parandalimi i gjakmarrjes

24
E drejta zakonore shqiptare është një e drejtë popullore e pashkruar, e transmetuar brez pas brezi nga tradita gojore që ka shërbyer për rregullimin e marrëdhënieve juridike gjatë shekujve në vendin tonë. Ajo nuk është krijuar nga ndonjë person i vetëm, as nga ndonjë organ i vetëm legjislativ (parlament). Ashtu sikurse këngët, vallet, eposi legjendar, mitet, kultura materiale etj., ajo është krijuar gjatë shekujve nga populli, i cili ka derdhur në të filozofinë, mendësinë dhe mençurinë e tij. E drejta zakonore shqiptare është një monument juridik, madhështor dhe një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. E drejta zakonore iliro-shqiptare është shumë e lashtë dhe përbën një nga sistemet juridike më të vjetra të Evropës. Udhëtarja dhe studiuesja e njohur angleze Miss Edit Durham, një albanologe e shkëlqyer, ka thënë se "Ligjet dhe kanunet që i atribuohen Lekës, duket qartë se janë më të hershme se sa shekulli XV, pra se koha kur thuhet se ai ka jetuar. Ndoshta atyre ligjeve u janë bindur luftëtarët e panjohur me armë bronzi që dalin nga varrezat parahistorike". E drejta zakonore ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme në vendin tonë që nga kohët e lashta deri në mesin e shek. XX. Institucione të veçanta të saj praktikohen edhe në ditët tona në disa krahina të vendit. E drejta zakonore nuk është ndonjë veçori e popullit shqiptar, ajo ka vepruar edhe në shumë popuj tjerë të Evropës e të botës. Por për shkak të kushteve të veçanta historike në Shqipëri, ajo jetoi gjatë, u pasurua me elemente të reja dhe iu përshtat epokave të tjera historike, edhe pse mbeti gjithmonë një e drejtë e vjetër, arkaike. Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në studimin "Eskili, ky humbës i madh", vë në dukje se kjo e drejtë është pjesë e një kodi të lashtë ndër-ballkanik, shumë e ngjashme me të drejtën e vjetër helene nga koha e Homerit e deri në lulëzimin e Athinës. Ngjashmëria shfaqet në mjaft institucione të vjetra që pasqyrohen në veprat e shkrimtarëve të lashtë helenë, si në tragjeditë e Eskilit etj. "Helenët e humbën herët kodin e tyre të lashtë - thotë Kadare - shqiptarët e ruajtën për një kohë të gjatë, deri në Luftën e Dytë Botërore. Kjo nuk është shenjë merite dhe as shenjë prapambetjeje... Edhe iliro-shqiptarët ndoshta do të ecnin në atë rrugë, po pushtimi romak që kaloi nëpër trojet tona nëpër përrenj gjaku dhe urrejtjeje, luajti një rol frenues. Ata parapëlqyen ta ruanin kodin e tyre, vërtetë të prapambetur në krahasim me "jus romana", por që së paku e kishin të tyrin... Një mijë vjet më vonë, kur Greqia dikur e ndritshme që zhytur në muzgun bizantin, kurse principatat dhe kontetë shqiptare, më të përparuara tashmë se ajo, me klimë dhe ligje evropiane, në prag të Rilindjes, në ecjen e vrullshme drejt Perëndimit po e flaknin me siguri të drejtën e moçme, një natë tjetër e zezë, më e errëta e të gjithave, pllakosi grekë e shqiptarë bashkë, gjithë gadishullin e bukur

Upload: ornela-stafa

Post on 21-Apr-2015

346 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Parandalimi i gjakmarrjes

E drejta zakonore shqiptare është një e drejtë popullore e pashkruar, e transmetuar brez pas brezi nga tradita gojore që ka shërbyer për rregullimin e marrëdhënieve juridike gjatë shekujve në vendin tonë. Ajo nuk është krijuar nga ndonjë person i vetëm, as nga ndonjë organ i vetëm legjislativ (parlament). Ashtu sikurse këngët, vallet, eposi legjendar, mitet, kultura materiale etj., ajo është krijuar gjatë shekujve nga populli, i cili ka derdhur në të filozofinë, mendësinë dhe mençurinë e tij. E drejta zakonore shqiptare është një monument juridik, madhështor dhe një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.

E drejta zakonore iliro-shqiptare është shumë e lashtë dhe përbën një nga sistemet juridike më të vjetra të Evropës. Udhëtarja dhe studiuesja e njohur angleze Miss Edit Durham, një albanologe e shkëlqyer, ka thënë se "Ligjet dhe kanunet që i atribuohen Lekës, duket qartë se janë më të hershme se sa shekulli XV, pra se koha kur thuhet se ai ka jetuar. Ndoshta atyre ligjeve u janë bindur luftëtarët e panjohur me armë bronzi që dalin nga varrezat parahistorike".

E drejta zakonore ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme në vendin tonë që nga kohët e lashta deri në mesin e shek. XX. Institucione të veçanta të saj praktikohen edhe në ditët tona në disa krahina të vendit. E drejta zakonore nuk është ndonjë veçori e popullit shqiptar, ajo ka vepruar edhe në shumë popuj tjerë të Evropës e të botës. Por për shkak të kushteve të veçanta historike në Shqipëri, ajo jetoi gjatë, u pasurua me elemente të reja dhe iu përshtat epokave të tjera historike, edhe pse mbeti gjithmonë një e drejtë e vjetër, arkaike.

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në studimin "Eskili, ky humbës i madh", vë në dukje se kjo e drejtë është pjesë e një kodi të lashtë ndër-ballkanik, shumë e ngjashme me të drejtën e vjetër helene nga koha e Homerit e deri në lulëzimin e Athinës. Ngjashmëria shfaqet në mjaft institucione të vjetra që pasqyrohen në veprat e shkrimtarëve të lashtë helenë, si në tragjeditë e Eskilit etj. "Helenët e humbën herët kodin e tyre të lashtë - thotë Kadare - shqiptarët e ruajtën për një kohë të gjatë, deri në Luftën e Dytë Botërore. Kjo nuk është shenjë merite dhe as shenjë prapambetjeje... Edhe iliro-shqiptarët ndoshta do të ecnin në atë rrugë, po pushtimi romak që kaloi nëpër trojet tona nëpër përrenj gjaku dhe urrejtjeje, luajti një rol frenues. Ata parapëlqyen ta ruanin kodin e tyre, vërtetë të prapambetur në krahasim me "jus romana", por që së paku e kishin të tyrin... Një mijë vjet më vonë, kur Greqia dikur e ndritshme që zhytur në muzgun bizantin, kurse principatat dhe kontetë shqiptare, më të përparuara tashmë se ajo, me klimë dhe ligje evropiane, në prag të Rilindjes, në ecjen e vrullshme drejt Perëndimit po e flaknin me siguri të drejtën e moçme, një natë tjetër e zezë, më e errëta e të gjithave, pllakosi grekë e shqiptarë bashkë, gjithë gadishullin e bukur e të magjishëm të arteve, nata osmane. Ishte e natyrshme që përpara ligjit të zymtë turk të sheriatit, shqiptarët t'i riktheheshin kanunit të tyre mijëvjeçar ashtu siç qe, shkëmb i pagdhëndur mirë, i përgjakshëm vërtetë, por dinjitoz në tragjizmin e tij".

E drejta zakonore shqiptare e ka origjinën e saj të lashtë nga shoqëria fisnore, para-shtetërore. Në të vërtetë forma dhe përmbajtja e saj ja karakteristike për një shoqëri pa shtet. Pas lindjes së shtetit ajo bashkëjetoi me të drejtën shtetërore. Në shoqërinë skllavopronare dhe në

Page 2: Parandalimi i gjakmarrjes

atë feudale një pjesë e së drejtës zakonore u sanksionua nga shteti, pjesa tjetër vazhdoi të vepronte pavarësisht prej tij.

Pas pushtimit osman të Shqipërisë, në shumë krahina të vendit u ri-gjallëruan format e lashta të organizimit fisnor; bashkë me të u gjallërua dhe u përtëri e drejta zakonore shqiptare. Kjo ishte më tepër një nevojë e popullësisë vendase për të mbijetuar, për të ruajtur lirinë, gjuhën dhe zakonet e veta, një formë e kundërshtimit dhe e qëndresës ndaj shtetit dhe së drejtës së huaj si dhe shprehje e autonomisë dhe e vetëqeverisjes. Disa krahina malore e ruajtën këtë autonomi deri në fund të pushtimit osman dhe u qeverisën vazhdimisht nga kanunet e tyre tradicionale.

E drejta zakonore shqiptare ka evoluar vazhdimisht që nga kohët më të lashta deri në ditët tona, në përputhje me kushtet historike, ekonomike e shoqërore. Në këtë kuptim ajo ka ndjekur evolucionin e popullit tonë dhe kalimin e tij nga ilirët tek shqiptarët. Ajo ka regjistruar me besnikëri çdo ndryshim dhe është bërë shprehje e tipareve më të qenësishme të popullit shqiptar. Për këtë arsye ajo ka karakter origjinal dhe kombëtar, me gjithë ndonjë ngjashmëri dhe ndikim nga të drejtat e popujve tjerë.

