menaxhim turizmi

19
1 RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “MENAXHIM TURIZMI” INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK “Shkolla e Lartë Private LOGOS” Tiran`, Maj 2012 Grupi i Ekspertëve të Jashtëm 1. Prof. Dr. Raimonda Duka 2. Prof. Dr. Lavdosh Zako 3. Prof. Asoc. Dr. Mimoza Kasimati

Upload: vuhanh

Post on 29-Jan-2017

261 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: menaxhim turizmi

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË

STUDIMIT

“MENAXHIM TURIZMI”

INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK

“Shkolla e Lartë Private LOGOS”

Tiran`, Maj 2012

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

1. Prof. Dr. Raimonda Duka

2. Prof. Dr. Lavdosh Zako

3. Prof. Asoc. Dr. Mimoza Kasimati

Page 2: menaxhim turizmi

2

Përmbajtja

1. OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE 5

2. ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMIT TË STUDIMEVE 6

3. PERSONELI I INSTITUCIONIT 9

4 INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE 11

5 INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA

DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI 13

6. BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR 14

7. INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME 15

8. INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË 16

9. Analiza SWOT 18

10. Rekomandimet 19

Page 3: menaxhim turizmi

3

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Tiranë, më 6 Maj 2012

Hyrje

Institucioni i arsimit të lartë jo publik “Shkolla e Lartë Private LOGOS” është një institucion i krijuar në

bazë të ligjit nr.9741, dt 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të

Këshillit të Ministrave nr.156, datë 22.03.2001, "Për shkollat jo-publike në Republikën e Shqipërisë" dhe

Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1055, datë 29.07.2009 “Për dhënien e lejes për hapjen e

institucionit Shkolla e Lartë Private “LOGOS”.

Shkolla e Lartë Private “LOGOS” ka filluar aktivitetin mësimor gjatë vitit akademik 2010-2011 dhe

ofron këto programe studimi: Programe studimi të ciklit të parë në Informatikë e Zbatuar , Teknik i Lartë

Laboratorësh Mjekësor; Programin e studimit të cikli t të parë Bachelor në Shkencat ekonomike në

profilet: (a) Financë-Kontabilitet, (b) Menaxhim Biznes dhe (c) Menaxhim Turizmi.

Baza ligjore e aktivitetit të GVJ për vlerësimin e jashtëm të cilësisë të Shkollës së Lartë Private “LOGOS”

është:

1 Ligji nr.9741, dt 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH”, dhe akte të tjera nënligjore në mbështetje

të tij. Sigurimi i jashtëm i cilësisë, sipas këtyre dispozitave realizohet nëpërmjet proçeseve të

vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe Akreditimit, i cil i kryhet nga Agjensia Publike e Arsimit të Lartë

(APAAL).

2 Vendimet e Këshillit të Ministrave për hapjen e programeve të studimit pranë Shkollës së Lartë

Private “LOGOS”.

3 Udhëzimet e MASH-it për projektimin e programeve të studimit, për hapjen dhe funksionimin e

institucioneve private të arsimit të larte, për transferimin dhe njohjen e krediteve, për administrimin

e dokumentacionit, etj.

4 Urdhëri nr.134 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, datë 21.03.2011 “Për miratimin e standardeve

shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të ciklit të parë të

institucioneve të arsimit të lartë”.

5 Udhëzues i APAAL mbi vlerësimin e jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë.

6 Aspektet dhe treguesit e vlerësimit të cilësisë në Arsimin e Lartë (APAAL).

Përbërja e GVJ

Page 4: menaxhim turizmi

4

Në grupin e vlerësimit të jashtëm për programin bachelor në “Menaxhim Turizmi” bëjnë pjesë:

Raimonda Duka (Kryetar),

Lavdosh Zaho (anëtar),

Mimoza Kasimati (anëtare).

Parimet e Punës së GVJ

Për hartimin e këtij raporti, GVJ u mbështet në:

Shqyrtimin dhe analizimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, të hartuar nga grupi i vlerësimit të

brendshëm të SHLP “LOGOS”.

