raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin bujqËsisË

26
1 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Upload: dinhnhan

Post on 29-Jan-2017

267 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

1

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Page 2: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

2

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Page 3: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

3

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit hapësinor për sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural

Bujqësia, pylltaria dhe zhvillimi rural Hartues të draftit / dokumentit punues

Hysni Nura, agronom, MBPZHR Fatmir Thaqi, agronom, MBPZHR Veton Maloku, hulumtues, IPH Ardiana Zhuri, GIS, IPH

Prishtinë, dhjetor 2004

Page 4: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

4

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

HYRJE Procesi i hartimit te Planit Hapësinor të Kosovës është i bazuar ne parimet e përcaktuara me Ligjin përkatës, dhe Udhëzimin Administrativ për zbatimin e Ligjit për planifikimin hapësinor mbi vizionin dhe caqet strategjike, raportet e sektorëve te rëndësishëm dhe strategjitë e tyre zhvillimore si dhe elementet tjera te përcaktuar me akte te veçanta. Prandaj, ky dokument do te shërbej si pikënisje për vizionin e Planit hapësinore të Kosovës duke u bazuar ne dokumentet dhe rekomandimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Page 5: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

5

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

SHTRIRJA (GJEOGRAFIKE) REGJIONALE

Brenda Kosovës, ka ndryshime regjionale te konsiderueshme si ne kultivimin e kulturave bujqësore po ashtu edhe në sipërfaqet e tokës (madhësia e fermës). Në disa regjione dhe nënregjione të Kosovës po ashtu ka dallime në zhvillimin e sektorëve të bujqësisë. Mund te thuhet se pjesa me e madhe e territorit të Kosovës është mbuluar me toke pjellore dhe ka klime te përshtatshme, qe garanton prodhimtari ekonomike dhe profitabile te drithërave, pemëve, perimeve dhe blegtorisë. Bazuar në klimë përbrenda Kosovës ajo ndahet në dy zona agro-ekologjike. Pjesa jugperëndimore-Rrafshi i Dukagjinit qe mbulon rreth 43 % te sipërfaqes së përgjithshme dhe ka klimë kontinentale nen ndikim te Mesdheut dhe të reshura vjetore prej 770mm (196-225 dite pa ngrica ), dhe pjesa lindore e cila përfshin 47 % e cila ka klimë më kontinentale dhe reshje vjetore prej 600mm (170-200 dite pa ngrica).Rendimentet e kulturave bujqësore në këtë pjesë me tepër varen nga ujitja.

Si një shenjë ndryshimi mund të vërehet së ne pjesën Lindore të Kosovës, bujqësia është vetëm njëra nga burimet e te ardhurave për ekonomit familjare. Në këtë pjesë me tepër është i zhvilluar sektori I blegtorisë. Pjesa jug perëndimore e Kosovës ka me shume bujqësi te zhvilluar, dhe kushte shume te përshtatshme klimatike, dhe se shumica e prodhimeve bujqësore, zë vend ne këtë regjion, posaçërisht prodhimet e hortikulturës duke mbuluar kështu pemëtarinë, vreshtarinë dhe perimkulturën. Po ashtu ekzistimi i 6 sistemeve te ujitjes ne Kosove1, i jep një përparësi zhvillimit te bujqësisë sidomos në pjesën e Rrafshit te Dukagjinit e cila posedon 5 hidrosisteme nga 6 ekzistueset dhe kufizon sadopak pjesën Lindore me Hidrosistemin e Ibër - Lepencit. 1. PASQYRË E PËRGJITHËSHME E BUJQËSISË - PROFILI SEKTORIAL (Baza natyrore e resurseve) Kosova ka një sipërfaqe prej afro 1.1 milion ha ,nga e cila 53 % është sipërfaqe e punueshme bujqësore, 41% sipërfaqe pyjore dhe 6 % sipërfaqe të tjera. Prej sipërfaqes së përgjithshme bujqësore 88 % e tokës bujqësore është në pronësi private dhe 12 % është në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore . Në Kosovë dendësia e popullsisë është 204 banorë km2 . Sipërfaqja e tokës punuese për kokë banori vlerësohet se është rreth 0.15 ha. Bazuar në të dhënat statistikore madhësia mesatare e fermës është 2.2 - 2.4 ha për familje, të ndara në 6-8 ngastra, fermat janë kryesisht të vogla dhe gjysmë komerciale. Sipas të dhënave, Kosova ka 577.000 ha tokë bujqësore. Prodhimtaria bimore në Kosovë është e dominuar nga prodhimtaria e drithërave që përfshinë 33.5% të sipërfaqeve bujqësore. Sipërfaqet e tokës bujqësore të pronësisë shoqërore nuk punohen për shkak të statusit të padefinuar të pronës shoqërore dhe janë të përfshira në toka të pa kultivuara (djerrina). -Bujqësia në bruto produktin vendor(GDP) merr pjesë me 25-27,4%.(Mujori Makroekonomik, 2003). Kosovarët bazuar në të dhënat statistikore rreth 55 % të buxhetit familjar e ndajnë për sigurimin e ushqimit, e që në BE është rreth 22%.

1 Në disa raste si në Vushtrri, Gjakovë dhe Prizren investimet për ujitje janë vënë në rrezik nga vendbanimet e ndërtuara mbi sistemin nëntokësor të ujitjes. MBPZHR dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH) kanë nisur një multi-media kampanjë dhe një raport për ndërtimet ilegale në tokat bujqësore i është dorëzuar Zyrës së Kryeministrit.

Page 6: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

6

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Për shkak të faktit se dendësia e banimit në Kosovë është rreth 204 banor / Km 2, me rreth 0.15-0.18 ha tokë / banor, mund të themi se Kosova është e varfër me tokë bujqësore, duke e krahasuar me Evropën, ku për një banor llogaritet 0.52 ha / banor. Përafërsisht 87% te tokës bujqësore, përfshirë këtu 90% deri 95% të tokës së kultivuar, 30% te kullosave dhe 38% të tokës pyjore është nën pronën private. Ne mungesë te aktiviteteve alternative te rëndësishme ekonomike, ne zonat rurale në periudhën afat mesme, bujqësia është sektor i rëndësishëm i sigurimit te ushqimit te popullatës së Kosovës. Mesatarja e fermave për familje janë rreth 3.2 ha ndërsa rreth 2.2 ha. të tokës se punueshme zakonisht te fragmentuara ne 4-8 parcela. Graf.1Sipërfaqet e punuara dhe strukturat e prodhimit në bujqësi

1. Tregues të rëndësishëm të fermës

• Madhësia e fermës në Kosovë është për disa here më e vogël se ajo që është ne nivelin e Bashkësisë Evropiane.

• Prona mesatare ne BE në vitin 1997 ishte 18.4 ha me variacione ne mes 4.3 ha ne Greqi dhe 69.3 ha ne Britaninë e Madhe

• Madhësinë mesatare nën 10 ha e kane pasur Italia (6.4 ha) dhe Portugalia (9.2 ha), mbi 10 ha e kishin Austria(16.3 ha) dhe Holanda (18.6 ha), kurse mbi 20 ha Belgjika dhe vendet tjera te BE-së. Pronat mesatare mbi 10 ha I kanë arritur Franca (41.7 ha), Danimarka (42.6 ha), Luksemburgu (42.5) dhe Britania e Madhe (69.3 ha).

Madhësia mesatare e fermes (ha) 2.36 Madhësia mesatare e fermës (ha) 2.2

Livadhe dhe kullosa (ha) 0.72

Toke që punohet (ha) 1.30 Numri mesatare i parcelave per familje 3.4 Numri i fermerve që marrin toke me qira (%) 8.9

Shpërndarja e pronave sipas madhësisë së tyre (ha)2.0 -5.0 ha

25.3%

> 10.0 ha2.4%

5.0 - 10.0 ha 5.7%

0 ha 2.0%

1.0-2.0 ha 24.4%

0.1-1.0 ha 40.2%

Page 7: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

7

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Graf.2 Tokat bujqësore sipas pronësisë Graf.3 Investimet në bujqësi

Me tepër se 60 % të popullatës jetojnë në zonat rurale,ndërsa në Kosovë vlerësohet se ka prej 160-180,000 ekonomi familjare që merren me bujqësi. Prodhimtaria bujqësore

Në mbjelljet vjeshtore toka kryesisht mbillet me grurë, përderisa në mbjelljet pranverore me misër dhe bimë foragjere për blegtori. Drithërat marrin pjesë me 193.000 ha, kullosat me 166,000 ha, livadhet (prej të cilave kositet sana) me 86,000 ha dhe bimët foragjere me 38,000 ha. Kultura tjera të rëndësishme janë: vreshtat, pemët dhe perimet. Më parë(para viteve të 90-ta) kulturat industriale si duhani, bimët vajore dhe panxhar sheqeri ishin të rëndësishme. Mos funksionimi i njësive përpunuese të NSH-ve,mungesa e mjeteve stimulative me kredi apo subvencione nga Qeveria, tani këto kultura nuk kultivohen fare(pangjari), ndërsa duhani kultivohet në afro 150 ha. Më parë kultura e duhanit është mbjellë në rajonin e Dukagjinit dhe të Anamoravës.

