banorë, ka sens të ndërtohet impiant

i trajtimit të ujërave të ndotura, kurse pjesa tjetër do të jetë me gropa septike apo me impiante

individuale.

E di se Vlora ka një impiant, pavarësisht nga një rikonstruktim që i është bërë, akoma jo

korrekt për normat e pranueshme e zonës bregdetare.

Lezha që përfshin edhe Shëngjinin e ka në rregull.

(Diskutime pa mikrofon)

U bë një pyetje se a do të jenë të veçanta këto ndërmarrje më vete. këto janë të gjitha të

përfshira në ndërmarrjen e ujësjellësit, sepse ne licencojmë për 4 kategori shërbimesh: furnizimi

me ujë, mbledhja dhe largimi i ujërave të ndotura, trajtimi i ujërave të ndotura, si dhe trajtimi i

ujit të pijshëm, siç është rasti i Tiranës apo i Kavajës.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

17

Të gjitha këto janë elemente të kostos, të cilat ne i shqyrtojmë (bëhet fjalë për kosto të

justifikuara, që ne i marrim në konsideratë).

(Diskutime pa mikrofon)

Trajtimi i ujërave të ndotura është një çështje tepër komplekse dhe kur janë impiante

trajtimi të nivelit konvencional, siç është ai i Durrësit, i Lezhës apo i Sarandës, madje edhe ai i

Velipojës, kërkojnë nivel të lartë profesional, jo thjesht për menaxhim, sepse ne kemi shumë

probleme edhe në diagnostifikim. Kuptohet, problemi primar ka qenë ndërtimi i tyre, por në rend

të ditës është edhe plotësimi me ekspertizën e duhur, me kapacitetet e duhura, për operimin dhe

mirëmbajtjen e tyre. Aq më tepër në rastet e diagnostifikimit, që përgjithësisht, sipas

eksperiencës, fillojnë me shumë probleme, deri sa të kanalizohen në një normalitet eficience, me

parametrat që duhet të jenë në ambientin pritës. Kjo kërkon një mbështetje ekspertize, që për

fazën fillestare duhet të jetë e huaj.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Vazhdojmë me të tjerat?

Problem shumë i madh, e theksova zoti Konomi, është se aktmiratimi i higjienës sanitare

është i keqkonceptuar, gjë që e thashë edhe para se të vija këtu, se kemi dy vjet si institucion,

kemi edhe korrespondencën përkatëse. Aktmiratimi i higjienës sanitare, që ka rreth dyqind

check, pra duhet plotësuar kjo e kjo e kjo, por nuk theksohet cila është primare, cila është e

tolerueshme dhe cila është e patolerueshme.

Edhe në takimet që kemi pasur edhe me Kryeministrinë, edhe me ministrinë, edhe me

Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, edhe me ato të Tiranës, e kemi theksuar: doli uji i pijshëm

në rubinet, inspektoriati duhet të japë lejen e higjienës sanitare. Pavarësisht se cilat janë pikat në

rrjetin shpërndarës, cila është frekuenca e provave, e bëre për pesëmbëdhjetë ditë për të gjithë

kampionët, të doli uji i pijshëm në rubinet, jep aktmiratimin e higjienosanitar. Inspektimi

higjienosanitar ka rritjen e përqindjes së sigurisë për moskontaminimin e ujit, nga përzierja e

ujërave apo nga faktorë të ndryshëm. Lihen detyrat e shtëpisë, me afate, me ekspertizën e

përshtatshme, si dhe me lekët që duhen për këtë punë, një pjesë e të cilave mund të mbulohet nga

ndërmarrja, por një pjesë e rëndësishme mund të jetë edhe me asistencë financiare nga qeveria

qendrore.

Ky është problemi. Së shpejti do të marrim një takim tjetër, dhe duhet të ngulmojmë në

këtë pikë. Sinqerisht ju them: asnjë ndërmarrje në Shqipëri nuk e meriton lejen higjienosanitare.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

18

Me këto kushte nuk e meriton as ndonjë ndërmarrje në Zvicër, as në Paris, as në Londër e

asgjëkundi. Është keqkonceptim. Nuk ka të bëjë me ndryshimin e legjislacionit për këtë punë,

por ka të bëjë me aktnormativat që ne bëjmë dhe që i kemi në dorën tonë t’i nxjerrim në nivel

ministrie.

