raport vlerËsues dhe monitorues - qkss · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i...

64
08/2016 RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES RAPORT NGA QKSS Prishtinë, Tetor 2016 MONITORIMI DHE VLERËSIMI I QEVERISJES SË BRENDSHME DHE INTEGRITETIT NË POLICINË E KOSOVËS DHE MINISTRINË E FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

Upload: others

Post on 29-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

08/2016

RAPORT VLERËSUESDHE MONITORUES

RAPORT NGA QKSS

Prishtinë, Tetor 2016

MONITORIMI DHE VLERËSIMI I QEVERISJES SË BRENDSHME DHE INTEGRITETIT NË POLICINË E KOSOVËS DHE MINISTRINË E FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

Page 2: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit
Page 3: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUESMONITORIMI DHE VLERËSIMI I QEVERISJES SË BRENDSHME DHE INTEGRITETIT NË POLICINË E KOSOVËS DHE MINISTRINË E FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

Prishtinë, Tetor 2016

Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)” i financuar nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e QKSS-së dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së dhe KCSF-së.

Page 4: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

Botues: Kosovar Centre for Security Studies

Autorë: Plator Avdiu and Skënder Perteshi

Redaktimi i brendshëm: Donika Emini dhe Mentor Vrajolli

Redaktimi i jashtëm: Shpend Kursani

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Të drejtat për pronësi intelektuale mbrohen me Ligjin Nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të ruajtjes, ose të transmetohet në ndonjë formë apo me ndonjë mjet elektronik, mekanik ose tjetër, pa lejen para-prake të botuesit.

Page 5: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

ShëNiM hyRëS

Besueshmëria, qeverisja e brendshme, dhe integriteti janë parime kryesore të cilat ga-rantojnë funksionalizim të qëndrueshëm dhe kredibil të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ky raport monitorues dhe vlerësues i integritetit në kuadër të institucioneve të sigurisë në Kosovë i cili po botohet për herë të dytë në Kosovë, ka për qëllim të bëjë, monitorojë dhe vlerësojë zhvillimet në fushën e integritetit në FSK dhe PK. Botimi i këtij raportit bëhet në kuadër të programit të veçantë të QKSS-së të titulluar: “Moni-torimi dhe Vlerësimi i integritetit në Kuadër të institucioneve Kosovare të Sigurisë”. Nëpërmjet këtij programi, QKSS synon që në mënyrë sistematike të monitorojë, rapor-tojë dhe avokojë çështjet që kanë të bëjnë me integritetin në institucione të sigurisë si dhe të ofrojë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të tyre për të arritur standardet e nevojshme në këtë fushë.

Ky raport paraqet gjendjen aktuale të integritetit në Policinë e Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës duke u bazuar në gjetjet e grumbulluara nga ekipi hulumtues i QKSS-së. Qëllimi i tij është që të vlerësojë nëse ka pasur progres në ngritjen e integ-ritetit në këto institucione si dhe të sjellë rekomandime specifike duke u përqëndruar në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit të interesit, dhe deklarimi i pasurisë.

Megjithë faktin se korniza ligjore për garantimin e integritetit në institucionet e sigursë është solide dhe ende po vazhdon të përmirësohet, gjetjet tregojnë se kapacitetet administrative dhe mekanizmat për të garantuar zbatimin dhe funksionimin e shën-doshë të kësaj kornize janë ende nën nivelin e dëshiruar.

Ky raport monitorues nuk do të ishte i realizueshëm pa ndihmën e palodhshme të partnerëve të QKSS-së. Shprehim falemnderim të veçantë për të gjithë ata që u an-gazhuan në realizmin e këtij raporti, si në dhënien e infromacioneve të shkruara si dhe me gatishmërinë e tyre për zhvillimin e takimeve të ndryshme, intervistave dhe fokus grupeve duke ndihmuar në nxjerrjen e përfundimeve dhe rekomandimeve në funk-sion të kompletimit të këtij raportit. Falemnderim i veçantë i dedikohet projektit për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i cili është i financuar nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) ndërsa i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

QKSS u është mirënjohës të gjithëve

Ekipi i QKSS

Page 6: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

6rA

port

NGA

QKS

S PëRMBAjTjA

ShëNiM hyRëS ....................................................................................................................................... 5

MONiTORiMi DhE VLERëSiMi i QEVERiSjES Së BRENDShME DhE iNTEGRiTETiT Në POLiCiNë E KOSOVëS ..........................................................................................................................11

PëRMBLEDhjE EKZEKuTiVE .............................................................................................................12Menaxhimi i burimeve njerëzore: ...............................................................................................................12

hyRjE .........................................................................................................................................................15Metodologjia ......................................................................................................................................................16

MENAxhiMi i BuRiMEVE NjERëZORE ..........................................................................................16Korniza ligjore ....................................................................................................................................................16

Praktika .................................................................................................................................................................17

Sfidat kryesore në menaxhimin e burimeve njerëzore .......................................................................21

PROKuRiMi PuBLiK ..............................................................................................................................23Korniza ligjore ....................................................................................................................................................23

Praktika .................................................................................................................................................................24

KONTROLLi i BRENDShëM ................................................................................................................26Korniza ligjore ....................................................................................................................................................26

Praktika .................................................................................................................................................................27

PARANDALiMi i KONFLiKTiT Të iNTERESiT DhE DEKLARiMi i PASuRiSë .......................31Korniza ligjore ....................................................................................................................................................31

Praktika .................................................................................................................................................................32

PëRFuNDiME ..........................................................................................................................................34

REKOMANDiME .....................................................................................................................................35

Page 7: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

7

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUES

MONiTORiMi DhE VLERëSiMi i QEVERiSjES Së BRENDShME DhE iNTEGRiTETiT Në MiNiSTRiNë E FORCëS Së SiGuRiSë Së KOSOVëS .............................................................39

PëRMBLEDhjA EKZEKuTiVE ...........................................................................................................40

hyRjE .........................................................................................................................................................42

PROKuRiMi PuBLiK ..............................................................................................................................44Korniza Ligjore ...................................................................................................................................................44

Kapacitetet Administrative ...........................................................................................................................44

Zbatimi .................................................................................................................................................................45

MENAxhiMi i BuRiMEVE NjERëZORE ..........................................................................................49Korniza ligjore ...................................................................................................................................................49

Kapacitetet administrative ...........................................................................................................................50

Zbatimi .................................................................................................................................................................50

AuDiTiMi i BRENDShëM Në MFSK ................................................................................................54Korniza ligjore ....................................................................................................................................................54

Kapacitetet administrative ............................................................................................................................54

Zbatimi .................................................................................................................................................................55

PARANDALiMi i KONFLiKTiT Të iNTERESiT DhE DEKLARiMi i PASuRiSë .......................56Korniza Ligjore ...................................................................................................................................................56

Zbatimi .................................................................................................................................................................57

Përfundimi ...........................................................................................................................................................58

REKOMANDiMET ..................................................................................................................................59

Page 8: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

8rA

port

NGA

QKS

S

LiSTA E ShKuRTESAVE

AKK Agjencia Kundër Korrupsionit

AQP Agjencia Qendrore e Prokurimit

BKS Barometri Kosovar i Sigurisë

DBNj Departamenti i Burimeve Njerëzore

DRP Drejtoritë Rajonale të Policisë

DSP Drejtoria e Standardeve Profesionale

FSK Forca e Sigurisë së Kosovës

iFSK inspektorati i Forcës së Sigurisë së Kosovës

iPK inspektorati Policor i Kosovës

KFOR Forca për Kosovën

KFT Komanda e Forcave Tokësore

KK Kuvendi i Kosovës

KPBSMFSK Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

KPO Kapacitet e Plota Operacionale

KRPP Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

KTD Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës

LPP Ligji i Prokurimit Publik

LShC Ligji për Shërbyesit Civil

MFSK Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

MPB Ministria e Punëve të Brendshme

NjAB Njësia e Auditimit të Brendshëm

OShP Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik

PK Policia e Kosovës

QKSS Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

QSu Qendra e Studimeve universitare

uD ushtrues i Detyrës

ZAP Zyra e Auditorit të Përgjithshëm

Page 9: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit
Page 10: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

10rA

port

NGA

QKS

S

Page 11: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

11

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUES

MONITORIMI DHE VLERËSIMI I QEVERISJES SË BRENDSHME

DHE INTEGRITETIT NË POLICINË E KOSOVËS

Autor: Plator Avdiu

Page 12: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

12rA

port

NGA

QKS

S

PëRMBLEDhjE EKZEKuTiVE

Qëllimi i këtij raporti të dytë monitorues dhe vlerësues për periudhën gjashtëmujore (prill � shtator 2016) për performancën e Policisë së Kosovës është matja e integritetit të këtij institucioni. Të dhënat e pasqyruara janë mbledhur nga aktivitetet monitoruese dhe avokuese, intervistave të ndryshme, shqyrtimit të dokumenteve ligjore e raportuese, si dhe burimeve të tjera në dispozicion. Përmes këtij hulumtimi synohet identifikimi i sfi-dave në rrafshin e integritetit policor dhe, për më tepër, avokimi për përmirësimin, de-mokratizimin dhe profesionalizimin në mënyrë të vazhdueshme të Policisë së Kosovës.

Raporti përmban gjithsej katër pjesëve të lidhura kryekëput me integritetin policor, si: menaxhimi i burimeve njerëzore, prokurimi publik, kontrolli i brendshëm dhe parandalimi i konfliktit të interesit dhe deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës. Gjetjet nga ky hulumtim kanë vë në pah nevojën e adresimit të sfidave që hasen në secilin prej këtyre pjesëve nga Policia e Kosovës me qëllim të reformimit të institucionit.

Në vijim do të listojmë edhe gjetjet kryesore të hulumtimit lidhur me integritetin në Po-licinë e Kosovës për secilën pjesë:

Menaxhimi i burimeve njerëzore:

●● Policia e Kosovës vazhdon të përballet me sfidën ku pozita të caktuara në këtë institucion udhëhiqen nga ushtrues të detyrës. Edhe pse nga viti në vit ky trend është në rënie, megjithatë gjatë vitit 2016 numri i zyrtarëve të emëruar si ush-trues detyre është gjashtë sosh.

●● Lidhur me burimet njerëzore janë vërejtur dobësi sa i përket dosjeve të person-elit të Policisë së Kosovës. Ka raste kur kontratat e punës të të punësuarve në Polici nuk azhurnohen, ndërsa nuk bëhet as vlerësimi i performancës së punës së personelit të Policisë.

●● Çështja e pensionimit të parakohshëm të zyrtarëve policorë vazhdon të zvar-ritet nga Qeveria e Kosovës. Projektligji që rregullon këtë çështje ende nuk është miratuar nga Qeveria dhe as nga Kuvendi i Kosovës. Kjo mund të ketë pa-soja të drejtpërdrejta në ngadalësimin e reformave brenda Policisë së Kosovës.

●● Ende nuk janë rregulluar dy çështje që ndërlidhen ngushtë me punën e person-elit të Policisë Kosovës: (i) sigurimi shëndetësor dhe (ii) sigurimi jetësor në rast të humbjes së jetës apo invalidimit të zyrtarëve policorë gjatë punës zyrtare. As njërën e as tjetrën nuk e gëzojnë personeli policor.

Page 13: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

13

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESProkurimi publik:

●● Në disa raste Policia e Kosovës nuk vepron në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi për prokurimin publik. Ka pasur dobësi në hartimin e dosjeve të tenderit nga Policia, ku ishte e kufizuar pjesëmarrja e më shumë operatorëve ekonomikë për aktivitetet e prokurimit.

●● Ka pasur vonesa në përmbushjen me kohë të projekteve dhe kontratave të Poli-cisë së Kosovës nga ana e operatorëve ekonomikë. Kështu që nevojitet të ketë mbikëqyrje më të mirë në realizimin e punëve dhe analizës së pengesave të mundshme për realizimin e kontratave që të mos ketë vonesa.

●● Policia e Kosovës, në disa raste, ka dështuar të bëjë ekzekutim pagesash ndaj operatorëve ekonomikë, duke mos i respektuar afatet ligjore. Kjo ka rritur rrezi-kun e pagesave shtesë të dëmshpërblimeve ndaj operatorëve ekonomikë.

●● Sfidë për Policinë e Kosovës është edhe menaxhimi i pasurisë, sidomos në fushën e automjeteve. Qindra automjete të Policisë, nga viti 2012, presin për t’u riparuar dhe mirëmbajtur për shkak të arsyeve të ndryshme. Sidoqoftë, Policia duhet të sigurohet për shfrytëzim efikas të pasurisë së saj.

Kontrolli i brendshëm:

●● Gjatë kësaj periudhë raportuese (prill- shtator 2016) zyrtarë policorë kanë qenë të përfshirë si të dyshuar për vepra penale dhe shkelje të detyrave zyrtare. Rasti i arrestimit të një polici që transportonte narkotikë dhe shpërfillja e detyrës zyr-tare nga zyrtarët policorë në raste të caktuara dëshmojnë për nevojën e forcimit të mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës.

●● Gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 inspektorati Policor i Kosovës ka hetuar 109 zyrtarë policorë nën dyshimin se kanë kryer vepra penale, ndërsa ka rekomandu-ar suspendimin e 24 zyrtarëve policorë si të dyshuar për vepra penale. Megjithatë, ky institucion të jetë më aktiv sa i përket mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës.

Page 14: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

14rA

port

NGA

QKS

S Parandalimi i konfliktit të interesit dhe deklarimi i pasurisë:

●● Ligji aktual për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e Funksionit Publik duhet të jetë në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, konflikti i interesit në ligj duhet të ndryshohet, ku konflikti i interesit të trajtohet si vepër penale.

●● Në mesin e zyrtarëve të tjerë të lartë publik, kontrollit të pasurisë do t’i nënsh-trohen edhe disa prej zyrtarëve të lartë të Policisë, duke përfshirë menaxhmen-tin e Policisë, disa prej drejtorëve të Drejtorive Rajonale të PK-së, si dhe drejtorët e departamenteve të Policisë.

●● Gjatë vitit 2015 Policia ka pranuar dy dhurata protokollare, të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Page 15: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

15

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUES

hyRjE

Zhvillimi i integritetit në Polici është një koncept i ri jo vetëm në Kosovë, por edhe për policitë e vendeve të rajonit dhe me gjerë. Qëllimi i forcimit të integritetit policor është luftimi i parregullsive brenda Policisë dhe nuk kufizohet vetëm me qasjen e tanishme të luftimit të korrupsionit, por ka për qëllim edhe trajtimin e çështjeve tjera si nepotizmin, mungesën e llogaridhënës, tejkalimin e autorizimeve si dhe dukurive të tjera joformale përmes fuqizimit të mekanizmave brendapërbrenda Policisë. Një gjë të tillë, koncepti i integritetit synon ta arrijë përmes përafrimit të vlerave policore me rregullat ligjore, etike dhe kulturore të shoqërisë në përgjithësi. Për më tepër, edhe vet qëllimi i fuqizimit të integritetit në Polici ka të bëjë me ngritjen e besueshmërisë së qytetarëve në këtë institucion.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër policitë më të besueshme në rajon. Sidoqoftë, ky raport i dytë monitorues dhe vlerësues, që matë progresin për periudhën gjashtëmu-jore prill - shtator 2016, dëshmon se ngritja e besueshmërisë në Polici nuk tregon gjith-monë për gjendjen reale në institucion. Me synim të identifikimit të sfidave në Policinë e Kosovës, ky raport shqyrton funksionimin e qeverisjes së brendshme në Polici përmes katër indikatorëve: (i) menaxhimi i burimeve njerëzore; (ii) prokurimi publik; (iii) kontrolli i brendshëm; si dhe (iv) parandalimi i konfliktit të interesit dhe deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e lartë të Policisë.

Pjesa e parë e parë e raportit shqyrton menaxhimin e burimeve njerëzore, i cili është i rëndësishëm për Policinë me qëllim të profesionalizimit të personelit policor dhe zhvil-limin në karrierë të zyrtarëve të Policisë në përputhje me performancën në punë. Kjo natyrisht duhet të bëhet duke përfillur politikat e integritetit.

Ndërsa, pjesa e dytë e këtij raporti thekson rëndësinë e prokurimit publik që duhet të sigurojë se buxheti i Policisë shpenzohet sipas procedurave ligjore dhe në pajtim me kërkesat e Policisë. Në këtë drejtim, duhet t’i kushtohet vëmendje luftimit të keqpërdori-meve të mundshme në Polici gjatë aktiviteteve të prokurimit publik.

indikatori i tretë flet për kontrollin e brendshëm të Policisë së Kosovës, i cili nënkupton forcimin e mekanizmave të brendshëm policor për luftimin e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative brenda radhëve të veta.

Kurse, pjesa e fundit e raportit ka të bëjë me parandalimi e konfliktit të interesit dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës që ka rëndësi jetike për sa i përket llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së drejtuesve të forcave të rendit.

Page 16: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

16rA

port

NGA

QKS

S Ky raport, gjithashtu, përmban një pako me rekomandime për secilin indikator që ndërlid-het ngushtë me qeverisjen e brendshme në Polici. Të gjeturat e këtij raporti kanë për qëllim të shërbejnë si instrument për avokim në lidhje me përmirësimin e performancës institucio-nale, ngritjen e qeverisjes së brendshme dhe forcimin e integritetit në Policinë e Kosovës.

Metodologjia

Për përgatitjen e këtij hulumtimi janë përdorur metodat hulumtuese kualitative. Të dhënat kualitative përfshijnë analizimin e dokumenteve të ndryshme me karakter juridik, strategjitë e institucioneve përkatëse për punën e Policisë së Kosovës, raportet vjetore të Policisë së Kosovës dhe inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe raporte të organizatave vendore e ndërkombëtare dhe burime të tjera nga institucionet publike të Kosovës.

Të dhënat shtesë janë grumbulluar nga realizimi i intervistave me përfaqësues të institu-cioneve që mbikëqyrin Policinë e Kosovës dhe njohës të sektorit të sigurisë në Kosovë. Përveç kësaj, grumbullimi i të dhënave për këtë hulumtim është mundësuar edhe nga kontributet e mbledhura nga grupet e fokusit me zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës dhe të institucioneve të tjera që ushtrojnë mbikëqyrje të jashtme mbi punën e Policisë. Ndërsa, edhe aktivitetet avokuese të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë kanë qenë një burim i rëndësishëm për përpilimin e këtij raporti. Konferencat, takimet dhe aktivitetet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë në fushën e sektorit të sigurisë gjatë vitit 2016 kanë shërbyer si mundësi e mirë për mbledhjen e të dhënave për këtë hulumtim. Në fund, janë shterur burimet nga arkivat e mediave të Kosovës lidhur me informacionet e raportu-ara për Policinë e Kosovës, të cilat kanë pasqyruar të dhëna për integritetin policor.

