punim diplome - edukimi.uni-gjk.org selimi diploma .pdf · 7 mirËnjohje ky punim diplome është...

32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA:Kontrollimi dhe vlerësimi i njohurive, shkathtësive dhe shprehive të nxënësve Mentori: Kandidatja: Prof. dr. Ilir Kelmendi Jeta Selimi GJAKOVË, 2018

Upload: others

Post on 10-Sep-2019

144 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:Kontrollimi dhe vlerësimi i njohurive, shkathtësive dhe shprehive të

nxënësve

Mentori: Kandidatja:

Prof. dr. Ilir Kelmendi Jeta Selimi

GJAKOVË, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

2

Ky punim diplome u mbrojt me para komisionit vlerësues në përbërje:

1. Kryetari

2. Anëtar

3. Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ( ).

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

3

Dedikuar

Dashurisë dhe bekimit më të madh në jetë…

Familjes

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

4

PËRMBAJTJA:

DEDIKUAR……..……………………….…………….………………........................................3

MIRËNJOHJE ……………………………………………………………...…………….……..7

ABSTRAKT ……………………………………………………………...…..……………..…...8

HYRJE ………………………………………………………………………..……………….....9

Ⅰ. Kontrollimi……………………………………………………..........................................10

Ⅱ. Vlerësimi …………………………………………………………....................................11

2.1. Qëllimi i vlerësimit ……………………………………………….…………………..12

2.2. Parimet e vlerësimit ……………………………………………..................................12

2.2.1. Vlefshmëria…………………...………………………………………………………12

2.2.2. Transparenca………………………………………………………............................12

2.2.3. Besueshmëria………………………………………………………....………...…….13

2.2.4. Paanëshmëria……………………………………………………………………....…13

Ⅲ. Llojet e vlerësimit ……………………………………………………………………...…14

3.1. Vlerësimi i brendshëm …………………………………………………………….….14

3.1.1. Llojet e vlerësimit të brendshëm………………………………...……………………13

3.1.2. Vlerësimi i jashtëm ……………………………………...............................................14

Ⅳ. Rëdësia e kontrollimit e vlerësimit …………………….……………….…………..…......15

4.1. Rëndësia didaktike e kontrollimit të vlerësimit ………………………………..........……..15

4.2. Rëndësia socio-pedagogjike e kontrollimit dhe vlerësimit………………………...……….16

Ⅴ. Llojet e kontrollimit të vlerësimit ………………………………………………….…....17

5.1. Kontrollimi e vlerësimi paraprak ………………………...…………………….......……….17

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

5

5.2. Kontrollimi e vlerësimi sistematik ……………………..……………………….……...…..17

5.3. Kontrollimi e vlerësimi periodik ………………………..……. ………………………..…18

5.4. Kontrollimi e vlerësimi përfundimtar ……………...………………………….…….….......19

Ⅵ. Kontrollimi e vlerësimi me teste ……………………………………………………….....20

6.1.Testet e njohurive, shkathtësivedhe shprehive ……..……………………..…….....…….....20

6.2.Testet me gojë …………………...……………………………………………………..…...20

6.3. Testet me shkrim ……………………….……………………………………….……..……20

6.4. Testet praktike ………………………………………………………………..….………….21

6.5. Testet individuale, në çifte dhe në grupe ………….………… ………………….…………21

6.6. Përparësitë dhe mangësit e testit ………………..……………………………………….....21

Ⅶ. Vlerësimi me notë………………………………...………………………………..………..22

7.1. Sistemi i notave numerike ……………………………………………………….…..…......23

7.2. Karakteristikat e notes…………………………………………………………...………….24

7.2.1. Nota duhet të jetë gjithëpërfshirëse………………………………………...…………......24

7.2.2. Nota duhet të jetë e plotë……………………………………………………………....….24

7.2.3. Nota duhet të jetë objektive……………………………………..……………………......25

7.2.4. Nota duhet të jetë publike………………………..…………………………………...…...25

7.2.5. Nota duhet të jetë motivuese………………..………………………………………...…..25

Ⅷ. Metodat e kontrollimit e vlerësimit ………………….………………………..…………..26

8.1. Metodat e kontrollimit e vlerësinit me gojë …..……………………………………..……...26

8.2. Metodat e kontrollimit e vlerësimit me shkrim …..…………………………………………27

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

6

Ⅸ. Përsëritja e përforcimi ………………………………...…………………………………..28

Ⅹ. Ushtrimet në punë mësimore ……………………………..……………...……………….29

Përfundimi ………………………………………………………………….………………….30

Bibliografia……………………………………………………………………...………………31

Autobiografia …………………………………………………………………..……………….32

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

7

MIRËNJOHJE

Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për

çdo person që kontribuoi në studimet e mia nuk do të ketë fund asnjëherë.

Respektin dhe mirënjohjen më të sinqertë, ia dedikoj profesorit, njëherazi udhëheqësit tim

shkencor Prof. Dr. Ilir Kelmendi, një profesor me virtyte shumë të larta dhe një model se si duhet

të jetë një mësimdhënës.

E falëndëroj për ndihmën e ofruar dhe mbështetjen gjatë përgatitjes së këtij punimi.

Falendërim të veçantë shprehi për të gjithë profesorët e universitetit të Gjakovës, të cilët në

vazhdimësi bënë përpjekje që të atësoheshim në fushën e mësimdhënies.

Falendërimi im nuk do të kishte aspak kuptim po qe se miket e mia nuk do të ishin pjesë e tij.

Faleminderit për çdo qast që ndamë së bashku përgjatë këtyre viteve.

Dhe, në fund, por jo si të fundit, falendërim të veçantë për familjen time së cilës i detyrohem

shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të bukur.

Ju falëndëroj përzemërsisht të gjithëve!

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

8

ABSTRAKT

Ky punim diplome pasqyron studimin tim, rreth temës kontrollimi e vlerësimi i njohurive,

shkathtësive dhe shprehive të nxënësve. Përmes këtij punimi në fillim do të paraqes njohuri të

përgjithshme për komunikim e vlerësimin, qëllimin e vlerësimit dhe parimet e vlerësimit.

