pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

8
PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE Q M E Q ENDRA AQEDONASE PËR DUKIM YTETAR PËRMBAJTJE Hyrje ................................ 2 Analizë e politikave dhe praktikës së zhvillimit profesional dhe në karrierë të arsimtarëve në Republikën e Maqedonisë – bazë për përmirësimin e sistemit .......................... 3 Pasqyrë e sistemit për zhvillim profesional dhe në karrierë në Republikën e Maqedonisë ................... 5 Për here të pare tek ne: kompetenca dhe standard për arsimtarët .................. 6 Sfida dhe zgjidhje të mundshme për sistemin e zhvillimit profesional dhe në karrierë të arsimtarëve ...................... 7 BULETINI numër 1 prill 2014 Projekti i USAID-it për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve është financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e SHBA-së (USAID), ndërsa e realizon Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), në bashkë- punim me Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore Hap pas Hapi, e cila është përfshirë në aktivitetet lidhur me përpilimin e standardeve dhe kompeten- cave për arsimtarë. Qëllimi i projektit është që të sendërtojë dhe përmirësojë sistemin për zhvillim profesional dhe në karrierë të arsimtarëve dhe në këtë mënyrë të kontribuojë për punë më cilësore edukative-arsimore të mësimdhënësve dhe të arritura më të larta të nxënësve në Republikën e Maqedonisë. Projekti filloi të realizohet në dhjetor të vitit 2012 dhe do të zgjasë deri në qer- shor të vitit 2015. Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk Projekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve realizohet me mbështetje të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Upload: vanlien

Post on 02-Feb-2017

246 views

Category:

Documents


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

Q

M

E

Q

ENDRA

AQEDONASE PËR

DUKIM

YTETAR

PËRMBAJTJE

Hyrje ................................ 2

Analizë e politikave dhe praktikës së zhvillimitprofesional dhe në karrierëtë arsimtarëve në Republikën e Maqedonisë– bazë për përmirësimin e sistemit .......................... 3

Pasqyrë e sistemit përzhvillim profesional dhe në karrierë në Republikën e Maqedonisë ................... 5

Për here të pare tek ne: kompetenca dhe standardpër arsimtarët .................. 6

Sfida dhe zgjidhje të mundshme për sistemin e zhvillimit profesionaldhe në karrierë të arsimtarëve ...................... 7

BULETINI numër 1prill 2014

Projekti i USAID­it për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëveështë financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e SHBA­së (USAID),ndërsa e realizon Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), në bashkë ­punim me Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore Hap pas Hapi, e cilaështë përfshirë në aktivitetet lidhur me përpilimin e standardeve dhe kompeten­cave për arsimtarë.

Qëllimi i projektit është që të sendërtojë dhe përmirësojë sistemin për zhvillimprofesional dhe në karrierë të arsimtarëve dhe në këtë mënyrë të kontribuojëpër punë më cilësore edukative­arsimore të mësimdhënësve dhe të arritura mëtë larta të nxënësve në Republikën e Maqedonisë.

Projekti filloi të realizohet në dhjetor të vitit 2012 dhe do të zgjasë deri në qer­shor të vitit 2015.

Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup ℡ 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk

Projekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve realizohet me mbështetje të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Page 2: pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

2PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup ℡ 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk

HYRJE

Të nderuar lexues,

Zhvillimi profesional dhe përpariminë karrierë janë me siguri gjërat më tërëndësishme për të cilat është i intere­suar çdo profesionist. Kur bëhen ndry ­shime sistemore në këtë sferë, interesiështë edhe më i madh. Prandaj supo­zojmë se do të jeni të interesuar përaktivitetet dhe zgjidhjet që propozo­hen dhe realizohen në kuadër të pro­jektit. Vizioni ynë është që sistemi iardhshëm për zhvillim profesional dhenë karrierë të arsimtarëve të zhvillohetdhe mbështetet në standarde të qartapër mësim cilësor, në vlerësim të sakëtdhe transparent të arsimtarëve, zhvi ­llim të orientuar profesional dhe mbë ­shtetje të pandërprerë të arsimtarëve.Me qëllim që të sigurohet një sistemqë është adekuat për kushtet tonadhe kompatibil me ndryshimet tjera nëarsimin, partnerët tanë në realizimin eaktiviteteve të projektit dhe në ven­dosjen e një sistemi për zhvillim profe­sional dhe në karrierë të arsimtarëve icili është gjithëpërfshirës, transparent,i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm, ja ­në: Ministria e Arsimit dhe Shkencës,Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendrapër Arsim dhe Trajnim Profesional, In­spektorati Shtetëror për Arsim, komu­nat, fakultetet për arsimtarë dhe Sin ­dikata e Arsimit, Shkencës dhe Kultu ­rës e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë botim të parë, ju informoj ­më për konkluzionet dhe rekomandi ­met kryesore që rezultuan nga „Ana ­li za e politikave dhe praktikës së zhvilli ­mit profesional dhe në karrierë të ar­simtarëve në Republikën e Maqedo ­nisë“. Njëherësh, përpiluam një shtoj ­cë për „Katalogun e kompentencavedhe standardeve themelore profesio ­nale për arsimtarë“. Gjatë periudhëssë shkuar punuam në ndërtimin e ka­paciteteve të të gjithë pjesëmarrësvetë përfshirë në projekt, ndërsa nëkëtë numër ju informojmë për pu në ­torinë që e realizuam me z. Frank Kra ­ford, ekspert i dalluar për arsim ngaSkotlanda.

Gjatë periudhës së ardhshme pro­jekti do të përqendrohet në përpu ni ­min e kompetencave dhe standarde vepër bashkëpunëtorë profesionalë dhetë njëjtat do të dërgohen deri tek ins ­titucionet kyçe arsimore, duke përf shi ­rë këtu edhe të gjitha shkollat fi lloredhe të mesme, me qëllim që të kontri ­buojnë në finalizimin e dokumentit.

Mendimet dhe sugjerimet tuajalidhur me çështjet e avancimit të sis ­te mit për zhvillim profesional dhe nëka rrierë mund t’i dërgoni në [email protected].

Me respekt,Vera Kondiq Mitkovska,

Udhëheqëse e projektit

Projekti përfshinë opinionin më tëgjerë profesional për të gjitha propo ­zim zgjidhjet për zhvillim profesionaldhe në karrierë të arsimtarëve për ­mes pjesëmarrjes në diskutime dhedebate publike.

Periudhën e shkuar e shënuan ak­tivitete të shumta të suksesshme tëcilat u zbatuan dhe kanë të bëjnë merealizimin e tre qëllimeve të projektit,edhe atë:

(1) Përpilimin e standardeve dhe kompetencave për arsimtarët;

(2) Sigurimin e rregulloresgjithëpërfshirëse juridike për zhvillim profesional dhe në karrierë;

(3) Shpikjen e skenareve financiare për zgjidhjet e propozuara.

Me qëllim që vazhdimisht ta infor­mojë opinionin profesional rreth akti ­viteteve dhe të sigurojë përfshirje samë të madhe gjatë shpikjes së zgjidh ­jeve që prekin gjithë kuadrin edukati­vo­arsimor, ekipi i projektit kohë paskohë do ta përpiloj këtë informatorelektronik.

Page 3: pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

E dimë se mësimdhënja dhe arsimtarët e mirë janë fak­tori kryesor shkollor për suksesin e nxënësve. Prandajparashtrohet pyetja: „Si duhet të përgatiten arsimtarët qët’u përgjigjen sfidave të ndryshme me të cilat ballafaqo­hen?”. Analiza e politikave dhe praktikës së zhvillimit pro­fesional dhe në karrierë të arsimtarëve ndihmon që t’ijepet përgjigje kësaj pyetjeje komplekse.

Projekti i USAID­it për Zhvillim Profesional dhe në Kar­rierë të Arsimtarëve, gjatë periudhës prill deri më shtatortë vitit 2013, realizoi një analizë të politikave dhe prak­tikave relevante për situatat e kuadrit arsimor. Përmesshfrytëzimit të kornizës konceptuale të zhvilluar ngaekspertët e Bankës Botërore, të titulluar si Qasje Siste­more për Rezultate më të Mira Arsimore (SABER Arsim­tarë), u analizuan çështje të rëndësishme për arsimtarë,për të cilët hulumtimet kanë dëshmuar se ndërmerren ngavende të ndryshme me qëllim që të rrisin efektivitetin earsimtarëve. Në bazë të të dhënave kryesore nga Analizajanë dhënë rekomandime relevante për përparimin e sis­temit për zhvillim profesional dhe në karrierë tek ne.

