punim diplome...3 mirËnjohje shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Roli i mësimdhënësit në motivimin e nxënësve në të nxënit
e Gjuhës Angleze si gjuhë e huaj
Mentor: Kandidatja:
Prof. ass. Dr. sc. Laura Naka Shqipe Hasanaj
Gjakovë, shtator 2019
2
Ky punim diplome u mbrojt më ______________________________
Para komisionit vlerësues në përbërje:
1._____________________________kryetar
2._____________________________ anëtar
3._____________________________ anëtar
Komisioni e vlerëson punimin me notën: _________________________
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:
1.______________________________
2.______________________________
3.______________________________
3
MIRËNJOHJE
Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës,
këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në realizimin e kësaj teme
diplome.
Së pari dua t’i falënderoj të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze të të dy shkollave për intervistat
e tyre dhe mbledhjen e të dhënave përmes pyetësorëve të realizuar me nxënësit e tyre.
Po ashtu, falënderoj drejtorët e këtyre dy shkollave Miftar Hasanaj dhe Driton Gashi, që më dhanë
aprovimin për realizimin e këtij hulumtimi në shkollat ku ata janë përgjegjës.
Falënderim dhe mirënjohje të veçantë për mentoren time, profesoreshën e gjuhës angleze Laura
Naka, e cila më mbikëqyrjen, sugjerimet dhe kontributin e saj shumë të vlefshëm bëri të mundur
që kjo temë të realizohet në mënyrë sa më profesionale.
Në fund, dua të falënderoj familjen time për mbështetjen e tyre të vazhdueshme që më kanë dhënë
gjatë gjithë kohës së studimeve, e poashtu gjatë punimit të kësaj temë diplome.
Autorja: Shqipe Hasanaj
4
DEKLARATË MBI ORIGJINALITETIN E PUNIMIT
Unë Shqipe Hasanaj, deklaroj se ky punim me temë “Roli i mësimdhënësit në motivimin e
nxënësve në të nxënit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj” është puna ime origjinale e cila nuk
është prezentuar më parë. Pra, punimi im nuk cënon të drejtat e asnjë autori, në të kundërtën
pranoj të gjykohen nga ana e Universitetit dhe rregullores së tyre. Ky material është ideuar në
bazë të literaturës së përdorur e cila është cituar dhe përmendur në referenca.
5
ABSTRAKTI
Ky studim synon të analizojë rolin e mësimdhënësve në motivimin e nxënësve për të mësuarit e
gjuhës angleze në dy shkolla publike të Klinës, respektivisht nxënësit e shkollës “Motrat Qiriazi”
në Klinë dhe nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Qendresës” në Gllarevë.
Motivimi i nxënësve për të mësuarit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj është çështje mjaft e
rëndësishme dhe ka qenë tematikë diskutimi e shumë gjuhëtarëve dhe mësimdhënësve, kështu që
ky hulumtim synon të hedhë me shumë dritë për të nxjerrë në pah ndikimin që ka ky faktor, apo
mund të ketë në të mësuarit si proces në përgjithësi e në rastin tonë në të mësuarit e gjuhës angleze
në veçanti.
Për të mbledhur të dhënat e duhura për këtë hulumtim janë përdorur metodat kualitative dhe
kuantitative të marra nga burime të ndryshme siç janë: Pyetësorët me mësimdhënësit, pyetësorët e
nxënësve dhe observimet e bëra në klasë në dy shkollat e lartpërmendura dhe rrjedhimisht të vijmë
në përfundim më të gjeturat dhe konkluzionet e këtij hulumtimi. Numri i nxënësve që kanë marrë
pjesë në këtë hulumtim është njëqind, respektivisht pesëdhjetë nxënës nga secila shkollë.
Numri i pyetsorëve që iu është dhënë mësimdhënësve për intervista, është gjashtë, e po ashtu
janë bërë edhe gjashtë observime në të dy shkollat në fjalë. Nxënësit e përzgjedhur për këtë
hulumtim janë nxënës të klasave të katërta dhe të pesta, në mënyrë që variabla e moshës të mos
jetë faktor që mund të ndikojë në kualitetin e këtij hulumtimi.
Fjalët kyqe: Motivimi, gjuha angleze, metodat e mësimdhënies, mësimnxënia.
6
PËRMBAJTJA
Hyrje .................................................................................... Error! Bookmark not defined.
Kapitulli I .................................................................................................................................. 8
1.1 Parashtrimi i problemit .................................................................................................... 8
1.2 Qëllimi i studimit ............................................................................................................ 9
1.3 Pyetjet hulumtuese ........................................................................................................ 10
1.4 Hipotezat ....................................................................................................................... 11
Kapitulli II: Pjesa Teorike .................................................................................................... 12
2.1 Definicioni i Motivimit ................................................................................................. 12
2.2 Pikëpamje të ndryshmë mbi motivimin ........................................................................ 12
2.3 Pikëpamja Biheivioriste ................................................................................................ 13
2.4 Pikëpamja Humanistike ................................................................................................ 13
2.5 Pikëpamja Kognitive (njohëse) ..................................................................................... 14
Kapitulli i III: Metodologjia e hulumtimit .......................................................................... 15
3.1 Vendi i hulumtimit ........................................................................................................ 15
3.2 Mbledhja e të dhënave dhe pjesëmarrësit ..................................................................... 15
3.3 Observimet në klasë ...................................................................................................... 16
3.4 Intervistat e mësimdhënësve ......................................................................................... 16
Kapitulli IV: Analizima e të dhënave dhe të gjeturave ...................................................... 17
4.1 Rezultatet e shkollës SHFMU “Motrat Qiriazi” ........................................................... 17
4.2 Rezultatet e shkollës SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës” ............................................ 18
4.5 Motivimi dhe mesatarja e notave të nxënësve në gjuhën angleze .............................. 21
4.6 Observimet në klasë ...................................................................................................... 22
4.7 Çështjet që janë trajtuar ................................................................................................. 22
4.8 Gjendja e klasëve ........................................................................................................ 22
4.9 Teknologjia në dispozicion për mësimdhënie ............................................................... 23
4.10 Reduktimi i orëve të gjuhës angleze ........................................................................... 23
4.11 Sistemi i vlerësimit të nxënësve .................................................................................. 23
4.12 Menaxhimi i mësimit në klasë .................................................................................... 24
4.13 Mësimdhënësi në qendër ............................................................................................. 24
4.14 Qasje kryesisht gramatikore ........................................................................................ 25
7
4.15 Përdorimi i tepërt i teksteve në klasë .......................................................................... 25
4.16 Qëndrimi i nxënësve në klasë ..................................................................................... 25
4.17 Instruksione të kufizuara ............................................................................................. 26
4.18 Mësimdhënie e kufizuar më diferencim ...................................................................... 26
4.19 Intervistat me mësimdhënës ........................................................................................ 26
4.20 Konfirmimi apo zhvlerësimi i hipotezave ................................................................... 29
Kapitulli V: Konkluzionët ..................................................................................................... 30
5.1 Rekomandimet .............................................................................................................. 31
SHTOJCA ........................................................................... Error! Bookmark not defined.
BIBLIOGRAFIA ................................................................................................................ 32
Lista e figurave:
Figura 1. Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës angleze......................................16
Figura 2. Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës angleze………………….…… 17
Figura 3. Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve………………………….. 18
Figura 4. Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve………………………….. 19
Figura 5. Krahasimi në mes të nxënësve të të dy shkollave………………………………… 20
8
Kapitulli I
1.1. Hyrje
Kjo temë përbëhet nga pesë kapituj:
Në kapitullin e parë paraqitën parashtrimi i temës së hulumtimit, pyetjet e hulumtimit,
hipotezat e hulumtimit dhe qëllimi i hulumtimit.