Pastaj,do te vazhdoj te flaës për llojet e vlerësimit, rendësia e kontrollimit e vlerësimit, llojet e

kontrollimit e vlerësimit. Pastaj do te flas për kontrollimin e vlerësimin përmes testimit, llojet e

testimit, testet me gojë, me shkrim, testet individuale, në çifte dhe në grupe, si dhe për

përparësitë dhe mangësitë e testimit. Rezultatet e arritura përmes testimit, me shkrim apo çfarë

do lloj testimi tjetër që mësimdhënësi ka vendosur t’i përdor, pasqyrohen përmes notës, prandaj

kam folur për vlerësimin me notë, karakeristikat e notës. Po ashtu në këtë punim do të gjeni edhe

metodat e kontrollimit e vlerësimit, çka ndikon përsëritja e përforcimi si dhe ushtrimet në punë

mësimore. Përmes këtij punimi synohet të tregohet puna e mësimdhënësit gjatë kontrollimit e

vlerësimit të njohurive, shkathtësive dhe shprehive te nxënësit. Gjithçka që mësohet duhet të

jetësohet me anë të praktikës dhe të kontrollohet e vlerësohet në mënyrën më të mirë të

mundshme.

Fjalët kyçe: kontrollimi, vlerësimi, testi, nota, nxënësit.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

9

HYRJE

Në procesin e planifikimit të mësimeve dhe njësive mësimore, njëaspekt që meriton vëmendje

është problemi se si të kontrolloni dhe të siguroni përparimin e nxënësve në mësime, si të

identifikoni përparimin që kanë bërë dhe si të vlerësohen rezultatet e të mësuarit të nxënësve dhe

aktiviteteve tona si mësimdhënës.

Para se të zhvillohet mësimi, ne duhet të planifikojmë si të vlerësojmë dhe të përmirësojmë

ndikimin dhe cilësinë e mësimdhënies tonë,dhe si të analizojmë, përmirësojmë dhe gjykojmë

punën dhe aktivitetin mësimor.

Duke vepruar kësisoj, do të marrim parasysh se me çfarë masash dhe instrumentesh do të jemi në

gjendje të identifikojmë dhe vlerësojmë shkallën e realizimit të objektivave mësimore nga klasa

ose nga nxënës të veçantë dhe, nëse është e nevojshme, të përcaktojmë edhe kriteret ku do të

bazohemipër sistemin e vendosjes së notave.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

10

Ⅰ. KONTROLLIMI

Kontrollimi ështëproces i cili realizohet në mënyrë sistematike dhe përfshin një mori faktorësh

prej të cilëve varet suksesi i punës dhe rezultati i mësimdhënies.

Rendësia e tij qëndron në të kuptuarin se në ç’masë janë realizuar përmbajtjet, në ç’masë janë

përvetësuar dhe cilat gabime janë bërë.

Kontrollimi mbështetet në vrojtimin sistematik analitik dhe të kontrolluar mbi punën e arsimtarit

dhe të nxënësve të cilat do të ndihmojnë nxjerrjen e përfundimeve objektive arsimore- edukative

të mësimit të paraparë me plan programin mësimor.1

Kontrollimi bëhet sipas metodologjisë standarde për kontrollim e vlerësim të rezultateve të

mësimdhënies së arsimtarit dhe të mësimnxënies së nxënësit.

Kjo metodologji kërkon njohjen dhe përdorimin adekuat të teknikës dhe teknologjisë së

kontrollimit e vlerësimit objektiv, siç janë: instrumentet, teknikat, metodat, llojet dhe format e

kontrollimit e vlerësimit.2

Kërkon vrojtimin, kontrollimin e vlerësimin e punimeve të nxënësve.

Kërkon vrojtimin, kontrollimin e vlerësimin e dokumentacionit pedagogjik: librit të klasës, plan

programeve të punës së arsimtarit ( planprogramit vjetor, mujor dhe përgatitjeve me shkrim për

orë mësimore), të analizave me shkrim rreth realizimit të planprogrameve të punës së arsimtarit,

të orëve mësimore etj.

1 Brada, Dr. Riza: “ Didaktika kibernetike”, Prishtinë 2010, faqe 418

2 Musai, Dr. Bardhyl: “ Metodologjia e mësimdhënies”, Tiranë 2003, faqe 244

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

11

Ⅱ. VLERËSIMI

Vlerësimi është pjesë e pandashme e kontrollimit, mbështetet në të dhe paraqet përfundimin e tij

të natyrshëm, duke dhënë mendimin dhe duke bërë përcaktimin e vlerave të niveleve kuantitative

dhe kualitative të rezultateve të arritura.

Përmes vlerësimit nxënësit marrin informacione për atë që do të duhet ta mësojnë. Sa do të

mësojnë dhe si do të mësojnë, kjo në masë të madhe varet nga vlerësimi që zbatohet.

Vlerësimi shërben që ta nxisë nxënësin që të mësojë dhe t’i japë udhëzime se si të mësojnë në

mënyrë që t’i përmirsojnë të arriturat në mësim dhe jashtë tij. Me vlerësim vlerësohen dituritë

dhe aftësitë e nxënësve, vlerat, qëndrimet dhe shprehitë e tyre, që ndikojnë në suksesin në

shkollë dhe në të arriturat jashtë shkollës.

Me vlerësim merren informacione edhe për anët e forta dhe ato të dobëta të nxënësve, që pastaj

përdoren për të siguruar përparimin e nxënësve në të arritura.

Mësimdhënia, mësimnxënia dhe vlerësimi janë procese të ndërthurura dhe sigurojnë nkoherenc

në mësim.

Vlerësimi, kontrollimi nuk do të kishte vlerë njohëse kërkimore, së këndejmi as efekte për

përparimin e punës së arsimtarit dhe nxënësve.