Vreshtat në Kosovë kultivohen në sipërfaqe prej 5000 ha, më kapacitet përpunimi më shumë se një milion hl / vit. Nga viti 1990 deri më sot, sipërfaqet më vreshta janë humbur mbi 40 %. Viteve të fundit ka tendencë të rritjes së sipërfaqeve më vreshta. Vetëm në vitin 2002-2004 janë ngritur mbi 200 ha, në sektorin privat. Prodhimi dhe eksportimi i verës është një biznes i rëndësishëm për Kosovën. Është i nevojshëm përmirësimi i teknologjisë në prodhimtarinë e verërave.

Për periudhën dhjetëvjeçare strategjia për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe pemëtarisë është që sipërfaqet me vreshta të rriten deri në 7.000 ha sidomos në regjionin vreshtar të Kosovës dhe planifikohen që sipërfaqet e përshtatshme për kultivimin e hardhisë ti mbrojmë me qëllim të zhvillimit të këtij sektori dhe ruajtjes se ambientit,të njëjtën strategji MBPZHR e ka edhe për zhvillimin e sektorit të pemëtarisë ku planifikohen që në periudhën dhjetëvjeçare të rriten sipërfaqet me pemë deri në 10.000 ha duke iu falënderuar kushteve klimatike dhe tokësore të cilat mbretërojnë në Kosovë.

Investimet kryesore ne Bujqesi gjate viteve 1999-2002 Realizimi ne %

48

82

77

56

21

36

58 Zhvillimi I agrobiznesit

Zhvillimi I pylltarise

Te hyrat (imputet ) dhezhvillimi I fermave Ndertimi institucional IkapaciteteveIrrigacioni ( Ujitja)

Zhvillimi tjeter bujqesor

Invest. e pergjitheshme neBujqesi

76.000

494.000577.000

7.000

Agrokombinatet

Kooperativat

Fermat familjare

Gjithesejt

Page 8: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

8

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Tabela nr.2 Ndarja e tokës bujqësore sipas kulturave (2002)

Kulturat

Ha

%

Drithëra

193.078

33,46%

Bimë vajore

2.520

0,44%

Perime

21.500

3,73%

Patate

7.500

1,30%

Vreshta

4.944

0,85%

Pemë

4.542

0,80%

Kullosa

166.769

28,90%

Livadhe

86.000

14,90%

Bimë foragjere

38.000

6,59%

E pa kultivuar /djerrinë

52.200

9,03%

Gjithsej:

577.000

100,00%

Burimi i të dhënave: MBPZHR 2002 UJITJA DHE KULLIMI Ujitja e tokave bujqësore Të gjitha sistemet e ujitjes kanë qenë të organizuara dhe të menaxhuara nga gjashtë Ndërmarrje Shoqërore me kapacitet projektues për ujitjen e 72.440 ha, prej këtyre 33.490 ha. ujitje me shi artificial dhe 38.950 ha ujitje sipërfaqësore. Duke u bazuar në përgjithësi para aneksimit të Kosovës është ujitur në rreth 50.000 ha ose rreth 71% të sipërfaqeve nën ujitje, ku mundë të konstatojmë se komplet sistemet e ujitjes ishin në nivel dhe funksion të ujitjes. Sistemet e ujitjes në Kosovë janë menaxhuar nga gjashtë Ndërmarrje Hidroekonomike që kanë krye shërbime për ujitjen e tokave bujqësore.

1. “Ibër – Lepenc”, me seli në Prishtinë 2. “Istog”, me seli në Gurrakoc 3. “Drini Bardhë” me seli në Pejë 4. “Lumi Bardhë” me seli në Deçan 5. “Radoniqi”, me seli në Gjakovë 6. “Dukagjini”, me seli në Prizren

Page 9: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

9

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Nga mungesa e mirëmbajtjes me aplikimin e masave të dhunshme dhe luftës në Kosovë, sipërfaqet ujitës janë reduktuar në gjithsej 19.150 ha. në vitin1999.

Sipërfaqët ujitëse në ha. sipas Njësive Ujitëse para vitit 1999 dhe nëvitin 1999. Drejtoritë e hidrosistemeve (ndërmarrjeve publike) kanë bërë projektet për rehabilitimin e sistemeve të ujitjes me ndihmën FAO-s. Agjencioni Evropian për Rindërtim (AER) në vitin 2001 ofroi mundësi që brenda 3-6 viteve të ardhshme të sanohen sistemet e ujitjes në përgjithësi

Objektivat kryesore të këtij projekti të rehabilitimit janë që të arrihet gjendja e ujitjes e viteve të 80ta si dhe të sigurohet funksionimi, menaxhimi dhe mirëmbajtja efektive. Pas përfundimit të fazës së parë të rehabilitimit të sistemeve të ujitjes në Kosovë (PRUK-I) janë aftësuar rreth 23.984 ha. (sipas të dhënave të KRU-ve). Mundësitë e ngritjes së mikro-akumulimeve dhe hidrosistemeve në Kosovë Sipas Bazës së Hidroekonomisë së Kosovës të vitit 1982, Kosova ka tokë të klasës I ; II; dhe III që parashihet të ujitet rreth 200.000 ha. ose 18 %. të sipërfaqes së përgjithshme e që janë të klasifikuara si të përshtatshme për ujitje.

Sipërfaqet ujitëse në ha. Hidrosistemet (HS)

Sipërfaqet e përfshira me projekt (ha)

Gjatë viteve të 80-ta

1999 2003

“Dukagjini” 5.000 4.500 1.400 800 “Radoniqi” 10.250 5085 4.400 4895 “Lumi i Bardhë” 14.250 11.450 3.970 4000 “Drini i Bardhë” 10.500 5.630 2.800 2760 “Istog” 12.440 7.825 4.580 718 “Ibër- Lepenc” 20.000 20.000 2.000 444 Gjithsej: 72.440 54.490 19.150 13.617

Page 10: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

10

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Pasqyra e akumulimeve të ardhshme në Kosovë • Akumulimi vendi milj m3

Sipërfqja ha ________________________________________________________________ • Sllupi Deçan 22,90

12.000 • Ponosheci Gjakovë 49,82

8.800 • Drelaj Pejë 79,81

24.300 • Dragaçina Therandë 7,82

900 • Sharri I - Reçan Prizren 135,90

28.000 • HS “Radoniqi” II 10.750 • Lepenc Shtimje 120,0

43.000 • Dobroshevc Drenicë 30,0

9.000 • Hajnovc, Makresh, Livoç e Zhegër Gjilan 30.5

11.500 • Tankosiq Tankosiq 20.0

6.222 ________________________________________________________________ • Gjithsej: 496.75

154.472 Burimi: Baza e Hidroekonomisë së Kosovës 1982

Kullimi i tokave bujqësore Studimet specifike si pasojë e lagështis së tepërt të tokës nuk janë zbatuar në teritorin e Kosovës përpos për:

Pjesën vërshuese të zonës së luginës të lumit Sitnica; Një projekt në teritorin e Vitisë në sipërfaqe prej 1.500 ha. (Morava e

Binqes). Dy,tri projekte në sipërfaqe të vogla në teritorin e Prizrenit rrethë

600 ha. Në kuadër të sistemit të ujitjes në HS.“Radoniq” KK. Gjakovë

vlerësohet rreth 3.500 ha. Në kuadër të HS. “Ibër-Lepenc” është punuar projekti i kullimit për

3.000 ha. me sistem të kanaleve të hapur dhe drenazh të kombinuar.

