raport i auditimit tË performancËs “mbrojtja e konsumatorËve nga abuzimet tregtare me peshËn...

109
RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 46/1 prot., datë 25.03.2016. Faza studimore e auditimit nisi në datë 17.01.2016 me shkresën për njoftim-fillim auditimi nr. 46 prot. dhe përfundoi në datë 24.03.2016. Faza e terrenit të auditimit nisi në datë 25.03.2016 me programin e auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 10.06.2016. Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 13.06.2016 dhe me shkresën nr. 46/2 prot. iu përcoll në datë 14.06.2016 Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM), subjektit nën auditim. Pas respektimit të afatit për observacione nga palët e interesit, subjekti i audituar (DPM) me shkresën nr. 2914/4 prot., datë 23.06.2016 ka konfirmuar se pranon dhe është dakord me gjetjet dhe konkluzionet e grupit të auditimit të KLSH-së, rekomandimet e të cilit janë prioritet për zbatim nga DPM në vijimësi. Gjithashtu, DPM ka dhënë shpjegime shtesë për disa raste të veçanta, duke vlerësuar veprimtarinë audituese të KLSH si mjaftë të rëndësishme për të njohur, kuptuar dhe vlerësuar më mirë mangësitë e performancës së aktivitetit të saj për periudhën 2011-2015. Më pas u procedua me hartimin e Raportit final të auditimit. Auditimi është kryer nga: 1. Gjovalin Preçi, Kryeauditues, përgjegjës grupi, 2. Andi Buzo, Auditues i parë, anëtar.

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

“MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Qershor 2016

Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 46/1 prot., datë 25.03.2016. Faza studimore e auditimit nisi në datë 17.01.2016 me shkresën për njoftim-fillim auditimi nr. 46 prot. dhe përfundoi në datë 24.03.2016. Faza e terrenit të auditimit nisi në datë 25.03.2016 me programin e auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 10.06.2016. Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 13.06.2016 dhe me shkresën nr. 46/2 prot. iu përcoll në datë 14.06.2016 Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM), subjektit nën auditim. Pas respektimit të afatit për observacione nga palët e interesit, subjekti i audituar (DPM) me shkresën nr. 2914/4 prot., datë 23.06.2016 ka konfirmuar se pranon dhe është dakord me gjetjet dhe konkluzionet e grupit të auditimit të KLSH-së, rekomandimet e të cilit janë prioritet për zbatim nga DPM në vijimësi. Gjithashtu, DPM ka dhënë shpjegime shtesë për disa raste të veçanta, duke vlerësuar veprimtarinë audituese të KLSH si mjaftë të rëndësishme për të njohur, kuptuar dhe vlerësuar më mirë mangësitë e performancës së aktivitetit të saj për periudhën 2011-2015. Më pas u procedua me hartimin e Raportit final të auditimit. Auditimi është kryer nga: 1. Gjovalin Preçi, Kryeauditues, përgjegjës grupi, 2. Andi Buzo, Auditues i parë, anëtar.

Page 2: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

2

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

PËRMBAJTJA

1. Rëndësia e Auditimit .......................................................................................................................................... 6 1.1. KONTEKSTI I PROBLEMIT SOCIAL ................................................................................................ 6 1.2. STRATEGJIA E KLSH-SË NË AUDITIMET E PERFORMANCËS ......................................................... 8 1.3. AUDITIME TË MËPARSHME NË KËTË FUSHË ................................................................................ 9 1.4. SUBJEKTI NËN AUDITIM ............................................................................................................ 10

1.4.1. Hyrje ................................................................................................................................. 12 1.4.2. Politikat e institucionit/agjencisë ....................................................................................... 14 1.4.3. Pesha në buxhet dhe GDP ................................................................................................ 15 1.4.4. Risqet e aktivitetit të subjektit ............................................................................................ 16 1.4.5. Rëndësia e produkteve të subjektit ..................................................................................... 18 1.4.6. Feedback-u i subjektit në përfundim të auditimit ............................................................... 19

2. Qasja dhe detaje të auditimit .......................................................................................................................... 20 2.1. OBJEKTIVI DHE PROBLEMI I PERFORMANCËS ............................................................................ 20

2.1.1. Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës ...................................................... 21 2.1.2. Objektivi i auditimit ........................................................................................................... 23

2.2. PËRKUFIZIMET DHE TERMINOLOGJIA ....................................................................................... 23 2.3. KRITERET ................................................................................................................................. 25

2.3.1. Kriteret e politikës ............................................................................................................. 25 2.3.2. Kriteret e monitorimit dhe raportimi ................................................................................. 25 2.3.3. Kriteret teknike .................................................................................................................. 25 2.3.4. Kriteret e tjera/Praktikat më të mira .................................................................................. 26

2.4. PIRAMIDA E PYETJEVE AUDITUESE ............................................................................................ 27 2.5 SKEMA E AUDITIMIT .................................................................................................................. 28

2.5.1. Qasja/Metodologjia audituese............................................................................................ 28 2.5.2. Metodat & teknikat audituese ............................................................................................ 28

2.6. REZULTATET E PARASHIKUARA ................................................................................................. 29 2.6.1. Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë ................................................... 29 2.6.2. Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit ............................................ 29 2.6.3. Forma e publikimit ............................................................................................................ 29

3. Shtjellimi i pyetjeve dhe nënpyetjeve ............................................................................................................. 30 3.1. A I KA SHËRBYER ADMINISTRIMI I BURIMEVE NJERËZORE ARRITJES SË OBJEKTIVAVE TË DPM? ........................................................................................................... 30

3.1.1. A ka qenë efektive performanca e burimeve njerëzore dhe administrimi tyre? .................... 30 3.2. A KA NDIKUAR NË MBROJTJEN E KONSUMATORËVE VEPRIMTARIA E METROLOGJISË LIGJORE? ....................................................................................................... 38

3.2.1. A është zbatuar kuadri rregullator në aktivitetin e metrologjisë ligjore? .............................. 38 3.2.2 A ka ndikuar veprimtaria verifikuese e DPM mbrojtjen e konsumatorit shqiptar? ............... 47 3.2.3 A ka qenë efektiv aktiviteti i subjekteve të autorizuara për verifikimin e instrumenteve matës? ................................................................................................................................................... 55

3.3 A KA NDIKUAR INSPEKTIMI I DPM NË MBROJTJEN E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET ME MATJET?........................................................................................................... 66

3.3.1 Cila ka qenë performanca e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet? ........................................................................................................................................ 66

Page 3: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

3

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

3.3.2 A ka ndikuar në mbrojtjen e konsumatorëve penalizimi i subjekteve me instrumente matës të paligjshëm ? ................................................................................................................................ 73

3.4 A KA NDIKUAR MENAXHIMI FINANCIAR I DPM NË FUQIZIMIN E VEPRIMTARISË METROLOGJIKE?.......................................................................................... 78

3.4.1 A janë kryer investimet sipas nevojave dhe kërkesave të një metrologjie bashkëkohore? ..... 78 3.4.2 A ka qenë në nivelin e kërkuar performanca e DPM për arkëtimin e të ardhurave nga kryerje e shërbimeve? ............................................................................................................................. 84

4. Përmbledhje e gjetjeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve .................................................................... 91 4.1. INFORMACION PËRMBLEDHËS ................................................................................................... 91 4.2. ANEKSET (LITERATURA E PËRDORUR, PASQYRA ETJ.) .............................................................. 106

5. Grupi i punës dhe përgjegjësitë hierarkike ................................................................................................. 109

Page 4: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

4

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Lista e shkurtimeve

AK - Autoriteti kontraktor BE - Bashkimi Evropian BERIS - Business Environment Reform and Insitutional Strengthening Project BERZH - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

BIPB - Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave (Bureau International des Poids et Mesures)

CE - Konformiteti Evropian (Conformité Européenne) CMC - Aftësitë Kalibruese dhe Matëse (Calibration and Measurement Capabilities) CSC - Certified Solution Corporation DBNJ&SH - Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve DIM - Drejtoria e Inspektimit Metrologjik DML - Drejtoria e Metrologjisë Ligjore DMSHI - Drejtoria e Metrologjisë Shkencore dhe Industriale DSC&P - Drejtoria e Sigurimit të Cilësisë dhe Parapaketimeve DPD - Drejtoria e Përgjithshme e Doganave DPM - Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë

DSC&P - Drejtoria e Sigurimit të Cilësisë dhe Parapaketimeve EC - European Commision (Komisioni Evropian) ERE - Enti Rregullator i Energjisë

EURAMET - Shoqata Evropiane e Instituteve Kombëtare të Metrologjisë (European Association of National Metrology Institutes)

EUROSAI - Organizata Evropiane e Institucioneve Supreme të Auditimit

(European Organization of Supreme Audit Institutions) GDP - Gross Domestic Produkt (Prodhimi i Brendshëm Bruto) IQT - Inspektorati Qendror Teknik INSTAT - Instituti i Statistikave IT - Information Tecnology (Teknologji Informacioni) ISSAI - Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit

(International Standards of Supreme Audit Institutions) KESH KLSH

- Korporata Elketroenergjetike Shqiptare - Kontrolli i Lartë i Shtetit

KVO METE

- Komisioni i Vlerësimit te Ofertave - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

LPG - Liquefied Petroleum Gas (Gaz i Lëngshëm i Naftës) MZHETTS - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes NJMLF - Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

OIML - Organisation Internationale de Métrologie Légale (Organizata Ndërkombëtare e Metrologjisë Ligjore)

OSHEEE - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike PBB - Prodhimi i Brendshëm Bruto

Page 5: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

5

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

QKR - Qendra Kombëtare e Regjistrimit SI - Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (International System of Units)

SWOT - Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë, Kërcënimet (Strengths, Weaknesses Opportunities, Threats)

SHA - Shoqëri Anonime SHPK - Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar TVSH - Tatimi mbi Vlerën e Shtuar VKM - Vendim i Këshillit të Ministrave WELMC

- Western European Legal Metrology Cooperation (Bashkëpunimi i Metrologjisë Ligjore për Evropën Perëndimore)

Page 6: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

6

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT

Auditimi është guri i themelit të mirëqeverisjes në sektorin publik dhe më gjerë, pasi duke ofruar një vlerësim të paanshëm dhe objektiv në se burimet publike menaxhohen në mënyrë efektive dhe me përgjegjësi për arritjen e rezultateve të synuara, rekomandojnë përmirësimin e operacioneve dhe proceseve të institucioneve, si dhe njëkohësisht e bëjnë transparente këtë veprimtari përballë opinionit publik. Kontrolli i Lartë i Shtetit, nëpërmjet auditimeve, synon përdorimin me efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e autoriteteve publike dhe publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të tij.1 Kryerja e auditimeve në përgjithësi dhe atyre të performancës në veçanti në përputhje të plotë me standardet INTOSAI dhe me objektivat e Strategjisë për Zhvillim të EUROSAI 2011-2017 gjejnë pasqyrim në Strategjinë e Zhvillimit te KLSH 2013-2017. Bazuar në këto synime dhe në objektivat për rritjen e cilësisë së auditimit dhe shtimin e numrit të auditimeve të performancës, KLSH kryen auditime të veprimtarisë së institucioneve publike. Tematika e performancës së institucioneve publike në shërbim të qytetarëve, nis me përzgjedhjen e propozimeve për auditim2 që në vitin paraardhës, në zbatim të Manualit të Auditimit të Performancës, i miratuar me urdhrin e Kryetarit të KLSH-së nr. 47, datë 30.04.2015. Si konsumatorë dhe taksapagues, qytetarët shqiptar janë të interesuar të marrin shërbimet e duhura në kohë, në cilësi dhe me kosto optimale nga institucionet administratës publike sipas drejtimit përkatës, pasi nga mënyra e funksionimit dhe menaxhimit të tyre, varet në një shkallë të ndjeshme niveli i mirëqenies në përgjithësi. Veç kësaj, konsumatorët janë të mbrojtur me ligj, jo vetëm për të marrë shërbime me cilësi, por në të njëjtën kohë, midis të tjerave kanë të drejtën mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës, si dhe të drejtën e mbrojtjes së interesave ekonomikë etj.3 Në këtë kuadër përfshihet edhe ndikimi që ka veprimtaria e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare, kontrollit sasior të parapaketimeve; si dhe ofrimit të shërbimeve të kalibrimit prodhuesve dhe përdoruesve të mjeteve matëse4. Nëpërmjet këtij auditimi, duke marrë në shqyrtim performancën e institucioneve publike në ofrimin e shërbimeve qytetarëve në një aspekt të veçantë dhe shumë të rëndësishëm të jetës publike për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet tregtare me peshën dhe matjet jo vetëm do të promovojë përmirësime në performancën e të mirave publike, por do të jetë një vlerë e shtuar në KLSH me pasurimin e përvojës dhe arritjen e objektivave për auditivet e performancës. Gjithashtu, auditimi i jashtëm publik nëpërmjet KLSH, dhe për më tepër ai i performancës, do t’i shërbejë bashkërendimit të veprimtarisë publike në institucione apo agjenci qeveritare, duke i orientuar ato drejt efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit. 1.1. KONTEKSTI I PROBLEMIT SOCIAL Përvoja e KLSH në fushën e auditimeve të performancës po vjen vazhdimisht në rritje si në numër ashtu edhe në përmirësimin e cilësisë. Në këtë kuadër, janë realizuar me sukses auditime të performancës së institucioneve publike të fokusuar në tema me ndikim të ndjeshëm në jetën ekonomike dhe sociale, siç ishte roli i IQT në garantimin e cilësisë së furnizimit me karburante. Por një ndikim të konsiderueshëm në jetën publike (private dhe zyrtare) kanë saktësitë e matjeve, ose treguesit e instrumenteve matës, rezultatet e të cilëve, në se nuk kontrollohen dhe monitorohen në vijimësi,

1 Ligji nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 2 2 Manuali i Auditimit të Performancës, fq. 24 3 Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, neni 4 4 http://dpm.gov.al/

Page 7: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

7

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

shkaktojnë jo pak probleme pikësëpari ekonomike dhe financiare, por edhe shëndetësore e sociale. Në këtë mënyrë është shumë e rëndësishme që konsumatorët të njohin (dinë) atë çfarë janë duke marrë, dhe pikërisht për t’i mbrojtur nga abuzime të tilla, është ngritur dhe shërben Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, pasi metrologjia është shkenca e matjes, e cila përfshin si përcaktimet eksperimentale ashtu dhe ato dhe teorike në çdo nivel të pasigurisë dhe në çdo fushë të shkencës dhe teknologjisë.5 Gjatë aktiviteteve të jetës së përditshme, si individ apo organizatë publike dhe private, përballemi me çështje të lidhura ngushtë me metrologjinë, pasi matjet janë një pjesë mjaft e rëndësishme dhe zënë një vend të gjerë të veprimtarisë humane. Kështu, ushqimet e përditshme blihen në bazë të peshës, konsumi i energjisë elektrike dhe ujit faturohen në bazë të matjeve, furnizimi i automjeteve me karburant bëhet në bazë të vëllimit, koha përdoret në pagesat e telefonisë celulare, monitorimi i shpejtësisë së automjeteve për një udhëtim të sigurt, niveli i shkarkimeve të gazrave nga automjetet, kryerja e kontrolleve mjekësore që të sigurohet shëndeti (nga pajisje me funksion të matshëm) etj. Vitet e fundit kanë marrë një përhapje të gjerë tregtimi i produkteve ushqimore të parapaketuara, së bashku me rritjen e shpejtë të numrit të supermarketeve, i cili kërkon një kontroll më të thelluar dhe me shtrirje më të gjerë. Në se i referohemi vëllimeve të tregtisë në botë, vlerësohet se afërsisht 90 % e saj është e matshme.6 Pra nëpërmjet matjeve jo vetëm garantohen tregje të hapura dhe të ndershme, sigurohet saktësi aty ku kërkohet, por dhe kursehen jetë, para dhe kohë. Kërkesa bazë për të gjitha llojet e instrumenteve matës rrjedh nga standardi ligjor, i cili përcakton DPM për certifikimin, verifikimin periodik dhe kontrollin e instrumenteve matës, për shmangien e abuzimeve në këtë fushë. Edhe zbatimi i Direktivës së Instrumenteve Matës i BE ka përcaktuar si objektiv kryesor të kësaj politike lehtësimin dhe rritjen e tregut të tyre për arsye të interesit publik, shëndetit publik, sigurisë publike, rendit publik, mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjes së konsumatorëve, mbledhjes së tatimeve dhe taksave etj.7 Komisioni Evropian në progres-raportin e vitit 2015, ka evidentuar se, nuk janë bërë përparime në përafrimin me këtë Direktivë8. Sipas të dhënave statistikore, në vendet e zhvilluara pasaktësia në matjet e tregtisë me pakicë ndryshojnë nga 0,3 - 3%, ndërsa në vendet e tjera ku ka një sistem të metrologjie të mangët, këto pasaktësi variojnë nga më pak se 1% në mbi 20%.9 Me qëllim që abuzimet me matjet të jenë sa më të vogla për të mos rënduar jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve kërkohet ngritja dhe funksionimi i strukturave përkatëse brenda DPM me burime njerëzore profesionale, të trajnuara, testuara dhe të afta; me asete bashkëkohore që i përgjigjen zhvillimeve ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare; si dhe me një kuadër rregullator të plotë dhe të harmonizuar mirë për zbatim. Mangësitë e shfaqura në njërin ose në të tre këto drejtime kanë pasoja negative të ndjeshme tek konsumatori shqiptar, aq më tepër kur bëhet fjalë për një shtet me ekonomi informale mesatarisht 36 %,10 pra subjekte të palicencuara që përdorin instrumente matës jashtë kontrollit ligjor të DPM. Në një kohë që, sipas të dhënave të DPM, në periudhën 2011-2015 janë vënë mesatarisht 54 gjoba në vit subjekteve me kundërvajtje ligjore për instrumente matës, në një kohë që brenda vitit verifikohen periodikisht mesatarisht 20,101 subjekte (pjesa më e madhe e të cilëve dy herë brenda vitit) dhe 41,948 instrumente matës; kanë zhvilluar aktivitetin ekonomik 124,508 njësi lokale11 në të gjithë vendin; si dhe niveli mjaft i lartë i ekonomisë informale, bëjnë që shërbimi i certifikimit, verifikimit dhe inspektimit të instrumenteve matës të ngarkuara DPM-së të jetë me ndikim të konsiderueshëm në jetën social-ekonomike të qytetarëve shqiptar. Veç këtyre mungesa e monitorimit nga DPM të cilësisë së veprimtarisë së personave juridikë të licencuar për verifikimin periodik t mjeteve matëse të energjisë 5 http://www.bipm.org/ 6 Development of a metrology system difference between legal metrology and industrial metrology, Manfred Kochsiek, Metrology Consultant 7 Report on the implementation of the Measuring Instruments Directive 2004/22/EC, 17.06 2011 8 Raporti i vitit 2015 për Shqipërinë, Bruksel,10.11.2015 9 Role and Impact of Legal Metrology for Consumer Protection, John Birch, Island, 15 May 2012 10 Përllogaritje të BERZH, Mars 2015 11 www.instat.gov.al, Njësitë lokale sipas qarqeve dhe aktivitetit ekonomik 2014

Page 8: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

8

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

elektrike dhe të konsumit të ujit të pijshëm dhe mungesa e përfshirjes për pamundësi financiare të DPM-së në fushën e saktësisë së matjes së kohës bisedore të telefonisë mobile, atë shëndetësore etj., e bëjnë akoma më të mprehtë kontekstin social të saktësisë së instrumenteve matës në përdorim. Si përfundim, ofrimi i mallrave, të mirave materiale, shërbimeve etj. nga subjekte tregtare dhe nga institucione të ndryshme, veprimtaria e të cilëve është e lidhur me përdorimin e instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar, me mangësi regjistrimi, verifikimi periodik dhe kontrolli, rrezikon abuzimin gjatë përdorimit të tyre, duke ndikuar negativisht mirëqenien, sigurinë shëndetësore dhe probleme të ndotjes së mjedisit. 1.2. STRATEGJIA E KLSH-SË NË AUDITIMET E PERFORMANCËS

KLSH ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet ndërkombëtare në fushën e auditimit, duke u përpjekur në përvetësimin e praktikave më të mira, si dhe i është përshtatur zhvillimeve ekonomike brenda vendit, me qëllim që të sigurojë shërbime publike optimale nëpërmjet përdorimit me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet të fondeve publike. Në këtë kuadër, KLSH, në përmbushje të funksionit të vet kushtetues, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI, i orientuar drejt modernizimit dhe rritjes cilësore profesionale të kapaciteteve njerëzore, strukturore dhe teknike në të gjithë administratën publike, po e vë theksin gjithnjë e më tepër tek auditimi i performancës dhe roli këshillimor i tij. Auditimi i performancës ka të bëjë me auditimin e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit dhe përfshin: a) auditimin e ekonomicitetit, që nënkupton minimizimin e kostos së burimeve që përdoren në një veprimtari publike, duke mos cenuar cilësinë e tij. b) auditimin e efiçencës, që nënkupton optimizimin e raportit burime-rezultate të veprimtarisë publike, duke modifikuar proceset, strukturat dhe gjithë zinxhirin ekonomik të vlerës, në përputhje me standardet kombëtare e ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. c) auditimin e efektivitetit, që nënkupton vlerësimin e rezultateve përfundimtare dhe objektivave të vendosura, në përputhje me politikat e subjektit të audituar.12 Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës përbën një nga sfidat më madhore të strategjisë së KLSH13. Nëpërmjet auditimeve të performancës vlerësohet nëse synimet e politikave dhe skemat qeverisëse lidhen me problemet reale të shoqërisë dhe shqetësimet e palëve të interesit, duke dhënë një informacion shumë më të gjerë mbi ecurinë e të gjithë projekteve dhe programeve në entet publike të audituara. Edhe Komisioni Evropian ka vënë theksin në krijimin dhe rritjen e një funksioni të tillë të Institucioneve Supreme të Auditimit, si një parakusht për anëtarësim të vendeve që aspirojnë t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. KLSH është institucioni i vetëm që ka tagrin kushtetues për akses të pavarur në informacion, avantazhin për t’u dëgjuar direkt nga Kuvendi dhe profesionalizmin për të qenë i pavarur nga ndërhyrjet politike, qeveritare, të biznesit etj., duke bërë të mundur trajtimin e problemit të ndeshur social në përputhje me misionin institucional. Auditimi i performancës së DPM-së, ka ardhur si rezultat i strategjisë së KLSH për këtë lloj auditimi e rolin e tyre në përmirësimin e qeverisjes, si dhe nga përpunimi dhe zbatimi i një sërë kriteresh. Janë përdorur kritere të tilla si: ndjeshmëria publike ndaj kësaj teme, pasi qytetarët janë masivisht të kërcënuar nga abuzimet në matje; rëndësia e kësaj teme për financat publike, pasi DPM është në të njëjtën kohë institucion fiskal që siguron të ardhura nga kryerja e shërbimeve të verifikimit periodik të detyrueshëm të instrumenteve matës, si dhe arkëton kundërvajtjet administrative me gjobë e krijimin e detyrimeve debitore; kapacitetet njerëzore dhe teknike të KLSH-së për ta realizuar me sukses auditimin, duke harmonizuar dhe bashkërenduar përvojat, formimin profesional, trajnimet, rezultatet etj.; eksperiencën e akumuluar nga auditimet e kaluara, pasi grupi i auditimit ka kryer me sukses auditimin e

12 Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 3, pika 4. 13 Strategjia e zhvillimit të KLSH 20132017, Objektivi Nr. 3. Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës.

Page 9: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

9

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

IQT-së, performancën e KESH Sha, performancën e projektit të shërbimeve bujqësore etj; auditimin integral të DPM-së për çështje të aspektit financiar, të ligjshmërisë dhe performancës etj. Në këtë mënyrë janë hedhur bazat e garancisë se ky auditim do të kryhet sipas një programi të mirë-strukturuar, në përputhje me objektivat që duam të arrijmë përmes veprimtarisë sonë audituese. KLSH synon të shtojë vlerat auditimit të performancës, duke rekomanduar rrugët e përmirësimit të veprimtarisë së DPM në shërbim të konsumatorëve, duke filluar me përsosjen e menaxhimit dhe miradministrimin e burimeve njerëzore e aseteve të tjera, duke vazhduar me vlerësimin e aktivitetit të metrologjisë ligjore, shkencore e industriale dhe inspektimet, dhe duke përfunduar me vlerësimin e rezultateve në aspektin mbrojtjes së konsumatorëve nga abuzimet me peshën dhe matjet. 1.3. AUDITIME TË MËPARSHME NË KËTË FUSHË DPM është krijuar në tetor të vitit 200814 dhe gjatë periudhës 2011-2015 është kryer nga KLSH auditimi i ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për aktivitetin e periudhës nga data 01.01.2011 deri më 30.10.2013. Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar mangësi në funksionimin e Këshillit të Metrologjisë; lëvizje të shpeshta të punonjësve dhe zgjidhje të kontratës se punës pa shkaqe të arsyeshme në kundërshtim me Kodin e Punës, duke penalizuar DPM me 22,811,689 lekë; mosrealizim të ardhurash vjetore të planifikuara në vlera të konsiderueshme; mangësi në fushën e prokurimeve dhe pagesa për shërbime të pakryera dhe dorëzim malli me vonesë në vlerën e dëmit prej 9,493,802 lekë; mangësi të veprimtarisë inspektuese; mangësi të funksionimit të Komisionit të Ankimimeve; nuk janë realizuar programet vjetore të verifikimit të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluar; dhënia e autorizimeve nuk është bërë në përputhje me kuadrin rregullator përkatës etj.15 Gjithashtu, DPM është audituar nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm i METE-s për periudhën e aktivitetit të viteve 01.01.2011 - 31.12.2011, sipas të cilit ka rezultuar se: nuk janë realizuar tërësisht objektivat e programuara; nuk është mbledhur rregullisht Këshilli i Metrologjisë; mangësi procedurale dhe të vendim-marrjes së Komisionit të animimit; mangësi në ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave të vendosura; nuk janë respektuar rregullat për administrimin, protokollimin dhe arkivimin e dokumenteve etj.16 DPM është audituar nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm të MZHETS për periudhën e aktivitetit 01.01.2014 deri më 30.08.2014 me objekt: Zbatimi i ligjshmërisë në procedurat e prokurimeve publike. Në përfundim të auditimit janë konstatuar disa problematika në lidhje me: llogaritjen e fondit limit, veprimtarisë së komisionit të vlerësimit të ofertave etj.17 Është në fazë Projektraporti, auditimi i kryer nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm të MZHETS për periudhën nga 01.07.2013 deri më 31.12.2014 me objekt: Vlerësimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimit financiar dhe performancës së DPM në për puthje me ligjet dhe rregullat, identifikimi i mangësive dhe ndërmarrja e veprimeve korrigjuese, i cili është sjellë në DPM me shkresën nr. 2758/6 prot., datë 3.11.2015. Veç këtyre, DPM është kontrolluar nga Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion, lidhur me veprimtarinë kontrolluese dhe teknike sipas të cilit kanë rezultuar se: ka pasur mangësi në procedurat e dhënies së autorizimeve për verifikim personave juridik publik për matësit e elektrik; në lidhje me inspektimet dhe gjobat ku janë evidentuar mangësi në lidhje me përcaktimin e llojit të subjektit dhe masës së gjobës; për inspektimet konstatohet se nuk zbatohen kërkesat strikte të ligjit për ndëshkimin e subjekteve me masë gjobë; mangësi në fushën e prokurimeve etj.18 Me gjithë sa citohet më sipër, rezulton se nuk ka pasur më parë auditime të mirëfillta të performancës në tërësi të këtij institucioni, por kanë qenë të përqendruara kryesisht në karakterin financiar dhe/ose ngushtësisht në çështje specifike të veprimtarisë së DPM. 14 VKM nr. 1576 datë 17.10.2008 “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë” 15 Raport i auditimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare në DPM, Dhjetor 2013 16 Raport final angazhim auditimi në DPM, Maj 2012 17 Për përfundimet e auditimit, nr. 7158 prot., datë 24.02.2015 18 Akt Kontrolli, i ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, 7.08.2015

Page 10: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

10

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

1.4. SUBJEKTI NËN AUDITIM Subjekti nën auditim është Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Aktualisht DPM është në varësi të MZHETTS dhe zhvillon aktivitetin e saj në mbështetje të ligjit nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” të ndryshuar, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. DPM është përgjegjëse për metrologjinë shkencore dhe industriale, metrologjinë ligjore dhe inspektimin metrologjik. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj DPM ka për detyrë të ruajë dhe përdorë etalonet kombëtare të njësive të matjeve; të mbrojë konsumatorët nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare, mbrojtjen e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë teknike, si dhe kontrollin sasior të parapaketimeve; të ofrojë shërbime të kalibrimit prodhuesve dhe përdoruesve të mjeteve matëse për të qenë konkurrues në tregun e brendshëm dhe të jashtëm19.

Skema nr. 1 Struktura organizative e DPM

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është e organizuar dhe funksionon sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1576 datë 17.10.2008 “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë” dhe pas kësaj periudhe sipas Urdhrit të Kryeministrit nr. 23, datë 23.02.2012, “Për

19 www.dpm.gov.al

Këshilli i Metrologjisë

Drejtoria e Metrologjisë

Shkencore dhe Industriale

Drejtoria e Metrologjisë

Ligjore

Drejtoria e Inspektimit Metrologjik

Drejtoria e Sigurimit të Cilësisë dhe

Parapaketime

Drejtoria e Burimeve

Njerëzore dhe Shërbimeve

Sektori elektrik & termometrisë

Sektori i matjeve mekanike

Sektori masës & densitetit

Sektori matjeve dimensionale

Sektori volumeve & kimisë

Sektori i shërbimit Nr. 1

Sektori i shërbimit Nr. 2

Sektori i shërbimit Nr. 3

Sektori i shërbimit Nr. 4

Sektori Sigurimit të Cilësisë

Sektori i Parapaketimeve

Sektori Buxhetit & Financës

Sektori Burimeve Njerëzore

Sektori Juridik & komunikimit

DREJTORI I PËRGJITHSHËM

Page 11: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

11

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”. DPM duhet të ketë 120 punonjës dhe është e organizuar në drejtori si më poshtë vijon:

• Drejtoria e Metrologjisë Shkencore dhe Industriale (DMSHI) • Drejtoria e Metrologjisë Ligjore (DML) • Drejtoria e Inspektimit Metrologjik (DIM) • Drejtoria e Sigurimit të Cilësisë dhe Parapaketimeve (DSC&P) • Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve (DBNJ&SH)

Brenda departamenteve janë sektorët përkatës dhe në nivel kombëtar DPM është e organizuar në katër Qendra Rajonale: në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Korçë.

Skema nr. 2 Ndikimi i veprimtarisë metrologjike tek konsumatori dhe shteti

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH

Misioni i drejtorive të DPM-së është i përcaktuar në Rregulloren e brendshme të saj, të miratuar me Urdhrin e Ministrit të MZHETTS nr. 104/1 datë 07.02.2014. Në mënyrë të përmbledhur ky mision paraqitet si më poshtë:

- DMSHI zhvillon shkencën e metrologjisë në Shqipëri dhe ruan etalonët kombëtarë të njësive të matjeve si dhe organizon transmetueshmërinë e tyre. Kjo drejtori koordinon dhe monitoron veprimtarinë e laboratorëve të elataloneve kombëtare duke ruajtur dhe përmirësuar ato, si dhe kryen

Instrumenti matës

- Importohet

Miratimi i tipit: - shqyrtim dokumentacioni - verifikim treguesish teknik - njohje e miratimit

- Metrologët e autorizuar dhe/ose - Person juridik i autorizuar

Regjistrimi i instrumentit

Metrologët e autorizuar Laboratorët e DPM

Verifikimi periodik: - ka mbaruar periudha e verifikimit; - ka modifikim; - instrumenti matës është dëmtuar; - shenja e verifikimit është shkatërruar; - ka humbur karakteristikat metrologjike - vendi i instalimit është ndryshuar.

Certifikate e verifikimit fillestar

Certifikatë/Librezë e verifikimit

- Metrologët e autorizuar dhe/ose - Person juridik i autorizuar

KONSUMATORI

Page 12: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

12

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

kalibrime dhe verifikime të instrumenteve matës në laboratorët përkatës. Laboratorët janë të ndarë në; laboratori i masës, i forcës dhe fortësisë, i madhësive dhe matjeve elektrike, i matjeve të temperaturës, lagështirës, i presionit, volumeve, gjatësisë, matjeve kimike dhe alkoolit në frymëmarrje, prurjeve të lëngjeve dhe gazit, densitetit. Në rregullore janë përcaktuar detyrat specifike për secilin laborator, sektor dhe fushë që mbulon. - DML ka si misioni kryesor mbrojtjen e qytetarëve nga matjet e pasakta nëpërmjet kontrollit metrologjik ligjor të instrumenteve matës në fushat e transaksioneve ekonomike, mbrojtjen e ambientit, mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë teknike. Gjatë ushtrimit te veprimtarisë së saj kjo drejtori organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e sektorë të shërbimit rajonalë. - DSCP koordinon dhe udhëheq ngritjen, funksionimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të kontrollit sasior të prodhuesve të parapaketimeve në të gjithë territorin e vendit. Në lidhje me sigurimin e cilësisë, ka në fokus menaxhimin e cilësisë duke asistuar në përpunimin dhe përditësimin e dokumenteve të menaxhimit të cilësisë si dhe planifikimin dhe realizimin e auditimeve të brendshme të cilësisë. - DIM organizon dhe drejton punën në lidhje inspektimin metrologjik, duke hartuar planin vjetor të inspektimit metrologjik, dhe pas miratimit nga drejtori i përgjithshëm, ndjek realizimin e këtij plani. Kjo drejtori ushtron kontroll në të gjithë territorin e vendit me tematikë realizimin e detyrave dhe planeve të punës të inspektorëve. - DBNJ&SH ka si objektiv të punë së saj përgatitjen dhe raportimin periodik për MZHETS, hartimin dhe përgatitjen nga pikëpamja juridike të projekt-kontratave dhe marrëveshjeve që lidh DPM me subjektet për kryerjen e veprimtarisë së saj, duke bashkërenduar me struktura të tjera, ndjek përgatitjen dhe përditësimin e vazhdueshëm e website-it zyrtar të DPM-së, planifikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe përdorimin në përputhje me ligjin të fondeve buxhetore, etj. Duke ju referuar kuadrit rregullator të funksionimit, DPM kryen verifikime të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar të cilët përdoren në transaksionet tregtare dhe zyrtare, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen e mjedisit, rendin publik dhe sigurinë20, në se plotësojnë kërkesat teknike dhe metrologjike21, duke synuar sigurinë konsumatorit shqiptar që preket nga veprimtaria e zotëruesve dhe përdoruesve të këtyre instrumenteve. DPM kryen dhe inspektime metrologjike22 tek peronat juridik apo fizik të cilët gjatë veprimtarisë së tyre përdorin instrumente matës ligjërisht të kontrolluar, duke monitoruar përmbushjen e kërkesave ligjore përkatëse për mirëfunksionimin e tyre. Në këtë këndvështrim nga performanca në tërësi e veprimtarisë së DPM dhe në veçanti në lidhje me verifikimin dhe inspektimin e instrumenteve matës në territorin e vendit tonë, sigurohet mbrojtja e konsumatorit nga abuzimet tregtare që vijnë si rrjedhojë e rezultateve të pasakta me peshën dhe matjen. 1.4.1. Hyrje Metrologjia në Shqipëri i ka fillimet e veta në vitin 1946 me themelimin e Drejtorisë së Kontrollit të Instrumenteve Matëse, duke krijuar për herë të parë një strukturë përgjegjëse për peshat dhe masat, e fokusuar kryesisht në metrologjinë ligjore. Në vitin 2003 u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, dhe në gusht të vitit 2008 Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. DPM operon në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe është strukturë e rëndësishme e sistemit kombëtar të metrologjisë, e cila e ushtron aktivitetin e saj bazuar në ligji e posaçëm nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” të ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

20 Ligji nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë” me ndryshimet përkatëse, neni 18. 21 VKM Nr. 1351, datë 03.10.2008 “Për miratimin e rregullores për kërkesat teknike dhe metrologjike për instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara”, i ndryshuar me VKM Nr. 463, date 18.07.2012 “Për një shtese ne VKM Nr. 1351,datë 03.10.2008”. 22 Ligji nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë” me ndryshimet përkatëse, neni 47.

Page 13: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

13

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Skema nr. 3 Organizimi i Sistemit Kombëtar të Metrologjisë

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH

Ligji nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë”, ka pësuar ndryshime: - në shkurt të vitit 2010, duke përfshirë procedurën e ankimimit të subjekteve ndaj vendimit të inspektorit metrologë në komisionin e ankimit dhe për rastet e dënimit me gjobë, kundër këtij të fundit ankimim në gjykatë;23 - në mars të vitit 2013, ku më e rëndësishmja është shkëputja e veprimtarisë së inspektimit nga DPM, për ta kaluar tek një strukturë tjetër shtetërore, si dhe ushtrimi i veprimtarisë së tij në përputhje me ligjin për inspektimin;24 - në shtator 2015, ndryshime të cilat konsistojnë në përjashtimin e miratimit të tipit dhe verifikimit fillestar, por vetëm verifikimeve pasardhëse instrumentet matës objekt të markimit CE; detyrimin për regjistrimin në DPM të prodhuesve dhe importuesve të parapaketimeve dhe shisheve enëmatëse dhe më pas monitorimin e tyre; ndryshimin e tarifave dhe pagesave për shërbimet metrologjike që kryhen nga DPM, përfshirë kalibrimin, certifikimin e materialeve referuese, njohjen/miratimin e tipit, verifikimin fillestar, pasardhës dhe jashtë radhe të instrumenteve matëse, miratimin dhe monitorimin e sistemit të kontrollit sasior të prodhuesve të parapaketimeve dhe të shisheve si enë matëse, ekspertizën metrologjike, si dhe trajnimet e ofruara; si dhe rritjen e masës së dënimit me gjobë të subjekteve me instrumente matës të parregullta25. Veç ligjit të posaçëm, kuadri rregullator përfshin një numër të konsiderueshëm të Vendimeve të Këshillit të Ministrave (si për krijimin dhe funksionimin e DPM, për miratimin e rregulloreve të ndryshme të fushës), Udhëzime të ministrit përkatës (si për kualifikimin e metrologëve të autorizuar etj.), Udhëzime të përbashkëta (për tarifat e shërbimet) etj. DPM është përgjegjëse për metrologjinë shkencore, industriale dhe metrologjinë ligjore, si dhe ka për detyrë t’i mbrojë interesat e konsumatorëve dhe të shtetit, nëpërmjet organizimit të kontrollit të mjeteve matëse, që përdoren për matje në transaksionet tregtare dhe zyrtare, kujdesin shëndetësor, mjedisin, rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve26. Një aspekt i rëndësishëm në veprimtarinë e DPM është edhe ai i inspektimit, nëpërmjet të cilit kontrollohet përdorimi i njësive ligjore të matjeve; përdorimin e instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara; konformitetin e parapaketimeve dhe shisheve, enë matëse sipas ligjit; probleme të tjera kryesore për vlerësimin e ligjshmërisë dhe aftësisë në punë etj. Në rastet e shkeljes së ligjit, inspektori metrolog vendos dënimin kryesor dhe mund të vendosë një ose disa dënime plotësuese.27 23 Ligji Nr. 10217, datë 21.01.2010 Për disa ndryshime në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, 24 Ligji Nr. 14/2013 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, të ndryshuar 25 Ligji nr. 100/2015 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, të ndryshuar 26 VKM nr. 1576 datë 17.10.2008, “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”. 27 Ligji nr. 9875, datë 14.02.200 “Për metrologjinë” i ndryshuar.

Inspektorati i Metrologjisë

(2013)

Persona juridik dhe fizik te autorizuar për metrologji

Organizmat Certifikues për

materialet referuese

Laboratorët e Testimit

Laboratorët e Kalibrimit

Laboratorët e Etalonëve

Kombëtare

Drejtoria e Përgjithshme e

Metrologjisë

SISTEMI KOMBETAR I

METROLOGJISE

Page 14: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

14

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

DPM është institucion i specializuar qe zotëron aftësi dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përdorur si referencë për të gjitha transmetueshmëritë e matjeve në Shqipëri, si dhe punon për zhvillimin e tre drejtimeve të metrologjisë në vendin tonë: metrologjisë shkencore, industriale dhe metrologjisë ligjore.28 DPM ka për mision: • të ruajë dhe përdorë etalonët kombëtare të njësive të matjeve; • të mbrojë konsumatorët nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e

transaksioneve zyrtare dhe tregtare, mbrojtjen e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë teknike, si dhe kontrollin sasior të parapaketimeve;

• të ofrojë shërbime të kalibrimit prodhuesve dhe përdoruesve të mjeteve matëse për të qenë konkurues në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Gjithashtu, ofron shërbime për miratimet e tipit të instrumenteve matës, autorizimet për kryerjen e shërbimeve metrologjike, regjistrin e njohjes së miratimit të tipit të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar të lëshuar nga DPM. 1.4.2. Politikat e institucionit/agjencisë Qeveria shqiptare synon të zhvillojë një sistem kombëtar metrologjie që të jetë në gjendje të realizoje matje të harmonizuara të njohura ndërkombëtarisht, në përputhje me sistemin ndërkombëtar të njësive të matjeve "SI". Zhvillimi dhe fuqizimi i këtij sistemi do të mundësonte që sektorë të veçantë të shtetit të operojnë normalisht dhe të kooperojnë si të barabartë me sistemet e metrologjisë jashtë vendit.29 Në Strategjinë Kombëtare të sistemit të metrologjisë 2008, krahas vlerësimit të rëndësisë që ka metrologjia në një sistem: Metrologjie, Standardizimi, Testimi dhe Cilësie, janë cilësuar dhe vështirësitë që ka zhvillimi i tij i lidhur me faktorin kohë investime. DPM është institucioni përgjegjës për sistemin kombëtar të metrologjisë. Kjo drejtori është person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit për ekonominë, i specializuar për metrologjinë dhe sipas juridiksionit e ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e vendit. Politika e aktivitetit të DPM-së është zhvillimi i sistemit kombëtar të metrologjisë i harmonizuar me standardet evropiane për te plotësuar nevojat e vendit, harmonizimi i procedurave dhe rregullave teknike te vlerësimit te matjeve me qellim eliminimin e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave, si dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë30. Në përmbushje të misionit të saj të zhvillimit të sistemit të metrologjisë në vendin tonë dhe të mbrojtjes së konsumatorëve nga përdorimi i instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar jashtë parametrave dhe kërkesave teknike, objektivat kryesorë të DPM-së janë: • Të japë kontributin e saj në përmirësimin e legjislacionit për metrologjinë; • Të zhvillojë DMSHI-n duke ruajtur dhe përdorur etalonët kombëtare të njësive të matjeve; • Të mbrojë konsumatorët nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e

transaksioneve zyrtare dhe tregtare, mbrojtjen e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë teknike, si dhe kontrollin sasior të parapaketimeve;

• Të ofrojë shërbime të kalibrimit prodhuesve dhe përdoruesve të mjeteve matëse për të qenë konkurrues në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

DPM-ja gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, me synim realizimin e objektivave, fokusohet në realizimin e detyrave si: hartimi dhe zbatimi i strategjisë së zhvillimit të metrologjisë; hartimi i programeve vjetore afat-mesme dhe afat-gjata për zhvillimin e metrologjisë; kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë për metrologjinë në gjithë territorin e vendit; hartimin dhe miratimin e metodikave në lidhje me njësitë matëse; sigurimin e të ardhurave nga sanksionet dhe shërbimet etj.

28 http://dpm.gov.al/ 29 Strategjia ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut 2020 (1.2.3 Metrologjia). 30 www.dpm.gov.al

Page 15: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

15

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

1.4.3. Pesha në buxhet dhe GDP Gjatë periudhës 2011-2015, buxheti mesatar vjetor i DPM-së ka qenë 218,602,651 lekë, i cili në përgjithësi ka ardhur duke u rritur nga viti në vit (me përjashtim të vitit 2013), duke arritur vlerën më të lartë në 2015 (mbi 285 milion lekë). Duhet theksuar se nga viti 2013 dhe në vazhdim, DPM-së i është lejuar përdorimi i të ardhurave nga shërbimet e kryera në shumën prej 10 milion në vit. Deri në vitin 2013, DPM ka qenë në varësi të METE dhe më pas nga MZHETS, dhe bazuar në buxhetin vjetor respektiv të tyre, rezulton se mesatarisht shpenzimet buxhetore të saj zënë 10 % 31ndaj atyre të ministrisë eprore, pra një vlerë buxhetore të papërfillshme ndaj buxhetit të shtetit. Veç shpenzimeve buxhetore, DPM është institucion fiskal që siguron të ardhura nga veprimtaria ligjore e shërbimit ndaj subjekteve (publike dhe private) që përdorin instrumente ligjorë të matjes. Sipas të dhënave rezulton se janë rritur të ardhurat nga mbi 86 milion lekë në 2011-2012 në mbi 151 milion lekë në vitin 2015, të ardhura kryesisht nga verifikimet periodike të instrumenteve matës.

Grafiku nr. 1 Të ardhurat sipas burimit dhe viteve 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Të ardhurat e siguruara nga DPM përbëjnë 0.5 % të të ardhurave buxhetore jo tatimore (këto të fundit përbëjnë 6-7 % të të ardhurave buxhetore gjithsej).32 Nga të dhënat për shpenzimet e DPM, konstatohet se në vitet fundit ka prirje për rritjen e tyre në tërësi dhe kryesisht në shpenzimet operative dhe në investime, si më poshtë.

Grafiku nr. 2 Struktura e shpenzimeve të DPM 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përgatitura nga grupi i auditimit të KLSH Në ekonomitë e zhvilluara dhe në shtete të veçanta, përfshi ato që janë vende në zhvillim ose të gatshëm për të hyrë në tregun ndërkombëtar, matjet përbëjnë rreth 3-6 për qind të PBB, pasi sistemi i metrologjisë është një prej komponentëve kyç të infrastrukturës së çdo shteti33.

31 Të dhëna të Ministrisë së Financave për buxhetin 2011-2015 të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH 32 Open data Albania dhe përllogaritje të grupit të auditimit të KLSH 33 Strategjia ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut 2020, MZHETS, Tiranë, Korrik 2014

Page 16: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

16

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

1.4.4. Risqet e aktivitetit të subjektit Risqet e aktivitetit të subjektit janë ato me të cilat ndeshet DPM në realizimin e përgjegjësive të veta, referuar mbrojtjes së konsumatorëve nga abuzimet tregtare me peshën dhe me matjet, si dhe impaktit potencial mbi verifikimin fillestar dhe periodik, kontrollin dhe monitorimin e kësaj veprimtaria në instrumentet matës në fushat e përfshira të metrologjisë (peshat, masat e lëngjeve te rrjedhshme dhe statike, energjisë elektrike, ujit etj.). Risqet e aktivitetit të DPM janë analizuar dhe pasqyruar nga dy aspekte. Fillimisht vlerësimi i risqeve është bërë duke u bazuar në analizën faktorëve kryesor që ndikojnë në arritjen e objektivave të këtij institucioni, duke përdorur metodologjinë SWOT: fuqitë, dobësitë, mundësitë, kërcënimet, të klasifikuar në faktorë të brendshëm (fuqi, dobësi) dhe të jashtëm (shanse, kërcënime). Trajtimi i risqeve është bërë mbi bazë institucioni, për shkak të mpleksjes së tyre midis drejtorive të DPM, por që në asnjë rast nuk do ta pengojë grupin e auditimit në evidentimin e përgjegjësive sektoriale dhe përcaktimin e rekomandimeve në zbutjen e këtyre risqeve, në funksion të përmirësimit të performancës për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet tregtare me peshën dhe matjet.

Analiza SWOT

Në tabelën e mëposhtme paraqitet një listim i faktorëve të lartpërmendur të lidhur me risqet e veprimtarisë së DPM.

Pasqyra nr. 1 Analiza SWOT për auditimin e DPM

Fuqitë (S) Dobësitë (W) Ambiente (godina qendrore) të reja të ndërtuara vitet

e fundit (2012). Laboratorë dhe pajisje laboratorike bashkëkohore. Etalonë kombëtarë të klasave të lartë të saktësisë. Ndjekja e procedurave të transmetimit të

gjurmueshmërisë. Një pjesë e stafit drejtues dhe menaxhues me

eksperiencë dhe aftësi në fushën e metrologjisë. Futja e metodave dhe procedurave bashkëkohore dhe

ndërkombëtare në fushën e metrologjisë. Mbulimi i territorit të vendit nëpërmjet qendrave

rajonale. Rritja e numrit të realizimit të verifikimeve (2011-

2015), si dhe kundrejt planifikimit. Rritja e të ardhurave nga shërbimet kundrejt

planifikimeve (2014-2015). Krijimi dhe implementimi i një sistemi të menaxhimit

të cilësisë. Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare të

metrologjisë. Deklarimi dhe njohja e aftësive matëse dhe kalibruese

(CMC) të laboratorit të masës në BIPB. Pajisja me autolaboratorë.

Mungesa e një database të krijuar dhe përditësuar për numrin dhe llojin e instrumenteve matës të shpërndarë në treg, sipas sektorëve dhe një të përgjithshëm.

Nuk ka patur plane të detajuar për secilin sektor, sipas llojit të instrumentit, vend-ndodhjes, subjektit të cilit i përket, data e verifikimit fillestar etj.

Lëvizje të shpeshta të metrologëve të autorizuar, për periudhën nga 2011 deri në 2015, si largime zëvendësime, ndryshime pozicioni etj.

Mungesa e trajnimeve të vazhdueshme për risitë në fushën e metrologjisë dhe masivizimi i tyre.

Humbje e njohurive të përftuara nga trajnimet si pasojë e largimit të personelit.

Numër i pa mjaftueshëm i metrologëve për të mbuluar gjithë territorin.

Numër i pamjaftueshëm i inspektorëve (14) për të kontrolluar instrumentet matës.

Investime të pa mjaftueshme për riparim dhe mirëmbajtje të instrumenteve matës, autolaburatorëve dhe mjediseve të qendrave rajonale.

Bashkëpunim jo i plotë me institucionet e tjera ndërkombëtare për njehsimin e procedurave dhe zhvillimin e mëtejshëm të metrologjisë sipas direktivave dhe rekomandimeve të tyre.

Mos realizimi sipas planifikimit i verifikimeve periodikë për instrumentet matës dhe arkëtimi i të ardhurave nga ky shërbim

Mos zgjidhja në kohë/ose në pamundësi e moskonformiteteve.

Shanset (O) Kërcënimet (T)

Page 17: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

17

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Ligji nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, me ndryshimet përkatëse.

Aktet ligjore dhe nënligjore në zbatim të ligjit për metrologjinë.

Anëtarësimi i DPM-së në organizatat ndërkombëtare te metrologjisë.

Strategjia kombëtare e sistemit të metrologjisë në Shqipëri.

Strategjia sektoriale “Për zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë në Shqipëri”

Strategjia ndërsektoriale mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut.

Hapje dhe bashkëpunim me organizmat ndërkombëtare për fushën e metrologjisë.

Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit për Shqipërinë. Tregtia e lirë me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Risitë dhe modernizimi në fushën e metrologjisë. Plotësimi dhe përditësimi i kuadrit rregullator për

metrologjinë sipas direktivave të organizatave ndërkombëtare.

Akreditimi i laboratorëve. Zhvillimet ekonomike në rajon e më gjerë dhe

kërkesat në lidhje metrologjinë. Mos bashkëpunimi me institucionet e tjera të vendit

DPD, QKR etj. Kërkesat dhe detyrimet për pjesëmarrje në komitetet

teknike EURAMET etj. Kërkesat për njohje të veprimtarisë të DPM nga

organizmat ndërkombëtarë në lidhje me kalibrimet, matjet, transmetimin e gjurmueshmërisë etj.