Vlerësimi përcjellë kontrollimin në formë të vërtetimit të adekuatshmërisë së zhvillimit të tij në

raport me metodologjinë e përcaktuar dhe të përdorur për vjeljen dhe përpunimin e të dhënave

dhe për nxjerrjen e konkluzioneve rreth niveleve dhe cilësis të njohurive të nxënësve, aftësive e

shkathtësive dhe shprehive të formuara nga nxënësit, të paraparë me planprogramin mësimor.

Vlerësimi përmbyll kontrollimin me nxjerrjen e gjykimeve-konkluzioneve që sublimohen në

formë të notës mësimore. Vlerësimi definon dobishmërinë dhe rëndësinë e niveleve të

rezultateve të arritura në punën mësimore, nga arsimtari dhe nxënësit, të konstatuar përmes

kontrollimit në raport krahasimi me vlerat dhe rezultatet e parapara me planprogramin mësimor.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

12

2.1. Qëllimi i vlerësimit

Qëllimi i vlersimit në të gjithë arsimin parauniversitar është mbështetja e të nxënit të nxënësve.

Vlerësimi si proces realizohet në funksion të mësimdhënies dhe të nxënies dhe mbështetet në

sistemin e vlerësimit që nënkupton: përmbajtjen, kohën, procedurën dhe bartësit e vlerësimit.

Përmës vlerësimit, sigurohen informacione të vazhdueshmë për cilësinë e të nxënit të nxënësit,

mësimdhënien dhe përshtatshmërinë e kurrikulës.

2.2. Parimet e vlerësimit

Vlerësimi i nxënësve të klasës pergatitore dhe arsimit fillor bazohet në parimet e vlerësimit të

përcaktuar me kurrikul:

2.2.1. Vlefshmëria

Vlerësimi duhet të sigurojë se kërkesat dhe kriteret e vlerësimit janë të lidhura me rezultatet e të

nxënit për klasën dhe shkallën kurrikulës, të përdoren matje dhe burime të shumta për të dhënë

gjykime dhe se vlerësimi mbulon shtrirjen dhe thellësin e programit mësimor.

2.2.2. Transparenca

Vlerësimi duhet të sigurojë se kriteret, metodat dhe procedurat e vlerësimit janë të njohura për

nxënës dhe për të gjithë akterët e përfshirë në procesin e vlerësimit. Informacioni për nxënësin,

lidhur me rezultatet e arritura, informatat kthyese dhe mundësitë e përparimit të jetë i qartë, i

saktë dhe të jepet me kohë.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

13

2.2.3. Besueshmëria

Vlerësimi duhet të sigurojë se gjykimet për përparimin e nxënësit bazohen në instrumente, lloje

të ndryshme të vlerësimit dhe burime të ndryshe te informacionit. Në këtë proces ofrohen dëshmi

për të argumentuar cilësinë e vlerësimit dhe për t’u siguruar se nëse përsëritet vlerësimi,

atëherërezultatet do të jenë të njëjta.

2.2.4. Paanshmëria

Vlerësimi duhet të sigurojë se respektohen kërkesat e kodit etik të vlerësimit, respektohen

procedurat e vlerësimit ngaj çdo nxënësi apo grupi nxënësve, përdoren instrumente të ndryshme

të vlerësimit që i mundësojnë secilit nxënës të shfaqë përformacën e tij\saj dhe ofrohet

mbështetja e duhur në të nxënit e nxënësve drejt zotërimit të kompetencave.

Ⅲ. LLOJET E VLERËSIMIT

Nxënësit nga klasa përgatitore deri në përfundim të klasës së pestë kalojnë nëpër dy lloje të

vlerësimit:

o Vlerësim të brendshëm dhe

o Vlerësim të jashtëm

3.1. Vlerësimi i brendshëm

Vlerësimi i brendshëm bëhet në nivel shkolle\klase nga edukatoret\edukatorët, mësimdhënësit\et

e klasës përgatitore dhe arsimit fillor dhe sipas përshkrimit të procedurave e kritereve për secilin

lloj të vlerësimit të brendshëm,të rregulluar me akte nënligjore.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

14

o Vlerësimi i brendshëm u mundëson nxënësve të shprehin njohurit e reja dhe të tregojnë

nivelin e zotërimit të kompetencave duke përfshirë:

o Gjerësinë dhe thellësinë e tyre.

o Gadishmërinë për t’iu përgjigjur sfidave të nivelit të përcaktuar me rezultatet e të nxënit

o Afësinë për t’i zbatuar ato në situata dhe rrethana të reja

Fokusi kryesor i vlerësimit të brendshëëm është mbështetja e të nxënit të nxënsve për zotërim të

kompetencave të shkallës së parë dhe të dytë. Kjo arrihet duke kombinuar vlerësimin formative

(për nxënie) me vlerësimin për mbledhës ( i të nxënit)

3.1.1. Llojet e vlerësimit të brendshëm

Korniza e kurrikulës përcakton tri lloje të vlerësimit të brendshëm të cilat janë të vlefshëm edhe

për realizimin e kurrikulës bërtham:

o Vlerësim i vazhdueshëm;

o Vlerësim përfundimtar;

o Vlerësim për shkallë.

3.2. Vlerësimi i jashtëm

Vlerësimi i jashtëm për klasën përgatitore për arsimin fillor bëhet në fund të klasës së pestë për

qellime hulumtimi dhe zhvillimi të aspekteve të ndryshme të arsimit dhe identifikimit të

nevojave për mbështetje të nxënësvenë shkollën e mesme të ulët dhe përmirsimin e nivelit fillor.

Ky vlerësim organizohet nga autoriteti qendror për vlerësim i autorizuar nga MASHT-i3.

Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet edhe për këto qëllime:

o Vendimmarrjeje e politikëbërje në fusha të ndryshme të arsimit

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

15

o Inspektimin dhe verifikimi i cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle dhe komune.

Vlerësimet e standardizuar shtetërore janë të përqendruara në matjen e nivelit të zotërimit të

kompetencave kryesore të parashikuara në kurrikulë për secilin nivel të arsimit.