Në vazhdim vijon një shqyrtim i shkurtër i të dhënavekryesore për secilën prej tetë qëllimeve të politikave arsi­more.

3

Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup ℡ 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk

ANALIZË E POLITIKAVE DHE PRAKTIKËS SË ZHVILLIMIT PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

– BAZË PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT

Motivimi i arsimtarëve për punë

Mbështetja e zhvillimit profesional të arsimtarëve

Vëzhgim i mësimdhënies dhe nxënies

Vendosje e të priturave të qarta për arsimtarët Sigurim

i kuadrit cilësor

Përgatitje e kuadrit arsimorë

Udhëheqja e kuadrit arsimorë nga drejtorë profesional

Bashkërendimi i aftësive

të arsimtarëve me nevojat e nxënësve

ARSIMTARË KOMPETENT

PËR ÇDO NXËNËS

uv

w

x

yz

{

|

1. Vendosje e të priturave të qarta për arsimtarët. Në programet mësimore, në mënyrë të qartë është përkufizuarse çfarë pritet të arrijnë nxënësit dhe çfarë duhet të bëjnë arsimtarët. Mirëpo, mungojnë kompetenca të përkufizuaralidhur me atë se çfarë duhet arsimtari të dijë, çfarë aftësi duhet të ketë dhe çfarë duhet të bëjë me qëllim që ta realizojëme sukses punë edukativo­arsimore. Përgatitja e katalogut të kompetencave profesionale do të kontribuojë që të kup­tohet më të mirë profesioni bashkëkohor i arsimtarit, si një profesion që parashtron kërkesa të ndërlikuara dhe kërkonavancim të vazhdueshëm.

2. Sigurimi i kuadrit cilësor. Procesi i stazhit të praktikantit dhe mentorimit, si dhe kalimi i provimit shtetëror duhettë përmirësohen. Për këtë qëllim është e nevojshme që të përpilohet një udhëzues për hartimin e një programi përmentorim dhe të vendoset trajnim i detyrueshëm për mentorë. Po ashtu, duhet të forcohet kontrolli i cilësisë së reali ­zimit të stazhit të praktikantit dhe të përmirësohen mekanizmat për kalimin e provimit shtetëror. Mes tjerash, duhettë përpilohen standarde për arsimtarë për tituj të ndryshëm, që do të jenë bazë për vlerësimin e plotësimit të kushtevepër avancim në titullin përkatës.

3. Përgatitje e kuadrit arsimorë. Arsimi inicial (universitarë) i arsimtarëve në Republikën e Maqedonisë ka potencialqë arsimtarëve të ardhshëm t’ju mundësojë përvetësimin e diturive dhe shkathtësive të nevojshme. Mirëpo, kjo duhettë përfshijë më shumë përvojë praktike që do të mundësojë arsimtarët e ardhshëm t’i praktikojnë dituritë teorike dhetë fillojnë t’i përvetësojnë kompetencat themelore profesionale për arsimtarë që në kohën e studimeve.

PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

TETË QËLLIME TË POLITIKAVE ARSIMORE PËR KUADRIN MËSIMOR

Page 4: pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

4PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup ℡ 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk

4. Bashkërendimi i aftësive të arsimtarëve me nevojat e nxënësve. Evidenca qëudhëhiqet në Republikën e Maqedonisë, jo çdo herë ofron të dhëna lidhur memungesën e kuadrit të kualifikuar në lëndë të caktuara mësimore dhe si rezultat i kësajnuk ka masa sistemore për tejkalimin e këtij problemi. Pikërisht për këtë arsye duhettë përmirësohet sistemi për identifikimin e mungesës së kuadrit mësimdhënës dhe tëhartohen projeksione për nevojat e ardhshme për kuadër të kualifikuar.