Zgjidhja për këto sipërfaqe kërkohet me qëllim të përmirësimit të regjimit ujor, ujitjes dhe rritjes së mundësisë për një prodhimtari të planifikuar. Parashihet se për kullim të tokës bujqësore në Kosovë duhet të merren të gjitha sipërfaqet të cilat janë nën ndikimin e ujit të tepërt e që janë të damshme për kultivimin e bimës. Kjo sipërfaqe sillet sipas Bazës Hidroekonomike të Kosovës prej 80.000 – 100.000 ha. KRU – Kompanitë rajonale të ujitjes PRUK - I- Projekti rehabilitues i ujitjes ne Kosovë

Page 11: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

11

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Pesticidet janë produktet që përdoren në agroteknologji për luftimin agjensëve të dëmshëm biologjik. Në Kosovë varësisht prej klasifikimit ato përdoren;

1. Insekticidet deri 40%, 2. Fungicidet mbi 30% 3. Herbicidet, rodenticidet, akaracidet etj deri 30%.

Krahas produkteve për luftimin e agjensëve biologjik ekzistojnë edhe të tjerë ndotës të mejdisit: materiet plastike, antibiotikët dhe hormonet, detergjentët etj. Krahas këtyre ndotësve përdoren edhe të tjera kemikalje që mund të shkaktojnë ndotje nga veprimi i tyre sekondar. Shpërndarja dhe përdorimi i plehrave minerale sipas regjioneve në Kosovë nuk është i njëtrajtshëm. Nivelet më të larta të përdorimit më shumë se 50 kg/ha materie ushqyese të tretshme për bimë (N+ P2O5 dhe K2O) vihen re në regjionet ku kultivohen drithërat dhe perimet, ndërsa në pemishte dhe vreshta kjo sasi është shumë e ultë. Plehrat minerale gjatë qarkullimit të vetë nuk mbesin në të shumtën e rasteve në formë fillestare. Prandaj ato hyjnë në reaksione dhe fitohen materie më shumë toksike ose kompozime sekondare, kështu që nëse ka një përdorim jo profesional dhe i pa bazuar në kërkesat e tokës do të shkaktonte ndotje të mjedisit. Plehrat që përmbajnë azot dhe kalium janë të helmueshëm, prandaj sasitë e tepërta në tokë janë ndotës për mjedisin, ndërsa sasitë që përdoren në Kosovë janë deri 600 kg/ha me një ndryshim me sasi më të madhe apo më të vogël varësisht nga kërkesat dhe lloji i kulturave. Në treg zakonisht gjenden plehrat minerale: NPK, NAG, URE e më pak MAP, DAP apo superfosfat dhe plehra në formë të lëngshme si ushqim foliar.

Përdorimi i pesticideve për luftimin e agjensëve të dëmshëm biologjikë

Bujqësi 88,8%

Pylltari 3,4%

Blegtori dhe veterinari 3,3%

Higjienë komunale 2,9%

Industri dhe përpunim ushqimi 1,6%

89%

3%3%

3%2%

Bujqësi

Pylltari

Blegtori dhe Veterinë

Higjienë komunale

Industri dhe përpunim ushqimi

Page 12: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

12

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Sasia e plehrave që përdoren në Kosovë sipas përmbajtjes se materieve aktive

53%

22%

23%

1%

1%

NPKNAGURESuperfosfatUshqim foliar

SEKTORI I BLEGTORISË Zhvillimi i blegtorisë në vend është në varëshmëri nga trendet e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit. Vlerësohet se inputet me të cilat disponojnë vendi janë potencial i mjaftueshëm për zhvillimin e aktiviteteve blegtorale në nivel të krahasueshëm me vendet e regjionit. Trendet aktuale të zhvillimit të blegtorisë në vend varen nga investimet e kapitalit individual në ngritjen e objekteve të reja dhe privatizimit të objekteve të sektorit shoqërorë, megjithatë sipas vlerësimit të gjendjes aktuale në teren të ngritja e objekteve dhe infrastrukturës blegtorale nuk paraqet rrezik në planet urbanistike në nivel lokal dhe planin hapësinor në përgjithësi. Zhvillimet në blegtori janë të rregulluara me Ligjin e Blegtorisë së Kosovës dhe Strategjinë Zhvillimore 10 vjeçare. Nevoja për politikën e prodhimtarisë Blegtorale: Dokumenti i Strategjisë jep udhëzime për programin 10 vjeçar të zhvillimit të sektorit të Blegtorisë përmes programeve zhvillimore si rezultat i rishikimeve teknike dhe ekonomike të sektorit të prodhimtarisë blegtorale si dhe aspekteve të nderlidhura me sektorin e prodhimtarisë së kulturave bujqësore. Bazat për hartimin e politikës janë cekur në Librin e Gjelbërt të Ministrisë, përmes së cilit synohet zhvillimi i politikës me një qasje pjesëmarrëse. Kjo d.m.th. këshillim/diskutim me Komunat, OJQ-të që veprojnë në këtë sektor dhe organizatat e fermerëve, përpunuesit dhe tregtarët. Politikat e përgjithshme janë parashtruar në kapitullin II të Librit të Gjelbërt. Synim kryesorë i politikës në aspektin afat shkurtër-mesëm është që të krijoj vende pune dhe të ngritë të ardhurat e fermerëve të varfër të ekonomive të vogla bujqësore; të ndihmojnë në zgjerimin e aktiviteteve. Njëkohësisht politika do të promovon lëvizjet drejt komercializimit. Është e nevojshme që të bëhet e ditur nevoja për të baraspeshuar kërkesat “sociale” për të ndihmuar fermerët e vegjël dhe kërkesat “zhvillimore” për inkurajimin e njësive më të mëdha komerciale të veprimtarisë bujqësore dhe njësive agro-përpunuese.

Page 13: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

13

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Mundësitë prodhuese Aktualisht ekzistojnë tendenca për kalim nga sistemi i ekonomive të vogla fermere në atë të mesëm (ferma komerciale). Ekonomitë e vogla fermere do të vazhdojnë të ekzistojnë kryesisht nëpër fshatra të larta. Numri i ekonomive të vogla fermere nuk do të rritet. Fermat komerciale (25-50 lopë qumështore, 30-60 ha) do të zhvillohen në ultësirat më pjellore. Zhvillimi i kësaj situate do të nxitet nga zhvillimi i industrisë së qumështit dhe mishit si dhe industrisë së përpunimit të ushqimit të kafshëve. Tabela nr. X Fondi blegtoral në Kosovë 2003 Llojet e kafshëve Numri i krerëve Gjedhë 238.857 Dele 93.313 Dhi 13.344 Kuaj 12.261 Derra 53.222 Pula 550.000 Koshere bletësh 45.000 Burim i të dhënave: Projekti I&R. Planifikimi për të ardhmen – Plani për zhvillimin 10 vjeçar të sektorit të blegtorisë Strategjia Zhvillimore 10 vjeçare synon krijimin e një fondi të qëndrueshëm blegtoral më bazë gjenetike të prodhimtarisë së lartë dhe kushte intensive të mbarështimit në ferma të mëdha komerciale. Krijimi i komplekseve të fermave të mëdha, ndërtimi i objekteve dhe infrastruktura blegtorale do të jetë në harmoni më dispozitat ligjore të ligjeve përkatëse për planifikim hapësinor. Ndryshimet pozitive në fondin blegtoral, janë të kushtëzuara nga ndryshimet e strukturave foragjere dhe bazës ushqyese në përgjithësi.

Blegtoria 2004 Blegtoria 2015 Ushqimi i kafshëve 2004 Ushqimi i kafshëve 2015 Lopë qumështore = 150,000 Dele = 93.313 Derra = 53.222 = 80,000 krerë derra Shpresëtari (ferma familjare) 1,500,000 njësi Shpresëtari (fermat komerciale të vezëve) 550,000 njësi

450,000 krerë gjedhe 400,000 krerë dele 80,000 krerë derra

Grurë = 70,000 ha Misër = 70,000 ha = 210 Kultura vajore = 15,000 ha = 45,000 ton Jonxhë dhe livadhe = 125,000 ha Kullosa = 180,000 ha

Grurë=60.000hax5.5t/ha=380,000 ton Misër=60.000x8t/ha=480,000 ton Kultura vajore=15.000hax3t/ha=45.000 t. Jonxhë dhe livadhe=125.000 ha Kullosa=166.000 ha.

