raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

148
RAPORTI UNËVOTOJ MONITORIMI I VEPRIMTARISË SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR PERIUDHEN 15 SHTATOR – 24 DHJETOR 2012 Ky raport është një botim periodik i Lëvizjes MJAFT! në kuadër të Projektit “Monitorimi Publik i Kuvendit të Shqipërisë për Garantimin e Përgjegjësisë Institucionale dhe Ligjore” i realizuar me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) Përmbledhje e përgjithshme Raportimi për Veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë vjen sërish për publikun shqiptar dhe të gjithë të interesuarit me gjetje dhe rezultate të reja mbi veprimtarinë e legjislativit shqiptar për periudhën 15 shtator-24 dhjetor 2012. Ndryshe nga publikimet e fundit periodike të skuadrës “unëvotoj” 1 , këtij publikimi i janë shtuar dy komponentë të rëndsishëm: a) seksioni “SHKRUAJI DEPUTETIT TEND”, dhe b) analiza e nismave ligjore me impakt social. Komponenti i parë dhe më i rëndësishmi konsiston në krijimin e një platforme virtuale komunikimi mes qytetarëve dhe deputetëve. Tashmë çdo qytetar që është përdorues i Internetit dhe që zotëron një adresë email-i, do ketë mundësinë t’i shkruaj deputetit të qarkut, për cdo shqetësim që lidhet me zonën e tij të banimit. Nëpërmjet kësaj mënyre inovative të komunikimit publik, skuadra “unëvotoj” do të masë gatishmërinë e deputetëve për t’ju përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, si dhe për të 1 http://www.unevotoj.org/

Upload: hermesnewsorg

Post on 24-May-2015

397 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

RAPORTI UNËVOTOJMONITORIMI I VEPRIMTARISË SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË

PËR PERIUDHEN 15 SHTATOR – 24 DHJETOR 2012

Ky raport është një botim periodik i Lëvizjes MJAFT! në kuadër të Projektit “Monitorimi Publik i Kuvendit të Shqipërisë për Garantimin e Përgjegjësisë Institucionale dhe Ligjore” i realizuar me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros)

Përmbledhje e përgjithshme

Raportimi për Veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë vjen sërish për publikun shqiptar dhe të gjithë të interesuarit me gjetje dhe rezultate të reja mbi veprimtarinë e legjislativit shqiptar për periudhën 15 shtator-24 dhjetor 2012.

Ndryshe nga publikimet e fundit periodike të skuadrës “unëvotoj”1, këtij publikimi i janë shtuar dy komponentë të rëndsishëm: a) seksioni “SHKRUAJI DEPUTETIT TEND”, dhe b) analiza e nismave ligjore me impakt social. Komponenti i parë dhe më i rëndësishmi konsiston në krijimin e një platforme virtuale komunikimi mes qytetarëve dhe deputetëve. Tashmë çdo qytetar që është përdorues i Internetit dhe që zotëron një adresë email-i, do ketë mundësinë t’i shkruaj deputetit të qarkut, për cdo shqetësim që lidhet me zonën e tij të banimit. Nëpërmjet kësaj mënyre inovative të komunikimit publik, skuadra “unëvotoj” do të masë gatishmërinë e deputetëve për t’ju përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, si dhe për të parë, sesa këto shqetësime do të ngrihen nga deputeti në mbledhjet e seancave plenare. Komponenti i dytë, por jo më pak i rëndësishëm vjen si një risi që i shton thellësinë raportit sepse ofron matjen e performancës së parlamentit, jo vetëm nga ana sasiore apo e rregullsisë procedurale të ligjeve që diskutohen e votohen, por dhe nga ana cilësore sa i përket analizës së nismave ligjore në tre aspekte kryesore:

-Analizimi i ligjeve dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës;-Përputhshmëria me kuadrin ligjor të miratuar:-Reflektimin e interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Për këtë periudhë monitorimi rezulton të jenë kryer 23 shkelje të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përsa i përket: etikës parlamentare, votimit për kolegun, mos respektimi i

1 http://www.unevotoj.org/

Page 2: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

kuorumit në mbledhjet e komisioneve parlamentare si dhe shkelja e nenit 50 ku përcaktohet e drejta e replikës dhe koha e diskutimit.

Një tjetër shkelje e konsumuar, të cilës duam t’i vendosim theksin është dhe mungesa e korrektësisë së treguar nga ana e kryetarëve të komisioneve të përhershme parlamentare në respektimin e kuorumit të nevojshëm për çeljen e mbledhjeve dhe miratimin e ligjeve. Në këtë kuadër, problematik gjatë kësaj periudhe monitorimi ka rezultuar Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin me 10 projektligje nga 18 të miratuara, të cilat janë votuar në kushtet e shkeljes së nenit 34 , nga 16 nisma ligjore të miratuar në total nga ky komision, ku përcaktohet vlefshmeria e mbledhjeve të seancave plenare.

Një tjetër e dhënë e dalë si rezultat i monitorimit sistematik të komisioneve parlamentare lidhet me seancat dëgjimore me grupet e interesit. Zhvillimi i vetëm një seance me grupe interesi 2 , dhe 8 seancave të tjera dëgjimore me përfaqesues të ekzekutivit, tregon karakterin formal të procesit të shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në brendësi të këtij raporti gjenden të dhëna për:

rastet e shkeljes të Rregullores së Kuvendit; praninë dhe votimin e secilit deputet për të gjithë nismat ligjore të miratuara; transparenca e Kuvendit të Shqipërisë; analiza e ligjore e disa prej nismave më të rëndësishme; deputetët “antikonformist”, të cilët kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit

parlamentar ku bëjnë pjesë; seancat dëgjimore me grupet e interesit.

Gjetjet kryesore:

2 Në mbledhjen e datës 03.12.2012, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një seancë dëgjimore me temë: “Seancë dëgjimore me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër HIV/AIDS-IT. “HIV/AIDS-i te fëmijët”.

Page 3: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

I. Seancat dëgjimore me grupet e interesit

Gjatë sesionit të shtatë të veprimtarisë së parlamentit që përkon me periudhën 15 shtator- 24 dhjetor 2012, janë regjistruar nëntë seanca dëgjimore të kryera, ku vetëm një prej tyre ka patur të ftuar përfaqësues nga grupet e interesit, ndërsa tetë mbledhje kanë qenë takime me përfaqesues të ekzekutivit. Zbatimi i nenit 36, i cili parashikon zbatimin e praktikave konsultative të parlamentarëve me publikun, grupet e interesit dhe aktor të shoqërisë civile, ka treguar një tendencë në rënie gjatë këtij sesioni. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton se nuk ka asnjë ndryshim pozitiv sa i përket numrit të dëgjesave publike me grupet e interesit. Zhvillimi i vetëm një seance me grupe interesi, dhe 8 seancave të tjera dëgjimore me përfaqesues të ekzekutivit, tregon karakterin formal të procesit të shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në mbledhjen e datës 03.12.2012, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një seancë dëgjimore me temë: “Seancë dëgjimore me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër HIV/AIDS-IT. “HIV/AIDS-i te fëmijët”. Të ftuar në këtë seancë ishin: Enver Roshi- drejtor i ISHP-së, Marjeta Dervishi- mjek epodemiologe pranë ISHP, Silva Bino- drejtoreshë e Departamentit të semundjeve infektive ne ISHP, Ariel Como –zvdrejtor i QSUT, Liliana Dango- drejtoreshë e Qëndrës Kombëtare për Shërbimet Komunitare, Olimbi Hoxhaj- përfaqësuese e Shoqatës së Personave që jetojnë me HIV/AIDS, Irena Qendro- drejtoreshë e QKTGJ-së.

Më poshtë janë paraqitur seancat dëgjimore të zhvilluara prej secilit komison, të monitoruara nga skuadra Unëvotoj:

Komisioni për Sigurinë Kombëtare: 2 seanca të zhvilluara.

Komisioni për Integrimin Europian: 2 seanca të zhvilluara.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: 2 seanca të zhvilluara.

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë: 1 seancë e zhvilluar.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: 1 seancë e zhvilluar.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat: 1 seancë e zhvilluar.

II. Respektimi i rregullores së Kuvendit të Shqipërisë

Page 4: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Tradicionalisht, çështja kryesore në të cilën raporti i skuadrës “Unevotoj” është mbështetur, ka qënë respektimi i rregullores së Kuvendit, gjatë zhvillimit të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare. Gjatë këtij sesioni rezulton që të jenë kryer një sërë shkeljes të rregullores, ku për çdo nen specifik, më poshtë, janë trajtuar rastet, duke i krahasuar me periudhën e një viti më parë.

15 raste të shkeljes së nenit 34 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë , ku përcaktohet vlefshmëria e mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare.

4 raste të shkeljeve të cilat kanë të bëjne me nenit 62 , në të cilin përcaktohet rregulli dhe sjellja në Kuvend.

1 rast të shkeljes së nenit 50 , i cili përcaktohën të drejtën për replikë dhe kohëzgjatjen e saj.

3 raste të shkeljes së nenit 57 të Rregullores së Kuvendit , mbi karakterin vetiak të votës dhe mosdelegimin e saj.

Më poshtë paraqiten rastet e shkeljeve të rregullores së Kuvendit, ku paraqiten deputetët e përfshirë në shkelje, komisionet, çështjet e trajtuara dhe datat e mbledhjeve:

III. Shkeljet mbi vlefshmërinë e mbledhjeve të komisoneve parlamentare.

Gjatë periudhës 15 shtator – 24 dhjetor janë monitoruar nga skuadra “UnëVotoj” 85 mbledhje të komisioneve parlamentare. Nga monitorimi i tyre rezulton të jenë miratuar në kundërshtim me nenin 34, pika 1 dhe 2, mbi vlefshmërinë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare, 14 nisma ligjore ,nisma për të cilat duhet të ishin marrë masa për shpalljen e pavlefshmërisë së tyre, si dhe duhet të ndërmerreshin masa disiplinore ndaj deputetëve që kanë konsumuar këtë shkelje ligjore. E krahasuar me situatën e muajve shtator-dhjetor të një viti më parë, ku rezulton të jenë kryer vetëm 5 shkelje 3 të nenit 34 pika 1 dhe 2, konsiderohet si një trend negativ sa i përket respektimit të kuorumit në shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve.

Mbledhjet e komisioneve parlamentare, të cilat janë zhvilluar në kundërshtim me nenin në fjalë, duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm për miratimin e projektligjeve, janë si më poshtë vijon:

3 Për rastet e mësipërme, skuadra “Unëvotoj” disponon foto të cilat vërtetojnë prezencën në momentin e votimit të nismave ligjore.

Page 5: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Në datë 12.09.2012, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut, e nisi mbledhjen 20 minuta me vonesë për shkak se nuk plotësohej kuorumi i nevojshëm. Ky rregull u shkel kur u vijua me votimin e dy projektligjeve të rendit të ditës, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike”(të ndryshuar), pasi u votuan projekt-ligjet me praninë e vetëm 8 deputetëve nga 25 deputetët që përbëjnë komisionin, të cilët ishin Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Ylli Lama, Florion Mima, Ilir Bano, Edi Paloka, Arenca Trashani dhe Fatos Hoxha.

Në datë 12.09.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin e nisi mbledhjen në respektim të rregullores me praninë e 14 deputetëve nga 24 që ka ky komision. Në rend të ditës po shqyrtohej Akti normativ nr. 4, datë 16.8.2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimit të tyre, i cili u votua pa kuorum për shkak se deputetët e opozitës u larguan, ndërkohë që votimi i projektligjit u krye me 10 deputetët e mazhorancës.

Në datë 01.10. 2012, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin e vijoi diskutimin për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, duke zhvilluar mbledhjen me vetëm 11 antarë, pra pa u plotësuar kuorumi dhe duke votuar projektligjin me vetëm 9 antarë pasi deputetët e opozitës u larguan përpara votimit të projektligjit.

Në datë 09.10.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi diskutimin nen për nen të projektligjit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” duke e nisur mbledhjen dhe mbyllur atë me 10 anëtarë nga 24 që ka ky komision, dhe vijuar atë me shkelje të rregullores pasi u votuan pa kuorumin e nevojshëm nenet nga 1 në 68 të këtij projektligji.

Në datë 10.10. 2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin e nisi mbledhjen pa kuorum me praninë e vetëm 10 antarëve nga 24 anëtarë që ka në përbërje, si dhe vijoi në shkelje me votimin neneve 68 deri 105 të projektligjit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

Në datë 22.10. 2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin e nisi mbledhjen me praninë e 11 antarëve nga 24 anëtarë që ka ky komision. Në mbledhje u diskutua projektligji “Për ratifikimin e kontratës për blerje aksionesh të shoqërisë “Hec Lanabregas”, sh.a, Tiranë, lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Ujësjellës - Kanalizime”, sh.a., Tiranë” i cili

Page 6: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

u miratua me vetëm 8 vota pro nga deputetët e mazhorancës dhe 3 vota kundër të opozitës.

Në datë 29.10. 2012, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin nisi mbledhjen me 11 deputetë të pranishëm nga 24 anëtarë që ka Komisioni dhe vijon me miratimin e dy projektligjeve pa kuorumin e nevojshëm, projektligjin “Për ratifikimin e instrumentit të angazhimit të Republikës së Shqipërisë në shtesën e burimeve të Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillimin (IDA), plotësimi i gjashtëmbëdhjetë” dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar””.

Në datë 09.10. 2012, Komisioni për Ekonominë dhe Financat e nisi mbledhjen në praninë e 20 deputetëve nga 22 që ka ky komision. Nisur nga diskutimet e ashpra të zhvilluara për aktin normativ nr.5, datë 26.09.2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012” që u shqyrtua në këtë mbledhje, deputetët e opozitës u larguan. Pavarsisht se në sallë mbetën vetëm 11 deputetë të mazhorancës, kryetari i komisionit z. Edmond Spaho e miratoi projekligjin me vetëm 11 vota, duke shkelur nenin 34 të Rregullores së Kuvendit, pasi të pranishëm duhej të ndodheshin 12 deputetë.

Në datë 16.10. 2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e nisi mbledhjen me praninë e 9 antarëve nga 10 që janë të nevojshëm për plotësimin e kuorumit, nën drejtimin e zv.kryetarit të komisonit z.Mark Marku. Në këtë mbledhje u diskutua projektligji “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për bashkëpunim në lidhje me huadhënien e objekteve që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër” i cili u votua pa kuorumin e nevojshëm.

Në datë 05.11.2012, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori në shqyrtim projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të Nagoja - Kuala Lumpurit “Për përgjegjësi dhe dëmshpërblim të Protokollit të Kartagjenës për biosigurinë”, të Konventës së Biodiversitetit” dhe e votoi projektligjin me vetëm 10 vota nga 13 që janë të nevojshme.

Në datë 06.11.2012, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori në shqyrtim projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagojës “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që lindin nga përdorimi i tyre”,të Konventës së biodiversitetit “Për larminë biologjike”, kur të pranishëm ishin 10 deputetë nga 13 që kërkon minimumi i kuorumit.

Në datë 12.11. 2012, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori në shqyrtim dhe votoi në parim projektligjin për “Bashkimin ndërkufitar të

Page 7: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

shoqërive tregëtare”, dhe e miratoi atë me votat e 11 deputetëve nga 13 që kërkon kuorumi.

Në datë 13.11.2012, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijoi shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi të projektligjit për “Bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregëtare” me praninë e 8 deputetëve nga 13 që janë të nevojshëm për plotësimin e korumit. Projektligji u miratua përfundimisht me 8 vota.

Në datë 14.11.2012, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut nisi punimet me rend dite: projektligji për “Agjensinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Shqyrtimi projektligjit nisi në praninë e 17 deputetëve nga 25 që ka ky komision, duke respektuar rregulloren. Në përfundim të diskutimeve, pas largimit të 6 deputetëve, projektligji u votua me 11 vota pro, duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm prej 50+1 %4 nga totali i anëtarëve të komisionit.

Në datë 05.12. 2012, Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi mbledhjen e rradhës për miratimin e raporteve të komisioneve të përhershme parlamentare “Për buxhetin e Shtetit te Vitit 2013”. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 8 deputetë nga 13 që duhen për plotësimin e kuorumit.

IV. Shkelje mbi respektimin e etikës parlamentare dhe nenit 50 mbi të drejtën e replikës.

Gjatë muajve shtator-dhjetor 2012, vihet re një shtim i rasteve ku Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli në mënyrë të vazhdueshme ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën deputetëve të opozitës, për të replikuar ndaj tyre për cështje të cilat nuk lidheshin me kontekstin e diskutimit. Gjithashtu, për të njëjtën periudhë raportimi janë regjistruar disa raste kur nuk është zbatuar e drejta e replikës e kërkuar nga deputetët e opozitës. Kjo e drejtë ligjore është e sanksionuar në nenin 50 të Rregullores5 së Kuvendit.

Më poshtë renditen rastet e konstatuara:

4 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut përbehet nga 25 anëtarë, më shumë se gjysma janë 13 anëtarë.

5 Neni 50; Deputeti ka të drejtën e replikës, kur ndaj tij janë shprehur fjalë të padenja apo të pahijshme, ose janë bërë diskutime që kanë shtrembëruar thelbin e fjalës së tij. Replika behet menjehere pas diskutiomit dhe nuk mund te zgjase me shume se 2 minuta. Per te njejtin diskutim deputeti nuk mund te beje me shume se nje replike. Deputeti, si dhe deputete te tjere nuk lejohen te bejne replike ndaj replikes.

Page 8: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Në seancën e datës 13.09.2012, drejtuesja e seancës znj. Topalli ndërhyn vazhdimisht gjatë fjalës së deputetit Saimir Tahiri, duke replikuar me të, mbi diskutimet për “Aktin normativ nr.3.datë 1.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë e subjekteve të shpronsuara”.

Në seancën e datës 11.10.2012, deputeti Pandeli Majko, gjatë fjalës së tij solli në vëmëndje të deputetëve grevën e urisë të ish të përnjdekurve. Kryetarja znj. Topalli ndërhyn disa herë me replika ndaj tij, duke e ndërperë fjalën e deputetit Pandeli Majko pa arsye objektive.

Në seancën e datës 18.11.2012, drejtuesi i seancës Nasip Naco, shkel rregulloren pasi i lejon deputetit Majko vetëm 1 minutë e gjysmë replikë duke i ndërperë më tej fjalën.

Në seancën e datës 08.11.2012, u zhvillua një incident ndërmjet deputetit Gazmend Oketa dhe Kryetares se Kuvendit znj. Jozefina Topalli, për shkak se deputeti Oketa kërkoi mbajtjen e një minute heshtje për të respektuar kujtimin e ish-të përndjekurit politik. Por gjatë fjalës së tij deputeti Oketa u ndërpre dy herë nga znj. Topalli dhe u atakua verbalisht prej saj, duke përmendur familjarë të deputetit. Pas këtij incidenti deputeti Oketa u detyrua të braktisë seancën plenare në shenjë mosaprovimi.

Në seancën e datës 13.12.2012, gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, kryetaria e Kuvendit znj. JozefinaTopalli, ka ndërhyrë në mënyrë sistematike gjatë kohës së diskutimit të deputetëve Valentina Leskaj dhe Ditmir Bushati, ku replikoi lidhur me votimin e tre ligjeve të nevojshme për marrjen e statusit.

Nga rastet e mësipërme vihet re një shtim i shkeljeve të nenit 62 6 , pasi gjatë po kësaj periudhe të vitit 2012 nuk kemi patur asnjë rast të regjistruar. Gjithashtu vihet re edhe një shkelje e re, ajo e nenit 507 mbi të drejtën e replikës, ku gjatë raportimeve të mërparshme nuk janë regjistruar shkelje të këtij karakteri.

V. Shkelje gjatë proçesit të votimit në seancë plenare.

6 Neni 62: Anëtarët e Kuvendit nuk duhet të ndërpresin fjalën e drejtuesit të seancës plenare ose të diskutuesve të tjerë, të përdorin gjuhë ofenduese dhe joparlamentare në Kuvend, të ndërmarrin sulme personale apo veprime ndaj ndonjë deputeti, të përhapin informacione që cenojnë jetën private të cilitdo, të sillen në mënyrë të padenjë ose të shkaktojnë rrëmujë në mjediset e Kuvendit.

7 Neni 50: Deputeti ka të drejtën e replikës, kur ndaj tij janë shprehur fjalë të padenja apo të pahijshme, ose janë bërë diskutime që kanë shtrembëruar thelbin e fjalës së tij. Replika bëhet menjëherë pas diskutimit dhe nuk mund të zgjasë më shumë se 2 minuta. Për të njëjtin diskutim deputeti nuk mund të bëjë më shumë se një replikë. Deputeti, si dhe deputetë të tjerë nuk lejohen të bëjnë replikë ndaj replikës.

Page 9: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Gjatë peridhës 15 shtator- 24 dhjetor 2012 janë konstatuar tre raste të shkeljes së nenit 57 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohet karakteri vetjak i votës dhe se ajo nuk mund të delegohet. Nëse i referohemi raportit për të njëjtën periudhë të vitit 2011, rezulton vetëm një rast i shkeljes së këtij neni . Nga krahasimi i periudhave të raportimit vihet re një përkeqësim i lehtë i situatës sa i përket respektimit të nenit 57.

Në seancën plenare të datës 24.10.2012 deputeti Blendi Klosi ka votuar për kolegun e tij Artan Gaci, në votimin e projektligjit “ Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.3 të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Levan – Vlore. (foto)

Në seancën plenare të datës 22.11.2012 deputeti Aurel Bylykbashi ka votuar për veten si dhe kolgeun e tij Mehmet Xheka gjatë votimit në tërësi të projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagojës “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që lindin nga përdorimi i tyre”, të Konventës së biodiversitetit “Për larminë biologjike”.

Page 10: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Në seancën plenare të datës 13.12.2012, deputeti Dashnor Sula ka votuar për veten dhe kolegun në mungesë Sybi Hida, për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për konfliktet e ligjeve në lidhje me reformën e disponimeve testamentare””. Deputeti Hida paraqitet pas disa momentesh per të votuar dy projektligjet e tjera në rendin e ditës.

Page 11: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

VI. Prezenca fiktive e deputetëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Edhe për këtë kategori të raportit “Unëvotoj”, vihet re një përkeqësim i situatës sa i përket prezencës fiktive të deputetëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare si dhe në ndryshimin e përmbajtjes së proceverbaleve të mbledhjeve nga administrata e Kuvendit. Për periudhën 15 shtator- 24 dhjetor janë verifikuar 85 procesverbale zyrtare të marra nga faqja zyrtare e Kuvendit të Shqiperise8 dhe janë ballafaquar me të dhënat e skuadrës unëvotoj. Nga ballafaqimi i procesverbaleve rezulton se nga 85 të tilla 43 prej tyre janë të ndryshuara. Krahsuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012, nuk është evidentuar asnjë rast për këtë shkelje. Kjo shkelje, e pa përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit, por e njohur nga ligji për ruajtjen e dokumenteve zyrtare, i ka shkaktuar Kuvendit të Shqipërisë një dëm financiar prej 567.500 9 lekë të reja.

