raport për rishikimin e standardeve parashkollore në shqipëri

72
12 Raport për Rishikimin e Standardeve Parashkollore në Shqipëri Tetor 2013

Upload: truongbao

Post on 29-Jan-2017

238 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

12

Raport për Rishikimin e Standardeve Parashkollore

në Shqipëri

Tetor 2013

2

Falënderime “Partnerë për Fëmijët” dëshirojnë të shprehin mirënjohjen e tyre ndaj UNICEF Shqipëri për mbështetjen e udhëzimin e tyre në ndërmarrjen e Rishikimit të Standardeve Parashkollore në Shqipëri. “Partnerë për Fëmijët” dëshiron të falënderojë personat dhe institucionet në vijim për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e tyre për t’u intervistuar, vëzhguar brenda ambientit të tyre të punës apo për të marrë pjesë në grupet e fokusuaraa si pjesë e studimit. Pa pjesëmarrjen e tyre studimi nuk do të mund të ishte kryer dhe ky raport nuk do të ishte i mundur: Ministria e Arsimit dhe Sporteve; Drejtoritë Rajonale Arsimore në: Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Kukës; Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA); Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA); Specialistët për Kurrikulën & Zhvillimin; kopshtet publike dhe private në Rajonet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Tropojës, Gjirokastrës dhe Kukësit; prindërit dhe pjesëtarët e familjes si dhe fëmijët. Opinionet e shprehura në këtë raport janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e UNICEF Shqipëri apo të personave të cilët morën pjesë në studim.

3

Përmbajtja Falënderime 2 Fjalorth 4 Hyrje 5 Metodat dhe Procesi 6 Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes për Arsimin Parashkollor 6 Metodologjia e Hulumtimit: 8 Përzgjedhja e Pjesëmarrësve në Studim 10 Gjetje të Përgjithshme 16 Gjetje për Standardet 28 Konkluzione 32 Rekomandime 36 Shtojcat 38

4

Fjalorth DA – Drejtori Arsimore ECCD; ECD, ECED; ECE – Zhvillimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme; Zhvillimi në Fëmijërinë e Hershme; Arsimi dhe Zhvillimi në Fëmijërinë e Hershme; Arsimi në Fëmijërinë e Hershme Edukatore – mësuesë në ambientet parashkollore ose të mësimit të hershëm KN – Konsulent Ndërkombëtar i kontraktuar nga UNICEF – i Arsim përfshirës – ambiente ku të gjithë fëmijët janë të përfshirë pa diskriminim për shkak të gjinisë, përkatësisë etnike, racës apo aftësisë/aftësisë së kufizuar

Inspektorë – lutemi referojuni Specialistit në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit ISHA, (IKAP) – Inspektorati Shtetëror i Arsimit IZHA – Instituti i Zhvillimit të Arsimit Kopshte – ambiente publike dhe private të arsimit parashkollor jo të detyrueshëm për fëmijë të moshës nga 3 deri në 6 vjeç. MAS – Ministria e Arsimit dhe Sporteve (më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës) Klasa parapërgatitore – klasa për fëmijët e moshës nga 5 deri në 6 vjeç. Edukimi Parashkollor – ofrimi i të mësuarit ose arsimit, i disponueshëm nëpërmjet qendrave apo institucioneve publike ose private për fëmijët nën moshën e arsimit të detyrueshëm (aktualisht 6 vjeç). DAR – Drejtoria Arsimore Rajonale apo Zyrat Arsimore “Partnerë për Fëmijët” – një organizatë jofitimprurëse shqiptare e cila punon për të përmirësuar jetët e fëmijëve në Shqipëri. Specialist në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit – i bazuar në Drejtoritë Arsimore Rajonale. Përgjegjës për këshillim dhe udhëzim të institucioneve parashkollore dhe kopshteve. Më parë quhej Specialist në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit, por roli i inspektimit u hoq dhe iu dha IKAP – it. UNICEF – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

5

Hyrje Studimi për Rishikimin e Standardeve Parashkollore në Shqipëri u komisionua nga UNICEF Shqipëri dhe u krye nga “Partnerë për Fëmijët”, (një organizatë jofitimprurëse shqiptare) në periudhën 30 Shtator - 31 Tetor 2013. Qëllimi i këtij studimi ishte të mblidhte të dhëna në terren dhe informacion mbi çështjet e

mëposhtme kërkimore bazuar në instrumentet e bashkangjitur:

• Cili ka qenë përdorimi i standardeve parashkollore (standardet e përmbajtjes dhe

arritjes) nga DAR – ët, mësuesit parashkollorë, publikë dhe privatë? A janë standardet

miqësore për përdoruesit dhe të aplikueshme?

• A janë standardet parashkollore (standardet e përmbajtjes dhe arritjes) në përputhje

me zhvillimet më të fundit të sistemit arsimor në Shqipëri, duke përfshirë kurrikulën

parashkollore, strategjinë e parashkollores etj.)

• A po nxisin standardet e arsimit parashkollor një mësim të hershëm, të përshtatshëm

dhe përfshirës për të gjithë fëmijët, me një fokus për ata më të margjinalizuar?

• Cilat janë rekomandimet konkrete për MAS dhe politikë-bërësit për të përditësuar dhe

përmirësuar standardet parashkollore në Shqipëri?”1

Termat e Referencës (TR) përcaktuan se objekti i punës do të jetë:

"Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të UNICEF – it dhe asistencën teknike të një Konsulenti

Ndërkombëtar, OJF – ja vendore do të ndihmojë për të ndërmarrë punën për mbledhjen e të

dhënave në terren, të cilat do të ushqejnë rishikimin e dokumentit të standardeve

parashkollore në Shqipëri.

OJF – ja vendore pritet të përmbushë pikat në vijim:

• Të kryejë punë në terren (intervista, grupe të synuara, vëzhgim etj. (siç përshkruhet në

Shtojcën 2) në mënyrë që të mbledhë informacion mbi përdorimin e standardeve,

pikat e forta dhe pikat e dobëta nëpërmjet intervistave dhe grupeve të synuara, duke

përdorur një protokoll instrumentesh të zhvilluara nga KN.

• Të analizojë të dhënat dhe përgatisë raportin e përpunuar.

Puna në terren do të mbledhë informacion nga 50 prindër me status socio – ekonomik të

ndryshëm, përfshirë Romët, 100 mësues (nga Veriu i Shqipërisë: Tropojë dhe Kukës; Jugu:

1 TERMAT E REFERENCËS për një OJF vendore e cila do të kryejë mbledhjen e të dhënave në terren

për të asistuar “Rishikimin e standardeve parashkollore në Shqipëri”.

6

Gjirokastër; Shqipëria e Mesme: Tiranë, Durrës, Elbasan duke përfshirë zonat e tyre

periferike), 15 zyrtarë nga MAS në nivel qendror dhe vendor, dhe 3 vëzhgime në tre

institucione parashkollore.2

Metodat dhe Procesi Trajnimi i Ekipit Hulumtues: Në Shtator 2013 ekipi hulumtues, i përbërë nga katër pjesëtarë të stafit të “Partnerë për Fëmijët” dhe tre pjesëmarrës të tjerë, u trajnuan për katër ditë nga Konsulenti Ndërkombëtar, Sharon Lynn Kagan Ed.D nga Kolegji i Mësuesve, Universiteti i Kolumbisë, Qendra për Studimet e Fëmijës, Universiteti i Yale, ShBA. Ky trajnim shtoi dhe rikonfirmoi aftësitë, njohuritë dhe përvojat ekzistuese të stafit të “Partnerë për Fëmijët”. Ky trajnim, Workshop i Zbatimit të Standardeve në Shqipëri, mbuloi të gjitha konceptet themelore, hapat, etikën dhe praktikën e mirë në ndërmarrjen e hulumtimit shkencor të besueshëm nëpërmjet metodave cilësore e duke përdorur intervistat dhe grupet e fokusuara. Përveç mbështetjes teknike në hulumtim, pjesëmarrësit gjithashtu u nxitën të luajnë role dhe të praktikojnë aftësitë në intervistim dhe menaxhim të grupit të synuar.

Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes për Arsimin Parashkollor Përveç trajnimit intensiv mbi metodat e hulumtimit cilësor, të gjithë anëtarëve të Ekipit Hulumtues iu ofruan kopje të Standardeve të Arritjes dhe Përmbajtjes për Arsimin Parashkollor dhe ata u njohën me përmbajtjen dhe standardet në mënyrë që të mund të kryejnë intervista, vëzhgime dhe analiza të informuara të të dhënave. Për informacion të lexuesve, kategoritë kryesore të standardeve jepen në vijim: Standardet e Arritjes në Arsimin Parashkollor:

Standardet e Arritjes janë të ndara në grup - mosha ose më specifikisht ato përcaktojnë se

çfarë shkathtësie, aftësie apo njohurie duhet të jetë në gjendje të fitojë një fëmijë 3 vjeç, 4

vjeç dhe 5 vjeç në fund të vitit përkatës akademik.

Gjashtë kategoritë për të cilat vlerësohen standardet janë:

I. Shëndeti Fizik:

II. Qasja drejt të mësuarit:

III. Zhvillimi social dhe emocional:

IV. Zhvillimi gjuhësor dhe komunikimi:

V. Zhvillimi konjitiv dhe njohuri e përgjithshme e cila ndahet në 4 fusha:

V1.Nën - fusha: Njohuri Matematike

2 TERMAT E REFERENCËS për një OJF vendore e cila do të kryejë mbledhje të dhënash në terren për

të ndihmuar “Rishikimin e standardeve parashkollore në Shqipëri”

7

V.2.Nën - fusha: Të menduarit Shkencor

V.3.Nën - fusha: Njohja Sociale

V.4.Nën - fusha: Arti

VI. Zhvillimi motorik

Seksione të tjera të Standardeve të Arritjes përfshijnë:

1. Si ta Kuptojmë Botën: Përpjekje Pedagogjike

2. Si ta Njohim Botën: Aktivitete dhe Tema për Eksperimente: 3. Objektiva Pedagogjikë: 4. Njohuri për Botën e Gjallë.

Standardet e Përmbajtjes për Arsimin Parashkollor:

Çfarë është një standard? Në fjalorët arsimorë, fjala standard përkufizohet si: “synim, objektiv ose kriter arsimi”. Në

nivelin filozofik ajo përkufizohet si idealja e përsosmërisë, ndërkohë që në aspektin numerik

si një mesatare. Si të tilla, standardet janë kritere, të cilat varen nga përbërësi arsimor që po

gjykohet dhe vlerësohet.

Standardet janë një mjet për të gjykuar cilësinë e programeve arsimore për zhvillimin e

fëmijërisë së hershme, arritjet e fëmijëve, kompetencat profesionale të mësuesve dhe

veprimtarinë e përgjithshme të aktivitetit parashkollor, i cili përfshin ambientin fizik,

trajnimin e profesionistëve, bashkëpunimin e mësuesit me prindërit dhe komunitetin. 3

Cilat janë fushat më të rëndësishme të standardeve?

1. Bashkëpunimi mësues – fëmijë, prind – fëmijë, fëmijë – fëmijë. Synimi i standardit në këtë rast është të sigurojë këto marrëdhënie ndërmjet fëmijëve dhe të rriturve në mënyrë që të mundësojë parashkollorët të njohin dhe të kuptojnë vetveten; krijimi i një ambienti të karakterizuar nga mbështetja pozitive, respekti, përgjegjësia dhe ngrohtësia. Standardi e përkufizon rolin e mësuesve si ndërmjetësues të bashkëpunimit ndërmjet fëmijëve duke u dhënë atyre mundësi për zhvillimin e vetëvlerësimit, kompetencave sociale dhe rritjes intelektuale. 2. Kurrikula. Synimi i këtij standardi është të angazhojë fëmijët në mënyrë aktive në procesin e të mësuarit, duke i prezantuar fëmijët me një numër përvojash dhe aktivitetesh të përshtatshme dhe duke i nxitur ata të zhvillojnë interesin e tyre në kontekstin e jetës në komunitet. Nxitja e zhvillimit konjitiv, fizik, social dhe emocional duhet të jetë rezultati përfundimtar i këtij standardi.

3 Standardet e Përmbajtjes së Arsimit Parashkollor: Publikim i Institutit të Kurrikulës dhe Standardeve. 2005

Faqe 8

8

3. Partneriteti mësues – prind. Synimi i këtij standardi është të sigurojë partneritetin mësues – prind në mënyrë që të sigurojë kujdes dhe arsim me cilësi të lartë për fëmijët. Strategjia për të arritur këtë standard bazohet mbi prindërit si mbështetës të mirëpritur, si vëzhgues të aktivitetit të parashkollorëve dhe si kontribues në një ecuri të mirë të programeve arsimore. Respektimi i këtij standardi i mundëson anëtarët e komunitetit të kenë më shumë fuqi në marrjen e vendimeve se çfarë është e rëndësishme për fëmijët e tyre, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e arsimit parashkollor në komunitet. 4. Trajnimi i stafit të arsimit parashkollor. Synimi i këtij standardi është të sigurojë një grup mësuesish që punon mbi baza shkencore, grup i cili udhëhiqet nga të kuptuarit e zhvillimit të fëmijës, nga njohuria e shëndoshë dhe prija për të punuar drejt përmbushjes së nevojave të zhvillimit dhe të të mësuarit e fëmijës. 5. Administrimi. Synimi i këtij standardi është të sigurojë se programi arsimor do të administrohet në mënyrë efektive, duke marrë në konsideratë nevojat dhe dëshirat e fëmijëve, familjeve dhe grupit të mësuesve. 6. Ambienti fizik. Përcaktimi i këtij standardi është udhëhequr nga parimi se ambienti fizik i brendshëm dhe i jashtëm përshpejton rritjen dhe zhvillimin optimal, përmbush nevojat e fëmijës për të zbuluar dhe mësuar. 7. Shëndeti dhe të ushqyerit. Ky standard përcakton shëndetin dhe sigurinë e fëmijës dhe të të rriturve të cilët bashkëpunojnë me të si një detyrim themelor i cili duhet të mbrohet dhe përforcohet më tej. 8. Vlerësimi. Qëllimi i këtij standardi është të sigurojë një vlerësim të rregullt, të vazhdueshëm dhe efektiv të programeve arsimore dhe qëllimit të tyre në trajtimin e fëmijëve, familjeve dhe personelit arsimor në mënyrë që të arrihet një kujdes dhe arsim cilësor dhe i qëndrueshëm. Ky standard krijon hapësira për përmirësimin dhe përditësimin e programeve. 4

Metodologjia e Hulumtimit: Pilotimi dhe Testimi i Instrumenteve: Tre kopshteve të veçanta në Tiranë iu ofrua një ditë për të pilotuar Instrumentet e Studimit. Pilotimi përbëhej nga një Vëzhgim i një Klase, Intervistë me Mësuesin e Vëzhguar dhe Grup i Fokusuar me një grup edukatoresh kopshti, pa përfshirë edukatoren e vëzhguar. Pilotimi u krye nga ekipi hulumtues i “Partnerë për Fëmijët” së bashku me dy persona të tjerë të cilët kishin marrë pjesë në trajnim. Pas fazës pilot, hulumtuesve iu kërkua të regjistronin dhe të analizonin gjetjet e tyre në lidhje me Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes, si dhe dobinë e instrumenteve të hulumtimit dhe t’i diskutonin këto të nesërmen me Konsulentin Ndërkombëtar dhe Oficerin e Programit të UNICEF – it për Fëmijërinë e Hershme. Instrumentet e Hulumtimit: Instrumentet e hulumtimit u hartuan nga Konsulenti Ndërkombëtar dhe u testuan në kopshtet e Tiranës. Gjatë diskutimeve mbi gjetjet dhe përshtatshmërinë e Instrumenteve gjatë pilotimit u vendos që disa nga instrumentet të ndryshohen dhe rishikohen dhe gjithashtu të shtohet një

4 Ibid faqet 15/16

9

instrument shtesë për të përfshirë intervistat me drejtorët e kopshteve. Përveç kësaj, numri i kopshteve për t’u vëzhguar u ngrit nga 2/3 në 6, një për secilin rreth të këtij studimi. Për këtë arsye, qasja e vëzhgimit të klasës së kopshtit, intervista me edukatoren e vëzhguar të kopshtit, intervista me drejtorin e kopshtit dhe grupi fokusuar me prindërit e fëmijëve në klasën e kopshtit të vëzhguar siguroi një pamje holistike të praktikës dhe zbatimit të Standardeve të Arritjes dhe Përmbajtjes nga të gjitha perspektivat përkatëse dhe të ndryshme. Instrumentet e rishikuar dhe të përdorur ishin:

A. Grupi i Fokusuar me Mësuesen (Edukatoret); B. Grupi i Fokusuar me Prindërit; C. Intervistë me Mësuesen e Vëzhguar (Edukatoret); D. Intervistë me Politikë-bërësin/Inspektorin; E. Vëzhgim i Klasës së Kopshtit; F. Intervistë me Drejtorin e Kopshtit.

Shembuj të instrumenteve të hulumtimit mund të gjenden në Shtojcat 1 deri në 6. Përveç kësaj, Konsulenti Ndërkombëtar hartoi një formë shtesë për të ndihmuar hulumtuesit të analizojnë të dhënat e papërpunuara nga Vëzhgimi i Klasave të Kopshtit dhe për të krahasuar dhe regjistruar praktikën me Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes. Një kopje e Udhëzuesit të Analizës së Vëzhgimit mund të gjendet në Shtojcën 7. Një tjetër formë është hartuar nga Ekipi Hulumtues për të regjistruar orarin dhe takimet me të intervistuarit e propozuar dhe pjesëmarrësit duke u siguruar kështu që askush të mos neglizhohej nga studimi dhe që çdo instrumenti t’i jepej një kod. Qëllimi i këtij Kodi ishte të siguronte anonimitet për të gjithë pjesëmarrësit e studimit dhe kopshtet pjesëmarrëse. Përpara se të realizohej intervista, grupi i fokusuar apo vëzhgimet, secilës forme iu shuta një Kod nga Drejtuesi i Ekipit. Një kampion për Kodimin dhe Orarin e Intervistës mund të gjendet në Shtojcën 8. Metodat e hulumtimit: Formati i pranuar për Studimin përfshinte intervista, grupe të fokusuara dhe vëzhgime sipas grupeve në vijim:

• Intervista me përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit; Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Instituti i Zhvillimit të Arsimit;

• Intervista me politikë-bërësit dhe/ose Specialistët e Fëmijërisë së Hershme për Kurrikula në 6 Drejtoritë Arsimore Rajonale të shënjuara në këtë hulumtim;

• Intervista me 6 drejtorë kopshtesh, përgjegjës për kopshtet e vëzhguara; • 6 vëzhgime në klasat e kopshteve; 60% në zonat urbane dhe 40% në komunitetet

rurale; 10% duhet të përfshijë njësitë private; • Intervista me edukatoren e kopshtit të vëzhguar; • 12 Grupe të fokusuara me një përzgjedhje të edukatoreve: 6 nga kopshtet urbane dhe

6 nga ato rurale në secilin prej 6 rretheve të këtij studimi; • 6 Grupe të Synuara me prindër të fëmijëve që frekuentojnë kopshtin e vëzhguar.

