punime të kuvendit legjislatura e 16-të viti 2004, nr.4 - 5 - 6 · 2009-06-07 · krimi i...

332
Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2004, nr.4 - 5 - 6

Upload: others

Post on 05-Mar-2020

7 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 16-tëViti 2004, nr.4 - 5 - 6

  • Libri 4, fq. 1015 - fq. 1346Libri 5, fq. 1349 - fq. 1659Libri 6, fq. 1661 - fq. 2016Ribotim, 2009Botimi i parë: libri 4,5,6, viti 2007

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 2004

    4

    Tiranë, 2009

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • 1019

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 16-tëSesioni i gjashtë

    E hënë, 03.05.2004Seanca e pasdites, ora 18:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Servet Pëllumbi

    Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë, hapimseancën.

    Në seancën e sotme kemi mocion për debat,lidhur me raportin e Komisionit Evropian, viti 2004,mbi procesin e stabilizim-asociimit.

    Për procedurë e ka fjalën zoti Ndoka.Nard Ndoka – Falemnderit, zoti Kryetar!Unë besoj që një ndër kriteret më kryesore tuaja,

    si Kryetar Parlamenti është zbërthimi i Rregullores.Kemi një kërkesë nga dy grupe parlamentare, Grupii Partisë Demokrate të Re dhe Grupi Parlamentartë Partisë Republikane. Në bazë të Rregullores çdomocion për debat do të shoqërohet nga njëprojektrezolutë. Në rastin konkret, grupi parlamentarqë ka paraqitur një projektrezolutë për miratim, ështëGrupi Parlamentar i Partisë Demokrate të Re. Besojse ju doni t’i anashkaloni. Këto janë probleme qëmund të jenë në konsultim pas grupeve, por ju nëqoftë se vendosni në mënyrë arbitrare është e disataherë që bëni veprime të tilla pa u konsultuar mekryetarët e grupeve parlamentare.

    Zoti Kryetar, bëni gabim. Për ne kjo Rregullore

    është e shenjtë. Dhe unë nuk kam pasur kohë tëtepërt për të shkruar kërkesën në bazë të Rregulloreskushtetuese, por që është një projektrezolutë e gjatëdhe kërkoj miratimin në seancë. Në të njëjtën kohë,shohim paralelisht me këtë dhe një projektrezolutëtë paraqitur nga grupi socialist. Edhe kjo është nëkundërshtim me Rregulloren, ku projektrezolutatparaqiten në mbledhjen e Byrosë Parlamentare dheaty mund të ketë bisedime për miratimin e njëprojektrezolute, në qoftë se do kemi ide të tilla. Pra,ju e shkelni dy herë Rregulloren. Një herë duke eanashkaluar kërkesën e ligjit me të drejtë, në bazëtë Rregullores, duke futur një grup parlamentar i cilinuk influencon në kriteret e Rregullores dhe për herëne dytë që futi një projektrezolutë të paraqitur ngagrupi socialist, sipas dëshirës suaj, duke thyerpërsëri Rregulloren e Kuvendit. Nuk e kuptoj se psejanë të tilla veprimet nga ana juaj, në mënyrëarbitrare, pa u konsultuar më parë? Nuk është ndonjëgjë e madhe, sepse dhe mund të merremi vesh metë gjitha grupet parlamentare, ose më tepër me tëopozitës, por janë veprimet tuaja për t’i ngatërruar

  • Viti 2004

    1020

    Legjis latura e 16-të

    më tepër punët, për t’i shkelur Rregulloren e Kuvenditose për të përplasur dhe dy persona që nuk janëpërplasur deri tani në Kuvendin e Shqipërisë.

    Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Ndoka!Nuk ka asnjë lloj ngatërrese dhe as një lloj

    arbitrariteti. Çdo gjë është në përputhje meRregulloren. Sipas Rregullores, kur ka dy kërkesatë njëjta merret ajo kërkesë që është paraqiturpërpara. Kërkesa e parashtruar nga zoti Mediu ështëe datës 02.04.2004, kërkesa juaj është e datës05.04.2004.

    Përsa i përket projektrezolutave, ne i kemishpërndarë t’i kenë deputetët dhe këtu, gjithashtu,nuk ka asnjë shkelje, madje dhe një grup deputetëshnë qoftë se dëshiron të bëjë një projektrezolutë mbibazën e debatit, mund ta bëjë, ta shpërndajë, pastajse miratohet ose jo është çështje e seancës. Nukka asnjë lloj shkeljeje të Rregullores, asnjë llojarbitrariteti.

    Po zoti Topi.Bamir Topi – Falemnderit, zoti Kryetar!Në fakt po diskutojmë, ose më mirë do të

    diskutojmë për një çështje mjaft të rëndësishme qëka të bëjë me stabilizimin dhe asociimin eShqipërisë. Natyrisht, sot nuk do të diskutojmë nëmënyrë specifike për problemin e të përndjekurvepolitikë, kështu që nuk e shoh të arsyeshme që tëvazhdojë fobia nga ana e maxhorancës për të rrethuarParlamentin me forca të mëdha policore. Do t’ju bëjathirrje që t’i drejtoni përfaqësuesit në ekzekutivinshqiptar që të japë porosi që Parlamenti të zhvillojëpunimet me një klimë civile, jo rrethuar me ushtarakë.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Fjalën e ka zoti Berisha.Sali Berisha - Zoti Kryetar,Nuk mundet që ne të diskutojmë për integrim

    në një Parlament që sot i shëmbëllen një kampipërqendrimi ose burgu, për sa i përket rrethimit. Nërast se Qeveria është e tmerruar, e garantoj se nukbie rrufeja në hale. Hiqeni rrethimin e Parlamenti qëtë vazhdojmë punimet normalisht.

    Servet Pëllumbi – Nuk ka asnjë lloj rrethimi,zoti Berisha. Policia zbaton ligjin për institucionet.

    Sali Berisha - Zoti Kryetar, hiqeni rrethimin,sepse ne nuk diskutojmë të rrethuar. Urdhëro të hiqetrrethimi i Parlamentit. Ne diskutojmë këtu përintegrimin e vendit në Evropë dhe nuk mund tëdiskutojmë me një rrethim policesk. Në qoftë setjetrin e ka kapur frika dhe lemeria, le ta ketë kapur.Sot rendi i ditës është për ligjin për të përndjekuritpolitikë. U kërkoj atyre mirëkuptimin, sepse Evropa

    ka qenë ëndrra për të cilën ata sakrifikuan me qindramijëra jetë, shekuj e vite rinie, ndaj nuk mund tëmos ndalemi në këtë problem kaq të rëndësishëm.Të lutem shumë, hiq rrethimin. Ne në Parlament podiskutojmë për një raport të Bashkimit Evropian. Nërrethim ne nuk diskutojmë. Hiqe rrethimin, dil eurdhëro. Edhe në diktaturë nuk vihej një rrethim itillë. Ju mbyllni derën kryesore dhe i fusni nga vrimatë tjera. Ky është turp. Pezullo seancën 5 minuta,hiq rrethimin normalisht.

    Servet Pëllumbi – Po, zoti Lesi.Nikoll Lesi – Zoti Kryetar,I kujtoj zotit Berisha që ka një javë që nuk

    ndodhet në Shqipëri, se sot rrethimi i Parlamentitështë lule në krahasim me dy seanca të tjera qëishin blinduar mbi 2 mijë forca.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë,Nuk kam dhënë ndonjë urdhër për rrethim

    Parlamenti. Policia vepron sipas ligjit.Zotërinj deputetë, në qoftë doni të sabotoni dhe

    këtë seancë kaq të rëndësishme për diskutimin eRaportit të Parlamentit Evropian, atëherë është punajuaj. Më vjen shumë keq që po e ndryshoni prioritetine gjërave krejtësisht.

    Zoti Mediu, keni fjalën.Fatmir Mediu – I nderuar zoti kryetar!Të nderuar kolegë deputetë!1 maji ishte një ditë e shënuar për evropianët

    dhe për vendet që iu bashkuan Bashkimit Evropian,mendoj se ishte dhe për të gjithë vendet të cilataspirojnë anëtarësimin në familjen evropiane. Unëdua të shpreh kënaqësinë dhe urimet më të mira nëemër të Partisë Republikane, por besoj dhe tëKuvendit të Shqipërisë për të gjitha ato vende që iubashkuan familjes evropiane, duke treguar tashmëqë Bashkimi Evropian është një bashkim i vleravetë së kaluarës, por dhe të sotmes, duke futur nëgjirin e vet dhe vende të cilat vuajtën në sistemin ediktaturës por që u mësuan t’u përgjigjen kërkesavedhe standardeve të Bashkimit Evropian për të qenëpjesë e kësaj familjeje të nderuar. Në të njëjtën kohë,është për të ardhur keq që ditën e 1 majit në rrugëte Tiranës u rishfaq fantazma e diktatorit, duke bërëqë të kemi një pamje krejt tjetër nga ajo që kishtenë vendet e tjera evropiane. Për këtë arsye, debati isotëm ka një rëndësi të veçantë për ne siparlamentarë, për të treguar se ne arrijmë të gjejmëpërgjegjësitë tona për problemet e mëdha, qëshpjegon qartë Raporti i Komisionit Evropian. Në tënjëjtën kohë, institucioni i Parlamentit nuk mund të

  • 1021

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    bëhet pjesë në mungesën e përgjegjësisë që shfaqQeveria, dhe pavarësisht se Qeveria është produktsocialist keni në dorë të tregoni se nuk mund tëpajtoheni me një qeverisje, e cila në mënyrësistematike po shkatërron shpresën tonë tëpërbashkët për të ardhmen evropiane, dukeshndërruar Parlamentin në një shtojcë pa vlerë tëQeverisë. Është në të drejtën tuaj që sot tregojmëse e ardhmja jonë evropiane qëndron mbi servilizminpolitik, se nuk mund të jeni thjesht numra që votoniose zëdhënës pa gjykim të një qeverie, e cila po ibën sfidë popullit që e ka votuar, por dhe vetëEvropës. Çdokush nga ne ka sot disa pyetje për tështruar. Pse Raporti i Bashkimit Evropian është injëjtë, për të mos thënë më i keq se raporti i dyviteve të shkuara? Pse Shqipëria nuk zhvillonzgjedhje të lira dhe të barabarta? Pse në Shqipërika progres të kufizuar? Pse krimi i organizuar dhekorrupsioni është kaq potent në vendin tonë dhe kue ka ai mbështetjen? Pse mungon vullneti politikpër integrimin evropian? Një pyetje më konkrete përKryeministrin Nano edhe në cilësinë e liderit të“maxhorancës progresiste”, që nuk progresion dot.Kur do të nënshkruhet Marrëveshja e StabilizimAsociimit. Meqenëse çdo njëri është i prirur tëbesojë se Kryeministri duhet të jetë serioz kur aideklaron se marrëveshja e stabilizim-asociimit dotë nënshkruhet brenda presidencës italiane ose asajirlandeze, ku e gjen kurajën Qeveria të sfidojë hapurBashkimin Evropian dhe popullin shqiptar? Po tëlexohet me vëmendje raporti ka dhe shumë pyetjetë tjera për çdo aspekt të zhvillimit të vendit, duketreguar qartë se monitorimi i bërë nga BashkimiEvropian nuk është bazuar mbi perceptimin, por mbirealitetin tonë. Nuk është bazuar në paaftësinë eambasadorit të qeverisë, por mbi një realitet tëndjekur dhe të monitoruar në mënyrë rigoroze ngaBashkimi Evropian karshi një qeverie krejt të paaftë.Ndokush mund të gjykojë se këto që unë ngre janëthjesht pretendime të një përfaqësuesi të opozitësdhe unë natyrisht dua të theksoj që në fillim se jampërfaqësuesi i saj dhe çdo shprehje ose shqetësimi këtij raporti, është shprehje e gjykimit dheshqetësimit tonë si opozitë, sepse për ne integrimievropian ka qenë dhe mbetet qëllimi primar. Por,nëse nuk keni dashur asnjëherë të dëgjoni zërin eprotestës dhe zërin tonë, sot të gjithë mund t’idëgjoni dhe lexoni të gjitha pretendimet dheshqetësimet tona edhe nga raportet ndërkombëtare.Komisionari i nderuar i Bashkimit Evropian, zotiPaten, të cilin me etiketimet tuaja doni ta shndërroni

    në armik të shqiptarëve ka nënvizuar:“Më vjen keq të theksoj se raporti i këtij viti është

    i ngjashëm me atë të një viti më parë dhe të vititpararendës. Qeveria Shqiptare thotë se Europa ështëprioritet, por realiteti në Shqipëri është ndryshe. Ataqë përfitojnë nga veprimet e paligjshme e çojnëvendin mbrapa dhe heqin shanset për zhvillimin enjë biznesi normal. Kjo do të thotë se QeveriaShqiptare për dy vjet ka hequr mundësinë për tëpërfituar shqiptarët nga integrimi evropian. I ka hequrmundësinë atyre të lëvizin të lirë ose të ndërtojnënjë ekonomi të qëndrueshme. Çfarë thekson Raportii Komisionit Evropian? Reformat në Shqipëri kanëqenë të kufizuara. Mangësi serioze u vunë re gjatëzgjedhjeve të tetorit, duke mos arritur standardet ekërkuara ndërkombëtare. Korrupsioni i përhapur dhekrimi i organizuar kërcënojnë stabilitetin dheprogresin”.

