punime të kuvendit legjislatura e 16-të viti 2001, nrviti 2001 680 legjislatura e 16-të...

360
Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2001, nr.3

Upload: others

Post on 05-Mar-2020

5 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 16-të

    Viti 2001, nr.3

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 2001

    3

    Tiranë, 2009

  • 679

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 16-tëSesioni i parë

    E enjte, 27.09.2001Seanca e paradites, ora 11:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Namik Dokle

    Namik Dokle - Të nderuar deputetë, hapimseancën!

    Në këtë seancë kemi këtë rend dite: Shqyrtimidhe miratimi i rezolutës për luftën kundër terrorizmit.Deklaratë e Komisionit të përhershëm për Politikëne Jashtme për zhvillimet në Maqedoni. Projektligji“Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimittregtar dhe ekonomik ndërmjet Qeverisë sëRepublikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së shtetittë Izraelit. Projektligji “Për aderimin në Konventënpër krijimin e Organizatës Ndërkombëtare tëMetrologjisë Ligjore”. Projektligji “Për ratifikimin emarrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës sëShqipërisë dhe Fondit Kuvajtian për ZhvilliminEkonomik Arab për projektin e dytë të rehabilitimittë ujitjes”, projektligji “Për ratifikimin e kredisë sëzhvillimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës sëShqipërisë dhe Shoqatës ndërkombëtare për Zhvillim(IDA), për projektin “Shpërndarja e shërbimevesociale”. Akt normativ nr. 5, datë 31.08.2001, “Përdisa ndryshime në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000,“Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë

    për jashtë shtetit”. Shqyrtimi i kërkesës për dhëniene pëlqimit për emërimin e zotit Spiro Spiro në detyrëne anëtarit të Gjykatës së Lartë, kërkesë e bërë ngaPresidenti i Republikës. Ka ndonjë vërejtje për rendine ditës? Nuk ka.

    Atëherë do të fillojmë shqyrtimin e materialeve,sipas radhës që ju thashë, dhe ju njoftoj se votimi itë gjitha këtyre materialeve, ato që janë për t’u votuar,do të bëhet në orën 12:30. Ndërkohë ka materiale,të cilat janë në rendin e ditës, por që nuk ka nevojëpër votim. Rast pas rasti do të bëj shpjegimetpërkatëse.

    Pika e parë e rendit të ditës është, shqyrtimi irezolutës për luftën kundër terrorizmit. Siç ju kamnjoftuar edhe në seancën e mëparshme, Parlamentivlerësoi në mënyrën më serioze dhe në mënyrënmë pozitive propozimin e Grupit Parlamentar tëPartisë Demokrate të Reformuar, paraqitur nëKuvend, për një projektrezolutë të Kuvendit tëRepublikës së Shqipërisë në luftën kundërterrorizmit. Duke e vlerësuar seriozisht këtëpropozim dhe duke marrë për bazë edhe procedurat

  • Viti 2001

    680

    Legjislatura e 16-të

    parlamentare, por njëkohësisht dhe gjithë vepriminndërkombëtar në këtë fushë të rëndësishme të luftëskundër terrorizmit ndërkombëtar, bazuar edhe nëmiratimin para pak ditësh të një rezolute po të kësajrëndësie nga Asambleja Parlamentare e Këshillit tëEuropës, ku i kërkohet të gjitha shteteve anëtaredhe parlamenteve të vendeve anëtare të shprehenlidhur me këtë çështje, u punua për të plotësuar medisa propozime shtesë projektrezolutën shumë tëmirë, të paraqitur nga Grupi Parlamentar i PartisëDemokrate të Reformuar. Komisioni i Jashtëm,bazuar në të gjitha këto dokumente të rëndësishmeqë përmenda, ka hartuar një tekst, të cilin unë dot’jua lexoj, dhe pastaj nëse ka propozime për ndonjështesë nga deputetë të veçantë, do t’i dëgjojmë dhedo të bëjmë procedurën përkatëse për të qenë gatipër votim të rezolutës rreth orës 12:30.

    Republika e ShqipërisëKuvendi.ProjektrezolutëMe propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë

    Demokrate të Reformuar, Kuvendi i Republikës sëShqipërisë, pas tragjedisë së shkaktuar si rrjedhojëe sulmeve terroriste mbi Nju-Jork dhe Uashingtonmë 11 shtator 2001, si dhe duke vlerësuar ndikimete mundshme mbi rendin dhe sigurinë globale:

    1.Ndan dhimbjen dhe shpreh solidaritetin më tëthellë me popullin amerikan dhe familjet e viktimave.

    2.Dënon ashpërsisht këto akte terroristebarbare, të kryera mbi civilë të pafajshëm, dhe ikonsideron ato një dhunim flagrant të së drejtës mëthemelore të individit, të drejtën për jetën.

    3.Shpreh gatishmërinë dhe vendosmërinë përtë mbështetur dhe bashkëpunuar me Qeverinë eSHBA-së dhe Aleancën e Vendeve Demokratike nëluftë kundër terrorizimit, si dhe për të nxjerrë përparadrejtësisë e për të ndëshkuar përgjegjësit e këtyrekrimeve të përbindshme si dhe për të çrrënjosurshkaqet e tyre.

    4.Vlerëson se ky lloj terrorizmi që nuk njeh kufi,duhet të neutralizohet mbi bazën e një zgjidhjejekomplekse globale, politike, institucionale etj., dhetë krijimit të një koalicioni ndërkombëtar efikas përkëtë qëllim.

    5.Konsideron se akte të tilla terroristeshfrytëzohen nga grupe të caktuara ekstremiste, tëcilat përmes një shtrembërimi të qëllimshëm tëparimeve fetare për justifikimin e dhunës, synojnëtë provokojnë një përplasje midis Perëndimit dhebotës islamike.

    Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nisur nga

    angazhimet që burojnë nga anëtarësia e Shqipërisënë organizmat ndërkombëtarë dypalëshe dhe meorganizmat euroatlantike të sigurisë rajonale, ikërkon Qeverisë shqiptare të intensifikojë përpjekjetpër bashkërendimin e veprimeve të të gjithainstitucioneve të shtetit në luftën kundër veprimeveterroriste, krimit të organizuar dhe të të gjitha llojevetë trafiqeve. Në këtë kuadër, Kuvendi i Republikëssë Shqipërisë, në bashkëpunim me Qeverinë, tërishikojë të gjithë kuadrin ligjor ekzistues kundërakteve terroriste, me synim parandalimin dhegoditjen e fuqishme të terrorizmit. Të ndërmarrë tëgjitha veprimet për plotësimin e procedurës sënevojshme për ratifikimin e konventave antiterroristeekzistuese dhe në mënyrë të veçantë Statutin eRomës mbi Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhemarrëveshjen Ndërkombëtare për Goditjen eFinancimeve të Terrorizmit. Kuvendi i Shqipërisë tëmonitorojë përmbushjen e detyrimeve, që rrjedhinnga të gjitha konventat ekzistuese të ratifikuara nëluftën kundër terrorizmit, dhe të ndërmarrë të gjithahapat e nevojshëm për plotësimin e kuadrit ligjor nëkëtë drejtim.

    Ka ndonjë mendim? Ndonjë sugjerim? Jufalemnderit!

    Po, zoti Zogaj.Preç Zogaj – Falemnderit! Do të dëshiroja të

    bëja nja dy sugjerime që mund të rregullohen. Tepika e dytë e projektrezolutës, në qoftë se është emundshme të shtojmë, sa për të qenë korrektë mehistorinë që ndodhi, që këto akte terroriste janë jovetëm dhunim flagrant i së drejtës për jetën, porjanë edhe një agresion kundër vlerave të lirisë dhetë demokracisë. Në pikën katër do të sugjeroja qëtë gjenim edhe një term tjetër, që neutralizimi iterrorizmit, përpos zgjidhjeve politike, institucionale,tani ka veprime dhe zgjidhje ushtarake afërsisht,pra të mund të gjejmë ndonjë fjalë, në qoftë se epërkrahim këtë lloj zgjidhjeje. Dhe së fundi, do tësugjeroja që bashkë me kërkesat, që u janëparashtruar Qeverisë dhe institucioneve shqiptarepër të luftuar terrorizmin ose shfaqjet që mund tëketë terrorizmi në Shqipëri, në bashkëpunim edheme vendet perëndimore dhe jo perëndimore,njëkohësisht Kuvendi të shprehë edhe një herë qëkjo luftë duhet të shoqërohet bashkë me forcimin erendit të lirive dhe të të drejtave të individit. Sepseunë kam gjithnjë shqetësimin se nganjëherë luftakundër terrorizmit, si luftëra të tjera të ngjashme,përdoren edhe si alibi për të kufizuar liritë të drejtate njeriut, ndërkohë që në lojën e gjithë kësaj historie

  • 681

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    të terrorizmit ndërkombëtar janë pikë së pari liritëdhe të drejtat e njeriut vlerat e lirisë dhe tëdemokracisë. Këto janë tri sugjerimet që mund t’ibëj dhe me shkrim. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Ka deputet tjetërqë e do fjalën? Zoti Islami, sekretar i Komisionit tëJashtëm.

    Kastriot Islami – Falemnderit, zoti Dokle!Duke pasur parasysh se komisioni ka punuar

    paraprakisht për hartimin e kësaj projektrezolute,mbi bazën e iniciativës së Partisë Demokrate tëReformuar, siç e thatë dhe ju, por duke u bazuarsidomos nga pikëpamja terminologjike mbi bazëne projektrezolutës dhe të rezolutës së Këshillit tëEuropës, unë i konsideroj të drejta vërejtjet që bëriparafolësi. E mira është që ato të formulohen meshkrim, në mënyrë që të ketë mundësi të integrohenkonform këtyre standardeve në këtë projektrezolutë,sepse është marrë në konsideratë që të jenë sa mëtë klasifikuara brenda terminologjisë sëprojektrezolutës së Këshillit të Europës.

    Falemnderit!Namik Dokle – Shumë falemnderit! Fjalën e ka

    zoti Shehi.Dashamir Shehi – Do kisha një sugjerim;

    rezoluta është e mirë dhe ne prandaj e kemipropozuar, por kjo është formuluar si të thuash nënjë natyrë politike, njëlloj solidariteti politik, moral,të cilin nuk është se nuk e kemi thënë edhe herë tëtjera. Unë mendoj se mbas dy javësh vendime, kaardhur koha që realisht Kuvendi të marrë disa masakonkrete, disa vendime, të cilat janë të natyrësekzekutive. Do të hapen portat ose s’do hapen, dotë lejohet hapësira ajrore. Pra, njerëzit presin, përaq sa është e nevojshme pjesa jonë e kontributit, tëjemi më të qartë, më të prerë dhe të jemi haptazi nëmbështetje të këtyre elementeve politike, që shprehkjo rezolutë. Kështu që do të thosha se mbasi tamiratojmë këtë rezolutë, Kuvendi të zhvillojë njëseancë tjetër bashkë me Qeverinë që do t’i marrëkëto masa, sepse një ditë këta zotërinj do të vinëkëtu, pasi është e detyrueshme që për të hapurportat, hapësirën ajrore, leja do të kalojë patjetërnëpër Parlament. Pra kjo punë të mos zgjatet më,sepse u bënë 2-3 javë. Ta dimë; cilat janë masat epara, qofshin dhe ato të pjesshme. Sepse nesërmund të dalin nevoja të tjera ose kërkesa të tjeranga komuniteti ndërkombëtar. Prandaj, unë do tëthosha ta miratojmë këtë, por të bëjmë një seancëtë përbashkët Parlament dhe Qeveri, në të cilën tëmerren disa vendime për sa i përket kësaj situate.

    Namik Dokle – Shumë faleminderit! Propozimetmë duken të gjitha racionale dhe ndërkohë që nedo të kalojmë në çështje të tjera, zoti Islami, zotiZogaj dhe zoti Shehi mund të kontaktojnë për tëbërë ndonjë saktësim të këtyre gjërave që u thanëdhe të procedojmë kështu; normalisht ajo që thotëzoti Shehi është një nga elementet bazë, sepse nedo të kemi nevojë jo vetëm një herë, por ndoshtaedhe më shumë, pasi do të shqyrtojmë në mënyrëtë posaçme disa konventa, disa nga pjesët elegjislacionit, që kanë nevojë për ndryshime nëkuadrin e masave të forta që po ndërmerren, dhepër të cilat ne jemi dakord të përfshihemi totalishtnga i gjithë koalicioni i shteteve, që po bashkohenpër të luftuar kundër terrorizmit.