10

Përzgjedhja e Pjesëmarrësve në Studim Grupet e fokusuara: Pjesëmarrësit në Grupet e fokusuara u përzgjodhën nëpërmjet një qasjeje Kampionimi të Qëllimshëm sipas njohurive të tyre të perceptuara mbi temën e Standardeve të Arritjes dhe Përmbajtjes në ambientet parashkollore. Për më tepër, përzgjedhja u bazua në një mostër homogjene ku pjesëmarrësit u caktuan të ishin nga i njëjti sfond apo demografi dhe kishin të njëjtat role, të tilla si edukatore apo prindër. Të gjithë Grupet e fokusuara u organizuan për të pasur ndërmjet 3 dhe 6 pjesëmarrësve. Grupet e fokusuara për Edukatoret: Pjesëmarrësit e Grupeve të Fokusuara për Edukatoret u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme nga listat e kopshteve, të cilat u kërkuan dhe iu ofruan Ekipit të Hulumtimit nga Drejtoritë Arsimore Rajonale në secilin prej 6 rretheve. Lista përfshinte kopshtet publike dhe private, urbane dhe rurale si dhe klasat parapërgatitore për fëmijët e moshës nga 5 deri në 6 vjeç. Duke marrë parasysh nevojën për të mbuluar komunitetin rural dhe atë urban, Ekipi i Hulumtimit vendosi të lehtësojë dy Grupe të Fokusuara në çdo rajon dhe të ketë një për edukatoret nga komunitetet rurale dhe një për ato nga qendrat urbane. Përzgjedhja e pjesëmarrësve në secilin grup më pas u bë në mënyrë rastësore duke llogaritur numrin total të kopshteve, pjesëtuar totalin me 6 dhe më pas ftonte edukatoren me numrin e përzgjedhur në listë. Për shembull, në Elbasan numri total i kopshteve në zonën urbane ishte 26, pra për të pasur 6 pjesëmarrës, Ekipi Hulumtues ftoi çdo edukatore e cila ishte e katërta në listë. Për këtë shihni Tabelën 1 në vijim. Kur një edukatore nuk kishte mundësi të merrte pjesë në Grupin e Synuar, u ftua të merrte pjesë edukatorja e cila vinte pas saj në listë. Ky proces u përdor në rajonin e Durrësit pasi kopshti rural në listë ishte mbyllur dhe nuk funksiononte për shkak të numrit të zvogëluar të fëmijëve, të cilët kishin të drejtë të merrnin pjesë. Edhe në kopshtin e përzgjedhur në zonat urbane të Durrësit, edukatorja ishte pothuajse duke dalë në pension dhe nuk ishte e interesuar të merrte pjesë në grupin e fokusuar. Përveç kësaj, probleme u ndeshën në mbledhjen e pjesëmarrësve të grupeve të fokusuara nga kopshtet private në Tiranë. Për të marrë pjesë në grupin e fokusuar u përzgjodh 1 në 10 kopshte për të ftuar edukatoren. Nga 6 kopshtet e para të kontaktuara, vetëm 2 drejtorë pranuan që një edukatore të marrë pjesë në grupin e synuar. Arsyet e dhëna nga drejtorët të cilët nuk pranuan të marrin pjesë përfshijnë:

1) Nuk kanë staf të mjaftueshëm për të lejuar edukatoren e tyre të marrë pjesë në grupin

e fokusuar për 2 orë;

2) 2 nga drejtorët thanë se do të flasin me edukatoret por më pas nuk iu përgjigjën më

telefonatave;

3) Në një tjetër kopsht edukatorja nuk dëshironte të merrte pjesë në grupin e fokusuar.

Procesi i përzgjedhjes u përsërit dhe u kontaktua kopshti i radhës për të ftuar një edukatore të

marrë pjesë në grupin e synuar.

11

Pasi u vendos përzgjedhja e edukatoreve, Ekipi Hulumtues punoi në bashkëpunim me Specialistin për Kurrikulën, i cili i ftoi edukatoret nëpërmjet telefonit në vendin dhe orarin e caktuar. Në katër prej gjashtë rretheve, takimet e Grupeve të Fokusuara për Edukatorët u mbajtën në ambientet e Drejtorisë Arsimore Rajonale. Përjashtim bënë Tirana dhe Tropoja ku Ekipit Hulumtues iu desh të gjente zgjidhje alternative. Grupet e fokusuara për edukatoret në Tiranë dhe Tropojë u mblodhën në ambientet e zyrave të “Partnerë për Fëmijët” në të dy qytetet. Një total prej 62 edukatoresh morën pjesë në 12 grupe të fukusuara, nga dy për çdo rreth.

12

Tabela 1: Përzgjedhja e Edukatoreve për të Marrë Pjesë në Grupet e fokusuara:

Rrethi Numri Total i Kopshteve

Urbane

Çdo Kopsht Urban i

Përzgjedhur

Numri Total i Kopshteve

Rurale

Çdo Kopsht i Përzgjedhur

Klasat për 5 deri në 6

vjeç

Çdo Klasë e Përzgjedhur

për 5 – 6 vjeç

Private Çdo Kopsht i Përzgjedhur

Durrës 23 4rt 55 9të E papërcaktuar

7 -

Elbasan 25 4rt 93 15të 16 - E papërcaktuar

-

Gjirokastër 7 6 Kopshtet e mbetura

dërguan një pjesëmarrës

10 2të 2 - 2 -

Kukës 5 1 deri në 2 edukatore për

çdo kopsht

30 5të E papërcaktuar

E papërcaktuar

-

Tiranë 42 5të E papërcaktuar - E papërcaktuar

- 63 10të

Tropojë 2 3 edukatore për çdo kopsht

22 3të E papërcaktuar

E papërcaktuar

-

22

Grupet e fokusuara për Prindërit: Pjesëmarrësit për Grupet e fokusuara për Prindërit u përzgjodhën nga edukatorja e kopshtit dhe në disa raste nga Drejtori i Kopshtit me kërkesë të Drejtorisë Arsimore Rajonale. Në të gjitha rastet, grupet e fokusuara u mblodhën në ambientet e kopshtit dhe zakonisht përkuan me prindërit që merrnin fëmijët e tyre në fund të ditës së mësimit. Në një nga rajonet, takimi i Grupit të Synuar të Prindërve nuk u arrit për shkak se kërkesa nuk u kuptua qartë nga drejtori i kopshtit dhe prindërit e qasur në fund të ditës ngurruan të marrin pjesë me dëshirë. Për shkak të largësisë dhe kufizimit kohor, ishte e pamundur që kjo të organizohej një ditë apo një kohë tjetër. Një total prej 24 prindërish morën pjesë në pesë grupe të synuara, një për çdo rajon.

Klasat e Vëzhguara të Kopshtit Klasat e Vëzhguara të Kopshtit: përzgjedhja e rastësishme e kopshteve për t’u vëzhguar ndoqi një proces të ngjashëm me përzgjedhjen e edukatoreve për të marrë pjesë në grupet e fokusuara. Të gjitha kopshtet e vëzhguara ishin të administruara nga shteti (publike), me përjashtim të një kopshti në Tiranë. Në përputhje me numrin e rënë dakord të kopshteve për t’u vëzhguar, 6 në total dhe me një ndarje 60%:40% ndërmjet komuniteteve urbane dhe rurale, Ekipi Hulumtues vendosi se në cilat prej 6 rretheve kopshtet do të ishin në një ambient urban dhe në cilat në një komunitet rural. Pasi u mor vendimi, kopshti u përzgjodh për të qenë ai në mes të listës së plotë të kopshteve urbane ose rurale në zonën e përzgjedhur. Kopshtet e përzgjedhura ishin si vijon:

• Rrethi i Tropojës – kopsht rural; • Kukës – kopsht urban; • Durrës – kopsht rural; • Elbasan – kopsht urban; • Gjirokastër – kopsht urban; • Tiranë – kopsht urban dhe privat.

Nga kopshtet e përzgjedhura fillimisht nga Ekipi i Hulumtimit pati vështirësi në përfshirjen e një kopshti privat në Rrethin e Tiranës. Sipas listës së ofruar nga Drejtoria Arsimore Rajonale në Tiranë ka 63 kopshte private. U

bënë katër përpjekje për të gjetur një drejtor kopshti privat i cili/e cila të ishte i/e gatshme që

kopshti i tij/saj të merrte pjesë në vëzhgim dhe intervista. Arsyet që iu dhanë Ekipit

Hulumtues ishin si më poshtë:

• Njëra prej tyre pranoi dhe ishte e gatshme të na mirëpriste për të vëzhguar kopshtin e

saj, por të nesërmen ajo nuk iu përgjigj telefonatave;

• Drejtoresha e kopshtit tjetër u kontaktua dhe ishte e lumtur të na mirëpriste, por e ëma

e saj ishte në spital dhe si pasojë ajo nuk mund të na ofronte kohën dhe vëmendjen e

duhur;

22

• U kontaktua kopshti i tretë, por ata nuk pranuan pasi nuk ishin të licensuar;

• Kopshti i katërt i kontaktuar nuk mund të na priste pasi drejtori tha se ishin në

procesin e zhvendosjes nga ndërtesa aktuale.

Pra, kopshti i pestë i kontaktuar ishte ai ku Ekipi Hulumtues kreu vëzhgimin, intervistat dhe grupet e fokusuara me prindërit. Ekipi Hulumtues mundi të zgjidhte klasën për të vëzhguar në 3 nga 6 kopshtet. Në 2 vende, të dyja rurale, kishte vetëm një kopsht me grup të përzier fëmijësh të moshës 3 deri në 6 vjeç. Në Tiranë klasa u zgjodh gjithashtu nga drejtori i kopshtit. Edhe pse Ekipi Hulumtues dëshironte të vëzhgonte një gamë të moshave dhe klasave, drejtorët e kopshteve hezituan të lejonin Ekipin Hulumtues të vëzhgonte klasën e parë të fëmijëve të moshës 3 deri në 4 vjeç. Shpjegimi i dhënë gjithmonë ishte se ata ishin të rinj në kopsht. Pra gjatë studimit u mund të vëzhgohej vetëm një grup fëmijësh 3 deri në 4 vjeç dhe shumica e vëzhgimeve u kryen në klasën e fundit të kopshtit, fëmijët e moshës 5 deri 6 vjeç. Referojuni Tabelës 2 për një detajim të grupeve të kopshtit të vëzhguara në këtë studim. Tabela 2: Klasat e Vëzhguara të Kopshteve me Grup-mosha:

Rrethi Urban Rural Grup-mosha e Vëzhguar Numri i Fëmijëve në Klasë

Durrës X Grup i përzier – fëmijë 3 - 6 vjeç

21

Elbasan X Klasa e 3të – fëmijë 3 – 5 vjeç

22

Gjirokastër X Klasa 1rë - fëmijë 3 – 4 vjeç 18 Kukës X Klasa 2të – fëmijë 4 - 5 vjeç 17 Tiranë: kopsht privat

X Klasa 3të – Fëmijë 5 - 6 vjeç 13

Tropojë X Grup i Përzier – Fëmijë 3-5 vjeç

24

Në një nga kopshtet rurale u vu re se edukatorja ishte nën stres të konsiderueshëm gjatë vëzhgimit. Shumica e edukatoreve dukej se ishin në gjendje të përqendroheshin në planet dhe aktivitetet e tyre të ditës dhe t’u ofronin kohën dhe vëmendjen e tyre fëmijëve. Një edukatore në kopsht urban i referonte vazhdimisht një anëtari të Ekipit Hulumtues se çfarë po ndodhte, por me përjashtim të këtyre incidenteve të izoluara, vëzhgimet u kryen në një atmosferë të mirë dhe aq normale sa mund të jenë gjatë një ushtrimi vëzhgimi.

Intervista Intervista me Drejtorët e Kopshteve: Intervista u kryen me të gjithë drejtorët e kopshteve apo të shkollave në të cilat ishin të vendosura klasat e vëzhguara, me përjashtim të njërit. Me gjithë caktimin paraprak të takimit me një drejtoreshë shkolle dhe konfirmimit me anë të telefonatës, ajo nuk ishte e pranishme kur Ekipi Hulumtues mbërriti. U bënë përpjekje për ta

22

gjetur atë në Zyrën e Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe nëpërmjet telefonatave e vizitave të mëtejshme në shkollë gjatë ditës së planifikuar. Për fat të keq, drejtoresha i shmangu të gjitha përpjekjet për ta takuar apo për të folur me të në telefon. Drejtuesi i Ekipit Hulumtues vendosi të provojë ta intervistojë drejtoreshën e shkollës në një rast tjetër, nëpërmjet një ndërmjetësi të njohur me drejtoreshën e shkollës. U caktua një takim dhe drejtoresha kërkoi të shihte pyetësorin e kur pa pyetjet, ajo refuzoi të përgjigjet dhe të intervistohet. Nga 5 drejtorët e kopshteve të intervistuar, 3 ishin drejtorë kopshtesh, ndërsa 2 të tjerët ishin drejtorë të shkollave në të cilat janë të vendosura kopshtet. Intervistat u kryen nga dy anëtarë të Ekipit Hulumtues zakonisht në zyrën e drejtorit/drejtoreshës. Vetëm një nga drejtorët ishte mashkull dhe ishte gjithashtu drejtor shkolle. Intervista me Edukatoret e Kopshteve të Vëzhguara: ato u kryen me 6 edukatoret e vëzhguara në të njëjtën ditë në të cilën u vëzhguan. Intervistat u kryen në një dhomë të qetë brenda ndërtesës së kopshtit. Të gjitha edukatoret diskutuan me kënaqësi programin dhe punën e tyre. Intervista me Drejtorët e Drejtorive Arsimore Rajonale ose Specialistin në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit: në 4 rajone u zhvillua një intervistë me Specialistin në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit dhe një me Drejtorin. Një nga Drejtorët nuk ishte i disponueshëm për intervistë në momentin që Ekipi Hulumtues ishte në rajonin e tij dhe ai nuk erdhi as në Tiranë. Ai kërkoi t’i dërgohej pyetësori në mënyrë që të plotësonte pyetjet. Në kohën kur u përgatit ky raport, pyetësori i plotësuar nuk ishte marrë akoma, pavarësisht telefonatave dhe kujtesave të shpeshta. Me Specialistin e Departamentit të Kurrikulës dhe Zhvillimit të kësaj Drejtorie Arsimore Rajonale nuk u krye dot një intervistë pasi pozicioni është aktualisht vakant. Gjatë këtij studimi Ekipi Hulumtues vërejti se Drejtoritë Arsimore Rajonale ngurronin më shumë se çdo grup tjetër pjesëmarrësish për t’u intervistuar. Duhet të theksohet se për shkak të ndryshimeve në qeveri pas zgjedhjeve të përgjithshme në Qershor 2013, në Drejtoritë Arsimore Rajonale kishte një ankth të madh për sa i përket vazhdimit të punësimit. Në kohën kur ekipi i vizitoi gjatë këtij studimi, të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale ose po vlerësoheshin ose ishin njoftuar se do të vlerësoheshin së shpejti. Ky vlerësim ishte shumë stresues për të gjithë punonjësit dhe ndikonte mbi dëshirën ose disponueshmërinë e personave për t’u intervistuar. Intervista me Politikë-bërësit e Qeverisë Qendrore: u zhvilluan në të 3 institucionet: ISHA, IZHA dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Duhet të theksohet se të 3 përfaqësuesit e intervistuar ishin shumë të familjarizuar me Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes.

Gjetje të Përgjithshme Në këtë seksion do të japim një pamje të përgjithshme mbi disa nga çështjet dhe gjetjet kryesore. Në seksion pasardhës gjetjet specifike do të diskutohen në mënyrë më të detajuar. Ndërgjegjësimi dhe Njohuria mbi Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes:

22

Gjatë të gjithë studimit, nëpërmjet Grupeve të Synuara dhe Intervistave, hulumtuesit zbuluan se shumë nga drejtorët dhe edukatoret kishin dëgjuar për ose i njihnin Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes, ku shumica e drejtorëve kishin kopjen e tyre por shumë edukatore nuk kishin një kopje personale. Shumë edukatore informuan hulumtuesit se ato i zbatonin programet e tyre në përputhje me Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes, por shumica pranuan se Standardet e Arritjes ishin ato që përdoreshin më shumë. Arsyeja e dhënë ishte kryesisht e lidhur me faktin se ato i shihnin Standardet e Arritjes si të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me të nxënit e fëmijëve dhe praktikën e tyre të mësimdhënies, si dhe shumë të lidhura me moshën e fëmijëve më të cilët ato punonin aktualisht. Gjysma e edukatoreve ishte trajnuar mbi përdorimin e Standardeve por kryesisht nëpërmjet trajnimeve informale nga drejtorët e kopshteve, kryesisht nga drejtorët aktualë të cilët ishin trajnuar vetë nga Drejtoria Arsimore Rajonale në vitin 2003/5. Për Standardet nuk është ofruar asnjë trajnim i mëtejshëm. Trajnimi mbi Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes: 2 nga 5 Drejtorët e intervistuar ishin trajnuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale ose Ministria e Arsimit dhe Shkencave në vitin 2004/5 kur Standardet ishin prezantuar. Një drejtor ishte trajnuar mbi hartimin e planeve, por 2 drejtorët e tjerë nuk kishin marrë asnjë trajnim. Nuk është kryer asnjë trajnim përditësues apo ndjekës për zbatimin e asnjërit nga Standardet. Në disa raste drejtorët janë trajnuar mbi tema të tjera por jo mbi vetë standardet apo mënyrën e zbatimit të tyre. Ndërsa pamja e përgjithshme për edukatoret ishte shumë e ndryshme për shumicën e tyre. 11 grupe të synuara edukatoresh përmendën se ato nuk kishin marrë asnjë trajnim, ndërkohë që vetëm një grup edukatoresh dhe një edukatore e vetme në tjetër rajon përmendi se ishin trajnuar. Të gjitha edukatoret me të cilat folëm apo u intervistuan dëshirojnë të trajnohen mbi mënyrën e zbatimit të standardeve dhe si se kjo duhet të bëhet praktikisht në klasat e tyre. Vëzhgim mbi Zbatimin e Standardeve të Arritjes Nga të 6 vëzhgimet që u kryen në ambientet parashkollore për këtë studim, disa nga aktivitetet u vëzhguan në secilin ambient. Këto përfshinë nisjen e ditës me:

• Fëmijët që numërojnë numrin e fëmijëve në klasë: përparimi për të numëruar numrin e vajzave dhe/ose djemve në grup dhe bërja e krahasimeve ndërmjet grupit më të madh dhe grupit më të vogël në klasë. Ushtrimi bëhej në mënyrë kompetente nga të gjithë fëmijët që dolën vullnetarë për të bërë numërimin, duke përfshirë klasat e fëmijëve nga 3 deri në 4 vjeç.

• Përcaktimi i ditës, muajit, vitit dhe stinës aktuale. Për shumicën e parashkollorëve ky aktivitet kryhej mirë dhe përdoreshin materiale konkrete të tilla si karta me numra, fjalë dhe figura mbi motin, p.sh. diell, re, shira. Disa edukatore e zgjeruan këtë aktivitet duke i kërkuar fëmijëve të shihnin nga dritarja për të parë se si ishte moti atë ditë.

22

• Disa prej edukatoreve lidhnin ose matematikën e përdorur në këtë aktivitet fillestar me më shumë matematikë në aktivitetet e mëngjesit, ose në disa raste duke parë më tej stinën dhe procesin ku pemëve u bien gjethet apo frutat të cilat gjenden lehtësisht në vend.

• Higjiena dhe aktivitetet e thjeshta si larja e duarve pas përdorimit të tualetit apo para dhe pas trajtimit/ngrënies së ushqimit zbatohej dobët nga shumica e parashkollorëve. Në disa raste fëmijët kënduan një këngë mbi larjen e duarve për të ndaluar përhapjen e mikrobeve, por kjo nuk u mbështet nga veprimi i edukatoreve për t’i çuar ata në tualete për t’u demonstruar veprimet dhe përdorimin e ujit, sapunit dhe peshqirëve, apo për t’ju kujtuar fëmijëve ta bëjnë këtë përpara dhe pasi të hanë. Duke qenë se për fëmijët e kësaj moshe është themelore të mësojnë nëpërmjet veprimeve dhe jo nëpërmjet koncepteve teorike, ky mësim ishte i gabuar. Duhet të theksohet se në gjysmën e kopshteve të vëzhguara situata e tualeteve dhe ujit ishte në gjendje shumë të keqe, me mungesë uji dhe kushtesh sanitare. Në një prej këtyre vendeve rurale, fëmijët duhet të dilnin jashtë ndërtesës së shkollës për të përdorur tualetin, por era e keqe depërtonte në kopsht dhe ishte e padurueshme. Në një tjetër vend urban nuk kishte ujë por edukatorja përdorte letra të lagura kur një fëmijë përdorte tualetin. Vetëm një kopsht i plotësonte kriteret themelore sanitare me ujë, sapun dhe peshqirë.