MENAxhiMi i BuRiMEVE NjERëZORE

Korniza ligjore

Burimet njerëzore në Polici rregullohen në mënyrë të përgjithshme përmes Ligjit Nr. 04/L-076 për Policinë. Sa i përket personelit policor, Policia e Kosovës (PK), sipas kornizës aktuale ligjore, ka këto kategori të të punësuarve: a) zyrtarët policor që bëjnë betimin dhe kanë autoritet t’i ushtrojnë dhe kryejnë autorizimet policore; b) stafin civil për të kryer shërbime mbështetëse dhe administrative, por që nuk ka autoritet për të ushtruar autorizime policore; dhe c) kadetët policorë.1 Stafi civil i PK-së është pjesë e shërbimit

1 Neni 44, Ligji Nr. 04/L-076 për Policinë.

Page 17: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

17

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUEScivil të Kosovës, ndërsa zyrtarët policor të Policisë nuk bëjnë pjesë në kuadër të shër-

bimit civil.2 As Ligji për Policinë, Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe as Ligji i Punës nuk përshkruajnë se cila është marrëdhënia e punës e zyrtarëve policor. Sidoqoftë, marrëdhënia e punës e personelit të PK-së rregullohet përmes akteve nën-ligjore të Policisë për të tria këto kategori të personelit dhe çështje të tjera të burimeve njerëzore të këtij institucioni. Megjithatë, ndryshe nga institucionet tjera publike, PK-ja nuk i publikon aktet e veta nënligjore që rregullojnë çështje të ndryshme me interes për institucionin. Sipas Policisë ato nuk publikohen për shkak se janë kryesisht dokumente që rregullojnë çështje të brendshme të PK-së. Ndërsa, të gjithë ata që duan të kenë qasje në këto dokumente duhet të bëjnë kërkesë zyrtare në Polici, siç e parasheh Ligji për Qa-sje në Dokumente Publike.3

Sipas Planit Zhvillimor 2016-2020 të PK-së, kjo e fundit do të investojë në profesionaliz-imin dhe avancimin e burimeve njerëzore. Aty thuhet se rëndësi e madhe do t’i kushto-het ngritjes së avancimit dhe kryerjes së detyrave duke zbatuar standardet më të mira për personelin policor përmes sistemit të menaxhimit të personelit, trajnimeve në vazh-dimësi dhe kujdesit ndaj shëndetit.4 Në fushën e profesionalizimit të burimeve njerëzore, Policia i ka vënë vetes disa objektiva, siç janë: zhvillimi i karrierës së punonjësve të PK-së në përputhje me performancën në punë; avancimi i sistemit të menaxhimit të personelit në PK; kujdesi shëndetësor për të gjithë të punësuarit përmes kujdesit shëndetësor efi-kas; dhe ngritja e cilësisë së programeve trajnuese.5

Gjatë kësaj periudhe monitoruese dhe vlerësuese (prill - shtator 2016) nuk ka pas ndry-shime të kornizës ligjore për menaxhimin e burimeve njerëzore në PK.

Praktika

Departamenti për Burime Njerëzore (DBNj) në kuadër të PK-së ka për detyrë të zbatojë politikat që ndërlidhen me personelin dhe trajnimet e ndryshme nëpër të cilat kalojnë punonjësit e këtij institucioni. Sipas rregullave të PK-së, DBNj duhet të sigurojë që rek-rutimi i personelit në PK të bëhet sipas kualifikimeve profesionale dhe meritës në kushtet e konkurrencës së drejtë e të transparencës. Në këtë drejtim, puna e DBNj-së shtrihet në ofrimin e një sistemi efikas për menaxhimin dhe zhvillimin e karrierës të të gjithë per-sonelit policor. Gjithashtu, në përshkrimin e detyrave të veta, ky departament duhet të garantojë politika jo-diskriminuese për personelin policor në të gjitha nivelet, përfshirë

2 Shih Nenin 3 dhe Nenin 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

3 intervistë me një zyrtar të lartë të PK-së, 18 dhjetor 2015.

4 Policia e Kosovës. Plani Zhvillimor Strategjik 2016-2020, f. 13. Qasur më 16 prill 2016, në: <http://goo.gl/3w61Bx>

5 Po aty.

Page 18: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

18rA

port

NGA

QKS

S edhe përfaqësimin e paanshëm gjinor dhe që strukturat e personelit të pasqyrojnë kara-kterin shumetnik të Kosovës.6

Burimet njerëzore në PK janë ngritur, ndihmuar dhe konsoliduar nga bashkësia ndërkom-bëtare në Kosovë (misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë - uNMiK) e cila ka pas rol vendimmarrës në këtë institucion që prej themelimit (1999) deri në shpalljen e pavarë-sisë së vendit (2008). Zhvillimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore ka vazhduar edhe pas marrjes së kompetencave nga ana e vendorëve. Prandaj, PK-ja është në proces të vazhdueshëm të reformimit sa i përket trajnimeve të zyrtarëve policorë dhe zhvillimit të institucionit7 me qëllim të ngritjes së qeverisjes së mirë dhe forcimit të integritetit policor.

Siç është përmendur në raportin paraprak, PK-ja renditet në mesin e atyre institucione-ve publike të Kosovës me numër të madh të punonjësve, me gati gjithsejtë 9,000 sosh. Për këtë arsye më shumë se gjysma e buxhetit të Policisë shpenzohet në për pagat dhe mëditjet e personelit të PK-së. Sipas tabelës së mëposhtme, numri i përgjithshëm i pu-nonjësve të PK-së është 8,981, prej të cilëve 7,885 ose 88 përqind e tyre janë zyrtarë policorë, gjegjësisht të uniformuar, ndërsa 1,096 ose 12 përqind e zyrtarëve që punojnë në PK i përkasin stafit civil.

Tabela 1 - Numri i të punësuarve (zyrtarët e uniformuar dhe stafi civil) në Policinë e Kosovës8

Personeli Numri Përqindja

Zyrtarë policorë 7,885 88%

Stafi civil 1,096 12%

Gjithsej 8981 100%

Në krahasim me periudhën parapake (tetor 2015 - mars 2016), gjatë kësaj periudhe monitoruese (prill - shtator 2016) nuk është raportuar të ketë pasur rekrutim të person-elit të ri në Polici.

Sa i përket përfaqësimit gjinor në PK, 86 përqind e personelit janë burra, derisa vetëm 14 përqind punonjësve të Policisë janë gra. Sidoqoftë, sipas kornizës aktuale ligjore është bërë e detyrueshme që përfaqësimi gjinor në institucionet publike të jetë 50 përqind për

6 Për më shumë detaje lidhur me punën e këtij departamenti të Policisë shih: <http://goo.gl/sZiGmN>. Qasur më 15 shtator 2016.

7 Transkript nga dëgjimi publik i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, 15 dhjetor 2015, f. 9. Qasur më 15 shtator 2016, në: <http://goo.gl/qqxmB8>

8 Policia e Kosovës – Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore. Raporti vjetor i punës së Policisë së Kosovës 2015, f. 6. Qasur më 17 shtator 2016, në: <goo.gl/h2hvxk>.

Page 19: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

19

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESsecilën gjini.9 Kjo masë e përfaqësimit gjinor do të jetë vështirë të zbatohet duke e ditur

se ka mospërputhje të madhe sa i përket përfaqësimit gjinor, veçanërisht në sektorin e sigurisë në Kosovë. Për më tepër, është shprehur skepticizëm nëse kjo dispozitë ligjore do të mund të zbatohet duke u nisur nga fakti që të punësuarit tashmë janë në mar-rëdhënie pune në institucionet publike, përfshirë PK-në.10 Pavarësisht kësaj, gjatë rek-rutimit të zyrtarëve të rinj policorë, si pasojë e procesit të pensionimit të parakohshëm të zyrtarëve policorë, PK-ja mund të rris numrin e grave në PK. Ndërkohë, gjendja mbetet e njëjtë edhe sa i përket përfaqësimin gjinor për periudhën monitoruese prill - shtator 2016 kur kjo krahasohet me periudhën paraprake raportuese tetor 2015 - mars 2016.

Tabela 2 - Numri i personelit të Policisë së Kosovës sipas përfaqësimit gjinor11

Personeli sipas gjinisë Numri Përqindja

Burra 7729 86%

Gra 1252 14%

Gjithsej 8981 100%

Sipas të dhënave në tabelën e mëposhtme, pakicat etnike në Kosovë janë mirë të për-faqësuara në institucionin e Policisë. Në këtë drejtim, 7,521 punonjës të PK-së ose 84 përqind e tyre, duke përfshirë stafin civil dhe atë të uniformuar i përkasin popullatës shu-micë shqiptare të Kosovës. Ndërsa, 1,460 punonjës të tjerë ose 16 përqind e personelit të PK-së janë nga radhët e pakicave etnike në Kosovë, përfshirë serbë, boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe pakica të tjera etnike. Nuk ka të dhëna që gjatë kësaj peri-udhë monitoruese gjashtëmujore (prill - shtator 2016) ka pasur rekrutim të personalit policor nga radhët e pakicave etnike në Kosovë.

Tabela 3 - Numri i personelit të Policisë së Kosovës sipër përfaqësimit etnik12

Personeli sipas përkatësisë etnike Numri Përqindja

Shqiptarë 7521 84%

Pakicat 1460 16%

Gjithsej 8981 100%

9 Neni 6, Ligji Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore.

10 intervistë, hilmi jashari, Avokati i Popullit, 25 mars 2016.

11 Policia e Kosovës – Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore. Raporti vjetor i punës së Policisë së Kosovës 2015, f. 6. Qasur më 17 shtator 2016, në: <goo.gl/h2hvxk>.

12 Po aty.

Page 20: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

20rA

port

NGA

QKS

S Sa i përket rekrutimit nuk ka të dhëna se ka pasur lëvizje të reja për këtë periudhë moni-toruese (prill - shtator 2016) në krahasim me periudhën paraprake (tetor 2015 - mars 2016). As për gradimin dhe zhvillimin në karrierë të zyrtarëve të PK-së nuk ka informa-cione që për këtë periudhë monitoruese ka pas gradim të zyrtarëve policorë.

Nga ana tjetër, një sfidë që vazhdon të përcjellë PK-në viteve të fundit është çështja e ush-truesve të detyrës (uD) për pozita të caktuara brenda Policisë. Edhe pse trendi i uD-ve nga viti 2014 deri në gjysmën e parë të vitit 2016 është në rënie e sipër, megjithatë Zyra e Au-ditorit të Përgjithshëm (ZAP) e ka vlerësuar këtë çështje si rrezik të nivelit të lartë. Derisa në vitin 2014 numri i zyrtarëve të emëruar si uD në PK ishte 48, më 2015 numri i uD-ve ishte zvogëluar për 50 përqind më pak, përkatësisht ishin 24 uD, kurse deri në prill të vitit 2016 kanë qenë gjithsej gjashtë sosh, duke u zvogëluar dukshëm në raport me vitet paraprake.13 Sipas udhëzimit Administrativ nr. 07/2012 mbi marrëdhënien e punës në PK, uD-ja në Poli-ci mund të caktohet në kohëzgjatje deri në gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.14 Praktika e uD-ve në PK është vlerësuar rrezik i nivelit të lartë nga ZAP-i. Si rrjedhojë, PK-së i është rekomanduar të përcaktoj kontrolle shtesë në menaxhimin e proce-durave të rekrutimit, të cilat duhet të fillojnë me kohë, ndërsa kohëzgjatja e uD-ve të mos jetë më e gjatë se afatet përcaktuara sipas udhëzimit Administrativ të PK-së.15

Në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore në PK janë konstatuar dobësi sa i përket dosjeve të personelit në PK. Gjatë kësaj periudhë monitoruese dhe vlerësuese (prill � shtator 2016) është vërejtur se prej vitit 2014 PK-ja nuk i azhurnon kontratat e punës së personelit dhe nuk u bëhet vlerësimi i punës të punësuarve në PK. Këto janë përsëritur edhe në vitin 2015, të cilat janë raportuar nga auditimi që ka bërë ZAP-i gjatë vitit 2016 për PK-në. Nga 23 dosje të personelit të PK-së të cilat ishin testuar nga ZAP-i për vitin 2015, në asnjërën prej tyre nuk ishte bërë vlerësimi i punës për të punësuarit në PK. Prej këtyre dosjeve të shqyrtuara, në dy prej tyre kishin munguar edhe kontratat e punës për personelin e PK-së. Mungesa e vlerësimeve për punën e të punësuarve në PK tregon se kjo mund të ndikojë në dobësimin e integritetit institucional të PK-së. Madje, kjo mund të reflektohet edhe në punën e mëtejshme të të punësuarve të PK-së, duke pamundë-suar identifikimin e fushave për përmirësimin dhe zhvillimin e tyre në mënyrë profesio-nale. Ndërsa, edhe pagesat e pagave për të punësuarit që nuk kanë kontratë mund të konsiderohen si të parregullta në aspektin ligjor.16 Si pasojë e këtyre mangësive, ZAP-i i ka rekomanduar Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe PK-së që kjo çështje të adresohet sa më parë. PK-së i është rekomanduar të përcaktojë kontrolle shtesë në menaxhimin e burimeve njerëzore për të bërë vlerësimin e punës në mënyrë të rregullt

13 Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. (Qershor 2016). Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015, f. 23. Nr. i Dokumentit: 21.16.1-2015-08. Qasur më 16 shtator 2016, në: <goo.gl/wfe9m8>.

14 Po aty, f. 23.

15 Po aty, f. 24.

16 Po aty, f. 25.

Page 21: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

21

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESvjetore për të gjithë të punësuarit në PK dhe të ketë azhurnim të rregullt të dosjeve për

personelin e këtij institucioni të sigurisë.17

Sfidat kryesore në menaxhimin e burimeve njerëzore

Edhe pse PK-ja për vitin 2016 ka një buxhet relativisht të lartë në shumën prej 85,479,000 Euro,18 megjithatë ky buxhet është më i vogël në krahasim me buxhetin e vitit 2015 për PK-në që ishte 89,470,530 Euro.19 Ai është zvogëluar rreth 4 milion më pak ose është më i vogël për afro 5 përqind në krahasim me atë të vitit 2015. Zvogëlimi i buxhetit të PK-së e ka gjetur Qeverinë e Kosovës nën kritika nga njohës të çështjeve të sigurisë dhe zyrtarë të PK-së sipas të cilëve kjo do të mund të dëmtojë procesin e reformave të brendshme të Policisë. Sipas tyre PK-ja ka nevojë urgjente të investojë më shumë në forcimin e kapac-iteteve si të atyre teknike, po ashtu edhe në ngritjen e aftësive profesionale e njerëzore.20 Edhe zyrtarë të lartë të PK-së kanë shprehur shqetësimet se zvogëlimi i buxhetit për vitin 2016 do të vështirësojë edhe më tej arritjen e objektivave të PK-së, siç janë furnizimin me uniforma për zyrtarë policorë, procesin e pensionimit të zyrtarëve policorë, rekrutimin e stafit të ri policor, operacionalizimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe çështje të tjera.21 Ndërsa, nuk dihet se sa është shuma e buxhetit të PK-së që është shpen-zuar deri më tash nga janari deri në muajin shtator të vitit 2016.

Sfidë tjetër, siç është përmendur në raportin e parë monitorues dhe vlerësues për PK-në (për periudhën tetor 2015 - mars 2016), është mosha mesatare e policëve në Kosovë, e cila është 43 vjeç. Kurse, më tepër se 4,000 policë të Kosovë kanë arritur moshën mbi 40 vjeçare, 2,091 sosh janë mbi moshën 46 vjeç, ndërsa rreth 1,000 prej tyre janë të moshës 55 vjeçare.22 Kjo i ka hap rrugë pensionimit të parakohshëm të zyrtarëve policorë dhe reformimit të burimeve të personelit policor.

Si pasojë e procesit të reformave për pension të parakohshëm mbi 1,000 zyrtarë pol-icorë të Kosovës pritet të pensionohen. Siç është cekur tashmë në raportin paraprak, për këtë çështje është hartuar Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së

17 Po aty.

18 Buxheti i Rishikuar i Republikës së Kosovës për vitin 2016, Tabela 2: Përmbledhje e ndarjeve buxhetore (në Euro) dhe Tabela 3.1: Buxheti i Rishikuar për Nivelin Qendror (në Euro), Ligji Nr. 05/L-109 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

19 Policia e Kosovës – Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore. Raporti vjetor i punës së Policisë së Kosovës 2015, fq. 17. Qasur më 17 shtator 2016, në: <goo.gl/h2hvxk>.

20 Emisioni Puls, “Kush po e rrezikon sigurinë?”, KohaVision (KTV), 21 mars 2016. Qasur më 17 shtator 2016, në: <goo.gl/rfxWE0>.

21 Procesverbali i mbledhjes së Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 20 nëntor 2015, f. 4. Qasur më 17 shtator 2016, në: <goo.gl/aQyxii>.

22 Shih: <goo.gl/EQMyuV>. Qasur më 17 shtator 2016.

Page 22: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

22rA

port

NGA

QKS

S Kosovës dhe Punonjësit e inspektoratit Policor të Kosovës me Autorizime Policore, në të cilin parashihet edhe pensionimi i parakohshëm për këto dy institucione e ku thuhet se zyrtaret e këtyre dy institucioneve të cilët kanë autorizime policore fitojnë të drejtën e pensionimit të rregullt atëherë kur arrijnë moshën 55 vjeçare.23 Megjithatë ky projektligj, në të cilin kanë punuar MPB-ja, PK-ja dhe Sindikata e PK-së nuk është miratuar nga Qe-veria as gjatë kësaj periudhe raportuese gjashtëmujore dhe rrjedhimisht nuk ka kaluar procedurat parlamentare për miratim të mëtejshëm. Ndërkohë, Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së i ka rekomanduar ekzekutivit të ndajë mjetet buxhetore për zbatimin e projektligjit kur të hyjë në fuqi me qëllim të përmirësimit të kuotës së moshës së zyrtarëve policorë.24

Pas pensionimit të parakohshëm zyrtarët policorë do të marrin 60 përqind të pagës bru-to dhe për këtë është arritur pajtim në mes të PK-së, MPB-së dhe Sindikatës së PK-së.25 Në këtë drejtim, pritet që rreth 1,000 zyrtarë policorë do të pensionohen dhe 1,000 të tjerë të do të rekrutohen kur të bëhet i plotfuqishëm legjislacioni për pensionimin e zyrtarëve policor. Sa i përket rekrutimit, gjegjësisht punësimit të pjesëtarëve të Policisë, PK-ja do të duhej t’i kushtonte vëmendje më të madhe garantimit të një procesi të drejtë e trans-parent në përzgjedhjen e kandidatëve për zyrtarë policor. Kjo për arsye që të shmanget çfarëdo mundësie e nepotizmit ose konfliktit të interesit në këtë proces kompleks të re-formimit të burimeve njerëzore në PK.

