natyra juridke e administrimit te …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në...

181
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE SHOQËRIVE TREGTARE KANDIDATI UDHËHEQËSI SHKENCOR Av. Artan HAJDARI Prof. Dr. Marjana SEMINI TIRANË, 2019

Upload: others

Post on 01-Feb-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE

DISERTACION

PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE

“DOKTOR”

NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT

TE SHOQËRIVE TREGTARE

KANDIDATI UDHËHEQËSI SHKENCOR

Av. Artan HAJDARI Prof. Dr. Marjana SEMINI

TIRANË, 2019

Page 2: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

ii

ABSTRAKT

Qëllimi i kësaj teme, është që të trajtojë mënyrën më të mirë të natyrës juridike të administrimit të një shoqërie tregtare

nëpërmjet zbatimit të rregullave ligjorë dhe statutorë në mënyrë profesionale dhe efikase. Një shoqëri tregtare pa adoptuar një

korpus normash në funksionin e brendshëm të saj dhe për më tepër pa i zbatuar ato në mënyrë efikase, nuk do të jetë produktive

gjatë veprimtarisë së saj ekonomike dhe tregtare. Janë trajtuar me detaje mënyra e organizimit dhe funksionimit të shoqërive

të kapitalit në jurdiksionin tonë, në kuadër të mënyrës së qeverisjes së tyre, natyra juridike e administrimit të këtyre shoqërive,

pasojat juridiko-ekonomike për shoqëritë, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive tegtare dhe çështje të tjera

me rëndësi në fushën e administrimit dhe funksionimi të shoqërive tregtare.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të evidentojë rëndësinë që ka natyra juridike e ndërtimit dhe ruajtja e një administrimi të

shëndetshëm dhe funksional të shoqërive tregtare, i cili duhet të bazohet në parimet e pavarësisë dhe profesionalizmit të

organeve të shoqërisë të përfshira në të. Pavarësisht adaptimit shumë të mirë që i është bërë legjislacionit tonë tregtar me atë të

huaj, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me zbatimin cilësor praktik të këtyre rregullave dhe as me huazimin e praktikave më të mira.

Synimi i punimit është që të shërbejë si një material i mirë për studentë, juristë, avokatë, gjyqtarë, duke qenë një pikënisje për

trajtimin më pas më të detajuar të problematikave që mund të dalin nga administrimi dhe funksionimi i mirë i shoqërive tregtare.

Për shkak të frymës aktuale që sjell ky punim ai mund të shërbejë drejtpërdrejtë në zgjidhjen e konflikteve që përfshijnë organet

e administrimit të shoqërisë apo konflikteve të raportit mes organit administrativ dhe vetë shoqërisë, duke mos lënë mënjanë

aspak konfliktet që mund të lindin më të tretët. Veçoria e këtij punimi qëndron në faktin se ai mund të konsiderohet sa

përgjithësues aq dhe i drejtpërdrejtë në zgjidhjen që jep për çështje që kanë të bëjnë me administrimin e shoqërive dhe

funksiomimin e mirë të tyre në një aspekt më të gjerë.

Vështrimi krahasues me të drejtën komunitare sjellë në vëmendje nga ky punim, synon të evidentojë faktin që problemi në

vendin tonë nuk qëndron në mungesën e legjislacionit apo faktin se kemi një ligj jo të mirë. Në të kundërt, legjislacioni është i

harmonizuar, përfshi këtu edhe ndryshimet e fundit të ndodhur në ligjin përkatës dhe i përshtatet kushteve aktuale të zhvillimit

ekonomiko-social të vendit. Vështrimi krahasues synon të theksojë rëndësinë që merr zbatimi sa më mirë i dispozitave në

praktikë dhe zgjidhjen e problemeve të herë pas hershme duke ju referuar zgjidhjes së dhënë nga jurispudenca dhe praktika

gjyqësore e vendeve të tjera, ku legjislacioni jonë tregtar është referuar.

ABSTRACT

The purpose of this thesis is precisely to deal with the best way of legal nature of the administration of a commercial company

through the implementation of legal and statutory rules in a professional and efficient manner. A commercial company without

adopting a corpus of norms in its internal function and, moreover, without applying them in an effective way, will not be

productive during its economic and commercial activity. In this context, the manner of organizing and functioning of capital

companies in our jurisdiction are presented in detail, in the context of their governance, the legal nature of their administration,

legal and economic consequences, the role of administration within the reorganization of the companies and other important

issues in the field of administration and operation of commercial companies.

The main purpose of this paper, it is to underline the importance of the legal nature of building and maintaining a healthy

administration and functioning of commercial companies, which should be based on the principles of autonomy of the organs

of the company included in it. Despite the very good adoption that has been made to our commercial legislation with the foreign

one, the same did not happen with the practical application of these rules and nor by borrowing the best practices. This paper

aims to serve as a good material for students, lawyers, attorneys, and judges, being a point of reference for a more detailed

treatment of the issues that may arise from the good administration and functioning of commercial companies. Due to the

current spirit that brings this paper, it can serve directly in disputes resolution involving the company administration bodies or

disputes of the relationship between the administrative body and the company itself, not leaving aside the disputes that may

arise with third parties. The particularity of this paper lies in the fact that it can be considered as general and directs in the

solution that it provides for issues that concern the administration of the companies and their good functioning in a wider aspect.

Likewise, a comparative overview with the Community law, brought to attention from this paper, aims to evidence the fact that

the problem in our country does not lie in the lack of legislation or the fact that we have not a good law. Otherwise, the

legislation is harmonized, including the latest amendments in the relevant law and adapts to the current conditions of the

country's economic and social development. The comparative perspective aims to emphasize the importance of the best

implementation of the provisions in practice and solving occasional problems referring to the solution provided by

jurisprudence and judicial practice of other countries, where our commercial legislation is referred to.

Page 3: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

iii

PARATHËNIE

Realizimi i kësaj teme është mbështetur në dëshirën e madhe për të sjelle në vëmendje të

profesionistëve të fushës por dhe më gjerë, të rëndësisë që ka në jetën ekonomike të një vendi

qeverisja dhe funksionimi sa më mirë i shoqërive tregtare, aktor të rëndësishëm në treg. Në këtë

kuptim, qeverisja e mirë e shoqërisë ndikon drejtpërdrejtë në marrjen e fryteve pozitive jo vetëm

në aspektin e ngushtë fitimprurës të vetë subjektit, por në përgjithësi të qëndrueshmërisë

ekonomike të tregut, i cili në fund të fundit, reflektohet në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë

ekonomiko-social të shoqërisë së një vendi. Shoqëria tregtare mund të ketë rolin e përmendur

më sipër, nëse gjithçka në të funksionon dhe organizohet si duhet, dhe mbi të gjitha nëse ajo ka

një administrim të mirë të saj, së pari në funksionin e saj të brendshëm. Sa më sipër, tema ka

trajtuar në veçanti natyrën juridike të administrimit të shoqërive tregtare, si një institut

relativisht të ri dhe jo shumë i trajtuar nga dokrina dhe jurisprudenca aktuale shqiptare.

Përgatitja e kësaj teme është mbështetur kryesisht në shfrytëzimin e literaturës së huaj, duke

qenë se punimet doktrinale në këtë fushë janë të pakta. Por për t’u afruar me realitetin shqiptar

ka ndihmuar marrja në konsideratë dhe trajtimi me kujdes i praktikës gjyqësore në vend, por jo

vetëm, pasi shumë çështje janë trajtuar në këndvështrimin e vetë praktikës dhe jetës së

shoqërive tregtare shqiptare. Për shkak të mungesës së punimeve në këtë fushë, kemi qenë të

detyruar që gjatë punimit të kësaj teme, të trajtojmë dhe një sërë aspektesh të tjera të

rëndësishme të natyrës juridike organizimit, funksionimit dhe riorganizimit të shoqërive

tregtare, si në aspektin e përcaktimeve të ligjit ashtu edhe të normave statutore si burim i

rëndësishëm i zgjidhjes së një çështjeje konkrete me natyrë tregtare. Kjo i ka ardhur në ndihmë

përcaktimit të rolit të natyrës juridike të administrimit të shoqërive, pasi pa kuptuar mënyrën se

si organizohet dhe funksionon një shoqëri tregtare është e vështirë të kuptohet si do të qeveriset

dhe administrohet më tej si në aspektin e brendshëm të saj, ashtu edhe kur hyn në qarkullimin

juridik civil në marrëdhënie me palët e treta.

Për realizimin kësaj teme është punuar prej disa kohësh dhe që përpara fillimit të doktoratës ka

lindur ideja e parë për të shkruar diçka për të drejtën tregtare me fokus të veçantë në

administrimin e shoqërive sipas legjislacionit shqiptar, por duke e parë dhe në këndvështrimin

krahasues, kryesisht me legjislacionin komunitar. Përvoja ime si profesionist i fushës, si

këshilltar juridik i kompanive të vendit dhe të huaja që operojnë në tregun shqiptar, si dhe fakti

i përfshirjes sime si lektor në leksionet e trajnimit fillestar dhe atij vazhdues në lëndën e së

Drejtës Tregtare dhe të Kompanive në Shkollën e Magjistraturës, më kanë ndihmuar që të jem

sa më shumë i fokusuar në çështje të diskutueshme të praktikës gjyqësore.

Do të ishte e pamundur që të ndiqja një drejtim, dhe kjo gjë më është mundësuar prej

udhëheqësit tim, të cilin e falenderoj për ndihmën dhe mbështetjen e tij të pakufizuar. Një

falenderim të veçantë ia dedikoj familjes time të shtrenjtë për durimin dhe mbështetjen e

pakufizuar që më kanë dhuruar, në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të mia profesionale.

Page 4: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

iv

QËLLIMI DHE RËNDËSIA E PUNIMIT

Zhvillimi ekonomik i një vendi mbështetet jo vetëm në politikat e vendosura dhe veprimet e

ndërmarra nga qeveria e tij, por kryesisht bazohet në fuqinë prodhuese të vendit dhe fuqia e

konsumit. Në këtë aspekt siç e kemi përmendur dhe më parë, një rol të rëndësishëm luajnë dhe

shoqëritë tregtare, të cilët janë aktorët kryesor të cilët qarkullojnë dhe zhvillojnë mjetet e

prodhimit, vetë prodhimin dhe përcaktojnë rregullat e konsumit. Por që një shoqëri të jetë e

dobishme në treg ajo duhet të jetë e shëndetshme si strukturë organizative si dhe të zbatojë strikt

jo vetëm rregullat e tregut por së pari rregullat juridike të funksionimit të brendshëm të saj. Për

këtë arsye, natyra juridike e qeverisjes së mirë të shoqërive tregtare, është një debat i

rëndësishëm që duhet të zhvillohet jo vetëm në rrafshin doktrinal por edhe atë praktik.

Qëllimi i kësaj teme, është pikërisht të trajtojë mënyrën më të mirë të natyrës juridike të

administrimit të një shoqërie tregtare nëpërmjet zbatimit të rregullave ligjorë dhe statutorë në

mënyrë profesionale dhe efikase. Një shoqëri tregtare pa adoptuar një korpus normash në

funksionin e brendshëm të saj dhe për më tepër pa i zbatuar ato në mënyrë efikase, nuk do të

jetë produktive gjatë veprimtarisë së saj ekonomike dhe tregtare.

Gjithashtu punimi do të japë dhe këndvështrimin krahasues me normat e rregulloreve dhe

direktivave të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Në këtë kuadër janë trajtuar me detaje mënyra

e organizimit dhe funksionimit të shoqërive të kapitalit në jurdiksionin tonë, në kuadër të

mënyrës së qeverisjes së tyre, natyra juridike e administrimit të këtyre shoqërive, pasojat

juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive

dhe çështje të tjera me rëndësi në fushën e administrimit dhe funksionimi të shoqërive tregtare.

Aktualisht, përveç legjislacionit tregtar, komentarëve të këtyre ligjeve, teksteve akademike ose

ndonjë punimi tjetër që ka trajtuar çështjet e përshtatjeve të legjislacionit me direktivat e

Bashkimit Evropian, ka boshllëqe për materiale që të kenë trajtuar këto çështje. Kjo mungesë

në punime të tilla vjen si rrjedhojë e mungesës së traditës së vendit tonë në njohjen, organizimin,

funksionimin dhe administrimin e enteve private që veprojnë në formën e shoqërive tregtare.

Aktualisht mund të flasim për një traditë përafërsisht 20 vjeçare, e cila mund të cilësohet si një

periudhë shumë e shkurtër për të nxjerrë në pah dhe zgjidhur problematika praktike që lidhen

jo vetëm me shoqëritë tregtare por dhe me aspekte më të veçanta, siç është dhe ai i administrimit

dhe funksionimit të mirë të tyre.

Kjo parantezë bëhet për të saktësuar se ky punim do të ketë karakter jo vetëm teorik,

përgjithësues, krahasues, por padyshim që do të përfshijë dhe shumë probleme të evidentuara

apo që kanë lindur nga praktika e deritanishme e gjykatave shqiptare si dhe mënyra si janë

zgjidhur ato prej tyre. Duke marrë parasysh sa u tha më sipër, Shqipëria e ka patur të lehtë

adoptimin në detaje të rregullimit evropian me atë vendas, pikërisht pasi më parë nuk ka

ekzistuar një traditë e konsoliduar në lidhje me temën në fjalë, e cila mund të nxirrte në pah dhe

problemet e lidhura me adoptimin e legjislacionit të kësaj fushe.

Përsa më sipër, qëllimi kryesor i këtij punimi është të evidentojë rëndësinë që ka natyra juridike

e ndërtimit dhe ruajtja e një administrimi të shëndetshëm dhe funksional të shoqërive tregtare,

i cili duhet të bazohet në parimet e pavarësisë dhe profesionalizmit të organeve të shoqërisë të

Page 5: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

v

përfshira në të. Pavarësisht adaptimit shumë të mirë që i është bërë legjislacionit tonë tregtar

me atë të huaj, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me zbatimin cilësor praktik të këtyre rregullave dhe

as me huazimin e praktikave më të mira. Natyra juridike e administrimit të shoqërive tregtare,

pavarësisht rëndësisë që mbart në vetë ekzistencën e shoqërisë tregtare, nuk arrin të shfaqet me

ato karakteristika që i vesh ligj dhe as të ushtrojë ato funksione dhe kompetenca që kanë si

qëllim qeverisjen sa më të mirë të shoqërive. Kjo përbën problem më pas dhe në zhvillimin e

praktikave trasparente dhe që shkojnë në mbrojtje të organit të administrimit, kur nga ana e këtij

të fundit janë kryer të gjitha detyrat në mirëbesim dhe funksionimin më të mirë të shoqërisë.

Siç është i rëndësishëm parimi i ndarjes së pushteteve në aspekte të tjera më madhore, po aq i

rëndësishëm është ky parim dhe në të drejtën tregtare në kuadër të funksionimit dhe

administrimit më të mirë të tyre. Por që të arrijmë të zbatojmë këto parime do të duhet shumë

punë në kuadër të zhvillimit të doktrinës, jurisprudencës e vetë praktikës së mirë, që është dhe

një burim frymëzimi shumë i rëndësishëm i së drejtës tregtare. Kërkohet së pari kulturë juridike

nga ana e subjekteve që krijojnë këto shoqëri në treg dhe së dyti zgjidhje efikase nga ana e

seksioneve tregtare të gjykatave të çështjeve me natyrë tregtare, duke krijuar praktika të mira

juridike për kategori çështjesh të ngjashme.

Në funksion të qëllimit kryesor të kësaj teme do të zhvillohen çështje të tjera po aq të

rëndësishme si:

- Natyra juridike e organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare, veçanërisht atyre

të kapitalit, organet kryesore dhe natyra juridike e tyre në kuadër të ushtrimit të

kompetencave të dhëna nga ligji. Trajtimi i këtyre çështjeve gjatë punimit të kësaj teme

merr një rëndësi të madhe për të kuptuar se si organet e shoqërisë me vendimmarrjen e

tyre dhe zbatimin e kësaj vendimmarrjeje ndikojnë në administrimin më të mirë të saj.

Po kështu është shumë e rëndësishme të kuptohet pozicioni i secilit organ, kompetencat

e tyre dhe se ku bashkohen dhe ndahen prej njëri tjetrit.

- Natyra juridike dhe roli i administrimit në format kryesore të shoqërive të kapitalit.

Lloji i administrimit të zgjedhur nga shoqëritë ndikon drejtpërdrejt në rezultat e pritshme

nga vetë shoqëria. Organet e administrimit duhet të funksionojnë si një strukturë e

pavarur, të cilat padyshim marrin orientimet kryesore nga ana e organit më të lartë

vendim-marrës, por gjatë ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të tyre, duhet të

bazohen në profesionalizëm dhe angazhim të drejtpërdrejt në çështje që kërkojnë

vendimmarrje të shpejtë, të vlefshme nga pikpamja ligjore dhe statutore dhe të saktë e

efikas gjatë zbatimit të tyre;

- Natyra juridike e administrimit të shoqërive – kjo është çështja më thelbësore dhe e

rëndësishme e trajtuar në këtë punim. E themi këtë, pasi duke mos patur të qartë natyrën

juridike të raportit që krijohet mes shoqërisë dhe organit të administrimit të saj, gjykatat

në çështjet me natyrë tregtare kanë krijuar deri më tani praktika të gabuara ligjore. Kjo

ka çuar në një administrim të ngushtë dhe aspak efikas të shoqërive tregtare. Kjo

problematikë është rritur dhe më shumë për shkak dhe të një praktike të gabuar të

ndërtuar si nga shoqëritë por dhe jurisprudenca e deri tanishme. Për këtë arsye është

shumë e rëndësishme të përcaktohet cili është raporti që duhet të ndërtohet mes

shoqërisë dhe organit të administrimit, çfarë natyre juridike ka vendimmarrja e tyre, në

Page 6: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

vi

mënyrë që të jenë më pas më të qartë në çështje të tjera aq të rëndësishme si fusha e

natyrës juridike të kompetencave, roli administrimit në jetën e përditshme të shoqërive,

përgjegjësitë në administrim dhe mirëbesimi si një koncept shumë i rëndësishëm në

jetën e shoqërive tregtare.

- Natyra juridike e riorganizimit të shoqërive në kuadër të detyrave të organeve të

shoqërisë dhe roli i organit të administrimit që duhet të jetë struktura e parë që propozon

dhe zbaton operacione riorganizimi të shoqërive në kuadër të mirëfunksionimit dhe

efikasitetit më të madhe të tyre, është një çështje e rëndësishme praktike që ka gjetur

trajtim në këtë punim.

Ky punim synon të shërbejë si një material i mirë për studentë, juristë, avokatë, gjyqtarë, duke

qenë një pikënisje për trajtimin më pas më të detajuar të problematikave që mund të dalin nga

administrimi dhe funksionimi i mirë i shoqërive tregtare. Për shkak të frymës aktuale që sjell

ky punim ai mund të shërbejë drejtpërdrejtë në zgjidhjen e konflikteve që përfshijnë organet e

administrimit të shoqërisë apo konflikteve të raportit mes organit administrativ dhe vetë

shoqërisë, duke mos lënë mënjanë aspak konfliktet që mund të lindin më të tretët. Veçoria e

këtij punimi qëndron në faktin se ai mund të konsiderohet sa përgjithësues aq dhe i

drejtpërdrejtë në zgjidhjen që jep për çështje që kanë të bëjnë me administrimin e shoqërive dhe

funksiomimin e mirë të tyre në një aspekt më të gjerë.

Po kështu, vështrimi krahasues me të drejtën komunitare të sjellë në vëmendje nga ky punim,

synon të evidentojë faktin që problemi në vendin tonë nuk qëndron në mungesën e legjislacionit

apo faktin se kemi një ligj jo të mirë. Në të kundërt, legjislacioni është i harmonizuar, përfshi

këtu edhe ndryshimet e fundit të ndodhur në ligjin përkatës dhe i përshtatet kushteve aktuale të

zhvillimit ekonomiko-social të vendit. Vështrimi krahasues synon të theksojë rëndësinë që merr

zbatimi sa më mirë i dispozitave në praktikë dhe zgjidhjen e problemeve të herë pas hershme

duke ju referuar zgjidhjes së dhënë nga jurispudenca dhe praktika gjyqësore e vendeve të tjera,

ku legjislacioni jonë tregtar është referuar.

Page 7: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

vii

METODOLOGJIA E PUNËS

Metodologjia e ndjekur në punimin ka qenë një ndërthurje metodash që kanë përfshirë por nuk

janë kufizuar vetëm në metodën historike, kërkimore, krahasuese, analizuese, interpretuese, kjo

për shkak të veçorisë së temës dhe vështirësive të hasura në punimin e saj. Gjithashtu,

ndërthurja e metodologjive është bërë me qëllim evidentimin e problematikave, analizimin e

tyre dhe dhënien e zgjidhjeve dhe përfundimeve përkatëse.

Metoda historike, ka qenë mëse e domosdoshme në zhvillimin e këtij punimi, pasi që të njihen

problematikat e sotme apo konceptet dhe institutet kryesore të së drejtës tregtare që ndikojnë

drejtpërdrejtë në atë çështje që trajton ky punim, pa dyshim që duhet të hedhim vështrimin nga

karakteri historik i trajtimit të çështjes dhe mënyra se si është zhvilluar në tërësi e drejta tregtare.

Vështrimi historik ka qenë i përgjithshëm, si për vetë të drejtën tregtare ashtu dhe duke

konsideruar vende me traditë në këtë të drejtë, por dhe specifik duke trajtuar në këndvështrim

historik zhvillimin e së drejtës tregtare shqiptare.

Metoda kërkimore, është e pashmangshme në kushtet kur punimi i temës kërkon të hulumtohet

mbi materiale, doktrinë e jurisprudencë jo vetëm vendase. Për më tepër në mungesë të

literaturës vendase është dashur një punë kërkimore më e madhe për gjetjen dhe seleksionimin

si të materialit parësor dhe të atij ndihmës. Kështu siç do konstatohet dhe nga bibliografia e

këtij punimi janë përmendur literatura dhe tekste shumë të rëndësishme të së drejtës tregtare,

tekste universitare të profesorëve më në zë të kësaj fushe. Përsa i përket dhe shumë probleme

specifike është dashur një kërkim në jurisprudencën e vendeve me sisteme të ndryshme të së

drejtës (si atij common law dhe civil law) çka ka kërkuar një angazhim të madh, duke qenë se

gjendja e vendimeve gjyqësore specifike të gjykatave të larta të vendeve të ndryshme për

konflikte në lidhje me natyrën e administrimit të shoqërisë, ka kërkesa të posaçme. Megjithatë,

kërkimet në lidhje me këto vendime ka qenë shumë efikas duke qenë se janë mundur të gjenden

raste që lidhen shumë mirë me situata aktuale në vend në lidhje me problematikat që kanë

shoqëritë tona tregtare për administrimin e tyre. Kështu nga kërkimet e kryera janë përfshirë në

temë, si vendime shumë të rëndësishme dhe botërisht të njohura për ndryshimet që kanë sjellë

në praktike, ashtu dhe vendime të rëndësishme të cilat japin tablonë e zgjidhjes së problematikës

në kushte dhe rrethana të caktuara.

Krahasimi ndërmjet sistemeve të së drejtës apo të vetë së drejtës tregtare të vendeve të

ndryshme, ka qenë një ndihmesë për këtë punim, për faktin se nëpërmjet metodës krahasuese

arrihet të kuptohen diferencat e rregullimeve të ndryshme dhe se si duhen përshtatur ato në

kushtet aktuale të zhvillimit të së drejtës tregtare të një vendi dhe në problematikat konkrete që

ka çështja e natyrës juridike të administrimit dhe funksionimit sa më të mirë të një shoqërie

tregtare. Vetë ligji ynë i së drejtës tregtare, në ndryshim nga ligjet në vendet fqinje që i përkasin

të njëjtit sistem të së drejtës, mund të themi se është huazuar përgjithësisht si nga rregullimi

gjerman që i përket sistemit civil të së drejtës, ashtu dhe atij anglez që i përket sistemit common

law. Kjo ka qenë një arsye më shumë për të paraqitur të përbashkëtat dhe specifikat e secilit

rregullim, për të dalë në konkluzionin se sistemi ynë i huazuar nuk është i gabuar madje mund

të shikohet si efikas në kushtet tona të tregut, por e gjithë problematika vjen nga mungesa e

Page 8: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

viii

zhvillimit të një tradite dhe kulture në këtë fushë të së drejtës dhe jo rrallë herë nga zhvillimi i

praktikave gjyqësore jo të shëndosha të gjykatve tona.

Në mënyrë që qëllimi i këtij punimi të transmentohej sa më qartë, është dashur të bëhet një

analizë e thellë dhe e përgjithshme e rolit të aktorëve të përfshirë në administrimin dhe

funksionimin e shoqërivë tregtare, në mënyrë për të kuptuar sa më mirë rëndësinë e natyrës

juridike të ndarjes së kompetencave në administrimin e shoqërisë. Një analizë e thellë është

kryer dhe për të kuptuar natyrën juridike të administrimit të shoqërisë si dhe të çdo organi të

përfshirë në të. Kjo analizë ka mundësuar nxjerrjen në pah të problematikave ekzistuese në

raportin që krijohet mes shumë aktorëve të përfshirë në administrimin dhe të mundësive që

ekzistojnë për përmirësimin e klimës aktuale në shoqëritë tregtare. Analizës i janë nënshtruar

dhe rastet e praktikës gjyqësore të parashtruara në këtë punim, për të kuptuar sa më mirë

rrethanat, kushtet në të cilat mund të dalin problematika dhe si zgjidhen ato.

Së fundit, është e pamundur që në një punim në fushën e së drejtës të mos përfshihet

interpretimi, pasi qëllimi kryesor është përvetësimi sa më mirë i rregullimit që ekziston dhe

qartësimi i problematikave që rrjedhin në çdo aspekt. Qartësimi bëhet nëpërmjet interpretimit

të drejtë si të rregullimeve të ndryshme apo të posaçme, apo të dispozitave konkrete. Po ashtu

rëndësi të madhe merr interpretimi i vendimeve gjyqësore dhe kritika ndaj tyre, të cilat janë

përdorur në këtë punim për të paraqitur raste konkrete me zgjidhje konkrete. Në rastë së praktika

gjyqësore për çështje konkrete të trajtuara në punim nuk ka qënë e zhvilluar, jo vetëm që i jemi

referuar asaj të vendeve ku është marrë dhe legjislacioni ynë tregtar, por kemi ndërtuar edhe

raste hipotetike për të kuptuar sa më mire situatën e shtruar për zgjidhje.

Page 9: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

ix

KUSHTET E REALIZIMIT TË KËTIJ PUNIMI

Realizimi i këtij punimi kryhet në një kohë kur vendi ynë pothuajse ka adoptuar tërësisht

legjislacionin e Bashkimit Europian në fushën e së drejtë tregtare dhe në një kohë kur tregu

shqiptar numëron një numër të madh shoqërish të regjistruara në format e shoqërive të kapitalit,

asaj me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare. Por pavarësisht kësaj tendence, sjellja

e themeluesve / ortakëve / aksionarëve në shoqëritë e kapitalit, mbetet shumë aktive, jo vetëm

në rolin kontrollues të tyre por me tendenca përfshirje edhe ne rolin vendim-marrës, të cilat të

lënë përshtypjen e një sipërmarrjeje personale, ku dallimi midis organeve politikbërëse dhe

kontrolluese të shoqërisë me ato të organeve të administrimit nuk kanë dallim praktik. Qoftë në

rastin e shoqërive me disa ortak, por mbi të gjitha dhe në rastin e shoqërive aksionare,

veprimtaria ekonomike e tyre shikohet e lidhur ngushtë me cilësitë e ortakut / aksionerit. Kjo

mund të jetë karakteristikë e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar por në asnjë rast nuk mund

të ndodhë në shoqëritë aksionare. Pikërisht kjo sjellje e ortakut / aksionarit passjell të gjithë

problematikën që ekziston në funksionimin dhe administrimin e mirë të shoqërive tregtare.

Praktikat jo të qarta dhe shume konservatore që ndjekin këto shoqëri në organzimin dhe

funksionimin e tyre, më pas reflektohen dhe në praktikat gjyqësore, të cilat nuk arrijnë të

analizojnë dhe argumentojnë të drejtën tregtare brenda një natyrë tregtare që rregullohet nga lex

specialis, por i japin jo rrallë herë kualifikime juridike të përgjithshme dhe gjejnë zgjidhje

brenda natyrës të së drejtës civile. Kjo nuk do të thotë që e drejta tregtare është e ndarë nga ajo

civile, por ajo ka veçoritë e saj, të cilat në çdo rast duhet të mbahen në konsideratë dhe do të

duhen të formësohen së pari sipas burimeve të saj kryesore, që janë normat ligjore të posaçme

dhe ato statutore.

Megjithatë, ka patur lëvizje pozitive me rritjen e numrit të shoqërive ndërkombëtare të cilat

kanë hapur filialet apo deget e tyre në Shqipëri. Këto shoqëri kanë sjellë dhe frymën që duhet

të karakterizoj një funksionim dhe administrim i mirë i shoqërisë. Kryesisht ka ndodhur me

filialet e regjistruara si shoqëri aksionare dhe pak shoqëri me përgjegjësi të kufizuara – këto të

fundit kryesisht italiane. Vihet re nga praktika se organizimi dhe funksionimi i këtyre shoqërive

bazohet në parimin e pavarësisë dhe ushtrimit të kompetencave të secilit organ siç ia ngarkon

ligji dhe statuti, duke funksionuar ajo që konsiderohet si ndarje e qartë e kompetencave të

organeve të shoqërisë dhe jo funksionimi sipas një praktike të llojit “one show man”. Kjo

influencë ka sjellë ndërgjegjësimin e ortakëve / aksionarëve për rolin që duhet të ketë secili

organ në shoqëri, si dhe ka çuar në rritjen e numrit të individëve të cilët marrin përsipër

funksionet dhe detyrat e administrimit, duke u mbështetur në profesionalizmin e tyre, në

pavarësinë gjatë ushtrimit të këtyre detyrave dhe duke qenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë

që sjell ushtrimi i pavarur i përfaqësimit të shoqërisë dhe administrimit të saj. Kjo praktikë e

mirë vërehet se ka sjelle edhe prodhimin e akteve të organeve të shoqërisë duke sjellë pasojat e

duhura juridike, jo vetëm në funksionin e brendshëm por edhe në funksionin e jashtëm të tyre.

Nga sa thamë më sipër, është e kuptueshme që trajtimi i bërë në këtë punim është jo vetëm i

karakterit të trajtimit teorik të tij në informacionin që duhet të transmetohet në aktorët e

interesuar, por edhe duke u munduar në dhënien e përgjigjeve konkrete dhe konçize për ato

çështje thelbësorë që ngre administrimi i mirë i shoqërive tregtare. Kështu, administrimi është

Page 10: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

x

trajtuar duke shpjeguar dhe natyrën juridike të organizimin dhe funksionimin e shoqërive

tregtare, pikërisht për të qartësuar rëndësinë e tij në jetën e një shoqërie tregtare. Trajtimi i

mëvetëshëm i natyrës juridike të administrimit të organeve të shoqërisë, dhe i ndarë nga çështjet

e mësipërme do të ishte i vështirë, pikërisht për shkak të mangësive që ka në trajtimin doktrinal

dhe në atë praktikë dhe që janë sqaruar dhe gjatë trajtimit tërësor të temës.

Punimi i kësaj teme ka hasur gjithashtu vështirësi përsa i përket mungesës të literaturës,

doktrinës e jurisprudencës në lidhje me të. Kryesisht është punuar me literaturë të huaj,

jurisprudencë të huaj, jurispudencë të gjykatave tona dhe më pas materialeve të ndryshme që

kanë trajtuar këtë çështje. Ajo që ka ndihmuar në zhvillimin e saj, ka qenë përqendrimi në

analizimin e frymës obligatore dhe asaj mandatore që ka ligji ynë tregtar, rëndësisë që kanë

dispozitat statutore si dhe në eksperiencën personale në këtë fushë.

Pavarësisht vështirësive të hasura si në mjedisin tregtar ashtu dhe në aspektin doktrinal dhe të

jurisprudencës, jemi munduar të sjellim një përmbledhje të problematikave dhe zgjidhjeve

konkrete që lidhen me natyrën juridike të administrimit të shoqërive tregtare, në funksion të

organizimit dhe funksionimit sa më të mirë të tyre.

Page 11: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

xi

STRUKTURA E PUNIMIT

Për shkak të specifikës së temës, punimi përmban një numër të konsideruar kapitujsh të cilët

kanë lejuar trajtimin e temës në një aspekt të përgjithshëm përsa i përket problematikave të së

drejtës tregtare, duke mundësuar në këtë mënyrë daljen në thelbin e saj që është administrimi i

shoqërisë tregtare. Punimi përmban gjithsej nëntë kapituj të përmbledhura si vijon:

Kapitulli I është me titull: Natyra Juridike e së Drejtës Tregtare dhe synon të japë një sfond

të përgjithshëm të natyrës të së drejtë tregtare. Nëntitulli i parë nis me përpjekjet për të

përcaktuar natyrën e së drejtës tregtare. E rëndësishme në këtë pjesë është dhe dëshira për të

dhënë një përkufizim të plotë dhe të saktë të së drejtës tregtare në realitetin juridik tonin, si dhe

të specifikave dhe karakteristikave që ka kjo e drejtë. Pavarësisht se kemi shumë ligje në fushën

tregtare, përkufizim e saj pothuaj nuk e gjejmë ose e gjejmë jo të plotë, dhe nga kjo mungesë

pasojnë vështirësi dhe në kuptimin e temës që trajtohet në këtë punim. Pikërisht për këtë arsye

dy kapitujt e parë të punimit janë të karakterit të përgjithshëm, por duke e lidhur me realitetin

praktik ku ka filluar të zhvillohet e drejta jonë tregtare. Më tej në këtë kapitull sqarohet raporti

i së drejtës tregtare me të drejtën civile kryesisht. Nëntitulli tjetër ka të bëjë me përpjekjet

historike për kodifikim të së drejtës tregtare në sistemet e njohura të së drejtës. Nëntitulli i fundit

trajton burimet nga rrjedhin normat e së drejtës tregtare. Burimet janë të rëndësishme për të

kuptuar se nga rrjedhin normat rregulluese dhe rrethanat që kanë çuar në lindjen e tyre dhe pse

jo në orientimin praktik të gjyqtarit kur merret me trajtimin e çështjeve me natyrë tregtare.

Kapitulli II është përqëndruar në paraqitjen e një vështrimi historik të së drejtës tregtare dhe

kushtet e zhvillimit të saj. Kapitulli fillon me një nënkapitull të kushtuar një vështrimi të

përgjithshëm historik, se cilat kanë qenë kushtet në të cilat ka lindur nëvoja për një të drejtë

tregtare dhe se si është zhvilluar në kohë dhe në faza të ndryshme të zhvillimit ekonomik. Më

pas në nënkapitullin tjetër, vështrimi historik i kushtohet kushteve shqiptare. Këtu vërejmë se

sa e re është e drejta jonë tregtare dhe kjo është një arsye për të cilën shumë fenomene dhe

institute nuk kuptohen dhe nuk zbatohen si duhen, ndryshe nga deget e tjera të së drejtës private.

Kapitulli III i dedikohet formave më të rëndësishme të organizimit të individëve në format

juridike më të njohurat jo vetëm në vend, të cilat janë shoqëritë e kapitalit, shoqëria me

përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëria aksionare. Në këtë kapitull, të ndarë në pesë nënkapituj dhe

nënçështje të tjera, janë sqaruar me detaje natyre juridke e funksionimit të së drejtës tregtare

dhe raporti i saj i drejtpërdrejtë me shoqëritë tregtare dhe jetën e tyre. Më tej është sqaruar një

prej karakteristikave kryesore të së drejtës tregtare siç është natyra juridike e autonomisë

statutore dhe ndikimi që ajo ka në vetë natyrën juridike të administrimit të shoqërive tregtare.

Vijohet po në këtë kapitull me dhënien e parimeve kryesore të organizimit dhe funksionimit të

shoqërive të kapitalit, e cila ndihmon më pas në përcaktimin e parimeve kryesore të vetë natyrës

juridike të administrimit të shoqërive tregtare, që është dhe qëllimi final i kësaj teme.

Më tej, sqarohet natyra juridike e drejtimit dhe administrimit të shoqërive tregtare për secilën

nga shoqëritë e kapitalit, duke filluar trajtimi nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Këtu janë

Page 12: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

xii

trajtuar me detaje organizimi dhe funksionimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, përfshi atë

me ortak të vetëm. Janë sqaruar natyra juridike e fazave të zmadhimit të kapitalit dhe

përgjegjësitë e organit të administrimit në këtë proces. Si një koncept shumë i rëndësishëm i

përfaqësimit të të drejtave në shoqëri, ai i kuotës, tema ka sqaruar natyrën juridike të saj,

mënyrat e fitimit dhe transferimit të saj, të cilat ndikojnë ngushtësisht në aspektin praktik të

vetë natyrës së vendimarrjes nga ana e organeve të shoqërisë.

Ligji i ri për shoqëritë tregtare, për herë të parë ka futur institute të reja si ai i largimit të ortakut

dhe përjashtimit të ortakut në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar. Këtu është parë e

rëndësishme që të trajtohet kjo procedurë duke sqaruar natyrën juridke që ka roli i organit të

administrimit në këtë proces të rëndësishëm që ndikon drejtpërsëdrejti në të drejtat e ortakëve

të shoqërisë.

Pas këtij trajtimi të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar është kaluar në shpjegimin e natyrës

juridike të drejtimit dhe administrimit të kësaj forme shoqërie. Janë detajuar natyra e

kompetencave të organit më të lartë vendimmarrës në shoqëri dhe natyra juridike e

kompetencave të këtij organi. Më pas është sqaruar organi i administrimit dhe natyra juridike e

tij. Funksioni dhe natyra jruidike e kompetencave të këtij organi përbën një pjesë të rëndësishme

të këtij kapitulli.

Pas trajtimit për natyrën juridike të administrimit dhe funksionimit të formës së shoqërisë me

përgjegjësi të kufizuar, është sqaruar me detaje organizimi dhe funksionimi i shoqërisë

aksionare. Kështu në këtë pjesë janë trajtuar institute të tilla si natyra juridike kapitalit të

shoqërisë, mënyra e ruajtjes dhe ndryshimit të tij, rëndësia që ka ruajtja e kapitalit dhe

interesave të kujt i shërben, si dhe roli i organit të administrimit në këtë proces të rëndësishëm.

Po kështu fokus i është dhënë dhe trajtimit të organeve më të rëndësishme të shoqërisë

aksionare, të cilat janë asambleja e aksionarëve, këshilli mbikqyrës / administrimit dhe

administratori. Këtu është vlerësuar e rëndësishme të sqarohet natyra juridike e këtyre organeve,

kompetencat përkatëse, si ndërveprojnë me njëra-tjetrën dhe veçanërisht natyre juridike e

vendimmarrjes së tyre.

Kapitulli IV është dhe pjesa që ka rëndësinë më të madhe në këtë punim, ku janë përmbledhur

të gjithë elementët kryesore të natyrës juridike të administrimit të shoqërive tregtare, janë

pasqyruar problematikat e funksionimit të organit përgjegjës për administrimin e shoqërive dhe

janë parashtruar zgjidhjet përkatëse. Me rëndësi në këtë kapitull ka qenë sqarimi i natyrës

juridike dhe raportit mes shoqërisë dhe administratorit, parë në këndvështrimin e rregullimit

shqiptar dhe atij komunitar. Një çështje që është thelbësore për përcaktimin e këtij raporti por

dhe të natyrës juridike të administrimit ka të bëjë drejtpërdrejt me shpërblimin e administratorit.

Një vështrim krahasues është bërë me rregullimin komunitar përsa i përket modeleve të

Corporate Governance, çka nuk është gjë tjetër vetëm koncepti ynë i administrimit dhe

funksionimit të mirë të shoqërive. Në këtë kuadër janë sqaruar kërkesat dhe rregullimi përkatës

evropian, përpjekjet historike që janë bërë për zhvillimin e këtij rregullimi.

Page 13: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

xiii

Kapitulli V i përket riorganizimit të shoqërive në përgjithësi. Këtu janë trajtuar çështje të

përgjithshme të natyrës juridike të funksionimit dhe administrimit të shoqërisë dhe ndikimit të

tyre gjatë proceseve të riorganizimit. Kur flitet për riorganizim është e nevojshme të kuptohet

dhe llojet dhe format e riorganizimeve, të gjitha të përmendura dhe trajtuara në këtë kapitull, si

bashkimi, ndarja dhe shndërrimi. Bashkimi i cili mund të jetë me përthithje apo nëpërmjet

krijimit të një shoqërie të re, llojet e ndarjes dhe karakteristikat, si dhe format e lejuara të

shndërrimit të shoqërive, janë parë në aspektin e natyrës juridike të vendimarrjes së organeve

të shoqërisë dhe pasojat juridike që sjell ajo.

Kapitulli VI ka sqaruar se kur shoqëria mbaron në kushtet e aftësisë paguese dhe se cilat janë

detyrat e organit të administrimit të shoqërisë për të përfunduar një procedurë të ligjshme që

është ajo e likuidimit dhe çfarë pasojash juridike të rëndësishme sjellin vendimmarrjet e

organeve të shoqërisë në këtë fazë të jetës juridike të shoqërisë tregtare.

Kapitulli VII është marrë me llojet e akteve që prodhon shoqëria dhe me efektet e tyre. Një

pjesë të rëndësishme në këtë kapitull zë pavlefshmëria e akteve të shoqërisë, qofshin këto aktet

e themelimit apo akte të prodhuara më vonë prej saj. Kuptimi i drejtë i kësaj problematike në

praktikë është shumë e rëndësishme për gjyqtarin që shqyrton një çështje me natyrë tregtare.

Kapitulli VIII i është dedikuar konkluzioneve mbi temën. Konkluzionet janë sa teorike aq edhe

praktike, pra zgjidhje të drejta dhe të menjëherëshme që kanë të bëjnë me çështje të natyrës

juridke administrimit të shoqërive tregtare. Po kështu një vend të rëndësishëm në këtë pjesë

zënë rekomandimet mbi çështje të tregtare të natyrës së kontrollit të akteve të nxjerra nga ana

e organeve të administrimit të shoqërive.

Kapitulli IX është si në çdo punim, pjesa që i dedikohet referencave në materialet e përdorura

gjatë këtij punimi, si ato të autorëve vendas dhe të huaj. Siç do vërehet është shfrytëzuar një

gamë e madhe materialesh të përdorura, kryesisht tekste të huaja dhe të profesorëve më me zë

në të drejtën tregtare. Gjithashtu janë sjellë një numër i konsiderueshëm vendimesh, qofshin

këto të juridiksionit shqiptar por dhe atij të huaj.

Page 14: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

1

TABELA E PËRMBAJTJES

I. KAPITULLI I - NATYRA JURIDKE E SË DREJTËS TREGTARE ...................................... 4

1.1 Kuptimi dhe natyra juridike e së drejtës tregtare. ............................................................................... 4

1.2 Kodifikimi i së drejtës tregtare. ........................................................................................................... 7

1.3 Burimet e së drejtës tregtare dhe hirearkia e burimeve të së drejtës ................................................. 10

II. Kapitulli II - Vështrim historik mbi të drejtën tregtare. ........................................................... 19

2.1 Vështrim i përgjithshëm ................................................................................................................... 19

2.2 Vështrim historik mbi zhvillimin e së drejtës tregtare shqiptare……………………………………23

III. Kapitulli III - Shoqëritë e kapitalit, çështje të qeverisjes dhe administrimit të tyre .............. 29

3.1 Funksioni i së drejtës tregtare dhe raporti i saj me shoqëritë tregtare………………………………29

3.2 Autonomia statutore e shoqërive të kapitalit dhe ndikimi i saj në administrimin e shoqërive

tregtare…………………………………………………………………………………………………. 31

3.3 Parime të përgjithshme të funksionimit dhe organizimit të Shoqërive të Kapitalit…………………34

3.4 Nayra juridike e drejtimit dhe administrimit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar………………39

3.4.1 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar me një ortak. .............................................................. 42

3.4.2 Kapitali i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. .................................................................. 44

3.4.3 Natyra juridike e kuotës si njësi e pjesmarrjes së ortakut në kontribut. .............................. 47

3.4.4 Mënyrat e fitimit dhe transferimit të kuotës. ....................................................................... 48

3.4.5 Largimi i ortakëve në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar – natyra juridike e

vendimmarrjes. .................................................................................................................................... 53

3.4.6 Përjashtimi i ortakut në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar - Natyra juridike e

vendimarjes ......................................................................................................................................... 57

3.4.7 Organet e drejtimit dhe administrimit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. .................. 62

3.5 Natyra juridike e qeverisjes dhe administrimit të shoqërisë aksionare ………………………..70

3.5.1 Kapitali i shoqërisë aksionare ............................................................................................. 72

3.5.2 Ruatja dhe ndryshimet e kapitalit aksioner ......................................................................... 75

3.5.3 Natyra juridike e zvogëlimit dhe zmadhimit të kapitalit ndikimi i tij në administrimin e

shoqërive tregtare. ............................................................................................................................... 77

3.5.4 Organet e drejtimit dhe të administrimit të Shoqërisë Aksionare. ...................................... 81

Page 15: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

2

IV. MODEL I ADMINISTRIMIT TË SHOQËRIVE TREGTARE .............................................. 88

4.1 Natyra e Raportit mes Shoqërisë dhe Administratorit………………………………………………90

4.2Dispozitat e ligjit Shqiptar në lidhje me natyrën juridike të marrëdhënies së administratorit me

shoqërinë ................................................................................................................................................. 95

4.3 Shpërblimi i administratorit………………………………………………………………………..101

4.4 Natyra juridike e administrimit të shoqërive tregtare në të drejtën Europiane. Direktivat e BE në

fushën e administrimit të shoqërive tregtare. ........................................................................................ 102

4.5 Modeli komunitar i Corporate Governnace………………………………………………………..103

4.6 Direktivat e shoqërive……………………………………………………………………………...104

4.7 Plani i veprimit për modernizimin e së drejtës së shoqërive……………………………………….109

4.8 Drejtimi i shoqërive sipas Modelit Komunitar……………………………………………………..111

4.9 Ruajtja dhe ndryshimet e kapitalit, përgjegjësia e organeve të administrimit……………………..112

V. Riorganizimi i shoqërive – çështje të përgjithshme të qëverisjes dhe administrimit ............ 114

5.1 Aspektë të përgjithshme të riorganizimit…………………………………………………………..114

5.2 Bashkimi i shoqërive dhe karakteristikat e saj……………………………………………………..121

5.2.1 Bashkimi me përthithje: .................................................................................................... 121

5.2.2 Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re ........................................................................ 126

5.2.3 Përgjegjësitë e anëtarëve të organeve drejtuese ................................................................ 127

5.3 Ndarja e shoqërive, Llojet e ndarjeve të shoqërive…………………………………………………129

5.4 Shndërrimi i shoqërive……………………………………………………………………………..131

VI. Likuidimi i shoqërive tregtare - Natyra juridike e qeverisjes dhe administrimit ................. 135

6.1 Vendimi i shoqërise në lidhje me likuidimin – likuidimi në rrugë normale……………………….137

6.2 Likuidimi në rrugë gjyqësore………………………………………………………………………138

6.3 Likuidimi i thjeshtëzuar……………………………………………………………………………139

6.4 Pasuritë e shoqërisë dhe likuidimi………………………………………………………………….140

6.5 Të drejtat dhe detyrat e likuidatorit………………………………………………………………...140

VII. Aktet e shoqërisë, çështje të pavlefshmërisë së themelimit dhe pavleshmërisë së akteve të

organeve të themelimit ........................................................................................................................... 144

Page 16: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

3

7.1 Tiparet dhe natyra juridike e kontratës së themelimit të shoqërisë…………………………………144

7.2 Pavlefshmëria e aktit të themelimit para se shoqëria të regjistrohet në regjistrin tregtar. Ndikimi i saj

në kompetencat e organeve të administrimit. ........................................................................................ 148

7.3 Pavlefshmëria e aktit të themelimit pas regjistrimit të shoqërisë - Ndikimi e saj në kompetencat e

organeve të themelimit të shoqërisë. ..................................................................................................... 149

7.4 Problemi i legjitimitetit në ngritjen e padisë për pavlefshmërine e themelimit të shoqërisë………..152

7.5 Pavlefshmëria relative dhe rregullimi i pasojave dhe rrethanave që mund të çojnë në këtë

pavlefshmëri. ......................................................................................................................................... 153

7.6 Pavlefshmëria e akteve të nxjera nga organet e administrimit dhe pavlefshmëria e veprimit juridik.154

VIII. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ............................................................................. 158

IX. BIBLIOGRAFIA ......................................................................................................................... 164

Page 17: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

4

I. KAPITULLI I - NATYRA JURIDKE E SË DREJTËS TREGTARE

1.1 Kuptimi dhe natyra juridike e së drejtës tregtare.

Institutet e parashikuara nga ligji tregtar, apo pjesë të së drejtës tregtare, nuk mund të kuptohen pa

dhënë fillimisht një përkufizim të qartë të natyrës juridike të kësaj të drejte. Në fakt kur flasim për

të drejtën tregtare kemi parasysh terma apo funksione të tilla praktike, si tregtia apo biznesi.

Ndërkohë që, në ligjet e posaçme që janë në fuqi apo që kanë ndryshuar herë pas here, gjejmë

përkufizime apo përcaktime të ndryshme, por të një karakteri të përgjithshëm të së drejtës tregtare.

Bazat e së drejtës tregtare, si një degë e rëndësishme e së drejtës private, janë parimet e autonomisë

dhe të vullnetit kontraktual të palëve. Në një aspekt praktik, palët janë të lira të hyjnë në

marrëdhëniet e biznesit dhe të tregtisë që ata dëshirojnë, “duke marrë parasysh kufizimet e rendit

juridik"1. Për këtë arsye, vetë e drejta tregtare karakterizohet nga një “liri veprimi” nëse mund të

shprehemi në këtë mënyrë të subjekteve të së drejtës, duke marrë parasysh që dhe në ligje apo dhe

doktrina të ndryshme shpesh here si parime të së drejtës tregtare kuptohen praktikat e mira tregtare.

Kjo do të thotë që jo domosdoshmërisht marrëdhënia e posaçme është e rregulluar shprehimisht

nga e drejta, por në asnjë rast nuk duhet të tejkalojë kufijtë e arsyeshëm të rendit juridik.

Nisur nga ky këndvështrim në aspektin e zhvillimit të së drejtës tregtare në vendin tonë vërejmë

që, në pjesën e parë të Kodit Tregtar miratuar më ligjin nr. 7632, datë 4. 11. 1992 (një përpjekje

kjo për hartimin e një Kodi Tregtar, e lënë përgjysëm nga reformat në këtë fushë) gjejmë një

përkufizim të tillë për të drejtën tregtare: “prezumohen tregtare veprimet e tregtarit, me përjashtim

të atyre veprimeve që nuk kanë të bëjnë me tregtinë”2. Më tej në këtë ligj nuk ka patur më asnjë

referim për sa i përket përkufizimit të së drejtës tregtare apo të tregtisë në përgjithësi.

Ndërsa në rrafshin e gjykimeve të mosmarrëveshjeve me natyrë juridike tregtare, nga ana e

gjykatave, konstatojmë një përkufizim të përafërt3, i cili plotëson fushën e veprimeve që hyjnë në

1 Për më tepër në lidhje me këtë çështje shiko Profesor Schmitthoff, Text and Materials in Comercial Laë, Botim i

Shtëpisë Botuese, Butterëarth London, Dublin and Edinburgh 1994. 2 Shiko nenin 4 të ligjit Nr. 7632, “Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar”. Në fakt ky ligj

paraqet një përpjekje të hershmë për të patur një Kod Tregtar, por në fakt ngeli vetëm në një kuadër të tillë. Ligji në

fjalë, i ndërtuar nga tre kapituj përmbante gjithsej 26 nene, të cilat kishin si qëllim të përcaktonin konceptet bazë të

natyrës juridike në fushën e tregtisë dhe të së drejtës tregtare. Koncepte të tilla si, përkufizimi i tregtarit, i veprimeve

tregtare, veprimet e tregtarit, bujqësia dhe artizanët dhe tregtarët e vegjël, përbëjnë bazën e natyrës juridike të së drejtës

tregtare në përgjithësi. Këto koncepte ndeshen sot gjerësisht në praktikën e gjerë juridike, pavarësisht shfuqizimit të

ligjit në fjalë në vitin 2008. Problemtatikat juridike që kanë dalë sot në praktikë, mendoj se kanë risjellë në vëmëndje

të kodifikuesve që të ri-konsiderojnë një reformë të tillë në të drejtën tregtare. 3 Neni 334 i K.Pr.Civile, përcakton se në kompetencë të seksioneve për gjykimin e mosmarrëveshjeve tregtare, pranë

gjykatës së shkallës së parë, hyjnë jo vetëm mosmarrëveshjet midis shoqërive tregtare dhe ndërmjet tyre dhe tregtarëve

kur është një veprimtari e mirëfilltë tregtare për të dyja palët, por shkon edhe më tej dhe përfshin çështje të tilla që

rrjedhin nga konfliktet mbi proçedurat e falimentit apo ato që rrjedhin nga shkelja e rregullave për konkurencën e

pandershme.

Page 18: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

5

sferën e të drejtës tregtar, ndërkohë që rregullon mosmarrëveshjet përkatëse nën kompetencën e

seksionit të gjykatës të përcaktuara posaçërisht për gjykimin e mosmarrëveshjeve të tilla. Edhe në

këtë rast, theksi i vihet marrëdhënies tregtare në kuptimin e tregtisë, pa u detajuar më tej.

Ndërsa disa juristë të tjerë mendojnë, se kur flitet për të drejtën tregtare duhet të merret parasysh

vetëm aktiviteti i shoqërive tregtare dhe më tej organizimi dhe funksionimi i tyre, pra çështje të

natyrës juridike të funksionit të brendshëm. Në fakt, ky është një lexim i ngushtë i nocionit të së

drejtës tregtare, pasi kur flasim për të drejtën tregtare nuk mund të kuptojmë vetëm funksionimin

dhe organizimin e shoqërive tregtare, por këtë të fundit të futur në qarkullimin juridik të sendeve

apo shërbimeve, pra çështje të natyrës juridike që lidhen edhe me funksionin e jashtëm të shoqërive

tregtare.

Shoqëritë tregtare nuk janë gjë tjetër por, vetëm forma organizimi që i japin mundësi personit si

individ që të ndajë pasurinë e tij, nga ajo e këtyre formave organizimi (shoqërive), me qëllim që

të kryejë aktivitete të ndryshme sipërmarrje tregtare apo shërbimesh. Ndërsa kur flasim për të

drejtën tregtare kemi parasysh fushën që rregullon kryerjen e aktiviteteve tregtare në një aspekt të

gjerë, përfshi këtu individët, tregtarë, shoqëritë tregtare si persona juridike apo edhe entitete të

tjera juridike që për një arsye ose një tjetër hyjnë si palë në qarkullimin juridik civil dhe kryejnë

aktivitete tregtare të shumëllojshme.

Në doktrinën e së drejtës gjejmë përcaktime të ndryshme të natyrës juridike të së drejtës tregtare.

- P.sh. H.Ë. Disney e përkufizon si një pjesë të ligjit, e cila rregullon në mënyrë specifike

çështje të tilla si tregtia dhe biznesi.4

- Një tjetër autor e konsideron të drejtën tregtare si rregulla specifike që zbatohen në fushën

e kontratave të shitjes, të sigurimit të sendeve dhe kontratat ku qëllimi kryesor është

financimi dhe përmbushja e kontratave të shitjes (H. C. Gutterdga)

- Autorë të tjerë e quajnë të drejtën tregtare si degë të së drejtës e cila është e lidhur me të

drejtat dhe detyrimet që kanë të bëjnë me qarkullimin e të mirave dhe shërbimeve në fushën

e tregtisë. (R. M. Goode).

Ndërsa ka shumë autorë brenda sistemit kontinental, ku bënë pjesë dhe sistemi ynë i së drejtës, të

cilët japin përkufizime të ndryshme për të bërë dallimin midis të drejtës tregtare dhe të drejtës

civile. Por ajo që vërehet si e përbashkët midis këtyre mendimeve është fakti se, të gjithë flasim

për mosmarrëveshje me natyrë tregtare apo për rregullim të saj nga ligje me natyrë tregtare dhe jo

me natyrë të pastër civile, në rast se kjo e fundit (mosmarrëveshja) ka natyrë tregtare apo qartësisht

biznesi. Sipas sistemit të traditës civile, për të bërë dallimin midis së drejtës tregtare dhe asaj civile,

4 Për këtë çështje shiko më tej Text and materials in Comercial Law, Botim i Shtëpisë Botuese, Butterëarth London,

Dublin and Edinburgh 1994.

Page 19: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

6

ka rëndësi cilësia (statusi) i palëve në një marrëdhënie juridike të caktuar. Në bazë të kësaj cilësie

dhe në bazë të natyrës tregtare të së drejtës, mund ta kualifikojmë një mosmarrëveshje me shkak

ligjor bazuar në ligjin tregtar.

Në fakt edhe këtu mund të krijohet konfuzion, nisur nga kriteri i dytë i dallimit që lidhet me cilësinë

e palës në marrëdhënie. Në një kontratë sipërmarrje ndërtimi, baza ligjore që përbën edhe bazën e

zgjidhjes së konfliktit është ajo e parashikuar nga Kodi Civil, konkretisht neni 850 e vijues të tij.

Por nga ana tjetër kemi dhe kualifikimin e natyrës tregtare të përcaktuar nga ana e Kodit të

Proçedurës Civile, neni 334 e vijues të tij, sipas të cilit, mosmarrëveshja do të kualifikohej si

tregtare dhe si e tillë do të gjykohej nga seksioni tregtar. Në fakt, natyra juridike e një konflikti të

tillë, siç është ajo e kontratës së sipërmarrjes, nuk është tregtare por është e një natyre juridiko-

civile. Si e tillë me të drejtë do të shtronim pyetjen, se a mund të quhet një marrëdhënie e tillë

tregtare dhe dispozitat e ligjit që e rregullojnë atë, pavarësisht se i përkasin të drejtës civile, të

konsideroheshin tregtare? Mendojmë se dallimi që bën legjislacioni ynë nuk është i mjaftueshëm,

duke u nisur vetëm nga kriteri i cilësisë së palës në marrëdhënien juridike. Për këtë çështje, duhet

marrë në konsideratë edhe një kriter tjetër, ai i natyrës tregtare të konfliktit në marrëdhënien

juridike përkatëse. Këtu është vendi të theksojmë se gjyqtarët e seksioneve tregtare nuk mund të

vlerësojnë një mosmarrëveshje si tregtare, thjesht kur një palë (cilësia tregtare e palës) është

tregtare, por së pari duke u nisur nga natyra tregtare dhe ajo e biznesit të çështjes konkrete. Në të

kundërt, ndodhur përballë mosekzistencës së këtij kriteri substancial kualifikues, gjyqtarët e

seksionit tregtar do të duhet ta refuzonin gjykimin e një çështje të tillë dhe do ja kalonin për gjykim

këtë çështje gjykatës që gjykon çështje të natyrës civile.

Shumë nga juristët e praktikës dhe doktrinës, duke përfshirë këtu edhe gjyqtarët, e përkufizojnë të

drejtën tregtare në mënyrë shumë të ngushtë duke e lidhur thjesht me përmbajtjen e ligjeve për

shoqëritë tregtare dhe sipërmarrjet tregtare, si dhe ligjin që rregullon regjistrimin e tyre apo edhe

me ndonjë ligj tjetër specifik me natyrë tregtare. Një pikëpamje e tillë nuk është e drejtë, pasi jemi

të mendimit se ligji organik që rregullon jetën e shoqërive tregtare, prej momentit të regjistrimit e

deri në përfundimin e aktivitetit të tyre, është vetëm një pjesë e korpusit të së drejtës tregtare.

Shoqëria tregtare, me regjistrimin e saj, merr një status të veçantë, po kështu edhe një tregtar

individ që krijon një aktivitet tregtar, me regjistrimin e tij në regjistrin tregtar, fiton një cilësi të

veçantë5. Kjo cilësi si dhe aktet me natyrë juridike që prodhojnë gjatë jetës së tyre tregtarët dhe

shoqëritë tregtare nuk mjaftojnë për ti dhënë natyrën tregtare vetëm këtij ligji organik, por do të

duhej të shikohej më gjerë, pra edhe hyrja e këtyre entiteteve ligjore në marrëdhënie juridike-civile

konkrete me palë të tjera me të njëjtën cilësi. Kjo i jep të drejtës tregtare një dimension më të gjerë

duke përfshirë në korpusin e saj të ligjeve dhe akteve të tjera juridike, norma që do të përbënin

bazën për rregullimin e marrëdhënies përkatëse dhe sidomos për zgjidhjen e konflikteve sipas

natyrës juridike të saj.

5 Nisur nga kjo pikëpamje natyra e së drejtës tregtare do të kufizohej vetëm në aspektin e funksionit të brendshëm të

shoqërive.

Page 20: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

7

Sa më sipër, nuk mund të jepet një përkufizim i ri për të drejtën tregtare, por duhet t’i bashkohemi

atyre tradicionale duke theksuar natyrën juridike tregtare të lëndës që trajton kjo degë e së drejtës.

Pra, e drejta tregtare nuk është gjë tjetër veçse, fusha që rregullon aktivitetet tregtare të personave

fizik dhe juridik përfshi dhe shërbimet, si dhe marrjen përsipër të të drejtave dhe detyrimeve në

kontratat ku mishërohen këto aktivitete tregtare. Natyrisht që kur njëra nga palët është një shoqëri

tregtare (Person Juridik), atëherë marrëveshja apo mosmarrëveshja do të përkufizohej si një

marrëveshje apo mosmarrëveshje tregtare. Në rastin e marrëveshjes tregtare do i nënshtrohet

përkatësisht rregullimit të fushës në fuqi, ndërsa në rastin e mosmarrëveshjes do të gjykohej nga

gjyqtari i seksionit tregtar të gjykatës kompetente.

1.2 Kodifikimi i së drejtës tregtare.

Nga kërkimet që kemi bërë në legjislacionin tonë civil dhe atë tregtar në fuqi, vërehet se nuk ka

një ndarje midis së drejtës civile dhe asaj tregtare në një kohë që kemi një të drejtë civile të

kodifikuar. Por pavarësisht kësaj, nuk gjejmë në të të përfshirë aspekte të së drejtës tregtare.

Ndërkohë që nuk gjejmë asnjë praktikë të mirëfilltë të konflikteve që kualifikohen si tregtare, në

mënyrë që të bëhet ndarja midis këtyre dy fushave të së drejtës. Siç kemi përmendur më sipër,

ndodh jo rallë që juristë të praktikës, por edhe ata të doktrinës të së drejtës, e kualifikojnë të drejtën

tregtare si një të drejtë, e cila lidhet vetëm me rregullat e përcaktuara nga ligji për shoqëritë

tregtare.

Por sa i vërtet dhe real është ky konstatim? Për ti dhënë një përgjigje kësaj pyetje, le të kthehemi

në atë që ka ndodhur në praktikën tonë gjyqësore pas viteve 1990.6

Në kohën kur ekonomia e vendit filloi të hapej ndaj rregullave të tregut, u ndje nevoja për rregullat

e para në funksion të aktiviteteve tregtare. Kështu mund të përmendim ligjin e vitit 1991 “Për

Sanksionimin dhe Mbrojtjen e Pronës Private”. Në nenin 21 të këtij ligji, përcaktoheshin disa

rregulla për mënyrën se si mund të krijohej dhe organizohej një sipërmarrje tregtare. Por, a ishte e

mjaftueshme kjo për të dhënë një definicion dhe për më tepër për të aluduar për dallimin midis së

drejtës tregtare dhe asaj civile. Përgjigja do të ishte jo, derisa të kishim rregulla të reja dhe për më

tepër praktikë të mirëfilltë në këtë fushë, për të bërë një dallim esencial të tillë.

6 Rregjimi i planifikuar i ekonomisë para vitit 1990, kondicionoi edhe kualifikimet e raporteve të mardhënieve juridike

në praktikë. Të gjitha konfliktet pavarësisht se kishin natyrë ekonomime tregtare (brenda ekonomisë së planifikuar

socialiste) trajtoheshin si marrëdhënie juridike civile dhe zgjidheshin nga gjykatat civile. Përjashtim bënin zgjidhja e

mosmarrëveshjeve kontraktore midis ndërmarjeve shtetërore pranë arbitrazhit shtetëror, ngritur pranë Dhomave të

Tregtisë dhe Industrisë. Kjo jo për ti dhënë efekt kualifikimit tregtar apo civil të marrëdhënies juridike, por për të

arritur një zgjidhje të shpejtë të konfliktit të krijuar.

Page 21: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

8

Përpjekjet e para në këtë kuadër, janë përqëndruar në nxjerrjen e ligjeve në fushën e shoqërive

tregtare, regjistrimit të tyre dhe pjesa e parë e kodit tregtar (të konsideruara në praktikë si tri ligje

për shoqëritë tregtare7). Megjithatë këto nuk ishin të mjaftueshme për ti dhënë përgjigje pyetjes

nëse kemi përpjekje për të kodifikuar të drejtën tregtare, përgjigje e cila mbetet negative. Në

periudhën e nxjerrjes së akteve të mësipërme mund të thuhet se kemi tentative për të krijuar një

sistem të kodifikuar, por pa ditur ende preferencat e sistemeve të së drejtës që do të ndiqeshin, kjo

vlerësuar dhe në kuadër të nevojave praktike. Mendojmë se kodifikimi i së drejtës tregtare duhet

parë jo thjesht si një çështje teknike dhe problem i juristëve që merren me përgatitjen e ligjeve në

fushën e së drejtës, por duhet parë si një nevojë primare praktike e veprimtarive tregtare dhe për

më tepër e zgjidhjes së konflikteve që rrjedhin nga kjo veprimtari. Për këto arsye, kodifikimi është

shprehje jo vetëm e këtyre nevojave por edhe e traditës që është krijuar në këtë fushë, ku në disa

sisteme shfaqet nevoja e kodifikimit e në disa të tjera jo.

Kështu, duke ju referuar si sistemit anglosakson (common law), ashtu edhe në sistemin kontinental

(civil law) duke mos patur ndonjë ndryshim thelbësor midis dy sistemeve, vërejmë se një pjesë të

madhe të praktikës gjyqësore e zënë konfliktet që rrjedhin nga kontratat. Por në të dyja sistemet

ka një dallim esencial midis kontratave që lidhen midis tregtarëve dhe atyre që hyjnë në sferën e

veprimit të së drejtës private, që detyrimisht përcakton natyrën juridike të konfliktit dhe tregon

edhe mënyrën e zgjidhjes së konfliktit dhe gjykatën kompetente.

Nisur nga kjo pikëpamje e shprehur me sipër, disa juristë të doktrinës e të fokusuar në studimin e

marrëdhënieve në fushën tregtare, merrnin si shembull kontratat që lidhen në fushën e sigurimit

detar (maritime insurance), të cilat ata i kualifikojnë si kontrata të së drejtës tregtare (commercial

law), dhe i krahason ato me kontratat e sigurimit jo detar, transporti tokësor (land law), duke arritur

në konkluzionin se ndërmjet tyre ka një dallim fare të vogël, jo vetëm në formë por edhe në

përmbajtje. Po të njëjtët juristë, arrijnë në konkluzionin se në sistemin anglez të së drejtës, gjyqtarët

dhe juristët e praktikës në veprimtarinë e tyre nuk merren shumë me dallimin midis së drejtës

tregtare nga ajo civile, se sa me faktin që e shohin të drejtën tregtare si një pjesë të marrëdhënieve

të detyrimeve kontraktore. Përsa më sipër, në sistemin anglez të së drejtës që është baza e së drejtës

së traditës common law, nuk vërejmë përpjekje për kodifikim, pasi vetë praktika ka çuar në këtë

konkluzion apo zgjidhje8.

Në sistemin amerikan (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) të së drejtës, kemi një kod tregtar unik

(Unified Commercial Code) që prej vitit 1994, pasojë kjo e një përpjekje kolosale të juristëve

amerikanë për të kodifikuar të drejtën tregtare të rreth 50 shteteve (jashtë këtij kodifikimi ka

7 Tre ligjet për Shoqëritë Tregtare gjenden në një botim të vetëm që përfshin ligjin nr. 7632, datë 04.11.1992 “Për

Dispozitat që Rregullojnë Pjesën e Parë të Kodit Tregtar”, ligjin nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”

dhe ligjin nr. 7667, datë 28.01.1993 “Për Regjistrin Tregtar dhe Formalitetet që Duhen Respektuar nga Shoqëritë

Tregtare”. 8 Shiko për më tepër Text and materials in Comercial Laë, Botim i Shtëpisë Botuese, Butterëarth London, Dublin

and Edinburgh 1994.

Page 22: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

9

mbetur vetëm shteti i Luizianës, i cili i nënshtrohet civil law). Në këtë kod gjejmë një pjesë të mirë

të kontratave me natyrë tregtare, apo të ligjeve, akteve, statuteve specifike që rregullojnë

veprimtarinë e jetës tregtare në vend.9

Nëse do të trajtonim sistemin e së drejtës së vendeve socialiste ku ka bërë pjesë dhe Shqipëria deri

para viteve 90’, mund të themi se për shkak të natyrës së centralizuar të ekonomisë, ky sistem nuk

bazohet në ligje të posaçme që rregullojnë të drejtën tregtare, por zgjidhja e mosmarrëveshjeve

gjen zgjidhje në të drejtën civile (kodi civil), ndërsa rregullimi i të drejtave që rrjedhin nga prona

private është i kufizuar për shkak të natyrës së organizimit të shtetit. Gjithsesi, në përgjithësi ky

sistem bazohet në traditën e së drejtës së civil law10.

Kjo traditë e së drejtës ka qenë më e theksuar në vendet e bllokut socialist dhe e përhapur para

viteve ‘90, ndërsa sot, edhe ato vende që ruajnë natyrën socialiste të organizimi të shtetit, kanë

filluar të orientojnë sistemin e të drejtës së tyre në favor të sistemit privat, me qëllim nxitjen e

investimeve të huaja. Këtu mund të përmendim p.sh. Kinën, ku rregullimi i marrëdhënieve tregtare

po ndjek me ritëm të lartë vetë zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe është orientuar prej vitesh nga

sistemi common laë si së drejtës sidomos në rregullimin e marrëdhënieve tregtare.11

Në përmbledhje të sa më sipër, mund të themi se si në sistemin common law ashtu dhe atë civil

law, në të cilën bën pjesë dhe e drejta jonë civile dhe tregtare, vërehet një karakteristikë dalluese

që do të përcaktohej në këtë mnëyrë: Nuk kemi një ligj tregtar (kod) të unifikuar, ku mund të gjenim

të gjitha funksionet e së drejtës tregtare, përfshi jo vetëm anën materiale të kësaj të drejte, por

edhe anën proçeduriale të rregullimit të saj. Siç e dimë tashmë, e drejta jonë tregtare përbëhet nga

ligje të veçanta apo pjesë të veçanta të ligjit civil (Kodi Civil), apo edhe normat me natyrë

proçeduriale në fushën e së drejtës tregtare, të cilat në tërësi përbëjnë korpusin e kësaj të drejte. Sa

më sipër, unifikimi apo jo i së drejtës tregtare nuk është një domosdoshmëri për rregullimin e kësaj

fushe, duke qenë se korpusi i përgjithshëm i akteve ligjore rrgullojnë dhe zgjidhin të gjitha çështjet

me natyrë tregtare.

9 Shiko për këtë çështje Uniform Comercial Code, Fourteenth Edition 1995, Official Text ëith Comments. 10 Teksi i përkthyer në shqip për traditën e se drejtes civile 11 Në çështjen midis Shoqërisë tregtare të së drejtës shqiptare Vega sh.p.k. kundër një shoqërie të së drejtës Kineze

që merrej me prodhimin e anijeve tregtare, palët kishin realizuar një marërveshje tregtare për prodhimin e tre anijeve

transporti që do i shtoheshin flotës tregtare shqiptare. Në kontratën e realizuar midis tyre palët kishin parashikuar një

klauzole arbitrazhi jo të qartë për juridiksionin kinez dhe si e tillë nuk u këshilluan nga ana e avokatëve (kompania

shqiptare), që të ta zgjidhnin çështjen përballë arbitrazhit të përcaktuar në kontratë. Kjo pasi, Gjykata e Lartë Kinezë

për çështje të tilla, duke mbrojtur juridiksionin e gjykatave kineze që shqyrtojnë mosmarrëveshjet tregtare ku njëra

palë në kontratë është shoqëri e së drejtës kineze dhe tjetra shoqëri e së drejtës së huaj, ka përcaktuar se

çështja e përcaktimit të ligjit të zbatueshëm, gjykatës kompetente (në rastin tonë arbitrazhit) dhe vendit të

gjykimit (veneu of judgment) duhet të jëtë e shprehur qartë dhe pa ekuivoke, në të kundërt, juridiksioni

kinez nuk e njeh këtë gjykim dhe për rrjedhojë dhe zbatimin e vendimit të gjykatës së arbitrazhit sipas

rastit.

Page 23: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

10

1.3 Burimet e së drejtës tregtare dhe hirearkia e burimeve të së drejtës

Burimet e së drejtës në të drejtën tregtare do të përcaktohen referuar sistemit të së drejtës që i

përket ajo. Në sistemin e së drejtë kontinentale civil law (Itali, Francë, Gjemani, Spanjë, Zvicër),

por ku futet edhe sistemi ynë i së drejtës, kemi karakteristikën e përbashkët faktin që e drejta e

rregulluar nga ky sistem bazohet në parimet e së drejtës Romake (Roman Law). Pra, në përgjithësi

mund të barazojmë burimet e së drejtës, siç mund të bëjme dhe për fusha të tjera të së drejtës të së

njëjtit sistem. Burimet në këtë rast, bazohen në këtë hierarki normash: Kushtetutë, marrëveshjet

ndërkombëtare të ratifikuara, ligjet dhe aktet nënligjore;

Në gjuhën juridike shprehja “burime të së drejtës” ka një kuptim të dyfishtë. Ky kuptim duhet

ndarë në :

a) Burime krijuese ose prodhuese; dhe

b) Burime njohëse.

Ndërsa burimet krijuese apo prodhuese janë faktet juridike, të cilat çojnë në vetë ekzistencën e

normave juridike, ato njohëse janë vetë normat juridike që rregullojnë marërdhëniet në këtë fushë,

të tilla si ligje, akte nënligjore, norma statutore apo praktika tregtare të biznesit. Në të drejtën

tregtare, për shkak dhe të natyrës së veçantë që ajo ka, dhe ndikimit të drejtpërdrejtë të praktikës

në të, zënë vend të dyja ndarjet e mësipërme të burimeve të së drejtës.

Ndërsa në rregullimin tonë juridik ekziston një hierarki e burimeve të së drejtës e pranuar dhe nga

aktet më të rëndësishme. Sipas doktrinës, hierarkia e burimeve të së drejtës do të thotë që secilit

burim të së drejtës duhet t’i japësh një vlerë të veçantë, ç’ka tregon një raport prevalence më të

madh apo më të vogël në raport me normat e tjera të së drejtës. P.sh. Ligjet prevalojnë në raport

me Vendimet e Këshillit të Ministrave, por të dyja janë subjekt i përcaktimit të një hierarkie të

përcaktuar nga kushtetuta e vendit. Neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcakton

një hierarki substanciale dhe të rëndësishme për sa i takon burimeve të së drejtës, e cila merret për

bazë në të gjitha degët e së drejtës dhe për më tepër nga njerëzit e praktikës (p.sh. gjyqtari kur

gjykon një çështje gjyqësore konkrete, qoftë kjo e lëndës civile apo penale), të cilët vendosen

përballë faktit se cilën normë do të zbatojnë. Këtu sjellim në vëmendje rastin e një konflikti

gjyqësor p.sh të lidhur me një pavlefshmërie të një akti (veprimi juridik) të nxjerrë nga organet e

një shoqërie kapitali – në këtë rast gjyqtari nuk duhet të ketë asnjë dilemë se cilën normë të së

drejtës materiale do të zbatojë, atë civile (lex generalis) apo të të ligjit të posaçëm (lex specialis),

që në rastin konkret do të ishte ligji i posaçëm që rregullon fushën e organizimit dhe funksionimit

të shoqërive tregtare (ligji nr. 9901, datë 14. 04. 2008, Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare).12 Në

12 Shpesh në praktikë ka një keqkutimi në lidhje me faktin se kur ndodhemi përballë një pavlefshmërie relative apo

absolute të një akti të nxjerrë nga organet e shoqërive tregtare. Keqkuptimi ndodh në faktin se shpesh njerëzit e

praktikës (avokatët apo gjyqtarët që merren më këto kategori çështjesh) vendosin dhe përdorin si bazë ligjore

dispozitat materiale të Kodit Civil (nenet 92 e vijues të Kodit Civil) kur marrin në konsideratë shkaqet pavlefshmërisë

Page 24: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

11

lidhje më këtë problem do të flasim më poshtë kur të meremi me natyrën juridike të akteve që

nxjerrin organet e administrimit dhe kontrollit të shoqërive tregtare, si dhe me shkaqet që çojnë në

pavlefshmërinë e tyre dhe në pasojat juridike që duhet të zgjidhen sipas rastit.

Më poshtë do shohim në mënyrë të përmbledhur se cilat janë burimet e së drejtës tregtare në

përgjithësi dhe në veçanti sipas legjislacionit shqiptar.

Kushtetuta, është burimi kryesor normativ në fushën e së drejtës në përgjithësi. Kushtetuta është

ligji themelor i shtetit, nga ku burojnë edhe aktet e tjera normative. Kushtetuta përcakton ndër të

tjera, jo vetëm formën e qeverisjes së sistemit juridik të vendit, por dhe organizmin, funksionimin

dhe kompetencat thelbësore të organeve kushtetuese. Por ajo përcakton në mënyrë të detajuar dhe

liritë dhë të drejtat themelore të individit, cënimi i të cilave do të përbëntë shkak për një pjesmarrje

aktive në mbrojtje të tyre përpara organeve të posaçme kushtetuese dhe veçanërisht të juridiksionit

gjyqësor të zakonshëm apo posaçërisht atij kushtetues. E drejta kushtetuese, ashtu si për shumë

degë të tjera të së drejtës, edhe për atë private, përbën një burim nga e cila ajo udhëhiqet, duke

patur në konsideratë jo vetëm aspektin e respektimit të parimeve të një proçesi të rregullt ligjor,

por edhe parime kushtetuese specifike të elabaruara nga doktrina dhe praktika e së drejtës

Kushtetuese të cilat ndikojnë edhe në këtë degë të së drejtës.

Kushtetuta në nenin 42 të saj parashikon se liria, prona dhe të drejtat e njohura me kushtetutë dhe

me ligj nuk mund të cënohen pa një proçes të rregullt ligjor. Kjo dispozitë kushtetuese ka një

kuptim të rëndësishëm jo vetëm për individin por edhe për mbrojtjen e të drejtave të sipërmarrjeve

tregtare dhe të biznesit. Për më tepër, ky i fundit në rrethana të caktura mund ti drejtohet

drejtpërdrejtë gjykatës kushtetuese për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tij nga cënime që

përgjithësisht vijnë nga presioni i pushtetit ekzekutiv. Këtu një rol të madh luajnë organizatat e

biznesit, të cilat në kuptimin e kushtetutës, nenit 134 të saj, kanë të drejtë që t´i drejtohen

drejtpërdrejtë Gjykatës Kushtetuese, më qëllim kontrollin abstrakt të normës së aktit normativ

(ligjit apo aktit nënligjor) në raport me dispozitën e kushtetutës që vjen ose jo në kundërshtim.

