ndryshimet klimatike dhe efekti i tyre

21
NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE EFEKTI I TYRE Ndryshimi i klimës është një term i përdorur në klimatologji për të treguar ndyshimet e pësuara të klimës në tokë në shkallë botërore gjatë hapësirave të ndryshme kohore, që nga krijimi i tokës e gjer tani. Ndryshimi i klimës mund të shkaktohet nga proceset e brendëshme tokësore, prej faktorëve të jashtëm (p.sh. ndryshimet në rritjen e rrezatimit diellor) ose, në kohët e fundit nga veprimtaria njerëzore. Sot termi "ndryshimi i klimës" në politikën mjedisore shpesh lidhet me ndryshimet e tanishme klimatike, duke përfshirë ngritjen e temperaturës mesatare të sipërfaqës së tokës e njohur si nxehja globale. 2. Faktorët që ndikojnë në ndryshimin e elementeve klimatikë Faktorët klimatikë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në karakterin e elementeve të klimës dhe krahas me të edhe në vetë klimën. Prej tyre varet klima e atmosferës së ndonjë vendi, ose e ndonjë rajoni më të gjerë. Shumë autorë faktorët klimatikë i ndajnë në: astronimikë, morfotektonikë, gjeografikë dhe meteorologjikë. Faktorët klimatikë astronomikë: - ndryshimi i karakterit të orbitës së Tokës; - animi i boshtit të Tokës dhe - orientimi i boshtit të Tokës (ndryshime periodike) Faktorët klimatikë morfotektonikë:

Upload: alesia-zenuni

Post on 01-Dec-2015

451 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE EFEKTI I TYRENdryshimi i klimës është një term i përdorur në klimatologji për të treguar ndyshimet e pësuara të klimës në tokë në shkallë botërore gjatë hapësirave të ndryshme kohore, që nga krijimi i tokës e gjer tani. Ndryshimi i klimës mund të shkaktohet nga proceset e brendëshme tokësore, prej faktorëve të jashtëm (p.sh. ndryshimet në rritjen e rrezatimit diellor) ose, në kohët e fundit nga veprimtaria njerëzore.

Sot termi "ndryshimi i klimës" në politikën mjedisore shpesh lidhet me ndryshimet e tanishme klimatike, duke përfshirë ngritjen e temperaturës mesatare të sipërfaqës së tokës e njohur si nxehja globale.

2. Faktorët që ndikojnë në ndryshimin e elementeve klimatikë

 

Faktorët klimatikë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në karakterin e elementeve të klimës dhe krahas me të edhe në vetë klimën. Prej tyre varet klima e atmosferës së ndonjë vendi, ose e ndonjë rajoni më të gjerë. Shumë autorë faktorët klimatikë i ndajnë në: astronimikë, morfotektonikë, gjeografikë dhe meteorologjikë.

Faktorët klimatikë astronomikë:

- ndryshimi i karakterit të orbitës së Tokës;

- animi i boshtit të Tokës dhe

- orientimi i boshtit të Tokës (ndryshime periodike)

Faktorët klimatikë morfotektonikë:

- lëvizjet epirogjene (sekulare);

- lëvizjet orogjene (malformuese)

Faktorët klimatikë gjeografikë:

-gjerësia gjeografike;

-rradhitja e përgjithshme  e tokës dhe ujit;

Page 2: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

-lartësia mbi nivelin e detit (absolute);

-relievi i tokës (animi ndaj rrezeve të diellit);

-llojet e truallit (uji, dëbora, akulli, rrëra, toka deltinore etj.);

-mbulesa e vegjetacionit;

-aktiviteti i njeriut (ndryshim i mbulesës bimore të tokës, ndërtimi i         brezave pyjore,ndërtimi i qyteteve të mëdha, ndërtim i objkteve industriale etj.)

 Faktorët klimatikë meteorologjikë:

- cilësitë e rrymimeve ajrore;

- cilësitë e atmosferës (përmbajtja e avullit të ujit, dioksid-karboni, ozoni             etj.);

- vrerësia dhe rreshjet.

Të gjithë faktorët e përmendur, në mënyrën e vet, kanë ndikim në ndryshimin e klimës. Dy të parët (astronomikë dhe morfotektonikë) kanë një ndikim shumë të ngadalshëm, që për jetën e njeriut është një kohë shumë e gjatë. Faktorët e tjerë kanë ndikim më të shpjetë dhe njeriu ka mundësi t’i evidentojë ndryshimet e klimës gjatë  periudhës historike dhe në kohën e sotme.

 

           3.Ndryshimet klimatike në të kaluarën gjeologjike dhe në epokën e pleistocen-it (diluvium)

 

 

Në sajë të të dhënave paleontologjike dhe stratigrafike, mësohet se paleoklima në të kaluarën gjeologjike ka qenë e ndryshueshme, ndonjëherë e ngrohtë me lagështi e ndonjëherë e ftohtë, varësisht se cili faktor  ka ndikuar në ndryshimin e saj. Kështu, për shembull, në të kaluarën, për shkak të çvendosjes së kontinenteve  (sipas teorisë së Vegener-it), Toka pat kaluar në disa periudha me klimë shum të ngrohtë ose të ftohtë. Kur viset polare patën mbetur pa pjesën tokësore,  rrymat e ngrohta të oqeaneve që patën ardhur nga viset ekvatoriale, nuk patën lejuar që aty të paraqiten akullnajat polare sikurse që janë sot. Kjo pat sjellë në rritjen e nivelit të ujit të oqeaneve dhe deteve. Ndikimet e këtilla mundësuan në krijimin e një klime më të ngrohtë. E kundërta ka ndodhur kur kontinentet kanë filluar të afrohen dhe në shumë vende edhe të bashkohen, është penguar depërtimi i rrymave të ngrohta detare në viset veriore dhe jugore, dhe me të të paraqiten ndryshime klimatike duke sjellë në një klimë shumë të ftohtë dhe në krijimin e akullnajave në viset polare dhe në vendet më të larta.