Shqyrtimin dhe analizimin e dokumentacionit bazë mbi të cilën organizohet e gjithë veprimtaria e

zhvillimit te programeve mesimore, të tilla si rregulloret dhe udhëzimet, dosjet e programeve të

studimit, regjistrat themeltarë, dokumentacioni i zyrës kurrikulave, si dhe dokumentacioni i

sekretarisë mësimore.

Vëzhgimet e kryera gjatë vizitës në vend tek SHLP “LOGOS” si dhe nga takimi me stafin drejtues të

universitetit, pedagogët, studentët dhe stafin administrativ.

Gjatë vizitës në vend u realizuan takime me drejtues të universitetit, Rektorin, Dekanin e Fakultetit

Ekonomik, me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm, stafin akademik, studentë, punonjësit e sekretarisë

mësimore. Gjithashtu u bë vizitë në mjediset mësimdhënëse të këtij universiteti dhe në bibliotekën e

universitetit. Gjatë gjithë proçesit të realizimit të vizitave në vend në SHLP “LOGOS”, Grupi i Vlerësimit të

Jashtëm u asistua nga punonjës pranë Agjensisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL). Angazhimi

dhe bashkëpunimi i drejtuesve të SHLP “LOGOS” për ofrimin e informacionit të kërkuar ishte serioz.

Pothuajse të gjitha kërkesat e anëtarëve të grupit, lidhur me vënien në dispozicion të dokumentacionit u

plotësuan menjëherë.Ky raport konsiston në vlerësimin e jashtëm të programit të studimit Bachelor

(BSc) në Menaxhim Turzimi.

Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Menaxhim Turizmi

IAL ka marrë lejen për ushtrimin e veprimtarisë akademike nga MASH në gusht 2010 (Urdhër i Ministrit,

nr. 396, datë 02.08.2010).Me vendim të senatit nr.2/1, datë 24.09.2010 është krijuar një grup pune për

përmirësimin e programit bachelor në “Menaxhim Turizmi”.Ky program është në vitin e dytë të jetës

dhe nuk ka student në vitin e tretë.

Page 5: menaxhim turizmi

5

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programit të studimit Bachelor në Menaxhim Turizmi, mbështetur në Standartet shtetërorë për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standartet / kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standartit/kriterit

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standarti I. 1 Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të

akredituara të studimeve, të organizuara në

module dhe të vlerësuara në kredite, sipas

Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Institucioni ofron programe studimi të ciklit të parë, për të cilat është pajisur me licensë nga Këshilli i Ministratve dhe me leje për ushtrimin e aktivitetit akademik nga MASH Programi i studimeve është i organizuar në module, të cilat janë të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që

ndjek një program studimi me kohë të plotë

është 60 kredite;

Programi është hartuar në përputhje me ligjin për arsimin e lartë dhe kartën e Bolonjës. Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek këtë program studimi me kohë të plotë është 60 kredite; të ndara në dy semestra. Kreditet për semester janë të shpërndara (27-33 ECTS) dhe (29-31 ECTS).

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e

institucionit;

Programi i studimit është hartuar në përputhje me qëllimimin dhe misionin e institucionit; që synon një formim sa më cilësor të studentëve bazuar nëmetodat dhe parimet shkencore.

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva

të përcaktuar qartë për formimin e studentëve

në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë

dhe kompetencat profesionale që duhet të

fitojnë studentët në përfundim të programit të

studimit dhe që karakterizojnë profilin e

programit;

Programi i studimit ka objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në programin e Menaxhim Turizmit, të cilat përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Hartimi i programit të studimit pretendon se ka patur parasysh kërkesat e tregut të punës por, GVJ nuk gjeti ndonjë studim të posaçëm për këtë qëllim. Titullarët e institucionit u shprehën se në hartimin e programeve janë mbështetur dhe në sugjerimet e MASH.

