raporti vjetor 2017 fondacioni i kosovës për shoqëri ......nr. specifikimi buxheti shpenzuar % e...

102

Upload: others

Post on 31-Mar-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices
Page 2: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

RAPORTI VJETOR 2017Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur

Page 3: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

2

Page 4: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

3

RAPORTI I PUNЁS SЁ FONDACIONIT TЁ KOSOVЁS PЁR SHOQЁRI TЁ HAPUR NЁ VITIN 2017

PЁRMBLEDHJENë vitin 2017 fondacioni e filloi implementimin e strategjisë së paraparë në ciklin 2017-2020. Në këtë cikël, ka mbetur e pa-ndryshuar skema bazike programore, por janë sjellë edhe shumë risi në të. Për herë të parë kemi filluar ta realizojmë programin e edukimit të lartë si dhe e kemi ndërtuar një skemë të re, shumë më asimetrike, të angazhimit për Evropën. Meqenëse kemi nënshkruar kontrata të reja me BE-në dhe Qeverinë Gjermane për ti realizuar projektet afatgjata që merren kryesisht me edukimin e komuniteteve RAE, programin tonë Roma e kemi përfun-duar, për t’i liruar vend angazhimeve të reja.

Ky raport është sintetik, sepse në vija të trasha i sjell të gjitha kategoritë bazike të shpenzimeve të bëra; dhe po ashtu është edhe analitik sepse e bënë përshkrimin e granteve të ndara gjatë vitit 2017 së bashku me ndërlidhjen që këto grante e kanë me qëllimet programore parësore.

Fondacioni i kishte të përcaktuar qartë qëllimet parësore: (1) të sfidojë kulturën e pa-ndësh-kueshmerisë që lidhet me rastet më të shprehura të korrupsionit në vend; (2) të krijojë kushtet optimale që mundësojnë lidhjen e grupeve të ndryshme etnike në veri dhe jug të Mitrovicës; (3) të sjell vlerat Evropiane në reformat e institucioneve të vendit dhe (4) të ushtrojë presion mbi Universitetin e Prishtinës për ta de-politizuar dhe për të luftuar korrupsionin që është prezent në nivel menaxhues dhe akademik.

Një aspekt i rëndësishëm të cilit i kemi qenë besnik është se katër programet tona kanë bash-këpunuar në mënyrë efikase duke sjellë një qasje të amalgamuar të tyre gjatë realizimit të qëlli-meve të parapara. Disa momente karakteristike në këtë drejtim janë që: integrimin e minoritetit serbë e kemi vendosur pak a shumë në të gjitha fushat dhe konceptet që janë realizuar. Psh. Komunat serbe janë monitoruar në kuadër të programit tonë për më shumë transparencë dhe llogaridhënie, platforma avokuese e CEC është sjellë brenda konceptit tonë për integrime Evro-piane. Fondacioni, posaçërisht është koncentruar në krijimin e rrjeteve civile, në të gjitha fushat ku kemi vepruar, për të siguruar një aksion të përbashkët, dhe më të fuqishëm të organizatave civile të cilat sjellin një fokus të përbashkët ndaj ndryshimeve që synojnë. Koalicioni për trans-parencë dhe Llogaridhënie në Universitet (KITU), Grupi për të Dhëna të Hapura dhe Prokurim, si dhe Rrjeti i Mediave Serbe ishin në teh të avokimit për ndryshimet e synuara. Ajo që posaçërisht është synuar në këtë periudhë është hapja e të gjitha mundësive për ta inkuadruar vendin në rrjete ndërkombëtare të Sundimit të Ligjit, posaçërisht në rrjetin e OGP (Open Data), Publish What Yoy Pay (PWYP) dhe Extractive Industry Transparency Initiative (EITI).

Pavarësisht veprimeve tona, që janë të lidhura me detyrat programore që dalin nga disa cikle të njëpasnjëshme strategjike, fondacioni në vitin 2017 ka arritur që ta mbajë kontinuitetin e veprimit që garanton këto rezultate konkrete, të cilat janë në harmoni të plotë me qëllimet e vendosura paraprakisht: forcimin e partnerëve tanë që kanë punuar në implementimin pro-gramor; ngritjen e një ambienti më bashkëpunues për ne dhe partnerët tanë, dhe përvetësimin e rezultateve (ndryshimeve) të arritura, nga grupet vendim-marrëse të cilave iu janë drejtuar kampanjat avokuese.

Të arriturat gjatë vitit 2017, duhet parë si fillim i një cikli strategjik por edhe si krijim i kushteve për të krijuar një ambient afirmativ për ciklin e ardhshëm strategjik.

Page 5: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

4

Rezultatet e arritura janë konkrete dhe lehtë të prekshme. Në kapitujt programor të këtij raporti janë dhënë më shumë detaje për to. Por vlen të përmenden disa prej tyre:

Koncepti programor Ri-lidhja e Mitrovicës ka vazhduar të ndërtojë një infrastrukturë programore të mirë menduar dhe mbi të gjitha ta sofistikojë përmbajtjen e saj.

1. Qendra CEC ka vazhduar të jetë vend energjie për iniciativat qytetare, qoftë civile por edhe publike. Po ashtu, nga kjo qendër kanë dalë të gjitha iniciativat avokuese të projekteve të fon-dacionit -“Empirika” por edhe të OJQ-ve tjera nga Mitrovica dhe nga Prishtina.

2. Shkolla e Integrimeve Evropiane ka vazhduar punën me gjeneratën e katërt. Kjo shkollë solli për herë të parë edhe ligjërues nga Prishtina. Në fund të qershorit është organizuar konfer-enca rajonale me tema Evropiane në të cilën morrën pjesë të ftuar nga vendet e rajonit dhe po ashtu edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane nga Prishtina. Interesimi për të vijuar këtë shkollë mbetet i lartë.

3. Rrjeti i mediave serbe, që ka pesë televizione rajonale dhe disa radio stacione dhe portale ishte shumë aktiv në këtë vit. Përveç punës që bënë në emisionin dyjavor “Sporazum” të iniciuar dhe zhvilluar tash dy sezone nga ky program i fondacionit, Rrjeti i Mediave Serbe në 2017 ka qenë shumë aktiv në përcjelljen e realizimit të granteve të dhëna OJQ-ve nga Mitro-vica dhe nga vendet tjera ku jetojnë serbët. Disa nga këto grante i kanë mbështetur mediat që kanë kapacitet të caktuar hulumtues të cilat në bashkëpunim me OJQ-të tjera kanë hu-lumtuar çështje të rëndësishme nga përditshmëria e banorëve që jetojnë në këto hapësira.

4. Platforma avokuese “Empirika” që është projekt i OJQ Aktiv, partnerit tonë kryesor në veri të Mitrovicës, ka prezantuar disa projekte në tryeza debatuese në Mitrovicë. Kjo platformë është duke u rritur dhe synon të jetë aktive edhe në pjesët tjera të vendit.

Fusha programore Ngritja e Transparencës dhe Llogaridhënies së institucioneve qeveritare ishte e angazhuar në tri drejtime, në 2017: (1) themelimin dhe fuqizimin e rrjetit të OJQ-ve të specializuara në këtë fushë; (2) Anëtarësimin e institucioneve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile në iniciativa globale siç janë Open data, PWYP dhe EITI; dhe (3) zhvillimin e një baze të mirë avokuese për më shumë transparencë në proces të prokurimit publik nëpërmes të çështjeve të hulumtuara mirë nga rrjeti i OJQ-ve për Prokurim dhe Hapjen e të dhënave. Të arriturat eksplicite ishin këto:

1. Në muajin mars është themeluar rrjeti i organizatave të specializuara në prokurim publik, i cili gjatë tërë vitit ka punuar në analizimin e gjendjes aktuale në këtë sektor. Ky grup e ka hartuar planin e hulumtimeve që ka bërë në 2017 si dhe atë për avokim efikas të rezultateve të ar-ritura. Janë kompletuar 9 analiza të cilat do të përdoren për avokim gjatë vitit 2018. Ky grup, në fund të vitit është pajtuar që të merret në mënyrë aktive edhe me hapjen e të dhënave, duke u fokusuar në ngritjen e kapacitetit të organizatave civile si dhe bizneseve që t’i përdorin sa më mirë të dhënat e hapura nga institucionet qeveritare.

2. Brenda kësaj fushe programore në vitin 2017 janë ndërmarr një mori hapash për ta sjellë Kosovën më afër anëtarësimit në dy institucione globale për transparencë: EITI (Iniciativa për Transparencë në Industrinë Ekstraktuese) dhe PWYP (Publiko Atë Që e Paguan). E para është iniciativë për ta sjellë Kosovën brenda këtij koalicioni të madh global, që do t’i krijonte vendit kushte që të raportojë në mënyrë frekuente për të gjitha lëvizjet financiare por edhe adminis-trative dhe mjedisore, që rrjedhin nga përdorimi i resurseve minerale (linjitit, xeheve, ujërave etj.). Iniciativa e dytë është një aleancë globale e organizatave të shoqërisë civile që ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi qeveritë respektive për publikimin e të gjitha informacioneve që flasin për qarkullimin e parasë së fituar nga operacione ekstraktive të potencialit minerar.

Page 6: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

5

Koncepti programor Ankorimi i Vlerave Evropiane në Reformat në vend dhe Lidhja me Evropën ka zënë vend të shënuar në punën e fondacionit në vitin 2017. Janë ndjekur dy drejtime programore: mbështetja e organizatave civile që punojnë në fushën e integri-meve Europiane dhe intensifikimi i bashkëpunimit me shtetet Evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit, me të cilat ka vështirësi komunikimi dhe bashkëpunimi efi-kas, në të gjitha planet. Veprimet më të shënuara ishin:

1. Me OJQ-të (think tenk grupet) është hartuar një plan paraprak i çështjeve që duhet elaboru-ar më mirë e që dalin nga MSA-ja si dhe ERA. Janë përzgjedhur 9 tema të cilat, varësisht nga fusha e specializimit të OJQ-ve, i është ndarë secilës, për ta hartuar një plan studimi të çështjes që do të pasohet nga disa debate me grupe të caktuara të interesit dhe me një plan konkret të avokimit. Në 2017 ka përfunduar i tërë ky cikël edhe pse një pjesë e aktiviteteve avokuese do të realizohet edhe gjatë 2018.

2. Bashkëpunimi me partnerë tanë nga vendet me të cilat Kosova ka vështirësi komunikimi ka vazhduar edhe në këtë vit. Mirëpo, fondacioni e ka ndryshuar substancialisht mënyrën e veprimit. Vizitat e mëparshme studiuese të parlamentarëve, shoqërisë civile, bizneseve, shkollarëve etj. i ka zëvendësuar në këtë vit me 2 projekte afatgjata që synojnë të krijojnë rrjetë shkollarësh në vendet si Sllovakia, Greqia, Rumania, Qipro, Spanja por edhe Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilët do t’i studiojnë ato çështje që mendojnë se ishin pengesë e bashkëpunimit më të mirë dhe analizat e bëra do t’i përdorin, secili në vendin e vet, për të avokuar zgjidhje të caktuara që sjellin bashkëpunim më të mirë në mes të Kosovës dhe vendeve respektive. Ky projekt është finalizuar me një përmbledhje të analizave të 12 au-torëve, grantistëve tanë, që vazhdimisht është duke u prezantuar në tryeza dhe konferenca ane e mbanë Evropës. Ky model është treguar shumë i suksesshëm dhe duhet replikuar edhe në vitet që vijnë.

Programi - Luftimit të Korrupsionit në Edukim të Lartë filloi për herë të parë të realizohet në vitin 2016. Në pjesën e parë të vitit fondacioni ishte i fokusuar në krijimin e një rrjeti efikas që do të jetë bartës i aktiviteteve të parapara në ciklin strategjik të posa filluar. Në vazhdim të vitit, rrjeti KITU (Koalicioni për Integritet dhe Transparencë ne Universitet) ka punuar në mënyrë intensive në hartimin e një numri analizash që do të sjellin më shumë dritë mbi dukuritë dhe zhvillimet abuzive që e karakterizojnë punën e këtij institucioni në dy dekadat e fundit. Në dy periudha konsektutive është arritur shumë më shumë se që kemi pritur:

1. Është themeluar koalicioni KITU, ku bëjnë pjesë 9 organizata me eksperiencë të caktuar në përcjelljen e punës së institucioneve të edukimit të lartë. Punës së Koalicionit kohë pas kohe i bashkëngjiten edhe individë të caktuar nga Universiteti, dhe më gjerë, për të ndihmuar punët më specifike që dalin nga programi i këtij rrjeti.

2. Përveç strategjisë, KITU e ka hartuar edhe planin e tij të veprimit me theks të posaçëm në ak-tivitete avokuese. Disa nga lëmit ku Koalicioni e ka vendosur vëmendjen në vitin 2016 janë: politizimi i UP, avansimet e pa-merituara të profesorëve, mashtrimet në provime, blerja e diplomave, puna e Senatit dhe Këshilli Drejtues, etj. Të gjitha analizat janë prezantuar në dy Tryeza të Forum 2015 dhe në një tryezë ndërkombëtare organizuar nga ORCA, partner i Koalicionit KITU.

KFOS gjatë 2017 ka punuar edhe me programe të palëve të treta si dhe me Fondin Rezervë. Në këtë raport do të gjeni më shumë detaje për këto programe.

Page 7: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

6

Page 8: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

7

RAPORTI FINANCIAR

Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar

1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017

Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices 324,823.00

324,823.00 100.00

Koncepti 2 - Perafrimi i institucioneve publike te Kosoves me Standarde te BE.

406,830.00

406,830.00 100.00

Fusha 1 - Ngritja e transparences dhe llogaridhenja 311,651.00

311,651.00 100.00

Fusha 2 - Programi i Edukimit te larte 246,085.00

246,085.00 100.00

Mjetet e Fondit Rezerve - Voto dhe Vezhgo 97,565.00

97,565.00 100.00

Mjetet e rrjetit per konferencen e Ballkanit Perendi-mor

39,055.00

39,055.00 100.00

Shpenzimet programore administrative 12,662.00

12,591.49 99.44

Shpenzimet Administrative 238,653.00

238,653.00 100.00

Sub-Totali 1 : 1,677,324.00

1,677,253.49 100.00

2 Mjetet e buxhetit të donatorëve tjerë për vitin 2017

Fondet e Bashkimit Evropian 409,478.00 409,478.00 100.00

Karl Kubel Shtiftung 130,650.00

130,650.00 100.00

CEU 142.00

142.00 100.00

Fonde tjera 1,200.00

1,200.00 100.00

Sub-Totali 2: 541,470.00

541,470.00 100.00

Totali i buxhetit dhe shpnezimeve: 2,218,794 2,218,723

Page 9: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

8

Page 10: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

9

Page 11: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

10

Page 12: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

11

RILIDHJA E MITROVICЁSPЁRMBLEDHJE

Koncepti Rilidhja e Mitrovicës vitin e katërt të zbatimit të vet e përfundoj me sukses falë part-neritetit dhe infrastrukturës, si fizike ashtu edhe programore, mirë të vendosur dhe të definuar. Bazamenti i fortë i shtruar në ciklin e parë strategjik siguroj zbatim të papengueshëm, stabil dhe në vazhdimësi të aktiviteteve dhe inicijativave të parapara me planin e veprimit për vitin 2017. Ngjarjet dhe zhvillimet e shumta në skenën politike të Kosovës, Serbisë dhe rajonit këtë vit janë parë më shumë si sfida për tu adresuar se sa pengesa të cilat kishin mundësi ta fusin programin në zonë reziku dhe ngecjeje në zbatim.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Kosovë dhe ato presidenciale në Serbi këtë vit shkaktuan mungesë të plotë të bisedimeve brenda “Dialogut të Brukselit”, mirpo në terren pati lëvizje me fillim të zbehtë të zbatimit të disa prej marrëveshjeve teknike të arritura më herët si teleko-munikacioni, energjetika dhe integrimi i gjyqësisë. Një proces tjetër i nisur në Serbi i quajtur “Dialogu i brendshëm mbi Kosovën” i ndërlidhur me kushtin e normalizimit të marrëdhënive në mes të Kosovës dhe Serbisë për integrim të të dy vendeve në BE nxiti një seri debatesh në mes të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës duke e kuptuar se që të dyja palët janë të lidhura me një litar përsa i përket plotësimit të ambicieve të secilit për antarësim në BE. Këto ishin vetëm disa nga zhvillimet politike të cilat patën ndikim dhe u adresuan përmes instrumenteve të konceptit.

Prezenca e Fondacionit në veri është gjithnjë e më e dukshme dhe tashmë shihet si donatorë dhe partner i besueshëm. Kjo u arritë përmes vendosjes së Qendrës së Energjisë Qytetare (CEC), intervenimit më të madh të Fondacionit në veri, nën menaxhim të OJQ Aktiv si partner kryesorë i Fondacionit në këtë koncept. Kjo qendër tani shihet si “çerdhe” e shumë nisma të OShC-ve dhe qytetarëve të veriut pa marë parasyshe nëse iniciativa është e përkrahur nga Fondacioni apo donatorët tjerë. Që nga hapja e deri në nëntor 2017 në CEC janë organizuar mbi 550 ngjarje në të cilat morën pjesë më shumë se 9500 pjesëmarrës.

Shtyllat programore dhe të arriturat kryesore të konceptit:

Qendra e Energjisë Qytetare dhe oferta programore e cila për synim ka fuqizimin dhe mobi-lizimin qytetarë dhe zbatohet përmes OJQ Aktiv përbëhet nga: (1) Emisioni debatues “Spora-ZOOM” (Marrëveshja) i cili tani është një emision serioz dhe pikë referente për raporte në me-dia, në rend të parë ato serbe, (2) Platforma avokuese “Empirika”, e disajnuar duke pas për bazë Forumin 2015, e cila tash veç njihet në komunitetin serb, (3) Klubi social i Mitrovicës, i cili gjindet në përdhesën e CEC, është shndërruar në vend takim qytetarësh konstruktiv në të cilin në atmosferë joformale trajton tema serioze që prekin qytetarët në veçanti të rinjtë.

Shkolla për integrim Evropian, një shtyllë tjetër programore e konceptit, e cila zbatohet në CEC në vitin 2017 nxjerri gjeneratën e katërt të vijuesve dhe tani ekziston një masë kritike prej afro 150 alumni nga administrata lokale, shoqëria civile, mediat, etj. me njohuri bazike mbi princi-pet dhe vlerat e BEs. Përveç vijuesve përfitim nga Shkolla pati edhe publiku i gjëri i cili u përfshi përmes ligjeratave të hapura dhe seminarit rajonal.

Iniciativat e bashkëpunimit (dyzimit) në mes të OShC-ve dhe mediave këtë vit trajtuan çështje të guximshme dhe sërish arritën që ta kenë qytetarin në qendër të synimeve dhe veprimeve të

Page 13: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

12

veta duke i përfshira ata nëpër tryeza diskutimi, debate, fokus grupe, intervista, radio e TV pro-grame/reportazhe, etj. Nuk munguan fare temat e angazhuara, ndërsa mediat ishin gjithnjë pas tyre duke hulumtuar, përcjellur dhe informuar mbi aktivitetet dhe rezultatet e projekteve.

Të arriturat kryesore mund të konsiderohen: (1) çështjet që trajtohen përmes emisionit “Spora-ZOOM”, platformës avokuese “Empirika”, Klubit social të Mitrovicës dhe projekteve të dyzimit OShC-media tani më nuk i ikin temave aktuale politike, shpeshherë të “rënda” dhe të ndjeshme, (2) pjesëmarrja e anës tjetër (shqitarëve) si mysafirë, panelist, diskutant, etj. në iniciativat në veri tani është bërë gati e zakonshme, gjë që vetëm para disa viteve do të ishte konsideruar blas-femi, (3) interesimi për proceset dhe vlerat evropiane është në ngritje ndërsa vizita studijuese në Prishtinë ka filluar të vlerësohet nga vijuesit si më e dobishme se sa ajo në Beograd gjë që është një kthesë e madhe krahasu me analizat e disa viteve më herët kur vetëm një përqindje e vogël e qytetarëve ishin pro BE dhe kishin dëshirë të njoftohen me procesin integrues të Kosovës, (4) ka filluar, me hapa të vegjël, bashkëpunimi në mes të ekspertëve të veriut dhe jugut që trajtojnë çështje të përbashkëta si për shembull mbrojtjen e ambientit, (5) janë lidhur të gjitha mediat serbe në një rrjetë i cili përcjellë dhe merr pjesë aktivisht në aktivitetet e Fondacionit.

Sado që koncepti shënoj rezultate të mira dhe të dukshme situata në veri është ende e paqën-drueshme dhe e brishtë. Sfidat para konceptit në të shumtën e rasteve nuk janë programore dhe kanë më shumë të bëjnë me situatën politike në vend e në veçanti në veri ku sundimi i ligjit është i munguar ndërsa grupeve të ndryshme të interesit kjo situatë iu shkon për shtati.

Qëllimi dhe objektivat e konceptit në 2017Qëllimi – Rilidhja graduale e Mitrovicës e veriut të vendit me shumicë serbe me pjesën tjetër të Kosovës duke kultivuar një shoqëri të fuqishme civile dhe kulturë të diskutimit si mjet për zgjidhje të problemeve, duke ndërtuar lidhje më të mira e më të forta në mes të grupeve të shoqërisë civile, atyre akademike, të biznesit, etj. nga të dyja anët e lumit Ibër që bashkarisht të ushtrojnë presion konstruktiv ndaj vendimmarrësve për përmirësimin e kushteve të jetës dhe ofrim të shër-bimeve kualitative gjë që do të sjellë në fund edhe deri te integrimi në shoqërinë dhe sistemin kosovarë.

Për të arritur qëllimin e konceptit Fondacioni punoj në tri shtylla kryesore si në vijim:

1. Fuqizimi dhe mobilizimi qytetarë,

2. Njoftimi me principet dhe vlerat bazë të BEs – Shkolla për integrim evropian,

3. Përkrahja për projektet hulumtuese dhe avokuese të OShC-ve dhe monitorimi i zbatimit të marrëvesjes së Brukselit – projektet e bashkëpunimit në mes të OShC-ve dhe mediave.

Në vazhdim jepen informata më të detajuara mbi të gjitha aktivitetet e zhvilluara përbrenda kon-ceptit Rilidhja e Mitrovicës e ndarë sipas shtyllave kryesore të intervenimit.

Page 14: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

13

Fuqizimi dhe mobilizimi qytetarë

Në realizim të këtij objektivi Fondacioni punon ngushtë me OJQ Aktiv i cili bënë edhe menax-himin e Qendrës së Energjisë Qytetare. Duke pasë një infrastrukturë hapsinore të kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe ambient të ngrohtë CEC është vend unik për realizim të aktiviteteve të ndryshme që mbajnë qytetarin e angazuar dhe të përfshirë. Gjatë vitit 2017 në CEC janë realizuar më se 250 ngjarje/aktivitete në të cilat morrën pjesë mbi 3500 pjesëmarrës. Një pjesë e madhe e këtyre aktiviteteve ishin pjesë e projekteve të OShC-ve të përkrahura nga donatorët tjerë. Krijimi i një hapsire të tillë, një “çerdhe” për të gjitha organizatat dhe qytetarët, ishte një nga qëllimet kryesore të Fondacionit me vemdsojen e kësaj qendre.

Paleta programore e cila zbatohet në CEC dhe e cila përkrahet nga Fondacioni është menduar ashtu që të mbuloj të gjitha nivelet dhe grupet e qytetarëve, madje edhe ata të cilët nuk janë shumë të interesuar të dalin nga shtëpia apo vizitojnë hapsira ku mbledhen OShC-t. Për këtë lloj të qytetarëve kemi sjellë emisionin “SporaZOOM” të cilën mund ta shohin por edhe ta komen-tojnë nga rahatia e kauçit në shtëpi.

Rinia dhe ata të cilët ndihen ashtu kanë në dispozicion Klubin social të Mitrovicës (MSC) ku në ambient të “Rick’s Caffe të Casablankës” mund të diskutojnë në ambient joformal me ekspert, artistë, hulumtues, analistë, etj. mbi aspekte të ndryshme që ndikojnë në jetën e tyre. Në këtë formë çdo temë e trajtuar mund të duket më e lehtë dhe ka potencial të ngjizë mendim kritik, ofron hapsirë për qëndrime dhe ballafaqim me mendim ndryshe.

Përfaqësuesit e OShC-ve, ekspertët, analistët, përfaqësuesit politik kanë në dispozicion platfor-mën avokuese “Empirika” ku mund të trajtohen aspekte serioze të çështjeve të ndryshme poli-tike dhe në formë të tryezave të diskutimit të “kryqëzojnë shpatat” duke i argumentuar qëndri-met e veta në tentativat e gjetjes së zgjidhjes për çështje madhore të politikave, pro apo kundër integrimit, zbatimit të marrëveshjeve, ligjeve, kërkimit të transparencës dhe llogaridhenies, etj.

Gjatë disajnimit të kësaj komponente Fondacioni dhe OJQ Aktiv janë përkujdesur që subjektet për diskutim në të tri formatet të jenë të ndërlidhura apo të ngjashme që të maksimalizohet efekti në shoqëri të gjërë duke synuar të gjitha grupmoshat dhe kategoritë e qytetarëve. Kështu përshembull një teme e trajtuar permes MSC në një frymë pak më ndryshe dhe me bashkëbise-dues kompetent trajtohet në emisionin “SporaZOOM”, ndërsa platforma “Empirika” veç e ka përgaditur studimin/hulumtimin në po atë teme dhe e ka prezantuar e diskutuar në tryeze dis-kutimi ndërsa rezultatet e hulumtimit përdoren për argumentim dhe në mbështjetje të emision-it „SporaZOOM“. Renditja e instrumentit të përdorur për diskutim të ndonjë çështje nuk është gjithnje e njejtë, ajo vendoset zakonisht bazu në seriozitetin dhe rëndësinë e temës që trajtohet. Jo gjithnjë të gjitha temat dhe çështjet për diskutim kalojnë nëpër këtë cikël por mundohemi që secili mekanizëm i përdorur për diskutim të jetë tematikisht kompatabil me dy të tjerat.

Emisioni “SporaZOOM” është produkti më i dukshëm nga paleta e aktivitetve të cilat realizohen në qendrën CEC. Ky emision realizohet në bashkëpunim me OJQ Aktiv dhe TV Mreža (rrjet i 5 tele-vizioneve lokale dhe një produkcioni në gjuhën serbe) dhe trajton tema politike të cilat bazohen në Marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Emisioni transmetohet çdo dy javë me së paku një reprizë në mes në pesë TV stacionet serbe anëtare të TV Mreža, në TV Mitrovica dhe nga nëntori në RTK2. Emisioni gjithashtu vendoset në rrjetet sociale (youtube,Facebook, Twitter) dhe web faqet e partnerëve të projektit. Në këtë mënyre sigurohet se emisioni shihet edhe përtej Kosovës dhe arine edhe deri te grupmosha e re e cila kryesisht informohet përmes internetit dhe platformave të ndryshme me bazë interneti.

Page 15: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

14

Emisioni këtë vit pati një ekspanzion pasi që kualiteti i përgjithshëm i emisioneve është ngri-tur për disa shkallë. Në ngritje të kualitetit ndikoj shumëllojshëria dhe kredibiliteti i mysafirëve në studio, përzgjedhja e temave aktuale të rëndësishme për komunitetin serb por edhe mbarë Kosovën dhe më gjërë dhe cilësia e produktit si nga aspekti përmbajtësorë ashtu edhe nga as-pekti vizuel. Që nga ky vit të gjitha emisionet patëm së paku nga një përfaqësues të anës tjetër, anës shqiptare, dhe kjo tashmë është bërë rregull. Bordi redaktues i emisionit përkujdeset gjatë përzgjedhjes së temave të jemi sa me realistikë, që tema e emisionit të jetë mirë të argumentuar me studime, hulumtime, analiza, që secili emision në temë të përzgjedhur të ketë balans etnik dhe politik, përfaqësim të opcioneve, frymave dhe qëndrimeve të ndryshme politike në mënyrë që të dëgjohen të gjitha anët dhe qëndrimet dhe të mos shihet si emision i njëanshëm. I vetmi balans të cilin emisioni nuk e arriti është ai gjinor.

