raporti vjetor 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për sek-retariatin koordinues të...

44
RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage Ministry for the Kosova Security Force Prishtinë, Dhjetor 2018

Upload: dokhanh

Post on 24-Apr-2019

220 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

RAPORTIVJETOR 2018

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Ministria për Forcën e Sigurisë së KosovësMinistarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage

Ministry for the Kosova Security Force

Prishtinë,Dhjetor 2018

Page 2: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

BOTUES:Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me PublikunDepartamenti për Politika dhe Plane

Adresa: MFSK, Kazerma “Adem Jashari” PrishtinëE-mail: [email protected], [email protected]

Tel: 038 551 379Web: mfsk-ks.org

Page 3: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

3RAPORTI VJETOR 2018

Në emër të Ministrisë kam nderin dhe privileg-jin që t’ju uroj “Ushtrinë e Kosovës”. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ndihet krenar me përm-bushjen e arkitekturës së shtetit, që ndodhi me mandatimin e ushtrisë të shtetit më të ri në Evropë.

Forca e Sigurisë së Kosovës me mandatin e ri, pas miratimi të tri ligjeve për MFSK-në dhe FSK-në, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës me votë unanime (107 nga 120 deputetë), si strukturë pro-fesionale, me besim të ndërsjellë, me përkushtim dhe vigjilencë në të gjitha nivelet e saja gjithëpërf-shirëse dhe me integritet do të jetë e gatshme që në çdo kohë dhe në çdo vend t’i përgjigjet çdo situate të sigurisë sipas mandatit të ri.

Forca e Sigurisë së Kosovës si institucion në shërbim të të gjithëve dhe me besueshmëri të lartë, e ngritur me standardet më bashkëkohore të NA-TO-së, do të ngre kapacitetet e saj që të realizojë mandatin e vet kushtetues në bashkërenditje të ve-primeve me partnerët e vet strategjikë, SHBA-të dhe NATO-n, e aftësuar për mbrojtjen kolektive

për të krijuar paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Tani jemi në fazën e mandatit të ri cili është duke ndodhur pikërisht në 10- vjetorin e ekzis-tencës së FSK-së, në përmbylljen e një dekade punë të përkushtuar dhe profesionale, e cila është përmbyllur me suksesin e zgjerimit të misionit të FSK-së, duke marrë në mënyrë graduale përgjeg-jësitë për misionin ushtarak mbrojtës, duke ngritur struktura të besueshme dhe moderne të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës, e aftësuar të plani-fikojë, të gjenerojë, të trajnojë, të drejtojë dhe të komandojë operacione me karakter mbrojtës të nivelit shtetëror.

Për të arritur deri këtu ka qenë një angazhim me një gamë komplekse të të gjithë aktorëve qen-drorë dhe atyre që e përbejnë FSK-në, ku krahas mbajtjes dhe avancimit të kapaciteteve ekzistuese kemi vazhduar përgatitjet për misionin e ri në bashkëpunim të pandërprerë me partnerët tanë strategjikë dhe qendrat e vendosjes së NATO-s.

VIT I VENDIMEVE TË MËDHA PËR FSK-NË

Page 4: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

4 RAPORTI VJETOR 2018

Njëkohësisht, partnerët tanë, shtetet e rajonit si dhe NATO-ja do ta kenë edhe një forcë aleate, të besueshme dhe ndërvepruese në shërbim të ru-ajtjes së paqes dhe stabilitetit në misionet e për-bashkëta në të ardhmen.

Të gjitha këto të arritura janë rezultat i an-gazhimit të të gjitha strukturave të FSK-së dhe bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare në vend si: KFOR, Zyra për Bashkëpunim dhe Siguri (ODC) e Ambasadës Amerikane dhe me theks të veçantë me stafin e NALTit, të cilët në baza ditore kanë dhënë kontribut për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, gjithashtu mbështetja e vazhdueshme e shteteve aleate bazuar në marrëveshjet dypalëshe.

Bashkëpunimi me institucione të tjera emerg-jente dhe të sigurisë në vend, si dhe ushtrimet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, kanë dëshmuarse FSK-ja është në hap me ushtritë tjera.

Vlerë e veçantë e këtij viti është planifikimi dhe realizimi i ushtrimi fushor ndërkombëtar “Shqi-ponja-6”, ku morën pjesë me njësi ushtarake; Gar-da Kombëtare e Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Maqedonia dhe Republika e Shqipërisë, gjithashtu morën pjesë edhe Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Objektivi ynë strategjik është rruga drejt anëtarësimit në NATO si zgjidhja e vetme për të ardhmen e institucioneve të Mbrojtjes së Kosovës.

Prandaj do të jemi të fokusuar në integrimin në nismat dhe aleancat rajonale dhe në NATO.

Me knaqësi e theksoj se viti 2018 ka qenë vit i vendimeve të mëdha për FSK-së, viti i MFSK-së dhe FSK-së.

Në vitin që po hyjmë na presin angazhime të mëdha në implementimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, bazuar në përkushtim të përbashkët dhe profesionalizëm do të arrihet qëllimi ynë final.

Ju faleminderit! Rrustem Berisha Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Page 5: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

5RAPORTI VJETOR 2018

Në shtator të këtij viti, Ministria për Forcën e Sig-urisë së Kosovës ka proceduar në Qeveri Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Min-istrinë e Mbrojtjes si dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, së bashku me gjithë pakon e doku-menteve të kërkuara me Rregulloren e Punës së Qeverisë. Në mbledhjen e saj të datës 13 shtator 2018, Qeveria e Republikës së Kosovës, me Ven-dimet për-katëse ( Nr. 04/65; Nr. 05/65 dhe Nr. 06/65) ka miratuar dhe procedura në Kuvend të Kosovës të tri (3) ligjet e lartpërmendura. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në leximin e parë i ka vo-tuar të tri projektligjet e spon-sorizuara nga MFSK, dhe sipas agjendës së Kuvendit, leximi i dytë dhe përfundimtar i këtyre tri projektligjeve

është bërë me datë 14 dhjetor 2018. Ekipi punues nga MFSK në vazhdimësi ka mbështetur komisionin par-lamentar për mbikëqyrje të FSK në amandamnetimin e këtyre ligjeve deri në leximin e dytë të tyre.

Është iniciuar, hartuar edhe proceduar për mi-ratim në Qeveri, Koncept Dokumenti për statusin e forcave të huaja të armatosura në territorin e Re-publikës së Kosovës, i cili koncept dokument është miratuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 17/50 .Mi-ratimi i këtij Kon-cepti, do të pasohet me hartimin e Projektligjit për sta-tusin e forcave të huaja të ar-matosura në territorin e Republikës së Kosovës, i cili do të jetë pjesë e agjendës legjislative për vitin 2019.

PËRGATITJA E DOKUMENTEVE LIGJORE, PLANIFIKUESE DHE PROCEDURALE NË FUNKSION TË KRIJIMIT TË PARAKUSHTEVE PËR TRANZICIONIN E FSK-SË

Raport mbi përmbushjen e programit legjislativ

Page 6: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

6 RAPORTI VJETOR 2018

Në pajtim me nenin 7 të Rregullore për Shër-bimin Ligjor Qeveritar nr. 13/2013, është hartuar Plani vjetor legjislativ për aktet nënligjore. Me këtë plan janë paraparë aktet nënligjore të MF-SK-së për vitin 2018, afatet kohore për hartimin e tyre si dhe janë caktuar edhe zyrtarët përgjegjës nga njësitë bartëse të hartimit të secilit akt nënlig-jor si dhe gjatë vitit 2018 janë hartuar dhe miratuar: Rregullorja Nr. 01/2018 për Pushimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës; Rregullorja Nr. 02/2018 për

Pagat në Forcën e Sigurisë së Kosovës; Rregullorja Nr. 03/2018 për Zhvillimin e Karrierës në Forcën e Sigurisë së Kosovës; Finalizimi dhe miratimi i Strategjisë së BNJ si dhe Plani mbështetës për zbatimin e Strategjisë së BNJ (e cila është miratuar nga Ministri). Hartimi i të gjitha akteve nënlig-jore i është nënshtruar edhe procesit të konsultimit publik, në përputhje me Rregulloren (QRK) Nr. 05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Shqyrtimi i vazhdueshëm i proceseve të inicimit, shqyrtimit dhe procedimit të të gjitha marrëveshjeve të karakterit ndërkombëtar dhe ndërinstitucional, në të cilat MFSK/FSK-ja është palë nënshkruese. I gjithë ky aktivitet ka qenë i ndërlidhur ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Qeverinë dhe Presidencën e Kosovës. Janë shqyrtuar, trajtuar dhe proceduar: Memo-randumi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së

Italisë; Marrëveshja për shkollim ndërmjet MF-SK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, lidhur me shkollimin e kadetëve të FSK-së; Aran-zhmani teknik ndërmjet MFSK-së dhe Mbretërisë së Bashkuar; Marrëveshja për bashkëpunim finan-ciar-ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës të Turqisë dhe Qeverisë së Republikës të Kosovës për vitin 2018 dhe Protokolli implementues i asis-tencës financiare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë për vitin 2018.

Procesi i shqyrtimit, plotësim/ndryshimit dhe hartimit të akteve nënligjore sipas Planit legjislativ të akteve nënligjore të MFSK-së për vitin 2018

Procesi i shqyrtimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ndërinstitucionale

Page 7: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

7RAPORTI VJETOR 2018

Duke e ditur rolin dhe rëndësinë e monitorim-it dhe zbatimit të legjislacionit, si dhe duke pa-sur parasysh fazën dhe procesin e planifikimit të plotësimit dhe ndryshimit të legjislacionit primar të FSK-së, gjatë këtij viti kalendarik, MFSK-ja ka vazhduar procesin e monitorimit të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligjit për Shërbi-

min në FSK si dhe Ligjit për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjatë monitorimit të zbati-mit të këtyre ligjeve janë konstatuar zbrazësi në zbatim të dispozitave të tyre dhe mbi ketë bazë janë inkorporuar ndryshimet në të tri Projektligjet, të cilat tashmë janë miratuar nga Kuvendi i Repub-likës së Kosovës.

Gjatë këtij viti kalendarik është realizuar plani i trajnimeve në të gjitha njësitë e FSK-së lidhur me kornizën ligjore dhe përgjegjësitë e pjesëtarëve

gjatë shërbimit në FSK, respektivisht Kodit të Mirësjelljes së pjesëtarëve të FSK-së, si dhe as-pektet e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fuqi

Ofrimi i trajnimeve në të gjitha njësitë e FSK-së lidhur me kornizën ligjore për të drejtat dhe përgjegjësitë e pjesëtarëve

Page 8: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

8 RAPORTI VJETOR 2018

PLOTËSIMI I DOKUMENTEVE KONCEPTUALE, STRATEGJIKE, DOKTRINARE, PROCEDURALE DHE PLANIFIKUESE PËR MFSK/MM DHE FSK

Prioritet kryesor strategjik gjatë vitit 2018 ishte implementimi i objektivave strategjike të Qeverisë dhe të ministrit të MFSK-së në zhvillimin dhe har-timin e politikave dhe planeve strategjike të mbro-jtjes dhe sigurisë, duke u bazuar në politikat me të avancuar të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-s, me fokus të veçantë në zbërthimin e rekomandimeve të Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë dhe Programit Katërvjeçare të Qeverisë. Po ashtu ka vazhduar procesi i përditësimit dhe plotësimit të dokumenteve të natyrës strategjike për avancimin e funksionalitetit të MFSK/FSK-së me mision aktual dhe parapërgatitjet e drafte-dokumenteve strategjike planifikuese për misionin e ardhshëm të MFSK në MM dhe FSK-se me mision te ri: Objektivat strategjikë vjetorë të Ministrit të FSK-së; Direktiva vjetore e Komandantit të FSK-së; Prioritetet vjetore të Sekretarit të Përgjithshëm; Azhurnimi i Draft-udhëzuesit për zhvillimin, ap-likimin dhe koordinimin e politikave të Mbrojtjes në përputhje me “Planin parapërgatitor për tran-zicion”; Përgatitja e Koncept-dokumentit për sta-tusin e forcave të huaja ushtarake në vendin tonë në bashkëpunim me Sekretariatin Koordinues të Qeverisë; përgatitja e Raportit vjetor për vitin 2017; përgatitja e raporteve periodike për MF-

SK-në për shkallën e zbatimit të Planit të veprimit për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e zbatimit të Planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2018; përgatitja e Raportit të performancës qershor 2017-korrik 2018, si dhe përgatitja e Raportit përkatës për media për vitin 2018.