E drejta zakonore shqiptare përbënte një sistem të plotë juridik. Ajo rregullonte jetën e njeriut nga lindja deri në vdekje. brenda këtij sistemi të harmonishëm gjendeshin degëzimet më kryesore të së drejtës, si normat me karakter statutor që rregullonin mënyrën e organizimit të shoqërisë, norma të së drejtës familjare, civile, penale, procedurale. Për këtë arsye ajo është quajtur si një "kushtetutë e vërtetë e shqiptarëve".

Kjo e drejtë kishte nevojë, sigurisht, për një forcë shtrënguese që ta vinte atë në zbatim. Në mungesë të shtetit dhe të mekanizmit të tij shtrëngues, e drejta zakonore shqiptare kishte përpunuar format e saj të shtrëngimit që ishin në natyrën e vet. Këto forma ishin kolektive si: kuvendet, gjyqet e pleqve, forca e opinionit publik, si dhe individuale: gjakmarrja. "Gjaqet si pjellë e rendit gjinor - shkruan Kadare - janë një dukuri e njohur në mjaft popuj e në mjaft pika të globit tokësor, madje shpesh të largëta nga njëra-tjetra. Por, në ndryshim nga shumë popuj tjerë, gjakmarrja te një pjesë e ballkanasve, kryesisht te shqiptarët, ka qenë pjesë e atij mekanizmi kushtetues që rregullonte tërë jetën e tyre juridike, morale e filozofike.

E drejta zakonore shqiptare - Prof. Dr. A. Luarasi

Parandalimi i gjakmarrjes 

Gjakmarrja presupozon vrasjen që kryhet, per te marre gjakun e nje personi te vrare ose te plagosur me pare. Ajo duhet dalluar nga hakmarrja. Hakmarrja ka kuptimin e shpagimit qe ndërmerr nje person kunder nje tjeteri, për një krim apo veprim që ai e quan të padrejtë, duke e ndeshkuar ose demtuar ne menyra te ndryshme. 

EVOLUCIONI HISTORIK 

Page 3: Parandalimi i gjakmarrjes

Gjakmarrja ka karakter historik. Fenomeni i vrasjes per hakmarrje e gjakmarrje ka lindur ne rendin e bashkesise primitive, ka evoluar ne periudhat e tjera historike, duke u shfaqur edhe në kohët moderne. Ne ato shoqeri, ku njihet organizimi në bazë të grupit fisnor, në forme patrimoniale ( shtëpi-vllazni-fis), individi jeton si anetar i këtij grupi. Ai është i detyruar te permbush detyrimet e grupit fisnor, ku perfshihen edhe ato të paraardhesve të tyre. Në se fyhet nje pjestar i grupit, kjo konsiderohet si nje fyerje kunder gjithë grupit, e cila shpaguhet me hakmarrje nga te gjallet e tjere te grupit farefisnor.

Ne stadin e shperberjes se rendit fisnor, me lindjen e prones private, klasave dhe shtetit, për të rregulluar marrdheniet e reja shoqerore, lindi e drejta zakonore, e cila vazhdoi te ekzistonte edhe krahas normave te rendit skllavopronar. Për shume shekuj, ajo ka ekzistuar si një e drejte e pashkruar. Fenomeni i gjakmarjes ne vendin tonë ka kaluar nëpër këto etapa :

Perandoria romake

Roma ruajti dhe shfrytezoi institutet shteterore e juridike qe ekzistonin me pare ne Iliri dhe qe nuk ishin ne kundershtim me interesat e saj. Ne zonat malore fiset ilire u lejuan te jetonin sipas zakoneve traditicionale, ku përfshihej edhe zakoni i hakmarrjes e ghakmarjes. Pra krahas te Drejtes pozitive vepronte edhe e Drejta zakonore vendase. 

Shteti i Arberit

E drejta zakonore behet burimi i vetem dhe kryesor i te drejtes ne tokat shqiptare. Karakteristike per te drejten zakonore penale ne kete periudhe ishte partikularizimi, qe buronte nga copetimi feudal i bazuar ne pronen e feudalit mbi token. 

Perandoria Osmane

Sheriati parashikonte veprat penale kunder personit , per te cilat zbatohej si rregull parimi i talionit ose ai i shperblimit, sipas kerkeses se pales se demtuar. Qendrimi i pushtuesve osman ndaj autonomise lokale dhe te drejtes zakonore ne krahinat e malesise ka qene i dyfishte. Ata u detyruan t’a nihnin defakto autonomine lokale dhe te drejten zakonore, e cila vepronte paralelisht me sheriatin qe zbatohej ne zonat e pushtuara. Mungesa e shtetit te pavarur dhe legjislacioni penale, ndikoi ne vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje.

Kanuni i Skenderbeut (Arberit). Burime te nryshme vertetojne se ne shtetin e Skenderbeut krahas te drejtes se krijuar nga pushteti qendror e drejta feudale romako-bizantine, ka vepruar edhe e drejta zakonore penale, e cila njihte nocionet e krimit 

1912-1939

Vazhdon te veprojë e drejta, sidomos per vrasjen dhe gjakmarrjen. Edhe pas viteve 20-të krimi i vrasjes per gjakmarrje mbetet problem shoqeror shqetesues. Në vitet 1922-1926, janë kryer rreth 960 vrasje të tilla.

Page 4: Parandalimi i gjakmarrjes

Qeveria demokratike e Fan Nolit, ne programin e saj parashikonte masa te rendesishme kunder kesaj gjendjeje dhe shkaktareve te saj, “reforma radikale e kanuneve gjyqsore te vjeterueme”. Per shkak te rivendosjes se regjimit te Zogut nuk u arrit te ndryshohej asgje. Zogu arriti deri aty sa te parashikonte si krim te vecante zbatimin e Kanunit. Por edhe nëekete periudhe mungonte eutoriteti i shtetit për ta goditur këtë fenomen.

1939-1945Kjo periudhe karakterizohet nga referimi i normat të Kodit Penal te vitit 1928, normat e kanuneve, ligje penale te posacme te nxjerra nga pushtuesit ne zonat e pushtuara, si dhe vendimet partizane ne zonat e cliruara. Pushtuesit nuk kishin asnjë interes për parandalimin e gjakmarjes, ndërsa qeverite kuislinge nuk kishin asnje autoritet në këtë drejtim. Keshillat nacionalclirimtare dhe komandat partizane ne bashkpunim te ngushte midis tyre kishin si detyre kryesore pajtimin e gjaqeve, luften kunder vrasjeve dhe hakmarrjeve. Si rezultat i kesaj levizjeje mbarepopullore per pajtimin e gjaqeve, u arrit qe ne vitin 1944 te kishte vetem 7 vrasje per gjakmarrje ne te gjithe Shqiperine.

1945-1990

Kjo periudhë karakterizohet nga shuarja graduale drejt zhdukjes e gjakmarrjes, ndonse ajo ndeshej ende mes shqiptareve qe banonin ne Kosove, Maqedoni dhe Mal të Zi. Shteti komunist nuk e mori ne konsiderate te drejten zakonore shqiptare dhe nga ana tjeter ushtroi presion dhe ndikim shume te madh mbi cdo aspekt te jetes shoqerore. Ndikimi i shtetit u ndie edhe ne pjeset me te largeta te vendit, pikerisht atje ku ligji kanunor kishte gezuar nje autoritet te padiskutuishem.Krijimi i nje shteti te forte centralist, forcimi i ligjit, autoritetit të shtetit dhe te njeshit, masat e forta shtrenguese ekonomiko-sociale, veprimi i nje legjislacioni te forte penal etj, bene qe vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje te klasafikoheshin nder me te paktat ne krahasim me llojet e tjera te vrasjeve. Kodet penale te 1952 dhe 1977 e parashikonin vrasjen per hakmarrje si vrasje ne rrethana cilesuese per te cilen denimi ishte deri ne vdekje. Ne nocionin e hakmarrjes, sipas ketyre kodeve, perfshihej si hakmarrja ne kuptimin e gjere ashtu edhe ajo me kuptimin e ngushte, pra gjakmarrja. Megjithate keto te fundit pas viteve 60 shkuan drejt zhdukjes, kurse ato per hakmarrje ne kuptimin e gjere te fjales, ndesheshin ne praktike, por ne numer te kufizuar. 