Nuk e di nëse isha i qartë.

Zoti Beqaj.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Zoti Konomi. Më pas zoti Beqaj.

Ardit Konomi – Unë kisha një fraksion tjetër të pyetjes që bëra më parë: Me këtë sistem,

edhe me problemet që ka ky sistem, a keni ju një hartë të sistemeve që nuk e kalojnë klasën në

Shqipëri? Çfarë bëhet me këto sisteme, kur jepet notë jokaluese për to, për sistemet e

kontaminuara? Unë di shumë raste të fshatrave të Devollit, të Ersekës, por të Pustecit kryesisht,

të cilat, sipas njohurisë sime të përgjithshme, për aq sa di nga ju, janë sisteme që nuk duhet të

licencohen, ashtu me tuba eterniti, me puseta të hapura, të pambuluara, shto pastaj edhe të

paklorinuara e të tjera e të tjera, që janë në funksionale në fakt dhe ushqejnë fshatra të tëra,

prandaj po pyes.

Ndriçim Shani – Jua thashë, ato janë subjekt i inspektimit higjienosanitar, jo i

aktmiratimit të lejes higjienosanitare. I doli konsumatorit uji i pijshëm në rubinet, duhet dhënë

aktmiratimi higjienosanitar. Këtu mbaron historia. Pjesa tjetër është rritje e sigurisë, tuba eterniti

apo jo tuba eterniti. Nëse nuk dhamë aktmiratimin higjienosanitar, nëse nuk licencuam

ndërmarrjet, çfarë bëmë? Ndaluam furnizimin me ujë? Duhet të gjejmë instrumentin, dhe ai që

propozoj është ky: në radhë të parë i themi popullsisë që uji është i pijshëm. Kjo është direkt.

Pastaj, përqindja e riskut ka të bëjë me aktmiratimin higjienosanitar. Jo vetëm në Pustec, por

kemi edhe në Bilisht tuba eterniti, puseta e të tjera, por kjo do ët thotë se s’do japim aktmiratimin

higjienosanitar, do presim furnizimin me ujë? Nuk ka sens.

Për shembull, në lidhje me Fierin kishim problem licencimi. Pra, me marrjen e zonës së

re të shërbimit, gjithë çfarë ishte zona rurale, me ndarjen e re administrative. Presion, presion,

presion, jo rezistencë nga Drejtoria e Shëndetit Publik atje, shpeshherë pretendime që nuk

qëndronin, ashtu siç është komplekse situata për shumë gjëra këtu tek ne, e më në fund arriti të

marrë atë copë letër rreth 80 % e zonës së shërbimit, atë copë letër që na duhet neve për këtë

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

19

punë. Sa për 20-përqindëshin, ende s’e kanë marrë. ne e licencojmë për 80, por çfarë do të thotë

kjo, që 20-përqindëshi nuk do të furnizohet me ujë?

Hajde të gjejmë mekanizmin. Edhe më parë, gjithmonë me orar e kemi pasur ujin. E

linim ujin të rridhte 15 minuta-20 minuta të rridhte, pastaj mbushnim shishet dhe e përdornim si

ujë të pijshëm. Më përpara s’ishte e mundur të blije ujë përditë. Tashti kjo punë është bërë modë,

me të drejtë e me të padrejtë.

(Ndërprerje e shkurtër incizimi)

Ardit Konomi – Mund të ketë një tip, s’po e quaj licencë, dhe nuk di çfarë emri t’i gjej

kësaj, por një tip certifikimi të tillë të këtij sistemi. Natyrisht, e kuptoj atë pjesë ku thoni se uji

s’mund të pritet, por të paktën të thuhet se ky ujë nuk është i përshtatshëm për konsum njerëzor,

ama mund të përdoret për larje e të tjera e të tjera. Kjo në mënyrë që ta rrisim sigurinë sa më

shumë që të jetë e mundur. Sepse ka fshatra që nuk e dinë këtë. Fshatrat që përdorin këto lloj

sistemesh nuk e dinë fare, nuk e dinë riskun që shoqërohet me mungesën e dhomave të klorinimit

e të tjera e të tjera.