    Pika e dytë e rendit të ditës është, një deklaratëe Komisionit të përhershëm për Politikën e Jashtmepër zhvillimet në Maqedoni. Kjo është deklaratë ekomisionit. Nuk votohet nga Kuvendi. Mbetet sidokument i komisionit, por ky ia paraqet Kuvenditdhe për t’ia paraqitur Kuvendit ia jap fjalën kryetarittë Komisionit të Politikës së Jashtme, zotit FatosNano, që do të na njohë me këtë deklaratë ne dheopinionin publik. Zoti Nano e keni fjalën.

    Fatos Nano – Falemnderit, zoti Kryetar!Është detyrë e komisionit të informojë Kuvendin

    në seancë plenare për një komponent të punës sëtij, i cili është dhe prioritar në situatën aktuale tërajonit dhe për angazhimet e Republikës sëShqipërisë kundrejt saj. Ne shqyrtuam informacioninmë të fundit dhe vlerësuam se duhet ta aktivizojmëkëtë instrument, pra një qëndrim publik të Komisionittë Jashtëm, për të nxitur më tej përpjekjet e të gjithëfaktorëve politikë dhe parlamentarë në Republikënish-jugosllave të Maqedonisë, që procesi i zgjidhjespaqësore dhe i angazhimeve për reformëkushtetuese të ecë përpara dhe të mos bllokohet.Deklarata është kjo:

    Komisioni i Jashtëm i Kuvendit të Republikëssë Shqipërisë shpreh shqetësimin e vet serioz, lidhurme përpjekjet e disa grupeve politike në Parlamentine Republikës ish-jugosllave të Maqedonisë, qëkërkojnë të pengojnë ratifikimin e marrëveshjes sëarritur në Ohër midis forcave politike vendase përndryshimet e nevojshme kushtetuese në favor tëzgjerimit të të drejtave të shqiptarëve në këtë vend.Komisioni thekson se është i papranueshëm, nëpraktikën demokratike dhe sipas normavendërkombëtare, organizimi i referendumeve kundërtë drejtave të një etnie tjetër. Komisioni vë re mepreokupim edhe deklaratat e disa zyrtarëve të lartë

  • Viti 2001

    682

    Legjislatura e 16-të

    në Shkup, të cilët i kanë bërë thirrje Shteteve tëBashkuara të Amerikës të ndryshojnë qëndriminndaj përpjekjeve të shqiptarëve etnikë për të realizuartë drejtat e tyre legjitime, duke i cilësuar si“terroriste”. Komisioni vëren se në një kohë kurSHBA, Bashkimi Europian dhe mbarë komunitetindërkombëtar janë angazhuar në një luftë pakompromis për të goditur terrorizmin, veprime të tillapengojnë procesin e paqes në këtë vend dhe nxitintensionin, pasigurinë dhe armiqësinë midisshqiptarëve dhe maqedonasve. Komisioni mbështettërësisht kërkesën e përbashkët të të dërguaritamerikan, atij europian dhe të NATO-s drejtuarautoriteteve maqedonase ose të Shkupit përshpalljen e një amnistie të plotë për anëtarët e UÇK-s, dhe përshëndet UÇK-në për respektimin emarrëveshjes mbi dorëzimin e armëve. Është fjalapër Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

    Komisioni i Jashtëm i Kuvendit të Republikëssë Shqipërisë shprehet në favor të vazhdimit tëpranisë së NATO-s në Republikën ish-jugosllave tëMaqedonisë për të garantuar mënjanimin ekonflikteve të ndryshme, paqen e stabilitetin.Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Nano!Kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës;

    projektligji për “Për ratifikimin e marrëveshjes sëbashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjetQeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisësë shtetit të Izraelit”. Komisioni i Ligjeve, ju lutem?Po, zoti Braho në emër të Komisionit të Ligjeve.

    Spartak Braho - Komisioni i Ligjeve nëmbledhjen e datës 25.09.2001 mori në shqyrtimprojektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sëbashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjetQeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisësë shtetit të Izraelit”, paraqitur nga Këshilli iMinistrave. Komisioni, pasi u njoh me relacionin eparaqitur dhe përmbajtjen e marrëveshjes, diskutoipër bazueshmërinë ligjore të këtij projektligji dhekonstatoi se këndvështrimi ligjor është konformKushtetutës, konkretisht të nenit 121, pika ç. Kyprojektligj është i pranueshëm për këto arsye. Dukevlerësuar rëndësinë që ka kjo marrëveshje përzgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomikemidis dy vendeve, dhe mundësinë e përfitimit tëndërsjellë nga bashkëpunimi në këto fusha, në parimkomisioni u shpreh unanimisht që marrëveshja tëratifikohet në këtë seancë plenare. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Braho! E kafjalën zoti Bufi në emër të Komisionit të Ekonomisë

    dhe Financave.Ylli Bufi – Edhe Komisioni i Ekonomisë dhe

    Financave shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin emarrëveshjes së bashkëpunimit tregtar dheekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës sëShqipërisë dhe Qeverisë së shtetit të Izraelit”, nismëkjo e Këshillit të Ministrave. Komisioni dëgjoishpjegimet e dhëna nga specialistët e Ministrisësë Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë dhe tëMinistrisë së Financave, lidhur me nevojën emiratimit të marrëveshjes dhe efektet e saj. Dukeqenë se ky projektligj ka për qëllim krijimin emarrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis dyvendeve dhe mundësinë e përfitimit të ndërsjellë nëkëto fusha, Komisioni i Ekonomisë është dakordpër miratimin e tij dhe shpreh bindjen se pas miratimittë kësaj marrëveshjeje marrëdhëniet ekonomikendërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Izraelit dotë zhvillohen më tej në interes të ndërsjellë për tëdy vendet tona.

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Bufi!Në emër të Komisionit të Industrisë, Transportit

    dhe Punëve Publike e ka fjalën zoti Agasi.Bardhyl Agasi – Falemnderit, zoti Kryetar!Edhe Komisioni i Industrisë, Transportit, Punëve

    Publike dhe Tregtisë e shqyrtoi këtë projektligj nëmbledhjen e tij të datës 25.09.2001. Ashtu siç ushprehën edhe komisionet e tjera të Parlamentit,edhe komisioni ynë u shpreh tërësisht dakord përmiratimin pa vërejtje të këtij projektligji në seancëplenare. Ju falemnderit!

    Namik Dokle – Në emër të Komisionit tëJashtëm? Po, zoti Karamelo.

    Ligoraq Karamelo – Edhe Komisioni i Politikëssë Jashtme mori në shqyrtim projektligjin “Përratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit tregtardhe ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës sëShqipërisë dhe Qeverisë së shtetit të Izraelit”.Marrëveshja ka për qëllim zgjerimin e marrëdhënievetregtare dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve dhemundësinë e përfitimit të ndërsjellë bashkëpuniminë këto fusha. Komisioni është dakord në parim qëky projektligj të kalojë për miratim në seancë plenarepa vërejtje. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Karamelo! Kapyetje ndonjë deputet? Nuk ka. Ndonjë diskutim?Nuk ka. Në emër të grupeve parlamentare, zotiKaramelo ju bie të flisni përsëri. Po, dakord,falemnderit! Në emër të Grupit të të Gjelbërve?Falemnderit! Në emër të Grupit të Partisë Demokratetë Reformuar? Falemnderit! Në emër të grupit

  • 683

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    Socialist? Falemnderit!Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës:

    Projektligji “Për aderimin në Konventën për krijimine Organizatës Ndërkombëtare të MetrologjisëLigjore”. Ju lutem Komisionit të Ligjeve? Zoti Braho.

    Spartak Braho – Komisioni në mbledhjen e tijtë datës 25.09.2000, mori në shqyrtim këtëprojektligj, paraqitur nga Këshilli i Ministrave.Komisioni, pasi u njoh me relacionin e paraqitur dhepërmbajtjen e marrëveshjes, diskutoi përbazueshmërinë ligjore të këtij projektligji dhekonstatoi se në këndvështrimin ligjor kjoprojektmarrëveshje është konform Kushtetutës nënenin 121, pika a/2. Për këto arsye, duke vlerësuarrëndësinë që ka anëtarësimi me të drejta të plotanë këtë organizatë për zhvillimet e metrologjisëshqiptare dhe integritetin e saj në organizmateuropiane dhe më gjerë, në parim komisioni u shprehunanimisht që ky projektligj të kalojë në seancëplenare për t’u miratuar.

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Braho! ZotiKaramelo edhe një herë në emër të Komisionit tëJashtëm.

    Ligoraq Karamelo – Falemnderit, zoti Kryetar!Edhe Komisioni i Politikës së Jashtme mori nëshqyrtim këtë projektligj, dhe theksoi se është nëinteres të vendit tonë dhe Drejtorisë Kombëtare tëMetrologjisë dhe Kalibrimit, si i vetmi organ ligjor ispecializuar për metrologjinë në vendin tonë, të jetëanëtar me të drejtë vote në konferencatndërkombëtare të metrologjisë ligjore, ku vendosetpër drejtimet e zhvillimit të metrologjisë ligjore.Komisioni është dakord që ky projektligj të kalojëpa vërejtje në seancë plenare. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falmenderit, zoti Karamelo! Kandonjë pyetje?

    Një deputet – Pyetja ime konsiston në këtë;a ka detyrime financiare aderimi në këtë konventëapo jo?

    Namik Dokle – Tjetër pyetje? Specialistët?Specialisti – Ne kemi qenë anëtarë

    korrespondentë 30 vjet dhe kemi paguar 1000 euronë ditë, kurse tani është 12000 euro në vit. Dhekëtë shumë do ta paguajmë vetë si drejtori, sepsekemi të ardhura financiare në zotërim, pasi tëardhurat që do të marrim të nesërmen janë më tëmëdha. Ndihmat që do të na japin si vend jo i zhvilluarnë metrologji do të jenë shumë e shumë më tëmëdha. Kjo është arsyeja.

    Namik Dokle – Po. Zoti Malo ose Delvina? Po,falemnderit! Zoti Ndoka? Falemnderit! Zoti Malaj?

    Falemnderit shumë!Kalojmë në pikën e pestë të rendit të ditës;

    projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe FonditKuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab për projektine dytë të rehabilitimit të ujitjes”. Zoti Braho, në emërtë komisionit tuaj?

    Spartak Braho – Lidhur me projektligjin emësipërm komisioni, pasi e mori në shqyrtim,diskutoi gjerësisht me datë 25 dhe konstatoi se singa relacioni, ashtu dhe nga përmbajtja emarrëveshjes, ky projektligj është konform ligjit,konform Kushtetutës, konkretisht neni 121, pika c,prandaj për këto arsye, duke pasur parasysh edherëndësinë e marrëveshjes, vënien në efiçencë të saj,shpreh mendimin që ajo të ratifikohet unanimishtnë këtë seancë.

    Namik Dokle – Falemnderit!Zoti Karamelo për Komisionin e Jashtëm?Ligoraq Karamelo – Falemnderit, zoti Kryetar!

    Edhe Komisioni i Jashtëm është dakord që kyprojektligj të kalojë për miratim në seancë plenaredhe konstaton se ky projekt synon të përmirësojëstandardin e jetesës së fermerëve në zonën eprojektit dhe të forcojë ekonominë e vendit nëpërmjetrritjes së prodhimit bujqësor në shtatë rrethe tëvendit dhe të rehabilitojë tetë skema ujitjeje dhekullimi në këto rrethe. Prandaj, komisioni ështëdakord që projekti të kalojë për miratim pa vërejtjenë seancë plenare. Falemnderit!

    Namik Dokle - Falemnderit! Në emër tëKomisionit të Bujqësisë?