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH

Veç kësaj, në vijim grupi i auditimit është përpjekur për ndarjen e risqeve të veprimtarisë së DPM në faktorë risku brenda kontrollit menaxherial dhe jashtë kontrollit menaxherial, të karakterit operacional dhe strategjik, të nivelit cilësorë dhe sasiorë, sipas departamenteve për të adresuar përgjegjësitë vendim-marrëse, të “inputit”, “outputit” apo “proçesit” etj.34

a) Risqet brenda kontrollit menaxherial: • Nuk ka patur një database të krijuar dhe përditësuar për numrin dhe llojin e instrumenteve35

matës të shpërndarë në treg, sipas sektorëve dhe një të përgjithshëm; • Nuk ka patur plane të detajuar për secilin sektor, sipas llojit të instrumentit, vend-ndodhjes,

subjektit të cilit i përket, data e verifikimit fillestar etj; • Nuk ka patur një ndarje të qartë për veprimtarinë e secilit metrolog sipas fushës së mbulimit të

verifikimit për një instrument të përcaktuar; • Largimet dhe lëvizje të shpeshta të metrologëve të autorizuar, përgjegjës për verifikimin fillestar

dhe periodik të instrumenteve matës; • Nevoja për trajnime të vazhdueshme duke përfshirë të gjithë specialistët e DPM për risitë në

fushën e metrologjisë; • Humbje e njohurive të përftuara nga trajnimet si pasojë e largimit të këtij personeli; • Mungesa e dhe mosrespektimi i kritereve për rekrutimin e stafit të ri dhe kualifikimit si

metrolog i autorizuar;36 • Kapacitetet institucionale dhe burime njerëzore të dobëta për implementimin e legjislacionit

dhe arritjen e objektivave; • Mungesa e monitorimit dhe vlerësimit të veprimtarisë së personave juridikë të cilët kryejnë

veprimtari në metrologjinë ligjore, si dhe atyre juridikë dhe fizikë që kryejnë shërbime të riparimit të instrumenteve matës37;

• Mangësitë në bashkërendimin e veprimtarisë midis drejtorive brenda DPM, në drejtim të forcimit të rolit të këtij institucioni;

• Performanca e veprimtarisë së komisionit të ankimimit në lidhje me kohën dhe trajtimin e barabartë të subjekteve për të njëjtën problematikë;

34 Manuali i Auditimit të Performancës, fq. 44. 35 Ligji nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, me ndryshimet përkatëse. 36 Urdhër nr. 192, date 9.03.2008 “Për përcaktimin e kritereve të përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për t’u kualifikuar si metrolog i autorizuar”, i ndryshuar me urdhrin nr. 7991/1, datë 04.11.2011. 37 Urdhër nr. 194, datë 09.03.2009, i Ministrit të METE.

Page 18: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

18

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

• Moskordinim i punës dhe shkëmbim informacioni me institucionet e tjera shtetërore si Drejtoria e Doganave, Tatimeve, QKR etj, për evidentimin e futjes në treg të instrumenteve të rinj matës;

• Mos realizimi sipas planifikimit i verifikimeve periodikë për instrumentet matës dhe arkëtimi i të ardhurave nga ky shërbim për periudhën 2011-2013;

• Mangësi në zbatimin e procedurave të prokurimit për investime, për shkak të burimeve njerëzore të pakualifikuara në këtë drejtim;

• Mangësitë në dokumentimin e veprimtarisë dhe arkivimin dhe ruajtja e dosjeve të klasifikuara sipas drejtorive dhe sektorëve përkatës, kryesisht gjatë largimit të punonjësve;

b) Risqet jashtë kontrollit menaxherial: • Mungesa e investimeve për riparim dhe mirëmbajtje të instrumenteve matës, autolaboratorëve

dhe mjediseve e qendrave rajonale. • Numër i pa mjaftueshëm i metrologëve për të mbuluar gjithë territorin; • Numër i pamjaftueshëm i inspektorëve metrologë (14), dhe fokusimi i inspektimeve kryesisht

në parapaketimet dhe në pikat e tregtimit të karburanteve; • Mospërfshirja e fushave të reja në metrologji të cilët përdorin instrumente matës, si p.sh në

fushën e shëndetësisë, sigurisë publike, telefonisë mobile etj; • Mungesa e Akreditimit të të gjithë laboratorëve të DPM; • Ndryshimet në kuadrin rregullator të funksionimit të DPM-së; • Pamundësia financiare për përafrimin dhe implementimin e risive në fushën e metrologjisë. • Bashkëpunimi i mangët me institucionet e tjera ndërkombëtare për njehsimin e procedurave

dhe zhvillimin e mëtejshëm të metrologjisë sipas direktivave dhe rekomandimeve të tyre; • Kërkesat për njohje të veprimtarisë të DPM nga organizmat ndërkombëtarë në lidhje me

kalibrimet, matjet, transmetimin e gjurmueshmërisë etj; • Mangësi në informim, ndërgjegjësim dhe edukimi të qytetareve për të drejtat që ata kanë si

konsumatorë. 1.4.5. Rëndësia e produkteve të subjektit Metrologjia është pjesë e rëndësishme e infrastrukturës së cilësisë: standardizimit; akreditimit; testim-certifikimit; dhe vlerësimit të konformitetit, të cilat krijojnë premisat për vendime të rëndësishme lidhur me cilësinë e jetës së qytetarëve, në lidhje me mbrojtjen e shëndetit, ambientit, sigurinë e përgjithshme teknike, mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorit dhe të sektorit publik dhe privat për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara dhe ofruara në Shqipëri. Metrologjia ligjore është një aktivitet i rëndësishëm i DPM-së, që ka qëllim mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve nga matjet e pasakta në transaksionet tregtare dhe zyrtare, në fushat e sigurisë, shëndetit, ambientit etj., nëpërmjet kontrollit metrologjik ligjor të instrumentave matës. Një sistem efikas dhe mirëfunksionues i metrologjisë ligjore ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, në efektivitetin e aktivitetit të gjithë sektorit publik dhe në rritjen efektive ekonomike në sektorin privat. Shërbimet verifikuese të metrologjisë ligjore të organizuara në bazë të shërbimeve të specializuara sipas fushave kryesore (masë, volum&rrjedhje, matës material gjatësie) të cilat kryhen, si në laboratorët e qendrave rajonale të verifikimit, ashtu dhe në vend-përdorim të instrumenteve matës, me anë të autolaboratorëve, synojnë gatishmërinë e ofrimit, cilësinë e shërbimeve, si dhe përfshirjen në skemën e kontrollit të instrumenteve matës të reja. DPM, në zbatim të kërkesave të ligjit nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar, ka licencuar subjekte juridike për verifikimin periodik të matësve të energjisë elektrike, matësve të ujit të

Page 19: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

19

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

pijshëm dhe për verifikim të cisternave rrugore, si dhe persona fizik dhe juridik për riparimin e distributorëve të karburantit dhe peshoret automobilistike, kushtet e të cilëve inspektohen periodikisht nga DPM. Pra, veprimtaria e subjekteve private të përfshira në shërbime metrologjike është me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin social - ekonomik, pasi përfshin dy fusha me shtrirje mjaft të gjere territoriale dhe me rëndësi jetësore për vendin. Një ndër misionet e DPM ka qenë mbrojtja e konsumatorëve, nëpërmjet organizimit të kontrollit metrologjik ligjor të instrumenteve matës që përdoren në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare, mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurinë teknike, si dhe kontrolli sasior i parapaketimeve. Me anë të inspektimit metrologjik kryhet kontrolli në lidhje me prodhimin, importimin, instalimin, ruajtjen dhe riparimin e instrumenteve matës, si dhe me konformitetin e produkteve të parapaketuara për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e metrologjisë. Në mënyrë të përmbledhur, aktiviteti inspektues kryhet mbi: instrumentet matës në përdorim dhe në treg, përdorimin korrekt të njësive të matjes dhe konformitetin e sasisë së produkteve të para-paketuara. Në këtë mënyrë inspektimit metrologjik, kontrollon për të evidentuar subjektet që kryejnë shkelje në fushën e matjeve.

1.4.6. Feedback-u i subjektit në përfundim të auditimit

Gjatë fazës studimore, DPM i është përgjigjur në kohë plotësimit të informacionit të kërkuar kryesisht me dokumentacionin e pas tetorit të vitit 2013 dhe pjesërisht të vitit 2014. Janë krijuar vështirësi për dokumentacionin dhe komunikimit me nëpunësit periudhës 2011-2013, për shkak të mungesës së një arkivi të sistemuar dhe të mirë-organizuar, si dhe largimit të punonjësve, pa dorëzuar më parë dokumentacionin përkatës, duke krijuar shkëputje në memorien e veprimtarisë institucionale të DPM. Megjithëse, DPM ka qenë në mënyrë të vazhdueshme objekt kontrolli nga auditi i brendshëm i ministrive eprore dhe Njësia Antikorrupsion në Kryeministri, për periudha kohore të gjata dhe tematika të veçanta, stafi drejtues dhe menaxhues kanë shfaqur interes për rezultatet e këtij lloj të veçantë dhe të ri auditimi. Gjatë komunikimit të herëpashershëm me drejtues, specialistë dhe punonjës të DPM, janë treguar të gatshëm për të dhënë shpjegimet e kërkuara në kohë optimale, në përgatitjen dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit fizik e atij në format elektronik, si dhe plotësimin e të dhënave të kërkuara. Ndërrimi i stafit dhe pjesës më të madhe të punonjësve metrolog ligjor dhe inspektorëve, i ka bërë stafin dhe specialistë e DPM të interesuar për të parë prirjet e ndryshme që do të evidentohen për çështje të veçanta të këtij auditimi të performancës, si dhe rekomandimeve për përmirësimin e veprimtarisë metrologëve ligjorë dhe asaj kontrolluese e inspektuese të DPM-së në dobi të konsumatorëve dhe qytetarëve shqiptar, pa cenuar konkurueshmërinë e subjekteve tregtare, nëpërmjet një trajtimi të barabartë të tyre.

Page 20: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

20

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

2. QASJA DHE DETAJE TË AUDITIMIT Bazuar në dokumentacionin e grumbulluar dhe të analizuar, të dhënat e kërkuara dhe të plotësuara nga subjekti nën auditim, komunikimet me stafin, pasqyrimin në media të këtij aktiviteti publik, si dhe hulumtimet nga praktikat e vendeve të tjera në këtë fushë gjatë fazës studimore, qasjet audituese që do të aplikohen do të jenë të ndryshme, në varësi të çështjeve të selektuara për t’u shqyrtuar. Meqenëse aktiviteti i subjektit është kryesisht dhe përgjithësisht në zbatimin e standardeve, gjatë auditimit theksi vihet në grumbullimin e të dhënave numerike primare dhe sekondare për të bërë më pas analiza sasiore dhe për të arritur në konkluzione me besueshmëri të caktuar statistikore, pra do të përdoret qasja sasiore. Nëpërmjet qasjes sasiore do të arrihet testimi me të dhënat nga realiteti për çështje të konsiderueshme të auditimit. Duke e konsideruar një qasje deduktive, realizimi i saj do të kryhet edhe nëpërmjet pyetësorëve, të dhënat e grumbulluara dhe të përpunuara të të cilëve do të krahasohen me kriteret e vendosura gjatë fazës studimore. Performanca e drejtorive dhe punonjëse, si dhe DPM-së në tërësi është e lidhur me zbatimin e detyrave funksionale përkatëse, duke ndikuar në këtë mënyrë në cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve. Në këtë mënyrë, auditimi i kësaj çështjeje do të bëhet nëpërmjet qasjes cilësore, pasi nuk mund të përdoren tregues të matshëm, dhe do të realizohet nëpërmjet pyetjeve të hapura. Veç sa më sipër, nisur nga periudha e përfshirë në auditim prej pesë vitesh, e cila do t’i mundësojë grupit të auditimit të evidentojë prirje kryesore të veprimtarisë së DPM-së, të cilat reflektohen në situatën e mirëqenies së konsumatorëve dhe qytetarëve, bën që grupi i auditimit të përdorë edhe qasjen pragmatike, si një miks midis dy qasjeve të mësipërme dhe më e përshtatshme në auditimet e performancës. 2.1. OBJEKTIVI DHE PROBLEMI I PERFORMANCËS Në shoqëritë e sotme, shteti është përgjegjës për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve në treg, nëpërmjet ngritjes së institucioneve përkatëse, si dhe përcaktimit të kuadrit rregullator për organizimin dhe funksionimin e tyre. Mbi këtë bazë, DPM midis të tjerave ka për objektiv të veprimtarisë të mbrojë konsumatorët nga abuzimet në lidhje me peshën dhe matjen gjatë transaksioneve të ndryshme tregtare, si dhe në sektorët e shërbimeve shëndetësore, në ata të mbrojtjes së mjedisit dhe sigurimit teknik etj., me qëllimin përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Në këtë kuadër, DPM-ja si institucioni publik përgjegjës për të kryer shërbimet e verifikimit fillestar dhe periodik të instrumenteve matës, si dhe inspektimin e tyre për plotësimin e parametrave dhe kritereve teknike dhe ligjore të përcaktuar me vendimet përkatëse,38 ndikon në mbrojtjen e qytetarëve dhe konsumatorëve nga abuzimet me peshën dhe matjet. Veç kësaj DPM është institucion buxhetor që shpenzon të ardhura nga buxheti i shtetit, për të cilat taksapaguesit janë të interesuar të njohin në se janë mirë-menaxhuar në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve që afron. Gjithashtu, DPM nëpërmjet kryerjes së këtyre shërbimeve të detyrueshme periodike kundrejt tarifave përkatëse, siguron të ardhura për buxhetin e shtetit, për rritjen e cilave është i interesuar publiku shqiptar. Sakaq, niveli i performancës së veprimtarisë së këtij institucioni ndikon direkt tek portofoli i shpenzimeve të konsumatorit shqiptar, duke rritur koston për përftimin e një shërbimi të ofruar nga përdorues të instrumenteve matës jashtë standardeve dhe/ose menaxhimi jo efektiv i të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Duke audituar performancën e veprimtarisë së DPM-së si institucion publik shtetëror, dhe ndërthurjen e aktiviteteve të drejtorive brenda saj, ne do të fokusohemi në analizimin dhe vlerësimin e minimizimit të kostove të kësaj veprimtarie si investime, shërbime dhe veprimtari operacionale, por pa ndikuar tek cilësia (ekonomiciteti); ndërvarësinë dhe lidhjen e aktiviteteve në kuadër të optimizimit të raportit

38 VKM nr. 1351, datë 3.10.2008, “Për miratimin e rregullores për kërkesat teknike dhe metrologjike për instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara”

Page 21: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

21

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

input-out të saj, duke analizuar proceset, strukturat dhe zinxhirin e vlerës, në mënyrë që të vlerësojmë përputhshmërinë me standardet dhe kërkesat (efiçencën); si dhe nivelin e arritjes së objektivave të vendosura në përputhje me politikat, misionin, vizionin në fushën e metrologjisë, si dhe përputhjen e rezultateve (output-eve) me objektivat (efektivitetin) 2.1.1. Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës Në veprimtarinë e tyre të përditshme, qytetarët shqiptarë janë në treg për plotësimin e nevojave me ushqime, veshmbathje, karburant etj.; konsumojnë energji elektrike dhe ujë; kryejnë vizita tek mjeku etj. Pra vazhdimisht dhe në një spektër mjaft të gjerë, vlerësohen mbi bazën e instrumenteve matës përkatës, saktësia e të cilëve shkakton cenim të mirëqenies ekonomike, sociale, mjedisore etj. Në këtë mënyrë është më se e kuptueshme, çfarë pasojash të dukshme dhe të padukshme (marrja e një malli në sasi më të vogël), të drejtpërdrejtë ose të tërthortë (mbishpenzime që nuk përputhen me sasinë e mallit të blerë ose përkeqësim i shëndetit nga ndotjet e ambientit) shkaktojnë instrumentet matës që përdoren me tregues të saktësisë jashtë normave të lejuara. Mjafton të theksojmë se, në se gjysma e pompave të verifikuara në vitin 2015, të furnizonin me 10 mililitër karburant më pak se gabimi i lejuar për furnizimin mesatar ditor të llogaritur prej 10 litra për automjet, konsumatorët do të dëmtoheshin financiarisht me së paku 113,000,000 lekë në vit (për çmimin 139 lekë/litër) ose përafërsisht sa gjysma e buxhetit vjetor të DPM-së, institucioni ligjor për verifikimin dhe inspektimin e instrumenteve matës. DPM, në ushtrim të aktivitetit të saj kryen verifikimin e instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar në të gjithë territorin e Shqipërisë39, i cili bazohet në verifikimin fillestar dhe atë periodik, duke evidentuar e këto instrumente të hedhur në treg, të cilat inspektohen më pas për të kontrolluar karakteristikat e tyre metrologjike dhe treguesit ligjor. Instrumentet matës të verifikuar periodikisht nga ana e DPM-së, sipas afateve të përcaktuar në urdhrin e ministrit epror janë: peshore, gramarë, masa vëllimore, cisterna, rezervuarë, distributorë (nafte dhe gazi), metra, dozatorë, mikroskopë, taksimetra dhe peshore automobilistike. Gjithashtu, DPM kryen miratimin e sistemeve për parapaketimet dhe shishet enë matëse, si dhe verifikimin e kontalitrave dhe alkoolmetrave. Gjithashtu, DPM jep autorizime për persona juridik të cilët kryejnë verifikimin e instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar për të cilat nuk ka mundësi teknike, si dhe për persona juridik dhe fizikë për riparimin e tyre. Aktualisht, subjektet e autorizuar deri tani kryejnë verifikimet e instrumenteve si matës të energjisë elektrike, të ujit të pijshëm, të cisternave rrugore, të cisternave automobilistike, ndërsa riparimet për instrumentin peshore40, veprimtaria e këtyre subjekteve monitorohet nga DPM-ja. Sipas të dhënave për veprimtarinë në lidhje me procesin e verifikimit, ka një rritje të instrumenteve matës të verifikuar periodikisht si dhe të subjekteve të cilët kanë në përdorim këto instrumente, për periudhën 2011-2015.

Tabela. nr. 1 Të dhëna mbi numrin e instrumenteve matës të verifikuar 2011-2015

Nr. Emërtimi 2011 2012 2013 2014 2015 1 Instrumente matës 44,177 38,970 35,246 45,274 46,071 2 Subjekte 20,059 18,289 17,516 22,745 21,900

Burimi. Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Pothuajse të gjithë instrumentet matës që përdoren në vendin tonë dhe që janë në treg, vijnë nga importi, kërkesa për verifikimin fillestar të të cilëve është detyrim ligjor i poseduesit për ta kryer nga DPM. Përjashtohen nga ky rregull instrumentet matës të markuar CE. DPM nuk ka një regjistër të përditësuar të instrumenteve matës me verifikimin fillestar. 39 Urdhër nr. 195, datë 9.03.2009, i Ministrit të METE,“Për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara”. 40 http://dpm.gov.al. (Autorizimet për kryerjen e shërbimeve metrologjike)

Page 22: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

22

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Sipas INSTAT, në vendin tonë për vitin 2014 kanë ushtruar aktivitetin e tyre ekonomik 124,508 ndërmarrje. Ndërsa sipas të dhënave të DPM-së kanë përdorur dhe janë verifikuar instrumente matës në 22,745 subjekte ose 18.3%. Kjo është një shifër mjaft i vogël, po të kemi parasysh se vetëm në sektorin e tregtisë në këtë vit janë aktive 47,160 njësi, dhe se sipas vlerësimeve 90% e vëllimit të tregtisë bëhet nëpërmjet mjeteve matëse. Në këtë mënyrë rezulton se një numër i konsiderueshëm i subjekteve përdorin instrumente matës të paverifikuar, të cilët përbëjnë kërcenim për abuzim në transaksionet me konsumatorët.

Grafiku nr. 3 Subjekte aktive dhe me instrumente matës të verifikuara nga DPM në vitin 2014

Burimi. Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Nga ana tjetër kryerja e shërbimeve metrologjike të verifikimit për këto instrumente matës, reflekton dhe në grumbullimin e të ardhurave të realizuara nga DPM, duke patur ndikimin në buxhetin e shtetit dhe për pasojë në aftësinë investuese për përmirësimin e cilësisë së shërbimit nga institucionet publike. Kryerja e inspektimeve dhe vendosja e masave administrative deri në ndëshkimin me gjobë në rastet e përdorimit të instrumenteve në kundërshtim me përcaktimet dhe detyrimet ligjore jo vetëm që mbron konsumatorin shqiptar nga abuzimet me matjet dhe peshat, por njëkohësisht fuqizon DPM në përmirësimin e shërbimeve dhe rrit të ardhurat nga arkëtimi i gjobave. Duke analizuar veprimtarinë inspektuese, rezulton se ka rënie të subjekteve të inspektuara që nga viti 2012 (me nurin më të madh 10,808) në vitin 2015 me numrin më të vogël 4,112 subjekte, e lidhur kjo dhe me ndryshimet e largimet dhe rekrutimet e konsiderueshme pas vitit 2012. Të analizuar subjektet e inspektuara sipas llojeve, konstatohet se numrin më të madh e kanë subjektet me instrumente matës peshore, masë vëllimore etj., (si fruta- perime, njësi të ndryshme tregtare etj.) dhe kanë luhatje nga viti në vit kategoria e subjekteve karburante, markete dhe parapaketime.

Tabela nr. 2 Numri i subjekteve të inspektuara dhe të gjobitura 2011-2015

Nr Emërtimi 2011 2012 2013 2014 2015 1 Subjekte të inspektuara gjithsej 10,686 10,808 8,528 6,911 4,112 2 Subjekte të dënuar me gjobë 73 10 130 43 14 3 Subjekte të dënuar me gjobë në përqindje 0.68 0.09 1.52 0.62 0.34 4 Gjobat gjithsej në mijë lekë 31,800 1,860 66,720 20,600 9,250

Burimi. Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Veç kësaj, numri i subjekteve që kanë rezultuar me shkelje dhe janë dënuar me gjobë për instrumente matës në kundërshtim me përcaktimet ligjore lëviz nga 0.34 % në 2015 (vlera më e ulët) në 1.52 % në vitin 2013 (vlera më e lartë), një shifër mjaftë e ulët, duke marrë në konsideratë ekonominë e pa konsoliduar të një vendi si i yni. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në mbrojtje të konsumatorit shqiptar është edhe bërja publike e atyre subjekteve të cilët në aktivitetin e tyre përdorin instrumente matës të cilët nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore41,

41 www.energja.al. (Shtator 2013)

Page 23: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

23

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

në kuadër të transparencës, informimit dhe sensibilizimit të konsumatorit. Nga të dhënat e medias ka rezultuar se në shtatorin e vitit 2013, DPM nuk ka pranuar të bëjë publike subjektet me probleme në përdorimin e instrumenteve matës kryesisht në fushën e karburanteve.42 2.1.2. Objektivi i auditimit Në këtë auditim performance, është synuar evidentimi i problematikave që lidhen me veprimtarinë e DPM-së, nëpërmjet analizës dhe vlerësimit, në se është duke vepruar ky institucion në mënyrën e duhur dhe duke bërë gjërat e duhura në kohë dhe me kosto optimale për të mbrojtur konsumatorin shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjen. Në këtë mënyrë, duke audituar periudhën e aktivitetit 2011-2015, nëpërmjet një analize sasiore dhe cilësore, bëhet e mundur të evidentohen prirjet e ndryshme dhe të jepen rekomandimet përkatëse për përmirësimin e këtij shërbimi të rëndësishëm që i ofrohet qytetarëve shqiptar nga DPM për të rritur sigurinë dhe saktësinë e peshave dhe matjeve. Duke analizuar veprimtarinë publike të DPM-së në lidhje me shpenzimet e bëra për të mbështetur kryerjen e aktiviteteve në kuadër të përmbushjes së misionit të saj, ne do të vlerësojmë koston në lidhje me menaxhimin dhe miradministrimin e burimeve njerëzore dhe investimeve në asetet e tjera, pra me objektiv ekonomicitetin, por duke patur si parim mos cenimin e cilësisë së shërbimit për rritjen e nivelit të saktësisë dhe cilësisë në matje.. Në përmjet krahasimit të realizimit kundrejt programimit të aktiviteteve të veçanta të DPM-së dhe me ndikim të rëndësishëm në mirëqenien e konsumatorit si verifikimi dhe inspektimi instrumenteve matës, duke vënë theksin tek raporti burime-rezultate, auditimi do të këtë si objektiv efiçencën e veprimtarisë së DPM. Vlerësimi i rezultateve përfundimtare të aktiviteteve të DPM-së në bazë të cilësisë së produkteve publike të realizuara në përmbushje të objektivave të kësaj drejtorie dhe shkallës së përafrimit të tyre me pritshmëritë në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit shqiptar do të jenë të fokusuara drejt efektivitetit. Si konkluzion, auditimi në tërësi i veprimtarisë së DPM-së për periudhën 2011-2015, në bazë të një vlerësimi në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore; shërbimet e kalibrimeve, certifikimeve, verifikimeve dhe inspektimeve të instrumenteve matës në subjektet përdorue3s të tyre; autorizimit të veprimtarisë së peronave juridik dhe monitorimit të verifikimeve të kryera prej tyre; si dhe me shpenzimet dhe të ardhurat (buxhetin) si një derivat i veprimtarisë ekonomiko-financiare etj., do të arrihet në përfundime mbi problematikat dhe tendencat e ecurisë së metrologjisë shqiptare. Dhënia e rekomandimeve përkatëse për përmirësimin e shërbimeve metrologjike, në kuadër të veprimtarisë së DPM-së, do të fokusohet në mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet që rrjedhin si rezultat i përdorimit të instrumenteve matës të pakontrolluar, të paverifikuar apo jashtë kushte dhe kritereve tekniko-ligjore. 2.2. PËRKUFIZIMET DHE TERMINOLOGJIA Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është person juridik, publik, i specializuar për

metrologjinë;43 Metrologji, është shkenca e matjeve; Metrologji shkencore, është ajo pjesë e metrologjisë, e cila merret me realizimin, zhvillimin

dhe mirëmbajtjen e etalonëve kombëtare të matjeve; Metrologji industriale është pjesë e metrologjisë, me të cilën realizohet krahasimi i

rezultateve të matjes; Metrologji ligjore është pjesë e metrologjisë, e cila rregullohet me ligj dhe dispozita të tjera,

për sigurimin e saktësisë dhe të besueshmërisë në rezultatet e matjes në fushat ku aplikohen instrumente matëse ligjërisht të kontrolluara;

42 Tirana Observer, 05.09.2013 “Metrologjia fsheh mashtruesit, prokuroria nis hetimet” 43 Ligji nr. 9875, date 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar, neni 7

Page 24: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

24

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Instrument matës është çfarëdo pajisje apo sistem me funksione matëse; Matje është seria e veprimeve për përcaktimin e vlerës së një madhësie; Tipi i instrumentit matës është një seri instrumentesh matëse, me funksion identik, bazuar

në të njëjtin parim, që kanë të njëjtin projekt dhe që janë prodhuar nga i njëjti prodhues, në bazë të të njëjtit dokumentacion teknik dhe teknologjik;

Transmetueshmëri (gjurmueshmëri) është cilësia e rezultatit të matjes ose vlera e etalonit të matjes, e arritur pas një serie zinxhiri krahasimesh me etalonët e përcaktuara të matjes, ndërkombëtare ose kombëtare, që kanë të gjitha një pasiguri dhe nivel besueshmërie të përcaktuar;

Kalibrim është tërësia e veprimeve që përcakton, në kushte të veçanta, marrëdhënien ndërmjet vlerave të treguara nga një instrument ose sistem matës, ose të vlerave të dhëna nga një masë materiale, si dhe të vlerave të njohura, korresponduese të instrumentit të matur;

Verifikim është konfirmimi nëpërmjet ekzaminimit dhe evidentimit, nëse janë plotësuar kërkesat specifike, tekniko-metrologjike;

Verifikim i rregullt i një instrumenti matës është një verifikim i kryer periodikisht dhe në përputhje me rregullat;

Verifikim jashtë radhe i instrumentit matës është një verifikim i kryer pas rimodelimit, eliminimit të mosfunksionimeve ose defekteve të tjera teknike (riparim) apo i kryer jashtë periudhës së verifikimit;

Autorizim është dhënia e së drejtës për të kryer shërbime të metrologjisë ligjore të instrumenteve matëse në sferën e detyrueshme, subjekteve publike dhe private, vendase ose të huaja, që kryejnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë;

Certifikim është veprimtaria, nëpërmjet së cilës një palë e tretë dhe e pavarur dëshmon zyrtarisht se një produkt, proces apo shërbim është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në udhëzimet metodike të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, ose në përputhje me standardet e përcaktuara;

Parapaketim është kombinimi i një produkti dhe një paketimi individual. Një produkt është i paketuar, kur ai vendoset në parapaketim të çfarëdo natyre qoftë, pa qenë blerësi prezent dhe sasia e produktit, që përmbahet në parapaketim, ka një vlerë të paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet pa u hapur parapaketimi ose pa iu nënshtruar një modifikimi të perceptueshëm;

Matje zyrtare është një matje e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ose nga personi juridik i autorizuar (më poshtë ekzekutues i matjes zyrtare), në përputhje me vendimin administrativ për autorizim. Matja zyrtare përdoret si evidencë e besueshme në procedurat dhe vendimmarrjet e organizmave qeveritarë apo të gjykatave.

Miratim i tipit të instrumenteve matëse është pranimi i këtyre instrumenteve për verifikim fillestar dhe, kur kjo e fundit nuk kërkohet, autorizimi për t'i hedhur ato në tr eg dhe/ose për t'i vënë në shërbim.

Verifikim fillestar i instrumenteve matëse është kontrolli i një instrumenti të ri apo të riparuar dhe vërtetimi i përputhjes së instrumentit matës me tipin e miratuar.

Lejim për hedhje në treg ose vënie në shërbim të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara është leja e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë për hedhjen në treg ose vënien në shërbim të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara, të cilat nuk kanë shenjën e verifikimit fillestar.

Inspektimi metrologjik është kontrolli që ushtrohet në lidhje me vendosjen në treg dhe përdorimin e instrumenteve matëse që kryhet me qëllim për të provuar që ato janë zbatuar/përdorur në mënyrë korrekte, në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret që i përkasin.

Page 25: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

25

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Ai përfshin dhe kontrollin e korrektësisë së sasisë së treguar dhe përmbajtjes në parapaketime tashmë të vendosura;44

Kërkesat ligjore janë kërkesat e përcaktuara nga një ligj, akt nënligjor apo një leje, licencë a autorizim dhe që janë të detyrueshme për t’u respektuar gjatë ushtrimit të një veprimtarie të natyrës tregtare, ekonomike apo profesionale, përfshirë ato kërkesa të detyrueshme për t’u respektuar nga organet publike që ofrojnë shërbime publike;

Subjekti i inspektimit është çdo person fizik apo juridik, privat apo publik, që ka, sipas ligjit, detyrimin të respektojë një kërkesë ligjore;

Kundërvajtje administrative është shkelja me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore, të kryera me veprim ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ;45

Veprimtari administrative është tërësia e akteve dhe veprimeve, që përbëjnë dhe shprehin vullnetin e administratës publike, si dhe ekzekutimin e vullnetit;46

Dënim administrativ është masa e paralajmërimit, gjoba dhe çdo masë apo sanksion tjetër administrativ, pavarësisht nga emri i parashikuar nga ligji që rregullon një funksion inspektimi;47

Ankim administrativ është kundërshtimi ndaj aktit të dënimit administrativ të nxjerrë nga organi kompetent që ka shqyrtuar kundërvajtjen administrative;

Akreditim, është dëshmia/certifikata e lëshuar nga organizmi kombëtar i akreditimit për organin e vlerësimit të konformitetit, që përmbush kërkesat e përcaktuara në standardet e harmonizuara dhe, sipas rastit, çdo kërkesë shtesë, përfshirë ato të vendosura në skemat përkatëse sektoriale, për kryerjen e një veprimtarie specifike të vlerësimit të konformitetit.48

2.3. KRITERET 2.3.1. Kriteret e politikës Prioritetet qeverisëse për Sistemin Kombëtar të Metrologjisë në Shqipëri; Strategjia Kombëtare e Sistemit të Metrologjisë 2007-2020, miratuar me Urdhrin e Ministrit të

METE nr. 883, datë 04.12.2007; Strategjia Sektoriale për Zhvillimin e Infrastrukturës së Cilësisë në Shqipëri, miratuar me VKM

nr. 272, datë 05.03.2008 (Metrologjia, prioritetet, politika e përgjithshme, objektivat); Strategjia Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjen e tregut 2020,

MZHETTS (Infrastruktura e cilësisë-Metrologjia, objektivat dhe plani i veprimit); Raporti i vitit 2015 për Shqipërinë, Komisioni Evropian (Lëvizja e lirë e mallrave-metrologjia).

2.3.2. Kriteret e monitorimit dhe raportimi Raporte të veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë 2011-2015; Raporte të METE dhe MZHETS mbi veprimtarinë e metrologjisë 2011-2015; Relacione, Analiza dhe Studime të MZHETS dhe DPM -së; Raporte të Organizatave Ndërkombëtare mbi metrologjinë në Shqipëri; Raport i Komisionit Evropian mbi zbatimin e direktivës së instrumenteve matës 2004/22/EC,

17.06.2011.

2.3.3. Kriteret teknike

44 Ligji nr. 9875, date 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar, neni 3 45 Ligji nr. 10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative” 46 Ligji nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë 47 Ligji nr. 10433, datë 16.6.2011”Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” 48 Ligji nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”

Page 26: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

26

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Ligji nr. 9875, date 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar; Ligji nr. 10433, datë 16.06.2011 ”Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë” i

ndryshuar; Ligji nr. 10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”; Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” i ndryshuar; Ligji nr. 119/2014, datë 18.9.2014 “Për të drejtën e informimit”; Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar; VKM nr. 1576, datë 17.10.2008 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Drejtorisë së

Përgjithshme të Metrologjisë”; VKM nr. 1160, datë 13.8.2008 “Për miratimin e rregullores “Për etalonët kombëtare të matjes”; VKM nr. nr. 1161, date 13.08.2008 “Për miratimin e rregullores për shishet enë matëse” VKM nr. 1351, date 3.10.2008 Për miratimin e rregullores për kërkesat teknike dhe metrologjike për

instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara”; VKM nr. nr. 1352, date 3.10.2008 “Për miratimin e rregullores për parapaketimet”; VKM nr. 77, datë 30.1.2013 “Për miratimin e “Rregullit teknik për kërkesat thelbësore dhe

vlerësimin e konformitetit të instrumenteve të peshimit joautomatik”; VKM nr. 1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar; VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”; Udhëzim nr. 3492, datë 30.4.2015 “Për koordinimin ndërinstitucional të procedurave standarde të

kontrollit sasior, cilësor dhe fiskal të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj në Republikën e Shqipërisë”;

Udhëzim nr. 2, datë 08.2.2013 “Për Për tarifat dhe pagesat e shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”;

Udhëzim i përbashkët nr. 4456/1 datë 24.08.2015 Për një shtesë dhe një ndryshim në Udhëzimin nr. 2, datë 08.2.2013 “Për Për tarifat dhe pagesat e shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”;

Urdhër nr. 192, date 9.03.2008 “Për përcaktimin e kritereve te përgjithshme që duhet të plotësoje kandidati për t’u kualifikuar si metrolog i autorizuar”;

Urdhër i Kryeministrit nr. 23, date 23.02.2012 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Metrologjisë”;

Urdhër nr. 193, datë 9.03.2009 “Për përcaktimin e procedurave dhe kërkesave për regjistrimin e prodhuesve dhe importuesve te parapaketimeve dhe shisheve enë matëse”;

Urdhër nr. 194, date 9.03.2009 “Për miratimin e rregullores për autorizimin e personave juridike për kryerjen e veprimtarive ne metrologjinë ligjore dhe për autorizimin e personave juridike dhe fizike për kryerjen e shërbimit te riparimit te instrumenteve matëse”;

Urdhër nr. 195, date 9.03.2009 “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës te instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara”;

Urdhër nr. 196, date 9.03.2009 “Për miratimin e tipit te instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara”;

Rregullore e brendshme e DPM, miratuar nga Ministri i METE me nr. 1258 prot., datë 24.02.2009, si dhe nga Ministri MZHETS nr. 104/1 prot., datë 07.02.2014;

Rregullore miratuar nga Ministri i METE me nr. 1600/1 prot., datë 26.03.2010 “Mbi mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Komisionit të Ankimimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”.

2.3.4. Kriteret e tjera/Praktikat më të mira Kuadri rregullator i institucioneve të tjera publike që kanë lidhje me fokusin e këtij auditimi.

Page 27: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

27

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

2.4. PIRAMIDA E PYETJEVE AUDITUESE

1.1 A i ka shërbyer administrimi i burimeve

njerëzore arritjes së objektivave të DPM?

1.2 A ka ndikuar në mbrojtjen e

konsumatorëve veprimtaria e metrologjisë

ligjore?

1.3 A ka ndikuar inspektimi i DPM në

mbrojtjen e konsumatorëve nga

abuzimet me matjet?

1.1.2 A ka qenë

efektive performanca e burimeve njerëzore

dhe administrimi

tyre?

1.2.1. A është zbatuar kuadri

rregullator në aktivitetin

e metrologjisë

ligjore?

1.2.2 A ka ndikuar

veprimtaria verifikuese e

DPM mbrojtjen e

konsumatorit shqiptar ?

1.2.3 A ka qenë efektiv aktiviteti i

subjekteve të autorizuara

për verifikimin e instrumentev

ematës?

1.3.1 Cila ka qenë

performanca e

inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet

me matjet?

1.4.1 A janë kryer

investimet sipas nevoja

dhe kërkesave të një

metrologjie bashkëkohore?

1.4 A ka ndikuar menaxhimi financiar i DPM në fuqizimin e

veprimtarisë metrologjike?

1.4.2 A ka qenë në nivelin e

kërkuar performanca e

DPM për arkëtimin e të ardhurave nga

kryerje e shërbimeve?

1.3.2 A ka ndikuar në mbrojtjen e

konsumatorëve penalizimi i subjekteve me instrumente

matës të paligjshëm ?

A siguron veprimtaria e DPM mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me peshën dhe matjet?

Page 28: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

28

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

2.5 SKEMA E AUDITIMIT 2.5.1. Qasja/Metodologjia audituese Pardigma kryesore e këtij auditimi është: “Mbrojtja e konsumatorit shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjet arrihet nëpërmjet sinergjizimit të veprimtarisë së të gjithë aktorëve dhe faktorëve që ndikojnë në në zhvillimin e sistemit kombëtar të metrologjisë, të harmonizuar me starndardet evropiane dhe rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë, për të plotësuar nevojat e vendit dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve shqiptarë” Në këtë auditim do të orientohemi drejt një qasjeje indikutive ku pasi të jenë grumbulluar të dhënat e marra nga DPM dhe burime të tjera mbi metrologjinë, do të analizojmë veprimtarinë e saj në arritjen e objektivave. Analizimi i rezultateve dhe krahasimi me pritshmëritë në objektivat e realizuara, do të bazohet në cilësinë e aktiviteteve të kryera nga DPM-ja. Krahasimi i realizimit të proceseve të punës së veprimtarisë sipas drejtorive dhe sektorëve, kundrejt planifikimeve bazohet në sasinë e operacioneve/praktikave të zhvilluara. Përdorimi analizës SWOT, për evidentimin e faktorëve të brendshëm apo të jashtëm të cilët mund ndihmojnë ose në të kundërt të pengojnë arritjen e objektivave, i krijon mundësinë grupit të auditimit të evidentojë dhe adresojë risqet potencialë që ndikojnë në arritjen e rezultateve dhe përmbushjen e objektivave. Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave statistikore, të lidhura me aktivitetin e DPM-së, gjatë periudhës 2011-2015, do t’i shërbejë grupit të auditimit edhe si një një metodë për të krahasuar ecurinë dhe për të evidentuar prirjet ndër vite. Përdorimi i metodave sasiore, cilësore apo pragmatike (sasiore&cilësore) gjatë këtij procesi do të krijojë avantazhin e vlerësimit të besueshmërisë dhe vlefshmërisë së aktiviteteve të DPM-së, performanca e të cilës ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e konsumatorit shqiptar. 2.5.2. Metodat & teknikat audituese

• Rishikim dhe vlerësimi i të dhënave statistikore dhe dokumentacionit të grumbulluar gjatë fazës studimore;

• Intervista me specialistë të stafit të institucionit nën auditim; • Pyetësorë me specialistë dhe punonjës të subjektit nën auditim; • Konsulta me ekspertë të fushës jashtë subjektit të auditimit; • Analizë sasiore dhe cilësore të të dhënave të mbledhura gjatë fazës studimore, duke evidentuar

prirjet e deritanishme të veprimtarisë së DPM-së; • Krahasime me veprimtarinë dhe zhvillime të suksesshme në fushën e metrologjisë me vende të

tjera nga rajoni; • Analizë cilësore dhe sasiore e veprimtarisë së drejtuesve në lidhje me menaxhimin e burimeve

njerëzore; • Analizë sasiore dhe cilësore e stafit drejtues dhe specialistëve në përmbushje të kërkesave të

Rregullores Brendshme dhe praktikave të verifikimit dhe inspektimit; • Analizë cilësore e veprimtarisë drejtuese në përmbushje të kërkesave ligjore të kundërvajtjeve

administrative; • Studim dhe analizë menaxhimit financiar të DPM në periudhën 2011-2015; • Inspektime dhe vëzhgime të drejtpërdrejta në terren nga veprimtaria e metrologëve të

autorizuar dhe ajo inspektuese. Inspektime dhe vëzhgime në laboratorët e DPM-së në lidhje me kushtet, funksionimin, stafin dhe veprimtarinë e tyre.

Page 29: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

29

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

2.6. REZULTATET E PARASHIKUARA Auditimi i performancës së DPM-së në kuadër të veprimtarisë së saj me fokus në verifikimin, kontrollin, kalibrimin dhe inspektimin e instrumentave matës ligjërisht të kontrolluar në pronësi dhe përdorim të subjekteve private dhe publike, parashikohet të këtë një impakt social në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet që rrjedhin nga përdorimi i këtyre instrumenteve jashtë kritereve teknike dhe metrologjike të përcaktuar sipas kuadrit rregullator përkatës. Evidentimi i problematikave dhe ecurisë së veprimtarisë së DPM-së, jep një panoramë të situatës aktuale në lidhje me fushën e metrologjisë dhe evoluimin e sistemit kombëtar të metrologjisë. Rekomandimet në fund të këtij auditimi në kuadër të përmirësimit të veprimtarisë së institucioneve publike (DPM dhe MZHETTS), pritet të sjellin një ndikim pozitiv si në kuadër të përmirësimit të situatës ekonomike ashtu dhe në mbrojtjen e taksapaguesve dhe konsumatorëve shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjen. Duke qenë se veprimtaria e DPM-së është e lidhur ngushtë me institucione të tjera qendrore dhe rajonale, ky auditim parashikohet të këtë impakt për MZHETTS, si institucioni epror i saj, jo vetëm në hartimin e politikave për zhvillimin e këtij sektori duke rishikuar kuadrin rregullator për të implementuar rekomandimet dhe direktivat e BE-së dhe organizatave ndërkombëtare të metrologjisë, por edhe për të rritur nivelin e investimeve, në funksion të zhvillimit të një metrologjie kombëtare bashkëkokohore në mbrojtje të konsumatorëve. 2.6.1. Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin do të jetë në drejtim të rolit dhe ndikimit më të madh të tij në përmirësimin e vazhdueshëm të legjislacionit në fushën e metrologjisë në përgjithësi, duke e përafruar plotësisht me atë të BE-së, duke e harmonizuar dhe bashkërenduar me institucionet e tjera, me synim mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me peshën dhe matjet. Mesazhi auditues do të ndikojë për Qeverinë mbi domosdoshmërinë e harmonizimit dhe bashkërendimit më të mirë të veprimtarisë së DPM-së me institucionet e tjera publike dhe inspektuese, si dhe duke rritur nivelin e investimeve për të përmirësuar shërbimet metrologjike dhe zgjerimin me fusha të tjera verifikuese që përdorin instrumente matës, duke ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve shqiptar. 2.6.2. Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit Duke audituar performancën e DPM-së, jemi përpjekur që t’i bëjmë të njohur taksapaguesve dhe opinionit publik, se sa dhe si ka ndikuar veprimtaria metrologjike ligjore dhe inspektuese e këtij institucioni në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet, si dhe t’a njohë këtë ent me rrugët e mundshme për përmirësimin e aktivitetit të institucioneve publike, në dobi të mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, vetë DPM duke u njohur me prirjet kryesore për çështje të veçanta të evidentuara gjatë periudhës 2011 - 2015, do të ndikohet në lidhje me rekomandimet për të shmangur maksimalisht humbjet e ekonomike të qytetarëve nga matjet e pasakta, në bashkërendim të veprimtarisë dhe me institucionet e tjera publike. Veç këtyre, nëpërmjet këtij auditimi kemi synuar të bëjmë transparente situatën e deritanishme në lidhje me saktësinë e matjeve dhe peshës, veprimtarinë verifikuese dhe inspektuese, si dhe problematikat për mbulimin e të gjitha fushave dhe subjekteve që përdorin instrumente matës dhe që ndikojnë jetën ekonomike dhe sociale të vendit nga ana e DPM-së.

2.6.3. Forma e publikimit Në përfundim të auditimit është përgatitur Raporti Përfundimtar i Auditimit, i cili i dërgohet DPM; Ministrisë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; si dhe Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Page 30: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE Duke dashur t’i japë përgjigje pyetjes kryesore të auditimit A siguron veprimtaria e DPM mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me peshën dhe matjet? nëpërmjet shtjellimit të pyetjeve dhe nënpyetjeve të mëposhtme, grupi i auditimit të KLSH-së, ka arritur në këtë mesazh auditimi꞉

Mbrojtja e konsumatorëve shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjen nuk është në nivelin e kërkuar bashkëkohor, pasi perfomanca e DPM-së ka shfaqur mangësi për shkak të kuadrit rregullator të papërputhur plotësisht me direktivat e BE-së dhe të pa harmonizuar mirë me aktet e tjera ligjore e nënligjore; nga menaxhimi joefiçient dhe joefektiv i burimeve njerëzore; nga mospërfshirja në verifikimin e instrumenteve matës të fushave me rëndësi jetike për popullsinë si atë të shëndetësisë, mjedisit, komunikimit telefonik, sigurisë publike etj; nga mungesa e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike për përfshirjen në verifikim të të gjithë subjekteve me instrument matës në përdorim; nga problematikat e licencimit, monitorimit dhe inspektimit të personave të autorizuar në fushën e matëseve të energjisë elektrike dhe të ujit; nga veprimtaria inspektuese jo e qëndrueshme; si dhe nga mangësitë e konstatuara në fushën e kryerjes së investimeve dhe përdorimit të aseteve. 3.1. A I KA SHËRBYER ADMINISTRIMI I BURIMEVE NJERËZORE ARRITJES SË OBJEKTIVAVE TË DPM?

Burimet njerëzore janë lëngu jetësor i çdo njësie publike, si dhe guri i themelit i reformave e përtëritjes së administrimit publik. Njohuritë, aftësitë, përvojat, vlerat dhe mënyra e sjelljes se nëpunësve publik janë zemra e performancës shtetërore, të cilat nuk mund të jenë të shkëputura nga synimet dhe objektivat e institucioneve publike, duke përfshirë kërkesat për shërbime cilësore ndaj qytetarëve. Menaxhimi i burimeve njerëzore në institucionet publike duhet të shërbejë për të maksimizuar performancën e punonjësve, në shërbim të plotësimit të detyrimeve ligjore dhe objektivave strategjike të këtyre institucioneve. Menaxhimi i burimeve njerëzore, duke u fokusuar në një sërë aktivitetesh si: përcaktimi e zbatimi i kritereve në rekrutim dhe përzgjedhja, përshkrimi i detyrave sipas pozicioneve të punës, struktura organizative, trajnimi dhe zhvillimi, testimi, vlerësimi periodik i performancës, balancimin e praktikave organizative me kërkesat që dalin nga ligjet përkatëse etj., luan një rol primar në performancën e institucioneve publike në përgjithësi. 3.1.1. A ka qenë efektive performanca e burimeve njerëzore dhe administrimi tyre? Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është person juridik, publik, i specializuar për metrologjinë, me qendër në Tiranë dhe e organizuar në qendra rajonale, në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë49, organizimi dhe funksionimi i së cilës rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas ligjit nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar, DPM drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili emërohet nga Kryeministri, me propozimin e ministrit përgjegjës për ekonominë dhe rekrutimi i nëpunësve të bëhet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Me VKM nr. 1576, datë 17.10.2008 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”, është përcaktuar organizimi dhe me qendra rajonale në Tiranë, Korçë, Fier dhe Lezhë, rikonfirmimi i rekrutimit të nëpunësve civilë, detyrat e saj, hartimi i Rregullores së brendshme, struktura dhe organika miratohen me urdhër të Kryeministrit etj. Gjatë periudhës objekt auditimi 2011-2015, konstatohet se deri në janar 2014, DPM ka funksionuar sipas Rregullores së brendshme, të miratuar nga ministri i METE me datë 24.02.2009 dhe nr. 1258

49 Ligji nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar, neni 7

Page 31: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

31

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

prot., si dhe që nga data 07.02.2014 e në vazhdim sipas Rregullores së brendshme të miratuar nga ministri i MZHETS me nr. 104/1 prot. Gjate vitit 2011 deri me datë 23.02.2012 struktura organike ka funksionuar sipas Urdhrit të Kryeministrit nr. 112, datë 06.08.2008 me 110 punonjës. Pas kësaj date, me Urdhrin e Kryeministrit nr. 23, datë 23.02.2012 “Për miratimin e strukturës dhe të organikes së Drejtorisë së Metrologjisë” janë shtuar 10 punonjës (pra 120 gjithsej), duke bërë edhe një rindarje të sektorëve brenda DMSHI; duke hequr sektorin e auditit të brendshëm me dy persona; duke shtuar Drejtorinë sigurimit të cilësisë me 7 punonjës të ndarë në dy sektor (sigurimi i cilësisë dhe parapaketimet); DSHM ka një rindarje të sektorëve nga dy në tre, duke mbajtur sektorin e juridik, integrimit dhe komunikimit, dhe sektorin e burimeve njerëzore dhe shërbimeve, si dhe duke shtuar Sektorin e buxhetit dhe financës. Duke analizuar raportet e numrit të punonjësve brenda strukturës organike, me detyrat e DPM të përcaktuara në ligjin e posaçëm, me ngarkesën e punës të përcaktuara në Rregulloren e brendshme, performancën e tyre në këtë periudhë 5 vjeçare, si dhe me ndikimin e veprimtarisë tyre në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjen dhe peshën, konstatohet se një numër i konsiderueshëm punonjësish në DMSHI dhe në DSCP ngelen të pambuluar plotësisht. Aktualisht ngritja e pesë sektorëve në DMSHI me nga 3, 4 dhe 5 specialistë (gjithsej 20 punonjës), shkakton mbivendosja të detyrave të përgjegjësit të sektorit me ato të specialistëve brenda tij, pra mungesë eficience në përdorimin e burimeve njerëzore. Jo vetëm kaq, por shkakton një pabarazi në shpërblim për shkak të ngarkesës në punë të specialistëve të të njëjtit nivel. Kështu, Përgjegjësi i sektorit në DMSHI harton planet e punës, punon për përmirësimin e paketës ligjore, kryen studime, harton materiale trajnuese etj., njëlloj si specialisti i matjeve elektrike, specialisti i matjes së fuqisë dhe energjisë elektrike, matjeve të temperaturës etj., duke përfshirë dhe ambientet moderne të laboratorëve dhe mbajtjes së etalonëve matës që lehtësojnë kërkesat e aktivitetit të secilit prej tyre, duke marrë në konsideratë dhe faktin që veprimtaria e tyre ndikon indirekt instrumentet matës në terren. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion konstatohet se deri më datë 30.10.2014, punonjësit e DPM janë trajtuar me ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë” i ndryshuar, në kundërshtim me ligjin e posaçëm të metrologjisë në vendin tonë. Në këtë mënyrë, drejtuesit e DPM-së nuk kanë krijuar një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike në këtë institucion të administratës shtetërore. Marrëdhëniet e punësimit të ndërtuara mbi bazën e Kodit të punës, kanë bërë që ato të jenë të drejtpërdrejta me punëdhënësin, duke shmangur kriteret e punësimit dhe në të njëjtën kohë duke ulur nivelin e mbrojtjes së punëmarrësit prej largimeve nga puna pa shkaqe ligjore të arsyeshme. Mos zbatimi i kushteve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin për statusin e nëpunësit civil për një periudhë afër 4 vjeçare ka ndikuar negativisht në performancën dhe administrimin e burimeve njerëzore dhe për pasojë dhe në cilësinë e verifikimit dhe inspektimit të instrumenteve matës. Sipas të dhënave nga DPM, në periudhën 2011-2015, përgjithësisht është respektuar numri mesatar i prej 120 punonjësve, duke mos e tejkaluar atë (dhe për pasojë as fondin e pagave), por që nuk është plotësuar ne vitin 2015. Në fund të vitit 2015 rezulton se janë 8 vende të paplotësuar gjithsej për një periudhë kohore prej 1 muaj dhe përgjithësisht rreth 2 vjet, megjithëse janë zhvilluar procedura konkurrimi nga ana e DAP. Është ndjeshme në veprimtarinë verifikuese të detyrueshme mungesa e 3 metrologëve të autorizuar (5 % e numrit gjithsej) në DML përkatësisht në sektorët e shërbimit nr. 2, 3 dhe 4. Veç kësaj, ndryshimet ligjore të vitit 2013, kanë bërë që struktura e DI prej 16 punonjësish, të veprojë “brenda dhe jashtë“ kompetencave të DPM-së. Që nga muaji mars 2013, organizimi dhe funksionimi i inspektoratit që mbulon fushën e metrologjisë, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”50, i cili është miratuar në prill 2013, nuk ka funksionuar asnjë ditë dhe është shfuqizuar në shtator 2013, pra për një periudhë prej afër 3 vjet. Inspektimi, duke qenë një strukturë kontrolli për të provuar që për instrumentet matëse në treg janë zbatuar/përdorur në mënyrë korrekte, në përputhje me ligjin e mterologjisë dhe rregulloret përkatëse, krahas kontrollit të korrektësisë së sasisë së treguar dhe 50 Ligji nr. 14/2013, datë 14.02.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar, neni 4

Page 32: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

32

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

përmbajtjes në parapaketime duhej të mbante peshën kryesore në uljen e abuzimeve me peshën dhe matjet, pra me ndikim të konsiderueshëm dhe të gjithanshëm tek konsumatori, publik apo privat. Me të tilla veprime dhe mosveprime, tregon se nuk ka qenë në qendër të vëmendjes së qeverisë konsolidimi i inspektimit metrologjik në shërbim të qytetarëve dhe taksapaguesve. Performanca e burimeve njerëzore në përgjithësi varet dukshëm nga përcaktimi dhe zbatimi kritereve në rekrutimin e punonjësve, për t’i përshtatur maksimalisht me kërkesat e vendeve të punës në organikën e institucioneve publike. Siç është edhe evidentuar nga auditimi i fundit i KLSH-së mbi përputhshmërinë dhe rregullshmërinë financiare, si dhe nga shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion, drejtoret e përgjithshëm të DPM nuk kanë miratuar kritere për punësimin e punonjësve në përputhje me vendet e punës, duke vepruara në kundërshtim dhe me Rregulloren e brendshme të DPM-së51 së paku deri në tetor të vitit 2014, pas të cilit i janë nënshtruar procedurave të rekrutimit të nëpunësit në shërbimin civil. Performanca e burimeve njerëzore është ulur edhe si rezultat i lëvizjeve të shpeshta të nivelit të lartë drejtues dhe për pasojë dhe atij menaxhues. Theksojmë se për një periudhë pesëvjeçare janë ndërruar 4 drejtorë të përgjithshëm me kohëzgjatje nga disa muaj deri në mbi dy vjet. Mungesa e rekrutimit të punonjësve në përputhje me ligjin për nëpunësit civil, ka bërë që ndryshimet e drejtuesve, të shoqërohen me lëvizje të mëdha edhe në drejtorët e drejtorive, përgjegjësit e sektorëve deri edhe punonjësit e thjeshtë, mesatarisht çdo vit. Mjafton të përmendim që në vitin 2013 është përfshirë në largim pothuajse i gjithë stafi i DPM (123 persona, pasi ka pasur largime dhe emërime për të njëjtët persona brenda vitit, nga të cilët vetëm 21 ose 17 % janë dorëhequr) dhe me nivelin më të ulët me 11 persona në vitin 2015, të cilët kanë dalë në pension dhe/ose kanë kërkuar dorëheqjen. Në fund të vitit 2015, rezultojnë vetëm 13 punonjës (pra 11 %) të cilët janë të punësuar që para vitit 2011, dhe kryesisht metrologë të autorizuar (8) të rikthyer në punë.