Page 3: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

Gjatë erës së paleozoik-ut mezozoik-ut dhe kenozoik-ut të hershëm, klima globale është relativisht e ngrohtë me ndryshime të vogla në gjerësitë gjeografike (shih grafikun e paraqitur më lartë). Mirpo, në epokën e fundit të pleistocen-it (diluvium-it) paraqiten ndryshime të mëdha klimatike. Në këtë epokë klima është shumë e ftohtë, temperatura ulet për disa gradë, gjë që ka ndikuar në paraqitjen e akullnajave të mëdha edhe në gjerësitë më të vogla gjeografike. Kjo epokë ndryshe quhet edhe epoka e akullit, e cila, sipasa shkencëtarëve amerikanë, ka zgjatur rreth 1.8 miljonë vjet dhe ka fillaur pas epokës së pliocen-it. Supozohet se kjo epokë ka marrë fund . Tani jetojmë në holocen ose aluvium (shumë shkencëtarë janë të mendimit se kjo nuk është fazë interglaciale sikurse kanë qenë ato tri fazat në kohën e akullit, sepse nuk pritet që të vijë një fazë tjetër e akullit?).

Për paraqitjen e epokës së akullit në pleistocen (diluvium), shumë shkencëtarë janë të mendimit se ndikim parësor kanë pasur faktorët astronomikë dhe ato morfotektonikë.

Ja si ka ardhur në ndërrimin e klimës në këtë epokë . Ndryshimi i klimës është si rezultat i ndryshimeve në pranimin, përkatësisht në absorbimin e rrezatimit  diellor në sipërfaqen e Tokës. Në fakt kjo ndodh nga ndryshimet astronomike  të Tokës. Ekzistojnë disa cikle që patën ndikim të theksuar në këto ndryshime (Shih figurën e paraqitur më poshtë). Karakteristika e ciklit të parë është se orbita e Tokës nuk është rreth ideal, por më tepër elipsë, me ndryshime të caktuara në periudhë prej 100 000 vjet. Karakteristika e dytë është se animi i boshtit të Tokës oshilon prej 22.1 gradë gjer më 24.5 gradë në periudhë prej 41 000 vjet. Dhe, karakteristika e ciklit të tretë është orientimi i Tokës sipas boshtit të Polit të Veriut. Ndonjëherë gjendet në ndrejtim të një ylli polar të caktuar, ndonjëherë  në drejtim të ndonjë tjetri. Ndryshimet e këtilla ndodhin në një periudhë prej 22 000 vjet. Efekti i përbashkët i cikleve të këtilla është në pranimin e sasisë së energjisë që e pranon Toka nga insolacioni diellor.

Faktoret morfotektonike

Në ndryshimet klimatike të epokës së pleistocen-it (koha e akullit) ndikim të dalluar patën edhe faktorët morfotektonikë. Në këta faktorë bëjnë pjesë lëvizjet epirogjene (sekulare) dhe orogjene (malformuese). Këto lëvizje shkaktojnë ngritje ose ulje në pjesë të caktuara në korren e Tokës. Gjatë lartësimit të ndonjë pjese të Tokës për 200 metra temperatura ulet për një gradë celzius. Lëvizjet tektonike të orogjenezës alpine patën krijuar malet e lartë të zonës mediterane dhe pacifike. Ngritja e masave malore mbi kufirin e dëborës pat mundësuar në krijimin e akullnajave malore. Shumë autorë e përkrahin  këtë tezë.

Në epokën e akullit (pleistocen) gati 1/3 e sipërfaqes së Tokës ka qenë e mbuluar me akull (inlandajs). Inlandajsi i pat përfshirë pjesët veriore të Evroazisë dhe Amerikës Veriore. Pastaj në gjerësitë më të vogla gjeografike viset e larta malore mbi kufirin e dëborës. Në hemisferën jugore pat përfshirë sipërfaqe më të vogël. Me akull (Inlandajs) ka qenë i mbuluar tërë kontinenti i Antarktik-ut  (këtu akullimi ka filluar qysh në epokën e miocen-it). Kurse në kontinentet e tjerë të kësaj hemisfere, akulli paraqitet në pjesët më të larta malore. Në Amerikën Jugore, me akull kanë qenë të mbuluara Andet në Çile dhe Argjentinë. Në Australi, vetëm një pjesë e vogël në malet juglindorë. Pastaj pjesa më e lartë e Tasmanisë dhe malet e larta të Zelandës së Re.

Page 4: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

Ndërkaq, parashtrohet pyetja: Vall epoka e akullit, prej kur është paraqitur dhe gjer kur ka mbaruar, ka pasur një vazhdimësi të pandërprerë, apo paraqitet me faza ndërakullnajore me klimë të ngrohtë?  Në sajë të studimeve paleontologjike, stratigrafike, gjeomorfologjike dhe shkencave të tjera që merren me këtë fushë stdudimi, nga ana e shumë autorëve, është konstatuar se epoka e akullit ka kaluar në disa faza glaciale dhe interglaciale. Pas çdo faze glaciale ka pësuar fazë interglaciale. Sipas A. Penk, E..Brikner dhe G. Eberle, ekzistojnë katër faza glaciale dhe tri faza interglaciale. Fazat glaciale janë: gins, mindel, ris dhe virm. Faza e parë interglaciale është gins-mindel, e dyta mindel-ris dhe faza e tretë ris-virm. Tani jetojmë në fazën postvirm (holocen ose aluvium). Për këtë të fundit mendimet e shkencëtarëve janë të ndarë. Disa mendojnë se pas kësaj mund të vijë përsëri në akullimin e tokës, kurse të tjerët kanë mendim të kundërt. Fazat e këtilla glaciale të Kontinentit të Evropës janë sinkronike me ato të Amerikës Veriore, por këtu me emra të tjera. Në këtë kontinent emrat i kanë marrë sipas vendshtrirjes në shtetet federale të Amerikës (ShBA). Këtu fazat glaciale quhen : Nebraska, Kanzas, Ilinoi dhe Viskonsin. Në epokën e akullit temperatura ka qenë zbritur  mesatarisht për 5 gjer më 6°C, kurse niveli i detit botëror ka qenë më i ulët për rreth 150 metra.

Në ndryshimet klimatike ndikim të dalluar ka edhe pjesëmarrja e dioksidit të karbonit. Është konstatuar se me rritjen e sasisë së këtij gazi rritet edhe temperatura e ajrit. Në përbërjen e ajrit dioksidi i karbonit merr pjesë me 0.03%. Pjesëmarrja e këtillë nuk sjell në ndryshimin e temperaturës. Mirpo, studimet e ndryshme kanë konstatuar se me zvogëlimin e dioksidit të karbonit në atmosferë për dy herë, përkatësisht prej 0.03% në 0.015%, temperatura mesatare vjetore zbret për 7 gjer më 8°C. Me sasi të mjaftueshme të rreshjeve temperatura e këtillë mundëson në paraqitjen e fazës glaciale dhe me këtë edhe në rritjen e akullnajave polare, kontinentale, ose malore. Ndërkaq, me rritjen e dyfishtë të dikosidit të karbonit në atmosferë (prej 0.03% në 0.06%) temperatura mesatare vjetore do të rritet për 7 gjer më 8°C dhe në këtë mënyrë  vjen në ndërprerjen e fazës së akullit.