    Një muaj pas publikimit të raportit, disa ditë mëparë, komisionari Paten theksoi në Budenstagungjerman se krimi i organizuar është problem ilemerisur në Shqipëri dhe ky problem ështëeksportuar në shumë vende anëtare të BashkimitEvropian. Në këtë moment nuk mund të pretendojse ka një shfaqje të qartë të vullnetit politik tënevojshëm për t’u marrë me këtë problem. Shqipëriaduhet të demonstrojë kapacitetin e nevojshëm përzbatimin e reformave për të mbyllur negociatat. Mëduhet të them se nuk shoh asnjë perspektivë tëmbylljes së negociatave brenda këtij viti. Kështu qëviti që vjen do të jetë vendimtar për Shqipërinë që tëna tregojë neve se është vërtet serioze në politikate saj të integrimit. Tirana e ka në dorë të zgjedhë.Ajo mund të punojë me ne dhe të përparojë, osedhe mund të përparojë ose injorojë mesazhet tonatë qarta dhe në këtë rast unë mund të parashikojvetëm stanjacion në procesin e integrimit. Pra,përveç akuzës së qartë karshi qeverisë, KomisionariPaten, kandidati më i mundshëm për president iBashkimit evropian na ka shtruar pyetjen se sa jemiseriozë dhe se do të pranojmë të bashkëpunojmëme Bashkimin Evropian, për të ecur përpara ose dotë injorojmë atë duke mbetur në vend dhe pse jo tëkthehemi në izolimin tradicional të socializmit, sinjali cili vjen qartë edhe nga Këshilli i Evropës nërezolutën e tij të fundit, ose nga Shtetet e Bashkuaratë Amerikës në analizën për të përfituar nga programiMilenium Çellënxh të lëshuar nga presidenti Bush.Pse zoti Paten shtron pyetjen se a ka vullnet politikdhe a do Shqipëria të bashkëpunojë me Brukselin?Në gjykimin tim, por besoj dhe të kolegëve të

  • Viti 2004

    1022

    Legjis latura e 16-të

    opozitës, ai është një nga njerëzit që e njeh mirëpolitikën shqiptare, Qeverinë dhe drejtuesit e saj.Di mirë retorikën e pafund e të pakuptimtëjustifikuese të Qeverisë. Ai njeh dhe realitetin që pokjo Qeveri ndërton në dëm të interesave integruesedhe në favor të klaneve të korruptuara dhe atyrekriminale. Zoti Nano, në analizë të raportit tëBashkimit Evropian, në grupin e maxhorancëstheksoi se realiteti shqiptar është ndryshe nga aiqë paraqet raporti, se Shqipëria ka bërë progres,por për fatin e keq përfaqësuesit tanë diplomatikënuk kanë ditur të shpjegojnë si duhet progresinshqiptar. Me këtë, zoti Kryeministër ka dashur tëtregojë se Brukseli, në rastin më të mirë, nuk enjeh realitetin shqiptar dhe se ai është i paaftë dhenegociojmë në një vend me progres dhe stabilitet siShqipëria. Ndërsa, në rastin më të keq Brukseli ështëi mbushur me dashakeqësi ndaj Shqipërisë, të cilëtpër disa arsye të politikave, “preferenciale” tëKryeministrit nuk janë pozitivë me ne, të paktën kyështë justifikimi nën zë i njerëzve afër Kryeministrit.Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikësdhe integrimi e strukturat euroatlantike janë nga mëprioritaret për shqiptarët, por në veçanti për ne siopozitë, sepse ato kanë qenë të tilla dhe kur ju ishithapur kundra. Por, tendenca për të luajtur rolin enjë njeriu që mund të vendosë ose për të prishurekuilibra nuk është thjesht naive, por paranojakedhe me pasoja për vendin”.

    Ne si opozitë kemi dhënë mbështetjen nga çdoofertë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepsebesojmë në vërtetësinë e tyre dhe në marrëdhëniete pandashme të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhennë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanëqenë të qartë se rruga e Shqipërisë është BashkimiEvropian. Për të gjitha problemet e ngritura në raport,Kryeministri mbulohet me vizita jashtë Shqipërisëdhe me deklarata spekulative dhe spektakolare seBerluksioni ose nesër Karamanlis do të ndikojnëqë Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjen eStabilizim – Asociimit brenda vitit 2004.

    Ky lloj karshilliku ndaj institucioneve evropianeështë sa diletant aq dhe fyes për ne shqiptarët qëduam të jemi pjesë Bashkimit Evropian. Nuk mundtë ketë progres për sa kohë që Kryeministri ose njëpjesë e mirë e socialistëve do të konceptojnëçështjen e integrimit si çështje e politikës sëjashtme. Ajo është një çështje e brendshme qëndërvaret tërësisht nga shqiptarët dhe nga Qeveriaqë ata zgjedhin për t’i drejtuar. Mungesa e vullnetitpolitik është ai që determinon procesin e integrimit

    evropian, theksohet në të gjitha raportet. Rëndomdëgjohet të thuhet nga përfaqësuesit e maxhorancësse përgjegjësia për procesin është e përbashkët dhese kjo është theksuar dhe në raport, dhe se vullnetpolitik do të thotë që opozita t’i bëjë hosana qeverisësocialiste. Do të theksoj se opozita vërtet e kakonceptuar këtë si një proces të përbashkët dhekëtë e ka bërë me bindje se është familje së cilës ipërkasim të gjithë si shqiptarë, pavarësisht ngabindjet tona politike.

    Përpara se të rendis kontributin e opozitës duat’i shtroj një pyetje Kryeministrit dhe të gjithëkolegëve të tjerë të maxhorancës. Në cilin rastopozita shqiptare ka refuzuar të mbështesë nëmiratimin ose në marrëveshjet që kanë të bëjnë meBashkimin Evropian? Në cilin rast të vetëm ështështruar çështja të lëmë interesat tona politike përshkak të integrimit evropian dhe ne nuk e kemi bërëatë? Për t’ju ndihmuar në përgjigje, por dhe për tëfreskuar kujtesën e atyre që kanë harruar, po rendisdisa fakte më poshtë.

    Më 24 janar 2002, në takimin e organizuar nëParlamentin Evropian në Bruksel, në analizë tëmanipulimit të zgjedhjeve të 2001-it, opozita nëmënyrë unanime deklaroi se do të kthehej nëParlament duke marrë të gjitha përgjegjësitë e sajpër procesin e integrimit evropian dhe për tëmundësuar hapjen e negociatave për Marrëveshjene Stabilizim-Asociimit.

    Në maj 2002, në takimin e grupit të miqve, kamdeklaruar në emër të opozitës se me të gjithaproblemet e mëdha që ka vendi, ne si opozitë jemipër të hapur sa më shpejt negociatat. Mbështetëmrezolutën e Parlamentit Evropian për zgjedhjen ePresidentit konsensual. Bashkëpunuam përzgjedhjen e Presidentit me konsensus dukeshmangur një cikël zgjedhjesh të panevojshme.Zgjedhja e Presidentit u shoqërua me dy kërkesatë përfshira në marrëveshje, reforma institucionaledhe zgjedhje të lira, të dy pikat e marrëveshjes tëshkelura brutalisht nga Qeveria Socialiste. Në hapjene negociatave theksohej se konsensusi politik përzgjedhjen e Presidentit të Republikës krijoi kushtepër stabilitet politik dhe pavarësisht nga problemete mëdha u vendos hapja e negociatave me kushtqë çdo marrëdhënie me Bashkimin Evropian do tëkushtëzohej me zbatimin e detyrimeve konkrete tëvëna nga Komisioni Evropian dhe zbatimi i reformave.Pra, duket qartë se ishte maturia e opozitës ajo qëmundësoi konsensusin për Presidentin e Republikësdhe për pasojë klimën e nevojshme politike për

  • 1023

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    hapjen e negociatave. Në analizë të raportit tëvjetshëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, megjithë problemet dhe debatet e mëdha arritëm nënjë rezolutë konsensuale, tërësisht të injoruar ngaQeveria, siç theksohet dhe në raportin e sivjetshëm.Në këtë rezolutë të miratuar së bashku theksonimse do të ndërtonim një strategji kombëtare tëintegrimit me përfshirjen e të gjithë institucioneveme konsensus politik, gjë e cila nuk u konsideruaasnjëherë nga Qeveria.

    Pika e dytë e rezolutës theksonte se duhej njëstrategji e luftës kundër korrupsionit dhe krimit tëorganizuar, duke marrë në konsideratë propozimete opozitës dhe në mënyrë të veçantë të PartisëDemokratike. Por dhe kjo asnjëherë nuk u reflektuanë politikat e Qeverisë. Po e njëjta gjë ndodhi përreformën në pushtetin gjyqësor. E pra, për ata qëvërtet nuk e kuptojnë, dua të theksoj se opozitavetëm këto mundësi ka, që në rrugë institucionaletë japë kontributin e saj. Ka dhe ndonjë i cili thotëse protestat kanë prishur imazhin e Shqipërisë. Kjoështë një gënjeshtër e madhe dhe naive, sepseprotesta demokratike është mjet kushtetues. Ajonë rastin e Shqipërisë tregon se në mënyrë masiveshqiptarët nuk mund të pajtohen me një qeverisjetë korruptuar, e cila po shkatërron të ardhmen etyre evropiane. Ato, janë një mjet i domosdoshëm iqëndresës qytetare dhe opozita i ka drejtuar atoduke shmangur edhe provokimet për t’i shndërruarnë protesta të dhunshme. Opozita rreth dy muajmë parë kërkoi që ky Parlament të debatonte dhe ikërkonte Qeverisë të shihte me shqetësim raportetdhe kërkesat e Brukselit, por për fatin e keqshqetësimeve tona juve ju përgjigjët me një rezolutëtë turpshme, e cila fliste për sukseset e Qeverisë,dhe më lejoni të perifrazoj sa më poshtë:

    “Vlerësojmë pozitivisht ecurinë e negociatave dheveçanërisht progresin e arritur që nga hapja e tyre ederi më sot në të gjithë sektorët Kuvendi i Shqipërisënxit dhe mbështet Qeverinë, që të mbarojënegociatat për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimitbrenda vitit 2004”.

