punime të kuvendit legjislatura e 13-të viti 1994, nr.1- 2 · shqipërisë dhe polonisë lidhur...

306
Punime të Kuvendit Legjislatura e 13-të Viti 1994, nr.1- 2

Upload: others

Post on 20-Aug-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 13-të

    Viti 1994, nr.1- 2

  • Libri 1, fq. 3 - fq. 306Libri 2, fq. 307 - fq.642Ribotim, 2009Botimi i parë, Libri 1 - 2, viti 2008

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 1994

    1

    Tiranë, 2009

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • 5

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 13-tëSesioni i pestë

    E enjte, 20.01.1994Seanca e paradites, ora 10:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Pjetër Arbnori

    Pjetër Arbnori – Të nderuar deputetë, pas njëpushimi sot hapet sesioni i ri i Kuvendit Popullor.Viti i ri me detyra të reja. Me gjithë punën e bërëgjatë vitit të kaluar detyrat nuk na janë lehtësuar,por na janë rënduar, sepse reformat ligjore eekonomike nuk realizohen për një ditë apo për njëmuaj, por është një rrugë e gjatë dhe e vështirë.Mjafton përvoja e shteteve të Europës e të botës, tëcilat edhe pse kanë shekuj që jetojnë në pluralizëme parlamentarizëm, çdo ditë ndeshen me problemekushtetuese e ligjore dhe kjo tregon se vetë përsosjanuk ka fund.

    Viti 1994 për Kuvendin Popullor është tepër ingjeshur dhe së pari, të jetë vit i privatizimeve e vit idaljes së letrave me vlerë, të cilat do të jenë njëndarje pasurore për ata që kanë derdhur djersë pamarrë gjë nga të ashtuquajtura vepra të socializmit,për pronarët e qytetit dhe fshatit, për të përndjekuritpolitikë që duhen të marrin pjesën e tyre të ligjshme,jo pse i kemi shpërblyer për pjesën e burgut, sepseato nuk mund të shpërblehen, por sepse kanë bërëpunë të rënda, si: miniera fabrika e këneta.

    Gjithashtu duhet të miratojmë ligje për përsosjene sistemit të pagave e tatimeve në favor të punonjësvebuxhetorë. Kemi për të miratuar ligjin në lidhje meçmimin e tokës, truallit e të tjerë. Në qendër tëvëmendjes së Kuvendit do të jetë hartimi iKushtetutës dhe ky problem ka dy aspekte dhekonkretisht një praktik e një abuziv. Ne kemi nevojëpër një Kushtetutë dhe kjo nuk diskutohet dhe përkëtë duhet të punojmë të gjithë në mënyrë që tamiratojmë sa më parë atë. Kjo nuk do të jetëKushtetutë për Kuvendin, por Kushtetutë eShqipërisë. Kushtetuta do të na racionojë, veç tëtjerash, se jemi shtet ligjor dhe se pushtetet janë tëndara, ku drejtësia është e pavarur, ku të drejtat enjeriut janë në krye të të gjithave dhe kur organetlokale kanë pavarësinë e tyre, ku prona private njihete ruhet si e shenjtë, ku demokracia parlamentare epluralizmi janë në unitet. Këto janë parime për tëcilat të gjithë jemi dakord dhe që shumicëndërmuese e kemi sanksionuar në DispozitatThemelore Kushtetuese dhe sidomos në shtesatqë u janë bërë këtyre dispozitave.

  • Viti 1994

    6

    Legjislatura e 13-të

    Atëherë, pse vonohet Kushtetuta? Këtu del anaabuzive e saj, pra që ka parlamentarë që thërrasinkot për projektkushtetutën dhe që nuk ndihmojnënë konsensusin dhe e kërkojnë paraqitjen përmiratim të Kushtetutës vetëm sepse shpresojnë seajo do të shkaktojë krizë parlamentare dhe që bëjnëllogari mjerane se nuk do të bëhen dot 2/3 edeputetëve bashkë për të miratuar Kushtetutën. Disaflasin në shtyp se ky Kuvend është i paaftë dhe eka mbaruar misionin. Ndofta me këtë ato kuptojnëse janë të mbaruar vetë, mbase po diskreditojnëveten në të gjithë botën. Mua më duket se po ifërkojnë duart para kohe.

    Kuvendi Popullor do ta vazhdojë punën meqetësi e maturi dhe do të përpiqet të arrijëmarrëveshjen aty ku duhet dhe do të votojë meshumicë aty ku nuk arrihet konsensusi. Gjithashtudo të kthejë ose do të hedhë poshtë ligjet epapjekura, siç ka ndodhur ndonjëherë, qofshin këtoprojektligje të Qeverisë apo të kujtdo. Në qoftë seka deputetë që fërkojnë duart apo përgatiten për tëprishur Kuvendin ne do t’i themi: “Udha e mbarë!”,siç u thamë në fillim të verës dhe kur të kthehenpërsëri do t’i themi: “Mirë se vini!”, siç u thamë nëfund të pushimeve të verës. Ne u themi sinqerisht:“Mirë se vini!”, sepse kemi nevojë për mendiminkritik, qoftë dhe i kundërt, për oponencëkonstruktive. Sa do thartë që të na vijë nga fjalët eopozitës, për shumë probleme duhen dëgjuar, duhenmenduar dhe duhet reaguar shpesh pozitivisht ndajtyre. Nuk është ndonjë turp, por përkundrazi ështërealizëm të përfitosh nga opozita konstruktive eopozitës. E them edhe një herë se Kuvendi ështësheshi i rrahjes së mendimeve dhe luftës sëndershme politike dhe e përsëris se nga lufta errugës humbasin të gjithë, humbet Shqipëria dheaq më tepër që tani rrugët janë “ngushtuar”, trafikuështë dëmtuar dhe shoferët janë të rinj. Sa përproblemin e 2/3-ve, për të cilat dikush dha mendiminse nuk mund të mblidhen, unë them se ai duhet tadijë se po nuk u mblodhën 2/3 e deputetëve për tëhartuar Kushtetutën aq më pak mund të mblidhen2/3 për të rrëzuar dhjetëra nene apo kapituj të tërënga Dispozitat Kryesore të Kushtetutës, me të cilatudhëhiqet sot shteti ynë demokratik.

    I uroj Kuvendit punë të mbarë, qetësi e tolerancë!Sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

    Popullor, së bashku me kryetarët e grupeveparlamentare shqyrtuam materialet për datat 20janar deri më 15 mars 1994 dhe pas diskutimesharritëm t’i paraqesim Kuvendit Popullor këtë plan

    pune.E para, shqyrtimi dhe miratimi i dekretit të

    Presidentit të Republikës “Për lirimin nga detyra eministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e ministrittë ri të Shëndetësisë”.

    E dyta, paraqitja për miratim e dy deputetëve tëradhës sipas listës shumemërore të PD-së, në vendtë deputetëve që janë vënë në detyra të tjera.

    Komisioni i Mandateve duhet ta kishte shqyrtuarkëtë çështje dhe t’ia paraqiste Kuvendit Popullor.

    E treta, përgatitja dhe miratimi i një deklaratelidhur me stabilitetin për paqe. Për këtë pikë KuvendiPopullor mund të ngarkojë Komisionin e Jashtëmpër të hartuar deklaratën.

    E katërta, projektligji “Për ratifikimin e njëmarrëveshjeje për zhvillimin e zonave verilindorendërmjet Republikës së Shqipërisë dhe FonditMonetar Ndërkombëtar për zhvillimin e bujqësisë,kjo ka ardhur nga Qeveria më 20.12.1993 dhe iuështë shpërndarë deputetëve. Ky projektligj i ështëshpërndarë Komisionit të Ligjeve, Industrisë dheUshqimit dhe grupeve parlamentare.

    E pesta, projektligji “Për tatimin mbi të ardhuratpersonale”, i cili ka ardhur nga Qeveria në datën13.01.1993 dhe do t’u shpërndahet deputetëve ditëne hënë. Këtë projektligj duhet ta shikojë Komisionii Financës, Komisioni i Ligjeve dhe grupetparlamentare.

    E gjashta, projektligji “Për një ndryshim në ligjinnr. 7710, datë 15.05.1993, “Për ndihmën epërkujdesjen shoqërore”, e ardhur nga Qeveria nëdatën 13.01.1994 dhe ky projektligj do t’ishpërndahet deputetëve ditën e hënë. Këtë duhetta shikojë Komisioni i Arsimit dhe Çështjeve Socialedhe pastaj ta shikojnë grupet parlamentare.

    E shtata, projektligji “Për disa ndryshime nëdekretin nr. 3702, datë 08.07.1993”, i cili ka ardhurnga Qeveria në datën 12.11.1993 dhe i ështëshpërndarë deputetëve në datën 02.12.1993. Këtëprojektligj e kanë parë Komisioni i Ligjeve dheFinancës dhe është gati për t’u shqyrtuar.

    E teta, shqyrtimi i propozimit të kryetarit tëGjykatës së Kasacionit për zgjedhjen e njëgjyqtareje të kësaj gjykate.

    E nënta, diskutimi i programit afatmesëm tëparaqitur nga kryetari i Këshillit të Ministrave.

    Gjithashtu për pikën 10 dhe 11 jemi marrë veshme ministrin e Drejtësisë dhe i kërkuam një relacionpër çështjet me shtetet e tjera demokratike.

    Pika e 12-të është projektligji “Për disa shtesanë ligjin nr. 7866, datë 25.05.1992 “Për armët”. Ky

  • 7

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    projektligj ka ardhur nga Qeveria në datën 20.12.1993dhe i është shpërndarë deputetëve dhe duhet tashikojnë Komisioni i Mbrojtjes dhe SHIK-ut dheKomisioni i Ligjeve.

    Pika e 13-të, projektligji “Për prodhimetindustriale”, i cili ka ardhur nga Qeveria në datën17.12.1993 dhe i është shpërndarë deputetëve.Duhet ta shikojë Komisioni i Ligjeve dhe grupetparlamentare.

    Pika e 14-të, projektligji “Mbi... (mungesëincizimi) në Shqipëri”, i cili ka ardhur nga Qeveriamë 08.19.1993 dhe i është shpërndarë deputetëvenë datën 03.12.1993. Duhet ta shikojë Komisioni iIndustrisë dhe Ligjeve si dhe grupet parlamentare.

    Pika e 15-të, projektligji “Për një ndryshim nëligjin nr. 7745, datë 29.07.1993 “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. Kyprojektligj është hartuar nga Grupi i PSD-së dhe iështë shpërndarë deputetëve. E ka parë Komisionii Ligjeve, Arsimit dhe Çështjeve Sociale. GrupiParlamentar i PD-së ka kërkuar ta shikojë.

    Pika e 16-të, projektligji “Për miratimin eprojektmarrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë“Për mbrojtjen e investimeve”, e ardhur nga Qeverianë datën 13.12.1993 dhe u është shpërndarëdeputetëve. Këtë duhet ta shikojë Komisioni iFinancave dhe Ekonomisë si dhe grupetparlamentare.

    Pika e 17-të, projektligji “Për dhomat e tregtisëdhe Industrisë” t’u shpërndahet deputetëve ditën ehënë. Këtë projektligj do ta shikojë Komisioni iEkonomisë dhe Financës si dhe Komisioni i Ligjeve.

    Pika e 18-të, projektligji “Për ratifikimin emarrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës sëShqipërisë dhe Polonisë lidhur me tatimet”. Kyprojektligj u është shpërndarë deputetëve.

    Pika e 19-të, projektligji “Për ratifikimin emarrëveshjeve në fushën e mbrojtjes dhebashkëpunimin midis Ministrisë së Mbrojtjes sëShqipërisë dhe SHBA-së”. Ka ardhur nga Qeverianë datën 09.12.1993 dhe u është shpërndarëdeputetëve në datën 16.12.1993. Këtë duhet tashikojë Komisioni i Mbrojtjes dhe Rendit si dheKomisioni i Ligjeve dhe grupet parlamentare.

    Gjithashtu Qeveria ka kërkuar që sapo të vijnëprojektligjet: “Për sistemin e taksave në Republikëne Shqipërisë”, “Për akcizat në Republikën eShqipërisë”, “Për tatimet”, të shikohen me përparësinga ana e Kuvendit.

    Gjithashtu kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së ka kërkuar fjalën për zëvendësimin e dy

    deputetëve në Komisionin e Kushtetutës dhe përngjarjen tragjike në qytetin e Shkodrës.

