punim diplome · 2019-12-12 · gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e...

29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Fakulteti i Filologjisë Drejtimi: Gjuhë Shqipe PUNIM DIPLOME Tema:Konsulta gjuhësore e Prishtinës-kryefillesë e shqipes standarde Mentori: Studenti: Prof. Ass. Dr. Muharrem Gashi Gustin Paluca Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

128 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”

Fakulteti i Filologjisë

Drejtimi: Gjuhë Shqipe

PUNIM DIPLOME

Tema:Konsulta gjuhësore e Prishtinës-kryefillesë e shqipes standarde

Mentori: Studenti:

Prof. Ass. Dr. Muharrem Gashi Gustin Paluca

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

2

DEKLARATA E KANDIDATIT

Unë, Gustin Paluca, deklaroj se kjo temë e Diplomës e titulluar: “Konsulta gjuhësore e

Prishtinës-kryefillesë e shqipes standarde”, e llojit të studimit: Rishikim i literaturës, është

punim origjinal i imi dhe është përgatitur nga unë.

E gjithë literatura dhe burimet tjera që janë shfrytëzuar gjatë këtij punimit janë të renditura në

referenca dhe plotësisht të cituara, në bazë të autorit dhe të punimit të caktuar.

Tërë ky punim është përgatitur duke respektuar rregulloren dhe duke u mbështetur në

këshillat për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana e Universitetit “Fehmi

Agani” në Gjakovë.

Page 3: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

3

Përmbajtja

I. Abstrakt---------------------------------------------------------------------------------------- 4

II. Metodologjia---------------------------------------------------------------------------------- 5

III. Falënderim------------------------------------------------------------------------------------ 6

1. HYRJE----------------------------------------------------------------------------------------- 7

1.1. Vështrim historik-------------------------------------------------------------------- 8

1.1.1. Gjysma e parë e shekullit XX---------------------------------------------------------- 8

1.1.2. Gjysma e dytë e shekullit XX----------------------------------------------------------- 9

1.1.3. Qasje krahasuese-------------------------------------------- --------------------------- 10

1.1.4. Gjendja e arsimit ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941)------------------- 11

2. SHQYRTIM I LITERATURËS------------------------------------------------------------ 15

2.1. Konsultat gjuhësore dhe përvjetori i kongresit të drejtshkrimit------------ 16

2.2. Kodifikimi i gjuhës standarde------------------------------------------------------ 19

2.3. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)------------------------------------------ 21

2.3.1. Refleksionet e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës për gjuhën standarde--------- 23

2.3.2. Rruga e formimit të shqipes dhe ndikimi në Kosovë-------------------------------- 24

2.3.3. Shqipja standarde dhe realiteti gjuhësor në Kosovë-------------------------------- 26

Përfundim---------------------------------------------------------------------------------------------- 28

LITERATURA----------------------------------------------------------------------------------------- 29

Page 4: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

4

I. Abstrakt

Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare,

në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i tërë zhvillimit, i përparimit dhe i suksesit në

shkollë dhe pas mbarimit të saj, sepse përvetësimi i gjuhës është një bazë e domosdoshme në

zhvillimin intelektual, emocional e shoqëror. Nëpërmjet zotërimit të gjuhës i jepet mundësi

çdo personi (intelektual, student) për një ndjekje të përshkallëzuar në dobi të arsimimit në çdo

nivel të tij të shkollimit.

Mësimi i gjuhës amtare në shkollën tonë është shoqëruar nga përpjekje të vazhdueshme për

ndryshimin e programeve mësimore dhe të teksteve, duke i riparë, rikonceptuar, ristrukturuar

dhe përmirësuar ato. Këto përpjekje janë bërë nga nevoja e një revizionimi konstant për një

përshtatje sa më të mirë me shndërrimet që pëson bota. Zbatimi i një mekanizmi revizionimi

të kurrikulës është domosdoshmëri, pasi kushtet e jetës që zhvillohen me shpejtësi, shtrojnë

nevojën e një procedimi të tillë, në mënyrë që arsimimi të mos jetë i vonuar në kohë.

Në çdo rast, ndryshimet janë mbështetur në parime të reja, bashkëkohore, gjuhësore dhe

didaktike. Ndërhyrjet e bëra janë mbështetur në traditat e shkollës sonë, por edhe në përvoja

të shkollave të vendeve të tjera. Thelbësore kanë qenë vlerësimet dhe opinionet që kanë

shfaqur mësues me përvojë, didaktë, studiues, gjuhëtarë dhe të interesuar të tjerë për mësimin

e gjuhës amtare nga shkollarët. Njohja dhe marrja parasysh e përvojave të mësimdhënësve,

qofshin ato pozitive apo edhe në kah të kundërt, u ka mundësuar specialistëve të arsimit dhe

politikëbërësve zgjidhjen e problematikës që ka sot mësimi i gjuhës amtare në shkollë.

Me njësimin e shqipes në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, e paraprakisht me Konsultën e

Prishtinës më 1968, standardi i shqipes u përqafua e u mbështet si variant zyrtar i përdorshëm

në të gjitha sferat publike institucionale e arsimore edhe në Kosovë. Realiteti i sotëm

dëshmon për një nivel zotërimi e përdorimi të pakënaqshëm të standardit kundrejt trajtave

dialektore ose të folmeve krahinore, veçoritë e të cilave i hasim dendur në domenin jetësor.

Page 5: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

5

II. Metodologjia

Hulumtimet u përqendruan në literaturën e vjetër e të re që i është kushtuar mësimit të gjuhës

shqipe në shkollë. Zhvillimet në lëndën e gjuhës shqipe janë vështruar të pashkëputura nga

ato në lëndën e letërsisë, e cila i përket së njëjtës fushë studimi si dhe gjuha.

Shqyrtimin e literaturës dhe të botimeve shkollore e pasuruan studimet dhe përvojat mbi 20-

vjeçare e autorëve të këtyre punimeve, si dhe analiza krahasuese të aspekteve të ndryshme të

mësimdhënies, të të nxënit dhe të vlerësimit në gjuhë shqipe dhe letërsi.

Literatura e shqyrtuar është skeduar në mënyrë të tillë që referencat e përfshira në studim të

përforcojnë e të mbështesin punimin dhe reflektimet tona mbi zhvillimet historike e aktuale të

mësimit të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në shkollë.

Për t’i pasqyruar sa më të plota reflektimet mbi zhvillimet historike dhe aktuale të mësimit të

gjuhës shqipe në shkollat e Kosovës, është bërë një analizë përshkruese dhe krahasuese e

shumë planeve e programeve mësimore dhe të shumë teksteve mësimore të gjuhës shqipe dhe

të letërsisë. Tekstet mësimore, të konsultuara, i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX e

deri tek tekstet bashkëkohore të ditëve të sotme. Ndërsa palanet dhe programet mësimore, të

analizuara, vijnë nga viti 1914 e deri te Kurrikulumi i vitit 2011. Për një analizë më të plotë

përshkruese dhe krahasuese janë shqyrtuar qindra tekste mësimore të gjuhës shqipe dhe të

letërsisë, dhjetëra plane dhe programe mësimore, metodika e didaktika për mësimin e gjuhës

shqipe dhe të letërsisë, etj...

Page 6: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

6

III. Falënderim

Kur e nisa këtë punim diplome, nuk besoja se do të kaloja në një sërë sfidash dhe pasigurish,

ndaj falënderimi im më i madh është për Prof. Dr.Ass. Muharrem Gashi, i cili më ka

inkurajuar në çdo hap, duke më ofruar besim dhe mbështetje. Ai ka qenë për mua jo vetëm

ekspert, por edhe një drejtues i jashtëzakonshëm.

Mbështetja e tij në realizimin e këtij punimi, ka qenë e domosdoshme për mua në të gjithë

hapat dhe veçanërisht kur unë jam dekurajuar dhe e kam humbur besimin në qartësimin e

mendimit tim në drejtim të kërkimit.

Jam mirënjohëse ndaj të gjithë kolegëve/miqve të mi në Drejtimin e degës së Filologjisë për

udhëzimet e tyre të vlefshme, të cilat më kanë motivuar dhe më kanë ndihmuar të bëj më të

mirën.

Së fundi, unë jam shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kam marrë nga familja ime,

prindërit e mi. Dashuria e tyre ka qenë për mua burim force dhe frymëzimi.

Page 7: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

7

1. HYRJE

Mësimi i gjuhës amtare luan një rol parësor edhe për zhvillimin dhe përvetësimin e lëndëve të

tjera që përmban kurrikula në të gjitha nivelet e sistemit tonë arsimor. Ky rol i mësimit të

gjuhës gjen zbatim jo vetëm kur kësaj lënde i lihet vendi i duhur në kurrikul, por dhe kur

vihet një ekuilibër ndërmjet lëndëve mësimore në çdo nivel arsimimi. Ekuilibri duhet kuptuar

jo thjesht nga vendi që zë një lëndë e caktuar, por dhe nga koha që duhet të përdorë nxënësi,

kohë që nuk duhet të shtrihet jashtë kufijve të arsyeshëm. Rëndësi merr pajtueshmëria

ndërmjet përmbajtjes (masës së njohurive, nocioneve e koncepteve) dhe vendit që zë lënda në

orarin mësimor. Kur arrijmë të vendosim një harmoni të pranueshme ndërmjet përmbajtjes

dhe kohës për përvetësimin e saj, përparësi merr metoda, sepse “nuk mjafton që mësuesi të

dijë ku do të shkojë (synimet dhe objektivat), por është e domosdoshme që ai të dijë se si ai

duhet të veprojë për të arritur objektivat që i janë ngarkuar (ose që ka përcaktuar vetë)”.1

Përmes shprehive komunikuese (arteve apo linjave të të mësuarit të gjuhës shqipe) synohet të

aftësohet:

Për zhvillimin e dëgjimit të kujdesshëm.

Për zhvillimin e të folurit saktë dhe me përpikëri.

Për zhvillimin e të lexuarit dhe të kuptuarit të tij.

