punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e...

57
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi Fillor STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME TEMA: Roli dhe ndikimi i Komenskit në ndërtimin e sistemit arsimor modernKandidatja: Udhëheqësi shkencor: Bleona Laha Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Gjakovë, Korrik, 2019

Upload: others

Post on 16-Jan-2020

56 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

STUDIME BACHELOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:

“Roli dhe ndikimi i Komenskit në ndërtimin e sistemit arsimor modern”

Kandidatja: Udhëheqësi shkencor:

Bleona Laha Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi

Gjakovë, Korrik, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

Roli dhe ndikimi i Komenskit në ndërtimin e sistemit arsimor modern

Tema e prezantuar nga Bleona Laha pranë Departamentit të Edukimit, për të fituar titullin

Bachelor i Programit Fillor

Mbrohet me dt. ___/___/ 2019 para jurisë:

Titulli, Emri, Mbiemri, Nënshkrimi

1. ____________________________________________ Kryetar

2. ____________________________________________ Anëtar

3. ____________________________________________ Mentor

Komisioni e vlerësoi këtë punim me notën:_____________________________

Gjakovë, Korrik, 2019

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

III

Deklaratë e autorësisë

Nën përgjegjësinë time deklarojë se ky punim me titull: “Roli dhe ndikimi i Komenskit në

ndërtimin e sistemit arsimor modern”, është i shkruar prej meje dhe nuk është prezantuar

asnjëherë në ndonjë institucion tjetër për vlerësim. Punimi nuk është botuar i tëri ose pjesë të

veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të

cituara dhe referuara.

Bleona Laha

___________________

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

IV

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

V

Dedikuar

Këtë diplomë ua dedikoj prindërve të mi për dashurinë, mundin, mbështetjen,

motivimin dhe durimin që kanë pasur me mua.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

VI

Mirënjohje

Rrugëtimi i të nxënit dituri në jetë është i pakufishëm e mjaft sfidues, dhe kërkon punë të

pandalshme e përkushtim të thellë, e mbi të gjitha vetëbesim e siguri në vetvete. Determinimi për

të arritur atë tejkalon çdo pengesë.

Së pari falënderoj Zotin, që më dha një jetë të shëndetshme dhe mendje të kthjellët që të

qartësojë ëndrrat e mia dhe synimet jetësore, dhe që çdo ditë më ofroi një mundësi të re për t’i

realizuar ndershmërisht këto qëllime në jetë.

Ndjehem e bekuar dhe falënderoj nga zemra familjen dhe miqtë që në çdo hap të këtij

rrugëtimi më qëndruan pranë dhe më dhanë mbështetjen më të sinqertë, që besuan në mua dhe

potencialin tim dhe mundësuan që unë të shfaqë versionin më të mirë të vetvetes.

Gjithashtu, falënderoj mësuesin tim të parë që më njohu me shprehinë e punës dhe

kënaqësinë e të lexuarit, falënderoj mësimdhënësit që ndër vite treguan përkushtim dhe seriozitet

në edukimin e këtij brezi.

Veçanërisht falënderoj udhëheqësin tim shkencor të këtij punimi Prof.Ass.Dr. Behxhet

Gaxhiqin, që në sajë të punës së devotshme, përgatitjes shkencore dhe parimeve profesionale

dhe humane që posedon, zotëron bindshëm profesionin e tij duke u bërë shembull për ne dhe në

të njëjtën kohë e falënderoj që më orientoi në këtë temë kaq të çmuar, me rëndësi të

pakrahasueshme për edukimin ndër breza.

U jam mirënjohëse të gjithë atyre që më vlerësuan për atë që isha dje dhe më bën të

ndihem krenare për atë që jam sot, për çdo arritje dhe sukses të shënuar në jetë.

Mirënjohëse gjithë jetën,

Bleona Laha

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

VII

Abstrakt

Jan Amos Comenius (Komenski) zhvilloi një filozofi revolucionare të arsimit në Evropën e

shekullit të shtatëmbëdhjetë. Ai me librat e tij luftoj filozofinë feudale prandaj luan rol kyq në

ndryshimet dhe organizimet e reja mësimore. Komenski argumentoi për ide të tilla si edukimi

universal, i cili ishte pothuajse i padëgjuar në kohën e tij por është bërë standard në shoqërinë

bashkëkohore moderne. Duke ngritur shkollën mbi interesin e klasave shoqërore, dogmatizmin e

skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr

parasysh gjininë apo gjendjen ekonomike.

Në këtë punim do të analizojmë filozofinë, ideologjinë dhe pikëpamjet përparimtare të

Komenskit, të cilat bënë një kthesë të madhe në edukimin e brezave të rinj. Tema ―Roli dhe

ndikimi i Komenskit në ndërtimin e sistemit arsimor modern‖ është shtjelluar në katër kapituj që

karakterizojnë sistemin didaktik të ndërtuar shekuj më parë.

Me ndërhyrjen në sistemin arsimor të asaj kohe ndodhi ndryshimi më thelbësor në

historinë e edukimit, i cili përfshinte: organizimin e mirëfilltë të shkollës në sistemin klasë-orë-

lëndë; mësimin e obligueshëm në gjuhën amtare (çdo fëmijë arsimin fillor do ta bënte në gjuhën

e nënës), si dhe parimet me rëndësi të jashtëzakonshme si shkallëshkallshmëria dhe konkretizimi

mbi të cilat u ndërtua një shkollë me sistem ndryshe që u mbijetoi shekujve e ende vazhdon të

jetë prezente edhe në ditët tona.

Fjalët kyçe: didaktika, edukimi universal, gjuha amtare, organizimi i shkollës,

konkretizimi,etj.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

VIII

Lista e Figurave

Figura 1. Jan Amos Comenius (Komenský) nga Jürgen Ovens (Rijksmuseum, Amsterdam,

burimi i imazhit: Rijksmuseum) ..................................................................................................... 5

Figura 3. Libri "Orbis sensualium pictus" – ilustrimi për ajrin dhe vetitë e tij ............................. 24

Lista e Grafikëve

Grafiku 1. Niveli i shkollimit i organizuar sipas nivelit të moshës .............................................. 13

Grafiku 2. Paraqitja grafike e organizimit të sistemit të parë: klasë-orë-lëndë ............................ 17

Grafiku 3. Ndarja e akademisë në fakultetet themelore ................................................................... 18

Grafiku 4. Paraqitja grafike e tri kërkesave bazë për të realizuar metodën e shkathtësive sipas

udhëzimeve të Komenskit ............................................................................................................. 34

Grafiku 5. Paraqitja grafike e fazave të zhvillimit të gjuhës sipas nivelit të moshës së fëmijëve 36

Lista e Tabelave

Tabela 1. Sistemi i parë i organizimit klasë-orë-lëndor nga Jan Amos Komenski, i shkollës së

parë pansofike në Hungari .............................................................................................................. 9

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

IX

Pe rmbajtja

Deklaratë e autorësisë ................................................................................................................................. III

Deklaratë e lekturimit të temës ................................................................................................................... IV

Dedikim ......................................................................................................................................................... V

Mirënjohje .................................................................................................................................................... VI

Abstrakt ....................................................................................................................................................... VII

Lista e Figurave .......................................................................................................................................... VIII

Lista e Grafikëve ......................................................................................................................................... VIII

Lista e Tabelave .......................................................................................................................................... VIII

Hyrje .............................................................................................................................................................. 1

Kapitulli I ....................................................................................................................................................... 4

1. Parathënie mbi Jan Amos Komenskin ................................................................................................... 6

1.1. Jeta dhe vepra .................................................................................................................................... 6

1.2. Baza shkencore e veprimtarisë së Komenskit .................................................................................... 7

1.3. Pansofia – teoria e edukimit universal ............................................................................................... 8

1.3.1. Shkolla pansofike ........................................................................................................................ 8

1.4. Arsimi, e drejtë e të gjithëve ............................................................................................................ 10

Kapitulli II .................................................................................................................................................... 11

2. Lindja e sistemit të ri edukativo-arsimor ................................................................................................ 12

2.1. Riorganizimi i sistemit shkollor ........................................................................................................ 12

2.1.1. Shkolla e nënës ......................................................................................................................... 14

2.1.2. Shkolla e gjuhës amtare ............................................................................................................ 15

2.1.3. Gjimnazi .................................................................................................................................... 17

2.1.4 Studimet akademike .................................................................................................................. 18

2.2. Faktorët kryesorë të edukimit sipas sistemit pedagogjik të Komenskit ............................................. 19

2.2.1. Roli i prindërve në edukimin e hershëm të fëmijëve .................................................................... 19

2.2.2. Roli i mësimdhënësit në edukimin e nxënësve ............................................................................. 20

2.2.3. Ndikimi i mjedisit shkollor ............................................................................................................. 21

2.2.3.1. Ndërtimi i mjedisit fizik.......................................................................................................... 21

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

X

2.2.4. Rëndësia e përzgjedhjes së metodologjisë dhe teksteve mësimore ............................................ 22

2.2.5. Mbi disiplinën në shkolla .............................................................................................................. 25

Kapitulli III ................................................................................................................................................... 26

3. Parimet dhe metodat e mësimdhënies dhe të nxënit ............................................................................ 27

3.1. Parimet e mësimdhënies dhe të nxënit ............................................................................................... 27

3.1.1. Parimi i barazisë në mësim ........................................................................................................... 27

3.1.2. Parimi i natyrshmërisë .................................................................................................................. 28

3.1.3. Parimi i konkretizimit .................................................................................................................... 28

3.1.4. Parimi i shkallëshkallëshmërisë .................................................................................................... 29

3.2. Metodat e mësimdhënies dhe të nxënit .............................................................................................. 31

3.2.1. Metoda e shkencore ..................................................................................................................... 32

3.2.2. Metoda e shkathtësive ................................................................................................................. 33

3.2.3. Metoda e të mësuarit të gjuhëve ................................................................................................. 35

3.2.4. Metoda e edukimit moral ............................................................................................................. 38

3.2.5. Metoda e frymëzimit për përshpirtshmëri ................................................................................... 39

Kapitulli IV ................................................................................................................................................... 40

4. Rekomandime ......................................................................................................................................... 41

4.1. Si mund të nxjerrim më të mirën nga parimet e Komenskit? .......................................................... 41

4.2. Kush do të përfitojë nga shfrytëzimi i duhur i parimeve didaktike? ................................................ 42

Përfundimi .................................................................................................................................................. 43

Referencat ................................................................................................................................................... 45

Autobiografia .............................................................................................................................................. 47

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

1

Hyrje

Pedagogjia para Komenskit

Është e ditur që në shoqërinë feudale shumica e shkollave ishin manastirike dhe kishtare.

Aty mësohej kryesisht për fenë ndërsa lëndët e tjera si: gramatika, retorika, dialektika,

aritmetika, gjeometria, astronomia e muzika dhe gjithashtu mësoheshin për nga aspekti fetar. Si

pasojë, të gjitha shkollat e asaj kohe ishin shërbëtore të teologjisë.

Sunduesit e sistemit feudalo-çifligar e përkrahnin këtë metodë mësimi ngase kjo u

përshtatej interesave të tyre fetare dhe e përforconte dhe më shumë sundimin e tyre. Ndaj,

mësimi ishte veçse një përvetësim i njohurive fetare të memorizuara e të përsëritura gjeneratë pas

gjenerate ndërsa individualiteti, idetë dhe arsyetimet e pavarura nuk kishin vend.

Në këto rrethana, mësimi ishte shndërruar në të mësuarit përmendësh për shkak të

përsëritjeve të shumta të teksteve e librave kishtarë pa kurrfarë kuptimi. Nxënësit nuk ishin në

gjendje të kuptojnë asgjë sepse mësimi nuk zhvillohej në gjuhën amtare. Përgjigjia e nxënësit

duhej të ishte në përputhje të plotë me përmbajtjen e librit dhe shpjegimin e mësuesit. Mu këtu,

qëndronte “vlera” e vërtetë e përvetësimit të diturive që quhej “përsëritje” (Jesipov & Danillov,

1966, p. 15).

Shprehja e mendimit të pavarur të të nxënësit jo vetëm që nuk nxitej, por dënohej

rreptësisht si diçka heretike.1 Detyrimi ishte mjeti kryesor për të nxitur nxënësin që të mësojë.

Për sa i përket aftësisë njohëse të nxënësve, ushtrohej dhe zhvillohej intensivisht kujtesa

mekanike. Shfaqja e aktiviteteve mendore të të nxënësit (shprehja e mendimeve dhe ideve)

konsiderohej si gjë e dëmshme që rrjedh nga natyra “mëkatare” e tij (Jesipov & Danillov, 1966,

p. 16).

1heretik - Ai që ishte kundër dogmave të fesë së krishterë në fuqi, i shkelte ose i luftonte ato dhe për këtë arsye

dënohej e ndiqej nga kisha, pasues i një herezie (kryesisht në mesjetë).

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

2

Revolucioni ideologjik

Me përhapjen e industrisë dhe tregtisë u rrit vlera e shoqërisë borgjeze – një klasë e re

shoqërore, me ardhjen e së cilës filloi të përhapej nevoja për një arsim dhe edukim ndryshe.