    Fjalën e ka zoti Ali Spahia.Ali Spahia – Në emër të Grupit Parlamentar të

    PD-së dua të deklaroj se në një kohë kur Shqipëriaka vendosur të ecë në rrugën e demokracisë dheqë ka nevojë për qetësi, stabilitet e mendimekonstruktive, forcat destruktive vazhdojnë tëvendosura fushatën e çmendur për destabilizim,duke kërkuar vazhdimisht rritjen e tensioneve socialepër të prishur Kuvendin, për të prishur Qeverinë, përtë prishur Shqipërinë. Këto përpjekje arritën një pikëkulmore në ngjarjen tragjike të 14 janarit në Shkodër,ku u vra i riu 26-vjeçar Gjovalin Cekini.

    Ekstremistët e majtë u përpoqën ta krahasoninkëtë ngjarje të dhimbshme me masakrën e 2 prillitnë Shkodër, por ato kanë të përbashkët vetëmpjesëmarrjen e gjerë të Sigurimit të Shtetit e tëekstremit të majtë në përgatitjen e tij dhe nëinskenimin e tyre. PD-ja dhe Grupi i saj Parlamentarvazhdimisht janë përpjekur të përçojnë në shoqërinëshqiptare mesazhe paqeje dhe vëllazërimi. Ne kemithënë gjithnjë – opozitar, por vëllezër – ndërsa atatë tjerët nga Beogradi na thanë që jemi për luftë apopër vdekje. Jo, zotërinj, ne jemi gjithmonë të gatshëmdhe përpiqemi vetëm për jetën, të luftojmëvazhdimisht për një jetë më të mirë në demokraci.

    Grupi Parlamentar i PD-së denoncon si njëprovokim të rëndë deklaratën e bërë nga zoti Imaminë gazetën “Zëri i Popullit”, të datës 16.01.1994 sePD-ja është një parti që ka organizuar e po organizonkrimin në të gjitha nivelet. Kjo deklaratë është njëfyerje e provokim jo vetëm për PD-në, e cila ështëbërë simbol kundër diktaturës, krimit e korrupsionit,simbol i luftës për ndërtimin e shtetit ligjor nëShqipëri, por për gjithë demokracinë shqiptare.

    Puthadori i Beogradit, ai që shkon e takohetme partinë e Sllobodanit, të kriminelit më të madhtë kohës së sotme, kuptohet se nuk e ka për gjë qëta paraqesë kriminale PD-në dhe shtetin demokratikshqiptar. Motivet që e shtyjnë atë që puthet epërqafohet me kriminelët e luftës në Beograd, qëdetyrohen të shkelin gjakun e mijërave shqiptarëvetë martirizuar në Kosovë, e çojnë atë deri nëdeklarata kriminale ndaj PD-së. Ne denoncojmë sikriminale e të pabazuar këtë deklaratë të deputetitImami të bërë në gazetën famëkeqe të ekstremistëvetë majtë shqiptarë, ekstremistëve më mizorë që kanjohur Europa në historinë e saj. Ne kërkojmë ngaorganet e drejtësisë që të thonë fjalën e tyre. PartiaDemokratike Shqiptare është e impenjuar tërësisht

  • Viti 1994

    8

    Legjislatura e 13-të

    në vendosjen e plotë të demokracisë në Shqipëri,në hartimin, nëpërmjet grupit parlamentar nëShqipëri, të një legjislacioni modern të qeverisjesdemokratike të vendit për të eliminuar sa më shpejt,nëpërmjet reformave institucionale, administrative,ekonomike, juridike e sociale, pasojat e diktaturëskomuniste. Ne jemi për respektimin e të drejtave tënjeriut e për krijimin e një shteti ligjor ku RTV-ja,SHIK-u dhe të gjitha institucionet e tjera shtetëroret’u shërbejnë vetëm ligjit e individit dhe jo partive.Të gjitha përgjithësitë për përgjithësimet endërmarrjeve të saj në përmasat e ndërrimit tësistemeve ajo është nisur jo rrallë në pengesat eforcave regresive, të ekstremistëve të majtë e tëdjathtë që duan të pengojnë me çdo kusht dënimine gjykimin të nomenklaturës së vjetër dhe tëkriminelëve e të korruptuarve të vjetër e të rinj. PartiaDemokratike e Shqipërisë ka respektuar e respektonpartitë politike nëpërmjet elektoratit që i ka dhënëvotën e tij të lirë dhe ajo ka respektuar e respektonvërejtjet, mendimet konstruktive, siç dhe kadenoncuar e denoncon çdo përpjekje për tëdemaskuar demokracinë.

    Partia Demokratike shqiptare dënon krimin ebërë, siç është rasti i vrasjes së Gjovalin Cekinit,dhe ajo i shprehu ngushëllimet e saj të sinqertafamiljes së të ndjerit dhe njëkohësisht kërkon qëdrejtësia shqiptare, me një hetim të plotë e tëpaanshëm, të japë verdiktin në emër të ligjit “Përautorët e kryerjes së krimit”.

    Me thirrjet dhe krijimin e insinuatave tëpamoralshme ndaj Partisë Demokratike, drejtuesite Aleancës Demokratike në takimet e tyre të funditkanë shkaktuar qëllimisht aksidente të tilla. Në vendtë kulturës demokratike, të prezantimeve tëalternative të kundërta drejtuesit e PAD-së kanëzgjedhur me vetëdije të kundërtën dhe çdo gjë biembi ta.

    Ne kërkojmë që kësaj çështjeje t’i shkohet derinë fund dhe të zbulohen shkaktarët e kësajfatkeqësie dhe qëllimet e tyre të mbrapshta. GrupiParlamentar i PD-së i propozon Kuvendit Popullorkrijimin e një komisioni të përkohshëm, që të kryejëhetime të plota rreth kësaj çështjeje.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Teta.Perikli Teta – Zoti Kryetar, të nderuar deputetë,Grupi i deputetëve të PAD-së uron që viti ’94 të

    jetë një vit i mbarë pune!Angazhimi im në këtë sesion do të jetë

    maksimal dhe mendoj se duhen futur patjetër

    propozimet e mëposhtme:E para, i propozojmë Kuvendit Popullor që të

    vendosë një komision të përkohshëm parlamentar,që të hedhë dritë mbi krimin e bërë në Shkodër nëdatën 14 janar, ku u vra me armë zjarri, pas daljesnga takimi i PAD-së, qytetari Gjovalin Cekini, anëtari kësaj force politike.

    Ne si parti e konsiderojmë këtë vrasje politikepër këto arsye:

    E para, 4 persona të armatosur të implikuar nëkrim i kanë zënë pritë në një takim politik.

    E dyta, viktima ka qenë pjesëmarrës në këtëtakim dhe anëtar i PAD-së.

    E treta, kriminelët janë të lidhur me personaprovokatorë, që bënë provokacione në sallën embledhjes ku merrnin pjesë dy deputetë të KuvenditPopullor.

    Ne mendojmë se në rrethanat e krijuara ështëdetyrë e këtij Kuvendi, e këtij organi suprem, të marrëiniciativën mbipartiake për t’i kontribuar së drejtës,stabilitetit, ligjit e tolerancës. Ne propozojmë që kykomision të përbëhet nga të gjitha partitë qëpërfaqësohen në Kuvendin Popullor dhe të kryesohetnga përfaqësuesi i një partie, që nuk është parë nëngjarjet e këtij qyteti këto 3 ditët e fundit.

    E dyta, ne kërkojmë paraqitjen e drejtuesve tëMinistrisë së Rendit në Kuvendin Popullor, ku tësqarohet pse nuk janë kapur akoma kriminelët engjarjes së Shkodrës.

    E treta, ne kërkojmë që të vihet me urgjencë nërendin e ditës projektligji “Për hapjen e dosjeve”.

    E katërta, i nderuar zoti Kryetar, nisur nga faktetqë kanë të bëjnë me vrasjen e njërit prej aktivistëvetë PAD-së dhe hapjes së Kishës Katolike tëShkodrës, si pjesëmarrës në demonstratën e janarittë vitit ’90 në Shkodër e më tej dhe i angazhuar nëluftën për pluralizëm politik e demokratik, themi sekjo është një vrasje politike absurde. Me detyrën qëKuvendi të bëjë apel paqeje dhe tolerance mbiurrejtjen politike, ju propozojmë juve të ftonideputetët që të mbajnë një minutë heshtje në kujtimtë Gjovalin Cekinit.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – I propozoj deputetëve të çohen

    në këmbë për këtë çështje.I nderuar qoftë kujtimi i tij!Fjalën e ka deputeti Milo.Paskal Milo – Zoti Kryetar, unë dua të bëj një

    vërejtje në lidhje me materialet e paraqitura përpunimet e Kuvendit Popullor për periudhën 20 janar-20 mars.

  • 9

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    Unë doja t’ju tërhiqja vëmendjen për faktin seQeveria, me sa jam në dijeni si kryetar i Komisionittë Arsimit të Kuvendit Popullor, ka miratuarprojektligjin për arsimin e lartë dhe e kanë dërguarnë Kuvendin Popullor. Pikërisht këtë projektligj duhetta fusim në rendin e ditës së Kuvendit Popullor.Përveç kësaj, duke qenë se sesioni i ri i Kuvenditfilloi me një ngjarje sa kritike aq edhe të dhimbshme,PSD-ja shpreh shqetësimin e saj më të thellë.

    Unë do t’ju lexoj, në emër të partisë sonë,deklaratën sa më poshtë:

    Si rrjedhojë e intolerancës ndërpartiake dhenxitjes artificiale të kontradiktave midis forcavepolitike, humbi jetën i riu 26-vjeçar Gjovalin Cekini.Kjo ngjarje e dhimbshme dhe e pazakonshme nënjë shoqëri që kërkon të rivendosë shtetin e sëdrejtës, shtetin e qytetarëve të lirë e të barabartë,është pritur me shqetësim e indinjatë nga PSD-jadhe gjithë anëtarët e saj.

    Partia Socialdemokrate kërkon t’i dënojë fajtorëtpër këtë krim të shëmtuar, pra të dënohen si vrasësii drejtpërdrejtë, ashtu dhe cilido që ka ndikuar nëkrijimin e kushteve që çuan në kryerjen e vrasjes.Realizimi i kësaj vepre kriminale, në fund të njëtakimi të Partisë Aleanca Demokratike, e lejuar ngapolicia, ngarkon me përgjegjësi direkt organet erendit. Organet e rendit kishin për detyre të siguroninzhvillimin e takimit në rregull e qetësi të plotë dheato duhet të dënojnë cilindo që cenon veprimtarinënormale dhe aq më tepër është e pafalshme që, nëprezencën e këtyre forcave, provokatorët arrijnë tëpërdorin deri edhe armët ndaj personave tëpambrojtur. Kryerja e këtij akti të dhunshëm sivazhdim i kryerjes dhe i kundërvënieve për qëllimepolitike mbi simpatizantët e deklaruar të një partie,flet për mungesë të theksuar të tolerancës dhe i jepkësaj vrasjeje motive politike.

    Partia Socialdemokrate e Shqipërisë tërheqvëmendjen që të mos përdoret Shkodra e populli isaj, që ndodhet në vështirësi të mëdha, si një vatërartificiale e luftës së pandershme politike. Përparakëtyre fakteve shqetësuese është i domosdoshëmhetimi i plotë dhe i paanshëm i çështjes dhe jo vetëmnga ana e organeve kompetente, por edhe ngaParlamenti. I rëndësishëm është zbulimi i vrasjessi dhe sqarimi i çështjes nëse këta persona të tretëtë implikuar, janë ndikuar nga partia e tyre apo bindjetdhe mentalitetet e tyre ekstremiste kanë influencuarnë organizimin e demonstrimeve të tilla tëintelorancës partiake, siç është prishja e takimevetë të tjerëve, që, me ose pa paramendim, përgatitin

    humbjen e njerëzve të pafajshëm. Një gjykim objektivnë këtë aspekt do t’i priste rrugën deklaratave eakuzave reciproke. Ngjarja e mësipërme ështërezultat i krijimit të klimës së përgjithshme qëekziston mes forcave politike në Shqipëri dhe tëmungesës së një raporti të drejtë konstruktiv midisopozitës dhe pozitës. Fyerjet dhe sharjet e përdoruranë këtë takim janë veçse një aplikim i dukshëm iasaj që shprehet përditë në faqet e para të gazetavekryesore partiake të pavarura. Ato janë vazhdimilogjik i mitingjeve dhe antimitingjeve dhe mbi të gjithaajo dëshmon për ekzistencën reale të forcaveekstremiste të majta e të djathta. Prandaj, në këtërast, është detyrë e partisë në pushtet të distancohetnga çdo përfaqësues të implikuar në këtë ngjarje,qoftë ai funksionar, anëtar apo simpatizant. Kjo dotë ishte një shprehje e qartë e sinqeritetit të saj përtë kryer luftën e shpallur kundër ekstremizmit tëdjathtë. Partia Socialdemokrate i bën thirrjePresidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, që nëkëtë atmosferë të tensionuar të organizojëmenjëherë tavolinën e bisedimeve partiake, e cilaka kohë që i mungon Shqipërisë.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Imami.Arben Imami – Zoti Kryetar, ju falemnderit!Gjesti juaj është human dhe i mençur politikisht.