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Programi i studimit është hartuar në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit. Turizmi është një nga prioritet kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

Page 6: menaxhim turizmi

6

Konkluzione:

Programi i studimit që ofron IAL është në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Standarti I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programi i studimit është përshtatur me strategjinë për zhvillimin e institucionit, që synon të ofroj një model edukimi dhe specializimi bashkëkohor në përgjigje të kërkesave të kohës, por dhe duke u mbështetur në përvojën 10 vjecare si një Institut 2 vjecar profesional

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Programi i studimit synon pajisjen me njohuritë bazë në fushën e shkencave tëpërgjithshme si njohuri për ekonominë, matematikë, informatikëdhe statistik, e drejtë biznesi; njohjen me metodat dhe parimet shkencore të përgjithshme nëfushën e menaxhimit, kontabilitetit dhe financeës;

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta

në një llojshmëri të gjerë profesionesh e

specialitetesh.

Programi i studimit në Menaxhim Turizmi synon formimin e shprehive të veçanta bazuar në veçoritë e fushës, por edhe në vizionin që IAL ka për menaxherët e fushës së turizmit. Për këtë dëshmojnë lëndët e përfshira në program si Drejtimi i Ndërrmarrjeve Turistike, Organizimi i Zyrave Turistike, Strategjia dhe Marketingu Turistik, Funksionimi i Hoteleve dhe Restoranteve, etj., praktika profesionale të programuara dhe përdorimin e TIK në funksion të menaxhimit bashkëkohor të sektorit, etj.

Konkluzione:

Programi i studimit është në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMIT TË STUDIMEVE

Standarti II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Programi i studimit në “Menaxhim Turizmi” synon pregatitjen e menaxherëve në fushën e turizmit. Ky program i paraprin nevojave që ka tregu për menaxherë të specializuar në fushën e turizmit, zhvillimit që ka marrë ky sektor në tre vitet e fundit dhe është në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar, turizmi si një nga degët prioritare të zhvillimit ekonomik.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në

Institucioni nuk ka bërë një studim tregu. Numri i pritshëm i studentëve që mund të regjistrohen në këtë program mbështetet në përceptime mbi zhvillimin e sektorit dhe nuk ka të dhëna sesa është numri i

Page 7: menaxhim turizmi

7

tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet si motra.

studentëve në programe të ngjashme.

Konkluzione:

Programi i studimit synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, por synimi nuk mbështet në vlerësim e nevojave të tregut të punës.

Standarti II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave

kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi i studimeve në Menaxhim Turizmi nuk bie ndesh me interesat kombëtare; ai synon të pregatisë profesionistë që do të punojnë në sektorin e turizmit, sektor që ndikon në rritjen e nivelit të PBB, përmirësimin e bilancit të pagesave, rritjen e burimeve valutore, hapjen e vendeve të reja të punëse, përdorimin racional të burimeve natyrore dhe kulturore, etj.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimeve synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare. Ai synon gjithashtu në përgatitjen e specialistëve që do të punojnë në fushën e turizmit kulturor.

Konkluzione:

Programi i studimeve në Menaxhim Turizëm synon ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe të interesave kombëtare.

Standarti II.3

Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi,

instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Nga vizita në institucion nuk gjetëm ndonjë metodologji të shkruar për vlerësimin e ecurisë së programit të studimit në “Menaxhim Turizmi”. Në IAL nuk ishte krijuar akoma njësia e vlerësimit të brendshëm.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Institucioni nuk e ka përfshirë këtë informacion në vetvlerësimin institucional.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

IAL ka publikuar në faqen e internetit informacione dhe të dhëna që kanë të bëjnë me rezultatet që synon të arrijë Institucioni nuk ka të publikuara rezultatet e vlerësimit të jashtëm pasi tani është përfshirë në këtë proces. Raporti i vlerësimit të brendshëm nuk është publikuar në faqen e internetit.

Page 8: menaxhim turizmi

8

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta: a. Teste të standartizuara

kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare;

provime për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga

studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

Për vlerësimin institucioni përdor kryesisht metoda të drejtpërdrejta si: dëgjime në auditor; vlerësimi me nota/pikë; testimet përfundimtare; provime për module, praktikë dhe vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (provimet, referatet) por nuk ka të dhëna për metoda të tërthorta si sondazhet me studentët, sondazhet e vlerësimit apo të dhëna mbi tërheqjen e organizuar të vlerësimit të programeve nga vet studentët didaktikës, të kurrikulës, intervista etj.