Në rritjen  e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë ndikim kanë  faktorët natyrorë dhe antropogjen.

Erupcionet e vullkaneve në ishujt e Havajeve, për shembull, kanë sjellë në rritje permanente të këtij gazi në atmosferë. Këtë konstatim e vërtetojnë edhe matjet e bëra për një periudhë prej 39 vjet (1959-1998) mbi hapësirën e  vullkanit Mauna Loa. Rezultatet kanë treguar se rritja mesatare mujore dhe vjetore e këtij gazi është e pandërprerë .

Matjet që janë bërë lidhur me  sasisnë e emitimit të këtij gazi në atmosferë mbi Antarktik (kontinent i mbuluar me akull të përhershëm), kanë treguar se para revolucionit industrial, në atmosferë është emituar dioksid karboni në sasi prej rreth 280 pjesë për miljonë (ppm)- rreth 100 ppm nën nivelin e sotëm. Sasia e këtij gazi në këto hapësira, në 200 vjetët e fundit  është rritur për 36%. Kjo mund të shihet mirë në paraqitjen grafike që vijon:

Në rritjen e sasisë së këtij gazi në atmosferë që ka ndikim të theksuar në ndryshimet klimatike, në periudhën historike ka ndikuar edhe faktori antropogjen.

Njeriu në të kaluarën edhe tani, duke u munduar që të sigurojë një jetë më të mirë, në hapsirë ka ndërtuar vendbanimet e veta. Për ndërtimin e tyre ai vazhdimisht, veç të tjerave, edhe pyjet i ka

Page 5: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

përdorur si lëndë ndërtimi. Pyjet janë përdorur edhe si lëndë djegie. Me kalimin e kohës, kur numri i popullatës botërore rritej me një trend më të përshpejtuar, nevoja për përdorimin e drurit është rritur akoma më tepër. E gjithë kjo pat sjellë që njeriu me aktivitetin e vet në shumë vende e ka kufizuar arealin e pyjeve. Në shumë vende të botës, në zonën tropike e subtropike, sot dukshëm janë zvogëluar sipërfaqet me pyje. Kështu, për shembull, sipërfaqe të mëdha të pyjeve janë zvogëluar në shtetet e Azisë Juglindore ( Indonezi, Tajland, Malezi). Në ishujt e Filipinëve, një përqindje shumë e madhe me sipërfaqe pyjore janë prerë. Në nën kotinentin e Indisë (Bangladeshe Shri Lankë), poashtu vazhdimisht po zhduken pyjet. Në Amerikën e Mesme sot ekziston vetëm 2/5 e sipërfaqes së pyjeve tropike.  Në fakt, me zvogëlimin e tyre është konstatuar se në atmosferë rritet edhe sasia e dioksidit të karbonit. Krahas me të rritet temperatura globale. Zhvillimi i tepërt  industrial në 200 vjetët e fundit, ka shkaktuar një rritje enorme të këtij gazi. Koncentrim më i madh i  dioksidit të karbonit në atmosferë është në zonat më të zhvilluara industriale në botë, kurse më i paktë në hapësirat e mbuluara me pyje. Pra, siç shihet, edhe faktori antropogjen  po ndikon në rritjen e dioksidit të karbonit në atmosferë dhe krahas me të edhe në rritjen e temperaturës globale në sipërfaqen tokësore.

Të mbrijturat e mëdha në shek. XX suallë ndryshime të theksuara në jetë duke e bërë atë të lehtë dhe më të këndëshme. Sukseset e mëdha e suallë njerëzimin në një bindje të paluhatshme se shkenca e teknika janë të afta që t’i zgjidhin të gjitha problemet për jetë të sigurtë dhe për zhvillim të mëtutjeshëm të brezave të tanishme e të ardhshme. Mirpo ndodhitë e tanishme,siç u pa më lartë, po tregojnë se kjo ka qenë vetëm një verbësi në vizionin e njeriut. Me rritjen e gazrave njeriu vazhdimisht po ndikon në rritjen e temperaturës globale, kurse kjo po sjell në çregullime të tjera me pasoja të paparashikuara. Mënyra e tanishme e jetesës në botën e zhvilluar dhe në një pjesë në atë të pazhvilluar, po e çregullon ekuilibrin natyror gjer në atë nivel që në të ardhshmen mund të mbarojë me pasoja katastrofale për ekzistencën e njeriut si qenie e gjallë në sipërfaqen tokësore.

Për një periudhë të gjatë kohore është konstatuar se temperatura globale është në rritje e sipër. Shkencëtarët amerikanë i kanë publikuar të dhënat mbi temperaturën, sipas të cilave mund të shihet se mbulesa akullnajore në Arktik është tretur dukshëm në 10 vjetët e fundit. Në viset veriore të Grenlandës trashësia e akullit në vitin 1976 ka qenë 6-7 metra, kurse në vitin 1987 ka zbritur në 4-5 metra.

Shkencëtarët amerikanë në kohën e fundit vënë në dukje se, rritja e lëvizjes mesatare të temperaturës globale, është një fakt i pakontestueshëm për ngrohjen globale në planetin tonë. Temperatura mesatare globale, sipas tyre,  për vitin 1997 është 16.92°C, që është për ¾ nga grada më e lartë e lartësisë mesatare normale për 30 vjetët e fundit dhe për 0.15°C më e ngrohtë nga rekordi i mëparshëm i regjistruar në vitin 1990.

Rritja mesatare globale e temperaturës vjetore afër sipërfaqes së tokës në 100 vjetët e fundit (gjer më 2005) është 0.74°C (±0.18°C).

Në fakt, me rritjen e gazrave në atmosferë(CO2) dhe krahas me të edhe me rritjen e temperaturës, njeriu po shkatërron diçka që është mëse e nevojshme për atë që të mbijetojë në Tokë. Në rradhë të parë, për dëmtimin e vetvetes, ai po  shkatërron një mbështjellës të gaztë në atmosferë i quajtur mbështjellësi i ozonit.