Për zhvillimin e të shkruarit standard të gjuhës dhe të modeleve të veta

përfaqësuese”.2

“Në Shqipëri dhe Kosovë nuk është argumentuar shkrirja ose bashkimi i gjuhës me leximin

në atë masë sa është bërë në njërin vend ose në tjetrin, kurse në Mal të Zi ruajtja brenda

programit e ndarjes në gjuhë dhe lexim është argumentuar dhe zbatuar edhe në praktikën e

hartimit të teksteve të reja. Sipas ekspertëve të sotëm, nxënësit kanë më shumë vështirësi në

leximin, kuptimin, interpretimin dhe shkrimin e teksteve joletrare se sa të teksteve letrare. Për

këtë arsye, ata, me të drejtë, mendojnë që në tekstet e gjuhës të shqyrtohen dhe të analizohen

tekste joletrare, kurse në tekstet e leximit tekste letrare. Kjo është një risi që jep mundësi të

shkohet shumë më përpara në aftësimin e nxënësve për të folur e shkruar, në përputhje me

1 Mialaret, G., Pedagogjia e përgjithshme, botim i ISP-së, ShB “Faik Konica”, Tiranë, 1995, f. 129 2 Kurrikuli dhe shkolla: Gjuhë shqipe dhe lexim letrar, nr. 6, 2004, f. 5-6

Page 8: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

8

situatat, tekste të llojeve e tipeve të ndryshëm që në etapën e sotme janë bërë shumë të

larmishëm e kompleks.”3

Mbështetur në panoramën e mësipërme dhe me qëllim që të bëjmë disa analiza më të

thelluara shkencore e didaktike mbi dukuri të cilat kanë funksionuar dhe të tjera që nuk kanë

funksionuar gjatë mësimit të gjuhës shqipe përmes kurrikulave të ofruara në vite dhe në

periudha të caktuara, studimi merr përsipër trajtimin e problematikave, të tilla si: gjuha

shqipe dhe mësimi i saj që në gjysmën e parë të shekullit XIX deri në ditët e sotme; zhvillime

në fushën e njësimit të gjuhës dhe në vendosjen e normave drejtshkrimore; roli i mësuesit dhe

i shkollës në zbatimin dhe pasurimin e metodologjive të mësimdhënies dhe të të nxënit;

programet dhe tekstet mësimore të gjuhës shqipe ndër dhjetëvjeçarë; vendi dhe roli i punëve

me shkrim në mësimin e gjuhës shqipe, vlerësimi i brendshëm e i jashtëm në gjuhë shqipe

dhe në letërsi; zhvillime në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë; ndihmesa e gjuhëtarëve

tanë në fushën e studimeve rreth gjuhës dhe në atë të hartimit të teksteve shkollore etj.

Për këtë qëllim, studimi ka si synim kryesor të evidencojë zhvillimin historik e

bashkëkohor të mësimit të gjuhës shqipe, traditat e përvojat më të mira në këtë fushë, si dhe

hapësirat dhe mundësitë për ngritjen e nivelit të mësimdhënies duke synuar realizimin e

kërkesave të sotme, në mënyrë që nxënësi të zotërojë kompetencat gjuhësore për të

komunikuar e për t’u shprehur qartë, rrjedhshëm e bukur me gojë dhe me shkrim në

shumëllojshmëri situatash e nevojash vetjake e më gjerë.

1.1. Vështrim historik

1.1.1. Gjysma e parë e shekullit XX

Në vitet ’20 të shekullit të kaluar gjejmë fillesat për mësimin e gjuhës shqipe në mënyrë të

programuar, ndryshe nga më parë, kur shkolla dhe mësuesit mbështeteshin në tekstet e

gramatikës dhe ato të këndimit. Karakteristikë e programeve të para mësimore të gjuhës

amtare ishte theksi që vihej në edukimin e nxënësve me dashuri për gjuhën, në ushtrimin e

tyre për të folur e shkruar drejt, në kapërcimin e gabimeve dialektore etj.: “Detyra e mësuesit

të gjuhës shqipe është t’u ushqejë nxënësve dashuri për gjuhën... t’u jepet më shumë rëndësi

mësimeve të gjuhës sesa gramatikës.”

3 Beci, B., Probleme të mësimit të gjuhës amtare në shkollë, Ligjëratë me mësuesit e shqipes në shtetet

skandinave, 15 -16 maj 2007, Landskrona, Suedi

Page 9: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

9

Tradita e krijuar dhe mbështetja në përvoja të vendeve të tjera i kishin lënë më shumë vend

gramatikës sesa harmonizimit të raporteve ndërmjet gjithë disiplinave të gjuhës. Kjo

karakteristikë kishte rënë në sy të didaktëve dhe gjuhëtarëve të kohës, të cilët, jo vetëm që e

njohën si problem, por shtruan nevojën për trajtimin e gjuhës amtare në shkollë në të gjitha

aspektet dhe funksionet e saj si mjet komunikimi.

Në dhjetëvjeçarin e tretë të shekullit XX, krahas qëllimit të mësimit të gjuhës amtare,

kërkoheshin dhe mjetet për arritjen e këtij qëllimi: “Qëllimi i mësimit të gjuhës amtare në

shkollë është ky: të bëhet i zoti nxënësi, që t’a përdorë mirë gjuhën si në të folurit, ashtu edhe

në të shkrojturit. Me fjalë të tjera, nxënësi duhet t’a mësojë gjuhën, që të mundë të kuptojë

fjalët dhe kuptimet e të tjerëve, të mundë t’i komunikojë tjetrit bukur e mirë mentimet dhe

ndjenjat e tij, të mundë të këndojë dhe të kuptojë një libër dhe të jet’ i zoti t’i çfaqë mentimet

e tij me shkrim. Mjete për t’i arrirë këtij qëllimi janë libri i këndimit, gramatika, ushtrimet e

ndryshme të gjuhës dhe hartimet.”4

1.1.2. Gjysma e dytë e shekullit XX

Në procesin e mësimeve të gjuhës duhet t’u ngulitet nxënësve dashuria për gjuhën, të ngjallet

në ta ndjenja e përgjegjësisë për fjalën dhe dëshira që të përpiqen për kulturën e të folurit.

Nxënësit duhet të kuptojnë se zotërimi i lirë i gjuhës është një kusht i domosdoshëm për të

marrë pjesë aktive në ndërtimin e shoqërisë së re. Një nga detyrat më të rëndësishme të

shkollës është pregatitja e njerëzve të kulturuar që të dinë ta shkruajnë pa gabim dhe ta

zotërojnë mirë gjuhën. Për kryerjen e kësaj detyre, gjuha si lëndë mësimore luan rol

vendimtar. Në mësimet e gjuhës nxënësit duhet të përvetësojnë bazat e gramatikës, të pajisen

me njohuri të shëndosha leximi të mirë, shprehje me gojë e me shkrim. Studimi i gjuhës luan

një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e të menduarit të nxënësve, mbasi shoqërohet me

punë të vazhdueshme analitiko-sintetike, në procesin e së cilës kryhen operacione të tilla

mendore, siç është krahasimi, ndarja e tipareve esenciale të fenomeneve të studiuara,

përgjithësimi dhe sistematizimi i materialit. Përveç kësaj njohja e gjuhës është një kusht i

domosdoshëm paraprak për studimin me sukses të gjuhëve të huaja.”5

4 Papahristo, S., Ushtrimet gjuhësore dhe hartimet në shkollat fillore dhe të mesme, botim i Minstris s’Arsimit,

Shtëpija Botonjëse “Kristo Luarasi”, Tiranë, 1938, f. 5 5 Programi i shkollës tetëvjeçare, gjuhë shqipe, lexim letrar, klasat V-VIII, Tiranë, 1963, f. 3

Page 10: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

10

1.1.3. Qasje krahasuese

Për të bërë një vlerësim krahasues për qëllimin dhe disa nga synimet e programeve të gjuhës

shqipe që zbatohen në vendin tonë, në Kosovë dhe në Maqedoni, në tabelën 1 kemi përfshirë

kërkesa të programeve të klasës së nëntë, klasë që shënon përfundimin e arsimit të detyruar

në të tri vendet e sipërpërmendura. Në Shqipëri përparësi i jepet trinomit: aftësi komunikuese,

njohuri për sistemin gjuhësor dhe qëndrime vlerësuese e vetëvlerësuese. Në Kosovë vihet

theksi mbi shkathtësitë e komunikimit, analizën e vlerësimin kritik të tekstit dhe zotërimin

praktik të sistemit gjuhësor. Në Maqedoni i mëshohet përvetësimit të gramatikës,

drejtshkrimit e drejtshqiptimit në funksion të të shprehurit dhe krijimtarisë në mënyrë të

pavarur e sa më origjinale.

Tabela 1. Qëllimi dhe synime në programet e gjuhës shqipe – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni

Dhënia, përvetësimi dhe

praktikimi i trinomit:

• aftësi komunikuese me gojë

dhe me shkrim

• njohuri për sistemin

gjuhësor të shqipes

• qëndrime vlerësuese e

vetëvlerësuese, me qëllim që

nxënësi:

• të mund të shprehë nocione,

• të formatojë koncepte,

• të transmetojë mesazhe në

shërbim të vetvetes dhe më

gjerë në mjedisin ku jeton.

• Të përforcojë, të zhvillojë

dhe të zbatojë shkathtësitë e

komunikimit në shkollë dhe

në situata të ndryshme jashtë

shkollës.

• Të rrisë shkallën e analizës,

të vlerësimit dhe të kritikës

për tekstet letrare dhe

joletrare.

• Të zotërojë dhe të

praktikojë drejt njohuritë e

sistemit gjuhësor.

• Përvetësimi formal i

gramatikës e i ligjshmërive të

saj, të drejtshkrimit e të

drejtshqiptimit,

• zotërimi i gramatikës

funksionale në funksion të

fushave programore Të

shprehurit dhe krijimtaria,

dhe Kultura e medias,

• krijimi i teksteve të reja nga

nxënësit mbi bazën e

teksteve (artistike,

gazetareske, shkencore,

fantastikoshkencore...) që

shërbejnë si modele,

• realizimi i të shprehurit dhe

krijimtarisë (me gojë e me

shkrim) në mënyrë sa më të

pavarur, sa më origjinale e sa

Page 11: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

11

më funksionale.

Dhjetëvjeçarët e fundit vërehet prirja që kanë politikëbërësit dhe hartuesit e programeve për

të ndërtuar kurrikula me standarde të krahasueshme me vendet e zhvilluara. Sidoqoftë,

përcaktimi i qëllimeve e i synimeve të mësimit të gjuhës shqipe ruan specifikat që ka gjuha

amtare dhe mësimi i saj në shkollë.

1.1.4. Gjendja e arsimit ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941)

Që në programet e para mësimore të gjuhës amtare për edukimin e nxënësve të Kosovës

tregohet dashuria për gjuhën “...detyra e mësuesit të gjuhës shqipe është t’u ushqejë nxënësve

dashuri për gjuhën...”6 Ndërsa në Shqipëri, mësimi i gjuhës shqipe ishte parësor në shkolla,

Kosova pas përfundimit të Luftës së parë Botërore u ripushtua nga mbretëria SKS. Kosovës

dhe të trojeve të tjera shqiptare jashtë kufijve politik të Shqipërisë u ndalua shkolla, duke

mbetur pa arsim në gjuhën amtare dhe në një gjendje prapambetjeje e diskriminimi ekonomik

dhe politik.7 Gjatë viteve 1918-1941, me synimin që të mbahej nën kontroll të përhershëm

dhe të dundohej më lehtë, edhe territori i Kosovës u nda në pikëpamje territoriale-

administrative disa herë.8 Nga burimet arkivore përkatëse të konsultuara fshihet fare mirë se

para vitit 1914 në Kosovë kishte fare pak popullësi serbo-malazeze. Mirëpo kolonizimi i

kësaj treve me serbë e malazez fillon në vitin 1914, sipas dekretligjit të nxjerrë po në këtë vit.

