raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e ujËrave

14
1 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Upload: truongtuyen

Post on 30-Jan-2017

234 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

1

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Page 2: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

2

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Page 3: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

3

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit hapësinor për sektorin e ujërave

Ujërat

Hartues të draftit / dokumentit punues

Avdi Gjonbalaj, shef I sektorit: Administrim të resurseve ujore MMPH, DMU Islam Fejza, udhëheqës i divizionit të politikave të përgjithshme të ujërave, MMPH, DMU Shpend Agaj, hulumtues MMPH, IPH

Prishtinë, 2004

Page 4: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

4

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Page 5: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

5

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

HYRJE

Kosova disponon rezerva ujore të kufizuara të cilat në periudhën e ardhshme do të jenë faktorë kufizues për zhvillimin ekonomiko-shoqëror. Sistemet për furnizimin me ujë është e pa mundur për ti mirëmbajtur e mos të flitet për zgjerimin e kapaciteteve të tyre. Infrastruktura ekzistuese është në gjendje të keqe, ndërsa burimet të cilat shërbejnë për furnizim janë të rrezikuara nga ndotja. Pakësimi i rezervave është evident si pasojë e veprimeve antropogjene. Zhvillimi i qëndrueshëm në sektorin e ujërave nënkupton përkujdesje të avancuar për rezervat ujore përmes tri lëmive, siç janë: mbrojtja nga efektet e dëmshme të ujërave, shfrytëzimi i planifikuar të rezervave ujore dhe mbrojtja e kualitetit të ujërave. Administrimi i integruar i ujërave shprehë rëndësin e shfrytëzimit të qëndrueshëm të ujërave në nivel të pellgut lumor dhe në ruajtjen e vetive të tyre natyrore, duke respektuar gamën e gjërë të interesva dhe caqeve shumë komplekse.

Page 6: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

6

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

KORNIZA JURIDIKE DHE INSTITUCIONALE Në bazë të Kornizës kushtetuese administrimi i resurseve ujore është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa në kompetencë të MBPZHR është krijimi i politikave në lëmin e ujitjes duke përfshirë edhe projektet për planifikimin e ujitjes. Duke pasur parasysh realitetin e Kosovës i cili ka të bëj me administrimin në tërësi, veprimtaria publike lidhur me krijimin e politikave për furnizimin me ujë të pijes, evakuimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e tyre në rregulloren e UNMIK-ut 2001/19 nuk është caktuar organi kompetent. Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit i menaxhon ndërmarrjet shoqërorë dhe publike. Mbrojtjen operative nga efektet e dëmshme të ujërave në fakt nuk dihet kush do ta planifikoj as kush do ta zbatoj. Mekanizmi rregullues i cili do të përcaktonte tarifat dhe standardet e veprimtarive shërbyese, i cili duhet të përcaktohet me ligj edhe pse kanë kaluar pesë vite ende nuk është konstatuar. Konsolidimi i ndërmarrjeve për furnizim me ujë dhe evakuimin e ujërave të zeza ka filluar por me ritme të ngadalta dhe pa studim paraprak të mirëfilltë edhe pse kjo paraqet domosdoshmëri për avancimin e efikasitetit dhe të administrimit

Lumbardhi i Prizrenit Komunat janë të lëna anash në administrimin e veprimtarive publike. Ato janë të përfaqësuara vetëm me ndonjë anëtar në bordin mbikëqyrës të ndërmarrjeve dhe kështu si pasojë e kësaj është mungesa e angazhimit të tyre për rritjen e pagesës për shërbim dhe konsolidimin e ndërmarrjeve. Dështimet në konsolidimin e ndërmarrjeve nga veprimtaria e shërbimeve për ujitje ka krijuar mosbesim edhe në lëmin e veprimtarisë së furnizimit me ujë. Privatizimi në sektorin e furnizimit me ujë as që është analizuar si mundësi në ndonjë fazë të ardhshme. Me qëllim të krijimit të kushteve për investitor nga jashtë është e domosdoshme që ky sektor të reformohet si dhe, sa më parë funksionet rregulluese për sektorin publik të barten në organet e Kosovës dhe të krijohet mjedis ku ndërmarrjet nga sektori privat në plotësimin e interesit publik do të ishte i barabartë me atë shtetëror dhe ku ato mund të realizojnë fitime të cilat nuk do të jenë rezultat i monopolit por i afarizmit të suksesshëm. Objektet infrastrukturore (argjinaturat, veprat tjera rregulluese, pritat ose biokulturat për mbrojtje nga erozioni dhe rrëketë) nuk kanë titullar, nuk ka