Problemi i legjitimimit të personave juridikë sipas nenit të sipërpërmendur, prej vitesh ka ngjallur

në jurisprudencën kushtetutese një debat të gjerë që është zgjidhur pro të drejtës së organizatave

jofitimprurëse, të cilat veprojnë në fusha të ndryshme, përfshi edhe ato në fushën e aktiviteteve

tregtare, pra organizatat e biznesit. Tashmë, në bazë të interpretimit që i është bërë gërmës “f” të

nenit 134 të kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese në një sërë vendimesh të saj, është arritur në

së këtyre akteve, dhe për më tepër të zgjidhjes së pasojave juridke që vijnë nga to. Kemi dhënë mendimin tone edhe

herë tjetër për këtë problem (shih Revista Jeta Juridike, nr. 2, Dhjetor 2007), që aktet që nxjerrin organet e shoqërisë

gjatë veprimtarisë së tyre të administrimit apo të kontrollit janë akte (veprime juridike) që duhen trajtuar jo njësoj

ashtu si edhe veprimi juridik si një shfaqje e njëanshme e vullnetit të personit fizik juridik me qëllim, lindjen

ndryshimin apo shuarjen e pasojave juridiko - civile (neni 79 i Kodit Civil), por duhen trajtuar si akte (veprime

juridike) të nxjerra nga organet e personit juridik në funksion të veprimtarisë së tyre dhe në bazë të kritereve të

përcaktuarana në normat e statutit dhe ligjit të posaçëm. Si të tilla çdo shkak juridik që ndikon në vlefshmërinë e tyre

duhet parë i lidhur me këto norma. Ja pse themi që si rregull këto akte (aktet e njerit prej organeve të administrimit

dhe kontrollit të shoqërive tregtare) goditen për pavlefshmëri relative dhe jo absolute, duke sjellë një dallim esencial

nga teoria tradicionale e veprimit juridik në të drejtën civile.

Page 25: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

12

përfundimin se subjektet e ndryshme jo fitimprurëse që kanë si objekt të veprimtarisë së tyrë

statutore mbrojtjen e interesave të anëtarëve të tyre, kanë të drejtë dhe legjitimohen që ti drejtohen

Gjykatës Kushtetuese duke e vënë atë në lëvizje, vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.

Në këtë kuptim dhe pa u zgjatur në këtë argument, mbrojtja kushtetuese e të drejtave të shoqërive

tregtare, nga miratimi e normave ligjore që cënojnë lirinë dhe iniciativen e lirë të biznesit, apo që

e vënë në kushte të vështira për të ushtruar të drejtat e tij ligjore dhe kushtetuese, mund të bëhet

në çdo rast një konflikt të mundshëm të juridiksionit kushtetues13.

Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, janë akte juridike me karakter ndërkombëtar, të cilat

rregullojnë fusha të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare midis shteteve. Ato kanë një rëndësi të

madhe në sistemin e hierarkisë së burimeve të normave të së drejtës, pasi ato përbëjnë një nga

burimet thelbësore të shtetit në angazhimet që ai merr në raport me shtetet e tjera dhe organizatat

ndërkombëtare. Marrëveshjet ndërkombëtare mund të jenë të karakterit shumëpalësh ose

dypalëshe. Karakteristikë e këtyre marrëveshjeve është se ato duhet të hyjnë në fuqi në territorin e

shtetit palë, sipas një proçedure të përcaktuar në kushtetutë. Ato hyjnë në fuqi pasi ratifikohen

nga parlamenti dhe shpallen e botohen sipas një proçedure të caktuar po me ligj14.

Marrëveshja ndërkombëtare e ratifikuar nga parlamenti përbën pjesë të sistemit të brendshëm

juridik, çka do të thotë që ajo kthehet në pjesë përbërësë të legjislacionit të brendshëm të vendit.

Që një marrëveshje ndërkomëtare të bëhet pjesë e sistemit juridik të brendshëm duhet që përveçse

të miratohet në parlament, të plotësojë edhe kushtin e botimit në fletoren zyrtare.

Karakteristikë e një marrëveshje ndëkombëtare të ratifikuar nga parlamenti dhe të hyjë në fuqi

është se ajo si rregull zbatohet në mënyrë të drejtëpërdejtë, qoftë nga organet e administratës

shtetërore që janë të lidhura me zbatimin e saj, qoftë nga organet gjyqësore gjatë gjykimit të një

çështjeje konkrete15. Përjashtim nga ky rregull bëhet kur për të bërë zbatimin e saj kërkohet nxjerrja

e një ligji të veçantë, përveç atij që e ka miratuar/ratifikuar atë, për shkak se ajo nuk është e

vetëzbatueshme ashtu siç është shkruar.

13 Në vendimin nr. 12, datë 28.04.2009, me Kërkues Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, me objekt shfuqizimin

si antikushtetues të pikës 1 të Udhëzimit nr. 18, datë 18.06.2008 të Ministrit të Financave, Gjykata Kushtetuese në

lidhje me legjitimin e kësaj pale shprehet se: “Gjykata Kushtetuese ka interpretuar, në jurispudencën e saj, kriteret

kushtetuese për legjitimimin e organizatave si subjekte që mund ta vënë atë në lëvizje (shih vendimet nr. 9/2007, nr.

11/2007, nr. 35/2007, nr. 41/2007, nr. 9/2008): Shoqatat ose organizatat e tjera janë përcaktuar në nenin 134, pika 1,

shkronja “f” e kushtetutës, si subjekte që ushtrojnë në mënyrë të kushtëzuar të drejtën për t´iu drejtuar Gjykatës, duke

patur legjitimitetin kushtetutes vetëm për çështjet që lidhen me interesat e tyre (shih vendimin e gjykatës kushtetuese

nr. 35, datë 10.10.2007). Ato kanë detyrimin për të provuar lidhjen e domosdoshme, të drejtpërdrejtë dhe të

individualizuar që duhet të ekzistojë ndërmjet veprimtarisë ligjore që ato kryejnë dhe çështjes kushtetuese të ngritur.

Interesi për të vepruar duhet të jetë i sigurt, i drejtpërdrejtë dhe vetjak”. 14 Sipas nenit 122 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ”Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën

pjesë të sistemit të brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në

mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një

ligji…..” 15 Shiko Vendimin e Gjyktës së Lartë nr. 582, datë 12.11.2014 në të cilin është kërkuar zbatimi nga gjykata në mënyrë

të drejtëpërdrejt të dispozitave të Konventës së Vjenës, 1961, hyrë në fuqi për Shqipërinë 08.02.1998.

Page 26: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

13

Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen

me të. Kjo do të thotë që të respektosh hierarkinë e burimeve të së drejtës në një lëndë të caktuar

të saj. Konkretisht në rast se gjyqtari do të kishte rregullimin e një çështjeje në fushën e përjashtimit

të taksave të dyfishta në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar midis shtetit tonë dhe atij të

Greqisë, dhe ligji i posaçëm që rregullon tatimin mbi fitimin për aktivitetet e biznesit në vendin

tonë do të kishte një rregullim tjetër, subjekti i biznesit si rezident tatimor në RSH do të kërkonte

nga ana e organeve tatimore zbatimin e drejtpërdrejtë të marrëveshjes, në të kundërt akti i organit

tatimor do të binte ndesh me një dispozitë kushtetuese (neni 122/2) dhe si rrjedhojë do të cënonte

interesat e subjektit të biznesit. Ky i fundit sipas rastit do të mbrohej duke ju drejtuar juridiksionit

gjyqësor dhe do të kërkonte anullimin e aktit të nxjerrë në kundërshtim me marrëveshjen

dypalëshe, ratifikuar nga parlamentet e të dyja shteteve.

Rasti do të ishte më i vështirë për tu interpretuar, nëse do të ishim në kushtet e parashikuara nga

neni 122/3 i kushtetutës. Sipas kësaj dispozite, Shqipëria në kushte të caktuara mund të delegojë

ushtrimin e kompetencave shtetërore organizatave ndërkombëtare. Në këtë rast kemi të bëjmë më

një lëshim të sovranitetit të shtetit, ku organe të posaçme shtetërore, disa prej kompetencave në

fusha të caktuara nuk i ushtrojnë drejtpërsëdrejti vetë, por jua kalojnë organizatave ndërkombëtare

ku shteti ynë është anëtar. Një rast i tillë do të ishte marrëveshja ndërkombëtare e ratifikuar nga

parlamenti shqiptar për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Kur flasim për burime të së drejtës tregtare në kuptimin e legjislacionit ndërkombëtar kemi

parasysh dy mjete të cilat mund të të merren në konsideratë.

Së pari : konventat ndërkombëtare në fushën e së drejtës tregtare, dhe këtu mund të përmendim:

a) Konventën e Vjenës për Kontratat dhe Shitjet ndërkombëtarë të mallrave (1980);

b) Konventa e Gjenevës mbi Agjencinë në Shitjen ndërkombëtare të mallrave (1983)

c) Konventa e Otavës mbi faktoringun ndërkombëtar dhe leasingun financiar ndërkombëtar

(1988)., etj

Së dyti: akte të tjera ndërkombëtare, të cilat hyjnë në burimin e së drejtës tregtare, janë të

ashtuquajturat kode model, të cilat janë përgatitur nga ana e ICC (International Chamber of

Commerce). Këtu mund të përmendim disa prej tyre si :

- Regullat uniforme “for collection” (1978), Icotermat (1990),

- Rregullat uniforme mbi garancitë e kërkesave (1992),

- Praktika uniforme dhe praktika per kreditë dokumentare (1993).

Aktet e mësipërme, të draftuara dhe të futura në qarkullim nga ICC në përgjithësi nuk janë gjë

tjetër veçse përmbledhje të praktikave dhe zakoneve tregatre të lindura ndër vite midis tregtarëve

dhe sipërmarjeve tregtare.

Page 27: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

14

Ndërkohë që konventat e ratifikuara nga ana e shteteve kanë dy karakteristika që kanë të bëjnë me

raportet dhe mënyrën e përshtatjes në legjislacionin e brendshëm. Në disa sisteme përdoret parimi

i inkorporimit, siç është ai në sistemin e brendshëm nëpërmjet miratimit me ligj, siç ndodh në

shumë sisteme të së drejtës (sistemi monist). Ndërsa në vende të tjera, ato nuk inkorporohen në

legjislacionin e brendshëm por ekzistojnë së bashku me të dhe kanë vendin e tyre në hierarkinë e

burimeve të së drejtës (sistemi dualist). Këtu futet edhe sistemi ynë16 siç është përcaktuar dhe në

kushtetutë.

Ligjet, janë aktet të cilat konsiderohen si një shprehje më e lartë e vullnetit të shtetit dhe si të tillë

përbëjnë burimet primare në veprimtarinë e organeve të administratës shtetërore dhe atyre

gjyqësore, por jo vetëm pasi ato në thelb ju kundërdrejtohen nënshtetasve. Ligjet përmbajnë

rregullime me karakter të përgjithshëm dhe abstrakt dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve apo

subjekteve juridikë. Kushtetuta i ka dhënë pushtetin e nxjerrjes së ligjeve Kuvendit të Republikës

së Shqipërisë. Ligjet janë akte normative në sistemin juridik të vendit tonë dhe në hierarkinë që

përcakton kushtetuta, renditen pas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara.

Neni 81 i Kushtetutës përcakton se të drejtën e iniciativës ligjvënëse e ka Këshilli i Ministrave,

çdo deputet dhe 20 mijë zgjedhës. Disa ligje miratohen me shumicën e nevojshme për mbledhjen

e parlamentit, ndërsa disa ligje të tjera duhet të miratohen me tre të pestat e gjithë antarëve të të

Kuvendit. Të tilla janë kodet, ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të

parashikura në kushtetutë, etj17.

Ligjet rregullojnë aspekte të ndryshme të jetës, çka do të thotë që rregullojnë gjithashtu dhe fushën

e së drejtës tregtare apo thënë ndryshe aspekte tregtare dhe të biznesit. Këtu përmendim, por jo

vetëm :

Ligjet në fushën tregtare – Ligjet bazë, të tilla si Kodi Civil, veçanërisht pjesa e përgjithshme që

rregullon konceptin e personit juridik. Por vend të rëndësishëm zë dhe pjesa e posaçme, që

rregullon kontratat, veçanërisht pjesa e përgjithshme e intepretimit të kontratave dhe e

sanksionimit të parimit të autonomisë kontraktuale dhe vullnetit të palëve. Vend shumë të

rëndësishëm në kuadrin ligjor në fushën tregtare përbën ligji nr. 9001, datë 14/04/2008 “Për

Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” i ndryshuar. Ky ligj rregullon në mënyrë të posaçme organizimin

dhe funksionimin e shoqërive tregtare dhe do të sqarohet më në detaj më poshtë, kur të flasim për

natyrën juridike të organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare. Gjithashtu ka një sërë ligjesh

të tjera që veprojnë në fushën tregtare dhe rregullojnë posaçërisht marrëdhëniet mes subjekteve

tregtare apo dhe funksionet e brendshme të tyre.

Ligjet në fushën e ekonomisë – Zakonisht jemi mësuar që ligjet që dalin me propozim të organeve

të administratës shtetërore, t’i kualifikojmë në fushën e së drejtës administrative (publike),

pavarësisht se ato mund trajtojnë çështje që i përkasin sferës së tregtisë dhe biznesit. Ligje të tilla

16 Shiko nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 17 Shiko neni 81 pika 2 e kushtetutës

Page 28: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

15

siç janë ato që zbatohen në fushën e shtijes së pronës publike, të prokurimeve, të energjisë, të

telekomunikacionit, konçesioneve etj. Këto ligje në thelb, rregullojnë çështje të biznesit, mënyrën

se si ai duhet të veprojë në aktivitetet tregtare që do të kryejë dhë të kontratave që shoqëritë tregtare,

gjatë aktivitetit të tyre, do të lidhin me organet shtetërore të autorizuara18.

Në të drejtën anglosaksone fusha e zbatimit të ligjeve që dalin për të rregulluar veprimtarinë e

biznesit dhe kufizimet që ato do mbajnë parasysh në veprimtarinë e tyre futen në ligjet ekonomike

(economic laë). Të njëjtin trajtim gjejmë dhe në sistemin amerikan dhe atë kanadez, si dhe në

sisteme të tjera që zbatojnë mot a mot këtë traditë të së drejtës19.

Aktet normative që nxirren nga Këshilli i Ministrave, Ministrat, organet drejtuese të

institucioneve të tjera qëndrore si dhe nga organet e pushtetit vendor – Të gjitha aktet e mësipërme

janë një pjesë e rregullave me karakter të përgjithshëm dhe që veprojnë në të gjithë territorin e

vendit (aktet normative të KM), një pjesë me karakter të përgjithshëm dhe që kanë fuqi vetëm

brenda juridiksionit të një territori-njësie administrative të caktuar (aktet e nxjerra nga organet e

qeverisjes vendore), si dhe aktet me fuqi në të gjithë territorin por që veprojnë vetëm brenda sferës

së juridiksionit të veprimtarisë së tyre (p.sh. aktet e nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

për rregullimin e një marrëdhënieje të caktuar tatimore).

Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Gjykatës së Lartë

dhe ajo e Gjykatës Kushtetuese. Në vendet e traditës civil law, fusha e së drejtës tregtare bazohet

përgjithësisht në norma të kodifikuara dhe në ligje të tjera të posaçme që rregullojnë marrëdhëniet

tregtare. Por aspekt të rëndësishëm të burimeve të së drejtës së tregtare të këtyre vendeve përbën

edhe Jurisprudenca e krijuar nga sistemi gjyqësor i vendit, siç do të shpjegojmë më poshtë. Këtu

futet Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë dhe ajo Kushtetuese. Por këtu nuk do të lihej pa u trajtuar

edhe Jurispudenca e Gjykatës së Strasburgut për ato vende që janë anëtare të kësaj organizate 20.

Ndërsa në të sistemin e traditës civile, ligji i shkruar merr prioritet, edhe pse njihet si burim i së

drejtës edhe vendimi gjyqësor i gjykatave më të larta. Në vendet e traditës common laë burimi

kryesor është precedenti, pra karakteristikë është se nuk ka ligje të kodifikuara në fushën e biznesit

por akte në formën e statuteve. Përjashtim bëjnë SHBA-të, të cilat megjithëse njohin këtë traditë

të së drejtës, siç kemi përmendur dhe më lart prej vitit 1991 ka një Kod tregtar të unifikuar. Por

edhe në këtë sistem ka një kufizim të zbatimit të kodit tregtar (restatement of law). Kjo do të thotë

18 Ligjet e sipërpërmendura përbëjnë rregullimin publik të trajtimit të elementëve të pronës shtetërore dhe kufizimet

që shoqëritë tregtare duhet të mbajnë parasysh gjatë aktivitet që buron mbi bazën e këtyre ligjeve. 19 Shiko për më tepër Path of Law Oliver Wendell Holmes, Jr. 20 Në nenin 494 të K. Pr. Civile, Kërkesa për rishikim dhe rastet e rishikimit, është parashikuar në gërmën “ë” se

vendimi i Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut, mund të shërbejë, si një provë për të kërkuar rishikimin e një

vendimi gjyqësor të formës së prerë, kur kjo gjykatë ka dhënë një vendim në të cilin argumenton se jane kryer shkelje

të Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut” dhe të protokolleve të saj, të

ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Page 29: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

16

që ligji mbetet pa fuqi në rast se precedenti jep një zgjidhe tjetër konfliktit të shtruar për gjykim

para autoritetit gjyqësor.

Në SHBA një rol të madh në fushën e zgjidhjes së konflikteve të së drejtës tregtare luajnë edhe

entet private si American Law Society, të cilat tentojnë të formojnë modele uniforme për të gjitha

shtetet, si p.sh. Model Bussines Corporation Act.21

Ajo që vlen për t’u theksuar në traditën e këtyre vendeve është se gjyqtari, gjatë zgjidhjes së një

rasti konkret me natyrë tregtare por jo vetëm, dhe duke u mbështetur tek precedenti i krijuar nga

kolegu i tij më parë, mund ta pasurojë atë precedent ose ta ndryshojë atë, duke u bërë kështu një

krijues i së drejtës. Kjo nuk ndodh në vendet e traditës civile, ku gjyqtarët që marrin çështjen në

shqyrtim, gjykojnë duke u mbështetur në interpretimin që i bëjnë ligjit të shkruar e të nxjerrë nga

një organ tjetër (parlamenti). Por në vitet e fundit edhe në këto vende ka filluar që të kemi një

“devijim” nga tradita. Kjo pasi gjyqtarët në shumicën e këtyre vendeve, duke përfshirë edhe vendin

tonë, në zgjidhjen e një çështjeje konkrete zbatojnë praktikat unifikuese të gjykatave më të larta.

Por kjo praktikë që është e detyrueshme për zbatim nga gjykatat më të ulëta, nuk është se krijohet

apriori nga gjykata më e lartë, por krijohet mbi bazën e interpretimit konkret dhe korrekt të ligjit,

çka do të thotë që për çështje të njëjta, në të gjithë juridiksionin gjyqësor, gjyqtarë të ndryshëm

duhet ta interpretojnë ligjin në mënyrë të njëjtë dhe uniforme. Kjo ka vlerë për të gjitha kategoritë

e çështjeve, përfshi edhe ato me natyrë tregtare.

Në sistemin tonë të së drejtës, ky burim jurisprudencial është parashikuar në nenin 141/2 të

kushtetutës, ku prashikohet se “për njehsimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e

Lartë ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara çështje të caktuara gjyqësore”.

Po kështu edhe ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë” bën rregullimin e një

kompetence të tillë të kolegjeve të Bashkuara. Rëndësia që kanë vendimet e kolegjeve të bashkuara

për unfikimin e praktikës gjyqësore, përcaktohet edhe në nenin 19 të po këtij ligji, ku përcaktohet

se ato (vendimet e kolegjeve të bashkuara), duhet të botohen në numrin më të parë të fletores

zyrtare.

Në sistemin e traditës civile, në ndryshim nga ai i traditës së common law, diversiteti i rregullimit

të së drejtës tregtare është i larmishëm pasi kemi një sërë ligjet që nxirren dhe që rregullojnë

marrëdhënie nga më të ndryshme juridike me natyrë tregtare, përfshi këtu edhe fushën e biznesit.

Ndërsa në sistemin common law vërejmë nxjerrjen e një numri të pakët ligjesh, kjo për arsye se

konfliktet në fushën e marrëdhënieve të biznesit, zgjidhen mbi bazën e precedentit.

Zakonet dhe praktikat tregtare. Këto rregulla, pavarësisht se nuk përfshihen në hierarkinë e akteve

normative të përcaktuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, janë një nga burimet më të

rëndësishme të së drejtës tregtare. Për vetë natyrën dinamike që ka e drejta tregtare, rregullat e

përcaktuara nga vetë shoqëria në çdo fazë të zhvillimit të saj, janë shumë të rëndësishme.

21 Shiko për formimin dhe funksionimin e këtyre enteve, Uniform Comercial Code, Fourteenth Edition 1995, Official

Text with Comments.

Page 30: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

17

Pavarësisht se ato nuk përbëjnë ligj apo referuar ndryshe akt normativ, janë frymëzim për

zhvillimin e transaksioneve tregtare dhe në shumë raste, përbëjnë në vetvetë burim për legjislatorin

apo ligjvënësin e një vendi. Në ditët e sotme, zakonet dhe praktikat tregtare kanë marrë një rëndësi

të veçantë, duke u bërë bazë e rregullave të shumë organizatave dhe portaleve që kanë si qëllim

zhvillimin e transaksioneve tregtare ndërkombëtare.

Statuti i shoqërive tregtare. Janë akte shumë të rëndësishme përsa i përket organizimit dhe

funksionimit të shoqërive tregtare. Si në rastin e zakoneve dhe praktikave tregtare, statutet e

shoqërive tregtare nuk mund të përkthehen në ligje, sipas kuptimit të gjerë të tyre. Por statutet

pëbëjnë ligj për marrëdhëniet ndërmjet ortakëve të një shoqërie, duke marrë rolin e kontratës mes

palëve dhe duke u përkthyer në ligj për palët. Praktika gjyqësore në fushën e së drejtës tregare të

vendeve të zhvilluara, e konsideron statutin e shoqërisë tregtare si aktin më të rëndësishëm që

shërben në zgjidhjen e mosmarrëveshje me natyrë tregtare mes ortakëve të një shoqërie.

Sa më sipër sjellim në vëmendje konkluzionin e dhënë nga Gjykata e Kasacionit italiane në një

rast ku është trajtuar përjashtimi i ortakut të një shoqërie. Në rastin në fjalë, shoqëria kishte kërkuar

përjashtimin e ortakut për sjellje konkuruese në të njëtin sektor. Përcaktimi në statut i shoqërisë

parashikonte përjashtimin për veprime konkuruese, por pa specifikuar se cilat përbënin veprime

konkuruese dhe cila ishte lidhja me dëmin që i shkaktohej shoqërisë. Gjykata e Kasacionit, pasi

shqyrtoi çështjen vendosi të prishë vendimin e gjykatave më të ulta nëpërmjet të cilave ishte

vendosur përjashtimi i ortakut. Gjykata bazoi vendimin e saj në arsyetimin se statuti i një shoqërie

tregtare duhet të jetë i formuluar në mënyrë të qartë dhe të saktë, duke përcaktuar të gjitha rastet e

specifike të sjelljes së një ortaku, nëpërmjet të cilës cënohet drejtpërdrejtë interesi i shoqërisë. Në

rastin kur statuti i shoqërisë tregtare përmban një përcaktim specifik dhe jo gjenerik, atëherë dhe

gjykata ka të drejtë dhe kompetencë që të vendosë në lidhje me themelin e kërkimit që është

përjashtimi i një ortaku ose jo22. Duke ju referuar këtij rasti, kuptojmë rëndësinë që merr statuti në

aspektin e burimit të së drejtës jo vetëm si normë rregulluese por dhe në rastin e zgjidhjes së një

mosmarrëveshje.

Edhe në praktikën franceze ka një përqasje me qëndrimin e mbajtur nga gjykata italiane. Në rastin

e konflikteve tregtare, sidomos kur ato trajtojnë funksionin e brendshëm të shoqërisë, është statuti,

akti i cili duhet të përcaktojë në mënyrë të saktë dhe të detajuar të gjitha sjelljet, shkeljet, pasojat

dhe mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

Përsa i përket praktikës shqiptare, Statuti ende nuk ka marrë rolin dhe rëndësinë që duhet të ketë,

jo vetëm kur i referohemi praktikës gjyqësore, por dhe vetë zhvillimin elementar të marrëdhënieve

ndërmjet ortakëve dhe shoqërisë. Statutet që qarkullojnë në jurdiksionin shqiptar, në përgjithësi

janë statute tipe që përkthejnë fjalë për fjalë përmbajtjen e ligji, duke vërejtur një strukje ndaj

specifikimit dhe sqarimit të rasteve të përcaktuara në mënyrë të përgjithshme nga ligji. Kjo

tendencë e zbatimit të parimeve të përgjithshme të ligjit është pasojë e zhvillimit të pakët që ka e

22 Vendimi i Gjykatës së Kasacionit nr. 19414, datë 28 Shtator 2004 RV. 577393

Page 31: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

18

drejta tregtare dhe ajo e kompanive në vend. Si pasojë strukja ndaj zgjerimit dhe specifikimit të

këtyrë parimeve haset jo vetëm tek vetë tregtarët, ortakët apo aksionarët e një shoqërie por dhe në

ato pak raste që gjykatat shqiptare kanë trajtuar çështje me këtë natyrë konflikti. Gjithsesi, janë

vetë ortakët e shoqërive ata që duhet të përpiqen të hartojnë statute sa më të plota dhe të sakta, në

mënyrë që ato vërtet të kenë forcën e ligjit në marrëdhëniet mes tyre apo dhe në rastin e përballjes

me gjykatën të kenë referenca të qarta për çfarë kërkohët të arrihet në gjykim.

Page 32: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

19

KAPITULLI II

II. Vështrim historik mbi të drejtën tregtare.

2.1 Vështrim i përgjithshëm

Sipas një opinioni që mbizotëron sot në doktrinë në lidhje me të drejtën tregtare, mendohet se

në kohët antike nuk kishte një grup rregullash apo normash juridike, të cilat të trajtonin dhe

rregulonin aktivitetin tregtar. Pra, nuk ndeshim një kodifikim të kësaj të drejtë në këtë periudhë,

por ajo që ndeshet ka të bëjë më norma të veçanta të fushës të së drejtës civile, të cilat rregullonin

në mënyrë specifike aktivitete tregtare. Ky mendim ka zotëruar më tepër për të drejtën romake,

ndërsa përsa i përket të drejtës antike greke, ndeshen norma juridike që flasim për një rregullim

specific të së drejtës tregtare të Athinës, dhe kjo midis shekujve V e VI, para krishtit. E drejta e të

ashtuquajturave Polis, kishte një raport të kufizuar dhe aplikohej veçanërisht në marrëdhëniet

ndërmjet personave fizikë (qytetarëve). Ndërsa në Greqinë e Lashtë, aktivitetet tregtare

rregulloheshin nëpërmjet normave që kishin në fokus marrëdhëniet tregtare midis qytetarëve dhe

skllevërve ose të huajve. Gjithashtu ekzistonin edhe gjykata të veçanta, të cilat diskutonin dhe

jepnin edhe vendime për konfliktet tregtare përkatëse. Megjithatë, ajo që bie në sy në të drejtën

antike greke në dallim nga ajo romake, është fakti se e drejta e polis ishte e ndarë nga e drejta

tregtare.

Duke qënë se e drejta jonë private ka qëne e orientuar nga sistemi i së drejtës civile romake dhe

me pas e drejta gjermanike, më vonë e njohur si e drejta e familjes kontinentale edhe gjermanike,

do të ishte me interes që të shikonin pak më hollësisht se si janë zhvilluar marrëdhëniet tregtare në

të drejtën romake, dhe për më tepër, si ishte e zhvilluar vetë e drejta tregtare. Ajo që bie në sy në

periudhën antike të Romës së lashtë është fakti se nuk gjejmë, ashtu siç thamë edhe më lartë, norma

juridike, të cilat të rregullonin në mënyrë të pavaruar marrëdhëniet tregtare. Në të drejtën romake,

marrëdhëniet tregtare rregulloheshin brenda kuadrit të së drejtës civile (ius privatorium). Sipas së

drejtës civile romake, figura e pretorit ishte ajo që shqyrtonte edhe konfliktet tregtare, por rregullat

ku ai mbeshtetej për zgjidhjen e këtyre konflikteve, udhëhiqeshin nga parimi i barazisë dhe i

nevojave të jetës.

Me rënien e perandorisë romake, vërejmë edhe një zbehje të figurës dhe pushtetit të pretorit, i cili

deri në atë kohë kujdesej edhe për konfliktet tregtare. Barbarët nuk bënë gjë tjetër, por filluan që

të zbehnin edhe zbatimin e normave të së drejtës romake dhe për të sjellë në vetvetë një pasiguri

në trajtimin e raporteve juridike që zgjidheshin në bazë të së drejtës civile romake, duke përfshirë

këtu edhe marrëdhëniet tregtare.

Ndikimi i pushtetit të kishës në të gjitha aspektet e jetës, solli një ndikim jo vetëm në zhvillimin

por edhe zgjidhjen e marrëdhënieve tregtare. Kështu p.sh., gjatë kësaj periudhe vihet re se Kisha e

Page 33: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

20

trajtonte problemin e marrëdhënieve të huasë me interes si një marrëdhënie të ndaluar, pasi bazohej

mbi një princip, sipas të cilit është e ndaluar dhe jo e ndershme që të realizohen fitime pa bërë një

punë konkrete. Kjo në një farë mënyre e ndrydhte edhe aktivitetin tregtar, pasi deri në këtë kohë

dhe sipas së drejtës romake, marrëdhënie të tilla “finaciare”, “ushqenin” në fund të fundit

zhvillimin e marrëdhënieve tregtare gjatë periudhës së Romës së Lashtë.

Pavarësisht rënies së ndikimit të pushtetit të pretorit dhe të ndikimit të normave të së drejtës

romake, me kohën vërejmë një lulëzim të disa instituteve të së drejtës tregtare, të cilat lindën si

rrjedhojë e përmirësimit të kushteve të jetës, por edhe të ndikimit që patën rritja e shkëmbimeve

tregtare. Kështu, filluan të vërehen lëvizje në kuadër të bashkimit të interesave të tregtarëve,

bashkime të cilat çuan në themelimin e të ashtuquajturave shoqëri me emrin Art. Këto bashkime

kishin një rregullim ligjor të tyre dhe ishin të detyruara që të regjistroheshin dhe të kishin numra

të posaçëm regjistrimi. Gjykimi i mosmarrëveshjeve tregtare në periudhën kur lindën këto

organizime të regjistruara, bëhej nga të ashtuquajturit konsuj (consoli), të cilët ishin të zgjedhur

nga radhët e tregtarëve, pjestarë të atyre bashkësive që përfaqësonin shoqëritë e regjistruara.

Rregullat që aplikoheshin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare, vazhdonin që të ishin ato të

mëparëshmet, por u shtuan dhe rregullat, të cilat ishin parashikuar në aktet statutore të këtyre

organizimeve tregtare. Pikërisht zhvillimi i këtyre marrëdhënieve tregtare, regjistrimi nëpër

regjistra të organizimeve të para tregtare, si dhe vendosja e rregullave nëpër aktet statutore të këtyre

organizimeve, përbëjnë origjinën dhe bazën e parë të së drejtës tregtare.

Nëpërmjet këtyre rregullimeve filluan të viheshin re forma të organizmit tregtar, si shoqëritë me

emër kolektiv, shoqëritë e formës komandite, kambiali dhe institute të tjera, të cilat do të përbënin

bazën e së drejtës tregtare, nga ku do të frymëzoheshin edhe rregullimet e mëvonshme tregtare23.

Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe i atyre politike, si dhe ndikimi që ato patën nga

përfshirja e tregtarëve në jetën politiko-ekonomike, solli zgjerimin më tej të konceptit të

juridiksionit, pra të “gjykatës kompetente” për gjykimin e mosmarrëveshjeve tregtare. Kështu,

këto trupa gjyqësor, nuk kishin vetëm kompetencë që të gjykonin mosmarrëveshjet tregtare midis

palëve, të cilat kishin të regjistruar aktivitetin e tyre tregtar, por edhe në rast se një palë ishte

tregtare dhe pala tjetër jo. Kjo dukej se i jepte më shumë siguri atyre subjekteve që merreshin me

aktivitet tregtar dhe i kishin të regjistruar aktivitetet e tyre dhe që ndërkohë hynin në marrëdhënie

tregtare edhe me persona, të cilët nuk i kishin të regjistruar aktivitetet e tyre tregtare24.

23 Në nenin 631 të Kodi tregtar të Napoleonit, është bërë një rregullim i tillë, që zgjidhja e konflikteve tregtare, bazohen

në dispozitat materiale tregtare dhe juridiksioni lëndor i lihej në kompetencë gjykatave tregtare. Pra, gjatë periudhës

kur lindën rregullat e së drejtës tregtare, filluan të lindin edhe trupat gjykues të mosmarrëveshjeve tregtare, duke filluar

që të bëhej një ndarje, të cilën e ndeshim edhe sot, ajo e juridiksionit të posaçëm të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

tregtare. 24 Një koncept të tillë kaq të lashtë të juridiksionit e gjejmë edhe në koncpetin e juridikionit të sotëm. Kështu neni 320

gërma “b” i K. Pr. Civle prashikon se “në përbërje të gjykatave të rretheve krijohen seksione të veçanta për gjykimin

e: …mosmarveshjeve tregtare dhe të procedurave të falimentit” …. Kjo përmbajtje reflekton ndryshimet e fundit që

ndodhën në Kodin e Procedurës Civile me ligjin nr. 114/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8116, datë

29. 03. 1996 “Kodi i Procedurës Civile”.

Page 34: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

21

Megjithatë, më konkretisht mund të themi që e drejta tregtare i ka fillesat e saj rreth shekullit të

17-të, kur për herë të parë lindi nevoja, jo vetëm e krijimit të entiteteve ligjore të organizuara, por

dhe të ndarjes së përgjegjësive në transaksionet tregtare të inidvidit tregtar (man of merchant) nga

organizatat tregtare ku ai merrte pjesë (legal entity) apo në emër të së cilës zhvillonte aktivitetin

tregtar. Në Europën e shekujve 18- 19, filloi të jepte shkëndijat e para edhe organizimi i aktiviteve

tregtare në entitete ligjore të një shkalle më të lartë se ajo e individit. Kështu duke filluar nga

gjysma e dytë e viteve tetëqind, kemi zhvillimin e displinës së shoqërive publike (public company),

të cilat ishin një organizim më i lartë i shoqërive të tipit partnership që korespondojnë me shoqëritë

tona të personit, të formës kolektive25.

Nuk duhet të kemi dyshimin se është i pari sistemi anglosakson ai që hodhi rrënjët e tipit të

shoqërisë private (private company) me aktin e vitit 190026 edhe pse tiparet e para të këtyre lloj

shoqërive i shohim në Francë27 me zhvillimet industriale apo dhe në Amerikë me zhvillimin e

infrastrukturës hekurudhore. Këto shoqëri që i korespondojnë tipit të shoqërive me përgjegjësi të

kufizuar në (sh.p.k) në sistemin tonë të së drejtës tregtare, tipit të societa con responsabilita

limitata (srl) në të drejtën italiane, societe a responsabilite limite (sarl) në të drejtën tregtare

franceze dhe Geëerkschaft (Gmbh) në sistemin e së drejtës tregtare gjermane, sjellin një figurë

tjetër të formacioneve ligjore ekonomike në arenën tregtare europiane, të cilat ndajnë përgjegjësinë

e personit nga përgjegjësia që ai ka në kapitalin që zotëron në shoqëri me cilësinë e ortakut. Këto

shoqëri të thjeshta në organizim dhe në administrimin e tyre, i dhanë një impuls organizimit të

aktiviteteve tregtare për shkak të operimit të tyre më me lehtësi në treg dhe mbi të gjitha të asaj që

thamë më sipër të ndarjes së përgjegjësisë nga pasuria e "xhepit" të personit në raste të likuidimit

apo falimentit të tyre.

Së bashku me këto mënyra organizimi të biznesit, lindi edhe nevoja që tregtarët apo organizatat

tregtare të zgjidhnin konfliktet e tyre në trupa të specializuara dhe mbi bazën e rregullave që

mbulonin transaksionet e biznesit. Në këto kushte lindi ajo që quhet e drejta tregtare ose lex

mercatoria.

Lex mercatoria, u përfshi dhe përshtat së pari në sistemet europiane të së drejtës si në atë

anglosakson ashtu edhe në atë kontinental.

Në të drejtën anglosaksone ajo u inkorporua menjëherë dhe i erdhi në ndihmë zgjidhjes së

konflikteve të biznesit, duke ju përmbajtur lirisë së lidhjes së kontratave dhe lirisë së lëvizjes së

mallrave. Në lidhjë më këtë proces profesor Schmitthoff ka shkruar : "reforma, të cilën bëri Lord

Mansfild kur ai gjykoi me jurinë e tij në Guildhal, në Londër, synonte thjeshtësimin e proçedurave

25 Shoqëritë Kolektive rregullohen nga ligji aktual nr. 9001, datë 14/04/2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”,

i ndryshuar. 26 Companies Act, 1900. Shih për këtë, Company Laë, Second Edition, Volume One. A practical guide to Company

Laë, including the legislation and relevant case laë to 1 October 1987. Tolley’s Publishing Company Limited. 27 Më 1896 është krijuar Shoqëria Peugeot e cila ka tiparet e entitetit ligjore si private company

Page 35: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

22

tregtare dhe për më tepër, kishte si qëllim krijimin e një trupe substanciale të së drejtës tregtare,

logjike, moderne në karakter dhe në të njëjtën kohë në harmoni me parimet e common law"28.

Në sistemin kontinental, lex mercatoria u zbatua njësoj si edhe në sistemin anglosakson, kjo falë

"presionit" dhe nevojës së biznesit për të ngritur në nivelin e rregullave të së drejtës, zakonet e

mira tregtare.

Në sistemin europian të së drejtës, shekulli 17-të dhe 18-të solli reforma të mëdha në legjislacionet

e brendshme civile dhe tregtare nëpërmjet adoptimit të shumë ligjeve në fushën tregtare. Ashtu siç

parashtrojnë dhe autorët e librit “Text and Materials in Commercial Law”29, e drejta tregtare e

humbi karakterin e saj ndërkombëtar.

Nëse do të flasim për zhvillimin e së drejtës tregtare në territorin shqiptar, duhet të marrim në

konsideratë kushtet historike të vendit. Për shkak të pushtimit otoman, ligji i zbatueshëm ishte ai i

perandorisë osmane (sherihati) i cili në një mënyrë apo tjetër, pengoi zbatimin dhe adoptimin e lex

mercatoria. Si rrjedhojë, përshtatja në sistemin e brendshëm të lex mercatoria në vendin tonë erdhi

shumë ngadalë. Për këtë çështje do flasim më poshtë kur të merremi me zhvillimin e së drejtës

tregtare në vendin tonë.

Pas luftës së dytë botërore, vendet dhe kombet që dolën nga kjo luftë u futën në proçesin e

zhvillimit, gjithashtu në aspektin e zhvillimit tregtar. Në këto kushte doli nevoja për të krijuar

mënyra sjellje të përbashkëta në tregtinë ndërkombëtare, e cila u konkretizua me krijimin e një

sërë organizatash ndërkombëtare, të cilat kishin dhe kanë si fokus kryesor të punës së tyre, të

kujdesen për mbarëvajtjen e kësaj tregtie si dhe krijimin e normave që rregullojnë këtë fushë me

karakter ndërkombëtar. Për këtë qëllim, nga shumë shtete u draftuan dhe u ratifikuan një sërë

konventash në fushën e së drejtës private, të cilat rregullonin në mënyrë specifike mënyrat e

veprimit dhe të sjelljes në fushën tregtare të shteteve, por edhe të entiteteve ligjore (shoqërive

tregtare) të krijuara sipas së drejtës së brendshmë të këtyre shteteve. Kështu, mund të përmendim

Konferencën e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Institutin Ndërkombëtar për

Unfikimin e së Drejtës Private (UNIDROIT), Komisioni i Kombeve të Bashkuara mbi Unifikimin

e së Drejtës Tregtare (UNICITRAL), Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC), Këshilli i Europës

dhe Komisioni Europian. Tipari dallues i këtyre organizmave ka qenë dhe mbetet përpjekja e tyrë

për të bërë një unifikim të normave të së drejtës ndërkombëtare private me ato të brendshmë. Kjo

vihet re në fushën e shitjes së sendeve (konventa për shitjen ndërkombëtare të sendeve), apo

përpjekjet e vazhdueshmë të Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës për përqasjen e

28 Shiko për më tepër The Law and Practice of International Trade 29 Autorët e librit Professor L. S. Sealy (Author), R. J. A. Hooley (Author)

Page 36: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

23

legjislacionit të brendshmë me atë europian, në fushën e rekomandimeve për të drejtën tregtare

dhe veçanërisht për shoqëritë tregatre.

2.2 Vështrim historik mbi zhvillimin e së drejtës tregtare shqiptare

Çdo sistem modern i së drejtës përmban në vetvete një eksperiencë të caktuar, e cila daton në një

periudhë të caktuar historike dhe karakterizohet nga bashkëjetesa njerëzore, me qëllim përcaktimin

e së drejtës si një sistem i rregullave për zgjidhjen së pari në mënyrë paqësore të konflikteve

ndërmjet njerëzve. Këto rregulla parashikojnë mënyrën e zgjidhjes së një konflikti dhe duhet të

jenë të denja për t’u marrë në mbrojtje nga ana e organeve kompetente duke prevaluar ndaj atyre

që nuk janë të denja dhe që duhet të injorohen nga ana e këtyre organeve. Por për shkak të historisë

së vendit dhe periudhave në të cilat ka kaluar zhvillimi i së drejtës tonë tregtare, nuk mund të

flasim për një eksperiencë të mirëfilltë tregtare që imponon dhe rregullimin përkatës. Për këtë

eksperience mund të flitet vetëm pas viteve ‘90, dhe ende në ndërtim e sipër.

Por mund të themi si dhe për të gjitha fushat e tjera të së drejtës, se tradita e së drejtës sonë tregtare,

bazuar në sistemin e traditës civile, ka patur zhvillime të konsiderueshme që mund të trajtohen në

në dy periudha: a) atë të para Luftës Dytë Botërore dhe b) atë të pas luftës.

Në periudhën para luftës së dytë botërore e drejta tregtare, siç kemi përmendur dhe më lart ka patur

orientimin e sistemit otoman, kjo për shkak të pushtimit të zgjatur të vendit, e cila gjithsesi

kategorizohet në sistemin kontinental të së drejtës. Ndërsa mund të thuhet se pas pushtimit otoman,

e drejta tregtare ka qenë e kodifikuar dhe daton nga viti 1929 me hyrjen në fuqi të Kodit Civil të

Zogut. Në dispozitat e këtij kodi vërejmë norma rregulluese me natyrë krejtësisht tregtare duke

filluar nga mënyra e organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare, në funksionin e tyre të

brendshëm por edhe atë të jashtëm. Gjatë kësaj kohe u zhvillua një sërë praktikash gjyqësore, të

cilat zgjidhnin konfliktet me natyrë tregtare.

Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e marrëdhënieve të ekonomisë së

planifikuar socialiste, e drejta tregtare gradualisht filloi të kufizohej në marrëdhënie të thjeshta

tregtare ndërmjet subjekteve fizike apo juridike. Kushtetuta e vitit 1946 përcaktoi si parësore

shoqërizimin e mjeteve të prodhimit (neni 7 i saj) dhe gjithashtu ndaloi krijimin e monopoleve,

trusteve, karteleve, një sinjal ky në kufizimin e çdo inciative të lirë private30 . Kushtetuta e

Republikës Popullore Socialiste, e cila hyri në fuqi më 28. 12 1976, e deklaroi rendin ekonomik të

30 Shih Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë, e vitit 1946. Ligji 2022 “Për Pjesën e Përgjithshme të Kodit

Civil, i dha fund mundësisë të zhvillimit të një dege të së drejtës private, siç ishte e drejta tregtare, pasi ai nuk njihte

të drejtën e krijimit të personave juridike privat dhe operimit të tyre si njësi ekonomike më vete. Në kapitullin që

përcaktonte kuptimin e personave juridike, neni 25, përcaktohej se “personat juridikë janë ndërmarrjet shtetërore,

institucionet si dhe organizatat të cilat në emër të tyrë përfitojnë të drejta pasurore dhe marrin përsipër detyrime dhe

të jenë paditës dhe të paditur në gjyq“.

Page 37: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

24

shtetit krejtësisht të mbështetur në pronën socialistë, të mbështetur mbi mjetet e përbashkëta të

prodhimit, duke i dhënë kështu goditjen përfundimtare pronës privatë dhe për rrjedhojë

marrëdhënieve tregtare.

Sistemi ynë juridik i së drejtës civile, ashtu si edhe ai i shekullit të kaluar (kemi parsysh traditën e

shek 19), karakterizohej nga identifikimi i së drejtës nga një tjetër se sa në ekzistencën e një sistemi

rregullash të përcaktuara qartë. Në shekullin tonë, e drejta civile ka hyrë në përgjithësi në një

konceptim elementësh më kompleksë dhe më të organizuar juridikisht. Kjo vihet re edhe në

traditën e së drejtës sonë civile që është dizenjuar pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil, por edhe të

ligjeve të tjera të veçanta në fushën e së drejtës civile, dhe që i përket sistemit të traditës civil laë

apo siç quhet ndryshe, e së drejtës kontinentale.

Parë në këtë prizëm, sistemi ynë i së drejtës në përgjithësi dhe i së drejtës tregtare në veçanti,

bazohët në parimin e ndarjes së pushteteve, pra autoritetet e shtetit janë të ndara, të paktën nga

pikëpamja formale, ashtu si dhe në sistemin kontinental. Njëri autoritet i përket parlamentit, i cili

kryen funksion thelbësor të ligjvënësit dhe tjetri i përket funksionit të gjyqësori që ka si qëllim

dhënien e drejtësisë, nëpërmjet shqyrtimit të çështjeve konkrete. Sistemi i qeverisjes në

Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe në balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës,

ekzekutiv dhe atij gjyqësor (neni 7 i kushtetutës).

Futja e vendit në ekonominë e tregut krijoi premisat për të patur domosdoshmërisht një rregullim

specifik në fushën e krijimit, administrimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare, ashtu si edhe

rendet e tjera juridike europiane, pa përjashtuar nevojën e rregullimit në përgjithësi të

marrëdhënieve tregtare. Në ndryshim nga periudha e sundimit të rregullave të planifikimit

ekonomik, ku inciativa e lirë ishte e ndaluar, u hartuan dhe filluan të zbatoheshin norma që i jepnin

individëve mundësinë e ushtrimit të aktivitetit tregtar, duke u organizuar kështu në aktivitete

tregtare të vogla apo më të mëdha. Këto aktivitete nxorën në pah domosdoshmërinë e një

organizimi dhe funksionimi më të prefeksionuar nga pikëpamja ligjore.

Reforma e parë në këtë fushë u realizua me ndryshimet kushtetuese, specifikisht me hyrjen në fuqi

të ligjit nr. 7491, datë 29/04/1991 “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese”. Në këto dispozita për

herë të parë u sanksionua pluralizmi ekonomik dhe iniciativa e lirë private31.

Ndryshimet kushtetuese por dhe ato politiko-sociale-ekonomike të vendit theksuan nevojën e

rregullimit më të hollësishëm të aktivitetit tregtar. Kështu, pas dispozitave të para kushtetuese, në

fushën e tregtisë u shënua si një ngjarje e rëndësishme hyrja në fuqi e Ligjit 7512, datë 10.08.1991

“Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të

pavarura dhe privatizimit”. Për herë të parë, nëpërmjet një ligji u njoh mundësia për të krijuar një

31 Neni 10, i ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese” parashikonte se “Ekonomia e

vendit bazohet në shumëllojshmërinë e pronave, iniciativën e lirë të të gjitha subjekteve ekonomike në rolin rregullues

të shtetit. Iniciativa ekonomike e personave juridikë dhe fizikë nuk mund të zhvillohet në kundërshtim me interesin

shoqëror dhe nuk duhet të cënojë sigurinë, lirinë dhe dinjitetin e njeriut.

Page 38: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

25

sipërmarrje tregtare të organizuar, qoftë si indvidid apo edhe si shoqëri tregtare. Natyrisht kjo nuk

ishte e mjaftueshme për të dhënë një përshkrim të natyrës juridike, qoftë të themelimit të shoqërive

tregtare, ashtu edhe të organizimit dhe natyrës juridike të drejtimit apo administrimit të tyre. Me

këtë reform vërejmë se normat juridike nuk japin një pasqyrë të qartë dhe të mjaftueshme për të

kuptuar themelimin, organizimin dhe funksionimin e shoqërive tregtare, pra funksionet e tyre të

brendshme dhe ato të jashtme. Ndërkohë, në mungesë të normave të shkruara, mori një prevalencë

rregullimi statutor i organizimit dhe themelimit të sipërmarrjeve tregtare, duke i dhënë kështu një

simbiozë domethënëse autonomisë statutore. Ndërkohë që ky by-pass i normave ligjore, dhe

dhënies fuqi të autonomisë statutore dhe lirisë së individit, për të parashikuar themelimin dhe

organizimin e shoqërive tregtare nuk pati jetë të gjatë. Vetëm me reformat e fund vitit 1992, me

hyrjen në fuqi të tre ligjeve bazë për shoqëritë tregtare, kemi një ndryshim rrënjësor të asaj çfarë

u konceptua në fushën e sipërmarrjeve dhe aktiviteteve tregtare pas viteve 1990.

Ligji nr. 7632, datë 04.11.1992 “Për Dispozitat që Rregullojnë Pjesën e Parë të Kodit Tregtar”, jo

vetëm do të tregonte se filloi një erë e re në rregullimet ligjore në fushën e së drejtës tregtare, por

dha një vizion se do të kishim një kthim në traditën e viteve 1920 - 1930, kur vendi kishte norma

tregtare të unifikuara, sipas traditës së vendeve të civil laë. Ky vizion i fillimit të kodifikimit të së

drejtës tregtare nuk zgjati shumë, pasi siç do ta shohim në vitet që do të pasonin norma të reja

dolën në fushën tregtare, të cilat nuk iu bashkangjitën normave të pakta të kodit tregtar (pjesa e

parë e kodit tregtar) për të dhënë premisat e një unifikimi tërësor.

Ligji i sipërpërmendur i përbërë vetëm nga 25 nene, përshkruan natyrën juridike të së drejtës

tregtare, duke e dalluar atë nga e drejta e përgjithshme civile. Në të njëjtën kohë mundohet të bëhet

një përkufizim i subjekteve të quajtura tregtare32 dhe dhe të jepen karakteristikat e përgjithshme të

Regjistrit Tregtar, si regjistër i posaçëm i tregtarëve.

Reformën në të drejtën tregtare e pasuan hyrja në fuqi në të njëjtën kohë me ligjin nr. 7632, datë

04.11.1992 “Për Dispozitat që Rregullojnë Pjesën e Parë të Kodit Tregtar”, si dhe dy ligjeve të

tjera në fushën tregtare, specifikisht të ligjit nr. 7638 datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare” dhe

ligji nr. 7667, datë 28/01/1992 “Për Regjistrin Tregtar dhe Formalitet që duhet respektuar nga

Shoqëritë Tregtare”. Këto ligje kompletuan aspekte të rëndësishme të së drejtës tregtare, si përsa i

përket themelimit, ashtu dhe organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare.

Ligji për shoqëritë tregtare parashikonte në detaje llojet e shoqërive tregtare, mënyën e themelimit,

organizimit, funksionet, kompetencat e organeve të shoqërisë, mënyrën e riorganizimit të tyre, etj.

Në këtë kuadër ligjor gjejmë të rregulluar për herë të parë pas hapjes së ekonomisë së tregut

mënyrën e administrimit të shoqërive, duke përcaktuar figurën e përfaqësuesve ligjor dhe

funksionet e organeve të administrimit dhe kontrollit të shoqërive tregtare.

32 Sipas nenit 2 të ligjit nr. 7632, datë 04/11/01992, konsiderohen tregtar personat fizik dhe shoqëritë tregtare të cilat

gjatë ushtrimit të profesionit kryejnë veprime tregtare në emër të tyre.

Page 39: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

26

Ndërsa ligji për “Për Regjistrin Tregtar dhe Formalitet që duhet respektuar nga Shoqëritë

Tregtare”, rregullonte mënyrën e funksionimit dhe mbajtjes së Regjistrit Tregtar. Karakteristikë e

këtij Regjistri është se ai mbahej pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në këtë mënyrë

regjistrimi i shoqërive apo regjistrimi i ndryshimeve të mëpasëshme kalonte nëpërmjet kontrollit

gjyqësor. Seksioni Tregtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor ishte kompetent për të shqyrtuar të gjitha

rastet e regjistrimit fillestar dhe ndryshimeve të mëpasëshme të tregtarëve duke dalë me vendim

përkatës për regjistrimin. Pavarësisht se kjo ishte një mënyrë e zgjidhur nga legjislatori për të

monitoruar organizimin dhe deri në një masë funksionimin e shoqërive tregtare nëpërmjet

gjyqësorit, praktika tregoi që kjo nuk ishte një formë efikase, për shkak të “burokracisë” gjyqësore

nga njera anë, dhe nga ana tjetër për shkak të nevojës në rritje të komunitetit të biznesit, për të

patur një regjistër tregtar me praktika tregtare fleksibile dhe praktika pune me të thjeshtuara për

këtë komunitet.

Në këto kushte, u konsiderua e rëndësishme ndërmarrja e një reforme të dytë në fushën e së drejtës

tregtare, kjo në vitet 2007-2008. Kjo reformë e largoi dhe më tepër konceptin e unifikimit të së

drejtës tregtare në një kod unik tregtar. Reforma e dytë daton në vitin 2007 me hyrjen në fuqi të

ligjit 9723, datë 03.05.2007 Për Qendrën Kombëtar të Regjistrimit. Ky ligj zëvendësoi në të gjitha

efektet ligjin e mëparshëm për regjistrin tregtar dhe solli si risi mbajtjen dhe organizimin e këtij

regjistri nga ana e një institucioni të posaçëm që aktualisht është Qendra Kombëtare e Biznesit.

Pavarësisht problemeve të fillimit të funksionimit të kësaj qëndre, si pasojë e transferimit të

regjistrit nga gjykata kompetente, aktualisht mund të themi se zgjedhja e mbajtjes së regjistrit

tregtar në mënyrë të tillë është më efikas dhe i shpejtë, duke ju ardhur më shumë në ndihmë

nevojave të përditshme të biznesit.

Kjo reformë i përshtatej reformave ekonomike të qeverisë për të bërë më tërheqës ngritjen e

bizneseve dhe thithjen e investimeve të huaja. Rezultati ishte fiksuar në shprehjen “one stop shop”,

çka do të thotë me një aplikim mund të regjistroje shoqërinë dhe ndërkohë të siguroje liçensat e

nevojshme për ushtrimin e aktivitetit.

Ndërsa në vitin 2008 hyri në fuqi ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë

Tregtare”, i cili shfuqizoi ligjin e vjetër të Shoqërive Tregtare. Ligji përshkruhet nga e njëjta frymë

që karakterizonte dhe ligjin e vjetër për shoqëritë tregtare, duke qenë se në pjesën më të madhe të

tij, mbështetej sërish në sistemin gjerman të së drejtës tregtare. Risitë e këtij ligji shihen më shumë

në përshtatjen e tij me Direktivat e Bashkimit Europian për të drejtën tregtare. Por dhe kjo

përshtatje në disa raste është bërë me rezerva për të cilat nuk ka një shpjegim.

Siç e theksuam edhe më sipër, reforma e bërë nga ligji i ri nuk solli ndonjë ndryshim të madh në

nivelin e modelit të administrimit të shoqërive tregtare dhe natyrës juridike të këtij administrimi.

Por theksojmë se solli një konsolidim të figurës së drejtimit (administrimit) të shoqërive. Ajo që

Page 40: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

27

mendojmë se është një risi substanciale e këtyre ndryshimeve, ka të bëjë me forcimin praktik të

administrimit të shoqërive tregtare. Në Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar vërehet pothuajse i

njëjti nivel administrimi, me një ose dy administratorë dhe nga pikëpamja e organeve të kontrollit,

kemi thuajse të njëjtën mënyrë veprimi të asamblesë së ortakut apo ortakëve ndaj veprimeve

qeverisëse të shoqërisë nga ana e administratorëve. Për rrjedhojë edhe natyra juridike e kësaj forme

administrimi nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor, nga pikëpamja e nxjerrjes së akteve dhe nga

raporti i vlefshmërisë së tyre me frymën e ligjit.

Si konkluzion duhet të theksojmë se tipet e shoqërive në të drejtën tonë tregtare janë të përafërta

me ato të rregulluara nga e drejta gjermane, të cilat kanë si karakteristikë kryesore ndarjen nga

përgjegjësia e ortakëve dhe veçimin e figurës së administratorit, kjo karakteristikë dhe e sistemit

anglez. Në të kundërt qëndron sistemi italian, i cili me gjithë reformën e vitit 2003, nuk arriti të

bënte një ndarje të qartë të rolit të administratorit nga roli i Këshillit të Administrimit, figurë kjo

që nuk njihet nga shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në sistemin gjerman apo atë austriak.

Pavarësisht sa më sipër, duke qënë se legjislacioni ynë civil dhe ai tregtar kanë qenë hartuar nën

ndikimin e së drejtës kontinentale përgjithësisht dhe veçanerisht të traditës romano-gjermanike, në

fillimet e jurisprudencës që u krijua në këtë drejtim, vërejmë ndikime edhe në praktikën e

përpilimit të statuteve të shoqërive tregtare. Aktualisht në shumë statute, kryesisht të shoqërive me

përgjegjësi të kufizuar, vërejmë futjen e termave të këshillave të administrimit apo adminstratorëve

të deleguar, ndikime këto të ardhura nga shkolla italiane e së drejtës tregtare. Këto ndikime

artificiale kanë sjellë komplikacione të qënësishme edhe në natyrën juridike të akteve që nxjerrin

këto organe në raport me funksionin dhe kompetencat që ushtrojnë. Në fund kanë sjellë edhe

problematika praktike që kanë ndikuar në funksionimin e shoqërive tregtare. Ky ndikim në

praktikë ka ardhur nga presioni në rritje i biznesit italian në Shqipëri dhe fakti që kërkohej adoptimi

me praktikat e organizimit të shoqërive tregtare italiane. Gjithashtu, mos pasja e një tradite tonën

në fushën e së drejtës tregtare ndikoi më tej në këtë sens orientimi në praktikë.

Ndërkohë një ndikim tjetër i së drejtës italiane, ka qënë ai i krijimit të degëve të shoqërive të së

drejtës italiane në Shqipëri, të cilat kanë transferuar në Shqipëri strukturat juridike të shoqërisë

mëmë, pra dhe këshillin e administrimit, ndërkohë që legjislacioni ynë nuk e prashikonte këtë

figurë organi drejtues të degës, ashtu si edhe në vetë shoqëritë e së drejtës shqiptare.

Praktika të tilla fatkeqësisht u lejuan edhe nga gjyqtarët e seksionit tregtar të gjykatave 33 ,

megjithëse ato binin në kundërshtim me dispozita urdhëruese të ligjit. Në fakt, ligji ynë i vitit 1992

për shoqëritë tregtare, ashtu si dhe ligji në fuqi, nuk e prashikonin një organ të tillë, siç është

33 Ekziston një numër i pafund vendimesh për regjistrim shoqërish me përgjegjësi të kufizuara, të cilat për shkak të

zotërimit të kapitalit në tërësi ose në pjesën më të madhe nga shoqëri të së drejtës italiane, kanë çuar në adoptimin e

statuteve me parashikime të tilla për Këshillin e Administrimit apo Administratorin e Deleguar. Kjo ka sjellë një qasje

të gabuar në përcaktimn e natyrës juridike ta aktevë që nxjerin këto organe “extra ligjore” dhe kanë komplikuar jetën

juridike të vetë funksionimit të shqoërive tregtare.

Page 41: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

28

këshilli administrmit dhe disa juristë (përfshi këtu edhe gjyqtarët e seksionit tregtar) mendonin se,

derisa nuk ka ndalesë, atëherë duhet të mbizotërojë autonomia statutore. Në fakt, ne mendojmë

ndryshe, pasi si ligji i abroguar për shoqëritë tregtare dhe ligji i ri, përshkruhen nga fryma e

dispozitave mandatore (urdhëruese) dhe rregullatore (lejuese). Në këtë kuptim, struktura e

organizimit të formës së shoqërive është detyruese për sistemin tonë dhe në këtë drejtim nuk lejon

vend për ekuivok dhe interpretim, çka do të thotë që teoria e autonomisë statutore nuk mund të

prevalojë mbi urdhërimet e ligjit.

Si përfundim, duke marrë parasysh dhe zhvillimet historike dhe social politike në vend, mund të

themi se dhe pse me mungesa të theksuara në doktrinën e së drejtës tregtare, orientimi aktual i

është përshtatur nevojave të vendit. E drejta tregtare, me gjithë zhvillimet por dhe problematikat

që ka shfaqur, është ende në zhvillim e sipër dhe e orientuar çuditërisht si nga sistemi i së drejtës

kontinentale (e drejta gjermanike) ashtu dhe ai i comon law (sistemi anglosakson).

Page 42: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

29

KAPITULLI III

III - Shoqëritë e kapitalit, çështje të qeverisjes dhe administrimit të tyre

3.1 Funksioni i së drejtës tregtare dhe raporti i saj me shoqëritë tregtare.

Funksioni dhe qëllimi shoqërive tregtare nuk mund të kuptohet pa një korelacion me funksionin e

së drejtës tregtare. Kështu, nuk mundet të kuptohet natyra e administrimit të shoqërive tregtare nga

trupat drejtuese të tyre, pa marrë parasysh se cilat janë pasojat e këtij administrimi në qarkullimin

juridik civil. Shoqëritë tregtare, përveç funksionit të tyre të brendshëm për të marrë vendime dhe

për të zhvilluar raportet me ortakët apo aksionarët e tyre, kanë dhe një funksion të jashtëm. Në fakt

ky funksion i dytë është ai për të cilin krijohen shoqëritë, pra të kryejnë aktivitet tregtar (biznesi)

dhe këtë jo vetëm, duke gjeneruar burimet e brendshmë të shoqërisë, por duke hyrë edhe në

marrëdhënie me aktor të tjerë (palë të treta), të cilët mund të jenë palë që i nënshtrohen së drejtës

publike (kemi parasysh këtu oraganet fiskale, etj.) apo dhe palë që i nënshtrohen të drejtës private,

apo në një kuptim më të ngushtë, të drejtës tregtare.

Pikërisht funksionet e brendshme të shoqërisë (funksionet e administrimit), së bashku me

funksionet e jashtme të saj, i nënshtrohen rregullimeve të posaçme që rrjedhin, jo vetëm nga ligji

i posaçëm (ligji për shoqëritë tregtare), por edhe më gjerë duke hyrë në sferën konkrete të veprimit

të ligjit tregtar në përgjithësi, përfshi këtu edhe fushën e kontratave. Kjo e fundit përbën edhe

"shpirtin" e funksionit të së drejtës tregtare dhe të natyrës juridike të akteve që nxjerrin shoqëritë

tregtare me qëllim përmbushjen e këtij funksioni, ku dy palë, njëra prej të cilave duhet të ketë me

patjetër cilësinë e tregtarit (shoqëri tregtare apo person tregtar), hyjnë në marrëdhënie juridike dhe

sanksionojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre (funksioni ekonomiko-social i kontratës), me qëllim

realizimin e një qëllimi tregtar apo biznesi (të paktën për njërën palë).

Ndërkohë që me përcaktimin e mësipërm jemi përpjekur që të japim një definicion të funksionit

të së drejtës tregtare dhe të raportit të saj më aktorët tregtarë të saj (shoqëritë tregtare) konstatojmë

se, në rast se doktrina e së drejtës civile apo asaj tregtare bëjnë përpjekje që të kemi përcaktime të

tilla, praktika gjyqësore hera-herës ngelet shumë mbrapa për të hyrë në një rrugë të tillë (kjo e

fundit duhet që ti paraprijë doktrinës me problematikat që shtron për zgjidhje në një rast konkret).

Nisur nga sa më sipër, mund të shtrohet pyetja se përse i duhet praktikës gjyqësore që të përcaktojë

raporte të tilla apo të bëjë dallime midis së drejtës tregtare dhe asaj civile, ndërkohë që funksioni

kryesor i saj është që të jap drejtësi? Duket sikur këtu kemi parasysh gjyqtarët që kujdesen vetem

për zgjidhjen praktike të çështjes dhe jo për pasurimin e doktrinës, por nga ana tjetër vërejmë se,

marrja parasysh e përcaktimeve të tilla në fushën e së drejtës tregtare, së pari do ta rregullonte sa

më mirë proçesin, jo vetëm nga pikëpamja formale (kemi parasysh këtu çështje që hyjnë në sferën

Page 43: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

30

e së drejtës tregtare, por në fakt gjykohen nga gjykata civile dhe jo nga ajo tregtare), por edhe nga

pikëpamja substanciale (e zgjidhjes së drejtë në themel të çështjes). Marrja parasysh e parimeve të

së drejtës tregtare, e raporteve specfike që krijohen brenda instituteve të saj, do ti jepte gjyqtarit të

seksionit tregtar më shumë mundësi që të orientohej drejt në këto parime dhe në funksion të saj do

të zgjidhte sa më drejtë çështjen, në funksion të dhënies së drejtësisë. Detyra e së drejtës tregtare,

është që ti japë palëve, dhe më tej organeve gjyqësore që merren me zgjidhjen e konflikteve,

mundësinë e përcaktimit të saktë të raporte ligjore dhe atyre të biznesit nga njëra anë, dhe nga ana

tjetër, dhënia e vendimeve gjyqësore të argumentuara, të drejta dhe të shpejta.

Ndër të tjera, qëllimi i punës së gjykatave (rastet kur prej saj trajtohen çështjet tregtare) është

ndihma ndaj biznesit në mënyrë që të zgjidhjen sa më drejtë dhe me shpejtësi, konfliktet midis

tyre, duke eleminuar dëmet që mund të vijnë nga proçese të gjata apo të shoqërua me masa

provizore që përfundojnë me bllokimin e pasurive të shoqërive (llogarive bankare, pasurive të

luajtshme dhe atyre të paluajtëshme).

Kuptimi i qartë i natyrës juridike të administrimit dhe funksionit të shoqërive tregtare (funksioni i

brendshëm) si dhe raporti i tyre me të drejtën tregtare në veçanti (funksioni i jashtëm), na çojnë që

në këtë pjesë, të nxjerrim disa konkluzione të rëndësishme për praktikën gjyqësore :

1. Në gjykimin e çështjeve me shkak ligjor, konflikte që rrjedhin nga funksioni i brendshëm i

shoqërive tregtare, duhet të udhëhiqemi nga parimi i interpretimit të normës ligjore apo asaj

statutore, në bazë të frymës që është ndërtuar ky funksion (organizimi, funksionimi dhe

administrimi i shoqërive tregtare).

2. Duhet të bëjmë një dallim të drejtë midis funksionit të brendshëm të shoqërive tregtare dhe

funksionit të jashtëm të tyre.

3. Natyra juridike e konfliktit që rrjedh nga shoqëritë tregtare lidhet me funksionin e brendshëm

të saj. Zgjidhja e këtyre konflikteve duhet gjetur brenda korpusit të normave juridike dhe

interpretimit të tyre eskluzivisht në ligjin e posaçësm (LSHT) dhe normat statutore.

4. Natyra juridike e konfliktit tregtar mund të bazohet në funksionin e brendshëm dhe atë të

jashtëm të shoqërisë tregtare. Në këtë rast, zgjidhja e konfliktit do të respektojë parimin e

zbatimit të ligjit të posaçëm, lex specialis (LSHT) dhe atij të përgjithshëm, lex generali,

(K.Civil) apo norma të tjera me natyrë rregulluese në fushën tregtare.

5. Në mungesë të normave që rregullojnë zgjidhjen e konflikteve që rrjedhin nga funksioni i

brendshëm i aktivitetit të shoqërive tregtare, do të zbatohet parimi i analogjisë së ligjit dhe të

së drejtës. (p.sh. në rastin e rritjes apo zvogëlimit të kapitalit të një sh.p.k.-je, mungesa e

rregullimit specifik të kësaj çështjeje na çon në zbatimin e analogjisë së ligjit. Zbatimi i

normave që rregullojnë këtë çështje për shoqëritë aksionare).

6. Gjykimi i çështjeve me natyrë juridike të shoqërive tregtare, duhet të jetë i lidhur ngushtë me

parimin e lirisë së interpretimit dhe sanksionimit të vullnetit kontraktual, e përqafuar nga e

drejta civile.

Page 44: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

31

7. Gjykimet e mosmarrëveshjeve të shoqërive tregtare duhet të shoqërohen përgjithësisht, dhe

rast pas rast, me masa të karakterit provizor dhe emergjent, pasi sigurojnë, përveç të drejtave

të palëve në përfundim të gjykimit, edhe funksionin tregtar dhe atë të biznesit, për të cilat është

krijuar edhe shoqëria tregtare.

8. Gjyqtarët që shqyrtojnë çështje të karakterit të tillë, duhet të jenë të specialzuar në konfliktet

tregtare.

3.2 Autonomia statutore e shoqërive të kapitalit dhe ndikimi i saj në administrimin e

shoqërive tregtare.

Për të kuptuar autonominë stautore të organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare dhe

ndikimin e saj në natyrën juridike të admimistrimit, do të ishte me interes dhe në funksion të

çështjeve që po trajtojmë që të sqaronimin, së pari se çfarë duhet të kuptojmë me atuonominë

statutore të një shoqërie tregtare dhe së dyti, cila është fryma që ndjek legjislacioni ynë në

rregullimin dhe funksionimin e kësaj autonomie.

Çfarë është autonomia statutore - Ndikimi i saj në natyrën juridike të administrimit të shoqërive

tregtare.

Po të analizohet neni 6 i ligjit 9901, datë 14. 04. 2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” do

të kuptojmë se çdo statut i një shoqëri tregtare duhet të hartohet duke ndjekur disa rregulla strikte,

të cilat nuk mund të anashkalohen nga ana e themeluesve të tyre. Këto rregulla duhet të ndjekin

logjikën e përcaktimeve të ligjit dhe të vetë frymës së tij.

Së pari, hartimi i një statuti duhet të përmbajë detyrimisht të dhënat e përcaktura nga nenet 32 deri

në 36 të ligjit 9723, datë 03. 05. 2007, Për Qendrën Kombëtare të Biznesit, aktualisht i ndryshuar.

Në bazë të kritereve të përcaktuara në nenin 32 të këtij ligji, çdo shoqëri kapitali (shoqëri me

përgjegjësi të kufizuar apo aksionare), duhet të përmbajë në mënyrë të detyrueshme të dhëna të

tilla si emri, forma e shoqërisë, data e themelimit të shoqërisë, të dhënat e identifikimit të

themeluesve, selia e shoqërisë, objekti e veprimtarisë, kohëzgjatja e veprimtarisë së shoqërisë, dhe

ajo që është më e rëndësishmja dhe që ndikon drejtpërdrejtë në natyrën juridike të administrimit

të shoqërisë specifikimet e firmave (nënshkrimeve) të personave që përfaqësojnë shoqërinë

përpara të tretëve dhe së bashku me këto, të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për

përfaqësimin ligjor të shoqërisë.

Siç e kemi përcaktuar dhe më sipër, është e rëndësishme të përcaktojmë se ekzistenca e një statuti

të shkruar për të themeluar një shoqëri tregtare, nuk është kusht pa të cilin nuk mund të fitojë

zotësinë juridike për të vepruar një Person Juridik privat i tillë. Nenet në analizë, neni 6 i ligjit

9901 (LSHT) dhe neni 28 i ligjit 9723, datë 03. 05. 2007, Për Qendrën Kombëtare të Biznesit

japin një tablo të qartë të mënyrës dhe të akteve që kërkohen për të themeluar një shoqëri tregtare.

Page 45: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

32

Krijimi i një dualiteti të tillë në kërkesat e këtyrë normave, nuk është se kanë sjellë një ndryshim

rrenjësor në praktikë, në raport me ato që parashikoheshin në ligjet e mëparshme në fushën e së

drejtës tregtare që rregullonin veprimtarinë e organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare

dhe atë të regjistrit tregtar34.

Nga statistikat e QKR pothuajse janë shumë të pakta në numër shoqëritë tregtare që mund të jenë

themeluar duke respektuar kërkesat minimum të parashikuara nga neni 28 paragrafi 4, pra duke

depozituar një statut, si një akt minimal, ku ortakët apo aksionarët e ardhshëm të shoqërisë, të

përcaktojnë formën e shoqërisë, kohëzgjatjen e saj, objektin e veprimtarisë apo çështje që lidhen

me raportet midis ortakëve dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre. Fakti që shoqëritë

vazhdojnë të qeverisen dhe funksinojnë në jetën e tyrë ekonomike nga rregulla që i vendosin me

vullnetin e tyrë në statutin e shoqërisë, tregon se praktika ka ecur në këtë drejtim, ku normat

statutore kanë filluar këto vitet e fundit të marrin një rëndësi jo të vogël në veprimtarinë e

shoqërisë, përkrah rregullimeve ligjore. Ato ndikojnë drejtpërdrejtë në natyrën juridike të

organizimit dhe funksionimit të këtyrë veprimtarive tregtare të organizuara në një nga llojet e

shoqërisë të personit apo të kapitalit.

Në lidhje me hartimin e statuteve, ligji jep një kuadër të përgjithshëm të dispozitave detyruese që

duhet të përfshihen në statutin e një shoqërie. Në praktikë ka shumë raste në të cilat shoqëritë kanë

preferuar të hartojnë statute tipe, domethënë të transpozojnë fjalë për fjalë parashikimet e ligji. Por

në fakt kjo është një tendecë e gabuar, pasi në shumicën e rasteve, shoqëritë ndodhen përpara

situatave konkrete, të cilat nuk gjejnë një zgjidhje të mirëfilltë në dispozitën ligjore. Në këtë

mënyrë, në rastin e një konfliki, gjykata do të marrë një rol shumë aktiv, duke interpretuar

dispozitën përkatëse në lidhje me sjelljen konkrete. Kjo gjë mund të evitohet, nëse ortakët

ushtrojnë atë që quhet liri statutore apo autonomi statutore. Duke bërë një rregullim të detajuar

të statutit, mund të parashikosh dhe të evitosh situata të cilat mund të dëmtojnë si interesat e

shoqërisë, ashtu dhe raportet e organeve të shoqërisë. Duke qenë se ligji aktual tregtar përmban

shumë dispozita lejuese, ortakët gëzojnë vërtetë liri në ushtrimin e autonomisë statutore.

Në mënyrë që të konkretizojmë problematikën e parashtruar në këtë rast, përmendim rastin kur

statuti përcakton të drejtën e shoqërisë për të përjashtuar një ortak, dhe dispozita statutore është

hartuar fjalë për fjalë sipas parashikimit përkatës ligjor. Sipas dispozitës së ligjit35, përjashtimi i

ortakut ndodh për shkaqe ligjore dhe konsiderohen të tilla sjelljet e ortakut që:

a) me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të tjerë;

b) me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me ligj;

34 Ligji 7638, datë 19.11. 1992 “Për shoqëritë tregtare`` dhe ligji 7667, datë 28. 01. 1993 “Për regjistrin tregtar dhe

formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare``, parashikon ndër të tjera ekzistencën e statutit si aktin që

duhej depozituar për të regjistruar një shoqëri tregtare, kemi prasysh nenin 3 të ligjit. Ndërkohë ashtu si në dispozitat

e ligjit që po analizojmë, nuk parashikohej ekzistenca e një akti themelimi apo një kontrtate themelimi përkrah statutit,

si akt që duhej depozituar në regjistrin e shoqërive. Kjo e fundit (akti apo kontrata e themelimit) lindi përkrah statutit

më shumë si një nevojë praktike dhe më shumë e ndikuar nga legjislacioni civil (tregtar) italian. 35 Neni 102 i ligjit 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar.

Page 46: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

33

c) përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis

shoqërisë tregtare dhe ortakut; ose

d) me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë.

Të njëjtën përmbatje ka dhe neni i statutit të një shoqërie tregtare dhe siç vihet re, të gjitha rastet e

shkeljeve që çojnë në përjashtim janë të përgjithshme dhe hipotetike. Ligji nuk ka parashikuar

asnjë rast më tepër dhe nuk ka bërë asnjë detajim të shkaqeve të arsyeshme që sjellin dëm apo

shkelin statutin apo bëjnë të pamundur vazhdimin e raportit me shoqërinë. Ndërkohë shoqëria

mund të ndodhet në një situatë, ku njëri prej ortakëve për shkaqe të paaftësisë e ka të pamundur të

paraqitet në shoqëri dhe të ushtrojë detyrimet e tij ndaj asamblesë dhe shoqërisë. Nga ana tjetër,

mungesa e këtij ortaku për shkak të përqindjes së zotëruar në shoqëri e bën të pamundur marrjen

e një sërë vendimesh të rëndësishme dhe jetike për shoqërinë. Në këtë situatë shtrohen çështjet se:

- si duhet të veprojë shoqëria që ta kthejë në funksionalitet organin më të lartë vendim-

marrës;

- a mundet ajo nëpërmjet asamblesë së ortakëve të përjashtojë ortakun që e ka të pamundur

të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet e tij;

Duke qenë se në bazë të legjislacionit në fuqi dhe të statutit në fjalë, ky është një rast i

paparashikuar dhe shumë i vështirë për t’i dhënë një zgjidhje, kjo kryesisht për faktin që ortaku

nuk ka vepruar me faj apo kujdesi dhe për të gjitha rastet ka arsye të justifikuar që nuk e lejon të

ushtrojë të drejtat dhe detyrimet e tij. Në një konflikt gjyqësor kjo çështje do të kërkonte një

interpretim të kujdesshëm si nga avokati i palës që ka ngritur një kërkim të tillë, ashtu edhe nga

gjykata në argumentimin e vendimit të saj. Në rastin kur në statut do të kishte një parashikim të

posaçëm, çështja do të ishte shumë më e thjeshtë, si për palët ndërgjyqëse ashtu edhe për gjykatën.

Prandaj këshillohet që në një rast të tillë, vetë statuti mund të parashikojë të drejtën e shoqërisë për

të përjashtuar ortakun, në rastin kur ky i fundit nuk përmbush detyrimet thelbësore ndaj shoqërisë,

kur ai nuk merr pjesë në disa mbledhje rresht të asamblesë, pavarësisht ekzistencës së shkakut,

gjithnjë kundrejt likuidimit të kuotës. Një parashikim i tillë nuk është i kundraligjshëm dhe lejon

që shoqëria të jetë më efektive.

Rasti në fjalë na lejon të dalim në konkluzionin se ortakët gëzojnë një autonomi të madhe, për të

hartuar statute, që vërtetë lejojnë një funksionim dhe organizimin operativ dhe pa problematika të

shoqërisë. Por kjo do të ndodhë atëherë kur subjektet e interesuara do të kenë eksperiencën e duhur.

Megjithatë është dhe vetë praktika gjyqësore që mund të ndihmojë, siç e kemi përmendur dhe më

sipër, duke diktuar një mënyrë sjellje të ortakëve në momentin e hartimit të një statuti.

Në këtë kuadër, merr rëndësi të madhe dhe përcaktimet e statutit në lidhje me organizimin dhe

funksionimin e organit administrativ, por dhe të raporteve të tij me organet e tjera të shoqërisë.