Duke dashur të përshpejtonte kolonizimin, më 6 prill të vitit 1919, mbreti Aleksandër, lëshon

një proklamatë, në të cilën thuhej: “Unë dua që të merret menjëherë në dorë zgjidhja e drejtë

e çështjes agrare.”9 Ripushtimi i Kosovës, pushteti serb jo vetëm që nuk lejoi shkolla

shqipe,10 por i mbylli edhe ato pak shkolla që i kishte hapur Austro-Hungaria gjatë viteve

6 Programi i gjuhës shqipe, 1914. 7 Abdullah R.Vokrri, Shkollat dhe arsimi në Kosovë ndërmjet dy Lufërave Botërore (1918-1941), Prishtinë,

1990, f.19. 8 Sipas statistikave të kohës llogaritet që gjatë vitit 1920, në Kosovë 90,6% ishin analfabetë. Kosova në këtë

periudhë ishte pjesa më e prapambetur e mbretërisë SKS dhe popullsia e saj kryesisht merrej me bujqësi

ekstensive. Toka punohej me mjete primitive, kështu që edhe rendimentet ishin tejet të ulëta. Blegtoria

gjithashtu ishte e prapambetur. Llojet më të njohura të zejeve ishin tabakëxhinjtë, opingapunuesit, fraktarët,

zdrukthëtarët, qërrepunuesit, muratorët, nallbanët, prodhuesit e çerpiqve, drugëdhendësit, berberët, rrjeti i

mullijve me ujë, etj. 9 Hajredin Hoxha, “Përparimi”, nr.1, 1970,1970,f.316. 10 Milovan Obradoviq, Agrarna reforma i kolonizajicja na Kosovu, 1918-1941, Pristina, 1981, st.6. (Kjo nuk

ishte në të vertetë ndonjë reformë agrare, por shqiptarëve u merrej toka me dhunë, që ata dhunshëm të braktisnin

trojet e tyre dhe të shpërnguleshin për në Shqipëri e Anadoll.) Kjo proklamatë pastaj merr formën e ligjit në

parlamentin serb, dhe menjiherë fillon kolonizimi i viseve shqiptare me sllavë. Kolonizmi i Kosovës u bë në tri

Page 12: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

12

1916-1918. Ndaj shqiptarëve ushtrohej politikë diskriminuese e represive, “... qëllimi i së

cilës ishte që ky popull ose të asimilohej e të shkombëtarizohej, ose të humbiste perspektivën

e shpërnguljes nga këto troje.11 Hapi i mbylljes së të gjitha shkollave shqipe në Kosovë, nga

Ministria e Arsimit, Mbretërisë SKS, pasoi me hapjen e shkollave serbe. Qarqet sunduese

vlerësonin se, shkolla ishte një ndër instrumentet më efikase për kolonizimin e viseve

shqiptare. Hapja e shkollave serbe në Kosovë kishte synim që përmes institucioneve

shkollore të bëheshin përpjekje për shkombëtarizimin sistemik të shqiptarëve.12 Në këto

numri nxënësve shqiptar të regjistruar në shkollat serbe ishte simbolik; djemtë përbënin 6,5%,

ndërsa vajzat shqiptare 0,5% në këto shkolla.13 Mosnjohja e gjuhës serbe nga nxënësit

shqiptarë i vinte ata në një pozitë të pabarabartë kundrejt nxënësve serbë, që i kishin mësimet

në gjuhën e tyre.14 Ndaj nxënësve shqiptarë zbatohej në disiplinë e rreptë, tejet e vrazhdë, e

shfrenuar dhe primitive, përherë mësuesit serbë i quanin nxënësit shqiptarë; muhamedanë,

myslimanë, turq, arnautë, shiftari, dhe emratjerë nënçmues, por asnjëherë shqiptarë.15

Ideatorët e politikëbërësit serb në fushën e arsimit, në rrethanat të kohës gjendeshin para

dilemave se si të vepronin me nxënësit shqiptarë.16 Këtë e dokumenton edhe shtypi serb i

faza: periudhën e viteve 1914-1920, periudha 1921 e deri më 1931 dhe në fazën e tretë (1931-1939) kur

kolonistëve u jepej toka e punuar që u merrej shqiptarëve me dhunë. 11 AJ,F.MP,fig.66/ON,f.39;d.br.3094/15-X-,fond u sredjivanje. (Janë të shumta burimet arkivore të kësaj

periudhe e dëshmojnë qarqet sunduese serbe asnjëherë nuk e ndalën luftën e tyre kundër gjuhës shqipe, kundër

shkollës dhe arsimit tonë kombëtar, kundër kulturës e shkencës sonë, me një fjalë kundër gjithçkaje shqiptare.) 12 Një synim të këtillë e shprehte haptas edhe inspektori i arsimit të mbretërisë SKS, në një raport të vitit 1923:

“Në aspektin nacional ne këto qëndrojmë shumë keq. Për këtë arsye, zoti ministër, kam nderin t’u tërheq

vëmendjen që t’i ndihmoni sa më tepër ata që shkollohen këtu. Vetëm me ndihmën e shkollave do të mund ta

përmirësojmë gjendjen tonë numerike këtu” (AJ.F. MP, Iz godisnjeg za tkolsku 1922/23 god.) 13 Milovan Obradoviq, Agrarna reforma i kolonizajica na Kosovu, 1918-1941, Pristina, 1981,f.6. (Qeveritë serbe

nuk e përfillën asnjëherë rezolutën “Mbi minoritetet”, miratuar nga lidhja e kombeve, si dhe as të ashtuquajturin

Trakat të Sen Zhermenit, të cilin më 10 shtator të vitit 1919 e kishte nënshkruar edhe Mbretëria SKS, sipas

neneve 7, 8 dhe 9 të kësaj marrëveshjeje, çdo palë nënshkruese obligohej që minoriteteve t’u siguronte jetën,

lirinë, të drejtat qytetarëve. (Vërejtje imja,R.Gj.) Shih dhe ,AJ.F.MP.F.300;d.br.377/3.lll.1920. spisak mesta u

kojima treba podici nove skole (shq.regjistri i vendeve ku duhen te happen shkolla të reja). 14 AJ.F.MP,F.300,d.377/3.lll.1920,kao I fik. 91/95;d.br.21/4-X-1919. (Sipas dëshmitarëve të kohës nxënësit

shqiptarë uleshin në fund të klasës, në bankat më të vjetra, nuk lejoheshin të merrnin pjesë nëpër aktivitete të lira

dhe në stërvitje fizike, sepse ishin shqiptarë, që ushtrohej mbi shqiptarët.) 15 AJ.F.MP.Pov.d.66.k.59.d.poc.169,d.poc.169.d.pov.2;d.pov.270, (Si dëshmi po sjellim deklaratën e një

mësuesi serb, me rastin e marrjes së tij në pyetje nga organet e pushtetit: “Zotrinj, unë kamë ardhur këtu në

detyrën e mësuesit, më qëllim që t’i edukoj dhe t’i arsimoj fëmijët shqiptarë ashtu siç na preferon pedagogjia e

jo t’i vras ata. Unë jam mësues, zotërinj, e jo kriminel. Këtë do ta them para çdokujt.” Atëbotë mësuesi i rrihte

fëmijët sikur ata të ishin ata kriminelë. 16 Kjo mund të vërehet edhe nga një raport i përmbledhur në 20 faqe të shtypura me makinë, prej të cilit po

shkëpusim: “A thua shkolla do të ketë sukses ta çrrënjos nga këta nxënës atë urrejtje ndaj fisit tonë, të cilën këta

e thithin me qumështin e parë nga gjiri i nënës shqiptare, dhe ata t’i bëjë qytetarë të mirë, miq të Serbisë, apo të

urrejtjen e tyre të lindur shkolla do t’ua thellojë edhe më tepër, S’do harruar se shqiptarët iu kanë rrekur

shkollës. Shkolla atyre ua ka hapur sytë.. Vallë, mos është më mirë që fëmijës shqiptarë të ngelnin analfabetë

dhe të urtë, apo të shkolluar e me urrejtje të ndezur ndaj nesh?! Për këtë duhet të mendohet

mirë.(shih.AJ.F.MP,f.197;d.br.1645/9- Xl-1930) Sipas burimeve sekrete, që sot ruhen në Institutin Ushtarak të

Beogradit, shihet fare mirë se në vitin 1920, Serbia ishte shteti i parë i Evropës që kishte ngritur kampet e

Page 13: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

13

kohës me orientime majtiste,17 ku pasqyrohet pozita e shqiptarëve e keqësuar edhe më tej në

periudhën 1929-1941, nën Mbretërinë jugosllave me diktaturë monarko-fashiste. Të gjitha

institucionet edukativo-arsimore shndërrohen në instrumente të drejtpërdrejta të shtetit.18

Këto veprime rezultuan me ndjekjen masive të shqiptarëve për në Turqi. Kosova në mes dy

luftërave botërore, kishte rrjetin, shkollat më të pazhvilluar në shtetin ku ishte aneksuar

dhunshëm. Zhvillimi i ulët ekonomik dhe shkalla e lartë e analfabetizimit (më se 90,6% e

popullatës analfabete) reflektoheshin me gjendjen e rëndë. Do theksuar se për pasojë, kur

akordoheshin mjetet e buxhetit për shkolla, ndërmjet drejtorit të shkollës dhe anëtarëve të

këshillit të shkollës (pjesa dërrmuese e anëtarëve të tij ishin analfabetë) shpeshherë

shkaktoheshin konflikte. Në periudhën në mes viteve 1918 -1941 në Kosovë vepronin edhe

shkollat fetare, të cilat këtu kishin një traditë mjaft të gjatë.19 Nga të gjeturat arkivore të kësaj

periudhe rezulton se në të ashtuquajturën “Serbi të jugut” (Kështu e thërrisnin Kosovën,

serbët. R.Gj.) problem i shkollimit të shqiptarëve ishte komplikuar shumë.20 Sipas

dokumenteve të shumta të kësaj periudhe, disa imam dhe mësues të fesë islame shquheshin

për orientime kombëtare dhe për përhapjen e gjuhës shqipe. Kjo kishte nxitur nevojën që këta

njerëz të mbaheshin nën kontrollin shtetëror serb.21 S’ka dyshim se disa nga imamët dhe

përqëndrimit në Nish dhe në Vranjë për likuidimin e popujve josllavë. Sipas të dhënave statistikore

kriminalistike, shihet se në periudhën e viteve 1919-1922 “mbi 20.000 të rinj kosovarë vuanin nëpër burgjet

serbe pa kurrfar gjykimi… po në këtë periudhë forcat çetnike serbe kishin djegur edhe masakruar në Kosovë më

se 182 fshatra.” (Shkollat dhe arsimi serb ishte në shërbim të realizimit të projektit “Naçertania” të Ilia

Garashaninit, dhe projekteve famëkëqija të Vasa Qubrilloviqit e të Ivo Andriqit. Burime të shumta arkivorë të

kësaj periudhe dëshmojnë pozitën e shqiptarëve, e cila u keqësua sidomos me “Obznanën” në vitin 1920, si dhe

pas nxjerrjes së “Ligjit mbi mbrojtjen e shtetit”, më 1921.) 17 Socijalistika zora, nr.1.1920. AJ.MUP.fig.14.Kriminalna statistika, viti 1919-1922; si dhe “Socijalistika

zora.“1920. (Për etnocidin dhe gjenocidin serb që ushtrohej mbi shqiptarët e pambrojtur shkruante “Socialisticka

zora”, në artikullin me titull “Shkatërrime barbare”, përveç të tjerash thuhej: “Me dhjeta vjet në këto anë të

Kosovës po bëhen ndjekje, tortura dhe masakra nga më të ndryshmet kundër popullsisë së pafajshme shqiptare.