Kapitulli i dytë shtjellon aspektin teorik të hulumtimit, pikëpamjet e gjuhëtarëve për rolin
e motivimit në mësimnxënie si dhe definimi i nocionit të motivimit.
Në kapitullin e tretë përshkruhet konteksti, ku janë marrë të dhënat për këtë hulumtim, siç
janë: vendi (shkollat), nxënësit, mësimdhënësit etj.
Në kapitullin e katërt bëhet analiza e të dhënave që janë marrë nga hulumtimi i bërë në dy
shkollat fillore “Motrat Qiriazi”dhe “Dëshmorët e Qëndresës”.
Në kapitullin e pestë paraqiten konkluzionet e përgjithshme, po ashtu do të parashtrohen
edhe sugjerime dhe rekomandime për temën në fjalë.
1.2. Parashtrimi i problemit
Mësimdhënia e një gjuhe të huaj është profesion që kërkon një qasje shumë dimenzionale. Nga një
mësues i gjuhës kërkohet më shumë sesa mjeshtëri dhe kompetencë gjuhësore. Kërkohet njohje
shumë më e thuktë e procesit, e po ashtu edhe njohje e mirë e proceseve psiko-linguistike, psiko-
sociale dhe të natyrës njerëzore si tërësi.
Çfarë i shtyen nxënësit që të interesohen për të mësuar një gjuhë? Cilat janë shtysat që zgjojnë
kuriozitetin dhe pastaj i bëjnë nxënësit këmbëngules për arritjen e objektivave të synuara? Këto
pyetje duket që kanë shkaktuar shumë diskutim në mesin e gjuhëtarëve dhe mësimdhënësve për të
krijuar një pikëpamje sa më të pranuar në spikatjen e faktorëve që i shtyejnë nxënësit për të mësuar
në përgjithësi.
Kjo heteroegjeni pikëpamjesh dhe idesh për zanafillën dhe shkaqet e motivimit të nxënësve e bën
këtë faktor gjuhësor tematikë të rëndësishme për t’u trajtuar, andaj mësimdhënësit duhet të kenë
një njohje më të thellë dhe më të gjithanëshme për shtysat të cilat i nxitin dhe i motivojnë nxënësit
9
për arritjen e objektivave të parapara të përmirësimit të kompetencës dhe përformances gjuhësore
nga ana e nxënësve.
Një ndër faktorët kryesorë që gjeneron energji për përmbushjen e synimeve apo objektivave është
motivimi.
Zoltan Dörnyei e përshkruan motivimin si:” Koncept abstrakt dhe hipotetik, të cilin ne e përdorim
për të shpjeguar pse njerëzit mendojnë dhe sillën në një mënyrë të caktuar”1.
Keller thekson së “Motivimi i referohet zgjedhjeve që njerëzit i bëjnë kundrejt përvojave apo
qëllimeve të cilave ata do t’iu qasen apo do t’i shmangin, e po ashtu edhe intenziteti dhe shkalla
e përpjekjeve që ata do t’iu përkushtojnë këtyre synimeve”2.
1.3 Qëllimi i studimit
Të mësuarit e një gjuhe të huaj i ka specifikat dhe veçoritë e veta, sepse përveç njohjes së sistemit
gjuhësor kërkon edhe njohje të kulturës dhe mentalitetit të shoqërisë, gjuhën e së cilës jemi duke
e mësuar, prandaj nga nxënësit kërkohet këmbëngulje, intenzitet dhe përpjekje afatgjatë për
realizimin e kësaj objetktive.
Janë një numër i konsiderueshëm i faktorëve që ndikojnë në të mësuarit e gjuhës angleze sikurse:
bagazhi edukativ i nxënësve, kualiteti i instruksioneve nga ana e mësimdhënësve, përmbajtja
programore, planifikimi mësimor, qasja e mësimdhënësit, përdorimi i mjeteve audiovizuele si
mjete plotësuese, shfrytëzimi i teknologjisë etj, të cilat e bëjnë këtë proces mjaft kompleks dhe
delikat në përmbushjen e qëllimeve të synuara.
Të gjithë këta faktorë të rëndësishëm në procesin e mësimnxënies duhet të dërgojnë në një pikë të
rëndësishme për procesin e mësimdhnxënies, që është motivimi, e që konsiderohet si variabël e
ndryshueshme dhe mjaft më rëndësi në procesin e mësimnxënies.
1Zoltan, Dörnyei, Teaching and Researching Motivation, Essex, England, Pearson Education Limited, 2001 b, 1. 2 John, Keller, Motivational Design of Instruction. Instructional Design Theories and Models, Hillsdale, NJ: Erlbaum, 1983, 389.
10
Noels pohon se,” ndryshe nga “aptitude” dhunti,e cila është një variabël tjetër mjaft më rëndësi
në të nxënit e gjuhës së huaj, motivimi mund të rritet në kontekst adekuat shoqëror”3.
Interesimi dhe pasioni për të mësuarit ka tendenca të zbehjes dhe neglizhences për shkak të
faktorëve të jashtëm dekoncetrues siç janë: forma të ndryshme të teknologjisë, interneti,
videolojërat, aktivitetet e lira jashtëshkollore etj.
Kjo është në pajtueshmëri më supozimin e Kornos i cili pohon se:” Bota është e stërngarkuar më
shpërqëndrues mjaft joshës edhe për nxënësin më të zellshëm… . Për t’ia dalë mbanë në aspektin
edukativo-arsimor, nxënësit duhet të mësojnë së si të balancojnë garën në mes të jetës së tyre
shoqërore dhe synimeve të tyrë akademike, e po ashtu të menaxhojnë dhe kontrollojnë
dekoncetruesit e tjerë që mund të paraqitën”4.
Pra, çfarë mund të bëhet në mënyrë qe të mbahet, përmirësohret dhe avancohet motivimi i
nxënësve për të mësuarit e gjuhës?
Martin Ford pohon se:” Nuk ka butona magjik motivimi, të cilët mund të shtypën për t’i shtyrë
njerëzit të duan të mësojnë, të punojnë shumë dhe të sillën në mënyrë të përgjegjshme. Në të njëjtën
mënyrë, askush nuk mund të detyrohet të kujdeset për diçka… . Ndihmesa, e jo kontrolli, duhet të
jetë ideja udhëzuese si tentativë për motivimin e njerëzve”5
1.4 Pyetjet hulumtuese
Ky studim fokusohet në këto pyetje dhe synon t’iu përgjigjet atyre.
Pyetjet hulumtuese:
1) A duhet mësimdhënësit të përdorin teknika të ndryshme në mënyrë që t’i motivojnë
nxënësit e tyre që të mësojnë më mirë gjuhën angleze si gjuhë e huaj?
2) A motivohen mjaftueshëm nxënësit e shkollave "Motrat Qiriazi" dhe "Dëshmorët e
Qëndresës" nga mësimdhënësit e tyre?
3) Sa ndihen nxënësit të mbështetur nga mësimdhënësit e tyre në këto dy shkolla?
3Kimberley Noels, Why are you learning a Second Language? Motivational Orientations and Self-determination Theory, University of Michigan 2000, 108. 4 Lyn, Corno, Student Volition and Education: Outcomes, Influences and Practices, New York, 1994, 248. 5Martin, Ford, Motivating Humans, Goals, Emotions and Personal Agency Beliefs, Newbury Park, 1992, 202.
