prezantimi higjiena personale 2015 - kksh dega tirane

22
PROGRAMI I SHËNDETIT Higjiena Personale

Upload: cristian-cura

Post on 09-Aug-2015

173 views

Category:

Healthcare


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

PROGRAMI I SHËNDETIT

Higjiena Personale

Page 2: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Ç’është higjiena?• Fjala “higjienë” vjen nga fjala e lashtë greke

“hugieinon”, që do të thotë shëndet.• Higjienë(1) – tërësia e rregullave dhe masave

praktike për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit (Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë 2006)

• Higjienë(2) – degë e mjekësisë që studion mjedisin dhe mënyrën se si duhet të jetojë njeriu që të mbrojë shëndetin.

Page 3: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Higjiena personale

• Përfshin praktikat e kryera nga një individ për t'u kujdesur për shëndetin e tij trupor dhe mirëqenien, përmes pastërtisë.

• Praktika e higjienës personale përfshin disa cështje, si: reduktimin dhe shërimin e sëmundjeve personale; shëndetin optimal; ndjenjën e mirëqenies, të pranimit social; dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes te të tjerët.

• Sipas kulturave të ndryshme higjiena personale nënkupton depilimin, banje rregullisht, larje e rregullt e duarve sidomos përpara ngrënies së ushqimit, larja e flokëve të kokës, mbajtja e flokëve të shkurtër ose qethjen e flokëve, veshja me rroba të pastra, larja e dhëmbëve, prerja e thonjëve të gishtave, kujdesi i gruas gjatë ciklit menstrual, mbulimin e gojës kur kollitemi, madje disa kultura as nuk puthen as nuk shtrëngojnë duart për të reduktuar transmetimin e baktereve nga kontakti.

• Një lloj tjetër e higjienës personale është ajo që ka të bëjë me mbajtjen e një pamje të mirë personale dhe publike, e cila nuk duhet të jetë domosdoshmërisht higjienike. Kjo mund të përfshijë, për shembull, përdorimin e deodorantëve apo parfumeve, rruajtjen, ose krehjen, përveç praktikave të tjera.

Page 4: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Higjiena e dhëmbëve

‘Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve të gojës.’

Kjo arrihet nëpërmjet: Parandalimit të prishjes së dhëmbëve Trajtimit të prishjes së dhëmbëve Kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin

e dhëmbëve

Page 5: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Pse prishen dhëmbët?

Shkak kryesor i prishjes së dhëmbëve është formimi i mjedisit acid në gojë pas konsumimit të ushqimeve. Ky acid sëbashku me bakteret e gojës gërryen strukturen e dhëmbit dhe formon zgavra në sipërfaqen e tij.

Page 6: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Sëmundjet e gojës

• Kariesi dentar - janë hapsirat që krijohen në smaltin e dhëmbëve. Një ndër shkaqet kryesore të kariesit është mbledhja e pllakës. Pllaka dentare është një depozitim i bardhë dhe i butë i cili krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Formohet kur bakteret bashkohen me pështymën dhe ushqimin. Pllaka përmban rreth 400 lloje bakteresh. Ju mund të hiqni atë duke mbajtur një higjienë të mirë të gojës. Kjo pllakë ngjitet fort pas dhëmbëve. Bakteret në pllakë formojnë acid pas reaksionit të tyre me sheqerin dhe niseshten që ndodhet në ushqime. Acidet mbahen në kontakt me dhëmbët me ndihmën e pllakës dhe me kalimin e kohës shkatërrojnë smaltin dhe dentinen.

• Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans.

Page 7: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Sëmundjet e gojës• Kariesi dentar – mund të vendoset në:

1. Sipërfaqen përtypëse

2. Hapësirat ndërmjet dhëmbëve

3. Në qafën e dhëmbëve

Page 8: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Sëmundjet e gojës

• Gingivitet – (Sëmundja e mishrave të dhëmbëve) është inflamacioni i mishrave (gingivës) dhe dëmtimi i kockës që mban të vendosur dhëmbët në nofull. Ajo prek më shumë se gjysmën e të rriturve me dhëmbë natyrorë. Pllaka dentare është shkaku kryesor për formimin e këtyre sëmundjeve. Trajtohet nga mjeku dentist dhe pritet një shërim i mire nëse mjekohet në fazat e para.

• Gingivitet shkaktojnë gjakderdhje gjatë furcimit të dhëmbëve, dhimbje, lëvizje të dhëmbit ose rënie të tij.

Page 9: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Sëmundjet e gojës• Era e keqe e gojës (halitosis) – shkaktohet

nga higjiena e keqe e gojës, mospastrimi i gjuhës, tharja e fytit, ushqimet dhe pijet e konsumuara.

• Era e keqe mund të eleminohet duke mbajtur pastër gojën, duke pastruar gjuhën, duke u ushqyer shëndetshëm, duke përdorur camcakiza pa sheqer, etj.