Page 6: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

Ç’ është ozoni dhe ndikimi i mungesës së tij në botën e gjallë

 

Ozoni është modifikim alotrop jostabil i oksigjenit. Sipas karakteristikave fiziko-kimike është gas me ngjyrë të murme në të kaltërt me një erë karakteristike. Krijohet me ndihmën e  shkarkimit elektrik gjatë temperaturave të larta ose me temperaturën e rrezitjes ultraviolete dhe me kombinimin e atomit të oksigjenit. Ozoni rregullisht kryen absorbimin e rrezeve ultraviolete duke u shkatërruar përsëri në molekulat e oksigjenit. Procesi në mënyrë ciklike përsëritet. Këtë gaz për herë të parë e zbuloi kimisti, Kristian Shekbajn në vitin 1840.

Mbështjellësin e ozonit më së tepërti e ka në stratosferë, në lartësi prej 25-40 km., me koncentrim maksimal në lartësi prej rreth 30 km. Në këtë mënyrë mbështjellësi i këtillë i ozonit paraqet mbrojtje natyrore nga ndikimi i rrezitjes së rrezikshme ultraviolete diellore.

Me zvogëlimin e ozonit në natyrë paraqiten kushte për absorbim të zvogëluar të rrezeve ultraviolete nga njëra anë, dhe rritjes së sasisë së tyre që mbrijnë në sipërfaqen tokësore, nga ana tjetër. Edhe pse mbështjellësi i ozonit është i hollë në raport me trashësinë e atmosferës, në tërësi paraqet një faktor me rrëndësi për krijimin e jetës në Tokë.

Dëmtues më i madh i këtij mbështjellësi është njeriu me aktivitetin e tij në natyrë. Dëmtimin ai e bën  nëpërmjet  prodhimit të oksigjen-klor-fluarit (Chlorofluorocarbons, CFC) dhe haloneve që ai i prodhon.

Në kohën kur kompanitë e mëdha “General Motors” dhe “Di Pont Nemours”  (1930) patën filluar me prodhimin e fluidit të përmendur CFC  dhe freoneve, askujt nuk i pat shkuar në mend se kjo do të jetë shkak për zhdukjen e mbështjellësit të ozonit. Fillimisht këto fluide ose freone janë përdorur për ftohjen që duhet ta krijojnë frigoriferët. Më vonë janë përdorur për stërpikje, për rregullatorët e klimës, për shuarjen e zjareve etj. Për dëmtimin e ozonit që e shkaktojnë freonet është konstatuar shumë vonë. Definitivisht në vitin 1985 u konstatua se pikërisht prej tyre mbështjellësi i ozonit është dëmtuar më tepër. Pritet që dëmtimi kulminacionin ta mbrijë në vitin 2020, kështu thonë shumë autorë.

Është konstatuar se këto fluide drejtpërsëdrejti ose tërthorazi ndikojnë në ngrohjen e atmosferës. Ndikimi i tyre, siç shihet, është i dyfishtë: në prishjen e mbështjellësit të ozonit dhe në rritjen e temperaturës.

Sipas një kërkimi të bërë nga Instituti Kombëtar për studime onkologjike në Amerikë (ShBA), vlerësoshet se çdo 1% e zvogëlimit të ozonit sjell në 20 000 raste më tepër të të smurëve me kancer në lëkurë në popullatën e këtij vendi. Rrezet ultraviolete e zvogëlojnë imunitetin e njerëzve dhe kafshëve duke shkaktuar katarakt në thierzat e syve të njeriut, kurse tek bimët, posaçërisht drithrat, e ulën rendimentin (për një përqind në prodhimin e grurit, 1.4% në prodhimin e misrit etj). Këto rreze të dëmshëme depërtojnë më tepër se 20 metra nën ujë duke shkaktuar zhdukjen e peshqëve, sidomos të planktoneve që janë yshqim kryesor i tyre. Pra, mungesa e këtij gazi me rrëndësi jetike, në gjeo dhe biohapsirë ka ndikim negativ të shumëfishtë.

Page 7: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

4. Të dhëna faktografike në hapsirë lidhur me

ndryshimet klimatike në periudhën historike

 

Të dhëna të evidentuara për ndryshimet klimatike në periudhën historike, sipas disa autorëve, mund të thuhet se ekzistojnë qysh prej fundit të shekullit të XVII. Për ngrohjen e klimës është shkruajtur me të madhe  në pesëdhjet vjetët e fundit të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli.Ndërkaq, në kohët e sotme të dhënat mbi ndryshimet e mëdha të klimës janë mjaft alarmante. Në vazhdim do të japim disa të dhëna faktografike lidhur me pasojat që po ndodhin në gjeohapsirë të cilat janë si rrjedhojë e ngrohjes globale.

Në Oqeanin e ngrirë të veriut dhe detet për rreth, akulli vazhdimisht po hollohet.Kështu, p.sh.,skelet detare në ishujt e Shpicbergen-it në fillim të shekullit XX kanë qenë të përshtatshme për pranimin e anijeve vetëm katër muajë, kurse në kohën e fundit aty anijet mund të qëndrojnë mbi shtatë muajë. Akullnajat në viset e Skandinavisë dhe në Siberi vazhdimisht janë duke u çvendosur në drejtim të veriut. Sipas disa autorëve, pyjet në Laponi po zgjerohen në veri në logari të tundrave me një shpejtësi prej 2 gjer më 3 km në 10 vjet. Për shkak të rritjes së temperaturës, shumë bimë dhe pyje janë duke e zgjeruar arealin e vet në drejtim  të gjerësive më të mëdha gjeografike. Pyjet e Evropës janë pasuruar me mbi 25 lloje të reja. Ndryshim po ndodh edhe me arealin e ornitofaunës. Në Grenlandë tani jetojnë mbi  pesë lloje të shpezëve, gjë që nuk e ka pasur më parë. Shumë lloje të peshqeve, për shkak të rritjes së temperaturës së ujrave detare, tani mund të gjuhen edhe në viset polare. Rritja e temperaturës nuk i ka përfshirë vetëm viset polare, por edhe një pjesë mjaft të konsiderueshme të hemisferës veriore, që sot po i jepet një rrëndësi mjaft e madhe si në vetë studimet shkencore, ashtu edhe  nga ana qeverive të  shumë vendeve në botë. Temperatura mesatare në Filadelfi në 120 vjetët e fundit është rritur për 2°C, në Çikago për 1.9°C, në Milano e Paris për 1°C. Si fakt për rritjen e temperaturës globale sot janë edhe ndryshimet që po ndodhin në akullnajat e viseve malore.