Edhe gjatë kësaj faze janë duke u rishikuar do-kumentet e natyrës strategjike dhe të atyre doktrin-are të fushave funksionale si në vijim: Doktrina e Përgjithshme Ushtarake dhe Doktrinat Funk-sionale. Në bashkëpunim me ekipin i ekspertëve amerikanë (DGMT) është finalizuar Plani Af-atmesëm i Zhvillimit me mision aktual për vitet (2019-2021). Gjithashtu me ekipin e ekspertëve amerikanë ka vazhduar koordinimi i ngushtë në hartimin e udhëzimeve të ministrit të Mbrojtjes për vitin 2019 dhe 2020 si dhe në Draftimin e rreg-ullores për procesin e planifikimit në MM/FSK; Përditësimi i Draft - planeve mbështetëse të Planit Afatgjatë të Zhvillimit dhe Planit Afatmesëm me mision të ri duke i harmonizuar dhe përshtature me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të MF-SK-së në MM dhe FSK-së me mision të ri.

Page 9: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

9RAPORTI VJETOR 2018

PARAPËRGATITJET PËR FAZËN E PARË TËPROCESIT TË TRANZICIONIT

Ministria dhe Forca në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë e kanë shfrytëzuar këtë kohë për të bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit të tranzicionit. Ministria dhe Forca janë gati, ato tanimë kanë të përgatitura Planifikimin Afatgjatë, Afatmesëm dhe Afatshkurtër me pri-oritete, dokumentet doktrinare dhe strategjike, Strukturën e MM-së dhe FSK-së , Simbolet, Gra-dat, Tabelën Organizative të Personelit dhe Pajis-jeve, Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit së bashku me Planet Mbështetëse, Planin e Rekruti-mit, Planin e Blerjeve, Kurset e Veprimit që pre-

cizojnë ngritjen e njësive me prioritet, analiza të fushave të ndryshme si dhe shumë dokumente të tjera strategjike, operacionale dhe taktike.

Me qëllim të transparencës, njoftimit sa më të detajuar me procesin parapërgatitor dhe objektivat afatgjatë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, janë mbajtur takime informuese para Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së dhe mekanizmave të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Page 10: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

10 RAPORTI VJETOR 2018

PËRFAQËSIMI NDËRKOMBËTAR I FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS NGA LIDERSHIPI I MINISTRISË DHE FORCËS

Ministri i FSK-së, Komandanti i KOMFSK-së, Sekretari i Përgjithshëm dhe menaxhmenti i lartë, gjatë këtij viti kanë realizuar me dinjitet përfaqë-simin e institucionit në pritje të personaliteteve dhe delegacioneve të larta të shteteve partnere mike si dhe me pjesëmarrje në konferenca, seminare dhe vizita në nivele sipas përgjegjësive për informimin e partnerëve për Planin Gjithëpërfshirës të Trazi-cionit të MFSK-së në MM dhe FSK me mision të ri. Gjatë këtij viti janë realizuar këto aktivitete sipas kronologjisë si në vijim: Ministri dhe komandanti i FSK-së priten koman-dantin e Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralma-jorin Timothy OrMinistri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjen-erallejtënant Rama nderojnë me medalje atasheun e Mbrojtjes të SHBA-ve, kolonelin Jeffry FischerMinistri Berisha priti ambasadorin Qemal Minx-hozi dhe atasheun ushtarak kolonel Ahmet Leka. Ministri, nëpërmjet tyre falënderoi Forcat e Ar-

matosura të Republikës së Shqipërisë për kontrib-utin e madh në avancimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në shumë fusha;Ministri Berisha priti ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall;Ministri Berisha priti në takim drejtorin e Qendrës Marshall, Keith Dayton;Ministri Berisha priti ne takim zyrtar ambasadorin e Frances Didier Chabert;Ministri i FSK-se priti z.John Manza, zëvendës asistent i Sekretarit Gjeneral të NATO-se për çështje operacionale; Ministri Berisha priti në vizite ministren e Mbro-jtjes së Francës, znj. Genevieve Darriussecq; Ministri Rrustem Berisha, gjeneral Rama, zëvendësministrat, Burim Ramadani dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj dhe stafi i lartë i MFSK/FSK-së zhvilluan një takim të përbashkët me delegacionin italian të Forcave të Armatosura, ku përveç kryesuesit të delegacionit, gjeneralit Farina, ishin edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Salvatore Cuoci dhe ambasa-dori i Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sar-di. Ata biseduan për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, hapat e mëtutjeshëm të thellimit të bashkëpunim-it dhe koordinimit të vazhdueshëm në të mirë të zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtutjeshëm të FSK-së, si dhe ruajtjen dhe kultivimin e një klime bashkëpunimi gjithnjë në të mirë të paqes, stabi-litetit dhe prosperitetit në Kosovë.Ministri Berisha priti ambasadorin suedez Nilsson;Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Irlandës z. Paul Kehoe;Ministri Berisha priti në vizitë lamtumireshe gjen-eralin Hoffmann;Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti ambasa-dorin slloven Boris Bertoncelj; Ministri Rrustem Berisha priti në takim ambasa-doren e Finlandës, Pia Stjernvall;

Page 11: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

11RAPORTI VJETOR 2018

Ministri dhe komandanti i FSK-se priten zëvendësshefin e Politikave dhe Planeve të Ko-mandës së Bashkuar për Evropë të ushtrisë së SHBA-ve, gjeneral brigade Michael Turello;Deputetët e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes së Gjermanisë vizituan MFSK-në;Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë vizitoi Minis-trinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës;Ministri Berisha takoi senatoren amerikane Jeanne Shaheen, të cilën e njoftoi lidhur me procesin e tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme dhe sfidat e këtij procesi. Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shprehen shqetësimet e tyre senatores Shaheen lidhur me fushatën kërcënuese që po u bëhet nga jashtë pjesëtarëve të komunitetit serb, që po dekurajohen që të shërbejnë në Forcën e Sig-urisë së Kosovës; Ministri Rrustem Berisha priti zëvendës-ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme të NA-TO-s, Jonathan ParishMinistri Rrustem Berisha, ka pritur komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Frances Lorenzo D’Add-ario;Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare vizitoi Minis-trinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës; Një kontingjent prej 50 ushtarësh i Gardës Kom-bëtare të Ajovës qëndroi për vizitë në Kosovë;Gjeneral Rrahman Rama priti në takim lamtumirës gjeneralin e KFOR-it, Janos CSOMBOK;

Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkelzen Sy-laj, priti ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi;Ministri i FSK-së priti në vizitë ministrin e Mbro-jtjes të Malit të Zi;Komandanti i FSK-së priti në vizitë shefin e Mbro-jtjes të Gjermanisë;Ministri Rrustem Berisha merr pjesë në konfer-encën e ministrave të mbrojtjes “SHBA-Karta e Adriatikut-A5” në Kroaci;Komandanti i FSK-se mori pjese në Forumin Ndërkombëtar në Komandën e Forcave Ajrore të NATO-s;Ministri i FSK-se u prit nga Sekretaria e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës znj. Gen-evieve Darrieussecq;Komandanti i FSK-së qëndroi për vizitë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovës në SHBA;Sekretari i Përgjithshëm, Shkelzen Syla, qëndroi për vizitë në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar;Gjenerallejtënant Rrahman Rama merr pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani;Komandanti i FSK-se gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjese ne Konferencën Vjetore të Ush-trisë Amerikane për Evropë;Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, qëndroi për vizitë zyrtare në Turqi.Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zëvendësministri Burim Ramadani qëndruan për vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel

Page 12: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

12 RAPORTI VJETOR 2018

ku takuan kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NA-TO-s, mareshalin Stuart Peach;Komandanti i FSK-së mori pjesë në konferencën vjetore „Karta e Adriatikut A5” të realizuar në Budva, Mali i Zi.Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pritur nga senatorja Joni Ernst në Wash-ington D.C. Zëvendësministri Ramadani dhe zëvendës-ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, znj. Laura Cooper, kanë bashkë-krye-suar mbledhjen e Grupit Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë për avancimin e mar-rëdhënieve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e realizuar në Pentagon. Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjen-erallejtënant Rrahman Rama, gjatë qëndrimit në selinë e NATO-s në Bruksel, u prit nga kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, mareshali Stuart Peach. Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së ka marr pjesë në ,,Konferencën vjetore të NATO-s “në Romë, Itali;Ministri Rrustem Berisha vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Par-lamentin e Maqedonisë ku u pritë nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi;Ministri Rrustem Berisha u prit me nderime të lar-

ta ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë;Ministri Rrustem Berisha u prit nga presidenti shqiptar Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka;Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ishte pjesë e panelit në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve të Kosovës, ku e ka mbajtur fjalën kryesore në pjesën e dytë të Konferencës së Pestë të Ambasa-dorëve me temën: „Siguria dhe mbrojtja në dh-jetëvjetëshin e dytë të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, e cila u zhvillua në Prishtinë.Ministri Rrustem Berisha mori pjesë në konfer-encën e ministrave të mbrojtjes “SHBA-Karta e AdriatikutA5” e realizuar në Mal të Zi, ku mori pjesë edhe sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, James Mattis, ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë,

Page 13: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

13RAPORTI VJETOR 2018

Sllovenisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Qëllimi i mbajtjes së konferencës ,,SHBA-Karta e Adria-tikut A5” ishte integrimi rajonal, ballafaqimi me ndikimet e aktorëve të jashtëm dhe ndarja e barrës dhe përgjegjësive.

Ministri Berisha dhe gjenerali Rama morën pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Pjesë e këtij forumit ishin presidentë

shtetesh, kryeministra, ministra dhe shefa të Mbrojtjes nga vende të ndryshme të botës. Komu-niteti që takohet në Halifax përfaqëson më shumë se 90 vende me gjithsej 300 pjesëmarrës.

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës hapi punimet Konferenca e 9-të dyditore ,,FSK dhe Partnerët’’, në te cilën morën pjesë ambasa-dorë dhe atashe të shteteve partnere të akreditu-ar në vendin tonë, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Kro-acia, Turqia, Mali i Zi, Sllovenia, Italia, Çekia, Franca etj.

Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi tri Pro-jektligjet që ndryshojnë mandatin dhe detyrat e Ministrisë dhe FSK-së. Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas votimit në lexim të dytë, më datë 14 dhjetor 2018, miratuan me shu-micë absolute të votave tri projektligjet bazë të

FSK-së: Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sig-urisë së Kosovës. Në Seancën solemne të mbajtur në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilën e kryesoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Vese-li, ishin të pranishëm edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush

Haradinaj, ministri Rrustem Berisha, komandan-ti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe kadetë e oficerë të tjerë të FSK-së. Arsyetimin e raporteve me rekomandime për të tri projekt-ligjet i paraqiti kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës z. Haxhi Shala, i cili i ftoi deputetët të votojnë projektligjet së bashku me amendamente. Në një atmosferë festive, me 107 vota për, Kuvendi miratoi Projektligjin për Minis-trinë e Mbrojtjes së bashku me 11 amendamente, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 45 amendamente, me 107 vota, si dhe miratoi Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me gjithsej 45 amendamente, po ashtu me 107 vota. Me aprovimin dhe pas hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve, FSK-ja merr mision ushtarak, kurse Kosova rrumbullakosi fazën e shtet-ndërtimit me institucionin më të rëndësishëm siç është Ushtria.

Page 14: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

14 RAPORTI VJETOR 2018

PJESËMARRJA E SUKSESHME EUSHTARAKËVE TË FSK-SË NË GARA NDËRKOMBËTARE

Ushtarët, oficerët dhe nëno-ficerët e FSK-së edhe gjatë këtij viti, kanë ngritur lart prestigjin personal dhe ekipor të uniformës së FSK-së, shtetit dhe kombit në përgjithësi.

Më 12 shkurt 2018, dh-jetë (10) pjesëtarë nga të gjitha njësitë e FSK-së morën pjesë në aktivitetin gara CISM Day të or-ganizuar nga Forcat e Armatosu-ra të Republikës së Shqipërisë, e cila përkoi me ditën e festimit të përvjetorit të 10-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Më 06 mars deri më 21 mars 2018 tre (3) pjesëtarë të FSK-së me ftesë të Forcave të Armatosu-ra të Republikës së Gjermanisë, morën pjesë në aktivitetin vjetor Gara për Bexhin e Ekspertit të Mjekësisë Fushore.

Më 05 maj deri 12 maj 2018 tre (3) pjesëtarë të FSK-së me ft-esë të Forcave të Armatosura të

Republikës së Kroacisë morën pjesë në aktivitetin “Gara e Ush-tarit më të Mirë”.

Më datën 18 shtator deri më datën 22 shtator 2018 katër (4) me ftesë të Forcave të Armato-sura të Republikës së Kroacisë, pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në Gara ndërkombëtare në fut-

bolli të vogël”.Më datën 12 tetor deri më

datën 21 tetor 2018 njëmbëdhjetë pjesëtar (11) me ftesë të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar morën pjesë në garën ndërkombëtare “Cambrian Pa-troll”.