Grafiku nr. 4 Largimet dhe emërimet në punë në DPM 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Duke e konsideruar veprimtarinë e metrologjisë ligjore dhe atë të inspektimit si dy shtyllat me ndikimin më të rëndësishëm në uljen e shkallës së abuzimit me instrumentet matës në të gjitha fushat e përdorimit, rezulton se janë pikërisht këto dy fusha më të prekurat në largimet dhe emërimet e reja në vite të këtij stafi. Sipas të dhënave të DPM, në vitin 2011, është ndryshuar 57 % metrologëve ligjor (32 nga 56 gjithsej) dhe në vitin 2013 janë zëvendësuar të gjithë, disa prej tyre edhe disa herë brenda vitit. Ndërsa inspektorët metrologë në vitin 2013 janë larguar nga puna plotësisht (23 nga 16 gjithsej) duke i dhënë një goditje cilësisë dhe sasisë së kësaj veprimtarie me ndikim të konsiderueshëm në uljen e nivelit të abuzimeve me matjet dhe peshën në veprimtarinë e përditshme të konsumatorëve shqiptar. Për më tepër nga këto lëvizje ngelen zona të tëra brenda sektorëve të pambuluara për një periudhë të konsiderueshme kohe. Sipas të dhënave nga Sektori i burimeve njerëzore rezulton se nuk disponohet dokumentacion për testimin e metrologëve ligjor në provimin e kualifikimit, duke vepruar kështu në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të METE nr. 192, datë 09.03.2008.

51 Rregullore e brendshme, kreu “Detyrat e Drejtorit të përgjithshëm”, pika 13.

Page 33: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

33

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Grafiku nr. 5 Largimet dhe emërimet e metrologëve 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Me përjashtim të trajnimeve jashtë vendit në të cilin kanë marrë pjesë niveli i lartë drejtues dhe ndonjë specialisti në DMSHI (laboratorë), në periudhën 2011-2015 është zhvilluar vetëm një trajnim dy ditor në DPM prej specialistëve të saj për metrologët ligjor dhe nuk ka pasur trajnime të tjera, megjithëse një nga detyrat e përgjithshme të DPM-së është kualifikimi i personelit dhe pajisja me certifikata përkatëse52. Janë trajnuar në vitin 2013 pesë metrologë të Tiranës, 3 prej të cilëve nuk kanë marrë pjesë fare në testim.

Grafiku nr. 6 Largimet dhe emërimet e inspektorëve 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të METE nr. 192, datë 09.03.2008 “Për përcaktimin e kritereve të përgjithshme që duhet të përmbushë kandidati për t’u kualifikuar si metrolog i autorizuar” i ndryshuar53, përveç arsimit të lartë është përcaktuar që preferohen diplomimi si inxhinier ne degët mekanike, elektrike, elektronike, ndërtim ose në matematikë, fizikë, kimi dhe biokimi. Në fakt, në fund të vitit 2015, rezultojnë të jenë inxhinierë në këto fusha 14 metrologë dhe 2 në matematikë dhe kimi, pra gjithsej 16 ose 30 % e tyre që plotësojnë këto kërkesa. Veç kësaj kërkohet njohuri të mjaftueshme në fushën e metrologjisë ligjore, që më vonë të testohen në provimin e kualifikimit. Ndërsa tek inspektorët vetëm 1 është me profesionin inxhinier elektrik dhe në pjesën më të madhe prej 60 % janë me profesionin e juristit (5) dhe atë të ekonomistit (4), por që nuk mungojnë dhe me shkollë profesionale shkenca politike, histori/gjeografi, teknologji bujqësore etj. Grupi i auditimit e konsideron mjaft të rëndësishëm vlerësimin e rezultateve në punë, si procesi vjetor i verifikimit të realizimit të përgjithshëm të objektivave të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit, si dhe i aftësive apo dobësive të nëpunësit në kryerjen e detyrave, me synim përmirësimin e aftësive profesionale dhe të cilësisë së shërbimit. Megjithëse është parashikuar në Rregulloren e brendshme vlerësimi në punë i punonjësve (Sektori i burimeve njerëzore -Detyrat e përgjegjësit të sektorit) rezulton të jetë bërë vetëm në vitin 2015 kur janë përfshirë në statusin e nëpunësit civil. Nga shqyrtimi i dosjeve të 10% të numrit të punonjësve aktualë (12), rezulton se vlerësimi ka qene formal, thjeshte dhe vetëm për përfitimin e statusit pas periudhës 1 vjeçare të provës, pasi nuk është marrë në konsideratë përformanca individuale e secilit prej tyre. 52 Rregullorja e brendshme, Drejtimet e veçanta, paragrafi i tetë. 53 Urdhër i Ministrit të METE nr. 7991/1 prot., date 04.11.2011 “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 192, date 09.03.2009

Page 34: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

34

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Tabela nr. 3 Metrologët dhe inspektorët sipas formimit profesional në fund të vitit 2015

Nr Emërtimi

Ing.

mek

anik

e,

elek

trike

, ele

ktro

nike

, nd

ërtim

, mat

emat

ikë

dhe

kim

i In

xhin

ieri

të tj

era

Jurid

ik

Eko

nom

ik

Gju

hë të

hua

ja d

he

mës

uesi

Shko

lla e

bas

hkua

r

Zhv

illim

rura

l

Aka

dem

ia e

arte

ve

Shke

nca

polit

ike

Gjit

hsej

1 Metrologë 16 6 14 11 2 2 1 1 0 53 Në % ndaj totalit 30.2 11.3 26.4 20.8 3.8 3.8 1.9 1.9 0 100 2 Inspektorë 2 0 5 4 1 0 1 0 2 15 Në % ndaj totalit 13.3 0 33.3 26.7 6.7 0 6.7 0 13.3 100

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH Megjithatë, Drejtori i Përgjithshëm i DPM në vitin 2012 ka marrë gjithsej 35 masa, nga të cilat 28 masa administrative me heqjen e ditës së punës dhe 7 masa disiplinore paralajmërim për largim nga puna. Në vijim pothuajse nuk ka pasur masa disiplinore (3, 2 dhe 1 sipas viteve në vazhdim). Duhet theksuar se në vitin 2011 janë ndjekur penalisht 8 punonjës (zëvendësdrejtori, shofer dhe 6 metrologë të autorizuar) me akuzën për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në kuadër të lëvizjeve të shpeshta brenda DPM-së, si dhe largimeve nga puna, nuk janë respektuar procedurat e dorëzimit të dokumenteve të punës, për shkak se titullarët nuk kanë marrë masa shtrënguese financiare ndaj tyre, duke sjellë si pasojë mungesë të theksuar të dhënash mbi ecurinë e veprimtarisë së drejtorive apo sektorëve të veçantë brenda tyre. Me përjashtim të periudhës tetor 2013-31.12.2015 (pra për pak më shumë se dy vjet) ka qenë dhe është mjaft e vështirë shfrytëzimi i të dhënave për çështje të ndryshme të sferës së veprimtarisë së DPM, duke penguar në këtë mënyrë përcaktimin e prirjeve dhe rekomandimin e masave në funksion të mirëqeverisjes nga menaxherët dhe audituesit e jashtëm. Pasojat më të konsiderueshme janë në arkivën e DPM, ku megjithëse ekzistojnë ambiente të përshtatshme, dokumentacioni nuk është sistemuar në përputhje me ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”. Dokumentet e krijuara nga DPM, gjatë ushtrimit të funksionit administrativ, nuk janë të evidentuara, të regjistruara, të inventarizuara dhe të sistemuara, me qëllim që të ruhen, shërbehen dhe vihen në shfrytëzim, në funksion të njohjes me veprimtarinë e administratës shtetërore. Duhet vënë në dukje, se gjatë periudhës së auditimit, punonjësi i arkivës ka ndryshuar 5 herë, si dhe dokumentacioni analitik i arkivës nuk është marrë dhe dorëzuar asnjëherë me inventar, duke ngarkuar me përgjegjësi titullarët e DPM.

Foto nr. 1 Aspekte të ambienteve të brendshme të arkivës

Burimi: Grupi i auditimit të KLSH

Administrimi i burimeve njerëzore ka ndikuar jo vetëm në performancën e tyre por edhe të këtij institucioni në tërësi. DPM në periudhën 2011-2015 është paditur në gjykatë për largimet nga puna për 65 raste (40 raste në vitin 2014, nuk ka në 2015), nga të cilat 40 janë fituar nga punonjësit paditës dhe

Page 35: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

35

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

20 të tjera janë akoma në proces. Duhet theksuar se në vitet 2011-2012, janë 3 raste në të cilat DPM për neglizhenca të qëllimshme nuk është përfaqësuar në gjykatë, duke lejuar indirekt dëmtimin e buxhetit të shtetit. Në periudhën e audituar janë paguar nga buxheti i shtetit 64,578,923 lekë për largimet e paligjshme nga puna që kanë kryer titullarët e DPM-së në vite, vlerë kjo e përafërsisht e barabartë me investimet e këtij institucioni në dy vitet 2014-2015 të marrë së bashku. Me shkresën nr. 46/3 prot., datë 23.06.2016, DPM ka theksuar midis të tjerave, se ka pamjaftueshmëri punonjësish, krahasuar me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Metrologjisë, në të cilën kanë qenë parashikuar 137 punonjës. Grupi i auditimit ka evidentuar se ka mangësi menaxhimi dhe në numrin aktual, gjë e cila pohohet dhe nga ana e juaj duke i konsideruar një dëm të madh largimet nga puna. Gjithashtu, dhe në lidhje me ndryshimet në strukturën organizative, grupi i auditimit ka konstatuar se nuk ka një shpërndarje të drejtë midis sektorëve brenda drejtorive dhe midis vetë këtyre të fundit, pa mohuar nevojën e përgatitjes së ekspertëve për fushat e reja të metrologjisë. Bazuar në gjetjet e mësipërme, mbi performancën e burimeve njerëzore dhe administrimin tyre në periudhën 2011-2015, grupi i auditimit të KLSH arrin në konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse si më poshtë vijon:

- Struktura organike e DPM nuk ka një shpërndarje të drejtë të specialistëve në sektorët e DMSHI dhe DSCP, pasi një pjesë e tyre kanë në numër të konsiderueshëm nëpunësish, kanë të njëjtat detyra brenda sektorit dhe pothuajse nuk kanë demonstruar aktivitet me nivelin e pagës që janë shpërblyer, duke shfaqur mungesë eficience, me ndikim në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjen dhe peshën. Për këtë rekomandojmë

1. DPM të hartojë dhe nëpërmjet METTS të kërkojë miratimin e një strukturë të re organizative, duke siguruar përmbushjen e detyrave lig jore me një numër më të vogël sektorësh në DMSHI e DSCP, dhe duke rritur numrin e metrologëve në sektorët e shërbimit, e shoqëruar kjo dhe me ndryshimet e nevojshme në Rregulloren e brendshme.

Brenda vitit 2016 për vitin e ardhshëm - DPM për afër 4 vjet nuk ka krijuar një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike pasi, marrëdhëniet e punësimit kanë qenë të bazuara në Kodin e punës, duke ulur nivelin e mbrojtjes së punëmarrësit prej largimeve nga puna pa shkaqe ligjore, duke ndikuar negativisht në performancën dhe administrimin e burimeve njerëzore dhe për pasojë dhe në cilësinë e verifikimit dhe inspektimit të instrumenteve matës.

- Në fund të vitit 2015 rezulton se në DPM janë 8 vende pune të paplotësuar për një periudhë kohore përgjithësisht rreth 2 vjet, megjithëse janë zhvilluar procedura konkurrimi nga ana e DAP, më e ndjeshme kjo në veprimtarinë verifikuese pasi mungojnë 3 metrologë të autorizuar (5 % e numrit gjithsej). - Drejtoret e përgjithshëm të DPM nuk kanë miratuar kritere për punësimin e punonjësve në përputhje me vendet e punës, duke vepruara në kundërshtim me Rregulloren e brendshme të DPM-së së paku deri në tetor të vitit 2014, pas të cilit i janë nënshtruar procedurave të rekrutimit të nëpunësit në shërbimin civil. - Metrologët e autorizuar në DPM nuk janë sipas kërkesave ligjore lidhur me profesionin dhe eksperiencën në punë, pasi në fund të vitit 2015, rezultojnë të jenë inxhinierë dhe matematicienë e kimistë vetëm 16 prej tyre ose 30 % që plotësojnë këto kërkesa. - Në inspektorët metrologë vetëm 1 është me profesionin inxhinier elektrik dhe në pjesën më të madhe prej 60 % janë me profesionin e juristit (5) dhe atë të ekonomistit (4), por që nuk mungojnë dhe me shkollë profesionale shkenca politike, histori/gjeografi, teknologji bujqësore etj. Për këtë rekomandojmë

Page 36: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

36

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

2. DPM të marrë masat e nevojshme që nëpërmjet DAP-it të plotësojë vendet e punës me specialistët të profilit, duke vendosur kriteret përkatëse sipas kërkesave lig jore, me përparësi plotësimin e metrologëve të autorizuar, e lidhur kjo me veprimtarinë verifikuese të instrumenteve matës në terren.

Brenda tremujor i të tretë 2016

- Performanca e burimeve njerëzore është ulur edhe si rezultat i lëvizjeve të shpeshta të nivelit të lartë drejtues dhe për pasojë dhe atij manaxhues, pasi gjatë periudhës së auditimit 2011-2015 janë ndërruar 4 drejtorë të përgjithshëm me kohëzgjatje nga disa muaj deri në mbi dy vjet, si dhe në vitin 2013 është përfshirë në largim pothuajse i gjithë stafi i DPM: 123 persona (pasi ka pasur largime dhe emërime për të njëjtët persona brenda vitit), nga të cilët vetëm 21 ose 17 % janë dorëhequr. - Në kuadër të lëvizjeve të shpeshta brenda DPM-së, si dhe largimeve nga puna, nuk janë respektuar procedurat e dorëzimit të dokumenteve të punës, për shkak se titullarët nuk kanë marrë masa shtrënguese financiare ndaj tyre, duke sjellë si pasojë mungesë të theksuar të dhënash mbi ecurinë e veprimtarisë së drejtorive apo sektorëve të veçantë brenda tyre. - Në periudhën e audituar 2011-2015 janë paguar nga buxheti i shtetit 64,578,923 lekë për largimet e paligjshme nga puna që kanë kryer titullarët e DPM-së në vite, vlerë kjo e përafërsisht e barabartë me investimet e këtij institucioni në dy vitet 2014-2015 të marra së bashku. Për këtë rekomandojmë

3. Drejtori i përgjithshëm i DPM, pasi të sigurojë përputhje të plotë të kërkesave lig jore të stafit dhe specialistëve përkatës sipas vendeve të punës, të shmangë plotësisht largimet nga puna pa shkaqe të arsyeshme, si dhe të sigurojë qëndrueshmëri dhe transmetueshmëri të njohurive të stafit brenda institucionit, me qëllim që të rritet performanca e nëpunësve publikë.

Vazhdimisht - Metrologët e autorizuar nuk janë testuar nëpërmjet provimit të kualifikimit për njohuri të mjaftueshme në fushën e metrologjisë ligjore, duke vepruar kështu në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të METE nr. 192, datë 09.03.2008, si dhe nuk ka pasur trajnime për metrologët dhe inspektorët, aq më tepër në kushtet e ndryshimeve të shpeshta të tyre. Për këtë rekomandojmë

4. DPM të marrë masat e nevojshme për trajnimin e metrologëve të autorizuar për të siguruar njohuri të mjaftueshme në fushën e metrologjisë lig jore dhe më pas të kryejë testimin e tyre, me qëllim që të rritet performanca dhe të mbrohet konsumatori nga peshat dhe matjet e pasakta.

Brenda vitit 2016

- DPM, me përjashtim të vitit 2015 (kur janë përfshirë në statusin e nëpunësit civil) nuk ka kryer vlerësimin në punë të punonjësve, dhe për pasojë nuk janë marrë masa disiplinore dhe/ose administrative për performancën e punonjësve, me gjithë problematikën e konstatuar gjatë periudhës së audituar. Për këtë rekomandojmë

5. DPM të kryejë vlerësimin e punës së stafit dhe specialistëve gjatë dhe në fund të vitit, në përputhje me VKM nr. 109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë” si dhe VKM nr. 1037, datë 16.12.2015 “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”, duke marrë masat.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Dokumentet e krijuara nga DPM, gjatë ushtrimit të funksionit administrativ, nuk janë të evidentuara, të regjistruara, të inventarizuara dhe të sistemuara, me qëllim që të ruhen, shërbehen dhe vihen në

Page 37: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

37

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

shfrytëzim, në funksion të njohjes me veprimtarinë e administratës shtetërore, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”. Për këtë rekomandojmë

6. DPM të krijoj një grup të posaçëm pune për të sistemuar arkivën sipas viteve dhe drejtorive, komunikimin me arkiven e shtetit për të arkivuar një pjesë të dokumentacionit, si dhe të sigurojë një vijimësi në arkivimin e rregull të dokumentacionit të veprimtarisë administrative.

Brenda vitit 2016

Page 38: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

38

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

3.2. A KA NDIKUAR NË MBROJTJEN E KONSUMATORËVE VEPRIMTARIA E METROLOGJISË LIGJORE?

3.2.1. A është zbatuar kuadri rregullator në aktivitetin e metrologjisë ligjore?

Metrologjia ligjore është aplikimi i kërkesave dhe detyrimeve ligjore në matjet dhe në instrumentet matës. Fillimet e saj metrologjia i ka që në epokat e hershme, ku që në Egjiptin, Romën apo Greqinë e lashtë e duke ardhur deri në ditët tona, janë vendosur procedura dhe kritere për kryerjen e shkëmbimeve, punimeve dhe shërbimeve të ndryshme, si dhe janë parashikuar penalizime në rastet e pa përputhshmërive. Në mbarë botën metrologjisë i është kushtuar një vëmendje e veçantë, duke filluar që me krijimin e një kuadri rregullator të mirëpërcaktuar dhe të përditësuar herë pas here duke e përshtatur me zhvillimet e tregtisë, ekonomisë, shkencës etj. Në SHBA, që në fillimet dhe krijimin e këtij shteti dhe legjislacionit të tij i është kushtuar një vëmendje e veçantë peshës dhe matjes dhe kuadrit rregullator në lidhje me to. Ku është vënë theksi në rëndësinë e madhe të njëtrajtshmërisë/përputhshmërisë në lidhje me peshën dhe matjen dhe rregullshmërisë së veprimtarive lidhur me to, duke përcaktuar dhe në Kushtetutën e SHBA-së krijimin dhe përcaktimin e standardeve në lidhje me peshën dhe matjen54.

Metrologjia ligjore e shtrin aktivitetin e saj duke synuar mbrojtjen e konsumatorit në ato fusha ku instrumentet matës përdoren për matje në transaksionet tregtare dhe zyrtare, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen e mjedisit, rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorit55. Në këtë kontekst, një rëndësi të veçantë merr funksionimi i duhur i metrologjisë ligjore, sipas të gjithë kuadrit rregullator kombëtar dhe ndërkombëtar. Duke qenë se vendi ynë synon të jetë pjesë e Komunitetit Evropian, përafrimi i legjislacionit të vendit tonë me atë të BE-së është një hallkë mjaft e rëndësishme. Në fushën e metrologjisë ligjore implementimi dhe zbatimi i Direktivës së Instrumenteve Matës56 të BE-së, ka një vlerë të veçantë për vet faktin se përdorimi i instrumenteve matës është prezent në jetën e përditshme të konsumatorit. Në progres-raportin e Komisionit Evropian të vitit 201557 është evidentuar se nuk janë bërë përparime në lidhje me përafrimin e kësaj direktive. Kjo direktivë e amenduar me direktivën 2009/137/EC, ka si qëllim përfarimin dhe përditësimin e kuadrit rregullator të vendeve anëtare dhe atyre që aderojnë futjen në BE, në lidhje me instrumentet matës.

“Metrologjia ligjore është shkenca e matjes. Është shumë e rëndësishme për tregtinë dhe jetën tonë të përditshme. Asnjë treg nuk mund të funksionojë pa matje të sakta dhe pa njësi të përbashkëta/unifikuara të matjes. Legjislacioni i BE-së për metrologjinë ligjore është një nga shtyllat e një tregu të vetëm për produktet. Kërkesat e BE-së kanë si qëllim për të promovuar inovacionin teknologjik, mbrojtjen e shëndetit, sigurinë publike, mbrojtjen e mjedisit dhe të tregtisë së drejtë.” Komisioni Evropian: Metrologjia Ligjore58

54 www.nist.gov. To Measure is to Know: The Impact of Metrology on Innovationand Economic Growth. James M.Turner, Ph.D. National Institute of Standards and Technology U.S. Department of Comerce, USA. 55 Ligji nr.9875, datë 14.02.2008, “Për metrologjinë”, i ndryshuar, neni 4. 56 Directive 2004/22/EC, on measuring instruments. 57 Raport i Komisionit Europian për Shqipërinë, Bruksel, 10.11.2015. 58 http://ec.europa.eu/

...The Congres shalle have Power To...and fix Standard of Weights and Measrures. (From the USA Constitution - Nga Kushtetuta e SHBA)

Page 39: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

39

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Në raportin e paraqitur sipas një studimi të OIML-së për përfitimet nga metrologjia ligjore të ekonomisë dhe shoqërisë59, në lidhje me transaksionet tregtare fushat më me risk që mund të ndikojnë tek konsumatori sipas kostove të transaksioneve, dhe në mbrojtje të cilit duhet të veprojë metrologjia ligjore janë; shitja e karburantit në pikat e furnizimit, faturat e komunikimit celular, shitja e druve të zjarrit, shitja e drithërave dhe orizit nga fermerët bazuar në matjet e lagështirës, shitja e pijeve duke përdorur masa vëllimore, matësit e energjisë elektrike, të ujit dhe gazit për konsumatorin familjar. Po ashtu një metrologji ligjore efektive duhet të ketë një fushë të gjerë veprimi në mbrojtjen e mjedis duke ndikuar në mbrojtjen e resurseve natyrore si p.sh në industrinë e peshkimit, verifikimin e instrumenteve matës të ndotjeve nga mbetjet e ndryshme apo shkarkimeve të gazrave të automjeteve, si dhe në fusha të tjera mjaft të rëndësishme si shëndeti duke verifikuar instrumentet matës që përdoren në fushën mjekësisë. Duke qenë se vendi ynë, nëpërmjet DPM-së është anëtar dhe anëtar i asociuar, në organizatat ndërkombëtare në lidhje me metrologjinë60, implementimi dhe zbatimit direktivave e rekomandimeve të këtyre organizatave, dhe harmonizimi i kuadrit rregullator të vendit tonë duke u përditësuar me praktikat e reja dhe më të mira ndërkombëtare, do të ishte një vlerë e shtuar për Metrologjinë shqiptare dhe do të rriste përpjekjet për mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjet. Edhe në Strategjinë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjen e Tregut 2020, miratuar në korrik 2014, pjesa e metrologjisë, është vënë theksi dhe është cituar se; “...Për metrologjinë ligjore është shumë i rëndësishëm sigurimi i harmonizimit të rregullave kombëtare me ato ndërkombëtare me qëllim mbështetjen e tregtisë ndërkombëtare për instrumentet ligjërisht të kontrolluar dhe parapaketimet. Bazuar në ligjin për metrologjinë, u mundësua ngritja dhe menaxhimi i sistemit kombëtar të metrologjisë ligjore në përputhje me nevojat kombëtare dhe kërkesat evropiane...” Duke ju referuar faktit se ligji “Për Metrologjinë” ka pësuar ndryshime në gjatë periudhës 2010-2015, këto ndryshime nuk janë ndjekur me përditësimet dhe/ose ndryshimet në lidhje me aktet e tjera nënligjore në zbatim të këtij ligji. Veprimtaria e DML-së bazohet në ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008, “Për metrologjinë” të ndryshuar sipas ndryshimeve përkatëse në vitet 2010, 2013 dhe 2015, tre VKM-ve që përcaktojnë kërkesat teknike dhe metrologjike të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar, katër urdhra dhe udhëzime të ministrit përgjegjës për ekonominë në lidhje me miratimet e tipeve dhe verifikimet e instrumenteve matës, tarifat për pagesat e shërbimeve të kryera nga DPM-ja, përcaktimin e zonave territoriale të qendrave rajonale/sektorëve të shërbimit të DML, si dhe në rregulloren e brendshme dhe urdhrat e drejtorit të përgjithshëm të DPM-së për miratimin e procedurave teknike për kryerjen e verifikimeve metrologjike. Pavarësisht përcaktimit të fushave në të cilat do të zbatohen dispozitat e ligjit për metrologjinë, nga ana e DPM-së dhe DML-së, nuk janë ofruar dhe/ose ofrohen verifikime të instrumenteve matës të cilët përdoren në fushën e kujdesit shëndetësor, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë si dhe pagesave për faturat e komunikimit celular/mobile, matje për kohën dhe frekuencën. Kuadri rregullator për metrologjinë ligjore nuk është i plotësuar me akte nënligjore ku të përfshihen dhe të përcaktohen karakteristikat e tyre metrologjike si dhe periudhat për verifikimet e këtyre instrumenteve, duke vijuar me procedurat për kryerjen e verifikimeve, vlerësimin e konformiteteve etj, duke u bazuar në direktivat e BE-së si dhe rekomandimet e OIML-së. Në vendin tonë sipas përcaktimeve në kuadrin rregullator janë përcaktuar karakteristikat metrologjike për 14 instrumente matës, ku edhe në këtë grup për 2 kategori instrumentesh nuk kryhen shërbimet e verifikimit dhe për 3 të tjerë janë autorizuar persona juridik jashtë DPM-së. Duke bërë një krahasim në lidhje me fushat që mbulon metrologjia ligjore në vendet fqinj si p.sh Mali i zi61, konstatohet se në instrumentet matës ligjërisht të kontrolluar të përcaktuar dhe grupuar sipas fushave përkatëse të përdorimit, janë përfshirë instrumente matës të përdorur në lidhje me kujdesin shëndetësor si; instrumente për matjen e presionit të gjakut, dozimetra të përdorur në shëndetësi dhe farmaceutik, termometra, elektrokardiografi, elektroencefalografi, etj, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit

59 www.oiml.org. Report: “Benefit of Legal Metrology for the Economy and Society”. 60 www.euramet.org, www.oiml.org, www.welmec. org 61 www.welmec.org. Montenegro.

Page 40: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

40

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

dhe sigurinë si; spektrofometra të laboratorëve mjekësorë, radiometra, audiometra, manometra, termometra, matës të zhurmave zanore, instrumenta matës në lidhje me rezistencën e tokës, luxmetra, instrumente matës të shkarkimeve në ajër etj. Po ashtu në lidhje me instrumentat matës në fushën e telekomunikacionit, janë përfshirë gjeneratorët e impulsit dhe çelësat kohorë, për matjen e impulseve të harxhuara. Në ligjin për metrologjinë të Malit të Zi janë përcaktuar 45 instrumente matës si subjekt të ligjit për metrologjinë. Edhe në Maqedoni62 në metrologjinë ligjore është përfshirë verifikimi instrumenteve matës të kohës, si në atë të komunikimit telefonik, ashtu dhe në rastet e matjes së kohës në parking, instrumente matës në lidhje me mbrojtjen e mjedisit për shkarkimet në ajër, kujdesin shëndetësor, etj. Si instrumenta matës subjekt të ligjit për Maqedoninë janë përcaktuar 43 instrumente matës. Gjithashtu të dy këto dy vende kanë përfshirë në legjislacionet përkatëse kontrollin metrologjik të metaleve të çmuara. Për dy instrumente matës, atë të energjisë elektrike dhe të ujit, të cilët gjejnë një përdorim mjaft të gjerë në jetën e përditshme të konsumatorit shqiptar, si dhe të vlerësuar si instrumente të përdorur në fusha me risk nga organizmat ndërkombëtarë, verifikimi periodik kryhet nga persona juridik të autorizuar nga DPM për kryerjen e veprimtarisë në metrologjinë ligjore. Edhe pse ligji për metrologjinë e lejon autorizimin e subjekteve juridik privat, jashtë DPM-së dhe DML-së, për kryerjen e veprimtarive verifikuese, një shërbim i tillë me fokus mbrojtjen e konsumatorit shqiptar do të ishte më transparent dhe efektiv nëse do të kryhej nga institucioni shtetëror dhe publik, i specializuar dhe përgjegjës për metrologjinë. Nga të dhënat e marra në DPM, u konstatua se para dhënies së autorizimeve për personat juridik privat, nuk është kryer verifikimi i instrumenteve matës energjisë elektrike dhe ujit. Bazuar përcaktimet në rregulloren për dhënien e autorizimeve, pas vlerësimit për plotësimin e kritereve dhe kushteve për dhënien e autorizimit, personi juridik duhet të mbikëqyrej/supervizohej nga DPM-ja me anë të kontrolle vlerësuese jo më pak se një herë në 6 muaj. Në lidhje me instrumentat matës të përcaktuar si sistemi matës i forcës i makinave testuese një aksiale të materialeve, në VKM-në për kërkesat teknike dhe metrologjike të instumentave matës, nuk është kryer procesi i “verifikimit periodik” sipas periudhës së përcaktuar në urdhrin e ministrit për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumenteve matës. Nga ana e DPM-së për këtë kategori instrumentesh janë kryer “kalibrime” nga sektori i matjeve mekanike pjesë e DMSHI-së.

Me observacionin me nr. 2913 prot., datë 23.06.2016 konfirmohet konstatimi mbi mungesën e verifikimeve periodike, duke u përpjekur për të gjetur shkaqet nga ekzistenca e laboratorëve të tjerë të akredituar.

Në ligjin për metrologjinë63, të ndryshuar, në lidhje me të drejtat dhe detyrat e DPM-së, është përcaktuar se kjo drejtori kryen verifikimin periodik të lojrave të fatit. Ligji për metrologjinë ka pësuar ndryshimet sipas viteve 2010, 2013 dhe 2015 por në asnjë nga këto ndryshime, nuk është hequr e drejta dhe detyrimi i DPM-së për kryerjen e këtyre verifikimeve periodike. Po ashtu në Strategjinë Sektoriale “Për zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë në Shqipëri64”, pjesa e Metrologjisë, në të cilën është përfshirë “Strategjia Kombëtare e Sistemit të Metrologjisë në Shqipëri” miratuar me urdhrin nr. 883, datë 04.012.2007, të ministrit të METE-s, është evidentuar se në lidhje me verifikimet në lojërat e fatit kanë qenë të kufizuara, duke lënë si prioritetet se verifikimet metrologjike dhe mbikëqyrja metrologjike duhet të shtrihen në të gjitha fushat e përcaktuara në ligj. Nga ana e DPM-së nuk është kryer asnjë verifikim në lidhje me lojërat e fatit. Duke qenë se DPM dhe DML-ja brenda saj, është institucioni i përcaktuar me ligj për kryerjen e veprimtarive metrologjike në Republikën e Shqipërisë, mos kryerja e veprimtarisë së saj në lidhje me verifikimin e instrumenteve matës, ndikon dhe cenon mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet në rastet e përdorimit të këtyre instrumentave të pa verifikuar.

62 www.welmec.org. FYROM. 63 Ligji për Metrologjinë, neni 8, pika 12 64 VKM nr. 272, date 05.03.2008, “Për zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë në Shqipëri.

Page 41: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

41

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Me ligjin nr. 10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, për mbikëqyrjen dhe kontrollin e ligjshmërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë për organizatorët e lojërave të fatit është krijuar Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Sipas përcaktimeve të këtij ligji, NJMLF-ja është struktura përgjegjëse për të kryer kontrollet dhe monitorimet në lidhje më subjektet që objekt të veprimtarisë së tyre kanë organizimin e lojërave të fatit. NJMLF-ja është person juridik publik, në varësi të ministrit të financave. Duke qenë se në ligjin për metrologjinë është përcaktuar edhe dhënia e autorizimeve65 për subjektet juridik në kryerjen e veprimtarisë për verifikimet metrologjike në rastet kur kjo drejtori nuk ka mundësi për ti kryer këto detyra, atëherë NJMLF-ja duhet të ishte autorizuar nga DPM-ja për kryerjen e verifikimeve metrologjike në lidhje me pajisjet elektronike të lojrave të fatit. Në rregulloren e nxjerrë nga ministri i METE-s, për autorizimin e personave juridikë për kryerjen e veprimtarive në metrologjinë ligjore, ky autorizim duhet të jepej pas kërkesës së bërë nga personi juridik, dhe verifikimit të plotësimit të kushteve të përshkruara në këtë rregullore. Nga ana e DPM-së nuk është dhënë një autorizim i tillë. Në lidhje me këtë çështje, ka patur një korrespondencë shkresore ndërmjet dy ministrive asaj të financave dhe të ekonomisë. Me shkresën nr. 14097/3 prot., të datës 06.12.2010 të ministrit të MF-së, drejtuar ministrit të METE-s, në përgjigje të shkresës nr. 6017/2, datë 10.11.2010, thuhet se; “... me miratimin e ligjit nr. 10033, datë 11.12.2008, “Për lojrat e fatit”, dhe hyrjen në fuqi të tij, është shfuqizuar ligji nr. 8701, datë 01.12.200 “Për lojrat e fatit dhe kazinotë” dhe të gjitha aktet nënligjore të dala në zbatim të tij si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen, ku pjesë e tyre është edhe VKM nr. 238, datë 13.04.2001 dhe për rrjedhojë DPM nuk ka më kompetencë të kontrollojë dhe të certifikojë pajisjet e lojrave të fatit” Referuar VKM-së nr. 238 datë 13.04.2001, Instituti i Metrologjisë sot DPM, certifikonte pajisjet e lojërave të fatit duke hartuar dhe miratuar një procedurë teknike mbi kontrollin, lejimin e miratimit dhe certifikimit të këtyre pajisjeve. Certifikata e lëshuar nga Instituti i Metrologjisë paraqitej nga organizatori i lojrave të fatit, sipas detyrimit të përcaktuar, në Komitetin e lojërave të fatit. Ligji për metrologjinë i ndryshuar, përcakton se nga ana e DPM-së duhet të kryhet verifikim periodik i lojrave të fatit. Po ashtu në shkresën e lartpërmendur citohet neni 13, pika c, e ligjit nr. 10033, “Për lojrat e fatit” në lidhje me funksionet që ushtron NJMLF-ja, e cila “...kontrollon dhe verifikon nëse mjetet e lojrave të fatit janë të çertifikuara nga trupa të akredituar, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj. Certifikon pajisjet e basteve, sipas specifikimeve teknike të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave. ... në strukturën e NJMLF-së përfshihet Sektori i Miratim Çertifikimit, i cili ndër të tjera bën verifikimin dhe certifikimin e lojrave të fatit. Në përbërjeje të këtij sektori ka specialistë inxhinierë elektronik dhe jurist, dhe kontrollon e inspekton këto pajisje në bazë të çertifikatave dhe raporteve të nxjerra nga laboratorë testimi ndërkombëtarë lojrash. ...çertifikimi është i lidhur specifikimet teknike të lidhur me këtë proçes, të cilat janë pjesë e çertifikatave dhe raporteve të testimit të nxjerra nga laboratorët e liçensura për lojrat e fatit sipas standardeve të përcaktuara në ligj dhe jo mbi verifikimet që mund të bëjë sektori i miratim dhe çertifikimit. Asnjë pajisje elektronike nuk miratohet dhe çertifikohet n.q.s nuk është testuar nga laboratorë të specializuar dhe të akredituar për lojra fati...”. Ndër të tjera në shkresë thuhet se “...organizatorët e lojrave të fatit që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë për të gjitha pajisjet e lojrave të fatit, paraqesin pranë NJMLF-së “raporte testimi” dhe “çertifikata” të marra nga laboratorë të akredituar ndërkombëtarë . ...në lidhje me miratimin dhe çertifikimin e pajisjeve të lojrave të fatit, ky proçes bëhet nga NJMLF-ja, si plotësim i detyrave të përcaktuara në ligj, ku është përcaktuar qartë bashkëpunimi me laboratorë testues ndërkombëtarë ose kombëtarë me ISO 17020 dhe ISO 17025 të cilët lëshojnë të gjithë raportet dhe çertifikatat për këto pajisje në përputhje me standartet europiane. Në qoftë se DPM-ja do të ishte liçensuar dhe akredituar për testimin e lojrave të fatit sipas standardeve evropiane dhe standardeve ndërkombëtare ISO të përcaktuara në ligj, atëherë NMLF-ja do të bashkëpunonte gjithashtu dhe me këtë institucion... etj. Në fund të kësaj shkrese thuhet se: ...nëse edhe pas shpjegimeve të mësipërme, gjykoni se është e nevojshme ngritja e një grupi pune ndërinstitucional, shprehim disponibilitetin tonë të plotë duke caktuar si përfaqësues...”.

65 Pjesa IV, Dhënia e autorizimit.

Page 42: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

42

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Hedhja në treg dhe përdorimi i instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar, kryhet sipas përcaktimeve në ligjin për metrologjinë, kur ato janë testuar dhe përputhen me kërkesat metrologjike, janë pajisur me shenjat verifikuese dhe/ose kanë kaluar procedurat e vlerësimit të konformitetit, etj. Po sipas ligjit për metrologjinë, të ndryshuar, vlefshmëria ligjore dhe përputhja me karakteristikat tekniko-metrologjike, fillon me miratimin e tipit dhe verifikimin fillestar për instrumentat matës që nuk janë objekt i markimt CE e më pas verifikimin pasardhës. Me ndryshimin e ligjit nr. 9875, datë 14.02.2008, “Për metrologjinë” me ligjin nr. 100/201566, instrumentat matës objekt të markimit CE nuk i nënshtrohen miratimit të tipit dhe verifikimit fillestar, por vetëm verifikimeve pasardhëse. Pas hyrjes në fuqi të ligjit 100/2015, ministri përgjegjës për ekonominë nuk ka nxjerrë një rregullore për miratimin e tipit të instrumentave që nuk janë objekt i CE, si dhe për vlerësimin e konformitetit, ky i fundit është akoma në faza fillestare67. Ky ligj ka hyrë në fuqi 15 ditë pas publikimit në fletoren zyrtare nr. 178, datë 15.10.2015. Aktualisht në lidhje me miratimin e tipit, është në fuqi urdhri nr. 196, datë 09.03.2009, “Për miratimin e tipit të instrumenteve matese ligjërisht të kontrolluara”. Para daljes së këtij ligji janë bërë miratime tipi për instrumentat matës të energjisë, ujit, taksimetra, analizues të alkoolit në frymëmarrje dhe shpërndarës karburanti. Miratimi i tipit ka konsistuar në kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit shoqërues të instrumentit. Nga ana e DPM-së kryhet njohje e miratimit të tipit dhe nuk bëhet miratim tipi duke u shoqëruar me verifikim fillestar në kontekstin e kryerjes së veprimtarisë metrologjike për vërtetimin e përputhshmërisë së karakteristikave tekniko-metrologjike të instrumentit me tipin e miratuar të tij, sipas përcaktimeve për kontrollin në rastin e verifikimit fillestar68. Referuar të dhënave të marra në DPM, instrumentat matës që përdoren në vendin tonë janë objekt i importit. Në ligjin për metrologjinë të ndryshuar, në lidhje me detyrat dhe të drejtat e DPM-së, ndër të tjera thuhet se kryen mbikëqyrjen e tregut të instrumentave matës të prodhuara në vend dhe/ose të importuara, në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi. Në këtë ligj, nuk ka një përcaktim të saktë për verifikimin e instrumentit që në momentin e futjes së tij në territorin shqiptar. Nga ana tjetër edhe në legjislacionin doganor nuk ka një përcaktim të veçantë dhe të mirëpërcaktuar, për mënyrën e trajtimit të instrumentave matës ligjërisht të kontrolluar, në momentin e futjes së tyre nga importi në doganën shqiptare. Në rast se nuk ka kërkesë nga prodhuesi/importuesi i tij, ky instrument hyn lirisht në treg dhe mund të përdoret në transaksione të ndryshme. Verifikimi fillestar i një instrumenti matës kryhet nga ana e DPM-së, pas kërkesës që bën prodhuesi/importuesi i këtij instrumenti ose përfaqësuesi i tij i vendosur në Shqipëri69. Në ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008, “Për metrologjinë” të ndryshuar, është përcaktuar se verifikimi fillestar është përgjegjësi e furnitorit70 si dhe verifikimi periodik i instrumentit matës është përgjegjësi ligjore e përdoruesit/pronarit të tij 71. Nga ana e DML-së kryhet vetëm verifikimi periodik. Në skemën e paraqitur më poshtë jepet hyrja e instrumentit matës të importuar, zhdoganimi/magazinimi i tij, hedhja e tij në treg për përdorim fundor. Siç paraqitet dhe në skemë veprimtaria e DML-së për verifikimin, kontrollin dhe regjistrimin e instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar lidhet vetëm me verifikimin periodik të tij. Nga ana tjetër nuk ekziston një urë lidhëse midis Drejtorisë së Doganave dhe DPM-së,apo dhe/ose një përcaktimin në legjislacionet përkatëse në lidhje me trajtimin e instrumentit matës në momentin e importimit dhe zhdoganimit të tij, para futjes në tregun shqiptar. Me VKM-në nr. 463, datë 18.07.2012, shtesë e VKM nr. 1351, janë shtuar dy instrumenta të tjerë “Radarët për matjen e shpejtësisë” dhe “Analizuesit e pranisë së alkoolit në frymënxjerrjen e drejtuesve të automjeteve (analizuesit e alkoolit). Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren 66 Neni 25 i ligjit “Për Metrologjinë” 67 Strategjia Ndërsektoriale për Mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjes së Tregut 2020. Pjesa 1.2.3 Metrologjia. 68 Ligji për Metrologjinë, i ndryshuar, neni 25. 69 Urdhër nr. 195, datë 09.03.2009, të METE-s “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluara”, neni 5, 6, pjesa 1. 70 ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008, “Për metrologjinë” të ndryshuar, neni 25, pika 2. 71 ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008, “Për metrologjinë” të ndryshuar, neni 26, pika 2.

Page 43: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

43

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Zyrtare72. Në këtë vendim përcaktohen kërkesat tekniko- metrologjike, si dhe se të dy këto instrumenta matës duhet ti nënshtroheshin verifikimit fillestar dhe atij periodik.. Gjithashtu në këtë VKM përcaktohet se të dy këto instrumente në përdorim para daljes së këtij vendimi duhet ti nënshtroheshin verifikimit të rregullt (periodik) dhe në rastet e mosplotësimit të kërkesave duhet të hiqeshin nga përdorimi.

Skema nr. 4 Importi i instrumentit matës dhe kontrolli i tij

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit KLSH.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është ndjekur dhe me një Urdhër Ministri i cili duhet të shtonte në Urdhrin e METE73-s për verifikimin fillestar dhe periodik, Aneksi 2.1, edhe këto dy instrumenta. Këto dy

72 Fletore Zyrtare nr 107, datë 24.08.2012. 73 Urdhër nr 195, datë 9.03.2009 “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumenteve matëse ligjerisht të kontrolluara”

Instrument matës i importuar

Dogana & Magazinimi para hedhjes në treg.

Ligji për Metrologjinë

Markimi CE

Legjislacioni Doganor

Tregu i përdorimit të instrumentit

Verifikim periodik.

Mungese rregjistrimi, monitorimi, verifikim. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Nëse instrumenti nuk vjen nga një vend i BE-së, ose nuk ka CE.

