punim seminarik - procedura administrative

38
Lënda: Procedurat Administrative Tema: Rregullat procedurale dhe zgjedhja e punëve administrative Mentori: Studenti: Ali Musliu Emin Kurtishi MARS 2013

Upload: naxhi-kurtishi

Post on 13-Apr-2015

1.042 views

Category:

Documents


19 download

DESCRIPTION

ealizimi i parimeve

TRANSCRIPT

Page 1: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Lënda: Procedurat Administrative

Tema: Rregullat procedurale dhe zgjedhja e punëve administrative

Mentori: Studenti: Ali Musliu Emin Kurtishi

MARS 2013STRUGË

Page 2: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Përmbajtja

I. Hyrje………………………………………………………….……………….3II. E drejta diplomatike…………………………………………………………...4

III. Klasifikimi I personit diplomatic……………………………………………...5IV. Klasa dhe rangu i përfaqësuesve diplomatik.....................................................5V. Funksionet e përfaqësuesit diplomatik...............................................................7

VI. Paprekshmëria dhe imuniteti i përfaqësuesve diplomatikë................................76.1 Paprekshmëria e lokaleve...........................................................................86.2 Paprekshmëria e arkivit dhe dokumenteve................................................96.3 Paprekshmëria e përfaqësuesve diplomatikë.............................................9

VII. Imuniteti Diplomatikë………………………………………………………..107.1 Imuniteti ne fushën penale.......................................................................117.2 Imuniteti civil...........................................................................................117.3 Imuniteti ne çështje policore....................................................................127.4 Imunitetet fiskale......................................................................................137.5 Imunitetet nga taksat................................................................................13

7.5.1 Imuniteti i misionit diplomatik.....................................................137.5.2 Imuniteti i personelit te misionit...................................................14

7.6 Imunitetet nga te dhënat doganore...........................................................15VIII. Personat qe gëzojnë imunitete e privilegje......................................................15

IX. Personat lidhur me personelin e misionit.........................................................16X. Koha sa vlejnë privilegjet dhe imunitetet diplomatike....................................16

XI. Kalimi nëpër Shtete të tjera..............................................................................17XII. Cilësitë e Diplomatit (Virtytet e tij).................................................................18

12.1 Çiltërsia..................................................................................................1812.2 Saktësia..................................................................................................1812.3 Qetësia...................................................................................................1912.4 Besnikëria..............................................................................................21

XIII. Përfundimi i misionit diplomatik.....................................................................22XIV. Përfundimi........................................................................................................24XV. Literatura e shfrytëzuar....................................................................................25

Page 3: Punim Seminarik - Procedura Administrative

I. Hyrje

Diplomacia është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Përndryshe diplomacia ndryshe thirret edhe arti i marrëveshjeve1.

Shtetet kuvendojnë ndërmjet veti, mbrojnë interesat e tyre, njoftojnë njëra tjetrën, i përparojnë marrëdhëniet kryesisht nëpërmjet të dërguarve dhe pranimin e të dërguarve nga shteti përkatës. Të dërguarit janë misionar, ambasadorë ose grupe të dërguara. Shefi i misionit dhe personat diplomatik d.m.th Diplomatët, gëzojnë imunitet dhe të drejta të veçanta.

Diplomacia themelet e saj i hasë që në kohë më të hershme ku shfaqet nevoja për marrëdhënie dhe marrëveshje (traktate ndërkombëtare), ndërmjet shteteve sidomos pas luftës së dytë botërore, dhe që atëherë vjen duke u përmirësuar rëndësia si dhe pozita e organit diplomatik.

Për të jetësuar parimet e përgjithshme të mirëkuptimit dhe të përvojës të diplomacisë, është e nevojshme të përkufizojmë cilësitë morale dhe intelektuale, që duhet të zotëroj diplomati profesionist, si një hallkë tepër e rëndësishme, jo vetëm për përfaqësuesin diplomatik por edhe për rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të diplomacisë, në veçanti. Të cilat veti nuk kanë thjesht karakter teorik, por para së gjithash praktik, nëpërmjet këtyre cilësive dhe sjelljeve mund të kuptojmë atë që në praktik njihet si “diplomaci e mirë” apo “diplomaci e keqe”, me të cilën çështje janë marrë edhe shumica e autorëve të teorisë diplomatike duke cilësuar disa veti të përhershme që duhet ti ketë një diplomat, të cilat cilësi kanë ndryshuar në vartësi të kohërave dhe të kushteve të ndryshme historike.

1 www.wikipedia.org.sq, material në lidhje me Diplomacinë.

Page 4: Punim Seminarik - Procedura Administrative

II. E Drejta Diplomatike

Rregullat që i referohen përfaqësive diplomatike janë krijuar si rregulla zakonore të së drejtës ndërkombëtare diplomatike.

Ato i kanë karakterizuar një përdorim konstant dhe uniformë. Në 1815, në Kongresin e Vjenës u rregullua çështja e rangut të

përfaqësuesve diplomatike. Kjo u plotësua në Kongresin e Ahen-it më 1818.Me 1928, në Konferencën e Gjashtë inter - amerikane të Havanës u miratua

Konventa mbi Përfaqësuesit Diplomatik që vlen për përfaqësitë e atij regjioniMbas Luftës së Dyte Botërore, në vitin 1961 u miratua Konventa mbi

Marrëdhëniet Diplomatike.Në vitin 1963 u miratua Konventa mbi Marrëdhëniet Konsullore.Në vitin 1969 AP e OKB miratoi Konventën mbi Misionet Speciale (Ad

Hoc).Në vitin 1975 është miratuar në Vjenë, Konventa mbi Përfaqësimin e

Shteteve dhe Marrëdhëniet e tyre me Organizatat Ndërkombëtare të Karakterit Universal.