Konkluzione:

Për akreditimin e programit të studimit, institucioni përdor instrumente të drejtëpërdrejta matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre, por ka vend për futjen dhe përdorimin në një shkallë më të madhe të metodave të tërthorta të vlerësimit.

Standarti II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

IAL ka të dhëna të nevojshme për përmbajtjen e programit të studimit, por njësia kryesore përgjegjëse për programin e studimit Departamenti i Menaxhim Turizmit nuk funksionon si njësi, për shkak të numrit të vogël të studentëve.

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Në planin mësimor ka të dhëna të nevojshme për lëndët e detyruara dhe ato me zgjedhje për semestër, por nuk ka njësi kryesore përgjegjëse për të kryer këtë funksion.

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Në planin mësimor dhe në programet e lëndëve dhe në evidencat e secilit pedagog jepen të dhënat e nevojshme për ngarkesën mësimore, për orët në auditor, për frekuentimin ndjekjen e programit, por nuk ka njësi kryesore përgjegjëse për këtë shërbim.

Page 9: menaxhim turizmi

9

Studentët i marrin informacionet e nevojshme nga sekretaria mësimore dhe nga pedagogët e lëndëve përkatëse në lidhje me ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin apo ndjekjen e programit.

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Në raportin e dorëzuar për efekt vlerësimi ka informacione për syllabuset e detajuara për secilën lëndë të përfshirë në programin Menaxhim Turizmi, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj. Në syllabuset e vitit të dytë dhe tretë mungojnë emrat e pedagogëve. Në syllabuse gjithashtu ka mungesa si: plani kalendar i lëndës, vlerësimi i studentëve.

Konkluzione: Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. Në syllabuset e lëndëve duke filluar që nga semestri III ka mungesa të theksuara të emrave dhe të titujve të pedagogëve që mbulojnë lëndet në programin e studimeve bachelor në “Menaxhim Turizmi”. Në disa lëndë temat janë dhënë shumë shkurt, në disa programeve nuk paraqitet literaturat me të cilat do të punohet dhe vlerësimi i studentëve.

Standarti II.5

- Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Konkluzione: VLERËSIM INSTITUCIONAL

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standarti III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Page 10: menaxhim turizmi

10

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën më pak se 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë. në Fakultetin e Ekonomisë ka 4 pedagogë të punësuar me kohë të plotë. Por, nga këta, tre janë të punësuar edhe si rektor, zv. Rektor/dekane dhe kancelare.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Nga biseda me grupin që shkroi raportin e vlerësimit të brendshëm, del që institucioni kryen vlerësim informal të performancës së pedagogëve. Edhe në raportin e vetvlerësimit lexohet kjo, por si nga biseda edhe nga raporti, del në pah që nuk ka ndonjë instrument për ta kryer këtë.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

VLERËSIM INSTITUCIONAL.

Konkluzione: VLERËSIM INSTITUCIONAL (IAL nuk plotëson kriterin 2 në lidhje me personelin akademik)

Standarti III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

VLERËSIM INSTITUCIONAL Gjatë vizitës në institucion nuk u informuam që institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin akademik.

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

VLERËSIM INSTITUCIONAL Në raportin e vlerësimit të brendshëm ka një listë të stafit që është përfshirë në mësimdhënie në vitin akademik 2010-2011, por nuk ka një listë të personelit ndihmës.

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent.

Në programin e studimit Menaxhim-Turizëm, nuk janë zhvilluar modulet e vitit të dytë (ato do të zhvillohen të grupuara). Në këto kushte nuk mund të gjykojmë në lidhje me këtë kriter.

Konkluzione: VLERËSIM INSTITUCIONAL

Standarti III.3

- Institucioni angazhon personel ndihmës mësimorshkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Page 11: menaxhim turizmi

11

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të personelit ndihmës mësimor-

shkencor për realizimin e orëve laboratorike

dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e

mjediseve shkollore;

Institucioni ka gjithsej 2 studente në degën Menaxhim-Turizëm. Programi i studimeve nuk kërkon përdorimin ekstensiv të laboratorëve në procesin didaktik. Si i tillë, nevojat mbulohen drejtpërdrejt nga pedagogu i lëndës.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të burimeve njerëzore për

përmbushjen e objektivave të programeve të

studimeve të ciklit të parë;

Numri i studentëve është shumëi vogël dhe për këtë program duhet të angazhohen burimeve njerëzore që janë kryesisht jashtë institucionit. Aktualisht nuk kishin personel të angazhuar.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel

të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen

dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën

profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12

studentë).

