pse vendet e ish- brss nuk e njohin kosovën?

21
1 Pse vendet e ish- BRSS nuk e njohin Kosovën? Mikita Cherkasau * Tetor, 2013 * Mikita Cherkasau ka qenë praktikant në Institutin GAP gjatë vitit 2012, ndërkohë që paraprakisht ka kryer edhe një program të praktikës në Qendrën Juridike të Kosovës. Duke qenë me origjinë nga Minsk i Bjellorusisë, ai ka përfunduar studimet themelore në degën e Të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin European Humanities në Vilnus të Lituanisë, që njihet si Universiteti Bjellorus ekzil, ndërsa aktualisht është përfundim studimeve postdiplomike për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Lazarski në Varshavë, Poloni dhe në Universitetin e Wales në Cardiff. Deri më tani ka punuar si jurist, hulumtues dhe gazetar në vendlindje dhe jashtë vendit. Qëndrimet e pasqyruara në këtë punim janë të autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë qëndrimet e Institutit GAP.

Upload: mikita-cherkasau

Post on 16-Aug-2015

37 views

Category:

News & Politics


2 download

TRANSCRIPT

1

Pse vendet e ish- BRSS nuk e njohin Kosovën?

Mikita Cherkasau*

Tetor, 2013

*Mikita Cherkasau ka qenë praktikant në Institutin GAP gjatë vitit 2012, ndërkohë

që paraprakisht ka kryer edhe një program të praktikës në Qendrën Juridike të Kosovës. Duke qenë me origjinë nga Minsk i Bjellorusisë, ai ka përfunduar studimet themelore në degën e Të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin European Humanities në Vilnus të Lituanisë, që njihet si Universiteti Bjellorus në ekzil, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve postdiplomike për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Lazarski në Varshavë, Poloni dhe në Universitetin e Wales në Cardiff. Deri më tani ka punuar si jurist, hulumtues dhe gazetar në vendlindje dhe jashtë vendit. Qëndrimet e pasqyruara në këtë punim janë të autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë qëndrimet e Institutit GAP.

2

Përmbajtja 1. Hyrje ................................................................................................................. 4 2. Armenia ........................................................................................................... 4 3. Azerbajxhani ................................................................................................... 6 4. Gjeorgjia ........................................................................................................... 7 5. Kazakistani ...................................................................................................... 9 6. Ukraina .......................................................................................................... 10 7. Moldavia ........................................................................................................ 11 8. Bjellorusia ...................................................................................................... 13 9. Uzbekistani .................................................................................................... 14 10. Kirgistani ....................................................................................................... 15 11. Praktika e njohjes nga shtetet Baltike ........................................................ 15 12. Konkluzionet ................................................................................................. 16 13. Bibliografia .................................................................................................... 18

3

Abstrakt Synimi kryesor i këtij punimi është analizimi i arsyeve pse shtetet e krijuara pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Punimi ka për qellim njoftimin e qytetarëve të Kosovës në lidhje me qëndrimin e këtyre vendeve në raport me shtetin e Kosovës. Për këtë qëllim, përmes analizimit të literaturës (librave dhe revistave), publikimeve në internet, raporteve nga konferencat e ndryshme dhe deklaratave zyrtare synohet të shpjegohet qëndrimi kundërshtues i këtyre vendeve në raport me pavarësinë e Kosovën. Punimi vë theksin në lidhjet e fuqishme rajonale ekonomike dhe politike, si dhe ekzistimin e territoreve kontestuese (lëvizjeve separatiste) në shtetet e dala nga Bashkimi Sovjetik, si arsyet kryesore pse nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës. Fjalët kyçe: Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë, shkëputja, njohja e Kosovës, shtetet e dala nga Bashkimi Sovjetik.

4

1. Hyrje

Edhe pse krijohet përshtypja që brenda komunitetit ndërkombëtar ka një lëvizje të trendeve drejt njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës, një numër i konsiderueshëm i shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, veçanërisht shtetet e hapësirës së ish-Bashkimit Sovjetik (me përjashtim të shteteve Baltike) duket se nuk do të ndjekin këtë trend në të ardhmen e afërt. Edhe pse Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) ishte shpërbërë në vitin 1991, shtetet e reja paraqesin një grup specifik të subjekteve të pavarura që zyrtarisht kanë fituar pavarësinë, por kanë dështuar të kalojnë tranzicionin demokratik për shkak të trashëgimisë së fortë politike, sociale dhe kulturore sovjetike, me përjashtim të shteteve të Baltikut. Si pasojë, këto vende kanë mbetur në masë të konsiderueshme të varura nga Rusia, si shteti më i fuqishëm trashëgimtar i BRSS. Njëkohësisht këto vende nuk janë nxitur që të respektojnë të drejtën e vetëvendosjes. Në këtë kontekst, rasti i Kosovës paraqitet si i veçantë në botën e pas luftës së ftoftë, e që ilustron averzionin e shteteve të dala nga Bashkimi Sovjetik për secesionizmin. Prandaj, synimi kryesor i këtij punimi është të shpalos arsyet e vërteta pse këto shtete hezitojnë të njohin shtetin e Pavarur të Kosovës.

2. Armenia

Realiteti i sotëm politik në Armeni tregon se shteti i pavarur i Kosovës nuk do të njihet derisa Armenia të pranoj Nagorno-Karabakh1 si shtet sovran. Qëndrimi zyrtar i këtij shteti rreth pavarësisë së Kosovës ishte dhënë nga Presidenti i Armenisë Serzh Sargsyan i cili në vitin 2008 theksoi se: Kohë pas kohe shtrohet pyetja se pse Armenia nuk e njeh pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore. Përgjigja është e thjeshtë “për arsyen e njëjtë për të cilën nuk e ka njohur as pavarësinë e Kosovës. Duke marrë parasysh konfliktin Nagorno-Karabakh, Armenia nuk mund të njeh ndonjë entitet tjetër në situatën e njëjtë, përderisa nuk e njeh Republikën e Nagorno- Karabakh.2

1 Rajon në Kaukazin Jugor që administrohet në masë të madhe nga Republika e Nagorno-

Karabakh, shtet ky i pavarur por jo i njohur ndërkombëtarisht. Ndërkombëtarisht, ky territor konsiderohet si pjesë e Azerbajxhanit. Megjithatë, që nga përfundimi i luftës në vitin 1995, rajoni ka qenë i banuar kryesisht nga Armenët. Lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakh nisi në vitin 1988, si rezultat i thirrjeve nacionaliste nga të dy palët. Edhe pse popullësia etnike Armene e mori territorin nën kontroll, çështja e njohjes së Nagorno Karabakh nga Armenia vazhdon të jetë çështja e pozicionimit të Armenisë në raport me politikën në rajon. 2Radio Azatutyun. Armenia Rules Out Abkhazia, South Ossetia Recognition, 4 Shtator, 2008.

Qasur me 28 Gusht 2013, <http://bit.ly/19MEkf3>.