1990-2007Kjo etapë karakterizohet nga rizgjimi i elementeve kanunore, me tendencen drejt një forme te plote. Autoriteti i shtetit është i dobët dhe i pafuqishëm të realizojë rolin rolin e tij disiplinues dhe kontrollues ne zbatimin e procoseve demokratike. Nje paraqitje e tille e dobet e shtetit, e institucioneve te tij, ligjeve dhe zbatimit te tyre, nuk mundi ta binde individin qe të respektoje ligjet dhe heqe dore nga vetegjyqesia.Krimi ekonomik, trafiqet, kontrabanda, korrupsioni, prostitucioni etj, u bene burim i ri konfliktesh te thella, të cilat iu shtuan atyre te vjetrave dhe sollen krimin zinxhir te hakmarrjes, dhe gjakmarrjes. Ne nenin 78 te Kodit Penal aktual, pas disa permiresimeve te bera, parashikohet “Vrasja e kryer me paramendim, sidomos per interes hakmarrje e gjakmarrje, denohet me burgim jo me pak se 20 vjet ose me burgim te perjetshem”Në 10-vjeçarin e fundit rezulton se vrasjet e kryera me motiv gjakmarrjen e hakmarrjen zënë 38

Page 5: Parandalimi i gjakmarrjes

% të këtij krimi, shifra këto të larta.

Nr Viti Vrasje Gj.marje1 1998 573 452 1999 496 413 2000 275 414 2001 275 325 2002 179 136 2003 132 127 2004 119 118 2005 109 9 2006 99

Nuk ekziston nje statistike e plote dhe reale e kriminalitetit dhe ne këtë kuadër edhe e gjakmarjes, për shkak të djegjes se institucioneve përkatëse në vitin 1977, si dhe për faktin se te dhenat statistikore midis organeve te ndryshme: policise se shtetit,prokurorise e gjykates kane dallime te theksuare, sidomos, per sa i perket cilesimit juridik te krimit te vrasjeve, pezullimit e pushimit te ceshtjeve gjate hetimit e gjykimit, per shkak te largimit jashte shtetit ose mos zbulimit te subjekteve te krimit etj • Në vitet 1998 - 2007 ka ulje të ndjeshme të krimit të vrasjes, gjithashtu edhe të krimeve për gjakmarrje e hakmarrje, të cilat respektivisht nga 19 % dhe 13 % kanë zbritur në 14 % dhe 10 %.• Pas vitit 1990, ndeshemi me riciklim të kanunit, i keqpërdorur e i pasuruar me mjete e forma të ashpra kriminale, si banditizmi e larja e hesapeve nëpërmjet grupeve kriminale. • Gjakmarja ndeshet në të gjitha zonat veriore dhe verilindore të vendit. Në krye të listës evidencohet Shkodra e shoqëruar nga Kruja megjithse është rreth i vogël. Puka, ka shifra relativisht më të ulta se rrethet e tjera :nuk ka fëmijë të ngujuar dhe janë pajtuar gjaqe që kanë ekzistuar prej 60 vjetësh.• Në Lezhë, pjesa më e madhe e vrasjeve për gjakmarrje janë kryer jashtë vendit, si në Itali, Angli dhe Greqi, duke vazhduar edhe në fiset e tyre në Lezhë. Kjo dukuri ndeshet edhe ne Shkoder.• Nga Kurbini, kanë emigruar rreth 25 familje e persona jashtë shtetit, ku disa janë në kërkim për kryerje krimi. • Vrasja për gjakmarje është importuar edhe në prefekturën e qarkut Tiranë• Raste të gjakmarjeve janë evidencuar edhe në rrethe jashtë zonave të veriut.

Disa nga dukurite e Gjakmarjes:

1. Hakmarrja e gjakmarrja nuk jane vetem fenomen shqipetar. sic . Faktet flasin per egzistencen e ketij fenomeni ne popuj te ndryshem te botes si tek kinezet, japonezet, afrikanet, greket e vjeter, gjermanet, hebrenjet, arabet, sllavet, etj. Aktualishte ndeshet ne Kretë, Korsikë e Sicili. E vecanta e gjakmarrjes dhe hakmarrjes ne vendin tone qendron ne faktin e egzistences se saje deri ne ditet e sotme.

Page 6: Parandalimi i gjakmarrjes

2. Institucionalizimi i gjakmarrjes ne vendin tone u pasqyrua ne kanunet shqipetare te cilat linden dhe i qendruan kohes si nje domosdoshmeri e rregullimit te brendeshem te shoqerise shqipetare te kohes e cila nuk pranoi ti nenshtrohej ligjeve te administrates otomane. Keto kanune per kohen kane patur nje nikim pozitiv por aplikimi i tyre ne shoqerite moderne eshte nje paradoks. 

3. Ndikim mjaf negativ ne vazhdimin e vrasjeve per gjakmarrje kane patur edhe pushtiet e huaja dhe veshtersite e konsolidimit te shtetit shqipetare ne fillim te shekullit te 20-te.

4. Konsolidimi i shtetit shqipetare ne periullen e qeverisjes se mbretit Zog, megjithse u miratuan dhe u vune ne zbatim nje sere ligjesh te karakterit penal dhe procedurial penal qe luftonin vrasjet per gjakmarrje e hakmarrje nuk u arrit ndonje kufizim i ndjeshem ne kete drejtim.

5. Ne kohen e pushtimit fashist te Shqiperise gjakmarja pati renje te ndjeshme dhe kufizime te plota ne shume zona te vendit. Kjo spjegohet me faktin e angazhimit te shoqerise shqipetare te kohes ne lufte per clirimin e vendit nga pushtimi i huaj.

6. Ne vitet e para te shtetit komunist nuk pati ndonje renje te ndjeshme te krimeve per gjakmarrje e hakmarrje e kjo ne menyre te vecante ne zonat malore te vendit. Por me kalimin e viteve si rezultat i masave te gjithanshme ligjore, represive e organizative pati nje ulje te ndjeshme deri në shurjae te ketyre krimeve.

7. Nga viti 1971 e deri ne vitin 1987 ne Shqiperi nuk eshte evidencuar asnje vrasje per gjakmarrje. Duhet theksuar se gjate kesaje periulle sanksionet ligjore per keto vepra penale kane qene mjaft te ashpra dhe nga policia behej nje pune mjaft e madhe per zgjidhjen e pajtimin e kontradiktave e hasmerive qe evidencoheshin. Krahas punes se policise ne kete drejtim angazhoheshin edhe organizatat e partise dhe organizatat e tjera shoqerore te kohes. Ne rastet kur nuk arrihej pajtimi ne mes paleve ne konflikt, ndaj ketyre familjeve merreshin masa te tjera te karakterit administrativ deri ne internimin e tyre ne zona mjaft larg njera tjeres dhe me nje kontoll te plote te levizjes.

8. Me fillimin e proceseve demokratike ne vendin tone ne fillim te viteve 90 pati nje shtim te menjehrshem te vrasjeve per gjakmarrje e hakmarrje. Ne vitet e pare te viteve 90 u evidencuan vrasje per te marre gjakun per nje vrasje te kryer para 50-60 vitesh. Kryerja e ketyre vrasjeve nxiti nje riaktivizim dhe nje institucionalizim te kanuneve e ne menyre te vecante te kanunit te Lek Dukagjinit, si nje kanun qe i ka qendruar me gjate kohes.

9. Ne keto vite si rezultat i ndryshimeve qe pesoi gjithe jeta e vendit e sidomos ne fushen ekonomike solli per pasoje lindjen e mjaft konflikteve per arsye te ndarjes se tokave, pronave, etj. Gjadherimi i interesave te prones private si dhe koflikte qe egzistonin dhe linden ne kete periudhe rriten ne menyre te ndjeshme vrasjet per interesa pasurore, per hakmarrje e gjakmarrje.

10. Ne keto vite krahas vrasjeve per gjakmarrje qe pesuan nje rritje pati nje aktivizim te ndjeshem te komisioneve te pajtimit te gjaqeve e mosmarrveshjeve te cilat ne mjaft raste kane luajtur nje rol mjaft pozitiv ne zgjidhjen me pajtim te mosmarveshjeve te ndryshme dhe faljen e mjaft gjaqeve.

Page 7: Parandalimi i gjakmarrjes

11. Ne krizen e gjithanshme qe kaloi vendi ne vitin 1997 dhe sidomos rrembimi dhe shperndarja e armeve nga depot e ushtrise u shoqerua me nje rritje te jashtezakonshme te vrasjeve ne pergjithsi dhe ne kete kuader edhe i vrasjeve per gjakmarrje e hakmarrje. Gjithashtu ne kete vit pati nje rritje te konflikteve ne rradhet e popullates qe qe u shoqerua me rritjen e vrasjeve per hakmarrje e per gjakmarrje. Gjate ketij vit vrasjet dhe veprat e tjara penale paten nje rritje te ndjeshme edhe si rezultat i mos funksionimit te struktuarave shterore ne pjesen me te madhe te teritorit te vendit. 