Praktika zhvillohet në semestrin e VI. IAL nuk ka studentë në këtë semestër.

Konkluzione: Në programin “Menaxhim-Turizmi”, institucioni nuk ka personel ndihmës mësimor shkencor. Personeli administrativ i institucionit i shërben njëkohësisht edhe këtij programi studimi.

Standarti III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe

specifike për kualifikimin e mëtejshëm

profesional të personelit akademik e të

personelit mësimor – shkencor;

Personeli akademik i institucionit ndjek programe individuale kualifikimi jashtë institucionit. FE ka 28 pedagogë të jashtëm. Shtatë prej tyre ishin në takim me grupin e vlerësimit të jashtëm. Në këtë takim nuk kishte asnjë pedagog të menaxhim turizmit, por kishte pedagogë të disiplinave formuese. Një perspektivë interesante duket marrëveshja e bashkëpunimit me Univesitetin e Pireut, një nga drejtimet e bashkëpunimit të së cilës është edhe dërgimi në Greqi i pedagogëve dhe i studentëve për të përfituar nga përvoja e shkollave verore.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të

dhënash të programeve të studimeve të

ofruara.

Nuk gjetëm të dhëna për programe studimesh për kualifikimin e mëtejshëm të personelit.

Konkluzione: Pjesa më e madhe e personelit akademik të punësuar me kohë të plotë janë në nivelin maksimal të raportit: kualifikim akademik/moshë. Personeli akademik i institucionit me kohë të pjesshme ndjek programe individuale kualifikimi jashtë institucionit. Shkalla e kualifikimit e personelit me kohë të pjesshme varet nga politikat e rekrutimit dhe nga tregu.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standarti IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve VLERËSIM INSTITUCIONAL

Page 12: menaxhim turizmi

12

bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Institucioni i Arsimit të Lartë ka kriteret e veta për përzgjedhjen e kandidatëve për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Konkluzione: Institucioni i Arsimit të Lartë ka kriteret e veta për përzgjedhjen e kandidatëve për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Standarti IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Nga biseda me grupin e vlerësimit të brendshëm, rezultoi që studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve.

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

Edhe në Raportin e vetvlerësimit dhe në takimin me grupin e vlerësimit të brendshëm përmendet që “bëhet vlerësim i performancës së pedagogëve” por, me gojë, nga komunikimi informal me studentët. Institucioni po punon për të ndërtuar një pyetësor për këtë.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

Nuk ka një qendër që të ofrojë shërbimin e këshillimit të karrierës. Kjo bëhet në mënyrë spontane nga pedagogët.

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Studentët do të informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi. Studentët e këtij programi janë në vitin e II.

Konkluzione:

Institucioni bën përpjekje për të informuar studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Standarti IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Institucioni ka statistika vjetore për numrin e studenteve në ciklin e parë, por ende nuk ka të diplomuar në bachelor në këtë program studimi.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

VLERËSIM INSTITUCIONAL Nuk mundëm të shihnim dokumentat përkatëse, pasi kryesekretari ishte në trainim në MASH.

Page 13: menaxhim turizmi

13

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Institucion ka të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, por regjistrat janë akoma të paplotësuara.

Konkluzione:

Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Standarti IV.4

- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Institucioni ndjek progresin e studentëve dhe i ndihmon në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Institucioni duhet ta zgjidh çështjen e praktikave profesionale për programin e Menaxhim-Turizmit në vitin mësimor 2012-2013.