Page 10: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Disa këshilla për një shëndet oral sa më të mirë

• Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.

• Përdorni ujë pas ushqimit.• Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë

sheqer.• Përdorni furçën e dhëmbëve 2 - 3 herë në ditë me

pastë të fluorizuar.• Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e

mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.• Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së

karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.• Kontrolle periodike çdo 6 muaj te dentisti.• Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3- 6 muaj.

Page 11: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Si ti lajmë dhëmbët?

• 1. Furça e dhëmbëve mbahet në një kënd prej 45 ° nga këndi i dhëmbëve.• 2. Me pak forcë, shpërndani pastën në dhëmbë, dhe filloni të lani dhëmbët

ngadalë, duke pasur kujdes që furçën ta lëvizni sipas figurës në mënyrë që dhëmbët tuaj të lahen deri tek qafa e dhëmbit.

• 3. Kur lani dhëmbët duhet të keni parasysh, qe t`i lani mire në sipërfaqen ku kafshohet. Çdokush nga ne duhet te zhvillojë një teknikë të vetën, në mënyrë që të mos harrojë asnjë dhëmb pa e larë.

• 4. Tek dhëmbët frontale dhe ata të qenit, furça mbahet në drejtim horizontal, sipas figurës.

• 5. Edhe mbi fizura (gropëzat e dhëmballëve) duhet ta përdorni mire furçën në mënyre që të hiqen të gjitha mbeturinat ushqimore.

• 6. Pasi keni mbaruar së lari gojën tuaj, mund t`i kontrolloni dhëmbët tuaj me gjuhe nëse janë larë mire apo jo.

Page 12: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Higjiena e gojës tek fëmijët

“Ekspertet këshillojnë që higjiena e gojës fillon që me shfaqjen e dhëmbit të parë”

• Si fillim (6 – 12 muaj) mjafton përdorimi i një garze pambuku të njomur/lagur me ujë duke e kaluar atë mbi dhëmbin (apo dhëmbët), mbi mishrat e dhëmbëve dhe gjuhën.

• Madje higjiena e gojës është e rëndësishme që në lindje, pasi pas gji dhënies është e mundur që në gojën e fëmijët të mbesin "papastërti" të cilat depozitohen mbi dhëmbë duke mbetur aty për një kohë relativisht të gjatë (gjatë natës). Kjo mund të shkaktojë atë që quhet "karies nga biberoni", e cila prek dhëmbët e përparme të sipërm dhe të poshtëm.

Page 13: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

• Shumë nëna gabimisht mendojnë se përkujdesja e dhëmbëve të qumështit të cilët janë të destinuar të ndërrohen, nuk është shumë e rëndësishme. Në të vërtetë një përkujdesje e duhur e dhëmbëve të qumështit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin korrekt të hapësirave dentare dhe të dhëmbëve permanente/të përhershëm, duke gjetur kështu hapësirën e nevojshme.

• Fëmijët kanë 20 dhëmbë qumështi.• Dalja e dhëmbëve të përhershëm filllon

në moshën 6 vjecare me daljen e molarit

të parë.

Higjiena e gojës tek fëmijët

Page 14: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Këshilla për higjienën e fëmijëve

- Fëmija nuk duhet lënë ta zërë gjumi duke pirë biberonin e tij me lëngje të sheqerosura si lëng frutash apo edhe qumësht, të cilat fermentohen.- Të eliminohet përdorimi i biberonit pas 14-të muaj.- Të mos përdoren “rrensa” të lyer me sheqer apo mjaltë,- Të mbahet nën kontroll sasia e sheqernave tek ushqimi i tyre. Preferohet që fëmija të hajë ëmbëlsira gjatë vakteve kryesore, kur fluksi i pështymës është më i madh, duke i evituar ato në intervalet ku lehtësisht formohen acidet të cilat favorizojnë karien.

Page 15: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Edukimi i fëmijës mbi higjienën e gojës

• Është e rëndësishme të mos sforcohet fëmija për të larë dhëmbët, por ky moment të shëndrrohet në një moment të këndshëm duke pasur parasysh që fëmijëve u pëlqen shumë të luajnë me ujin, duke ia bërë të dashur larjen e dhëmbëve e më pas një zakon të përditshëm. Për këtë arsye është e nevojshme që fëmija të miqësohet dalëngadalë me furçën e dhëmbëe, duke i treguar në fillim se si lahen dhëmbët e duke i sqaruar se së shpejti dhe ai mund t’i lajë ato vetë, siç i lajnë dhe mami me babin.

• Fëmija do të bëhet kurioz dhe do të fillojë të krijojë konfidenca me furçën e dhëmbëve.