Ⅳ. RËNDËSIA E KONTROLLIMIT E VLERËSIMIT

Ato kanë rëndësi të madhe didaktike dhe socio-pedagogjike. Ndihmojnë informimin dhe

komunikimin kthyes ndërmjet faktorëve të mësimit për rezultatet që arrijnë në punën e tyre. Me

ndihmën e kontrollimit e vlerësimit, akordohet komunikimi dhe interaksioni didaktik ndërmjet

arsimtarit, nxënësit, nxënësve dhe prindërve, menaxherit dhe themeluesit të shkollës, madje edhe

të rrethit të ngushtë dhe të gjerë social të interesuar për mbarëvajtjen e punës në shkollë.

4.1. Rëndësia didaktike e kontrollimit dhe vlerësimit

Kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve është një fazë shumë e rendësishme dhe e

pashmangshme, përmes së cilës bëhet kontrollimi dhe vlerësimi i përvetësimit të njohurive,

shprehive dhe aftësive të nxënësve.

Kontrollimi i nxënësve, si një etapë paraprake dhe përcjellëse e procesit të vlerësimit, duhet të

jetë pjesë përbërëse e çdo ore dhe etape të punës mësimore dhe të krijojë bindjen e

mësimdhënësit për efektet e punëss së vet. Kontrollimi zhvillohet në orë të veçanta, por

kryesishtëështë pjësë përbërëse e çdo ore mësimore dhe përfshinë jo vetëm dituritë, por edhe

shkathtësitë dhe shprehit e fituara.4

4 Murati, Dr. Xheladin: “ Didakitika ( Metodologjia e mësimdhënies), Tetovë, 2002

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

16

Në kuptimin e teorisë së informacionit dhe të komunikimit, kontrollimi e vlerësimi në mësim ka

të bëjëme marrjen e informacionit kthyes ndërmjet faktorëve primarë njerëzorë të mësimit

mdërmjet arsimtarit, nxënësit, nxënësve për punën e bërë dhe për rezultatet e arritura, njëherit

edhe për kahet zhvillimore të tyre. Falë këtij informimi dhe komunikimi ndërmjet faktorëve

orimarë të mësimit kontrollimi e vlerësimi përdoren si mundësi relevante metodologjike për

korrigjimin dhe orientimin në drejtim të duhur të procesit mësimor.

4.2. Rëndësia socio – pedagogjike e kontrollimit dhe vlerësimit

Përmes afirmimit të rëndësisë didaktike, kontrollimi e vlerësimi i punës së arsimtarit dhe të

nxënësve, afirmon edhe rëndësinë socio-pedagogjike të tij. Informimi dhe komunikimi kthyes

ndërmjet faktorëve primar të mësimit dhe atyre ndihmës, përkatësisht ndërmjet arsimtarit dhe

nxënësve në anën tjetër. Për punën e bërë, për rezultatet e arritura, akoma më të larta në mësim

kan kuptim, rol, funksion dhe rëndësi diagnostike dhe prognozike si për arsimtarin, nxënësin,

prindin, menaxherin e shkollës, ashtu edhe për themeluesin e shkollës, përkatësisht për

shoqërinë.

Ⅴ. LLOJET E KONTROLLIMIT E VLERËSIMIT

Kontrollimi e vlerësimi si aktivitet njohës, i studiuar dhe i planifikuar për mbikëqyrjen ,

përcjelljen dhe konstatimin e niveleve të kuantitetit dhe kualitetit të rezultateve të arritura nga

nxënësit me arsimtarët e tyre për të nxjerrë konkluzjone më vlerë reale dhe objektive, doemos

duhet marrë në konsideratë përmbajtjet e shtjelluara mësimore, objektivat e paraparë dhe të

arritura, kohën dhe vëllimin e punës së bërë dhe mundin e mjetet e shpenzuara nga këta faktorë

primarë të mësimit, në periodat e caktuara mësimore.5

5 Brada, Dr. Riza: “ Didaktika kibernetike”, Prishtinë 2010, faqe 420

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

17

Llojet e kontrollimit të vlerësimit:

o Kontrollimi e vlerësimi paraprak;

o Kontrollimi e vlerësimi sistematik;

o Kontrollimi e vlerësimi periodic dhe

o Kontrollimi e vlerësimi përfundimtar.

5.1. Kontrollimi i vlerësimit paraprak

Ky lloj kontrollimi e vlerësimi ka veçori diagnostifikimi dhe prognonozimi. Përmes tij, arsimtari

konstaton nivelin e njohurive, shkathtësive dhe shprehive te nxënësve dhe parashikon kahet e

zhvillimit të tyre gjatë vitit shkollor.

Kontrollimi e vlerësimi paraprak, duhet bërë edhe me rastin e pranim-dorëzimit te klasës-lëndës

ndërmjet arsimtareve. Ky kontrollim e vlerësim bëhet me qëllim të konstatimit të nivelit dhe të

cilësisësë punës së arsimtarit të mëparshëm, nga e cila arsimtari i ri duhet të ndërtoj strategjinë e

punës së tij ne vijim.

Jo rrallë arsimtarit të ri i duhet te planifikoj dhe programojë evitimin e lëshimeve,

zbrazëtiravedhe gabimeve në njohuritë, shkathtesitë dhe shprehitë e nxënësve, gjë që do t’ia merr

kohën e paraparë për realizimin e planprogramit të ri mësimor.

Për këtë duhet ta njoftojë drejtorinë e shkollës dhe t’i qaset dendësimit të planprogramit mësimor

të lëndës së caktuar, duke e shtjelluar dhe duke ua bërë të mundur nxënësve që të

përvetësojnëpërmbajtjet kyçe të domosdoshme për të kaluar në klasën vijuese.

5.2. Kontrollimi i vlerësimit sistematik

Kontrollimi e vlerësimi sistematik ndërlidhet me realizimin e te gjitha etapave të procesit të

njohjes në mësim. Zbatohet në të gjitha tipet dhe në të gjitha etapat e orëve mësimore.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

18

Kontrollimi e vlerësimi sistematik, në etapat e ndryshme të orës mësimore, ka objektiva të

caktuara që ndërtohen si në rastet e tjera, përmes përseritjeve dhe përforcimit të studiuar dhe të

organizuar mirë dhe me kohë. Në fillim të orës mësimore, kontrollohet e vlerësohet cilësia e

përvojës dhe e paranjohurive të nxënësve që do të shërbejnë si bazëpër të nxënë njohurinë,

shkathtësinë dhe shprehinë e re, përkatësisht për të parë lëshimet, zbrazëtitë dhe gabimet që

duhet evituar në orën e përsëritjes dhe përforcimit.