11
1.5 Hipotezat
Në bazë të këtyre pyetjeve, ky hulumtim synon t’i parashtrojë këto hipoteza si më poshtë:
H1: Nxënësit të cilët janë të motivuar dhe stimulohen nga mësuesit e tyrë arrijnë rezultate më të
mira në të mësuarit e gjuhës angleze.
H2: Nxënësit e shkollave "Motrat Qiriazi" dhe "Dëshmorët e Qëndresës" nuk janë mjaftueshëm
të motivuar për të mësuar gjuhën angleze si gjuhë e huaj.
H3:Përdorimi i teknikave të ndryshme në mësimdhënie i motivon nxënësit për të mësuar me më
lehtësi gjuhën angleze.
12
Kapitulli II: Literatura
2.1 Definicioni i Motivimit
Motivimi ka qenë bosht i studimeve të pafundme në lëmin e psikologjisë dhe mësimdhënies.
Rrjedh nga fjala latine “motio” që nënkupton lëvizje.
Gardener deklaron së, “Motivimi është shumë dimensional dhe është definuar në mënyra të
ndryshme nga shumë hulumtues në psikologji dhe disiplina tjera andaj, një definicion i lehtë është
thjeshtë i pamundur”6.
Bazuar në korpusin e teorive në këtë temë, motivimi është një proces i cili nuk mund të vrojtohet
në mënyrë direkte, por mund të konkludohet në mënyrë indirekte nga observimi i sjelljeve,
perzgjedhja e aktiviteteve dhe detyrave që do të ekzekutohen, përpjekjeve dhe këmbënguljes në
një qëllim të caktuar dhe përmbushjes së atij qëllimi të zgjedhur.
Në fund duhet të pohohet së motivimi është një variabël jo e qëndrueshme, e cila përkufizon
pritshmeritë e përkohshme, interesat dhe përmbushjen e dëshirave personale.
2.2 Pikëpamje të ndryshme mbi motivimin
Psikologët kanë identifikuar rëndësinë e motivimit në përpjekjet e njerëzve në fusha të ndryshme
të veprimit, e këtu përjashtim nuk bën as fusha e arsimimit.
Ka një mori çasjësh dhe pikëpamjësh që tentojnë të zbulojnë ndikimin që fshihet prapa motivimit,
por në këtë hulumtim ne do të përqëndrohemi në tri prej tyre, të cilat konsiderohen së kanë një
ndikim të theksuar në të mësuarit e gjuhëve të huaja.
Ato janë: pikëpamja bihevioriste, pikëpamja humanistike dhë pikëpamja kognitive apo njohëse, të
cilat do të shtjellohen veç e veç.
6Robert, Gardener, Motivation and Second Language Acquisition: The Socio-educational Model, N,Y, 2010, 08.
13
2.3 Pikëpamja Biheivioriste
Në fillim të shekullit të njëzet teoria e Zigmund Frojdit për fuqinë e instinktëve dhe shtysave të
pavetëdijshme ishte teori dominuese përmes së cilës Frojdi u përpoq që t’a kualifikojë motivimin
si rezultat i shtysave të pavetëdijshme dhe dëshirave të ndrydhura.
Biheiviorizmi si teori u përpoq që t’i spjegojë veprimet njerëzore përmes lidhshmerisë shkak-
pasojë si dhe ndikimit të formimit të shprehive.
Këto teori janë të njohura më eksperimentet e bëra nga Pavlov dhe Skinner duke konfirmuar së një
pjesë e konsiderueshme e të mësuarit është si rezultat i ushtrimeve dhe përsëritjes e po ashtu edhe
i faktorëve shpërblyes apo ndëshkues të njohura si qasja e shkopit dhe karrotës.
Mëgjithatë kjo qasje në të mësuar mund të këtë ndikim të pamjaftueshëm apo edhe efekt negativë,
siç shprehet James Raffini” Shpërblimi dhe ndëshkimi, shpeshherë janë instrumentet e vetme të
arsenalit motivues nga ana e mësuesve. Megjithatë këto dy taktika mund t’i kontrollojnë sjelljet e
nxënësve, ndikimi i tyre mundet shpesh ta minojë motivimin e brendshëm të nxënësve për shkak
të të qënit të kontrolluar"7
2.4 Pikëpamja Humanistike
Abraham Maslou pohon së shtysa kryesore motivuese për njerëzit është shtysa e vetë-aktualizimit,
përmes së cilës ai pohon se dëshira personale për rritje dhe progres është e lindur në secilin njeri.
Sjelljet njerëzore sipas Maslout shpjegohen përmes dëshirave të papërmbushura dhe të
parealizuara si nxitje kryesore e natyres njerëzore.
Maslou ka dhënë një kotribut të çmuar më paraqitjen e hierarkisë së nevojave, duke filluar nga ato
më elementaret sic janë nevojat fizike deri tek ato më të lartat siç është nevoja për vetë-aktualizim
apo vetë-realizim të potencialit të plotë të individit.
Ndikimi i teorisë së Abraham Maslout qëndron në faktin e vërjes në pah të nevojave të shumfishta
që nxënësit kanë në klasë siç janë: nevojat fiziologjike, uria, etja, siguria, pranimi dhe deri tek
mirënjohja apo aprovimi nga të tjerët.
7James, Raffini, Ëays to increase Intrinsic Motivation in the Classroom, Needham Heights.
1996,1.
14
2.5 Pikëpamja Kognitive (njohëse)
Psikologjia e motivacionit karakterizohet dhe është e ndikuar jashtëzakonisht edhe nga një
pikëpamje tjetër teorike e njohur si toeria Kognitive apo njohëse, e cila i atribuon vlera qëndrimit
të vetëdijshëm individual, përceptimeve, bindjeve dhe arsyetimeve të proceseve dhe faktorëve të
cilët ndikojnë në sjelljen dhe përpjekjet e individëve.
Zoltan Dörney pohon së ”Individi qëllimshëm është veprues i orientuar drejt realizimit të
objektivave, i cili vepron në mënyrë konstante të balancuar në koordinimin e dëshirave dhe
qëllimeve të tij personale nën pikëveshtrimin e mundësive të tij të përceptuara, të mbështetura nga
rrethanat dhe aftësia e tij/saj”8.
Sipas teorisë kongitive, individët janë të motivuar në mënyrë racionale për të ndërmarrë një
veprim, së pari të shtyrë nga bindja e tyre dhe vlerat që ata i’a atribuojnë atyre veprimeve, pastaj
për pritshmëritë dhe sfidat që duhet të përballen dhe për tejkalimin e tyre në mënyrë që të arrihet
realizimi i objektivave të synuara.
8 James, Raffini, Ways to increase Intrinsic Motivation in the Classroom, Needham Heights. 1996,8.
15
Kapitulli i III: Metodologjia e hulumtimit
3.1. Metodat e hulumtimit
Hulumtimi i kësaj temë diplome është bazuar nga rezultatet e fituara më përdorimin e metodave
të kombinuara hulumtuese kualitative dhe kuantitative (pyetësor, intervista,vëzhgime).
3.2. Instrumentet e hulumtimit
Instrumentet për mbledhjen e të dhënave per këtë hulumtim përfshijnë: pyetësorët e nxënësve,
Intervistat me mësimdhënës, vëzhgimet në klasë si dhe mesatarja e notave të nxënësve në gjuhë
angleze në fund të vitit shkollor.