Qeveria serbe me politikën e vet robëruese askund nuk ishte më e egër se në Kosovë. Krime të kësaj natyre që

bëhen në këto anë nuk i njeh historia. Shumica se fshatarëve ende u vjen era vdekje dhe barot.) 18 Gazeta “Hak”, nr.709,26 janar, 1924. (Në artikulin me titull “Jashtë çdo mase”, përveç të tjerave, thuhej:

“Zotrinjtë e Beogradit duhet të shërohen njëherë e përgjithmon prej sëmundjes së tyre, sepse nuk do të arrijnë

kurrën e kurrës atë që kanë planifikuar kundër shqiptarëve autoktonë dhe gjithmonë shumicë në këto troje.) 19 Abdullah R.Vokrri, Shkollat dhe arsimi në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941), Prishtinë,

1990, f.189. 20 Hasan Rebac, Nasi muslimani “Juzna Serbija”, knjiga –ll-16.Lx.1923 br.3.st.210.( Sipas Rebacit çështja e

shqiptarëve mysliman është diçka krejtësisht tjetër. Tek ata ka filluar zgjimi me të madhe i vetëdijes kombëtare.

Po interesohen për origjinën e tyre, për gjuhën dhe shkollën në gjuhën amtare. Për angazhimin në këto

pikëpamje shquhen sektet myslimane bektashi, kaderi, helveti etj. Kjo frymë është bërë mjaft joshëse për të

gjithë shqiptarët myslimanë. ) Për t’ia ndaluar turrin kësaj fushate në shtyllat e revistës “Juzna Srbija” shkroi

disa herë Hasan Rebac. 21 AJ,f.MP,ON. Iz inspektora skole Kosovske Oblasti poslat Ministarstvu Prosvete u Beogradu 1923.( Pas një

vizite e kontrolli të detajuar në këto shkolla, inspektori i Ministrisë së Arsimit në vitin 1923 raportonte: “Në

radhët e shqiptarëve po zgjohet me të madhe vetëdija kombëtare… Dhe sot në këto anë mund të dëgjohet që

shqiptarët të thonë “unë jam shqiptar”, në të kaluarën kjo nuk është dëgjuar… Do vërtetuar se në ç’gjuhë

Page 14: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

14

mualimët e këtyre shkollave, krahas punëve të fesë, vepronin edhe në rrafshin kombëtar e

sidomos në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe.22 Gjuha shqipe kështu kishte hyrë në këto

shkolla. Kjo shoqatë ndihmoi shumë për shpërndarjen e librit shqip dhe organizmin e kurseve

të mësimit të gjuhës shqipe nëpër xhami dhe oda të Kosovës. Mësimdhënës të kurseve ishin

hoxhët. Kjo veprimtari u bie në sy organeve të pushtetit serb, prandaj ato bëhen më vigjilente

dhe e shtojnë presionin ndaj mualimëve të mjetepeve. Për këto shkolla,pas një vizite në vitin

1925, duke parë se mualimët, komentimet i bënin në gjuhën shqipe, vizitorët, në raportin e

komisionit shprehen revoltën: “në orët e mësimit flitet në gjuhën shqipe. Është vështirë të

kuptohet se çfarë mësohet aty. Kjo mënyrë e organizimit të mësimit nuk jep kurrfarë

mundësish që këto shkolla të mbahen nën kontroll..” Administrata e çdo banovine kishte edhe

dilasterin e arsimit.23 Dikasteri kishte tre sektorë: sektorin e arsimit fillor, sektorin e arsim të

mesëm dhe të shkollave profesionale, si dhe sektorin e arsimit popullor.24 Por, për shkak të

frikës nga përhapja e gjuhës shqipe në këto shkolla, organet e pushtetit serb i kontrollonin

shumë shpesh, për të hetuar se çfarë plan-programesh perdoreshin dhe, në cilën gjuhë

zhvillohej mësimi,25 si dhe çfarë pikëpamjesh e orientimesh kishin mësimdhënësit, etj. Por

megjithë këtë kontroll dhe megjithë dhunën përpjekja për mësimin e gjuhës shqipe në Kosovë

nuk ishte shuar asnjëherë.

mësojnë nxënësit në “Sibjan mektebe”… Po duket se shqiptarët i kanë hapur sytë dhe në këto mejtepe kanë

filluar të punojnë në gjuhën amtare…!) 22 AJ,f.MP,fig.66,k.59,pov.1969/13-lll-1925; pov.7,k 13, 1923 pov. 129/24-ll-1924; pov. 606/22-Vlll-1927. (Në

raportin e Ministrisë së Arsimit, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet se Mustafë Cami dhe Ferid

Mehmedi ishin bashkëpunëtorë të revistës “Liria kombëtare”, që dilte në Gjenevë, dhe të revistës “Koha”. Në të

dyja këto revista ata shkruanin artikuj të ndryshëm kundër mbretërisë SKS. Këta të dy njëkohësisht u jepnin

informata bashkëpunëtorëve të “Federatës Ballkanike”, si dhe anëtarëve dhe udhëheqësve të “Komitetit për

Mbrojtjen e Kosovës”.) 23 AJ,Ministri i drejtësisë, Zakon o nazivu i dodeli krajlevine na upravna podrucja sa zakonon o banskoj upravi,

Bgd.1930. 24 Po aty. Zakon o sluzbenicima, 31-III-1931(E vetmja risi ishte Ligji mbi nënpunësit i 31 marsit të vitit 1931,

ku përfshiheshin edhe punëtorët e arsimit edhepse sipas dispozitave ligjore në fuqi, shkolla fillore ishte e

detyrueshme, kjo dispozitë nuk u realizua asnjëherë. ) 25 AJ,f.MP, pov.arihv, fig.66, k.22;pov.br.131/13-X-1934.

Page 15: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

15

2. SHQYRTIM I LITERATURËS

Gjuha standarde është pjesë e gjuhës së popullit, por e ngritur në normë sipas kritereve

shkencore. Nga ky konstatim kuptohet se varianti standard dhe koineja dialektore janë të

pandashme dhe, si të tilla, ato paraqesin një unitet makrogjuhësor. Si pjesë e këtij uniteti

makrogjuhësor dhe duke e shikuar nga aspekti sociolinguistik, anëtarët e një bashkësie folëse

gjuhësore, përmes ndryshimesh subfonemike dhe fonemike në nyjëtim tingujsh, njëkohësisht

pasqyrojnë indeksikalitetin e përkatësisë raojonale dhe sociale të folësit.26

Nga një kundrim diakronik i formimit të shqipes standarde mund të vihet re prirja e shqipes

drejt konvergjencës së kryedialekteve të saj. Ky përafrim dialektesh ndikoi në krijimin e një

lidhjeje më të fortë midis varieteteve gjuhësore të shqipes edhe në aspektin dialektor, por

edhe në korrelacion me standardin që vihet re edhe në shumë gjuhë të tjera, sidomos në fazën

e formësimit të standardit. Kjo ndërlidhje, gjuhë standarde-variant dialektor, mund të shihet

në shumë disiplina linguistike ndër të cilat, mund të veçojmë edhe në stilistikën gjuhësore.

Sikundër dihet stilistika gjuhësore, në studimet e filologjisë shqiptare, është shkencë

relativisht e re, por me shumë interes për studimet e gjuhësisë moderne. Ajo kap të gjitha

disiplinat e gjuhësisë, madje fusha e kërkimit të saj është aq e gjerë, sa cek edhe disiplina të

tjera gjuhësore. Siç e shohim, ky shtjellim i temës sonë ka të bëjë me sociolonguistikën, e cila

ka shumë pika takimi ndërplotësues me disa nëndisiplina që u referohen aspketeve të

ndryshme gjuhësore-shoqërore, që zgjeron fushën e hulumtimeve në rrethana të ndryshme

dhe ndërlidhen përmes gjuhës dhe shoqërisë. Një shtrirje më të gjerë dhe të rëndësishme për

sociolinguistiken, janë disa dije të reja, p.sh.: gjeolinguistika, linguistika kontrastive,

gerontolinguistika, genderlinguistika, ekolinguistika, sociologjia e dialekteve, sociometria,

politolinguistika etj.27

Për situatën e gjuhës standarde në raport me gjuhën e folur është vlerësuar fakti se në rastin e

Kosovës bëhet fjalë për dallime varietetesh gjuhësore në krahasim me gjuhën standarde

shqipe. Në aspektin e varieteteve gjuhësore, duke iu përmbajtur parimeve të përcaktuara nga

Charles Fergusson (1959),28 del se në rastin e shqipes ka një situatë varietetesh gjuhësore.

26 Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Faik Konica, Prishtinë, 2012, f. 112. 27 Po aty, fq. 26 28 Richard A. Hudson, Sociolinguistika, Dituria, Tiranë, 2002, f. 61.

