punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org morina... · 2 falËnderim së pari e falënderoj familjen,...

19
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI FILOLOGJIK DEPARTAMENTI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME ÇËSHTJE FONETIKE NDËRMJET DIALEKTEVE DHE NËNDIALEKTEVE TË SHQIPES Profesori: Studentja: Prof. asoc. dr. Fridrik Dulaj Anisa Morina Gjakovë, 2019.

Upload: others

Post on 14-Sep-2019

172 views

Category:

Documents


14 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

DEPARTAMENTI: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

ÇËSHTJE FONETIKE NDËRMJET DIALEKTEVE DHE

NËNDIALEKTEVE TË SHQIPES

Profesori: Studentja:

Prof. asoc. dr. Fridrik Dulaj Anisa Morina

Gjakovë, 2019.

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

2

FALËNDERIM

Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta

dhe të cilët në asnjë moment nuk u ndalën së inkurajuari dhe së ndihmuari për ta arritur këtë ditë.

Gjithashtu, dëshiroj të shpreh falënderim të veçantë për mentorin tim të respektuar Prof. asoc. dr.

Fridrik Dulaj, për ideimin e kësaj teme, këshillat, përkrahjen dhe inkurajimin e dhënë pa rezervë,

në mënyrë të vazhdueshme profesionale dhe morale.

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

3

PËRMBAJTJA

Abstrakt..........................................................................................................................................4 Hyrje...............................................................................................................................................5

Dialekti...........................................................................................................................................7

Baza dialektore e shqipes standarde.............................................................................................14

Faktorët që ndikojnë në krijimin e ndarjeve dialektore................................................................15

Përfundim ....................................................................................................................................18

Literatura .....................................................................................................................................19

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

4

ABSTRAKT

Në këtë punim janë trajtuar çështje fonetike midis dialekteve dhe nëndialekteve të gjuhës

shqipe.

Sigurisht që kjo temë është mjaft e gjerë, mirëpo unë jam munduar të paraqes, përmes këtij

punimi, disa nga veçoritë kryesore fonetike për dialektet dhe nëndialektet e shqipes. Gjatë

hulumtimit të këtyre çështjeve u pa se gjuha shqipe ka mjaft dallime fonetike në dialektet e saj. Dy

janë dialektet kryesore, gegërishtja dhe toskërishtja, pastaj këto ndahen në nëndialekte e grupe të

folmesh të cilat kanë mjaft veçori fonetike, mirëpo jo aq dallime sa shqiptarët të mos mund të

kuptohen mes vete nëse përdorin dialekte të ndryshme.

Këto dy dialekte janë baza e gjuhës standarde shqipe.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

5

HYRJE

Historia e formimit të dialekteve të shqipes është mjaft me rëndësi të njihet, jo vetëm për

gjuhën, por edhe për të përcaktuar vjetërsinë e vendbanimeve shqiptare në territoret e tyre të sotme,

si dhe për të njohur historinë e marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera ballkanike. Pra, historia

e formimit të dy dialekteve të shqipes, e gegërishtes në Veri dhe e toskërishtës në Jug, si dhe

veçoritë dalluese mes këtyre dy dialekteve dhe nëndialekteve, përbën objektin themelor të këtij

punimi.

Me studimin e gjuhës në boshtin hapësinor merret dialektologjia, e cila studion variantin

territorial të gjuhës. Dialektologjia i ka fillimet e veta aty nga fundi i shek. XIX, në Gjermani dhe

Francë1. Rezultatet përfundimtare të studimeve dialektore të një gjuhe pasqyrohen në atlasët

gjuhësorë, që tregojnë me harta shtrirjen e një dukurie gjuhësore ose të një njësie leksikore2.

“Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” është hartuar nga dialektologët tanë të Gjuhësisë dhe

Letërsisë për njëzet vjet me radhë, të cilët kanë qëndruar nëpër trevat shqiptare brenda dhe jashtë

Shqipërisë, kanë bërë anketime, skedime dhe shkencorizime të lëndës, në mënyrë që ta

hartografonin dhe redaktonin përfundimisht veprën3.

Sipas Remi Memushaj në librin e tij „Hyrje në gjuhësi“ njohja dhe studimi i imët i

dialekteve janë themelore për të gjitha studimet gjuhësore: për fonetikën, për morfologjinë, për

sintaksën dhe për frazeologjinë e gjuhës. Në mënyrë të veçantë të dhënat dhe studimi i dialekteve

janë me rëndësi për historinë e gjuhës. Dialektet dhe të folmet e një gjuhe pasqyrojnë të kaluarën e

njerëzimit në përgjithësi e të një bashkësie shoqërore në veçanti. Asnjë bashkësi njerëzore nuk

mund të mendohet si krejtësisht e pastër nga pikëpamja e përbërjes etnike dhe gjuhësore. Lëvizjet

e mëdha për shkaqe ekonomike, politike, fetare etj., kanë bërë që brenda një territori të jetojnë

popullsi që flasin gjuhë të ndryshme apo edhe dialekte të ndryshme të të njëjtës gjuhë. Këtu, pra

kemi të bëjmë me kontakte gjuhësore, prej të cilave përftohen dukuri të ndryshme, duke filluar nga

bashkëjetesa e dy varianteve të së njëjtës gjuhë e deri te ndryshimi dhe vdekja e gjuhës4.