3.3. Popullata e hulumtimit
Mostrat për këtë hulumtim janë plotësuar nga njëqind nxënës të klasave të katërta dhe të pesta,
gjegjësisht pesëdhjetë nxënës nga shkolla “Motrat Qiriazi” në Klinë dhe pesëdhjetë nxënës nga
shkolla “Dëshmoret e Qendresës” në Gllarevë,Klinë. Po ashtu intervistat janë marrë nga gjashtë
mësimdhënës të gjuhës anglezë nga këto dy shkolla.
3.4. Vendi i hulumtimit
Ky hulumtim u realizua në komunën e Klinës, respektivisht në dy shkollat e ulta fillore “ Motrat
Qiriazi” në Klinë dhe “ Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë.
3.5. Mbledhja e të dhënave dhe pjesëmarrësit
Procedura për mbledhjen e të dhënave përbëhet nga dy pjesë: së pari, mbledhja e të dhënave
përmes pyetësorëve të nxënësve, i cili përbëhej nga dhjetë pyetje. Nxënësit mund të
rrumbullakësonin një numër nga një deri në gjashtë sipas“shkallës Likert”.
Numri një paraqet shkallën ma të ulët të pajtimit më atë pyetje, ndërsa numri gjashtë paraqet
shkallën më të lartë të pajtueshmerisë më pyetjen në fjalë.
Pyetësorët janë marrë nga hulumtimet e bëra nga Zoltan Dörnyei, nje linguist dhe hulumtues i
shquar në rolin e motivimit në mësimdhënie, të cilët ishin përkthyer nga gjuha angleze në gjuhën
shqipe në mënyrë që nxënësit të arrinin t’i kuptonin plotësisht të gjitha pyetjet e parashtruara në
pyetësor.
16
Anketa më nxënës ishte anonime, që nxënësit të ndjeheshin të lirë për t’i shprehur mendimet e
tyre.
Pyetësorët ishin plotësuar nga njëqind nxënës, respektivisht 50 nxënës nga secila shkollë.
Të dhënat e përpunuara nga anketat më nxënës, intervistatat më mësimdhënës dhe observimet e
bëra në klasë krahasohen me rezultatet e arritura me nota dhe suksesin e arritur nga këta nxënës të
anketuar gjatë dhe në fund vitit shkollor 2018/2019.
3.3 Vëzhgimet në klasë
Si mënyrë tjetër e mbledhjes së të dhënave për këtë hulumtim janë bërë edhe gjashtë observime në
klasë, më mësues të ndryshëm dhe klasë të ndryshme, të cilat kanë ofruar informata mjaft të
rëndësishme për këtë temë.
3.4 Intervistat e mësimdhënësve
Mësimdhënësve të gjuhës angleze që punojnë në këto shkolla, iu ishte dhënë një pyetësor ku ata
do t’i shprehnin mendimet dhe idetë e tyre për motivimin dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në
ngritjen e motivimit të nxënësve për të mësuarit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.
17
Kapitulli IV: Analiza e të dhënave dhe të gjeturave
Bazuar në të dhënat e mbledhura për këtë hulumtim, janë nxjerr këto rezultate, si në vijim. Të
dhënat janë siguruar nga pyetësorët që iu shpërndanë edhe mësuesve edhe nxënësve si mostër e
hulumtimit.
4.1 Rezultatet e shkollës SHFMU “Motrat Qiriazi”
Figura 1. Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës angleze.
Të dhënat në diagramin 1 tregojnë së qëndrimi i nxënësve për mësimdhënësit e gjuhës angleze
arrinë një mesatare prej (5.02) të shkallës Likert apo shprehur në përqindje arrin në (84%), duke
vënë në pah së nxënësit në këtë shkollë ndihen mjaft të motivuar nga ana e mësimdhënësve të tyre.
Ky vlerësim i lartë për rolin e mësimdhënësve në motivimin e nxënësve mund të jetë si rezultat i
qasjes shumëdimensionale dhe metodave të kombinuara të cilat mësimdhënësit e gjuhës angleze i
përdorin në këtë shkollë.
0
1
2
3
4
5
6
5.4
0
5.3
2
5.0
4
4.8
8
4.8
0
4.7
6 5.1
2
4.7
2 5.0
4
5.2
0
5.0
2
Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës anglezënë shkollën " Motrat Qiriazi”
18
4.2 Rezultatët e shkollës SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës”
Figura 2. Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës angleze.
Të dhënat në diagramin 2 tregojnë së qëndrimi i nxënësve për mësimdhënësit e gjuhës angleze në
shkollën “Dëshmorët e Qendresës” arrin një mesatare prej (4.45) të shkallës Likert apo shprehur
në përqindje arrin në (74%), duke vënë në pah së nxënësit në këtë shkollë janë mesatarisht të
motivuar nga ana e mësimdhënësve të tyre.
Ky vlerësim mesatarisht i lartë nga nxënësit për rolin e mësimdhënësve në motivimin e nxënësve
mund të jetë si rezultat i neglizhencës apo mos-angazhimit maksimal në përmbushjen e
përgjegjësive qe i atribuohen një mësimdhënësi gjatë punës së tij në shkollë.
0
1
2
3
4
5
6
4.4
0 5.0
0 5.4
0
4.6
0
4.7
0
4.3
0
4.1
0
4.2
0
3.8
0
4.0
0 4.4
5
Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës anglezenë shkollën " Dëshmorët e Qëndresës”
19
4.3 Krahasimi i motivimit dhe notave të nxënësve në shkollën “Motrat Qiriazi”
Figura 3. Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve
Diagrami numër 3 paraqet qëndrimin e nxënësve dhe nivelin e motivimit të tyre kundrejt
mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze duke e krahasuar më rezultatet e tyre të arritura në gjuhën
angleze në fund të vitit shkollor.
Nga të dhënat mund të vërehet një korrelacion në mes të nivelit të motivimit të nxënësve për të
mësuarit e gjuhës angleze dhe rezulatet e arritur nga nxënësit në shkollën “Motrat Qiriazi”.
4
4.1
4.2
4.3
4.4
4.5
4.6
4.7
4.8
4.9
5
5.1
Questions' Average Grades' Average
5.02
4.35
Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve në gjuhën angleze
20
4.4 Krahasimi i motivimit dhe notave të nx. në shkollën “Dëshmorët e Qëndresës”
Figura 4. Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve
Diagrami numër 4 paraqet qëndrimin e nxënësve dhe nivelin e motivimit të tyre kundrejt
mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze duke e krahasuar me rezultatet e tyre të arritura në gjuhën
angleze në fund të vitit shkollor.
Nga të dhënat mund të vërehet se niveli i motivimit të nxënësve në shkollën” Dëshmorët e
Qëndresës” nuk është po aq i lartë sa dhe në shkollën tjetër, andaj edhe suksesi i arritur nga nxënësit
në gjuhën angleze në fund të vitit shkollor nuk është në nivelin e njëjtë sikurse në shkollën tjetër,
gjë që vërteton ndikimin pozitiv që motivimi e ka në të mësuarit e një gjuhë të huaj e respektivisht
në rastin tonë, të mësuarit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.
0
0.5
1
1.5
2
2.5
3
3.5
4
4.5
Questions' Average Grades' Average
4.45
3.70
Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve në gjuhën angleze
21
4.5 Motivimi dhe mesatarja e notave të nxënësve në gjuhën angleze
Figura 5. Krahasimi në mes të nxënësve të të dy shkollave
Diagrami 5 paraqet qëndrimin e nxënësve kundrejt mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze në të
dy shkollat “Motrat Qiriazi” dhe “Dëshmoret e Qëndresës” si dhe bëhet krahasimi i nivelit të
motivimit të nxënësve më suksesin e tyre të arritur në gjuhën angleze.