• Zhvillimi gjuhësor dhe komunikimi ishte shumë premtues në të gjitha institucionet parashkollore me përjashtim të njërës. Edukatorja e këtij rasti i lavdëronte fëmijët për punën e tyre por nuk promovonte zhvillimin e gjuhës apo të menduarit kritik duke i pyetur fëmijët për zgjedhjen e ngjyrave apo atë çfarë ai/ajo kishte vizatuar. Në 5 ambientet e tjera edukatoret i nxisnin fëmijët të flisnin dhe t’u përgjigjeshin shumë pyetjeve. Gjatë kohës kur hulumtuesit ishin të pranishëm, leximi u vrojtua vetëm në 2 ambiente.

• Zhvillimi dhe të kuptuarit e kulturave, traditave të ndryshme të personave ose niveleve të ndryshme të aftësisë së fëmijëve apo nevojave të veçanta nuk diskutoheshin haptazi apo të demonstroheshin nëpërmjet punës kreative apo aktiviteteve që u vëzhguan. Në një kopsht u vu re se kishte një ambient shumë të mirë i cili demonstronte përfshirjen dhe pranimin e plotë ndërmjet fëmijëve me prejardhje të ndryshme etnike.

• Marrëdhënia e përgjithshme ndërmjet edukatoreve dhe fëmijëve ishte e përshtatshme dhe e ndjeshme ndaj të gjithë fëmijëve, ku lavdërimet dhe falënderimet u jepeshin lirshëm fëmijëve sa herë që ata përfundonin një aktivitet.

• Përdorimi i Qendrave/Këndeve Mësimore apo aktivitete të ndryshme të njëkohshme nga të cilat fëmijët mund të zgjidhnin, nuk ishte shumë e dukshme në kopshte. Ajo që u vërejt ishte se edukatoret i ndanin fëmijët në grupe të ndryshme për të kryer aktivitete ose i gjithë grupi punonte me një aktivitet në të njëjtën kohë. Gjatë kohës së lirë apo lojës së lirë, fëmijët mund të zgjidhnin lodrat apo pajisjet me të cilat të luanin. Zgjedhja ndonjëherë ishte e kufizuar nga lodra e kufizuara apo hapësira dhe materialet e disponueshme.

• Vëzhgimi dhe Vlerësimi i Fëmijës: gjatë vëzhgimeve në kopsht në asnjë moment nuk ishte e dukshme se edukatoret po vëzhgonin një fëmijë të veçantë apo po bënin një vlerësim apo merrnin shënime mbi aftësitë apo përparimet e ndonjë fëmije. Kur u pyetën mbi këtë, pati disa përgjigje por shumë nga edukatoret përmendën se në përgjithësi ato e dinin se çfarë mund të bënte një fëmijë dhe çfarë jo dhe kishin mundësi të shpenzonin më shumë kohë për pikat e dobëta të zhvillimit të një fëmije apo për të diskutuar me prindërit e fëmijës mbi ushtrime apo aktivitete të cilat prindërit duhet të bëjnë me fëmijën për ta ndihmuar atë të përparojë. Shumë thanë se

22

vëzhgimi apo vlerësimi i një fëmije ishte i vështirë për shkak të numrit të madh të fëmijëve në klasat e tyre.

• Pjesëmarrja e prindërve apo familjeve në aktivitetet e kopshtit u vu re vetëm në një nga të 6 klasat. Në këtë klasë dy nëna ishin të pranishme gjatë të gjithë mëngjesit: njëra nga nënat i kushtonte kohën dhe vëmendjen e saj shumë fëmijëve ndërsa nëna tjetër ishte e prirur të ndihmonte vetëm fëmijën e saj. Përfshirja e përgjithshme e prindërve ishte e kufizuar për shkak të përditësimeve të shkurtra mbi ecurinë në kohën kur fëmija merrej nga kopshti, mbledhjet mujore për ecurinë apo mbledhjet tremujore prindër/edukatorë. Në disa kopshte prindërit paguanin një tarifë vjetore e cila mbulon kostot e librave dhe lodrave e materialeve të tjera, në disa të tjerë prindërve iu kërkohet të paguajnë për mjetet e aktiviteteve specifike apo për pjesëmarrjen në ekskursione.

• Në 3 kopshte në zona urbane, drejtorët e shihnin përfshirjen e prindërve si pjesë të programit të tyre. Fillimisht kjo u pa në 3 mbledhjet prind/edukator të cilat zhvillohen çdo vit: në fillim të shtatorit, në mes të vitit akademik dhe në fund të vitit, në diskutimin e shkurtër ditor mbi përparimin e fëmijës apo pjesëmarrjen në aktivitetet ditore dhe pagesën e tarifave. Në 2 nga kopshtet prindërit janë gjithashtu anëtarë të Bordit të Prindërve apo Komiteteve të Blerjeve, të cilët vendosin një herë në vit se për çfarë do të shpenzohen tarifat e mbledhura. Këto borde/komitete janë të përbëra nga drejtori, edukatoret dhe prindërit. Në një kopsht prindërit gjithashtu përfshihen në ekskursionet me klasat duke rritur kështu raportin i rritur/fëmijë dhe gjithashtu i mundëson prindërve të mësojnë me fëmijët. Në 2 kopshtet ku prindërit janë më pak të përfshirë ose shihen vetëm kur sjellin fëmijët, drejtorët e shohin këtë si të lidhur me nivelin e ulët të arsimit të vetë prindërve.

• Shfrytëzimi i mirë i burimeve të komunitetit vendor u vërejt vetëm në një kopsht urban, ku ishin planifikuar aktivitete mujore për të çuar fëmijët të vizitonin muzetë, kopshtin botanik apo teatrin. Kopshti ishte gjithashtu i vetmi që kishte një furgon të vetin dhe shofer për të transportuar fëmijët nëpër vendet e aktiviteteve.

Vëzhgimi i Zbatimit të Standardeve të Përmbajtjes: Nga dy Standardet, Standardi i Përmbajtjes ishte deri tani ai që ishte kuptuar apo zbatuar më pak nga edukatoret.

• Standardi 1: Bashkëpunimi I rritur – Fëmijë: në përgjithësi ky standard dhe përbërësit e tij plotësoheshin mirë në të gjithë kopshtet e Vëzhguara. Megjithatë, një nga aspektet që mungonte ishte përfshirja e aktiviteteve etnike, kulturore ose fetare në aktivitetet ditore apo respekti për diversitetin dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Nuk kishte asnjë fëmijë me aftësi të kufizuara. Nga diskutimi me edukatoret apo drejtorët e kopshteve rezultoi se në përgjithësi fëmijët me aftësi të kufizuara nuk nxiteshin të frekuentonin kopshtin dhe nuk kishte as informacion se fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të përfshihen.

• Raporti edukator për fëmijë ishte më së shpeshti pikë mosmarrëveshjeje brenda kopshtit dhe nuk është i përcaktuar qartë në Standarde. Shumë nga vështirësitë për të siguruar përmbushjen e kurrikulës dhe Standardeve iu visheshin numrin të lartë të fëmijëve dhe numrit të ulët të stafit. Klasat e vëzhguara kishin një gamë fëmijësh ndërmjet 13 dhe 22 fëmijësh për klasë dhe në grupe të ndryshme moshe si 3 deri në 4 vjeç, 4 deri në 5 vjeç dhe 5 deri në 6 vjeç. Në dy kopshte të vëzhguara kishte një grup të përzier me moshë nga 3 deri në 6 vjeç. Numri i të gjitha edukatoreve në të gjitha grupet ishte një edukatore, me përjashtim të një grupi.

22

• Standardi 2: Kurrikula: Në asnjë klasë nuk kishte shumë dëshmi për planifikim individual për të përmbushur aftësitë e vlerësuara apo të vëzhguara, ecurinë apo nevojat e fëmijëve individualë. Vetëm në një kopsht urban edukatorja kishte një libër shënimesh me vëzhgime individuale për një fëmijë me aftësi të kufizuara. Përveç kësaj, ajo kishte një tjetër libër shënimesh ku shënonte vëzhgime mbi fëmijë të tjerë në ditë të tjera. Nga komentet gjatë grupeve të synuara u vërejt se edukatoret dukej se besonin që planet individuale nevojiteshin vetëm për fëmijët me nevoja të veçanta. Prindërit dhe anëtarët e tjerë të komunitetit nuk përfshiheshin në hartimin e ndonjë plani, por këto hartoheshin nga edukatoret vetë dhe aprovoheshin nga drejtorët e kopshteve.

• Ushtrimet fizike apo loja e motorikës së madhe dhe zhvillimit nuk ishin shumë të dukshme në 5 nga 6 kopshtet. I 6-i kishte hapësirë dhe kishte organizuar pajisje të mëdha në oborrin e kopshtit dhe çdo mëngjes fëmijëve u lejohej lojë dhe kohë e lirë për të eksploruar dhe zhvilluar aftësitë e tyre të motorikës së madhe. Për më tepër, disa kopshte kishin një kat të tërë të sipërm, i cili ofronte hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e motorikës së madhe, teatër, shfaqje teatri me kukulla, role dhe ushtrime në ditët e ftohta dhe me shi. 4 kopshte nuk kishin hapësirë të jashtme apo pajisje të mëdha. Në 4 nga klasat e kopshtit zhvillohej me fëmijët një lojë e shkurtër me lëvizje fizike të lidhura me shtriqjen, kapjen dhe mbledhjen e frutave nga pemët.

• Në asnjë nga klasat nuk u vërejtën bimë apo kafshë të vogla shtëpiake, duke kufizuar kështu aftësinë e fëmijëve për të mësuar të kujdesen për natyrën apo gjallesat apo për të bërë të mundur marrjen pjesë në projekte të shkencave natyrore. Për më tepër, asnjë nga klasat nuk përfshinte apo nuk organizonte ndonjë lojë me rërë apo ujë.

• Standardi 3: Partneriteti familje – institucione parashkollore: Siç u përmend tek Standardet e Arritjes, përfshirja e prindërve ishte minimale dhe nuk shihej si pjesë e aktiviteteve ditore. Një nga kopshtet kishte një Tabelë të shquar Informacioni për Prindërit me informacion mbi Planet Mujore për secilën grup-moshë/klasë, të drejtat e fëmijës dhe menutë ditore. Për më tepër, në hyrje të korridorit të kopshtit kishte informacion shtesë mbi numrat e urgjencës, etj. Të gjithë prindërit në këtë kopsht duhet të jepnin informacion mbi familjen e tyre, numrat e kontaktit për urgjencat dhe personin (personat) e caktuar, të cilët mund të merrnin fëmijën nga kopshti. Ky informacion ishte i ruajtur në dosjet personale të fëmijëve.

• Asnjë informacion apo provë nuk është vërejtur apo prodhuar për të mbështetur prindërit/familjet dhe asnjë informacion i shkruar nuk raportohet t’i jetë ofruar prindërve të fëmijës. Ecuria dhe komunikimi është kryer verbalisht, siç u përmend edhe më sipër. Edukatoret në një rajon qendror urban u shprehën se dosja individuale e fëmijës me të gjithë punët e tij/saj i është dhënë prindërve në fund të vitit akademik

• Në të gjitha kopshtet, prindërit apo vullnetarët e komunitetit nuk shihen si partnerë apo ndihmës të mundshëm të edukatoreve në aktivitetet ditore.

• Standardi 4: Kualifikimi i grupit të mësuesve: Të gjitha edukatoret e vëzhguara kishin një diplomë në arsimin parashkollor ose arsimin fillor. Shumica e edukatoreve përdorte metoda të ndryshme për t’i angazhuar fëmijët në tema dhe aktivitete dhe për t’i aftësuar ata të mësojnë fjalë dhe gjuhë për të përshkruar atë që po ndodhte.

• Asnjë nga edukatoret nuk kishte marrë trajnim të drejtpërdrejtë mbi Standardet dhe kjo ka kontribuar në mungesën e kuptueshmërisë apo zbatimit. Edukatoret do të kishin dëshiruar të merrnin trajnim të vazhdueshëm për zhvillimin profesional. Disa kishin marrë pjesë në trajnimin e UNICEF – it mbi “Shqipëria Lexon” dhe trajnime të tjera specifike të moderuara nga organizata të shoqërisë civile dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale.

22

• Standardi 5: Administrimi: Vlerësimi i efektivitetit të programit duket se ishte ndërmarrë vetëm në njërin prej kopshteve. Asnjë nga kopshtet nuk ofronte sigurim shëndetësor ose ndaj aksidenteve për fëmijët. Kopshti i vetëm me automjet e kishte siguruar atë në mënyrë të përshtatshme.

• Në asnjë nga kopshtet e vëzhguara nuk kishte ndonjë procedure urgjence të shkruar apo të ekspozuar në mur. Disa nga kopshtet kishin fikse zjarri, por vetëm njëra prej tyre ishte trajnuar mbi përdorimin e tyre në rast zjarri. Në shumicën e rasteve urgjencat mbuloheshin në temat për profesionet, pra doktorë dhe zjarrfikës dhe jo në mënyrë praktike. Një kopsht kishte ftuar një veteran lufte apo dentistë për t’i folur fëmijëve. Asnjë evakuim praktik i kopshtit apo provë evakuimi nuk ishte kryer me asnjë grup fëmijësh.

• Standardi 6: Ambienti Fizik: Të gjithë kopshtet e vëzhguara kishin përmasa dhe standarde të ndryshme. 3 klasa ishin në ndërtesa ku ishin të vendosura kopshte shtetërore; 2 ishin në ndërtesa shkolle fillore dhe një ishte një kopsht privat i vendosur në katin përdhes të një vile katër katëshe. Ky i fundit ishte kopshti i pajisur më mirë dhe kishte hapësirë të jashtme për zhvillimin e përgjithshëm dhe zgjedhjen e aktiviteteve për fëmijët e vegjël. Kopshtet që ndodheshin në shkollat fillore kishin hapësirë të jashtme pa pajisje specifike për zhvillimin e aftësive motorike të mëdha të fëmijëve të vegjël. 3 kopshtet e tjera nuk kishin hapësirë jashtë për aktivitetet e fëmijëve.

• Përmasat e klasave ndryshonin shumë dhe po kështu dhe numri i tavolinave, karrigeve, rafteve dhe materialeve të ofruara. Në një kopsht të vendosur në një ndërtesë shkolle klasa ishte shumë e vogël për qëllimin e saj dhe megjithëse kopshti frekuentohej vetëm nga 17 fëmijë dhe në dhomë kishte vetëm 4 tavolina të vogla (në formë trekëndëshi dhe të bashkuara në grupe për të formuar një katror), kjo nuk i lejonte fëmijët të kishin hapësirë të lëviznin rreth e rrotull apo të kryenin ndonjë aktivitet në dysheme. Një tjetër kopsht në një rajon rural kishte një dhomë të madhe, por ishte totalisht i mbipopulluar me shumë tavolina dhe karrige, të cilat nuk i lejonin fëmijët të lëviznin rrotull në mënyrë të lirshme. Një tjetër kopsht kishte dy dhoma për qëllimet e saj, një ku fëmijët hanin mëngjesin dhe tjetra për aktivitete. Kjo dhomë kishte përmasa dhe formë mjaft të mirë dhe lejonte vendosjen e 4 tavolinave si qendra të veçanta aktivitetit, hapësirë në dysheme dhe një rresht bankash ku fëmijët mund të uleshin në fundin e njërës nga dhomat. Një tjetër kopsht kishte klasa relativisht të vogla por kishte një dhomë të veçantë drekimi ku fëmijët hanin vaktin e tyre dhe një hapësirë shtesë të jashtme dhe të brendshme për aktivitete të tjera. Shumica e kopshteve ishin të dekoruara në mënyrë të përshtatshme kryesisht me dëshmi të punëve dhe arritjeve të fëmijëve.

• Standardi 7: Shëndeti dhe Siguria: Në të gjitha kopshtet fëmijët ishin të regjistruar për frekuentim dhe informacioni themelor shëndetësor, përfshirë regjistrimet e vaksinave mbahej në dosje. Kur fëmijët ishin të sëmurë, ata duhet të qëndronin në shtëpi deri në shërimin e tyre të plotë. Një kopsht e kishte këtë informacion të ekspozuar në mënyrë të dukshme në derën e klasës me një deklaratë ku shënohej se nuk do të pranohej asnjë fëmijë me temperaturë 38° Celsius. Fëmijëve u jepej ndonjë ilaç në rrethana shumë të rralla dhe vetëm me udhëzimin e prindit.

• Në asnjë nga kopshtet nuk u gjet ndonjë provë verbale apo e shkruar se ato respektonin “politikat dhe procedurat e mbështetjes së stafit në raportimin e rasteve të dyshuara të abuzimit apo neglizhimit të fëmijës”. Asnjë nga edukatoret e kopshtit me të cilën folëm nuk është trajnuar mbi simptomat e abuzimit apo neglizhimit të fëmijës apo se çfarë procedure të ndjekë nëse ka ndonjë shqetësim lidhur me ndonjë fëmijë.

22

• Gjatë vëzhgimit fëmijët u ushqyen në tavolinat që ata përdorin gjithashtu për aktivitetet e tyre mësimore me përjashtim të dy kopshteve ku kishte dhoma të veçanta për konsumimin e ushqimit. Në klasat ku fëmijët u vëzhguan, tavolinat nuk ishin të mbuluara me mbulesë dhe kur ushqimi/vakti përfundonte, tavolina nuk fshihej apo pastrohej.

• Larja e duarve para apo pas ngrënies gjithashtu nuk ishte praktikë e kopshteve, me përjashtim të një kopshti ku edukatorja përdorte letra të lagura për të pastruar duart dhe buzët e fëmijëve. Hulumtuesit u informuan se prindërve u ishte kërkuar t’u jepnin fëmijëve të tyre letra të lagura apo të ngjashme kur nuk kishte ujë në kopsht. Disa prindër i kishin sjellë, të tjerë jo ndërsa të tjerë kishin sjellë peceta.

• Problemet e mungesës së ujit apo vendeve për larjen e duarve pas përdorimit të tualetit u vërejtën gjithashtu në shumicën e kopshteve. Edukatoret nuk u panë të kontrollonin nëse fëmijët i kishin larë duar kur ktheheshin në klasë.

• Standardi 8: Vlerësimi: Në shumicën e kopshteve kjo nuk ishte një praktikë e zyrtarizuar që kryhet rregullisht apo një herë në vit. Edukatoret individuale vëzhgohen rregullisht nga drejtorët në të gjitha kopshtet. Planet vjetore dhe mujore shqyrtohen dhe aprovohen nga drejtorët e kopshteve. Në një nga kopshtet prindërit ishin përfshirë nëpërmjet plotësimit të një pyetësori të shkruar ku ata mund të komentonin mbi programin dhe kopshtin.