Disa opsione për parandalimin e gjakmarrjes:

• Hartimi i një Strategjie Kombëtare për parandalimin e gjakmarrjes, pas studimit të hollësishëm të fenomenit.• Rritja e vazhdueshme e autoritetit të shtetit të së drejtës për sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbrojtjen e jetës së njeriut.• Përmirësimi ekonomik, kulturor dhe qytetar i jetës së vendit• Parandalimi i kriminalitetit ne tërësi dhe vrasjeve në veçanti sipas parimeve të parandalimit. Pajtimi i familjeve në hasmëri, parandalimi i konflikteve, zgjidhja e konflikteve e kërkesave të shtetasve, etj• Ndryshime të tjera ligjore, duke parashikuar ashpërsimin e masës së dënimit për autorët e veprave penale, si dhe sanksione plotesuese;• Rritja e shkallës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organeve të ngarkuara me parandalimin dhe luftën kundër krimit;• Krijimi i strukturave te posacme te luftes kunder gjakmarrjes e vecanarisht ne zonat ku ky fenomen eshte me i perhapur sin e qarkun e Shkodres, Lezhes, Kukesit, Dibres, etj.• Arrestimi sa më shpejte të jetë e mundur i autoreve te vrasjeve ne teresi dhe te atyre per gjakmarrje ne veçanti. • Hetim e gjykim i shpejtë, por jo i përshpejtuar i ketyre veprave penale. • Forcimi dhe institucionalizimi i bashkepunimit me pushtetin vendor dhe organizatat jo qeveritare per zgjidhjen e konflikteve.• Ndihma dhe bashkepunimi me komisionet e pajtimit te gjagjeve, gjithmone ne perputhje me ligjin, me qellim ndermjetsimin e zgjidhjes me pajtim te rasteve te gjakmarrjes.• Edukimi i brezit të ri me ndjenjat e vëllazërimit, mirëkuptimit, tolerancës, kundër krimit, vetëgjyqësisë, hakmarrjes e gjakmarrjes.• Zgjidhja e problemeve sociale të familjeve të ngujuara si dhe evitimi e zbutja e pasojave të gjakmarrjes. • Inkurajimi i fondacioneve, misioneve e shoqatave, që punojnë për zgjidhjen e konflikteve dhe për pajtimin e mosmarrëveshjeve, sidomos të atyre me karakter penal, që sjellin si pasojë vrasje.• Sensibilizim i opinionit publik. • Evidencimi i familjeve në gjak dhe të ngujuara. • Etj

“Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar

Page 8: Parandalimi i gjakmarrjes

“Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar

Nga LEKË SOKOLIInstituti i Studimeve Politike e Sociale (ISPS), revista “Politika & Shoqëria”

Rreth librit Mafia shqiptare – një rrezik për Europën të studiuesve francezë XAVIER RAUFER dhe STEFANE QUERE

Pak kohë më parë u vu në qarkullim libri “Mafia shqiptare - një rrezik për Europën”, me nëntitullin “Si lindi kjo superfuqi e Ballkanit?”, i autorëve francezë Xavier Raufer dhe Stefane Quere. Ç’është ky libër?

Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit

Një libër i ri është i mirëpritur në rrethet intelektuale dhe shkencore, sikurse edhe nga lexuesi i gjerë. Në Shqipëri është bërë zakon që botimi i një libri të vërtetë të konsiderohet ngjarje. Madje sikur është bërë e modës që librat më të mirëpritur të jenë librat e autoëve huaj. Kjo mbart në vetvete edhe mikpritjen tonë tradicionale (sikurse edhe servilizmin jotradicional), për “të huajt” e veprat e tyre . Libri në fjalë është pikërisht “një zë nga Franca”, siç ka theksuar në pasthënien e tij redaktori, dr. Bujar Ramaj. Ai duhej të ishte mirëpritur prej vetë shqiptarëve, si një libër kundër mafias, e cila, kudo ku jetojnë shqiptarët, konsiderohet si një mallkim, një fatkeqësi që u shtohet fatkeqësive të tjera, historike apo të jetës së përditshme, një barrierë reale për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane, një pengesë për përcaktimin e statusit final të Kosovës etj. Në këtë kuptim shqiptarët urrejnë çdo lloj mafie e çdo lloj organizimi sipas modelit mafioz. Një libër i vërtetë kundër mafias do t’i bashkëngjitej revoltës së shqiptarëve kundër trafikantëve të drogës, të grave, të klandestinëve, të makinave etj., sikurse kundër korrupsionit, kondrabandës, inkriminimit, dhunimit të të drejtave civile etj.Libri paraqitet si “Një tablo kriminale, e bazuar në të dhëna e fakte kryesisht zyrtare e nga masmedia shqiptare, të përpunuara nga këndvështrimi i një kriminologu investigues, me logjikën analitike të një studiuesi me nivel, … me konkluzione, prognoza, rekomandime shkencore dhe praktika bindëse…” (Pasthënia, fq. 165). Ai është shkruar nga dy studiues profesionistë, ndonëse në të jepen të dhëna vetëm për njerin prej tyre (!), Ksavie Rofe (Xavier Raufer): drejtor i studimeve të një qendre universitare të Parisit dhe pedagog në Institutin e Kriminologjisë së Parisit, autor i dhjetë librave etj. Libri paraqitet si një botim sipas origjinalit, me një shtojcë të ripunuar nga autorët nën kujdestarinë e “Qendrës Shqiptare për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Mafias”.Pritej, pra, një libër sipas standardeve të shkencave shoqërore bashkëkohore. Por libri në fjalë nuk ka të bëjë aspak me këto shkenca. Atij i mungon, para së gjithash, rigoroziteti shkencor. “Mafia shqiptare” i ngjan një broshure propagandistike, amatoreske e spekulative, në të cilën janë bashkuar rrëmujshëm fakte e të dhëna, citime pa lidhje logjike e jashtë kontekstit, karakteristike për spekulantët. Po marrim vetëm një element, referencat, pa të cilat një libër nuk mund të quhet shkencor. Në çdo libër, të çfardo fushe të shkencave shoqërore, informacioni duhet të jetë i verifikueshëm nga oponentët, recensentët apo të interesuar të tjerë. Në këtë libër zotërojnë pohime të tipit “sipas Interpolit”, “nga konfirmimi i 

Page 9: Parandalimi i gjakmarrjes

policëve të besueshëm”, “sipas AFP-së”, “shërbimet speciale bëjnëtë ditur se…”, “kemi të dhëna se…”, “sipas zëdhënësit të…”etj.“Mafia shqiptare” ka një inflacion aq të madh të dhënash e citimesh (këto përbëjnë lëndën kryesore të librit), saqë e bëjnë atë të lodhshëm, thuajse të palexueshëm. Duket sikur gjithçka është stisur me qëllim që lexuesi, sidomos ai që bën politikën e madhe (në Europë e më tej), të mjaftohet vetëm me titujt “mbresëlënës” , që të arrijë shpejt e shpejt në përfundimin: “Shqipëria (më saktë trekëndëshi shqipfolës i Ballkanit), po shndërrohet (në mos është shndërruar), në Kolumbi të Europës (fq. 97). Shqiptarët e kanë në gen klanin dhe mafian, madje që nga koha parahomerike (fq. 93). Hapësira shqipfolëse (“trekëndëshi i artë”-jepen edhe hartat), është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias. Shqiptarët (mafiozët) po shpërngulen drejt Europës, bashkë me kanunin e tyre (kodin e mafias), sikurse pesë shekuj më parë drejt Italisë së Jugut, për të krijuar mafian italiane (fq. 117). Eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (fq. 73) dhe mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (fq. 72-89). Ky realitet i mafias shqiptare është jo vetëm i padurueshëm, por edhe i pandreqshëm (fq. 105). Ai provon se qëndrimi i fuqive të mëdha perëndimore ndaj Kosovës gabimisht ndërroi udhë, në fillim të 1999-ës (fq. 104). Vetë SHBA-të u nxituan (fq. 97), ndërsa OKB-ja po gabon (fq. 98-99). Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e shqiptarëve të Kosovës me anë të forcës ndërkombëtare (fq. 98). Kosova, tani për tani, është vetëm një ëndërr e keqe (fq. 109), ajo po shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë (fq. 108), që jeton vetëm me ndihma të huaja dhe me industrinë e krimit (fq. 109). Madje Kosova (sikurse gjithë trekëndëshi shqipfolës) nuk është Europë, por një vend ku zotëron kultura kriminale islamike (fq. 108). Pra mos u gaboni të dënoni masakrat ndaj shqiptarëve, derisa kriminelët dhe mafiozët janë ata vetë. Pa mëshirë! Lërini serbët të mbarojnë punë me ta. Të paktën mos nxitoni për statusin final të Kosovës ose, më ekzaktësisht, mos guxoni të nxitoni…Ky është mesazhi i librit “Mafia shqiptare”. Ai nuk është një libër kundër mafias, por një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar. Këtej burojnë diletantizmi, mungesa e rigorozitetit dhe e cilësisë akademike të tij. Autorët bëjnë një lojë sofistike me të dhëna që s’mund të quhen të tilla, me thënie e stërthënie pa adresë, pra as më shumë e as më pak, por një lojë amatoreske, lojë diletantësh të shkencës. Madje autorët e ndiejnë se do të akuzohen për manipulim të qëllimshëm të të dhënave, për përkthime të rreme etj., ndaj si hileqarë të vërtetë, kanë nxituar “t’i dalin të keqes përpara”, duke theksuar: “Ja në version origjinal, për të shmangur akuzën për përkthim të rremë” (fq. 104, 107).Autorët, gjithashtu, nxitojnë t’i dalin të keqes përpara edhe për racizmin antishqiptar që vlon në çdo faqe të librit. Raufer, në parathënien e librit thotë: “Dëgjoj që këtu vetëdijet morale: të flasësh për mafian shqiptare? Do të thotë të bësh lojën e Millosheviçit dhe të biesh në racizëm antishqiptar. Por, si kriminolog shkruaj pa qëllim të keq” (fq. 17). Edhe botuesi, sikurse vetë autorët, duke e ndierë racizmin antishqiptar të këtij botimi, rend të bëjë një deklaratë dashurie për Shqipërinë: “Përsa më përket mua, e dua Shqipërinë…” (fq. 5). Por nga përmbajtja mund të konstatohet, madje pa shumë vështirësi, se libri është shkruar me një qëllim politik të përcaktuar qartë. Autorët janë përpjekur të përpunojnë një mendim politik (kriminal), me shpresën se ai, të paktën, do të justifikojë aksionet kriminale kundër botës “mafioze” shqipfolëse, apo edhe do të jetë pararendës i një veprimi të ri kriminal kundër saj.“Mafia shqiptare” është, pra, një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të 