5. Udhëheqja e kuadrit arsimorë nga drejtorë profesional. Kandidatët për drejtorëtë shkollave detyrimisht kalojnë trajnimin përmes të cilit fitojnë aftësi për të udhëhe­qur, mirëpo, nuk ekziston sistem për zhvillim të vazhdueshëm profesional të drej­torëve. Si rezultat, nevojitet të vendoset një sistem për trajnim permanent të de­tyrueshëm të drejtorëve. Gjithashtu, analiza tregoi se nevojitet që të racionalizohenobligimet e tyre administrative, ashtu që rregullisht do të azhurnohen të dhënat eshkollës në EMIS, kështu që institucionet shtetërore do të kenë mundësi që drejtpër­drejt t’i marrin informacionet që u janë të nevojshme.

6. Vëzhgim i mësimdhënies dhe nxënies. Republika e Maqedonisë është në fazën evendosjes së sistemeve për notimin e nxënësve, të cilat mund të shfrytëzohen për përmi ­rësimin e mësimdhënies dhe ndërtimin e politikave arsimore. Mirëpo, nuk ka politika tëharmonizuara afatgjate lidhur me atë se çfarë lloje të notimeve të nxënësve do të ushtro­hen, çfarë analizash do të bëhen dhe për cilat qëllime do të përdoren njohuritë. Arsimtarëtduhet të kenë trajnime për shfrytëzimin e rezultateve nga notimet eksterne me qëllim tëpërmirësimit të punës personale. Po ashtu, duhet të përpilohen standarde për cilësinë epunës që do të shfrytëzohen për notimin intern dhe ekstern të punës së kuadrit arsimor.Për këtë qëllim duhet të përpunohen procedura për vëzhgimin intern të punës së arsim­tarëve, ndërsa kriteret për vlerësimin e tyre të jenë të harmonizuara me standardet përvlerësim në nivel nacional.

7. Mbështetja e zhvillimit profesional të arsimtarëve. Arsimtarët në Republikën eMaqedonisë janë të detyruar që të zhvillohen në aspektin profesional, por nuk ekzis­tojnë kërkesa specifike lidhur me vëllimin dhe intensitetin e trajnimeve. Prandaj ështëmirë që të përcaktohet minimumi i detyrueshëm ligjor i orëve të trajnimit dhe të sig­urohen mjete të mjaftueshme që secili arsimtar të ketë mundësi t’i ndjekë trajnimet.Nevojitet që të rishqyrtohet sistemi për vlerësimin e certifikatave nga trajnimet dhe aitë ndërlidhet me kohëzgjatjen e trajnimeve, e veçanërisht me ceritifikim e zbatimit tëditurisë nga trajnimet. Procesi i akreditimit të programeve të bëhet rregullisht dhe tëofrohen trajnime në të cilat arsimtari do të marrë pjesë në pajtim me vlerësimin per­sonal të nevojave, e jo vetëm nëse e dërgon shkolla.

8. Motivimi i arsimtarëve për punë. Në përputhje me dispozitat ligjore, arsimtarëtmund të avancohen në tituj, por këto ende nuk zbatohen. Po ashtu, ekzistojnë meka ­nizma ligjor që sigurojnë punë të përgjegjshme të kuadrit arsimorë dhe një numër ivogël i mekanizmave për ndërlidhjen e cilësisë së punës me të ardhurat personale, poredhe ato rrallë zbatohen në praktikë. Me qëllim që arsimtarët të motivohen, është inevojshëm fillimi i zbatimit të dispozitave për avancim në karrierë, duke u mbështeturnë vlerësimin e cilësisë së punës. Vlerësimi i punës së arsimtarëve nuk duhet të bëhetnë mënyrë formale, por të sigurohet që rezultatet nga vlerësimi të ndikojnë në përmi ­rësimin e punës. Të sigurohen mekanizma dhe mjete financiare që arsimtarët e sukse ­sshëm të shpërblehen financiarisht ose të kenë lloje tjera të përfitimeve.

Të dhënat dhe rekomandimet e detajuara që rezultuan nga analiza mund t’i gjeni në:http://www.mcgo.org.mk/usaid­teacher­professional­and­career­development­project/.