    Mungesa e vullnetit politik qëndron te Qeveria,te lidhjet e saj me korrupsionin dhe krimin tekpapërgjegjshmëria për të njohur dhe ndryshuarrealitetin shqiptar dhe për t’iu përshtatur kërkesavetë Bashkimit Evropian dhe nevojave të shqiptarëve.Mungesa e vullnetit politik konsiston në dëshirënpër të ndërtuar një administratë politike të paaftë,për të politizuar gjyqësorin, për të ndërtuarmonopolet ekonomike në dëm të biznesit të

    ndershëm. Vullneti politik nuk është çështje termashose fjalësh të renditura dhe lexuar me zell ngaqeveritarët, por reforma konkrete, veprime konkretetë qeverisë dhe maxhorancës dhe kur ka nevojë edhembështetjen e opozitës. Por a mund të bëhen këtonën drejtimin e kësaj Qeverie? Unë kam mendiminse jo. Dhe arsyeja është e thjeshtë, e keqja ka zënëvend shumë në këtë vend dhe nuk mund të kurohetnga ata që e kanë kultivuar. Korrupsioni dhe krimi iorganizuar nuk mund të funksionojë jashtëmbështetjes dhe lidhjes me strukturat qeveritare.Prezenca e tyre potenciale në vend është dëshmi efaktit se strukturat e shtetit janë nën influencën etyre dhe se ato vazhdimisht do të tentojnë kontrolline plotë të të gjithë institucioneve shtetërore. Ata janëtë interesuar ta lënë Shqipërinë jashtë Evropës dherregullave të saj, sepse kështu do të mundësojnëveprimet e tyre të paligjshme dhe kriminale.Korrupsioni dhe krimi nuk mund të kenë forcë pambështetje politike dhe në këtë rast maxhorancadhe jo vetëm Qeveria dhe ka përgjegjësinë e saj,sepse në asnjë rast të vetëm, edhe kur gjërat kanëqenë të dukshme, nuk ka pasur një reagim karshiQeverisë, por ajo ka qenë mbështetje e verbër eveprimeve antikushtetuese dhe antiligjore tëQeverisë. Për pasojë, Parlamenti është shndërruarnë një institucion i nënshtruar karshi Qeverisë dukemos pasur as autoritetin më minimal për të diktuarpolitika ligjore dhe kushtetuese karshi Qeverisë, osepër të monitoruar punën e saj. Dhjetëra deputetë tëmaxhorancës janë më pak të vlefshëm sesakëshilltarë servilë që tallen dhe pasurohen memandatin politik të socialistëve. Zoti Nano është dheKryeministër, dhe lider i maxhorancës, prandajpërgjegjësia e tij është dyfishe. Ndoshta Kryeministrimund të ketë një përgjigje se kur duhet tënënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit,por mënyrën sesi e lexoj unë raportin e KomisionitEvropian, deklaratat e zotit Paten, të zotit Prodi oserezolutën e Këshillit të Evropës, gjykoj se paszgjedhjeve të lira dhe të ndershme Shqipëria nukmund të nënshkruajë asnjë marrëveshje meEvropën. Pra, zgjedhjet parlamentare, nëse atozhvillohen në vitin 2005, janë testi real i shqiptarëve.Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ështëbaza e të gjithë fenomeneve negative që kalon vendi.Manipulimi i vazhdueshëm i tyre është treguese,tashmë ka grupe interesash të inkriminuara, të cilatkërkojnë të përjetësojnë pushtetin në këtë vend. Kadeklarata të vazhdueshme të maxhorancës për t’uulur dhe bashkëpunuar me opozitën, por unë do të

  • Viti 2004

    1024

    Legjis latura e 16-të

    theksoja se nëse Brukseli tashmë di të dallojëdemagogjinë e deklaratave të huaja nga realiteti,opozita e ka provuar pabesinë e mosrespektimit tëmarrëveshjeve ose mungesën e qëllimshme tëmosrespektimit të ligjit. Përpara se të bëhet njëmarrëveshje e re ju kërkojmë juve, maxhorancësdhe Qeverisë socialiste të respektoni marrëveshjete vjetra, siç ishte marrëveshja për balancimin eKomisionit Qendror të zgjedhjeve. Opozita e ka tënevojshme një marrëveshje të saj për kodin si nëkuptim, ashtu dhe në realizimin e kërkesave tëODIHR-it, por mbi të gjitha për të parë se si mundtë garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme nëkëtë vend dhe në këtë aspekt unë mendoj se dymomente janë shumë të rëndësishme që opozitaduhet të jetë e vëmendshme dhe e gjithë klasapolitike shqiptare. Reformimi i sistemit zgjedhor nëKushtetutë me tendencë drejt proporcionalit për tëshmangur përfaqësimin e krimit në institucionin eParlamentit ose në kontrollin tij mbi politikën.

    Së dyti, vullnet ndryshe qeverisës në muajt efundit të mandatit, me të cilët janë dakord të gjithëfaktorët relevantë e politikë për të garantuar vullnetindhe respektimin e të zgjedhjeve dhe të zgjedhësvepër të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, sidhe vazhdimin e reformave të kërkuara nga BashkimiEvropian në mënyrë që të kemi një angazhim të tëgjithë institucioneve, forcave politike për të garantuarkoordinimin institucional dhe konsensusin politik përprocesin e integrimit evropian, mendoj se ndërtimi injë komiteti të madh të integrimit të drejtuara ngaPresidenti i Republikës me një status konsultativdo të ishte i domosdoshëm. Instrumenti i partneritetitevropian duhet të jetë një produkt jo thjesht iQeverisë por i gjithë forcave politike dhe faktorëverelevantë të shoqërisë shqiptare. Shqipëria pombushet me njerëz që vuajnë dhe besojnë se jeta etyre nuk ka asnjë vlerë për ne. Por, në dëshpërimine tyre, as jetët tona nuk do të kenë ndonjë vlerë përta. Kështu që të gjithë do të jemi të humbur. Çdonjëri që vlerëson jetën dhe të ardhmen evropianeduhet të bashkohet dhe të jetë pjesë e tyre, sepsenë qoftë se ne nuk do të luftojmë këto fenomene,do të pranojmë murin e ndërtuar tashmë nëshoqërinë tonë, mur i cili ka vendosur në njërën anëparajsën e krimit, trafiqeve e korrupsionit lidhur meQeverinë dhe në anën tjetër të këtij muri ështëvendosur varfëria, vrasja, burgu, droga dhedëshpërimi.

    Të nderuar kolegë deputetë, detyra jonë ështëqë së bashku me shoqërinë shqiptare ta rrëzojmë

    këtë mur të fëlliqur, për t’iu bashkuar familjesevropiane.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Mediu!Zoti Kryeministër e keni fjalën.Fatos Nano – Të nderuar zotërinj deputetë!I nderuar Kryetar!Më lejoni që para se të filloj fjalën time të

    bashkoj me ju urimin tim për zgjerimin e BashkimitEvropian me 10 anëtarë të rinj. Këto vende ish-komunistë zyrtarisht, qysh nga 1 maji 2004, janëanëtarë me të drejta të plota të këtij komuniteti tëmadh vlerash. Përshëndes me këtë rast angazhimine komisionit dhe të vendeve anëtare të BashkimitEvropian, natyrisht përfshirë Berluskionin dheKaramanlisin për gatishmërinë që kanë treguar dhendihmën që vazhdojnë të japin për këtë zgjerim i cilipo i jep fund përgjithmonë ndarjes që buronte ngaLufta e Ftohtë.

    Tani kemi një Evropë të bashkuar më të madhe.Tashmë Europën e kemi më të afërt. Përshëndes,gjithashtu, deklarimin e datës 2 maj të Presidentittë Komisionit Evropian, Romano Prodi, që u shpreh,citoj:

    “Faza tjetër e zgjerimit lidhet me Ballkanin. Pasdy vjetësh do të anëtarësohen në BashkiminEvropian dhe tre vende të tjera të Ballkanit, Rumani,Bullgari, Kroaci dhe në vijim Maqedonia meShqipërinë”. Intervistë me gazetarin e njohur britanikFrost në BBC, më 2 maj.

    Zotërinj deputetë, është bërë e zakonshme qënë çdo fillim viti të mblidhemi dhe të debatojmë nëkëtë Kuvend për raportet vjetore të monitorimit dhetë vlerësimit të strukturave të Bashkimit Evropianpër vendet e veçanta, ashtu si dhe për Shqipërinë.E thënë ndryshe, ne bëjmë kështu një analizë tëprogresit që ka bërë vendi ynë në proceset eintegrimit. Kjo analizë bëhet duke marrë nëkonsideratë një numër raportesh shumë tërëndësishëm dhe analizash të një varguinstitucionesh ndërkombëtare, me të cilat tashmëkemi një bashkëpunim të vërtetë prej partnerësh. Ekam fjalën jo vetëm për raportin e Bashkimit Evropian,që pret të miratohet pas disa ditësh në Këshillin eMinistrave të BE-së, së bashku me dokumentin epartneritetit, por dhe me analizat e përvitshme qëbëhen në Bankën Botërore Fondin MonetarNdërkombëtar, Departamentin Amerikan të Shtetit,Këshillin e Evropës etj.

    Siç e dini, mbi bazën e ligjit dhe të matricësqeverisëse ne realizojmë analizat e veprimtarisë së

  • 1025

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    ekzekutivit çdo 6 muaj dhe për çdo vit. Këto analizajanë bërë në transparencë të plotë edhe për publikun.Sivjet, duke e vlerësuar 2004-ën si vit të dinamikëssë asociimit dhe me synimin që t’u japim një shtysëtë re veprimeve tona ekzekutive, u organizua përherë të parë dhe sapo u mbyll analiza 3 mujore esektorëve dhe prioriteteve. Ajo u krye duke u bazuarnë 4 dokumente kryesore. Matrica e programit 35mujor, ajo e prioriteteve të qeverisjes, matrica eintegrimit dhe matrica e luftës kundër korrupsionit.Një informacion më të hollësishëm mbi detyratprioritare të dinamikës 2004 e keni tashmë nëdispozicion mbi tryezat tuaja të punës. Qëllimi i këtijinformimi është dëshira që debati i kësaj radhe tëjetë konstruktiv, luajal dhe në dobi të progresit, sidhe të kurimit të problemeve. Në dallim nga debatete mëparshme me këtë temë, të cilët nuk kanë lënëndonjë gjë në kujtesën e shumëkujt, veç shijes sënjë sherri të pabukë, këto dokumente, së bashkume matricat tona qeverisëse dhe me dokumentit epartneritetit evropian që do të miratojë brenda majitKomisioni i BE-së, do të përbëjnë metrin evropian,për Shqipërinë të vitit 2005.

    Të nderuar deputetë, besoj se është e qartë përgjithkënd, që ndryshe nga perceptimi i shkaktuar,veçanërisht nga abuzimet e pandalshme politike,proceset e integrimit në strukturat euroatlantike nukjanë vetëm detyrë e Qeverisë, paçka se ajo mbanpeshën kryesore. Në to janë po kaq të rëndësishëmParlamenti dhe sistemi i drejtësisë, media dheshoqëria civile, sipërmarrja e lirë dhe sistemi bankar.Nga ana tjetër procesi i integrimit në BashkiminEvropian nuk është kurrsesi i shkëputur nga ecuriae proceseve të tjera integruese, pasi kështufunksionon realiteti global, ku po integrohemi përmesshumë institucionesh që ndihmojnë njëri-tjetrin dhecertifikojnë ecurinë dhe arritjet në fusha specifike.Në këtë mënyrë, nëse ne marrim mbështetje ngastrukturat më të larta të NATO-s, për procesin eanëtarësimit në këtë aleancë më të suksesshmenë historinë e njerëzimit, njëherësh ne marrimmbështetje dhe për procesin e anëtarësimit nëBashkimin Evropian. Nëse certifikohemi nga FondiMonetar Ndërkombëtar ose Banka Botërore ose ngaagjenci si Saçe, Eksim Bank etj, jemi certifikuarpër përmbushjen e një vargu reformash që janënjëherësh edhe pjesë e reformave të marrëveshjessë Stabilizim–Asociimit e kështu me radhë. Kështundodh edhe me vlerësimin në proces të progresit tëShqipërisë për Millenium Çellënxh Ëkaunt, programi ideuar nga presidenti Bush i cili përfshin dhe

    vlerësimin një vargu agjencish të rëndësishme tëShteteve të Bashkuara. Vetëdijesimi i gjithkujt përpërgjegjësitë dhe kontributin në këtë proceskompleks që duket se është ende jo në nivelin ekërkuar, mbetet pra natyrshëm një nga parakushtetqë procesi të përshpejtohet. Nisur nga kykëndvështrim, në vend që ta shndërrojnë analizën ekëtij procesi në një hedhje topash spekulimi politik,e do puna që të ulemi bashkërisht dhe të shohimse çfarë është bërë dhe se ç’mund të bëhet mëmirë, të gjithë bashkë. Në këtë kuadër, ne do tëparaqesim shumë shpejt në Kuvend dokumentinshqiptar të partneritetit evropian, të hartuar mekomisionin, ku do të bëhen më të qarta angazhimete çdo strukture të shtetit. Nëse do të mbetemi tekloja e shëmtuar me përdorim abuzim deklaratash,veçse do të shtohet balta nën rrota. Përkundrazi,nëse bashkojmë forcat në të mirë të procesit tëreformave, rruga do të jetë më e lehtë. Jo një herëkam pasur rastin të përsëris se marrëdhëniet toname Komunitetin Evropian kanë hyrë tashmë në njëfazë cilësish të re. Me fjalë të thjeshta, kjo do tëthotë se tashmë me Evropën e Bashkuar, ndryshenga deri një vit më parë nuk jemi më në fazën eshprehjes së vullnetit, por kemi një programreformash për të cilin kemi rënë bashkërisht dakordme ta. Punojmë me raunde negociatash dhemonitorohemi me një program qartësisht tëkalendarizuar në një proces partneriteti ku edheekspertë të komisionit, edhe ata të Republikës sëShqipërisë po e kuptojnë dhe njohin më mirë njëri-tjetrin. Problemet dhe kostot që përballohen, të cilatnë këtë mënyrë vijnë dhe bëhen gjithnjë e mëkonkrete. Ky është, gjithashtu, ndryshimi cilësormidis nesh dhe opozitës, e cila sa kohë ishte nëpushtet e mbante vendin në tonalitet e propagandëboshe për integrimin, kurse ne jemi maxhoranca ehapave konkretë për integrimin. Ne jemi të sigurt senë këtë bashkëveprim institucional me KomisioninEvropian detyrat vijnë dhe vështirësohen për tëgjithë, jo vetëm për Qeverinë.