5

Prandaj pyetja që duhet shtruar në këtë rast është: sa ka gjasa për të gjetur zgjidhje për çështjen “Karabakh”? Fatkeqësisht për momentin nuk mund të gjendet një përgjigje e kënaqshme. Për shkak të rrethanave ekzistuese, “konflikti i ngrirë” në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit do të vazhdoj dhe si pasojë nuk do të ketë lëvizje nga status quoja. Situata në Nagorno-Karabakh ilustron më së miri se si rrjetet e ndërveprimit ndikojnë në politikën bashkëkohore në botë. Në fakt, Kaukazi Jugor është shndërruar në një rajon ku përplasen kulturat e ndryshme. Padyshim se qëndrimi i Armenisë ndaj statusit aktual të Nagorno-Karabakh nuk ndikohet vetëm nga politika e brendshme por edhe një zinxhirë i tërë i preferencave të ndërvarura racionale të akterëve të fuqishëm botëror dhe rajonal, si Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian, Turqia, Gjeorgjia dhe Irani. Për ironi, nganjëherë disa nga këta akterë i mbështesin dy palët e përfshira në konflikt njëkohësisht, siç është rasti i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Nagorko Karabakh, të ndikohet si nga lobi i fuqishëm i armenëve në SHBA ashtu edhe nga interesat amerikane për energji në Azerbajxhan.3 Ky lloj balanci ndoshta kontribuon në bashkë ekzistencën aktuale paqësore në rajon, por nuk shtynë përpara procesin e paqes. Megjithatë, duhet theksuar se qasja e SHBA-ve ndaj kësaj çështje mund të konsiderohet si më e qëndrueshmja përgjatë kohës.4 Në shikim të parë duket e palogjikshme që Yerevani5 të hezitoj të njoh shtetin fqinj, veçanërisht kur duhet se Nagorno-Karabakh është i banuar kryesisht nga Armenët. Por për këtë duket se ekzistojnë disa arsye. E para, njohja e Karabakh nga Armenia mund të konsiderohet nga Baku6 si arsye për të prishur marrëveshjen e paqes, gjë që mund të ketë si pasojë eskalimin e konfliktit. E dyta, Armenia nuk dëshiron të përjashtoj veten tërësisht nga dialogu, gjë që mund të ndodh nëse e njeh Republikën e Naghorno –Karabakh si shtet të pavarur. E treta, Armenët nuk dëshirojnë që konflikti të portretizohet si konflikt në mes të Erevanit dhe Bakus,7 dhe vazhdimisht insistojnë që në tryezën e bisedimeve të jenë tri palët (siç dëshiron edhe Karabakh)

Edhe pse çështja e Karabakh duket të jetë një nga faktorët kyç që përcaktojnë politikën e jashtme të Armenisë, kohët e fundit duket se kjo nuk është më tema kryesore në përcaktimin e agjendës në kuadër të politikës së brendshme. Ndryshimet në skenën politike nuk mund të kenë ndonjë ndikim në qëndrimin e përgjithshëm ndaj Karabakh, për shkak se në

3Deriglazova L. dhe Minasyan S. në publikimin e tyre Nagorny Karabakh: Paradoksy sily i slabosti v assymetrichnom konflikte(p.79) theksojnë se me gjithë rritjen e interesit të SHBA-ve në burimet e energjisë të Azerbajxhanit, Armenia vazhdon të jetë vendi që pranon ndihmën më të madhe financiare nga SHBA, pas Izraelit, e që në 20 vitet e fundit vlerësohet të ketë qenë rreth 2 miliard dollarë. Kjo qasje shumë eksplicite pro Armene nga Uashingtoni në Kaukazin Jugor arsyetohet me ndikimin e madh të lobistëve Armenë në SHBA. Kjo arrihet falë organizimit shumë të mirë të diasporës Armene, të cilët duke qenë shumë aktiv në jetën socio-politike të SHBA-ve dhe veçanërisht gjatë zgjedhjeve, kanë arritur të ndikojnë në masë të madhe politikat në raport me Kaukazin Jugor. 4Ibid, p. 81. 5 Kryeqyteti i Armenisë. 6 Kryeqyteti i Azerbajxhanit 7 Që nënkupton vetëm në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

6

këtë çështje ekziston një konsensus i plotë si te partitë në pushtet ashtu edhe tek ato opozitare. Siç e shpjegon politologu Sergey Minasyan, këto qëndrime ndërlidhen me origjinën e politikanëve të sotëm, të cilët kanë zënë vend në skenën politike gjatë luftës për Nagorno-Karabakh.8 Madje, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ish Presidentin e Sllovenisë Danilo Türk, Presidenti i Armenisë Serzh Sargsyan përmendi edhe Kosovën dhe Karabakh duket theksuar se e drejta e vetëvendosjes pashmangshëm merr karakter sui generis për çdo rast individualisht:

Jam plotësisht i sigurt se çdo rast i vetëvendosjes nuk mund të zgjidhet sipas formulës se “një zgjidhje vlen për të gjitha rastet”. Megjithatë interpretimi i kësaj të drejte duhet të burojë nga parime të njëjta. Precedenti i shkaktuar në rastin e Kosovës është i rëndësishëm për ne nga këndvështrimi i përgjigjes që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë pyetjes: nëse deklarata për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës ka shkelur të drejtën ndërkombëtare? Përgjigja ka qenë “jo” nuk e ka shkelur atë. Tani çfarë ndodh në rastin e Karabakh.... Në rastin e parë që kishin ata e ushtruan të drejtën e vetëvendosjes, respektivisht shpallën pavarësinë në mënyrë të njëanshme përmes referendumit. Siç e dini kjo ndodhi gjatë kohës kur Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej. Kjo nënkupton që qytetarët e Nagorni Karabakh vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Azerbajxhani u kundërpërgjigj me luftë brutale dhe me pasoja të mëdha në Karabakh, duke shkelur të gjitha ligjet e luftës. Por natyrisht Nagorno Karabakh, me ndihmën e Armenisë dhe qytetarëve të saj arriti të organizoj vetëmbrojtjen. Këtu qëndron dallimi: njerëzit në Nagorno Karabakh ishin në gjendje të mbrohen pa ndihmën e NATOs, mbijetuan dhe tani e thonë me zë të lartë, po ne kemi shpallur pavarësinë, nuk kemi shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe sot presim me padurim që komuniteti ndërkombëtar të njoh të drejtën tonë për tu shkëputur nga Azerbajxhani. Por natyrisht fakti që secili rast është ndryshe, është i pa sfidueshëm.9

3. Azerbajxhani

Sa i përket Azerbajxhanit, shpallja e pavarësisë së Kosovës perceptohet si e afërt me çështjen separatiste brenda territorit të tij, prandaj supozohet se teorikisht Kosova dërgon një sinjal të rrezikshëm në raport me zgjidhjen e konfliktit me Armeninë rreth Nagorno – Karabakh. Megjithatë, Kosova dhe Karabakh gradualisht kanë filluar të shihen si dy raste të ndryshme,

8Minasyan, S., 2012. ‘Karabakhskiy Konflikt: Vnutripoliticheskoe Izmerenie’. Politcom.ru, 26

Shtator 2012. Qasur me: 15 Shtator 2013, <http://bit.ly/14WP728>. 9Komunikatë për media, Presidentët Serzh Sargsyan dhe Danilo Turk. Konferencë e

përbashkët në kuadër të kornizës së vizitës zyrtare të Presidentit të Sllovenisë në Armeni. 11 Tetor 2010. Qasur me19 Shtator 2013, <http://bit.ly/1dOGLQV>.