Page 16: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

16

2.1. Konsultat gjuhësore dhe përvjetori i kongresit të drejtshkrimit

Në jetën kulturore dhe shoqërore te popujve ka ngjarje të veçanta, që në dukje të parë janë të

rëndomta, madje edhe me emërtime të thjeshta, që kanë rëndësi dhe shënojnë kthesa të

vërteta afatgjata për ardhmërinë e atyre popujve. E tillë është, Konsulta e Prishtinës e vitit

1968, që si një këshillim i rëndomtë i gjuhëtarëve, i mësimdhënësve dhe i intelektualëve të

tjerë, përfaqësues te institucioneve shkencore, mësimore, botuese, pastaj të revistave e

gazetave, mori vendime me ndikime afatgjata për interesin e përgjithshëm kulturor të një

pjese te kombit tonë. Këto vendime ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta, sepse synonin që në

Kosovë të zbatohen rregullat gjuhësore dhe drejtshkrimore të gjuhës shqipe të parapara në

Projektin që e kishte hartuar komisioni profesional i gjuhëtarëve në Tiranë. Në këtë mënyrë

Kosova po bënte një hap vendimtar drejt forcimit të integritetit të saj kombëtar dhe po hapte

rrugën e sigurt të zhvillimit në planin e përgjithshëm arsimor e kulturor brenda identitetit të

saj të pandashëm të etnisë shqiptare. Ky vendim ishte një përcaktues i kahershëm në rrugën e

zhvillimit dhe të bashkimit kombëtar të popullit tonë. Kosova kishte ecur në vazhdimësi në

këtë rrugë, sepse i kishte përcjellë rregullisht ecuritë e veçanta të përpjekjeve gjithëkombëtare

për njësimin e gjuhës dhe zhvillimin e traditës kulturore unike të popullit tonë. Kështu, mund

të konstatojmë se të gjitha këshillimet gjuhësore që janë mbajtur në Prishtinë, duke filluar nga

ai i vitit 1952 e deri te Konsulta gjuhësore e vitit 1968, kanë pasur paraprijës tubimin identik

në Tiranë. Që në vitin 1952, në Konsultën e parë gjuhësore në Prishtinë ishte e pranishme

tendenca përafruese ndërmjet dy dialekteve kryesore të shqipes për gjuhën e përbashkët të

shqiptarëve, e cila iu ishte kundërvënë me argumente të arsyeshme ideve kufizuese të së

ashtuquajturës pangegënishte, të përfaqësuar atëherë nga gjuhëtari Selman Riza. Pos të

tjerave, polemikat rreth kësaj teme ishin bërë edhe objekt i një tregimi satirik të shkruar nga

Ramë Zuka (pseudonim i Zekiria Rexhës), që me titull “Për çka e patën” është botuar në

revistën letrare “Jeta e Re”. Pra, intelektualët e Kosovës që nga fillimi e kanë vijuar rrugën

unfikuese të gjuhës e cila është ndjekur institucionalisht në Shqipëri. Kështu, ka ndodhur që

në Tiranë të mbahet këshillimi për gjuhën në vitin 1956, kurse fill pas tij, në Prishtinë, më 30

dhe 31 maj 1957, është mbajtur mbledhja e gjuhëtarëve në të cilën ka ecur përpara gjithashtu

procesi i përcaktimit të disa parimeve për njëjtësimin e drejtëshkrimit të shqipes. Në këtë

drejtim shqiptarët në Maqedoni kishin bërë një hap edhe më përpara, sepse në gazetën e tyre

“ Flaka e vëllazëimit” kishte filluar të zbatohej drejtshkrimi identik me atë të shqipes që

përdorej në Tiranë. Vlen të theksohet në këtë rast, se përgjegjësit e kësaj gazete bënin

Page 17: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

17

propagandë që edhe në Kosovë të veprohej në këtë mënyrë. Në një vizitë që studentët

Katedrës së Albanologjisë nga Prishtina i kishin bërë redaksisë së kësaj gazete, redaktori i saj,

Reis Shaqiri, pos të tjerave, kishte pohuar: “Në nuk mund të bëhemi profetë dhe të dimë se si

do të vijnë punët e shqiptarëve në të ardhmen, por është detyra e jonë të ecim drejt

bashkimit…”

Konsulta vijuese gjuhësore, e treta me radhë në vazhdimësi të kësaj periudhe, e njohur si

mbledhje e "lëvruesve të gjuhës shqipe, e arsimtarëve dhe e intelektualëve të tjerë”, e mbajtur

në Prishtinë më 14, 15 dhe 16 janar 1963, vjen fill pas një aktiviteti të ngjashëm që ishte bërë

një vit më parë në Tiranë. Edhe kjo mbledhje kishte synime të qarta për afrimin e dy

kryedialekteve brenda gjuhës letrare shqipe, mbase edhe për njësimin e plotë të drejtshkrimit,

por ndërhyrja e faktorit politik i zmbrapsi për pak kohë prirjet e tilla që të përvetësohet

drejtshkrimi i shqipes, i cili zbatohej në atë kohë në Tiranë. Megjithatë, edhe ky këshillim për

gjuhën shqipe kishte ecur në drejtimin e duhur. Këtë e dëshmon edhe botimi Rregullat e

drejtshkrimit të shqipes, të cilin e hartoi një komision i zgjedhur në këtë Konsultë, që është

botuar në Prishtinë më 1964. Konsulta e Prishtinës e vitit 1968 që mbahej një vit pas hartimit

të "Projektit të rregullave të drejtshkrimit të shqipes", e realizoi synimin për njësimin

drejtshkrimit të gjuhës sonë, duke miratuar unanimisht këtë projekt të rëndësishëm në fushën

e zhvillimit të përgjithshëm kulturor dhe shoqëror të mbarë popullit shqiptar. Duke i pasur

parasysh rrethanat e përgjithshme kulturore dhe shoqërore në zhvillimin e Kosovës dhe të

viseve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë shtetërore, mund të pohohet me të drejtë se për

shqiptarët e Kosovës Kongresi i Drejtshkrimit i viti 1972, pati vetëm karakter promovues

ceremonial, sepse puna e njësimit të shqipes ishte bërë në Prishtinë më 22 dhe 23 prill 1968.

Në këtë vit jubilar të dyzetvjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit dhe të 100-vjetorit të shtetit

shqiptar, nuk duhet të harrohet edhe një ngjarje fort e rëndësishme, e organizuar nga Instituti

Albanologjik i Prishtinës. Ishte simpoziumi shkencor me temën Probleme aktuale të kulturës

gjuhësore dhe të drejtshkrimit të shqipes, i mbajtur në dhjetor të vitit 1980, në të cilin me një

varg kumtesash dhe me diskutime të frytshme u trajtuan çështjet aktuale të shqipes standarde

dhe të zbatimit të drejtshkrimit të saj unik. Brenda tre ditësh, sa zgjati ky simpozium, një

ndihmesë të madhe dhanë sidomos tetë gjuhëtarët më të shquar nga institucionet shkencore

dhe arsimore të Shqiperisë, të udhëhequr nga prof. Androkli Kostallari. Është thënë me të

drejtë atëherë, se ky tubim mund të quhej edhe Kongres i gjuhës shqipe, sepse pati efekte

afatgjata për përvetesimin e normës gjuhësore, si në Kosovë, ashtu edhe në viset e tjera

Page 18: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

18

shqiptare. Duhet pohuar se tradita e konsultimeve për çështje gjuhësore ka vazhduar edhe më

vonë edhe pas Kongresit të Drejtshkrimit. Kështu më rastin e 20-vjetorit këtij Kongresi, një

këshillim i përbashkët i gjuhëtarëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia është

mbajtur në Tetovë, në verë të vitit 1992. Në rrethanat e atëhershme të keqkuptimit të

përgjithshëm të demokracisë, edhe në radhët e gjuhëtarëve të Shqipërisë kishte depërtuar

ideja se duhej të përmbysej çdo gjë nga e kaluara, prandaj duhej rishikuar edhe çështja e

vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit. Me gjithë qëndrimin e palëkundur të prof. Shaban

Demirajt, që ishte në atë kohë në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të një

pjese të përfaqësuesve të institucioneve shkencore, midis të cilëve ishte edhe drejtori i

atëhershëm i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, prof. Jorgo Bulo, disa nga gjuhëtarët e

Shqipërisë, thua se bënin gara se kush do të jetë më i zëshëm që ta kundërshtojë qëndrimin

tonë, (kupto të pjesëmarrësve në këshillim nga Kosova dhe Maqedonia) se “nuk duhet të

preken bazat mbi të cilat janë kodifikuar normat e drejtshkrimit të shqipes letrare”. Si duket

përmbysjen e vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit, ata e kishin kuptuar me gjasë si punë

tashmë të kryer , si “fitore të pritshme të Demokracisë”(?!), prandaj ishin aq të zellshëm,

sepse dëshironin të dëshmoheshin para “pushtetit demokratik” se ishin deklaruar për

ndryshimin e normës gjuhësore qysh nga ky këshilllim në Tetovë. Dihet tashmë se si kishte

përfunduar Konferenca shkencore kushtuar 20-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit dhe

ndihmesa e veçantë e pjesëmarrësve nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora për suksesin e saj.

Këta përfaqësuesve të “demokracisë”, atëherë mbetën krejtësisht të vetmuar, sepse nuk iu pati

bërë dobi as “pamfleti” i (tash i të ndjerit), Arshi Pipës, të cilin disa e konsiderojnë ende si

“baba të gjuhësisë dhe si bard të kulturës shqiptare”. Ata mbetën të vetmuar me vajin në buzë

sidomos për ”paskajoren”, e për shumë “vlera” të tjera dialektore e nëndialektore të

gegënishtes, thua se ajo ishte gjuhë e veçantë, diçka si pronë private (?!) dhe nuk i përkiste

shqipes sonë të përbashkët. Mentalitetet e kufizuara krahinoriste që u goditen me të drejtë

atëherë, nuk heshtën, por vazhduan “të punojnë” me zell, duke shpresuar se një ditë do t‟ ia

arrijnë qëllimit që “ta nxjerrin në dritë” të vërtetën për “gegnishten e nëpërkëmbur” dhe të

lirohen njëherë e përgjithmonë nga “gjuha e regjimit të Enverit dhe e toskobizantinëve

përfidë”.(?!) Koha kur Kongresi i Drejtshkrimit po i afrohej përvjetorit të dyzetë, solli një

ngjarje të paparë: “konferencën shkencore”, të mbajtur nga 15 deri më 18 dhjetor 2010 në

Durrës, të kontestuar instucionalisht nga institucionet shkencore dhe mësimore, si në Tiranë

ashtu edhe në Prishtinë, pastaj edhe indivdualisht nga albanologët tanë të shquar, midis të

cilëve ishin edhe autoritet e pakontesueshme shkencore si: prof. Shaban Demiraj, prof. Kristo

Page 19: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

19

Frashëri, prof. Idriz Ajeti e të tjerë. Kjo e ashtuquajtura konferencë që në zanafillë, mund të

konsiderohej e dështuar, sepse e mbolli farën e përçarjes, duke i përjashtuar dhe diferencuar,

jo vetëm individët, por edhe institucionet shkencore e mësimore, për t‟ ia hapur shtegun jo

përmirësimit të standardit te gjuhës, por variantizimit,ristandardizimit, ose thënë më troç,

përmbysjes së tij me anë të një terapie me veprim më të ngadalshëm shpartallues… Dihet se

gjuha si organizëm i gjallë (bashkë me dialektet e saj), i ka ligjet e zhvillimit të saj dhe do të

ecë në rrugën e përcaktuar të domosdoshme zhvillimore, e cila është e përbashkët për gjuhët e

të gjithë popujve të qytetërurar. Hullitë e këtij zhvillimi mund t‟ i vërejnë e t‟ i studiojnë

vetëm dijetarët e mirëfilltë që kanë pikëvështrime larghedhëse, e jo ata që nuk mund të

shkoqen nga mendësia e ngushtë krahinoriste, që kurrë nuk do të lirohen nga prapavështrimi

dhe egoizmi. Çdo kombi i qytetëruar e ka edhe gjuhën e përbashkët standarde apo edhe

zyrtare, që përdoret në shkolla, në libra shkencorë, në letërsi, në administratën publike e

shtetërore, në mediume dhe përgjithësisht në jetën publike. Prandaj, duhet ta kenë të qartë që

të gjithë shqiptarët se gjuha shqipe e njësuar nuk u bë më 1972, por ajo filloi të bëhet e tillë

që nga fillet e saj si manifestim i përbashkët i sistemimit të vlerave të një bashkësie e, në

mënyrë të veçantë, që nga dita e shkrimit të dokumentit të parë në këtë gjuhë. Ajo vazhdon të

njësohet edhe sot e kësaj dite dhe do të njësohet edhe në të ardhmen bashkë me njësimin e

kombit tonë që sot, fatkeqësisht, jeton duke qenë popull vendës me lidhje të pashkëputura

territoriale, në gjashtë shtete brenda territorit të Ballkanit dhe në diasporën e tij shumë të

përhapur në të gjitha kontinentet. Prandaj, jemi thellësisht të bindur se edhe në të ardhmen do

të dështojnë të gjitha prirjet prapakthyese të kuazikomisioneve, qofshin ato edhe