Akullnaja Pasterze në Alpet në  vitin 1875               … në vitin 2004

Nga këto dy fotografi shumë qartë shihet se në malet e Evropës së Mesme akullnajat vazhdimisht janë duke u tretur dhe duke u tërhequr në drejtim të lartësive më të mëdha absolute. Sipas të dhënave të disa glaciologëve, në Alpet gjatësia e akullnajave çdo vit shkurtohet për 60 cm. Në Alpet Svicerane sipërfqet e akullnajave prej fundit të sh.XIX gjer në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, janë zvogëluar për 25%, kurse në Kavkazin lindor për 47%. Konstatim është se sipërfaqet të përfshira me akullnaja janë duke u zvogëluar edhe në Kordiljerët, Andet, Himalaet edhe në Kilimanxharo të Afrikës. Në shumë vende malore me tërheqjen e akullnajave, përkatësisht në lugoret e tyre (vendet ku kanë ekzistuar akullnajat) fillojnë të rrjedhin ujra. Në vendet e poshtme të lugoreve ku kushtet mundësojnë eksploatimin e ujit, janë ndërtuar penda për akumulimin e ujit, i cili mund të shërbejë për përfitimin e rrymës elektrike, për ujitjen e tokës dhe për pije (kjo mund të shihet në fotografinë e djathtë e  paraqitur më lartë).

Ajsbergje (Icebergs) të coptuara nga një akullnajë në Kep Jork(Cape York) të Grenlandës

Page 8: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

Ndryshimet klimatike kanë ndikim të theksuar edhe në uljen e nivelit të ujit në akumulimet natyrale, përkatësisht në uljen e sipërfaqes së shumë liqeneve në botë. Ndryshim i këtillë dukshëm dallohet në Liqenin e Kaspikut. Niveli i këtij liqeni, sipas të dhënave të limnologëve rus, prej vitit 1929 gjer në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, është ulur për rreth 4 metra. Me uljen e nivelit ka ardhur edhe në çvendosjen e vijës bregore. Në pjesën veriore është çvendosur për gati 30 km. Qyteti Gurev,   p.sh., para 250 vjet ka qenë në vetë vijën bregore, me kalimin e kohës gjendet gati 35 km. larg (mendohet për vitet e 60 të shekullit të kaluar) Sipërfaqja e këtij liqeni është zvogëluar për më tepër se 28 000 km². Zvogëlim i këtillë është vërejtur edhe në liqene të tjerë. Liqeni  i Madh i Kripur në Amerikë (ShBA) në 100 vjetët e fundit është zvogëluar për gati dy herë.

Shumë lumenj në Azinë Qendrore që burojnë prej viseve të larta malore dhe ushqehen me ujë nga tretja e akullit, kanë sasi më të madhe të ujit krahasuar me shekujt e mëparshëm. Kjo vjen nga fakti se me tretjen e sasisë më të madhe të akullit, në lumenjtë shkon sasi më e madhe e ujit. Në viset më të mëdha gjeografike, sot kultivohet gruri (Alaskë dhe viset veriore të Finlandës), gjë që nuk e ka pasur më parë.

Ekzistojnë edhe fakte të tjera për ndryshimet klimatike në periudhën historike të  njeriut. Kontinenti i Evropës pasi është studijuar më tepër, ka edhe më tepër fakte të cilët dëshmojnë se aty kanë ndodhur ndryshime klimatike. Në Alpet françeze me tërheqjen e një pjese të akujve pas fillimit të shek.XIX, janë zbulaur gjurma të përpunimit të tokës në mesjetë. Kjo do të thotë se aty në këtë kohë klima ka qenë më e ngrohtë. Në dekadat e fundit të shek. të kaluar, pas tërheqjes së akullnajave  në disa vende të Grenlandës dhe Islandës, janë zbuluar vendbanime dhe varreza të Vikingëve.

Në sajë të një strudimi biologjik të bërë nga ana e një shkencëtari algjerian, bëhet në dije se shkretira e Saharës asnjëherë nuk ka qenë kaq aride si në kohët e sotme. Gjer në vitet 6 000 para erës së re, kjo shkretirë ka qenë e mbuluar me vegjetacion mediteran. Prej viteve 2500 p.e.s. të reshurat kanë filluar të zvogëlohen, gjë që pat ndikuar  në zvogëlimin e sipërfaqeve bimore. Kurse rreth  500 vjet p.e.s. ka filluar të bëhet transformim i pejsazhit duke e shndëruar këtë sipërfaqe të madhe në shkretirë. Në kohët tona, thotë autori i këtij studimi, Sahara për çdo vit zgjerohet në drejtim të jugut për disa kilometra. Pjesë të Afrikës Veriore të cilat sot janë shkretira, në kohën e hershme të Perandorisë Romake, kanë qenë vende ku kultivoheshin drithra. Rast është edhe në kontinentin e Amerikës Jugore. Bregdeti peruan në kohën e Inkëve ka qenë  pjellor dhe shumë i populluar,kurse sot paraqet një thatësirë me një popullim shumë të rrallë. Edhe kontinenti i Azisë nuk është anashkaluar me ndryshimet e këtilla. Penxhabi, krahinë në veriperëndim të Indisë, në të kaluarën ka qenë vend ku kultivoheshin drithra, sot aty mund të shihet vetëm shkretirë. Ndryshime të këtilla klimatike, siç shihet, kanë ndodhur gati në të gjithë kontinentet, kjo nga fakti se këto ndryshime kanë karakter global duke e përfshirë tërë botën.

Shumë shkencëtarë që merren e problemet klimatike, përkatësisht me ndryshimet e klimës globale, janë të mendimit se ndryshimi i nivelit të liqeneve, zvogëlimi i sipërfaqes së akullnajave dhe çvendosjes së tyre në drejtim të gjerësive më të mëdha gjeografike, shtresave deltinore në rrafshin qendror liqenor, shtrirja dhe zhvillimi i botës bimore dhe shumë fakteve të tjera, është e mundur të caktohet kronologjia e ndryshimeve klimatike gjatë periudhës historike. Në fillim të periudhës historike, për shembull, kontinenti i Evropës ka pasur klimë të ftohtë me të rreshura të

Page 9: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

bujshme. Angliadhe Shkocia kanë pasur 1.5 herë më tepër rreshje se në kohën e sotme. Kurse niveli i liqenit të Bodenit, përshkak të rreshjeve, nivelin e ka pasur për 9 metra më të lartë  prej të sotmit.