    Pra, nisur nga ky nivel i ri dhe nga ky pozicion iri përgjegjësish, më lejoni që në fillim të përsërisedhe para jush vlerësimin tim për raportin, që dhekëtë vit ishte mjaft realist, madje do ta cilësoja ngamë realistët e bërë ndonjëherë për Shqipërinë. Mëduket shumë e rëndësishme të theksoj faktin se kyraport i quan tashmë të tejkaluara mjaft prejsensibiliteteve të Bashkimit Evropian të një viti mëparë mbi trafikun e qenieve njerëzore, korrupsioninnë emërimet në Policinë e Shtetit, funksionimin e

  • Viti 2004

    1026

    Legjis latura e 16-të

    Parlamentit, stabilitetin politik pas zgjedhjes sëPresidentit konsensual etj.

    Është shumë e rëndësishme, gjithashtu, që kyraport vlerëson dukshëm progresin e gjithanshëmtë Shqipërisë siç evidenton në mënyrë shumëkonstruktive mangësitë e vërejtura, të cilat kanëqenë shqetësimi i vazhdueshëm i Qeverisë, por dhei politikës së përgjegjshme të vendit. Në këtë rast,në emër të Qeverisë Shqiptare, nga kjo tribunëdëshiroj të falënderoj të gjithë përfaqësuesit eBashkimit Evropian që punojnë me ne dhe nambështesin e ndihmojnë për t’u përafruar çdo ditë emë shumë me Evropën. Duke u përqendruar nëdefektet dhe mangësitë, më lejoni t’ju ftoj, të nderuardeputetë që të jemi konstruktivë në këtë debat dhetë nxisim bashkëpunimin, përjashtimi ose vetëpërjashtimi, përçudnimi politik, fyerja e mbështeturmbi abuzimin politik ose mediatik, intoleranca osemungesa e luajalitetit në bashkëpunim, nuk naafrojnë me Bashkimin Evropian, por na largojnë.Cilët janë ata që demonstrojnë këtë shpirt? Popullishqiptar i njeh mirë prandaj dhe nuk i voton. Çështjete ndjeshme që na shqetësojnë ne dhe të gjithë vendinmeritojnë të trajtohen me profesionalizëm dhekulturë qytetare. Prandaj ju ftoj të shfaqim etikëpërgjegjësie politike dhe përfaqësuese, e cilandihmon dukshëm edhe partnerët tanëndërkombëtarë që t’i kuptojnë më mirë problemetshqiptare dhe të na vlerësojnë edhe më realisht.Unë jam i bindur, siç janë të bindur shumica edeputetëve në këtë sallë, sepse mjaft nga problemete ngritura e kanë origjinën edhe në perceptimin edebateve tona shterpe që ngrenë disa në këtë sallëose dhe jashtë saj.

    Të nderuar deputetë,Siç e dini, në çdo vend të botës reformat kërkojnë

    vullnet politik për t’u menaxhuar. Sa më i gjerë tëjetë rrethi i subjekteve politikë që janë të vullnetshëmdhe pjesëmarrës, aq më i garantuar është ritmi dhesuksesi i reformës. Ky aksion qëndron përherë nëthemel të koncepteve politike të stabilitetit dhedemokracisë në vend. Ne kemi shembuj të shumtëtë mbarëvajtjes së reformave kur ato bëhen mekonsensus të gjerë ose anasjelltas. Përveç tëtjerash mbi këtë realitet dhe parim të shenjtë tëdemokracisë gjykon dhe Bashkimi Evropian kurvlerëson progresin e një vendi si Shqipëria.Natyrshëm nuk mund të presim që vlerësimet përShqipërinë të jenë të shkëlqyera sa kohë që opozitaprodhon zhurmë, ose hedh baltë me arrogancë mbipërpjekjet e mundimshme të popullit dhe të vendit

    të vet për t’ju afruar Evropës, aq sa cilësohet kjoopozitë edhe si destruktive nga opinioni zyrtarndërkombëtar. Qëndrimet e përfaqësuesve të PD-së në rastin më të fundit, në asamblenëparlamentare të Këshillit të Evropës, janë modelimë i qartë sesi paaftësinë e tyre për t’u integruar nëproceset reformuese që realizohen në vend kjopolitikë e papërgjegjshme i kthen në kosto për tëgjithë vendin. Natyrshëm nuk mund të presim qëvlerësimet për Shqipërinë të jenë të shkëlqyera, kurindividë të çfarëdo krahu edhe këtu në Kuvend nxisintendenca vetëshkatërrimi vetizolimi ose kur mllefipersonal politik mbyll logjikën më të thjeshtë përpolitikë realiste dhe të dobishme. Më lejoni, tënderuar deputetë do të vazhdojë fjalën time dukemarrë në analizë tezën bajate dhe të provuartërësisht si të dështuar, e cila është rimarrë kohët efundit, sipas së cilës se Qeveria manipulon zgjedhjetose që Fatos Nano është armik i zgjedhjeve të lira.Për konsekuencë të fakteve, ju kërkoj që t’i thërrisnimemories suaj institucionale dhe njerëzore, parase të gjykoni të tjerët për faje ose krime elektoraleqë i keni kryer vetë, të nderuar ish-pushtetarë, tëcilat ne po i korrigjojmë me vendosmëri. Në kohënkur ju vidhnit vota dhe i nxirrnit rezultatet e votavembi 120% unë isha i burgosuri juaj politik.Minimalisht duhet të kërkoni të falur, t’u kërkoni tëfalur shqiptarëve për atë që keni bërë. Ju fajësoniQeverinë që unë përfaqësoj, drejtoj, për ndërhyrjennë procesin zgjedhor, kur faktet flasin për tëkundërtën. Sipas Kushtetutës së Republikës sëShqipërisë, Qeveria ka vetëm rol mbështetës nëorganizimin e zgjedhjeve. Ajo siguron mjedise punedhe fonde për komisionet zgjedhore, si dhe rendine qetësinë për zgjedhjet kur këto cenohen dhe kaq.Ju ftoj që të mos e harroni Raportin e ODIHR-it, kuvlerësohet lartë roli i Policisë së Shtetit në zgjedhje,me gjithë zhurmën e paarsyeshme që mundohet tëkrijojë lidershipi juaj i vjetër.

    Të nderuar opozitarë, e çfarë Dushku paskambërë unë kur dushkarët janë shpërndarë në të katëranët e kësaj salle. Me këtë rast, do të doja tësqaroja opinionin publik dhe një herë, për rolin timsi Kryeministër dhe Kryetar i maxhorancës përzgjedhjet që sapo kaluam. Detyrat e mia ligjore janëtë qarta. Unë nuk kam asnjë tagër kushtetues oseligjor për të ndërhyrë në procesin zgjedhor, në asnjëfazë të tij. Zhurma që opozita kërkon të shtojë nëmënyrë abuzive ndaj meje ose maxhorancës ështëe rreme, e pabazë dhe e palogjikshme. Mendësiase Kryeministri i kanë dorë të gjitha gjërat në vend,

  • 1027

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    madje dhe vdekjen fatkeqe të njerëzve, ka marrëfund një herë e mirë që nga dita kur Berisha lapushtetin. Kush e kujton, për shembull, se kushishte Kryetari i Gjykatës së Lartë ose i KQZ-së nëkohën e Berishës? Askush. Ndodhte, sepse në atëkohë të gjitha pushtetet ishin përqendruar në njëdorë të vetme, në dorën e regjimit të ShabanMemisë. Me këtë mendësi vetëm ju vazhdoni tëgjykoni dhe sot, edhe për Kryeministrin edhe përPresidentin e Republikës, pa marrë fare parasyshtë vërtetat institucionale dhe ligjore mbi kompetencate tyre, madje duke u mohuar dhe përpjekjet titanikeqë të gjithë të tjerët bëjnë për të ndihmuar procesinzgjedhor, vazhdoni të ushqeni jo rallë herë dhunënsi mbështetje për politikën tuaj jo konkurruese.Maxhoranca progresiste e Shqipërisë ka bërë qëgjatë këtyre viteve të vendoset besimi tek institucionibazë i demokracisë, tek zgjedhjet e lira. Që zgjedhjettë jenë të ndershme bashkoni dhe nderin tuaj meto. Ne vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar ligjindhe struktura elektorale që funksionon në bazë tëKushtetutës dhe të kodeve organike. Ne jemi tëvendosur dhe të gatshëm që të marrim seriozishtnë konsideratë dhe të punojmë për zbatimin e tëgjitha rekomandimeve të ODIHR-it si institucioni mëi rëndësishëm i specializuar për zgjedhjet në botëndemokratike.

    Së fundi, ne vendosëm pikërisht në kuadrin epërshpejtimit të punës për reformën e gjendjes civiletë financojmë me 7 milionë euro nga Buxheti i Shtetitpër kompjuterizimin e gjendjes civile dhe pajisjen eshtetasve me karta identiteti të kohës si i vetmidatabejs për regjistrin kombëtar të zgjedhjeve. Kyproces do të përfundojë brenda majit të vitit 2005.Kështu punon maxhoranca dhe Qeveria përpërmbushjen e detyrimeve edhe në raport mezgjedhjet e lira me masa konkrete dhe e pashqetësuar nga pengesat që vijnë prej këtij krahuqë ka frikë të votohet sepse humbet. Ne nuk mundta mbajmë vendin peng të mendësisë ose veprimitpolitik të disa individëve të ç’balancuar opozitarë,që vetëm kur fitojnë vetë i njohin zgjedhjet. Asnjëherënuk ka ndodhur që opozita të deklarojë të palegjitimuar zgjedhjet e fundit në Korçë, Sarandë osenë Elbasan, siç dhe nuk ka ndodhur që maxhorancatë bëjë të njëjtën gjë me të njëjtat qytete,përkundrazi, u kemi ofruar të zgjedhurve legjitimëbashkëpunim për reformat, madje Bashkinë eElbasanit e kemi preferuar si bashki ku pilotohenreformat. Marrëveshja politike për bashkëpunim dhereformë të institucioneve u prish njëanshmërinë nga

    PD, për faktin e thjeshtë se teknologjia e saj e tëbërit politikë nuk funksionon veçse me bojkot ndajçfarëdo institucioni. Është fatkeqësi që ne jemi tëdetyruar të bëjmë politikë dhe reforma integruesenë një mjedis të tillë politik. E gjitha kjo kthehet nënjë kosto shtesë dhe të panevojshme për proceseti integrimit. Megjithatë, Bashkimi Evropian vlerësonnë raportin e vet se progresi në Shqipëri është iprekshëm. Kam rastin t’u kujtoj të gjithë shqiptarëvese ky progres është kryekëput produkt ipërgjegjësisë dhe këmbënguljes së maxhorancësprogresiste. Natyrisht, do të kishim bërë më shumënëse e gjithë klasa politike do të rreshtohej në krahtë reformave dhe jo një pjesë në krah tëantireformave. Enti Rregullator vendosi përpërshtatjen e çmimit të energjisë me atë të treguttë hapur dhe me koston e prodhimit, ju e dini mirësesi opozita e manipuloi këtë fakt, duke luajtur meemocionet e njerëzve që janë vërtet në nevojë. Ky,të nderuar deputetë, nuk është bashkëpunim përreformë, por lëvizje antireformiste që mund të të çojëdiku tjetër, veçse jo në Evropë.

    Të nderuar deputetë, në vlerësimin tim dhe tëQeverisë që kryesoj, në muajt e fundit të vitit 2003ka pasur vërtet një ngadalësim të ritmit të disareformave, dhe kjo thuhet në raportin e BashkimitEvropian. Analizën e e kësaj e kemi bërë dhe ështëe njohur për publikun e gjerë. Në një vështrim tëpërgjithshëm ajo është çmimi që ne bashkërisht ipaguam prishjes së marrëveshjes pozitë – opozitë,e cila u vlerësua jo vetëm lart, brenda dhe jashtëvendit, por solli një klimë evropiane bashkëpunimidhe dha rezultate konkrete për një varg reformashkryesore. Kujtoj këtu se në këtë klimë të dëmtuaredhe vetë Kuvendi i Shqipërisë për muaj të tërë upengua në mënyrë të pajustifikueshme nga opozita,e cila po të ishte vërtetë e interesuar për integriminnë Bashkimin Evropian, siç pretendon dhe sot nëkëtë debat, do të kishte qenë minimalishtkontribuuese dhe komplementare për miratimin edisa ligjeve të matricës së integrimit, siç janë ligji“Për kthimin dhe kompensimit të pronave”, qëzhbllokuan procedura nga deputetë të djathtë, tëcilët veprojnë në konflikt të dukshëm interesash,ose ligji “Për mbrojtjen e dëshmitarit”, që mezi umiratua në sajë të vendosmërisë së kartonit tëmaxhorancës. Sa komisione hetimore kemi krijuarvetëm e vetëm që të qetësohet klima politike dhe tëçlirohet Parlamenti, duke qenë nga ana tjetër po aqtë vetëdijshëm në vërtetësinë e konkluzionit tëavokatit Ngjela, i cili me të drejtë tha se, nëse do të

  • Viti 2004

    1028

    Legjis latura e 16-të

    më zgjidhësh ndonjë punë, krijo një komisionhetimor parlamentar. Kuvendi nuk mund të futet nëritmin e reformave të integrimit evropian me bojkotedhe bllokime të opozitës, të cilën raporti i BashkimitEvropian e stigmatizon për destruktivizëm.