Arsimi dhe mësimi teologjik filloi të mos ishte i mjaftueshëm në përmbushjen e nevojave të

fuqive kapitaliste.

Periudha e shekullit XVII dhe XVIII ishte një periudhë e ashpër historike me

ndryshimeve të hovshme politike e ekonomike, ku feudalizmi bie poshtë përfundimisht dhe lindë

borgjezia, çerdhja e racionalizmit. Përgjatë rezistencës borgjeze, lindë një kulturë e re qytetare që

ndryshoi rrënjësisht vetëdijen shoqërore. Si pasojë, ndryshon qasja ndaj arsimit, artit, moralit,

fesë, e sidomos ndaj shkencës dhe filozofisë. I gjithë ky revolucion u shoqërua me pikëpamje e

ideologji të reja edhe në pedagogji.

Racionalizmi e materializmi ishin dy aspektet kryesore që do ta përcaktonin një sistem të

ri edukimi. Përdorimi i arsyes dhe logjikës do të nxiste diskutime për çdo lloj çështje duke vënë

pikëpyetje mbi faktet e padiskutuara më parë, të cilat do të arsyetoheshin përmes përvojave

shqisore që do të vërtetonin të nxënit apo jo të informatës.

Pikëpamjet pedagogjike ndryshuan gradualisht me kalimin e shekujve teksa rritej dhe

formohej “pedagogjia e re”, mendimi dhe aktiviteti i ri pedagogjik. Nevojat e reja, fituan ide të

reja, plane të reja dhe organizim të ri mësimi (Zhlebnik, 1959, p. 57).

Si filozof e pedagog i asaj kohe, Komenski luajti një rol kyç në këto ndryshime. Ai nuk

ishte i kënaqur me metodat e mëparshme mësimore dhe nuk mund të pajtohej me filozofinë

feudale, prandaj librat e tij ishin arma më e fortë që e luftonte këtë sistem. Këtu, Komenski e kap

mundësinë e artë, mundësinë për të zhvilluar idetë e tij mbi Pansofinë – diturinë e gjithanshme.

Në librin “Metoda më e re gjuhësore” ai analizon dhe kritikon metodat e deriatëhershme

të ligjërimit të gjuhës latine dhe atyre u vë përballë metodën më të re mësimore, e cila

karakterizohet me lidhjen e gjuhës me objekte konkrete, me qasjen humane ndaj nxënësve, dhe

ofrimin e ndihmës së pakusht ndaj tyre.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

3

Duke ngritur shkollën mbi interesin e klasave shoqërore, dogmatizimin e skolastikën

mesjetare, Komenski shtroi me guxim çështjen mbi arsimin e gjerë e përgjithësues për të gjithë

fëmijët pa marrë parasysh gjininë apo gjendjen ekonomike. Ai i formuloi në mënyrë të re

kërkesat dhe detyrat e arsimit të përgjithshëm i cili duhet të jetë universal:

Duhet të ofrojë dituri për të gjitha sendet, shkathtësitë dhe gjuhët;

Duhet të mësojë nxënësit t’i dallojnë themelet, vetitë dhe qëllimet e gjërave më të

rëndësishme që ekzistojnë dhe që krijohen;

Të shterë të gjitha enciklopeditë e shkencave;

Të jepë baza të shëndosha për përvetësimin e plotë të dijes në cilëndo lëmi.

Në përmbajtjen e mësimit, Komenski përmbledh edhe njohjen e të gjitha “shkathtësive

zejtare të përgjithshme” duke theksuar rëndësinë e këtyre zejeve për arsimin e përgjithshëm të

nxënësit (që të mos mbetet injorant në asnjë lëmi që ka të bëjë me punët e njeriut) dhe për

caktimin e profesionit në pajtim me prirjet e tij periodike (Jesipov & Danillov, 1966, p. 16).

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

4

Kapitulli I Mbi veprimtarinë themelore të Jan Amos Komenskit

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

5

Figura 1. Jan Amos Comenius (Komenský) nga Jürgen Ovens (Rijksmuseum, Amsterdam, burimi i imazhit:

Rijksmuseum)

―Ligji i përjetshëm është t’i mësosh dhe të mësojë nëpërmjet shembujve, udhëzimeve dhe zbatimit

në praktikë‖

Jan Amos Komenski

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

6

1. Parathënie mbi Jan Amos Komenskin

1.1. Jeta dhe vepra

Jan Amos Comenius (Komenski) u lind në Nivnicë, afër Brodit Hungarez në Moravi, i bir

i një mullisti që ishte anëtar i sektës fetare “Vëllazëria Çeke”. Si pasojë e ndikimit fetar, bartur

nga familja, u edukua në një frymë të rreptë fetare. Vështirësia e parë për të ishte momenti kur

mbeti bonjak. Këtu iu ndërpre edhe shkollimi ngase nuk kishte kujdesin prindëror. Pas moshës

gjashtëmbëdhjetë vjeçare arriti që të hynte në shkollën latine. Pasi që shënoi sukses të madh në

shkollë, komuna vendosi ta dërgonte në fakultet pranë Universitetit Herborn të Gjermanisë. Aty

u njoh me përpjekjet didaktike të pedagogut gjerman Ratke, i cili me pikëpamjet e tij ndikoi edhe

tek mendimet e Komenskit të ri. Pasi përfundoi shkollimin u kthye përsëri në atdhe që të

shërbente për vendin e tij (Zhlebnik, 1959, p. 57).

Puna e parë që e lidhi me arsimin ishte pikërisht udhëheqja e shkollës së “Vëllazërisë

Çeke”. Megjithatë, për shkak të trazirave politike e fetare të asaj kohe kjo pozitë nuk zgjati

shumë. Komenski u detyrua të zhvendosej në Poloni, ku si pasojë e trazirave humbi tërë pasurinë

e tij dhe duhej të fillonte gjithçka nga e para. Shkollimi dhe përvoja e shkurtër e tij si udhëheqës

shkolle e njohës i aspekteve pedagogjike i hapi dyer edhe në Poloni, ku pas një kohe u bë

udhëheqës i gjimnazit (Koliqi, 1997, p. 213). Këtu pati mundësi të thellonte më shumë idetë e tij

mbi pedagogjinë dhe mësimdhënien, prandaj edhe arriti të shkruajë e të botojë librin e tij të parë

në gjuhën latine “Dyert e hapura të gjuhëve”, i cili bëri bujë të madhe në botë duke u përkthyer

në të gjitha gjuhët ekzistuese të asaj kohe. Në këtë vepër, për herë të parë përmendet rëndësia e

përdorimit të gjuhës amtare si mjeti më i domosdoshëm për mësim e edukim. Në vitin 1632

përfundoi veprën e tij kryesore “Didaktika e madhe”. Këtë vepër ia kishte dedikuar kombit të tij,

megjithatë pas botimit në gjuhën latine, krahas Biblës ishte libri më i kërkuar gjithandej. Kjo për

arsye se në “Didaktikën e madhe” Komenski sqaronte detajisht gjithçka që ishte e nevojshme të

dihet për mësimdhënien dhe të nxënit.

Krahas botimeve të suksesshme, ai u bë figurë qendrore në reformimin e sistemit

edukativo-arsimor të asaj kohe. Ai e ndërtoi planin sipas të cilit duhet të shkruhet vepra

enciklopedike “Pansofia”. Si pasojë e ideve revolucionare arsimore që posedonte, Parlamenti

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

7

Anglez vendosi ta përkrahë idenë e tij dhe udhëzoi Komenskin që ta zbatonte sa më parë.

Megjithatë, trazirat qytetare ishin pengesa kryesore në realizimin e synimit të tij. Më pas, ideja e

tij gjeti zbatim në Suedi, ku fillimisht iu dha mundësia që të përgatiste planprogramin dhe

metodologjinë që duhej të vihej në zbatim për mësimin e gjuhës amtare. Përfundimisht, u ftua

edhe nga shteti Hungarez ku e ndryshoi rrënjësisht sistemin shkollor, duke e organizuar atë

bazuar në idetë e tij pansofike. Kjo ishte koha kur ai shkroi librin “Bota ndijore në fotografi” që

njëkohësisht ishte teksti i parë i të nxënit konkret. Përveç konkretizimit, ky libër përmbante në

vete edhe pikëpamje enciklopedike dhe transmetonte tek fëmijët lidhjen direkte të mësimit me

natyrën.

1.2. Baza shkencore e veprimtarisë së Komenskit

Komenksi jetoi në një kohë ku shoqëria po përjetonte një tranzicion, si politik ashtu edhe

qytetar. Me ngritjen e shoqërisë borgjeze, gjejmë ndikimin e pedagogjisë së humanizmit dhe

renesancës. Këto rrethana e udhëzuan Komenskin drejt një filozofie moderne inspiruar nga

filozofë e pedagogë të shquar të asaj kohe si Bekoni.

Sipas Komenskit ―njeriu asht krijesa ma e shkëlqyeshme‖ dhe edukata e formon ―në

tansinë e qenies së tij‖ për ta përgatitur për jetën e amshueshme. Kjo përgatitje qëndron në

përvetësimin e shkencës, moralit dhe ndjenjës fetare (Zhlebnik, 1959, p. 60). Qëllimi i tij ishte

mishërimi i tri kërkesave themelore të përmendura që do e formonin një personalitet të

kompletuar në çdo qenie njerëzore.

Rëndësia e ndjekjes së rendit natyror konsiderohet si çelësi i realizimit të këtyre

kërkesave. Pasi që njeriu është pjesë natyrës, ai duhet të jetë në harmoni të plotë me të dhe me

ligjet e saj. Ashtu siç funksionon natyra shkallë-shkallë, edhe sistemi shkollor duhet t’i ngjasojë

natyrës. Gjithçka duhet të ketë kohën dhe metodën e përshtatshme për t’u realizuar.

Komenski vuri në jetë idenë e të mësuarit universal, ku çdo njeriu duhej t’i ofrohej rasti

që të përfitojë njohuri mbi gjithçka dhe çdo gjë. Ky edukim duhej të mbështetejë në natyrën dhe

rregullat e saj. Me mbështetjen e ngushtë të ligjeve edukative në ligjet natyrore, Komenski i bëri

rezistencë sistemit shkollor skolastik i cili nuk kishte një synim të shëndoshë edukativ.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

8

1.3. Pansofia – teoria e edukimit universal

Pansofizmi përfaqëson enciklopedinë e dijes. Kjo dije përfaqësonte njohuritë e plota të

renditura në një sistem organizativ që do t’u shërbente të gjitha nevojave jetësore dhe do ofronte

përgjigje për të gjitha pyetjet e mundshme të jetës njerëzore - të gjitha njohuritë rreth Perëndisë,

natyrës, shoqërisë dhe jetës së brendshme të njerëzve; çdo gjë që përfaqëson përmbajtjen e

arsimit të përgjithshëm. Pra, është shkalla më e lartë e njerëzimit që mund të arrihet nëpërmjet

përpjekjes së bërë nga njeriu për të mbërritur në formimin më të plotë.

Komenski mendonte se të gjitha njohuritë dhe të gjitha arritjet shkencore u përkasin të

gjithë njerëzve dhe të gjitha kombeve, dhe që të gjithëve duhet t’u ofrohet mundësia që të njihen

me këto arritje (Munjiza, 2013, p. 35). Ai shpall idenë se një person duhet të rritet në tërësi e jo

vetëm pjesërisht. Tre gjëra më të rëndësishme tek çdo person janë: të menduarit, të folurit,

aktiviteti dhe se të tria duhet të ushqehen në mënyrë të barabartë. Nëse të gjithë njerëzit do të

mësonin të njëjtat gjëra, do të bëheshin të mençur e të aftë dhe bota do të kishte rregull, me fjalë

të tjera, të gjithë njerëzit do të ishin pansofistë.

Koncepti “pansofist” ishte koherent e demokratik dhe u bazua në kërkesat e barazisë

absolute të arsimit për të gjithë. Kjo ide e lidhi atë me pikëpamjet demokratike të shoqërisë

njerëzore, ku puna arsimore duhet të shtrihet tek të gjithë fëmijët e të gjitha kategorive

shoqërore.

1.3.1. Shkolla pansofike

Idetë e tij mbi pansofizmin nuk hasën në vesh të shurdhër. Princi hungarez i asaj kohe e

ftoi Komenskin në qytetin e tij me kërkesën që të organizonte një shkollë fillore me idetë

pansofike.

Kjo shkollë do t’u përkiste vetëm fëmijëve të familjeve bujare, qytetare e fëmijëve të

talentuar nga fshati me qëllim të përmbushjes së nevojave të shtetit, kishën e shkollës (Koliqi,

1997, p. 213).

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

9

Kështu, ai pati mundësinë që të realizonte në praktikë planin e vet për shkollën pansofike.