1 Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, fq. 308. 2 Po aty, fq. 308. 3 Gjinari, J.,& Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, 2000, fq. 14. 4 Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, fq. 315.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

6

Nocioni i dialektit (apo i dialekteve) në gjuhë është i lidhur ngushtë me konceptin rreth

kufirit gjuhësor apo të izoglosave me shtrirje të njëjtë a të përafërt, që merren si tipare përbërëse

dalluese të një dialekti nga një tjetër.

Dialektologjia e sotme nuk i sheh kufijtë dialektorë si vija të drejta, si ndarje të prera, por

si zona kalimtare, si breza pak a shumë të gjerë, ndërsa për kufij të prerë mund të flitet vetëm për

fjalë a fakte të veçanta të gjuhës.

Dihet se populli është krijuesi i gjuhës në tërësi, por te leksiku dialektor e krahinor dora e

tij duket më e afërt, më e drejtpërdrejtë, gjë që ka sjellë për këtë një emërtim më të përgjithshëm:

leksik popullor5.

"Gjuha letrare vazhdon të thithë vlera që ruhen ende në gjuhën e popullit", shprehet A. Kostallari6.

Thomai është i bindur se gjuha letrare nuk ndikon në dialektet në vetvete d.m.th. nuk shkakton

ndryshime në sistemet dialektore, as në leksikun e tyre. Ajo ndikon mbi folësit e dialekteve, duke

i bërë ata që shkallë-shkallë të shndërrojnë regjistrin gjuhësor deri te ndërrimi i plotë i këtij regjistri,

pra, nga mbartës e përdorues të sistemit gjuhësor dialektor të bëhen mbartës e përdorues të

sistemit të plotë të gjuhës letrare7.

Jorgji Gjinari dhe Gjovalin Shkurtaj në librin „Dialektologjia“ shprehen: “Gjuha shqipe ka

vetëm dy dialekte: gegërishten dhe toskërishten ose dialektin e Veriut dhe dialektin e Jugut. Kufiri

ndarës ndërmjet dy dialekteve të shqipes është Lumi Shkumbin: në të djathtë të këtij lumi shtrihet

gegërishtja dhe, në krah të majtë të tij, toskërishtja. Në të dy krahët e lumit Shkumbin përgjatë

rrjedhës së tij, shtrihet një rrip të folmesh kalimtare, që kanë tipare të këtyre dy dialekteve"8.

5 Thomai, J. Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, fq. 48. 6 Po aty, fq. 82. 7 Po aty, fq. 83. 8 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, 2000, fq. 176.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

7

DIALEKTI

Dialekti (gr. Dialektos “bisedë, debat”) është një variant territorial i shkallës më të lartë,

që flitet në një territor relativisht të gjerë dhe që ka karakteristika fonetike, gramatikore dhe

leksikore të dallueshme prej varianteve të tjera të një gjuhe, por jo të atilla sa ta bëjnë të pamundur

komunikimin midis bartësve të tyre9.

Memushaj vazhdon më tej se dialektet lindin si rrjedhim i degëzimit të një gjuhe në kushtet

e veçimit në hapësirë të një pjese të folësve të saj. Hapësira përbën një kusht të domosdoshëm për

lindjen e dialekteve, por faktori kryesor i lindjes së tyre është faktori hisorik10.

Megjithatë, përkufizimin më të plotë në gjuhësinë shqiptare për dialektin e jep J. Gjinari:

"Dialekti është një variant i gjuhës së përbashkët që shërben si mjet komunikimi për një kolektiv

pak a shumë të vogël njerëzish, përfaqësuesit e të cilit kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta në një

territor të caktuar. Për funksionin shoqëror që luajnë, për karakteristikat gjuhësore që kanë dhe për

territorin e caktuar në të cilin shtrihen, këto variante të gjuhës së përbashkët quhen dialekte

territoriale"11.

Rami Memushaj në librin e tij „Shqipja standarde“ do të shprehej se gjuha e një bashkësie

ka formën e varianteve të organizuara në mënyrë hierarkike. Ky organizim mund të përfytyrohet

në formën e shtresave të gurëve të një piramide. Shtresën e parë të kësaj piramide gjuhësore e

përbëjnë ligjërimet e individëve të veçantë, mbi të cilat ngrihen të folmet vendore; në një shkallë

më të lartë vijnë të folmet krahinore, të cilat janë më të gjera dhe përfshijnë në gjirin e tyre disa të

folme vendore. Një grup të folmesh krahinore përfshihen në një të folme më të gjerë e kështu me

radhë. Sipas shkallës që zë një variant në piramidën gjuhësore, flitet për ligjërime individuale,

krahinore, nëndialekte a dialekte. Mbi të gjitha këto, në krye qëndron gjuha standarde. Pra, të gjitha

këto variante të shfaqjes së gjuhës së një kombi, përbën atë që quhet gjuhë kombëtare12.