7

Edhe pse Kosova ka qenë krahinë autonome në Jugosllavi që nga viti 1946, kushtetutat e vitit 1963 dhe 1974 e kanë avancuar dukshëm statusin e saj në kuadër të federatës. Institucionet vendore në Kosovë kishin pothuajse kompetencat e njëjta me gjashtë republikat federative. Ngjashëm, neni 72 i Kushtetutës së Bashkimit Sovjetik përcaktonte se secila Republikës ka të drejtë të shkëputet nga BRSS pa kufizime, ndërkohë që asnjë dispozitë nuk rregullon çështjen e krahinave autonome.10 Andaj, e drejta e vetëvendosjes nuk është aplikuar në rastin e Nagorno-Karabakh, dhe ky rajon i banuar kryesisht nga Armenët nuk ka gëzuar të drejtën e njëjtë si 15 entitetet tjera federative. Në fakt lë të nënkuptohet se e drejta për vetëvendosje nuk duhet të thyej ligjet e shtetit paraprak, përveç në rastet e gjenocidit apo aparteidit. Andaj shkëputja e Kosovës nuk ka shkelur dispozitat e Kushtetutës së Jugosllavisë, gjë që e kanë bërë njësitë tjera federative. Megjithatë, Kushtetuta e BRSSS i ka pamundësuar Nagorno-Karabakh që të ushtroj të drejtën e vetëvendosjes dhe shpalljen e pavarësisë. Edhe pse Karabakh dhe Kosova paraqesin raste të ndryshme, Azerbajxhani dhe Kosova aplikojnë qasjen e njëjtë në raport me të drejtën për shkëputje sipas se cilës: mosnjohja e shteteve të reja të krijuara rishtazi është fakt i pa sfidueshëm.

4. Gjeorgjia

Mosnjohja e Kosovës nga ana e Gjeorgjisë shpjegohet lehtë me faktin se shteti përballet me dy lëvizje separatiste, në Osetinë Jugore dhe Abkhazinë. Në Maj të vitit 2008, Presidenti Mikheil Saakashvili deklaroi se Gjeorgjia nuk do të njoh shtetin e pavarur të Kosovës:

Unë po e them haptazi se ne asnjëherë nuk kemi planifikuar të njohim shtetin e Kosovës, dhe nuk do ta bëjmë këtë as në të ardhmen. Mënyra se si është zgjidhur kjo çështje nuk është më e mira e mundshme. Serbëve është dashur tu lihet më shumë kohë për negociata. Zgjidhja për Kosovën ka qenë e ngutshme.11

Të dy këto raste mund të shihen jo vetëm të ndërlidhura por në masë të madhe edhe të ndërvarura. Siç shpjegon Ronald Asmus në librin “Lufta e vogël që shokoi botën”, rasti i Kosovës, apo për të qenë më të saktë, fakti që Shtetet e Bashkuara bashkë me aleatët Evropianë mbështetën shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka pasur efekt të fuqishëm në situatën në Gjeorgji. Ndër të tjera ai thekson se “Përveç sigurimit të Gjeorgjisë se Kosova nuk do të paraqes precedent për konfliktet e ngrira në pjesët tjera të botës, nuk ka pasur ndonjë përpjekje për të trajtuar këto dy çështje në mënyrë të integruar si tërësi. Perëndimi thjeshtë ka nënvlerësuar zemërimin e thellë dhe të gjatë të Rusisë për

10Kushtetuta (Ligji Bazik) i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike 1977. Qasur me 19

Shtator 2013, <http://bit.ly/oiOfmj>. 11B92.net. Gjeorgjia nuk do ta njeh Kosovën. 9 Maj 2008. Qasur me 28 Gusht 2013,

<http://bit.ly/X7T2sj>.

8

rastin e Kosovës dhe vullnetin e saj për t’ju kundërvënë politikave të Perëndimit dhe për kërkuar shpagim”.12 Asmus pandeh se duke njohur shtetin e pavarur të Kosovës, Perëndimi nuk është treguar i matur sa duhet në menaxhimin e kërcënimeve të hapura të Rusisë për të kërkuar shpagim:

Problemi nuk ka qenë pse Perëndimi nuk ka zhvilluar ndonjë plan B, për menaxhimin e pasojave të politikës së ndjekur në raport me Gjeorgjinë, si në terren ashtu edhe në planin diplomatik me Rusinë. Ky hap ndikoi në rritjen e tensioneve dhe jo stabilitetit në Abkhazi dhe Oseti Jugore, në kohën kur tensionit edhe ashtu ishin të larta. Në aspektin diplomatik, argumenti i Perëndimit se Kosova paraqet rast unik ishte shpatë me dy teha të cilën Moska e shfrytëzonte për të ndjekur interesat e saj. Mesazhi që dërgonte Moska ishte i qartë: të qenit rast unik në Ballkan mund të shkaktoj raste unike në vendet tjera. Nëse Perëndimi ka mundur të veproj në Ballkan pa pëlqimin e Moskës, Kremlini do të tregoj se mund të veproj ngjashëm në Kaukazin Jugor. Gjithë kjo situatë e rriti cenueshmërinë e Gjeorgjisë, ngase Moska kishte një pretekst për t’ju kundërvënë Tbilisit dhe nxitjes së veprimeve politike dhe ushtarake që eskaluan me luftën e 7 Gushtit, 2008..13

Siç konkludon Asmus “këto dy raste u ndërlidhën për shkak të së drejtës ndërkombëtare, ndryshimit të prioriteteve diplomatike të Perëndimit dhe dinamikën e rigjallërimit të Rusisë dhe tendencave të saj për të sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Evropën”.14 Në shikim të parë të dy rastet duken të ngjashme, ngase kemi të bëjmë me synimin për të fituar pavarësinë nga shteti pjesë e të cilit janë. Me fjalë të tjera, këto dy raste shkaktuan ndeshjen në mes të së drejtës për vetëvendosje dhe integritetit territorial. Në këtë drejtim, Asmus thekson disa implikime të cilat duhet shqyrtuar me kujdes. Para së gjithash duhet të merren parasysh të dhënat demografike. Në rastin e Kosovës, shqiptarët përbënin rreth 90% të popullsisë, ndërsa në rastin e Abkhazisë, Abkhazët ishin pakicë dhe ishte popullsia gjeorgjiane shumicë që kishte pësuar nga spastrimi etnik. Për më tepër edhe vetë esenca e konfliktit është e ndryshme, vlerëson Asmus. Ai argumenton se Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk kanë gëzuar shkallë të gjerë të autonomisë, as pas periudhës së komunizmit e as në kuadër të ish Jugosllavisë. Në anën tjetër, Abkhazët si grup etnik kanë pasur status të avancuar në kuadër të regjimit sovjetik.15 Së dyti, lidershipi Kosovar dhe Abkhaz kanë treguar perceptim diametralisht të kundërt ndaj vetëqeverisjes. Përderisa të parët, nën presionin ndërkombëtar, kanë arritur të krijojnë një kornizë të gjerë për

12 Asmus, R., 2010. A Little War that Shook the World. New York: Palgrave Macmillan, fq. 88. 13Ibid. 14Ibid, p. 90. 15Ibid, p. 97.