    Zotërinj deputetë, është e vërtetë, siç vë në dukjeraporti, se ne nuk kemi ende një administratëtërësisht ose thellësisht profesionale dhe mevetiniciativë. Dua ta veçoj dhe të ndalem më gjatënë çështjen e reformës në administratën publike,sepse ajo mbetet prioriteti i të gjithë prioriteteve tonapolitike, por dhe një çështje mjaft sensitive për vetëprocesin e integrimit. Progresi dhe mangësitë eadministratës unë i kam analizuar me hollësipublikisht, dhe jo shumë kohë më parë, në rastin eanalizës vjetore të Qeverisë, dhe mbetem plotësishti angazhuar të korrektojmë punët mbi bazën ekonstatimeve dhe vlerësimeve edhe të raportit tëfundit të Bashkimit Evropian. Prandaj, duket më eudhës të ndalem në programin e veprimit, në zbatimine të cilit jemi ende jo në ritmet e duhura më sëshumti për shkaqe objektive. Ne jemi në konsultëtë përditshme dhe në mirëkuptim të plotë mepartnerët tanë të cilët shprehen dakord dhe nambështesin për të ndërmarrë hapat që vijojnë.

    Së pari, jemi futur në një proces rishikimi dherivlerësimi të funksioneve të çdo ministrie osedikasteri. Analizat e fundit i shërbyen edhe këtijprocesi. Kam urdhëruar fillimin e kësaj pune qyshnë muajin shkurt dhe jemi në fazën e përpunimit tëinformacionit të grumbulluar të konsultimit measistentët e huaj. Do të vlerësoja shumë përfshirjene ekspertizës së opozitës në këtë proces, jo thjeshtpër komplementaritet, por për kontribute reale, sepsedhe pranë jush gjendet ekspertizë e mirë dhe ekualifikuar jashtë shtetit. Në këtë fazë ne synojmëtë definojmë qartë misionin e çdo ministrie,objektivat e saj, strukturat e nevojshme përrealizimin e misionit dhe objektivave, si dhe njënumër punonjësish për çdo dikaster mbi bazën enevojave të llogaritura saktë. Në këtë kuadër,përcaktimi sa më parë i një misioni të ri të Ministrisësë Integrimit, ku roli i saj do të rritet ndjeshëm nënivele koordinuese do t’i japë shtysën e munguarpunëve, si dhe më shumë rezultate.

    Unë ju siguroj se asnjë vendim i Qeverisë, asnjëprojektligj nuk do të miratohet nga Qeveria paekspertizën dhe harmonizimin e tij me matricën tonëtë integrimit.

    Së dyti, Qeveria ka programuar ndërhyrje në ligjepër të saktësuar dhe një herë procedurat e rekrutimit

    ose të largimit të punonjësve. Unë kam urdhëruarqë të gjithë titullarët në fazën e zhvillimit tëkonkurseve të pranimit të trajtojnë me përparësinjerëzit e diplomuar jashtë vendit. Edhe pse urdhrika dalë jo shumë javë më parë, kam kënaqësinë tëraportoj përpara jush se vetëm për pak javë, si pasojëe veprimit tim ligjor në administratën shqiptare, janërekrutuar po aq të diplomuar jashtë shtetit sa kanëqenë rekrutuar në gjithë vitin e kaluar. Në këtëkuadër, po shqyrtojmë dhe programe që po rrisindhe motivimin financiar për këtë kategori nëpunësishsi pjesë e reformës së pagave, që parashikojmë tapërfundojmë këtë vit. Edhe për këtë reformë tërëndësishme ekzekutive ne kërkojmë mbështetjendhe kontributin real të opozitës.

    Së treti, po rishikojmë standardimin e vendevetë punës në administratë, për pasojë hartimin epërshkrimeve të punës në mënyrën më tëpërshtatshme se deri më sot. Duke bërë këtë, dotë thjeshtohet shumë procesi i vlerësimit për secilinnëpunës. Përshkrimi i saktë i vendit të punës krijonmundësinë e vlerësimit real të punës së gjithsecilitdhe dokumentimin e mangësive. Kjo natyrshëm dotë ulë dhe kontestet në Komisionin e Shërbimit Civilose në gjykata për paprovueshmëri të masavedisiplinore që merren. Një rol të veçantë këtu presimtë luajë Komisioni i Shërbimit Civil, i cili vazhdonende të sillet thjesht si Gjykatë. Kur raporton nëKuvend, rezulton se ky komision nuk njeh ndonjëgjë të madhe nga realiteti në administratë, por nisetthjesht nga paragjykime punonjësish të larguar mevështirësi nga detyrat të cilat ose nuk arrijnë t’ikryejnë ose abuzojnë me to. Nuk është e rastit përshembull që Komisioni i Shërbimit Civil nuk di osehiqet sikur nuk di masakrën e bërë nga të zgjedhurite PD-së në bashki ose komuna mbi punonjësit qëkanë status të nëpunësit civil.

    Së katërti, siç e përmenda më lart, po përfundonpuna për studimin e pagave në administratë. Kystudim do të paraqitet së shpejti për miratim dhezbatim, pasi përcaktohet dhe ngarkesa në punë përgjithsecilin, ndërkohë që në gjithë këto vite kandodhur e kundërta. Janë akorduar nivele pagashqesim. Na duhet të korrektojmë dhe këto defekteqë fatkeqësisht janë çimentuar edhe në ligje qëkërkojnë 3/5 e votave për të vendosur përfundimishtnë administratën publike parimin e shpërblimit sipaskontributit, meritës, hierarkisë dhe ngarkesës nëpunë.

    Së fundi, me gjithë punën e mirë që po bënInstituti i Trajnimit të Administratës Publike edhe

  • 1029

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    trajnimi si nocion, pas këtyre hapave të ndërmarra,duhet të pësojë reformën e vet. Ne do të kërkojmëtë ofrohen trajnime më të specializuara, ku të kemiadministratorë të motivuar në punë që kontribuojnëbrenda kornizave të ligjit dhe parimeve që përmendamë lart. Ne kemi iniciuar dhe po mbështesim,gjithashtu, trajnimin e administratës vendore, nëmënyrë që të ecet paralelisht ne forcimin ekapaciteteve në të dy nivelet e qeverisjes. Nësevërtetë opozita dëshiron të realizohen këto formajetike edhe për integrimin është e mirëpritur.

    Të nderuar deputetë, viti 2003 konsolidoi më tejekonominë shqiptare dhe kjo u pasqyrua qartë nëtreguesit bazë ekonomikë dhe financiarë. Zhvillimetmakroekonomike ishin përgjithësisht në përputhjeme parashikimet. Objektivi i rritjes ekonomike upërmbush me sukses. Inflacioni u mbajt në niveletë ulëta. Deficiti buxhetor u ruajt brenda kufijve tëparashikuara dhe rezerva valutore u rrit. Zhvillimetsektoriale të ekonomisë kanë qenë përgjithësisht,gjithashtu, në nivele të kënaqshme. Ato janëshoqëruar dhe me vazhdimin e përmirësimeve nëstrukturën e ekonomisë dhe të tregut, duke çuar nëulje të peshës specifike të sektori të bujqësisë dhenë rritje të saj për sektorë të tjerë sidomos tëterciarit. Kjo gjendje ekonomike ka ndihmuar që tëbëhet përparim në zbatimin e masave tëparashikuara në strategjinë e zhvillimit ekonomikdhe social të vendit për zbutjen e varfërisë, uljen epapunësisë dhe përmirësimin e shërbimeve ndajpopullit. Vlerësimi i këtij progresi nga partnerët tanëevropianë është një nxitje e madhe për të gjithë nepër të realizuar ritme edhe më të larta dhe të rritjessë qëndrueshme ekonomike. Situata e stabilitetitekonomik ka favorizuar më shumë akoma veprimettona ekzekutive në luftën kundër krimit të organizuar.Forca goditëse dhe zbuluese e Policisë së Shtetitështë rritur ndjeshëm. Puna e saj për kapjen dheparandalimin e trafikantëve dhe të trafikut të drogave,si fenomeni më i rrezikshëm pas atij të trafikut tëqenieve njerëzore, të cilin e kemi mbyllur, po jeprezultate. Tashmë, është bërë e qartë për të gjithëse policia nuk ka nevojë për trima ose histori trimash.Ajo ka nevojë për punë sistematike profesionale përzbatim korrekt të ligjit dhe mbi të gjitha përndershmëri të lartë në detyrë. Ndershmëria ështëjetike për çdo reformë në këtë institucion i cili kavite që përflitet për shkak të trashëgimisë së tij,presioneve që përballon dhe problemeve tëakumuluara në tranzicion. Fatkeqësisht, abuzivizmiështë i provueshëm thjesht. Mjafton të shihni trimat

    me uniformë ose me ish-uniformë që kanë ndërtuarvila ose shfaqen si pronarë firmash private. Sapolënë detyrën do të kuptoni fare mirë se çfarë ndodh,pra ç’ka ndodhur, më përpara kur kanë qenë nëdetyrë. Pastrimi i radhëve të policisë nga të paaftëtose abuzuesit me detyrën po bëhet pa lëkundje dhekjo lidhet me një të ardhme të shëndetshme tëmbarë jetës së vendit dhe me forcimin e shtetit tësë drejtës. Është shumë e domosdoshme,gjithashtu, të forcohet bashkëpunimi politik nëkuadër të Komisionit Parlamentar të Rendit dheSHISH-it. Unë i kam kërkuar Ministrit të Rendit tëvazhdojë të jetë transparent me institucionet, siçkërkoj dhe nga ju më shumë mbështetje mirëkuptimdhe bashkëpunim. Nuk mund të bashkëpunojmë mepolitikanë të fantaksur, që sa herë shohin ëndrrame malavita ose me klane kriminale ngrihen nëmëngjes dhe i rrëfejnë ato përpara kamerave dukevënë emra ministrash me personazhet e kokës sëvet. Të paktën ju deputetë të tjerë të opozitës dhemaxhorancës që keni kthjelltësinë e nevojshme përtë kuptuar rëndësinë e veprimeve politike ju ftoj tëkontribuoni realisht për zgjidhjen e problemeve dhejo për të krijuar probleme të paqena. Sa kohë qëdebati s’postohet në antikorrupsionin real në emratë trilluar, abuzuesit fërkojnë duart, të paaftëtvegjetojnë pafundësisht dhe për pasojë krimi merrkuraje më të madhe për të vepruar. Pikërisht përkëto sensibilitete flet dhe raporti i BashkimitEvropian për Shqipërinë. Krijimi dhe funksionimi igjykatave të krimeve të rënda është një tjetër masëe rëndësishme që kemi marrë dhe që po jep frytet eveta. Siguria në gjykimin e çështjeve është rriturndjeshëm. Reforma në gjyqësor po ecën me ritmemë të larta. Tashmë, ndërhyrjet themelore në fushëne goditjes të drejtësisë së organizuar ndaj krimit tëorganizuar kanë përfunduar. Kemi ende disa detyrakomplementare për të zgjidhur, të cilat janë nëproces konsultimi me ekspertët e huaj. Brenda këtijsesioni parlamentar, unë shpresoj që të gjithë nesë bashku të miratojmë ligjin antimafia si mjet efikaspër goditjen e prapavijës ekonomike të paraindustrisësë trafikut dhe krimit të organizuar. Ja pse sërishnevojitet kontributi i opozitës, gjithashtu. Pra, nukdua të ekzagjeroj praninë e krimit në Shqipëri, aqmë pak të bëjë komente spekulative për lidhjet e tijme politikën, siç bëjnë lehtësisht opozitarët epolitikës. Për këtë qëllim, unë kam qenë dhe jam ivendosur që mbi bazën e konkluzioneve tëekspertëve dhe institucioneve të ndjekjes penale,pse jo dhe të shërbimeve inteligjente, të veproj