Prioritetet e sektorit

1. Sigurimi i ushqimit: Ruajtja e mundësive ekonomike të Kosovës që të shfrytëzoj efektivisht resurset e veta rurale për të zvogëluar nevojën e importit të ushqimit dhe ushqimit të kafshëve.

2. Krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve

blegtorale sipas kritereve të ekonomisë së tregut 3. Krijimi i mekanizmave të nevojshëm për zbatimin e ligjit dhe

mbështetjen e fermerëve 4. Privatizimi i aseteve

Page 14: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

14

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

5. Mbështetja e fermerëve komercialë përmes kredive preferenciale dhe

6. Zhvillimin e agropërpunimit 7. krijimi i mundësive për punësim të popullatës rurale më qellim të

krijimit të të ardhurave për parandalimin e migrimit. Të gjithë këto veprime kanë për qëllim krijimin e një sistemi komercial të fermave të mëdha të orientuara në treg me një fond dhe strukturë racore të qëndrueshme e produktive si dhe një industri përpunuese që do të përgjigjet kapaciteteve prodhuese e të sigurojë kualitet sipas kërkesave të Tabela nr. 5 Shtrirja e fondit blegtoral sipas komunave Komuna Gjedhët Derrat Kuajt Delet Dhitë Deçan 10577 57 795 2488 113 Gjakovë 12611 3027 492 2071 174 Gllogovc 10736 0 36 1733 94 Gjilan 7235 7241 141 3632 2494 Dragash 8276 0 1642 7557 150 Istog 9057 444 379 1493 434 Kaçanik 7355 0 648 1600 331 Klinë 7355 0 648 1816 331 F. Kosovë 2976 1564 18 400 66 Kamenicë 8839 5029 52 5132 1546 Mitrovicë 5267 389 154 1763 124 Leposaviq 4419 5472 60 3671 244 Lipjan 10027 7149 252 2313 734 Artanë 601 691 5 520 339 Obiliq 3006 1360 331 381 146 Rahavec 8235 177 262 4943 250 Pejë 13178 1263 489 3443 394 Podujevë 12302 0 197 1954 199 Prishtinë 4632 4896 55 20274 561 Prizren 12964 839 2502 1357 1357 Skenderaj 12559 269 102 2088 215 Shtime 4103 0 157 772 107 Shterrpc 2933 1513 456 1099 481 Therandë 12265 82 365 3182 479 Ferizaj 9704 0 365 3722 209 Viti 8411 3007 765 4713 426 Vushtrri 11060 5074 687 3354 475 Zubin Potok 2947 2362 41 2435 124 Zveçan 669 1304 4 687 162 Malishevë 14558 13 161 2720 585 Totali 238857 53222 12261 93313 13344 Burimi : Projekti SPUVSEK,2003

Page 15: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

15

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

ZHVILLIMI RURAL Koncepti: Zhvillimi rural është një proces në të cilin popullata rurale (individët, ekonomitë familjare dhe komuniteti) i bashkojnë resurset e tyre dhe i përmirësojnë kushtet e tyre të jetës dhe punës, nëpërmes zhvillimit të aftësive të tyre, rritjes së aftësive të tyre analitike dhe kërkuese dhe duke formuar organizatat e komunitetit, që do të rezultonte në përmirësimin e të ardhurave të tyre, përmirësimin e shëndetit, edukimit, infrastrukturës dhe shërbimeve sociale. Së fundi, banorëve të zonave rurale u jepet mundësia që të kontribuojnë për lirinë civile, të menaxhojnë vet zhvillimin e tyre, me marrëdhënie të balancuara gjinore dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve ambientale lokale. Qasja bashkëkohore lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm rural nënkupton një qasje komplekse e cila përfshinë: bujqësinë, resurset nacionale dhe menaxhimin e tyre, transportin rural, ujin dhe higjienën, telekomunikimet, edukimin, shëndetësinë, shërbimet sociale. Zhvillimi rural në Kosovë përballet me shumë probleme specifike; standardi i ulët, papunësia e madhe e popullsisë rurale, shkalla e ulët e arsimimit në zonat rurale, infrastruktura e dobët, niveli i ulët i prodhimit bujqësor dhe rritja e ngadalshme ekonomike me një bazë të gjerë. Plani strategjik përcakton synimet, objektivat, strategjitë, drejtimet, zgjedhjet, fushëveprimet e mbulimit dhe rolet e Ministrisë përballë aktorëve tjerë në zhvillimin rural. Cilësia e tokës në Kosovë Cilësia e tokës në Kosovë vlerësohet si e ndryshueshme si rezultat i ndikimit të shumë faktorëve gjatë historisë gjeologjike. Sipas bonitetit, toka e punueshme është e klasifikuar në 8 klasa. Zakonisht, 5 klasat e para përdorën në prodhimtarinë bujqësore. Tokat e klasës I dhe II, me 91,900 ha, bëjnë pjesë në ato më pjelloret, me aftësi të larta prodhuese. Tokat e klasës së III, me 96,000 ha, janë ende toka të mira për punim dhe shfrytëzim, por për nga pjelloria ngecin nga dy të parat. Tokat e këtij grupi kërkojnë disa përmirësime për tu kthyer në toka me aftësi të lartë produktiviteti. Tokat e klasës së IV, me 208,000 ha, karakterizohen me aftësi të kufizuara pjellore, si toka të cekëta dhe me përmbajtje të lartë të rërës. Duhet pasur kujdes që gjatë shfrytëzimit të tokës duhet të sigurohet mbrojtja dhe kultivimi i drejtë, në mënyrë që të evitohet degradimi i substratit prodhues. Po ashtu, duhet të pengohet ndërrimi i pa kontrolluar i destinimit të tokës bujqësore dhe ndotja e tokës bujqësore. Në përgjithësi shfrytëzimi i tokës është funksioni i tokës i vendosur nga kushtet natyrore dhe intervenimi i njeriut. Ajo mund të shpjegohet gjithashtu me arritjet e njeriut që të përfiton nga resurset tokësore duke përfshirë njohurit teknike, pronën dhe fuqinë punëtore. Në këtë mënyrë kushtet dhe elementet që shfrytëzohen nga njeriu, në mënyrë që ti plotësoj nevojat janë: bimët, shtazët, uji, mineralet / shkëmbinjtë etj. Në mungesë të mbrojtjes institucionale, një pjesë e tokave të kultivueshme janë kthyer për përdorim për nevoja tjera. Kjo ka rezultuar në zvogëlimin e vazhdueshëm të sipërfaqes së tokës së kultivueshme. Në Kosovë tokat bujqësore kanë humbur në forma të ndryshme që mund të rangohen në dy mënyra:

Page 16: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

16

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

5. Humbjet e përhershme të tokës: • Vendbanimet • Veprimtarit komerciale • Industria • Komunikacioni • Akumulimet e ujit • Aeroportet

6. Humbjet e përkohshme të tokës

• Mihjet sipërfaqësore • Eksploatimi i rërës, zhavorrit dhe argjilës • Hedhurinat e automjeteve (deponitë) • Mbeturinat industriale • Mbeturinat komunale • Procesi i erozionit, degradimit, gërryerjet e lumenjve etj.