    Zyhdi Pepa - Komisioni i Bujqësisë dheUshqimit e shqyrtoi këtë projektligj në mbledhjen edatës 25.09.2001, në prani të ministrit të Bujqësisë,të drejtorit të projektit, të drejtorit të AP-së dhe tëdrejtorit të ujërave të Ministrisë së Bujqësisë.Anëtarët e komisionit, pasi dëgjuan një informaciontë hollësishëm për ecurinë e fazës së parë të këtijprojekti dhe u sqaruan për marrëveshjen në fjalë, ushprehën dakord në parim për miratimin e këtijprojektligji. Në komision u ngrit me forcë shqetësimipër efektivitetin e fazës së parë të këtij projekti, ungrit problemi i nevojës për një kontroll dhe rivlerësimreal të arritjeve të fazës së parë të projektit.Komisioni kërkon të paraqesë përpara seancës dyshqetësime, të cilat në jë farë mënyre nuk janë dheshumë serioze, por kanë të bëjnë me marrëveshjen.Shqetësimi i parë është se projektligji paraqitet mevonesë dhe kjo rrezikon afatin e përfundimit të tij,paraqitur në relacion, i cili është 30 qershor 2002,

  • Viti 2001

    684

    Legjislatura e 16-të

    ku nga drejtori i projektit u tha se me këtë paraqitjekjo marrëveshje mund të përfundojë në vitin 2004.Dhe e dyta; kushtet e kësaj kredie nuk janë aqshumë të favorshme, sepse kemi të bëjmë me njëafat maturimi 24 vjeçar, ku përgjithësisht kreditë nëfushën e infrastrukturës, të marra deri tani, kanëqenë me afat maturimi 40 vjeçar. Po kështu, ngrihetedhe shqetësimi për normën e interesit vjetor, e cilaështë 2%, kur normat e interesit vjetor në kreditë etjera janë 0.75%. Komisioni kërkon të ngrejëshqetësimin përpara autoriteteve, që hyjnë nëbisedime për tërheqjen e kredive që të punojnë përkredi më të buta, për vetë kushtet e Shqipërisë dheaq më tepër për kredi më të buta për vetë investiminku do të drejtohen ato, siç është fusha e ujitjes. Jufalemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Pepa! Zoti YlliBufi në emër të Komisionit të Ekonomisë?

    Ylli Bufi – Edhe Komisioni i Ekonomisë eshqyrtoi këtë projektligj dhe në përgjithësi ështëshprehur dakord për miratimin e këtij projektligji.Gjithashtu, komisioni kërkoi nga Ministria eBujqësisë dhe Ushqimit një informacion më tëhollësishëm mbi ecurinë e deritanishme të projektitdhe impaktit që ai i ka dhënë zhvillimit të bujqësisë,çështje për të cilën komisioni mendon ta shqyrtojënë një mbledhje të posaçme në prani të ministrit tëBujqësisë dhe Ushqimit. Natyrisht, do të ishte meshumë kënaqësi të ishte mbledhje e përbashkët dheme Komisionin e Bujqësisë. Pra, Komisioni iEkonomisë është dakord që ky projektligj tëmiratohet në parim.

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Ministër, kenindonjë gjë për të thënë?

    Agron Duka – Jo.Namik Dokle – Falemnderit! Ka ndonjë pyetje

    nga deputetët? Zoti Ejup Tabaku.Ejup Tabaku – Në marrëveshje, në paragrafin

    4-12 dhe 4-15, huamarrësi ka disa detyrime; si tësigurojë qëndrueshmërinë e pikave në parametrat ekërkuara nga Fondi, që duhet të jenë parametra tëvendeve të komunitetit europian, apo të zhvillojë njëpolitikë të pjesës kodrinore dhe një kontroll tëshfrytëzimit të kullotave. Po kështu, ka kërkesa përrrugët rurale, për furnizimin e vazhdueshëm meenergjinë elektrike. Pyetja ime është kjo: Sa ështëkostoja e Qeverisë shqiptare, për këto kërkesa dhepërse nuk janë përfshirë nga ana e projektit? E dyta:Sipas njohurive që kam, kostoja e rehabilitimit tësistemit të vaditjes dhe kullimit për 1 ha është rreth400 dollarë. Sipas relacionit që kam përpara, kjo

    kosto shkon rreth 1000 dollarë, kur kemi parasyshqë do të rehabilitohen 24231 ha me një vlerë 24.2milionë dollarë. Dhe e treta: Gjatë të gjitha fazavedhe stadeve sa hektarë tokë janë rehabilituar? Cilika qenë efekti i këtyre investimeve sidomos nëdrejtim të përmirësimit të standardit të jetesës sëfermerëve, si pikësynim kryesor që kërkon tërealizojë ky projekt? Falemnderit!

    Namik Dokle - Falemnderit! Ndonjë pyetjetjetër? Zoti Gozhdari?

    Banush Gozhdari – Falemnderit, zoti Kryetar!Pyetja ime ishte kjo: Cila është pesha specifike

    që zë asistenca teknike në këtë kredi të FonditKuvajtian për projektin e dytë të rehabilitimit të ujitjesdhe si vlerësohet kjo asistencë, në krahasim meprojektet e tjera të rehabilitimit të rrjetit vaditës nëShqipëri? Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Zogaj?Preç Zogaj – Pyetja ime është kjo: Megjithëse

    në njërin nga relacionet flitet se projektligji ështëvonuar, në relacionin tjetër shtrohet objeksioni, sespecialistët e Ministrisë së Bujqësisë nuk kanëdhënë ende një informacion të hollësishëm rrethimpaktit të deritanishëm të kësaj kredie dhekomisioni këtu ka kërkuar që të marrë njëinformacion të hollësishëm. Unë doja të dija se përsenuk është marrë ky informacion i impaktit tëderitanishëm të kësaj kredie?

    Namik Dokle – Falemnderit! Pyetje të tjera nukka. Ju lutem specialistëve t’u përgjigjen pyetjeve meradhë.

    Specialisti – Në lidhje me pyetjen e drejtuarnga zoti Ejup Tabaku, në fakt projekti ka përfshirënë tërësi rehabilitimin e rezervuarëve, të cilëtpërdoren si burim furnizimi për ato skema, që janëpërfshirë në rehabilitimin e projektit. Dhe shumatotale e përcaktuar në tërësi është prej rreth 4.5milionë dollarësh. Pra, të gjithë rezervuarët që janënë projekt, do të rehabilitohen. Në lidhje me kostone Qeverisë shqiptare, Qeveria shqiptare ka sikontribut të këtij projekti vlerën prej 5.3 milionëdollarësh dhe në lidhje me koston për hektarë nukështë 1000 dollarë për hektarë, por është aq sa eka vlerën, sepse në total projekti është 42 milionëdollarë dhe nuk është 24 milionë dollarë. Pjesa eKuvajtit është vetëm pjesë e kohës së financimit qëi bëhet shumës totale të këtij projekti. Projekti dotë rehabilitojë 50.000 ha ujitje, sipas planit, dhe50.00 ha në kullim. Dhe vlera totale e punimeve civiletë këtij projekti është 36 milionë dollarë. Pra pjesae Kuvajtit është vetëm kohës së financimi i 24

  • 685

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    milionëshit që i ka dhënë (IDA), 5.3 milionë dollarëqë ka dhënë Qeveria shqiptare, 1.7 milionë, që dotë paguajnë vetë me kontribut fermerët.

    Lidhur me pyetjen e zotit Gozhdari: Peshaspecifike e asistencës teknike në Fondin Kuvajtianështë zero. Fondi Kuvajtian do të investojë 100%vetëm punimet civile. Kurse në tërësi pesha specifikee asistencës teknike, i tërë projekti është në vlerën1.5 milionë dollarë, kundrejt 3.4 milionë dollarë qëka qenë në projektin e parë. Në projektin e dytë, qëështë 42 milionë dollarë, 1.5 milionë dollarë janë tëasistencës teknike, 36 milionë dollarë janë përpunimet civile, kurse pjesa tjetër është për kostonoperative, për ristrukturimin e ndërmarrjeve të ujëravedhe për mbështetjen institucionale të shoqatave tëpërdoruesve të ujit.

    Lidhur me informacionin, në fakt na u kërkuadje që të japim një informacion mbi impaktin. Projektika impakt, çdo vit është bërë impakti i projektit dhendërkohë ne jemi të gatshëm që të dërgojmëprojektin e impaktit të parë, të këtij që ka filluar. Ubë dy vjet që ka filluar projekti i dytë. Në linjën qëkemi ne jemi të detyruar t’u japim informacioneMinistrisë së Financave dhe Ministrisë sëKoordinimit. Ne e kemi ruajtur këtë sistem dhe kemidhënë informacionet e duhura lidhur me zbatimin eprojektit.

    Namik Dokle – Po. Keni pyetje tjetër?Falemnderit, zoti Bufi!

    Ylli Bufi - Lidhur me çështjen e fundit që trajtoizoti Zogaj, sepse i referohet relacionit që kaKomisioni i Ekonomisë për marrjen e informacionittë hollësishëm. Ne gjykuam, kështu që ky projektështë shumëvjeçar, domethënë ka filluar nga viti ‘94ose ‘95 dhe meqenëse është bërë në disa faza, nëdisa projekte, ne menduam se do të ishte mirë tëbënim një analizë të plotë të ecurisë së zhvillimit tëkëtij projekti, që është zbatuar në disa rrethe tëvendit dhe sidomos për të parë çfarë impakti konkreti ka dhënë ky zhvillimit të bujqësisë në këto zona.Mendojmë se një analizë e tillë është e rëndësishmepër të zbatuar atë detyrë që kemi ne si komisionepër të parë në zbatim impaktet që japin projektetkonkrete. Pra, ne jemi dakord në parim të miratojmë,të ratifikojmë marrëveshjen, por kërkojmë në njëanalizë të mëtejshme, në prani të zotit Ministër, gjëqë mund ta bëjmë dhe ne me Komisionin eBujqësisë, të dy komisionet së bashku, të shikojmëecurinë e gjithë këtij projekti në këtë periudhëdisavjeçare.

    Namik Dokle – Falemnderit! Ndonjë deputet

    tjetër? Nuk ka ndonjë kërkesë. Grupetparlamentare? Zoti Karamelo? Po, falemnderit! Grupii të Gjelbërve? Po, zoti Preka e ka fjalën.

    Ndue Preka – Grupi i të Gjelbërve është dakordme të gjitha sugjerimet e komisioneve për ratifikimine marrëveshjes, me të vetmin sugjerim që ne eshohim të nevojshme se brenda një periudhe tëshkurtër të bëhen rishikimet dhe përmirësimet përligjin përkatës, mbi bazën e të cilit zbatohet edheky projekt i madh për kullimin dhe ujitjen nëShqipëri.

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Ndoka?Nard Ndoka – Unë e mbështes zotin Bufi. Është

    realitet se projekti i rehabilitimit të ujitjes ka pasurshumë abuzime, sidomos nga ministri Xhuveli, gjëqë është bërë shkak edhe i disa seancave pyetjejenë Parlamentin e kaluar. Por duke pasur besim teministri, zoti Duka, grupi ynë jep miratimin përkalimin e kësaj marrëveshjeje.

    Namik Dokle – Zoti Malaj?Arben Malaj – Falemnderit, zoti Kryetar!Në diskutimin që bëri për këtë projekt, grupi ynë

    parlamentar është dakord me të. Më duhet tëtheksoja se duke pasur parasysh relacionet eKomisionit të Bujqësisë dhe të Komisionit tëEkonomisë, ndoshta ka ardhur koha që për projektetqë financohen në ekonominë shqiptare, komisionetpërkatëse të kryejnë një analizë të plotë të këtyreprojekteve që nuk janë të pakta.

    Së pari, duhet të kemi parasysh se pas vitit2002, Shqipërisë i rritet gjithnjë e më tepër kostojae borxhit të jashtëm dhe fillojnë të paguhen të gjithaprojektet, që janë financuar nga Banka Botërore dhedonatorë të tjerë.