Mbledhja e të Dhënave nëpërmjet Grupeve të Fokusuara me Edukatore Shumica e edukatoreve të cilat punojnë në kopshtet e zonave urbane ishin në dijeni të Standardeve të Arritjes dhe Përmbajtjes. Disa deklarojnë se janë informuar në vitet 2000, 2003/4 dhe të tjera më vonë, kjo në varësi të kohës kur ishin punësuar. Më shumë prej edukatoreve njihnin Standardet e Arritjes dhe e lidhnin shumë këtë njohuri me grup-moshat me të cilat ato kanë punuar dhe nevojën për aktivitete që i ndihmojnë fëmijët të arrijnë disa aspekte të caktuara brenda një periudhe kohore të përcaktuar. Megjithëse drejtorët e kopshteve përmendën se ato i kanë trajnuar edukatoret mbi standardet, shumica e edukatoreve raportoi se ato nuk janë trajnuar. Shumica e edukatoreve thanë se ato nuk kanë marrë asnjë trajnim. Në përgjithësi Standardet e Arritjes ishin më të njohura dhe më të përdorur sesa Standardet e Përmbajtjes. Dokumentimi në Kopshte Për dokumentet që duhet të mbahen nga edukatoret në kopsht kishte një konsensus dhe marrëveshje të përgjithshme. Ato përfshijnë:

1. Regjistër; 2. Plan vjetor; 3. Plan Mujor, Javor dhe Ditor; 4. Ditarin e Edukatoreve; 5. Dosjen e Fëmijëve – në këtë dosje gjenden të gjitha punimet e kryera nga fëmija,

përfshirë Vizatimet;

22

6. Dosja Personale e Edukatores. Kjo dosje duhet të përmbajë C.V. – në dhe diplomën e edukatores;

7. Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes; 8. Certifikatën e vaksinimit të fëmijës.

Dokumentet e tjerë të përmendur nga edukatoret, të cilat duket se i referohen rajonit të tyre apo kërkesave të Drejtorive Arsimore Rajonale apo trajnimit që ato kanë marrë mbi programe apo tema specifike, përfshinin:

a) Hap pas Hapi, Gati për në Shkollë – Libër për Mësuesin (i përdorur nga mësuesi i klasave parapërgatitore);

b) Bllok Shënimesh për Vëzhgimet: “Zhvillimi Matematikor” dhe “Zhvillimi Gjuhësor”, të cilat shoqërojnë Bllokun e Shënimeve për Vëzhgimet;

c) Bllok Shënimesh për Vëzhgimet; d) Bllok Shënimesh për Teste.

Dokumente të tjerë të përmendur nga një apo dy edukatore përfshinin:

i. Plani për fëmijët me nevoja të veçanta; ii. Dosje e përbashkët e Edukatoreve: modele nga puna me fëmijët; modele nga fletët e

punës të cilat u jepen fëmijëve në këndet e të mësuarit; iii. Materiale të brendshme të ofruara për ndërtimin e kapaciteteve; iv. Shënime nga takime/punë dhe/ose bashkëpunime me prindërit; v. Bllok shënimesh me shprehje të veçanta të fëmijëve (përfshirë shënimet e veçanta të

bëra nga fëmijët. Për shembull, në një temë që fliste për vendin e tij të lindjes, një fëmijë u pyet përse Durrësi quhet qytet bregdetar dhe një fëmijë u përgjigj: “Sepse personat shkojnë në plazh me të brendshme.”

Cilat Dokumente Përdoren për të Vlerësuar Ecurinë e Fëmijëve? Kjo kategori ofroi një gamë të gjerë përgjigjesh dhe metodash të përdorura nga edukatoret. Disa të përzgjedhura prej tyre jepen në vijim:

• Një bllok shënimesh ku të regjistrohen shprehjet/fjalitë e veçanta të fëmijëve. Edukatorja nuk i përdor këto fjali për asgjë, por gjatë një trajnimi atyre iu kërkua t’i mbanin shënim.

• Blloku i shënimeve për vlerësimin dhe vëzhgimin i cili duhet të përdoret çdo muaj për çdo fëmijë.

• Regjistër ku ato bëjnë vlerësimin e fëmijës dy herë në vit. • Nëpërmjet pyetjeve që edukatoret iu drejtojnë fëmijëve. • Vlerësimi i punimeve të fëmijëve çdo ditë me një “shumë mirë”, “Bravo” etj. • Edukatorët përmendën se ato i vlerësojnë fëmijët në bazë të trajnimit nga UNICEF – i

gjatë projekti “Shqipëria Lexon”. • Bllok shënimesh për vlerësimin dhe vëzhgimin si dhe regjistrin. • Edukatorja vëzhgon çdo ditë 2 fëmijë dhe vlerësimi për secilin fëmijë bëhet një herë

në muaj. Vlerësimin në regjistër bëhet 2 herë në vit. • Për fëmijët me aftësi të kufizuara është hartuar një plan specifik pune por përdoret i

njëjti bllok shënimesh për vlerësimin dhe vëzhgimin.

22

• Blloku i shënimeve për vëzhgimin sipas fushave të zhvillimit – ato shënojnë me (+) ose (-).

• Ne vëzhgojmë aktivitetet ditore të fëmijëve. Për çdo aftësi të fituar ka tre opsione: PO, JO dhe NË PROCES.

• Vëzhgimi ka të bëjë me përfshirjen e fëmijës në aktivitet. • Për vëzhgimin nuk ka plan të përfunduar. Ato nuk janë të trajnuara për këtë. Vetëm

një nga mësuesit e kryen atë sipas një plani të përgatitur në avancë.

Për shkak të diferencimit të gjerë dhe mënyrës se si përdoren dokumentet apo vlerësohet ecuria e fëmijës, është shumë e vështirë të ofrohet një përgjigje përfundimtare se cilat janë dokumentet e përdorura dhe nëse ato janë efikase në dokumentimin e vlerësimit dhe ecurisë së fëmijës. Ajo që është e dukshme është se shumica e edukatorëve e ndjekin apo e përdorin dokumentin në një mënyrë mekanike, shpesh pa kuptuar qëllimin apo pa reflektuar mbi përdorimin e tyre apo se sa të dobishme janë ato aktualisht për punën me fëmijët. Mbledhja e të Dhënave nëpërmjet Grupeve të Synuara me Prindërit. Nuk kishte asnjë prind që të kishte informacion mbi Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes. Në përgjithësi informacioni që ata marrin nga edukatoret ka lidhje me fëmijën e tyre ku disave i kërkohet të kontribuojnë me materiale apo të marrin pjesë në festimet e veçanta të tilla si Festa e Vitit të Ri apo një Festë Ditëlindjeje. Disa prindër i mbështesin fëmijët e tyre me aktivitete shtëpiake të tilla si fjalë, matematikë apo të ofruarit e objekteve ose informacionit. Intervista me Drejtorët e Kopshteve Vetëm 5 drejtorë kopshtesh u intervistuan pasi një drejtor në zonë rurale refuzoi. 2 prej këtyre drejtorëve ishin drejtorë shkolle. Nga 5 drejtorët e intervistuar, 4 prej tyre kishin dëgjuar për Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes, megjithëse njëri nuk ishte i familjarizuar me përmbajtjen. Drejtori i cili nuk kishte parë apo dëgjuar për Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes ka qenë në pozicionin e tij si drejtor shkolle për 10 vjet dhe ishte përgjegjës për 3 kopshte. Drejtorët të cilët ishin të familjarizuar me standardet kryenin vëzhgime të rregullta të edukatoreve dhe ishin përgjegjës për mbikëqyrjen dhe aprovimin e planeve vjetore, mujore dhe javore. Vlerësimi i programit apo kopshtit u krye në 2 kopshte urbane. Në njërin prej kopshteve prindërit ishin gjithashtu të përfshirë në vlerësim duke plotësuar një pyetësor. Në kopshtin tjetër mësuesit shqyrtojnë programet dhe arritjet e tyre në fund të çdo viti dhe përshtasin apo shtojnë elementë të rinj në përputhje me rrethanat. Për sa i përket trajnimit të edukatoreve, 3 prej të intervistuarve, 2 nga një zonë urbane dhe 1 nga një zonë rurale, nuk kanë ofruar asnjë trajnim mbi standardet për edukatoret. Njëra prej tyre mendonte se ato mund të jenë trajnuar përpara se ajo të bëhej drejtoreshë dhe se stafi i ri vendoset të punojë me një edukatore me eksperiencë. Një drejtoreshë merr përsipër të trajnojë stafin e saj mbi standardet nëpërmjet mbledhjeve dhe përditësimeve të rregullta. 3 drejtorë i mundësojnë edukatoreve të tyre të marrin pjesë në mësime të hapura ose shkëmbimi, të cilat ata besojnë se ndihmojnë në zhvillimin profesional të stafit.

22

Intervista me Politikë-bërësit Këto intervista u zhvilluan me personelin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Institutin e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, specialistët e kurrikulës së fëmijërisë së hershme bazuar në Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Drejtorët e Drejtorive Arsimore Rajonale. Të gjitha intervistat u kryen nga 2 pjesëtarët e Ekipit Hulumtues ku njëri kryente intervistën dhe tjetri mbante shënime. Politikë-bërësit e Lartë: 2 nga 3 politikë-bërësit e lartë kanë qenë pjesë e zhvillimi të të 2 standardeve dhe ku personi i tretë është njohur me standardet 4 vjet më parë. Të 3 shpresuan se Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes do të arrinin rezultatet në vijim: Standardet e Arritjes:

• Të funksionojnë si një udhëzues fleksibël por gjithëpërfshirës për mësimdhënien dhe të mësuarit dhe të mund të kryejnë vlerësimet e fëmijëve parashkollorë;

• Proces arsimi i cili përputhet me kontekstin e grup-moshës së parashkollorëve; • Orientojë/udhëzojë aktivitetet arsimore; • Sa dhe çfarë duhet të arrijnë fëmijët.

Standardet e Përmbajtjes:

• Çfarë duhet të mësojnë ata (fëmijët): njohuritë, shprehitë dhe aftësitë;

• Standardet e përgjithshme për ambientet parashkollore;

• Të funksionojnë si një udhëzues fleksibël gjithëpërfshirës. Në lidhje me të ardhmen e Standardeve të Arritjes dhe Përmbajtjes, politikë-bërësit e lartë dëshiruan të shtonin si më poshtë:

• Për të rishikuar Standardet, ISHA – ja duhet të kryejë një inspektim dhe gjithashtu të bashkëngjisë rezultatet dhe kualifikimet e mësuesve të shkollave parashkollore që nga viti 2002. Këto të dhëna duhet t’i bashkëngjiten raportit të UNICEF – it i cili do t’i dorëzohet Ministrisë së Arsimit;

• Standardet janë të mira; • Të bëjë risistemime të bazuara në një strukturë të re (ndryshimet strukturore të

qeverisë qendrore dhe vendore) dhe ligjin e ri mbi arsimin para universitar në mënyrë që të përcaktohet se kush do të bëjë çfarë.

• Rishikim dhe rishqyrtim – për të bërë të vjetrën moderne; • Të përfshijë specifika të tilla si treguesit mbi ambientin fizik – të specifikojë

përmasat, metrat katrorë për një klasë. Këto tregues duhet të jenë të qartë dhe të kuptueshëm;

• MAS ka një Drejtori Investimesh e cila harton plane dhe tregues për ambientet fizike të kopshteve. Këto plane dhe tregues duhet të përfshihen në standarde, por me fjalë më të thjeshta, më të qarta dhe të hartueshme.

• Duhen më pak standarde, por duhet të ketë standarde mësimi dhe zhvillimi në 5 fushat e të nxënit;

• Theksi mbi të mësuarit nëpërmjet lojës;

22

• Standardet për fëmijën dhe zhvillimin e tij/saj; • Në mënyrë ideale duhet të kishte Standarde Parashkollore të përziera mbi çfarë duhet

të bëhet dhe si do të arrihet; • Edukatoret duan një dokument i cili është i veçantë, konkret, i matshëm dhe i

vlefshëm në mënyrë që ato të mund ta përdorin. Ky duhet të jetë një doracak i cili është lehtësisht i përdorshëm;

• Zhvillimi profesional i edukatoreve duhet të hiqet së bashku me probleme të tilla si faktorët e jashtëm, kuzhinat në brenda në ndërtesa apo ambient të hapur.

Për sa i përket monitorimit të standardeve brenda ambienteve të arsimit parashkollor, kjo bëhet nga një institucion i qeverisë qendrore, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ISHA (më parë IKAP). Përgjegjësia e ISHA – s është të sigurojë cilësinë e arsimit dhe ai e bën këtë nëpërmjet inspektimit të jashtëm, monitorimit, konsultimit dhe raportimit. Inspektimi përfshin të gjitha ambientet publike dhe private të arsimit parashkollor. Specialistët Rajonalë në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit: Intervistat u zhvilluan me një drejtor dhe 4 specialistë në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit në 5 nga 6 rajonet. Rajoni tjetër nuk ka aktualisht një Specialist për Kurrikulën dhe Zhvillimin për arsimin parashkollor dhe drejtori gjithashtu nuk ishte i disponueshëm. Roli i Specialistit në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit u përshkrua si:

• Monitorimi i kopshteve; • Vlerësimi i kopshteve; • Ofrimi i mbështetjes për edukatoret; • Organizimi i orëve të hapura për kopshtet ku edukatoret e tjera vëzhgojnë një model

se si edukatorja zhvillon me fëmijët një temë specifike të metodave të të mësuarit nëpërmjet lojës. Këto orë të hapura konsiderohen gjithashtu si shkëmbim përvoje pasi në fund të mësimit, edukatoret pjesëmarrëse diskutojnë me njëra – tjetrën mbi atë që sapo panë dhe ndajnë ide se si ato veprojnë ndryshe apo se si mund të veprohet ndryshe;

• Monitorimi nëse edukatoret po i përdorin Standardet për të planifikuar dhe kryer punën e tyre;

• Njohuritë, aftësitë dhe vlerat me të cilat duhet t’i edukojmë fëmijët; • Atë që fëmijët mësojnë në kopsht; • Vizita monitorimi në kopsht – duke përdorur doracakun nga IKAP “Inspektimi dhe

Monitorimi i Kopshteve”, i cili bazohet mbi standarde. Vizitat monitoruese janë më shumë në aspektin e dhënies së këshillave dhe sugjerimeve për përmirësime.

Në lidhje me atë që Specialisti shpresonte se do të arrihej nga Standardet, konsensusi i përgjithshëm ishte se ato do të ndihmonin edukatoret me planifikimin dhe organizimin e punës së tyre.

• "Në bazë të Standardeve, edukatoret nisën të planifikojnë punën sipas objektivave të

cilat ndihmuan në organizimin e punës. Nëpërmjet Standardeve të Arritjes, edukatoret

nisën të njohin fazat zhvillimore të fëmijës sipas moshës së tyre”.

• Standardet janë një instrument i fuqishëm dhe shumë i nevojshëm për edukatoret. Ato

duhet të konsiderohen si baza për të gjitha edukatoret.

22

Lidhur me mënyrën se si standardet përdoren në kopshte, Specialistët dhanë një përgjigje të përzierë. Reflektimet kryesore ishin si vijon:

• Ato janë pjesë e punës së edukatoreve; nuk ka asnjë mësues që të mos i ketë këto

dokumente në tavolinën e tij gjatë orëve të mësimit. Pa këto standarde edukatoret

nuk mund të planifikojnë apo arrijnë objektivat e tyre;

• Ka shumë kopshte të cilat nuk kanë një tualet dhe kur ato e kanë atë, nuk kanë ujë,

sapunë apo peshqirë;

• Mund të gjenden zakonisht edukatore të cilat kanë deri në 28 fëmijë dhe disa mund

të kenë madje 35 ose më shumë fëmijë në një klasë. Disa klasa janë madje të vogla

dhe hapësira nuk është e mjaftueshme që fëmijët të lëvizin lirisht apo të zhvillojnë

aktivitete të tjera të ndryshme nga ato ulur në tavolina;

• Ato kanë vështirësi në zbatim. Kjo varet nga përkushtimi i edukatores. Ka

edukatore të cilat janë të trajnuara mbi standardet dhe janë në gjendje t’i zbatojnë

ato;

• Ne nxisim shkëmbimin e përvojës ndërmjet edukatoreve;

• Udhëzimet nga Ministria e Arsimit dhe librat që përdorin edukatoret ndihmojnë në

ndarjen e standardeve dhe vënien e tyre në praktikë;

• Edukatoret reflektojnë parimet e standardeve në planet e tyre arsimore; ato i

organizojnë klasat në bazë të fushave zhvillimore;

• Në përmbushjen e standardeve me fëmijët dhe prindërit – pra të orientuara nga

fëmija dhe prindi;

• Numri i lartë i fëmijëve mbetet një problem në kopshte;

• Duke qenë se edukatoret përdorin shumë libra, Ministria e Arsimit duhet të

aprovojë dy ose tre libra në mënyrë që edukatoret të përdorin ato. Në lidhje me mënyrën se si Specialistët i përgatisin edukatoret të përdorin Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes, synimi kryesor duke të jetë organizimi i leksioneve të hapura apo të shkëmbimit ku një ose dy edukatore demonstrojnë nëpërmjet aktiviteteve të tyre ditore se si ato i zbatojnë apo i vënë në praktikë objektivat specifike të të mësuarit. Pjesëmarrësit më pas diskutojnë dhe reflektojnë mbi sa panë dhe mbi praktikën e tyre. Metodat e tjera të përmendura përfshinë përdorimin e drejtorëve të kopshteve apo profesionistëve të tjerë të cilët kryejnë një trajnim 7-8 herë në vit për edukatoret e tjera në një zonë të caktuar. Monitorimi u përmend nga shumica e Specialistëve si roli i tyre dhe atyre iu kërkua të përshkruajnë në mënyrë specifike se si i monitorojnë ata Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes. Përgjigjet kryesore janë ato në vijim:

• Monitorimi i dokumentacioneve të cilat përfshijnë planet vjetore, mujore, javore dhe ditore;

• Vëzhgime për të parë nëse edukatorja i zbaton standardet dhe nëse ajo i arrin objektivat;

• Përdorimi i doracakut “Inspektimi dhe Vlerësimi i Brendshëm në kopshte” • Kryerja e testimeve për fëmijët të cilët nisin klasën e parë – testimet janë kryesisht në

gjuhë dhe matematikë dhe zhvillohen e kryhen me Save the Children; • Ditë vëzhgimi në kopshte:

22

• Mini – projektet finale të cilat edukatoret kanë krijuar me fëmijët; • Vitin e kaluar unë kam kryer vizita në kopshte për “Shqipëria Lexon”. Unë kam

monitoruar se edukatoret e kanë zbatuar këtë projekt në programin e tyre; • Monitorim i planeve arsimore;

• Diskutim me drejtoreshën mbi vizitat që ajo kryen në kopsht, pikat që ajo kontrollon;

• Vëzhgim dhe monitorim i punës së bërë me prindërit;

• Vëzhgim i një mësimi;

• Monitorimi është si nga ana operacionale (përfshirë higjienën) dhe nga ana tematike

(profesionalizmi dhe planet);

• Monitorimi është të vizitosh kopshtin 3 herë në vit. Monitoruesi ofron rekomandime

dhe sugjerime e vëzhgon. Më pas ata i raportojnë drejtorit të DAR.

Një Specialiste përmendi se përveç vizitave të saj monitoruese: “YWCA dhe Save the

Children kanë kryer monitorime dhe mentorime në kopshte”. Një tjetër specialist nga një

DAR në rajonin qendror të Shqipërisë tha se “Unë nuk i monitoroj pasi nuk është përgjegjësia

jonë. Tashmë është IKAP përgjegjëse për të kryer monitorimin.”.

Rekomandimet e ofruara nga specialistët përfshinë:

• Disa standarde zbatohen shumë mirë, por standardi mbi sa gërma duhet të dijë një fëmijë është më shumë se i nevojshëm dhe duhet të rishikohet pasi është vënë re se fëmijët, të cilët hyjnë në klasë të parë të shkollës fillore, humbasin interesin tek programi pasi ata tashmë e dinë atë.

• Ka kopshte ku ka nevojë për përmirësime në zbatimin e standardeve duke qenë se ato kanë dështuar për shkak të aftësive të edukatoreve dhe nevojës së tyre për të zbatuar standardet për të përmbushur nevojat e grupeve të fëmijëve;

• Ka nevojë për përmirësime në përfshirjen e të gjitha fushave të zhvillimit të tilla si partneritet prindër – kopsht brenda Kurrikulës/programit.

• Në fillim mu dukën shumë të komplikuara – ato duhet të jenë më të thjeshta në mënyrë që të zbatohen. Ato duhet të jenë më të thjeshta për t’u kuptuar.