Page 15: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

15RAPORTI VJETOR 2018

THELLIMI I BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET E SIGURISË DHE MBROJTJES ME SHBA-TË DHE VENDET TJERA PARTNERE ME SYNIM INTEGRIMIN NË STRUKTURAT RAJO-NALE TË SIGURISË DHE NË NATO

Bashkëpunimi ndërkombëtar me SHBA-të dhe vendet tjera partnere

Ministria e FSK-së dhe FSK-ja në përgjithësi në të gjitha nivelet dhe strukturat e saj ud-hëheqëse, komanduese e opera-cionale ka pasur në fokus qen-dror realizimin e aktiviteteve që zgjerojnë dhe thellojnë gamën e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh me ministritë, ko-mandat dhe shtabet e mbrojtjes dhe forcave homologe partnere si dhe zhvillimin e diplomacisë së duhur ushtarake për arritjen e marrëveshjeve të reja. Pran-daj edhe gjatë këtij viti, MF-SK-ja përmes strukturave të saj ka koordinuar dhe realizuar të gjitha aktivitetet e planifikuara dypalëshe për vitin 2018, si ato me SHBA-të, Shqipërinë, Kro-

acinë, Maqedoninë, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë e Madhe, Lituaninë, Holandën, Malin e Zi dhe Slloveninë. Strukturat përg-jegjëse kanë vazhduar koordin-

imin e trajnimeve, kurseve dhe shkollimeve në vendet partnere, si dhe të gjitha aktivitetet e plan-ifikuara në kuadër të planeve dypalëshe për vitin 2018.

Page 16: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

16 RAPORTI VJETOR 2018

BASHKËPUNIMI DHE KOORDINIMI ME ATASHETË E HUAJ USHTARAKË TË AKREDITUAR NË KOSOVË DHE ME ATASHETË E FSK-SË

Sinkronizimi i mbështetjes së përgjithshme të ofruar për FSK-në nga partnerët dypalësh dhe NATO, është kurorëzuar edhe sivjet me konfer-encat e radhës "FSK dhe Partnerët" të mbajtura në prill dhe në tetor e të organizuara në bashkëpunim me strukturat e partnerëve përkatës. Për zhvillim të

suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të planifikuara janë realizuar edhe shumë takime me atashetë e akredituar në Kosovë dhe për Kosovën si dhe me përfaqësuesit e tjerë të ambasadave të huaja që mbulojnë fushën e sigurisë.

Page 17: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

17RAPORTI VJETOR 2018

Ndër të arriturat më të shënu-ara në kuadër të partnershipit shumë të fuqishëm të MFSK-së dhe Ambasadës Amerikane është hapja e Zyrës për Bashkëpun-im të Mbrojtjes së Ambasadës së SHBA-ve (US ODC). Struk-turat përgjegjëse të MFSK-së përmes kësaj zyre kanë koordi-nuar pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së në trajnime / seminare të mbajtura në Kosovë, SHBA dhe vende të tjera. Planifikimi dhe realizimi i trajnimeve të mbajtura në SHBA, në shtetet tjera dhe në Kosovë nga sta-fi i Ajovës, kanë qenë rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës (IOWA-s), ODC-së dhe Depar-tamentit për Bashkëpunim Ndër-kombëtar dhe Çështje të Sigurisë të MFSK-së përmes Program-it të Edukimit dhe Trajnimit Ushtarak Ndërkombëtar (In-ternational Military Education

& Training-IMET), Programit “Ushtri në Ushtri” (Military to Military- M2M) dhe Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP).

Nga ky partneritet, MFSK/FSK-ja ka përfituar trajnime të këmbësorisë, logjistikës, trans-portit, komunikimit, mbrojtjes kimike, biologjike dhe atomike (MKAB), inteligjencës, mbro-jtjes kibernetike, por edhe don-acione të ndryshme për njësitë e komunikimit, MKAB-së dhe

njësitë e EOD-së nga fondet e Financimit Ushtarak të Jashtëm (Foreign Military Financing- FMF).

Trajnimet dhe seminaret që janë mbajtur në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara (United States European Command- EU-COM)/Ushtrinë Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USAE-UR) dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës (IOWA-së) nga pro-gramet e SPP-së dhe M2M janë përqendruar në: mbrojtjen kiber-netike, menaxhimin e resurseve njerëzore, zhvillimin profesional ushtarak, ndërveprueshmërinë dhe dislokimin e forcave të kombinuara tokësore, zhvillimet strategjike, kapacitetet reaguese gjatë fatkeqësive natyrore, part-neritetin dhe bashkëpunimin ra-jonal, kapacitetet operacionale të logjistikës, zhvillimin e dok-trinës, si dhe planifikimin dhe ekzekutimin e ushtrimeve fushore.

ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT ME ZYRËN E BASHKËPUNIMIT TË MBROJTJES TË SHBA-VE (US ODC) DHE GARDËN KOMBËTARE TË AJOVËS

Page 18: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

18 RAPORTI VJETOR 2018

ANGAZHIMI PËR INTEGRIM NË INICIATIVA DHE ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE TË SIGURISË

Krahas angazhimit për qasje direkt në strukturat e NATO-s, qoftë përmes mekanizmave të integrimeve dhe politikës së jashtme shtetërore, qoftë përmes mekanizmave sektorial, rëndë-si shumë e madhe, si rëndom i është kushtuar edhe pjesëmar-rjes aktive si dhe përfaqësimit me dinjitet në konferencat dhe iniciativat rajonale të sigurisë si:

Takimi vjetor i drejtorëve të politikave të Mbrojtjes në kuadër të A-5 Kartës së Adria-tikut, mbajtur në Mars 2018 në Podgoricë;

Takimi vjetor i shefave të Mbrojtjes në kuadër të A-5 Kartës së Adriatikut, mbajtur në Budvë; si dhe

Takimi vjetor i ministrave të Mbrojtjes – Ministeriali - në kuadër të A-5 Kartës së Adriati-kut, i cili është mbajtur në Pod-goricë dhe një edicion i veçantë i cili është zhvilluar në Zagreb.

Gjithashtu, kanë vazhduar kontaktet dhe takimet e rreg-ullta me Ministrinë e Punëve të Jashtme me qëllim të koordin-imit të aktiviteteve dhe politi-kave të jashtme dhe të sigurisë. Fokusi qendror ka qenë vlerë-simi i mundësisë për zgjerim-in e përfaqësimit të FSK-së me atashe të sigurisë ose përfaqë-sues të fushës së sigurisë pranë ambasadave tona në vende të ndryshme, si dhe anëtarësimit

në iniciativat rajonale (Adriat-ic Charter- A5, South-Eastern Europe Defence Ministerial -SEEDM, South-Eastern Europe Brigade-SEEBRIG, Centre for Security Cooperation - Region-al Arms Control Verification and Implementation Assistance Centre-RACVIAC, South-East European Cooperation Process -SEECP, Regional Cooperation Council - RCC etj.).

Page 19: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

19RAPORTI VJETOR 2018

Ndërveprimi dhe për-puthshmëria e kapaciteteve dhe aftësive operacionale të forcave tona në operacione të përbash-këta humanitare dhe të paqes me forcat anëtare dhe partnere të NATO-s, vazhdon të mbetet synim, i cili u fuqizua edhe gjatë këtij viti me pjesëmarrje të suksesshme në këto ushtrime fushore për vitin 2018, duke fil-luar nga: Ushtrimi fushor “Com-bined Resolve X” i organizuar

nga Republika e Gjermanisë; ushtrimi fushor “Efes 2018” ”i organizuar nga Republika e Turqisë; ushtrimi fushor “BIZA 2018 i organizuar nga Republika e Shqipërisë; ushtrimi fushor “Shqiponja e Detit” i organizuar nga Republika e Shqipërisë; ush-trimi në Vendkomandë (UVK) i organizuar nga Republika e Shqipërisë; ushtrimi fushor “Kampi Veror 2018 Krivollak” i organizuar nga Republika e Ma-

qedonisë; ushtrimi fushor “Sa-bre Junction 2018“ i organizuar në Republikën e Gjermanisë; ushtrimi fushor “Albanian LION 2018” i organizuar nga Repub-lika e Shqipërisë; ushtrimi fushor “Cambrian Patrol” i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar; ush-trimi fushor “Combined Resolve XII” i organizuar nga Republika e Gjermanisë; ushtrimi fushor “KFOR MRE 25” i organizuar nga Republika e Gjermanisë.

PJESËMARRJA NË USHTRIMET DHE OPERACIONET E PËRBASHKËTA ME VENDET ANËTARE DHE PARTNERE TË NATO-S

Page 20: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

20 RAPORTI VJETOR 2018

MIRËMBAJTJA DHE AVANCIMI I KAPACITETEVE DHE AFTËSIVE OPERACIONALE PËR REAGIM NËKRIZA DHE MBËSHTETJE TË AUTORITETEVE CIVILE

Profesionalizmi i pjesëtarëve të FSK-së përmes sistemit e programit bashkëkohor tëarsimimit dhe stërvitjes

Me qëllim të realizimit sa më të efektshëm dhe profesional të operacioneve të specializuara dhe projekteve në mbështetje të autoriteteve civile dhe sigurisë e mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi, si dhe në mbajtjen në gatishmëri të plotë të kapac-iteteve dhe aftësive operaciona-le për pjesëmarrje në operaci-one ndërkombëtare, Ministria e FSK-së edhe këtë vit ka realizuar me sukses Planin vjetor të trajni-meve individuale, kolektive dhe të stërvitjeve fushore në nivel operacional dhe taktik, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Gjatë këtij viti brenda vendit janë realizuar 77 kurse profesio-nale specialistike individuale me pjesëmarrje të 1302 pjesëtarëve. Këto kurse janë realizuar nga ligjërues e instruktorë profesion-alë të specializuar nga Koman-da e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), Universiteti Amerikan (AUK), Ekipet e Regjimen-tit të Mbrojtjes Civile (RMC), Qendra për Aftësim Profesional (QAP Ferizaj/Prishtinë), Eki-pi mobil i IOWA/SHBA, Ekipi mobil i KDS/Kroaci, Brigada e Reagimit të Shpejtë (BRSH), Brigada e Mbështetjes Opera-cionale (BMO), Kontingjenti i

KFOR-it Amerikan /Bondsteell.Në qendrat trajnuese të ven-

deve partnere janë realizuar gjithsej 225 shkollime akade-mike-kurse specialistike me pjesëmarrje të 225 pjesëtarëve, ndërsa në vazhdim e sipër janë duke u zhvilluar edhe 96 shkollime-kurse përkatëse me pjesëmarrje të 96 pjesëtarëve. Shkollimi dhe kurset përkatëse janë realizuar dhe vazhdojnë të zhvillohen në akademitë më prestigjioze të vendeve partnere si: Akademia Ushtarake "West Point"- SHBA, Akademia Ush-tarake Mbretërore-Britani e Madhe, Akademia e Mbrojtjes - Shqipëri, Akademia Ushtar-ake - Gjermani, Akademia për Oficer të Xhenios, Akademia

për Oficer të Këmbësorisë, Akademia për Oficer të Log-jistikës, Akademia Ushtarake Tokësore-Turqi, Akademia Ush-tarake Mjekësore-Turqi, Aka-demia Ushtarake- Kroaci, Ak-ademia Ushtarake-Maqedoni, si dhe shkollat profesionale të oficerëve dhe nënoficerëve në SHBA, Kroaci, Turqi, Gjermani, Britani e Madhe, Shqipëri, Ma-qedoni, Holandë, Slloveni etj.

Nëntogeri i FSK-së, Afrim Zabeli, më 13 dhjetor 2018, ka diplomuar në Shkollën e Avia-cionit Tokësor të Turqisë, duke u bërë piloti i parë i helikopterëve në kuadër të Forcës së Siguresë së Kosovës. Nëntoger Zabeli, në mesin e 26 oficerëve të tjerë pjesëmarrës të këtij trajnimi u

Page 21: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

21RAPORTI VJETOR 2018

shpall njëri ndër tre më të mirët.Krahas, kësaj game të gjerë

të shkollimeve dhe trajnimeve, pjesëtarët e FSK-së kanë përvetë-suar shkathtësi profesionale edhe nga ekipet mobile trajnuese të GK të Ajovës-SHBA, Britanisë së Madhe, Turqisë, Kroacisë, pastaj KFOR-it amerikan dhe gjerman në 7 trajnime nga fus-ha të ndryshme specialistike me pjesëmarrje të 90 pjesëtarëve.