    Së dyti, me sa kam parasysh nga përvoja,financimet që vijnë nga vendet arabe përgjithësishtkanë shumë zvarritje, dhe në disa raste palashqiptare nis e paguan një kosto të parasë përparase projekti të bëhet efektiv. Ndoshta një vendim iQeverisë, që përcakton etapat nga momenti i lindjessë projektit për përfitimin e një kredie, deri në bërjenefektive të këtij projekti, për të gjitha kreditë që nemarrim, duhet tashmë të rishikohet, dhe kjo mundtë jetë një kërkesë edhe e Komisionit të Ekonomisë,dhe afatet të jenë normative. Pra, ne duhet tënormojmë kohën nga fillimi i idesë së projektit derinë miratimin e tij në Parlament, pasi shpesh herëvihen re edhe vonesa, të cilat kanë pastaj implikimete tyre negative. Ideja që mjafton të gjejmë burimefinanciare për të mbështetur projekte të ndryshmetë ekonomisë shqiptare, pa vënë theksin tek

  • Viti 2001

    686

    Legjislatura e 16-të

    efektiviteti i tyre dhe te koha, tashmë nuk mund tëpranohet, sepse janë të gjitha kostot që vijnë dherriten. Ne mbështesim ratifikimin e marrëveshjes,por nga ana tjetër u kërkojmë komisioneve që tëmbulojnë kreditë në sektorë të ndryshëm tëekonomisë, të rrisin kontrollin e tyre parlamentarpër efiçencën e këtyre projekteve.

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Malaj! Atëherëkalojmë në pikën pasardhëse të rendit të ditës:Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sëKredisë së Zhvillimit ndërmjet Qeverisë sëRepublikës së Shqipërisë dhe ShoqatësNdërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin“Shpërndarja e Shërbimeve Sociale”. Zoti Braho nëemër të komisionit?

    Spartak Braho – Komisioni i Ligjeve nëmbledhjen e datës 25.09.2001, mori në shqyrtimkëtë projektligj, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave.Komisioni pasi u njoh me relacionin e paraqitur dhepërmbajtjen e marrëveshjes, diskutoi përbazueshmërinë ligjore të projektligjit dhe konstatoise në këndvështrimin ligjor kjo projektmarrëveshjeështë konform Kushtetutës dhe nenit 121, pika c.Në këto rrethana komisioni shpreh mendimin seprojektmarrëveshja për ratifikimin e kësajmarrëveshjeje kredie duhet miratuar unanimisht nëkëtë seancë plenare.

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Sherifi në emërtë Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale?

    Elmaz Sherifi – Po, falemnderit, zoti Kryetar!Edhe Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale

    e diskutoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjessë Kredisë dhe Zhvillimit, ndërmjet Republikës sëShqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare përZhvillim (IDA), për projektin “Shpërndarja eShërbimeve Sociale”. Në këtë mbledhje ftuam edhedrejtoreshën e administratës së përgjithshme tëndihmës sociale dhe njësinë e menaxhimit tëprojektit.

    Marrëveshja e Kredisë së Zhvillimit, që paraqitetsot për diskutim në këtë seancë plenare, është mjafte rëndësishme. Projekti që ajo përmban synonpërmirësimin e standardeve të jetesës së të varfërvedhe grupeve të shoqërisë në nevojë. Rritja eshumëllojshmërisë së shërbimeve sociale, rrjedhojëe politikave efektive në këtë fushë, është dhe njënga prioritetet e programit të Qeverisë që sapomiratuam. Realizimi i këtij projekti do të rrisëndjeshëm shërbimet sociale, dhe mbi bazëkomuniteti, duke kërkuar edhe nga organet eqeverisjes vendore më shumë vëmendje ndaj

    qytetarëve të tyre nevojtarë. Komisioni i sugjeronMinistrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale që tëmarrë sa më shpejt formën përfundimtare hartimi ipolitikave, që synojnë zbutjen e varfërisë, dhepërcaktimin përfundimtarë me akte administrativeedhe i nivelit të minimumit jetik, si bazë epërcaktimit të politikave që lidhen me sferën eshërbimeve sociale dhe politikën e pagave dhe tëpensioneve. Jemi dakord që kjo marrëveshje tëdiskutohet sot në seancë plenare. Falemnderit!

    Namik Dokle - Falemnderit! Në emër tëKomisionit të Ekonomisë dhe Financave, zoti Bufido të flisni ju apo zoti Bilani? Po, zoti Bufi.

    Ylli Bufi – Ky projektligj të miratohet në seancënga Kuvendi, dhe komisioni i sugjeron Këshillit tëMinistrave që gjatë negocimit të marrëveshjeve tëtjera të kësaj natyre, pjesa e financimit përmenaxhimin dhe monitorimin e projekteve të zërënjë peshë specifike më të vogël në vleftën e gjithëprojektit.

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Bufi! Në emërtë Komisionit të Jashtëm zoti Karamelo?

    Ligoraq Karamelo – Falemnderit, zoti Kryetar!Edhe Komisioni i Politikës së Jashtme, në

    mbledhjen e tij të datës 25.09.2001, e mori nëshqyrtim këtë projektligj. Projekti synon përgatitjene një strategjie kombëtare në fushën e shërbimeveshoqërore, e cila do të shërbejë për hartimin epolitikave shoqërore. Komisioni është dakord nëparim që ky projektligj të kalojë për miratim pa vërejtjenë seancë plenare. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Ka ndonjë pyetjenga deputetët? Zoti Berzani?

    Ilirjan Berzani – Falemnderit, zoti Kryetar!Pyetja është kjo: Cilat janë lehtësitë dhe burimet

    e tjera që kërkohen nga projekti (shih seksioni i 3-të 01 a)? Pra sa janë këto të tjerat, përveç 2.5 milionëdollarë, që kërkohen në marrëveshje në mënyrë tëqartë? E dyta: Sa janë të gjithë fondet që janëshpenzuar gjatë periudhës 1991-2001, për asistencënë Ministrinë e Punës, të aktiviteteve të ngjashme?E treta: Sa është numri i punonjësve me vjetërsimbi 5 vjet para 1997-s në Ministrinë e Punës?Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Tato.Agron Tato – Unë kam disa pyetje lidhur me

    formulimin e këtij relacioni. Në paragrafin e dytëthuhet: “Një numër i ndjeshëm individësh”. Unë jami fushës së matematikës dhe nuk kam hasur njëshprehje të tillë “një numër i ndjeshëm individësh”,Të na e sqarojnë se ç’do të thotë kjo. E dyta, në

  • 687

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    faqen 2, thuhet “ për PCU-të”. Askush nuk e di oseunë të paktën nuk e di unë se ç’do të thotë “PCU”.Dhe e treta që është pyetje: A ka paralelizma kjomarrëveshje me atë që po shqyrtojmë dhe jemi gatinë përfundim, me ESAF 3? Apo këto marrëveshjeplotësojnë njëra-tjetrën? Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Specialistët t’upërgjigjen pyetjeve.

    Specialisti – Pjesa që ka shërbyer për tëpërgatitur këtë projekt, ka qenë pjesë grant kryesishte qeverisë italiane dhe e qeverisë japoneze. Gjithëkjo pjesë ka shërbyer për të përgatitur këtë projektdhe për të arritur në këtë marrëveshje, të paraqitursot në Parlament. Kështu që nuk është pjesë kredie,është pjesë grant që ka shërbyer për të përgatiturprojektin që paraqitëm sot. Pjesa e grantit ka qenërreth 1.3 milion dollarë, 1 milion ka qenë granti iqeverisë italiane, 300.000 dollarë kanë qenë granti iqeverisë japoneze.

    Njëra nga pyetjet është: Sa është numri ipunonjësve që kanë mbi 5 vjet punë në strukturat eMinistrisë së Punës?

    Ne përfaqësojmë atë pjesë të Shërbimit Social,pjesa më e madhe e punonjësve, mund të themi70% e tyre kanë mbi 5 vjet punë.

    Me PCU nënkuptohet njësia e koordinimit tëprojektit.

    Pyetja tjetër është nëse ka paralelizma kjomarrëveshje me ESAF 3.

    Brenda atyre njohurive që ne kemi, nuk ka asnjëparalelizëm.

    Namik Dokle – Mirë, falemnderit! Dëshiron tëdiskutojë ndonjë nga deputetët? Zoti Berzani.

    Ilirjan Berzani – Falemnderit, zoti Kryetar!Kam shumë dyshim se fondi prej 15 milionë

    dollarësh që kërkohen për projektin e shpërndarjessë shërbimeve sociale, në kuadrin e reduktimit tëvarfërisë, do ta varfërojë Shqipërinë edhe disamilionë dollarë më shumë. Fondet që nuk përdorenme efektivitet, natyrisht që janë humbje dhe jo fitim.E them më shkoqur, nëse përfitimi është më i vogëlse sa shpenzimi, natyrisht që kemi humbje. Ështëshumë e vështirë të matet përfitimi dhe të shprehetnë shifra, kur është fjala për asistencë teknike, siçbëhet fjalë në këtë projekt. Edhe unë nuk them dotse humbjet janë me siguri kaq dollarë, por vetëm sejanë disa milionë dollarë. Ja arsyetimet; produktifinal i këtij projekti jepet në skedulën 2, faqe 32, tëmarrëveshjes së Kredisë së Zhvillimit. Po ta lexonikeni vetëm objektivat si sigurimi i mbledhjes,analizimi i shpërndarjes në kod i informacionit

    statistikor për familjet e varfra për zhvillimin epolitikave standarde për përkujdesjen sociale,propagandimi i programeve Autriç për konsulencëpër modelimin e politikave për reformën, monitorimii shërbimeve sociale në bazë lokale, përgatitjet përtë kërkuar para të tjera, sigurimi i granteve përnënprojekte etj., etj. Mendoni se për 6 vjet do tëkemi vërdallë konsulentë ndërkombëtarë, qëinstruktojnë për gjëra që nuk i dinë as vetë, aq mëtepër se këtu nuk është mjedisi i tyre, shqiptarë qëvërtiten me makina, zakonisht përveçse flasinanglisht, nuk e kanë haberin përse punojnë. Dhemë kryesorja, OJQ-të dhe institute me emrapompozë thithin milionat e dollarëve, me kusht qëletrat që prodhojnë, intervistat, të mburrin punën emirë të Qeverisë. Por sa është vlera e punës që dotë bëjnë? E përsëris, është e vështirë ta llogarisësh.Por mund të vlerësoni se çfarë do të arrini me 15milionë dollarë, nëse do të përdoren për disa variantetë tjera më të kuptueshme.

    Nëse do të paguanim pedagogë të universiteteveshqiptare ose dhe nëpunës shqiptarë të kualifikuarme fondin prej 15 milionë dollarësh, do të mundnimtë mbanim në punë 500 pedagogë për 6 vjet, me njëinvestim prej 330000 dollarësh për pedagogët, p.sh.për një kompjuter, për një kondicioner, prashpenzimet për t’i mbajtur ata për 6 vjet. A thuaduhet puna e kaq forcave për të bërë atë që karreshtuar skeduli 2? Unë them se atë punë mund tabënin me maksimumin e tyre 10 pedagogë, tëpaguar me dyfishin, me fonde për të bërë dhe vizitanë vende ku shërbimet sociale janë të tilla që iavlen të merret përvojë, që po i llogaris; ekuivalentine gjashtëfishit të shpenzimeve këtu. E gjithë kjobarazohet me 80 shpenzime pedagogësh nga 500që përmendëm më sipër. Pra, kemi një humbje prej84% të fondit, një humbje prej 12-13 milionëdollarësh. Nëse do të konsiderohet si kosto eprojektit të një investimi, atëherë investimi do të ishte300.000-750.000 dollarë. Nëse do të shpërndanimasistencë sociale nga 30 dollarë për familje në muaj,shuma në fjalë do të mjaftonte për t’ua dhënë këtëasistencë 500.000 familjeve ose rreth 2.5 milionënjerëzve.