• Të përfshihen të dy standardet në një libër – të unifikohen. • Do të ishte mirë të kishte një program intensiv trajnimi për edukatoret; • Trajnimet e organizuara me 30-60 edukatore nuk janë shumë cilësore pra grupet duhet

të jenë shumë më të vogla për të qenë efektive dhe trajnimi duhet të organizohet përgjatë gjithë vitit;

• Materialet e trajnimit – pasi kopshti duhet të ketë një lidhje organike me shkollat; • Duhet të ketë një lidhje të qëndrueshme e të vazhdueshme ndërmjet institucioneve të

IZHA dhe MAS: • Të përmirësohen standardet – të jenë më të përditësuara; • Të ketë më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara të përfshirë në kopshte; • Standardet duhet të jenë më të qarta dhe më të thjeshta për tu kuptuar; • Ne i kemi ofruar edukatoreve shumë udhëzime – sugjerimi është që këto udhëzime të

përfshihen në standarde; • Standardet janë shumë të përgjithshme – ato duhet të bëhen më të detajuara dhe më të

thjeshta; • Një ndarje e qartë e përgjegjësive ndërmjet DAR – ve dhe bashkive dhe komunave.

22

• Duhet të ketë më shumë monitorim dhe proces ndjekjeje për edukatoret dhe kopshtet, në mënyrë që të sigurohemi se standardet janë përmbushur si dhe të këshillohen edukatoret mbi mënyrën se si mund të zgjidhin problemet kur ato shfaqen.

Megjithëse shumë nga specialistët thanë se ata i njihnin Standardet e Arritjes dhe të Përmbajtjes, komentet e tyre ishin për të dyja në mënyrë të barabartë dhe nuk pati asnjë informacion specifik në lidhje me standardet apo aspektet e ndryshme.

Gjetjet për Standardet Në seksionin e mësipërm të Gjetjeve të Përgjithshme, komentet dhe gjetjet ishin në përgjithësi, ndërkohë që në këtë seksion gjetjet do të jenë të lidhura me aspekte specifike të standardeve.

Rritja dhe Zhvillimi i Fëmijës Është e qartë se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje nxitjes së fëmijëve për të zhvilluar aftësitë e tyre motorike të mëdha e të luajnë në hapësirë të hapur në lojërat e lehtësuara dhe në pajisje. Vetëm në një nga katër kopshtet kishte dëshmi të mjaftueshme se fëmijët nxiten dhe u mundësohet të zhvillojnë aftësitë e tyre motorike të mëdha, të vrapojnë, kërcejnë e luajnë së bashku. Në kopshte të tjera nuk kishte pajisje jashtë dhe dy kopshte nuk kishin as hapësirë jashtë. Asnjë nga edukatoret apo specialistët e kopshtit nuk e përmendën si një problem dhe asnjë prej tyre nuk përmendi rëndësinë e saj, duke e bërë Ekipin Hulumtues të supozojë se kësaj pjese nuk i është dhënë shumë rëndësi. Aftësitë motorike fine dhe zhvillimi i tyre ishin në pah në të gjitha kopshtet e vëzhguara ku fëmijëve u jepej mundësia për të vizatuar, ngjitur, prerë dhe manipuluar me objekte të vogla. Fëmijëve me mosha apo aftësi të ndryshme iu dhanë aktivitetet të ndryshme të lidhura me të njëjtën temë. Pra, kur një grup fëmijësh po ngjyroste dhe numëronte frutat dhe objektet në letrat e tyre, fëmijët më të vegjël kishin një detyrë më të thjeshtë. Hapësira apo nxitja për të lëvizur rreth klasave lirshëm, ndërmjet aktiviteteve të qendrave mësimore ishte një problem në të gjitha klasat me përjashtim të dy klasave. Të mësuarit u krye për të gjithë grupin me një pritshmëri që të gjithë fëmijët do të merrnin pjesë në një aktivitet. Edukatorët u angazhuan me shumicën e fëmijëve në çdo aktivitet, por pati momente kur fëmijët nuk ishin të angazhuar, apo kur fëmijët më të zhurmshëm e me më shumë besim tërhoqën shumicën e vëmendjes së edukatores. Duhet të kushtohet më shumë kujdes për organizimin e qendrave/këndeve të veçanta dhe specifike të mësimit në të gjitha kopshtet dhe edukatorja duhet të mësojë se fëmija duhet të ketë më shumë kohë për të punuar, eksploruar dhe zbuluar gjëra vetë. Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimi ishin shumë të mira në të gjitha kopshtet e vëzhguara ku edukatoret bënin pyetje të përshtatshme për të zhvilluar gjuhën e fëmijëve dhe për të zgjeruar fjalorin e tyre. Përdorimi i këngëve, rimave dhe pyetjeve e përgjigjeve përdoreshin të gjitha brenda aktiviteteve ditore, madje edhe brenda klasës së fëmijëve të vegjël të moshës 3 vjeçare. Shumica e edukatoreve i bënin fëmijëve pyetje të hapura dhe i kërkonin atyre t’u shpjegonin pikturat apo aktivitetet e tyre duke i nxitur ata të hartojnë fjali më të gjata.

22

Shëndeti, Siguria dhe të Ushqyerit: Shëndeti dhe Higjiena Publike: Mungesa e higjienës publike dhe higjienës së duhur ishte pjesa më e komentuar për Standardet e pazbatuara të Përmbajtjes. Një nga kopshtet kishte tualete shumë të pastra dhe të pajisura mirë dhe të ndodhur pranë klasës për çdo fëmijë; 2 kishin tualete por mungonte sapuni dhe peshqirët, ndërkohë që 3 nuk kishin ujë, sapun apo peshqirë. Kjo nënkupton se fëmijët në shumicën e rasteve nuk i lanin duart mjaftueshëm pasi përdorin tualetin. Një edukatore ofroi letra të lagura për të pastruar duart e fëmijës pasi përdori tualetin dhe pasi u ushqye. Një edukatore tjetër u ka kërkuar prindërve të sjellin letra të lagura ose peceta për përdorimin e fëmijëve. Disa nga fëmijët kishin letra të lagura, por shumica kishte peceta të thata ose një copë mbi të cilën vendosnin ushqimin e tyre në tavolinë. Në veçanti në zonën urbane kishte probleme më të mëdha si për shembull fakti që edhe në shtëpi uji vinte vetëm një orë në ditë, pra në përgjithësi niveli i higjienës ishte i dobët. Në një kopsht rural jo vetëm që kishte një higjienë të varfër dhe një erë e tmerrshme depërtonte në kopsht, por fëmijët duhet të ecnin për një distancë të konsiderueshme nga klasa e tyre për në tualet, pa u shoqëruar nga një i rritur, duke i shtuar çështjen e sigurisë problemeve së higjienës. Në një kopsht tjetër rural fëmija duhet të zbriste një kat për të shkuar në tualet – edukatorja duhet të kujdesej edhe për fëmijën që shkonte në tualet dhe për klasën. Asnjë fëmijë nuk u nxit të lante duart përpara ngrënies së ushqimit dhe vetëm në 2 kopshte u vu re se fëmijët ose përdornin peceta të lagura ose edukatoret kishin shishe me ujë për të shpëlarë duart e fëmijëve. Në disa prej kopshteve fëmijëve iu kërkohej të përsërisnin rima me veprime për larjen e duarve megjithëse nuk kishte as praktikë as mundësi për ta bërë këtë në realitet për shkak të mungesës së pajisjeve. Të ushqyerit - Standardi I në Standardet e Përmbajtjes: Qëllimi: nevojat ushqimore të fëmijëve duhet të përmbushen në mënyrë të tillë që të promovojnë zhvillimin fizik, social, emocional dhe konjitiv. Standardi: Fëmijëve duhet t’u ofrohet ushqim i përshtatshëm dhe të edukohen për të rrënjosur zakone të mira të të ushqyerit. Me përjashtim të dy kopshteve, në të gjithë të tjerët fëmijët sillnin me vete disa ushqime të lehta ose diçka për të ngrënë mëngjes pasi në kopshte nuk ofrohen vakte. Varieteti i ushqimit të parë ishte i kufizuar, ku shumica e fëmijëve konsumonin copa të mëdha buke apo ushqime të prodhuara komerciale si brioshë apo patatina dhe biskota dhe një fëmijë kishte një hamburger të madh të cilin ia kishte dhënë një fëmijë më i madh në orën e pushimit. Shumë pak fëmijë kishin fruta. Shumica pinin diçka gjatë ngrënies, kryesisht ujë. Të gjithë kopshtet i regjistronin fëmijët vetëm kur prindërit sillnin një certifikatë të plotësuar vaksinimi. Një kopsht kishte një mjek pediatër i cili vinte rregullisht për të kontrolluar

22

shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, por asnjë nga kopshtet e tjera nuk ndërmerrte ndonjë kontroll shëndetësor. Një kopsht kishte në derën e klasës një shënim për prindërit që të mos i sillnin fëmijët në kopsht nëse fëmija kishte temperaturë mbi 39 gradë. Në të gjitha kopshtet ku fëmijët hanin, asnjë nga edukatoret nuk u ul në tavolinë me fëmijët. Nuk kishte asnjë dialog apo angazhim social. Siguria: Asnjë nga kopshtet nuk kryente ndonjë procedurë evakuimi me fëmijët apo edukatoret. Gjysma e tyre kishin fikse zjarri të instaluara, por vetëm në një nga kopshtet edukatoret kishin bërë një trajnim se si t’i përdornin ato. Megjithëse rrallë, Shqipëria vuan nga tërmetet, por përsëri nuk kishte procedura për evakuim. Në të gjitha kopshtet kishte aktivitete mbi profesione të tilla si doktorë, dentistë, policë apo zjarrfikës. Këto aktivitete përmendeshin shpesh për të mbuluar temat mbi procedurat e urgjencës ose që fëmijët të mësonin mbi shëndetin.

Ndërveprime dhe Marrëdhënie Pozitive Të gjitha edukatoret e kopshtit ishin silleshin ngrohtë me të gjithë fëmijët, përdornin emrat e tyre dhe i kushtonin vëmendje të njëjtë të gjithëve. Lavdërimi dhe nxitja ishin një praktikë e rregullt. Në një klasë, volumi i zërit të edukatores ishte tepër i lartë por jo i rreptë. Në fakt ajo përdorte tonalitete të ndryshme kur lexonte librin dhe i tregonte histori fëmijëve, por volumi i zërit ishte shqetësues për dy vëzhguesit. Edukatoret ishin mikpritëse ndaj fëmijëve kur vinin në klasë dhe ndaj prindërve të tyre, duke shkëmbyer komente dhe fjalë mirësjelljeje. Megjithëse e kufizuar, me raste kishte bashkëpunim ndërmjet edukatoreve për përdorimin e materialeve dhe të gjitha edukatoret flisnin për bashkëpunim dhe për mësuar nga njëra tjetra. Fëmijët në klasa të ndryshime ishin kryesisht bashkëpunues me njëri tjetrin dhe ndanin lodrat apo materialet si lapsat kur nuk kishte mjaftueshëm për çdo fëmijë. Në rastet kur dy fëmijë kërkonin të njëjtën makinë apo lodër, edukatorja i shpjegonte me durim për ndarjen me të tjerët dhe lojën me radhë. Në disa kopshte individëve u jepeshin detyra të vogla për të bërë si për shembull shpërndarja e lapsave ose copave të letrës ose numërimi i numrit të fëmijëve në klasë apo kryerja e aktivitetit mbi motin, ditën, muajin dhe vitin. Fëmijët i pranonin këto kërkesa dhe asnjë fëmijë nuk dukej i mërzitur që nuk ishte zgjedhur. Standardi i Përbërjes 1.2 në lidhje me “raportin mësues-fëmijë” përcakton:

"Për të siguruar ndërveprim efikas ndërmjet të rriturve dhe fëmijëve, numri i fëmijëve

në klasë nuk duhet të jetë më shumë se 25. Për fëmijët e moshës 3-4 vjeç ky raport

duhet të jetë 20.

Në të gjitha klasat u vu re se ky raport mbahej, por në grupet e fokusuara me edukatorët kjo ishte një nga çështjet që përmendej gjithmonë sepse nuk i përmbushte standardet. Përfaqësuesit nga Drejtoritë Arsimore Rajonale gjithashtu komentuan se ky standard shpesh shkelet dhe shumë fëmijë vendosen në një klasë. Duke qenë se të gjitha kopshtet e vëzhguara

22

u përzgjodhën në mënyrë rastësore, Ekipi Hulumtues nuk është në gjendje të komentojë se sa shpesh nuk përmbushet ky standard.

Vëzhgimi dhe Vlerësimi i Fëmijës Për të vlerësuar arritjet e një fëmije në secilën fushë, është e nevojshme të kryhen vlerësime dhe vëzhgime, por ajo që Ekipi Hulumtues mësoi dhe vëzhgoi është se në fakt pak planifikim individual dhe vlerësim apo vëzhgim kryhet rregullisht. Nga gjashtë edukatoret e vëzhguara, vetëm njëra mbante një regjistër të veçantë mbi çfarë ishte në gjendje të bënte secili fëmijë. Shumica e edukatoreve që gjithashtu morën pjesë në grupet e fokusuara përmendën se ato ose nuk kishin kohë të kryenin vëzhgime individuale ose nuk dinin si ta bënin këtë. Ekzistonte gjithashtu një opinion i përgjithshëm se planet individuale duhet të zbatoheshin vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vlerësimet kryhen mesatarisht 3 herë në vit në përputhje me standardet. Këto plotësohen në fillim të vitit akademik në Shtator/Tetor; në mes të vitit akademik dhe më pas në fund të vitit, në Maj/Qershor. Librat e blerë të Vlerësimit varen nga DAR – ja dhe nga preferencat individuale të kopshtit. Prindërit nuk përfshihen në vlerësime, por informohen për ecurinë e fëmijës si nëpërmjet përditësimeve ditore verbale dhe takimeve ose 3 herë në vit ose një herë në vit, në fund vitit akademik. Disa kopshte u japin prindërve librin e plotësuar të vlerësimit dhe dosjen e fëmijës. Vlerësimi shihet si pjesë e Standardeve të Përmbajtjes.

Qëllimi: Vlerësim sistematik ose aktiviteti arsimor-institucional, i cili zhvillohet në

sistemin parashkollor për të arritur objektivat për fëmijët, prindërit dhe stafin e ka si qëllim

të ofrojë kujdes dhe arsim cilësor në institucionin parashkollor.

Standardi: Vlerësimi sistematik dhe i vazhdueshëm është një kusht paraprak për të

përmirësuar cilësinë e programit arsimor për fëmijërinë e hershme. Procesi i vlerësimit

bazohet mbi objektivat e programit, përmbushjen e nevojave të fëmijëve, identifikimin e

pikave të forta dhe pikave të dobëta të përbërësve të programit.

Vlerësimi si një term dhe si një koncept ishte i dobët në të gjithë kopshtet e vëzhguara, intervistat e kryera dhe diskutimet e grupeve të synuara. Në pjesën më të madhe të kopshteve drejtorët vëzhgonin rregullisht praktikën e mësimdhënies në klasë dhe shqyrtonin planet vjetore, mujore dhe ditore të edukatoreve, por nuk kishte shumë dëshmi për ndërmarrjen e një vlerësimi real nga drejtori, edukatorët dhe prindërit për të gjithë programin dhe ndikimin e tij në procesin e të nxënit të fëmijës apo në lidhje me standardet. Në një kopsht të rajonit qendror, edukatoret ishin të mendimit se nëse ato nuk ishin të kënaqura me një element apo detyrë, ato mund t’ia parashtronin këtë drejtorit gjatë diskutimit të arritjeve për vitin. Në një kopsht tjetër prindërit ftohen të plotësojnë një formular në fund të vitit, duke ofruar komentet e tyre mbi programin dhe punën e edukatores në kopsht. Kjo e fundit është në përputhje me Standardet e Përmbajtjes.

22

ISHA ka hartuar dhe shpërndarë një Broshurë Monitorimi dhe Vetë – Vlerësimi 2011 për kopshtet. Brenda broshurës ka një listë kontrolli për edukatoret dhe kopshtet në mënyrë që ato të vlerësojnë ecurinë e tyre dhe përputhjen me standardet. Nga studimi duket se vetëm Specialistët e DAR – ve e përdorin ndonjëherë këtë broshurë si udhëzues gjatë vizitave të tyre të monitorimit. Asnjë edukatore nuk përmendi se e përdor këtë broshurë.

Familja dhe Komuniteti Pjesëmarrja ose përfshirja e prindërve ose pjesëtarëve të familjes shihej si dytësore në punën e kopshteve. Nga prindërit pritej të sillnin fëmijët e tyre në kopsht, të paguanin tarifën, të sillnin artikujt ose materialet kur kjo u kërkohej, të merrnin pjesë në mbledhje dhe të praktikonin ose të ndërmerrnin disa detyra shtëpie me fëmijët e tyre. Në dy kopshte prindërit ishin të përfshirë në Bordin e Prindërve ose Komitetin e Blerjeve. Në një kopsht tjetër dy nëna ishin të pranishme në klasë dhe mbështesnin edukatoret në aktivitetet e mëngjesit, ku njëra prej tyre ishte veçanërisht e integruar dhe me njohuri mbi subjektin për të cilin po diskutohej. Asnjë nga prindërit e intervistuar apo me të cilët folëm nuk kishte dëgjuar për dhe nuk i kishte parë Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes. Shumica e tyre nuk kishte një kuptim të plotë të programit ose se çfarë do të mësonte fëmija e tyre apo se si pritej që ata të zhvilloheshin. Prindërit e shohin kopshtin si paraardhës të arsimit fillor dhe presin që fëmija i tyre të mësojë të shkruajë dhe të njohë gërmat e alfabetit, të jetë në gjendje të numërojë numrat elementarë dhe të recitojë poezi apo të këndojë këngë. Pritshmëritë e tyre përputhen me pritshmëritë që ata kanë pasur për veten kur ishin në kopsht. Vullnetarët nuk merren në konsideratë në asnjë kopsht dhe përdorimi i burimeve të komunitetit vendor ndodhte vetëm në një kopsht në rajonin qendror. Këtu fëmijët nxirreshin jashtë rregullisht si pjesë e programit në muze, kopshte botanikë dhe teatër. Me këtë këndvështrim të kufizuar mbi rolin e prindërve dhe përdorimin e komunitetit vendor dhe burimeve të tij, programet e kopshteve mbështeten akoma në teori dhe imazhe kur kryejnë aktivitete të tilla si profesionet apo natyra. Në disa nga kopshtet familjeve iu kërkua të sillnin fotografi të anëtarëve të familjes për temën “familja”, por ky aktivitet mund të zgjerohet edhe më tej me pjesëmarrjen e anëtarëve të familjes. Vizitat në komisariatet e policisë, banka, dyqane, ferma, stacioni i zjarrfikësve e të tjera, mund t’i japin jetë temës së profesioneve dhe t’i mundësojnë fëmijët të përjetojnë atë çfarë po mësojnë. Për sa i përket përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara, në të 6 kopshtet u vërejt vetëm një fëmijë me pengesa në të folur. Kur u pyet për fëmijë me aftësi të kufizuara, një nga kopshtet nuk kishte përfshirë një fëmijë me aftësi të kufizuara pasi prindërit menduan se duhet të frekuentonte njësi të tjera dhe sipas kopshteve të tjera, asnjë prind nuk e ka sjellë fëmijën me aftësi të kufizuara për t’u regjistruar. Mungesa e përfshirjes apo pranimit që të gjithë fëmijët duhet të frekuentojnë kopshtin se diversiteti promovon një shoqëri më përfshirëse dhe më të harmonishme nuk ishte trajtuar fare. Fëmijët nga komunitet minoritare gjithashtu mungonin në shumicën e kopshteve, me përjashtim të njërit në rajonin qendror të vendit ku ishin të pranishëm fëmijë nga Komuniteti Egjiptian. Në këtë kopsht të veçantë, përfshirja dhe integrimi ishin përmbushur tërësisht dhe

22

të gjithë fëmijët trajtoheshin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe nuk kishte dallime të dukshme apo të nënkuptuara. Në diskutimet e edukatoreve mbi diversitetin e kulturën, ato kryesisht flasin për vende të ndryshme, kostume tradicionale apo gatime dhe flamuj për ta përshkruar temën. Në disa kopshte të cilat kishin fëmijë nga qytete/rajone të ndryshme të Shqipërisë ose ku fëmijët kishin jetuar jashtë Shqipërisë dhe ishin kthyer, kishin disa diskutime mbi diferencat në gjuhë apo praktikë.