Sipas projektit arsimor të shkollës me titull “Schola Pansophica” organizimi i saj do të kishte

këtë skemë:

Nivelet e

të nxënit

Kategorizimi

sipas klasës

Ndarja e

kohës për

punë

edukative

Emërtimi

përkatës i

klasës

Lloji i literaturës Shkallët e

lëndëve

mësimore

sipas

rëndësisë

Niv

eli

i ulë

t

Klasa I 3 orë

paradite dhe

3 orë pasdite

Kohëzgjatja

e orës:

60 minuta

Pushimet

brenda

secilës orë:

30 minuta

Triviumi ku

do të

mësoheshin

gramatika,

retorika dhe

logjika

Libri bazë i gjuhës

Shkalla I:

Filozofia

Shkalla II:

Shkencat

ndihmëse

Shkalla III:

Loja

Klasa II Libri për zhvillimin e të

folurit të thjeshtë

Klasa III Libri për përforcimin e

të folurit – stilistika

Klasa IV Klasa

filozofike

Mësime filozofike

Niv

eli

i la

rtë

Klasa V Klasa

logjike

Mësime të aspektit

logjik

Klasa VI Klasa

politike

Mësime mbi politikën

Klasa VII Klasa

teosofike

Mësime mbi fenë

Tabela 1. Sistemi i parë i organizimit klasë-orë-lëndor nga Jan Amos Komenski, i shkollës së

parë pansofike në Hungari

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

10

1.4. Arsimi, e drejtë e të gjithëve

Puna më meritore e Komenskit përpos shkresave të dobishme për shkollën dhe sistemin

arsimor, ishte theksimi i vazhdueshëm i barazisë në arsim. Revoltimi i tij kundër sistemit

skolastik që përkrahte vetëm arsimimin e shtresës së pasur, ku të drejtë arsimi nga këta të fundit

kishin vetëm djemtë, ishte i rreptë. Nevoja për reforma arsimi ishte në interes të borgjezisë si

klasë e re sunduese, prandaj përkrahja e tyre ndaj ideve të Komenskit ishte e pakusht. Kjo lejoi

atë që të ngriste zërin dhe me vendosmëri të paluhatshme të kërkonte një sistem arsimi të

barabartë për të gjitha shtresat.

Në librin “Didaktika e madhe” Komenski përmend arsimin si diçka e domosdoshme

madje e shenjtë. Në kaptinën VI ―Njeriun duhet me e edukue po deshti me u ba njeri‖ ai thekson

se edukimi i përket të gjithë komunitetit njerëzor, të pasurve e të varfërve, meshkujve dhe

femrave, prijësve e pasuesve të tyre, pra ―të gjithëve pa përjashtim‖.

―…kështu pra, arsimi u nevojitet të gjithë atyne që kanë lindë si njerëz, sepse duhet të

jenë njerëz e jo egërsira...të paarsyeshme. Së këndejmi edhe fakti se secili dallohet aq më shumë

prej të tjerëve, sa më i formuem që të jetë nga të tjerët.‖(Comenius, 1907, p. 56)

Pas sqarimit të rëndësisë së edukimit si e drejtë e pamohueshme e të gjithë njerëzimit pa

dallim, në shkrimet e tij trajtoi rolet e të gjithë faktorëve në arsimimin e fëmijëve, ku në kaptinën

VIII të po këtij libri përmend rolin e prindërve si “edukuesit” e parë që më pas duhet të

ndihmohen nga njerëz kompetent, si: edukatorët, mësuesit, profesorët.

―Kur tashmë dokumentuam se bimëzat e parajsës, rinia kristiane, nuk munden me u rritë

si pylli por u nevojitet nji kujdes, atëherë duhet të shohim se kujt i takon ai kujdes. Natyrisht kjo

u takon prindërve, sepse detyra e tyne asht të jenë krijues të arsyes…‖ (Comenius, 1907, p. 61)

Këtu, ndërlidhë rolin e mësuesit si faktori më kryesor në edukimin e fëmijëve, pas

prindërve:―…atëherë simbas nji këshille t’urtë, qysh përpara asht miratue që fëmijt e shumë

prindërve t’u besohen për t’i mësue në nji kohë, njerëzve të zgjedhun, që dallohen për kah njohja

e çashtjeve dhe serioziteti i karakterit. Zakonisht, kta edukues të rijnë quhen mësimdhanës…‖

(Përmbledhje tekstesh të pedagogëve klasik, 1964, p. 54)

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

11

Kapitulli II Revolucioni edukativo-arsimor

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

12

2. Lindja e sistemit të ri edukativo-arsimor

Nevoja për mësim të dobishëm duke përdorur logjikën e shëndoshë ka qenë gjithmonë e

pranishme. Megjithatë, vetëm pas gjithë kësaj lufte për ndryshim që bëri Komenski, rëndësia e

saj filloi të vihej në pah dhe të gjejë mirëkuptim edhe në mesin e shtresës borgjeze. Mënyra më e

përshtatshme që të realizohej një mësim natyral ishte mësimi përmes gjuhës amtare. Ky ishte

ndryshimi i parë serioz që parashtrohej si kërkesë e pedagogut çek: kalimi i mësimit nga gjuha

latine në gjuhën amtare të secilit fëmijë. Jo më kot është kërkuar ky ndryshim, ngase edhe sot

barriera më e madhe ose çelësi i artë për të nxënë është gjuha dhe komunikimi. E kush e

mbështetë më fortë rendin natyror, sesa ideja për mësim e edukim në gjuhën amtare?

Në kohën e veprimtarisë së Komenskit, gjuha zyrtare dhe e vetmja për arsimim ishte

gjuha latine, ndërsa gjuha e nënës (amtare) ishte e ndaluar të përdorej nëpër shkollat ekzistuese.

Një fëmijë gjashtëvjeçar nuk mund të mësojë rregullat e një gjuhe të dytë pa e përvetësuar

gjuhën amtare, prandaj qëllimi i tij ishte çrrënjosja e këtij sistemi diskriminues.

Pas thirrjeve e arsyetimeve që shkolla u përket të gjithëve, ishte e kuptueshme edhe

kërkesa e tij që shkolla fillore të ofronte edukim në gjuhën e nënës. Pas shumë përpjekjesh, gjuha

amtare e nxënësve filloi të depërtonte si gjuhë mësimore së pari në shkollat e qyteteve e më pas u

përhap edhe në pjesët e tjera të vendit, derisa ajo zuri vend si gjuhë zyrtare nëpër të gjitha

shkollat.

2.1. Riorganizimi i sistemit shkollor

Që nga reformat e organizimit të sistemit arsimor në shek. VI të bëra nga Komenski,

shkollat në të gjithë botën (me ca ndryshime të vogla) funksionojnë me sistemin e njëjtë

organizativ. Komenski fitoi meritë historike për organizimin e shkollimit sipas niveleve të

moshës dhe mësimit sipas lëndëve dhe orëve mësimore. Ai e përpiloi një sistem që i mbijetoi dhe

vazhdon t’i mbijetojë kohës.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

13

Niveli i shkollimit i organizuar sipas nivelit të moshës

Shkolla amnore

Lindja – 6 vjeç

Fëmija edukohet në shtëpi nga prindërit

Shkolla fillore

6 vjeç -12 vjeç

Të gjithë fëmijët janë të obliguar që të shkojnë në shkollë. Edukimi vjen nga

mësuesi dhe arsimtarët

Gjimnazi

( 12 vjeç – 18 vjeç)

Nuk është i obligueshëm. Nxënësve u ofrohet edukim

nga arsimtarët lëndorë

Studimet akademike

(18 vjeç – 24 vjeç)

Nuk është i obligueshëm. Kërkohet punë dhe vetëstudim bazuar në mësimin e ndjekur

nga profesorët.

Për çdo periudhë jetësore, ai ka paraparë shkollimin 6 vjeçar. Ky sistem ka këtë renditje:

1. Shkolla amnore – (lindja – 6 vjeç)

2. Shkolla e gjuhës amtare (shkolla fillore) – (6 vjeç – 12 vjeç)

3. Shkolla e gjuhës latine (gjimnazi) – ( 12 vjeç – 18 vjeç)

4. Studimet akademike – (18 vjeç – 24 vjeç)

Përveç këtij organizimi të përgjithshëm, mbi të gjitha të rëndësishme janë ndryshimet

organizative në aspektin e mësimit (Zhlebnik, 1959, p. 63). Ai sugjeroi që në sistemin e arsimit

të përcaktohen:

Grafiku 1. Niveli i shkollimit i organizuar sipas nivelit të moshës

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

14

Viti akademik (shkollor)

Java shkollore

Ora mësimore

Pushimet verore

Klasa shkollore (si njësi ku do të zhvillohet puna e mësuesit me klasën e tij)

Deri në klasifikimin e sistemit arsimor sipas këtij plani, të nxënit nuk kishte as qëllim të

qartë edukativ e as kohë të caktuar e të përshtatshme për të. Plani arsimor i Komenskit ndikoi në

organizimin e shkollës në atë mënyrë që u përcaktua fillimi dhe mbarimi i vitit akademik, ditët e

javës në të cilat do të mbahet mësimi, kohëzgjatja e orës mësimore dhe fillimi e mbarimi i

pushimeve verore.

2.1.1. Shkolla e nënës

Në sistemin arsimor të formuluar nga Komenski, shkolla e nënës (shkolla amnore)

nënkupton secilën familje e shtëpi ku ka prindër në të cilën edukojnë fëmijët e tyre nga lindja

deri në moshën 6 vjeçare. Edukata familjare është baza e formimit të njeriut. Ajo është ―fuqi

madhështore e cila më së miri ndikon në kohën kur fillon të formohet personaliteti‖. Lidhur me

këtë Komenski shton: ―arsimi i njeriut duhet të fillojë patjetër në pranverën e jetës…‖. Ai

theksoi rolin e madh edukativ të prindërve, sidomos të nënës.

“Pasuria më e madhe që u është besuar prindërve është fëmija. Fëmija është më i

vlefshëm se ari dhe argjendi. Prandaj, qysh në familje duhet të përfitojë njohuritë elementare

nga natyra, elementët e para të matematikës, gjeografisë, astronomisë, gjeometrisë, muzikës e

poezisë; duhet të përfitojnë shprehi pune, norma e veti morale…‖(Comenius, 1907).

Ndonëse qartësoi rëndësinë e rolit të prindërve në edukimin e hershëm të fëmijës, një fakt

i rëndësishëm u neglizhua mbase edhe paqëllimshëm. Prindërit e asaj kohe nuk posedonin as

njohuritë edukative bazë për t’i ofruar edukim të dobishëm fëmijëve të tyre bazuar në kërkesat e

Komenskit. Deri në atë kohë, familjet e shtresave të ulëta dhe vajzat (që tashmë ishin bërë nëna)

nuk kishin përfituar asnjë lloj njohurie edukativo-arsimore më parë.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

15

Megjithatë, ai përpiloi një shkresë―Informatoriumi i shkollës amnore‖ (Përmbledhje

tekstesh të pedagogëve klasik, 1964, p. 112) në të cilën paraqiti në detaje kërkesat që duhet të

plotësohen nga ana e prindërve për edukimin fillestar e të gjithëmbarshëm të fëmijës. Kjo

shkresë udhëzuese përfshinte këshilla mbi edukimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimin e

fëmijërisë së vonë; si duhet trajtuar fëmijët? Ku dhe në çka duhet të bie theksi më shumë? Cilat

çështje nuk duhet anashkaluar?

Komenski njihte shumë mirë nevojat e zhvillimit të fëmijës në të gjitha fazat. Për moshën

fillestare ai mbështetej në qëndrimin se ―gjaku i ri nuk mund të rrijë i qetë‖; për të shtruar

kërkesën që fëmijët çdo ditë duhet të lëvizin, të vrapojnë, të luajnë etj. Nëse prindërit e

respektojnë fëmijën dhe veprojnë sipas këtyre kërkesave, pas moshën gjashtëvjeçare fëmija do të

jetë i gatshëm të kalojë në shkollën e gjuhës amtare (Koliqi, 1997, p. 222).

2.1.2. Shkolla e gjuhës amtare

Komenski ishte pedagogu i parë që e përpunoi idenë mbi shkollën fillore dhe është

ideologu i parë i shkollës fillore publike (Koliqi, 1997, p. 223). Për të, ideja e shkollës fillore

para së gjithash rrjedhë nga fakti që bota duhet të ndryshohet dhe arsimi duhet t’u ofrohet të

gjithëve pa dallim. Kjo kërkesë e tij, kishte rëndësi të veçantë sidomos për shtresat e ulëta në

qytete e fshatra, fëmijët e të cilëve nuk gëzonin asnjë formë shkollimi. Ai theksoi rëndësinë e

ndjekjes së shkollës fillore nga të gjithë, si diçka e obligueshme për të cilën nuk nevojitet asnjë

lloj përgatitje paraprake.

Ai parashikoi që shkollimi fillor të fillonte nga 6 deri në 12 vjet. Pasi që arriti të

ndryshojë sistemin nga përdorimi i gjuhës latine në përdorimin e gjuhës amtare, shkolla fillore

do të kishte emrin edhe shkolla e gjuhës amtare.

Fëmijët e kësaj moshe do të arsimoheshin në gjuhën e nënës, përmes së cilës të nxënit e

njohurive do të ishte më i suksesshëm dhe më i sigurt. Meqë të gjithëve u obligohej ky nivel

shkollimi, shkolla fillore nuk do të kishte për kriter në asnjë mënyrë seleksionimin e nxënësve.