Page 7: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

7

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

regjistër të tyre andaj as që përkujdeset kush për to. Shkatërrimi i tyre rrezikon jetën dhe pronën e banorëve të Kosovës. Administrimi i ujërave në nivel të pellgut është mjaft i ndërlikuar e posaçërisht në rrethanat konstitucionale të Kosovës. Eksperienca kosovare si dhe e rajonit në këtë aspekt është e pamjaftueshme, ndërsa ndihma nga jashtë deri tani nuk ka qenë adekuate. Baza juridike për administrimin e pellgjeve lumore do të krijohet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ujërat e Kosovës i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe pritet të nënshkruhet nga PS i KB. Me ndihmën e AER-it dhe angazhimit të donatorëve të tjerë do të realizohet reforma institucionale në sektorin e ujërave, por për këtë duhen së paku dy vjet. Qëllimi kryesor i organizimit institucional është vendosja legjislative, administrimi financiarisht i qëndrueshëm i ujërave në nivel të pellgut lumor, në pajtim me parimet e administrimit të ujërave në shtetet e UE-së. Gjendja Të reshurat mesatare vjetore në territorin e Kosovës sillen nga 658mm (pellgu i lumit Sitnicë) deri 1515 mm (pellgu i lumit Erenik) ndërsa koeficienti rrjedhjes sillet nga 4.92 l/sec/km2 (pellgu i Morava e Binçës deri 42.46 l/sec/km2 në pellgun e Lumbardhit të Deçanit). Nga territori i Kosovës në vitin me lagështi mesatare rrjedhin 3.8 x 10 9 respektivisht 121.2 m3 /sec. Siç shihet nga tabela në vijim këto ujëra nuk janë të shpërndara në mënyrë uniforme as në hapësirë as në kohë, kështu që deficiti i ujërave për disa destinime (bujqësi) duhet të mbulohet me prurje të ujërave jashtë sezonit të vegjetacionit, respektivisht përmes rezervuarëve. Zhvillimi i sektorit të ujërave në Kosovë ka filluar në mbarim të viteve të gjashtëdhjeta, por më intensiv ishte pas vitit 1974 kur Kosovës i krijohen mundësitë për planifikimin e zhvillimit të vet dhe fillon ndërtimi i veprave hidroteknike infrastrukturore si dhe veprave për mbrojtjen nga efektet e dëmshme të ujërave. Sipas studimeve të hidroekonomisë të Kosovës(1981) llogaritet që mundësit për ujitje në Kosovë janë rreth 200.000 ha kurse nevojat për kullim janë 80.000 – 100.000 ha. Sot sipas të dhënave nga kompanitë e ujitjes në Kosovë pas rehabilitimit të plotë sistemet mund të ujitin 66.060 ha. Deri në vitin 1990 janë ndërtuar afro 150 km argjinatura, dhjetëra km. mure paralele në zonat e qyteteve, janë rregulluar shumë rrëke dhe janë kulluar nga ujërat e tepërta më se 10.000 ha. Po ashtu, janë ndërtuar tre rezervuar me vëllim prej afro 570x 106 m3, shumë ujësjellës si në vendbanimet e urbanizuara po ashtu edhe nëpër vendbanimet rurale. Rrjet të kanalizimit ka pasur vetëm në pjesët qendrore të qyteteve të mëdha. Vetëm 31% e popullsisë janë të kyçur në rrjetin e kanalizimit. Rrjeti i kanalizimit vende - vende është i ndarë dhe vende - vende i përzier (ujërave të zeza dhe ujërave të bardha). Impiante për pastrimin e ujërave të zeza nuk ka në asnjë vendbanim. Ujërat e zeza industriale pas vitit 1999 dukshëm janë pakësuar me që objektet industriale nga të cilat janë liruar ujëra toksike (ujërat e ndotura me fenol dhe ujërat e ndotura me ndotje kimike) dhe ujërat e ndotura jo toksike (siç janë ujërat me ndotje organike dhe ujërat për ftohje) nuk janë në funksion, disa nga viti 1990 dhe të tjerat nga viti 1997. Potenciali hidroenergjetik i Kosovës është mjaft i vogël dhe shfrytëzimi i tij po ashtu deri në ditët e sotme është modest, 48 MGW. Rezervat e ujërave nëntokësore janë të vogla dhe ato gjinden në pjesën perëndimore të Kosovës, ku edhe rezervat e ujërave sipërfaqësore janë më