Page 5: pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

5PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup ℡ 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk

PASQYRË E SISTEMIT PËR ZHVILLIMIN PROFESIONAL DHE NË KARRIERËTË ARSIMTARËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Qendra për Arsim

dhe Trajnim Profesional

Ofrues të akredituar të trajnimeve

OJQ dhe organizata

ndërkombëtare

Udhëheqësia e shkollës

Udhëheqësia e shkollës

InspektoratiShtetëror i Arsimit

QendraShtetërore

e Provimeve

Ministria e Arsimit

dhe Shkencës

Byroja për Zhvillimin

e Arsimit

ARSIMI UNIVERSITARË

ZHVILLIMI PROFESIONAL

PËRPARIM OSE AVANCIM NË KARRIERË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nxënës me arsim të kryer

të mesëm

Matura

shtetërore

Stazh i praktikantit

Zhvillim i vazhdueshëm profesional

Notim i arsimtarëve

Kualifikim plotësues

pedagogjik dhe metodologjik

Praktika është organizuar në shkollat fillore/të mesme

Fakultetet për arsimtarë

Arsimtarstazhier

Arsimtarstazhier Arsimtar Arsimtar

mentor Arsimtarkëshilltar

Arsimtar i kualifikuar

Komisionishtetëror

për kalimin e provimitshtetëror

Vëzhgim dhe

mbështetje

Arsimtari stazhier kalon testin e personalitetit, mban orë, kalon provimin me gojë

për rregulloren ligjore dhe e mbron punimin dhe orën

e mbajtur

Shkolla-Këshilli i arsimtarëve dhe mentori i japin

certifikatë arsimtarit stazhier

Arsimtar(Mentor)

Fakultete tjera

Fakultete të akredituarapër arsimtarë

Arsimtar i diplomuar

Provimshtetëror për

marrjen e titullitarsimtar

Shembull i praktikës së mirënë klasë dhe mbështet zhvillimin profesional të arsimtarëve tjerë

Kontribuon në ngritjen e nivelit të cilësisë

në nivel rajonal dhe nacional

Vetë­evaluimi i shkollës;Vëzhgim i orëve dhe

portofoleve të arsimtarëve

Evaluimi integral dhe notimi individual

i arsimtarëve

Testim ekstern i nxënësve; Renditja e arsimtarëve sipas rezultateve nga vetevaluimi

dhe testimi ekstern

E rregullon procesin e avancimit në karrierë

Identifikim i nevojavepër trajnim

dhe organizim të trajnimeve internedhe diseminacioneve

Trajnim për plane dheprograme mësimore

dhe mbështetje të arsimtarëve; Akreditim i ofruesve të trajnimeve

Trajnim për plane dhe programe

mësimore dhe mbështetje të arsimtarëve

Trajnim të arsimtarëve

Trajnim të arsimtarëve

Page 6: pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

6PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup ℡ 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk

PËR HERË TË PARË TEK NE: KOMPETENCA DHE STANDARDE PËR ARSIMTARË

Secili nxënës meriton të jetë i mësuar nga një arsimtar kompetent. Por shtrohet pyetja se si të sigurohen arsimtarëkompetentë për të gjithë. Njëra prej mënyrave është që të vendosen standarde të larta për profesionin e arsimtaritdhe të punohet në arritjen e tyre. Kjo ishte edhe pika e referimit për përpilimin e kompetencave dhe standardeve përarsimtarë në Projektin për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë.

Projekt­Katalogu i kompetencave themelore profesionale për arsimtarë, Projekt­standardet profesionale për arsim ­tar­mentor dhe Projekt­standardet profesionale për arsimtar­këshilltar mund t’i gjeni në http://www.mcgo.org.mk/usaid­teacher­professional­and­career­development­project/.

Çfarë paraqesin kompetencat dhe standardet për arsimtarë?

Kompetencat janë përshkrime të asaj se çfarë duhetarsimtari të dijë, çfarë aftësi duhet të ketë dhe çfarë duhettë bëjë, si dhe përshkrim i vlerave nga të cilat udhëhiqetnë profesionin e tij. Standardet, nga ana tjetër, përshkru­ajnë se çfarë pritet nga arsimtarët që kanë arritur niveletë ndryshme në karrierën e tyre, gjegjësisht mënyrën qëmund të përvetësojnë titujt arsimtar mentor dhe arsimtarkëshilltar. Në vende të ndryshme shfrytëzohen qasje tëndryshme për të përshkruar se çfarë pritet nga arsimtarët.Te ne ato janë të organizuara rreth sferave kryesore tëpunës së arsimtarit:

(1) Dituri për lëndën mësimore dhe për sisteminedukativo­arsimor

(2) Mësimdhënie dhe nxënie;

(3) Krijim i mjedisit stimulues për mësim;

(4) Inkluzion social dhe arsimor;

(5) Komunikim dhe bashkëpunim me familjen dhebashkësinë;

(6) Zhvillim profesional dhe bashkëpunim profesional.