“ndërakademike”, për të krijuar variante te reja standarde mbi bazën dialektore të gegnishtes

e , madje, edhe “idetë” donkishoteske për krijimin e kombit kosovar.29

2.2. Kodifikimi i gjuhës standarde

Njësimi i gjuhës shqipe ishte vonuar për arsye të njohura politike. Deri te Kongresi i

Drejtshkrimit është dashur të bëhej rrugë e gjatë dhe e vështirë, si; unifikimi i alfabetit. Pas

Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Tiranë, i mbajtur në vitin 1972, shqipja në

Kosovë ka marrë një zhvillim të hovshëm në fushën standardizimit. Arsyet e vonesës së

njësimit të gjuhës sonë ishin pasojë e drejtpërdrejtë e pushtimit për një kohë të gjatë të viseve

29 Memushaj, Rami. “46 vjet nga Konsulta e Prishtinës-lufta për njësimin e gjuhës”, Sh. Botuese: Shqiptarja,

2014.

Page 20: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

20

shqiptare nga të huajt, të cilët ndalonin gjithsesi përparimin kulturor të shqiptarëve, që do të

thotë patjetër edhe zhvillimin e shkollës në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj.

Përpjekjet e autorëve të vjetër të mesjetës së vonë, shkrimet me alfabetin arab dhe shkrimet

në arbërishten (nga shkrimtarë arbëreshë), dhe shkrimet e mëvonshme deri tek Kristoforidhi e

shkrimtarët e gjysmës së dytë të shekullit XIX janë etapat e zhvillimit të gjuhës shqipe. Në

këtë rrugë, nuk ka asnjë dyshim që, sidomos veprimtaria e shoqatave e klubeve shqiptare në

atë periudhë (Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip e Stambollit, shoqëritë “Agimi” e

“Bashkimi” të Shkodrës, klubi i Manastirit e ndonjë tjetër), në përpjekjet për themelimin e

alfabetit të shqipes, do të shtronin edhe probleme të veçanta të shqipes letrare.30

Si prova e parë për të standardizuar në njëfarë shkalle gjuhën shqipe, do të duhej përmendur

vitet 1916/17 nga Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës, e cila, afro dhjetë vjet pas themelimit

të alfabetit të shqipes në Manastir, do të arrinte të hartonte Ortografinë e parë të shqipes.

Komisia për të parën herë shtroi çështjen e zgjedhjes së dialektit që do të shërbente si bazë,

mbi të cilën do të krijohej shqipja standarde, e cila asokohe shkruhej në dy a tri variante:

toskërishtja letrare, gegërishtja e ashtuquajtur e mesme letrare (me fare pak shkrime) dhe

shkodranishtja letrare. Ortografia e Komisisë Letrare të Shkodrës ishte ngritur mbi bazë të

gegërishtes së mesme dhe, sado që kjo formë letrare nuk do të bëhej e vetmja, sepse do të

vazhdonte përdorimi dhe lëvrimi i mëtejshëm i toskërishtes letrare, sidomos në fushë të

letërsisë, dhe i shkodranishtes letrare (nga disa autorë), do të vazhdonte të zhvillohej e të

zbatohej në administratë, në tekste shkollore dhe nga disa shkrimtarë. Në Veri të Shqipërisë

dhe në Kosovë e në viset e tjera jashtë Shqipërisë, vazhdoi të përdorej varianti i gegërishtes

së mesme letrare, kurse në Jugun e Shqipërisë dhe në institucionet qendrore politike,

ushtarake, ekonomike, arsimore e të tjera- përdorej kryesisht toskërishtja letrare. Në këtë fazë

të zhvillimit të kulturës kombëtare, të arsimit e të letërsisë, u shtrua kërkesa për themelimin e

një forme të vetme, që do të thotë e krijimit të shqipes, që në diskutimet asokohe quhej gjuhë,

herë e unjisuar, herë e unifikuar dhe më vonë e njësuar letrare. Për këtë qëllim qenë

organizuar dy sesione shkencore (1952 e 1953 në Tiranë) dhe nga ky aktivitet rezultoi

Ortografia e gjuhës shqipe e vitit 1956. Për shkallën e mbështetjes teorike e praktike të

kodifikimit, dhe më pastaj të zbatimit për një periudhë, shquhej sidomos Ortografia e gjuhës

shqipe (Prishtinë 1964). Kjo ishte gjendja e përdorimit të variantit të gegërishtes letrare, kurse

30 Këto pikëpamje më pastaj do të vazhdonin me shkrimet për gjuhën shqipe nga intelektualë, si: Ndre Mjedja,

Faik Konica, Aleksandër Xhuvani e të tjerë.

Page 21: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

21

në Shqipëri përdorej kryesisht varianti i toskërishtes letrare, krahas gegërishtes - kryesisht në

letërsi nga autorë të Veriut. Në vitin 1967 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Tiranës, në

përpjekjet për njësimin e shqipes letrare, botoi një projekt të Rregullave të Drejtshkrimit të

Shqipes, ku për herë të parë nuk kishte forma të veçanta për toskërishten dhe të veçanta për

gegërishten letrare (sikur veprohej më përpara) dhe ato rregulla u hodhën në diskutime të

gjera publike, në institucione shkencore, arsimore e në qarqe letrare e të tjera, ku t’u bëheshin

vërejtje ose të miratoheshin ashtu si ishin. Pastaj vjen Konsulta gjuhësore e Prishtinës për t’iu

kurorëzuar me Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë (1972) si kryeveprën e marrëveshjes së

madhe gjuhësore të shqiptarëve.

2.3. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)

Njëqindvjetori është simbolikë për moshën e përvjetorëve të mëdhenj të gjuhës e të kulturës

shqiptare. Tashmë u mbushën njëqind vjet të alfabetit të shqipes, njëqind vjet të lindjes së

Eqerem Çabejt - studiuesit me të madh të shqipes dhe njëqind vjet të shtetit shqiptar. Por, gati

përgjysëm më të re është një ngjarje për gjuhën shqipe e mbajtur në Prishtinë dhe e pagëzuar

si Konsulta Gjuhësore e Prishtinës. Kjo Konsultë bashkoi të gjithë shqiptarët rreth një gjuhe -

gjuhës standarde shqipe. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 196831 ishte mbledhja e

katërt gjuhësore e organizuar në Prishtinë përgjatë 16 viteve. Pra, me Konsultën Gjuhësore te

Prishtinës nuk fillon planifikimi gjuhësor për shqiptarët që jetonin jashtë shtetit amë, në disa

ndarje administrative në ish Jugosllavi. Para saj janë mbajtur edhe tri mbledhje gjuhësore që

do të shënojnë përpjekjet për standardizimin e gjuhës për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët

e viseve të tjera shqiptare në ish Jugosllavi. Të kujtojmë se gjatë viteve '50 e '60 edhe në

Tiranë janë zhvilluar veprimtari, diskutime e debate për çështje te gjuhës, të drejtshkrimit, por

edhe të planifikimit gjuhësor. Siç dihet, më 1967, rihapet Instituti Albanologjik dhe po në

këtë vit në Prishtinë do të arrijë "Projekti i rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe", i

hartuar nga studiuesit e shquar të Tiranës, i cili do të nxiste nismën e Institutit Albanologjik të

Prishtinës dhe të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës që

më 22 e 23 prill 1968 të organizojnë Konsultën Gjuhësore, të njohur me emrin "Konsulta e

Prishtinës". Në dy ditët e Konsultës u zhvilluan diskutime të shumta nga pjesëmarrësit, në

mbështetje të Projektit të Rregullave të drejtshkrimit. U shtruan çështje praktike, u bënë

vërejtje parimore, u dhanë sugjerime të shumta. Numri i diskutuesve ishte i madh. Ç‘është e

vërteta botimi i letërsisë në letrarishte në Kosovë kishte filluar më herët, bile kishte raste kur

31 Shefkije Islamaj, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës - marrëveshje për njësimin gjuhësor, Prishtinë, 2006.

Page 22: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

22

disa mësimdhënës me dije më të thelluar gjuhësore të kishin zbatuar edhe në shkollë me

vetëiniciativë. Konsulta Gjuhësore u mbajt më 1968 në Prishtinë, si qendra që tubonte të

gjithë shqiptarët që jetonin në Jugosllavi (administrative, arsimore e kulturore). E tillë do të

bëhej, sidomos pas viteve '6o për shqiptarët e Kosovës do të nisë një periudhë e re, kur

zhvillimi arsimor e kulturor dhe bashkëpunimi me Shqiperinë do të zgjerohej.

Në dallim nga të gjitha ngjarjet që u zhvilluan për një standardizim të gjuhës shqipe të

organizuara në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës që u organizua nga Instituti Albanologjik

dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës më 27-28

prill 1968 me 150 pjesëmarrës, të gjithë autorët, shkrimtarët, politikanët, rilindësit e kësaj

periudhe ishin nga Shqipëria etnike. Konsultën Gjuhësore të Prishtinës e hapi drejtori i këtij

Instituti, Fehmi Agani. Ky takim kishte për qëllim të arrinte një qëndrim për gjuhën shqipe në

Kosovë dhe në ato vise ku jetonin shqiptarët në ish-Jugosllavi. Qëllimi ishte të caktohej njëra

nga dy mundësitë ekzistuese që kishin dalë në projektin e 1967, pra nëse do të pranohej

ortografia e gjuhës shqipe (1967), që nënkuptonte përfshirjen shqipes së përbashkët e

shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera etnike, ose të vazhdohej rruga ekzistuese e shqipes

letrare e viseve ku jetonin shqiptarët dhe të përdorej varianti i gegërishtes letrare. Të 150

pjesëmarrësit që morën pjesë në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës ’68, vendosën të zgjedhin

variantin e parë që është rrugë më e drejtë, njësimi dhe unifikimi i gjuhës letrare shqipe.

Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ’68, pati po ashtu një rëndësi të madhe, ku vërehet

këmbëngulja e mbarë shqiptarëve për standardizimin e gjuhës shqipe; që ishte pa dyshim një

hap i rëndësishëm në Kosovë dhe në mbarë trevat shqiptare. Kjo Konsultë Gjuhësore ishte

rruga që i parapriu përgatitjes së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 1972. Sipas

anëtarit të kësaj Konsulte Gjuhësore prof. Idriz Ajetit, theksohet më së miri rëndësia e këtij

takimi: “Edhe pse në atë kohë nuk shifnim mundësinë e përhapjes së shpejtë të gjuhës së

njësuar letrare shqipe, ngulmi me të cilin u shtrua çështja e saj nga ekspertët dhe nga

përfaqësuesit e tjerë të pranishëm në këtë Konsultë, disponimi i pa rezervë i tyre të përdorin

gjuhën e përbashkët letrare shqipe na jepte shpresa më të mëdha se me t’u miratuar ajo, do të

përhapej shpejt në shkollë, në botime dhe në programet e radios dhe të televizionit”.32

32 Idriz Ajeti, Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare në Kosovë, KDGJSH, IAK, Prishtinë, 1974, f. 37.

Page 23: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

23

2.3.1. Refleksionet e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës për gjuhën standarde

Kriteri i unitetit që karakterizon këtë tubim historik gjuhësor është pranimi i bashkimit

gjuhësor për të gjithë shqiptarët, pranimi për normë Projekti i Rregullave të Drejtshkrimit të

Tiranës të vitit 1967, duke hequr dorë nga rregullat e drejtshkrimit të vitit 1964 të gegërishtes

standarde, shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare në Jugosllavi i dhanë fund

rrugës ndarëse gjuhësore nëpër të cilën kishin ecur në historinë e tyre të gjatë gjuhësore dhe

hapi rrugën e bashkimit gjuhësor. Kur në Kosovë ende po luftohej analfabetizmi dhe shkalla

e tij ishte shumë e lartë, dëshira e entuziazmi, po, sidomos, vetëdija e lartë kombëtare për

rëndësinë e këtij veprimi, mundësuan të mposhten sfidat e vështirësitë, përvetësimi dhe

zbatimi në formën e shkruar të shënonte suksese. Zbatimi i rregullave të projektit të

drejtshkrimit filloi të realizohej mënjëherë në gazetat, në emisionet e radios, në shkolla,

sidomos në mësimin e gjuhës amtare, po pak a shumë edhe në mësimin e lëndëve të tjera, më

pas në botimet shkollore, botimet letrare e të tjera dhe në institucionet shtetërore aty ku kishte

hapësirë për shqipen. Mund të thuhet se shumë shpejt shqipja letrare fitoi autoritetin e

pakontestueshëm. Rezultatet në përdorimin praktik të saj ishin mëse modeste për arsyet e

ditura, megjithatë pranimi i gjerë dhe gatishmëria që të mësohej e të përdorej, hapen

mundësitë që rrjedha e këtij procesi të kishte të ardhme të mirë. Megjithë vështirësitë

objektive të fillimit, vitet '70 ishin vendimtare që gjuha standarde në këto hapësira të

shënonte suksese edhe përtej parashikimeve. Rruga e filluar mirë, fatkeqësisht do të ketë

vështirësi pas ngjarjeve të vitit '81 për t'u intensifikuar sidomos gjatë viteve '90 për arsyet e

njohura. Nisur nga këto vendime në Kosovë është shënuar shkallë e dëshirueshme e zotërimit

të gjuhës standarde. "Edhe kur u formua gjuha letrare është theksuar se e sotmja nuk do t'i

takojë plotësisht gjuhës standarde".33 Në Kosovë përvetësimi i gjuhës standarde shpreh

shpërpjestim midis formës së shkruar dhe asaj të folur. Kudo gjuha e shkruar dallon nga

gjuha e folur dhe kudo prirja që ky dallim të rritet eshte i pranishëm. "Dallimi midis gjuhës së

shkruar dhe gjuhës së folur është çdo herë e më i madh. Nuk e kanë të njëjtë as sintaksën e as

fjalorin. Madje edhe morfologjia dallon. Dallimi shihet sidomos në fjalorin."34

Mësimi i gjuhës standarde në Kosovë është shoqëruar me veprime konkrete e përmes një

procesi të vazhdueshëm të shkollës, të mjeteve të informimit dhe të veprimtarisë botuese. Në

Kosovë, u morën vendime të rëndësishme që i paraprinë Kongresit Drejtshkrimor të vitit

33 Emil Lafe kështu pohon në një shkrim te tij,duke shkruar per keto probleme. 34 Linguisti Vendries në librin e tij Ligjerimi sjell shembullin e frengjishtes.

Page 24: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

24

1972 me veprimtaritë standardizuese të shqipes, në hartimin e teksteve normëzuese ku kanë

marrë pjesë, studiuesit tonë të njohur, njohësit e mirë te shqipes.35 Ky bashkim gjuhësor i

shqiptarëve në Prishtinë dëshmoi se shqipja standarde do të vazhdojë të mbetet gjuha e

përbashkët e të gjithë shqiptareve, edhe e shqiptarëve të Kosovës, duke pasur një gjuhë të

përbashkët, duke pasur identitet etnik të perbashkët e një histori të përbashkët gjuhësore. Me

vendimin e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës, shqiptarët e Kosovës dhe ata që jetonin në

trojet e tyre në ish Jugosllavi, u bë një hap historik për t’i bërë një komb modern. Në

Prishtinë, në një mbledhje të gjerë shkencore, e cila njihet si Konsulta Gjuhësore e Prishtinës

(1968) objekt diskutimi u bënë ato rregulla me temën qendrore: të njësohej shqipja apo të

vazhdonte përdorimi i variantit të gegërishtes letrare. Pas shumë diskutimesh të mbështetura,

konferenca doli me konkluzat se “populli shqiptar është një, dhe gjuha letrare shqipe duhej të

ishte një, e përbashkët”.

2.3.2. Rruga e formimit të shqipes dhe ndikimi në Kosovë

Rruga për të shtruar trasenë e një gjuhe të përbashkët mbi dallimet dialektore ndërmjet

folësve të shqipes në mbarë trevat shqiptare, karakterizohet nga përpjekje të shumta të

rilindësve, të cilët, nën ndikimin e mjaft faktorëve të ndryshëm historikë, politikë, shoqërorë

e kulturorë, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer bashkimit kombëtar, historikisht kanë

kontribuar në krijimin e një sërë alfabetesh, numri i të cilëve, në prag të Kongresit të

Manastirit (1908), erdhi duke u pakësuar për t’u përqendruar në tri alfabetet më të përdorura:

alfabeti i Stambollit (1879), alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” (1899) dhe alfabeti i shoqërisë

“Agimi” (1901).36 Kongresi i Manastirit i finalizoi këto përpjekje duke krijuar një alfabet, i

cili është alfabeti që përdorim edhe sot.37 Krijimi i këtij alfabeti do të ndiqet kronologjikisht

nga disa ngjarje të rëndësishme, vendimtare për procesin e konsolidimit të standardizimit të

shqipes, siç janë: Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-17), Konsulta Gjuhësore e

Prishtinës (1968) dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972).

35 Hartues të projektortografisë së vitit 1967 dhe Rregullave të drejtshkrimit kanë qenë Çabej, Domi, e Kostallari

dhe Lafe, personalitete këto me kompetenca jo vetëm ne fushën e studimeve thjesht gjuhësore, po edhe në

fushën e planifikimit gjuhësor. Këta emra do t'i gjejmë si autorë të gramatikave, hartues të fjalorit të shqipes dhe

të fjalorëve të tjerë terminologjikë. Autorët e përmendur, studiuesit e njohur të gjuhës shqipe e të shqipes

standarde kanë shfrytëzuar erudicionin e tyre, kompetencën e tyre dhe parimet e tyre moralo-shkencore në

punën rreth krijimit të gjuhës standarde. 36 Anastas Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, AShSh, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë,

2004, f. 281. 37 Po aty, fq.282.

Page 25: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

25

Kështu, Komisia Letrare e Shkodrës me synimin e krijimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe

vendosi që ortografia e shqipes të mbështetej në të folmen e Elbasanit. Argumentet pro

elbasanishtes më shumë ishin të natyrës integruese dhe gjeografike, meqë kjo zonë ndodhet

më afër të dyja dialekteve kryesore, edhe pse në bazën e saj ishte gegërishte jugore.38 I njohur

nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe i dekretuar si gjuhë zyrtare e Shqipërisë (1923),

ky variant do të marrë përfundimisht vulën e gjuhës së standardizuar, duke bërë që në vitet e

20-ta e të 30-ta të shek. XX të konsiderohet si bazë themelore e drejtshkrimit të variantit

letrar të gegërishtes.39 Lidhur me këtë, Sindorela Doli-Kryeziu40 pohon se “ky variant letrar

është përdorur pas Luftës II Botërore edhe në Kosovë dhe Maqedoni si normë e vetme e folur

dhe e shkruar e gjuhës letrare shqipe, gjer në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), por

gjithashtu, ka pasur një bazë pak më të gjerë dhe përfshinte elemente gjuhësore edhe të të

folmeve të tjera të gegërishtes.” Praninë e gegërishtes letrare e pohon edhe Desnickaja41 kur

shkruan se “…në Kosovë, për shkak të ndikimit reciprok në mes gjuhës letrare dhe dialektore

nuk merr pjesë trajta e jugut e gjuhës letrare shqipe, por në të gjitha trajtat e të folmes së

shkruar dhe gojorepublike përdoret vetëm norma gege e gjuhës letrare.” Janë intelektualët

shqiptarë të Kosovës,42 ata të cilët në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës (1968) vendosën “të

merrnin qëndrim për fatin e shqipes letrare në Kosovë dhe në vise të tjera ku jetonin

shqiptarët etnikë në ish-Jugosllavi, dhe të diskutonin Rregullat e drejtshkrimit (projekt) të

1967-s.”43 Me moton Një komb- një gjuhë letrare- një drejtshkrim Konsulta e Prishtinës

jetësoi pranimin njëzëri “si gjuhë të vetën letrare gjuhën letrare të vendit ëmë”.44 Bazuar në

vendimin e marrë “si një hap të rëndësishëm të unifikimit të gjuhës letrare” në të gjitha

institucionet e entet arsimore - pedagogjike, gazetare e botuese, shkencore e kulturore u

kërkua në formë imperative zbatimi sa më i shpejtë i tij.45

38 Rrahman Paçarizi, Gjuha shqipe, Thesis Kosova, nr.1, AAB, Prishtinë, 2008, f. 106. 39 Fadil Raka, Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, f. 195-196. 40 Sindorela Doli-Kryeziu, Shtrirja e shqipes standarde në Gjakovë, Tiranë, 2013, f. 34. 41 Agnia Desnickaja, Gjuha shqipe dhe dialektet e saj, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore, Prishtinë, 1972, f.