    Po e përfundoj duke ju propozuar që të vijëpërfaqësuesi i OMARS-it, dhe të na e mbushëmendjen se me këtë hua nuk do të varfërohen mëtej gjithë të varfrit e Shqipërisë dhe nuk do tëpasurohen më tej specialistët e botës dhe OJQ-tëdhe institutet me emra pompozë, që i bëjnë freskQeverisë. Të na thotë se pse Ministria e Punës dhe

  • Viti 2001

    688

    Legjislatura e 16-të

    Pushteti Lokal nuk kanë mbajtur në punë specialistë,që u specializuan për vite me radhë e pse tani do tëspecializojë të rinj. Kështu, do të bëjmë që sa herëdo të ndërrojmë partitë në maxhorancë, të ndërrojmëdhe nëpunësit. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Berzani!Në emër të grupeve parlamentare zoti Preka për

    Grupin e të Gjelbërve? Më falni, do të flasë zoti Malaj.Arben Malaj – Falemnderit, zoti Kryetar!Unë mendoj se pas diskutimit që bën një nga

    përfaqësuesit e opozitës, në rastet kur mungonministri dhe përgjithësisht ministrat, kur ata vijnënë seancë, do të kuptoj që vijnë për të bërëprezantimin sa më të mirë të ligjeve, të përdorin samë shumë detaje, në mënyrë që deputetët tëarsyetojnë plotësisht, Në këtë rast, meqenëse nukështë ministri dhe përfaqësuesi i opozitës trajtoi njësërë problemesh, të cilat po të jenë ashtu siç i trajtonai, janë të prekshme për deputetët, të paktën nganiveli teknik, ministri duhet të japë sqarime pas atijdiskutimi.

    Namik Dokle – Kërkesa më duket e drejtë.Specialisti – (Kosta Barjaba, shef i kabinetit të

    ministrit dhe kryetar i bordit të projektit) Projekti“Shpërndarja e Shërbimeve Sociale”, synon të sjellënjë risi në politikat dhe shërbimet sociale në Shqipëri,një risi që lidhet me karakterin e këtyre politikavedhe me forcimin e karakterit parandalues tëpolitikave, në raport me karakterin kurues dherehabilitues të politikave, që janë zbatuar gjatë 10viteve të fundit, dhe të kushtëzuara nga problematikae zhvillimeve ekonomike e shoqërore në vend si dhenga ritmet e reformës ekonomike. Nëpërmjet këtijprojekti sigurohet një nga objektivat, i cili përkon sime objektivat dhe platformat e organit të Qeverisë,ashtu dhe me objektivat e institucionevendërkombëtare, me të cilat bashkëpunon Qeveriashqiptare, në këtë rast të Bankës Botërore, që ështësigurimi i karakterit pjesëmarrës të komunitetit tëtë gjitha niveleve të shoqërisë në realizimin dhezbatimin e projekteve të ndryshme. Dhe e rejae projektit konsiston jo vetëm në politika të rejasociale, por dhe në përfshirjen e shoqërisë civile nërealizimin e këtij projekti, dhe përgjithësisht nëzbatimin e politikave sociale dhe në kryerjen eshërbimeve sociale në Shqipëri. Sepsebashkëpunimi dhe projekti konkretizojnë dhe mbajnëparasysh se bashkëpunimi i shoqërisë politike meshoqërinë civile, është një bashkëpunim real dhekonkret atëherë kur konkretizohet mbi bazakontraktuale.

    Projekti jep një shembull shumë konkret dhedomethënës që bashkëpunimi me shoqërinë civile,dhe sidomos me komunitetin e shoqërisë civile dheOJQ-ve që operojnë në fushën sociale, do të jetë itillë nëpërmjet jo vetëm pjesëmarrjes së tyre nëzbatimin dhe në afrimin e këtyre shërbimeve, pordhe në tërheqjen e kësaj pjese të shoqërisë nëidentifikimin, në formulimin, në monitorimin,vlerësimin dhe në zbatimin e projekteve. Dhe pjesae komunitetit të shoqërisë civile, e cila do tëpërfshihet në projekt, do të sigurojë lidhjen eshoqërisë politike dhe të institucioneve të shtetitme vetë komunitetin, i cili do të jetë një nga aktorëtmë të rëndësishëm në formulimin e këtyreprojekteve.

    E reja e projektit është që vetë komuniteti dheshtresat në nevojë do të marrin pjesë aktivisht nëformulimin e projekteve për të plotësuar nevojat, përshërbimet që ato kanë, dhe projekti nuk synonthjesht në shpërndarjen e disa fondeve, të cilatQeveria i merr në formë kredie nga ShoqataNdërkombëtare e Zhvillimit për të plotësuar disanevoja, por synon përgatitjen e komunitetit për t’ishërbyer vetvetes, për të përgatitur vetveten, nëmënyrë që të përballojë dhe të mësojë t’i zgjidhëvetë problemet që lindin në Shqipëri. Dinamika ezhvillimeve ekonomike dhe sociale në Shqipëri, gjatëdhjetë viteve të fundit, ka qenë e tillë që vazhdimishtka prodhuar reforma ekonomike, ka prodhuar grupetë rrezikuara; nga grupe të rrezikuara ato janëshndërruar në grupe nevojtare dhe gradualisht grupete rrezikuara dhe grupet nevojtare janë shndërruarnë një barrë për shoqërinë, saqë Qeveria e ka tëpamundur t’i përballojë me këtë tipologji shërbimeshqë ofrohen deri tani. Dhe duke siguruar, duke pasurdhe mbështetjen e Bankës Botërore dhe tëinstitucioneve të tjera ndërkombëtare, Qeverianëpërmjet Ministrisë së Punëve dhe ÇështjeveSociale, e gjeti me vend identifikimin dhe formulimine këtij projekti, përgatitja për të cilin ka filluar para 3vjetësh dhe kjo është faza përfundimtare e fillimit tëtij. Projekti ka 2 vjet që zbatohet në fazën e tij pilotnë 4 rrethe të vendit, siç e dini, Tiranë, Durrës,Shkodër dhe Vlorë. Rezultatet paraprake të zbatimittë këtij projekti tregojnë se projekti është plotësishti justifikuar, që kurajoja e madhe dhe guximi i madhqë ka treguar Qeveria në marrjen e kredisë për tëfinancuar atë pjesë të shoqërisë civile, e cila ështëe gatshme të bashkëpunojë me të mbi bazapartneriteti dhe kontraktuale, është plotësisht ijustifikuar.

  • 689

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale ështëshumë optimiste për objektivat dhe rezultatet epritshme të këtij projekti, të cilat do të realizojnëdhe do të konkretizojnë objektivat e Qeverisë përprezantimin e një tipologjie të re të shërbimevesociale në Shqipëri, për të përgatitur shoqërinë dhenivelet e ndryshme të saj, për t’i përballuar problemetqë zgjidhen në komunitet dhe gjithnjë e më shumënga komuniteti. Dhe kjo, siç përmenda, është nëunison dhe në koherencë edhe me përmasat e rejatë bashkëpunimit të institucioneve ndërkombëtaredhe kryesisht të Bankës Botërore e të ShoqatësNdërkombëtare për Zhvillimin, për të cilat karakteripjesëmarrës i projekteve dhe i bashkëpunimit meqeveritë e vendeve anëtare dhe kliente është dhe poshndërrohet gjithnjë e më shumë në një prioritet.

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Sherifi e kafjalën.

    Elmaz Sherifi – Falemnderit, zoti Kryetar!Unë e dëgjova zotin Berzani. Ai është edhe

    anëtar i Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale.Është e drejta e tij ta shtrojë kështu problemin nëseancë, por dje nuk na shfaqi ndonjë mendim tëkundërt me atë që kishte komisioni. Ndoshta kjoka qenë edhe shkalla e njohjes së tij dhe ai ka tëdrejtë të flasë. Por mendoj se duhet të kuptojmë qëshoqëria shqiptare e ka kaluar fazën e emergjencës,kur Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale, përt’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, sidomospas vitit 1997, ishte e detyruar të ndërtonte dhepolitika për të ndihmuar familjet në nevojë, duke udhënë edhe një thes me miell, duke siguruar edhenjë ndihmë ekonomike në formën e pagës, që ështëjashtëzakonisht e vogël, por vetëm që krijonpsikologjinë e pritjes dhe të ndihmës nga të tjerët.

    Aktualisht, ne jemi në një moment kur pondërtojmë politika zhvilluese dhe Shqipëria ështëfutur në këtë rrugë të ndërtimit të këtyre politikave.Sigurisht që ajo nuk do të krijojë modelin e saj, pordo të marrë ato modele që janë të gatshme, janëpolitika të ndërtuara në vendet perëndimore, prej ngane po marrim jo vetëm përvojën, por edhe donacionetë ndryshme, siç është edhe granti që jepet ngafondacione të rëndësishme, ashtu siç është edhenë këtë marrëveshje, në këtë projektmarrëveshje,që paraqitet sot nga Organizata NdërkombëtareBritanike e Zhvillimit. Është një grant rreth 2.5 milionëdollarë.

    E reja e këtyre politikave ka filluar të japë dherezultatet e para. Sigurisht që ne nuk mund tëpretendojmë të arrijmë ato standarde që kërkohen,

    por jemi në një rrugë të mbarë. Dhe vetë miratimidhe ratifikimi i kësaj marrëveshjeje të sotme do t’ijapë mundësinë Parlamentit Shqiptar, në rastinkonkret edhe komisionit tonë, për të vendosurkontrollin parlamentar mbi Ministrinë e Punës dheÇështjeve Sociale dhe mbi të gjitha institucionet,që do të merren me implementimin e këtij projekti.Këtu do të kemi mundësinë që ne të tregojmë tërëato vlera për të cilat pretendojmë.

    Ky projekt ka një rëndësi të madhe, për faktinse për herë të parë këto politika do të futen dhe dotë merren konkretisht me to dhe organet e njësisëdhe organet e qeverisjes vendore. Ky është elementii ri dhe janë politikat e para që po aplikohen në vendintonë, duke bërë të zbatueshëm edhe ligjin përorganizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore,ku nëpërmjet politikave decentralizuese, ne synojmëqë pikërisht kjo qeverisje të marrë përgjegjësitë eveta për qytetarët e saj; që jo vetëm të rrisëdemokracinë lokale, por edhe të sigurojë një jetëmë të mirë për të gjitha familjet në nevojë. Ështëmomenti kur vetë Ministria e Punës dhe ÇështjeveSociale, nëpërmjet administratës përgjegjëse tëndihmës sociale, si institucion që është ngarkuarpër zbatimin e projektit, të sigurojë një bashkëpunimshumë më të frytshëm me njësitë e qeverisjesvendore. Kontaktet e vendosura duhet të shndërrohengradualisht në marrëveshje konkrete dhe ne do tëkemi mundësi të shikojmë se si nga ato politika qëkemi aktualisht, dhe nga ato kërkesa, që burojnënga nevoja, do të stimulojmë më tepër dhe ato familjeqë presin gjithmonë vetëm ndihmë dhe janë pak tëinteresuara për të kërkuar mjetet e jetesës nëpërmjetpunës. Ne duhet të shkëpusim përfundimisht këtofamilje, dhe e kam fjalën gjithmonë për ato familjeqë kanë mundësi të integrohen në tregun e punës,nëpërmjet edhe vetëpunësimit dhe gjetjes sëmënyrave të tjera, dhe të dallojmë pikërisht këtëkërkesë që e theksoi zoti Berzani, që duke ndarë30 dollarë për familje etj. etj., nga ato politika qësynon projekti. Nuk është fjala për të ndihmuarfamiljet shqiptare, për t’iu ndarë nga 30 dollarë osenga 50 dollarë, por për t’iu ardhur në ndihmë, sidomospër ato familje që kanë fëmijë të tyre me probleme,dhe ata duhet të integrohen në një mënyrë të re.Prandaj, projekti synon që politikat e ndjekura, qëjanë pak të cunguara në shërbimet rezidenciale, tëshndërrohen në shërbime në kushte natyrale. Ne ikemi kërkuar Ministrisë së Punës dhe ÇështjeveSociale dhe administratës, dhe kjo na e ka sjellëbrenda afatit kërkesën tonë, ku të na japë shpjegime,

  • Viti 2001

    690

    Legjislatura e 16-të

    se cilat do të jenë politikat që do të ndiqen përzbatimin e programit të Qeverisë që sapo nemiratuam. Do kemi rastin që me zotin Berzani tëushtrojmë edhe kontrollin tonë parlamentar përzbatimin e këtyre politikave. Është një projekt qëduhet përshëndetur dhe duhet inkurajuar për të ecurnë këtë rrugë. Ju falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Berzani.Ilirjan Berzani – Falemnderit!Unë, zoti Kryetar, nuk jam kundër, jam gjithmonë

    për iniciativat e Qeverisë, për projekte që synojnëpërmirësimin e standardeve të jetesës të të varfërvedhe të grupeve në nevojë. Por, gjithmonë jam kundërmenaxhimit të gjithë këtyre miliona lekësh, prandajunë e vura theksin në mënyrën e menaxhimit, pasie dimë se si menaxhohen gjithë këto miliona lekëpër këto shoqata. Prandaj, zotit Elmaz desha t’itheksoja se unë nuk isha kundër projektit, unë jampër iniciativën e Qeverisë për këto projekte, por kishamendimet e mia për menaxhimin e këtyre milionadollarësh. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Berzani!Është një ide e mirëpritur kjo, e cila mund të

    realizohet edhe nëpërmjet kontrollit parlamentar përtë gjitha projektet që ne kemi dhe për ato qëmiratojmë. Gjithsesi më duket se debati i vlen sëmirës për t’i realizuar sa më mirë këto projekte, qëne i miratojmë në Parlament, në mënyrë që të kenëefikasitet sa më të plotë. Atëherë, në emër të grupeveparlamentare, zoti Preka për të Gjelbrit?