Për çdo rast të mëposhtëm skuadra Unëvotoj disponon foto për mbledhjet respektive.

Në datën 12.09. 2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në mbledhjen për shqyrtimin e Aktit normativ nr. 4, datë 16.08.2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e tyre”. Në proçesverbalin e Kuvendit janë regjistruar 21 të pranishëm, kur realisht kanë qënë 14 deputetë

8 Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë www.parlament.al9 Kalkulimi i dëmit financiar llogaritet me 2.500 lekë të reja për cdo deputet në një mbledhje komisioni kuvendor.

Page 12: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

prezentë. Emrat e shtuar në mënyrë fiktive janë emrat e deputëtëve: Eduart Shalsi, Sybi Hida, Blendi Klosi, Ismail Hoxha, Anduel Xhindi, Ndue Kola, Ndrec Dedaj

Në datën 01.10. 2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike”. Nga verifikimi i procesverbaleve rezulton se në mbledhje kanë qenë të pranishëm 11 deputetë, ndërkohë janë shtuar si të pranishëm deputetët: Anduel Xhindi, Blendi Klosi, Selami Xhepa, Rrahim Çota, Bedri Hoxha, Kreshnik Çipi, Ndue Kola, Ndrec Dedaj, Artan Gaçi , pra 9 emra të shtuar në mënyrë fiktive.

Në datën 02.10.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori në shqyrtim projektligjin “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. Nga verifikimi i procesverbalit rezulton të jenë shtuar 8 emra, ato të deputëtëve Ardian Turku, Blendi Klosi, Besnik Baraj, Ndrec Dedaj, Bedri Hoxha, Kreshnik Çipi, Anduel Xhindi, Ndue Kola. Ndërkohë që deputeti Besnik Dushaj ka qënë prezent në mbledhje por nuk është regjistruar nga sekretaria e komisionit. Ndërsa numri i të pranishmëve realisht ka qënë 13.

Në datën 09.10.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. Në procesverbalin e publikuar ne faqen zyrtare te Kuvendit rezultojnë 13 deputetë të rregjistruar, ndërkohë janë shtuar emrat e deputetëve Bedri Hoxha, Blendi Klosi, Selami Xhepa, Artan Gaçi, Eduard Shalsi, Ndrec Dedaj, Ndue Kola, Hazir Gashi. Nga vëzhgimi në terren kanë qënë të pranishëm 13 deputetë.

Në datën 10.10.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. Në procesverbalin e mbledhjes janë regjistruar në mënyrë fiktive 12 deputetë, ndërkohë që në sallë kanë qënë prezentë vetëm 10 deputetë. Deputetët e shtuar janë Bedri Hoxha, Sybi Hida, Aurel Bylykbashi, Rrahim Çota, Selami Xhepa, Kreshnik Çipi, Besnik Baraj, Artan Gaçi, Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Ndue Kola, Ndrec Dedaj.

Në datën 22.10.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e kontratës për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Lanabregas”, sh.a, Tiranë lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime”, sh.a Tiranë”. Nga ballafaqimi i procesverbaleve rezultojnë 10 deputetë të shtuar nga 11 që kanë qenë prezentë në mbledhje. Deputetët e shtuar janë Eduard Shalsi, Ilir Bano, Kreshnik Çipi, Aurel Bylykbashi, Arjon Muçaj, Anduel Xhindi, Ndue Kola, Sybi Hida, Besnik Baraj, Blendi Klosi.

Në datën 23.10.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9157, datë 04.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar”, kur të pranishëm ishin vetëm 9 deputetë. Ndërkohë që Kuvendi ka dokumentuar dyfishin e këtij numri duke shtuar edhe emrat e deputetëve: Osman

Page 13: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Metalla, Rrahim Çota, Besnik Baraj, Artani Gaçi, Aurel Bylykbashi, Hazir Gashi, Blendi Klosi, Ndue Kola, Bedri Hoxha.

Në datën 29.10.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e instrumentit të angazhimit të Republikës së Shqipërisë në shtesën e burimeve të Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), plotësimi i gjashtëmbëdhjetë” dhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9157, datë 04.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar”. Sipas të dhënave të regjistruara nga skuadra “UnëVotoj” të pranishëm në mbledhje kanë qenë 11 deputetë, ndërsa në proçesverbalin e Kuvendit rezultojnë të jenë 18 anëtarë, pra janë shtuar 7 deputetë. Ata janë: Ardian Turku, Aurel Bylykbashi, Hazir Gashi, Blendi Klosi, Kreshnik Çipi, Sybi Hida, Artan Gaçi.

Në datën 23 .10.2012, Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori në shqyrtim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9157, datë 04.12.2003, “ Për përgjimin e telekomunikimeve,” i ndryshuar”. Në këtë mbledhje janë rregjistruar nga “UnëVotoj” 16 deputetë prezentë, ndërkohë nga administrata janë shtuar edhe 8 emra të tjërë, ato të : Paulin Sterkaj, Ben Blushi, Astrit Patozi, Arben Çuko, Skënder Hasa, Ndue Paluca, Armando Prenga, Ndriçim Babasi.

Në datën 31.10.2012, Komisionin për Sigurinë Kombëtare vijoi diskutimet për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9157, datë 04.12.2003, “ Për përgjimin e telekomunikimeve,” i ndryshuar”. Nga ballafaqimi i procesverbaleve rezulton të jenë shtuar 9 emra të deputetëve: Astrit Patozi, Gazmend Oketa, Luan Skuqi, Ndue Paluca, Arben Çuko, Skënder Hasa, Lefter Maliqi, Ramiz Çobaj, Gjokë Uldedaj dhe deputetin Paulin Sterkaj i cili është konfirmuar nga UnëVotoj si prezentë në mbledhje, por nuk është përshirë në proçesverbal nga Kuvendi. Ndërkohë prej monitoruesve janë verifikuar 15 deputetë të pranishëm.

Në datën 25.09.2012, Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi mbledhjen e rradhës me rend dite 2 projektligje: projektligji “Për ratifikimin e kontratës për dhënien në përdorim, në formën e huamarrjes, me çmim 1 euro, të një pjese të truallit të ndërmarrjes së qymyrit Valias, Kamzë, me sipërfaqe të përgjithshme 87587 m2, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, të Tregtisë dhe të Energjetikës dhe shoqërisë “The American International School System-Albania” (AISS) dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës të Maqedonisë “Për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës së Maqedonisë, lidhur me shlyerjen e shumave në llogarinë e shkëmbimit të mallrave, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë””. Janë rregjistruar nga UnëVotoj 19 deputetë të pranishëm dhe ka vetëm një emër të shtuar fiktivisht në proçesverbal ai i deputetit Vath Tabaku.

Në datën 09.10.2012, Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori në shqyrtim Akti-n normativ nr. 5, datë 26.09.2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10487, datë 05.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”. Nga ballafaqimi i procesverbaleve rezulton të

Page 14: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

jenë shtuar dy emra, ai i deputetit Selami Xhepa dhe deputetin Ilir Bejtja. Ndërkohë që deputeti Besnik Dushaj nuk është përfshirë në proçesverbalin e Kuvendit, megjithëse nga fotot e skuadrës unëvotoj rezulon të jetë prezentë në mbledhje. Të pranishëm në këtë mbledhje kanë qënë 20 anëtarë.

Në datën 15.10.2012, Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.3 në marrëveshjen e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Levan – Vlorë”. Nga verifikimi rezulton të jenë shtuar 5 deputetë. Deputetët e shtuar janë Gjokë Uldedaj, Ervin Koçi, Gjovalin Kadeli, Selami Xhepa, Albana Vokshi. Ndërkohë, nga monitorimi janë regjistruar 15 deputetë të pranishëm në mbledhje.

Në datën 30.10.2012, Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë degjimore me ministrin e Financave z. Ridvan Bode. Në mbledhje rezulton te kene qenë prezentë 21deputetë, ndërkohë që janë shtuar edhe emrat e deputetëve Igli Cara, Lefter Koka. Në mbledhje morën pjesë 19 deputetë.

Në datën 16.10.2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shqyrtoi dhe votoi projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për bashkëpunim në lidhje me huadhënien e objekteve që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër”. Nga ballafaqimi i procesverbaleve konstatohet se janë shtuar 5 antarë të cilët nuk kanë qenë prezentë në mbledhje. Antarët të cilët nuk kanë qenë prezentë, por është firmosur prezenca e tyre në procesverbal, janë: Ismail Hoxha, Gent Strazimiri, Rajmonda Bulku, Fatmir Toçi dhe Enkeleda Shkreli. Në këtë mbledhje kanë që të pranishëm 9 deputetë.

Në datën 31.10.2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Në këtë mbledhje janë regjistruar 16 deputetë të pranishëm, ndërkohë që në proçesverbalin e publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë është shtuar prezenca e deputetes Paulina Hoxha.

Në datën 16.10.2012, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë diskutoi lidhur me problemet që ka Spitali Ushtarak, ku të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Shëndetësisë. Nga ballafaqimi i procesverbaleve rezulton se te pranishem ne mbledhje kane qene 11 deputetë, ndërkohë që është shtuar emri i deputetit Rajmond Hoxha, i cili nuk ka qënë i pranishëm në mbledhje.

Në datën 31.10.2012, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të mori në shqyrtim projektligjin “Për Ratifikimin e Konventes së OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”. Nga të dhënat e skuadrës unëvotoj janë regjistruar nga monitorimi, 9 deputetë të pranishëm nga 13 antarë që përbëjnë komsionin. Ndërkohë në proçesverbalin e Kuvendit të Shqipërisë janë shtuar në mënyrë fiktive dhe 4 antarë të tjerë që janë: Rajmond Hoxha, Albana Vokshi, Astrit Beci, Kosta Barka.

Page 15: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Në datën 05.11.2012, Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në të shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Nga ballafaqimi rezulton një emër i shtuar në mënyrë fiktive, ai i deputetit Fatmir Toçi. Në këtë mbledhje kanë qënë të pranishëm 14 deputetë.

Në datën 07.11.2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mori ne shqyrtim nen për nen projektligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” kemi deputetet Luiza Xhuvani dhe Paulina Hoxha të cilat janë shtuar në mënyrë fiktive në proçesverblin e Kuvendit pasi nga monitorimet e skuadrës UnëVotoj rezultojnë që nuk kanë qënë prezentë. Të pranishëm kanë qënë 14 deputetë.

Në datën 14.11.2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vijoi diskutimet nen për nen të projektligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Nga verifikimi i procesverbaleve rezulton të jenë shtuar 2 deputetë, ato janë, Gerti Bogdani dhe Edi Paloka. Të pranishëm ishin 13 deputetë.

Në datën 19.11.2012 Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi mbledhjen e rradhës duke diskutuar nen për nen projetkligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Nga monitorimi i skuadrës UneVotoj janë regjistruar 15 deputetë të pranishëm në sallë, ndërkohë që në proçesverbalin e Kuvendit janë shtuar dhe emrat e deputetëve Gerti Bogdani dhe Gjergj Papa.

Në datën 20.11.2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mori në shqyrtim projektligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Nga ballafaqimi rezulton se janë shtuar emrat e deputeteve, Fatbardh Kadili, Gerti Bogdani, Rajmonda Bulku dhe Paulina Hoxha. Të pranishëm ishin 11 deputetë.

Në datën 11.12.2012, Komisioni të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2013 nga ministri i MTKRS pranë Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik janë konstatuar dy emra të shtuar në mënyrë fiktive, ato te deputeteve Paulina Hoxha dhe Rajmonda Bulku. Në këtë mbledhje kanë qënë të pranishëm 11 deputetë.

Në datën 12.12.2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mori në shqyrtim projektligji “ Për buxhetin e vitit 2013” me institucionet e ATSH, KKR dhe ASH. Në proçesverbalin e kësaj mbledhje kemi deputetin Gerti Bogdani që nuk ka qënë i pranishëm në mbledhje sipas monitorimit të UneVotoj, por që është shënuar si prezent, në kundërshtim me rregulloren. Të pranishëm ishin 15 deputetë.

Në datën 13.11.2012, Komisioni i Integrimit zhvilloi mbledhjen e rradhës me rend dite shqyrtim i projektligjit “Për bashkimin ndërkufitar të shoqerive tregëtare”. Në raportimin e UnëVotoj të pranishëm rezultojnë 6 deputetë, nderkohe në proçesverbalin e Kuvendit janë shtuar emrat e deputetes Rajmonda Bulku bashkë me emrat e deputetëve zëvëndësues Rrahim Cota dhe Ismail Hoxha.

Në datën 03.12.2012, Komisioni për Integrimin Europian zhvilloi një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Jashtme z.Panariti. Në këtë mbledhje rezulton të jenë shtuar deputetet Gramoz Ruçi dhe deputeti zëvëndësues Ismail Hoxha që në fakt

Page 16: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

kanë munguar, ndërkohë që nuk është shënuar deputeti Sherefedin Shehu që realisht ka qënë prezent. Të pranishëm ishin 8 deputetë.

Në datën 04.12.2012, Komisioni per Integrimin Europian kemi përsëri emrin e deputetit Gramoz Ruçi të shënuar në proçesverbal por që nga monitorimet tona rezulton se ka munguar në prezantimin e buxhetit të vitit 2013 të Ministrisë së Integrimit nga Zv./Ministrja Duma. Të pranishëm ishin 7 deputetë.

Në datën 10.12.2012, Komisioni i Integrimit Europian shqyrtoi nen për nen “Buxhetin e vitit 2013” me praninë e 6 deputetëve sipas të dhënave të skuadrës UnëVotoj. Parregullsitë në proçesverbalin e Kuvendit nuk kanë të bëjnë vetëm me emra të shtuar por në disa raste edhe me emra të lënë jashtë list-prezencës. Konkretisht, deputeti Gramoz Ruçi ka qenë i pranishëm në mbledhje, por nuk është shënuar në proçesverbal, ndërkohë deputeti zëvëndësues Rrahim Cota është përfshirë në proçesverbalin e Kuvendit, megjithëse ka munguar në mbledhje. Të pranishëm ishin 6 deputetë.

Në datën 11.12.2012, Komisioni për Integrimin Europian mori në shqyrtim dhe miratoi projektligjin “Për transportin e mallrave të rrezikshme”. Në proçesverbalin e mbledhjes së komisionit rezultojnë 3 emra të shtuar në mënyrë fiktive Gerti Bogdani, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi. Të pranishëm ishin 6 deputetë.

Në datën 18.12.2012, Komisioni për Integrimin Europian zhvilloi një seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm z. Noka lidhur me ecurinë e proçesit të liberalizmit të vizave. Nga ballafaqimi i të dhënave rezulton se në procesverbal është shtuar emri i deputetit Gramoz Ruçi, megjithëse nuk figuron i pranishëm. Të pranishëm ishin vetëm 8 deputetë.

Në datën 12.11.2012, Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për njohjen e divorceve dhe ndarjeve ligjore”. Nga të dhënat e skuadrës UnëVotoj rezultojnë të pranishëm në mbledhje 8 deputetë, ndërkohë që në proçesverbalin e mbledhjes figurojnë 3 deputetë më shumë, ata janë: Sherefedin Shehu, Besnik Dushaj dhe Kosta Barka.

Në datën 03.12.2012, Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi mbledhjen e rradhës me rend dite: seancë dëgjimore me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër HIV/AIDS-IT, dhe diskutoi në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2013” me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në proçesverbalin e kësaj mbledhje figurojnë 2 deputetë Albana Vokshi dhe Kosta Barka të cilët kanë munguar gjatë diskutimeve, por janë rregjistruar në proçesverbal. Të pranishëm ishin 11 deputetë.

Në datën 26.11.2012, Komisioni Ekonominë dhe Financat mori ne shqyrtim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”. Nga verifikimi dhe ballafaqimi i procesverbaleve rezultojnë 6 deputetë të shtuar fiktivisht. Deputetët e shtuar janë: Igli Cara, Sherefedin Shehu, Ervin Koçi, Ledina Aliolli, Ilir Bejtja, Lefter Koka.

Page 17: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Ndërkohë deputetja Albana Vokshi është rregjistruar nga Unëvotoj si prezente por nuk është shënuar në proçesverbal. Të pranishëm në mbledhje kanë qënë 16 deputetë.

Në datën 05.11.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori në shqyrtim projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të Nagoja - Kuala Lumpurit “Për përgjegjësi dhe dëmshpërblim të Protokollit të Kartagjenës për biosigurinë”, të Konventës së Biodiversitetit”. Nga veriifikimi i te dhenave rezulton të jenë shtuar emrat e Bedri Hoxha, Blendi Klosi, Hazir Gashi, Sybi Hida, Eduard Shalsi dhe Rrahim Cota. Të pranishëm ishin 12 deputetë.

Në datën 06.11.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e Nagojës “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që lindin nga përdorimi i tyre”, të konventës biodiversitetit “Për larminë biologjike”. Në këtë mbledhje janë rregjistruar nga skuadra UnëVotoj vetëm 10 deputetë të pranishëm dhe janë shtuar fiktivisht nga sekretaria e komisionit 12 emra të tjerë. Deputetët që i janë shtuar prezencës janë: Bedri Hoxha, Blendi Klosi, Osman Metalla, Selami Xhepa, Besnik Baraj, Artan Gaçi, Eduard Shalsi, Ndrec Dedaj, Anduel Xhindi, Kreshnik Cipi, Ndue Kola, Aurel Bylykbashi.

Në datën 12.11.2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”. Nga ballafaqimi i procesverbaleve janë konstatuar 9 emra të shtuar, ndërkohë që faktikisht kanë qënë prezent 12 deputetë. Emrat e shtuar janë Bedri Hoxha, Blendi Klosi, Selami Xhepa, Dashamir Tahiri, Ndue Kola, Hazir Gashi, Sybi Hida, Ardian Turku, Arjon Muçaj.

Në datën 13.11.2012, Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka marrë në shqyrtim projektligjin “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare” pranë Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin me vetëm 8 deputetë të pranishëm. Nga verifikimi i procesverbaleve është konstatuar se numri i antarëve prezentë është shtuar me 15 deputetë, ata janë: Osman Metalla, Arjon Muçaj, Ardian Turku, Aurel Bylykbashi, Besnik Baraj, Bedri Hoxha, Ilir Bano, Hazir Gashi, Ndrec Dedaj, Ramiz Cobaj, Blendi Klosi, Anduel Xhindi, Kreshnik Cipi, Artan Gaçi, Dashamir Tahiri.

Në datën 07.11.2012, Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një seancë dëgjimore me Ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, zotin Arben Imami, ku morën pjesë 17 deputetë. Deputetët Astrit Patozi, Vasillaq Ngresi, Ilir Bano, Ndriçim Babasi, Armando Prenga, Skënder Hasa, Lefter Maliqi nuk kana qënë prezentë në këtë seancë por i gjejmë të përfshirë në proçesverbalin e miratuar nga komisioni.

Në datën 26.11.2012, Komisionin për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi projektligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Nga verifikimi rezulton se në procesverbalin e mbledhjes janë shtuar fiktivisht 6 deputetë, ata janë: Astrit Patozi, Gazmend Oketa,

Page 18: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Armando Prenga, Ndue Paluca, Astrit Dogjani, Skënder Hasa. Të pranishëm ishin 16 deputetë.

Në datën 05.12.2012, Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori në shqyrtim projektligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Në këtë mbledhje janë regjistruar nga skuadra UnëVotoj 17 deputetë të pranishëm, ndërkohë Kuvendi ka publikuar si të pranishëm deputetët: Astrit Patozi, Gazmend Oketa, Ndue Paluca, Arben Çuko, Ilir Gjoni, Ben Blushi, Arben Isaraj, Armando Prenga, Skënder Hasa, ndërkohë që deputeti Bedri Hoxha i cili ka qënë prezent në mbledhje sipas monitorimeve të UnëVotoj nuk është përfshirë në proçesverbal.

Në datën 06.12.2012, Komisioni i Sigurisë Kombëtare vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Në proçesverbalin e kësaj mbledhjeje rezultojnë 7 emra të shtuar fiktivisht. Ata janë deputetët: Ilir Gjoni, Astrit Patozi, Bedri Hoxha, Arben Çuko, Ben Blushi, Skënder Hasa, Rajmond Hoxha. Të pranishëm ishin 17 deputetë.

Në datën 18.12.2012, Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi projektligjin “Për trajtimin dhe destinacionin e mjeteve rrugore e lundruese të konfiskuara, si pasojë e sekuestrimit, ndalimit, apo bllokimit nga Policia e Shtetit deri në datën 30.12.2010”. Në mbledhje ishin të pranishëm 13 deputetë, ndërkohë që në proçesverbalin e miratuar nga ky komision rezultojnë dhe 11 deputetë të tjerë. Deputetët e shtuar fiktivisht janë: Vasillaq Ngresi, Astrit Patozi, Fatos Hoxha, Paulin Sterkaj, Arben Çuko, Skënder Hasa, Ben Blushi, Xhemal Qefalia, Bedri Hoxha, Armando Prenga, Ndue Paluca.

Më poshtë janë paraqitur disa foto ilustruese lidhur me rastet e mësipërme:

Page 19: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

VI. Deputetët “antikonformistë”.

Kjo pjesë e raportit Unë Votoj, paraqet rastet kur deputet të grupeve të ndryshme parlamentare, në mënyrë individuale ose në grupe të vogla, kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar apo koalicionit, para dhe pas-zgjedhore, ku bëjnë pjesë. Sipas Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve u njihet e drejta e shpjegimit të votës kundër, e drejtë kjo që shfrytëzohet pak ose aspak nga parlamentarët shqiptar. Përgjatë periudhës 15 shtator-24 dhjetor 2012 janë konstatuar tre raste të votimit ndryshe nga grupi parlamentar, ku në njërin prej tyre është dhënë edhe arsyeja e votimit kundër.

Partia Socialiste

- Në seancën e datës 27.09.2012, deputeti Piro Lutaj ka votuar kundër projektligjit “Për përgatitjen, reagimin dhe bashkëpunimin ndaj incidenteve të ndotjes nga lëndët e rrezikshme dhe të dëmshme (OPRC-HNS),2000”, ndërkohë që grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Gjithashtu deputeti Lutaj ka marrë fjalën për të shprehur votën e tij

Page 20: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

kundër. Duke cituar deputetin Lutaj ai është shprehur se: - “Zonja Kryetare, meqenëse ju në këtë seancë jeni nga njerëzit që as shikoni e as dëgjoni, kam frikë se nuk do ta dëgjoni arsyen pse kam votuar kundër, ndaj e kam mbyllur në zarf. Brenda zarfit ju kam futur një praktikë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për mbikëqyrjen parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën ju e keni bllokuar.”

- Në seancën e datës 24.10.2012, deputeti Ilir Gjoni ka votuar kundër projektligjit “ Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.3 të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Levan – Vlore”, ndërsa grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Lidhur me votën e tij antikonformiste, deputeti Gjoni nuk ka dhënë shpjegime.