Nëse një statut i një shoqërie tregtare, nuk do të kufizohet vetëm në citimin e një dispozite ligjore

të përgjithshme, por do të parashikonte në detaje sjelljet e administratorit, veprimtarinë,

Page 47: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

34

kompentecat e tij, kufizimet apo mënyrën e mbikqyrjes, nuk do të ishte më tej e nevojshme të

analizohet ndonjë veprim i veçantë i ndërmarrë nga administratori, duke e bërë shoqërinë dhe më

operative. Në këtë mënyrë do të funksiononte më së miri dhe parimi i qeverisjes së mirë të

shoqërisë. E themi këtë pasi një statut i hartuar në mënyrë të saktë dhe të qartë, do të lejonte

administratorin të vepronte lirshëm në bazë të kompetencave të tij, duke mos qënë i kufizuar apo

i “frikësuar” nga kontrolli dhe ndërhyrja e ortakëve në detyrat e tij. Në këtë mënyrë do të

funksiononte më së miri parimi i pavarësisë së organit administrativ që është në themel të

qeverisjes më të mirë të shoqërisë.

Në respektim të lirisë statutore të ortakëve, të cilët gjithsesi do të ruajnë kornizat e ligjit, do të

kishim akte të cilat do të ndihmonin në krijimin e një organi të drejtimit, kontrollit apo të

administrimi funksional, çka do të thotë që si anëtarët e Këshillit Mbikqyrës apo Administrativ (në

shoqëritë aksionare) ashtu dhe administratori apo administratorët (në shoqëritë më përgjegjësi të

kufizuar) e shoqërisë nuk do të ishin më thjesht të orientuarit e ortakëve, por persona me formimin

e duhur, profesionistë të mirë dhe të përshtatshëm për të marrë drejtimin dhe administrimin e një

shoqërie tregtare. Në fund të fundit kjo sjellje çon në funksionim të mirë dhe të shëndetshëm të

shoqërisë, me efektivitet më të madh dhe realizon maksimalizimin e qëllimit për të cilin është

krijuar shoqëria, zhvillimi i një biznesi normal dhe rritjen e fitimeve. Në këtë mënyrë do të

sigurohet dhe ushtrimi i aktivitetit të shoqërisë në përmbushje të parashikimeve ligjore, si të

përgjithshme ashtu dhe të posaçme, që lidhet me ushtrimin e aktivitetit të shoqërisë në përputhje

me legjislacionin e zbatueshëm.

3.3 Parime të përgjithshme të funksionimit dhe organizimit të Shoqërive të Kapitalit

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe ajo aksionare, janë dy nga format e shoqërive të kapitalit

që njeh legjislacioni ynë tregtar dhe që janë shumë të përhapura në aktivitetet tregtare. Ndërkohë

forma e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar është ajo më e përshtatshme që adoptohet në aktivitete

tregtare të sipërrmarrjeve të vogla dhe të mesme, por jo vetëm në to. Në praktikën e përditshme

vërehen edhe biznese me aktivitet të madh, të cilat për shkak të numrit të personelit por edhe të

xhiros vjetore kanë formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar e cila konsiderohet më e

favorshme për drejtimin dhe administrimin e veprimtarisë së biznesit të tyre36, kjo parë në raport

me shoqërinë aksionare. Veprimtaria tregtare që mund të ushtrohet nëpërmjet kësaj forme

shoqërie mund të jetë nga më të ndryshmet, ku përfshihet veprimtaria ekonomike, joekonomike,

sociale, sportive, kulturore, politike dhe fetare. Si formë shoqërie ajo mund të përdoret edhe për

aktivitet tregtare të profesioneve të lira, si avokatë, ekspertë kontabël, inxhinierë, doktorë,

36 Sipas statistikave të QKB numri i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar është shumë herë më i madh se ai shoqërive

të tjera të kapitalit (shoqëritë aksionare). Sipas raportit vjetor 2015 të publikuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit

Numri i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar kap Shifrën prej 2612, ndërsa ai i shoqërive aksionare vetëm 40.

Pavarësisht mungesës së statistikave për vitet në vijim, tendenca është e njëjtë

Page 48: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

35

konsulenca ekonomike në përgjithësi dhe ato fiskale në veçanëti etj37. Forma e shoqërisë me

përgjegjësi të kufizuar mund të përdoret edhe nga entet shtetërore të karaktertit të qeverisjes

qëndrore apo lokale, kur ato hyjnë në aktivitete tregtare të vetme apo së bashku me persona të

tjerë38.

Një avantazh tjetër që kanë shoqëritë me përgjegësi të kufizuar për të qenë më të përhapura në

treg, është kapitali minimum që kërkohet nga ligji për themelimin e tyre. Ky kapital para reformës

ligjore në fushën tregtare ka qënë 100 000 ALL39, ndërsa me hyrjen në fuqi të ligjit të ri zbriti në

minimum në vlerën prej 1000 lek. Nisur nga kjo masë kaq e vogël mund të themi se për formën e

shoqërive me përgjegjësi të kufizuar nuk ka një kapital të kërkuar nga ligji. Kjo nga njëra anë e

bën më fleksibël dhe më të lehtë krijimin e një shoqërie tregtare por nga ana tjetër kufizon

mundësinë e shoqërisë për të përballuar kostot e ngritjes së saj dhe jo vetëm. Një shoqëri me një

kapital të tillë nuk ofron asnjë lloj sigurie për të tretët me të cilët mund të hyjë në marrëdhënie

tregtare të çdo lloji apo natyre40.

Ndërsa shoqëritë e regjistruara në formën e shoqërive aksionare janë më të pakta në numër. Të tilla

regjistrohen ato sipërmarrje të cilave ligji ju vesh posaçërisht formën e shoqërive aksionare, të tilla

si shoqëritë që operojnë në fushën e tregtimit me shumcë të naftës dhe gazit, rafineritë, shoqëritë

që operojnë në fushën e bankave dhe të institucioneve financiare jobankare, etj.

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ashtu si edhe shoqëria aksionare, janë shoqëri tregtare, të cilat

për formimin e tyre kanë të nevojshme hartimin e disa rregullave të funksionimit dhe të

organizimit, si dhe të rregullave të vetë marrëdhënieve ndërmjet ortakëve/aksionarëve dhe

shoqërisë. Në lidhje me këto të fundit praktika ka treguar që janë shumë të rëndësishme, sidomos

në realitetin ekonomiko-social të vendit tonë dhe që ndikojnë drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e

ecurisë, jo vetëm të administrimit të shoqërisë, por të vetë aktivitetit ekonomik të saj. Këto rregulla

është e nevojshme që të materializohen në statutin e shoqërisë41. Ndërkohë në praktikë ende ndodh

37 Shiko ligjin “Për profesionin e avokatit në R.Sh. Neni 44 i ligjit parashikon se Zyrat e Avokatisë mund të themelohen

nga dy ose më shumë partnerë, dhe mund të regjistrohen edhe si shoqëri tregtare. Natyrisht që forma më e mirë për

ushtrimin e një aktivitetit të tillë është ajo e një partnershipi me përgjegjësi të kufizuar, sh.p.k. Po të njëtin parashikim

ka edhe ligji që rregullon veprimtarinë e ekspertëve kontabël të autorizuar. 38 VKM i vitit 1994, parashikonte krijimin e shoqërive më kapital të përbashkët, ku shteti nëpërmjet ministrisë së

linjës ka hyrë në bashkëpunime më persona juridikë të huaj, me qëllim thithjen e kapitalit të huaj. 39 Parashikuar nga neni 38 i ligjit nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”

41 Para se të bëhej reforma e së drejtës tregtare e vitit 2008, ligji 7636, dhe ligji 7667, parashikonte që shoqëria tregtare

mund të themelohet duke hartuar një akt themelimi dhe një statut. Ndikimi i një strukture të tillë ishte ai i ligjit francez

dhe i ligjit italian. Ndërkohë që kjo traditë u ruajt edhe në ligjin nr. 9723, datë 03. 05. 2007 “Për Qendrën Kombëtare

të Regjistrimit” - shih nenin 28 pika 3 të saj. Ndërkohë që pika 4 e nenit 28, prashikon për regjistrimin fillestar të

shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, shoqërive kolektive dh atyre komandite, depozitimin e një deklarate të ortakëve

që pranojnë rregullat e dispozitave ligjore në fuqi, për sa i përket çështjeve të organizimit dhe funksinimit të shoqërisë.

Ligji “Për Tregtarët dhe shoqëritë tregtare” në nënin 6, parashikon ekzistencën e statutit si një akt ku ortakët e

ardhshëm të shoqërisë parashikojnë rregulla të organizimit dhe funksionimit të shoqërisë, por që lë në fuqi ende nenin

28 paragrafi 4 të ligjit 9723. Megjithatë, praktika e deritanishmë vërejmë se, ka ecur duke ruajtuar atë të ligjit 7638

Page 49: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

36

që themelimi i shoqërisë të bëhet duke prodhuar të dyja aktet tradicionale të themelimit të

shoqërisë, kontratën e themelimit dhe statutin. Ky ndikim mendojmë se vazhdon të jetë pasojë e

ekzistencës së rregullit të përcaktuar nga neni 28 pragrafi i tretë i ligjit 9723, datë 03. 05. 2007

“Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”42. Por ajo që vlen të theksohet është fakti se shoqëria

me përgjegjësi të kufizuar ashtu si edhe format e tjera të shoqërisë mund të krijohen edhe pa hartuar

akte themelimi, kontratën e themelimit apo statutin e shoqërisë, por vetëm duke plotësuar sipas

rregullit të përcaktuar në nenin 28 paragrafi 4, i ligjit 9723, formularin e aplikimit dhe një deklaratë

të ortakëve të ardhshëm të shoqërisë me anën e të cilit pranojnë së, gjatë aktivitetit të shoqërisë, në

mungesë të një statuti të shkruar dhe firmosur nga ana e tyre, do të respektojnë dhe zbatojnë

rregullat e përcaktura në këtë ligj 43 për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtyre

shoqërive.

Për t’iu rikthyer debatit mbi aktet e themelimit të shoqërisë, për të kuptuar nëse është mirë që të

vazhdohet në këtë traditë duke prodhuar ky akte të ndryshme apo duhet ndryshuar ajo, duke

prodhuar vetëm një akt, statutin apo duke plotësuar vetëm fomularin e aplikimit, është e

rëndësishme që të kuptojmë se çfarë përmbajnë të dy aktet, pra kontrata e themelimit dhe statuti

dhe ku është diferenca midis tyre.

Në këtë pikë është e rëndësishme të përcaktohet rëndësia e akteve të themelimit të shoqërisë nga

pikëpamja e vlerës së tyre juridike në mënyrë që të qartësohet dallimi që ekziston midis aktit të

themelimit (memorandum of association) të shoqërisë apo kontratës së themelimit dhe statutit të

shoqërisë (articles of association). Në të drejtën tonë tregtare por edhe në praktikë, shpesh herë,

këto dy akte të shoqërisë ngatërrohen e përfshihen me njëra tjetrën. Kjo tendencë e praktikës është

reflektuar shpesh dhe në zgjidhjet që ka dhënë gjykata, të cilat nuk kanë qenë në përputhje me

ligjin. Dallimi midis këtyre dy akteve është thelbësor dhe ai fokusohet si në dallime të karakterit

formal ashtu edhe në ato të karakterit të përmbajtjes. Ndërsa nga pikëpamja formale, të dyja këto

akte duken sikur janë të njëjta, pasi respektojnë kritere të përbashkëta në hartimin e tyre, nga

pikëpamja e përmbajtjes shprehin dallime thelbësore. Statuti i një shoqërie tregtare, në përmbajtjen

e tij shpreh organizimin, funksionimin dhe strukturën administrative të shoqërisë, ndërsa kontrata

shpreh raportet e detyrimeve të ortakëve apo aksionareve ndaj njëri-tjetrit dhe vetë shoqërisë që

ata krijojnë. Ajo (kontrata apo akti i themelimit) nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i bazës së

ekzistencës së shoqërisë në raport me ortakët apo aksionaret me vetë shoqërinë. Një tjetër dallim

thelbësor është se statuti nuk mund të ndryshojë apo të tejkalojë ato rregulla që palët kanë rënë

dakort në kontratën e themelimit të shoqërisë44. Dallimi midis këtyre dy akteve, sidomos nga

pikëpamja e përmbajtjes së tyre, ka një rëndësi të madhe praktike por edhe doktrinale.

dhe të përcaktuar në paragrafin e tretë të nenit 28 të ligjit 9723, pra të përgatitjes se dy akteve, aktit të themelimit dhe

statutit. 42 Sot Qendra Kombëtare e Biznesit sipas ndryshimeve të fundit të ligjit organik. 43 Bëhet fjalë për ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare. 44 Në vendimin nr. 487, datë 04. 03. 2003, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ka arsyetuar se : “Gjykata e Apelit pa të

drejtë kërkon që për ekzistencën e kësaj shoqërie tregtare (të llojit sh.p.k.) është e nevojëshme ekzistenca e

njëkohëshme e dy akteve të veçanta të karakterit themelues, pra të statutit dhe të aktit të themelimit”. Sipas arsyetimit

Page 50: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

37

Zhvillimi që ka patur e drejta tregtare në përgjithësi dhe ajo e shoqërive tregtare në veçanti, kërkon

që edhe në praktikën tonë tregtare të mbahet parasysh ajo që po ndodh në gjithë sistemin

kontinental, që do të thotë një e drejtë tregtare sa më operative nga pikëpamja e proçedurave të

themelimit të shoqërive tregtare dhe sa më e thjeshtë nga pikëpamja e përmbatjes së akteve të

themelimit të shoqërive.

Ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në fushën e shoqërive tregtarë, por jo vetëm këtu, pasi edhe

praktika gjyqësore i ka paraprirë këtyrë ndryshimeve, kanë treguar se krijimi i rregullave të

organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare, duhet të jetë sa më fleksibël dhe sa më i

thjeshtë, pa akte të tepërta apo të komplikuara. Gjithçka duhet ti përgjigjet një bazë sa më të mirë

rregullative që duhet të jetë në funksion të mirëorganizimit dhe mirëfunksionimit të aktivitetit

ekonomik të një shoqërie apo të asaj që konsiderohet si një qeverisje e mirë e shoqërive tregtare.

Praktika e funksionimit dhe organizimit të shoqërive tregtare në vendin tonë ka treguar se rregulla

(akt themelimi dhe statut) të komplikuara dhe të shprehura jo qartë në aktet bazë të themelimit të

një shoqërie, kanë sjellë konflikte midis organeve të shoqërisë, atyre të administrimit të shoqërisë

dhe midis vetë ortakëve/aksionarëve. E kundërta ndodh kur aktet bazë të themelimit të një shoqërie

janë të hartuara qartë, me rregulla të qarta të funksionimit dhe kompetencave të secilit organ

administrues të shoqërisë, të cilat në këtë mënyrë ndihmojnë në mbarëvajtjen e aktivitetit të

shoqërisë dhe nuk prodhojnë konflikte midis organeve të administrimit të saj.

Përsa i përket debatit nëse është e nevojshme ekzistenca e dy akteve apo mjafton një statut për të

përmbyllur kërkesat e regjistrimit të shoqërisë, mund të themi se atë e ka zgjidhur ligji, i cili

aktualisht nuk kërkon domosdoshmërisht ekzistencën e të dyja akteve. Por nëse themeluesit e një

shoqërie do të zgjidhin hartimin e dy akteve, pra dhe të kontratës së themelimit dhe të statutit,

duhet të marrin në konsideratë ndryshimet mes tyre, siç u shpjegua më sipër.

Me tej përsa i përket karakteristikave të shoqërive të kapitalit, Ligji aktual për shoqëritë tregtare

përmban një parashikim të përgjithshëm sipas të cilit, shoqëritë tregtare duhet të krijohen nga dy

ose më shumë persona, qofshin individë apo shoqëri tregtare. Por nga ky rregull i përgjithshëm

bëjnë përjashtim pikërisht dy format e rëndësishme të shoqërive si ajo me përgjegjësi të kufizuar

dhe ajo aksionare.

Në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar por edhe në ato aksionare, për shkak edhe të vetë moshës

së re që kanë patur aktivitetet ekonomike, shpeshëherë janë identifikuar si shoqërisë që i përkasin

një personi, (ortaku apo aksionari), të ashtuquajturat shoqëritë e tipit “one show man”, i cili ka

të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, në këtë vendim, të dyja këto akte konvergjojnë në të njëjtin akt dhe se nuk është

e nevojshme dallimi midis tyre, pasi kemi të bëjme më të njëjtin akt themelimi dhe se ky është statuti. Ky konkluzioni

i gjykatës është i gabuar, pasi kur flasim për akte themelimi të shoqërisë flasim për dy akte të ndryshme si në formë

ashtu edhe në përmbajtje dhe konkretisht, për kontratën e themelimit ose aktin e themelimit, si dhe për statutin. E para

siç thamë më sipër nga pikpamja e përmbatjes shpreh raportet e vendosura ndërmjet ortakëve apo aksionarëve të

ardhëshëm të shoqërisë, pra të drejtat dhe detyrimet që ata kanë ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj shoqërisë, ndërsa statuti

shpreh anën administrative dhe strukturore të funksionimit të shoqërisë. Ligji 7638, datë 19.11.1992, i shpreh qartë

këto koncepte për të gjitha llojet e shoqërive.

Page 51: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

38

kryer të gjitha funksionet administruese të shoqërisë, si funksionet e ortakut të vetëm (e

ashtuquajtura në praktikë deri më tani mbledhja e ortakut të vetëm) por edhe funksionet e

administrimit të shoqërisë, pra ortaku në rolin e administratorit të shoqërisë. Pra, si në aktet e

themelimit ashtu edhe në praktikë, ka një përqëndrim të kompetencave të organeve të

administrimit (administratori apo bashkëadministratorët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar apo

shoqërisë aksionare) me organet e kontrollit (asambleja e ortakut apo aksionarëve), duke i

përqëndruar këto kompetenca në një person të vetëm. Kjo mos-ndarje e saktë e rolit të organeve

të administrimit të shoqërisë në praktikën e përditshme tregtare nuk vërehet vetëm në shoqëritë e

formës më përgjegjësi të kufizuar, por është vërejtur dhe vazhdon ende të vërehet edhe pas hyrjes

në fuqi të LSHT, në formën tjetër të shoqërive të kapitalit, atë aksionare, ku vetë ligji kërkon

ndarjen e funksioneve të administrimit me ato të kontrollit. Kultura e ulët e biznesit në mosnjohjen

si duhet të kritereve të ligjit për funksionimin dhe organizimin e një shoqërie, ka bërë që edhe në

shoqëritë e këtij lloji (shoqëritë aksionare), asambleja e aksionarit apo aksionareve apo edhe vetë

drejtimi i këshillit mbikqyrës / administrimi, t’i grumbullojë kompetencat administruese dhe ato

kontrolluese në një dorë të vetme ose në atë të aksionarit apo të familjarëve të tij, kur është rasti i

emërimit formal si anëtar në organin e kontrollit, pra në këshillin mbikqyrës (sistemi më dy nivele

i shoqërive aksionare) apo edhe në këshillin e administrimit (sistemi me një nivel).

Është rasti të sqarojmë se nuk shtrohet problemi që jemi kundër emërimit të njërëzve të “rrethit

familjar” në organet vendim-marrëse apo ato të kontrollit të shoqërisë, dhe këtë e themi në mënyrë

absolute. Por ajo që kemi vërejtur nga një studim që i kemi bërë praktikës, qoftë të regjistrit tregtar

në kohën kur mbahej pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, qoftë Regjistrit të mbajtur tashmë

nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në përgjithësi emërimi i personave të rrethit familjar në organet

e kontrollit të shoqërisë, është formal dhe aspak funksional, sidomos në rastin e shoqërisë me

ortak/aksionar të vetëm. Në shumë raste të tjera vihet re që këto organe nuk mbidhen as në kufijtë

minimal të kërkesave të ligjit, apo edhe kur mblidhen, hartojnë akte të cilat kërkohen vetëm për

shkak të detyrimeve minimale fiskale, siç është rasti i miratimit të bilanceve dhe depozitimit të

tyrë në QKB dhe në Organin fiskal45, apo rasti i vendim-marrjes formale për emërim dhe shkarkim

administratori, apo rasti i vendim-marrjes formale për të vendosur se çfarë do të bëhet me fitimin

e realizuar nga shoqëria, nëse do të shkojë për rritje të kapitalit apo do të mbartet për vitin

ushtrimor financiar pasardhës për qëllime investimi apo do të ndahet si devident për aksionaret e

shoqërisë46.

Nga ana tjetër, vërehet se në shoqëritë e së drejtës shqiptare, të cilat kanë një funksion të qartë të

ndarjes së pozicionit të administrimit të shoqërisë me atë të kontrollit, mirëadministrimi është më

efikas. Kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në natyrën juridike të marrëdhënieve që

krijojnë këto organe, si gjatë veprimtarisë së tyrë administruese (administrator në një shoqëri me

45 Ligji nr.8438, datë 28.012.1998 Për Tatimin mbi të Ardhurat, detyron shoqëritë tregtare që të depozitojnë një kopje

të vendimit për miratim pasqyrash financiare dhe bilancit të tyre pranë Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave. 46 Në vitin 2002 e më pas edhe me ndryshimet e vitit 2014 ndodhi një reformë në legjislacionin fiskal duke detyruar

shoqëritë që në rast fitimi të vendosin për destinimin e tij. Fitimi tashmë nuk mund të mbartet pa parashikuar

përdorimin e tij.

Page 52: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

39

përgjegjësi të kufizuar apo këshilli i administrimit të shoqërisë aksionare në sistemin me një nivel)

ashtu edhe atë kontrolluese, si brenda shoqërisë ashtu edhe në marrëdhënie me të tretët. Ndarja e

qartë e përgjegjësive midis organeve të administrimit dhe kontrollit në shoqëritë e kapitalit, do të

thotë ndër të tjera, një veprimtari juridike e këtyre shoqërive e krijuar dhe që funksionon në

përputhje me aktet e themelimit të shoqërisë dhe me legjislacionin tregtar në fuqi. Pasoja juridike

e veprimeve të këtyre organeve është vlefshmëria e vendimeve (akteve) që ato nxjerrin dhe e

kundërta do të ndikonte në pavlefshmërinë e këtyre të fundit, duke prodhuar pasoja juridike që do

të ndikonin edhe në vetë administrimin e përditshëm të shoqërisë.

3.4 Nayra juridike e drejtimit dhe administrimit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar.

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është person juridik në të cilin supozohet që vetëm asetet e

shoqërisë janë në gjendje që të kënaqin detyrimet ndaj kreditorëve. Ajo ka një kapital të regjistruar,

i cili ndahet ndërmjet ortakëve në aq pjesë sa ortakë ka shoqëria, ku secila pjesë përfaqëson

përqindjen e zotëruar nga secili ortak. Me ligjin nr. 9901, datë 14. 04. 2008, “Për Tregtarët dhe

Shoqëritë Tregtare” nuk ishte parashikuar në mënyrë të qartë mënyra e ndarjes së kapitalit në këto

lloj shoqërish, duke qënë se lejohej hapërisë si për parimin një anëtar një kuotë, ashtu dhe atij të

ndarjes së kapitalit në kuota me të njëjtën vlerë nominale secila. Me ndryshimet e ligjit të hyra në

fuqi së fundmi, është sanksionuar zbatimi i parimit një anëtar një votë dhe rrjedhimisht një kuotë47.

Parashikimi i nenit 68 i LSHT e përcakton shoqërinë e kësaj forme si një shoqëri tregtare, e cila

ka këto karakteristika :

1. Eshtë themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e

shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer

të kontributeve të nënshkruara.

2. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të

kufizuar.

Të njëjtin përkufizim, pothuasje parashikonte për këtë formë shoqërie edhe neni 37 ligjit të vjetër

7638/1992 Për shoqëritë Tregtare.

Karakteristika thelbësore e kësaj shoqërie është përgjegjësia e kufizuar e ortakëve, në raport me

detyrimet që ka shoqëria. Kjo do të thotë që është shoqëria ajo që duhet të përgjigjet përballë

47 Ndryshimet ligjore të ndodhura në bazë të ligjit 129/2014, neni 8, ndryshon përmbajtjen e pikës 2 të nenit 68 ligjit

9901/2008, në lidhje me te drejtën mbi kuotën të ortakut ose ortakëve në një shpk. Kapitali i shoqërisë me

përgjegjësi të kufizuar ndahet ne një numër kuotash, në raport me kontributin e dhënë nga çdo ortak në shoqëri dhe

se çdo ortak zotëron një kuotë të vetme. Në rast se kemi disa bashkëzotërues të një kuote do të marirn cilësinë e një

ortaku të vetëm në raport me këtë kuotë.

Page 53: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

40

detyrimeve që ka ndaj të tretëve. Ortakët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë me pasurinë e

tyre. Ky është një përcaktim i rëndësishëm në doktrinën e së drejtës tregtare, pasi është kjo shoqëri

që vihet përballë përgjegjësisë së pakufizuar të ortakëve të një shoqërie kolektive apo komandite

(shoqëritë e personit), për detyrimet e marra përsipër nga shoqëria.

Pavarësisht nga përcaktimi që i bën kuotës neni 68/2 dhe 88/1 dhe pavarësisht nga fakti i

përcaktimit të vlerës së kapitalit minimal të parashikuar nga neni 70, kur flasim për modelin që ka

zgjedhur ligji për shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, mund të përkufizojmë atë si një “model

autonom shoqërie”. Ndërkohë që ligji kur përcakton marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe

ortakëve, e rëndësishme kjo për të përcaktuar natyrën juridike të administrimit të kësaj forme

shoqërie nga organet e saj drejtuese, përshkrohet nga një frymë e kënaqshme e një pavarësie të

tyre, ku del në pah edhe një raport ndërpersonal i tyre. Kjo rezulton nga një sërë dispozitash të cilat

rregullojnë në mënyrë të zgjeruar mënyrat e financimit të ortakëve, ose të dispozitave që

parashikojnë largimin e ortakut apo përjashtimin e ortakut, apo të dispozitave kur kemi të bejmë

me një ortak të vetëm, i cili njëkohësisht është edhe administrator i shoqërisë. Ndërkohë që ligji i

mëparshëm ka patur rregullime pjesore për këto probleme ose në disa raste nuk ka patur rregullime

fare. Rregullime të posaçme kemi edhe për detyrimin e besnikërisë dhe përgjegjësisë të

administratorëve të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar (neni 98).

Ligji i ri në tërësinë e tij për dispozitat që rregullojnë formën e shoqërisë me përgjigjegjësi të

kufizuar, ka theksuar personalizimin e kësaj forme shoqërie në raport me ato rregullime që bënte

ligji i mëparshëm. Por vërejmë nga ana tjetër që shumë përcaktime të nevojshme që rregulloheshin

nga ligji i mëparshëm apo që kishin gjetur zgjidhje nga praktika tregtare, nuk janë parashikuar apo

rregulluar në dispozitat e ligjit të ri. P.sh. është me vend të përmendim që në rastë se ligji i

mëparshëm parashikonte rregullime të posaçme rolin për rritjen dhe zvogëlimin e kapitalit të

shoqërisë dhe rolin e organeve drejtuese në këtë vendimarje, ligji i ri nuk parashikon për këtë formë

shoqërie rregullime që kanë të bëjnë më këtë çështje. Aktualisht në një rast zmadhimi apo

zvogëlimi kapitali në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, zbatohen për analogji dispozitat e

ligjit për zmadhimin dhe zvogëlimin e kapitalit në shoqëritë aksionare. Por a janë efikase këto

norma, mbetet për t’u diskutuar në një temë më të gjerë dhe të fokusuar vetëm për këtë çështje,

duke qenë se aktualisht dhe mënyra e krijimit të kapitalit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar

dhe shoqërive aksionere janë të ndryshme.

Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara aktualisht regjistrohen me një kapital minimal prej 100 lek.

Kjo shumë kaq e papërfillshme humbet vlerën dhe konceptin e kapitalit të regjistruar, duke qenë

se shoqëria merr përsipër të përgjigjet ndaj të tretëve vetëm mbi këtë vlerë.

Përsa i përket mënyrës së organizimit të shoqërisë tregtare, ajo paraqet formën më të thjeshtë të

përbërë nga një organ vendim-marrës ose i paraqitur ndryshe si Asambleja e Përgjithshme e

Ortakëve dhe organi ekzekutiv nëse mund të quajmë kështu organin e administrimit të shoqërisë.

Tendeca që vihet re në këtë lloj forme shoqërie kapitali është fakti se ortakët e shoqërisë janë të

interesuar jo vetëm në investim por edhe në administrimin e shoqërisë. Ata, nëpërmjet Asamblesë

Page 54: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

41

së Përgjithshme të Ortakëve, ushtrojnë një kontroll të drejtpërdrejt dhe mbikqyrjeje të organit të

administrimit të shoqërisë.

Këto krakteristika të sh.p.k. e bëjnë këtë shoqëri shumë të përhapur në aktivitete tregtare të

dimesioneve të mesme dhe të vogla që nuk kërkojnë investime fillestare veçanërisht të larta, pasi

këto shoqëri kërkojnë investime nga ortakët e saj dhe jo duke riskuar kursimet e publikut (neni

68/3 i LSHT).

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar duke qenë një organizim ligjor i tipit të personit juridik të

përcaktur nga legjisalcioni civil, i nënshtrohet për aq sa është e lejueshme edhe dispozitave

përkatëse të Kodit Civil që bëjnë fjalë për personin juridik48. Këto parashikime të Kodit Civil,

marrin një rëndësi të madhe sidomos në rastin e trajtimit të institutit të përfaqësimit 49 . Me

ndryshimet e fundit të reformës ligjore në të drejtën tregtare, në bazë të ligjit 129/2014, janë bërë

përcaktime të rëndësishme në lidhje me konceptin e përfaqësimit të shoqërive tregtare nga ana e

organeve të tyre, e rëndësishme kjo për të definuar natyrën juridike të këtij instituti në funksionin

e jashtëm të shoqërive tregtare të të gjitha formave. Përfaqësimi ligjor i shoqërisë tregtare me

përgjegjësi të kufizuar si një lloj i veçantë i përfaqëismit është rregulluar po në mënyrë të veçantë

nga LSHT. Duke qenë i orinetuar nga sistemi i së drejtës gjermane, vërehet se përfaqësimi i

shoqërisë i ngarkohet administratorit të saj, i cili sipas ligjit duhet të jetë individ. Theksohet ky

fakt pasi administratori si një organ i rëndësishëm i drejtimit të shoqërisë duhet të mbajë dhe

përgjegjësitë përkatëse. Në këtë kuptim administratori vishet me përgjegjësi personale për dëmet

që mund ti shkaktohen shoqërisë gjatë administrimit nga ana e tij. Por ka një dallim në rastin kur

përfaqësimi ka dëmtuar palët e treta. Si dhe në ligjin e vjetër për shoqëritë tregtare, për dëmet që i

shkakton të tretëve nga ana e shoqërisë, përgjegjësinë e mban kjo e fundit, me përjashtim të rasteve

kur ekzistojnë elementët e përcaktara në ligj që e zhveshin shoqërinë nga përgjegjësia. Por shoqëria

në çdo kohë mund të kërkojë shpërblimin e dëmit nga ana e administratorit, i cili në këtë rast ka

përgjegjësi të pakufizuar. Në shumë vende që përafrojnë me sisteme off shor (orientuar nga comom

laë), përfaqësimi i një entiti ligjor mund të bëhet dhe nga një shoqëri, por në rast dëmesh kjo do të

sillte përgjegjësi të kufizuar të organit të administrimit.

Sipas frymës së ligjit presupozohet se përfaqësimi i shoqërisë nga ana e administratorit kryhet në

mënyrë të pavarur dhe në bazë të aftësive personale të tij. Gjithsesi veprimtaria e tij kontrollohet

në rastin e SHPK nga ana e asamblesë së ortakëve. Ky kontroll në përgjithësi është keqkuptuar në

atë masë sa administratori i shoqërisë konsiderohet në mënyrë të gabuar si një i punësuar i

48 Kodi civil në nenet 24-38, parashikon përmbajtejn e institutit të personit juridik. Dukë qënë norma me karakter të

përgjithshëm dhe mbi ato të një ligji të zakonshëm, dispozitat e kodit civil që flasim për personat juridik dhe

veçanërisht për ato privatë, ngelen të zbatueshme edhe në të drejtën tregtare. Kështu koncepti i përcaktuar në nenin

32/2 të K. Civil ngelet i zbatueshëm nga shoqëritë tregtare, pasi përputhet me përcaktime të bëra për përgjegjësinë e

tyre të kufizuar. Sipas kësaj dispozite personi juridik, përgjigjet për detyrimet brenda kufijve të pasurisë së tij. Kjo

vjen në pëputhje edhe me përcaktimin e nenit 68/1 të ligjit 9901, datë 14. 04. 2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë

tregtare”. 49 Neni 64 e vijues të Kodit Civil që flasin për përfaqësimin e shoqërisë janë të zbatueshme në kuptimin e

përgjithshëm dhe në rastin e përfaqësimit të personit juridik nga ana e përfaqësuesit ligjor të tij.

Page 55: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

42

shoqërisë nën urdhërat e ortakëve të saj, duke mos patur asnjë hapësirë veprimi përsa i përket

drejtimit dhe administrimit të shoqërisë.

3.4.1 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar me një ortak.

Sipas parimit të përgjithshëm të parashikuar nga ligji tregtar50, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar

presupozohet se krijohet nga 2 ose më shumë persona. Por mund të ndodhë që shoqëria e kësaj

forme mund të krijohet edhe me një ortak, i cili mund të jetë person fizik apo person juridik. Kjo

del nga përmbajtje e nenit 71 e më tej nenit 81/3 të LSHT.

Kjo lloj shoqërie me një ortak të vetëm është pranuar edhe nga ligji i mëparshëm ndonëse jo në

mënyrë të shprehur, por praktika pothuajse ka mbajtur një qëndrim unik, duke lejuar themelimin

e ketyre lloj shoqërive (shiko nenin 1 të ligjit 7638/1992). Kjo përbënte një risi të praktikës sonë

gjyqësore krahasuar me qëndrimin konservator që mbanin legjislacione të tjera, si ai italian51 apo

francez52 për këtë çështje përpara reformave përkatëse në fushën e së drejtës tregtare. Për shoqërinë

me përgjegjësi të kufizuar të themeluar nga një ortak i vetëm apo të mbetur si të tillë në kushtet e

nenit 71 të ligjit, vlejnë të njëjtat rregulla ashtu si edhe për shoqërinë me dy apo më shumë ortakë,

për aq sa janë të zbatueshme. Kjo pasi shumë rregulla kondicionojnë marrëdhënie që lindin midis

dy ose më shumë ortakëve, sidomos kur flasim për aspektet e vendim-marrjes së kësaj shoqërie,

nga organi i asamblesë se ortakut/ortakëve dhe për më tepër kondicionojnë edhe natyrën juridike

të kësaj vendimmarrjeje në praktike.

Parimi i kufizimit të përgjegjësisë së ortakut zbatohet dhe në shoqëritë me ortak të vetëm, në

kushtet kur janë zbatuar kërkesat minimale të ligjit për njoftime dhe regjistrime. Kur shoqëria është

themeluar nga dy apo më shumë ortakë dhe gjatë aktivitetit të saj për shkak të heqjes dorë nga e

drejtat mbi kuotat e ortakëve të tjerë mbetet me një ortak, atëherë në kushtet e nenit 71, ortaku i

mbetur duhet të bëjë regjistrimin e ndryshimeve të këtij fakti në zyrën e regjistrimit sipas kriterve

të përcaktura në nenin 43 për QKB. Në të kundërt, në rast të mos përmbushjes së këtij detyrimi,

përgjegjësia për detyrimet e shoqërisë është e ortakut të vetëm dhe jo e shoqërisë dhe entiteti

tashmë do të marrë karakteristikat e personit fizik tregtar, duke qenë se vishet me përgjegjësi të

kufizuar. Këtë qasje kanë patur dhe shumë legjislacione të tjera europiane të ngjashme me të

sistemin tonë.

50 Neni 3 i ligjit nr. 9901, i ndryshuar përcakton se shoqëritë tregtare krijohen nga dy ose më shumë persona. 51 Neni 2247 i Kodit Civil Italian kur flet kontratës se themelimit të shoqërisë i referohet kontratës në të cilën hyjnë

dy ose më shumë palë. 52 Ligji francez përpara reformës së vitit 2009 parashikonte krijimin e shoqërisë nga 2 ose më persona, kërkesë e cila

nuk ekziston më, pasi me ndryshimet e hyra në fuqi me 1 Janar të vitit 2009 parashikohet krijimi i shoqërisë me

përgjegjësi të kufizuar nga një person i vetëm, ndërsa shoqëria aksionare kërkon minimumi 7 aksionarë.

Page 56: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

43

Të drejtat dhe detyrimet e asamblesë në shoqërinë me një ortak ushtrohen nga ortaku i vetëm.

Ortaku i vetëm është i detyruar që të gjitha vendimet që merr në këtë kuadër ti regjistrojë në një

regjistër të veçantë që quhet regjistri i vendimeve. Këto të dhëna të regjistruara nuk mund të

ndryshohen dhe as nuk mund të fshihen. Çështjet që duhen regjistruar në këtë regjistër mund të

jenë nga më të ndryshmet por ortaku ka detyrimin për të regjistruar veçanërisht çështjet të

rëndësishme siç janë përcaktuar në nenin 81 të ligjit tregtar dhe që përfshijnë, miratimin e

pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë, shpërndarjen e fitimeve

vjetore dhe mbulimin e humbjeve, investime, vendimet për riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë.

Kjo mënyrë e frymës për të rregulluar natyrën vendimarrëse të këtij organi të shoqërisë me

përgjegjësi të kufizuar është specifike dhe ka rëndësi për qarkullimin juridik civil, pasi nuk ka të

bëjë vetëm më funksionin e brendshëm të vendimmarrjes së organit drejtues gjatë administrimit të

shoqërisë, por edhe me funksionin e jashtëm të kësaj vendimmarrjeje në pasojat që sjell në raportet

juridike me të tretët. Aq i rëndësishëm është në kuptimin praktik ky rregull i natyrës juridike të

kësaj vendimarje, saqë pasojat e mos regjistrimit të këtyre vendimeve në librin e shoqërisë çojnë

në pavlefshmërinë absolute të tyre. Prandaj mund të themi se ky është një rregull i përcaktuar nga

ligji për të mbrojtur të tretët (veçanërisht kreditorët e shoqërisë). Shoqëria mund që t’ia kundrejtojë

këtë pavlefshmëri të tretëve, vetëm në rast se ajo provon se ata kanë pasur dijeni për

pavlefshmërinë apo për shkakun e saj apo në bazë të rrethanave të qarta nuk kishte si si të mos

kish patur dijeni. Rregullat klasike të mirëbesimit dhe keqbesimit në marrëdhënien juridike civile,

kanë vlerë edhe në këtë degë të së drejtës private, kur kemi të bëjmë me konflikte të një natyrë

juridike që shkaktohen nga moszbatimi i rregullave të dijenisë së të tretit për pavlefshmërinë e një

akti (veprimi juridik) apo për shkakun e saj. Pra edhe në këtë raport që lind nga kjo lloj marrëdhënie

për shkak të akteve të pavlefshme të organeve të shoqërisë tregtare, mirëbesimi prezumohet. E

kundërta ndodh për çështjen e keqbesimit, i cili duhet që të provohet nga të tretët në bazë të

rrethanave të krijuara nga dijenia e kësaj vendimmarrjeje dhe për më tepër e regjstrimit të saj, sipas

kritereve të nenit 81 të LSHT. Kur flasim për një mbrojtje të të drejtave të të tretëve sipas rregullit

të mësipërm kemi parasysh marrëdhëniet juridike që kanë realizuar të tretët (kreditoret e shoqërisë)

me shoqërinë.

Një karakteristikë e rëndësishme që duhet theksuar në rastin e shoqërisë me ortak të vetëm përsa i

përket natyrës juridike të administrimit të shoqërisë së këtij lloji është dhe rregulli që përfshihet në

ndalimin e konfliktit të interesit dhe personat e lidhur, parashikuar nga neni 13 pika 7 e ligjit. Sipas

këtij përcaktimi, një person i cili është administrator dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë nuk mund

të lidh kontrata huaje apo garancie me shoqërinë. Pra kusht është qënia njëkohësisht administrator

dhe ortak i shoqërisë. Jo në pak raste në praktikë shkelet kjo dispozitë, e cila është një kriter i

rëndësishëm ligjor që i paraprin punës së ekspertëve kontabël për të kontabiluazuar vlerat

financiare. Dispozita në fjalë është ndaluese dhe shkelja e saj pas sjell pavlefshëmërinë e veprimit

juridik të kryer, përveç dënimit me gjobë të parashikuar nga ligji. Detyrimi i ortakut që është

njëkohësisht edhe administrator, është që të mos e kryej këtë veprim huaje apo garancie duke u

paraqitur si i tretë në marrëdhënie me shoqërinë, pasi përveçse do të ishtë një konflikt i pastër

Page 57: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

44

interesi, do pas sillte edhe pasoja juridike për vetë jetën ekonomike të shoqërisë53 dhe njëkohësisht

humbjen e besimit të të tretëve, kreditorë apo persona me interes në shoqëri.

3.4.2 Kapitali i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.

Kapitali i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, ashtu si në rastin e shoqërisë aksionare, është mjeti

ligjor nëpërmjet të cilit evidentohen të drejtat e ortakëve në shoqëri. Përcaktimi i saktë dhe kuptimi

i kapitalit ligjor të shoqërisë ka rëndësi teorike por dhe praktike, pasi ai përbën garancinë e

shoqërisë për të zhvilluar aktivitetin ekonomik dhe përcakton një parim të rëndësishëm të

funksionit të garancisë në favor të kreditorëve të shoqërisë. Në rastin e shoqërisë me përgjegjësi të

kufizuar, siç kemi parashikuar dhe më sipër, legjislatori shqiptar ka devijuar nga kërkesat e

legjislacionit të Bashkimit Europian, duke parashikuar mundësinë e krijimit të shoqërisë me një

kapital me vlerën shumë të ulët prej 100 lek. Kjo vlerë kaq e vogël e kapitalit në asnjë rast nuk

mund të konsiderohet si mjet për të mbrojtur të drejtat e kreditorëve të shoqërisë, dhe është detyrë

e shoqërisë nga njëra anë të parashikoj mekanizmat për garantimin e të tretëve dhe nga ana tjetër

kujdesi që duhet të kenë të tretët kur hyjnë në raporte me shoqërinë e regjistruar me një kapital

minimal.

Koncepti i kapitalit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe më tej i natyrës juridike të

vendimeve që marrin ortakët në lidhje më të, është ai i kapitalit të regjistruar të shoqërisë, duke

qenë se kërkesat për masën e kapitalit janë minimale dhe nuk mund të shkojnë me zbatimin e

konceptit të kapitalit të autorizuar. Me kapital të regjistruar, sipas përkufizimit që ka parashikuar

legjislatori, do të kuptohet kapitali i shoqërisë në momentin e regjistrimit të saj. Megjithatë, duke

qenë se ligji i posaçëm nuk ka parashikuar asnjë rregull në lidhje me ndryshimin e kapitalit të

shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, praktika dhe doktrina kanë orientuar në zbatimin e të gjitha

kritereve që përcakton ligji për shoqëritë aksionare në lidhje me ndryshimin e kapitalit. Në këtë

kuptim mund të themi se praktikisht mund të flitet për kapital të autorizuar, në zbatim dhe për

analogji të dispozitave të ligjit54.

Kapitali i shoqërisë me përgjegjësi të kufizur përbëhet nga kontributi i ortakëve të cilët vendosin

të marrin pjesë në shoqëri. Sipas përcaktimit të bërë në nenin 68/4 kontributi i ortakëve mund të

53 Në interpretim të nenit 13 pika 7 të ligjit 9901/2008, çdo kontratë tjetër që ortaku apo aksioneri që ka edhe cilësinë

e administratorit, të lidhur midis të tretëve dhe shoqërisë, regjistrohen në një porcesverbal që mbahet në zyrën qëndrore

të shoqërisë. Ky rregull vlen edhe për kontratat që nuk lejohen të lidhen në kushtet e konfliktit të interesit, pavarësisht

se janë veprime juridike absolutisht të pavlefshme. Shkelja e këtij rregulli përbën kundravajtje administrative dhe

administratori sanksionohet me gjobë. 54 Ndryshimet fundit ligjore siaps ligjit 129/2014, nuk ndërmorën asnjë ndërhyrje në lidhje më çështjet që trajtojnë

mënyrën dhe procedurat që ndiqen nga organet e shoqërisë për rritjen e kapitalit ligjor të shoqërisë. Përvç faktit të

rregullimit të konceptit të zotërimit të kuotës në raport më kotributin e dhënë nga çdo ortak në shoqëri.

Page 58: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

45

jetë : a) në para ose b) në natyrë – pasuri të paluajtshme, c) në natyrë – pasuri të luajtshme apo të

drejta.

Sa më sipër mund të themi që ligji ka përjashtuar dhënien e kontributit në shërbime nga ana e

ortakut. Ky përcaktim është bërë në përputhje me Direktivën mbi të Drejtën Tregtare të BE55.

Qëllimi i shmangies së kontributit në shërbimi lidhet me vështirësinë që ka në të tilla raste për të

përcaktuar vlerën reale të shërbimit dhe si rrjedhojë nuk mund të ruhet një kapital në vlerë reale.

Por duhet theksuar se ka vende të Bashkimit Europian, si Italia, të cilat e pranojnë kontributin në

shërbime të ortakut.

Kontributi në para i ortakut jepet në momentin e themelimit dhe regjistrimit të shoqërisë, por

metoda e pagimit të tij nuk është përcaktuar në ligj. Mungesa e një rregullimi të tillë vjen dhe si

pasojë e vlerës shumë të ulët që kërkohet në rastin e regjistrimit të një shoqërie me përgjegjësi të

kufizuar.

Ndërsa kur bëhet fjalë për kontribut në natyrë të ortakut, siç e përcakton ligji ai mund të jetë në

pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme ose të drejta. Në këtë rast, për të përcaktuar vlerën reale

të kontributit, është e nevojshme hartimi i një akti vlerësimi. Legjislatori ka parashikuar lirinë e

ortakëve për të përcaktuar këtë vlerë dhe vetëm në rastin kur nuk bihet dakort mes ortakëve për

kontributin në natyrë, atëherë hyn në rol puna e ekspertit përkatës të caktuar nga gjykata me

kërkesë të ortakëve, i cili duhet të përcaktojë vlerën e këtij kontributi.

Përcaktimi që i bënë dispozita për kontributin në shoqëri, kupton çdo lloj kontributi, i cili i

referohet elementëve të kategorisë së sendeve të luajtshme apo të paluajtshme apo të drejtave të

tjera, që kanë në thelb një vlerësim ekonomik. Mund të pranohen si kontribut i ortakëve në një

shoqëri jo vetëm para apo pasuri ose të drejta ashtu siç është përcaktuar në dispozitën e mësipërme

apo në të drejta të vlerësueshme, siç është përcaktuar në nenin 108 të LSHT për kontributin në

shoqëritë aksionare, por të gjithë elementët pasuror që mund të konsiderohen të dobishëm për

zhvillimin normal dhe me leverdi të aktivitetit ekonomik të shoqërisë.

Për shembull, kur flasim për kontribut në natyrë, kemi prasysh atë kontribut që në kuptimin e së

drejtës civile përbëhet nga sende të luajtshme apo të paluajtshme56. Ndërsa kur flasim për të drejta

të vlerësueshme do të kemi parasysh të drejta të tilla, të cilat jo vetëm që janë të vlerësueshme në

kuptimin ekonomik, por edhe që kanë lidhje me aktivitetin ekonomik të shoqërisë. Si të tilla mund

të përmendim të drejtat mbi markat tregtare dhe shërbimit apo të drejtat mbi patentat apo modelet

e përdorimit sipas ligjit për pronësinë industriale. Të drejtat të tjera të vlerësueshme mund të jenë

të drejtat mbi një proçes pune. Te drejat të vlerësueshme mund të jenë edhe të drejta “negative”

p.sh. për të mos kryer veprime konkuruese etj.

55 Direktiva e Dytë e Shoqërive 13 Dhjetor 1976 56 Për më shumë shiko neni 141 dhe 142 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Page 59: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

46

Siç përmendëm më sipër, ligji nuk përcakton asnjë modalitet për shlyerjen e kontributit dhe në

praktikë është Statuti që parashikon mënyrat e shlyerjes së kontributeve. Ligji i mëparshëm në

nenin 40 parashikonte që të gjitha pjesët e kapitalit themeltar për një sh.p.k. duhet të nënshkruhen

dhe të shlyhen krejtësisht, pa përcaktuar momentin se kur. Ndërsa ligji i ri parashikon se ortakët

gëzojnë lirinë që të vendosin modalitet dhe proçedurat e shlyerjes së kapitalit. Sa më sipër mund

të dalin më konkluzionin se kontributi i ortakëve mund të nënshkruhet dhe të mos shlyhet i gjithi

në momentin e nënshkrimit, pasi ortakët në statut mund të parashikojnë mënyrën dhe kohën e

shlyrjes së tij. Kjo është një karakteristikë që pavarësisht mos shlyerjes së këtij kontributi e bënë

vendimmarrjen e organit kompetent (asamblesë së ortakut/ortakëve) në natyrën e një akti të

vlefshëm nga pikëpamja e prodhimit të pasojave juridike. Për analogji mund të vështrojmë nenin

113 të ligjit që flet për vendimmarrjen dhe natyrën e saj juridike në rastin e shlyerjes së

kontributëve të aksionarëve në një shoqëri aksionare. Komenti për shlyerjen e kontributeve dhe

vendimmarrja për të ka vlefshmëri si kur jemi përballë kontributeve në ta holla, ashtu edhe

kontributeve në natyrë dhe atyre në të drejta.

Një problem tjetër që vlen për të diskutuar është natyra juridike që ka vendimmarrja e organit

kompetent, kur flitet për finacimin që ortakët mund t’i bëjnë shoqërisë gjatë aktivitetit të tyre. Ky

financim mund të shprehet në formën e huadhënies apo në formën e financimit pa shpërblim. Në

të dyja rastet, kriteri juridik kërkon që të ketë një marrëdhënie të shkruar, kusht për vlefshmërinë

e veprimit juridik të realizuar. E drejta e ortakut sipas marrëdhënies është që të vihet përsëri në

posedim të së drejtës së tij që ja ka kaluar shoqërisë nëpërmjet këtij financimi. Deri këtu problemi

duket i thjeshtë dhe nuk krijon ndonjë ndërlikim. Gjithashtu praktika e shoqërive por edhe ajo

gjyqësore e deritanishme e zbatuar në këtë drejtim sipas ligjit 7638/1992 nuk ka patur asnjë

ndalesë, por njëkohësisht nuk ka ndalur kreditorët e shoqërisë (ata jo ortakë, pasi edhe ortaku në

rastin tonë është kthyer në kreditor) që të ngrinin padi për të kërkuar ndonjë pavlefshmëri të

mundshme të marrëdhënies apo për të kërkuar dëmet e shkaktuara si pasojë e një financimi të kryer

në kushtet e keqbesimit nga ana e ortakëve. Arsyeja është se instrumenti i financimit mund të

përdoret në dëm të tyre.

Në mënyrë që të kuptojmë më mirë problematikat e financimit, po e ilustrojmë me një shembull

praktik:

Shoqëria është në proçedura likuidimi, në një kohë që prishja e saj dhe kalimi në likuidim ka

ndodhur për shkak të ortakëve të saj (mosmarrëveshjeve mes tyre). Ndërkohë që likuidatori merr

detyrën konstaton se shoqëria ka dy kreditorë, njëri ortak i shoqërisë dhe tjetri një person i tretë.

Në një rast të tillë shtrohet çështja nëse kreditorët do të trajtohen në mënyrë të barabartë apo do

të ketë radhë në pagesë. Logjika e do që kreditori person i tretë të paguhet i pari, pavarësisht se

data e huadhënies së tij mund të jetë pas asaj të ortakut të shoqërisë. Kjo ndodh pasi në një

marrëdhënie financimi, ortaku i shoqërisë nuk mund të trajtohet si një kreditor i pavarur. Ai përveç

se ka interesa në shoqëri, njeh më së miri dhe situatën e saj financiare si dhe duhet të ketë

përgjegjësitë që ka një ortak në shoqëri. Ndërkohë që personi i tretë ka hyrë në marrëdhënie

tregtare në kushte mirëbësimi dhe si i tillë duhet të jetë i privilegjuar në rast pagimi mbrapsht të

Page 60: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

47

huasë. Për më tepër, prishja me likuidim ndodh në kushtet e aftësisë paguese të shoqërisë, dhe kjo

për shkak se ortakët e saj kanë marrë një vendim të tillë. Në këtë mënyrë ata kanë vënë në rrezik

interesat e personit të tretë (kreditorëve jo ortakë) për shkak të kredisë që i ka dhënë shoqërisë dhe

faktit që nuk patur dhe nuk ka si të ketë dijeni për sjelljen e ortakëve. Kjo në rastin më të mirë,

pasi mund të ndodh që për qëllime të ndryshme, ortakët të injektojnë me detyrime shoqërinë, qoftë

për të vështirësuar raportet me ortakët e tjerë, qoftë për qëllime fshehjesh fiskale. Kjo do të sillte

komplikime të mëtejshme të zgjidhjes gjyqësore praktike të rastit.

Rasti që përmendëm kishte si figurë kryesore likuidatorin, por shoqëria mund të jetë në kushte

normale dhe funksioni kyesor për ruajtjen e kapitalit dhe kujdesit për moscënimin e interesave të

kreditorëve bie mbi administratorin e shoqërisë. Ai duhet të kujdeset që në asnjë rast shoqëria të

mos kalojë në vështirësi ekonomike apo në gjendje paaftësie. Nëse ekziston një rrezik i tillë është

përsëri figura e administratorit që ngarkohet nga ligji për të ndjekur hapat ligjor siç mund të jenë

thirrja e mbledhjes së asamblesë së ortakëve për nevoja financimi, propozimi për likuidimin apo

mbylljen e shoqërisë, dhe mbi të gjitha nga ligji për faliment ngarkohet me detyrimin për të

shpallur këtë proçedure falimenti nëse shoqëria është në kushte paaftësie për të paguar.

3.4.3 Natyra juridike e kuotës si njësi e pjesmarrjes së ortakut në kontribut.

Neni 68 i LSHT i ndryshuar, parashikon se secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri në raport me

kontributin që ka dhënë ortaku në shoqëri. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet

ortakëve sipas këtij raporti. Kuota paraqitet si një njësi matëse e pjesmarrjes së ortakut në kapitalin

e shoqërisë. Kuota nuk duhet ngatërruar me aksionin pasi nuk mund të jetë e përfaqësuar prej tij.

Në shoqërinë aksionare pjesët e kapitalit të shoqërisë përkundrazi ndahen në aksione, ku secili

aksion ka të njëjtën vlerë nominale (neni 109/1). Në këtë të fundit, pesha e pjesmarrjes së çdo

aksionari në shoqëri varet nga numri i aksioneve që zotëron. Karakteristikë kjo themelore e natyrës

juridike të aksionit në një shoqëri aksionere në raport me kuotën e një shoqërie me përgjegjësi të

kufizuar. Kuota në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, është konsideruar shpesh si një pasuri e

luajtshme që mund të qarkullojë lirisht dhe mund të jetë objekt i pengut, uzufruktit apo sekuestros.

Sipas përcaktimit që i bën ligji kuotës, ajo i përket çdo ortaku gjithnjë në raport me kontributin e

tij të derdhur në shoqëri. Për shembull, në rast se një ortak në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

ka derdhur një vlerë të hollash si kontribut në masën 30% të kapitalit të regjistruar të shoqërisë,

atëherë mund të themi pa frikë se kuota e tij e pjesmarrjes në shoqëri është prej 30% dhe

përfaqëson të drejtat e votës në asamble po në këtë masë. Por në çdo rast ai nuk do të ketë më

shumë se një kuotë të vetme. Kjo është një karakteristikë e natyrës juridike e kuotës në një shoqëri

me përgjegjësi të kufizuar, që i jep ortakut të drejtën për të marr pjesë ne vendimmarrjen e

shoqërisë.

Page 61: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

48

Kuota sipas ligjit mund të zotërohet nga disa persona së bashku dhe në të tillë rast, rregullat për

zotërimin, ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj, janë të njëjta me rregullat e

bashkëpronësisë së përcaktuar nga Kodit Civil. Por bashkëzotëruesit e një kuote mund gëzojnë

cilësinë si një ortak i vetëm dhe kjo nuk ndryshon asgjë në natyrën juridike të vendimmarrjes në

shoqëri. Ajo që duhet respektuar në këtë rast është proçedura e përfaqësimit në këtë vendimmarrje,

pasi ajo duhet të ushtrohet nëpërmjet një përfaqësuesi të përbashkët (neni 72 pika 2 e LSHT). Mos

respektimi i kësaj porçedure mund të sjellë pavlefshmëri absolute të aktit që do të prodhonte organi

përkatës i shoqërisë (asambleja), pasi këtë rregull të ligjit e shohim si një rregull që i përket

normave detyruese (obligatore) të frymës që përshkuan ligjin. Kuota siç mund të zotërohet në

mënyrë të përbashkët nga një ose më shumë persona ajo edhe mund të pjestohet për shkak të

mënyrave të kalimit të të drejtave mbi të, mbi një ose më shumë personave. Statuti mund të ndalojë

që kuota të pjestohet dhe si rrjedhojë ndalon edhe mënyrën përkatëse të transferimit për shkak të

pjestimit. Në këtë rast nuk mund të flasim për pjestim të kuotave dhe për trasferimin të tyre në këtë

gjendje.

Gjithashtu ndodh që statuti i shoqërisë mund ta lejojë pjestimin e kuotës ose nuk shprehet fare për

këtë. Në këtë rast me anë të transferimit sipas mënyrave të parashikuara nga neni 73 të ligjit, mund

të kemi pjestim të kuotës.

Sipas ligjit të ri, kuota mund të anulohet, çka do të thotë që ortaku që e zotëron humbet këtë cilësi.

Kuota anulohet sipas përcaktimeve të statutit, i cili përcakton rastet kur anulohet kuota si dhe

proçedurën përkatëse që duhet të ndiqet në një rast të tillë. Kjo do të thotë që nëse statuti nuk është

shprehur, nuk mund të kemi anulim kuote. Megjithatë mund të ndodhë që të gjithë ortakët e

shoqërisë në unanimitet të vendosin anulimin e kuotës. A mundet që në këtë situatë të themi që

derisa nuk e parashikon statuti, nuk mjafton vendimi i të gjithë ortakëve dhe se do të ishte e

vlefshme kjo vendimmarrje e organit. Në praktikë ka ndodhur që vendimi i marrë me unanimitet

të superojë ato që nuk ka parashikuar statuti, duke qenë se dhe vetë vendimi është marrë në kushte

të njëjta që do të kërkonte ndryshimi në statut.

3.4.4 Mënyrat e fitimit dhe transferimit të kuotës.

Mënyra se si është ndërtuar neni 73 i ligjit tregtar i ndryshuar, të lë të kuptosh se kuotat e një

shoqërie me përgjegjësi të kufizuar janë lirisht të trasferueshme. Por statuti mund të parashikojë

kufizime ose rregulla të tjera për transferimin e tyre, gjithnjë në përputhje me dispozitat e nenit 73

të ligjit. Në këtë rast organi që do të vendosë për lejimin ose jo të këtij trasferimi duhet të marr

parasysh rregullin e vendosur në statut. Kushtëzimi i kalimit të kuotave duke kërkuar miratimin e

shoqërisë ose duke përcaktuar të drejtën e parablerjes në favor të shoqërisë apo të ortakëve, është

një çëshjte që neni 73/3 ia lë ortakëve të shoqërisë për ta përcaktuar dhe rregulluar në statut.

Page 62: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

49

Kuotat e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar mund të trasferohen si nëpërmjet akteve të

trasferimit ndërmjet të gjallëve ashtu edhe shkak të trashëgimisë (mortis causa). Akti mes të

gjallëve mund të jetë një kontratë shitblerjes apo dhurimit, pjesëtim kuote, por mund të jetë dhe

një kontribut i ri në kapitalin e shoqërisë, etj. Kjo e fundit është forma që përdoret gjatë nënshkrimit

të kapitalit të shoqërisë në momentin e themelimit apo edhe gjatë jetës së shoqërisë kur kemi

ndryshime të kapitalit dhe zbatohet për analogji të dispozitave që rregullojnë ndryshimin e kapitalit

në shoqëritë aksionare. Neni në analizë, përcakton se mund të ketë mënyra të tjera të transferimit

të kuotave të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, të cilat duhet të jenë të parashikuara me ligj.

Kjo është një klauzolë e re, e cila i lë mundësi ortakëve të shoqërisë që të përdorin mënyra të tjera

të transferimit të kuotave, të cilat i njeh dhe i lejon ligji. Me këtë nënkupton raste të lejuara si në

ligjin tregtar ashtu edhe ligjin civil në përgjithësi. Si një mënyrë tjetër e fitimit të pronësisë mbi

kuotat e një shoqërie që shkakton kalimin e të drejtave që rrjedhin prej tyre, është për shembull

vendimi gjyqësor. Me anë të këtij të fundit njëri ortak detyrohet të njohë të drejtat e pronësisë mbi

kuotën, një ortaku tjetër apo edhe një të treti.

Sipas legjislacionit në fuqi, kontratat për kalimin e kuotës, duhet bërë me shkrim57. Ky rregullim

nuk kërkon formën noteriale që parashikonte nga ligji 7638, neni 45/2 i tij, i cili përcaktonte se

transferimi i pjesëve të kapitalit themeltar duhej të vërtetohej me akt noterial, në mënyrë që të

kosiderohej i vlefshëm. Aktualisht edhe pse dispozita e re nuk parashikon formën noteriale për

kryerjen e nje veprimi të tillë por vetëm atë shkresore, në praktike vazhdohet për shkak të inercisë

apo traditës së krijuar, që kontratat e kalimit të pronësisë të bëhen në rrugë noteriale. Kjo

mendojmë se është një çështje thjesht besimi midis palëve në qarkullimin juridik civil. Edhe në

ato raste të pakta në të cilat proçedohej për transferimin e kuotave me shkresë të thjeshtë, në

mënyrë që të bëhet regjistrimi i tij në Regjistrin Tregtar, Qendra Kombëtare e Biznesit, kërkonte

konfirmin e Zyrës së Regjistrimit të Barrëve Siguruese që këto kuota janë të lira. Në të vërtetë nuk

është detyra e këtij institucioni për të kryer një kontroll të tillë, por duke qenë se praktika ende

mbështet në kontratat noteriale ku është noteri ai që bën një kontroll të tillë, dhe në ato pak raste

që kryhen transaksione me shkresë, subjektet palë nuk janë të ndërgjegjësuar për kontrollin

paraprak që duhet t’u bëhet të drejtave mbi kuotat, përpara se të kryhet ndonjë transaksion mbi to.

Në disa raste, transferimet pa kontroll bëhen dhe në mënyrë të qëllimshme për të fshehur apo

shmangur një veprim apo mosveprim tjetër. Për këtë arsye QKB për disa kohë mori këtë rol aktiv,

në mënyrë që të minimizohen dhe problemet që vijnë nga transferimi me ves i kuotave. Aktualisht

57 Neni 73, i LSHT i ndryshuar, ka përcaktuar se forma noteriale nuk është kusht për vlefshmërine e veprimit të kalimit

të pronësisë mbi kuotat, duke shmangur kështu keqkuptimet në praktikë. Risia tjetër e ndryshimeve ligjore sipas ligjit

129/2014, ka të bëjë me faktin e regjistrimit të kontratës së kalimit të pronësisë mbi kuotat në QKB duke zgjidhur

kështu problemin e krijuar në praktikë për çastin e kalimit të pronësisë mbi kuotat. Rregjistrimi në QKB i kontratës

ka efekt deklarativ dhe nuk lidhet me regjistrimin. Përjashtim bën rasti kur vetë palët në kontratë përcaktojnë

regjistrimin si kusht të perfeksionimit të kontratës së kalimit të pronësisë mbi kuotat apo kur vetë ligji e kërkon

specifikisht këtë kusht. Pronësia mbi kuotat ashtu si edhe mbi sendet në kuptimin e së drejtës civile kalon me anë

kontratës (neni 164 i Kodit Civil), dhe ajo, kontrata, quhet e perfeksionuar në rast së është shprehur vullneti i palëve i

plotë dhe i pavesuar. Kriteret këto të përcaktuara edhe në vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara nr. 5/2009

në lidhje me këtë mënyrë fitimi pronësie.

Page 63: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

50

QKB vepron në bazë të ligjit, pra duke mos marrë rolin e kontrollit, dhe transferimi i kuotave

kryhet lirisht, pa nevojën e noterit apo dhe të konfirmimit nga Barrat Siguruese.

Një rast tjetër i veçantë i kalimit të kuotave është shkak i trashëgimisë (mortis causa). Në

momentin e njohjes së cilësisë së trashëgimtarit dhe masës së trashëgimisë që përfitojnë

trashëgimtarët e një ortaku të vdekur, atyre ju lind e drejta për të kërkuar kuotën në shoqëri. Si

ndodh efektivisht kalimi i kuotës, i menjëhershëm nga momenti i njohjes apo duhet të kalojë në

ndonjë proçedurë të posaçme. Ligji tregtar, në ndryshim nga rregullimi i vjetër, nuk ka bërë asnjë

përcaktim në lidhje me këtë problematikë. Normalisht në bazë të rregullave të Kodit Civil dhe

Kodit të Proçedurës Civile, trashëgimtarëve ju lind e drejta mbi kuotat, mbasi të jenë njohur si të

tillë dhe t’u jetë caktuar dhe pjesa përkatëse në trashëgimi. Më pas, do të kuptohet se kuotat janë

lirisht të transferueshme, në rast se statuti përkatës i shoqërisë nuk ka përcaktuar ndryshe.

Transferimi lirisht do të thotë që trashëgimtarët mjaftohen duke njoftuar shoqërinë dhe duke

regjistruar dëshminë e trashëgimisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Trashëgimtarët e ortakut

të vdekur fitojnë për shkak të kësaj mënyre fitimi, menjëhërë të drejtat që ka patur trashëgimlënësi

i tyre mbi kuota. Ata e zëvendësojnë atë mbi të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga qënia

zotërues i kuotës dhe përqindjes që përfaqëson kjo ne kapitalin e shoqërisë. Por kjo nuk do të

mjaftonte në rast se ata (trashgimtarët) nuk do të ishin pajisur me një dëshmi trashëgimie, e cila

përcakton cilësinë e tyre si trashëgimtar dhe pjesët takuese në trashëgim (neni 348 i Kodit Civil).

Marrja e këtij akti në rrugën që parashikon ligji, është i domosdoshëm për të filluar më pas

vendimmarrjen e organeve kompetente të shoqërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga ligji apo

statutit.

Ndërsa në rast se statuti ka përcaktuar rregulla dhe proçedurë të posaçme për t’u ndjekur,

trashëgimtarët e ortakut të vjetër janë të detyruar që ta ndjekin. Për shembull, statuti mund të

përcaktojë se transferimi i kuotave tek trashëgimtarët e ortakut të vetëm të jetë i kufizuar nga

miratimi që duhet të jap asambleja e ortakëve. Në këtë rast përcaktohet dhe shumica e kërkuar për

një vendimmarrje të tillë. Nisur nga kjo proçedurë mund të ndodh që asambleja të miratojë

transferimin dhe ngarkohet administratori për të ndjekur proçedurat e regjistrimit në QKB. Por

mund të ndodh që asambleja e ortakëve të mos pranojë transferimin. Në këtë rast trashëgimtarët e

ortakut të vdekur gëzojnë të drejtën e likuidimit të kuotës. Modalitet e likuidimit të kuotës duhet

të përcaktohen saktë dhe qartë në statut, pasi në të kundërt, mund të bëhen dhe objekt i një konflikti

gjyqësor, çka mund të rezultojë dhe në bllokimin e aktivitetit të shoqërisë.

Është e rëndësishme që organet e shoqërisë, në momentin e reflektimit në regjistrat e shoqërisë

apo në regjistrin tregtar, të përpilojnë aktet e duhura të cilat sjellin pasojën e kalimit të të drejtave

mbi kuotat.

Ligji tregtar, në nenin 74/2, parashikon detyrimin e shoqërisë që të bëjë regjistrimin e aktit që ka

realizuar kalimin e kuotës, sipas nenit 43 të ligjit 9723, datë 03.05.2007 Për Qendrën Kombëtare

të Biznesit. Ky regjistrim në të vërtetë ka efekt deklarativ që do të thotë që nuk është kusht për

Page 64: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

51

vlefshmërinë e veprimit juridik të kalimit të kuotave. Kontrata apo akti që vërteton kalimin e

kuotave është e vlefshme që nga momenti i nënshkrimit nga palët në rast transferimi me shitje apo

dhurimi dhe nga momenti i vdekjes së trashëgimlënësit (zotëruesit të kuotës) apo në çdo rast tjetër

sipas përcaktimeve të ligjit58.

Legjislacioni në këtë pikë ka parashikuar një rregullim specifik që ka të bëjë më përgjegjësinë

solidare midis personit që kalon kuotën dhe atij që e fiton atë, kur ky kalim ndodh në bazë të një

veprimi juridik transferimi (kontrata e shitjes, dhurimit, etj). Në këtë rast, kemi përgjegjësi solidare

të shitësit dhe blerësit, apo dhuruesit dhe pranuesit të dhurimit, që shtrihet nga momenti i kalimit

të kuotës (nënshkrimi i kontratës) deri në momentin e regjistrimit të kalimit. Kjo do të thotë që në

rast se palët në një transaksion transferimi kuotash, nuk deklarojnë sipas kërkesave të nenit

ndryshimin që ndodh në pronësinë e kuotave të një shoqërie, ata do të jenë përgjegjës solidarisht

për ndonjë dëm të mundshëm që rrjedh nga zotërimi i kuotës. Reforma e fundit ligjore (ligji

129/2014) i ka bërë një përcaktim më të saktë këtij momenti. Në rastet e kalimit të kuotave me anë

të kontratës, kushtet dhe momenti i kalimit të titullit të pronësisë mbi kuotën, si dhe kushtet e tjera

përfshi dhe momentin e pagesës së çmimit, rregullohen nga kontrata. Duket që ky ndryshim e zbeh

paksa çështjen e përgjegjësisë solidare të personit që kalon kuotën dhe atij që përfiton atë deri kur

finalizohet regjistrimi i kontratës në QKB, kjo pasi palët vetë mund të përcaktojnë çastin e kalimit

të çdo përgjegjësie apo rreziku mbi kalimin e pronësisë mbi kuotën nga shitësi tek blerësi me anë

të kontratës përkatëse. Në këtë pikë organet e shoqërisë (asambleja e ortakëve), të cilat miratojnë

mënyrën e kalimit të pronësisë, duke i dhënë kështu rrugë realizimit të trasaksionit sipas kritereve

të vendosura në statut, luajnë një rol të rëndësishëm në respektimin e këtyre parimeve. Kjo është

mënyra që organet shprehin jo vetëm vullnetin e tyre të karakterit formal por kujdesen edhe për

administrimin e mirë të shoqërise, duke i dhënë natyrës juridike të akteve të nxjerra

përputhshmërinë me rregullat e ligjit dhe statutit.

Në mënyrë që të kuptojmë më mirë pasojat e transferimit të kuotës, po e ilustrojmë me një shembull

praktik:

Personi A dhe Personi B janë burrë dhe grua. Personi A (bashkëshorti) gjatë martesës ka

themeluar dhe regjistruar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të emërtuar X sh.p.k., në të cilën

ai është njëkohësisht dhe administrator. Ortaku A nëpërmjet një kontrate dhurimi, ka kaluar 50%

të kuotës tek personi B, pra bashkëshortja e tij. Menjëherë pas firmosjes së kontratës midis

bashkëshortëve lind një konflikt dhe personi A, që është njëkohësisht edhe administrator i

shoqërisë, pezullon çdo veprim për regjistrimin në QKB të kuotës së kalimit të kuotës nëpërmjet

dhurimit.

58 Siç e sqaruam edhe më lart kur folëm për mënyrat e fitimit dhe kalimit të pronësisë, kujdes duhet bërë në mënyrën

e fitimit dhe kalimit të ponësië mbi kuotën me anë të trashëgimisë. Sipas kësaj mënyre fitimi pronësie sipas përcaktimit

të nenit 330 të Kodit Civil, trashëgimia fitohet me vdekjen e trashëgimlënësit dhe po në këtë çast trashëgimtarit i kalon

edhe posedimi i trashëgimlënësit mbi pasurinë trashëgimore, pa qënë nevoja për të vënë dorë mbi të (neni 331 i Kodit

Civil). Kjo ka vlerë edhe për atë pjesë të pasurisë së trashëgimlënësit që përbëhet nga të drejtat e tij mbi kuotën në

shoqëri.

Page 65: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

52

Pyetjet që shtrohen për zgjidhje

1. Si do të bëhet regjistrimi i kalimit të kuotës?

2. A mund personi B (bashkëshortja) të kërkojë regjistrimin e kontratës apo kjo sipas pikës 2

të nenit 74 është vetëm një detyrim i shoqërisë.

3. Në cilin moment fillojnë të drejtat dhe detyrimet e B – së, të drejta dhe detyrime që rrjedhin

nga kalimi i kuotës? A fillojnë këto të drejta dhe detyrime nga momenti i i pranimit të

dhurimit? Cili është momenti në të cilin B-ja fiton cilësinë e ortakut dhe kur i lind atij

përgjegjësia solidare?

4. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, regjistrohet vetëm kontrata apo dhe vendimi i ortakut

të vetëm që ka vendosur kalimin e kuotës dhe bashkë me të edhe ndryshimet përkatëse në

statut?

Regjistrimi i kalimit të kuotës duhet të bëhet sipas rregullave që shoqëria përcakton vetë në statuti

dhe në rast të kundërt do të bëhet sipas përcaktimeve të ligjit. Në të tillë situatë, është administratori

i shoqërisë, pra përfaqësuesi ligjor që vepron në emër dhe për llogari të shoqërisë, është personi

që do të bëjë veprimet e regjistrimit, duke paraqitur pranë QKB sipas rastit, ose kontratën, ose

kontratën së bashku me vendimin shoqërues. Kjo e drejtë dhe detyrë e administratorit është

përcaktuar edhe në ligjin nr. 9723, datë 03.05.2007 Për Qendrën Kombëtare të Biznesit59.

Por, në raste të veçanta, ligji në fjalë60, përcakton dhe të drejtën e ortakëve të shoqërisë, për t’iu

drejtuar QKB dhe për të kërkuar një regjistrim të posaçëm. Kjo legjitimon personin B që në rast

se administratori nuk vepron, të kërkojë personalisht regjistrimin e kontratës së dhurimit të kuotës.

Personi B në rastin në fjalë legjitimohet për të kryer vetë veprimin e regjistrimit, pasi ai prezumohet

se ka fituar pronësinë mbi kuotën dhe si rrjedhojë cilësinë e ortakut të shoqërisë që në momentin

e nënshkrimit të kontratës, pra pranimit të dhurimit. Që nga ky moment, sipas ligjit tregtar personi

B konsiderohet përgjegjës solidar si ndaj shoqërisë dhe ndaj të tretëve, përgjegjësi që rrjedh nga

zotërimi i kuotës, në rast se palët nuk kanë përcaktuar sipas rregullave të nenit 72, pika 2 të

ndryshuar, kushtet, momentin e kalimit të titullit të pronësisë mbi kuotën me anë të dhurimit, si

dhe kushte të tjera që ndikojnë në pasojën e kalimit të saj.

Këtu hasim një problematikë tjetër që ka të bëjë me dokumentat që duhet të dorëzojë Personi B

për të bërë regjistrim e kalimit të kuotës. Sipas ligjit të mëparshëm tregtar (7638/1992), në

përgjithësi kur bëhej një depozitim transferimi kuotash, nuk bëhej vetëm depozimim i kontratës

por dhe i vendimit të asamblesë që kishte vendosur kalimin e kuotave. Përjashtimisht, transferimi

për shkak të trashëgimisë apo brenda familjes trajtohej si transferime që kryheshin lirisht, me

përjashtim të rastit kur statuti kishte parashikuar kufizime që rridhnin nga arsyeja e miratimit të

59 Neni 26 i ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar 60 Neni 26, pika 3 e tij përcakton se në raste të veçanta që kanë të bëjnë me kalimin e kuotave,

anëtarët/ortakët/aksionarët e një shoqërie kanë të drejtë të kryejnë aplikimin përkatës pranë QKB.

Page 66: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

53

transaksionit nga ortakët e shoqërisë. Ndërkohë që në rastin tonë është ortaku i vetëm ai që duhet

të marrë këtë vendim. Sipas ligjit të vjetër, në mungesë të një veprimi të tillë, gjykata mund të

urdhëronte në mënyrë të detyrueshme depozitimin e këtyre ndryshimeve në statut dhe në aktin e

themelimit.

Ndërsa në ligjin e ri tregtar (129/2014) nuk kemi asnjë parashikim se si do të veprohet në rast

transferimi të kufizuar, kur statuti përcakton detyrimin e marrjes së vendimit të ortakëve, dhe ky

vendim mungon. Ligji i ri për më tepër nuk ka përcaktuar as përgjegjësi për organet e shoqërisë

apo përfaqësuesit e saj në rast se këta bëhen pengesë në një regjistrim, përveç sanksionit

administrativ për depozitim të vonuar. Në rastin në fjalë, nëse statuti përcakton se brenda familjes

kuota është lirisht e transferueshme, personi B ka të drejtë të kërkojë automatikisht regjistrimin e

kontratës së dhurimit. Por në rast se statuti ka kufizime në transferim nëpërmjet miratimit nga

asambleja, atëherë personi B duhet të kërkojë nga asambleja e ortakut/ortakëve, prodhimin e një

vendimit të tillë, në të kundërt duhet të gjendjen mënyra të tjera, qoftë dhe gjyqësore për marrjen

e miratimit. Për shembullin në fjalë, në të vërtetë vendimi i miratimit nga asambleja e ortakëve

apo ortakut të vetëm nuk ka kuptim, duke qenë se veprimi i transferimit me dhurim është bërë nga

personi që mban cilësinë e ortakut të vetëm. Pra presupozohet se ai ka dhënë miratimin e tij që në

fillim të kryerjes së këtij veprimi. Nëse do të ketë probleme me regjistrimin e veprimit të kalimit

të kuotës nga ana e personit B, ai do të jetë i detyruar të shikojë të gjitha mundësitë që i jep ligji

dhe statuti, deri në konfliktin gjyqësor për të mundësuar vënien në vend të të drejtës së tij.

Ndërkohë nëse shoqëria do të prodhojë ndonjë veprim të caktuar pa marrë pëlqimin e ortakut të ri,

personi B, rrezikon që në çdo moment këto të shpallen të pavlefshme.

3.4.5 Largimi i ortakëve në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar – natyra juridike e

vendimmarrjes.

Pavarësisht se në ligjin e vjetër për shoqëritë tregtare (7638/1992), ortakët kishin të drejtë të shisnin

kuotat e tyre dhe të largoheshin nga shoqëria, me ligjin e ri haset për herë të parë koncepti i largimit

të ortakut dhe për rrjedhojë implikimi i organeve të shoqërisë në këtë vendimarje. Largimi i ortakut

është e drejta e këtij të fundit për të dalë nga shoqëria, duke shfaqur një vullnet të njëanshëm.