Me miratimin e konventave të Vjenës mund të thuhet se ka përfunduar e plotë dhe me sukses përpjekja për kodifikimin e të drejtës diplomatike dhe konsullore.

Page 5: Punim Seminarik - Procedura Administrative

III. Klasifikimi i Personelit Diplomatik

“Neni 1” i Konventës së Vjenës e ndan personelin e misionit diplomatik në këto kategori:

Personel diplomatik; Personel administrativ teknik; Personel shërbyes.

Grupin e parë e përbejnë gjithë stafi që mban grada diplomatike. Ndër to vlen funksionimi i hierarkisë precize.

Grupin e dyte e përbejnë personeli qe i shërben grupit te pare.

Grupin e trete e përbejnë stafi shërbyes nga portierët, shoferët, punëtorët e sigurisë, të mirëmbajtjes, kuzhinierët, shërbyesit e tjerë.

IV. Klasa dhe rangu i përfaqësuesve diplomatik

Rangjet diplomatike janë produkt i historisë se diplomacisë. Ne shekujt XVII dhe XVIII dërgimi i përfaqësuesve diplomatike nuk është

bere mbi rregulla te rangut diplomatik. Ne atë kohe rangun e nënkuptonte lidhja familjare piramidale e shtetit, lidhjet nder mbretërore ndërkombëtare, titujt trashëgues tingëllues ndërkombëtarisht te vlerësuar.

Fundin e këtij sistemi kontradiktore e problematik e mbylli Kongresi i Vjenës qe nxori Rregulloren mbi Rangun e Përfaqësuesve Diplomatike (Reglement)

Rregullorja e Kongresit të Vjenës ndau diplomatet në tre rangje:

Ambasadorët, titullarët e misioneve, Nuncet;

Përfaqësuesit, ministrat dhe te dërguarit e tjerë të shefave të shteteve;

Të ngarkuarit me punë;

Page 6: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Në Kongresin e Ahenit (1818) kësaj Rregulloreje iu shtua edhe një rang tjetër:

Ministrat rezidente;

Tre rangjet e para i akreditojnë Shefat e Shteteve.Rangun e katërt e akreditojnë Ministrat e Jashtëm.

Karakter përfaqësues ka vetëm rangu i pare diplomatik, ne kuptimin se ato përfaqësojnë jo vetëm strukturat shtetërore, por edhe vete Shefin e Shtetit Ndërkombëtarisht.

Sipas “Nenit 14” te Konventës se Vjenës te vitit 1961 shefat e misioneve ndahen ne tre rangje:

Ambasadorët dhe Nuncet; Të dërguarit e Shefave te Shteteve; Të ngarkuarit me punë.

Rangu i përfaqësimit varet nga marrëveshje midis shteteve ose palëve të interesuara.

Sipas Konventës së Vjenës, kurrfarë dallimi nuk mund të behet në konsiderimin dhe trajtimin e midis shefave te përfaqësive pavarësisht rangut qe ato kane.

Gjithë shefat e misioneve përbenë atë qe quhet “Trupi Diplomatik” (Corpe Diplomatic- CD).

Ne krye te Trupit Diplomatik caktohet automatikisht “dekani”, shefi me i vjetër ne kohëqëndrim. Pra ne caktimin e dekanit respektohet hershmëria e akreditimit në vendin respektiv (e thënë ndryshe, dekan behet automatikisht ai qe ka dorëzuar me herët letër kredencialet).

Ne disa shtete katolike tradicionale, vendi i dekanit i lihet automatikisht Nuncit te Papës.

Trupi Diplomatik paraqitet dhe funksionon ceremonialisht si një trupe solemne unike, si ne aspektin e ceremonialit ashtu edhe te privilegjeve.

Page 7: Punim Seminarik - Procedura Administrative

V. Funksionet e përfaqësuesit diplomatik

Ne përputhje me Konventën e Vjenës, Neni 3, funksionet e misionit diplomatik janë:

1. Përfaqësimi i shtetit akreditues ne shtetin ose organizatën e akredituar;2. Mbrojtja e te drejtave te shtetit dhe te shtetasve te tij brenda kufijve te vendit

te akredituar dhe ne suazën e te DN;3. Kryen bisedimet me shtetin ose organizatën e akredituar;4. Informimi me mjetet legale te zhvillimit te marrëdhënieve dhe ngjarjeve ne

vendin apo organizatën e akredituar dhe përpilimi e dërgimi i raporteve mbi to ne qeverinë e shtetit te vet;

5. Përparimi i marrëdhënieve miqësore ne gjitha nivelet dhe fushat me interes reciprok;

6. Mund te këtë edhe funksione konsullore.

Në praktikë ndodhë të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike dhe të mbyllen përfaqësitë. Në kështu rastesh, të drejtat e qytetarëve të shtetit ish-akreditues mbrohen nga misioni prej një vendi të trete, me marrëveshje me vendin përkatës.

Këto raste quhen funksione të jashtëzakonshme.

VI. Paprekshmëria dhe imuniteti i përfaqësuesve diplomatikë

Gjithë te drejtat e përfaqësuesve diplomatike ndahen ne dy grupe:

a. Ne imunitete reale qe lidhen me funksionin diplomatik;b. Ne imunitete personale qe lidhen me mbrojtjen e personit diplomatik.