Korrelacioni në mes të vlerësimit të nxënësve dhe suksesit të tyre mund të vërehët dukshëm në të
dhënat e marra nga pyetësorët e nxënësve. Nxënësit e shkollës “Motrat Qiriazi” kanë arritur
vlerësim prej(5.02) apo (84%) në vlerësimin e mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze, ndërsa
mesatarja e notave të tyre në gjuhën angleze ishte (4.35), ndërsa sa i përket nxënësve të shkollës”
Dëshmorët e Qëndresës” niveli i vlerësimit të tyre është më i ultë më një mesatare prej (4.45), apo
(74%), e po ashtu edhe mesatarja e notave të tyre në gjuhën angleze është më e ultë, saktësisht
(3.70), gjë që e mbështet fuqishëm rolin e motivimit nga ana e mësimdhënësve në të mësuarit e
gjuhës angleze.
0
1
2
3
4
5
6
Questions' Average Grades' Average
5.02
4.35
4.45
3.70
Krahasimi në mes të dy shkollave
22
4.6 Observimet në klasë
Në këto dy shkolla janë të angazhuar në mësimdhënie gjashtë mësues të gjuhës angleze. Përvoja e
tyre e punës si mësues varion nga katër deri në tridhjetë e dy vite punë si mësimdhënës, kryesisht
në këto dy shkolla.
Gjithsej janë mbajtur gjashtë observime në klasë. Nga një më secilin mësues të këtyre shkollave.
Numri mesatar i nxënësve për klasë ishte 26, minimumi më 16 nxënës dhe maksimumi më 32
nxënës për klasë.
Të gjithë mësuesit, klasët e të cilëve iu është bërë observimi janë pyetur për lejen e tyre dhe është
marrë aprovimi nga ata që të marr pjesë në orë si observuese.
Janë mbajtur evidenca dhe shenime gjatë gjithë kohës së observimeve në klasë, të cilat janë shkruar
gjatë dhe mënjëherë pas përfundimit të observimeve.
4.7 Çështjet që janë trajtuar
Çështjet dhe specifikat që janë vrojtuar gjatë observimeve do të paraqiten si në vijim:
4.8 Gjendja e klasëve
Të gjitha klasat në këto dy shkolla janë klasë të rregullta, jo të përgatitura për qëllime specifike
për të mësuarit e gjuhës angleze. Klasët ofronin hapësirë të mjaftueshme për numrin e nxënësve
që ishin në klasë.
Këto klasë posedojnë ngrohje qëndrore për sezonën e ftohtë dimërore, mirëpo nuk kishin
kondicioner që të bëhëj ambient më komod për të zhvilluar procesin mësimor gjatë sezonës verore.
23
4.9 Teknologjia në dispozicion për mësimdhënie
Sa i përket paisjeve elektronike si: kompjuter, video-projektor, CD player e të tjera të kësaj natyre,
ka vend për përmirësim, pasiqë të dy shkollat e kanë në dispozicion vetëm nga një kompjuter dhe
video-projektor për përdorim të përbashkët nga të gjithë mësimdhënësit, andaj pjesën më të madhe
ato nuk janë në dispozicion për t’u përdorur nga mësimdhënësit.
Duke pasur parasysh mungesën e paisjeve të mjaftueshme të teknologjisë në klasë, konsideroj së
administrata duhet të investoj më shumë në këtë aspekt në mënyrë që përdorimi i teknologjisë në
klasë të sjellë më shumë situata konkrete nga folës burimor të gjuhës angleze, e si rezultat i kësaj
mësimnxënia do të bëhët më atraktive dhe më dinamike për nxënësit.
4.10 Reduktimi i orëve të gjuhës angleze
Aprovimi dhe implementimi i Kurrikulës së Re të Kosovës, ka sjellë edhe një mori ndryshimesh e
në mesin e tyre edhe futja e gjuhës së dytë të huaj, qoftë ajo gjuhë gjermane apo gjuhë frënge si
lëndë shtesë për nxënësit e shkollës fillore.
Kjo lëndë e dytë e gjuhës së huaj është ngarkuar në dëm të gjuhës angleze, sepse nga tri orë në
javë sa kanë qenë në dispozicion për gjuhën angleze tani një orë i është dhënë gjuhës së dytë të
huaj, andaj reduktimi i orëve është në dëm të gjuhës anglezë dhe gjithsesi do të këtë ndikim
negative në arritjen e objektivave të synuara.
Mësimdhënësit e intervistuar pohojnë së sasia e kohës në dispozicion për të shtjelluar të gjithë
materialin e planifikuar është mjaft sfiduese dhe kërkon angazhim të madh për t’u arritur në
mënyrën e duhur.
4.11 Sistemi i vlerësimit të nxënësve
Një çështje tjetër që është trajtuar në këto observime është edhe sistemi vlerësimit të nxënësve.
Përveç testeve të standardizuara të cilat i ofron libri i mësuesit, testet e tjera në këto dy shkolla
janë të përpiluara pothuajse tërësisht në mënyrë individuale nga secili mësimdhënës dhe në pjesën
24
më të madhe janë teste të fokusuara në vlerësimin e kompetencës gramatikore, sesa të fokusuara
në vlerësimin e gjuhës për qëllime komunikimi, respektivisht në vlerësimin e katër shkathtësive
gjuhësore si: të lëxuarit (reading), të dëgjuarit (listening), të shkruarit (writing) dhe të folurit
(speaking).
Një mospërputhshmëri e cila është vërejtur nga një mori testesh në këto shkolla është së
mësimdhënësit duhet të jenë shumë të vemendshëm që të këtë një korrelacion të fortë në mes të
asaj që mësohet dhe asaj që testohen nxënësit, përndryshe kjo mund të shkaktoj konfuzion tek
nxënësit dhe si pasojë demotivim në mesin e nxënësve.
Siç e potencon Raffini “Nxënësit kurr nuk duhet të lejohen të dështojnë në përmbushjen e një
detyre apo objektivi përderisa ata kanë një shancë të arsyeshme për t’ia dalë mbanë. E nëse
dështojnë atëherë ata do t’ia atribuojnë mossuksesin e tyre paaftësisë së tyre dhe si shkas i kësaj
do të ndalojnë së provuari”9.
4.12 Menaxhimi i mësimit në klasë
Gjatë observimit të këtyre klasave janë vërejtur së mësimdhënësit kanë përdorë një mori qasjësh
dhe metodologjish të cilat do të shtjellohen më poshtë:
4.13 Mësimdhënësi në qendër
Shumica e mësimdhënësve të observuar e përdorin qasjen e mësimdhënies mësuesi në qendër. Në
këtë aspekt mësuesit duhet të jenë më fleksibil dhe të përdorin më shumë metodat të cilat e vënë
nxënësin më shumë në qendër të procesit mësimor.
Ushioda pohon së "Tani, në kohën e të mësuarit më nxënësin në qendër në mësimdhënie dhe
autonominë e nxënësve në veçanti, ndoshta do të duhet që agjenda e mësimdhënësve të
ndërrohet"10.
9James, Raffini, Winners without Losers: Structures and Strategies for Increasing Student Motivation to learn,
Needham Heights, MA: 1993, 107. 10 Ema, Ushioda, Learner Autonomy 5: The Role of Motivation, Dublin, 1992, 2.
25
4.14 Qasje kryesisht gramatikore
Konsideroj se ndikimi i qasjes biheivioriste që është aplikuar në mësimdhënie në vitet e 60-ta dhe
70-ta, ka qenë mjaft i madh, por siç duket është mbivlerësuar më tepër sesa që duhet sepse të
mësuarit e gjuhës është më shumë sesa vetëm imitim dhe përsëritje.