Page 10: Parandalimi i gjakmarrjes

varfër) të racizmit. Le të argumentojmë.

Mafia dhe “Mafia shqiptare”

Në libër vërehen shtrembërime në përcaktimin e historisë e mafias, sikurse ato që lidhen me jetën tradicionale të shqiptarëve, kulturën, të drejtën e tyre zakonore etj. Këto shtrembërime nisin që me përkufizimin e mafias si “një bashkim (koalicion) sekret “familjesh”, të lidhura nga gjaku ose martesa…, që vendos ligjin e pamëshirshëm të heshtjes (omeritá), që rekruton njerëz vetëm në bazë të seksit ose të racës…” (fq. 29). Në të vërtetë autorët kanë abuzuar, jo pa qëllim, me “argumentin” se qeliza e parë e mafias është familja. Nëse lidhjet e gjakut do të ishin i vetmi kriter rekrutimi, atëherë Tano Karidi, Terasini, Spinoza, kontesha Olga etj. (nga filmi “Oktapodi”, për të mos shkuar më tej), të gjithë duhej të kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin (!).Në të vërtetë mafia përfaqëson një rrjet i cili, për të qenë mafie, duhet të plotësoje tre kushte: të qenit rrjet sekret bashkëpunimi (organizimi), të veprojë për interesa ekonomike private (qëllimi), permes vendosjes së një rendi primitiv ose drejtësie primitive (mjeti). Lidhjet e gjakut, fisi, fqinjësia etj., etj., ndryshe nga ç’pretendojnë autorët e librit (fq. 28), në mafian moderne nuk kanë ndonjë peshë me rëndësi. Përkundrazi, mafiozët po tentojnë gjithnjë e më shumë që t’i mbajnë familjarët larg implikimit në veprimtaritë mafioze në të cilat ata janë përfshirë. Këtë e tregojnë edhe gjyqet e zhvilluara ndaj rrjeteve të tipit mafioz, siç është për shembull gjyqi “kokaina” në Tiranë, për të cilin flitet në shtojcën e botimit shqip të librit (fq. 138-140).Këto shtrembërime në interpretimin e përcaktimit të mafias bëhen për ta “afruar” atë teorikisht me fenomenet shekullore të jetës shqiptare, si besa, Kanuni etj., që thuajse paraqiten nga autorët si shtylla ku mbështetet mafia shqiptare (!). Amatorizmi, mungesa e rigorozitetit shkencor etj., lidhen pikërisht me tërbimin antishqiptar të autorëve, me përpjekjen për të identifikuar popullin shqiptar me mafian. Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore me zanafillë njëmijëvjeçare, si besa (fjala e dhënë) etj., jepen si pararendëse të mafias.Këmbëngulja e autorëve për të nënvizuar si kyç të suksesit të mafias shqiptare cilësi të përgjithshme morale si fjala e dhënë, besa, familjen biologjike (për ta, mafioze, fq. 116), apo lidhjet e gjakut është, në fakt, këmbëngulje për të bindur botën se “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. Madja autorët “çuditen” pse Kanuni i Lekë Dukagjinit i cili, sipas logjikës së tyre, na qenka “Bibla e mafias”, që “zbatohej pa të meta në malet e veriut të vendit, veçanërisht nga familjet mafioze” (fq. 117), shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare (fq. 34, 117). Pra, çuditërisht, “një zë nga Perëndimi” na kujton kohën e librave të ndaluar. Do t’u kujtoja këtyre autorëve “të çuditur” (apo të çoroditur), se ky Kanun shitet lirshëm edhe në libraritë e vendeve të Perëndimit, madje në botime shumë serioze dygjuhëshe, siç është, për shembull, varianti anglisht-shqip që shitet në libraritë (jo kioska) të Nju-Jorkut.

E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë që të polemizoja me dy (pseudo)shkencëtarë të huaj (aq më tepër francezë), rreth çështjeve që përbëjnë abc-në e shkencave shoqërore, sipas të cilave e drejta dokesore e 

Page 11: Parandalimi i gjakmarrjes

një populli, sikurse mitet, përrallat, këngët epike, madje edhe kultura materiale në përgjithësi, nuk mund të identifikohen me një njeri të vetëm. Ato krijohen e pasurohen përgjatë shekujve nga populli, duke u bërë kështu një krenari e mendësisë dhe mençurisë së tij. Autorët kanë vënë në shënjestër Kanunin (sikurse vetë Lekë Dukagjinin), pikërisht për shkak të të qenit “palcë etnike e kombit shqiptar dhe e kulturës së tij”, siç thoshte Fishta, pra për të hedhur baltë mbi kulturën tonë kombëtare (sipas autorëve, kulturë e krimit), e mbi vetë shqipfolësit “mafiozë”.Duke u nisur nga parimi se një bashkësi njerëzore nuk e përcakton fati i përbashkët historik, as tradita e saj fetare, por mbi të gjitha e drejta dokesore, shumë shkencëtarë europianë (J.G. von Hahn, H. Hecquard, C. Becker, M. E. Durham, G. Siebertz, E. Cozzi, E. Jackh, F. Nopça, L. Lamouche, E. Kahn, J. Bourcart, Godart, R. M. Lane, J. H.A. Bernatzik, M. Hasluck, L. Fox etj.) , shumë kohë para autorëve të “Mafia shqiptare”, janë marrë me kanunet shqiptare, sidomos me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ata e kanë quajtur këtë të drejtë zakonore si shprehje të mirëfilltë të karakterit shqiptar: një karakter i mbrujtur me një moral të veçantë dhe që funksionon me standarde etike të vetat, si te çdo popull i qytetëruar i botës.Por asnjeri prej tyre nuk ka arritur të “zbulojë” pikëtakime midis ligjeve të së drejtës zakonore shqiptare dhe ligjeve të mafias, siç bëjnë në këtë libër Xavier Raufer dhe Stefane Quere. Kanuni, pra kjo vepër unikale me frymën humaniste të periudhës së Rilindjes Evropiane, me kontribut në thesarin e kulturës botërore (siç ka theksuar Schwerin), i quajtur si “Kushtetuta e vërtetë e shqiptarëve” (nga E. Durham etj.), nuk mund të jetë kurrsesi “kushtetua e mafias”, siç lenë të kuptohet apo siç pohojnë autorët e librit.Por libri “Mafia shqiptare” përmban një mal të pavërtetash për Kanunin shqiptar, hartuesit dhe zbatuesit e tij. Le të citojmë (fq. 117-118):

“Në shekullin XV, pak para pushtimit turk, Lekë Dukagjini (Aleksandri, dukë lani), ose Zhani (Jan) - shihet ndikimi bizantin - fisniku gegë nga Dagmo dhe Zadrima, hartoi me shkrim këtë bashkësi rregullash (në fuqi për shumicën që nga parahistoria, në Iliri dhe në Epir), dhe i dha emrin e tij. Dukagjini luftoi kundër pushtuesve turq deri në vitin 1472, pastaj, i mundur, kapërceu me anije kanalin e Otrantos, me klane të tjera shqiptare. Ai u vendos në Pulja, të tjerë në Kalabri, duke sjellë me vete Kanunin e tyre. Studiues të familjeve mafioze mendojnë se Kanuni ka ndikuar shumë në mënyrën e sjelljes së mafiave italiane dhe në sjelljen e “burrave të fjalës”… Ai parashikon edhe rastin e aksidenteve vdekjeprurëse me veturë”.