REALIZIMI I SUKSESSHËM I OPERACIONE-VE DHE PROJEKTEVE NË MBËSHTETJE TË AUTORITETEVE CIVILE DHE TË SIGURISË E MIRËQENIES SË QYTETARËVE NË PËRGJITHËSI SI DHE PJESËMARRJES NË OPERACIONE NDËR-KOMBËTARE

Operacioni humanitar i FSK-së në Republikën e Shqipërisë

Më datë 01-15.02.2018 në Republikën e Shqipërisë Kontingjenti i FSK-së ka re-alizuar operacionin humanitar të vendosjes së urës mobile “MABEY JOHNSON” në fsha-tin Zemlak, Korçë. FSK-ja në ketë operacion ka angazhuar 27 pjesëtarë dhe 16 autom-jete. Edhe tani, FSK-ja në baza tremujore vazhdon inspektimin dhe mirëmbajtjen e urës.

Page 22: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

22 RAPORTI VJETOR 2018

OPERACIONET DHE PROJEKTET NË MBËSHTETJE USHTARAKE TË AUTORITETEVE CIVILE (MUAC)

FSK-ja ka mbajtur dhe zhvilluar gatishmërinë e nevojshme për zbatimin e operacioneve në ndihmë të qytetarëve të Republikës së Kosovës si ato të Deminimit, Kërkim-Shpëtimit, Zjarrëfikjes, EOD-së, Mbrojtjes Kimike-Atomike-Biologjike (MKAB), Projektet civile dhe humanitare etj.Janë realizuar gjithsej këto operacione dhe aktivitete:Inspektimet e MKAB-së, 29 operacione;Vlerësimi i rreziqeve të mundshme,83 aktivitete ;Zjarrfikje, 2 operacione;Zhbllokim i rrugëve nga bora,4 operacione; Ndihma-projekte humanitare, 5 aktivitete;Ndërtimi i rrugëve dhe objekteve, 19 aktivitete;Operacionet e realizuara në kërkim-shpëtim të jetëve, pronave dhe pasurive të rrezikuara gjatë vitit 2018 janë:Nga data 28 prill deri më 7 maj është zhvilluar Op-eracioni i K/SH në lumin Lepenc në Kaçanik për gjetjen e trupave të pajetë të policëve të aksidentuar; Nga data 6 deri më 16 janar është zhvilluar Opera-cioni i K/SH në lumin Erenik Gjakovë për gjetjen

e një trupi të pajetë;Në datat 30-31 maj është zhvilluar Operacioni i K/SH në lumin Drini Bardhë në Vitomericë, Pejë dhe është gjetur trupi i pajetë; Nga data 6-16 qershor është zhvilluar Operacioni i K/SH në Shtupeq të Pejës dhe është gjetur trupi i pajetë i një personi të zhdukur në një në greminë të thellë;Nga data 26-29 qershor është zhvilluar Operacioni i K/SH në fshatin Gurbardh të Malishevës, ku është gjetur personi i humbur; Nga data 20-25 qershor është zhvilluar Operacioni i K/SH në fshatin Sudime e Ulët, Vushtrri, është gjetur trupi i pajetë;Nga data 14 gusht deri më 10 shtator 2018 është realizuar operacioni mbështetës për Komunën e Suharekës pas vërshimeve që kanë ndodhur në këtë komunë, duke ndihmuar qytetarët në fur-nizim me ujë, tërheqjen e ujërave nga 15 shtëpi të vërshuar, pastrimin dhe zhbllokimi i tri përroskave si dhe zhbllokimin e rrugëve në qytet.

Page 23: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

23RAPORTI VJETOR 2018

Operacionet për deminimin humanitar dhe asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera

Kompania e Deminimit në përbërjen e saj ka njësi të trajnuara dhe të përgatitura për deminim humanitar dhe pastrimin e fushëbetejave (BAC),

si dhe për kryerjen e detyrave për eliminimin e mjeteve të ndryshme eksplozive të pashpërthyera (EOD).

Gjatë këtij viti operacionet e deminimit kanë fil-luar më datë 26 mars dhe kanë përfunduar më datë 23 nëntor 2018. Njësitë e FSK-së kanë zhvilluar operacione të deminimit në pesë lokacione: Pald-enicë, Ferizaj brenda kazermës, Babaj të Bokës dhe Parku i Lirisë Ferizaj dhe Harilaq. Njësitë e deminimit kanë arritur të pastrojnë sipërfaqe prej 245,992 metra katrorë, ku kanë gjetur 680 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera. Njësitë e EOD/FSK-së kanë intervenuar në 332 raste dhe kanë demoluar 536 mjete të ndryshme eksplozive. Prania e vazhdueshme e zonave të minuara dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera në zonat e afek-tuara nga to nuk përbën rrezik vetëm për jetën e banorëve por vështirëson edhe gjendjen e tyre ekonomike, për shkak të mospërdorimit të tokave të tyre bujqësore dhe zonave malore. Njësitë e deminimit të FSK-së janë duke rivendosur dhe krijuar një mjedis të sigurt në fushat e tanishme të rrezikuara, duke mundësuar zhvillimin e jetës normale.

Gjatë vitit 2018 MF-SK-ja ka vazhduar bash-kërendimin dhe bash-këpunimin me institucionet qendrore dhe lokale të Re-publikës së Kosovës, me Agjenci dhe organizata të ndryshme me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta. Përmes këtij angazhimi, kemi ar-ritur t’ju dalim në ndihmë të gjitha institucioneve, si dhe kemi koordinuar dhe realizuar projekte human-itare në mbështetje të au-toriteteve civile.

Koordinimi dhe realizimi i projekteve në mbështetje të institucioneve, organizatave dhe komunitetit në përgjithësi

Page 24: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

24 RAPORTI VJETOR 2018

Projektet e realizuara

Projektet humanitare në bashkëpunim me KFOR-in dhe komunat

Rregullimi (nivelimi) i fushës së sportit në shkollën e fshatit Gllanicë, Komuna e Lipjanit; Rrafshimi (nivelimi) i oborrit të SHMFU "Liria" në fshatin Sterfoc, Komuna e Vushtrrisë;Projekti humanitar-rregullimi i rrugës dhe hapja e kanalit prej 250m në fshatin Zhegovc, Komuna e Gjilanit; Projekti humanitar-zgjerimi dhe rrafshimi i rrugës në fshatin Gjurgjevik i Madh, Komuna e Klinës, me gjatësi 2.5km;Projekti humanitar- pastrimi i rrënjëve, largimi i dheut dhe nivelimi i oborrit të shkollës “Naum Veqil-harxhi” në fshatin Llapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës; Projekti humanitar –rrafshimi i terrenit para objektit të shkollës për të mundësuar zhvillimin e aktivi-teteve sportive, në SHFMU “Dëshmorët” në Zhilivodë, Komuna e Vushtrrisë.

Projekti-rregullimi i rrugës 400m, Komuna e Klinës-fshati Budisalc, në bashkëpunim me KFOR, IOM; Projekti humanitar pastrimi i kanalit ekzistues nga mbeturinat në Janjevë, Komuna e Lipjanit;Projekti humanitarë, hapja e dy (2) kanaleve me gjatësi prej 1500m në fshatin Maxhunaj, Komuna e Vushtrrisë;Projekti humanitarë, hapja e kanalit për vendosjen e gypave të ujërave të zeza me gjatësi prej 130m, në oborrin e shkollës së fshatit Bare të Komunës së Mi-trovicës;Mbështetje OJQ-së “Hapësira Bashkëpunuese” me gjenerator dhe rrjetë kamuflazhi; Mbështetje me dy (2) tenda Sho-qërinë Bjeshkatare Alpiniste në Prishtinë, për realizimin e akti-viteteve në parkun nacional të Gërmisë; Mbështetje për Shoqatën e Kar-diologëve të Kosovës me një shator dhe një tavolinë gjatë shënimit të “Ditës Botërore të Zemrës” në Prishtinë - sheshi “Zahir Pajaziti” dhe në Prizren - sheshi “Shadërvan”; Mbështetje për Komitetin Para Olimpik të Kosovës me 10 pjesëtarë realizimin e aktivitetit

të Mini Olimpiadës për të rinjtë me aftësi të kufizuara, i mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri; Mbështetja e projektit në ba-zën e KFOR-it me transport për dorëzimin e donacionit: 30 shtylla betoni, 3 tuba tel për rre-thojë dhe një makinë larëse për Çerdhen e Fëmijëve në Deçan; Mbështetje për Shoqatën e Endokrinologëve dhe Diabe-tologëve të Kosovës, me dy ten-da, 6 tavolina dhe 10 karrige, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Pr-ishtinë. Mbështetje me personel dhe transport Fondacionin MUTE për mbledhjen e dhuratave nga nxënësit e shkollave të qytetit të Prishtinës dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e shkollave të

pjesëve rurale Komunës së Pr-ishtinës;Mbështetja për komunitetin serb në veçanti, duke realizuar një varg projektesh që ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve si: Ofrimi i ndihmës mjekësore nga ekipet e FSK-së në Komunën e Istogut gjegjësisht në fshatrat Drago-levc, Serbobran, Zallq dhe Gura-koc, një herë në muaj, vazhdon që nga viti 2010;Projekti humanitar, prerja e disa drurëve në Komunën e Graqan-icës. Projekti humanitar, bartja 10 ka-mionëve me zhavorr nga Kampi Gjerman në Prizren deri te kisha “Shën Arhangjeli” në Prizren.

Organizimi i “Kampit Rinorë 2018” në ambientet e Komandës

Page 25: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

25RAPORTI VJETOR 2018

së Trajnimit dhe Doktrinës në Ferizaj, nga data 28 maj deri më 1 qershor 2018, në organizim të Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, në të cilin morën pjesë 113 nxënës të shkollave të mesme nga komunat e Republikës së Kosovës. Temat e shtjel-luara gjatë kësaj kohe kanë qenë; Transformimi i UÇK-së dhe TMK-së, misioni, detyrat dhe struk-tura e FSK-së, bashkëpunimi civilo–ushtarak në FSK, orientimi në natyrë, vetëdijesimi nga minat, kërkim-shpëtim, rregullore rreshtore, ndihma e parë, aktivitete kulturore sportive etj. Në kuadër të shumë aktiviteteve që realizon FSK-ja një vend të veçantë zënë edhe pritjet e nxënësve

të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Gjatë këtij viti janë pranuar shumë kërkesa për vizita në ambientet e FSK-së. Janë koordinuar të gjitha vizitat, njëherësh janë organizuar pritje me dinjitet për të gjithë vizitorët, që nga prezantimet e ndryshme rreth punëve dhe aktiviteteve të FSK-së e deri te shërbimi me dreka për vizitorët. Kompania e Deminimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, edhe këtë vit ka realizuar fushatën e mba-jtjes së ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve piroteknike, minave dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpër-thyera në shkolla fillore dhe të mesme te Repub-likës së Kosovës.

Marrëveshje bashkëpunimi Janë nënshkruar disa mar-

rëveshje në funksion të real-izimit të misionit të FSK-së dhe në ndihmë të organizatave të ndryshme, si në vijim;.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe IOM-it, për projektin e Budisalcit;

Marrëveshje bashkëpun-imi ndërmjet FSK-së dhe MAT (Mine Action and Training) për deminim;

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Komision-it për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike;

Marrëveshje ndërmjet MFSK/FSK-së dhe pronarëve të tokave private për realizimin e ushtrimit fushor “Shqiponja 6”, në lokacionet Koliq/Prishtinë

dhe Zhegovc/Gjilan;Marrëveshje ndërmjet

MFSK/FSK-së dhe pronarëve të tokave private për realizimin e ushtrimit fushor nga QSU, në lokacionin Zhegovc/Gjilan.

Marrëveshje teknike ndërmjet MFSK dhe MM të Republikës së Shqipërisë, për vendosjen e urës “MAYBE JOHNSON” në

prefekturën e Korçës, të Repub-likës së Shqipërisë më 14.06.2018.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sig-urisë së Kosovës dhe Universitetit AAB.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sig-urisë së Kosovës me Banjën “Nëna Naile” dhe Banjën e Kllokotit.