Fokusi i shtjellimit dhe të mësuarit të modeleve gramatikore dhe qasja “ forma para kuptimit” zë
vend të konsiderueshëm në këto klasë të observuara.
Mësimdhënësit duhet të fokusohen më shumë në komunikim dhe shkathtësi praktikë gjuhësore për
të mësuarit më praktik dhe të aplikueshëm, po ashtu teknika e qasje të cilat do t’i bënin këto orë
mësimi shumë me atraktive për nxënësit e si rezultat edhe me të frytshme në aspektin e ngritjes së
motivimit dhe mësimnxënies.
Duke pasur parasysh këtë Lee dhë Van Patten shprehen se ”aftësia për t’u shprehur dhe për t’i
kuptuar të tjerët zhvillohet përderisa nxënësit angazhohen në komunikim e jo si rezultat i formimit
të shprehive përmes modeleve gramatikore"11.
4.15 Përdorimi i tepërt i tekstevë në klasë
Në përgjithsi, burimi i vetëm i të mësuarit në këto klasë ishin tekstet shkollore, më përjashtim që
disa mësues posedonin material shtesë për nxënësit. Kjo mund edhe të arsyetohet deri në një masë
duke pasur parasysh mungesën e paisjeve për sigurim të materialit plotësues (extra resources),
mirëpo përdorimi vetëm i librave shkollore është i pamjaftueshëm, duke pasur parasysh stilet e
ndryshme të të mësuarit nga nxënësit e po ashtu edhe krijimi i monotonisë në klasë.
4.16 Qëndrimi i nxënësve në klasë
Kryesisht shumica e nxënësve kanë treguar qëndrim pozitiv dhe kanë qenë aktiv në procesin e të
mësuarit duke marrë pjesë në diskutime, duke shprehur interes ndaj shpjegimeve të
mësimdhënësve.
11Lee &Van, Patten, Making Communicative Language Teaching Happen. New York: McGraw-Hill, 2003, 51.
26
Duket që ka një korrelacion solid në mes të njohurive gjuhësore të nxënësve, qëndrimit të tyre
pozitiv dhe angazhimit të tyre entuziast në procesin e të mësuarit të gjuhës në klasë dhe anasjelltas,
nxënësit, njohuritë gjuhësore të të cilëve nuk janë aq të mira, kanë një qasje më pak entuziaste
dhe më pak aktive në procesin e mësimnxënies në klasë.
4.17 Instruksione të kufizuara
Mësimdhënësit në një masë të caktuar duket që janë neglizhent në dhënien e instruksioneve dhe
udhëzimeve shtesë (feedback) ndaj nxënësve të tyre, pasiqë ato ishin të shkurtëra dhe nuk iu
kushtohej vëmendja e duhur që nevojitej për t’i kuptuar çështjet që po shtjellohëshin në klasë.
Ford pohon së” Pa udhëzime (feedback), qendra e motivimit, ndalon së vepruari në mënyrë
efektive”12.
4.18 Mësimdhënie e kufizuar më diferencim
Duke marrë parasysh faktin se, klasët në këto shkolla janë heteroegjene sa i përket nivelit të tyre
gjuhësor në këto klasë duhet të aplikohet më shumë mesimdhënia më diferencim, në mënyrë që të
gjithë nxënësit të inkuadrohen në procesin e mësimnxënies.
Zakonisht, fokusi i mësimdhënësve është më tepër i përqendruar tek nxënësit më të shkathët në
aspektin gjuhësor dhe që janë më nivel më të lartë të vetëbesimit, përderisa nxënësit në mungesë
të këtyre tipareve tentojnë të jenë nxënës pasiv dhe kryesisht të jenë dëgjues të procesit të
mësimnxënies.
4.19 Intervistat më mësimdhënës
Të dhëna mjaft të vlefshme janë marrë edhe nga intervistat e mbajtura më gjashtë mësimdhënësit
e këtyre dy shkollave.
Në mënyrë që të ruhet privatësia e këtyre mësuesve do të përdoret sistemi kodues për identifikimin
e secilit mësues.
12 Martin, Ford, Motivating Humans: Goals, Emotions and Personal Agency Beliefs, Newbury Park, A, 1992, 210.
27
Ky kodim do të funksionojë kështu: psh. M.A.1. M.Q. që nënkupton (mësimdhënësi i parë i gjuhës
anglezë në shkollën “ Motrat Qiriazi”. I njëjti kodim do të vlejë edhe për shkollën tjetër psh. M.A.1
D.Q. që nënkupton (mësimdhënësi i parë i gjuhës angleze në shkollën “Dëshmorët e Qëndresës”.
Të gjithë të dhënat e mbledhura nga intervistat më mësimdhënës janë burim i vlefshëm i
informacionit për tematikën që është trajtuar në këtë hulumtim, duke sjellë një përspektivë nga
këndvështrimi i mësimdhënësve, gjë që e pasuron më tëpër këtë temë për identifikimin dhe
paraqitjen e faktorëve që kanë rol përmirësues në mësimnxënie nga ana e nxënësve.
Mësimdhënësit e gjuhës angleze në këto dy shkolla konsiderojnë së janë një numër i faktorëve që
ndikojnë negativisht në procesin mësimor sikurse: Numri jo i mjaftueshëm i orëve i paraparë për
gjuhën angleze, mungesa e paisjeve teknologjike, mungesa e materialeve shtesë për përdorim,
metoda dhe qasje kredibile dhe adekuate për vlerësimin e nxënësve, të cilat do të ndikonin
pozitivisht në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies e po ashtu edhe në ngritjen e motivimit të
nxënësve e si rezultat edhe arritjen e synimeve më të mëdha për të mësuarit sa më kualitativ të
gjuhës angleze nga ana e nxënësve.
Pyetjet të cilat janë trajtuar më mësimdhënësit janë:
1) A duhet që mësimdhënësit të përdorin teknika të ndryshmë që t’i motivojnë nxënësit të mësojnë
gjuhën angleze?
M.A.1. M.Q.: “Mësimdhënësit duhet të përdorin një serë teknikash të ndyshme që të motivohen
nxënësit që të mësojnë gjuhën angleze.”
M.A.2. M.Q.: “ Sigurisht që po”.
M.A.4. D.Q.:” Po, mendoj së sa më shumë metoda të ndryshme, nxënësit motivohen që të mësojnë
gjuhën dhe të arrijnë rezultate”.
2) A motivohen mjaftueshëm nxënësit e këtyre dy shkollave për të mësuar gjuhën angleze nga
mësimdhënësit e tyre?
M.A.1. M.Q.: “ Sigurisht që po, dhe jam e bindur 100%.
M.A.2. M.Q.:” Besoj që nxënësit motivohen në të gjitha shkollat”.
M.A.4 D.Q.:” Po, mendoj se shumë motivohen në mënyra të ndryshme”.
3) Cilat janë metodat dhe teknikat më efektive për motivimin e nxënësve?
M.A.1. M.Q.:” teknikat më efektive për motivimin e nxënësve janë: teknika stuhi mendimesh,
diskutimi në çifte dhe në grupe, ditari dypjesësh, kubimi, pesëvargëshi, diagrami i venit etj”.
28
M.A.2. M.Q.:” Duke e bërë orën mësimore sa ma atraktive për nxënësit, aktivitete të ndryshme
duke i përfshirë të gjithë nxënësit”.
M.A.4 D.Q.:” Nga përvoja ime metodat dhe teknikat kurrikulare kanë qenë më të përdorshmet”.