Page 44: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

44

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

instrumenta të rinj janë shtuar vetëm në Udhëzimin e Përbashkët të METE-s dhe MF-së, për përcaktimin e tarifave dhe pagesave për shërbimet e DPM-së, në të cilin janë përcaktuar tarifat për verifikim periodik të këtyre instrumentave. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion në DPM, në lidhje me këto instrumente, është kryer shërbimi i kalibrimit, pas njohjes së miratimit të tipit, nga sektori i volumeve, rrjedhjeve dhe kimisë, për 36 analizues fryme në vitin 2015. Ndërsa për “Radarët për matjen e shpejtësisë”, nuk është kryer asnjë veprimtari metrologjike sipas përcaktimeve ligjore. Duke ju referuar dy përkufizimeve të “kalibrimit” dhe “verifikimit”, në ligjin për metrologjinë të ndryshuar, ato janë të ndara dhe të përcaktuara për secilën nga këto procedura, duke përcaktuar se çfarë përcakton secili proces. Në rast se flasim për metrologji ligjore dhe instrument matës ligjërisht të kontrolluar, ky i fundit duhet t’i nënshtrohet verifikimit metrologjik, bazuar në kuadrin rregullator. Kuadri rregullator në funksion të veprimtarisë së metrologjisë ligjore përfshin dhe parapaketimet dhe shishet, si enë matëse, ligjërisht të kontrolluara74, ku përcaktimet janë përshkruar në ligjin për metrologjinë në VKM-ët për “Miratimin e rregullores për shishet enë matëse75” dhe “Miratimin e rregullores për parapaketimet76”, si dhe në urdhrin e ministrit të METE-s, “Për përcaktimin e procedurave dhe kërkesave për regjistrimin e prodhuesve dhe importuesve të parapaketimeve dhe shisheve enë matëse77”. Në lidhje me fushën që mbulon parapaketimet, BE ka nxjerrë direktivat 76/211/EEC, 75/107/EEC dhe 2007/45/EEC, si dhe amendimet përkatëse. Gjithashtu në mbështetje të këtyre direktivave janë nxjerrë dhe udhëzuesit përkatës të WELMEC dhe procedurat sipas rekomandimeve të OIML. Këto direktiva të BE-së, në lidhje me parapaketimet dhe shishet si enë matëse, janë përshtatur me VKM nr. 1161, datë 13.08.2008, për miratimin e rregullores për shishet enë matëse, dhe VKM nr. 1352, datë 03.10.2008, për miratimin e rregullores për parapaketimet, por nuk janë përditësuar dhe/ose shoqëruar me përditësimet dhe procedurat përkatëse, të paraqitura në direktivat dhe procedurat e miratuara nga BE dhe WLMEC si dhe rekomandimet përkatëse të OIML -së. Ndryshimet në ligjin për metrologjinë, për periudhën 2011-2015, nuk janë shoqëruar me ndryshimet dhe/ose përditësimet përkatëse në lidhje me parapaketimet dhe shishet enë matëse. Në ligj është përcaktuar se nga ana DPM-së bëhet miratimi dhe monitorimi i sistemit të kontrollit sasior të parapaketimeve. Gjatë periudhës 2011-2015, nga ana e DPM-së, nuk është bërë asnjë miratim dhe monitorim sistemi në lidhje me parapaketimet. Zbatimi i urdhrit të ministrit për përcaktimin e procedurave dhe kërkesave për regjistrimin e prodhuesve dhe importuesve të parapaketimeve dhe shisheve enë matës, ka filluar në maj të vitit 2014 dhe vazhduar në vitin 2015, duke filluar krijimin e një database në lidhje me parapaketimet . Gjatë kësaj periudhe është bërë regjistrimi përkatës sipas viteve për 94 dhe 49 subjekte. Deri para kësaj periudhe nuk ka patur të dhëna të sakta në lidhje me subjektet prodhuese dhe/ose importuese të parapaketimeve dhe shisheve enë matëse. Në DPM, sektori që mbulon parapaketimet dhe shishet si ënë matëse është pjesë e DSCP. Me urdhrin e Kryeministrit datë nr. 23, datë 23.02.2012, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”, në DPM është krijuar DSCP, por nuk janë bërë ndryshimet në rregulloren e brendshme deri në 07.02.2014, për përcaktimin e detyrave dhe funksionimin e sektorit të parapaketimeve. Në rregulloren e brendshme miratuar nga ministri i METE me urdhrin nr. 1258 prot., datë 24.02.2009, vlerësimi i konformitetit të parapaketimeve dhe shisheve si enë matëse ka qenë detyrë e inspektimit metrologjik78. Në rregulloren e brendshme nr. 104/1, datë 07.02.2014, janë përcaktuar detyrat e përgjegjësit të sektorit të parapaketimeve, detyrat e specialistit të monitorimit të kontrollit sasior të produkteve të parapaketura

74 ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008, “Për metrologjinë” të ndryshuar, neni 18 dhe Pjesa III, nenet 35-39. 75 VKM nr. 1161, datë 13.08.2008. 76 VKM nr. 1352, datë 03.10.2008 77 Urdhër nr. 139, datë 09.03.2009 78 Rregullore e brendshme e vitit 2009, kreu VIII, pika F 2

Page 45: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

45

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

dhe shisheve enë matëse-laboratori i parapaketimeve, detyrat e specialistit të regjistrimit të prodhuesve (importueseve) të parapaketimeve. Me ndryshimet në ligjin 100/2015 “Për Metrologjinë”, neni 38, prodhuesit dhe importuesit e parapaketimeve dhe shisheve enë matëse duhet të regjistrohen pranë strukturave përkatëse në DPM sipas procedurave dhe kërkesave të miratuara nga ministri përgjegjës për ekonominë, si dhe janë të detyruar të njoftojnë DPM-në për çdo ndryshim të kryer pas regjistrimit. Në rregulloren e brendshme janë përcaktuar detyrat e përgjithshme dhe të veçanta për DML-në, si për strukturën në drejtorinë e përgjithshme ashtu dhe për sektorët e shërbimeve. Metrologu i autorizuar, si staf i sektorëve të shërbimeve, duhej të hartonte planet e punës mujore, 4-mujore dhe vjetore. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij metrologu i autorizuar, sipas planeve, regjistronte dhe verifikonte instrumentat matës. Mbajtja e saktë e regjistrave për instumentat matës, mbledhja dhe grumbullimi i këtyre regjistrave do të duhej të ndihmonte në krijimin e një regjistri kombëtar të digjitalizuar për instrumentet matës në përdorim në vendin tonë. Në DPM nuk është krijuar një regjistër elektronik/database ku të jenë të identifikuar të gjithë instrumentat matës në përdorim në tregun shqiptar. Nga 2014 e pas ka filluar regjistrimi elektronik në DPM në lidhje me instrumentet e verifikuar sipas dokumentacionit të dërguar nga sektorët e shërbimeve. Në ligjin për metrologjinë, të ndryshuar, në nenin 10, është përcaktuar se në DPM krijohet dhe funksionon Këshilli i Metrologjisë si një organ këshillimor i drejtorit të përgjithshëm të DPM. Ky këshill organizimin dhe funksionimin e tij e ka të përcaktuar sipas urdhrit79 të ministrit përgjegjës për ekonominë. Ky këshill nuk ka funksionuar si organ këshillimor për DPM-në, duke dhënë kontributin e tij në përmirësimin e kuadrit rregullator të metrologjisë duke synuar përafrimin e tij me atë të BE-së si dhe në evidentimin, vlerësimin dhe monitorimin e planifikimit dhe realizimit të veprimtarisë së DPM-së. Ky këshill duhet të mblidhej fillimisht çdo 2 muaj dhe më pas me ndryshimin e urdhrit të ministrit çdo 3 muaj. Për periudhën 2011-6 mujori i parë 2013, rezulton se ky këshill është mbledhur vetëm 3 herë80. Nga 6-mujori i dytë i vit 2013 dhe deri në fund të vitit 2015, ky këshill nuk është mbledhur asnjëherë. Mos funksionimi i duhur dhe/ose fare i këtij këshilli ka impaktin e vet negativ në realizimin e objektivave, sipas përcaktimeve dhe detyrave të tij në lidhje me; dhënien e mendimeve për zhvillimin e sistemit kombëtar të metrologjisë në vendin tonë; rishikimin periodik të strategjisë të zhvillimit të metrologjisë në vendin tonë; njohjen dhe promovimin e problemeve tekniko-shkencore të krijimit, zhvillimit, ruajtjes dhe punës me etalonët kombëtare të matjes; zhvillimin e metodave të reja të matjes e të kalibrimit të instrumenteve matëse; diskutimin për financime të projekteve në fushën e metrologjisë; krijimin e një rrjeti funksional në ndihmë të zhvillimit të metrologjisë në mbarë vendin, në ministritë dhe institucionet e tjera kërkimore e shkencore; përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të cilësisë në DPM. Duke synuar për t’i dhënë një përgjigje pyetjes a është zbatuar kuadri rregullator në aktivitetin e metrologjisë ligjore, me fokusimin kryesor në mbrojtjen e konsumatorit shqiptar, janë evidentuar një sërë mangësish në lidhje me legjislacionin për funksionimin e metrologjisë ligjore. Parë nga ky këndvështrim, është mjaft e rëndësishme vënia e theksit dhe evidentimi i hapësirave të pa mbuluara nga metrologjia ligjore bazuar në kuadrin e saj rregullator të funksionimit dhe ushtrimit të aktivitetit të saj, duke patur si objektiv kryesor mbrojtjen e konsumatorit shqiptar. Sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme të funksionimit të DPM-së, kjo drejtori harton dhe paraqet për miratim në organet shtetërore përkatëse, aktet ligjore dhe nënligjore që lidhen me fushën e veprimtarisë së saj, duke i përafruar ato me legjislacionin evropian. Si konkluzion: - Kuadri rregullator mbi të cilin bazohet veprimtaria e DPM-së në përgjithësi, dhe DML-së në veçanti si një nga tre shtyllat kryesor të sistemit metrologjik, nuk është përfaruar sipas direktivave të BE-së dhe rekomandimeve të OIML-së dhe WELMC-ut. - Nuk është bërë përafrimi i plotë, i përditësuar dhe i duhur, i Direktivës Evropiane për instrumentat matës81, në kuadrin ligjor për metrologjinë, në funksion të rritjes së numrin e instumentave matës

79 Urdhër nr. 517, datë 07.07.2008, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Metrologjisë”, i ndryshuar 80 Raport i KLSH-së, i auditimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare në DPM, Dhjetor 2013.

Page 46: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

46

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

ligjërisht të kontrolluar, si dhe përmirësimit të procedurave dhe teknikave të verifikimit të instrumenteve matës. Për këtë rekomandojmë:

1. DPM-ja të hartojë dhe të kërkojë nga MZHETS miratimin e ndryshimeve në lig jin për metrologjinë, për ta harmonizuar atë me legjislacionin evropian në lidhje me kuadrin rregullator përkatës, duke synuar zgjerimin e fushave të mbrojtjes së konsumatorit shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjet..

Brenda 6 mujorit të parë 2017 2. DPM-ja të hartojë, implementojë dhe të zbatojë teknikat dhe procedurat e aktiviteteve

metrologjike sipas përcaktimeve dhe rekomandimeve të BE-së, WELMEC-ut dhe OIML-së, si dhe kur është e përcaktuar ndryshe të propozojë çështjet për miratim.

Menjëherë dhe vazhdimisht - Nuk ka funksionuar Këshilli Metrologjik, duke ndikuar negativisht në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, përditësimin dhe përmirësimin e strategjisë së metrologjisë, krijimin e një rrejti funksional të zhvillimit metrologjik në mbarë vendin, koordinimin e veprimtarisë së DPM-së me atë të ministrive dhe institucioneve të tjera shkencore në vendin tonë, zhvillimin e metodologjive, teknikave dhe procedurave të verifikimeve dhe kalibrimeve sipas përparimeve dhe zhvillimeve të shkencës në fushën e metrologjisë etj. Për këtë rekomandojmë:

3. DPM-ja të marrë masa për funksionim e Këshillit të Metrologjisë, në kuadër të zhvillimit të sistemit të metrologjisë, duke përafruar kuadrin rregullator me atë evropian, përmirësimin dhe përditësimin e strategjisë së metrologjisë, rritjen e bashkëpunimit të DPM-së me strukturat e tjera shtetërore të vendit tonë si dhe zhvillimin lidhur me metodikat dhe procedurat metrologjike, sipas standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Nuk janë përfshirë dhe rrjedhimisht mbuluar nga verifikimi metrologjik fusha kryesore ku përdorimi i instrumetave ka ndikim të konsiderueshëm dhe të vlerësuara me risk nga BE dhe organizatat ndërkombëtare të metrologjisë në mbrojtjen e konsumatorit si: në aparaturat mjekësore, ato për vlerësimet e ndotjes së mjedisit, sigurinë publike, kohët bisedore etj. Për këtë rekomandojmë:

4. DPM-ja të kërkojë nga MZHETS që të përfshijë në aktet nënlig jore në zbatim të lig jit për metrologjinë, mbulimin me kontroll dhe verifikim metrologjik të instrumentave matës që përdoren në fushat e kujdesit shëndetësor, mbrojtës së mjedisit, sigurisë publike dhe tarifimit të kohë-matjes bisedore.

Brenda vitit 2016 dhe në vijimësi

- Shtimi i instrumenteve matës në kuadrin ligjor për metrologjinë nuk është pasuar me aktet dhe/ose rregulloret e nevojshme, sipas përcaktimeve dhe procedurave të miratuara ndërkombëtarisht për këto instrumenta, si p.sh. rasti i matësve të energjisë elektrike dhe ujit, analizuesve të alkoolit në frymënxjerrje për drejtuesit e automjeteve, radarëve matës të shpejtësisë, ku kanë munguar sipas rasteve përcaktimi i karakteristikave tekniko-metrologjike apo afatet për verifikimet periodike si dhe procedurat e sakta për kryerjen e verifikimeve. Për këtë rekomandojmë:

5. DPM-ja të kërkojë nga MZHETS nxjerrjen e akteve nënlig jore dhe rregulloreve përkatëse, duke u bazuar në direktivat dhe/ose rekomandimet e procedurat e BE-së, WELMEC-ut dhe OIML-së, ku të përfshihen karakteristikat metrologjike, afatet dhe

81 Directive 2004/22/EC of the European Parliament, ammended whith Commission directive 2009/137/EC ...

Page 47: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

47

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

procedurat për verifikimin, që duhet të pasojnë shtimin e kategorive të instrumenteve matës lig jërisht të kontrolluar.

Brenda vitit 2016 dhe në vijimësi

- Ka mangësi në harmonizimin dhe bashkërendimin e kuadrit legjislativ lidhur me importimin e instrumenteve matës, pasi mungojnë procedurat e identifikimit, regjistrimit dhe verifikimit të instrumentave matës të importuar, që në fazën e parë të hyrjes së tyre në doganë, duke sjellë si pasojë një treg të pakontrolluar, si dhe duke ndikuar negativisht në mbrojtjen e konsumatorit nga rreziku i kryerjes së shërbimeve me përdorjen e instrumenteve jashtë karakteristikave tekniko-metrologjike. Për këtë rekomandojmë:

6. DPM-ja të kërkojë nga MZHETS përcaktimin në legjislacioni për metrologjinë dhe/ose nxjerrjen e akteve administrative në lidhje me bashkëpunimin me doganat, për përcaktimin dhe rregullimin lig jor apo administrativ, të identifikimit, të regjistrimit dhe verifikimit të instrumenteve matës të importuar që në fazën e parë të futjes në doganat shqiptare.

Vazhdimisht

- Nuk është përditësuar, harmonizuar dhe bashkërenduar kuadri rregullator brenda tij dhe me ndryshimet e rekomandimet sipas direktivës së BE-së e procedurave përkatëse, si dhe nuk është plotësuar me aktet e nevojshme nënligjore të miratimit dhe monitorimit të sistemeve të parapaketimeve, duke rrezikuar mbrojtjen e konsumatorit në lidhje me këto produkte. Për këtë rekomandojmë:

7. DPM-ja të kërkojë nga MZHETS përditësimin, harmonizimin dhe bashkërendimin e kuadrit rregullator në lidhje me parapaketimet, duke saktësuar procedurat për miratimin dhe monitorimin e sistemeve të parapaketimeve dhe produkteve të tyre

Brenda vitit 2016 dhe vazhdimisht

- Mbajtja e saktë e regjistrave për instumentat matës, mbledhja dhe grumbullimi i këtyre të dhënave nuk ka rezultuar efektiv, në kuadër të krijimit të një regjistri kombëtar të digjitalizuar, ku të jenë të identifikuar të gjithë instrumentet matës në përdorim në tregun shqiptar. Nga 2014 e më pas ka filluar regjistrimi elektronik në DPM në lidhje me instrumentet e verifikuar sipas dokumentacionit të dërguar nga sektorët e shërbimeve. Për këtë rekomandojmë:

8. DPM-ja të marrë masa për evidentimin, saktësimin, dhe çregjistrimin e instrumenteve matës në përdorim në vendin tonë, duke krijuar database-in kombëtar për këtë qëllim, në funksion të rritjes së efektivitetit të veprimtarisë metrologjike lig jore dhe për pasojë mbrojtjen e konsumatorëve.

Vazhdimisht 3.2.2 A ka ndikuar veprimtaria verifikuese e DPM mbrojtjen e konsumatorit shqiptar? Veprimtaria verifikuese konsiston në verifikimin e instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar, nëse ai i plotëson karakteristikat metrologjike të kërkuara dhe përcaktuara sipas ligjit për metrologjinë dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Me anë të verifikimit konfirmohet duke kryer ekzaminimin dhe evidentimin, nëse instrumenti matës i përdorur në një fushë të caktuar i plotëson kërkesat specifike dhe ato tekniko-metrologjike. Në këtë kuadër, mbrojtja e konsumatorit arrihet si rezultat i një zinxhiri aktivitetesh të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, ku secila hallkë e tij zë një peshë të rëndësishme në arritjen e objektivit. Këto aktivitete fillojnë që me fushat që mbulon verifikimi metrologjik në vendin tonë, instrumentat e verifikuar, identifikimin, verifikimin dhe regjistrimin e instrumenteve të rinj, metodologjinë dhe procedurat e ndjekura gjatë verifikimit, cilësinë e verifikimit, instrumentat e përdorur nga metrologët e autorizuar etj.

Page 48: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

48

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Verifikimi metrologjik është detyrë e metrologjisë ligjore sipas përcaktimit në ligjin për metrologjinë dhe akteve nën ligjore në zbatim të tij. Në DPM struktura përgjegjëse që mbulon verifikimin metrologji është DML-ja, e organizuar në 4 Qendra Rajonale/Sektorë shërbimesh82 si vijon: Sektori i Shërbimeve nr. 1 (Qendra Rajonale Tiranë), i cili ushtron aktivitetin e tij në rrethet

Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Peqin, Librazhd, Gramsh dhe Krujë. Sektori i Shërbimeve nr. 2 (Qendra Rajonale Fier), i cili ushtron aktivitetin e tij në rrethet Fier,

Berat, Vlorë, Berat, Kuçovë, Lushnjë, Mallakastër dhe Skrapar. Sektori i Shërbimeve nr. 3 (Qendra Rajonale Lezhë), i cili ushtron aktivitetin e tij në rrethet

Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Kurbin, Mirditë, Tropojë, Pukë, Has, Kukës, Dibër, Mat dhe Bulqizë.

Sektori i Shërbimeve nr. 4 (Qendra Rajonale Korçë), i cili ushtron aktivitetin e tij në rrethet Korçë, Pogradec, Devoll, Ersekë, Përmet, Gjirokastër, Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë.

Skema nr. 5 Vendosja e metrologëve të autorizuar sipas sektorëve të shërbimit

Burimi: Të dhëna të DPM-së, përpunuar nga grupi i auditimit të KLSH.

Gjatë periudhës 2011-2015, veprimtaria e DML-së ka konsistuar në kryerjen e verifikimeve periodike të instrumenteve matës në përdorim nga subjektet përkatëse. Duke ju referuar të dhënave të vëna në dispozicion në DPM, konstatohet se veprimtaria verifikuese e metrologëve të autorizuar është shoqëruar me luhatje në lidhje me numrin e instrumenteve dhe subjekteve të verifikuar. Siç paraqitet dhe në grafikun e mëposhtëm puna verifikuese për periudhën 2011-2015 ka ardhur në rënie në vitet 2011-2013 ku numri i instrumenteve të verifikuar është ulur deri në 20% nga 44,177 në 35,246, duke u pasuar me një rritje të numrit të instrumenteve dhe subjekteve të verifikuar për vitet 2014-2015. Një metrologji ligjore efektive, duke patur si objektiv kryesor mbrojtjen e konsumatorit nga përdorimi i instrumentave matës jashtë kërkesave dhe karakteristikave tekniko-metrologjike, pikësëpari do të duhej të mbulonte me aktivitetin e saj verifikues sa më shumë fusha ku gjejnë përdorim instrumentat matës ligjërisht të kontrolluar. Gjatë periudhës 2011-2015, DML ka kryer verifikimin e instrumentave matës si; gramarë të klasave të ndryshme të saktësisë, peshore sipas llojeve, gramarë, matës materialë të gjatësisë (metra), masa vëllimore (masat e kapaciteteve të shërbimit), taksimetra, shpërndarës/distributorë të karburanteve dhe gazit (në pikat e furnizimit), dozatorë, rezervuarë dhe në pak raste (rreth 37) mikroskopë.

82 Urdhri i Ministrit, nr. 538, datë 11.07.2008, “Për caktimin e juridiksionit territorial të qendrave rajonale të DPM-së”.

Sektori i shërbimeve nr.1 Tiranë, Durrës dhe

Elbasan (21)

Sektori i shërbimeve nr. 2 Fier, Berat dhe Vlorë

(11)

Sektori i shërbimeve nr.3 Shkodër, Lezhë,

Kukës dhe Dibër (11)

Sektori i shërbimeve nr. 4 Korçë dhe Gjirokastër (11)

Page 49: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

49

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Grafiku nr. 7 Numri i instrumenteve dhe subjekteve të verifikuar 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM-së përpunuar nga grupi i auditimit të KLSH.

Të dhëna të detajuara për numrin e instrumenteve të verifikuar dhe sipas llojit të instrumentit nga metrologët e autorizuar të DPM-së paraqiten për vitin 2015, nga ku konstatohet se numrin më të madh e zënë masat vëllimore, shpërndarësit e karburantit, peshoret, gramarët e më pas llojet e tjerë. Pra verifikimi metrologjik është kryer kryesisht për ato instrumenta që përdoren në subjekte me aktivitet bare, karburante, markete e fruta-perime si dhe më pak për fushat e tjera.

Grafiku nr. 8 Llojet e instrumenteve matës të verifikuar për vitin 2015.

Burimi: Të dhëna të DPM- së, përpunuar nga grupi i auditimit të KLSH-së

Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion, nuk u bë e mundur evidentimi i llojeve të instrumentave matës të verifikuar për periudhën 2011-2013. Mungesa e një database ose e një regjistri elektronik për periudhën 2011-2013, në lidhje me llojet e instrumenteve të verifikuar, ka si rrjedhojë paraqitjen specifike të dhënave vetëm për dy vite 2014 dhe 2015, duke e vështirësuar analizën bazuar në këto të dhëna në lidhje me verifikimet e instrumenteve matës. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij metrologu i autorizuar duhet të regjistronte dhe verifikonte instrumentet matës që përdoren në tregti, në shpërndarje, në shërbime, në sektorët e shëndetësisë, të higjienës, të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit nga ndotjet83. Bazuar në të dhënat e mësipërme në lidhje me instrumente e verifikuar, pavarësisht përcaktimeve në rregulloren e brendshme të funksionit të DPM-së, veprimtaria e metrologëve të autorizuar mbetet e kufizuar vetëm në një gamë të caktuar instrumentesh, duke lënë të zbuluar një sërë fushash ku gjejnë përdorim instrumentet matës ligjërisht të kontrolluar. Verifikimi pasardhës/periodik84 është çdo verifikim i instrumenteve matës që kryhet nga DPM ose person juridik i autorizuar, pas verifikimit të mëparshëm dhe që përfshin:

• Verifikimin periodik të detyrueshëm • Verifikimin jashtë radhe me kërkesë • Verifikimin pas riparimit

Intervalet e verifikimit pasardhës janë përcaktuar në aneksin 2.1 bashkëlidhur urdhrit të ministrit për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumentit matës.

83 Rregullore e brendshme nr. 104/1, datë 07.02.2014. 84 Urdhër nr. 195, datë 09.03.2009, i METE-s “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluara”, neni 1, pjesa 2.

instrument, 2011, 44177

instrument, 2012, 38970 instrument,

2013, 35246

instrument, 2014, 45274

instrument, 2015, 46071

subjekte, 2011, 20059

subjekte, 2012, 18289

subjekte, 2013, 17516

subjekte, 2014, 22745

subjekte, 2015, 21900

instrument

subjekte

Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …

Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …

Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …

Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …

Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …

Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …

Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …

Peshore, Gramare, Mase vellimore,

Rezervuar, Distributor, Meter,

Dozator, …

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Page 50: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

50

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Metrologët e autorizuar, duhet të kryenin verifikimin e instrumenteve matës pas hartimit të planeve të punës mujore, 4-mujore dhe vjetore. Sipas të dhënave të grumbulluara në DPM, veprimtaria e metrologëve të autorizuar për periudhën 2011-2015 paraqitet si më poshtë. Performanca e veprimtarisë së metrologjisë ligjore, fillon me planifikimin dhe më pas me realizimin e verifikimeve të instrumentave matës.

Tabela nr. 4 Instrumentat e planifikuar dhe verifikuar 2011-2015

Viti 2011 2012 2013 2014 2015 Plan 55,000 45,000 45,548 43,470 41,490 Realizimi 44,177 38,970 35,246 45,274 46,071 Në % kundrejt planit 80 % 86 % 77 % 104 % 111 %

Burimi: Të dhëna të DPM-së, përpunuar nga grupi i auditimit të KLSH-së

Efektiviteti i kësaj veprimtarie është i lidhur që me fazën e parë atë planifikimit duke u pasuar me atë të realizimit si dhe duke e ndërthurur me cilësinë e verifikimit metrologjik. Gjatë periudhës vitit 2011 -2013, nuk janë realizuar nga 14-23 %. Për vitin 2014 dhe 2015 ka një përmirësim të situatës në lidhje me realizimin kundrejt planifikimit në lidhje me verifikimet e instrumenteve matës të cilat paraqiten me rritje respektivisht 4% dhe 11%. Pavarësisht rritjes së numrit të verifikimeve për vitet 2014-2015, në total numri i instrumenteve të verifikuar duke bërë një krahasim për periudhën 2011-2015 është rritur vetëm me 1,894 instrumente ose rreth 4%.

Grafiku nr. 8 Planifikimi dhe realizimi i verifikimeve të instrumentave 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM-së, përpunuar nga grupi i auditimit të KLSH-së.

Mjaft i rëndësishëm në treguesit e performancës së veprimtarisë së metrologut është dhe numri i subjekteve që përdorin instrumente matës të verifikuar. Sipas të dhënave konstatohet se për vitin 2011 nga 20,348 subjekte janë verifikuar 20,059, ose 1.5 % më pak. Për vitin 2012, nga 21,370 subjekte janë verifikuar 18,289 ose 14.5% më pak. Për vitin 2013, nga 21,709 subjekte janë verifikuar 17,516 ose 20% më pak. Në vitin 2014 ka një rritje të numrit të subjekteve të verifikuar me 3 % nga 21,907 në 22,745. Ndërsa për vitin 2015 kemi një ulje me 4 % ku nga 22,715 të planifikuar janë kryer verifikime në 21,900 subjekte, ulje kjo si pasojë e mungesës së metrologëve në qendrat rajonale. Cilësia e veprimtarisë verifikuese të metrologëve të autorizuar, ka qenë e lidhur ngushtë me disa faktorë si; ndryshimet e shpeshta, largimet të pasuara nga humbja e kapaciteteve dhe njohurive të përftuara nga eksperienca dhe trajnimet si dhe marrja në punë e metrologëve pa njohuri specifike në fushat apo degët që kanë lidhje me metrologjinë, duek reflektuar efektin e tyre negativ në lidhje me cilësinë. Cilësia e kryerjes së verifikimit metrologjik të instrumentit matës është përgjegjësi individuale e metrologut, sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme, por që kontrollohet nga përgjegjësi i sektorit përkatës të shërbimit. Verifikimi për një instrument matës ligjërisht të kontrolluar sipas përcaktimeve në ligjin për metrologjinë dhe VKM-në përkatëse për përcaktimin e instrumenteve matës dhe karakteristikave të tyre, nga ana e metrologut të autorizuar kryhet sipas procedurave dhe një protokoll matjeje të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i DPM-së dhe sipas rekomandimeve të OIML-së. Mos përcaktimi i procedurave të sakta për kontrollin apo monitorimin e veprimtarisë individuale të metrologëve të çon në dyshimin e arsyeshëm të cilësisë së kësaj veprimtarie.

plan, 2011, 55000

plan, 2012, 45000

plan, 2013, 45548 plan, 2014,

43470 plan, 2015, 41490

realizim, 2011, 44177 realizim, 2012,

38970realizim, 2013,

35246

realizim, 2014, 45274

realizim, 2015, 46071

plan

realizim

Page 51: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

51

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Gjatë fazës së verifikimit në terren, grupi i auditimit bëri vizita në ambientet e qendrave rajonale të sektorëve të shërbimit, për të parë gjendjen dhe kushtet e këtyre qendrave. Që nga periudha e ndërtimit të këtyre qendrave e deri për periudhën e audituar, nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtjen e tyre dhe të laboratorëve përkatës në këto qendra. Kushtet e rënduar të ambienteve të këtyre qendrave ndikojnë negativisht në performancën e veprimtarisë së verifikimit metrologjik, pasi kjo është e lidhur ngushtë me karakteristikat metrologjike të instrumenteve matës të përdorur nga metrologët e autorizuar.. Sipas të dhënave të vëna në dispozicion në DPM, kalibrimi i instrumenteve matës të përdorur nga metrologët e autorizuar është kryer duke filluar nga dhjetori 2013 dhe gjatë periudhave 2014 dhe 2015. Në DPM nuk u gjet dokumentacion për kalibrimin e instrumenteve për periudhën 2011-2013. Gjatë periudhës 2011-2015, metrologët e autorizuar të ndarë sipas sektorëve të shërbimit kanë kryer veprimtarinë verifikuese si më poshtë. 1. Nga të dhënat e vëna në dispozicion për sektorin e shërbimit nr. 1 Tiranë, u konstatua se për periudhën 2011-2013, ka një mos realizim të dukshëm të planit të instrumentave të verifikuar. Sipas analizës krahasuese del se mos realizimi ka qenë deri në 25% të instrumenteve të planifikuar. Për periudhën 2014-2015, realizimi kundrejt planifikimit ka ardhur në rritje, por numri i instrumentave të planifikuar për tu verifikuar ka patur një trend në rënie gjatë periudhave 2011-2015.

Tabela nr. 5 Veprimtaria verifikuese e Sektorit të shërbimit nr. 1 Tiranë 2011-2015

Viti 2011 2012 2013 2014 2015

Instrumente

plan 24,930 20,000 20,720 20,327 18,290 realizim 18,735 18,299 17,360 21,152 20,915

Subjekte

plan 9,670 10,730 11,304 11,100 11,330 realizim 9,793 8,838 8,709 11,104 10,794

Burimi: Të dhëna të DPM-së, përpunuar nga grupi i auditimit KLSH

Edhe në lidhje me subjektet e verifikuar nga ky sektor, ka një mos realizim të planit kundrejt planifikimit në vitet 2012 dhe 2013, ku diferenca ka qenë deri në 23% më pak për vitin 2013. Ndërsa në lidhje me trendin e planifikimit të subjekteve për tu verifikuar, konstatohet se ka patur një luhatje herë në rritje dhe herë në zbritje të numrit të tyre. 2. Realizimi i verifikimit të instrumenteve matës për sektorin nr. 2 Fier kundrejt planifikimit, ka qenë i një niveli të dobët referuar të dhëna të paraqitura dhe në tabelën e mësipërme. Nga analizimi i të dhënave konstatohet se për periudhën 2011-2013, ka një mos realizim që varion nga 23% deri në 42% më pak. Kjo situatë vjen duke u përmirësuar për vitet 2014-2015, por është e shoqëruar me një ulje të numrit të instrumenteve të planifikuar, nga 10,500 instrumente të planifikuar në 2011, në 7500 në 2015. Edhe në lidhje me subjekte e verifikuar nga ky sektor për periudhën 2011-2013 ka patur një mos realizim në lidhje me planifikimin, i cili ka ardhur duke u rritur nga 2011në 2013 edhe pse numri i subjekteve të planifikuar ka qenë i njëjtë. Në vitet 2014-2015, ka një rritje si në numrin e verifikimeve të realizuara ashtu dhe në vetë numrin e planifikimeve në krahasim me periudhat e mëparshme.

Grafiku nr. 9 Veprimtaria verifikuese për subjektet e Sektorit nr. 2 Fier 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM, përpunuar nga grupi i auditimit KLSH.

plan, 2011, 3800

plan, 2012, 3800

plan, 2013, 3800

plan, 2014, 4050

plan, 2015, 4585

realizim, 2011, 3614

realizim, 2012, 3531

realizim, 2013, 3409

realizim, 2014, 4746

realizim, 2015, 4696

planrealizim

Page 52: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

52

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

3. Veprimtaria verifikuese e metrologëve të sektorit të shërbimeve Lezhë, ka qenë në një nivel më të mirë në lidhje me realizimet e verifikimeve kundrejt planit duke e krahasuar me atë të sektorëve të tjerë. Duke përjashtuar vitin 2011 që ka rezultuar me një mos realizim prej 4 %, për periudhën tjetër ka një realizim të verifikimeve si në lidhje me instrumentat ashtu dhe me subjektet. Në këtë sektor, ka një rritje të numrit të instrumenteve dhe subjekteve që në fazën e planifikimit, referuar periudhës 2011-2015.

Tabela nr. 6 Veprimtaria e sektorit të shërbimit Lezhë 2011-2015

Viti 2011 2012 2013 2014 2015 Instrumente plan 9,300 7,800 7,358 7,070 7,400

realizim 8,945 7,790 7,401 8,357 8,511 Subjekte plan 2,925 2,870 2,855 3,008 3,000 realizim 2,893 2,812 2,818 3,184 3,130

Burimi: Të dhëna të DPM, përpunuar nga grupi i auditimit KLSH.

Një aspekt shqetësues në lidhje me këtë sektor, është se godina e qendrës së këtij sektori ka nevojë për investime mirëmbajtje të ambienteve të saj.

4. Veprimtaria verifikuese për Sektorin e shërbimeve nr. 4 Korçë për periudhën 2011-2015 ka rezultuar me mos realizim të verifikimeve kundrejt planit si në lidhje me instrumentat ashtu dhe me subjektet e verifikuar sektori për vitet 2011-2013, ku situata më performancë më të dobët ka qenë ajo e vitit 2013, me një mos realizim prej 38%, kur në dy vitet e mëparshme ka variuar rreth 20% për instrumentat. Përmirësimi i veprimtarisë për vitin 2014, nuk është ndjekur nga ai 2015, ku ka një mos realizim prej 8% të planit.

Grafiku nr. 10 Veprimtaria verifikuese për instrumentat e sektorit Korçë 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM, përpunuar nga grupi i auditimit KLSH.

Mos realizim kundrejt planit për këtë sektor ka pasur edhe në lidhje me subjektet e verifikuara, ku viti 2013 rezulton me një mos realizim prej 31% më pak, kur një vit më parë ka qenë rreth 19% më pak. Në vitin 2014 ka një përmirësim të situatës për t’u shoqëruar me një mos realizim prej rreth 13% më pak, në vitin 2015, kjo si rrjedhojë mos plotësimit me numrin e përcaktuar të metrologëve.

Nga ana e metrologëve të autorizuar në lidhje me instrumentat matës të përcaktuar si “Sistemi matës i forcës i makinave testuese një aksiale të materialeve” në VKM-në për kërkesat teknike dhe metrologjike të instumentave matës, nuk është kryer shërbim verifikimi sipas periudhës së përcaktuar në urdhrin e ministrit për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumentave matës. Mos kryerja e verifikimeve nga metrologët e autorizuar në lidhje me këto instrumenta ka ardhur dhe si pasojë e mungesës së kapaciteteve në dispozicion të DML. Në lidhje me këto instrumenta është kryer shërbimi i kalibrimit nga ana sektori i matjeve mekanike në DMSHI. Nuk janë kryer verifikimet periodike për instrumentat matës “Radarët për matjen e shpejtësisë” dhe “Analizuesit e pranisë së alkoolit në frymënxjerrjen e drejtuesve të automjeteve (analizuesit e alkoolit)”. Edhe pse këto dy instrumenta janë shtuar në VKM-në ku përcaktohen karakteristikat metrologjike të instrumentave matës, në lidhje me këto instrumenta janë kryer shërbime kalibrimi nga sektori i volumeve, rrjedhjeve dhe kimisë në DMSHI, dhe këto për 36 analizues fryme gjatë vitit 2015. Ndërsa për radarët nuk është kryer as verifikim metrologjik dhe as kalibrim.

plan, 2011, 10270

plan, 2012, 8800

plan, 2013, 8370

plan, 2014, 7973

plan, 2015, 8300

realizim, 2011, 8453

realizim, 2012, 7110 realizim, 2013,

5178

realizim, 2014, 8135

realizim, 2015, 7703 plan

realizim

Page 53: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

53

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Në lidhje me parapaketimet, si një fushë që gjen një përdorim mjaft të gjerë në jetën e përditshme, nga ana e metrologëve të autorizuar janë kryer shërbimet e verifikimit metrologjik vetëm për dozatorët, ku për vitin 2014 janë verifikuar 1587 dozatorë, dhe për vitin 2015 janë verifikuar 2297 dozatorë. Nga të dhënat e vënë në dispozicion në DPM, u konstatua se nuk ka një informacion të saktë për numrin e verifikimeve për periudhën 2011-2013. Në DPM, që nga shkurti i vitit 2012 është krijuar sektori i parapaketimeve si pjesë e DSCP-së. Veprimtaria e këtij sektori gjatë periudhës 2012-2015 ka rezultuar në mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave për regjistrimin e subjekteve prodhuese dhe importuese të parapaketimeve. Duke e lidhur dhe me mangësitë, boshllëqet dhe mos harmonizimit të kuadrit rregullator në lidhje me parapaketimet, veprimtaria e këtij sektori ka konsistuar në regjistrimin e subjekteve për vitet 2014 dhe 2015, përkatësisht 94 dhe 49 subjekte. Duke qenë se parapaketimet dhe vlerësimi i konformitetit të tyre ka qenë detyrë e inspektimit metrologjik, specialisti i këtij sektori ka qenë pjesë e grupeve të inspektimeve metrologjike duke kryer vetëm procesin e matjeve të kontrollit sasior të parapaketimeve. Për periudhën tetor-dhjetor 2013, janë kryer matjet për 559 paketime në 109 subjekte. Për vitin 2014 janë kryer matjet për 324 paketime në 87 subjekte dhe për vitin 2015 janë kryer matjet për 8 parapaketime në 3 subjekte. Nuk janë bërë miratime të sistemeve dhe monitorime të tyre, për subjektet prodhuese të parapaketimeve në vendin tonë. Nuk ka të dhëna për veprimtarinë për periudhën 2011-tetor 2013.

Ashtu siç është përmendur dhe në pikën 3.2.1, të këtij raporti edhe pse lojrat e fatit në legjislacionin për metrologjinë janë përcaktuar për t’ju nënshtruar verifikimit periodik, DPM dhe specifikisht DML-ja janë anashkaluar nga ky proces. Nga ana e DML-së nuk është kryer verifikim periodik i lojrave të fatit për periudhën 2011-2015. Me krijimin e NJMLF-së85 , është kjo strukturë në varësi të MF-së, që është përgjegjëse për të kryer kontrollet dhe monitorimet në lidhje më subjektet që objekt të veprimtarisë së tyre kanë organizimin e lojrave të fatit. Duke ju referuar problematikës së shumtë që ka gjetur një trajtim të veçantë dhe në mediat vizive dhe ato të shkruara në lidhje me lojrat e fatit, abuzimet në këtë fushë janë trajtuar kryesisht për të mos thënë tërësisht, si problematikë në lidhje me evazionin fiskal të këtyre subjekteve. Përdorimi i lojrave të fatit në vendin tonë gjen një përhapje të gjerë në lidhje me numrin e personave të cilët frekuentojnë ato, “...11 % e popullsisë në Shqipëri, ose 250 mijë shqiptarë luajnë lojra fati. Shifrën e pranojnë vetë drejtuesit e këtyre aktiviteteve, që kundërshtuan në Komisionin e Ekonomisë, ligjin e ri të lojrave të fatit86...”. “...80 % e industrisë së lojërave të fatit ishte informale, duke kryer evazion fiskal në dëm të shtetit. Evazioni fiskal llogaritet 110 milionë dollarë87...”. Në lidhje me ndikimin tek konsumatori apo qytetari shqiptar, duket se ai del i pa mbrojtur nga institucionet publike, “...qytetari që luan në një makinë të pa çertifikuar është një lojtar që vetëm humbet. Pse? Sepse këto makina elektronike që punojnë në të zezë, janë jashtë kontrollit dhe fiksohen pa mbikqyrje. Probabiliteti për manipulime të tyre është shumë i lartë. Lojtari është i predispozuar që të humbasë. Qeveria, duke mos i kontrolluar e çertifikuar këto makineri elektronike nuk del në krah të lojtarit, siç duhet të ndodhë realisht, por në krah të biznesit, që fiton shuma marramendëse në disa mënyra. Së pari, duke mos e certifikuar makinën elektronike dhe së dyti duke e manipuluar atë në kurriz të lojtarit dhe në favor të xhepit të tij88...” Me shkresën nr. 46/3 prot., datë 23.06.2016, DPM ka sjellë observacione në të cilat sqaron se qëndron konstatimi që duhet të rritet numri i subjekteve me instrumente verifikuese, por që DML nuk ka përcaktimin ligjor për detyrimin e këtyre subjekteve për verifikim instrumentesh, gjë që është cilësuar dhe nga ana e jonë. Lidhur me përfshirjen e sektorit të parapaketimeve në DML, grupi i auditimit e konsideron një çështje që duhet të zgjidhet nga DPM me ndryshimet e strukturës organizative. Si konkluzion: - Nuk ka qenë në nivelin e duhur performanca e veprimtarisë së metrologjisë ligjore të DPM-së, pasi për periudhën 2011-2015, ka pasur një mbulim të kufizuar të fushave dhe instrumenteve të verifikuar 85 Ligji nr. 10033, datë 11.12.2008, “Për lojrat e fatit”. 86 http://www.oranews.tv/, datë 07.04.2015. 87 http://shqiptarja.com/, datë 30.01.2014. 88 http://www.gazetadita.al/. datë 06.08.2013.

Page 54: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

54

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

periodikisht, si rrjedhojë konsumatori shqiptar nuk është mbrojtur nga abuzimet me peshën dhe matjet në të gjitha aktivitet e shërbimet e ofruara ndaj tij.

- Nuk është realizuar numri i verifikimeve të instrumenteve matës dhe subjekteve sipas planifikimit për një periudhë 3-vjeçare 2011-2013, duke reflektuar jo vetëm një nivel të dobët të efiçencës së veprimtarisë së DPM-së për këtë periudhë, por dhe me pasoja për konsumatorin nga përdorimi i instrumenteve jashtë afateve ligjore për verifikim. Për këtë rekomandojmë:

1. DPM-ja të marrë në analizë periodikisht duke evidentuar përgjegjësitë në veprimtarinë e sektorëve të shërbimit dhe të metrologëve brenda tyre dhe ta dokumentojë atë, në kuadër të vlerësimit të performancës së punonjësve të saj dhe garantimit të saktësisë së konsumatorëve në transaksionet tregtare.

Çdo muaj

- Rritja e numrit të verifikimeve në periudhën 2014-2015 nuk është shoqëruar me rritjen e numrit të subjekteve si gjatë fazës së planifikimit ashtu edhe të realizimit, çka do të thotë se ka pasur subjekte me instrumente matës të pa verifikuar. Gjithashtu, rezultatet e veprimtarisë verifikuese nuk ndjekin trendin e numrit të subjekteve të regjistruara dhe të reja në institucionet e tjera zyrtare si INSTAT, QKR, DPT etj. Sipas këtij arsyetimi, p.sh. në vitin 2014, vetëm numri i bizneseve të reja që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë ka qenë 16,731 nga 11,951 një vit më parë89, pra me një rritje në rreth 40%. Ose në vitin 2015 që përbën numrin më të lartë të subjekteve të verifikuara nga sektorët e shërbimit të DPM në 22,795 subjekte, në një kohë kur kanë zhvilluar aktivitetin ekonomik 124,508 njësi lokale90 në të gjithë vendin, e shoqëruar kjo edhe me nivelin e lartë të ekonomisë informale. Të gjitha këto shfaqin mangësitë e DPM-së, DML-së dhe Sektorëve të Shërbimit në lidhje me identifikimin, regjistrimin dhe verifikimin e subjekteve dhe instrumenteve matës në treg, si dhe mungesën e bashkëpunimit me QKR-në, DRT-ët dhe Njësitë e qeverisjes vendore në lidhje me identifikimin e subjekteve të reja në treg, me qëllim rritjen e verifikimeve të instrumenteve matës dhe subjekteve. Për këtë rekomandojmë:

2. DPM-ja dhe DML-ja, dhe Sektorët e Shërbimit, të rrisin bashkëpunimin me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, QKR-në si dhe me Njësitë e qeverisjes vendore, për të identifikuar dhe kryer verifikimet metrologjike në subjektet e reja të hapura, që ushtrojnë aktivitet tregtar apo shërbimi për të përdorur instrumenta matës lig jërisht të kontrolluar, duke evidentuar dhe përditësuar regjistrat me instrumentet dhe Subjektet e reja, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Vazhdimisht

- Nga ana e DML-së dhe sektorëve të shërbimit në varësi të saj, nuk janë kryer verifikimet metrologjike për instrumentat matës si “Sistemi matës i forcës i makinave testuese një aksiale të materialeve”, “Radarët për matjen e shpejtësisë” dhe “Analizuesit e pranisë së alkoolit në frymënxjerrjen e drejtuesve të automjeteve (analizuesit e alkoolit)” edhe pse këta instrumenta janë të përfshirë në VKM-në për kërkesat teknike dhe metrologjike të instumentave matës dhe aktet e tjera nënligjore. Pavarësisht faktit se ka pasur një mos harmonizim të kuadrit rregullator në lidhje me këta instrumenta, mos kryerja e verifikimeve periodike në lidhje me këto instrumenta ul shkallën e mbrojtjes së konsumatorit dhe për më tepër në rastet e radarëve matës të shpejtësisë dhe matësve të alkoolit cenon sigurinë e jetës së qytetarëve, dhe në anën tjetër përdorimi i tyre pa kryer verifikimin metrologjik mund të penalizojë padrejtësisht qytetarin shqiptar.

- Një fushë e rëndësishme që nuk ka gjetur mbulimin e duhur nga veprimtaria verifikuese ka qenë ajo e parapaketimeve, të cilët llogariten se përbëjnë më shumë se 75% të vlerës së përgjithshme të mallrave të

89 www.qkr.gov.al. “Raporti vjetor 2014” 90 www.instat.gov.al. Njësitë lokale sipas qarqeve dhe aktivitetit ekonomik 2014

Page 55: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

55

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

tregtuara në të gjithë botën91, me prirje në rritje. Megjithëse ky sektor është krijuar që prej shkurtit të 2012, veprimtarinë regjistruese të subjekteve e ka filluar vetëm për periudhën 2014 me 94 subjekte dhe në vijim me 49 të tilla. Të qenit një sektor i ri i tregtisë në përgjithësi dhe DPM në veçanti, nuk ka një ndarje të qartë të veprimtarisë së këtij sektori dhe metrologjisë ligjore e inspektimit, duke reflektuar një veprimtari jo efektive me ndikim negativ në mbrojtjen e konsumatorëve. Për këtë rekomandojmë:

3. DPM-ja dhe Sektori i parapaketimeve, të marrë masa për evidentimin, regjistrimin dhe verifikimin e subjekteve prodhuese të parapaketimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë; të rrisë bashkëpunimin dhe koordinimin e kësaj veprimtarive me DML-në, e shoqëruar kjo ndryshimin e rregullores së brendshme për të saktësuar detyrat e tyre, duke synuar rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të veprimtarisë verifikuese dhe monitoruese të parapaketimeve, për mbrojtjen e konsumatorit.

Brenda vitit 2016

- Gjatë periudhës 2011-2015, nga ana e DPM-së dhe metrologëve të saj apo qoftë edhe sektorëve dhe drejtorive të tjera, nuk është kryer veprimtaria verifikuese e lojrave të fatit, duke e parë këtë si një proces një në mbrojtje të konsumatorit. Certifikimi dhe verifikimi i karakteristikave të makinës ku luan qytetari duhet të ishte parë me fokusin në mbrojtjen e këtij të fundit, pasi janë institucionet publike ato që garantojë dhe mbrojnë konsumatorin nga abuzimet që janë derivat i përdorimit të instrumentave matës jashtë karakteristikave tekniko-metrologjike. Për këtë rekomandojmë:

4. DPM-ja, të kërkojë nga MZHETS që në bashkëpunim me MF-në dhe NJMLF-në si njësi varësie e saj, saktësimin e procedurave dhe koordinim të veprimtarisë ndërmjet institucioneve, në lidhje me verifikimin periodik të makinave në përdorim nga subjektet e lojërave të fatit, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave shtetërore nga abuzimet me to.

Brenda vitit 2016

3.2.3 A ka qenë efektiv aktiviteti i subjekteve të autorizuara për verifikimin e instrumenteve matës?

Personat juridikë dhe fizikë të autorizuar nga DPM, për të kryer detyra të metrologjisë ligjore janë elementë të sistemit kombëtar të metrologjisë. Në zbatim të kuadrit ligjor të posaçëm, nëpërmjet autorizimit ju jepet e drejta e kryerjes së shërbimeve metrologjike ligjore të detyrueshme instrumenteve matës të subjekteve që kryejnë aktivitet në vendin tonë në tre drejtime kryesore:

a) personave juridikë për verifikimin e mjeteve matëse, b) personave juridikë për ekspertizën metrologjike, si dhe c) personave fizikë apo juridikë për riparimin e instrumenteve matëse92.

Dhënia e autorizimeve personave juridikë për verifikimin e instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara dhe ekspertizën metrologjike, mund të bëhet kur DPM nuk ka mundësi t’i realizojë këto detyra. Gjithashtu DPM, mund të autorizojë një person juridik apo fizik për shërbimin e riparimit të instrumenteve matëse, kur ky shërbim riparimi është i ndaluar të kryhet nga DPM dhe personi i autorizuar për verifikimin e instrumenteve matëse.

a. Të përgjithshme Në zbatim të ligjit nr. 9875, date 14.02.2008 “Për metrologjinë”, neni 40, pika 4 dhe me propozim te Drejtorisë se Përgjithshme te Metrologjisë, Ministri i METE ka nxjerrë Urdhrin nr. 194, datë 9.03.2009 “Për miratimin e rregullores për autorizimin e personave juridike për kryerjen e veprimtarive ne

91 http://www.foodmanufacturing.com. Making Sense of European Pre-packaged Goods Regulations. 92 Ligji nr. 9875, date 14.02.2008 “Për Metrologjinë” i ndryshuar, neni 8/12

Page 56: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

56

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

metrologjinë ligjore dhe për autorizimin e personave juridike dhe fizike për kryerjen e shërbimit te riparimit te instrumenteve matëse”. Sipas të dhënave të DPM gjatë periudhës së auditimit janë autorizuar personat juridike dhe fizikë si më poshtë.

Tabela nr. 7 Personat juridik dhe fizik të autorizuara 2011-2015

Nr Subjekti Lloji i autorizimit

Numri i vendimit Adresa Shënime

1 “HTT’’ SHPK Verifikim matësa të energjisë elektrike

Nr. 6, 20.6.2012 Fier dhe Tiranë.

Nr. 3, datë 18.06.2015

2 “3G’’ SHPK. Verifikim matësa të energjisë elektrike

Nr. 4, 19.03.2013 Shkodër,

3 “HTT’’ SHPK Verifikim matësa ujit të pijshëm

Nr. 11, 20.06.2012

4 “Metro Alb 12’’ SHPK

Verifikim matësa ujit të pijshëm

Nr. 1, 21.01.2013 Tiranë

5 “3G” SHPK Verifikim matësa uji të pijshëm

Nr. 6, 09.12.2014 Shkodër

6 Metro-Mad Verifikim matësa ujit të pijshëm

Nr. 5, 27.08.2015 Tiranë

7 “Almeta GmbH’’ SHPK

Verifikim Cisterna rrugore

Nr. 1, 24.4.2012 Tiranë

Nr. 2, datë 16.06.2015

8 “BLB’’ SHPK Verifikim Cisterna rrugore

Nr. 9, 28.6.2013 Durrës

9 “ECIT’’ SHPK Verifikim cisterna rrugore

Nr. 12, 31.07.2013 Tirane

10 Resuli-ER Verifikim autocisterna Nr. 6, 09.12.2014 Fier 11 BLB SHPK Verifikim autocisterna Nr. 9, 28.06.2013 Shijak 12 Tunamar SHPK Riparim (peshore) Nr. 3, 21.7.2014 Elbasan 13 Hard&Soft Riparim Peshore auto Nr. 9, 18.7.2012 Elbasan Revokuar 14 Petkor- Internacio Riparim Peshore auto Nr. 10, 30.7.2012 Tiranë Revokuar

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion në periudhën 2011-2015 rezulton se janë autorizuar dy subjekte juridike për verifikim matës të energjisë elektrike (“HTT’’ SHPK dhe “3G’’ SHPK), katër për verifikim matës ujit të pijshëm (“HTT’’ SHPK, “Metro Alb 12’’ SHPK, “3G’’ SHPK dhe “Metro-Mad”), katër për verifikim cisterna rrugore, dhe tre për riparim peshore automobilistike, dy prej të cilave ju është revokuar autorizimi. Veç mbrojtjes së konsumatorëve nga abuzimet tregtare me instrumentet matës nëpërmjet personave juridik të autorizuar për shërbimin metrologjik të verifikimit periodik, duke zbatuar në mënyrë të përpiktë procedurat dhënies së autorizimeve dhe më pas ato të monitorimit dhe inspektimit të këtyre subjekteve duhet mbajtur në konsideratë edhe kostoja indirekte që ngarkohet konsumatori nga ky lloj shërbimi. Nga të dhënat e mësipërme konstatohet se janë dhënë autorizime subjekteve juridike për verifikim instrumente në tre fusha: në matësit e energjisë elektrike, matësit e ujit të pijshëm dhe në cisternat rrugore (automobilistike), nga të cilat dy të parat mjaft të rëndësishme për konsumatorin si nga ana e shpërndarjes territoriale në të gjithë vendin, numrit të përdoruesve që janë të të gjitha sferave ekonomike, vazhdueshmërisë së harxhimit, peshës së konsiderueshme në buxhetet familjare dhe të njësive ekonomike etj. Këto dhe rrethana të tjera, bëjnë që dhënia e autorizimeve për verifikimin e matëseve të energjisë elektrike dhe të matësve të ujit të pijshëm, tarifat e tyre, si dhe numri i subjekteve juridike të autorizuara të jetë i një rëndësie të veçantë.