Në shkollën e gjuhës amtare duhet të shkojnë të gjithë fëmijët (djemtë e vajzat) e të gjitha

klasave shoqërore, prej moshës 6-12 vjeç. Për këtë arsye shkolla të tilla duhet të hapen në secilin

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

16

lokalitet. Në këtë shkollë nxënësit duhet të mësojnë: lexim, shkrim, aritmetikë me pak gjeometri,

dituri natyre, gjeografi, shkencë mbi fenë, punëdore dhe këndim. Rëndësi të veçantë i dha edhe

të nxënit e principeve themelore mbi moralin, politikën e ekonomike të cilat me një fjalë i quante

kuptimi i jetës (Koliqi, 1997, p. 223).

Komenski e çmoi shumë gjuhën amtare, për të cilën thotë se është bazë për mësimin e

gjuhëve dhe lëndëve të tjera. Lidhur me këtë ai shkruan:―Të dëshirosh që dikujt t’ia mësosh

gjuhën e huaj para se ai ta mësojë gjuhën e vet amtare, është njësoj sikur të dëshirosh që atë më

parë ta mësosh të kalërojë sesa të ecë‖ (Comenius, 1907).

Për gjuhën amtare thotë dhe këtë―…gjuha e popullit është dhjetë herë më e lehtë se gjuha

latine… dhe njëqind herë më e vërtetë se ajo‖(Comenius, 1907).

Shkolla e gjuhës amtare duhet t’i ketë gjashtë klasa. Në mënyrë që të lehtësojë

praktikimin e sistemit klasë-lëndë, Komenski shkroi tekste të veçanta për secilën prej tyre.

Si pikësynim i shkollës fillore ishte aftësimi në këto drejtime:

Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi (leximi i saktë i gjuhës amtare)

Llogaritja logjike – numerike (përmes gurëve);

Bazat e gjeometrisë – njohja dhe aplikimi i koncepteve: gjatësi, gjerësi, lartësi;

Bazat e muzikës – ndjekja e ritmit duke kënduar melodi të thjeshta;

Njohja e Ungjillit dhe mësimi përmendësh i këngëve kishtare;

Kuptimi i moralit dhe aplikimi i sjelljes së mirë;

Të familjarizohet me konceptet politikë dhe ekonomi;

Të njihet me historinë e përgjithshme të krijimit të botës;

Të mësoj gjërat kryesore për kosmografinë;

Të kuptojë zejtarinë dhe të praktikojë veprimtari përkitazi me nivelin e moshës (Jesipov

& Danillov, 1966).

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

17

2.1.3. Gjimnazi

Kjo është shkalla e tretë e sistemit arsimor të Komenskit. Shkollë të tillë duhej të kishte

në çdo qytet. Në sistemin e mëhershëm arsimor rëndësi të madhe kishte edukimi në ―shtatë arte

të lira‖, prandaj Komenski e pa të arsyeshme që në shkollën e gjuhës latine përkatësisht

gjimnazit t’i përfshinte edhe ato lëndë. Përveç shtatë arteve të lira: gramatikës, retorikës,

dialektikës, aritmetikës, gjeometrisë, astronomisë dhe muzikës si lëndë që do të mësoheshin në

gjimnaz ishin edhe fizika, gjeografia e historia, etika e teologjia. Veç këtyre ai kërkonte që

krahas gjuhës amtare, gjuhës latine e greke që ishin obligative në mësim, të mësohej edhe një

gjuhë tjetër e huaj (Zhlebnik, 1959, p. 62).

Gjimnazi u organizua sipas sistemit klasë-lëndë. Pra, lëndët ligjëroheshin në klasë të

veçanta dhe ndaheshin në gjashtë grupe të mëdha: Gramatika, Matematika, Fizika, Retorika,

Dialektika dhe Etika. Lëndët e mësipërme do të mësoheshin në përputhje me klasën e

përshtatshme dhe nivelin e moshës së nxënësit.

Grafiku 2. Paraqitja grafike e organizimit të sistemit të parë: klasë-lëndë

Sistemi klasë lëndë

Gramatika

Fizika

Matematika

Dialektika

Retorika

Etika

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

18

2.1.4 Studimet akademike

Studimet akademike – shkalla e katërt dhe më e larta e arsimit, sipas Didaktikës së madhe

të Komenskit, është akademia. Mësimet në akademi i vijojnë të rinjtë më të talentuar prej moshës

18-24 vjeçare. Qëllimi i saj është që “themelet e shkencës të hulumtohen sa më shumë”.

Akademia ishte ndarë në tri fakultete kryesore:

1. Fakulteti i Teologjisë;

2. Fakulteti i Mjekësisë;

3. Fakulteti i Drejtësisë.

Grafiku 3. Ndarja e akademisë në fakultetet themelore

Të gjitha lëndët e sipërpërmendura duhet të jenë në shërbim të tri degëve meritore për

studim. Nëse vëmë re sistemin e organizimit të akademisë, Komenski ishte i ndikuar nga fryma

praktike e realise e paraardhësit të tij Frensis Bekonit, për të cilin ―…ditura do të thotë fuqi, mjet

për sundimin e natyrës, e jo qëllim që kënaq vetëm vetveten‖ (Zhlebnik, 1959, p. 69).

Akademia

Fakulteti i mjeksisë

Fakulteti i drejtësisë

Fakulteti i teologjisë

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

19

Ndarja e akademisë në tri degët më të vjetra shkencore, tregon qëllimin e qartë të

Komenskit: krijimi i një shoqërie të moralshme, të drejtë dhe në shërbim të popullit. Lidhjen e

fesë me shkencën, ai e konsideronte të shenjtë. Sipas tij, i gjithë qëllimi i njerëzve duhet të jetë

përfitimi i sa më shumë njohurive që t’i kthente më pas në të mirë të shoqërisë e kombit, duke i

ndihmuar ata në përparimin dhe njohjen e vetvetes për arritjen e qëllimit të përbashkët, kthimin

tek Perëndia.

2.2. Faktorët kryesorë të edukimit sipas sistemit pedagogjik të Komenskit

2.2.1. Roli i prindërve në edukimin e hershëm të fëmijëve

Pas sqarimit të rëndësisë së edukimit si e drejtë e pamohueshme e të gjithë njerëzimit pa

dallim, në shkrimet e tij trajtoi rolet e të gjithë faktorëve në arsimimin e fëmijëve ku në kaptinën

VIII të didaktikës, përmend rolin e prindërve si “edukuesit” e parë që më pas duhet të ndihmohen

nga njerëz kompetentë, si: edukatorët, mësuesit, profesorët.

―Kur tashmë dokumentuam se bimëzat e parajsës, rinia kristiane, nuk munden me u rritë

si pylli por u nevojitet nji kujdes, atëherë duhet me shikue se kujt i takon ai kujdes. Natyrisht kjo

u takon prindërve, sepse detyra e tyne asht të jenë krijues të arsyes…‖ (Përmbledhje tekstesh të

pedagogëve klasik, 1964, p. 84).

Përveç përgjithësimit të rolit të prindërve në edukimin e fëmijëve, kapituj më pas,

përkatësisht në kaptinën XVII sqaroi edhe mënyrën se si ata do të jenë të suksesshëm si

edukuesit e parë dhe si mund t’i bëjnë fëmijët që ta duan shkollën. Kjo do të arrihej me

respektimin dhe aplikimin me kujdes të pikave të cekura më poshtë:

Nëse lavdërojnë mësimin dhe të mësuarit në praninë e fëmijëve të tyre;

Nëse i inkurajojnë ata të jenë të zellshëm, duke u premtuar atyre libra dhe rroba të

bukura ose ndonjë gjë tjetër të bukur;

Nëse i lavdërojnë mësuesit (sidomos atij të cilit ua besojnë djemtë e tyre) si për sjelljen

miqësore ndaj nxënësve ashtu dhe për aftësitë e tyre në mësimdhënie - (sepse dashuria

dhe admirimi janë ndjenjat më të përllogaritura për të stimuluar dëshirën për imitim);

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

20

Përfundimisht, nëse herë pas here e dërgojnë fëmijën me një dhuratë të vogël tek

mësuesi i tij. Në këtë mënyrë do të stimulojnë edhe tek fëmijët edhe tek mësuesi

dashurinë për dije dhe besimin tek njëri-tjetri (Comenius, 1907).

Por, sa mund të përmbusheshin këto kërkesa të parashtruara me aq ngulm nga Komenski

tek prindër (grupe a individ), prej të cilëve kishte nga ata që nuk kishin përfituar as nga edukimi

fillor e aq më pak të dinin të trajtonin çështje aq delikate si ofrimi i edukimit të hershëm ndaj

fëmijës së tyre.

2.2.2. Roli i mësimdhënësit në edukimin e nxënësve

Mësuesit - Prandaj, kjo gjë nuk mund të gjente një realizim të plotë pa ndihmën e

kërkesave të shkruara e të detajizuara nga Komenski në informatoriumi.., e pa ekzistencën e

mësuesve që në të vërtetë ishin trashëguesit e mendjeve të vogla të këtyre fëmijëve dhe ishte në

dorën e tyre përforcimi dhe formimi i njohurive të dhëna në shtëpi nga prindërit. Për këtë autori

në didaktikën e madhe, thotë:

―…dhe janë të rrallë ata që kishin dijtë apo mundë, ose për shkak të angazhimit me pasë

mjaftë kohë me i mësue fëmijt e vet, atëherë simbas nji këshille t’urtë, qysh përpara asht miratue

që fëmijt e shum prindërve t’u besohen për t’i mësue në nji kohë, njerëzve të zgjedhun, që

dallohen për kah njohja e çashtjeve dhe serioziteti i karakterit. Zakonisht, kta edukues të rijnë

quhen mësimdhanës…‖ (Përmbledhje tekstesh të pedagogëve klasik, 1964, p. 85).

Në këtë mënyrë u vu në pah rëndësia e profesionit të mësuesit, rëndësi kjo që është

meritore ngase vetëm një mësues mund të dijë vlerën e vërtetë të edukatës. Profesioni i mësuesit

është ndër profesionet më të ngritura të shoqërisë dhe për këtë gjë ai duhet të jetë i vetëdijshëm e

të veprojë në bazë të parimeve të larta, si: virtyti, ndërgjegjja dhe dashuria e pakusht ndaj

nxënësve të tij. Mësuesi përveç që duhet të ketë qëndrim “atëror” tek nxënësi duhet të dijë se si

të zgjojë etjen për dituri. Komenski theksoi rëndësinë e mësuesit duke e bërë atë përgjegjës, si

për suksesin ashtu edhe mossuksesin e nxënësit në mësim.

Në kaptinën XVII, “Bazat për të mësuar më lehtë”, ndër shumë aspekte të tjera të

radhitura sipas rëndësisë, Komenski ka shkruar për pritshmëritë që ka ndaj mësuesve kur të jenë

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

21

pjesë e procesit të mësimdhënies. Këto pritshmëri, i paraqiti në formë përshkrimi të situatave më

të pakta që mund të ndodhin gjatë procesit mësimor, në këtë mënyrë:

Në qoftë se mësuesit janë t’afërt dhe të sjellshëm dhe nuk i largojnë nxënësit e tyre me

vrazhdësi, por i tërheqin ata nga ndjenjat dhe fjalët atërore;

Nëse ata përgëzojnë studimet që marrin në dorë (i lavdërojnë ato mësime) për shkak të

përsosmërisë, kënaqësisë dhe lehtësisë së tyre;

Nëse kohë pas kohe lavdërojnë nxënësit më të zellshëm duke u dhuruar arra, molla, etj;

Nëse ndonjëherë ata i ftojnë fëmijët, privatisht ose në klasë, dhe u tregojnë atyre

fotografitë e gjërave që duhet të mësojnë, ose u shpjegojnë atyre instrumente optike e

gjeometrike, globuset astronomike dhe gjëra të tilla që mund që nxisin admirimin e tyre;

Nëse herë pas here u japin fëmijëve një mesazh për ta dërguar tek prindërit e tyre;

Me një fjalë– në qoftë se punojnë me nxënës në mënyrë të këndshme dhe i trajtojnë ata

me dashamirësi lehtësisht do të arrijnë ta fitojnë simpatinë e tyre, dhe madje do të vijnë

në përfundimin se më shumë preferojnë të qëndrojnë në shkollë se sa në shtëpi

(Comenius, 1907, p. 131).

2.2.3. Ndikimi i mjedisit shkollor

2.2.3.1. Ndërtimi i mjedisit fizik

Ndërtimi i mjedisit fizik - Studime të shumta kanë vërtetuar shkallën e lartë të ndikimit që

ka mjedisi i brendshëm dhe i jashtëm i shkollës në të nxënit dhe edukimin e suksesshëm të

fëmijëve. Rregullimi i klasave sipas moshës dhe interesit të tyre mendor ka treguar që është ndër

faktorët kryesorë në nxitjen e dashurisë ndaj shkollës, rritjen e interesit për të nxënë,

ndërveprimin dhe realizimin e potencialit të secilit nxënës. Komenski ishte ndër të parët në

fushën e edukimit, që përmendi rëndësinë e mjedisit të shkollave në procesin e edukimit të të

rinjëve. Përkrahë prindërve dhe mësuesve ai renditë edhe shkollën, ku shpalosë bindjet dhe idetë

e tij se si duhet të jetë e ndërtuar dhe organizuar një shkollë për nga aspekti fizik:

―Shkolla në vetvete duhet të jetë një vend i këndshëm dhe tërheqës për syrin, si brenda

ashtu dhe jashtë. Brenda dhomës duhet të jetë e ndritshme dhe e pastër, dhe muret e saj duhet të

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

22

zbukurohen me fotografi. Këto mund të jenë portretet e njerëzve të famshëm, harta gjeografike,

historike / planete, ose stolitë e tjera. Duhet të ketë vend të hapur për të ecur dhe për të luajtur

(sepse kjo është absolutisht e nevojshme për fëmijët, siç do të tregojmë më vonë), dhe duhet të

ketë edhe një kopsht të lidhur, në të cilin dijetarët mund të lejohen të shkojnë kohë pas kohe me

nxënësit e tyre në këtë vend ku ata mund të pushojnë sytë duke shikuar pemë, lule dhe bimë. Nëse

e gjithë kjo punë realizohet, është e sigurt që rinia do të shkojnë në shkollë me po atë kënaqësi që

e kanë kur vizitojnë panaire të ndryshe e gjithmonë shpresojnë të shohin e të dëgjojnë diçka të

re‖ (Comenius, 1907, p. 131).