Page 8: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

8

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

të mëdha ndërsa pjesa lindore ka sasi të vogla posaçërisht pjesa juglindore ku kërkesat janë mjaft të mëdha. Kushtet topografike për formimin e rezervuarve artificiale për akumulimin e ujërave dhe konsumin e tyre në periudhat ujëpake të lumenjve janë mjaft të kufizuara dhe për këtë duhet ngritur vepra hidroteknike të larta pas të cilave mund të akumulohen sasi të vogla uji me kosto të lart. Plotësimi i nevojave me ujë të pijes, industrisë dhe bujqësisë në të ardhmen jo të largët, mund të bëhet vetëm me ngritjen e këtyre veprave në profilet të caktuara me Planin afatgjatë për administrimin e ujërave (Bazën e ekonomisë ujore). Këto lokalitete duhet të rezervohen për këto destinime dhe të mbrohen nga angazhimet për destinime të tjera (rrugë vendbanime etj.). Erozioni dhe rrëketë në Kosovë paraqesin fenomen të rëndësishëm me shkallë të lart të rrezikimit të mjedisit njerëzor. Me procese të kategorisë së I,II dhe të III (erozion i fortë) janë të përfshira afro 57 % të sipërfaqeve të Kosovës. Nga të gjitha aluvionet nga procesi i erozionit afro 5 x 106 m3 arrijnë në lumenj. Karakteristikat e totalit të ujërave të lumenjve kryesor në territorin e Kosovës

Maksimal

Minimal

Mesatar

Emri i lumit

V=106 m3 *

Q m3

/sec V=106 m3 *

Q m3

/sec V=106 m3 *

Q m3

/sec

Drini i Bardhë

2573.92

81.6

1405.69 44.6

1945.26

61.7

Ibri 2400.92

76.1

528.02 16.7

1146.34

36.4

Morava e Binçës

506.67 16.1

75.28 2.4

272.76

8.7

Lepenci 455.36 14.4

166.09 5.3

263.72

8.4

Lumi i Plavës 385.86 12.2

77.54 2.5

190.04

6.0

Gjithsejt 6322.21 200.4

2252.62

71.5

3818.12

121.2

Q=m³/ s

61.7

36.4

8.7

8.4

6

D r i ni I ba r dh

I br i

M . e . B i nqe s

Le pe nc i

L. i P l a v e s

Q=m³/s

Page 9: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

9

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Liqenet artificiale në Kosovë

Financimi i sektorit të ujërave Me Ligjin për Ujërat e Kosovës (Korrik 2004) është përcaktuar mënyra e financimit të punëve dhe aktiviteteve në sektorin e ujërave. Me dispozitat e këtij Ligji është paraparë të sigurohen mjetet financiare nga kompensimet për shfrytëzimin e ujërave, për shkarkimin e ujërave (ujërat e ndotura), për shfrytëzimin e materialeve inerte nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve, dhe të aktiviteteve të tjera. Me bartjen e kompetencave, konsolidimin dhe organizimin e sektorit të ujërave do të duhej të zgjidhen çështjet të cilat kanë të bëjnë me financim të qëndrueshëm, efikas dhe transparent të sektorit të ujërave, ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve ujore infrastrukturore dhe të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit. Që nga viti 2002 nga buxheti i konsoliduar i Kosovës nuk janë siguruar mjete financiare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të infrastrukturës ujore. Problemet Pas studimeve të hollësishme të sasive të ujërave në disponim sipas pellgjeve karshi nevojave, situata më e pavolitshme është në pellgun e lumenjve Sitnicë, Klinë, K. Rekë dhe Morava e Binçës, ku gjinden rezervat kryesore minerare dhe tokat e përshtatshme për ujitje dhe prodhimtari intensive bujqësore. Si pasojë e aparteidit (1990-1998) dhe konfliktit të armatosur (1998-1999) të gjitha objektet ujore dhe për furnizimin me ujë kanë pësuar dëmtime të mëdha ose të vogla, qoftë si pasoj e mosmirëmbajtjes së rregullt dhe mirëmbajtjes investive, qoftë nga operimet joprofesionale nga administratorët e dhunshëm (të vendosur pas përjashtimit të kuadrit profesional dhe me përvojë). Pas vitit 1999, kanë filluar vetëm riparimet e disa pjesëve të sistemeve për ujitje (kanalet kryesor, rrugët në sisteme të ujitjes dhe stacionet e pompimit). Në bazë të të dhënave të disponueshme, me sistem publik të furnizimit me ujë janë përfshirë 52% e popullsisë urbane, ndërsa përfshirja e popullsisë rurale para konfliktit ishte shumë e vogël. Pas vitit 1999 me ndihmën e donatorëve janë ndërtuar ujësjellës në afro 150 fshatra. Duke pasur parasysh se një numër ujësjellësish është ndërtuar shumë vite më parë, dhe janë të ndërtuara me materiale përdorimi i të cilave është tani i ndaluar për shkak të vetive kancerogjene (azbest, çimentoja), shumica e ujësjellësve nuk i plotësojnë kushtet e shfrytëzuesve as për nga sasitë dhe as për nga kualiteti i ujit, posaçërisht në periudhat e thatësisë. Humbjet teknike dhe komerciale janë të mëdha, ndërsa mungojnë masat për zvogëlimin e tyre.