Konkluzione Ekipi Hulumtues u mirëprit në të gjitha kopshtet që vizitoi dhe iu dha akses në klasat dhe informacionet që ata kërkuan të shihnin. Po kështu grupet e fokusuara, intervistat dhe diskutimet u frekuentuan gjerësisht me përjashtim të një Drejtori DAR – je dhe një Drejtori Kopshti, të cilët as nuk ishin të disponueshëm dhe as nuk kishin dëshirë të plotësonin pyetësorin vetë. Studimi tregoi se Standardet e Arritjes janë në përgjithësi shumë më të njohura dhe të zbatuara se Standardet e Përbërjes. Arsyeja për këtë është se Standardet e Arritjes janë më specifikë dhe përfshijnë informacione mbi çfarë duhet të jetë fëmija i aftë të bëjë pasi ai/ajo ka përfunduar vitin akademik në përputhje me moshën e fëmijës. Ky informacion drejton planifikimin e edukatores dhe ajo e di çfarë duhet të jetë në gjendje të bëjë apo të dijë fëmija; ai është specifik dhe relativisht i lehtë për t’u zbatuar, edhe kur flitet për një mënyrë mekanike dhe jo kreative dhe qasje e përqendruar për të nxënit e fëmijës. Ne nuk vërejtëm ndonjë ndryshim rajonal mbi mënyrën se si standardet kuptohen apo zbatohen. Ne pamë disa shembuj të shkëlqyer të nismës dhe kreativitetit të një edukatoreje, por kjo nuk është e dukshme në çdo kopsht. Një nga shembujt më të mirë të vërejtur ishte në një kopsht të rajonit qendror ku subjekt me një grup fëmijësh 5-6 vjeç ishte trupi i njeriut. Edukatorja përdorte një libër mbi trupin, një skelet të bërë vetë me materiale të ndryshme letre ku ishin përshkruar organet jetësore; këmbalec me modele të tjera dhe vizatime të aspekteve specifike të trupit, zhvillim i gjuhës duke përdorur fjalët për pjesët e trupit në rimë dhe më pas fëmijët në grupe të vogla ose i bashkonin pjesët e pazëllit të trupit ose ngjyrosnin dhe vizatonin pjesët e trupit. Këto forma dhe metoda holistike dhe të ndryshme i japin më shumë të mësuarit të fëmijës, gjë e cila për moshën e tyre nuk ishte një subjekt i lehtë dhe në të cilën shumë mësues të shkollës fillore do të kishin dështuar për ta mbuluar këtë subjekt në mënyrë kaq të kuptueshme. Një tjetër shembull ishte tema e Frutave të Vjeshtës, ku përveç kryerjes së ushtrimit praktik të kapjes dhe këputjes së frutës nga pema (e parë në shumicën e kopshteve), edukatorja i kërkoi fëmijëve që një natë më parë të pyesnin prindërit se cilat ishin frutat e tyre të preferuara, duke i bërë kështu fëmijët të mendojnë për subjektin që përpara së të kryhet aktiviteti. Në klasë, në fillim fëmijët u pyetën se çfarë kishin gjetur në shtëpi, më pas atyre iu kërkua të emëronin frutat në kosh në tavolinë ndërkohë që edukatorja përgatiti dhe preu frutat në copëza të vogla. Secilit fëmijë më pas iu kërkua të vinte përpara klasës, ku edukatorja i mbuloi sytë fëmijës me dorë dhe i vendosi një copë frute në gojë; fëmija duhet të gjente vetëm nëpërmjet shijes dhe aromës se çfarë frute po hante: shumica e fëmijëve e gjetën. Por ajo që ishte e

22

mrekullueshme për t’u parë ishte gëzimi dhe interesi i fëmijëve të cilët prisnin t’u vinte radha për të gjetur llojin e frutit por edhe i atyre të cilët e kishin kryer provën dhe nxisnin fëmijën i cili po provonte frutën në atë moment. Në kopshtet e vëzhguara në përgjithësi për fëmijët tregohej respekt dhe u jepej ngrohtësia dhe lavdërimi e falënderimi i përshtatshëm. Nuk është e mundur të deklarojmë nëse kjo ishte për shkak të Standardeve apo për shkak të natyrës dhe profesionalizmit të edukatoreve individuale. Shembuj të kuptimit të moshës dhe zhvillimit individual u vërejtën veçanërisht në kopshtet me grupe të përziera moshash. Siç u përmend më parë në seksionin e mësipërm, diversiteti dhe përfshirja e fëmijëve minoritarë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk u vu re në shumicën e ambienteve. Edukatoret gjithashtu kërkuan më shumë trajnim për këto çështje specifike, duke e pranuar në këtë mënyrë si një pikë të dobët. Fëmijët në të gjithë kopshtet vazhdojnë të përqendrohen në mënyrë të vazhdueshme në

shkrim, numra dhe ushtrime duke qëndruar ulur, në vend që të ofrohen qendra/kënde mësimi

ku të ofrohen aktivitete të ndryshme dhe fëmijët të mund të zgjedhin vetë. Vetë edukatoret

folën për qendrat e mësimit, por në praktikë kjo nuk kryhet dhe procesi i të mësuarit është

kryesisht i gjithë grupi me disa punë në grupe të vogla, të zgjedhura gjithsesi nga edukatorja.

Aty ku këndet e mësimit janë krijuar, edukatoret ofruan kryesisht 3 aktivitete, përkatësisht

këndet e matematikës, gjuhës dhe vizatimi ose loja me blloqe/kukulla. Edukatoret folën për

kohën e lirë dhe kjo në përgjithësi përshkruhej me fëmijët që luanin me disa lodra pa

udhëzime nga edukatorja. Mendimi i Ekipit Hulumtues është se “mësimi nëpërmjet lojës”

nuk kuptohet akoma mirë ose edukatoret preferojnë të jenë përgjegjëse për procesin e

mësimdhënies dhe jo të lehtësojnë të mësuarit dhe zhvillimin e fëmijës.

Për edukatorët është e vështirë të punojnë me ose të angazhojnë prindërit dhe duket se ka akoma një ndarje dhe jo një partneritet për të aftësuar fëmijët të mësojnë dhe të zhvillohen. Prindërit shihen vetëm si të nevojshëm për të sjellë fëmijën në kopsht dhe për të bërë disa detyra shtëpie, por atyre nuk u ofrohet informacion real me shkrim mbi programin, mbi mënyrën se si ky program do të punojë me fëmijët dhe prindërit në vend që thjesht të mësojnë gërmat dhe numrat. Prindërit mbeten shumë të paditur mbi çfarë është programi, çfarë po mësojnë fëmijët e tyre, cilat janë objektivat e mësimit dhe se si mund të arrihen ato. Pyetjet e tyre përqendrohen nëse ata janë të aftë të shkruajnë numra dhe gërma. Partneriteti Prind – Edukatore nuk po arrin as nivelin elementar të Standardeve. Higjiena dhe kanalizimet janë pjesë e Standardeve të Arritjes dhe Standardeve të Përmbajtjes, por në shumicën e rasteve ato janë tejet të nënvlerësuara. Të mësosh nxënësit të recitojnë apo këndojnë përmendësh për larjen e duarve kundër mikrobeve, në këtë moshë nuk transformohet në zakone të mira higjiene, veçanërisht kur këto rutina të mira nuk ndiqen në vetë kopshtet. Me përjashtim të një rasti, godinat e vizituara në shumicën e rasteve ishin në gjendje të arsyeshme, por ato nuk ofrojnë kushtet elementare të higjienës as për fëmijët as për të rriturit. Ky është një problem në të gjithë vendin dhe jo vetëm për kopshtet por edhe për shkollat. Përmasa e klasës dhe numri i fëmijëve për çdo klasë ishte një nga problemet e pothuajse të gjitha edukatoreve në kopshte dhe në grupet e fokusuara. Standardet për përmasat minimale të çdo kopshti në lidhje me numrin dhe moshën e fëmijëve duhet të jenë shumë më të qarta, duke marrë parasysh se fëmijët duhet të kenë mundësi të shkojnë në qendra të ndryshme aktivitetesh dhe jo të ulen përreth një tavoline gjatë të gjithë ditës. Edukatoret gjithashtu

22

duhet të kuptojnë se aktivitete të tilla si loja me makina apo lodra ndërtimi mund të kryhen lehtësisht duke u ulur në tapet dhe jo në tavolina të vogla të cilat kufizojnë aktivitetet. Kjo do të ketë nevojë më pas për një plan nga autoritetet qeveritare ose për të ndërtuar kopshte të reja ose për të zgjeruar disa nga klasat apo reduktuar numrin e fëmijëve në klasa. Të gjitha këto kanë pasoja financiare, por janë të nevojshme nëse duam që arsimi parashkollor të përmbushë nevojat e fëmijëve dhe standardet. Krahas përmasave të klasave kemi dhe raportin fëmijë/i rritur. Megjithëse në Standardet e Përmbajtjes jepen disa udhëzime për numrin e fëmijëve në klasë, kjo nuk përmend numrin e fëmijëve për edukatore dhe kjo duhet të adresohet për të siguruar se edukatoret mund të punojnë më shumë drejt vlerësimit dhe planifikimit individual dhe të mundësojë qendrat e të mësuarit në vend që edukatorja të mundohet të mbajë nën kontroll një numër të madh fëmijësh dhe të ndjejnë se ata nuk mund të kenë grupe dhe aktivitete të ndryshme. Vlerësimi dhe vëzhgimi i fëmijëve kryhet, por jo në një mënyrë të rregullt ose konsistente dhe regjistrimi i vlerësimeve dhe planifikimit për ecurinë individuale të fëmijës është i dobët dhe ka nevojë për përmirësim nëse fokusi është mësimi dhe zhvillimi i fëmijës individual dhe jo thjesht mbulimi i temës sipas planit. Fokusi në të gjitha planet e edukatoreve nuk është shumë i dobishëm e po kështu edhe ditari i përditshëm, i cili është pjesë e vlerësimit të drejtorit të kopshtit apo të DAR – së dhe këto metoda duhet të rishikohen për të mundësuar që edukatoret të përqendrohen më shumë në nevojat individuale të fëmijës brenda ambientit mësimor. Prindërit duhet gjithashtu të jenë pjesë e procesit të vlerësimit sepse ata mund të bëhen partnerë në zhvillimin e fëmijës së tyre dhe edukatoret do të ndihen më të afta për të diskutuar për të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijës. Konkluzioni kryesor ishte se shumica e edukatoreve kanë nevojë të trajnohen për mënyrën se si ato duhet të vlerësojnë dhe vëzhgojnë fëmijët e veçantë, të krijojnë një plan individual jo vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuara e më pas si të planifikojnë qoftë aktivitete individuale, qoftë aktivitete në grupe të vogla me fëmijët për të zhvilluar aftësitë apo njohuritë aty ku ato janë të dobëta. Zhvillimi profesional i edukatoreve zbatohet shumë pak në të gjithë vendin dhe është një nga arsyet kryesore pse Standardet nuk zbatohen mirë. Kjo ndodh sepse shumica e edukatoreve nuk janë trajnuar mbi çfarë janë Standardet dhe se si mund të punojnë ato për t’i përmbushur këto standarde. Edukatoret janë konfuze mbi çfarë janë Standardet dhe çfarë është programi apo kurrikula që ato po zbatojnë me fëmijët. Duhet të ketë një përkufizim dhe kuptim të qartë të programit, pra të metodave të përdorura dhe temave që fëmijët do të mësojnë kundrejt standardeve dhe cilësisë që duhet të përmbushë i gjithë mjedisi parashkollor. Po kështu, drejtorët e kopshteve dhe shkollave kanë një kuptueshmëri të kufizuar për çfarë janë standardet dhe se si duhet të zbatohen ato për të ofruar një arsim parashkollor cilësor e që i përmbush standardet për të gjithë fëmijët. Ekipi Hulumtues vë re gjithashtu të njëjtat çështje dhe probleme me Specialistët në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit në Drejtoritë Arsimore Rajonale. Nëse ISHA duhet të ndërmarrë të gjithë monitorimin dhe vlerësimin e kopshteve në vend, atëherë niveli i personelit duhet të rritet pa masë dhe duhet të zbatohet një orar rigoroz vizitash.

Rekomandime

22

Ekipi Hulumtues dëshiron të bëjë rekomandimet e mëposhtme për Standardet e Arritjes dhe të Përmbajtjes. Rekomandimet nuk janë të renditura me ndonjë rend të caktuar dhe nuk i është dhënë një renditje sipas përparësisë. Për të dhënë këto rekomandime Ekipi Hulumtues ka marrë në konsideratë pikat në vijim: atë çfarë kanë vëzhguar; atë çfarë kanë dëgjuar nga palë të ndryshme të interesuara dhe rekomandimet specifike të bëra nga pjesëmarrësit në studim. Standardet duhet të shihen si mjete për të zbatuar shërbime parashkollore cilësore, efektive, integruese dhe të vazhdueshme për të gjithë fëmijët ndërmjet moshave 3 dhe 6 vjeç në të gjithë vendin.

1. Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes duhet të rishikohen dhe të përfshihen në një doracak gjithëpërfshirës. Standardet e reja do të ndahen në seksione të cilat mbulojnë të gjithë përbërësit e praktikës së arsimit parashkollor, por jo përmbajtjen e kurrikulës apo programit, i cili mund të përdoret në ambientet parashkollore, për të cilin mendojmë se duhet të ofrohet në një udhëzues tjetër.

2. Standardet e reja duhet të japin udhëzime të qarta dhe të sakta mbi çfarë është secili prej Standardeve, përbërësit e tij që duhen arritur dhe treguesit se si do të matet secili përbërës.

3. Për sa i përket përmbajtjes së Standardeve ne sugjerojmë elementët minimalë për t’u përfshirë nën secilin titull, por jo vetëm:

i. Ambientet: Ambientet e objektit parashkollor, duke përfshirë përmasat e klasës në M2 në lidhje me numrin e fëmijëve; sigurimin e kritereve themelore të shëndetit, higjienës dhe kanalizimeve; ngrohja dhe përdorimi i dritës natyrore për secilën klasë; aksesi dhe pajisjet për të mundësuar përfshirjen e të gjithë fëmijëve, përfshirë ata me aftësi të kufizuara në lëvizje;

ii. Personeli: Raporti i edukatoreve me fëmijët duhet të përcaktohet sipas moshave të fëmijëve, për shembull 1 edukator për 10 fëmijë në grup për moshën 3 – 4 vjeç, pra fëmijët më të vegjël të kenë një raport më të lartë personeli sesa grupet më të rritura. Përdoruesi i vullnetarëve ose studentëve nga universiteti pedagogjik apo prindërit mund të llogaritet si pjesë e raportit i rritur/fëmijë nëse pjesëmarrja e tyre garantohet çdo ditë;

iii. Të Mësuarit e Fëmijëve: vëzhgim dhe vlerësim i secilit fëmijë në baza të rregullta. Vlerësimi fillestar duhet të ndërmerret brenda një muaji nga fillimi i një klase dhe më pas të përsëritet çdo tre muaj. Dokumentacioni të thjeshtohet dhe të jetë në përputhje me standardet kombëtare, por gjithëpërfshirës mbi cilat janë fushat e zhvillimit që arrihen nga çdo fëmijë nëpërmjet Planit të tyre Individual. Planet Individuale të bëhen për çdo fëmijë dhe jo vetëm për ata me aftësi të kufizuara;

iv. Shëndeti dhe Higjiena: Zakonet dhe rutina e higjienës të jenë pjesë e praktikës së përditshme që nga dita e parë kur një fëmijë fillon në kopsht. Prindërit të jenë pjesë e praktikës duke nxitur të njëjtat zakone dhe rutina në shtëpi. Në tualete të përdoren gjithashtu postera të thjeshtë me ngjyra e diagrama për të mbështetur të mësuarin në klasë. Kur uji i rubinetit nuk është menjëherë i disponueshëm, atëherë në çdo klasë do të sillen menjëherë tasa me ujë, sapun dhe peshqirë si një masë e përkohshme. Procedurat e shkruara për sëmundjet dhe infeksionet duhet të vihen menjëherë në dispozicion në çdo kopsht;

22

v. Ambientet e Mësimit: Qendrat/këndet mësimore ose zonat për aktivitete duhet të jenë ambientet parësore në çdo klasë, për t’u lejuar kështu fëmijëve mundësinë për të eksploruar dhe zhvilluar veprimet e tyre. Këto qendra mësimore do të duhet të jenë të pajisura mirë për të mbështetur zhvillimin e nevojshëm dhe të ndara qartë nga njëra tjetra në mënyrë që fëmijët të jenë të qartë se cili aktivitet zhvillohet në cilën zonë. Përdorimi i grupeve të vogla të punës apo puna në çift do të bëhet më e spikatur kur fëmijët të rriten. Leximi dhe ofrimi i një numri të gjerë librash dhe materialesh duhet të jetë një aktivitet ditor por përzgjedhja e materialeve duhet t’i lihet edukatores në mënyrë që të përputhen me temën e javës/muajit;

vi. Burimet e Komunitetit: Aktivitete dhe vizita të jashtme të jenë pjesë e ambientit mësimor. Fëmijët e kësaj grup – moshe mësojnë më mirë nëpërmjet aktiviteteve konkrete kështu që të dyja kanë rol në zhvillimin e aftësive motorike të mëdha dhe të mësuarit nëpërmjet veprimit e përmbush këtë standard.

vii. Angazhimi i Prindërve: Përfshirja e prindërve dhe e komunitetit si pjesë e programit ditor. Prindërit të dinë se cili është programi i kopshtit dhe se si do të nxitet dhe aftësohet fëmija i tyre për të mësuar nëpërmjet mjeteve. Pjesëmarrja në vlerësim dhe planifikimi për fëmijën e tyre. Pjesëmarrja në vlerësimin e përgjithshëm të arritjeve të kopshtit. Kur prindërit kanë probleme të veçanta apo kanë nevojë për mbështetje të nismave që duhen zhvilluar për t’i përmbushur ato, kjo mund të përfshijë prindërimin e foshnjave apo dhunën në familje;

viii. Informacioni: ndarja dhe promovimi i punës, programit dhe arritjeve të fëmijëve me prindërit por edhe me komunitetet vendore. Ditët e hapura dhe aktivitete të cilat përfshijnë anëtarët e komunitetit vendor duhet të jenë pjesë e programit të rregullt;

ix. Procedurat e Mbrojtjes së Fëmijës: Mbrojtja e fëmijës ka nevojë të jetë pjesë e proceseve dhe rutinës ditore të secilit kopsht. Kjo përfshin ndërgjegjësimin e edukatoreve për shenjat dhe simptomat dhe çfarë duhet bërë nëse ata janë të shqetësuar për ndonjë nga fëmijët që kanë nën kujdes. Zjarri, tërmetet dhe procedurat e evakuimit të jenë një proces i njohur nga i gjithë personeli por edhe i praktikuar me fëmijët. Mbahet informacion për të gjithë prindërit e fëmijëve dhe kontaktet e urgjencës;

x. Kriteret Profesionale: Të gjithë edukatoret dhe drejtorët e kopshteve të jenë të kualifikuar në pedagogji parashkollore. Të hartohet një plan vjetor për zhvillimin profesional individual për çdo edukator që ka mundësi të marrë pjesë në trajnim. Vlerësimi vjetor i punës për çdo anëtar të stafit të zbatohet në të gjitha ambjentet parashkollore;

xi. Monitorimi dhe Vlerësimi: proceset e shkruara të monitorimit dhe vlerësimit të zbatohen dhe të njihen nga i gjithë personeli i kopshteve. Prindërit duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në këto procese. Vlerësimi i jashtëm do të kryhet nga Specialistët e Departamentit të Kurrikulës dhe Zhvillimit me rekomandime dhe procedurat e rishikimit.