Sfidë tjetër kyçe për policët e Kosovës është mungesa e sigurimit shëndetësor. Kjo çështje nuk është rregulluar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa legjislacioni aktual parasheh sigurimin social për zyrtarët policorë, por Qeveria ende nuk ka ndarë buxhet për sig-urimin social për policët. Tek prej janarit të vitit 2017 pritet të fillojë sigurimi shëndetë-sor për punonjësit e Policisë. Për këtë çështje ka zhvilluar takime Sindikata e Policisë me Ministrinë e Shëndetësisë për të gjetur format e sigurimit shëndetësor për personelin policor.26 Sindikata e PK-së ka njoftuar se prej korrikut të vitit 2016 ka nisur ndalesa e mjeteve për fondin e sigurimeve shëndetësore për zyrtarët policorë. Në këtë mënyrë, kontributi në fondin e sigurimeve shëndetësore do të jetë 7 përqind prej pagës bazë të zyrtarëve policorë, ku 3.5 përqind do të paguhet nga i punësuari dhe 3.5 përqind të tjera nga punëdhënësi.27 Sidoqoftë, nuk ka të dhëna nëse kjo ka nisur ta zbatohet.

Përveç mungesës së sigurimit shëndetësor, policët e Kosovës nuk e gëzojnë as sigurimin jetësor në rast të humbjes së jetës apo invalidimit në kuadër të punës zyrtare. Ky lloj

23 Neni 6, Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e inspektoratit Policor të Kosovës me Autorizime Policore.

24 Procesverbali i mbledhjes së Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 22 dhjetor 2015, f. 3. Qasur më 15 shtator 2016, në: <goo.gl/xmigBy>.

25 Po aty.

26 Shih: <goo.gl/3eLZ7T>. Qasur më 15 shtator 2016.

27 Po aty.

Page 23: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

23

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESsigurimi është i nevojshëm për çdo zyrtar policor për shkak të lëndimeve serioze dhe

plagëve që mund të marrin në detyrë. Në mungesë të sigurimit jetësor policët të cilët pësojnë nga lëndimet nuk marrin as dëmshpërblime për plagët, me përjashtim të ndih-mave për tretman mjekësor që marrin për lëndime.28

PROKuRiMi PuBLiK

Korniza ligjore

Sektori i prokurimit publik në Kosovë është i rregulluar përmes Ligjit për Prokurimin Pub-lik, i cili ka pësuar ndryshime të njëpasnjëshme. Ky ligj ishte kritikuar vazhdimisht se nuk ishte në përputhje me rrethanat dhe se ishte bërë pengesë për funksionimin e mirë të aktiviteteve të prokurimit publik. Sikur institucionet tjera publike në Kosovë, edhe PK-ja i nënshtrohet këtij ligji kur bëhet fjalë për aktivitetet e prokurimit publik.

Me ndryshimet e reja të Ligjit për Prokurimin Publik në vitin 2016, për herë të parë rregullo-het se kur zbatohen rregullat e këtij ligji për kontratat në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Duke e marrë parasysh ndjeshmërinë e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, ka raste kur për disa lloje të kontratave zbatohen procedura të veçantë të prokurimit publik, gjegjësisht me atë rast nuk zbatohen rregullat e Ligjit për Prokurim Publik. Në këtë mënyrë, ligji nuk zbato-het për furnizimin me pajisje të ndryshme, si dhe për prokurimet në punët dhe shërbimet e ndjeshme. Ligji nuk zbatohet as për furnizim të pajisjeve ushtarake.29 Për këto aktivitete duhet të miratohet një Rregullore nga Qeveria e Kosovës mbi prokurimin për qëllime të mbrojtjes dhe sigurisë, e cila ende nuk është miratuar nga kjo e fundit. Ndërsa, rastet kur nuk zbatohet Ligji i ndryshuar e as Rregullorja është kur bëhet fjalë për ato kontrata ku zbu-limi i informacionit mund të cenojë interesat thelbësore të sigurisë së vendit30 dhe për raste të tjera. Në këto situata ndiqen rregulla të veçanta të prokurimit publik. Këto ndryshime në Ligjin për Prokurimin Publik janë bërë si pasojë e kërkesave të Bashkimit Evropian për harmonizimin e ligjit me legjislacionin e BE-së, gjegjësisht Direktivën nr. 2009/81/EC12131 për kontratat e prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Si në rastet e mëhershme, korniza ligjore e prokurimit publik nuk ka pësuar ndonjë ndryshim gjatë kësaj periudhe monitoruese (prill - shtator 2016) nëse krahasohet me periudhën paraprake të monitorimit të aktiviteteve të PK-së (tetor 2015 - mars 2016).

28 intervistë, Kreshnik Gashi, Redaktor në BiRN (Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë hulumtuese), 3 prill 2016.

29 Neni 3, Ligji Nr. 05/L -068 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237.

30 Po aty.

31 Shih: <goo.gl/usM0V1>. Qasur më 15 shtator 2016.

Page 24: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

24rA

port

NGA

QKS

S Praktika

Gjatë kësaj periudhe monitoruese (prill - shtator 2016) është raportuar për parregullsi dhe dobësi gjatë procedurave të disa tenderëve në kuadër të aktiviteteve të prokurimit publik të Policisë. Në këtë drejtim, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka marrë 13 ven-dime në vitin 2016 (deri në shtator 2016) në bazë të ankesave të operatorëve ekonomikë për tenderë të caktuar që kanë të bëjnë me Policinë. Disa prej vendimeve të marra nga ana e OShP-së kanë nxjerrë në pah se PK-ja si autoritet kontraktues nuk vepron në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi për prokurimin publik.

Parregullsitë dhe vërejtjet më të mëdha OShP-ja i kishte lidhur me aktivitetin e prokurimit të Policisë për furnizim me pajisje trafiku alkotesta. Kundër PK-së kishte ushtruar ankesë në OShP operatori ekonomik “Medicom”. Kjo kompani ishte ankuar se PK-ja nuk i kishte respektuar dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik. Në fakt, Policia e kishte anuluar këtë aktivitet prokurimi në mungesë të dy ofertave të përgjegjshme. Megjithatë, OShP-ja kishte pasur vërejtje për mënyrën se Policia si autoritet kontraktues ka hartuar dosjen e tenderit dhe rrjedhimisht kishte kufizuar pjesëmarrjen e më shumë operatorëve eko-nomikë për këtë aktivitet të prokurimit.32

Vendimet tjera të OShP-së për vitin 2016 sa i përket aktiviteteve të prokurimit publik të PK-së kanë konstatuar se disa prej ankesave të operatorëve ekonomikë ishin refuzuar si të pabazuara, qoftë për shkak se nuk kishte ofertues të përgjegjshëm, qoftë për shkak se operatorët ekonomikë nuk kishin plotësuar kushtet e dosjeve të tenderit siç ishin kërkuar nga Policia.33

Përveç OShP-së, edhe ZAP-i kishte vërejtur mangësi sa i përket respektimit të rregullave të prokurimit publik nga ana e PK-së. Gjatë periudhës janar � dhjetor 2015, ZAP-i kishte gjetur se për mirëmbajtën e automjeteve, PK-ja i kishte 19 kontrata aktive përmes proce-durës së hapur të prokurimit. Megjithatë, në vitin 2015, PK-ja kishte lidhë edhe 15 kontra-ta tjera, duke ju shmangur procedurave të hapura të tenderimit, përmes procedurës së koutimit të çmimit në vlerë prej 35,695 Euro. PK-ja ishte arsyetuar se ka vepruar kështu për shkak të shumëllojshmërisë së automjeteve që i posedon si institucion. Por, ZAP-i në raportin e auditimit kishte vlerësuar se PK-ja në këtë mënyrë kishte bërë planifikim të dobët sa i përket prokurimit.34 Për më tepër, kjo procedurë prokurimi ishte parë me rrezik meqë mund të dëmtoj konkurrencën dhe të vë në pikëpyetje cilësinë e shërbime-ve të pranuara për paranë e dhënë. Rrjedhimisht, ZAP-i kishte rekomanduar që ministri

32 Shih vendimin e OShP-së këtu: <goo.gl/MSNuKx>. Qasur më 15 shtator 2016.

33 Për më tepër informata, shih vendimet e OShP-së për aktivitetet e prokurimit publik të PK-së: <goo.gl/u04Qw1>. Qasur më 15 shtator 2016.

34 Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. (Qershor 2016). Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015, f. 17. Nr. i Dokumentit: 21.16.1-2015-08. Qasur më 16 shtator 2016, në: <goo.gl/wfe9m8>.

Page 25: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

25

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESi Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së duhet të

sigurojnë që Zyra e Prokurimit e PK-së ka bërë analizë të mirëfilltë para procesit të plani-fikimit në mënyrë që kërkesat për shërbimet e njëjta të tenderohen përmes procedurave të kontratave kornizë për t’ju shmangur lidhjes së kontratave më kuotim të çmimeve.35

Dobësi ishin raportuar edhe në realizimin e projekteve të caktuara të PK-së, ku ishin shkaktuar vonesa në kryerjen e punëve nga ana e operatorëve ekonomikë. Kontrata “Ndërtimi i Depos për Ruajtjen e Materialeve të Rrezikshme në Kampin e Vrellës në PK”në vlerë prej 29,928 Euro ishte përfunduar me 137 ditë vonesë, derisa afati për përmbush-jen e kontratës kishte qenë jo më shumë se 30 ditë kalendarike. Ndërsa, kontrata tjetër “Furnizimi dhe Vendosja e Dyerve me Senzor dhe Rregullimi i Shkallëve Emergjente në Objektin e Administratës së PK-së” e cila kapte shumë prej 9,182 Euro kishte përfunduar me 22 ditë vonesë. Vonesa ishin vërejtur edhe për renovimin e sallës së Drejtorisë Rajo-nale të Policisë (DRP) në Ferizaj në vlerën prej 25,370 Euro. Operatori ekonomik i kishte gjithsej 75 ditë kalendarike për përfundimin e punimeve, ndërsa i kishte kryer me 115 ditë vonesë.36 Këto vonesa ZAP-i i ka klasifikuar si rrezik të nivelit të mesëm që mund të zbeh efikasitetin e operacioneve të PK-së dhe kjo e fundit të dështojë në arritjen e ob-jektivave. Gjithashtu, dështimi për të kryer me kohë kontratat mund të ndikojë në rritjen e obligimeve në fund të vitit dhe ato të jenë barrë për buxhetin e vitit vijues.37 Rrjedhi-misht, ZAP-i në raportin për pasqyrat financiare të MPB-së i ka rekomanduar ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së se duhet të respektohen afatet për përmbushjen e kontratës dhe për këtë duhet të forcohen më shumë kontrollet në proceset e planifikimit, monitorimit dhe realizimit të projekteve kapitale duke anali-zuar njëkohësisht pengesat e mundshme për realizimin e kontratave.

Përveç realizimit të kontratave, vonesa kishte pasur edhe sa i përket ekzekutimit të pag-esave nga PK-ja për operatorët ekonomikë duke mos arritur t’i respektojë afatet ligjore.38 Vonesa e shkaktuara nga PK-ja në mosekzekutimin e pagesave, sipas ZAP-it, rrisin rrezi-kun për pagesa shtesë të dëmshpërblimeve ndaj operatorëve ekonomikë. Më tej, kjo rritë rrezikun e dështimit të pagesave për mungesë të fondeve dhe bartjen e obligimeve për vitin vijues.39 Në këtë mënyrë, ZAP-i i ka rekomanduar PK-së se duhet të mbikëqyrë rregullisht procesin e realizimit të buxhetit për të bërë pagesën e faturave në kuadër të afateve ligjore.

Një mangësi tjetër gjatë aktiviteteve të PK-së në fushën e prokurimit publik ka të bëjë me certifikim jo të rregullt të pagesave. Të dhënat nga ZAP-i konstatojnë që si pasojë e planifikimit të dobët nga PK-ja mund të çojë deri te rreziku që vlera e faturave të jetë

35 Po aty.

36 Po aty, fq. 18-19.

37 Po aty, f. 19.

38 Po aty, f. 20.

39 Po aty.

Page 26: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

26rA

port

NGA

QKS

S më e lartë sesa vlera e planifikuar për këtë qëllim. Rrjedhimisht, ZAP-i ka rekomanduar që PK-ja duhet të sigurojë kontrolle shtesë te njësitë kërkuese me qëllim që kërkesat të jenë të strukturuara në mënyrë të qartë dhe të saktë. Në veçanti, i është i rekomanduar Zyrtarit Certifikues që të kontrollojë të gjitha pagesat për të verifikuar nëse ato janë në pajtim më kontratat.40

Ndërkohë, gjatë vitit 2015 tre tenderë të Policisë janë hetuar nga inspektorati Policor i Kosovës (iPK): furnizimi me uniformë të për PK-në, ndërtimi i objektit K9 dhe lënda e tenderit për rregullimin e poligonit për gjuajte me armë zjarri. Nuk ka informacione për zhvillimin e këtyre hetimeve dhe nëse është gjetur ndonjë parregullsi gjatë aktiviteteve të prokurimit publik në lëndët e këtyre tenderëve.

Përveç këtyre dobësive në prokurim publik të PK-së, sfidë tjetër në këtë institucion mbeten disa çështje lidhur me menaxhimin dhe kontrollin financiar të PK-së. Që prej vitit 2012 një numër i konsiderueshëm i automjeteve të PK-së presin për t’u riparuar dhe mirëmbajtur. Në autoparkun e flotës së PK-së janë 131 automjete ose rreth 10 përqind nëse krahasohet me numrin total të automjeteve të PK-së, të cilat kanë mbetur ende pa u riparuar. Kjo ka ndodhur si rrjedhojë e mungesës së pjesëve rezervë, numrit të vogël të stafit në këtë shërbim dhe për shkak të vjetërsisë së këtyre automjeteve.41 Kjo sfidë është identifikuar si rrezik me prioritet të lartë nga ZAP-i, ndërsa i kanë bërë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së të shqyrtojnë arsyet pse kjo çështje nuk është adresuar deri më tash. Po ashtu, ZAP-i ka rekomanduar të përcaktohen masat shtesë për forcimin e kontrolleve në këtë njësi sa i përket automjeteve të PK-së me qëllim të identifikimit të defekteve dhe riparimit të tyre për të shmangur pritjet e gjata të automjeteve për riparim si dhe të sigurohet shfrytëzimi efikas i tyre.42

KONTROLLi i BRENDShëM

Korniza ligjore

Ngritja e integritetit institucional manifestohet përmes luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të mekanizmave të brendshëm të Policisë kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative. Në këtë pjesë do të shqyrtohen nevojat e PK-së për ngritjen dhe forcimin

40 Po aty, f. 21.

41 Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. (Qershor 2016). Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015, f. 28. Nr. i Dokumentit: 21.16.1-2015-08. Qasur më 16 shtator 2016, në: <goo.gl/wfe9m8>.

42 Po aty.

Page 27: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

27

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESe mekanizmave të kontrollit të brendshëm me qëllim të qeverisjes së mirë brendapër-

brenda Policisë.

Sa i përket integritetit policor, Policia e Kosovës e ka Kodin e Etikës i hartuar qysh në ko-hën kur ajo njihej si Shërbimi Policor i Kosovës në periudhën e uNMiK-ut. Në të thuhet se detyrat e zyrtarëve policor nuk janë vetëm çështje formale që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe aktet nënligjore, por përfshijnë një kuptim më të gjerë të të drejtave. Me këtë nënkuptohet se zyrtarët policor duhet të jenë të vetëdijshëm edhe për vlerat morale e etike të cilat përcaktojnë rolin e Policisë në shoqëri.43 Personeli policor është i ngarkuar me përgjegjësinë për të demonstruar gjykim të shëndoshë, maturi, paanshmëri, ndersh-mëri neutralitet, përgjegjshmëri, vetëpërmbajtje dhe aftësi komunikimi.44

Siç është përmendur në raportin e kaluar monitorues dhe vlerësues për PK-në, sa i përket parandalimit të korrupsionit, Kodi i Etikës i PK-së thekson se zyrtari policor duhet të jetë i vendosur dhe imun ndaj çdo forme të mitos ose ryshfetit. Sipas këtij dokumenti, në të gjitha nivelet e organizimit dhe në strukturën e Policisë parashikohen masa të efektshme për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në PK.45

Praktika

Për të forcuar qeverisjen e brendshme dhe për të parandaluar korrupsionin në Polici kjo e fundit ende nuk e ka planin për zhvillimin e integritetit institucional (ose Planin e in-tegritetit). Ky plan do të duhej të shërbente si udhërrëfyes për PK-në për parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme në Polici dhe të aferave të ndryshme të korrupsionit dhe marrjeve të mitos. Gjithashtu, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet menaxhimit më të mirë dhe adekuat të buxhetit të PK-së, sidomos për shpenzimet që kanë të bëjnë me aktivitetet e Policisë në fushën e prokurimit publik. Për më tepër, plani i integritetit do të duhet të vinte theksin edhe tek parandalimi i keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar të personelit policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Plani i integritetit duhet të përmbajë planin e veprimit që do të parashihte objektivat e Policisë për periudhën pesëvjeçare për zhvillimin e integritetit dhe besueshmërisë së forcave të rendit. Ndërsa, për zbatimin e tij do të duhej të jenë përgjegjës mekanizmat për kontrollin e brendshëm të Policisë me detyra dhe afate të përcaktuara qartazi.

Mungesa e planit të integritetit është konstatuar edhe në Strategjinë kundër korrupsion-it 2013-2017. Në këtë dokument thuhet se këto plane kanë për qëllim të sigurojnë që çdo punonjës publik duhet të respektojë rregullat etike dhe integritetin për të zvogëluar

43 Neni 4, Kodi i Etikës së Policisë së Kosovës.

44 Po aty, Neni 15.

45 Po aty, Neni 23 dhe Neni 25.

Page 28: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

28rA

port

NGA

QKS

S rrezikun e korrupsionit në minimum,46 përfshirë edhe institucionin e Policisë. Për lufti-min e korrupsionit dhe ndërtimin e besimit, kjo strategji apelon për forcimin e kontrollit të brendshëm e të mekanizmave disiplinorë brenda PK-së.47 Për më tepër, PK-së i është kërkuar të organizojë trajnime në fushën e menaxhimit dhe hetimit të korrupsionit, si dhe të kryejë kontrolle efektive të brendshme me qëllim të uljes së korrupsionit në Poli-ci.48 Nuk dihet se deri në çfarë mase PK-ja i ka arritur objektivat e kësaj strategjie dhe ato të planit të veprimit për luftimin korrupsionit policor.