Ndërsa sa për gjuhën dialektore, ai mendon se është një tërësi e ndërlikuar që përbëhet nga

sisteme të shkallëve të ndryshme me tipare të përbashkëta e me tipare dalluese të lidhura me

territoret ku shtrihet. Sistemet janë të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë, makrosisteme dhe

mikrosisteme, që përfaqësojnë variantet me të cilat shfaqet gjuha dialektore në territoret e

9 Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, fq. 308. 10 Po aty, fq.308. 11 Thomai, J., Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, fq. 17. 12 Memushaj, R., Shqipja standarde, Toena, Tiranë, 2005, fq. 39.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

8

ndryshme shqiptare dhe në diasporë. Secili variant paraqitet me një sistem gjuhësor që ka tipare të

përbashkëta me variantet tjera, por edhe tipare dalluese. Variantet janë të lidhura me njëri-tjetrin

në mënyrë të atillë që njëri sistem përfshihet në një sistem tjetër të shkallës më të lartë.

Sistemet e shkallës së dytë të dialektit përbëhen nga grupet e të folmeve të atij dialekti.

Edhe grupet e të folmeve kanë nëndarjet e tyre sipas një shkalle të caktuar, p.sh., i shkallës së parë

është nëndialekti, i shkallës së dytë grupi i madh i të folmeve e kështu me radhë, duke vazhduar në

grupe më të vogla. Secili grup është një tërësi me një sistem më vete ku përfshihen veçoritë e të

folmeve që bëjnë pjesë në të, tiparet e përbashkëta të grupit, tiparet e përbashkëta të dialektit ku

përfshihet grupi dhe tiparet e përbashkëta të gjuhës kombëtare. Sistemi më i vogël i dialektit ose

mikrosistemi është e folmja. E folmja, si një variant i gjuhës dialektore dhe si një degëzim më i

imët i saj, ekziston realisht në një pikë të banuar të territorit të kësaj gjuhe ose në disa pika të

banuara që nuk paraqesin dallime nga pikëpamja dialektore. Veçoritë që dallojnë të folmet, grupet

e të folmeve dhe dialektet përbëjnë tiparet dalluese të dialekteve. Këto tipare dalluese përfshijnë të

gjitha sferat e gjuhës dialektore, ato i gjejmë në sistemin fonetik, gramatikor dhe në atë leksikor.

Dallimi i parë është dallim përmasash, sepse një gjuhë është më e madhe se një dialekt i saj. Pra,

dialekti në raport me gjuhën është si pjesa me të tërën13.

Një dallim tjetër ka të bëjë me lidhjet e prejardhjes. Pra, nga pikëpamja e prejardhjes,

dialekti përbën një degëzim të gjuhës. Si një variant hapësinor, dialekti lidhet me një krahinë të

caktuar, kurse gjuha lidhet me gjithë hapësirën që mbulon bashkësia që e flet atë gjuhë. Nga kjo

buron edhe dallimi funksional midis gjuhës dhe dialektit. Gjuha do parë si një emërues i përbashkët

i dialekteve të saj, prandaj ajo ka një prestigj më të lartë se dialekti14.

Në çdo shoqëri, gjuha e shtresave të larta dallohet për respektimin e normave gramatikore,

shqiptimin e plotë të formave, për mënyrat e stërholluara të shprehjes së mendimeve, për

përdorimin e fjalëve të huaja, për shprehjet e veçanta dhe kuptimet e ndryshme që u jepen fjalëve

të gjuhës së përbashkët etj. Zgjedhja e mjeteve leksikore dhe e strukturave sintaksore, mënyra e

shqiptimit të tyre, ritmi, ngjyrimi i të folurit etj., përbën idiolektin15.

Nëndialektet - brenda çdo dialekti dallohen grupe të folmesh që, sipas shkallës së afërsisë

që kanë midis tyre, formojnë njësi dialektore të madhësive të ndryshme.

13 Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, fq. 309. 14 Po aty, fq. 310. 15 Po aty, fq. 311.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

9

Dy dialektet tona, sipas të dhënave të dialektologjisë shqiptare, kanë secila nga dy nëndialekte:

gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore në dialektin gegë dhe toskërishtja veriore dhe toskërishtja

jugore në dialektin toskë16.

Nëndialektet e gegërishtes gjeografikisht ndahen të lumi i Matit. Gegërishtja veriore

shtrihet në të djathtë të Matit, ndërsa gegërishtja jugore në të majtë të Matit. Toskërishtja veriore

shtrihet në rrethet e Beratit, Fierit, Skraparit, Pogradecit, Korçës, Kolonjës, Përmetit, Tepelenës,

në Vlorë dhe rrethinën e saj, ndërsa toskërishtja jugore shtrihet në Labëri, në anët e Gjirokastrës e

të Delvinës dhe në Çamëri17. Ato më tej mund të ndahen në grupe të të folmeve.