4. Një grup multi – disiplinor i specialistëve të arsimit, praktikantët e arsimit parashkollor dhe përfaqësuesit e prindërve të zhvillohen për të udhëhequr zhvillimin e Standardeve të reja. Ky grup nuk do të shkruajë apo hartojë Standardet, por do të ofrojë mbikëqyrje strategjike dhe objektivat që duhet të përmbushen në Standarde. Ambienti i të mësuarit nuk duhet të shihet vetëm si fushë e edukatoreve të fëmijës në moshë parashkollore, po si një fushë që ka nevojë për një qasje holistike.

22

5. Të gjithë Drejtorët e Drejtorive Arsimore Rajonale, Specialistët në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit, drejtorët e arsimit parashkollor dhe edukatorët të cilët janë aktualisht të punësuar në ambiente të arsimit parashkollor duhet të trajnohen mbi zbatimin dhe qasjen e Standardeve të Reja, në mënyrë që ata të kuptojnë plotësisht se Standardet nuk kanë të bëjnë me atë çfarë ata u mësojnë fëmijëve, por me cilësinë dhe ofrimin e ambienteve mësimore parashkollore.

6. Universitetet dhe kolegjet pedagogjike të përfshijnë Standardet e reja në kurset e tyre mbi arsimin parashkollor dhe pedagogjinë në mënyrë që të gjithë edukatorët e kualifikuar së fundmi t’i kuptojnë Standardet dhe çfarë duhet të arrijnë ato në mënyrë që të mos ketë konfuzion në lidhje me programin, metodat ose kurrikulën dhe Standardet.

22

Shtojca: Shtojca 1: Pyetësor për Grupet e fokusuara të Mësuesve

STUDIM I ZBATIMIT TË STANDARDEVE NË SHQIPËRI

PROTOKOLLI I GRUPIT TË SYNUAR PËR MËSUESIT [A]

RISHIKUAR [9-27-13]

PJESËMARRËSIT E GRUPIT TË SYNUAR

Ju lutem listoni çdo person me emër dhe përkatësi (Përfshi Rrethin, Fshatin, Shkollën): Për

çdo pjesëmarrës ju lutem listoni se sa vjet ka dhënë mësim për fëmijët e vegjël, në këtë

shkollë apo diku tjetër?

DATA DHE VENDI I GRUPIT TË FOKUSUAR

Data:

Ora e Fillimit: Ora e Përfundimit:

Vendi:

DREJTUESI I GRUPIT TË FOKUSUAR

Ju lutem shënoni emrin dhe titullin tuaj:

Pjesa I: Material Prezantues

A. Prezantim i qëllimit të Grupit të Fokusuar

Qëllimi i Grupit të Fokusuar është të analizojë shkallën e përdorimit aktual të standardeve në

një mostër të konteksteve në Shqipëri. Grupi i Fokusuar gjithashtu synon të dallojë arsyet

për përdorimin apo mospërdorimin e standardeve. Kur standardet përdoren, studimi do të

përcaktojë saktësisht si po zbatohen standardet dhe cili është efekti. Në mënyrë specifike,

studimi do të përcaktojë:

• A janë zbatuar standardet parashkollore në sistemet parashkollore në Shqipëri?

• Si dhe sa janë përdorur standardet në sistemet parashkollore në Shqipëri?

22

• Cilat janë sfidat që kanë ndeshur mësuesit dhe përdorues të tjerë kur kanë provuar të përdorin standardet?

• A duhen ndryshuar standardet për t’i bërë ato më të përdorshme? • Si kanë promovuar standardet një ambient parashkollor më përfshirës?

B. Procesi i Grupit të Fokusuar

Procesi i Grupit të Fokusuar përdoret zakonisht për të përcaktuar si dhe pse ngjarjet

kanë ndodhur ose jo. Grupet e fokusuara i japin mundësi të gjithë pjesëmarrësve për

të ndarë opinionet e tyre. Nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara, ne jemi të

interesuar për perceptimet dhe përvojat tuaja.

Jo të gjithë duhet të flasin për secilën pyetje. Nëse keni një mendim apo reagim të

ndryshëm si përgjigje ndaj një pyetje, atëherë është e përshtatshme të ndani idetë tuaja

me të tjerët.

I gjithë informacioni do të jetë konfidencial dhe asnjë emër nuk do t’i atribuohet

komenteve, çfarëdoqoftë. Ne do të shkruajmë vetëm idetë dhe përgjigjet tuaja pa asnjë

referencë me personat.

Ju lutem vini re se do të flasim për fëmijët e vegjël dhe dy dokumente: Standardet e

Arritjes dhe Standardet e Përmbajtjes (mbajini ato në mënyrë që të gjithë të mund ti

shohin).

Pjesa II: Pyetje të Përgjithshme

• Çfarë dokumentesh përdorni në kurrikulumin tuaj?

• Çfarë lloj zhvillimi profesional të përgjithshëm merrni?

• Cilat janë dokumentet që përdorni për të vlerësuar ecurinë e fëmijës?

• Çfarë dini mbi Standardet Shqiptare të Arritjes? [Nëse kanë dijeni, kaloni tek Pjesa III; nëse jo, tek pjesa V]

• Çfarë dini për Standardet Shqiptare të Përmbajtjes? [Nëse kanë dijeni, kaloni tek pjesa IV; nëse jo tek pjesa V]

22

Pjesa III - Standardet e Arritjes

• Kur dhe si mësuat për Standardet e Arritjes?

• A ju kanë trajnuar për përdorimin e tyre?

• Si i përdorni ato tani?

• Çfarë do t’ju mundësonte t’i përdorni standardet më mirë?

• Zgjidhni një ose dy shembuj nga Protokolli i Mësuesit në Vëzhgim [DOKUMENTI C] mbi Standardet e Arritjes dhe pyesni.

• Si i nxisni fëmijët të mësojnë për komunitetin e tyre?

• Çfarë aktivitetesh i ofroni fëmijëve në mënyrë që ata të bëjnë krahasime?

Pjesa IV. Standardet e Përmbajtjes

• Kur dhe si mësuat për Standardet e Përmbajtjes?

• A ju kanë trajnuar për përdorimin e tyre?

• Si i përdorni ato tani?

22

• Çfarë do t’ju mundësonte t’i përdorni standardet më mirë?

• Zgjidhni një ose dy shembuj nga Protokolli i Mësuesit në Vëzhgim mbi Standardet e Përmbajtjes dhe pyesni.

• Si i nxisni ju zakonet e higjienës së mirë me fëmijët?

• Si i organizoni ju aktivitetet për fëmijët në qendra?

Pjesa IV. Ndryshimet në Mësimdhënien tuaj

• Ka ndryshuar ndonjë gjë në mësimdhënien tuaj në dy vitet e fundit?

• Çfarë do të dëshironit të shihnit të ndryshuar?

• Çfarë ju nevojitet për të bërë punën tuaj më mirë?

22

Shtojca 2: Pyetësori për Grupet e fokusuaraa me Prindërit

WORKSHOP MBI ZBATIMIN E STANDARDEVE NË SHQIPËRI

Instrumenti B i Rishikuar – Protokolli i Grupeve të Synuara për Prindërit

PJESËMARRËSIT E GRUPIT TË FOKUSUAR

Ju lutem listoni çdo person me emër dhe përkatësi:

DATA DHE VENDI I GRUPIT TË FOKUSUAR

Data:

Ora e Fillimit: Ora e Përfundimit:

Vendi:

DREJTUESI I GRUPIT TË SYNUAR

Ju lutem shënoni emrin dhe titullin tuaj:

Pjesa I: Material Prezantues

A. Prezantim i qëllimit të Grupit të Fokusuar

Qëllimi i Grupit të Fokusuar është të analizojë shkallën e përdorimit aktual të standardeve në

një mostër të konteksteve në Shqipëri. Grupi i Fokusuar gjithashtu synon të dallojë arsyet

për përdorimin apo mospërdorimin e standardeve. Kur standardet përdoren, studimi do të

përcaktojë saktësisht si po zbatohen standardet dhe cili është efekti. Në mënyrë specifike,

studimi do të përcaktojë:

• A janë zbatuar standardet parashkollore në sistemet parashkollore në Shqipëri?

• Si dhe sa janë përdorur standardet në sistemet parashkollore në Shqipëri? • Cilat janë sfidat që kanë ndeshur mësuesit dhe përdorues të tjerë kur kanë

provuar të përdorin standardet? • A duhen ndryshuar standardet për t’i bërë ato më të përdorshme? • Si kanë promovuar standardet një ambient parashkollor më përfshirës?

22

WORKSHOP MBI ZBATIMIN E STANDARDEVE NË SHQIPËRI

Instrumenti B – Protokolli i Grupeve të Fokusuara për Prindërit

B. Procesi i Grupit të Fokusuar Procesi i Grupit të Fokusuar përdoret zakonisht për të përcaktuar si dhe pse ngjarjet

kanë ndodhur ose jo. Grupet e fokusuara i japin mundësi të gjithë pjesëmarrësve për

të ndarë opinionet e tyre. Nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara, ne jemi të

interesuar për perceptimet dhe përvojat tuaja.

Jo të gjithë duhet të flasin për secilën pyetje. Nëse keni një mendim apo reagim të

ndryshëm si përgjigje ndaj një pyetje, atëherë është e përshtatshme të ndani idetë tuaja

me të tjerët.

I gjithë informacioni do të jetë konfidencial dhe asnjë emër nuk do t’i atribuohet

komenteve, çfarëdoqoftë. Ne do të shkruajmë vetëm idetë dhe përgjigjet tuaja pa asnjë

referencë me personat.

Pjesa II: Informacion i Përgjithshëm

• Çfarë informacioni ndajnë mësuesit me ju?

• A ju kanë folur ndonjëherë mbi Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes?

o Nëse Po, shkoni tek pjesët III dhe IV o Nëse Jo, shko tek Pjesa V

Pjesa III. Standardet e Arritjes

• Kur dhe si mësuat për Standardet e Arritjes?

• Çfarë dhe si mendoni se mund të kontribuojnë Standardet e Arritjes në zhvillimin e fëmijës tuaj? Në zhvillimin e komunitetit?

• Çfarë ju nevojitet që t’i kuptoni më mirë dhe t’i përdorni?

22

Pjesa IV. Standardet e Përmbajtjes

• Kur dhe si mësuat për Standardet e Përmbajtjes?

• Çfarë dhe si mendoni se mund të kontribuojnë Standardet e Përmbajtjes në zhvillimin e fëmijës tuaj? Në zhvillimin e komunitetit?

• Çfarë ju nevojitet që t’i kuptoni më mirë dhe t’i përdorni?

Pjesa V. Pyetje të përgjithshme të ECCD – së

• Sa jeni të përfshirë në kopshtin e fëmijës tuaj?

• Sa jeni të përfshirë në zbatimin e programit?

• Sa jeni të përfshirë në zbatimin e standardeve? (Shënim: Nuk përdoret në Grupet e fokusuara pasi prindërit që i përgjigjen këtyre pyetjeve nuk kanë njohuri për asnjërin nga Standardet)

• Çfarë ndryshimesh do të dëshironit të shihnit në program?

• Do të dëshironit të mësonit më shumë për Standardet në të ardhmen?

22

Shtojca 3: Intervistë me Mësuesin në Vëzhgim

STUDIM I ZBATIMIT TË STANDARDEVE NË SHQIPËRI

INTERVISTË ME MËSUESIT NË VËZHGIM [C]

RISHIKUAR [9-27-13]

INTERVISTUESI:

Ju lutem listoni emrin dhe përkatësinë:

I INTERVISTUARI:

Ju lutem listoni emrin dhe përkatësinë:

DATA DHE VENDI I INTERVISTËS:

Data:

Ora e Fillimit: Ora e Përfundimit:

Vendi:

KUSHTET E INTERVISTËS: (Privatësi, Pa Ndërprerje etj.)

Pjesa I: Material Prezantues

A. Prezantim i qëllimit të Intervistave

Qëllimi i Grupit të Fokusuarr është të analizojë shkallën e përdorimit aktual të standardeve

në një mostër të konteksteve në Shqipëri. Intervista gjithashtu synon të dallojë arsyet për

përdorimin apo mospërdorimin e standardeve. Kur standardet përdoren, studimi do të

përcaktojë saktësisht si po zbatohen standardet dhe cili është efekti. Në mënyrë specifike,

studimi do të përcaktojë:

• A janë zbatuar standardet parashkollore në sistemet parashkollore në Shqipëri?

• Si dhe sa janë përdorur standardet në sistemet parashkollore në Shqipëri? • Cilat janë sfidat që kanë ndeshur mësuesit dhe përdorues të tjerë kur kanë

provuar të përdorin standardet? • A duhen ndryshuar standardet për t’i bërë ato më të përdorshme?

22

• Si kanë promovuar standardet një ambient parashkollor më përfshirës?

B. Procesi i intervistës Intervista përdoret zakonisht për të përcaktuar si dhe pse ngjarjet kanë ndodhur ose jo.

Intervistat i japin mundësi një të intervistuari për të ndërvepruar me intervistuesin.

Nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara; unë jam i interesuar për perceptimet dhe

përvojat tuaja.

Nëse nuk dëshironi t’i përgjigjeni një pyetjeje, vetëm e thoni këtë dhe çdo gjë është në

rregull. I gjithë informacioni do të jetë konfidencial dhe asnjë emër nuk do t’i

atribuohet komenteve, cfarëdoqoftë. Ne do të shkruajmë vetëm idetë dhe përgjigjet

tuaja pa asnjë referencë me personat.

Pjesa II: Konteksti

A. Të Kuptuarit se Çfarë u Vëzhgua

• A ndodhi ndonjë gjë e pazakontë sot ndërkohë që unë vëzhgova në programin tuaj

• A ndodhi ndonjë gjë gjatë kohës që unë ju vëzhgova e cila ju kënaqi në veçanti? Që ju shqetësoi?

B. Të kuptuarit e Standardeve

• Çfarë lloj standardesh përdorni në përgjithësi në programin tuaj?

• Si i përdorët këto standarde?

• A është kjo mënyra se si i përdorni këto Standarde zakonisht?

• A i njihni Standardet Shqiptare të Arritjes?

22

[Nëse po, vazhdoni tek Pjesa III; Nëse jo, vazhdoni tek Pjesa V [Plani B]

• A i njihni Standardet Shqiptare të Përmbajtjes? [Nëse po, vazhdoni tek Pjesa III; Nëse jo, vazhdoni tek Pjesa V [Plani B]

Pjesa III – Të kuptuarit e Standardeve të Arritjes

A. Informacion i Përgjithshëm

• Si mësuat për Standardet e Arritjes?

• A jeni trajnuar për përdorimin e tyre?

• Mund të më jepni disa shembuj se si i përdorni ato tani?

B. Fushat e Standardeve të Arritjes [Shënim: këto janë vetëm disa nga standardet, por ato mund të përgjithësohen për fëmijë me mosha të ndryshme dhe janë më themeloret. Ju nuk do të keni kohë të pyesni për të gjitha, pra zgjidhni ato që janë më të rëndësishme për vëzhgimin tuaj apo ato me interes kyç.]

• Shëndeti Fizik o Si i ndihmoni fëmijët të arrijnë standardet e lidhura me higjienën?

• Qasjet Drejt të Mësuarit o Si i ndihmoni fëmijët të ruajnë interesin e tyre ndaj aktiviteteve?

o Si e promovoni krijimtarinë në klasën tuaj?

• Zhvillimi Social dhe Emocional o Si u jepni fëmijëve pavarësi?

o Si i ndihmoni fëmijët të zgjidhin konfliktet ndërmjet tyre?

22

• Zhvillimi Gjuhësor dhe Komunikimi o Si i ndihmoni fëmijët të zgjerojnë fjalorin e tyre? o Çfarë bëni kur i lexoni fëmijëve? Si e nxisni të kuptuarit e tyre?

o Si e nxisni zhvillimi e fëmijëve në të shkruar?

• Zhvillimi Konjitiv dhe Njohuri e Përgjithshme

o Si i ndihmoni fëmijët të nxisin të kuptuarit e numrave?

o Si i nxisni fëmijët të vëzhgojnë ngjarjet/gjërat shkencore?

o Si i ndihmoni fëmijët të kuptojnë kulturat dhe traditat e ndryshme të personave?

o Si e përdorni artin për të nxitur shprehjen e vetvetes tek një fëmijë?

• Zhvillimi Motorik o Si i ndihmoni fëmijët të zhvillojnë një sens ekuilibri?

o Si i ndihmoni fëmijët të kuptojnë rregullat themelor të sigurisë?

o Si i ndihmoni fëmijët të zhvillojnë koordinimin e zhvillimit të tyre motorik?

• Informacione shtesë

A dëshironi të shtoni diçka tjetër për Standardet e Arritjes?

Pjesa IV – Kuptimi i Standardeve të Përmbajtjes

A. Informacion i Përgjithshëm

• Si mësuat për Standardet e Përmbajtjes?

• Jeni trajnuar për përdorimin e tyre?

22

• A mund të më jepni disa shembuj se si i përdorni ato tani?

B. Fushat e Standardeve të Përmbajtjes

• Bashkëpunimi o A mund të jepni disa shembuj se si e nxisni ju bashkëpunimin

ndërmjet fëmijëve?

o A mund të jepni disa shembuj se si i ndihmoni ju fëmijët të krijojnë respekt për fëmijët nga kultura dhe prejardhje të ndryshme?

o Si i nxisni fëmijët të marrin pjesë plotësisht në program?

• Kurrikula o Si planifikoni për nevojat individuale të fëmijëve për të mësuar?

o Si i përgatisni planet tuaja mësimore?

o Si e përgatisni ambientin për fëmijët tuaj?

o Si e nxisni zhvillimin e përdorimit të gjuhës së mirë?

o Si i ndihmoni fëmijët të kalojnë nga një aktivitet tek tjetri?

• Partneriteti Mësues – Prind o Si i angazhoni prindërit në programin tuaj?

o Çfarë mbështetje prindërimi ofron programi?

o Si është përfshirë komuniteti në program?

• Trajnimi i Stafit o Sa i trajnuar është stafi për të trajtuar aftësitë e ndryshme të

fëmijëve?

o Sa i trajnuar është stafi për të punuar me vullnetarët? Si punoni ju me vullnetarët?

22

o Si punoni me mësuesit e tjerë?

• Administrimi o Si vlerësohet programi?

o Si praktikohen procedurat e urgjencës?

o Si e ndajnë mësuesit informacionin për fëmijët me mësuesit e tjerë?

o Si futen fëmijët në program?

o Si përfshihet komuniteti?

• Mjedisi fizik o Si bëhen ambientet e brendshme të rehatshme për fëmijët dhe

prindërit?

o Si përdoren hapësirat e jashtme për t’u siguruar se nxitet siguria e fëmijëve?

• Shëndeti, Siguria dhe të Ushqyerit

o Si mbahen dhe si përditësohen të dhënat për shëndetin e fëmijëve?

o Si tregohet kujdes për sëmundjen e fëmijëve? Alergjitë?

o Si trajtohen rastet e abuzimit dhe neglizhencës së fëmijëve?

o Si i plotësoni nevojat ushqimore të fëmijëve?

• Vlerësimi

o Si vlerësohet programi juaj?

o Çfarë roli luani në vlerësimin e programit?

o Çfarë roli luajnë prindërit në vlerësimin e programit?