9

garantimin dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve për Serbët, të dytët nuk kanë treguar gatishmëri për të zgjedhur një qasje më jo diskriminuese ndaj rajoneve të banuara nga Gjeorgjianët, ngase kjo do të mund të rrezikonte legjitimitetin pushtetit të tyre. Së treti, baza morale për të dy rastet është e ndryshme. Autoritetet Serbe kryen shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe zbatuan një fushatë të egër të spastrimit etnik e cila la pas mijëra të vdekur dhe shkaktoi zhvendosjen e më shumë se 1 milion njerëzve. Kjo situatë nxiti intervenimin e NATO’s me qëllim që të ndalen masakrat. Në anën tjetër, Gjeorgjia nuk ka kryer krime të ngjashme ndaj Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, por përkundrazi Gjeorgjianët ishin viktimë e spastrimit etnik nga ana e Abkhazëve të mbështetur nga Rusia.16 Përfundimisht, dallimi kryesor në mes të këtyre dy rasteve është në qëndrimin dhe përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar. Në rastin e Kosovës kemi intervenimin e NATOs dhe administrimin e përkohshëm nga Kombet e Bashkuara. OSBE në anën tjetër u angazhua në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e demokracisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Bashkimi Evropian vazhdimisht ka ofruar mbështetje financiare për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Ballkanit. Procesi për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës është autorizuar nga Kombet e Bashkuara, dhe si rezultat ka pasur mbështetje të plotë ndërkombëtare. Për dallim nga Kosova, Gjeorgjia, Abkhazia dhe Osetia Jugore kanë qenë të privuara nga ky nivel i mbështetjes. Asnjë nga institucionet ndërkombëtare të përmendura më lartë nuk kanë treguar interesim substancial për këtë rajon, dhe as nuk ka bërë përpjekje për të parandaluar konfliktin.17

5. Kazakistani

Qëndrimi zyrtar i Kazakistanit ndaj njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës ishte shprehur qartë nga Kryeministri i këtij vendi Karim Masimov në vitin 2008. “Ne kemi një qëndrim zyrtar: Kazakistani nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk do të njoh as Abkhazinë dhe Osetinë Jugore. Ne konsiderojmë se kufijtë e shteteve tashmë janë të definuar, andaj Kazakistani nuk do të njeh asnjë shtet të ri.”18 Në përgjithësi, Kazakistani ka pasur qëndrim të njëjtë sa i përket të drejtës për shkëputje. Sa i përket çështjeve të politikës së jashtme Rusia dhe Kazakistani ndjekin kursin e njëjtë. Gjithashtu, duhet të merren parasysh edhe politikat që ndjek Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev. Në çdo reagim të Kazakistanit ndaj konflikteve në vende të ndryshme të botës, vazhdimisht është theksuar qëndrimi kundër separatizmit.

16Gjeorgjia/Abkhazia: Shkeljet e ligjeve të luftës dhe roli i Rusisë në konflikt. (Raport i Human Rights Ëatch. Mars 1995. Vol7, nr7) 17Asmus R., 2010. A Little War that Shook the World. New York: Palgrave Macmillan, p.99. 18 Polit.ru. Rukovodstvo Kazakstana ne budet priznavat’ nezavisimost’ Abkhazii i Juzhnoi Ossetii, 12

December 2008, viewed 28 August 2013,http://polit.ru/news/2008/12/12/independence/

10

Qëndrimi i Kazakistanit kundër lëvizjeve separatiste shpjegohet me problemet që ka pasur në vitet 90-të, kur pjesa veriore e vendit tentoi të shkëputet dhe ti bashkëngjitet Rusisë. Edhe pse kjo çështje nuk është relevante tani, Qeveria e Kazakistanit vazhdon të mbaj qëndrim të prerë kundër lëvizjeve separatiste. Në shkurt të vitit 2008, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit Yerzhan Akshibayev theksoi:

Pozicioni i Republikës së Kazakistanit për situatën në Kosovë është i bazuar në parimin themelor të Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, si dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore në bazë të parimeve që përmbajnë dokumentet për zgjidhjen e krizave, veçanërisht rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.19

6. Ukraina

Kur Kosova shpalli pavarësinë, Ukraina tentoi të mbaj qëndrim neutral ndaj kësaj çështje.20 Ky qëndrim u shoqërua me një masë të konsiderueshme të dyshimit që u demonstrua ne deklaratën e dhënë pas një takimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.21Në deklaratën e saj ndër të tjera theksoi se “është më rëndësi të dihet nëse rasti i Kosovës paraqet normë dhe praktikë të re, apo duhet konsideruar si rast unik në mënyrën se si trajtohet nga shtetet e botës”.22 Njëkohësisht, gjatë takimit të 16-të të Këshillit të Ministrave të OSBE, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Volodymyr Ogryzko u shpreh më drejtpërdrejt, duke thënë se “mos përdorimi i forcës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe respektimi i kufijve të njohur ndërkombëtarisht janë disa nga parimet kryesore mbi bazën e të cilave është ndërtuar politika e jashtme e Ukrainës. Prandaj, Ukraina asnjëherë nuk do të pranoj kompromiset që kanë të bëjnë me integritetin territorial

19Izvestia-Kazakhstan. Kazakhstan ne priznaet nezavisimosti Kosovo, 19 February 2008, viewed

28 August 2013, <http://bit.ly/15wrnVD>. 20 Unian. Ukraine’s stance on Kosovo dictated by its desire to keep neutral status, 22 October 2008,

viewed 22September 2013, <http://bit.ly/17lKRv2>. 21Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga 318 deputetë që përfaqësojnë

47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, me qëllim që të promovojnë vlerat e përbashkëta të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit si ‘trashëgimi e përbashkët” e qytetarëve të Evropës. 22 Office of Mass Media Relations of the Cabinet of Ministers of Ukraine Secretariat. Yulia Tymoshenko: Ukraine will determine its stance concerning Kosovo independence after respective evaluation of international institutions, 16 April 2008, viewed 22September 2013, <http://bit.ly/Z39Htq>.

11

të Gjeorgjisë”23 Kjo në fakt tregon se për Ukrainën nuk është i pranueshëm asnjë kompromis që prek integritetin territorial të shteteve ekzistuese. Megjithatë, qëndrimi i Ukrainës nuk ndryshoi as pas opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të Drejtën Ndërkombëtare. Siç deklaroi Oleksandr Dikusarov, sekretar për media pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës me 27 Korrik të vitit 2010 “Qëndrimi i Ukrainës për të mos njohur shtetin e pavarur të Kosovës mbetet i pandryshuar. Duke u bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare, Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj respektimit absolut të parimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht.”24 Kjo e bënë të qartë qëndrimin dhe qasjen e Ukrainës në raport me të gjitha rastet e krijimit të shteteve të reja, si Kosova, Osetia Jugore, Abkhazia dhe Nagorno Karabakh. Megjithatë, faktorët të cilët ndikojnë në mbajtjen e këtij qëndrimi janë të debatueshëm. Frika nga nxitja e lëvizjeve separatiste brenda vendit, siç do të mund të ishte rast me Krimenë apo Ukrainën Perëndimore, edhe pse deri më tani nuk ka indikacione për ekzistimin e lëvizjeve separatiste në këto rajone. Një shpjegim tjetër është edhe fakti që Ukraina vazhdon të ndikohet nga Rusia sa i përket mënyrës së trajtimit të lëvizjeve separatiste.