  • Viti 2004

    1030

    Legjis latura e 16-të

    bashkë me ju. Të jeni të bindur se nuk do të hezitojapërpara askujt politikani nëse për të do të kishtedenoncime ligjore. Do të veproja me ashpërsinë dhekompetencat që më jep ligji. Këtë e them në kushtetkur thuajse të gjitha shërbimet tona janë nëpartneritet me institucione homologe nga mëprestigjiozet e vendeve të zhvilluara dhe në ato tëvendeve fqinj dhe pa këtë bashkëpunim efikasiteti iluftës kundër krimit të organizuar do të mbetej i ulët.Për sa i takon funksionimit të gjyqësorit, unë vlerësojse dhe ky Kuvend mund të bëjë më shumë, jothjesht dhe vetëm të merret me ekzekutivin.Ekzekutivi disa herë është pozicionuar me veprimedhe vendimmarrje në favor të qytetarëve që goditenpadrejtësisht nga drejtësia. Ne jo vetëm kemi marrëmasa për ekzekutimin e të gjitha vendimevegjyqësore, si shenjë e rritjes së besimit të njerëzvetek drejtësia, por kemi marrë dhe vendime që zbusinefektet e verdikteve të gjykatave për shtetas oseinstitucione që janë goditur padrejtësisht. Ajo që pokërkoj në këtë Kuvend është më shumë përgjegjësiligjore dhe qytetare nga ana e gjyqtarëve tëRepublikës së Shqipërisë, më shumë përgjegjësibashkëpunimi institucional nga drejtuesit më të lartëtë Pushtetit Gjyqësor, gjithashtu. Unë jam marrëpublikisht disa herë me problematikën e gjyqësoritose me performancën e gjykatave, por vërej seKuvendi nuk e ka ndjekur më tej këtë çështje.Ndërkohë që Kushtetuta jonë nuk e ndalon,përkundrazi e lejon kontrollin parlamentar edhe ndajpushtetit gjyqësor, natyrisht jo për çështje konkrete.Ne duhet të luftojmë mendësinë e fitimit të disapunëve të rehatshme me mandat dhe imunitetkushtetues, që pothuajse gjithmonë na rezultojnënë përgjegjshmëri të munguara publike të këtyre tëzgjedhurve. Është e tepërt të përmend, ndoshtafaktin se Gjykata jonë e Lartë ende sillet si gjykatëe shkallës së tretë në më shumë se 80% të kohëssë saj të punës. Ndërkohë që Kushtetuta i ka dhënëasaj një juridiksion tjetër primar, atë të njësimit tëpraktikës gjyqësore. Kjo do të thotë më shumëkontroll dhe disiplinë juridike mbi të gjithë pushtetingjyqësor. Me të njëjtin shqetësim mund të analizojmëperformancën e Gjykatës Kushtetuese dhe megjendjen e zbatueshmërisë së vendimeve të saj. Kurthem performancë kam faktin se është detyrë ekësaj gjykate të interpretojë drejt Kushtetutën dhejo të na bëjë të gjithëve të mendojmë për ta ndryshuarKushtetutën pa e zbatuar atë, proces që ka shumëkosto për integrimin evropian të Shqipërisë.

    Të nderuar deputetë,

    Me një vlerësim të përgjithshëm procesi inegociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes sëStabilizim – Asociimit po ecën në rrugën e duhur.Ne sapo përfunduam edhe negociatat për nenet efundit të projekt- marrëveshjes dhe për të gjithaprotokollet shtesë për marrëveshjet e ripranimit. Pra,është përballuar një punë tepër voluminoze, ku nëthelb çdo nen diktonte dhe sillte një standard tjetërtë negociatorëve tanë dhe të paktën një reformë tjetërpër t’u ndërmarrë. Në këtë proces është krijuar njëpërvojë tërësisht e re dhe e veçantë, që është përvojae bashkëpunimit partnerial me administratorët dhekomisionerët e Evropës së Bashkuar. Vijimësia ekëtij procesi është thuajse tërësisht pjesë evendimmarrjes së BE-së dhe e zhvillimeve tona tëbrendshme politike. Ne duhet të jemi të gjithë sëbashku të gatshëm për të mirën e Shqipërisë. Tëprovojmë para Brukselit se e duam këtë vend nëEvropë më tepër sesa na duan ata atje. Për këtëqëllim, siç dhe e përmenda, po hartojmë njëplatformë bashkëpunimi politik me të gjithë faktorëte interesit brenda vendit me përfaqësuesit, dukesynuar përshpejtimin e nënshkrimit të marrëveshjesnga ana jonë. Në këtë funksion maxhoranca do tëpropozojë shumë shpejt idenë e shndërrimit tëKomisionit të Integrimit në komision të përhershëmparlamentar, duke realizuar kështu edhe propozimine BE-së. Duhet të kemi parasysh se këtë vitBashkimi Evropian organizon zgjedhjet epërgjithshme për institucionet e veta përfaqësuese.Shumë energji do t’i duhet Bashkimit Evropian tëharxhojë dhe për zgjerimin që ndodhi para dy ditësh,si dhe për të realizuar reformën e re kushtetuese.Prandaj, ne duhet të bëjmë gjithçka që është nëdorën tonë për të përshpejtuar procesin e asociimit.

    Të nderuar deputetë,Për këtë arsye, ju ftoj të bëheni më mirë dhe në

    mënyrë më aktive pjesë e këtij procesi vendimtarnë historinë tonë, duke u rreshtuar aktivisht në këtëkoalicion të gjerë të vullnetit të mirë të integrimit.

    Të nderuar deputetë,Rënia faktike e perdes së hekurt në vendet ish-

    komuniste kërkon domosdoshmërish edhe njëveprim gjithëpërfshirës si pjesë të reflektimit qëduhet të ndodhte tek gjithkush përballë procesevejetike për të ardhmen e vendit. Ne nuk mund tëintegrohemi në Evropën e Bashkuar pa u integruarbrenda vetes, pa e humbur aspak pavarësinë epushteteve ose të alternativave politike tëdomosdoshme dhe jetike për pluralizmin dhedemokracinë. Ne nuk mund të integrohemi në

  • 1031

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    Evropën e Bashkuar pa realizuar me suksesintegrimin rajonal, për të cilin vazhdojmë tëvlerësohemi shumë lart. Ne nuk mund të integroheminë Evropën e Bashkuar nëse pjesë të spektrit tonëpolitik përpiqen në mënyrë të vazhdueshme tëmbajnë në izolim zona të caktuara të Shqipërisë.Ne nuk mund të integrohemi në Evropë nëse vëmëinteresat e partive mbi ato të Shqipërisë. Politikajonë, si maxhorancë progresiste e viteve tëpluralizmit, ka dëshmuar me fakte se ne e kemihequr përfundimisht perden e hekurt. Gjej rastin tëpërsëris se të njëjtën gjë duhet ta bëjë ende dheopozita. Reformat tepër të rëndësishme, siç janëajo e kthimit dhe e kompensimit të pronave, sjelljanë standardet e kërkuara e mekanizimit dhe ereformës zgjedhore, kompensimi i ish tëpërndjekurve dhe vetë procesi i integrimit, bëjnë apelpër më shumë bashkëpunim politik dhe parlamentar.Realiteti ynë ka dëshmuar se në klimë bashkëpunimireformat ecin më shpejt. Kjo që them nuk ështëaspak shprehje e paaftësisë ose e dobësisë sëmaxhorancës qeverisëse, përkundrazi është vetëdijeevropiane. Në të kundërt, më lejoni, zoti Berisha,t’ju kujtoj se maxhoranca që unë drejtoj është ezonja të përdorë dhe instrumentet e demokracisësë drejtpërdrejtë, siç janë referendumet, me qëllimqë të mos mbahet peng procesi dhe reformatintegruese për interesa të ngushta partiake osekorruptive. Në këtë kuadër, përveç të tjerave, unëkam kënaqësinë t’ju ftoj, zoti Berisha, si lider iopozitës, të bashkoheni me delegacionin e nivelitshumë të lartë shqiptar që do të marrë pjesë nësamitin e NATO-s në Stamboll në qershor të këtijviti. Këtë ftesë e bëj jo vetëm për në Stamboll, porpër të punuar së bashku gjithkund ku ka nevojë përforca të bashkuara që sjellin ritme të larta, dukefilluar qysh nga problemet e gjakmarrjes deri tekzgjidhja e problemeve të shqiptarëve jashtë vendit.Në gjykimin tim, kjo është provë reale e përgjegjësivepolitike dhe vullnetit për integrim për lidershipinshqiptar.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Kryeministër!Fjalën e ka zoti Berisha.Sali Berisha – Zoti Kryetar,Unë do t’i përgjigjem Fatos Nanos, i cili me

    dhjetëra herë më citoi në apologjinë e tij të dështimit.Dua të theksoj se ky debat i kushtoi integrimit tëShqipërisë në Bashkimin Evropian, procesit më jetikpër të ardhmen tonë, ka një rëndësi të madhe përshoqërinë dhe kombin, natyrisht jo për një grup të

    këpëdarësh, të cilët me paratë e vjedhura tëpërvetësuara të taksapaguesve shqiptarë kanëtejkaluar parajsën.

    Pra, është fjala për të ardhmen e qindra emijërave shqiptarëve, intelektualëve dhe të rinjve qëpër t’u punësuar mundësi të vetme kanë largiminklandestin nga vendi. Është fjala për qytetarëshqiptarë në tërësi që çdo ditë të ndihen më tëlarguar nga brigjet e shpresës, së paqes, sëstabilitetit, brigjet e Bashkimit Evropian. Nuk ështëfjala për ju, o zotërinj këpëdarë, që pasuroheni dukefjetur, por është fjala ata që vuajnë për ujë të pijshëm,për drita, për ata që jetojnë në Evropë si qytetarë tëbotës së katërt. Integrim do të thotë infrastrukturëtjetër, standarde të tjera jetese, që do të thotëinvestim dhe punësim. Nuk është fjala për ju dheshpurën tuaj që udhëtoni me avionë privatë, qëfrekuentoni kazinotë e mëdha, që pushoni në resortepërrallore, por për 46% të shqiptarëve, për qindra emijëra familje shqiptare që marrin bukë me listë,jetojnë në linjën e varfërisë. Për 400 mijë pensionistëshqiptarë që lanë gjysmën e pensionit energjielektrike, për ata që vdesin për kafshatën e gojës,për 90 euro në thellësitë e galerive të vdekjes. Ështëfjala për 38% të shqiptarëve të papunë, që mepasaportën e Bashkimit Evropian do të mund tëudhëtonin me dinjitet, dhe jo si Besiana, Luiza eshumë të tjerë që vdiqën në varkat e vdekjes. Ështëfjala për miliona shqiptarë që udhëtojnë në rrugëtmë të këqija të Ballkanit, mësojnë në shkolla tërrënuara, mjekohen në spitale pa barna. Tragjikeështë sot se ne çdo vit po të krahasojmë veten metë tjerë dhe kjo jo me Francën, Gjermaninë, Italinëose Hollandën, por me Maqedoninë fqinjë, Bullgarinëe Rumaninë, jo vetëm që nuk afrohemi meBashkimin Evropian, por largohemi çdo ditë e mëshumë prej tij. Komisioneri Kris Paten, mik i vërtetëi Kombit Shqiptar, do të përcillte këtë raport që podiskutojmë me një mesazh për qytetarët shqiptarë,në të cilin theksohet se raporti nuk ndryshon aspaknga ai i një viti ose dy vite më parë.

    Pra, po të kemi parasysh se raporti i një viti mëparë dhe dy viteve përpara ishin raporte që nuk ishinhapur negociatat në Shqipëri, kjo do të thotë që meFatos Nanon nuk ka pasur asnjë progres, në tëkundërt krahasuar me progresin e vendeve të tjera,distanca jonë me Bashkimin Evropian në raport mekëto vende është rritur shumë më tepër se ç’ishtedy vite më parë.

    Zonja dhe zotërinj, integrimi në Evropë, dhe jovetëm ai por dhe integrimi në NATO, bëhet duke

  • Viti 2004

    1032

    Legjis latura e 16-të

    respektuar një seri procesesh, normash,standardesh dhe pranime reformash të caktuara, tëcilat ti, Fatos Nano, i ke zëvendësuar me norma,standarde, procese që kanë për qëllim të vetëmpasurimin tënd të paligjshëm, pushtetërimin tëndabsolut, garantimin e lidhjeve tuaja me krimin. Më24 janar të vitit 2002, një nga personalitetet më tënjohura të Parlamentit Evropian, holandeziOslander, pasi dëgjoi ekspozenë tënde me një akttejet të veçantë, t’u drejtua me këto fjalë, po citoj:“Në rast se do të bëhet një studim në Tiranë seçfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për Fatos Nanon,ju do të gjeni se ata besojnë se Fatos Nano është iaftë të mendojë çdo gjë vetëm për veten e tij dheasgjë për qytetarët shqiptarë”. Kjo deklaratë e këtijmiku të shquar të Kombit tonë bëri që t’i të braktisjenë shenjë proteste sallën e Parlamentit.