- Në seancën e datës 13.12. 2012, deputeti Et’hem Ruka ka abstenuar gjatë votimit për projektligjin “Për Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes”, ndërkohë që grupi i Partisë Socialiste ka votuar kundër. Lidhur me votën e tij, deputeti Ruka nuk ka dhënë shpjegime.

VII . Prezenca e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Lidhur me prezencën e deputetëve në zhvillimin e seancave plenare, për periudhën shtator-dhjetor 2012, bazuar në analizën e prezencës së deputetëve gjatë votimit të nismave ligjore nëpërmjet sistemit elektronik, rezulton se prania e tyre ka qënë në masën 86% (gati 121 deputetë për seancë plenare). Momenti ku është shënuar numri më i ulët i pjesëmarrjes ka qënë seanca e datës 04.10.2012 ku numri i deputetëve pjesëmarrës ka qënë 84. Ky nivel, krahasuar me atë të vitit 2011 ka një ulje me 6%. Pjesa më e madhe e deputetëve të cilët mungojnë apo nuk votojnë gjatë seancave plenare janë nga opozita, por gjatë kësaj periudhe është vënë re një shtim i rasteve, ku gjatë votimit të ligjeve votat e mazhorancës nuk e kalojnë numrin 70. Numri i këtyre rasteve është 4 dhe ligjet janë si më poshtë:

- Në seancën e datës 13 shtator 2012, Akti Normativ nr.3.datë 1.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë e subjekteve të shpronsuara” , u votua me 67 vota pro.

- Në seancën e datës 18 tetor 2012, Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2011” u votua me 69 vota pro.

- Në seancën e datës 24 tetor 2012, Projektligji “Per ratifikimin e kontratës për blerje aksionesh të shoqërisë “Hec Lanabregas”, sha, Tiranë, lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Ujësjellës - Kanalizime”, sha, Tiranë”, u votua me 70 vota pro.

- Në seancën e datës 13 dhjetor 2012, Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar”, u votua me 68 vota pro.

Page 21: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Më poshtë janë paraqitur deputetët më aktiv gjatë sesionit të shtatë, dhe ata më pak aktiv dhe prezent.

Tabela 1

Tabela 2

VIII. Vëzhgimi i dedikuar i Komisionit për Integrimin Europian

Në fillimin e sesionit të shtatë që përkon me periudhën 15 shtator- 24 dhjetor, veprimtaria parlamentare e Komisionit për Integrimin Europian ka qënë e kënaqshme, duke shqyrtuar një sërë nismash ligjore nëse janë apo jo në përputhje me rekomandimet dhe direktivat e BE. Mbledhje të rëndësishme të zhvilluara nga ky komision mund të përmëndim atë të datës 10.09.2012, ku ishte i ftuar z. Sokol Olldashi Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për prezantimin e Aktit normativ nr. 3, datë 1.08.2012 “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”. Rëndësi të lartë ka patur edhe mbledhja e datës 25.09.2012, ku është ftuar z. Eduard Halimi Ministër i Drejtësisë, për diskutimin tre nismave ligjore, dy prej te cilave përbëjnë edhe kushtet nga BE për dhënien e statusit kandidat.

Nga të dhënat e mëposhtme vihet re se aktiviteti i Komisionit për Integrimin Europian ka qenë mjaft i ngjeshur me shqyrtimin e disa projektligjeve te rendesishme si dhe ka qene mjaft aktiv me interpelancat e përfaqësuesve të ekzekutivit. Gjithashtu prej monitorimit të këtij komisoni, është vlerësuar së për çdo nismë ligjore që ky komision ka shqyrtuar për periudhën në fjalë, është bazuar mbi tabelën e përafrimit ligjor me atë të Bashkimit Europian, e cila hartohet prej ekspertëve të Ministrisë së Integrimit dhe shërben si bazë vlerësimi mbi të cilën votohen nismat ligjore.

Përgjatë muajve shtator-dhjetor 2012, janë zhvilluar 17 mbledhje të këtij komisioni. Më poshtë paraqiten tematika dhe projektligjet të cilat janë diskutuar gjatë këtyre mbledhjeve, si dhe aktorët e interesit të ftuar, për të dhënë mendime apo për të prezantuar nismat ligjore:

Mbledhja e datës, 10.09.2012

Më pak aktiv dhe më pak prezent Dritan Prifti

Kastriot Islami

Gazmend Oketa

Sali Berisha

Page 22: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Shqyrtimi i aktit normativ nr. 3, datë 1.08.2012 “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”.

Të ftuar:

Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe TelekomunikacionitGentian Kaprata – drejtor i Drejtorisë së Politikave të Planifikimit Urban dhe të Strehimit në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe TelekomunikacionitNaim Hushi – drejtor i Drejtorisë për Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Integrimit EuropianIris Xholi – përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Integrimit Europian

Mbledhja e datës, 11.09.2012

Shqyrtim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar dhe projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar.

Të ftuar:

Helena Papa - inspektore në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion në Këshillin e MinistraveElona Qoku - përfaqesues e ILDKP.

Mbledhja e datës, 24.09.2012

Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, dhe projektligjit “Për avokatinë”.

Të ftuar:

Eduard Halimi – Ministër i Drejtësisë.Marsida Xhafellari – drejtoreshë e inspektimit në drejtorinë e Inspektimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.Gazmend Bardhi – specialist në Ministrinë e Drejtësisë.Jacquin Kujas – përfaqësues i EURALIUS-it.

Mbledhja e datës, 25.09.2012

Page 23: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Shqyrtimi i projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, projektligjit “Për nëpunësin civil” dhe projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”.

Të ftuar:

Eduard Halimi – Ministër i Drejtësisë. Roland Bejko – Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.Gazmend Bardhi - Drejtor në Drejtorinë e Oponencës në Ministrinë e Drejtësisë.Blerta Selenica – Drejtoreshë në Departamentin e Administratës Publike në Ministrinë e Brendshme. Enkela Dudushi – Drejtoreshë në Departamentin e Administratës Publike.Gentina Jahjolli – Drejtor i Marrëveshjeve në Ministrinë e Brendshme.Naim Hushi – përfaqësues i Ministrisë së Integrimit Europian. Joaquin Urias - përfaqësues i misionit EURALIUS.

Mbledhja e datës, 16.10.2012

Seancë dëgjimore me ministren e Integrimit Europian.

Të ftuar:

Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit Europian. Alisa Beqiraj – Zëdhënëse në Ministrinë e Integrimit Europian. Elda Kalaja – Shefe Kabineti në Ministrinë e Integrimit Europian.

Mbledhja e datës, 22.10,2012

Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Të ftuar:

Përfaqësues të Ministrisë së Inovacionit dhe e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit; Përfaqësues të AKEP –it; Përfaqësues të Ministrisë së Integrimit.

Mbledhja e datës, 30.10.2012

Shqyrtimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

Të ftuar:

Page 24: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Arben Demeti – Zëvendësministër i Mjedisit Edlir Orozi – Drejtor i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mjedisit Valjona Haxhiraj – Eksperte në Drejtorinë e Politikave të Ujërave në Drejtorinë ePërgjithshme të Administrimit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit Arbër Hoti – Specialist në Ministrinë e Integrimit Europian Blerinda Xhaçi – Specialiste në Ministrinë e Integrimit Europian

Mbledhja e datës, 6.11.2012

Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për krijimin e kuadrit për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në operacionet e menaxhimit të krizave të Bashkimit Europian.

Të ftuar:

Herald Jonuzaj – Specialiste në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes.Anila Dollani – Specialiste në Drejtorinë Juridike dhe të Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Integrimit Europian. Inida Methoxha – Specialiste në Drejtorinë e Traktateve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Naim Hushi – Drejtor i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Integrimit Europian.

Mbledhja e datës, 13.11.2012

Shqyrtimi i projektligjit “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregëtare”.

Të ftuar:

Stela Ademi – Specialiste në Drejtorinë e Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Integrimit Europian. Erla Ramaj – Përfaqësuese e Ministrisë së Integrimit Europian. Denis Roka – Specialist në Drejtorinë e Politikave të Mbështetjes së Konkurrueshmërisë së Ekonomisë në Ministrinë e Ekonomisë.Zamir Stefani – Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë.

Mbledhja e datës, 26.11.2012

Miratimi i kalendarit të komisionit.

Të ftuar:

Nuk ka patur të ftuar

Mbledhja e datës, 03.12.2012

Page 25: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Seancë dëgjimore me Ministrin e Punëve të Jashtme zotin Panariti.

Të ftuar:

Edmond Panariti – Ministër i Punëve të Jashtme Ilda Zhulali – Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Europiane, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Mbledhja e datës, 04.12.2012

Seancë dëgjimore për projektligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2013” me zëvendësministren e Integrimit Europian, zonjën Grida Duma.

Të ftuar:

Grida Duma – Zëvendësministre e Integrimit EuropianFiorentina Laçi – Specialiste e Drejtorisë së Buxhetit dhe Prokurimeve në Ministrinë e Integrimit Europian Gelardina Prodani – Drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave Buxhetore në Ministrinë e Financave

Mbledhja e datës, 10.12.2012

Diskutimi nen për nen i projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2013”.

Të ftuar:

Elda Kalaja – Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit Europian Anisa Leka – Drejtoreshë e Shërbimeve të Brendshme në Ministrinë e Integrimit EuropianJorida Shytaj – Drejtoreshë e Sekretariatit Europian në Ministrinë e Integrimit Europian

Mbledhja e datës, 11.12.2012

Shqyrtimi i projektligjit “Për transportin e mallrave të rrezikshme”.

Të ftuar:

Marenglen Poreçi – Specialist në Ministrinë e Punëve Publike dhe të Transportit Jona Kame - Specialiste në Ministrinë e Integrimit Europian

Mbledhja e datës, 18.12.2012

Page 26: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm, zotin Flamur Noka lidhur me ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave si dhe shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit “DOGANAT 2013”.

Të ftuar:

Flamur Noka – Ministër i BrendshëmPëllumb Nako – Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e ShtetitIsuf Çela – Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e BrendshmeStela Ademi – Specialiste në Ministrinë e Integrimit EuropianAltin Fuga – Përgjegjës sektori në Ministrinë e Integrimit EuropianAltin Bozgo – Shef sektori në Drejtorinë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave Elina Gjonoli – specialiste në Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Mbledhja e datës, 19.12.2012

Shqyrtimi i projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 64/2012, datë 31.5.2012 "Për peshkimin” dhe projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi,për kryerjen e Transportit hekurudhor kufitar ndërmjet të dyjave vendeve”.

Të ftuar:

Iris Xholi – Përgjegjëse sektori në Ministrinë e Integrimit Europian Keida Qirko – Specialiste në Ministrinë e Integrimit Europian Kujtim Harshova – Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Transportit në Ministrinë e Punëve, Publike dhe Transportit Qemal Sino – Përgjegjës i sektorit Hekurudhor në Ministrinë e Punëve, Publike dhe Transportit Patriot Çobaj – Drejtor në Drejtorinë e peshkimit në Ministrinë e Mjedisit Fadil Gjuta - Përgjegjës sektori në Ministrinë e Mjedisit

Mbledhja e datës, 24.12.2012

Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”.

Të ftuar:

Page 27: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Klodjana Cankja – Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik Reida Kashta – Drejtore juridike e Agjencisë së Prokurimit Publik Iris Kruja – Eksperte në Ministrinë e Integrimit Altin Fuga – Përgjegjës sektori në Ministrinë e Integrimit

VIIII. Transparenca e Kuvendit të Shqipërisë

Edhe për këtë periudhë raportimi vijon të shfaqet problematike çështja e respektimit të së drejtës së informimit dhe transparencës së institucionit të Kuvendit. Gjatë sesionit të shtatë të veprimtarise parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, janë dërguar nga skuadra “Unëvotoj” 20 kërkesa për informacion, të gjitha me subjektin kërkues Lëvizja Mjaft. Kuvendi i Shqipërisë nuk i është përgjigjur asnjë prej kërkesave zyrtare duke vijuar me trendin negativ të vitit 2012.

Sa i përket procesit gjyqësor që Lëvizja Mjaft ka çelur kundër Kuvendit të Shqipërisë, me objekt mos dhënie informacioni, vazhdon të zhvillohet ende në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Sipas ligjit nr.49/201210, koha maksimale e shqyrtimit të çështjes duhet të ishte 30 ditë kalendarike. Lëvizja Mjaft e ka paraqitur çështjen më datë 09.04.2012 dhe kjo çështje ende nuk është shqyrtuar. Arsyet e shtyrjes së herë pas hershme të seancave gjyqësore kanë qenë për shkak të kërkesave për shtyrje të palës së paditur, konkretisht Kuvendi i Shqipërisë me arsyetimin se mungesa e stafit me profil juridik dhe ngarkesa me detyrimet që lindin nga veprimtaria e Kuvendit, e bëjnë të vështirë pjesemarrjen e përfaqesuesit ligjor. Pavarësisht kësaj pengese, Lëvizja Mjaft është e vendosur që ti shkojë këtij procesi deri në hallkën e fundit institucionale.

X. Analiza e ligjeve me impakt social

Qëllimi i kësaj analize është krijimi i një baze të qëndrueshme profesionale ligjore, për të lehtësuar grupet e interesit në procesin e avokimit të të drejtave qe duhet të rregullohen e garantohen nga aktet ligjore të vendit. Tre janë komponentet e analizës të zbatuara: a) Analizimi i ligjeve dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës;b) Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi;c) Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Ligjet e marra në analizë janë studiuar duke patur parasysh parashikimet kushtetuese për fushën e zbatimit të tyre si dhe parashikimet përkatëse në aktet ndërkombëtare të miratuara nga vendi ynë dhe që përbëjnë pjesë të sistemit të brendshëm të së drejtës së zbatueshme në

10 Ligji nr.49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykimin e mosmarreveshjeve

Administrative”.

Page 28: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

vendin tonë11. Duke patur parasysh detyrimet e vendit tonë në kuadrin e procesit të integrimit euripian, janë marrë në studim edhe aktet ligjore të Bashkimit Europian (acquis communitaire) në fushën e zbatimit të ligjeve, objekt i kësaj analize.

Në analizë janë marrë 17 nisma ligjore nga 48 nisma ligjore të miratuara për periudhën 15 Shtator- 24 Dhjetor 2012. Ligjet e marra në analizë do ti gjeni bashkangjitur këtij raporti në Aneksin A.

ANEKS ARAPORT MBI ANALIZËN E LIGJEVE TË MIRATUARA NGA KUVENDI I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SESIONIN E VII, SHTATOR - DHJETOR 20121. Hyrje

Ky dokument përbën një analizë të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në sesionin e VII, Shtator - Dhjetor 2012.

Ligjet e marra në analizë janë përzgjedhur nga eksperti dhe stafi i Lëvizjes Mjaft!, duke u bazuar në këto kritere:

i) Impakti social që sjell akti ligjor;ii) Kundërshtimet e ngritura nga grupet e interesit për përmbajtjen e aktit ligjor;

Qëllimi

11 Në bazë të nenit 122 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Page 29: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Qëllimi i kësaj analize është krijimi i një baze të qëndrueshme profesionale ligjore, për të lehtësuar grupet e interesit në proçesin e avokimit të të drejtave që duhet të rregullohen e garantohen nga aktet ligjore të vendit.

Komponentët e analizës

Komponenti 1:  Analizimi i ligjeve dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Ligjet e marra në analizë janë studiuar duke patur parasysh parashikimet kushtetuese për fushën e zbatimit të tyre si dhe parashikimet përkatëse në aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë dhe që përbëjnë pjesë të sistemit të brendshëm të së drejtës së zbatueshme në vendin tonë12. Duke patur parasysh detyrimet e vendit tonë në kuadrin e proçesit të integrimit euripian, janë marrë në studim edhe aktet ligjore të Bashkimit Europian në fushën e zbatimit të ligjeve, objekt i kësaj analize.

Komponenti 2: Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Parimi i sigurisë juridike, përveç të tjerave, garanton shtetasit e një vendi ku mbizotëron sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës, që të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me mekanizma ligjorë në fuqi, do të mbahen të paprekura dhe të pacënuara nga veprimtaria e proçesit legjislativ. Ligjet janë mekanizma ligjorë për të rregulluar një marrëdhënie shoqërore si dhe për t’i dhënë karakter detyrues sjelljeve, veprimeve apo mosveprimeve të individëve dhe/ose pushtetit në interes të publikut të gjerë. Duke qënë se marrëdhëniet shoqërore ndryshojnë dhe evolojnë në kohë, proçesi legjislativ merr karakter dinamik, që do të thotë se në varësi të ndryshimit të rrethanave mbi bazën e të cilave është miratuar një ligj, do të ndryshojë edhe përmbajtja e tij në kohë. Në këtë kontekst, për të mos cënuar parimin e sigurisë juridike, është mëse e rëndësishme që ligjet e reja apo ndryshimet që pësojnë ligjet në fuqi të mos bien në kundërshtim me kuadrin ligjor ekzistues në vend.

Komponenti 3: Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Për 10 nga 17 ligje të marra në analizë është marrë edhe mendimi i grupeve të interesit për sa i takon përmbajtjes së ligjit, nëse interesat e tyre janë përfshirë dhe/ose cënuar nga ligji përkatës.

Hapat metodologjikë të ndjekur:

Eksperti në bashkëpunim me stafin e Lëvizjes Mjaft! dhe nën kujdesin e Drejtorit Ekzekutiv të saj ka monitoruar, periodikisht një herë në javë, veprimtarinë e diskutimit dhe miratimit të akteve ligjore në Komisonet e Kuvendit dhe në seancë plenare, për periudhën Shtator – Dhjetor 2012, duke u bazuar në programin javor dhe rendin e ditës për çdo mbledhje të komisioneve të Kuvendit dhe të seancave plenare.

Janë ndjekur me shumë kujdes ato mbledhje që kanë patur interes për këtë analizë. Eksperti ka kërkuar kopje të praktikes së aktit ligjor të propozuar dhe miratuar, proçesverbalin e

12 Në bazë të nenit 122 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Page 30: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

mbledhjeve të Komisioneve dhe raportin që shoqëronte draftin e aktit të paraqitur për miratim.

Eksperti në kuadër të analizës, për çdo ligj të miratuar, të marrë në shqyrtim, i ka dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

- Fusha e zbatimit të ligjit;- Institucioni që propozon aktin;- Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti;- A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit;- A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit;- A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna

për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit;- A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetuten, aktet

ndërkombetare të ratifikuara ne vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend;- Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash

paraqesin; - A janë ftuar ne seancat dëgjimore përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe

çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?- Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë?

Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë kane votuar kunder dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Për çdo ligj të miratuar dhe marrë në shqyrtim nga eksperti, është paraqituar analiza mbi bazën e tre komponentëve të përmendur më sipër si dhe rekomandimet përkatëse se si mund të zgjidhen ato çështje që konsiderohet se ligji nuk i ka rregulluar, duke paraqitur hapat konkrete që duhet të ndërrmerren dhe përgjegjësinë e aktorëve që duhen përfshirë në këtë proçes.  

2. Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në sesionin e VII, Shtator - Dhjetor 2012

Më poshtë paraqitet në radhë kronologjike nga muaji Dhjetor 2012 e më parë, lista e akteve të miratuara nga Kuvendi në sesionin e tij të shtatë.

1. Ligj nr.126/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr.6, datë 12.12.2012, “Për disa ndryshime në ligjin nr.10.487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”. (20.12.2012)

2. Ligj nr.125/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar". (20.12.2012)

3. Ligj nr.124/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.(20.12.2012)

Page 31: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

4. Ligj nr. 123/2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, date 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarif ës doganore”, të ndryshuar”. (20.12.2012)

5. Ligj nr.122/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. (20.12.2012)

6. 121. Ligj nr.121/2012 “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (20.12.2012)

7. Ligj nr.120/2012 “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit “DOGANAT 2013”. (20.12.2012)

8. Ligj nr. 119/2012 "Për buxhetin e vitit 2013". (17.12.2012)

9. Ligj nr. 118/2012 “Për transportin e mallrave të rrezikshme”. (13.12.2012)

10. Ligj nr. 117/2012 “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. (13.12.2012)

11. Ligj nr. 116/2012 “Për disa ndryshime  dhe  shtesa në ligjin nr. 9157, datë  4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar”. (13.12.2012)

12. Ligj nr. 115/2012 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën  “Për konfliktet e ligjeve në lidhje me formën e disponimeve testamentare”.  (13.12.2012)  

13. Ligj nr. 114/2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH”. (7.12.2012)

14. Ligj nr. 113/2012 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagojës “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që lindin nga përdorimi i tyre”, të Konventës së biodiversitetit “Për larminë biologjike”. (22.11.2012)

15. Ligj nr. 112/2012  “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin shtesë të Nagoja - Kuala Lumpurit “Për përgjegjësi dhe dëmshpërblim të Protokollit të Kartagjenës për biosigurinë”, të Konventës së biodiversitetit”. (22.11.2012)

16. Ligj nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. (15.11.2012)

17. Ligj nr. 110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”. (15.11.2012)

18. Ligj nr. 109/2012 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për njohjen e divorceve dhe ndarjeve ligjore”. (15.11.2012)

19. Ligj nr. 108/2012 “Per ratifikimin e konventës së OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”. (15.11.2012)

Page 32: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

20. Ligj nr. 107/2012 “Për dhënie amnistie”. (8.11.2012)

21. Ligj nr. 106/2012 “Për ratifikimin e instrumentit të angazhimit të Republikës së Shqipërisë në shtesën e burimeve të Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillimin (IDA), plotësimi i gjashtëmbëdhjetë”. (8.11.2012)

22. Ligj nr. 105/2012 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)”. (8.11.2012)

23. Ligj nr. 104/2012 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”. (8.11.2012)

24. Ligj nr. 103/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për krijimin e kuadrit për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në operacionet e menaxhimit të krizave të Bashkimit Europian”. (8.11.2012)

25. Ligj nr. 102/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. (24.10.2012)

26. Ligj nr. 101/2012 “Per ratifikimin e kontratës për blerje aksionesh të shoqërisë “Hec Lanabregas”, sha, Tiranë, lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Ujësjellës - Kanalizime”, sha, Tiranë”. (24.10.2012)

27. Ligj nr. 100/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 3 të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Levan - Vlore”. (24.10.2012)

28. Ligj nr. 99/2012 "Për miratimin e Aktit Normativ nr. 5, datë 26.09.2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”. (18.10.2012)

29. Ligj nr. 98/2012 “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2011”. (18.10.2012)

30. Ligj nr. 97/2012 “Per ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në lidhje me huadhënien e objekteve, që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër”. (18.10.2012)

31. Ligj nr. 96/2012 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”. (11.10.2012)

32. Ligj nr. 95/2012 “Për ratifikimin e kontratës për dhënien në përdorim, në formën e huapërdorjes, me çmimin 1 euro, të një pjese të truallit të ndërmarrjes së qymyrit Valias, Kamëz, me sipërfaqe të përgjithshme 87.587 m2, lidhur ndërmjet Ministrisë së

Page 33: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Shoqërisë “The Amerikan International School System - Albania” (Aiss)”. (11.10.2012)

33. Ligj nr. 94/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës së Maqedonisë, lidhur me shlyerjen e shumave në llogarinë e shkëmbimit të mallrave ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe ish - Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë”. (11.10.2012)

34. Ligj nr. 93/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për bashkëpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet penale”. (4.10.2012)

35. Ligj nr. 92/2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit”, të ndryshuar”. (27.9.2012)

36. Ligj nr. 91/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (27.9.2012)

37. Ligj nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”. (27.9.2012)

38. Ligj nr. 89/2012 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin “Për përgatitjen, reagimin dhe bashkëpunimin ndaj incidenteve të ndotjes nga lëndët e rrezikshme dhe të dëmshme (OPRC-HNS), 2000”. (27.9.2012)

39. Ligj nr. 88/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

40. Ligj nr. 87/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr. 4, datë 16.8.2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”. (18.9.2012)

41. Ligj nr. 86/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

42. Ligj nr. 85/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

43. Ligj nr. 84/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBDR), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale”. (18.9.2012)

44. Ligj nr. 83/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, date 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”. (13.9.2012)

Page 34: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

45. Ligj nr. 82/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”. (13.9.2012)

46. Ligj nr. 81/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2 në kontratën financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Fier-Tepelenë”. (13.9.2012)

47. Ligj nr. 80/2012 “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për projektin e bypass-it të Fierit”. (13.9.2012)

48. Ligj nr. 79/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr. 2, datë 25.7.2012 “Për krijimin e Task-Forcës për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare”. (03.09.2012)

3. Ligjet e marra në analizë

Për efekt të kësaj analize ligjore janë marrë në shqyrtim ligjet e mëposhtme:

1. Ligj nr. 117/2012 “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. (13.12.2012)2. Ligj nr. 116/2012 “Për disa ndryshime  dhe  shtesa në ligjin nr. 9157, datë  4.12.2003,

“Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar”. (13.12.2012)

3. Ligj nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. (15.11.2012)

4. Ligj nr. 110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”. (15.11.2012)

5. Ligj nr. 108/2012 “Për ratifikimin e konventës së OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”. (15.11.2012)

6. Ligj nr. 107/2012 “Për dhënie amnistie”. (8.11.2012)

7. Ligj nr. 104/2012 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”. (8.11.2012)

8. Ligj nr. 102/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. (24.10.2012)

9. Ligj nr. 96/2012 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”. (11.10.2012)

10. Ligj nr. 91/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (27.9.2012)

Page 35: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

11. Ligj nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”. (27.9.2012)

12. Ligj nr. 88/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

13. Ligj nr. 87/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr. 4, datë 16.8.2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”. (18.9.2012)

14. Ligj nr. 86/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

15. Ligj nr. 85/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

16. Ligj nr. 83/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, date 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”. (13.9.2012)

17. Ligj nr. 82/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”. (13.9.2012)

Ligjet e mësipërme të ndara sipas fushave të zbatimit jepen në tabelën që paraqitet në Aneksin A, bashkëngjitur këtij raporti.