22

Pjesa V [Plani B] Informacion i Përgjithshëm

• Çfarë ju pëlqen më shumë nga puna me fëmijët e vegjël?

• A do të zgjidhnit të punonit me fëmijët e vegjël nëse do të merrnit një vendim për karrierën tani?

• Çfarë ka ndryshuar në mësimdhënien tuaj dhe përse ka ndodhur?

• A dëshironi të na thoni ndonjë gjë tjetër për programin tuaj?

• A dëshironi të na thoni ndonjë gjë tjetër për standardet?

22

Shtojca 4: Intervistë me Politikë – bërësit/Specialistët në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit

WORKSHOP MBI ZBATIMIN E STANDARDEVE NË SHQIPËRI

Instrumenti D i Rishikuar – Protokolli i Intervistës për Politikë –

Bërësit/Specialistët në Departamentin e Kurrikulës dhe Zhvillimit

INTERVISTUESI:

Ju lutem listoni emrin dhe përkatësinë:

I INTERVISTUARI:

Ju lutem listoni emrin dhe përkatësinë:

DATA DHE VENDI I INTERVISTËS:

Data:

Ora e Fillimit: Ora e Përfundimit:

Vendi:

Pjesa I: Material Prezantues

A. Prezantim në lidhje me qëllimin e Intervistave

Qëllimi i Intervistës është të analizojë shkallën e përdorimit aktual të standardeve në një

mostër të konteksteve në Shqipëri. Intervista gjithashtu synon të dallojë arsyet për

përdorimin apo mospërdorimin e standardeve. Kur standardet përdoren, studimi do të

përcaktojë saktësisht si po zbatohen standardet dhe cili është efekti. Në mënyrë specifike,

studimi do të përcaktojë:

• A janë zbatuar standardet parashkollore në sistemet parashkollore në Shqipëri?

• Si dhe sa janë përdorur standardet në sistemet parashkollore në Shqipëri? • Cilat janë sfidat që kanë ndeshur mësuesit dhe përdorues të tjerë kur kanë

provuar të përdorin standardet? • A duhen ndryshuar standardet për t’i bërë ato më të përdorshme? • Si kanë promovuar standardet një ambient parashkollor më përfshirës?

22

B. Procesi i Intervistës Intervista përdoret zakonisht për të përcaktuar si dhe pse ngjarjet kanë ndodhur ose jo.

Intervistat i japin mundësi një të intervistuari për të ndërvepruar me intervistuesin. Nuk ka

përgjigje të sakta apo të gabuara; unë jam i interesuar për perceptimet dhe përvojat tuaja.

Nëse nuk dëshironi t’i përgjigjeni një pyetjeje, vetëm e thoni këtë dhe çdo gjë është në

rregull. I gjithë informacioni do të jetë konfidencial dhe asnjë emër nuk do t’i atribuohet

komenteve, çfarëdoqoftë. Ne do të shkruajmë vetëm idetë dhe përgjigjet tuaja pa asnjë

referencë me personat.

Kjo intervistë do të zgjasë rreth 45 minuta dhe do të adresojë Standardet e Arritjes dhe Përmbajtjes

Pjesa II: Konteksti

A. Informacion mbi Ju

• Si do ta përshkruanit punën tuaj dhe prej sa kohësh jeni në këtë vend pune?

• Si lidhet puna juaj me fëmijët e vegjël?

• A i keni marrë Udhëzimet e Vitit Akademik 2013-2014?

• Si përshtaten Standardet parashkollore të Arritjes dhe Përmbajtjes në punën tuaj?

B. Standardet e Arritjes

22

• Kur dhe si mësuat për Standardet e Arritjes?

• Çfarë shpresonit se mund të përmbushnin ato?

• Si po përdoren ato aktualisht?

• Si i përgatisni mësuesit dhe personelin tjetër për të përdorur Standardet e Arritjes?

• Si e monitoroni përdorimin e Standardeve të Arritjes?

C. Standardet e Përmbajtjes

Kur dhe si mësuat për Standardet e Përmbajtjes?

• Çfarë shpresonit se mund të përmbushnin ato?

22

• Si po përdoren aktualisht?

• Si i përgatisni mësuesit dhe personelin tjetër për të përdorur Standardet e Përmbajtjes?

• Si e monitoroni përdorimin e Standardeve të Përmbajtjes?

D. Komentet Përmbyllëse

• A ka ndonjë gjë tjetër që dëshironi të shtoni?

22

Shtojca 5: Vëzhgimi i Praktikës në Klasën Parashkollore

STUDIM I ZBATIMIT TË STANDARDEVE NË SHQIPËRI

UDHËZUES PËR VËZGIMIN NË KLASË [E]

RISHIKUAR [9-27-13]

SEKSIONI I - INFORMACION I PËRGJITHSHËM

VËZHGUES

Emri Juaj:

SHKOLLA/PROGRAMI

Emri:

Vendi: Rrethi dhe Rajoni

Kushte të Veçanta: (shkolla është e respektuar, e akredituar ose jo, drejtor i ri)

MËSUESI

Emri:

Vitet e Përvojës së punës me fëmijë të vegjël:

Vitet e Përvojës së punës në këtë program:

NUMRI DHE MOSHA E FËMIJËVE NË KLASË

Numri i Fëmijëve:

Mosha:

Fëmijë me Aftësi të Kufizuara:

KUSHTET E KLASËS

Përmasat:

Temperatura:

Të tjera:

DATA E VËZHGIMIT: _____________________________________________

22

KOHËZGJATJA E VËZHGIMIT Koha e Fillimit __________ Koha e Përfundimit ________

E ZGJODHËT JU KLASËN? PO__________ JO________________

SEKSIONI II – QËLLIMI I UDHËZUESIT TË VËZHGIMIT TË KLASËS

Vlerësimi i cilësisë së klasave të fëmijërisë së hershme është një proces i komplikuar, i cili

kërkon shumë trajnim zyrtar. Qëllimi i këtij instrumenti është të veprojë si një udhëzues për

ata që vëzhgojnë klasat e fëmijëve të vegjël. Pyetjet grupohen në kategori dhe lihet hapësirë

për të shkruar komente.

SEKSIONI III – NJËSITË E VËZHGIMIT

Pjesa I: Rritja dhe Zhvillimi i Fëmijës

A. Si e shfaq mësuesi/mësuesja të kuptuarin e normave diferenciale të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve?

B. Si e demonstron mësuesi/mësuesja të kuptuarin se fëmijët mësojnë nëpërmjet lojës?

C. Si e tregon mësuesi/mësuesja respektin për kulturat dhe prejardhjet e ndryshme të fëmijëve?

Pjesa II: Shëndeti, Siguria dhe Ushqimi

A. Çfarë masash paraprake janë marrë dhe cilat janë provat se mjedisi (i brendshëm dhe i jashtëm) është i sigurtë për fëmijët? (p.sh. magazinimi për objektet e rrezikshme, lista e rregullave të sigurisë, ekspozimi i procedurave të urgjencës).

B. A ka prova se procedurat e shëndetit ndiqen AKTUALISHT? (larja e duarve përpara ngrënies për fëmijët etj )

22

C. A ka prova se shëndeti i fëmijëve ekzaminohet? (të dhëna për kontrolle, të dhëna për shëndetin)

D. A ka prova se mësuesit/stafi di se si të trajtojë abuzimin/neglizhimin e fëmijëve? (procedura të shkruara, udhëzime për mësuesit)

E. A ka prova se nevojat individuale dhe të përgjithshme të ushqimit për fëmijët përmbushen? (plani ditor i ushqimit, lista e alergjive individuale të fëmijëve)

Pjesa III: Ndërveprimet dhe Marrëdhëniet Pozitive

A. A ka prova se mësuesi/mësuesja i trajton të gjithë fëmijët në mënyrë të drejtë dhe me barazi? (pranon diferencat nga prejardhja familjare/aftësitë e fëmijës)

B. Si ndërvepron mësuesi/mësuesja me fëmijët? (në mënyrë të ngrohtë, të ndjeshme, mbështetëse, të egër, poshtëruese)

C. Si i trajton mësuesi/mësuesja tranzicionet për fëmijët?

D. A ka prova se mësuesi/mësuesja planifikon për nevojat individuale të fëmijës?

E. A ka prova se mësuesi/mësuesja di se si të trajtojë fëmijët të cilët paraqesin ndryshime në sjellje?

F. A ka prova se mësuesi ka marrëdhënie pozitive me kolegët?

Pjesa IV: Kurrikula

22

A. A përdor programi një kurrikulë të veçantë (Hap pas Hapi, Reggio, Tjetër)?

B. A ka prova se mësuesi/mësuesja i njeh dhe i kupton objektivat e Arritjes dhe Standardet?

C. A ka prova se mësuesi i njeh dhe i përdor qendrat mësimore?

D. Cilat janë provat se mësuesi promovon zhvillimin social të fëmijëve?

E. Si e përforcon mësuesi/mësuesja kuptimin e fëmijës për artet?

F. Si e përforcon mësuesi/mësuesja komunikimin/aftësitë gjuhësore të fëmijës? (orale dhe me shkrim)(zona e librit, u lexon fëmijëve, bën pyetje të hapura)

G. Cili është roli i mësuesit në përparimin e fëmijës mbi njohuritë matematikore (material, aktivitetet)

H. Cili është roli i mësuesit në përparimin e fëmijës mbi eksplorimin shkencor? (material, ushtrime, pyetje)

Pjesa V: Vëzhgimi dhe Vlerësimi i Fëmijës

A. A ka prova se fëmijët vëzhgohen në mënyrë të rregullt?

B. A ka prova se informacioni i nxjerrë nga vëzhgimi i fëmijës përdoret për të planifikuar dhe zhvilluar aktivitete mësimore?

22

C. Cilat janë metodat e dokumentimit të përdorur nga mësuesit? Dhe sa shpesh përdoren ato?

D. A ka prova se ky informacion i jepet prindërve? Të tjerëve?

Pjesa VI: Familja dhe Komuniteti

A. A ka prova se familjet janë të përfshira në program?

B. A ka prova se programi është një mbështetje për familjet?

C. A ka prova se programi është në dijeni dhe përdor burimet komunitare?

Pjesa VII: Komente të Përgjithshme - (OPSIONALE)

A. A ka ndonjë gjë jo të zakonshme për ditën/klasën? (fëmijë që mungojnë, asistenti i mësuesit nuk është i pranishëm, shumë fëmijë nuk ndihen mirë, stres nga vlerësimet)

B. Si e priti në përgjithësi stafi vëzhgimin tuaj? C. Cila është përshtypja juaj e përgjithshme për programin në tërësi? D.

Shtojca 6: Intervistë me Drejtorin e Kopshtit ose Shkollës

22

STUDIM I ZBATIMIT TË STANDARDEVE NË SHQIPËRI

INTERVISTA E DREJTORIT

HARTUAR [9-27-13]

I. INFORMACION I PËRGJITHSHËM a. Emri dhe Titulli i Drejtorit

b. Numri i Viteve si Drejtor i Programit

c. Përvojë e Mëparshme Pune në ECCD

II. INFORMACION I PËRGJITHSHËM PËR PROGRAMIN a. Cili është misioni i programit?

b. A përdor Programi një qasje apo kurrikulë të caktuar (p.sh. Reggio, Hap pas

Hapi, Standardet)?

c. Cilat janë masat që merr Programi për fëmijët me nevoja të veçanta?

d. Si janë përfshirë prindërit dhe komuniteti në Program?

e. Sipas mendimit tuaj, cilat janë pikat e forta të Programit?

22

f. Cilat janë sfidat me të cilat përballeni si Drejtor i këtij Programi?

III. STANDARDET SHQIPTARE TË ARRITJES DHE PËRMBAJTJES a. A i njihni Standardet Shqiptare të Arritjes dhe Përmbajtjes?

b. Si u njohët me to?

c. Si lidhen këto standarde me standarde të tjera që ju mund të keni/përdorni?

d. Çfarë trajnimi/zhvillimi profesional keni marrë për standardet Shqiptare të

Arritjes dhe Përmbajtjes?

e. Çfarë bëni ju për të trajnuar mësuesit tuaj mbi këto standarde?

f. Si e monitoroni ju nëse mësuesit po i përdorin këto standarde? Sa rregullisht i

rishikoni përdorimet e standardeve nga mësuesit?

22

IV. MENAXHIMI I PROGRAMIT

a. Çfarë trajnimi/zhvillimi profesional u ofroni rregullisht mësuesve? Sa shpesh bëhet

kjo?

b. Si e pasqyrojnë mësuesit tuaj këtë në punë dhe në planifikimin e punës në të

ardhmen?

c. Si e nxisni ju bashkëpunimin ndërmjet mësuesve dhe prindërve?

d. Si e dokumentojnë mësuesit tuaj ecurinë e secilit fëmijë dhe sa shpesh përdoret ky

informacion për planifikim?

e. Sa politika dhe procedura funksionojnë për të nxitur barazinë ndërmjet mësuesve;

f. për të siguruar se sigurimi shëndetësor për stafin dhe fëmijët dhe sigurimi i makinës

ekziston;

g. për tu përgatitur për urgjenca;

22

h. për të ndihmuar fëmijët me lehtësimin e kalimit në shkollën zyrtare?

Shtojca 7: Udhëzues për Analizën e Vëzhgimit të Klasës

STUDIM I ZBATIMIT TË STANDARDEVE NË SHQIPËRI

UDHËZUES I ANALIZËS SË VËZHGIMIT - 1,000 FJALË

HARTUAR [9-27-13]

SHËNIM: Qëllimi i kësaj analize është të reflektojë se si ajo që u pa dhe u përcaktua lidhet

me standardet. Ju lutem merrni në konsideratë standardet dhe siguroni deklarata se si ato

pasqyrohen/nuk pasqyrohen në këtë klasë. Kjo NUK është hartuar për të qenë një

përmbledhje apo një kronikë e çdo gjëje që u vërejt; është hartuar për të pasqyruar vërejtjet

tuaja për përdorimin e Standardeve Shqiptare të Arritjes dhe Përmbajtjes.

1. INFORMACION BAZË MBI QENDRËN DHE KLASËN (maks. 150 Fjalë)

a. Njësia: Emri, Vendndodhja, Kushtet

b. Klasa: Numri i Fëmijëve/Të rriturve, Përmasat

2. PIKAT E FORTA TË VËZHGIMIT (ME CITIME DHE SHEMBUJ) (Maks. 200+/- Fjalë)

3. PIKAT E DOBËTA TË VËZHGIMIT (ME CITIME DHE SHEMBUJ) (Maks. 200+/- Fjalë)

22

4. PASOJAT E VËZHGIMEVE PËR STANDARDET (Ju lutem lidhni atë çfarë është vëzhguar me Standardet e Arritjes ose Përmbajtjes (Maks. 500 Fjalë)

a. Rritja dhe Zhvillimi i Fëmijës

b. Shëndeti, Siguria dhe të Ushqyerit

c. Ndërveprimet dhe Marrëdhëniet Pozitive

d. Vëzhgimi dhe Vlerësimi i Fëmijës

e. Familja dhe Komuniteti

Shtojca 8: Të dhënat për Intervistat, Grupet e fokusuara dhe Vëzhgimet:

Tabela dhe Çelësi për Regjistrimin e të Gjitha Intervistave,

Grupet e fokusuara dhe Vëzhgimet në Studimin e UNICEF – it

22

për Përdorimin e Standardeve në Ambientet e ECCD – së në

Shqipëri

Për shkak të nevojës së anonimitetit dhe konfidencialitetit të të intervistuarve në

këtë Studim, Tabela e mëposhtme do të plotësohet si një udhëzues dhe regjistër i të

gjithë personave të intervistuar apo pjesëmarrësve në Grupet e fokusuara. Kodet

duhet të respektohen në mënyrë strikte.

Rajoni Vendi

aktual

Emri i

Hulumtuesit

Kodi për

Format

Data

dhe

Ora

Data e

përfundimit

dhe shkrimit

të Raportit

Tropoja

Vëzhgim në

Kopsht

TR 1

Udhëzuesi i

Analizës së

Vëzhgimit -

1,000 Fjalë

TR 1A

Intervistë me

Mësuesin në

Vëzhgim

TR 2

Grupi i

Fokusuar 1 me

Mësuesit

TR 3

Grupi i

Fokusuar 2 me

Mësuesit

TR 4

Grupi i

Fokusuar me

Prindërit

TR 5

Intervistë me

Drejtorin e

Kopshtit

TR 6

22

Intervistë me

Drejtorin e

Arsimit Rajonal

TR 7

Kukës

Vëzhgim në

Kopsht

KU 1

Udhëzuesi i

Analizës së

Vëzhgimit -

1,000 Fjalë

KU 1A

Intervistë me

Mësuesin në

Vëzhgim

KU 2

Grupi i

Fokusuar 1 me

Mësuesit

KU 3

Grupi i

Fokusuar 2 me

Mësuesit

KU 4

Grupi i

Fokusuar me

Prindërit

KU 5

Intervistë me

Drejtorin e

Kopshtit

KU 6

Intervistë me

Drejtorin e

Arsimit Rajonal

KU 7

Durrës

Vëzhgim në

Kopsht

DU 1

Udhëzuesi i

Analizës së

Vëzhgimit -

DU 1A

22

1,000 Fjalë

Intervistë me

Mësuesin në

Vëzhgim

DU 2

Grupi i

Fokusuar 1 me

Mësuesit

DU 3

Grupi i

Fokusuar 2 me

Mësuesit

DU 4

Grupi i

Fokusuar me

Prindërit

DU 5

Intervistë me

Drejtorin e

Kopshtit

DU 6

Intervistë me

Drejtorin e

Arsimit Rajonal

DU 7

Tiranë

Vëzhgim në

Kopsht

TI 1

Udhëzuesi i

Analizës së

Vëzhgimit -

1,000 Fjalë

TI 1A

Intervistë me

Mësuesin në

Vëzhgim

TI 2

Grupi i

Fokusuar 1 me

Mësuesit

TI 3

Grupi i

Fokusuar 2 me

TI 4

22

Mësuesit

Grupi i

Fokusuar me

Prindërit

TI 5

Intervistë me

Drejtorin e

Kopshtit

TI 6

Intervistë me

Drejtorin e

Arsimit Rajonal

TI 7

Elbasan

Vëzhgim në

Kopsht

EL 1

Udhëzuesi i

Analizës së

Vëzhgimit -

1,000 Fjalë

EL 1A

Intervistë me

Mësuesin në

Vëzhgim

EL 2

Grupi i

Fokusuar 1 me

Mësuesit

EL 3

Grupi i

Fokusuar 2 me

Mësuesit

EL 4

Grupi i

Fokusuar me

Prindërit

EL 5

Intervistë me

Drejtorin e

Kopshtit

EL 6

Intervistë me

Drejtorin e

EL 7

22

Arsimit Rajonal

Gjirokastër

Vëzhgim në

Kopsht

GJ 1

Udhëzuesi i

Analizës së

Vëzhgimit -

1,000 Fjalë

GJ 1A

Intervistë me

Mësuesin në

Vëzhgim

GJ 2

Grupi i

Fokusuar 1 me

Mësuesit

GJ 3

Grupi i

Fokusuar 2 me

Mësuesit

GJ 4

Grupi i

Fokusuar me

Prindërit

GJ 5

Intervistë me

Drejtorin e

Kopshtit

GJ 6

Intervistë me

Drejtorin e

Arsimit Rajonal

GJ 7

Rajoni Vendi

aktual

Emri i

Hulumtuesit

Kodi për

Format

Data

dhe

Ora

Data e

përfundimit

dhe shkrimit

të Raportit

22

Intervistë me

Ministrin e

Arsimit dhe

Shkencave

Politikë –

bërës

PMK 2

Intervistë me

IZHA

PMK 3

Intervistë me

ISHA, (IHZA)

PMK 4