    Për sa i përket deklaratës së zotit Spahia, dua t’juthem se Partia Demokratike nuk është bërë simboli luftës për demokraci, kundër korrupsionit e kundërdhunës e krimit me Ali Spahinë e Ali Kazazin, porështë bërë me të tjerë emra dhe këtë e di fare mirëAli Spahia.

    E dyta, Ali Spahia të përgjigjet për atë artikullinqë e ka bërë direkt organizator e frymëzues të krimit.

    E treta, Ali Spahia le të përgjigjet me grupin e tijparlamentar e Qeverinë që ka, që të gjejë sa mëshpejt vrasësit e ata të dënohen sipas ligjit.

    E katërta, kam deklaruar se me luftën që pobëni e me acarimet që po krijoni si grup parlamentarnë këtë Kuvend, po e çoni luftën për jetë apo përvdekje. I vrari atje është pikërisht pasojë e asaj luftepa princip që keni zhvilluar.

    E fundit që dua t’ju them është se AleancaDemokratike ka një politikë të sajën dhe i thotëmendimet ashtu siç i mendon. Në të gjitha takimetqë kemi bërë ju keni futur provokatorë për të naprishur mbledhjet e takimet. Në takimin e fundit tëPAD-së u vra një anëtar i saj.

    Gjithashtu dua t’ju them se është i treti takimqë prishet në qytetin e Shkodrës dhe kjo ka ndodhur

  • Viti 1994

    10

    Legjislatura e 13-të

    me PS-në, ka ndodhur me nismën e re dhe ndodhime Partinë e Aleancës Demokratike. Këta janë tënjëjtët njerëz dhe i njëjti grup mafioz që vepron dhekëtu nuk e kam fjalën për të gjithë PD-në, por përsegmente të caktuara të pushtetit e të partisë nëpushtet, të cilat janë sjellë nga kreu i shtetit, qënga Ali Spahia e Kazazi, dhe kriminelët e skizofrenët,mafiozët e kontrabandistët e armëve dhe naftës etj.Unë për këto e kam fjalën, nuk e kam fjalën përPartinë Demokratike si pushtet.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Spahia.(Bëhet zhurmë në sallë.)Ju lutem, zoti Pashko, qetësohuni!Ali Spahia – Ata që nuk kanë fakte, zoti Kryetar,

    mundohen të hedhin tym. Ata që nuk janë të pastërpër vete, mundohen të përlyejnë të tjerët. Unë kamkërkuar gjithmonë e do të kërkoj gjithmonë vetëmdrejtësi.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Lidhur me kërkesën që bëri

    zoti Milo...Zoti Imami, ju lutem, me qetësi!Lidhur me kërkesën që bëri zoti Milo, po ju

    theksoj se asnjë projektligj nuk ka ardhur për arsimine lartë në aparatin e Kuvendit Popullor, sepse po tëkishte ardhur do të ishte futur në rendin e ditës.

    Fjalën e ka deputeti Miço.Thoma Miço – Zoti Kryetar, dua të bëj një

    deklaratë.Partia e të Drejtave të Njeriut, e deklaruar kundër

    çdo akti që bie ndesh me liritë dhe të drejtat e njeriut,me ligjet që sanksionojnë liritë dhe garancitë ebesimit politik, si ato të krijimit të kushteve normalepër aktivitetin e partive politike, dënon ashpërincidentin e Shkodrës ku humbi jetën një qytetar.Ky akt kriminal politik, me pasoja të rrezikshmepër pluripartizmin e demokracinë shqiptare, duhetdënuar. Duke dënuar këtë akt ne dënojmë të gjithëata që mundohen t’ia lënë fajin e krimit vetëmpersonave të caktuar që kryen këtë akt kriminal,për të fshehur me qëllim fajtorët e vërtetë. Boll mekrime ndaj një populli të martirizuar. Populli iShkodrës nuk shquhej dhe as nuk shquhet përkriminelë, por është e kundërta, ai është populldemokrat dhe demokracinë e mbështeti dukederdhur edhe gjakun e bijve të vet. Kurse sot aipersekutohet dhe derdh gjakun sepse beson tekdemokracia. Ky është mëkati dhe mosbesimi më imadh që i bëhet demokracisë.

    Ne kërkojmë që Kuvendi të mbështesë

    propozimin e bërë nga deputeti parafolës, që tëanalizohet kjo ngjarje nga organet e drejtësisë dhetë merren masa ndaj shkaktarëve.

    Gjithashtu po përfitoj nga rasti për t’i shprehurngushëllimet e mia familjes së Gjovalin Cekinit dheuroj që të mos ketë më raste të tilla të shëmtuara!

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Pëllumbi.Servet Pëllumbi – Zoti Kryetar, lidhur me krimin

    politik të 14 janarit, Partia Socialiste ka dalë menjë deklaratë të veçantë, që është botuar në gazetën“Zëri i Popullit”, por, fatkeqësisht, mjetet einformacionit heshtën për këtë. Unë nuk do tapërsëris këtë deklaratë, veçse desha të tërheqvëmendjen për dy momente që rrjedhin nga deklaratae Grupit Parlamentar të PD-së. Në këtë deklaratëbie në sy një frymë e përgjithshme justifikimi, bienë sy një frymë shfajësimi dhe për të bërë fajtorëata që nuk kanë faj. Ndërsa sot, më duket mua,tensionimi i situatës kërkon dhe është në nderin eKuvendit që të kërkonte me insistim nga organet erendit, Qeveria, të prononcoheshin e të angazhoheshinpër të gjetur vrasësit e Gjovalin Cekinit.

    Gjithashtu është e rëndësishme sot që tëdënohen ato koncepte, ato praktika intolerante, qënuk janë vetëm në rastin e 14 janarit, por janëpërsëritur disa herë: më 15 qershor po në Shkodërme deputetët e Partisë Socialistë, në Kuçovë, nëDibër, në Vlorë, në Korçë, në Berat. Pra janë po atopraktika, po ato koncepte të frymëzuara ngaintoleranca e PD-së.

    Gjithashtu forcat e rendit në shumë raste heshtinose nuk veprojnë kur duhet të veprojnë. Në Shkodër20 e ca policë bënin sehir ndërsa vrasësit mepistoletë në dorë largoheshin. Ku është rendi ivendosur dhe i stabilizuar? Këto raste me forcat erendit janë të shumta. Edhe po të marrim grupinhetimor, ai e paragjykon ngjarjen, duke e quajturvrasje pa motive, pra duke i mësuar vrasësit se si tëveprojnë. Pra të gjitha këto flasin pikërisht përimplikimin e organeve përkatëse në këtë krizë. Këtoe politizojnë situatën dhe e tensionojnë, prandajështë plotësisht me vend që ne të miratojmëpropozimin e deputetëve të Aleancës Demokratikepër të ngritur një komision parlamentar që ta hetojëkëtë çështje, me qëllim që praktikave të tilla qëtensionojnë situatën t’i jepet fund një herë e mirë.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Zhulali.Safet Zhulali – Natyrisht si i ri ne duhet ta

    respektojmë viktimën. Por mua më duket se po

  • 11

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    hapet një precedent për ta ngritur Kuvendin në këmbëdhe atëherë kur nuk duhet.

    Në jetën e përditshme ka shumë raste vdekjesh,si: vdekje natyrore, vdekje nga sëmundjet, si dhevdekje si rezultat i kriminalitetit. Krime kanë ndodhurshumë, ashtu si dhe vdekje natyrale dhe nuk mundt’i imponohet Kuvendit që të ngrihet në këmbë përçdo vdekje dhe as që të krijohen... (mungesëincizimi) ... të së kaluarës. Një analogji ndërmjetdëshmorëve të demokracisë dhe këtij rasti nuk mundtë krijohet. Në kohët e fundit kanë ndodhur shumëvrasje. Janë vrarë qytetarë shqiptarë në kufij, janëvrarë ushtarë e oficerë, duke rënë në krye të detyrësose si rezultat i provokacioneve, dhe nuk ka kërkuarasnjeri në Kuvend që të mbahet një minutë zi.

    Janë vrarë policë e oficerë në vendin e krimitkundër kriminelëve dhe nuk është mbajtur një minutëzi për këta njerëz, atëherë pse kërkohet të mbahetzi për këta njerëz që janë vrarë në grindje e sipërdhe që akoma nuk është provuar se janë krimepolitike. Gjithashtu nuk mund të akuzohet sikur këtëkrim e ka kryer qoftë një anëtar i PD-së, apo i njëpartie çfarëdo qoftë. Prandaj unë mendoj dhe i bëjthirrje të gjithëve që mos ta ngremë Kuvendin nëkëmbë dhe atëherë kur nuk duhet të ngrihet. Nekëtu jemi për analizimin e ngjarjeve, ndaj të moskrijojmë tensione politike.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Selami.Eduard Selami – Propozimi i bërë nga grupi

    ynë parlamentar, të cilin e bëri zoti Spahia, që nëqoftë se e hapim diskutimin e kësaj çështjeje nëKuvend, atëherë duhet të veprojmë ndryshe. Por unëmendoj se nuk ia vlen të zgjatemi, sepse propozimetjanë dhe këtu diskutuan dhe grupet e tjeraparlamentare dhe ne e mbështetem propozimin etyre, pavarësisht se ata kishin ardhur tëparapërgatitur, asnjë nuk e kundërshtoi propozimine bërë nga zoti Spahia.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Baleta.Abdi Baleta – Ju falemnderit, zoti Kryetar! Unë

    në radhë të parë desha të theksoj se punimet eKuvendit për këtë vit duhet të zhvillohen pikërishtashtu siç thatë ju në fjalën e hyrjes.

    Unë mendoj se si deputet nuk mund të bëja mëshumë sesa të çohesha në këmbë në shenjë nderimipër atë viktimë, pavarësisht se si do ta tregojnërrethanat e mëvonshme.

    Meqenëse flasim për programin, më lejoni t’juthem se jam dakord me të gjitha ato pika që janë

    parashikuar në program.Gjithashtu do të dëshiroja që Kuvendit t’i jepet

    një informacion mbi punën e komisionit për veprimete taktikat shkombëtarizuese të Greqisë nëShqipërinë e Jugut, për të cilat po flitet shumë dheka një riaktivizim, por opinioni ynë e shteti ka rënënë heshtje.

    Së dyti, po nga shtypi kam marrë vesh që shtypigrek paska hedhur idenë për bërjen e një kongresipër letërsinë shqiptare, pra ta organizojë ai këtëkongres. Ndërkohë, më parë duhet të na vijë ligjimbi fenë në Parlament.

    Së treti, mbështes hapjen e dosjeve përpolitikanët.

    Së fundi, ministri i Jashtëm të vijë të na japë njëinformacion në Kuvend, lidhur me trajtimin eçështjeve ndaj minoriteteve në organizmatndërkombëtarë. Gjithashtu të na japë informacionnë lidhje me veprimtarinë e komisionerit të KSBE-sëdhe raportit që ka paraqitur ai, sepse të jepetpërshtypja se po abuzohet shumë me këtë çështje.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Musaraj.Agron Musaraj – Nuk e di se kur e morën

    materialin këta zotërinj që dolën me një deklaratë,por materiali ndërtohet në bazë të fakteve dhe jo nëbazë të fakteve partiake. Materiali faktik është njëmaterial i ndërtuar nga ekspertë të caktuar. Zotërinjtëqë bënë takimin apo mitingun atje, janë paraqiturtek organet e rendit publik dhe e kanë falënderuarpolicinë për arsye se e ka mbajtur qetësinë gjatëzhvillimit të takimit. Në qoftë se do të shikojmë osedo të vendosim kronologjinë e ngjarjeve të rënda,siç tha deputeti socialist, unë mund t’ju them: mosu bëni të paturpshëm! Po ju kujtoj se kriminelët e 2prillit akoma nuk janë gjetur. Kriminelët e 2 prillitbredhin akoma lirisht.