Ndërkohë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, PK-ja pritet të nis një pilot-projekt të integritetit policor për parandalimin e korrupsionit përmes një sistemi të paralajmërimit të hershëm. Ky sistem parasheh që Policia të ketë zyrtarë të veçantë që merren vetëm me luftimin e korrupsion që mund të ndodh brenda institucionit. Gjithashtu, menaxhmenti i lartë i Policisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshëm të saj do të këshillohen për të ndër-marrë me kohë masa parandaluese për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e integritetit në PK.49

Policia e Kosovës i ka mekanizmat e vet të kontrollit të brendshëm përmes të cilëve mbikëqyrë, kontrollon dhe heton veprimet e zyrtarëve policor gjatë detyrës zyrtare. Këta mekanizma kanë të drejtë të hetojnë të gjitha rastet disiplinore për shkelje të rënda dhe të lehta deri në gradën e nënkolonelit policor, por jo edhe zyrtarët policor me grada më të larta dhe stafin ekzekutiv të Policisë.50 Ndërsa, hetimet për personelin që ka grada më të larta në PK dhe për stafin ekzekutiv të Policisë hetime ka të drejtë të ndërmerr iPK-ja.51 inicimi i lëndëve disiplinore brenda për brenda PK-së ndaj personelit policor bëhet në tri mënyra: (i) përmes inicimit të brendshëm nga ana e mbikëqyrësit, (ii) me ankesë të qytetarit dhe (iii) sipas detyrës zyrtare. Përveç kësaj, mekanizmat policor të kontrollit të brendshëm janë përgjegjës për shqyrtimin dhe shqiptimin e masave disiplinore për lëndët disiplinore që hetohen brenda PK-së.52

Një prej rasteve më të rënda të evidentuara gjatë kësaj periudhe raportuese (prill - shta-tor 2016) kishte ndodhur në prill të këtij viti kur një zyrtar policor kishte shtënë me armë ndaj një qytetari afër stacionit policor në Deçan. Plagët e marra nga të shtënat me armë

46 Agjencia kundër Korrupsionit. (Nëntor 2012). Strategjia kundër korrupsionit 2013-2017. Prishtinë: Agjencia kundër Korrupsionit, f. 22. Qasur më 6 maj 2016, në: <goo.gl/MxxdS9>.

47 Po aty, f. 27.

48 Agjencia kundër Korrupsionit. (Nëntor 2012). Strategjia kundër korrupsionit 2013-2017. Prishtinë: Agjencia kundër Korrupsionit, fq. 28-29. Qasur më 6 maj 2016, në: <goo.gl/MxxdS9>.

49 Kontributet e mbledhura nga dëgjimi publik i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë më 15 dhjetor 2015.

50 Përgjigjet me shkrim të PK-së të dërguara në formë elektronike në QKSS më 29 prill 2016.

51 Po aty.

52 Po aty.

Page 29: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

29

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESkishin rezultuar me vdekjen e këtij të fundit.53 Sipas të dhënave të Policisë, zyrtari policor

e kishte përdorur armën e tij zyrtare në vetëmbrojtje, përkatësisht me qëllim të “paran-dalimit të sulmit ndaj tij”.54 Megjithatë, nuk ishte konfirmuar që viktima mbante armë në momentin kur u qëllua nga polici55 në orët e hershme të mëngjesit. Në media është raportuar se iPK-ja dhe Prokurori i Shtetit kanë ndërmarrë “hetime intensive” lidhur me këtë rast.56 Për më tepër, Prokurori i Shtetit kishte autorizuar masën e ndalimit 48-orëshe për policin në fjalë, ndërsa iPK-ja kishte rekomanduar masën e suspendimit ndaj tij.57 Ndërsa, Gjykata Themelore në Pejë kishte caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj zyrtarit policor i cili kishte qëlluar me armë zyrtare.58 Në arsyetimin e gjykatës për këtë vendim ishte përmendur mundësia që zyrtari policor mund të ikë dhe të ndikojë te dëshmitarët e rastit. Ndërsa, kërkesën për paraburgim e kishte bërë prokurori i rastit nën dyshimin se polici ka kryer veprën penale të vrasjes.59 Në seancën e mbajtur në gjykatë pas vrasjes, zyrtari policor ishte mbrojtur duke thënë se ai ndaj të cilit kishte shtënë më armë në vetëmbrojtje nuk ishte një “qytetar i thjeshtë dhe i ndershëm”.60 Për më tepër, ai ishte shprehur se ky person kishte qenë i dënuar për 10 vjet dhe i dyshuar për vepra të ndryshme penale për PK-në në Deçan.61

Rast tjetër i shpërfilljes së detyrave zyrtare nga ana e zyrtarëve policorë ndodhi në shta-tor të vitit 2016 kur këta të fundit nuk e kontrolluan deputetin dhe nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci para se të hynte në ndërtesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Sipas rregullave në fuqi kushdo që hyn në këtë ndërtesë duhet të kontrollohet paraprakisht nga policët. Kjo parashihet edhe me Rregulloren për ruajtjen, sigurimin dhe qasjen në objektet shtetërore dhe me Procedurat Standarde të Operimit të Drejtorisë për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve me Rëndësi të Veçantë.62 Sidoqoftë, kjo rregull nuk ishte zbatuar si në rastin e mësipërm. Si rrjedhojë e kësaj, PK-ja kishte njoftuar se ka ndërmarrë masa të nevojshme procedurale ndaj veprimeve të zyrtarëve policorë që dyshohet se kishin “neglizhuar” punën e tyre.63 Në këtë rast, tre policët që kishin qenë tek hyrja si përgjegjës për kontrollim janë suspenduar 48 orë me pagesa nga PK-ja.64 Ndërkohë, ndaj tyre kanë nisur procedurat e brendshme disiplinore.

53 Shih: <goo.gl/CQTriN>. Qasur më 16 shtator 2016.

54 Po aty.

55 Shih: <goo.gl/Bpr01D>. Qasur më 16 shtator 2016.

56 Shih: <goo.gl/BhbyLq>. Qasur më 16 shtator 2016.

57 Po aty.

58 Shih: <goo.gl/LL9ju5>. Qasur më 16 shtator 2016.

59 Po aty.

60 Shih: <goo.gl/1AOrrz>. Qasur më 16 shtator 2016.

61 Po aty.

62 Shih: <goo.gl/1xd1xG>. Qasur më 16 shtator 2016.

63 Po aty.

64 Po aty.

Page 30: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

30rA

port

NGA

QKS

S Gjatë kësaj periudhe, gjegjësisht në muajin shtator të këtij viti u arrestua një zyrtar poli-cor nga kolegët e tij të Drejtorisë për hetimin e Trafikimit me Narkotik të PK-së nën dys-himin se transportonte narkotikë për dy grupe të ndryshme kriminale.65 Zyrtari policor i arrestuar në flagrancë, sipas hetimeve të bëra nga PK-ja rreth tre muaj për këtë rast, kishte transportuar disa herë narkotikë për këto grupe kriminale me qëllim transporti-min e narkotikëve drejt Podujevës. Ndërsa, kur ishte arrestuar, atij i ishin gjetur në autom-jet rreth 15 kilogram marihuanë në përpjekje për ta dërguar në vendin e caktuar. Sipas të dhënave të PK-së, narkotikët hynin në Kosovës përmes Shqipërisë, transportoheshin deri në rajonin e Pejës dhe më pas destinacion kishin Podujevën me qëllim të trafikimit drejt shteteve të Bashkimit Evropian.66 Gjatë operacionit të PK-së, zyrtarit policor i ishte bastisur shtëpia me objektet përcjellëse, ku i ishin konfiskuar nga PK-ja arma dhe mjetet tjera të cilat ai i posedonte.67

Ndërsa, sa i përket aktiviteteve të iPK-së në raport me ankesat ndaj Policisë, gjatë vitit 2016 ajo ka pranuar 628 ankesa kundër zyrtarëve policorë. Prej këtij numri të ankesave, 390 prej tyre nuk kanë pasur të bëjnë me elemente të veprës penale dhe iPK-ja i ka dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale (DSP) të PK-së meqë janë cilësuar si shkelje disiplinore nga iPK-ja. Ndërsa, gjatë pjesës së parë të vitit 2016 (janar-qershor) 109 zyrtarë policorë, përkatësisht 1.4 përqind e numrit total të zyrtarëve policorë janë hetuar nga iPK-ja nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.68 Si pasojë e hetimeve të iPK-së, prej këtyre zyrtarëve policorë të hetuar, iPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 24 policëve të dyshuar për vepra penale. Rekomandimi për suspendime nga iPK-ja kishte ardhur si pasojë e procedurave administrative për të mos penguar zhvillimin e hetimeve ndaj zyrtarëve policorë.69

Veprat të cilat më së shpeshti i heton iPK-ja ndaj PK-së janë rrezikimi i trafikut publik, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, lëndime të lehta, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve dhe vepra të tjera. Rastet penale të cilat i heton iPK-ja i ndërmerr në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit. Por, pavarësisht këtyre statistikave, nuk dihet se deri në cilën fazë janë zhvilluar këto hetime dhe nuk dihet as për rezultatin e tyre deri më tash.70

Nga ana tjetër, gjatë vitit 2016 (janar-tetor) vërehet se iPK-ja nuk ka qenë aktive sa i për-ket inspektimeve ndaj PK-së kur kjo krahasohet me vitin paraprak. Derisa në vitin 2015

65 Adelina Ahmeti. (24 shtator 2016). Aksioni: Arrestimi i Policit për Transport Marijuane. Kallxo.com. Qasur më 25 shtator 2016, në: <goo.gl/GCbhy0>.

66 Shih video-materialin e emisionit “Drejtësia në Kosovë”, 24 shtator 2016, në: <goo.gl/juaqOK>. Qasur më 25 shtator 2016.

67 Po aty.

68 Nikolla, A. (20 shtator 2016). Për 6 muaj, 109 policë nën hetime. Zëri. Qasur më 21 shtator 2016, në: <goo.gl/iVKEZZ>.

69 Po aty.

70 Po aty.

Page 31: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

31

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESiPK-ja kishte publikuar gjithsej tetë raporte të ndryshme inspektime për PK-në,71 gjatë

vitit 2016 (deri në gjysmën e dytë të muajit tetor) ky institucion ka publikuar vetëm dy raporte të inspektimit.

PARANDALiMi i KONFLiKTiT Të iNTERESiT DhE DEKLARiMi i PASuRiSë

Korniza ligjore

Çështjet lidhur me parandalimin e konfliktit të interesit dhe deklarimin e pasurisë, në kra-hasim me periudhën paraprake raportuese (tetor 2015 - mars 2016), trajtohen për herë të parë si seksion i veçantë në këtë raport monitorues dhe vlerësues për PK-në për këtë periudhë raportuese (prill - shtator 2016). Korniza ligjore sa i përket parandalimit të kon-fliktit të interesit dhe deklarimit të pasurisë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës vite më parë. Ligji Nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e Funksionit Publik është miratuar në vitin 2011. Qëllimi i tij është parandalimi i konfliktit ndërmjet interesit publik dhe interesit privat të zyrtarëve të lartë në ushtrimin e funksionit pub-lik.72 Ndërsa, objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, subjekteve, përgjegjësive dhe kompetencave për identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve ndërmjet konfliktit të interesit publik dhe interesit privat të zyrtarit të lartë gjatë ushtrimit të funksionit pub-lik.73 Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), mosmiratimi i ndryshimeve të këtij ligji ka vështirësuar përmbushjen e mandatit të AKK-së lidhur me parandalimin e rasteve të konfliktit të interesit. Kjo për shkak se gjatë zbatimit të ligjit siç është në formën aktuale janë vërejtur paqartësi dhe zbrazëtira që e kanë bërë më të vështirë punën e AKK-së, veçanërisht sa i përket ushtrimit të dy e më shumë pozitave në të njëjtën kohë nga zyr-tarët e lartë publik të institucioneve të Kosovës.74

Megjithatë, ky ligj nuk është në harmoni me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr. 04/L-082). Derisa në njërën anë Kodi Penal parasheh që shkaktimi i konfliktit të in-teresit nga personat zyrtarë është vepër penale,75 në anën tjetër, sipas ligjit aktual kon-flikti i interesit në ushtrimin e funksionit publik është vetëm kundërvajtje, ku parashihen

71 Shih raportet e inspektimit të iPK-së në: <goo.gl/6cLKRi>. Qasur më 5 tetor 2016.

72 Neni 1, Ligji Nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e Funksionit Publik.

73 Po aty, Neni 2.74 Agjencia kundër Korrupsionit. (Mars 2016). Raport Vjetor Janar – Dhjetor 2015. Prishtinë:

Agjencia kundër Korrupsionit, f. 1. Qasur më 16 shtator 2016, në: <goo.gl/nsV1eT>.75 Neni 424 dhe Neni 441, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Kodi Nr. 04/L-082.

Page 32: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

32rA

port

NGA

QKS

S gjoba të ndryshme për zyrtarët që janë në konflikt të interesit.76 Për këtë arsye Ligji aktual për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e Funksionit Publik duhet të ndry-shohet dhe të jetë në pajtim me Kodin Penal sa i përket konfliktit të interesit, që e trajton këtë të fundit si vepër penale.

Ndërsa, Ligji Nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyr-tarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë është miratuar në vitin 2011 dhe së fundi është amendamentuar në vitin 2014. Ky ligj detyron zyrtarët e lartë publik për ta deklaruar pasurinë, të hyrat dhe prejardhjen, detyrën e AKK-së për ta kontrolluar deklarimin dhe kontrollin e pasurisë si dhe detyrimet e të gjithë personave zyrtarë për të deklaruar dhuratat dhe prejardhjen e tyre.77 Përveç tjerash, ky ligj rregullon procedurën e deklarimit dhe kontrollin e pasurisë, të hyrat dhe detyrimet e zyrtarëve të lartë publik, anëtarët e familjes si dhe sanksionet e përcaktuara, si dhe gjithashtu rregullon procedurën e deklarimit, kontrollit për dhuratat dhe prejardhjen e tyre të pranuara nga të gjithë personat zyrtarë.78

Praktika

Sa i përket rasteve të mundshme të konfliktit të interesit të zyrtarëve të Policisë, në ra-portin vjetor të AKK-së për vitin 2015 nuk është evidentuar ndonjë rast i konfliktit të in-teresit të zyrtarëve të lartë të PK-së.79 Ndërsa, për vitin 2016 nuk ka të dhëna për konflikt të interesit të zyrtarëve të Policisë. Çështja e konfliktit të interesit duket të jetë shumë sfiduese për institucionin e Policisë. Kur ishte bërë vlerësimi i rrezikut nga fenomeni i korrupsionit, PK-ja e ka identifikuar konfliktin e interesit si rrezik të intensitetit të lartë për zyrtarët e saj. Rrjedhimisht, AKK-ja i ka sugjeruar PK-së që për forcimin e integritetit të nxjerrë një rregullore të brendshme për parandalimin e rasteve të konfliktit të intere-sit brenda për brenda Policisë.80 Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse PK-ja e ka nxjerrë një rregullore të tillë si masë parandaluese për përfshirjen e zyrtarëve policorë në raste të konfliktit të interesit.

Lidhur me deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë për vitin 2016, numri total i zyrtarëve të lartë të PK-së që kanë qenë të obliguar të deklarojnë pasur-

76 Neni 20, Ligji Nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e Funksionit Publik.

77 Neni 1, Ligji Nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

78 Po aty, Neni 2.

79 Agjencia kundër Korrupsionit. (Mars 2016). Raport Vjetor Janar – Dhjetor 2015. Prishtinë: Agjencia kundër Korrupsionit, fq. 24-26. Qasur më 16 shtator 2016, në: <goo.gl/nsV1eT>.

80 intervistë me një zyrtar të lartë të Agjencisë kundër Korrupsionit, 15 shkurt 2016.

Page 33: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

33

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESinë ka qenë 54 sosh.81 Në mesin e tyre përfshihen Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, dy

zëvendësdrejtorët e PK-së, drejtorët e departamenteve përkatëse të Policisë, drejtorët e drejtorive të ndryshme që funksionojnë brenda PK-së, drejtorët e DRP-ve të PK-së dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PK-së. Nuk ka të dhëna nëse ndonjëri prej zyrtarëve të lartë të Policisë nuk e ka deklaruar pasurinë për vitin 2016 apo nëse ka bërë deklarim të rremë të pasurisë në AKK.

Ndërkaq, AKK-ja përmes metodës së hedhjes së shortit (në mënyrë të rastësishme) ka përzgjedhur zyrtarët e lartë të institucioneve publike të cilët do t’i nënshtrohen kontrol-lit të plotë nga ana e AKK-së në bazë të deklarimit të pasurisë së tyre në vitin 2016.82 Në këtë mënyrë, kontrollit të pasurisë do t’i nënshtrohen edhe disa prej zyrtarëve të lartë të PK-së, duke përfshirë menaxhmentin e Policisë, disa prej drejtorëve të DRP-ve të PK-së, si dhe drejtorët e departamenteve të Policisë.83

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për deklarimin e dhuratave të pranuar nga institucionet publike gjatë vitit 2015, kuptohet se PK-ja gjatë vitit 2015 ka pranuar dy dhurata proto-kollare, të cilat i ka deklaruar në AKK.84 Sidoqoftë, në raportin e AKK-së nuk ka të dhëna se cila është vlera e këtyre dhuratave të pranuara nga PK-ja dhe se nuk kush kjo e fundit i ka pranuar ato.

81 Agjencia kundër Korrupsionit - Deklarimi i rregull vjetor 1 – 31 mars 2016. Qasur më 17 shtator 2016, në: <goo.gl/Aj4nzG>.

82 Shih komunikatën e AKK-së të datës 16 qershor 2016 në: <goo.gl/hEgliZ>. Qasur më 17 shtator 2016.

83 Agjencia kundër Korrupsionit – Lista e zyrtarëve të lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. Qasur më 17 shtator 2016, në: <goo.gl/KGe9nb>.

84 Agjencia kundër Korrupsionit. (Qershor 2016). Raport – Deklarimi i dhuratave të pranuara nga institucionet gjatë vitit 2015. Prishtinë: Agjencia kundër Korrupsionit, fq. 1-2. Qasur më 16 shtator 2016, në: <goo.gl/RDlyiR>.