Të dyja lidhen me ekstra-territorialitetin, sipas të cilit diplomati dhe vetë ndërtesa e misionit diplomatik konsiderohen se janë jashtë territorit ku janë vendosur realisht. Sipas saj nuk i nënshtrohen ligjeve të vendit ku janë akredituar.

Page 8: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Këto, në diplomacinë tradicionale ishin norma zakonore ndërkombëtare, me diplomacinë moderne janë sanksionuar në Konventën e Vjenës. Këto i gëzojnë gjithë përfaqësuesit diplomatik, ndërsa shtete akredituese janë të detyruar t’i respektojnë. Një pjese rregullash tanimë janë shndërruar ne rregulla mirësjellje dhe etike diplomatike.

6.1 Paprekshmëria e lokaleve

Kjo buron nga parimi i ekstra-territorialitetit mbi diplomatin dhe ndërtesën e misionit diplomatik.

Kjo do thotë se lokalet e misionit janë enklava brenda shtetit tjetër dhe si te tilla janë pjese e shtetit qe dërgon përfaqësuesit e ngre misionin diplomatik.

Shteti akreditues është i detyruar te mbroje e garantoje personelin, pronën, ndërtesat, mjetet, posten e përfaqësisë diplomatike.

Ndërtesa e lokalet e misionit gëzojnë paprekshmëri, si te tilla askush nuk mund te hyje brenda tyre pa leje ne çfarëdo lloj rrethane sado madhore. Madje shteti akreditues duhet te garantoje mbrojtjen e paprekshmërinë, qetësinë e funksionalitetin normal te këtyre lokaleve. Këto nuk mund te jene objekt i asnjë lloj kontrolli, bastisje apo ekzekutimi (Neni 20 i Konventës).

Nga ana tjetër, Konventa ndalon qe lokalet e misioneve diplomatike te përdoren për qëllime jashtë funksionit te tyre legal, ku përfshihen rregullat e sanksionuara ne Konventën e Vjenës dhe te atyre qe mund te jene sanksionuar me marrëveshje dypalëshe midis shteteve te interesuara.

Page 9: Punim Seminarik - Procedura Administrative

6.2 Paprekshmëria e arkivit dhe dokumenteve

Arkivi dhe dokumentet e misioneve diplomatike janë te paprekshme ne baze te drejtës diplomatike,”për çdo kohe dhe kudo qe te jene”. Kjo paprekshmëri sanksionohet me Nenin 24 te Konventës se Vjenës. C`fare do qe te ndodhe me misionin, madje edhe ne raste lufte, shteti pritës është i detyruar te ruaje dhe te garantoje paprekshmërinë e pacenueshmërinë e arkivit dhe dokumenteve diplomatike.

Në raste lufte, kjo bazë arkivore dokumentare mund t’i besohet me mirëkuptimin e palës dërguese, një shteti të trete. Këtë e rregullon Neni 45 i Konventës.

6.3 Paprekshmëria e përfaqësuesve diplomatikë

Sipas Nenit 29 te Konventës përfaqësuesit diplomatike janë te paprekshëm, ata nuk I nënshtrohen asnjë lloj paraburgimi apo burgimi.

Neni 30 I Konventës parasheh qe edhe banesa e përfaqësuesit diplomatik është e paprekshme dhe shteti pritës duhet ta garantoje këtë paprekshmëri.

Me paprekshmëri te përfaqësuesit diplomatik kuptojmë sigurinë e plote dhe mbrojtjen me te kujdesshme dhe me efikase. Për realizimin e këtij obligimi ligjore shtetet pritëse marrin një sere masash sigurisë e garancie. Për këtë shteti pritës nxjerre edhe akte ligjore e nënligjore te brendshme qe garantojnë dhe sigurojnë paprekshmërinë e përfaqësuesit diplomatik te akredituar ne territorin e tij. Ky është një aspekt i ndërlidhjes midis se DN dhe DB.

Page 10: Punim Seminarik - Procedura Administrative

VII. Imuniteti Diplomatikë

Nga paprekshmëria e përfaqësuesit diplomatik burojnë edhe imunitetete diplomatike. Imuniteti, parakupton qe përfaqësuesi diplomatik jo vetëm të mos fyhet e të mos kërcënohet, por edhe të mos bëhet objekt zbatimi sanksionesh në shtetin ku është akredituar.

Ky imunitet diplomatit i takon në disa sfera gjatë misionit diplomatikë të tij, edhe atë:

Imuniteti ne fushën penale, Imuniteti civil, Imuniteti ne çështje policore, Imunitetet fiskale, Imunitetet nga taksat, Imunitetet nga te dhënat doganore.

Imuniteti diplomatik në ditët e sotme rregullohet me Konventën e Vjenës të 1961, të cilën e ka ratifikuar midis vendeve tjera edhe Shqipëria. Imuniteti diplomatik dhe privilegjet e diplomatëve, në teorinë diplomatike, por edhe në praktikën e saj, është më se e domosdoshme të arrihet dy qëllime:

- Qëllimi i parë është të ruhet, në maksimum personaliteti dhe liria e diplomatëve, nga të gjitha ndikimet e mundshme të cilat janë në gjendje ta dëmtojnë pavarësinë dhe objektivitetin e tyre për të përmbushur funksionin e tyre tepër të përgjegjshëm.