Në këtë funksion duhet kontrolluar e vlerësuar njohuritë, shkathtësitë dhe shprehitë e nxënësve

në bazë të të cilave në orën e ushtrimeve do të zhvillohen shkathtësi dhe shprehi të reja të

parapara me planprogramin mësimor. Gjatë orës mësimorekontrollimi e vlerësimi përdoren si

mënyrë e konstatimit të cilësisë së përcjelljes së parashtrimit të arsimtarit, përkatësisht sa e si i

kanë përvetësuar nxënësit nocionet e shtuara. Në këtë funksion kontrollimi e vlerësimi përdoren

edhe në mbarim të orës mësimore, për të parë cilësinë e nxjerrjes dhe të zbatimit të

përgjithësimeve në rastet e reja, por edhe për të përcaktuar llojin dhe funksionin e detyrave të

shtëpisë.

5.3. Kontrollimi i vlerësimit periodik

Kontrollimi dhe vlerësimi periodik, siç mund të kuptohet nga emërtimi i tij, organizohet në

periodat e caktuara të vitit mësimor, në mbarim të semestrave, gjysëmvjetorëve, përkatësisht në

mbarim të tërësive programore: të temave, lëmenjve dhe të lëndës mësimore në tërësi.

Në këtë kuptim dhe funksion, kontrollimi e vlerësimi në mbarim të vitit mësimor, ka për objektiv

konstatimin përfundimtar të niveleve të cilësisë së suksesit të nxënësve. Zakonisht kontrollimi e

vlerësimi në mbarim të tërësive programore, bëhët si kontrollim e vlerësim objektiv përmed

provimeve me shkrim, testeve jo formale, të cilat i përpilon vetë arsimtari por edhe përmes

testeve formale që i përpilon dhe i përdor themeluesi i shkollës, përkatësisht drejtorit tëarsimit.

Kontrollimi e vlerësimi periodik, objektiv mund të bëhet një ose bllok orësh mësimi, gjë që varet

nga vëllimi i përmbajtjeve që do të kontrollohen e vlerësohen.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

19

5.4. Kontrollimi i vlerësimit përfundimtar

Kontrollimi e vlerësimi përfundimtar, për dallim nga kontrollimi e vlerësimi periodik,

organizohet në mbarim të vitit mësimor dhe paraqet objektiv të përcaktimit përfundimtar

tënivelit të suksesit dhe kalueshmërisë së nxënësve. Zakonisht organizohet si kontrollim e

vlerësim objektiv përms testimit në bllok-orë disa ditë para mbarimit të vitit mësimor, ashtu që

arsimtari të ketë kohë në dispozicion për t’i evituar lëshimet, zbrazëtitë dhe gabimet në njohuritë

dhe përshtypjet e tyre, madje edhe për t’iu dhënë mundësi për ritestim atyre nxënësve që për pak

nuk e kanë arritur minimumin e kredive për kalueshmëri.

Kontrollimi e vlersimi përfundimtar duhet të përgatitet, zhvillohet, menaxhohet dhe përfundohet

me kujdes, në mënyrë dhe me mjete sa me objektive. Kërkohet të përcaktohet qartë objektivi, ana

ekstensive dhe intensive e përmbajtjes mësimore, koha vendi, metodat, instrumentet dhe teknikat

e kontrollimit e vlerësimit të rezultateve të arritura, në përputhshmëri me planprogramin

mësimor.

Në kryerjen e kontrollimit dhe vlerësimit duhet merren parasysh çështjet6:

o Vlerësimi të mbështetet në punën e bërë nga nxënësit;

o Vlerësimi të lidhet me rezultatet e parashikuara në program të lëndës;

o Vlerësimi të jetë i larmishëm;

o Nxënësit të informohen për kriteret e vlerësimit;

o Të bëhet vlerësimi me kujdes dhe të mos krijoj dyshime.

6 Musai, Dr. Bardhyl: “ Metodologjia e mësimdhënies”, Tiranë 2003, faqe 441

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

20

Ⅵ. KONTROLLIMI DHE VLERËSIMI ME TESTE

Kontrollimi e vlerësimi objektiv në mësim bëhet përmes testit apo testimit, përpunimeve me

shkrim, veprimtarive praktike dhe prodhimeve të nxënësve, të natyrës intelektuale dhe

psikomotorike, në të gjitha lëndët mësimore, e në mënyrëtë veçantë në ato natyrore por edhe në

arsimin profesional.

6.1. Testet e njohurive, shkathtësive dhe shprehive

Testet e njohurive, shkathtësive dhe shprehive rezultojnë nga komponentet përbërëse dhe nga

objektivat e organizimit të mësimit, por edhe nga përdorimi i mjeteve dhe mënyrave për

ndërtimin e interaksionit dhe të komunikimit ndërmjet arsimtarëve dhe nxënësve në mësim. Në

procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, raportet komunikative ndërmjet arsimtarit dhe

nxënësve ndërtohen dhe zhvillohen përmes të të folurit, bashkëbisedimit, komunikimit me

shkrim dhe me veprime praktike, individuale, në grupe etj.

6.2. Testi me gojë

Testi me gojë zbatohet në formë të komunikimit dhe interaksionit të drejtëpërdrejtë ndërmjet

arsimtarit dhe nxënësit për të marre informacione kthyese në mënyrë të shpejtë, por edhe lidhur

me zgjidhjen e situatave të caktuara problemore. Testet me gojë zbatohen përmes metodës së

bashkëbisedimit, teknikës stuhi mendimesh, kllaster dhe teknikës insert.