124. 42 Konsulta e Prishtinës u organizua nga Instituti Albanologjik dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e

Fakultetit Filozofik të Prishtinës, më 27-28 prill 1968. 43 Fadil Raka, vep. e cit., f. 227. 44 Rami Memushaj, “46 vjet nga Konsulta e Prishtinës-lufta për njësimin e gjuhës”, Shqiptarja.com, 22 prill

2014. 45 Po aty.

Page 26: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

26

2.3.3. Shqipja standarde dhe realiteti gjuhësor në Kosovë

Sot, 43 vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit, shqipja standarde gjendet në mes të një realiteti

dualist me jo pak probleme në rrafshin e përvetësimit e të zotërimit të saj si gjuhë me prestigj,

duke u ndeshur me një ambient gjuhësor, në të cilin gjuha e folur dukshëm dallon nga ajo e

shkruar. Ky zhvillim i ndarë dhe paralel, çdo ditë e më shumë, po e thellon hendekun e

krijuar ndërmjet standardit dhe varieteteve gjuhësore, duke krijuar jo rrallë edhe ndjenjë

inferoriteti ndërmjet vetë folësve. Këtë realitet, pohon sociologu Besnik Pula,46 nuk mund ta

mohojnë as linguistët kosovarë, të cilët jetojnë në universin e strukturuar dhe logjik të gjuhës

letrare vetëm në tekst dhe në konstruksione letrare, por jashtë kësaj bote të imagjinuar nuk

ndjehen të ngushtuar që në gjuhën letrare të komunikojnë me nënën, vëllanë ose kushëririn.

Në Kosovë, gjuha letrare, si gjuhë e dokumenteve administrative, e gazetarisë dhe e letërsisë,

e politikanëve dhe e njerëzve të dijes, luan rolin e një gjuhe të kumtit apo të shpalljes, e një

gjuhe të autoritetit (politik, moral, shkencor).

Në një intervistë të saj, albanologia Shefkije Islamaj47 radhit si faktorë që përcaktojnë sot

zhvillimin e shqipes standarde dhe, rrjedhimisht, edhe problemet që shfaqen në këtë rrafsh,

cilësinë e shkollës shqipe, sidomos në Kosovë, duke përfshirë këtu procesin e mësimdhënies,

përgatitjen e kuadrove, cilësinë e teksteve mësimore; statusin e shqipes në hapësirën

shqiptare brenda dhe jashtë kufijve, në trojet shqiptare e në diasporë; përpjekjen për

copëzimin e hapësirës gjuhësore a variantizimin e saj; përpjekjet për ndryshimin e standardit;

globalizimin; zotërimin e mangët të normës gjuhësore; shkallën e ulët të kulturës gjuhësore;

imponimin e gjuhës së mediave dhe të gjuhës bisedore si stile kryesore funksionale; rënien e

disiplinës dhe të përgjegjësisë në institucionet arsimore, institucionet publike dhe në media;

vulgarizimin e gjuhës së mediave, teatrove, filmit, letërsisë, si edhe të gjuhës së përditshme;

depërtimin e madh të fjalëve të huaja, sidomos të anglicizmave në shqipen; zvogëlimin e

kuadrit, mungesën e një ligji për përdorimin e gjuhës standarde në institucionet publike etj.

Ndërsa Rrahman Paçarizi,48 teksa flet për shkaqet e mospërhapjes së kënaqshme të standardit

të folur të shqipes së normuar nga folësit nativë, veçanërisht ata gegë në Kosovë, saktëson se

shqipja e folur në Kosovë dallonte nga ajo në Shqipëri për faktin se e folura standarde në

46 Besnik Pula, Gjuha letrare dhe sfera publike në Kosovë, 24 janar 2003, në ëëë. vetevendosje.org.; qasja për

herë të fundit më 10 maj 2015. 47 Shefkije Islamaj, Kush shkruan për shqipen standarde si për një projekt të dështuar, nuk është serioz:shqipja

standarde apo modernizim, Sot Neës, 5 dhjetor, 2010, f.22; 48 Rrahman Paçarizi, Rruga e zhvillimit të shqipes standarde në raport me nevojat e komunikimit, QSA, Tiranë,

2011, f.97, (cituar këtu sipas: Haki Hysenaj, Shqipja e folur 40 vjet pas standardizimit të gjuhës, Tiranë, 2012).

Page 27: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

27

Shqipëri për bazë kishte marrë "modelin vokal të toskërishtes", ndërsa e folura standarde në

Kosovë u mbështet mbi të folurën e vernakularit të Prishtinës, i cili ndonjëherë kishte edhe

karakteristika të stërkequra të modelit vokal të Kosovës. Ai49 e sheh shtrirjen e gjuhës

standarde të përqendruar kryesisht në shkollë, në një pjesë të letërsisë dhe në medie, duke e

cilësuar pranimin e saj nga qarqet intelektuale në Kosovë si nevojë identitare e jo si një

proces të natyrshëm standardizimi, i cili do të gara ntonte funksionalitetin dhe

pranueshmërinë e gjerë në domenet përkatëse të përdorimit.50

49 Rrahman Paçarizi, Gjuha shqipe, Thesis Kosova, nr.1, AAB, Prishtinë, 2008, f. 108 50 Për më shumë, lidhur me etapat që duhet të kalojë një variant për t‟ u standardizuar, shih: Richard A. Hudson,

Sociolinguistika, Dituria, Tiranë, 2001, f. 43.

Page 28: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

28

Përfundim

Krijimi i gjuhës shqipe standarde përbën një nga arritjet themelore të shkencës sonë

gjuhësore. Në këtë kuadër, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (Prill, 1968) ishte një ngjarje e

rëndësishme në rrugën e njësimit të gjuhës letrare shqipe. Të gjitha punimet e kësaj Konsulte

u udhëhoqën nga parimi: “Një komb – një gjuhë letrare”. Ky parim tashmë ka gjetur

mishërimin më të mirë në gjuhën shqipe standarde. Pranimi i një gjuhe letrare të njësuar për

të gjithë shqiptarët ishte një akt i madh kombëtar dhe dëshmonte vlera qytetarie dhe

emancipimi të popullit shqiptar.

Akademiku R. Qosja ka shkruar: “Gjuha është biografi e popujve, sepse në gjuhë dhe me

gjuhën, më mirë se në çdo dokument material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale dhe

morale... Gjuha e standardizuar është nocioni më i rëndësishëm kulturor i shoqërisë dhe

është një institucion aq edhe i rëndësishëm, para së gjithash për dy arsye themelore: e para,

se gjuha letrare e lehtëson komunikimin reciprok të një numri më të madh njerëzish dhe, e

dyta, për arsye se ajo bën të mundshme që thesari kulturor i një populli të vjetërohet

gjuhësisht më shumë më ngadalë seç do të vjetërohej po të shkruhej në dialekte; domethënë,

bën të mundshme që thesari kulturor i një populli, i shënuar në të, të rrojë gjuhësisht shumë

më gjatë seç rron thesari i shënuar në dialektet e asaj gjuhe... Me strukturën e saj

gramatikore dhe me thesarin e pasur leksikor, gjuha shqipe është dëshmia më e mirë e

prirjes, e fuqisë krijuese, e pasurisë shpirtërore dhe emocionale të popullit tonë”.

Vitet e fundit janë shprehur qëndrime kritike për rrugën dhe për format që u ndoqën për

vendosjen e formës së sotme të gjuhës letrare të njësuar, standarde. Diskutimet më të shumta,

në vitet ’90, u përqendruan rreth bazës dialektore të shqipes standarde. Kritikat, shpesh të

ashpra, kanë të bëjnë më shumë me historinë e formimit të gjuhës letrare të njësuar sesa me

vetë gjuhën e njësuar. I rëndësishëm është fakti se gjuha letrare e njësuar me kohë është

pranuar si një arritje e madhe kombëtare.

Page 29: PUNIM DIPLOME · 2019-12-12 · Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet lënda bazë në arsimin e detyruar. Mësimi i gjuhës amtare, në çdo sistem arsimor, vlerësohet si çelësi i

29

LITERATURA

1. Mialaret, G., Pedagogjia e përgjithshme, botim i ISP-së, ShB “Faik Konica”, Tiranë,

1995

2. Kurrikuli dhe shkolla: Gjuhë shqipe dhe lexim letrar, nr. 6, 2004

3. Beci, B., Probleme të mësimit të gjuhës amtare në shkollë, Ligjëratë me mësuesit e

shqipes në shtetet skandinave, 15 -16 maj 2007, Landskrona, Suedi

4. Papahristo, S., Ushtrimet gjuhësore dhe hartimet në shkollat fillore dhe të mesme,

botim i Minstris s’Arsimit, Shtëpija Botonjëse “Kristo Luarasi”, Tiranë, 1938

5. Programi i shkollës tetëvjeçare, gjuhë shqipe, lexim letrar, klasat V-VIII, Tiranë, 1963

6. Abdullah R.Vokrri, Shkollat dhe arsimi në Kosovë ndërmjet dy Lufërave Botërore

(1918-1941), Prishtinë, 1990

7. Hajredin Hoxha, “Përparimi”, nr.1, 1970

8. Abdullah R.Vokrri, Shkollat dhe arsimi në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore

(1918-1941), Prishtinë, 1990

9. Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Faik Konica, Prishtinë, 2012

10. Richard A. Hudson, Sociolinguistika, Dituria, Tiranë, 2002

11. Memushaj, Rami. “46 vjet nga Konsulta e Prishtinës-lufta për njësimin e gjuhës”, Sh.

Botuese: Shqiptarja, 2014

12. Shefkije Islamaj, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës - marrëveshje për njësimin

gjuhësor, Prishtinë, 2006

13. Idriz Ajeti, Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare në Kosovë, KDGJSH, IAK, Prishtinë,

1974

14. Anastas Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, AShSh, Instituti i Gjuhësisë

dhe i Letërsisë, Tiranë, 2004

15. Rrahman Paçarizi, Gjuha shqipe, Thesis Kosova, nr.1, AAB, Prishtinë, 2008

16. Fadil Raka, Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005

17. Sindorela Doli-Kryeziu, Shtrirja e shqipes standarde në Gjakovë, Tiranë, 2013

18. Agnia Desnickaja, Gjuha shqipe dhe dialektet e saj, Enti i teksteve dhe i mjeteve

mësimore, Prishtinë, 1972

19. Konsulta e Prishtinës u organizua nga Instituti Albanologjik dhe Katedra e Gjuhës dhe

e Letërsisë Shqipe e Fakultetit Filozofik të Prishtinës, më 27-28 prill 1968.

20. Besnik Pula, Gjuha letrare dhe sfera publike në Kosovë, 24 janar 2003, në

www.vetevendosje.org. qasja për herë të fundit më 10 maj 2015.