Grupet e të folmeve - Po të ndjekim më tej ndarjen dialektore të shqipes, pas nëndialekteve

do të dallojmë disa grupe të mëdha të folmesh. Në dialektin verior si grupe të tilla janë: gegërishtja

veriperëndimore, gegërishtja verilindore, gegërishtja qendrore dhe gegërishtja e Shqipërisë së

Mesme. Të folmet e dy grupeve të para janë të dialektit të gegërishtes veriore. Gegërishtja qendrore

përfshin të folmet e Lurës, Lumës, të Dibrës dhe të rrethit të saj, të Maqedonisë Perëndimore, të

Kërçovës, Tetovës, Gostivarit, Shkupit dhe Kumanovës. Të gegërishtes së Shqipërisë së Mesme

janë të folmet e Tiranës, të Durrësit dhe të Elbasanit. Çamërishtja dhe labërishtja janë dy grupe të

toskërishtes jugore, të cilat ndahen gjeografikisht te lumi i Shalësit18.

Gegërishtja ka këto grupe të mëdha të folmesh: gegërishtja veriperëndimore, gegërishtja

verilindore, gegërishtja e Shqipërisë së Mesme dhe gegërishtja qendrore19.

Gegërishtja veriore - përfshin të folmet e Shqipërisë veriore, të folmet shqipe të Ulqinit

me rrethina, të Krajës, të Vranjës, të Tuzit, të Malësisë së Podgoricës, të Plavës në jugperëndim të

Malit të Zi, të folmet e Kosovës, si dhe ato të Medvegjës, të Preshevës e Bujanovcit në Serbinë

Jugore të sotme20.

Disa shembuj të gegërishtes veriore: njeri, qiri, prrue – prroni, thue – thoni, ftue – ftoni, bari-ja,

kojshi-ja, hanxhi-ja, Ali-ja, djali jem – djali em, vajza jeme – vajza eme21etj.

Gegërishtja veriore ndahet në gegërishten veriperëndimore dhe gegërishten verilindore.

16 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq, 181. 17 Po aty, fq. 182. 18 Po aty, fq. 184.

19Po aty, fq. 184. 20 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002, fq. 15. 21 Po aty, fq. 15.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

10

Gegërishtja veriperëndimore - Kjo e folme përfshin të folmet e Malësisë së Madhe, të

Gropës së Shkodrës, të Bregut të Bunës, të Ulqinit, të Tuzit, të Krujës, të Trieshit, Plavës në Malin

e Zi22.

Shembuj: ngæ < ngae “nge”, thæ < thae “the”, vø < voe “ve”, vø:s < voesë “vesë”, klumësht –

kiumësht për fjalën “qumësht”, gluha – giuha për fjalën “gjuha”, fshesë – shîjse, dolën – dulnë,

mërzitem – murzitem, mëzat – muzat, femër – femun, mblodhem – blodhem, llâp – dhëmb, âdra –

ëndrra, tiej – ndjej, ka toll – ka ndodhur, mbush – mush, dembel – demel, këndoj – knoj, ngusht –

nusht 23 etj.

Gegërishtja verilindore - Këtu përfshihen të folmet e zonave Nikaj-Mertur, Pukë dhe zonat

në lindje siç janë Gash, Tropojë, Malësi e Gjakovës, Has, Kukës, Kosovë dhe Preshevë.

Shembuj: tha: < thae – the:, vo: <voe – ve, klaj – kaj “qaj”, kam klen – jam kan “kam qenë”,

qeshi --keshi, qime -- kime, miki – miku, zogi – zogu , krahi – krahu, krua – kru, krye – kry, dyer

– dyr, bie – bi, saba – sabah “mëngjes”, gjyna – gjynah, ftoft – ftohtë, ngroft – ngrohtë, sho – shoh

“shikoj"24, prag, shtog, elb, thelb, sod, grazhd, zid, bez, edh, hedh, vidh, larg, vig25etj.

Gegërishtja qendrore - përfshin të folmet që shtrihen në hapësirën ndërmjet lumenjëve

Mat, Fan i Madh dhe Fan i Vogël, Drinit të Zi, dhe Vardarit në lindje. Këtu bëjnë pjesë të folmet e

Fushë-Krujës, të Krujës dhe Malësisë së Krujës, të Mirëditës, të Matit, të Lumës si dhe të folmet

shqipe të Maqedonisë Perëndimore të sotme (të Dibrës, të Kërçovës, të Tetoves, të Gostivarit, të

Shkupit dhe të Kumanovës) 26.