    Gjithashtu dua t’ju kujtoj zotërinj, që vetëm sivjetjanë vrarë 10 policë që ju mbrojnë juve, ndaj dua t’jupyes: pse nuk patët kurajë të shkruani nëpër gazetattuaja? Vrasja e policit përbën dy krime: njëra ështëvrasja e një njeriu dhe tjetra është vrasja e ligjit qëju mbron. Edhe një herë po ju kujtoj se asnjeri nëKuvend, dhe asnjë nga ju, dhe asnjë gazetë politikepartiake nuk mori guximin të mbronte ligjin.

    Ngjarja dhe rasti i Shkodrës natyrisht politizohetpër qëllime të caktuara. Ndërsa nga një anë pohojnëse ka pasur korrektësi nga forcat rendit dhe ata janëdëshmitarë...

    (Bëhet zhurmë në sallë.)Pjetër Arbnori – Ju lutem, zoti Imami...

  • Viti 1994

    12

    Legjislatura e 13-të

    Agron Musaraj – O Arben, pasi dëgjova njëmori gënjeshtrash nga ti, tani më lejo të gënjej edheunë pak!

    (Bëhet zhurmë në sallë.)Unë po ju them se takimet në Shkodër janë bërë

    me qëllime të caktuara. Zotërinjtë kanë vajtur nërajon dhe kanë thënë se kanë qenë shumë tëkënaqur, sepse na kanë jetën borxh dhe janëpikërisht këta zotërinjtë që po flasin këtu.

    Zoti Arben, unë po flas me kompetenca dhe ti ekupton që ato që përmend ti janë të shkruara dhe tie di, se e ke hedhur firmën.

    (Bëhet zhurmë në sallë.)Pjetër Arbnori – Arben Imami, Arben Imami ju

    tërheq vërejtjen! Arben Imami, ju tërheq vërejtjen!Arben Imami, dilni përjashta!

    (Bëhet shumë zhurmë në sallë.)Mbyllim seancën, për ta filluar pasdite në orën

    17:00.

    * * *

    (Seanca e pasdites, ora 17:00.)

    Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Ulqini.Musa Ulqini – Zoti Kryetar i seancës, nuk na

    erdhi mirë që në atë debat që bëmë dhe që zgjatipak, nuk u diskutua fare për deklaratën që kërkoi tëbënte Grupi Parlamentar i PS-së.

    Në bazë të Rregullores së Kuvendit Popullor,për çdo deklaratë që bëjnë grupet parlamentare,duhet të diskutohet në Kryesi.

    Pjetër Arbnori – Zotëri, unë e kam me shkrimkërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së. Për këtëçështje është vepruar ashtu siç është kërkuar dhesi është rregullorja.

    Musa Ulqini – Për programin që u njohëm sotparadite, ne si grup parlamentar nuk kemi vërejtjethelbësore, por kërkojmë të fusim në rendin e ditës,për periudhën 20 janar deri më 15 mars, të gjithapropozimet tona.

    E para, projektligjin “Për verifikimin e figurës sëpersonaliteteve shtetërore” ose, siç thuhet,projektligjin “Për dosjet”. Në Kryesi është paraqiturnga grupi ynë parlamentar 18 muaj më parë,konkretisht në datën 7 korrik 1992, kurse më 6dhjetor të vitit të kaluar ne e kemi kërkuar që të vijëky projektligj në Kuvendin Popullor. Siç dihet, nëmjetet e informacionit bëhet një zhurmë e madhepër zbulimin e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit tëShtetit. Janë akuzuar personalitete të ndryshme dhe

    mjaft politikanë sot e kësaj dite kërcënohen megogolin e dosjeve. Unë shpreh indinjatën se iniciativajonë ligjvënëse ka mbetur pa përgjigje edhe sot ekësaj dite. Ndërkohë ju na keni thënë se Qeveria popunon për këtë problem dhe madje janë caktuaredhe afate, por fakti është se akoma asgjë nuk kaardhur në Kuvendin Popullor.

    Prandaj, ne si grup parlamentar kërkojmë që tëfutet në rend të ditës kjo iniciativë ligjvënëse e GrupitSocialist.

    E dyta, më 17 nëntor të vitit të kaluar, një grupdeputetësh të PS-së, PD-së, PSD-së, PAD-së kanëdepozituar një kërkesë, që, në bazë të nenit 7 tëligjit “Mbi Kontrollin e Shtetit”, kërkonin që nëprogramin e punës të Kontrollit të Shtetit të fusninedhe këto çështje, si: Qeveria Greke, për vajinushqimor e pambukun të ardhur nga ndihmatamerikane, korrupsionin e doganave, korrupsioninnë Bankën Qendrore dhe atë Tregtare, përgjegjësështë Ilir Hoti. Afati i përcaktuar nga deputetët ishtemuaji janar i këtij viti, ndërkaq që ky problem nukështë futur fare në rend të ditës.

    E treta, gjithashtu ne si grup parlamentarkërkojmë që të vijë këtu prokurori i Përgjithshëmpër t’iu përgjigjur pyetjeve të grupit tonë parlamentar.

    E katërta, siç del dhe nga programi i paraqitur,deri në muajin mars nuk parashikohet ardhja eKushtetutës në Kuvendin Popullor. Ne duam të dimëse kur mund të vijë projektkushtetuta për tadiskutuar këtu në Kuvend. Kjo pyetje mbeti papërgjigje dhe nuk po na caktohet një afat se kur dotë diskutohet Kushtetuta në Kuvendin Popullor.Madje Grupi Parlamentar i PD-së, përmes kryetarittë tij, paraqiti edhe një propozim për riorganizimin ekomisionit që punon për hartimin eprojektkushtetutës edhe pse thuhet në shtypin zyrtarse hartimi i projektkushtetutës po mbaron.

    Nga të gjitha sa thashë më lart, del se asnjënga iniciativat tona ligjvënëse dhe propozimet tonanuk është futur në rend të ditës. Ky është qëndrimii pozitës ndaj opozitës, por, megjithatë, edhe gjatëkëtij viti ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonënë Kuvendin Popullor, përmes iniciativave tonaligjore, seancave të pyetjeve, të interpelancave etj.

    Kështu, ne do të vazhdojmë të depozitojmë nëKryesinë e Kuvendit Popullor materialet përkatësepër probleme të ndryshme dhe po përmend një prejtyre: zhvillimin e interpelancës me ministrin e Renditpër ngjarjet e fundit në Shkodër etj.

    2) Zhvillimi i seancës së pyetjeve me ministrin eMbrojtjes.

  • 13

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    3) për statusin e veteranit të LuftësNacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashistëe bashkëpunëtorëve të tyre.

    4) Projektligjin për hapjen private tëRadiotelevizionit.

    Gjithashtu do të kërkojmë nga Qeveria që tëvijë sa më shpejt një projektligj për privatizimin epasurisë kombëtare, sepse vetëm kështu pronaprivate mund të shenjtërohet dhe do të mund tëdisiplinohet sado pak.

    Së dyti, të sillet projektligji “Për Buxhetin eShtetit”, sepse siç dihet ky projektligj duhet të kishteardhur që në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe,me sa po shikojmë, s’ka për të ardhur as në muajinmars të këtij viti.

    Unë këto kisha në emër të Grupit Parlamentartë PS-së.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Blerim

    Çela.Blerim Çela – Unë, këtyre problemeve që u

    ngritën në emër të Kontrollit të Shtetit, u kam dhënëpërgjigje në Kuvend gjatë interpelancave dhe raportitvjetor të Kontrollit të Shtetit, si dhe përgjigjet qëkam dhënë gjatë vitit ’93 në Kuvendin Popullor. Tëgjitha këto janë të protokolluara e të incizuara. Unënuk kam pse të raportoj 20 herë për të njëjtinproblem.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Selami.Eduard Selami – Unë si kryetar i Komisionit

    të Jashtëm mendoj se propozimi që u bë këtu përPartneritetin për Paqen është i drejtë dhe ne sikomision që në mbledhjen e parë do ta shqyrtojmëdhe do t’ia paraqesim Kuvendit Popullor.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Alimhilli.Tonin Alimhilli – Unë mendoj se duhet të vijë

    sa më shpejt në Kuvend Kodi Rrugor, sepse, siç edini të gjithë, te ne ka shumë aksidente.

    Unë mendoj se ky kod duhet të vijë brenda 3mujorit të parë të këtij viti.

    E dyta, duhet të vijë sa më shpejt nga Qeveriakontrata e punës, sepse, deri tani, nuk shihetinteresi i dy palëve në përpilimin e kontratës, porshihet vetëm interesi i palës punëdhënëse.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Lidhur me kërkesat e Grupit

    Parlamentar të PS-së, në lidhje me dosjet, ne kemifolur disa herë edhe për këtë çështje. Zoti Spahiajua tha në mëngjes zhvillimin e kësaj çështjeje dhe

    të mos përsërisim gjithmonë këtë problem.(Bëhet zhurmë në sallë.)E kemi thënë, por, në qoftë se ju doni ta themi

    përsëri, ne dakord jemi, e përsërisim sa herë tëdoni ju.

    Për sa i përket projektligjit të “Buxhetit tëShtetit”, kuptohet që pa u bërë mbledhja e tatimeveetj., nuk mund të bëhet llogaria e buxhetit. Kanëbërë një plan 2-mujor për buxhetin paraprak, derisatë vijë buxheti i plotë.

    Për sa i përket ardhjes këtu të prokurorit tëPërgjithshëm, unë i kam shkruar dhe më ka dhënëpërgjigje dhe të gjithë praktikën lidhur me kërkesënqë ka bërë PS-ja. Në lidhje me prokurorin ePërgjithshëm ia kam kaluar Gjykatës Kushtetuese,e cila do të japë përgjigje me shkrim ndaj kësajçështjeje.

    Kur do ta sjellë përgjigjen? Këtë nuk e di unëzotëri, sepse nuk jam Gjykata Kushtetuese. Nëqoftë se ju dyshoni, mund të vini të shikoni shkresatdhe këto shkresa janë shumë të rregullta.

    Ibrahim Baçi – Zoti Kryetar, Kuvendi Popullorduhet ta luajë rolin e tij për të nxitur Këshillin eMinistrave për disa ligje që kërkohen nga deputetët,prandaj...

    Pjetër Arbnori – Kryesia e ka bërë punën nëkëtë drejtim plotësisht, por janë komisionet që nukjanë aktivizuar sa duhet për ta vënë në lëvizjeQeverinë për gjëra që janë të domosdoshme.

    Atëherë, kush është për miratimin e programittë punës nga 20 janari deri më 15 mars dhe këtu dotë fusim dhe propozimin e kryetarit të GrupitParlamentar të Partisë Demokratike për krijimin ekomisionit të përkohshëm hetimor për ngjarjet eShkodrës. Ky propozim u përkrah dhe nga deputetiTeta e deputetë të tjerë.

    Kundër? Abstenim?Miratohet rendi i ditës me shumicë votash.Musa Ulqini – Më falni, zoti Kryetar, por unë

    këtu e sqarova se kërkesat e Grupit Parlamentar tëPS-së ishin për vitin e kaluar. Pra ne kërkuam nëmbledhjen e Kryesisë që në rend të ditës të futeshinedhe propozimet tona, gjë që nuk u bë këtu nëKuvend, sepse asnjë nga kërkesat tona ligjvënësenuk u fut në rendin e ditës. Megjithatë...

    Pjetër Arbnori – Nuk patët ju propozim për t’ifutur në rend të ditës dhe për projektin e dosjeveështë diskutuar, por asnjë projektligj nuk keniparaqitur...

    Musa Ulqini – Nuk është e vërtetë, sepse më17 nëntor të vitit të kaluar, një grup deputetësh kanë

  • Viti 1994

    14

    Legjislatura e 13-të

    depozituar një kërkesë, që në bazë të nenit 7 tëligjit “Për Kontrollin e Shtetit”, të viheshin edhe 5çështjet e mëposhtme, që unë i përmenda. Ështëtjetër punë që zoti Çela nuk ishte në dijeni të asajshkrese...

    Pjetër Arbnori – Ai ishte në dijeni...Musa Ulqini – Jo, ai nuk ishte në dijeni, sepse

    po të ishte nuk do të jepte atë përgjigje që dha.Pjetër Arbnori – Zoti Çela kur raporton për një

    gjë dhe ia çon hetuesisë nuk ka pse të raportojëmë në Kuvendin Popullor dhe as që nuk i kërkohetnjë gjë e tillë, dhe kur i kërkohet nuk realizohet.