Gjatë vitit 2017 janë realizuar 25 emisione me nga 3-4 mysafirë në studio që përafërsisht jep rreth 85 mysafirë disa prej të cilëve morën pjesë më shumë se njëherë. U trajtuan tema ak-tuale si: trashëgimia kulturore, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Kosovë, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, integrimi i gjyqësisë në sistemin e Kosovës, zhvillimi ekonomik në veri të Kosovës, krahasimi i pozitës së minoriteteve në veri dhe jug të Kosovës, Kosova në 2017 dhe çka pritet në 2018, etj. Mysafirë në studio në mes tjerësh ishin: Ambasadori britanez Rouri O’Connell, Ambasadori i ShBA Greg Delawie, Blerim Shala, Augustin Palokaj, Gjeraqina Tuhina, Agron Bajrami, Tatjana Lazarević, Belul Beqaj, Ramush Tahiri, Borko Stefanović, Slobodan Geor-gijev, Rada Trajković, Slobodan Petrović, Shkelzen Gashi, Dušan Janjić, Kaplan Baruti, Nebojša Vlajić, Dušan Radaković, etj.

Të gjitha emisionet e realzuara deri më tani mund të gjinden në kanalin e emisionit në youtube: https://www.youtube.com/channel/UCYlSCysgvkpUqh5_6GOO40g/videos

Sfidat karshi emisionit „SporaZoom“ në vitin 2018 jenë: (1) mbajtja e kualitetit të arritur gjatë vitit 2017, (2) identifikimi dhe përzgjedhja e mysafirëve kompetent në studio pasi që në Kosovë ekziston një kapacitet i limituar i bashkëbiseduesve për këtë lloj emisioni sidomos nga komuniteti serb, (3) ngritja e kapaciteteve të të angazhuarve në OJQ Aktiv për të marrë përsipër përgatitjen përmbajtësore dhe teknike të emisionit dhe në këtë mënyrë të sigurohet qëndrueshmëria e saj, (4) gjetja e mundësive për transmetim të emisionit në ndonjë nga kanalet rajonale si psh. N1.

Platforma avokuese „Empirika“ është instrumenti avokimi i disajnuar bazuar në Forumin 2015. Kjo platformë në 2017 bëri hapat e parë më serioz dhe e faktorizoj vetën në komunitetin serb. Ambiciet e kësaj platforme, të udhëhequr nga OJQ Aktiv në partneritet me 5 OShC tjera dhe një radio stacion dhe web portal, janë që ajo të njihet edhe në Prishtinë dhe vendet tjera në Kosovë. Qysh këtë vit patën perfomancën e parë në Prishtinë. Në të ardhmen planifikohet të mbahen më shpesh aktivitetet avokuese të kësaj platoforme në Prishtinë për shkak të mundësisë më të madhe të pjesëmarrjes së vendimmarrësve.

„Empirika“ tashmë e ka të hartuar strategjinë e vet të veprimit dhe është duke inkuadruar OshC tjera në koalicion. Bazuar në studime të kryera më herët gjatë këtij viti u mbajtën 5 tryeza diksu-timi në temat të cilat u identifikuan si të rëndësisë së madhe momentale të cilat e pengojnë in-tegrimin serb si: (1) tekstet shkollorë për nxënësit serb në Kosovë – tryezë e mbajtur në Prishtinë në Mars, 2017, (2) Qasja ndaj dokumenteve personale në Kosovë: pengesa kryesore për integrim të komuniteteve jo shumicë, tryeza e mbajtur në qershor në CEC - kjo temë u pasua me një sërë artikujsh në portale serbe dhe shqipe dhe rezultoi me hartim të një urdhërese administrative per zgjidhjen e kësaj çështje. (3) Analiza e trendeve të integrimit serbë në vitin 2017 prezantim i mbajtur me 14 nëntor nga e cila del se siguria është ende një nga problemet kyç të komunitetit serb që jeton në veri, (4) Asociacioni i komunave serbe: adresimi i qëndrimeve të konfrontuara të

Page 16: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

15

shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës u mbajt në bashkëpunim me Grupin e Ballkanit për politikë dhe hulumtim (BPRG) me 21 nëntor, 2017 në CEC në të cilën morën pjesë: Igor Simic nga Lista Srpska, Bajram Gecaj, zv. Ministër i pushtetit lokal, etj. Kjo tyezë u mbulua nga të gjitha mediat e Kosovës si ato serbe ashtu edhe ato në gjuhën shqipe. (5) Me 1 dhejtor, 2017 në CEC u mbajt Forumi i “Empirika” në temën e normalizimit të marrëdhineve të Kosovës dhe Serbisë dhe pro-cesit të integrimit evropian. Në këtë tryezë për herë të parë pas takimeve në Bruksel u gjetln në të njejtin panel Borko Stefanovic dhe Edita Tahiri. Panelistet tjerë në këtë tryezë ishin: Naim Rashiti, Mimoza Ahmetaj, ish ministre për Integrim Evropian, Narasa Dragojlovic e Levizjes Evro-piane në Serbi. Tryeza u mbulua nga të gjitha mediat në Kosovë dhe rajon. Si çështje e rezikut të lartë për veri tryeza nuk kaloj pa incidente verbale të cilat u përcjellën edhe në media. Sidoqoftë, kjo tryezë dëshmoj se temat e “rënda” mund të trajtohen në veri por me kujdes ekstrem.

Sfidë për vazhdimin e punës së platformës avokuese „Empirika“ në 2018 mund të konsiderohet: (1) masovizimi i OshC-ve partnerë të kësaj platforme edhe pse jo domosdoshmërisht sepse OJQ Aktiv është mjaft e fortë që ta bartë tërë barën e temave të angazhuara dhe është e përkushtuar në atë drejtim, (2) Gjetja e formave të reja, inovative, për të depërtuar edhe më thellë deri te qytetari në fushatat e tyre avokuese si për shembull futja në lojë e një platforme të ngjashme si ajo e Fondacionit „Open 333“, (3) krijimi i lidhjeve dhe formave më të forta bashkëpunuese me mediat në gjuhën shqipe.

Klubi Social i Mitrovicës është një formë më e butë e adresimit të fushave me interes për tërë komunitetin serb me fokus të veçant në të rinjt. Në ambient joformal gjatë vitit 2017 u disku-tuan çështje jo shumë të lehta si: (1) Tekstet shkollore, (2) Raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve pas luftës së dytë botërore, (3) Dialogu i brendshëm mbi Kosovës në Serbi: si e shohin këtë proces serbët e Kosovës, (4) Mediat serbe në Kosovë: problemet me të cilat ballafaqohen gazetarët për të arritur deri te informacioni, (5) Gjykata speciale: Fortunë apo puhizë?, (6) Jeta e komunitetit serb në enklava edhe në 2017, (7) lidhja dhe tejkalimi i diferencave u mbajt me 14 mars në Prishtinë në Dit e Nat në bashkëpunim me D4D. Këto ishin disa nga 14 diskutime të MSC gjatë vitit 2017 në të cilat morën pjesë mbi 30 diskutues me pjesëmarrje të mbi 300 të rinjve. Edhe në këtë lloj dikutimi në shumicën e rasteve pat folës nga ana tjetër si për shembull Albert Heta, Nora Ahmetaj, Shpetim Gashi, etj.

Sfidë për MSC në 2018 duhet të jetë: (1) freskimi i formatit me ndonjë inovacion social, (2) pasurim me diskutues ende të pa eksploruar, gjë që do të ndihmonte edhe ne plotësimin e listës për mysafirë në emisionin „SporaZOOM“, (3) organizim të më shumë diskuti meve bash-në emisionin „SporaZOOM“, (3) organizim të më shumë diskutimeve bash-këpunuese në formë të vizitave njëri tjetrit me „Sallonet e të martes“ me D4D në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Page 17: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

16

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Rritja e praktikave demokratike dhe përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në veriun e Kosovës

NGO Aktiv 67.023 €

Produkcioni i 12 emisioneve “SporaZOOM” (Marrëveshja) TV Mreža (TV Rrjeti) 26.640 €

Modetim i emisionit “Sporazum” mbi trashëgiminë kul-turore Željko Tvrdišić 150 €

Gjirim i intervistave shtesë për emisionin “Sporazum” mbi trashëgiminë kulturore TV Mreža 200 €

Konsulencë për emisionin “SporaZOOM” dhe projektet e OJQ-ve dhe mediave Stanko Pevac 8.400 €

Produkcion i një emisioni shtesë “SporaZOOM” në fund të vitit TV Mreža 2.200 €

Dialogu social (shoqëror): Intelektualët dhe qytetarët mbi Kosovën

Qendra për zhvillim të komu-niteteve 15.000 €

Konsulencë për dizajnim dhe zbatim të katër evenimeteve të inivimit social (art for social change) Rajko Božić 5.100 €

Mbulim i shpenzimeve për gjirim të emisionit „Spora-Zoom“ TV Mreža 1.860 €

Njoftimi me principet dhe vlerat bazë të BEs – Shkolla për integrim evropian Shkolla për integrim evropian në vitin 2017 nxjerri gjeneratën e katërt të vijuesve të saj. Zbatimi i saj edhe këtë vit iu besua Lëvizjes Evropiane të Serbisë (LES) dhe OJQ Aktiv. U regjistruan 35 vi-jues të shkollës ndërsa programin me sukses e përfunduan 28 prej tyre. Përpos vijuesve të regjis-truar me ligjërata të hapura dhe seminarin rajonal u arritë deri te një numër më i madh, prej afro 80 persona, i përfituesve të këtij programi.

Gjatë programit 6 mujor u realizuan 28 ligjërata të rregullta mbi bazat e BEs duke përfshirë njo-huritë mbi strukturën, procedurat dhe të drejtën evropiane, politikat e zgjerimit, ato ekonomike dhe politikat e veçanta të BEs. Plan programin dhe ligjeruesit ishin përgjegjësi e Lëvizjes Evropi-ane në Serbi të cilët këtë pjesë e mbuluan në menyrë kualitative. Vijuesit patën rast të ndëgjojnë ekspert me renome ndërkombëtare. Këtë vit për herë të parë si ligjërues të modulit bazikë u angazhuan edhe ekspertët shqiptarë nga Prishtina dhe kjo mund të shihet si një nga hapat e parë në krijimin e lidhjeve në mes të veriut dhe jugut në këtë komponentë të koceptit.

Me 30 qershor, 2017 u mbajt seminari rajonal me titull: Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perën-dimorë: E ardhmja e përbashkët në të cilin si paneliste speciale ishte ministresha e integrimeve evropiane Znj. Mimoza Ahmetaj. Për herë të parë në Mitrovicën veriori pjesëmarrësve dhe për-faqësuesve të OShC-ve, mediave iu drejtua një ministër i qeverisë së Kosovës. Vijuesit poashtu patën rastin të ndëgjojnë mbi perspektiven evropiane edhe nga Znj. Nataya Apostolova, shefe e Zyrës së BEs në Kosovë. Seminari ishte i nivelit të lartë të ekspertëve nga rajoni dhe vendet e BEs. Si panelist ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe korrespondentët e televizioneve publike të Kosovës dhe Serbisë, Gjeraqina Tuhina dhe Dušan Gajić. Gjatë disajnimit të agjendës u përku-jdesësm që në secilin panelë të kemi përfaqësim të së paku një panelisti nga Prishtina, qoftë nga

Page 18: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

17

qeveria apo organizatat joqeveritare eksperte në lëminë e integrimeve evropiane. Keshtu, këtë vit nga ana shqiptare patëm si panelsitë: Alban Hashanin, drejtor ekzekitiv te Riinvest, Bardha Tahiri nga KCSF, Rudina Hasimja nga KFOS.

Edhe ketë vit u organizuan vizitat studijuese në Beograd dhe Prishtinë me qëllim të njoftimit me proceset në të dyja vendet. Vizita studijuese në Beograd zgjati dy ditë, prej 14-15 shtator, 2017 ndërsa ajo në Prishtinë një, me 2 nëntor, 2017. Vijuesit u takuan me zyrtarë të lartë qe-veritarë dhe përfaqësues të delagacioneve/zyrave të Bes në të dyja vendet. Sipas vijuesve vizita studijuese në Prishtinë ishte më e dobishme pasi ndëgjuan informata të cilat lidhen nuk i kishin ndëgjuar më parë dhe ishin më të dobishme për punën dhe jetën e tyre në Kosovë.

Programi i paraparë për vijuesit dhe publikun e gjërë të Mitrovicës ishin ligjeratat e hapura. Gjatë gjashtë muajve të zbatimit të EU Shkollës u organizuar gjashtë ligjerata të hapura. Ligje-rues ishinË Augustin Palokaj në dy raste i cili informoj vijuesit dhe të tjerët mbi perspektivën e integrimit të Kosovës nga Brukseli dhe proceset tjera në rajon të cilat kanë ndikim, Stanko Pevac i cili trajtoj temen e menaxhimit të mbeturinave, ndikimin e medijave ne vetëdijsimin e qytetarit, Ron Hooghiemstra dhe Srđan Staletović të cilët ligjëruan mbi sistemin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave përmes parimeve kushtetuese dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si një mjet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Dušan Spasojević i cili foli mbi popullizmin dhe rezikun që kjo dukuri mund të ketë në demokracinë.

Programi i EU Shkollës përfundoi si çdo vjet me ceremoninë e ndarjes së diplomave për vijuesit e suksesshëm e cila u mbajt me 8 dhejtor, 2017 Në CEC.

Sfidë për EU Shkollën në 2018 do të jetë: (1) inkuadrimi më i madh i ligjëruesve nga Kosova, gjë që mund të jetë pak problematike për shkak të mos njohjes së gjuhës ndërsa ligjeratat me përkthim janë më pak efektive, (2) afrimi i vijuesve më afër institucioneve të Kosovës, gjë që mund të arrihet me disa vizita studijuese tematike, (3) Krijimi i një potenciali të specializuar në fusha të nevojshme për veri në strukturat e komunave, OshC-ve dhe mediave.

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Shkolla për integrim evropian 2017 NGO Aktiv 9.205 €

Shkolla për integrim evropian Lëvizja evropiane në Serbi 24.890 €

Ligjeratë e hapur “Kosovë-BE: Perspektivë nga Brukseli” në Mitrovicën veriore Augustin Palokaj 290 €

Seminari rajonal i EU Shkollës: Bashkimi evropian dhe Ballkani perëndimorë- e ardhmja e përbashkët Operacionale 1.351,45 €

Honorar për ligjeratë “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimeve evropiane-rasti i Kosovës” Fatmir Curri 214.21 €

Përkthim gjatë dy ligjeratave të rregullta Stefan Sovrlić 147.37 €

Ligjeratë e hapur “Menaxhimi i mbeturinave – komuni-kimi publik, përgjegjësia shoqërore dhe ndergjegjësimi qytetarë

Stanko Pevac 120 €

Ligjeratë e hapur “Kosovë-BE: Perspektivë nga Brukseli” në Mitrovicën veriore dhe Graçanicë Augustin Palokaj 490 €

Koktel pas ligjeratës së hapur të Augustin Palokaj në Garçanicë Operacionale 122 €

Page 19: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

18

Përkrahja për projektet hulumtuese dhe avokuese të OShC-ve dhe monitorimi i zbatimit të marrëvesjes së Brukselit – projektet e bashkëpunimit në mes të OShC-ve dhe mediave.

Në mars i’u bë ftesa OJQ-ve dhe mediave të aplikojnë për projekte bashkëpunimi të cilat (1) hulumtojnë ndonjërën nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbise, (2) hulumtojnë dhe theksojnë çështje për të cilat nuk bisedohet në Bruksel por janë të rëndë-sishme për kualitetin e jetës në nivel lokal, (3) vlerësojnë transparencën dhe llogaridhënien e instiucioneve lokale, dhe (4) vendosin dialog në mes të komuniteteve të ndryshme. Në ftesën e bërë aplikuan 18 OJQ me partnerët e vet medial ndërsa u përkrahln 11 projekte.

Projektet e ndara mund të klasifikohen në tri kategori: (1) trajtimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe temat të cilat nuk janë përfshirë me të por qytetarët mendojnë se do të duheshin – në këtë kategori u mbështetën katër projekte, (2) Aktivizmi dhe pjesëmarrja – u përkrahën 3 projekte dhe (3) Lidhja veri-jug: çka na lidhë (e çka ndanë) – të përkrahura 4 projekte.

Numri i përfituesve të përfshirë direkt në të gjitha projektet ishte 4.416 ndërsa duke pas para-syshe se të gjitha projektet kishin komponente të shquara mediale numri i përfituesve indirekt ishte shumëfish më i madh. Të gjitha projektet edhe aktivitetet e tyre ishin plotësisht të mbuluara nga mediat dhe në këtë mënyrë u vërtetua se aktivitetet me të vërtetë janë realizuar. Interesimi i mediave për aktivitetet e projekteve shkonte përtejë partnerëve në projekt. Një numër i ak-tiviteteve, prezantimeve të rezultateve të hulumtimeve/studimeve dhe diskutimeve tërhoqën vemendjen edhe të mediave në gjuhën shqipe në Kosovë dhe mediave tjera rajonale të cilat trajtojnë tema nga Kosova dhe rajoni.

Përparim i madh në këtë cikël të projekteve të dyzimit të OShC-ve dhe mediave tregoj rezultate inkurajuese për sa i përket bashkëpunimit në mes të grupeve të ndryshme serbe dhe shqiptare. Si shembull më konkret mund të merret projekti bartës i së cilit ishte Grupi i ekspertëve ekologjikë dhe mjekësor të cilën projektin mbi mbrojtjen e ambientit e realizuan me kolegët, ekspertët e jugut të Mitrovicës në partneritet me TV Mitorvicës e cila nuk ishte thjeshtë përcjellës medial i aktiviteteve të projektit por mori drejtëpërdrejtë pjesë në realizim të aktiviteteve. Shembull tjetër mund të merret realizimi i projektit “Përtej urës” ku në realizim të aktiviteteve mediale ishin të angazhuar dy media një serbe nga veriu dhe një shqipe nga jugu i Mitrovicës. Projekti pati jehonë të madhe edhe në rajon dhe tashmë ka filluar rrugëtimin e vet nëpër rajonme rezultatet qe dolën nga studimi mbi percepcionet e urës mbi lumin Ibër.

Në kuadër të këtyre projekteve u realizuan më se 35 fokus grupe, 10 konferenca, 10 studime/analiza politikash, u prodhuan më shumë se 20 emisione dokumentare, spote, debate televizive dhe më se 35 shkrime në web portale. Një pjesë e studimeve janë përdorë si bazë për përgatitje të emisionit SporaZOOM, ndërsa disa të tjetër do të përdoret për realizim të këtij emisioni në vitin 2018.

Në përgatitje është publikimi me përshkrime të shkurta të projekteve të përkrahura dhe prod-himi i një reportazhi dokumentare mbi aktivizmin qytetarë; që të dy produktet do të prezantohen në një dikutim me bartësit e projekteve, partnerët e tyre dhe publikë në pjesën e dytë të shkurit në CEC në Mitrovicën veriore. Ky diskutim shihet si përfundim i këtij cikli të projekteve dhe fillim i ciklit të vitit 2018.

Detajet e secilit projekt të përkrahur në 2017 mund të lexohen në publikimin i cili del në mes të shkuriti 2018.

Page 20: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

19

Sfidë për këtë komponentë në vitin 2018 janë: (1) inkurajimi i bashkëpunimit në mes të OShC-ve të veriut dhe jugut si shembulli i projektit të mbrojtjes se ambientit dhe ndërtimi mbi këtë eksperiencë, (2) gjetja e formave edhe më të fuqishme dhe inovative për të arritur deri te qytetari si përshembull forma e Fondacionit Open 333 apo mënyra e prezantimit të gjetjeve në video formë të projektit “Përtejë urës”, (3) insistimi në trajtim të temave të “rënda” në forma më ndryshe se klasika e tryezave të diskutimit apo debate televizive, gjetja e formave atraktive për të joshur qytetarin të merr pjesë aktive për çështjet të cilat janë të rëndësishme për të.

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Pasojat e vonesave të integrimit të gjyqësisë – gjendja dhe perspektiva

Qendra për përfaqësim të kulturës de-mokratike 10.000 €

“... në fytyrë” Radio Kim media grup 5.999 €

Marrëveshja e Brukselit – temat e patrajtuara Qendra për paqe dhe tolerancë 9.980 €

Qeverisja gjithëpërfshirëse për pjesëmarrje të rritur të qytetarëve Iniciativa e re sociale 10.820 €

Veriu dhe jugu: bashkëpunim në zgjidhje të prob-lemeve të ngjashme Herc internacional 8.900 €

Konsolidimi i kapaciteteve mediale, shkencore dhe qytetarëve për luftim të ndotjes Grupi i ekspertëve ekologjik dhe mjekësor 10.880 €

Përtej urës: simbolika, liria e lëvizjes dhe siguria Qendra alternative e zgjidhjes së konflik-teve 11.300 €

Promovimi dhe avokimi për pjesëmarje të shtuar të të rinjve Qendra edukative “Sinergija” 8.050 €

A po shohim dhe si po ndëgjohemi pas marrëveshjes së Brukselit? – Analizë e marrëveshjeve të Brukselit mbi energjetikën dhe telekomunikacionin

OJQ Radio Mir 10.900 €

E drejta në gjuhë – e drejta në jetë Komunikimi për zhvillim social 8.070 €

Analizë e gjendjes së ekonomisë në veri të Kosovës për marrëveshjes së Brukselit – ku janë mundësitë për punësim?

Instituti për zhvillim ekonomik teritorial 12.000 €

Konsulencë për emisionin “Sporazum“ dhe projektet e bashkepunimit OJQ-medija Stanko Pevac 7.200 €

Jeta në mënyrën e pakicave OJQ Omonia 8.427 €

Dizajni dhe shtypi i publikimit të projekteve të bashkë-punimit të OJQ-ve dhe mediave (Ura) Operacionale 2.743 €

Përkthimi i publikimit (Ura) në gjuhën angleze Bruno Neziraj 1.860 €

Përkthimi dhe shtypi i vepres së Petrit Imamit “Shqip-tarët dhe Serbët ndër shekuj” Samizdat doo 5.000 €

Page 21: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

20

Page 22: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

21

TRANSPARENCA DHE LLOGARIDHЁNIA Fusha e ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare, gjatë vitit 2017 është përqëndruar në sistemin e (1) prokurimit publik në Kosovë, dhe (2) në përgatitjen sa më të mirë për nismat ndërkombëtare nga e cila do të përfitojë shoqëria Kosovare, Open Data (hapja e të Dhënave) si pjesë e iniciativës globale OGP (Open Government Partnership) dhe (3) EITI (Extractive Industry Transparency International). Janë vendosur edhe kontaktet me Publish What you Pay, si një iniciativë e OJQ-ve ndërkombëtare tashmë e njohur, për llogaridhënie në sektorin nxjerrës. Janë organizuar 3 seminare në këtë periudhë, me pjesëmarrje të gjërë të grupeve të interesit, qeveri, kompani të mëdha, media, shoqëri civile. Në këto nisma, fondacioni ka vendosur bashkëpunim të ngushtë me MCC (Milenium Challange Coorporation), dhe Bankën Botërore, të cilat janë të interesuara të bëhen pjesë e këtyre iniciativave.

Fusha e ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare ka vazhduar gjatë vitit të ndajë grante për organizatat e parapara me Strategji, për projektet e tyre që synojnë të ngrisin Integritetin e vendit. Grantet që janë ndarë:

Çohu: Luftimi i korrupsionit politik përmes monitorimit të sistemit të drejtësisë, analizave për ndryshimet e legjislacionit penal, parandalimit të konfliktit të interesit dhe avokimit

• Është realizuar monitorimi dhe në tetor është bërë publikimi i raportit me të gjeturat.• Çohu është pejsë aktive e grupit punues ndër institucional për ndryshimin e kodit penal, dhe

ne fund të vitit është zhvilluar një raport që përshkruan në detaje se si ka shkuar procesi i rishikimit të dokumentit më të lartë dhe më të rëndësishëm në lëmine penale.

• Janë analizuar mbi 400 vendime të AKK-së, për procesin e Parandalimit të konfliktit të interesit, dhe janë identifikuar problemet e këtij procesi të cilat janë publikuar në analizën e paraparë.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – KMShK: Shkolla e etikës së gazetarisë

• Në fund të majit KMShK ka mbajtur modulin e parë të shkollës së etikës së gazetarisë në një sesion tre ditor. Sesioni i dytë është organizuar në muajin dhjetor 2017, ndërsa pritet që edhe moduli i fundit të mbahet në janar 2018.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ: Transparenca dhe llogaridhënia; si kusht për trajtim human të personave të privuar nga liria por edhe stafit korrektues

• Si pjesë e projektit avokues, KMDLNj është takuar me akterët relevantë, përfshi Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Rekomandimet e KMDLNj–së dhe avokimi për përmirësim të trajtimit të personave të privuar nga liria, ka rezultuar me përmirësimin e kushteve fizike por edhe trajtimin e të miturve në disa prej Qendrave Korrektuese në Kosovë.

Instituti Riinvest: Përgjigje ndaj sfidave zhvillimore – (1) sfidat ekonomike dhe (2) terapi (urgjente) për shëndetësinë

• Instituti Riinvest, këtë projekt e ka përqendruara në dy fusha, atë të zhvillimit ekonomik dhe të shëndetësisë. Qëllimi kryesor i projektit ka qenë që të hedh dritë mbi zhvillimet në këta sektorë si dhe të propozojë përmirësimin e politikave, përmes së cilave duhet tu jepet

Page 23: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

22

përgjigje më e suksesshme sfidave që ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe që promovojnë masa sistematike afatmesme për reforma efektive në shëndetësi. Raportet janë prezentuar në Forum 2015, më 1 nëntor 2017.

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Luftimi i korrupsionit politik përmes monitorimit të sistemit të drejtësisë, analizave për ndryshimet e legjislacionit penal, parandalimit të konfliktit të interesit dhe avokimit

Organizata Çohu 29,050.00 €

Komunat llogaridhënëse përmes prokurimit trans-parent Instituti Demokratik i Kosovës 27,059.00 €

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës - KMShK Shkolla e etikës së gazetarisë 7,000.00 €

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut - KMDLNj

Transparenca dhe llogaridhënia; si kusht për trajtim human të personave të priv-uar nga liria por edhe stafit korrektues

9,920.00 €

Shpenzime tjera programore 23,639.00 €

Total 96,668.00 €

Në fushën e Prokurimit Publik, kemi arritur ta themelojmë një koalicion të përbërë nga 7 organi-zata partnere, që të punojnë në përmirësimin dhe avancimin e sistemit të prokurimit në Kosovë dhe avancimin e hapjes së të dhënave. Janë mbajtur dy punëtori: e para kishte për qëllim identi-fikimin e fushave për intervenim, kurse e dyta në tetor 2017, zhvillimin e strategjisë së avokimit për gjetjet.

Janë grantuar këto organizata, me këto tema:

KDI: Komunat llogaridhënëse përmes prokurimit transparent

Analiza ka përfunduar dhe kanë filluar aktivitetet avokues dhe debatet televizive me të përzgjedhurit politikë.

• Janë dizajnuar 4 infografika për transparencën në Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe Shtërpcë (meqë Gjakova nuk ka ueb faqe), të cilat do të publikohen pas zgjedhjeve për të mos dhënë mesazh politik, dhe për të ruajtur vlerën krahasuese të projektit.

• Janë zhvilluar 3 debate ne KTV (Prishtina), TV Syri (Gjakova), si dhe në Prizren TV Besa për Rahovecin (në mungesë të TV lokale në Rahovec). Probleme janë shfaqur në organizimin e debateve ne Pejë dhe Shtërpcë, rreth konfirmimit të pjesëmarrjes, megjithatë, në rast të mos realizimit, atëherë do të zhvillohen pas zgjedhjeve dhe publikimit të infografikave, me pjesëmarrje të kryetarit të komunës, shoqërisë civile dhe të rinjve.