Ndërkaq, prej fillimit të shekullit të  IV dhe gjer në fillim të shek. të VII, klima e Evropës ka qenë e ngrohtë dhe e thatë. Pastaj prej shek. X-XI paraqitet kohë e ngrotë por me lagështi. Kjo ka qenë koha më e mirë dhe optimumi klimatik më i përshtatshëm në periudhën historike, thonë studiuesit e paleoklimës. Ndokund kah mesi i shekullit të XIII vjen në një keqësim të përshpejtuar të ndryshimit të klimës. Në këtë koha paraqiten përsëri fusha me akuj në detet polare dhe subpolare. Rrugët detare të Atlantikut verior bëhen më të vështira dhe për një kohë të gjatë mbeten të haruara. Kolonitë e Normanëve në Grenlandë gradualisht fillojnë të zvogëlohen dhe në  fund  të shek. XIV dhe fillim të atij XV tërësisht zhduken. Akullnajat fillojnë ta mbulojnë Islandën duke përfshirë maksimumin në gjysmën e shek. XIV. Kjo është koha më e ftohtë për Islandën në periudhën historike. Në shek. e XV keqësimi i klimës pat ndikuar tepër edhe në hapësirat e Norvegjisë. Në viset veriore të këtij vendi u ndërpre kultivimi i drithrave.

Në Evropë dhe në rrafshirënRusegjatë shek. të XV paraqitet një numër i madh i përmbytjeve nga ujrat e  lumenjve me pasoja katastrofale. Ky shekull ka qenë me ndryshime të mëdha klimatike. Ndonjëherë me temperatura të larta dhe me rreshje, ndonjëherë me temperatura të ulta dhe me thatësira.

Në fillim të shek. XVII paraqitet përmirësim i klimës me rritje të dalluara të temperaturës. Gjer në fund të shek.XVIII ka qenë akoma nën optimumin klimatik. Fillimi i shek.XIX cilësohet me temperatura akoma më të larta. Shekulli i XX paraqitet me ndryshime të theksuara në ngrohjen globale të klimës gjë që i alarmoj tepër jo vetëm qarqet shkencore, por edhe ato qeveritare. Kjo ka pësuar nga fakti se në këtë shekull, siç përmendëm më lartë, në ngrohjen globale ka ndikuar tepër edhe vetë faktori antropogjen, sidoms në vendet e zhvilluara industriale.

5. Çfar atakojnë më tepër ritjet e parametrave klimatikë

Ritja e parametrave kryesorë klimatikë (temperatura, rreshjet, si dhe ritja e nivelit të detit botëror) kanë ndikim të theksuar në shëndetin e njeriut (paraqitja e mortalitetit nga smundje infektive të ndryshme), në kulturat bujqësore (rendimentet e drithrave,kërkesat për irigacion), në pyjet (shtrirjen gjeografike dhe mbrojtjen e tyre), në resurset ujore (furnizimin me ujë, kualitetin e ujit, konkurenca për ujë, etj.), në zonat bregdetare (erozioni i pllazhave, inundacioni i tokës bregdetare, etj.) dhe në zonat e tjera natyrore (zhdukja e habitatit të ornitofaunës, etj.) (shih paraqitjen shematike më poshtë).

6. Disa të dhëna brengosëse lidhur me pasojat

    e paraqitura nga ngrohja globale në botë

 

Në hemisferën veriore të rruzullit tokësor sot po ndihen pasojat e ndryshimeve klimatike që mund të thuhet se janë brengosëse. Në vazhdim do të japim dy shembuj ku po ndihen pasojat nga

Page 10: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

këto ndryshime në kontinentin e Azisë. Njëri është në pjesën jugore ku zotëron klima monsune dhe tjetri, në pjesën veriore, ku klima është subpolare dhe polare.

Në Bengalin Lindor, në rrjedhjen e poshtme të dy lumenjve ndër më të mëdhenjve në Azi, Ganges dhe Bramaputra, në deltën më të madhe në botë e krijuar nga këta lumenj, shtrihet Bangladeshi, një ndër shtetet më të vobektë në botë, me një popullsi prej 155 miljonë banorë. Në këtë vend rreshjet e mëdha të monsunëve verorë, mundësojnë në rritjen e nivelit të lumenjëve të përmendur duke shkaktuar përmbytje të mëdha me pasoja katastrofale në zonën inundacionale. Përmbytje katastrofale në këtë vend shkakton edhe rritja e vazhdueshme e nivelt të detit (Gjiri i Bengalit). Vendbanimet e pozicionuara në afërsitë e brigjeve të lumenjve dhe Gjirit të Bengalit, janë të eksponuara në erozion intenziv nga agjensët fluvialë dhe abrazivë. Pikërisht këto janë arsyet që çdo vit një numër i madh i popullatës së këtij vendi, largohet nga zonat e rrezikuara.

Dukuritë dhe proceset e këtilla që po ndodhin në këtë vend të Azisë Jugore gjithsesi, janë si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike.

Erozion i tokës në Banglladesh

Në kohën e fundit, nga ngrohja globale, dukuritë dhe proceset e këtilla që po ndodhin në kontinentin e Azisë, gjithsesi, i kanë brengosur tepër jo vetëm qarqet shkencore ruse, por edhe ato qeveritare.

Këtë brengosje e ka paraqitur zëvendës ministri rus i Ministrisë për gjendjen e jashtzakonshme në Këshillin e Federatës Ruse(Kalikov). Sipas tij, rajoni verior, i cili përfshin 2/3 të sipërfaqes së këtij vendi, gjendet në zonën e akullit të përhershëm, që shërben si fundament i tërë objekteve, ndër ata edhe i objekteve strehimore. Për shkak të rritjes së temperaturës dhe të tretjes së akullit të përhershëm, nënvizon ai, do vjen në shkatërrimin e aeroporteve nëpërmjet të cilëve kryhet furnizimi me mallra të ndryshme për të plotësuar nevojat e popullatës së kësaj ane. Madje, mund të rrezikohen edhe resurset nëntokësore, përfshirë edhe rezervat e naftës. Sipas të dhënave të autorëve rus, akulli i përhershëm tani tretet 4 cm në vit, kështu që për 20 vitet e ardhshme, sipas tyre, kufiri i këtij akulli do çvendoset për 80 km në veri! Prej ngrohjes globale autoritetet ruse thonë se vendit i kërcënohet rrezik edhe prej përmbytjeve të mëdha me përmasa katastrofale që do shkaktohen nga tretja e akullnajave të përhershme dhe sasisë më të madhe të ujit në shtretët e lumenjve që e përshkojnë Siberinë. Ndërkaq, do paraqiten pengesa të mëdha në eksploatimin e gazit të metanit, rezervat e të cilit vlerësohen në 70 miljardë tona (gati 2/3 të rezervave botërore).