    Ndue Preka – Falemnderit! Unë në emër tëGrupit të të Gjelbërve, jam dakord që kjo marrëveshjetë ratifikohet, meqenëse këto janë edhe kredi të buta,që i jepen Qeverisë shqiptare, por dëshiroj të theksojse në emër të këtij miratimi ne kemi një përgjegjësiedhe si Parlament. Këto kredi, që i jepen Qeverisëshqiptare, janë një barrë jo e një qeverie, jo e njëParlamenti, por do të jenë barrë e brezave dhe unëmbi bazën e relacionit shoh se këtu nuk dalintreguesit e efektivitetit. Uroj që ky 15 milionëdollarësh t’i jepet Qeverisë shqiptare për të zbatuarkëtë projekt shumë të dëshirueshëm dhe shumë tënevojshëm për zbutjen e varfërisë, që është prezentenë Shqipëri, por do të dëshiroja që projekti t’i kishteedhe treguesit e efektivitetit. Sa ulet niveli i varfërisënë këto zona? Sa është numri i individëve ose ifamiljeve që përfitojnë dhe sa është përfitimi? Cilatjanë shërbimet sociale? Nuk dalin në relacion. Dhedo të bëja dhe një sugjerim; meqenëse janë një sërëprojektesh në zbatim, që lidhen dhe me ratifikimine këtyre marrëveshjeve, administrata e Kuvendit ose

    ministritë të jenë të detyruara që këto projekte tëdepozitohen në Kuvend, dhe deputetët të kenëmundësi që të njihen konkretisht me projektet.Ndoshta defektet i ka relacioni dhe projekti uroj qëtë mos i ketë. Jam dakord që projekti të miratohet.

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Karamelo, nëemër të grupit tuaj.

    Ligoraq Karamelo – Falemnderit, zoti Kryetar!Grupi ynë padyshim është dakord për miratimin

    e këtij projekti dhe duke përfituar dhe nga rasti qëështë në përputhje me programin tonë, me firmëntonë socialdemokrate, patjetër që do të shpreheshimdakord. Ndërkohë, përfitoj nga rasti që të shprehemdakord edhe për projektin e mëparshëm, që s’e moradot fjalën në atë rast. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Karamelo. ZotiNdoka?

    Nard Ndoka – Falemnderit, zoti Kryetar!Unë e falënderoj zotin Malaj për mirëkuptimin

    me deputetin Berzani, mbasi paraqiti një oponencëreale ndaj ratifikimit të kësaj marrëveshjeje. Unëmendoj se specialistët e Ministrisë së Punës nukjanë të përgatitur, për sa i përket oponencës që bërizoti Berzani në këtë seancë, prandaj kërkoj që debatipër këtë marrëveshje të shtyhet, të diskutohet edhenjë herë në komisione, duke u marrë në konsideratëoponenca e zotit Berzani, dhe të kalojë javën eardhshme.

    Shpreh shqetësimin përpara Kuvendit përfunksionimin e komisioneve parlamentare, nëmënyrë të veçantë për kryetarët e komisioneve. Nëkomisione paraqiten projektligje vetëm dy orëpërpara mbledhjes së komisionit dhe diskutohen papasur ndonjë material relatues ose një njohje më tëmadhe për deputetët në këto komisione. Ose siçishte rasti i zotit Sherifi, që ai e ngre problemin metë drejtë, por një deputet i të gjitha fushave, si shokuEnver dikur, do një kohë për të bërë oponencë realedhe pastaj nuk ka përse disa deputetë t’u duketvetja të ngacmuar, në qoftë se grupi opozitar bënnjë oponencë. Ne do të arrijmë të bëjmë këtë edhenë komisione. Vetëkuptohet se numri i komisioneveështë i madh dhe ne nuk i mbulojmë të gjithakomisionet. Prandaj, e falënderoj edhe një herë zotinMalaj për mirëkuptimin. Grupi ynë mendon se debatipër këtë marrëveshje të shtyhet. Në të kundërt, nëqoftë se votohet, do të abstenojmë. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Malaj?Arben Malaj – Falemnderit, zoti Kryetar!Meqenëse ky projektligj në thelb është për

    ratifikim dhe ratifikimi në bazë të Kushtetutës bëhet

  • 691

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    për efektet financiare të një huamarrjeje të shtetitshqiptar, unë mirëkuptoj çdo kërkesë, edhe tëdeputetëve socialistë, për më shumë bashkëpunimmidis komisioneve dhe ministrive përkatëse. Ngaana tjetër, prapë e theksoj, meqenëse këtu ështëdhe ministri socialdemokrat; është fjala për njëprojekt me frymë socialdemokrate dhe natyrshëmprezantimi i një projektligji, i cili është 15 milionëdollarë, dhe nuk është pak po të kemi parasyshnivelin e huamarrjes që ka Shqipëria gjatë një viti,në seancë, por për më tepër në komisione, kërkonpatjetër një bashkëpunim më efektiv. Sigurisht qëne jemi dakord të paguajmë edhe për të mësuar,por normalisht ka dhe një vërejtje të Komisionit tëEkonomisë që kërkohet një raport më i mirë nëhuamarrje midis pjesës që shkon për asistencë dhepjesës që shkon për efekte. Ne e mbështesimmarrëveshjen. Ju falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Atëherë kalojmënë pikën tjetër të rendit të ditës; akti normativ nr. 5,datë 31.08.2001, “Për disa ndryshime të ligjit nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasveshqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”. Zoti Brahonë emër të Komisionit të Ligjeve?

    Spartak Braho – Komisioni i Ligjeve, pasi unjoh me aktin normativ të Qeverisë, dëgjoi dheshpjegimet që dhanë në komision përfaqësuesit eMinistrisë së Rendit, lidhur me arsyet e hartimit tëkëtij akti, të cilat vijnë kryesisht si rezultat imungesës së pasaportave në përdorim dhekërkesave të shtetasve për t’u pajisur me pasaportatë reja sipas ligjit të miratuar.

    Komisioni në parim vlerësoi se baza ligjore ekëtij akti është e drejtë. Ajo ka referencë të plotënenin 101 të Kushtetutës, dhe se e gjen tëargumentuar momentin e nevojës dhe të urgjencës,si dhe faktin që ky akt ka dalë në një kohë kurKuvendi nuk ka qenë i mbledhur. Por, e parë nëaspektin e pajtueshmërisë së aktit me Kushtetutën,komisioni konstaton njëkohësisht se akti është dhekonform Kushtetutës. Komisioni bëri vërejtje serioze,lidhur me aktin normativ të Këshillit të Ministrave,për sa i përket teknikës legjislative të hartimit tëkëtij akti, pasi ky akt normativ nr. 5, që mban datën31.08.2001, i cili bën ndryshime në ligjin për pajisjene shtetasve shqiptarë me pasaporta për jashtështetit, në formulimet e dy neneve, paraqitet medefekte dhe pasaktësi juridike referuese.Konkretisht, referencat që bën ky akt normativ, nenipërkatës, i bën mbi një dekret, i cili është shfuqizuar.Në këtë kuptim Komisioni i Ligjeve, duke e çmuar

    të drejtë që akti normativ është i bazuar nëKushtetutë, por se ka nevojë të rishkruhet, tëriformulohet saktë, e kthen këtë me qëllim qëQeveria ta sjellë sa më parë të rishkruar, tëriformuluar, duke pasur parasysh sepse efektet epasojat e tij kanë filluar. Janë të tëra mundësitë dhekushtet që brenda pak ditësh këto efekte e pasojatë ndreqen, duke ardhur ky akt përsëri në Kuvendpër t’u miratuar.

    Namik Dokle – Falemnderit! Me këtë arsyetimjuridik të Komisionit të Ligjeve, janë shprehur dakordtë gjitha komisionet që e kanë shqyrtuar këtëprojektligj, sepse e kanë pasur detyrë për tashqyrtuar, dhe ne do t’ia kthejmë Qeverisë. Mbi këtëbazë, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore,të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore,mbështetur në të gjitha elementet kushtetuese dheligjore. Urdhëro, zoti Ndoka!

    Nard Ndoka – Besoj se është detyra e opozitësqë të vëmë në dijeni Kuvendin e Shqipërisë, që ështëzbatuar një akt normativ në kundërshtim meKushtetutën, e cila i është referuar një dekreti tëvitit 1990, që është shfuqizuar. Për këtë arsye kemidisa pasaporta, që i janë dhënë shtetasve shqiptarëdhe lejekalime, në kundërshtim me ligjin në fuqi. Jufalemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Malaj?Arben Malaj – Falemnderit, zoti Kryetar!Duke pasur parasysh se Parlamenti është në

    hapat e para të tij, duke pasur parasysh dhe faktinse brenda një kohe të shkurtër kemi diskutuar dyakte normative nga Qeveria, dhe mbi të gjitha dukepasur parasysh se për këto dy akte normative kapasur debat juridik, më shumë se sa debat politik,po të kemi parasysh dhe faktin e fundit që dhePresidenti i Republikës për aktin normativ përbuxhetin i është drejtuar Grupit Parlamentar tëPartisë Socialiste, për të mbajtur parasysh disasugjerime, që përputhin më mirë autoritetin eQeverisë për të ndërmarrë akt normativ me detyrimetkushtetuese, që e kufizojnë përdorimin e aktitnormativ, unë pajtohem plotësisht me këtë, qëKomisioni i Ligjeve në përfundim i sugjeron, mundtë ishte fjala, bile i kërkon Këshillit të Ministrave, seParlamenti është një autoritet më i madh, që të marrënismën ligjvënëse për hartimin e një ligji organik, icili të parashikojë parimet bazë dhe mënyrën ehartimit të akteve normative me fuqinë e ligjit. Unëmendoj se kjo s’duhet të mbetet thjesht si njërelacion i Komisionit të Ligjeve, por Kuvendi duhett’ia përcjellë zyrtarisht këtë shqetësim Qeverisë.

  • Viti 2001

    692

    Legjislatura e 16-të

    Qeveria nga ana tjetër duhet ta bëjë prezent afatinkohor, brenda të cilit plotëson këtë kërkesë tëKushtetutës.

    Një funksionim sa më i mirë në aspektin ligjoredhe nga ana e Qeverisë, dhe një kërkesë mërigoroze nga Parlamenti për respektimin eKushtetutës, unë besoj se përbëjnë detyrimin bazëtë funksionimit të Parlamentit, dhe ne duhet t’izgjidhim ose duhet t’i plotësojmë këto kërkesa tëKushtetutës, në mënyrë që të jemi sa më efektivë.Ju falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Malaj!Zoti zëvendëskryeministër do të bëjë një sqarim.Skënder Gjinushi – Dëshiroj të sqaroj

    Parlamentin dhe zotin Malaj, që pikërisht problemi iakteve normative është diskutuar edhe në Këshilline Ministrave, në kuptimin e procedurave, sado qënuk është një detyrim i drejtpërdrejtë kushtetues.Kushtetuta nuk parashikon nxjerrjen e një ligji tëveçantë, megjithatë nga praktika e deritanishme ekomunikimit Qeveri- Kuvend, ka dalë problemi ihyrjes në fuqi, mënyrës të paraqitjes etj. qoftë edhei titullimit të një akti normativ me fuqinë e ligjit.Pikërisht për këtë arsye, sapo është ngritur dhe njëkomision ndërministror, që ka marrë për detyrë tëhartojë dhe një ligj, një projektligj për mënyrën eparaqitjes së aktit normativ. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Ju kërkoj vetëm10 minuta pushim, në mënyrë që të verifikojreflektimin e atyre sugjerimeve, që u bënë ngadeputetët për projektrezolutën e Kuvendit kundërterrorizmit dhe në orën 13:00 do të nisim votiminme votimin e rezolutës.