• Në kuadër të këtij projekti KDI ka negociuar me MAPL që komunat të aplikojnë për blerje të skenerëve të shpejtë, që do të mundësonin skenimin dhe publikimin e kontratave.

Page 24: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

23

Çohu: Retrospektiva e prokurimit publik dhe mungesa e vullnetit politik të institucioneve të hetuesisë për trajtimin e lëndëve që lidhen me prokurim publik

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! ka bërë monitorimin e lëndëve të kësaj natyre, gjithashtu procesin avokues dhe intervistues me Kryeprokurorë të prokurorive themelore, asaj Speciale dhe akterë të tjerë relevant.

• Edhe pse trajtimi i rasteve të korrupsionit konsiderohet me prioritet nga ana e prokurorive dhe gjykatave, një numër i konsiderueshëm i keqpërdorimeve në prokurimin publik mbesin të pa proceduara dhe fare të patrajtuara.

• Gjatë procesit monitorues dhe intervistues, Organizata COHU! ka identifikuar dy probleme të theksuara të cilat kanë të bëjnë me procedimin efikas dhe profesional të rasteve të Prokurimit Publik: Mungesa e kategorizimit të lëndëve të natyrës së prokurimit publik, si dhe Defektet profesionale si: mungesa e profilizimit të prokurorëve përkatës si dhe mungesa e ekspertëve të prokurimit publik.

• Bazuar në intervistat e zhvilluara me Kryeprokurorë të prokurorive përkatëse, del se asnjëra nga prokuroritë themelore, nuk kanë pasur të kategorizuara si të veçanta lëndët me natyrë të prokurimit, të cilat futen në kuadër të veprave zyrtare të korrupsionit zyrtar dhe të keqpërdorimit të detyrës. Sipas të dhënave të prokurorive, më kërkesën e organizatës COHU! dhe të institucioneve të tjera, ka filluar kategorizimi i rasteve të tilla, e cila edhe do të mundësojë pasqyrën lidhur me gjendjen e rasteve të tilla në të gjithë sistemin prokuroria.

• Sa i përket çështjes së defekteve profesionale të cilat kanë të bëjnë me mungesën e profilizimit të prokurorëve për rastet e prokurimit publik si dhe mungesën e ekspertëve për prokurim publik, asnjëra nga prokuroritë nuk kanë të profilizuar asnjë prokuror të rasteve të prokurimit publik. Ndërsa shumica e kryeprokurorëve janë deklaruar se kanë probleme të vazhdueshme në trajtimin profesional të rasteve të prokurimit publik për shkak të mungesës së ekspertëve. Sipas tyre, është e nevojshme dhe domosdoshme ekspertiza e ekspertëve të prokurimit publik, në mënyrë që të zbulohen dhe kuptohen më lehtë dyshimet për keqpërdorimet e lëndëve të kësaj natyre, e cila do të ndihmonte në trajtim më profesional dhe me efikas të këtyre rasteve.

Demokraci +: Identifikimi dhe adresimi i shkeljeve të përsëritura në prokurim

Monitorimi i pamjaftueshëm i zbatimit të kontratave

• Institucionet mbikëqyrëse në fushën e prokurimit publik, duke përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Agjencinë Kundër Korrupsion kanë vlerësuar se monitorimi i kontratave është një nga hallkat më të dobëta në prokurim publik. Kjo pasi që kontratat e lidhura me operatorë ekonomik dështojnë të përmbushën në përputhje me marrëveshjen fillestare. Për të ardhur deri tek kjo gjendje ka ndikuar ndarja e ulëta e fondeve publike për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave, dhe mungesa e kapaciteteve të profesionale të institucioneve për të monitoruar vetë zbatimin e kontratave.

Mos respektimi i rekomandimeve formale të Zyrës Kombëtare të Auditmit dhe Agjensionit Kundër Korrupsionit

• Përkundër faktit që Zyra Kombëtare e Auditimit kryen kontrolle të rregullta të shpenzimeve të buxhetit përmes prokurimit ashtu sikurse edhe Agjencia Kundër Korrupsion, prapë se prapë pjesa më e madhe e rekomandimeve mbesin të pa adresuara apo vetëm pjesërisht të adresuara nga ministritë dhe komunat e Kosovës. Për të ardhur në këtë situatë ka ndikuar

Page 25: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

24

mungesa e mekanizmave detyrues dhe mungesa e vullnetit institucional për zbatim të rekomandimeve dhe opinioneve.

Monitorimi i dobët i KRPP-së në Prokurim Publik

• Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik është institucion rregullator i prokurimit publik. Përkundër që ligjërisht ka mandatin e plotë në monitorimin e prokurimit publik, ky institucion bënë monitorime shumë të rralla dhe ad-hoc të aktiviteteve të prokurimit. Kjo për shkak të mungesës së personave të kualifikuar në kuadër të stafit dhe ngarkesës me punë të tjera të cilat i ka ky institucion, sidomos në interpretim të normave dhe mirëmbajtjen e sistemit të prokurimit elektronik.

Lëvizja FOL!: Ngritja e llogaridhënies së institucioneve për mënyrat e shpenzimit të parasë publike (janë analizuar kontrata të mëdha në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Infrastrukturës, dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë)

• Mospërgjigja në kërkesat për qasje është një çështje me të cilën Lëvizja FOL! është përballur gjatë procesit të monitorimit. Qysh në fillim të tri ministritë kanë vonuar në kthimin e përgjigjes për të dhënë qasje në dokumentet që janë kërkuar. Kjo përveq që ka vonuar procesin e marrjes së dokumenteve, ka bërë që detyrimsht të paraqitet ankesë tek Avokati i Popullit për mospërgjigje në kërkesën për qasje nga Ministria e Infrastrukturës. Si rezultat i përfshirjes së Avokatit të Popullit, Ministria e Infrastrukturës ka ofruar qasje në dokumete të caktuara.

• Nënshkrimi i kontratave nga zyrtarë të pacertifikuar ka qenë ndër gjetjet kryesore, për të cilën edhe nevojitet më tepër avokim, në mënyrë që të mos lejohet shkelja e ligjit të prokurimit. Në Ministrinë e Shëndetësisë është vërejtur se dy kontrata të cilat janë lidhur me operatorë ekonomikë, janë nënshkruar nga ushtruesi i detyrës i drejtorit të prokurimit i cili dyshohet se nuk posedon licencë të prokurimit.

• Hezitimi për të na dhënë të gjitha dokumentet e kërkuara, është paraqitur tek të dy ministritë. Së pari është paraqitur problemi i sekreteve afariste dhe ngurrimi se mund të dëmtohen operatorët ekonomikë. Më tutje, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kemi arritur të marrim planin e menaxhimit të kontratës së monitoruar. Përkundër këmbnguljes dhe kontaktimit të vazhdueshëm nga ana jonë, nuk kemi marrë përgjigje për këtë dokument.

INPO: Promovimi i integritetit në Prokurimin Publik në Komuna (Ferizaj, Shtime, Prishtinë)

Janë analizuar proceset e prokurimit të shërbimeve të njejta në komunat e lartë përmendura. Raporti tregon se:

• Hartimi, menaxhimi i kontratve dhe mbikqyrja e punimeve, rrjedhimisht garantimi i cilësisë, janë ndër problemet kryesore.

• Çmimet e ofertuse: Operatorët ekonomik ofrojnë çmime të ndryshme në komuna të ndryshme, si psh, asfalti ofertohet ndryshe në Prishtinë, ndryshe në Ferizaj.

• Planifikimi i prokurimit nuk bëhet në mënyrë efikase• Shpërblimi i të njejtës kompani me disa kontrata publike brenda të njëjtit vit rrezikon kryerjen

e punimeve në kohë dhe në mënyrë cilësore të punëve të marra nga kompania

Page 26: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

25

KDI: Analizë mbi pasojat e mungesës së vlerësimit të performancës së Operatorëve Ekonomik në Prokurimin Publik në Kosovë

Hulumtimi ka analizuar pasojat që po bartë qytetari i Kosovës në mungesë të vlerësimit të Operatorëve Ekonomik dhe menaxhimit të kontratave, dhe me këtë janë identifikuar problemet si në vijim:

• Nevoja për ndryshim/plotësim të ligjit dhe udhëzimeve administrative lidhur me: procesin e menaxhimit të kontratave, krijimin e fletë vlerësimeve për respektimin e kushteve të kontratës, si dhe nevojën për vlerësim dhe shpërblim/penalizim të OE për kontratat e përfunduara.

Raporti me titull “Investimet e Arnuara” është prezentuar në nëntor 2017, kurse gjatë pjesës së parë të vitit 2018 do të intensifikohet avokimi për gjetjet e këtij projekti, së bashku me projektet e partnerëve tjerë të koalicionit. Do të prodhohet një film i shkurtër dokumentar, si dhe një video-animacion i shkurtër, që do të lansohen gjatë paraqitjes së parë publike të koalicionit, gjatë pjesës së parë të vitit 2018.

Avokimi do të vazhdojë në këto drejtime:

• Avokimi lidhur me aplikimin e sigurimit të kontratës për punët e pa kryera apo të një kualiteti të dobët;

• Nevoja për avokim për rritjen e llogaridhënies institucionale dhe afariste në humbjen e parasë publike, që është edhe shkelje ligjore sipas kodit penal të Kosovës.

• Edukimi I qytetarëve për të kërkuar llogari/dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga punimet e dobëta të projekteve publike.

Në nëntor 2017, për të vazhduar punën e koalicionit për prokurim publik dhe hapje të të dhënave, janë ndarë këto grante, implementimi i të cilave do të bëhet gjatë vitit 2018:

• Çohu: Luftimi i Korrupsionit në Prokurim Publik, përmes transparencës, llogaridhënies dhe hapjes së të dhënave

• D+: Llogaridhënia në Prokurim Publik

• Levizja FOL!: Hapja e të dhënave dhe rritja e transparencës së institucioneve gjatë shpenzimit të parasë publike

• INPO: Promovimi i integritetit në Prokurimin Publik në Komuna (Ferizaj, Shtime, Prishtinë) - faza II

• Instituti Columbus: Analizë mbi pasojat e mungesës së vlerësimit të performancës së Operatorëve Ekonomik në Prokurimin Publik në Kosovë

• KDI: Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike

• Balkan Tender Watch Si projekt i bashkëpunimit rajonal, kemi aplikuar për fonde të Komisionit Evropian, për

një projekt 4 vjeçar së bashku me Serbinë, Maqedoninë, Bosnjën, dhe Malin e Zi, që si

Page 27: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

26

qëllim ka ngritjen e integritetit të sistemeve të prokurimit në Ballkan. Projekti kap shumën 1 milion EUR, dhe është aprovuar në fund të dhjetorit 2017. Implementimi do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma EuroPunëtori planifikuese e koalicionit për prokurim publik dhe hapje të të dhënave Operacional 6,218.00 €

Retrospektiva e prokurimit publik dhe mungesa e vull-netit politik të institucioneve të hetuesisë për trajtimin e lëndëve që lidhen me prokurim publik

Organizata Çohu 6,500.00 €

Identifikimi dhe adresimi i shkeljeve të përsëritura në prokurim Demokraci + 3,460.00 €

Ngritja e llogaridhënies së institucioneve për mënyrat e shpenzimit të parasë publike Lëvizja FOL! 4,940.00 €

Promovimi i integritetit në Prokurimin Publik në Komuna (Ferizaj, Shtime, Prishtinë) Iniciativa për Progres - INPO 2,697.00 €

Analizë mbi pasojat e mungesës së vlerësimit të perfor-mancës së Operatorëve Ekonomik në Prokurimin Publik në Kosovë

Instituti Demokratik i Kosovës 3,580.00 €

Pëgjegje ndaj sfidave zhvillimore: Sfidat ekonomike dhe - Terapi (urgjente) për shëndetësinë Instituti Riinvest 9,943.00 €

Punëtori planifikuese e koalicionit për prokurim publik dhe hapje të të dhënave Operacional 4,378.00 €

Luftimi i Korrupsionit në Prokurim Publik, përmes trans-parencës, llogaridhënies dhe hapjes së të dhënave Organizata Çohu 15,900.00 €

Llogaridhënia në Prokurim Publik Demokraci + 16,650.00 €

Hapja e të dhënave dhe rritja e transparencës së institu-cioneve gjatë shpenzimit të parasë publike Lëvizja FOL! 19,350.00 €

Promovimi i integritetit në Prokurimin Publik në Komuna (Ferizaj, Shtime, Prishtinë) - faza II Iniciativa për Progres - INPO 9,112.00 €

Analizë mbi pasojat e mungesës së vlerësimit të perfor-mancës së Operatorëve Ekonomik në Prokurimin Publik në Kosovë

Instituti Columbus 7,300.00 €

Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike Instituti Demokratik i Kosovës 23,164.00 €

Kontratat e dëmshme të Kosovës Instituti Riinvest 8,975.00 €

Shpenzime tjera programore 45,753.00 €

Total 187,920 €

Në fushën e hapjes së të dhënave dhe nismave ndërkombetare për transparencë në sektorin nxjerrës, pas përgatitjes nga ana e Fondacionet e Planit të Veprimit për hapjen e të dhënave, institucioni bartës – Ministria e Administratës Publike, ka vendosur që ta shtyej këtë iniciativë

Page 28: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

27

tutje, duke ndarë fonde nga buxheti bazë për implementimin e Planit të Veprimit, të cilin e kemi punuar ne.

• Pasi qeveria e ka futur në strategjinë e saj edhe programin Open Data, Fondacioni do të fokusohet tash e tutje në monitorimin e implementimit të këtij plani, por edhe me përgatitjen e organizatave të shoqërisë civile për t’i shfrytëzuar të dhënat që bëhen të hapura.

• EITI – kemi përfaqësuar Kosovën në mbledhjen e bordit të sektretariatit në Oslo, në të cilën kemi bërë prezentimin e punës dhe të arriturat e Kosovës në këtë drejtim. Ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e zv Ministres se Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik znj. Besa Gashi, mirëpo për shkak të situatës politike në vend, pjesëmarrja e saj u anulua. Kryetari i bordit të EITI ishte posaqërisht i interesuar për progresin e arritur në Kosovë, dhe në njërën prej mbledhjeve të tyre të mbyllura, ishim të ftuar vetëm ne për prezentim.

• Publish What You Pay – janë vendosur kontaktet e para me organizatorët, dhe gjatë vitit 2018 do të punojmë që koalicionin për prokurim publik dhe hapje të të dhënave, ta bëjmë pjesë të kësaj iniciative.

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Punëtori - EITI - Extractive Industries Transparency Initia-tive Operacional 11,398.00 €

Punëtori – Hapja e të Dhënave Operacional 8,801.00 €

Shpenzime tjera programore 6,863.00 €

Total 27.062.00 €

Page 29: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

28

Page 30: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

29

PROGRAMI EVROPIANAnkorimi i institucioneve publike të Kosovës me standardet dhe politikat e BE-sëKy program i fondacionit ka për qëllim që aktivitetet ti ketë në shërbim të procesit të integrimit të Kosovës në BE si nxitës për reforma në qeverisje. Brenda këtij programi, përpjekjet tona janë fokusuar në dy drejtime, atë të përdorimit të perspektivës evropiane të Kosovës për të avokuar për reforma në vend, si dhe mirëmbajtjen e kësaj perspektive me anë të forcimit të lidhjeve të Kosovës me shtetet e Evropës që nuk e njohin shtetësinë e saj.

Kontributi i OJQ-ve në procesin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim Dështimet Politike në Fushën e Arsimit në Kosovë është dokument pozicionues i përgatitur nga analistja Besa Shahini që rrjedhë nga prioritetet kyçe që ka vendosur Bashkimi Evropian në kuadër të Agjendës së Reformës Evropiane për Kosovën, në shtyllën e tretë të saj që përfshinë punësimin dhe arsimin. Ky dokument pozicionues është prezentuar në Forum 2015: Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë – REPUBLIKA.

Thellimi i Njohurive mbi BE-në ngërthen në vete zhvillimin e moduleve nga dokumentet pozi-cionuese të prodhuara nga organizatat e shoqërisë civile mbi temat kyçe të Agjendës së Refor-mës Evropiane (ARE) për Kosovë. Këto module kanë përfshirë prodhimin e dokumenteve që grumbullojnë gjetjet nga organizatat për temat e caktuara dhe aktivitetet pasuese avokuese. Avokimi është bërë duke e zhvilluar debatin publik mbi këto tema, dhe duke i përdorur platfor-mat avokuese të Fondacionit për të rritur ndikimin në politik-bërje.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shqyrtuar aspektet ekonomike të integrimit në BE përmes zhvillimit të dy moduleve që prekin temat e ekonomisë joformale, prokurimit publik, luftimit të korrupsionit, përballjes me presionin e shtuar të tregut, arsimit dhe vendeve të reja të punës dhe sigurisë kibernetike.

• Janë prodhuar tri dokumente pozicionuese për tu diskutuar gjatë punëtorive të moduleve. Këto dokumente janë përfshirë në materialin avokues “Rekomandimet për Zhvillimin e Sektorit Privat” të cilin Oda e ka adresuar tek institucionet e vendit.

• Janë mbajtur dy punëtori tre-ditore me përfaqësues të institucioneve, bizneseve, OJQ-ve dhe media ku për temat e punëtorive kanë ligjëruar ekspertë ndërkombëtarë dhe të vendit mbi praktikat më të mira evropiane. Punëtoria e parë ka adresuar temat e Ekonomisë Joformale, Prokurimit Publik dhe Luftimin e Korrupsionit nga këndvështrimi i bizneseve. Kurse në punëtorinë e dytë janë trajtuar temat si Edukimi, Vendet e Ardhshme të Punës dhe Siguria Kibernetike.

• Janë mbajtur tre forume të avokimit me hisedarë dhe alumni të moduleve të mbajtur vitet e kaluara; këto forume kanë pasur temat (1) sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, (2) boshllëku i shkathtësive, në veçanti në sektorët e prodhimit, tregti dhe shërbimeve, (3) siguria kibernetike.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka shqyrtuar tri prioritetet kyçe të Reformës së Admin-istratës publike duke avokuar për rëndësinë e paketës legjislative që mbulon shërbimin civil, pagat dhe organizimin e administratës shtetërore.

• Është mbajtur një punëtori tre-ditore me përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Financave dhe Administratës së Kuvendit, ku ekspertë nga vendi dhe rajoni kanë moderuar diskutimin mbi dokumentin pozicionues mbi Reformën e Administratës Publike të prodhuar nga GLPS. Kjo punëtori është ndarë në dy pjesë, të cilat janë zhvilluar

Page 31: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

30

paralelisht. Pjesa kryesore e punëtorisë është fokusuar në (1) hartimin e një kornizeje veprimi për shtyerjen e koncept dokumenteve me rekomandime për reformën e administratës publike, kurse një pjesë tjetër e punëtorisë iu është dedikuar specifikisht (2) integritetit të administratës së Kuvendit të Kosovës.

Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! ka bërë analizim, monitorim dhe avokim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

• Janë prodhuar katër analiza mbi temat prioritare të cekura nga BE në ARE në temat e (1) Parandalimit të Konfliktit të Interesit, (2) Financimit të Partive Politike, (3) Deklarimit të Pasurive dhe (4) Konfiskimit të Pasurive

• Është mbajtur një punëtori 3-ditore së bashku me Institutin Demokratik të Kosovës në çështjen e parandalimit të konfliktit të interesit

• Është mbajtur një punëtori 4-ditore në bashkëpunim me organizatën KRIK nga Beogradi për të diskutuar mbi mënyrat më të dëshmuara të hulumtimit gazetaresk të financimit të partive politike, deklarimit dhe konfiskimit të pasurisë.

• Organizata Çohu gjithashtu është mbështetur që të zhvillojë tutje avokimin mbi temën e Financimit të Partive Politike, përmes një video-grafike që do të zhvillohet në fillim të vitit 2018.

Instituti Demokratik i Kosovës ka fuqizuar definimin juridik të parandalimit të konfliktit të intere-sit për zyrtarët të lartë në bashkëpunim me organizatën Çohu!, si dhe ka analizuar progresin e qeverisë së Kosovës në zbatimin e platformës së re të prokurimit elektronik.

• Është mbajtur një punëtori 3-ditore së bashku me organizatën Çohu dhe përfaqësues të Transparency International mbi përvojat evropiane në parandalimin e konfliktit të interesit me qëllim të kontributit në ndryshimin e ligjit për konfliktin e interesit.

• Është prodhuar një analizë mbi zbatimin e vendimit të qeverisë mbi futjen në përdorim të prokurimit elektronik; në fillim të nëntorit 2017 është organizuar punëtori 3-ditore mbi përvojat në e-prokurim në BE me theks të veçantë në rastin e Sllovakisë, ku i ftuar ishte Gabriel Sipos nga Transparency International Slovakia.

EC Ma Ndryshe ka mobilizuar resurset ekzistuese në Kosovë për të avokuar për një platformë të strukturuar urbane për Prizrenin në rrafshin e planifikimit dhe zhvillimit urban.

• Është mbajtur një punëtori 3-ditore mbi standardet evropiane të zhvillimit të qëndrueshëm urban për zyrtarët, studentët dhe profesionistët e planifikimit hapësinor në Kosovë me ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

• Është mbajtur një tryezë diskutimi mbi kaosin urban në qytetet e Kosovës dhe mungesën e llogaridhënies në sektorin e ndërtimit. Mbi këtë temë është plasuar një video avokuese përmes platformës Open 333 me titullin “Qendra Historike e Prizrenit” ku flasin Nora Arapi Krasniqi, Sali Shoshi dhe Edon Mullafetahu, ekspertë të trashëgimisë kulturore, planifikimit territorial dhe zhvillimor, si dhe sundimit të ligjit.

• Në zhvillim e sipër janë matjet në terren për të identifikuar dhe hartëzuar të gjitha çështjet dhe problemet e urbanizmit në qytetin e Prizrenit përmes anketimit, përpunimit të të dhënave dhe prodhimit të analizave të shkurtra në kuadër të këtij projekti.

Page 32: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

31

Demokraci Plus ka vënë në pah (mos)zbatimin e kompetencave kushtetuese të Kuvendit në rolin e tyre si ligjvënës, përfaqësues dhe mbikëqyrës drejt Agjencive të Pavarura.

• Janë prodhuar dy dokumente pozicionuese, ku njëra ka bërë (1) vlerësim të përgjithshëm të pavarësisë institucionale të agjencive të pavarura në Kosovë dhe tjetra ka vlerësuar (2) mbikëqyrjen parlamentare me fokus në agjencitë e pavarura. Në këto punime janë trajtuar roli dhe përgjegjësitë e kuvendit si dhe mekanizmat mbikëqyrës të tij drejtë agjencive të pavarura.

• Demokraci Plus ka prezantuar dhe diskutuar këto materiale në punëtorinë “Sa të pavarura janë Institucionet e Pavarura në Kosovë”, ku deputetë të kuvendit së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile kanë diskutuar mbi çështjet e ngritura në materialet e D+.

• Kjo organizatë është mbështetur të vazhdojë punën e saj me agjencitë e pavarura duke avokuar për transparencë në përzgjedhjen e bordeve dhe luftimin e emërimeve politike në to.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka pasur qëllim të analizojë depërtimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, përfshirë këtu anëtarësimin në organizatat/mekanizmat ndërkombëtarë që kanë për fokus sektorin e sigurisë.

• Është mbajtur punëtoria “Kosova përballë rreziqeve të sigurisë, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe dialogut me Serbinë” ku janë ftuar përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet dhe shoqëria civile. Në këtë punëtori është diskutuar për sfidat dhe mundësitë të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ridefinimin e sfidave të jashtme për sigurinë në kontekstin e Kosovës si dhe për transformimin e FSK-së nga perspektiva e minoriteteve të shtetit të Kosovës.

Kosovo Advocacy Development Centre është angazhuar për mbrojtjen e shëndetit publik nga ndotja e ajrit që shkaktohet nga lirimi i gazrave dhe grimcave të pluhurit nga automjetet përmes avokimit për adoptimin e politikave që rregullojnë importin dhe qarkullimin e mjeteve të trans-portit. Kjo është bërë përmes thirrjeve për përafrim me politikat e Bashkimit Evropian të mbro-jtjet të cilësisë së ajrit sipas Euro Standardeve për kufizimin e emetimeve të gazrave toksike nga automjetet.

Page 33: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

32

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma EuroThellimi i Njohurive mbi Bashkimin Evropian: Sektori i Biznesit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë 9,650,00€

OEAK Punëtoria 1: Ekonomia Joformale, Prokurimit Publik dhe Luftimin e Korrupsionit nga këndvështrimi i bizneseve Operacional 8,388,00€

OEAK Punëtoria 2: Edukimi dhe Vendet e ardhshme të punës, Siguria Kibernetike Operacional 5,620,00 €

Politikat e BE: Tri çështjet më të ngutshme në Adminis-tratën Publike

Grupi për Studime Juridike dhe Politike 6,400,00 €

GLPS Punëtoria 1: Integriteti i punonjësve të Adminis-tratës së Kuvendit të Kosovës: Parimet e Përgjithshme të integritetit dhe praktikat më të mira

Operacional 4,439,00 €

GLPS Punëtoria 2: Fuqizimi i diskursit publik mbi politikat e Integrimit Evropian: Hartimi i një kornize veprimi Operacional 2,745,00 €

EU Shkolla për gazetari hulumtuese: Krimi i organizuar dhe korrupsioni

Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet, Cohu!

11,700,00 €

Çohu! Punëtoria 2: Financimi i partive politike, konfiskimi i aseteve dhe deklarimi i të ardhurave Operacional 12,148,00 €

Fuqizimi i llogaridhënies duke përdorur përvojat evropi-ane Instituti Demokratik i Kosovës 8,000,00 €

KDI Punëtoria 1 (së bashku me Çohu!): Konflikti i interesit Operacional 7,469,39 €

KDI Punëtoria 2: E-prokurimi në Kosovë dhe përvojat evro-piane në avancim të praktikave Operacional 7,805,12 €

Thellimi i Dijes Evropiane në Planifikim dhe Zhvillim Urban EC Ma Ndryshe 14,950,00 €

EC Ma Ndryshe Punëtoria 1: Zhvillimi i Qëndrueshëm Urban Operacional 7,603,75 €

Fuqizimi i integritetit të Kuvendit të Kosovës dhe Agjen-cive të Pavarura Demokraci Plus 8,000.00 €

Demokraci Plus Punëtoria 1: Sa të pavarura janë Institu-cionet e Pavarura në Kosovë? Operacional 6,440.87 €

Ndikimi i dialogut Kosovë-Serbi në perspektivën rajonale dhe procesit të integrimit në BE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë 7,000.00 €

QKSS Punëtoria 1: Kosova përballë rreziqeve të sigurisë, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe dialogut me Serbinë

Operacional 8,705.00 €

Mbrojtja e cilësisë së ajrit – Adoptimi i euro standardeve Kosovo Advocacy Develop-ment Centre 12,500.00 €

Avokimi për ngritje të mbikëqyrjes mbi punën e institu-cioneve të pavarura në Kosovë Demokraci Plus 9,000.00 €

Realizimi i video-grafit: Financimi i Subjekteve PolitikeOrganizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet, Cohu!