6.3. Testi me shkrim

Testet me shkrim kërkojnë përgjigje me shkrim në pyetjet dhe detyrat e parashtruara dhe njihen

si teste laps- letër. Kërkohet nga nxënësi që në testim të jetë i paisur me një laps, kurse

mësimdhënesi do t’ua dorëzoj testin të cilin duhet ti përgjigjen në një afat kohor të caktuar.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

21

6.4. Testet e veprimit praktik

Ky lloj testimi mund të përdoret në lëndën e punëdores, por edhe në shkencat ekzakte-natyrore,

për matje dhe projektime, punime skenash, në matematikë, për konstruktime gjeometrike etj.

6.5. Testet individuale, në çifte dhe në grupe

Testet individuale, nëçifte dhe në grupe përdoren në varësi nga aplikimi, lloji i mësimit dhe lloji i

formës së aktivitetit social në mësim, të mësimit dhe të formës së punës individuale, të formës së

punës në çifte apo formës së punës në grupe. Testet individuale i zgjidh secili nxënës

individualisht. Testet në çifte, përkatësisht në grupe mund të zgjidhen në dy mënyra.

Pas studimit elementar në çifte apo në grupe, secili nxënës I qaset zgjidhjes individuale të testit,

madje edhe në çifte apo në grupe atëherë kur çiftet apo grupet garojnë mes vete7

6.6. Përparsitë dhe mangësitë e testit

Ndër përparësitë përmenden: ngritja e vlerës objektive të kontrollimit e vlerësimit.Rezultatet e

arritura përmes testit shprehin anën kuantative dhe kualitative të njohurive të nxënësit dhe të

klasës në tërësi, sepse përmbajtja e tij përfshinë pjesen më të madhe të planprogramit mësimor:

të gjithë nxënësit vihen në pozitë të barabartë para pyetjeve, detyrave. Kontrollimi e vlerësimi

përmes testit është ekonomik, sepse për një kohë shumë të shkurtër kontrollohen një numër i

madh nxënësish, mund të bëhen krahasime ndërmjet nxënësve në nivele të ndryshme.

Kontrollimi dhe vlerësimi përmes testit, ka edhe mangësitë e veta: përgjigjet mund të jenë

mekanike dhetë qelluarit me hamendje, pyetjet dhe përgjigjet nuk nxisin nxënësit të mendojnë e

të përgjigjen gjerësisht e me arguemente, kështu që testi kryesisht mundëson matjen e aftësisë të

mësuarit në mënyrë mekanike e jo procesin e të menduarit analitik, kritik dhe krijues. Mangësia

7 Brada, Dr. Riza: “ Didaktika kibernetike”, Prishtinë 2010, faqe 418

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

22

më e madhe e testit është pamundësia e individualizmit të përmbajtjeve të testit dhe aftësive

psiko-fizike të nxënësve.

Ⅶ. VLERËSIMI ME NOTË

Kontrollimi e vlerësimi përfundon me përcakimin e notës. Nota është simbol përms të cilës

kodohet-shifrohet vlera e rezultateve në formë nivelesh që ka arritu nxënësi në mësim në raport

me ato që janë paraparë me planifikimin mësimor si standard njohurish, shkathtësishv dhe

shprehish. Nota, si simbol vlere nivelesh, reflekton anën kuantative dhe kualitative të njohurive,

shkathtësive dhe shprehive të cila I ka nxënë nxënësi në mësime.

Në praktikën didaktike është arritur marrëveshja për kodimin dhe dekodimin e këtyre sistemeve

të notave. 8

Këto sisteme janë:

o Sistemi i notave numerike dhe

o Sistemi i notave përshkruese.

Sipas Standardeve për Vlerësim nga Drafti final i MASHT-it, Mësimdhënësi:

o Zbaton me përpikëri rregulloren normative për formimin e notave.

o Krijon standard gjithëpërfshirës të drejtë, real dhe të krahasueshëm me standardet e

mësimdhënësve të tjerë.

o Formon notën përmbledhëse të vlefshme dhe objektive në bazë të informacioneve të

mbledhura për të arriturat e nxënësit.

o I përmbahet skemës së notimit për përgjigjet e konstruktuara apo për shkrimin e një eseje.

o Prezanton dhe shpjegon mënyrën e formimit të notës.

8 Brada, Dr. Riza: “ Didaktika kibernetike”, Prishtinë 2010, faqe 468

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

23

7.1. Sistemi i notave numerike

Sistemi i notave numerike tek ne sillet prej notës 5 deri në notën 1. Në disa vende, nuancohet

deri në 20 njësi nivelesh, madje edhe përmes përqindjeve të përvetësimit tënjohurive,

përkatësisht të përmbajtjeve të planprogramit mësimor, ashtu siç është prezantuar më lartë me

rastin e përpunimit të rezultateve të testit.

Vlerat orientuese të notave numerike:

Notën 5 (shkëlqyeshëm) mund të marrë nxënësi i cili në mbarim të kontrollimit të

vlerësimit ka arritur të dëshmojë se i ka përvetësuar 90-100% përmbajtjet e parapara me

planprogramin mësimor dhe se është në gjendje t’i përdorë në jetë, në mënyrë të pavarur.

Notën 4 (shumë mirë)mund të marrë nxënësi i cili në mbarim të kontrollimit e vlerësimit

ka arritur të dëshmojë se i ka përvetësuar 80-89% përmbajtjet e parapara me

planprogramin mësimor dhe se të arriturat mund t’I përdorë në jetë.

Notën 3 (mirë) mund ta marrë nxënësi i cili në mbarim të kontrollimit e vlerësimit ka

arritur të dëshmojë se i ka përvetësuar 60-79% përmbajtjet e parapara me planprogramin

mësimor dhe se të arriturat pjesërisht mund t’I përdorë në jetë.

Notën 2(mjaftueshëm) mund të marrë nxënësi i cili në mbarim të kontrollimit e vlerësimit

ka arritur të dëshmojë se i ka përvetësuar minimumin prej 50-59% përmbajtjet e parapara

me planprogramin mësimor që i bëjnë të mundur avancimin në klasë vijuese.