Sipas udhëzimeve të mësipërme, ambienti i këndshëm, me dritë të mjaftueshme dhe

organizim të veçantë të klasës, pasurimi i shkollës me ndërtimin e parqeve që sigurojnë një

ambient me ajër të pastër, rrethuar me natyrë e gjelbërim si dhe sigurimi i hapësirave për lojëra

është pikërisht ajo që fëmijët kanë nevojë: një shkollë që mundëson edukimin e gjithëmbarshëm,

të mendjes, trupit dhe shpirtit.

Kërkesat e parashtrua nga ky pedagog vizionar, janë të pranishme edhe sot e asaj dite, jo

vetëm në vendin tonë por edhe në shumë vende të tjera të botës, ku shumë herë nuk i jepet

rëndësia meritore mjedisit shkollor e për arsye nga më të ndryshmet nuk arrihen të përmbushen

as kërkesat bazike për një ambient të të nxënit të suksesshëm.

2.2.4. Rëndësia e përzgjedhjes së metodologjisë dhe teksteve mësimore

Përpos rëndësisë së sigurimit të ambientit të këndshëm që ka shumë përparësi, assesi nuk

është për t’u anashkaluar metodologjia e mësimdhënies. Përdorimi i qasjes adekuate mund të

krijojë ose të rrënojë marrëdhënien e nxënësit me mësuesin dhe shkollën.

Komenski e trajtoi këtë problematikë me shumë seriozitet duke pasur një qasje kritike

ndaj mësimit që zhvillohej në shkollat e shoqërisë feudale. Krahas trajtimit të pikëpyetjeve se

cila është forma e edukimit të drejtë që duhet përdorur nga mësuesit dhe prindërit, problemet në

qasjen e pedagogjike në shkolla dhe përmbajtjen e lëndëve mësimore i trajtoi në mënyrë të

veçantë. Duke analizuar ambientet shkollore dhe metodologjinë e edukimit të asaj kohe, për të

cilën mendonte që ishin tejet të vrazhda, Komenski mendonte se një gjë e tillë u pamundëson

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

23

fëmijëve që ta duan shkollën dhe për pasojë edhe preferojnë të përzgjedhin profesione zejtarie a

tregtie.

―Nuk po mësohet me metodë të lehtë, por me dhunë‖ (Comenius, 1907, p. 78). Dija që

ofrohej duhej të merrej si e tillë pa të drejtë argumentimi e aq më pak të jepej kohë që ato njohuri

të përvetësoheshin nga nxënësit. Konkretizimi nuk ishte fare në plan të përdorimit, ndërsa

gjithçka që mësohej ishte përmendësh, informatë e gatshme, thuajse enigmatike dhe aspak e

hapur për përgjigje.

Si zgjidhje për këtë, ai udhëzoi për një metodë të re mësimore të bazuar në:

Konkretizim;

Mësim gradual (shkallë-shkallë);

Shkak-pasojë;

Induksion (prej të lehtës kah e vështira);

Prej të njohurës kah e panjohura;

Të nxënit e natyrshëm.

Këto parime, ai i sqaroi veç e veç, se kur, me fëmijët e cilit nivel dhe në ç’mënyrë duhet

të përdoren ato. Ndërsa për lëndët mësimore në shkrimet e tij didaktike, ai shprehej kështu:

―lëndët mësimore do të tërheqin nxënësin vetëm nëse janë të përshtatshme për moshën e

tij, në qoftë se jepen qartë dhe në përmbajtjen e tyre do të kenë gjëra atraktive të parashtruara

në mënyrë të këndshme. Kjo nënkupton që në mësim duhet të kombinojmë të këndshmen dhe të

dobishmen së bashku‖ (Comenius, 1907, p. 132).

Tekstet (literaturë që duhet përdorur) – Komenski bëri një punë të jashtëzakonshme në

përpilimin e teksteve të përshtatshme për secilën moshë. Ai mendonte se secila klasë duhet të

ketë një libër të veçantë që do të përfshinte të gjitha njohuritë e nevojshme përkitazi me nivelin

moshor të nxënësit (Zhlebnik, 1959).

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

24

Pra, ai jo vetëm që tregoi rrugën se cilat janë metodat më të mira mësimore, por edhe

mori hapin e parë në zbatimin e udhëzimeve të tij. Kur bie fjala për konkretizimin në mësim dhe

përshtatjen e tekstit për moshën e nxënësit, ai shkroi dhe botoi librin e parë që përveç shkrimit

kishte edhe ilustrime.

Figura 2. Libri "Orbis sensualium pictus" – ilustrimi për ajrin dhe

emërtimet rreth tij

Ky tekst iu dedikohej moshave të vogla, dhe karakteristikë për të ishte renditja alfabetike

përshtatur me ilustrimin dhe përshkrimin poshtë tij. ―Bota ndijore në fotografi‖ përveç që bëri

revolucion në sistemin e të nxënit ai la përshtypjen që edhe mësimi mund të jetë argëtues dhe

spontan.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

25

2.2.5. Mbi disiplinën në shkolla

Disiplina e nxënësve në jetën shkollore po ndryshon çdo ditë e më shumë. Megjithatë, ajo

ka një rëndësi të jashtëzakonshme në krijimin e shprehive të mira gjatë jetës shkollore, të cilat

kanë ndikim edhe në jetën e mëtejme. Ajo paraqet një grup rregullash që na kujtojnë kodin e

duhur të sjelljes në një institucion, vend pune apo edhe në jetën personale.

Nuk mund të arrihet edukim i mirëfilltë nëse nuk ekziston disiplina. Ajo paraqet

praktikën vetëpërmirësuese që na ndihmon të gjithëve për të arritur qëllimet tona në jetë (Kumar,

2019).

Një thënie e vjetër thotë: "Shkolla pa disiplinë është si mulliri pa ujë", dhe kjo është

shumë e vërtetë. Sepse, po të largojmë ujin nga mulliri, ai ndalon, dhe në të njëjtën mënyrë, nëse

privohet shkolla pa disiplinë, nga nxënësi largohet fuqia e motivit. Ajo që kërkojmë është

vigjilenca dhe vëmendja nga ana e mësuesit dhe nxënësve. Sepse disiplina nuk është tjetër veçse

një metodë e pandërprerë me anë të së cilës ne mund t’i bëjmë studiuesit tanë të vegjël, studiues

të vërtetë (Comenius, 1907, p. 349).

Ai dënoi rreptësisht ndëshkimet fizike që përdoreshin për “përmirësimin e sjelljes” dhe

sugjeroi një qasje që i përshtatet secilit fëmijë. Vetëm në rast të gabimeve morale mund të

përdoret një disiplinë më e rreptë. Të tilla konsiderohej të ishin: mosbesimi ose ndonjë shkelje

tjetër e hapur kundër ligjit të Perëndisë; Në rastin e kryeneçësisë dhe sjelljes së pahijshme të

paramenduar, siç janë mosbindja ndaj urdhrave të zotit apo neglizhimi i vetëdijshëm i detyrës; në

rastin e krenarisë dhe përbuzjes, madje edhe të zilisë dhe të përtacisë; si, për shembull, nëse një

nxënës refuzon të ndihmojë shkollën nëse kërkohet ta bëjë këtë. Me një fjalë, objekti i disiplinës

duhet të jetë që të na nxitë të nderojmë Perëndinë, të ndihmojmë fqinjët tanë dhe të kryejmë

punët dhe detyrat e jetës me vullnet e ngazëllim.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

26

Kapitulli III Parimet dhe metodat e mësimdhënies dhe të nxënit

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

27

3. Parimet dhe metodat e mësimdhënies dhe të nxënit

3.1. Parimet e mësimdhënies dhe të nxënit

Qysh në shek. XIII Komenski e parandjeu një nevojë të madhe për ndryshim shoqëror, e

ky ndryshim bëhet i mundur vetëm përmes ofrimit të mundësisë për shkollim gjithë brezave të

rinj. Shkolla e tij nuk do të ishte shkollë që shkelë të drejtën bazike të çdo njeriu: edukimin; ajo u

ndërtua mbi parime të larta në të cilat çdo njeri që përdorë arsyen do të shihte një të ardhme të

ndritur.

Në të tridhjetë kapitujt e didaktikës së Komenskit, mes rreshtash mund të kuptojmë se

çelësi i suksesit të veprimtarisë së tij ishte respekti ndaj qenies njerëzore dhe besimi i plotë në

potencialin e mendjes së tij. Ai e kuptonte që nëse do e organizonte një sistem të ri shkollor, nuk

duhej të përfshinte asgjë që kishte ekzistuar në sistemin paraprak. Për të arritur këtë, punën e tij e

bazoi në disa parime kryesore:

Parimi i barazisë në mësim

Parimi i natyrshmërisë

Parimi i konkretizimit

Parimi i shkallëshkallëshmërisë

3.1.1. Parimi i barazisë në mësim

Ndryshimi i parë që ndodhi në shkollat e organizuara nga Komenski ishte vijimi i

shkollës nga të gjithë fëmijët pa dallim. Me parimin e barazisë në edukim ai nënkuptoi të drejtën

e pamohueshme për edukim të të gjithë fëmijëve pa dallime, si për nga klasa shoqërore: i pasur, i

varfër, qytetar, fshatar, ashtu edhe për nga gjinia: vajzë-djalë. Për këtë gjë, ai shkruan në

kaptinën IX të didaktikës, ku thotë: Rininë e të dy gjinive duhet besuar shkollave (Comenius,

1907, p. 66) – në shkollë nuk duhet pranuar vetëm fëmijët e të pasurve dhe njerëzve të mëdhenj,

por njësoj edhe ata të varfrit dhe të thjeshtët, djem e vajza, prej fshatrave e qyteteve. Kjo duhet

bërë për këto arsye:

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

28

1. Të gjithë njerëzit duhet ngritur kah Zoti;

2. Të gjithë njerëzit duhet të përgatiten për kryerjen e profesionit të vet;

3.1.2. Parimi i natyrshmërisë

Komenski krahason shkollën me natyrën. Rregullat e natyrës sipas tij janë të arta dhe të

pamposhtura. Për këtë arsye, nëse procesi i mësimit funksionon në të njëjtin sistem si funksionon

natyra, asnjëherë nuk do të dështojë.

―Nëse i studiojmë gjurmët e natyrës, mësimi i të rinjve do të përparojë më lehtë‖

(Comenius, 1907)

Gjithçka e ka kohën dhe rëndësinë e vet. Edhe mësimi duhet të nisë në fëmijërinë e

hershme dhe të përmbushet në moshën e rinisë së vonë. Kjo është koha kur potenciali për të

nxënë është në kulmin e tij. Nuk duhet nxitur të nxënit e dhunshëm, ai duhet të vije natyrshëm në

mendjen e të riut. Tek fëmijët ekziston dëshira instinktive për dije. Prandaj, nuk duhet ta

detyrojmë të mësojë përmes dhunës dhe dënimeve. Të mësuarit duhet ta bëjmë të lehtë dhe të

këndshëm. Me anë të të gjitha mjeteve duhet ta ndezim dëshirën për dije dhe për të nxënë

(Comenius, 1907, p. 16). Njëlloj siç i hap natyra rrugë bimëve të saj, edhe mësuesi duhet t’i hapë

dyert drejt horizonteve të diturisë nxënësve të tij. Këtë mund ta bëjë duke iu ofruar ndihmë kurdo

që ata kanë nevojë. Kështu, do të sigurohet që rrënjët e të nxënit të tyre të jenë aq të forta sa

mund të mbajnë një trung të madh diturie të palëkundshme.

3.1.3. Parimi i konkretizimit

Parimi i konkretizimit është karakteristikë që Komenski e shpalli si parim themelor të

teorisë së tij. Madje ai këtë parim e quajti edhe “rregulli i artë”. Të njohurit e materies në

didaktikën e Komenskit u shfaq në mësimin konkret të gjërave. Përmes botimit të librit “Orbis

picus” tregoi një shembull konkret të kalimit nga teoria në praktikë. Kështu, ai paraqiti kërkesën

për të vërejturit konkret duke hedhur poshtë metodën e mësimit të verbër “mësimit përmendësh”

(Zhlebnik, 1959, p. 63).