Këtu, sikurse në të gjithë librin, shtrembërimet mund të dallohen pa shumë mundim:1. Princi (jo fisniku) shqiptar Lekë Dukagjini (1410-1481), për shembull, nuk është njohur me emrat Aleksandër, apo Zhani (Jan), pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë ndikim bizantin, siç pohojnë autorët e “Mafia shqiptare”. Me sa duket edhe kjo “ndërhyrje” është bërë me qëllim përkeqësues, për ta lidhur të drejtën tone zakonore me konceptet, sjelljen, qëndrimet, veprimet, dredhitë, dinakërinë apo harbutërinë bizantine, siç është bërë zakon të kuptohet përdorimi i kësaj fjale.2. Lekë Dukagjinit i njihet autorësia e njerit prej kanuneve tona, por vetëm si krijimtari gojore, jo e shkruar. Ai u trashëgua si praktikë gjykimi, si sentenca juridike, veproi në shekuj si “Common low” anglez, duke qenë i pashkruar, deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga Shtjefën Gjeçovi, në kapërcyell të shekujve XIX-XX. Pra deklarimi “duke sjellë me vete Kanunin e 

Page 12: Parandalimi i gjakmarrjes

tyre”, është abuziv, derisa ky Kanun është shkruar shekuj pas eksodit të shqiptarëve drejt Italisë.3. Është absurde të përpiqesh të argumentosh se të jetuarit në një shoqëri ku zbatohet Kanuni shqiptar është njëlloj me rekrutimin në një shoqëri apo organizatë mafioze, nga e cila mund të shmangesh “vetëm me rrezik jete” (fq. 29). Kanuni, përkundrazi, njeh lirinë brenda organizimit fisnor, të cilën e institucionalizoi me organizimin e pleqësisë mbi bazë fshati e krahine etj. Kanuni i vjetër shqiptar kishte shumë më tepër hapësira lirie, jo vetëm se mafia, por, siç vëren Kadareja edhe nga e ashtuquajtura “drejtësi e frymëzuar nga lufta e klasave”, para së cilës ai ngjante çuditërisht demokratik dhe kujtohej me mall prej shqiptarëve. Nuk është e rastit që Kanuni, gjatë regjimit komunist, ishte ndaluar të botohej. Autorët e librit rekomandojnë të (ri)ndalohet edhe tani, në epokën e lirisë.4. Autorët thuajse e kanë njëjtësuar Kanunin me gjakmarrjen, e cila nuk është veçse një pjesë e neneve të tij ndëshkuese. Do të ishte njëlloj sikur një shtet (Franca, për shembull), të gjykohej vetëm nga kodi i vet penal.5. Edhe sikur t’i referohemi vetëm gjakmarrjes (pjesa më e verbër e Kanunit), nuk mund të bëhet paralelizëm midis ligjeve të Kanunit dhe atyre të mafias, qoftë edhe për faktin se në Kanun parimi bazë është “barazia e gjakut”, pra e njerëzve. Mafia, përkundrazi, nuk njeh kurrëfarë barazie.6. Rregullat tragjiko-groteske të gjakmarrjes përjashtonin dy gjera: masakrën dhe çnderimin, ndryshe nga ç’ndodh me vrasjet mafioze.7. Autorët e quajnë si tipar të së drejtës zakonore shqiptare të ashtuquajturin omeritá, pra ligjin e pamëshirshëm të heshtjes në krim, vrasje etj. (shih, për shembull, fq. 29, 51, 53, 77, 158). Në të vërtetë vrasja kanunore nuk pasohet nga heshtja. Përkundrazi ajo ishte si një pjesë teatri, si një pjesë e luajtur në sytë e të gjithëve. Si e tillë ajo artificializohej, shkëputej nga pasionet, zbrazej nga verbëria. Vrasësi ishte i detyrar të njoftonte familjen e viktimës për gjakun e marrë dhe autorësinë e vrasjes. Për më tepër ai ishte i detyruar të merrte pjesë në drekën e mortit të viktimës, sikurse nëna dhe motrat e tij ishin të detyruara t’i shërbenin atij, si gjithë të tjerëve. Kjo është, pra, krejt e kundërta e ligjit mafioz të heshtjes, të cilin autorët e përmendin dhe e analizojnë thuajse në çdo paragraf të librit, në përpjekjen për të “argumentuar” tezat e tyre antishqiptare mbi gjenezën e mafias.8. Me psikologjinë sociale të shqiptarëve, mënyrën e jetesës e të organizimit shoqëror, me të drejtën e tyre dokesore, autorët kanë synuar të shpjegojnë edhe “origjinën” e mafias italiane. Por studimet mbi mafian italiane, të bëra nga vetë studiuesit italianë, provojnë të kundërtën. Në librin “Mafia dhe politika”, autori i tij, Mikele Pantaleone, shpjegon historinë dhe organizimin e mafias, sikurse përcakton me shumë saktësi vendosjen gjeografike të saj. Ai në asnjë faqe të librit nuk ka dhënë ndonjë shenjë të ndikimit shqiptar në historinë e mafias italiane. Madje edhe rrethanat historike të lindjes së saj, nuk përkojnë me historinë e shqipfolësve ballkanas, siç pretendojnë autorët e “Mafia shqiptare”. Citojmë:

“Në kohën e pushtimit fenikas, grek, romak e arab, Sicilia Qendrore ishte objekt ndarjesh në latifonde, domethënë në toka të mëdha, në të cilat pronarët me pushtet absolut, përgjithësisht nuk banonin. Administrimi i çifligjeve, drejtimi i skllevërve që banonin në to, zakonisht u besohej njerëzve të shthurur, shumica kriminelë të vjetër, që organizoheshin në grupe, “kompani të armatosura”, për të shfrytëzuar popullsinë skllave, që ndodhej në mëshirën e tyre e për të vendosur njëfarë rendi primitiv e 

Page 13: Parandalimi i gjakmarrjes

brutal. Një situatë e tillë nuk ndryshoi as gjatë epokës së mesjetës dhe mbretërimit të Burbonëve...”

Një sfond i tillë historik dhe ekonomiko-social, me të cilin lidhet realisht origjina e mafias, nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Edhe një tjetër autor italian, Xhemeli, që më 1848, në librin “Historia e revolucionit sicilian”, pohon për të njëjtën dukuri:

“Origjina e këtij organizimi të famshëm na çon në epokën feudale, kur forcat publike u zevëndësuan nga pushteti personal; kur baroni dhe pronari, për të mbrojtur pasuritë e tyre, kështjellën dhe çifligun, qenë të detyruar të pajtonin me rrogë banda njerëzish të shthurur.”

Pra kërkimi nga italianët i rrënjëve të mafias së tyre nuk i çon ata në Shqipëri, por në epokën feudale (madje edhe parafeudale), italiane (pikërisht siciliane), madje edhe në epokën para Lekë Dukagjinit.9. Autorët e “Mafia shqiptare” kanë synuar të depërtojnë në Kanunin shqiptar dhe institucionet e tij, duke e parë atë jo në përdorimet korrekte, por vetëm në shtrembërimet e tij. Me këto shtrembërime dhe me vështirësitë gjithfarëshe të tranzicionit paskomunist, lidhen edhe rastet e “gjakmarrjes” në Shqipëri apo Kosovë, për të cilat autorët sjellin një lumë të dhënash (fq. 23 etj.).10. Sipas autorëve të librit, shoqëritë klanore pjellin mafie. Por si i bëhet që shoqëri klanore, madje gjakmarrje etj., ka patur edhe në Francë, në Korsikë, për shembull? Ja “zgjidhja”: “Në Korsikë, një shoqëri klanore dhe një arenë shumë aktive krimi, prodhuan – në mungesë të një modeli të përshtatshëm organizimi apo vullneti për ta zbatuar atë – veçse një mjedis kriminal, por jo mafia” (fq. 34). Pyetja se ç’përfaqëson ky “model” (fq. 69-70), merr veçse ndonjë përgjigje të rrëmujshme:“Rrethanat shoqërore dhe historike, në mënyrë darviniane, shkaktojnë një ndryshim të vrazhdë në fillim, ndjekur nga një dyndje e dukurive përparuese kriminale. Një shembëlltyrë botanike jep mundësinë të sqarohet kjo përpjekje e befasishme: ajo e farave të qeskëzuara, të groposura në shkretëtirë nganjëherë për disa dekada, dhe që mjafton një rrebesh për t’i lulëzuar natën” (fq. 39-40). Kuptoje në je i zoti!11. Të çudit dallimi që bëjnë autorët midis Ballkanit shqipfolës dhe atij joshqipfolës. Edhe kur ai lidhet me virtytet, edhe me cenet, përsëri interpretimet e autorëve janë gjithnjë në kurriz të shqiptarëve, të cilët, të vetëm në Ballkan, na qenkan mafiozë.12. Të çudit gjithashtu fakti që autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet dhe marrëzitë e shqiptarëve që, sikurse te ballkanasit e tjerë, i kanë madje me tepri, por në virtytet e tyre (nderi, besa, fjala e dhënë, mikpritja etj.), virtyte të cilat po gjenden përherë e më rrallë në shumë pjesë të botës, duke përfshirë edhe atdheun e autorëve të librit.13. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist (mafia e kriminaliteti, përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj.), si dukuri të lidhura jo me traditën, por me të tashmen, së shumti edhe me të shkuarën e afërt, jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por, përkundrazi, me shembjen e këtyre komuniteteve, jo me marrëdhëniet shoqërore të virtytshme, por me komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. E gjithë (a)logjika e librit është e kundërt me këto shpjegime.