8,700.00 €

Page 34: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

33

Monitorimi i Procesit të Integrimit Evropian: Marrëdhëniet Kosovë-BEDialogu Kosovë-Serbi është çështje për të cilën Fondacioni është angazhuar që të krijojë një sinergji brenda organizatave të shoqërisë civile për të kërkuar më shumë hapësirë për koncen-sus mbarë-shoqëror. Duke parë mungesën e progresit, konfrontimet e shpeshtuara në mes të palëve politike si brenda Kosovës, ashtu edhe në mes të Kosovës dhe Serbisë, është identifikuar një ambient i favorshëm për kërkesat për një rimendim të të gjithë procesit. Për këtë arsye, Fondacioni në fillim të vitit 2017 ka organizuar një punëtori 2-ditore së bashku me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë individualë. Kjo punëtori e mbajtur në Shkurt të këtij viti ka pasur qëllim që të zhvillojë një platformë të përbashkët e cila do të hapë temat mbi të ardhmen e dialogut dhe alternativat që ka Kosova në këtë proces. Në vazhdën e kësaj përpjekje-je, po në shkurt të këtij viti është lansuar video avokuese “Ri-nisja e dialogut Kosovë-Serbi: A kemi hipur në trenin e gabuar?” përmes platformës Open 333. Me kontributin e Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Naim Rashiti nga Grupi Balkanik për Hulumtime të Politikave dhe Sonja Stojanović nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, kjo video ka trajtuar rrethanat armiqësore të krijuara në mes të dy shteteve në fillim të 2017-të, përfshirjen e presidentëve Thaçi dhe Vuçiç në dialog, dhe të ardhmen e këtij dialogu që dukej të ketë stagnuar.

Në Kërkim të Konsensusit: Një propozimNë përpjekje të gjetjes së një formule të kompromisit që do të përkrahej nga shoqëria kosovare dhe shumica e partive parlamentare, në shtator 2017 analisti Agron Bajrami ka përgatitur një analizë për këtë çështje. Analiza “Në Kërkim të Koncensusit” ka trajtuar momentin në të cilin ndodhet Kosova në procesin e dialogut të Brukselit dhe çështjet që duhet rishikuar vendi para se të vazhdojë tutje bisedimet me Serbinë.

Forum 2015: Përfundimi i dialogut - Çfarë mund të presë Kosova nga ky procesMe qëllim që të avokohet për një qasje më gjithëpërfshirëse në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Forum 2015 ka organizuar një panel diskutimi në fund të shtatorit 2017. I përbërë nga panelistë me bagazh të pasur në trajtimin e marrëdhënieve në mes të akterëve kryesorë të dia-logut, Albin Kurti, Veton Surroi, David Phillips dhe Bosko Jaksic, ky diskutim ka synuar të trasojë rrugën drejt të menduarit se si do të duhej të duket marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Përmes kësaj, ky diskutim ka shpalosur skenarët e mundshëm të së ardhmes së këtij dialogu duke prekur aspekte të rëndësishme që përcaktojnë suksesin apo dështimin e tij.

Normalizimi dhe Dialogu Kosovë-SerbiGrupi për Studime Juridike dhe Politike është mbështetur për të analizuar çështjet esenciale që do të duhej adresuar në dialog në një kornizë të re të bisedimeve. Duke qenë se disa nga kritikat kryesore që u janë adresuar këtij procesi kanë qenë mungesa e vazhdueshme e transparencës, mungesa e gjithëpërfshirës, si dhe mungesa e një vizioni strategjik për pritjet përfundimtare nga dialogu, rezultatet e këtyre ngecjeve kanë përfunduar në acarim të marrëdhënieve si brenda vendit, ashtu edhe me palën tjetër dialoguese. Për këtë arsye, GLPS ka marrë përsipër të dalë me tri analiza të cilat mbledhin pjesëmarrës të nivelit të lartë për të diskutuar rekomandimet që rrjedhin nga to.

Page 35: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

34

• Forumi Politik për Dialog është një iniciativë e shoqërisë civile e propozuar nga GLPS në analizën dhe tryezën e tyre të mbajtur në fund të dhjetorit 2017. Ky Forum do të shërbente si një platformë jo-formale që do të mblidhte përfaqësues nga shoqëria civile, partitë politike parlamentare si dhe personalitete dhe individë nga jeta politike dhe institucionet. Qëllimi i këtij forumi do të ishte të krijohej një konsensus i këtyre palëve mbi pikat kyçe që ndikojnë mbarëvajtjen e dialogut. Këto pika, në vija të trasha, janë: (1) çështjet që Kosova do të duhej ti hapte për diskutim në dialog, (2) çështjet që Kosova nuk do të duhej ti hapte në dialog, (3) hartimi i pozicionit të Kosovës mbi marrëveshjen përfundimtare, duke përfshirë këtu edhe dialogun e brendshëm me Serbët e Kosovës. Këto pika janë diskutuar në tryezën e organizuar me shefat e grupeve parlamentare, Avdullah Hoti nga LDK, Ahmet Isufi nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma, dhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

• Në fund të janarit dhe në mes të shkurtit, GLPS do të dalë me dy analizat tjera të cilat do të hapen për diskutim me hisedarët kryesorë, pra me përfaqësues të lartë të partive politike dhe të emëruarit e institucioneve për çështje të dialogut. Analiza e parë “Çfarë kërkon vërtetë Serbia” trajton dialogun e brendshëm në Serbi, pengimin që Serbia i bën Kosovës në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare (UNESCO, Interpol) si dhe “ofertën” serbe për ulëse të Kosovës në OKB. Po ashtu, analiza prekë çështjen e idesë së ndarjes së Kosovës dhe/apo shkëmbimit të territoreve. Në këtë analizë hynë mundësia e njohjes së Kosovës nga Serbia. Analiza e fundit, do të titullohet “Ndërlidhja e procesit të integrimeve evropiane me dialogun e Brukselit”, ku analizohet dialogu si mjet për integrimin e Kosovës (dhe Serbisë) në BE, dhe vjen pikërisht në kohën kur BE del me strategji të re për Ballkanin perëndimorë, në të cilën, dialogu është një prej pikave kyçe në procesin e integrimit të Kosovës (por edhe Serbisë) në BE.

Momenti i ri për zgjerimin në BE: Çfarë mund të përfitojë KosovaNë vazhdën e zhvillimeve që priten në vitin 2018, Komisioni Evropian do të nxjerrë Strategjinë e tij për ripërtrirjen e procesit të zgjerimit. Me këtë rast, Fondacioni në bashkëpunim me Augustin Palokaj dhe Gjeraqina Tuhina kanë trajtuar çështjen e përfitimeve që mund ti nxjerrë Kosova nga kjo strategji, duke analizuar mundësitë dhe rrethanat e reja të krijuara nga qasja e re e BE-së në lidhje me vendet kandidate apo kandidatëve potencial nga rajoni i Ballkanit perëndimor.

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile mbi temën e dialogut Operacional 8,397.00 €

Në Kërkim të Konsensusit: Një propozim Agron Bajrami 1,289.47 €

Normalizimi dhe Dialogu Kosovë-Serbi Grupi për Studime Juridike dhe Politike 10,970.00 €

Momenti i ri për zgjerimin në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova

Augusti Palokaj, Gjeraqina Tuhina 4,000 €

Page 36: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

35

TЁ LIDHEMI ME EVROPЁN

Zhvillimi i njohurive të shtetësisë së re në Evropën Juglindore: Politikat e jashtme dhe të brendshme të Kosovës.Ky projekt i nivelit rajonal ka për qëllim të mbushë një boshllëk në bazën e njohurive që disa vende të rajonit të Ballkanit kanë për Kosovën bashkëkohore. Në një numër të projekteve të mëparshme (për shembull, në projektet e zbatuara nga ELIAMEP dhe CRPE) është bërë e qartë se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ose mbajnë interaksion të kufizuar me te, ose të dyja, ka një deficit serioz të studimeve profesionale jo-stereotipike rreth shtetit të ri të pavarur. Përn-dryshe, debati publik është ende i dominuar nga mitet dhe stereotipet që kanë qarkulluar që nga fillimi i krizës jugosllave rreth 25 vjet më parë. Ky projekt ka pasur për qëllim që pjesërisht të përmirësojë këtë problem, por edhe të ndihmojë hulumtuesit e rinjë dhe dinamikë, që të prodhojnë dije të re për Kosovën moderne. Gjithashtu, projekti kishte për qëllim të bëjë ekspoz-imin 16 hulumtuesve rajonalë me përvojën direkte të Kosovës, koordinimin e hulumtuesve nga Kosova dhe vendet tjera, si dhe formimin gradual të një rrjeti të hulumtuesve të përbashkët. Gjatë vitit 2017, pas përpilimit të planit të avokimit, dhe shpërndarjes së rezultateve në vendet ku hulumtuesit Europian kanë punuar (16 studentë të doktoratave në 7 shtete), janë organizuar aktivitetet konkrete avokuese, të cilat do të vazhdojnë edhe përtej periudhës së implementimit, të mbështetura me kampanja mediale dhe media sociale.

• Në qërshor, është organizuar konferenca dy ditore me titull “Unknown Balkans” në Athinë, për të bërë prezentimin e të gjeturave të projektit, por edhe më gjerë. Tema kryesore ishte Kosova, por u ngërthyen edhe çështje rajonale si kontesti i emrit të Maqedonise, siguria në ballkan, influenca Turqisë, etj. Pjesëmarrës ishin të gjithë autorët nga Greqia, profesorë dhe politikëbërës eminent grekë, profesorë nga Maqedonia, Turqia, dhe Bosnja e Hercegovina. Gjithashtu, për ta pasuruar programin edhe me ngjarje kulturore, kemi bërë prezentimin e filmit “Home” si dhe filmit të shkurtër dokumentar për Kosovën, të cilin e kanë prodhuar gazetarët nga Qiproja, që i kishim ftuar për të shkruar për Kosovën dhe edicionin e vitit 2016 të festivalit “Dokufest”, në Prizren.

• Në qërshor është bërë dizajnimi i të gjitha punimeve, të përmbledhura në një libër 425 faqesh, që është publikuar në fund të korrikut.

• Në shtator, nga 10 kopje të librit u janë dërguar me postë hulumtuesve dhe mbikqyrësve, të cilët, një numër të tyre e kanë vendosur në bibliotekat e universiteteve prej nga vijnë.

• Në shtator, katër nga hulumtuesit e projektit kanë marrë pjesë në një prej konferencave më të mëdha vjetore akademike UACES, e mbajtur në Krakow me një sesion të veçantë diskutues për ti shpalosur gjetjet dhe promovuar librin.

• Publikimi i ështe dërguar edhe rrjetit Balkan Academic News (BAN) që përfshin mbi 1,300 studiues, aktivistë, zyrtarë qeveritarë, studentë dhe të tjerë që merren me Ballkanin ose që janë të interesuar për çështje të Ballkanit.

Gjatë fillimit të vitit 2018:

• Libri do të vendoset edhe në disa biblioteka të Universiteteve evropiane. • Do të organizohet edhe një aktivitet i përbashkët diseminues në Bukuresht, për ta

përmbyllur projektin.

Page 37: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

36

Mungesë angazhimi? Një vështrim mbi politikat e shteteve anëtare të BE-së ndaj Kosovës.Projekti tjetër që sjell 10 ekspertë Europianë për të vlerësuar dhe avokuar për pozitën diploma-tike të Kosovës karshi vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, por edhe ato që e kanë njohur por nuk tregojnë përkrahje, i ka sjellur rezultatet e para në fillim të dhjetorit 2017.

• Në fillim të vitit 2017, autorët janë sjellur në Kosovë për të zhvilluar takime me akterë relevantë dhe për të mbledhur informacione rreth punimeve të tyre.

• Në dhjetor 2017, të gjithë hulumtuesit e projektit kanë ardhur në Prishtinë, ku gjatë katër ditëve të qëndrimit, janë organizuar një numër aktivitetesh avokuese. Policy Paper me titull “Mungesë angazhimi? Një vështrim mbi spektrin e politikave të vendeve anëtare të BE-së ndaj Kosovës, u prezentua si produkt i parë i projektit. Është mbajtur një tryezë e rrumbullakët në Mitrovicën e veriut, në hapsirat e Qendrës për Energji Civile, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të OJQ-ve dhe mediave atje. Është organizuar Forum 2015, me ç’rast është bërë prezentimi i të gjeturave para një audience prej më shume se 100 personave, me pjesëmarrje gjithashtu të Ministrit z. Behgjet Pacolli. Forum 2015 është transmetuar direkt në KTV dhe livestream në faqën e fondacionit në Facebook. Pjesë e aktiviteteve ka qenë edhe vizita e tërë grupit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku jemi pritur nga zv. Ministri z. Anton Berisha me ekipin e tij. Në mbrëmje, është organizuar gjithashtu edhe një bisedë midis koordinatorit akademik të projektit z. James Ker-Lindsay dhe publicistit z. Veton Surroi, emision që është xhiruar nga KTV dhe transmetuar një javë më vonë.

• Janë regjistruar dy video Open 333 lidhur me qëndrimet e disa prej shteteve pjesëmarrëse në projekt, dhe janë lansuar në platformën online avokuese të fondacionit – Open 333.

Deri në fund të vitit – fillim të vitit të ardhshëm:

• Punimet do të mblidhen në një libër, i cili pritet të publikohet nga njëra nga shtëpitë botuese të njohura në Britani të Madhe, gjatë pranverës së vitit 2018.

55 Shades of Gay

Shfaqja kontraverse mbi politikat rreth LGBTI në Ballkan dhe Evropë, e prodhuar nga Qendra Multimedia, me mbështetjen e Fondacionit është shfaqur në Festivalin Teatror Ndërkombëtar “Desire”, të mbajtur në Suboticë, Serbi në nëntor të 2017. Projekti në fjalë i ka dhënë një shtysë diskursit të munguar mbi çështjet LGBT në sferën artistike të rajonit. Duke shfrytëzuar artin për të ngritur kauza dhe mesazhe të rëndësishme, kjo shfaqje ka shërbyer për të hapur debatin jashtë kornizave të konservatorizmit dhe homofobisë. Për më tepër, kjo shfaqje ka thelluar komunikimin dhe bashkëpunimin kulturor në mes të artistëve nga Serbia dhe Kosova.

Mirëdita, dobar dan!

Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, i mbajtur në fillim të qershorit 2017 në Beograd tashmë është shndërruar në një platformë për të takime dhe shkëmbime kulturore në mes të Kosovës dhe Ser-bisë, duke përmirësuar marrëdhëniet shoqërore, politike dhe kulturore në mes të dy vendeve. Ky edicion mblodhi pjesëmarrës nga Kosova dhe Serbia, të cilët patën rastin të shohin perfor-manca artistike, filma të vlerësuar në nivel ndërkombëtar që flasin mbi luftën në Kosovë, shfaqje teatrale, si dhe një adresim nga ish-Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, mbi të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky festival, përveç vlerësimeve nga media dhe intelek-tualë progresivë të Beogradit, zgjoi edhe reagime nga organizata të ekstremit të djathtë, të cilët

Page 38: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

37

u drejtoheshin të ftuarve me thirrje nacionaliste. Sidoqoftë, duke hapur diskutime mbi tema të tilla, pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtij festivali u shprehën të vendosur për të vazhduar tutje me aktivitete të tilla që shqyrtojnë në mënyrë kritike marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës nga pikëpamja e së kaluarës, si dhe perspektivat për bashkëpunim në të ardhmen.

Autostrada Biennale është përkrahur në misionin e saj për të organizuar një festival arti që transformon marrëdhëniet në mes të artistëve, hapësirave ku ata punojnë dhe komunitetet në të cilat ata jetojnë. Këtë ky festival ka arritur ta bëjë duke nënvizuar kushtet sociale, politike, ekonomike dhe estetike të cilat ndikojnë jetën e përditshme përtej botës së artit. Ky festival ka mëtuar që të transformojë qytetin e Prizrenit në muze në vetvete si lokacion i kontempo-ranitetit. Artistë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Spanja dhe vende tjera janë vendosur në këtë qytet për të kryer rezidencën e tyre artistike dhe për të marrë pjesë në programin hulumtues dhe panelet e diskutimit mbi çështjen e kufijve në shoqëri, llojllojsh-mërisë kulturore dhe drejtësisë shoqërore.

Fashion Beauty Love është projekt i organizatës Medeja që tenton të vë në përdorim komu-nitete të artistëve dhe ti transformojë ato në hapësira dhe përques të bashkëpunimit. Me këtë projekt është mëtuar që të sillen më afër komunitet kulturore në Bosnje dhe Kosovë.

Rasti Studimor Përtej shënon 20 vjetorin e ekspozitës së famshme “Përtej” të mbajtur në Qen-drën për Kontaminim Kulturor në Beograd. Duke u mbështetur në përvojën dhe kapacitetet e organizatave kulturore në Kosovë dhe Serbi, ky projekt adreson çështjet siç janë mungesa e mbështetjes institucionale për kreativitetin dhe angazhimin e të rinjve, mungesa e përcjelljes së kujtesës tek brezat e reja. Këtë e bën duke inkurajuar artistë nga Serbia, Kosova dhe rajoni i ish-jugosllavisë të shfrytëzojnë kujtesën dhe përvojën e një vazhdimësie pozitive të bashkëpunimit për të artikuluar përgjigjet artistike dhe për ta ngritur kontekstin e punës në një kontekst të gjerë rajonal dhe evropian.

Serbia Tjetër është projekt që ka synuar të mbledhë deklarimet e intelektualëve serbë (nga su-primimi i autonomisë së Kosovës deri te futja e trupave të NATO-s në Kosovë) kundër regjimit të Sllobodan Milosevic-it e në mbrojte të shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, janë mbledhur edhe deklarimet e intelektualvëve shqiptarë nga 1999 deri tek trazirat e marsit 2004 në mbrojtje të minoritetit serb. Më pas, këto janë mbledhur dhe renditur në mënyrë kronologjike ku janë duke në proces të publikimit në tre vëllime të ndara: shqip, serbisht dhe anglisht.

Page 39: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

38

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Mungesë angazhimi? Një vështrim i spektrit të politikave të shteteve anëtare të BE-së ndaj Kosovës Operacional 52,077.00 €

Konferenca dy ditore “Unknown Balkans – Ballkani i panjo-hur” në Athinë Operacional 22,233.00 €

Konferenca akademike UACES ne Krakow Operacional 4,513.00 €

Rasti studimor Përtej – 20 vjet Kosovo 2.0 10,000.00 €

Mirëdita, dobar dan! Integra 20,000.00 €

Autostrada Biennale Autostrada Biennale 7,500.00 €

Serbia Tjetër Admovere 7,000.00 €

Fashion, Beauty, Love Medea 8,176.00 €

50 Shades of Gay Qendra Multimedia 2,130.00 €

Art Atelier for Fahrije and Bajram Mehmeti Rritu 2,000.00 €

Ekspozita “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja” Admovere 6,000.00 €

Page 40: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

39

EDUKIMI I LARTЁSfidimi i Korrupcionit në Arsimin e Lartë Fusha që synon ngritjen e integritetit të Universitetit të Prishtinës, ka filluar për herë të parë të realizohet në këtë vit. Është bërë një punë e madhe në definimin e aktiviteteve, caktimin e dinamikave adekuate të veprimit si dhe në gjetjen dhe përgatitjen e partnerëve që do të jenë bartës të aktiviteteve. Objektivat nëpërmes të cilave ka punuar ky program janë: (1) analiza sektoriale te problemeve më të shprehura në Universitetin e Prishtinës (2) Selekcionimi dhe mo-bilizimi i organizatave dhe rrjeteve sociale/qytetare rreth reformës në Universitet, për një plan aksional të përbashkët (3) Mbledhja permanente e të dhënave për abuzimet më të shpeshta të stafit menaxherial dhe akademik, si dhe publikimi i tyre në mediat e vendit. Mbështetje orga-nizatave për gazetari hulumtuese në këtë lëmi (4) Mbështetje për ekspertët ndërkombëtarë që do ta analizojnë nga një këndveshtrim neutral avansimet e stafit akademik nëpërmës së cilë-sisë së doktoraturave (5) Promovim i gjetjeve nga hulumtimet në media dhe takime/konferenca avokuese në këtë drejtim.

Themelimi i Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në UniversitetTë gjitha takimet përgatitore me partnerë kanë shpier te nevoja e krijimit të një Koalicioni jo-formal të organizatave të shoqërisë civile, që kanë ekspertizë dhe eksperiencë në çështjet e edu-kimit të lartë. Në këtë drejtim, me 14 prill është themeluar ky Koalicion, që quhet Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet. Anëtarët e këtij Koalicioni janë: Qendra për Arsim e Kosovës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Qendra Encompass, Qendra për Kurajo Poli-tike. Organizata Çohu, S’Bunker, Demokracia për Zhvillim, OJQ Admovere dhe Instituti EdGuard.

Misioni i KITU-së është të kontribuojë në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies bren-da sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe Universitetit të Prishtinës në mënyrë specifike. Në më pak se një vit, koalicioni prodhoi një sërë studimesh dhe raporte dhe ndërmori hapa të tjerë për të rritur ndërgjegjësimin për çështje të ndryshme që lidhen me integritetin akademik, i cili më në fund u bë çështje e debatit publik në Kosovë. KITU ka fituar reputacionin e një avokati të fortë kundër të gjitha formave të abuzimit akademik dhe është i njohur si i tillë nga të gjithë aktorët relevantë në Kosovë, duke përfshirë publikun e gjerë, mediat, institucionet e arsimit të lartë, studentët dhe agjencitë qeveritare përgjegjëse.

Avokimi i KITU’sPas themelimit të Koalicionit është hartuar plani i punës dhe temat e para për të cilat u ndanë grante organizatave ishin: retrospektivë e gjendjes në UP, hulumtimi gjithë përfshirës mbi gjen-djen në UP, politizimi, plagjiatura, mungesa e literaturës – skriptat, mosvajtja e mësimdhënësve në ligjërata, të hyrat enorme të një pjese të profesorëve, shitblerja e diplomave, mashtrimet në provime, raportet e auditorit për UP, puna e Bordit Drejtues dhe të Senatit, monitorimi i mbled-hjeve të senatit.

Avokimi të cilin e kanë bërë organizatat anëtare të Koalcionit ka qenë mjaft i larmishëm, duke fil-luar nga prezentimet e të gjeturave të hulumtimeve në konferenca për shtyp e deri te dokumen-tarët të cilët dëshmojnë shkeljet dhe abuzimet të cilat ndodhin në Universitetin e Prishtinës. Të gjitha grantet e ndara kanë rezultuar me fakte konkrete dhe mirë të argumentuara.

Page 41: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

40

Ishin dy ngjarje kyqe në të cilat u koncentruan një pjesë e madhe e aktiviteve të ndërmarra gjatë vitit: Konferenca Ndërkombëtare për Integritetin Akademik dhe tryeza e Forum 2015. Pas hartimit të planit për avokim të elaboruar së bashku me Koalicionin kjo konferencë dhe tryeza e Forum 2015 u organizuan si një mundësi qendrore për të avokuar pjesën më të madhe të rezul-tateve të arritura. Konferenca e organizuar nga ORCA solli një element të posaçëm që mund të hapë një persepektivë zhvillimore në vitet e ardhshme. Në këtë konferencë të mbajtur në fillim të dhjetorit, ishte i ftuar edhe profesori Jeffrey Beall, i cili në fjalën e tij e bëri këtë vlerësim për ORCA’n: Një organizatë që ka marrë kryesimin në ekspozimin e revistave të dyshimta është ORCA. Puna e saj është shembullore dhe shtete dhe unvirsitetet e tjera – duke e përfshirë timin – duhet të ndjekin shembullin e saj. Ajo mbron integritetin e shkencës dhe të hulumtimit duke ndihmuar në lajmërimin e hulumtuesëve për revistat e dyshimta dhe duke I ndihmuar hulumtuesit që t’i shmangin ato.

Me 22 nëntor u organizua tryeza e Forum-it 2015, “Transparenca dhe Integriteti në Universitetin e Prishtinës – Mozaik”. Në këtë tryezë u prezentuan dhe diskutuan të gjeturat e hulumtimeve të punuara përgjatë vitit 2017, si: retrospektivë e gjendjes në UP, hulumtimi gjithë përfshirës mbi gjendjen në UP, politizimi, plagjiatura, mungesa e literaturës – skriptat, mosvajtja e mësimdhë-nësve në ligjërata, të hyrat enorme të një pjese të profesorëve, shitblerja e diplomave, mashtri-met në provime, raportet e auditorit për UP, puna e Bordit Drejtues dhe të Senatit, monitorimi i mbledhjeve të senatit.. Përveç kësaj në tryezë u shfaq animacioni si dhe dokumentari i Çohu’t për shitblerjen e diplomave. Pati prezencë të madhe të organizatave të shoqërisë civile, mediave, profesorëve si dhe studentëve.

Në dhjetor është organizuar Java Kundër Korrupsionit. Organizata Çohu e cila ishte bartëse e kësaj ngjarjeje, do t’i prezentojë të gjeturat e projektit të tyre për shitblerjen e diplomave dhe mashtrimet ne provime, të cilat janë rezultate të punës në kuadër të Koalicionit. Edhe kjo ishte një mundësi e promovimit të Koalicionit.

Në rrafshin e bashkëpunimit më të gjërë është duke u punuar me organizata dhe rrjete rajonale, me fokus në iniciativat të cilat e fuqizojnë studentin dhe rrjetezimin e organizatave studentore. Studentët janë hisedarë kryesor në edukimin e lartë dhe për këtë duhet të fuqizohen. Ekspozimi i grupeve të studentëve në shembujt e praktikave të mira nga vendet e tjera, lehtësimi i bashkë-punimit dhe shkëmbimit me grupe të ngjashme në rajon, si dhe bashkëpunimi me organizatat lokale të shoqërisë civile do të ndërtojnë kapacitetin e tyre për të përballuar me efikasitet sfidat.

Për të pasur më shumë ndikim tek vendimmarrësit dhe qytetarët, fondacioni ka arritur mar-rëveshje me Grupin Koha që të gjitha temat të cilat trajtohen në kuadër të Koalicionit, por edhe projekteve të organizatave të mbështetura jashtë Koalicionit, të transmetohen/publikohen në mediumet e Grupit Koha.

Reagimet e KITU’s mbi zhvillimet aktuale në UPShumë shpejtë, pas daljeve të para të Koalicionit në publik, filluan kërkesat e institucioneve dhe donatorëve për t’u takuar dhe shikuar mundësitë e bashkëpunimit. Ky ishte tregues se Koalicioni për një kohë shumë të shkrutër ndërtoj imazh pozitiv dhe të besueshëm publik. Pati shumë takime me anëtarët e Koalicionit dhe një numër të konsiderueshëm të hisedarëve. Poashtu, Ko-alicioni bëri disa reagime për zhvillimet aktuale që ndodhnin në UP. I pari reagim ishte për shkar-kimin e anëtarëve të Bordit të Agjencionit për Akreditim. Në këtë reagim Koalicioni kërkoj nga qeveria sqarime për shkarkimin si dhe të plotësohet obligimi ligjor për raportim në Kuvend në lidhje me shkarkimin. Gjithashtu, kërkoj dhe proces të ligjshëm dhe transparent të përzgjedhjes

Page 42: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

41

së anëtarëve të rinjë të këtij institucioni. Reagimi tjetër ishte për ndërhyrjet politike në UP.

Koalicioni do të vazhdojë të monitorojmë proceset e lidhura ngushtë me integritetin akademik, si promovimi i stafit akademik. Do të identifikohen dhe denoncohen praktikat korruptive në arsimin e lartë, pandershmëria akademike dhe plagjiatura. Gjithashtu, do të avokohet që Uni-versiteti të paraqesë procedura efikase për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie dhe për të mbrojtur integritetin akademik. Për këtë qëllim janë bërë dhe do të vazhdohet mbështetja e Fondacionit për hulumtime të cilat do të sigurojnë bazën për avokim të bazuar në dëshmi, për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet që lidhen me integritetin akademik dhe për të fuqizuar grupet e studentëve për t’u marrë me çështje të tilla nga pozicioni i përfaqësuesve të klientëve.

Më poshtë janë përmbledhjet e raporteve të secilit grantist.

OJQ AdmovereRaport retrospektiv: Gjendja në UP “Profesorët bahen kishe po ligjërojnë e studentat kishe po studiojnë”

Qëllimi i kësaj analize ishte t’i identifikojë përmbledhtazi problemet kryesore me të cilat bal-lafaqohet Universiteti i Prishtinës (UP) që nga paslufta e deri më sot. Për këtë janë shqyrtuar dokumente të ndryshme dhe strategji të hartuara nga UP-ja, pastaj ligjet për arsimin e lartë, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, raportet, analizat dhe studimet e OJQ-ve të ndryshme për UP-në, raportet e progresit të Komisionit Evropian (KE), etj.