    Musa Ulqini – Siç dihet, Kontrolli i Shtetit varetnga ne, nga Kuvendi Popullor, nuk varet nga asnjëinstancë tjetër.

    Pjetër Arbnori – Ai ka raportuar i pari dhe bileka raportuar me iniciativën e vet.

    Musa Ulqini – Megjithatë, me sa duket, ashtusi nuk u fut ligji “Për dosjet”, ashtu do të bëhet edhepër propozimet e tjera që bën Grupi Parlamentar iPS-së.

    Pjetër Arbnori – Tani kemi miratimin e...Urdhëroni, zoti Teta!

    Perikli Teta – Jemi dakord me propozimin eparaqitur nga zoti Spahia për komisionin. Në fundtë fundit është e njëjta gjë, si ta paraqitë Grupi iPD-së apo si ta paraqitim ne. Nuk kemi asgjë përtë ndarë, por vetëm se unë shtova dy gjëra, që, nëkëtë komision, të gjitha partitë politike të Kuvenditdhe ky grup të drejtohet nga minoranca dhe e dytatë thërrasim zotin Musaraj për të na sqaruar.

    Pjetër Arbnori – Zotit Musaraj i bëhet kërkesëe zakonshme, siç i bëhet deputetëve të tjerë osegrupeve parlamentare dhe ju, pasi ma paraqitni mua,unë ia paraqes zotit Musaraj.

    Për sa i përket asaj kërkesës tjetër, mund t’juthem se ai komision do të krijohet si dhe të gjithëkomisionet e tjera, duke u nisur në bazën eproporcioneve. Minoranca ka të drejtën e vet, që,në qoftë se nuk është dakord me raportin ekomisionit, të bëjë të gjitha shënimet e saj dhe kurtë raportojë kryetari i komisionit të japë opinionin evet lidhur me këtë çështje.

    Perikli Teta – Pra, ju thoni se ky komision dotë kryesohet nga Grupi Parlamentar i PD-së.

    Pjetër Arbnori – Unë këtë nuk e thashë zotëri,por thashë që do të zgjidhet në bazë tëproporcioneve.

    Perikli Teta – Po proporcioni është i qartë dheështë e njëjta gjë me atë që thashë unë.

    Pjetër Arbnori – Qetësi, ju lutem, ne votuam

    për këtë çështje. Së pari, Komisioni i Punëve të Jashtme të

    mblidhet dhe të bëjë deklaratën. Së dyti, do të shqyrtojmë raportin e Komisionit

    të Mandateve në lidhje me deputetët e rinj që do tëfuten në Kuvend.

    Fjalën e ka deputeti Çela. Nevruz Çela – Ju falemnderit, zoti Kryetar!Unë dua t’i kujtoj diçka Kryesisë dhe konkretisht

    dua që të zbatohet rregullorja dhe të mos legalizohetthyerja e saj në Kuvend. Kuvendi Popullor ështëtempulli më i lartë i demokracisë, prandaj kammendimin që të mos legalizohet një gjë e tillë dhekërkoj nga Kryesia të mbajë qëndrim ndaj shkeljessë rregullores.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Unë e përjashtova nga seanca

    dhe Kryesia akoma nuk është mbledhur.Zoti Imami, të kam thënë të dalësh përjashta!(Bëhet zhurmë në sallë.)Seanca mbyllet. Pesë minuta pushim.

    (Pas pushimit)

    Pjetër Arbnori – Rifillojmë seancën. Fjalën eka deputeti Selami.

    Eduard Selami – Unë mendoj se në lidhje mepropozimin e bërë nga deputeti parafolës është mirëqë Kryesia ta thotë fjalën e saj.

    Mendoj se duhet të kemi respekt jo vetëm përnjëri-tjetrin, por edhe për institucionin ku bëjmëpjesë. Mendoj se këtu është shfaqur mungesëtolerance e mungesë respekti dhe këtu Kryesia eKuvendit Popullor ka pjesën e vet, sepse në disaraste nuk ka reaguar në kohë për thirrjet, reagimetdhe akuzat e pabaza që bëhen në Kuvend.

    E dyta, unë do t’i kërkoja Komisionit të Jashtëmqë të mblidhet nesër në orën 10:00, për të shqyrtuardeklaratën që mendoj se edhe ne e kemi vonuar,sepse vendet e tjera, që bëjnë pjesë në këtëpartneritet, e kanë shprehur mendimin e tyre.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Atëherë, kemi për të shqyrtuar

    dekret për emërim ministri. Presidenti i Republikëska dekretuar që zoti Tritan Shehu të lirohet ngadetyra e ministrit të Shëndetësisë, sepse ështëcaktuar me një detyrë tjetër dhe në vend të tij ështëcaktuar zoti Maksim Cikuli.

    Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.Gjithashtu kemi shpërndarë të dhëna biografike

    për ministrin e ri dhe, në qoftë se nuk ka vërejtje

  • 15

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    njeri...Fjalën e ka deputeti Laço.Teodor Laço – Unë kam një vërejtje në lidhje

    me formulimin, sepse mendoj që gjërat duhen tëjenë të sakta. Zoti Tritan Shehu nuk është larguarnë një detyrë tjetër, por është i zgjedhur në një detyrëtjetër, sepse tjetër është largimi dhe tjetër ështëemërimi. Ai, duke qenë se është funksionar i lartë injë partie politike, nuk mund të quhet i ngarkuar.Kush e ngarkoi me këtë detyrë?

    Pjetër Arbnori – Partia Demokratike.Teodor Laço – Pikërisht, prandaj duhet

    formuluar ndryshe.Pjetër Arbnori – Atëherë, kush është parimisht

    për miratimin e dekretit të Presidentit?Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 1, me korrigjimin e zotit Laço, kush është

    dakord?Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 2. Kush është pro me nenin 2?Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 3. Kush është dakord me nenin 3?Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Kush është dakord në tërësi për dekretin e

    Presidentit të Republikës?Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Gjithashtu do t’i lutesha Komisionit të Mandateve

    që të mblidhet sonte në lidhje me deputetin Ali Sula.Komisionit të Punëve të Jashtme do t’i lutesha qëtë mblidhet sonte...

    Eduard Selami – Ne e kishim vendosur tëmblidheshim nesër, por po mblidhemi sonte.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Atëherë, kemi projektligjin “Për

    ratifikimin e marrëveshjes për zhvillimin e zonaveverilindore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dheFondit Ndërkombëtar të Bujqësisë”.

    Unë mendoj se kjo është një punë e ngutshme,sepse ka lidhje me dhënie kredie.

    Zoti Spahia, do t’ju lutesha të jepnit numrin esaktë të anëtarëve të komisionit.

    Ali Spahia – Ju falemnderit! Zoti Kryetar, unëpropozoj që komisioni të përbëhet prej 5 vetash dhekonkretisht, nga PD-ja propozoj të jenë zotërinjtë:Tritan Shehu, Ali Shamata dhe Bahri Bregu.

    Ju falemnderit!

    Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti TeodorKeko.

    Teodor Keko – Në qoftë se ne jemi deputetëdhe nuk bëjmë demagogji këtu, atëherë në këtëkomision duhet të këtë anëtarë nga të gjitha partitëparlamentare.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Paloka.Alfred Paloka – Unë e mbështes parafolësin

    dhe, në qoftë se ne analizojmë ngjarjen e Shkodrësme pikëpamje partiake, janë deklarata partiake.Mendoj se çdo deputet mund të japë kontribut përzbulimin e çështjes, pavarësisht se kujt partie itakon. Në qoftë se dikush ka frikë se, duke mospasur shumicën në komision rrezikohet, atëherë kotqë e bëjmë dhe komisionin.

    Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Teta.Perikli Teta – Sipas propozimit të zotit Spahia,

    që në 5 veta të komisionit 3 janë të PartisëDemokratike, atëherë ne na bie që 2 anëtarë të kenëtë gjitha partitë politike të Kuvendit. Për mua kjoështë absurde.

    Pjetër Arbnori – Zoti Spahia, po sikur ky gruptë jetë i përbërë nga 7 veta?

    Ali Spahia – Unë një propozim bëra.Pjetër Arbnori – Unë mendoj, për shembull, të

    jenë 7 veta dhe kështu i krijohet mundësia epërfaqësimit në komision të gjitha partiveparlamentare.

    Mendoj që 4 anëtarë të jenë të PD-së.(Bëhet zhurmë në sallë.)Pse qeshni zotëri? Kur të fitoni ju shumicën e

    vendeve në Kuvend, atëherë ju do të keni më shumëse ne.

    Fjalën e ka deputeti Hajdari.Azem Hajdari – Unë mendoj se policia ka

    vepruar shumë mirë në rastin konkret dhe, ngadeklaratat që kemi lexuar në shtyp, kemi vënë rese të gjitha partitë janë distancuar. Gjithashtu dheKuvendi Popullor reflektoi sot në zhvillimin e kësajseance.

    Unë kam mendimin që krijimi i këtyrekomisioneve të përkohshme nuk kanë qenëfrytdhënëse. Këto komisione nuk e kanë kryerdetyrën e ngarkuar dhe mendoj që ta analizojmëpolitikisht këtë. Nderimet le t’i bëjë kushdo që kërkontë bëjë homazhe në familjen e viktimës. Angazhimii rendit publik për ta luftuar kriminalitetin duhet tëjetë maksimal. Janë organet e specializuara, siprokuroria apo gjykata, që do të hetojnë për çështjendhe mendoj që ne nuk kemi arsye t’i futemi kësaj

  • Viti 1994

    16

    Legjislatura e 13-të

    çështjeje.Megjithatë ne nuk kemi pse t’i futemi kësaj pune

    dhe kushdo që merr pjesë nuk mund ta identifikojëPartinë Demokratike. Kushdo që ta marrë këtëkomision, të jeni të bindur se ne nuk jemi përzierdhe nuk kemi arsye të përzihemi kur zihen dy vetae vrasin njëri-tjetrin. Ju mund ta fusni Parlamentin,por unë mendoj që s’ka punë ky institucion dhe nukka arsye për t’i dhënë ngjyrë politike kësaj çështjeje.Ne e dënojmë këtë akt dhe kushdo që ta ketë bërëne e dënojmë. Unë nuk arrij të kuptoj se çfarë do tëbëjë ky komision prej 5-6 vetash...

    Pjetër Arbnori – Ne votuam për këtë zotiHajdari.

    Azem Hajdari – Megjithatë unë i them PartisëDemokratike, e cila e ndjen veten të pastër në këtëçështje, të lëmë këdo që do të merret me të, seasgjë nuk do t’i dalë PD-së.

    Pjetër Arbnori – Atëherë, zoti Spahia, lidhurme propozimin tuaj për 7 vetë...

    Ali Spahia – Unë nuk kam asnjë kundërshtim.Pjetër Arbnori – Zoti Spahia, a jeni dakord me

    këtë propozim?Ali Spahia – Zotëri, unë nuk kam asnjë

    kundërshtim që të jenë 5 apo 7 vetë, le të jenë sa tëduan. Unë nuk kam asnjë kundërshtim.

    Pjetër Arbnori – Atëherë, mendoj që komisionitë përbëhet prej 7 vetash dhe konkretisht: 4 anëtarëtë jenë nga Partia Demokratike, 1 anëtar nga PartiaSocialiste, 1 anëtar nga Partia Socialdemokrate dhe1 anëtar nga grupi i deputetëve të pavarur.

    Perikli Teta – Zoti Kryetar, nuk e kuptoj psepatjetër duhet të jetë shumica nga PartiaDemokratike, sepse përfundimisht do të hetojnë egjykojnë organet e drejtësisë.

    Pjetër Arbnori – Pikërisht janë organet edrejtësisë që do të vendosin.

    Fjalën e ka deputeti Ferizaj.Ismet Ferizaj – Unë çdo problem e kam

    shprehur në partinë time dhe jam i mendimit sedeputeti edhe në Kuvend është deputet dhe mendojse më shumë se 5 veta në këtë komision nuk duhentë jenë. Mendoj se të gjithë këta deputetë të jenë tëPartisë Demokratike.

    Gjithashtu unë propozoj që në vend të deputetitHalit Shamata, i cili është i PAD-së, të vihendeputetët Balla dhe Malaj.

    Pjetër Arbnori – Jo, zoti Ferizaj...Ismet Ferizaj – Zoti Kryetar, deputeti është

    deputet...Atëherë vazhdojmë dhe të rrojnë partitë(!)