Megjithatë shfaqja e vullnetit të njëanshëm kërkon nga ana tjetër shkaqe të ligjshme për largimin

dhe një shqyrtim rigoroz të tyre nga ana e organeve të shoqërisë në mënyrë që të arrihet një

vendimmarrje e vlefshme nga pikëpamja ligjore. Pra në mënyrë që ortaku të ketë të drejtë të

kërkojë largimin e tij nga shoqëria, kjo kërkon që të plotësohen disa shkaqe të parashikuara nga

ligji. Konkretisht ortaku mund të largohet nga shoqëria nëse :

a) ortakët e tjerë apo shoqëria kanë kryer veprime në dëm të tij;

b) është penguar të ushtrojë të drejtat e tij;

c) shoqëria i ka ngarkuar detyrime të paarsyeshme apo

d) për shkaqe të tjera.

Page 67: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

54

Dispozita përkatëse (neni 101 i LSHT), ka parashikuar në pikën d) si më sipër dhe “për shkaqe të

tjera”, të cilat ortakët i vendosin duke i përfshirë në statutin e shoqërisë në momentin e themelimit

të shoqërisë apo edhe gjatë veprimtarisë saj. Shkaqe të tilla mund të jenë edhe shkaqe të tjera që

vërtetohen nga praktika, të cilat duhet të jenë të nivelit të tillë që e bëjnë të pamundur vazhdimin

e mëtejshëm të ortakërisë.

Në mënyrë që ortaku të ushtrojë të drejtën e tij për t’u larguar nga shoqëria, ai duhet të ndjekë

proçedurën e përcaktuar në ligj dhe në statutin e shoqërisë. Në të kundërt kërkesa e tij për largim

do të konsiderohej e papranueshme. Në lidhje me këtë është kompetente për të vendosur Asambleja

e Ortakëve, e cila vendos të pranojë ose jo kërkesën për largim. Nëse mungojnë shkaqet e

arsyeshme për largim, asambleja refuzon kërkesën dhe në këtë moment, sipas ligjit është gjykata

kompetente ajo që do të zgjidh konfliktin e lindur tashme mes shoqërisë dhe ortakut që kërkon të

largohet.

Në rast refuzimi nga ana e shoqërisë, është ortaku i interesuar që ka të drejtën e paraqitjes së padisë

në gjykatë, duke kërkuar likuidimin e kuotës. Por mund të ndodh që ortaku të paraqes kërkesën

dhe asambleja të mos mblidhet brenda afatit të përcaktuar në ligj apo statut.

Problematika që del nga largimi i ortakut, nëse pranohet nga asambleja apo nëse vendoset me

vendim gjykate, është pikërisht pasoja ekonomike që passjell largimi dhe që ka të bëjë me

likuidimin e kuotës së ortakut. Kjo problematikë duhet të zgjidh et nga vetë statuti i shoqërisë ose

me marrëveshje të ortakëve.

Me marrëveshje të ortakëve, doktrina dhe praktika ka njohur këto metoda të likuidimit të kuotës:

a) Ortakët e tjerë mund të vendosin që të përfitojnë kuotat e ortakut që largohet në propocion me

kuotat që posedojnë. Në këtë rast likuidimi bëhet njësoj sikur të kishte një shit-blerje mes ortakësh,

gjithnjë nëse bihet dakort për masën e likuidimit, ose kur mënyra e përllogarijtes së saj është

përcaktuar në statut ose kur kjo masë është caktuar me vendim gjyqësor, siç do shpjegojmë më

poshtë.

b) Shoqëria të pranojë likuidimin e kuotës nga një i tretë, i cili do të fitojë kuotat e ortakut që

largohet dhe të marrë në këtë mënyrë cilësinë e ortakut në shoqëri.

c) Rimbursimi i kuotës nga ana e vetë shoqërisë në rast se nuk ka një aplikim të mënyrave të

mësipërme, me rezervat e disponueshme. Në këtë rast kuota e likuiduar shkon në favor të ortakëve

të tjerë. Pra do të kemi ndryshim në strukturën e pjesmarrjes së ortakëve në shoqëri.

d) Në rast se mungojnë rezerva të disponueshme nga ana e shoqërisë mendojmë se kuota mund të

likuidohet duke bërë zvogëlimin e kapitalit në mënyrë proporcionale me kuotën e likuiduar. Edhe

në këtë rast do të kemi ndryshim në strukturën e pjesmarrjes së ortakëve në shoqëri që rrjedh nga

anulimi i kuotës së ortakut që largohet.

Page 68: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

55

Shoqëria mund të jetë në gjendje që të bëj likuidimin e kuotës edhe pa zvogëluar kapitalin, por në

disa raste likuidimi mund të sjell pakësimin e likuiditeteve të shoqërisë dhe çon rrjedhimisht në

zvogëlimin e kapitalit. Në këtë rast ligji nuk parashikon asnjë rregull në lidhje me mbrojtjen e

interesave të kreditorëve që mund të cënohen nga një zvogëlim i tillë kapitali. Por pavarësisht nga

mungesa e rregullit, kreditorët mund të kundërshtojnë likuidimin e kuotës që pasjell zvogëlimin e

kapitalit dhe si rrjedhojë cënimin e interesave të tyre. Kundërshtimi ndodh duke vene në diskutim

vullnetin e vendimarjes së organit kompetent me padi gjyqësore dhe me shkak ligjor cënimin e

stabilitetit ekomonik të shoqërisë në dëm të interesave të kreditorëve.

Likuidimi i kuotës nuk ka efekt fiskal, kjo pasi në rast se ortakut i likuidohet kuota, ai merr gjithnjë

pjesën takuese në raport me kontributin që ka derdhur në kapitalin ligjor të shoqërisë dhe në raport

me aktivet që ka shoqëria në momentin e likuidimit. Natyrisht që çështja e likuidimit nuk është

vetëm një konsensus që duhet siguruar nga vendimarja e asamblesë së ortakëve por shoqërohet

edhe me një faturë ekonomike për shoqërinë, duke qenë se shoqëria do të paguajë nga aktivet e saj

në të holla.

Në rast se statuti nuk ka bërë përcaktime të sakta, atëherë gjykata do të duhet të bëjë zgjidhje

alternative që sipas rastit mund të jetë likuidimi me vlerën kontabël të kuotës në momentin që

vendoset largimi, apo vlerën e kapitalit të regjistruar, apo dhe vlerës së tregut. Për të përcaktuar

vlerën e tregu, i cili shfaqet si vlerësimi më real i kuotës do të duhet të jetë funksionale bursa apo

të ketë metoda të tjera të ngjashme, çka aktualisht nuk është e mundur në kushtet e tregut shqiptar.

Ndërsa ndërmjet vlerësimit sipas vlerës fiskale dhe kapitalit të regjistruar, zgjidhja më e mirë dhe

e pranueshme është vlera fiskale, pasi në të shumtën e rasteve, kapitali i regjistruar i shoqërisë nuk

përfaqëson vlerën e kuotës në përpjestim me vlerën pasurore të shoqërisë.

Përveç likuidimit të kuotës, në rastin kur gjykata gjen të ligjshme shkaqet që kanë çuar në largim,

ligji parashikon të drejtën e ortakut të larguar që të kërkojë shpërblimin e dëmit të pësuar kundrejt

shoqërisë dhe/ose ortakëve që kanë shkaktuar largimin e tij. Në këtë rast shoqëria dhe ortakët kanë

përgjegjësi solidare. Megjithatë, nuk është e qartë se cilat janë elementet që përbëjnë dëmin e

shkaktuar. Kjo çështje do të marrë përgjigje në rastet që do të dalin dhe trajtohen nga praktika.

Nga ana tjetër, mund të ndodh që gjykata të vendos se nuk ka arsye të ligjshme për të mbështetur

kërkesën e ortakut për largim. Në të tillë rast, ligji përcakton të drejtën e shoqërisë për të kërkuar

dëmshpërblim. Por se cilat janë kriteret e dëmshpërblimit, mbetet një çështje që sërish duhet të

zgjidhet nga praktika.

Për të kuptuar disa problematika që nxjerr likuidimi i kuotës po trajtojmë këtë shembull të

praktikës së regjistrit tregtar të shoqërive. Shoqëria Tregtare TID sh.p.k ka patur dy ortak të cilët

zotërojnë kapitalin me përqindje të barabarta. Njëri prej ortakëve ka paraqitur kërkesën e tij për

largim për shkaqe të objektive, të cilat bëjnë të pamundur vazhdimin e ortakërisë. Ky mund të jetë

rasti i pikës d) më sipër, pra një shkak i arsyeshëm që mund të lidhet me pamundësinë e njërit prej

ortakëve për të qenë i pranishëm në shoqëri. Pasi është paraqitur kërkesa për largimin,

Page 69: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

56

vendimmarrja e asamblesë ka vendosur ta pranojë duke rënë në këtë mënyrë dakort për largimin

e ortakut dhe likuidimin e kuotës së tij. Në rastin në fjalë, Asambleja ka vlerësuar që likuidimi i

kuotës të bëhet në natyrë dhe jo në të holla.61

Duke patur parasysh parashikimin ligjor këtu lind problematika nëse shoqëria vendos të pranojë

largimin, dhe statuti nuk ka rregulla për likuidimin e kuotës, si do të proçedohet? A do të pranohet

likuidimi në natyrë? Ligji vërtetë në dispozitën përkatëse të largimit nuk ka parashikim të saktë në

lidhje me këtë çështje. Por duke pasur parasysh në mënyrë analoge dispozitat e tjera të ligjit në

lidhje me ndryshimin e kapitalit të shoqërive aksionare, jemi të mendimit që likuidimi duhet të

bëhet gjithnjë në të holla62. Do të ishte non sens likuidimi në natyrë, pasi likuidimi duhet të lejojë

në vetvetë vazhdimin e jetës së shoqërisë edhe pas largimit të njërit prej ortakëve për një nga

shkaqet e parashikuara në pikën 1 të nenit 101 të ligjit tregtar, apo për shkaqe të arsyeshme,

vërtetimi i të cilave bën të pamundur vazhdimin e ortakërisë. Në rastin në fjalë likuidimi në natyrë

u bë në pasuri të paluajtshme, shkëputja e të cilave solli zvogëlim pasuror të shoqërisë, por jo

humbjen e qëllimit të aktivitetit të shoqërisë. Por kjo metodë e përdorur në rastin në fjalë, ka rrezik

për vetë aktivitetin e shoqërisë dhe për kreditorët e saj. Pasi mund të ndodhë që të kërkojë të

likuidohet në natyrë ortaku i një shoqërie me aktivitet vetëm një linjë prodhimi. Në këto kushte

mendojmë shprehja e përdorur në nenin 101 pika 3, “likuidimi i kuotës” duhet të interpretohet në

kuptimin e saj të drejtë dhe të lidhur ngushtë me natyrën juridike të aktivitetit të vetë shoqërisë

tregtare.

Ndërsa për të kuptuar disa problematika që nxjerr ushtrimi i të drejtës për t’u larguar nga shoqëria

po shqyrtojmë një rastë praktik:

Shoqëria Tregtare, Shpresa sh.p.k. ka dy ortak me 50% të kapitalit secili. Ortaku B.M., zotërues i

50% të kapitalit, ka njoftuar administratorin e shoqërisë për qëllimin e tij për t’u larguar nga

shoqëria për shkaqe të arsyeshme dhe ka kërkuar likuidimin e kuotës. Njoftimi i është nisur

shoqërisë duke ju adresuar administratorit të saj, njëkohësisht ortak me 50% të kapitalit dhe prej

shoqërisë nuk ka patur asnjë përgjigje apo reagim. Në këto kushte ortaku B.M. i është drejtuar

gjykatës me padi, duke kërkuar likuidimin e kuotës. Gjykata kompetente që në rastin tonë është

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit, me argumentin se, ligji

tregtar detyron ortakun të kërkojë largimin duke i paraqitur kërkesën më shkrim asamblesë së

shoqërisë dhe njëkohësisht duke i parashtruar shkaqet, dhe është kjo e fundit kompetente për të

vendosur në lidhje me të.

Në bazë të ankimit të veçantë të paraqitur nga paditësi, Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë

vendimin e gjykatës së rrethit dhe ta dërgojë çështjen për rigjykim në po atë gjykatë. Gjykata e

Lartë në rastin konkret ka sqaruar proçedurën që duhet të ndiqet për largimin e ortakut nga

61 Shih praktikën e regjistrit tregtar të QKB në lidhje ne rastin e largimit të ortakut për shkaqe të arsyeshme, të

shoqërisë Tirana International Development sh.p.k. (TID). 62 Neni 186 i ligjit nr. 9901, adtë 14.04.2008 parashikon se në rast anulimi aksionesh, aksionarit të cilit i anulohet

aksioni do ti paguhet vlera përkatëse e aksioneve të anuluara.

Page 70: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

57

shoqëria. Sipas dispozitës përkatëse të ligjit, neni 101 i tij, ortaku ka detyrimin të paraqesë një

kërkesë për largim duke parashtruar dhe shkaqet, kërkesë kjo drejtuar shoqërisë. Nga ana tjetër,

shoqëria duhet të marrë të gjitha masat për të shqyrtuar këtë kërkesë, konform dispozitës përkatëse

dhe rregullave të statutit. Gjykata e Lartë, ka konkluduar me të drejtë se ortaku B.M. e ka ezauruar

detyrimin e tij për njoftimin e shoqërisë, dhe në bazë të dispozitës së përmendur më sipër, është

parashikuar shprehimisht e drejta e tij për të kërkuar në rrugë gjyqësore likuidimin e kuotës, edhe

në rastin kur asambleja nuk është mbajtur për të shqyrtuar kërkesën përkatëse. Në mendimin e

Gjykatës së Lartë, gjykata e rrethit ka patur juridiksionin dhe kompetencën të shqyrtonte çështjen,

në momentin kur ortaku ka përmbushur detyrimet e tij që rrjedhin nga njoftimi sipas nenit 101

pika 3. Mosmbledhja e asamblesë është përgjegjësi e shoqërisë dhe nuk mund të mbaj pa shqyrtuar

kërkesën e ortakut për largim. Argumenti i paraqitur nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë

mendojmë se është i drejtë63.

Nga të gjitha rastet e trajtuara më sipër, të krijohet ideja sikur organi i administrimit të shoqërisë

nuk ka asnjë rol në këtë procedurë. Por sërish roli dhe funksioni i tij mbetet po aq i rëndësishëm,

duke qenë se ai njeh shoqërinë dhe sjelljen e ortakëve ndaj saj. Mbledhja e asamblesë në çdo rast

thërritet prej tij dhe është ky organ që duhet të raportojë nëse qëndrojnë pretendimet e ortakut që

kërkon të largohet apo se cila është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemit në fjalë.

3.4.6 Përjashtimi i ortakut në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar - Natyra juridike e

vendimarjes

Me hyrjen në fuqi të ligjit 129/2014 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, për herë të parë

njihemi me konceptin e përjashtimit të ortakut dhe rolin që kanë organet e shoqërisë në funksionin

e tyre të brendshëm vendimmarrës për të sjellë pasojat e duhura juridike. Në ligjin e mëparshëm

për shoqëritë tregtare (7638/1992), nuk ka patur një parshikim të tillë dhe në rast të ndonjë konflikti

të mundshëm të shoqërisë me ndonjërin prej ortakëve, zgjidhja e vetme mbetej ose ndonjë tratativë

për shit-blerje kuotash, ose rruga gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Ndërsa me ligjin e ri, është parashikuar që shoqëria të ketë mundësi të përjashtojë një ortak për

shkaqe të ligjshme dhe futja e këtij koncepti të ri ka patur për bazë pikërisht marrëdhënien e

ngushtë të orakut dhe shoqërisë brenda sistemit të thjeshtëzuar të qeverisjes së një shoqërie me

përgjegjësi të kufizuar. Përjashtimi i ortakut është një e drejtë e shoqërisë, në rast se plotësohen

një nga kriteret e mëposhtme :

a) ortaku nuk shlyen kontributin e tij, sipas parashikimeve të statutit ose

b) vërtetohen shkaqe të arsyeshme për përjashimin.

63 Shih për këtë çështje Vendimin e Gjykatës së Lartë nr. 310, datë 09.06.2011

Page 71: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

58

Në ligj janë përcaktuar gjithashtu një sërë shkaqesh të arsyeshme që cënojnë raportin ortak shoqëri,

të cilat mund ti përmbledhim si vijon:

1. me dashje apo nga pakujdesia e rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të tjerë.

2. me dashje apo nga pakujdesia e rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara në ligj.

3. përfshihet në veprime të cilat bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis shoqërisë

tregtare dhe ortakut

4. me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë.

Shkaqet e mësipërme nuk janë shteruese, pasi ligji nuk kufizohet vetëm në to. Raste të tjera mund

të parashikohen në statut nga vetë ortakët dhe janë raste që i sjell praktika e shoqërive tregtare.

Shkaqet e tjera të përjashtimit mund të jenë nga më të ndryshmet dhe jo gjithmonë mund të lidhen

me fajin e ortakut që do të përjashtohet. Në statut shoqëria mund të parashikojë përjashtimin e

ortakut në rast se ai nuk paraqitet në një numër të caktuar mbledhjesh të asamblesë apo bëhet i

paaftë, raste që nuk lidhen detyrimisht me fajin e ortakut, pasi është një pamundësi e caktuar ajo

që e detyron ortakun të mos marrë pjesë në mbledhje.

Ashtu si në rastin e largimit, dhe në rastin e përjashtimit, duhet të ndiqet një proçedurë e caktuar

në mënyrë që përjashtimi të bëhet efektiv. Roli i organeve të shoqërisë për të prodhuar aktet e

duhura juridike është i domosdoshëm. Kështu për përjashtimin e ortakut Asambleja e Ortakëve

është organi kompetent për të marrë një vendim të tillë dhe për të nisur proçedurën, gjithashtu

është dhe organi i legjitimuar për të ngritur padinë në gjykatën kompetente. Legjitimimi aktiv në

të rast është shumë i veçantë, duke qenë se Asambleja nuk është e veshur me personalitet juridik

dhe as me zotësi për të vepruar, siç është shoqëria, dhe nuk vepron as si përfaqësuese e shoqërisë,

duke qenë organi më i lartë vendimmarrës. Megjithatë si një organ i shoqërisë ligji i ka njohur të

drejtën për të ngritur një padi për përjashtimin e ortakut. Asambleja thirret dhe merr vendimin

sipas modaliteteve të përcaktuara nga ligji dhe statuti, në momentin kur bie në dijeni të shkaqeve

të ligjshme dhe statutore që do të çojnë në përjashtimin e orakut. Vendimi merret me shumicë të

zakonshme, duke mos u marrë në konsideratë vota e ortakut që do të përjashtohet. Pasi merret

vendimi i përjashtimit, asambleja do të proçedojë në rrugë gjyqësore për ti dhënë efektet e

dëshirura juridike vullnetit të saj të veshur me vendimin e marrë.

Shoqëria ka të drejtë të kërkojë nga ortaku i përjashtuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga

veprimet që kanë çuar në përjashtimin e tij. Ligji në këtë moment nuk është shumë i qartë, pasi

nuk ndan momentin kur shoqëria mund të bëjë kërkimin e dëmit. A do të ndodhë kjo me të njëjtën

padi që është kërkuar përjashtimi apo do të jetë një kërkim e dytë i pavarur, pasi me vendim

gjyqësor përfundimtar të jetë vendosur përjashtimi? Shtrohet kjo pyetje pasi legjislatori ka

parashikuar të drejtën për të kërkuar vlerë dëmi të shkaktuar kundrejt ortakut të përjashtuar. Por

nga ana tjetër, në të njëjtën dispozitë ligjore, ligji përcakton mundësinë e kompesimit që vjen si

pasojë e përjashtimit për shkaqe të arsyeshme. E logjikshme është që të dyja kërkimet mund të

bëhen me të njëjtën padi, pra si përjashtimi dhe shpërblimi i dëmit. Mendojmë se kërkimet në këtë

Page 72: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

59

rast kanë natyrë të ndërvarur nga njëra-tjetra, që do të thotë me zgjidhjen nga gjykata të kërkimit

të përjashtimit zgjidhet edhe kërkimi i dytë ai i dëmit të shkaktuar nga ortaku i përjashtuar (litis

pedenza). Kjo mënyrë e të trajtuarit të padisë për përjashtimin e ortakut nga ana e shoqërisë,

mendojmë se ka dy arsye e para lidhet me atë proceduriale që zgjidhja e një kërkimi kushtëzon

tjetrin dhe e dyta efektin e ekonomisë gjyqësore në gjykim.

Ndërkohë që praktika gjyqësore, në disa raste ka vajtur më larg, duke vendosur përjashtimin për

shkaqe të arsyeshme dhe ka konsideruar të mirëqënie faktin se ortaku i përjashtuar nuk ka të drejtë

kompesimi të kuotës, e cila sipas kuptimit të ligjit nuk qëndron, sidomos kur shoqëria nuk ka bërë

një kërkim të tillë. Duhet të ndalemi për të sqaruar parashikimin ligjor i cili është i vështirë për t’u

kuptuar, për procedurën e përjastimit të ortakut që konsumohet nga shoqëria në vendimarjen e

funksionit të saj të brendëshëm. Ligji parashikon që ortaku i përjashtuar për shkaqe të drejta nuk

ka të drejtën e likuidimit, por ai mund të kompesojë me kuotën e tij dëmin e shkaktuar shoqërisë

kur kjo e fundit ka ngritur padinë për shpërblimin e dëmin. Në një lexim të parë të duket sikur në

çdo rast përjashtimi për shkaqe të arsyeshme, ortaku nuk ka të drejtë të likuidohet për kuotën e tij.

Ndërsa po të ketë kërkim shpërblim dëmi, atëherë atij i lind e drejta e kompensimit të mundshëm.

Në fakt e drejta e pronësisë mbi kuotën nuk mund të shuhet menjëhere me prishjen e raportit të

ortakut me shoqërinë. Nga ana tjetër përjashtimi me shkaqe të arsyeshme nuk ka si gjithmonë

elementin e fajit të orakut që largohet, por mund të shkaktohet për rrethana të justifikuara. Pra jo

në të gjitha rastet ortakut duhet t’i mohohet e drejta e tij për likuidim kuote. Por në rast se shoqëria

përveç shkaqeve të arsyeshme për largimin, ka arritur të provojë dhe dëmin që është shkaktuar nga

sjellja e ortakut, atëhere vërtetë ortakut nuk duhet t’i likuidohet kuota, e cila do të shërbejë për

kompensim të dëmin të shkaktuar. Megjithatë është praktika ajo që do të zgjidhë më mirë këtë

situatë të ligji.

Për të ilustruar më mirë problematikat e përjashtimit të ortakut po sjellim në vëmendje disa raste

nga praktika gjyqësore.

Rasti i parë64

Shoqëria Hazbiu shpk ka paraqitur përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës kërkesë padi, me

anën e të cilës ka kërkuar përjashtimin e ortakut B.M. për shkaqe të arsyeshme, duke qenë se me

sjelljet e tij i ka shkaktuar dëm shoqërisë. Gjatë gjykimit, pala e paditur, ortaku që do të

përjashtohet, ka parashtruar kërkesë për nxjerrje jashtë juridiksioni të çështjes, pasi sipas

mendimit të tij, ajo i përket juridiksionit administrativ. Pala e paditur është e këtij mendimi, pasi

shoqëria duhet të marrë Vendimin e Asamblesë për përjashimin, i cili më pas duhet të regjistrohet

në QKB dhe vetëm pas këtij momenti mund të ngrihet kërkimi në Gjykatë. Në këtë arsyetim të palës

së paditur nuk gjendet asnjë argument përse çështja duhet t’i përkasë juridiksionit administartiv.

Në këto kushte Gjykata e Lartë me të drejtë nuk e ka pranuar ankimin e veçantë në palës së paditur

64 Vendimi i Gjykatës së Lartë nr. 147, datë 21.02.2013

Page 73: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

60

dhe ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi në mendimin e gjykatës,

çështja është e natyrës civile-tregtare dhe si e tillë i përket këtij juridiksioni gjyqësor.

Por problemi që nuk është trajtuar nga kolegji civil i gjykatës së lartë dhe që duhet të konsiderohet

nga ana gjykatës së rrethit gjyqësor gjatë gjykimit të çështjes, është fakti nëse janë përmbushur

kriteret e ligjit për të paraqitur një padi të tillë. Mungesa formale e vendimit të Asamblesë së

Ortakut si duhet të trajtohet? A do të ketë kthim të padisë si të paplotë? A do të rrëzohet padia pasi

nuk është e mbështetur në ligj? Apo do të pranohet duke marrë të mirëqenë se vullneti i shoqërisë

është shprehur me padi dhe nuk ka nevojë për një vendim ortakësh.

Këto pyetje nuk kanë marrë asnjë përgjigje në Vendimin e dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor,

duke qenë se paditësi ka hequr dorë nga e drejta e padisë dhe gjykata nuk ka shqyrtuar themelin e

saj. Në mendimin tonë, nëse çështja do të ishte gjykuar, dy duhet të ishin momentet kyçe për t’u

shqyrtuar nga gjykata, e para legjitimimi aktiv i palës që ka paraqitur padinë, dhe e dyta

mospërmbushja e kriterit ligjor për të ngritur padinë, pra mungesa e një shkaku të mirëfilltë ligjor.

Pra ekzistenca e një kërkimi gjyqësor të pambështetur në ligj, si rezultat i mungesës së shkakut

ligjor, vendimit të asamblesë.

Rasti i dytë65

Shoqëria Distilieria Durrës ka në përbërjen e saj shtatë ortak, njëri prej të cilëve zotëron një kuotë

me vlerë koresponduese të 51% të kapitalit të shoqërisë, si dhe ka njëkohësisht edhe cilësinë e

administratorit. Ndërsa pesë ortakët e tjerë mbajnë pjesën tjetër të kapitalit të ndarë në përqindje

të barabartë. Asambleja e Ortakëve të shoqërisë ka mbajtur një mbledhje të përgjithshme dhe

ortakët që përfaqësojnë pjesën prej 49% kanë vendosur të përjashtojnë ortakun tjetër për shkak të

veprimeve të cilat kanë dëmtuar rëndë interesat e shoqërisë dhe të ortakëve të saj. Pas marrjes së

vendimit, Asambleja ka paraqitur padinë e saj në gjykatë. Pas shqyrtimin gjyqësor, ka rezultuar e

provuar se pala e paditur, ortaku U.G. ka abuzuar me cilësitë e tij të ortakut të shumicës,

njëkohësisht administrator i shoqërisë dhe ka kryer veprime që kanë dëmtuar rëndë financiarisht

shoqërinë. Po kështu është provuar se pala e paditur, si ortak dhe administrator nuk ju është

përgjigjur kërkesave të ortakëve të tjerë për mbajtje të mbledhjevetë asamblesë.

Gjykata në përfundim të gjykimit ka vendosur të pranojë padinë duke vendosur përjashtimin e

ortakut, dhe ndërmjet të tjerave ka vendosur që pjesa e tij në shoqëri t’i kalojë kësaj të fundit. Ky

është nja nga vendimet e para që gjykata ka trajtuar një çështje me një shkak të tillë ligjor. Në të

gjithë arsyetimin e saj gjykata ka bërë një interpretim të drejtë të dispozitës ligjore që parashikon

përjashtimin e ortakut, duke sqaruar se përjashtimi është një nga rastet e humbjes së cilësisë si të

tillë. Një moment që mund të ketë vend për diskutim në këtë vendim është fakti se gjykata përveç

përjashtimit të ortakut, ka vendosur dhe se çfarë do të bëhet me kuotën e tij, pra le të themi që ka

rregulluar dhe pasojën që sjell përjashtimi. Në të vërtetë ligji ka parashikuar se përjashtimi passjell

65 Vendimi nr. 8811, datë 29.07.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 2685, datë

19.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Page 74: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

61

humbjen e cilësisë së ortakut, por në asnjë dispozitë nuk përcakton ndonjë modalitet që duhet të

ndiqet në një rast të tillë. Në të vërtetë kjo është një çështje që i përket shoqërisë në vendimmarrjen

e organeve të saj drejtuese dhe që duhet të rregullohet nga dispozitat e statutit. Gjykata në këtë rast

me interpretimin e saj se përjashtimi i ortakut nga shoqëria sjell humbjen e kësaj cilësie, ka vajtur

më tej duke pranuar se përjashtimi sjell dhe humbjen e të drejtës për të përfituar ndonjë likuidim

kuote. Deri këtu mund të jetë i pranueshëm vendimi i gjykatës, nëpërmjet të cilës është rregulluar

dhe pasoja, por në pjesën e dispozitivit që vendoset dhe se çfarë do të bëhet me kuotën e ortakut

të përjashtuar, mendojmë se kemi një tejkalim të asaj që kërkohet dhe që duhet të zgjdhet nga

gjykata në çështje të një natyre të tillë. Çështja e zotërimit të kuotave është një çështje e brendshme

e shoqërisë dhe janë ortakët ata që do të vendosin në përputhje me dispozitat e ligjit dhe të statutit.

Shoqëria dhe ortakët e saj gëzojnë pavarësi në lidhje me çështjet e organizimit dhe funksionimit

të tyre përderisa janë në konform me dispozitat e ligji. Për më tepër që këtu ngrihet dhe një problem

tjetër parimor, që lidhet me faktin nëse një shoqëri me përgjegjësi ë kufizuar mund të zotërojë

kuotat e saj apo jo

Rasti i tretë.66

Shoqëria ESHS shpk., ka dy ortak të saj, njëri zotërues i masës 51% dhe tjetri 49% të kapitalit.

Ortaku zotërues i masës 51% të kapitalit ka kërkuar disa herë mbajtjen e asamblesë me qëllim

zmadhimin e kapitalit të shoqërisë. Ortaku tjetër, zotërues i 49% gjithnjë ka kundërshtuar një

vendim të tillë, pasi nuk ka gjetur arsye përse kapitali duhet të zmadhohej. Në këto kushte,

Asambleja e thirrur nga ortaku mazhoritar ka vendosur përjashtimin e ortakut minoritar, për

shkak se me sjelljen e tij ka dëmtuar interesat e shoqërisë. Arsyetimi i vendimt të asamblese së

ortakut të shumicës, ka këtë përmbajtje .....duke kundërshtuar vendimin për zmadhim kapitali, ai

ka cënuar ecurinë normale të aktivitetit të shoqërisë...... Më pas asambljea i është drejtuar me

kërkesë padi gjykatës për të kërkuar përjashtimin e ortakut G. Z. Nga ana e tij, ortaku G. Z.

përpara gjykatës ka pretenduar se sjellja e tij që konsiston në kundërshtimin e vendimit për

zmadhim kapitali, vendim që kërkon 75% të përfaqësimit të ortakëve në kapitalin e shoqërisë për

t’u marrë, nuk përbën shkelje të ligjit apo të statutit, pasi ai në cilësinë e ortakut është i lirë në

ushtrimin e të drejtës së tij të votës. Njëkohësisht ai pretendon se nuk ka patur asnjë arsye apo

justifikim për të vendosur zmadhimin e kapitalit.

Gjykata në përfundim të gjykimit ka vendosur të rrëzojë padinë, duke argumentuar se në bazë të

ligjit për shoqëritë tregtare, ortaku nuk ka detyrim për të miratuar zmadhimin e kapitalit, dhe duke

mos qenë i detyruar nuk ka bërë asnjë shkelje që të mund të përbëjë shkak të arsyeshëm për

përjashtimin. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Apelit gjatë shqyrtimit të ankimit të

paraqitur nga paditësi. Mendojmë se në rastin konkret, gjykatat kanë vendosur drejt. Por arsyetimi

nëse është apo detyrim zmadhimi i kapitalit, është një çështje jo shumë e thjeshtë, e cila kërkon

66 Vendimi nr. 3334, datë 08.10.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Page 75: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

62

interpretim të kujdesshëm. Ortaku në një shoqëri tregtare ka të drejta dhe detyrime që rrjedhin nga

zotërimi i kuotës, dhe ndonjëherë ky detyrim lidhet dhe me derdhjen e kontributeve të reja, nëse

shoqëria gjendet në vështirësi financiare. Pra për të argumentuar nëse zmadhimi i kapitalit përbën

të drejtë apo detyrim, duhet analizuar rast pas rasti në bazë të rrethanave në bazë të të cilave

shoqëria kërkon të realizojë një zmadhim kapitali. Në këtë çështje apo në çështje të tjera ngjashme

më këtë shkak ligjor, interpretimi i frymës së rregullit të ligjit dhe lidhja me rrethanën konkrete ka

rëndësi për të arritur në përfundimin, se a përbën shkak të arsyeshëm për përjashtimin e ortakut

mospranimi për pjesmarrje në zmadhimin e kapitalit të shoqërisë. Kjo linjë argumentimi ka vlerë

për t’u mbajtur parasysh, si nga vullneti që asambleja do të shprehë me vendimmarrjen e saj, ashtu

edhe nga gjykata kompetente që trajton rastin konkret.

Në përfundim, sërisht siç konkluduam dhe në rastin e largimit të ortakut të shoqërisë, organi i

administrimit nuk mbetet jashtë proçesit të përjashtimit, madje ai mbart rolin kryesor. Duke qenë

se përjashtimi vjen si rezultat i prishjes së raportit mes ortakut dhe shoqërisë, është administratori

që mbart detyrën kryesorë për të vëzhguar dhe raportit rast pas rasti sjelljen e ortakut në shoqëri.

Është ai që ngarkohet nga ligji me detyrën për të thirrur mbledhjen përkatëse të asamblesë dhe që

do të bëjë propozimet përkatëse sipas rastit dhe në të mirë të funksionimit të shoqërisë.

3.4.7 Organet e drejtimit dhe administrimit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.

Ligji për shoqëritë tregtare ka përcaktuar dy organe kryesore të shoqërisë me përgjegjësi të

kufizuar që janë Asambleja e Ortakëve dhe Administratori / Administratët, duke paraqitur një

formë të thjeshtëzuar organizimi dhe të mënyrës së qeverisjes së saj. Themi mënyrë e thjeshtëzuar

qeverisje, pasi mund të flasim për një organ vendimmarrës dhe një organ ekzekutiv i kontrolluar

tërësisht nga i pari. Në këtë tipologji organizimi, Asambleja e Ortakëve merr jo vetëm rolin e “ligj-

vënësit” por dhe të mbikqyrësit dhe organit që kontrollon zbatueshmërinë e ligjit. Kjo do të thotë

që e gjithë veprimtaria e administrimit të shoqërisë është e kontrolluar nga ana e Asamblesë së

Ortakëve, e cila kujdeset për më tepër që dhe administratori të veprojë brenda kuadrit ligjor në

mënyrë që dhe ushtrimi i aktivitetit të shoqërisë të jetë në përputhje me kornizat e ligjit. Por në të

vërtetë, në këtë lloj organizimi, përgjegjësia në lidhje me aktivitetin e shoqërisë bie gjithnjë mbi

administratorin, duke qenë se organi që kontrollon ushtrimin e detyrave të këtij të fundit, përbëhet

nga ortakët e shoqërisë, të cilat në bazë të ligjit gëzojnë përgjegjësi të kufizuar për veprimet apo

mosveprimet e shoqërisë. Rasti është më i thjeshtë në praktikë, kur këmi të bëjmë me shoqëri më

përgjegjësi të kufizuar me oratak të vetëm, i cili është njëkohësisht edhe administrator i shoqërisë,

e ashtuquajtura shoqëri “one shoë man”. Në këtë rast, pushteti i vendimmarrjes, kontrollit dhe

administrimit të zakonshëm dhe jashtëzakonshëm të shoqërisë është në një dorë.

Page 76: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

63

Megjithatë, pavarësisht atyre që parashikon ligji, ortakët e shoqërisë me statut mund të vendosin

të krijojnë dhe organe të tjera duke ju kaluar ato kompetenca të cilat ligji nuk ua ka dhënë në

mënyrë ekskluzive (për shkak të frymës detyruese në këtë aspekt) organeve kryesore të shoqërisë.

Këto struktura ndihmojnë në mirëfunksionimin e shoqërisë dhe aktivitetit të saj, por në asnjë rast

nuk zëvendësojnë organet e njohura me ligj.

3.4.7.1 Asambleja e ortakëve si organi me i lartë vendimmarrës në shpk

Ortakët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizur i ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre nëpërmjet

Asamblesë së Ortakëve që është dhe organi më i lartë vendimmarrës i shoqërisë. Sipas ligjit

parashikohen disa kompetenca të këtij organi të cilat nuk mund të delegohen, ndërkohë që me

statut ortakët mund të zgjerojnë sferën e kompetencave të Asamblesë, kjo dhe në varësi të

veprimtarisë që ka zgjedhur të bëjë shoqëria.

Ligji për shoqëritë tregtare në nenin 81 të tij ka cituar ato vendime të cilat merren ekskluzivisht

nga asambleja e ortakëve, të cilat janë:

• përcaktimin e politikave tregtare të shoqërisë;

• ndryshimet e statutit;

• emërimin e shkarkimin e administratorëve;

• emërimin e shkarkimin e likuiduesve dhe të ekspertëve kontabël të autorizuar;

• përcaktimin e shpërblimeve për personat e përmendur më sipër;

• mbikqyrjen e zbatimit të politikave tregtare nga administratorët, përfshirë përgatitjen e

pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë;

• miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë;

• zmadhimin dhe zvogëlimin e kapitalit;

• pjestimin e kuotës dhe anulimin e saj;

• përfaqësimin e shoqërisë në gjykatë dhe në proçedimet e tjera ndaj administratorëve;

• riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë;

• miratimin e rregullave proçedurale të mbledhjeve të asamblesë;

• çështje të tjera të parashikuara nga ligji apo statuti.

Po të vërejme në pikën e fundit kuptojmë që Asambleja mund të vendosë dhe për çështje të tjera

që përcakton ligji, dhe me ligj duhet të kuptojmë kryesisht këtë ligj, por dhe ligje të tjera në fuqi,

të cilët për çështje të caktuara kërkojnë ndërhyrjen e asamblesë. Për shembull: largimi apo

përjashtimi i ortakut, anulimi i kuotës, etj. kërkojnë detyrimisht marrjen e një vendimi nga ana e

asamblesë, pasi vetë ligji tregtar kërkon një vendimmarrje të tillë. Ndërsa në raste tjera që

përcakton statuti mund të jenë vendime të llojeve nga më të ndryshme, të cilat asambleja mund ti

marrë në mënyrë që të rregullohen situata të caktuara, si për shembull, marrja e financime dhe

Page 77: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

64

kushtet përkatëse, lidhja e kontratave të caktuara me vlera të caktuara, dhënia e autorizimeve të

posaçme në funksion të ushtrimit të aktivitetit, etj.

Siç është përmendur dhe më sipër kur është trajtuar rasti i ortakut të vetëm, në këtë rast Asambleja

e Ortakut të vetëm, ka detyrimin që të marrë dhe një sërë vendimesh të tjera, të cilat kërkojnë dhe

formalitetin e regjistrimit në regjistrin e vendimeve për të patur vlefshmëri ndaj të tretëve. Veçori

kjo e kësaj forme organizimi të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.

Asambleja e ortakëve ka rregullat e saj të mbledhjes dhe funksionimit dhe të vendimmarrjes, të

cilat duhet të përmbahen në statut apo dhe rregullore të posaçme të shoqërisë që mund të hartohet

për këtë qëllim. Por gjithsesi këto rregulla duhet të respektojnë kufizimet e vendosura me ligjin

tregtar siç do i trajtojmë në vijim. Rregullat dhe proçedurat e mbajtjes së mbledhjeve, funksionimit

dhe vendim-marrjes, ortakët mund t’i miratojnë me rastin e krijimit të shoqërisë, pra ti përfshijnë

në statut, ose mund t’i miratojmë pas regjistrimit të shoqërisë, nëpërmjet ndryshimeve në statut

apo miratimit të rregulloreve të posaçme. Kufizimet ligjore që duhet të mbahen në konsideratë

kanë të bëjnë si me numrin minimal të mbledhjeve, çështjet e thirrjes, mbajtje, kuorumit dhe

shumicës së kërkuar për vendime të caktuara. Sipas ligjit, mbledhja e Asamblesë duhet të mbahet

të paktën një herë në vit, por ajo mund të thërritet në çdo kohë që kërkohet nga administratori apo

ortakët e shoqërisë. Nëse ortakët mendojnë se një herë në vit është një afat shumë i gjatë për të

mbledhur një asamble të zakonshme, ata mund të vendosin në statut detyrimin që asambleja të

mblidhet detyrimisht, të paktën dy herë apo më shumë në vit.

Ligji ka përcaktuar se për të patur një asamble duhet të niset një thirrje nga administratori ose

ortakët dhe ka përcaktuar disa elementë kryesorë që duhet të përmbajë thirrja, por nuk është aspak

e qartë në ligj se ku do të mbahet asambleja, kush do të kujdeset për thirrjen dhe njoftimet që mund

të pasojnë. Përsa i përket vendit në të cilin duhet të mbahet asambleja, për shkak se mungojnë

specifikimet apo kufizimet, ortakët janë të lirë të caktojnë një vend si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Por në çdo rast duhet të kujdesen që vendi të jetë i përshtatshëm dhe i arritshëm për të gjithë ortakët

e shoqërisë. Ndërsa se kush duhet të merret me organizimin e mbledhjes, nga një interpretim i

përgjithshëm i dispozitave të ligjit, mund të themi që është administratori personi që duhet të

kujdeset për të gjitha detajet e organizimit të një mbledhjeje dhe të përpilojë dhe të kontrollojë

marrjen e vendimeve apo nxjerrjen e akteve që nevojiten për këtë qëllim. Kështu, jo vetëm në

rastin kur mbledhjen e kërkon vetë administratori, por dhe në rastet e tjera kur kërkohet nga ortakët,

është po administratori që duhet të marrë kërkesën dhe ta proçedojë, pra të nisë njoftimet tek

ortakët e tjerë.

Mbledhjet e Asamblesë kryesisht thirren nga ana e administratorit të shoqërisë, duke qenë ky

personi i cili njeh, parashtron dhe duhet të propozojë zgjidhje të problematikave të shoqërisë dhe

ecurinë e saj të përditshme. Në këtë rast është ai, i cili në konsultim me ortakët vendos për vendin

në të cilin do të mbahet asambleja, cakton orën, rendin e ditës dhe të gjitha detajet e mbledhjes dhe

përpilon aktet përkatëse të nevojshme dhe kujdeset për ekzekutimin e tyre. Ndërsa në rast se

mbledhja do të thirret nga ana e ortakëve, presupozohet që ortaku i interesuar duhet të nisë një

Page 78: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

65

njoftim në shoqëri, pra tek administratori, i cili më pas duhet të proçedojë me thirrjen e asamblesë.

Por ka ndodhur në praktikë që administratori, pavarësisht se ka marrë kërkesë nga ana e një ortaku

nuk ka proçeduar për të thirrur mbledhjen. Për këtë çështje mund të gjendet zgjidhje po në ligj, kur

trajton kërkesën e ortakëve të pakicës për të mbajtur një mbledhje asambleje. Kështu, është

parashikuar që ortakët që zotërojnë të paktën 5% të kuotave mund të thërrasin një mbledhje

asambleje. Kjo kërkesë i niset shoqërisë dhe nëse nuk procedohet nga kjo, domethënë nga

administratori që vepron si përfaqësues i saj, atëherë mund t’i drejtohen gjykatës për të deklaruar

shkeljen e detyrimit të mirëbesimin nga ana e administratorit të shoqërisë. Çfarë passjell kjo situatë

nuk është përcaktuar në ligj, pasi emërimi dhe shkarkimi i administratorit i përkët një

vendimmarrjeje të shumicës. Një mundësi tjetër që përcakton ligji për ortakun e minorancës, të

cënuar në ushtrimin e të drejtës së tij për të kërkuar thirrjen e asamblesë, është që ti kërkojë

shoqërisë që ti blejë kuotën e zotëruar prej tij. Megjithatë, çështja e mospërmbushjes së detyrimeve

ligjore dhe statutore nga ana e administratorit do të trajtohet më në detaj më poshtë.

Një zgjidhje që është gjetur në praktikë kur administratori nuk ka përmbushur detyrimin për të

thirrur mbledhjen e asamblesë së kërkuar nga ortakut, është organizimi i mbledhjes nga vetë

ortakët. Në një rast të tillë është proçeduar dhe me marrjen e masave kundrejt administratorit të

shoqërisë. Procedura dhe vendimmarrja në këtë raste janë të një natyre juridike që nuk vijnë në

kundërshtim me frymën detyruese të ligjit dhe prodhon pasojat e dëshiruara nga vullneti i organit

më të lartë të shoqërisë.

Ortaktët kanë të drejtë që në asambletë e shoqërisë të marrin pjesë personalisht ose të jenë të

përfaqësuar. Neni 85 ka përcaktuar rregullat bazë, sipas të cilave duhet të funksionojë përfaqësimi

i ortakut. Kështu, në rast se ortaku zgjedh të jetë i përfaqësuar, përjashtohet nga të qënit si

përfaqësues, administratori i shoqërisë. Pra administratorit i ndalohet që të përfaqësojë ortakun në

një mbledhje, në të kundërt çdo akt i pordhuar në këtë gjendje do të ishte i pavlefshëm. Përjashtim

nga ky rregull është vetëm rasti kur administratori është njëkohësisht ortak i shoqërisë. Në këtë

rast është e pamundur që të bëhet ndarja e cilësive. Kjo gjendje gjithsesi nuk ndikon në

vlefshmërinë e aktit që prodhon asambleja e ortakut

Në të gjitha rastet e tjera, përfaqësimi i ortakut mund të bëhet, në bazë të një autorizimi nga një

ortak tjetër ose në bazë të një autorizimi nga ana e një person të tretë. Autorizimi mund të jepet

vetëm për një mbledhje asambleje të përgjithshme, e cila përfshin edhe mbledhjet vijuese por me

të njëjtin rend dite. Problemi që shtrohet për diskutim është fakti nëse autorizimi duhet të jetë i

posaçëm dhe si rrjedhojë duhet të lëshohet vetëm për një mbledhje, apo mund të jetë i përgjithshëm

dhe të ketë vlefshmëri edhe për mbledhje të tjera. Mendojmë se mënyra se si është ndërtuar

dispozita, autorizimi duhet të jepet për një mbledhje dhe si rrjedhojë duhet të jetë i posaçëm. Duke

qenë se aktualisht ligji kërkon lëshimin e një autorizimi të thjeshtë përfaqësimi, pra të një shkrese

të nënshkruar nga ortaku, i cili njëkohësisht ka depozituar në shoqëri dhe pranë QKB firmën e tij,

atëherë është menduar se kjo proçedurë e thjeshtë mund të kryhet sa herë që është e nevojshme të

mbahet një mbledhje asambleje. Procedurat e lëshimit të autorizimit ndryshjojnë nga parashikimi

i ligjit të vjetër, i cili në lidhje me përfaqësimin, i referohej rregullave të përfaqësimit sipas Kodit

Page 79: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

66

Civil. Pra nëse më parë do të ishte i domodoshëm përfaqësimi me prokurë, sot mund të themi se

ligjit ka thjeshtëzuar në maksimum procedurat dhe kostot e ortakut në rast se ai dëshiron të jetë i

përfaqësuar në asamblenë e shoqërisë.

U ndalëm në këtë pikë pasi ka hasur problematika në praktike dhe për të kuptuar këtë e ilustrojmë

me një shembull67:

Shoqëria X në cilësinë e paditësit ka kërkuar përpara gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

përjashtimin e ortakut L. H., njëkohësisht ish-administrator i shoqërisë, palë e paditur në proçes

për rezultat të veprimeve të paligjshme të këtij të fundit që kanë dëmtuar rëndë interesat e

shoqërisë. Në këtë proçes pala e paditur ka paraqitur një kundërpadi, duke kërkuar pavlefshmërine

e vendimeve të marra nga asambleja e ortakëve, për shkak se ka qenë i deformur vullneti i njërit

prej ortakëve. Në lidhje me padinë, janë parashtruar argumentat dhe provat sipas të cilave është

vërtetuar me vendim përfundimtar se kanë qenë veprime të paligjshme të ortakut që kanë dëmtuar

interesat e shoqërisë dhe që legjitimojnë përjashtimin e tij. Por çështja me interes për t’u trajtuar

në këtë pjesë është kundërpadia e paraqitur nga pala e paditur / kundërpaditëse dhe qëndrimi që

kanë mbajtur gjykatat në lidhje me të. Siç thamë, me kundërpadi është kërkuar që të shpalleshin

të pavlefshme vendimet e shoqërisë, përfshi vendimin që ka vendosur përjashtimin, pasi sipas të

paditurit / kundërpaditës është pretenduar se vullneti i njërit prej ortakëve ka qenë i deformuar.

Flitet për ortakun tjetër të shoqërisë F. H. zotërues i pjesës prej 33% të kapitalit, i cili në asambletë

që kanë marrë në shyrtimin sjelljen e ish-administratorit dhe ortakut të paditur, ka qenë i

përfaqësuar me prokurë të posaçme nga avokati i tij. Tagri i përfaqësimit ka përfshirë “..........të

drejtën për të marrë pjesë me të drejta të plota në të gjitha mbledhjet e zakonshme dhe të

jashtëzakonshme të asamblesë së ortakëve, vendimmarrjes, votimit, të propozojë, paraqesë dhe

nënshkruaj kërkesa të llojeve të ndryshme, të marrë pjesë në diskutime, të pranoj çdo

vendimmarrje të asamblesë së ortakëve, etj.. ”.

Në proçesin gjyqësor të zhvilluar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pala e paditur /

kundërpaditëse ka kërkuar pavlefshmëri të mbledhjeve pasi sipas tij përfaqësimi i rregullt në

asamble nuk mund të mjaftohet vetëm me lëshimin e një prokure, pasi sipas tij ligji tregtar68 kërkon

detyrimisht lëshimin e një autorizimi i vlefshëm vetëm për një mbledhje apo për mbledhjen e

shtyrë që diskuton të njëjtin rend ditës të caktuar në mbledhjen e parë. Ky arsyetim i palës është

gjetur i drejtë nga Gjykata e Rrethit, e cila ka vendosur të rrëzojë padinë dhe të pranojë

kundërpadinë.

Duke qenë se në këtë mënyrë gjykata ka bërë një arsyetim shumë të ngushtë dhe që devijon nga

qëllimi që ka instituti i përfaqësimit të ortakut, në bazë të ankimit që ka bërë shoqëria, Gjykata e

Apelit Tiranë ka ndryshuar vendimin dhe ka sqaruar me detaje qëndrimin e saj në lidhje me

përmbajtjen që ka neni 85 i ligjit tregtar. Sipas kësaj gjykate, nëse ligjvënësi ka përdorur termin

67 Vendimi nr. 4413, datë 07.04.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndryshuar me vendimin nr. 107 të

Gjykatës së Apelit Tiranë. 68 Referimi bëhet posaçërisht në nenin 85 të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”

Page 80: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

67

autorizimin në rastin e përfaqësimit të një ortaku, kjo lidhet vetëm me arsye praktike, efikasiteti

dhe ekonomike, për të krijuar lehtësira ortakëve në pjesmarrjen e tyre personalisht apo nëpërmjet

përfaqësimit nga të tretë, pa patur të nevojshme të paraqiten pranë një noteri. Por kjo nuk do të

thotë që prokura e posaçme e lëshuar me tagra të speficikuara të mos jetë e vlefshme vetëm për

faktin që kërkohet për çdo mbledhje të lëshohet një prokurë e veçantë. Nëpërmjet prokurës së

posaçme të lëshuar për mbledhje të ndryshme me rend dite të ndryshëm, presupozohet se ortaku e

ka shprehur vullnetin e tij për të qenë i përfaqësuar në mbledhjen përkatëse. Përsa më sipër

legjitimohet përfaqësimi që më pas legjitimon kuorumin e nevojshëm dhe shumicën e kërkuar për

vendim-marrje, duke i bërë vendimet e marra nga asambleja të vlefshme. Në rastin në fjalë,

Gjykata e Apelit, nëpërmjet vendimit të saj me të cilin ndryshoi vendimin e Gjykatës së Rrethit

dhe ndryshoi vendimin duke përjashtuar ortakun, mendojmë se ka vepruar drejtë, duke sqaruar në

mënyrë të detajuar dhe të saktë problemet e interpretimit të nenit 85 të ligjit tregtar në lidhje me

përfaqësimin e orakut në një mbledhje.

3.4.7.2 Administratori - Natyra juridike e këtij organi drejtimi dhe administrimit të shoqërisë.

Administratori apo administratorët përfaqësojnë organin më të rëndësishëm të shoqërisë, prej të

cilit varet ecuria e aktivitetit ekonomik fitimprurës si dhe zhvillimi i tij, përveç kompetencës më

të rëndësishme që është ajo e përfaqësimit të shoqërisë. Nëse do të kishte një individ me të cilin

mund të identifikohet shoqëria, ai është administratori/ët, duke qenë personi përgjegjës për

drejtimin e aktivitetit të shoqërisë dhe përfaqësuesi ligjor i saj. Parë në këtë këndvështrim,

mendohet se figura e administratorit është ajo e një individi me cilësi dhe njohuri të zgjeruara dhe

profesionist i mirë i fushës, por në realitetin shqiptar, jo në pak raste, administratori është thjesht

një i zgjedhur për të zbatuar “urdhërat” e ortakëve, duke i munguar tërësisht pavarësia në ushtrimin

e detyrave dhe kompetencave të tij. Natyrisht që kjo situatë sjell ndikimin e vetë negativ edhe në

pavarësinë e vendimmarrjes së tij, në bazë të kompetencave që i jep ligji dhe statuti, dhe po kështu

ndikon në natyrën juridike të kësaj vendimmarrjeje.

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, mund të zgjedhë të ketë një ose disa administratorë, por në të

dyja rastet kërkohet që me statut ose me akt emërimi të përcaktohen dhe kompetencat, në rast se

do të ketë kufizime nga ato të ligjit. Ky është një moment juridik shumë i rëndësishëm në mënyrë

që vullneti i vendimmarrjes të administratorit të sjellë pasojat e duhura juridike. Administratori

sipas ligjit duhet të jetë individ, pra nuk mund të jetë një shoqëri apo person tjetër juridik. Siç e

kemi përmendur dhe më sipër, kjo zgjedhje është bërë për një arsye të caktuar dhe që lidhet me

përgjegjësinë e pakufizuar të individid në ushtrimin e detyrave të tij. Në shumë vende, sidomos

ato që aplikojnë sistemin e shoqërive of shore, njohin personin juridik si subjekt i cili ka të drejtën

të emërohet si organ i administrimit dhe menaxhimit të shoqërisë.

Page 81: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

68

Në mënyrë që të zgjidhesh si administrator i shoqërisë, ligji ka përcaktuar përmbushjen e disa

kritereve që lidhen me figurën morale dhe profesionale të individit që kanë të bëjnë me mosqënien

të dënuar sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, 13, 95 e vijues të ligjit.69

Në praktikë, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, ka dalë problemi i qënies njëkohësisht administrator

në dy shoqëri të administratorit të një shoqërie tjetër, kur ai ka lidhur një marrëdhënie me shoqërinë

e parë. Pika 2 e nenit 95 të ligjit tregtar, në mënyrë të qartë ndalon administratorët e një shoqërie

mëmë që të mund të emërohen njëkohësisht si admintratorë të një shoqërie të kontrolluar e

anasjelltas. Në këtë detyrim të ligjës duhen marrë parasysh edhe rregullat e vendosura për grupimet

e shoqërive në nenin 207 të ligjit tregtar. Ky rregull duket sikur është përcaktuar për marrëdhëniet

e grupit kontrollues, shoqëri mëmë - shoqëri e kontrolluar (neni 207/1). Çdo veprim nga ana e

shoqërisë, dhe më tej administratorëve në kundërshtim me këtë rregull, do i bënte vendimmarrjet

e këtyre organeve (asamblesë dhe administratori) të një natyre të pavlefshme (nul and avoid).

Natyrisht kjo do të sillte komplikime jo vetem ne pasojat juridike të kësaj vendimmarrjeje në

funksionin e brendshëm të shoqërisë por edhe në atë të funksionit të jashtëm të saj. Në këtë mënyrë

ndryshimet e fundit ligjore, sipas ligjit 129/2014, përcaktojnë se në rastet kur për kompetencat e

përfaqësimit të administratorit ka kufizime të shprehura në statut dhe në vendimmarrjen e organeve

kompetente të shoqërisë (asambleja), mbetën të detyruar ndaj shoqërisë për mardhëniet me të

tretët. Në një interetim ad incontrario të këtij rregulli, mendojmë se në rastet kur kemi emërim të

të njëjtit administratori në dy shoqëri apo duke qënë administrator i një shoqërie mëmë, emërohet

edhe administrator një shoqërie të kontrolluar prej saj dhe anasjelltas, do të kishim përgjegjësi si

të administratorit ashtu edhe të shoqërisë ndaj të tretëve. Kjo përgjegjësi solidare vjen si pasojë e

dijenisë të të dyja organeve të shoqërisë në shkeljen e këtij rregulli kufizues të përfaqësimit të

shoqërisë në kundërshtim me normën përkatëse të ligjit dhe në mungesë të një parashikimi të

kundërt në statut.

Kufizime të përcaktuara për marrëdhëniet e grupit influencues rregulluar nga neni 207/2 dhe

njëkohësisht për problemin e shtruar që në krye të analizës të nenit 95, paraqesin problematikë

gjatë kryerjes së emërimit të një administratori. Për ti dhënë një përgjigje këtij problemi duhet të

analizojnë parimet e përgjithshme të ligjit, konkretisht nenit 17 të tij. Sipas kësaj dispozite në një

shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ortakët dhe administratorët e kësaj shoqërie nuk mund të

mbajnë një pozicion drejtues apo të jenë të punësuar në shoqëri të tjera, që ushtrojnë veprimtari në

të njëjtin sektor ekonomik me shoqërinë e parë. Ky është rregulli që duhet zbatuar në të kundërt

situata duhet të zgjidhet sa më shpejt ose në të kundërt nga ana e shoqërisë së parë duhet të nisen

aksionet civile për ndalimin e kësaj konkurence dhe për shpërblimin e dëmeve efektive që mund

69 Sipas nenit 13 të LSHT, nuk lejohet të mbajnë detyrën e administratoirit personat që janë dënuar me vendim të

formës prerë për vepra penale të parashikuara nga kreu i III i Kodit Penal, pjesa e posaçme. Edhe në rastë se ata janë

në detyrë, por ky vendim dënimi ka marrë formë të prerë gjatë ushtrimit të saj, ata duhet të japin dorëheqje menjëherë

ose të largohen nga organi kompetent për këtë shkak. Afati i dënimit të marrë për këto vepra duhet të jetë deri në 5

vjet. Ky rregull i normës në analizë hyn në ato rregulla detyruese për t’u zbatuar në të kundërt, çdo vendimmarrje në

kundërshtim me këtë rregull nga ana e këtij organi apo çdo përfaqësim i bërë nga ana e tij në kundërshim me të,do

ishtë absolutisht i pavlefshëm.

Page 82: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

69

të jenë shkaktuar nga shkelja e këtij rregulli. Megjithatë, ligji parashikon edhe një përjashtim nga

rregulli i mësipërm, konkretisht në pikën 2 të nenit 17, pasi i lë të drejtë ortakëve që në statut të

parashikojnë lejimin e së drejtës për të qënë drejtues në një shoqëri tjetër.

Administratori i një shoqërie emërohet nga Asambleja e ortakëve, por ligji nuk ka përcaktuar

shumicën që kërkohet për një vendim të tillë. Ndërsa në rastin e shkarkimit, ligji përcakton se

shumica e kërkuar është ajo e zakonshme. Për këtë vendim, ka një logjikë, pasi shkarkimi bëhet

në radhë të parë për humbje të besimit tek administratori dhe për këtë arsye nuk nevojitet

parashtrimi i ndonjë shkaku. Por për këtë temë do të flasim më poshtë më gjerë, kur të trajtojmë

natyrën e marrdhënies juridike midis administratorit me shoqërinë.

Ligji përcakton në mënyrë të përmbledhur kompetencat e administratorit, të cilat me statut mund

të zgjerohen deri në masën që nuk bien ndesh me ndonjë dispozitë ligjore. Në një këndvështrim të

përgjithshëm mund të themi se kompetencat e administratorit përmbledhin drejtimin dhe

menaxhimin e aktivitetit të përditshëm, përmbushjen e detyrimeve financiare në përgjithësi, si ndaj

shtetit dhe ndaj ortakëve, si dhe përmbushjen e kriterit ligjor, pra të ushtrimit të aktivitetit në

përputhje me ligjin.

Siç përmendëm më sipër, administratori është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë dhe për çdo veprim

që ai kryen, nënkuptohet se janë kryer nga shoqëria e cila mban përgjegjësi të plotë për to, sidomos

ndaj të tretëve. Kjo do të thotë që dhe në rast të abuzimit me detyrën nga ana e administratorit,

përgjegjësia direkte është e shoqërisë, me përjashtim të rastit, kur vërtetohet se personi i tretë që

mund të jetë dëmtuar apo ka një interes të ligjshëm nga veprimtaria e administratorit, kishte dijeni

për tejkalimin e kompetencave nga ana e administratorit. Kjo do të thotë që në rast të ndonjë

pretendimi nga të tretët për një veprim apo mosveprim të administartorit, do të ishte shoqëria që

do të përgjigjej, dhe kjo e fundit ka të drejtë të kërkojë më pas dëmshpërblim nga ana e

administratorit70.

Një prej detyrave më kryesore të administratorit, përveç përfaqësimit të shoqërisë, drejtimit dhe

administrimit të aktivitetit dhe kujdeset që ushtrimi i aktivitetit të jetë në përputhje me ligjin, është

dhe shpërndarja e fitimeve tek ortakët. Ligji ka përcaktuar një përgjegjësi direkte dhe të pakufizuar

të administratorit në lidhje me këtë çështje.

70 Ndryshimet e fundit ligjore të bëra në LSHT me anë të ligjit nr. 129/2014, neni 12 pika 2, sjellin që qasje më të

plotë në lidhje më dy momente të përfaqësimit të shoqërisë nga ana e administratorit. Së pari çështja e kufizimit të

kompetencave të përfaqësimit (tagri i përfaqësimit), nga ligji ose statuti. Dhe së dyti dijenia e të tretit që hyn në

marrëdhënie me shoqërinë. Administratori si përfaqësues ligjor i shoqërisë është i detyruar që të respektojë këto

kufizime të përcaktuara në statut apo nga organet e shoqërisë. Si rregull kufizimi i tagrit të përfaqësimit i përcaktuar

në statut apo i vendosur nga organet e shoqërisë duhet të bëhet publik në një nga mënyrat e parashikuara në ligjin e

QKB, i ndryshuar. Në këtë rast i treti nuk mund të pretendojë mos dijeni të këtyre kufizimeve. Në rastet e tjera kur

nuk kemi bërjen publike të tyre, shoqëria do të mbajë përgjegjësi për veprimet e administratorit në raport me të tretët,

me përjashtim të rastit kur provon se i treti ka patur dijeni për kufizimin e tagrit të përfaqësimit të administratorit në

bazë të rrethanave të qarta. I treti mund të pretendojë mirëbesimin në marrëdhëniet që ka krijuar me shoqërinë, vetëm

kur rrethanat në të cilat ai ka vepruar nuk janë të qarta dhe nuk sjellin dijeninë e tij për kufizimin e tagrave të

administratorit kur vepron si përfaqësues.

Page 83: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

70

Siç dihet, një nga aktet thelbësore ku pasqyrohen vlerat financiare të aktivitetit ekonomik të

shoqërisë, janë pasqyrat financiare ose bilanci i shoqërisë. Bilanci i shoqërisë duhet të jetë i

redaktuar sipas rregullave të legjislacionit fiskal në fuqi. Përgjegjësia e mbajtjes së pasqyrave

finaciare është e administratorit të shoqërisë. Ky është një detyrim që rrjedh për të gjitha llojet e

shoqërive, përfshi edhe formën që po analizojmë. Statuti mund të parashikojë rregulla specifike

për ndarjen e fitimeve, çka do të thotë që mund të devijojë nga parimi që ortakët e shoqërisë ashtu

siç detyrohen të derdhin kontributet në raport me kuotat që zotërojnë në shoqëri ashtu edhe mund

të ndajnë fitimet në raport me këtë pjesmarrjen që kanë në kapitalin ligjor të shoqërisë.

Administratori i shoqërisë pasi ka hartuar, përgatitur bilancin dhe pasqyrat financiare dhe në rastet

kur e kërkon ligji i ka konsultuar dhe me ekspertin kontabël, i paraqet këto për miratim përpara

Asamblesë së Përgjithshme. Në këtë këndvështrim, nëse administratori paraqet një situatë pozitive

në shoqëri, asambleja mund të vendosë shpërndarjen e fitimeve. Shpërndarja e fitimeve të

shoqërisë është qëllimi final për të cilin shoqëria është krijuar dhe ushtron aktivitetin e saj. Por

fitimet e shoqërisë ndahen vetëm pasi të jetë plotësuar kushti i pagimit të devidentit (ligji për taksat

parashikon rregulla për të) dhe vetëm nëse shoqëria siguron që:

a. aktivet e shoqërisë duhet që të mbulojnë tërësisht detyrimet e saj.

b. Shoqëria duhet të ketë aktive likuide të mjaftueshme për të shlyer detyrimet që bëhen të

kërkueshme brenda 12 muajve.

Pra vetëm nëse plotësohen këto kushte, shoqëria mund të ndajë fitim, dhe për këtë përgjegjësia

është e administratorit. Nëse shoqëria vendos të shpërndajë fitimet e saj, administratori duhet të

lëshojë çertifikatën e aftësisë paguese. Nëse çertifikata nuk është e vërtetë dhe reale, administratori

mban përgjegjësi për lëshimin e saj, e cila është përgjegjësi personale e pakufizuar për kthimin e

dividentëve që janë ndarë në kushtet e ndalimit të shpërndarjes.

3.5 Natyra juridike e qeverisjes dhe administrimit të shoqërisë aksionare

Shoqëria aksionare është një prej shoqërive më të rëndësishme të kapitalit. Ajo i përshtatet më

tepër një aktivitetit ekonomik me dimesione të mëdha. Shoqëria aksionare mund të kualifikohet si

një shoqëri kapitali ashtu si edhe sh.p.k. ku aksionarët gëzojnë të drejtën e përgjegjësisë së kufizuar

dhe kapitali ligjor i shoqërisë është i përfaqësuar nga aksionet.

Karakteristikat thelbësore të shoqërisë aksionare janë :

• Për detyrimet që ka shoqëria ndaj të tretëve përgjigjet vetëm ajo me pasurinë e saj.

Aksionarët e shoqërisë përgjigjen vetëm për aq sa kanë kontribuar në kapitalin e shoqërisë.

• kreditorët e shoqërisë nuk mund ti drejtohen ortakëve për detyrimet që ka shoqëria ndaj

tyre .

Page 84: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

71

• Çdo falimentim eventual i shoqërisë aksionare nuk sjell asnjë pasoje në falimentin e

aksionarëve.

• Pasuria e shoqërisë aksionare karakterizohet nga një regjim juridik perfekt i autonomisë

pasurore me një ndarje të qartë midis pronës të saj dhe pronës së asionerëve.

• kapitali themelor i shoqërisë përfaqësohet nga aksionet, të cilat mund të përkufizohen si

tituj kredie, të cilat përfaqësojnë pjesë ideale të atij që fiton cilësinë e aksionarit dhe të

drejtave dhe detyrimeve koresponduese.

• Aksionet shprehin masën e përfaqësimit të ortakut në shoqëri.

• Mundësia e emetimit të aksioneve lidhet me funksionin ekonomik të shoqërisë dhe e dallon

këtë nga shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar. Aksionet janë të një mase më të vogël dhe

janë lehtësisht të tregtueshme. Kjo nënkupton, pjesmarrjen e një numri të madh aksionarësh

dhe ndarjen e riskut ndërmjet tyre. Në këtë mënyrë përfaqësimi zvogëlohet risku që rrjedh

nga pjesmarrja në shoqëri.

Në ndryshim nga shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, shoqëritë aksionare ofrojnë një kuadër të

qëndrueshëm organizativ për shoqëritë që zhvillojnë veprimtari të mëdha tregtare dhe/ose kanë një

numër të madh aksionarësh. Një veçori themelore e SHA-së është mundësia për t’ia ofruar

aksionet e veta publikut të gjerë dhe kështu ta grumbullojë kapitalin e vet nga një bazë e gjerë

investitorësh.

Mënyra e organizimit dhe funksionimit të shoqërisë aksionare duket sikur është e njëjtë me një

shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Duket sikur organi më i lartë vendimmarrës i kësaj shoqërie

merr pothuaj të njëjtat vendime si dhe Asambleja e Ortakëve në një SHPK, kërkon të njëjtin

kuorum mbledhje dhe shumicë vendimmarrëse për vendime të natyrave të njëjta. Pothuaj dhe

sjellja e aksionarëve në shoqëri është e njëjtë me atë të ortakut në një SHPK. Por në thelb nuk është

kështu, pasi sjellja e aksionarëve në një sh.a. ka një ndryshim thelbësor nga sjellja e ortakut në

SHPK, ndryshim i cili lidhet me cilësitë që i vishen aksionerit dhe raportit që ai ka me shoqërinë

dhe aktivitetin e drejtpërdrejt të saj. Aksionari në një sh.a. presupozohet se është një person “i

panjohur” për aktivitetin e shoqërisë dhe cilësitë e tij personale nuk janë të rëndësishme për

aktivitetin e shoqërisë aksionare. Ndryshe ndodh në një sh.p.k., ku nga vetë struktura dhe

funksionet e Asamblesë së Ortakëve, kuptohet rëndësia që ka ortaku në aktivitetin e përditshëm të

shoqërisë. Në realitetin shqiptar është shumë e vështirë të bëhet dallimi ndërmjet këtyre dy formave

të shoqërisë, pikërisht se nuk arrihet të bëhet dallimi i përmendur më sipër. Megjithatë, ekzistenca

e shoqërive aksionare të mëdha, kryesisht ajo ndërkombëtare, po bëjnë të mundur kuptimin e

diferencës që ka organi më i lartë vendimmarrës në Shoqërinë Aksionare nga ai i Shoqërisë me

përgjëgjësi të kufizuar. Pikërisht për këtë arsye, nuk konceptohet nuk mund të pranohet në SHA

instituti i largimit apo përjashtimit të ortakut, risi këto vetëm për formën e shoqërisë me përgjegjësi

të kufizuar.

Page 85: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

72

3.5.1 Kapitali i shoqërisë aksionare

Shoqëria aksionare ka një kapital minimal jo më të vogël se 3. 400 000 lekë kur ajo është më ofertë

private. Dhe kur është më ofertë publike ka një kapital jo më të vogël se 10 000 000 lekë.

Vendosja e kapitalit minimal në shoqëritë aksionare ka një argument që lidhet me kufizimin e

përgjegjësisë dhe të krijimit të një risku sa më të vogël për kreditorët. Në këtë kuptim aksionarët

janë të detyruar që të derdhin një kapital në momentin e themelimit të shoqërisë që është në raport

me pjesmarrjen e tyre në këtë kontribut. Në rast se ortakët nuk e derdhin këtë kontribut shoqëria

nuk mund të themelohet. Në rast se kapitali i shoqërisë zbret nën këtë vlerë atëherë kjo përbën

shkak për prishjen e shoqërisë dhe kalimin e saj në likujdim.

Ligje specifike në fusha të ndryshme që detyrojnë subjektet që të operojnë në treg me këtë lloj

shoqërie mund të kenë një kufi kapitali minimal më të lartë se ai i përcaktuar në këtë ligj71.

Kapitali themeltar (ligjor) i shoqërisë aksionare është një koncept kontabël një vlerë qartësisht

numerike (quhet ndryshe kapitali themeltar nominal). Ndërsa ajo mbi të cilën ngrihet garancia

reale e kreditorëve të shoqërisë është pasuria e shoqërisë në të cilën përfshihen aktivet e mira

(pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme) dhe të kredive që ka shoqëria. Kështu që mund të themi

që kapitali themeltar i shoqërisë përbëhet nga një shprehje kontabile (në të holla) të një subjekti

(shoqërisë) të garancisë pasurore të kreditorëve. Mbrojtja e kreditorëve në shoqëritë aksionare

korespondon ndërmjet kapitalit themeltar dhe atij pasuror të shoqërisë. Kështu gjatë jetës së

shoqërisë aksionare kapitali themeltar i shoqërisë nuk mund të zbresë nën një vlerë të caktuar

ndryshe duhet marrë vendim për zvogëlimin e tij nga organet e shoqërisë që e kanë në kompetencë

këtë.

Kapitali i shoqërisë përbëhet nga kontributet e aksionarëve, të cilat mund të jënë në

a) kontributi në para

b) kontributi në natyrë (pasuri e lujatshme dhe pasuri e paluajtshme) ose

c) në të drejta të vlerësueshme në para.

Mënyra se si realizohet derdhja e kontributit përcaktohet në aktin e themelimit të shoqërisë

(statuti). Në rast se në këtë akt nuk është prashikuar ndryshe, kontributi duhet të derdhet në të

holla. Statuti mund të prashikojë që kontributi mund të shlyhet edhe në natyrë. Nuk lejohen

pjesëmarrje me kontribute në shërbime.

Për shkak të madhësisë së kapitalit të këkruar nga ligji, në rastin e kontributit në para, aksionarët

kanë të drejtë të paguajnë në momentin e themelimit të kapitalit, vetëm masën prej një të katërt të

tij dhe të rregullojnë me statut apo me vendim të posaçëm modalitet e derdhjes së pjesës së mbetur.

71 P.sh. shoqëritë aksionare që operojnë në fushën e sigurimeve, bankave, e karburanteve apo në fushën e lojrave të

fatit. etj

Page 86: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

73

Legjislatori ka parashikuar mundësinë e pagimit me këste të kontributit duke marrë në konsideratë

interesin ekonomik të aksionarëve. Pagesa me këste nuk e vendos aksionarin në vështirësi

ekonomike dhe e lejon atë në të njëjtën kohë për të mbajtur një pjesëmarrje të konsiderueshme në

shoqëri, pjesmarrje e cila në çdo rast në të ardhmen do të konvertohet në dividentë dhe më pas në

të ardhura personale.

Kontributi në natyrë duhet të paguhet në tërësi në momentin e regjistrimit të shoqërisë dhe

vlerësimi i tij nuk mund të bëhet me vullnetin e lirë të aksionarëve me anë të një marrëveshje të

veçantë, siç ndodh në rastin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Është e rëndësishme

vendimmarrja e organeve të shoqërisë për të vlerësuar këtë kontribut dhe mnyra se realizohet ajo.

Në këtë rast, eksperti do të përgatisë një akt vlerësimi që do të përfshijnë përshkrimin e hollësishëm

të kontributit në natyrë si edhe metodën e përdorur nga eksperti për përcaktimin e vlerës së

kontributit, e cila duhet të korespondojë me vlerën nominale të aksioneve të emetuara nga shoqëria

ose me vlerën e aksioneve të privilegjuara, në rast se do të ketë të tilla, akti i vlerësimit do të jetë

subjekt i formaliteteve të botimit në momentin e regjistrimit të shoqërive 72 . Ky rregull për

vlerësimin e kontributit në natyrë është përshtatur me kërkesat e Direktivave të Këshillit Evropian

për Shoqëritë dhe kapitalin e tyre, duke ofruar një akt transparente të vlerësimit të redaktuar nga

profesionistë dhe me më shumë sigurimi mbi vlerën reale dhe të tregut të kontributit, duke

shmangur çdo mbivlerësim që mund të ilustrohet në rastet kur aksionerët përgatisin vetë aktin e

vlerësimit.

Nëse Shoqëria ka një aksionar të vetëm dhe në momentin e regjistrimit aksioneri nuk mund të

paguajnë të gjithë kontributin në para ose në natyrë, ai është i detyruar të lëshojë një garanci

bankare të vlefshme për një vit. Garancia bankare duhet të jetë e regjistruar në Regjistrin Tregtar

dhe aksioneri do të sigurojë pagesën e kapitalit brenda një viti ose përndryshe garancia bankare do

të ekzekutohet në favor të shoqërisë. Ky parashikim për pagesën e kontributit është përcaktuar për

të shmangur çdo abuzim të të drejtave nga ana e aksionarit të vetëm. Kontrolli i realizimit të kësaj

vendimmarrje për derdhjen e kontributit në të holla, pasi është themeluar shoqëria i takon

administratorëve të shoqërisë.

Aksionet e shoqërisë aksionare janë të vlerës nominale, si një zgjedhje e ligjvënësit bazuar në

praktikën ekzistuese në Shqipëri dhe bazuar edhe në dispozitat e legjislacionit të BE-së 73 .

Përcaktimi i aksioneve me një vlerë nominale u lejon aksionarëve që të caktojnë një vlerë më të

ulët për aksionet sesa ato që përfaqësohet nga vlera e tregut ose vlera kontabël e shoqërisë. Por për

72 Direktiva 2012/30/EU e Bashkimit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 Tetor 2012 mbi koordinimin dhe ruajtjen të

cilat kërkohen ndaj Shoqërive të Shteteve Anëtare për mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe të tjerëve sipas

përcaktimeve të nenit 54 të Traktatit mbi funksionimin e Bashkimit Evropian, në lidhje me formimin e shoqërive

publike me përgjegjësi të kufizuar dhe ruajtjes e ndryshimit të kapitalit të tyre, në mënyrë që të ketë një mbrojtje

ekuivalente. 73 Shih për këtë gjë, nenin 3 dhe 8 i Direktivës së Dytë të 13 Dhjetor 1976.

Page 87: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

74

aktualitetin kjo përqasje nuk konsiderohet e drejtë dhe me vend. Në fakt, Grupi i Nivelit të Lartë

për të drejtën e shoqërive dhe ekspertë të ligjislacionit të BE-së, kanë përgatitur raporte të

ndryshme dhe dokumente ligjore, duke rekomanduar ndryshimin e legjislacioneve aktualë të

vendeve anëtare, në mënyrë që të eliminojnë konceptin e aksioneve me vlerë nominale, duke

përafruar më shumë me konceptin e pjesës pa vlerë nominale, përfaqësuar nga legjislacioni i

vendeve common law.

Shoqëria nuk mund të emetojë aksione që kanë një vlerë më të ulët se vlera nominale, por ajo

mund të emetojë aksione të privilegjuara. Në praktikë nuk është e lehtë për të kuptuar se si

funksionon emetimi i aksioneve të privilegjuara, por siç është shpjeguar nga ekspertët, primi i

aksioneve të emetuara është vendosur si një detyrim i shoqërisë ndaj aksionarëve ekzistuese dhe

do të ndahet ndërmjet tyre në përpjesëtim për pjesmarrjen e tyre në kapitalin në fund të vitit

financiar, në rast se në statutin e shoqërisë apo në vendimin përkatës të aksionerëve nuk është

parashikuar ndryshe.

Aksionet e kapitalit mund të lëshohet dhe të transferohet vetëm pas regjistrimit të shoqërisë në

Regjistrin Tregtar dhe këtu roli i organeve (administratorëve) të shoqërive, merr një rol të

rëndësishim në ndjekjen e praktikave ligjore si në funksionin e brendshëm të shoqërisë ashtu edhe

në atë të jashtëm. Transferimi i aksioneve bëhet në format klasike që përfshijnë kontribut të ri,

shit-blerjen, trashëgiminë, dhurimin dhe forma të tjera të parashikuara me ligj. Transferimi mund

të kufizohet nga dhënia e pëlqimit paraprak nga ndonjë prej organeve të shoqërisë ose duke

siguruar të drejtën e parablerjes në favor të aksionarëve ekzistuese. Marrëveshja që palët duhet të

përfundojë në rast të një transferimi të aksioneve është subjekt i dispozitave të përgjithshme të

Kodit Civil, pasi ligji për shoqëritë nuk kërkon ndonjë formë të veçantë. Transferimi i pronësisë

së aksioneve për palët është e rregulluar me marrëveshje të veçantë, por për palët e treta dhe do të

hyjë në fuqi vetëm pas regjistrimit të transferimit të aksioneve në regjistrin përkatës të aksioneve

të mbajtur nga Shoqëria dhe sipas kërkesave të ligjit edhe me regjistrimin në QKB apo regjistra të

tjerë të posaçëm. Informacioni i nevojshëm për regjistrimin në regjistrin e aksioneve të duhet të

përfshijë të dhënat e mëposhtme:

Emri dhe mbiemri i blerësit apo emërtimi i personit juridik, në rast se blerësi nuk është një individ.