7. Moldavia

Moldavia nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës për shkak se frikësohet nga krijimi i precedentit për Republikën Moldave të Pridnestrovian (nga këtu e tutje Transnistria), shtet ky i krijuar para dy dekadave pas një konflikti në të cilin ishte përfshirë edhe ushtria Ruse. Deri më tani ky shtet gëzon njohje shumë të kufizuar ndërkombëtare. Ky rajon vazhdon të konsiderohet si një nga “konfliktet e ngrira” të periudhës post sovjetike.25 Meqenëse situata në këtë rajon ka ngjashmëri me situatën në Kosovë, është me rëndësi të analizohen shkaqet dhe implikimet e konfliktit. Edhe pse shkaqet fillestare të konfliktit tashmë nuk ekzistojnë, konfrontimi i para dy dekadave ka krijuar preferenca legjitime të akterëve të përfshirë, e që i kontribuojnë “ngrirjes” së status quos. Gjithashtu, influenca e akterëve të fuqishëm, të cilët edhe pse deklarohen se mbështesin përpjekje për gjetjen e një zgjidhje për problemin, në fakt kanë ndihmuar ruajtjen e gjendjes ekzistuese. Arsyet kryesore që kanë nxitur konfliktin datojnë nga vitet e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ku skena politike e Republikës Sovjetike Socialiste të

23 Ogryzko, V., 2008. Statement at the 16th Meeting of the OSCE Ministerial Council, 4

December, viewed 28 August 2013, <http://www.osce.org/mc/35365>. 24 KyivPost. Ukraine Not to Change Position on Kosovo in Wake of United Nations Court Judgment,

27 July 2010, viewed 15 February 2013, <http://bit.ly/Zw3AxW>. 25Shikoni për shembul: J. Peet’s ‘Frozen Conflicts’ në The Economist (2008).

12

Moldavisë kishte në agjendë dy çështje: esencën e lidhjeve në mes të Moldavisë dhe Rusisë, dhe statusin e gjuhëve Ruse dhe Rumune. Përderisa elitat politike që synonin ndarjen nga Bashkimi Sovjetik dhe krijimin e një shteti që dominohet nga gjuha Rumune gjetën mbështetje më të madhe në Chisinau26, burokracia sovjetike (veçanërisht ndërmarrësit industrialist) që synonin të mbanin gjallë Bashkimin Sovjetik, të mbështetur nga politikanë autoritativ nga Moska, krijuan forcën e tyre politike me bazë në Tiraspol.27 Në shtator të vitit 1990, ata shpallën Republikën Sovjetike Socialiste të Moldavisë Pridnestrovian (si pjesë e BRSS). Me dëshirën për të kthyer statusin e rusishtes si gjuhë zyrtare dhe pengimin e afrimit të Moldavisë me Rumaninë, liderët e Transnistrisë të sapo krijuar, me mbështetjen e ushtrisë sovjetike dhe me masa të dhunshme siguruan kontrollin mbi territorin në fjalë.28 Përgjatë dekadave komuniteti ndërkombëtar herë pas here është munduar të kontribuoj në gjetjen e një zgjidhje,29 por përkushtimi i tyre ishte më shumë i ndikuar nga interesat dhe preferencat specifike, dhe në mungesë të konfliktit të armatosur Perëndimi thjesht qëndroi indiferent në raport me zhvillimet në Moldavi. Vështirësitë në zbatimin e opsioneve të mundshme për zgjidhjen e konfliktit, dhe bllokada në kornizën e negociatave multilaterale të nisura nga OSBE në vitin 2002, kanë krijuar shumë paqartësi dhe dyshime mbi mundësinë për të gjetur një zgjidhje funksionale për konfliktin.30 Megjithatë, duhet theksuar se akterët e jashtëm e kanë të vështirë të gjejnë zgjidhje për problemin vetëm, por njëkohësisht duhet pranuar se palët e përfshira në konflikt nuk mund ta zgjidhin këtë çështje pa ndërmjetësim.31 Një zgjidhje e mundshme, ligjore dhe e pranueshme nga të gjithë mund të gjendet vetëm në kuadër të kornizës së krijuar gjatë dekadës së fundit nga OSBE dhe Këshilli i Evropës. Të gjitha palët e përfshira kanë treguar përkushtim dhe kanë marrë përgjegjësi për pjesëmarrjen e tyre në bisedimet në kuadër të kësaj kornize, prandaj konsiderohet se zgjidhja do të ishte e pranueshme. Andaj, përderisa ky konflikt të mbetet i “ngrirë”, Moldavia nuk do të ndryshoj qëndrimin e saj sa i përket njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.

26Kryeqyteti i Moldavisë. 27Qyteti i dy të me i madh në Moldavi dhe kryeqytet e qendër administrative e shtetit të Transnistrisë. 28Për aspekte historike referojuni edhe raportit: Transdniestrian conflict: origins and issues

botuar nga Qendra e OSBE për Parandalimin e Konflikteve. 29Directorate-General for External Policies of the Union. The Transnistrian Issue: Moving

Beyond the Status-quo, October 2012, f. 41. 30Shikoni ueb faqen e OSBE për Misionin në Moldavi: http://bit.ly/GQ1PuC. 31 Rreth asaj se çfarë i kontribuon status quosë shikoni: Moldova: Regional Tensions over

Transdniestria by the International Crisis Group (2004; fq. 17-22).

13

8. Bjellorusia

Deklaratat publike të politikanëve në Bjellorusi me vendosmëri kanë demonstruar qëndrimin zyrtar sa i përket çështjes së Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, i dërgoi një mesazh ish Presidentit Boris Tadic, ku ndër të tjera thuhej se “Bjellorusia shpreh solidaritetin me synimin e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”. Ky qëndrim ishte mbështetur edhe nga Parlamenti i Bjellorusisë, i cili përmes një deklarate dënoi vendimin e autoriteteve në Kosovë që të shpallin pavarësinë dhe kërkoi nga “parlamentet e vendeve të botës që të deklarojnë shpalljen e pavarësisë si të paligjshme”. Ndër të tjera në këtë deklaratë thuhej se “ngjarjet në Kosovë destabilizojnë situatën në Ballkan dhe kanë ndikim direkt në stabilitetin ndërkombëtar. Kosova paraqet precedent për rastet e ngjashme me të cilat ballafaqohen shumë shtete”.”32 Për më tepër, Ministri i Punëve të Jashtme i Bjellorusisë deklaroi se:

“Zgjidhja e statusit të Kosovës dhe Metohisë duhet të gjendet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, dhe bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 (miratuar në vitin 1999), i cili paraqet dokumentin bazë për zgjidhjen e Kosovës, duke ruajtur kështu sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, dhe bazuar në dispozitat kryesore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktit Final të Helsinkit, dhe me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si akteri kryesor përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë”.33

Me 3 Dhjetor të vitit 2009, më një nga seancat dëgjimore publike të organizuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë rreth përputhshmërisë së deklaratës për shpalljen e pavarësisë me të drejtën ndërkombëtare, delegacioni i Bjellorusisë pohoi se: “Nëse analizohet deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jashtë kontekstit tradicional të dekolonizimit dhe vetëvendosjes së jashtme, vijmë në përfundim se nuk ka argumente bindëse në favor të shkëputjes së Kosovës nga Republika e Serbisë34 , duke nënkuptuar se:

“E drejta e vetëvendosjes në asnjë rast nuk duhet të shihet si sinonim me pavarësinë. Për të ushtruar këtë të drejtë, të cilën Konventa për të Drejtat Civile dhe Politike e definon si “zgjedhja e lirë e statusit politik

32BelTA. Belarus’ Parliament issues statement in connection with Kosovo self-declaration of

independence. 21 Shkurt 2008. Qasur me 28 Gusht 2013, <http://bit.ly/13Z9Ya0>. 33 Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Bjellorusisë. Deklaratë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Bjellorusisë në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë. Qasur me 28 Gusht, 2013. <http://bit.ly/10ocTCs>. 34 GJND Rasti i Kosovws: Transkriptet e seancave dëgjimore publike. CR 2009/27, 3 Dhjetor

2009, fq. 30-31. Qasur me 22 Shtator, <http://bit.ly/1dAVPRb>.