    Pjetër Arbnori – Të rrojnë partitë, pse të mosrrojnë?! Kuvendi Popullor prej partive bëhet.

    Fjalën e ka deputeti Balla.Sadedin Balla – Zoti Kryetar, unë mendoj që

    përbërja e komisionit të jetë kështu: 3 deputetë tëjenë nga Partia Demokratike, 1 nga PartiaRepublikane dhe të tjerët siç u propozuan këtu.

    Pjetër Arbnori – Deputeti i Partisë Republikaneka marrë leje për një periudhë të zgjatur.

    Zotërinj deputetë, kush është për përbërjen ekomisionit prej 7 vetash?

    Fjalën e ka deputeti Laço.Teodor Laço – Zoti Kryetar, që kur u diskutua

    ky problem kisha mendimin, ashtu siç u shpreh edhezoti Hajdari, që nuk është e udhës që ne si Kuvend,në këtë moment, kur sapo ka ndodhur një ngjarje,të krijojmë një organizëm që dublon organet edrejtësisë.

    E dyta, mendoj ta ngremë këtë komision nëmomentin kur na krijohet mendimi se organetkompetente nuk kanë bërë një hetim të saktë.Atëherë mendoj se duhet të ndërhyjmë ne siKuvend.

    E treta, në qoftë se krijojmë këtë komision, nëkëtë moment, nuk bëjmë gjë tjetër veçse injorojmëpunën e organeve të drejtësisë. KomisioniParlamentar është i një rangu të tillë, që duhet tëvlerësojë punën e organeve të drejtësisë.

    Unë mendoj se ne po ngutemi dhe po i dalimpërpara organeve të drejtësisë, pa na dhënë atoasnjë përgjigje.

    Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Vejsiu.Ylli Vejsiu – Me sa duket, propozimi i zotit

    Hajdari po gjen mbështetje dhe propozoj që tahedhim në votë.

    Pjetër Arbnori – Më përpara ne duhet tëpyesim atë që ka bërë propozimin dhe konkretishtzotin Spahia, i cili u mbështet edhe nga deputetiTeta, nëse janë dakord të heqin dorë nga bërja ekëtij komisioni.

    Musa Ulqini – Zoti Kryetar, ne nuk jemi dakordqë të përfaqësohemi vetëm nga një anëtar në këtëkomision, pra të barazohemi me PartinëRepublikane.

    Pjetër Arbnori – Mirë, atëherë unë mund tëpropozoj diçka tjetër: të krijohet një komision prej140 deputetësh, ku 94 të jenë të PD-së, 38 të PS-së, 7 të PSD-së, sepse vetëm kështu mund tërealizojmë proporcionet.

    Fjalën e ka deputeti Ulqini.Musa Ulqini – Më duket se po diskutojmë një

  • 17

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    problem shumë të rëndësishëm dhe propozimi ideputetit Ferizaj dhe propozimi ynë më duket injëllojtë. Ky është një problem shumë i rëndësishëmdhe ju e morët iniciativën, por siç po shihet këtunuk po bëjmë gjë tjetër veçse po bëjmë shaka.

    Pjetër Arbnori – Nuk është aspak shaka.Musa Ulqini – Nuk është hera e parë që ne

    ngremë komisione të përkohshme, sepse kemingritur shumë komisione e kemi përvojë dhe siçështë vepruar për ngjarjet e tjera të veprohet edhetani. Mendoj se nuk kemi pse të heqim dorë ngaato praktika që i ka e gjithë bota.

    Pjetër Arbnori – Zotërinj, dua t’ju pyes: si epropozoni ju një gjë të tillë? Pra, si është propozimijuaj?

    Musa Ulqini – Propozimi ynë është ky: në këtëkomision të marrin pjesë 3 deputetë të PD-së, 2deputetë të PS-së dhe...

    Pjetër Arbnori – Atëherë ju thoni që PD-jaqenka një parti që mund të rrezohet, edhe Qeveria“Meksi”, po të jetë se qenka ky proporcion.

    Fjalën e ka deputeti Apostoli.Gaqo Apostoli – Unë propozoj që çdo forcë

    politike të marrë pjesë në këtë komision dhekonkretisht PSD-ja të marrë pjesë në këtë komisionvetëm me një anëtar, kurse partitë e tjera të marrinpjesë sipas zotësive.

    Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputetiStratobërdha.

    Sotiraq Stratobërdha – Ne në krijimin e këtyrekomisioneve kemi pasur gjithmonë parimin epërfaqësimit në Kuvend.

    Unë mendoj se krijimi i këtij komisioni në këtëkohë është jorentabël, kurse ngritja e këtij komisioni,pas zhvillimit të hetimit për të verifikuar ndonjë tëmetë, në qoftë se do të ketë të meta, do të ishterentabël. Nuk mund ta kuptoj se si mund të realizohetkrijimi i këtij komisioni, duke marrë në pyetjepersona të caktuar.

    Në qoftë se duhet të krijohet patjetër kykomision, atëherë propozoj që të përbëhet nga: 6deputetë të PD-së, 3 deputetë të PS-së dhe nganjë deputet PSD-ja dhe AD-ja.

    Pjetër Arbnori – Zoti Spahia, si mendoni? Ali Spahia – Unë e bëra propozimin, zoti

    Kryetar. Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Pulaha. Ruzhdi Pulaha – Unë mendoj se po e teprojmë

    me këto komisione të përkohshme. Gjithashtu nekemi një komision të Rendit, të SHIK-ut dheMbrojtjes, si dhe organet e drejtësisë, ndaj nuk e

    kuptoj pse duhet të bëjmë një komision tjetër.Pjetër Arbnori – Fjalën e ka zoti Luli.Gëzim Luli – Në parim nuk jam kundër

    komisionit, por unë e quaj shumë të mirë propozimine bërë nga zoti Hajdari dhe që u kristalizua nga zotiLaço. Mendoj se ky komision do të krijojë njëmosmarrëveshje me organet e drejtësisë. Mendojse në këtë mënyrë po krijojmë një shtet ligjor. Tashikojnë një herë organet e drejtësisë dhe, në qoftëse jemi të pakënaqur prej tyre, atëherë të krijojmëkomisionin. Mendoj se nuk ka kuptim që komisionitë veprojë paralelisht me organet e drejtësisë.

    E theksoj edhe një herë se më duket plotësishtme vend propozimi i zotit Laço.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Legisi.Ndre Legisi – Ne jemi për t’u krijuar një

    komision i tillë, i cili nuk do të kryejë aspakfunksionet që po përcaktojnë disa deputetë parafolës.Këtu lindi diskutimi në lidhje me pjesëmarrjen edeputetëve në komisionin e përkohshëm për këtëproblem, kurse tani po diskutohet në një mënyrë qëtë mos këtë fare komision. Për mua kjo nuk ështënormale, sepse ne nuk duhet të tërheqim vëmendjennga ajo ç’ka ndodhi më 2 prill. Akoma sot e kësajdite thuhet se kriminelët e ngjarjes së 2 prillit bredhinrrugëve dhe nuk po dënohen autorët e krimit.Prandaj, në këtë kuptim, unë do të thosha si zotiStratobërdha, i cili u shpreh që për të rregulluarproblemin e raporteve të caktohen 6 nga PD-ja, 3nga Partia Socialiste, 1 nga PSD-ja dhe 1 ngaPAD-ja.

    Në këtë mënyrë do të arrihet që edhe PD-ja tëketë shumicën e domosdoshme të përqindjes qëka fituar më 22 mars, dhe problemi të ndiqet mekohë, dhe zgjidhja të jepet ashtu siç duhet, meqëllim që çdo gjë të dalë e qartë në lidhje me këtëngjarje.

    Ju falemnderit! Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Selami. Eduard Selami – Unë dua të mbështes zotin

    Legisi për çka tha, sepse mendoj se edhe ju siKryesi duhet të na orientoni edhe më drejt. Nuk ështënormale që pasi jepet një propozim nga grupi më imadh i Kuvendit dhe pasi përkrahet nga të gjithapartitë, kur vjen puna tek caktimi i deputetëve nëkëtë komision na del një propozim krejt i ndryshëmnga mendimi i gjithë deklaratave të bëra. Kështu qënuk është normale në këtë moment t’i kthehemiedhe një herë nga e para, ndaj unë mendoj se duhettë përcaktojmë komisionin. Nuk është se ne ngulim

  • Viti 1994

    18

    Legjislatura e 13-të

    këmbë me kokëfortësi për të ruajtur propozimin, porama të mos na keqkuptojnë, grupet e tjeraparlamentare janë shumë më të vogla. Kjo ështënjë e drejtë që ne e kemi dhe kur duam ta përdorimnuk ka asgjë negative dhe nuk është mungesëtolerance, sepse në fund të fundit ne nuk jemi ilegalesi maxhorancë. Ne e kërkojmë këtë sepse jemi tëakuzuar pa të drejtë, por ne po tregohemi tëpërmbajtur e nuk duam të flasim para organeve tëdrejtësisë. Shumë deklarata të papërgjegjshme janëbërë edhe këtu, prandaj ne do të reagojmë ndryshekur të kemi edhe vendimin e drejtësisë. Kërkojmëndihmën e Kuvendit që të mos jetë i imponuar,kërkojmë që të ketë edhe një zgjidhje tjetër politike,por kërkojmë që të ruhet proporcioni. Kryetari i GrupitParlamentar të PD-së propozoi përbërjen ekomisionit dhe unë nuk shoh asgjë që ne të fillojmëtë diskutojmë nga e para. Në qoftë se këtu kishtemendime të tjera, të thuheshin më përpara që tëmos humbitnim 3 orë dhe tani të shkojmë aty kuishim.

    Gjithashtu unë mendoj se nuk duhet të tërheqimparalelizmin e 2 prillit, sepse atëherë u krye një krimshtetëror. Mendoj që të mos nxitohemi për tëakuzuar njëra-tjetrën dhe nuk mund të akuzohet PD-ja për organizimin e sulmit, sepse edhe në qoftë seai ka qenë anëtar i PD-së nuk mund të shtintekundër një anëtari tjetër të PD-së. Ne si PD jemikrejtësisht të distancuar nga këto veprime dhe neishim të parët që kërkuam të krijonim një komisiontë tillë për këtë ngjarje. Mendoj që t’ia lëmë kohëst’i gjykojë këto gjëra. Ne jemi të shqetësuar dhe ekërkuam të parët këtë gjë. Ju falënderojmë që nambështetët!

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Atëherë, kush është dakord

    me këtë përbërje të komisionit: 6 deputetë nga PD-ja, 3 deputetë nga PS-ja, 1 nga PSD-ja dhe 1 ngapërfaqësuesit e deputetëve të pavarur?

    Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Tani secili grup parlamentar dhe deputetët e

    pavarur të na sjellin emrin e përfaqësuesit të tyredhe ne e konsiderojmë komisionin e zgjedhur.

    Fjalën e ka deputeti Spahiu.Ali Spahia – Jo, jo nuk kam gjë për të thënë.Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Shehu.Tritan Shehu – Unë dua të përfitoj nga rasti

    për të bërë një rekomandim për Komisionin eJashtëm të Kuvendit.

    Disa kohë më parë, disa deputetë të KuvenditPopullor kanë shkuar në Beograd e kanë marrë takimme forcat politike të Jugosllavisë dhe të Sllobodanit.Unë kërkoj nga Komisioni ynë i Jashtëm ta shqyrtojëkëtë çështje dhe të përgjigjet nëse vizita bie ndeshme interesat kombëtare shqiptare, a kanë karakterantikombëtar dhe kërkoj shpjegime për çka ështëbiseduar me këto forca politike në Beograd. Muamë duket anomale që të merren kontakte e tëshkohet në vende armike në një situatë të tillë dheaq më shumë kur këto vende armike janë krejtësishttë izoluara nga bota dhe opinioni publikndërkombëtar. Prandaj unë mendoj se Komisioniynë i Jashtëm duhet ta shqyrtojë këtë çështje dhetë japë përgjigje për këtë problem.

    Ju falemnderit!Pjetër Arbnori – Atëherë, komisioni do të

    përbëhet nga Tritan Shehu, Halit Shamata, BariBregu, Sadedin Balla, Pëllumb Malaj, Llazar Lëngutë Partisë Demokratike. Kurse nga PS-ja: zoti NdreLegisi, Alfred Paloka, Mehmet Loci, nga PSD-jaGjergj Rakaj dhe Perikli Teta nga deputetët e pavarur.