“Mafia shqiptare”, proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi 

Page 14: Parandalimi i gjakmarrjes

përfundimtar i Kosovës

Shqipëria sapo ka nisur proceset integruese, ndërsa Kosova është në kërkim të statusit përfundimtar të saj. Libri, pra, është një botim “në kohën e duhur”, për t’i thënë Europës dhe botës se Shqipëria është e paintegrueshme, ndërsa lidhur me Kosovën, ne evropianët duhet t’i jemi mirënjohës Serbisë, nëse ajo e “bën zap”(!). Për të “argumentuar” tezat mbi “origjinën shqiptare” të mafias, si dhe përfundimet raciste që burojnë prej tyre, autorët kanë thirrur në ndihmë këdo e gjithçka: libra e gazeta (shqiptare, kosovare apo të huaja), politikanë e ushtarakë, përvojën europiane, amerikane, deri përvojën e Revolucionit Kulturor Kinez, inxhinierinë sociale, Darvinin, Frojdin, Jungun, Karl Marksin, Enverin, deri Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes (!), Gëten etj. Ata, gjithashtu nuk kanë kursyer askënd: nga Lekë Dukagjini te Sokol Koçiu, nga UÇK-ja te CIA, nga shqiptari më i zakonshëm tek Toni Bleri apo Bill Klintoni.Si në tekstet bazë të racizmit, autorët një dukuri të dhënë sociale, siç është mafia, e përgjithësojnë. Inkriminimin e një pjese të kufizuar të shoqërisë shqiptare e kosovare e shfrytëzojnë për të “argumentuar” inkriminimin e gjithë shoqërisë. Sipas tyre, e keqja ka përmasa shumë më të mëdha nga sa mund të konstatohet. Ligji i heshtjes (omeritá), bën që ne (europianët), thonë ata, të shohim vetëm majën e ajsbergut. Por kjo e keqe është ngjtëse e fiton terren. Qendra e gravitetit të mafias ndërkombëtare është zhvendosur në zonat shqipfolëse të Ballkanit. Tirana është kthyer në njëfarë OKB-je mafiozësh (fq. 53). Në zonën shqipfolëse gjithçka dominohet nga mafia.Shqiptarët krenohen me mafian e tyre. A nuk krenohen ata me UÇK-në, “një organizatë kriminale që sekuestron, vjedh, plaçkit, rrëmben, ushtron shantazh, u bën presion dëshmitarëve …, me fjalë të tjera vepron si mafie” (fq. 91).Autorët japin alarmin: kjo mafie po pushton Europën. Ajo ka depërtuar në Britani e Gjermani (fq. 82), në Austri e në Vendet Nordike (fq. 83), në Danimarkë, Belgjikë e Spanjë (fq. 83-86), në Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari (fq. 86-88), pa folur për Greqinë, mushkëri e jashtme e saj (fq. 88-89), apo dy fortifikatat e mafias shqiptare, Italinë e Zvicrën (fq. 72-79).Mënyra për “dominimin mafioz” të Europës është, sipas autorëve, emigracioni. “Në vitet 90-92, - thonë ata, - qindra mijëra shqiptarë hynë befas në Greqi; në shumicën më të madhe ata ishin djem të rinj, pa profesion dhe shpesh analfabetë” (fq. 88). Duhej theksuar domosdo “analfabetë” (megjithse në Shqipërinë e asaj kohe të paktën analfabetë nuk kishte), për të kuptuar se ishin kontingjente lehtësisht të rekrutueshme nga mafia. Ata e cilësojnë eksodin shqiptar, madje edhe atë kosovar të vitit 1999 , si “një kolonizim mafioz” (fq. 72, 73) dhe pohojnë, pa mëdyshje: “Është e qartë se kjo dyndje refugjatësh nuk është një eksod njerëzish të varfër, por një operacion i planifikuar dhe i organizuar bukur nga mafia shqiptare, në bashkëpunim me elementët më të korruptuar që kanë mbetur në shtetin shqiptar” (fq. 74).

Po ku qëndron forca e mafias shqiptare?

Kjo mafie, sipas autorëve, është shumë më e fuqishme nga sa mendohet dhe “askush nuk e njeh me të vërtetë rëndësinë e fenomenit” (fq. 64). Po ku qëndron forca e mafias shqiptare?1. Sipas autorëve të librit forca e saj qëndron në radhë të parë te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. 22). Këto para riciklohen për t’u shtuar (teoria e akumulimit të kapitalit, e Karl Marksit), dhe përdoren për të 

Page 15: Parandalimi i gjakmarrjes

blerë ndërmarrje, skafe etj, por edhe për të financuar operacione më të vështira e më të sofistikuara (fq. 22).2. Forca e mafias qëndron në lidhjen gjenetike me familjen. Celula bazë e shoqërisë, sipas “moralistëve” Raufer dhe Quere, është njëherësh edhe celula bazë e mafias. Familja mafioze nuk shuhet kurrë, mafiozët vdesin, por familja mafioze vazhdon (fq. 29).3. Forca e saj qëndron, gjithashtu, në lidhjet e mafias shqiptare me atë ndërkombëtare, në marrëveshjet Joint-Venture me kartelet kolumbiane (fq. 114), mafian italiane (siciliane, puljeze, kalabreze), turke etj., etj.4. Forca e mafias shqiptare qëndron, sipas autorëve, në lidhjen me ekstremistët islamikë. Shihni UÇK-në (këtë organizatë kriminalo-mafioze, thonë autorët), “mbështetja më e siguruar e së cilës erdhi që në fillim nga boshnjakët. Të dy popujt u afruan me njëri-tjetrin nga feja dhe një armiqësi e përbashkët kundrejt Jugosllavisë së S. Millosheviçit” (fq. 22). Autorët madje kanë arritur të sajojnë lidhje të mafias shqiptare me terroristët islamikë dhe Osama Bin Ladenin (fq. 123).5. Forca e mafias shqiptare qëndron, më tej, në lidhjet e saj me politikën, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, ku mafia është ngritur në sistem, por edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë. Autorët shkruajnë, madje pa iu dridhur kalemi: “Partitë shqiptare të Maqedonisë janë thjesht shprehje e mafias vendase” (fq. 95). Madje ato etiketohen si “bashkim kompakt kriminelësh” etj (po aty).6. Por, sipas autorëve, mafia shqiptare nuk ka vetëm mbështetjen politike të vetë shqiptarëve. Ajo ka edhe mbështetje të huaj politike. UÇK-ja (organizatë mafioze), për shembull, sikurse grupet kriminale të shqiptarëve të Maqedonisë, janë sponsorizuar edhe nga CIA (fq. 103), pra nga vetë SHBA-të. Raufer dhe Quere kanë “emëruar” edhe “kumbarin” (padrinon) amerikan të mafias shqiptare: kongresmenin nga Ohajo, sherifin James Traficant, “përkrahësi më i tërbuar i UÇK-së në Kongresin amerikan” (fq. 102), “i vetmi që u dërgua në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të ’99-ës, për të armatosur UÇK-në” (fq. 102). Për të bindur “lexuesin e shastisur” se “i gjithë aktiviteti i këtij politikani të llojit Pitbull” (fq. 103), “është shprehje e detyrimeve, besnikërisë dhe e bindjeve ndaj krimit” (fq. 101), autorët nuk hezitojnë të gërmojnë në biografinë e tij dhe të nxjerrin prej andej origjinën italiane, lidhjet e tij me “familjen” (celula bazë e mafias - si kudo në libër), prejardhjen prej “një familje të varfër, por të ndershme” (siç janë familjet “mafioze” shqiptare, - shënimi im, LS), deri fakte të tilla si “urdhëroi vrasjen e ....” etj., etj.Por si është e mundur që SHBA-të të mbështesin e të financojnë një forcë terroristo-mafioze si UÇK-ja? Për shkak të një politike të dyshimtë e të koklavitur (fq. 103), për shkak të nxitimit të tyre (dhe shtojnë se çdo nxitim vjen nga djalli, fq. 97), “për të vendosur nëpërmjet NATO-s një Kolumbi në zemër të Europës ” (fq. 97), përgjigjen autorët , për shkak të dështimit të SHBA-ve (këtij të ashtuquajturi shtet), në luftën kundër mafias dhe në përuljen ndaj saj , pë shkak të naivitetit të tyre (si në Bosnje - Dejtoni) etj., etj.7. Forca e mafias shqiptare, sipas autorëve, qëndron në qëndrimet e çuditshme të komunitetit ndërkombëtar, duke filluar me organizmin kryesor të tij, OKB-në, sidomos lidhur me Kosovën, “Kolumbinë e Europës”, të cilën ata shpesh e veçojnë nga Shqipëria. Në libër ka mjaft deklarime të tipit: “historia e vonshme e Kombeve të Bashkuara jep shumë shembuj qëndrimesh të çuditshme...” (fq. 97), “në makthet e tyre më të këqia, drejtuesit e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, shohin që Kosova të shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë” etj. Autorët e cilësojnë praninë ndërkombëtare në 

Page 16: Parandalimi i gjakmarrjes

Kosovë si një sipërmarrje pa precedent, që nuk ndihmon në restaurimin e një vendi, që ai të mund të jetojë në shoqërinë e kombeve (fq. 98). Këtu autorët e hadhin maskën dhe deklarohen hapur kundër pavarësisë së Kosovës.