4. Përmbajtja e analizës

Ligj nr. 117/2012 “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit;

Fusha e zbatimit të ligjit Siguria e forcave të armatosura në Republikën e Shqipërisë

Institucioni që propozon aktin Ministria e Mbrojtjes dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Nenet 78 e 83, pika 1, e Kushtetutës

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna. Në lidhje me çështjen që rregullon ky projekt ligj, grupe të interesit janë organizata të shoqërisë civile që promovojnë zbatimin e parimit te shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Page 36: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit me grupe interesi?

Nuk ka të dhëna

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision;

Relacioni që shoqëron projektligjin është i plotë dhe me shpjegimet e nevojshme.

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetuten, aktet ndërkombetare të ratifikuara në vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Në relacion shpjegohen qartë: Objekti i projektligjit; Përcaktimi i misionit, i organizimit të

funksionimit dhe veprimtarisë së Agjencise së Inteligjencës së Mbrojtjes, (“AIM”);

Rregullimi i pozitës juridike, administrative, i karrierës, si dhe të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e punonjësve të AIM;

Kriteret dhe procedura e emërimit, kompetencat dhe mandati i Drejtorit të Përgjithshëm të AIM;

Autoritetet që kanë të drejtën e ushtrimit të kontrollit mbi veprimtarinë e AIM, të cilat janë: Kuvendi, Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes.

Relacioni përmban analizë të përputhshmërisë së projektligjit me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi ne vend.

Në relacion sqarohet se ky projekt ligj është hartuar në bazë të standardeve të aplikueshme në vendet anëtare të NATO, (nuk ka referenca të akteve specifike), dhe duke u bazuar në disa akte të kësaj të fundit, ku ndër më të spikaturat janë:

AIP 2 apo doktrina e përbashkët për inteligjencë kundër inteligjencë dhe siguri;

AIP 2, 1 A, procedurat e inteligjencës; AIP 2, 2, procedurat e kundërinteligjencës

dhe sigurisë; AIP2, 3, doktrina e përbashkët për

inteligjencën njerëzore; AIP2, 7, doktrina e përbashkët për

interkonjeksion dhe survejim;

Cfarë qëndrimi mbajnë partitë Projektligji pas diskutimeve të gjata, dhe disa

Page 37: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

parlamentare për draft aktin? amendimeve, është miratuar në unanimitet nga të dyja palët e pranishme në mbledhjen e Komisionit për Cështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij është shprehur dakord për kalimin e projekt ligjit për votim në seancë plenare, dhe si komision përgjegjës ka paraqitur disa amendamente, të cilat janë diskutuar edhe në seancë plenare.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar;

Janë ftuar:

Z. Rezart Tërshana – Drejtor Juridik në Ministrinë e Mbrojtjes

Z. Kristo Binjaku – Përgjegjës i Sektorit të Legjislacionit në Ministrinë e Mbrojtjes

Kolonel Ilirjan Balliu – Drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë (“SHIU”)

Nën-kolonel Sokrat Paskali – shef i Qendrës së Trajnimit të SHIU

Z. Leonard Kollçaku – Shef i Sektorit të Politikave të Bashkëpunimit me NATO, SHIU

Z. Briselda Jahollari – juriste në SHIUNë seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Në seancën plenare të datës 13.12.2012 ishin prezentë 118 deputë.Ligjit është votuar në parim, me 69 vota pro, 48 vota kundër, asnjë votë abstenim. Kërkesat e rregullores së Kuvendit janë zbatuar drejte.Deputetët që votuan kundër i përkasin opozitës. Gjatë diskutimeve në seancë plenare, disa deputetë të PS kanë marrë fjalën dhe kanë parashtruar arsyët për qëndrimin e tyre kundër miratimit të projekt ligjit. Arsyet më kryesore, për këtë votim, përmblidhen më poshtë:

Projektligji është hartuar duke u bazuar në manualet e NATO, dhe jo në eksperienca konkrete apo në ligje specifike të shërbimeve të inteligjencës ushtarake të cilitdo vend anëtar të NATO;

Vendi nuk ka nevojë për një ligj për AIM, por për përmirësim të ligjit aktual të

Page 38: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Ky është një ligj i formuluar mirë, me asistencën më të mirë nga parterët tanë strategjikë, që ka nevojë për ndyshime.

Dublim i organeve te sigurisë në vend: Objekti i punës së kësaj agjencie nuk është vetëm subjekti ushtarak, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, por edhe subjektet civile, pa përjashtuar asnjë individ, megjithëse Agjencia e Mbrojtjes është shërbim inteligjence vetëm në funksion të një dikasteri, pra të Forcave të Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Shërbimi Informativ i Shtetit është në funksion të të gjithë hapësirës së shtetit shqiptar.

Kompetencat e Ministrit të Mbrojtjes për AIM janë të gjëra dhe lënë vend për përdorim abuziv pushteti në favor të Qeverisë. Ky projektligj përbën një përpjekje për të fshehur urdhrat, për të fshehur keqpërdorimin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë në funksion të përgjimit të opozitës dhe ambasadorëve të huaj në Tiranë, si dhe armatimi antikushtetues i Shërbimit Informativ të Ushtrisë.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Dispozita e Kushtetutës që kanë lidhje me projektligjin:

Neni 92, pika e, Kompetencat e Presidentit të Republikës:“Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;”

Rezulton se Ligji nr. 117/2012 “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes” është në përputhje me dispozitën e mësipërme kushtetuese. Në këtë Ligj, në nenin 9 shprehimisht thuhet:“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes emërohet dhe lirohet nga detyra nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Kryeministrit”.

Pra, konstatohet se emërimi dhe lirimi nga detyra i kreut të AIM është kompetencë e Presidentit të Republikës, ashtu siç edhe parashikohet në Kushtetutë, për një strukturë të ngjashme sigurimi siç është Shërbimi Informativ Shtetëror.

Page 39: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht organizimin e shërbimeve informative apo të inteligjencës. Ekzistenca e shërbimit informativ shtetëor, si organ shtetëror del nga përmbajtja e nenit 92/f të Kushtetutës, dispozitë kjo të cilës i jemi referuar për analogji, në analizën që i kemi bërë përputhshmërisë së Ligjit nr.117/2012 me Kushtetutën.

Në Kushtetutë gjejmë dy dispozita me rëndësi për forcat e armatosura të vendit tonë dhe konkretisht:

Neni 168 shprehimisht thote: 1.   Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore.2.   Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.3.   Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës. Neni 169 parashikon se: 1.   Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.2.   Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.3.   Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.4.   Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.

Në analizë të dispozitave të mësipërme kushtetuese, rezulton se kompetencat e Presidentit të vendit për drejtimin e forcave të armatosura parashikohen me ligj të veçantë. Në këto kushte është e nevojshme, marrja në analizë e këtij ligji të veçantë, për të vlerësuar nëse dispozitat ligjore përkatëse janë respektuar nga Ligji nr. 117/2012 dhe në mënyrë të veçantë, ato që lidhen me shërbimet informative apo të inteligjencës së ushtrisë. Kjo analizë jepet në pikën II, më poshtë, (II. Përputhshmeria e Ligjit me kuadrin ligjor ne fuqi).

Në lidhje me përputhshmërinë e ligjit me aktet ndërkombëtare të zbatueshme në vendin tonë (neni 122 i Kushtetutës), konstatohet se vendi ynë, si rrjedhojë e anëtarësimit në NATO, Prill 2009, ka marrë përsipër detyrime që lidhen me rritjen e standardeve të politikës së mbrojtjes dhe ushtrisë shqiptare dhe përafrimin e tyre me standardet e aplikueshme nga NATO dhe vendet anëtare të saj. Rezulton se Ligji, objekt analize, është hartuar duke u marrë për bazë dokumenta të NATO, ku ndër më të spikaturat përmendim:

AIP 2 apo doktrina e përbashkët për inteligjencë kundër inteligjencë dhe siguri; AIP 2, 1 A, proçedurat e inteligjencës; AIP 2, 2, proçedurat e kundërinteligjencës dhe sigurisë; AIP2, 3, doktrina e përbashkët për inteligjencën njerëzore; AIP2, 7, doktrina e përbashkët për interkonjeksion dhe survejim.

Page 40: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Në analizë të këtyre dokumentave, konstatohet se ato rregullojnë në mënyrë specifike veprimtarinë e shërbimit të inteligjencës, proçedura dhe rregulla këto, që janë objekt rregullimi nga akte nënligjore dhe jo nga ligji. Nuk rezulton që në hartimin e këtij ligji të jetë marrë për bazë apo referencë ndonjë ligj i vendeve anëtare të NATO që rregullon organe homologe me AIM.

Për efekt të kësaj analize është marrë në studim edhe “Plani kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit”, miratuar me VKM nr. 463, datë 05.07.2006, ndryshuar. Në këtë akt nënligjor nuk ka parashikime në lidhje me reformimin e shërbimit informativ të ushtrisë. Në dispozitat e VKM-së së lartpërmendur, SHIU, (struktura që u shkri si pasojë e krijimit të AIM) përmendet si një organ që ushtron funksione në fushën e mbrojtjes kundër terrorizmit. Në këtë VKM nuk parashikohen masa për ndryshime ligjore në lidhje me shërbimet e inteligjencës së ushtrisë apo krijimin e një strukture të re si AIM.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e Ligjit nr. 117/2012 në harmoni me Ligjin nr. 7978, datë 26.07.1995 “Për forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nuk vihen re mospërputhje midis dispozitave të ligjeve në fjalë. Në këtë Ligj (nr. 7978, datë 26.07.1995), nuk ka parashikime specifike për organizimin e njësive të inteligjencës apo informative.

Ligji nr.8671, datë 26.10.2000, (amenduar me Ligjin nr.9194, datë 19.2.2004), “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave Të Armatosura”, parashikon pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nga:

- Kuvendi i Shqipërisë- Presidenti i Republikës - Këshilli i Ministrave- Kryeministri - Ministri i Mbrojtjes - Shtabi i Përgjithshëm - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm - Komandantët e forcave (tokësore, detare dhe ajrore).

Në analizë tërësore të këtij Ligji, nuk rezulton të ketë ndonjë parashikim ligjor për struktura sigurimi apo inteligjence në forcat e armatosura, organizimin, varësinë dhe fushës së veprimtarisë së saj.

Për analogji, është marrë në analizë, Ligji nr.8391, datë 28.10.1998 “Për shërbimin informativ kombëtar”, (emri ndryshuar me amendime ligjore të mëvonshme me “Shërbimi Informativ Shtetëror”). Ky organ ka për objekt veprimtarie sigurimin e informacionit të domosdoshëm nga zbulimi dhe kundërzbulimi për problemet që lidhen me sigurimin kombëtar.Shërbimi Informativ Shtetëror (“SHISH”) ka këto detyra kryesore:

- Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar.

Page 41: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

- Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit të pavarësisë e të rendit kushtetues.

- Mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit.

- Mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare.- Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, të punonjësve dhe të pasurisë

me mjete të përshtatshme, duke përfshirë verifikimin e kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve.

Duke u nisur nga fakti se SHISH dhe AIM kanë detyra të ngjashme funksionale, kemi kryer një analizë të ligjeve që rregullojnë secilin institucion, rezultatet e të cilës jepen në mënyrë të përmbledhur në tabelën e mëposhtme:

Çështja/Rregullimi Ligjor SHISH AIMFusha e veprimtarisë Siguria kombëtarë

Nuk kryen veprimtari ushtarake ose policore

Siguria e forcave të armatosura

Varësia institucionale Institucion qëndror që varet nga Kryeministri

Person juridik publik në varësi të Ministrit të Mbrojtjes

Kompetencat e organeve të varësisë

Kompetenca kontrolli; Nuk detajohen në ligjin specifik.

1. Ministri i Mbrojtjes, nën përgjegjësinë e tij, drejton veprimtarinë e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.2. Ministri i Mbrojtjes përcakton politikat e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, në përputhje me politikat shtetërore;.3. Ministri i Mbrojtjes, eshte autoriteti më i lartë përgjegjës për veprimtarinë e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe ka këto kompetenca:a) përcaktimin e përparësive bazuar mbi politikat shtetërore;b) informimin e Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit për aktivitetin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes;c) nxjerrjen e urdhrave dhe udhëzimeve në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore

Page 42: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

në fuqi;ç) miratimin e programeve të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh me shërbimet homologe brenda dhe jashtë vendit, në funksion të përmbushjes së misionit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes;d) përcaktimin e politikave në fushën e inteligjencës, kundërinteligjencës dhe sigurisë në fushën e mbrojtjes, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes;

Drejtimi i institucionit Drejtori, në përputhje me proçedurat e miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm, në përputhje me proçedurat e miratuara nga Ministri i Mbrojtjes dhe Prokurori i Përgjithshëm

Kontrolli Kuvendi nëpërmjet Nënkomisionit të Përhershëm Parlamentar

Kuvendi, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes;Ligji parashikon kontroll nga një nënkomision i perhershem parlamentar, por ky komision nuk rezulton të jetë ngritur ende. Aktualisht, këtë kontroll e ushtron Komisioni i sigurisë dhe mbrojtjes së Kuvendit.

Emërimi i Drejtuesit Kompetencë e Presidentit me propozim të Kryeministrit

Kompetencë e Presidentit me propozim të Kryeministrit

Organizimi dhe struktura Miratohen nga Kryeministri Miratohen nga KryeministriProçedurat e punës Miratohen nga Kryeministri Miratohen nga Ministri i

Mbrojtjes me rregullore Në referim të përfundimeve krahasuese të tabëlës së mësipërme, rezulton se parashikimet ligjore për organizimin dhe funksionimin e dy organeve të sigurisë dhe inteligjencës në vend janë të ngjashme, por me ndryshimin që Ministri i Mbrojtjes ka kompetenca të përcaktuara në mënyrë të detajuar në drejtimin e AIM dhe roli i tij është i një natyre thelbësore, ndryshe nga sa parashikohet në Ligjin për SHISH, ku roli dhe kompetencat e Kryeministrit nuk janë shumë të detajuara, duke patur fushë të gjerë veprimi drejtori i SHISH.

Page 43: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Në lidhje me çështjen që rregullon Ligji per AIM, grupe të interesit janë organizata të shoqërisë civile që promovojnë zbatimin e parimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njëriut. Nuk ka të dhëna nëse këto grupime kanë shprehur opinionet e tyre në mbledhjet e komisioneve parlamentare apo pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

2. Ligj nr. 116/2012 “Për disa ndryshime  dhe  shtesa në Ligjin nr. 9157, datë 4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Proçedurat e përgjimeve të komunikimeve elektronike me qëllim rritjen e efektivitetit të punës së institucioneve shtetërore informative për zbulimin e veprimtarisë antikushtetuese, kriminale dhe keqbërëse, si dhe parandalimin e pasojave që mund te vijnë nga kjo veprimtari.

Institucioni që propozon aktin Ministri për Teknologjinë e Inovacionit dhe të Komunikimit; Këshilli i Ministrave

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Po. Janë zhvilluar takime konsultative me shoqata të operatorëve të komunikimeve elektronike nga Autoriteti për Kontrollin e Komunikimeve Elektronike, gjatë hartimit të aktit.

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna.

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision?

Ka relacion të detajuar për projektligjin, që është paraqitur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut.

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetuten, aktet ndërkombetare të ratifikuara në vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Në relacion sqarohen: Nevoja për amendimin e ligjit; Organet që kanë kërkuar ndryshimin e ligjit,

Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë;

Nenet e ndryshuara dhe përmbajtja e ndryshuar; Baza ligjore për ndryshimin e ligjit; Aktet ndërkombëtare që janë mbajtur parasysh në

hartimin e amendimeve dhe konkretisht rregullore të BE në fushën e komunikimeve elektronike si dhe

Page 44: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

rekomandimet e partnerëve ndërkombëtare si PAMECA etj.;

Ndryshimet e Ligjit nr.9157, datë  4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikimeve”, kryesisht konsistojnë në:

- Ndryshimin e titullit të ligjit nga “Përgjimi i Komunikimeve” në “Përgjimin e Komunikimeve Elektronike”. Ky ndryshim vjen si nevojë e unifikimit me terminologjinë e legjislacionit në fuqi për komunikimet elektronike; Për këtë qëllim janë propozuar që edhe deficionet e përdorura në Ligjin nr. 9157, datë  4.12.2003, të jenë të njëjtat me ato që parashikohen në Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

- Parashikimin e detajuar të vendimit për përgjimin;- Është shtuar edhe Ministria e Drejtësisë në organet

që mund të kërkojnë përgjimin, të cilat sipas ligjit në fuqi para ndryshimeve me këtë akt, janë SHISH, shërbimet informative/policore te Ministrisë së Rendit Publik dhe të Ministrisë se Mbrojtjes, si dhe çdo shërbim tjetër informativ/policor, i krijuar me ligj. Ky amendim është kryer me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, për përgjimet në sistemin e burgjeve;

- Përcaktohen detyrimet e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike të realizojnë, me shpenzimet e tyre, infrastrukturën e nevojshme në rrjetin e tyre të komunikimeve elektronike, deri në pikën e lidhjes me bërthamën elektronike të komandimit, ( pajisje teknike ne administrim pranë Zyrës se Prokurorit te Përgjithshëm), për të siguruar, brenda 180 ditëve nga marrja e kërkesës nga institucionet që administrojnë sisteme përgjimi, aftësinë përgjuese ndaj përdoruesve që shfrytëzojnë shërbimet e komunikimeve elektronike të ofruara prej tyre; Ky detyrim parashikohet në ligjin që amendon ky akt, por nuk ka qënë përcaktuar më parë afat për realizimin infrastrukturës nga operatorët privatë të komunikimeve elektronike;

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Në mbledhjen e Komisionit për Cështjet Ligjore, Mazhoranca u shpreh në favor të projektligjit duke i konsideruar ndryshimet si të nevojshme për të eleminuar problematikën e krijuar nga hapësirat ligjore.

Ndërsa deputetët e opozitës u shprehën skeptikë në lidhje me produktin e ndryshimeve për shkak të frikës së kryerjes

Page 45: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

së përgjimeve të pakontrolluara, duke votuar kundër këtij projektligji.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Të ftuar: Z. Sidrit Malevi – Drejtor në Departamentin Shqipëria Dixhitale në Këshillin e Ministrave. Zj. Irena Malolli – Drejtoreshë në Drejtorinë e Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.Znj. Enkeleda Peka – Përgjegjëse Sektori në Drejtorinë e Komunikimeve Elektronike.

Në seance plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Të pranishëm në votim në seancën plenare të Kuvendit datë 13.12.2012, ishin 118 deputetë.Projektligji u votua në tërësi nga 68 deputetë, 50 votuan kundër, asnjë abstenim.Proçedura e shqyrtimit dhe miratimit është kryer në zbatim të Rregullores së Kuvendit.

Vota i kundër i përket deputetëve të opozitës. Arsyet kryesore përmblidhen më poshtë:

Nuk është e qartë psë kërkohen ndryshimet. U sqaruan se kryesisht ndryshimet konstatojnë në unifikim të tërminologjisë së Ligjit me ligje te tjera që janë në fuqi, por vihet re se janë paraqitur ndryshime për zgjerimin e veprimtarisë së përgjimit, ngritjen e tyre brenda shërbimeve të burgjeve të Ministrisë së Drejtësisë etj.;

Kërkohet të shtohet numri i qendrave të përgjimit, por nuk ka sqarime për kosto financiare, pasi jo vetëm që kemi të bëjmë me mallra që kushtojnë, por edhe që nuk mund të blihen nga çdokush;

Nuk ka qartësi nëse garantohen të drejtat dhe liritë kushtetuese të njeriut nga këto ndryshime;

Nuk kuptohet rëndësia e kaq shumë strukturave të përgjimit, duke patur parasysh se dhe shërbimet e fshehta janë shtuar shumë, përveç SHISH, AIM, janë dhe shërbimet e fshehta të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë në shërbimin e Burgjeve, etj..

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Page 46: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Dispozita e Kushtetutës që kanë lidhje me projektligjin:

Neni 171.   Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.2.   Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Neni 32Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme.

Neni 36Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara.