    Komisioni të mblidhet e të zgjedhë kryetarin dhetë caktojë një afat njëmujor për të raportuar.

    Kush është dakord? Po, fjalën e ka deputetiBalla.

    Sadedin Balla – Unë jam kryetari i komisionittë shkatërrime dhe, po pati mundësi, nuk dua tëmarr pjesë në këtë komision.

    Pjetër Arbnori – Fjalën e ka deputeti Spahia.(Nuk dëgjohet fjala e deputetit Spahia.)Mirë, atëherë të caktohet zoti Dalip Romani.Sekretare, mbaje shënim që të bëhet

    procesverbali dhe sonte të mblidhet komisioni.Seanca mbyllet. Komisioni i Arsimit dhe

    Çështjeve Sociale të mblidhet ditën e martë në orën09:00, në Selinë e Kuvendit Popullor, Komisioni iBujqësisë dhe Ushqimit të mblidhet ditën e martëmë 25.01.1995, për të shqyrtuar pikën 4 të programitdhe do t’ju lutem të gjithë anëtarëve të komisionevetë bëjnë planin e detajuar për shqyrtimin e pikave tërendit të punës që miratuam sonte. Kërkoj qëkryetarët e komisioneve ta sjellin të firmosur planine punës për periudhën nga 20 janari deri më 15 mars.

    Seanca mbyllet dhe seanca tjetër hapet ditën ehënë në orën 17:00.

    Gjithashtu dua t’ju njoftoj se ditët e hëna e tëmarta do të këtë punë nëpër komisione dhe grupedhe të mërkurën e të enjten ka seancë plenare.

    Seanca fillon në datën 24.01.1994.

  • 19

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    Pjetër Arbnori – Meqenëse shumica edeputetëve janë të pranishëm seanca hapet.

    Së pari, meqenëse është në kompetencë tëKryesisë së Kuvendit Popullor për të caktuar vendete deputetëve dhe konkretisht bëhet fjalë përdeputetët Kalakula e Baleta, të cilët u larguan ngaGrupi Parlamentar i PD-së, ne vendosëm që deputetiKalakula të qëndrojë në rreshtin e katërt, në vendine Blerim Çelës dhe deputeti Baleta në rreshtin edytë të mesit, në vendin e deputetit Ahmet Osja.Ne ia komunikuam vendet të dy deputetëve, të cilëtmbajtën këto qëndrime: deputeti Kalakula ishtedakord, kurse deputeti Baleta nuk ishte dakord. Navjen keq, por kjo është kompetencë e Kryesisë sëKuvendit Popullor dhe vendet e tyre janë tëpërcaktuara. U lutem deputetëve të ulen në këtovende.

    Fjalën e ka deputeti Baleta.Abdi Baleta – Mua më duket vend i

    papërshtatshëm, sepse unë mund të ulem në atovende që janë të lira, ku nuk përzihem me grupe tëtjera parlamentare.

    Pjetër Arbnori – Vendimi është i PAD-së, ipadiskutueshëm, ndaj do t’ju lutesha zoti Baleta qëtë zini vendin e caktuar.

    Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës. Nakanë ardhur 4 dekrete të Presidentit të Republikësdhe konkretisht: dekreti nr. 756, datë 14.01.1994“Për disa ndryshime në ligjin nr. 7583, datë13.07.1992 “Për kompetencat, për caktimin e pagavetë punës”, dekreti nr. 753, datë 13.01.1994 “Përpërjashtimin nga taksat doganore të mallrave tëimportuara në kuadrin e projekteve me kredilehtësuese”. Dekreti nr. 752, datë 13.01.1994 “Përnjë ndryshim në ligjin nr. 7733, datë 20.07.1993,“Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr. 7609,datë 22.09.1992 “Për tarifat doganore”, ndryshuarme ligjin nr. 7675, datë 02.03.1993" dhe dekreti nr.750, datë 11.01.1994, “Për një ndryshim në ligjin nr.7609, datë 22.09.1992 “Për tarifat doganore”,ndryshuar në ligjin nr. 7654, datë 24.12.1992, “Përnjë ndryshim në ligjin nr. 7609, datë 22.09.1992 “Përtarifat doganore”.

    Mendoj që t’i fusim në rendin e ditës. Kush ështëdakord? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.

    Këto dekrete t’i shohin komisionet përkatëse sidhe grupet parlamentare.

    Gjithashtu Kuvendi Popullor pati ngarkuarKomisionin e Punëve të Jashtme për të hartuar njëdeklarate lidhur me Partneritetin për Paqen. E ftojzotin Minga që të lexojë deklaratën.

    Petrika Minga – Deklaratë e Kuvendit Popullortë Republikës së Shqipërisë.

    Kohët e fundit opinioni publik shqiptar, krahasatij ndërkombëtar, është njohur me nismën e re tëQeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhepersonalisht të Presidentit Klinton për Partneritetinpër Paqe. Duke parë në kontekst rrethanat e sotmenë botë, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisëe vlerëson atë si një hap me rëndësi, që kontribuonsot në zhvillimet demokratike, sidomos në vendet eish-bllokut komunist, kontribuon për paqen estabilitetin në Europë e më gjerë, prandaj embështesim atë pa rezerva. Duke mbështetur këtënismë, njëkohësisht shprehim gatishmërinë për tëqenë partner aktiv të saj, me bindjen se vendi ynë ika këto mundësi dhe do t’i përmbushë kushtet enevojshme të partneritetit. Me vendosjen edemokracisë, Shqipëria përmes Qeverisë së saj kakërkuar anëtarësimin e plotë në paktin e NATO-s,pasi e vlerësoi këtë jo vetëm në dëshirën dhe nevojëntonë, por edhe hap në interes të paqes e stabilitetitnë rajonin e trazuar të Ballkanit.

    Ne shprehim besimin që konsensusi përPartneritetin për Paqe na afron më tej me organizmate NATO-s dhe përgatit anëtarësimin tonë në këtëpakt. Shqipëria jo vetëm që është e gatshme, pordo të bëjë edhe në të ardhmen një politikë aktiveme të gjitha vendet anëtare të NATO-s, në shërbimtë modernizimit të ushtrisë dhe forcimit të mbrojtjessë saj dhe më gjerë, për thellim të reformaveekonomike dhe konsolidimin e demokracisë. Dukenjohur detyrimet e saj ndaj këtij partneritetiShqipëria, do të mbështetet gjithmonë në parimet edemokracisë dhe respektimin total të lirive e tëdrejtave të njeriut, të respektimit të shtetit ligjor.

    Me besimin që hyrja në këtë nismë do tandihmojë vendin në afrimin e pjesëmarrjes aktive nëPartneritetin për paqe, i urojmë suksese e mbarësi.

    Pjetër Arbnori – Besoj se kjo është miratuarnga të gjithë anëtarët e Komisionit të Punëve tëJashtme dhe mendoj se nuk ka kundërshtim për

    E hënë, 24.01.1994Seanca e pasdites, ora 17:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Pjetër Arbnori

  • Viti 1994

    20

    Legjislatura e 13-të

    aprovimin e kësaj deklarate në Kuvendin Popullor. Kush është dakord me deklaratën? Kundër?

    Abstenim? Miratohet unanimisht. Tani kalojmë në pikën tjetër, në shqyrtimin e

    propozimit të kryetarit të Gjykatës së Kasacionitpër zgjedhjen e zonjës Vitore Tusha si gjyqtare eGjykatës së Kasacionit.

    Në bazë të shkresës nr. 3 të Gjykatës sëKasacionit, zoti Zef Brozi i është drejtuar KuvenditPopullor me këto fjalë:

    “Duke qenë se u pranua dorëheqja e zotit NafizBezhani nga gjyqtar në Gjykatën e Kasacionit,propozojmë zonjën Vitore Tusha gjyqtare nëGjykatën e Kasacionit.”

    Të dhënat biografike për këtë gjyqtare u janëshpërndarë deputetëve.

    Kush është dakord me këtë propozim? Kundër? Miratohet kjo kandidaturë si gjyqtare e Gjykatës

    së Kasacionit. Kryetari i Komisionit të Mandateve dhe

    Imunitetit të raportojë në lidhje me zëvendësimin edeputetit Gëzim Agastra me deputetin e listësshumemërore të PD-së, zotin Ali Sula.

    Fjalën e ka zëvendëskryetari i Komisionit tëMandateve dhe Imunitetit, zoti Bahri Bregu.

    Bahri Bregu – Komisioni i Mandateve nëmbledhjen që bëri pranoi që deputeti GëzimAgastra, i cili kaloi në një detyrë tjetër, që nukpërputhet me funksionin e deputetit, tazëvendësojmë me deputetin e radhës, zotin Ali Sula.Ai është mjek në qytetin e Durrësit.

    Pjetër Arbnori – Unë e ftoj zotin Ali të bëjëbetimin e deputetit:

    Betohem për nderin tim dhe për nderin e popullittim që do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputeti popullit në Kuvendin Popullor. Do të përfaqësojdenjësisht popullin, do të mbroj me vendosmëripushtetin e tij, rendin kushtetues dhe ligjshmërinëe shtetit juridik, lirinë e pavarësinë e vendit, të drejtate liritë themelore të individit e do të punoj me tëgjitha forcat e mia për zhvillimin e begatinë e atdheut,për të përmbushur aspiratat e ligjshme dhe tëpamohueshme të shtetit shqiptar.

    Ali Sula – Betohem! Pjetër Arbnori – Mund të uleni zoti Sula dhe

    ju uroj që ta kryeni me ndershmëri detyrën edeputetit!

    Kalojmë në projektligjin “Për disa ndryshimenë dekretin nr. 3702, datë 08.07.1963 “Për çekun”.

    Kush ka pyetje për këtë projektligj? Çfarë keni?

    Nuk e keni parë si grup? Grupi Parlamentar i PS-së pretendon që nuk e

    ka parë këtë projektligj... (Dikush flet nga salla, pornuk dëgjohet.)

    Nga Grupi i PS-së, për shembull, a kanë pasurkonsultime dhe a e dini se si është konsultuar nëkomision?

    A mund ta pyesim zotin Cani, në qoftë se nukka kundërshtim, se si është diskutuar ky problemnë Komisionin e Financave?

    Musa Ulqini – Zoti Pjetër, ne nuk e kemidiskutuar, sepse ishte dekreti i 7-të dhe ne arritëmtë diskutojmë vetëm 6 prej tyre. Ne kërkojmë vetëmnjë orë për ta diskutuar këtë dekret në grup.

    Pjetër Arbnori – Atëherë, Grupi Parlamentar iPS-së nuk është gati për ta diskutuar në seancëplenare.

    Atëherë marrim në shqyrtim projektligjin “Përratifikimin e marrëveshjes për zhvillimin e zonaveverilindore ndërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtarpër zhvillimin e Shqipërisë”.

    Fjalën e ka zoti Laço. Teodor Laço – Jo, nuk kam ndonjë gjë për të

    thënë. Pjetër Arbnori – Atëherë, zoti Ulqini, do t’ju

    lutesha që projektligjin “Për çekun” ta shikoni dheta kalojmë sa më shpejt.

    Gjithashtu edhe Komisioni i Bujqësisë nuk eka parë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjespër zhvillimin e zonave verilindore ndërmjet FonditMonetar Ndërkombëtar për zhvillimin e Shqipërisë”.

    Atëherë, meqenëse nuk jeni gati për seancëplenare, le të vazhdojnë punën komisionet përkatësedhe seanca tjetër hapet pasdreke.

    Zoti Teta keni ndonjë gjë procedurale? Perikli Teta – Dua të di se kush do të na

    mbledhë ne për... Pjetër Arbnori – Atë urdhër e dhashë dhe është

    zoti Tomor Malasi që do të kryesojë mbledhjen. Judo të mblidheni dhe do të caktoni datën se kur dotë raportoni në Kuvend për atë problem.

    Fjalën e ka kërkuar zoti Majko për të bërë njëdeklaratë.