Page 26: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

26 RAPORTI VJETOR 2018

AVANCIMI I STANDARDEVE TËTRANS-PARENCËS DHE LLOGARIDHËNIES SI DHE NGRITJA E FORCIMI I INTEGRITETIT, KREDIBILITETITDHE IMAZHIT INSTITUCIONAL

Avancimi i mekanizmave të inspektimit si dhe implementimi i rekomandimeve të tyre

Inspektorati i FSK-së me qëllim të ngritjes së vazhdueshme profesionale të burimeve njerëzore, në hap me ndryshimet dhe standardet si dhe të mbikëqyrjes në kryerjen e detyrimeve profesionale dhe ligjore, sipas përgjegjësive dhe planit, siste-matikisht ka mbikëqyrur saktësinë, efektshmërinë dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore si dhe procedurave administrative dhe operacionale në të gjitha nivelet e strukturës së MFSK-së dhe FSK-së, përmes inspektimeve të rregullta periodike të

planifikuara dhe inspektimeve pa paralajmërim, inspektimi për të vlerësuar zbatimin e rekomandi-meve të dhëna paraprakisht gjithnjë sipas udhëzi-meve dhe vendimeve nga lidershipi i MFSK-së dhe FSK-së. Gjatë vitit 2018, Inspektorati i FSK-së ka realizuar 8 (tetë) inspektime, ku janë përgat-itur raportet me 18 rekomandime të nxjerra të cilat pas miratimit të Ministrit u janë dhënë komandave, njësive apo resorëve përkatës për zbatim.

Avancimi i mëtejmë i cilësisë së aktiviteteve të Auditimit të Brendshëm si dhe angazhimi konkret në implementimin e plotë të rekomandimeve të tyre

Aktivitetet e Auditimit të Brendshëm gjatë vitit 2018, janë në përputhje me planin e miratuar nga Ministri i MFSK – së, Ka vazhduar zbatimi me dhënia e këshillave dhe nxjerrja e rekomandimeve për subjektet e audituara në funksion të përmirë-simit të punës dhe në përmbushjen e aktiviteteve

të departamenteve, zyrave, njësive të MFSK dhe FSK-së, duke sjellë një qasje sistematike dhe të di-siplinuar për të vlerësuar e për të përmirësuar efi-kasitetin e menaxhimit të riskut dhe proceseve të kontrolleve të brendshme. Strukturat e Auditimit të Brendshëm për vitin fiskal 2018 kanë planifikuar

Page 27: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

27RAPORTI VJETOR 2018

dhe realizuar tetë (8) auditime, me raportim perio-dik të rregullt para menaxhmentit të lartë të Min-istrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Financave në bashkëpunim të përhershëm me Zyrën Kombëtare të Auditimit. Nga tetë (8) auditimet e realizuara, janë dhënë 41 rekomandime dhe përgjegjësitë e autorizuar janë në fazën e implementimit të tyre. Aktivitete tjera me rëndësi janë edhe bashkëpun-imi intensiv me Zyrën Kombëtare të Auditimit në mbështetje të tyre gjatë zhvillimit të procesit auditues dhe implementimin e rekomandimeve të dala. Në funksion të avancimit profesional të stafit të Auditimit të Brendshëm janë ndjekur trajnimet e ndryshme të organizuara nga MFSK dhe Min-istria e Financave për Licencim të Auditimit të Brendshëm.

Edhe gjatë vitit 2018, bazuar në vlerësimet e Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin kalues 2017 tregojnë se pasqyrat financiare të MFSK – së për vitin kalues 2017 janë hartuar në pajtueshmëri me kornizën raportuese dhe cilësinë e informacionit, duke i plotësuar të gjitha stan-dardet e raportimit. Pas marrjes së raportit final të auditimit të pasqyrave financiare dhe veprimtarisë së organizatës sonë, për vitin buxhetor të audituar, bazuar në formularin standard të auditimit 3004, është bërë Plani për implementim të rekomandi-meve dhe i është dorëzuar Zyrës Kombëtare të Au-ditimit (ZKA) kurse përmes mekanizmave të kon-trollit është përcjell në vazhdimësi implementimi i këtyre rekomandimeve.

AVANCIMI I STANDARDEVE NË MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN DHE MEDIAT

Fusha e publikimeve dhe bashkëpunimit me mediat është me prioritet për Marrëdhënie me Publikun në kuadër të Ministrisë për FSK dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, me çka dëshmon edhe gama e gjerë e aktiviteteve të realizuara deri më tani, si: fushatat mediale (2); komunikata për media (325); ftesa për media (28); leje për paraqit-je në media (80); trajnim njëjavor nga trajnerët për marrëdhënie me publikun të MFSK-së dhe FSK-së (3); TV dhe radio-spote në dy gjuhët zyrtare (4+4); deklarime për media, radio dhe televizione dhe përgjigje me shkrim në pyetje të mediave (66); qasje në dokumente zyrtare (16); Publikime të për-muajshme të Gazetës “Forca Jonë” (12); Publik-imi i “Raportit vjetor të MFSK-së-2018”, në mod-el të revistës së ilustruar.

Publikime të Buletinit informativ (Newsleter) - version elektronik (11); publikime të posaçme, broshura të ilustruara tematike (4). Pastaj aktivi-tete ditore të vazhdueshme si: monitorime, analiza; furnizim me materiale i ueb-faqes: MFSK-MKSF-MKBS, dhe në rrjetet sociale Facebook, Flicker, Yotube dhe Twitter; raportime të aktiviteteve dhe shoqërime të liderëve dhe stafit të lartë në aktivi-tete protokollare si dhe: një cikël i pjesëmarrjes në cilësi të trajnerëve dhe të trajnuarve në kurset e PARC (Qendra Rajonale për Çështje Publike) në Maqedoni (2).

Gjithashtu, gjatë vitit i është kushtuar kujdes sidomos kërkesave nga ana e mediave për qasje në dokumente zyrtare, për të cilat MFSK është përg-jigjur sipas afatit ligjor të përcaktuar.

Page 28: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

28 RAPORTI VJETOR 2018

MFSK DHE FSK EDHE KËTË VIT, TË GJASHTIN ME RADHË, PRIJNË SI IN-STITUCIONET MË TË BESUESHME TË SIGURISË NË VEND

Edhe këtë vit, MFSK/FSK-ja prezantohet si institucioni me besueshmërinë më të lartë në Kosovë, me shkallën prej 77.7 për qind, përfaqësu-ar nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Angazhimi dhe përkushtimi vetëmohues në real-izimin e detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore i të gjitha niveleve funksionale në MF-SK-së dhe FSK-së, ka ndikuar që FSK-ja të jetë institucioni i sigurisë më i besueshëm në vend, në të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë vitet e fundit në Republikën e Kosovës.

Ne jemi të inkurajuar që besueshmëria nga qytetarët serb të Kosovës është dyfishuar kraha-suar me vitin 2017, ndërsa besueshmëria nga ko-

munitetet tjera jo-shumicë është vazhdimisht në shkallën më të lartë. Kjo e arritur është produkt i përkushtimit të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, përkrahjes së partnerëve strategjikë, SHBA-ve, NATO-s, KFOR dhe vendeve tjera partnere, si-kurse edhe përkrahjes së shteteve partnere në ra-jon.

Ne synojmë që të rrisim këtë besueshmëri në vazhdimësi, duke përmbushur misionin që i dedi-kohet FSK-së në shërbim të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve. Perceptimi i qytetarëve për FSK-në dëshmon se FSK-ja është institucion unifikues, gjithëpërfshirës, për të gjithë pa dallim.

Page 29: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

29RAPORTI VJETOR 2018

Gjatë vitit 2018 janë protokolluar dhe arkivuar gjithsejtë 6923 dokumente. Të gjitha këto janë përpunuar, qarkulluar dhe adresuar. Prej këtyre janë dixhitalizuar 3600 lëndë në sistemin modern të dixhitalizimit me gjithsejtë 6775 faqe. Janë me-naxhuar 176 dokumente të klasifikuara.

Dokumente të lekturuara janë 314 me gjithsej 1041 faqe, si: Strategji, ligje, doktrina, direktiva, projekt -rregullore, plane, udhëzime, memoran-dume, broshura, dokumente që pasqyrojnë poli-

tikat dhe konceptet e MFSK-së, gazeta ,,Forca Jonë”, revista, raporte, komunikata, fletëpalosje, njoftime, letra urimi dhe falënderime të menaxh-mentit etj.

Dokumente të përkthyera 276 dhe përkthime simulantë 92 në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Po ashtu janë mbështetur me përkthim dokumente të ndryshme, trajnime, konferenca, vizita jashtë vendit, takime pune, prezantime, seminare etj.

Aktivitetet e Arkivit, Zyrës së Informacionit të Klasifikuar, Lekturimit dhe Përkthimeve

NGRITJA E PROFESIONALIZMIT TË PERSONE-LIT, MODERNIZIMIT TË SISTEMEVE DHE PAJIS-JEVE, MBËSHTETJES LOGJISTIKE DHE INFRAS-TRUKTURËS SI DHE MENAXHIMIT TË FINANCAVE

Avancimi i mëtejmë i kapaciteteve dhe profesionalizmit të burimeve njerëzore në Ministri dhe në Forcë

Me mbështetje të ekipit të ekspertëve ameri-kanë (DGMT) dhe Qendrës për Integritet në Sek-torin e Mbrojtjes të Norvegjisë (CIDS) është fi-nalizuar dhe miratuar Strategjia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (2018-2021);

Është realizuar rishikimi dhe miratimi i Poli-tikës dhe Procedurave të Rekrutimit, Filtrimit dhe Përzgjedhjes për Kadetë të FSK-së.

Bashkëpunimi me institucionet vendore në fushën e personelit, si me Departamentin e Ad-

ministrimit të Shërbimit Civil të Ministrisë së Administratës Publike, Divizionin e Financave të Ministrisë së Financave, Departamentin e Pension-eve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencinë Kundër Korrupsionit, Këshillin e Pa-varur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe institucione të tjera, ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe për fushat me interes të përbashkët.

Page 30: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

30 RAPORTI VJETOR 2018

Vazhdimi i arsimimit të kuadrove në akademitë ushtarake më prestigjioze në botë

Gjatë këtij viti ka vazhduar zhvillimin dhe avancimin profesional i Burimeve Njerëzore. Pjesëtarët aktivë vazhdojnë me shkollime profe-sionale dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit. Po vazhdon me sukses edukimi dhe arsimimi i kade-tëve në QSU dhe kadetëve që vazhdojnë studimet ushtarake në SHBA, Gjermani, Turqi, Kroaci dhe Maqedoni. Numri aktual i kadetëve që studiojnë në QSU dhe në Akademi të ndryshme jashtë vendit është nëntëdhjetë e nëntë (99). Po ashtu në këtë vit kanë diplomuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) kade-të – oficerë, prej tyre njëmbëdhjetë (11)në QSU, tre (3) në Akademinë Ushtarake të Turqisë si dhe një (1) në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë.

Stafi civil dhe ushtarak edhe në këtë vit kanë ndjekur konferenca, seminare dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Personeli ak-tiv dhe personeli i komponentit rezervë të FSK-së me sukses kanë zhvilluar trajnimet përkatëse të planifikuara për këtë vit.

Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 22 Borde

për përzgjedhje të pjesëtarëve për trajnim dhe shkollim jashtë vendit. Janë realizuar mbi 120 tra-jnime jashtë vendi, ku kanë marrë pjesë mbi 240 pjesëtarë.

Emërimet dhe gradimet

Duke u bazuar në ligjet parësore dhe dytësore gjatë këtij viti kanë përfunduar katër (4) Borde për emërime dhe grad-ime për oficerë dhe nënoficerë në FSK, si dhe dy (2) Borde të tjera janë në proces të finalizim-it; deri më tani janë mbajtur: Bordi për emërimin dhe grad-imin e oficerëve nga OF-4 deri në OF-6, në këtë proces janë emëruar dhe graduar në total njëzet (20) pjesëtarë, ku nga ta shtatëmbëdhjetë (17) pjesëtarë janë graduar, ndërsa tre (3) të

tjerë janë emëruar. Vlen të thek-sohet që të gjithë emërimet dhe gradimet e oficerëve në grada dhe pozita të gjeneralëve janë bërë me Dekret Presidencial. Bordi për emërimin dhe grad-imin e oficerëve nga OF-1 deri në OF-4 ka emëruar dhe graduar në total njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) pjesëtarë, ku nga ta njëqind e tre (103) pjesëtarë janë graduar, ndërsa gjashtëdhjetë e tre (63) të tjerë janë emëruar; ndërsa Bordi për emërimin dhe gradimin e nënoficerëve nga

OR-8 deri në OR-9 në këtë pro-ces janë emëruar dhe graduar në total katërdhjetë e tetë (48) pjesëtarë, ku nga ta dymbëdh-jetë (12) pjesëtarë janë graduar, ndërsa tridhjetë e gjashtë (36) të tjerë janë emëruar; Bordi për emërimin dhe gradimin e nëno-ficerëve në oficerë (OR-5 / OR-7 në OF-1*), në këtë proces është emëruar dhe graduar vetëm një (1) pjesëtar; Bordi për emërimin dhe gradimin e nënoficerëve nga OR-3 deri në OR-7 janë bërë110 lëvizje, prej tyre janë 49 gradime nga grada OR-3 në OR-5, ndërsa 61 prej tyre janë emërime në gra-dat OR-3 dhe OR-5.