Notën 1 (pamjaftueshëm) vlerësohet nxënësi që nuk e ka përvetësuar minimumin e

përmbajtjeve të parapara me planprogramin mësimor as gjatë punës plotësuese dhe

vazhduese.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

24

7.2. Karakteristikat e notës

Pa marrë parasysh se cili sitem i notave përdoret për kontrollim e vlerësim të njohurive,

shkathtësive të nxënësve, duhet pasur parasysh këto karakteriëtika didaktike të notës9:

o Nota duhet të jetë gjithëpërfshirëse;

o Nota duhet të jetë e plotë;

o Nota duhet të jetë objektive;

o Nota duhet të jetë publike;

o Nota duhet të jetë motivuese.

7.2.1. Nota duhet të jetë gjithëpërfshirëse

Nota është gjithëpërfshirëse atëherë kur me rastin e formimit të saj merret parasysh përvetësimi

dhe zotërimi i përmbajtjeve mësimore, përkatësisht zotërimi dhe përvetësimi i njohurive,

zhvillimi i aftësive e shkathtësive dhe formimi i shprehive në formë të arritjeve rreth realizimit të

ojektivave me planprogramin mësimor deri në momentin e kontrollimit e vlerësimit, atëhere kur

merret parasysh tërësia e personalitetit të nxënësit, gjendja e tij shëndëtësore, përpjekjet, mundi

që ka bërë, ndryshimet progresive në krahasim me kontrollimin e vlerësimin paraprak.

7.2.2. Nota duhet të jetë e plotë

Nota kur formulohet ashtu siç është paraparë me ligj ose me rregullore si akt nënligjor, që mbetet

në ligj, në të arriturat didaktike për kontrollimin e vlerësimin e njohurive, shkathtësive të

nxënësit. Nota e dhënë duhet të evidentohet në librin e klasës në vendin e paraparë për nota,

sepse aty pasqyrohet personaliteti profesional i arsimtarit dhe zhvillimi i nxënësit.

9 Brada, Dr. Riza: “Didaktika kibernetike”, Prishtinë 2010, faqe 472

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

25

7.2.3. Nota duhet të jetë objektive

Nota është objektive atëherë kur arsimtari nivelet e të arriturave të nxënësit të parapara me

planprogramin mësimor, jo vetëm përmes testit dhe testimit, por edhe përmes përdorimit të

formave dhe teknikave të tjera të kontrollimit e vlerësimit me gojë, me shkrim, me punë dhe

veprime të tjera praktike.

7.2.4. Nota duhet të jetë publike

Si nota e secilit nxënës, ashtu edhe nota mesatare e përgjithshmë për tërë klasën, duhet të jetë

publike. E tillë do të jetë atëherë kur të formulohet konkretisht dhe analizohet, jo vetëm përpara

nxënësve puna e të cilit është kontrolluar e vlerësuar, por edhe para të gjithë nxënësve dhe sipas

nevojës edhe para prindërve të tyre.

7.2.5. Nota duhet të jetë motivuese

Nota e formuluar drejt, e shqiptuar përshtatshëm dhe e argumentuar, madje edhe synime të qarta,

gjithnjë do të nxis për aksion të frytdhënies. Ky është objektivi promotor i mësimit dhe i notës.

Prandaj, vlerat didaktike të kontrollimit e vlerësimit do të afirmohen plotësisht vet, atëherë kur

pasqyron jo vetëm të arriturat reale, por edhe perespektivën më të mirë të nxënësit.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

26

Ⅷ. METODAT E KONTROLLIMIT E VLERËSIMIT

Kontrollimi e vlerësimi, si aktivitet njohës i konstatimit dhe vërtetimit të rezultateve që kanë

arritur në punën mësimore si arsimtari ashtu edhe nxënësit, bëhet përmes metodave dhe

teknikave:

o Metoda e kontrollimit e vlerësimit me gojë;

o Metoda e kontrollimit e vlerësimit me shkrim;

o Metoda e kontrollimit e vlerësimit e punëve praktike dhe

o Metoda e kontrollimit e vlerësimit me test (testimi).

8.1. Metoda e kontrollimit e vlerësimit me gojë

Metodat e kontrollimit e vlerësimit me gojë, konsiderohet si metodë themelore e kontrollimit e

vlerësimit të rezultateve rezultateve të arritura në mësim. Është shumë ekonomik dhe praktik.

Nuk kërkon mjete të veçanta, kohë të gjatëë as prpjekje të mundimshme për zbatim.

Përmes kësaj metode merren informacione të shpejta, kthyese mbi rezultatet që arrijnë në mësim,

si arsimtari ashtu edhe nxënsit. Zbatohet në të gjitha etapat e procesit të njohjes në mësim.

Prandaj, thuhet që kjo metod është pjese e pandashme e të gjitha llojeve të kontrollimit e

vlerësimit sistematik që bëhet në të gjitha etapat e orëve mësimore.10

Gjatë kontrollimit e vlerësimit, komunikimi me gojëështë i drejtpërdrejtë. Arsimtari dhe nxënësi

japin dhe marrin informacione kthyese, kuptojnë vlrën e rezultateve të komunikimit dhe

drejtohen kah arritja e rezultateve më të larta.

10

Brada, Dr. Riza: “ Didaktika kibernetike”, Prishtinë 2010, faqe 481

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

27

8.2. Metodat e kontrollimit e vlerësimit me shkrim

Metoda e kontrollimit e vlerësimit me shkrim është një nga metodat objektive, përmes të cilës

për një kohë të shkurtër mund të maten dhe të riverifikohen sa herë të jetë e nevojshme:

njohuritr, shkathtësitr dhe shprehitr e një numri të madh, përkatësisht të gjithë nxënësve të

klasës.

Paraprakisht nxënësit duhet të kenë përvetësuar lexim-shkrim dhe të kenë ushtruar format e

thjeshta te të shprehurit me shkrim, siç janë: kompozimi i fjalëve të thjeshta dhe frazave,

plotësimi i fjalive me fjalë gjegjëse, hartimet në bazë të vrojtimeve, hartimet në bazë të kujtesës.