    Pandeli Majko – Të nderuar deputetë, dua tëflas në lidhje me konferencën e shtypit të datës21.12.1994, të kryetarit të PD-së, të botuar nëgazetën “RD”, se në seancën e fundit të Kuvenditpaskam deklaruar se Serbia nuk duhet tëkonsiderohet armike. Në këtë konferencë, në lidhjeme këtë deklarim, zoti Eduard Selami ma la mua tëdrejtën e përgjigjes së pyetjes që iu bë atij. Po ashtu

  • 21

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    gazeta “RD”, në lidhje me pyetjen e mësipërme,komenton këtë çështje dhe mua më detyron të bëjkëtë sqarim:

    Dua t’ju kujtoj se deputeti Tritan Shehu nëseancën parlamentare në fjalë kërkoi që Komisionii Politikës së Jashtme të merrte në shqyrtim vizitëne përfaqësuesve të PAD-së në Beograd, duke ekonsideruar këtë vend si vend armik. Duke menduarse ky problem po merrte si një luftë politike midisforcave politike, është e vërtetë se unë si deputetkam ndërhyrë, dhe ndërhyra pa dashur të bëj replikë,por nuk kam thënë se Serbia duhet konsideruar sivend armik. Zoti Tritan Shehu, nga përvoja si ish-ministër, duhet ta dinte këtë se vendet armike nukndajnë ambasadat. Gjithashtu, me sa di unë, njëdelegacion i një partie tjetër ishte i ftuar në Beograddhe ambasada jonë atje i kishte shtruar koktej dheunë në fund kërkova që Komisioni i Politikes sëJashtme të më jepte përgjigje edhe për këtë fakt.Kaq ishte e gjitha.

    Reagimi i tij, siç shihet, kishte të bënte meshprehjen “vend armik”. Me sa di, e drejtandërkombëtare një frazë të tillë e përdor zakonishtkur me atë shtet je në gjendje lufte. Kjo gjendje nukështë favorizuese për asnjë dhe, përkundrazi, naimplikon të gjithëve, ndaj unë dua të theksoj se tëgjithë ne, duke filluar që nga Presidenti Berisha, sipërfaqësues i unitetit kombëtar, kemi mbajturqëndrime të matura. Qëndrimet e Shqipërisë janëquajtur nga bota si të moderuara, duke e konsideruarshtetin shqiptar si faktor stabiliteti në rajon. Në këtëkuptim, reagimi im ishte shprehje e një shqetësimipër një frazë të pamenduar të një prej figurave,kryetarit të partisë më të madhe të Shqipërisë. Nëpolitikën shqiptare nuk mund të lejohen shprehjeekstreme, kur nga njëra anë, ajo e kuptimit shtetëror,Serbia shpallet vend armik dhe nga ana tjetër,përfaqësuesit tanë shtetëror në Beograd shtrojnëkoktej. Ne jemi më të vonuarit në Ballkan përzgjidhjen e çështjes sonë kombëtare dhe...(Mungesë incizimi.)

    Pjetër Arbnori – Ju kaloi koha zoti Majko.Pandeli Majko – Ju lutem, mbarova! Për mua

    nocionet miq dhe armiq janë të vjetruar për politikëne jashtme shqiptare dhe ne mbi të gjitha duampartner...

    Pjetër Arbnori – Zoti Majko, ju lutem ndërprisnideklaratën, sepse koha ju mbaroi.

    Pandeli Majko – Zoti Kryetar, unë jam në fundtë deklaratës.

    Pjetër Arbnori – Zotëri, është e treta herë që

    po ju them se ju kaloi koha.Pandeli Majko – Parlamenti është i

    interesuar...Pjetër Arbnori – Ju e deklaruat mendimin tuaj.Pandeli Majko – Unë akoma nuk e kam thënë

    mendimin tim.Pjetër Arbnori – Të mësohemi të mësojmë

    rregulloren, zoti Majko.Pandeli Majko – Mund të bëhen edhe

    përjashtime zoti Pjetër, pasi...Pjetër Arbnori – Po është përjashtim, pasi

    deklarata është 20 dhe 40 minuta.Pandeli Majko – Dakord!Pjetër Arbnori – Jo, dakord zotëri, sepse ka

    një kufi për këto punë dhe për problemet e politikessë jashtme bëhen diskutime sa është përcaktuarnë rregullore.

    Pandeli Majko – Zoti Kryetar...Pjetër Arbnori – Të lutem, të mos e diskutojmë

    më këtë problem.Pandeli Majko – Unë mendoj se ka vend për

    diskutim.Pjetër Arbnori – Nuk ka diskutime për këtë

    problem.Musa Ulqini – Ju lutem, zoti Kryetar, na e lexoni

    nenin e rregullores ku thuhet që deklarata nuk duhettë zgjasë më shumë se 2 minuta.

    Pjetër Arbnori – Unë mund të them këtëtjetrën, se nuk mund të paraqiten deklarata për çdodeputet sa herë t’i teket njërit apo tjetrit.

    Fjalën e ka deputeti Baleta për të bërë njëdeklaratë.

    Abdi Baleta – E kërkova fjalën për të bërë disasqarime në lidhje me disa insinuata që më janë bërë.Unë këto kohë jam quajtur ballist, revanshist,komunist, fashist, enverist dhe tani së fundiantikomunist i tërbuar, akoma s’më kanë thënëterrorist, por jam i sigurt që edhe këtë do ta thonë.

    Më 20 janar të vitit ’94, në gazetën “RD” ështëshkruar një shkrim me titull “Stilografi i Baletës”, kuthuhet se unë kam hyrë në Grupin Parlamentar tëPD-së me urdhër të dikujt. Këto thashetheme kanëfilluar të qarkullojnë kudo dhe ky shkrim ështëvazhdim i asaj propagande që ka kohë që ka filluar...(Mungesë incizimi.)

    Pjetër Arbnori – Seanca mbyllet. Seancatjetër... a, më falni, ka një replikë zoti Tritan Shehu.

    Tritan Shehu – Zoti Majko nuk ka pse tëvendosë epitete dhe së dyti, mendoj se...

    Pjetër Arbnori – Nuk ka kundërreplikë zotëridhe këtë gjë e ka Rregullorja e Kuvendit Popullor.

  • Viti 1994

    22

    Legjislatura e 13-të

    Anëtarët e komisionit për çështjen e Shkodrëstë mblidhen nën kryesinë e zotit Malasi. Ata duhettë zgjedhin kryetarin e të përcaktojnë datën kur dotë raportojnë.

    Seanca mbyllet dhe seanca tjetër fillon nëorën 17:00.

    * * *

    (Seanca e pasdites, ora 17:00)

    Pjetër Arbnori – Kemi në rendin e ditësprojektligjin “Për çekun”.

    Kush ka pyetje për këtë projektligj? Nuk kenipyetje? Atëherë, kryetari i Komisionit të Ekonomisëdhe Financave e doni fjalën?

    Fjalën e ka zoti Angjeli. Anastas Angjeli – Komisioni i Ekonomisë dhe

    Financave, pasi u njoh me projektligjin “Për çekun”,është dakord në parim që ky projektligj t’i paraqitetKuvendit Popullor dhe ka paraqitur me shkrim disavërejtje dhe ka marrë në konsideratë vërejtjet e bëranga specialistët. Prandaj, në parim, ky komision ibën thirrje Kuvendit Popullor që ta miratojë kështusiç është.

    Pjetër Arbnori – Komisioni i Ligjeve?Kush do të diskutojë në emër të Komisionit të

    Ligjeve? Nuk keni për të diskutuar? Atëherë, fjalëne kanë përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

    Nuk keni gjë? Atëherë, kush është dakord memiratimin në parim të projektligjit “Për çekun”, dukemarrë parasysh edhe vërejtjet e komisioneve?

    Kundër? Abstenim?Miratohet në parim ligji “Për çekun “.Neni 1. Kush është pro me nenin 1? Kundër?

    Abstenim?Miratohet neni 1 me shumicë votash.Neni 2. Kush është pro me nenin 2? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 3. Kush është dakord me nenin 3? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 3.Neni 4. Kush është dakord me nenin 4? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 4.Neni 5. Kush është dakord me nenin 5? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 5.Neni 6. Kush është pro me nenin 6? Kundër?

    Abstenim?

    Miratohet me shumicë votash neni 6.Neni 7. Kush është dakord me nenin 7? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 7.Neni 8. Kush është pro me nenin 8? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 8.Neni 9. Kush është dakord me nenin 9? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 9.Neni 10. Kush ka vërejtje për nenin 10? Kundër?Fjalën e ka deputeti Gjana.Jemin Gjana – Në komision është propozuar

    që neni 10 dhe 11 të hiqen.Pjetër Arbnori – Atëherë, kush është për

    heqjen e këtyre neneve? Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash heqja e neneve

    10 e 11.Neni 12. Kush është dakord me nenin 12? Kush

    është për heqjen e nenit 12?Miratohet heqja e nenit 12.Neni 13. Kush është dakord me nenin 13?

    Kundër? Abstenim?Miratohet neni 13 me shumicë votash.Neni 14. Kush është dakord me nenin 14?

    Kundër? Abstenim?Miratohet neni 14 me shumicë votash.Neni 15. Kush është pro me nenin 15? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 15.Neni 16. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 16.Neni 17. Kush është dakord me nenin 17?

    Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 17.Fjalën e ka deputeti Gjana.Jemin Gjana – Mendoj se është i drejtë

    mendimi i paraqitur në Komisionin e Ekonomisë dheFinancave që ligjet “Për sistemin bankar” dhe “Përbankën e Shqipërisë” janë dy nga ligjet që janëmiratuar më parë në Kuvendin Popullor, kështu qëështë e domosdoshme që dekreti “Për çekun” tëpërpunohet në tërësi. Unë mendoj se edhe këtu ngaseanca i duhet kërkuar Qeverisë që të respektojëafatin e sjelljes së projektligjit të ri “Për çekun”.

    Pjetër Arbnori – Sekretar mbaje shënim këtëmendim të deputetit Gjana.

    Kush është për miratimin në tërësi të ligjit “Përçekun”?

    Kundër? Abstenim?Miratohet në tërësi ligji “Për çekun”.

  • 23

    Viti 1994 Legjislatura e 13-të

    Gjithashtu kemi për të shqyrtuar projektligjin përkredinë e dhënë për zonën verilindore. Nuk ka kaluarnë grup? Më thanë se komisioni e ka përfunduardhe unë mendoj se mund ta kalojmë edhe atë.

    Fjalën e ka deputeti Gjana.Jemin Gjana – Mendoj se ato projektligje që

    janë diskutuar nëpër komisione mund të kalojnë nëkëtë seancë.

    Pjetër Arbnori – Me aq sa më thanë mua ishtebërë vetëm një vërejtje dhe konkretisht fjala “zonaverilindore”.

    Jemin Gjana – Po, ashtu është.Pjetër Arbnori – Po qe se Kuvendi është dakord

    që t’i kalojë ato dhe me që janë marrëveshje tip...Atëherë, kemi memorandumin e mirëkuptimit

    të kontakteve të fushës së mbrojtjes dhebashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Shqipërisë dhe Ministrisë sëMbrojtjes së Irlandës së Veriut.

    Atëherë, kush e kërkon fjalën nga përfaqësuesite Komisionit të Ligjeve?

    Jemin Gjana – Zoti Kryetar, në pikën 16 tëprogramit të punës bëhet fjalë për miratimin eprojektmarrëveshjes midis Republikës së Shqipërisëdhe Republikës së Polonisë për mbrojtjen endërsjellë... (mungesë incizimi) ...dhe bëhet fjalëpër projektmarrëveshjen, për pikën 18, për ratifikimine marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikëssë Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës sëPolonisë, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhekapitalet.

    Pjetër Arbnori – Atëherë, kemi projektligjin “Përratifikimin e marrëveshjes midis Qeverisë sëRepublikës së Shqipërisë dhe Republikës sëPolonisë, lidhur me tatimet mbi të ardhurat ekapitalit”.

    Kush ka vërejtje? Kush është pro me miratimine këtij ligji?

    Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash në parim ky

    projektligj.Neni 1. Kush është dakord me këtë nen?

    Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 2. Kush është dakord me nenin 2? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Kush është për miratimin në tërësi të kësaj

    marrëveshjeje?Miratohet me shumicë votash.Tani kemi për të marrë në shqyrtim

    projektmarrëveshjen midis Republikës së Shqipërisëdhe Republikës së Polonisë.

    Kush është për miratimin e kësaj marrëveshjejenë parim?

    Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash në parim kjo

    marrëveshje.Neni 1. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 2. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 3. Kush është pro me nenin 3? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash neni 3.Neni 4. Kush është pro me nenin 4? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 5. Kush është pro? Kush është kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 6. Kush është pro me nenin 6? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 7. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 8. Kush është pro me nenin 8? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 9. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 10. Kush është pro me nenin 10? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 11. Kush është dakord? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 12. Kush është pro me nenin 12? Kundër?

    Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Neni 13. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet me shumicë votash.Kush është dakord me miratimin në tërësi të

    kësaj marrëveshjeje?K