Gjatë vitit 2018 janë larguar treqind e katërmbëdhjetë (314) pjesëtarë të FSK-së, prej tyre treqind e dymbëdhjetë (312) pjesëtarë aktivë dhe dy (2) pjesëtarë rezervë.

Page 31: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

31RAPORTI VJETOR 2018

Largimet e pjesëtarëve aktivë të FSK-së

Pensionim i rregullt, njëzet e tre (23) pjesëtarë;, i parakohshëm njëqind e tetëdhjetë e pesë (185) pjesëtarë; shkaqe disiplinore gjashtë (6) pjesëtarë; demobilizim nëntëdhjetë e gjashtë (96) pjesëtarë dhe raste të vdekjes dy (2) pjesëtarë. Ndërkaq, dy (2) pjesëtarë janë demobilizuar nga komponenti rezervë.

Medaljet dhe dekoratat

Gjatë vitit 2018, janë shpërn-darë medalje, dekorata dhe mirën-johje për njësitë dhe pjesëtarët e MFSK / FSK-së. Shpërndarja e medaljeve është bërë si në vijim: Medalja “Shërbim i Shquar”, nëntë (9) pjesëtarë; “Pjesëmar-rje në Operacione Ndërkom-bëtare”, njëzet e gjashtë (26) pjesëtarë; Medalja “Arritje të jashtëzakonshme”, dhjetë (10) pjesëtarë; “Medalja “Karrierë”, dyqindedhjetë (210) pjesëtarë; Medalje “Njësi e dalluar”, dy (2) njësi, Medalje “Shërbim vetëmohues”, njëzet e tetë (28); Medalje “Komandanti”, asnjë pjesëtar; Medalje “Për rezultat të lartë në përvetësimin e program-

it mësimor”, tetë (8) pjesëtarë, Medalje “Qitës i Dalluar”, tre (3)

pjesëtarë, dhe Mirënjohje, tre (3) përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Rekrutimi i rekrutëve të rinj aktivë nga komunitetet joshumicë

Këtë vit, sipas vendimit të Ministrit të FSK-së është përgat-itur dhe miratuar Plani i rekruti-mit për pjesën aktive vetëm për komunitetet joshumicë. Sipas procedurave standarde, pranimi i aplikacioneve të kandidatëve është bërë në kazermat e FSK-së. Procesi i konkurrimit ka për-funduar me sukses ku janë pran-uar 44 aplikues, prej të cilëve 35 meshkuj dhe 9 femra (34 serbë, 6 boshnjakë, 2 turq, 1 ashkali dhe 1 goran). Pas procedurave të përzgjedhjes përmes interv-istës dhe testimit të kandidatëve dhe pastaj procesit të shqyrtimit dhe filtrimit janë përzgjedhur 37 kandidatë për trajnimin bazik.

Rekrutimi i kadetëve – Me vendim të Ministrit të FSK-së edhe sivjet është zhvilluar pro-cesi i rekrutimit të kadetëve, për QSU/FSK në: Akademinë Ushtarake të Maqedonisë; Insti-tucionet Ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë, Akade-minë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit të Republikës së Kro-acisë dhe në Akademinë Ush-tarake të Republikës së Turqisë. Gjatë këtij procesi janë pranuar 249 aplikacione të kandidatëve prej të cilëve 218 meshkuj dhe 31 femra, ndërsa nga komu-nitetet jo-shumicë kemi pranuar 14 aplikacione. Sipas planit në këtë konkurrencë janë përzg-

jedhur 23 kadetë si në vijim: 13 kandidatë meshkuj (1 mashkull nga Republika e Shqipërisë) dhe 3 kandidate femra janë për-zgjedhur për shkollim në QSU/FSK, një kandidat mashkull (boshnjak) për shkollim në Aka-deminë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë, një kandidat mashkull(shqiptar) për shkollim në Akademinë Ushtarake/Uni-versiteti i Zagrebit të Republikës së Kroacisë, dhe dy kandidatë meshkuj (shqiptarë) për shkol-lim në Institucionet Ushtarake të Republikës Federale të Gjer-manisë, një femër shqiptare për shkollim në Akademinë Ushtar-ake Mjekësore të Turqisë, një

Page 32: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

32 RAPORTI VJETOR 2018

mashkull shqiptar dhe një mash-kull turk për shkollim në Akade-minë Ushtarake Tokësore të Re-publikës së Turqisë.

Angazhimi i komponentit rezervë – Sipas planit të vep-rimit të MFSK për vitin 2018 edhe këtë vit është përgatitur Urdhri për angazhimin e 160 pjesëtarëve të komponentit rezervë, të cilët janë ftuar për shërbim vjetor pranë njësive të tyre prej datës 23 prill 2018 deri më 25 maj 2018.

Rekrutimi i stafit civil - Proce-si i rekrutimit të stafit civil është realizuar sipas kritereve dhe procedurave në fuqi si dhe sipas planit të aprovuar nga DASHC/MAP. Nga ky proces janë rekru-tuar tre (3) nëpunës civilë në MFSK me konkurs të jashtëm ndërsa shtatë (7) nëpunës civilë të MFSK janë rekrutuar me

konkurs të brendshëm/avancim. Trajnimet në Institutin e

Kosovës për Administratë Pub-like - Edhe gjatë këtij viti, zyrtarë civilë dhe pjesëtarë me uniformë nga MFSK/FSK, kanë ndjekur trajnimet e ofruara dhe të mba-

jtura nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), ku kanë marrë pjesë 32 nëpunës dhe oficerë të MFSK/FSK-së në trajnimet me tema të ndryshme për aftësim profesional.

AVANCIMI I MËTEJMË I KAPACITETEVE DHE MODERNIZIMIT TË MBËSHTETJES LOGJISTIKE DHE VAZHDIMI I BLERJEVE TË REJA

Gjatë vitit 2018 janë hartuar politika të reja nënsektoriale të fushës së logjistikës si në vijim: Dok-trina e logjistikës; Rregullorja për regjistrimin e automjeteve në FSK; dhe Udhëzuesin për transportin e pjesëtarëve të FSK-së.

Donacionet

Gjatë vitit 2018 kemi pranuar donacione të ndryshme nga donatorë të shumtë. Në vijim po paraqesim këto donacione në vlera dhe nga shteti që vijnë: KFOR-i Gjerman- Pajisje dhe material medicinal në vlerë: 138,729.64 €, Automjete tak-tike me vlerë: 226,432.81 €, Pajisje të ndryshme në vlerë; 12,813.44 €; Nga Qeveria Amerikane- Pajisje për mbrojtjen kimike, atomike dhe biolog-jike(MKAB) në vlerë: 794,222.91 $; Nga Qeveria Holandeze - Pajisje për diagnostikim të autom-

jeteve në vlerë: 10,223.80 €. Nga fondi TRUST- NATO-Radiolidhje dhe Pajisje HARRIS në vlerë; 370,444.38 $; Trajnim niveli 1&2 në vlerë: 18,653.00 $; dhe Transport i pajisjeve në vlerë : 10,000.00 $ . Gjithsej donacione të pranuara nga institucionet e lartcekura gjatë vitit 2018 janë: Qeveria Amerikane 794,222.91 $; Trusti NATO-s 399,097.38 $; Qeveria Holandeze 10,223,80 € dhe nga KFOR-i Gjerman 377,975.89 €.

Page 33: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

33RAPORTI VJETOR 2018

MODERNIZIMI DHE MENAXHIMI I BURIMEVE MATERIALE

Projektet e realizuara në investimet kapitale të kategorive ekonomike te të cilat janë nënshkru-ar kontratat dhe është kryer furnizimi janë: trem-bëdhjetë (13) automjete taktike (HMMWV jo të blinduara) në vlerë financiare 3,089,403.59; njëm-bëdhjetë (11) autoblinda (HMMV të blinduara) në vlerë financiare 3,348,816.02€; njëzet e dy (22) pa-jisje individuale në vlerë financiare 290,388.90€; gjashtëdhjetë (60) Video projektor me vlerë finan-ciare 17,940.00€; një (1) pirunjer fushor me vlerë financiare 98,800.00€; dhjetë (10) pajisje zëri me vlerë financiare 32,950.00€; pesëdhjetë e pesë (55) pajisje servisi me vlerë financiare 25,944.00€; një (1) aparat pompe për derivate me vlerë financia-

re 39,583.40€; një (1) motor për kërkim shpëtim me vlerë financiare 25,460.00€; dy (2) pajisje fo-tokopjues / Pluter me vlerë financiare 15,880.20€; dy (2) printer shumfunksional me vlerë financiare 9,587.50€; katër (4) pajisje telefonisë VOIP me vlerë financiare 49,940.00€; katërmbëdhjetë (14) pajisje për rrjetin optik lokal me vlerë financiare 38,685.80€; njëzet e tetë (28) pajisje mjekësore me vlerë financiare 111,017.25€; dhjetë (10) pajis-je të rrjetit IT me vlerë financiare 96,599.49€; një traktor kose me vlerë financiare 14,450.00 €; dy (2) GPS busulla me vlerë financiare 37,989.00€; katër (4) radio bateri komerciale me vlerë financ-iare 49,290.4 €.

Vazhdimi i zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore dhe ambienteve të nevojshme për punë, mësim, stërvitje dhe akomodim

Janë në përfundim e sipër pro-jektet të cilat kanë filluar në vitin paraprak 2017: Renovimi i ob-jektit të akomodimit D2 në Ka-zermën e FSK-se në Mitrovicë, vlera për të dy fazat (2017-2018 ) është 328,181.33 €; Renovimi i objektit të akomodimit për kom-panitë e FSK-se në Kazermën e Gjilanit (2017-2018), në vlerë

prej 378,516.99 €; Ndërtimi i kullës së ripelimit për kërkim- shpëtim në vlerë prej 54,474.35 € për dy fazat 2017-2018; Rikonstruktimi dhe asfaltim i rrugëve në Kazermën e FSK-së në Prishtinë (2017-2018) për të dy fazat është 495,170.06 €; Ndërtimi i objekteve për auto-larje në kazermat e FSK-së në

Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Istog, Pomozotin dhe Prizren, në vlerë prej 318,509.30 € për dy fazat ( 2017-2018). Gjithsej pesë (5) projekte në vlerë të përbashkët: 1,574,852.03 €.

Projektet kapitale në infras-trukturë të cilat kanë filluar në vitin 2018 dhe vazhdojnë edhe në vitin 2019 janë: Ndërtimi i objekteve të rojës në kazermat e FSK-së në Istog, Pomozotin dhe Prizren; ndërtimi i depove për logjistikë në Kazermën e FSK-së në Prishtinë; ndërtimi i de-pove për municion në Kazermën e FSK-së në Prishtinë; ndërtimi i objektit të akomodimit në Ka-zermën e FSK-së në Istog; ndër-timi i objektit të akomodimit në Kazermën e FSK-së në Gjilan; ndërtimi i aneksit të objektit në Kazermën e FSK-se në Gjilan etj..

Page 34: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

34 RAPORTI VJETOR 2018

ZHVILLIMI DHE AVANCIMI I KAPAC-ITETEVE EKZISTUESE TË SISTEMIT TË KOMUNIKIMIT DHE INFORMATIKËS

Bazuar në Objektivat strate-gjikë të Ministrit dhe në Direk-tivën e KOMFSK, ka vazhdu-ar bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës, në kuadër të së cilit janë organizuar tra-jnime me ekipin e ekspertëve të GK të Ajovës dhe janë shkëm-byer eksperienca me theks të veçantë në fushën e sigurisë kibernetike. Po ashtu gjatë këtij viti janë pranuar donacione përmes Fondit të Mirëbesimit të NATO-së (NATO Trust Found), me pajisje për Komunikim gjatë lëvizjes - Communication On the Move (C-OTM) me vlerë prej 399.097,38 $. Pajisjet C-OTM mundësojnë menaxhim, zgjerim

dhe mbajtje të infrastrukturës kritike të komunikimit duke re-alizuar ndërveprueshmëri për të gjitha rrjetet e komunikimit

(radio në breza të frekuencave të ndryshme, telefoni fikse dhe mobile të integruara.

Zhvillimi dhe avancimi i mëtejmë i kapaciteteve ekzistuese të sistemit të mbështetjes mjekësore

Gjatë vitit 2018 mjekësia në FSK ka funksio-nuar pa ndërprerje si në aktivitetet e përditshme, mbështetjen e njësive të FSK- së, ashtu edhe në ushtrime, operacione, stërvitje të ndryshme bren-da dhe jashtë vendit. Në kuadër të fushëveprimit profesional të shëndetësisë, MFSK-ja me me-kanizmat e vet menaxhues ministrorë dhe funk-sionalë në nivel force, ka marrë pjesë dhe ka kon-tribuar në aktivitetet me strukturat ndërqeveritare dhe ndërinstitucionale në procesin e ngritjes dhe fuqizimit të mekanizmave shtetërorë.