- Qëllimi i dytë është që të sigurohet paprekshmëria e ambientit të shërbimit të diplomatit, ku realizohet veprimtaria e tij, për ta arritur këtë të gjitha ambientet e selisë, zyrave e rezidenca e diplomatëve ruhen dhe janë të paprekshme.

7.1 Imuniteti ne fushën penale

Page 11: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Nga paprekshmëria e përfaqësuesve te huaj buron imuniteti ne fushën penale. Ky imunitet nga penalizmi ishte parapare qysh ne shekullin XVII. Konventa e Vjenës ne Nenin 31, Paragrafi 1 përcakton qe përfaqësuesit e huaj nuk mund te penalizohen nga gjykatat e shteteve ku akreditohen. Ne kohet tona, ky imunitet vlen për te gjitha veprat. Këtë imunitet e ka sanksionuar tanimë edhe e drejta penale e brendshme e shteteve. Rastet e kundërta janë shume te rralla. Imuniteti ne vendit e akredituar nuk parakupton lirimin nga përgjegjësia penale ne vendin akreditues.

Diplomatet nuk janë madje te detyruar as te dëshmojnë. Ndaj tyre nuk mund te merren masa ekzekutive te asnjë lloj natyre, përveç disave te fushës civile.

Diplomati i nënshtrohet gjykimit penal vetëm mbas heqjes dore prej imunitetit. Heqja e imunitetit nuk mund te behet individualisht pa pasur pëlqimin e shtetit te vet, sepse shteti imunitetin ia ka dhënë për te përfaqësues interesat e veta.

E vetmja mase penale qe shteti territorial mund te marre ndaj diplomatit te huaj është masa e përzënies nga territori, duke e shpallur person te padëshiruar (person non grata).

Diplomatet, gjithashtu nuk dëshmojnë dhe nuk ofrojnë ekspertize për gjyqe. Vetëm mbas lutjes nga autoritet e drejtësisë se shtetit territorial dhe miratimit nga qendra e tyre, diplomatet mund te kontribuojnë ne ndihme te drejtësisë se shtetit te akredituar. Ndihmesa mund te behet me goje, ose ne forme deklarate me shkrim.

7.2 Imuniteti civil

Përfaqësuesi diplomatik gëzon imunitet edhe ne fushën civile. Ky lloj imuniteti respektohet qysh ne shekullin XVIII, ndërsa sot mbështetet ne rregulla pozitiv te se drejtës ndërkombëtare siç janë Konventa Panamerikane e vitit 1928 (Neni 19) dhe Konventa e Vjenës (Neni 31).

Page 12: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Arsyetimi është si për imunitetin penal. Mirëpo rëndësia e këtij te dytit është me e vogël sepse nuk është fjala për dënim penal por për akt-padi civile private për sendet private si dhe për pasuritë e përfaqësuesit diplomatik.

Përfaqësuesi diplomatik mund te heqë dore vete nga imuniteti civil. Këtë mund te beje formalisht ose heshturazi me mos veprim. Sikundër mund te hyje ne proces gjyqësore civil përkundër ligjeve te shtetit territorial.

Konventa e Vjenës e ka parashikuar se ne cilat raste nuk vlen imuniteti civil për diplomatin. Këto raste janë:

- Përfaqësuesi diplomatik nuk gëzon imunitet civil për rastet e aktpadisë reale, qe i referohet pasurisë private te patundshme ne shtetit territorial. Përjashtim bën rasti kur pasuria e patundshme e diplomatit mbahet për llogari te shtetit ose për nevojat e misionit.

- Përfaqësuesi diplomatik nuk gëzon imunitet civil ne rastet e aktpadisë qe i referohet trashëgimisë ne te cilën diplomati paraqitet si zbatues i testamentit, administrator, trashëgimtare ose përfaqësues ligjore ne cilësi private jo te shtetit qe e ka akredituar diplomat.

- Diplomati nuk gëzon imunitet ne aktpadi qe i referohen profesioneve te lira te tij, te cilat janë jashtë funksioneve diplomatike per te cilat ai është akredituar ne shtetin territorial.

7.3 Imuniteti ne çështje policore

Përfaqësuesit diplomatik janë përjashtuar nga pushteti policore ne shtetin ku janë akredituar. Kjo do thotë se urdhrat dhe rregullat policore te shtetit pranues nuk shtrihen mbi përfaqësuesit diplomatik. Ndërkohë jo s’do te thotë qe përfaqësuesit diplomatik veprojnë përkundër rregullave, por ato priten t’i respektojnë ato me vullnetin e tyre te lire.

Page 13: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Pra, ndonëse diplomatet respektojnë rregullat si janë korsia e ngarjes se makinës, shpejtësia, vend-parkingu etj., serish cenimi i këtyre rregullave nuk mund te ndëshkohet nga policia vendase siç mund te behet për te huaj te zakonshëm.Vetëm ne raste flagrante, policia vendase njofton shtetin akreditues për veprimet e parregullta te diplomatit pa i cenuar paprekshmërinë diplomatike. Kjo do te thotë se e drejta ndërkombëtare respektohet ne te drejtën kombëtare me takt dhe diskrecion, se e drejta ndërkombëtare i imponon te drejtës kombëtare me tepër tolerance ne rastin e imuniteteve te diplomatit.

7.4 Imunitetet fiskale

Misionet diplomatike dhe personeli i tyre janë imun nga a drejta fiskale e vendit ku janë akredituar.