4) Cilat janë disa nga metodat stimuluese që përdorën nga mësimdhënësit për t’i inkurajuar
nxënësit?
M.A.1. M.Q.:” Metoda bashkëbiseduese, metoda e demonstrimit, kllaster etj”
M.A.5. M.Q.:” Entuziazmi duhet të reflektojë qasje positive më nxënës, në mënyrë që përfshirja e
tyre në aktivitete të jetë me e lehtë”.
M.A.4 D.Q.:” Bashkëbisedimi më nxënës në gjuhën angleze, të inkurajohen, të punojnë në
aktivitete të ndryshmë e po ashtu të marrin pjesë në gara të ndryshme diturie”.
5) Sa kohë i kushtojnë mësimdhënësit motivimit të nxënësve?
M.A.1. M.Q.:” Mësimdhënësit i kushtojnë kohë të gjatë motivimit të nxënësve. Mësimdhënësi
ndjek punën e nxënësit hap pas hapi dhe ndihmon kur ai ka nevojë, vlerëson dhe motivon”.
M.A.3. M.Q.: “Sigurisht që mësimdhënësit kujdesën që çdoherë t’i motivojnë nxënësit”.
M.A.6 D.Q.:” Mendoj që motivimi në fillim të orës është i preferuar, mirëpo mund të aplikohet
gjatë gjithë orës mësimore”.
6) Cila apo cilat janë metodat apo qasjet më adekuate që ju si mësimdhënës i përdorni për
motivimin e nxënësve për të mësuar gjuhën angleze?
M.A.1. M.Q.:” Unë, si mësimdhënës vlerësoj punën e nxënësve për çdo orë, përdori metodën
insert, di/dua te di/ mësova, diagramin e venit, brainstorming, metodën e diskutimit dhe të punës
në grupe. Kjo metodë mundëson pjesëmarrje aktive të nxënësve, bashkpunim efektiv, zhvillon të
menduarit kritik etj”.
M.A.5. M.Q.: “ Be enthusiastic about the language yourself. Make learning fun and enjoyable.
Make class communicative etc”.
M.A.4 D.Q.:” Duke folur për gjuhën se sa është e rëndësishme për kohën e sotme”.
29
4.20 Vertetesia e hipotezave te ngritura
Në bazë të këtyre hipotezave ky hulumtim e vë në pah rolin e motivimit në të mësuarit e gjuhës
angleze si gjuhë e huaj.
Hipoteza e parë H1: “Nxënësit të cilët janë të motivuar dhe stimulohen nga mësuesit e tyre arrijnë
rezultate më të mira në të mësuarit e gjuhës angleze”.
Hipoteza e parë e këtij hulumtimi është vërtetuar/valide sepse konfirmohet nga të dhënat e marra
nga pyetësoret e plotësuar nga nxënësit dhe krahasimi i këtyre të dhënave më suksesin e arritur
nga nxënësit në këto dy shkolla, konfirmim ky që mbështet edhe nga intervistat e realizuara më
mësimdhënës.
Hipoteza e dytë H2: “Nxënësit e shkollave "Motrat Qiriazi" dhe "Dëshmorët e Qëndresës" nuk
janë mjaftueshëm të motivuar për të mësuar gjuhën angleze si gjuhë e huaj”.
Në bazë të hulumtimit është hipotezë pjesërisht e vërtetuar/valide sepse duke iu referuar të dhënave
nga pyetësorët më nxënës dhe nga intervista më mësimdhënës, vihët në pah së nxënësit e shkollës
“Motrat Qiriazi” tregojnë nivel të lartë të motivimit, ndërsa nxënësit e shkollës “ Dëshmorët e
Qëndresës ” tregojnë nivel mesatarisht të mirë të motivimit.
Hipoteza e tretë H3: “ Përdorimi i teknikave të ndryshme në mësimdhënie i motivon nxënësit për
të mësuar më me lehtësi gjuhën angleze”.
Hipoteza e tretë është vërtetuar /valide sepse konfirmohet nga të dhënat e marra prej pyetësorëve
të nxënësve, e po ashtu edhe nga intervistat e bëra më mësimdhënës të gjuhës angleze në këto dy
shkolla, të cilët pohojnë së përpiqen të jenë sa më fleksibil në ofrimin e mësimëdhënies sa më
cilësore duke përdorur qasje dhe metoda të ndryshme për përmirësimin dhe ngritjen e motivimit
dhe qëndrimit më pozitiv ndaj gjuhës angleze.
30
Kapitulli V: Perfundime dhe rekomandime
5.1. Përfundime
Të gjeturat nga kjo temë diplome janë të bazuara nga rezultatet e fituara më përdorimin e metodave
të kombinuara hulumtuese kualitative dhe kuantitative të paraqitura si më poshtë:
Nxënësit në këto dy shkolla në përgjithësi paraqesin nivel të kënaqshëm të motivimit.
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Motrat Qiriazi”, më nivel motivimi mesatarë
prej (84%), paraqet shkallë motivimi më të lartë sesa shkolla tjetër “Dëshmorët e
Qëndresës”, ku nga të dhënat e marra nga pyetësorët e nxënësve niveli i motivimit është
mesatarisht i mirë më përqindje prej (74%), rezultat që lë për të dëshiruar dhe kërkon
vëmendje të theksuar në trajtimin e gjetjes së faktorëve në përmirësimin e këtyre
rezultateve.
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët“Motrat Qiriazi”, mesatarën e notave në gjuhë
angleze e kanë (4.45), ndërsa nxënësit e shkollës tjetër “Dëshmorët e Qëndresës”, kanë
mesatare të notave më të ulët (3.70), rezultat që lë për të dëshiruar dhe kërkon vëmendje të
theksuar në trajtimin e gjetjes së faktorëve në përmirësimin e këtyre rezultateve.
Në bazë të të gjeturave nga ky hulumtim, del që ekziston një korrelacion variablave në mes
të nivelit të motivimit dhe rezultateve të arritura në gjuhën angleze.
Sa me pozitiv që është qëndrimi i nxënësve ndaj mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze
më i lartë rezultati i nxënësve në gjuhën angleze.
Aspekt tjetër që duhet t’i kushtohet vëmendje është mungesa e koherences në mes të asaj
që mësohet dhe asaj që testohet, e si pasojë shkaktohet konfuzitet dhe ulje të motivimit tek
nxënësit dhe ndikon negativisht në mosarritjen e objektivave apo rezutateve të pritura nga
ata.
Duke marrë parasysh të gjitha çështjet e shtjelluara më lartë vijmë në konkludimin se ka vend për
përmirësim në këto shkolla duke filluar nga: ambientet shkollore, përmbajtja programore, fondi i
orevë të dedikuara për gjuhë angleze, metodologjitë dhe qasjet më të llojllojshme të cilat duhet të
aplikohen nga mësimdhënësit në mënyrë që të ofrohet një mësimdhënie më e kompletuar dhe me
profesionale në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të parapara për të mësuarit e gjuhës
angleze si gjuhë e huaj.
31
5.2. Rekomandimet
Rezultatet e marra nga pyetësoret me nxënës, nga intervistat më mësimdhënës dhe nga observimet
vënë në pah një mori faktorësh që duhet të përmirësohen siç janë:
Përkushtim dhe investim nga institucionet edukativo-arsimore, e po ashtu edhe nga ana e
vetë mësimdhënësve në zhvillimin professional më qëllim të përmirësimit të
kompetencës dhe përformancës nga ana e tyre;
Përkushtim më i madh në planifikimin dhe përzgjedhjen e materialit mësimor, po ashtu
si nga niveli qendror institucional edhe nga arsimtarët e lëndes;
Ofrimi i leksionëve të mirë planifikuara, mirë organizuara dhë të mirë realizuara;
Përzgjedhja e materialeve shtesë (extra resources) që janë adekuate, atraktive dhe të
dobishme për nxënës.