Shembuj: dhëi – dhi, meik > mëik > maik – mik, sai >soi—sy, nouse > nausea – nuse; pjak – plak,

bjeta - bleta, fjaka – flaka, gja:th – djathë, qetër – tjetër, gjal – djalë, gjur - gur, yll >ill >aill

“yll”, fyt > fit > fait, feit, fëit “ fyt”, gur - gjur, goj - gjoj, qafë – çafë, qepë – çepë, zogj – zoxh27

etj.

Gegërishtja e Shqipërisë së Mesme - përfshin të folmet e Tiranës, të Durrësit dhe të

Elbasanit28.

Të folmet e këtij grupi nuk kanë ndonjë tipar tjetër specifik veç formave të përemrave pronorë: im,

ime, tat, tate (çuni im, goca jote, çunin tat, gocën tate) dhe aorist sigmatik (u lodhësh, u lash),

22 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq. 116. 23 Po aty, fq. 124, 133, 134, 185. 24 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq. 128, 139, 185. 25 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002, fq. 42. 26Po aty, fq.17. 27 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq. 122, 134. 28 Po aty, fq. 184.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

11

formës së rasës vendore (n malt, n gropet etj.), por, megjithatë, duhet thënë se monoftongimi i

diftongjeve ue > u, ye > y, ie > i, oe > e, ae > e, që sollën si karakteristikë të nëndialektit të

gegërishtes jugore, për këtë grup janë më tipikë29.

Shembuj: rrip – rryp, hip – hyp, sipër – sypër, vrimë – vry:m, vetull – vetëll, petull – petëll, akull

– akëll, mbështjell – mushtjell, mëzat – muzatu:r, gjëmon – gjumon30, nrofët, ftofët, do shofka, krifi,

shof, njof, rref, lef 31, oborr – aborr, oficer – aficer, oxhak – axhak, kotec – katec, dollap – dallap,

doktor – daktor 32etj.

Toskërishtja ndahet në dy njësi dialektore themelore, toskërishtja veriore dhe toskërishtja

jugore.

Toskërishtja veriore - shtrihet në rrethet e Beratit, të Fierit, të Skarparit, të Pogradecit, të

Korçës, të Kolonjës dhe në zonat e rretheve të Përmetit e të Tepelenës që ndodhen në anën e djathtë

të Vjosës dhe në Vlorë e në fshatrat veriore e verilindore të saj. Toskërishtja veriore ndahet në dy

grupe themelore, në një grup perëndimor (Myzeqe, Berat, Mallakasër, Skrapar dhe Vlorë me

rrethina), dhe në një grup lindor (rrethi i Korçës, Opar, Gorë, Pogradec, Fushë e Korçës, dhe

Devoll)33.

Shembuj: vetulla – vetlla, hekur – hekri, një – nji, gjilpërë – gjilpër, shëm, gjëm, shkëm, këm, shef,

njef, ftoft, rrifte, mçifet, më veftë 34, gisht – gjisht, kishë – qish, kyç – qyq, laj – lanj, bëj – bënj, lyej

– lyenj, paguaj – paguanj35etj .

Toskërishtja jugore ndahet në dy grupe të mëdha të folmesh në: labërishte dhe çamërishte36.

Labërishtja - Flitet në zonën e Labërisë, pra Kurvelesh dhe Himarë deri në lumenjtë e

Shalës dhe Pavlle, përfshirë Delvinë dhe Gjirokastër. Bërthamën e saj e përbëjnë të folmet e

Kurveleshit37.

Shembuj: n3na – nëna, b3ri – bëri (është një ë e shtytur më prapa [3]), n^na – nëna, b^ri – bëri,

(është një zanore të prapme jobuzore [^]), mërthej – mbërthej, ner – nder dhe pjesoreve me –ë, -në

u ngjitet një mbaresë e dytë, mbaresa –ur: dalur – dalë, marrur – marrë, th3nur – thënë, l3nur –

lënë. Miqtë –mijt, ndiqnë – ndijnë, u poqnë > u pojnë – u poqën, llafosem – dhafosem, dollap –

29 Po aty, fq. 186. 30 Po aty, fq. 124. 31 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002, fq. 39. 32 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq. 123. 33 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002, fq. 18. 34Po aty, fq. 37, 39, 124, 125. 35 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq. 136, 139. 36 Po aty, fq.186 37 Po aty, fq. 186.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

12

dhollap, avulli – avudhi, pulënë – pulën, mbesatë – mbesat, fundëratë – funërat, lidhëlë – lidhje38

etj.

Çamërishtja - përfshin të folmet e Konispolit dhe të Çamërisë39.

Shembuj: klumësht – qumësht, glisht – gisht, kam klën – kam qenë, i glatë – i gjatë, krizmë –

krismë, kazmë – kasmë, gjizmë – gjysmë, u ka bërë -- është bërë, u ka larë -- është larë, u kish

frirë - ishte fryrë40, mullenj, shënjë, lumenj, shkëmenj, krenj, ftenj, langenj, dërpinj, mbush - bush,

mbërheu - bërtheu, mbi - bi, ëndërroja -- dërroja, ndihmë-- dihmë, ndihmoj -- dihmoj, ëndërra

-- dëra, ndryshe –drishe41, gojë – golë, fëmija – fëmila, mijë – milë, shkëndijë – shkëndilë, nevojë

– nevolë, vaj – val42 etj.