Si rregull thuhet se imuniteti fiskal për diplomatet bazohet ne mirësjellje dhe ne reciprocitet.

Konventa e Vjenës, me gjithë përpjekjet e bëra nuk ka arritur të japë një liste më të plote të lirive të cilat zbatohen nga pikëpamja fiskale ndaj misioneve diplomatike dhe punonjësve të tyre.

7.5 Imunitetet nga taksat

7.5.1 Imuniteti i misionit diplomatik:

Ne Nenin 23 te Konventës se Vjenës është sanksionuar shprehimisht se misioni diplomatik është I përjashtuar nga fiskaliteti, nga taksat ne shtetin e akredituar, qofshin këto shtetërore, regjionale, komunale apo personale. Nga liri përjashtohen detyrimet e pagesave për ujë, rryme, telefon e shërbime te tjera, për te cilat misioni nevojitet te paguaje. Mirëpo, edhe kur nuk i paguan, asnjë mase penale nuk mund te ndërmerret nga shteti, ose kompania përkatëse shërbyese vetëm mund te ndërpritet shërbimi për misionin.

Ky imunitet i delegohet shtetit akreditues dhe kurrsesi një personi apo institucioni te trete.

Page 14: Punim Seminarik - Procedura Administrative

7.5.2 Imuniteti i personelit te misionit:

Ne Nenin 34 te Konventës se Vjenës është sanksionuar qe diplomatet janë te përjashtuar nga detyrimet fiskale e taksat e c`fare do lloji, shtetërore, regjionale, komunale apo personale.

Përjashtim bëjnë vetëm:

a) Tatimet e tërthorta, te cilat janë përfshirë ne çmimet e mallrave ose te shërbimeve;

b) Tatimet dhe taksat ne prone private te patundshme ne shtetin e akredituar, përveç rasteve kur diplomatet I mbajnë për arsye vetjake dhe jo për nevoja te shtetit akreditues;

c) Te taksave për trashëgimi, te cilat i mbledh shteti territorial nen rezervën e pikës 4, Neni 39, Konventa e Vjenës;

d) Tatimet e taksat ne te ardhura personale qe rrjedhin nga shteti ne te cilin është akredituar diplomati dhe tatimi mbi kapitalin, qe paguhet për investime te bëra nga sipërmarrje tregtare, te cilat selinë e kane ne shtetin ku janë akredituar diplomatet;

e) Tatimet e taksat qe mblidhen si kompensim për shërbime te caktuara;

f) Taksat për detyrim për regjistrim gjyqësore e fiskal, kur është fjala për pasuri te patundshme, sipas Nenit 33 te Konventës se Vjenës.

Page 15: Punim Seminarik - Procedura Administrative

7.6 Imunitetet nga te dhënat doganore

Konventa e Vjenës sanksionon lirimin e diplomateve nga çdo lloj detyrimi doganore. Pra sendet qe blihen për arsye te misionit apo personale te diplomatit nuk taksohen ne dogana. Por, ato përjashtohen nga e drejta e ri-shitjes ne shtetin ku janë akredituar diplomatet.

Konventa e Vjenës parasheh qe edhe sendet personale te diplomateve nuk mund te shihen apo te taksohen, kjo sipas Nenit 36. Përjashtim behet ne rastet kur dyshohet për sende qe nuk janë për përdorim zyrtar apo personal apo sende importi i te cilave është i ndaluar me ligj apo i kontrolluar për rregulla karantimi.

Në rastet e bërjes se kontrollit, ai kryhet kurdoherë ne prani te diplomatit apo te personit te autorizuar prej tij. Ndonëse, praktikisht është vështire qe caktohet se c`fare përben “dyshim, ose dyshim i madh”, por përgjithësisht shtete janë te pirur për te besuar se diplomatet nuk mbartin sende qe nuk lejohen.

VIII. Personat qe gëzojnë imunitete e privilegje

Imunitetet dhe privilegjet qe përfshihen nga Neni 29-36 te Konventës se Vjenës i gëzojnë shefi i misionit dhe diplomatet e rangjeve te tjera te misionit. Këto Nene përfshijnë paprekshmërinë e diplomatit, imunitetet nga juridiksioni dhe imunitetin fiskal.

Stafi administrativ e teknik gëzon imunitete e privilegje nga Konventa e Vjenës sipas Neneve 29-35, përveç atyre imuniteteve qe përbejnë përjashtim nga imuniteti civil dhe administrativ, qe përfshihen ne Nenet 1-31 te Konventës.

Lidhur me lirimin nga detyrimet doganore, ata lirohen vetëm për sendet qe lidhen me ardhjen e tyre fillestare qe përfshinë një periudhe 6-mujore vendosje e sistemimi. Bagazhet personale te stafeve administrative e teknike nuk gëzojnë imunitet nga shikimi dhe inspektimi.

Nga këto imunitete përjashtohen stafet e rekrutuara nga shteti territorial, ato qe quhen “local staff”.

Page 16: Punim Seminarik - Procedura Administrative

IX. Personat lidhur me personelin e misionit

Ne përfaqësi ndodhen edhe shume persona qe lidhen me personelin e misionit për pune te ndryshme. Këtu bëjnë pjese anëtare te familjes se tyre dhe personeli shërbyes privat.