Pasojat e ngrohjes globale, nënvizojnë autoritetet ruse, gati janë të dukshme edhe në zonën e Arktikut. Sipas studiuesve të këtij vendi, sipërfaqja e mbuluar me akull në vitin 1979 aty ka qenë 7.2 miljonë km², kurse në vitin 2007 vetëm 4.3 miljonë km². Sipërfaqja e akullit aty është zvogëluar për dy herë.Poashtu edhe trashësia e akullit është zvogëluar për dy herë. Ndryshimet e këtilla ndonse janë të mira për lundrimin e anijeve në gjerësitë më të mëdha gjeografike, por nuk janë të dobishme për kurgjë tjetër. Autorët rus konstatojnë se në 100 vitet e fundit temperatura mesatare vjetore në Tokë është rritur për 1°C, kurse tani është me një trend më të përshpejtuar. Nga ndryshimi i këtillë i temperaturës, rreth 40% e tretjes së akullit  ka ndodhur në 10 vitet e fundit, dhe ky është një rrezik i madh për Rusinë, konstatojnë autorët rusë. Sipas tyre, dëmet nga katastrofat që po paraqiten prej ngrohjes globale, sot në botë sillen rreth një triljonë dollarë!

Page 11: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

7. Çfar po ndërmarin autoritetet botërore

për pengimin e ngrohjes globale

Dukuria e këtillë që është duke u paraqitur në botë me përmasa globale, i ka çqetësuar më së tepërti ato vende të botës të cilat kanë ndikimin e vet më të theksuar në ndryshimet klimatike. Pikërisht për këtë qëllim, udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara në botë, në takimin që e mbajtën në muajin korrik të këtij viti (2008) në Japoni, nëpërmjet të një marveshje vendosën që deri në vitin 2050 të përgjysmojnë çlirimin e gazrave që shkaktojnë rritjen e temperaturës globale. Me këtë marveshje i jepet mundësi sejcilit vend që të përcaktojë objektivat e veta afatmesme për të paksuar çlirimin e gazrave. Megjithatë, së fundi ata deklaruan publikisht, se ky është vetëm një vizion politik për botën dhe jo ndonjë detyrim ligjor që t’i obligojë vendet për ndërmarrjen e masave përkatëse.

Masa të këtilla janë duke ndërmarë veçmas edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria amerikane në kohën e fundit ka përgatitur një Program shkencor mbi ndryshimet klimatike. Në kuadër të këtij Programi, në korrik të vitit 2003, është miratuar edhe një Plan strategjik mbi ndryshimet globale të klimës.

Rritja e temperaturës mesatare globale është një kërcënim serioz për shëndetin tonë. Ndryshimi i ndodhur i klimës favorizon përhapjen e disa sëmundjeve ngjitëse.

Gjithashtu është vënë re se shtimi i disa sëmundjeve të tjera – kardiake, vaskulare, neurologjike, pulmonare dhe profesionale – është rritur si rezultat i rritjes së temperaturës mesatare globale.

Ky fenomen  shkaktohet nga shtimi i çlirimit të dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë. Është vënë re dhe regjistruar se gjatë 30 viteve të fundit ka pasur një rritje të njëtrajtshme në çlirimin e dioksidit të karbonit në atmosfetë, e cila është si rezultat i përdorimit të karburanteve të ndryshme dhe aktiviteteve industriale.

Kjo shkakton efektin serë. Rritja e mesatares globale të temperaturës nga 0.3 në 0.6 gradë Celsius në 100 vitet e fundit ka çuar në një ngrohje të atmosferës, shkrirjen e akullnajave polare dhe rritjen e nivelit të detrave.

Në një studim të vonë, shkencëtarët në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Neë York-ut vunë në dukje se do të rritet shkalla e vdekjeve dhe sëmundjeve si rezultat i rritjes së vazhdueshme të temperaturës globale. Ky fenomen shkakton ndryshime në eko-sistemin ekzistues dhe kërcënon shëndetin tonë.

Madje, ata parashikojnë se do të ketë më shumë fatkeqësi natyrore si rezultat i ndryshimeve klimattike. Zonat tropikale do të shtohen si rezultat i rritjes së mesatares globale të temperaturës dhe po ashtu edhe bimësia.

Sëmundjet ngjitëse do të shtohen si rezultat i ndryshimeve që ndodhin në mikro-organizma mikrobet do të zhvillohen dhe përshtaten me kushtet e reja klimatike.

Page 12: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

Cikli i jetës së disa mikrobeve ndryshon me ngrohjen e klimës. Tashmë ekziston frika e një përhapjeje të gjërë sëmundjesh të bartura nga mushkonjat (malarja) dhe rodents. Nuk mund të përjashtohet mundësia se disa sëmundje të çrrënjosura në të kaluarën do të shfaqen sërisht.

Pakësimi i ozonit në atmosferë është lidhur me ndjeshmërinë e rritur ndaj infeksioneve. Ngrohja globale mund të çojë në rritjen e popullimit të mikrobeve dhe baktereve. Kombinimi i këtyre dy fenomeneve do të rezultojë me një rritje të infeksioneve.  

Aktiviteti njerëzor shkakton dëmtime serioze ndaj mjedisit. Fatkeqësisht, pakësimi i ozonit dhe rritja e temperaturës globale janë fenomene në vazhdim. Efektet e tyre biologjike nuk mund të parashikohen dhe jehona e tyre negative mund të kenë efekte katastrofike në qeniet njerëzore.

Mjaft organizata kombëtare dhe ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara po kryejnë studime që vlerësojnë dhe monitorojnë situatën. Protokolli i Kiotos ka vendosur disa objektiva (si p.sh. 70% ulje të çlirimit të dioksidit të karbonit në atmosferë gjatë 10 viteve të ardhshme) e cila duhet të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëta.