Idiolekti - ashtu si nuk gjenden dot dy individë plotësisht të ngjashëm, ashtu nuk mund të

gjenden as dy individë që të flasin njëlloj. Çdo folës ka një repertor fjalësh dhe shprehjesh të

pëlqyera dhe një mënyrë të veçantë të shprehjes së mendimeve të veta. Ndryshimet në ligjërimin e

folësve janë të të gjitha rrafsheve. Ato vërehen jo vetëm në zgjedhjen e mjeteve leksikore dhe të

strukturave sintaksore, por edhe në mënyrën e shqiptimit të tyre, në ritmin, në ngjyrimin, në të

folurit etj. Pra, ligjërimi i individit përbën një realitet gjuhësor, për të cilin në gjuhësinë e sotme

përdoret termi idiolekt43.

Të folmet kalimtare - Në një zonë të ndërmjetme midis dy dialekteve të shqipes gjenden

edhe të folmet kalimtare. Siç e vë në dukje Gjinari dhe Shkurtaj, ato shtrihen në një brez toke

përgjatë krahut të majtë të Shkumbinit, që nga Qafa e Thanës në lindje deri te derdhja e Shkumbinit

në perëndim44.

Më tutje autorët shprehen se të folmet e kësaj treve formojnë vetëm grup të folmesh e jo

dialekt më vete, sepse nuk kanë tipare të vetat të ndryshme nga ato të toskërishtes dhe gegërishtes,

por kanë tipare të përziera të njërit dhe tjetrit dialekt. Pra të folme kalimtare nuk duhet marrë

patjetër çdo e folme që ka të përziera çdo lloj tiparesh të dy dialekteve, por vetëm ajo që ka të

përziera tiparet më qenësore të tyre45.

38 Po aty, fq.125, 135, 139, 186. 39 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002, fq. 18. 40 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq. 135, 139, 186. 41 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002, fq. 32, 47. 42 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq. 137. 43 Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, fq.311. 44 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq, 179. 45 Po aty, fq. 180.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

13

Në gjuhën shqipe, karakteri kalimtar i të folmeve përcaktohet më mirë nga fakti se gjenden

apo jo të përziera dy tipare kryesore që dallojnë toskërishten nga gegërishtja: hundorësia dhe

rotacizmi46.

46 Po aty, fq. 180.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

14

BAZA DIALEKTORE E SHQIPES STANDARDE

Në bazën e gjuhës së standardizuar shqipe në rend të parë janë vënë elementet e përbashkëta

të dy dialekteve të gjuhës shqipe ose më saktë: të ish-varianteve letrare të tyre. Në rastet kur nuk

ka pasur elemente të përbashkëta janë kërkuar zgjidhje nga variantet e veçanta letrare, më shpesh

nga ish-varianti letrar i toskërishtes.

Mbizotërimi i elementeve të përbashkëta të të dy dialekteve në gjuhën standarde shqipe del mjaft i

qartë dhe i pakontestueshëm.

Strukturën e gjuhës së standardizuar shqipe e përbëjnë tri grupe të mëdha elementesh

gjuhësore, të cilat do t’i vështrojmë veç e veç këtu më poshtë:

1. Pjesën më të madhe të bazës dialektore të shqipes standarde e përbëjnë elementet e

përbashkëta, të cilat kanë qenë të shtrira në të dy ish-variantet letrare dhe në dialektet e

tyre47.

2. Grupin e dytë të elementeve e përbëjnë njësitë gjuhësore, treguesit nënsistemorë të të cilave

përputhen me pjesën më të madhe, por jo plotësisht si te njësitë gjuhësore e grupit të parë48.

3. Në grupin e tretë të elementeve, që përbëjnë bazën dialektore të gjuhës standarde shqipe,

hyjnë njësitë gjuhësore që kanë karakter monodialektor. Të këtilla janë fjalët e tipit

akullnajë, bishtajë, cucë, doke, kaçubë, kreshnik, katund etj., që kanë hyrë në gjuhën

standarde shqipe nga gegërishtja, ndërsa të folmeve të dialektit të toskërishtes u mungojnë.

Karakter të tillë kanë edhe fjalët e tipit fshat, luspë, orendi, etj., që kanë hyrë në gjuhën

standarde shqipe nga toskërishtja49.

Disa njësi gjuhësore që kanë karakter monodialektor, dikur kanë qenë të përbashkëta për të

dy dialektet, por gjatë shekujve e kanë ndryshuar shumë përmbajtjen kuptimore të tyre dhe tani u

takojnë dialekteve të ndryshme të shqipes. Të këtilla janë: karrem (krimp – krym), leckë

(leskarohem – leckosem), qasem (me kuptime të kundërta dialektore: afrohem në toskërishte dhe

largohem në gegërishte)50 etj.