Përmirësimi i këtyre komponentave do t’i angazhojë nxënësit më shumë në procesin e të
mësuarit, ngritur nivelin e motivimit te tyre e si rezultat edhe cilësinë në mësimnxënie.
Një çështje tjetër të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje është edhe sistemi i vlerësimit,
saktësisht të ketë koherencë përmbajtësore në mes të asaj që planifikohet, asaj që
shtjellohet dhë asaj që vlerësohet në mënyrë që të mos shkaktohet një diskrepancë në mes
të këtyre hallkave të të njëjtit zingjir e kësisoji të shkaktohet konfuzion tek nxënësit.
Rekomandoj që fondi i orëve në gjuhën angleze të rritet, nga gjithsejt dy orë në janë që
është momentalisht së paku të bëhet tri orë në javë sepse ky numër i cili është aktualisht i
paraparë më kurrikulën e re të Kosovës është i pamjaftueshëm.
Një rekomandim tjetër është për mësimdhënësit e gjuhës angleze në këto dy shkolla në
veçanti e gjithashtu edhe për të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze në përgjithsi është
aplikimi më i theksuar i mësimdhënies së diferencuar në mënyrë që në mësimnxënie të
përfshihen të gjithë nxënësit më aftësi të ndryshme gjuhësore dhe t’iu jepen mundësi të
barabarta të gjithë nxënësve.
Une jam e vetëdijshme se ndryshimet e mëdha në sistemin edukativo-arsimor janë ide ambicioze
dhe kërkojnë planifikim të stërholluar dhe të analizuar mirë nga instancat institucionale, por të cilat
do të ndodhnin në mënyrë graduale dhe sistematike në arritjen e krijimit të një sistemi kredibil
edukativo-arsimor, i cili do t’i përgadisë gjeneratat e reja për tregun e punës dhe do t’i bëjë anëtar
të denjë që do të kontribuojnë për shoqërinë tonë në nivel kombëtar, e po ashtu do të integrohen
dhe do të ofrojnë vlera të mirëfillta për shoqërinë në nivel global.
32
BIBLIOGRAFIA
Corno, Lyn, Student Volition and Education: Outcomes, Influences and Practices, New York,
1994.
Covington, Martin, Caring about Learning, Educational Psychologist, 1999, 127.
Dörnyei, Zoltan, Teaching and Researching Motivation, Essex, England, Pearson Education
Limited.2001b.
Ford, Martin, Motivating Humans, Goals, Emotions and Personal Agency Beliefs, Newbury
Park, 1992.
Ford, Martin, Motivating Humans: Goals, Emotions and Personal Agency Beliefs, Neëbury
Park, CA,1992.
Gardner, Robert, Motivation and Second Language Acquisition: Socio-educational Model, N.Y,
2010.
John, Keller, John, Motivational Design of Instruction. Instructional Design Theories and
Models, Hillsdale, NJ: Erlbaum, 1983.
James, Raffini, Ways to increase Intrinsic Motivation in the Classroom, Needham Heights.1996.
Noels, Kimberley, Why are you Learning a Second Language? Motivational Orientations and
Self-determination Theory, University of Michigan, 2000.
Patten, Lee &Van, Making Communicative Language Teaching Happen. New York: McGraw-
Hill, 2003.
Raffini, James, Winners without Losers: Structures and Strategies for Increasing Student
Motivation to learn, Needham Heights, MA: 1993.
Ushioda, Ema, Learner Autonomy 5: The Role of Motivation, Dublin, 1992.
33
SHTOJCAT
Shtojca 1
Pyetësoret në Gjuhën Shqipe
Ju lutem shprehni mendimin tuaj për fjalitë pasuese së sa pajtoheni apo nuk pajtoheni me
to,thjeshtë duke rrumbullakësuar një numër nga 1 në 6.Mos lini asnjë kërkesë pa e
rrumbullakësuar.
Verejtje: ( Pyetësori është anonim andaj ju lutem pergjigjet e juaja të jenë sa më reale).
Qendrimi i studentevë ndaj mësimdhënësve të gjuhës angleze
Shtojca 1
Nuk
pajtohëm
aspak
Nuk pajtohëm Nuk
pajtohëm
pjesërisht
Pajtohëm
pjesërisht
Pajtohëm Pajtohëm
plotësisht
1 2 3 4 5 6
(P.sh.) Nese pajtohëni plotesisht me fjalinë pasuese, atëhere shkruani në këtë menyrë:
Më pëlqen shumë skijimi. 1 2 3 4 5 6
1." Shkoj më kënaqësi në orë sepse mesuesi im i gjuhës angleze është i mirë. 1 2 3 4 5 6
2. Mesuesi im i kesaj gjuhë është më i mirë sesa cili do mësues tjetër 1 2 3 4 5 6
3. Ky mesues ka stil interesant dhe dinamik të mësimdhenies. 1 2 3 4 5 6
4. Mesuesi im i gjuhës angleze është burim inspirimi për mua. 1 2 3 4 5 6
5. Mësuesi i gjuhës angleze na ka udhëzuar dhe orientuar gjatë mësimit 1 2 3 4 5 6
6. Mesuesi na ka dhënë instruksione dhe sugjerime të detajuara rreth mesimit. 1 2 3 4 5 6
7. Mesuesi na ka krijuar dhe dhënë mundësi për permirësim. 1 2 3 4 5 6
8. Mesuesi i ka korrigjuar me takt gabimet tona dhe na ka dhënë shpjegime rreth
tyre.
1 2 3 4 5 6
9. Mesuesi ka nxit disutim dhe i ka inkurajuar të gjithë nxenësit qe ti bashkangjiten
diskutimit gjatë mësimit.
1 2 3 4 5 6
10. Mesuesi ka qenë bashkëpunues dhe i hapur për pyetje prej nxënësve" 1 2 3 4 5 6
Shkolla " Motrat Qiriazi" ____ , "Dëshmorët e Qëndresës" _____.
Gjinia: Mashkull____, Femer______, Mosha______.
34
Faleminderit për bashkëpunimǃ
Shtojca 2:
Pyetesorët për mësimdhënës të gjuhës angleze
(Ju lutem jepni pergjigje sa me koncize dhe të drejtpërdrejta, sepse këta pyetësor do të jenë konfidencial
dhe do të përdorën vetëm për qellime hulumtimi shkencor).
1) A duhet mësimdhënësit të perdorin teknika të ndryshme në menyrë qe t’i motivojnë nxënësit që
të mësojnë gjuhën angleze?
Pergjigjet:______________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
2) A motivohen nxënësit e ketyre dy shkollave për të mësuar gjuhën nga mësimdhënësit e
tyre?__________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
3) Cilat janë metodat dhe teknikat me efektive për motivimin e nxënësve?
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
4) Cilat janë disa nga metodat stimuluese qe përdorën nga mësimdhënësit për t’i inkurajuar
nxënësit?
______________________________________________________________________________
35
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
5) Sa kohë i kushtojnë mësimdhënësit motivimit të nxënësve në
klasë?_________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
6) Cila apo cilat janë metodat apo qasja me adekuate qe ju si mësimdhënës i përdorni për motivimin
e nxënësve për të mësuar gjuhën
angleze?_______________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
36