Ç’duhet bërë? Kush mund ta mposhtë mafian shqiptare?

Sipas autorëve përgjigjja është e thjeshtë: askush nuk mund ta mposhtë mafian shqipare si të tillë, ndaj, në pamundësi për ta mposhtur atë, ne kemi në dorë të “mposhtim” atdheun e mafias, Shqipërinë dhe sidomos Kosovën. Le të analizojmë më tej:1. Mafia shqiptare nuk shuhet kurrë, thonë autorët. Koza Nostra nuk u zhduk në njëzet vjet fashizëm. Triadat kineze, gjithashtu, u bënë ballë pesëdhjetë viteve komunizëm, nga të cilat tridhjetë vite “Revolucion kulturor” që shkaktoi tridhjetë milionë viktima (fq. 29-30). Edhe SHBA-të janë përpjekur të shkatërrojë mafian, por më kot (fq. 97). Pra, është e kotë.2. Mafian mund ta mposhtë, për shembull, drejtësia e vendosur nga gjykatat “e pavarura”. Pallavra! Le të pranojmë, për shembull, se ndodh një mrekulli dhe një kumbar shqiptar është arrestuar në Kosovë, thonë autorët. Gjyqtarët do ta lirojnë menjëherë sepse ata ose janë simpatizantë të UÇK-së, pra të mafias, ose janë të kërcënuar, sikurse familjet e tyre në fshat (fq. 63).3. Po KFOR-i, UNMIK-u etj., a mund ta bëjnë zap mafian shqiptare, sidomos atë kosovare? Përsëri pallavra! Prania e tyre në Kosovë, përkundrazi, fuqizon mafian, për shembull, ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit, pra (1) të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. Më tej, (2) ushtarët e KFOR-it janë janë rekrutuar nga mafia. Le ta krahasojmë, thonë ata, me gjendjen e ushtrisë izraelite në jug të Libanit. Edhe atje ushtarët janë gjithnjë e më shumë të njollosur në tafik droge etj., megjithse ushtarakët izaelitë janë “në një gjendje morale një mijë herë më të mirë se ajo e trupave të KFOR-it në Kosovë, sepse ata luftojnë për një objektiv të qartë, i përkasin dhe i binden urdhërit të një kombi etj. Në Kosovë ka, përkundrazi, përzierje kombësish, një mandat i paqartë dhe kontradiktor, burime të ndryshme autoriteti (shpesh konfliktualë - fq. 108). Më tej akoma (3), ushtarakët e KFOR-it u thonë prostitutave, pra mafiozëve, të fshehta të rezikshme. Ku? Pikërisht në shtrat.4. Mafia shqiptare nuk mund të bëhet zap se ajo është e pamëshirshme. A nuk ishte mafia shqiptare që e shndërroi Kosovën më 1999 në një thertore (siç jepte alarmin Toni Bler, fq. 59) . Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e vendit me anë të forcës ndërkombëtare (fq. 98).Por a mund të zgjidhet problemi me programe zhvillimi ekonomik? Edhe kjo është e pamundur, thonë autorët. Këtë e provon antimodeli Bosnje. “Që nga Dejtoni Bosnje-Hercegovina mori nga një milliard dollarë për çdo vit. Rezultati? Asgjë ose shumë pak...” (fq. 111). Po me programe të zhvillimi të shoqërisë civile shqipfolëse? Ja përgjigja (fq. 100):“Shumë naivitet i padurueshëm: kush mund ta besojë se vetëm për një sekondë apo gjatë fundjavëve me trajnime psikologjike, njëlloj sikur të nisemi dy ditë me stazh tenisi ose mësime poçerie? Si të mos e dimë se në shekuj, nganjëherë mijëravjeçarë urrejtjeje, terrori, detyrime besnikërie dhe bindje ndaj klaneve kanë hyrë në thellësi të psikikës njerëzore?”Autorët përpiqen të argmentojnë se në rastin e zonave shqipfolëse të Ballkanit, nuk kemi të bëjmë më një sjellje (devijante, kriminale), të mësuar, të lidhur me vetëdijen njerëzore. Jo, ato nuk janë pasuri individuale. Këto instinkte, këto arketipe nuk janë fituar në mënyrë individuale. Ato përbëjnë të pandërgjegjshmen kolektive (referencë nga Jungu). Dhe pas këtyre referencave nga Jungu e Frojdi, autorët shpallin 

Page 17: Parandalimi i gjakmarrjes

triumfin: “A mund ta fshijmë vërtet këtë të pandërgjegjshme duke marrë pjesë në një konferencë, duke lexuar një libër?” (fq. 100).Ndaj kjo sjellje (kriminalo-mafioze), biologjike, instinktive, gjenetike, e lindur bashkë me shqiptarin dhe si reagime ndaj realitetit shiptar, nuk mund të trajnohet me të mësuarit, ajo nuk mund të maturohet, nuk mund të ndryshojë. Ato para se të përfaqësojnë realitete sociale, përfaqësojnë realitete të pandërgjegjshme, sikurse ëndrrat (Frojdi). “Kosova është vetëm një ëndërr e keqe” (fq. 109). Derisa e keqja është biologjike, ajo duhet çrrënjosur biologjikisht. Pra krimi, përpara se të kryhet, përgatitet nga propaganda antishqiptare, pikërisht prej intelektualëve kriminelë.Ky është libri “Mafia shqiptare” dhe autorët e tij, Raufer dhe Quere!I vetmi që mund të bënte zap mafian shqiptare ishte Millosheviçi, i cili organizoi sulme kundër saj (mars 1998, sulmi i parë i madh, dhe tetor 1998, sulmi i dytë i madh, fq. 123), por SHBA ngarkuan NATO-n për të “instaluar një Kolumbi në zemër të Europës”.

Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve

Ky libër racistësh antishqiptarë nuk është i vetmi i botuar kohët e fundit në Shqipëri . Veç kësaj, nuk janë vetëm librat. Pra, a kemi të bëjmë me një modë antishqiptare? Nëse po, të kujt? Vetë të Xavier Raufer e kompani?Si është e mundur që një libër i mbushur fund e krye me egërsi dhe urrejtje raciste antishqiptare, një libër autorësh pa skrupuj, që tallen me verfërinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve të sotëm, në vend që të denoncoet, përkthehet në shqip dhe botohet në Shqipëri, madje duke na u shitur si “një zë nga Franca”? Të bën përshtypje, gjithashtu, fakti se ky botim u shpërnda bashkë me gazetën ”Tema”, sipas një formule jo të zakontë: ai që blen librin, merr falas edhe gazetën (!). Botimi i një libri është, gjithashtu, ekskluzivitet i një shtëpie botuese. Në botimin në fjalë është shënuar “Kumti”, që në shqip do të thotë ”lajm”. Por libri, si një botim klandestin, nuk ka ISBN, nuk është katalogizuar në Bibliotekën Kombëtare, sikurse nuk ka çmim etj. Ai gjithashtu është përkthyer, gjoja redaktuar e faqosur shumë keq.Në këtë çast të vështirë, kur antishqiptarizmi po kërkon të fitojë terren, të paktën ne shqiptarët duhet të mendojmë e të veprojmë edhe shqiptarisht, në kuptimin më të mirë të fjalës, të bëhemi avokatë të vërtetë të vetvetes, duke filluar nga intelektualët, institucionet shtetërore e civile, Avokati i Popullit etj., deri te çdonjëri nga ne. Është koha që ta fitojmë vendin në Europë, por edhe duke kthyer mbrapsht çdo mesazh e thirrje urrejtjeje e izolimi që vjen qoftë edhe prej saj, siç janë ato të autorëve francezë të “Mafia shqiptare” i cili është, në fakt, një një libër në favor të mafias dhe kundër shqiptarëve.