Si mund të kontribuojnë kompetencat dhe standardetpër cilësi më të lartë të arsimit?

Arsimi cilësor nuk është i mundshëm pa arsimtarë cilë­sor. Studiuesit dhe praktikuesit po orvaten të zbulojnë seçfarë është ajo që një arsimtar e bën arsimtar të mirë. Për­caktimi i kompetencave që pritet t’i posedojë një arsimtari mirë është njëra prej mënyrave për të siguruar që arsim­tarët të përgatiten më mirë për profesionin e tyre. Nganjëra anë, kompetencat themelore profesionale do të jenëudhërrëfyes për harmonizimin e arsimit universitar përmësimdhënës me kërkesat e profesionit, e në anën tjetër,do të paraqesin bazë për përfshirjen e arsimtarëve nëpunë gjatë stazhit të praktikantit. Kompetencat dhe stan­dardet për arsimtar­mentor dhe arsimtar­këshilltar, krahasasaj që do të shfrytëzohen gjatë avancimit në tituj, do tëshfrytëzohen edhe për planifikimin dhe vëzhgimin e zhvi ­llimit profesional të arsimtarëve.

Pas përpilimit të projekt­kompetencat dhe standardetpër arsimtarë, të njëjtat u dërguan deri tek të gjithë shko ­llat, me qëllim që të mblidhen mendimet dhe propozimete tyre për përmirësim, që tashmë janë integruar në doku­ment. Byroja për Zhvillimin e Arsimit do t’i propozojë min­istrit miratimin e këtyre dokumenteve, me çka do të sigu ­rohet bazë ligjore për zbatimin e tyre.

Page 7: pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup ℡ 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk

SFIDA DHE ZGJIDHJE TË MUNDSHME PËR SISTEMIN PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

7PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

Një ndër aktivitetet e Projektit tëUSAID­it për Zhvillim Profesional dhenë Karrierë të Arsimtarëve është sig­urimi i ekspertizës ndërkombëtarenga vendet me sisteme të sukse ssh ­me arsimore. Kjo qasje mundëson qëshembujt e mirë dhe praktika e mirëqë ekziston në këto vende të merrenparasysh në procesin e sendërtimit tësistemit ekzistues për zhvillim profe­sional dhe në karrierë të arsimtarëvenë Republikën e Maqedonisë.

Gjatë periudhës prej 20 ­ 25 shkurttë vitit 2014, Z. Frank Kraford, eksperti dalluar për arsim nga Britania e Ma ­dhe (Skotlanda), ishte angazhuar qët’i forcojë kapacitetet e ekipit dhe ak­torëve të përfshirë në projekt.

Gjatë kësaj periudhe u mbajt njëpunëtori në të cilën morën pjesë për­faqësues të institucioneve kryesorearsimore dhe partnerë të projektit:Ministria e Arsimit dhe Shkencës, By­roja për Zhvillimin e Arsimit, Inspek­torati Shtetëror i Arsimit, Qendra për

Arsim dhe Trajnim Profesional, Qen­dra Shtetërore e Provimeve, Sindika­ta e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës,si dhe përfaqësues nga shkollat dhefakultetet për arsimtarë.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte shqy r ­ timi i praktikave ekzistuese po zi tive nësistemin arsimor në Republikën e Ma ­qedonisë, por edhe përkufizimi i zgjidh ­jeve të mundshme që do mundë sojnëkrijimin e një sistemi objektiv, të drejtëdhe të qëndrueshëm për zhvillim pro­fesional dhe në karrie rë të arsimtarëve.