Nga shqyrtimi i këtyre materialeve të lartpërmendura, ka rezultar se UP-ja ballafaqohet me këto probleme: staf akademik të pakualifikuar; përzgjedhje të stafit akademik në baza partiake / klanore / nepotiste / korruptive; avancime të pamerituara akademike; plagjiaturë; mungesë të plan-programeve koherente dhe te lidhura me nevojat e ekonomisë e shoqërisë në përgjithësi; mungesë të revistave shkencore; mosparapagim në revista shkencore ndërkombëtare; mung-esë të bibliotekave; literaturë obligative të demoduar për studentët; mungesë të vlerësimit të profesorëve nga studentët dhe vlerësim i studentëve nga profesorët me metoda të demoduara; numër të studentëve në shpërputhje me numrin e profesorëve dhe me hapësirën fizike; dhe organizatat studentore të politizuara.

Kjo analizë ka rëndësi të veçantë për arsye se mundëson matjen e trendit të zhvillimit si në pjesën e menaxhmentit të UP-së ashtu edhe pjesën e integritetit akademik.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCAProjekti për rritjen e integritetit dhe etikës akademike në UP:

Qëllimi: Rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies akademike në Universitetin e Prishtinës përmes teknikave hulumtuese dhe presionit qytetar

ORCA ka hulumtuar 35 buletine të publikuara në uebfaqen e UP-së duke filluar nga marsi. Në këto 35 buletine janë hulumtuar 131 kandidatë për pozitë profesoriale që janë rekomanduar pozitivisht nga komisionet e vlerësimeve. ORCA ka përpiluar tre raporte që u janë dërguar sena-torëve para mbledhjeve të Senatit, në mënyrë që ata të mos votojnë për zgjedhjen e profe-sorëve jomeritorë. Nga 131 kandidatët, ORCA ka vlerësuar pozitivisht 57 dhe ka vlerësuar nega-tivisht 74. Si rrjedhojë e presionit të shkaktuar nga raportet e dërguara paraprakisht, Senati ka avancuar vetëm katër kandidatë të vlerësuar negativisht nga ne, dhe ka refuzuar 70 të tjerët, që

Page 43: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

42

është një përmirësim nga situatat e mëhershme kur janë avancuar të gjithë pa u verifikuar. ORCA ka publikuar analizën e këtij procesi.

ORCA ka filluar hulumtimin e CV-ve të të gjithë stafit akademik të UP-së me gradë profesiorale në qershor dhe e ka finalizuar këtë hulumtim në shtator. Në total janë hulumtuar 481 profesorë. ORCA ka publikuar raportin ku 72% të profesorëve aktual nuk i justifikojnë titujt akademik.

ORCA ka organizuar tre përgëzime publike për profesorët meritorë të avancuar në konkursin e fundit. Përgëzimi i parë u organizua më 28 korrik, përballë Bibliotekës Kombëtare, ku u prezan-tuan 23 profesorë asistentë të avancuar në konkursin e fundit me meritë, sa i përket numrit të punimeve shkencore1. Përgëzimi i dytë u organizua më 2 gusht te Biblioteka Kombëtare, ku u prezantuan 11 profesorë të asocuar të avancuar me meritë në konkursin e fundit2. Përgëzimi i tretë u organizua më 15 gusht te Biblioteka Kombëtare, ku u prezantuan 12 profesorë të rregullt të avancuar me meritë në konkursin e fundit3.

ORCA ka organizuar tre takime me hisedarë gjatë kësaj periudhe raportimi. Takimi i parë u mbajt me përfaqësues të universitetit dhe përfaqësues të ORCA-s të cilët të dhënat nga tre analizat e ORCA-s: analiza e buletineve, analiza e shefave të departamenteve, dhe analiza e Fakultetit të Edukimit. Gjithashtu, u diskutua për padinë e ORCA-s ndaj Universitetit për rregulloren e bash-këpunëtorëve të jashtëm, dhe u diskutua dhe kjo rregullore. Në takimin e dytë morën pjesë pro-fesorë nga fusha e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqiptare, historisë shqiptare, dhe arteve, si dhe përfaqësuesit e ORCA-s, dhe ORCA prezantoi një udhëzim për botim në këto fusha, që përfshin dhe një listë të platformave dhe revistave që pranojnë punime për këto fusha4. Në takimin e tretë u diskutua mes konsulentëve ligjor, ekspertëve të arsimit dhe ORCA-s për rekomandimet për një udhëzim administrativ të Ministrisë për specifikimin e punimeve shkencore dhe çka konstituon një revistë shkencore ndërkombëtare.

Impakti i këtij projekti:Është nënshkruar udhëzimi administrativ i Ministrit të Arsimit 1/2018 me të cilin rregullohet ccështja e avancimeve akademike. Ky udhëzim administrativ ka ardhur si rezultat direkt i avokimit të ORCA-s. ORCA e ka sponzorizuar versionin e parë të draftit dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrin në nxjerrjen e versionit aktual.

Në shkurt 2017, ORCA filloi hulumtimin e buletineve të konkursit për përzgjedhje të stafit aka-demik. ORCA ka hulumtuar 131 profesorë, 74 nga të cilët janë vlerësuar negativisht, që nuk i plotësojnë kriteret sa i përket punimeve shkencore, dhe vetëm katër nga këta janë avancuar nga Senati.

Një dukuri në parim jo-ligjore është shfaqur gjatë procesit të avancimeve, ku 35 profesorë janë rizgjedhur nga Senati në gradën e tyre ekzistuese akademike. Për këtë, ORCA ka deponuar dy ankesa në Inspektoratin e Arsimit pranë MAShT-it.

Është ngritur një rast në Këshillin e Etikës për rastin e profesorit Enver Hasani i cili është dënuar nga një gjykatë në Kosovë. ORCA ka kërkuar zbatimin e parimeve të etikës dhe në këtë rast ka kërkuar shkëputjen e kontratës së këtij profesori.1 http://orca-ks.org/sq/2017/07/28/orca-pergezon-profesoret-asistent-meritore-te-avancuar-ne-konkursin-e-fundit/ 2 http://orca-ks.org/sq/2017/08/02/orca-publikon-emrat-e-profesoreve-te-asocuar-meritore/ 3 http://orca-ks.org/sq/2017/08/15/orca-pergezon-profesoret-e-rregullt-meritore-te-avancuar-ne-konkursin-e-fundit/ 4 http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/10/Udh%C3%ABzim-p%C3%ABr-publikim-n%C3%AB-revista-shkencore_final.pdf

Page 44: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

43

Projekti për monitorimin e mbarëvajtjes së mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës Qëllimi: Rritja e transparencës dhe llogaridhënies të mësimdhënësve në Universitetin e Prishti-nës për mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies dhe prezencës së tyre në universitet përmes monitorimit.

ORCA ka monitoruar 86 profesorë të Fakultetit Filozofik, Juridik dhe Ekonomik, në bazë të orarit zyrtar dhe faqes zyrtare (ata që janë të listuar në uebfaqe të fakulteteve, dhe ata që figurojnë në orare zyrtare), për mbajtjen e konsultimeve. Pastaj, ORCA ka monitoruar ligjëratat, ku janë monitoruar 1177 ligjërata në tre fakultetet. Ligjëratat janë monitoruar në bazë të orarit zyrtar. ORCA gjithashtu ka monitoruar 60 provime në tre fakultetet. ORCA ka përpiluar dy raporte nga të gjeturat e këtij monitorimi të quajtur “Dembelët e Hasan Prishtinës”. Raporti i parë ka të bëjë me konsultimet5, ndërsa i dyti me ligjëratat, provimet dhe rezultatet e pyetësorit6. Në publikimin e parë, me datë 24 maj, janë ftuar vetëm studentë për të diskutuar të gjeturat e monitorimit dhe për të diskutuar cilësinë e mësimdhënies në përgjithësi. Në publikimin e dytë, me datë 14 korrik, janë ftuar disa hisedarë, si studentë, organizata të shoqërisë civile, anëtarë të KITU – koalicioni për transparencë dhe integritet në Universitet, medie etj.

Impakti i këtij projekti:Një impakt i punës së ORCA-s është fakti që menaxhmenti i UP-së ka pranuar që ekzistojnë par-regullsitë e evidentuara nga ORCA (edhe pse dekanët e tre fakulteteve të monitoruara e mohoj-në), dhe janë në proces të zbatimit të një projekti të monitorimit elektronik të vijueshmërisë së profesorëve. Një sukses tjetër është ngritja e vetëdijes për problemet e mbarëvajtjes së mësim-dhënies në UP, që janë të matshme: 51 mbulime mediatike; 276 likes, 11 shares, 4378 shikime në video të tryezave dhe kronika në Facebook; 867 klikime të raportit nga uebfaqja e ORCA-s.

Aktivitete të tjera:1. ORCA gjithashtu ka dërguar letra te donatorët, hisedarët, ambasadat, ku shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet në arsimin e lartë dhe në Universitetin e Prishtinës.

2. Drejtori Ekzekutiv i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare an-ti-plagjiarizëm e mbajtur në Brno, Çeki, në maj, ku edhe u takua me Jeffrey Beall, nismëtari i një lëvizjeje globale për integritetin akademik përmes demaskimit të revistave grabitqare, të cilat pretendojnë se janë botime të mirëfillta shkencore. Gjithashtu, metodologjia e ORCA-s është e bazuar në metodologjinë e Beall. Beall ka qenë pjesëmarrës në konferencën e ORCAs që është mbajtur në dhjetor.

3. ORCA ka vizituar grupet e ndryshme studentore dhe organizatat që merren me arsim në Maqedoni. Stafi i ORCA-s dhe studentë aktivistë të ORCAs kanë bërë disa vizita në organizata të ndryshme në Maqedoni ku kanë shkëmbyer përvojat e aktivizmit qytetar dhe studentor në ccështjet e arsimit të lartë.

5 http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/05/Raporti-i-Monitorimit_Interactive.pdf 6 http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/07/Dembelet-e-H.P.2_Final_Shqip.pdf

Page 45: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

44

4. ORCA ka organizuar një takim formal me përfaqësues të Organizatave Studentore më 21 prill. Ndërkohë, ORCA ka takuar grupe të ndryshme studentësh në mënyrë jo formale. SI rrjedhojë ORCA ka 77 studentë të gatshëm për t;’iu bashkuar ORCA-s në aktivitete studentore.

5 Aktivitetet masmediale

Më poshtë janë disa të dhëna nga uebfaqja e ORCA-s për periudhën e projektit:

• 30122 vizitorë unik• 42346 vizita në site• 368744 klikime

Më poshtë janë disa të dhëna nga faqja e Facebook-ut të ORCA-s për periudhën e raportimit 01.03.2017-31.12.2017

• Nga 1597 likes në faqen e Facebook-ut më 1 mars, tani ORCA ka 3866 likes, me rritje 2.5 herë.

Instituti EdGuardNxitja për Llogaridhënie në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Ekipi hulumtues në bashkëpunim me zhvilluesit e metodologjisë, PROFESORET Jusuf Thaçin dhe Nait Vrenezi, ishin të akorduar për përcaktimin e metodologjinë e hulumtimit, përfshirë përcakti-min e mostrës dhe pyetësorin për intervista.

Rekrutimi dhe Trajnimi i Intervistuesve - Për shkak të rëndësisë së mbledhje së të dhënave valide, kujdes i veçantë i është përkushtuar rekrutimit të intervistuesve profesionalisht të gatshëm dhe të besueshëm për të kryer hulumtimin në fjalë. Mbledhjes së të dhënave në terren i ka paraprirë trajnim një ditorë për intervistuesit mbi detajet teknike të procesit të mbledhjes së të dhënave të mbajtura nga profesori Vrenezi.

Mbledhja e të Dhënave - Mbledhja e të dhënave për 14 njësitë akademike të Universitetit ka përfunduar brenda afatit të paraparë prej 8 ditësh. Sipas përcaktimit të mostrës në total janë mbledhur 1495 intervista, me studentë të studimeve BA dhe Master. Përgjatë gjithë periudhës së mbledhjes së të dhënave është bërë monitorimi i punës së intervistuesve për cilësi.

Përpunimi i të Dhënave - Rëndësi e veçantë i është kushtuar futjes dhe përpunimit të duhur të të dhënave, kjo, për të ruajtur vlefshmërisë e të dhënave të mbledhura. Ekipi hulumtues ka mbikëqyr në vazhdimësi ecurinë dhe ka siguruar futësit e të dhënave janë duke proceduar cilë-sisht me punën e tyre.

Shkrimi i Raportit - Shkrimi i raportit ka pasuar menjëherë pas mbledhjes së të dhënave. Përveç statistikave përshkruese, ky raport mëton të ofroj edhe ndërlidhje mes variabileve të ndryshme me interes për tu paraqitur në raport. Raportit ngelet për tu përfunduar në Janar 2018.

Prezantimi i të GjeturaveZhvillimi i Infografikës: Të gjeturat e hulumtimit me interes për publikun do të paraqiten në formë të infografikës, kjo për të ilustruar dhe paraqitur në formë të përmbledhur vizuale të gjeturat. Një përmbledhje e tillë më me lehtësi do të mund të arrij dhe nxis interes të një audiencë më të gjerë.

Page 46: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

45

Organizimi i Konferencës: Të gjeturat nga hulumtimit do të paraqiten në konferencë. Konferenca në fjalë mëton që përmes lansimit zyrtar të raportit, të çel për debat gjendjen në universitet dhe kërkesën për llogaridhënie.

Zhvillimi i Metodologjisë së Investigimit - Përmes këtij aktiviteti ekipi hulumtues ka zhvillu-ar dizajnin e investigimit. Meqenëse, ky projekt mëton që përveç rishikimit të punimeve për plagjiaturë, të investigoj edhe procesin e shitblerjes së punimeve, rëndësi e veçantë i është përkushtuar të përcaktuarit e dizajnit të përshtatshëm për të identifikuar procedurat ilegale të plagjiaturës në nivele të ndryshme në universitet.

Rishikimi i Punimeve për Plagjiaturë - Ky aktivitet ka përfshirë rishikimin e publikimeve të pro-fesorëve universitar; temave të diplomave; punimeve seminarike etj. Ekipi hulumtues rishikimin për plagjiaturë e ka bërë i përkrahur nga softueri me algoritëm të caktuar që do të përcaktojnë nivelin e plagjiaturës.

Hulumtimi mbi nivelin e Njohurive të Studentëve për Plagjiaturë - Raporti përfundimtar i të gjeturave do të përfshije, përveç vlerësimit të nivelit të plagjiaturës edhe praktikave shitblerjes së punimeve, edhe një vlerësim të njohurive të profesorëve dhe studenteve për plagjiaturë. Metodologjia e mbledhjes së të dhënave është orientuar në kualitative vetëm, kryesisht përmes fokus grupeve dhe intervistave.

Shkrimi i Raportit - Të gjeturat nga të gjitha dimensioneve e hulumtuara do të paraqiten të de-tajuara në raportin përmbledhës të investigimit në fjalë. E rëndësishme, raporti do të paraqes rekomandime për vendimmarrësit për intervenuar në eliminimin e prezencës së plagjiaturës në universitet.

Prezantimi i të Gjeturave të Investigimit - Të gjeturat e investigimit do të bëhet publike gjatë organizimit të një konference, kjo për të nxitur interesimin e mediave. Raporti ngelet për tu publikuar në janar 2018.

Përkundër që të gjeturat janë prezantuar vetëm në tryezë të Forum 2015, diskutimi dhe vë-mendja e ngritur në opinion për çështjet e shtjelluara është e jashtëzakonshme. Përveç reagimit nga vet universiteti, reagime dhe presioni nga hisedarët e tjerë në universitet është indikator për ndryshim.

Përkundër që raportet priten ende për tu publikuar, kanë pasur vëmendje të mirë mediale. Perceptimi i studentëve për universitetin mëtohet të jetë hulumtim vjetor, për të krahasuar të gjeturat mes viteve, dhe kundrejt çfarëdo intervenimi eventual.

Organizata ÇohuOrganizata Çohu ka bërë analiza në gjashtë tema për parregullsitë në Universitetin e Prishtinës.

1. Tema e shitblerjes së temave të diplomës

Ky hulumtim tregon se është e pranishme dukuria e shit-blerjes së temave të diplomës në UP. Hulumtimi tregon se ka individë që këtë punë e kanë bërë biznes dhe reklamojnë shërbimet e tyre online dhe nëpër rrugë. Lehtësinë për blerjen e temave të diplomës Preportr e ka vërtetuar përmes kontaktit me telefon me individët që shesin tema të diplomës dhe gjithashtu e ka takuar njërin prej tyre. Hulumtimi tregon se profesorët nuk i mentorojnë sa duhet këto tema dhe një nga arsyet është se ata janë të tej ngarkuar me kandidatë. Ka profesorë që ka mentoruar deri në 80 tema brenda një viti.

Page 47: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

46

2. Tema e mungesës së librave bazë

Ky hulumtim tregon se si studentët e UP-së disa nga lëndët bazë i mësojnë me skripta, sllajde, përmbledhje të materialeve dhe përmbledhje të ligjëratave. Deri të ky përfun-dim kemi ardhur pasi që kemi takuar studentë dhe i kemi intervistuar në lidhje me këtë çështje. Ka departamente si p.sh., në Fakultetin e Edukimit apo në Fakultetin Filozofik (drejtimi Puna Sociale) që nuk kanë literaturë të mjaftueshme për programin që e mbaj-në, ndërsa raportet vlerësuese të akreditimit tregojnë se edhe ajo literaturë që ekziston nuk përkon me programin e studimeve. Në kuadër të këtij hulumtimi është trajtuar edhe puna shkencore në UP. Hulumtim tregon se Universiteti i Prishtinës që ka 13 fakultete, në kuadër të së cilave funksionojnë 41 departamente, 42 programe, pesë module dhe pesë katedra, publikon vetëm tri revista shkencore, cilësia e të cilave konsiderohet pa kontribut shkencor edhe nga vetë rektorati i UP-së.

3. Tema: Politizimi i Universitetit

Në hulumtimin e Preportr për politizimin e Universitetit të Prishtinës kanë qenë në fokus katër fakultete me gjithsej 374 profesorë. Prej 374 profesorëve sa janë shikuar në këtë punim, 50 prej tyre kanë lidhje drektë me politikën. Disa prej këtyre profesorëve kanë mbajtur pozitat më të larta shtetërore në vend: kryeministër, ministra, deputetë presi-dent etj. Nga të dhënat që janë studiuar në këtë hulumtim e që janë katër fakultetet, Juri-dik, Ekonomik, Filozofik dhe i Mjekësisë, respektivisht 374 profesorë të këtyre fakulteteve, këta (profesorët) që janë gjetur që kanë përkatësi politike ndahen mes dy partive PDK e LDK. Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja e tyre (partive) pothuajse është e barabartë. Një e dhënë tjetër interesante e këtij hulumtimi është se në Fakultetin e Mjekësisë janë gjetur një numër shumë i vogël profesorësh që kanë lidhje me politikën, vetëm 7 sish nga gjith-sej 183 profesorë sa i ka ky fakultet.

4. Mjeshtëria e kopjimit

Ky hulumtim trajton dukurinë e kopjimit në Universitetin e Prishtinës. Hulumtimi tregon se si kopjimi është i lehtë për tu realizuar dhe se ka metoda të ndryshme të kopjimit.

Dyqanet e fotokopjeve apo siç njihen ndryshe skriptorët, janë njëri nga gjeneratorët e ko-pjimit. Aty mund të gjesh teste të plotësuara dhe materiale të ndryshme, të cilat zakonisht kopjohen në format shumë të vogël dhe përdorën për kopjim. Ekipi i Preportr dëshmon me video se si realizohet kjo parapërgatitje për kopjim.

Një pjesë e studentëve i përdorin këto teste dhe materiale, duke i shkruar në banka të sallave ku mbahen provimet. Gjatë monitorimit që është bërë në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, janë parë disa studentë që shkruanin përgjigje apo definicione të ndryshme në tavolina. Më të përfunduar provimi zakonisht këto shënime i fshijnë nga tavolina.

Një metodë tjetër e kopjimit është përdorimi i teknologjisë. Në web-faqe të market-ingut dhe në rrjete të ndryshme sociale ka njoftime për shitjen apo dhënien me qira të teknologjisë për kopjim. Kostoja e këtij shërbimi, përkatësisht vlera varion nga 20 deri në 80 euro.

Në lidhje me këtë dukuri Preportr ka biseduar me një profesorë dhe një dekan për të parë perspektivën e tyre për këtë dukuri. Gjithashtu në kuadër të hulumtimit janë përdorur edhe të dhënat e nxjerra në një hulumtim i Institutit EdGuard.

Page 48: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

47

Hulumtimi me të gjeturat e cekura më lartë dhe shumë detaje tjera, janë të realizuara edhe me një dokumentar rreth 10 minuta.

5. Raportet e auditorit

Në kuadër të këtij hulumtimi janë analizuar raportet e auditorit të përgjithshëm për Uni-versitetin e Prishtinës. Raportet e analizuara i takojnë periudhës nga viti 2009 e deri në vitin 2016. Gjatë kësaj analize ajo që bie në sy e që paraqet shqetësim kryesor janë shkel-jet e shumta e të përsëritura thuajse në çdo vit nga Universiteti i Prishtinës. Kjo përveç keqpërdorimeve e shkeljeve në masë të madhe që vë në pak po ashtu shpërfaqë edhe paaftësinë dhe mos vullnetin nga ana e menaxhmentit për të adresuar dhe shmangur këto shkelje e keqpërdorime. Si rezultat i krejt këtij neglizhimi nga ana e menaxhmentit vërejtjet e njëjta, shumica të cilësuara si probleme që duhet të trajtohen me prioritet, u adresuan në gati secilin raport të auditorit për tetë vite me radhë.

Thuaja se secili sektor i audituar paraqitet me probleme serioze, po kryesisht ato qe dominojnë e qe iu kushtua vëmendje me e madhe në ketë raport janë shkeljet dhe keqpërdorimet ne paga dhe mëditje, si dhe shkeljet tjera te keq menaxhimit të buxhetit të UP-së. Në këtë pjesë, në secilin raport të auditorit shpërfaqen shkelje të mëdha duke filluar nga kontratat e shumëfishta dhe rrjedhimisht pagesat për secilën prej tyre, kontra-ta në shpërputhje me rregulloret, pagesa të vazhdueshme për profesorë në të gjitha njësitë për orë të pa mbajtura dhe marrja e orëve mbi norme mbi limitin e tejkaluar. Të gjitha këto në vazhdimësi kishin krijuar shpenzime shtesë për UP-në dhe dokumentimi i mbajtjes së mësimit ishte gjithmonë i pakët e në shumicën e rasteve mungonte fare.

Në këtë hulumtim një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe Auditorit të Brendshëm të UP-së si dhe Komitetit të Auditimit, njësi të cilat konsiderohen si kyçe për përmirësi-min e gjendjes në UP në bazë të raporteve. Këto njësi përveç që u themeluan me vonesë dhe asnjëherë nuk u funksionalizuan si duhet, puna e tyre u cilësua si e mangët. Asn-jëherë Auditori i Brendshëm nuk arriti ti realizojë as gjysmën e planeve vjetore, plane këto që edhe ashtu u cilësuan si jo të një cilësie të duhur. Kjo njësi vazhdimisht është bazuar në vetëm një auditor e në shume vite ka pasë periudha ku UP nuk kishte auditor fare. Sa i përket Komitetit të Auditimit thuaja se për tërë këto vite ishte jo funksional e edhe atëherë kur kishte anëtarë puna e tyre ishte zero.

Në kuadër të këtij hulumtimi janë intervistuar edhe Sekretari i Universitetit të Prishtinës si dhe udhëheqësi i organizatës ORKA ku u diskutua për problemet në fjalë.

6. Tema te hyrat e profesorëve

Preportr ka siguruar rregulloren në bazë të secilës deri në këtë vit profesorët janë paguar shtesë për secilin aktivitet të tyre.

Në bazë të kësaj rregullore profesorët janë paguar shtesë nga viti 2012 për:

1. Orë shtesë

2. Mbajtjen e provimeve

3. Mbikëqyrjen e punimeve të diplomës bachelor dhe master

4. Pjesëmarrje në komisione të ndryshme

Në vitin 2017 Rektorati në rregulloren e re të pagave ka larguar pagesën për mbajtjen e provimeve.

Page 49: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

48

Kjo ka qenë edhe kërkesë e Komitetit për Këshillim Financiar të UP-së i cili është mbështetur nga USAID.

Preportr ka realizuar intervistë me anëtarë të këtij komiteti duke marrë përgjigjet e tyre lidhur me sistemin e pagesave në UP.

Preportr përmes të drejtës së qasjes në dokumente zyrtare ka kërkuar nga ky institucion listën e pagave të rregullta dhe pagesave shtesë të profesorëve në fakultetet Ekonomik, Juridik dhe Filozofik për vitet 2014-2015 dhe 2015-2016.

Pavarësisht insistimit të ekipit tonë, ne ende nuk kemi marrë ndonjë të dhënë nga Rektorati nën arsyetimin se janë duke shqyrtuar dokumentet në mënyrë që të mos bëhet shkelje e të dhënave personale.

Preportr ka shqyrtuar vrejtjet e Auditorit lidhur me pagesat në Universitet se ka gjetur një mori problemesh të cekura në raport. Po ashtu është realizuar intervistë me profesorë të UP-së lidhur me temën.

Demokracia per zhvillim D4D

Në raportin e ndërmjetëm, është raportuar mbi aktivitetet e organizuara nga Instituti D4D, që nga fillimi i projektit: salloni me pjesëmarrjen e disa anëtarëve të koalicionit dhe reagimi i shpe-jtë, sipas planit fillestar të projektit. Për shkak të vonesës në marrjen e vendimeve nga Këshilli Drejtues, analiza e planifikuar është nisë me vonesë, që ka ndikuar në shtyrje të pubikimit të saj. Në periudhën e dytë të raportimit është angazhuar eksperti për të analizuar Këshillin Drejtues të UP-së.

Raporti për periudhën shtator-dhjetor

Takimet me menaxhmentin e rektoratit

Gjatë muajve tetor – nëntor 2017, D4D ka realizuar katër (4) takime lidhur me format e bashkë-punimit me Këshillin Drejtues, duke u fokusuar në transparencën dhe llogaridhënien e Këshillit Drejtues. Pas kërkesave të shumta drejtuar Këshillit Drejtues dhe vonesave në përgjigje, D4D ka arritur të marrë një dosje prej 160 vendimeve të Këshillit drejtues duke e mundësuar edhe anal-izën rreth vendimeve të KD të UPHP-se. Megjithatë, kërkesa për dorëzimin e procesverbaleve nuk është aprovuar me pretekst se procesverbalet përmbajnë informata të ndjeshme.

D4D poashtu ka ndërmarë aktivitet lobues me menaxhmentin e rektoratit në lidhje me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në UP. Pas disa takimeve, është arritur që të fillohet me publiki-min e vendimeve të KD-së në faqen zyrtare të Universitetit “Hasan Prishtina”. Tutje kjo ka mundë-suar që të fillohet një nivel i ri i transparencës dhe llogaridhënies rreth vendimeve të KD-së.

Prezantimi në kuadër të konferencës së KITUNë tryezën e Forum 2015, n ë nëntor 2017 në kuadër të koalicionit KITU, D4D ka prezantuar re-agimin e shpejtë rreth KD-së së UP-së. Prezantimi mbi temën e transparencës dhe llogaridhënies së UPHP-së, ka paraqitur nivelin e transparencës së KD-së, publikimin e vendimeve të KD-se në faqen zyrtare të UPHP-së, gjendjen aktuale të KD-së, dhe rekomandimet për ndryshimet e gjen-djes aktuale.