Page 57: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

57

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Duhet mbajtur në konsideratë se në vitin 2014 kanë qenë 812,254 konsumatorë me matës të energjisë elektrike, 5,665 buxhetorë dhe jobuxhetorë93, si dhe rreth 250,000 kontator94 elektrik trefazor, ose 1.068 milion matës që duhet të ishin verifikuar çdo 8 vjet. Pra kemi të bëjmë me një xhiro vjetore mbi 3.6 milion euro (llogaritur 133,490 matës në vit me tarifë mesatare 3,800 lekë për matës). Veç kësaj, në se janë vetëm 10 % e konsumatorëve familjar me matës të energjisë që regjistrojnë 1% më shumë se harxhimi në fakt, mbipagesat e qytetarëve për shkak të mungesës së monitorimit të cilësisë së verifikimit do të ishin mbi 200,000 euro në vit. Mjafton të theksojmë se shpenzimet për ujë dhe energji elektrike zënë afër 10 % të shpenzimeve mesatare mujore për konsum të familjes shqiptare95. Gjithashtu, sipas raportit vjetor të ERE për 2014 ka pasur 15 kërkesa nga konsumatoret për kolaudimin e matësave të energjisë elektrike, si dhe 261 kërkesa ndërrimin e matësve, të cilët kanë qenë jashtë kushteve teknik, dhe nuk janë ndërruar brenda afateve të caktuara, duke sjellë si pasojë ngarkimin e konsumatorëve me energji të faturuar për “matje jashtë kushteve teknike”, krahas ankesave për energji të pamatur, si rezultat i veprimtarisë së papërgjegjshme të punonjësve të OSHEE. Një situatë e tillë ka vazhduar dhe në vitin 2015, ku nga ana e konsumatorëve janë paraqitur pranë ERE-s 215 ankesa ose 6 % e totalit, për rastet e evidentimit të matësve të energjisë elektrike, jashtë klasës se saktësisë në matje ose për shkak të dëmtimit të tyre. Në këtë mënyrë dëmtimit të konsumatorëve nga mungesa e cilësisë së veprimtarisë së personave juridik të autorizuar i shtohet dhe papërgjegjshmëria e shoqërive pronare të instrumenteve matës, në këtë rast OSHEE. Nga të dhënat e nxjerra në dokumentet e vëna në dispozicion në DPM në vitin 2012 janë verifikuar 71,000 matës dhe nuk kanë plotësuar standardet 11,000 të tillë ose 15.4 % e tyre duke i nxjerrë jashtë përdorimit.96 Po kështu, matësit e ujit të pijshëm në shkallë vendi vlerësohen të jenë 398,676 copë97, me një tarifë mesatare prej 1,600 lekë dhe verifikim periodik çdo 5 vjet, rezulton me një treg vjetor të këtij shërbimi prej rreth 924,000 euro në vit, pavarësisht se në pjesën më të madhe ndërmarrjet e ujësjellësit janë në gjendje të mjerueshme financiare dhe nuk kryejnë fare verifikimin periodik të matësve.

b. Procedurat e pajisjes me autorizim për matësit e energjisë elektrike dhe matësit e ujit të pijshëm Paraprakisht duhet theksuar se, grupi i auditimit të KLSH nuk ka shqyrtuar dhe analizuar në detaje praktikën e dhënies së autorizimit dhe të revokimit të personit juridik “CSC” SHPK; dokumentacionit për dhënien e autorizimit të subjektit “H.T.T” SHPK; dokumentacionit për dhënien e autorizimit të subjektit “HTT” SHPK si dhe praktikën dokumentare për dhënien e autorizimit personit juridik “3 G” SHPK, që të gjitha për verifikimin e matësve të energjisë elektrike, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar procedimin penal nr. 8854/2014, me nr. 14749 prot., datë 21.10.2015, duke marrë në shqyrtim dokumentacionin përkatës. 1. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion rezulton se DPM ka filluar zbatimin e procedurave të pajisjes me autorizim të personave juridik me vendimin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm të DPM nr. 1, datë 05.03.2010 për subjektin “CSC” SHPK për verifikimin e matësve të energjisë elektrike ligjërisht të kontrolluar. Ky autorizim është revokuar me vendimin nr. 5, datë 04.03.2013, pas pezullimit të veprimtarisë me vendimin nr. 12, datë 13.12.2012 2. Sipas dokumentacionit të analizuar, rezulton se kërkesat për autorizim për verifikim të instrumenteve matës e subjektit “H.T.T” SHPK është bërë në maj të vitit 2012. Drejtori i Përgjithshëm i DPM-së me vendimin administrativ nr. 6, datë 20.06.2012 ka autorizuar dhe ka pajisur me autorizim këtë subjekt për verifikim dhe vulosje të matëseve të energjisë elektrike, ligjërisht të kontrolluar për kryerjen e aktivitetit në të gjithë territorin e vendit, me afat tre vjeçar (deri më 12.06.2015). Kjo procedurë është shoqëruar me mangësi të shumta (mungesë procedure laboratorike, staf të pakualifikuar, mungesë e përshkrimeve etalonuese etj.)98, si dhe përcaktimi i zonës së juridiksionit në të

93 www.ere.gov.al/doc/Raporti Vjetor ERE 2014. pdf 94 Vlerësime sipas dokumenteve të DPM 95 www.instat.gov.al, Anketa e buxhetit të familjes, 2014 96 Kërkesë ankimore e CSC SHPK, nr. 993 prot., datë 22.04.2013 97 www.dpuk.gov.al Të dhëna të agreguara 2014 98 Raport i auditimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare, KLSH, Dhjetor 2013

Page 58: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

58

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

gjithë territorin e vendit është në kundërshtim me Urdhrin e ministrit të METE nr. 436, datë 23.05.2012 për “Përcaktimin e numrit të subjekteve të autorizuara për kryerjen e shërbimeve në fushën e metrologjisë ligjore”. 3. Sipas dokumentacionit të shqyrtuar nga grupi i auditimit, me datën 10.11.2012 është regjistruar në DPM kërkesa e subjektit juridik “3 G” SHPK për t’u pajisur me autorizim për verifikim të matësve të energjisë elektrike. Drejtori i Përgjithshëm i DPM-së me vendimin administrativ nr. 4, datë 19.03.2013 ka autorizuar subjektin “3G” SHPK për verifikim dhe vulosje të matëseve të energjisë elektrike, ligjërisht të kontrolluar për kryerjen e aktivitetit në të gjithë territorin e vendit, me afat 15.03.2013 deri 14.03.2016. Njëlloj si edhe në procedurat e tjera, vonesat në shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit, pajisjeve dhe personelit të nevojshëm kanë qenë mbi 3 muaj (afati ligjor 60 ditë). Grupi i vlerësimit në këtë rast i ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pasur specialistë të fushës, vlerësimi nuk është kryer brenda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës, grupi i vlerësimit ka konstatuar një sërë mangësish në dokumentacion, nuk ka dokument vlerësimi për laboratorin e këtij personi juridik, nuk ka dokumentacion për tarifat, nuk është hartuar marrëveshja dypalëshe etj. Për më tepër, Certifikatat e kalibrimit janë kopje të thjeshta të pa noterizuara99, si një nga elementët më të rëndësishëm të metrologjisë ligjore. Në këtë mënyrë, konstatohet një dhënie autorizimi e sforcuar dhe jo në përputhje të plotë me kuadrin rregullator përkatës. Duke analizuar dhënien e autorizimeve personave juridik për verifikimin e instrumenteve matës të energjisë elektrike, rezulton se Urdhri nr. 436, datë 23.05.2012 i Ministrit të METE për “Përcaktimin e numrit të subjekteve të autorizuara për kryerjen e shërbimeve në fushën e metrologjisë ligjore” ka urdhëruar autorizimin për verifikimin periodik të dy kompanive me zonat përkatëse të juridiksionit, si dhe për verifikimin fillestar ndarjen në mënyrë të barabartë të matësve. Për më tepër, në pikën 5 Ministri i METE urdhëron DPM shqyrtimin dhe vlerësimin e kompanive për kryerjen e shërbimit të verifikimit të matësve të energjisë elektrike, duke përcaktuar një kompani në një zonë sipas ndarjes së këtij urdhri. Pikësëpari, një urdhër i tillë është në kundërshtim me ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar, pasi ministri përgjegjës për ekonominë të nxjerrë rregullore për autorizimin e personave juridikë (neni 40, pika 4), pra është në tejkalim të kompetencave të veta. Së dyti, në kufizimin e numrit të personave juridik të autorizuar në dy subjekte, ka krijuar duopol (një lloj i veçantë i oligopolit, ku autorizohen vetëm dy kompani në treg), pasi është një fushë me vlera të mëdha financiare, duke shmangur konkurrencën dhe për pasojë duke rënduar koston e jetesës së konsumatorëve.

Faksimile: Urdhri i Ministrit të METE nr. 436, datë 23.05.2012

Burimi: DPM dhe grupi i auditimit të KLSH

99 Akt kontrolli i ushtruar në DPM, Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion, 07.08.2015

Page 59: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

59

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Së treti, duke përcaktuar zonat e shpërndarjes për secilën prej kompanive, ka marrë kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të DPM, të përcaktuara në Urdhrin nr. 194, datë 09.03.2009, paragrafi i dytë i pikës 7. Veç këtyre, nëpërmjet këtij urdhri, Ministri ka ndikuar veprimtarinë e DPM në dhënien e autorizimeve, duke krijuar dyshime të arsyeshme për veprime arbitrare të kësaj të fundit në dëm të interesave të konsumatorëve dhe taksapaguesve. Kështu, deri në datën e daljes së këtij urdhri (23.05.2012), DPM kishte dhënë tashmë autorizime për verifikime në këtë fushë për dy subjekte: “CSC” SHPK që me datë 05.03.2010 dhe “H.T.T” SHPK me datë 20.06.2012 (katër ditë më parë se të vinte urdhri në DPM). Në fillim të muajit nëntor 2012 (saktësisht më 10.11.2012) paraqitet dhe pranohet në DPM kërkesa e subjektit “3G” SHPK regjistruar me nr. 3296 prot. Drejtori i Përgjithshëm i DPM në zbatim të Urdhrit të mësipërm të Ministrit duhej të refuzonte këtë kërkesë, ose në zbatim të Urdhrit nr. 194, datë 09.03.2009, deri me datë 10.01.2013 (brenda 60 ditëve) të bënte pajisjen me autorizim të këtij subjekti. Ndërkohë Drejtori i përgjithshëm i DPM me datë 21.11.2012 ngre grup pune për monitorimin e veprimtarisë së personit juridik të autorizuar “CSC” SHPK, në të cilin merr pjesë edhe vetë dhe mbi bazën e parregullsive të evidentuara, me datë 13.12.2012 vendos pezullimin e autorizimit, ndërkohë që nuk kishte kryer asnjëherë dhe tek asnjëri subjekt veprimtari mbikëqyrëse dhe me datën 04.03.2013 revokon vendimin e autorizimit. Megjithëse ishte jashtë afatit ligjor për dhënien e autorizimit të subjektit “3 G” SHPK, me nxjerrjen nga tregu të një subjekti të autorizuar, tashmë ishte në kushtet për zbatimin e Urdhrit nr. 436, datë 23.05.2012 i Ministrit të METE, për të futur personin juridik të dytë të autorizuar për verifikimin e matësve të energjisë elektrike, duke i dhënë autorizim “3 G” SHPK me datë 19.03.2013. 4. Të njëjtit subjekt juridik “HTT” SHPK, me vendimin administrativ nr. 11, datë 20.06.2012 i është dhënë autorizimi nga DPM për verifikim të matësve të ujit të pijshëm familjar dhe industrial, për kryerjen e aktivitetit në të gjithë territorin e vendit me afat nga data 08.11.2012 deri 08.11.2015. Sipas raportit të KLSH dhe Akt kontrollit të Njësisë së Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion rezulton se jo vetëm nuk është respektuar afati 60 ditor i përcaktuar në urdhrin përkatës të ministrit, por procedura e dhënies së autorizimit është shoqëruar me mangësi të shumta si: nuk ka pasur procesverbal për vlerësimin e dokumentacionit te paraqitur, operatori ka kërkuar shtyrjen e vizitës vlerësuese, enët etalon dhe vizoret e shkallëzuara nuk kanë pasur certifikatë kalibrimi, subjekti ka kundërshtuar konstatimet e grupit për vizitën vlerësuese, ka vendosur tarifa të pa miratuara nga Ministria e Financave etj. 5. Subjekti “Metro Alb 12” SHPK ka bërë kërkesë me datë 14.06.2012 dhe me vendimin administrativ nr. 1, datë 21.01.2013, Drejtori i Përgjithshëm i DPM-së ka autorizuar këtë subjekt për verifikim të matësve të ujit të pijshëm familjar dhe industrial, ligjërisht të kontrolluar për kryerjen e aktivitetit në të gjithë territorin e vendit, me afat trevjeçar, pa përcaktuar datën e fillimit të aktivitetit. Procedura e shqyrtimit dhe dhënies së autorizimit është karakterizuar me probleme të shumta si: shqyrtim jashtë afateve i kërkesës, mungesë dokumentacioni për vizitën testuese në ambientet e laboratorit, rekomandimin e marrjes së masave korrigjuese etj., akt marrëveshja është nënshkruar me datë 16.04.2013 (nr. 932 prot., datë 16.04.2013) me afat vlefshmërie nga data 21.01.2013 pra para dhënies së autorizimit. 6. Subjekti “3 G” SHPK është autorizuar për matësit e ujit të pijshëm familjar dhe industrial në laborator DN 15, 20 dhe 25 mm, me vendimin administrativ nr. 1, datë 26.02.2015 me zonë juridiksioni të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 7. Subjekti “Metro - Mad” SHPK është autorizuar për verifikimin e matësve të ujit të pijshëm me diametër 15-50 mm, me vendimin administrativ të Drejtorit të përgjithshëm nr. 4, datë 27.08.2015 për pajisje portabël etalon, me zonë juridiksioni të gjithë territorin e vendit 8. Gjithashtu, konstatohet se ka pasur një kërkesë nga personi juridik “SILVI” SHPK për autorizim për verifikimin e distributorëve të karburantit dhe distributorëve të LPG. Drejtori i Përgjithshëm i DPM-së me vendimin administrativ nr. 2, datë 15.05.2012 ka autorizuar subjektin për verifikim periodik të

Page 60: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

60

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluar shpërndarës karburanti dhe shpërndarës LPG me afat 15.05.2012 deri 15.05.2015 në të gjithë territorin e vendit, megjithëse është karakterizuar nga një sërë mangësish dhe të metash të konstatuar nga grupi i vlerësimit. Me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të DPM nr. 244, datë 24.05.2012 (nr. 1552 prot., datë 24.05.2012) me objekt për revokim të vendimit administrativ nr. 2, datë 15.05.2012 “Për dhënie autorizimi për verifikim të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluara shpërndarës karburanti dhe LPG”, ka revokuar vendimin për autorizim të personit juridik “SILVI” SHPK deri në daljen e një urdhri të dytë, në mungesë të shkaqeve të përligjura. Përcaktimi në autorizime si zonë juridiksioni “të gjithë Shqipërinë” zhvlerëson pikën 10 të rregullores për të mos dalë jashtë zonës së juridiksionit, por në të njëjtën kohë vështirëson veprimtarinë inspektuese në terren për cilësinë e kryerjes së verifikimeve nga personat juridik të autorizuar. Po ashtu nënshkrimi me vonesë dhe moszbatimi i plotë dhe/ose pjesor i akt-marrëveshjeve përkatëse, jo vetëm që cënon përputhshmërinë me kuadrin rregullator të personit të autorizuar, por ndikon dhe cilësinë e verifikimeve të kryera, duke rrezikuar seriozisht konsumatorët nga abuzimet me matjet.

c. Kontrollet vlerësuese (supervizuese) pas dhënies së autorizimit dhe zbatimi i akt-marrëveshjeve. Sipas të dhënave të DPM, në periudhën 2011-2015 kanë zhvilluar aktivitet 3 subjekte në fushën e verifikimit të matësve të energjisë elektrike dhe një subjekt në verifikimin e matësve të ujit të pijshëm nga 4 të licencuar. Megjithëse për subjektin CSC-Certified Solution Corporation (ish “ISP Dimal” SHPK ka ndërruar emër në 13.01.2011) është nënshkruar akt-marrëveshja për marrëdhënie të veçanta me 30.03.2010, dhe midis të tjerave është përcaktuar detyrimi i DPM për kryerjen çdo 6 muaj të vizitës vlerësuese në laboratorin e tij, nuk është vajtur fare në këtë subjekt, Edhe vetë ky subjekt nuk ka zbatuar asnjë prej detyrimeve të tij si: njoftimin çdo 3 muaj për verifikimin e matëseve të energjisë elektrike, të japë informacion mbi veprimtarinë kryer etj. Në periudhën fillestare 10 mujore kjo kompani nuk ka kryer aktivitet dhe nuk është kryer vizitë vlerësuese gjatë kësaj periudhe. Për periudhën 2011 - 2013, nga stafi aktual i DPM nuk disponohet dokumentacion në lidhje me zhvillimin e kontrolleve vlerësuese (supervizuese) sipas përcaktimeve në Urdhrin nr. 194, datë 09.03.2009 jo më rrallë se një herë në 6 muaj, gjë që konfirmohet edhe nga auditimi financiar i KLSH i dhjetorit 2013, që do të thotë se DPM nuk ka verifikuar kalibrimin e etalonëve dhe kuadrin profesional dhe për pasojë instrumentët matës të verifikuar prej tyre nuk kanë sigurinë e arsyeshme të saktësisë sipas kërkesave ligjore. Duhet vënë në dukje se, mungesa e kryerjes së mbikëqyrjeve gjatë kësaj periudhe për subjektet e autorizuara është lidhur para së gjithash me cilësinë e veprimtarisë verifikuese në mbrojtje të konsumatorit, por dhe në sigurimin e të ardhurave të DPM nga kryerja e këtij aktiviteti. Kështu, kanë zhvilluar veprimtari të pa supervizuar nga DPM lidhur me asetet laboratorike, burimet njerëzore etj. (pra etalonët dhe kuadri profesional):

a) “CSC” SHPK nga data 05.03.2010 deri më 13.12.2012, pra mbi 2 vjet e 9 muaj; duhej t’i ishin bërë 5 kontrolle dhe nuk i është bërë asnjë,

b) “HTT” SHPK nga data 20.06.2012 deri më 15.09.2014, pra rreth 2 vjet, për të cilin duhej të ishin kryer 4 mbikëqyrje në subjekt;

c) “3 G” SHPK nga data 19.03.2013 deri më 30.04.2014, pra rreth 1 vit dhe duhej të ishin kryer 2 misione mbikëqyrëse;

d) “Metro Alb 12” SHPK, nga data 21.01.2013 deri më 15.10.2014, pra rreth 11 muaj, gjatë së cilës duhej të ishin kryer 3 misione mbikëqyrëse;

e) “HTT” SHPK (për matësit e ujit të pijshëm) duheshin kryer 6 kontrolle, nuk është kryer asnjë (nuk ka zhvilluar aktivitet)

f) “3 G” SHPK për matësit e ujit të pijshëm) duhej kryer 1 kontroll, nuk është kryer asnjë (nuk ka zhvilluar aktivitet)

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të kontrolleve vlerësuese të kryera në periudhën 2014-2015, rezulton si më poshtë:

Page 61: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

61

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

- Për subjektin “HTT” SHPK, monitorimi i datës 12 dhe 13.08.2014 nga e cila rezulton se subjekti plotëson kushtet ligjore. Monitorimi i 6 mujorit të parë 2015 i programuar për datat 21 dhe 22.04.2015 është shtyrë me kërkesën e subjektit, një veprim ky i pakuptimtë i titullarit të DPM, duke kapërcyer monitorimin e një 6-mujori.

- Për subjektin “3G” SHPK monitorimi ka filluar me datë 30.04.2014 deri më 02.05.2014. Nga raporti i këtij monitorimi i përgatitur nga 6 përfaqësuesit e autorizuar të DPM rezulton se ky subjekt përdor në terren 3 instrumente portativ për të cilët nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumenti; nuk janë prezent asnjë nga punonjësit e deklaruar në dosjen e paraqitur në autorizim dhe punonjësit në laborator nuk janë të deklaruarit në DPM, pa dëshmi kualifikimi për kompetencën teknike; instrumenti i matjes së temperaturës nuk kishte certifikatë kalibrimi; nuk ka paraqitur dokumentacion mbi cilësinë; nuk janë plotësuar formularë përkatës të cilësisë, mungonte rregullorja e brendshme; nuk është hartuar dhe nënshkruar akt-marrëveshja përkatëse; si dhe nuk ka mbajtur korrespondencë të rregullt me DPM për çështjet e mësipërme. Mbi këtë bazë, Drejtori i Përgjithshëm i DPM i ka dërguar raportin e kontrollit vlerësues dhe i sjell në vëmendje konkluzionet dhe detyrat e lëna. Një veprim i tillë i Drejtorit të Përgjithshëm nuk është në përputhje me kuadrin rregullator dhe konkretisht me Urdhrin nr. 194, datë 9.03.2009, pika 13 e cila përcakton se: “Në rast se gjatë kontrolleve vlerësuese (supervizuese) vërtetohet se veprimtaria e personit juridik (për të cilën është dhënë autorizimi) ka degraduar për shkaqe objektive (etalonëve, kuadrit profesional) ose subjektive (cilësia e punës së verifikimit), atëherë atij i tërhiqet autorizimi”. Në kushtet kur përdor instrumente matës të padeklaruar e pa dokumentacionin përkatës metrologjik (3 instrumente portativ) dhe punonjësit e laboratorit nuk janë ato të deklaruar në autorizimin e lëshuar nga DPM, personi i autorizuar ka degraduar për shkaqe objektive dhe subjektit “3G” SHPK i duhej tërhequr autorizimi, pasi në këtë mënyrë cilësia e punës verifikuese nuk është në përputhje me kuadrin rregullator të metrologjisë dhe duke rrezikuar mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjen e energjisë elektrike. DPM ka kërkuar kryerjen e monitorimit 6-mujor me datë 27.01.2015 dhe subjekti i ka njoftuar që me datë 20.01.2015 se stendat e kolaudimit të matësve janë dërguar për kalibrim dhe momentalisht nuk gjenden ne laborator, dhe DPM ka ra dakord për shtyrjen deri në momentin e mbërritjes në subjekt, duke humbur kështu monitorimin e një 6-mujori. DPM ka kryer supervizimin me datë 06.07.2015 nga i cili ka rezultuar se ka ndryshuar trupën verifikuese, nga të cilët 3 punonjës nuk kanë dëshmitë e kualifikimit nga sigurimi teknik, nuk ka informuar çdo tre muaj DPM për verifikimet e kryera, ka bërë ndryshime të stafit pa njoftuar DPM, nuk ka plotësuar formularët e sigurimit të cilësisë, për të cilat janë lënë detyra. Duhet të vihet në dukje se në monitorimin e 6 mujorit të dytë 2015 të bërë me datë 03.02.2016, nga i cili është konstatuar se u ka mbaruar afati i vlefshmërisë së 6 certifikatave të etalonëve të laboratorit që nga data 02.11.2015, dhe subjekti “3G” ka vazhduar verifikimin e matëseve të energjisë elektrike, në kundërshtim me ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008, neni 30, pika1. Gjithashtu, grupi i punës ka konstatuar se laboratori nuk ka përmirësuar veprimtarinë e tij për plotësimin e kritereve për akreditim, duke mbajtur dhe një procesverbal për konstatimet e mësipërme. Mbi këtë bazë me datë 18.02.2016, Drejtori i përgjithshëm i DPM i ka kërkuar ndërprerjen e verifikimit të matëseve të energjisë elektrike, për vetëm me 3 etalonët që akoma nuk i keni kalibruar, veprim i cili është në kundërshtim me Urdhrin nr. 194, datë 9.03.2009, pika 13, pasi i duhej tërhequr autorizimi këtij subjekti. Etalonet e sipërpërmendur janë kalibruar në shkurt të vitit 2016. Për vitin 2015, Subjekti “3G” SHPK ka verifikuar 82,810 matës në terren (91 % janë njëfazor) në zonën e Shkodrës, Tiranës, Elbasanit, Burrelit dhe Kukësit. Nuk ka të dhëna nga ky person juridik i autorizuar lidhur me përqindjen matësve të verifikuar që kanë plotësuar standardet përkatëse të matjes.

- Monitorimi periodik i subjektit “Metro Alb 12” SHPK: aktmarrëveshja 4 muaj me vonesë; kanë filluar në shtator 2014, që nga data e dhënies së autorizimit subjekti ka verifikuar 68 matës uji; ka ndryshuar personelin nga ai i miratuar në autorizim; monitoruar me datë 30.04.2015 dhe 20.10.2015 janë konsideruar në përputhje me ligjin.

Page 62: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

62

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Raportimin e veprimtarisë në mënyrë të plotë e ka filluar për vitin 2015, nga ku rezulton se ka verifikuar 53,088 matës uji, nga të cilët kanë rezultuar me saktësi poshtë tolerancës ligjore 6,659 prej tyre ose 12.5 % e tyre.

- Monitorimi periodik i subjektit “3 G” SHPK për matësit e ujit të pijshëm është kërkuar nga DPM për ta kryer në fund-shtatorin 2015 dhe subjekti ka kërkuar shtyrjen e afatit për mungesë të ushtrimit të aktivitetit, gjë cila ka ndodhur dhe dy herë të tjera. Të ndodhur në këto kushte të mos përdorimit të autorizimit nga subjekti, Drejtori i DML i ka kërkuar sektorit juridik në DPM interpretimin ligjor për monitorimet periodike 6-mujore të subjekteve pa aktivitet. Megjithëse subjekti “3 G” SHPK nuk ka zhvilluar aktivitet të verifikimit të matësve të ujit, ka kërkuar në dhjetor 2015 zgjerim aktiviteti të laboratorit, për të cilën ka marrë përgjigje negative.

- Personi juridik “Metro-Mad” SHPK për periudhën gusht-dhjetor 2015 ka verifikuar 4,804 matës të ujit të pijshëm, nga të cilët 1% e tyre (50 copë) kanë rezultuar poshtë tolerancës ligjore të saktësisë.

d) Cilësia e veprimtarisë verifikuese të personave juridik të autorizuar (Inspektimi) Një fazë e rëndësishme që ndikon në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet është inspektimi i cilësisë së veprimtarisë verifikuese të personave juridik të autorizuar. Megjithëse ka qenë detyrë ligjore e Drejtorisë së Inspektimit në DPM për të kontrolluar (inspektuar) herë pas here zbatimin e dispozitave detyruese dhe të rregulloreve të nxjerra në zbatim të tij, si dhe veprimtarinë e personit juridik dhe fizik i autorizuar, një veprimtari e tillë nuk është kryer. Kjo mangësi ndikon drejtpërdrejtë në mbrojtjen e konsumatorit, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe 5-vjeçare auditimi institucionet publike nuk janë në gjendje të japin përgjigje mbi saktësinë e matësve të energjisë elektrike dhe atyre të ujit të pijshëm. Në veprimtarinë inspektuese nga DPM të punës së personave juridik të autorizuar është përfshirë në fundvitin 2012 subjekti “CSC” SHPK (i autorizuar për verifikimin e matësve të energjisë elektrike), të cilit për shkak të mangësive të evidentuara nga inspektimi i disa aparateve matës, i është pezulluar autorizimi me datë 13.12.2012, për t’ia hequr në fillim-vitin 2013.

e) Kuadri rregullator me problematikat përkatëse Praktika e deritanishme e zbatimit të Urdhrit të ministrit të METE nr. 194, datë 9.03.2009 “Për miratimin e rregullores për autorizimin e personave juridike për kryerjen e veprimtarive në metrologjinë ligjore dhe për autorizimin e personave juridike dhe fizike për kryerjen e shërbimit të riparimit të instrumenteve matëse” ka evidentuar disa probleme që ndërthuren midis këtyre subjekteve, DPM dhe Ministrisë së Financave.

1- Lidhur me përcaktimin që subjekti të përdorë tarifa verifikimi të miratuara nga Ministria e Financave. Sipas praktikës së deri tanishme subjekti kërkon miratimin e tarifave drejtpërdrejtë tek MF, në një kohë që kërkesën për autorizim e bën tek DPM. Gjithashtu, MF duke mos pasur kapacitetet e nevojshme për përcaktimin e saj, kërkon mendimin e DPM për t’i dhënë përgjigje subjektit. Veç kësaj, aktualisht nuk ka asnjë instrument kontrolli në se në kostot e verifikimit të paraqitura nga subjekti lidhur me vëllimin e investimit, madhësinë e pagave, amortizimin, përqindjen e fitimit, numrin e punonjësve etj. janë në përputhje me nivelin e tregut, si dhe çka është më e rëndësishmja vazhdon t’i mbajë në praktikë me ato nivele.

2. Nuk ka një procedurë të përcaktuar për kontrollet vlerësuese (supervizuese), mjaftë e rëndësishme kjo për ecurinë e veprimtarisë së personit juridik dhe fizik të autorizuar dhe me ndikim në mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet.

3. Ka raste që i njëjti subjekt ka aplikuar për instrumente të ndryshme, dhe mund të ndodhë që për njërën nga fushat të degradojë për shkaqe objektive dhe/ose subjektive. Urdhri përcakton tërheqjen e autorizimit personit juridik, por në këtë rast i mbetet autorizimi për një fushë tjetër, në një kohë që ka humbur besimin e DPM për kryerjen e veprimtarisë metrologjike në tërësi.

Page 63: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

63

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

4. Mund të ndodhë që i njëjti subjekt ka aplikuar për instrumente të ndryshme në kohë të ndryshme me të njëjtin personel dhe të njëjtin numër, dhe ose i njëjti personel të jetë në disa persona juridikë që aplikojnë dhe kanë autorizime.

5. Urdhri i mësipërm nuk vendos afate për fillimin e veprimtarisë verifikuese, pasi ndodhë që subjekte të pajisur me autorizim për një instrument të caktuar nuk fillojnë punë për muaj e vite. Kjo sjell pasoja dhe në përdorimin e instrumenteve të paverifikuar, por edhe me humbjen (degradimin) e aftësisë verifikuese. 6. Urdhri i mësipërm nuk sqaron rastet e transferimit, dhurimit ose shitjes së veprimtarisë së autorizuar. Gjithashtu, në rastet e lëvizjes (largimit dhe zëvendësimit) të stafit inxhiniero-teknik krahasuar me atë të paraqitur në autorizim, DPM thjeshtë duhet të njoftohet.

Me shkresën nr. 46/3 prot., datë 23.06.2016, DPM ka konfirmuar trajtimin e bërë nga grupi i auditimit lidhur me mbikëqyrjen e personave të autorizuar pas tetorit të vitit 2013, në përputhje me kërkesat ligjore përkatëse. Si konkluzion: Në periudhën 2011-2015 janë dhënë 9 autorizime subjekteve juridike për verifikim instrumente në tre fusha: në matësit e energjisë elektrike (2), matësit e ujit të pijshëm (4) dhe në cisternat rrugore automobilistike (3), nga të cilat dy të parat mjaft të rëndësishme për konsumatorin si nga ana e shpërndarjes territoriale në të gjithë vendin, numrit të përdoruesve, konsumit të përditshëm dhe të domosdoshëm, peshës së konsiderueshme në buxhetet familjare dhe të njësive ekonomike etj. Këto dhe rrethana të tjera, bëjnë që dhënia e autorizimeve për verifikimin e matëseve të energjisë elektrike dhe të matësve të ujit të pijshëm, tarifat e tyre, si dhe numri i subjekteve juridike të autorizuara të jetë i një rëndësie të veçantë.

- Megjithëse nuk audituam procedurën e pajisjes me autorizim të personave juridik për verifikimin e matësve të energjisë elektrike (pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar procedimin penal nr. 8854/2014, me nr. 14749 prot., datë 21.10.2015), duke marrë në shqyrtim dokumentacionin përkatës të periudhës konstatohet se janë shoqëruar me parregullsi si mosrespektim i afatit të shqyrtimit të kërkesës nga ana e DPM; dokumentacioni i paraqitur nuk është plotësuar sipas formatit ligjor; zona e juridiksionit është shënuar për gjithë Shqipërinë; në vizitat vlerësuese DPM ka pasur raste që nuk ka dërguar specialistë të fushës etj. - DPM në vitin 2012 ka pajisur me autorizim në kundërshtim me ligjin një person juridik (“SILVI” SHPK) për një fushë të cilën DPM ka mundësi t’i realizojë detyrat metrologjike, ato për verifikimin e distributorëve të karburantit dhe distributorëve të LPG, të cilën më pas e ka revokuar pas 9 ditësh (me datë 24.05.2012), duke vepruar me subjektivizëm të theksuar në verifikimin e periodik të instrumenteve matës.

Për këtë rekomandojmë: 1. DPM të zbatojë me rigorozitet kuadrin rregullator për pajisjen me autorizim të

personave juridik dhe fizik për verifikimin e instrumenteve matës, duke respektuar afatet, ngritjen e komisioneve vlerësuese me specialistë përkatës, dokumentimin e g jithë kësaj veprimtarie dhe vlerësimin e raporteve përkatëse për dhënien e autorizimit jo vetëm për transparencë të institucioneve publike, por si pikënisje për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet.

Vazhdimisht

- Ministri i METE ka nxjerrë Urdhrin nr. 436, datë 23.05.2012 për “Përcaktimin e numrit të subjekteve të autorizuara për kryerjen e shërbimeve në fushën e metrologjisë ligjore” ka urdhëruar DPM për autorizimin për verifikimin periodik të dy kompanive me zonat përkatëse të juridiksionit, si dhe për verifikimin fillestar ndarjen në mënyrë të barabartë të matësve të energjisë elektrike, duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar pasi ka tejkaluar

Page 64: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

64

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

kompetencat e veta; ka shmangur konkurrencën në këtë fushë shërbimi metrologjik, duke rënduar koston e jetesës së konsumatorëve; duke përcaktuar zonat e shpërndarjes për secilën prej kompanive, ka marrë kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të DPM; si dhe ka ndikuar veprimtarinë e DPM në dhënien e autorizimeve, duke krijuar dyshime të arsyeshme për veprime arbitrare të kësaj të fundit në dëm të interesave të biznesit, konsumatorëve dhe taksapaguesve. Për këtë rekomandojmë:

2. Ministri i ZHETTS të shfuqizojë menjëherë Urdhrin nr. 436, datë 23.05.2012 për “Përcaktimin e numrit të subjekteve të autorizuara për kryerjen e shërbimeve në fushën e metrologjisë lig jore”, duke i hapur rrugë konkurrencës së lirë të kryerjes së shërbimeve metrologjike, dhe më pas DPM të kryejë ndarjen e zonave të juridiksionit sipas përcaktimeve lig jore.

Menjëherë

- Janë dy persona juridik (“HTT” SHPK dhe “3 G” SHPK) të cilët në periudha të ndryshme janë pajisur me autorizime nga DPM për verifikimin e matësve të energjisë elektrike dhe për verifikimin e matësve të ujit të pijshëm dhe industrial, duke përqendruar këtë treg të rëndësishëm dhe fitimprurës vetëm në dy subjekte dhe në dy fusha me ndikim të konsiderueshëm në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet dhe peshën. Për këtë rekomandojmë:

3. DPM të marrë masa për të kontaktuar me organizata biznesi për të rritur interesimin e personave juridik dhe fizik vendas dhe të huaj që të përfshihen në shërbime të verifikimit të instrumenteve matës, për të cilët nuk mund t’i plotësojë këto detyra, duke bërë transparente veprimtarinë e tyre në fushën metrologjike.

Vazhdimisht

- Megjithëse janë nënshkruar me vonesë akt-marrëveshjet përkatëse me personat e autorizuar për detyrimet midis palëve, kryesisht për raportimin e regjistrit të verifikimit të instrumenteve matës, nuk janë zbatuar deri në vitin 2014, duke bërë të pamundur njohjen e veprimtarisë së tyre nga ana e DPM. - DPM nuk ka kryer kontrolle vlerësuese (supervizuese) sipas përcaktimeve në Urdhrin nr. 194, datë 09.03.2009 jo më rrallë se një herë në 6 muaj deri në fillim vitin 2014, duke rrezikuar që personat e autorizuar të degradojnë nga ana e karakteristikave etalonëve dhe nga ana profesionale, si dhe me pasoja në cenimin e sigurisë së konsumatorëve për saktësinë e matjeve për energjinë e elektrike dhe ujin e pijshëm, dhe në të njëjtën kohë mungesë të ardhurash për DPM. - Gjatë kontrolleve supervizuese periodike të kryera nga DPM në periudhën 2014-2015 janë konstatuar parregullsi nga ana e personave të autorizuar, të cilat në shumë raste kanë kërkuar shtyrjen e tyre, nuk kanë qenë të punësuar stafi i paraqitur në aplikimin për autorizim dhe ose nuk janë njoftuar ndryshimet përkatëse, nuk kanë raportuar për aktivitetin e tyre, mospërdorimit të stendave të autorizuara etj. - Drejtori i Përgjithshëm i DPM, në vitin 2014 nuk ka vepruar në përputhje me kuadrin rregullator përkatës për subjektin “3G” SHPK në dy raste për tërheqjen e autorizimit, pasi nga kontrollet vlerësuese periodike, ky subjekt ka rezultuar se ka degraduar për shkaqe objektive (etalonëve, kuadrit profesional), duke rrezikuar seriozisht mbrojtjen e konsumatorëve nga matjet e pasaktë të energjisë elektrike. Për këtë rekomandojmë:

4. Në kushtet e rritjes së kërkesave për të përfshirë sa më shumë fusha në verifikimin e instrumenteve matës dhe të shtimit të personave juridik dhe fizik të autorizuar, DPM të ngrejë një strukturë të posaçme me specialistë përkatës të fushës për ushtrimin e kontrolleve vlerësuese (supervizuese) periodike, si dhe Drejtori i Përgjithshëm të vlerësojë me transparencë dhe paanësi këto raporte, si dhe zbatojë kriteret lig jore, për të siguruar mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me përdorimin e instrumenteve matës të parregullt.

Në tremujorin e parë të vitit 2017

Page 65: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

65

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

- DPM nuk ka kontrolluar (inspektuar) herë pas here veprimtarinë e personave juridik dhe fizik të autorizuar, për pasojë nuk është në gjendje të japin përgjigje mbi cilësinë dhe saktësinë e matësve të energjisë elektrike dhe atyre të ujit të pijshëm, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet. Për këtë rekomandojmë:

5. Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut pranë MZHETTS, inspektorati përkatës metrologjik, të marrë masat e nevojshme për të përfshirë në veprimtarinë e vet kontrollin e personave juridik dhe fizik të autorizuar nga DPM në verifikimin e instrumenteve matës për të arritur në konkluzione mbi cilësinë e punës së tyre, duke ja paraqitur DPM për të vlerësuar degradimin e këtyre subjekte për shkaqe subjektive.

Menjëherë dhe në vijimësi

- Urdhri i ministrit të METE nr. 194, datë 9.03.2009 ka shfaqur mangësi gjatë zbatimit në praktikë në lidhje me miratimin e tarifave të verifikimit; mungesën e instrumenteve kontrollues të përputhjes së dokumentacionit të paraqitur në aplikim dhe atij të zbatuar në fakt; mungesën e procedurave për kontrollet periodike vlerësuese; rastet kur subjektit të autorizuar i tërhiqet autorizimi për një instrument, por që ka dhe verifikimin e instrumenteve të tjerë; paraqitja e të njëjtit personel nga i njëjti subjekt në kohët ndryshme ose nga subjekte të ndryshme dhe ndryshimi i tij krahasuar me atë në autorizim etj. Për këtë rekomandojmë:

6. MZHETTS të rishikojë dhe në bashkëpunim të ngushtë me DPM, të hartojë një udhëzim të ri për praktikën e pajisjes me autorizim të personave juridik të detajuar, duke shmangur problematikën e evidentuar g jatë kësaj periudhe, me qëllim forcimin e vlerësimit dhe monitorimit nga ana DPM, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve nga abuzimet tregtare me matjet.

Brenda vitit 2016

Page 66: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

66

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

3.3 A KA NDIKUAR INSPEKTIMI I DPM NË MBROJTJEN E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET ME MATJET?

3.3.1 Cila ka qenë performanca e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet? Sipas dokumentacionit të shqyrtuar dhe të analizuar rezulton se inspektimi është përkufizuar si veprimtari shqyrtimi i një produkti, shërbimi, procesi ose sistemi matës, me anë të përcaktimit të përputhjes së tyre me kërkesat specifike ose në bazë të një gjykimi profesional, me kërkesa të përgjithshme. Gjatë periudhës së aktivitetit te audituar, baza ligjore e inspektimit ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në marsin e vitit 2013. Kështu në periudhën 2011 - mars 2013, inspektimi ka qenë detyrë dhe e drejtë e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë100, në të cilën organizohet dhe funksionon Drejtoria e Inspektimit Metrologjik, 15 specialistët e së cilës kontrollojnë (inspektojnë) zbatimin e dispozitave detyruese të ligjit dhe të rregulloreve të nxjerra në zbatim të tij, si dhe veprimtarinë e metrologëve të autorizuar. Pas kësaj date, duhej të funksiononte në kuadrin e Inspektoratit të mbikëqyrjes së tregut, sipas VKM nr. 475, datë 10.04.2013 “Për inspektoratin shtetëror të mbikëqyrjes tregut”, i cili nuk u zbatua asnjëherë dhe u shfuqizuar në shtator të vitit 2013 me VKM nr. 870,datë 30.09.2013. Gjithashtu detyrat e drejtorit dhe të inspektorëve metrolog janë përcaktuar dhe në Rregulloren e brendshme të DPM, duke vënë theksin në kontrollin në të gjithë territorin e vendit për realizimin e detyrave dhe planeve të punës së inspektorëve metrologë, korrigjimin e parregullsive e ndalimin e përdorimit të instrumenteve matës dhe hedhjen në treg të parapaketimeve që nuk përputhen me kërkesat rregullative, si dhe ndalimin e punës së një personi të autorizuar, duke filluar procedurën për refuzimin, anulimin e autorizimit kur nuk është në përputhje me kërkesat ligjore.

Skema nr. 6 Aktiviteti i inspektimit

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Ndërsa në periudhën prill 2013 – dhjetor 2015, me ndryshimet ligjore101 inspektoret metrologë janë “inspektorë”, të cilët organizohen dhe funksionojnë me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, duke ja hequr këtë të

100 Ligji nr. 9875 “Për metrologjinë” i ndryshuar, neni 8, pika 13 101 Ligji nr. 14/2013 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar

INSPEKTIMI

Instrumenti gjendet i rregullt

Instrumenti nuk gjendet i rregullt

Vula dëmtuar Jashtë afatit të verifikimit

Jashtë gabimit të lejuar

• Subjekti gjobitet • Instrumenti pezullohet

Page 67: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

67

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

drejtë dhe detyrë DPM, por që në fakt për shkak të vonesave në krijimin e strukturës së mbikëqyrjes së tregut, vazhdon të veprojë tek ajo. Gjithashtu ka një modifikim në detyrat dhe kompetencat e inspektoratit që mbulon fushën e metrologjisë, kryesisht lidhur me vendim-marrjen për heqjen nga tregu të instrumentit matës, kur ky instrument nuk plotëson kërkesat teknike dhe metrologjike të kërkuara, të përcaktuara për një procedurë testimi. Në këtë mënyrë, Drejtoria e inspektimit ka vazhduar për rreth 2 vjet e 9 muaj që të funksionojë jo në përputhje me bazën ligjore përkatëse. Mangësia në ngritjen e strukturave organizative në përputhje me ligjin (në rastin tonë të inspektimit metrologjik në varësi të Inspektoratit të mbikëqyrjes së tregut) e ka zbehur mjaft aktivitetin inspektues dhe për pasojë ndikimin e tij në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet dhe peshat. Me dështimin e kontratës së ndërtimit të rrjetit të IT-së në vitin 2011, me mungesën e dokumentacionit të dorëzuar gjatë ndërrimit të drejtuesve dhe inspektorëve, si dhe me një arkivë të pa sistemuar dhe inventarizuar, grupi i auditimit të KLSH, hasi vështirësi të shumta në kryerjen e analizave statistikore të dokumentacionit të grumbulluar. Ky është shkaku që hera-herës, analizat janë të kufizuar në të dhëna të viteve të fundit 2014-2015. Analiza mbi performancën e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet, nis me planin dhe realizimin vjetor në tërësi të inspektimeve për periudhën e audituar 2011-2015.

Tabela nr. 8 Të dhëna mbi planifikimin dhe realizimin e inspektimeve 2011-2015 Viti Planifikuar Realizuar % 2011 14,000 10,686 76.3 2012 14,000 10,808 77.2 2013 14,000 8,528 60.9 2014 6,750 6,911 102.4 2015 6,950 4,112 59.2

Burimi: Të dhëna të DPM, KLSH për 2011-2013 të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Nga tabela e mësipërme rezulton se veprimtaria e inspektimet nuk ka pasur kritere dhe objektiva të qarta që në momentin e planifikimit të numrit vjetor të inspektimeve, pasi ato për tre vite radhazi janë në të njëjtën shifër dhe në dy vitet tjera ka luhatje të konsiderueshme, e cila në raportin e ligjshmërisë të KLSH për periudhën 2011-2013 është evidentuar si planifikim fiktiv i pasuar nga realizimi i tyre. Veç kësaj, niveli i realizimit të inspektimeve gjithsej është në kufirin midis nivelit më të ulët 59.2 % (2015) dhe 77.2 % (2012), me përjashtim të vitit 2014 ku janë realizuar inspektimet e planifikuara, më shumë për shkak të të mangësive në planifikim. Vërehet se ka një tendencë në rënie në vitet e fundit me mbi 50 % të numrit mundshëm të inspektimeve vjetore, kjo edhe për shkak të pjesëmarrjes së inspektorëve të DPM në ekipet task-forcë ndërinstitucionale. Gjithashtu, kjo vlerësohet të ketë ardhur nga ndryshimi i bazës ligjore, lëvizjeve të konsiderueshme dhe të vazhdueshme të inspektorëve metrologë, mungesës së formimit profesional dhe eksperiencës në punë të tyre, përqendrimin e vëmendjes së DPM më shumë në realizimin e të ardhurave nga verifikimet e detyrueshme periodike të instrumenteve matës se sa tek cilësia kësaj veprimtarie etj.

Grafiku nr. 11 Të dhëna mbi llojet e subjekteve të inspektuara 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM, KLSH për 2011-2013 të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Page 68: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

68

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Subjekti i audituar me shkresën nr. 46/3 prot., datë 26.03.2016 ka vënë në dukje se në periudhën tetor 2013-2015 inspektorë kanë qenë të rinj, por që në asnjë rast nuk është justifikim në lidhje me vëllimin e veprimtarisë së tyre. Lidhur me shkakun e numrit të ulët të inspektimeve në vitin 2015, është cilësuar dhe në raport pjesëmarrja e inspektorëve në grupet task-forcë, por nuk është e argumentuar raporti i numrit të inspektimeve ndaj numrit të verifikimeve për të gjithë sektorët. Është mjaft e rëndësishme thellimi i analizës së inspektimit në numrin e subjekteve sipas kategorive të instrumenteve matës. Nga grafiku i mësipërm, konstatohet se në të gjithë periudhën e audituar, peshën më të madhe e zënë dyqanet fruta perime, bare etj., të cilat kanë instrumente peshore dhe masa vëllimore. Nga njëra të krijohet përshtypja se inspektimet e kryera në këto subjekte janë bërë sa për të plotësuar numrin, në se këto nuk krahasohen me instrumentet matës të verifikuar nga metrologët ligjorë dhe me rezultatet e këtyre inspektimeve për të mbajtur në konsideratë riskun e instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar.

Grafiku nr. 12 Të dhëna mbi subjektet e verifikuara dhe të inspektuara 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Duke krahasuar numrin e subjekteve të kontrolluara nga inspektorët me ato të verifikuara nga metrologët ligjorë rezulton se ka një rënie të konsiderueshme: nga 53.3 % në vitin 2011 në 18.8 % në vitin 2015, gjë që tregon për mungesë efektiviteti të veprimtarisë inspektuese. Është e rëndësishme të theksohet se sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion nuk i janë nënshtruar aktivitetit inspektues personat juridik dhe fizik të autorizuar veprimtaritë e të cilëve janë ligjërisht subjekt i inspektimit, duke lënë jashtë kontrollit dy fusha të përdorimit të instrumenteve matës me rëndësi jetike për qytetarët: atë të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm e industrial. Në mungesë të të dhënave analitike për periudhën 2011-2013, grupi i auditimit ka shqyrtuar rezultatet e inspektimeve të subjekteve të ndëshkuar me gjobë për periudhën tetor 2013 - 2015. Nga kjo rezulton se numri më i madh i subjekteve të gjobitura i përket pikave të karburantit (126) dhe më pas parapaketimet, pikat e gazit etj. Në fakt kjo përkon dhe me pohimet e stafit drejtues të DPM, që pas tetorit 2013, veprimtaria e tyre është përqendruar në stabilizimin e tregut të karburanteve, e konsideruar kjo si një fushë e ndjeshme për konsumatorin.

Grafiku nr. 13 Struktura e rezultateve të inspektimeve tetor 2013 - 2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Gjithnjë bazuar në të dhënat tetor 2013-2015, rezulton se në pjesën më të madhe subjektet ose kanë instrumente matës të paverifikuar dhe/ose ka kaluar afati i verifikimit (në masën 71%), çka përbën një

Page 69: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

69

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

risk potencial të përdoruesve të tyre për të abuzuar në dëm të konsumatorëve, por që nuk mungojnë dhe rastet e moskonformiteteve në paketime etj.

Performanca e veprimtarisë inspektuese varet edhe nga mënyra e shpërndarjes së aktivitetit gjithëvjetor. Inspektimi nuk duhet të jetë një veprimtari aksioni dhe as sezonale, pasi kështu ndikon në sasinë dhe cilësinë e punës kontrolluese dhe për pasojë nuk jep impaktin e pritur në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet tregtare me matjet. Duke analizuar numrin e inspektimeve sipas muajve në vitet 2014-2015, vërehen diferenca të konsiderueshme nga mbi 370 subjekte në afër 650 (2014/2015), çka tregon për një performancë jo të qëndrueshme gjatë vitit.

Grafiku nr. 14 Numri i inspektimeve sipas muajve 2014 - 2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Është mjaft e rëndësishme që veprimtaria inspektuese të analizohet dhe mbi bazën e ndarjes territoriale në sektor dhe krahasimi i subjekteve të verifikuara dhe me ato të inspektuar brenda tyre, pra për të verifikuar në se ka pasur një mbulim mesatar në shkallë vendi. Sipas të dhënave të krahasuara për vitin 2015, rezulton se megjithëse në Sektorin e shërbimeve nr. 1 Tiranë janë verifikuar 49.3% e subjekteve gjithsej, inspektimi ka kryer 74.2 % të aktivitetit të tij, çka evidenton se një pjesë e tyre janë kryer afër sa për numër dhe disa zona të tjera si ajo e Korçës nuk është mbuluar siç duhet. Duhet theksuar se veprimtaria inspektuese deri në mars të vitit 2013 ka qenë veprimtari edhe monitorimit të punës së metrologut ligjor, mangësi të cilat shfaqen në lënien e shtigjeve të hapura për abuzime metrologëve, pikërisht në këto zona (Ersekë) me largimin e një punonjësi dhe masës disiplinore me paralajmërim për largim nga puna për një tjetër.

Grafiku nr. 15 Subjekte të verifikuara dhe të inspektuar sipas zonave 2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Deri në mars të vitit 2013, dokumentacioni i mbajtur nga inspektorët është shoqëruar nga parregullsi të shumta si dorëzime me vonesë të vendimeve për gjobë, mangësi në plotësimin e dokumentacionit (Akt kontrolle, Procesverbaleve dhe Vendime gjobe) etj., veprime këto që janë në kundërshtim me ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008, neni 60, pika 3, në të cilin përcaktohet se inspektori është i detyruar të nxjerrë vendimin verbal në formë të shkruar menjëherë pas kryerjes së inspektimit. Veç kësaj, inspektorët kanë akt-kontrolle dhe procesverbale që ju përkasin ditëve të shtuna, gjë që e bën formal mbajtjen e një dokumentacioni kaq të rëndësishëm. Kjo përforcohet akoma më shumë, pasi ka pasur mjaft raste që inspektorët kanë konstatuar raste flagrante të përdorimit të instrumenteve matës të pasaktë, të cilat japin sasi karburanti me vlerë poshtë tolerancës ligjore, kryesisht në periudhën 2011-tetor 2013, janë

Page 70: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

70

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

konsideruar thjeshtë dhe vetëm si kundërvajtje administrative, duke i dënuar me gjobë.102 Kjo tregon se inspektoret kanë vepruar me dy standarde:

Tabela nr. 9 Të dhëna mbi subjektet e inspektuara dhe të gjobitura 2011-2015 Nr. Emërtimi 2011 2012 2013 2014 2015 1 Inspektime gjithsej te realizuara 10,686 10,808 8,528 6,911 4,112 2 Gjoba të vëna nga inspektorët 73 10 130 43 14 3 Përqindja e subjekteve të gjobitura 0.68 0.09 1.52 0.62 0.34

Burimi: Të dhëna të DPM, KLSH për 2011-2013 të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Nga tabela e mësipërme konstatohet se 0.09-1.52 % e subjekteve janë gjobitur për shkak të parregullsive ligjore në përdorimin e instrumenteve matës. Në fakt numri i subjekteve me instrumente matës që nuk plotësojnë kërkesat e kuadrit rregullator përkatës janë akoma më të madh në numër, por nuk janë ndëshkuar me gjobë nga ana e inspektorëve. Veprimtaria inspektuese metrologjike në vitet 2014-2015 ka vazhduar të jetë e ndikuar nga mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor në lidhje me rastet vendosjes së gjobave, në se ato duhet të shoqërojnë në çdo rast parregullsitë ligjore apo në varësi të vlerësimit të inspektorit, subjektit përdorues t’i lihet afat për rivendosjen e situatës së instrumentit matës sipas kërkesave ligjore.