7. Infrastruktura rurale, shfrytëzimi i resurseve në zonat kodrinoro-

malore dhe zhvillimi i turizmit rural Kosova është e ndarë në 30 komuna dhe në rreth 1500 fshatra. Krijimi i një infrastrukture të përshtatshme mund të konsiderohet si një nga faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin rural në Kosovë. Përmirësimi i përgjithshëm i kushteve të jetesës mund të arrihet vetëm me një infrastrukturë rurale të zhvilluar, por jo vetëm kaq, infrastruktura rurale është edhe parakusht esencial për rritjen e prodhimtarisë bujqësore, rritjes së aftësive konkurruese, si dhe rritjen e profitabilitetit dhe në përgjithësi krijimin më të madh të të hyrave, që ndikojnë në rritjen e standardit jetësor. Duke e zhvilluar infrastrukturën në Kosovë, përmirësimin e kushteve të jetesës në përgjithësi do të pengohej edhe fenomeni i migrimit të popullatës nga zonat rurale drejt atyre urbane. Këtu duhet përmendur:

• Rrugët – Vendbanimet rurale në përgjithësi e ato kodrinoro-malore në veçanti karakterizohen me mungesë të madhe të infrastrukturës rrugore. Kushtet e ndryshme dhe mundësitë e zhvillimit përcaktojnë ndryshimin e dukshëm midis zonave rurale me zhvillim më të lartë ekonomik dhe zonave kodrinoro-malore. Këto të fundit karakterizohen nga terreni i thyer, infrastruktura dhe shërbimet pak të zhvilluara, sipërfaqe e kufizuar e tokës së punueshme, e cila është shumë e fragmentuar, degradimi i shpeshtë i resurseve natyrore. Popullsia në këto zona ballafaqohet me vështirësi për shkak të pronave mesatarisht të vogla, të ardhurave të vogla nga ferma dhe mundësive të kufizuara të punësimit jashtë fermës.

• Uji – në zonat rurale në Kosovë, furnizimi me ujë të pijshëm është në

gjendje alarmuese. Vetëm një numër vendbanimesh që gjinden afër qyteteve ose rrugëve kryesore janë të lidhura me sistemin e ujësjellësit publik. Disa fshatra kanë ndërtuar me vetëkontribut sisteme të vogla të ujësjellësve, cilësia e të cilëve nuk kontrollohet. Numri më i madh i ekonomive familjare furnizohen me ujë nga puset, me kualitet të ujit të dyshimtë dhe kualitet të dobët. Në bazë të disa studimeve mbi 50% e popullsisë përdor ujin për pije i cili nuk i plotëson kushtet elementare të kualitetit.

• Kanalizimi – Ndërtimi i sistemeve të kanalizimit në zonat rurale,

pothuaj, nuk ekziston fare. Higjiena është në nivel të ulët dhe shpesh herë kanoset rreziku nga sëmundjet ngjitëse. Ujërat e zeza në shumë

Page 17: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

17

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

raste janë sipërfaqësore, pa shërbime për grumbullimin e mbeturinave, të cilat shpërndahen, e gjithë kjo shkakton ndotjen e ambientit.

• Energjia elektrike – Furnizimi me energji elektrike është mjaft i

dobët. Sistemet e distribuimit të rrymës sidomos në zonat rurale janë shumë të vjetruara. Mjafton vetëm një stuhi e vogël, rrebesh shiu apo dëbore dhe me ditë të tëra mungon energjia elektrike. Furnizimi me energji elektrike është shumë i rëndësishëm për aktivitetet agropërpunuese dhe për bizneset tjera.

• Sistemet e ujitjes – Edhe pse Kosova është vend i pasur me ujëra

mbitokësore dhe nëntokësore, shfrytëzimi i ujit për ujitje është shumë i vogël. Sistemet e ujitjes paraqesin si faktor kufizues në prodhimtarinë bujqësore (është paraqitur në Sektorin e Ujitjes).

Po ashtu, infrastruktura rurale do të mundësonte zhvillimin e turizmit rural, duke pasur parasysh aspektin turistik të shumë vendbanimeve në Kosovë; bukuria e rrallë natyrore, flora dhe fauna, objektet e shumta kulturore dhe historike me vlerë të lartë artistike e shkencore, kushtet shumë të volitshme për skijim dhe kampim. Me rregullimin e infrastrukturës në zonat rurale në përgjithësi, do t’u ipet prioritet grupeve të vogla të pronarëve të cilët do të kishin dëshirë të formojnë shoqata të disa ndërmarrjeve në fushat e agro-përpunimit dhe paketimi dhe krijimi i biznesit për të ardhura jashtë ferme. Duke u bazuar në Ligjin për Planifikimin Hapësinor, secila komunë është përgjegjëse për përgatitjen e Planit Zhvillimor të Komunës i cili mbulon territorin e brendshëm të saj. Ky plan është një plan strategjik multisektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe hapësinor. Plani zhvillimor i komunës do të përfshijë planin për zhvillim të zonave urbane dhe fshatit brenda komunës. Ne synojmë rritjen e standardit të jetesës së banorëve të këtyre zonave nëpërmjet:

• Rritjes së prodhimit dhe produktivitetit të bujqësisë dhe blegtorisë; • Sigurimi i ushqimit dhe ushqyerje më të mirë të familjes rurale; • Rritjes së të ardhurave nëpërmjet bujqësisë dhe sipërmarrjeve rurale

të lidhura me të; • Përmirësimit të infrastrukturës rurale.

Page 18: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

18

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

SEKTORI I PYLLTARISË Në kudër të Librit të Gjelbër të Kosovës- “ Strategjia për zhvillimin e qëndrueshëm Bujqësor dhe Rural në Kosovë”, e hartuar gjatë viteve 2001-2002 dhe e miratuar në muajin maj 2003 është edhe zhvillimi i Sektorit të Pylltarisë në Kosovë. Sektori i pylltarisë, ngjashëm me sektorët tjerë për kohë të gjatë është ballafaquar me probleme dhe sfida të shumta, shumë prej të cilave nuk janë zgjidhur deri në këtë kohë. Pyjet dhe resurset pyjore me pjesëmarrjen e tyre afro 42% në sipërfaqen e përgjithshme të Kosovës, rendësin e tyre ekologjike, sociale, shëndetësore dhe ekonomike kanë rendësi dhe ndikim të madh në planifikimin hapësinor. Struktura pyjore ekzistuese, sasia e sipërfaqeve të zhveshura, nevoja e shpalljes së zonave të mbrojtura, nevoja e ruajtjes së tokave pyjore, zhvillimi i infrastrukturës pyjore, ndërrimi i destinimit të tokave pyjore etj. imponojnë qasje serioze të trajtimit të këtij sektori si komponent e rëndësishme e planifikimit hapësinor. Pasuritë pyjore në Kosovë Sipërfaqja e tërësishme e mbuluar me pyje në Kosove është afërsisht rreth 430 000 ha,që i përgjigjet rreth 41% të sipërfaqes së tërësishme të Kosovës. Prej tyre rreth 162,000 ha. është në pronësi private e zotëruar nga rreth 40 000 pronarë pyjorë private, ndërsa 266 000 ha e mbetur janë pronë publike- Shtetërore. Klasifikimi ne bazë të kategorive të pronësisë dhe llojeve kryesore të pyjeve është paraqitur në tabelën më poshtë Tabela:.6

• Pyjet e ulëta (cungishte), përbejnë pjesën me të madhe, duke

mbuluar kështu me se 40% te zonës pyjore. Rreth 15% vlerësohen si pyje të larta (trungishte). Ndërsa të tjerat janë klasifikuar si të degraduara dhe shkurre.

• Përveç këtyre zonave, ekzistojnë edhe 85 000 ha të tjerë, të klasifikuar si tokë pyjore.

• Masa drunore e përgjithshme është vlerësuar rreth 30 mil.m3. * Këto të dhëna, janë të bazuara në shënimet statistikore të viteve 1978 dhe dallojnë nga të dhënat e përfituara nga inventarizimi i pyjeve në nivel kombëtar 2003.

Zonat ne 000 ha për kategorinë e pronarit dhe llojet pyjore

Lloji pyjor

Shtetëror Privat Totali

% e zonës së plote

Pyjet e larta (trungishtë)

51 15 66 15

Pyjet e uleta (cungishte)

116 63 179 42

Pyjet e degraduara

34 48 82 20

Shkurre/kaçuba 67 36 103 23 Totali 268 162 430 100

Page 19: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

19

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

• Rreth 80 000 hektar klasifikohen si pyje të shkatërruara, për të cilat

duhet të merren masa restauruese, në mënyrë që të jenë produktive.