Konventa europiane e të drejtave të njeriut

Neni 8Çdokush ka të drejtë që t’i respektohet jeta private e familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij.Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur, në një shoqëri demokratike, kjo masë është e domosdoshme për sigurimin kombëtar, për sigurinë publike, për mirëqenien ekonomike të vendit, për mbrojtjen e rendit ose për parandalimin e veprave penale, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Nga analiza tërësore e dispozitave të aktit në shqyrtim, rezulton se parashikimet e mësipërme kushtetuese dhe ato të KEDNJ13 kanë gjetur zbatim në formulimin e neneve të tij.

Akte te BE në fushën e Komunikimeve Elektronike

Janë marrë në studim disa akte të BE, ku ndër më të spikaturat përmendim: Direktivën 2009/136/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 25 nëntor

2009, e cila amendon Direktivën 2002/22/KE “Mbi shërbimin universal dhe të drejtat e përdoruesve lidhur me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike”, Direktivën 2002/58/KE, lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë në sektorin e Komunikimeve Elektronike

Direktivën 2006/24/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 15 mars 2006, “Mbi mbajtjen e të dhënava të krijuara ose të përpunuara lidhur me ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun ose të rrjeteve të komunikimit publik” dhe që amendon Direktivën 2002/58/KE

13 Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut – Këshilli i Evropës

Page 47: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Direktivën 2009/140/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 25 nëntor 2009, e cila amendon Direktivën 2002/21/KE “Mbi një kuadër të përbashkët rregullator për rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike”

Direktivën 2002/19/KE “Mbi aksesin dhe interkonieksionin e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe faciliteteve shoqëruese” dhe Direktivën 2002/20/KE “Mbi autorizimin e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike”

Nga analiza e kryer rezulton se akti në shqyrtim nuk bie në kundërshtim me parashikimet e akteve të mësipërme, por vihet re një pozitë diskriminuese dhe e pafavorfshme e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike, të cilët detyrohen të shpenzojnë të ardhurat e tyre për të ngritur kapacitete përgjimi në funksion të organeve shtetërore që autorizohen për përgjimet. Pra, operatorët privatë duhet të privohen nga të ardhurat e tyre (pasuri e tyre) që vijnë si pasojë e veprimtarisë private në sektorin e komunikimeve elektronike, të cilat duhet t’i investojnë për të mundësuar përgjimet e kërkuara nga organet e autorizuara. Kjo çështje pavarësisht se i shërben interesit publik, e konkretisht sigurisë publike, përbën një cënim të lirive dhe të drejtave ekonomike të mbrojtura si nga dispozitat kushtetuese ashtu dhe ato ndërkombëtare të zbatueshme në vendin tonë.

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 11 shprehimisht thuhet se: 1.   Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.2.   Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.3.   Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.

Ndërsa në nenin 1 te Protokollit shtesë të KEDNJ14, gjejmë këtë parashikim:

Neni 1 – Mbrojtja e pronësÇdo person fizik ose juridik ka të drejtën që t’i respektohet pasuria e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojnë të drejtën e Shteteve për të nxjerrë ligje, që ato i gjykojnë të domosdoshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve të tjera, ose të gjobave.

Pavarësisht se kjo analizë i takon komenteve të pikës II), më poshtë, po marrim në studim për analogji rregullimin që gjejmë në Ligjin nr.9918, datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike”, për shërbimin universal. Ky i fundit përbën një set shërbimesh bazë të komunikimeve elektronike që duhet të ofrohen për publikun nga çdo operator i komunikimeve elektronike, si numeratori telefonik, mundësia për të marrë dhe kryer thirrje lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, thirrje falas për këshillim përdorimi të shërbimeve të ofruara, shërbime për përdoruesit me aftësi të kufizuar, cilësi e mirë e shërbimit të komunikimeve elektronike, shërbimi faks, telefon publik me pagesë, etj. me çmime të

14 Konventa Europiane e të Drejtave të Njëriut (KEDNJ)

Page 48: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

përballueshme. Për këtë shërbim, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, (AKEP), menaxhon fondin përkatës që krijohet prej derdhjeve të tarifave vjetore, si përqindje mbi xhiron e çdo operatori si dhe nga buxheti i AKEP. Operatorët që ofrojne këtë shërbim zgjidhen nga AKEP, sipas rregullave të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rast se operatorët që ofrojnë shërbim universal pretendojnë se këto veprimtari përbëjnë një ngarkesë të padrejtë dhe krijojnë kosto shtesë për ta, mund të kërkojnë kompesim nga ana e AKEP.

Pra, në ligjin e sipërcituar ka një rregullim për të mos rënduar padrejtësisht operatorët private me kosto për shërbimin universal, duke garantuar kështu të drejtat dhe liritë e tyre ekonomike; ndërsa në aktin në shqyrtim rezulton se nuk ka parashikime për kompesim të kostove për ngritjen e infrastrukturës së përgjimit, dhe më tepër investimet përkatëse duhen kryer prej operatorëve privatë brenda një afati 180 ditë nga marrja e kërkesës prej organit kompetent shtetëror.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Akti në shqyrtim është marrë në analizë për përputhshmërinë e tij me Kodin e Procedurës Penale në Republikën e Shqipërisë, Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike”, të ndryshuar, dhe Ligjin nr. 8517, datë 22.7.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Rezulton se akti objekt analize nuk bie në kundështim me K.Pr.Penale në Republikën e Shqipërisë si dhe se ai është në përputhje me Ligjin nr. 8517, datë 22.7.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Nuk vihen re kundërshti midis aktit në analizë dhe Ligjit nr.9918, datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike”, përveç çështjes së ngritur në pikën I) më sipër, në lidhje me kostot që rëndojnë mbi operatorët privatë të komunikimeve elektronike për investime në sisteme përgjimi.

Neni 101 i Ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike”, përcakton shprehimisht detyrimet e operatorëve privatë për ruajtjen dhe administrimin e të dhënave për qëllime të ndjekjes penale. Kjo dispozitë parashikon se: “1. ... sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike detyrohen të ruajnë dhe të administrojnë, për një afat 2-vjeçar, skedarët e të dhënave për pajtimtarët e tyre.2. Skedarët duhet të përmbajnë të dhëna në lidhje me komunikimin zanor dhe me SMS/MMS, që mundësojnë:a) identifikimin e pajtimtarëve, duke siguruar marrjen dhe regjistrimin e identitetit të plotë të tyre;b) identifikimin e pajisjes fundore, të përdorur gjatë komunikimeve;c) përcaktimin e vendndodhjes, datës, kohës, kohëzgjatjes së komunikimit dhe numrit të thirrur dhe thirrës, përfshirë të dhënat për thirrjet pa përgjigje.3. Në rastin e komunikimeve në internet, skedari duhet të përmbajë:

Page 49: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

a) të dhëna të nevojshme për ndjekjen dhe identifikimin e burimit/origjinimit të komunikimit:i) identitetin e pajtimtarit (user ID) të caktuar;ii) identitetin e pajtimtarit (user ID) dhe numrin e telefonit të caktuar për komunikimet që hyjnë në rrjetin publik telefonik;iii) emrin dhe adresën e pajtimtarit ose përdoruesit të regjistruar, të cilit i është caktuar një adresë IP, identitetin e përdoruesit (user ID), ose numër telefoni i caktuar gjatë kohës së komunikimit;b) të dhëna të nevojshme për identifikimin e destinacionit të komunikimit:i) në rastin e telefonisë në internet, identitetin e përdoruesit (user ID) ose numrin e telefonit të numrit të thirrur;ii) në rastin e postës elektronike ose telefonisë në internet, emrin dhe adresën e pajtimtarit ose përdoruesit të regjistruar dhe identitetin e përdoruesit (user ID) të marrësit të synuar të komunikimit;c) të dhëna të nevojshme për identifikimin e datës, kohës dhe kohëzgjatjes së komunikimit:i) datën dhe orën e lidhjes (log in) dhe shkëputjes (log off) të shërbimit të aksesit në internet, sipas orës lokale;ii) adresën IP, duke përcaktuar nëse është dinamike apo statike, të caktuar nga ofruesi i shërbimit internet;iii) identitetin e pajtimtarit ose përdoruesit të regjistruar të shërbimit të aksesit internet.4. Detyrimi për ruajtjen e të dhënave për thirrjet pa përgjigje, sipas shkonjës “c” të pikës 2, për komunikimet zanore, si dhe detyrimi për të dhënat, sipas nënshkronjës “i” të shkronjës “c” të pikës 3 të këtij neni, për komunikimet në internet, zbatohet për aq sa këto të dhëna krijohen ose përpunohen dhe ruhen nga ofruesi i shërbimeve dhe/ose rrjeteve publike të komunikimeve elektronike, brenda juridiksionit të tyre gjatë ofrimit të shërbimeve të komunikimeve prej tyre.5. Të dhënat në këta skedarë ruhen sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.6. Këta skedarë duhet t’u vihen në dispozicion pa vonesë, edhe në formë elektronike, autoriteteve që përcakton Kodi i Proçedurës Penale, në bazë të kërkesës së tyre”.

Neni 101/1, Shkatërrimi i të dhënave të ruajturaOperatorët e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike janë të detyruar të shkatërrojnë të dhënat e ruajtura, në përfundim të afatit të ruajtjes, kur nuk është parashikuar ndryshe në legjislacionin në fuqi.

Ligji në fjalë parashikon edhe sanksione me gjobë nëse operatorët nuk përmbushin detyrimet e mësipërme.

Në analizë të dispozitave të mësipërme dhe në tërësi të Ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike” konstatohet se operatorët privatë të komunikimeve elektronike kanë detyrime për të ndihmuar organet shtetërore për ndjekjen penale, por në këtë ligj nuk parashikohet shprehimisht detyrimi i tyre për të investuar për sisteme përgjimi, siç përcaktohet nga akti në analizë.

Page 50: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Në relacionin për projekt aktin, nuk ka të dhëna për kostot financiare që do të rëndojnë tek operatorët privatë për këto investime dhe nëse atyre mund t’i ofrohet mbështjetje apo lehtësi nga shteti.

Në këto kushte, përveç faktit se konstatohet cënim i të drejtave dhe lirive ekonomike të një grupi interesi, ekziston dhe rreziku që për mungesë likujditeti apo të ardhurash të mjaftueshme, operatorët privatë të mos kenë mundësi për të ngritur sisteme përgjimi dhe si rrjedhojë, qëllimi i aktit në shqyrtim nuk do të mund të realizohet, pasi ndjekja penale nuk do të jetë efektive.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Rezulton se operatorët privatë të komunikimeve elektronike janë thirrur në dëgjesa nga AKEP, gjatë hartimit të aktit. Ata në parim janë shprehur dakort për përmbushjen e detyrimeve ligjore për përgjimet e komunikimeve elektronike, por kanë ngritur shqetësimin e investimeve, shqetësim ky që siç është parashtruar më sipër nuk rezulton të jetë zgjidhur me aktin në analizë. Sipas tyre, ata kanë qënë dakort dhe kanë përmbushur detyrimet e parashikuara në nenin 101 te Ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008, por detyrimi i përcaktuar në aktin objekt analize, për investime për sisteme përgjimi brenda 180 ditësh nga kërkesa drejtuar atyre, nuk vjen në përputhje me kushtet e tyre financiare, dhe për më tepër në këto kohë krizash ekonomike është e parealizueshme.

Ligj nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Mbrojtja e mjedisit; Mjedisi ujor dhe përdorimi efektiv i burimeve ujore në Shqipëri

Institucioni që propozon aktin Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna

Page 51: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

A ka relacion të detajuar për draft aktin nëKomision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Projektligji nuk shoqërohet me një relacion, por në fund të tij është e bashkangjitur, Tabela e Përputhshmërisë me Direktivën 2000/60/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit e datës 23 Tetor 2000 për “Ngritjen e një kuadri ligjor për veprimet e komunitetit në fushën e politikës së ujërave”.

Miratimi i këtij akti vjen si detyrë e Planit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe përafrimit të legjislacionit të vendit me atë të BE (2012 – 2015), në kuadër të integrimit europian.

Projekt ligji rregullon marrëdhëniet juridike që lindin nga përdorimi i burimeve ujore në Republikën e Shqipërisë.Dispozitat e tij zbatohen për:a) ujërat brendshme detare, ujërat territoriale, vijën bregdetare, zonën ekonomike ekskluzive, shelfin kontinental, ujërat sipërfaqësore e nëntokësore, së bashku me shtresat ujëmbajtëse dhe reshjet atmosferike, ujërat ndërkufitare, burimet natyrore dhe ujërat e lagunave e zonat e mbrojtura;b) ujërat kurative, minerale, termominerale dhe gjeotermale, me përjashtim të ujërave minerale dhe gjeotermale që janë të përshtatshme për nxjerrjen e lëndëve të para minerare ose shfrytëzimin e energjisë termike të akumuluar për qëllime të prodhimit të energjisë, të cilat rregullohen me ligj të veçantë.Dispozitat e tij kanë si objekt të përcaktojnë: a) sigurimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin racional të burimeve ujore;b) zbatimin e planeve konkrete për përmirësimin e burimeve ujore, mbrojtjen e ujërave sipërfaqësore, të përkohshme apo të përhershme, të ujërave të brendshme detare, zonës ekonomike ekskluzive, shelfit kontinental, të ujërave ndërkufitare, të ujërave nëntokësore dhe të statusit të tyre;c) promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të ujit nëpërmjet mbrojtjes afatgjatë të burimeve ujore;ç) zbatimin e metodave dhe kushtet për menaxhimin e integruar, përdorimin racional të burimeve ujore e mbrojtjen e cilësisë ekologjike të tyre;d) krijimin e strukturave administrative për menaxhimin e burimeve ujore, si dhe ushtrimin e funksioneve të tyre;dh) marrjen e masave për zbutjen efektive të përmbytjeve dhe thatësirave;e) monitorimin e statusit të ujërave, përdorimin racional dhe pakësimin e ndotjes;ë) parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm, mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së brigjeve, të ekosistemeve tokësore dhe ligatinave që varen drejtpërdrejt nga ekosistemet ujore.- Organet Kombëtare të administrimit dhe menaxhimit të

Page 52: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

burimeve ujore janë:- Këshilli i Ministrave;- Këshilli Kombëtare i Ujit;- Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave;- Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit;- Këshillat e baseneve ujore;- Agjencitë e baseneve ujore;

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetuten, aktet ndërkombetare të ratifikuara ne vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend

Nuk ka një analizë shumë të detajuar të përputhshmërisë së aktit me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare të zbatueshme në vendin tonë, por siç u parashtrua më sipër miratimi i këtij projektligji është rrjedhojë e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE, prandaj dhe analiza është fokusuar më shumë në përputhshmërinë e akti me akte të BE. (Referoju edhe kutisë më lart, paragrafi i parë, Tabela e Përputhshmërisë).

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Integrimit, deputetët e gjithë forcave parlamentare u shprehën pro projektligjit me sugjerimin e vetëm, për rritjen e gjobave në rast shkelje të dispozitave të tij.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Të ftuar: Z. Arben Demeti – Zëvendësministër i Mjedisit Z. Edlir Orozi – Drejtor i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mjedisit Zj.Valjona Haxhiraj – eksperte në Drejtorinë e Politikave të Ujërave në Drejtorinë e Përgjithshme të Administrimit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit Z. Arbër Hoti – specialist në Ministrinë e Integrimit Europian Z. Blerinda Xhaçi – specialiste në Ministrinë e Integrimit Europian

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Në seancën plenare të datës 15.11.2012 ishin prezentë 121 deputë përpara se të niste votimi i projektligjit.Projektligji u votua: 112 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Proçedura e shqyrtimit dhe miratimit është kryer në zbatim të Rregullores së Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Akti në shqyrtim vjen si zbatim i nenit 56 te Kushtetutës së vendit, që shprehimisht thotë: “Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij”.

Page 53: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Ky akt është hartuar duke u bazuar në Direktivën 2000/60/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 23 tetor 2000, “Ngritja e një kuadri ligjor për veprimet e komunitetit në fushën e politikës së ujërave”dhe është në përputhje dhe me akte ndërkombëtare të miratuara nga vendi ynë.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Akti në analizë është në përputhje me legjislacionin në fuqi në vendin tonë për mbrojtjen e mjedisit, nga të cilat, më thelbësoret citohen më poshtë:

Ligji nr. 10440, date 7.7.2011,   "Per vleresimin e ndikimit ne mjedis" Ligji nr.8905, date 06.06.2002 “Per mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe

demtimet” Ligji nr.9115, date 24.07.2003 “Per administrimin e ujrave te ndotur” Ligji nr.9103, date 10.07.2003 “Per mbrojtjen e liqeneve nderkufitare” Ligji nr.9108, date17.07.2003 “Per substancat dhe preparatet kimike” Ligji nr.9257, date 15.7.2004 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së grantit ndërmjet

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e menaxhimit të integruar të ujërave dhe ekosistemit”

Ligji nr. 9548, datë 01.06.2006   “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Protokollin “Mbi regjistrat e shkarkimit dhe transferimit te ndotesve” i Konventes se Aarhus-it “Mbi te drejten e informimit, pjesmarrjen e publikut ne vendimmarrje si dhe te drejten per t’iu drejtuar gjykates per problemet mjedisore”

Ligj nr.9700, datë 26.3.2007 “Për mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet ndërkufitare” Ligji nr   10431, datë 09.6.2011 “Për mbrotjen e mjedisit”.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna nëse grupe interesi janë thirrur për dëgjesë në Kuvend, në Komisione të tij gjatë shqyrtimit të aktit, por të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që ushtrojnë veprimtari në fushën e mbrojtjes së mjedisit, u shprehën se ishin në dijeni të miratimit të aktit, dhe e vlerësojnë si një rezultat pozitiv, duke shpresuar në zbatimin me përpikmëri të tij nga ana e organeve shtetërore përgjegjëse.

4. Ligj nr. 110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Sektori ekonomik në Shqipëri, veprimtaria tregtareInstitucioni që propozon aktin Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe EnergjitikësBaza Ligjore në bazë të së cilës Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së

Page 54: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

është hartuar draft akti? Republikës së ShqipërisëA janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Në relacionin e detajuar bashkangjitur projekligjit, jepen sqarime për nevojën e miratimit të aktit dhe çështjet që gjejnë rregullim në të. Në relacion paraqiten direktivat e BE- së, që janë marrë parasysh në hartimin e projektligjit.

Miratimi i këtij projektligji ka lindur si nevojë e përmbushjes së angazhimeve të qeverisë shqiptare në kuadër të proçesit të anëtarësimit në BE.

Në këtë relacion, gjendet tabela e përputhshmërisë të projektligjit me aktet e BE dhe shpjegimet përkatëse.

Ky projektligj përcakton kushtet, proçedurat dhe pasojat juridike të një bashkimi ndërkufitar ndërmjet shoqërive shqiptare dhe shoqërive europiane, si dhe masat mbrojtëse për punëmarrësit dhe kreditorët e këtyre shoqërive.Ky projektligj përcakton se dispozitat e tij gjejnë zbatim në rast se shoqëria që rezulton pas bashkimit të shoqërisë shqiptare me atë europiane, do të jetë person juridik që organizohet dhe funksionon sipas të drejtës së zbatueshme në shtetin shqiptar.Nëse shoqëria që rezulton nga bashkimi është shoqëri europiane, atëherë çështjet e trajtuara në këtë projektligj rregullohen sipas ligjeve të zbatueshme në territorin e vendit europian, në të cilin është vendosur shoqëria europiane që rezulton nga bashkimi, por parashikimet e dispozitave të të këtij ligji gjejnë zbatim për emërimin apo zgjedhjen e anëtarëve të organit të posaçëm të negociimit, nga punëmarrësit e punësuar në Shqipëri prej njësive të prekura nga bashkimi.

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetutën, aktet ndërkombetare të ratifikuara ne vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Miratimi i këtij projektligji është rrjedhojë e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE, prandaj dhe analiza është fokusuar më shumë në përputhshmërinë e aktit me akte të BE.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin

Përfaqësuesit e partive në Komisionin për Integrimit Europian kanë qënë dakort me projektligjin duke dhënë votën e tyre pro

Page 55: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

dhe çfarë argumentash paraqesin?

miratimit të tij.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Të ftuar: Z. Arben Demeti , Zv. Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të UjëraveZ. Edlir Orozi – Drejtor i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mjedisit Zj.Valjona Haxhiraj – eksperte në Drejtorinë e Politikave të Ujërave në Drejtorinë e Përgjithshme të Administrimit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit Z. Arbër Hoti – specialist në Ministrinë e Integrimit Europian Blerinda Xhaçi – specialiste në Ministrinë e Integrimit Europian

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Në seancë plenare të datës 15.11.2012 ishin prezentë 121 deputë, përpara se të niste votimi i projektligjit.Projektligji u votua në tërësi me: 116 pro, 0 kundër, 1 abstenim.

Proçedura e shqyrtimit dhe miratimit është kryer në zbatim të Rregullores së Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Në bazë të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike”.

Në vendin tonë veprimtaria ekonomike bazohet në ekonominë e tregut dhe nismën e lirë të veprimtarisë tregtare dhe ekonomike. Për këtë qëllim, është detyrë e shtetit të hartojë një kuadër ligjor të qëndrueshëm për të rregulluar marrëdhëniet juridike civile në sektorin ekonomik.

Në kuadër të proçesit të integrimit të vendit në BE si dhe duke patur parasysh zhvillimet ekonomike europiane që janë ndikuar edhe nga lëvizja e lirë e mallrave, kapitaleve, njerëzve etj., në bazë të të cilave ka rezultuar rritje e bashkëpunimeve ekonomike midis operatorëve të biznesit nga vende të ndryshme europiane, për ushtrimin e veprimtarive tregtare të përbashkëta, ka lindur si nevojë përfshirja e parashikimeve të akteve të BE për këto marrëdhënie edhe në të drejtën e brendshmë të vendit tonë.

Page 56: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Akti në objekt të analizës, është hartuar duke u bazuar në Direktivën 2005/56/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 26 tetor 2005 “Për Bashkimin Ndërkufitar të Shoqërive me Përgjegjësi të kufizuar”.

Pavaresisht se në këtë direktivë, regullimet shprehen për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, në aktin në shqyrtim, janë parashikuar kushtet dhe rregullat e bashkimit kufitar si të këtyre shoqërive ashtu dhe për shoqëritë aksionare. Ky rregullim i zgjeruar duhet konsideruar si pozitiv, pasi iu jep mundësinë për bashkëpunim më shumë aktorëve ekonomikë, duke mos e lidhur bashkimin me formën e shoqërive. Ky parashikim është kryer në përputhje me nenin 214 e vijues të Ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Akti në analizë është në përputhje me legjislacionin në fuqi në vendin tonë dhe konkretisht me Ligjin nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe nuk rezulton ndonjë mospërputhje.

Gjithashtu, është marrë në analizë edhe Ligji nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, dhe rezulton se akti në shqyrtim nuk ka mospërputhje me dispozitat e tij.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna nëse grupe interesi janë thirrur për dëgjesë në Kuvend, në Komisione të tij gjatë shqyrtimit të aktit, por të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, përfaqësues të organizatave të biznesit u shprehën se ishin në dijeni të miratimit të aktit, dhe e vlerësojnë si një rezultat pozitiv, duke shpresuar në hapjen e mundësive të reja për bashkepunime ndërkombëtare biznesi me shoqëri tregtare europiane.