Dioksidi i karbonit – në sasi të mëdha – besohet nga shkencëtarët të jetë kontribuesi kryesor i ndryshimeve klimatike. Dioksidi i karbonit është një element që ndodh natyrshëm në atmosphere, por është gjithashtu një nënprodukt i djegies së karburanteve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Rebecca Ward thotë se ndërsa natyra jep mënyrat për të menaxhuar karbonin, ambientalistët janë të shqetësuar se mbrojtja më e mirë nga emetimi i gazeve që shkaktojnë efektin sere po shkatërrohet me shpejtësi.

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojnë se ky problem behet gjithnjë e me shqetësues nga dita në dite. Ndryshimet e klimës janë të verteta dhe sa vjen e rriten më tepër. Niveli i dioksidit të karbonit në ditët e sotme është rreth 30 % më i lartë se sa ka qenë përpara evoluimit të industrisë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është shpejtësia me të cilën niveli i CO2 është rritur. Nga njohuritë gjeologjike të njeriut mbi botën për miliona vite bota kurrë nuk ka përjetuar një rritje aq të shpejte. Firma e influencës së njeriut është krejtësisht e dukshme. S'ka aspak dyshim që ne kemi krijuar ndryshime te atmosferës nga djegia e lendeve kimike dhe gazrave. Evidenca e ngrohjes globale është e sakte dhe e panenflehtesushme!

Konsidero:

Që në fillim të shekullit te 20'te temperatura e sipërfaqes kryesore të tokës është rritur rreth 0,6 °C.

Gjate 40 viteve të fundit temperatura është rritur rreth 0,2-0,3 °C.

Ngrohja në shekullin e 20'te është më e madhe nga të gjitha kohërat e 400-600 vitet e fundit.

7 nga 10 vitet më të ngrohta të shekullit te 20'te janë ato të 90'tes.

Malet e akullta të poleve janë në levizje.

Page 13: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

Akujt në polin e veriut kanë humbur rreth 40 % te trashësisë së tyre gjate 4 dekadave të fundit.

Niveli global i detarëve është rritur pothuajse 3 herë më shpejt në krahasim me 3000 vitet e fundit.

Studimet e shumta tregojnë se bimët dhe kafshët ndryshojnë numrin dhe sjelljen e tyre në bazë të ndryshimeve klimatike.

Ashtu siç Bota vazhdon të ngrohet, rritet dhe rreziku që klima do ndryshoje në mënyre të tillë saqë mund të dëmtoje në mënyre serioze jetën tone. Ndërkohe që një pjesë mesatare e vendeve të globit do bëhet më e ngrohtë disa zona individuale do përjetojnë tjetër lloj ndryshimesh të klimës, me rrjedhoja të dryshme për ambientin lokal.

Shkaqe e Pasoja. Rritje e shpejte e nivelit te detit. Më tepër vale të ngrohta dhe thatësirë që rezulton në shumë e më shumë konflikte në burimet e ujërave. Më tepër mote ekstreme që krijojnë përmbytje dhe shkatërrime banesash.

Një potencial të madh në sëmundjet dhe vdekjet që kanë të bëjnë me nxehtësinë, gjithashtu një shtrirje më të gjerë te infeksioneve dhe sëmundjeve që transmetohet nga insekte dhe mikrobe në zona në të cilat më parë nuk kanë ekzistuarKushtet e motit, në çdo lloj vendi ndryshojnë nga dita në ditë e nga viti në vit por në përgjithësi qëndrojnë ne parametra të caktuar për një kohë tepër të gjatë. Këto parametra njeriu i quan "Klime". Kur mendojmë mbi problemin e ndryshimeve klimatike shpeshherë ne i referohemi termit Greenhouse Effect (Greenhouse Effect është ngritja e temperaturës në sipërfaqen e tokës si rezultat i energjisë së nxehte të mbyllur mes gazerash në hapësirë. Kur rrezet e diellit kalojnë nëpërmes atmosferës së tokës një pjesë e energjisë pengohet po ama një pjese tjetër kalon nëpërmes atmosferës). Edhe pse është e lehte për ta menduar si të tillë po efekti i Greenhouse është faktikisht diçka e mirë.

Sidoqoftë problemi qëndron se ne po ndryshojmë elementet e Greenhouse Effect.

Greenhouse Effect zhvillohet kur gazerat atmosferike rreth tokës (gazerat e Greenhouse) lejojnë që ne të marrim më tepër ngrohtësi nga dielli sesa ajo pjesë ngrohtësie që humbet në hapësirë. Kjo e bën sipërfaqen e tokës 30-35 °C më të ngrohte se sa faktikisht duhet të jete, gjë që e kthen atë në një planet të papërshtatshme për njeriun. Problemi është se niveli i gazerave që kryejnë Greenhouse Effect janë në ndryshim e sipër.

Evidenca e saj mund te shikohet në ngritjen e temperaturës globale. Kjo ka sjellë si rrjedhim shkrirjen e akujve dhe hollimin e shtresave të dëborës. Mund të ketë pasur kohëra tepër të nxehta miliona vite më parë po kjo është ngritja më e shpejte e temperaturës qysh nga koha e akullit.

Konkluzionet janë se dioksidi i karbonit kontribuon në ndryshimet më të mëdha në gazerat e Greenhouse. Te tjera gazara të Greenhouse janë methane, CFCs dhe ozoni. Problemi është se këta gazera nuk mund të qëndrojnë në atmosferë për dekada të tëra. Nga djegia e lendeve nafte, gaz, benzine e vajra të tjera nga industritë e rënda, transporti etj, largimi i këtyre gazerave është rritur.

Page 14: Ndryshimet Klimatike Dhe Efekti i Tyre

Disa organizata kanë përdorur modelime klimatike duke u munduar të parashikojnë se ç'fare do të ndikojnë këta ndryshime ne të ardhmen e planetit. Disa parashikime sugjerojnë se temperatura globale do rritet nga 3 °C gjate 100 viteve të ardhshme dhe niveli i detit do vazhdojë të ngrihet. Implikimet dhe çrregullimet janë fenomenale.

Disa nga shkaqet kryesore te ngrohjes globale jane: Ndotja nga gazet, mbeturinat indusrtiale e individuale, ndotja e lumenjve, derdhja e mbetjeve kimike e toksike ne liqene, perdorimi i makinave te vjetra etj.