Page 34: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

34rA

port

NGA

QKS

S PëRFuNDiME

Policia e Kosovës ka ndërtuar mekanizmat e vet për qeverisje të brendshme, veçanërisht sa i përket kontrollit të brendshëm. Por, ende mbetet shumë për t’u bërë për profesion-alizimin dhe forcimin e këtyre mekanizmave me qëllim ngritjen e integritetit institucio-nal si dhe parandalimin e luftimin e korrupsionit policor. Në këtë raport monitorues dhe vlerësues për periudhën prill - shtator 2016 vërehet se sfidat më të ndjeshme me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës mbesin menaxhimi i burimeve njerëzore, procesi i re-formimit të brendshëm, prokurimi publik dhe parandalimi i shkeljes së detyrave zyrtare nga ana e zyrtarëve policorë.

Nevoja e profesionalizimit të burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës ka shtruar nevo-jën për ndërmarrjen e reformave në këtë institucion të sigurisë duke nisur nga pensioni-mi i parakohshëm i zyrtarëve policorë, që si proces ende nuk ka nisur së zbatuari. Dobësi janë evidentuar edhe lidhur me mos-azhurnimin e dosjeve të personelit të Policisë së Kosovës, ku nuk bëhet në baza të rregullta vlerësimi i performancës në punë të person-elit policor. Gjithashtu, personeli i Policisë së Kosovës nuk ka sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor në kuadër të punës zyrtare, gjë që mund të dëmtojë burimet njerëzore të Policisë së Kosovës. Dështimi në ofrimin e këtyre sigurimeve për personelin policor dëshmon për mungesën e angazhimit konkret të institucioneve përkatëse për zhvillimin e mëtutjeshëm të Policisë së Kosovës.

Prokurimi publik është një fushë tjetër ku Policia e Kosovës duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë sa i përket respektimi të procedurave ligjore të Ligjit për Prokurim Publik për mbikëqyrjen e kontratave dhe projekteve të ndryshme, të cilat zbatohen nga operatorët ekonomikë. Krahas kësaj, mekanizmat përkatës të këtij institucioni të shmangin dobësitë e raportuara në lidhje me përgatitjen e dosjeve të tenderëve.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektoratin Policor të Kosovës, duhet të bash-këpunojnë ngushtë lidhur me përgatitjen e dokumenteve dhe zbatimin e tyre në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit brenda Policisë së Kosovës. Në këtë drejtim, mungesa e planit të integritetit për Policinë e Kosovës dhe plani i veprimit për zbatimin në praktikë të këtij dokumenti dëmton përpjekjet për forcimin e integritetit në radhët e Policisë së Kosovës. Ndërkohë, roli i inspektoratit Policor të Kosovës në mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës të jetë më aktiv, veçanërisht në inspektimin dhe hetimin e zyrtarëve policorë, përfshirë zyrtarët policorë me grada të larta dhe nivelin udhëheqës të Policisë së Kosovës.

Page 35: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

35

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUES

REKOMANDiME

Menaxhimi i burimeve njerëzore:

- Policia e Kosovës duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejt sa i përket çështjes së pozitave me ushtrues të detyrës, veçanërisht për pozitat e larta në Polici që mbulohen nga ushtruesit e detyrës. Sa i përket pozitave të cilat mbeten të lira për arsye të ndryshme, Policia duhet të përgatis sa më parë procedurat e nevo-jshme për rekrutimin e zyrtarëve të rinj për të plotësuar boshllëkun e krijuar. Në rastet kur pozitat e caktuara duhet të mbulohen nga ushtruesit e detyrës, kohëzgjatja në detyrë nuk duhet të tejkalojë në asnjë mënyrë afatet e përcak-tuara sipas udhëzimit Administrativ nr. 07/2012 mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës.

- Kontratat e punës dhe vlerësimi i punës për të gjithë të punësuarit në Policinë e Kosovës duhet të azhurnohen në baza të rregullta vjetore nga ana e Policisë së Kosovës. Vlerësimi i punës për të punësuarit nga eprorët e Policisë së Kosovës, përfshirë personelin e uniformuar dhe atë civil, duhet të bëhen rregullisht, së paku një herë në vit, me qëllim të zhvillimit, profesionalizimit dhe menaxhimit më efikas të burimeve njerëzorë të Policisë së Kosovës.

- Deri në fund të vitit 2016 duhet të miratohet Projektligji për Pensionet e Zyr-tarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e inspektoratit Policor të Kosovës me Autorizime Policore për t’i hapur rrugë pensionimit të parakohshëm të zyrtarëve policorë. Qeveria e Kosovës duhet të ndajë në vitin 2017 mjetet e nevojshme buxhetore për procesin e pensionimit të parakohshëm të zyrtarëve policorë. Ndërsa, Policia e Kosovës duhet të bëjë planifikimet dhe përgatitjet e nevojshme të reformimit të burimeve njerëzore për rekrutimin e zyrtarëve të rinj policorë duke garantuar konkurrencë të barabartë dhe të drejtë për të gjithë kandidatët e interesuar për punësim në Polici.

- Në fillim të vitit kalendarik 2017 Qeveria e Kosovës duhet të ndajë mjetet buxhe-tore lidhur me sigurimin shëndetësor të personelit policor dhe sigurimin jetësor në rast të humbjes së jetës apo invalidimit të zyrtarëve policorë në kuadër të punës zyrtare. Në këtë drejtim, menaxhmenti i Policisë dhe Sindikata e Policisë së Kosovës duhet të këmbëngulin që të dyja sigurimet të garantohen për per-sonelin e Policisë.

Prokurimi publik:

- Policia e Kosovës duhet të respektojë procedurat ligjore të Ligjit për Prokuri-min Publik sa i përket përgatitjes së dosjeve të tenderëve. Gjatë aktiviteteve të

Page 36: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

36rA

port

NGA

QKS

S prokurimit publik Policia nuk duhet të kufizojë në asnjë mënyrë pjesëmarrjen e më shumë operatorëve ekonomikë në aktivitetet e prokurimit, siç ka ndodhur tashmë disa herë. Policia e Kosovës duhet të sigurojë proces të drejtë dhe të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.

- Policia e Kosovës të ushtrojë mbikëqyrje të mirëfilltë ndaj operatorëve eko-nomikë për realizimin e kontratave dhe projekteve të Policisë sipas afateve të përcaktuara kohore. Duhet të respektohen në mënyrë të saktë afatet për përm-bushjen e kontratave për arritjen e objektivave të Policisë dhe kryerjen me efi-kasitet të operacioneve të Policisë. Në rast të vonesave në realizimin e kontrat-ave, Policia duhet të ndëshkojë, sipas masave ligjore, moskryerjen e punëve me kohë nga operatorët ekonomikë.

- Policia e Kosovës duhet të ekzekutojë pagesat ndaj operatorëve ekonomik duke respektuar afatet ligjore. Vonesat në ekzekutimin e pagesave bartin me vete rreziqet që do të bëhen pagesa shtesë të dëmshpërblimeve në llogari të operatorëve ekonomikë. Për këtë arsye, Policia e Kosovës duhet të mbikëqyrë në mënyrë të rregullt realizimin e buxhetit të vet për të ekzekutuar pagesën e faturave sipas afateve të përcaktuara ligjore.

- Policia e Kosovë duhet të menaxhojë më mirë pasuritë, veçanërisht flotën e saj të automjeteve. Numri i lartë prej 131 automjeteve, të cilat ka disa vite që kanë mbetur të pariparuara, tregon se ka nevojë për menaxhim me efikas të pasurisë nga ana e Policisë. Gjithashtu, duhet të identifikohen shkaqet e pritjes së gjatë të automjeteve për t’u mirëmbajtur dhe riparuar.

Kontrolli i brendshëm:

- Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, duhet të hartojnë Planin e integritetit për zhvillimin profesional të institucionit të Policisë. Ky plan duhet të ketë si qëllim parandalimin dhe luftimin e keqpër-dorimeve në Polici si dhe të aferave të mitos e korrupsionit policor. Në vijim ky plan:

· Duhet të parandalojë dhe luftojë abuzimet me shpenzimet financiare të buxhetit të Policisë dhe veçanërisht sa i përket keqpërdorimeve të mundshme në aktivitetet e prokurimit publik të Policisë së Kosovës.

· Duhet t’i kushtohet rëndësi e veçantë parandalimit të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të personelit policor gjatë detyrës zyrtare.

· Mekanizmat kontrollit të brendshëm dhe ata disiplinorë të Policisë së Kosovës duhet të forcohen më shumë. Ato duhet të jenë të pavarura

Page 37: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

37

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESnga niveli udhëheqës i Policisë për arritjen e këtyre objektivave të për-

mendura më sipër me synim të zbatimit të Planit të integritetit dhe luftimit të korrupsionit policor.

- Policët e Kosovës duhet të kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe përkushtim me qëllim të zbatimit të ligjit. Zyrtarët policorë nuk duhet të neglizhojnë punën e tyre dhe nga shkaku i pakujdesisë të bëjnë shkelje të detyrës zyrtare si me ras-tin e moskontrollimit të njërit prej politikanëve të profilit të lartë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Rregullat dhe procedurat policore duhet të zbatohen në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë para të gjithë qytetarëve, përfshirë politikanë të profilit të lartë dhe zyrtarë të lartë të partive politike në Kosovë.

- Mekanizmat e kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës dhe zyrtarët poli-corë duhet të inkurajohen për të denoncuar zyrtarët e Policisë, përfshirë nivelin e lartë udhëheqës të këtij institucioni, kur dyshohen për vepra të ndryshme penale. Për realizimin e këtyre qëllimeve duhet të fuqizohen edhe më shumë mekanizmat e brendshëm të Policisë së Kosovës, por edhe mekanizmat e De-partamentit të hetimeve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës.

- inspektorati Policor i Kosovës duhet të jetë më aktiv në mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, veçanërisht për zyrtarët policorë me grada të lartë në dhe nivelin udhëheqës të Policisë së Kosovës. Ajo duhet të hetoj dhe inspektoj gjithashtu aktivitetet e ndryshme të Policisë së Kosovës në baza të rregullta

Parandalimi i konfliktit të interesit dhe deklarimi i pasurisë:

- Ligji aktual për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e Funksionit Publik duhet të harmonizohet dhe të jetë në pajtim me Kodin Penal të Repub-likës së Kosovës sa i përket konfliktit të interesit. Ligji duhet të parasheh që konflikti i interesit është vepër penale (sikurse është me Kodin Penal) dhe jo siç është aktualisht si kundërvajtje.

- Pavarësisht deklarimit të pasurisë dhe dhuratave nga zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës tek Agjencia Kundër Korrupsionit, megjithatë nuk dihet se deri në çfarë mase këto informacione janë të sakta. Prandaj, Agjencia Kundër Korrup-sionit duhet të verifikojë saktësinë e të dhënave që merr nga Policia lidhur me deklarimin e pasurisë.

Page 38: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

38rA

port

NGA

QKS

S

Page 39: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

39

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUES

MONITORIMI DHE VLERËSIMI I QEVERISJES SË BRENDSHME

DHE INTEGRITETIT NË MINISTRINË E FORCËS SË

SIGURISË SË KOSOVËS

Autor: Skender Perteshi

Page 40: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

40rA

port

NGA

QKS

S PëRMBLEDhjA EKZEKuTiVE

●● MFSK në Korrik të vitit 2016 ka hartuar planin e integritetit me qëllim të ngritjes dhe forcimit të integritetit në MFSK. Menaxhimi i burimeve njerëzore, prokurimi publik, kontrolli i brendshëm dhe parandalimi i konfliktit të intere-sit përbëjnë fushat ku do të kërkohet punë konkrete në periudhën 2016-2018;

●● Struktura aktuale e MFSK-së duhet të rishikohet duke iu përgjigjur kësisoji kërkesave për llogaridhënie. Njësia e Auditimit të Brendshëm (NjAB) duhet të parashihet me strukturë dhe organogram që t‘i përgjigjet direkt ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës;

●● Qeveria e Kosovës, MFSK-ja dhe mekanizmat e prokurimit publik ende nuk i kanë filluar procedurat për hartimin e rregulloreë e cila përcakton procedurat e prokurimit publik për institucionet e sigurisë dhe MFSK-së dhe e cila duhet të jetë derivat i Nenit 3 të Ligjit të Prokurimit Publik. Kjo rregullore, krahas de-tajimit të procedurave, duhet të jetë në përputhje me Direktivën e Prokurimit të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian 2009/81;

●● Monitorimi i zbatimit të kontratave të lidhura me operatorët ekonomik vazh-don të përbëjë problem për Forcën e Sigurisë së Kosovës; kjo për shkak të numrit të vogël të menaxherëve të caktuar për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave në krahasim me numrin e kontratave të lidhur ndërmjet MFSK-së dhe operatorëve ekonomik për nevojat e MFSK-së.

●● Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mungesë të analizave të hulum-timit të çmimeve të tregut. Për pasojë nuk bëhet ndonjë analizë paraprake lidhur me çmimet të cilat ofrohen nga ana e operatorëve ekonomik, sidomos për produkte dhe pajisje të mbrojtjes. Mungesa e njohurive të çmimit të tre-gut po shfrytëzohet nga ana e operatorëve të ndryshëm ekonomik, të cilët mund të rezultonjnë të ofrojnë çmime më të larta nga çmimet reale të tregut;

●● Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen te Forcës së Sig-urisë së Kosovës ende nuk ka filluar së shqyrtuari kontratat të cilat kalojnë shumën 1 milion Euro85 edhepse një gjë e tillë është e paraparë me ligj. Prob-lem në këtë drejtim mund të jetë mungesa e një akti nënligjor i cili do të specifikonte më detalisht procedurat e shqyrtimit të këtyre kontratave;

●● Përshkrimi i vendeve të punës për zyrtarët dhe pjesëtarët e MFSK-së ende vazhdon të jetë sfidë për këtë institucion. Përshkrimi i vendeve të punës ekzis-ton, por ky përshkrim është më shumë gjithëpërfshirës, dhe në të shumtën e rasteve përshkrimi i detyrave të vendit të punës, nuk është në harmoni me ak-

85 Raporti i Qendres Kosovare për Studime të Sigurisë “Llogaridhënie apo jo- Menaxhimi i fondeve publike në Sektorin e Sigurisë në Kosovë” Prishtinë 2014 < http://www.qkss.org/repository/docs/Llogaridh%C3%ABnie_apo_jo_116106.pdf>

Page 41: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

41

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUEStivitetet dhe punët të cilët i kryejnë në praktikë, pra nuk përkon me punët që

i kryejnë zyrtarët dhe pjesëtarët e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës

●● Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ende nuk ka adresuar në tërësi çështjen e të punësuarve me kontrata mbi vepër për disa zyrtarë. Raporti i Auditort të Përgjithshëm ka identifikuar se për disa vite me radhë në MFSK kanë punuar zyrtarë me kontrata mbi vepër, numër ky që është menduar të jetë më i lartë se sa arsyetimet;

●● Zakonisht në grupet punuese dhe bordet të cilat bëjnë avancimin dhe gradi-min e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ftohen anëtarët e njëjtë për të gjtha aktivitetet e gradimeve dhe avancimeve në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Praktika e thirrjës së anëtarëve të njëjtë në bordet për vlerësim dhe gradim duhet të rishikohet dhe të rregullohet në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qoftë nëpërmjet ndryshimit të legjislaciont, qoftë rregullimin e saktë të rregulloreve të cilat përcaktojnë përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve për gradim dhe vlerësim. Kjo duhet ndodhë që të garantohet një proces kredibil, transparent i procesit të gradimit dhe vlerësi-mi, si dhe përzgjedhja e anëtarëve nëpër bordet për gradim, vlerësim, apo emërim të bëhet në përputhje me nivelin e gradimit dhe vlerësimit për secilin kandidat.

●● Prej 34 rekomandimeve të dhëna nga Njësia e Brendshme e Auditimit për Minsitrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovë në vitin 2015, 11 rekomandime janë zbatuar plotësisht nga ana e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, 17 prej tyre janë në proces të zbatimit, kurse 6 rekomandime ende nuk janë zbatuar;

●● Zyrtarët e lartë të MFSK në përputhje me ligjin kanë bërë deklarimin e pasur-isë tek Agjencia Kundër Korrupsionit, ashtu sic është e paraparë më ligj. Në vitin 2016 nga ana e MFSK-së kanë bërë deklarimin e pasurisë 35 zyrtar, pjesa civil dhe ajo e uniformuar e MFSK-së. Agjencia kundër korrupsionit ka bërë verifikimin e një pjesë të të dhënave të ofruara nga MFSK rreth procesit të deklarimit të pasurisë, dhe deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë nëse deklar-imiet e pasurisë nga ana e zyrtarëve të MFSK-së, jan ë bërë në kundërshtim me ligjin deklarimin e pasurisë.

Page 42: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

42rA

port

NGA

QKS

S

hyRjE

Besueshmëria, qeverisja e brendshme, dhe integriteti janë parimet kryesore të cilat ga-rantojnë funksionalizim të qëndrueshëm dhe kredibil të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Aspekti ligjor i cili rregullon fushën e integritetit dhe qeverisjës së mirë në Min-istrisë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është miratuar, dhe në përgjithësi është në për-puthje me parimet dhe standardet evropiane.

MFSK ka bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit dhe ngritjes së integritetit brenda saj. Në qershor të vitit 2016, me mbështetjen e Minsitrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë, MFSK ka hartuar planin e integritetit në të cilin janë identifikuar problemet dhe sfidat me të cilat po përballet MFSK në çështjet e integritetit dhe parandalimit të korrupsionit, si dhe janë paraparë hapat të cilët duhet të ndërmerren nga MFSK për vitet 2016-2018. Plani aktual i integritetit të MFSK-së është një plan arsyeshmërisht ambicioz në të cilin janë të listuar aktivitetet konkrete të cilat duhet marrë, për forcimin e integritetit brenda MFSK-së Të gjitha këto duke u bazuar në analizat parake në fushat e identifikuara si më të ndieshmet. MFSK përbën institucionin e parë në nivel qendror në Kosovë i cili ka të hartuar planin e integritetit në përputhje me kërkesat nacionale si dhe në zbatim të pro-gramit të NATO-së për Ndërtimin e integritetit (Building integrity).

Ky raport hulumtues dhe monitorues vlerëson aktivitetet dhe zhvillimet e MFSK-së përg-jatë vitit 2016, në fushat më të ndjeshme të saj siç janë: Prokurimi publik në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kontrolli i brendshëm në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe deklarimi i pasurisë e parandalimi i kon-fliktit të interesit në Minsitrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për cështjet e prokurimit publik janë paraparë gjithësejtë 7 aktivitete të cilat ndërlidhen me përmirësimin e procedurave të prokurimit publik, forcimin e mbikëqyrjes së zbatimit të kontratave nga ana e operatorëve privat ekonomik, ngritjen e numrit të stafit dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të tyre, si dhe forcimin e shkathtësive të stafit të MFSK-së në fushën e hulumtimit të tregut.