Detyrat për kontrollim e vlerësim me shkrim duhet të përcaktohen qartë dhe të kuptohen drejtë

nga nxënësit se çfarë dhe përse kërkohet: në ç’mënyrë, me cilat mjete, për sa kohë dhe në cilin

vend duhet të zgjidhen.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

28

Ⅸ. PËRSËRITJA DHE PËRFORCIMI

Përsëritja dhe përforcimi jaqnë aktivitet didaktik të pandashme që i takojnë etapës së dytë të

procesit të njohjes mësim-shndërrimit të njohurive, shkathtësive e shprehive në pronë të

përhershme aktive.

Përseritja përfshin në vete edhe të gjitha strukturat përbërëse të përforcimit, dhe se përsëritja

është një komponentë relativisht e pavarur e mësimit, e cila mbështetet në tërësi edhe në

elemente të veçanta të përforcimit të ligjeve të të nxënit, gjatë punës mësimore.11

Detyrë e mësimit përsëritës është që dituritë dhe shkathtësitë e fituara të bëhen pasuri e

përhershme e nxënësit dhe të pengohet harresa.

Prandaj, etapa e përsëritjes në punë mësimore aplikohet në të gjitha lëndët në harmoni me planin

e paraparë për përsëritje apo sipas rasteve të veçanta. Ajo është pjesë përbërëse e procesit

mësimor dhe në mënyrë të organizuar ajo në masë të caktuar aplikohet gjatë zhvillimit të

mësimit.

Roli dhe funksioni i përsëritjes:

o Fiziologjik ;

o Logjike;

o Psikologjike;

o Didaktike.

11

Zylfiu, Dr. sci. Nijazi: “ Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies), Prishtinë, 2005

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

29

Ⅹ. USHTRIMET NË PUNËN MËSIMORE

Me ushtrime në mësim kuptojmë formimin e shkathtësive në përvetësimin e teknikës së kryerjes

së ndonjë veprimi. Ushtrimt kanë për qëllim që t’i aftësojnë nxënësit për kryerjen me sukses të

veprimeve përkatëse.

Të ushtruarit lidhet patjetër me përsëritjen, mirëpo këto dy funksione didaktike duhet të dallohen,

duke pasur parasysh qëllimin dhe kuptimin themelor. Qëllimi i të ushtruarit është formimi i

shkathtësive për përvetësimin e teknikës së diturive. Me rastin e organizimit të ushtrimeve,

doemos duhet përfituar kërkesat e parimeve të njohjes dhe edukimint në mësim, sidomos parimin

e aktivitetit, shkallshmërisë, konkretizimit, individualizmit, përshtatshmërisë dhe lidhjes së

teorisë me praktikën.12

Pra, ushtrimet si etapë e punës mësimore janë shumë të rëndësishme sidomos për sa i takon

aftësimit dhe përgatitjes së gjeneratave të reja, për pjetë dhe punë, për punë të pavarur e sidomos

për punë prodhuese.

12

Brada, Dr. Riza: “ Didaktika kibernetike”, Prishtinë 2010, faqe 394

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

30

PËRFUNDIMI

Duke u bazuar në materialin e theksuar në faqet e mëparshme të këtij punimi, mund të theksojmë

se kontrollimi e vlerësimi janë procese të vështira dhe mjaft te komplikuara. Këto dy procese

janë të pandashme dhe nuk ekziston një kufi i prerë në mës kontrollimit e vlerësimit.

Që të jetë një vlerësim sa me real, patjeter duhet që procesi të jetë permanent, jo vetëm periodik

apo semestral. Që vlerësimi te jetë sa më i saktë vlerësimi nuk duhet të bëhet vetëm përmes

formve të testimit ose përseritjes, por duhet të përfshihen sa më shumë forma e teknika të

vlerësimit, kështu që rezultatet e fituara të jenë sa më të sakta.

Kontrollimi e vlerësimi objektiv varet nga puna e mësimdhënësit dhe nga mësimnxënia tek

nxënësit.

Që një mësimdhënës të jetë i suksesshëm në këtë process, patjetër duhet të përmbushë disa

kritere: përgatitja profesionale, shkollimi permanent (trajnimet, kurset, avancimet),

bashkëpunëtorë planifikues i afërt, i përpiktë e shumë veti të tjera.

Kontrollimi e vlerësimi përshkojnë tërë procesin mësimor. Arsimtari planifikon, programin

programon evitimin e lëshimeve, zbrazëtive dhe gabimeve në njohuritë, shkathtësitë dhe

shprehitë e nxënësve të paraqitur, sepse ndikojnë në rezultate më positive dhe vlerësim real.

Gjithsesi, vlerësimi është process i ndërlikuar, por mësuedi ka për detyrë të përparojë në këtë

drejtim duke përdorur sa më shumë forma dhe teknikaq për rezultate sa më të mira.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

31

BIBLIOGRAFIA

Brada, Dr. Riza: “Didaktika kibernetike”, Prishtinë 2010

Musai, Dr. Bardhyl: “Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë 2003

Musai,Dr. Bardhyl: “Metodologjia e mësimdhënies”, Tiranë 2014

Murati, Dr. Xheladin: Didaktika (Metodologjia e mësimdhënies), Tetovë,

2002

Zylfiu, Dr. sci. Nijazi: Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies),

Prishtinë, 2005

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Selimi Diploma .pdf · 7 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeçare, mirëpo falendërimi im për çdo

32

AUTOBIOGRAFIA

Unë jam Jeta Selimi e lindur me 18.06.1994 në fshatin, Lubeniq, komuna e Pejës. Jam në këtë

botë të madhe për të arritur të jem një personazh pozitiv i saj.

Shkollimin fillor e kam përfunduar në shkollën fillore “28 NËNTORI” në Raushiq, ndërsa

shkollimin e mesëm e kam përfunduar në shkollën e mesme teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan.

Studimet universitare i fillova në vitin akademik 2014\2015, në Universitetin e Gjakovës

“Fehimi Agani” sepse doja të isha mësuese, profesion që kërkon punë dhe përkushtim maksimal

për fëmijët që janë burimi ynë natyror më i çmuar.