Për anëtaret e familjeve te personelit diplomatik Konventa e Vjenës ka parapare imunitete e privilegje nga Neni 29-36, por me kusht qe te mos jene shtetas te vendit territorial. Kjo vlen për anëtaret e familjes se shefit te misionit, te diplomateve dhe te personelit administrativo-teknik. Numri i këtyre personave nuk ka qene e mundur te saktësohet egzaktësisht. Ka praktika qe njohin si anëtare familje vetëm bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, ka raste qe fëmijët pranohen si te tille vetëm kur janë te mitur, ka raste qe për femra pranohen ne çdo moshe kur janë te pamartuara dhe punojnë e fitojnë me vete.

X. Koha sa vlejnë privilegjet dhe imunitetet diplomatike

Sipas te drejtës ndërkombëtare pozitive, por edhe praktikes ndërkombëtare privilegjet dhe imunitete e diplomatit vlejnë për një kohe te caktuar.

Privilegjet dhe imunitetet fillojnë te hyjnë ne fuqi nga momenti i hyrjes ne territorin e shtetit ku janë akredituar. Kjo për ato qe shkojnë për here te pare. Për ato qe ndodhen ne shtetin territorial privilegjet dhe imunitetet hyjnë ne fuqi nga momenti kur kryhet notifikimi emërimit nga Ministria e Punëve te Jashtme apo Ministri tjetër qe është e autorizuar.

Privilegjet dhe imunitetet pushojnë se ekzistuari , sipas rregullit, ne momentin kur diplomati apo personi I imunizuar përfundon misionin e tij ne vendin e caktuar. Për arsye te praktikes transferuese lihet një periudhe kohore e mjaftueshme për realizimin e transferimit. Kjo kohe lihet edhe për familjet dhe stafet administrativo-teknike, ose ne raste lufte për diplomate te vrare ose vdekur, ku parashihet një kohe e caktuar transferimi. Gjate kësaj kohe transferimi familja apo personeli tjetër gëzon imunitetet e privilegjet si me pare.

Page 17: Punim Seminarik - Procedura Administrative

XI. Kalimi nëpër Shtete të tjera

Si privilegj tjetër i imunitetit është edhe kalimi nëpër Shtete të tjera për të cilin imunitet ka patur shumë dilema ne doktrina te ndryshme te se drejtës ndërkombëtare për imunitete e privilegjet e diplomateve gjate kalimit për ne shtetin e akredituar nëpërmjet shteteve te tjera, tranzituese.

Konventa e Havanës, Neni 23 parasheh qe gjate kalimit neper shtete transite për të vendi i destinimit akreditues, diplomati duhet te gëzojë gjithë imunitete e privilegjet njëlloj si ne vendin e akredituar.

Për këtë diplomati duhet te plotësojë disa kushte:

a) Shteti neper te cilin kalohet nuk duhet te jete ne gjendje lufte me shtetin akreditues as me shtetin ku akreditohet;

b) Duhet te jete fjala për transit dhe jo për ndalime te panevojshme ne vendin e trete;

c) Tranzitimi duhet te jete ne drejtim te shtetit te akredituar ose shtetit akreditues;

d) Kalimi duhet te jete i domosdoshëm ne interpretime me te gjera ose me te ngushta;

e) Shteti i trazitimit duhet te jete i njoftuar me pare përmes marrjes se vizës ose te njoftimit te institucioneve relevante, përndryshe gjate kalimeve in cognito diplomati nuk mund te kërkojë kurrfarë privilegji special;

f) Duhet qe shteti ku tranzitohet te ketë njohur shtetin dhe qeverinë e shtetit qe akrediton diplomatin.

Privilegjet dhe imunitete e tilla i gëzojnë edhe anëtarët e familjes te personave diplomatik. Personat e tjerë gëzojnë vetëm te drejtën e mos pengimit te tranzitimit.

Page 18: Punim Seminarik - Procedura Administrative

XII. Cilësitë e Diplomatit (Virtytet e tij)

Siç e cekem edhe më lartë diplomati për të qënë i suksesshëm duhet të posedoj disa cilësi të përhershme për të menaxhuar me punën e tij mjaftë të komplikuar, dhe nga këto cilësi apo virtyte më të rëndësishme janë:

Çiltërsia, Saktësia, Qetësia, Besnikëria.

12.1 Çiltërsia

I pari nga virtytet nën ndikimin moral është Ciltërsia, kjo do të thotë jo thjeshtë mospërdorimi me ndërgjegje të deklaratave të gabuara, por një kujdes permanent e i përpiktë për të shqiptuar të vërtetën, duke shmangur kurdoherë të rremen.

Një diplomat i mirë nuk duhet të lërë e nuk duhet ti lejoj vetës që me njerëzit që negocion, të lërë përshtypje të gabuare mungesë të përgjegjësisë.

Një kujdes të veçantë duhet të tregoj në drejtim të korrektësisë në dërgimin e informacionit. Nëse i qëllon që në mirëbesim të plotë dezinformon ministrin e jashtme, ose në informacionin pasues kundërshton informacionet e mëparshme duhet të rregulloj keqkuptimin dhe raportet e tij me qendrën, në raste të tilla.

Negociatori nuk duhet asnjëherë të pajtohet me thënien apo tezën e Makiavelit, se pandershmëria e të tjerëve shfajëson pandershmërinë tënde. Për diplomatin duhet të përvetësohet përmbajtja e sentencës latine “Aliis licet: tibi non licet” (të tjerët munden, ti jo!), dhe kjo të jetë një moto e jetës së tyre.