Parandalimi i konfliktit të interesit është njëra ndër sfidat e integritetit të MFSK, e paraparë edhe në planin e integritetit të këtij institucioni. Për adresimin e këtij problemi në planin e integritetit të FSK-së janë paraparë katër aktivitete të cilat ndërlidhen me punësimin dytësor të zyrtarëve të MFSK-së, forcimin e procedurave për kontrollin e tyre, harmonizimin kodit të mirësjelljes me ligjin për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Menaxhimi i burimeve njerëzore në MFSK, është vlerësuar si shumë sfidues duke u ba-zuar në të gjeturat e planit të integritetit të MFSK, për adresimin e të cilave janë paraparë plane dhe aktivitete konkrete. Aktivitete e parapara me planin e integritetit për cësht-jet e personelit ndërlidhen kryesisht me rishikimin e procedurave për përzgjedhjen e

Page 43: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

43

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESanëtarëve të bordit për gradimin e zyrtarëve dhe pjesëtarëve të FSK-së. Forcimi i pro-

cedurave për vlerësimin dhe performancën e zyrtarëve të MFSK-së, duke u bazuar në meritë si dhe planifikimi i trajnimeve të specializuara në fushën e integritetit për zyrtarët e personelit të MFSK-së, mbeten probleme të cilat duhet të adresohen nga MFSK.

Fusha e kontrollit të brendshëm në MFSK ka është identifikuar si problematike sidomos cështjet të cilat lidhen me rishikimin e strukturës së MFSK-së për departamentin e auditi-mit të brendshëm. Ky departament duhet të jetë nën mbikëqyrjen e Minsitrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe jo sekretarit të MFSK-së, sic është tani. Rritja e numrit të per-sonelit brenda NjAB të MFSK-së, është një problem tjetër ë duhet të adresohet nga ana e MFSK-së.

Ky raport jep një listë rekomandimesh përkatëse në lidhje me qeverisjen e brendshme dhe integritetin në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të gjeturat e këtij hulum-timi synohen të përdoren si instrument për avokim në lidhje me përmirësimin e përfor-mances institucionale në sektorin e sigurisë, qeverisjës së brendshme dhe forcimit të in-tegritetit në këtë institiucion. Për hartimin e këtij hulumtimi janë përdorur metodat kuali-tative dhe kuantitative. janë intervistuar përfaqësuesit e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfaqësuesit e Agjencive të Pavarura Shtetërore, si dhe akterë tjerë relevant për çështjen e integritetit dhe qeverisjës së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë. është organizuar një fokus grup i veçantë diskutimet e të cilit i kanë shërbyer kompletimit të këtij raporti. Poashtu janë analizuar raportet zyrtare të Ministrisë e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe të agjencive të pavarura shtetërore të cilët trajtojnë qeverisjen e brend-shme dhe integritetin për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për kompletimin e këtij raporti monitories, janë përdorur edhe të dhënat kuantitative të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS). Të dhënat e prezentuara në këtë raport përfshijnë periudhën moni-toruese janar-Shtator 2016.

Page 44: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

44rA

port

NGA

QKS

S PROKuRiMi PuBLiK

Korniza Ligjore

Kuvendi i Kosovës në vitin 2016 ka miratuar ligjin e ri të prokurimit publik, i cili përcakton procedurat e prokurimit publik, për të gjitha institucionet publike në Kosovë, duke përf-shirë sektorin e sigurisë në Kosovë.86 Më konkretisht, krahas procedurave të përgjith-shme të cilat janë të aplikueshme edhe në MFSK, është zgjeruar neni 3 i këtij ligji duke treguar parimisht mundësitë e përjashtimit të procedurave prokururese në disa raste specifike në sferën e mbrojtjes e sigurisë. Megjithatë, aplikimi i këtyre procedurave nuk mund të bëhet në mungesë të një akti nën-ligjor i cili do të kategorizonte rastet e aktiv-izimit të këtij neni. Neni 3 i LPP-së, aplikohet kur kemi të bëjmë me aktivitete të prokurim-it publik, për kontratat sekrete, apo blerjen e pajisjeve të specializuara për institucionet e sigurisë. Ofertimi i hapur i tyre mund të prekte interesat nacionale të sigurisë së Kosovës. Pikërisht neni 3 i LPP-së ia lejon institucioneve të shtetit që të shmangin procedurat e rregullta të prokurimit publik, kur kemi të bëjmë me aktivitete prokuruese të pajisjeve të veçanta. Mirëpo, neni 3 i LPP-së, nuk i rregullon saktë procedurat për vlerësim, përzgjed-hje, dhe ofertim në aktivitetet prokuruese të pajisjeve dhe shërbimeve të specializuara. Për aplikimin e këtij neni, kërkohët të miratohet rregullorja e vecantë, në të cilët do të përcaktoheshin procedurat për shfrytëzimin e nenit 3 të LPP-së.

Akti nën-ligjor duhet të jetë derivat i Nenit 3 të LPP-së, dhe duhet të jetë në përputhje me Direktivën e Prokurimit të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian 2009/81. Komisioni Rregulla-tiv i Prokurimit Publik (KRPP) së bashku më Zyrën e Kryeministrit, MPB-në, dhe MFSK-në, kanë për mandat draftimin e kësaj rregulloreje. hulumtimi ka identifikuar përpjekjet e para në funksion të krijimit të një grupi punues teknik i cili do të përfshinte përfaqësues nga MFSK-ja, Policia, dhe Agjencia e Kosovës për inteligjencë (AKi). Megjithatë as këtë vit (2016) nuk pritet të hartohet dhe miratohet akti nënligjor i cili përcakton procedurat për përdorimin e nenit 3 të LPP-së, e rrjedhimisht edhe nuk pritet aktivizimi e nenit 3 i LPP-së për nevoja të mundshme të mbrojtjes dhe sigurisë.87

Kapacitetet Administrative

Departamenti i prokurimit funksionon në kuadër të MFSK-së dhe përbëhet nga stafi i uniformuar dhe ai civil, i cili i përgjigjet sekretarit dhe Ministrit të MFSK-së për të gjitha aktivitetet e prokurimit publik. Aktualisht, si pjesë e departamentit të prokurimit publik

86 Kuvendi i Kosovës- Neni 3. Ligji i Prokurimit Publik- 2016

87 Bashkë-bisedim i QKSS me institucionet e sigurisë dhe organet qendrore të prokurimit public.

Page 45: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

45

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESnë kuadër të MFSK-së, janë të punësuar 5 zyrtarë, të cilët janë përgjegjës për monitori-

min dhe vlerësimin e kontratave dhe ofertave për të gjitha aktivitetet e prokurimit publik të MFSK-së.88

Krahas kufizimeve profesionale (në trajnime dhe vlerësim të ofertave) sidomos në cështjet të cilat lidhen me vlerësimin e kontratave, si dhe ofertave për pajisjet e spe-cializuara për nevojat e FSK-së, me të cilat përballet departamenti i prokurimit, publik, edhe njësitet kërkuese brenda MFSK-së përbëjnë sfidë në aktivitet prokuruese. Njësitet kërkuese janë përgjegjëse për planifikimin dhe hartimin e të gjitha kërkesave për inves-time kapitale, mallra dhe shërbime, si dhe aktivitete tjera të cilat ndërlidhen me fushën prokurimit publik në këtë institucion. Departamenti i prokurimit në Ministrinë e FSK-së, ende vazhdon të çaloj sa i përket çështjeve të prokurimit të pajisjeve të specializuara të FSK-së, si dhe mjeteve të mbrojtjës, sidomos në hartimin e specifikacioneve teknike, kjo për shkak të përvojës së vogël të FSK-së në prokurimin e mbrojtjës.89

Zbatimi

Buxheti i MFSK-së për vitin 2016 është 48 mil. e 570 mijë Euro. Pjesa më e madhe e bux-hetit, apo 22 milion, janë paraparë të shpenzohen për paga dhe meditje, kurse pjesa tjetër e buxhetit rreth 26 milion është dedikuar për investime kapitale si dhe mallra dhe shërbime. Edhe këtë vit, MFSK-ja po përballet me sfida sa i përket ekzekutimit të pag-esave ndaj operatorëve ekonomik, dhe shumica e pagesave kryhen në pjesën e fundit të vitit. Deri në Shtator të vitit 2016, MFSK-ja kishte kryer vetëm 30 përqind të pagesave për investimet kapitale ndaj operatorëve ekonomik të kontraktuar, kurse pjesa tjetër do të bëhet në tremujorin e fundit të këtij viti, pra në dhjetor 2016, që e bënë sfidues kon-trollin e ekzekutimit të pagesave.90 Me të njëjtin problem, MFSK është përballur edhe në vitin 2015, ku 69 përqind të buxhetit e kishte shpenzuar në tre mujorin e fundit të vitit. 91 Shpenzimet e buxhetit për investime kapitale të MFSK-së gjatë vitit 2015, nuk ishin bërë në harmoni me planin për shpenzimin e buxhetit apo rrjedhjes së parasë. 92

88 Departamenti i prokurimit i MFSK-së harton planin e prokurimit, 60 ditë para fillimit të vitit financiar, dhe të njëjtin e dorëzon në Agjencinë Qëndrorë të Prokurimit (AQP).

89 Burimi nga Grupi i Fokusit të organizuar nga QKSS me titull “Monitorimi i integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës” i mbajtur më datën 29 Gusht 2016, me përfaqësuesit e MFSK-së, dhe akterëve tjerë.

90 Burim nga fokus grupi i datës 29 Gusht 2016 me temën “integriteti në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës” http:/www.qkss.org/repository/docs/Raporti-vleresues-monitorues-alb-LOë_395817.pdf

91 Raporti i Zyrës Kombetare të Auditimit për MFSK-në, pë vitin 2015. < http://www.zka-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_MFSK_2015_Shqip_304301.pdf>

92 Raporti i Zyrës Kombetare të Auditimit për MFSK-në, pë vitin 2015. < http://www.zka-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_MFSK_2015_Shqip_304301.pdf>

Page 46: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

46rA

port

NGA

QKS

S MFSK në korrik të vitit 2016, ka miratuar planin e integritetit në të cilin parashihen hapat konkret në drejtim të forcimit të integritetit brenda këtij institucioni. Në kuadër të këtij plani, janë identifikuar sfidat me të cilat përballet sektori i prokurimit publik në MFSK, si dhe janë hartuar rekomandimet me qëllim të përmirësimit të procedurave të prokurimit publik brenda MFSK-së. Të gjeturat kryesore të planit të integritetit për prokurimin pub-lik në MFSK janë: përmirësimi i procedurave të brendshme të prokurimit publik, hartimi i specifikacioneve teknike, dhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit të njësiteve kërkuese përgjegjëse për hartimin e specifikacioneve teknike për procedurat e prokurimit. hu-lumtimi i cmimeve të tregut poashtu është është identifikuar si e gjetur e planit të in-tegritetit, e cila ende mbetet sfidë për MFSK-në. Probleme tjera në fushën e prokurimit të cilat duhet të adresohen janë edhe hartimi i legjislacionit sekondar për procedurat e prokurimit publik, përmirësimi i menaxhimit të pasurisë, si dhe forcimi i kapaciteteve të stafit të prokurimit publik, sidomos në prokurimin e mbrojtjes pë nevojat e këtij institu-cioni.93

MFSK përballet me vonesa sa i përket implementimit të kontratave nga ana e opera-torëve privat ekonomik.94 Monitorimi i implementimit të kontratave të lidhura me op-eratorët ekonomik, vazhdon të përbëjë problem në MFSK-në. Kjo ndodhë për shkak të numrit të vogël të menaxherëve përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së kontratave, në krahasim me numrin e madh të kontratave të lidhura ndërmjet MFSK dhe operatorëve privat ekonomik. Kjo po rezulton me cilësi të ulët të shërbimeve të cilat i pranon MFSK-ja, nga ana e operatorëve ekonomik.95 Shpeshherë, një zyrtar i MFSK-së ngarkohet me mbikëqyrjen e një, apo më shumë kontratave, qoftë për investime kapi-tale apo mallra dhe shërbime.96

MFSK, zakonisht në procedurat e prokurimit publik si kriter kryesor e përdorë kriterin e çmimit më të ulët, mirëpo LPP e lejon edhe përdorimin e kriterit ekonomkisht më i pa-vorshëm i cili në procedurat e prokurimit publik nuk përdorët nga ana e menaxhmentit të MFSK-së. Përdorimi i kriterit ekonomikisht më të favorshëm do të mundësonte që MFSK të lidhë kontrata me kontraktor më të përgjegjshëm, dhe serioz ekonomik, dhe do të eliminoheshin operatorët jo serioz ekonomik. MFSK duhet të fillojë me diversifikimin e përdorimit të kritereve gjatë përzgjedhjes së ofertave në procedurat e prokurimit publik, të cilat mund të ndikojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve të cilat MFSK i merr nga ana e operatorëve ekonomik. Përdorimi i kriterit ekomikisht më i favorshëm do të shkaktojë probleme tek MFSK, për arsye se stafi aktual i prokurimit në MFSK nuk është i trajnuar mirë për përdorimin e kriterit ekonomikisht më të favorshëm i cili mund të përdoret në procedurat e prokurimit publik.

93 Plani i integritetit për Minsitrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prishtinë 2016

94 Raporti i Zyrës Kombetare të Auditimit për MFSK-në, pë vitin 2015. < http://www.zka-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_MFSK_2015_Shqip_304301.pdf>

95 Raporti i Zyrës Kombetare të Auditimit për MFSK-në, pë vitin 2015. < http://www.zka-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_MFSK_2015_Shqip_304301.pdf>

96 intervistë nga me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës 17 Mars 2016

Page 47: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

47

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESPo ashtu, MFSK nuk bënë hulumtimin e tregut lidhur me ofertat e ofruara nga ana e

operatorëve ekonomik, për produkte dhe pajisje ushtarake dhe ato të mbrojtjes. Kosova nuk ka industri të mbrojtjes, kështu që MFSK importon nga operatorët ekonomik që operojnë jashtë Kosovës, sidomos kur bëhet fjala për pajisjet e veçanta për nevojat e MFSK-së. Mungesa e njohurive të çmimeve të tregut, mund të shfrytëzohet nga ana e operatorëve të ndryshëm ekonomik, për të ofruar çmime të larta në shpërputhje me çmimet reale të tregut, për kryerjen e shërbimeve dhe furnizimeve për nevojat e FSK-së dhe MFSK-së.97 Si rast mund të merret blerja e dy autobusëve TAM në Slloveni. Për blerjen e këtyre dy autobusëve, MFSK-ja ka paguar mbi 389 mijë Euro, që është jashtë çmimeve reale të tregut, edhe pse këto pajisje kishin disa specifika të veçanta për nevojat e MFSK. Një autobus i tillë me çmimet e tregut mund të kushtojë ndërmjet 60–100 mijë Euro, varësisht nga specifikat e tij.98 Pra shuma e kontraktuar nga ana e MFSK-së kishte për pa-sojë tejkalimin e çmimeve të arsyeshme të tregut,99 kjo për shkak të mungesës paraprake të hulumtimit të tregut, dhe si rezultat është dëmtuar buxheti i shtetit.100

Organi Shqyrtues i Prokurimi (OShP) nuk kishte pranuar ankesa për MFSK-në për lëshime të procedurave të prokurimi publik për vitin 2016. Mirpëo, ky institution kishte marrë dy vendime këtë vit, për ankesat të cilat ishin bërë në vitin 2015. Njëra ankesë lidhej me furnizim me benzin dhe naftë për nevojat e MFSK-së, me ç’rast OShP kishte vlerësuar se autoriteti kontraktues (MFSK) kishte bërë shkelje të ligjit të LPP dhe kishte rekomanduar që ky aktivitet i prokurimit të shkonte në ri-vlerësim101 ndërsa ankesa tjetër ndërlidhej me kontratën për furnizim me pije dhe ushqim për nevojat e MFSK-së, ankesë të cilën OShP e kishte vlerësuar si të pa bazuar, dhe kishte marrë vendim në favor të autortetit kontraktues, pra MFSK-së.102 Të dy ankesat ishin aktivitete të prokurimit publik me vlerë

97 intervistë nga me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës 17 Mars 2016

98 Për më shumë shih: <http://zeri.info/ekonomia/36908/fsk-ja-blen-dy-autobuse-380-mije-euro/>

99 Për më shumë shih tenderi për blerjen e Autobisave TAM nga MFSK , ne vitin 2014. http://www.telegrafi.com/380-mije-euro-per-dy-autobuse-te-fsk-se/

100 Per me shumë shih: <http://klankosova.tv/380-mije-euro-per-dy-autobuse-te-fsk-se/>

101 Për më shumë shih: vendimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Prishtinë Prill 2016. , https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/64-16%20vend.pdf>

102 Për më shumë shih: vendimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës Prishtinë, Gusht 2016 < https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/64-16%20vend.pdf>

Page 48: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

48rA

port

NGA

QKS

S të madhe.103 Në krahasim me vitin 2015, gjatë vitit 2016 OShP nuk kishte pranuar asnjë ankesë nga ana e operatorëve ekonomik ndaj procedurave të prokurimt publik të kryera nga ana e MFSK-së.

Në ndërkohë, problematike mbetet poashtu fakti që edhe më tutje që kontratat e MFSK-së të cilat kalojnë vlerën 1 milion Euro nuk shqyrtohen dhe nuk marrin pëlqimin nga ana e komisionit për punë të brendshme dhe siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisës së Kosovës (KPSMFSK) megjithëse një gjë e tillë është e paraparë me ligj.104 MFSK lidhë një numër të madh të kontratave të cilat tejkalojnë shumën 1 milion Euro, dhe deri më tani anjëherë komisioni për siguri kishte dërguar këto kontrata tek komisioni për mbikëqyr-jen e FSK-së. Asnjëherë ky komision nuk ka marrë përgjegjësinë që të kërkoj nga ana e MFSK-së që të raportoj lidhur me lidhjen dhe implementimin e kontratave mbi një milion Euro qoftë për investime kapitale, pajisje të veçanta, armatime, apo kontrata tjera.

Për garantimin e një procesi efikas të prokurimit publik, kërkohet një përmirësim shumë i madh i komunikimit ndërmjet njësive kërkuese të MFSK-së, departamentit të logjistikës, departamentit të prokurimit, dhe atij të auditimit të brendshëm. Nëse ka vullnet dhe gatishmëri për zbatimin e planit të integritetit, kjo do të përkthehet edhe në koordinimin dhe bashkëpunimin më të mirëmndërmjet drejtorive dhe departamenteve të Ministrisë së FSK-së.