Ndriçim Shani –Të mos harrojmë se është një organizëm tjetër: Agjencia e Baseneve

Ujore, që merret me menaxhimin e integruar të burimeve ujore në gjithë zonën, dhe janë gjashtë

të tilla, ose Zyra e Administrimit të Ujërave, siç i quanim ne, por që tani kanë emër të ri. Janë

këto zyra ato që japin dritën jeshile, që uji i filan burimi i plotëson parametrat e ujit të pijshëm

apo jo. Pastaj, ndërmarrja merret me shpërndarjen. Pjesa e shpërndarjes lidhet me riskun, për të

cilin fola deri tani, ndërsa në lidhje me burimin, kur bëhet fjalë për një projekt që financohet për

shtim uji e kështu me radhë, leja jepet nga kjo agjenci, pra me vendim të Këshillit të Basenit

Ujor, i cili është organ vendimmarrës. Agjencia është organizëm ekzekutiv.

Pra, kjo është ajo që kemi ligjërisht në dorë, që nuk e kemi, që nuk është e jona

absolutisht. Ata të bëjnë detyrën e tyre në lidhje me ujin në burim. Pjesa e shpërndarjes ka lidhje

me riskun, me atë filozofi që shpjegova deri tani.

Niko Peleshi – Dakord!

Ka pyetje të tjera?

Mirë. Në qoftë se s’ka pyetje të tjera, e mbyllim këtë seancë dëgjimore.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Pa e mbyllur, ka edhe një pyetje nga zoti Beqaj.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

20

Një diskutim nga zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Kur të mundeni, sa më shpejt, na e dërgoni korrespondencën që keni bërë me

dy ministritë, lidhur me këtë çështjen higjienosanitare.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Kësisoj, ndoshta edhe ne vihemi në lëvizje.

Ndjesë nëse e teproj pak, kryetar, por meqë në një moment ia kërkova këshilltarit

draftrezolutën, desha të bëja nja dy sugjerime. Aty te pjesa e vlerësimit, sikur të kishim disa

tregues më të matshëm, që kryetari i tha kur raportoi. Për shembull: kaq mijë matës më shumë,

kaq investime etj, ndërsa tek pjesa e rekomandimeve të fusim edhe këtë të aktit higjienosanitar.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po ne fjalën kemi.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Te jetë më e shënjestruar.

Përgjithësisht, 2019-a nuk është ndonjë farë viti, me sa del nga treguesit, por ERE duhet

vlerësuar për korrektësinë dhe transparencën me të cilën e pasqyron atë që ndodh.

Lidhur me ujërat e përdorur, kryetar, unë besoj se ne duhet të nxisim në forma sa më të

ndryshme shtrirjen e këtyre zgjidhjeve individuale.

Unë e kam thënë edhe herë tjetër këtu, në komision: me të drejtë banorët e Valbonës kanë

pasur një shqetësim për HC-et, por unë mendoj se për tri-katër vjet, rreziku më i madh për

banorët e Valbonës janë ujërat e përdorur. Me atë zhvillim që po merr turizmi dhe për nga

mënyra se si është relievi, është bërë një vlerësim vetëm, sipas të cilit vetëm për impiantin e

Valbonës, që përdoret veç në verë duhen nja 6 a 7 milionë, dhe ai impiant i madh e prish prapë

më shumë mjedisin. Ndërkohë, qoftë me politikë fiskale, qoftë me politikë të drejtpërdrejtë

mbështetëse, me bashkëpjesëmarrje, duhet t’i nxisim që ta zgjidhin vetë atë hall. Halli është i

përbashkët, e ndërkohë edhe ekonomikisht është më i leverdishëm. Nesër pasnesër, një impiant i

izoluar nuk ka as tarifë, as kosto.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po pra, gjithandej. Më duket se pasur një iniciativë në Pustec. KfW-ja, GTZ-ja, më duket,

kanë tentuar të pilotojnë një zgjidhje nga këto...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

21

Ujërat e përdorur janë më të vështirë se ujërat e pijshëm. Ne duhet të fillojmë të

edukojmë vetveten dhe popullsinë, që trajtimi i ujërave të përdorur është më i kushtueshëm se

furnizimi me ujë të pijshëm, nëse do ta marrim për efekt kostoje.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Sigurisht!