47 Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, fq. 46. 48 Po aty, fq. 51. 49 Po aty, fq. 51. 50 Po aty, fq. 51.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

15

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË KRIJIMIN E NDARJEVE DIALEKTORE

Në studime të ndryshme dialektologjike është vënë re se ndarja e territoreve sipas rrethanave

të ndryshme, ka lënë gjurmë në krijimin e ndarjeve dialektore.

Historikisht një rol të madh në përcaktimin e kufijve dialektorë, luajnë faktorët

jashtëgjuhësorë, midis të cilëve mund të përmendim sidomos: ndërgjegjen e folësit, që orientohet

gjithnjë mjaft qartë drejt një tipi dialektor që e quan “të vetin” dhe që menjanon me përçmim atë

që nuk e quan “të vetin”, por “të tjetërkujt”.

Ugo Moseri na jep këto shkaqe që ndikojnë në ndarjen dialektore të gjuhës51:

A. Vendbanimi dhe komunikimi:

I. Shkaqe gjeografiko - historike:

Kufijtë gjeografikë shpesh kanë edhe vlerë të tërthortë politike, sepse

përputhen me ndarjet politike.

Kufijtë kishtarë, fetarë në përgjithësi.

Kufijtë krahinorë, etnikë, administrativë etj.

II. Shkaqet më të reja:

Ndikimi ekonomik (rrugët tregtare, pazaret, panairet etj.).

Ndikimi i qyteteve (afërsia apo largësia prej qendrave qytetare).

Ndikimi i gjuhës letrare (standarde).

B. Grupet speciale:

Shpirti dhe ndërgjegjja gjuhësore e bashkësisë përkatëse.

Shkëmbimet gjuhësore në grup e midis grupeve (çfarë dhe kush imitohet?).

Disa nga dallimet kryesore mes dialekteve të shqipes janë:

1. Prania ose ruajtja e zanoreve të gjata në dialektin e Veriut: je:t, pu:n52 etj.

2. Prania e zanoreve hundore në dialektin e Veriut dhe mungesa e tyre në dialektin e Jugut,

p.sh.: brîni – briri, râna – rëra53 etj.

3. Prania në dialektin e Jugut e zanores ë, të cilës në dialektin e Veriut i përgjigjet â-ja, p.sh.:

lâ – lë, nâna – nëna54 etj.

51 Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq. 21. 52 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002, fq. 22. 53Po aty, fq. 22. 54 Po aty, fq. 22.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

16

4. Prania në dialektin e Jugut e grupeve të zanoreve ua, ye, ie dhe reduktimi i tyre në u (<ue),

y, i në dialektin e Veriut, p.sh. grua – grue – gru55 etj.

5. Prania në dialektin e Veriut e grupit tingëllor vo- në fillim të disa fjalëve, kurse në dialektin

e Jugut e grupit va-. P.sh.: voj -- vaj, vorr – varr56 etj.

6. Prania e dukurisë së rotacizmit në dialektin e Jugut dhe mungesa e saj në dialektin e Veriut.

P.sh. vêna – vera, zâni – zëri, frêni – freri57 etj.

7. Prania e paskajores së tipit me punue në gegërishte dhe mungesa e saj në toskërishte58.

8. Zhdukja ose reduktimi i shpeshtë i zanores së patheksuar ë në toskërishte: bukë, jetë59 etj.

9. Kalimi i grupeve të bashkëtingëlloreve mb, nd, respektivisht në n, m në dialektin e Veriut

dhe ruajtja e tyre në dialektin e Jugut, p.sh.: mbush – mush, nder – ner, ndal – nal60 etj.

10. Ruajtja e h-së fundore në dialektin e Jugut dhe kalimi i saj në f, sidomos në pozicion fundor,

në dialektin e Veriut, p.sh.: i ftohtë – i ftoft61 etj.

11. Kalimi i bashkëtingëllores nj në j në dialektin e Veriut dhe ruajtja e nj-së në dialektin e

Jugut, p.sh.: laj – lanj, brîja – brinja, thoj – thonj62 etj.

12. Shurdhimi i bashkëtingëlloreve të zëshme në fund të fjalës në dialektin e Jugut dhe ruajtja

e tyre në dialektin e Veriut, p.sh.: elp – elb, gjemp – gjemb, vent – vend63 etj.

13. Rotacizmi - është ajo dukuri fonetike, që ka të bëjë me këmbimin e n-së ndërzanore të

gegërishtes me dridhësen r të toskërishtes. Rotacizmi është tipar dallues në mes të

toskërishtes dhe gegërishtes. Këtë dukuri fonetike e hasim në sistemin emëror dhe foljor.

P.sh.: freni – freri, peni – peri, dreni – dreri, rana – rëra, syni – syri, ullini – ulliri64 etj.