103 Bazuar në ligjin për LPPP janë ndarë në vlerë të vogël, të mesme dhe vlerë të madhe buxhetore. “Kontratë me vlerë të madhe” konsiderohet me sa vijon: 1.1. kontrata e furnizimit ose kontrata e shërbimeve, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë ose më e madhe ose mund të pritet që të jetë e barabartë ose më e madhe se njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro; ose 1.2. kontrata për punë ose pronë të paluajtshme, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se pesë qind mijë (500.000) Euro. 2.

“Kontratë me vlerë të mesme” konsiderohet me sa vijon: 2.1. kontrata e furnizimit ose kontrata e shërbimeve vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se dhjetëmijë (10.000) Euro, por më e vogël se njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro; ose 2.2. kontrata për punë ose pronë të paluajtshme, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se dhjetëmijë (10.000) Euro, por më e vogël se pesë qind mijë (500.000) Euro.

3. Kontratat në vijim konsiderohen “kontrata me vlerë të vogël”: Çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se njëmijë (1.000) Euro, por më e vogël se dhjetëmijë (10.000) Euro. 4. Kontratat në vijim konsiderohen “kontrata me vlerë minimale”: Çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës është më e vogël se, ose me arsye pritet që të jetë më e vogël se njëmijë (1.000) Euro.

104 Raporti i Qendres Kosovare për Studime të Sigurisë “Llogaridhënie apo jo- Menaxhimi i fondeve publike në Sektorin e Sigurisë në Kosovë” Prishtinë 2014 < http://www.qkss.org/repository/docs/Llogaridh%C3%ABnie_apo_jo_116106.pdf>

Page 49: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

49

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESMENAxhiMi i BuRiMEVE NjERëZORE

Korniza ligjore

Korniza ligjore e cila e rregullon menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të shërbyesve civil në Kosovë është në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe për parim krye-sor në procesin e rekrutimit, ngritjes, transferimit e vlerësimit e ka meritën, dhe trajtimin e barabartë për të gjithë. Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për shërbyesit civil 03/L-149, i cili rregullon statusin e nëpunësve civilë, si dhe marrëdhëniet e tyre në adminis-tratën publike në Kosovë. Ky ligj mbulon administratën publike në nivel qendror dhe lokal, duke përfshirë: Kuvendin e Kosovës (KK), Qeverinë e Kosovës (ministritë), ndërmar-rjet publike, si dhe agjencitë e pavarura shtetërore. Ligjit për shërbyesit civil i nënshtro-hen edhe zyrtarët e MFSK-së, jo të uniformuar.105

Burimet njerëzore brenda MFSK-së rregullohen edhe me ligjin për shërbimin në FSK, nr. 03/L-082 si dhe rregulloren nr. 06/2013 për zhvillimin dhe avancimin në karrierë për pjesëtarët e FSK-së. Ligji për shërbim në FSK, aplikohet për të gjithë pjesëtarët e FSK-së duke përfshirë, por, duke mos u kufizuar në përbërjen dhe rekrutët e uniformuar (aktivë dhe rezervë).106

MFSK poashtu ka hartuar edhe aktet tjera nënligjore të cilat rregullojnë funksionimin e brendshëm të MFSK-së, sistemin e avancimit të pjesëtarëve të forcës, qeverisjen dhe kontrollin e brendshëm në MFSK dhe FSK, si dhe përgjegjësinë dhe llogaridhënien në Ministrinë e MFSK-së.

Aktualisht, MFSK ka filluar me ndryshimin e disa rregulloreve të brendshme të saj të cilat rregullojnë burimet njerëzore dhe qeverisjen e brendshme të MFSK-së dhe FSK-së. Në proces të amandamentimit është edhe rregullorja Nr. 02/2014, e cila rregullon proce-durat për vlerësimin vjetor të punës dhe përformancës së pjesëtarëve civilë dhe të uni-formuar të FSK-së, të cilat kanë rrjedhur si rekomandime të dala nga plani i integritetit.

Menaxhimi i burimeve njerëzore ka qenë një ndër çështjet kyçe që është identifikuar me planin e integritetit. Si rrjedhojë, kanë dalë disa rekomandime, të cilat pritet të ad-resohen, me qëllim të forcimit të departamentit të burimeve njerëzore në MFSK. Rekom-andimet e dalura nga plani i integritetit lidhen kryesisht me përshkrimin e vendeve dhe detyrave të punës për pjesëtarët dhe zyrtarët e MFSK-së, problemet me personelin të cilët punojnë me kontratë mbi vepër, si dhe procesin e vlerësimit dhe gradimit në këtë institucion.

105 Për më shumë shih: Kuvendi i Kosovës. Ligji për Shërbyesit Civil https://kk.rks-gov.net/prishtina/getattachment/Sherbime/Tema/Kodi-i-miresjelljes-per-sherbimin-civil/Ligji-per-sherbyesit-civil.pdf.aspx

106 Për më shumë shih: <http://www.mksf-ks.org/?page=1,76>

Page 50: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

50rA

port

NGA

QKS

S Kapacitetet administrative

Departamenti i Personelit në MFSK është i kombinuar me staf civil dhe të uniformuar. Shumica e stafit të cilët punojnë në këtë departament kanë qenë të punësuar edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe kanë një përvojë të gjatë në menaxhimin e buri-meve njerëzore. Ky departament përkujdeset për menaxhimin e përgjithshëm të buri-meve njerëzore në MFSK, përshkrimin dhe ndarjen e detyrave të punës për pjesëtarët dhe stafin civil të MFSK-së, përcjellë këtu edhe promovimin, avancimin dhe gradimin e pjesëtarëve dhe stafit civil në këtë institucion.107

Zbatimi

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore (MBNj) përbën një sektor të një rëndësie të veçantë për forcimin e integritetit brenda MFSK. Një nivel i mirë i integritetit në MBNj mund të ar-rihet atëherë kur parimi i meritës aplikohet në rekrutimin dhe gradimin e personelit, kur vlerësimi i performancës së zyrtarëve civil dhe pjesëtarëve të FSK-së, të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të pavarur, duke respektuar procedurat të hapura dhe korrekte, pavarësisht përkatësisë etnike gjinore, fetare. Të githa këto janë të paraparë edhe me planin e integ-ritetit dhe legjislacionin aktual në fuqi.108

MFSK-ja konsiderohet se ka bërë një progres në hartimin e politikave për menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe ka bërë një përvojë në këtë drejtim. 109 Mirëpo, kërkohet një konsistencë dhe qëndrueshmëri në ndërtimin e sistemit të vlerësimit të performancës, rritjen e transparencës në procesin e rekrutimit, vlerësimit dhe gradimit për personelin e uniformuar dhe atë civil të MFSK dhe FSK.110. Plani i integritetit i MKSF-së ka identifikuar probleme të mëdha në fushën e burimeve njerëzore

MFSK ka krijuar kushte të mira të punës për pjesëtarët dhe zyrtarët e saj, si p.sh. pagat, ushqimi, transporti, pushimet, shkollimi, si dhe kushtet e tjera, çka e bënë stafin e MFSK-së si më të “privilegjuarin” në administratën publike në Kosovë, dhe të njëjtit gëzojnë paga shumë më të mëdha se sa shërbyesit tjerë civil nëpër ministritë e tjera. Pagat e zyrtarëve civil të MFSK-së, janë më të larta se sa shërbyesit civil të ministrive tjera. MFSK-ja e aplikon këtë shkallë të pagave bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës të vitit 2009. Arsyetimet bazohen në faktin e krijimit të një ekuivalence në paga në mes të stafit civil dhe ushtarak, ku dallimi është 5 përqind më i lartë tek stafi ushtarak megjithëse, kra-

107 intervistë me nënkolonel Skënder Zhitia- Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore në MFSK. 18 Mars 2016- Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

108 DiFi, Ndërtimi i integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, f.1

109 intervistë me Drejtorin e Auditimit të Minsitrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës Shtator 2016.

110 Plani i integritetit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prishtinë Korrik 2016ë

Page 51: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

51

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUES

hasimisht, homologu i një shefi të sektorit në Ministri tjera të Qeverisë ka të hyrë shumë më të vogël111.

Disa pozita të larta në FSK/MFSK, ende kanë mbetur vetëm me ushtrues detyre, këto janë pozita të larta udhëheqëse dhe komanduese të nivelit strategjik në MFSK dhe FSK të cilat i përkasin gradës së gjeneralit në MFSK. Këto dy pozita të larta komanduese duhet të emërohen nga ana e presidentit të vendit.112 Plotësimi i këtyre pozitave nuk varet shumë nga zhvillimet e brendshme në MFSK, sidomos kur kemi të bëjmë me emërimet për pozitat e larta menaxhuese dhe komanduese në FSK, të cilat kërkojnë nivelin e gradës gjeneral. MFSK në bashkëpunim me zyrën e presidentit, janë duke punuar në drejtim të përzgjedhjes dhe emërimit të dy pozitave të gradës së gjeneralit në MFSK.113 Në pozita si ushtrues detyre në FSK funksionon pozita e shefit të shtabit në FSK, komandanti i Kom-andës së Forcave Tokësore (KFT), dhe një oficer që punon në zyrën e Ministrit.

MFSK ende nuk ka arritur që të adresojë çështjen e të punësuarve me kontrata mbi vepër me zyrtarë të ndryshëm, duke mos përfillur konkursin e hapur çka është në kundërshtim me ligjin për shërbyesit civil.114 Për vite me radhë, në MFSK-së kanë punuar zyrtarë me kontrata mbi vepër, zyrtarë të angazhuar në disa departamente të ndryshme të MFSK-së, varësisht prej nevojave.115 Kjo ndodhë për shkak të mos planifikimit adekuat të nevojave për resurse njerëzore në Ministrinë e FSK-së, si dhe mungesën e koordinimit adekuat në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Financave (MF) për adresimin e problemit të rekrutimit të stafit.

Për pjesëtarët e FSK-së, ekziston një mundësi për zhvillimin e karrierës, brenda këtij in-stitucioni. Sidomos vlenë të theksohet se për kadetët të cilët shkollohen në Qendrën e Studimeve universitare (QSu) brenda FSK-së organizohen trajnime profesionale në akademitë e njohura të Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Britanisë së Madhe (BM) të cilët kanë treguar rezultate shumë të mira.116 Në vitin 2016, MFSK ka vazhduar me trajnimin e pjesëtarëve të saj nëpër akademitë ushtarake jashtë vendit. Këtë vit (2016) 24 kadetë të FSK-së, do të vazhdojnë shkollimin e tyre në akademitë e njohura në ShBA, Gjermani, Maqedoni, Britani të Madhe si dhe Kosovë, të cilët pas diplomimit të tyre, do

111 Për më shumë shih: Raporti i QKSS-së rreth “Vlerësimit dhe Monitorimit të integritetit në Sektorin e Sigurisë në Kosovë” maj 2016. < http://www.qkss.org/repository/docs/Raporti-vleresues-monitorues-alb-LOW_395817.pdf>

112 Të dhëna nga Fokus Grupi i organizuar nga QKSS, me temën “Vlerësimi dhe Monitorimi i integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës” i datës 29 Gusht 2016.

113 Po aty:

114 Po aty:

115 Për më shumë shih raportin e Zyrës Kombetare të Auditimit për Ministrinë e FSK-së për vitin 2015. http:/www.zka-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_MFSK_2015_Shqip_304301.pdf

116 Oficeri i FSK-së ismail hoxha, ishte shpallur kadeti më i mirë nga ndërkombetarët në Akademinë Mbretërore ushtarake në Sandhurst në Britaninë e Madhe në vitin 2015. Për më shumë shih: < http:/www.mksf-ks.org/?page=1,24,1529#.V_txSfl97iu>

Page 52: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

52rA

port

NGA

QKS

S të kthehen dhe punojnë në FSK.117 Mirëpo, përvojat dhe shkathtësitë të cilat i marrin ofi-cerët e FSK-së jashtë vendit, nuk kanë hapësirë që t’i praktikojnë dhe zhvillojnë brenda FSK-së, dhe në kontekst të funksionimit të saj, për shkak të statusit dhe mandatit aktual të saj. Vonesat në ndryshimin e misionit aktual të FSK-së, prej një force për ndërhyrje në rast të emergjencave civile, në forcë ushtarake, ka bërë që motivimi i oficerëve dhe ushtarëve të FSK-së të bie gradualisht.118 Kjo ndodhë për arsye se oficerët e FSK-së, gjatë gjithë karrierës së tyre janë trajnuar dhe shkolluar, për kryerjen e detyrave dhe përgjegjë-sive ushtarake dhe të mbrojtjes, ndërsa përvojat e tyre nuk po janë në gjendje që ti zba-tojnë në praktike, për shkak të mandatit aktual të FSK-së, si organizatë civile për reagim në rast të emergjencave civile, apo katastrofave tjera natyrore.

Duke u bazuar në planin vjetor për gradime, avancime dhe emërime për zyrtarët dhe pjesëtarët e MFSK/FSK-së, ky institucion kishte ngritur në karrierë një numër të madh të oficerëve dhe të nën-oficerëve të FSK-së. Në vitin 2016, MFSK kishte avancuar dhe grad-uar 138 pjesëtarë të FSK-së duke përfshirë gradat e larta të oficerëve dhe të nën-oficerve të FSK-së. Prej 138 avancimeve dhe gradimeve, 67 prej tyre janë emërime në pozita të ndryshme të punës, kurse 71 prej tyre janë graduar në pozita të ndryshme të oficerëve dhe nënoficerëve brenda FSK-së. Dy pozita me gradën gjeneral-major dhe gjeneral-bri-gade ende mbeten të zbrazta në MFSK të cilat ende janë me ushtrues detyre. Plotësimi i këtyre pozitave ishte peng i pritjes së miratimit të ndryshimeve të Rishikmit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS) dhe transformimit të kësaj force në forcë ushtarake, me mision dhe mandat të ri, si dhe vendimit të presidentit për emërimin për këto pozita.119

Gradime dhe emërime në vitin 2016 në FSK

13867 71

Emërime Gradime- o�cer dhenën o�cer

34

11

6

16

Rekomandimetë NjAB 2015

Të adresuara Në proces tëadresimit

Të pa-adresuara

Fig 1. Gradimet dhe emërimet në MFSK/FSK në vitin 2016.

Procesi i gradimeve, avancimeve dhe emërimeve në MFSK bëhet nëpërmjet bordeve të krijuara të cilët janë përgjegjës për procesin e vlerësimit, emërimit apo gradimit. Bor-det përbëhen nga anëtarë të uniformuar, zyrtarë civil, njësitët e të drejtave të njeriut,

117 Raportimi i Komandantit të FSK-së, para komisionit për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, Shtator 2016.

118 intervistë me një oficer të FSK-së, i diplomuar në QSu-në e FSK-së, 16 Dhjetor 2015, Prishtinë

119 intervistë me nënkolonel Skender Zhitia- Drejtor i personelit në MFSK. 18 Mars 2016- Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Page 53: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

53

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESpersonelit si dhe mekanizma tjerë përgjegjës për këtë proces. Zakonisht, bordet për

vlerësim dhe gradim të cilat bëjnë avancimin dhe gradimin e pjesëtarëve të FSK-së, fto-hen anëtarët e njëjtë për të gjtha nivelet e gradimeve dhe avancimeve në MFSK. Praktika e thirrjes së anëtarëve të njëjtë, në bordet për vlerësim dhe gradim duhe të rishikohet, ashtu siç kërkohet me planin e integritetit. Ndryshimi i anëtarëve të bordit për avancime dhe gradime duhet të bëhet në përputhje me specifikat dhe nivelin e gradimeve dhe avancimeve, proces i cili 120 do ti mundësonte MFSK-së që të parandaloj rastet potenciale të konfliktit të interesit dhe nepotizmit të cilat mund të ndodhin në procesin e vlerësimit, gradimit apo emërimit. Në MFSK dhe FSK, ka zyrtarë të shumtë të cilët i kanë pikët e mjaftueshme për gradim dhe avancim në pozita të oficerëve dhe nënficerëve, dhe që i plotësojnë kriteret, poashtu edhe pikët e mjaftueshme për gradim.121 Mirëpo, problem këtu paraqet mungesa e vendeve të punës për ato pozita. Momenatlisht, në MFSK ka pak vende pune, në krahasim me numrin e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret dhe kërkësat për procesin e gradimit dhe avancimit.122

MFSK ka mungesë të kuadrove profesionalë të shkolluar dhe trajnuar mirë, në nivel të lartë të menaxhmentit si në uniformë poashtu edhe në Ministrinë e FSK-së, në kryerjen e punëve të karakterit jo-ushtarak, sidomos në përgatitjen e planeve të punës, analizave dhe vlerësimin e nevojave për trajnime të FSK-së, si dhe menaxhimin e përgjithshëm të institucionit. Me edukim universitar janë vetëm 55 përqind e stafit civil të cilët punojnë në MFSK. Kurse vetëm 25 përqind e pjesëtarëve të uniformuar të FSK-së, kanë përgatitje universitare.123 Përvec edukimit universitar, njohuritë e gjuhëve të huaja, sidomos ajo e gjuhës angleze nuk është në nivel të kënaqshëm për pjesëtarët dhe zyrtarët e MFSK-së. Kjo ndikon negativisht në partneritetet bilaterale dhe ngritjen e inter-operabilitetit, sido-mos në kontekst të integrimit në Paktin e Atlantikut të Veriut (NATO), për shkak të aktiv-iteteve dhe trajnimeve të përbashkëta që pritet të ndodhin, pas transformimit të FSK në Forca të Artmatosura të Kosovës (FAK) Mungesa e njohurisë së gjuhëve të huaja, si dhe kuadrove profesionale në nivel të lartë të menaxhmentit në MFSK ndikon në ngadalësi-min e integrimit të këtij institucioni në NATO, si dhe e bënë të vështirë zhvillimin dhe ndërtimin e kësaj force në përputhje me standardet dhe kriteret e NATO-s për forcat e armatosura.

120 Për më shumë shih: Plani i integritetit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prishtinë Korrik 2016

121 intervistë me drejtorin e personelit në MFSK, Skender Zhitia, 29 Gusht 2016.

122 Raport nga Ministria e Forcës së Sigurisë së

123 intervistë me Drejtorin e Departamentit të Burimeve Njerëzore në MFSK Skender Zhitia 18 Mars 2016. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Page 54: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

54rA

port

NGA

QKS

S

AuDiTiMi i BRENDShëM Në MFSK

Korniza ligjore

Dy ligjet e rëndësishme të cilat ndërlidhen me funksionimin e njësive të brendshme të auditimit janë: Ligji për Menaxhimin e Financave Publike Nr. 03/L-048 dhe Ligji për Njësi-në e Brendshme të Auditimit Nr. 02/L-74.