12.2 Saktësia

Virtyti apo cilësia e dytë për diplomatin ideal është Saktësia, kjo nuk lidhet vetëm me përpikërinë intelektuale para se gjithash ajo nënkupton përpikërinë morale të diplomatit përpikëria është çështje profesionale dhe dinjiteti I një diplomati,e cila shërben si një pikë reference për çdo diplomat.

Page 19: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Diplomacia profesionale si rregull nuk është e rrezikuar nga pasaktësia,si për arsye të kushteve e rrethanave apo të natyrës specifike të punës ashtu edhe për vet pozicionin e lartë dhe shkallen e përgjegjësisë që përfaqësojnë kryerja e detyrave diplomatike dhe nevoja e përpikërisë në qasjen e përmbajtjes së shërbimit diplomatik.

Duhet thënë se ‘’kosto’’ e pasaktësisë në shërbimin diplomatik është me pasoja të pallogaritshme, sa askush në asnjë rrethanë nuk do t’ia uronte dikujt. Është e tepërt të themi se një pasaktësi në diplomaci e ka rrezen e veprimit mjaftë të gjerë dhe nuk lidhet asnjëherë me një vend apo me një palë.

Mendojë se me saktësinë lidhet ngushtë një nga detyrat më të rëndësishme të diplomatit,ajo e saktësisë së tij gjë që përbën në vetvete përmbajtjen e punës dhe rolit të shërbimit diplomatik. Shembujt e mungesës së saktësisë në këtë çështje kanë pasur pasoja shpesh katastrofale. Më e pakta kanë mbetur në sallonet e diplomacisë si objekt humori e batutash të pafundme duke u përcjell me shpoti nga një brez diplomatësh tek tjetri.

12.3 Qetësia

Cilësia e tretë që është thelbësore për diplomatin ideal, është Qetësia, kjo d.m.th. se diplomati jo vetëm që nuk duhet të irritohet përballë injorancës pandershmërisë apo egërsisë e mendjemadhësisë së atyre, që ka përball për të negociuar por duhet të shmang të gjitha armiqësitë private, anësitë personale, entuziazmin, paragjykimet, dramatizimet morale, të ç’fardo lloji qofshin.

Epigrami i Tajlerandit në formën e një këshille në drejtim të një diplomati të ri: ”Mbi të gjitha mos u ngazëllo nga puna jote” duhet të jetë në kokën e çdo diplomati.

Cilësia e qartësisë duhet të shprehet për diplomatin ideal në dy drejtime kryesore:

E para, ai duhet të ketë karakter të fortë,që të jetë në gjendje t’i përmbajë shpërthimet e veta nën një kontroll absolut;

E dyta, diplomati duhet të jetë maksimalisht i duruar.

Page 20: Punim Seminarik - Procedura Administrative

Duhet thënë në raste të humbjes së durimit mbahen mend e kujtohen me tmerr për breza të tërë:si psh.rasti i Napoleonit me Meternikun, kur hodhi kapelën në Dresden me 1813, Smith i grisi traktatin mbretit të Marokut.

* Durimi është po ashtu një veti e kërkuar për një diplomat të suksesshëm.

Një veti e tillë gjen shprehjen më së miri në thënien e mençur të popullit tonë: “I duruari i fituari”. Që të jesh diplomat i suksesshëm e të fitosh në negociata duhet të durosh. Paul Cambon priti për 20 vjet në Londër si ambasador i Francës dhe vetëm me një durim proverbial i çoi marrëdhëniet midis dy vendeve nga “status Guerra” në marrëdhënie model bashkëpunimi midis tyre.

Vëllai i tij Jules Cambon jo aq I suksesshëm në Berlin në librin e tij “The Diplomatist” e vendos durimin në virtytet më të rëndësishme për një diplomat të suksesshëm.

* Një diplomat nuk mund të jetë ideal dhe I realizuar po të mos jetë modest.

Mungesa e modestisë e bënë diplomatin të mbyllur në vetvete të shkëputur nga kolegët e tjerë që d.m.th. i shkëputur nga qëllimi dhe mundësia e realizimit të misionit të tij. Mungesa e modestisë e lë atë jashtë kontakteve që të jep modestia në komunikimin me njerëzit e me mediat.

Mospranimi i diplomatit në rrethet diplomatike e bënë atë të jetë në periferitë e mundësisë profesionale e deri në vegjetim e kotësi.

Modestia nuk d.m.th. inferioritet e të ndjehesh i parëndësishëm,përkundrazi ndihmon te ngrihesh në lartësinë e detyrës.

Page 21: Punim Seminarik - Procedura Administrative

12.4 Besnikëria

Një nga cilësitë më të qenësishme të diplomatit ideal është virtyti i besnikërisë.

Kjo do të thotë se, diplomati profesionistë u detyrohet besnikërisht sovranit të tij popull,presidentit,qeverisë,dhe ministrit të jashtëm, i detyrohet stafit të tij, i detyrohet trupit diplomatik në kryeqytetin e akredituar, u detyrohet komunitetit të shtetasve të vendit të tij që jetojnë në atë vend, u detyrohet, në një mënyrë tjetër qeverisë të vendit, ku është dërguar. Ministrit të jashtëm e negociatorëve të tjerë, në detyrë.

“Doktrina” e një ambasadori është që të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendin ku është i akredituar, kjo gjë e obligon atë në të gjitha detyrimet për të zhvilluar në nivelin më të lartë, këto marrëdhënie. Ndodh që, duke qenë shumë i impenjuar me këtë çështje madhore të këtyre marrëdhënieve, ai të “zbusë” qëndrimin ndaj qeverisë, ku shërben dhe të “aktivizojë” kritika ndaj qeverisë së vendit të tij, duke kaluar në njëlloj “jobesnikërie” ndaj saj.