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

29

Meqë njeriu përvojat e para njohëse i fiton nga shqisat dhe pajiset me njohuri përmes

tyre, atëherë edhe fëmijëve duhet t’ua përshtatim të nxënit përmes perceptimit dhe të vërejturit e

gjësendeve. Pra, mësimi duhet të fillojë nëpërmjet procesit të të vërejturit të objekteve e jo

nëpërmjet tregimit për to. Përvetësimi i njohurive nëpërmjet konkretizimit ka shumë rëndësi, pasi

që nxënësi do e mbajë më mirë në mend diçka që e përvetëson konkretisht, e madje do të jetë në

gjendje edhe ta shprehë me fjalë gjithçka që ka vërejtur.

Në lidhje me konkretizimin theksoi se nuk është i mjaftueshëm vetëm perceptimi vizual

(të vërejturit e ilustrimeve), ai plotësohet nëse fëmijëve u mundësohet që çdo gjë ta perceptojnë

me sa më shumë ndjenja. Këtu vie në pah roli i shqisave përmes përdorimit të të cilave, nxënësit

do të përfitojnë njohuritë e plota: do të shohin dhe do të ndjenjë ato (Zhelbnik, 1959, p. 70).

Dimë që shqisat (përvojat shqisore) ndihmojnë në zhvillimin e trurit, i cili përpunon lloje

të ndryshme të informacionit. Megjithëse një dekadë më parë, hulumtuesit mendonin se shumica

e trurit ishte gjenetikisht e programuar, të dhënat më të fundit tregojnë se ekzistojnë triliona

lidhje të paprogramuara që presin të lidhen. Përmes eksperiencave shqisore, këto lidhje kanë

përparuar jashtë mase. Qelizat e njohura si neurone ndijore bartin informacion nga organet

shqisore në tru. Mësimi ndodh kur truri e nxjerr këtë informacion dhe ndërton lidhje të reja, disi

si një pemë që shton më shumë degë. Me fjalë të tjera, përvojat shqisore pasurojnë trurin në

vazhdimësi (Wyont, 2018).

Megjithëse Komenski nuk e kishte kuptuar në thelb rëndësinë e zhvillimit të fuqisë

mendore dhe aftësisë së të arsyetuarit, ai e rekomandonte konkretizimin si parim i përgjithshëm

që duhet të përdoret jo vetëm në shkolla, por edhe nga shkencëtarët e lëmive të ndryshe.

3.1.4. Parimi i shkallëshkallëshmërisë

Parimi i shkallëshkallëshmërisë - përveç konkretizimit, ai parashtroi edhe kërkesën për

mësimin shkallë-shkallë dhe sistematik, e këto të gjitha mbështeten në kërkesën që duhet të

kujdesemi për natyrën e fëmijës.

Fëmijët kanë shkallë të ndryshme të moshës, aftësi të ndryshme shpirtërore dhe për këtë

është e nevojshme që mësimi të përshtatet me mënyrën me karakteristikat e fëmijës. Lëndët

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

30

mësimore duhet të zhvillohen logjikisht, ku lënda e re duhet të ketë baza nga lënda e vjetër. Ato

duhet të jenë të lidhura në mënyrë shkakore (Zhelbnik, 1959, p. 70).

Të principi i mësimit shkallë-shkallë Komenski paraqet rregulla të rëndësishme të cilat

vlejnë edhe sot:

Nga e lehta tek e vështira;

Nga e thjeshta tek e përbëra;

Nga e afërmja tek e largëta;

Nga e njohura tek e panjohura.

Ai gjithashtu mendoi se duhet pasur kujdes në radhitjen e veprimeve, kur ofrojmë njohuri

të reja. Gjithçka vjen në kohën e vet. Njohuritë paraprake duhet të jenë bazë për njohuritë e reja.

Prandaj, çdo proces i të nxënit të çfarëdo lëmie, duhet të renditet në këtë formë:

Të vërejturit;

Përceptimi;

Të mbajturit mend;

Të njohurit;

Të arsyetuarit;

Aftësia gjuhësore dhe shkathtësia e duarve. (Nëse fëmijët janë të gatshëm dhe mosha e

tyre është e përshtatshme për të përdorur këto dy aftësi).

Komenski ishte i pari që e kuptoi mësimin për nga aspekti psikologjik i fëmijës dhe

kështu i largoi tërësisht metodat mesjetare të të mbajturit mend dhe përsëritjes (Zhelbnik, 1959,

p. 71).

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

31

3.2. Metodat e mësimdhënies dhe të nxënit

―Së pari vlen lënda pastaj fjala‖

Metodologjia e mësimdhënies është ndër sfidat e vazhdueshme e të pashmangshme të

sistemit arsimor qysh nga ekzistenca e mirëfilltë e tij. Qasja e mësimdhënësit, mënyra e

komunikimit, lloji i informacionit që ndanë, klima që përçon në klasë, mënyra se si e bën

ndërlidhjen informative teorike me aspektin praktik luajnë rol të pamohueshëm në mësimdhënien

dhe të nxënit e suksesshëm.

Sa më shumë që mësimdhënësi arrin të krijojë mundësi ndërveprimi mes nxënësve, ai do

të mund të nxisë debate, kritika e aktivitete të ndryshme ndërmjet tyre, përmes të cilave do të

krijohej një ambient më i përshtatshëm që nxënësit të përvetësojnë të menduarit kritik. Prandaj,

duke marrë parasysh mundësitë që ofron mësimi bashkëpunues, përdorimi i kësaj qasje

sugjerohet nga mësuesit në sistemet arsimore (Karami, M., Pakmehr, H., & Aghili, A., 2012).

Që një nxënës të përvetësojë të menduarit kritik, nevojitet përdorimi i të gjitha aseteve

perceptuese, analitike e shprehëse të individit. Komenski, foli për thelbin e metodologjisë së

mësimdhënies në detaje, duke i bërë të qarta kërkesat, qëllimet dhe veprimet e një mësimdhënësi

në mënyrë që procesi i të nxënit të realizohet në atë mënyrë si është menduar. Metodologjinë

mësimore ai e klasifikoi në 5 grupe të mëdha, të cilat në fakt janë determinantët e suksesit të

mësimdhënies dhe të nxënit, e ato janë:

1. Metoda e shkencës

2. Metoda e shkathtësive (artit)

3. Metoda e të mësuarit të gjuhës

4. Metoda e edukimit moral

5. Metoda e frymëzimit për përshpirtshmëri

Megjithëse analiza e Komenskit ishte më tepër shkencore, në vazhdim do të nxjerrim në

pah qëllimin thelbësor të secilës nga këto metoda në aspektin e metodologjisë së mësimit.

Page 42: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

32

3.2.1. Metoda e shkencore

Teorinë e tij mbi procesin e mësimit Komenski e përpunoi në bazë të pikëpamjes së

filozofisë sensualiste (ndijore), për të cilën ai shprehet:

―Nuk ka asgjë në intelekt e cila të mos ketë qenë më parë në ndijime‖ (Jesipov &

Danillov, 1966, p. 16)

Shkenca ka nevojë për dy objekte të të nxënit: Perceptimi i brendshëm (mendja) dhe

perceptimi i jashtëm (ndërveprimi shqisor).

Informacioni (një informatë) që marrim nga shqisat tona është shpesh i paqartë, jo i plotë

dhe i kufizuar. Megjithatë, ne e përceptojmë mjedisin që na rrethon si një tërësi e unifikuar.

Sipas një teorie të propozuar fillimisht nga Helmholtz (1867), truri ynë e arrin këtë duke përdorur

informacionin paraprak (Snyder, 2015, p. 9).

Nuk i besojmë një përfundimi që rrjedh nga të arsyetuarit nëse nuk mund të verifikohet

nga një grumbuj shembujsh (besueshmëria e të cilave varet nga përceptimi shqisor). Askush nuk

do të mund të kishte besim të tillë në dëshminë e një personi tjetër në atë masë sa për të mos e

besuar përvojën e shqisave të tij. Shkenca, atëherë, rritet në proporcion, pasi varet nga përceptimi

shqisor. Prandaj, rrjedhimisht, nëse duam të japim njohuri të vërtetë dhe të sigurt të gjërave tek

nxënësit tanë, duhet të kujdesemi që çdo gjë të mësohet me anë të vëzhgimit aktual dhe

përceptimit shqisor (Comenius, 1907). Prandaj, për atë që dëshiron të depërtojë në misteret

shkencore, Komenski sugjeroi që të respektohen me kujdes katër rregulla:

Kthjelltësia në arsyetim - Ai duhet të mbajë syrin e mendjes së tij të pastër;

Vigjilenca - Ai duhet të vërejë objektin e vëzhgimit;

Vëmendja - Ai duhet t’i kushtojë vëmendje objektit që vëzhgon;

Vazhdueshmëria - Ai duhet të vazhdojë studimin nga një objekt në tjetrin në përputhje me

një metodë të përshtatshme. Kështu do të kuptojë me siguri dhe me lehtësi gjithçka.

Ai besonte, që nëse respektohen rregullat detajisht të dhëna në shkrimet e tij mbi metodën

shkencore, asnjë mësimdhënës nuk do të kishte më problem të ofronte informacione të dobishme

për nxënësit e tij.

Page 43: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

33

3.2.2. Metoda e shkathtësive

Arti luan një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin e potencialit mendor të njeriut. Ai

është i shumëllojshëm, si në metoda ashtu edhe në përbërje nga të cilat fëmijët kanë përfitime të

shumta.

Hulumtime të shumta sugjerojnë se janë gjetur efekte të konsiderueshme pozitive për

lidhjen midis arteve dhe zhvillimit të hershëm social-emocional të individit.

Kur fëmijët përdorin gishtat e tyre për të manipuluar me materialet e artit ata po

zhvillojnë aftësi të shkëlqyera motorike teksa përdorin muskujt e vegjël në duart e tyre. Gjatë

punës artistike, ata kanë mundësi të bisedojnë ndërmjet vete për veprën e artit që po e krijojnë

gjë që zhvillon aftësitë e tyre të komunikimit. Ata mësojnë fjalë të reja dhe kur ndjekin

udhëzimet verbale ata përdorin aftësitë e tyre të dëgjimit. Përveç aftësive shqisore, arti ndihmon

edhe në zhvillimin e aftësive mendore, si në zhvillimin e koncepteve matematikore, kreativitetit,

durimit, e sidomos vetëpërmbushjen (Stockdale, 2019).

Komenski sugjeronte që të gjendet një metodë me të cilën të rinjtë mund të udhëhiqen

lehtësisht drejt zbatimit praktik të forcave natyrore, të cilat duhet të gjenden në art. Për t’u

realizuar puna artistike, parashtrohen tri kërkesa:

a) Modeli (Skica) - që do të thotë, një formë e jashtme të cilën artisti e vëzhgon dhe pastaj

përpiqet ta imitojë;

a) Materiali -në të cilin duhet të aplikohet forma e re;

b) Instrumentet - me ndihmën e së cilës është kryer puna.

Rregulli i artë: Të përdoren si duhet, me mençuri dhe me praktikë të vazhdueshme.

Page 44: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

34

Grafiku 4. Paraqitja grafike e tri kërkesave bazë për të realizuar metodën e shkathtësive sipas

udhëzimeve të Komenskit

Kur të jenë siguruar këto, janë të nevojshme edhe tri gjëra të tjera që na mundësojnë t’i

mësojmë artin nxënësit:

Përdorimi i duhur i materialeve;

Udhëzimet profesionale;

Praktika e shpeshtë.

Kjo nënkupton që nxënësit duhet të mësohen se kur, dhe si t’i përdorin materialet

artistike; atyre duhet t’u ofrohet ndihmë kur i përdorin ato në mënyrë që mundësia për gabime të

jetë minimale dhe e përmirësueshme; ata nuk duhet të heqin dorë nga tentimi për t’i përmirësuar

gabimet derisa të arrijnë të punojnë saktë dhe shpejt (Comenius, 1907, p. 194).

Si njeri që kaloi në artin e mësimdhënies nga të qenit artizan, e kuptoj vlerën e praktikës

dhe e kam kuptuar se vetë teoria nuk është ajo që kap zjarrin e fëmijëve për të mësuar. Në një

farë pike, të mësuarit duhet të lidhet me duart e tyre përmes praktikës (Stowe, 2011).

SKICA

MATERIALI

MJETET E PUNËS

SHKATHTËSITË

Page 45: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

35

Përdorimi i instrumenteve duhet të tregohet në praktikë dhe jo në fjalë; domethënë, me

anë të shembullit dhe jo me urdhër. Ka shumë vite që kur Quintilian tha: “Nëpërmjet rregullave,

rruga është e gjatë dhe e vështirë, ndërsa përmes shembujve është e shkurtër dhe e

praktikueshme”. Por mjerisht, sa pak kujdes i kushtojnë shkollat kësaj këshille (Comenius, 1907,

p. 196).