Ligji aktual për Menaxhimin e Financave Publike Nr. 03/L-048 ka krijuar hapësirë të mjaf-tueshme për vendosjen e kontrollit efikas mbi financat publike, si dhe definon në detaje procedurat e paraqitjes së propozimeve buxhetore dhe të raportimit, si dhe përcakton mandatin e mekanizmave institucionalë të mbikëqyrjes dhe kontrollit të financave publike.124 Kurse ligji për Auditimin e Brendshëm Nr. 02/L-74 ka krijuar një bazë të mjaf-tueshme ligjore për rregullimin e kësaj fushe në sektorin publik.

Kapacitetet administrative

Njësia e Brendshme e Auditimit (NjAB) funksionon në kuadër të MFSK-së. Me strukturë ekzistuese, NjAB i përgjigjet Sekretarit të MFSK-së që nuk përbën një praktikë të mirë, edhe pse në praktikë NjAB është duke iu përgjigjur drejtpërdrejt Ministrit. NjAB edhe në strukturë duhet të jetë varëse direkt ministrit të MFSK, edhe në struktrën e saj, përshkak të pavarësisë më të madhe qe mund ta ketë.

Në kuadër të NjAB të MFSK-së funksionojnë 3 zyrtarë, drejtori i auditimit të brendshëm, zv-drejtori dhe një zyrtar. Zyrtarët e kësaj njësie janë të çerfitikuar nga njësia qëndrore e auditimit, dhe zakonisht i nënshtrohen trajnimeve të nevojshme në drejtim të rritjes së cilësisë së auditimit të brendshëm brenda MFSK-së.125 Duke marrë parasysh buxhetin e madh të MFSK-së, si dhe kompleksitetin e natyrës së punës së saj, numri prej tre zyr-tarëve nuk i plotëson as nevojat minimale për NjAB-në e MFSK-së. Kjo njësi, ka nevojë për rritje të stafit brenda NjAB, në mënyrë që të jetë në gjendje të rrisë efikasitetin e saj, për një monitorim dhe mbikëqyrje efektive të aktiviteteve buxhetore të MFSK-së.126 Rritja e numrit të auditorëve brenda NjAB është peng i procesit të tranformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK)me të cilin edhe parashihet rritja e nurmit të stafit për NjAB.

124 Kuvendi i Kosovës- Ligji për Kontrollin dhe Menaxhimin e Financave Publike

125 intervistë Auditorin e Brendshëm në MFSK- Mars 2016

126 intervistë Auditorinë e Brendshëm në MFSK- 18 Mars 2016- Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Page 55: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

55

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESMe numrin aktual të stafit, NjAB e ka të vështirë që të kryejë inspektime tek procedurat

e prokurimit publik, vlerësimin e cilësisë së shërbimeve të marrë nga operatorët eko-nomik, menaxhimin e burimeve njerëzore në MFSK, menaxhimin e pasurisë dhe aseteve të MFSK-së, si dhe kontrollin dhe ligjshëmrinë e shpenzimeve publike të MFSK-së.127.

Zbatimi

Njësia e Brendshme e Auditimit (NjAB) e MFSK-së në përputhje me vlerësimet dhe pl-anifikimet e bëra, harton planin vjetor të inspektimit dhe auditimit, si dhe dhe atë tre vjeçarë të auditimit. Këto plane përfshijnë auditimet/inspektimet e rregullta dhe ato ad-hoc apo të jashtëzakonshme. Plani i rregullt i auditimit vjetor, bëhet duke u bazuar në vlerësimin e rreziqeve në sektorët më të ndjeshëm, ku ka shpenzim më të madh të bux-hetit siç janë: procedurat e prokurimit publik, menaxhimi i aseteve, resurset njerëzore, departamenti i logjistikës si dhe objektet me karakter strategjik të FSK-së. Duke u ba-zuar në këtë vlerësim, NjAB përcakton edhe objektivat dhe inspektimet të cilat duhet të bëhen në MFSK.128

Në planin e integritetit të MFSK-së të hartuar sëfundmi nga MFSK është analizuar edhe fusha e kontrollit të brendshëm dhe auditimit në MFSK, për të cilat kanë dalur edhe ak-tivitete konkrete, me qëllim të përmirësimit të kontrollit të brendshëm në këtë institu-cion. Ndër problemet të cilat janë identifikuar në planin e integritetit të MFSK-së janë: pavarësia e njësisë së brendshme të auditimit nga ana e sekretarit të kësaj ministrie, rritja e numrit të stafit të NjAB, si dhe kuptimi i rolit të auditorit të brendshëm nga ana e MFSK.

Në vitin 2016, NjAB ka planifikuar 8 inspektime të rregullta dhe një ad-hoc. inspektimet janë kryer në sektorët si: prokurimi publik, logjistika, menaxhimin e burimeve njerëzore, si fushat të vlerësuara si më të ndjeshmet bazuar në planin vjetor të inspektimit. Deri më tani janë kryer 7 inspektime të rregullta dhe një ad hoc, ndërsa janë në proces të inspe-ktimeve tjera të parapara me plan vjetor të inspektimeve për vitin 2016.

NjAB kishte hartuar rekomandime për MFSK-në për inspektimet e kryera gjatë vitit 2015. inspektimet ishin kryer në fushat me potencial për rrezik më të madh si: prokurimi pub-lik, burimet njerëzore, menaxhimi i aseteve, dhe departamenti i logjistikës në MFSK. Si rezultat i inspektimeve të kryera në vitin 2015, NjAB kishte dhënë 34 rekomandime për fusha të ndryshme të inspektimit. Prej 34 rekomandimeve të dhëna nga NjAB, 11 rekomandime janë zbatuar plotësisht nga ana e MFSK-së, 17 prej tyre janë në proces të zbatimit, kurse 6 rekomandime ende nuk janë zbatuar fare.

127 intervistë me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës 18 Shkurt 2016- Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

128 Ligji për Shërbim në MFSK < http:/www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L082_al.pdf>

Page 56: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

56rA

port

NGA

QKS

S

Gradime dhe emërime në vitin 2016 në FSK

13867 71

Emërime Gradime- o�cer dhenën o�cer

34

11

6

16

Rekomandimetë NjAB 2015

Të adresuara Në proces tëadresimit

Të pa-adresuara

Fig 2. Adresimi i rekomandimeve të NjAB për MFSK

Niveli i ulët i adresimit të rekomandimeve të NjAB-së nga ana e menaxhmentit të MFSK-së, po e sfidon përmirësimin e qeverisjes së mirë dhe integritetit brenda saj. Poashtu adresimi i një pjese të rekomandimeve të NjAB për MFSK nuk varet nga zhvillimet e brendshme të FSK-së, sepse një pjesë e rekomandimeve varen edhe nga vet procesi i transformimit të forcës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK). Më së shumti rekoman-dime janë dhënë për departamentin e logjistikës, personelin, si dhe financat.

Të gjeturat e NjAB lidhen kryesisht me menaxhimin e aseteve dhe pasurisë së FSK-së, depar-tamentit të prokurimit publik që kryesisht lidhet me mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave nga ana e operatorëve ekonomik, si dhe pranimin dhe certifikimin e pagesave në MFSK.

PARANDALiMi i KONFLiKTiT Të iNTERESiT DhE DEKLARiMi i PASuRiSë

Korniza Ligjore

Kosova ka një legjislacion solid në çështjet që lidhen me parandlimin e konfliktit të in-teresit gjatë ushtrimit të funksionit publik. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi i konfliktit të interesit ndërmjet interesit publik dhe interesit privat të zyrtareve të lartë në ushtri-min e funksionit publik.129 Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, subjekteve,

129 Kuvendi i Kosovës, ligji për parandalimin e konfliktit të interest gjatë ushtrimit të funksonimit publik. < http:/www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20parandal%20e%20konfliktit%20te%20interesit%20ne%20ushtr%20e%20funs%20publik.pdf>

Page 57: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

57

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESpërgjegjësive dhe kompetencave për identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve

ndërmjet konfliktit të interesit publik dhe interesit privat të zyrtarit të lartë gjatë ush-trimit të funksionit publik.130 Kuvendi Kosovës ka miratuar ligjin për “deklarimin, prejard-hjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve publik, dhe deklarimin dhe prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë” i cili është miratuar në vitin 2014. Ky ligj rregullon, procedurën e deklarimit dhe kontrollin e pasurisë, të hyrat dhe detyrimet e zyrtarëve të lartë publik, anëtarët e familjes si dhe sanksionet e përcaktuara. Ky ligj po ashtu rregullon procedurën e deklarimit, kontrollit për dhuratat dhe prejardhjen e tyre të pranuara nga të gjithë personat zyrtarë.131 Paoshtu ligji përcakton detyrimet e zyrtarëve të lartë publikë për ta deklaruar pasurinë, të hyrat dhe prejardhjen, detyrën e Agjencisë për ta kontrolluar deklarimin dhe kontrollin e pasurisë si dhe detyrimet e të gjithë perso-nave zyrtarë për të deklaruar dhuratat dhe prejardhjen e tyre.132

Zbatimi

Zbatimi i ligjeve dhe i akteve tjera nënligjore që kanë të bëjnë me parandalimin e kon-fliktit të interesit dhe deklarimin e pasurisë në përgjithësi janë duke u zbatuar në MFSK. Kjo e fundit ka miratuar planin e saj të integritetit me qëllim të fuqizimit të integritetit brenda këtij institucioni.133 Disa nga të gjeturat kryesore të planit të integritetit të FSK-së në çështjet e parandalimit të konfliktit të interesit dhe deklarimit të pasurisë janë: fuq-izimi i procedurave për deklarimin e tërheqjes në rast të konfliktit të interesit, fuqizimi i procedurave për ndalimin në punësimin dytësor, verifikimi i informacioneve të ofruara që ndërlidhen me deklarimin e pasurisë dhe dhuratave nga ana e zyrtarëve të lartë pub-lik të MFSK-së.134

Deklarimi i pasurisë dhe i dhuratave, bëhet rregullisht tek Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) e cila e ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin me MFSK-në. Mirëpo, ka shumë paqartësi rreth verifikimit dhe saktësisë së informacioneve të cilët dërgohen nga MFSK në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) të cilat ndërlidhen me deklarimin e pasurisë nga

130 Kuvendi i Kosovës, ligji për parandalimin e konfliktit të interest gjatë ushtrimit të funksonimit publik. < http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20parandal%20e%20konfliktit%20te%20interesit%20ne%20ushtr%20e%20funs%20publik.pdf>

131 Kuvendi i Kosovës, ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve publik, dhe deklarimin dhe prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë. , http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20parandal%20e%20konfliktit%20te%20interesit%20ne%20ushtr%20e%20funs%20publik.pdf> Prishtinë 2014.

132 Kuvendi i Kosovës, ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve publik, dhe deklarimin dhe prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë. , http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20parandal%20e%20konfliktit%20te%20interesit%20ne%20ushtr%20e%20funs%20publik.pdf> Prishtinë 2014.

133 Për më shumë shih: Plani i integritetit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prishtinë Korrik 2016

134 Për më shumë shih: Plani i integritetit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prishtinë Korrik 2016

Page 58: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

58rA

port

NGA

QKS

S ana e zyrtarëve të MFSK-së. Në vitin 2016, duke u bazuar në ligjin për deklarimin e pasur-isë dhe dhuratave, zyrtarët e lartë të MFSK/FSK kanë raportuar në Agjencinë Kundër Kor-rupsionit (AKK) rreth pasurisë dhe dhuratave të pranuara. Prej 35 zyrtarëve të cilët kanë deklaruar pasurinë, 20 përqind prej tyre, AKK ka verifikuar vërtetësinë e deklarimeve të raportuara nga zyrtarët e MFSK-së. Nuk ka të dhëna të raportuara nëse këto raportime janë bërë në kundërshtim me ligjin.135

Përkundër faktit se zyrtarët e MFSK-së kanë të ardhura të mira dhe standard të mirë, ky institucion po përballet me sfidën e punësimit të dyfishtë të zyrtarëve të saj. Në praktikë, kemi të bëjmë me dy indikacione të kësaj praktike: atëherë kur me punësimin dytësor jashtë institucionit shkaktojmë konflikt të drejtpërdrejtë 136të interesit dhe situata kur pjesëtarë të MFSK-sëe FSK-së janë të angazhuar në punë dytësore mirëpo ato nuk rapor-tohen anipse këto angazhime nuk reflektojnë konflikt të interesit. 137

Përfundimi

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovësë po vazhdon të përballet me sfida për forcimin e integritetit brenda saj. Fushat e prokurimit publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, kontrolli i brendshëm dhe parandalimi i konfliktit të interesit mbeten sektorët që më së shumti duhet të adresohen nga ana e FSK-së.

Ministria e FSK-së ka bërë progres në forcimin e integritetit duke hartuar planin e saj të integritetit dhe planin e veprimit për zbatimin e tij. MFSK mbetet ministria e vetme në Qeverinë e Kosovës e cila ka planin e integritetit, si dhe aktivitetet konkrete për zbatimin e tij. Plani i integritetit është lehtësisht i zbatueshëm, mirëpo për zbatimin e tij duhet të ekzistoj një vullnet nga ana e menaxhmentit të MFSK-së, si dhe ndërmarrjen e menjëher-shme të hapave konkret për adresimin e sfidave të cilat dalin nga plani i integritetit.

MFSK për vite me radhe po përballet me sfidat e prokurimit publik sic janë: hulumtimi i tregut, hartimi i specifikacioneve teknike për ofertime, si dhe po qalon ne vlerësimin e ofertave, sidomos ato të prokurimit të mbrojtjes.

Një numër i madh i reformave të nisura në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës sic janë: reformimi i personelit dhe resurseve njerëzore, rishikimin e strukturës së FSK-së dhe reformave tjera, si shkak i mos definimit të misionit të saj ende, pra të transformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

135 Për shumë shih: http://www.akk-ks.org/repository/docs/2016_365513.pdf

136 Për më shumë shih: Plani i integritetit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prishtinë Korrik 2016

137 Për më shumë shih: Plani i integritetit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prishtinë Korrik 2016

Page 59: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

59

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUES

REKOMANDiMET

●● Qeveria e Kosovës dhe KRPP, MPB dhe MFSK duhet urgjentisht të fillojnë procedurat për draftimin e rregullorës, që rregullon procedurat e prokurim-it publik të parapara me nenin 3 për institucionet e sigurisë. Kjo rregullore, krahas detajimit të procedurave, duhet të jetë në përputhje me Direktivën e Prokurimit të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian 2009/81, në mënyrë që të në harmonizim me legjislacionin e BE-së, sa i përket prokurimit publik pëer nevoja të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes;

●● Departamenti i logjistikës në kuadër të MFSK-së, duhet të filloj të bëhë hu-lumtimin e tregut me qëllim që MFSK të ketë njohuri paraprake rreth çmimeve të tregut për shërbimet dhe pajisjet të cilat ky institucion i siguron nëpërmjet procedurave të prokurimit publik;

●● MFSK duhet të rrisë efikasitetin e saj në mbikëqyrjen e zbatimit të kontrat-ave për shërbime të cilat pranojnë nga ana e operatorëve privat ekonomik. Duhet të rritet numri i personave përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave, në mënyrë që shërbimet e operatorëve ekonomik privat të kryhen në kohë, si dhe me cilësi të lartë, sidomos kur kemi të bëjmë më rastet e investimeve kapitale;

●● institucionet e sigurisë duhet të sigurohen që rekomandimet të cilat dalin nga njësitë e auditimt të brendshëm, dhe ato të Zyrës së Auditorit të Përgjith-shëm, të konsiderohen në mënyrë të përpikët me qëllim të parandalimit të përsëritjes së problemeve të njëjta edhe në vitet vijuese;

●● MFSK duhet të bëjë rishikimin e strukturës së brendshme, rreth mënyrës së raportimit të auditimit të brendshëm. Struktura e brendshme e FSK-së duhet të parasheh, që Njësia e Brendshme e Auditimit t’i raportojë direkt minstrit të FSK-së, e jo sekretarit të përgjithshëm sic është aktualisht, në mënyrë që NjAB të punoj i lirë dhe i pavarur.

●● Zyra e Presidentit, Ministri i FSK-së dhe MFSK-ja duhet të fillojnë inciativat për plotësimin e pozitave të larta komanduese dhe menaxhuese në MFSK dhe FSK të cilat qe një kohë janë me ushtrues detyre. Duhet të fillohen urgjentisht procedurat për emërimin e dy gradave të Gjeneralit, brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat janë të nevojshme për plotësimin e pozitave të larta në Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilat janë me ushtrues detyre;

●● Përshkrimi i vendit dhe i detyrave të punës për zyrtarët dhe pjesëtarët e Min-istrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk duhet të bazohet në një shabl-lon të vetëm. Ky institucion duhet të përditësojë përshkrimin e vendeve të punës për pjesëtarët dhe zyrtarët e saj, në mënyrë që përshkrimi i vendeve

Page 60: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

60rA

port

NGA

QKS

S dhe detyrat e punës të jenë në harmoni më punën që e kryejnë zyrtarët dhe pjesëtarët e MFSK-së;

●● MFSK duhe të rishikojë legjislacioin e brendshëm të saj e cila ndërlidhet me përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve përgjegjëse për procesin e vlerësimit dhe gradimit të zyrtarëve dhe pjesëtarëve të MFSK/FSK-së. MFSK duhet të bëjë ndryshimin e anëtarëve të bordeve përgjegjëse për gradim dhe vlerësim, në përputhje me nivelin e gradimit dhe vlerësimit të cilat kryhen. Praktika e anëtarëve të njejtë dhe të përhershëm të bordeve për emërim dhe gradim duhet të ndryshohet;

●● MFSK duhet të sigurohet që zyrtarët e saj të cilët angazhohen në punë dytë-sore të raportojnë në institucionin e MFSK-së, si dhe të sigurohet që angazhi-mi i zyrtarëve të saj në punë dytësore nuk përbënë konflikt të interesit.

Page 61: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

61

RAPO

RT VL

ERËS

UES D

HE M

ONITO

RUESKy projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i

financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Page 62: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

62rA

port

NGA

QKS

S

Page 63: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

35:32(496.51)(047.3)

Perteshi, Skënder Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së brendshmedhe integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës : raport vlerësues dhe monitorues /Skënder Perteshi dhe Plator Avdiu. – Prishtinë : QKSS, 2016. – 86 f. : ilustr. ; 22 cm.

1.Avdiu, Plator

ISBN 978-9951-679-41-1

Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

Page 64: RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - QKSS · në fushat si në vijim: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, pavarësia, parandalimi i konfliktit

www.qkss.org