Bashkëpunimi me institucionet vendore në fushën e mjekësisë - ka qenë aktiv dhe i an-gazhuar në të gjitha takimet e rregullta me Odën e Mjekëve të Kosovës (OMK). Gjatë vitit 2018 është bërë edhe anëtarësimi i mjekëve të FSK-së në Odën e Mjekëve të Kosovës. Në aspektin log-jistikë kemi mbështetur Shoqatën e Kardiologëve të Kosovës gjatë muajit shtator për realizimin e aktivitetit të tyre vullnetare në qytetin e Prishtinës

dhe të Prizrenit. Gjithashtu kemi ofruar mbështetje edhe për

Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut gjatë aktivitetit humanitar të Javës së Dhurimit Vullnetar të gjakut, i cili është mbajtur në Prisht-inë. Këtij aktiviteti i janë bashkangjitur edhe 24 pjesëtarë të FSK-së.

Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut -Si çdoherë edhe këtë vit dhurimi vullnetar i gjakut është bërë pjesë tradicionale e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe MFSK-së. MFSK-ja në koordin-im me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK), gjatë muajit janar dhe gusht, kanë organizuar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut ku kemi pasur një përgjigje masive nga ana e zyrtarëve të MFSK-së, oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, duke dhuruar gjithsej 983 doza të gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi

Page 35: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

35RAPORTI VJETOR 2018

për kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë muajit gusht 2018, një delegacion nga QKTGJK ka ndarë mirënjohje për komandantin e FSK-së.

Trajtimet mjekësore në Turqi.- Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit të MFSK-së dhe SHP të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjatë vitit 2018, për trajtim mjekësor në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë Turke - Gul-hane Military Medical Academy (GMMA) Gul-hane Askeri Tip Akademisi(GATA) janë dërguar për shërim 33 pacientë.

Në kuadër të bashkëpunimit me partnerët ndër-kombëtarë gjatë vitit 2018, janë realizuar shume aktivitete për avancimin e mëtejmë të kapac-iteteve ekzistuese dhe atyre të reja në fushën e mjekësisë, përmes trajnimeve të ndryshme, kon-ferencave dhe punëtorive brenda dhe jashtë ven-dit. Nga ODC është organizuar trajnimi ‘’Opera-cionet dhe taktikat ne kujdesin e të lënduarve” i cili është mbajtur në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore Amerikane DITRA. Pjesëmarrës në këtë trajnim kanë qenë 20 pjesëtarë të FSK-së, 20 nga SHSKUK, AME dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Gjatë muajit mars dy pjesëtarët e FSK-së OR-3 Kushtrim Hyseni dhe OR-3 Besart Ejupi kanë fi-tuar “Bexhin e Ekspertit të Mjekësisë Fushore”, i cili është mbajtur ne Qendrën e Ushtrisë Ameri-kane në Granfenwohr-Gjermani. Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane është mbajtur trajnimi ‘’Menaxhimi Taktik i Traumës’’. Trajnimi është mbajtur nga instruktorë të Kompanisë së Mjekë-sisë pjesëmarrës kanë qenë Policë Kufitarë të Kosovës dhe pjesëtarë të FSK-së. Nga 5 anëtarët

e ekipit të IOWA-së është mbajtur punëtoria me temën: “Analiza e Ushtrimeve Fushore Shqiponja 5 dhe 6”. Gjithashtu nga oficer të IOWA-se është mbajtur punëtoria’’ Planifikimi i operacioneve mjekësore’’. Pjesëmarrja në punëtorinë e orga-nizuar nga Qendra për Parandalimin edhe Kon-trollin e Sëmundjeve është realizuar takimi me përfaqësuesit e QEPK, European Centre for Dis-ease Prevention and Control ( ECDC). Bazuar në planin bilateral me SHBA gjashtë (6) pjesëtarë të FSK-së kanë marr pjesë në trajnimin ‘Zhvillimi i Liderëve të Rinj të MILMED II”. Pjesëmarrja në punëtorinë e organizuar nga NALT- (Nato Advisor Leasing Team), me temën ‘’Building Integrity” Punëtoria e cila është realizuar në Hotel Emerald. Pjesëmarrja në trajnimin ‘’Zhvillimi i Sistemit Shëndetësor’’, i organizuar nga ODC ndërsa i re-alizuar nga DIMO (Defense Institution Medical Operation ). Në kuadër të bashkëpunimit bilater-al FSK-ja ka pranuar donacion nga Kontingjenti i KFOR-it Gjerman në Prizren një sasi të barërave dhe materialit mjekësor.

Procesi i ekzaminimeve mjekësore - Në kuadër të planit janë kryer shumë ekzaminime mjekësore për kadetët e përzgjedhur për vitin akademik 2018/2019 brenda dhe jashtë vendit, pjesëtarët të cilët kanë aplikuar për njësinë e re- Kompania për Operacione me Civilët në FSK, gjithashtu edhe për 37 kandidatë të komunitetit joshumicë të cilët kanë aplikuar për shërbim në FSK. Pas përfun-dimit të ekzaminimeve mjekësore është bërë edhe shqyrtimi i të gjitha rasteve mjekësore nga ana e Bordit Mjekësor ku edhe janë nxjerr rekomandi-met profesionale për rastet përkatëse.

Page 36: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

36 RAPORTI VJETOR 2018

MENAXHIMI I FINANCAVE DHE REALIZIMI I BUXHETIT PËR VITIN 2018

Buxheti i aprovuar për MFSK për vitin 2018 si-pas Ligjit Nr. 06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 është 53,667,392.99€, i ndarë sipas kategorive ekonomike si në vijim: Paga dhe mëditje – 22,195,047.99€, apo 41% me totalin e buxhetit; Mallra dhe shërbime – 11,792,345.00€, apo 22% me totalin e buxhetit; Shpenzime komu-nale - 950,000.00€, apo 2% me totalin e buxhe-tit dhe Shpenzime kapitale- 18,730,000.00€, apo 35% me totalin e buxhetit.

Buxheti i vitit 2018 sipas llojit të shpen-zimeve është ndarë në: Shpenzime operative 34,937,392.00 euro apo 65% dhe Investime ka-pitale 18,730,000 euro apo 35% me numër të stafit prej 3324. Investimet kapitale në vlerë prej 18,730,000€ përfshijnë: Armatim në vlerë prej 1,434,400.00€ (8%); Infrastrukturë 3,498,600€ ( 19% ) ndërsa Automjete, pajisje dhe sisteme të rrjeteve 13,797.000.00 € (74%).

Ndryshimet e buxhetit për vitin 2018 - pas shkresës së Ministrisë së Financave ,,Përmbyllja e vitit fiskal 2018’’, MFSK pas analizave ka identifikuar kursimet e mundshme nëpër kategori ekonomike. Pas këtyre ndryshimeve (kursimeve), buxheti aktual është 52,299,216.99€ i ndarë si-

pas kategorive ekonomike: Paga dhe mëditje- 22,066,223.99€, apo 42% me totalin e buxhetit;, Mallra dhe shërbime- 11,692,345.00€, apo 22 % me totalin e buxhetit;, Shpenzime komunale - 950,000.00€, apo 2% me totalin e buxhetit dhe Shpenzime kapitale- 17,590,648.00€, apo 34% me totalin e buxhetit. Buxheti sipas llojit të shpenzi-meve pas kursimeve buxhetore është: Shpenzime operative – 34,708,568.99€ ( 66%) të totalit të buxhetit dhe investime kapitale 17,590,648.00€ ( 34%); Projektet kapitale pas kursimeve në vlerë prej 17,590,648.00€ përfshijnë: Municion dhe pjesë për armatim- 956,920€ (5%); Infrastrukturë- 3,623,486.00€ (21%), ndërsa Automjete, pajisje dhe sisteme të rrjeteve – 13,010,242€ ( 74%).

Dallimi në mes buxhetit fillestar me buxhetin pas kursimeve, është 1,368,176.00€ apo 2.55% me buxhetin e aprovuar në vlerë prej 53,667,392.99€. Kursimet buxhetore sipas kategorive ekonomike janë: Paga dhe mëditje 128.824€, Mallra dhe shërbime 100,000.00€ dhe Shpenzime kapitale 1,139,352.00€.

Shpenzimi i buxhetit për periudhën Janar - Dhjetor të vitit 2018 është 46,950,000.31 euro apo 95%.

IMPLEMENTIMI I STRATEGJISË PËR MBËSHTETJE TË KOMUNITETEVE JOSHUMICË DHE I POLITIKAVE RRETH TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE BARAZISË GJINORE

Angazhimi në implementimin e strategjisë për rritjen cilësore të numrit dhe kuadrit të rekrutëve nga stafi ushtarak dhe civil nga radhët e komuniteteve joshumicë

MFSK/FSK-ja angazhohet në mënyrë transparente në çështjet e integrimit të komuniteteve, aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballen pjesëtarët e komu-niteteve joshumicë në FSK. Andaj përkushtimi dhe qëllimi është implementimi i Strategjisë për integrimin e qëndrueshëm të komuniteteve jo shumicë në

FSK dhe Planit të Veprimit në periudhën 2017/2020. Detyra kryesore e MFSK/FSK-së është krijimi dhe ruajtja e shumetnic-itetit, posaçërisht me qëllim të tranzicionit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Sigurisë së Kosovës me mision të ri.

Në tremujorin e parë të këtij viti është bërë një sondazh me

temën "Qëndrimi i pjesëtarëve të FSK-së nga komunitetet joshu-micë për tranzicionin e FSK-së në FSK me mision të ri. Ky hulumtim u krye nga Ministria e Forcës së Sigurisë në bash-këpunim me Zyrën për Çësht-je të Komuniteteve dhe Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NA-TO-së (NALT). Hulumtimi u

Page 37: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

37RAPORTI VJETOR 2018

krye në tremujorin e parë 2018, nga 50 pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb. Si instrument hulumtimi është përdorur një pyetësor, i cili është përpiluar në bashkëpunim dhe koordinim me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-së (NALT) ku edhe është kryer hulumtimi. Pyetësori përm-bante pyetje në lidhje me besimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë lidhur me misionin e FSK-së, qëndrueshmërinë shu-metnike të FSK-së dhe qëndrim-in e pjesëtarëve të FSK-së nga

komuniteti serb për tranzicionin e FSK-së në FSK me mision të ri. Qëndrimi i të anketuarve ishte si vijon: të gjithë të anketuarit treguan një perceptim pozitiv të misionit të FSK-së, është një besim i sinqertë se përbërja ak-tuale e FSK-së është shumetni-ke, pasi të gjitha komunitetet etnike janë të përfaqësuara. Ata mendojnë se qëndrueshmëria e FSK-së si një forcë shumetnike nuk duhet të jetë dëshirë dhe in-sistim i aktorëve ndërkombëtarë, por është dëshirë dhe vullnet i

sinqertë i komunitetit shumicë. Prania e entuziazmit pozitiv në të anketuarit nga komuniteti serb ka rezultuar me t’u bërë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe duke besuar në misionin e FSK-së. Lidhur me çështjen e tranzicionit të FSK-së ishte qën-drim i përbashkët i të anketu-arve se janë skeptikë, për shkak të vazhdimësisë së presioneve, shantazheve, kërcënimeve dhe veprimeve të tjera politike e jo politike të Republikës së Ser-bisë.

TAKIMET E RREGULLTA ME KOMUNITETET JOSHUMICË NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS

Janë mbajtur takime të rregullta me pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në të gjitha njësitë e FSK-së. Takimet kishin për qëllim: të vlerësohet gjendja reale e komuniteteve, cilat janë proble-met dhe kërkesat e komuniteteve, në mënyrë që të punohet për zgjidhjen e tyre si dhe adresohen problemet gjatë rrugës së suksesshme të integrim-it të komuniteteve në Forcën e Sigurisë. Vlen të theksohet se marrëdhëniet ndëretnike në FSK janë shumë të mira dhe nuk ka asnjë problem. Të gjitha komunitetet janë të integruara dhe janë mjaft të kënaqura me trajtimin e tyre nga ana e komunitetit shumicë.

FSK-ja si institucion shumetnik në fillim të këtij viti kishte përmbushur përqindjen e kënaqshme të pjesëtarëve të komuniteteve prej 11.17%, mirëpo në gjysmën e vitit 2018 pas demobilizimit të një

numri të caktuar të pjesëtarëve të komunitetit serb si pasojë e shantazheve, kërcënimeve dhe presion-eve të ushtruara brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës nga komuniteti i tyre serb, kjo përqindje ka rënë në 8.34%.