5. Ligj nr. 108/2012 “Per ratifikimin e konventës së OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”.

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Çështjet sociale dhe mbrojtja e grupeve të popullatës në nevojëInstitucioni që propozon aktin Ministria e Puneve të Jashtme dhe Këshilli i Ministrave të

Republikës së ShqipërisëBaza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1dhe 121 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit të aktit?

Po

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A

Relacioni që shoqëron projektligjin është i detajuar me të gjitha shpjegimet e nevojshme.

Page 57: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Miratimi i këtij projektligji vjen si detyrim i angazhimeve ndërkombëtare të vendit tonë si anëtar i OKB dhe në kuadër të përmbushjes së anagazhimeve politike dhe qeveritare ndaj personave me aftësi të kufizuar sipas parashikimeve në strategjitë përkatëse shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të këtij grupi të popullsisë.

“Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar” ka për qëllim të promovojë, të mbrojë dhe të sigurojë që të gjithë personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të promovojë respektimin e dinjitetit të tyre të lindur. Personat me aftësi të kufizuara përfshijnë ata që kanë dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afatgjata, të cilat, në ndërveprim me barriera të ndryshme, mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët.

Shtetet anëtarë të Konventës marrin përsipër këto detyrime:

1. Shtetet palë marrin përsipër të sigurojnë dhe promovojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat me aftësi të kufizuara pa diskriminim të ndonjë lloji me bazë aftësinë e kufizuar. Për këtë qëllim, shtetet palë marrin përsipër: a) Të miratojnë të gjitha masat e duhura legjislative dhe administrative, si dhe masa të tjera për zbatimin e të drejtave të njohura nga kjo konventë; b) Të marrin të gjitha masat e duhura, përfshirë legjislacionin, për të modifikuar apo zhvlerësuar ligjet, rregulloret, zakonet dhe praktikat ekzistuese që përbëjnë diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuara; c) Të marrin parasysh mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha politikat dhe programet; d) Të mos marrin pjesë në veprime apo praktika që nuk janë në përputhje me këtë konventë dhe të sigurojnë që autoritet dhe institucionet publike të veprojnë në përputhje me këtë konventë; e) Të marrin të gjitha masat e duhura për të eliminuar diskriminimin me bazë aftësinë e kufizuar nga personat, organizatat apo ndërmarrjet private; f) Të ndërmarrin apo të promovojnë punën kërkimore dhe zhvillimin e mallrave, shërbimeve, pajisjeve dhe lehtësive të projektuara në mënyrë universale, siç përcaktohen në nenin 2 të kësaj konvente, të cilat duhet të kërkojnë adaptimin më minimal të mundshëm dhe koston më të ulët për të plotësuar nevojat

Page 58: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

specifike të personave me aftësi të kufizuara, për të promovuar gjendjen dhe përdorimin e tyre, dhe për të promovuar projektim universal në zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve; g) Të ndërmarrin apo të promovojnë punën kërkimore dhe zhvillimin, si dhe të promovojnë gjetjen dhe përdorimin e teknologjive të reja, përfshirë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, mjeteve ndihmëse lëvizëse, pajisjeve, teknologjive ndihmese, të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, duke u dhënë prioritet teknologjive me kosto të përballueshme; h) Të sigurojnë mundësimin e informacionit për personat me aftësi të kufizuara lidhur me mjetet ndihmëse lëvizëse, pajisjet, dhe teknologjitë ndihmese, përfshirë teknologjitë e reja, si dhe forma të tjera ndihme, shërbimesh dhe lehtësirash mbështetëse.i) Të përmirësojnë trajnimin e profesionistëve dhe personelit që punon me personat me aftësi të kufizuara lidhur me të drejtat që njeh kjo konventë, me qëllim që ndihma dhe shërbimet e garantuara nga këto të drejta të sigurohen më mirë.

2. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore, çdo shtet palë merr përsipër të ndërmarrë të gjitha masat në masën maksimale të burimeve ekzistuese dhe, kur është e nevojshme, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me synimin për të arritur në mënyrë progresive realizimin e plotë të këtyre të drejtave, pa cenuar ato detyrime të paraqitura në këtë konventë, të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare janë drejtpërdrejt të zbatueshme.

3. Në zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit për zbatimin e kësaj konvente, si dhe për proçeset e tjera vendimmarrëse në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuara, shtetet palë duhet të konsultojnë dhe të përfshijnë aktivisht personat me aftësi të kufizuara, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara nëpërmjet organizatave të tyre përfaqësuese.

4.Asgjë nga kjo konventë nuk duhet të prekë ato dispozita që janë më të favorshme për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe që mund të përmbahen në ligjin e shtetit palë apo të drejtën ndërkombëtare në fuqi për atë shtet. Nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo cenim të asnjë prej të drejtave të njeriut dhe lirive themeltare të njohura apo ekzistuese në cilindo shtet palë në këtë konventë në përputhje me ligjin, konventat, rregulloret apo zakonet me pretekstin se kjo konventë nuk i njeh këto të drejta apo liri apo se ajo i njeh ato në një masë më të vogël.

5. Dispozitat e kësaj konvente zbatohen në të gjitha pjesët e shteteve federale pa asnjë kufizim apo përjashtim.

Page 59: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetuten, aktet ndërkombetare të ratifikuara ne vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Po, relacioni është i plotë dhe i qartë.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe cfarë argumentash paraqesin?

Forcat parlamentare kanë votuar pro projektligjin në mbledhjen e mbajtur në Komisionin për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe cfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Të ftuar: Z. Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB)

Zj. Ilda Bozo – specialiste në MPÇSSHB

Z. Astrit Kuka – drejtor juridik në MPÇSSHB

Zj. Inida Methoxha – specialiste juriste në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Në seancën plenare të datës 15.11.2012 ishin prezentë 121 deputë, përpara se të niste votimi i projektligjit.Projektligji u votua: 121 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit kanë votuar pro miratimit të projektligjit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Miratimi i Konventes me anë të projektligjit në shqyrtim, është në pëputhje me dispozitat kushtetuese të vendit tonë, neni 15 (Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut), 18 (Mbrojtja nga diskriminimi), 49 (Te drejtat dhe liritë ekonomike), neni 55 (Kujdesi shëndetësor), neni 59, pika e, (Objektivat sociale – perkujdesja dhe ndihma për invalidët), dhe neni 122 (Ratifikimi i akteve ndërkombëtare).

Pavarësisht, se nuk është pjesë e kësaj analize, konstatohet se termi invalid në nenin 59, pika e) e Kushtetutës bie në kundërshtim me aktet ndërkombëtare të OKB për personat me aftësi të kufizuar, nje prej të cilëve është miratuar me aktin në objekt analize. Në përputhje me

Page 60: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

terminologjinë e Kombeve të Bashkuara dhe konceptet e Mundësive të Barabarta të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe në përputhje me kategorizimin ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), rezulton se termi “person me handikap” është zevendësuar me termin “Person me Aftësi të Kufizuar” (individualisht) dhe “Persona me Aftësi të Kufizuara” (në nivel shoqëror).

“Personat me Aftësi të Kufizuar” janë ata persona te të cilët funksionet fizike, kapaciteti mendor ose gjendja psikologjike kanë prirje të shmangen për më shume se gjashtë muaj nga gjendja tipike për moshën përkatëse, gjë që sjell për pasojë kufizime të pjesëmarrjes së tyre në jetën shoqërore. Në këto kushte vlerësohet se termi invalid në Kushtetutë duhet ndryshuar me fjalën “Persona me Aftësi të Kufizuara”.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Akti në analizë është në përputhje me legjislacionin në fuqi në vendin tonë që parashikon mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Kodi i punës Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Mbi sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë” Ligji Nr. 8626, dt 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” Ligji 8098, datë 28.03.1996 "Për statusin e të verbërit" Ligji nr. 7710, dt. 18.05.1993 "Për ndihmën dhe përkujdesjen shoqërore" Ligji nr. 7880, dt. 13.10.1994 “Për sigurimin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” Ligji nr. 8092, dt. 21.03.1996 "Për shëndetin mendor” Ligji nr. 7995, dt.20.09.1995 " Per nxitjen e punësimit" Ligji nr. 8872, dt. 29. 03. 2002, "Për arsimim dhe formim profesional në Republikën e

Shqipërisë" Ligji Nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar” Ligji Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportin rrugor”

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna nëse grupe interesi janë thirrur për dëgjesë në Kuvend, në Komisione të tij gjatë shqyrtimit të aktit, por të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, përfaqësues të organizatave që promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar shpjeguan se kanë qënë pjesë e proçesit për hartimin e aktit duke lobuar pranë MPÇSSHB dhe organeve të tjera shtetërore për miratimin e tij. Ata e vlerësojnë miratimin e konventës së OKB, si një arritje për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe shpresojnë në rritjen e efektivitetit të mbrojtjes nga ana e shtetit të kësaj shtrese në nevojë për përkrahje dhe ndihmë konkrete, me qëllim nxitjen e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën sociale dhe ekonomike të vendit dhe përmirësim të kushteve të tyre të jetesës.

6. Ligj nr. 107/2012 “Për dhënie amnistie”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Page 61: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Fusha e zbatimit të ligjit Mbrojtja e interesit publik; Përjashtimi nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale

Institucioni që propozon aktin Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Në mbështetje të neneve 81, pika 1dhe 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision?

Relacioni që shoqëron projektligjin është i detajuar me të gjitha shpjegimet e nevojshme.Qëllimi i aktit është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të parashikuara në të.Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Kriteret për përfitimin e amnistisë: a) personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator 2012, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, përveç personave të dënuar për veprat penale që jepen më poshtë;b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, përveç personave të dënuar për veprat penale që jepen më poshtë;c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, përveç personave të dënuar për veprat penale që jepen më poshtë;ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 28 nëntor 2012, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 1 vit, përveç personave të dënuar për veprat penale që jepen më poshtë;d) të dënuarat femra, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, përveç personave të dënuar për veprat penale që jepen më poshtë;dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, përveç personave të dënuar për veprat penale që jepen më poshtë;e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 79, 101, 139, 140 e 141 të Kodit Penal.

Page 62: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

2. Të gjithë të dënuarve që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafit 1 të këtij neni, u zbritet 1/4 e dënimit të mbetur, përveç personave të dënuar për veprat penale që jepen më poshtë; Në rastin e personave përsëritës, të dënuar për të njëjtën vepër penale, nuk zbatohet zbritja sipas këtij paragrafi.

Nuk përfitojnë nga amnistia personat e dënuar për: a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74 e 75 të Kodit Penal; b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76 , 77, 78 dhe 79 të Kodit Penal dhe vrasje e mbetur në tentativë, si dhe neni 77 i Kodit Penal Ushtarak; c) vepra penale, të kryera me dashje, kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, paragrafi i dytë i nenit 88, dhe 89/a të Kodit Penal; ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 106 dhe 108 të Kodit Penal; d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, paragrafi i dytë dhe i tretë i nenit 109/b, paragrafi i parë i nenit 110, 110/a dhe 111 të Kodit Penal; dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenet 114, 114/a, 114/b dhe në paragrafin e dytë të nenit 117 të Kodit Penal; e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e tretë të nenit 124/b, nenet 128/a dhe 128/b të Kodit Penal; ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, paragrafi i dytë i nenit 138, 138/a, 139, 140, 141, paragrafi i dytë i nenit 141/a, paragrafi i dytë i nenit 143, 143/a, paragrafi i tretë i nenit 152, dhe 175 të Kodit Penal, si dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak; f) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225 të Kodit Penal; g) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228 të Kodit Penal; gj) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 233, 234, 234/a e 234/b të Kodit Penal; h) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 248, 250, 258, 259, 259/a, 260, 270, paragrafi i parë dhe i katërt i nenit 278, 278/a, paragrafi i dytë i nenit 282, 282/a, 283, 283/a, 283/b, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 286, 287, 287/a, 288, paragrafi i dytë i nenit 289, 290, si dhe paragrafët e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 298 të Kodit Penal;

Page 63: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

i) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh e 319/e të Kodit Penal; j) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 329, 330, 330/a, 331 dhe 332 të Kodit Penal; k) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. 2. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë.

Pushimi i ndjekjes penale: Proçedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30 shtator 2012, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Projektligji është debatuar gjatë në Komisionin e çështjeve ligjore dhe është miratuar me disa ndryshime të propozuara nga deputetët e opozitës.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Të ftuar: Znj. Marsida Xhaferllari – Drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë Z. Gazment Bardhi – Drejtor në Drejtorinë e Oponencës në Ministrinë e Drejtësisë Z. Alfred Progonati – prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Znj. Edlira Jorgaqi – specialiste në Drejtorinë e Studimeve, Kërkimeve Ligjore dhe Integrimit në Prokurorinë e Përgjithshme

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Në seancën plenare të datës 08.11.2012 ishin prezentë 125 deputë përpara se të niste votimi i projektligjit.Projektligji u votua: 126 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Një deputet që nuk votoi në fillim për prezencën rezulton se ka votuar projektligjin.

Page 64: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 81, paragrafi i dytë, germa “ë”, i ka dhënë të drejtën Kuvendit të nxjerrë ligj për dhënie amnistie, i cili përjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit, në përputhje me parashikimin e nenit 71 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Rezulton se akti adreson tri çështje: humanizmin e shtetit ndaj një kategorie të dënuarish; përmirësimin e standardeve të të dënuarve në sistemin penitenciar, sepse fakti që një

pjesë e të dënuarve përfitojnë nga amnistia dhe dalin nga sistemi penitenciar, përmirëson kushtet e të dënuarve që mbeten në këtë sistem;

ekuilibër të përshtatshëm midis këtij akti human dhe interesit për siguri publike;

Deri më sot Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë gjashtë herë amnisti. Amnistia e parë është ajo e vitit 1991-1992 me faljen e të burgosurve politikë, dhe për të përfunduar në vitin 2007, ku u liruan një numër i madh personash, përfshirë edhe krerët e firmave piramidale. Ato u janë përgjigjur ngjarjeve historike të ngjashme me 100-vjetorin e Pavarësisë, ose përvjetori i çlirimit të vendit, apo për përvjetor tjetër pavarësie, por ka pasur edhe situata të pazakonta sociale, siç ishte viti 1997.

Ky akt fal tërësisht dënimin për një kategori të dënuarish deri në një vit burgim deri në datën 28 nëntor 2012; ul dënimin një të katërtën për një pjesë të dënuarish; parashikon pushimin e ndjekjes penale për personat për të cilët nuk është dhënë ende një vendim i formës së prerë nga gjykata, ndërsa rezulton se për veprat me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si krimet kundër jetës, shëndetit, lirisë së personit, njeriut dhe dinjitetit, familjes, fëmijëve dhe martesës, pasurisë, autoritetit të shtetit, drejtësisë, zgjedhjeve të lira etj. për të cilat ligji rezervon dënime maksimale me burgim, nuk është parashikuar dhënia e amnistisë.

Në analizë tërësore të aktit, konstatohet se ai është shprehje e një politikë penale për të amnistuar ato vepra penale që nuk kanë rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe shtetin si dhe ka respektuar dispozitat kushtetuese që garantojnë liritë dhe të drejtat themelore të shtetasve, konkretisht të nenit 17 të saj, ku kufizimi i të drejtave të individëve ka si parakusht vetëm mbrojtjen e interesit publik.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Akti në analizë vjen në përputhje me parashikimet e K.Penal dhe K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë si dhe aktet e tjera në fuqi në vend.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna nëse grupe interesi janë thirrur për dëgjesë në Kuvend, në Komisione të tij gjatë shqyrtimit të aktit, por të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, përfaqësues të organizatave të

Page 65: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

shoqërisë civile nuk kanë shprehur ndonjë kundërshti në lidhje me miratimin e Ligjit për dhënien e amnistisë.

7. Ligj nr. 104/2012 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Barazia gjinore; Parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje

Institucioni që propozon aktin Ministria e Puneve të Jashtme dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1dhe 121 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Po janë kryer takime nga MPCSSHB me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që kanë kërkuar, jo vetëm ratifikimin e konventës, por edhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive për luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe asaj në familje, duke u nisur nga situata alarmante në Shqipëri në këtë drejtim.

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna

A ka relacion të detajuar për draft aktin nëKomision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Relacioni që shoqëron projektligjin është i detajuar me të gjitha shpjegimet e nevojshme.

Miratimi i këtij projektligji vjen si detyrim i angazhimeve ndërkombëtare të vendit tonë si anëtar i Këshillit të Europës dhe në kuadër të përmbushjes së anagazhimeve politike dhe qeveritare në luftën kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Qëllimet e kësaj Konvente që krijon një mekanizëm specifik monitorimi janë: a) mbrojtja e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimi, ndjekja penale dhe eliminimi i dhunës kundër grave dhe dhunës në familje; b) kontributi ndaj eliminimit të të gjitha formave të diskriminimit kundër grave dhe promovimi i barazisë thelbësore midis burrave dhe grave, duke përfshirë mënyrat me anë të fuqizimit të grave; c) hartimi i një kuadri gjithëpërfshirës politikash dhe masash për mbrojtjen dhe ndihmën për të gjitha viktimat e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje; d) nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar, me synim eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje; e) ofrimi i mbështetjes dhe ndihmës për organizatat dhe agjencitë

Page 66: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

e zbatimit të ligjit për të bashkëpunuar në mënyrë efektive, me qëllim miratimin e një përqasjeje të integruar për të eliminuar dhunën kundër grave dhe dhunën në familje.

Detyrimet e shteteve dhe masat paraprake 1. Palët i shmangen përfshirjes në akte dhune kundër grave dhe garantojnë që autoritetet shtetërore, zyrtarët, agjentët, institucionet dhe aktorë të tjerë që veprojnë në emër të shtetit, të veprojnë në përputhje me këtë detyrim. 2. Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për të ushtruar masa paraprake për të parandaluar, hetuar, dënuar dhe siguruar kompensim për akte dhune të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, të cilat kryhen nga aktorë joshtetërorë.

Kjo Konventë parashikon detyrat dhe masat që duhen të marrin shtetet anëtarë për të të dhe zbatuar politika me ndjeshmëri gjinore, për krijimin e mekanizmave bashkërendues për luftën kundër dhunës, për parandalimin e dhunës, për ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinore dhe asaj në familje, forcimin e rolit të mediave dhe shoqërisë civile në parandalimin e dhunës dhe trajtimin e viktimave të saj, mjetet ligjore kundër dhunuesve ku përfshihet edhe e drejta e kompesimit financiar të viktimës, dënime efektive ndaj dhunuesve etj.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Deputët e forcave politike parlamentare kanë votuar pro miratimit të projektligjin në mbledhjen e mbajtur në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar?

Të ftuar: Znj. Alida Tota - Drejtoreshë në Drejtorinë e Politikave për Shanset e Barabarta dhe FamiljesZj. Etleva Sheshi - Shefe në Sektorin e Barazisë Gjinore dhe Masave ndaj Dhunës në FamiljeZj. Brunilda Dervishi - specialiste në sektorin e Barazisë Gjinore dhe Masave ndaj Dhunës në Familje.

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Në seancën plenare të datës 08.11.2012 ishin prezentë 125 deputetë përpara se të niste votimi i projektligjit.

Edhe pse përpara votimit u konstatua se ishin prezente 125 deputete, projektligji u votua me 127 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Proçedura e shqyrtimit dhe miratimit është kryer në zbatim të Rregullores së Kuvendit.

Page 67: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Miratimi i Konventes me anë të projektligjit në shqyrtim, është në pëputhje me dispozitat kushtetuese të vendit tonë, neni 54 I Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që shprehimisht thotë: “Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti”, si dhe me nenin 122 te Kushtetutës.

Ky projekt ligj është miratuar në zbatim të angazhimeve ndërkombëtare të vendit tonë si anëtar i Këshillit të Europës dhe në kuadër të përmbushjes së angazhimeve politike dhe qeveritare kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Ky akt është në përputhje edhe me akte të tjera ndërkombëtare të ratifikuara më parë nga vendi ynë, ku ndër më thelbësoret përmendim Konventën "Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj Grave", (“CEDAW”), e cila ka hyrë në fuqi, më 11.05.1994. Që prej vitit 2003 Republika e Shqipërisë ka aderuar edhe në “Protokollin Opsional” të kësaj Konvente.

Në kuadër të proçesit të integrimit në Bashkimin Europian, Shqipëria dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Associimit, (“MSA”), në datën 12.06.2006 që parashikon detyrimin e Shqipërisë për të garantuar mbrojtje efektive dhe standarde në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe në familje si dhe për barazinë gjinore.

Gjithashtu, Shqipëria ka ratifikuar, duke bërë pjesë të sistemit të brendshëm juridik, edhe shumë akte të tjera ndërkombëtare që sanksionojnë të drejtat dhe liritë e njëriut, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, kryesisht masat kundër dhunës në familje, prej të cilave gjejmë me vend të përmendim “Konventën Europiane të të Drejtave të Njëriut” (1950), “Pakti Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore” (1966), “Deklarata e Mijëvjeçarit”, e nënshkruar në shtator 2000 në Mbledhjen e nivelit të lartë të OKB-së, Konventa e ONP nr. 111 “Kundër diskriminimit”, Konventa e ONP nr. 183 “Për mbrojtjen e amësisë”, instrumenta të Këshillit të Europës, Rekomandimi (85) 4 “Për dhunën në familje”, Rekomandimi (87) 21 “Për asistencë ndaj viktimave të krimit dhe paradalimin e viktimizimit”, Rekomandimi (91) 11 “Për shfrytëzimin seksual”, etj.

Nëpërmjet këtyre akteve Shqipëria ka marrë përsipër angazhime dhe detyrime për të marrë masa konkrete me qëllim sanksionimin e të drejtave të njeriut dhe barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe eliminimin e fenomenit të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Akti në analizë është në përputhje me legjislacionin në fuqi në vendin tonë që parashikon barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe asaj në familje:

Page 68: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Kodi Penal dhe Kodi i Proçedurës Penale Ligji nr. 9699, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në familje” Ligji nr.9970, datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore”. Ligji nr.10221, datë 14.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”

Parashimiket e Konventës së Këshillit të Europës përcaktojnë standarde të njejta me ato që parashikohen edhe në “Strategjinë kombëtare për barazinë gjinore dhe reduktimin e dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje, 2011-2015” të MPCSSHB.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna nëse grupe interesi janë thirrur për dëgjesë në Kuvend, në Komisione të tij gjatë shqyrtimit të aktit, por të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, përfaqësues të organizatave që mbrojnë të drejtat e grave, janë shprehur të kënaqur nga miratimi i aktit dhe ratifikimi i Konventës. Sipas tyre, qeveria shqiptare duhet të intensifikojë veprimet për të parandaluar dhunën me bazën gjinore dhe atë në familje si dhe për ulur rastet e kësaj dhunë, që kohët e fundit paraqiten në rritje të theksuar. Këto organizata shprehën se detyrimet dhe parashikimet ligjore duhen vënë në veprim, me qëllim që efektet e tyre të ndihen në shoqëri e të mos ketë viktima dhune në familje në vend.