Veç kësaj, analiza në dinamikë e numrit të subjekteve të gjobitura në periudhën 2011-2015, tregon për veprimtari inspektuese jo të qëndrueshme. Vetë fakti që numri i gjobave të vendosura ka ndryshime të theksuara nga viti në vit, tregon se penalizmi i subjekteve nuk ndjek prirjen e disiplinimit të përdorimit të rregullt të instrumenteve matës dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet, por interesa të ngushta përfitimi me paaftësi dhe mungesë përgatitjeje të vetë inspektorëve. Kjo për faktin se në qoftë se në vitin 2012 janë ndëshkuar vetëm 10 subjekte me gjobë, kjo nuk do të thotë se është ulur numri i subjekteve që abuzojnë me matjet pasi është 130 në vitin 2013 e kështu me radhë. Në të njëjtin konkluzion arrihet dhe duke analizuar numrin e gjobave në raport me subjektet e inspektuara, duke shtuar këtu dhe subjektivizmin e inspektorëve në rastet e mungesës së ndëshkimit me gjobë të subjekteve për të njëjtat shkelje.

Me gjithë rëndësinë e inspektimit metrologjik, për të cilin ligji i posaçëm ka përcaktuar se Drejtori i Përgjithshëm i DPM i raporton ministrit përgjegjës për ekonominë për punën e inspektimit, ku i paraqet masat e propozuara për përmirësimin e veprimtarive metrologjike, nuk rezulton se të jetë realizuar kjo kërkesë ligjore në periudhën 2011- mars 2013. Si konkluzion: - Në periudhën e audituar baza ligjore e funksionimit të Inspektimit ka ndryshuar. Në periudhën 2011 - mars 2013, inspektimi ka qenë detyrë dhe e drejtë e DPM, që me 15 specialistët DIM të kontrollojnë zbatimin e dispozitave detyruese të ligjit dhe të rregulloreve të nxjerra në zbatim të tij. Pas kësaj date, duhej të funksiononte sipas VKM nr. 475, datë 10.04.2013 “Për inspektoratin shtetëror të mbikëqyrjes tregut”, i cili nuk u zbatua asnjëherë dhe u shfuqizuar në shtator të vitit 2013 me VKM nr. 870,datë 30.09.2013, si dhe veprimtaria e tyre duhej të kryhej në përputhje me ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Kjo mangësi e harmonizimit dhe bashkërendimit të kuadrit rregullator, ka bërë që inspektimi metrologjik në DPM për rreth 2 vjet e 9 muaj që të funksionojë jo në përputhje me bazën ligjore përkatëse. Mangësia në ngritjen e strukturave organizative në përputhje me ligjin (në rastin tonë të inspektimit metrologjik në varësi të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut) e ka zbehur mjaft aktivitetin inspektues dhe për pasojë ndikimin e tij në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet dhe peshat. Për këtë rekomandojmë:

102 Raport i auditimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare, KLSH, Dhjetor 2013

Page 71: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

71

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

1. DPM të bashkërendojë punën me MZHETTS për integrimin e inspektorëve metrologjik në Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, për të vënë në eficiencë të plotë kontrollin e saktësisë së instrumenteve matës dhe karakteristikave teknike e lig jore të tyre në të g jitha fushat, në funksion të mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet me matjet.

Menjëherë

- Me dështimin e kontratës së ndërtimit të rrjetit të IT-së në vitin 2011, me mungesën e dokumentacionit të dorëzuar gjatë ndërrimit të drejtuesve dhe inspektorëve, si dhe me një arkivë të pa sistemuar dhe inventarizuar, grupi i auditimit të KLSH, hasi vështirësi të shumta në kryerjen e analizave statistikore të dokumentacionit të grumbulluar, duke u kufizuar në analizat e të dhënave të viteve të fundit 2014-2015.

- Veprimtaria e inspektimet nuk ka pasur kritere dhe objektiva të qarta që në momentin e planifikimit të numrit vjetor të inspektimeve, pasi ato për tre vite radhazi janë në të njëjtën shifër dhe në dy vitet tjera ka luhatje të konsiderueshme. Veç kësaj, niveli i realizimit të inspektimeve gjithsej është në kufirin midis nivelit më të ulët 59.2 % (viti 2015) dhe 77.2 % (në vitin 2012), me tendencë në rënie të vazhdueshme në vitet e fundit, duke theksuar fiktivitetin e planifikimit. Vlerësohet se kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit të bazës ligjore, lëvizjeve të konsiderueshme dhe të vazhdueshme të inspektorëve metrologë, mungesës së formimit profesional dhe eksperiencës në punë të tyre, përqendrimin e vëmendjes së DPM më shumë në realizimin e të ardhurave nga verifikimet e detyrueshme periodike të instrumenteve matës se sa tek cilësia kësaj veprimtarie etj.

- Në periudhën e audituar, peshën më të madhe të inspektimeve e zënë dyqanet fruta perime, bare etj., të cilat kanë instrumente peshore dhe masa vëllimore, duke të krijuar përshtypjen se inspektimet e kryera në këto subjekte janë bërë sa për të plotësuar numrin, në se këto nuk krahasohen me instrumentet matës të verifikuar nga metrologët ligjorë dhe me rezultatet e këtyre inspektimeve për të mbajtur në konsideratë riskun e instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar. Duke krahasuar numrin e subjekteve të kontrolluara nga inspektorët me ato të verifikuara nga metrologët ligjorë rezulton se ka një rënie të konsiderueshme: nga 53.3 % në vitin 2011 në 18.8 % në vitin 2015, gjë që tregon për mungesë eficience dhe efektiviteti të veprimtarisë inspektuese.

- Bazuar në të dhënat tetor 2013-2015, rezulton se në pjesën më të madhe subjektet ose kanë instrumente matës të paverifikuar dhe/ose ka kaluar afati i verifikimit (në masën 71%), çka përbën një risk potencial të përdoruesve të tyre për të abuzuar në dëm të konsumatorëve, por që nuk mungojnë dhe rastet e moskonformiteteve në paketime etj. Për këtë rekomandojmë:

2. Veprimtaria e inspektimit metrologjik të kryhet duke vendosur kritere dhe objektiva të qarta për planifikimin dhe realizimin me cilësi të numrit vjetor të inspektimeve, mbi bazën e riskut dhe instrumenteve të verifikuara nga metrologët lig jor, me prioritet fushat e aktivitetit me ndikim të ndjeshëm në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve, në përputhje me lig jin për inspektimin dhe në zbatim të kërkesave rregullatore të metrologjisë.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion nuk i janë nënshtruar aktivitetit inspektues personat juridik dhe fizik të autorizuar, veprimtaritë e të cilëve janë ligjërisht subjekt i inspektimit, duke lënë jashtë kontrollit dy fusha të përdorimit të instrumenteve matës me rëndësi jetike për qytetarët: atë të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm e industrial. 3

- Duke analizuar numrin e inspektimeve sipas muajve në vitet 2014-2015, vërehen diferenca të konsiderueshme nga mbi 370 subjekte në afër 650, çka tregon për një performancë jo të qëndrueshme

Page 72: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

72

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

gjatë vitit, e karakterizuar si një veprimtari aksioni dhe sezonale, duke ndikuar në cilësinë e punës kontrolluese dhe për pasojë mangësi në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet tregtare me matjet.

- Sipas të dhënave të krahasuara për vitin 2015, rezulton se nuk mbulohet përafërsisht njëlloj inspektimi i subjekteve me instrumente matës të verifikuar në të gjithë territorin e vendit, duke lënë të hapur mundësitë si për inspektime formale në disa zona dhe lënien jashtë të disa zonave të tjera, ashtu edhe për mungesë të monitorimit të veprimtarisë së metrologëve (para marsit 2013). Kështu p.sh. në Sektorin e shërbimeve nr. 1 Tiranë janë verifikuar 49.3% e subjekteve gjithsej në një kohë që inspektimi ka kryer 74.2 % të aktivitetit të tij, çka evidenton se një pjesë e tyre janë kryer afër sa për numër dhe disa zona të tjera si ajo e Korçës nuk është mbuluar siç duhet. Për këtë rekomandojmë:

3. Inspektimi metrologjik të sigurojë një veprimtari kontrolluese gjithëvjetore me performancë të qëndrueshme dhe rezultative, si dhe mbulojë njëlloj të g jithë territorin e vendit me inspektime, duke monitoruar njëkohësisht dhe punën e metrologut lig jor, me një ndikim të konsiderueshëm në saktësinë e matjeve dhe peshave në të g jitha aktivitetet jetësore të qytetarëve shqiptar.

Vazhdimisht

- Dokumentacioni i mbajtur nga inspektorët është shoqëruar nga parregullsi të tilla si: mangësi në plotësimin e dokumentacionit (Akt kontrolle, Procesverbaleve dhe Vendime gjobe), dorëzime me vonesë të vendimeve për gjobë etj, kryesisht deri në mars 2013. Ka raste që inspektorët kanë konstatuar raste të përdorimit të instrumenteve matës të pasaktë, të cilat japin sasi karburanti me vlerë poshtë tolerancës ligjore, kryesisht në periudhën 2011-tetor 2013, janë konsideruar thjeshtë dhe vetëm si kundërvajtje administrative, pa i dënuar me gjobë etj. Për këtë rekomandojmë:

5. Inspektorët metrologë të trajnohem dhe të kualifikohen në mënyrë të vazhdueshme për njohjen zbatimin me rigorozitet të kërkesave të lig jit nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të kryejnë analiza të thelluara të veprimtarisë së inspektorëve për të evidentuar përgjegjësitë dhe shmangur dyshimin e të vepruarit me dy standarde.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Konstatohet se 0.09-1.52 % e subjekteve janë gjobitur për shkak të parregullsive ligjore në përdorimin e instrumenteve matës, megjithëse numri i subjekteve është më i madh, kjo edhe nga mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor në lidhje me rastet vendosjes së gjobave, në se ato duhet të shoqërojnë në çdo rast parregullsitë ligjore apo në varësi të vlerësimit të inspektorit, subjektit përdorues t’i lihet afat për rivendosjen e situatës së instrumentit matës sipas kërkesave ligjore, duke kryer transaksione tregtare me instrumente matës jashtë kritereve teknike dhe ligjore, duke cenuar sigurinë e konsumatorit për saktësinë e këtyre këmbimeve.

- Numri i gjobave të vendosura ka ndryshime të theksuara nga viti në vit, tregon se penalizmi i subjekteve nuk ndjek prirjen e disiplinimit të përdorimit të rregullt të instrumenteve matës dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet, pasi në vitin 2012 janë ndëshkuar vetëm 10 subjekte me gjobë, 130 në vitin 2013 e kështu me radhë. Veç kësaj, konstatohet se gjobat e vendosura nuk kanë një shpërndarje gjithëvjetore, por janë me fushata gjatë një periudhe të caktuar të vitit. Për këtë rekomandojmë:

6. Inspektimi metrologjik të rrisë forcën ndëshkuese dhe penalizuese ndaj subjekteve që përdorim instrumente matës jashtë kritereve teknike dhe lig jore, duke rritur nivelin e sigurisë së konsumatorëve për saktësinë e këmbimeve tregtare.

Vazhdimisht

Page 73: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

73

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

3.3.2 A ka ndikuar në mbrojtjen e konsumatorëve penalizimi i subjekteve me instrumente matës të paligjshëm ? Sipas përcaktimeve në ligjin e posaçëm të metrologjisë, kur inspektorët metrologë vërtetojnë se subjekti ka shkelur dispozitat e këtij ligji, kanë të drejtë të vendosin gjobë dhe të kërkojnë nga subjekti marrjen e masave për ndreqjen e shkeljes, duke vendosur afat për realizimin e saj. Shkeljet për të cilat subjekti përdorues i instrumenteve matës dënohet me gjobë nga inspektori janë:

• përdorimi i njësive matëse në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave në përcaktimin e sistemit të njësive;

• mbajtja në biznesin e vet të një instrumenti matës që nuk është në përdorim dhe nuk është shënuar në mënyrë të dukshme me shenjën “Instrument matës jashtë përdorimit”;

• mossigurimi i verifikimit periodik të instrumenteve matëse në intervalet e përkatëse; • mosvënia në dispozicion e instrumenteve matëse pas riparimit për verifikim periodik; • mosplotësimi i kërkesave për regjistrim; • mosmirëmbajtja e rregullt e instrumenteve matëse; • prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e produkteve të paketuara dhe shisheve, enë matëse,

që nuk plotësojnë kërkesat metrologjike dhe nuk kanë mbishkrimet dhe shenjat e përshkruara;

• veprimi në kundërshtim me dispozitat për personat e autorizuar, kur nuk ndihmojnë inspektorët metrologë dhe kur nuk ju japin informacion atyre;

• hedhja në treg dhe vënia në përdorim e instrumenteve matëse në kundërshtim me dispozitat ligjore;

• përdorimi i instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara në kundërshtim me dispozitat ligjore • veprimi i personave juridik dhe fizik që nuk mbështesin kryerjen e inspektimit;

Gjoba është e detajuar për subjektet e biznesit të vogël në masë fikse (30,000; 60,000 dhe 100,000 lekë) dhe po ashtu për subjektet e biznesit të madh (150,000; 400,000 dhe 750,000 lekë), si dhe në raste përsëritjeje të së njëjtës kundërvajtje, vlera e gjobës dyfishohet.103 Në ndryshimet ligjore të vitit 2015 është përcaktuar gjoba veçmas për stacionet e tregtimit të karburanteve dhe njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, për shoqëritë që kryejnë veprimtari kërkimi e prodhimi, për rafineritë, impiantet e përpunimit dhe naftësjellësit, për instalimet dhe terminalet bregdetare dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë.104 Kundër vendimit të nxjerrë për gjobë nga inspektori metrolog mund të bëhet ankim në komisionin e ankimimit, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i DPM, organizimi dhe funksionimi i të cilit është përcaktuar në Rregulloren nr. 1600/1 prot., datë 26.03.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisionit të ankimit pranë DPM-së”. Kundër vendimit të komisionit të ankimimit mund të bëhet ankim në gjykatë, në përputhje me ligjin nr. 7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar.”. Duhet theksuar se kjo procedurë veprimi duhej zbatuar dhe është në përputhje të plotë me kuadrin ligjor deri në mars 2013, pasi në vijim inspektimi nuk është ligjërisht në varësi të DPM dhe për pasojë komisioni i ankimit nuk ka kuptim të funksionojë, pasi shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj vendimit të inspektorit bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin”. Në ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 51, pika 1, ka përcaktuar se: “Ankimi administrativ kundër vendimeve përfundimtare në fushën e inspektimit paraqitet dhe shqyrtohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative”, gjë që nuk ndryshon në thelb me periudhën paraardhëse. Në ligjin nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së

103 Ligji nr. 9875 “Për metrologjinë” i ndryshuar, neni 64 104 Ligj nr. 100/2015, datë 30.10.2015, Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008, “Për Metrologjinë”, të ndryshuar

Page 74: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

74

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Shqipërisë”, neni 139 pika 1 shkronja “a”, përcakton: Ankimi administrativ mund të bëhet përpara: a) organit që ka nxjerrë aktin administrativ të ankimuar ose që ka refuzuar të nxjerrë aktin administrativ. Parë në këtë këndvështrim, referenca ligjore e nxjerrjes së urdhrit nuk duhet të jetë VKM nr. 1576, datë 17.10.2008 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë” dhe as Rregullorja nr. 1600/1 prot., datë 26.03.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisionit të ankimit pranë DPM-së”, por ligji nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, neni 139 pika1 shkronja “a” dhe pika 2 të nenit 51 të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Kjo pasi mund te ndikoje në përbërjen e komisionit, kodi i procedurave administrative përcakton që duhet të jetë i pavarur, përmbajtjen e formës shkresore të ankimimit dhe afateve kohore te ankimimit dhe të marrjes se vendimit, për sa kohë inspektorati vazhdon të jetë në DPM. Nga shqyrtimi i dokumentacionit në tërësi gjatë fazës studimore rezulton se në periudhën 2011-2013 subjektet janë ndëshkuar me gjobë një numër i vogël subjektesh, krahasuar me numrin e madh të inspektimeve dhe parregullsive të konstatuara. Në fakt, ky fenomen vjen edhe si rezultat i mungesës së ndarjes së qartë ligjore të rasteve të ndëshkimit me gjobë nga ato të korrigjimit të parregullsive. Kështu në nenin 50, pika 2 të ligjit nr. 9875 “Për metrologjinë” i ndryshuar, renditen se çfarë duhet të bëjë metrologu në rastet kur vëren shkelje të këtij ligji dhe të rregulloreve të miratuara, duke filluar përcaktim afati për korrim të parregullsive, pezullim instrumenti matës, pezullim veprimtarie të kundërligjshme përfshirë dhe atë të personave të autorizuar, dhe në fund për të gjitha shkeljet e konstatuara inspektori metrolog vendos gjobë në përputhje me ligjin. Ndërsa në nenin 64 përcaktohet se kur inspektorët metrologë vërtetojnë se subjekti ka shkelur dispozitat e këtij ligji, kanë të drejtë të vendosin gjobë dhe të kërkojnë nga subjekti marrjen e masave për ndreqjen e shkeljes, duke vendosur afat për realizimin e saj. Në fund të fundit, qëllimi është njëjtë: mbrojtja e konsumatorit nga abuzimet me matjet, por që të arrihet kjo duhet të ketë një ndarje të qartë për rastet e gjobës dhe atyre të marrjes së masave korrigjuese apo te dyja sëbashku. Gjatë aktivitetit të komisionit të ankimit vërehet se: në Urdhrin nr. 342, datë 11.7.2011, Drejtori i përgjithshëm ka deleguar kryesimin e këtij

komisioni, duke vepruar, në kundërshtim me nenin 1, të Rregullores së Ministrit të METE me nr. 1600/1 prot., datë 26.03.2010, por ky veprim nuk e çliron nga përgjegjësia e funksionimit të këtij komisioni.

Veç kësaj janë konstatuar raste të mangësive në dokumentimin e plotë dhe të detajuar të të gjithë procedurës së ankimit (kërkesë, procesverbal, akt-kontroll, protokoll-matje etj., rasti i subjektit Crystal, me prot nr. 1725, datë 24.8.2011 etj.);

nuk janë respektuar afatet e shqyrtimit të ankimit prej 15 ditë (gjoba me nr. 102379 serie e datës 28.10.2010 është shqyrtuar më 26.01.2011), por që shkojnë dhe deri në 3 muaj;

janë shfuqizuar gjoba me pretekstin se procedurat e ndjekura nga metrologu nuk kanë qenë në përputhje me ligjin (p.sh. mungesa e protokoll matjeve, mungesa e njoftimit të subjektit etj.), por që nuk është marrë asnjë masë për metrologun përkatës;

ka pasur probleme në përcaktimin e gjobës për biznes të vogël apo biznes të madh, pasi kjo është e lidhur me madhësinë e xhiros vjetore që ndryshon herë here pas here dhe DPM nuk ka të dhëna për këtë vlerë;

rastet e mos vënies në dispozicion të dokumentacionit, nuk janë shoqëruar me cilësimin e kërkesës paraprake me shkrim, duke shpëtuar subjektet nga penalizimi me gjobë;

komisioni ka tejkaluar kompetencat e veta në krijimin e komisioneve për riverifikim të protokoll-matjeve; vendimet nuk janë firmosur nga kryetari dhe sekretari përkatës, sipas kërkesave të nenit 8 të Rregullores;

janë gjobitur subjekte kur kanë bërë kërkesën dhe pagesën për verifikim periodik dhe metrologu nuk ka shkuar në afat (rasti i Tiranës datë 05.09.2011);

nga ana e inspektorëve nuk i lihet subjektit një kopje vendimit për gjobë etj.

Page 75: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

75

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Vetëm përdorimi e zbatimi i masave ndëshkuese në afate ligjore dhe marrja e masave për vjeljen e tyre, jo vetëm mbyllin ciklin e plotë të penalizmit të subjekteve që përdorin instrumente matës të kundërligjshëm, por plotësohen synimet juridike për minimizimin e këtyre rasteve, duke i shërbyer më mirë mbrojtjes konsumatorit nga abuzimet me matjet. Procedurat ligjore kërkojnë që gjobat e lëna në fuqi nga komisioni i ankimimit, dërgohen në gjykatë për të nxjerrë urdhrin e ekzekutimit dhe më pas, DPM lidh kontratë me shoqëritë përmbarimore për vjeljen e tyre. Sipas të dhënave të Sektorit juridik në DPM, situata e ndëshkimeve me gjoba për periudhën 2011-2015 është si më poshtë.

Tabela nr. 10 Të dhëna për gjobat e vendosura, të shqyrtuara dhe të arkëtuara 2011-2015

Emërtimi 2011 2012 2013 2014 2015

Nr. Lekë Nr. Lekë Nr. Lekë Nr. Lekë Nr. Lekë Numri i gjobave gjithsej 73 31,180,000 10 1,860,000 130 66,720,000 43 20,600,000 14 9,250,000

Çështje të ankimuara në DPM 22 1 52 25 10 Gjoba të shfuqizuara nga DPM 6 3,550,000

Raste të ankimuara në gjykatë 18 10,860,000 47 30,950,000 19 10,750,000 9 Hequr gjoba nga gjykata 7 4,650,000 5 1,850,000 1 150,000 Gjykata ka ndryshuar gjobën 3 2,250,000 Çështje ka lënë ne fuqi gjoba 5 3,030,000 14 7,700,000 3 1,050,000 Çështje ne proces gjyqësor 6 3,180,000 25 19,150,000 15 10,150,000 9 6,000,000 Numri i titujve ekzekutive 51 17,900,000 9 1,830,000 94 43,020,000 27 10,300,000 5 3,100,000

Kontrata me përmbarim 51 9 94 27 5 Kontrata në ekzekutim 35 13,780,000 8 1,800,000 35 23,150,000 12 5,150,000 5 3,100,000 Kontrata të përmbushura 16 3,770,000 1 30,000 59 19,020,000 15 5,150,000 Paguar vullnetarisht 5 850 000 Gjoba te padërguara në përmbarim 3 2,250,000

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuar nga grupi i auditimit të KLSH

Nga të dhënat e mësipërme konstatohet se numri më i madh i gjobave (130) është në vitin 2013 dhe i përket periudhës pas muajit tetor (87 % e rasteve, ndërrimit të titullarit), si dhe numri më i vogël (10) është në 2012, me prirje rënie nga 2011 dhe më pas nga 2013. Duke i krahasuar gjobat e vendosura me numrin vjetor të inspektimeve, rezulton se në periudhën 2011-2015, inspektorët kanë vendosur gjobë vetëm për 0.65% e subjekteve. Në mungesë të të dhënave analitike për rastet dhe subjektet e ndëshkuara me gjobë deri në shtator 2013, grupi i auditimit shqyrtoj strukturën e subjekteve të gjobitura gjatë kohës tetor 2013-dhjetor 2015. Nga kjo rezultoi se 74 % e gjobave ju përkasin subjekteve të tregtimit të karburanteve (në pjesën më të madhe të të cilëve për shkaqe të furnizimit jashtë tolerancave ligjore), 15 % mungesës së peshës sipas etiketimit në subjektet e tregtimit të mallrave të parapaketuara, në vijim furrat e bukës, pikat e tregtimit të gazit etj. Nga këto të dhëna vërehet se konsumatori goditet pikërisht në ato lloje transaksionesh tregtare të nevojës së parë siç është buka, karburanti, gazi etj.

Grafiku nr. 16 Struktura e subjekteve të gjobitura tetor 2013 - 2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Page 76: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

76

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Veç kësaj, nuk ka pasur një procedurë të shkruar se çfarë rruge duhet të ndjekin dokumentacioni i gjobave nga ana e inspektorëve, pasi vërehet se edhe janë protokolluar, edhe janë dërguar me memo me dokumentacion bashkëlidhur tek titullari, edhe janë dërguar direkt tek sektori juridik. Kjo mund të shkaktojë “humbje” të gjobave rrugës, duke shmangur ndëshkimin e subjekteve nga ekzekutimi i tyre. Në periudhën 2012-2015 konstatohet se komisioni i ankimit nuk ka hequr asnjë prej gjobave të vendosura, duke konfirmuar në këtë rast dhe veprimtarinë e inspektorëve, pavarësisht ndryshimit të bazës ligjore. Ndërsa në vitin 2011 janë “falur” nga DPM 8.2 % e gjobave të pashoqëruara me asnjë masë disiplinore për inspektorët. Në analizën 2011-2015 rezulton se nga 92 raste të ankimuara në gjykatë, për 13 raste është hequr gjoba (14.1 %), për 24 % është lënë në fuqi vendimi i DPM dhe 54 çështje janë akoma në proces gjyqësor ose 58.7 % e tyre, 6 prej të cilave që në vitin 2011. Nga 270 gjobat e vendosura janë nxjerrë titujt ekzekutiv për 186 prej tyre (69 %) dhe rezultojnë të përmbushura plotësisht dhe/ose pjesërisht 91 prej tyre. Pra për këtë periudhë në çdo 3 gjoba të vendosura, DPM arrin të vjelë pjesërisht ose plotësisht vetëm një prej tyre brenda 5 vitesh. Pasi mjafton të cilësojmë, se nga gjobat e vendosura në vitin 2011 në vlerën 31,180,000 lekë janë vjelur brenda atij viti vetëm 3,770,000 lekë ose 12 % e tyre. Për më tepër që këtë vit, subjektivisht nga juristi nuk është kërkuar në gjykatë nxjerrja e titullit ekzekutiv për 3 gjoba në shumën 2,250,000 lekë, që do të thotë që subjektet abuzuese janë parashkruar nga këto gjoba. Nga krahasimi i të dhënave për gjobat midis sektorit juridik dhe atij të financës në DPM, rezulton se gjobat nuk kontabilizohen, pas lëshimit nga gjykata të titullit ekzekutiv për gjobën, duke lënë hapësira për “humbjen” e tyre dhe mosndëshkimin e subjekteve ose më së paku humbjen e efektit ndëshkues për subjektin e kundërligjshëm, kur kalojnë periudha të gjata kohe. Mjafton të përmendim raportimet për vjeljen e të ardhurave nga gjobat për periudhën e audituar nga ana e sektorit juridik janë rreth 5 milion lekë më pak. Mungesa e rakordimit financiar dhe sipas çështjeve midis këtyre dy sektorëve e ul ndjeshëm efektin e penalizimit me gjobë të subjekteve që përdorin instrumente matës në kushte paligjshmërie, duke cenuar mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet. Duhet theksuar, se ndarja ligjore e ndëshkimit me gjobë për subjekte të biznesit të madh dhe për subjekte të biznesit të vogël, krijon një lloj konfuzioni në veprimtarinë inspektuese, pasi një vlerësim i tillë kërkon njohjen me dokumentacionin e tyre financiar në tatime, duke krijuar mundësinë e ndëshkimit jo sipas ligjit apo tejkalimin e tyre dhe për pasojë jo vetëm vonesa në ndëshkim për ulje të efektivitetit të kësaj mase parandaluese. Si konkluzion: - Ndarja ligjore e ndëshkimit me gjobë fikse për subjekte të biznesit të madh dhe për subjekte të biznesit të vogël, ka krijuar një lloj konfuzioni në veprimtarinë inspektuese, pasi një vlerësim i tillë kërkon njohjen me dokumentacionin e tyre financiar në tatime, duke krijuar mundësinë e ndëshkimit jo sipas ligjit apo tejkalimin e tyre dhe për pasojë jo vetëm vonesa në ndëshkim për ulje të efektivitetit të kësaj mase parandaluese. - Nuk ka pasur një procedurë të miratuar për dokumentacionin e gjobave nga ana e inspektorëve, pasi vërehet se edhe janë protokolluar, edhe janë dërguar me memo me dokumentacion bashkëlidhur tek titullari, edhe janë dërguar direkt tek sektori juridik, e cila mund të shkaktojë “humbje” të gjobave rrugës, duke shmangur ndëshkimin e subjekteve nga ekzekutimi i tyre. Për këtë rekomandojmë:

1. DPM dhe MZHETTS të marrin masa për të ndryshuar ligjin për ndëshkimin e subjekteve në rastin e gjobës në vlera minimale dhe maksimale, të shoqëruar me një procedurë të veçantë për vendosjen proporcionale të tyre, duke hequr përcaktimin për llojin e biznesit, në funksion të eficiencës së plotë dhe në kohë të ligjit për metrologjinë.

Brenda vitit 2016

Page 77: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

77

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

- Në periudhën 2012-2015 konstatohet se komisioni i ankimit nuk ka hequr asnjë prej gjobave të vendosura, duke konfirmuar në këtë rast dhe veprimtarinë e inspektorëve, pavarësisht ndryshimit të bazës ligjore. Ndërsa në vitin 2011 janë “falur” nga DPM 8.2 % e gjobave të pashoqëruara me asnjë masë disiplinore për inspektorët. Për këtë rekomandojmë:

2. Gjatë shqyrtimit të ankimimimeve të subjekteve për gjobat e vendosura nga inspektorët, të kryhet një analizë e veçantë sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative, duke evidentuar mangësitë dhe përgjegjësitë e inspektorëve metrologë.

Vazhdimisht

- Janë ndëshkuar me gjobë një numër i vogël subjektesh, krahasuar me numrin e madh të inspektimeve dhe parregullsive të konstatuara: vetëm 0.65% e subjekteve; numri më i madh i gjobave (130) është në 2013, si dhe numri më i vogël (10) është në vitin 2012, me prirje rënie nga 2013 e në vazhdim. - Në strukturën e subjekteve të gjobitura gjatë kohës tetor 2013-dhjetor 2015 rezulton se 74 % e tyre ju përkasin njësive të tregtimit të karburanteve (në pjesën më të madhe të të cilëve për shkaqe të furnizimit jashtë tolerancave ligjore), 15 % mungesës së peshës sipas etiketimit në subjektet e tregtimit të mallrave të parapaketuara, në vijim furrat e bukës, pikat e tregtimit të gazit etj. Nga këto të dhëna vërehet se konsumatori goditet pikërisht në ato lloje transaksionesh tregtare të nevojës së parë siç është buka, karburanti, gazi etj. - Në analizën 2011-2015 rezulton se nga 92 raste të ankimuara në gjykatë, për 13 raste është hequr gjoba (14.1 %), për 24 % është lënë në fuqi vendimi i DPM dhe 54 çështje janë akoma në proces gjyqësor ose 58.7 % e tyre, 6 prej të cilave që në vitin 2011. - Nga 270 gjobat e vendosura janë nxjerrë titujt ekzekutiv për 186 prej tyre (69 %) dhe rezultojnë të përmbushura plotësisht dhe/ose pjesërisht 91 prej tyre. Pra për këtë periudhë në çdo 3 gjoba të vendosura, DPM arrin të vjelë pjesërisht ose plotësisht vetëm një prej tyre brenda 5 vitesh. Pasi mjafton të cilësojmë, se nga gjobat e vendosura në vitin 2011 në vlerën 31,180,000 lekë janë vjelur brenda atij viti vetëm 3,770,000 lekë ose 12 % e tyre, për më tepër që këtë vit, subjektivisht nga juristi nuk është kërkuar në gjykatë nxjerrja e titullit ekzekutiv për 3 gjoba në shumën 2,250,000 lekë, që do të thotë që subjektet abuzuese janë parashkruar nga këto gjoba. Për këtë rekomandojmë:

3. Inspektimi gjatë veprimtarisë së tij të rrisë forcën ndëshkuese me gjobë të subjekteve dhe të përmirësojë cilësinë e veprimtarisë së tij; të analizojë rastet e rrëzimit në gjykatë të masave ndëshkuese duke evidentuar përgjegjësitë; si dhe të zbatojë afatet optimale për të mbyllur plotësisht ciklin e gjobave, me qëllim maksimizimin efektit ligjor në rritjen e sigurisë së konsumatorëve për saktësinë e masave dhe peshave.

Vazhdimisht

- Rezulton se gjobat nuk kontabilizohen në DPM, pas lëshimit nga gjykata të titullit ekzekutiv, duke lënë hapësira për “humbjen” e tyre dhe mosndëshkimin e subjekteve ose më së paku humbjen e efektit ndëshkues për subjektin e kundërligjshëm, kur kalojnë periudha të gjata kohe. Për këtë rekomandojmë:

4. DPM të marrë masa për kontabilizmin e të gjitha gjobave në proces, nëpërmjet një procedure të mirëpërcaktuar dhe të bashkërenduar të sektorit juridik dhe atij të financës, si dhe të marrë në analizë në mënyrë periodike ecurinë e vendosjes dhe vjeljes së gjobave në të gjithë ciklin e tyre.

Brenda vitit 2016

Page 78: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

78

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

3.4 A KA NDIKUAR MENAXHIMI FINANCIAR I DPM NË FUQIZIMIN E VEPRIMTARISË METROLOGJIKE? Menaxhimi financiar nënkupton planifikimin, organizimin, drejtimin dhe kontrollin e veprimtarive financiare të tilla si prokurimi dhe përdorimi i fondeve të njësisë publike, duke zbatuar parimet e përgjithshme për këtë qëllim. Fushëveprimi i menaxhimit financiar përfshin investimet (procedurat e prokurimit, projektet etj.), rritjen e të ardhurave nga të gjitha burimet e mundshme, optimizmin e shpenzimeve operative etj., me qëllim realizimin e objektivave të institucionit publik me kosto optimale dhe shërbimin ndaj qytetarëve në kohë dhe sa më me cilësi.

3.4.1 A janë kryer investimet sipas nevojave dhe kërkesave të një metrologjie bashkëkohore?

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë gjatë kryerjes së detyrave të veta ligjore për kontrollin e instrumenteve matëse e atë sasior të produkteve të parapaketuara dhe të shisheve; realizimin e inspektimit metrologjik; kontrollin dhe mbikëqyrjen e tregut të instrumenteve matëse të prodhuara në vend dhe/ose të importuara; mbajtjen dhe ruajtjen e disa nga etalonet kombëtare të njësive të matjes në laboratorët e saj etj., ka nevojë për investime. Pikërisht realizimi investimeve me efektivitet, eficiencë dhe efikasitet, të përdorura nga staf me përgatitjen e nevojshme me një bazë ligjore të konsoliduar, bën të mundur që të kemi një metrologji bashkëkohore, krahas të tjerave në funksion edhe të mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet tregtare me instrumentet matës. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, për periudhën e audituar rezulton se DPM ka kryer investime gjithsej 523,165,652 lekë për laboratore, pajisje laboratorike, automjete dhe autolaboratore etj. Me burim financimi nga buxheti i shtetit janë 149,529,934 lekë ose 28.6 % dhe pjesa tjetër vetëm në periudhën 2011-2012 nga projektet me financime të huaja “IPA 2008” dhe “BERIS”. Duhet theksuar se, përgjithësisht në 2011-2013 nga buxheti i shtetit investime janë konsideruar shumat e paguara për rimbursimin e TVSH, dhe pas këtij viti janë kryer investime në objekte të ndryshme. DPM ka përfituar nga zbatimi i Projektit “IPA 2008” pajisje laboratorike për laboratorin e masës, temperaturës, elektrik, forcës etj., në vlerën 310,423,961lekë të cilat janë në funksion dhe në përdorim. Nga verifikimi në terren rezultoi se nga këto investime nuk është vënë në punë dhe për pasojë nuk është përdorur pajisja “tavoline graniti” e cila ndodhet në sektorin nr. 3 Fier me vlerë 859,118 lekë, si dhe sistemi për përmirësimin e kapacitetit të laboratorit të forcës (përfshirë instalimin dhe kontrollin e saj si dhe pajisjes) me vlerë 77,048,024 lekë, të cilat te dyja së bashku, përbëjnë 25 % të shumës së financimit.

Foto nr. 2 Pajisje metrologjike te papërdorura ne magazinën e DPM

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH

Nga zbatimi i Projektit me financime të huaja “Reforma në mjedisin e biznesit dhe forcimin institucional”, nga hua e IBRD e shtatorit 2010, janë përfituar investime në vitin 2012 në shumën 63,211,757 lekë për taksimetra, peshore gramarë, autolaboratorë (7), pajisje laboratorike për sektorin e masës, volumeve, gjatësisë etj. Nga verifikimi fizik i pajisjeve të këtij investimi rezulton se janë gjendje në magazinë të pavëna në përdorim pajisje radari (gjenerator, analizator dhe numërator) në vlerën 7,576,800 lekë, pasi kjo pajisje

Page 79: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

79

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

nuk ka përputhje me standardet. Pra, DPM aktualisht nuk ka pajisjet e nevojshme laboratorike për kalibrimin dhe verifikimin e radarëve për matjen e shpejtësisë. Veç kësaj, janë gjendje në magazinë dhe nuk përdoren peshore gramarë të tërhequra nga sektori nr. 1 Tiranë me vlerë 8,290,800 lekë, që do të thotë se nuk janë në shërbim të metrologëve të autorizuar. Si përfundim, nga ky projekt nuk janë bërë efektiv në shërbim të DPM pajisje me vlerë 15,867,600 lekë ose 25 % e tyre. Është mjaft e rëndësishme të analizohet edhe raporti i investimeve të financuara nga buxheti në krahasim me shpenzimet e tjera dhe në tërësi, pasi në këtë mënyrë evidentohet dhe përkujdesja e qeverisë për një fushë të caktuar shërbimesh. Sipas të dhënave rezulton se investimet kanë rritje të konsiderueshme në vitet 2014-2015 dhe nivelin me të ulët në 2013 me 18.3 milion lekë, e kuptueshme deri diku, pasi deri në 2012 DPM është mbështetur me financime të huaja.

Grafiku nr. 17 Shpenzimet e përmbledhura në tre kategori, 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi ia auditimit të KLSH

Nga shqyrtimi i të dhënave të DPM rezulton se janë realizuar shumat e programuara të investimeve, sipas prioriteteve të përcaktuar në buxhetet vjetore përkatëse. Kështu në periudhën 2011-2013 është rimbursuar TVSH për pajisje projekti afër 50 milion lekë. Efektiviteti i investimeve nis që me zhvillimin e procedurave të prokurimit, dmth në se ato janë zhvilluar në përputhje me kuadrin ligjor përkatës, me synim investime cilësore dhe në kohë me kosto sa më të vogël. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion për procedurat e prokurimit janë vënë re mangësi dhe të meta si më poshtë: - Procedura “kërkesë për propozim”: Kompletim i laboratorit të volumeve të mëdha, e zhvilluar me datë 23.06.2014, me fond limit 3,333,334 leke pa TVSH, shpallur fitues subjekti “AGA-1” shpk me vlerë 2,900,000 lekë; Kërkesë për propozim: Blerje instrumente matës, procedure e zhvilluar më datë 23.06.2014 me fond limit 2,193,334 leke pa TVSH, shpallur fitues “AGA-1” shpk me vlerë 1,850,000 lekë, si dhe “Procedurë e hapur”: Blerje autolaborator për Drejtorinë e Inspektimit Metrologjik, me fond limit 2,350,000 leke pa TVSH; zhvilluar me datë 26.06.2014 dhe shpallur fitues “AGA - 1” Shpk me vlerë të përgjithshme 2,000,000 lekë. Në të tre këto procedura, sipas specifikimeve teknike në DT është prokuruar blerje Kontaliter me zhvendosje pozitive me regjistrues elektronik; set gramarësh, set cilindrash, vizore; si dhe autolaboratori duhej të kishte rrymëmatës për verifikimin e e shpërndarësve te LPG për përdorim nga mjetet motorike. Subjekti i shpallur fitues për kontrata për punë të ngjashme, ka paraqitur blerje 8,000 copë elektroda për Albpetrol SHA sipas kontratës të datës 31.07.2013 me vlerë 4,785,000 lekë për secilën prej tyre. Gjithashtu, sipas ekstraktit historik, subjekti ka për aktivitet midis të tjerave: Prodhim materiale inerte, rërë, çakull, gurë, mermerë. Import eksport, tregti me shumice dhe pakice te mallrave industriale. Në këtë mënyrë, është kualifikuar dhe shpallur fitues subjekti me vlerën më të ulët, por që nuk plotëson kriteret e kualifikimit, duke rrezikuar në këtë mënyrë realizimin e suksesshëm dhe me efektivitet të kontratës.

Grupi i auditimit ka vlerësuar të bazuar ligjërisht observacionin në lidhje me vendosjen e kushtit të likuidimit të energjisë elektrike në një procedurë prokurimi, sipas observacionit nr. 2881 prot., datë 21.06.2016.

Është kualifikuar subjekti ”Ercon” me vlerë 10,720,000 lekë me përvoja të ngjashme shitje kamionçinë, automjet (pa u specifikuar), si dhe furgon. KVO ka skualifikuar operatorin “Proqual” me ofertë me vlerë

Page 80: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

80

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

10,680,000 lekë me përvoja të ngjashme për shitje autoveturë Nissan dhe autoveturë Ford, dhe një skualifikim i tillë është vendosur dhe nga Komisioni i Prokurimit Publik me vendimin nr. 517/2014 prot., datë 11.09.2014, duke rrëzuar ankesën e këtij operatori. Në këtë mënyrë KVO ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave: i njëjti KVO në lotin e parë të kësaj kontrate “Blerje autolaborator për Drejtorinë e Inspektimit Metrologjik” ka kualifikuar dhe shpallur fitues subjektin “AGA-1” Shpk me të njëjtat kushte, dhe ka skualifikuar në tenderin e këtij loti, për mos plotësim të kriterit të kontratave të ngjashme, pra duke vepruar me dy standarde. Sipas deklaratës së datës 13.08.2014, subjekti i klasifikuar i pari me vlerën më të ulët Ercon Shpk është tërhequr nga kjo procedurë prokurimi. Në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, neni 49, pika 1/i, Autoriteti kontraktor duhet të sekuestronte sigurimin e ofertës së subjektit Ercon Shpk në vlerën 225,800 lekë, sipas polices nr. 0004983 me vlefshmëri deri më datë 21.12.2014. Me tërheqjen e subjektit të kualifikuar me vlerën më të ulët, Autoriteti kontraktor ka kaluar në vendin e dytë të klasifikimit, në subjektin “Amos Oil” shpk me vlerë 12,500,000 lekë, pra me një diferencë prej 1,780,000 lekë. Në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 58, pika 5, autoritetit kontraktor, sipas nenit 24 të këtij ligji, i lind e drejta për të refuzuar të gjitha ofertat e mbetura dhe për të anuluar procedurën e prokurimit, pasi diferenca ndërmjet ofertës së kualifikuar në vendin e parë dhe të dytë është shumë më e madhe se vlera e sigurimit të ofertës.

Subjekti “Amos Oil” shpk i kualifikuar i dyti, sipas ekstraktit të regjistrimit, ka për objekt të veprimtarisë së tij ”Tregtim me pakicë të lendeve djegëse dhe nënprodukteve të tyre, import eksport mallrash të ndryshëm”, pa u përfshirë automjete. Veç kësaj, për kontrata të ngjashme, ka paraqitur një kontratë shit-blerjeje në Kinë me datë 27.06.2012, në të cilin theksohet se pala “A” dëshiron të blejë pajisjet e naftës me vlerë 400,000 $, me emër produkti ”Njësia e dekompozimit të mbeturinave Modeli NX 1-10”. Kualifikimi i këtij subjekti që nuk plotëson kriteret e kapacitetit teknik, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur kontrata të ngjashme të shoqëruar me vërtetim për realizim kontrate dhe nuk ka paraqitur fature tatimore shitje, ku te shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave te furnizuara është në kundërshtim me nenin 53, pika 3 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, parashikohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një ofertë të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentet e tenderit...” DPM ka observuar me shkresën nr. 46/3 prot., datë 23.06.2016, duke evidentuar një diferencë më të vogël, por që nuk gjendet e argumentuar me mungesën e informacionit të saktë, mungesën e eksperiencës së KVO apo dhe mungesën e ndihmës dhe bashkëpunimit brenda institucionit.

KVO me veprimet dhe mosveprimet e mësipërme i ka shkaktuar një dëm buxhetit te shtetit prej 1,780,000 lekë, si diference midis ofertës së subjektit të skualifikuar Proqual dhe vlerës së kontratë së nënshkruar me subjektin “Amos Oil” shpk, krahas riskut të realizimit të një kontrate të suksesshme.

5. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion rezulton se AK ka përdorur procedurën “Me negociim pa botim të njoftimit të kontratës” me objekt “Blerje regjistrues force në tërheqje dhe aksesorë lidhës së regjistruesve të forcës” me datë 16.09.2014, duke nënshkruar kontratën me subjektin “Krijon” Shpk me vlerë 3,164,000 lekë nga 3,166,667 lekë që ka qenë fondi limit i parashikuar, pra pothuajse 100 % e vlerës së parashikuar. Sipas auditimit në sistemin elektronik të prokurimit, AK me datë 26.06.2014 ka zhvilluar tenderin e llojit “kërkesë për propozime” me objektin e mësipërm, në të cilin ka marrë pjesë një operator (AGA-1) me ofertë 2,856,667 lekë. KVO e ka skualifikuar këtë subjekt, për mosplotësim të kushtit të realizimit të kontratave të ngjashme, pasi ka paparaqitur blerje elektroda. Duhet theksuar se me datë 23.06.2014, për një procedurë prokurimi me objekt të ngjashëm (Kompletim i laboratorit të volumeve të mëdha, blerje instrument matës), KVO i ngritur nga AK, ja ka njohur këtë përvojë të ngjashme duke

Page 81: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

81

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

e kualifikuar të parin dhe shpallur fitues subjektin e skualifikuar 3 ditë më vonë, duke vepruar me dy standarde në trajtimin e subjekteve pjesëmarrës në tendera. AK e ka ripërsëritur këtë procedurë me datë 04.08.2014, në të cilën kanë marrë pjesë 3 operatorë, të cilët janë skualifikuar. Subjekti “Hest” nuk ka paraqitur ofertë, sigurim oferte, kontrata të ngjashme etj. Subjekti “Eksposistem” me ofertë 3,091,000 është skualifikuar për mosplotësim të kushtit për kontrata të ngjashme, pasi ka paraqitur kontratë për blerje pajisje dhe vegla pune. Ndërsa subjekti “Amos Oil” me ofertë 3,050,000 lekë është skualifikuar për mosplotësim të kushtit të kontratave të ngjashme, pasi ka paraqitur një kontratë shit-blerjeje në Kinë me datë 27.06.2012, në të cilin theksohet se pala A dëshiron të blejë pajisjet e naftës me vlerë 400,000 $, me emër produkti ”Njësia e dekompozimit të mbeturinave Modeli NX 1-10”. Duhet theksuar se ky subjekt me të njëjtën përvojë (kontratë) është kualifikuar në tenderin e datës 25.07.2014 ka nënshkruar realizimin e mallrave të ngjashëm. Në këtë mënyrë AK ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e konkurrentëve pjesëmarrës në tendera. Me observacionin nr. 2881 prot., datë 21.06.2016, DPM i është referuar kontratave sektoriale si dhe, ashtu siç theksohet dhe nga ana e juaj, në referencë ligjore të VKM nr. 1, datë 10.01.2007, përdorimi i negocimit behët kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme nuk është dorëzuar asnjë ofertë, që në fakt ju keni pasur dorëzim ofertash në dy këto procedura, prandaj nuk merret në konsideratë nga grupi i auditimit. Zhvillimi i procedurës “Me negociim pa botim të njoftimit të kontratës” është në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, ndryshuar, kreu IV/A, pika 8, pasi AK nuk është në asnjërën prej kushteve ligjore të përdorimit të kësaj procedure.

- Efektiviteti i investimeve është i lidhur ngushtë dhe me mënyrën dhe kohën e zbatimit të kontratave për investime. Meqenëse edhe gjatë fazës studimore, grupi auditimit evidentoj riskun e brendshëm të mungesës së të dhënave të aktivitetet që kryen DPM, një element mjaft i rëndësishëm për analizat e vetë stafit drejtues dhe më gjerë, grupi i auditimit të KLSH shqyrtoj me vëmendje zbatimin e kontratës “Ndërtim i Sistemit të Rrjetit të IT, në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Qendrave Rajonale të saj në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Korçë”. Vlera e kontratës 32,624,749 lekë dhe 39,149,699 lekë me TVSH, me nr. 2824 prot., është nënshkruar datë 28.12.2011 me bashkimin e operatorëve “Datech Shpk & BNT Electronics” Shpk, me afat realizimi 10 javë nga data e nënshkrimit. Me Aneks kontrate 716/1 prot., datë 07.03.2012, është zgjatur afati deri më 31.12.2012, sipas saj për shkak të mospërfundimit të objektit kryesor, ndërtesës së DPM-së. Sipas dokumenteve në dispozicion, kontrata duhej të përfundonte deri me datë 07.03.2012, dhe pikërisht në këtë datë Drejtori i përgjithshëm ka nënshkruar zgjatje të afatit deri më 31.12.2012. Një veprimi tillë është në justifikim të vonesave të kompanisë fituese, pasi duke qenë kontratë furnizimi dhe shërbimi për vendosje, kompania mund dhe duhet të kishte sjellë pajisjet dhe ose të kishte vazhduar punën në 4 qendrat rajonale, por për mungese vendi mund të mos i kishte montuar ato. Drejtori i përgjithshëm i DPM me datë 02.03.2012, në ditët e fundit të afatit ligjor të përfundimit te kontratës ka nxjerrë urdhrin nr. 106 prot. për ndjekjen e kësaj kontrate për të gjithë drejtoritë për të dhënë informacionin e nevojshëm për këtë kontratë, si dhe nr. 107 prot., për ngritjen e komisionit për marrjen ne dorëzim te pajisjeve hardware dhe software të kësaj kontrate, çka do të thotë se subjekti nuk kishte ndërmarre asnjë hap ne plotësimin e kontratës. Duhet theksuar se, KLSH në auditimin financiar të vitit 2013 ka kërkuar shpërblimin e dëmit ekonomik prej 9,493,802 lekë, si rezultat i mosdorëzimit në afat të mallrave dhe që DPM e ka dërguar këtë çështje në gjykatë Për këtë kontratë janë likuiduar dy fatura me datë 16.08.2012 në shumën 20,597,251 lekë dhe me datë 07.12.2012 në shumën 11,892,382 lekë, gjithsej 32,624,749 lekë me TVSH. Sipas dokumenteve nuk janë likuiduar zërat “Asistencë e trajnimi i përdoruesve” parashikuar për 50 përdorues në shumën 750,000 lekë dhe “mirëmbajtje e produktit” për 1 vit në shumën 4,800,000 lekë, gjithsej 6,600,000 lekë (me TVSH). Fakti që subjekti nuk ka kryer trajnimin e përdoruesve, e bën të pamundur përdorimin e programeve të blera me licencat përkatëse dhe pa efektivitet këtë pjesë dhe vlerë të kontratës.