Page 50: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

49

Analiza e vendimmarrjes në Këshillin DrejtuesInstituti Demokraci për Zhvillim, pas marrjes së dosjes së vendimeve të KD-së ka arritur që ta realizoj analizën rreth “Funksionimit të Këshillit Drejtues të UP”. Analiza është në fazën e fundit të editimit dhe përmban një strukturim të problemeve që ka funksionimi i KD-së. Analiza përf-shin cilësinë e vendimeve të KD, duke analizuar transparencën dhe llogaridhënien në marrjen e vendimeve si dhe krahasimin me vende të tjera të funksionimit të Këshillave Drejtues.

Analiza jep edhe konkluzionet përkitazi me vendimet e shqyrtuara në analizë ku shihen lëshime të caktuara kryesisht teknike në nxjerrjen e vendimeve. Për mëtej, Këshilli Drejtues dhe menaxh-menti i UP-së në përgjithësi nuk disponon me një kornizë funksionale që do të siguronte trans-parencë dhe llogaridhënie gjatë funksionimit të organeve dhe zyrtarëve universitar. Rekoman-dimet do t’i adresohen Ministrisë së Arsimit, Universitetit të Prishtinës dhe Këshillit Drejtues.

InfografikatDeri më tani nuk është zhvilluar asnjë infografikë e planifikuar të paraqes rezultatet e hulumti-meve të partnerëve tjerë dhe nga hulumtimi i D4D-së. Pritet që këto infografika të publikohen në koordinim me partnerë tjerë. D4D gjatë ditëve në vijim do të koordinojë me anëtarë tjerë të koalicionit për të shikuar mundësinë e zhvillimit të infografikave të cilat do të paraqisnin të dhëna në lidhje me llogaridhënien dhe transparencën e UP-së.

Aktivitetet e mbetura Deri në fund të projektit kanë mbetur:

• Përfundimi dhe publikimi i analizës për Këshillin Drejtues dhe një editorial mbi gjëndjen në Këshillin Drejtues (shkurt);

• Monitorimi i publikimit të vendimeve të Këshillit Drejtues në faqen zyrtare të UP-së (janar-shkur);

• Infografikat në bashkëpunim me partnerët e KITU-së (shkurt)

Aktivitetet e përfunduara

• Salloni i së martës;• Reagimi i shpejtë.

Salloni i së martës.

Në kuadër të projektit është planifikuar një sallon (organizuar në tetor) me temën “Transparenca dhe Llogaridhënia e KD-se, të UP-së”, me të ftuar si panelistë dhe moderator të sallonit, anëtar të organizatave të cilat janë pjesë e koalicionit KITU. Disa nga konkluzionet kyçe të sallonit janë:

• Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies. Se, transparenca dhe llogaridhënia mungojnë në organet drejtuese të UP-së dhe nuk janë pjesë e politikave e dëshmon edhe fakti që në Statutin e UP-së, transparenca përmendet vetëm dy herë edhe atë te pjesa që ka të bëjë me promovimin e stafit akademik kurse llogaridhënia as edhe njëherë.

• Politizimi i UP-së. Kjo dukuri është theksuar si një ndër problemet kryesore me të cilat

Page 51: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

50

përballet Universiteti i Prishtinës. Politizimi shtrihet që nga Këshilli Drejtues, Senati e kështu shpërndahet nëpër të gjitha degët e UP-së deri edhe te mësimdhënia. Këshilli Drejtues është i politizuar dhe si rezultat UP nuk funksionon i pavarur, kontrollohet dhe është i varur drejtpërdrejt nga politika.

• Reformat e nevojshme. Universitetit të Prishtinës i duhen reforma rrënjësore, duke filluar nga përbërja e Këshillit Drejtues. Anëtarët e tij duhet të jenë persona me aftësi përkatëse profesionale dhe të jenë të përgjegjshëm për të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me financa dhe të japin llogari për menaxhimin dhe ndarjen e këtyre fondeve.

• Politizimi, klientelizmi, korrupsioni, mungesa e cilësisë së studimeve, mos përshtatja e programeve të studimit me tregun e punës, shit-blerja e temave të diplomës, plagjiatura, mungesa e kritereve akademike etj., këto dhe shumë probleme të tjera e kanë sjellë UP-në në gjendjen në të cilën ndodhet sot.

Këshilli Drejtues si mekanizëm kryesor duhet të hartojë politika për parandalimin e këtyre prob-lemeve dhe jo të bëhet vet pjesë e tyre. Transparenca dhe llogaridhënia duhet të burojnë nga Këshilli Drejtues dhe të shtrihen edhe në njësitë akademike të Universitetit, deri tek mësimdhë-nësit dhe stafi administrativ.

Analiza e vendimarrjes në Këshillin Drejtues

Për të analizuar vendimet e marra nga Këshilli Drejtues, D4D ka angazhuar z. Xhavit Rexhaj. Edhe pse D4D ka paraqitur tri kërkesa për qasje në vendimet e KD-së, për vitin 2016 dhe 2017, fatëkeqë-sisht nuk ka pasë përgjigje në këto kërkesa dhe si rrjedhojë ky hulumtim është vonuar. D4D ka bërë kërkesë edhe në Ministrinë e Arsimit, mirëpo pa sukses. Edhe kërkesat për intervistim dre-jtuar z. Ismet Salihut, nga Këshilli Drejtues, dhe z. Esat Kelmendi, UP, ka hasur në mospërgjigje.

Në javën e dytë të muajit tetor, D4D është takuar me z. Esat Kelmendi ku është ripërsëritur kërke-sa për qasje në vendimet e KD-së. Z. Kelmendi është zotuar se kërkesat e bëra nga D4D do të pro-cedohen për diskutim në kshillin drejtues, dhe pritet të merret vendim lidhur me këtë kërkesë.

Nga takimi me sekretarin e UP-se, z. Kelmendi, është arritur që vendimet e KD-se të cilat nuk janë të publikuara në faqen zyrtare të UP-se, të publikohen, që të rritet transparenca e KD-se, ndërsa vendimet e KD-së, pas takimit të KD-së t’i dorëzohen D4D-së, për nevoja te hulumtimit. Ndërsa sa i përket kërkesës për procesverbalet e takimeve të KD-së, përgjigja ka qenë negative me arsy-etim të përmbajtjes sensitive me informacione të ndryshme dhe si të tillë nuk mund të ndahen me D4D. Lidhur me procesverbalet, D4D ka rekomanduar që këto materiale të publikohen, duke hijezuar pjesët e informacioneve personale dhe ato sensitive.

Pritet që pas dorëzimit të vendimeve të KD-së, analiza të përfundojë në një afat prej 30 ditësh. Në takim është diskutuar edhe pjesmarrja e D4D-së në takimet e Këshillit dhe se për këtë do të njoftohemi pas takimit të ardhshëm të Këshillit.

Infografikat

Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë infografikë e planifikuar të paraqes rezultatet e hulumti-meve të partnerëve tjerë dhe nga hulumtimi i D4D-së. Pritet që këto infografika të publikohen në koordinim me partnerë tjerë.

Page 52: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

51

Projekte e organizatave jashtë KoalicionitRrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN

Edukimi në Fokus

Qëllimi kyç i projektit “Edukimi në fokus” është hulumtimi i situatës së arsimit në Kosovë dhe avokimi për përmirësim, duke vënë theks në hulumtimin dhe raportimin mbi problemet në sek-torin e arsimit në përgjithësi, dhe atë të arsimit të lartë në veçanti. Redaktorët dhe gazetarët e Prishtina Insight dhe Gazeta Jeta në Kosovë, kanë hulumtuar dhe botuar shkrime në gjuhën angleze dhe shqipe, duke përfshi lajme të shkurtra, shkrime të gjata, opinione dhe hulumtime në lidhje me arsimin e lartë. Shumica e shkrimeve janë fokusar në arsimin e lartë, por raportime dhe hulumtime për sektorin e arsimit në përgjithësi kanë bërë të mundshme të rritet sensibil-izimi për urgjencën për t’u adresuar problemet në sektorin e arsimit në Kosovë. Të gjithë artikujt e botuar përfshijnë punë origjinale hulumtuese.

Përgjatë gjysmës së dytë të projektit, në Prishtina Insight janë botuar në anglisht:7

Shtatë (7) shkrime të shkurtra/lajme mbi problemet në arsimin e lartë duke përfshirë mungesën e profesorëve që i plotësojnë kriteret për titujt që mbajnë; dënimin e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës për korrupsion dhe abuzim të detyrës, mungesën e buxhetit për hulumtime etj.

Një (1) shkrim i gjatë, reportazh për studentët e Fakultetit Juridik në UP që garojnë në gara ndërkombëtare pa përkrahje nga alma mater.

Tri (3) hulumtime për përhapjen e plagjiaturës në arsimin e lartë, politizimin dhe organizimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, dhe funksionimin e “Universitetit të Prishtinës, përkohësisht të vendosur në Mitrovicë”

Një (1) analizë që përmbledhë ngjarjet kryesore në arsimin e lartë gjatë vitit 2017.

Përveç kësaj Prishtina Insight ka botuar edhe një (1) opinion mbi nevojën për të pasë edukatë seksuale të përfshirë në shkollat e Kosovës. Prishtina Insight ka mbi 8,300 ndjekës në Facebook; 2,991 në Twitter dhe një shtrirja (“reach”) organike deri te 13,540 individë.8 Numri i vizitave në këto artikuj (vetëm brenda websajtit) është 3,505 përderisa mesatarja e shtrirjes së këtyre artkujve përmes Facebook është 3,200 individë për postim.

Në Kallxo.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë janë përkthyer dhe botuar nëntë (9) nga artikujt e mësipërm, dhe po ashtu janë botuar 16 lajme të shkurtra dhe reportazhe në lidhje me arsimin e lartë, specifikisht Universitetin e Prishtinës. Këto së bashku kanë arritë një lexueshmëri 43,830 individë në websajt dhe një shtrirje mesatare prej 8,902 individë për postim në Facebook. Kal-lxo.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë po ashtu ka raportuar me dhjetëra lajme të shkurtra në sek-torin e arsimit në përgjithësi gjatë kësaj periudhe po këto nuk janë përfshi në raport.

Pengesa dhe ndryshimë të vogla në projekt: Për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme gjatë verës dhe zgjedhjeve lokale, redaktorët e Prishtina Insight kanë vendosur të shtyjnë datat e hulumtimeve të gjata për shkak të mungesës së vëmendjes së mjaftueshme të audiencës në nivel nacional në çështje sistemike si arsimi. Një nga pengesat kryesore në plotësimin e të gjitha 7 Të gjitha shkrimet mund të gjenden këtu: http://prishtinainsight.com/tag/education-in-focus/. 8 Të dhënat e mbledhura më 17.01.2018..

Page 53: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

52

objektivave të projektit ka qenë edhe mungesa e të dhënave (statistikave) të cilat do të duhej të mbledheshin nga vet institucionet që janë përgjegjësë për rregullimin e arsimit të lartë. Kjo ka shkaktuar pengesa në realizimin e infografikave me të dhëna që analizojnë gjendjen në arsim. Sidoqoftë grafika origjinale janë realizuar për hulutimet e gjata si “Prapa organizatave të përçara studentore të UP-së”.

Të gjitha analizat, opinionet dhe debatet mund të shkarkohen në Prishtina Insight, Kallxo.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë.

Page 54: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

53

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Rritja e integritetit dhe etikës akademike në Universitetin e Prishtinës OJQ ORCA 39,000.00 €

Monitorimi i mbarëvajtjes së mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës

OJQ ORCA 5,222.83 €

Analiza të pesë temave për Universitetin e Prishtinës: 1. Politizimi i UP-së 2. Shitja e diplomave – Diplomimi 3. Pagat dhe mëditjet e stafit të UP-së 4. Ra-portet e auditorit për UP-në dhe 5. Përdorimi i literaturës - skriptat

OJQ Cohu 15,700.00 €

Analizë: Gjendja në në UP sipas raporteve të hartuara nga pas lufta e deri sot OJQ Admovere 3,300.00 €

Llogaridhënia dhe transparenca në Universitetin e Prishtinës

OJQ Demokracia per Zhvillim D4D 5,256.00 €

Dhjetë karikatura për animacionin i cili për temë do të ketë Universitetin e Prishtinës Jeton Mikullovci 1,228.08 €

Metodologjia, mostra dhe instrumenti për hulumtimin gjithëpërfshirës për Universitetin e Prishtinës Nait Vrenezi 1,250.00 €

Metodologjia, mostra dhe instrumenti për hulumtimin gjithëpërfshirës për Universitetin e Prishtinës Jusuf Thaci 1,535.09 €

Pjesëmarrje në konferencën: Plagiarism across Europe and Beyond 2017 Rron Gjinovci 1,100.00 €

Nxitja për llogaridhënie në Universitetin e Prishtinës Instituti EdGuard 16,758.50 €

Edukimi në fokus BIRN 9,800.00 €

Kopjimi dhe vjedhja në provime përmes metodave të ndryshme OJQ Cohu 2,000.00 €

UP nga brenda OJQ Admovere 14,990.00 €

Transparenca dhe Llogaridhënia në Edukimin e Lartë Publik OJQ COHU 23,600.00 €

Ese OJQ ORCA 6,540.00 €

Rritja e transparencës dhe llogaridhënies akademike në Universitetin e Prishtinës

OJQ ORCA 46,980.00 €

Totali i granteve 194,270.50 €

Shpenzime tjera programore 13,769.00 €

Shpenzime administrative programore 38,045.04 €

Grand total 2017 246,084.54 €

Page 55: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

54

PROJEKTET ME FONDE TЁ PALЁVE TЁ TRETAGjatë vitit 2017 u vazhdua me zbatim të dy projekteve të financuara nga donatorët tjerë. Të dy këto projekte iu grantuan/besuan fondacionit pasi të dy donatorët ishin të kënaqur me zbatim të projekteve paraparake që kishin me fondacionin. Një shtytje tjetër për ndarje të këtyre pro-jekteve fondacionit ishte edhe reputacioni i fondacionit me punën e vet me komunitetet RAE dhe plotësimi i mirë që bëhej me konceptin e vet-avokimit t komuniteteve RAE. Në këtë mënyrë u sigurua një sinergji në mes të dy projekteve dhe konceptit dhe përmes projekteve u sigurua vazhdimësia e aktiviteteve avokuese të nisura në tri vitet e kaluara.

Projekti që filloi në fund të vitit 2015 është Promovimi i integrimit të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në komunën e Pejës dhe të Suharekës, Kosovë – Prospect Plus i financuar nga Ministria për Ekonomi dhe Zhvillim e Gjermanisë përmes Fondacionit Karl Kubel në shumë prej 500.000 €, ndërsa projekti i cili filloi me zbatim në vitin 2016: Përkrahje e BEs për zbatim të RAE strategjisë është i financuar nga BE në shumë prej 1.3 milion € dhe zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në vijim jepet përshkrimi i progresit të zbatimit të të dy projekteve.

Pёrkrahja e BE-së pёr Zbatimin e Strategjisё pёr Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2-Arsim pёr Integrim (EU Simraes 2)

Projekti “Përkrahja e BE-së në zbatimin e strategjisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian 2 – Arsim për Integrim” (EU SIMRAES 2), ka filluar implementimin me 1 prill 2016. Projekti financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) në partneritet me 7 organizata tjera:

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Balkan Sunflowers Kosova (BSFK)

Bethany Christian Services (BCS)

Nevo Koncepti (NVK)

SHL Kosova (SHL-K)

Syri i Vizionit (SiV)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është partneri kryesor institucional në projekt, që krahas përkrahjes së aktiviteteve të projektit, financon edhe një pjesë të programit të bursave në kuadër të projektit. Komuna e Gjakovës, Prizrenit, Rahovecit, Istogut, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Mitrovicës janë po ashtu partnerë institucionalë në nivelin lokal.

Objektivi i përgjithshëm i projektit EU-SIMRAES 2 është të mbështesë Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe multietnike duke zbatuar Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe Planin e saj të Veprimit.

Objektivi specifik i veprimit është të sigurojë qasje të barabartë të fëmijëve rom, ashkali dhe

Page 56: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

55

egjiptian në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm, duke përmirësuar regjistrimin, vijimin dhe arritjen e rezultateve të fëmijëve nëpërmjet mbështetjes së bazuar në komunitet dhe asaj finan-ciare.

Grupet e shënjestruara janë:

• 10 lokalitete ku jetojnë romë, ashkali dhe egjiptian me 8,127 banorë;• fëmijët e moshës 5 vjeçare - gjithsej 154, prej tyre 98 e vijojnë arsimin parafillor dhe 56 nuk

vijojnë; • fëmijët e moshës 6-14 vjeçare - gjithsej 1246, prej tyre 1002 e vijojnë arsimin e obliguar,

dhe 244 nuk e vijojnë;• prindërit e fëmijëve të moshës shkollore nga 10 lokalitetet e synuara;• mësuesit e shkollave që shërbejnë komunitetet e synuara;• nxënësit e shkollave në komunitetet e synuara;• 200-300 nxënës romë, ashkali dhe egjiptian të shkollave të mesme;• 7 organizata të shoqërisë civile; • publiku i gjerë në Kosovë.

Projekti i ka tri rezultate, që identifikohen edhe si komponentë të projektit:

• Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga 10 lokalitetet e shënjestruara, në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm, dhe përmirësimi i rezultateve të tyre të të nxënit

• Qasje dhe mbajtje e përmirësuar e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë dhe përmirësim i kapacitetit të tyre për të përfituar nga arsimi i lartë

• Organizatat që punojnë në edukimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian e përmirësojnë kapacitetin e tyre për t’u ofruar shërbime cilësore anëtarëve të komuniteteve të tyre.

Si aktivitete kryesore të projektit janë:

1.1 Mbështetet punës e 10 qendrave mësimore

1.2 Bëhet vetëdijesimi i prindërve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të regjistruar fëmijët me kohë në shkollë

1.3 Ofrohet mbështetje logjistike fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të vijuar arsimin parafillor.

1.4 Ofrohet mentorim individual dhe ndihmë në detyra të shtëpisë për fëmijët e moshës shkol-lore dhe atyre të kthyer.

1.5 Organizohet trajnim kundër paragjykimeve për mësimdhënësit dhe prindërit, dhe ofrohet mentorim/këshillim për të siguruar zbatimin e kompetencave të marra

1.6. Organizohen ngjarje lokale për të ndihmuar integrimin më të mirë të fëmijëve të komu-niteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivelin shkollor.

2.1 Ofrohet mbështetje për regjistrimin e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë

Page 57: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

56

2.2 Krijohet një program i bursave për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian të shkollave të mesme të larta.

2.3 Ofrohet mentorim për përfituesit e bursave.

3.1 Themelohet një rrjet joformal i OShC që punojnë në përmirësimin e mundësive të arsimimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

3.2 Lehtësohet komunikimi në mes të anëtarëve të rrjetit dhe shpërndahet informacioni

3.3 Zhvillohet strategjia e bashkëpunimit për rrjetin

3.4 Ofrohen mundësi të zhvillimit profesional të anëtarëve të rrjetit, për të përmirësuar shkath-tësitë e tyre të shërbimit dhe avokimit

Të Arriturat Kryesore

1. Përfshirja në edukimin e hershëm dhe arsimin e obliguar

Këtë komponent të projektit e koordinon Qendra për Arsim e Kosovës. Organizatat tjera partnere kanë rol të theksuar në menaxhimin në nivel lokal përmes qendrave mësimore. Janë 10 qendra mësimore në 7 komuna, të cilat menaxhohen nga 6 organizatat tjera partnere.

Emri i qendrës mësimore Organizata partnere menaxhuese

Qendra Sociale në Plementin (PBLC) Balkan Sunflowers Kosova

Qendra Mësimore në Plemetin (PLC) Balkan Sunflowers Kosova

Fidan Lahu (Fushë Kosovë) Balkan Sunflowers Kosova

Gurrakoc (Istog) Syri Vizionit

Serbobran (Istog) Syri Vizionit

Piranë (Prizren) Nevo Koncepti

Jeta e Re (Prizren) Nevo Koncepti

Lagjja e Romëve (Rahovec) SHL-Kosova

Brekoc (Gjakovë) Bethany Christian Services

Lagjja e Romëve (Mitrovicë) RADC

Efektet e rishikimit të aktiviteteve në vitin e parë të projektit, sidomos ndërmarrja e aktiviteteve vetëdijesuese e ka dhënë efektin e vet edhe në këtë vit dhe kjo dëshmohet edhe me arritjen e treguesve të projektit. Duke filluar nga parafillorët, të cilët janë në fokusin më të madh të projek-tit, kemi pjesëmarrje me 92%, ose nga 195 fëmijë të identifikuar 179 janë regjistruar dhe vijojnë në këtë nivel. Gjithashtu, edhe sa i përket vijueshmërisë në shkollë, kemi një ngritje prej 13% ose 91.62% krahasuar me gjendjen fillestare të projektit e cila ka qenë 78.7%. Projekti gjithashtu ka aktivitete të veçanta për fëmijët e riatdhesuar sidomos ata nga vendet e perëndimit. Deri më tani, në shkollë janë kthyer mbi 80% e të riatdhesuarve që është edhe rezultati i paraparë të ar-rihet deri në fund të projektit. Edhe norma e kalueshmërisë nga klasa e 9-të në shkollën e mesme të lartë ka qenë shumë e kënaqshme. Falë intervenimit të QM-ve në lokalitetet përkatëse dhe ofrimit të bursave, kjo normë është arritur në 77%.

Page 58: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

57

Në tabelën në vijim janë dhënë rezultatet e secilit tregues të projektit:

Viti shkollor 2016/2017

T 1.1 –Vijueshmëria e nxënësve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e obliguar

T 1.3 – Hen-deku i notës mesatare1

T 1.4 (Regjistri-mi në shkollë i të kthyerve %)

T 2.1 – Norma e kalimit në shkol-limin e mesëm të lartë

QM Jeta e Re 93.28% 1.53 100% 100%

QM Pirane 98.58% 1.33 75% 20%

QM Roma Mahalla (Rah-ovec) 91.3% 1.01 100% 0%

QM Gurrakoc 100% 1.08 N/A2 81.81%

QM Serbobran 100% 1.08 100% 100%

QM Brekoc 76.48% 1.61 100% 57.14%

QM Fushe Kosove 81.3% 0.97 38.4% 92.5%

QM Qendra Sociale e Plem-etinit 83.73% 0.78 88.74% 100%

QM fshati Plemetin 96.97% 1.66 100% 100%

QM Roma Mahalla, Mitro-vicë 94.61% 1.18 49.38% 61.53%

Mesatarja 91.62% 1.22 81.44% 77%

I vetmi tregues që nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm është treguesi 1.3 që lidhet me zvogëlimin e hendekut të notës mesatare në arsimin e obligueshëm, për të cilin janë përgatitur aktivitete gjatë vitit shkollor 2017/18 me qëllim të përmirësimit.

Si në vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit janë kryer vizita në qendra mësimore dhe komunat për-fituese duke përfshirë aktivitetet vetëdijesuese, ndërkulturore, etj.

Ka vazhduar zbatimi i programit të detyrave të shtëpisë që është ndër programet më të rëndë-sishme të projektit, i cili implementohet sipas metodologjisë së kursit Hap pas Hapi. Në këtë program vazhdojnë të angazhohen në secilën qendër mësimore së paku 3 fasilitatorë me kohë të plotë ose 6 fasilitatorë me gjysmë orari në varësi të nevojave të qendrës dhe numrit të fëmi-jëve. Ata ndihmohen nga vullnetarët apo tutorët e qendrave mësimore.

Projekti EU SIMRAES 2 parasheh ndihmë logjistike për të lehtësuar vijueshmërinë në shkollë dhe në qendër mësimore dhe në kuadër të kësaj edhe në këtë vit ka ndërmarrë veprimet në vijim:

• ka shpërndarë 1500 pako shkollore nga 800 të parapara, respektivisht i ka mbuluar të gjithë fëmijët në nevojë në 10 lokalitetet përfituese;

• në baza mujore shpërndan gjysmëshujtë për fëmijët që vijojnë në qendra mësimore;• ka shpërndarë materialet didaktike në secilën qendër mësimore; • pas renovimit të qendrës mësimore në Plemetin dhe Rahovec në vitin e parë këtë vit ka

ndërmarrë tri renovime të mëdha dhe ofrimin e ngrohjes qendrore për QM-të që nuk kanë pasur një sistem të tillë.

a. Renovimi i qendrës mësimore në Brekoc dhe instalimi i ngrohjes qendrore

b. Renovimi i qendrës në Fushë Kosovë

Page 59: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

58

c. Renovimi i qendrës në fshatin Plemetin

d. Instalimi i ngrohjes qendrore për klasën e ndarë në shkollë në QM Rahovec.

Në kuadër të projektit parashihen disa lloje të trajnimeve për stafin e qendrave mësimore, mësim-dhënësit dhe prindërit e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Disa nga trajnimet e ofruara janë dhënë në vijim.

Trajnimi “Hap pas Hapi”- niveli i avansuar për stafin e 10 qendrave mësimore: Projekti e bën af-tësimin e stafit të qendrave mësimore respektivisht fasilitatorëve dhe tutorëve me metodologji-në HpH. Pas trajnimit bazik pesëditësh të mbajtur në 2016 dhe zbatimit të tij nëpër qendra mësi-more dhe shkolla, projekti ka trajnuar të njëjtit pjesëmarrës në nivelin avancues në periudhën qershor-gusht 2017. Gjithsej janë organizuar 7 grupe, me 147 pjesëmarrës (86 femra; 61 mesh-kuj). Prej tyre, janë certifikuar 116 pjesëmarrës (77 femra; 39 meshkuj).

Trajnimi kundër diskriminimit “Edukimi për Drejtësi Shoqërore” (EDSh): Me synimin e eliminimit të paragjykimeve dhe diskriminimeve në sistemin arsimor, projekti ka ofruar trajnimin EDSh për prindërit e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, stafin e qendrave mësimore dhe mësimdhënësit që punojnë me këta fëmijë. Gjatë kësaj periudhe, janë organizuar 3 grupe të këtij trajnimi. Kështu, numri i të trajnuarve arrin në gjithsej 286 ( 181 femra; 105 meshkuj) nga të cilët 235 (148 femra; 87 meshkuj) janë certifikuar.

Pas trajnimit, projekti ka monitoruar 76 mësimdhënës (48 femra; 28 meshkuj) në 10 shkolla të cilët angazhohen në komunitet, për të vëzhguar shkallën e zbatimit të aktiviteteve të trajnimit, bashkëpunimin me prindër, përfshirjen e fëmijëve dhe aktivitetet e shkollave në luftimin e diskri-minimit. Nga monitorimet, gjetjet janë se prindërit u besojnë institucioneve shkollore dhe i nxisin fëmijët e tyre që të jenë pjesëmarrës aktiv përmes aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore.

Trajnimi për mediatorë: Gjatë muajit maj 2017, projekti ka organizuar trajnimin 6-ditor për me-diatorë shkollorë. Pjesëmarrësit ishin koordinatorët e qendrave mësimore, tutorët dhe anëtarët aktivë të komunitetit që punojnë direkt me familjet në arsimimin e fëmijëve dhe inkurajimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet komuniteteve rom, ashkali, egjiptian dhe komuniteteve tjera. Gjithsej janë trajnuar 37 pjesëmarrës (21 femra; 16 meshkuj) sipas programit të hartuar nga Bal-kan Sunflowers Kosova.

Trajnimi për Koordinatorët e Qendrave Mësimore: Koordinatorëve të 10 Qendrave Mësimore ku operon projekti u është ofruar një trajnim për matjen e suksesit sipas indikatorëve të rezultateve, bazuar në metodën e kornizës logjike. Gjithashtu, stafi i projektit u ka ofruar mbështetje/mento-rim individual secilit koordinator në nxjerrjen e të dhënave statistikore dhe interpretimin e tyre. Koordinatorët po ashtu kanë përfituar nga trajnimet e ndryshme në kuadër të komponentit të rrjetëzimit

Monitorimi i Qendrave Mësimore (HpH): Monitorimi i Qendrave Mësimore ka filluar në shkurt 2017 dhe ka vazhduar deri në dhjetor 2017. Në këtë drejtim, secila qendër mësimore është moni-toruar në baza të rregullta për të siguruar cilësinë e aktiviteteve me fëmijë, të udhëhequra nga koordinatorët, fasilitatorët dhe tutorët. Aspektet e monitoruara/rekomanduara për përmirësim të vazhdueshëm janë: përdorimi i teksteve, materialeve, komunikimi me fëmijë, bashkëpunimi me prindërit dhe shkollën me qëllim të harmonizimit të aktiviteteve, kushtet e mbajtjes së aktiv-iteteve etj. Janë zhvilluar gjithsej 137 vizita monitoruese. Monitorimi do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm çdo muaj me nga 2 vizita monitoruese në secilën Qendër Mësimore.