Vlera nominale e aksioneve të blera, adresa e vendbanimit ose e selisë nga data e regjistrimit në

regjistrin e aksioneve.

Aksionet e kapitalit të një shoqërie aksionare janë të ndarë në lloje dhe klasa. Sipas legjislacionit

shqiptar parashikohet vetëm ekzistenca e dy llojeve të aksioneve, atyre të zakonshëm dhe ato

preferenciale74. Aksionet e zakonshme të lejojë që aksionarët të përfitojnë të drejta e tyre në

proporcion me pjesmarrjen përkatëse në kapitalin e shoqërisë. Aksionet preferenciale ju japin

aksionarëve që i zotërojnë këtë lloj aksione, të drejtat si më poshtë:

74 Në ligjin tonë nuk përcaktohet ndarja në klasa.

Page 88: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

75

1. Të drejtat preferenciale në rastin e shpërndarjes së dividendit, në ndryshim me aksionerët që

zotërojnë aksione të zakonshme,

2. Të drejtat preferenciale në rast të shpërndarjes së aseteve të shoqërisë së mbetur pas likuidimit,

dhe

3. Të drejtat e tjera preferenciale që mund të jenë të parashikuara me ligj.

Për shkak të të drejtave që përmban lloji i aksionit preferencial, bëhet dhe ndarja e tij në klasa, por

aktualisht nuk ka asnjë përcaktim të posaçëm për këtë klasifikim. Ne mund të supozojmë se

aksionet preferenciale mund të ndahen në një klasë që i jep mbajtësit të tyre të drejta në dividend

dhe në një klasë tjetër që i jep mbajtësit të tyre të drejta të veçanta në votim.

Ky përcaktim që i jep ligji natyrës së aksionit dhe ndarjes së tij në klasa dhe të drejtave që përmban

lloji aksionit preferencial, në praktikën e shoqërive tona tregtare nuk ka ndonjë zhvillim të

dukshëm.

3.5.2 Ruatja dhe ndryshimet e kapitalit aksioner

Shoqëritë aksionare duhet të zbatojnë rregullat specifike përsa i përket ruajtjes dhe ndryshimit të

kapitalit, për të mbrojtur më mirë interesat e aksionarëve dhe për të ofruar garancitë e duhura për

kreditorët e shoqërsië. Garantimi i kreditorëve është një aspekt i rëndësishëm që duhet të

respektohet pasi në çdo rast debitore është shoqëria dhe jo aksionerët e saj, të cilët sipas ligjit janë

të veshur me përgjegjësi të kufizuar deri në vlerën e kontributit të tyre në kapitali. Në mënyrë që

të bëjë funksionale marrëdhëniet mes shoqërisë dhe kreditorit në një klimë të ekonomisë së tregut

të hapur, janë formuluar rregulla të caktuara për ruajtjen dhe ndryshimin e kapitalit. Ndërsa

mbrojtja e aksionarëve nënkupton garanci për ruajtjen dhe rritjen e interesit të tyre ekonomik në

shoqëri, si edhe garanton trajtim të barabartë të tyre. Trajtimi i barabartë nënkupton më shumë

mbrojtjen që ju ofrohet aksionarëve të vegjël të shoqërisë.

Ruajtja e kapitalit bëhet duke parashikuar disa detyrime për aksionarët e shoqërisë, të cilat duhet

të përputhen me rrethanat në të cilat ndodhet shoqëria. Rrethanat e tilla kërkojnë ruatjen e kapitalit

apo ndryshimin e tij, duke marrë në konsideratë gjendjes ekonomike të shoqërisë, funksionimit

apo jo të veprimtarisë së shoqërisë sipas objektit të saj apo situata të tjera që detyrojnë shoqërinë

të ndërmarrë masa të caktuara për të ruajtur kapitalin e shoqërisë nga çdo operacion i zvogëlimit

apo ndryshimit në forma të tjera.

Format e ruajtjes së kapitalit janë shprehur në ligj dhe përfshijnë veprime të tilla si: aksioneri nuk

mund të shkarkohet në asnjë rast nga detyrimi i tij për të paguar kontributin në kapitalit si duke

mos lejuar kompensimin në rast mospagimi; shoqëria nuk mund të kthejë kontributin e paguar nga

ana e aksionerëve, etj. Këto kufizime kanë për qëllim për të garantuar kreditorët e shoqërisë, dhe

vetëm nëse shoqëria garanton të drejtat përkatëse të kreditorëve, ligji mund të lejojë disa raste

Page 89: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

76

përjashtimore për lirimin aksionari nga detyrimi për të paguar kontributin apo për ti dhënë të

drejtën e kthimit të kontributit të paguar. Përjashtimet zbatohen në rast se respektohen kërkesat e

ligjit për zvogëlimin e zakonshëm të kapitalit.

Një tjetër formë e ruajtjes së kapitalit është krijimi i një fondi rezervë, i cili shërben në çdo situatë

për të mbuluar detyrimet e shoqërisë dhe për të kënaqur interesat e kreditorëve. Në bazë të

direktivës së dytë të Bashkimit Europian janë rregulluar modalitetet e administrimit të fondit

rezervë, momentin ose rastet kur ky fond rezervë mund të përdoret nga shoqëria dhe për çfarë

qëllimesh si dhe rastet kur ky fond mund t’ju shpërndahet aksionarëve të shoqërisë, apo mund të

kapitalizohet.

Ligji shqiptar Për tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, i cili është frymëzuar nga Direktiva e Dytë,

nuk i ka përshtatur të gjitha rregullat përsa i përket fondit rezervë. Ligji është kufizur vetëm duke

detyruar shoqëritë që të krijojnë një fond rezervë në minimum 1/5 dhe maksimum 1/1075 të

kapitalit të tyre dhe duke kufizuar shpërndarjen e dividentit, nëse nuk është hequr më parë rezerva.

Qëllimi i rezervës është që të mbulojë humbjet apo detyrimet e shoqërisë në rast se aktivet e

bilancit nuk e mbulojnë atë. Gjithashtu rezerva krijohet edhe për të rregulluar situata të rralla siç

mund të jetë blerja e aksioneve nga vetë shoqëria. Nga ana tjetër, rezervat mund të përdoren edhe

në rastin e rritjes së kapitalit, kur kjo diktohet nga kushtet ekonomike të shoqërisë. Por këto

funksione të rezervë nuk njihen për vlerën që kanë, dhe shoqëritë apo dhe ekspertët kontabël kanë

shfrytëzuar rregullat financiare dhe të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, për t'i dhënë

kuptimin e duhur fondit rezervë të shoqërisë aksionare.

Interesat e kreditorëve të mbrohen dhe nga disa rregulla specifike për shpërndarjen e dividentit të

cilat janë parashikuar edhe në rastin e shoqërive aksionare. Dividendi mund të shpërndahet vetëm

nëse shoqëria ka një fitim në fund të vitit financiar. Gjithsesi shpërndarja e dividentid do të bëhet

vetëm pas pagesës së të gjitha tatimeve dhe zbritjes së rezervave që ka parashikuar shoqëria.

Aksionarët kanë të drejtë për dividend në proporcion me aksionet e mbajtura nga ana e tyre në

shoqëri, me përjashtim të rastit kur aplikohen të drejtat preferenciale. Sipas legjislacioneve

kryesisht të vendeve të BE, aksionarët kanë të drejtë të kërkojnë shpërndarje dividenti në rast se ai

nuk është shpërndarë për një periudhë të caktuar. Por në rastin tonë, e drejta për dividend mbetet

në shumë raste e pazbatueshme, dhe në këtë rast kemi parasysh aksionarët e pakicës, të cilat janë

të kushtëzuar nga vendimi i shumicës, ose detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni fiskal që detyron

kalimin në kapital të fitimit, në rast se nuk është shpërndarë si divident. Në fakt ky parashikim i

legjislacionit fiskal, mund të quhet se vjen në mbrojtje të interesave të aksionarëve të pakicës, duke

qenë se nuk lejon më shumicën të mbajë të mbartur fitimet e shoqërisë, por dhe në rast se nuk i

ndan, shkon në shtimin e vlerës së aksioneve të zotëruara nga secili aksioner.

75 Neni 127/ 1 dhe 3 të ligjit nr. 9901/2008.

Page 90: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

77

Më tej, për të ruajtur kapitalin e shoqërisë, ligji ka përcaktuar detyrimin e aksionarëve për të kthyer

çdo shumë të marrë në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë këtu çdo dividend të shpërndarë në

kushtet e kufizimit të shpërndarjes.

Edhe në rastin e shoqërive aksionare, si për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara nuk është

rregulluar çështja e blerjeve të aksioneve të veta nga shoqëria. Ligji është shumë i paqartë përsa i

përket rasteve kur lejohet blerja e aksioneve të veta dhe për më tepër nuk ka asnjë dispozitë që të

sqaroje dhe modalitet, proçesin e blerjes së aksioneve të veta nga shoqëria. Kjo blerje edhe sipas

legjislacionit të BE-së është e kufizuar në pak raste kur interesi i ruajtjes së kapitalit e kërkon atë,

por të paktën është e rregulluar në detaje sa i përket modaliteteve dhe rrethanave që kërkojnë

domosdoshmërisht zbatimin e tij.

Ndërsa kur flasim për ndryshim të kapitalit të shoqërisë, kemi parasysh rastet si vijon:

1. Zmadhimin e kapitalit

4 zvogëlimin e kapitalit ose

5 në rast të ristrukturimit të shoqërisë, siç mund të konsiderohet bashkimi, ndarja apo

transformimi i shoqërisë.

Ruajtja e kapitalit të shoqërisë dhe çdo operacion që ndërmerret për këtë qëllim, siç e kemi

përmendur ka si pikësynim kryesor mbrojtjen e interesave të kreditorëve dhe ortakëve/aksionarëve

të shoqërisë. Rolin e mbikqyrësit në këtë rast e ka organi i mbikëqyrjes dhe kryesisht ai i

administrimit, i cili do të kujdeset për situatën financiare të shoqërisë, momentin kur kur bërë

zmadhimi apo zvogëlimi dhe të zbatojë modalitet që do të vendos asambleja për çdo rast.

Administratori mbetet përgjegjës për mbledhjen e kontributeve dhe ndjekjen e hapave që do të

çojnë në zvogëlim apo zmadhim kapitalit. Më tej hapat proceduriale që ndjek administratori do të

detajohen më poshtë.

3.5.3 Natyra juridike e zvogëlimit dhe zmadhimit të kapitalit ndikimi i tij në

administrimin e shoqërive tregtare.

Kapitali i shoqërisë aksionare zmadhohet kryesisht për shkak të gatishmërisë së aksionerëve të saj

për të ndërmarrë një operacion të tillë dhe nganjëherë për shkak të rrethanave. Në të dyja rastet,

zmadhimi i kapitalit vendoset nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve me kuorumin

e pjesëmarrjes prej 50% të kapitalit dhe me kënaqjen e shumicës së cilësuar të jo më pak se ¾ e

aksioneve me të drejtë vote. Vendimi i shoqërisë për zmadhimin e kapitalit duhet të regjistrohet

në Regjistrin Tregtar. Regjistrimi i vendimit është i rëndësishëm pasi që nga ky moment aksionarët

kanë të drejtë të marrin pjesë në fitimin e realizuar nga shoqëria. Zmadhimi i kapitalit bëhet vetëm

nëse aksionet e emetura më parë nga shoqëria janë paguar plotësisht, përndryshe operacioni është

i pavlefshëm dhe personat që kanë lejuar zmadhimin e kapitalit në këto kushte do të mbahen

personalisht përgjegjës.

Page 91: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

78

Regjistrimi i zmadhimit të kapitalit bëhet kryesisht në dy faza, ku në të parën administratori ka të

drejtë të regjistrojë vendimin e asamblesë për zmadhimin e kapitalit duke njoftuar mënyrën sipas

të cilës do të zmadhohet ai dhe në fazën e dytë bëhet regjistrimi i zmadhimit të kapitalit. Faza e

dytë e zmadhimit të kapitalit, në një interpretim më të gjerë nënkupton pagesën në tërësi e

kontributit ose përgatitjen e aktit të vlerësimit nga eksperti apo përfundimit të zmadhimit të

autorizuar sipas akteve përkatëse të përgatitura nga Organet administrative të shoqërisë. Në fakt,

ajo që kërkohet aktualisht nga Regjistri për fazën e dytë është gjithmonë vendimi i shoqërisë i

shoqëruar sipas rastit nga urdhërpagesa, ose raportin e ekspertit apo vendimet e organit të

administrimit.

Zmadhimi i kapitalit realizohet përmes emetimit të aksioneve të reja – ndryshe referuar si zmadhim

i zakonshëm, një operacion që kërkon kontribut të ri nga aksionerët. Aksionarët kanë të drejtat e

parablerjes në proporcion me pjesmarrjen e tyre në kapital, e drejtë e cila mund të ushtrohet brenda

20 ditëve nga faza e parë siç shpjegohet më sipër. Ligji nuk ka ndonjë parashikim se çfarë do të

ndodhë në rast se aksioneri nuk ka ndërmend për të ushtruar të drejtën e parablerjes, a do të ofrohen

këto aksione tek të tretët pa pa asnjë proçedurë të mëtejshme apo do të duhet një vendim tjetër i

shoqërisë për miratimin e kontributeve të reja nga persona të tretë jashtë shoqërisë. Kjo çështje

është e rregullohet rast pas rasti dhe në përgjithësi ndodh që aksionarët në të njëjtin vendim ose të

shprehin interesin e tyre për ushtrimin e të drejtës së parablerjes, ose të miratojnë kontributet e reja

nga persona jashtë të tretë. Në vazhdim, ligji parashikon se e drejta e parablerjes mund të kufizohet

kur asambleja vendos për të ose kur ka patur informacion të publikuar paraprakisht në faqen e

internetit të shoqërisë në lidhje me këtë çështje, detyrë kjo e organit të administrimit të shoqerisë.

Formulimi i kësaj dispozite nuk është aspak e qartë dhe në praktikë është evituar zbatimi i saj,

duke qenë se nuk ka ndonjë sens e nuk përbën ndonjë kuptim.

Një formë tjetër e zmadhimit të kapitalit është zmadhimi i kufizuar, i cili është rasti kur aksionet e

reja do të nënshkruhen dhe paguhen vetëm nga aksioneri ekzistues të shoqërisë. Ky lloj zmadhimi

kapitali realizohet vetëm nëse për këtë ka një vendim unanim të aksionerëve të shoqërisë. Pra ky

është rasti kur shumica e cilësuar e vendimmarrjes prej 75% nuk ka efekt.

Shoqëritë aksionare të cilat në momentin e regjistrimit të tyre derdhin vetëm një pjesë të kapitalit

dhe nënshkruajnë pjesën tjetër që duhet paguar sipas modaliteteve të statutit, presupozohet se kanë

një kapital të autorizuar. gjithashtu, shoqëria ka të drejtë të ndërmarrë dhe operacione të zmadhimit

të autorizuar të kapitalit, i cili ka të përfundojë brenda afatit prej 5 vitesh nga vendimi i parë. Edhe

në këtë rast vendimi është në kompetencë të Asamblesë së Përgjithshme, e cila nga ana tjetër do

të delegojë realizimin e operacionit në organin administrativ. Aksionerët janë të lirë të ofrojnë

modalitetet të mëtejshme për këtë lloj të zmadhimit të kapitalit si në statutin e shoqërisë ashtu dhe

në vendimin përkatës të asamblesë. Në këtë lloj zmadhimi kapitalit ftohen dhe persona të tretë apo

Page 92: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

79

dhe të punësuar76 apo kategori të tjera personash për të marrë pjesë dhe për të mbuluar kapitalin e

autorizuar.

Një lloj tjetër zmadhimi kapitalit të shoqërisë aksionare është dhe zmadhimi nëpërmjet

kapitalizimit të aktivete të shoqërisë. Në këtë rast rritja bëhet duke përfshirë në kapitalin e

shoqërisë rezervave përtej vlerës prej 1/10 të kapitalit të regjistruar ose nëpërmjet përfshirjes së

fitimeve të pa shpërndara të realizuar nga shoqëria. Në këtë rast vendimi i asamblesë duhet të

shoqërohet me raportin e përgatitur nga një ekspert dhe disa deklaratë nga organi administrativ i

shoqërisë që konfirmojmë mundësinë e zmadhimit të kapitalit. Deklaratat e organit administrativ

janë të nevojshme duke qenë se ai është organi që njeh më mirë situatën financiare të shoqërisë

dhe gjendjen e aktiveve.

Zmadhimi i kapitalit nëpërmjet kapitalizimin të asteve të shoqërisë në praktikë ka përfshirë edhe

rastet e rritjes duke përdorur investimet e bëra nga aksionarët në shoqëri gjatë viteve, investime

apo financime që janë shndërruar në aktive të shoqërisë. Shoqëria mund të kërkojë nga aksionerët

e saj për të financuar ndonjë projekt apo planin e investimeve për zhvillimin e aktivitetit ekonomik

të shoqërisë, apo në raste të tjera për të financuar shoqërinë në mënyrë që kjo e fundit të ketë

kapital të mjaftueshëm për të mbuluar detyrimet. Në këtë rast aksionerët duhet të heqin dorë nga

të drejta që rrjedhin nga financimi i tyre që do të konvertohet në aksione.

Por, me përjashtim të këtij rasti, në praktikë është përdorur dhe një formë tjetër e zmadhimit të

kapitalit, duke përdorur financimin e aksionerëve, kur shoqëria është në situatë të vështirë dhe

gjendja e pasivit të bilancit të saj i tejkalon aktivet, ose në terma të tjera të shoqërisë ka shumë

humbje. Në këtë rast, aksionarët vendosin të heqin dorë nga financimi i tyre në mënyrë që të

përdorin atë për zmadhimin e kapitalit dhe menjëherë pas këtij operacioni është ndërmarrë një

tjetër për zvogëlimin e kapitalit me qëllim për të mbuluar humbjet. Kjo praktikë nuk është e drejtë,

pasi ajo është me të vërtetë një trillim për mos të lënë bilancet e shoqërisë me humbje. Financimet

e aksionarëve janë vendosur në bilanc në pjesën e detyrimeve dhe një herë që aksionarët me

vendim të Asamblesë heqin dorë nga ajo në mënyrë që të përdorin atë menjëherë për të mbuluar

humbjet, nuk është e nevojshme për të ndërmarrë dy operacione zmadhimi dhe zvogëlimi, kur

kapitali i shoqërisë pas reduktimit do të jetë i njëjtë.

Ligji i ri për shoqëritë për herë të parë ka përaftuar konceptin e obligacioneve të konvertueshme

dhe të atyre me pjesmarrje në fitim. Këto lloje titujsh ju japim mbajtësve të tyre të drejta të veçanta

në lidhje me shoqërinë dhe në kapitalin e saj. Obligacionet e konvertueshme janë tituj që mund të

konvertohen në aksione ose që i sigurojnë mbajtësit të drejtën e parablerjes së aksioneve në rast të

një zmadhimi kapitali. Ndërkohë Obligacionet me pjesmarrje në fitim, janë ato lloj titujsh që i

76 Këtu vihet re influence e sistemin gjerman të së drejtës tregtare, i cili është marrë për bazë dhe në hartimin e ligjit

të ri për shoqëritë tregtare, proçes që ka patur dhe mbështetjen e ekpertëve gjerman.

Page 93: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

80

sigurojnë mbajtësit të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen e fitimit ose në terma të tjera të

japin të drejtën për një pjesë fitimi. Përkufizimi i obligacioneve për ndarjen e fitimit tregon se këto

tituj mund të kenë të njëjtat të drejta si aksione preferenciale në lidhje me ndarjen e fitimit. Në

lidhje me emetimin e titujve të përmendura më lart, aksionerët aktuale të shoqërive gëzojnë të

drejtën e parablerjes. Kjo dispozitë do të thotë se titujt mund të ofrohet edhe për palët e treta që

nuk janë aksionarët e shoqërisë, por që mund të bëhen të tillë duke mbajtur titujt siç përmendëm

më sipër.

Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve është organin kompetent për të vendosur për lëshimin e

titujve, ndërkohë që për ekzekutimin e këtij vendimi delegohet organi administrativ i shoqërisë, i

cili duhet të realizojë lëshimin e obligacioneve brenda afatit prej pesë vjetësh. Vendimi për

emetimin e obligacioneve është subjekt i proçedurave të publikimit në Regjistrin Tregtar të

Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe të regjistrave të tjerë të posaçëm të rregulluar nga ligji

specifik për titujt77. Ligji për titujt parashikon gjithashtu të dhënat dhe modalitetet që duhet

plotësuar për lëshimin e obligacioneve, të dhënat e nevojshme të përfshihen për mbajtësit e tyre,

etj.

Zmadhimi i kapitalit është një operacion i cili nuk preferohet në përgjithësi, sidomos nga kreditorët

e shoqërisë, por i cili nuk mund të evitohet nën disa rrethana të veçanta. Në këtë rast, është e

domosdoshme që si një operacion i tillë të marrë në konsideratë mbrojtjen e interesave të

kreditorëve, nëpërmjet rregullimeve të posaçme. Por edhe në qoftë se nuk parashikohen këto

rregullimi, atëhetë do të zbatohen parashikimet e ligjit në lidhje me formalitetet që duhen patur

parasysh gjatë zvogëlimit të kapitalit.

Në mënyrë të përmbledhur, formalitetet që duhen respektuar në çdo rast të zvogëlimit të kapitalit

janë:

1. Ekzistenca e një vendimi të marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve nën kushtet e

pranisë së kuorumit të nevojshëm prej 50% të aksioneve me të drejta vote dhe të arritjes së

shumicës së cilësuar prej së paku ¾ e aksioneve me të drejta vote. Në rast se zvogëlimi i kapitalit

të ndikojnë në të drejtat e veçanta për një klasë të aksioneve, aksionari i prekur duhet të japë

miratimin e tij.

2. Publikimi i vendimit dhe akteve përkatëse në Regjistrin Tregtar detyrë e organit të administrimit

të shoqërisë

3. Plotësimi i kushteve përkatëse për mbrojtjen e të drejtave të kreditorëve, të cilat mund të

rrezikohen nga zvogëlimi i kapitalit, për të cilat sërisht do të kujdeset organi i administrimit të

shoqërisë.

77 Ligji. 9879, datë 21.02.2008 Për Titujt.

Page 94: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

81

Interesat e kreditorëve mbrohen nëpërmjet pagimit drejtpërdrejt të detyrimit ose duke ofruar

garancitë e duhura për përmbushjen e detyrimit të shoqërisë përpara hyrjes në fuqi të zvogëlimit

të kapitalit. Kreditorët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim ose garanci edhe për pretendimet që

kanë lindur pas publikimit të vendimit të Asamblesë së Përgjithshme për zvogëlimin e kapitalit.

Kjo e drejtë e kreditorëve për të kërkuar garancitë e duhura nuk është e pakufizuar. Ligji i ka dhënë

një kufizim në kohën78 në të cilën kreditorët mund të paraqesin ndonjë kërkesë. Pas dekadenca e

këtij afati, kreditorët nuk kanë më të drejtë të kërkojë garanci apo kundërshtojë zvogëlimin e

kapitalit.

Pavarësisht nga arsyet që çojnë në zvogëlimin e kapitalit, vlera e tij nuk mund të jetë më e ulët se

minimumi përshkruar nga ligji ose në rast se kapitali ka rënë nën këtë minimum, shoqëria duhet të

marrë të gjitha masat që menjëherë të proçedojë me zmadhimin e kapitalit.

Zvogëlimi i zakonshëm i kapitalit realizohet me uljen e vlerës nominale të aksioneve, por siç u

përmend më lart kjo nuk mund të bëhet nën vlerën minimale nominale të parashikuar me ligj. Me

këtë operacion zvogëlimi mundësohet pagesa e kreditorëve ose kthimi i kontributit për aksionarët

ose zvogëlimi i pjesës së aksionerit që nuk ka përmbushur detyrimin për pagimin e kontributit

brenda afatit të përcaktuar në ligj ose statut ose në vendimin përkatës të asamblesë.

Në rast se zvogëlimi i kapitalit është bërë me qëllim për të mbuluar humbjet e shoqërisë apo

transferimin e vlerës përkatëse në fondin rezervë, ky operacion klasifikohet si zvogëlim i thjeshtuar

i kapitalit. Por edhe në këtë rast duhet të merren në konsideratë të drejtat e kreditorëve dhe

mbrojtjen e interesave të tyre.

Zvogëlimi i kapitalit bëhet edhe nëpërmjet anulimit të aksioneve, operacion i cili zbatohet nëse një

rast i tillë është parashikuar nga statuti i shoqërisë ose kur ka patur një vendim asambleje të botuar

në regjistër përpara realizimit të zvogëlimit.

3.5.4 Organet e drejtimit dhe të administrimit të Shoqërisë Aksionare.

Struktura qeverisëse e çdo shoqërie aksionare ka komponentin e pushtetit të pronarëve me anë të

asamblesë së përgjithshme të aksionarëve; administrimin ekzekutiv të shoqërisë nëpërmjet

administratoreve; kontrollin apo mbikëqyrjen e administrimit me anë të këshillit mbikqyrës ose të

administrimit dhe kontrollit të jashtëm të shoqërisë nga ekspertët kontabël të pavarur. Këta

komponentë janë pleksur duke krijuar dy modele bazë qeverisëse, të cilat në bazë të ligjit shqiptar

i ofrohet mundësia që aksionarët themelues të zgjedhin modelin e drejtimit që u duket më i

përshtatshëm midis : modelit me një nivel drejtimi dhe modelit me dy nivele drejtimi.

78 Neni 183/1 parashikon se kreditorët kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre brenda 90 ditëve nga publikimi i

vendimit të Asamblesë për zvogëlimin e kapitalit.

Page 95: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

82

Sipas ligjit shqiptar, modeli me një nivel drejtimi ka në strukturë: a) Asamblenë e përgjithshme të

aksionarëve dhe b) Këshillin e administrimit, në përbërjen e të cilit ka anëtarë administratorë dhe

anëtarë jo administratorë, të cilët kryejnë funksion mbikëqyrës. Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë

tregtare” parashikon se në strukturën me një nivel drejtimi organi ekzekutiv quhet Këshilli i

Administrimit, i cili zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme e aksionarëve me shumicë të thjeshtë

ose me shumicë më të lartë të përcaktuar në statut. Këshilli i Administrimit është organi kompetent

për emërimin dhe shkarkimin e administratorëve të shoqërisë, por ligji u mundëson aksionarëve të

ruajnë të drejtën e emërimit/shkarkimit të administratorëve nëpërmjet asamblesë së përgjithshme

të aksionarëve;

Sistemi me dy nivele drejtimi parashikon këto organe: a) Asamblenë e Përgjithshme të

aksionarëve, b) Këshillin mbikëqyrës; c) administratorët (një ose më shumë). Në sistemin me dy

nivele, karakteristikë është që këshilli mbikëqyrës dhe administratorët janë dy organe të veçanta.

Administratorët në varësi të rregullimeve të statutit, mund të emërohen nga këshilli mbikëqyrës

ose drejtëpërdrejtë nga asambleja, me shumicë të thjeshtë. Anëtarët e këshillit mbikëqyrës nuk

mund të emërohen administratorë të shoqërisë, ata ushtrojnë funksione mbikqyrjeje dhe, ndryshe

nga shembulli i këshillit të administrimit, nuk marrin pjesë në vendimmarrjen administrative, e

cila në këtë model, u përket administratorëve të shoqërisë.

Administratorët në shoqërinë aksionare me dy nivele drejtimi, në varësi të përcaktimit në statutin

e shoqërisë, mund të emërohen ose shkarkohen nga këshilli mbikëqyrës ose drejtpërdrejt nga

asambleja e përgjithshme e aksionarëve. Kjo mënyrë e dytë forcon qartazi pozitën e asamblesë në

drejtimin e shoqërisë dhe dobëson pozitën e këshillit mbikëqyrës. Është statuti ai që duhet të

rregullojë qartë natyrën juridike të një situatë të tillë.

Në të dy modelet, përveç strukturave të brendshme të kontrollit të shoqërisë, shoqëria aksionare

kontrollohet nga dy ekspertë kontabël të regjistruar, në rastin kur këta veprojnë si persona fizikë

ose një shoqëri audituese, e themeluar si subjekt juridik nga dy ose më shumë ekspertë kontabël të

regjistruar.

Asambleja, administratorët, këshilli dhe audituesit e pavarur (ekspertët kontabël të regjistruar),

përbëjnë strukturën qeverisëse të shoqërisë aksionare. Qeverisja e shoqërive aksionare, siç shihet,

përfshin më shumë komponentë dhe është më e gjerë sesa thjesht administrimi i shoqërisë,

karakteristikë dalluese kjo e funudit e shoqërive me përgjegjëesi të kufizuar.

Page 96: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

83

3.5.4.1 Asambleja e përgjithshme e aksionare si organi më i lartë vendimmarrës – natyra

juridike e funksionimit të tij

Të drejtat e aksionarëve, për çështjet e lidhura me veprimtaritë e funksionimit të Shoqërisë

ushtrohen nëpërmjet Asamblesë së Përgjithshme. Çdo Asamble e mbledhur rregullisht përfaqëson

tërësinë e aksioneve të zotëruara nga aksionaret.

Ligji njeh dhe rregullon vetëm një lloj mbledhjeje të aksionarëve, të cilën e cilëson Asamble të

Përgjithshme të Aksionarëve (APA). APA dallohet në bazë të çështjeve që ato shqyrtojnë dhe në

varësi të tyre asambletë realizohen me shumicë të thjeshtë apo të cilësuar të kuorumit dhe votave.

Statuti i shoqërisë duhet të parashikojë periudhën dhe datat përkatëse kur do të mblidhet APA si

dhe çështjet apo rastet në të cilat ajo do të mblidhet, përtej atyre që ka parashikuar ligji.

Të gjitha etapat e përgatitjes, njoftimit, zhvillimit, votimit dhe mbylljes së APA-së përfaqësojnë

hallka të rëndësishme të realizimit të të drejtave të aksionareve dhe funksioneve të tyre të

pronësisë. APA është “parlamenti i aksionarëve”, aty realizohen dhe finalizohen të drejtat

kryesore të tyre. Aksionarët duhet të jenë të informuar për mbledhjen e APA-së dhe për vendimet

që do të merren aty, në mënyrë që të bëjnë peshimin e drejtë dhe zgjedhjen e duhur në

vendimmarrje. Për këtë arsye, APA kërkon planifikim të kujdesshëm dhe përputhshmëri me

kërkesat procedurale, ligjore e statusore. Procedurat që përcakton ligji duhen kuptuar dhe zbatuar

drejt nga organet e shoqërisë dhe duhet të pasurohen nëpërmjet rregullimeve statutore dhe

rregulloreve të brendshme të shoqërisë.

Mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve thirren nga a) administratorët, b) në rastet

e parashikuara në ligj nga anëtaret e këshillit të administrimit ose këshillit të mbikëqyrjes, c)

aksionarët që zotërojnë të paktën 5% të kapitalit të regjistruar ose një vlerë më të vogël nëse është

parashikuar në statut. Gjithashtu ligji sanksionon se APA mund të thirret sa herë është e nevojshme

për të mbrojtur interesin e shoqërisë. Ligji përcakton se njoftimi për mbledhjen e APA-së dhe

dokumentacioni mbështetës për çështjet që do të diskutohen duhet t’u vihet në dispozicion

aksionarëve të paktën 21 ditë përpara mbledhjes së APA-së, me përjashtim të APA-ve që

përfshijnë riorganizimin e shoqërisë, për të cilat njoftimi dhe dokumentacioni përkatës duhen vënë

në dispozicion jo më vonë se 30 ditë para mbledhjes.

Për marrjen e vendimeve gjatë mbledhjes së APA-së duhet të sigurohet më parë se ekziston

kuorumi i nevojshëm për marrjen e vendimeve. Proçesi i votimit më pas nuk mund të fillojë në

rast se kuorumi nuk plotësohet. Kuorumi verifikohet duke përllogaritur numrin e aksioneve, dhe

ky kuorum duhet të llogaritet në mënyrë të veçantë për secilën nga çështjet e rendit të ditës.

Çështjet për të cilat nuk arrihet kuorumi duhet të diskutohen në një seancë tjetër të APA- së që

mblidhet me të njëjtin rend dite jo më larg se 30 ditë nga seanca e parë. Që votimi të jetë i vlefshëm

Page 97: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

84

në varësi të rendit të ditës, në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme duhet të marrin pjesë,

personalisht ose të përfaqësuar me prokurë, aksionarët që zotërojnë më shumë se:

- 30% të aksioneve me të drejtë vote në shoqëri;

- 50% të aksioneve me të drejtë vote në shoqëri, në rastin e çështjeve që miratohen me

shumicë të cilësuar.

Votimi bazohet në dy parime:

Në rastin e aksioneve të paplota, të drejtat e votave janë sipas marrëveshjes së bashkëpronarëve

ose, nëse nuk ka marrëveshje, sipas parimit të proporcionalitetit; çdo pjesë aksioni gëzon të drejta

vote në raport të drejtë me vëllimin që zë kjo pjesë përkundrejt të tërës;

Parimi një aksion një votë. Çdo aksion i plotë jep të drejtën një vote të vetme.

Shumica e kërkuar për marrjen e vendimeve është e ndryshme në varësi të natyrës së çështjeve që

votohen.

Vendimmarrje me shumicë të cilësuar kërkohet për të gjitha ndryshimet e statutit, ndryshimet e

kapitalit të regjistruar, shpërndarjen e fitimeve, riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. Për dhënien

e shumicës së cilësuar kërkohet si parakusht kuorumi i cilësuar; në APA duhet të marrin pjesë,

personalisht ose me përfaqësim, aksionarët që përfaqësojnë të paktën 50% të kapitalit të regjistruar

të shoqërisë. Ligji konsideron miratim me shumicë të cilësuar, miratimin e ¾ të aksionarëve

pjesmarrës. Statuti mund të vendosë kritere më të larta të kuorumit dhe shumicës së cilësuar. Me

shumicën e thjeshtë të votave të aksionareve pjesëmarrës votohet pjesa tjetër e vendimeve të APA-

së. Kuorumi për marrjen e këtyre vendimeve arrihet nga pjesmarrja e aksionarëve që përfaqësojnë

më shumë se 30% të aksioneve me të drejtë vote. Shumica e diferencuar kërkohet në rastet kur për

të njëjtën çështje të shtruar në APA të kërkohet miratim me një shumicë të ndryshme në varësi të

klasës së aksionarëve. Vendimmarrja unanime kërkohet kur aksionarët mund të arrijnë

marrëveshje me shkrim që vendimet ose një kategori prej tyre t’i marrin me unanimitet.

Kuptimi i saktë nga ana praktike e mënyrës së si duhet të funksionojë APA, mënyrës së si duhet ti

marë vendimet për çështje të veçanta, është me rëndësi të madhe pasi pasjell ligjshmërinë e

funksionimit të saj dhe shmang konfliktet midis aksionerëve me natyrë pavlefshëmërinë e thirrjes

së asamblesë apo të vendimmarrjes së saj, gjë që ndikon drejtëpërdrjtë në aktivitetin tregtar të

shoqërisë.

Page 98: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

85

3.5.4.2 Adminstratorët/Këshilli i Administrimit - Natyra e vendimmarrjes dhe ndikimi i saj në

jetën tregtare të shoqërisë.

Në sistemin me një nivel, adminstratorët zgjidhen dhe shkarkohen nga Këshilli i Adminstrimit.

Në sistemin me dy nivele, administratorët mund të zgjidhen dhe shkarkohen nga këshilli

mbikqyrës ose APA, sipas mënyrës së përzgjedhur nga statuti edhe nga APA. Mandati i tyre

përcaktohet në statut për një afat 3-vjeçar.

Sipas ligjit shqiptar, në sistemin me një nivel drejtimi, Këshilli i Administrimit ka kompetenca

mbikqyrëse ndaj veprimtarisë së administratorëve dhe kompetenca për të marrë vendime të cilat,

për shkak të rëndësisë së tyre nuk mund të merren nga administratorët e caktuar, ndërsa

administratorët kanë kompetenca administrimi dhe përfaqësimi të shoqërisë.

Ndër kompetencat e rëndësishme të administratoreve janë administrimi dhe përfaqësimi i

shoqërisë. Ndërkohë që administrimi është kompetencë ekskluzive e administratorëve,

përfaqësimi i shoqërisë tek të tretët apo pranë subjekteve të caktuara mund të bëhet nga

administratorët apo persona të tjerë të caktuar nga shoqëria për këtë qëllim.

Kur shoqëria ka disa administrator, bashkëadministrimi i shoqërisë nga ana e tyre merret i

mirëqënë, përveçse kur statute apo rregulloret e shoqërisë përcaktojnë ndryshe. Duhet pasur

parasysh se në çdo rast një ndarje kompetencash midis administratoreve në statut është një

argument më i fortë për të provuar dijeninë e të tretëve për tagrat e administratoreve, pasi

rregulloret e shoqërisë jo domosdoshmërisht janë të publikuara.

Në rastin e përfaqësimit, tagrat e administratoreve mund të kufizohen nga përcaktimet e statutit,

rregulloreve të brendshme të shoqërisë, vendimit të APA–së për t’i dhënë një të treti jo

administrator apo njërit prej administratorëve tagra specifike përfaqësimi. Edhe vetë

adminsitratorët mund të autorizojnë disa prej tyre për kryerjen e disa veprimeve të caktuara apo

për kryerjen e disa kategorive të caktuara veprimesh. Ndarja e kompetencave të administrimit apo

përfaqësimit e bërë me vendim të administratorëve ka vlerë ligjore ndaj shoqërisë, kur i është

njoftuar rregullisht kësaj të fundit, kjo ndarje nuk mund të përdoret për prapësim ndaj të tretëve,

pasi veprimet e adminstratorëve më të tretët e angazhojnë shoqërinë dhe kur ato janë kryer në

tejkalim të kompetencave statutore të administratorit apo kur dalin jashtë objektit të shoqërisë.

Përjashtim nga ky rregull bën rasti kur shoqëria provon se i treti kishte për dijeni për këtë tejkalim

kompetencash apo objektit apo kur veprimet janë në tejkalim të tagrave që ligji u njeh

përfaqësuesve ligjore.

Përveç administrimit të shoqërisë, administratorët kanë rol qëndror në realizimin e qeverisjes së

mirë të shoqërisë. Kryerja e të gjitha veprimeve të administrimit e veprimtarisë tregtare të

shoqërisë, përfaqësimi i shoqërisë, kujdesi dhe mbajtja e saktë e dokumentave dhe librave kontabël

Page 99: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

86

të shoqërisë, kryerja e regjistrimeve dhe publikimeve të detyrueshme të të dhënave të shoqërisë,

raportimi me vërtetësi dhe në kohën e duhur përpara këshillit të administrimit për zbatimin e

politikave tregtare dhe për realizimin e veprimeve me rëndësi të veçantë për veprimtarinë e

shoqërisë, apo informimi i kryetarit të këshillit mbikëqyrjes për rastet kur kërkohet thirrja e

menjëhershme e APA-së. Këro janë kompetenca e mekanizma të ngritura për të realizuar një

qeverisje ligjore në përputhje me ligjin dhe statutin dhe njëkohësisht një administrim të mirë dhe

afatgjatë të shoqërisë.

Shpërblimi i administratorit rregullohet në kontratën e tij me shoqërinë. Shpërblimi i

administratorëve është zakonisht më i madh se shpërblimi i anëtarëve të këshillit, por duhet të ketë

një raport të drejtë me të. Shpërblimi duhet të reflektojë punën e administratorit dhe aftësitë e tij

në raport me tregun e punës. Politikat dhe skemat e shpërblimeve hartohen nga këshilli dhe i

paraqiten për aprovim asamblesë, e cila i miraton ato. Në varësi të gjendjes financiare të shoqërisë,

APA mund ta reduktojë shpërblimin në një moment të dytë.

Këshilli është organi më i rëndësishëm në realizimin e qeverisjes së mirë të shoqërisë aksionare.

Duke qenë organ mbikëqyrës dhe i hartimit të strategjive, ai ka mundësi të garantojë që shoqëria

të ndjekë standartet më të larta të mirëqeverisjes dhe që administratorët, ekspertët kontabël të

regjistruar dhe aktorë të tjerë t’i kryejnë siç duhet detyrat e tyre në këtë aspekt. Kompetencat e

Këshillit janë në varësi të llojit të organizimit ë shoqërisë, përkatësisht këshilli i administrimit në

sistemin më një nivel dhe këshilli mbikëqyrës në sistemin me dy nivele.

Sipas ligjit shqiptar në sistemin me një nivel drejtimi, këshilli i administrimit ka kompetenca

mbikqyrëse ndaj veprimtarisë së administratorëve dhe kompetenca të marrë vendime të cilat, për

shkak të vlerës së tyre nuk mund të merren nga administratorë të caktuar, ndërsa administratorët

kanë kompetenca administrimi dhe përfaqësimi të shoqërisë. Qartësisht roli i këshillit të

administrimit është epror dhe mbikqyrës në raport me veprimtarinë e administratoreve. Kjo varësi

strukturash del në pah në dy aspekte: a) Administratorët kanë detyrimin ligjor të raportojnë përpara

këtij këshilli për zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë dhe për çështje të tjera të një rëndësie

të veçantë. b) Këshilli i administrimit ka të drejtë t’u japë direktiva administratorëve për zbatimin

e politikave tregtare të shoqërisë, një veprimtari plotësuese kjo e kompetencave dhe të drejtave të

APA-së.

Në sistemin me dy nivele, funksionet drejtuese të shoqërisë dhe vendimmarrja përkatëse, ndahen

midis dy organeve, këshillit mbikqyrës dhe administratoreve. Këshilli mbikqyrës ka kompetenca

mbikqyrjeje mbi veprimtarinë e administratorëve, ndërsa këta të fundit ushtrojnë administrimin e

përditshëm të shoqërisë dhe vënien në zbatim të vendimeve të APA –së dhe të vetë këshillit.

Vihet re se pozita e këshillit mbikqyrës dhe atij të administrimit është e ndryshme në varësi të

sistemit të administrimit që ka zgjedhur shoqëria. Vendimmarrja dhe natyra e saj juridike e saj

Page 100: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

87

duket që shkojnë në të njëtin drejtim. Në sistemin me një nivel, këshilli i administrimit është më i

fuqishëm dhe është ai që realisht drejton veprimtarinë e shoqërisë, ndryshe nga sistemi me dy

nivele qeverisje, ku drejtimi i shoqërisë ndahet midis dy organeve, këshillit mbikqyrës dhe

administratorëve.

Edhe në sistemin me dy nivele drejtimi, pozita e këshillit mund të jetë e ndryshme, në varësi të

faktit nëse statuti parashikon që administratorët të zgjidhen nga këshilli mbikqyrës ose nga APA.

Zgjedhja e administratorëve nga APA rrit influencën e aksionarëve mbi administrimin e shoqërisë,

por zvogëlon pushtetin e këshillit mbikqyrës. Kjo natyrisht ndikon edhe në peshën e

vendimmarrjes së këtyre organeve.

Përbërja e Këshillit varet gjithashtu nga sistemi i qeverisjes së shoqërisë. Në sistemin me një nivel

shumica e anëtarëve të këshillit të administrimit duhet të jenë të pavarur dhe jo-adminstratorë.

Pjesa e anëtarëve të këshillit që janë administratorë mund të jenë të pavarur ose jo. Në sistemin me

dy nivele drejtimi, ndryshe nga sistemi me një nivel drejtimi, administratorët nuk mund të jenë

njëkohësisht edhe anëtarë të këshillit të mbikqyrjes, duke shënuar një ndarje më të qartë midis dy

organeve jo vetëm përsa u përket kompetencave të tyre. Pavarësia e shumicës së anëtarëve

vazhdon të mbetet kriter dhe në rastin e modelit me dy nivele drejtimi.

Këshilli përbëhet nga individë të cilët mund të jenë aksionare, punonjës të shoqërisë apo edhe nga

persona të jashtëm të cilët emërohen për një periudhë të caktuar në statut, por jo më shumë se tre

vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Në bazë të LSHT përcaktohet se këshilli përbëhet nga të paktën 3

anëtarë, por jo më shumë se 21. Anëtarët e këshillit zgjidhen nga APA me përjashtim kur

rregullohet ndryshe ne statut. Në sistemin me dy nivele këshilli mund të ketë një përbërje mikse

midis përfaqësuesve të aksionarëve dhe punonjësve të shoqërisë nëse një përcaktim i tillë bëhet në

statut. Po e njëjta hapësirë ekziston për përfaqësimin e punonjësve edhe në sistemin me një nivel.

Në LSHT trajtohen në mënyrë të veçantë aksionarët që kanë të paktën 5% të kapitalit të regjistruar

ose një vlerë më të vogël të përcaktuar në statut. Në të dyja modelet e drejtimit, kësaj pakice i

njihet e drejta për të emëruar një anëtar të këshillit, por me kushtin që numri i përgjithshëm i

anëtarëve të mos kalojë numrin 21, pra maksimumin ligjor. Vendimi për emërimin e një anëtari të

këshillit që përfaqëson aksionarët merret nga APA, në kushtet e kuorumit dhe shumicës së thjeshtë.

Po në të njëjtat kushte kuorumi vendosin aksionarët e pakicës, që zgjedhin përfaqësuesit e tyre në

këshill

Page 101: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

88

KAPITULLI IV

IV. MODEL I ADMINISTRIMIT TË SHOQËRIVE TREGTARE

Legjislacioni shqiptar ka përafruar sistemin modern dhe të përzier të qeverisjes së shoqërive

tregtare, duke qenë se parashikon zbatimin si të modelit Anglo-Sakson dhe atë Gjerman mbi

qeverisjen. Megjithatë janë vetë shoqëritë tregtare, të cilat nëpërmjet marrëdhënieve të krijuara

dhe të rregulluara ndërmjet personave që përfaqësojnë interesa të drejtpërdrejta apo indirekte në

shoqëri dhe organit administrimit, përcaktojnë veçoritë e modelit të qeverisjes së tyre. Marrëdhënia

e sipërpërmendur, në aspektin e qeverisjes së shoqërive rregullohet jo vetëm nga ligji, por dhe

nëpërmjet rregullave të përpunuara individualisht nga shoqëritë në dokumenta të brendshme që

mund të kenë emërtime nga më të ndryshmet, si Kodi i Etikës apo Manuali Operacional.

Ligji ynë për shoqëritë tregare rregullon disa forma të shoqërive, të cilat ndahen në dy grupe

kryesore: Shoqëritë të personit dhe Shoqëri të kapitalit. Secila prej formave të organizimit të

biznesit të rregulluara nga legjislacioni në fuqi, ka të përcaktuara rregullat për administrimin,

kontrollin dhe ndarjen e kompetencave përkatëse për të gjithë organet e strukturës së saj.

Megjithatë për shoqëritë e personit, si shoqëria kolektive dhe komandite, mund të themi se politikat

e qeverisjes së tyre nuk janë zhvilluar për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ekzistojnë

ndërmjet anëtarit/ortakut dhe organit drejtues dhe për shkak të vështirësinë e ndarjes së përgjegjësi

të kufizuar të anëtarëve të tyre. Nga ana tjetër, jo vetëm për shkak të ligjit por dhe për arsye të tjera

praktike, shoqëritë e kapitalit kanë një interes në ndërtimin e një proçesi modern dhe efikas të

qeverisjes dhe administrimit të shoqërive. Për këto arsye shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe

shoqëria anonime, si shoqëri kapitali shfaqin më shumë interest në trajtimin e çështjes së qeverisjes

dhe administrimit të mirë të shoqërive.

Nëse do të flasim për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, mund të themi që ato aplikojnë një

model të thjeshtë administrimi të tyre për shkak të strukturës organizative shumë të thjeshtë që

kanë. Një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ka si organe kryesore të saj asamblenë e

ortakëve/mbledhja e ortakut të vetëm dhe administratorin/ët. Në rastin konkret kemi një varësi

direkte të administratorit me organin më të lartë vendimmarrës të shoqërisë dhe në praktikë

mungon tërësisht pavarësia e ushtrimit të funksioneve të organit administrativ, çka përbën dhe një

nga parimet bazë të qeverisjes dhe administrimit të mirë të shoqërive. Administratori i një shoqërie

me përgjegjësi të kufizuar presupozohet se duhet të ketë pavarësi në përfaqësimin e shoqërisë dhe

jo vetëm, duhet të jetë i pavarur dhe në drejtimin dhe administrimin e aktivitetit të përditshëm të

shoqërisë. Gjithashtu dhe parimi i rëndësishëm i kontrollit të ligjshmërisë së aktivitetit dhe

ekzistencës së shoqërisë duhet ti takojë administratorit të saj. Në praktikë ka shumë pak raste kur

Page 102: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

89

mund të gjejmë një model të tillë administrimi dhe në ato pak raste, sërisht administratori ndodhet

nën presionin jo vetëm të ortakëve por dhe të organeve shtetërore79.

Administratori apo administratorët e një shoqërie tregtare me përgjegjësi të kufizuar janë tërësisht

në varësinë e ortakëve dhe duhet të informojnë këta të fundit për çdo veprimtari të tyre. Nga ana

tjetër, nuk janë vetëm ortakët që kufizojnë administratorin, por në shumë raste dhe praktika e

ndjekur nga palë të treta që hyjnë në marrëdhënie me shoqërinë, diktojnë një kufizim të

kompetencave, sidomos të atyre të përfaqësimit. Këtu mund të sjellim në vëmendje praktikën e

ndjekur nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, të cilat kërkojnë marrjen e një vendimi të ortakëve

për përfaqësimin e shoqërisë në proçedurat e lidhjes së një kontrate kredie, ndërkohë që në statutin

e shoqërisë mund të ketë përcaktime mbi të drejtën e administratorit për të hyrë në marrëdhënie

me të tretët për një vlerë të caktuar, e cila mund të jetë madje më e madhe sesa vetë vlera e kredisë.

Ngarkesa të tilla si ato të vendosura nga ana e organit tatimor, apo bankat, apo çdo kreditor tjetër,

si dhe vetë ortakët në praktikë e bëjnë të pamundur pavarësinë në ushtrimin e detyrave të

administrimit, drejtimit të aktivitetit të shoqërisë dhe të kontrollit të ligjshmërisë nga ana e

administratorit. Nga ana tjetër vetë personat e zgjedhur për administrator ndodhur në këtë presion

preferojnë të kryejnë çdo veprim administrimi të kontrolluar nga ana e ortakëve, për të evituar

përgjegjësitë përkatëse.

Ndërsa në shoqëritë aksionare, modeli i administrimit është më i strukturuar, pasi kemi një

strukturë organizateve me komplekse dhe që synon të ketë një ndarje “pushtetesh” ndërmjet

organit vendimmarrës dhe organit administrativ, duke parashikuar një organ të ndërmjetëm

kontrolli dhe mbikqyrjeje. Legjislacioni tregtar parashikon dy modele administrimi për shoqëritë

aksionare, atë me një nivel administrimi dhe atë me dy nivele. Në sistemin me një nivel, kemi një

asamble aksionarësh dhe një Këshilli Administrimit, ku ky i fundit mban të gjitha funksionet e

administrimit, drejtimit, kontrollit të zbatimit të kërkesave të ligjit nga ana e shoqërisë dhe

organeve të administrimit të saj. Ndërsa në sistemin me dy nivele të administrimit, kemi një

strukturë organizative të përbërë nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve, Këshilli i

Mbikqyrjes dhe Administratori. Në këtë rast kemi një ndarje më të pastër të kompetencave

kontrolluese nga ato të administrimit dhe drejtimit.

Parashikimet ligjore në lidhje me modelet e administrimit për shoqëritë aksionare duket se është

orinetuar pikërisht nga parimi i pavarësisë së ushtrimit të detyrave të organit të administrimit. Kjo

për shkak se në përgjithësi mungon varësia direkte e organit të administrimit nga organi më i lartë

vendimmarrës. Megjithatë legjislatori edhe në rastin e shoqërisë aksionare, ka përcaktuar dhe raste

përjashtimore, të cilat flasim për një varësi direkte. Në ndryshim nga ligji i vjetër për shoqëritë

tregtare, në ligjin e ri vërejmë se ligji ju jep hapësirë vetë shoqërive që në statut e tyre të përcaktojnë

79 Sipas përcaktimit të nenit 99 të ligjit Për Procedurat Tatimore, pavarësisht gjetjes së përgjegjësisë për përmbushjen

e detyrimeve ndaj shtetit, administratori i nënshtrohet bllokimit të llogarive bankare në mënyrë apriori.

Page 103: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

90

kompetencën dhe të drejtën e organit më të lartë vendimmarrës për të emëruar dhe shkarkuar

organin administrativ të shoqërisë. Në përgjithësi, praktika ka vazhduar të ruajë parimin e emërimit

dhe shkarkimit të organit të administrimit nga ana e Këshillit Mbikqyrës/Administrimit.

Megjithatë kjo jo domosdoshmërisht ka çuar në pavarësi të ushtrimit të funksioneve nga organi

administrativ, pasi në praktikën shqiptare, ende mbizotëron koncepti i “pronarit” kur bëhet fjalë

për ushtrimin e të drejtave nga ana e Asamblesë së Aksionarëve.

Problemi në lidhje me pavarësinë e organit administrativ qëndron dhe në faktin se ende nuk marrë

zgjidhje natyra e raportit që duhet krijuar mes administratorit dhe shoqërisë. Në praktikë ende

mbizotëron mendimi se ky raport është një raport i thjeshtë punë, por për shkak të natyrës dhe

funksioneve të organit administrativ, një mendim i tillë është i gabuar. Shoqëria dhe administratori

duhet të gjejnë një formulë të përshtatshme për të rregulluar të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta,

si dhe përgjegjësitë përkatëse.

Për këtë problem ekzistojnë zgjidhje të ndryshme që janë dhënë nga sisteme të ndryshme në lidhje

me natyrën juridike që duhet t’i jepet raportit ligjor dhe mbi të gjitha funksional midis

administratorit dhe shoqërisë. Një prej zgjidhjeve të zbatueshme në ditët e sotme nga shumë vende,

është përcaktimi i natyrës së agjensisë së raportit mes administratorit dhe shoqërisë.

4.1 Natyra e Raportit mes Shoqërisë dhe Administratorit

Siç u përmend më lart, raporti mes administartorit dhe shoqërisë mund të zgjidhet nëpërmjet një

kontrate agjensie. Termin agjensi e gjejmë dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë e për

pasojë, kur jemi marrë me këtë term, kemi patur parasysh kontratën e agjencisë të përcaktuar sipas

nenit 850 të Kodit Civil. Ndërkohë që kjo është një kontratë, ku të drejtat dhe detyrimet e saj,

rregullohen nga e drejta civile. Në fakt, kjo është një kontratë tipike tregtare, pasi përgjithësisht

palët që veprojnë në këtë kontratë janë tregtare, përfshi si porositësin ashtu edhe agjentin.

Agjencia nuk duhet parë thjesht si një kontratë juridiko-civile apo me funksionin ekonomiko -

social tërësisht tregtar, por duhet parë si një koncept që përdoret gjerësisht në të drejtën tregtare,

jo vetëm midis dy shoqërive, ku njëra i jep fuqi tjetrës për të vepruar në emër dhe për llogari të saj

në një zonë eskluzive (neni 951 K. Civil), më qëllim përfundimin e marrëdhënieve juridike me të

tretët apo disponimi mbi të drejtat reale të pronësisë të palës porositëse.

Në këtë kuptim, relacioni që krijohet në aktivitetin e shoqërive tregtare të të gjitha llojeve,

veçanërisht ato të kapitalit, është një marrëdhënie e administrimit midis organeve drejtuese të saj

(kemi parasysh organet administruese të shoqërisë) dhe vetë shoqërisë. Në fund të fundit,

marrëdhëniet shoqëri - organe administrimi, duhen parë në kontekstin e marrëdhënieve porositës

- agjent, (principal – agjent).

Page 104: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

91

Pse është i rëndësishëm koncepti i i principal – agent, në marrëdhënien juridike të përfaqësimit

ligjor në shoqëritë tregtare sipas përmbajtjes së nenit 1280 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe pse

ndikon ai në interpretimin e kësaj dispozite?

Në këtë këndvështrim është e rëndësishme të kutojmë se si është zhvilluar koncepti i “principal –

agnet” (agjencisë) në sistemin e civil laë dhe në atë anglosakson.

Në sistemin anglosaskon gjejmë përkufizime të ndryshme të konceptit agjenci, por më të

rëndësishmet janë ato që përcaktohen në:

Amerikan Restatement of Law of Agency81. Sipas këtij akti ligjor, përkufizimi i agjencisë

jepet në këtë mënyre: "agjencia është marrëdhënie besnikërie, e cila rezulton nga manifestimi i

pëlqimit nga një person tek një tjetër, i cili do të veprojë në emër të tij dhe do të jetë nën kontrollin

e tij (personi i parë) dhë pëlqimi nga tjetri (personi dytë) për të vepruar“.

Sipas Bowstead on Agency82…. "Agjencia është një marrëdhënie besimi, e cila ekziston

ndërmjet dy personave, njëri prej të cilëve shprehimisht jep pëlqimin për tjetrin që duhet të veprojë

në emër të tij"

Sipas Law of Agency në USA83 …. "agjencia është një marrëdhënie besimi, e cila ekziston

ndërmjet dy personave ku njëri, i cili quhet agjent, konsiderohet për shkak të ligjit se prezanton

një tjetër, i cili quhet principal, dhe në një mënyrë të tillë është i ngarkuar që të qasë pozitën ligjore

të principalit në lidhje me të tretët, me qëllim realizimin e kontratatve ose disponimit të pronësisë”.

Ndërsa në sistemin kontinetal, gjejmë përkufizime të ngjashme për agjencinë që pak a shumë janë

të shkruara në Kodin Civil dhe kanë ngjasime me përkufizimin që i jep kësaj kontratë neni 950 i

Kodit Civil.

Pavarësisht këtyre përkufizimeve, pak a shumë të njëjta për të dyja sistemet, ajo që të bie në sy

është fakti se në raportin principal - agjent ekziston një marrëdhënie besimi, shkatërrimi i të cilit

mund të sjellë edhe prishjen e këtij raporti. Në të kundër, agjencia është një raport ligjor që do të

vazhdojë për sa dhe për atë që palët janë shprehur në aktin e dyanshëm të firmosur midis tyre

(kontratën). Agjenica përfundon me kryerjen e veprimit për të cilin agjenti është ngarkuar, me

përfundimin e afatit për të cilin i është dhënë tagri i veprimit, ose në mënyrë natyrore për shkak të

vdekjes së principalit ose falimentit të tij.

Në të drejtën anglosaksone doktrina e marrëdhënieve principal - agjent është shumë e zhvilluar

dhe gjyqtarët që gjykojnë çështjet tregtare janë gjithmonë në veprim të pasurimit të saj. Juristi F E

Doërick 84argumenton, si karakteristikë kryesore të marrëdhënies ligjore midis pricipalit dhe

80 Neni 12 i Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare përcakton kompetencat e organeve të shoqërisë dhe

përfaqësimin ligjor të saj. 81 Amerikan Restatement of Law Agency, publikim i vitit 1958. 82 Publikim i vitit 1985 83 Publikim i vitit 1990 84 Botim i autorit, viti 1954

Page 105: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

92

agjentit, atë të raportit të të drejtave dhe përgjegjësive midis tyre (poëer and liability), marrëdhënie

të cilat reflektohen pikërisht në veshjen e pushteteve të agjentit për të vepruar në emër dhë për

llogari të principalit.

Pse u zgjatëm në sqarimin e këtij koncepti, kjo pasi një marrëdhënie e tillë e pushtetit e

përgjegjësisë dhe detyrimit e besnikërisë, e gjejmë të zbatueshme edhe në shoqëritë tregtare. Në

raportet ligjore që krijohen midis administratorit të shoqërisë dhe vetë shoqërisë (asambleja e

ortakëve ose aksionareve), siç përcaktohet në nenin 12 të LSHT85, gjejmë të mishëruar një parim

të rëndësishëm, atë të principal – agjent të kontratës së agjencisë. Sipas ligjit, përfaqësuesit ligjor

(administratorët apo anëtarët e këshillit të administrimit), zbatojnë dispozitat e ligjit dhe ato të

statutit, për të ushtruar pushtetet e tyre të përfaqësimit, si dhe njëkohësisht pushtetin e

përgjegjësitë, që buron nga detyra e marrë përsipër dhe, kufizimet e tagrave të përfaqësimit të

përcaktuara në statut apo në aktet e nxjerra nga organet e shoqërisë. Këto marrëdhënie

administrator – shoqëri, në frymën e trajtimit që doktrina i bënë marrëdhënieve principal - agjent,

duhen trajtuar si marrëdhënie besimi dhe përfitimi reciprok (trustee-beneficiary). Në rast se ky

raport prishet apo dobësohet, vetë marrëdhënia e krijuar midis tyre (administrator - shoqëri) duhet

të zgjidhet me konsensus. Në të kundërt, asambleja e ortakëve apo aksionarevë, në çdo kohë, mund

të zgjidhë pa asnjë lloj pasoje këtë marrëdhënie, pa i shkaktuar dëme financiare shoqërisë.

Kur flasim për marrëdhënie midis organeve të administrimit të shoqërisë dhe vetë shoqërisë, në

thelb kemi parasysh së pari, marrëdhëniet ligjore që krijohen midis principalit dhe agjentit dhe së

dyti, marrëdhëniet që krijohen në bazë të të drejtave që vetë shoqëria (asambleja e ortakëve ose

aksionarëve) i jep organeve të administrimit.

Kur themi marrëdhënie për shkak të ligjit, kemi parasysh rregullime ligjore detyruese që ligji i

posaçëm i jep administratorit të një sh.p.k. 86 apo administratorit ose anëtarëve të këshillit të

administrimit të një sh.a.87, për të kryer detyrimet që kanë në lidhje me administrimin e përditshëm

të shoqërisë, detyrime të cilat janë të karakterit të zakonshëm dhe kërkojnë minimumin e

parashikimeve të ligjit për të lidhur shoqërinë në raport me të tretët. Këtë raport të parashikuara

nga ligji e gjejmë më së miri të mishëruar në marrëdhënien principal - agjent, ku ky i fundit edhe

në rast se nuk ka pushtete të dhëna nga principali, ka pushtet për shkak të parashikimeve të ligjit

(raport i organit të administrimit në lidhje me detyrimet ndaj të tretëve). Këtë raport ligjor Prof.

Montrose 88 e shpjegon në këtë mënyrë: "termi e drejtë - kompetencë (poëer), është një

marrëdhënie ligjore, e cila së pari ekziston për shkak të ligjit. Pushteti (e drejta) e agjentit është

parashikuar nga ligji dhe pastaj nga principali (porsitësi)"

85 Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, nr. 9901, datë 14.04.2008, i ndryshuar. 86 Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar sipas përkufizimit të përcaktuar në nenin 68 të LSHT 87 Shoqëri aksionare sipas përkufizimit të përcaktuar në nenin 105 të LSHT 88 Publikim i vitit 1938

Page 106: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

93

Së dyti, kur themi që pushtetet e organeve të administrimit rrjedhin nga rregullat e përcaktuara në

statut apo në akte (vendime) që prodhon asambleja e ortakëve apo aksionarëve gjatë aktivitetit të

saj tregtar, kemi parasysh të drejtat që i vishen këtyre organeve nga pushteti që ka organi kryesor

i shoqërisë (asambleja) apo në fund të fundit mund të themi nga vetë ortakët apo aksionarët e

shoqërisë, pra ata që disponojnë drejtat mbi të mirat materiale të shoqërisë.

Organet e administrimit të shoqërisë, në bazë të pushtetit që i jep ligji dhe statuti apo vetë ortakët

apo aksionarët e shoqërisë, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se sjellin interesin e këtyrë të fundit dhe e

lidhin atë me të tretët. Kjo na sjell në vëmendje dy lloj marrëdhëniesh, atë të brendshme: organe

administrimi - shoqëri dhe atë të jashtme: shoqëri - palë të treta. Në këtë këndvështrim, i takon

organeve të administrimit që të sillen në kufijtë e mirëbesimit, si në raport më shoqërinë ashtu edhe

në raport me të tretët, duke vënë drejtpërdrejtë në raport ligjor shoqërinë dhe të tretët. Pra siç shihet,

përgjegjësia e organeve të administrimit është e dyfishtë. Në rast se ato do të veprojnë në

kundërshtim me të drejtat që i jep ligji apo aktet e prodhuara nga shoqëria, apo në shkelje të

marrëdhënieve të besimit principal - agjent, do të përgjigjen sipas rastit, përballë shoqërisë civilisht

për dëmet që mund t’i kenë shkaktuar kësaj të fundit përballë të tretëve.

Raportin e brendshëm të administrimit në shoqëri e përcakton tërësisht sjellja e administratorit, e

cila reflektohet më pas dhe në raportin e jashtëm, pra të përgjegjësisë së shoqërisë ndaj të tretëve.

Pavarësisht se administratori vepron në emër dhe për llogarit të shoqërisë, ai në raportin e jashtëm

nuk ka asnjë lloj përgjegjësie. Çështje kjo që mbetet për t’u rregulluar nga raporti i brendshëm. Për

të shpjeguar raportin e brendshëm administrator – shoqëri, sjellim në vëmendje çështjen

Montogomerie VS UK Mutual Steamship Association Ltd (1891)89, një prej çështjeve të para që

hodhi bazat e përkufizimeve të rëndësishme të raportit të brendshëm në të drejtën tregtare. Në këtë

çështje vërejmë një definicion që tingëllon aktual edhe sot në marrëdhëniet principal -agjent dhe

në përgjegjësinë e tyre në raport më të tretët. Ai është: "Nuk ka dyshim se sipas rregullave të

përgjithshme që i takojnë agjentit, ku një person kontrakton një person tjetër si agjent, kontrata

është kontratë e principalit dhe jo kontratë e agjentit, dhe prima facie, në common laë, i vetmi

person i cili mund të ngre padi është principali dhe i vetmi person që mund të paditet në gjyq është

agjenti".

Nisur nga ky përcaktim i hershëm i marrëdhënieve pricipal-agjent dhe përgjegjësive në rast

konflikti me të tretët, duke qënë se analizën e raportit të organeve të administrimit e bëmë duke u

nisur nga marrëdhënia principal-agjent, mund të themi se, në konfliktet midis shoqërisë tregtare

me organet e administrimit, legjtimimi aktiv i përket shoqërisë dhe jo organeve të administrimit

që përfaqësojnë shoqërinë në këto marrëdhënie brenda pushteve që ka (pricipali), dhe legjitimimi

pasiv bie mbi administratorët apo organet e administrimit (agjenti).

89 Montgomerie v United Kingdom Mutual Steamship Association Ltd [1891] 1 QB 370, Commercial Law UK

Page 107: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

94

Rasti i mosfunksionimit të raportit të brendshëm në shoqëri, është rasti i pastër i një konflikti që

mund të lind ndërmjet shoqërisë dhe administratorit të saj. Ashtu siç thamë më sipër, konflikti

midis administratorit dhe shoqërisë është një konflikt që duhet të ketë për bazë, jo vetëm kriteret e

vendosura në ligj, statut dhe vendimin e organit kompetent për emërimin e tij, por edhe të

parimeve që udhëheqin doktrinën e principal - agjent. Është e vërtetë që organet kompetente të

shoqërisë (organet e emërimit), mund ta shkarkojnë administratorin në çdo kohë, por këtë të fundit

duhet ta mbrojë nga pasojat që vijnë nga shkarkimi. Në një rast të tillë duhet të gjejë zbatim

doktrina e principal-agjent, thelbi i marrëdhënies së të cilit bazohet në parimin e detyrimit për

besnikëri dhe mirëbësimit90. Ky parim merret në konsideratë nga gjykata në rastin e një konflikti

të mundshëm për të konkluduar mbi pasojat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Në të tilla raste, ajo

çka arrihet në rast të prishjes së marrëdhenies në këtë rast jo për faj të administratorit është dhënia

e një mase dëmshpërblimi nga shoqërisë ndaj administratorit por në asnjë rast nuk mund të ketë

vendim për kthimin e tij në punë ashtu siç mund të ndodhë në marrëdhëniet juridike të punës. Në

momentin që ortakët kanë proceduar me shkarkimin e administratorit, dhe këtë e bëjnë me shumicë

të thjeshtë dhe pa qenë e nevojshme të paraqesin një arsye, që në këtë moment konstatohet humbja

e besimit çka është shumë e rëndësishme që të mbahet parasysh nga gjykata që do të gjykojë ndonjë

konflikt të mundshëm që lidhet me shkarkimin e administratorit nga detyra.

Por siç përmendëm më sipër, raporti i brendshëm reflektohet në mënyrë të menjëhershme në

raportin e jashtëm, pra përballja e shoqërisë me të tretët. Në këtë rast problemi shtrohet kur organet

e administrimit të shoqërisë veprojnë tej kufijvë të të drejtave që i jep ligji i posaçëm apo edhe

rregullave që përcakton statuti, asambleja ortakëvë apo aksionarëve. Në këtë rast, palët e treta do

të ngrejnë padi për dëmet që i janë shkaktuar, kundër shoqërisë, pavarësisht se shoqëria nuk i ka

dhënë këto të drejta (me përjashtim kur vërtetohet dijenija e të tretit). Pra, përkufizimi tradicional

i së drejtës civile në këtë rast funksionon edhe për të drejtën tregtare dhe shërben si metodologji

pune për dhënien e një vendimi gjyqësor, pasi është personi juridik ai që përgjigjet përballë të

tretëve për dëmet që i ka shkatuar organi i tij i administrimit. Vetë shoqëria, sipas rastit, mund të

drejtohet me padi kundër organeve të administrimit të saj për dëmet që ka shkaktuar gjatë drejtimit

të shoqërisë në kapërcim të tagrave të dhëna praj saj apo prej ligjit.

Përsa kemi sqaruar më sipër dalin dhe kërkojnë zgjidhje disa çështje shumë të rëndësishme që cilat

i rendisim si vijon”

A do të përgjigjej shoqëria përballë të tretëve për dëmet e shkaktuara nga administratorët

e saj?

Çdo të ndodhte në rast se organi i administrimit të shoqërisë do të provonte se kishte

vepruar me mirëbesim?

Po ky i fundit do të përgjigjej përballë shoqërisë?

90 Neni 14 i ligjit nr. 9901, datë 14/04/2008

Page 108: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

95

Pyetja e parë merr përgjigje pozitive, pra shoqëria do të përgjigjej ndaj të tretëve për dëmet e

shkaktura nga ana e organeve të saj të administrimit: në të gjitha rastet kur administratori kryen

një veprim të caktuar, nënkuptohet që ka vepruar në emër dhe për llogari të shoqërisë. Kjo për

shkak se ligji i ka veshur cilësinë e përfaqësuesit ligjor të shoqërisë.

Në rastin e dytë, mirëbesmi do të shkarkonte administratorët apo organet e administirmit nga

përgjegjësia për dëmet e shkaktuara gjatë kohës së drejtimit të tyre. Por nëse në statutin apo në

kontratën e posaçme që administratori i shoqërisë duhet të ketë me këtë të fundit, nuk janë

specifikuar në mënyrë të detajtuar sjellja e administratorit dhe funksioni i tij, çështja e mirëbesimit

bëhet shumë e vështirë për t’u zgjidhur.

Nga përgjigjet e dy pyetjeve të para kuptohet dhe përgjigjia për çështjen e tretë të shtruar për

diskutim. Në rastin kur administratori ka vepruar në mirëbësim, ai shkarkohet nga çdo lloj

përgjegjësie ndaj shoqërisë. Por në rast të kundërt, kur ai ka vepruar për më tepër në tejkalim të

kompetencave dhe pushteteve të dhëna nga statute apo kontrata, atëherë ai do të përgjigjet për të

gjitha dëmet që i janë shkaktuar shoqërisë nga veprimet apo mosveprimet e tij.

4.2 Dispozitat e ligjit Shqiptar në lidhje me natyrën juridike të marrëdhënies së

administratorit me shoqërinë

Po të lexojmë dispozitat e ligjit tregtar shqiptar në lidhje me natyrën juridike që duhet të ketë

administratori i një shoqërie me shoqërinë nuk do të gjejmë një përgjigje se çfarë raporti duhet të

krijohet mes tyre. LSHT vetëm në një dispozitë që bën fjalë për shpërblimin e administratorit

referon në një marrëdhënie kontraktore91 të administratorit me shoqërinë, por nuk tregon se çfarë

lloj kontrate do të jetë ajo. Normalisht që raporti që krijohet mes shoqërisë dhe administratorit

është i një natyre të veçantë që një pjesë të rregullimit të tij e gjen në dispozitat e LSHT, por nga

ana tjetër ka shumë çështje që mbeten të pasqaruara mirë nga ligji i posaçëm. Kjo situatë ka ngritur

problematika në lidhje me natyrën e marrëdhënies midis administratorit dhe shoqërisë. Një

interpretim i drejtë i ligjit tregtar por dhe legjislacionit në fuqi të çon në konkluzionin se

marrëdhënia që lind ndërmjet administratorit dhe shoqërisë ka karakteristikat e një marrëdhënie të

posaçme, e cila rregullohet si nga ligji tregtar, por dhe nga dispozitat të veçanta të Kodit Civil,

sidomos ato që bëjnë fjalë për kontratën e agjensisë. Vetë LSHT e pozicionin administratorin si

një organ të posaçëm, i cili ka kompetenca që në logjikën juridike tejkalojnë një marrëdhënie të

thjeshtë pune. Po ashtu nga ana tjetër administratori vishet me përgjegjësi, të cilat sërish tejkalojnë

një marrëdhënie të thjeshtë pune. E themi këtë, pasi për shkak dhe të problematikave në zbatimin

e parimeve shumë të rëndësishme në proçesin e administrimit të shoqërisë, duke filluar nga

pavarësia e administratorit në ushtrimin e detyrave të tij, në mënyrë të gabuar shumë juristë, madje

91 Neni 95 pika 6 e LSHT

Page 109: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

96

dhe praktika gjyqësorë e ka trajtuar këtë raport, duke i dhënë natyrën e marrëdhënies së punës. E

themi në mënyrë të gabuar, pasi pikërisht kjo praktikë vazhdon të pengojë zbatimin e natyrës së

vërtetë të raportit mes administratorit dhe shoqërisë. Kjo çështje në të drejtën e shoqërive ka zgjuar

shumë interpretime që e kanë zanafillën nga ligji i vjetër. Në disa raste, praktika gjyqësore e krijuar

i ka konsideruar këto marrëdhënie si marrëdhënie pune (kontraktore) disa të tjera e gjenin zgjidhjen

duke vënë si bazë ligjore thjesht LSHT.

Por marrëdhënia e administratorit me shoqërinë në asnjë rast nuk duhet parë thjesht si një

marrëdhënie pune në kuptimin e ligjit të punës, por si një kontratë ku përfshihen në gjerësinë e

vetë, elementë ligjore të ligjit për shoqëritë tregtare, statutit të shoqërisë, por mbi të gjitha të vetë

parimeve kontraktore që rrjedhin nga marrëdhëniet principal-agjent. Marrja në konsideratë e gjithë

këtyre elementëve, mund të na çojë në një interpretim të drejtë të marrëdhënies që krijon

administratori me shoqërinë dhe të konfliktit të mundshëm që mund të lind midis shoqërisë dhe

organit të administrimit.

Në këtë pjesë është e rëndësishme të ndalemi duke sjellë në vëmendje raste nga praktika gjyqësore

të cilat dhe në nivelin e vendimeve të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë janë shumë të kundërta dhe

kontradiktore. Më poshtë po trajtojmë një rast92 nga praktika gjyqësore që e trajton marrëdhënien

e krijuar mes administratorit dhe shoqërisë si një marrëdhënie pune.

Ish-administratori i shoqërisë RSS ka paditur këtë të fundit, duke kërkuar dëmshpërblim që i takon

për periudhën për të cilën është emëruar me Vendim të Asamblesë së Përgjithshme. Baza ligjore

e padisë, përveç dispozitave të ligjit për shoqëritë tregtare, përmban dhe dispozitat e Kodit të

Punës që kanë të bëjnë me zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës me afat. Gjatë

pretendimeve të tyre, paditësi ish administratori i shoqërisë, ka pretenduar se i është zgjidhur

kontrata e cila nuk mund të zgjidhet pa mbaruar afati, dhe se zgjidhja është bërë në kundërshtim

me proçedurën e përcaktuar nga ligji dhe është pa shkaqe të arsyeshme. Nga ana tjetër, shoqëria

ka pretenduar se ish-administratori ka patur sjellje jo korrekte dhe ekzistojnë shkaqet e arsyeshme

për shkarkimin e tij.

Në përfundimt të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka vendosur të pranojë padinë duke vendosur

dëmshpërblimin e administratorit, me argumentin se i është zgjidhur pa të drejtë në mënyrë të

menjëhershme dhe të pajustifikuar pa patur një shkak të ligjshëm. Pothuaj i njëjti qëndrim është

mbajtur dhe nga ana e Gjykatës së Apelit. Ky qëndrim i gjykatave, në mendimin tonë është shumë

i vagët, duke qenë se e ka trajtuar problemin e administratorit vetëm në kuadër të Kodit të Punës,

pa bërë një analizë të dispozitave të ligjit tregtar, i cili e konsideron raportin e administratorit dhe

shoqërisë më shumë se sa një marrëdhënie punë, sidomos kur bëhet fjalë për zgjidhjen e kësaj

marrëdhënie.

92 Vendimi nr. 10036, datë 08/10/2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga ana e Gjykatës së

Apelit me vendimin e saj nr. 477, datë 23.02.2015.

Page 110: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

97

Pra nga sa më sipër, evidentohet problematika e marrëdhënies që duhet të krijohet mes organit të

administrimit dhe shoqërisë dhe si duhet rregulluar ajo. Në praktikë ndeshen këto mënyra të

krijimit të marrëdhënies të mes organit të adiministrimit dhe shoqërisë:

1. Nëpërmjet një kontrate specifikie (marrëveshje e posaçme) ku palët parashikojnë të drejtat

dhe detyrimet e tyre. Në këtë kontratë admistratori i shoqërisë merr autoritetin e duhur për

të vepruar.

2. Mbi bazën e vendimmarrjes së organeve drejtuese të shoqërisë si:

- Asambleja e ortakëve;

- Asambleja e aksionarëve;

- Këshilli i mbikqyrës në shoqëritë aksionare të sistemit të drejtimit me dy nivele;

- Këshilli i administrimit kur delegon një nga antarët e tij kë kryejë rolin e administratorit të

shoqërisë - kjo në shoqëritë aksionare me sistem drejtimi me një nivel.

3. Sipas dispozitave të ligjit - Pa qënë e nevojshmë që të ketë autoritet të posaçëm të shprehur

në në marrëveshje apo në një vendim të organeve të tilla siç është Asambleja e ortakëve apo

aksionarëve, apo Këshilli mbikyrës në shoqëritë me sistem drejtimi më dy nivele.

4. Mbi bazën të parimeve që e udhëheqin doktrinën e principal - agjent.

Pushteti i adminstratorëve duhet të rrjedhë nga akti i emërimit të tyre dhe duhet të jetë aktual dhe

aparent. Kjo do të thotë që akti i themelimit që emëron administratorët e shoqërisë, duhet të jetë i

firmosur nga ortakët apo aksionarët themelues dhe duhet të jetë i depozituar në regjistrin tregtar.