14

dhe e drejta për të ndjekur zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor”35, nuk është e domosdoshme shkëputja. Rregullimet adekuate brenda Kushtetutës së një shteti mund të garantojnë të drejtat e minoriteteve etnike, duke përfshirë të drejtën për zhvillim. Parimet e të drejtës ndërkombëtare të interpretuara në mirëbesim dhe në mënyrë sistematike na mundësojnë të nxjerrim konkluzion se vetëvendosja e jashtme është ngjarje e jashtëzakonshme, që mund të ushtrohet vetëm në kushte ekstreme. Historikisht, vetëm represioni kolonial pranohet si situatë me kushte ekstreme që krijon hapësirën për të drejtën e ushtrimit të vetëvendosjes së jashtme. Republika e Bjellorusisë konsideron se në rastin e Kosovës nuk kemi të bëjmë me një situatë të tillë.”36

Është e qartë që Bjellorusia nuk ka probleme të brendshme me lëvizjet separatiste. Andaj, qëndrimi kundërshtues ndaj njohjes së shtetit të Kosovës është thjesht pasqyrim i realitetit politik, dhe para së gjithash ndikimit të fuqishëm të Rusisë si shteti dominant në rajon. Gjithashtu, qëndrimi kundërshtues i Kinës për pavarësinë e Kosovës duhet marrë parasysh, ngase duke qenë në një pozicion shumë të izoluar, Bjellorusia mundohet të mos i zhgënjej ata pak aleatë që i kanë mbetur. Për më tepër, siç theksoi ambasadori i Bjellorusisë në Serbi për një të përditshme serbe “në pesë vitet e fundit tregtia në mes të Serbisë dhe Bjellorusisë është trefishuar dhe vitin e kaluar ka arritur rekordin prej 145 milion dollarëve”. Kjo tregon lidhjet e forta ekonomike në mes të Beogradit dhe Minskit.37 Andaj përderisa Bjellorusia mbetet një akter i dobët dhe i nënshtruar politikisht, duke mos qenë në gjendje të krijoj qëndrime të saj në raport çështjet globale, nuk pritet që të ndryshoj qëndrimin rreth njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.

9. Uzbekistani

Në përgjithësi, Uzbekistani ka qëndruar indiferent si ndaj çështjes së Kosovës ashtu edhe të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. Edhe pse nuk ekziston gatishmëria të thuhet publikisht, Uzbekistani është treguar i kujdesshëm në këto çështje për shkak të Republikës Autonome të Karakalpakstanit, popullsia e të cilit edhe pse jeton në një regjim të ashpër totalitar, beson në të drejtën për vetëvendosje, e që nënkupton shkëputjen ose bashkimin me Kazakistanin. Përpjekjet separatiste janë ende aktive në atë zonë, prandaj është i kuptueshëm qëndrimi i Tashkentit38 ndaj lëvizjeve separatiste.39

35Neni 1 (1) i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. 1966. Qasur me 22

Shtator 2013. <http://bit.ly/110fsO0>. 36GJND Rasti i Kosovës: Transkriptet e seancave dëgjimore publike. CR 2009/27, 3 Dhjetor

2009, fq. 32. Qasur me 22 Shtator, <http://bit.ly/1dAVPRb>. 37Kryeqyteti i Bjellorusisw. 38Tashkent është kryeqyteti i Uzbekistanit. 39Goble, P., 2010. ‘Karakalpak Separatism Again on the Rise, Analyst Says’. Georgian Daily,

viewed 7 October 2013, <http://bit.ly/15gNMXo>.

15

Për më tepër, Uzbekistani ashtu si Gjeorgjia është vend shumë heterogjen për nga popullsia. Përveç popullsisë në Karakalpakstan, në Uzbekistan jeton edhe një numër i konsiderueshëm i Taxhikëve (më shumë se një milion), të cilët janë të koncentruar në Samarkand dhe Bukhara, e që gjithashtu synojnë të shkëputen dhe ti bashkëngjiten Taxhikistanit.40 Prandaj, njohja e shteteve të reja nga ana e Uzbekistanit konsiderohet si çështje shumë e ndjeshme, ndërkohë që mos gatishmërisë për të njohur shtetet e reja i kontribuon edhe përpjekja e Tashkent për të ruajtur balancin në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe Moskën.

10. Kirgistani

Republika e Kirgistanit ka shprehur qëndrimin e saj zyrtar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Problemet e brendshme me lëvizjet separatiste konsiderohet të jenë arsyeja e mosnjohjes, megjithëse është vështirë të vlerësohet nëse separatizmi në Kirgistan është inskenim politik apo realitet, veçanërisht pas konfliktit etnik në mes të Kirgizëve dhe Uzbekëve në pjesën e jugore të vendit, në qytetet Osh dhe Jalal-Abad.41 Është e vështirë të përcaktohen origjina e këtij konflikti, por në vazhdimësi Kirgistani është përballur me probleme të shumta në menaxhimin e marrëdhënieve në mes të grupeve etnike në këtë rajon.42 Autoritetet qendrore në Bishkek43 i kanë pasqyruar tensionet si përpjekje për të nxitur separatizmin, ngase kjo u ka ndihmuar të justifikojnë krizën. Problemi qëndron edhe në faktin se pakicat nuk janë të përfaqësuara si duhet, kur dihet se pakica Uzbeke asnjëherë nuk ka qenë e përfaqësuar sa duhet në institucionet qeverisëse.44

11. Praktika e njohjes nga shtetet Baltike

Kur Kosova shpalli pavarësinë në Shkurt të vitit 2008 të tri vendet baltike reaguan pozitivisht ndaj vullnetit të qytetarëve të Kosovës për të krijuar shtetin e tyre sovran. Qëndrimi i shteteve baltike në raport me Kosovën shpjegohet me të kaluarën e përbashkët represive nën regjimin autoritar të BRSS. Nga fundi i viteve 80-të këto shtete intensifikuan përpjekjet e tyre për të shkëputur nga BRSS. Pas konferencës së ministrave të punëve të jashtme të BE-së me 18 Shkurt në Bruksel, deklaratat zyrtare të shteteve baltike në mbështetje të shtetit të ri

40Liu, M., 1997. ‘The Perils of Nationalism in Independent Uzbekistan’. The Journal of the International Institute, vol. 4, no. 2, viewed 7 October2013, <http://bit.ly/19uX27K>. 41Schwirtz, M., 2010. ‘New Violence in Kyrgyzstan Leads to Troop Deployment’.The New

York Times, viewed 7 October 2013, <http://nyti.ms/GI1Sri>. 42International Crisis Group report. Kyrgyzstan: Widening Ethnic Divisions in the South, 29

March 2012, viewed 7 October 2013, <http://bit.ly/H3Ibn7>. 43Kryeqytet i Kirgistanit. 44Report of the Independent International Commission of Inquiry Into the Events in Southern

Kyrgyzstan in June 2010, par. 2 of the Executive Summary.