Page 60: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

59

Një e gjetur nga monitorimet e deritanishme është se fasilitatorët/tutorët kanë nevojë për mbështetje shtesë në punën e individualizuar me fëmijët. Për këtë, projekti ka organizuar një punëtori 3 ditore të veçantë ku janë ofruar njohuri rreth planifikimit individual (PIA), modelet dhe mënyrat e planifi-kimit dhe vëzhgimi dhe vlerësimit të fëmijëve.

Qendra Mësimore Nr. i monitorimeve

Brekoc 14

Piranë 13

Haziz Tola 13

Rahovec 14

Gurrakoc 14

Serbobran 14

Fushë Kosovë 14

Plemetin PLC 14

Plemetin PBLC 14

Mitrovicë 13

Nr. total i monitorimeve gjatë 2017 137

2. Përmirësimi i qasjes në arsimin e mesëm të lartë

Komponenti i dytë i projektit është i orientuar në përkrahjen e nxënësve të shkollave të mesme të larta nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përmes programit të bursave dhe programit të mentorimit.

Programi i bursave: Në kuadër të komponentit të dytë të projektit është planifikuar që në bashkë-punim me MAShT-in të ofrohen 200 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta nga komu-nitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Përpos projektit EU SIMRAES 2, ofrohen bursa edhe nga donatorë tjerë. MAShT-i ka marrë rolin e koordinimit të procesit të bursave. Në kuadër të programit të për-bashkët të bursave këtë vit janë ofruar bursa nga këta donatorë:

• EU SIMRAES 2 200 bursa • REF/MAShT 200 bursa• VoRAE 107 bursa

Një grup i përbashkët i përbërë nga donatorët nën koordinimin e MAShT-it, i ka përcaktuar kriteret për përfitimin e bursave, ka bërë shpalljen publike për bursa, i ka shqyrtuar aplikacionet dhe ka përzgjedhur përfituesit e bursave për vitin shkollor 2017/18. Ky process ka kaluar nëpër këta hapa:

• Shpallja për bursa shtator 2017• Administrimi i aplikacioneve shtator - tetor 2017• Përzgjedhja e përfituesve tetor 2017• Publikimi i listës së përfituesve tetor 2017• Fillimi i pagesës së bursave nëntor 2016

Në kuadër të projektit EU SIMRAES 2 në kuadër të të cilit janë 200 përfitues bursash, sikur edhe vitin e kaluar (2016/17), fondi i bursave është nga dy burime: nga KFOS-i dhe nga MAShT-i. Prej 200 bursistëve, 133 financohen nga MAShT-i ndërsa 67 nga KFOS-i. Lartësia e bursave është 300 euro/vit. Mënyra e administrimit të bursave bëhet në varësi të burimit të financimit. KFOS-i ka lidhur kontratë me bursistët të cilët i ka financuar, ndërsa MAShT-i i trasferon mjetet mbi bazën e një vendimi nga

Page 61: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

60

Ministri i Arsimit. MAShT-i e bën pagesën e bursave, duke i trasferuar gjithë shumën e bursave përnjëherësh, ndërsa KFOS-i e bën pagesën e bursave përmes kësteve dymujore. Deri tash janë paguar dy këste, pra janë mbuluar bursat deri në dhjetor 2017.

Programi i mentorimit: Prej 200 bursistëve, projekti ofron program të veçantë mentorimi për së paku gjysmën e bursistëve. Gjatë vitit shkollor 2016/17, në periudhën janar-qershor 2017, në kuadër të programit të mentorimit janë mbështetur 112 nxënës bursistë të shkollave të mesme të larta në komunat: Gjakovë, Prizren dhe Istog.

Në vitin shkollor 2017/18, programi i mentorimit ka filluar nga 1 nëntori 2017 me 114 nxënës. Programi zhvillohet përmes profesorëve të shkollave të mesme të angazhuar në cilësinë e men-torëve, të cilët i këshillojnë nxënësit rreth vijueshmërisë, suksesit dhe karrierës si dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me prindërit, shkollën dhe komunitetin për të siguruar përmbushjen e objektivave të këtij programi. Në këtë proces janë të angazhuar 23 mentorë në tri komuna: Gja-kovë, Prizren dhe Istog.

3. Forcimi i kapacitetit të OShC-ve që punojnë në edukimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Ky komponent është i drejtuar kah forcimi i kapaciteteve të anëtarëve të organizatave partnere për të ofruar shërbime cilësore në fushën e arsimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Rrjeti mban takime periodike që shërbejnë për shkëmbimin e përvojave të anëtarëve të rrjetit në fushën e avokimit për arsimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. KFOS-i e ka rolin e lehtësimit të këtyre takimeve në aspektin e organizimit logjistik, ndërsa organizatat me radhë janë nikoqire të takimeve. Këtë vit janë mbajtur katër takime të organizuara nga këto organizata partnere:

• Balkan Sunflowers Kosova – takimi në Prishtinë, më 22 shkrut 2017• Kosova – takimi i mbajtur në Rahovec, më 26 prill 2017• Qendra për Arsim e Kosovës - takimi i mbajtur në Prishtinë, më 17 tetor 2017• Syri i vizionit – takimi i mbajtur në Pejë, me 6 dhjetor 2017

Në kuadër të këtij komponenti janë ofruar edhe programe të zhvillimit profesional për anëtarët e organizatave partnere, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve për të ofruar shërbime më të mira për anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Projekti në këtë aktivitet ka bash-këpunuar me projektin Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN), në kuadër të të cilit po ashtu kanë qenë të planifikuara programe të këtilla të zhvillimit profesional për OshC. Anëtarët e organizatave partnere kanë marrë pjesë në këto programe trajnimi:

• Avokimi dhe monitorimi• Cikli i zhvillimit të politikave• Planifikimi strategjik dhe buxhetor• Metodat e hulumtimit

Projekti ka nxjerrë udhëzuesin “Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave”. Ky udhëzues është botuar në gjuhën shqipe, serbe, rome dhe angleze. Versionet në shqip serbisht dhe gjuhën rome janë shtypur dhe shpërndarë te organizatat e shoqërisë civile që punojnë në përkrahje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Udhëzuesi po ashtu është ngarkuar në ueb faqen e projektit.

Page 62: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

61

Projekti EU SIMRAES 2, gjatë këtij viti ka bashkërenduar aktivitetet me organizata e projekte tjera, duke u kujdesur që të krijojë sinergji në mbështetjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egji-ptian për përfshirje më të madhe në arsim. Në këtë drejtim është bashkëpunuar me projektet KEEN, KOSINT 2020, PROSPECT +, etj. Një rezultat i madh është pjesëmarrja aktive e organizat-ave partnere të projektit EU SIMRAES 2 në hartimin e udhëzimit administrativ për themelimin dhe funksionimin e qendrave mësimore, si dhe angazhimit në miratimin e këtij udhëzimi nga MAShT.

Në kuadër të projektit funksionon ueb faqja e projektit e cila është në dispozicion në http://eu-simraes.net/. Po ashtu, projekti ka një faqe në Facebook, që është në dispozicion në https://Web.facebook.com/eusimraes2/?fref=ts

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

EU SIMRAES II KEC 19,6114.40 €

EU SIMRAES II Nevo Koncepti 32,594.60 €

EU SIMRAES II Bethany Christian Services 15,997.30 €

EU SIMRAES II Syri Vizionit 34,447.93 €

EU SIMRAES II SHL-Kosova 15,997.30 €

EU SIMRAES II Balkan Sunflowers Kosova 54,472.50 €

EU SIMRAES II Roma and Ashkali Documentation Cen-ter 15,997.30 €

Promovimi i Integrimit tё Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunёn EePejёs dhe tё Suharekё

Projekti Prospect Plus është vazhdimësi e projektit Prospect, i cili është zbatuar në katër komuna të Kosovës (Prizren, Gjakovë, Rahovec dhe Istog). Projekti Prospect Plus zbatohet në dy komuna (Pejë dhe Suharekë), duke filluar nga nëntori i v.2015. E drejta në arsim dhe në shëndetësi nuk është vetëm e drejtë themelore e njeriut, por edhe strategji thelbësore për të tejkaluar varfërinë dhe të sigurohet gjithë përfshirja sociale dhe ekonomike. Në këtë kontekst projekti synon të vazhdojë t’i kontribuojë realizimit të strategjisë shtetërore për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duke përmirësuar qasjen në shërbimet për arsim, shëndetësi dhe çështje sociale. Andaj synimi i përgjithshëm i Projektit Prospect Plus është të kontribuojë në realizimin e të drejtave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë, respektivisht në komunën e Pejës dhe të Suharekës, dhe në integrimin e tyre në shoqërinë kosovare. Për të kontribuar në arritjen e këtij qëllimi të përgjithshëm, Projekti Prospect Plus ka marrë mbi vete obligimin të arrijë një qëllim të caktuar, i cili është që në katër lagje në dz komunat e cekura ku jeton komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian të përmirësohet qasja në shërbimet për arsim, shëndetësi dhe çështje sociale si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së pjesëmarrjes ekonomike dhe sociale si dhe të integrimit social.

Projekti parasheh një varg masash dhe aktivitetesh në fushat e arsimit dhe të shëndetësisë, të cilat janë të përfshira në Strategjinë dhe Planin e veprimit për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë (specifikisht në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë si dhe në sektorët e ndërlidhur të çështjeve sociale). Ato do të realizohen, monitorohen dhe zhvillohen së bashku me grupet e synuara, OJQ-të partnere si dhe palët relevante për të siguruar qëndrueshmërinë

Page 63: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

62

edhe pas përfundimit të projektit.

Janë gjithsej tri fusha të intervenimit me këtë projekt, të shprehura si qëllime të projektit:

1. Fëmijët romë, ashkali dhe egjiptas në katër lokacione janë të integruar në shkollën fillore (nivelin parashkollor, fillor dhe të mesëm të ulët)..

2. Komuniteti i synuar rom, ashkali dhe egjiptian e përmirësojnë qasjen e tyre në shërbimet shëndetësore dhe sociale dhe fitojnë më shumë njohuri dhe informata rreth çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin, dhe

3. Një numër i OJQ-ve (Rrjeti PROSPECT) angazhohet dhe avokon për implementimin e planeve komunale të veprimit për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Grupi i synuar i Prospect Plus janë komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në katër lokacione (mëhalla) në dy komuna, të cilët përbëjnë rreth 1900 pjesëtarë. Komuniteti i synuar është: paralagjia “7 Shtatori” dhe fshati Vitomiricë në Komunën e Pejës, si dhe fshati Gelancë dhe Leshan/Tërne në Komunën e Suharekës. Në secilin prej katër lokacioneve ka nga një shkollë fillore e cila ofron arsim parashkollor për fëmijët e moshës pesëvjeçare, arsim fillor për fëmijët nga 6 deri 10 vjeç, si dhe arsim të mesëm të ulët për fëmijët nga 11 deri 14 vjeç.

PejaEkziston një numër i konsiderueshëm i romëve, ashkalive dhe egjiptasve të cilët jetojnë në Pejë, megjithëse ata përbëjnë më pak se 4% të popullsisë që jeton në këtë komunë. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, 3,836 romë, ashkali dhe egjiptas jetojnë në komunën e Pejës, ku egjiptasit përbëjnë më shumë se 70% të kësaj popullsie. Një e treta e romëve, ashkalive dhe egjiptasve që jetojnë në Pejë (gjithsej 1,325) janë të moshës 5-19 vjeç, ndërsa vetëm pak më shumë se gjysma e tyre (gjithsej 687) vijojnë arsimin parashkollor, fillor, dhe të mesëm.

Mahalla (lagjia) “7 Shtatori” gjendet në zonën urbane të Pejës. Rreth 1,300 familje jetojnë në këtë zonë, derisa romët, ashkalitë dhe egjiptasit përbëjnë gjithsej 1,200 persona. Fëmijët nga kjo lagje vijojnë shkollimin fillor dhe të mesëm të ulët në shkollën Xhemajl Kada – gjithsej 262 prej tyre (klasa 0 deri 9), ndërsa 133 fëmijë nuk shkojnë në shkollë. Ekziston një Qendër e komunitetit e cila funksionon në këtë lagje dhe organizon aktivitete të ndryshme me burra, gra dhe fëmijë.

Vitomirica është një fshat me rreth 5,400 banorë i cili gjendet 5 kilometra në veri të Pejës. Fshati kryesisht është i banuar me shqiptarë dhe boshnjakë, ndërsa llogaritet se në këtë zonë jetojnë rreth 450 romë dhe egjiptas. Shkolla lokale fillore dhe e mesme e ulët quhet “7 Shtatori” dhe nuk duhet ngatërruar me mahallën në zonën urbane të Pejës. Gjithsej 79 fëmijë nga komunitetet romë dhe egjiptas vijojnë mësimin në shkollën lokale, derisa 24 prej tyre mbesin jashtë shkollës. Fshati gjithashtu ka një qendër kulturore (një qendër multifunksionale e komunitetit) e cila ka disa hapësira të përshtatshme për fëmijë dhe të rinj, edhe pse kjo qendër shpesh shfrytëzohet nga organet komunale si dhe nga organizatat tjera.

Aktivitetet e projektit realizohen në qendrat mësimore të themeluara me projekt brenda hapësirave shkollore.

Page 64: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

63

SuharekaSuhareka është një komunë në pjesën jugore të Kosovës me gjithsej 59,722 banorë, prej të cilëve 539 (0.9%) janë romë, ashkali dhe egjiptas. Gjithsej 122 nga 196 banorë të moshës 5 deri 17 vjeç vijojnë një lloj të arsimit parauniversitar që paraqet një situatë paksa më të mirë sesa në Pejë, megjithëse ekziston një mospërputhje e madhe në raport me popullsinë shumicë.

Gelanca është një fshat me pak më shumë se 1,000 banorë i cili gjendet 9 kilometra larg Suharekës. Vetëm pesë nga 219 ashkali dhe egjiptas janë të punësuar, derisa 51 fëmijë vijojnë mësimin në shkollën lokale fillore dhe të mesme “Drita”, ndërsa 8 prej tyre nuk vijojnë mësimin.

Leshani gjendet 6 kilometra larg Suharekës. Fshati ka rreth 1,600 banorë nga të cilët 59 janë ashkali, shumica e të cilëve janë pjesë e skemës sociale. 26 fëmijë ashkali vijojnë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Vaso Pashë Shkodrani” në fshat, derisa 7 prej tyre nuk shkojnë fare në shkollë. Gjendja e këtyre komuniteteve nuk është e mirë as në fshatin pranë, Tërne, fëmijët e të cilit fsjat vijojnë mësimin në Leshan.

Si në Gelancë ashtu edhe në Leshan si qendër mësimore për aktivitetet e projektit përdoren hapësirat brenda shkollave.

Kushtet e vështira ekonomike, varfëria, papunësia, niveli i ulët i vetëdijësimit të prindërve sa i përket arsimit, si dhe analfabetizmi janë arsyet kryesore për vijimin e ulët të shkollimit. Poashtu, tre nga katër lokacionet e propozuara gjenden në zonat rurale, dhe gjatë sezonit të mbjelljeve dhe korrjeve fëmijët punojnë për t›u ndihmuar prindërve të tyre. Edhe pse numri i të kthyerve ende nuk dihet, riatdhesimi ka filluar të ndodhë për ato familje të cilat kanë emigruar në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, derisa të gjitha lokacionet e projektit u gjetën të papërgatitura t›i riintegrojnë fëmijët të cilët e kishin humbur vitin shkollor.

Në kushte varfërie dhe pa të ardhura, pjesëtarët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas e kanë të vështirë t›u qasen shërbimeve shëndetësoe, derisa shumica e familjeve mbështeten në skema sociale.

Në komunën e Pejës, megjithëse objektet shëndetësore/mjekësore gjenden afër lokacioneve të synuara, pjesëtarët e komuniteteve RAE ballafaqohen me problemin e pjesëmarrjes, ku kryesisht gratë (famijet) nuk kanë mjete financiare për të paguar për vizita të rregullta mjekësore. Vizitat e vetme mjekësore bëhen në rastet e urgjencave.

Në Suharekë situata është akoma më e keqe. Si Gelanca ashtu edhe Leshani nuk kanë objekte shëndetësore/mjekësore, dhe pjesëtarët e komuniteteve duhet të udhëtojnë në Suharekë për vizita mjekësore për të cilat nuk mund të paguajnë. Vetëm në rastet e urgjencave ata udhëtojnë për në qytet dhe marrin shërbime mjekësore.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë projekt të madh të implementuar në komunën e Pejës dhe të Suharekës sa i përket mbështetjes për integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas. Gjithashtu, asnjëri nga donatorët e mëdhenj të cilët punojnë në integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas nuk e kishte shtrirë praninë në këto dy komuna. Komunat i kishin mbështetur disa aktivitete të vogla. Për shembull: Komuna e Pejës i ka mbështetur grupet rinore joformale nga komunitetet RAE në organizimin e aktiviteteve të vetëdijësimit në lidhje me rëndësinë e arsimit brenda mahallës 7 Shtatori. Poashtu, kjo komunë e ka mbështetur organizatën lokale “Syri i Vizionit” për të zhvilluar aktivitete të vogla që kanë të bëjnë me vetëdijësimin e komuniteteve RAE sa i përket përfshirjes në arsim dhe kujdesit shëndetësor. Vitin e kaluar komuna e Suharekës i ka mbështetur aktivistët romë, ashkali dhe egjiptas në Gelancë për të zhvilluar aktivitete të

Page 65: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

64

vetëdijësimit dhe për t›i ndihmuar fëmijët në zgjidhjen e detyrave të shtëpisë. Megjithkëtë, mbështetja nga komunat ka qenë e vogël dhe ka pasur ndikim të vogël në komunitetet RAE. Kjo vjen gjithashtu edhe si rezultat i aktivizmit të ulër qytetar, apo i pak nismave që rrjedhin nga vetë pjesëtarët e komuniteteve RAE.

Sa i përket zotimit, komunat kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për ta mbështetur cilëndo nismë e cila rrjedh nga pjesëtarët e komuniteteve RAE.

Komuna e Pejës ka zhvilluar një politikë të përgjithshme për integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas. Kryetari i komunës ka nënshkruar dhe ka miratuar një dokument të quajtur “Strategjia e veprimit për komunitetet RAE në komunën e Pejës”, ndërsa janë ndërmarrë shumë veprime për ta implementuar këtë politikë. Kjo politikë trevjeçare ka përfunduar në vitin 2011. Që atëherë nuk është nxjerrë asnjë politikë për komunitetet RAE. Sipas organizatave të shoqërisë civile në Pejë, në atë kohë janë arritur rreth 90% të masave të kësaj politike. Që nga ajo kohë komuna nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta rishikuar/përditësuar apo zhvilluar ndonjë politikë të re.

Në komunën e Suharekës, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) e ka mbështetur komunën për ta zhvilluar «Planin e veprimit për integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas në komunën e Suharekës». I planifikuar me pjesëmarrje të ulët të përfaqësuesve të komuniteteve RAE dhe me praninë e të gjithë drejtorive komunale, dokumenti u miratua nga këshilli komunal dhe u nënshkrua nga kryetari i komunës. Ky dokument përmban shtatë kapituj, ku përshkruhen masat për secilin kapitull, përfshirë edhe masat për të adresuar brenga sa i përket arsimit, shëndetësisë, dhe çështjeve sociale të këtij komuniteti të margjinalizuar. Duke u thirrur në këtë dokument komuna ka mbështetur në shkallë të vogël nisma lokale që kanë ardhur nga aktivistët e komuniteteve RAE, kryesisht fushata të vetëdijësimit në lidhje me arsimin dhe shëndetësinë.

Fillimi i zbatimit të Projektit Prospect Plus ka filluar me krijimin e një baze të të dhënave, ku part-nerët lokalë kanë mbledhur informacionin e nevojshëm lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me arsimin, shëndetësinë, çështjet sociale dhe zhvillimin organizativ të organizatave të shoqërisë civile që punojnë me komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane. Për të zhvilluar papengueshëm aktivitetet e projektit në lagjet e përmendura, KFOS ka përgatitur hapësirat ku zhvillohen aktiv-itetet e projektit duke i furnizuar me inventar të nevojshëm dhe pajisje të ndryshme teknologjike. Me fillimin e vitit të ri shkollor KFOS gjithashtu, përmes partnerëve lokalë, ka bërë shpërndarjen e mjeteve didaktike mësimore për fëmijët e komuniteteve që vijojnë mësimin në lagjet ku gravi-tojnë shkollat e përfshira në projekt. Për të vazhduar më tej, lidhur me arsimin, partnerët lokalë kanë filluar me dy grupe të aktiviteteve: ato ndërgjegjësuese dhe ndërkulturore. Lidhur me ak-tivitetet ndërgjegjësuese, partnerët lokalë kanë filluar fushatat ndërgjegjësuese për vijueshmëri të rregullt dhe për regjistrim të fëmijëve në klasë të parë. Partnerët lokalë kanë nisur vizitat në shtëpia dhe kanë organizuar takime me prindër, shpesh duke i përfshirë edhe zyrtarët komunalë të arsimit. Gjithashtu kanë hartuar dhe shpërndarë materiale ndërgjegjësimi. Sa i përket aktiv-iteteve ndërkulturore, që ka për synim zbutjen/eliminimin e paragjykimeve dhe stereotipave, partnerët lokalë kanë nisur të zhvillojnë aktivitete duke i bërë bashkë fëmijët e komuniteteve me fëmijët e shumicës të shoqërohen dhe të kuptojnë traditën kulturore të njëri-tjetrit përmes lojës, garave të ndryshme, artit etj. Për t’u ndihmuar fëmijëve të komuniteteve me vështirësi në nxënie, është paraparë që të shkathtësohet një grup i njerëzve nga të cilët pritet t’u ndihmojnë fëmijëve të komuniteteve në kryerjen e detyrave të shtëpisë, të komunikojnë me prindërit dhe me shkollat, duke synuar kështu që fëmijëve të komuniteteve me vështirësi në nxënie t’u ofrohet një mjedis i përshtatshëm, me çka pritet të përmirësohet vijueshmëria dhe suksesi i nxënësve të

Page 66: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

65

kësaj kategorie. Për të shkathtësuar grupin e njerëzve të cilët do t’u ofrojnë këto shërbime fëmi-jëve, është angazhuar Qendra për Arsim e Kosovës/KEC. Pas trajnimeve KEC është duke bërë mentorimin e mësimdhënësve të trajnuar, për t’u përkujdesur që të mbështesë mësimdhënësit në zbatimin e qasjes së integruar në shkolla.

Për çështjet që ndërlidhen me shëndetësinë dhe çështjet sociale, partnerët lokalë kanë identifi-kuar pjesëmarrësit të cilëve do t’u ndërtohen kapacitetet ashtu që të punojnë si ndërmjetësues Shëndetësorë dhe Socialë, si urë lidhëse ndërmjet komuniteteve dhe ofruesve të shërbimeve mjekësore dhe sociale. Për të ndërtuar këto kapacitete në fillim është angazhuar Asociacioni i Mjekëve Familjarë të Kosovës, dhe më pas duke vazhduar përmes specialistëve të QKMF, i cili ka filluar trajnimet për pjesëmarrësit e identifikuar. Pas përfundimit të trajnimeve është filluar me angazhimin në lagjet e projektit, gjersa specialistët e QKMF kryejnë mentorimin e të trajnuarve.

Shuma e granteve e shpërndarë në partnerë lokalë për vitin 2017

Emri i projektit Grantisti Shuma Euro

Prospect PlusNevo Koncepti, realizimi i aktiviteteve mësi-more, të ndërmjetësimit shëndetësor dhe social, dhe të rrjetëzimit dhe avokimit

28,905 €

Prospect PlusSyri i Vizionit, realizimi i akti viteteve mësi-realizimi i aktiviteteve mësi-more, të ndërmjetësimit shëndetësor dhe social, dhe të rrjetëzimit dhe avokimit

25,240 €

Prospect PlusQendra për Arsim e Kosovës, trajnimi i tu-torëve dhe mentorimi i mësimdhënësve të përfshirë në projekt

12,280 €

Prospect Plus

Dr. Genc Ymerhalili, Asociacioni i Mjekëve Familjarë të Kosovës, trajnimi i mediatoreve, mentorimi i punës së tyre dhe ndërlidhja me ofruesit e shërbimeve shëndetësore

3,084 €

Prospect Plus, operacionale Nevo Koncepti, Syri i Vizionit Pakot shkollore për nxënësit e komuniteteve 5,100 €

Të dhënat e përgjithshme të përfituesve të projektit Prospect Plus

Lagjia

Banorë të komu-nitetit

Nr fëmi-jëve që vijojnë mësimin

(6-19 vjeç)

Nr fëmijëve që nuk vijo-jnë mësimin

(6-19 vjeç)

Nr familjeve përfitues të skemës sociale

Nr i të punësu-arve Nr i të pa-

punësuarve

7 Shtatori, Pejë 1340 139 22 46 7 151Vitomiricë, Pejë 440 35 15 21 0 39Totali në Pejë 1780 174 37 67 7 151Leshan, Suharekë 139 15 7 12 3 56Gelancë, Suharekë 212 19 21 16 2 85Totali në Suharekë 351 34 28 28 5 141

Page 67: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

66

Page 68: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

67

FONDI REZERVЁMЁ MЁSO MUAProjekti “Më mëso mua” (ang.: “SchoolMe”) ka filluar të zbatohet në Kosovë që në muajin mars të vitit 2016. Ky projekt financohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe re-alizohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), si dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) të 15 komunave në të cilat është duke u pilotuar projekti, si në: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Vushtrri, Podujevë, Hani i Elezit, Istog, Rahovec, Malishevë, Lipjan, Suharekë, Fushë Kosovë, Shtime dhe Drenas. Qëllimi i projektit është aftësimi i mësimdhënësve për të zhvilluar kompetencat e të nxënit të nxënësve të përcaktuara në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës përmes shfrytëzimit të platformës digjitale “Më mëso mua”, si dhe të burimeve të tjera online në procesin mësimor.

Në fillim të zbatimit të projektit u realizuan aktivitetet të cilat fokusoheshin në sigurimin e kush-teve teknike për shfrytëzimin e platformës në klasa, regjistrimin e mësimdhënësve dhe nxë-nësve për përdorimin e platformës, si dhe aftësimin e mësimdhënësve për integrimin e platfor-mës digjitale në metodologjinë e tyre të punës. Në shtator të vitit 2016 u përzgjodhën 16 shkolla për shfrytëzimin e platformës digjitale në procesin mësimor. Më shumë se 750 mësimdhënës dhe afër 6500 nxënës të këtyre shkollave shfrytëzuan mundësinë e shfrytëzimit të platformës në shkollë dhe në shtëpi. Interesimi për shfrytëzimin e risive në procesin mësimor, sidomos për realizimin e mësimdhënies digjitale, bëri që gjatë vitit 2017 të rritet në 23 numri i shkollave për-fituese, të shtohet në 909 numri i mësimdhënësve me mundësi shfrytëzimi të platformës, si dhe të arrijë në 8054 numri i nxënësve që janë shfrytëzues të platformës “Më mëso mua”.