Metodologjia e punës përbëhej prej prezantimeve, punës në grupe dhe diskutimit të hapur lidhur me aktivitetet erealizuara, si dhe këshilla për përballje me sfidat. Sesionet përfshinin:Ü Pasqyrim të sistemeve për zhvillim profesional dhe në karrierë të arsimtarëve në Britani të Madhe (Skotlandë) dhe

Australi, të cilat karakterizohen me drejtime të përpiluara në mënyrë të detajuar, si dhe procese dhe veprime tëqarta. Interes të veçantë tërhoqi prezantimi për çështjet strategjike në arsim në nivel global dhe ajo se si tendencate ardhshme ndikojnë në nevojën për vlera të përbashkëta të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin arsimor;

Ü Shqyrtim të sfidave që rezultuan nga „Analiza e politikave dhe praktikavetë zhvillimit profesional dhe në karrierë të arsimtarëve në Republikën eMaqedonisë“. Përmes punës në grupe pjesëmarrësit i identifikuan pengesatndaj suksesit dhe propozuan zgjidhje kreative për mënjanimin e tyre, përf­shirë dhe tejkalimin e kufizimeve ekzistuese që ekzistojnë në sistem;

Ü Përkufizimi i elementeve të sistemit për zhvillim në karrierë dhe të sistemitpër zhvillim profesional të arsimtarëve shkaktoi interesim të madh te pjesë­marrësit. U shqyrtua rëndësia e kompetencave dhe standardeve për arsim­tarë, por edhe mënyra e sigurimit të dëshmive për përmbushjen e tyre gjatëavancimit në tituj. U diskutuan rolet dhe përgjegjësitë e aktorëve të përfshirëgjatë emërimit të arsimtarëve të niveleve të ndryshme. Në vazhdim pjesë­marrësit i definuan elementet e rëndësishme të zhvillimit profesional të ar­simtarëve, duke i shqyrtuat notimin vjetor dhe intervistën, rolin e standar ­deve për vëzhgim dhe evoluim, dhe zbatimin e tyre në praktikë;

Ü Në pjesën e fundit të punëtorisë u diskutua për projeksionet dhe burimet efinancimit për zhvillimin profesional, si dhe për ngarkesat potenciale bu ­xhetore që do të shkaktoheshin nga sistemi për zhvillim në karrierë të arsimtarëve. Në këtë rast janë marrë parasyshmjetet prej burimeve personale të shkollës, kontributi eventual nga prindërit dhe nga arsimtarët, financimi edhenga pushteti qendror edhe nga ai lokal, fondacionet, aktivitetet ekonomike të shkollave, etj.

Page 8: pasqyrë e sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të

Proekti për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve H rr. Kozle, 1-b, 1000 Shkup ℡ 02/3067-981 7 02/3067-985 * [email protected] ü www.mcgo.org.mk

Ky dokument është përgatitur nga ana e Projektit për Zhvillim Profesional dhe në Karrierë tëArsimtarëve me mbështetje të popullit amerikan përmes Agjencisë së SHBA­së për ZhvillimNdërkombëtar (USAID). Mendimet, e shprehura në këtë dokument, u takojnë autorëve dhenuk i shprehin qëndrimet e Agjencisë së SHBA­së për Zhvillim Ndërkombëtar ose Qeverisë sëShteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këshilli redaktues:Loreta Georgieva, drejtore ekzekutive e QMEQVera Kondiq Mitkovska, udhëheqëse e projektit Mitko Çeshllarov, udhëheqës i sektorit, Byroja për Zhvillim të Arsimit Aleksandar Stamboliev, koordinator për aktivitete programore dhe komunikimeGorica Mickovska, specialiste për arsimBesa Reçi, asistente e projektit

Botues: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar

Përktheu: Enis Misini

Dizajn: Biljana Mihajllovska

Pyetjet dhe sugjerimet tuaja lidhur me çështje për avancimin e sistemit për zhvillim profesionaldhe në karrierë, mund t’i dërgoni në [email protected].

Na n

diq

ni

në:

htt

p:/

/ww

w.m

cg

o.o

rg.m

k/u

said

-teach

er-

pro

fessio

nal-

an

d-c

are

er-

de

ve

lop

me

nt-

pro

jec

t

PROJEKTI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL DHE NË KARRIERË TË ARSIMTARËVE

Q

M

E

Q

ENDRA

AQEDONASE PËR

DUKIM

YTETAR