Lumi Emërtimi i liqenit artificial

Vëllimi i ujit në m³

Ibër "Gazivodë" 390.000.000 Ibër "Pridvoricë" 490.000. Batllavë "Batllava" 30.000.000 Graçankë "Badovc" 31.000.000 Livoç "Livoç" 1.000.000 Prrue "Radoniq" 113.000.000 Përlepnicë "Përlepnicë" 4.200.000

Page 10: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

10

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Pjesëmarrja e shfrytëzuesve në administrimin e punëve të cilat kanë të bëjnë me kualitetin e shërbimeve në fakt është e përjashtuar. Konsolidimi i ndërmarrjeve për furnizim me ujë dhe evakuimin e ujërave të zeza urbane vetëm sa ka filluar në pjesën juglindore (Gjilan, Dardanë,Viti, Ferizaj dhe Artanë) ku është e angazhuar Zyra Zvicerane dhe në pjesën veriperëndimore (Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog) ku vepron Zyra Gjermane ndërsa në pjesët tjera ku bëhet sipas planeve të AKM-së konsolidimi i filluar ka të bëj vetëm me fuzionimin (bashkimin) e disa ndërmarrjeve në ndërmarrje rajonale dhe me ndarjen e veprimtarive të cilat nuk kanë të bëjnë me furnizimin me ujë dhe evakuimin e ujërave të ndotura (mbeturinat e ngurta, tregjet, varrezat, etj.). Në periudhën pas konfliktit nuk janë krijuar instrumentet financiare autonome për financimin e aktiviteteve në administrimin e resurseve ujore, por pritet se kjo do të zgjidhet me hyrjen në fuqi të Ligjit mbi ujërat e Kosovës. Prioritetet Duke u nisur nga nevojat e përgjithshme për ujë si dhe rezervat e kufizuara të ujërave si të atyre sipërfaqësore po ashtu edhe të atyre nëntokësore në Kosovë, uji në të ardhmen do të jetë resurs limitues, për zhvillimin ekonomik dhe shoqërorë të Kosovës Me qëllim të krijimit të parakushteve për aktivizimin e resurseve vendore është e domosdoshme që me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare të rrumbullakësohen ndryshimet në sektorin e ujërave. Kosova disponon resurse ujore për plotësimin e nevojave të tanishme dhe atyre që pasojnë dhe se në të ardhmen do të jetë resurs zhvillimi dhe faktor i rëndësishëm për luftën kundër varfërisë është e domosdoshme që të ndërmerren aktivitetet në këto lëmi:

1. të përpilohet legjislacioni suplementar për zbatimin e Ligjit për ujërat e Kosovës,

2. të aftësohen sistemet e mbrojtjes (rindërtimi i argjinaturave ekzistuese dhe ndërtimi i ri në pjesët të cilat përbëjnë tërësi mbrojtëse) nga përmbytjet në lumenjtë Sitnicë dhe Morava e Binçës, me çka do të krijohen kushtet për zhvillim të bujqësisë intensive e cila paraqet boshtin e zhvillimit të këtyre rajoneve,