Meqë platforma “Më mëso mua” ka filluar të zbatohet për herë të parë në Kosovë, atëherë u pa me interes që gjatë vitit të dytë të zbatimit të saj të analizohet shkalla e realizimit të saj përmes realizimit të monitorimeve në klasa dhe të organizimit të 5 hulumtime të ndryshme, të cilat do të ofronin informacion lidhur me cilësinë e saj, perceptimet e mësimdhënësve dhe nxënësve për dobinë e shfrytëzimit të saj, si dhe për efektet që ajo sjellë gjatë përdorimit në klasë. Nga hulumtimet e realizuara deri në fund të vitit 2017, arrihet në përfundimin se platforma digjitale “Më mëso mua” konsiderohet nga mësimdhënësit si një mundësi shumë e mirë për të zbatuar me sukses Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, sidomos kur merret parasysh fakti se mungojnë tekstet shkollore për zbatimin e saj. Po ashtu, qasja e mësimdhënësve në të gjitha materialet e platformës ofron mundësi që ata të përdorin përmbajtjet e saj sipas strukturës së Kornizës së re kurrikulare. Një gjë e tillë konsiderohet si lehtësim i realizimit të përmbajtjeve mësimore, sepse shtjellimi i tyre bëhet sipas kurrikulës së re. Në anën tjetër, cilësia e lartë e materialeve mësimore dhe mundësia e qasjes 24 orë në çdo ditë të javës, ofron mundësi të jashtëzakonshme për përfitimin e njohurive nga ana e nxënësve dhe zhvillimin e kompetencave të tyre. Në fund të projektit raportet e hulumtimeve do të publikohen dhe do të ofrohen për të gjitha palët e interesuara.

Të arriturat kryesoreGjatë vitit 2017 janë arritur këto rezultate:

1. Regjistrimi i mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të reja, të cilat u kyçën në projekt gjatë vitit 2017

Gjatë vitit 2017 janë kyçur në projektin “Më mëso mua” edhe 7 shkolla të reja, të cilat shpre-hën gatishmëri që platformën ta shfrytëzojnë përmes përdorimit të laptopëve dhe beamprojek-

Page 69: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

68

torëve të shkollave të tyre. Shkollat e reja që u kyqën janë: shkollat “Mileniumi i tretë”, “Gjergj Fishta” dhe “Pjetër Bogdani” nga Prishtina, “Mulla Idriz Gjilani” nga Gjilani, “Mazllum Këpuska” nga Gjakova, “Selman Riza” nga Fushë Kosova dhe “Skender Ҫeku” nga Peja. Të gjithë mësimdhënësit e këtyre shkol-lave dhe 200 nxënës të secilës prej tyre janë regjistruar për shfrytëzimin e platformës gjatë vitit 2017 dhe gjysmës së parë të vitit 2018.

2. Përditësimi i listave për regjistrimin e mësimdhënësve dhe nxënësve të 16 shkollave përfituese të vitit të parë

Gjatë vitit shkollor 2016/2017 shumë shkolla përfituese kishin regjistruar në platformë nxënësit e kla-save të nënta. Meqë në qershorin e vitit 2017 këta nxënës përfunduan shkollimin e mesëm të ultë dhe për ta nuk kishte më materiale në platformë, atëherë në shtator të vitit 2017 u deshtë të bëhet zëvendësimi i tyre përmes regjistrimit të nxënësve të tjerë në platformë. Po ashtu, zyrtarët e platformës u desht të kalojnë të gjithë nxënësit një një klasë më lartë. Me këtë rast u bë dhe përditësimi i listave të shkollave duke bërë regjistrimin e mësimdhënësve dhe nxënësve të rinj të shkollës.

3. Organizimi i një punëtorie reflektimi me drejtorë dhe koordinatorë shkollorë të shkollave përfituese të projektit “Më mëso mua”

Më 6-8 qershor 2017 në Durrës është mbajtur punëtoria me 40 përfaqësues të 20 shkollave përfituese të projektit “Më mëso mua”. Qëllimi i mbajtjes së punëtorisë ishte përdorimi i SWOT për të analizuar ar-ritjet e realizimit të projektit në shkolla dhe për të identifikuar sfidat që priteshin në të ardhmen. Gajtë punëtorisë u përmendën sukseset e përdorimit të platformës nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve, si dhe u shpreh nevoja për angazhimin e një kompanie të specializuar, e cila do të analizonte funksioni-min e platformës në shkolla.

4. Analiza e funksionimit të platfomës në shkollat përfituese

Nga 5 deri më 12 korrik 2017, kompania e angazhuar për të analizuar funksionimin e platformës në shkolla ka realizuar vizitat në 18 nga 20 shkollat përfituese. Në këto shkolla kompania ka testuar: i) qasjen në Internet dhe rrjetin lokal të kompjuterëve (LAN), ii) funksionimin e sistemit “SchoolMe”, iii) shfrytëzueshmëria e sistemit të ndërtuar nga ana e përdoruesve, si dhe iv) gjendja e TV aparateve dhe qasja në SchoolMe nëpërmjet TV Aparateve. Kompania ka përgatitur raportin për situatën që ekzis-ton në 18 shkolla, si dhe ka dhënë rekomanimet për kompaninë “SchoolMe” lidhur me përmirësim e elementeve të ndryshme të platfromës. Të gjeturat nga raporti janë diskutuar me përfaqësuesit e “SchoolMe”, KFOS dhe KEC.

5. Organizimi i hulumtimeve lidhur me dobinë e shfrytëzimit të platformës “Më mëso mua” në procesin mësimor

Meqë përdorimi i platformës “Më mëso mua” realizohet për herë të parë në Kosovë, atëherë është parë e arsyeshme që gjatë vitit të dytë të pilotimit të projektit të realizohen 5 hulumtime, të cilat do të ofronin informacion lidhur me dobinë e shfrytëzimit të platformës në procesin mësimor. Gjatë vitit 2017 është përfunduar hulumtimi lidhur me përceptimet e mësimdhënësve për dobinë e shfrytëzimit të platformës në procesin mësimor, si dhe janë në përfundim e sipër edhe dy hulmtime të tjera, njëri lidhur me perceptimet e nxënësve për dobinë e shfrytëzimit të platformës, ndërsa tjetri për Vlerësimin e cilësisë së burimeve online. Hulumtimi i katërt që foksuohet në efektet e shfrytëzimit të burimeve online është në proces të realizimit. Hulumtimi i 5 lidhur me ndikimin e shfrytëzimit të burimeve online në cilësinë e mësimdhënies do të realizohet gjatë vitit 2018.

6. Organizimi i punëtorisë me mësimdhënës të shkollës “Isa Boletini” në Rahovec

Më datën 29 qershor 2017 në Rahovec është mbajtur punëtoria 1-ditore me 34 mësimdhënës të kësaj shkolle. Gjatë kësaj punëtorie mësimdhënësit u aftësuan se si të integrojnë materialet e platformës në

Page 70: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

69

metodologjinë e punës së tyre me nxënës. Shembujt e orëve mësimore të lëndëve të Biologjisë, Matematikës dhe të lëndës Njeriu dhe Natyra u prezantuan para pjesëmarrësve të punëtorisë. Në fund mësimdhënësit u shprehën se kjo punëtori do të ndikojë që të shfrytëzojnë më shumë platformën në vitin shkollor 2017/2018.

7. Hartimi i protokollit të monitorimit të zbatimit të platformës “Më mëso mua” në klasa

Gjatë muajit shtator është hartuar “Protokolli për monitorimin e zbatimit të platformës “Më mëso mua” në klasa”. Hartimi i këtij protokollit është realizuar me qëllim që të njoftohen drej-torët dhe mësimdhënësit e shkollave përfituese me procesin e monitorimit, si dhe instrumentin e monitorimit. Aftësimi i drejtorëve të shkollave për përdorimin e protokollit të monitorimit është realizuar në lokalet e KEC më 11.10 2017.

8. Organizimi i monitorimit në shkollat përfituese

Gjatë muajit nëntor janë monitoruar 13 nga 18 shkollat përfituese të projektit që ishin planifi-kuar për t’u monitoruar gjatë kësaj kohe. Gjatë monitorimit është realizuar intervista me drej-torët e shkollave, takime me mësimdhënës, si dhe është realizuar monitorimi i mësimdhënësve në klasa. Në secilën nga këto shkolla janë monitoruar 2-5 mësimdhënës duke u bazuar në proto-kollin e monitorimit. Për secilin mësimdhënës është plotësuar protokolli i monitorimit dhe është përgatitur raporti final për të gjitha shkollat.

9. Përditësimi i databazës së projektit

Në mënyrë të vazhdueshme është bërë mbledhja e të gjitha dokumenteve të projektit dhe sistemimi i tyre në databazën e projektit. Po ashtu në mënyrë të vazhdueshme është bërë dhe sistemimi i dokumenteve në logicaldoc.

Planet për të ardhmenNë korrik të vitit 2018 përfundon pilotimi i projektit “Më mëso mua”. Gjatë pjesë së parë të vitit 2018 do të realizohen disa aktivitete, si:

1. Monitorimi i mësimdhënësve gjatë zbatimit të platformës në klasa

Gjatë muajit janar dhe shkurt 2018 do të monitorohen 10 shkollat përfituese të projektit të cilat nuk janë monitoruar gjatë vitit 2017. Mësimdhënësit do të monitorohen në bazë të protokollit për monitorim dhe rezultatet e monitorimit do të reflektohen në një raport përmbledhës.

2. Mbledhja e raporteve të hulumtimit

Gjatë vitit 2018 duhet të përfundojnë të 5 hulumtimet e parapara në këtë projekt. Hulumtimi i parë dhe i pestë që kanë të bëjnë me vlerësimin e cilësisë së platformës dhe ndikimit të saj në procesin mësimor janë hulumtime që kryhen vetëm njëherë dhe ato duhet të përfundojnë në janar përkatësisht në maj të viti 2018. Ndërsa pjesa e dytë e tri hulumtimeve të tjera që kanë të bëjnë me perceptimet e mësimdhënësve dhe nxënësve për dobinë e shfrytëzimit të tyre në procesin mësimor si dhe hulumtimi për efektin e platformës në procesin mësimor (studim rasti) do të realizohet gjatë periudhës mars-maj 2018. Në fund të gjitha hulumtimet do të përgatiten për publikim dhe shpërndarje te palët e interesuara.

3. Hulumtimi i donatorëve të mundshëm për përshtatje të projektit në të ardhmen

Gjatë vitit 2018 do të organizohen takime të ndryshëm me donatorët potencial për të shikuar mundësinë e sigurimit të fondeve për vazhdimin e projektit në të ardhmen.

Page 71: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

70

4. Raportimi

Në fund të projektit do të përgatitet raporti.

VOTO DHE VЁZHGO Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, për herë të tretë, kësaj radhe në bashkëpunim me Institutin Columbus, ka organizuar fushatën “Voto dhe Vëzhgo” për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën me datë 11.06.2017.

Përmes kësaj fushate është synuar të arrihen katër objektiva:

1. Të parandalohen veprimet abuzuese eventuale gjatë votimit,

2. Të dokumentohen mashtrimet e mundshme,

3. T’i ipet qytetarit një hise me e madhe në ndërtimin demokratik të vendit, dhe

4. Të mblidhen të dhëna të mjaftueshme për ti ushqyer reformat zgjedhore

Edhe këtë herë, gatishmëria e shoqërisë Kosovare në përgjithësi si dhe e partnerëve në vecanti për të kontribuar në këtë fushatë ishte e madhe, një tregues mjaft i mirë ky i potencialit për sukses. Formati i fushatës për këto zgjedhje ishte i njejtë si ai vitit 2013 dhe i vitit 2014. Pra, qytarëve iu është dhënë mundësia që të raportojnë parregullsitë eventuale që i shohin gjatë ditës së zgjed-hjeve, duke dërguar mesazh falas në numrin 50088. Mesazhet mbeten anonim.

Meqenëse infrastuktura për realizim të fushatës ishte e gatshme, Fondacioni shumë shpejtë i rivendosi kontaktet me të gjithë partnerët me anë të të cilëve e realizoi fushatën në zgjedhjet e kaluara. U kontaktua ARKEP-i i cili brenda ditës e riaktivizoi numrin 500 88. Pastaj u rikontaktuan tre operatorët mobil të cilët u pajtuan që edhe kësaj radhe të japin kontributin e tyre falas për këtë fushatë, duke u dërguar të gjithë qytetarëve, nga dy herë, mesazh me tekstin: “I nderuar qytetar, dil dhe voto për të ardhmen tënde. Mbroje demokracinë në shtetin tonë të ri. Dërgo SMS falas në numrin 500 88. KFOS”. IPKO-ja e riaktivizoi platformën (zgjidhjen teknike) nëpër-mjet të cilës janë grumbulluar të gjitha mesazhet, prej të tre operatorëve mobil, të cilat pastaj janë selektuar nga 20 operatorët tanë, (kryesisht të njejtit nga hera e kaluar) nëpër kategoritë e parregullsive të cilat poashtu mbeten të njejtat që janë identifikuar nga hera e kaluar. “Cdo gjë në rregull, Probleme me listën e votuesve, Cenimi i fshehtësisë së votës dhe votim famil-jar, Menaxhimi i vendvotimit, Manipulim me votën në kabinë, Ambienti në afërsi të Qendrës së Votimit, Presion dhe dhunë në qendër të votimit dhe Menaxhimi Qendrave nuk është në nivel” Saktësisht, në numrin 500 88 janë raportuar gjithsejt 3265 mesazhe nga e tërë Kosova. Kategoria që më shumti është raportuar ka qenë: “Gjithcka në rregull”. Pas kësaj, më së shumti mesazhe kanë ardhur për kategorinë “Menaxhimi i dobët i qendrave të votimiti” dhe kategoria tjetër më e raportuar ka qenë: “Probleme me listat e votimit”. Bazuar në këtë numër, dhe në kategoritë më shpesh të raportuara, mund të konkludojmë se këto zgjedhje kanë pasur një mbarëvjtje të mirë dhe mund të cilësohen si zgjedhje të lira dhe demokratike.

Materialet nëpërmjet të cilave është promovuar fushata janë: Animacioni, flyer-at, kartolinat, bexhatm maicat dhe kaqketat.

Partnerët tjerë të fushatës Voto dhe Vëzhgo janë OJQ-të të cilat e kanë bërë implementimin e fushatës në terren në mbarë Kosovën. Ato janë OJQ-të:

Page 72: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

71

Demokraci Plus, COHU, INPO, CBM, POLIS, FORTESA, KOHA, ACDC, Center for Peace and Toler-ance.

Partnerët medial:

GRUPI KOHA, RTV 21 dhe KLAN KOSOVA

Parnerët që kanë kontribuar falas për fushatë:

RTV Dukagjini, TV Syrivision, TV ARTA, KOHA net, SPIN TV, Radio ALBA, Radio Zëri i Shtimes, Ra-dio 24, Telegrafi. Com, ON AIR, Kamenica Press, L NEËS, Lipjani Press, INFO KOSOVA.

Në vazhdim e keni raportin për pjesën serbfolëse dhe raportin nga Instituti Columbus lidhur me promovimin medial të fushatës.

VOTO DHE VЁZHGO-FUSHATA NЁ GJUHЁN SERBEFushata “Voto dhe vëzhgo” edhe kësaj here u realizua edhe për komunitetet pakicë, serb folëse, me theks të veçantë në komunitetin serb. Përgatitijet për fushatën në gjuhën serbe filloi krahas përgatitieve të fushatës në gjuhën shqipe. Të gjitha materialet e përgatitura për fushatë u përk-thyen dhe adaptuan për nevoja të komuniteteve serb folëse.

Për nevoja të fushatës u angazhuan të gjitha mediat relevante në gjuhën serbe në Kosovë si: 1. TV Mreža – rrjet i pesë televizioneve dhe një produkcioni – TV Mir, TV Herc, TV, Most dhe TV Mir, RTV Puls dhe New Press Production, 2. RTV Kim si përmbledhje e televizionit kabllor, radio dhe web portal më të përcjellur nga komuniteti serb duke e përfshi edhe rrjetin e 5 radiove në gjuhën serbe në Kosovë, 3. Kosma Mreža e cila përveç radio Kim si udhëheqës i rrjetit përbëhet edhe nga: Radio Kontakt Plus në veri të Mitrovicës, Radio Gorazhdevc afër Pejës, Radio Herc nga Shtrpce, Radio Kllokot dhe Radio Puls. Për nevoja të inçizimit të zëreve për animacion të fushatës u angazhua OJQ Omonia e cila përmes web portalit të saj Graçanica online gjithashtu e promovoi fushatën.

Për nevoja të shpërndarjes së flyer-ave të fushatës në gjuhën serbe në tërë Kosovën u angazhua Qendra për Paqë dhe Tolerancë me seli në Graçanicë në partneritet me organizatën Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike nga Mitrovica. Të dy organizatat patën për detyrë të bëjnë shpërndarjen e flayer-ave në të gjitha komunat dhe fshatrat ku jeton në shumicë komuniteti serb.

Fushata u nisë si edhe në mediat shqipe menjeherë me 1 qershor duke filluar me komunikatën për media për fillimin e saj nëpër web faqet e të gjithë partnerëve të angazhuar për fushatë. Menjëherë pas, me përfundimin e animacionit edhe ai, versioni i gjatë, u gjetë në të gjitha web faqet ndërsa transmetimi i tij filloi nëpër të gjitha televizionet anëtare të TV Mreža dhe RTV Kim, ndërsa audio versioni u transmetua në të gjitha radio stacionet e Kosma Mreža. Baneri i fushatës ishte prezent në vendet më të dukshme në të gjitha web faqet e të gjitha mediave ta angazhuara. Faqet e rrjeteve sociale të të gjithë partnerëve ishin gjithashtu përplot shpërndarje te të gjitha materialeve të prodhuara për fushatën.

Shpërndarja e flyer-ave në jug të lumit Ibër filloi me datën 3 qershor, ndërsa në veri me datën 4 qershor. Materiali u vendos nëpër kafeteri, qendra të komuniteteve dhe hapsira të OJQ-ve, etj. të cilat frekuentohen më së shumti nga të rinjt.

Që nga data 3 qershor animacioni u transmetua së paku nga pesë herë në ditë në secilin tele-vizion e në disa edhe më shumë se sa ishte e kontraktuar, si përshembull RTV Puls. Vetëm TV Kim

Page 73: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

72

transmetoi animacionin mbi 30 herë nga data 3-5 qershor, transmetimi nëpër radio stacionet e Kosma Mreža arriti në mbi 150 transmetime.

Me datën 7 qershor u transmetua emisioni Sporazum i cili për temë kishte zgjedhjet dhe rolin e shoqërisë civile në këtë proces. Gjatë emisionit u transmetua deklarate e drejorit ekzekutiv të KFOS mbi fushatën “ Voto dhe vëzhgo” dhe animacioni.

Konferenca për shtyp e mbajtur me 9 qershor, 2017 gjithashtu ishte e përcjellur nga mediat serbe dhe përkundër faktit se për shkaqe teknike nuk kishte përkthim në gjuhën serbe u raportua edhe mbi të.

Gjatë ditës së zgjedhjeve të gjitha mediat raportuan mbi ecurinë e lajmërimit të parregullësive.

Në përgjithësi mund të thuhet se fushata “Voto dhe vëzhgo” e përgatitur për komunitetet serb folëse ishte e suksesshme edhe përkundër faktit se në qendër arritën vetëm 8 porosi në gjuhën serbe. Fushata ishte vizible në të gjitha mediat dhe zgjoi interesim të madh të komunitetit serb në përgjithësi.

VOTO DHE VЁZHGO-Instituti Columbus Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me Institutin Columbus në Prisht- inë, përmes fushatës “Voto dhe Vëzhgo”,ua mundësuan qytetarëve të lajmërojnë çdo parregullsi gjatë ditës së votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, përmes dërgimit së SMS-ve falas në numrin 500 88. Përfshirja e qytetarëve në këtë proces është cilësuar jetike dhe garanci për të arritur standardet më të larta demokratike në proceset zgjedhore. Në organizimin e tretë të fushatës “Voto dhe vëzhgo” mbi raportimin e parregull- sive në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, “Insti- tuti Columbus”, si partner i Fonda-cionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë (KFOS), është përkujdesur për promovimin e fushatës dhe prezencën e saj në mediet me frekuencë nacionale, kabllore (ofrues të shërbimeve programore), gazeta ditore, radio, portale dhe transmetues lokalë.

Fushata në disa prej medieve është promovuar me tarifa preferenciale dhe në një pjesë të tyre është promovuar falas. Instituti Columbus ka lidhur marrëveshje bash- këpunimi me grupin KOHA për prezencën e fushatës në tri mediumet e këtij grupi: Kohavision (TV), gazetën e përditshme “Koha Ditore” dhe portalin koha.net. Një pjesë e shërbimeve të televizionit është ofruar me çmime preferenciale (transmetimi i animacionit promovues i fushatës “Voto dhe vëzhgo” (59 sekonda / 2 EUR për sekondë) dhe realizimi i rubrikës “Voto dhe vëzhgo” në kuadër të emisionit më të shikuar informativ të mbrëmjes në Kosovë, Interaktiv).

Pjesa tjetër e promovimit të fushatës është ofruar falas në mbështetje të “Voto dhe vëzhgo” (Transmetimi në tri orare i dokumen- tarit të prodhuar nga KFOS-i “Mesazhi mbi demokracinë” (1, 2 dhe 3 qershor - dy transmetime në orare të mbrëmjes dhe në orar të paradites), shfaqja e logos së fushatës “Voto dhe vëzhgo” me mesazhin përcjellës dhe thirrës për të raportuar në numrin e vënë në shërbim të votuesve 500 88 në 15 transmetime brenda ditës, e shpërndarë në skemën programore të Kohavisionit, intervista me të ftuar në programin e mëngjesit në pro-movim të fushatës “Voto dhe vëzhgo” me përfaqësues nga KFOS-i dhe organizata partnere të fush- atës “Iniciativa për progres – INPO” dhe “Çohu”, raportimi mbi mbarëvajtjen e fushatës në ditën e zgjedhjeve me lidhje të drejtpërdrejta nga terreni në shtabin e “Voto dhe vëzhgo”, si dhe me përfaqësues të organizatave partnere në Ferizaj dhe Prizren. Animacioni promovues i “Voto dhe vëzhgo” është transmetuar pa pagesë edhe në tele- vizionin informativ 24-orësh, TV Arta. Ndërsa, në gazetën e përditshme “Koha Ditore”, në mbështetje të fushatës është ofruar botimi

Page 74: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

73

i materialit promovues të “Voto dhe vëzhgo” në ¼ e faqes së gazetës në 7 numra dhe shfaqja e logos së “Voto dhe vëzhgo” në faqen kryesore të koha.net. Të gjitha materialet janë prom-ovuar edhe në faqet përkatëse të medieve të lartpërmendura. Promovimi i fush- atës në Kohavi-sion dhe TV Arta ka nisur më 1.06.2017 deri më 11.06.2017, në Koha Ditore dhe koha.net më 3.06.2017 deri më 11.06.2017.

Material promovues i fushatës “Voto dhe vëzhgo” në ¼ të faqes së gazetës është botuar edhe në të përditshmen “Zëri”, e cila e ka mbështetur fushatën në versionin e shtypur të gazetës. Dy transmetues të tjerë me ndikim, në të cilët është promovuar animacioni promovues i fushatës “Voto dhe vëzhgo 2017”, janë Radio Televizioni 21 dhe Klan Kosova.

Në të dy këta transmetues televizivë është ofruar ky shërbim me tarifë preferenciale me

2.2 euro për sekondë. Promovimi i fushatës ka nisur nga data 3.06.2017 deri më 9.06.2017. Ani-macioni është transmetuar në ‘primetime’, përpara lajmeve qendrore të secilit televizion dhe në kuadër të debateve zgjedhore po ashtu të transmetuara në ‘primetime’.

Fushata “Voto dhe vëzhgo” është promovuar edhe në TV Dukagjini dhe TV Syri me trans-metimin e animacionit me nga 3 deri në 5 trans- metime në ditë të shpërndarë në skemën programore të këtyre televizioneve. Të dy këta transmetues e kanë mbështetur fushatën pa pagesë, ndërsa TV Dukagjini edhe ka raportuar mbi fushatën në programet infor- mative në televizion, por edhe në radio me theks të shtuar në ditën e zgjedhjeve, derisa operatorët në shtabin e “Voto dhe vëzhgo” kanë pranuar mesazhet nga qytetarët mbi procesin e votimit. Portalet, të cilat e kanë mbështetur fushatën me shfaqjen e logos së “Voto dhe vëzhgo”, duke ofruar këtë shërbim falas janë telegra- fi.com, infokosova.net dhe onairmusic, si një nga plat-format më të ndjekura nga të rinjtë duke depërtuar kështu edhe te votuesi i rinj, sidomos ata të cilët në këto zgjedhje kanë pasur mundësinë e parë për t’u bërë pjesë e procesit të votimit.

Fushata “Voto dhe vëzhgo” është mbështetur edhe nga media të tjera lokale në qytete të ndry-shme të Kosovës: Spin TV, Radio Alba, Radio “Zëri i Shtimes”, Radio 24, Kamenica Press, Lipjani News, Lipjani Press. Përveç medieve në gjuhën shqipe, fushata është promovuar dhe mbështe-tur falas edhe nga mediet në gjuhën serbe: TV Mreza, Radio KIM Media Group, Kosma Mreza dhe portali Graca- nica Online.

Për fushatën “Voto dhe vëzhgo” në ditën e zgjedhjeve përderisa operatorët kanë pranuar me-sazhe është raportuar në disa televizione, në radio dhe në portalet më të lexuara në vend. Ra-portime të drejtpërdrejta nga shtabi i “Voto dhe vëzhgo” ka pasur në KTV, Klan Kosova, Tribuna Channel, TV Arta dhe RTV Dukagjini. Më 12.06.2017 mediet kanë raportuar edhe për rezultatin e fushatës “Voto dhe vëzhgo” respektivisht mbi 3000 SMS-ët e dërguar nga qytet arët, të cilët kanë votuar deri në orën 19:00. Tri kategoritë “Gjithçka në rregull”, “Menaxhim i dobët i vendvo-timeve” dhe “Probleme me listën e votuesve” kanë dominuar përmbajtjen e mesazheve, ndërsa ka pasur edhe raportime në kategoritë “Cenimi i fshehtësisë së votës dhe votim familjar” dhe “Manipulim me votën në kabinë.

Page 75: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

74

Lista e granteve

Emri i Projektit Grantist Shuma Euro

Voto dhe Vëzhgo Demokraci plus + 18,910.00 €

Voto dhe Vëzhgo Fortesa 1,855.00 €

Voto dhe Vëzhgo Community Building Mitrovica 2,950.00€

Voto dhe Vëzhgo INPO 2,898.80€

Voto dhe Vëzhgo Iniciativa Qytetare Skenderaj 2,000.00 €

Voto dhe Vëzhgo COHU 3,220.00 €

Voto dhe Vëzhgo POLIS 2,200.00 €

Voto dhe Vëzhgo KOHA 1,820.00 €

Voto dhe Vëzhgo TV MREZA 2,000.00 €

Voto dhe Vëzhgo RADIO KIM 700.00 €

Voto dhe Vëzhgo Center for Peace and Tolerance 800.00 €

Voto dhe Vëzhgo Omonia 200.00 €

Voto dhe Vëzhgo Instituti Columbus 20,844.00 €

Grand total 60,397.80 €

Other project expenses 37,167.16 €

Grand Total 2017 97,564.96 €

Page 76: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

75

Page 77: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

76

Page 78: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

77

Page 79: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

78

Page 80: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

79

Page 81: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

80

Page 82: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

81

Page 83: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

82

Page 84: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

83

Page 85: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

84

Page 86: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

85

Page 87: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

86

Page 88: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

87

Page 89: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

88

Page 90: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

89

Page 91: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

90

Page 92: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

91

Page 93: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

92

Page 94: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

93

Page 95: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

94

Page 96: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

95

Page 97: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

96

Page 98: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

97

Page 99: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

98

Page 100: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

99

Page 101: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices

100

Page 102: RAPORTI VJETOR 2017 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri ......Nr. Specifikimi Buxheti Shpenzuar % e Shpenzuar 1 Mjetet e buxhetit bazë për vitin 2017 Koncepti 1 - Ribashkimi i Mitrovices