Rreth 100 000 hektarë klasifikohen si shkurre, dhe tokë e varfër, prej të cilëve 20 000-40 000 hektar, supozohen të jenë të përshtatshëm për pyllëzim. II - Resurset pyjore sipas inventarizimit-dhjetor 2003 Për shkak të jo finalizimit komplet të shënimeve nga inventarizimi i pyjeve të vitit 2003 dhe dallimeve të shënimeve statistikore të përdorura për një kohë të gjatë dhe shënimeve të përfituara me përpunimin e gjerëtanishëm të inventarizimit jemi të detyruar të përdorim dy lloji shënimesh gjerë në finalizimin dhe zyrtarizimin e shënimeve të reja. Meqenëse dallimet rreth disa parametrave janë të konsiderueshme po paraqesim shënimet kryesore sa për krahasim edhe pse nuk janë qëllim i këtij elaborimi dhe i temës e cila trajtohet. Zonat pyjore dhe vëllimi i përgjithshëm drunor në këmbë Sipërfaqja e përgjithshme e pyjeve dhe tokave pyjore është 490.000 ha.,prej tyre vetëm pyje rreth 460.000 ha. Vëllimi i përgjithshëm drunor në këmbë është rreth 40 milion m3. Vëllimi mesatar vjetor për hektar është 90 m3/ha. Shtimi vjetor i përgjithshëm është llogaritur rreth afro 1.3 milion m3. Rritja vjetore është llogaritur rreth 3 m3/ha. 2.3 Sipërfaqja pyjore në bazë të origjinës dhe pronësisë (ha)

Tabela: nr. 7 Origjina e grumbullit Shtetërore Private E

panjohur Gjithsej

Përkohësisht pa trungje Farim natyral (trungishte) Pyllëzime ose farim artificial Cungishte të përziera/Farim ose pyllëzime Cungishte Nuk ka shënime

21,200 82,000 1,800 17,600

64,000 1,000

7,600 74,000 400 19,000

54,000 400

3,400 15,200

- -

19,000 80,200

32,200 171,200 2,200 36,600

137,000 81,600

T o t a l i 187,600 155,400 117,800 460,800 * Shënimet janë marrë nga inventarizimi nacional i pyjeve (Dhjetor) 2003.

Gjatë dekadës së kaluar prerjet e planifikuara/raportuara të prerjes së drurit fletorë për industri kanë qenë të nivelit 70.000 m3 – 90.000 m3, e cila është vetëm gjysma e vëllimit të potencialit sipas inventarizimit të pyjeve. Rritje e potencialit në furnizimin e drurve fletor mund të arrihet përmes menaxhimit të përmirësuar pyjor, dhe përdorimit të trungjeve të ahut me madhësi mesatare. Një ridistribuim i tillë i përdorimit, megjithatë, kërkon një instalim të mjeteve për dizajnimin dhe përpunimin e dimensioneve të vogla. Për shkak të kërkesave të produkteve të drurit, i cili plotësohet pjesërisht nga importi prej zonave fqinje, nuk do të paraqiste problem për të gjetur treg në rast të rritjes së prodhimit.

Page 20: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

20

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Llojet (speciet) kryesore drunore Për nga shtrirja hapësinore llojet kryesore drunore në Kosovë janë dushku dhe ahu nga gjetherënësit dhe bredhi me hormoçin nga gjethembajtësit (halorët),. Llojet (speciet) tjera drunore janë: frashëri, shkoza, lajthia, verriri, plepi, panjat, gështenja etj. Vlen të përmendën edhe dy lloje drunore endemike rrobulli dhe arneni. Sipërfaqja e përgjithshme e pyjeve dhe tokave pyjore është 490.000 ha, prej tyre, pyje rreth 460.000 ha. POLITIKA E SEKTORIT TË PYJEVE NË KOSOVË Me Ligjin për Pyjet e Kosovës pylli është definuar si resurs kombëtar dhe duhet të menaxhohet në mënyrë të rregullt për të sigurua zhvillim të qëndrueshëm në sasi dhe kualitet. Në Kosovë pylltaria ka qenë dhe është sektor i rëndësishëm në aspektin ekonomik, social dhe ekologjik. Përveç funksioneve mbrojtëse të pyllit duhet marrë në konsideratë: kontributin në ekonomin e Kosovës, punësimi, tregtia, rekreacioni, vlerat kulturore dhe tradicionale etj. Me qëllim që sektori i pyjeve dhe resurseve pyjore të siguroj kontribut optimal në zhvillimin social-ekonomik janë formuluar objektivat e mëposhtme:

• vendosja e menaxhimit të qëndrueshëm me pyje dhe resurse pyjore; • mbrojtja dhe ruajtja e integritetit të pyjeve dhe resurseve pyjore; • njohja e të gjitha formave të pronësisë; • zgjidhja e konflikteve pronësore-juridike; • kalimi nga ekonomia e centralizuar në ekonomin e tregut; • sigurimi se parimet themelore për ruajtjen e mjedisit do të zbatohen; • respektimi i konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare; • zgjerimi dhe zhvillimi i zonave të mbrojtura; • përmirësimi i strukturës pyjore; • reduktimi i nevojave për dru djegie përmes zgjidhjeve alternative; • mbrojtja ndaj erozionit; • mbrojtja e llojeve relikte dhe endemike të florës dhe faunës; • ngritja e vetëdijes dhe kujdesit për ruajtjen e biodiversitetit dhe

vlerave natyrore; zhvillimi i bashkëpunimit me institucionet dhe organizmat ndërkombëtar dhe vendor

• përmirësimi i strukturës profesionale të sektorit etj

Page 21: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

21

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

PARAMETRAT NDIHMËS SEKTORIAL PER PLANIFIKIM HAPËSINOR Strategjia e Sektorit të pylltarisë ose plani i veprimit për realizimin e qëllimeve përmban edhe komponentën e planifikimit hapësinor, gjithnjë marrë parasysh shënimet e lartëshkruara mbi resurset ekzistuese në Kosovë dhe rendësin e tyre mjedisore, sociale dhe ekonomike. Ekzistojnë një serë parametrash të qeverisjes me pyje dhe resurse pyjore që drejtpërsëdrejti dhe tërthorazi ndikojnë në planifikimin hapësinor. Përmes objektivave kohore po veçojmë disa prej tyre: Objektivat afatshkurtra

• ndërprerja e prerjeve të parregullta (ilegale) dhe shkatërrimit të pyjeve, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në mjedis dhe planifikim hapësinor;

• kompletimi i strukturave institucionale dhe menaxhuese të pyjeve florës dhë faunës në përgjithësi dhe zhvillimi i bashkëpunimit me MMPH;

• trajnimi dhe arsimimi i të gjitha kategorive të personelit (punëtorët, teknikët, inxhinierët etj.) përmes projektit: “ Mbështetja e edukimit dhe trajnimit në pylltarinë e Kosovës”.duke përfshirë edhe ndikimin e menaxhimit me pyje dhe resurse pyjore në planifikimin hapësinor;

• organizimi tekniko-teknologjik dhe shtirja hapësinore e zhvillimit të industrisë së drurit në Kosovë, konkretisht respektimi i planifikimeve urbane të shtrirjes së zonave industriale.

Objektivat afatmesme

• përmirësimi i strukturës pyjore në kualitet dhe sasi si dhe shtim të pjesëmarrjes së llojeve cilësore me rrallime parakomerciale dhe komerciale. Parashihet që çdo vit të trajtohen rreth 1500 ha/vit.

• zgjerimi i zonave të mbrojtura natyrore; • zhvillimi i ekoturizmit dhe turizmit malor; • zhvillimi i infrastrukturës pyjore duke përfshirë ndërtimin e qendrave

sportive, rekreative etj; • përcaktimi i zonave për zhvillimin e gjuetisë sportive dhe gjuetisë

ekonomike; • përcaktimi i zonave të pyjeve të virgjëra, rezervateve pyjore dhe të

gjuetisë, park pyjeve, arboretumeve etj. etj; • restaurimi i pyjeve të degraduara në sipërfaqe prej 20.000 ha. ose

1000 ha/vit; • pyllëzimi i 10.000 ha. sipërfaqe të zhveshura nga 1000 ha/vit. • mirëmbajtja e plantacioneve pyjore përmes masave silvikulturore; • monitorimi i gjendjes shëndetësore të pyjeve; • zhvillimi i aftësive dhe programeve të organizatave që merren me

ndërgjegjësimin, mbështetjen dhe aktivitetet në mbrojtjen e mjedisit; Objektivat afatgjata Me Ligjin për pyjet e Kosovës, pylli është definuar si resurs kombëtar dhe duhet të menaxhohet në mënyrë të rregullt. Objektivat afatgjata rrjedhin nga

Page 22: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

22

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

menaxhimi i qëndrueshëm me qëllim të mirëmbajtjes së pyjeve, zgjerimit të sipërfaqeve pyjore, mirëmbajtjes shëndetësore dhe vitalitetit të pyjeve, mbrojtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit të funksionit shoqëroro-ekonomik. Edhe pse shumë qëllime vepruese kanë karakter kohor afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër vlen të përmenden si qëllime afatgjata:

• konvertimi ( transformimi) i pyjeve të ulëta (cungishteve) 01n-ë pyje të larta (trungishte);

• pyllëzimi dhe ripyllëzimi i të gjitha sipërfaqeve të përshtatshme për pyllëzim dhe ripyllëzim;

• zhvillimi i prodhimit fidanor me fidane cilësore; • ngritja e plantacioneve pyjore me lloje që rritën shpejtë në sipërfaqe

prej 8000 ha; • shtimi i rritjes vjetore mesatare nga 3m3/ha. në 5m3/ha; • zhvillimi i sektorit për menaxhimin me gjueti dhe prodhime

jodrunore pyjore; • zhvillimi politikës kadrovike në lëmin e pylltarisë dhe industrisë së

drurit; • shtimi i pjesëmarrjes së sektorit në të ardhurat kombëtare dhe

punësim etj.