16

të Kosovës ishin të menjëhershme. Edhe shumë shtete të tjera shprehën qartësuan qëndrimin e tyre ndaj shpalljes së pavarësisë nga Kosova me 17 Shkurt, 2008. “Si shtet anëtar i BE-së dhe NATOs, Lituania vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit”, theksoi Presidenti i atëhershëm i Lituanisë Valdas Adamkus. “Besoj se siguria në Evropë është a pamundshme pa një Kosovë stabile... Është shumë me rëndësi për BE-në që të gjej hapësirë për bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë, dhe të konfirmoj se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë Evropiane” shtoi President Adamkus. 45 Ashtu siç edhe pritej, shpallja e pavarësisë së Kosovës krijoi ndasi dhe reagime të ndryshme tek qytetarët e shteteve baltike. Për shembull, shumë qytetarë me origjinë ruse, e që përbëjnë një përqindje relativisht të madhe të popullsisë, nuk u pajtuan me njohjen e shtetit të Kosovës.46 Duke marrë parasysh që edhe në qarqet politike evropiane kishte ndarje sa i përket qëndrimit ndaj pavarësisë së Kosovës, siç është mosnjohja nga Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania, shtetet Baltike vazhdimisht theksuan rëndësinë e koherencës në qëndrimin e BE-së ndaj kësaj çështje të ndjeshme. Sa i përket qëndrimit të shteteve të tjera baltike, përmes një deklarate zyrtare të lëshuar me 17 Shkurt 2008, Ministri i Punëve të Jashtme të Latvisë theksoi se “Latvia kërkon që BE-ja të ketë qëndrim të përbashkët ndaj çështjes së Kosovës. Latvia konsideron se zgjidhja e statusit të Kosovës është me rëndësi kritike për stabilitetin politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimit të shteteve që bëjnë pjesë në të”. 47 Ashtu si shumica e shteteve të Evropës, edhe shtetet Baltike vënë theks të veçantë në karakterin sui generis të situatës dhe se rasti i Kosovës nuk duhet të krijoj precedent për pjesë tjera të botës. “Ajo çfarë e bënë unike situatën është fakti se autoritetet Serbe nuk kanë ushtruar funksion administrativ në Kosovë për një kohë të gjatë dhe se vendi është administruar nga komuniteti ndërkombëtar” deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Latvisë Maris Riekstins.48

12. Konkluzionet

Edhe pse çështja e shkëputjes së territoreve të caktuara dhe krijimit të shteteve të reja si tërësi është një temë shumë e debatueshme, për sqarimin

45Shërbimi i mediave i Presidentit të Republikës së Lituanisë. Presidenti Adamkus mirëpret

shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 18 Shkurt 2008. Qasur me 15 Shtator 2013, <http://bit.ly/15ugR1P>. 46Estonian Public Broadcasting. Paet: Estonia gotova priznat’ nezavisimost’ Kosovo, 17 February

2008, vieëed 22September2013, <http://bit.ly/1aËCJnv>. 47Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Latvisë. Deklaratë e Ministrit të Punëve të

jashtme për situatën në Kosovë. 17 Shkurt 2008. Qasur me 15 Shtator 2013, <http://bit.ly/10rEaTc>. 48Archdeacon, S. T., 2008. ‘Baltics Support Kosovo Independence’. TheBaltic Times, 20

February 2008, vieëed 15 September 2013, <http://bit.ly/1eQP0MP>.

17

e së cilës nuk mjaftojnë as dhjetëra punime akademike, duhet theksuar se baza teorike ka vlerë të limituar dhe të pjesshme. E drejta për tu shkëputur nuk duhet të kufizohet me Kushtetutë. Shpesh Kushtetuta përdoret si mjet për manipulim politik, retorikë dhe demagogji, andaj efikasiteti i saj mund të dëmtohet rëndë në një shoqëri demokratike jostabile. Për më tepër, asnjë rast i shkëputjes në të kaluarën nuk ka qenë i shoqëruar me një debat ligjor të drejtë, dhe se është nxitur gjithnjë nga përplasjet e politizuara të ndjenjave nacionaliste. Nga kjo analizë mund të konkludojmë se shtetet vazhdojnë të jenë stabile në qëndrimet e tyre në raport me shkëputjen, të drejtën e vetëvendosjes, integritetin territorial dhe njohjen e shteteve të reja. Në këtë drejtim shumica e shteteve që kanë lindur pas shpërbërjes së BRSS nuk pritet të njohin shtetin e ri të Kosovës në të ardhmen e afërt, apo ndonjë entitet tjetër që shkëputet nga shtetet ekzistuese. Ekzistojnë dy arsye kryesore që shpjegojnë qëndrimin kundërshtues të këtyre shteteve ndaj të drejtës për shkëputje. E para ka të bëjë me lidhjet rajonale. Edhe pse shumica e republikave sovjetike fituan pavarësinë pas shpërbërjes së BRSS, ato kanë dështuar (me përjashtim të shteteve Baltike) që të kalojnë tranzicionin demokratik dhe të sigurojnë autonominë politike dhe ekonomike, dhe si pasojë vazhdojnë të mbesin të varura nga akterët e fuqishëm rajonal si Rusia. Kjo e fundit ka gjithashtu probleme të brendshme me lëvizjet separatiste, siç është rasti me Çeçeninë për shembull, prandaj edhe mban qëndrim kundërshtues ndaj lëvizjeve separatiste. Qëndrimi i Rusisë në raport me Abkhazinë dhe Osetinë Jugore ka qenë befasues, por kjo është parë më shumë si hap politik për të demonstruar se Rusia është një akter “i pavarur dhe autonom”. Duke marrë parasysh rrethanat aktuale, dhe presionin e vazhdueshëm nga Rusia si shtet dominant në atë pjesë të botës, shtetet e krijuara pas shpërbërjes së BRSS vështirë se mund të vendosin për një çështje aq të rëndësishme sa njohja e shteteve të krijuara nga lëvizjet separatiste, madje edhe nëse ndonjë nga këto shtete do të mund të konsideronte njohjen e Kosovës. Arsyeja e dytë për qëndrimin kundërshtues ndaj lëvizjeve separatiste qëndron në faktin se kostoja e njohjes së një shteti të ri për shumicën e këtyre shteteve do të ishte e lartë, kur kemi parasysh problemet e brendshme territoriale dhe lëvizjet separatiste. Kjo çështje është evidente veçanërisht në shtetet e Kaukazit. Madje, por njëkohësisht edhe arsyeja pse shtetet e reja nuk njihen as nga shtetet evropiane si Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia apo Rumania, ngase të gjitha këto vende kanë probleme të brendshme me lëvizjet separatiste. Mund të ketë edhe arsye të tjera të mos njohjes së shteteve të reja. Shumë shtete kanë marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me shtetin, nga territori i të cilit krijohet shteti ri, andaj nuk kanë asnjë motivim për të mbështetur këto shtete, ngase kjo do të dëmtonte marrëdhëniet me shtetin amë. Duke marrë parasysh nivelin e ndërvarësisë dhe regjionalizimit të

18

thellë në botën bashkëkohore, shtetet synojnë të shmangin rrezikimin e rrjeteve aktuale.