Për Komenskin praktika kishte vlerë të madhe. Nevojitet vërtetë pak talent dhe shumë

punë që një krijim artistik të marrë formën e synuar nga artisti në fjalë. Prandaj, në përmbyllje të

udhëzimeve për metodën e shkathtësive ai shkruan:

―Sepse është praktika, dhe asgjë tjetër, që prodhon një artist‖ (Comenius, 1907, p. 203)

3.2.3. Metoda e të mësuarit të gjuhëve

Reforma e sistemit arsimor që Komenski synonte ta sillte në jetë, kërkonte dy gjëra. Së

pari, ishte i domosdoshëm një revolucion në metodat e mësimdhënies, në mënyrë që mësimi të

mund të jetë i shpejtë, i këndshëm dhe i plotë. Së dyti, për ta bërë kulturën evropiane të qasshme

për të gjithë fëmijët, ishte e nevojshme që ata të mësonin latinishten (Sadler, 2019).

Pasi që nuk ishte aspak i kënaqur nga metodologjia e mësimdhënies dhe mënyra se si

fëmijëve u servoheshin mësime përmendësh e pakuptim, ai e mendoi një zgjidhje praktike që do

të ndryshonte mënyrën e të menduarit dhe perceptimit të gjërave.

Ai ishte i sigurt se kishte një mënyrë më të mirë për të mësuar latinishten sesa metodat

joefikase që ishin në përdorim; ai mbrojti “rrugën e natyrës”, domethënë që gjuha të lidhej me

objekte e jo me shpjegime gramatikore. Për këtë qëllim ai shkroi ―Janua Linguarum Reserata‖,

një tekst që përshkroi fakte të dobishme për botën si në latinisht ashtu edhe gjuhën amtare (çeke),

krah për krah; pra, nxënësit mund të krahasonin të dy gjuhët dhe të identifikonin fjalët përmes

emërtimit të gjërave (Sadler, 2019).

Ky libër, ishte po ashtu pjesë përbërëse e shkresave të tij që kishin për qëllim formësimin

e ri të sistemit arsimor. Megjithatë, në didaktikën e tij, si vazhdim i sqarimit të metodologjisë së

mësimdhënies, hyn edhe metoda gjuhësore, qëllimet e të cilës i zgjeroi më tej.

Page 46: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

36

Gjuhët shërbejnë si mjet përmes të cilit arrihet arsimimi dhe bartet tek të tjerët. Për këtë

arsye nuk duhet mësuar të gjitha gjuhët, sepse kjo është e pamundshme, por duhet mësuar vetëm

ato që janë të nevojshme. Rëndësi dhe përparësi të veçantë ka mësimi i gjuhës së nënës

(Comenius, 1907, p. 203).

Sa më e fortë të jetë gjuha amtare e fëmijëve, aq më e lehtë është që ata të mësojnë gjuhë

të reja. Fëmijët që kanë një themel të fortë në gjuhën e tyre amtare, zhvillojnë aftësi më të mira të

shkrim-leximit edhe në gjuhët e tjera që mësojnë më pas (Cummins, 2001).

Çdo gjuhë duhet mësuar veçmas. Së pari mësohet gjuha amtare, mandej gjuhët e popujve

fqinjë. Çdo gjuhë le të mësohet praktikisht e jo me rregulla, ndonëse disa prej tyre ndihmojnë të

mësuarit e gjuhës (Comenius, 1907, p. 205).

Secila gjuhë zhvillohet përkitazi me fazën e zhvillimit të personalitetit dhe aftësive

mendore të individit. Komenksi këtë proces, e ndau në 4 fazat e mëposhtme:

Grafiku 5. Paraqitja grafike e fazave të zhvillimit të gjuhës sipas nivelit të moshës së fëmijëve

PARADHOMA (fëmijria e hershme)

DERA (fëmijria)

PALLATI (rinia)

THESARI (pjekuria)

Page 47: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

37

1. Paradhoma –Duhet të përmbajë materien e të folurit fëmijëror disa qindra fjalë, të

rregulluara në fjali, tek të cilat shtohen edhe deklinimet e emrave dhe lidhjet e foljeve. Si pjesë

ndihmëse e paradhomës është regjistri i fjalëve përkatëse për moshën, në gjuhën amtare-latine

dhe anasjelltas (Comenius, 1907, p. 208).

2. Dera –duhet të përmbajë të gjitha fjalët e thjeshta të një gjuhe, rreth 8000, të

përmbledhura në fjali të shkurtra të cilat në formën e tyre të natyrshme shprehin vetë gjërat.

Atyre duhet shtuar edhe gramatika e thjeshtë dhe e qartë me të cilën shpjegohet se si fjalët e një

gjuhe shkruhen, shqiptohen, ndërtohen dhe lidhen. Për të ndihmuar mësimin e gjuhës në këtë

fazë, ekziston fjalori etimologjik në gjuhën amtare-latine, ku sqarohen fjalët e thjeshta dhe të

përbëra si dhe kuptimi i tyre (Comenius, 1907, p. 208).

3. Pallati – duhet të përmbajë diskurse të ndryshme për të gjitha çështjet, të shprehura në

një stil të larmishëm dhe elegant, me referenca margjinale ndaj autorëve nga të cilët huazohen

disa fraza. Në fund duhet të jepen rregulla për ndryshimin dhe parafrazimin e fjalive në mijëra

mënyra të ndryshme. Si shtesë e veçantë është shtuar fjalori frazeologjik në gjuhën amtare dhe

gjuhën latino-latine, i cili përmban një përmbledhje fjalësh e shprehjesh të ndryshme (Comenius,

1907, p. 208).

4. Thesari– si titull, do të jetë emri i dhënë i shkrimtarëve klasikë që kanë shkruar për

çdo çështje me qëllim serioz dhe në një stil të mirë, me shtimin e rregullave në lidhje me

vëzhgimin dhe grumbullimin e pasazheve të rëndësishme dhe përkthimin e saktë të idiomave.

Nga shkrimet e tyre, disa duhet të zgjidhen për t’u lexuar në shkollë ndërsa për të tjerët duhet të

formohet një përmbledhje tekstesh nga ta. Me përfundimin e thesarit, do të përmblidhet një

leksik i përgjithshëm (latin-latin dhe latin-grek) i cili do të përqafojë, pa përjashtim, çdo pikë në

çdo gjuhë (Comenius, 1907, p. 208).

Nëse ndiqen këto faza në përpikëri, kushdo që angazhohet për mësimin e gjuhës, do të

aftësohet me sukses.

Page 48: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

38

3.2.4. Metoda e edukimit moral

Sjellja morale nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Megjithatë, në

aspektin edukues morali nënkupton trajtimin e vetes dhe të tjerëve me respekt. Empatia,

dhembshuria dhe ndjenja e drejtësisë janë elemente qendrore të këtij lloji të sjelljes morale.

Fëmijët mësojnë sjellje dhe vlera nga mjedisi i tyre - kryesisht nga prindërit, por edhe nga

vëllezërit e motrat, të afërmit, kolegët, mësuesit, komuniteti etj. (Linn, 2019).

Në didaktikën e madhe Komenski zhvillon pikëpamjet e veta edhe për edukatën në

përgjithësi e jo vetëm në mësim. Më fort e thekson edukatën morale, të cilën e mbështetë në

edukimin e krishterë. Në rend të parë duhet zhvilluar: urtësinë, maturinë, zotërimin e vetvetes

dhe drejtësinë. Shembullin dhe normat morale si dhe rregullat i konsideronte si mjet kryesor të

edukatës morale (Comenius, 1907). Arti i formimit të moralit bazohet në gjashtëmbëdhjetë

rregullat themelore në vijim:

1. Mbjellja e të gjitha virtyteve pa dallim;

2. Mbjellja e virtyteve themelore: urtisë, maturisë, kurajos dhe drejtësisë;

3. Urtinë duhet mësuar nga mësimdhënësit;

4. Të kenë kujdes të vazhdueshëm në çdo situatë;

5. Të udhëheqë vetveten arsyeshëm dhe të mbajë përgjegjësi;

6. Të mësojë drejtësinë duke u larguar nga gënjeshtra dhe mashtrimi;

7. Të jenë të thjeshtë, të ndershëm e të qëndrueshëm në punë;

8. Të shoqërohen me njerëz të ndershëm, ashtu që të jenë të çiltër;

9. Të punojnë pandërprerë në mënyrë që të arrijnë qëndrueshmërinë;

10. Drejtësia dhe gatishmëria për ndihmë duhet të mbjellet që në fëmijëri;

11. Të mësuarit e virtyteve duhet të fillojë qysh në moshën fëmijërore;

12. Virtytet mësohen nëse pandërprerë veprojmë atë që është e ndershme;

13. Prindërit, edukatorët, mësuesit dhe shokët e shkollës në jetën e tyre le të jenë shembull

për të tjerët;

14. Të gjitha këtyre, duhet bashkangjitur rregullat dhe udhëzimet për jetë;

15. Të ruhen fëmijët nga ndikimi i shembujve jo të mirë duke i larguar nga ata;

Page 49: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

39

16. Dhe më e nevojshmja është disiplina që të shmangen të gjitha të këqijat (Comenius,

1907, p. 216).

3.2.5. Metoda e frymëzimit për përshpirtshmëri

Në mënyrë që të plotësohet e gjithë kauza e një edukimi të shëndoshë, Komenski e

mbronte me çdo kusht idenë se secilit fëmijë qysh nga lindja duhet t’i flitet për ekzistencën e një

force më të madhe se vetja që pasqyron mëshirën, mirësinë, burimin e të gjitha të mirave në të dy

botët, atë të Zotit.

Fjala përshpirtshmëri i referohet nevojës që ka çdo shpirt njeriu për praninë e Zotit dhe

aftësinë e tij për ta kërkuar atë çdokund. Ekzistojnë tri burime në bazë të të cilave realizojmë këtë

synim e ato janë: të menduarit, lutja dhe të pyeturit;

Të menduarit – ka të bëjë me meditimin e kujdesshëm të veprave, fjalëve dhe mirësive të

pafundme të Zotit;

Lutja – është ngritja me vullnet drejt Zotit;

Të pyeturit – është meditimi i shpeshtë i përparimit tonë në përshpirtshmëri (Comenius,

1907, p. 221).

Edhe në ditët tona, në kultura të ndryshme aplikohen tradita të shumta që kanë për qëllim

zgjimin e virtyteve më të larta njerëzore, të cilat nuk mund të arrihen po nuk u kombinuan edhe

me aspektin shpirtëror. Shumë nga shembujt e popullit kinezë nga kulti i paraardhësve të tyre, si

dhe shumë nga metodat për udhëzimin e fëmijëve të vegjël mund të na shërbejnë si një model

për të futur devotshmërinë (Kelley, 1995, p. 40).

Komenski i dha një rëndësi të jashtëzakonshme kësaj metode, të cilën e përmbledh në

njëzet e një rregulla, përmes të cilave do të mund të udhëzoheshin të gjithë prindërit, edukatorët e

mësimdhënësit në përdorimin e kësaj metode në shtëpi e në shkollë, praktikisht çdo ditë të jetës

së atij fëmije.

Page 50: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

40

Kapitulli IV Rekomandime

Page 51: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

41

4. Rekomandime

Shumica e parimeve që Komenski ka sqaruar konsideroheshin si radikale në kohën e tij.

Sot, shumë prej tyre janë të zakonshme. Megjithatë, shpeshherë edukatorët e mësimdhënësit në

përgjithësi, janë aq të etur për të provuar metodat të reja dhe eksperimentale duke i përjashtuar

metodat e vërtetuara si të suksesshme dhe të vërteta, si ato të kohës së Komenskit. Çdo

mësimdhënës mendjemprehtë, do të duhej të reflektonte në parimet e Komenskit, duke tentuar të

gjejë mënyra për përfshirjen e tyre në udhëzime kurrikulare dhe ripërtërirjen përmes sistemit të

arsimit bashkëkohor (Peterson, 2004, p. 26).

4.1. Si mund të nxjerrim më të mirën nga parimet e Komenskit?

Hapi 1: Lexoni me kujdes secilën nga thëniet e mëposhtme të Komenskit:

Qëllimet / objektivat– është shenjë e mençurisë hyjnore që të mos bëjmë asgjë kot, që

nënkupton, pa një fund të caktuar ose pa mjete proporcionale për këtë qëllim.

Sfidimi i nxënësve të ndritshëm, por të mërzitur– Askush nuk dyshon se ata që janë

budallenj kanë nevojë për udhëzime…por në realitet ata që janë të zgjuar kanë nevojë

shumë më tepër, pasi një mendje aktive, nëse nuk nxë gjëra të dobishme, do të nxë veten

me atë që është e padobishme, kurioze dhe e dëmshme.

Integrimi fetar– Ne duhet të ndriçojmë intelektin, ta drejtojmë vullnetin dhe ta

stimulojmë ndërgjegjen, në mënyrë që intelekti të jetë i qëndrueshëm dhe depërtues,

vullneti të bëjë zgjedhje pa gabime, dhe ndërgjegjja të mund t’ia kushtojë të gjitha gjërat

Perëndisë. Nëse duam t’i shërbejmë Perëndisë, fqinjëve tanë dhe vetes, atëherë është e

nevojshme që ne të zotërojmë:

a) në lidhje me Perëndinë, devotshmërinë;

b) në lidhje me fqinjët tanë, virtyt;

c) dhe në lidhje me vetveten, njohurinë.