Nga elaborimi i shkurtër mund të konkludohet se pyjet e Kosovës me menaxhim të qëndrueshëm paraqesin bazë të mirë të zhvillimit social, mbrojtjes së ambientit dhe pjesëmarrje modeste në zhvillimin e përgjithshëm të vendit. Përparësitë për zhvillimin e bujqësisë

• Popullata e Kosovës është më e reja në Evropë (shumë më e re), ku më shumë se gjysma e popullatës ka moshë mesatare nën 25 vjeçare.

• Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik dhe gjithashtu sektor që siguron dhe ofron prodhim për Kosovën 2.

• 87 për qind e tokës është në sektorin privat ndërsa pjesa tjetër është në pronësi të ish Ndërmarrjeve Shoqërore 12 %.

• Kosova disponon kushte të mira klimatike dhe agroekologjike qe krijon ambient te përshtatshëm për zhvillimin e sektorëve të veçantë te bujqësisë ne regjionet përkatëse.

• Kosova merr pjesë në Paktin e Stabilitetit dhe kjo mundëson që një pjesë e investimeve të drejtohen në zhvillimin e infrastrukturës rurale dhe njëkohësisht në zhvillimin e bujqësisë.

Pengesat (veshtiresit) për zhvillimin e bujqësisë

• Klima pak më e ashpër se sa në disa vende fqinje. • Mungon tregu i tokave( nen pronësi private).Vlera e tokës në disa

raste arrin deri në 200.000 € për hektar, që është rreth 10 herë më e lartë se sa vlerat e tokave të krahasueshme në Evropën Perëndimore. Kjo qëndron për shkak të mungesës së planifikimit të përdorimit dhe zonimit të tokës, ashtu që të gjitha tokat kanë vlerë spekulative sepse asnjëra nuk është përcaktuar vetëm për përdorim në bujqësi;

• Politika jo e favorshme fiskale dhe tregtare për sektorin e bujqësisë3;

2 Bujqesia eshte aktiviteti kryesore I 2/3 se populates se Kosoves ( burimi: Libri I Gjelbert I MBPZHR) 3 Si rezultat i politikave aktuale, bujqësia në Kosovë tatimohet me anë të taksave të larta të importit në inputet e bujqësisë në njërën anë, ku nuk ka prodhim vendor (psh plehërat, produktet për mbrojtjen e bimëve), dhe doganat jokonsistente për produktet bujqësore kur ekzistojnë mundësitë për prodhim efikas vendor, MBPZHR, Libri i Gjelbert .Prej muajit

Page 23: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

23

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

• Fermat e vogla, jokonkurrente, fragmentimi i tokës; • Sektori i pazhvilluar i agropërpunimit dhe tregtimit(marketingut), • Sektori i neglizhuar dhe jo konkurrent i agropërpunimit; • Mungesa e punësimit jasht fermës; • Mungesa e shërbimeve si shërbimi këshillimor, financat rurale,

kontraktuesit, mekanizimi bashkëkohor; • Mungesa e infrastrukturës fizike rurale (rrugët, telekomunikacioni,

elektriciteti, magazinat); • Korniza e pamjaftueshme legjislative dhe zbatimi i saj dhe mungesa e

konsensusit shoqëror për përgjegjësitë e përbashkëta dhe dënimet; • Bujqësia ka imazh të dobët te të rinjtë, si dhe kapacitete të dobëta

trajnimi dhe arsimimi; • Duke lënë anash pasojat e dëmeve të luftës, disa familje fermere që

jetonin, por që jetojnë edhe tani në zonat kodrinoro – malore, gjithmonë do të kenë mungesë të resurseve për të bërë jetë normale4;

• Shumica e fermave punojnë për të siguruar jetesë vetëm për ekonomitë familjare.

Kërcënimet (rreziqet) • Zvogëlimi i sipërfaqeve te tokave bujqësore5 ( ndërrim i destinimit të

tokës bujqësore-shfrytëzimi i sajë për qëllime tjera)6 • Mos interesimi e fermerëve për punimin e tokës dhe aktiviteteve te

tjera bujqësore7 (për shkak të kostos së lartë të prodhimtarisë në bujqësi);

• Vazhdimi I ndërtimeve mbi tokat bujqësore dhe tokave nen skemën e ujitjes etj8.

Vizioni I MBPZHR Stabiliteti afat gjatë ekonomiko-shoqëror arrihet përmes zhvillimit të qëndrueshëm te bujqësisë si një nder hallkat më të rëndësishme të ekonomisë kosovare dhe Planifikimi, mbrojtja dhe shfrytëzimin racional i tokës bujqësore.9 Politika e MBPZHR

Zhvillim i qëndrueshëm i nënsektorëve të bujqësisë10 i bazuar ne zona

te caktuara;

qershor te vitit 2004 tarifa doganore eshte zero(o),ndërsa nga muaji shtator 2004 eshtë hjek edhe TVSH-ja, per inputet bujqësore,paisjet kapitale dhe ushqimit të kafshëve. 4 Fermerët nga viset e thella malore kanë dhe përparësitë e tyre me spektër të gjerë të interesave të brendshme siç janë: prodhimi i farës së patates, turizmi dhe menaxhimi me kafshë të egra, sporti dhe rekreacioni për kohë të lirë etj. 5 Shenim: Tokat e klasit te I,II,III dhe IV jane toka te mbrojtura me ligjin mbi tokat bujqesore. 6 P.sh siq eshte rasti me disa Komuna te cilat jane atakuar me se shumti nga ndertimet ne tokat bujqesore si ferizaj. Lipjani, Gjilani dhe Vushtrria pa konsideruar bonitetin e tokave ( burimi: Raport I MBPZHR) 7 Kjo gje mund te ndodhe per shkak te mungeses se subvencioneve te ndryshme per produkte bujqesore apo edhe mos dhenies mundesi te exportit te produkteve bujqesore; d.m.th farmeret nuk shofin ndonje leverdi ekonomike 8 Situate me alarmante eshte ne tokat qe jane nen ujitje (Iber-Lepenc, Radoniq Istogu, Drini I Bardhe, Lumi I Bardhe, Dukagjini) kur dihet se per ngritjen e ketyre sistemeve jane dhene mjete te konsiderueshme kapitale. 9 Sigurimi i mbrojtjes efikase të tokës bujqësore është një nga prioritetet kryesore. Si pasojë e kapacitetit aktual institucional të ulët për zbatimin e mbrotjes së tokës bujqësore në bazë të ligjit të aplikueshëm dhe formulimit të legjislacionit të ri, fenomeni i degradimit të tokës është i theksuar posaçërisht për shkak të ndryshimit të pakontrolluar të tokës bujqësore në tokë urbane ose industriale.