Të njëjtën gjë duhet të themi edhe për çdo ndryshim në nivelin e administrimit të shoqërisë. Çdo

administrator që ndryshohet, nuk mjafton që të ketë autoritet për të vepruar vetëm duke u emëruar

si i tillë nga organet kompetente të shoqërisë, por duhet që të këtë edhe një proçedurë njoftimi në

raport me të tretet, duke u depozituar akti përkatës në regjistrin e shoqërive tregtare.

Çështja e natyrës juridike të marrëdhënies midis administratorit dhe shoqërisë është bërë

problematike, pikërisht se aktet e emërimit apo dhe çdo akt tjetër i prodhuar për këtë qëllim nuk

parashtron vetë ose nuk shoqërohet me një kontratë të detajuar të lidhur mes administratorit dhe

shoqërisë. Me të drejtë këtu ngrihet një problematikë tjetër që lidhet me përfaqësimin në këtë rast

të shoqërisë në kontratën që do të lidhë me administratorin, por ky është një moment i zgjidhur në

mënyrë të tërthortë nga ligji, i cili i jep autoritet organit të emërimit sipas rastit që të lidhë kontratë

me administratorin. Në mungesë të një akti të plotë emërimi dhe të kontratës përkatëse, krijohet

dhe keqpërdoret problemi i natyrës juridike të marrëdhënies përkatëse në praktikë. Për këtë arsye

edhe vetë praktika gjyqësore është shumë konfuze. Në rast se Gjykatata e Rrethit dhe ato të Apelit93

kanë filluar të mbajnë një qëndrim të drejtë përsa i përket përcaktimit të natyrës juridike të raportit

administrator-shoqëri, është më pas Gjykata e Lartë94 e cila vetë ka qëndrime shumë të kundërta

në lidhje me këtë çështje.

93 Për më tepër shiko Vendimin e Gjykatës së Apelit nr. 1445, datë 10.06.2015 dhe Vendimin e Gjykatës së Apelit nr.

1810, datë 20.09.2016. 94 Shiko Vendimin nr. 157, datë 17.04.2014 dhe Vendimin nr. 359, datë 16.07.2015 të Gjykatës së Lartë

Page 111: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

98

Së pari, çështja nëse jemi para një kontrate pune mes administratorit dhe shoqërisë, është zgjidhur

nga vetë Kodi i Punës95, i cili përjashton nga fusha e veprimtarisë së tij anëtarët e organit të

administrimit të shoqërisë. Keq-interpretimi që bëjnë në këtë rast gjykatat nuk kuptohet qartë dhe

për më tepër nuk i shërben zgjidhjes së problematikës. Së dyti kjo çështje gjen zgjidhjen në

kompetencat dhe përgjegjësitë që LSHT i vesh administratorit, të cilat tejkalojnë raportin e thjeshtë

të punës. Këtu kemi parasysh pavarësinë në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësia që mban

në rast shkaktimi dëmsh, të cilat shkojnë përtej një marrëdhëie pune që ka në bazë zbatimin e

urdhrave të punëdhënësit, zbatimin e një orari të caktuar, etj.

Sot, në doktrinë, flitet për veprimet e organeve të administrimit në kushtet e nevojës ekstreme, çka

sërish i jep veçori të tjera organit të administrimit. Kjo do të thotë që nisur nga rrethanat,

administratorët e shoqërisë do të vepronin jashtë kompetencave që rrjedhin nga autoriteti i tyre i

zakonshëm apo i jashtëzakonshëm që ju njeh ligji apo akti i emërimit apo marrëveshja e posaçme.

Në këtë rast do të kishim veprime të pa autorizuara dhe të kryera në tejkalim të kompetecave të tij.

o A do ishin këto të vlefshme?

o A do të sillnin pasoja për shoqërinë? Po për të tretët?

o Në rast të shkaktimit të dëmit a do të përgjigjeshin administratorët përballë shoqërisë?

Së pari duhet shpjeguar doktrina e veprimit të administratorëve në kushtet e "nevojës ekstreme"

apo të veprimit në kushte apo rrethana specifike: A do të justifikohej veprimi i tyre në çdo rast apo

vetëm në rastet e mbrojtjes së pasurisë së shoqërisë?

Parimi është se, në rast se një person vepron pa patur një autoritet që vjen nga ligji apo marrëveshja,

nuk do kishim veprime të vlefshme dhe veprimet e kryera pa patur këto pushtete nuk do të sillnin

asnjë pasojë juridike. Por, a veprojnë këto parime në marrëdhëniet administrator – shoqëri, kur

administratorët veprojnë në kushtet e rrethanave të posaçme? Kjo vlen që të sqarohet në një

kontekst të veprimit të shoqërisë në një marrëdhënie tregtare të posaçme. Pra, interpretimi i normës

në kushte të tilla do të bëhet rast pas rasti. Megjithatë, nëse veprimi i kryer nga ana administratorit

në tejkalim të kompetencave të tij, por në mbrojtje të interesave ligjore, ekonomike apo pasurore

të shoqërisë, nuk përbëjnë kushte për pavlefshmëri. Në këtë kuadër do të konsiderohet parimi i

veprimit në mirëbësim.

Dhënia e pëlqimit nga shoqëria në rast se administratori vepron tej pushtetit të tij: Pëlqimi i

shprehur - Pëlqimi me veprime konkludente.

Dhënia e pëlqimit të shprehur më vendim të organeve kompetente, kërkon që shoqëria të jetë në

dijeni në kohën e duhur të veprimeve të kryera nga administratori apo adminitratorët e saj. Termi

95 Shiko Nenin 5/a i Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

Page 112: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

99

në kohën e duhur duhet të ketë kuptimin e kohës së arsyeshme dhe vlerësohet rast pas rasti. Pëlqimi

i ortakëve mund të jepet/merret dhe pas kryerjes së veprimit. Ndërsa do të konsiderohet pëlqim me

veprime konkludente, atëherë kur shoqëria në mënyrë të heshtur ka pranuar pasojat e veprimit

juridik.

Por në rastet kur veprimi është absolutisht i pavlefshëm nga fillimi (nul an avoid) veprimet nuk

mund të bëhen të vlefshme.

A kanë të drejtë palët e treta që bien në dijeni të veprimeve të pa autorizuara të

administratorit të shoqërisë që ti anullojnë këto veprime? Dhe kur mund ta bëjnë këtë, para

apo pas dhënies së pëlqimit?

Anullimi i veprimeve mund të bëhet nga vetë administratori dhe nga palët e treta pa qënë nevoja

të ndërhyjnë organet e tjera të shoqërisë. Administratori do të veprojë në mbrojtje të interesave të

shoqërisë, ndërsa do të supozohet se palët e treta që e kundërshtojnë, janë në dijeni të faktit që

administratori po vepron në tejkalim të kompetencave të tij.

Sa më sipër, të gjitha veprimet e administratorit, qofshin ato brenda kompetencave që i njeh ligji,

statuti apo akti i emërimit, qofshin jashtë tyre, do të pranohen nga shoqëria dhe shoqëria do të

mbajë përgjegjësi për to. Ka një përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm dhe është rasti, kur pala

e tretë ka patur dijeni për veprimet e administratorit në tejkalim të kompetencave të tij. Në këtë

rast shoqëria nuk është përgjegjëse ndaj të tretit për veprimet e administratorit.

Në rastin kur i treti nuk ka qenë në dijeni të faktit se administratori ka vepruar në tejkalim të

kompetencave të tij, atëherë shoqëria do përgjigjet ndaj të tretit. Por kjo nuk do të thotë që

administratori shkarkohet nga çdo lloj përgjegjësia. Ai do të përgjigjet në mënyrë të pakufizuar

ndaj shoqërisë, për dëmet që i kanë ardhur kësaj të fundit si rezultat i veprimeve në tejkalim të

kompetencave.

Ilustrojmë me një shembull, çështjen e përgjegjësisë së shoqërisë për veprime të kryera nga

administratori96:

Shoqëria V ka lidhur një kontratë furnizimi me Shoqërinë AG&AL. Kontrata në emër të shoqërisë

AG&AL është nënshkruar nga A.L, i cili është paraqitur si ortak dhe administrator i shoqërisë. Në

një gjykim të përfunduar në shkallën e parë ku Shoqëria V ka paditur Shoqërinë AGG&AL për

mospërmbushje detyrimi kontraktor, është vendosur pranimi i padisë dhe detyrimi i AG&AL të

shlyejë detyrimin kundrejt Shoqërisë V. Ndërkohë Shoqëria V është vënë në dijeni të faktit se A.L.

në kohën që ka përfaqësuar Ag&Al nuk e ka patur më cilësinë e administratorit të shoqërisë. Në

këtë situatë, shoqëria V në një gjykim të ri ka paditur A.L. për shpërblimin e dëmit jashtëkontrator

96 Vendimi i Gjykatës së Lartë nr. 416, datë 02.11.2010

Page 113: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

100

që ka ardhur si pasojë e abuzimit me pozitën e këtij të fundit si ish-administrator i shoqërisë

AG&AL. Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur të pranojë padinë sipas objektit, ndërkohë që i

padituri ka bërë një ankim dhe gjykata e apelit ka vendosur të prishë vendimin dhe ta dërgojë për

rigjykim, duke qenë se nuk është formuar drejt ndërgjyqësia. Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs

shoqëria V dhe Gjykata e Lartë me vendimin e saj ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas dy gjykatave më të larta, theksohet se në momentin që A.L është sjellë si administrator i

shoqërisë Ag&Al, atëherë përgjegjësia ndaj të tretit për mospërmbushjen e detyrimit i përket kësaj

të fundit. Në këto kushte, dhe kur shoqëria V ka marrë me vendim shpërblimin e dëmit kundrejt

shoqërisë Ag&Al, duhet që kjo e fundit të ishte palë dhe në proçesin e hapur kundër ish-

administratorit. Në këtë mënyrë do të mund të përcaktohej më qartë natyra e konfliktit dhe të

zgjidhej drejt ajo.

Nga çështja e mësipërme kuptojmë rëndësinë e përfaqësimit të një shoqërie tregtare dhe pasojat

që vijnë nga ky përfaqësim. Pra dhe gjykata pranon se në çdo rast, përgjegjësia bie mbi shoqërinë,

për veprime të kryera në tejkalim kompetencash, apo dhe në mungesë të tyre. Më pas shoqëria

duhet të zgjidhë çështjen e dëmit të pësuar, kundrejt personit që ka përfaqësuar atë në keqbesim

apo në mashtrim.

Ndryshe qëndron poizicioni i anëtarit të këshillit të administrimit apo të këshillit mbikqyrës97 në

rastin e shoqërive aksionere. Nëse bëhet fjalë për anëtar të këshillit mbikqyrës, apo për anëtar të

cilët nuk janë administrator në rastin e këshillit të administrimit, raporti i tyre është rregulluar si

një marrëdhënie e posaçme, e rregulluar nga LSHT. Edhe praktika ka qenë në të njëjtën linjë, pra

e kanë përjashtuar marrëdhënien e anëtarit të këshillit mbikqyrës nga fusha e veprimit të Kodit të

Punës.

Problematika e llojit të marrëdhënies së anëtarit të këshillit të administrimit, lind vetëm në rastin

e anëtarit të këshillit në sistemin më një nivel, në të cilin anëtari është njëkohësisht administrator.

Në një situatë të tillë ringrihet debati i llojit të marrrëdhënies së përfunduar mes shoqërisë dhe

administratorit njëkohësisht anëtar i këshillit. Por gjithashtu dalin dhe probleme të tjera

proceduriale përsa i përket emërimit apo shkarkimit të këtij administratori dhe anëtari. Këtu

ngrihen disa çështje për diskutim si:

- Në rast se shoqëria procedon me shkarkimin e tij si administratorit a do të thotë që ka

shkarkuar dhe anëtarin e këshillit të administrimit? Në këtë rast përgjigjia është JO pasi,

organi që emëron anëtarin është asambleja organi më i lartë vendimmarrës, i cili duhet

njëkohësisht të proçedojë me shkakrimit. Nëse emërimi i administratorit bëhet nga ana e

këshillit të administrimit, ky organ nuk mund të procedojë njëherazi me shkarkimin e

anëtarit të tij, por mund ti propozojë asmblesë shkarkimin e anëtarit të këshillit pasi ka

shkarkuar administratorin.

97 Kjo në varësi të formës së administrimit të zgjedhur nëse është me një apo me dy nivele.

Page 114: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

101

- Në rast se Asambleja shkarkon anëtarin e këshillit të administrimit njëherazi administrator,

a do të thotë kjo që është proceduar njëherazi me shkarkimin e administratorit? Në këtë

rast do të thotë që asambleja ka humbur besimin tek administratori i saj dhe nëse nuk është

shprehur dhe për shkarkimin e administratorit por vetëm të anëtarit, atëherë duhet të

delegojë çështjen për proçedurë tek Këshillit Administrimit. Por mund të ndodhë që

asambleja të bëjë shkarkimin e anëtarit të këshillit të administrimit dhe njëherazi të vendosë

shkarkimin dhe të administratorit. Në këtë rast proçedura për të kaluar dhe nga Këshilli i

Administrimit është e tepërt, pasi është konfirmuar nga ana e Asamblesë vullneti për ta

shkarkuar. Nga ana tjetër është e logjikshme të mendohet se humbja e cilësisë së anëtarit

të këshillit mbikqyrës, njëherazi dhe administrator sjell humbjen dhe e kësaj cilësie të dytë,

pra ndonjë procedurë tjetër nuk do të ishte e nevojshme.

4.3 Shpërblimi i administratorit

Debati që lidhet më natyrën juridike të marrëdhënies administrator – shoqëri reflektohet dhe në

shpërblimin që i takon administratorit për funksionet e ushtruara. Në bazë të ligjit, kuptojmë që

administratori ka një shpërblim bazë si dhe shtesa që mund të jenë herë pas here apo me baza

vjetore. Shpërblimi i administratorit vendoset në bazë të situatës financiare të shoqërisë. Por

shpërblimi mujor bazë i administratorit është imponuar dhe nga ana e disa rregullimeve në fushën

fiskale, të cilat në gabim e konsiderojnë figurën e administratorit si të punësuarin e shoqërisë. Duke

e trajtuar në këtë mënyrë, administratori privohet nga shpërblimet shtesë që shoqëria mund ti

caktojë me ligj, duke qenë se këto nuk do të konsiderohen në fushën e shpërblimit në bazë të një

kontrate shërbimi apo tjetër dhe të tatohen si të ardhura personale, por do të konsiderohen pjesë e

pagesës së administratorit dhe do të ketë dhe detyrime të pagimit të kontributeve, përveç tatimit

mbi të ardhurat.

Në praktikat e shoqërive ndërkombëtare, njihet jo vetëm natyra e shpërblimit të herë pas hershëm,

por dhe ajo e dhënies së të drejtën mbi të një paketë aksionesh apo pjesmarrje në kapitalin e

shoqërisë. Kjo ndodh pikërisht për të nxitur administratorin në një përfaqësim më të denjë të

shoqërisë por që është rezultat i pavarësisë në ushtrimin e të drejtave dhe kompetencave të tij.

Në përfundim mund të themi që nisur nga praktika e vakët dhe nga konsiderimi i figurës së

administratorit si një vartës i vendimeve të ortakut, ka patur një orinetim të gabuar për ta

konsideruar figurën e administratorit të shoqërisë si të një të punësuari të thjeshtë. Por dispozitat e

kodit të punës bien shumë në kontraditë me dispozitat e ligjit tregtar, i cili mbi të gjitha vesh

administratorin me pavarësi në ushtrimin e kompetencave të tij, sidomos përsa i përket

administrimit të përditshëm të shoqërisë. Për këtë arsye, qoftë me statut, qoftë me akt themelimi

apo me kontratë, shoqëria dhe administratori duhet të bëjnë një rregullim të posaçëm dhe të

detajuar të marrëdhënies së tyre.

Page 115: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

102

4.4 Natyra juridike e administrimit të shoqërive tregtare në të drejtën Europiane.

Direktivat e BE në fushën e administrimit të shoqërive tregtare.

Si duhet kuptuar Corporate governance98 sipas sistemit ku bënë pjesë e drejta jonë tregtare.

Normat që rregullojnë disiplinën e shoqërive paraqesin një komponent të përcaktuar të interesave

të palëve pjeswmarwse në të, dhe me anë të kësaj, një rregullim përfundimtar, që mund të

konsiderohet si një modeli ekuilibri. Kjo tërësi e normave të përfshira përmblidhet nën emërtimin

e “corporate governance”.

Modeli në fjalë i arritur pikërisht nga ligji është objekt i shpeshtë analizash dhe debatesh, në

veçanti, debati në lidhje me modelin e corporate governance ngrihet mbi pyetjen: “se cilat duhet

të jenë rregullat në fushën e shoqërive për një përfshirje më të mirë të interesave të palëve

pjesëmarwse në të”.

Konstatojmë se, debati në këtë disiplinë nuk mund të mos paraqesë një shkallë të lartë

“subjektiviteti”. Subjektiviteti është i pashmangshëm, duke pasur parasysh llojin e pyetjes së

ngritur, si çështje që rjedh nga përdorimi i fjalës “më i mirë”. I njëjti përfundim arrihet në lidhje

me debatin mbi corporate governance, dhe konstatohet se ky debat që zhvillohet është i destinuar

të ndikojw nw ndryshime të kushteve, të cilat në një ambjent tregtar manifestohen në lidhje me

rregullimin e interesave të aktorëve pjeswamrrës në një shoqëri për ushtrimin e aktivitetit

ekonomik. Po kështu konstatohet se, çdo ndryshim i sistemit politik, shoqëror apo ekonomik, bëhet

i ndjeshëm në prodhimin e pasojave që lidhen me rregullimin e interesave në fjalë, duke ndikuar

pikë së pari në ndryshme në legjislacionin tregtar.

Çështjet e corporate governance kanë nevojë që të bashkohen në kontekstin e tyre specifik,

domethënë, duke pasur parasysh kushtet që ekzistojnë në një rend të caktuar juridik, dhe në një

moment të caktuar historik të zhvillimit të tij. Duhet pasur parasysh se vetë pyetjet e ngritura në

këtë fushë të së drejtës priren të humbasin kontaktin e tyre me të drejtën pozitive, duke u zbehur

më pas në “debatin” e pasigurt të politikës së të drejtës.

I njëjti krahasim duhet të zbatohet nëpërmjet përdorimit të mprehtë të metodave të analizës juridike

që kosiderohen më të përshtashme. Veçanërisht, është pa baza fakti se institutet e veçanta në fushën

e shoqërive të kapitalit të kenë karaktere ekskluzivisht “teknike”, kështu që është e lehtë “largimi”

nga një rend juridik normativ në tjetrin. Përkundrazi, institutet në këtë fushë të së drejtës janë të

prirura nga sistemi juridik në të cilin bëjnë pjesë, i cili konstatohet se ndikon në mënyrë

përfundimtare në funksionimin dhe administrimin e tyre (shoqërive tregtare të kapitalit) .

Në fushën e shoqërive të kapitalit, konstatohet se zgjidhje të njëjta teknike të pranuara në dy

sisteme të ndryshme jo rrallë herë mund të prodhojnë pasoja krejt të ndryshme. Është me vend që

98 Termi corporate governance është shumë i gjerë por mund të kuptohet si mirëqeverisje e shoqërive

Page 116: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

103

të vazhdohet gjetja e modeleve, për të vendosur institutet e veçanta në një terren më të

qëndrueshëm, siç është ai i një “modeli referimi”.

Shpesh, gjatë debatit të në këtw çështje të së drejtës tw shoqërive tregtare, që ka tërhequr shumë

studiuesit e çështjes së corporate governance, përpjekja për gjetjen e modeleve të referimit ka çuar

në krahasimin e zgjidhjeve (institute të veçanta ose institute mikse) të pranuara në rendin e

Shteteve te Bashkuara të Amerikës, me zgjidhjet e ngjashme të pranuara (ose që janë për t’u

pranuar) në sistemin japonez, gjerman apo francez. Konstatohet se, krahasimi në këtë fushë të së

drejtës, ka pasur të bëjë me mundësinë e kalimit në njërin apo tjetrin sistem të zgjidhjeve teknike

që në vende të tjera ishin parë si të efektshme për kushtet në të cilat ishin paracaktuar.

Eksperienca e zhvilluar për modelet e corporate governance, ka treguar se: i ) në tërësinë e tyre,

institutet e vaçanta nuk mund të paraqesin modele që mund të gjykohen si të pëlqyeshme njëri nga

tjetri në kuptim të efektshmërisë substanciale të tyre. Konstatohet se, nuk është provuar se

efikasiteti i modelit ekonomik gjerman, japonez apo i Shteteve të Bashkuara varet nga efikasiteti i

veçantë i zgjidhjeve respektivisht të pranuara në fushën e shoqërive të kapitalit.; ii) është tepër e

vështirë të argumentosh efikasitetin e një propozimi të caktuar mbi bazën e ekperiencës që zgjidhja

krahasuese ka ndikuar në një sistem tjetër, për arsye të dallimeve të ndryshme të sistemeve si

dhe/os ndryshimeve dhe tërësisë së faktorëve që ndikojnë pozitivisht apo negativisht mbi

efikasitetin e modeleve në fjalë.

Si konkluzion në lidhje më këtë çështje mund të themi se, përcaktimi i modelit duhet të jetë

rjedhojë e një analizë të një punë të rëndësishme për të kuptuar parimin e corporate governance

në një sistem të caktuar juridik, dhe për më tepër, nëse krahasimi për modelet paraqet metodën e

duhur të analizës së problematikës në diskutim.

4.5 Modeli komunitar i Corporate Governnace

Në çështjet që po trajtojmë në lidhje me modelet në fushën e corporate governance, shohim të

nevojshme referimin edhe tek modeli komunitar, drejt të cilit është orientuar e drejta jonë

shoqërive tregtare. Në fakt, legjislacioni komunitar përmban rregulla që janë frut i një marrëveshje

të veçantë, midis modeleve tashmë të adoptuara dhe të përdorshme në shtete të ndryshme, dhe se

qasja e interesave sipas rregullimeve të së drejtës komunitare ndikon pashmangshmërisht në

modelet e brendëshme, aq sa zgjidhja komunitare imponohet nëpërmjet harmonizimit, në sistemin

e shteteve pjesmarrëse.

Përcaktimi i parimeve komunitare në fushën e corporate governance, kërkon një përcaktim të

drejtw dhe të ekulibruar të disiplinës në këtë fushë të së drejtës, duke pasur parasysh tërësinë e

çështjeve që përfshihen në të. Padyshim, dispozitat e një rëndësie të veçantë janë ato që

drejtpërdrejt kanë të bëjnë me fushën e shoqërive, të tilla janë nenet 44 dhe 48 (ish nenet 54 dhe

Page 117: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

104

58) të Traktatit CE dhe direktivat përkatëse të harmonizimit si dhe rregullimet e fundit mbi statutin

e Shoqërive Europiane (SE) dhe të Shoqërive Europiane Bashkëpunuese dhe miratimi i

International Accounting Standards.

Megjithatë, në përkufizimin e modelit komunitar duhet të merren në konsideratë edhe rregullat në

lidhje me fushën e financimit të sipërmarrjeve, të tilla si direktivat në disiplinën e ndërmjetësimit

bankar dhe financiar dhe të tregut të pasurive të luajtshme. Këtu mendojmë se marrin një rëndësi

të veçantë dispozitat në fushën e konkurrencës, dhe që ndikojnë mbi të drejtat e aseteve pasurore

të shoqërisë. Gjithashtu meritojnë të merren në konsideratë, rregullat mbi pjesmarrjen e punëtorëve

në vendimet e sipërmarrjeve tregtare, ashtu siç përcaktohet në direktivën për zbatim të statutit të

shoqërive europiane, kjo krahas direktivës analoge për zbatim të statutit të shoqërive të

bashkëpunimit europian.

Dispozitat e cituara më sipër paraqesin një rregullim të ndarë interesash në fushën e së drejtës së

shoqërive tregtare. Së pari janë ato dispozita të cilat kërkojnë të paraqesin atë sistem normash

komunitare, që më sipër u paraqit me termin e ashtuquajtur “rrathë koncentrikë”, në të cilin mund

të konsiderohet kategorizimiti interesave të palëve të përfshira në të, dhe që mund “të vlerësohen”

sipas rëndësisë hirearkike të normave të së drejtës komunitare.

4.6 Direktivat e shoqërive

Dispozitat e Traktatit në fushën e shoqërive kufizohen në pranimin e përgjithshëm të lirisë së

iniciativës ekonomike në favor të shoqërive (neni 48) dhe në nevojën e bashkërendimit të

veprimeve të shteteve anëtare, për të bërë të adaptuar garancitë për shoqëritë, të kërkuara nga këto

të fundit, me qëllim për të mbrotjur interesat si të ortakëve ashtu dhe të të tretëve (neni 44, pika 2,

shkronja g). Direktivat e harmonizimit të fushës së të dejtës së shoqërive tregtare gjejnë bazën

ligjore në nenin 44, pika 2, shkronja “g”. Konstatohet se direktivat e shumta të nxjerra në fushën

e shoqërive tregtare por jo vetëm, kanë të bëjnë kryesisht me raportet midis shoqërive dhe të

tretëve.

Programi i përgjithshëm për heqjen e kufizimeve të së drejtës për t’u vendosur në një vend të

caktuar (liberta di stabilimento) filloi me Direktivën e Parë të Shoqërive, e Marsit 1968, kushtuar

koordinimit të legjislacioneve kombëtare në fushën e publikimit, vlefshmërise së detyrimeve dhe

pavlefshmërisë së themelimit të shoqërive të kapitalit, të cilësuara si të një rëndësie të veçantë, dhe

mbi të gjitha për sa i përket parashikimit të rregulluave strike të mbrojtjes së interesave të të tretëve.

Fusha e aplikimit të direktivës ka të bëjë me shoqëritë e kapitalit (për Italinë si të tilla janë,

shoqëritë aksionare, shoqëritë komandite me aksione dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar),

mbi supozimin se aktiviteti i shoqërive të tilla “tejkalon shpesh kufijtë e juridiksionit kombëtar”

dhe këto nuk i ofrojnë të tretëve garanci të tjera shtesë, përveç kapitalit të vetë shoqërisë. Në

veçanti, sipas legjislatorit komunitar, publikimi duhet t’u japë të drejtën të tretëve që të njihen me

Page 118: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

105

aktet kryesore të shoqërisë, pëfshirë gjeneralitetet e personave pjesëmarës në të, pra përfaqësuesit

ligjor të tyre m të drejta për të hyrë në marrëdhënie me të tretët (për tu theksuar është se fusha e

publikimit që trajtohet edhe në Direktivën e 11-të të Shoqërive, të 21 dhjetorit 1989, e lidhur me

publikimin e degëve të shoqërisë të krijuara në një shtet anëtar që njeh këtë lloj të shoqërive subjekt

të së drejtës së një shteti tjetër). Publikimi është një mjet për mbrojtjen e të tretëve, të cilët duhet

të sigurohen dhe garantohen nëpërmjet dispozitavë që kufizojnë, aq sa është e mundur, shkaqet e

pavlefshmërisë së mardhënieve të detyrimeve të marra përsipër në emër të shoqërisë. Po kështu

publikimi është i nevojshëm për të garantuar të drejtat dhe përmbushur detyrimet në raportet midis

shoqërisë dhe të tretëve si edhe raportet midis vetë ortakëve, Po kështu konstatohet se kufizimi i

rasteve të pavlefshmërisë dhe pasojave të deklarimit të kësaj pavlefshmërie si dhe vendosja e një

afati të shkurtër për t’u dhënë mundësinë e kundërshtimit të tretëve ndaj vetë deklarimit saj, janë

mjetet efikasë në mbrotje të interesave të të tretëve dhe të shoqërisë.

Direktiva e dytë e Shoqërive, e 13 dhjetorit 1976, ka për objekt kryesor themelimin e shoqërive

aksionare si edhe ruajtjen dhe ndryshimet e vetë kapitalit të shoqërisë, për mbrojtjen e interesave

të ortakëve dhe të kreditorëve. Fusha e zbatimit u kufizohet shoqërive aksionare kur aktiviteti i

këtyre shoqërive është mbizotërues në ekonominë e shteteve anëtare dhe tejkalon shpesh kufijtë

kombëtarë. Në veçanti, sipas legjislatorit komunitar akti i themelimit të shoqërive aksionare duhet

t’u lejojë të interesuarve të njohin elementët thelbësorë të shoqërisë, duke përfshirë së pari shumën

e saktë të kapitalit të saj. Nga ana tjetër parashikohen norma komunitare për mbrojtjen e kapitalit,

i cili përbën “një garanci për kreditorët”, duke u ndaluar shpërndarjen e fitimit në mënyrë të

paligjshme aksionarëve, dhe duke kufizuar mundësinë e shoqërive për të blerë aksionet e veta. Për

më tepër, është e nevojshme që, në fushën e zmadhimit dhe zvogëlimit të kapitalit, shtetet anëtare

duhet të forcojnë kontrollin në këtë drejtim dhe të harmonizojnë zbatimin e parimeve themelore

që kanë si qëllim “sigurimin e barazisë në trajtim të aksionarëve që ndodhen në të njëjtat kushte

dhe mbrojtjen e kreditorëve ekzistues përpara marrjes së vendimit të zvogëlimit të kapitalit të

aksionarëve”.

Direktiva e tretë dhe e gjashtë e shoqërive, respektivisht e 9 tetorit 1978 dhe 17 dhjetorit 1982,

trajtojnë çështjet e rëndësihme të bashkimit dhe ndarjes së shoqërive aksionare, gjithnjë në

funksion të mbrojtjes së interesave të ortakëve dhe të të tretëve, përfshirë kreditorët. Konstatohet

se me direktivën e tretë të shoqërive, legjislatori komunitar ka pasur parasysh mbrojtjen e

interesave të ortakëve dhe të të tretëve nëpërmjet parashikimit të institutit të bashkimit të shoqërive

në të drejtën e të gjithë shteteve anëtare dhe harmonizimin me këto parime të legjislacioneve

përkatëse të shteteve anëtare. Në lidhje me këtë çështje, sipas legjislatorit “është veçanërisht e

rëndësishme që t’u sigurohet aksionarëve të shoqërisë, që marrin pjesë në bashkim, një

informacion sa më i plotë dhe mundësisht sa më objektiv, që të garantohet një mbrojtje sa më e

përshtatshme e të drejtave të tyre”. Sipas direktivës, kreditorët, duke përfshirë titullarët e

obligacioneve dhe mbajtësit e titujve të tjerë të shoqërisë, të cilët marrin pjesë në bashkim, duhet

të “mbrohen” për të evituar që realizimi i bashkimit të mos u shkaktojë pasoja të dëmëshme. Këtu

shohim dhe lidhjen e direktivave me njëra tjetër, pasi publikimi i parashikuar nga Direktiva e parë

Page 119: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

106

e shoqërive duhet të shtrihet mbi veprimet e lidhura me bashkimin “deri sa të tretët të informohen

mjaftueshëm” dhe në këndvështrimin “për të garantuar sigurinë juridike” në raportet midis

shoqërive të interesuara në operacionin e bashkimit si dhe midis këtyre të fundit dhe të tretëve, apo

midis aksionarëve. Siç u përmend dhe më sipër, në këtë mënyrë nga njëra anë kufizohen rastet e

pavlefshmërisë dhe të vendosjes së principio di sanatoria (realizimi i një akti të pavlefshëm në të

vlefshëm) sa herë që ajo është e mundur, dhe nga ana tjetër, vendosjet një afat i shkurtër për

ushtrimin e të drejtës për të goditur këtë pavlefshmëri.

Me direktivën e gjashtë të shoqërive legjislatori komunitar ka pasur si qëllim që të vazhdojë të

mbrojë interesat e ortakëve dhe të të tretëve nëpërmjet harmonizimit të legjislacionit të shteteve

anëtare, kjo përsa i përket legjislacionit të shoqërive tregtare që ka të bëjë me ndarjen e shoqërive

aksionare, në atë raport që shtetet anëtare duhet që të autorizojnë veprimin e tyre. Në favor të

ekzistencës së një disipline të harmonizuar të shoqërive tregtare, qëndrojnë interesat se, për shkak

të ngjashmërive që ekzistojnë midis veprimeve të bashkimit dhe të ndarjes, rreziku se garancitë e

krijuara në lidhje me bashkimin e parashikuar nga Direktiva e tretë e Shoqërive mund të shmangen,

rrezik i cili mund të shmanget vetëm duke parashikuar një mbrojtje të ngjashme në rast ndarjeje.

Kështu, disiplina e Direktivës së gjashtë njehsohet në mënyrë përfundimtare në temat e trajtuara

në Direktivën e tretë të Shoqërive, për mbrojtjen e së njëjtës kategori interesash.

Direktiva e katërt dhe e shtatë e shoqërive, respektivisht e 25 qershorit 1978 dhe 13 gushtit 1983,

trajtojnë llogaritë vjetore dhe llogaritë e konsoliduara të shoqërive të kapitalit, për mbrojtjen e

interesave, si të ortakëve ashtu dhe të të tretëve, me një informacion të përshtatshëm financiar mbi

ecurinë e aktivitetit shoqëror dhe të grupit të shoqërive. Fushës së llogarive i kushtohet edhe

direktiva e tetë e shoqërive, e 10 prillit 1984, lidhur me aftësinë e personave kompetentë të vënë

në detyrë për kontrollin ligjor të dokumenteve kontabël. Konstatohet se, disiplina e fushës është e

rregulluar mirë, për sa i përket shoqërisë me antarësi, me anë të rregullores 1606/2002 të

Parlamentit Europian dhe Këshillit, e 19 qershorit 2002, që detyron përdorimin e International

Accounting Standards në hartimin e llogarive të konsoliduara.

Direktiva e 12 e Shoqërive, e 21 dhjetorit 1989, ka të bëjë me shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar

me një ortak të vetëm dhe merret me programin e veprimit për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme

miratuar nga Këshilli me rezolutën e 3 nëntorit 1986 (GUCE C 287 e 14 nëntorit 1986, p.1). Duke

pasur parasysh se reformat e paraqitura gjatë viteve të fundit në disa legjislacione tw brendëshme,

që kanë përfshirë edhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me një ortak të vetëm, të cilat kanë

provokuar mosmarrëveshje midis normave të shteteve anëtare, ka bërë që legjislatori komunitar të

përcaktojë në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar instrumentin juridik që lejon “kufizimin e

përgjegjësisë së sipërmarrësit të vetëm në të gjithë komunitetin, duke lejuar rregullimet ligjore të

shteteve anëtare që, në raste përjashtimore, të parashkruajnë përgjegjësinë e sipërmarrësve të tillë

për vetë detyrimet e sipërmarrjeve që ata kanë marrë përsipër.”.

Po kështu, direktiva mbi ofertat publike të blerjes (OPA), e 21 prillit 2004, është miratuar për

harmonizimin e regjimeve kombëtare në këtë fushë, në veçanti për ato që kanë të bëjnë me

Page 120: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

107

transparencën e proçedurës, për “lehtësimin e rindërtimit” në Europë dhe garantimin në të gjithë

Bashkimin Europian, për një mbrojtje të njëjtë të aksionarëve në minorancë në rast ndryshimi të

kontrollit të shoqërive të tyre. Konstatohet se kyrregullim vlen në veçanti duke imponuar një ofertë

të detyrueshme për të gjithë aksionet ekzistuese, në rastin kur aksionari mazhoritar ndërmerr një

operacion shit-blerjeje të aksioneve të tij në shoqëri.

Me rëndësi të madhe janë direktivat në fushën e informimit të shoqërive, ose direktiva

2004/109/CE mbi detyrimet e transparencës që bëhen të pashmangshme për vlerat e pranuara gjatë

bisedimeve në një treg të rregulluar. Direktiva 2003/71/CE mbi prespektivën e publikimit të ofertës

publike apo pranimin gjatë bisedimeve edhe të instrumenteve financiarë. Direktiva 2003/6/CE,

përmban norma për mbrojtjen e integritetit të tregut dhe të besimit të publikut dhe sanksionon, në

veçanti, abuzimet ndaj informacioneve të privilegjuara dhe ndaj manipulimeve të tregut.

Konstatohet se, ende nuk janë miratuar, që prej kohës së përpilimit, në fushën e organizmit të

brendshëm dhe funksionimit të shoqërive (të paraqitura me direktivën e pestë) dhe në fushën e

grupit të shoqërive (paraqitur me direktivën e nëntë).

Normat komunitare në fushën e financimit të sipërmarrjeve dallohen kryesisht në nenet e Traktatit

që kanë lidhje me ndalimin e rezervave ligjore të shoqërive për t’u vendosur në një vend të caktuar

(liberta di stabilimento), dhe në vecanti të drejtën për të ushtruar aktivitet (neni 43 në vazhdim dhe

veçanërisht neni 51 mbi liberalizimin e shërbimeve të bankave dhe të sigurimit) dhe me direktivat

mbi bankat dhe mbi shërbimet e investimeve.

Konstatohet se, disiplina e së drejtës së shoqërive për të hyrë në aktivitetin bankar dhe për të kryer

shërbime është e parashikuar në Direktivën e Parë të Bankave, të 12 dhjetorit 1977, duke

parashikuar rregullat e para të harmonizimit, dhe në vazhdim në Direktivën e dytë bankare, të 15

dhjetorit 1989, veçanërisht e miratuar për parashikimin e parimeve të njohjes së dyanshme - mutuo

riconoscimento, këto direktiva, së bashku me direktivat e shumta teknike në fushën bankare, janë

parashikuar më pas në një tekst të vetëm me direktivën e 20 marsit 2000 (Teksti Unik i Direktivës

Bankare).

Direktivat në fushën bankare u rezervojnë bankave të drejtën për të mbledhur fonde publike në

formën e “depozitave dhe fondeve të tjera rimbursuese”, për më tepër, bankave (të autorizuara për

ushtrimin e aktivitetit) jo vetëm që u lejohet që të ushtrojnë aktivitetin tradicional të “dhënies së

kredive për llogari të tyre”, por edhe gjithë aktivitetet e parashikuara në listën që përbën aneksin

1 të Tekstit Unik (T.U.) të direktivës bankare (i ashtuquajtur “aktivitete që përfitojnë nga njohja e

dyanshme”).

Konstatohet se, direktivat bankare tregojnë një opsion të qartë në lidhje me kuptimin e corporate

governance, që krijon bazat për një ekzistencë të përcaktuar të bankave në sistemin e administrimit

të sipërmarrjeve (mdeli bancocentrico), fusha e financimit të sipërmarrjeve duket e bazuar, në

sistemin komunitar, mbi modelin e bankës “universale”.

Page 121: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

108

Direktivat në fushën bankare nuk kanë detyruar krijimin në mënyrë të shprehur modelin e bankës

universale. Gjithashtu, është e qartë se duke lejuar miratimin e një direktive të tillë, kjo ka sjellë

faktikisht zhvillimin e natyrshëm të qarkullimit të financimit të sipërmarrjeve drejt një zgjidhje

“bancocentrica”. Eksperienca në këtë fushë ka treguar se lejimi i sipërmarrjes bankare për të

ushtruar të gjithë gamën e shërbimeve të sipërmarrjeve, dhe gjithsesi kalimi i të gjithë investimit

direkt për huadhënie në kapitalin e sipërmarrjeve industriale, zgjeron shumë prezencën e saj në

treg, shtohet mundësia e mbledhjes së kapitalit dhe si rrjedhojë zgjerohet mundësia për t’u zbatuar.

Faktikisht, është rritur ndërmjetësimi për shumat në të holla të kursimeve, duke sjellë si pasojë një

paraqitje të kushtëzuar për zgjedhje gjatë administrimit të sipërmarrjeve. Duke përmbledhur për

sa më sipër, konstatojmë se, banka universale tenton të fitojë një prezencë domethënëse në

sipërmarrje, duke kushtëzuar qëndrimin e vendimeve (pasuror apo jo pasuror).

Për sa i përket aktivitetit të ndërmjetësimit të pasurive të luajtshme, e drejta komunitare duket sikur

merr shkas nga “rrezikshmëria” e aktiviteteve financiare, dhe kështu propozon zgjidhjen parimore

në favor të ndërmjetësimit profesional dhe të sipërmarrjes, sipas parimeve të transparencës dhe

përgjegjshmërisë. Mbrojtja e informacionit dhe e besueshmërisë në profesionalitetetin e

ndërmjetësuesit janë kryesore në këtë fushë të së drejtës komunitare. Në veçanti, në nivelin e

rregullimeve të aktivitetit bankar, rregullimi komunitar i sipërmarrjeve dhe i “shërbimeve të

investimit”, hyn në ato iniciativa që ka si qëllim të realizojnë liritë themelore dhe garantimin e

mbrojtjes së investitorëve dhe, njëkohësisht, të favorizojë, me krijimin e kushteve të ngjashme,

konkurencën e nderëshme midis sipërmarrjeve.

Konstatojmë se në lidhje me corporate governance, transparenca dhe pergjegjësia janë parime që

kanë të bëjnë me tregun e pasurive të luajtshme, parime që mund të konsiderohen gjerësisht të

pranueshme. Interesat e përfshira në këtë fushë të së drejtës komunitar, do të konsiderohen vetëm

në kuptimin formal, nëse nuk mbahet parasysh roli i bankës universale edhe në sektorin e

ndërmjetësimit financiar, apo transparenca dhe përgjegjësia që janë vlera tepër të rëndësishme, për

t’u mbrojtur, por në një farë mënyre mbeten aspekte “teknike” në lidhje me kuptimin më të

përgjithshëm të tërësisë së kompetencave që përcaktojnë fushën e financimit të sipërmarrjeve si

dhe atë të ndërmjetësimit të pasurive të luajtshme, rëndësia e vlerave kryesore të të cilave i takon

sistemit bankar.

Kostatojme se, zgjedhja në favor të modelit “të bankës universale” i jep një fuqi të madhe sistemit

bankar, një peshë me të vërtetë të madhe kundrejt sektorit të sipërmarrjeve jo – financuese. Një

zgjedhje e tillë nuk mund të jetë e përshtatëshme, duke u bazuar në këtë ekperiencën e sw drejtës

gjermane në këtë fushë. Një përgjegjësi e tillë është marrë parasysh edhe në lidhje me sistemin e

barazpeshimit, domethënë një barazpeshim i përshtatshëm në planin e tërësisë së sipërmarrjeve

bankare. Në lidhje me këtë duket sikur legjislatori komunitar e ka parë si të përshtatshme

barazpeshimin në drejtën komunitare për mbrojtjen e konkurencës.

Duke konkluduar për këtw çështje mendojmë se, modeli komunitar i corporate governance

parashikon një prezencë të fortë të bankave tek të drejtat mbi pasurinë dhe në përgjithësi tek

Page 122: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

109

zgjedhjet që bëjnë sipërmarrjet industriale dhe një barazpeshim që kontribon drejtë në

konkurencën midis vetë bankave. Shumëllojshmëria e aktiviteteve në sistemin bankar fiton një rol

të veçantë jo vetëm në kuadrin e përgjithshëm të mbrojtjes së konkurencës në treg, por edhe, si

barazpeshim specifik në përcaktimin e kuadrit të kompetencave të bankave.

Konstatohet se, sipas interpretimit të paraqitur nga parimet e së drejtës komunitare, konkurenca në

sektorin bankar ka një rol të rëndësishëm që meriton një mbrojtje të kujdesshme dhe të

vazhdueshme dhe se zhvillimet e rregullimeve ligjore në këtë fushë në shtete të ndryshme

europiane nuk mund të mos shihen duke pasur parasysh pasojat jo vetëm në sektorin bankar (pasoja

direkte), por edhe në sistemin e përgjithshëm të sipërmarrjeve (pasojat e ndërmjetëme).

4.7 Plani i veprimit për modernizimin e së drejtës së shoqërive

Komisioni ka parashikuar një Plan për modernizimin e së drejtës së shoqërive dhe të drejtimit të

shoqërive, duke treguar prioritetet, afatshkurtra (2003 – 2005), afat mesme (2006 – 2008) dhe

afatgjata (nga 2009 dhe në vazhdim).

Në bazë të kësaj iniciative, duhet theksuar se, ështw përpjekja që Bashkimi Europian po bënë në

këtë fushë me qëllim të përkufizojë një përafrim sa më specifik të bazuar në traditat kulturore dhe

sipërmarrëse të saja, për miratimin e normave të shëndosha të qeverisjes së shoqërive dhe që

frymëzohen sipas parimit të mirëbesimit, e cila mund të çojë edhe në rishikime rregullash të së

drejtës së shoqërive në nivel ndërkombëtar. Kur flasim për nivelin ndërkombëtar dhe nevojës së

nxjerrjes së rregullimeve të diktuara nga raportet e mirëbesimit, kemi parasysh zhvillimet në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë skandalit të shumë shoqërive në fushën e administrimit dhe

të llogarive financiare, siç mund të përmendet skandali i shkaktuar nga Enron dhe WorldCom.

Këto skandale nxitën ligjëvënsin në Shtete e Bashkuara që të miratonin dhe implementonin Aktin

Sarbanes – Oxley, miratuar në 30 korrik 200299, akt i cili ju është përgjigjur në mënyrë të shpejtë

skandalit dhe problematikave që nxori situata, përsa i përket transparencës, përgjegjësisë dhe

mbajtjes së llogarive në shoqëritë publike, por dhe atyre private. Kryesisht theksi vihet tek roli dhe

natyra juridike e vendimarjes së organeve kryesore të shoqërive.

99 Akti i Sarbanes-Oxley i vitit 2002 (Pub.L. 107-204, 116 Stat. 745, miratuar më 30 korrik 2002), gjithashtu i njohur

si "Reforma e Kontabilitetit të Kompanisë Publike dhe Akti për Mbrojtjen e Investitorëve" (në Senat) dhe "Korporata

(në Dhomë) dhe më shpesh i quajtur Sarbanes-Oxley, Sarbox ose SOX, është një ligj federal i Shteteve të Bashkuara

që përcakton kërkesa të reja ose të zgjeruara për të gjitha Këshillat dhe Bordet e kompanive publike amerikane, përsa

i përket menaxhimit dhe kontabilitetit publik të shoqërive. Ekzistojnë gjithashtu një numër dispozitash të Ligjit që

zbatohen edhe për shoqëritë private.

Page 123: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

110

Objektivat e arritura kanë të bëjnë kryesisht më forcimin e të drejtave të aksionarëve, rritjen e

mbrojtjes së nëpunësve dhe të kreditorëve dhe për arritjen e efikasitetit dhe konkurencës së

sipërmarrjeve.

Konstatojmë se, modeli komunitar është ende i pakompletuar. Direktivat e miratuara, edhe nëse

ndihmojnë për të përcaktuar një model të bazuar mbi kërkesat themelore të mbrojtjes së

autonomisë pasurore të shoqërive, mbi integritetin e kapitalit shoqëror, mbi informimin dhe

besimin mbi vlefshmërinë e akteve të shoqërisë, nuk i japin dot zgjidhje pyetjeve kryesore teknike

për harmonizimin e parë të sistemit të garancisë lidhur me raportin midis shoqërisë dhe të tretëve.

Në kundërshtim me këtë, mosmiratimi i direktivave në fushën e organizimit të brendshëm të

shoqërive e bën modelin komunitar të mangët për referime thelbësore normative për sa i përket

raportit midis ortakëve dhe administratorëve dhe bashkëpërcaktimeve të mundshme të interesave

shoqërorë dhe social, dhe për më tëpër, në pritje të rregullimeve të grupit të shoqërive, modeli

mbetet pa referime të përshtatshme edhe për të dhënat themelore të ativeve pasurore të shoqërisë.

Mendojmë se një përcaktim më i mirë i modelit mund të arrihet me plotësimin e “Planit të

veprimit” të paraqitur nga Komisioni, në 2003, në përgjigje të kërkesave të modernizuara të

rregullave të paraqitura, në 2002, në relacionin përfundimtar të “grupit të nivelit të lartë të

ekspertëve të së drejtës së shoqërive” i caktuar nga Komisioneri Bolstein në shtator të 2001 dhe i

kryesuar nga professor Jaap Winter (raporti përfundimtar i datës 4 nëntor 2002 dhe u propozua me

titullin e “Një kuadër normativ modern për të drejtën e shoqërive në Europë”). Plani i veprimit

paraqitet në komunikimin e 21 majit 2003 të Komisionit para Këshillit dhe Parlamentit Europian”

(me titullin “Modernizimi i së drejtës tregtare dhe forcimi i qeverisjes tregtare në Bashkimin

Europian – Një plan për zhvillim”.

Gjithashtu, për të përkufizuar modelin komunitar të corporate governance shërben në një farë

mënyre edhe statuti i “Shoqërisë europiane (SE)”, miratuar me rregullimet e Këshillit të datës 8

tetor 2001.

S.E. përfaqëson një tip të ri shoqërie aksionare “në nivelin europian” – ku themelimi pranohet

“përkrah shoqërive të së drejtës kombëtare”. Ky është një instrument i përpunuar nga legjislatori

komunitar deri sa sipërmarrjet mund të “projektojnë dhe vënë në veprim organizimin e aktviteteve

të tyre në nivelin komunitar”. Duke qëndruar në këtë pikë ripropozimi prej direktivave të shoqërive

për sa i përket rregullave themelore (në fushën e publikimit, vlefshmërisë së akteve, kapitalit

tregtar, kontabilitetit) janë të aplikueshme edhe për SE. Por lloji i ri tregtar karakterizohet

padyshim nëpërmjet kalimit në legjislacionin kombëtar (ku dhe ndodhet selia e shoqërisë), por nuk

mungojnë, zgjidhjet e veçanta, të të njëjtit tip, dhe zgjidhje të tilla, për arsye të natyrës së veçantë

të aktit normativ me të cilin është miratuar “statuti” (rregullorja), shërbejnë për të gjetur profile

specifike të modelit komunitar në lidhje me organizimin dhe funksionimin e shoqërive të kapitalit.

Në veçanti, duhet evidentuar mbi të gjitha se legjislatori komunitar, duke pasur parasysh se duhet

“të lejojë një administrim dhe funksionim efikas të SE, duke garantuar në të njëjtën kohë një

Page 124: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

111

kontroll të kujdesshëm” dhe të lejojë SE që të zgjedhin midis “dy sistemeve të ndryshme mbi të

cilin është ngritur administrimi i shoqërive aksionare” në hapësirën komunitare, ka treguar në çdo

rast një zgjidhje që parashikon “një caktim kufijsh të qartë midis përgjegjësisë së personave që

merren me administrimin dhe atyre që merrem me mbikqyrjen”. Në këtë kuadër duhen lexuar

dispozitat e rregullores që parashikojnë përbërjen dhe kompetencat e organit të drejtimit ose

organit të mbikqyrjes, në sistemin me dy nivele dhe të organit të administrimit në sistemin me një

nivel (të njohura edhe nga LSHT) dhe për funksionimin e vetë organeve ose dipozitat që

rregullojnë kompetencat dhe rregullat e funksionimit të asamblesë së përgjithshme etj.

Me statutin e SE kanë gjetur më në fund hapësirë, ato elementë tipik të llojit tregtar, interesat e

punonjësve, ku legjislatori komunitar (në kuptim të direktivës 2001/86/CE të Këshillit, e 8 tetorit

2001, bashkëngjitur Regjistrit të SE) ka si qëllim që të sigurojë “të drejtën e përfshirjes…për sa i

takon problemeve dhe vendimeve që ndikojnë në jetën e SE”. Ky lloj modeli është frymëzuar nga

legjislacioni gjerman, i cili është shumë sensitiv përsa i përket përfshirjes së të punësuarve. Këtë

qasje ka patur dhe legjislacioni shqiptar me ligjin e vjetër të 1992, në të cilin parashikohet detyrimi

që një e treta e anëtarëve të Këshillit Mikqyrës të ishin nga stafi i punonjësve të shoqërisë. Ky

detyrim nuk parashikohet në ligjin e ri të 2008. Në vend të tij është parashikuar një këshill i të

punësuarve, i cili konstatojmë se nuk është i detyrueshëm për tu krijuar.

4.8 Drejtimi i shoqërive sipas Modelit Komunitar.

E derjta komunitare, e “Drejtimit të shoqërive” (ose sistemi me të cilin shoqëritë

administrohen dhe kontrollohen) nuk është objekt i një kodi europian por i një numri të kufizuar

normash themelore dhe i një koordinimi të përshtashëm të rregullimeve ekzistuese kombëtare.

Krahas krijimit të një “Forumi Europian mbi drejtimin e shoqërive”, i krijuar për t’i dhënë shtysë

koordinimit dhe harmonzimit të rregullimeve kombëtare, aplikimit të tyre dhe kontrollit të

zbatimit të tyre, janë përcaktuar ndërhyrjet normative të mëposhtme:

- Paraqitja e një deklarate vjetore mbi drejtimin e shoqërive. Shoqëritë me anëtarësi duhet

të përfshijnë në dokumentet vjetore një deklaratë të qartë dhe detajuese lidhur me elementët

themelorë të strukturës së tyre dhe të praktikës së tyre të drejtimit të shoqërive.

- Përpunimin e një kuadri legjislativ që ka si qëllim të lehtësojë aksionarët në ushtrimin e

një sërë të drejtash (e drejta për të ngritur çështje për diskutim, për të paraqitur vendime, për të

votuar pa qenë prezent në asamblenë e përgjithshme, kjo nëpërmjet mjeteve elektronike, etj.), por

duke zgjidhur specifikisht problemin e lidhur me ushtrimin e së drejtës së votës edhe pa qenë

prezent, pra jashtë kufijve të vendit në të cilën ndodhet selia e shoqërisë.

- Promovimin e rolit të administratorëve (për shkak të privimit ndonjëherë nga detyra

ekzekutive) dhe të anëtarëve të këshillit të mbikqyrjes (në lidhje me pavarësinë e tyre).

Page 125: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

112

- Rregulla të plota të shpërblimit të administratorëve.

Për më tepër, Plani i veprimit parashikon iniciativa të tjera të ndryshme në fushën e drejtimit të

shoqërive, me anë të arritjeve të mëposhtme: sigurimi i një informacioni më të mirë mbi rolin e

investuesve institucional në drejtimin e shoqërive; vënien në zbatim të parimit të proporcionalitetit

ndërmjet kapitalit dhe kontrollit; ofrimin e mundësisë së shoqërive me anëtarësi për të zgjedhur

midis një sistemi drejtimi me një nivel dhe atij sistemi me dy nivele; rritjen e përgjegjësive të

administratorëve për informacione të rëndësishme jo financiare.

Në lidhje me këto ndërhyrje janë miratuar në afate të mesme këto rekomnadime :

- Rekomandimi i Komisionit i datës 14 dhjetor 2004 lidhur me promovimin e një regjimi

të përshtatshëm për sa i përket pagesave të administratorëve të shoqërive me anëtarësi, për t’u

siguruar aksionarëve transparencë dhe ndikim më të madh dhe informacion të detajuar mbi pagesat

individuale;

-Rekomandimi i Komisionit i datës 15 shkurt 2005 mbi rolin e administratorëve pa detyra

ekzekutive apo të anëtarëve të këshillit të mbikqyrjes të shoqërive me anëtarësi dhe mbi rolin e

bordin të këshillit të administrimit apo të mbikqyrjes, i cili parashikon, në veçanti, standarte

minimale për sa i përket krijimit, përbërjes dhe rolit të komisionit për emërimet, të komisionit për

caktimin e shpërblimeve dhe të komisionit të auditimit, që shtetet anëtare duhet të zbatojnë, të

paktën mbi bazën e parimit “respekto ose shpjego”(“comply or explain”), në bazë të të cilit sjelljet

që devijojnë nga standartet e përcaktuara duhet të jenë të argumentuara.

4.9 Ruajtja dhe ndryshimet e kapitalit, përgjegjësia e organeve të administrimit

Çështja e kapitalit të shoqërive si dhe e ruajtjes së tij është shumë e rëndësishme si përsa i përket

vetë jetës së shoqërisë ashtu dhe rolit që kanë organet e drejtimit të shoqërisë në lidhje me

funksionin e dytë atë të ruajtjes së tij. Komisioni, duke u rezervuar shteteve anëtare të drejtën për

të propozuar një regjim alternativ, opsional, jo të bazuar mbi konceptin e kapitalit të shoqërisë, ka

mbështetur domosdoshmërinë për të thjeshtuar Direktivën e Dytë të Shoqërive, për të promovuar

efikasitetin dhe konkurencën e sipërmarrjeve pa rrezikuar mbrojtjen e aksionarëve dhe të

kreditorëve.

Komisioni faktikisht ka paraqitur një propozim për të ndryshuar Direktivën e dytë të shoqërive, që

parashikon një moszbatim pjesërisht të normave (për shembull në lidhje me kontributin në natyrë,

blerjen e aksioneve të veta, apo kufizimin/heqjen e të drejtave të zgjedhjes që u japin aksionarëve

të shoqërisë një të drejtë parablerjeje mbi emetimet e reja të aksioneve) dhe parashikimin e së

drejtës së blerjes (squeeze – out), e cila i lejon mbajtësit që zotërojnë kapital mazhoritar të

detyrojnë aksionarët e minorancës, për t’i shitur pjesët e tyre me një çmim të drejtë, dhe të drejtën

Page 126: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

113

e shitjes (sell – out) që do i lejonin aksionarëve të minorancës të detyrojnë mbajtësit që zotërojnë

kapital mazhoritar për të blerë pjsët e tyre me një çmim të drejtë.

Konstaotjmë se, komisioni konsideron se grupet e sipërmarrjeve, që janë strukturat më të

përhapura në pjesën më të madhe të shteteve anëtare, përfaqësojnë një mënyrë të ligjshme për të

bërë aktivitet tregtar, por mund të paraqesin rrezik për aksionarët dhe kreditorët. Një transparencë

më e madhe mund të kontribuojë në zvogëlimin e rreziqeve të tilla. Iniciativat në lidhje me

përmirësimin e informacionit financiar dhe jo financiar të publikuara nga grupet e shoqërisë

përbëjnë një prioritet afat shkurtër. Iniciativa të tilla do të finalizonin sigurimin e një informacioni

më të mirë mbi strukturën e grupit dhe mbi lidhjet ndërmjet grupeve, si dhe mbi situatën financiare

të shoqërive të ndryshme, pjesë të grupit. Siç dihet tashmë detyrimet e publikimit dhe sigurimit të

informacionit mbeten në përgjegjësi të organit të administrimit të shoqërisë. Plani i veprimit

parashikon një normë kuadër që u jep të drejtën drejtuesve të një sipërmarrje, pjesë e një grupi të

realizojë një politikë grupi të koordinuar, duke nënvizuar gjithashtu nevojën e një veprimi kundër

abuzimeve të strukturave piramidale, të përcaktuara nga grupi i nivelit të lartë të ekspertëve të së

drejtës së shoqërive si zinxhir shoqërish me anëtarësi në të cilin aktivet unike dhe kryesore

përfaqësohen nga një pjesëmarrje në një shoqëri tjetër më anëtarësi.

Page 127: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

114

KAPITULLI V

V. Riorganizimi i shoqërive – çështje të përgjithshme të qëverisjes dhe administrimit

5.1 Aspektë të përgjithshme të riorganizimit

Ku flitet për riorganizim të shoqërive tregtare kuptohet një operacion i cili synon të ndryshojë

situatën ekonomike të një shoqërie që nevojitet të ndryshojë strategjinë ekonomike të saj. Kryesisht

kur flitet me termin riorganizim nënkuptohet ristrukturimi i një shoqërie me situatë të vështirë

financiare, e cila mund të jetë në prag falimentimi. Megjithatë, jo gjithmonë riorganizimi është i

lidhur me situatën e vështirë financiare të një subjekti. Në të shumtën e rasteve, riorganizimi mund

të diktohet nga nevojat e reja për të zvilluar më tej aktivitetin e shoqërisë apo për të zgjeruar degë

të reja prodhimi apo diktohet nga faktorë të jashtëm që kanë të bëjnë me situatën dhe zhvillimet e

tregut.

Në një kuptim më të ngushtë me riorganizim të shoqërive mund të nënkuptohet dhe ristrukturimi

i brendshëm i shoqërisë, mënyra e organizimit të drejtorive, departamenteve, njësive për të bërë

më funksionale dhe të dobishme vetë shoqërinë dhe aktivitetin e ushtruar prej saj. Në përgjithësi

riorganizimi sipas këtij kuptimi nuk është një çështje që i përket të drejtës tregtare, por rregullave

të brendshme të një shoqërie që ndikohen nga mënyra e operimit të tregut.

Riorganizimi i shoqërisë në aspektin që i intereson qëllimit të kësaj teme mund të jetë në tre forma

të ndryshme që janë

- Bashkimi i shoqërive;

- Ndarja e shoqërive, dhe

- Shndërrimi i shoqërive

Të tre këto lloj riorganizimesh të shoqërive tregtare, kanë si synimin kryesor ndryshimin e

strategjisë, por proçedurat dhe pasojat juridike janë të ndryshme për secilën formë të riorganizimit.

Bashkimi i shoqërive - Bashkimi i shoqërisë është një term që i referohet një mënyrë të kombinimit

të shoqërive të ndryshme ose të ngjashme që ka për qëllim zhvillim dhe rritje të shpejtë të sektorit

të ekonomisë dhe në rajonin në të cilin operojnë këto shoqëri, apo në zgjerimin e sektorëve të

ekonomisë në të cilën do të operojë shoqëria apo në zgjerimin gjeografik të saj, pa qenë e

nevojshme që të krijohen shoqëri të reja, filiale apo kontrata joint-venture, bashkime të

përkohshme.

Bashkimi i shoqërive mund të përkufizohet si unifikimi i dy aktorëve në një entitet të vetëm.

Bashkimi i dy shoqërive në një të vetme mund të bëhet me përthithje, që nënkupton se njëra shoqëri

Page 128: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

115

që është përthithëse do të jetë ajo që i mbijeton proçesit të bashkimit. Ndërkohë që mund të ketë

dhe bashkim të dy shoqërive në një shoqëri të re që krijohet nga e para.

Në mënyrë që të mund të realizohet një operacion bashkimi shoqërish, duhet të plotësohen disa

kritere kryesore që janë:

- transferimi i të gjitha pasurive shoqërisë që do të dalë nga bashkimi;

- transferimi i të gjitha të drejtave dhe detyrimeve tek shoqëria që do të dalë nga bashkimi.

- ortakët e shoqërive që marrin pjesë në bashkim do të përfitojnë pjesë në kapitalin e

shoqërisë së bashkuar.

- Shoqëria që del nga bashkimi do të jetë përgjegjëse për të gjitha detyrimet kundrejt

kreditorëve të shoqërive të përthithura.

Disa arsye që i çojnë shoqëritë në realizimin e operacioneve të tilla si bashkimi janë nga më të

ndryshmet, por më kryesoret mund të përmenden si më poshtë:

- Hyrja në treg nëpërmjet një marke të njohur tashmë;

- Përfshirja në një pjesë të re të tregut;

- Eleminimi i konkurencës;

- Reduktimi i detyrimeve tatimore apo shpenzimeve të tjera të dyfishta;

- Rritja e kredibilitetit nëpërmjet kompesimin të humbjeve të një shoqërie që bashkohet me

fitimet e shoqërisë tjetër pjesmarrëse në operacion;

- Prishjen pa likuidim të shoqërive të përthithura.

Bashkimi i shoqërive në fjalorin e së drejtës tregtare mund të jetë dy llojesh, bashkim ose bashkim

me përthithje. Bashkimi i thjeshtë nënkuptom unifikimin e dy ose më shumë shoqërive në një

shoqëri të re, çka do të sjellë si pasojë prishjen pa likuidim të shoqërive që marrin pjesë në të dhe

krijimin e një shoqërie të re. Shoqëria e re që krijohet në një rast të tillë do të trashëgojë të gjitha

pasuritë, por dhe të drejtat e detyrimet e shoqërive që marrin pjesë në bashkim dhe në mendimin

tonë rrjedhimisht trashëgon dhe historikun e shoqërive si pasojë logjike e operacionit.

Për këtë arsye në shumicën e rasteve aplikohet bashkimi me përthithje, operacion sipas të cilit një

ose më shumë shoqëri përthithen nga një shoqëri ekzistuese. Në një rast të tillë shoqëritë që

përthithen do të prishen pa likuidim dhe do të vazhdojë ekzistecën e saj shoqëria përthithëse. Po

kjo shoqëri do të trashëgojë të gjitha pasuritë dhe të drejtat e detyrimet e shoqërive të përthithura.

Bashkimi me përthithje realizohet për të fuqizuar dhe më shumë një shoqëri e cila vepron dhe është

e sukseshme në treg dhe në këtë mënyrë ruhet dhe emri i mirë i saj.

Në të dyja rastet e bashkimit sipas të drejtës tregtare, janë disa modalitete që duhet të respektohen

dhe ka disa pasoja ekonomike dhe juridike që rrjedhin prej këtij operacioni. Në mënyrë që të

realizohet një operacion bashkimi duhet që shoqëritë të parashikojnë në statutet e tyre dispozita që

Page 129: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

116

mundësojnë një operacion të tillë, të cilat në asnjë rast nuk duhet të vijnë në kundërshtim me

dispozitat ligjore përkatëse të ligjit tregtar. Mbikqyrja e realizimit të një operacionit të tillë është

detyrë si e organit më të lartë vendimmarrës, që siç do e shpjegojmë më poshtë merr të gjtha

vendimet e rëndësishme të këtij proçesi, por dhe e organit administrativ, i cili ka për detyrë të

përgatisë të gjithë strategjinë, dokumentacionin dhe raportet përkatëse për ortakët, në mënyrë që

bashkimi të jetë i vlefshëm dhe të mos cënojë si raportet e ortakëve në shoqëri ashtu dhe të drejtat

e të tretëve.

Bashkimi, qoftë i thjeshtë qoftë me përthithje, realizohet me dy faza dhe për çdo fazë do të jepet

pëlqimi i ortakëve që përfaqësojnë minimalisht ¾ e kapitalit të secilës shoqëri pjesmarrëse në

operacion. E rëndësishme në këtë procës është dhe respektimi i modaliteteve të publikimit të

operacionit të bashkimit, si një mjet mbrojtës dhe i të drejtave të kreditorëve të shoqërive

pjesmarrëse në operacion. Përgjegjës për këtë publikim është organi administrativ i shoqërisë, i

cili në bazë të ligjit dhe autorizimit të marrë nga ortakët, duhet të proçedojë me publikimin e atyre

të dhënave minimale të detyrueshme nga ligji. Pasojat ekonomike që ka bashkimi me përthithje

është prezantimi i një shoqërie më të kompletuar dhe të fuqishme në aspektin financiar me një

strategji ekonomike më të plotë. Nga ana tjetër me bashkimin mënjanohet detyrimet tatimore e

fiskale, të cilat tashmë nuk do të përballohen nga shumë subjekte por vetëm nga një. Ndërsa pasoja

juridike e bashkimit rezulton në prishje të shoqërive pjesmarrëse në bashkim, të cilat nuk do të

kalojnë një proçedurë të gjatë dhe të kushtueshme likuidimi. Ndërsa shoqëria që del nga bashkimi

do trashëgojë ligjërisht jo vetëm pasuritë e shoqërive, por dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre. Në

këtë mënyrë ajo do të jetë pasuese e shoqërive të bashkuara dhe do të përgjigjet ndaj çdo kreditore

të tyre në mënyrë të pakufizuar.

Por bashkimi është një proces i rregulluar jo vetëm nga ligji tregtar, por dhe në aspektin e të drejtës

për mbrojtjen e konkurencës. Në këtë aspekt bashkimi i shoqërive ka një tjetër ndarje dhe

klasifikim, që lidhet kryesisht me efektet e operacionit në proçesin e prodhimit. Llojet e bashkimit

në prizmin e konkurencës në treg kategorizohet si më poshtë:

- Bashkim horizontal – një operacion që synon bashkimin e dy ose më shumë shoqërive të

cilat prodhojnë ose ofrojnë të njëjtin shërbim në treg ose prodhojnë apo ofrojnë shërbime

të cilat konkurojnë apo zëvendësojnë drejtpërdrejt njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, shoqëritë

pjesmarrëse në bashkim kanë objekte të ngjashme veprimtarie dhe operojnë në të njëjtin

sektor të ekonomisë;

- Bashkim vertikal – një operacion që synon integrimin e nëndarjeve të ndryshme të të njëjtit

sektor të ekonomisë në një të vetëm. Në rastin kur një ose më shumë shoqëri janë furnizues

të mallrave dhe/ose shërbimeve të rëndësisë së veçantë për një shoqëri tjetër që del me një

produkt përfundimtar në treg, atëherë bashkimi i këtyre shoqërive konsiderohet bashkim

vertikal. Një bashkim i tillë sjell rritjen e kontrollit të cilësisë së produktit përfundimtar nga

Page 130: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

117

ana e furnizuesit. Si i tillë ai ka një efekt ekonomik dhe përmirëson fitimet që duhet të japë

produkti përfundimtar

- Bashkim i kombinuar – është ai operacion që synon bashkimin e dy ose më shumë

shoqërive të cilat operojnë në sektorë të ndryshmë të ekonomisë apo ndarje të ndryshme të

tregut të cilat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Ky lloj bashkimi synon të zgjerojë

pjesmarrjen e shoqërisë që do të rezultojë nga bashkimi në treg.

Në aspektin e të drejtës së konkurencës, operacioni i bashkimit me përthithje i nënshtrohet një

vlerësimi të pasojave ekonomike dhe juridike të mund të ketë ky bashkim në treg dhe në përfundim

pasojat që do të ketë mbi konsumatorin përfundimtar. E drejta për mbrojtjen e konkurencës

parashikon një proçedurë vlerësimi dhe miratimi të një operacionit të bashkimit, i cili është mjaft

i komplikuar dhe që kryesisht përfshin aspeketet ekonomike të bashkimit.

Siç e pamë më sipër operacioni i bashkimit të shoqërive mund të trajtohet si në këndvështrimin e

të drejtës tregtare dhe atë të mbrojtjes së konkurencës. Në këtë operacion, roli i organit më të lartë

vendimmarrës është në miratimin e proçedurës dhe të efekteve që ajo do të sjellë, kjo pasi organi

administrativ ka ardhur me një propozim të tillë dhe njëkohësisht ka përgatitur dhe paraqitur

përpara asamblesë, të gjitha detajet e operacionit përkatës. Është organi administrativ përgjegjës

për të vlerësuar nëse një operacion i tillë është me leverdi për shoqërinë, dhe të vlerësojë raportet

me të tretët, kryesisht kreditorët, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe që të sjellë në përfundim një

operacion të vlefshëm në këndvështrimin e ligjit.

Ndarja e shoqërive - Në disa raste një shoqëri, e cila ka një objekt veprimtarie mjaft të zgjeruar

mund të ketë vështirësi të mëdha në operimin me sukses dhe nevoja për një veprim të pavaruar të

degëve të saj të aktivitetit mund të jetë zgjidhje e problemeve të saj. Vështirësitë e operimit mund

të jenë rezultat i barrierave hyrëse apo ndaluese që mund të veprojnë në treg të zbatuara nga ana e

autoriteve shtetërore100. Në shumë shoqëri proçesi i nisjes së vlerësimit të funksionimit të tyre

mund të bëhet nëpërmjet një përkufizimi formal të organizmit. Por duke u nisur nga përmasat e

shoqërisë, organizimi formal mund të rezultojë në ndarjen e saj në nivele të ndryshme operimi. Ky

proçes mund të ndihmojë në krijimin e entiteteve të reja, të cilat mund të kenë lehtësira operimi në

treg dhe mund të kenë rezultat më të madh në hedhjen në mënyrë të pavarur të një produkti

përfundimtar në treg.

Ndarja e shoqërive mund të përkufizohet si një veçim-ndarje e një shoqërie në dy ose më shumë

shoqëri të tjera, në mënyrë të tillë që nuk sjell nevojën e krijimit të degëve apo filialeve të reja, por

mund të rezultojë në krijimin e entiteteve të reja. Sipas legjislacionit tonë dhe siç do shpjegohet

me poshtë, shoqëria që ndahet nuk mund të mbijetojë, ajo duhet patjetër të prishet pa likuidim. Por

100 Këtu sjellim në vëmendje barrierat e vendosura nga ligji për Mbrojtjen e Konkurencës apo rregullime të ngjashme,

të cilat për shkak të kontrollit të vazhdueshëm dhe kufizimeve që mund të vendosin, e bëjnë të vështirë jetën e

shoqërisë.

Page 131: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

118

debati që lind në këtë rast ka të bëjë me historikun e shoqërisë të ndarë dhe të prishur pa likuidim.

A do të mbijetoj ky historik te shoqëritë pasardhëse apo ky historik humbet. Në këtë kuadër ka dy

mendime të ndryshme, i pari që shoqëria e humbet historikun, por kjo e bën në vetvete të

padobishëm procesin e ndarjes, pasi në këtë mënyrë do ishte më e lehtë ndoshta krijimi i një

shoqërie të re, ose transferimi i pjesshëm i aktivitetit ekonomik. Mendimi i dytë është që historiku

mbartet në shoqëritë e krijuara, sipas sektorëve që ato kanë përfituar. Ky mendim është më llogjik,

pasi duke përfituar bilancin, asetet, ortakët, dhe në mënyrë universale pasuritë e shoqërisë,

rrjedhimisht ke përfituar dhe historikun e saj.

Në mënyrë që të mund të realizohet një operacion ndarje shoqërish, duhet të plotësohen disa kritere

kryesore që janë:

- transferimi i të gjitha pasurive të shoqërisë tek shoqëritë që do të dalin nga ndarja, sipas

një raporti që do të bihet dakort mes ortakëve të saj dhe sipas nevojave që do të kenë

shoqëritë që do të rezultojnë nga ndarja, në varësi të objektit të veprimtarisë që do të ketë

secila;

- transferimi i të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të shoqërisë tek shoqëritë që do të dalin

nga ndarja sipas raporteve për të cilat do të bihet dakort paraprakisht dhe në funksion të

objektit të veprimtarisë që do të kenë shoqëritë që do të rezultojnë nga ndarja.

- ortakët e shoqërisë që ndahet do të përfitojnë pjesë në kaptialin e shoqërive që do të

rezultojnë nga bashkimi.

- Shoqëritë që do të jenë rezultat i ndarjes, sipas një raporti të rënë dakort paraprakisht do të

jetë përgjegjëse për të gjitha detyrimet kundrejt kreditorëve të shoqërisë së ndarë dhe në

çdo rast do të jenë përgjegjëse solidare për detyrimet e kësaj të fundit.

Disa arsye që i çojnë shoqëritë në realizimin e operacioneve të tilla si bashkimi janë nga më të

ndryshmet, por më kryesoret mund të përmenden si më poshtë:

- Përfshirja me entitete të veçanta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë;

- Eleminimi i konkurencës;

- Eliminimi i barrierave hyrëse në një sektor të ekonomisë;

- Rritja e funksionalitetit nëpërmjet ndarjes në njësi të pavarura që mund të jenë më

produktive dhe fitimprurëse në treg;

- Prishjen pa likuidim të shoqërisë e cila ndahet.

Sipas të drejtës tregtare, ndarja e një shoqërie mund të bëhet në dy ose më shumë shoqëri të reja,

të cilat do të krijohen nga e para dhe do të funksionojnë të pavarura në treg. ato mund të rezultojnë

të jenë dhe grup shoqërish, në varësi të mënyrës që do të përcaktohet për zotërimin e

kuotave/aksioneve për ortakët e shoqërisë së ndarë tek shoqëritë e reja.

Page 132: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

119

Për të realizuar një ndarje shoqërie, duhen të ndërmerren disa proçedura të parashikuara jo vetëm

nga aktet e shoqërisë por dhe nga ligji. Shoqëria duhet të marrë disa vendime nga ana e ortakëve

të saj që përfaqësojnë shumicën e kualifikuar. Njëkohësisht kërkohet përgatitja e disa dokumentave

shoqëruese, raporte të ekspertëve dhe deklarata të ortakëve që shoqërojnë vendimet e shoqërisë.

Për këto faza është përgjegjës, si dhe në rastin e bashkimit, organi administrativ i shoqërisë. Nga

ana tjetër duhet të përgatiten aktet e krijimit të shoqërive të reja që do të krijohen nga ndarja e

shoqërive. Në këtë kuadër duhet të kihen parasysh respektimi i kërkesave të publikimit të akteve

të përmendura më sipër, të cilat përveç njohjes nga publiku, kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e

interesave të kreditorëve të shoqërisë e cila do të ndahet.

Ashtu si dhe bashkimi, edhe ndarja mund të jetë subjekt i kontrollit nga ana e autoriteteve që

veprojnë në fushën e mbrojtjes së konkurencës. Në rastin e ndarjes, kontrolli do të bëhet për të

parë nëse ndarja krijon një kontroll nga i njëjti grup i të njëjtit nivel apo i nivele të ndryshme të

tregut në varësi të objektit të veprimtarisë së shoqërive që do të krijohen, pra nëse do të kemi një

veprim horizontal apo vertikal në treg. Në këtë mënyrë do të luftohen marrëveshjet që mund të

bëhen nga grupi i shoqërive të ndara si në nivel horizontal dhe atë vertikal, për të eleminuar në

këtë mënyrë monopolin në një sektor të ekonomisë.

Shndërrimi i shoqërive - Shndërrimi i shoqërisë është një ndryshim themelor i mënyrës në të cilën

operon një shoqëri në treg, qoftë kjo nëse do i duhet të lëvizë nga një sektor i ekonomisë në një

tjetër, qoftë nëse kjo do i duhet për të krijuar një strategji të re për mënyrën si operon në të njëjtin

sektor që ka qenë dhe më parë. Kjo mënyre e re që zgjidhet nga shoqëria për të operuar më tej

synon përmirësimin e shfrytëzimit të burimeve njerëzore apo në përqasjen me zhvillimet e reja

teknologjike çka do të rezultojnë në arritjen e qëllimeve afatgjatë të saj. Shndërrimi i shoqërive

mund të jetë rezultat dhe i barrierave hyrëse që mund të vendosen nga legjislatori për një sektor të

veçantë të ekonomisë.

Shndërrimi mund të përkufizohet si:

- Ndryshim i aparencës së shoqërisë, nëpërmjet përmirësimit të produkteve/shërbimeve që i

ofron konsumatorit;

- Ndryshimi i qëllimit që vjen si rezultat i një rivlerësimi të qëllimeve që duhen arritur duke

shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të gjitha llojet e burimeve apo duke afruar

bashkëpunëtor të rinj në këtë process;

- Ndryshimi i formës duke përmirësuar mënyrën e operimit dhe funksionimit të shoqërisë

nëpërmjet një fryme të re organizimi, strukture, proçesesh teknologjike, etj.

Në mënyrë që të mund të realizohet një operacion ndarje shoqërish, duhet të plotësohen disa kritere

kryesore që janë:

Page 133: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

120

- Të ketë kohë që ekziston dhe operon në treg, shoqëria e cila do të shndërrohet;

- Ruajtja e të njëjtit personalitet juridik, çka do të thotë ruajtja e të gjitha pasurive, të drejtave

apo detyrimeve të shoqërisë e cila shndërrohet.

- Shoqëria që shndërrohet do të vazhdojë të jetë përgjegjëse për të gjitha detyrimet e

shoqërisë së shndërruar ndaj kreditorëve të saj.

Arsyeja kryesore që i çon shoqëritë në shndërrim, përveç eleminimit të barrierave hyrëse në një

sektor të veçantë të ekonomisë, është dhe ruajtja e historikut, emrit apo markës së shoqërisë që

shndërrohet. Gjithashtu nëpërmjet shndërrimit shoqëria do të rrisë kredibilitetin, jo vetëm ndaj

autoriteve shtetërore që mund të imponojnë nëpërmjet rregullave të reja shndrrimin, por dhe ndaj

konsumatorëve të saj.