Te disa fjalë n-ja ndërzanore nuk është ndërruar me r-në, si p.sh. tek emrat puna, hëna, ana, zana;

te përemrat pronorë ynë, jonë, tanë, tonë, pra te këto fjalë nuk kemi rotacizëm, sepse te këto fjalë

ruhen pjesët përbërëse të përngjitjes65.

14. Nazalizmi - Një ndër veçoritë kryesore të gegërishtes dhe të folmeve të saj është padyshim

nazalizmi ose hundorësia e zanoreve. Nazalizmi është dukuri fonetike e gegerishtes dhe ndodh në

55Po aty, fq.22. 56 Po aty, fq.22. 57 Po aty, fq.22. 58 Po aty, fq.22. 59 Po aty, fq.22. 60 Po aty, fq.22. 61 Po aty, fq.22. 62 Po aty, fq.22. 63 Po aty, fq.22. 64 Nushi, M., Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, 1998, fq. 41. 65 Po aty, fq. 42.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

17

ato raste kur /n/ hundore gjendet mes dy zanoreve. p.sh.: nâna – nëna, zâni – zëri, fëllânza –

thëllëza66 etj. Në trajtën e shquar hundorësia është më pak e theksuar: frêni – freri67 etj.

Zanoreve hundore të gegërishtes u përgjigjen zanoret gojore të toskërishtes.

Nazalizohen të gjitha zanoret, pos ë- së. Më rrallë e ndeshim të nazalizuar zanoren o68.

Ndërsa, nazalizmi i zanoreve tjera është shumë i shpeshtë në gegërishte.

Shembuj të zanoreve hundore:

Â-ja nazale: zâni, mullâni, fshâni, prâjti, me bâ, me thân, ka dhân69 etj.

Ê-ja nazale: frêni, pêni, qên, têm, kjên70 etj.

Î-ja nazale: tpîni, fîni, hîni, mullîni, m’u mërdhî, u shtrîna, hî71 etj.

Û-ja nazale: drûni, trûni, hûni, gûni, prûna, grûni, mûni72 etj.

Ŷ-ja nazale: sŷni, drŷni, me frŷ, frŷni73 etj.

Ô-ja nazale: ftôni, thôni, krôni74 etj.

Pra, nazalizmi është tipar i dialektit të Veriut. Në të folmet e këtij dialekti, nazaliteti është i

pranishëm me intensitet të ndryshëm. Në disa vendbanime hundorësia është më e fuqishme e në

disa më e dobët.

Nazalitetin e shkaktojnë prania e m-së, n-së dhe nj-së (sonanteve okluzive) kur këto gjenden pas

zanoreve përkatëse75.

66 Po aty, fq. 374. 67 Instituti Albanologjik i Prishtinës, Stdudime gjuhësore I (Dialektologji), Prishtinë, 1978, fq. 374. 68 Po aty, fq. 374. 69 Po aty, fq. 374. 70 Po aty, fq. 374. 71 Po aty, fq. 374. 72 Po aty, fq. 374. 73 Po aty, fq. 374. 74 Po aty, fq. 374. 75Po aty, fq. 373.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

18

PËRFUNDIM

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e Veriut ose gegërishten dhe dialektin e

Jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte është lumi i

Shkumbinit që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e Mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit

shtrihet gegërishtja, në anën e majtë të tij, toskërishtja.

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi

njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën

gramatikore e në leksik, nga të cilët, më kryesorët janë: dialekti i Veriut ka zanore gojore dhe

hundore, kurse dialekti i Jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i

përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo

(vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar

(nânë ~ nënë).

Dialekti i Jugut ka dukurinë e rotacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r; ranë ~ rërë), që

në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj., ruhen të plota, kurse

në gegërisht, janë asimiluar në m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti

i Veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren

- të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur

~ kapë) etj. Dialekti i Jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar, ndërsa

dialekti i Veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

Disa nga dallimet tjera janë:

1. Zhdukja ose reduktimi i shpeshtë i zanores së patheksuar ë në toskërishte: bukë, jetë etj.

2. Ruajtja e h-së fundore në dialektin e Jugut dhe kalimi i saj në f, sidomos në pozicion fundor,

në dialektin e Veriut, p.sh.: i ftohtë – i ftoft etj.

3. Kalimi i bashkëtingëllores nj në j në dialektin e Veriut dhe ruajtja e nj-së në dialektin e

Jugut, p.sh.: laj – lanj, brîja – brinja, thoj – thonj etj.

Pra, gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), është mbështetur kryesisht në

variantin letrar të Jugut, sidomos në sistemin fonetik, por në të janë integruar edhe elemente të

variantit letrar të Veriut.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Morina... · 2 FALËNDERIM Së pari e falënderoj familjen, të cilëve u kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta dhe të cilët

19

LITERATURA

1. Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002.

2. Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000.

3. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Stdudime gjuhësore I (Dialektologji),

Prishtinë, 1978.

4. Nushi, M., Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, 1998.

5. Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004.

6. Memushaj, R., Shqipja standarde, Toena, Tiranë, 2005.

7. Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005.

8. Thomai, J., Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001.