Bashkëpunimi rajonal- në Akademinë Ushtar-ake në Maqedoni ka diplomuar një kadet i komu-nitetit boshnjak. Është gjenerata e tretë e oficerëve të FSK-së që kanë përfunduar me sukses studimet në këtë Akademi Ushtarake, si dhe ka dhënë be-timin një (1) kadet për fillimin e studimeve akade-mike dhe në ceremoni morën pjesë përfaqësuesit e Ambasadës dhe prindërit e kadetit. Në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë janë duke studiuar 8 ka-detë dhe kryesisht vijnë nga komunitet joshumicë, 6 kadetë janë nga komuniteti boshnjak, ndërsa 2 kadetë nga komuniteti shumicë shqiptar.

Page 38: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

38 RAPORTI VJETOR 2018

AVANCIMI I OFRIMIT TË MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE JODISKRIMINUESE NË MFSK DHE FSK KRAHAS POLITIKAVE MBI RESPEK-TIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE BARAZ-ISË GJINORE

Gjatë vitit 2018, MFSK-ja ka zhvilluar një varg aktivitetesh për përmbushjen e objektivave në avancimin e ofrimit të mundësive të barabarta dhe jodiskriminuese në MFSK dhe FSK krahas poli-tikave për respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore dhe mbrojtës nga diskriminimi. Gjatë kësaj periudhe është iniciuar rishikimi dhe harmonizimi i Politikës për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore në MFSK dhe FSK, komfor lig-jeve aktuale në fuqi dhe Strategjisë për integrim të komuniteteve joshumicë në MFSK/ FSK. Janë realizuar takime me pjesëtarët e komuniteteve joshumicë nw tw gjitha kazermat e FSK-së. Vizitat kishin për qëllim vlerësimin e situatës reale në respektimin e të drejtave të njeriut. Me qëllim të ngritjes së transparencës, mundësive të barabarta dhe jodiskriminuese në MFSK dhe FSK, gjatë kësaj periudhe raportuese ka monitoruar këto procese: Bordin për trajnime bilaterale, Komisionin përzg-jedhës për zhvillimin e procedurave të rekrutimit të brendshëm si dhe Bordin për përzgjedhjen e kade-tëve për vitin 2018/2019 ,të cilët kanë konkurruar në: FSK-Qendra për Studime Universitare (QSU); Republika Federale e Gjermanisë; Republika e Turqisë; Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kroacisë. Bordet kanë qenë të komponuara në paj-tim me politikat dhe rregulloren e rekrutimit, qoftë në aspektin gjinor, etnik, me pjesëmarrje të stafit ushtarak dhe civil. Procesi i rekrutimit të kadetëve për vitin 2018/2019, ka përfunduar dhe si rezultat

janë pranuar 4 vajza për kadetë që do t’i ndjekin studimet në akademitë e lartcekura.

Përzgjedhja e femrave për kadetë të FSK në 3 vitet e fundit në bazë të parimit të mundë-sive të barabarta është një aspekt i rëndësishëm i demokratizimit të shoqërisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Institucioni e vlerëson përmirë-simin e vazhdueshëm të përfshirjes së grave dhe progresin e karrierës së tyre për t’i përmbushur objektivat dhe standardet përfshirë mbrojtjen nga çdo formë e diskriminimit dhe ngacmimit. Bazuar në statistikat aktuale MFSK-ja, ka bërë progres në zbatimin e politikave të Ministrisë për sa i për-ket çështjeve gjinore dhe të komuniteteve, në për-puthje me standardet vendore dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Numri i përgjithshëm i stafit civil në MFSK është 133, nga ky numër 97 janë djem dhe burra ndërsa 36 janë vajza dhe gra, ndërsa numri i përgjithshëm i stafit civil në FSK është 100, prej tyre djem dhe burra janë 83, vajza dhe gra janë 17. Numri i përgjithshëm i stafit civil në MFSK dhe FSK gjithsej është 233 ose 98.73%, prej tyre 180 janë djem dhe burra ose 77.25%, va-jza e gra janë 53 apo 22.75% prej tyre 5 janë nga komuniteti joshumicë. Pozita udhëheqëse në stafin civil të MFSK të cilat udhëhiqen nga gratë janë pesë (5), 2 prej tyre udhëheqin departamente ndër-sa, tri (3) udhëheqin njësi në kuadër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë. Sipas këtyre të dhënave i bie se numri i vajzave dhe grave që janë në pozita

Page 39: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

39RAPORTI VJETOR 2018

udhëheqëse në MFSK është shumë i vogël në kra-hasim me numrin e djemve dhe burrave që mbajnë këto pozita. Numri i përgjithshëm i stafit ushtarak dhe civil në MFSK dhe FSK është 2834, prej tyre 2560 janë djem dhe burra apo 90.33 %; vajza dhe gra janë 274 apo 9.67% ndërsa, 205 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë, shprehur në përqind-je 7.23 %. Ushtaraket në FSK mbajnë pozita të rëndësishme në nivel komandues: si komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, komandant kompanie, komandant togu etj. e që numri i ofice-reve femra është 22 ose 6.21% në kuadër të num-rit të përgjithshëm të oficerëve në FSK. Grada më e lartë e gruas në uniformë në FSK është Gjeneral Brigade.

Zyrtaret për të Drejta të Njeriut në bashkëpun-im me Departamentin Ligjor në MFSK, kanë mba-jtur prezantime nëpër njësitë e FSK-së ku kanë marrë pjesë burra dhe gra, vajza e djem si dhe pjesëtarë nga komunitetet. Temat e prezantuara para pjesëmarrësve ishin: Barazia gjinore, politikat dhe praktikat bashkëkohore si dhe Kodi i Mirës-jelljes për Pjesëtarët e FSK-së. Gjatë kësaj periu-dhe raportuese janë mbajtur tri prezantime: 1) në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 2) në BAT e II në Istog dhe 3)në Batalionin e III në Mitrovicë. Po ashtu në BAT e III në Mitrovicë është mbajtur seminarin me temën: Promovimi

dhe rritja e vetëdijesimit të vlerave të forcës shu-metnike dhe kanë marrë pjesë 24 pjesëtarë nga të gjitha komunitetet, prej tyre 4 femra.

Me qëllim të informimit për të drejtat dhe përg-jegjësitë e personelit ushtarak dhe civil në MFSK, është shpërndarë pakoja ligjore për të drejtat e nje-riut: Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L- 020; Lig-ji për Mbrojtje nga Diskriminimi Nr. 05/L – 021; dhe Ligji për Avokatin e Popullit Nr. 05/L- 019. Po ashtu është shpërndarë edhe Udhëzimi Admin-istrativ për masat e veçanta që parasheh Ligji për Barazi Gjinore për regjistrimin e pronës së palua-jtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve si dhe ka vendosur posterë me rastin e vazhdimit edhe për një vit të masës afirmative.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas MFSK-ja, iu është bashkëng-jitur fushatës gjatë “16 ditëve të aktivizimit” duke vendosur kordelen e bardhë në ballinën e Faqes Zyrtare të MFSK-së; në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kemi marrë pjesë në kon-ferencën rajonale “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” si dhe kemi vazhduar me bashkëpunim me insti-tucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, në aktivitete të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, me ZÇM, ABGJ, Avokati i Popullit (IAP), OJQ, RRGK, KFOR etj.

Page 40: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

40 RAPORTI VJETOR 2018

Page 41: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

41RAPORTI VJETOR 2018

Page 42: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

42 RAPORTI VJETOR 2018

VIT I VENDIMEVE TË MËDHA PËR FSK-NË.................................................................................3PËRGATITJA E DOKUMENTEVE LIGJORE, PLANIFIKUESE DHE PROCEDURALE NË FUNKSION TË KRIJIMIT TË PARAKUSHTEVE PËR

TRANZICIONIN E FSK-SË.................................................................................................................5PLOTËSIMI I DOKUMENTEVE KONCEPTUALE, STRATEGJIKE,

DOKTRINARE, PROCEDURALE DHE PLANIFIKUESE PËR MFSK/MM DHE FSK..............8

PARAPËRGATITJET PËR FAZËN E PARË TË PROCESIT TË TRANZICIONIT.......................9

PËRFAQËSIMI NDËRKOMBËTAR I FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS NGA LIDERSHIPI I MINISTRISË DHE FORCËS.......................................................10

PJESËMARRJA E SUKSESHME E USHTARAKËVE TË FSK-SË NË GARA NDËRKOMBËTARE..............................................................................................................14

THELLIMI I BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET E SIGURISË DHE MBROJTJES ME SHBA-TË DHE VENDET TJERA PARTNERE ME SYNIM INTEGRIMIN NË STRUKTURAT RAJONALE TË SIGURISË DHE NË NATO.................................................15

BASHKËPUNIMI DHE KOORDINIMI ME ATASHETË E HUAJ USHTARAKË TË AKREDITUAR NË KOSOVË DHE ME ATASHETË E FSK-SË..............................................16

ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT ME ZYRËN E BASHKËPUNIMIT TË MBROJTJES TË SHBA-VE (US ODC) DHE GARDËN KOMBËTARE TË AJOVËS........................................17

ANGAZHIMI PËR INTEGRIM NË INICIATIVA DHE ORGANIZATANDËRKOMBËTARE TË SIGURISË..................................................................................................18

PJESËMARRJA NË USHTRIMET DHE OPERACIONET E PËRBASHKËTA ME VENDET ANËTARE DHE PARTNERE TË NATO-S..............................19

MIRËMBAJTJA DHE AVANCIMI I KAPACITETEVE DHE AFTËSIVE OPERACIONALE PËR REAGIM NË KRIZA DHE MBËSHTETJE TË AUTORITETEVE CIVILE...................................................................................................................20

PËRMBAJTJA

Page 43: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

43RAPORTI VJETOR 2018

REALIZIMI I SUKSESSHËM I OPERACIONEVE DHE PROJEKTEVE NË MBËSHTETJE TË AUTORITETEVE CIVILE DHE TË SIGURISË E MIRËQENIES SË QYTETARËVE NË PËRGJITHËSI SI DHE PJESËMARRJES NË OPERACIONE NDËRKOMBËTARE.................21

OPERACIONET DHE PROJEKTET NË MBËSHTETJE USHTARAKE TËAUTORITETEVE CIVILE (MUAC).................................................................................................22

AVANCIMI I STANDARDEVE TËTRANSPARENCËS DHE LLOGARIDHËNIES SI DHE NGRITJA E FORCIMI I INTEGRITETIT, KREDIBILITETIT DHE IMAZHIT INSTITUCIONAL................................................................................................................................26

AVANCIMI I STANDARDEVE NË MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN DHE MEDIAT.......27

MFSK DHE FSK EDHE KËTË VIT, TË GJASHTIN ME RADHË, PRIJNË SI INSTITUCIONET MË TË BESUESHME TË SIGURISË NË VEND.............................................28

NGRITJA E PROFESIONALIZMIT TË PERSONELIT, MODERNIZIMIT TË SISTEMEVE DHE PAJISJEVE, MBËSHTETJES LOGJISTIKE DHE INFRASTRUKTURËS SI DHE MENAX

HIMIT TË FINANCAVE.....................................................................................................................29

AVANCIMI I MËTEJMË I KAPACITETEVE DHE MODERNIZIMIT TË MBËSHTETJES LOGJISTIKE DHE VAZHDIMI I BLERJEVE TË REJA......................................32

MODERNIZIMI DHE MENAXHIMI I BURIMEVE MATERIALE..............................................33ZHVILLIMI DHE AVANCIMI I KAPACITETEVE EKZISTUESE TË SISTEMIT TË KOMUNIKIMIT DHE INFORMATIKËS....................................................................................34

MENAXHIMI I FINANCAVE DHE REALIZIMI I BUXHETIT PËR VITIN 2018 IMPLEMENTIMI I STRATEGJISË PËR MBËSHTETJE TË KOMUNITETEVE JOSHUMICË DHE I POLITIKAVE RRETH TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE BARAZISË GJINORE...........................................................................................................................36

TAKIMET E RREGULLTA ME KOMUNITETET JOSHUMICË NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS................................................................................................37

AVANCIMI I OFRIMIT TË MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE JODISKRIMINUESENË MFSK DHE FSK KRAHAS POLITIKAVE MBI RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE BARAZISË GJINORE...................................................................38

Page 44: RAPORTI VJETOR 2018 · për vitin 2018 dhe raporteve periodike për Sek-retariatin Koordinues të Qeverisë mbi shkallën e ... të gjitha matjet e opinionit publik, në gjashtë

MINISTRIA E MBROJTJESMINISTARSTVO ODBRANE

MINISTRY OF DEFENCE