    * * *

    Namik Dokle – Të nderuar deputetë rifillojmëseancën. Nisim procesin e votimit.

    Projektrezoluta kundër terrorizmit, e cila ështëbërë me nismën e Partisë Demokrate të Reformuar,dhe pas një pune serioze dhe sugjerimeve që u bënëkëtu nga deputeti Zogaj, nga deputeti Shehi etj., katani një tekst të plotë dhe unë kontaktovaparaprakisht me zotërinjtë Zogaj, Shehi dhe Ndokadhe përfaqësuesit e Komisionit të Jashtëm. Besojse tashmë jemi gati për të votuar. Tri sugjerimet qëu bënë janë reflektuar dhe unë e hedh në votim.Kush është dakord për miratimin e projektrezolutëssë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kundërterrorizmit? Falemnderit! Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kuptohet pas miratimit të kësaj rezolute edheKuvendit, edhe Qeverisë i lindin detyra konkrete qënë punën tonë duhet të planifikohen, të organizohendhe të zbatojmë të gjitha ato detyrime, që burojnëedhe nga rezoluta dhe nga angazhimetndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, nëkuadrin e organizmave ku ne jemi palë apo partnerë.

    Kalojmë në votimin e projektligjit “Për ratifikimine marrëveshjes së Bashkëpunimit tregtar dheEkonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës sëShqipërisë dhe Qeverisë së shtetit të Izraelit”.Fillimisht bëjmë votimin në parim. Kush ështëdakord? Deputetët të votojnë me elektronikë. Zotërinjministra ju lutem, juve? Atëherë me 68 vota pro,asnjë kundër, asnjë abstenim, miratohet. Në votimnuk morën pjesë 3 deputetë.

    Kalojmë në votimin nen për nen. Kush ështëdakord me nenin 1? Kundër? Nuk ka. Abstenim?Nuk ka. Miratohet.

    Për nenin 2 kush është dakord? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord në tërësi? Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Ju falemnderit!

    Kalojmë në miratimin e projektligjit “Për aderiminnë Konventën për aderimin në OrganizatënNdërkombëtare të Metrologjisë Ligjore” Kush ështëdakord në parim? Hapet votimi. Zotërinjtë ministravotojmë për këtë projektligj? Me shumicë votashmiratohet edhe ky projektligj.

    Kalojmë në votimin nen për nen. Neni 1, kushështë dakord? Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.Miratohet.

    Neni 2, kush është dakord? Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Neni 3, kush është dakord? Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Në tërësi, kush është dakord? Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kalojmë në votimin e projektligjit “Për ratifikimine marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës sëShqipërisë dhe Fondit Kuvajtian për ZhvilliminEkonomik Arab për projektin e dytë të rehabilitimittë ujitjes”. Kush është dakord në parim? Zotërinjtëministra? Po, falemnderit! Vetëm me dy vota kundërmiratohet ky projektligj. Kalojmë në votimin nen përnen.

    Neni 1, kush është dakord? Kundër? 2 kundër.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Neni 2, kush është dakord? Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Në tërësi kush është dakord? Kundër? 1 kundër.

  • 693

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    Abstenim? Nuk ka. Miratohet.Kalojmë në projektligjin “Për ratifikimin e

    marrëveshjes së Kredisë së Zhvillimit ndërmjetQeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe ShoqatësNdërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin“Shpërndarja e Shërbimeve Sociale”. Kush ështëdakord në parim? Hapet votimi. Mirë. Atëherë vetëmme tre abstenime, asnjë votë kundër dhe të gjithëtë tjerët dakord, ky projektligj miratohet.

    Kalojmë në votimin nen për nen. Neni 1, kushështë dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.Miratohet.

    Neni 2, kush është dakord? Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord në tërësi? Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Tani kemi një kërkesë të Presidentit tëRepublikës, të cilën do ta lexoj dhe pastaj do tëvotojmë. Kuptohet që ministrave do t’iu kërkoj tëfuten në sallë dhe të marrin kartat, se votimi është ifshehtë me elektronikë.

    Të nderuar deputetë! Në Gjykatën e Lartë, përshkak të përfundimit të mandatit të njërit prejgjyqtarëve të kësaj gjykate, është krijuar një vendvakant. Në këto kushte, në bazë të nenit 136, pika1 e Kushtetutës, për plotësimin e këtij vendi, ju kërkojtë jepni pëlqimin për emërimin e zotit Spiro Spiro nëdetyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë. CV-ja e zotitSpiro u është shpërndarë me kohë deputetëve, dheKuvendi do të marrë një vendim për dhënien epëlqimit për emërimin e zotit Spiro Spiro anëtar tëGjykatës së Lartë. Në mbështetje të neneve 78 dhe136, pika 1 e Kushtetutës, me kërkesën e Presidentittë Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisëvendosi: jep pëlqimin për emërimin e zotit Spiro Spiroanëtar i Gjykatës së Lartë. Ju lutem, zotërinjministra, votimi bëhet i fshehtë me elektronikë.

    Hapet votimi. Mbyllet votimi. Atëherë 50 pro, 5kundër, 11 abstenime dhe të tjerët s’kanë marrëpjesë në votim. Miratohet edhe ky vendim.

    Para se të mbyllim seancën do të njoftojKuvendin për dy projektligje, që kanë ardhur ngaQeveria, të cilat janë paraqitur Parlamentit dhe do

    të hyjnë në program.1. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës nr. 183,

    “Mbrojtja e amësisë 2000, të OrganizatësNdërkombëtare të Punës”. Është paraqitur ngaQeveria sot më 27.09.2001. Do të programohet dhemë vonë do të futet në kalendar.

    2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjesndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dheQeverisë së Republikës së Turqisë “Për transportinNdërkombëtar Rrugor”. Është paraqitur nga Qeveriamë 27.09.2001.

    Siç kemi bërë të njohur që në momentin emiratimit të kalendarit dyjavor; të hënën, të martëndhe të mërkurën nuk do të ketë seancë plenare,por do të ketë punë nëpër komisione për projektligjetqë thamë, dhe ndërkohë kemi këtë rend dite:

    Të enjten, në orën 10.00.1.Dekret nr. 3053, datë 07.06.2001, “Për kthimin

    e ligjit nr. 8805, datë 17.05.2001, për dhënien e lejesminerare Shoqërisë “Elbasan Cement Factory”, sh.anë Elbasan”.

    2.Projektligji “Për aderimin e Republikës sëShqipërisë në

    Konventën Ndërkombëtare të Eurocontrol-it”.3.Projektrregullore “Për organizimin dhe

    funksionimin e Komisionit të Shërbimit Civil”.4.Projektligji “Për Buxhetin faktik të vitit 2000”,

    nëse Kontrolli i Lartë i Shtetit do të jetë pranishëmdhe dakord.

    Zoti Braho, lidhur me aktin normativ, mendoj semeqenëse të gjitha komisionet ishin dakord përkthimin, ndoshta votimi është i panevojshëm,megjithatë unë po e hap votimin. Pra, kush ështëdakord me Komisionin e Ligjeve, me të cilin janëshprehur dakord të gjitha komisionet e tjera që ekanë shqyrtuar, për kthimin e aktit normativ që tëmbetet në fuqi vendimi i Komisionit të Ligjeve?Hapet votimi. Pro mendimit të Komisionit tëLigjeve? Mbyllet votimi. 50 vota pro, 4 kundër, 2abstenime, të tjerët nuk kanë marrë pjesë në votim.Miratohet.

    Seanca mbyllet. Mirupafshim në seancënplenare, ditën ë enjten, në orën 10.00.

  • Viti 2001

    694

    Legjislatura e 16-të

    Namik Dokle – Të nderuar deputetë! Fillojmëkëtë seancë parlamentare. Mbrëmë vonë ështëndarë nga jeta miku ynë, kolegu ynë, deputetiTheodhori Bej, deputet i tri Legjislaturave të fundittë Kuvendit. Një deputet, i cili, siç keni pasur tëgjithë rastin ta vlerësoni, ka qenë një koleg i qetë,një koleg i mençur, një koleg transparent, një kolegi cili ka dhënë kontribut të shquar në mbarëvajtjen epunimeve të Kuvendit dhe në miratimin e ligjeve nëtë mirë të njerëzve. Për më tepër që ka qenëgjithmonë në një komision të rëndësishëm, në atëtë Çështjeve Sociale dhe zëri i tij ka qenë gjithmonënjë zë, i cili është dëgjuar me respekt dhe kakontribuar në punët tona të mira që kemi bërë.

    Për të respektuar dhe për të nderuar punën, vlerathumane të deputetit tonë Theodhori Bej ju ftoj tëmbajmë një minutë heshtje.

    (Deputetët ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë njëminutë në heshtje).

    I paharruar qoftë kujtimi i tij!Tani do të bëjmë një seancë tepër, tepër të

    reduktuar, do të shqyrtojmë vetëm një projektligj, icili nuk ka shumë diskutime, pra për të mos e zgjaturkëtë seancë, sepse në hollin e Kuvendit do tëpërgatitet edhe ceremonia e homazheve përdeputetin Theodhori Bej. Gjithë pjesën tjetër të rendittë ditës do ta shqyrtojmë javën tjetër dhe ByrojaParlamentare do të mblidhet të martën në orën10:00, për të përcaktuar vazhdimin e kalendarit dheelementet e reja të kalendarit për periudhën që vjen.

    Homazhet në hollin e Kuvendit do të bëhen ngaora 15:00 deri në orën 16.00 dhe pastaj rreth orës16.30 do të bëhet varrimi i deputetit Theodhori Bej.

    Projektligji, që mendoj të shqyrtojmë sot vetëm,është projektligji “Për aderimin e Republikës sëShqipërisë në Konventën Ndërkombëtare tëEurocontrol-it”. Ju lutem kryetarëve të komisioneve,që e kanë parë këtë projektligj; zoti Braho në emërtë Komisionit të Ligjeve?

    Spartak Braho – Komisioni i Ligjeve nëmbledhjen e datës 30.09.2001 mori në shqyrtimprojektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisënë Konventën Ndërkombëtare të Eurocontrol-it”,paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Komisioni, pasiu njoh me relacionin e paraqitur për përmbajtjen emarrëveshjes, diskutoi për bazueshmërinë ligjore tëkëtij akti dhe konstatoi se në këndvështrimin ligjor

    ai është konform Kushtetutës dhe konkretisht tënenit 121 të saj. Për këto arsye, si dhe dukevlerësuar rëndësinë që ka anëtarësimi, që do tëndihmojë Aviacionin Civil Shqiptar në aspektetteknike dhe menaxhuese të trafikut ajror, do të rrisëtë ardhurat në këtë fushë dhe do të vlerësojëhapësirën ajrore shqiptare si pjesë të hapësirësajrore europiane, qëllimi i së cilës është krijimi i njësistemi të përbashkët ndërkombëtar të drejtimit tëfluksit të trafikut ajror paneuropian. Në parimkomisioni u shpreh unanimisht se është dakord qëky projektligj të kalojë në seancë plenare dhe tëmiratohet.

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Braho! ZotiIslami në emër të Komisionit të Jashtëm?