• Është shumë e rëndësishme që dhe fëmijët më përtacë të edukohen gradualisht me larjen e dhëmbëve çdo herë që hanë apo pijë ushqime të sheqerosura. Kontakti i përzgjatur i dhëmbëve apo mishrave të tyre me lëndë që përmbajnë sheqer si; qumështi apo lëngjet e frutave, mund të shkaktojë karien. Për ketë arsye veçanërisht në mbrëmje fëmijës nuk i duhen dhënë ushqime të sheqerosura pasi sheqeri, falë sasisë së vogël të sekrecioneve të gojës (pështymës), depozitohet në dhëmbë duke ndenjur aty për shumë orë. Kjo rrit mundësinë për e karies, që në fillim sulmon dhëmbët e sipërm e me pas ato të poshtëm. Ndaj dhe në mënyrë absolute duhet evituar që fëmijën ta zerë gjumi me biberon me qumësht apo lëngje frutash. Nëse është e pamundur që ta zërë gjumi pa thithur diçka atëherë mund t’i mbushni biberonin me ujë ose t’i jepni atij “rrensin”.

• Nëse fëmija është akoma i vogël dhe ushqehet vetëm me qumështin e nënës atëherë goja e tij duhet pastruar me garzë të njomur me ujë. Duhet pasur parasysh që prindërit herë pas here, të kontrollojnë dhëmbët e fëmijëve për të parë nëse janë të shëndetshëm apo jo.

Page 16: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Flokët

• Nëpër flokë mund të gjejnë strehë parazitë të ndryshëm.

• Prandaj flokët duhet të lahen çdo javë me ujë të rrjedhshëm dhe sapun apo shampo.

Page 17: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Sytë • Disa këshilla të thjeshta mund të parandalojnë infeksione të syrit, që disa herë

mund të çojnë në dëmtimin e të parit:

1. Nuk duhet të fërkohen sytë me duar të pista pasi mund të fusim papastërti në sy.

2. Larja e kujdesshme e duarve është e mjaftueshme për të parandaluar disa sëmundje të syrit.

3. Kafshët nuk duhet të lëpijnë fytyrën e fëmijëve.

4. Brenda moshës 5-10 vjeç, të gjithë fëmijët duhet të bëjnë të paktën një vizitë te okulisti, për të vërtetuar nëse kanë probleme të të parit që mund të korrigjohen.

5. Duhet të këshillohemi me mjekun sa herë kemi probleme me shikimin, si: kruajtje e syve, skuqje, lotim të syve apo vështirësi në hapjen e syve si pasojë e sklepave.

Page 18: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Higjiena e trupit

• Janë të shumta sëmundjet e lëkurës qe mund të parandalohen vetëm duke bërë një dush të përditshëm me ujë dhe sapun.

• Nëse nuk është e mundur larja e gjithë trupit, atëhere është e këshillueshme larja të paktën një herë në ditë e fytyrës, gojës, këmbëve, zonës gjenitale, zonës në rrëzë të kofshëve dhe palosje të lëkurës poshtë gjinjve.

• Në rast të të kruarave disa ditore ose skuqjes së cfarëdo pjese të trupit, duhet të këshillohemi me personelin mjekësor.

• Për të mbajtur pastër trupin duhet edhe të vishemi me rroba të pastra, pasi rrobat e pista mund të shërbejnë si strehë për shumë lloje parazitësh.

Page 19: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Duart• Duart mund të transmetojnë

shumë sëmundje sepse ndoten lehtësisht kur prekim objekte të ndryshme apo tokën.

• Prandaj ato duhet të lahen mirë me sapun edhe ujë të pastër.

• Gjatë larjes duhet të pastrojmë deri te kyçet e duarve, me sapun të plotë, dhe duhet të fërkohen mirë.

• Më pas duhet të shpëlahen me ujë të rrjedhshëm.

Page 20: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Duart

• Edhe thonjtë duhet të mbahen të pastër sepse mund të transmetojnë sëmundje të ndryshme nëpërmjet papastërtisë që grumbullohet nën ta.

Page 21: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Duart

• Duart nuk duhet të lahen vetëm në rastet kur shihet që janë të pista, por duhet të bëhen zakon edhe për rastet e mëposhtme:

1. Para dhe pas të ngrënit

2. Pasi defekohet

3. Pasi kemi prekur kafshet

4. Kur hyjmë brenda në shtëpi

5. Para dhe pasi gatuajmë

Page 22: Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane

Këmbët

• Edhe veshmbathja e këmbëve është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë.

• Ecja zbathur, si në shtëpi edhe në mjediset e jashtme, ekspozon lëkurën ndaj parazitëve, plagëve dhe sëmundjeve.

• Prandaj vishni këpucë të përshtatshme.• Përdorni këpucë kundra ujit në ambjente të

njoma dhe me lagështirë.• Gjithashtu laini cdo ditë këmbët me ujë dhe

sapun, dhe kujdesuni për to njëlloj sic kujdesemi për duart.