Në raste të tilla ka një mburojë të blinduar: besnikëria mbi të gjitha, ndaj qeverisë, së cilës i shërben.

Një “jobesnikëri” tjetër mund të shfaqet në kushtet e informacionit, që dërgon ne drejtim të qeverisë tënde. Kontradikta fillon tek ajo, që Calieres e quante joshje e diplomatit, për ti thënë qeverisë së tij, “ajo që, ajo do të donte të dëgjonte dhe jo atë, që duhet të dijë”. I dërguari mund të rrëshqasë, pa e kuptuar në këtë joshje dhe pa konceptuar se kështu bën një veprim jobesnikërie ndaj qeverisë së vet, të cilës pa hezitim i duhet thënë e vërteta e hidhur, ashtu siç është, gjë që përbën obligim madhor për ambasadorin e vendit të tij.

Sigurisht, një veprim i tillë nuk është i lehtë për tu bërë. Për këtë arsye, ambasadorët janë njerëz me një shkallë të lartë integriteti dhe përgjegjësie.

Page 22: Punim Seminarik - Procedura Administrative

XIII. Përfundimi i misionit diplomatik

Sipas Konventës së Vjenës misioni diplomatik mund të përfundojë me:

1. Kryerjen e misionit te caktuar (Kur diplomati dërgohet me një mision si pjesëmarrje ne martese, vdekje, kurorëzim, ceremoni ndërrimi shefi shteti, konference, kongres ndërkombëtare, për bisedime, lidhje marrëveshje etj);

2. Me përfundimin e afatit te akreditimit;

3. Revokim qe mund ta beje vendi akreditues (Revokimi behet për arsye transferimi me detyre tjetër, për arsye dorëheqje me shkaqe te ndryshme, për arsye fillimi konflikti midis dy shteteve, për arsye te ndërprerjes se marrëdhënieve diplomatike midis shteteve, për arsye te mos njohjes se një diplomati si te tille nga shteti pritës për arsye te ndryshme, për arsye te shpalljes si person non gratta nga shteti pritës i diplomatit te caktuar)

Konventa e Vjenës parasheh qe shteti ku është akredituar diplomati nuk është i detyruar te japë shpjegime për çfarëdo mase te marre, Neni 9 i Konventës, por mund t’i informoje shtetin përkatës ne mënyrë jo formale për arsyet qe e kane shtyre shtetin ne fjale për te ndërmarrë atë mase te tille.

Zakonisht masa te tilla, si për shembull për shpallje person non gratta ndërmerren për: përzierje ne punët e brendshme te shtetit pranues; kryerja e ndonjë krimi nga diplomati përkatës. Kështu për shembull BRSS shpalli non gratta Ambasadorin e ShBA-së, Kennan në vitin 1953 për një interviste në të cilën denigronte qeverinë sovjetike.

Page 23: Punim Seminarik - Procedura Administrative

4. Ngritjen e përfaqësuesit diplomatik ne rang me te larte, rast ne cilin duhen letra kredenciale te reja;

5. Ndërrimin e shefit te shtetit ne rast vdekje, abdikimi, përfundim mandati ç’ka bën te domosdoshme marrje letra kredencialesh te reja;

6. Ndryshimet revolucionare politike ne shtete, ç’ka parasheh ndërrimin e përfaqësuesve diplomatike dhe pajisje me kredenciale te reja;

7. Ndërprerja e mundësisë për te mbajtur marrëdhënie diplomatike (shkrirja apo zhdukja e shteteve);

8. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike ose kur fillon lufta midis dy shteteve;

9. Vdekjen e përfaqësuesit diplomatik.

Pavarësisht nga përfundimi i misionit diplomatik për arsye te ndryshme, shteti territorial është i detyruar te respektoje privilegjet dhe imunitetet e diplomatit dhe anëtareve te familjes se tij derisa te largohen nga territori i shtetit ku ishin akredituar. Madje shteti ndihmon me mjete, transport e lehtësi te tjera transferimin ne atdhe te diplomatit dhe familjes se tij, për një kohe praktikisht te mundshme.

Kjo periudhe kohe transferimi parashikohet ne Nenet 39 dhe 44, të Konventës së Vjenës.

Page 24: Punim Seminarik - Procedura Administrative

XIV. Përfundimi

Në këtë punim janë përfshirë bazat teorike të diplomacisë duke përmendur fillimin e diplomacisë qysh në histori, dhe duke vazhduar në nevojat për përdorimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve dhe më pas me ratifikimin e Konventës së Vjenës e cila ndryshe njihet edhe si Kushtetuta e Diplomacisë.

Më pas përmenden rëndësia e përfaqësuesve diplomatik, dhe radhitja e tyre apo ndarja e trupit përfaqësues të diplomacisë, funksionet diplomatike, paprekshmëria dhe imuniteti i tyre dhe në fund përmendet edhe përfundimi i misionit diplomatik i cili është i një rëndësie të veçantë.

Page 25: Punim Seminarik - Procedura Administrative

XV. Literatura e shfrytëzuar

http://www.wikipedia.org.sq

Henry Kissinger. Diplomacia, Tiranë, 1999.

G.R. Beridge, M.K. Soper, T.G Ope. Teorija Diplomatike, Pejë, 2007.

Karen A. Mingst. Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, Tiranë, 2008.