8. Ligj nr. 102/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Komunikimet ElektronikeInstitucioni që propozon aktin Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë e Informacionit dhe të

Komunikimeve; Këshilli i Ministrave të Republikës së ShqipërisëBaza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Relacioni që shoqëron projektligjin është i detajuar me të gjitha shpjegimet e nevojshme.

Akti në shqyrtim parashikon shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE.

Sipas shpjegimeve në relacion, Ligji që amendohet është përafruar me direktivën 2009/140/EC, “Për një rregullim më të mirë në komunikimet elektronike”, (e cila amendon me Direktivat

Page 69: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

2002/22/EC, 2002/21/EC), me Direktivën 2009/136/EC, (e cila amendon direktivën 2002/22/EC, për shërbimin universal dhe Direktivën 2002/58/EC për “Privatësinë dhe komunikimet elektronike”) dhe me Direktivën 2006/24/EC, për ruajtjen e të dhënave.

Ndryshimet në Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 konsistojnë kryesisht në përcaktimin dhe rregullimin e standardeve të komunikimeve elektronike të njëjta me ato të aplikueshme në vendet e BE.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe cfarë argumentash paraqesin?

Ligji është votuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e komisionit të cështjeve ligjore.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Të ftuar: përfaqësues të Ministrisë së Inovacionit dhe e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit;  përfaqësues të AKEP –it;   përfaqësues të Ministrisë së Integrimit

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Në seancë plenare të datës 24.10.2012 ishin prezentë 116 deputë përpara se të niste votimi i projektligjit.Edhe pse perpara se te fillonte votimi u konstatua prezenca e 116 deputeteve, projektligji u votua 121 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Proçedura e shqyrtimit dhe miratimit është kryer në zbatim të Rregullores së Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Akti në shqyrtim respekton të drejtat dhe liritë e njeriut të parashikuara në Kushtetutën e vendit tone, neni 36, që shprehimisht thotë “Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuar” si dhe KEDNJ, nenin 8, ku parashikohet se: “Çdokush ka të drejtë që t’i respektohet jeta private e familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur, në një shoqëri demokratike, kjo masë është e domosdoshme për sigurimin kombëtar, për sigurinë publike, për mirëqenien ekonomike të vendit, për mbrojtjen e rendit ose për parandalimin e veprave penale, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve”.

Page 70: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Akte të BE në fushën e Komunikimeve Elektronike

Janë marrë në studim disa akte të BE, ku ndër më të spikaturat përmendim:

Direktivën 2009/136/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 25 nëntor 2009, e cila amendon Direktivën 2002/22/KE “Mbi shërbimin universal dhe të drejtat e përdoruesve lidhur me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike”, Direktivën 2002/58/KE, lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë në sektorin e Komunikimeve Elektronike

Direktivën 2006/24/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 15 mars 2006, “Mbi mbajtjen e të dhënava të krijuara ose të përpunuara lidhur me ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun ose të rrjeteve të komunikimit publik” dhe që amendon Direktivën 2002/58/KE

Direktivën 2009/140/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 25 nëntor 2009, e cila amendon Direktivën 2002/21/KE “Mbi një kuadër të përbashkët rregullator për rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike”

Direktivën 2002/19/KE “Mbi aksesin dhe interkonieksionin e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe faciliteteve shoqëruese” dhe Direktivën 2002/20/KE “Mbi autorizimin e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike”

Nga analiza e kryer rezulton se akti në shqyrtim nuk bie në kundërshtim me parashikimet e akteve të mësipërme, por është rrjedhojë e detyrimit të vendit tonë për përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE, parashikuar edhe në Planin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe përafrimit të legjislacionit të vendit me atë të BE në kuadër të integrimit europian.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti të jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor tjetër në fuqi në vendin tonë.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna nëse grupe interesi janë thirrur për dëgjesë në Kuvend, në Komisionin perkates gjatë shqyrtimit të aktit, por të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, përfaqësues të organizatave të operatorëve të komunikimeve elektronike, akti është i pranueshëm dhe përcakton standarde të arritshme në ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike. Sipas tyre, AKEP ka organizuar takime për dëgjesa të tyre gjatë hartimit të aktit.

9. Ligj nr. 96/2012 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Rritja e transparencës së Institucioneve

Page 71: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Publike për aktet e miratuaraInstitucioni që propozon aktin Këshilli i Ministrave, me vendimin nr. 413, të

datës 20.06.2012, ka vendosur të propozojë për shqyrtim dhe miratim projektligjin “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare” me nismë të Ministrit të Drejtësisë;

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Nenet 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk jane kryer dëgjesa publike gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të Ligjeve.

A ka relacion të detajuar për draft aktin nëKomision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit? A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetuten, aktet ndërkombetare të ratifikuara ne vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Relacioni bashkëlidhur aktit është i plotë dhe sqarues.Kjo nismë ligjore vjen në zbatim të dy dokumenteve kyçe për Shqipërinë. I pari është strategjia ndërsektorale e drejtësisë e miratuar me vendimin nr. 519, datë 20.07.2011 të Këshillit të Ministrave dhe dokumenti i dytë është anëtarësimi i Shqipërisë në partneritetin “Për qeveri të hapur”, i cili zbërthehet në 46 objektiva dhe forcon ndjeshëm transparencën në qeverisje dhe rrit integritetin.Ky akt përcakton:

a) proçedurën e botimit të Fletores Zyrtare në formatin e shkruar në letër, si dhe në formatin elektronik; b) përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në proçesin e botimit të akteve; c) rregullat për të garantuar mirëfunksionimin e Arkivit Elektronik të Akteve; ç) rregullat për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare. e) organet që administrojnë botimet zyrtare, organizimin dhe funksionimin e tyre, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre;Në bazë të aktit krijohet Qendra e Botimeve Zyrtare si person juridik publik, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Punonjësit e saj gëzojnë statusin e nëpunësit civil, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shërbimin civil, me përjashtim të punonjësve mbështetës, marrëdhënia e punës

Page 72: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

e të cilëve rregullohet nga Kodi i Punës. Struktura dhe organika e Qendrës së Botimeve Zyrtare miratohen nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë. Rregullat e hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare përcaktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Në përgjithësi forcat politike në Kuvend nuk kanë patur kundërshti për miratimin e aktit, përveç oponencës se deputetëve të opozitës në lidhje me zgjerimin e kompetencave te Ministrit te Drejtesise si dhe faktin qe drejtori i qendrës emërohej nga Kryeministri. Megjithate deputetët e opozitës kanë votuar pro miratimit të projektligjit, si në Komisione ashtu dhe në seancë plenare.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Të ftuar:Marsida Xhaferllari – Drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e DrejtësisëGazment Bardhi – Drejtor i Drejtorisë së Oponencës në Ministrinë e Drejtësisë

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Projektligji është miratuar me votat e 124 deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, në seancën plenare të datës 11 Tetor 2012. Projektiligji është votuar në mënyrë korrekte duke respektuar proçedurat që parashikon Rregullorja e Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Akti në analizë është është zbatim i drejtëpërdrejtë i nenit 117 të Kushtetutës së vendit, ku shprehimisht thuhet: “1.   Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.2.   Shpallja dhe botimi i akteve të tjera normative bëhet sipas mënyrës së parashikuar me ligj.3.   Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen me ligj, shpallen dhe botohen sipas proçedurave që parashikohen për ligjet. Shpallja dhe botimi i marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare bëhet sipas ligjit”.

Page 73: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti të jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor tjetër në fuqi në vendin tonë.

Ligji nr.9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, neni 10 parashikon se: “1. Institucionet qendrore, ne varësi te Kryeministrit ose te ministrit, janë persona juridike, publike, qe krijohen me vendim te Këshillit te Ministrave, për te ushtruar veprimtarinë shtetërore ne një fushe te caktuar. 2. Statusi, objekti i veprimtarisë, organizimi i brendshëm, emërimi, lirimi ose shkarkimi i drejtuesit te institucionit qendror dhe çështje te tjera për to, parashikohen ne vendimin e Këshillit te Ministrave, me te cilin ato krijohen. 3. Struktura dhe organika e tyre, përveç rasteve kur ato rregullohen me ligj, përcaktohen me urdhër te Kryeministrit, përkatësisht për institucionet ne varësi te Kryeministrit, me propozimin e Sekretarit te Përgjithshëm, ndërsa për institucionet ne varësi te ministrit me propozimin e këtij te fundit”.

Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ), sipas parashikimeve të aktit në analizë, rezulton të jetë person juridik publik në varësi të Ministrit të Drejtësisë. Emërimi i Drejtorit të kësaj Qëndre bëhet nga Kryeministri me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Në referim të dispozitës së mësipërme të Ligjit nr.9000, datë 30.01.2003, rezulton se emërimi dhe lirimi nga detyra i drejtuesve të institucioneve qëndrore në varësi të Kryeministrit apo ministrit, parashikohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastin në shqyrtim këto çështje kanë gjetur rregullim specifik në ligjin organik të QBZ.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna nëse grupe interesi janë thirrur për dëgjesë në Kuvend, në Komisione të tij gjatë shqyrtimit të aktit.

10. Ligj nr. 91/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Profesionet e lira, Avokatia Institucioni që propozon aktin Keshilli i Ministrave i Republikës së

Shqipërisë, me nismë të Ministrisë së Drejtësisë

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Nenet 78 dhe 83 pika 1, të Kushtetutës

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Janë zhvilluar tri tryeza, nga të cilat dy janë organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni EURALIUS dhe një nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në përfundim të punës njëvjeçare dhe tryezave, janë përgatitur draftet, të cilat janë diskutuar me grupet e

Page 74: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

interesit, me gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe me të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë që kanë interes

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Z. Joaquin Urias – përfaqësues nga misioni EURALIUSZ. Maksim Haxhia – Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Po, ka relacion që paraqet në mënyrë të detajuar ndryshimet e ligjit. Hartimi dhe miratimi i ndryshimeve në Ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, është pjesë e planit të veprimit për integrimin dhe detyrim i qeverisë shqiptare në kuadrin e integrimit në BE.Ndryshimet ligjore në Ligjin nr. 9109, datë 17.07.2003, kryesisht konsistojnë në:

forcimin e rregullave disiplinore për avokatët;

të drejtën e Ministrisë së Drejtësisë për të ushtruar ankim në gjykatë ndaj vendimeve të organeve disiplinore të Dhomës së Avokatëve ndaj avokatëve;

rregulla të reja për marrjen e licensës së avokatit;

krijimin e institucionit edukues për avokatët e rinj, të cilët nuk mund të marrin lejen e ushtrimit të profesionit pa kryer paraprakisht një trajnim kualifikues;

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetutën, aktet ndërkombetare të ratifikuara ne vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend

Projektligji merr në konsideratë një sërë ligjesh organike, siç janë: Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, Ligji Kodin e Proçedurave Administrative, K.Pr. Civile dhe K.Pr.Penale; etj

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Kyesisht nuk ka qëndrime kundër miratimit të aktit.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Z. Eduard Halimi - Ministër i DrejtësisëZnj. Marsida Xhaferllari – Drejtoreshë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e DrejtësisëZ. Gazmend Bardhi - këshilltar i Ministrit të

Page 75: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

DrejtësisëNë seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Projektligji eshte miratuar me 124 vota pro te deputetëve të pranishëm në seancën plenare të datës 27.09.2012. Projektligji eshte miratuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Profesioni i avokatit është i lidhur me të drejtën e qytetarëve për të pasur mbrojtjen e duhur kur atyre t’i lindë kjo nevojë, qoftë për proçese penale, civile apo administrative. Kjo e drejtë e mbrojtjes gëzon jo vetëm garantim kushtetues (neni 31, pika ç), por ajo sanksionohet në akte ndërkombëtarë për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si KEDNJ, (neni 6, pika c).

Duke qënë se e drejta e mbrojtjes është në rendin e të drejtave themelore të njëriut, shtetet anëtare të KEDNJ duhet të marrin masa për të garantuar ushtrimin efektiv të kësaj të drejte.

Ndryshimet në Ligjin që rregullon profesionin e avokatit, me aktin në analizë, janë pikërisht një shprehje e përmbushjes së detyrimit të shtetit shqiptar për të mundësuar që qytetarët e këtij vendi të gëzojnë mbrojtjen efektive dhe të marrin shërbimin profesional nga avokatë të zotë, me integritet të lartë dhe që veprojnë në përputhje me interesat e klientëve të tyre dhe rregullat e etikës. Akti në shqyrtim parashikon garanci të domosdoshme për mundësimin e ofrimit të shërbimeve ligjore sipas standardeve të aplikueshme në BE.

Rezulton se ky akt është hartuar me mbështetjen e ekspertëve të misionit EURALIUS në Shqipëri dhe është pjesë e planit të masave që shteti shqiptar duhet të marrë në kuadrin proçesit të integrimit të vendit në BE.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti te jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor tjetër në fuqi në vendin tonë.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Rezulton se janë organizuar takime me grupe interesi gjatë hartimit të aktit. Dhoma Kombëtare e Avokatëve ka qënë e pranishme dhe ka diskutuar edhe në komisione parlamentare për shqyrtimin e aktit me përfaqësues të saj. Të pyetur nesë ky akt është në përputhje me interesat e tyre, avokatët u shprehën se dispozitat e tij premtojnë për rritje të standardeve profesionale dhe etike të avokatëve, duke shpresuar që individët të cilët e kanë

Page 76: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

njollosur këtë profesion të jenë subjekte të proçedurave disiplinore të vendosura nga ndryshimet ligjore të fundit.

11. Ligj nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Sistem rregullues për të gjithë fushën e veprimtarisë shtetërore

Institucioni që propozon aktin Keshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Në mbledhjen e komisionit të Ligjeve të datës 24.09.2012, nuk ka patur të ftuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Po, ka relacion që paraqet në mënyrë të detajuar ndryshimet e ligjit. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, vjen si një detyrim i zbatimit të strategjisë së reformës në administratën publike 2009-2013.Miratimi i këtij projektligji është një nga detyrimet e 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian.

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare të ratifikuara në vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Janë marrë në konsideratë një sërë dispozitash të ligjeve të tjera organike, si ai “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, “Për prefektët”, Kodi i Proçedurave Administrative dhe “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, etjKy ligj ka për qëllim krijimin e një kuadri ligjor të njëjtë për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.Organet dhe institucionet e administratës shtetërore janë: Kryeministri dhe ministrat që janë dhe organet e larta të administratës shtetërore. Ata drejtojnë dhe mbikëqyrin

Page 77: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

administratën shtetërore brenda fushës përkatëse të veprimtarisë shtetërore.Sipas këtij akti, administrata shtetërore përbëhet nga këto institucione: a) Kryeministria; b) ministritë; c) institucionet në varësi të Kryeministrit ose të ministrave; ç) njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve;d) agjencitë autonome; dh) administrata e prefektit.Nuk hyjnë në rrethin e administratës publike: Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, si dhe Forcat e Armatosura.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Mazhoranca ka qënë pro miratimit te projekligjit pa ndryshime. Qëndrimi i opozitës eshte kundër miratimit të tij, për shkak se ato nuk vijnë si rezultat i një analize të detajuar dhe nevojave konkrete për efiçencë në administratën shtetërore, por bëhen thjesht, për të përmbushur detyrimet që lindin nga plani i veprimit te masave për integrimin në BE. Megjithatë, projektligji është votuar me unanimitet në mbledhjen e komisionit te ligjeve të datës 24.09.2012.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe cfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Z. Eduard Halimi – Ministër i Drejtësisë

Zj. Marsida Xhafellari – Drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë

Z. Gazmend Bardhi – Drejtor i Drejtorisë së Oponencës në Ministrinë e Drejtësisë

Z. Joaquin Urias – përfaqësues i EURALIUS-it

Z. Roland Bejko – këshilltar i Ministrit të Brendshëm

Znj. Blerta Selenica – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike

Znj. Enkela Dudushi – Përfaqësuese e Departamentit të Administratës Publike

Z. Gentjan Jahjolli – drejtor i Drejtorisë së

Page 78: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Marrëveshjeve në Ministrinë e BrendshmeNë seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Projektligji është miratuar me 71 vota pro të mazhorancës dhe 54 vota abstenim të opozitës në seancën plenare të datës 27.09.2012. Projektligji është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Në nenin 6 të Kushtetutës së vendit parashikohet shprehimisht se: “Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligjet e tyre përkatëse, përveç rasteve kur në Kushtetutë  parashikohet ndryshe”. Në analizë tërësore të aktit në shqyrtim me dispozitat kushtetuese nuk vihen re mospërputhje të tij me Kushtetutën.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Janë marrë në shqyrtim aktet e mëposhtme:

Kodi i Proçedurave AdministrativeLigji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”

Ligji nr. 8480, dt 27.05.1999 "Per funksionimin e organeve kolegjiale te administrates shteterore dhe enteve publike”

Ligji nr. 8510, dt 15.07.1999 "Per pergjegjsine jashtekontraktore te organeve te administrates shteterore"

Ligji nr. 8517, dt 22.07.1999 "Per mbrojtjen e te dhenave personale" Ligji nr. 9000, dt 30.01.2003 "Per organizimin dhe funksionimin e keshillit te ministrave" Ligji nr. 8270, date 23.12.1997 "Per kontrollin e larte te shtetit" Ligji nr. 8678, date 2.11.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e ministrise se drejtesise." Ligji nr.9367, date 7.4.2005 "Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve

publike" Ligj nr.8551, datë 18.11.1999 “Për avokaturen e shtetit” Ligji “Për Prefektin”

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti te jetë në kundërshtim me aktet e mësipërme apo me ndonjë akt ligjor tjetër në fuqi në vendin tonë.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Page 79: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Nuk ka të dhëna nëse janë përfshirë grupe interesi në diskutime gjatë hartimit apo shqyrtimit të aktit.

12. Ligj nr. 88/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Transparenca në qeverisjeInstitucioni që propozon aktin Grupi Parlamentar i Partise DemokratikeBaza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Neni 73 i Kushtetutës

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Vitin e kaluar ka pasur disa seminare dhe konsultime me EURALIUS-in dhe me PACA-n për çështjen e imuniteteve.

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Përfaqësues të shoqërisë civile që merren me çështje ligjore dhe Kushtetuese.

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Ka patur një relacion të përgatitur nga grupi parlametar i Partisë Demokratike, ku janë paraqitur të argumentuara ndryshimet e propozuara si dhe të dhëna për mbështetjen e ndryshimeve në praktikat e zbatueshme në vendet e BE.

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetutën, aktet ndërkombetare të ratifikuara në vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Po, është paraqitur relacioni përkates.Akti parashikon imunitet të kufizuar për një numër zyrtarësh të lartë të vendit, duke filluar nga deputetët, Kryeministri, ministrat, gjyqtarët dhe drejtues të tjerë të lartë të vendit.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin

Qëndrimi i partive parlamentare ka qënë përgjithësisht pozitiv në raport me nismën e propozuar.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Po. Prezantimin e nismës e ka bërë deputeti Edi Paloka në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut të datës 20.07.2012.

Në seancë plenare – në cfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e

Projektligji është votuar me unanimitet me 130 vota, në seancën plenare të datës 18.09.2012.Proçedura e shqyrtimit dhe votimit të projektligjit ka qenë korrekte duke respektuar

Page 80: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

rregulloren e Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Rezulton se akti në analizë është miratuar në përputhje me nenin 117 të Kushtetutës që shprehimisht thotë: “1.   Nisma  për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.2.   Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.3.   Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.4.   Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.5.   Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.6.   Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.7.   Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.8.   Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum”.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti te jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor tjetër në fuqi në vendin tonë.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Rezulton se janë organizuar takime me organizata të shoqërisë civile gjatë hartimit të aktit dhe gjatë shqyrtimit te tij ne Komisione te Kuvendit. Këto organizata janë shprehur pozitivisht për ndryshimet kushtetuese, duke shpresuar se efektet e tyre do sjellin qeverisje më të përgjegjshme dhe ulje të korrupsionit në vend.

13. Ligj nr. 87/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr. 4, datë 16.8.2012 “Për përcaktimine rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Page 81: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Fusha e zbatimit të ligjit Siguria e ushqimore per produktet e mishitInstitucioni që propozon aktin Këshilli i Ministrave i Republikës së

ShqipërisëBaza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Ky akt është në përputhje me përcaktimet që ka bërë Gjykata Kushtetuese per miratimin e akteve normative me fuqine e ligjit për çështje të veçanta të një rëndësie madhore.

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk janë kryer dëgjesa publike me shoqërinë civile apo grupe të tjera interesi.

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit

Po, relacioni shpjegues është shumë i qartë dhe i plotë me analizat e duhura.Ky akt ka për qëllim parandalimin e fenomenit të therjes dhe tregtimit të mishit jashtë kushteve normale që garantojnë higjienën, jetën e njeriut, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin publik.Në të përcaktohen rregulla për therjen dhe tregtimin e mishit; kushteve dhe standardeve të zbatueshme për këto veprimtari; organet e kontrollit; sanksionet për shkelje të dispozitave ligjore, etj.

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare të ratifikuara në vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Gjatë prezantimit të aktit normativ janë vënë në dispozicion të deputetëve dhe medias dokumentet shpjeguese (relacion), për efektet e Aktit, si dhe janë dhënë shpjegime sa i përket referencave në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Mazhoranca ka shpjeguar se miratimi i këtij projektligji ka lindur si nevojë duke vlerësuar edhe situatën e rëndë dhe emergjente që paraqitet në Republikën e Shqipërisë për parandalimin e fenomenit të therjes dhe tregtimit të mishit jashtë kushteve normale që cënojnë higjienën, jetën e njeriut, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin publik.Qendrimi i opozites ka qene kryesisht pozitiv per miratimin e Aktit. Opozita ka kërkuar shpjegime pse nuk kanë funksionuar dy ligjet në fuqi, ai për “Shërbimin veterinar”, dhe ligji per “Mbrojtjen e Mjedisit”. Sipas opozitës, nese do kishim zbatim korrekt të tyre nga institucionet pergjegjese nuk do kishim aritur në këtë

Page 82: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

situatë emergjence ku ndodhemi sot.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Z. Genc Juka – Drejtor i Përgjithshëm i AKU-së, (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).Z. Kristaq Profkola – Drejtor i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Akti normativ nr.4 datë 16.8.2012, u miratua ne seancën plenare të datës 18.09.2012 me 127 vota pro, dhe 2 abstenim. Proçedura e shqyrtimit dhe votimit u krye në zbatim të Rregullores së Kuvendit. Për dy votimet abstenim, nuk ka patur shpjegim të votës së dy deputetëve.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Rezulton se akti në analizë është miratuar në përputhje me nenin 117 të Kushtetutës që shprehimisht thotë: “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë  Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur.  Këto akte  humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve”.

Ky akt është në përputhje me përcaktimet që ka bërë Gjykata Kushtetuese per miratimin e akteve normative me fuqine e ligjit për çështje të veçanta të një rëndësie madhore.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti të jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor në fuqi në vendin tonë.