    Por sot, pas dy vjetësh, kjo deklaratë ështëprovuar profetike. Le t’ju referohemi fakteve.Përsëris, ti je pengesa kryesore e integrimit të venditnë Bashkimin Evropian, ti je pengesë kryesore eintegrimit të Shqipërisë të Bashkimit Evropian nëNATO, sepse zgjedhjet e lira e të ndershme janëpërcaktuar për këtë integrim, kurse ti je provuar nëmënyrë të përsëritur, armik i egër i vullnetit të lirë tëqytetarëve shqiptarë dhe votës së tyre të lirë. Atyreqë mendojnë se nga kjo platformë po ju akuzoj sikundërshtarë politikë, dua t’u rikujtoj se këto 13 viteShqipëria ka pasur 7 kryetarë KQZ-sh, por ti je ivetmi qeveritar në 30 vite që në vitin 2000 vendoseFotaqin, Solin ose sozinë tënde në krye të KQZ-së,me të cilin ti për herë të parë përjashtove qindra emijëra qytetarë shqiptarë nga e drejta e votës. Atozgjedhje morën fytyrën e nanove dhe u demaskuansi larg standardeve evropiane. Ti je armiku kryesor izgjedhjeve të lira dhe integrimit të Shqipërisë nëBashkimin Evropian dhe në NATO, sepse ti në vitin2001 zëvendësove në KQZ Fotaqin tënd mesegmente të organizatës terroriste hakmarrja përdrejtësi. Shpike mekanizmin e të pavarurve. KrijoveDushkun famëkeq. Manipulimet e zgjedhjeve të vitit2001, në raportin e ODIHR-it thuhet se kishin nëbazë jo teknikalitetin, por vullnetin tënd perverspolitik, për të mos zhvilluar zgjedhje të lira.Parlamenti Evropian të deklaroi se shumica joteështë pseudoshumicë. Nuk përfaqëson vullnetin eshqiptarëve dhe vendosi si kusht hapjen enegociatave për herë të parë, duke i diktuar një vendisovran të mos zgjedhë Presidentin për shkak tëmandateve të grabitura me mandatet epseudoshumicës, por të zgjedhë president

    konsensual. Ti je armiku kryesor i votës së lirë tëshqiptarëve dhe integrimit të tyre, sepse ti pasmiratimit në qershor të vitit 2003 të reformëszgjedhore, për të cilën Bashkimi Evropian shpenzoimiliona dollarë, me sanxhakët e tu e përmbyse atëdhe jo si qeveritar, por si ordiner i vërtetë. Bllokovepër herë të parë në 13 vite totalisht fondet për partitëkundërshtare, duke shpenzuar vetë me mafien tëndemiliona dollarë. Ditën e votimit tani jo më sipas meje,por sipas fotaqëve të tu në KQZ, përjashtove mbi100 mijë shqiptarë nga e drejta e votimit. Me këtë tifaktove se reformat tuaja janë thjesht kanakar, madjeletër e vdekur. Ja pse Komisioni Evropian deklaroise zgjedhjet e fundit u zhvilluan mbi bazën e njëkodi të ri zgjedhor, megjithatë nuk ishin të lira e tëndershme. Nuk plotësuan standardet ndërkombëtaredhe kjo, thekson raporti, për shkak të vullnetit politikpër të mos zhvilluar zgjedhje të lira. Ja pse Këshillii Evropës mbylli rezolutën e vet për Shqipërinë mevendimin për të larguar Shqipërinë nga asamblejaparlamentare e Këshillit të Evropës në rast se nukzhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme. Ja pseKëshilli i Evropës në mosbesim të plotë ndaj teje,për herë të parë në historinë e tij 56 vjeçare,paralajmëroi një vend anëtar me përjashtim ngaasambleja e tij në rast se zgjedhjet nuk do të jenëtë lira e të ndershme. Këshilli i Evropës, udhëheqjae tij politike, të gjitha komisionet dhe grupet e tijpolitike parlamentare miratuan unanimisht raportindhe rezolutën për Shqipërinë, sepse ty, Nastradini ikëtij vendi, Lukashenko i Ballkanit, nuk të besonmë, dhe sepse ti po përpiqesh me çdo kusht tëbllokosh reformën zgjedhore vendos sisteminproporcional që ata kërkojnë. Ti kërkon tëmashtrosh se nuk mund të ndërrohet Kushtetuta,ndërkohë që mjafton t’i heqësh shifrën 140 nenit 54ose shifrën 100 ta shndërrosh në 70 në këtë nendhe të akordohesh plotësisht me kërkesën einstitucionet ndërkombëtare dhe të pajtimeveopozitare. Po kështu, në një kohë që shqiptarët,Bashkimi Evropian OSBE-ja, ODIHR-ri, Këshilli iEvropës, Parlamenti Evropian deklarojnë se listatjanë problemi kryesor. Ti, Fatos Nano, deri më sot,nuk ke shqiptuar asnjëherë të vetme çështjenlistëzgjedhore. Qeveria jote mendon çdo gjë tjetër,por jo problemin listë, jo zgjedhje të lira e tëndershme. Institucionet ndërkombëtare kërkojnëbalancimin e KQZ-së, kurse ti, për të manipuluarzgjedhjet, kundërshton atë. Del qartë se me FatosNanon nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje tëlira. Ne do të largojmë ty si pengesë kryesore për

  • 1033

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    të zhvilluar zgjedhje të lira.Zonja dhe zotërinj, Fatos Nano është armik i

    integrimit të shqiptarëve, sepse ai për interesa tëpasurimit të tij kriminal dhe të atyre përreth tij, nëkundërshtim flagrant me interesat jetike individualeshoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve, kandërmarrë një fushatë të egër, të hapur, tëpashembullt, antievropiane. Shqiptarët duhet ta dinëmirë se ti je i vetmi Kryeministër në Evropë që, pasitë denoncoi Brukseli për përdhunimin e zgjedhjeve,urdhërove zonjën Meksi t’i drejtohet me letër KrisPatenit, duke deklaruar non grata kryetarin e ekipittë negociatave në Bashkimin Evropian. Pasi tëpërplasën në fytyrë atë që meritoje, u përpoqe tëmashtrosh Brukselin se gjoja kjo letër e turpshmeka qenë krizë emocionale moshore e Meksit dhese ti nuk ke ditur asgjë për të, madje dërgove Islamindhe Klosin dhe i njoftove se Meksi do të shkarkohetnga detyra për letrën. Ti je i vetmi Kryeministër nëEvropë që mbledh byronë tënde politike një javë mëparë dhe sulmon komisionerët kryesorë të BashkimitEvropian, personalitetet kryesore të BE-së dhepastaj ndërsen anëtarët e klubit të drogës sëkabinetit tënd, që në deklarata publike t’i kërkoj unëllogari Kris Patenit për trafiqet tuaja. Drejtuesit eKomisionit Evropian nuk kanë nevojë për mbrojtjentime, por theksoj se shqiptarët kanë respektin mëtë madh për ata, jo vetëm se ata kanë ndihmuarShqipërinë me miliarda dollarë, por sepse ata sëbashku me të gjitha qeveritë e veta anëtare shënuanmë 1 maj suksesin më të madh historik pasthemelimit të Bashkimit Evropian, zgjerimin e tij me10 vende anëtare. Shqiptarët duhet ta dinë mirë seme Fatos Nanos, që mendon vetëm për pasuritë etij, ora e integrimit ka ndaluar ose ecën mbrapa.Para për ta ecën vetëm izolimi. Ti je armik i egër iintegrimit, sepse ti je i vetmi kryeministër në Evropëqë urdhëron ministrat e tu të kërcënojnëpërfaqësuesit e Strasburgut, të fyejnë zyrtarëtperëndimorë duke iu rikujtuar si mjeranë dietat qëata marrin në vizitat e tyre në Shqipëri dhe këtëvetëm e vetëm se ata u thonë shqiptarëve dheEvropës të vërtetën e zezë për ty dhe qeverinë tënde.Ti je i vetmi kryeministër në Europë qëamendamentet e asamblesë parlamentare tëKëshillit të Evropës që mbrojnë të drejtën eqytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë dhevendimin e asamblesë parlamentare për tëndëshkuar në rast dhunimi të zgjedhjeve i etiketonsi antishqiptare.

    Zonja dhe zotërinj, Fatos Nano është pengesa

    kryesore për integrimin e Shqipërisë në Evropë,sepse sipas kërkesës të Bashkimit Evropian kyintegrim kërkon luftën kundër korrupsionit, ndërsaai i përgjigjet kësaj duke konsoliduar kleptokracinëe tij. Kështu që për këtë qëllim ti ke ndërtuar nëkupolën e qeverisjes tënde fund e krye bazuar nëparimin “mëlçitë e qengjit në gojë të ujkut”. Ministratkëtu nuk drejtojnë administratë reforma, por përdorinpushtetin e tyre çdo ditë e më shumë për monopolete tyre të ekonomisë private kriminale, nëtelekomunikacion, në financë, bujqësi, dogana, nërend e kudo. Ja sepse raporti i Bashkimit Evropianthekson se korrupsioni i shumëpërhapur dhe krimi iorganizuar përbëjnë kërcënime serioze përstabilitetin dhe për parimin e vendit. Kurse në raportine Këshillit të Evropës theksohet se lufta ndajkorrupsionit nuk ekziston, se ajo ekziston vetëmnë letër, kurse ti për të sfiduar këtë kërkesë brendady vjetëve në Qeveri ti je shndërruar në shtyllëkryesore të vjedhjes, babëzisë së korrupsionit. Let’u referohemi fakteve dhe jo deklaratave. FondiMonetar Ndërkombëtar ka denoncuar vjedhjen dheshpërdorimin në taksa dhe tatimet e qytetarëveshqiptarë nga ty dhe fatosët e tu të rreth 600 milionëeurove në vit, ndërkohë që çdo qytetar shqiptarpaguan si taksë të vlerës së shtuar në çdo shpenzimqë bën, 20% të çmimit. Po kush atëherë në Shqipërinuk paguan taksat ose vjedh dhe përvetëson 2/3 etyre? Taksat nuk i paguan ti i pari, Kryetari i Qeverisëshqiptare me kompanitë tuaja të transportit tokësordhe ajror, me kompanitë e grurit dhe kompani tëtjera. Taksat nuk i paguajnë dukët, naçët, malavitat,durakët, poçët e tu, që me kontrabandën dhemagazinat doganore jashtë kontrollit doganor, sipasnjë hetimi të fundit paguajnë jo më shumë se 10%të taksave. Nuk mund të luftohet korrupsioni nëShqipëri. Pasuria juaj ngrihet, para së gjithash, mbikontrabandën, vjedhjen e krimin. Ju jeni vetëkontrabanda, koka e krimit ekonomik të këtij vendi.Dy vjet më parë do të deklaroje veten si të pastrehë,ndërsa kursimet tuaja dhe familjare janë me disamijëra dollarë. Për dy vjet ti je pronari i linjave tëtransportit rrugor ndërshtetëror, je pronari i njëtelevizioni kombëtar, je pronari i një firme, je pronari bixhozit seksual televiziv me 0900-ën, je pronar ikompanive të grurit, kërkon të privatizosh për vetePallatin e Kulturës, Piramidën, Stadiumin Dinamo.Ti je shtyllë kryesore e korrupsionit në Shqipëri, dhejo se e them unë, këtë e dëshmojnë aferat e mëdhakorruptive që kanë shpërthyer, në epiqendrën e tëcilave je ti dhe vetëm ti me klanet e tua mafioze në