Kolegë, ka ujësjellës me vetërrjedhje, që e kanë të lirë ujin, dhe në fakt ata janë më të

mirët në Shqipëri, ata që e kanë me vetërrjedhje. Këta të fushës poshtë: Durrës, Lushnjë. Kur

vjen puna te trajtimi, kostoja është njësoj, është e kushtueshme. Në fund të fundit, vërtet ua

çojmë. Pastaj, a e subvencionojmë atë tarifë, kjo është tjetër punë, por duhet të bëhemi të

vetëdijshëm se pastrimi ka një kosto...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Leri negociatat, se e kemi për veten njëherë. S’është çështje negociatash, është edhe

çështje e jetës së përditshme.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

I neglizhojmë, por...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Faleminderit!

Robert Bitri – Çimi, një vërejtje ke sot, e që duhet ta shënoni aty: që institucioni juaj e

ka për detyrë që, dy herë në vit, ta çojë Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në një vend ku

eksperienca është shumë pozitive, që ne të shikojmë se si monitorohet...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Prit pra, tani. të na çojë institucioni. Ne vajtëm atje se na çoi kryetari i komisionit. Ose në

një vend të Bashkimit Europian, ku ne me të vërtetë ta mbështesim. Përndryshe, ne nuk do t’ju

ndihmojmë as në rritjen e buxhetit dhe nuk jemi në gjendje të japim një mendim apo të bëjmë një

debat me ty. Mbase ti këtë do, se do të kesh superioritet, por ne si deputetë nuk e pranojmë që ti

të jesh më superior se ne në këto gjëra. Dakord?

Niko Peleshi – E tha me të drejtë zoti Beqaj, që duhet të investojmë më shumë te

edukimi.

Ndriçim Shani – Pjesërisht dakord. në radhë të parë, këtu nuk bëhet fjalë për

superioritet. Unë jam në nivelin e teknikut, të ekspertit dhe mundohem shumë që të mos

influencohem nga ajo pjesa jo fort e mirë e politikës, le të themi. Prandaj, mundohemi të jemi

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · ka si qëllim menaxhimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në vendin tonë në një ambient monopol, siç është

22

transparentë deri në fund për të paraqitur gjendjen ashtu siç është. Sepse, nëse problemi nuk

shtrohet në tavolinë, nuk mund të zgjidhet, por vetëm trashet.

Ky është parimi ynë, dhe të jeni të sigurtë se ne bëjmë maksimumin. Do të kishim shumë

dëshirë ta merrnim gjithë komisionin ose së paku disa përfaqësues, por mbetet ky problemi i

lekëve. Gjithsesi, ta shohim.

Niko Peleshi – Shumë faleminderit për të gjitha përgjigjet e dhëna pa rezerva. Jemi

gjithmonë shumë të kënaqur nga raportet dhe prezantimet tuaja. Vazhdoni punën. Në mbledhjen

tjetër do të miratojmë një draftrezolutë, e cila do të ketë patjetër edhe fjalë të mira, edhe kritika,

në rast se rezulton se disa objektiva nuk janë realizuar, por gjithmonë në të mirën e punës.

Faleminderit! Punë të mbarë!

Ndriçim Shani – Faleminderit, kryetar! Vetëm diçka kisha. Ndoshta për efekt të së mirës

së punës, atë draftrezolutë ta shohim edhe ne përpara, nëse ka nevojë për ndonjë saktësim teknik

a gjëra të kësaj natyre.

Niko Peleshi – Besoj se nuk ka asgjë të keqe apo jo Malind?

E kemi gati, dhe para se të largoheni merreni me vete draftrezolutën.

Ndriçim Shani – Në rregull! Faleminderit edhe juve për durimin!

Niko Peleshi – Faleminderit!

E mbyllim këtë seancë!

Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA