republika e kosoves republika kosovo / republic …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/statistika...

27
1 Aktivitetet e Keshillit Prokurorial te Kosoves REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/KOSOVO PROSECUTORIAL COUNCIL BULETINI MUJOR Mars 2019

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

Aktivitetet e Ke shillit Prokurorial te Kosove s

REPUBLIKA E KOSOVES

REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/KOSOVO PROSECUTORIAL

COUNCIL

BULETINI MUJOR

Mars 2019

2

1. Aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Mbahet takimi i 163-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 1 mars 2019 – Takimi i 163-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, kishte në fokus të shqyrtimit dhe diskutimit një sërë çështjesh të rëndësishme për mbarëvajtjen e veprimtarisë së rëndesishme sistemit prokurorial. Fillimisht, pas prezantimit të Raportit për luftimin e krimeve ekonomike për periudhën tetor-dhjetor 2018 nga ana e Koordinatorit kombëtar, Prokurorit Shqipdon Fazliu, dhe pas diskutimeve të zhvilluara, Këshilli mori vendim për miratimin e tij, pa pjesën e rekomandimeve. Gjithashtu, në vijim të takimit, anëtarët e Këshillit miratuan edhe Raportin “Gjeografia e krimeve 2013-2017”, të cilin e prezantoi Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, por me rekomandimin që ky raport të integrohet në raportin e mekanizmit përcjellës në të ardhmen.

3

Në vijim është miratuar dorëheqja e prokurorit Blerim Isufaj nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, KPK-ja mori vendim për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe për themelimin e Komisionit për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst ishte edhe marrja e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për anëtar të Këshillit Prokurorial nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe për themelimin e Komisionit për përzgjedhjen të anëtarit të ri të KPK-së.

4

Vazhdon hartimi i Rregullores për procedurën disiplinore për prokurorë dhe

gjyqtarë

Prishtinë, 1 mars 2019 – Prokurorë dhe gjyqtarë janë mbledhur në një punëtori dyditore për hartimin e politikave për hartimin e Rregullores për zbatimin e Ligjit për procedurën disiplinore për prokurorë dhe gjyqtarë. Gjatë kësaj punëtorie do të shqyrtohet Ligji për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe çështjet kryesore, të cilat do të elaborohen në Rregulloren për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve. Po ashtu, gjatë këtyre dy ditëve të kësaj punëtorie do të diskutohet për ankesën ndaj vendimit disiplinore, anonimizimin dhe publikimin e vendimeve disiplinore. Përveç prokurorëve dhe gjyqtarëve, në këtë punëtori po marrin pjesë edhe personeli mbështetës nga Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës, si dhe partnerë ndërkombëtarë, që me ekspertizat e tyre janë duke e mbështetur hartimin e kësaj rregulloreje.

5

Apelohet për zbatimin pa hezitim të Projektit të SMIL-it

Prishtinë, 6 mars 2019 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë organizuar një ceremoni për shprehjen e përkushtimit për funksionalizimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), projekt ky, i cili mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. Qëllimi i kësaj ceremonie kishte në fokus të veçantë fazën e tretë të SMIL-it, në mënyrë që të diskutohet progresi i arritur, hapat e tashëm, zotimi dhe angazhimi për ta realizuar në plotësi menaxhimin e lëndëve në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjastad, si dhe kryeprokurorë dhe kryetarë të gjykatave. Me këtë rast, pjesëmarrësit dhe palët e interesit patën rastin të diskutojnë për hapat dhe veprimet e përbashkëta në bazë të përgjegjësive dhe kompetencave të tyre, në mënyrë që t’i bashkërendojnë ato për realizimin e suksesshëm të SMIL-it.

6

Në vijim të takimit u vlerësua se Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve, si një faktor i rëndësishëm i reformave në sistemin e drejtësisë, ka nevojë për marrjen e vendimeve të duhura dhe, pa hezitim, nga palët e përfshira në procesin e automatizimit të shërbimeve, duke shprehur zotime dhe angazhime të reja në procesin e zbatimit të tij. Në këtë aspekt, bashkërendimi i dy Këshillave – Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe mbështetja nga Kuvendi i Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe donatorët nuk do të mungojë në të ardhmen, në mënyrë që të arrihet edhe qëllimi final i këtij projekti, i cili, në fakt, është një vegël jetike për sistemin e drejtësisë së Kosovës. Me këtë rast, palët e përfshira u zotuan se do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe vendimet e duhura për të siguruar zbatim të plotë të projektit në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës, duke çmuar lart kontributin dhe mbështetjen e madhe financiare dhe profesionale, të cilën e ka dhënë shteti norvegjez për zbatimin e SMIL-it. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi, theksuan se projekti i SMIL-it do të zbatohet plotësisht pa marrë parasysh sfidat që mund të dalin përpara, duke përmendur ndryshimet pozitive që tashmë ka sjellë ky projekt në procesin e punës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë. Sipas tyre, funksionalizimi i plotë i SMIL-it duhet të bëhet dhe nuk ka alternativë tjetër, kurse në vijim janë bërë ndryshimet e nevojshme normative për aplikimin e tij. Do të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme të të gjitha fazave zbatuese dhe do të ndërmerren masat ligjore konkrete ndaj të gjithë atyre, të cilët mund të ngadalësojnë dhe pengojnë përdorimin e SMIL-it, sepse vetë sistemi do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e transparencës, llogaridhënies, besueshmërisë, planifikimit më të mirë, shpejtësisë dhe efikasitetit më të madh në punë. Këtij projekti i ka ofruar mbështetje të madhe edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, të cilët kanë thënë se në bazë të kompetencave të tyre institucionale do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, me qëllim të arritjes së efekteve pozitive në punën e sistemit të drejtësisë së Kosovë. Ndërsa, Ambasadori norvegjez në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Per Strand Sjastad, tha se SMIL-i do të mbështetet në aspektin financiar, përmes ekspertizave dhe përvojës së ekspertëve norvegjezë, me ç’rast theksoi se shteti norvegjez do të mbetet i angazhuar në zbatimin e Memorandumit të përbashkët të Bashkëpunimit për fazën e konsolidimit të projektit për periudhën 2019-2021, duke kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve

7

kosovare që të ushtrojnë ndikimin e tyre ligjor dhe institucional për realizimin e plotë të tij. Projekti i SMIL-it është iniciuar në shkallë kombëtare dhe është financuar nga Qeveria e Norvegjisë me mjete financiare prej përafërsisht 10 milionë eurosh për të përmirësuar efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën në sistemit të drejtësisë, ndërsa përgjegjës për zbatimin e tij janë Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

8

Integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve, në fokus të trajnimeve të

fillimvitit

Prishtinë, 7 mars 2019 – Në kuadër të iniciativave të shtuara për zbatimin e Kodit të Etikës dhe hartimit të Komentarit të tij, Këshilli Prokurorial i Kosovës në bashkëpunim me KDI-në, Lëvizjen FOL, dhe organizatën holandeze, CILC, si dhe me anë të mbështetjes së Ambasadës holandeze në Kosovë, këtë fillimvit ka organizuar disa aktivitete trajnuese për hartimin dhe zbatimin e Kodit të Etikës dhe Komentarit, akte këto, të cilët janë shumë të rëndësishme për etikën dhe sjelljen profesionale të prokurorëve. Pas hartimit dhe miratimit të Kodit të ri të Etikës dhe sjelljes profesionale të prokurorëve është vlerësuar e nevojshme që ky kod të shoqërohet për herë të parë edhe me Komentarin e tij, përmes të cilit do t’u jepen sqarime prokurorëve kosovarë për dilemat e ndryshme etike, me të cilat mund të ballafaqohen gjatë karrierës së tyre si prokurorë. Kështu, në këtë aspekt, ky projekt ka përfshirë tri trajnime për prokurorët e të gjitha prokurorive të Kosovës, me ç’rast prezantimet i kanë mbajtur ekspertet holandeze, Kitty Nooy, menaxhere e Programin Kombëtar të Integritetit në kuadër të Shërbimit Publik Prokurorial të Holandës dhe Heleen Smit, Koordinatore për Integritet në shërbimin holandez të Prokurorisë Publike.

9

Përveç të tjerave, rëndësia e Komentarit të Kodit të Etikës, për të cilin u zhvilluan këto trajnime, ka rëndësi të veçantë për sistemin prokurorial, ngaqë përmes shembujve të ndryshëm hipotetikë dhe ngritjes së pyetjeve dilemore, përshkruan edhe rrethana dhe situata nga më të ndryshmet, me të cilat mund të ballafaqohen prokurorët. Këta shembuj dhe përgjigjet që përmbajnë për situatat e ndryshme do t’u ndihmojnë prokurorëve për të vepruar në mënyrë të drejtë dhe të ndershme. Gjithashtu, vlen të përmendet se qëllimi parësor i këtyre trajnimeve ishte përcaktimi dhe shtjellimi i rregullave, parimeve dhe udhëzimeve për sjelljen e prokurorëve për të siguruar ushtrimin e funksioneve të tyre në mënyrë të pavarur, me paanshmëri, integritet, llogaridhënie, transparencë dhe profesionalizëm. Këshilli Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar për të mbështetur trajnimet e nevojshme, hartimin dhe zbatimin e akteve të tilla, në mënyrë që prokurorët të fitojnë shkathtësitë praktike, me anë të të cilave do ta ruajnë integritetin e tyre profesional, në mënyrë që sistemi prokurorial të ketë integritet të pacenuar, i cili është bazë për sigurimin e respektimit të demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

10

Kryesuesi i KPK-së ka takuar kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës

Prishtinë, 8 mars 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, me të cilin ka diskutuar për temat që ndërlidhen me bashkëpunim e ndërsjellë, si dhe me ekspertizat mjekësore që mund të paraqiten si të nevojshme gjatë fazave të ndryshme të procedurave penale në sistemin prokurorial. Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për zbatimin e Kodit të Etikës së Mjekëve, si një dokument shumë i rëndësishëm për realizimin e obligimeve profesionale dhe humane të mjekëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës, në të gjitha fushat përbrenda kompetencave dypalëshe përkatëse, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

11

Përmbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për prokurorë të shtetit Prishtinë, 9 mars 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përmbyllur fazën e intervistimit të pesëdhjetë (50) kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit të dhjetë (10) prokurorëve në nivel të prokurorive themelore, intervistim ky, i cili ka filluar më 25 shkurt 2019 dhe ka mbaruar më 8 mars 2019. Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve ka vlerësuar se interesimi i kandidatëve ishte në nivel të lartë, kurse gjatë zbatimit të procedurave janë respektuar plotësisht kriteret e parapara në Rregulloren nr. 07/2015 për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e prokurorëve të shtetit. Në këtë proces të rëndësishëm për sistemin prokurorial janë realizuar të gjitha afatet ligjore të zhvillimit të procedurave rekrutuese gjatë mbajtjes së Testit Kualifikues, Testit me Shkrim dhe, së fundmi - Intervistës me Gojë, në të cilin janë zbatuar standardet e mirëfillta profesionale, gjë që përbëjnë dhe rezultojnë me një proces të drejtë dhe transparent të vlerësimit të integritetit personal dhe aftësive profesionale të secilit kandidat. Në fund duhet theksuar se ky proces është monitoruar në vijimësi nga përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Kosovë, të cilët mbështesin proceset e rekrutimit të prokurorëve të rinj në bazë të marrëveshjes që kanë me Këshillin, si dhe nga përfaqësuesit e BIRN-it.

12

Kryesuesi Hyseni: Projekti i BE-së, ndihmë e madhe për efikasitetin dhe

llogaridhënien e sistemit prokurorial

Prishtinë, 12 mars 2019 - Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni dhe Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Arben Ismajli, kanë pritur në takim ekspertët e Projektit të Binjakëzimit të BE-së për rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, Gabriele Fiorentino, Mariarosaria Guglielmo dhe Gabriele Casalena. Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka vlerësuar lart këtë projekt të menaxhuar dhe financuar nga BE-ja, duke thënë se ka ndikuar në forcimin e sistemit prokurorial dhe është zbatuar në partneritet të plotë nga institucionet tona të drejtësisë, duke krijuar parametra konkretë dhe realë të një sistemi efektiv, efikas dhe llogaridhënës, gjë që përkon me trasimin dhe ruajtjen e vlerave tona evropiane. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit në kuadër të këtij projekti, siç ishin zbatimi i memorandumeve të bashkëpunimit ndërmjet KPK-së, KGJK-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Akademisë së Drejtësisë dhe ofrimi i mbështetjes për hartimin e akteve, dokumenteve dhe memorandumeve të reja, të cilat ndërlidhen me veprimtari të përbashkëta të institucioneve të drejtësisë kosovare.

13

Gjithashtu është biseduar edhe për takimin përmbyllës të këtij projekti, i cili do të mbahet më 7 maj 2019 dhe do të shënohet me aktivitete të ndryshme më shenjë të përfundimit të misionit mbështetës për rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin prokurorial. Ndërkaq, në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të organizojnë në muajin prill një konferencë për lehtësimin e qasjes së minoriteteve në drejtësi, që do të mbahet në Ambasadën e Italisë në Kosovë, në të cilën do të marrin pjesë institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë dhe vendës.

14

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi shumëpalësh për bazën e të

dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Prishtinë, 14 mars 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka nënshkruar memorandumin shumëpalësh në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Policisë së Kosovës për funksionalizimin e bazës së të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje. Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi ka të bëjë me ofrimin e statistikave të përgjithshme nga sistemi i bazës së të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje nëpër të gjitha institucionet kompetente, kryerjen e analizave vjetore për rastet e dhunës në familje dhe marrjen në pronësi të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së plotë të sistemit të bazës së të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje. Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka theksuar se funksionalizimi i kësaj baze të të dhënave nënkupton për sistemin prokurorial një hap shtesë për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, kurse

15

prokurorët e shtetit do të angazhohen maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrat dhe obligimet që dalin nga ky memorandum. Sa u përket të drejtave dhe detyrimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës që përshkruhen në memorandum, ato ndërlidhen me qasjen e prokurorëve të rastit në sistemin online, regjistrimin e shënimeve të prokurorisë për rastin, nga prokurori i rastit, regjistrimi i shërbimeve, përkatësisht, veprimeve që i ofron për rastin, ofrimin e mundësisë që të shohë në bazën e të dhënave veprimet zyrtare nga aktorët e tjerë dhe nxjerrjen e statistikave për shërbimet e ofruara. Të gjithë palët nënshkruese u zotuan se do të angazhohen për luftimin e këtij fenomeni negativ shoqëror dhe do të kenë përkushtim të shtuar për avancimin e të drejtave respektive, zgjerimin dhe respektimin e tyre maksimal, duke potencuar se ky memorandum i nënshkruar ka rëndësi të veçantë dhe do të ndikojë në veprimet e duhura për luftimin e dhunës në familje dhe se shënon një ngjarje të rëndësishme për sundimin e ligjit.

16

Shqyrtohet Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për periudhën 2020-2022

Prishtinë, 14 mars 2019 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2020-2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pas prezantimit të KASH-it nga Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuara dhe diskutuar çështjet më të rëndësishme të përfshira në KASH, duke u fokusuar në veçanti në numrin shtesë të personelit dhe mjetet buxhetore shtesë për kategorinë e pagave e mëditjeve dhe mallrave e shërbimeve. KASH-i reflekton nevojat e Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke u bazuar në objektivat strategjike të sistemit prokurorial dhe në këtë mënyrë, Komisioni e ka vlerësuar, përkrahur dhe mbështetur KASH-in 2020-2022 me disa rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e tyre, kryesisht në numrin e pozitave shtesë.

17

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së

Bashkuar në Kosovë

Prishtinë, 14 mars 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni, ka pritur nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Ruairi O’Connell. Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Hyseni ka falënderuar Ambasadorin O’Connell për vizitën dhe njëkohësisht për ofrimin e ndihmës së gjithanshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e pandërprerë për ngritjen e kapaciteteve të sistemit prokurorial të Kosovës. Me këtë rast, kreu i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin e madh të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar fuqishëm me sistemin prokurorial dhe në forcimin e integritetit, pavarësisë dhe efikasitetit të tij. “Ne përherë do të jemi të përkushtuar për të krijuar dhe për të çuar përpara një bashkëpunim të sinqertë me partnerë të tillë, sikurse është Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe përgjithësisht nga Mbretëria e Bashkuar, e cila gjithnjë kanë

18

dhënë shembuj të mëdhenj se si duhet ofruar përkrahjen dhe mbështetjen e nevojshme për zhvillimin dhe fuqizimin e pavarësisë së sistemit tonë prokurorial”, ka thënë kreu i Këshillit, z. Bahri Hyseni. Ndërkaq, diplomati i lartë britanik në Kosovë, Ambasadori Ruairi O’Connell, ka shprehur qëndrimin se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë reformën në sistemin e drejtësisë, duke nënvizuar më tej se sistemi prokurorial kosovar duhet të udhëhiqet nga standarde dhe vlera të larta profesionale dhe të tregojë rezultate konkrete në kuadër të llogaridhënies dhe transparencës së tij institucionale. “Në vazhdimësi Ambasada Britanike dhe unë personalisht kemi përcjellë zhvillimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Mungesa e rezultateve, pandeshkueshmëria, mosreagimi dhe mungesa e llogaridhënies mbeten problemet kyçe. Prandaj, në këtë drejtim duhet të bëhet diçka. Ne jemi të gatshëm t'ju mbështesim drejt arritjes së rezultateve konkrete", ka thënë z. Ruairi O’Connell. Nga ana tjetër, me vëmendje të veçantë është diskutuar lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe prokurorëve të rinj, me ç’rast ekspertët e Mbretërisë së Bashkuar janë duke përkrahur Këshillin për rekrutimin transparent, profesional dhe meritokratik të kryeprokurorëve dhe prokurorëve, si dhe duke ofruar ekspertizë për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të sistemit prokurorial, si dhe duke sjellë praktikat e mira të Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Projektit “Forcimi i sistemeve gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.

19

Diskutohet për ngarkesën dhe zgjidhjen e lëndëve të vitit 2018

Prishtinë, 15 mars 2019 - Komisioni për Administrim të Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Radica Miliq, ka mbajtur takimin e radhës, me ç ‘rast ka diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi për sistemin prokurorial. Në këtë takim është diskutuar për ngarkesën dhe zgjidhjen e lëndëve nëpër prokurori në vitin 2018, si dhe nevojat për transferime të përkohshme të prokurorëve në bazë të të gjeturave, të cilat do të prezantohen pas analizës së nevojshme. Po ashtu është diskutuar për procesin e zbatimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), për rezultatet e dala në bazë të mbikëqyrjes nga Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive për implementimin e këtij sistemi. Në fund të këtij takimi u tha se raporti monitorues do të përmbajë vlerësimin e shkallës së përdorimit të SMIL-it nga prokurorët dhe personeli, saktësinë e madhe të të dhënave të regjistruara në këtë sistem, regjistrat fizikë, kurse raporti do të përmbajë sfidat dhe rekomandimet e procesit të zbatimit të tërësishëm të SMIL-it.

20

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes KPK-së dhe Akademisë së

Drejtësisë

Prishtinë, 20 mars 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Valon Kurtaj, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për mbështetjen e avancimit profesional dhe lehtësimin e zhvillimit të programeve të trajnimit për sistemin prokurorial. Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka thënë me këtë rast se ky memorandum do të fokusohet kryekëput në shkëmbimin e informatave të ndërsjella për zbatimin e aktiviteteve për vlerësimin e nevojave, përcaktimin e politikave, zbatimin e programit dhe shkëmbimin e të dhënave lidhur me trajnimet, por edhe vlerësimin e ndikimit të tyre. “Në këtë aspekt, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të angazhohet në mënyrë proaktive për vlerësimin e nevojave për trajnim të prokurorëve dhe stafit administrativ dhe për hartimin e politikave trajnuese”, ka thënë Hyseni. Nga ana tjetër, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Kurtaj, ka thënë se institucioni që udhëheq ai do të angazhohet për të bërë zbatimin e trajnimeve për anëtarët e sistemit

21

prokurorial, në mënyrë që të bëhet ngritja e nevojshme e kapaciteteve të sistemit prokurorial. Këshilli Prokurorial dhe Akademia e Drejtësisë do të bëjnë në vazhdimësi shkëmbimin e të dhënave bazike të prokurorëve dhe stafit administrativ lidhur me të dhënat për pjesëmarrjen në trajnime dhe programe të tjera.

22

Prokurorja Merita Bina – Rugova zgjidhet anëtare e KPK-së nga radhët e

PSRK-së

Prishtinë, 25 mars 2019 - Në Prokurorinë e Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është realizuar procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e këtij institucioni prokurorial. Në bazë të kompetencave ligjore, nga radhët e PSRK-së, nga 15 prokurorë sa ka kjo prokurori, të drejtën për t’u kandiduar për anëtar të KPK-së e kanë shfrytëzuar prokurorët e shtetit: Drita Hajdari, Merita Bina – Rugova, Naim Abazi dhe Valdet Gashi. Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie dhe pas procesit të votimit të rundit të parë dhe numërimit të votave, rezultoi që asnjëri kandidat nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i KPK-së. Procesi i votimit u përsërit, duke u mbështetur në rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, me ç’rast të drejtën për t’u kandiduar e fituan Merita Bina – Rugova dhe Naim Abazi, të cilët në rundin e parë morën më së shumti vota - nga 5 secili.

23

Pas procesit të votimit të rundit të dytë dhe numërimit të votave, prokurorja Merita Bina – Rugova u zgjodh anëtare e Këshillit Prokurorial nga radhët e PSRK-së me 8 vota për, ndërsa kundërkandidati i saj, prokurori Naim Abazi, mori 7 vota. Procesi zgjedhor në PSRK është zhvilluar pas dorëheqjes së anëtarit të KPK-së nga radhët e kësaj prokurorie, prokurorit Blerim Isufaj.. Zgjedhjet e mbajtura sot në PSRK janë monitoruar nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

24

Mbahet takimi i 164-të i KPK-së

Prishtinë, 27 mars 2019 – Takimi i 164-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, kishte në fokus të shqyrtimit dhe diskutimit një sërë çështjesh të rëndësishme për sistemin prokurorial. Pas prezantimit të raportit të Komisionit të caktuar nga KPK-ja për përzgjedhjen e përfaqësuesit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në KPK, është bërë betimi i anëtares së re të KPK-së, prokurores Merita Bina – Rugova, e zgjedhur nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Në vijim të takimit u miratua Plani strategjik i sistemit prokurorial 2019-2021, i cili është prezantuar nga drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi. Ky plan përqendrohet në përmirësimin e efikasitetit, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit prokurorial përmes ndërmarrjes së masave specifike që janë të detajizuara në objektiva specifike dhe planin e veprimit. Gjithashtu është miratuar edhe Raporti vjetor për vitin 2018 i Komisionit mbikëqyrës për zbatimin e Planit strategjik dhe Planit të veprimit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve

25

ekonomike, të cilin e ka prezantuar prokurorja në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula. Edhe Rregullorja për administrimin dhe ndarjen e lëndëve në Prokurorin e Shtetit është miratuar me disa rekomandime të anëtarëve të Këshillit, të cilën e ka prezantuar kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, prokurori Zejnullah Gashi, rregullore kjo, e cila përcakton mënyrë ligjore të ndarjes së lëndëve, pas fillimit të zbatimit të plotë të sistemit elektronik të lëndëve – SMIL. Po ashtu, në vijimësi të këtij takimi janë trajtuar kërkesa të ndryshme lidhur me vlerësimin e përformansës së prokurorëve. Në fund të takimit, kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka njoftuar anëtarët e Këshillit për nënshkrimin e dy memorandumeve të mirëkuptimit – atë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Policinë e Kosovës për funksionalizimin e bazës së të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje dhe Memorandumin e Mirëkuptimit me Akademinë e Drejtësisë për mbështetjen e avancimit profesional dhe lehtësimin e zhvillimit të programeve të trajnimit për sistemin prokurorial.

26

Sekretariati i KPK-së

Në kuadër të përgjegjësive administrative dhe mbështetjes për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Zyrën e Kryeprokurorit dhe për të gjitha prokuroritë, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka zhvilluar takime të ndryshme me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim të fuqizimit të fuqizimit dhe ngritjes profesionale të administratës së sistemit prokurorial për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punë. Zyra Ligjore ka analizuar dhe ofruar mendime juridike për të gjitha aktet e hartuara nga njësitë e Sekretariatit të KPK-së dhe ka mbeshtetur komisionet dhe trupat e tjerë të Këshillit në hartimin e akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera. Zyra për Komunikim Publik ka përcjellë aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit, Drejtorit të Sekretariatit, komisioneve të ndryshme dhe njësive të tjera të sistemit prokurorial, me ç’rast edhe ka prezentuar punët e tyre përmes mjeteve të informimit publik. Po ashtu, kjo zyrë ka realizuar kërkesat e mediave dhe OJQ-ve lidhur me interesimin e tyre për t’u njoftuar me punët, aktivitetët dhe proceset që janë janë zhvilluar, janë duke u zhvilluar dhe pritet të zhvillohen në sistemin prokurorial. Njësia e Auditimit të Brendshëm në muajin mars ka përfunduar auditimin e rregullt në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave. Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme ka përgatitur dhe dërguar në Ministrinë e Financave Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2020-2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Departamenti i Teknologjisë Informative ka vazhduar trajnimin e stafit të prokurorive për përdorimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

27

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive i KPK-së

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive ka hartuar raporte analitike

për ngarkesën me lëndë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Gjithashtu, NJSHPP-ja ka mbështetur Komisionin për Rekrutim në procesin e

rekrutimit të prokurorëve, si dhe pranimin e ankesave për procesin, Komisionin

për zbatimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të PSRK-së dhe

Komisionin për Vlerësimin e Performancës në procesin e vlerësimit të

performancës së prokurorëve.

Ka përgatitur të dhëna statistikore për punën e 11 prokurorëve, të cilët iu kanë

nënshtruar procesit të vlerësimit të performancës, ka bërë llogaritjet e përqindjes

(%) së normës vjetore orientuese për 181 prokurorë, ka përpiluar raporte për

përmbushjen e përqindjes (%) së normës orientuese, si dhe ka përgatitur nëntë (9)

informata dhe të dhëna statistikore për vepra të ndryshme penale për periudha të

ndryshme kohore, sipas kërkesave të mediave, OJQ-ve dhe botës akademike.