3. të kryhen rregullimet e lumenjve dhe të rrëkeve në zonat më të rrezikuara me qëllim të mbrojtjes nga përmbytjet, rrëketë dhe erozioni dhe shkatërrimi i tokave bujqësore,

4. të sigurohen dhe të sillen deri te vendbanimet sasi të mjaftueshme të ujit të kualitetit të mirë,

5. të zvogëlohen humbjet e ujit deri në 30% 6. të zvogëlohet numri i banorëve të cilët nuk kanë qasje në ujësjellës

publik për 1/3 , 7. të përmirësohet sistemi i pagesave për furnizim me ujë dhe evakuimin e

ujërave të zeza me qëllim të sigurimit të sistemit komercial të qëndrueshëm,

8. të përfshihen vendbanimet rurale me sistem të ujësjellësit publik si dhe të përmirësohet kualiteti i ujit të cilin tani e shfrytëzojnë ato,

9. të stimulohet shfrytëzimi i ujërave mineral si resurs i konsiderueshëm i cili do të rrisë punësimin dhe do të zvogëloj importin (70% e ujit mineral importohet)

10. të sanohen sistemet e kanalizimit ekzistues si dhe të ndërtohen impiantet për pastrimin e ujërave në pajtim me Strategjinë për trajtimin e ujërave të zeza dhe fillimin e realizimit të planifikuar, në pajtim me politikën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe obligimet e konventave ndërkombëtare dhe marrëveshjet,

Page 11: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

11

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

11. të ndërmerren masat e nevojshme për mbrojtje të burimeve të cilat

tani shfrytëzohen dhe të atyre të planifikuar për shfrytëzim në të ardhmen,

12. të sigurohen sasi të mjaftueshme të ujërave për ujitje të tokave bujqësore me çka do të sigurohen kushtet për zhvillim intensiv të bujqësisë,

13. të mbrohen hapësirat për krijimin e rezervuarve (akumulimeve) të parapara me Planin për Administrimin e Ujërave (Bazën e ekonomisë ujore 1983) me qëllim të shmangies dhe zvogëlimit të mjeteve financiare të nevojshme për eksproprijimin (shpronësimin) e atyre sipërfaqeve,

14. të planifikohen dhe të mbrohen hapësirat në të gjitha qendrat urbane, posaçërisht në ato të parapara për qendra rajonale të pastrimit të ujërave të zeza,

15. të përpilohen planet e parapara me dispozita ligjore për administrimin e integruar të ujërave,

16. të sigurohen burimet financiare për administrim të qëndrueshëm të rezervave ujore.

Literatura e shfrytëzuar:

1. Baza e ekonomisë ujore (1983) 2. Rregullorja 2001/19 3. Studimi mbi Strategjinë për trajtimin e ujërave të zeza Raporti final

(Qershor 2004) 4. Ligji për Ujërat e Kosovës (Korrik 2004) 5. Direktiva 2000/60/EC e Parlamentit Evropian dhe Këshillit me 23

tetor 2000 Politikat e indetifikuara 1. Përmirësimi efektiv dhe efikas në shfrytëzimin integral të ujërave 2. Përmirësimi I kualitetit te ujërave konform standardeve te BE. 3. Zhvillimin e resurseve ujore ne nivel te pellgjeve . 4. Mbrojtja e objekteve hidroteknike dhe mirëmbajtja e tyre. 5. Mbrojtja e rezervave ujore 6. Ndërtimi i objekteve hidroteknike për akumulim të ujërave për nevoja të popullsisë dhe bujqësisë dhe te ndalohet ndërtimi i çdo veprimtarie në këtë zonë me interes. 7. Hartimi i planeve dhe strategjive afatgjata ne fushën e ujërave 8 Krijimi i strukturës për menaxhimin e resurseve ujore 9. Krijimi i sistemit informativ për ujera 10. Aftësimi i kuadrit profesional për menaxhimin e resurseve ujore. 11. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar nga lëmi e ujërave. 12. Miratimi dhe fillimi i zbatimit të Strategjisë për trajtimin e ujërave të zeza. 13. Rritja sasiore dhe cilësore e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijes 14. Masat për zbutjen dhe mënjanimin e pasojave nga vërshimet

Page 12: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

12

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Page 13: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

13

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT

Page 14: Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e UJËRAVE

14

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - UJËRAT