Page 82: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

82

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Veç këtyre, software-t (programet) e blera, përkatësisht me 50 licenca për Oracle database; sistemi i menaxhimit të dokumenteve, sistemi i menaxhimit të adresave, baza e të dhënave të instrumenteve matës dhe procedurat e matjes; 5 licenca për sistemin e menaxhimit financiar, 20 licenca për bazën e të dhënave ligjore, si dhe implementimi i sistemit dhe përgatitja e validimi i të dhënave, nuk janë testuar asnjëherë, duke mos arritur prodhimin e raporteve për përsosjen e menaxhimit dhe të drejtimit të DPM, në funksion të veprimtarisë verifikuese dhe inspektuese në fushën e instrumenteve matës e për rrjedhojë në mbrojtjen e konsumatorit dhe të shtetit nga abuzimet me matjet në transaksionet tregtare. Vlera gjithsej e zërave të lartë përmendur është 9,960,000 lekë (me TVSH) të cilat përbëjnë 30.5 % të vlerës së likuiduar të kësaj kontrate, ka bërë që ky investim të mos ketë impaktin e pritur dhe të përcaktuar në këtë fushë, por të reduktohet thjeshtë dhe vetëm në blerje kompjutera dhe printera. Duhet theksuar se, një pjesë e kësaj vlere (700,000 lekë) janë konsideruar dëm ekonomik nga KLSH. Nga auditimi i investimeve të kryera në periudhën 2011 – 2015 me burim financimi buxhetin e shtetit rezulton se nga mangësitë e kryerjes së procedurave të prokurimit dhe mangësitë e zbatimit të kontratave të investimeve, nuk kanë dhënë asnjë lloj efekti në zhvillimin e metrologjisë 12,005,800 lekë ose së paku 8 % vëllimit të investimeve, pa marrë në konsideratë vlerat jo efektive të pamatshme gjatë procedurave të prokurimit si negocim i drejtpërdrejtë, kualifikim i subjekteve të papërshtatshme me kërkesat teknike dhe profesionale etj. - Në kuadër të efektivitetit të investimeve, është mjaft e rëndësishme dhe mirëmbajtja e tyre, pas vënies në eficiencë të objekteve produkt i tyre. Meqenëse veprimtaria metrologjike është e lidhur ngushtë me kushtet ambientale të punës së metrologëve dhe mbajtjes së laboratorëve e pajisjeve të tyre, grupi i auditimit shqyrtoj dokumentacionin dhe inspektoj në terren asetet ndërtesa. Nga ky aktivitet rezultoi: - Sipas të dhënave të kontabilitetit te sektorit të financës të DPM-së, ndërtesa e aktuale e DPM me sipërfaqe 500 m² në Kashar është akoma e pa dorëzuar nga firma ndërtuese dhe nuk është akoma në pronësi të DPM, megjithëse zhvillon aktivitetin prej nëntorit të vitit 2012. - Qendra Rajonale Tiranë (zyra laboratorë dhe ambiente shërbimi-479 m² dhe sipërfaqe bodrumi 429,7 m²) me vlerë 21,076,136 lekë është në pronësi të DPM-së, por në përdorim të Drejtorisë së Akreditimit. Duhet theksuar se në vitin 2012, në kuadër të kontratës për ndërtimin e rrjetit të IT-së janë shpenzuar 135,449 lekë, të cilat rezultojnë pa efektivitet edhe për shkak të mos përdorimit të ndërtesës. Sektori i shërbimit nr. 1 Tiranë, me numrin më të madh të specialistëve metrologë të autorizuar (21) dhe që mbulon tre prefekturat më numrin më të madh të bizneseve që përdorin instrumente matës (Tiranë, Durrës dhe Elbasan) është zhvendosur në një apartament banimi me sipërfaqe 68 m², duke ndikuar ndjeshëm në performancën e veprimtarisë së këtyre specialistëve për mungesë të hapësirave të vendit të punës dhe ruajtjes dhe pajisjeve të nevojshme.

Foto nr. 3 Ambientet aktuale të Sektorit të Shërbimeve nr. 2, Fier

Page 83: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

83

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Burimi: Grupi i auditimit të KLSH

Në sektorin e shërbimeve nr. 2 në Fier, përveç se është një ndërtesë që po amortizohet me ritme të shpejta për shkak të mungesës së investimeve për mirëmbajtje (me vlerë inventari 11,858,905 lekë), është laboratori masës me vlerë 3,606,157 lekë, i cili nuk përdorej dhe duke qenë në kushte të tilla, të gjitha pajisjet e punës humbin së shpejti karakteristikat teknike duke dalë jashtë përdorimit. Veç kësaj është jashtë punë pajisja e kontrollit për matje vëllimore me vlerë 1,991,600 lekë. Gjithashtu, në këtë zonë shërbimi ka pasur dhe një zyrë në përdorim në Vlorë për të cilën janë shpenzuar 400,000 lekë, por që nuk ekziston më. Në zyrat e sektorit të shërbimeve nr. 3 në Lezhë, të ndërtuara të reja në vitin 2011, me vlerë 17,060,814 lekë, rrezikon të dalë jashtë përdorimit për shkak të mungesës së fondeve për riparim dhe së bashku me këtë dhe pajisjet laboratorike me vlerë 6,966,960 lekë të cilat pothuajse nuk janë përdorur për qëllime metrologjike.

Foto nr. 4 Ambientet aktuale të Sektorit të Shërbimeve nr. 3, Lezhë

Burimi: Grupi i auditimit të KLSH

Në sektorin e shërbimeve nr. 4 Korçë ndodhet pajisja ene vëllimore për kontroll karburanti me vlerë 1,974,000 lekë, për të cilën nuk lind nevoja e përdorimit, pasi është zëvendësuar me autolaboratorë për karburantet. Edhe laboratori i masës i vendosur në këto zyre, nuk përdorej pasi nuk ka në organikë laborant, ashtu si edhe në sektorët e tjerë, si dhe subjektet nuk kanë qenë të interesuara për të sjellë instrumentet për verifikim në laborator. Veç qendrave të Sektorëve të shërbimit në Lezhë, Fier e Korçë, DPM ka në pronësi zyra në Gjirokastër dhe Shkodër, si dhe në përdorim në Pogradec, Kukës dhe Vlorë për specialistët metrologë të këtyre zonave. Po kështu dhe autolaboratorët për parapaketimet në Lezhë dhe Korçë nuk i shërbejnë atij qëllimi, pasi sektori i parapaketimeve ndodhet në DPM dhe metrologët e autorizuar në sektorët e shërbimeve kryejnë verifikime mbi instrumentet matës. Këto dy automjete me vlerë 13,194,184 lekë përdoren për transport, pasi pajisjet e punës janë çmontuar dhe vendosur në ambientet e zyrave, qe do të thotë se janë jashtë eficiencës së parashikuar në investime. Si konkluzion: - DPM ka përfituar nga zbatimi i Projektit “IPA 2008” pajisje laboratorike në vlerën 310,423,961 lekë, nga të cilat rezulton se nuk janë vënë në punë dhe për pasojë nuk janë përdorur 25 % e shumës së financimit, ose 77,048,024 lekë). - Nga zbatimi i Projektit me financime të huaja “Reforma në mjedisin e biznesit dhe forcimin institucional”, janë investuar 63,211,757 lekë, nga e cila nuk janë në funksion pajisje me vlerë 15,867,600 lekë ose 25 % e tyre.

Page 84: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

84

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Për këtë rekomandojmë: 1. DPM të bashkëpunojë me MZHETTS për të g jetur mundësi për vënien në funksion të

pajisjeve të papërdorura, si dhe të marrë masa për investime për fusha të veçanta metrologjike që kanë ngelur zbuluar nga furnizime jashtë standardit.

Brenda vitit 2016

- Nga auditimi i investimeve të kryera në periudhën 2011 – 2015 me burim financimi buxhetin e shtetit rezulton se nga mangësitë e kryerjes së procedurave të prokurimit dhe mangësitë e zbatimit të kontratave të investimeve, nuk kanë dhënë asnjë lloj efekti në zhvillimin e metrologjisë 12,005,800 lekë ose së paku 8 % vëllimit të investimeve, pa marrë në konsideratë vlerat jo efektive të pamatshme gjatë procedurave të prokurimit si negocim i drejtpërdrejtë, kualifikim i subjekteve të papërshtatshme me kërkesat teknike dhe profesionale etj. Për këtë rekomandojmë:

2. DMP-ja të marrë masa për kryerjen e procedurave të prokurimit për investime duke u bazuar dhe respektuar kuadrin rregullator përkatës, si dhe të zbatojë me korrektësi dhe përgjegjshmëri kontratat e mallrave dhe shërbimeve, me synim rritjen e efektivitetit të investimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjet.

Vazhdimisht

- Në kuadër të mirëmbajtjes së aseteve, ndërtesa e aktuale e DPM me sipërfaqe 500 m² nuk është akoma në pronësi të saj; Qendra Rajonale Tiranë është zhvendosur në një apartament banimi me sipërfaqe 68 m², duke ndikuar ndjeshëm në performancën e veprimtarisë së këtyre specialistëve për mungesë të hapësirave të vendit të punës dhe ruajtjes dhe pajisjeve të nevojshme; Në sektorin e shërbimeve nr. 2 në Fier, përveç se është një ndërtesë që po amortizohet me ritme të shpejta për shkak të mungesës së investimeve për mirëmbajtje, është laboratori masës me vlerë 3,606,157 i cili nuk përdorej dhe duke qenë në kushte të tilla, të gjitha pajisjet e punës humbin së shpejti karakteristikat teknike duke dalë jashtë përdorimit; zyrat e sektorit të shërbimeve nr. 3 në Lezhë rrezikojnë të dalin jashtë përdorimit për shkak të mungesës së fondeve për riparim dhe së bashku me këtë dhe pajisjet laboratorike me vlerë 6,966,960 lekë të cilat pothuajse nuk janë përdorur për qëllime metrologjike; autolaboratorët për parapaketimet në Lezhë dhe Korçë me vlerë 13,194,184 lekë nuk i shërbejnë atij qëllimi. Për këtë rekomandojmë:

3. DPM të marrë masa për të vendosur në pronësi të saj ndërtesën kryesore, si dhe të evidentojë me prioritet nevojat për mirëmbajtjen e ambienteve të sektorëve të shërbimit, duke shmangur dhe parandaluar degradimin e mëtejshëm të këtyre aseteve dhe ruajtjen e karakteristikeve tekniko-metrolog jike të pajisjeve laboratorike.

Brenda vitit 2016 3.4.2 A ka qenë në nivelin e kërkuar performanca e DPM për arkëtimin e të ardhurave nga kryerje e shërbimeve? DPM është në të njëjtën kohë institucion publik që grumbullon të ardhura nga tarifat dhe pagesat për shërbimet e kalibrimit, certifikimit të materialeve referuese, miratimit të tipit, verifikimit fillestar, pasardhës dhe jashtë radhe i instrumenteve matëse, miratimit dhe monitorimit të sistemit të kontrollit sasior të prodhuesve të parapaketimeve dhe të shisheve si enë matëse, ekspertizës metrologjike, autorizimit për verifikim dhe për shërbimet riparimit, si dhe trajnimet e ofruara prej saj105. Gjithashtu, DPM siguron të ardhura nga gjobat, qiratë dhe burime të tjera.

105 Ligji nr. 9875 “Për metrologjinë” i ndryshuar, neni 63

Page 85: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

85

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Sipas të dhënave të DPM, të ardhurat e përgjithshme vijnë kryesisht nga verifikimet dhe kalibrimet (afër 94%) dhe gjobat (5.8%), si dhe në vlera të pa konsiderueshme nga qiratë dhe debitorët.

Grafiku nr. 18 Struktura mesatare e të ardhurave për 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Në periudhën e auditimit, tarifat dhe pagesat për shërbimet që kryen DPM kanë ndryshuar në muajin shkurt 2013. Në periudhën 2011- janar 2013 tarifat kanë qenë të pandryshuara që me krijimin e DPM mbi bazën e Udhëzimit të përbashkët të METE dhe Ministrisë së Financave nr. 7643/3 “Për tarifat dhe pagesat e shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”. Ndryshimi i këtyre tarifave me Udhëzimin e përbashkët nr. 2, datë 08.02.2013 ka ardhur si rezultat i përmirësimeve në bazën ligjore, vënies në shërbim të investimeve të realizuara, ndarja e TVSH nga vlera reale e tarifave të shërbimeve metrologjike, kategorizimi i shërbimeve në varësi të kushteve që kryhen etj. Nga krahasimi i përafërt rezulton se nuk kanë ndryshuar, por vetëm është ndarë TVSH për miratimin e tipit, regjistrimin e instrumenteve matës dhe verifikim periodik për disa kategori instrumentesh; është ulur për disa instrumente si taksimetra, matës të fushës së presionit etj. dhe është rritur për gramarët 2.2 deri në 4.5 herë; për peshoret elektronike; të cilët janë aktualisht dhe instrumentet më masive në treg. Gjithashtu janë përfshirë dhe instrumente të reja si radarët në fushën e shpejtësisë, analizuesit e alkoolit, trajnimet etj. Me qellim zhvillimin, mirëmbajtjen dhe njohjen ndërkombëtare të etalonëve kombëtare të matjeve, me VKM nr. 571, datë 29.08.2012 i është lejuar DPM të përdori deri në 10 milion lekë nga të ardhurat që siguron nga shërbimet metrologjike për çdo vit buxhetor. Mbi bazën e Udhëzimit të përbashkët të METE dhe MF nr. 3, datë 01.04.2013 për destinacionin e përdorimit të këtyre të ardhurave, DPM ka shpenzuar sipas këtyre zërave duke filluar që nga ky vit. Analizuar në këndvështrimin e atë ardhurave mesatare vjetore të grumbulluara në periudhën 2011-2015, kjo vlerë përfaqëson pak më shumë se 9 % të të ardhurave gjithsej, duke demonstruar se është e vogël në krahasim me nevojat e metrologjisë për të qenë sa më bashkëkohore dhe në shërbim të qytetarëve.

Nga analiza konstatohet se plani i të ardhurave për shërbimet e kryera nga DPM është realizuar dhe tejkaluar, me prirje rritje të konsiderueshme në vitet 2014-2015, çka duhet konsideruar pozitive për këtë institucion nga këndvështrimi fiskal, por duke mbajtur në konsideratë që të mos kthehet qëllim në vetvete për metrologët dhe punonjësit e tjerë. Veç kësaj rritja e të ardhurave pas vitit 2013 është pasojë dhe rritjes së tarifës verifikimit periodik për instrumentet masivë. Në se kërkesa e llogarisë përqendrohet vetëm në grumbullimin e tarifës së shërbimit të verifikimit periodik, jo vetëm që do të humbas roli i metrologut të autorizuar duke u kthyer në një “tagrambledhës” i vogël, por do të dëmtonte rëndë mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet, për shkak të mungesës së monitorimit të veprimtarisë së tyre në terren, për më tepër në kushtet e një inspektimi që ligjërisht nuk varet nga DPM edhe pse ka vazhduar të funksionojë pranë saj. Duke analizuar grumbullimin e të ardhurave nga verifikimet dhe kalibrimet në periudhën 2011-2015, konstatohet se ato vijnë nga Sektorët e DML, DMSHI dhe vetë DML, në mënyrë të përmbledhur, jepen në tabelën e mëposhtme. Në se në periudhën 2011 - 2013 rritja e planit ka qenë 1 - 4 %, vetëm në 2014 është rritur 11 % dhe pastaj në 2015 vetëm 1%, tregon se planifikimi ka qenë me mangësi, pasi reflekton vetëm rritjen e

Page 86: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

86

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

tarifave të shërbimeve (2014/2013) dhe nuk synon nxitjen e zgjerimit të bazës së numrit të subjekteve dhe instrumenteve matës të verifikuar. Mangësitë e planifikimit përforcohen akoma më tej me shifrat e realizimit, të cilat në vitin 2014 dhe 2015 tejkalohen me 30 dhe 40 %, me metrologë në pjesën më të madhe pa arsimin e duhur profesional, pa eksperiencën e nevojshme, të pa trajnuar, të pa testuar, me tre punonjës më pak etj.

Tabela nr. 11 Plani dhe realizimi i të ardhurave sipas viteve 2011-2015 (Në lekë) Vitet Plani Realizimi Diferenca % 2011 84,267,333 84,612,998 345,665 100.4 2012 87,999,996 80,026,217 (7,973,779) 90.9 2013 89,498,000 97,067,236 7,569,236 108.5 2014 99,435,334 129,841,701 30,406,367 130.6 2015 100,832,880 141,545,740 40,712,860 140.4 Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion konstatohet se të ardhurat nga shërbimet e kryera realizohen nga DML dhe DMSHI, d.m.th nga metrologët e autorizuar dhe nga laboratorët në DPM

Grafiku nr. 19 Plani dhe realizimi i të ardhurave për DML dhe DMSHI për 2011-2015

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Nga të dhënat rezulton se për DMSHI pothuajse janë dyfishuar të ardhurat në planifikim dhe trefishuar në realizim në vitin 2015 krahasuar me vitin 2011, të cilat janë pasojë e rritjes së numrit të kalibrimeve dhe verifikimit të volumeve. Duhet vënë në dukje se në DPM nuk ka një database për emërtimin e subjekteve, aktivitetin, llojin dhe numrin e instrumenteve matës, adresën përkatëse që t’i shërbente një planifikimi sa më të saktë të të ardhurave dhe më kryesorja përfshirjes në verifikim të të gjithë subjekteve me instrumente matës, dhe për pasojë planifikimi i të ardhurave nuk është real, gjithëpërfshirës, me tregues konkret performance për drejtori, zona shërbimi dhe metrologë ligjor. Mangësitë e planifikimit vërehen dhe në ndarjen midis këtyre drejtorive, pasi konkretisht, në vitin 2015 janë planifikuar 6 milion lekë më pak të ardhura se sa një vit më parë dhe 51% e realizimit të një viti më parë, gjë që pastaj reflektohet dhe në përpjekjet për realizim. Edhe nga grafiku evidentohet qartë se peshën kryesore në të ardhura e mban DML nëpërmjet verifikimeve periodike të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar, që reflekton një rritje për periudhën e audituar prej 13.4% në plan dhe rreth 55 % në realizim, çka forcon opinionin për mangësitë në planifikim. Duke analizuar realizimin e të ardhurave sipas sektorëve të shërbimit për periudhën 2011-2015, rezulton se vetëm sektori Lezhë ka realizuar dhe tejkaluar të ardhurat në të gjithë periudhën, ndërsa tre sektorët tjerë kryesisht pas vitit 2013. Dështimi i ndërtimit të rrjetit të IT dhe mangësitë në mbajtjen e të dhënave nga DML, bën që të mos ketë përputhje logjike midis instrumenteve të verifikuar dhe subjekteve përdoruese. Kjo pasi, p.sh sektori nr. 1 Tiranë në vitin 2015 nuk realizon numrin e subjekteve për 538 subjekte dhe tejkalon numrin e instrumenteve të realizuar 2,625 (14%) dhe të ardhurat realizohen dhe tejkalohen 37.4%. Ose po në Tiranë në vitin 2015 janë planifikuar 26 % instrumente më pak se në 2011 dhe të ardhurat janë rritur faktikisht 1.7 herë. E njëjta situatë gjendet

Page 87: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

87

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

dhe në instrumentet për të cilat është kryer verifikimi për sektorët e Lezhës dhe të Korçës të cilët në dinamikë (2015/2011) zvogëlohen dhe të ardhurat rriten përkatësisht 1.7 dhe 1.13 herë. Mangësitë statistikore të raportimit dhe të mbajtjes së verifikimeve, evidentojnë një problem të rëndësishëm, atë të mos verifikimit periodik në afat të instrumenteve me ndikim negativ të rrezikuar te konsumatori, krahas të ardhurave të munguara në buxhet dhe në investime të DPM, për rastin e mosrealizimit të numrit të instrumenteve të planifikuar. Kështu, vetëm në sektorin nr. 1 Tiranë, referuar të dhënave statistikore të DML, rezulton se në periudhën 2011-2014 nuk është realizuar verifikimi për 10,828 instrumente matës (aq sa është plani i numrit mesatar vjetor për gjithë DPM), më së paku nuk ka siguri për saktësinë e matjes dhe më së shumti janë të ardhura të munguar në buxhet mbi 26 milion lekë për këtë periudhë. Por edhe në rastin e tejkalimit të numrit të instrumenteve të verifikuar krahasuar me planin, veç mangësive në planifikim shfaq boshllëqe të veprimtarisë së metrologut për një zonë apo instrument të caktuar.

Tabela nr. 12 Instrumente për verifikim të planifikuar dhe të realizuar 2011-2015 Emërtimi 2011 2012 2013 2014 2015 2015/2011

Planifikuar 24,930 20,000 20,720 20,327 18,290 73.4 Realizuar 18,735 18,299 17,360 21,152 20,915 111.6 % realizimit 75.2 91.5 83.8 104.1 114.4

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Performanca në vjeljen e të ardhurave është rezultat edhe i performancës individuale të metrologëve ligjor në sektorët e shërbimit, duke mbajtur në konsideratë dhe numrin dhe shpërndarjen e instrumenteve matës midis tyre. Pavarësisht mënyrës së organizimit të përzier brenda sektorit në bazë rajoni dhe/ose në bazë instrumente matës për karburantet dhe gazin e lëngshëm, logjika kërkon që të ketë të ardhura të përafërta mesatare vjetore për metrolog. Parë në tërësi dhe në dinamikë ka një rritje të performancës së inspektorëve lidhur me vjeljen e të ardhurave, pasi në të gjithë sektorët ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave për metrolog, por që ndryshon shumë midis zonave. Kështu, nivelin më të lartë të të ardhurave sigurohet nga metrologët e Tiranës, dhe nivelin më të ulët metrologët e Korçës me rreth 30 % më pak mesatarisht për periudhën (1,512,397/2,127,377) dhe pothuajse me të njëjtin nivel prej 88 % ato të sektorit të Fierit dhe të Lezhës, duke evidentuar nevojën e rishikimit dhe rishpërndarjes së metrologëve edhe nga faktorë të tjerë si numri i subjekteve, numri dhe llojet e instrumenteve matës etj. Përcaktuese në planin dhe realizmin e të ardhurave janë subjektet dhe numri i instrumenteve matës, pasi vetë tarifat vendosen për verifikimet periodike mbi instrumentet matës në përdorim. Duke analizuar planin e të ardhurave për periudhën 2011-2015 të lidhur me subjektet dhe numrin e instrumenteve matës konstatohen vërehet prirje e zvogëlimit të instrumenteve dhe rritje e numrit të subjekteve në planifikim dhe një rritje e papërfillshme në realizim për te dyja së bashku. Kështu numri instrumenteve të planifikuar për verifikim në vitin 2015 zbret në 41,490 copë, krahasuar me 55,000 në vitin 2011 (pra 13,150 instrumente më pak), në një kohë që të ardhurat rriten 17%.

Grafiku nr. 20 Instrumente për verifikim të planifikuar dhe të realizuar

Page 88: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

88

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Megjithëse numri i subjekteve nuk e ndikon drejtpërdrejtë planifikimin dhe realizimin e të ardhurave nga DPM, është një tregues i rëndësishëm, në kushtet kur nuk ka një studim të mirëfilltë për numrin e njësive private dhe publike që përdorin instrumente matës, si dhe llojet, kategoritë dhe numrin e instrumenteve matës gjithsej në përdorim. Për më tepër, që rritja e numrit të subjekteve duhet të pasqyrojë trendin rritës të numrit të subjekteve të reja të regjistruar në QKR apo të pasqyruar në shifrat e INSTAT. Megjithëatë, në se analizohet ecuria pesëvjeçare subjekteve të planifikuara dhe të realizuara vërehet se ka një tendencë të vogël të rritjes në planifikim (2,367 subjekte më shumë në 2015 krahasuar me 2011) por me oshilacione të mëdha në realizim, e cila duket e pakuptimtë në se i referohemi numrit të instrumenteve dhe të ardhurave të realizuara.

Grafiku nr. 21 Subjektet për verifikim të planifikuar dhe të realizuar

Burimi: Të dhëna të DPM të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Analiza në dinamikë për periudhën 2011-2015 për numrin e instrumenteve matës dhe subjekteve të verifikuara në plan dhe në fakt, brenda sektorëve evidenton dhe forcon konkluzionin jo vetëm të mangësive në planifikim por dhe të mbajtjes së të dhënave dhe saktësisë së statistikave brenda drejtorive dhe midis tyre. Për këtë mjafton të theksojmë se në të dhënat e kërkuara dhe të vëna në dispozicion për planin dhe realizimin e të ardhurave nga sektori i financës dhe DML, ka diferenca të theksuara në vlerë që lëvizin nga 334 lekë deri në 2,359,619 lekë të raportuara më pak nga ana e statistikës së DML-së. Planifikimi dhe realizimi i të ardhurave është i lidhur me mbulimin e plotë të subjekteve të reja që futen në treg dhe që kanë në përdorim instrumente matës. Në këtë kuadër, numri i subjekteve për verifikim duhet të ndjekë prirjen e përgjithshme të njësive ekonomike aktive të regjistruara në QKR, të cilat nuk janë në regjistrimet e meterologëve, për më tepër që ky tregues vështirësohet në kushtet e ndryshimet të shpeshtë dhe mosdorëzimit të dokumentacionit të mbajtur prej tyre. Sipas të dhënave të QKR në periudhën 2012-2014 janë regjistruar përkatësisht 26,025; 22,859 dhe 31,180 subjekte të reja,106 në një kohë që subjekte gjithsej të planifikuara për verifikim instrumenti nga DPM kanë qenë mesatarisht 21,600 njësi, pra as sa shtesa vjetore e tyre, që sigurisht jo të gjitha mund të kenë instrumente matës në përdorim. Një mangësi e tillë që të ngelen subjekte formale jashtë verifikimit periodik të instrumenteve që përdorin vjen si rezultat i mungesës së bashkëpunimit midis institucioneve publike në funksion të mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet me matjet dhe shtimit të të ardhurave buxhetore.

Tabela nr. 13 Subjekte sipas INSTAT dhe të verifikuar nga DPM, 2011-2014 Emërtimi 2011 2012 2013 2014

Subjekte sipas INSTAT 106,503 104,275 111,083 112,537 Subjekte të verifikuara sipas DPM 20,059 18,289 17,516 22,745 Subjekte të verifikuara në % 18.8 % 17.5 % 15.8 % 20.2 %

Burimi: Të dhëna të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Nga krahasimi i të dhënave të INSTAT për numrin e subjekteve aktive dhe të dhënave të DPM për subjektet e verifikuara në periudhën 2011-2014, rezulton se afërsisht 1/5 e tyre janë të përfshira në

106 www.qkr.gov.al, Raporti vjetor 2014

Page 89: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

89

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

listat e metrologëve, pa llogaritur këtu se një pjesë e subjekteve DPM mund t’i paraqesë dy herë për efekt të verifikimit periodik çdo 6 muaj. Në këtë mënyrë, në se gjysma e subjekteve aktive të regjistruara përdorin instrumente matës, atëherë DPM duhej të kishte të regjistruar dhe të verifikuar së paku dyfishin e numrit aktual për të cilat është kryer verifikimi.

Në analizë të fundit, duke e konsideruar brenda standardeve veprimtarinë faktike të metrologut, afërsisht 40,000 instrumente të mundshme nuk verifikohen (20,000 subjekte x mesatarisht 2 instrumente për subjekt), jo vetëm duke cenuar saktësinë e matjeve për konsumatorin, por duke deformuar tregun dhe të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit. Efekti negativ tek konsumatorët dhe financiar në buxhet rëndohet akoma më shumë, në se do të marrim në konsideratë nivelin e lartë të ekonomisë informale në vendin tonë. Të gjitha këto evidentojnë mangësitë e komunikimit midis institucioneve shtetërore dhe konkretisht të DPM me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe fuqizimit financiar të buxhetit. Si konkluzion: - Megjithëse plani i të ardhurave për shërbimet e kryera nga DPM është realizuar dhe tejkaluar, me prirje rritje të konsiderueshme në vitet 2014-2015, duhet mbajtur në konsideratë që të mos kthehet qëllim në vetvete për metrologët dhe punonjësit e tjerë, pasi jo vetëm që do të humbas roli i metrologut të autorizuar duke u kthyer në një “tagrambledhës” i vogël, por do të dëmtonte rëndë mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet. - Nga analiza e periudhës së audituar 2011-2015, rezulton se ka mangësi të konsiderueshme në planifikimin vjetor të të ardhurave të bazuar në numrin e subjekteve dhe numrin e instrumenteve matës për t’u verifikuar, pasi në periudhën 2011 - 2013 rritja e planit ka qenë 1 - 4 %, në 2014 është rritur 11 % dhe pastaj në 2015 vetëm 1%, aq më tepër i krahasuar me shifrat e realizimit të cilat në vitin 2014 dhe 2015 tejkalohen me 30 dhe 40 %, si dhe kjo ndodh me metrologë në pjesën më të madhe pa arsimin e duhur profesional, pa eksperiencën e nevojshme, të pa trajnuar, të pa testuar, me tre punonjës më pak etj. Nga analiza në dinamikë, mangësitë në planifikim vërehen në ndarjen e të ardhurave midis drejtorive, si dhe midis katër sektorëve të shërbimit. - Rastet e mosrealizimit të numrit të instrumenteve të planifikuar nga sektorë dhe metrolog të veçantë evidentojnë problemin e mos verifikimit periodik në afat të instrumenteve me ndikim negativ te konsumatori, krahas të ardhurave të munguara në buxhet dhe në investime të DPM, si dhe në rastin e tejkalimit të numrit të instrumenteve të verifikuar krahasuar me planin, veç mangësive në planifikim shfaq boshllëqe të veprimtarisë së metrologut për një zonë apo instrument të caktuar. Vetëm në sektorin nr. 1 Tiranë, referuar të dhënave statistikore të DML, rezulton se në periudhën 2011-2014 nuk është realizuar verifikimi për 10,828 instrumente matës (aq sa është plani i numrit mesatar vjetor për gjithë DPM), më së paku nuk ka siguri për saktësinë e matjes dhe më së shumti janë të ardhura të munguar në buxhet mbi 26 milion lekë për këtë periudhë. Për këtë rekomandojmë:

1. DPM të hartojë një plan real të ardhurash nga shërbimet e tarifuara me synim përfshirjen e të g jithë subjekteve dhe instrumenteve matës, mbi bazën e realizimit të një viti më parë si dhe të perspektivës së shtimit të subjekteve, të detajuar në muaj, sipas drejtorive, sektorëve rajonal deri në nivel metrologu.

Vazhdimisht

- Performanca në vjeljen e të ardhurave është rezultat i performancës individuale të metrologëve ligjor në sektorët e shërbimit, duke mbajtur në konsideratë dhe subjektet, numrin dhe shpërndarjen e instrumenteve matës midis tyre, pasi analizuar në tërësi dhe në dinamikë ka ndryshime të theksuara për këtë tregues brenda dhe midis sektorëve: metrologët e Korçës realizojnë 30 % më pak se ato të Tiranës dhe mesatarisht 88 % ato të Fierit dhe të Lezhës. Për këtë rekomandojmë:

Page 90: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

90

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

2. DPM të bëjë një analizë të hollësishme të veprimtarisë së secilit metrolog, mbi bazën e shtrirjes dhe numrit të subjekteve e instrumenteve matës të tyre, të krahasuar me të dhëna statistikore me synim hartimin e një plani të ardhurash sa më real, si dhe mundësinë e rishikimit të strukturës organike për rishpërndarjen e metrologëve në sektorët e shërbimit.

Brenda vitit 2016

- DPM nuk ka një database për emërtimin e subjekteve, aktivitetin, llojin dhe numrin e instrumenteve matës, adresën përkatëse etj.; nuk ka një studim të mirëfilltë për numrin e njësive private dhe publike që përdorin instrumente matës, si dhe llojet, kategoritë dhe numrin e instrumenteve matës gjithsej në përdorim; rritja e numrit të subjekteve me instrumentë për verifikim, duhet të pasqyrojë trendin rrites të numrit të subjekteve të reja të regjistruar në QKR apo të pasqyruar në shifrat e INSTAT, pasi sipas të dhënave të QKR në periudhën 2012-2014 janë regjistruar përkatësisht 26,025; 22,859 dhe 31,180 subjekte të reja, në një kohë që subjekte gjithsej të planifikuara për verifikim instrumenti nga DPM kanë qenë mesatarisht 21,600 njësi, pra as sa shtesa vjetore e tyre, që sigurisht jo të gjitha mund të kenë instrumente matës në përdorim; ose nga krahasimi i të dhënave të INSTAT për numrin e subjekteve aktive dhe të dhënave të DPM për subjektet e verifikuara në periudhën 2011-2014, rezulton se afërsisht 1/5 e tyre janë të përfshira në regjistrat e metrologëve. Për këtë rekomandojmë:

3. DPM të marrë masa për të hartuar një database për subjektet dhe instrumentet matës të tyre të detajuar deri në nivel metrologu, si dhe të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe QKR në funksion të mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet me matjet dhe shtimit të të ardhurave buxhetore.

Brenda gjashtëmujorit të parë 2017

Page 91: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

91

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

4. Përmbledhje e gjetjeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve 4.1. INFORMACION PËRMBLEDHËS Në kushtet që Shqipëria është e përqendruar në mbështetjen e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike në një mjedis të jashtëm të vështirë, pjesë të sfidave kryesore mbetet menaxhimi me efektivitet i shpenzimeve publike, krahas konsolidimit fiskal, reformës rregullatore dhe institucionale, reduktimit të deficitit etj. Mbi këtë bazë qytetarët shqiptarë, si taksapagues dhe konsumatorë, janë të interesuar jo vetëm të marrin shërbimet e duhura në kohë, në cilësi dhe me kosto optimale nga institucionet administratës publike, por njëkohësisht të mbrohen me ligj interesat e tyre ekonomike. Në këtë kuadër, shteti shqiptar ka krijuar institucione të posaçme për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve në treg. DPM në cilësinë e institucionit publik, nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare, krahas të tjerave ka për mision mbrojtjen e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë teknike, si dhe kontrollin sasior të parapaketimeve; harmonizimi i procedurave dhe rregullave teknike të vlerësimit të matjeve me qëllim eliminimin e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave, si dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë. Gjatë aktiviteteve të jetës së përditshme, si individ apo organizatë publike dhe private, përballemi me çështje të lidhura ngushtë me metrologjinë, pasi matjet janë një pjesë mjaft e rëndësishme dhe zënë një vend të gjerë të veprimtarisë humane. Kështu, ushqimet e përditshme blihen në bazë të peshës dhe parapaketimit, konsumi i energjisë elektrike dhe ujit faturohen në bazë të matjeve, furnizimi i automjeteve me karburant bëhet në bazë të vëllimit, koha përdoret në pagesat e telefonisë celulare, shpejtësia e automjeteve monitorohet për një udhëtim të sigurt, niveli i shkarkimeve të gazrave nga automjetet, shëndeti gjatë kontrolleve mjekësore sigurohet edhe nga pajisjet me funksion të matshëm) etj. Është më se e kuptueshme që në rastet e treguesve të deformuar të matjeve pasojat tek konsumatorët janë ekonomike, financiare, sociale, shëndetësore etj. Duke ditur që në vitin 2014 në buxhetin familjar vetëm grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike” zë 44,3 % të shpenzimeve107, si dhe bazuar në vlerësimet se afërsisht 90 % e vëllimit të tregtisë në botë është e matshme, sigurimi i saktësisë së matjeve mbetet një element i rëndësishëm me ndikim në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve, si dhe garantohen tregje të hapura me lëvizjen e lirë të mallrave. Në këtë auditim performance, është synuar evidentimi i problematikave që lidhen me veprimtarinë e DPM-së, nëpërmjet analizës dhe vlerësimit, në se është duke vepruar ky institucion në mënyrën e duhur dhe duke bërë gjërat e duhura në kohë dhe me kosto optimale për të mbrojtur konsumatorin shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjet. Në këtë mënyrë, është bërë e mundur të evidentohen prirjet e ndryshme dhe të jepen rekomandimet përkatëse për përmirësimin e këtij shërbimi me ndikim të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve shqiptar. Gjatë kryerjes së këtij auditimi, jemi përpjekur t’i japim përgjigje pyetjes: A siguron veprimtaria e DPM mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me peshën dhe matjet?, dhe në përfundim ka arritur në këtë mesazh auditimi: Mbrojtja e konsumatorëve shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjen nuk është në nivelin e kërkuar bashkëkohor, pasi performanca e DPM-së ka shfaqur mangësi për shkak të kuadrit rregullator të papërputhur plotësisht me direktivat e BE-së dhe të pa harmonizuar mirë me aktet e tjera ligjore e nënligjore; nga menaxhimi joefiçient dhe joefektiv i burimeve njerëzore; nga mospërfshirja në verifikimin e instrumenteve matës të fushave me rëndësi jetike për popullsinë si atë të shëndetësisë, mjedisit, komunikimit telefonik, sigurisë publike etj; nga mungesa e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike për përfshirjen në verifikim të të gjithë subjekteve me instrument matës në përdorim; nga problematikat e licencimit, monitorimit dhe inspektimit të personave të autorizuar në fushën e matëseve të energjisë elektrike dhe të ujit; nga veprimtaria inspektuese jo të qëndrueshme; si dhe nga mangësitë e konstatuara në fushën e kryerjes së investimeve dhe përdorimit të aseteve. 107 www.instat.gov.al

Page 92: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

92

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

Gjetjet dhe rekomandimet e këtij auditimi janë si më poshtë:

I. Për pyetjen: A ka qenë efektive performanca e burimeve njerëzore dhe administrimi tyre? - Struktura organike e DPM nuk ka një shpërndarje të drejtë të specialistëve në sektorët e DMSHI dhe DSCP, pasi një pjesë e tyre kanë në numër të konsiderueshëm nëpunësish, kanë të njëjtat detyra brenda sektorit dhe pothuajse nuk kanë demonstruar aktivitet me nivelin e pagës që janë shpërblyer, duke shfaqur mungesë eficience, me ndikim në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjen dhe peshën. Për këtë rekomandojmë

1. DPM të hartojë dhe nëpërmjet METTS të kërkojë miratimin e një strukturë të re organizative, duke siguruar përmbushjen e detyrave lig jore me një numër më të vogël sektorësh në DMSHI e DSCP, dhe duke rritur numrin e metrologëve në sektorët e shërbimit, e shoqëruar kjo dhe me ndryshimet e nevojshme në Rregulloren e brendshme.

Brenda vitit 2016 për vitin e ardhshëm - DPM për afër 4 vjet nuk ka krijuar një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike pasi, marrëdhëniet e punësimit kanë qenë të bazuara në Kodin e punës, duke ulur nivelin e mbrojtjes së punëmarrësit prej largimeve nga puna pa shkaqe ligjore, duke ndikuar negativisht në performancën dhe administrimin e burimeve njerëzore dhe për pasojë dhe në cilësinë e verifikimit dhe inspektimit të instrumenteve matës.

- Në fund të vitit 2015 rezulton se në DPM janë 8 vende pune të paplotësuar për një periudhë kohore përgjithësisht rreth 2 vjet, megjithëse janë zhvilluar procedura konkurrimi nga ana e DAP, më e ndjeshme kjo në veprimtarinë verifikuese pasi mungojnë 3 metrologë të autorizuar (5 % e numrit gjithsej). - Drejtoret e përgjithshëm të DPM nuk kanë miratuar kritere për punësimin e punonjësve në përputhje me vendet e punës, duke vepruara në kundërshtim me Rregulloren e brendshme të DPM-së së paku deri në tetor të vitit 2014, pas të cilit i janë nënshtruar procedurave të rekrutimit të nëpunësit në shërbimin civil. - Metrologët e autorizuar në DPM nuk janë sipas kërkesave ligjore lidhur me profesionin dhe eksperiencën në punë, pasi në fund të vitit 2015, rezultojnë të jenë inxhinierë dhe matematicienë e kimistë vetëm 16 prej tyre ose 30 % që plotësojnë këto kërkesa. - Në inspektorët metrologë vetëm 1 është me profesionin inxhinier elektrik dhe në pjesën më të madhe prej 60 % janë me profesionin e juristit (5) dhe atë të ekonomistit (4), por që nuk mungojnë dhe me shkollë profesionale shkenca politike, histori/gjeografi, teknologji bujqësore etj. Për këtë rekomandojmë

2. DPM të marrë masat e nevojshme që nëpërmjet DAP-it të plotësojë vendet e punës me specialistët të profilit, duke vendosur kriteret përkatëse sipas kërkesave lig jore, me përparësi plotësimin e metrologëve të autorizuar, e lidhur kjo me veprimtarinë verifikuese të instrumenteve matës në terren.

Brenda tremujor i të tretë 2016

- Performanca e burimeve njerëzore është ulur edhe si rezultat i lëvizjeve të shpeshta të nivelit të lartë drejtues dhe për pasojë dhe atij menaxhues, pasi gjatë periudhës së auditimit 2011-2015 janë ndërruar 4 drejtorë të përgjithshëm me kohëzgjatje nga disa muaj deri në mbi dy vjet, si dhe në vitin 2013 është përfshirë në largim pothuajse i gjithë stafi i DPM: 123 persona (pasi ka pasur largime dhe emërime për të njëjtët persona brenda vitit), nga të cilët vetëm 21 ose 17 % janë dorëhequr. - Në kuadër të lëvizjeve të shpeshta brenda DPM-së, si dhe largimeve nga puna, nuk janë respektuar procedurat e dorëzimit të dokumenteve të punës, për shkak se titullarët nuk kanë marrë masa

Page 93: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

93

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

shtrënguese financiare ndaj tyre, duke sjellë si pasojë mungesë të theksuar të dhënash mbi ecurinë e veprimtarisë së drejtorive apo sektorëve të veçantë brenda tyre. - Në periudhën e audituar 2011-2015 janë paguar nga buxheti i shtetit 64,578,923 lekë për largimet e paligjshme nga puna që kanë kryer titullarët e DPM-së në vite, vlerë kjo e përafërsisht e barabartë me investimet e këtij institucioni në dy vitet 2014-2015 të marra së bashku. Për këtë rekomandojmë

3. Drejtori i përgjithshëm i DPM, pasi të sigurojë përputhje të plotë të kërkesave lig jore të stafit dhe specialistëve përkatës sipas vendeve të punës, të shmangë plotësisht largimet nga puna pa shkaqe të arsyeshme, si dhe të sigurojë qëndrueshmëri dhe transmetueshmëri të njohurive të stafit brenda institucionit, me qëllim që të rritet performanca e nëpunësve publikë.

Vazhdimisht - Metrologët e autorizuar nuk janë testuar nëpërmjet provimit të kualifikimit për njohuri të mjaftueshme në fushën e metrologjisë ligjore, duke vepruar kështu në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të METE nr. 192, datë 09.03.2008, si dhe nuk ka pasur trajnime për metrologët dhe inspektorët, aq më tepër në kushtet e ndryshimeve të shpeshta të tyre. Për këtë rekomandojmë

4. DPM të marrë masat e nevojshme për trajnimin e metrologëve të autorizuar për të siguruar njohuri të mjaftueshme në fushën e metrologjisë lig jore dhe më pas të kryejë testimin e tyre, me qëllim që të rritet performanca dhe të mbrohet konsumatori nga peshat dhe matjet e pasakta.

Brenda vitit 2016

- DPM, me përjashtim të vitit 2015 (kur janë përfshirë në statusin e nëpunësit civil) nuk ka kryer vlerësimin në punë të punonjësve, dhe për pasojë nuk janë marrë masa disiplinore dhe/ose administrative për performancën e punonjësve, me gjithë problematikën e konstatuar gjatë periudhës së audituar. Për këtë rekomandojmë

5. DPM të kryejë vlerësimin e punës së stafit dhe specialistëve gjatë dhe në fund të vitit, në përputhje me VKM nr. 109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë” si dhe VKM nr. 1037, datë 16.12.2015 “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”, duke marrë masat.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Dokumentet e krijuara nga DPM, gjatë ushtrimit të funksionit administrativ, nuk janë të evidentuara, të regjistruara, të inventarizuara dhe të sistemuara, me qëllim që të ruhen, shërbehen dhe vihen në shfrytëzim, në funksion të njohjes me veprimtarinë e administratës shtetërore, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”. Për këtë rekomandojmë

6. DPM të krijoj një grup të posaçëm pune për të sistemuar arkivën sipas viteve dhe drejtorive, komunikimin me arkiven e shtetit për të arkivuar një pjesë të dokumentacionit, si dhe të sigurojë një vijimësi në arkivimin e rregull të dokumentacionit të veprimtarisë administrative.

Brenda vitit 2016

II. Për pyetjen: A është zbatuar kuadri rregullator në aktivitetin e metrologjisë ligjore? - Kuadri rregullator mbi të cilin bazohet veprimtaria e DPM-së në përgjithësi, dhe DML-së në veçanti si një nga tre shtyllat kryesor të sistemit metrologjik, nuk është përfaruar sipas direktivave të BE-së dhe rekomandimeve të OIML-së dhe WELMC-ut.

Page 94: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

94

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

- Nuk është bërë përafrimi i plotë, i përditësuar dhe i duhur, i Direktivës Evropiane për instrumentat matës108, në kuadrin ligjor për metrologjinë, në funksion të rritjes së numrin e instumentave matës ligjërisht të kontrolluar, si dhe përmirësimit të procedurave dhe teknikave të verifikimit të instrumenteve matës. Për këtë rekomandojmë:

7. DPM-ja të hartojë dhe të kërkojë nga MZHETS miratimin e ndryshimeve në lig jin për metrologjinë, për ta harmonizuar atë me legjislacionin europian në lidhje me kuadrin rregullator përkatës, duke synuar zgjerimin e fushave të mbrojtjes së konsumatorit shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjet..

Brenda 6 mujorit të parë 2017 8. DPM-ja të hartojë, implementojë dhe të zbatojë teknikat dhe procedurat e aktiviteteve

metrologjike sipas përcaktimeve dhe rekomandimeve të BE-së, WELMEC-ut dhe OIML-së, si dhe kur është e përcaktuar ndryshe të propozojë çështjet për miratim.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Nuk ka funksionuar Këshilli Metrologjik, duke ndikuar negativisht në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, përditësimin dhe përmirësimin e strategjisë së metrologjisë, krijimin e një rrejti funksional të zhvillimit metrologjik në mbarë vendin, koordinimin e veprimtarisë së DPM-së me atë të ministrive dhe institucioneve të tjera shkencore në vendin tonë, zhvillimin e metodologjive, teknikave dhe procedurave të verifikimeve dhe kalibrimeve sipas përparimeve dhe zhvillimeve të shkencës në fushën e metrologjisë etj. Për këtë rekomandojmë:

9. DPM-ja të marrë masa për funksionim e Këshillit të Metrologjisë, në kuadër të zhvillimit të sistemit të metrologjisë, duke përafruar kuadrin rregullator me atë evropian, përmirësimin dhe përditësimin e strategjisë së metrologjisë, rritjen e bashkëpunimit të DPM-së me strukturat e tjera shtetërore të vendit tonë si dhe zhvillimin lidhur me metodikat dhe procedurat metrologjike, sipas standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Nuk janë përfshirë dhe rrjedhimisht mbuluar nga verifikimi metrologjik fusha kryesore ku përdorimi i instrumetave ka ndikim të konsiderueshëm dhe të vlerësuara me risk nga BE dhe organizatat ndërkombëtare të metrologjisë në mbrojtjen e konsumatorit si: në aparaturat mjekësore, ato për vlerësimet e ndotjes së mjedisit, sigurinë publike, kohët bisedore etj. Për këtë rekomandojmë:

10. DPM-ja të kërkojë nga MZHETS që të përfshijë në aktet nënlig jore në zbatim të lig jit për metrologjinë, mbulimin me kontroll dhe verifikim metrologjik të instrumentave matës që përdoren në fushat e kujdesit shëndetësor, mbrojtës së mjedisit, sigurisë publike dhe tarifimit të kohë-matjes bisedore.

Brenda vitit 2016 dhe në vijimësi

- Shtimi i instrumenteve matës në kuadrin ligjor për metrologjinë nuk është pasuar me aktet dhe/ose rregulloret e nevojshme, sipas përcaktimeve dhe procedurave të miratuara ndërkombëtarisht për këto instrumenta, si p.sh. rasti i matësve të energjisë elektrike dhe ujit, analizuesve të alkoolit në frymënxjerrje për drejtuesit e automjeteve, radarëve matës të shpejtësisë, ku kanë munguar sipas rasteve përcaktimi i karakteristikave tekniko-metrologjike apo afatet për verifikimet periodike si dhe procedurat e sakta për kryerjen e verifikimeve. Për këtë rekomandojmë:

108 Directive 2004/22/EC of the European Parliament, ammened whith Commission directive 2009/137/EC ...

Page 95: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

95

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

11. DPM-ja të kërkojë nga MZHETS nxjerrjen e akteve nënlig jore dhe rregulloreve përkatëse, duke u bazuar në direktivat dhe/ose rekomandimet e procedurat e BE-së, WELMEC-ut dhe OIML-së, ku të përfshihen karakteristikat metrologjike, afatet dhe procedurat për verifikimin, që duhet të pasojnë shtimin e kategorive të instrumenteve matës lig jërisht të kontrolluar.

Brenda vitit 2016 dhe në vijimësi

- Ka mangësi në harmonizimin dhe bashkërendimin e kuadrit legjislativ lidhur me importimin e instrumenteve matës, pasi mungojnë procedurat e identifikimit, regjistrimit dhe verifikimit të instrumentave matës të importuar, që në fazën e parë të hyrjes së tyre në doganë, duke sjellë si pasojë një treg të pakontrolluar, si dhe duke ndikuar negativisht në mbrojtjen e konsumatorit nga rreziku i kryerjes së shërbimeve me përdorjen e instrumenteve jashtë karakteristikave tekniko-metrologjike. Për këtë rekomandojmë:

12. DPM-ja të kërkojë nga MZHETS përcaktimin në legjislacioni për metrologjinë dhe/ose nxjerrjen e akteve administrative në lidhje me bashkëpunimin me doganat, për përcaktimin dhe rregullimin lig jor apo administrativ, të identifikimit, të regjistrimit dhe verifikimit të instrumenteve matës të importuar që në fazën e parë të futjes në doganat shqiptare.

Vazhdimisht

- Nuk është përditësuar, harmonizuar dhe bashkërenduar kuadri rregullator brenda tij dhe me ndryshimet e rekomandimet sipas direktivës së BE-së e procedurave përkatëse, si dhe nuk është plotësuar me aktet e nevojshme nënligjore të miratimit dhe monitorimit të sistemeve të parapaketimeve, duke rrezikuar mbrojtjen e konsumatorit në lidhje me këto produkte. Për këtë rekomandojmë:

13. DPM-ja të kërkojë nga MZHETS përditësimin, harmonizimin dhe bashkërendimin e kuadrit rregullator në lidhje me parapaketimet, duke saktësuar procedurat për miratimin dhe monitorimin e sistemeve të parapaketimeve dhe produkteve të tyre

Brenda vitit 2016 dhe vazhdimisht

- Mbajtja e saktë e regjistrave për instumentat matës, mbledhja dhe grumbullimi i këtyre të dhënave nuk ka rezultuar efektiv, në kuadër të krijimit të një regjistri kombëtar të digjitalizuar, ku të jenë të identifikuar të gjithë instrumentet matës në përdorim në tregun shqiptar. Nga 2014 e më pas ka filluar regjistrimi elektronik në DPM në lidhje me instrumentet e verifikuar sipas dokumentacionit të dërguar nga sektorët e shërbimeve. Për këtë rekomandojmë:

14. DPM-ja të marrë masa për evidentimin, saktësimin, dhe çregjistrimin e instrumenteve matës në përdorim në vendin tonë, duke krijuar database-in kombëtar për këtë qëllim, në funksion të rritjes së efektivitetit të veprimtarisë metrologjike lig jore dhe për pasojë mbrojtjen e konsumatorëve.

Vazhdimisht III. Për pyetjen: A ka ndikuar veprimtaria verifikuese e DPM në mbrojtjen e konsumatorit shqiptar?

- Nuk ka qenë në nivelin e duhur performanca e veprimtarisë së metrologjisë ligjore të DPM-së, pasi për periudhën 2011-2015, ka pasur një mbulim të kufizuar të fushave dhe instrumenteve të verifikuar periodikisht, si rrjedhojë konsumatori shqiptar nuk është mbrojtur nga abuzimet me peshën dhe matjet në të gjitha aktivitet e shërbimet e ofruara ndaj tij.

- Nuk është realizuar numri i verifikimeve të instrumenteve matës dhe subjekteve sipas planifikimit për një periudhë 3-vjeçare 2011-2013, duke reflektuar jo vetëm një nivel të dobët të efiçencës së

Page 96: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

96

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

veprimtarisë së DPM-së për këtë periudhë, por dhe me pasoja për konsumatorin nga përdorimi i instrumenteve jashtë afateve ligjore për verifikim. Për këtë rekomandojmë:

15. DPM-ja të marrë në analizë periodikisht duke evidentuar përgjegjësitë në veprimtarinë e sektorëve të shërbimit dhe të metrologëve brenda tyre dhe ta dokumentojë atë, në kuadër të vlerësimit të performancës së punonjësve të saj dhe garantimit të saktësisë së konsumatorëve në transaksionet tregtare.