13. Bibliografia

1. Archdeacon, S. T., 2008. ‘Baltics Support Kosovo Independence’. The

Baltic Times, 20 February 2008, viewed 15 September 2013, <http://bit.ly/1eQP0MP>.

2. Asmus, R., 2010. A Little War that Shook the World. Neë York:

Palgrave Macmillan.

3. B92.net. Georgia will not recognize Kosovo, 9 May 2008, viewed 28 August 2013, <http://bit.ly/X7T2sj>.

4. BelTA. Belarus Supports Serbians’ pursuit of territorial integrity, 28 February 2008, vieëed 28 August 2013, <http://bit.ly/1fiUjSu>.

5. BelTA. Belarus’ Parliament issues statement in connection with Kosovo

self-declaration of independence, 21 February 2008, viewed 28 August 2013, <http://bit.ly/13Z9Ya0>.

6. Constitution (Fundamental Law) of the Union of Soviet Socialist

Republics 1977, viewed 19 September 2013, <http://bit.ly/oiOfmj>.

7. Deriglazova, L., and Minasyan, S., 2011. ‘Nagorny Karabakh: Paradoksy sily i slabosti v assymetrichnom konflikte’. Analiticheskie doklady Instituta Kavkaza, vol. 3, p. 79.

8. Directorate-General for External Policies of the Union. The Transnistrian Issue: Moving Beyond the Status-quo, October 2012, vieëed 11 October 2013, <http://bit.ly/163Arit>.

9. Estonian Public Broadcasting. Paet: Estonia gotova priznat’

nezavisimost’ Kosovo, 17 February 2008, viewed 22 September2013, <http://bit.ly/1aËCJnv>.

10. Goble, P., 2010. ‘Karakalpak Separatism Again on the Rise, Analyst Says’. Georgian Daily, viewed 7 October 2013, <http://bit.ly/15gNMXo>.

11. Human Rights Watch project. Georgia/Abkhazia: Violations of the Laës of War and Russia’s Role in the Conflict, March 1995, vol. 7, no. 7, viewed 6 October 2013, <http://bit.ly/GFR11u>.

19

12. ICJ Kosovo case: Public hearing transcripts, CR 2009/27, 3 December 2009, viewed 22 September 2013, <http://bit.ly/1dAVPRb>.

13. International Crisis Group report. Kyrgyzstan: Widening Ethnic Divisions in the South, 29 March 2012, viewed 7 October 2013, <http://bit.ly/H3Ibn7>.

14. International Crisis Group report.Moldova: Regional Tensions over Transdniestria,17 June 2004, pp. 17-22, vieëed 10 October 2013, <http://bit.ly/GQUv0C>.

15. Izvestia-Kazakhstan. Kazakhstan ne priznaet nezavisimosti Kosovo, 19

February 2008, vieëed 28 August 2013, <http://bit.ly/15ërnVD>.

16. KyivPost. Ukraine Not to Change Position on Kosovo in Wake of United Nations Court Judgment, 27 July 2010, viewed 15 February 2013, <http://bit.ly/Zw3AxW>.

17. Liu, M., 1997. ‘The Perils of Nationalism in Independent Uzbekistan’. The Journal of the International Institute, vol. 4, no. 2, viewed 7 October2013, <http://bit.ly/19uX27K>.

18. Minasyan, S., 2012. ‘Karabakhskiy Konflikt: Vnutripoliticheskoe

Izmerenie’. Politcom.ru, 26 September 2012, viewed 15 September 2013, <http://bit.ly/14WP728>.

19. Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Belarus. Statement by

the Foreign Ministry of the Republic of Belarus relating to the unilateral proclamation of independence by the Kosovo temporary authorities of self-government, viewed 28 August 2013, <http://bit.ly/10ocTCs>.

20. Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Latvia. Foreign

Ministry announcement on situation in Kosovo, 17 February 2008, viewed 15 September 2013, <http://bit.ly/10rEaTc>.

21. Naviny.by. Belarus will never recognize Kosovo’s independence, says

ambassador to Serbia, viewed 15 September 2013, <http://bit.ly/192A6hN>.

22. Ogryzko, V. 2008. Statement at the 16th Meeting of the OSCE

Ministerial Council, 4 December, viewed 28 August 2013, <http://www.osce.org/mc/35365>.

23. Office of Mass Media Relations of the Cabinet of Ministers of

Ukraine Secretariat. Yulia Tymoshenko: Ukraine will determine its stance concerning Kosovo independence after respective evaluation of international institutions, 16 April 2008, viewed 22 September 2013, <http://bit.ly/Z39Htq>.

20

24. OSCE Conflict Prevention Centre. Transdniestrian conflict: origins and

issues, viewed 10 October 2013, <http://bit.ly/NymiVH>.

25. Peet, J., 2008. ‘Frozen Conflicts’. The Economist, viewed 6 October 2013, <http://econ.st/rpzBJz>.

26. Polit.ru. Rukovodstvo Kazakstana ne budet priznavat’ nezavisimost’

Abkhazii i Juzhnoi Ossetii, 12 December 2008, viewed 28 August 2013, <http://bit.ly/1aPrRtU>.

27. Press Release, Presidents Serzh Sargsyan And Danilo Turk Held Joint Press Conference in the Frameëork of the Official Visit of the President of Slovenia to Armenia, 11 October 2010, viewed 19 September 2013, <http://bit.ly/1dOGLQV>.

28. Press Service of the President of the Republic of Lithuania. President

Adamkus welcomes Kosovo Independence, 18 February 2008, viewed 15 September 2013, <http://bit.ly/15ugR1P>.

29. Radio Azatutyun. Armenia Rules Out Abkhazia, South Ossetia

Recognition, 4 September 2008, viewed 28 August 2013, <http://bit.ly/19MEkf3>.

30. Report of the Independent International Commission of Inquiry Into the Events in Southern Kyrgyzstan in June 2010, par. 2 of the Executive Summary, viewed 7 October 2013, <http://bit.ly/15RbNGZ>.

31. Schwirtz, M., 2010. ‘New Violence in Kyrgyzstan Leads to Troop Deployment’. The New York Times, viewed 7 October 2013, <http://nyti.ms/GI1Sri>.

32. Unian. Ukraine’s stance on Kosovo dictated by its desire to keep neutral

status, 22 October 2008, viewed 22 September 2013, <http://bit.ly/17lKRv2>.

21

GAP Institute is a local think-tank founded in October 2007 in Kosovo. GAP’s main purpose is to attract professionals by creating a professional research and development environment commonly found in similar institutions in Ëestern countries. This ëill include providing Kosovars ëith an opportunity to research, develop, and implement projects that ëould strengthen Kosovo society. A priority of the Institute is to mobilize professionals to address the country’s pressing economic, political and social challenges. GAP’s main objectives are to bridge the gap betëeen government and people, and to bridge the gap betëeen problems and solutions.