Ky akt, edhe pse dublon parashikime të Ligjit 10465, datë 29.09.2011“Për shërbimin veterinar” dhe Ligjit nr.9308, datë 04.11.2004 “Për shërbimin dhe inspektoriatin veterinar”, vjen në përputhje me këto dy akte ligjore.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna për dëgjesa me këto grupe interesi. Grupi që preket nga ky akt janë tregtarët e mishit, të cilët duhet të marrin masa për therrjen dhe tregtimin e gjësë së gjallë dhe mishit

Page 83: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

brenda standardeve higjeno sanitare si dhe qytetarët që përfitojnë shërbim më të mirë në kushtet e sigurisë së lartë higjenike.

14. Ligj nr. 86/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ndryshuar

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Parandalimi i konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike

Institucioni që propozon aktin Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Nenet 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna

A ka relacion të detajuar për draft aktin nëKomision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Po. Në komisionin e çështjeve ligjore është prezantuar relacioni per projektligjin.Akti paraqet amendime për ndryshimin e Ligjit Ligjit nr. 9367, datë 07.054.2005.

Këto ndryshime janë pasojë e reflektimit të problematikave të konstatuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë zbatimit të ligjit ekzistues si dhe për të siguruar përputhjen e tij me standardet ndërkombëtare.

Këto ndryshime ndërthuren me ndryshimet në Ligjin nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin e pasurive të detyrimit të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”, të cilat janë hartuar me konsulencën e Komisionit të BE-së dhe Këshillit të Europës. Projektligji nuk shoqërohet me ndryshime në buxhetin e shtetit.

Ai ka për qëllim intensifikimin e punës për parandalimin e konfliktit të interesave në Administratën Publike dhe zgjidhjen e pasojave të tij.

Page 84: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Disa nga ndryshimet kryesore që propozohen janë: - përmirësimi dhe plotësimi i dispozitave ligjore për rregullimin e anës juridike të akteve të nxjerra në kushtet e konfliktit të interesave, si dhe për aplikimin e masave shtrënguese ndaj zyrtarëve që kanë ushtruar veprimtari në këto kushte.- Rregulla të detajuara për mbrojtjen e të dhënave personale të zyrtarëve, ndalimin e lidhjes së kontratave për zyrtarët, që zotërojnë një pjesë të kapitalit të një shoqërie, kufizimin e të drejtave të kryetarit të bashkisë ose të komunës të këshillit të qarkut ndaj OJF-ve, shoqërive tregtare apo veprimtarive private fitimprurëse, forcimin e kompetencave të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si dhe forcimin e kundërvajtjeve administrative.

Në bazë të relacionit ky projekt ligj:1.Forcon kontrollin ndaj personave të lidhur me subjektet deklaruese, duke vendosur detyrimin për deklarim prej tyre të pasurisë, si edhe duke i penalizuar ato me sanksionet përkatëse për rastet e mosdeklarimit periodik apo me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme. Kjo masë synon të ngushtojë hapësirat për tjetërsimin apo fshehjen e pasurisë nga subjektet deklaruese.2. Saktëson listën e subjekteve që mbartin detyrim për deklarim, duke evituar paqartësitë dhe keqinterpretimet e mundshme. Gjithashtu, në këtë listë shtohen edhe subjektet të reja me risk për t’u përfshirë në situata korruptive, siç janë drejtuesit e institucioneve publike në nivel qarku në varësi të institucioneve qendrore.3. Shton në objektin dhe subjektin e deklarimit dhuratat dhe trajtimet preferenciale me vlerë të barabartë ose më shumë se 10 mijë lekë për personat dhurues të tyre, si dhe të ardhurat dhe interesat private sipas përcaktimit në projektligj.4. Saktëson proçedurat për deklarim periodik

Page 85: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

vjetor, atë para fillimit të punës dhe pas largimit nga funksioni, deklarimin me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm, si edhe me autorizimin për kontroll.5. Saktëson dispozitat për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm, duke shtuar të drejtën e rizgjedhjes së tij dhe atë të emërimit në detyrë publike pas përfundimit të mandatit. Kjo masë siguron përputhjen e proçedurave të zgjedhjes së Inspektorit të Përgjithshëm me ato të zyrtarëve të lartë të institucioneve të tjera të pavarura, duke siguruar vijueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e punës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.6. Përcakton skemën e kryerjes së kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ mbi subjektet deklaruese, forcon masat për mbrojtjen e të dhënave personale të deklaruesve, si edhe për ruajtjen e konfidencialitetit dhe besueshmërisë së deklarimit, heq referencat dhe plotëson ligjin ekzistues me kundërvajtjet administrative ndaj personave që nuk zbatojnë kërkesat e tij.

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare të ratifikuara në vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Po, ka relacion të hollësishëm të projektligjit, ku paraqitet dhe një analizë mbi përputhshmërinë e tij me dispozitat Kushtetuese dhe aktet ligjore në fuqi në vend.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Qendrimi opozites: Politika nuk shihet më si shërbim publik, ajo po shihet gjithnjë e më tepër si instrument për t’u pasuruar. Pra, politika po shihet si instrumenti kryesor për të kapur pushtetin. Pushteti po shihet si instrumenti kryesor për të kapur vendimmarrjen, vendimmarrja po shihet si një instrumenti themelor tashmë për të nxjerrë përfitime të paligjshme gjithfarësh. Qendrimi i mazhorances: Ndryshimi i ligjit ekzistues u bë i nevojshëm për të reflektuar problematikat e konstatuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë zbatimit të Ligjit 9367, datë 07.054.2005, si dhe për të siguruar përputhjen e tij me standardet ndërkombëtare.

Page 86: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Shtesat dhe ndryshimet e propozuara në projektligj do të ndikojnë në zgjerimin e mekanizmave dhe rritjen e rolit të ILDKP-së për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, si dhe për zgjidhjen e pasojave të tij.

Koordinimi i tyre me përmirësimet ligjore në fushën e deklarimit të pasurive të zyrtarëve të lartë, do të sjellë një hap cilësor në thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të pasurisë së paligjshme.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Nuk ka të dhëna

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Projektligji është miratuar me 124 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime. Proçedura e shqyrtimit dhe miratimit është kryer në zbatim të Rregullores së Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Ky akt synon synon të zgjerojë mekanizmat në funksion të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurisë në proçesin e kontrollit të ligjshmërisë së pasurisë dhe të ardhurave të deklaruara nga zyrtarët e lartë shtetërorë. Qëllimi kryesor i tij është të rrisë transparencën e funksionarëve dhe nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe të forcojë besimin te publiku.Në analizë tërësore të aktit në shqyrtim me dispozitat kushtetuese nuk vihen re mospërputhje të tij me Kushtetutën.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti te jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor në fuqi në vendin tonë.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Page 87: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Nuk ka të dhëna në lidhje nëse janë organizuar takime me grupe interesi për këtë akt. Të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, për përmbajtjen e tij, përfaqësues të shoqërisë civile u shprehën të kënaqur për miratimin e aktit, por skeptikë për zbatimin me rigorozitet të tij. Sipas pjesës më të madhe të përsonavë të pyetur, pavarësisht parashikimeve të ligjit, korrupsioni në vend është shumë e vështirë të luftohet vetëm më miratim ligjesh. Vendi ka nevojë për një reformë të thellë në zbatim me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë qeverisëse nga ana e pushtetarëve.

15. Ligj nr. 85/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të LigjitFusha e zbatimit të ligjit Parandalimi i konfliktit të interesit, në

ushtrimin e funksioneve publikeInstitucioni që propozon aktin Keshilli i Ministrave i Republikës së

ShqipërisëBaza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Nenet 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Nuk ka të dhëna

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?

Po. Në relacion spjegohet se, projektligji është hartuar me konsulencën e Komisionit të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës dhe mban në konsideratë rekomandimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, Planin Strategjik për Zbatimin e MSA-së, si dhe Strategjinë Ndërsektorale për Parandalimin, Luftën kundër Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente 2008-2013.

A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetuten, aktet ndërkombetare të ratifikuara ne vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend?

Po. Relacioni përmban analizë të ligjit për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën dhe me legjislacionin e zbatueshëm në vend.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Qëndrimi opozitës: Megjithëse në debatet e seancës plenare opozita e kritikoi ligjin për mangësi në lidhje me parashikimet ligjore mbi mungesen e përfshirjes bashkëjetuesit apo bashkëjetueses në deklarimin periodik të pasurisë, opozita votoi pro miratimit të tij.Qëndrimi i mazhorancës: Gjate diskutimeve parlamentare qëndrimi i mazhorancës ka

Page 88: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

qenë pro miratimit të nismës ligjore, si element shtesë që do te ndihmojë institucionin e ILDKP për të konstatuar rastet e konfliktit të interesit dhe fshehjes së pasurisë për zyrtarët e lartë të administratës shtetërore.

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Kryeinspektori i Inspektoratit te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive z. Adriatik Llalla.

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Projektligji është miratuar me 115 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenime. Në aspektin proçedural projektligji është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.Erion Brace-shpjegim i votës kundër: Ky ligj është i pamjaftueshëm për t’i dhënë zgjidhje gjithë problematikës që ka të bëjë me deklarimin e pasurisë dhe me kontrollin e deklarimit të pasurisë të secilit prej funksionarëve politikë apo ekzekutivë në çdo nivel, qoftë në rang kombëtar, qoftë edhe në rang vendor. Mbi të gjitha, votova kundër, sepse një prej neneve të këtij ligji nuk vendos standard të barabartë midis funksionarëve aktualë dhe cilitdo që hyn në rrethin e funksionarëve politikë dhe ekzekutivë. Në qoftë funksionarët aktualë, duke përfshirë edhe deputetë apo ministra, kanë detyrimin që të dokumentojnë çdo shtesë nga viti në vit në deklarimin e pasurisë së tyre, për secilin prej funksionarëve që hyn në rrethin e funksionarëve politikë dhe ekzekutivë ky detyrim nuk ekziston. Pra, nuk dokumentojnë asgjë.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Ky akt synon synon të intensifikojë punën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurisë në proçesin e kontrollit të ligjshmërisë së pasurisë dhe të ardhurave të deklaruara nga zyrtarët e lartë shtetërorë. Qëllimi kryesor i tij është të rrisë transparencën e funksionarëve dhe nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe të forcojë besimin te publiku.

Page 89: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Në analizë tërësore të aktit në shqyrtim me dispozitat kushtetuese nuk vihen re mospërputhje të tij me Kushtetutën.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti te jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor në fuqi në vendin tonë.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna në lidhje nëse janë organizuar takime me grupe interesi për këtë akt. Të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, për përmbajtjen e tij, përfaqësues të shoqërisë civile u shprehën të kënaqur për miratimin e aktit, por skeptikë për zbatimin me rigorozitet të tij. Sipas pjesës më të madhe të përsonavë të pyetur, pavarësisht parashikimeve të ligjit, korrupsioni në vend është shumë e vështirë të luftohet vetëm më miratim ligjesh. Vendi ka nevojë për një reformë të thellë në zbatim me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë qeverisëse nga ana e pushtetarëve.

16. Ligj nr. 83/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9975, date 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të LigjitFusha e zbatimit të ligjit Taksat kombëtareInstitucioni që propozon aktin Këshilli i Ministrave i Republikës së

Shqipërisë, me iniciativë të Ministrisë së Financave

Baza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Nenet 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Jo, nuk janë kryer dëgjesa publike në Kuvend.

A ka relacion të detajuar për draft aktin nëKomision?

Po ka relacion të qartë bashkëngjitur aktit.Ky akt ka si qëllim ndryshimin e Ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”.Ndryshimet konsistojnë në shtesën e një takse në listën e taksave kombëtare e pikërisht taksën për ambalazhet njëpërdorimshe të plastikës dhe të qelqit. Akti parashikon përcaktimin e nivelit të taksës, dhe rregullat për vjeljen e saj.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Të dy grupet parlamentare kanë patur qëndrim pozitiv për projektligjin në fjalë duke e miratuar atë me unanimitet në mbledhjen e komisionit për Ekonominë dhe

Page 90: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Financat të datës 10.09.2012 A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe çfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Zj. Veronika Korkaj – përfaqësuese e Ministrisë së Financave

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Në seancën plenare, në salle ishin prezent 126 deputetë. Projektligji është miratuar me 71 vota pro vetëm nga deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.Në aspektin proçedural projektligji është votuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Në analizë tërësore të aktit në shqyrtim me dispozitat kushtetuese nuk vihen re mospërputhje të tij me Kushtetutën.

Akti është në përputhje me nenin 155 të Kushtetutës që shprehimisht parashikon se: “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj.  Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.

Ky akt synon synon të shtojë një taksë për përdorimin e produkteve njëpërdorimshme të ambalazheve të qelqit dhe plastikës, produkte këto që kanë ndikim në mjedis.Vjelja e kësaj takse do të ndikojë në rritjen e të ardhurave financiare për projekte në mbrojtje të mjedisit, por nga ana tjetër ekziston mundësia e rritjes së çmimit të produkteve që kanë ambalazh qelqi dhe plastike njëpërdorimësh.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti te jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor në fuqi në vendin tonë.

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Nuk ka të dhëna në lidhje nëse janë organizuar takime me grupe interesi për këtë akt. Të pyetur nga Lëvizja Mjaft!, për përmbajtjen e tij, përfaqësues të shoqërisë civile u shprehën të kënaqur për miratimin e aktit, por mendojnë se ky akt do të ndikojë në çmimin e produkteve që kanë ambalazh qelqi dhe plastike njëpërdorimësh dhe që konkretisht janë ushqime si orizi, uji, makaronat, etj.

Page 91: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

17. Ligj nr. 82/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara

Analizë e përgjithshme; Proçedura e miratimit të Ligjit

Fusha e zbatimit të ligjit Prona private Institucioni që propozon aktin Keshilli i Ministrave i Republikës së

ShqipërisëBaza Ligjore në bazë të së cilës është hartuar draft akti?

Nenet 15 e 41 të Kushtetutës

A janë kryer takime me grupe interesi përpara draftimit te aktit?

Nuk ka të dhëna

A janë kryer dëgjesa publike në Komisione të Kuvendit gjatë diskutimit të draft aktit?

Jo, nuk janë kryer dëgjesa publike me grupet e interesuara.

A ka relacion të detajuar për draft aktin në Komision; A paraqet ky relacion të dhëna për akte ndërkombëtare apo të BE ku është mbështetur hartimi i draft aktit?A ka në këtë relacion, analizë të draft aktit në harmoni me Kushtetutën, aktet ndërkombetare të ratifikuara ne vend, dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në vend

Ka relacion, por nuk përmban asnjë referencë për akte ligjore vendase dhe ndërkombëtare.Sipas aktit, qiramarrësit në pronat e ish pronarëve, duhet të lirojnë banesat e tyre deri në datën 1 nëntor 2012.

Çfarë qëndrimi mbajnë partitë parlamentare për draft aktin dhe çfarë argumentash paraqesin?

Qendrimi i mazhorancës: Me miratimin e këtij akti normativ vendoset drejtësia pë rreth 3000 familje, të cilave sistemi komunist ia përvetësoi pasurinë pa të drejtë. Qendrimi i opozites: Me ardhjen në pushtet te Partise Demokratike, që në vitin 2004 janë bërë ndryshime dhe, më pas, në 2007-n kemi dy vendime të Gjykatës Kushtetuese: një në vitin 2005, që e ka shpallur antikushtetues ndryshimin tuaj ligjor të parë, që i vinit qiraxhinjtë në kushte goxha më të mira se te ky akt normativ, dhe ai i 2007-s, që e anulon ndryshimin ligjor që keni bërë, duke ju vënë detyra për të plotësuar boshllëkun ligjor. Nga 2007-a e deri më sot nuk është bërë asnjë përpjekje, jo vetëm për të zgjidhur problemin e ish-pronarëve, por edhe zgjidhjen e ofroni me akt normativ.

Page 92: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

A janë ftuar për dëgjesë përfaqësues të institucionit që propozon draftin dhe cfarë pyetjesh i janë drejtuar; Çfarë përgjigjesh janë dhënë?

Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike, të Transportit dhe të Telekomunikacionit.Z. Brikena Jazexhi – përfaqësuese e Ministrisë së Financave.

Në seancë plenare – në çfarë raporti miratohet draft ligji? Sa deputetë janë në sallë? Sa deputetë votojnë? A janë zbatuar me përpikmëri kërkesat e rregullores së Kuvendit dhe ligjit në fuqi për miratimin e ligjit? Nëse është votuar kundër – sa deputetë dhe a janë paraqitur arsyet në fjalimet përkatëse?

Projektligji eshte miratuar vetem me votat e mazhorancës, konkretisht 67 vota pro dhe 4 abstenim. Nuk ka patur shpjegim te votes abstenim nga deputetet e mazhorancës.Në aspektin proçedural projektligji është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Analiza e ligjit sipas komponentëve

I. Analizimi i ligjit dhe dispozitave përbërëse përkundrejt Kushtetutës

Akti në shqyrtim garanton të drejtën e pronës që parashikohet në nenin 11 të Kushtetutës, ku thuhet: “1.   Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.2.   Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.” Si dhe neni 41, pika 1: “E drejta e pronës private është e garantuar”.

Nga ana tjetër ky akt detyron qeramarrësit në pronat e ish pronarëve të lirojnë këto prona brenda datës 01.11.2012. Ky detyrim për qiramarrësit bie ndesh me nenin 59 të Kushtetutës, e drejta për strehim.

Të drejtat e mësipërme bëjnë pjesë në rendin e të drejtave themelore të njëriut që gëzojnë jo vetëm mbrojtje kushtetuese, por edhe mbrojtje me akte ndërkombëtare si KEDNJ etj.

Pra në analizë të sa më sipër akti në analizë vë përballë dy të drejta themelore të njëriut. Ky akt i ka dhënë përparësi të drejtës së pronës. Në referim të praktikës së Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Strasburgut, asnjë e drejtë themelore nuk mund të garantohet duke u shkelur një e drejtë tjeter, përveç kur këto kufizime vendosen me Ligj. E drejta për strehim nuk mund të garantohet duke shkelur të drejtën për të gëzuar pronën private, sipas parimit të përgjithshëm se “e drejta ime mbaron aty ku fillon e drejta e tjetrit”.

Shteti duhet të marrë masa që shtetasit t’i gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre. Në rastin konkret, siç edhe do të përmendet në pjesën II, më poshtë, ka një kuadër ligjor dhe nisma të marra nga shteti dhe organet e pushtetit vendor për trajtimin e të pastrehëve në shtëpi ish pronarësh me kredi të buta dhe qira sociale, ku kjo kategori shtetasish mund të aplikojë për përfitim.

Në analizë të aktit në shqyrtim në harmoni me dispozitat kushtetuese dhe ato ndërkombëtare, nuik vihet re ndonjë kundërshti e theksuar, por konstatohet se afati i lënë në dispozicion të

Page 93: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

qeramarrësve është shumë i shkurtër (nuk lë mundësi për sistemim strehimi tjetër), duke sjellë si pasojë një cënim të së drejtës së tyre për strehim.

II. Përputhshmëria e ligjeve me kuadrin ligjor në fuqi

Nga analiza e kryer nuk rezulton që akti të jetë në kundërshtim me ndonjë akt ligjor në fuqi në vendin tonë. Për kategorinë e qiramarrësve në pronat e ish pronarëve, në vend ka një kuadër ligjor që rregullon përfitimin nga ana e tyre të kredive të buta apo qirave sociale. Këto programe janë në zbatim dhe kjo kategori mund të aplikojë për të përfituar prej tyre. Këto programe janë rregulluar me aktë ligjore, disa prej më të rëndësishmeve janë listuar më poshtë:

Ligji nr. 8652, datë 31.07.2000, për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”;

Ligji nr. 9232, datë 13.05.2004, për “Programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane” (i ndryshuar);

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.574, datë 29.08.2012, për “Përcaktimin e dokumentacionit, që duhet të paraqesë familja për t’u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit, dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”;

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 814, datë 03.12.2004, për “Normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit”;

Udhëzimi i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministrisë së Financave nr. 6257, datë 02.09.2008, mbi “Përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti” (i ndryshuar);

III. Reflektimi i interesit të parashtruar nga grupet e prekura

Sipas përmbajtjes së këtij akti janë dy grupe interesi që preken prej tij: 1) ish pronarët; 2) qirmarrësit në pronat e ish pronarëve.

Të parët shprehen se interesat e tyre janë rregulluar plotësisht prej aktit, që i hap rrugë gëzimit të pronës nga ana e tyre, pas kaq shume vitesh cënimi të së drejtës së pronësië që ka filluar që nga momenti i shtetëzimit, konfiskimit apo sekuestrimit të pronës nga ana e regjimit komunist e deri në ditët e sotme, ku për efekt të mbrojtjes së të drejtës së strehimit të qiramarrësve, ish pronarët nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore dhe absolute atë të pronës.

Grupi i qeramarrësve në pronat e ish pronarëve, shprehet se akti është i nxituar dhe prek interesat e tyre, pasi rrezikojnë të dalin në rrugë me familjet në përbërje të së cilave kanë fëmijë e pleq. Sipas tyre, shteti duhet të zgjidhte më parë strehimin e këtij grupi e pastaj të kërkonte lirimin e pronave të ish pronarëve.

Page 94: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

ANEKS B

Ligjet e Analizuara Fushat e PropozuaraLigj nr. 117/2012 “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. (13.12.2012)

Siguria Kombëtare

Ligj nr. 116/2012 “Për disa ndryshime  dhe  shtesa në ligjin nr. 9157, datë  4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar”. (13.12.2012)

Të drejtat e njeriut

Ligj nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. (15.11.2012)

Mbrojtja e mjedisit

Ligj nr. 110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”. (15.11.2012

Sektori ekonomik

Ligj nr. 108/2012 “Per ratifikimin e konventës së OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”. (15.11.2012)

Mbrojtja e grupeve në nevojë

Ligj nr. 107/2012 “Për dhënie amnistie”. (8.11.2012)

Të drejtat e njeriut

Ligj nr. 104/2012 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”. (8.11.2012)

Mbrojtja e të drejtave të gruas

Ligj nr. 102/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. (24.10.2012)

Shërbime publike

Ligj nr. 96/2012 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”. (11.10.2012)

Transparenca e akteve ligjore e nënligjore

Ligj nr. 91/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (27.9.2012)

Të drejtat e njeriut

Ligj nr. 88/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

Transparenca e zyrtarëve të lartë

Ligj nr. 87/2012 “Për miratimin e Aktit Mbrojtja e shëndetit

Page 95: Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)

Normativ nr. 4, datë 16.8.2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”. (18.9.2012)Ligj nr. 86/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

Transparenca e zyrtarëve të lartë; Lufta kundër korrupsionit

Ligj nr. 85/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar”. (18.9.2012)

Transparenca e zyrtarëve të lartë;Lufta kundër korrupsionit

Ligj nr. 83/2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, date 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”. (13.9.2012)

Sektori ekonomik

Ligj nr. 82/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”. (13.9.2012)

Të drejtat e njeriut