Sipas të drejtës tregtare, shndërrimi i një shoqërie mund të bëhet vetëm nëse kjo shoqëria ka

ekzistuar me parë dhe është efiçente në treg. Për të realizuar një shndërrim shoqërie, duhen të

ndërmerren disa proçedura të parashikuara jo vetëm nga aktet e shoqërisë por dhe nga ligji.

Shoqëria duhet të marrë disa vendime nga ana e ortakëve të saj që përfaqësojnë shumicën e

kualifikuar. Njëkohësisht kërkohet përgatitja e disa dokumentave shoqëruese, raporte të ekspertëve

dhe deklarata të ortakëve që shoqërojnë vendimet e shoqërisë, për të cilat është përgjegjës organi

i administrimit. Pra siç vihet re, ka ngjashmëri proçedure dhe me operacionet e bashkimit dhe

ndarjes. Në këtë kuadër duhet të kihen parasysh respektimi i kërkesave të publikimit të akteve të

përmendura më sipër, të cilat përveç njohjes nga publiku, kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e

interesave të kreditorëve të shoqërisë që shndërrohet.

Edhe shndërrimi si operacion mund të jetë subjekt i kontrollit sipas rregullave për mbrojtjen e

konkurencën. Kjo mund të jetë pasojë kur shndërrimi sjell shtrirjen në një sektor tjetër të

ekonomisë dhe vlerësimi i operacionit bëhet në kuadër të ruajtjes së konkurencës në të gjitha

nivelet si dhe për të luftuar monopolin e mundshëm.

Siç e përmendëm më sipër, riorganizimet e shoqërive kryhen nëpërmjet bashkimit me një shoqëri

tjetër, nëpërmjet ndarjes në dy apo më shumë shoqëri të tjera ose nëpërmjet shndërrimit të formës

ligjore, me kusht që shoqëritë përpara riorganizimit të kenë qënë të regjistruara të paktën për një

vit në Regjistër tregtar. Riorganizmi i shoqërive karakterizohet nga ndryshime rrënjësore në

përbërjen, strukturat dhe funksionimin e organeve drejtuese të shoqërisë. Si rrjedhojë çështje të

rëndësishme që kanë të bëjnë me shoqërinë, ortakët/aksionarët dhe grupet e interest trajtohen në

mënyrë të kujdesshme nga ligji për të evituar që ato të mbeten zbuluar në periudhat e tranzicionit.

Të treja proçeset e përshkruara më sipër do të detajohen si më poshtë, duke specifikuar dhe detyrat

që i ngarkohet secilit organ drejtimi dhe administrimi të shoqërisë tregtare.

Page 134: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

121

5.2 Bashkimi i shoqërive dhe karakteristikat e saj

Riorganzimi i shoqërive të kapitalit

Ligji “Për Tregtarët dhe shoqëritë tregtare” rregullon në mënyrë të detajuar riorganizimin e

shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe atyre aksionare, në pjesën X të tij, nenet 214 e në

vazhdim.

Bashkimi i shoqërive realizohet në dy mënyra:

1. Bashkimi me përthithje;

2. Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re.

5.2.1 Bashkimi me përthithje:

Një nga mënyrat më të zakonshme dhe më të përdorura në praktikë për bashkimin e shoqërive,

është bashkimi më përthithje. Synimi kryesor në të tilla raste është mbrojtja e aksionarëve/ortakëve

dhe kreditorëve të përfshirë në bashkimin e shoqërive. Me qëllim që të sigurohet marrja e

vendimeve të mirëinformuara nga ana e aksionarëve apo ortakëve janë sanksionuar rregullat në

lidhje me përgatitjen e bashkimit të shoqërive siç janë hartimi i kushteve të bashkimit të shoqërive

nga organet administruese të shoqërive reciproke dhe vendimet e aksionarëve apo ortakëve. Këto

rregulla janë përcaktuar nga direktiva e tretë në të drejtën europiane për shoqëritë tregtare dhe janë

transpozuar më specifikisht në Ligjin Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë

Tregtare”, në kapitullin IX, neni 214 e në vijim i këtij ligji.

Bashkimi me përthithje, është një veprim juridik ku subjekte do të jenë shoqëritë që do të

përthithen dhe shoqëritë që përthithin. Shoqëritë e përthithura i transferojnë të gjitha aktivet dhe

pasivet e tyre në shoqëritë përthithëse dhe pastaj pushojnë së ekzistuari pa pasur nevojën e

proçedurës së likujdimit. Në shkëmbim të aktiveve (neto) të marra, shoqëria përthithëse u emeton

aksione aksionarëve të shoqërisë së përthithur (ose ju jep ortakëve pjesën përkatëse). Bashkimi i

shoqërive duhet të miratohet me shumicën e votave të aksionarëve/ortakëve të të dyja shoqërive,

si asaj përthithëse dhe asaj së përthithur. Si pasojë e këtyre veprimeve dhe pasi shoqëria e

përthithur pushon së ekzistuari dhe si rezultat i këtij veprimi, shoqëria përthithëse trashëgon

pozitën juridike të shoqërisë së përthithur.

Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re realizohet me anë të themelimit të një shoqërie

të re, tek e cila kalohen të gjitha aktivet dhe pasivet e shoqërive ekzistuese që bashkohen, në

këmbim të kuotave / aksioneve të shoqërisë së re. Shoqëria e re konsiderohet si shoqëri përthithëse.

Proçedura ligjore që ndiqet që ndiqet në të dyja rastet është e njëjtë, me dallimin që bashkimi i

shoqërive në një shoqëri të re kërkon që në fund të proçedurës së bashkimit, të ndiqet dhe proçedura

Page 135: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

122

e regjistrimit të shoqërisë së re në Regjistrin Tregtar pranë Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit

nëpërmjet përgatitjes së akteve të themelimit, në këtë rast detyrë e administratorit por që i

nënshtrohet miratimit dhe nënshkrimit nga aksionerët/ortakët.

Duhet pëmendur se bashkimi i shoqërive, duke qenë se prek kryesisht dy grupe interesi të

përfshira në këtë marrëdhënie, të cilët janë kreditorët e një shoqërie apo ortakët / aksionerët e saj,

mund të ndodhë që këto kategori dhe të kundërshtojnë bashkimin në rastet kur:

• Ata kanë dyshime mbi këmbimin e padrejtë të kuotave/aksioneve në disfavorin e tyre. Në

praktikë kjo është arsyeja kryesore për kundërshtimin e bashkimit nga ortakët / aksionerët;

• Ata dyshojnë mbi logjikën ekonomike të bashkimit të propozuar dhe mendojnë se shoqëria

do të operonte më mirë në treg, pa ndërthurjen e aktiviteteve tregtare të dy shoqërive;

• Ata i tremben pasojave negative të bashkimit të cilat mund të sjellin si pasojë edhe

ndryshime në shpërndarjen e të drejtave të votës ndërmjet ortakëve / aksionerëve, p.sh.,

nëse një ortak në pakicë zotëron 6% në shoqërinë përthithëse, por si pasojë e bashkimit,

kuota / aksioni i tij do të zvogëlohet në 3%.

• Ekziston rrezik që të mos kthehet kredia në kohë dhe afat apo të ketë humbje apo

zhvlerësim të ndonjë lloji tjetër.

Si pasojë e domosdoshme e bashkimit të shoqërive, të gjithë aksionarët e shoqërive që bashkohen

përfundojnë me zotërim të aksioneve në shoqërinë përthithëse. Aksionerët e shoqërisë së përthithur

marrin aksione të shoqërisë përthithëse në këmbim të aksioneve të tyre në shoqërinë e përthithur.

Kjo normalisht shtron pyetjen se si do të përcaktohet një raport sa më i drejtë dhe i arsyeshëm i

këmbimit të aksioneve.

Për aksionerët është shumë e rëndësishme që bashkimi i shoqërive të realizohet në bazë të një

raporti të drejtë dhe të arsyeshëm të këmbimit të aksioneve/kuotave. Kërkesat ligjore në proçesin

e bashkimit të shoqërive kuptohen si mjete drejt objektivit përfundimtar të sigurimit të një raporti

të drejtë dhe të arsyeshëm të këmbimit të aksioneve / kuotave. Instrumentet kryesore janë:

• Informimi i ortakëve / aksionerëve para bashkimit të shoqërive;

• Vlerësimi nga ekspertë të pavarur;

• Kushti i miratimit nga ana e ortakëve / aksionarëve e shumicë të kualifikuar votash;

• E drejta e shitjes së votës duke dalë nga shoqëria të aksionerëve / ortakëve të pakicës, të

cilët mund të kërkojnë që kuotat / aksionet e tyre të blihen nga shoqëria me çmimin e tregut.

Një tjetër çështje thelbësore që lind në lidhje me bashkimin e shoqërive është pasoja e këtij

bashkimi tek kreditorët e shoqërive të përfshira. Kreditorët e shoqërisë së përthithur mund të

mendojnë se humbasin debitorin fillestar të tyre. Detyrimet e shoqërisë së përthithur i transferohen

shoqërisë përthithëse, e cila tashmë është bërë pasardhëse e shoqërisë së përthithur në marrëdhëniet

e saj me të tretët. Tashmë kreditorët e shoqërisë së përthithur kanë pretendimet e tyre kundrejt

shoqërisë përthithëse. Megjithatë ata nuk kanë rënë dakord për këtë përthithje. Megjithëse të gjitha

Page 136: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

123

pasuritë e debitorit fillestar (shoqërisë së përthithur) të kreditorit i kanë kaluar debitorit të ri të saj

(shoqëria përthithëse), kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se risku i kreditorit nuk ka ndryshuar,

d.m.th është përkeqësuar nga pikëpamja ekonomike. Administratorët e shoqërive të përfshira në

operacion duhet të sigurohen dhe janë përgjegjës për publikimet përkatëse që kanë si synim

informimin e kreditorëve të shoqërive.

Proçedura që ndiqet për realizimin e bashkimit duhet të kalojë në dy faza kryesore

proçeduriale, të cilat njoftohen dhe regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Secila prej

këtyre dy etapave përmban veprime të tjera të rëndësishme proçeduriale.

Në aspektin proçedurial, bashkimi i shoqërive kryhet nëpërmjet vendimit të aksionerëve të

shoqërive respektive të cilët me shumicë vote miratojnë bashkimin me përthithje duke miratuar

Raportin e bashkimit të hartuar nga përfaqësuesit ligjorë (administratorët), të cilët kanë për detyrë

të hartojnë përveç raportit dhe një projekt-marrëveshje me shkrim.

Pra faza e parë101 fillon me hartimin e një projekt marrëveshjeje nga përfaqësuesit ligjore të

shoqërive që do të përfshihen në bashkim. Elementët e projekt-marrëveshjes që kërkon ligji janë

të tillë në mënyrë që hartimi i saj kërkon angazhimin e ekspertëve të fushës juridike dhe asaj

ekonomike. Ekspertët mund të jenë të punësuar të shoqërisë ose ekspertë të jashtëm të cilët duhet

të punojnë sipas udhëzimeve të administratorëve të shoqërisë të cilët udhëheqin negociatat për

termat e bashkimit. Projekt-marrëveshja e hartuar, duhet të përmbajë informacion dhe tu japë

përgjigje çështjeve të mëposhtme:

1. Emrat e regjistruar dhe selitë e shoqërive që marrin pjesë në bashkim;

2. Pranimi i palëve për kalimin e pasurive të secilës shoqëri që përthithet, në këmbim të

aksioneve apo kuotave të shoqërisë përthithëse;

3. Raporti i këmbimit të aksioneve apo kuotave dhe çdo shumë e pagueshme në para;

4. Kushtet e ndarjes së aksioneve apo kuotave në shoqërinë përthithëse;

5. Të drejtat, që rrjedhin nga aksionet e shoqërisë përthithëse;

6. Të drejtat që shoqëria përthithëse u njeh zotëruesëve të aksioneve ose kuotave apo të

drejtave të veçanta të shoqërive të përthithura apo çdo masë tjetër në favor të tyre;

7. Përparësitë e veçanta që u jepen adminstratorëve, anëtarëve të këshillit mbikqyrës apo

administrimit apo ekspertëve kontabël të autorizuar;

8. Pasojat që bashkimi do të ketë ndaj punëmarrësve e përfaqësuesëve të tyre, si dhe masat e

propozuara për to.

Projekt-marrëveshja e mësipërme është një kontratë, e cila përmban termat përfundimtarë që u

propozohen ortakëve / aksionarëve për miratim dhe nënshkrim. Këto terma mund të jenë teknike,

financiare dhe juridike dhe si pasojë jo domosdoshmërisht të thjeshta për t’u kuptuar nga ortakët

dhe aksionerët.

101 Neni 216 i ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, i ndryshuar.

Page 137: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

124

Për këtë arsye projekt-marrëveshja duhet të shpjegohet dhe zbërthehet për t’u kuptuar nga pronarët

e shoqërive që marrin pjesë në bashkim, aksionarë apo ortakë sipas rastit. Për këtë arsye, ligji

kërkon që administratorët e shoqërive që marrin pjesë në bashkim, të hartojnë një raport të

hollësishëm, ku të shpjegohet marrëveshja e bashkimit dhe të përshkruhen bazat ligjore dhe

ekonomike për të, raporti i shkëmbimit të aksioneve / kuotave apo të drejtave të veçanta,

vështirësitë që janë hasur në përllogaritjen e aksioneve / kuotave / të drejtave të veçanta me pjesët

e kapitalit të shoqërisë së re si dhe efekti i bashkimit tek punëmarrësit. Për arsyet e përmendura

më sipër në rast se kërkohet nga aksionarët apo ortakët e shoqërive në proçes bashkimi, këta të

fundit duhet të marrin një ekspert të pavarur të fushës për të çertifikuar termat e projekt-

marrëveshjes102. Eksperti mund të merret bashkarisht nga të gjitha shoqëritë në proçes bashkimi

ose dhe në mënyrë të pavarur nga secili prej tyre. Eksperti mund të mos merret nëse të gjithë

aksionarët / ortakët e kuptojnë dhe japin miratimin e tyre për projekt-marrëveshjen. Eksperti

caktohet me marrëveshje por në rast kontestimesh me kërkesë të përfaqësuesit ligjor të shoqërisë

mund të caktohet nga Gjykata. Ekspertët hartojnë një projekt ku shprehin vlerësimin e tyre të

pavarur mbi të gjitha çështjet e projekt-marrëveshjes që janë të rëndësishme për ortakët / aksionerët

e shoqërive në proçes bashkimi.

Me qëllim që aksionerët / ortakët, kreditorët dhe punëmarrësit e shoqërive në proçes bashkimi, të

njihen me projekt-marrëveshjen, kushtet e saj dhe ndikimin që do të ketë ky proçes riorganizimi

në të drejtat e tyre, duhet që projekt-marrëveshja të publikohet në faqen e internetit të shoqërive

dhe në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit, të paktën 1 muaj para datës së caktuar për mbledhjen

e asamblesë së përgjithshme e cila do të miratojë marrëveshjen. Publikimi në Qëndrën Kombëtar

e të Regjistrimit duhet të përmbajë këto dokumente:

1. Projekt-marrëveshjen;

2. Raportin e administratorëve mbi projekt-marrëveshjen;

3. Bilancet, raportet financiare dhe ato të ecurisë së veprimtarisë të shoqërisë për të paktën tre

vitet e fundit.

4. Raportin e ekspertit të pavarur në rast se ka.

Faza e dytë ka për qëllim miratimin e projektit të bashkimit nga asambletë respektive të shoqërive

që do të bashkohen. Mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve / Ortakëve thirren

duke respektuar dispozitat ligjore mbi njoftimin dhe informimin e aksionerëve / ortakëve. Përveç

dokumenteve të publikuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, çdo aksionar apo ortak i

shoqërive që marrin pjesë në bashkim, ka të drejtë të shqyrtojë llogaritë vjetore, përfshirë llogaritë

e konsoliduara, raportet për gjendjen dhe ecurinë e veprimtarisë së shoqërisë tregtare, raportet e

organeve drejtuese apo të ekspertëve kontabël të autorizuar, si dhe çdo dokument tjetër i

brendshëm i shoqërisë, me përjashtim të atyre që përbëjnë sekret tregtar. Rekomandohet që këto

102 Neni 217 i ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 Për Shoqëritë Tregtare, i ndryshuar.

Page 138: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

125

dokumente të publikohen në faqen e internetit të shoqërisë, pasi kështu detyrimi i shoqërisë për

informim të aksionerëve/ortakëve konsiderohet i përmbushur.

Asambletë respektive të shoqërive që marrin pjesë në bashkim miratojnë marrëveshjen në kushtet

e kuorumit dhe shumicës së cilësuar. Në Asambletë e Përgjithshme duhet të marrin pjesë

aksionarët / ortakët që kanë më shumë se 50% të kuotave apo aksioneve me të drejtë vote dhe

duhet të votojnë pro propozimit dhe dokumentave të bashkimit të paktën ¾ e pjesmarrësve.

Proçesi i bashkimit me përthithje bën që shoqëria përthithëse të detyrohet të rrisë kapitalin në

mënyrë që aksionet / kuotat e reja t’u shpërndahen aksionarëve / ortakëve të shoqërive të

përthithura. Për shkak të kësaj veçantie, si dhe duke qenë se zmadhimi i kapitalit është një pjesë e

një proçesi që ka rregullat e veta të ekspertimit dhe publikimit, ligji parashikon se mbi zmadhimin

e kapitalit të regjistruar të shoqërisë përthithëse në këtë rast nuk do të zbatohen dispozitat ligjore

që lidhen me ndalimin e zmadhimit derisa të kryhen pagesat e pashlyera për kuotat / aksionet e

nënshkruara më parë dhe e drejta e parablerjes së kuotave / aksioneve të reja nga ortakët /

aksionerët.

Pas miratimit nga Asambleja e Përgjithëshme, administratorët e shoqërive që marrin pjesë në

bashkim njoftojnë bashkimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Bashkë me

marrëveshjen e bashkimit botohet dhe vendimi për zmadhimin e kapitali, proçesverbali i mbledhjes

së Asamblesë, si dhe nëse ka pasur, miratimi i aksionerëve të veçantë ose proçesverbali i mbledhjes

së aksionarëve më përparësi.

Publikimi i bashkimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, sjell një sërë pasojash juridike për

shoqëritë e përfshira në bashkim, aksionarët / ortakët dhe kreditorët e tyre.

Vetëm pas këtij njoftimi përfundimtar mund të vihet në zbatim:

• Kalimi te shoqëria përthithëse e të gjitha aktiveve dhe pasiveve të shoqërisë që përthithet.

Ky transferim ka pasoja si në marrëdhënien dërmjet shoqërive ashtu edhe për palët e treta;

• Kalimi i aksioneve / kuotave të reja të shoqërisë përthithëse në favor të aksionarëve apo

ortakëve të shoqërisë që përthithet.

Bashkimi i shoqërive është një nga format e prishjes së tyre pa likujdim. Vetëm pas regjistrimit të

Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve / Ortakëve që miraton bashkimin, shoqëria që

përthithet konsiderohet e prishur dhe ç’regjistrohet nga Regjistri Tregtar, pranë Qendrës

Kombëtare të Regjistrimit.

Organet qeverisëse të shoqërisë, në rast të një operacioni të tillë, duhet të jenë shumë të

kujdesshëm, përsa i përket realizimit të një prej detyrave më të rëndësishme është vlerësimi i çdo

hapi në kuadrin e ligji. Kjo do të thotë që ato duhet të shmangin në maksimum rastet e

pavlefshmërisë së veprimeve si dhe të ndjekin interesin më të mirë të shoqërisë dhe të

ortakëve/aksionerëve si dhe të tretëve.

Page 139: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

126

5.2.2 Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re

Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re është veprim me anë të të cilit dy ose më shumë shoqëri

i kalojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e tyre në një shoqëri të re të sapo-krijuar, e cila u emeton

kuota/aksione, ortakëve/aksionerëve të shoqërive të përthithura. Siç dhe është përmendur më sipër,

bashkimet me krijimin e një shoqërie të re janë shumë të përafërta me bashkimet me përthithje,

përveç se shoqëria përthithëse nuk ekzistonte përpara bashkimit. Duke marrë një shmbull të tillë

që shoqëria A-sh.a dhe shoqëria B-sh.a vendosin të bashkohen edhe duke krijuar një shoqëri të re

C-sh.a. Në këtë rast si shoqëria A-sh.a she shoqëria B-sh.a, pushojnë së egzistuari si pasojë e

bashkimit dhe të gjitha aktivet dhe pasivet e tyre tani kalohen tek shoqëria e re C-sh.a dhe si

rrjedhojë zotërohen prej saj.

Në rastin e bashkimit me një shoqëri të re ndryshimi qëndron në aspektin proçedurial. Kjo do të

thotë që njëkohësisht me miratimin e procedurave të tjera të bashkimit, ortakët/aksionerët duhet të

miratojnë në përfundim dhe aktet e shoqërisë103 së re që do të krijohet si rezultat i bashkimit.

Organi i administrimit të shoqërisë është përgjegjës për hartimin e këtyre akteve, të cilat do të

miratohen dhe nënshkruhen nga ortakët / aksionerët dhe do të paraqiten në përfundim të të gjithë

proçedurave në QKB për regjistrim.

Pas përfundimit të të gjitha proçedurave ligjore, një fazë e re fillon për aksionarët, kreditorët dhe

zotëruesit e obligacioneve të shoqërisë së përthithur pas publikimit të vendimit të bashkimit në

Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit.

Aksionarët që nuk kanë dhënë miratimin për bashkimin kanë të drejtë që brënda 60 ditëve nga dita

e publikimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, të vendimit të Asamblesë së Aksionarëve /

ortakëve, që miraton bashkimin, ti kërkojnë shoqërisë përthithëse (neni 223):

1. Blerjen me vlerë tregu të aksioneve apo kuotave të zotëruara të tyre. Në rast

mosmarrëveshjesh mbi çmimin, ai përcaktohet nga një ekspert vlerësues i pavarur, i

emëruar nga Gjykata me kërkesë të këtyre aksionarëve apo ortakëve;

2. Këmbimin e aksioneve të tyre me përparësi pa të drejtë vote në aksione me të drejtë vote,

kur është e mundur.

Kreditorët e shoqërive të përthithura, kanë kohë 6 muaj pas datës së publikimit në Qendrën

Kombëtare të Regjistrimit të bashkimit që të paraqesin para shoqërisë përhtithëse, me shkrim

titullin dhe vlerën e pretendimeve të tyre dhe të kërkojnë nga kjo shoqëri garanci të mjaftueshme

për kreditë e tyre. Ligji nuk e ngarkon shoqërinë përthithëse me detyrimin për ti siguruar kreditë

me kolaterale të tjera, ai e konsideron garanci të mjaftueshme lëshimin e një deklarate me shkrim

103 Do të hartohen, miratohen dhe nënshkruhen ato akte të nevojshme për krijimin e një shoqërie që mund të jetë akt

themelimi më vete dhe statute, ose të dyja aktet në një, siç është shpjeguar dhe më sipër.

Page 140: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

127

nga administratorët e shoqërive që marrin pjesë në bashkim, ku pranohet se pasuritë e shoqërive

do të administrohen në mënyrë të veçuar deri në përmbushjen e detyrimeve të të gjithë kreditorëve.

Nëse kjo garanci nuk jepet nga administratorët e shoqërive, kreditorët mund ti kërkojnë Gjykatës

të urdhërojë lëshimin e garancive të mjafueshme apo anullimin e vendimit të bashkimit. Në rastet

kur administratorët e shoqërive të përthithura mund të kenë humbur funksionet e tyre të

përfaqësimit apo për më tepër shoqëritë e përthithura mund të jenë ç’regjistruar nga Regjistri

Kombëtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për shkak të proçesit të bashkimit. Në këtë rast

duke qenë se ligji e adreson detyrimin për dhënien e deklaratës dhe lëshimin e garancive tek

administratorët e shoqërive që marrin pjesë në bashkim, detyrimi mund të përmbushet nga

administratorët e shoqërisë përthithëse, si një nga palët e këtij bashkimi.

Raste të veçanta të bashkimeve të parashikuara në ligj janë rastet e mëposhtme

i) Përthithjen e një shoqërie nga mëma, e cila zotëron të paktën 90% të aksioneve të

shoqërisë së përthithur. Në këtë rast bashkimi mund të kryhet pa miratimin e asamblesë

së përgjithshme të shoqërisë mëmë. Megjithatë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat

e pakicës, ligji ka parashikuar që asambleja mund të mblidhet për të dhënë miratim kur

këtë e kërkojnë aksionarët ose ortakët e shoqërisë mëmë, të cilët zotërojnë të paktën

5% të kapitalit të saj të regjistruar apo të numrit të përgjithshëm të votave. Kushtet e

tjera mbi hartimin e projekt-marrëveshjes dhe publikimit të saj, siç janë shtjelluar më

sipër, duhet të ndiqen me përpikmëri pasi një ndër funksionet kryesore të kësaj

proçedure është garantimi i të drejtave të kreditorëve.

ii) Përthithjen e një shoqërie nga mëma, e cila zotëron 100% të aksioneve të shoqërisë së

përthithur. Në këtë rast, shoqëria mëmë nuk ka detyrimin e mbledhjes së Asamblesë së

Përgjithshme të Aksionerëve / Ortakëve. Ajo gjithashtu nuk detyrohet të përfshijë në

projekt-marrëveshje pranimin e palëve për kalimin e pasurive të secilës shoqëri që

përthithet në këmbim të aksioneve apo kuotave të shoqërisë përthithëse, raportin e

këmbimit të aksioneve apo kuotave dhe çdo shumë e pagueshme në para dhe kushtet e

ndarjes së aksioneve apo kuotave në shoqërinë përthithëse, si dhe nuk detyrohet të

caktojë ekspertë të pavarur të liçensuar për të vlerësuar kushtet e projekt-marrëveshjes.

5.2.3 Përgjegjësitë e anëtarëve të organeve drejtuese

Përgjegjësitë e antëtarëve të organeve drejtuese, administratorëve dhe anëtarëve të këshillit, në

proçesin e bashkimit, janë të rëndësishëme për shkak se (i) ata udhëheqin negociatat e bashkimit

Page 141: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

128

dhe janë hartuesit e termave të marrëveshjes së bashkimit, si dhe sepse ata nënshkruajnë garancitë

që shoqëritë japin për kreditorët e shoqërive të përthithura.

Ndaj në këtë fazë, më fort se kurdoherë, ata duhet të veprojnë me standardet më të larta të

mirëbesimit, profesionalizmit, kujdesit dhe vlerësimit të duhur për çështjet për të cilat marrin

vendim. Kjo do të mbrojë interesat e shoqërisë që përfaqësojnë, kreditorëve të saj, por edhe

interesat e tyre personale, duke pasur parasysh penalitetet e rënda që parashikon ligji për ta në rast

mosrespektimi të standarteve ligjore. Ligji parashikon se:

"Administratorët, anëtarët e këshillit të administrimit apo këshillit mibkqëyrës të

shoqërisë përthithëse përgjigjen solidarisht, bashkë me shoqërinë përthithëse, për

dëmet ortakët, aksionerët dhe kreditorët e shoqërive, që marrin pjesë në bashkim, kanë

pësuar nga ky veprim, me përjashtim të rasteve kur ata provojnë se i kanë përmbushur

rregullisht detyrimet ligjore, të lidhura me vlerësimin e pasurive të shoqërive dhe me

procedurat e përsosjes së marrëveshjes së bashkimit.104

Por njësoj përgjigjen administratorët, anëtarët e këshillit të administrimit apo të këshillit mbikqyrës

të shoqërisë së përthithur, si dhe ekspertët e pavarur të licencuar, të angazhuar në vlerësimin e

bashkimit. Pretendimet për dëmin e shkaktuar duhet të provohen në një proçes ligjor, ku secila nga

palët ka mundësi të japë argumentet e saj.

Një nga shembujt specifikë të ofruar mbi përgjegjësinë e përfaqësuesve ligjorë të shoqërisë është

ai në rastet kur deklarata e garancisë që u lëshohet kreditorëve përmban pasaktësi. Në lidhje me

përgjegjësinë e përfaqësuesve ligjorë vlejnë të theksohen dy momente të rëndësishme;

(i) Përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, ekspertët e vlerësimit ashtu dhe shoqëria janë përgjegjës

solidarisht dhe pa kufizim ndaj të tretëve për dëmin e shkaktuar. Pas zhdëmtimit të të tretëve,

subjektet e përmendur mund të ngrenë padi ndaj njëri-tjetrit për të vërtetuar përgjegjësinë

individualë në shkaktimin e dëmit.

(ii) Ligji përcakton se subjektet në fjalë nuk mund të bëhen përgjegjës për dëmet që pësojnë të

tretët nëse procedurat ligjore të bashkimit dhe vlerësimit janë ndjekur me korrektesë. Kjo vë edhe

një herë në dukje rëndësinë e respektimit të proçedurave dhe standardeve ligjore nga të gjithë

aktorët e përfshirë.

Afati i parashkrimit të padive për shkaktimin e dëmit si më sipër është 3 vjet nga data e regjistrimit

të bashkimit të shoqërive.

104 Neni 224 i ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar

Page 142: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

129

5.3 Ndarja e shoqërive, Llojet e ndarjeve të shoqërive

Ligji për shoqëritë tregtare parashikon lloje të ndryshme ndarjesh të shoqërive tregtare. Së pari

mund të bëhet një dallim lidhur me shoqërinë përthithëse; një ndarje mund të çojë në kalimin e

aktiveve të një shoqërie në dy ose më shumë shoqëri ekzistuese, ose mund të rezultojë në kalimin

e aktiveve tek një ose më shumë shoqëri ekzistuese apo që formohen rishtazi gjatë ndarjes.

Lloji i parë i ndarjes mund të shihet edhe si ndërthurje e dy fazave të riorganizimit: ndarje me

kalim të pasurisë në shoqërinë e sapo-themeluar, e ndjekur nga bashkimi i shoqërisë së re të sapo

formuar si shoqëria e përthithur me një shoqëri të ekzistuese, shoqëria përthithëse. Për pasojë,

ortakët aksionarët e shoqërisë së ndarë marrin një pjesë, jo të gjitha kuotat / aksionet e shoqërisë

përthithëse, në këmbim të aktiveve që kalohen në rast se aktivet kalohen tek shoqëritë ekzistuese.

Në rast se pasuria e shoqërisë së ndarë kalohet tek një shoqëri e re e sapo formuar, ortakët /

aksonarët e shoqërisë së ndarë natyrisht marrin të gjitha kuotat / aksionet e shoqërisë së re të sapo

formuar. Përsa i përket anës proçeduriale po sqarojmë në mënyrë më të detajuar ndarjet e

shoqërive.

Ndarja, si një nga format e riorganizimit të shoqërive, realizohet me vendim të asamblesë së

përgjithshme, duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të dy ose më shumë

shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi. Shoqëria që ndahet vlerësohet e prishur, por nuk

kalon në proçes likuidimi.105

Shoqëritë që përfshihen në një proçes ndarjeje emërtohen shoqëri pritëse dhe shoqëri që ndahet.

Shoqëria që ndahet pushon së ekzistuari, ndërsa shoqëritë pritëse janë ato që përfitojnë pasuritë e

shoqërisë që ndahet dhe që përgjigjen solidarisht për detyrimet e kësaj të fundit. Përgjegjësia

solidare dhe e pakufizuar për detyrimet ndaj të tretëve u referohet shoqërive pritëse dhe pasurisë

së tyre dhe në asnjë rast pasurive të aksionerëve / ortakëve të tyre, pasi kujtojmë se përgjegjësia e

aksionerëve / ortakëve të shoqërive të kapitalit është e kufizuar.

Ndarja mund të realizohet nëpërmjet kalimit të pasurive të shoqërisë që ndahet në dy ose më shumë

(i) shoqëri ekzistuese ose (ii) shoqëri të reja, të krijuara me qëllim realizimin e proçesit të ndarjes.

Aksionet / kuotat e shoqërisë së ndarë mund t'u shpërndahen aksionerëve / ortakëve të shoqërive

pritëse:

• në përpjesëtim me aksionet / kuotat që ata kanë në shoqërinë e ndarë (ndarja

përpjesëtimore);

105 Neni 227 i Ligjit “Për tregëtarët dhe shoqëritë tregtare”nr.9901,datë 14.04.2008

Page 143: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

130

• duke iu shmangur raporteve të mëparshme (ndarja jopërpjesëtimore) dhe duke krijuar

raporte të reja midis ortakëve / aksionerëve106

Përveç përcaktimit të mënyrës se si do të ndahen aksionet, proçedura e ndarjes është e njëjtë me

atë të bashkimit. Ajo kalon nëpër të njëjta faza të hartimit të projekt-marrëveshjes, hartimit të

raportit nga përfaqësuesit ligjorë, kërkimit të një ekspertize të pavarur nga një ekspert i liçencuar

i fushës, nëse kjo kërkohet nga aksionerët / ortakët e shoqërive të përfshira në proçes, publikimit

të projekt-marrëveshjes dhe dokumenteve të tjera në Qendra Kombëtare e Regjistrimi, të paktën

një muaj para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve që do të miratojë

marrëveshjen, mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve dhe miratimin e

marrëveshjes së ndarjes, publikimin e vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve dhe

procesverbalit për ndarjen në Qendra Kombëtare e Regjistrimi.

Vetëm pas plotësimit të kësaj proçedure, me publikimin e vendimit të ndarjes të miratuar nga APA,

mund të realizohen dhe marrin fuqi ligjore aktet e mëposhtme:

1. prishja pa likuidim dhe

2. kalimi të shoqëritë pritëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë që ndahet;

3. aksionerët / ortakët e shoqërisë që ndahet bëhen aksionerë / ortakë të një ose më shumë

shoqërive pritëse në përputhje me raportin e ndarjes.

Dhe në rastin e proçedurave të ndarjes së një shoqërive vlejnë dispozitat e trajtuara më sipër për

përgjegjësinë ndaj të tretëve të administratorëve, anëtarëve të këshillit, ekspertëve të liçencuar dhe

vetë shoqërisë.

Përsa i përket Bashkimeve Ndërkufitare të Shoqërive këto bashkime gjejnë rregullime ligjore ne

Direktivën e dhjetë. Kjo direktivë thjeshtëson bashkimet ndërkufitare sit ë shoqërive publike

d.m.th sh.a-ve ashtu dhe atyre private sh.p.k-ve. Pa këtë direktivë, bashkimet ndërkufitare të

shoqërive tregtare do të ishte e vështirë për t’u arritur, sepse ligje të ndryshme kombëtare mund ta

trajtojnë këtë bashkim si likujdim që shpesh gjeneron pasoja ndaluese tatimore dhe krijon problem

domethënëse në të drejtën për shoqëritë tregtare.

Direktiva i detyron shtetet anëtare të mundësojnë bashkimet ndërkufitare të shoqërive tregëtare. I

vetmi kusht është që bashkimi ndërmjet këtyre llojeve të shoqërive të jetë i mundur në bazë të

ligjeve kombëtare të shteteve anëtare përkatëse.

Bashkimet ndërkufitare të shoqërive rregullohen në mënyrë të ngjashme me shoqëritë brenda

vendit. Megjithatë disa dispozita të veçanta merren me hyrjen në fuqi të bashkimit ndërkufitar të

shoqërive dhe regjistrimeve të bashkimit në qendrat e regjistrimit të shteteve anëtare të përfshira.

106 Manuali për ligjin “Për tregëtarët dhe shoqëritë tregtare”, faqe 138,139

Page 144: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

131

Direktiva nuk parashikon një të drejtë daljeje dhe për t’iu blerë aksionet për aksionarët shoqëria e

të cilëve pushon së egzistuari si pasojë e bashkimit.

Për shkak se zbatimi i efektshëm i rregullave të direktivës mund të arrihet vetëm nëse zbatohen

rregulla të ngjashme në të gjitha juridiksionet e përfshira, e cila varet nga anëtarësimi i Shqipërisë

si shtet anëtar i BE-së, kështu për momentin kjo nuk ka rëndësi për ligjin shqiptar. Prandaj nenet

214 e në vijim të ligjit për shoqëritë tregtare zbatohen vetëm për bashkimin e shoqërive shqiptare.

5.4 Shndërrimi i shoqërive

Në nenin 228 e në vijim të Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, rregullohet një formë tjetër

e riorganizimit të shoqërive tregtare, shndërrimi i shoqërive anonime dhe i shoqërive me

përgjegjësi të kufizuar. Me anë të kësaj praktike një SH.P.K mund të shndërrohet në SH.A dhe

anasjelltas.

Ndryshe nga bashkimet dhe ndarjet, shndërrimet nuk përfshijnë as krijimin e një shoqërie të re dhe

as likujdimin e një shoqërie ekzistuese. Me anë të shndërrimit një shoqëri thjesht ndryshon formën

e saj ligjore pa e humbur identitetin e saj. Kështu shoqëria e shndërruar nuk ndjek pozicionin ligjor

të shoqërisë ekzistuese pavarësisht ndryshimit të formës së saj ligjore, shoqëria ruan identitetin e

saj ligjor.107

Pasojat ligjore të shndërrimit të shoqërive janë përshkruar në nenin 229 të Ligjit për Shoqëritë

Tregtare. Me regjistrimin e saj, shoqëria vazhdon të egzistojë në formën ligjore të zgjedhur, ndërsa

të gjithë ortakët / aksionarët e saj qëndrojnë me të njëjtën cilësi në raport me shoqërinë e

shndërruar.

Gjithashtu, të drejtat e palëve të treta përsa i përket kuotave / aksioneve të zotëruara nga ortakët /

aksionerët vazhdojnë të egzistojnë në lidhje me kuotat aksionet e reja. Ky rregull i fundit garanton

që të drejtat e palëve të treta, sidomos pengjet jepen automatikisht në paketën e re të të drejtave të

anëtarësisë.

Megjithatë egzistojnë disa ndryshime të rëndësishme në mënyrën sesi Ligji për Shoqëritë Tregtare

i rregullon marrëdhëniet juridike ndërmjet ortakëve / aksionarëve në SH.P.K dhe në SH.A. Për më

tepër marrëdhëniet juridike ndërmjet shoqërisë tregtare dhe kreditorëve të saj gjithashtu

ndryshojnë ndërmjet SHA-ve dhe SH.P.K-ve, gjë e cila pikë së pari, buron nga konceptet e

ndryshme të grumbullimit te ruajtjes së kapitalit.

107 Neni 228 shndërrimi nuk sjell pasoja mbi të drejtat dhe detyrimet që shoqëria ka marrë përsipër nga të tretët.

Page 145: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

132

Duke marrë si shembull rregullat e ndryshme për zmadhimin e kapitalit për SH.A dhe SH.P.K,

ndërsa aksionerët e SH.A, kanë të drejtë të nënshkruajnë aksione të sapo-emetuara në përpjestim

me përqindjen e mëparshme të aksioneve të tyre në rastin e zmadhimit të kapitalit. Këto rregulla

nuk egzistojnë për SH.P.K-të. Kështu aksionari në pakicë i SH.A-së që do të shndërrohet në SH.P.,

mundet në varësi të vlerës së aksionit të tij (p.sh 20%), të pësojë një përkeqësim të pozitës së tij

kundrejt shoqërisë tregtare dhe bashkë-aksionarëve të tjerë.

Në të njëjtën mënyrë, përsa u përket SH.P.K-ve, Ligji për shoqëritë tregtare nuk përmban asnjë

ndalim të përgjithshëm mbi kthimin e kontributeve, ndërsa këto rregulla ekzistojnë për SH.A-të.

Për këtë arsye, shndërrimi nga SH.A në SH.P.K mund të shkaktojë që kreditori të përballet me

rreziqe shtesë, për të cilat nuk kishte dijeni kur hyri në marrëdhënie financiare me shoqërinë

tregtare.

Këto ndryshime bëjnë të nevojshme të parashikohen mekanizma të caktuara proçeduriale për të

garantuar që pozita e palëve të përfshira në shoqërinë tregtare të mos përkeqësohet si pasojë e

shndërrimit. Pikësynimi kryesor i rregullave proçedurialë të parashikuara në Nenin 229 të Ligjit

për Shoqëritë Tregtare është të garantojë pikërisht këtë rezultat.

Nga ana proçeduriale në lidhje me shndërrimin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe ato të

aksionerëve, ligji njeh këto forma të shndërrimit;

a) shndërrimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar në shoqëri aksionare dhe anasjelltas.

b) shndërrimin e një shoqërie aksionarë me ofertë private në një shoqëri aksionarë me ofertë

publikë dhe anasjelltas.

Vlen për t'u theksuar se një proces i tillë nuk çon në prishjen e shoqërisë që shndërrohet e për

rrjedhojë nuk sjell pasoja mbi të drejtat dhe detyrimet që shoqëria ka marrë përsipër ndaj të

tretëve.108

Proçedura e shndërrimit realizohet duke ndjekur fazat si vijojnë:109

1. Administratorët e shoqërisë që shndërrohet hartojnë një raport të hollësishëm, ku sqarohen

bazat ligjore dhe arsyet ekonomike të shndërrimit të propozuar, raportin e këmbimit të kuotave

/ aksioneve me pjesët e kapitalit në formën e re të shoqërisë,vështirësitë që janë hasur në

vlerësimin, efektet e shndërrimit tek punëmarrësit e shoqërisë.

2. Asambleja e përgjithshme merr vendim për shndërrimin e shoqërisë, në kushtet kuorumit

të cilësuar, pra prezencës së aksionarëve / ortakëve që kanë mbi 50%të kuotave / aksioneve

me të drejtë vote. Vendimi duhet të miratohet me të paktën 3/4 e votave të pranishme. Në rast

se si pasojë e shndërrimit preken përparësi të aksioneve, atëherë aksionarët, të drejtat e të

108 Neni 228&3 i ligjit “Për tregëtarët dhe shoqëritë tregtare” 109 Neni 229 i ligjit Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, i ndryshuar.

Page 146: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

133

cilëve cënohen, duhet të japin miratimin e tyre në një mbledhje të veçantë të klasës së tyre të

aksioneve, ku vendimi merret në kushtet e kuorumit dhe shumicës së cilësuar.

3. Të gjithë aksionerët jo të pranishëm në mbledhjen që vendos për shndërrimin thirren nga

administratori/ët dhe u kërkohet të deklarojnë me shkrim nëse e pranojnë ose jo shndërrimin

e shoqërisë sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve (dhe mbledhjes së

aksionerëve që kanë aksione me përparësi, kur është rasti). Thirrja e aksionerëve apo ortakëve

bëhet me shpallje, e cila publikohet pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe në faqen e

internetit të shoqërisë, dy herë, me interval të ndërmjetëm prej jo më pak se 15 ditë dhe jo më

shumë se 30 ditë. Aksionerët / ortakët e thirrur duhet të depozitojnë në selinë e shoqërisë

deklaratën me shkrim brenda 60 ditëve nga publikimi i fundit i thirrjes. Publikimi i thirrjes së

aksionerëve / ortakëve në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit nuk është i detyrueshëm, kur në

Asamblenë e Përgjithshme të Aksionerëve kanë qenë të pranishëm ose të përfaqësuar të gjithë

aksionerët / ortakët apo kur mbledhja e asamblesë së përgjithshme u ishte njoftuar

individualisht nga aksionerët / ortakët nuk e deklarojnë qëndrimin e tyre me shkrim brënda

afatit të caktuar.

4. Shndërrimi publikohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit bashkë me vendimin për

shndërrimin, proçesverbalin e asamblesë së përgjithshme për vendimin e shndërrimit,

dokumentet e vendimit të aksionerëve të veçantë dhe të atyre që nuk kanë qenë të pranishëm

në mbledhjen e asamblesë.

Ndonëse shoqëria e shndërruar mbart të gjitha detyrimet ndaj kreditorëve të shoqërisë në formën

e mëparshme, ligji gjen përsëri me vend rregullimin e të drejtave të kreditoriëve dhe garancive që

u duhen ofruar. Ligji parashikon se dispozitat që u shtjelluan në rastin e proçesit të bashkimit për

mbrojtjen e të drejtave të kreditorëve, zotëruesve të obligacioneve dhe aksionerëve në pakicë, që

nuk kanë qenë dakord me riorganizimin, zbatohen edhe në rastin e shndërrimit të shoqërive.

Mund të përmendim si shembull ofrimin e garancive që duhet t’u jepen zotëruesve të

obligacioneve të konvertueshme në aksione në rastin kur shoqëria aksionare që i ka emërtuar

shndërrohet në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar; kjo e fundit nuk mund të emërtoj tituj dhe të

tërheqë kapital nga të tretët në këtë mënyrë. Shoqëria e shndërruar është e detyruar të lëshojë një

deklaratë të hartuar sipas nenit 221/1 dhe të përmbushë detyrimet e përcaktuara.

Përfaqësuesit ligjor dhe anëtarët e këshillit të administrimit apo të këshillit mbikqyrës të shoqërisë

në shndërrim, si dhe vetë shoqëria, janë përgjegjës solidarisht për dëmet që u shkaktuan të tretëve

nga proçesi i shndërrimit. Përgjegjësia e tyre trajtohet nga të njëjtat dispozita që u shtjelluan më

lart, në rastin e bashkimit të shoqërive.

Ligji rikujton pasojat e shndërrimit që gjenerohen pas publikimit të këtij akti në QKR;

• Shoqëria që shndërrohet vazhdon të ekzistojë në formën ligjore të përcaktuar në vendimit

e shndërrimit;

Page 147: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

134

• Aksionerët / ortakëve e shoqërisë që shndërrohet marrin pjesë në shoqërinë e re, sipas

kushteve të përcaktuara në këtë ligj;

• Të drejtat e personave të tretë për aksionet / kuotat e shoqërisë që transformohet vazhdojnë

të zbatohen edhe për aksionet / kuotat e shoqërisë së shndërruar.110

110 Neni 229 i ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” nr.9901, datë 14.04.2008

Page 148: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

135

KAPITULLI VI

VI. Likuidimi i shoqërive tregtare - Natyra juridike e qeverisjes dhe administrimit.

Likuidimi i shoqërive tregtare, është një nga rregullimet më të rëndësishme të veprimtarisë së

shoqërisë, kur ajo ndodhet në momentin e shpërndarjes së saj. Kriteret dhe proçedurat që zbatohen

për likuidimin e shoqërisë, rregullohen nga dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare, si dhe nga

rregullimet që përcaktohen në statutin e shoqërisë, veprimtaria e së cilës vihet në likuidim.

Me vërtetimin e një prej shkaqeve të shpërndarjes, veprimtaria e shoqërisë tregtare nuk pushon së

ekzituari menjëherë, por përkundrazi shpërndarja e shoqërise i lë vend një faze tjetër, që ka të bëjë

me ekzekutimin e pasojave juridike (por edhe atyre ekonomike) që përcaktohen në aktet e

themelimit të shoqërisë. Shkaqet që çojnë në shpërdarjen e shoqërisë dhe si rrjedhojë detyrimin e

organeve të shoqërisë që të ndërmarrin hapat e nevojshme juridike dhe ekonomike për kalimin e

saj në likuidim janë disa të cilat për lidhjen shumë të rëndësishëm që kanë me proçesin e likuidimit

po i rendisim në mënyrë të përmbledhur, pasi në mënyrë të hollësishme janë trajtuar në punimin

për shpërndarjen e shoqërive tregtare 111. Sipas dispozitës përkatëse të ligjit tregtar112, shkaqet e

shpërndarjes që çojnë në prishjen e saj me likuidim janë:

- kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar;

- me përfundimin e proçedurave të falimentimit apo në rast të pamjaftueshmërisë së pasurive

për të mbuluar shpenzimet e proçedurës së falimentimit;

- në rast se objekti bëhet i parealizueshëm për shkak të mosfunksionimit të vazhduar të

organeve të shoqërisë apo për shkaqe të tjera që e bëjnë absolutisht të pamundur vazhdimin

e veprimtarisë tregtare;

- në rastet e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, të cilat janë të specifikuara në ligj;

- në raste të tjera, të parashikuara në statut;

- në raste të tjera, të parashikuara me ligj;

- për çdo shkak tjetër të vendosur nga asambleja e ortakëve.

Këto janë rastet e përgjithshme të shpërndarjes së shoqërisë si për shoqërinë me përgjegjësi të

kufizuar edhe atë aksionare. Në dallim nga njëra-tjetra, shoqëria aksionare, prishet dhe në rastin

kur kapitali i saj bie nën minimumin ligjor. Kjo do të thotë që shoqëria duhet të marrë masat të

zmadhojë kapitalin, në të kundërt ajo kalon në prishje. Në këtë rast shpërndarjen e shoqërisë mund

të kërkojnë secili prej organeve të shoqërisë, si dhe kreditorët e saj.

111 Shih shkrimin “Shpërndarja e shoqërive tregtare, A. Hajdari, revista Jeta Juridike, botim i Shkollës së

Magjistraturës, Tiranë 2006. 112 Neni 99 i ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar

Page 149: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

136

Përsa ju përket shkaqeve të përbashkëta të prishjes, siç janë renditur më sipër, rasti i parë dhe më

i zakonshmë që vërtetohet si nja shkak i shpërndarjes së shoqërisë është përfundimi i afatit për të

cilin shoqëria është krijuar, më përjashtim të rasteve kur vetë organet e saj (asambleja e ortakëve

apo ajo e aksionarëve), vendosin që ta zgjasin atë duke ndryshuar aktet e shoqërisë. Së dyti,

falimentimi i shoqërisë, do të thotë që ajo nuk është me e aftë të përmbushë objektin e veprimtarisë

së saj për shkak të mungesës së likuiditetit, pra është një shkak me natyrë kryesisht ekonomike. Së

treti kemi folur për pamundësinë e vazhdimit të aktivitetit të shoqërisë për shkak të mos

fuksionimit të asamblesë, raste që vërehen shpesh në praktikë dhe vijnë nga mosmarrëveshjet që

kanë ortakët apo aksionarët e një shoqërie për politikat ekonomike që duhet të ndjek shoqëria.

Pasojë e mosmarrëveshjeve të ortakëve apo shoqërisë çon automatikisht në pamundësinë e

realizimit të objektit të veprimtarisë së shoqërisë, duke humbur në këtë mënyrë funksionin e saj.

Së katërti, rasti i pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, është një rast klasik me ligjin e vjetër,

i cili nuk u përqafua me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, por që me ndryshimet që ju bënë së fundi u

parashikuar si një nga rastet e prishjes. Megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për shoqëri tregtare,

domethënë të një entiteti specifik, i cili ndërkohë mund të ketë hyrë në marrëdhënie me të tretët

dhe të ketë sjelle efekte dhe pasoja, ligji parashikon mundësinë që në rast padie për pavlefshmëri

themelimi, gjykata vetë të konstatojë nëse rrethanat kanë ndryshuar. Në një rast të tillë kërkohet

që rrethana e ndryshuar të jetë publikuar, pra t’u jetë bërë e ditur të tretëve, dhe në të këtë rast

gjykata mund të rrëzojë kërkesën për pavlefshmëri. Në këtë mënyrë gjendet një zgjidhje për

mbrojtjen e interesave të të tretëve, të cilat mund të mos kenë patur dijeni për pavlefshmërinë e

themelimit të shoqërisë. Së pesti, ligji përcakton se vetë ortakët e shoqërisë mund të parashikojnë

rrethana të tjera të cilat mund të çojnë në shpërndarjen e shoqërisë. Në këtë rast, rrethanat mund të

jenë nga më të ndryshmet, mjafton të mos bien ndesh me ndonjë dispozitë ligjore. Së gjashti, kemi

shpërndarje për raste të tjera të parashikuara në ligji, dhe këtu kemi parasysh jo vetëm ligjin tregtar,

por legjislacionin në fuqi në përgjithësi. Së shtati, ligji përcakton mundësinë që shoqëria të

shpërndahet dhe në rast se për këtë vendos asambleja. Megjithatë, asambleja duhet të vendosë në

kushtet e kuorumit të cilësuar që kërkohet në rastet e riorganizimit dhe shpërndarjes së shoqërisë.

Pra vendimi i asamblesë në këtë rast duhet të merret me 75% të votave ose më shumë.

Pikërisht vërtetimi i njërit prej këtyre shkaqeve e kalon shoqërinë në fazën e likuidimit të pasurisë

së saj, që shoqërohet me shuarjen e pasivit, shlyrjen e detyrimeve ndaj kreditorëve të saj si dhe

rindarjen e pjesës së mbetur midis ortakëve, sipas proçedurave që përcaktohen në ligjin tregtar dhe

në statut për operacionet e likuidimit.

Shoqëria vihet në likuidim e sipër që në momentin e prishjes së saj, pra kur vërtetohen një nga

shkaqet e shpërndarjes së saj, që ashtu siç thamë edhe me sipër mund të ndodhë për çfarë dolloj

arsye113. Qëndrimi që mban legjislacioni ynë tregtar për këtë koncept është një nga përcaktimet

më universale të teorisë të së drejtës tregtare dhe e gjejmë në shumë legjislacione të tjera të

ngjashme me legjislacionin tregtar shqiptar.

113 Shih nenin 99 dhe 187, ligji 9901, date 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar

Page 150: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

137

Në terma ekonomikë, likuidimi do të përcaktohej si një proçedurë, e cila e transformon ose

shndërron kapitalin e shoqërisë ose është më mirë të themi pasurinë e shoqërisë në vlerë të

ekuivalentuar në të holla. Ky shndërrim pasjell automatikisht përdorimin e kësaj vlerë në të holla,

për të paguar detyrimet ndaj të tretëve, dhe rishpërndarjen e pjesës së mbetur tek ortakët apo

aksionarët e shoqërisë.

Modalitet e likuidimit përveç përcaktimeve që bënë ligji, të cilat janë të detyruara për t’u zbatuar

nga ana e shoqërisë, mund të jenë përcaktuar edhe në statutin e shoqërisë, ose mund të përcaktohen

edhe më vonë pasi të jetë themeluar shoqëria, nëpërmjet një vendimmarrjeje unanime të ortakëve

apo aksionareve të saj. Modalitet e likuidimit mund të përcaktohen edhe pasi të jetë vërtetuar

shkaku i shpërndarjes së shoqërisë, kjo për faktin se ortakët apo aksionaret e shoqërisë mund të

mblidhen normalisht për të vendosur gjatë kësaj faze, pasi shoqëria është “shoqëri në likuidim e

sipër”, dhe ende nuk kemi një ç’rregjistrim të saj nga regjistri tregtar, pra me fjalë të tjera ende

shoqëria vazhdon të ketë personalitet juridik. Por ky i fundit mund të themi që është i “reduktuar”,

pasi shoqëria gjatë kësaj fazë, ashtu siç do ta shohim edhe më poshtë, e përdor përsonalitetin e saj

juridik vetëm për arsye të realizimit të proçedurave të likuidimit.

Në rast së do të ndodheshim përballë faktit që statuti nuk parashikon modalitete për likuidim e

shoqërisë, dhe se ortakët apo aksionarët e shoqërisë nuk arrijnë të vendosin me marrëveshje

modalitete specifike për likuidimin e saj, si dhe për emrin e likuidatorit apo likuidatorëve, atëherë

ortakët apo aksionaret mund ti drejtohen gjykatës kompetente dhe të kërkojnë likuidimin e

shoqërisë në rrugë gjyqësore114.

6.1 Vendimi i shoqërise në lidhje me likuidimin – likuidimi në rrugë normale.

Për të filluar një likuidim në rrugë normale, nevojitet që asambleja e ortakëve apo aksionarëve të

shoqërisë të mblidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme të saj dhe si pikë të parë të rendit të

ditës duhet të diskutojë, se a është vërtetuar ndonjë shkak i shpërndarjes së shoqërisë nga ato të

parashikuara në ligj, statut apo ekziston ndonjë shkak tjetër që e bënë të pamundur vazhdimin e

aktivitet ekonomik të shoqërisë115. Pasi shoqëria konstaton se ekzistojnë kushtet për prishjen në

rrugë normale të shoqërisë proçedon me caktimin e likuidatorit / likuidatorëve. Në këtë moment

ajo do të marrë dhe emërtimin shoqëri në likuidim e sipër dhe administratori i shoqërisë do të

humbasë të gjitha funksionet e tij, pasi ato i kalojnë likuidatorit të emëruar nga asambleja.

114 Duhet të kemi parsysh që likuidimi i shoqërisë në mënyrë të detyrueshme ndodh vetëm atëherë, kur ka mungesë të

rregullave të përcaktuara për likuidimin në statut apo në mungesë të një marrëveshjeje të mëvonshme të arritur nga

ortakët apo aksionarët. Këtu e kemi fjalën për likuidimin në rrugë gjyqësore, kur midis ortakëve apo aksionarëve nuk

ka një konsensus për të arritur në një likuidim në rrugë jashtëgjyqësore. 115 Asambleja ashtu si në diskutimin e çdo problemi tjetër, duhet të mblidhet në mënyrë të rregullt mbi bazën e një

kosultimi paraprak të ortakëve apo aksionarëve.

Page 151: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

138

Likuidatori, i cili tashmë është në funksionet e përfaqësuesit ligjor të shoqërisë, do të përmbushë

funksionet e tij në bazë të parashikimeve ligjore dhe statutore. Së pari ai do të kujdeset për

mbylljen e të gjitha detyrimeve që ka shoqëria. Ndërkohë nëse do të ketë teprica, ato do të ndahen

ndërmjet ortakëve / aksionarëve në bazë të përqindjes së zotëruar prej tyre në kapitalin e shoqërisë.

Një prej detyrimeve kryesore të administratorit është njoftimi i kreditorëve të shoqërisë, njoftim

që bëhet jo vetëm drejpërdrejt për ata kreditorë të njohur, por dhe me shpallje për çdo kreditor të

mundshëm të shoqërisë. Njoftimi për kreditorët sipas ligjit, duhet të realizohet dy herë dhe duhet

të publikohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Në përfundim të veprimtarisë së tij, likuidatori do të hartojë një raport për ortakët / aksionarët, i

cili pas miratimit regjistrohet se bashku me bilancin e likuidimit dhe vendimin për çregjistrimin

në QKR. Nga ky moment shoqëria çregjistrohet nga regjistri tregtar dhe pushon së ekzistuari, duke

humbur në këtë mënyrë personalitetin e saj juridik.

6.2 Likuidimi në rrugë gjyqësore.

Likuidimi në rrugë gjyqësore ndodh në rastin kur dhe prishja e shoqërisë bëhet në rrugë gjyqësore.

Padia në këtë rast mund të ngrihet nga persona të interesuar. Flasim për padi dhe jo kërkesë, pasi

gjykimi në katë rast do të jetë një gjykim kontradiktor dhe do të thirren të gjitha palët e

interesuara116. Legjitimimi aktiv në gjykimet me objekt likuidimin e shoqërisë i takon: shumicës

së ortakëve në shoqërinë kolektive, b) ortakëve që përfaqësojnë çdo lloj kuote të kapitalit themeltar

në shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërisë anonime, c) kreditorëve

të shoqërisë.

Ndërsa legjitimimi pasiv në këtë rast bie mbi ortakët e tjerë, në rast se padia ngrihet nga personat

e interesuar në kushtet e mësipërme (gërma “a” dhe “b”) dhe, në rastin e kur padia është ngritur

nga kreditorët e shoqërisë, atëherë legjitimimi pasiv do të bjerë mbi këtë të fundit dhe në këtë rast

ajo do të përfaqësohet nga përfaqësuesit e saj ligjorë, administratori i shoqërisë117.

Legjitimimi aktiv i takon çdo ortaku apo aksionari, i cili ka dështuar për të arritur sipas rendit të

ditës një kuorm për prishje të shoqërisë dhe kalimin e saj në likuidim në rrugë jashtë gjyqësore.

Natyrisht që këtu flitet për rastet kur shoqëria është në gjendjen e aftësisë paguese (falimenti është

një shkak specifik i prishjes i parashikuar nga ligja) por për shkak të një shkaku të rëndë që nuk

116 Këtu duhet bërë dallimi me likuidimin e thjeshtëzuar, për të cilin shkohet në gjykatë pasi vetë organet e shoqërisë

kanë vendosur prishjen e saj 117 LSHT në ndryshim nga ligji i vjetër 7638, që parashikonte se padinë për prishjen e shoqërisë dhe kalimin e saj në

likuidim do ta bënte ortaku apo aksionari që zotëronte 10 % të kuotave/aksioneve të kapitalit themeltar, ligji i ri nuk

ka një kufizim të tillë, por mendojmë se këtë mund ta bëjë çdo ortak apo aksionar i cili ka mbi 5 % të kuotave apo

aksioneve, pasi në këtë raport ortaku apo aksionari ka mbrojtjen që rrjedh nga ushtrimi i së drejtës së tij për të shitur

pjesën e vet dhe detyrimin e shoqërisë për ta blerë atë. Në të kundërt nuk do të kishte kuptim që legjitimimi të shkonte

nën këto kufij pjesmarrjeje.

Page 152: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

139

lejon vazhdimin e aktivitetit të saj dhe në mungesë të një zgjidhje tjetër, prishja është opsioni që

ngelet.

Natyrisht që çështja e legjitimimit që është lidhur me interesin e ortakut apo aksionarit për të patur

opsinioni e prishjes, është edhe çështje e interesit të ortakëve apo aksionarëve të tjerë të shoqërisë,

të cilët kanë hyrë në një kontradiktë thelbësore dhe nuk kanë mundësi që të shuajnë shkakun e këtij

kërkimi. Por në fund të fundit, ajo është edhe çështje e vetë shoqërisë dhe për rrjedhojë, mbi bazën

e kësaj logjike ngrihet proçesi kontraditor.

6.3 Likuidimi i thjeshtëzuar

Ligji i ri për Shoqëritë Tregtare ka sjellë një risi, përsa i përket prishjes së shoqërisë në kushtet e

aftësisë paguese. Në mënyrë që të shmangen proçedurat e gjata të likuidimit, të cilat në shumë

raste mund të jenë me kosto të konsiderueshme për shoqërinë118, ligji ka parashikuar mundësinë e

likuidimit të thjeshtëzuar. Në këtë rast, shoqëria merr vendimin për prishjen e shoqërisë me

likuidim të thjeshtëzuar dhe kalon në një proçedurë gjyqësore të thjeshtëzuar, ku të gjithë ortakët

/ aksionarët e shoqërisë, depozitojnë një deklaratë për shlyrjen e të gjitha detyrimeve ndaj të tretëve

dhe çdo kreditori të shoqërisë.

Në këtë rast nuk ka nevojë për caktimin e ndonjë likuidatori, por administratori i shoqërisë do të

bëjë mbylljet në aspektin fiskal dhe do të depozitojë vendimin e ortakëve / administratorëve dhe

atë të gjykatës për miratimin e deklaratës në QKR.

Kjo mënyrë e prishjes së shoqërisë me likuidim të thjeshtëzuar është lehtësuese sidomos për ato

biznese të vogla, të cilat nuk mbartin detyrime financiare ndaj të tretëve, por për një arsye apo

tjetër, ka vendosur të mbyllet.

Në çdo rast, për ndonjë detyrim të fshehur të shoqërisë nuk do të nënkupohet se kreditorët kanë

humbur të drejtën e ndonjë kërkimi. Në këtë rast do të marrë kuptim deklarata e ortakëve /

aksionarëve për shlyerjen e detyrimeve. Kreditori mund të kërkojë përmbushjen e detyrimeve

personalisht nga ish ortakët / aksionarët, të cilët në këtë rast kanë përgjegjësi solidare. E njëjta

përgjegjësi i vishet dhe administratorit, i cili do të përgjigjet për çdo dëm apo shkelje të kryer gjatë

proçeurës së likuidimit të thjeshtëzuar.

118 Neni 204 i ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare“, i ndryshuar.

Page 153: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

140

6.4 Pasuritë e shoqërisë dhe likuidimi

Shoqëria gjatë aktivitetit të saj ka akumuluar vlera dhe ka krijuar pasuri të luajtshme apo të

paluajtshme, identifikimi i të cilave dhe mënyra se si janë krijuar ato si vlera të shoqërisë, ka shumë

rëndësi për fazën e likuidimit. Është e rëndësishme të dallojmë ato pasuri që ortakët kanë

kontribuar në kapitalin themeltar me ato pasuri që janë krijuar gjatë aktivitetit të shoqërisë nga

kalimi i fitimit të shoqërisë në prime të qëndrueshme. Të parat përbëjnë ato lloj pasuri të luajtshme

dhe të paluajtshme, të cilat mund të futen nga ortakët si kontribut në natyrë në momentin e krjimit

të shoqërisë dhe që bëhën pjesë e kapitalit ligjor të shoqërisë si vlera të depozituara në momentin

e themelimit apo gjatë aktivitetit të shoqërisë (kur ndodh një kontribut në këtë fazë). Ky është

kuptimin strikt që ligji dhe doktrina i jep kapitalit ligjor të shoqërisë. Të dytat hyjnë në konceptin

autonom të pasurisë së shoqërisë (së bashku me gjendjen e arkës që ka shoqëria).

Shumat që ngelen pas shlyerjes së kredive që shoqëria ka ndaj të tretëve, përdoren për të kthyer

kontributet e derdhura nga ortakët. Kthimi i kontributeve bëhet në dy mënyra në raport me

kontributin e derdhur nga ortakët apo aksionarët, në kapitalin e shoqërisë :

a) Kontributet e derdhura në të holla kthehen me mbylljen e proçedurës së likuidimit po në të

holla.

b) Në rast se kontributet janë shlyer në natyrë nga ana e ortakëve apo aksionarëve të shoqërisë,

atëherë këtyre të fundit ju shlyhet vlera e sendit sipas asaj që ka patur në momentin e

vendosjes së tij (sendit) si kontribut.

c) Në rast se nga shlyerja e detyrimeve që ka shoqëria ndaj të tretëve bëhet nga shumat që ka

në dispozicion atëherë nuk do të ishte e nevojshme që këto burime të përfitoheshin nga

shitja e pasurisë së shoqërisë. Në këtë rast pasuria i kthehet ortakëve apo aksionareve në

raport me kontributitn e tyre në kapitalin themeltar të shoqërisë.119

6.5 Të drejtat dhe detyrat e likuidatorit.

Likuidatorët zgjidhen me marrëveshje midis palëve, në vendim që bihet dakort për vënien e

shoqërisë në likuidim120. Në mungesë të marrëveshjes apo të dispozitave të akteve të themelimit

119 Një problem i rëndësishëm që do të shtrohej për diskutim është se si do të transferohej titulli i pronësisë së pasurisë

së paluajtshme nga shoqëria tek ortakët apo aksionarët me mbylljen e likuidimit Ligji material (ai tregtar dhe ai civil

neni 193 i K. civil) nuk shprehen për një fakt të tillë. Mendojmë së raporti i përgatitur nga likuidatori për mbylljen e

likuidimit, dhe në mungesë të një vendimi të asamblesë për miratimin e këtij raporti dhe evidencimi i mbylljes së

likuidimit, do të jetë vendimi i gjykatës që realizon një proçedurë të tillë. Këto akte do të shërbenin si akte që do të

sillnin pasojën e duhur atë të kalimit të pronësisë nga shoqëria tek ortakët apo aksionarët. 120 Vendimi i asamblesë së ortakëve apo aksionarëve për likudimin e shoqërisë, përcakton edhe emrin e likuidatorit

apo likuidatorëve sipas rastit. Ky vendim, para reformës së hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9723, datë 03. 05. 2007 “Për

Page 154: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

141

që rregullojnë proçedurat e likuidimit, likuidatori caktohet nga gjykata, e cila së bashku me

vendimin që pranon kërkesën për prishjen në rrugë gjyqësore të shoqërisë dhe kalimin e saj në

likuidim121. Megjithatë, emërimi i ekspertit në rrugë gjyqësore bëhet dhe kur prishja vendoset nga

shoqëria, por ortakët / aksionarët, nuk arrijnë të bien dakort për emrin e likuidatorit. Në këtë rast,

gjykata investohet vetëm për këtë emërim dhe jo për proçedurat e mëtejshme që do të vazhdojnë

të kryhen në formën e likuidimit normal të shoqërisë.

Likuidatorët ashtu siç mund të zgjidhen me vendim të ortakëve / aksionarëve apo me vendim

gjyqësor, ashtu edhe mund të revokohen po me vendim të ortakëve / aksionarëve apo me vendim

të gjykatës. Kjo e fundit mund të ndodhë mbi bazën e kërkesës së së njërit prej ortakëve. Kërkesa

në këtë rast mund të pranohet nga gjykata në rast se do të ekzistonte një shkak i arsyeshëm dhe i

argumentuar për të provuar që vazhdimi i të njëjtit likuidator do të përkeqësonte gjendjen e

likuidimit të shoqërisë. Në rastin e parë, atë të revokimit të likuidatorit, me vendimim të asamblesë

së ortakëve apo aksionareve, mund të ndodhë për çdo shkak, por do të ishte mirë që edhe në këtë

rast të kishim një shkak të arsyeshëm, pasi zevëndësimi i likuidatorit pa shkak mund të

vështirësonte gjendjen e likuidimit në vend që ta përmirësonte atë.

Kompetencat dhe përgjegjësitë e likuiduesit janë të përcaktuara në ligj dhe në statutet e vetë

shoqërive. Megjithatë në mënyrë të përmbledhur mund të përmendim si detyrime të likuidatorëve

si më poshtë :

a) Detyra kryesore e likuidatorëve është që të likuidojnë pasurinë e shoqërisë dhe jo të që të kryejnë

veprime administrimi të zakonshme që në fakt i përkisnin administratorit të shoqërisë para se të

merrje vendimi i likuidimit. Likuidatorët nuk mund të ndërmarrin operacione të reja ekonomike

në emër dhe për llogari të shoqërisë, përveçse kanë detyrimin që të vazhdojnë operacionet e filluara

para likuidimit, me qëllim përfundimin e tyre sa më parë në mënyrë që të përgatisin sa më parë

raportin për likuidimin e pasurisë së shoqërisë. Megjithatë ka raste përjashtimore, kur likuidatori

ju propozon ortakëve mundësinë e mbylljes së likuidimit për shkak të mundësive të reja

ekonomike, ose kur autorizohet posaçërisht nga ortakët / aksionarët me qëllim krijimin e të

ardhurave të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e likuidimit.

Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” dhe ligjit të ri për shoqëritë tregtare, merrte miratimin nga gjyqtari i seksionit

tregtar, i cili urdhëronte me vendim bërjen e shënimeve përkatëse në kollonat e regjistrit. 121 Në vendimin nr. 2002, datë 08. 05. 2003, gjykata e shkallës së parë Tiranë, pasi ka pranuar kërkesë padinë me

objekt prishjen e shoqërisë “Marini Albplastik” sh.p.k. ka urdhëruar ndër të tjera : “prishjen e shoqërisë”, urdhërimin

e zyrës së regjistrit tregtar të bëjë shënimin për shoqërinë në fjalë “shoqëri në likuidim e sipër”, caktimin e likuidatorit

V.M. të shoqërisë “Marini Albplastik” sh.p.k. në likuidim e sipër. Urdhërimin e zyrës së regjistrit të bëjë publikimin

e prishjes së shoqërisë “Marini Albplastik” sh.p.k. Ky vendim mer fuqi vetëm pasi çështja të shqyrtohet nga gjykata

e apelit, ashtu si çdo çdo gjykim tjetër. Rregullat që zbatohen për gjykime të tilla janë ato të parashikura nga K. Pr.

Civile.

Page 155: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

142

b) Likuidatorët mund të shesin pasurinë e shoqërisë, qoftë kjo e luajtshme apo e paluajtshme, por

gjithnjë me miratimin e ortakëve të saj. Këtu nuk duhet që të ketë keqkuptime që kanë lindur në

praktikë, pasi likuidatoret nuk mund ta quajnë veten “fuqiplotë” dhe të sillen mbi pasurinë e

shoqërisë sikur të ishin titullarë të saj. Çdo veprim i tyre që ka të bëjë më pakësimin e vlerave të

shoqërisë, duhet t’i nënshtrohet pëlqimit të ortakëve / aksionarëve, në rast se këta të fundit nuk

kanë disponuar ndryshe paraprakisht. Kjo kompetencë e rëndësishme e likuidatorëve rrjedh nga

neni 197 të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, i ndryshuar,

dipsozitë e cila nuk duhet interpretuar në mënyrë të zgjeruar dhe në kundërshtim me parimet e

disponimit të të drejtave mbi pasurinë e shoqërisë.

c) Një detyrë tjetër e rëndësishme e likuidatorëve është përfaqësimi i shoqërisë përpara organeve

të administratës shtetërore (organeve fiskale, doganore, instiutcioneve të sigurimeve, etj), para

organeve të personave juridike privatë (si bankat, institucionet e sigurimit etj.) si dhe përpara

organeve gjyqësore. Kjo në praktikë është një nga detyrat më të rëndësishme të likuidatorëve, pasi

ata jo vetëm duhet të përfaqësojnë shoqërine në çështjet që janë ngritur nga ajo apo kundër saj, por

duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ngritjen e padive të reja që kanë të bëjnë me

rikuperimin e vlerave pasurore të shoqërisë. Në kryerjen e kësaj detyre ata duhet të bashkëpunojnë

ngushtë me ortakët e shoqërisë, në mënyrë që përfaqësimi në gjykatë të jetë sa më profesional,

madje do të ishte në të mirën e shoqërisë edhe në këtë fazë të likuidimit të saj që likuidatori të

emëronte avokatë për mbrojtjen e interesave të shoqërisë.

d) Likuidatori mund të vazhdojë çështjet e nisura më parë nga administratori ose të angazhohet në

kryerjen e operacioneve të reja ekonomike gjithnjë të lidhura në funksion të likuidimit në rast se

është i autorizuar nga ortakët dhe në mungesë të tyre nga gjykata.

e) Një nga detyrat e likuidatorit është pagesa që duhet t’i bëjë kreditorëve të shoqërisë dhe ndarja

e pasurisë që mbetet (tepricës) në favor të ortakëve. Pagimi që i bëhet së pari kreditorve nuk ka të

bëjë vetëm më përgjegjësinë e likuidatorëve, të cilët veprojnë në emër të shoqërisë në raportet e

krijura me ta, por ka të bëjë së pari me detyrimet qe ka shoqëria ndaj të tretëve dhe së dyti me

garancinë që jep ligji për të ruajtur në maksimum interesat e kreditorëve. Për këto arsye likuidatorët

nuk mund të fillojnë shpërndarjen e vlerave të shoqërisë duke filluar nga ortakët.

f) Likuidatorët në momentin e emërimit të tyre (depozitimi i vendimit në regjistër ose kur vendimi

i gjykatës për emërimin e tyre mer formë të prerë), duhet të marrin në dorëzim nga administratorët

pasurinë e shoqërisë, si dhe dokumentat ligjor dhe ato financiar të shoqërisë. Ligji nuk përcakton

mënyrën se si duhet marrë në dorëzim pasuria dhe dokumentacioni ligjor dhe ai kontabël i

shoqërisë, por është mirë që në praktikë kjo të bëhet nëpërmjet hartimit të një inventari, nga i cili

do të rezultojnë gjithë përshkrimi i aktivit dhe pasivit të shoqërisë.

Legjislacioni ynë tregtar parashikon përgjegjësinë civle të likuidatorëve. Ata janë përgjegjës për

çdo dëm që i sjellin shoqërisë gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre njësoj si dhe administratorët e

Page 156: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

143

shoqërisë122. Likuidatori ka përgjegjësi edhe për pasojat që kanë ardhur ndaj të tretëve, nga

gabimet e tij gjatë ushtrimit të funksionit.

Një nga problemet që ka më shumë diskutim në praktikë, ka të bëjë me faktin se nga i gjen fondet

likuidatori për të paguar kreditorët. Përgjigjja është se likuidatori vepron duke patur në dispozicion

mjetet e mëposhtme financiare:

• fondet që rezultojnë nga gjendja e arkës që ka shoqëria,

• nga derdhja e mëtejshme e fondeve nga ana e ortakëve apo aksionarëve të shoqërisë në

masën që duhen për të shlyer kreditorët e shoqërisë,

• nga derdhja e kontributeve të pa derdhura në masën që ortakët apo aksionarët përfaqësohen

në kapitalin themeltar të shoqërisë.

• nga shitja e vlerave pasurore të shoqërisë (shitja e pasurisë së paluajtshme dhe të

luajtshme).

Në rast se ortakët apo aksionarët nuk i kanë derdhur kontributet e tyre sipas pjesmarrjes në kapitalin

themeltar të shoqërisë, këta ftohen nga likuidatori që të veprojnë në përputhje me detyrimet e marra

përsipër në aktin e themelimit të shoqërisë dhe në respektimin e kritereve të ligjit. Ndërsa derdhja

e kontributeve të reja tej atyre të marra përsipër sipas kërkesave të aktit të themelimit, bëhet në

përputhje me vullnetin dhe përgjegjësinë e ortakëve apo aksoinerëve dhe në raport me pjesën që

ka secili në humbjen e shoqërisë, nëse kjo e fundi nuk ka mjete të mjaftueshme financiare të vetat.

Rregulli për të marrë pjesë në humbje sipas raporteve të përfaqësimit të tyre në kapitalin e

shoqërisë, kur ortakët apo aksionarët i kanë derdhur kontributet e tyre, interpretohet për shoqërinë

me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërinë anonime si një rregull që nuk i detyron ata që të përgjigjen

për humbjet e shoqërisë në raport me pjesmarrjen e tyre në kapitalin themeltar edhe më pasurinë e

tyre personale.

122 Neni 203 i ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, përcakton se përgjegjësia e

likuidatorit do të rregullohet nga të njëjtat dispozita që rregullohet dhe përgjegjësia e administratorit.

Page 157: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

144

KAPITULLI VII

VII. Aktet e shoqërisë, çështje të pavlefshmërisë së themelimit dhe pavleshmërisë së

akteve të organeve të themelimit

7.1 Tiparet dhe natyra juridike e kontratës së themelimit të shoqërisë.

Është e rëndësishme që para se të flasim për natyrën jurdike të akteve që nxjerrin organet e

administrimit të shoqërisë, duhet të japim një paraqitje të hollësishme të akteve themelore që sjellin

në jetë vetë shoqërinë, apo siç quhen ndryshe aktet e themelimit të shoqërisë123. Aktet e themelimit

të shoqërisë, kontrata e themelimit janë akte juridike nëpërmjet të cilave shprehet vullneti i palës

apo palëve pjesmarrëse në të, në momentin e themelimit të shoqërisë. Ndër të tjera në këtë akt

bëhet dhe përcaktimi i funksionit dhe kompetencave të organeve të administrimit të tyre. Si të tilla

ato janë veprime juridike që synojnë krijimin, ndryshim apo shuarjen e të drejtave ose detyrime

civile. Në rastin e kontratës së themelimit të Shoqërisë kemi të bëjmë me veprime juridike të

dyanshme, ndërsa në rastin e aktit të themelimit, kemi të bëjmë me veprime juridike të njëanshme.

Si të tilla ato do ti nënshtrohen, në mungesë të rregullave të posaçme që prashikohen nga ligji nr.

9901, datë 14.04.2008 “Për shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, përcaktimeve të përgjithshme që

rregullojnë kontratat si kategori e veprimeve juridike.124

Neni 1 i ligjit 7632, datë 19. 11. 1992 “Për shoqëritë tregtare”, jep përkufizimin e shoqërisë

tregtare, duke e përcaktuar atë në këtë mënyrë :

123 Me hyrjen në fuqi të ligjit për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit – sot Qendra Kombëtare e Biznesit, në nenin 6,

përcaktohej se tipari thelbësor që tregon organizimin dhe funksionimin e shoqërisë është statuti. Ndërkohë që ligji në

fuq i asaj kohe, pra ligji i 1992, ende parashikonte termin e akteve të themelimit, ku përveç statutit ortakët apo

aksionarët e shoqërisë shprehin vullnetit edhe në një akt tjetër i cili quhej akti apo kontrata e themelimit (modeli

Italian). Me hyrjen në fuqi të ligjit për QKR termi akt themelimi apo kontrat nuk prashikohet më. Megjithatë vazhdon

edhe sot praktika e mëparshme ku për themelimin e shoqërive ende paraqiten të dyja aktet, si akti themelimit ashtu

edhe statuti, të cilat siç do ta shohim edhe më poshtë nuk kanë ndonjë dallim thelbësor midis tyrë, por akti i themelimit

mund të quhet pjesë e statutit të shoqërisë.