Page 24: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

24

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Politika të favorshme investive dhe kreditore; Të krijojë mundësi më të mira jetese për të gjithë qytetarët dhe

fermerët në viset rurale; Të mbrojë ambientin në fshatra dhe vise rurale; Të ngrisë konkurrencën e prodhimit bujqësor; Të ngritën të ardhurat në fermë duke rritur prodhimtarinë bujqësore;

Synimet strategjike

Shfrytëzimi racional dhe mbrojta maksimale e tokës bujqësore 11; Krijimi i një klime të favorshme ekonomike për një zhvillim të

qëndrueshëm të bujqësisë; Rritje e produktivitetit te bujqësisë dhe aftësisë se saje për të qenë

konkurrente në treg; Përmirësimi i menaxhimit të resurseve natyrore; Bujqësi të zhvilluar, duke ju përshtatur kushteve te ekonomisë së

tregut; Ambient të qëndrueshëm makroekonomik ; Integrim në tregun rajonal dhe veçanërisht integrim në Bashkimin

Evropian (BE). Sa i përket kësaj do të bëhen përpjekjet për të përmirësuar lidhjet e transportit, industrinë e përpunimit të ushqimit, kapacitetet tregtare dhe deponuese si lehtësim për tregtimin e prodhimeve bujqësore.

Kosova gjithashtu do të synojë të bëhet anëtare e BE-së, Organizatës Botërore të Tregtisë, (Marrëveshjeve ndërkombëtare te Evropës Qendrore për Tregti të Lirë) etj.

INVESTIMET NË BUJQËSI Pas luftës rifillimi i prodhimit në bujqësi është bërë kryesisht në sektorin privat, me mbështetje të donatorëve, OJQ-ve,të parave nga diaspora si dhe përpjekjeve vetjake të fermerëve. Në Kosovë korniza e përgjithshme (ambienti ekonomik) nuk është i favorshëm për ringjalljen e fuqishëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë. Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (BKK) nuk mund të sigurojë mjete financiare për mekanizmat nxitës për prodhimet bujqësore (qumësht, mish, perime, pemë etj.)sikurse vendet në regjion, dhe ato të BE-së të cilat subvencionojnë prodhimin dhe eksportin e produkteve bujqësore. BE-ja shpenzon një pjesë të madhe të buxhetit të vet për politikën e përgjithshme bujqësore duke mbështetur fuqishëm fermerët dhe agrobiznesin. Sa për ilustrim po përmendim se Sllovenia shpenzon rreth 170 milionë € në vit në mbështetje të bujqësisë. Në fazën e tanishme të zhvillimit në të cilën gjendet Kosova, nuk ka mundësi buxhetore të subvencionoj bujqësinë, por duhet t’u krijohen kushte të favorshme fermerëve, duke krijuar politika të favorshme fiskale të cilat nuk tatimojnë prodhuesit bujqësorë, dhe që ofrojnë

10 Raporte te ndryshme tregojne demet e te medha te shkaktuara si rezultat I luftes ne Kosove, vecanarisht ne disa nensektor te rendesishem si blegtoria,kulturat industriale dhe ne prodhimtarine e pemeve,perimeve dhe veres. 11 Toka bujqësore në Kosovë përfaqëson resurs të kufizuar natyrore, pasuri me vlerë të veçantë. Ne shume shtete te botes toka shfrytezohet ne menyre racionale dhe njekohesisht mbrohet maksimalisht, dhe nga aspekti ligjore trajtohet ne nivel te veqante (kjo ndodhe bile edhe ne ato vende te botes ku ka toke te mjaftueshme per koke banori). Viteve te fundit, procesi I demtimit te tokes bujqesore eshte shume intenziv. Ani pse nuk ka te dhena precise vleresohet se ne Kosove ne vit humbin rreth 2.600-3.00ha te saje.(burimi: MBPZHR , Raport mbi gjendjen e tokave bujqesore qe jane atakuar nga ndertimet e egra dhe propozimi I masave per parandalimin e kesaj dukurie)

Page 25: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

25

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

nxitje për konkurrencë në kushte të ngjashme ekonomike që mbizotërojnë në tregun rajonal. Mjetet buxhetore kryesisht orientohen në sektorin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe infrastrukturë. Në vitin 2003 buxheti për MBPZHR ka qenë vetëm 0.6 për qind,që duket qartë se është shifër e ulët për një sektor që në GDP merr pjesë rreth 26 %. PRIORITET KRYESORE TË MBPZHR ME NDIKIM NË PLANIN HAPËSINOR TË KOSOVËS Gjatë hartimit të Planit Hapësinor të Kosovës, MBPZHR konsideron së zhvillimi i sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe atij rural është me rëndësi për ekonomin e Kosovës në përgjithësi e sidomos në krijimin e të ardhurave për fermerët në veçanti. Prandaj ky sektor mundë të zhvillohet duke i dhënë hapësirë fizike gjatë hartimit të planit hapësinor, me theks të posaçëm në mbrojtjen e tokës Rekomandimet e MBPZHR-së të cilat duhet të mirren në konsiderim nga hartuesit e planit janë:

• Zonimi i tokave (përcaktimi i zonave të cilat do të përdoren vetëm për kultivimin e kulturave bujqësore dhe jo për qëllime tjera);

• Me rastin e zgjerimit të qyteteve dhe vendbanimeve(me planet urbanistike), të mbrohet toka sidomos kategoria e I,II,III,IV, në harmoni mbi Ligjin për tokat bujqësore si dhe kategoritë tjera të tokës të cilat janë nën sistem të ujitjes.

• Urbanizimi i fshatrave me të gjithë infrastrukturën përcjellëse; • Objektet e ndërtuara dhe infrastruktura tjetër në kategoritë e tokave

të cilat janë të mbrojtura me ligj, të mos legalizohen(të rrënohen). Prioritetet kryesore të MBPZHR, të cilat do të kenë ndikim në ruajtjen e tokës: • Politika e Administrimit të Tokës(PAT).Vetëm me një politikë aktive

dhe të qëndrueshme të administrimit të tokës,mundë të arrihet balanca në mes të zhvillimit të përgjithshëm ekonomiko shoqëror, në njërën anë si dhe të prodhimit të ushqimit në anën tjetër;

• Formimi i komisionit nen nivel ndërministror, i cili do të këtë mandatin për shqyrtimin e kërkesave dhe dhënien e pëlqimit për ndërrimin eventual të destinimit të tokës.

• Konsolidimi(komasacioni) i tokave; • Krijimi i Fondit të Tokës Bujqësore dhe Pyjeve të Kosovës(FTBPK); • Krijimi i Fondit për ripërtëritjen e tokave bujqësore(përmes taksave

gjatë ndërrimit të destinmit).Nga ky fond do të ngritën toka të reja si dhe do të përmirësohet struktura e tokës përmes masave të ndryshme agroteknike, dhe mbrojtja e tokave nga erozioni ;

• Tregu i tokës-zhvillimi i principeve të tregut të tokës; • Ruajtja e trashëgimisë kulturore-historike e viseve rurale;

Prioritetet tjera me rendësi për zhvillimin e sektorit të bujqësisë:

• Hartimi i politikave zhvillimore sektoriale; • Hartimi i kornizës ligjore dhe rregullative, si dhe implementimi i tyre; • Përshpejtimi i privatizimit të ish NSH-ve, dhe orientimi kah

ekonomia e tregut12.

12 Është me rëndësi për ekonominë e Kosovës, veçanërisht për ekonominë bujqësore/rurale të gjenden investitorë për NSH që kanë treg ekonomik dhe potencial për punësim, duke synuar në krijimin e vendeve të punës.Prandaj privatizimi kuptohet si proces shumë i rëndësishme për

Page 26: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË

26

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL

• Ngritja e sistemit të shërbimeve këshillimore bujqësore dhe rurale, komunikim, informim publik dhe propagandim;

• Zhvillimi i sistemit informativ të tregut (prodhimi, çmimet, tregu); • Krijimi e programeve të kreditimit, mbështetja e sektorit privat në

viset rurale, veçanërisht për plasim të prodhimit dhe shërbime për fermerët.

• Avancimi dhe përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për përpunim dhe tregtim të produkteve ushqimore;

• Mbështetja e ndërtimit të kapacitetit institucional; • Hulumtimi dhe kërkimi në bujqësi; • Zhvillimi I Prodhimtarisë bimore,blegtorale dhe ushqim të kafshëve; • Menaxhimi dhe kontabiliteti i fermës; • Zhvillim të viseve rurale dhe ekoturizmit; • Standardet e ushqimit, siguri dhe sigurim të ushqimit etj;

zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për integrimin në strukturat e BE-së.MBPZhR do të mbështesë krijimin e klimës investuese në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe të ushqimit në Kosovë.