    Kastriot Islami - Falemnderit, zoti Kryetar! Nëmbledhjen e tij të datës 02.10.2001, Komisioni iPolitikës së Jashtme e mori në shqyrtim projektligjin“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë nëKonventën Ndërkombëtare të Eurocontrol-it”. Dukepasur parasysh faktin që Republika e Shqipërisëështë anëtare e Konferencës Europiane të AviacionitCivil, që nga 1 korriku i vitit 1998, është erëndësishme që vendet anëtare të saj të bëhen edheanëtare të Eurocontrol-it, sepse gjithë strategjia emenaxhimit të trafikut ajror europian i është ngarkuarpër zbatim kësaj organizate. Pas ratifikimit ngaParlamenti të dy marrëveshjeve dhe aneksevepërkatëse, nënshkruar midis vendit tonë dheOrganizatës Europiane “Për Sigurinë e PërdorimitAjror”, u krijua mundësia për nisjen e proceduravepër anëtarësimin me të drejta të plota të Republikëssë Shqipërisë në Eurocontrol. Kjo është konkretizuaredhe me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 566,datë 23.10.2000, shoqëruar me kërkesën zyrtaredërguar kësaj organizate nga Ministria eTransporteve. Anëtarësimi në Eurocontrol do të ketësi rezultat të menjëhershëm ndihmën falas përzbatimin e masterplanit të menaxhimit të trafikutajror, si dhe të gjitha detyrat lidhur me planifikimin ezhvillimit të trafikut ajror shqiptar, integruar ky meatë europian.

    Duke zgjedhur këtë projektligj të rëndësishëm,në përputhje me procedurat e aderimit, komisionira dakord në parim që ky projektligj të kalojë përmiratim në seancë plenare pa asnjë vërejtje.Falemnderit!

    E enjte, 04.10.2001Seanca e paradites, ora 10:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Namik Dokle

  • 695

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    Namik Dokle - Falemnderit, zoti Islami! Fjalëne ka zoti Zela në emër të Komisionit të Industrisë,Transportit, Punëve Publike dhe Tregtisë.

    Ilir Zela – Falemnderit, zoti Kryetar! Duke ekonsideruar aderimin e Shqipërisë në Eurocontrolsi një sukses të Transportit Ajror Shqiptar, komisionishprehet për miratimin pa vërejtje të projektligjit nëseancë plenare.

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Bufi në emërtë Komisionit të Ekonomisë dhe Financës?

    Ylli Bufi – Edhe Komisioni i Ekonomisë eshqyrtoi këtë projektligj dhe është plotësisht dakordqë të kalojë në seancë plenare.

    Namik Dokle – Falemnderit! Ka pyetje ngandonjë deputet? Nuk ka. Ndonjë diskutim? Nuk ka.Kalojmë në opinionet e grupeve parlamentare. ZotiPreka në emër të grupit tuaj?

    Ndue Preka – Miratojmë aderimin e Republikëssë Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare tëEurocontrol-it.

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Bejtaj nëemrin e grupit tuaj?

    Engjëll Bejtaj – Po. Edhe grupi ynë ështëdakord për të miratuar këtë projektmarrëveshje.Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Ndoka nëemrin e grupit tuaj?

    Nard Ndoka – Edhe grupi ynë është dakord qëky projektligj të miratohet.

    Namik Dokle – Falemnderit! Zoti Malaj?

    Arben Malaj - Jemi dakord.Namik Dokle – Atëherë e mbyllim debatin për

    këtë projektligj. Votimin do ta bëjmë në seancënmë të parë të javës që vjen dhe seanca do tëmblidhet të mërkurën, në orën 17.00 dhe pastaj dotë vazhdojmë edhe ditën e enjte, në mënyrë që tëvazhdojmë me projektligjet, që na ngelën nga kjo seancëdhe me elementet e tjera të kalendarit. Të mërkurëndo të kemi edhe pyetje e interpelanca, pra do tëfillojmë nga pjesa e kontrollit parlamentar tëdeputetëve mbi ekzekutivin. Kështu, edhe një herëpo e përsëris, mbledhja e Byrosë është të martënnë orën 10.00 dhe seanca të mërkurën në orën17.00. Përpara se ta mbyll seancën do t’ju njoftojdy projektligje, që kanë ardhur nga Qeveria dhe ijanë paraqitur Parlamentit, dhe do t’ju kërkoja edhekomisioneve që të fillojnë punën menjëherë. Janëprojektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sëKredisë se Zhvillimit ndërmjet Qeverisë sëRepublikës së Shqipërisë dhe ShoqatësNdërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin eshërbimeve bujqësore”. Është paraqitur nga Qeveriamë 28.09.2001, dhe mund të fillohet nga puna nëkomisione dhe tjetri është projektligji “Për ratifikimine Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës sëShqipërisë dhe Panhellenic Exportes Association,për konsolidimin e borxhit të jashtëm të Shqipërisë”.Është paraqitur nga Qeveria me datë 01.09.2001.

    Me këtë njoftim mbyllim seancën dhemirupafshim në seancën tjetër.

  • Viti 2001

    696

    Legjislatura e 16-të

    Namik Dokle - Fillojmë, zotërinj deputetë! Nëkëtë seancë kemi miratimin e kalendarit dyjavor tëpunimeve të Kuvendit. Paraqitet mocioni për luftënkundër terrorizmit. Pyetje me ministrin eTransporteve, kërkuar nga deputeti Nikollë Lesi.Pyetje me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,kërkuar nga deputeti Nikollë Lesi dhe për votimin eligjit që kemi “Për aderimin e Republikës sëShqipërisë në Konventën Ndërkombëtare tëEurocontrol-it”. Eventualisht edhe shqyrtimin edekretit “ Për kthimin e ligjit nr. 8805, datë 17.5.2001,për dhënien e lejes minerare Shoqërisë “ElbasanCement Factory” sh.a., në Elbasan”.

    Lidhur me kalendarin e punimeve të Kuvenditpër dy javët e ardhshme, u mblodhëm në ByronëParlamentare dhe pas një diskutimi dhe sugjerimeshracionale nga kryetarët e grupeve parlamentare, umiratua kalendari që u është paraqitur të gjithëdeputetëve. Nuk e di nëse ka ndonjë vërejtje osendonjë sugjerim tjetër përveç elementeve që janëparaqitur, kur ditën e martë, dje dhe sot, ështëpunuar në komisione, ditën e mërkurë, pra sot, kemikëtë rend dite që ju lexova. Ditën e hënë, me datë15.10.2001, në orën 17.00 bëhet seanca plenarepër debatin për luftën kundër terrorizmit. Të martëndhe të mërkurën e javës tjetër bëhet përsëri punënë komisione për ligjet që janë në program dhe tëplanifikuara edhe në rendin e ditës për këto dy javë.Dhe ditën e enjte, datë 18.10.2001, në orën 10.00bëhet seanca plenare, ku përsëri do të kemi disapyetje dhe interpelanca, siç janë bërë kërkesa ngadeputetë ndaj ministrave të veçantë, siç kemi edherastin e sotëm dhe pastaj kalohet për projektligjin“Për Buxhetin faktik të vitit 2000”. Bashkë medëgjimin e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetitpër këtë çështje janë dhe projektligji “Për disandryshime në ligjin nr. 7564, datë 19.05.1992, përtë drejtën e autorit”, iniciativë ligjvënëse e deputetitVath Koreshi, projektligji “Për ratifikimin emarrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës sëShqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisëpër transportin ndërkombëtar rrugor”, projektligji “Përratifikimin e marrëveshjes të Kredisë së Zhvillimitndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dheShoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) përprojektin e shërbimeve bujqësore”, projektligji “Përratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së

    Republikës së Shqipërisë dhe Panhellenic ExportesAssociation, për konsolidimin e borxhit të jashtëmtë Shqipërisë” dhe projektligji “ Për ratifikimin eKonventës nr. 183 “Mbrojtja e Amësisë 2000”, tëOrganizatës Ndërkombëtare të Punës”.

    Ka ndonjë vërejtje apo sugjerim për kalendarin?Nuk ka. Falemnderit! Atëherë kalojmë në pikën edytë të rendit të ditës. Më falni, e do fjalën zotiNdoka.

    Nard Ndoka – Ju falemnderit! Unë kërkoj nëemër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokrate,që projektligji “Për Buxhetin faktik të vitit 2000”, tëzhvillohet me debat dhe të jetë Televizioni PublikShqiptar, mbasi bëhet fjalë për një projektligj tërëndësishëm, të cilin e paraqet Qeveria. Mendoj seky projektligj duhet të jetë transparent edhe përparataksapaguesve shqiptarë dhe të transmetohet ponga televizioni, që financohet nga taksapaguesitshqiptarë. Prandaj, kjo është një kërkesë që unë ekam bërë edhe në Byronë Parlamentare dhe po epërsëris prapë në seancë plenare. Falemnderit!

    Namik Dokle – Falemnderit, zoti Ndoka! Pras’ke ndonjë kërkesë për ta lëvizur nga rendi i ditësapo jo? Dhe çdo projektligj në Parlament bëhet medebat. Për sa i përket dhënies në televizion, unëpersonalisht s’kam ndonjë kundërshtim, megjithatëne në kontakt me kryetarët e grupeve parlamentare,do ta vendosim dhe nuk shikoj ndonjë gjë të keqenë këtë mes. Dhe mos ia moho të drejtën edhetelevizioneve të tjera, jo vetëm Televizioni Publik.Parlamenti është gjithmonë i hapur. Fjalën e kazoti Malaj.

    Arben Malaj – Falemnderit, zoti Kryetar!Unë mendoj se organizimi i seancave dhe të

    gjitha problemet, që kanë të bëjnë me rendin e ditës,me mënyrën e pasqyrimit të tyre, diskutohenlehtësisht në Byronë Parlamentare, bile ne simaxhorancë mbështetëm dhe shqetësimet që ngritizoti Nard Ndoka, qoftë për statusin e deputetëve tëopozitës, të cilët janë të mirëpritur në Parlament,por duan ndoshta një sqarim më të plotë kushtetuespër marrëdhëniet e tyre financiare, qoftë për statusine ish-deputetëve, si ata të Partisë Socialiste dhe tëopozitës, për sistemimin e tyre sipas statusit tëdeputetit në vende punë, që i përgjigjen atijstandardi. Kjo gjë, normalisht duhet ndjekur ngaKryesia e Kuvendit, pasi ata sapo i kanë shkëputur

    E mërkurë, 10.10.2001Seanca e pasdites, ora 17:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Namik Dokle

  • 697

    Viti 2001 Legjislatura e 16-të

    marrëdhëniet me Kuvendin dhe nuk kemi pasurndonjë debat për nivelin e transparencës sepunimeve të Kuvendit. Problemi është që të jemiracionalë kur i ngremë shqetësimet ose kërkesatqë kemi dhe Byroja Parlamentare i paraprin gjithëkëtij procesi. Në qoftë se zoti Nard Ndoka ka këtëkërkesë nuk besoj se do të ketë ndonjë kundërshtimnga maxhoranca parlamentare për transparencën enevojshme. Falemnderit!

    Namik Dokle – Fjalën e ka zoti Shehi.Dashamir Shehi – Unë them që një debat për

    buxhetin është gjithmonë një debat publik. Buxhetii vitit 2000, është një buxhet i mbyllur, por unë besojse debati dhe transparenca i këtij buxheti të mbyllurshërben për një buxhet që duhet hapur. Unë jam qëdebati të bëhet i hapur. Unë s’e marr vesh, këtu nëShqipëri pse debati u dashka bërë i mbyllur për njëbuxhet kur ne këtu diskutojmë edhe për një kioskë,por unë e di shumë mirë se ka shumë deputetë,zotërinj të nderuar, se kanë një qejf të madh që tëflasin, ndoshta kanë lajmëruar edhe komshinjtë qëdo të flasë sonte ky e ai. Unë jam për këtë; ç’ështëpunë buxheti, punë lekësh shteti duhet të jetëtransparent. Pastaj a e interpretojnë mirë deputetët,a janë të përgatitur, janë të mirë e të zgjuar abudallenj është tjetër punë. Pra ne si opozitë, jupëlqen apo s’ju pëlqen ju, themi se debati për këtëçështje të bëhet i hapur. Pastaj sa të zotë jeni juvepër ta përballuar është tjetër punë.

    Namik Dokle – Falemnderit!Fjalën e ka zoti Tepshi.Qazim Tepshi – Zoti Kryetar, unë e kisha fjalën

    për të hënën, kur të bëhet debati për luftën kundërterrorizmit, meqë ramë dakord…

    Namik Dokle – Zoti Tepshi, prisni s’