124 Shih nenin 231 të ligjit të shfuqizuar 7632, datë 19. 11. 1992. Dispozita ne fjalë përcakton se, për rastin e

pavlefshmërisë së një shoqërie ose një akti që ndryshon statutin, pra akteve të organeve të administrimit ajo

(pavlefshmëria) mund të rezultojë nga parashikimet e dispozitave të këtij ligji ose të atyre që rregullojnë

pavlefshmërinë e kjo do të rregullohet nga dispozitat përkatëse të Kodit Civil që flet për kontratat. Ligji i ri nuk e

parashikon një rregull të tillë, por kur shprehet për pavlefshmëri absolute dhe relative, duke referuar për më tej në

ligjin që rregullon veprimin juridik. Po ndërkohë mund të themi se analogjia e dy ligjve është shumë e madhe dhe

qëndron në faktin se aktet e organeve të admintrimit të shoqërisë që sjellin pasoja në ndryshimet stautore apo edhe në

jetën ekonomike të shoqërisë janë akte juridke (veprime juridke) dhe si të tilla do të goditen për shkaqe të

pavlefshmërisë që si rregull janë shkaqe të pavlefshmerisë.

Page 158: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

145

a) si një akt i vullntetit të dy apo më shumë personave, vullnet i cili materializohet në një kontratë;

b) palët pjesmarrëse në kontratë japin kontributin e tyre në të mira materiale (kontribut në natyrë

apo në të holla) ose shërbime për ushtrimin së bashku të një veprimtarie ekonomike;

c) qëllimi i palëve në kontratë është ndarja e fitimit.

Ndërsa në ligjin aktual nuk jepet ndonjë përkufizim i veçantë për aktin e themelimit apo statutin,

përveçse përcaktohen elementët që duhet të përmbajë statuti i një shoqërie.

Legjislacione të tjera tregtare të sistemit kontinental (civil laë), e kanë trajtuar problemin e

themelimit të shoqërisë në mënyra të ndryshme. Kështu, sipas Kodit Civil italian, shoqëria mund

të krijohet nëpërmjet një kontrate nga dy ose më shumë persona125. Ky qëndrim është mbajtur deri

në vitin 1993, kur u realizua reforma e parë në këtë drejtim dhe u parashikua që shoqëria e formës

me përgjegjësi të kufizuar mund të krijohet edhe nga një ortak i vetëm. Reforma e dytë në të drejtën

tregtare italiane, u bë në vitin 2003, ku u parashikua mundësia e krijimit të shoqërisë aksionare

nëpërmjet një akti unilateral, pra nga një aksionar i vetëm126.

Sipas të drejtës tregtare gjermane, një shoqëri tregtare (qoftë e formës më përgjegjësi të kufizuar,

GmbH, qoftë e formës anonime, AG), mund të formohet nga një ose më shumë persona, duke

mbajtur parasysh parimet e përgjithshme për krijimin e personave juridik, parashikuar nga Kodi

Civil dhe kriteret e posaçme që parashikohen nga ligji tregtar127.

Në të drejtën tregtare anglo-saksone (cammon laë), nuk vërejmë ndonjë kufizim përsa i përket

krijimit të shoqërisë nga një apo më shumë aksionarë. Kjo pengesë nuk ekziston për asnjë nga

format e shoqërive si ato me përgjegjësi të kufizuar (publike apo private) ashtu edhe ato të formës

me përgjegjësi të pakufizuar128.

Kontrata e themelimit të shoqërisë edhe pse mund të jetë e krijuar nga dy apo më shumë persona

(fizik apo juridik), për vetë natyrën juridike që paraqet, është në përgjithësi një kontratë

125 Shih nenin 2247 të Kodit Civil Italian. Sipas kësaj dispozite me kontratën e shoqërisë dy ose më shumë persona,

vendosin bashkarisht të mirat dhe shërbimet për ushtrimin e një aktiviteti ekonomik të përbashkët, me qëllim ndarjen

e fitimeve midis tyre. 126 Reforma e parë në këtë drejtim u bë me dekret ligjin nr. 88 datë 3.3. 1993, i cili parashikoi se krijimi i një shoqërie

me përgjegjësi të kufizuar mund të bëhet edhe nga një person i vetëm. Ndërsa reforma e dytë u bë me dekret ligjin nr.

6 datë 17. 01. 2003, i cili parashikoi krijimin e një shoqërie anonime ashtu si edhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar

nga një person i vetëm. Mund të themi se kjo reformë dha konceptin e krijimit të një shoqërie jo vetëm nëpërmjet një

kontrate por edhe nëpërmjet një akti unilateral themelimi. Në legjislacionin tonë tregtar të dyja këto momente janë

kaluar qysh me aprovimin të ligjit 7638, datë 19. 11. 1992 “Për shoqëritë tregtare” (neni 1 i ligjit), si dhe në bazë të

praktikës tregtare të krijuar.

127 Corporate laë in Germany, faqe 7 dhe faqe 68, German laë accessible, Gerhard Ëirth, Michael Arnold, Mark

Greene, Verlag C.H. Beck Munchen 2004, si dhe nenet 22 e 25 të Kodit Civil Gjerman.

128 Tolley’s Company Laë, Second Edition, Volume one, Stephen Barc LL.B Solicitor dhe Nicholas Boëen, Barrister,

Tolley Publishing Company 1988, faqe 115.

Page 159: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

146

shumëpalëshe. Kontratat e themelimit të shoqërisë, paraqiten si detyrime kontraktore midis dy ose

më shumë personave, të cilët ushtrojnë bashkarisht të njëjtën veprimtari ekonomike.

Elementët më të rëndësishëm që duhen patur në konsideratë për një themelim të vlefshëm të

shoqërisë janë ato të përcaktuara nga ligji 129 dhe që përfshijnë formën shkresore të

dokumentacionit të regjistrimit fillestar, pasjen e zotërisë për të vepruar të themeluesve, objektin

e veprimtarisë në përputhje me ligjin, përmbajtja në statut i emërtimit të shoqërisë, vlerës së

kontributeve të themeluesve, vlerën e kapitalit, pasja e kapitalit mbi minimumin e përcaktuar nga

ligji, shlyerja e kapitalit në rastin e shoqërise aksionare, sipas modaliteve të përcaktuara nga ligji.

Pra, në ndryshim nga ligji i vjetër që shprehej në përgjithësi për pavlefshmëri themelimi, ligji i ri

ka bërë një përcaktim të rasteve kur kërkohet pavlefshmëria e themelimit apo pavlefshmëria e

shoqërisë. Ligji kërkon detyrimisht paraqitjen në formë të shkruar të aplikimit të regjistrimit, aktit

të themelimit dhe statutit, ose të një dokumenti të vetëm që përfaqëson aktin e themelimit dhe

statutin. Por në vetë ligjin për QKR është përcaktuar që shoqëritë mund dhe të mos paraqesin statut

dhe akt themelimit, në momentin që pranojnë se do të zbatojnë dispozitat e ligjit. Pavlefshmëria

për mos pasjen në formën e shkruar të dokumentave është një lloj pavlefshmërie e cila

parandalohet nga ana e kontrollit që bën QKR në momentin e regjistrimit. Nëse shoqëritë nuk janë

regjistruar në QKR, atëherë nuk mund të flasim për pavlefshmëri shoqërie sesa për ushtrim të

aktivitetit në mënyrë të paligjshme. Gjithsesi do të jetë praktika ajo që do të sqaroj me tej këtë lloj

pavlefshmërie që ka të bëjë me momentin e regjistrimit të shoqërisë.

Zotësia juridike e themeluesve është një rast tjetër që mund të çojë në pavlefshmëri shoqërie që ka

ndodhur përpara regjistrimit të saj. Mospasja e zotësisë juridike për të vepruar e të gjithë

themeluesve çon në pavlefshmëri absolute. Kodi civil përcakton se kemi pavlefshmëri absolute

kur veprimet juridike kryhen nga të mitur nën 14 vjeç ndërsa rastet e tjera klasifikohen në

pavlefshmërinë relative.

Ndërkohë flitet për pavlefshmëri të shoqërisë dhe në rastin kur në statutin e saj mungojnë emërtimi

i shoqërisë, kontributi në kapital i secilit themelues, masa tërësore e kapitalit, apo nuk është shënuar

objekti. Si në rastin e parë edhe në këtë rast pavlefshmërie, është QKR organi që kryen regjistrimin

subjekti që ka të drejtë të marrë të gjitha të dhënat e përmendura këtu.

Rasti tjeteër i pavlefshmërisë është rënia e kapitalit nën minimumin ligjor. Një shoqëri tregtare në

të cilën nuk plotësohet një kapital në kufijtë që parashikon ligji, do të përbënte një shkak thelbësor

të pavlefshmërisë së saj. Në këtë kuptim, ato (kontributet) janë si të gjitha detyrimet e tjera që palët

i marrin përsipër, ashtu si edhe në kontratat me detyrime të dyanëshme, rregulluar nga Kodi Civil.

Në raport me këto të fundit detyrimet e marra përsipër nga palët (ortakët apo aksionaret e

ardhshëm), në kontratën e themelimit të shoqërisë, kanë një karakter më specifik, pasi detyrimet e

palëve në këtë të fundit, janë kontribute në pasuri (të holla apo në natyrë), me qëllim ushtrimin e

një aktiviteti të caktuar, sipas objektit të saj. Në kontratën e themelimit të shoqërisë, palët nuk i

129 Neni 3/1 i ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar.

Page 160: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

147

realizojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre, ashtu si edhe në kontratat e parashikuara nga Kodi Civil,

duke ju kundrejtuar njëra-tjetrës, por si pasojë e disa rregullave të përcaktura në këtë kontratë dhe

në statutin e shoqërisë. Në këtë kuptim edhe pushimi i veprimtarisë së shoqërisë, si rregull nuk i

nënshtrohet të njëjtave rregulla që janë në fuqi për kontratat, në rastet kur kërkohet zgjidhja e tyre

për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore apo pavlefshmërisë së kontratës për shkak

të “defekteve gjenetike” në lidhjen e tyre130.

Në konceptin e funksionimit të shoqërisë, palët bashkëpunojnë së bashku me qëllim që të ndajnë

fitimet. Kontributi në pasuri (të mira materiale) sipas kontratës së themelimit ka një karakter

dallues në këtë të fundit, pasi pasuria nuk disponohet me individualisht, por vetëm nga ana e

shoqërisë. Pra, palët në kontratë do të humbasin sipas kontributit të tyre të drejtat individuale të

pasurisë, me anën e të cilave kontribuojnë në shoqëri dhe këto të drejta i kalojnë shoqërisë. Është

kjo e fundit (shoqëria) që ka të drejtë për të disponuar mbi to, me fitimin e personalitetit juridik të

saj (momenti i regjistrimit).

Marrëdhëniet juridike midis shoqërisë dhe të tretëve, sjellin efekte juridike të caktuara të detyrimit

midis tyre, ku shoqëria mund të jetë me cilësinë e debitorit apo me cilësinë kreditorit. Pasuria e

shoqërisë mund të preket vetëm për të ekzekutuar detyrime kundrejt kreditoreve, në rast se ajo nuk

i përmbush ato nga të ardhurat që realizon nëpërmjet aktivitetit të saj. Në një shoqëri tregtare, të

formës më përgjegjësi të kufizuar, apo të formës anonime, detyrimet që ka shoqëria nuk shtrihen

mbi pasuritë apo të drejtat individuale të ortakëve apo të aksionarevë të saj131.

Duke mbylllur këto konsiderata të përgjithshmë për tiparet dhe natyrën juridike të kontratës së

themelimit të shoqërisë, vlen të theksohet se disiplina që do të zbatohet në përcaktin e kritereve të

vlefshmërisë apo pavlefshmërisë së këtyre akteve është ajo që rregullohet veçanërisht nga ligji nr.

9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar. Gjithashtu duhen

mbajtur parasysh, për aq sa mund të zbatohen në këtë rast, edhe rregullat që përcaktohen në ligjin

nr. 9723, datë 03. 05. 2007 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”. Veçanërisht, këto të fundit

duhen mbajtur parasysh, vetëm për sa i takon rregullimeve që kanë të bëjnë, më zgjidhjen e

pasojave të pavlefshmërisë dhe pasqyrimin të tyre në regjistrin tregtar.

130 Sipas nenit 661 të Kodit Civil, kontratat mund të jëtë me detyrime të njeanshme dhe në këtë rast njëra nga palët

merr përsipër detyrime ndaj palës tjetër pa patur kjo e fundit ndonjë detyrim ndaj saj dhe në kontrata me detyrime të

dyanshme, kur palët detyrohen reciprokisht ndaj njëra-tjetrës. Sipas Kodit Civil, për zgjidhjen e konflikteve që vijnë

nga mospërmbushja e kontratës apo nga shkaqe që kanë të bëjne më pavlefshmërinë e saj, palët i drejtohen reciprokisht

njëra-tjetrës, ndërsa sipas së drejtës tregtare, zgjidhja e këtyre problemeve bëhet duke u bazuar në rregulla të tjera, të

cilat burojnë nga ligji i posaçëm (ligji tregtar) dhe nga rregullat e vendosura në statut dhe në kontratën e themelimit. 131 Në një shoqëri kolektive (e quajtur ndryshe shoqëri personi) në dalllim nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar apo

shoqëria anonime (të quajtur ndryshe shoqëri kapitali), të gjithë ortakët kanë cilësinë e tregtarit dhe përgjigjen pa

kufizim e solidarisht për borxhet e shoqërisë dhe se kreditorët e saj mund të kërkojnë ndaj ortakëve të shoqërisë

shlyerjen e detyrimeve që atyre iu ka shoqëria, kjo vetëm pasi të kenë dështuar përpjekjet për ta përmbushur detyrimin

ndaj shoqërisë. Në llojet e shoqërisë me përgjëgjësi të kufizuar dhe anonime, përgjëgjësia e detyrimeve të shoqërisë

ndaj kreditorëve të saj bie vetëm mbi pasurinë e shoqërisë dhe nuk shtrihet edhe ndaj pasurisë individuale të ortakëve.

Page 161: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

148

7.2 Pavlefshmëria e aktit të themelimit para se shoqëria të regjistrohet në regjistrin

tregtar. Ndikimi i saj në kompetencat e organeve të administrimit.

Kur flasim për pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë duhet të kemi parasysh, rregullat që

përcaktojne shkaqet e pavlefshmërisë absolute të akteve të themelimit të saj dhe jo ato rregulla që

përcaktojnë rastet e pavlefshmërisë relative të këtyre akteve.

Pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë, mund të shfaqet në dy forma :

a) Në kohën kur vullneti i palëve (ortakëve apo aksionarëve) themelues është shprehur, pra

është firmosur kontrata e themelimit dhe shoqëria ende nuk është regjistruar në regjistrin

tregtar. Situata para themelimit të shoqërisë.

b) Në momentin kur ky akt jo vetëm që është firmosur, por edhe është regjistruar sëbashku

me aktet e tjera në regjistër (këtu kemi parasysh përveç kontratës së themelimit edhe

statutin). Situata pas themelimit të shoqërisë.

Në rastin e parë, kur shoqëria nuk është regjistruar, pra ajo akoma nuk ka fituar personalitet juridik,

kemi të bëjmë vetëm më një kontratë që prodhon efekte për palët pjesmarrëse në të. Për një kontratë

të tillë, ashtu si edhe për çdo veprim tjetër juridik të dyanshëm, mund të kërkohet pavlefshmëria e

saj, jo vetëm për shkaqe të pavlefshmërisë absolute por edhe për atë relative, duke u zbatuar

rregullat që rregullojnë veprimin juridik në përgjithësi dhe ato që rregullojnë kontratat në veçanti.

Pra, në një rast të tillë, do t’i referohemi vetëm përcaktimeve mbi pavlefshmërinë e kontratave dhe

pavlefshmërinë e veprimit juridik.

Në legjislacione të tjera tregtare, si p.sh. në të drejtën gjermane parashikohen si raste përjashtimore

edhe marrëveshjet paraprake për themelimin e një shoqërie (pre-formation company). Sipas ligjit

tregtar gjerman, palët që marrin pjesë në themelimin e një shoqërie tregtare, mund të parashikojnë

në formën e një partneriteti civil të drejtat dhe detyrimet e tyre, më qëllim krjimin më vonë të

shoqërisë, pra kalimi tek kontrata e themelimit.132

Tiparet që dallojnë situatën e pavlefshmërisë së kontratës së themelimit të shoqërisë, para

regjistrimit të saj, me situatën e pavlefshmërisë pas regjistrimit të saj janë :

a) Në rastin para regjistrimit të shoqërisë, qoftë edhe nga pikëpamja formale, nuk flasim për

pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë, por vetëm për pavlefshmëri të akteve që çojnë në

themelimin e saj (pavlefshmëri e aktit të themelimit apo kontratës së themelimit sipas

rastit).

132 Corporate laë in Germany, faqe 5, German laë accessible, Gerhard Ëirth, Michael Arnold, Mark Greene, Verlag

C.H. Beck Munchen 2004.

Page 162: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

149

b) Shkaqet e pavlefshmërisë në rastin kur shoqëria nuk është regjistruar, do t’i kërkojmë

vetëm bazuar në dispozitat që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratave si veprime juridike.

c) Në rastin kur shoqëria është regjistruar, shkaqet e pavlefshmërisë do t’i gjejmë si rregull

në ligjin e posaçëm (legjislacioni material tregtar) dhe si përjashtim do të referohemi në

dispozitat që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratave si veprime juridike.

d) Në rastin kur shoqëria nuk është regjistruar, shkaqet e pavlefshmërisë mund të jenë si ato

shkaqe që çojnë në pavlefshmërinë absolute të kontratës së themelimit (apo sipas rastit

aktit të themelimit), ashtu edhe ato shkaqe që çojnë në pavlefshmërinë relative të saj. Në

të kundërt, kur shoqëria ka fituar personalitet juridik, flasim vetëm për shkaqe të

pavlefshmërisë absolute të themelimit të saj dhe rregullat që përcaktojnë pavlefshmërinë

relative zbatohen duke marrë në konsideratë faktin që ato mund të jenë korrigjuar më parë

apo gjatë proçesit. Kjo, ashtu siç do ta shohim edhe më poshtë, për vetë specifikën që kanë

marrdhëniet tregtare që realizon shoqëria me palët e treta gjatë aktivitetit të saj.

e) Afatet e parashkrimit për pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë nuk janë përcaktuar në

ligjin e posaçëm dhe si të tilla do të zbatohen afatet e përcaktuara në Kodin Civil.

Ndërsa përsa i përket veprimeve të administrimit gjatë kohës së themelimit por pa regjistrimin e

shoqërisë, ato do të mbeten të pavlefshme si dhe në rastin e akteve të prodhuara nga shoqëria e

themeluar dhe e pakrijuar, vetëm në lëmin e fushës civile. Ligji tregtar, siç do e shohim më poshtë

ka rregulluar vetëm përgjegjësinë e veprimeve të administratorëve gjatë themelimit, por pasojat e

prodhuara pas regjistrimit. Ndërsa nuk është e qartë çfarë ndodh me aktet e kryera nga një

administrator, për më tepër në kushet e mirëbesimit, por kur shoqëria nuk është regjistruar ende.

Për këtë arsye themi që në përgjithësi vlerësimi do të bëhet në aspektin civil. Por rastet do të

trajtohen rast pas rasti dhe nuk mund ti shpëtojnë natyrës tregtare që përmban veprimi i organeve

qeverisëse të një shoqërie qoftë kjo në krijim e sipër. Kështu si veprimet e asamblesë si ato të

administratorëve apo këshillave përkatës, do të analizohen në kuadër të qëllimit që i shtyu palët në

veprim dhe kushtet në të cilat kanë ndodhur veprimet përkatëse133.

7.3 Pavlefshmëria e aktit të themelimit pas regjistrimit të shoqërisë - Ndikimi e saj në

kompetencat e organeve të themelimit të shoqërisë.

Trajtimi i këtij problemi ka një rëndësi të madhe pasi ende në praktikë ndeshen keqkuptime, kjo

edhe nga fakti i shtrirjes në kohë të dy ligjeve për shoqëritë që kanë filluar funkisonin e tyre

ekonomik, para hyrjes në fuqi të ligjit të ri, pra për shoqëritë që kanë fituar personalitet juridik para

kësaj periudhe, por edhe për shkak të ndryshimeve që ka pësuar vetë ligji i ri. Me hyrjen në fuqi

të ligjit të ri tregtar, nuk parashikohej në asnjë dispozitë pavleshmëria e themelimit të shoqërisë

133 Është e qartë që nuk hyn në sferën e trajtimit të kësaj teme rastet e mashtrimeve të cilat ndërthrurin dhe aspekte

penale

Page 163: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

150

apo pavlefshmëria e shoqërisë dhe kjo dukej e drejtë, sidomos nëse do të merrej në konsideratë

momenti pas regjistrimit të shoqërisë, kur është krijuar si entitet dhe ka hyrë në marrëdhënie me

të tretët. Ndërsa me ndryshimet që pësoi ligji me publikimin e Ligjit Nr. 129/2014 “Për disa shtesa

dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të

ndryshuar, rifutet koncepti i pavlefshmërisë së shoqërisë, duke përcaktuar dhe rastet dhe pasojat si

të pavlefshmërisë absolute dhe asaj relative. Rastet e pavlefshmërisë të rregulluara nga ligji

zbatohen vetëm pasi shoqëria të jetë regjistruar në regjistrin tregtar, pra ajo të ketë fituar

personalitet juridik134.

Pasi shoqëria të jetë themeluar dhe regjistruar në regjistrin e shoqërive (momenti i fitimit të

personalitetit juridik), situata juridike paraqitet krejtësisht e ndryshme. Kjo, pasi shoqëria në këtë

fazë ka filluar të kryej aktivitet dhe ka hyrë në marrëdhënie juridike ose ka lidhur kontrata, me

persona të tretë, duke përfituar të drejta por duke marrë përsipër edhe detyrime.

Konstatimi i pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, nuk paragjykon pasojat juridike që kanë

ardhur pas regjistrimit të shoqërisë dhe për me tepër, nuk prek aspak veprimet juridike të kryera,

apo aktet e nxjerra, nga organet e shoqërise, pas këtij regjistrimi.

Këtu do të shtroheshin disa probleme që duhen marrë në konsideratë, në rastin kur konstatohen

shkaqet e pavlefshmërisë të shoqërisë :

3. Nga njëra anë duhet marrë parasysh mbrojtja e interesave të të tretëve që siç thamë më

sipër kanë krijuar marrdhënie juridike detyrimi me shoqërinë;

4. Nga ana tjetër duhen marrë parasysh interesat e vetë shoqërisë (ortakëve apo aksionarëve

të saj) si dhe;

5. interesi i mbrojtjes së vetë rendit juridik.

Kur flasim për pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë, duhet të kemi parasysh raste të veseve të

vullnetit të palëve që marrin pjesë në realizmin e akteve të themelimit ose raste që shkaktohen si

pasojë e mosrespektimit të dispozitave urdhëruese të ligjit. Konstatimi i pavlefshmërisë në rastin

e shoqërive, vepron vetëm si një shkak i shpërndarjes së shoqërisë dhe jo si një shkak që i bënë të

gjitha veprimet e kryera nga shoqëria pas momentit të regjistrimit të pavlefshme. Kjo pasi, shoqëria

ka kryer një aktivitet të caktuar, ka përmbushur ose jo detyrimet ndaj të tretëve dhe ka arritur një

rezultat ekonomik, të cilat në konceptin e një aktiviteti tregtar, nuk duhet të preken edhe pas këtij

konstatimi.

134 Neni 29 i Kodit Civil, parashikon zotësinë juridike të personit juridik. Sipas përcaktimit të bërë në këtë dispozitë,

zotësia juridike e personit juridik fitohet nga momenti i regjistrimit të tij dhe kur ligji kërkon detyrimisht regjistrimin

e tij, që nga çasti i regjistrimit. Ligji nr. 9723, datë 03. 05. 2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, parashikon

detyrimin e regjistrimit të shoqërive tregtare dhe të subjekteve që ushtrojnë aktivitet tregtar (neni 22 i ligjit 7923, datë

03. 05. 2007).

Page 164: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

151

Vërtetimi i rastit të pavleshmërisë së themelimit të shoqërisë, është një shkak që çon në

shpërndarjen e saj dhe e fut shoqërinë në rrugën e likujdimit. Kjo e fundit (likuidimi) është pasoja

e pavlefshmërisë. Vendimi i gjykatës që konstaton këtë pavlefshmëri, përcakton edhe likuidatorin,

që do të marrë në dorë administrimin e shoqërisë me qëllim shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve,

ndarjen e asaj pasurie që mbetet midis ortakëve apo aksionarëve të shoqërisë, dhe realizmin e gjithë

proçedurave që çojnë në fshirjen e shoqërisë nga regjistri tregtar135.

Ndryshe nga sa më sipër do të trajtohej problemi për aktet që nxjerrin organet e shoqërisë gjatë

aktivitetit të saj, si p.sh. vendimi i asamblesë së aksionarëve apo vendimi i këshillit mbikqyrës,

apo vendim i administratorit. Në këto raste flasim si rregull për anullimin e tyre, pra për llojin e

pavlefshmërisë relative.

Rasteve të pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë të parashikuara nga ligji i vjetër nuk kanë

qenë ezauruese dhe për këtë arsye mund të bëhej referencë apo dhe të zbatohej legjislacioni civil.

Ndërsa ligji aktual e ka parashikuar pavlefshmërinë në një normë të vetme, ashtu siç përcaktohet

dhe në legjislacione të tjera (p.sh. legjislacioni tregtar italian). Një rregull i tillë mbyll çdo diskutim

për raste të tjera, por mund të themi se është praktika ajo që mund të vërtetojë shkaqe absolute, të

tjera nga ato të përcaktura në dispozitën e ligjit në fuqi, që çojnë në pavlefshmërinë e themelimit

të shoqërisë. Është e rëndësishme të theksohet se rastet e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë

duhet të jenë veçanërisht të rënda dhe jo çdo lloj rasti kundërligjshmërie mund të shërbejë si shkak

për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë.

Ndodhur përballë një analize të tillë arrijmë në këto kokuzione të rëndësishme :

Së pari: Kur flasim për pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë, kemi të bëjmë më shkaqe që

burojnë nga ligji i posaçëm (ligji 9901 datë 14.04.2008) dhe

Së dyti: Referimi tek dispozitat që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratave duhet që të zbatohet

vetëm pasi nuk ka marrë dot zgjidhje problemi i parë. Zbatimi i rregullit të dytë, ashtu siç do ta

shohim më poshtë është shumë i kufizuar.

Duke ju referuar rasteve te pavlefshmërive të përmendura më sipër, mund të themi se ato zgjidhin

konfliktin që lind në rastin e pavlefshmërisë absolute të themelimit të shoqërisë, vetëm pas

regjistrimit të shoqërisë në regjistrin tregtar. Konflikti në këtë rast si rregull, krijohet midis

shoqërisë, kundër të cilës është ngritur një kërkim për shkak të pavlefshmërisë absolute të saj dhe

kreditorëve të saj, të cilët synojnë që të realizojnë kreditë e tyre kundrejt shoqërisë dhe mund të

rrezikojnë këtë marrdhënie të krijuar nga ekzistenca e gjendjes së pavlefshmërisë. Përgjithësisht

kur konstatohen shkaqet e pavlefshmërisë, konflikti duhet të zgjidhet në favor të kreditorëve të saj,

135 Në këtë rast duhet të zbatohen rregullat mbi likuidimin, parashikuar nga pjesa e VI, e ligjit 9901, datë 14.04.2008,

i ndryshuar. Likuidimi është pasoja e pavlefshmërisë, prandaj nuk do të ishte e nevojshme shprehja në dispozitivin e

vendimit e konstatimit të pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, por drejtëpërdrejtë urdhërimi i kalimit të saj në

likuidim dhe caktimi i njëkohëshëm i likuidatorit.

Page 165: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

152

pra duhet të jenë ata të parët që përfitojnë nga shpërndarja e shoqërisë për shkak të vertetimit të

një rasti pavlefshmërie. Është e rëndësishme që të theksojmë se mënyra se si është ndërtuar

legjilsacioni ynë tregtar, praktikisht i jep mundësinë kreditoreve që të përmbushin kreditë e tyre,

duke përdorur si garanci pasurinë e shoqërisë, megjithëse themelimi i saj është absolutisht i

pavlefshëm.

7.4 Problemi i legjitimitetit në ngritjen e padisë për pavlefshmërine e themelimit të

shoqërisë.

Problemi i legjitimitetit në ngritjen e padisë për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë, është

një nga problemet më të rëndësishme me karakter praktik, që krijohet në rastin e një konflikti

tregtar, të një natyre që shkaktohet nga vërtetimi i kësaj pavlefshmërie. Çështja se cili do të ishte

rrethi i personave të interesuar që mund të ngrenë padinë për të kërkuar pavlefshmërinë e

themelimit të shoqërisë, është një nga problemet që ka hasur diskutim të madh në praktikë.

Përgjigja e kësaj pyetje duhet të kërkohet së pari në legjislacionin e posaçëm (ligji për shoqëritë

tregtare), e parë ngushtë kjo me dispozitat e ligjit procedurial civil si dhe praktikën gjyqësore e

krijuar në këtë drejtim.

Nisur nga përmbajtja e marrdhënieve tregtare që krijon shoqëria gjatë aktivitetit të saj, mendojmë

se rrethi i personave që mund të legjitimohen në ngritjen e padisë për pavlefshmërinë e themelimit

të shoqërisë, nuk duhet intepretuar në mënyrë të gjerë, pra duke i dhënë mundësi çdo subjekti

(person fizik apo juridik) që mendon se ka çfarëdolloj interesi të lidhur sadopak me ato të

shoqërisë. Në përcaktimin e këtij rrethi personash të interesuar, duhet të nisemi gjithnjë nga fakti

i mos krijimit të një paqëndrueshmëri të qarkullimit juridik civil, që do të shkaktohej nga

shpërndarja e shoqërisë. Në rast se kushdo do të kërkonte pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë

dhe si rrjedhojë kalimin e saj në likujdim, atëherë kjo gjë do të përbënte shkak për një

paqëndrueshmëri të qarkullimit juridik - civil dhe mund ta fuste ekonominë në një gjendje

negative. Kjo për faktin pasi veprimtaria e një shoqërie (sado e vogël qoftë shoqëria) është e lidhur

ngushtësisht me sistemin ekonomik të një vendi.

Duke ju referuar një rasti të praktikës gjyqësore136, vërejmë se gjykata ka gabuar në trajtimin e

problemit të legjitimitet të personit që ka ngritur padinë për kërkimin e pavlefshmërisë së

shoqërisë. Ajo ka legjitimuar një person i cili është jashtë rrethit të personave të interesuar të

përcaktuar si më sipër. Paditësi në rastin në fjalë, nuk mund ta ngrinte një padi të tillë, pasi nuk

është pjesë e shoqërisë (ortak apo i zgjedhur në organet drejtuese të saj) dhe për më tepër nuk është

kreditor i shoqërisë dhe si i tillë nuk mund të shfrytëzojë shkaqet e pavlefshmërisë së shoqërisë

136 Shih vendimin nr. 1411, datë 26. 06. 2006 të Gykatës së Rrethit Korçë.

Page 166: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

153

ashtu si edhe këta të fundit (kreditorët). Në këto kushte gjykata ka gabuar kur e ka pranuar padinë

dhe ka urdhëruar shpërndarjen e shoqërisë duke kaluar atë në likuidim.

Si konkluzion mund të themi se legjitimimi në padinë e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë,

i takon vetëm një rrethit të ngushtë personash (fizik apo juridik), të cilët janë lidhur ngushtë me

interesat organizativo – drejtuese të shoqërisë si dhe më aktivitetin e saj tregtar (rasti i kreditorëve

të shoqërisë).

Arsyeja thelbësore e një konkluzioni të tillë, që çon në interpretimin e ngushtuar të konceptit të

legjitimitetit, lidhet me faktin se në të gjitha legjislacionet tregtare stabiliteti i veprimtarisë

ekonomike së shoqërisë është parësor. Ai nuk mund të cënohet nga kushdo dhe në çdo kohë, në të

kundërt qarkullimi juridiko – civil do të pësonte çrregullime dhe kjo do të shkaktonte pasoja jo të

vogla në vetë sistemin ekonomik dhe social të një vendi. Për këtë arsye i jepet një rëndësi shumë

e madhe modaliteteve të publikimit, detyrë kjo e organit administrativ të shoqërisë. Publikimi,

përveç njohjes ndaj të tretëve, në thelb ka ruajtjen e vlefshmërisë së veprimeve të kryera nga

shoqëria, qofshin këto të organit më të lartë vendimmarrës, qoftë të organit administrativ të

shoqërisë.

7.5 Pavlefshmëria relative dhe rregullimi i pasojave dhe rrethanave që mund të çojnë

në këtë pavlefshmëri.

Detyra e ndreqjes së problemeve të shaktuara gjatë themelimit apo gjatë jetës së shoqërisë në aktet

e themelimit të saj është një detyrë që i takon organeve të administrimit dhe qeverisjes të shoqërisë,

duke filluar nga asambleja e shoqërive si ato aksionare ashtu edhe me përgjegjësi të kufizuar ashtu

edhe organeve të këshillit mbikqyrës por edhe ato të administrimit.

Afati i kërkimit të pavlefshmërisë së shoqërisë, sipas përcaktimeve të nenit 3/1 të ligjit tregtar në

fuqi është 3 vjet, duke filluar nga data e regjistrimit të shoqërisë apo e ndonjë ndryshimi në

regjistër. Në një rast të tillë, gjykata do të vlerësojë sipas kërkimit të ngritur nga subjekti i

interesuar, nëse ka patur rregullimin ligjor të kërkesave për themelimin e shoqërisë, si dhe për

rregullshmërinë e ndryshimeve në statut. Rrethi i personave të interesuar që mund të ngrejnë një

padi të tillë janë, themeluesit e shoqërisë, anëtarët e parë të organeve të administrimit

(administratori apo administratorët) si dhe anëtarët e këshillit mbikqyrës.

Në ndryshim nga ligji i vjetër, kur gjykata merrte rolin aktiv dhe urdhëronte rregullimin e situatës

së pavlefshmërisë, sipas ligjit të ri, ajo vlerëson nëse situata është rregulluar apo jo.

Në përcaktimet e bëra më sipër, në të dyja rastet e pavlefshmërisë, duhet marrë në konsideratë

edhe fakti se, interesi i shoqërisë, i cili mbrohet nga norma juridike e posaçme, të cilat në thelb

shkaktohen vetëm si shkak i ekzistencës së veseve veçanërisht të rënda, të cilat nuk do të

“bashkëjetonin” aspak me vazhdimin e aktivitetit të shoqërisë, tashmë të regjistruar në regjistrin

Page 167: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

154

tregtar. Në këtë kontekst dhe duke marrë në konsideratë interesin e qëndrueshmërisë ekonomike

të aktivitetit të shoqërisë, ligji ynë i ka dhënë mundësinë subjekteve të interesuara, që mund të

shmangin këto shkaqe të pavlefshmërisë të themelimit të shoqërisë, duke rregulluar situatën dhe

kryer regjistrimet përkatëse, si para ngritjes së padisë ashtu dhe gjatë proçesit të shqyrtimit

gjyqësor.

7.6 Pavlefshmëria e akteve të nxjera nga organet e administrimit dhe pavlefshmëria e

veprimit juridik.

Në dallim nga legjislacioni civil, ligji për shoqëritë tregtare, vendos disa rregulla të veçanta, të

cilat shmangen nga parimet e përgjithshme të pavlefshmërisë së kontratave si veprime juridike të

dyanshme, kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të pavlefshmërisë së veprimeve të organeve të

shoqërisë137. Kjo shmangie ka të bejë me faktin se, me fitimin e personalitetit juridik nga ana e

shoqërisë, shoqëria priret që të krijojë një qëndrueshmëri juridiko-organizative.

Rastet e pavlefshmërisë së veprimit të organeve të shoqërisë lidhen me pavlefshmërisë të

vendimeve të asamblesë, kur ato janë marrë në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë kryesisht për

ligjin tregtar dhe mënyrën se si ai rregullon proçedurën dhe vendimmarrjen në shoqëri. Nga ana

tjetër flitet dhe për pavlefshmëri të vendimeve të administratorëve, dhe këtu jemi para rastit kur

veprohet në tejkalim kompetencash apo në kundërshtim me interesat e shoqërisë. Megjithatë si në

rastin e pavlefshmërisë së themelimit dhe në rastin e pavlefshmërisë së veprimeve të organeve të

shoqërisë, nuk mund të anashkalohen rastet flagrante të ligjit.

Këtu do të shtroheshin sërisht të njëtat probleme si më sipër, të cilat duhet të merren në konsideratë,

në rastin kur konstatohen shkaqet e pavlefshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e shoqërisë:

a) Nga njëra anë duhet marrë parasysh mbrojtja e interesave të tretëve, që siç thamë më

sipër kanë krijuar marrëdhënie juridike detyrimi me shoqërinë;

b) Nga ana tjetër duhen marrë parsysh interesat e vetë shoqërisë (ortakëve apo aksionarëve

të saj); si dhe

c) interesi i mbrojtjes së vetë rendit juridik.

Kur flasim për pavlefshmëri të akteve të nxjerra gjatë aktivitetit nga ana e organeve të shoqërisë,

duhet të kemi parasysh ato raste që shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të dispozitave

urdhëruese të ligjit (çështje të kundërligjshmërisë). Vërtetimi i rastit të pavleshmërisë së aktit të

nxjerrë nga ana e organeve të shoqërisë gjatë aktivitetit të tyrë, si rregull lidhet me rregullimin e

një pasoje të caktuar. Pavlefshmëria e akteve që nxirren nga ana e organeve të shoqërisë gjatë

137 Pavlefshmëria e vendimeve të asamblesë apo të vendimeve të administratorit, si për shoqëritë me përgjegjësi të

kufizuar dhe atë aksionare rregullohen nga nenet 81,92, 135,151 e vijues të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për

Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar.

Page 168: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

155

aktivitetit të saj, si p.sh. vendimi i asamblesë së aksionarëve apo vendimi i këshillit mbikqyrës apo

atij të administrimit, do të trajtohet në prizmin e anullimit të tyre, pra për llojin e pavlefshmërisë

relative.

Problemi i legjitimitetit në ngritjen e padisë për pavlefshmërinë e akteve të nxjerra nga organet e

shoqërisë, është një nga problemet më të rëndësishme me karakter praktik, që krijohet në rastin e

një konflikti tregtar, të një natyre që shkaktohet nga vërtetimi i kësaj pavlefshmërie. Çështja se cili

do të ishte rrethi i personave të interesuar që mund të ngrenë padinë për të kërkuar këtë

pavlefshmëri, është një nga problemet që ka hasur diskutim të madh në praktikë. Përgjigja e kësaj

pyetje duhet të kërkohet së pari në legjislacionin e posaçëm (ligji për shoqëritë tregtare), e parë

ngushtë kjo me dispozitat e ligjit proçedurial civil si dhe praktikën gjyqësore të krijuar në këtë

drejtim. Vërejmë se ligji i posaçëm nuk ka një përcaktim të qartë se cili do të ishte rrethi i personave

që do të ngrinte një padi të tillë. Natyrisht që parimi është ai i përgjithshëm, padinë do ta ngrinin

personat e interesuar për shpalljen e kësaj palvefshmërie dhe njëkohësisht që cënohen nga pasojat

e ardhura nga veprimi i aktit konkret. Nisur nga përcaktimi i mësipërm dhe nga përmbajtja e

marrëdhënieve tregtare që krijon shoqëria gjatë aktivitetit të saj dhe vete funksionimi i shoqërisë,

mendojmë se rrethi i personave që mund të legjitimohen në ngritjen e padisë për pavlefshmërinë e

themelimit të shoqërisë, nuk duhet intepretuar në mënyrë të gjerë, pra duke i dhënë mundësi çdo

subjekti (person fizik apo juridik) që mendon se ka çfarëdolloj interesi të lidhur sadopak me ato të

shoqërisë. Në përcaktimin e këtij rrethi personash të interesuar, duhet të nisemi gjithnjë nga fakti

i mos krijimit të një instabilitetit të qarkullimit juridik civil, që do të shkaktohej nga shpallja e një

pavlefshmërie të tillë. Në rast se kushdo do të kërkonte pavlefshmërinë e një akti të nxjerrë nga

ana e një organi të shoqërisë, atëherë kjo gjë do të përbënte shkak për një instabilitet të qarkullimit

juridik - civil dhe mund ta fuste shoqërinë në një gjendje negative.

Si konkluzion, mund të themi se legjitimimi në padinë e pavlefshmërisë së akteve të nxjerra nga

ana organeve të shoqërisë, i takon vetëm një rrethi të ngushtë personash (fizik apo juridik), të cilët

janë lidhur ngushtë me interesat organizativo – drejtuese të shoqërisë si dhe më aktivitetin e saj

tregtar (rasti i kreditorëve të shoqërisë). Arsyeja thelbësore e një konkluzioni të tillë, që çon në

interpretimin e ngushtuar të konceptit të legjitimitetit, lidhet me faktin se në të gjitha legjislacionet

tregtare stabiliteti i veprimtarisë ekonomike së shoqërisë është parësor. Ai nuk mund të cënohet

nga kushdo dhe në çdo kohë, në të kundërt qarkullimi juridiko – civil do të pësonte çrregullime

dhe kjo do të shkaktonte pasoja jo të vogla në vetë sistemin ekonomik dhe social të një vendi.

Duke vënë përballë konceptin e pavlefshmërisë së akteve që prodhojnë organet e shoqërisë dhe atë

të veprimit juridik, do të kishim këto të përbashkëta dhe dallime:

- Si pavlefshmëria e akteve të organeve të shoqërisë, ashtu edhe pavlefshmëria e veprimit

juridik (kontratës), mund të rrjedhin nga shkaqe absolute të pavlefshmërisë.

- Pavlefshmëria e veprimit juridik, mund të konsistojë si në shkaqe absolute ashtu edhe në

shkaqe relative (veprimet juridike që shpallen të pavlefshme, neni 94 i Kodit Civil), ndërsa

Page 169: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

156

pavlefshmëria e akteve të organeve të shoqërisë si rregull konsiston vetëm në shkaqe

relative.

- Afati i parashkrimit të padisë për pavlefshmërinë relative të veprimit juridik është 5 vjet,

ndërsa për anullimin e aktit të organit të shoqërisë nuk ka një afat të shprehur në LSHT.

- Si padia për anullimin e një vendimi të organit të shoqërisë, ashtu edhe ajo për konstatimin

e pavlefshmërisë absolute apo relative të veprimit juridik, duhet të synojnë zgjidhjen e

pasojave të kësaj lloj pavlefshmërie.

- Pasojat e pavlefshmërisë të vendimit për anullimin e një akti të nxjerrë nga shoqëria,

fillojnë nga momenti kur vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë, ndërsa pavlefshmëria

e veprimit juridik i shtrin efektet që nga momenti kur është kryer veprimi juridik i

pavlefshëm.

- Si të metat relative të vendimit të organeve shoqërisë dhe asaj absolute dhe relative të

veprimit juridik nuk mund të korigjohen në rrugë gjyqësore. Vendimi i organeve të

shoqërisë që përmban ne vetvete një shkak të pavlefshmërisë relative, mund të korigjohet

vetëm kur ai shpallet si i tillë ose duke e rregulluar situatën me një vendim tjeter të organit

të shoqërisë. Kjo situatë nuk mund të ndodhë me veprimin juridik absolutisht të

pavlefshëm, pasi ai nuk mund të bëhet i vlefshëm as me kalimin e kohës dhe as me një

veprim juridik tjetër të mevonshëm.

- Në kundërshtim me sa parashikohet për pasojat e pavlefshmërisë absolute të veprimit

juridik, pavlefshmëria akteve të organeve të shoqërisë, nuk ka fuqi prapavepruese dhe

efektet e saj i prodhon duke u nisur nga momenti kur vendimi i gjykatës që ka vertetuar

këtë pavlefshmëri ka marrë formë të prerë.

- Me konstatimin e kësaj pavlefshmërie, mbeten të vlefshme të gjitha aktet e kryera në emër

të shoqërisë dhe pasojat e ardhura nga këto akte, si edhe ato para se vendimi i gjykatës që

konstaton këtë pavlefshmëri të ketë marrë formë të prerë. Ortakët e shoqërisë edhe në këtë

rast nuk mund të lirohen nga detyrimet për derdhjen e shumave që kanë marrë përsipër,

deri në masën që nuk janë dëmshpërblyer kreditorët e shoqërisë, pavarësisht konseguencës

se vendimit të shoqërisë. Këtu nuk ka një devijim nga parimi i rëndësishëm që shoqëria në

detyrimet që ka ndaj kreditorëve, përgjigjet brenda kapitalit të saj, kjo për faktin se në rastin

e mësipërm, bëhet fjalë për derdhjen e detyrimeve, që ortakët apo aksionarët e shoqërisë

kanë marrë përsipër gjatë jetës së shoqërisë, pavarësisht anullimit të aktit që ka vendosur

për këtë detyrim.

Edhe në rastin e pavlefshmërisë së akteve të shoqërisë tregtare kur ato përbëjnë konflikt përpara

gjykatave, këto të fundit duhet të jenë të kujdesshme në ushtrimin e autoritetit të tyre, duke mos

tejkaluar kompetencat vendimarrëse në zëvendësimin e funksioneve të vetë shoqërisë. Praktika

gjyqësore në këtë fushë nuk është konsoliduar dhe herë pas here vërehen dhe tejkalim të funksionit

të gjykatës. Për të ilustruar këtë konkluzion përmendim dy raste të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të

cilat kanë trajtuar në mënyra të ndryshme kërkimet në lidhje me pavlefshmërinë e aktit të

Page 170: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

157

shoqërisë, përkatësisht të mbledhjes se asamblesë së ortakëve të shoqërive. Në rastin e parë,

paditësi – ortak i shoqërisë, ka paditur ortakët e tjerë të shoqërisë dhe shoqërinë, duke kërkuar

ndryshimin e vendimit të asamblesë. Gjykata me vendimin e saj138, pasi ka bërë një analizë të plotë

të rrethanave, në mënyrë të gabuar ka vendosur të ndryshojë vendimin e asamblesë së kundërshtuar

për shkak të pavlefshmërisë, duke disponuar ato çka janë ekskluzivitet i asamblesë së ortakëve të

një shoqërie. Konkretisht gjykata ka vendosur ndryshimin e vendimit duke reduktuar pagën e

administratorit dhe duke larguar administratorin nga detyra. Ndërsa në rastin e dytë, ku ortaku ka

paditur shoqërinë dhe ortakun e saj, duke kërkuar pavlefshmëri vendimi, gjykata me vendimin e

saj 139 është kufizuar vetëm në shpalljen e vendimit si të pavlefshëm dhe nuk ka marrë në

konsideratë rregullimin e pasojave, detyra kjo e shoqërisë.

Si konkluzion, metodatet e interpretimit në të drejtën tregtare dhe metodologjia e vendimmarrjes,

pavarësisht se parimisht ndjek ato parime të zbatuara në të drejtën civile në përgjithësi, duhet të

mbajë veçanërisht në konsideratë funksionit që kanë tregtarët dhe marrëdhëniet e krijuara në lëmin

e të drejtës tregtare si dhe pasojat e tyre. Në një rast të tillë nuk duhet anashkaluar në asnjë rast

impakti ekonomik dhe social që këto marrëdhënie kanë në zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik në

një vend. Pavarësisht se tingëllon filozofike, gjykata duhet të tregojë kujdesin e duhur në ruajtjen

e këtij stabiliteti.

138 Vendimi nr. 3417, datë 21.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 139 Vendimi nr. 4251, datë 23.05.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Page 171: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

158

VIII. KONKLUZIONE DHE REKOMANIDME

Konstatohet se, ë ditët e sotme organizimi në shoqëri tregtare dhe funksionimi i tyre në kuadër të

ekonomisë së tregut është kthyer në element kyç të zhvillimit ekonomik dhe social të një vendi.

Organizime të tilla për shkak të rolit që kanë në një shtet apo dhe në nivel ndërkombëtar janë bërë

objekt i rregullimeve të posaçme ligjore si të së drejtës së brendshme ashtu dhe të asaj

ndërkombëtare, në mënyrë që të lejohet krijimi, funksionimi dhe shuarja e tyre sipas disa

rregullave të caktuara.

Konstatohet se, shoqëritë tregtare tashmë njihen si subjekte të së drejtës dhe si të tilla kanë të drejtë

dhe gëzojnë autoritet të plotë për të hyrë në marrëdhënie jo vetëm me persona të tretë por dhe me

njëra-tjetrën. Veprime të ndryshme tregtare mund të diktojnë forma të ndryshme të funksionimit

dhe administrimit të mirë të shoqërive tregtare. Format e qeverisjes dhe administrimit të shoqërive

janë nga më të ndryshmet si në varësi të sistemit të së drejtës që i rregullon, ashtu dhe në bazë të

kushteve ekonomike të vendit.

Ky punim pikërisht synon të paraqes një trajtim jo vetëm teorik të të gjitha problemeve që janë

rezultat i natyrës juridike të qeverisjes dhe administrimit të shoqërive tregtare, sipas legjislacionit

shqiptar që vepron në të drejtën tregtare, por edhe aspekte praktike të problematikave që krijohen

gjatë aktivitetit tregtar të shoqërisë. Në këtë kuadër është dhënë një panoramë e përgjithshme e

formave të organizimit të shoqërive në Shqipëri dhe mënyra të tyre të administrimit.

Konstatohet se, në kuadër të parimeve të qeverisjes së mirë dhe administrimit të shoqërive,

shoqëritë shqiptare kanë ende punë për të bërë, në mënyrë që të arrijnë standardet e qeverisjes dhe

administrimit të pavarur, profesional dhe në funksion të përbashkët të rritjes së fitimeve dhe

përfitimeve për të gjithë aktorët pjesëmarrës në të.

Rekomandohet se, një ndarje e qartë midis organeve vendimarëse dhe atyre kontrolluese të

shoqërisë me organet e administrimit është mënyra e duhur për të patur aktivitet tregtar efiçent dhe

veprime apo vendimarje që prodhon pasojat e duhura juuidike.

Konstatohet se, në kuadër të liberalizimit të ekonomisë dhe tregut të lirë doli dhe nevoja urgjente

e transformimit të shumë sektorëve të ekonomisë të zotëruara nga shtetit në sektorë privatë të

zotëruara nga ente private, përfshi shoqëritë tregtare. Ky projekt nuk mund të zhvillohet nëse theksi

nuk do ishte vënë në zhvillimin dhe parashikimin e një të drejtë tregtare moderne. Pasojë e këtij

projekti do të ishte dhe zhvillimi i aspekteve të tjera të së drejtës tregtare që përfshin jo vetëm

themelimin, funksionimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, por dhe mënyrën e

riorganizimit të tyre, në mënyrë që të bëhen të afta për mirëqeverisjen dhe administrimin e mirë.

Page 172: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

159

Konstatohet se, përpjekjet për të krijuar një mjedis të plotë në fushën tregtare u shoqëruan me

përgatitjen miratimin dhe publikimin e Ligjit Për Shoqëritë Tregtare nr. 7638/1992. Sipas këtij

ligji për herë të parë u njoh dhe pranuar organizimi i individëve apo enteve private në katër lloje

të shoqërive tregtare, të cilat ishin shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me

përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë anonime. Ky ligj ishte inspiruar në tërësi nga eksperienca

gjermane dhe vetë legjislacioni gjerman. Kryesisht kjo influencë vërehet në organizimin dhe

funksionimin e shoqërive anonime, përsa i përket elementit të përfshirjen në drejtimin dhe

kontrollin e shoqërisë edhe të të punësuarve të saj. Ligji i ri, përveç të tjerave në një kapitull të

veçantë parashikonte dhe rregullonte gjithashtu rastet e riorganizimit dhe ristrukturimit të

shoqërive tregtare me përgjegjësi të kufizuar dhe anonime.

Konstatohet se, dy format e para të shoqërive të personit, nuk njohin përgjegjësinë e kufizuar dhe

nuk mund të bëjnë dallim ndërmjet personit dhe anëtarit të shoqërisë. Për këto arsye ato nuk

përbëjnë ndonjë interes në këtë temë. Mbi të gjitha, këto forma shoqërie janë pak apo aspak të

njohura dhe të përhapura, sidomos në tregun shqiptar, ku të gjitha bizneset preferojnë të shkojnë

në format e shoqërive të kapitalit, ku bëhet ndarja e përgjegjësisë personale nga përgjegjësia e

ortakut/aksionarit.

Konstatohet se, shoqëritë e kapitalit, përveçse janë forma më e përhapur e shoqërive që regjistrohen

dhe që veprojnë në tregun shqiptar, kanë dhe formën e organizimit më të specializuar dhe që i bën

me interes për t’u trajtuar në kuadrin e qeverisjes dhe administrimit të mirë të tyre. Pavarësisht

diferencave në formën e organizimit, rolet e organeve qeverisjes dhe të administrimit janë

pothuajse të njëjta për të dyja llojet e shoqërive të kapitalit, shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar

dhe atë aksionare. Në vendin tonë ky përbën një problem, duke qenë se nga mënyra se si veprojnë

dhe sillen këto forma shoqërish në treg, bëhet e vështirë të dallohen njëra nga tjetra.

Konstatohet se, forma e qeverisjes dhe administrimit në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar është

e strukturuar më thjeshtë dhe ndonjëherë bëhet e vështirë të ndahet kufiri mes kompetencave dhe

funksioneve të njërit organ nga tjetri. E themi këtë, pasi sjellja e ortakëve në shoqëri, në të shumtën

e rasteve kapërcen kompetencat “ligjvënëse” të dhëna nga ligji dhe statuti, dhe ndërmarrin herë

pas here kompetencat e përfaqësimit, të cilat në çdo rast i takojnë administratorit të shoqërisë. Në

mënyrë që të tejkalohet ky problem, shoqëritë, ortakët por dhe administratorët e tyre duhet të

mbajnë në konsideratë kufijtë e kompetencave të dhëna secilit. Nga fryma e ligjit mund të kuptohet

që organi vendimmarrës ka kompetenca të përcaktuara qartë si në ligj dhe në statut. Ndërsa

administrimi i shoqërisë ka kompetenca shumë të përgjithshme, duke qenë se në konceptin e

përfaqësimit dhe administrimit të shoqërisë hyjnë shumë veprime të cilat duhet të ndërmerren nga

administratori pavarësisht se nuk janë përcaktuar shprehimisht, por janë të nevojshme për ecurinë

e përditshme të aktivitetit të shoqërisë. Dhe kjo ndodh vetëm atëherë kur administratori mbi të

gjitha ka pavarësinë e veprimit dhe ushtrimit të kompetencave të tij. Roli që kanë normat statutore

në këtë drejtim është i rekomandueshëm për biznesin që ti japim rëndësinë e duhur.

Page 173: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

160

Konstatohet se, nëse ju referohemi shoqërive aksionare, forma e tyre e organizimit është paksa më

e sofistikuar, dhe kjo për shkak të nevojave që ka lloji i aktivitetit të ushtruar nga këto lloj

shoqërish. Ndarja e kompetencave është më efikase dhe këtu shohim një organ të posaçëm që

ngarkohet me një pushtet të rëndësishëm, që është kontrolli i ligjshmërisë së veprimeve në shoqëri.

Bëhet fjalë për këshillin mbikëqyrës ose atë të administrimit, sipas rastit, organ i cili ka si funksion

kryesor të mbikëqyr dhe kontrollojë veprimtarisë e administratorit. Kjo automatikisht të çon në

përfundimin se një mbikëqyrje dhe kontroll i tillë duhet për shkak se administratori vepron i

pavarur. Sërish del në pah rëndësia e pavarësisë së organit të administrimit të një shoqërie, sjellje

kjo që ende lë për të dëshiruar në ambientin tregtar shqiptar. Pavarësia në ushtrimin e detyrave, do

të thotë kryerjen e funksioneve me lirshmëri, kompetencë, autoritet dhe profesionalizëm, por duke

mos ju larguar asnjëherë kornizave të ligjit, por jo vetëm, pasi në asnjë rast nuk mundet dhe nuk

duhet të cënohet funksioni i aktiviteti ekonomik dhe fitimprurës i shoqërisë.

Rekomnadohet që, qeverisje e mirë dhe administrim nënkuptohet nivelet e strukturimit të një

shoqërie, përgjegjësitë dhe të drejtat e secilës strukturë, mënyrën e lidhjes së tyre dhe pikat ku ato

ndahen, jo vetëm në aspektin teorik por edhe atë praktik.

Rekomandohet se, qeverisja e mirë dhe administrimi i shoqërive kanë kuptim nëse krijojnë vlerë.

Kjo do të thotë se në përgjithësi, një qeverisje e mirë e shoqërive realizohet në rast se subjekti ka

një ndarje të mirë të funksioneve të secilit organ, arrin të përzgjedhë në to individë me

profesionalizëm të lartë, si dhe krijon sisteme të përshtatshme kontrolli dhe të mbikëqyrjes së

zbatimit të ligjit, që është një prej aspekte kryesore të qeverisjes dhe administrimit të mirë të

shoqërive. Në këtë kuadër duhet ende punë për të ndërgjegjësuar jo vetëm individët që ndërmarrin

detyra të posaçme në shoqërisë, por mbi të gjitha ortakët / aksionarët e saj. Praktika e vendeve të

zhvilluara e ka treguar se funksionimi i mirë i ndarjes së kompetencave ndërmjet organeve

drejtuese dhe administruese të shoqërisë, ka çuar në mirëfunksionimin e kësaj të fundit, çka sjell

në përfundim kënaqjen e interesave ekonomike jo vetëm të aktorëve të përfshirë por dhe të vetë

qëndrueshmërisë ekonomike të një vendi.

Rekomandohet se, është shumë e rëndësishme të kuptohet se cili është roli i administratorit/organit

të administrimit në një shoqëri tregtare dhe natyra juridike e raportit që krijohet mes tyre. Siç është

trajtuar në këtë temë, duhet larguar sa më shumë nga koncepti se administratori ose është thjesht

një i punësuar i shoqërisë, ose është thjesht një zbatues urdhërash dhe vendime asambleje. Historia

e vendeve të zhvilluara por dhe ajo traditë e pakët shqiptare që është krijuar, e ka treguar me kohë,

se jo domosdoshmërish individi apo subjekti që ka një potencial të caktuar financiar, mund të ketë

aftësi menaxhuese të burimeve të veta. Për këtë arsye kërkohen individë, të cilat për shkak të

aftësive të tyre menaxhuese dhe administrues, të mund të rrisin këtë potencial financiar të individit

apo subjektit. Në mënyrë që të kryej këtë funksion, ky individ duhet të ketë lirinë e veprimit, duke

u bazuar gjithmonë në parimin e mirëbesimit dhe besnikërisë. Thënë ndryshe, individi që ka marrë

Page 174: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

161

detyrën e administratorit duhet të ketë atë që më sipër e konsideruar “pavarësi ushtrimi në detyrë”

brenda kornizave që lejon ligji dhe statuti (marrëveshja e ortakëve/administratorëve).

Rekomandohet se, ortakët/aksionarët e shoqërive tregtare duhet të përqafojnë këtë ide sa më parë,

në funksion të rritjes së fitimit të tyre. Ndërhyrja në veprimtarinë e administratorit nëpërmjet

vendimeve që zakonisht dalin nga kompetencat e asamblesë, apo siç mund të ndodhë rëndom,

marrja përsipër e kompetencave të vetë administratorëve, jo në pak raste cënon aktivitetin e

shoqërisë, qoftë nga pikëpamja ligjore, qoftë nga pritshmëritë financiare. Mungesa e njohurive

specifike në fushën ligjore, rregullatore dhe atë manaxheriale kanë efekt në veprimet e ndërmarra

dhe në vetë ekzistencën e shoqërisë.

Rekomandohet se, me konceptin e pavarësisë së organit administrativ duhet të ndërgjegjësohet dhe

gjyqësori, juristët apo avokatët, të cilët në punën e tyre të përditshme hasen me problematika dhe

konflikte që kanë bazë mirë-administrimin e shoqërive tregtare. Duke ndërtuar një praktikë të

shëndoshë gjyqësore, ndikon më pas drejtpërdrejt në ndërgjegjësimin e vetë komunitetit tregtar.

Në shumë raste vendimet gjyqësore kanë efekt të menjëhershëm në sjelljen e shoqërive tregtare,

prandaj është mëse e nevojshme krijimi i një praktike të drejtë dhe të shëndoshë për klimën e

biznesit. Në asnjë rast, një gjyqtar që është duke gjykuar një konflikti me natyrë raportin mes

administratorit dhe shoqërisë, apo të ngjashëm, nuk mund ta trajtojë marrëdhënien e krijuar si

thjesht një marrëdhënie pune. Kjo është mjaft e dëmshme dhe për vetë shoqërinë, pjesë në konflikt,

pasi kufizon këtë të fundit që të kërkoj përkatësisht përgjegjësitë që rrjedhin nga një administrim

jo i mirë i shoqërisë.

Rekomandohet se, parimi i pavarësisë së administratorit në ushtrimin e funksioneve dhe

përgjegjësisë së tij, nuk mund të shihet asnjëherë i ndarë nga përgjegjësia e pakufizuar që mbart

detyra. Administratori vërtetë gëzon pavarësi, por kjo pavarësi, siç është përmendur disa herë,

është e kufizuar nga ligji, statuti, e mbi të gjitha parimi i mirëbesimit dhe besnikërisë. Një

administrator i cili ka një sjellje që cënon interesat e shoqërisë apo ortakëve/aksionarëve të saj, do

të përgjigjet personalisht dhe në mënyrë të kufizuar për dëmet e shkaktuara shoqërisë. Por nëse ky

administrator do të konsiderohet thjesht i punësuar, atëherë dhe dëmi që pretendohet se i

shkaktohet shoqërisë do të kufizohet në përgjegjësinë që mbart një i punësuar i shoqërisë.

Rekomandohet se, për shkak të rolit të rëndësishëm që ka administratori në veprimtarinë dhe

aktivitetin e shoqërisë tregtare, atëherë dhe përzgjedhja e tij duhet të jetë shumë e kujdesshme. Për

këtë arsye emërimi i një administratori nuk është thjesht caktimi i një personi për të firmosur

dokumentet e shoqërisë, siç është dhe mentaliteti mes shumë shoqërive, por është emërimi i

individit që ligjërisht do të përfaqësojë shoqërinë, do të drejtojë aktivitetin e saj të përditshëm dhe

do të marrë vendimet për çështje të administrimit të shoqërisë. Aktiviteti i këtij individi padyshim

mbikëqyret dhe kontrollohet respektivisht nga asambleja e ortakëve për shpk dhe këshilli

mbikëqyrës/administrimit për sha. Në këto kushte emërimi i administratorit të një shoqërie kërkon

Page 175: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

162

që kandidati përkatës të ketë një përgatitje të mirë, të jetë njohës i mirë i natyrës së biznesit që

ushtron shoqëria, të ketë njohuri ligjore të mjaftueshme për të zhvilluar një aktivitet të ligjshëm

dhe të ketë eksperiencë në vendim-marrje administrative. E parë në këtë këndvështrim duket se

fati i shoqërisë është në dorë të administratorit dhe kjo duhet parë si një e vërtetë për një shoqëri e

cila kërkon të çojë përpara aktivitetin e saj. Më pas është organi kontrollues dhe mbikëqyrës që

kujdeset që veprimtaria e administratorit të jetë në përputhje me ligjin, politikat dhe interesat e

vendosura nga ortakët/aksionarët.

Rekomandohet gjithashtu se, në kuadër të qeverisjes më të mirë, organi i administrimit dhe

përfaqësimit të shoqërisë, duhet të marrë vendin që i takon dhe në raport me të tretët. Ndodh

rëndom që të tretët me të cilët shoqëria hyn në raporte të ndryshme, të kapërcejnë rolin e

administratorit dhe të përcaktojnë si thelbësor angazhimin e ortakut në lidhje me aktivitetin e

shoqërisë. Kjo ndodh rëndom me institucionet financiare, të cilat përveç garancive personale që

kërkojnë nga ortakët si dorëzanës për ndonjë kredi për të cilën shoqëria kërkon, të kërkojnë dhe

firmën e ortakut për marrjen e kredisë. Ndërkohë që ligji njeh si organ përfaqësues pikërisht

administratorin e shoqërisë. Kjo praktikë, pavarësisht se ka arsyen e saj të marrjes së garancive të

plotë nga ana e Insitucionit Financiar, kthehet në shumë burokratike dhe aspak efikase në kohë për

shoqërinë, duke qenë se administratorit i kufizohen kompetencat normale të tij. Në këtë mënyrë

zbehet edhe roli dhe funksioni i organit të administrimit të shoqërisë. Ndonëse shoqëria aksionare

ndryshon shumë nga ajo me përgjegjësi të kufizuar, pikërisht se presupozohet se aksionari është

anonim përsa i përket aktivitetit të shoqërisë, ndryshe nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ku

ortaku identifikohet herë pas here me aktivitetin e shoqërisë, kjo praktikë e institucioneve

financiare zbatohet dhe kundrejt tyre.

Konstatohet se, ortakët apo aksionarët e shoqërisë siç e kemi përmendur dhe më sipër kanë

kompetenca të saktësuara nga ligji dhe statuti, ndërkohë që është organi administrativ dhe

ndonjëherë dhe ai i mbikëqyrjes sipas rastit janë organet që duhet të kujdesen për ecurinë e

përditshme të aktivitetit ekonomik të shoqërisë. Është ky organ që mund të përcaktojë më mirë se

çdo organ tjetër nevojat e zakonshme dhe atyre të domosdoshme për zhvillimin e një aktiviteti

fitimprurës. Prandaj praktika duhet të ndryshojë dhe të perceptojë më mirë funksionet e organit

administrativ që më pas të lejojë ushtrimin e të drejtave dhe kompetencave të njohura me ligj dhe

me statut të shoqërisë.

Rekomandohet se, administrimi i shoqërive tregtare përbën thelbin e ekzistencës së vetë shoqërisë

dhe si i tillë është një institut që kërkon kujdesin dhe vëmendjen e duhur si në mënyrën e

konceptimit nga ana e aktorëve direkt që janë ortakët/aksionerët e shoqërisë, ashtu dhe nga ana e

krijuesve të praktikës gjyqësore. Administrimi i mirë i shoqërive shmang konfliktet e mundshme

që mund të dalin nga raporti mes administratorit dhe shoqërisë, qofshin këto në lidhje me

përfaqësimin e shoqërisë, ashtu dhe me veprimtaritë e menaxhimit dhe administrimit sipas

kompetencave të përcaktuara nga ligji dhe stauti. Në këtë kuadër, konfliktet gjyqësore me natyrë

Page 176: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

163

administrimin e shoqërisë apo të raportit administrator – shoqëri, kërkojnë një vëmendje të veçantë

në trajtimin e tyre. Shumë çështje që kanë të bëjnë me këto funksione nuk janë të rregulluara

specifikisht nga ligji, por në shumë raste nuk janë rregulluar as nga vetë ortakët/aksionarët e

shoqërive në aktet bazë të tyre. Në këtë kuadër, gjyqtari, juristi apo avokati që do të trajtojë çështje

të kësaj natyre, pavarësisht nga pozicioni, duke patur në konsideratë urdhërimet e ligjit përsa i

përket ruajtjes së rendit juridik, duhet të jetë mendje hapur dhe fleksibël dhe të mbajnë në

konsideratë zakonet e mira tregtare dhe efektin që mund të japë zgjidhja e një konflikti në treg.

Çështje të kësaj natyre, në mungesë norme rregulluese, në asnjë rast nuk mund të rregullohen nga

norma civile apo një normë e përgjithshme, pasi efekti mund të jetë shumë i dëmshëm. Këto efekte

pasqyrohen drejtpërdrejt në sjelljen e shoqërive tregtare në treg, pra në vetë tregun e vendit, çka

pasqyrohet dhe në zhvillimin ekonomiko-social të vendit.

Një stabilitet në administrimin e mirë të shoqërive tregtare, në çdo rast rezulton në një stabilitet të

tregut në vend dhe të vetë zhvillimit ekonomik të vendit.

Konstatohet se, organi administrativ i një shoqërie është multifunksional për shkak të detyrave dhe

kompetencave të dhëna nga ligji. Ai duhet të merret njëkohësisht me shumë çështje që kanë të

bëjnë me shoqërinë, si në planin e organizimi dhe administrimit të brendshëm ashtu dhe atë të

jashtëm. Për këtë arsye dhe individët e përzgjedhur për ushtrimin e këtij funksioni duhet të jenë të

aftë për të përballuar sfidat e tregut, të cilat qarkullimi juridik civil ka treguar që nuk mund të jenë

stabël dhe të parashikueshme.

Rekomandohet se, nëse administrimi i shoqërive zë vendin që i takon dhe kuptimi i natyrës juridike

të tij zbatohet ashtu si duhet si në funksionin e brendëshëm ashtu edhe atë të jashtëm të shoqërise,

do të mund të kontribojmë në krijimin e një ambienti tregtar të shëndosh.

Rekomandohet se, në gjykimin e çështjeve me shkak ligjor, konflikte që rrjedhin nga funksioni i

brendshëm i shoqërive tregtare, duhet të udhëhiqemi nga parimi i interpretimit të normës ligjore

apo asaj statutore, në bazë të frymës që është ndërtuar ky funksion (organizimi, funksionimi dhe

administrimi i shoqërive tregtare).

Rekomandohet që, gjykatat gjatë gjykimit të një çështje me natyrë tregtare, duhet të bëjnë një

dallim të drejtë midis funksionit të brendshëm të shoqërive tregtare dhe funksionit të jashtëm të

tyre. Natyra juridike e konfliktit që rrjedh nga shoqëritë tregtare lidhet me funksionin e brendshëm

të saj. Zgjidhja e këtyre konflikteve duhet gjetur brenda korpusit të normave juridike dhe

interpretimit të tyre eskluzivisht në ligjin e posaçësm (LSHT) dhe normat statutore.

Rekomandohet që, natyra juridike e konfliktit tregtar mund të bazohet në funksionin e brendshëm

dhe atë të jashtëm të shoqërisë tregtare. Në këtë rast, zgjidhja e konfliktit do të respektojë parimin

e zbatimit të ligjit të posaçëm, lex specialis (LSHT) dhe atij të përgjithshëm, lex generali, (K.Civil)

apo norma të tjera me natyrë rregulluese në fushën tregtare.

Page 177: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

164

Rekomandohet që, në mungesë të normave që rregullojnë zgjidhjen e konflikteve që rrjedhin nga

funksioni i brendshëm i aktivitetit të shoqërive tregtare, do të zbatohet parimi i analogjisë së ligjit

dhe të së drejtës. (p.sh. në rastin e rritjes apo zvogëlimit të kapitalit të një sh.p.k.-je, mungesa e

rregullimit specifik të kësaj çështjeje na çon në zbatimin e analogjisë së ligjit. Zbatimi i normave

që rregullojnë këtë çështje për shoqëritë aksionare).

Rekomandohet që, gjykimi i çështjeve me natyrë juridike të shoqërive tregtare, duhet të jetë i lidhur

ngushtë me parimin e lirisë së interpretimit dhe sanksionimit të vullnetit kontraktual, e përqafuar

nga e drejta civile.

Page 178: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

165

IX. BIBLIOGRAFIA

▪ Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, 1994

▪ Kodi i Proçedurës Civile

▪ Ligji nr. 9901, datë 14/04/2008 për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare;

▪ Ligji nr. 9723, datë 07/05/2007 Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit;

▪ Ligji nr. 7638, datë 19/11/1992 “Për Shoqëritë Tregtare” shfuqizuar

▪ Ligji nr. 7632, datë 04/11/1992 “Për Dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit

Tregtar” shfuqizuar.

▪ Ligji nr. 7667, datë 28/01/1993 “Për Regjistrin Tregtar dhe Formalitet që duhet respektuar

nga Shoqëritë Tregtare” shfuqizuar.

▪ Udhëzim, Nr. 185, datë 26. 03. 2007, Për shoqëritë anonime “në likujdim e sipër”, me

kapital tërëisht shtetëror.

▪ Diritto Commerciale Comunitario, seconda edizione, Marco Cassottana – Antonio Nuzzo;

G. Giappichelli Editore – Torino;

▪ European Company Law – Toëards Democracy – Charlotte Villiers;

▪ Raporti i Grupit të Lartë të Ekspertëve të së drejtës tregtare për Modern Regulatory

FrameWork for Company Law in Europe, 4 November 2004;

▪ http://europa.eu.int/comm/internal_market/en/company/company/neës/01- 1237.htm

▪ Direktiva e Dhjetë për Bashkimin Ndërkufitare të Shoqërive

▪ Direktiva e Gjashtë 82/891/EEC datë 17 Dhjetor 1992 Për ndarjen e shoqërive publike me

përgjegjësi të kufizuar

▪ Ligji i ri shqiptar për shoqëritë tregtare interpretuar sipas burimeve të tij në të drejtën

europiane - Thoms Bachner, Edmund-Philipp Schuster and Martin Winner

▪ E drejta shqiptare e shoqërive tregtare – Dr. Argita Malltezi, botimi i parë 2011

▪ Lezioni di Diritto Commerciale Comunitario, seconda edizione, Marco Cassottana –

Antonio Nuzzo; G. Giappichelli Editore – Torino;

▪ La Trasformazione delle Societa. Aspetti Giuridici, Amministrativi, Contabilli e Fiscalli.

Seconda Edizione. Maggioli Editore. Salvatore Dammaco.

▪ European Company Law – Towards Democracy – Charlotte Villiers;

▪ CARDS 2004 Tëinning Project AL/04/IB/JH/02 Enhencing the Judicial System in

Commercial Mattters - The Neë Albanian Company Law interpreted according to its

sources in European Laë – Thoms Bachner, Edmund-Philipp Schuster and Martin Winner;

▪ Contract ETD 2006/IM/F2/71 Feasibility Study on an alternative to the capital maintenance

regime establish by the Second Company Law Directive 77/91/EEC and an examination

of the impact on profit distribution of neë EU accounting regime – Main Report – KPMG

Deutsche Treuhand-Gessellschaft Aktiengesellschaft;

▪ French Commercial Code;

Page 179: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

166

▪ Report of High Level Group of Company Laë Experts on a Modern Regulatory Framework

for Company Law in Europe, 4 November 2004;

▪ Synthesis of the responses to the Communication of the Commission to the Council and

the European Parliament "Modernising Company Law and Enhancing Corporate

Governance in the European Union – A Plan to Move Forëard" – COM (2003) 284 final

of 21 May 2003 – A Working Document of DG Internal Market

▪ http://europa.eu.int/comm/internal_market/en/company/company/news/01- 1237.htm

▪ Kodi Civil Italian

▪ Kodi Tregtar Francez

▪ Uniform Commercial Code, Fourteenth Edition, 1995 official text with comments, West

Publishing Co;

▪ Text and Materials in Commercial Laë, L S Selay & R J A Hooley, Butterworths, 1994;

▪ Corporate law in Germany, faqe 7 dhe faqe 68, German law accessible, Gerhard Wirth,

Michael Arnold, Mark Greene, Verlag C.H. Beck Munchen 2004, si dhe nenet 22 e 25 të

Kodit Civil Gjerman.

▪ Tolley’s Company Law, Second Edition, Volume one, Stephen Barc LL.B Solicitor dhe

Nicholas Boëen, Barrister, Tolley Publishing Company 1988

▪ UTET G. Ferri, Diritto Commerciale;

▪ E Drejta Private Italiane, Galliano

▪ Material trainimi për përdorim të trainuesve. Projekti i Binjakëzimit CARDS 2004.

Parimet e të drejtave të njeriut në gjykimin e çështjeve tregtare.

▪ Draft Recomandation on the New Abaniain Company Law. CARDS 2004 Twinning

Project. Tiranë, Shtator 2008.

▪ Vendimi Nr. 789, datë 19. 07. 1999 , i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

▪ Vendimi Nr. 801, datë 04. 06. 1999 , i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

▪ Vendimi Nr. 754, datë 13. 07. 1999 , i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

▪ Vendim Nr. 39, datë 30. 05. 2002, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

▪ Vendimi nr. 2002, datë 08. 05. 2003 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 864, datë 08. 05. 2013, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 487, datë 25. 02. 2003 dhe datë 04. 03. 2003, i Kolegjit Civil të Gjykatës së

Lartë.

▪ Vendimi Nr. 7630, datë 22. 12. 2005, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 1544, datë 21. 03. 2005, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 1411, datë 26. 06. 2006, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

▪ Vendim Nr.1112, datë 27.02.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 10252, datë 26. 11. 2008, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 6278, datë 04. 07. 2008, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 975, datë 20. 05. 2008, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë

▪ Vendim Nr.995 datë 12.02.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim Nr.4225 datë 19.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Page 180: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

167

▪ Vendim Nr.488 datë 27.01.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim Nr.942, datë 12.02.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim Nr.1901 datë 11.03.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim Nr.4768 datë 10.06.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 15, datë 19. 01. 2010, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

▪ Vendimi Nr. 9855, datë 21. 12. 2010, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 4070, datë 19. 05. 2010, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 2086, datë 16. 03. 2010, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 53, datë 03. 02. 2011, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim Nr.10182, datë 13.12.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim Nr.4280, datë 23.05.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim N.r 4251, datë 23.05.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr.421, datë 04. 10. 2011, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

▪ Vendimi Nr.310, datë 09. 06. 2011, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

▪ Vendim Nr.3679, datë 04.02.2011 i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim Nr. 10402, datë 19.12.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 10771, datë 27.12. 2011, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 12508, datë 18. 12. 2012, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendim Nr. 3427, datë 10.04.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 1823, datë 28. 02. 2012, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 809, datë 03. 02. 2012, , i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 63, datë 09. 02. 2012, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

▪ Vendimi Nr. 54, datë 02. 02. 2012, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

▪ Vendimi Nr. 2896, datë 07. 12. 2012, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 6314, datë 19. 06. 2012, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 4676, datë 22. 06. 2012, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 184, datë 21. 01. 2013, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 10036, datë 08. 10. 2013, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 11370, datë 13. 11. 2013, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 8811, datë 29. 07. 2013, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 68, datë 14. 01. 2014, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 476, datë 18. 09. 2014, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

▪ Vendimi Nr. 173, datë 28. 01. 2014, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 820, datë 14. 01. 2014, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 3708, datë 11. 11. 2014, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 1422, datë 03. 02. 2014, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 426, datë 27. 01. 2015, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 107, datë 20. 01. 2015, i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimi Nr. 16, datë 13. 01. 2015,i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimit 98, datë 23.03.2016, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Page 181: NATYRA JURIDKE E ADMINISTRIMIT TE …...juridiko-ekonomike për shoqërite, roli i administrimit në kuadër të riorganizimit të shoqërive dhe çështje të tjera me rëndësi në

168

▪ Vendimit Nr. 160, datë 12. 05. 2016 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

▪ Vendim Nr. 4305 datë 14.05.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

▪ Vendimit 186, datë 08.05.2014 , i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

▪ Vendim Nr. 11-2015-3451 datë 13/07/2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës lënë në

fuqi me vendimin nr. 10-2016-1375 datë 14-06-2016 të Gjykatës së Apelit Durrës