  • Viti 2004

    1034

    Legjis latura e 16-të

    financa, telekom, dogana. Ti, në raftin tënd tëTelekomit, vetëm me kompaninë tënde “Hermes”,të Malaj dhe të Ahmetit ke përvetësuar 600 milionëlekë të reja nga Telekomi Shqiptar, duke i shiturfirmës tënde impulse me një çmim që shkon 8 deri14 herë më lirë sesa konkurrentët e tjerë. Ke vjedhursë paku 4 milionë dollarë dhe këto janë vetëm majae ajsbergut, sepse ti në raftin që të shoqëron nëVjenë, në Uashington, në Sharm El Sheik dhe kudoqë shkon në marrëveshjet me AMC-në dhe të tjera ike krijuar një humbje Telekomit Shqiptar prej së paku80 milionë euro, të gjitha të ndara ndërmjet teje dhekockave mafioze brenda dhe jashtë vendit. Ti jeshtyllë kryesore e korrupsionit, sepse ti keshndërruar me njerëzit e tu më të afërt Telekomin,KESH-in dhe doganat shqiptare në minierat e tuaprivate dhe klaneve kriminale dhe mafioze që tërrethojnë. Për të vjedhur ke shpërdoruar së paku 10milionë euro në tenderin prej 52 milionë të importittë energjisë me një çmim prej 45 centësh, ndërkohëqë në bursë shitet me 90 cent. Ule planin e prodhimittë energjisë nga 5.6 miliardë kilovat/orë në 3.1miliardë kilovat/ orë dhe derdhet çdo ditë duke hapurportat e hidrocentraleve së paku 300 mijë euroenergji në det. Ti je shtyllë kryesore e korrupsionitdhe këtë nuk e them unë, por e thotë TransparencëInternacional që provoi se në 12 muaj korrupsioninë Shqipëri me ty është 12 shkallë më i madh. Tipër të sfiduar kërkesën e BE-së, Shteteve tëBashkuara, për luftën kundër korrupsionit, vendosenë krye të financave allamullin e piramidave, rikthevenë kabinet simbolet më të nxira të korrupsionit,Naçin dhe ministrin e Xhikes, për të cilën ti ke ngriturdhjetëra akuza konkrete dhe rrëzove qeverinë Meta.Emërove në krye të doganave Papadhimën, kendërruar 6 drejtorë doganash dhe ke vendosur nëtaksa dhe tatime të gjithë sojin dhe krushqinë tënde.Një vit më parë por dhe tani deklaruam se kushtkryesor për të luftuar korrupsionin në Shqipëri janëheqja kolektive e imunitetit për çdo krim tëzakonshëm. Ne sollëm ligjin, kurse ti ekundërshtove, sepse pasuria jote qëndron mbikrimin. Pra, pas çdo euroje, pas çdo centi ka krimdhe vetëm krim. Ne kërkuam largimin nga detyra tëtë gjithë zyrtarëve me konflikt interesi, osefamiljarëve të tyre. Ti kundërshton sjelljen e ligjitpër konfliktin e interesave në Parlament. Ne kërkuamrikompozim të pavarur të borxhit të konkurrencës,ti emërove sekretaren tënde krushqinë dhe familjarë.Ne kërkuam largimin nga prokurimet të familjarëvedhe krushqive tuaja. Ti vendose tërësisht familjarët

    e anturazhit tënd në proceset kryesore të prokurimit.Ne kërkuam mbylljen e magazinave doganore përqeveritarët e tu, ti i mbrojte me fanatizëm ato. Unëjam i bindur se asnjë prej jush nuk pranon të zbatojëkëto masa, sepse duhet pastaj të dorëzoni pasuritëe krimit që keni akumuluar.

    Zonja dhe zotërinj, në raportin e BashkimitEvropian theksohet se Shqipëria nuk mund tëintegrohet, pasi krimi i organizuar shqiptar ështëkrimi më i rrezikshëm për BE-në dhe lufta kundër tijështë ekzistente, madje në raportin e Këshillit tëEvropës thuhet haptas se situata është përkeqësuar,kurse komisioneri Paten një javë më parë dodeklaronte në Budenstagun gjerman se krimi iorganizuar shqiptar është i lemerisshëm, por nëraportin e Bashkimit Evropian thuhet se Shqipëriaështë rrugë kryesore e transportit të drogës. Arsyejae parë dhe themelore e kësaj situate qëndron nëlidhjet tuaja të fuqishme në botën e krimit dhe tëdrogës. Le të lëmë mënjanë deklaratën tuaj, t’ireferohemi fakteve.

    Së pari, ti je vrasës. Jo vrasës se ke ekzekutuarme dashje Petrit Ismailin, por je vrasës se pasi imore shpirtin të ndjerit në xhadenë e Shkallnurit,tek i jepje vetë makinës, t’i e fshehe krimin dhekërcënove familjarët e viktimës dhe u shndërrovekështu në një vrasës të neveritshëm dhe të urryer.Ti je i vetmi qeveritar në Evropë që kudo që shkon,në çdo tryezë që ulesh, me Berluskonin, dhe do tathem këtu, prapa të ndjek hija e viktimës tënde dheai e di mirë këtë. Jo vetëm kaq, por unë ju deklarojme përgjegjësi shqiptarëve sesi pas dosjeve që njëditë do të zbardhen botimeve të shtypit të pavarur,do të provohet se në pasuritë e kompanive tuajaqëndron krimi monstruoz, qëndrojnë milionat egjobave, qëndrojnë ekzekutimet mafioze me pambuknë fyt. Ti je i pashpresë. Në Shqipëri dhe në Evropëbesoj se pasuria jote ngrihet mbi drogën dhe trafikune saj. Në dy vjet katër herë Policia Shqiptare kabllokuar drogë në autobuzët e “Nano Travel”. Brendadhe jashtë vendit kjo kompani konsiderohet sitransportues kryesor i drogës nga Afganistani nëEvropë. Është e vërtetë se ngarkesat e drogës nuku janë zënë në këto raste familjarëve të tyre, porështë e vërtetë që çdo qeveritar në Evropë, po tëmos ishte implikuar dhe të mos përfitonte vetë ngapluhuri i bardhë, do të shkëpuste çdo lidhje mekompani të tilla të mallkuara, kurse ti në vend të sajkrijove kompaninë e transportit ajror me helikopter,praktikë kjo e rëndomtë e bosëve kolumbianë tëkokainës. Fatos Nano, ti je vetë krimi, sepse ti ke

  • 1035

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    krijuar qeverinë me ministra, një pjesë e të cilëvejanë të lidhur sipas teje me mijëra fije me krimin,trafikun e drogës, prostitucionin. Le të ndalemi nëfakte dhe jo në deklarata. Në Europë, në perëndimnuk bëhen ministra kur kanë lidhje me krimin dheme trafiqet kriminale, kurse qeveria jote është klubii drogës. Ministri që kujdeset për drejtësinë ka pasurtë dhënë për arrestim në Itali për drogë dhe ështëliruar me ndërhyrje shtetërore. Ministri i Xhikes ështëme dosje më të madhe se Kartodromi. Malavitakërcënon Prokurorin e Përgjithshëm për të liruar nipine tij të arrestuar për ngarkesa të mëdha droge. Këtunë sallë ka deputetë me dosje ndërkombëtare përvrasje, të lidhura drogën. Në krye të Ministrisë sëRendit ke emëruar njërin prej eksponentëve kryesorëpolitikë të hakmarrjes për drejtësi. Igli, i cili ditën earrestimit në Belgjikë të Altin Arapit do të mashtrontegazetarët, do t’i njoftonte ata se është arrestuarOriku me qëllimin e vetëm për të njoftuar jo metelefon, por me media mikun e tij Orik Shytin tëfshihej nga arrestimi. Një vit më parë, opozitapropozoi dhe ju votuat që për të luftuar krimin eorganizuar për riorganizimin e Ministrisë së Rendit,Prokurorisë, duhen larguar nga këto organe të gjithëindividët e inkriminuar. Nga 6 propozime të miratuara,vetëm ai i krimit të gjykatave krimeve të rënda ështëvënë në zbatim, kurse për reformën në Ministrisësë Rendit, Igli yt, ky eksponent i botës së krimit, poe ndërton Ministrinë e Rendit kryekëput në funksiontë trafiqeve dhe aferave tuaja të pista. Ai meprocedura staliniste ka shkarkuar dhjetëra zyrtarëdhe policë, disa prej të cilëve janë me përgjegjësi tëmadhe, njerëz me vlera të çmuara njerëzoreprofesionale. Prandaj, dua të përfundoj dukegarantuar shqiptarët se Fatos Nano dhe integrimijanë të kundërt si dita dhe nata, si kripa dhe syri, sivrima dhe dielli, se janë të papajtueshëm dhe sealternativë e vetme për të ecur drejt Evropës për t’uintegruar në NATO është të largojnë këtë tëpapërgjegjshëm, këtë armik të botës së lirë, këtështyllë kryesore të korrupsionit, nga qeverisja. Tëshkojmë drejt zgjedhjeve të lira të ndershme, tëvendosim shtetin ligjor, të godasim dhe tëshkatërrojmë lidhjet e politikës me krimin. Këto janëkushtet të cilat hapin për shqiptarët njësoj si përkombet e tjera. Unë i siguroj ata se ne do të fitojmë.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Berisha!Fjalën e ka zoti Topi, për procedurë.Bamir Topi – Falemnderit, zoti Kryetar!Ne patëm një bisedë paraprake, para se të fillojë

    seanca, lidhur me kohën në dispozicion. Qe një

    kërkesë nga ana e Grupit Parlamentar të PartisëSocialiste, për të pasur në dispozicion jo dy orë,por tre orë. Megjithëse ne kundërshtuam për njëfakt parimor, sepse lista e diskutantëve tanë ishtedepozituar, ne prapë shikojmë këtu që janë 130minuta.

    Servet Pëllumbi – Do të bëhen 120 minuta,por 5 minuta i shtova zotit Berisha. Mos u merrnime vogëlsira, sepse 5 minuta më shumë mori.

    Bamir Topi – A ka mundësi të flas? E ke zakontë keq ndërhyrjen.

    Së pari po ju demonstroj këtu që nuk jeni indershëm në pozicionin tuaj. Më lejoni të flas.

    Servet Pëllumbi – Po të mbetem të më çmoshndershmërinë, të më marrë lumi.

    Bamir Topi – Së dyti, mos ndërhyni me qëllim,ndërkohë që e dini fare mirë këtë fakt.

    Së treti, kërkoj gjysmë ore pushim në emër tëgrupit.

    Servet Pëllumbi – Keni gjysmë ore pushim,ndërsa ato të tjerat i kishe kot.

    * * *

    Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë,Hapim seancën.Fjalën e ka zonja Ermelinda Meksi.Ermelinda Meksi – Zoti Kryetar,Ky ishte dhe qëllimi i kërkesës për procedurë,

    për të ulur edhe interesin e kësaj seance dhe aqmë pak të situatës reale të integrimit në të cilinndodhet dhe vendi ynë. Seanca e sotme vjen pasnjë analize të detajuar që u është bërë këtij raportinë takimet e komisioneve parlamentare, pjesë e tëcilave ne kemi qenë. Ashtu siç kam theksuar dhemë parë, raporti, duke përfaqësuar një procesmonitorimi, përmban padyshim vlerësime tëndryshme si pozitive dhe negative. Realisht nukmendoj se para disa javësh dikush nga ne do tëmendonte ndryshe nga sa thuhet në raport dhe nukbesoj se ndokush nga ne mësoi nga raporti diçkatë re e cila nuk ishte në vëmendjen, ndërgjegjen,përgjegjësinë ose dhe në axhendën tonë të paradisa javëve.

    Kam përshtypjen se dhe para publikimit të këtijraporti secili nga ne kishte një perceptim të qartëpër sa i takon problematikave që lidhen medimensionet politike, ekonomike dhe sociale tëShqipërisë. Sidoqoftë, me keqardhje konstatoj senë vazhdimësi, që prej bërjes së tij publike, ky raportashtu si thuajse çdo çështje që ka nevojë për

  • Viti 2004

    1036

    Legjis latura e 16-të

    konsiderim publik në Shqipëri, po keqpërdoretpolitikisht, në mënyrë jo racionale, dhe po rrezikohettë humbasë vlerën dhe domethënien e tij të vërtetë.Keqpërdorimi politikisht i raportit i ka bërë disa tashohin atë me sy mbyllur dhe të mos kuptojnë osemos duan ta pranojnë që vlerat dhe pasojat emirëfillta të një raporti të tillë nuk mund të jenë veçsepozitive dhe në shërbim të mbështetjes së cilësisëdhe shpejtësisë së procesit të integrimit evropiantë vendit.

    Siç dihet tashmë, viti 2003 shënoi një hap cilësornë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BashkimitEvropian, me hapjen zyrtare të negociatave përmarrëveshjen, më 31 janar të 2003-it. Hapja enegociatave pa dyshim u shoqërua me rritjen eintensitetit dhe cilësisë së këtij procesi sa kompleks,aq dhe domosdoshmërish gjithëpërfshirës dhe i lidhurdrejtpërdrejtë me interesat politike sociale,ekonomike të shumë grupeve, përfshirë këtu biznesindhe konsumatorët. Aktualisht jemi në një fazë tëavancuar të negocimit të stabilizim-asociimit. Pjesamë e madhe e saj është kaluar tashmë, ndërsa kanëmbetur një numër çështjesh teknike ende për