Vlerësimi– Gjithçka që mësohet (duhet) të përcaktohet me kujdes dhe të qëndrojë në

vendin e vet, në mënyrë që jo vetëm mësuesi, por edhe nxënësi, mund të dijë saktësisht se

çfarë përparimi ka bërë dhe çfarë përparimi po bën në vazhdimësi.

Page 52: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

42

Dijetari duhet të trajnohet për të shprehur gjithçka që ai sheh me fjalë, dhe duhet të

mësohet kuptimi i të gjithë fjalëve që ai përdor.

Fushëveprimi dhe renditja– Gjithçka paraprake duhet të jetë baza e gjithçkaje që vjen

më pas.

Entuziazmi personal– Sa më i vullnetshëm të jetë mësuesi, aq më tepër entuziazëm do të

shfaqë tek nxënësit e tij.

Menaxhimi i klasës– Mësuesi duhet të marrë kujdesin më të madh për të mos folur kurrë

nëse të gjithë nxënësit e tij nuk po dëgjojnë dhe as nuk japin mësim, përveç nëse të gjithë

janë duke ndjekur.

Urdhri / disiplina– Nëse disa karaktere nuk ndikohen me qasje të butë, duhet t’u

servohet një qasje më e rreptë dhe çdo mjet duhet të gjykohet për funksionalitetin e tij

përpara se ndonjë nxënës të shpallet i paaftë për t’u mësuar.

Hapi 2: Kaloni disa kohë duke menduar mënyrat në të cilat mund t’i zbatoni kërkesat e

lartpërmendura në situatën tuaj në klasë.

4.2. Kush do të përfitojë nga shfrytëzimi i duhur i parimeve didaktike?

Të gjithë si shoqëri, mund të përfitojmë nga studimi i parimeve didaktike në mënyra të

ndryshme (Peterson, 2004, p. 27). Prindërit janë ata të cilët kanë mësuar mënyra të dobishme për

edukimin e fëmijëve të tyre. Rrjedhimisht, edhe mësimdhënësit përfitojnë nga kjo ngase edukimi

në fëmijërinë e hershme ndikon në bazën e të nxënit të mëvonshëm. Pra, me përgatitjen e

hershme të nxënësit, mësimdhënësit janë të gatshëm për të aplikuar metoda të ndryshme të

mësimit në klasë dhe në lëndë të ndryshme mësimi.

Page 53: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

43

Pe rfundimi

Të ndryshosh një sistem të tërë edukimi në një shoqëri që nuk është mjaft e hapur për

ndryshime, është hap sfidues madje edhe për kohët tona. Nevojitet të kesh një themel të fortë të

ndërtuar mbi argumente të pamohueshme, që do i bënin ballë kohës. I tillë ishte ndryshimi që

bëri Komenski e që i kushtoi kohë e përkushtim për vite të tëra nga jeta e tij. Pavarësisht

ndërhyrjeve të shumta, qasjeve të ndryshme pedagogjike të lindura më pas, ideologji e metoda të

panumërta që synojnë ta ngrisin këtë sistem në një tjetër nivel, themeli i shkollave bashkëkohore

të kohës sonë nuk dallon aspak nga ai i shkollës së parë të organizuar.

Ai argumentoi për ide të tilla si edukimi universal, i cili ishte pothuajse i panjohur për

kohën e tij, por është bërë standard në shoqërinë moderne perëndimore (Glenn, 2016).

Rëndësi të madhe në ndërtimin e teorinë së tij mbi procesin e mësimit kishin edhe shqisat

ku përmes tyre Komenski përpunoi filozofinë shqisore për të cilën ai shprehet: Nuk ka asgjë në

intelekt e cila të mos ketë qenë më parë në ndijime‖. Të nxënit përmes shqisave ishte ngushtë i

lidhur edhe me parimet e mësimit, sidomos me atë të konkretizimit për të cilin Komenski

shprehej: Së pari vlen lënda, pastaj fjala. Përvetësimi i njohurive nëpërmjet konkretizimit ka

shumë rëndësi, pasi që nxënësi do e mbajë më mirë në mend diçka që e përvetëson konkretisht e

madje do të jetë në gjendje edhe ta shprehë me fjalë gjithçka që ka vërejtur. Në këtë mënyrë, ai u

bë pedagogu i parë që qartësoi nevojën e ndërlidhjes së mësimit teorik me atë praktik.

Përveç udhëzimeve të detajura që i shkroi në librin e tij të famshëm ―Didaktika e madhe‖

ku sqaronte gjithçka që kishte të bënte me edukimin e fëmijëve dhe sistemin arsimor në

përgjithësi, ai u bë i pari që konkretizimin e mësimit e ngriti në nivel më të lartë duke shkruar e

botuar librin e parë me fotografi ―Orbic pictus sensualium‖ i cili u pasua me lindjen e idesë për

edukimin parafillor. Gjithashtu, me librin ―Janua linguarum reserata‖ bëri revolucion në

sistemin arsimor, duke sugjeruar (ndryshimin e domosdoshëm) që mësimi në edukimin fillor

duhet të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve e jo në një gjuhë të cilën aspak nuk e kuptojnë,

gjë që e nxit të mësuarit përmendësh dhe pa logjikë.

Ideja mbi shkollën pansofike që u vu në letër nuk arriti të realizohej me përpikëri edhe në

praktikë, megjithatë përfitimet nga ky plan nuk ishin të pakta. Për herë të parë në histori, edukimi

Page 54: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

44

kishte një qëllim më të madh se arsimimi i individëve nga familje të pasura e qytetare. Ky qëllim

ishte gjithëpërfshirës dhe e hodhi poshtë sistemin diskriminues në baza gjinore e klasa shoqërore

të skolastikës mesjetare; djem e vajza, të pasur e të varfër, fshatarë e qytetarë duhet të arsimohen

pa dallim në mjedise të quajtura shkolla. Edukimi u bë obligativ për të gjithë dhe shkollat u

ndërtuan në çdo vend ku do që kishte popullsi, me qëllim të qasjes më të lehtë nga populli.

Metodologjia që u sugjerua në “Didaktikën e madhe”, u përqafua fillimisht nga disa shtete më të

fuqishme evropiane e më vonë u përhap edhe në vende të tjera pa ndalur duke arritur ndryshimin

rrënjësor deri në ditët tona. Kjo metodologji sugjeroi që të nxënit duhej të mundësonte lidhjen e

mësimit teorik me praktikën, prej të thjeshtës tek e përbëra, e prej të njohurës tek e panjohura,

duke aplikuar parimin e shkallëshkallëshmërisë dhe natyrshmërisë në mësim. Ashtu si

funksionon natyra, ashtu duhet të funksionojë edhe arsimi. Kur sistemi arsimor t’i ngjasojë

natyrës, çdo gjë do të bie në vendin e vet: prindërit do të tregohen të durueshëm në edukimin e

fëmijëve të tyre, mësuesit do të përshtatin informacionin sipas interesit dhe moshës së nxënësit

dhe nxënësi do të arrijë të mësojë informacione të dobishme duke lidhur atë me gjëra konkrete.

Bazuar në faktet e mësipërme, mund të themi se asnjë sistem nuk do i mbijetonte kohës

po qe se nuk do të ishte i ngritur mbi një logjikë të shëndoshë. Sistemi i ndërtuar me aq shumë

mund nga Komenski ishte i tillë. Megjithëse nga koha e veprimtarisë së këtij pedagogu të madh

fusha e edukimit ka përparuar dukshëm, themelet e vendosura nga Komenski qëndrojnë po aq të

forta sa në fillim, e po forcohen edhe më tej me studime të shumta mbi parimet e mësimit e

metodologjisë mësimore, duke i përshtatur ato me praktika të reja të vërtetuara si të dobishme

dhe të suksesshme për mësimdhënien dhe mësimnxënien bashkëkohore.

Përfundimisht, Jan Amos Komenski konsiderohet si babai i edukimit, pasi ishte nismëtari

i një qasje gjithëpërfshirëse që inkurajon respektin, barazinë, tolerancën, bashkëpunimin dhe

ndërveprimit në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve ku përmes natyrshmërisë në mësim ata do

të arrijnë të zhvillojnë potencialin e plotë të tyre, duke përvetësuar vetëkontrollin dhe vlerësimin

për veten e për mbarë shoqërinë.

Page 55: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

45

Referencat

John Amos Comenius, (1907), The Great didactic, Cornell University Library, R. & R. Clark,

Limited, Edinburgh.

Jesipov & Danillov, (1966), Didaktika, Enti i botimeve të teksteve i Republikës Socialiste të

Serbisë, Beograd, Rilindja, Prishtinë.

Përmbledhje tekstesh të pedagogëve klasik, (1964), Rilindja, Prishtinë.

Zhlebnik, L. (1964), Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike, Rilindja,

Prishtinë.

Zhlebnik, L. (1959), Histori e përgjithshme e pedagogjisë, Rilindja, Prishtinë.

Zylfiu, N. (1985), Didaktika, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste

autonome të Kosovës, Prishtinë.

Koliqi, H. (1997), Historia e pedagogjisë botërore I, Universiteti i Prishtinës-Fakulteti filozofik,

Prishtinë.

Karami, Morteza & Pakmehr, Hamideh & Aghili, Alireza. (2012). Another View to Importance

of Teaching Methods in Curriculum: Collaborative Learning and Students’ Critical Thinking

Disposition. Procedia - Social and Behavioral Sciences. 46. 10.1016/j.sbspro.2012.06.048.

Publikime shkencore

Andrew Kelley, (1995). The Individual and the Value of Human Life, Rowman & Littlefield

Publishers.

Dennis L. Peterson, (2004). Applying the educational principles of Comenius, Journal for

christian educators.

Mirko Lukaš, Emerik Munjiza, (2013), Education system of john amos comenius and its

implications in modern didactics.

Snyder, J. S., Schwiedrzik, C. M., Vitela, A. D., & Melloni, L. (2015). How previous experience

shapes perception in different sensory modalities. Frontiers in Human Neuroscience.

Justin Glenn, (2016). Toward a contextual theological reading of John Amos Comenius.

International Journal of Christianity & Education. Sage Journas.

Page 56: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

46

Burime te tjera nga interneti

Vijay Kumar, (2019), Importance of discipline in school life, Klient Solutech -

http://www.klientsolutech.com/importance-of-discipline-in-school-life/

Susan Linn, (2019), How Can i Raise a Moral Child? -

https://www.familyeducation.com/life/morality/hoë-can-i-raise-moral-child

John E. Sadler, (2019). John Amos Comenius – Czech educator. Encyclopaedia Britannica -

https://www.britannica.com/biography/John-Amos-Comenius#ref213532

Julie Stockdale, (2019). 6 reasons why art and crafts are important for child development.

Activity Box Blog - https://activity-box.com/6-reasons-ëhy-art-and-crafts-are-so-important-for-

child-development

Doug Stowe, (2011). Theory and practise. Wisdom of the hands:

http://wisdomofhands.blogspot.com/2011/11/theory-and-practice.html

Wanda Wyont, (2018). Shape Young Minds Through Sensory Environments—Learn How, It’s

Easy!: https://www.fractuslearning.com/sensory-environment-brain-development/

Page 57: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · skolastikën mesjetare, ai shtroi çështjen mbi arsimin e përgjithshëm për të gjithë fëmijët pa marr parasysh gjininë apo gjendjen

47

Autobiografia

Unë, Bleona Laha jam lindur më 17.11.1997 në

qytetin e Gjakovës. Jam rritur në një ambient të

ngrohtë familjar, me prindër të mrekullueshëm e

përherë të përkushtuar ndaj përgjegjësive dhe

familjes,si dhe me vëllanë dhe motrën time më të

vogël. Si fëmija i parë, natyrisht pranova dashurinë

dhe përkujdesjen më të madhe nga prindërit, të cilët

më kultivuan edukatën, respektin dhe virtytet

humane. Dëshira e tyre ishte që unë të bëhesha një

fëmijë shembull,i suksesshëm dhe i sigurt në

vete,dhe them të drejtën ata kanë meritën e plotë për

atë që jam sot. Duke marrë parasysh rëndësinë e të

arsimuarit dhe emancipimit të gjithëmbarshëm, me

shumë mund dhe sakrificë përfundova me arritje të

lartë shkollën fillore ashtu dhe të mesmen në

Gjimnazin‖Hajdar Dushi‖ ku dhe mora mirënjohje

si nxënëse e dalluar për 3 vite radhazi. Studimet i fillova në vitin 2015 në Fakultetin e Edukimit

në Gjakovë.Gjatë këtyre viteve studiova me kënaqësinë dhe vullnetin më të madh ,duke mbajtur

titullin bursiste për 4 vite ,me mesatare të lartë 9,57. Ëndrra e të qenurit një mësuese e

suksseshme,më mësoi të mos dorëzohem edhe atëherë kur çdo gjë duket e pashpresë dhe të

tejkalojë momentet më të vështira, me determinim dhe punë të zellshme.

Askush nuk e ka kuptuar plotësisht pasurinë e ndjeshmërisë, mirësisë dhe bujarisë së fshehur në

shpirtin e një fëmije. Përpjekjet e çdo mësimdhënësi të vërtetë duhet të jenë për ta zbuluar këtë

thesar,prandaj në prag të diplomimit ndihem krenare dhe më e lumtur se kurrë që kam zgjedhur

një profesion kaq të çmuar!