Çdo muaj

- Rritja e numrit të verifikimeve në periudhën 2014-2015 nuk është shoqëruar me rritjen e numrit të subjekteve si gjatë fazës së planifikimit ashtu edhe të realizimit, çka do të thotë se ka pasur subjekte me instrumente matës të paverifikuar. Gjithashtu, rezultatet e veprimtarisë verifikuese nuk ndjekin trendin e numrit të subjekteve të regjistruara dhe të reja në institucionet e tjera zyrtare si INSTAT, QKR, DPT etj. Sipas këtij arsyetimi, p.sh. në vitin 2014, vetëm numri i bizneseve të reja që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë ka qenë 16,731 nga 11,951 një vit më parë109, pra me një rritje në rreth 40%. Ose në vitin 2015 që përbën numrin më të lartë të subjekteve të verifikuara nga sektorët e shërbimit të DPM në 22,795 subjekte, në një kohë kur kanë zhvilluar aktivitetin ekonomik 124,508 njësi lokale110 në të gjithë vendin, e shoqëruar kjo edhe me nivelin e lartë të ekonomisë informale. Të gjitha këto shfaqin mangësitë e DPM-së, DML-së dhe Sektorëve të Shërbimit në lidhje me identifikimin, regjistrimin dhe verifikimin e subjekteve dhe instrumenteve matës në treg, si dhe mungesën e bashkëpunimit me QKR-në, DRT-ët dhe Njësitë e qeverisjes vendore në lidhje me identifikimin e subjekteve të reja në treg, me qëllim rritjen e verifikimeve të instrumenteve matës dhe subjekteve. Për këtë rekomandojmë:

16. DPM-ja dhe DML-ja, dhe Sektorët e Shërbimit, të rrisin bashkëpunimin me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, QKR-në si dhe me Njësitë e qeverisjes vendore, për të identifikuar dhe kryer verifikimet metrologjike në subjektet e reja të hapura, që ushtrojnë aktivitet tregtar apo shërbimi për të përdorur instrumenta matës lig jërisht të kontrolluar, duke evidentuar dhe përditësuar regjistrat me instrumentet dhe subjektet e reja, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Vazhdimisht

- Nga ana e DML-së dhe sektorëve të shërbimit në varësi të saj, nuk janë kryer verifikimet metrologjike për instrumentat matës si “Sistemi matës i forcës i makinave testuese një aksiale të materialeve”, “Radarët për matjen e shpejtësisë” dhe “Analizuesit e pranisë së alkoolit në frymënxjerrjen e drejtuesve të automjeteve (analizuesit e alkoolit)” edhe pse këta instrumenta janë të përfshirë në VKM-në për kërkesat teknike dhe metrologjike të instumentave matës dhe aktet e tjera nënligjore. Pavarësisht faktit se ka pasur një mos harmonizim të kuadrit rregullator në lidhje me këta instrumenta, mos kryerja e verifikimeve periodike në lidhje me këto instrumenta ul shkallën e mbrojtjes së konsumatorit dhe për më tepër në rastet e radarëve matës të shpejtësisë dhe matësve të alkoolit cënon sigurinë e jetës së qytetarëve, dhe në anën tjetër përdorimi i tyre pa kryer verifikimin metrologjik mund të penalizojë padrejtësisht qytetarin shqiptar.

- Një fushë e rëndësishme që nuk ka gjetur mbulimin e duhur nga veprimtaria verifikuese ka qenë ajo e parapaketimeve, të cilët llogariten se përbëjnë më shumë se 75% të vlerës së përgjithshme të mallrave të tregtuara në të gjithë botën111, me prirje në rritje. Megjithëse ky sektor është krijuar që prej shkurtit të 2012, veprimtarinë regjistruese të subjekteve e ka filluar vetëm për periudhën 2014 me 94 subjekte dhe në vijim me 49 të tilla. Të qenit një sektor i ri i tregtisë në përgjithësi dhe DPM në veçanti, nuk ka një

109 www.qkr.gov.al. “Raporti vjetor 2014” 110 www.instat.gov.al. Njësitë lokale sipas qarqeve dhe aktivitetit ekonomik 2014 111 http://www.foodmanufacturing.com. Making Sense of European Pre-packaged Goods Regulations.

Page 97: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

97

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

ndarje të qartë të veprimtarisë së këtij sektori dhe metrologjisë ligjore e inspektimit, duke reflektuar një veprimtari jo efektive me ndikim negativ në mbrojtjen e konsumatorëve. Për këtë rekomandojmë:

17. DPM-ja dhe Sektori i Parapaketimeve, të marrë masa për evidentimin, regjistrimin dhe verifikimin e subjekteve prodhuese të parapaketimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë; të rrisë bashkëpunimin dhe koordinimin e kësaj veprimtarive me DML-në, e shoqëruar kjo ndryshimin e rregullores së brendshme për të saktësuar detyrat e tyre, duke synuar rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të veprimtarisë verifikuese dhe monitoruese të parapaketimeve, për mbrojtjen e konsumatorit.

Brenda vitit 2016

- Gjatë periudhës 2011-2015, nga ana e DPM-së dhe metrologëve të saj apo qoftë edhe sektorëve dhe drejtorive të tjera, nuk është kryer veprimtaria verifikuese e lojrave të fatit, duke e parë këtë si një proces një në mbrojtje të konsumatorit. Certifikimi dhe verifikimi i karakteristikave të makinës ku luan qytetari duhet të ishte parë me fokusin në mbrojtjen e këtij të fundit, pasi janë institucionet publike ato që garantojë dhe mbrojnë konsumatorin nga abuzimet që janë derivat i përdorimit të instrumentave matës jashtë karakteristikave tekniko-metrologjike. Për këtë rekomandojmë:

18. DPM-ja, të kërkojë nga MZHETS që në bashkëpunim me MF-në dhe NJMLF-në si njësi varësie e saj, saktësimin e procedurave dhe koordinim të veprimtarisë ndërmjet institucioneve, në lidhje me verifikimin periodik të makinave në përdorim nga subjektet e lojërave të fatit, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave shtetërore nga abuzimet me to.

Brenda vitit 2016 IV. Për pyetjen: A ka qenë efektiv aktiviteti i subjekteve të autorizuara për verifikimin e instrumenteve matës? Në periudhën 2011-2015 janë dhënë 9 autorizime subjekteve juridike për verifikim instrumente në tre fusha: në matësit e energjisë elektrike (2), matësit e ujit të pijshëm (4) dhe në cisternat rrugore automobilistike (3), nga të cilat dy të parat mjaft të rëndësishme për konsumatorin si nga ana e shpërndarjes territoriale në të gjithë vendin, numrit të përdoruesve, konsumit të përditshëm dhe të domosdoshëm, peshës së konsiderueshme në buxhetet familjare dhe të njësive ekonomike etj. Këto dhe rrethana të tjera, bëjnë që dhënia e autorizimeve për verifikimin e matëseve të energjisë elektrike dhe të matësve të ujit të pijshëm, tarifat e tyre, si dhe numri i subjekteve juridike të autorizuara të jetë i një rëndësie të veçantë.

- Megjithëse audituesit e KLSH nuk audituan procedurën e pajisjes me autorizim të personave juridik për verifikimin e matësve të energjisë elektrike (pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar procedimin penal nr. 8854/2014, me nr. 14749 prot., datë 21.10.2015), duke marrë në shqyrtim dokumentacionin përkatës të periudhës konstatohet se janë shoqëruar me parregullsi si mosrespektim i afatit të shqyrtimit të kërkesës nga ana e DPM; dokumentacioni i paraqitur nuk është plotësuar sipas formatit ligjor; zona e juridiksionit është shënuar për gjithë Shqipërinë; në vizitat vlerësuese DPM ka pasur raste që nuk ka dërguar specialistë të fushës etj. - DPM në vitin 2012 ka pajisur me autorizim në kundërshtim me ligjin një person juridik (“SILVI” SHPK) për një fushë të cilën DPM ka mundësi t’i realizojë detyrat metrologjike, ato për verifikimin e distributorëve të karburantit dhe distributorëve të LPG, të cilën më pas e ka revokuar pas 9 ditësh (me datë 24.05.2012), duke vepruar me subjektivizëm të theksuar në verifikimin e periodik të instrumenteve matës.

Për këtë rekomandojmë:

Page 98: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

98

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

19. DPM të zbatojë me rigorozitet kuadrin rregullator për pajisjen me autorizim të personave juridik dhe fizik për verifikimin e instrumenteve matës, duke respektuar afatet, ngritjen e komisioneve vlerësuese me specialistë përkatës, dokumentimin e g jithë kësaj veprimtarie dhe vlerësimin e raporteve përkatëse për dhënien e autorizimit jo vetëm për transparencë të institucioneve publike, por si pikënisje për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet.

Vazhdimisht

- Ministri i METE ka nxjerrë Urdhrin nr. 436, datë 23.05.2012 për “Përcaktimin e numrit të subjekteve të autorizuara për kryerjen e shërbimeve në fushën e metrologjisë ligjore” ka urdhëruar DPM për autorizimin për verifikimin periodik të dy kompanive me zonat përkatëse të juridiksionit, si dhe për verifikimin fillestar ndarjen në mënyrë të barabartë të matësve të energjisë elektrike, duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” i ndryshuar pasi ka tejkaluar kompetencat e veta; ka shmangur konkurrencën në këtë fushë shërbimi metrologjik, duke rënduar koston e jetesës së konsumatorëve; duke përcaktuar zonat e shpërndarjes për secilën prej kompanive, ka marrë kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të DPM; si dhe ka ndikuar veprimtarinë e DPM në dhënien e autorizimeve, duke krijuar dyshime të arsyeshme për veprime arbitrare të kësaj të fundit në dëm të interesave të biznesit, konsumatorëve dhe taksapaguesve. Për këtë rekomandojmë:

20. Ministri i ZHETTS të shfuqizojë menjëherë Urdhrin nr. 436, datë 23.05.2012 për “Përcaktimin e numrit të subjekteve të autorizuara për kryerjen e shërbimeve në fushën e metrologjisë lig jore”, duke i hapur rrugë konkurrencës së lirë të kryerjes së shërbimeve metrologjike, dhe më pas DPM të kryejë ndarjen e zonave të juridiksionit sipas përcaktimeve lig jore.

Menjëherë

- Janë dy persona juridik (“HTT” SHPK dhe “3 G” SHPK) të cilët në periudha të ndryshme janë pajisur me autorizime nga DPM për verifikimin e matësve të energjisë elektrike dhe për verifikimin e matësve të ujit të pijshëm dhe industrial, duke përqendruar këtë treg të rëndësishëm dhe fitimprurës vetëm në dy subjekte dhe në dy fusha me ndikim të konsiderueshëm në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet dhe peshën. Për këtë rekomandojmë:

21. DPM të marrë masa për të kontaktuar me organizata biznesi për të rritur interesimin e personave juridik dhe fizik vendas dhe të huaj që të përfshihen në shërbime të verifikimit të instrumenteve matës, për të cilët nuk mund t’i plotësojë këto detyra, duke bërë transparente veprimtarinë e tyre në fushën metrologjike.

Vazhdimisht

- Megjithëse janë nënshkruar me vonesë akt-marrëveshjet përkatëse me personat e autorizuar për detyrimet midis palëve, kryesisht për raportimin e regjistrit të verifikimit të instrumenteve matës, nuk janë zbatuar deri në vitin 2014, duke bërë të pamundur njohjen e veprimtarisë së tyre nga ana e DPM. - DPM nuk ka kryer kontrolle vlerësuese (supervizuese) sipas përcaktimeve në Urdhrin nr. 194, datë 09.03.2009 jo më rrallë se një herë në 6 muaj deri në fillim vitin 2014, duke rrezikuar që personat e autorizuar të degradojnë nga ana e karakteristikave etalonëve dhe nga ana profesionale, si dhe me pasoja në cenimin e sigurisë së konsumatorëve për saktësinë e matjeve për energjinë e elektrike dhe ujin e pijshëm, dhe në të njëjtën kohë mungesë të ardhurash për DPM. - Gjatë kontrolleve supervizuese periodike të kryera nga DPM në periudhën 2014-2015 janë konstatuar parregullsi nga ana e personave të autorizuar, të cilat në shumë raste kanë kërkuar shtyrjen e tyre, nuk kanë qenë të punësuar stafi i paraqitur në aplikimin për autorizim dhe ose nuk janë njoftuar ndryshimet përkatëse, nuk kanë raportuar për aktivitetin e tyre, mospërdorimit të stendave të autorizuara etj. - Drejtori i Përgjithshëm i DPM, në vitin 2014 nuk ka vepruar në përputhje me kuadrin rregullator përkatës për subjektin “3G” SHPK në dy raste për tërheqjen e autorizimit, pasi nga kontrollet

Page 99: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

99

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

vlerësuese periodike, ky subjekt ka rezultuar se ka degraduar për shkaqe objektive (etalonëve, kuadrit profesional), duke rrezikuar seriozisht mbrojtjen e konsumatorëve nga matja e pasaktë të energjisë elektrike. Për këtë rekomandojmë:

22. Në kushtet e rritjes së kërkesave për të përfshirë sa më shumë fusha në verifikimin e instrumenteve matës dhe të shtimit të personave juridik dhe fizik të autorizuar, DPM të ngrejë një strukturë të posaçme me specialistë përkatës të fushës për ushtrimin e kontrolleve vlerësuese (supervizuese) periodike, si dhe Drejtori i Përgjithshëm të vlerësojë me transparencë dhe paanësi këto raporte, si dhe zbatojë kriteret lig jore, për të siguruar mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me përdorimin e instrumenteve matës të parregullt.

Në tremujorin e parë të vitit 2017

- DPM nuk ka kontrolluar (inspektuar) herë pas here veprimtarinë e personave juridik dhe fizik të autorizuar, për pasojë nuk është në gjendje të japin përgjigje mbi cilësinë dhe saktësinë e matësve të energjisë elektrike dhe atyre të ujit të pijshëm, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet. Për këtë rekomandojmë:

23. Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut pranë MZHETTS, inspektorati përkatës metrologjik, të marrë masat e nevojshme për të përfshirë në veprimtarinë e vet kontrollin e personave juridik dhe fizik të autorizuar nga DPM në verifikimin e instrumenteve matës për të arritur në konkluzione mbi cilësinë e punës së tyre, duke ja paraqitur DPM për të vlerësuar degradimin e këtyre subjekte për shkaqe subjektive.

Menjëherë dhe në vijimësi

- Urdhri i ministrit të METE nr. 194, datë 9.03.2009 ka shfaqur mangësi gjatë zbatimit në praktikë në lidhje me miratimin e tarifave të verifikimit; mungesën e instrumenteve kontrollues të përputhjes së dokumentacionit të paraqitur në aplikim dhe atij të zbatuar në fakt; mungesën e procedurave për kontrollet periodike vlerësuese; rastet kur subjektit të autorizuar i tërhiqet autorizimi për një instrument, por që ka dhe verifikimin e instrumenteve të tjerë; paraqitja e të njëjtë personel nga i njëjti subjekt në kohët ndryshme ose nga subjekte të ndryshme dhe ndryshimi i tij krahasuar me atë në autorizim etj. Për këtë rekomandojmë:

24. MZHETTS të rishikojë dhe në bashkëpunim të ngushtë me DPM, të hartojë një udhëzim të ri për praktikën e pajisjes me autorizim të personave juridik të detajuar, duke shmangur problematikën e evidentuar g jatë kësaj periudhe, me qëllim forcimin e vlerësimit dhe monitorimit nga ana DPM, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve nga abuzimet tregtare me matjet.

Brenda vitit 2016 V. Për pyetjen: Cila ka qenë performanca e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet? - Në periudhën e audituar baza ligjore e funksionimit të Inspektimit ka ndryshuar. Në periudhën 2011 - mars 2013, inspektimi ka qenë detyrë dhe e drejtë e DPM, që me 15 specialistët DIM të kontrollojnë zbatimin e dispozitave detyruese të ligjit dhe të rregulloreve të nxjerra në zbatim të tij. Pas kësaj date, duhej të funksiononte sipas VKM nr. 475, datë 10.04.2013 “Për inspektoratin shtetëror të mbikëqyrjes tregut”, i cili nuk u zbatua asnjëherë dhe u shfuqizuar në shtator të vitit 2013 me VKM nr. 870,datë 30.09.2013, si dhe veprimtaria e tyre duhej të kryhej në përputhje me ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Kjo mangësi e harmonizimit dhe bashkërendimit të kuadrit rregullator, ka bërë që inspektimi metrologjik në DPM për rreth 2 vjet e 9 muaj që të

Page 100: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

100

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

funksionojë jo në përputhje me bazën ligjore përkatëse. Mangësia në ngritjen e strukturave organizative në përputhje me ligjin (në rastin tonë të inspektimit metrologjik në varësi të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut) e ka zbehur mjaft aktivitetin inspektues dhe për pasojë ndikimin e tij në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet dhe peshat. Për këtë rekomandojmë:

25. DPM të bashkërendojë punën me MZHETTS për integrimin e inspektorëve metrologjik në Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, për të vënë në eficiencë të plotë kontrollin e saktësisë së instrumenteve matës dhe karakteristikave teknike e lig jore të tyre në të g jitha fushat, në funksion të mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet me matjet.

Menjëherë

- Me dështimin e kontratës së ndërtimit të rrjetit të IT-së në vitin 2011, me mungesën e dokumentacionit të dorëzuar gjatë ndërrimit të drejtuesve dhe inspektorëve, si dhe me një arkivë të pa sistemuar dhe inventarizuar, grupi i auditimit të KLSH, hasi vështirësi të shumta në kryerjen e analizave statistikore të dokumentacionit të grumbulluar, duke u kufizuar në analizat e të dhënave të viteve të fundit 2014-2015.

- Veprimtaria e inspektimet nuk ka pasur kritere dhe objektiva të qarta që në momentin e planifikimit të numrit vjetor të inspektimeve, pasi ato për tre vite radhazi janë në të njëjtën shifër dhe në dy vitet tjera ka luhatje të konsiderueshme. Veç kësaj, niveli i realizimit të inspektimeve gjithsej është në kufirin midis nivelit më të ulët 59.2 % (viti 2015) dhe 77.2 % (në vitin 2012), me tendencë në rënie të vazhdueshme në vitet e fundit. Vlerësohet se kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit të bazës ligjore, lëvizjeve të konsiderueshme dhe të vazhdueshme të inspektorëve metrologë, mungesës së formimit profesional dhe eksperiencës në punë të tyre, përqendrimin e vëmendjes së DPM më shumë në realizimin e të ardhurave nga verifikimet e detyrueshme periodike të instrumenteve matës se sa tek cilësia kësaj veprimtarie etj.

- Në periudhën e audituar, peshën më të madhe të inspektimeve e zënë dyqanet fruta perime, bare etj., të cilat kanë instrumente peshore dhe masa vëllimore, duke të krijuar përshtypjen se inspektimet e kryera në këto subjekte janë bërë sa për të plotësuar numrin, në se këto nuk krahasohen me instrumentet matës të verifikuar nga metrologët ligjorë dhe me rezultatet e këtyre inspektimeve për të mbajtur në konsideratë riskun e instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar. Duke krahasuar numrin e subjekteve të kontrolluara nga inspektorët me ato të verifikuara nga metrologët ligjorë rezulton se ka një rënie të konsiderueshme: nga 53.3 % në vitin 2011 në 18.8 % në vitin 2015, gjë që tregon për mungesë eficience dhe efektiviteti të veprimtarisë inspektuese.

- Bazuar në të dhënat tetor 2013-2015, rezulton se në pjesën më të madhe subjektet ose kanë instrumente matës të paverifikuar dhe/ose ka kaluar afati i verifikimit (në masën 71%), çka përbën një risk potencial të përdoruesve të tyre për të abuzuar në dëm të konsumatorëve, por që nuk mungojnë dhe rastet e moskonformiteteve në paketime etj. Për këtë rekomandojmë:

26. Veprimtaria e inspektimit metrologjik të kryhet duke vendosur kritere dhe objektiva të qarta për planifikimin dhe realizimin me cilësi të numrit vjetor të inspektimeve, mbi bazën e riskut dhe instrumenteve të verifikuara nga metrologët lig jor, me prioritet fushat e aktivitetit me ndikim të ndjeshëm në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve, në përputhje me lig jin për inspektimin dhe në zbatim të kërkesave rregullatore të metrolog jisë.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion nuk i janë nënshtruar aktivitetit inspektues personat juridik dhe fizik të autorizuar, veprimtaritë e të cilëve janë ligjërisht subjekt i inspektimit, duke lënë

Page 101: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

101

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

jashtë kontrollit dy fusha të përdorimit të instrumenteve matës me rëndësi jetike për qytetarët: atë të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm e industrial. - Duke analizuar numrin e inspektimeve sipas muajve në vitet 2014-2015, vërehen diferenca të konsiderueshme nga mbi 370 subjekte në afër 650, çka tregon për një performancë jo të qëndrueshme gjatë vitit, e karakterizuar si një veprimtari aksioni dhe sezonale, duke ndikuar në cilësinë e punës kontrolluese dhe për pasojë mangësi në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet tregtare me matjet. - Sipas të dhënave të krahasuara për vitin 2015, rezulton se nuk mbulohet përafërsisht njëlloj inspektimi i subjekteve me instrumente matës të verifikuar në të gjithë territorin e vendit, duke lënë të hapur mundësitë si për inspektime formale në disa zona dhe lënien jashtë të disa zonave të tjera, ashtu edhe për mungesë të monitorimit të veprimtarisë së metrologëve. Kështu p.sh. në Sektorin e shërbimeve nr. 1 Tiranë janë verifikuar 49.3% e subjekteve gjithsej në një kohë që inspektimi ka kryer 74.2 % të aktivitetit të tij, çka evidenton se një pjesë e tyre janë kryer afër sa për numër dhe disa zona të tjera si ajo e Korçës nuk është mbuluar siç duhet. Për këtë rekomandojmë:

27. Inspektimi metrologjik të sigurojë një veprimtari kontrolluese gjithëvjetore me performancë të qëndrueshme dhe rezultative, si dhe mbulojë njëlloj të g jithë territorin e vendit me inspektime, duke monitoruar njëkohësisht dhe punën e metrologut lig jor, me një ndikim të konsiderueshëm në saktësinë e matjeve dhe peshave në të g jitha aktivitetet jetësore të qytetarëve shqiptar.

Vazhdimisht

- Dokumentacioni i mbajtur nga inspektorët është shoqëruar nga parregullsi të tilla si: mangësi në plotësimin e dokumentacionit (Akt kontrolle, Procesverbaleve dhe Vendime gjobe), dorëzime me vonesë të vendimeve për gjobë etj. Ka raste që inspektorët kanë konstatuar raste të përdorimit të instrumenteve matës të pasaktë, të cilat japin sasi karburanti me vlerë poshtë tolerancës ligjore, kryesisht në periudhën 2011-tetor 2013, janë konsideruar thjeshtë dhe vetëm si kundërvajtje administrative, pa i dënuar me gjobë etj. Për këtë rekomandojmë:

28. Inspektorët metrologë të trajnohem dhe të kualifikohen në mënyrë të vazhdueshme për njohjen zbatimin me rigorozitet të kërkesave të lig jit nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të kryejnë analiza të thelluara të veprimtarisë së inspektorëve për të evidentuar përgjegjësitë dhe shmangur dyshimin e të vepruarit me dy standarde.

Menjëherë dhe vazhdimisht

- Konstatohet se 0.09-1.52 % e subjekteve janë gjobitur për shkak të parregullsive ligjore në përdorimin e instrumenteve matës, megjithëse numri i subjekteve është më i madh, kjo edhe nga mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor në lidhje me rastet vendosjes së gjobave, në se ato duhet të shoqërojnë në çdo rast parregullsitë ligjore apo në varësi të vlerësimit të inspektorit, subjektit përdorues t’i lihet afat për rivendosjen e situatës së instrumentit matës sipas kërkesave ligjore, duke kryer transaksione tregtare me instrumente matës jashtë kritereve teknike dhe ligjore, duke cenuar sigurinë e konsumatorit për saktësinë e këtyre këmbimeve.

- Numri i gjobave të vendosura ka ndryshime të theksuara nga viti në vit, tregon se penalizmi i subjekteve nuk ndjek prirjen e disiplinimit të përdorimit të rregullt të instrumenteve matës dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet, pasi në vitin 2012 janë ndëshkuar vetëm 10 subjekte me gjobë, 130 në vitin 2013 e kështu me radhë. Veç kësaj, konstatohet se gjobat e vendosura nuk kanë një shpërndarje gjithëvjetore, por janë me fushata gjatë një periudhe të caktuar të vitit. Për këtë rekomandojmë:

Page 102: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

102

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

29. Inspektimi metrologjik të rrisë forcën ndëshkuese dhe penalizuese ndaj subjekteve që përdorim instrumente matës jashtë kritereve teknike dhe lig jore, duke rritur nivelin e sigurisë së konsumatorëve për saktësinë e këmbimeve tregtare.

Vazhdimisht VI. Për pyetjen: A ka ndikuar në mbrojtjen e konsumatorëve penalizimi i subjekteve me instrumente matës të paligjshëm? - Ndarja ligjore e ndëshkimit me gjobë fikse për subjekte të biznesit të madh dhe për subjekte të biznesit të vogël, ka krijuar një lloj konfuzioni në veprimtarinë inspektuese, pasi një vlerësim i tillë kërkon njohjen me dokumentacionin e tyre financiar në tatime, duke krijuar mundësinë e ndëshkimit jo sipas ligjit apo tejkalimin e tyre dhe për pasojë jo vetëm vonesa në ndëshkim për ulje të efektivitetit të kësaj mase parandaluese. - Nuk ka pasur një procedurë të miratuar për dokumentacionin e gjobave nga ana e inspektorëve, pasi vërehet se edhe janë protokolluar, edhe janë dërguar me memo me dokumentacion bashkëlidhur tek titullari, edhe janë dërguar direkt tek sektori juridik, e cila mund të shkaktojë “humbje” të gjobave rrugës, duke shmangur ndëshkimin e subjekteve nga ekzekutimi i tyre. Për këtë rekomandojmë:

30. DPM dhe MZHETTS të marrin masa për të ndryshuar lig jin për ndëshkimin e subjekteve në rastin e g jobës në vlera minimale dhe maksimale, të shoqëruar me një procedurë të veçantë për vendosjen proporcionale të tyre, duke hequr përcaktimin për llojin e biznesit, në funksion të eficiencës së plotë dhe në kohë të lig jit për metrologjinë.

Brenda vitit 2016

- Në periudhën 2012-2015 konstatohet se komisioni i ankimit nuk ka hequr asnjë prej gjobave të vendosura, duke konfirmuar në këtë rast dhe veprimtarinë e inspektorëve, pavarësisht ndryshimit të bazës ligjore. Ndërsa në vitin 2011 janë “falur” nga DPM 8.2 % e gjobave të pashoqëruara me asnjë masë disiplinore për inspektorët. Për këtë rekomandojmë:

31. Gjatë shqyrtimit të ankimimimeve të subjekteve për g jobat e vendosura nga inspektorët, të kryhet një analizë e veçantë sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative, duke evidentuar mangësitë dhe përgjegjësitë e inspektorëve metrologë.

Vazhdimisht

- Janë ndëshkuar me gjobë një numër i vogël subjektesh, krahasuar me numrin e madh të inspektimeve dhe parregullsive të konstatuara: vetëm 0.65% e subjekteve; numri më i madh i gjobave (130) është në 2013, si dhe numri më i vogël (10) është në vitin 2012, me prirje rënie nga 2013 e në vazhdim. - Në strukturën e subjekteve të gjobitura gjatë kohës tetor 2013-dhjetor 2015 rezulton se 74 % e tyre ju përkasin njësive të tregtimit të karburanteve (në pjesën më të madhe të të cilëve për shkaqe të furnizimit jashtë tolerancave ligjore), 15 % mungesës së peshës sipas etiketimit në subjektet e tregtimit të mallrave të parapaketuara, në vijim furrat e bukës, pikat e tregtimit të gazit etj. Nga këto të dhëna vërehet se konsumatori goditet pikërisht në ato lloje transaksionesh tregtare të nevojës së parë siç është buka, karburanti, gazi etj. - Në analizën 2011-2015 rezulton se nga 92 raste të ankimuara në gjykatë, për 13 raste është hequr gjoba (14.1 %), për 24 % është lënë në fuqi vendimi i DPM dhe 54 çështje janë akoma në proces gjyqësor ose 58.7 % e tyre, 6 prej të cilave që në vitin 2011. - Nga 270 gjobat e vendosura janë nxjerrë titujt ekzekutiv për 186 prej tyre (69 %) dhe rezultojnë të përmbushura plotësisht dhe/ose pjesërisht 91 prej tyre. Pra për këtë periudhë në çdo 3 gjoba të vendosura, DPM arrin të vjelë pjesërisht ose plotësisht vetëm një prej tyre brenda 5 vitesh. Pasi mjafton të cilësojmë, se nga gjobat e vendosura në vitin 2011 në vlerën 31,180,000 lekë janë vjelur

Page 103: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

103

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

brenda atij viti vetëm 3,770,000 lekë ose 12 % e tyre, për më tepër që këtë vit, subjektivisht nga juristi nuk është kërkuar në gjykatë nxjerrja e titullit ekzekutiv për 3 gjoba në shumën 2,250,000 lekë, që do të thotë që subjektet abuzuese janë parashkruar nga këto gjoba. Për këtë rekomandojmë:

32. Inspektimi g jatë veprimtarisë së tij të rrisë forcën ndëshkuese me gjobë të subjekteve dhe të përmirësojë cilësinë e veprimtarisë së tij; të analizojë rastet e rrëzimit në gjykatë të masave ndëshkuese duke evidentuar përg jegjësitë; si dhe të zbatojë afatet optimale për të mbyllur plotësisht ciklin e g jobave, me qëllim maksimizimin efektit lig jor në rritjen e sigurisë së konsumatorëve për saktësinë e masave dhe peshave.

Vazhdimisht

- Rezulton se gjobat nuk kontabilizohen në DPM, pas lëshimit nga gjykata të titullit ekzekutiv, duke lënë hapësira për “humbjen” e tyre dhe mosndëshkimin e subjekteve ose më së paku humbjen e efektit ndëshkues për subjektin e kundërligjshëm, kur kalojnë periudha të gjata kohe. Për këtë rekomandojmë:

33. DPM të marrë masa për kontabilizimin e të g jitha gjobave në proces, nëpërmjet një procedure të mirëpërcaktuar dhe të bashkërenduar të sektorit juridik dhe atij të financës, si dhe të marrë në analizë në mënyrë periodike ecurinë e vendosjes dhe vjeljes së g jobave në të g jithë ciklin e tyre.

Brenda vitit 2016

VII. Për pyetjen: A janë kryer investimet sipas nevojave dhe kërkesave të një metrologjie bashkëkohore? - DPM ka përfituar nga zbatimi i Projektit “IPA 2008” pajisje laboratorike në vlerën 310,423,961 lekë, nga të cilat rezulton se nuk janë vënë në punë dhe për pasojë nuk janë përdorur 25 % e shumës së financimit, ose 77,048,024 lekë). - Nga zbatimi i Projektit me financime të huaja “Reforma në mjedisin e biznesit dhe forcimin institucional”, janë investuar 63,211,757 lekë, nga e cila nuk janë në funksion pajisje me vlerë 15,867,600 lekë ose 25 % e tyre. Për këtë rekomandojmë:

34. DPM të bashkëpunojë me MZHETTS për të g jetur mundësi për vënien në funksion të pajisjeve të papërdorura, si dhe të marrë masa për investime për fusha të veçanta metrologjike që kanë ngelur zbuluar nga furnizime jashtë standardit.

Brenda vitit 2016

- Nga auditimi i investimeve të kryera në periudhën 2011 – 2015 me burim financimi buxhetin e shtetit rezulton se nga mangësitë e kryerjes së procedurave të prokurimit dhe mangësitë e zbatimit të kontratave të investimeve, nuk kanë dhënë asnjë lloj efekti në zhvillimin e metrologjisë 12,005,800 lekë ose së paku 8 % vëllimit të investimeve, pa marrë në konsideratë vlerat jo efektive të pamatshme gjatë procedurave të prokurimit si negocim i drejtpërdrejtë, kualifikim i subjekteve të papërshtatshme me kërkesat teknike dhe profesionale etj. Për këtë rekomandojmë:

35. DMP-ja të marrë masa për kryerjen e procedurave të prokurimit për investime duke u bazuar dhe respektuar kuadrin rregullator përkatës, si dhe të zbatojë me korrektësi dhe përgjegjshmëri kontratat e mallrave dhe shërbimeve, me synim rritjen e efektivitetit të investimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjet.

Vazhdimisht

Page 104: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

104

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

- Në kuadër të mirëmbajtjes së aseteve, ndërtesa e aktuale e DPM me sipërfaqe 500 m² nuk është akoma në pronësi të saj; Qendra Rajonale Tiranë është zhvendosur në një apartament banimi me sipërfaqe 68 m², duke ndikuar ndjeshëm në performancën e veprimtarisë së këtyre specialistëve për mungesë të hapësirave të vendit të punës dhe ruajtjes dhe pajisjeve të nevojshme; Në sektorin e shërbimeve nr. 2 në Fier, përveç se është një ndërtesë që po amortizohet me ritme të shpejta për shkak të mungesës së investimeve për mirëmbajtje, është laboratori masës me vlerë 3,606,157 i cili nuk përdorej dhe duke qenë në kushte të tilla, të gjitha pajisjet e punës humbin së shpejti karakteristikat teknike duke dalë jashtë përdorimit; zyrat e sektorit të shërbimeve nr. 3 në Lezhë rrezikojnë të dalin jashtë përdorimit për shkak të mungesës së fondeve për riparim dhe së bashku me këtë dhe pajisjet laboratorike me vlerë 6,966,960 lekë të cilat pothuajse nuk janë përdorur për qëllime metrologjike; autolaboratorët për parapaketimet në Lezhë dhe Korçë me vlerë 13,194,184 lekë nuk i shërbejnë atij qëllimi. Për këtë rekomandojmë:

36. DPM të marrë masa për të vendosur në pronësi të saj ndërtesën kryesore, si dhe të evidentojë me prioritet nevojat për mirëmbajtjen e ambienteve të sektorëve të shërbimit, duke shmangur dhe parandaluar degradimin e mëtejshëm të këtyre aseteve dhe ruajtjen e karakteristikeve tekniko-metrolog jike të pajisjeve laboratorike.

Brenda vitit 2016 VIII. Për pyetjen: A ka qenë në nivelin e kërkuar performanca e DPM për arkëtimin e të ardhurave nga kryerje e shërbimeve? - Megjithëse plani i të ardhurave për shërbimet e kryera nga DPM është realizuar dhe tejkaluar, me prirje rritje të konsiderueshme në vitet 2014-2015, duhet mbajtur në konsideratë që të mos kthehet qëllim në vetvete për metrologët dhe punonjësit e tjerë, pasi jo vetëm që do të humbas roli i metrologut të autorizuar duke u kthyer në një “tagrambledhës” i vogël, por do të dëmtonte rëndë mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet. - Nga analiza e periudhës së audituar 2011-2015, rezulton se ka mangësi të konsiderueshme në planifikimin vjetor të të ardhurave të bazuar në numrin e subjekteve dhe numrin e instrumenteve matës për t’u verifikuar, pasi në periudhën 2011 - 2013 rritja e planit ka qenë 1 - 4 %, në 2014 është rritur 11 % dhe pastaj në 2015 vetëm 1%, aq më tepër i krahasuar me shifrat e realizimit të cilat në vitin 2014 dhe 2015 tejkalohen me 30 dhe 40 %, si dhe kjo ndodh me metrologë në pjesën më të madhe pa arsimin e duhur profesional, pa eksperiencën e nevojshme, të pa trajnuar, të pa testuar, me tre punonjës më pak etj. Nga analiza në dinamikë, mangësitë në planifikim vërehen në ndarjen e të ardhurave midis drejtorive, si dhe midis katër sektorëve të shërbimit. - Rastet e mosrealizimit të numrit të instrumenteve të planifikuar nga sektorë dhe metrolog të veçantë evidentojnë problemin e mos verifikimit periodik në afat të instrumenteve me ndikim negativ te konsumatori, krahas të ardhurave të munguara në buxhet dhe në investime të DPM, si dhe në rastin e tejkalimit të numrit të instrumenteve të verifikuar krahasuar me planin, veç mangësive në planifikim shfaq boshllëqe të veprimtarisë së metrologut për një zonë apo instrument të caktuar. Vetëm në sektorin nr. 1 Tiranë, referuar të dhënave statistikore të DML, rezulton se në periudhën 2011-2014 nuk është realizuar verifikimi për 10,828 instrumente matës (aq sa është plani i numrit mesatar vjetor për gjithë DPM), më së paku nuk ka siguri për saktësinë e matjes dhe më së shumti janë të ardhura të munguar në buxhet mbi 26 milion lekë për këtë periudhë. Për këtë rekomandojmë:

37. DPM të hartojë një plan real të ardhurash nga shërbimet e tarifuara me synim përfshirjen e të g jithë subjekteve dhe instrumenteve matës, mbi bazën e realizimit të një viti më parë si dhe të perspektivës së shtimit të subjekteve, të detajuar në muaj, sipas drejtorive, sektorëve rajonal deri në nivel metrologu.

Vazhdimisht

Page 105: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

105

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

- Performanca në vjeljen e të ardhurave është rezultat i veprimtarisë individuale të metrologëve ligjor në sektorët e shërbimit, duke mbajtur në konsideratë dhe subjektet, numrin dhe shpërndarjen e instrumenteve matës midis tyre, pasi analizuar në tërësi dhe në dinamikë ka ndryshime të theksuara për këtë tregues brenda dhe midis sektorëve: metrologët e Korçës realizojnë 30 % më pak se ato të Tiranës dhe mesatarisht 88 % ato të Fierit dhe të Lezhës. Për këtë rekomandojmë:

38. DPM të bëjë një analizë të hollësishme të veprimtarisë së secilit metrolog, mbi bazën e shtrirjes dhe numrit të subjekteve e instrumenteve matës të tyre, të krahasuar me të dhëna statistikore me synim hartimin e një plani të ardhurash sa më real, si dhe mundësinë e rishikimit të strukturës organike për rishpërndarjen e metrologëve në sektorët e shërbimit.

Brenda vitit 2016

- DPM nuk ka një database për emërtimin e subjekteve, aktivitetin, llojin dhe numrin e instrumenteve matës, adresën përkatëse etj.; nuk ka një studim të mirëfilltë për numrin e njësive private dhe publike që përdorin instrumente matës, si dhe llojet, kategoritë dhe numrin e instrumenteve matës gjithsej në përdorim; rritja e numrit të subjekteve me instrumentë për verifikim, duhet të pasqyrojë trendin rritës të numrit të subjekteve të reja të regjistruar në QKR apo të pasqyruar në shifrat e INSTAT, pasi sipas të dhënave të QKR në periudhën 2012-2014 janë regjistruar përkatësisht 26,025; 22,859 dhe 31,180 subjekte të reja, në një kohë që subjekte gjithsej të planifikuara për verifikim instrumenti nga DPM kanë qenë mesatarisht 21,600 njësi, pra as sa shtesa vjetore e tyre, që sigurisht jo të gjitha mund të kenë instrumente matës në përdorim; ose nga krahasimi i të dhënave të INSTAT për numrin e subjekteve aktive dhe të dhënave të DPM për subjektet e verifikuara në periudhën 2011-2014, rezulton se afërsisht 1/5 e tyre janë të përfshira në regjistrat e metrologëve. Për këtë rekomandojmë:

39. DPM të marrë masa për të hartuar një database për subjektet dhe instrumentet matës të tyre të detajuar deri në nivel metrologu, si dhe të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe QKR në funksion të mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet me matjet dhe shtimit të të ardhurave buxhetore.

Brenda gjashtëmujorit të parë 2017

Page 106: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

106

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

4.2. ANEKSET (LITERATURA E PËRDORUR, PASQYRA ETJ.)

a) Literatura e përdorur - Akt kontrolli, i ushtruar në DPM, Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion, 07.08.2015 - Development of a metrology system difference between legal metrology and industrial metrology,

Manfred Kochsiek, Metrology Consultant - Directive 2004/22/EC of the European Parliament, ammended whith Commission directive

2009/137/EC - http://ec.europa.eu/ - http://dpm.gov.al. (Autorizimet për kryerjen e shërbimeve metrologjike) - http://dpm.gov.al/ - http://www.bipm.org/ - http://shqiptarja.com/, datë 30.01.2014. - http://www.foodmanufacturing.com. Making Sense of European Pre-packaged Goods Regulations. - http://www.gazetadita.al/, datë 06.08.2013. - http://www.oranews.tv/, datë 07.04.2015. - Kërkesë ankimore e CSC SHPK, nr. 993 prot., datë 22.04.2013 - Manuali i Auditimit të Performancës - Open data Albania dhe përllogaritje të grupit të auditimit të KLSH - Për përfundimet e auditimit, nr. 7158 prot., datë 24.02.2015 - Përllogaritje të BERZH, Mars 2015 - Raport final angazhim auditimi në DPM, Maj 2012 - Raport i auditimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare në DPM, Dhjetor 2013 - Raport i Komisionit Evropian për Shqipërinë, Bruksel, 10.11.2015. - Raporti i vitit 2015 për Shqipërinë, Bruksel,10.11.2015 - Report on the implementation of the Measuring Instruments Directive 2004/22/EC, 17.06 2011 - Role and Impact of Legal Metrology for Consumer Protection, John Birch, Island, 15 May 2012 - Rregullore e brendshme, kreu “Detyrat e Drejtorit të përgjithshëm”, pika 13. - Rregullorja e brendshme, Drejtimet e veçanta, paragrafi i tetë. - Strategjia e zhvillimit të KLSH 2013­2017, Objektivi Nr. 3. Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të

auditimeve të performancës - Strategjia ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut 2020, MZHETS,

Tiranë, Korrik 2014 - Të dhëna të Ministrisë së Financave për buxhetin 2011-2015 të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH - Tirana Observer, 05.09.2013 “Metrologjia fsheh mashtruesit, prokuroria nis hetimet” - Vlerësime sipas dokumenteve të DPM - www.dpm.gov.al - www.dpuk.gov.al Të dhëna të agreguara 2014 - www.energja.al. (Shtator 2013) - www.euramet.org, - www.oiml.org, - www.welmec. org - www.ere.gov.al/doc/Raporti Vjetor ERE 2014. pdf - www.instat.gov.al, Anketa e buxhetit të familjes, 2014 - www.instat.gov.al, Njësitë lokale sipas qarqeve dhe aktivitetit ekonomik 2014 - www.nist.gov. To Measure is to Know: The Impact of Metrology on Innovationand Economic Growth.

James M.Turner, Ph.D. - www.oiml.org. Report: “Benefit of Legal Metrology for the Economy and Society”. - www.qkr.gov.al, Raporti vjetor 2014

b) Listë çështjesh të diskutuara në DML:

- Ka detyrim ligjor importuesi për futjen e instrumentit pa verifikimin e DPM-së? - Po për llojet e tjera ?

Page 107: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

107

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

- Kush e ka detyrim deklarimin ? - Në sa raste dhe sa subjekte ? -Në lidhje me verifikim periodik nga ana DML kryhet vetëm verifikimi periodik për instrumentin matës. - Sa raste, lloji i instrumentit, kur është njoftuar inspektimi.? - Në rast se subjekti vazhdon ta përdorë? - Rastet dhe tipi i instrumentit ? - Ka patur korrespondencë me DRT!? - Në sa raste dhe sa subjekte, dhe si e regjistron arkëtimin - Si veprohet kur gjatë verifikimit periodik evidentohen rastet; a)Verifikim periodik jashtë afatit, b)instrumenti matës nuk është i regjistruar, c)instrumenti matës ka humbur konformitetin d)GL jashtë standardit, e)mungesë dokumentacioni, f) tjetër - Kur nuk do subjekti (në sa raste si është vepruar) ? -Për rastet c)instrumenti matës ka humbur konformitetin në sa raste dhe sa subjekte, lloji i instrumentit. -Cili është dokumentacioni për secilën fazë, sipas rregulloreve përkatëse: - Cila është sasia dhe cilësia e pajisjeve për verifikimin që përdorin metrologët? -Cila është cilësia e veprimtarisë verifikuese? - Si monitorohet dhe dokumentohet kontrolli i përgjegjësive ?

c) Listë çështjesh të diskutuara në Sektorin e Burimeve Njerëzore

Për periudhën 1.01.2011 deri me 31.12.2015: 1. A është vlerësuar veprimtaria vjetore e nëpunësve sipas viteve? Në se po demonstroni dokumentacionin. 2. A janë testuar metrologët ne provimin e kualifikimit? Në se po demonstroni dokumentacionin. 3. Cilat janë fushat e trajnimit, trajnuesit, numri i ditëve me numrin korrespondues të pjesëmarrësve dhe postet që mbajnë, sipas viteve? 4. Sa është numri i masave disiplinore sipas viteve dhe sipas çështjeve përkatëse? 5. A janë të plotësuara të gjitha dosjet e personelit me dokumentacionin përkatës, kryesisht për nivelin arsimor, dëshminë e penalitetit dhe aftësimin shëndetësor? Gjithashtu, ne se dispononi të dhëna mbi largimin e punonjësve me dorëheqje sipas viteve 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015.

d) Listë çështjesh të diskutuara në Sektorët e Shërbimit

• Cilat janë detyrat kryesore sipas Rregullores se brendshme? • A keni marre dokumentacion ne dorëzim nga Përgjegjësit i sektorit paraardhës? Ne se po cfar? • Sa është numri i punonjësve në sektorin tuaj? • Si është e organizuar shpërndarja e metrologëve ne sektorin tuaj? • A monitorohet në terren veprimtaria e metrologut? Ne se po: Si, Sa herë ne muaj për inspektor? • Çfarë dokumentesh për monitorim? • A keni program vjetor te detajuar ne muaj/ dite dhe për çdo metrolog? • Cili është dokumentacioni qe përdorin metrologët? • Si kontrollohet dhe raportohet rezultati i punës dhe në cfar periudhash? • Sa instrumente verifikon mesatarisht brenda 8 orëve një metrolog? • Asetet e metrologëve a janë te mjaftueshme? • Asetet e metrologëve a janë te kalibruar ? • Metrologët a janë trajnuar dhe a njohin metodologjinë e testimit (verifikimit? • A komunikoni ne mënyre shkresore me inspektimin? • Cilat janë tre problemet kryesore qe përballen metrologët e autorizuar? • Cilat janë tre probemet kryesore qe zgjidhur për të përmirësuar punën e metrologëve? - Vëzhgim dhe vlerësim i ambienteve, aseteve dhe dokumentacionit. - Asistim në terren për verifikimin e tipave të ndryshme të instrumenteve matës.

Page 108: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

108

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

a) Pasqyra Diagrama e lëvizjes së nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues në DPM 2011-2015

nr Emri mbiemri Pozicioni Fillimi Largimi

1 Leonard Beqiri Drejtori Pergjithshem 13.10.2010 18.02.2011

2 Gledion Rehovica Drejtori Pergjithshem 18.02.2011 19.04.2013

3 Adrian Batusha Drejtori Pergjithshem 29.04.2013 30.05.2013

4 Kozeta Mesiti Drejtori Pergjithshem 30.05.2013 30.09.2013

5 Petrit Rama Drejtori Pergjithshem 01.10.2013

1 Roland Çelmeta ZV. Drejt. I Pergj. 15.12.2009 17.11.2011

2 Flamur Rogu ZV. Drejt. I Pergj. 06.03.2012 26.03.2013

3 Adrian Batusha ZV. Drejt. I Pergj. 16.04.2013 27.09.2013

4 Albin Gega ZV. Drejt. I Pergj. 27.09.2013 01.12.2015

5 Erjon Kamberaj ZV. Drejt. I Pergj. 03.04.2013 19.04.2013

1 Filip Talo Drejtor i DIM 01.11.2010 05.06.2013

2 Seladin Gjidia Drejtor i DIM 06.06.2013 23.10.2013

3 Stilian Habibi Drejtor i DIM 07.10.2013 27.10.2015

4 Ermir Shatri Drejtor i DIM 03.11.2015

1 Majlinda Hoxha Drejtor i DMSHI 20.06.2008 23.09.2013

2 Agron Laçi Drejtor i DMSHI 24.09.2013 23.10.2015

3 Stilian Habibi Drejtor i DMSHI 27.10.2015

1 Durim Grabova Drejtor i DBNJ 24.12.2007 12.06.2013

2 Arben Xhamallati Drejtor i DBNJ 07.10.2013 09.01.2014

3 Doriana Ruçi Drejtor i DBNJ 29.01.2014 16.06.2014

4 Oriela Shishi Drejtor i DBNJ

5 Durim Grabova Drejtor i DBNJ 20.01.2015

1 Adrian Batusha Drejtor i DML 10.01.2007 22.01.2011

2 Fatos Themelko Drejtor i DML 24.01.2011 27.12.2013

3 Frrok Coku Drejtor i DML 09.10.2013

1 Irena Zeqaj Pergj.Sek.Buxhet Financa 25.10.2010 23.08.2013

2 Sami Gjeta Pergj.Sek.Buxhet Financa 19.08.2013 14.10.2013

3 Lie Allmuca Pergj.Sek.Buxhet Financa 05.12.2013

1 Amarildo Naco Pergj.Sek.DBNJ&SH 25.04.2011 17.06.2013

2 Ana Kadillari Pergj.Sek.DBNJ&SH 10.06.2013 31.03.2015

3 Oriela Shishi Pergj.Sek.DBNJ&SH

4 Marsela Hasi Pergj.Sek.DBNJ&SH 24.11.2015

1 Agron Laci Pergj.Sek.Elek.Termometri 19.05.1993 23.09.2013

2 Kreshnik Hakrama Pergj.Sek.Elek.Termometri 19.11.2013

1 Albert Tane Pergj.Sek.Mases.Njesive rrjedh 01.01.2005

1 Nysjola Dhoga Pergj.Sek.Integrimit,Juridik.Kom 01.10.2008 08.10.2013

2 Oriela Shishi Pergj.Sek.Integrimit,Juridik.Kom 08.10.2013

1 Erinda Piluri Pergj.Sek.Matjeve mekanike 23.01.2009

1 Vjollca Dedolli Pergj. Sektorit dimensionale 01.01.2012 16.10.2013

1 Eda Golemi Pergj.Sek.Matjeve Dimensionale 02.10.2013

1 Defrim Bulku Pergj.Sek.Mases dhe Densitetit 01.01.2012 10.10.2013

2 Alma Jarani Pergj.Sek.Mases dhe Densitetit 10.10.2013

1 Leon Kellezi Pergjegjes i sektorit te cilesise 16.09.2012

2 Engjell Guri Pergjegjes i sektorit te cilesise 17.09.2012

1 Gilbert Vigani Pergjegjes sektori parapaketime 01.03.2012 13.02.2013

2 Robert Hoxha Pergjegjes sektori parapaketime 18.02.2013 06.05.2013

3 Valdete Buca Pergjegjes sektori parapaketime 10.10.2013

1 Valbon Brahimllari Pergj.Sek.Nr.1 Tirane 02.12.2011 03.05.2013

2 Sami Gjeta Pergj.Sek.Nr.1 Tirane 06.06.2013 16.08.2013

3 Adelina skenderi Pergj.Sek.Nr.1 Tirane 31.10.2013

1 Romir Hamitaj Pergj.Sek.Nr.2 Fier 16.09.2011 25.04.2012

2 Ledi Qokaj Pergj.Sek.Nr.2 Fier 24.05.2013 03.10.2013

3 Bujar Cela Pergj.Sek.Nr.2 Fier 31.10.2013 14.05.2015

4 Dashamir Disha Pergj.Sek.Nr.2 Fier 24.11.2015

1 Frrok Coku Pergj.Sek.Nr.3 Lezhe 23.01.2007 08.10.2013

2 Pjeter Noka Pergj.Sek.Nr.3 Lezhe 22.10.2013

1 Aurel Larti Pergj.Sek.Nr.4 Korce 10.03.2011

2 Mirela Kinolli Pergj.Sek.Nr.4 Korce 10.03.2011 20.07.2012

3 Julian Kodra Pergj.Sek.Nr.4 Korce 23.07.2012 03.10.2013

4 Nikollaq Petrika Pergj.Sek.Nr.4 Korce 01.05.2013 04.09.2013

5 Muharrem Meko Pergj.Sek.Nr.4 Korce 14.10.2013

2011 2012 2013 2014 2015

Page 109: RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET” Qershor 2016 . Auditimi është kryer në bazë të programit të

109

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET TREGTARE ME PESHËN DHE MATJET”

5. GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE 1. Gjovalin PREÇI, Përgjegjës i grupit të auditimit 2. Andi BUZO, anëtarë

DREJTORI I DEPARTAMENTIT

Rinald MUÇA