Konkluzione: Megjithëse nuk ka një qendër të këshillimit të karrierës, Institucioni ndjek progresin e studentëve dhe i ndihmon në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE

BURIME TË TJERA INFORMACIONI Standarti V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësi

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Biblioteka sapo ishte furnizuar dhe akoma vazhdonte puna për sistemimin e librave.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Nuk morëm të dhëna, pasi biblioteka ishte në rikonstruksion. Priten të sillen të dhënat nëpërmjet koordinatores së agjensisë APAAL.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Nuk gjetëm të dhëna për këtë.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Biblioteka i ka të shpallura oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve. Ajo është e hapur çdo ditë mësimi 10:00-13:00 dhe 16:00-19:00.

Page 14: menaxhim turizmi

14

Konkluzione: Institucioni ka një bibliotekë modeste e cila sapo ishte furnizuar me një fond të ri nga Universiteti i Pireut. Biblioteka shërben me salla leximi dhe me skedar elektronik për gjetjen e materialeve. Ajo pasurohet vazhdimisht dhe u shërben studentëve deri në orën 19:00. Nuk ka bibliotekë on-line. Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme mbi titujt në mbështetje të mësimit e kërkimit për programin “Menaxhim-Turizmi”.

Standarti V. 2

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Institucioni dëshmon se, për realizimin e programit të studimeve, ka në sasi të mjaftueshme: laboratorësh, klasash me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit. Megjithatë, u vu re se disa prej klasave ishin pa tabela për të shkruar dhe pa mjete teknike si projektor, perde projektimi që ndihmojnë për realizimin normal të procesit mësimor. Disa prej sallave janë me kollona ndertimi brenda duke vështirësuar pjesëmarrjen fizike të studenteve në proces.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Laboratorët kanë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka dy salla të pajisura me aparatura teknike të nevojshme.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Institucioni disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit. Nuk kishte programe të posaçme për statistikë apo ekonomi, por ishin të instaluar programet bazë dhe programe për kontabilitet.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Praktika do të zhvillohet nëvitin mësimor 2012-2013. Numri i studentëve është vetëm 2 dhe nuk mendoj se do të jetë problem.

Konkluzione:

Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standarti VI.1

- Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që VLERËSIM INSTITUCIONAL

Page 15: menaxhim turizmi

15

përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Konkluzione: VLERËSIM INSTITUCIONAL

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standarti VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

IAL nxit bashkëpunimin efiçent dhe efektiv ndërmjet personelit të tij, duke u kujdesur vazhdimisht në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të mira e bashkëpunuese ndërmjet tyre. Kjo gjë u konstatua nga takimet me pedagogët dhe punonjësit e tjerë që dukeshin mjaft entuziastë, dhe kjo frymë sipas tyre ekzistonte për shkak të klimës së mirë në këtë institucion, nëpërmjet ndarjes së saktë të detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive dhe analizës së vazhdueshme të punës, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi. Nga takimi me pedagogët me kohë të pjesshme që përbëjnë numrin më të madh të mësimdhënësve, reagimi ishte shumë pozitiv.

Konkluzione: Nga takimi me stafin me kohë të plotë dhe pedagogët me kohë të pjesshme reagimi është shumë pozitiv. Shprehjet që u përdorën nga pedagogët, janë: “serioziteti i raportimit”, “rregulli i perceptuar”, “qetësia për të punuar”. Si konkluzion, mund të themi qe institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të angazhuar.

Standarti VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe

aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me

Për realizimin e objektivave të programeve të studimeve Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë

Page 16: menaxhim turizmi

16

institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

vendit. në Universitetin e Pireut dy pedagogë marrin aktualisht kualifikim profesional. Lektorë të këtij universiteti vizitojnë institucionin sipas nje marrëveshjeje dypalëshe të lidhur së fundmi.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Kompanine Neranxi për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës për studentët e programit të studimeve bachelor në Menaxhim-Biznes dhe Financë-Kontabilet, por akoma nuk kishte një marrëveshje bashkëpunimi për programin e Menaxhim-Turizmit.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Institucioni nuk ofron trajnime profesionale në fushëm e turizmit.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

VLERËSIM INSTITUCIONAL

Konkluzione:Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standarti VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standartet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

Institucioni është nëprocesin e vlerësimit institucional

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Nuk ka të dhena të mjaftueshme për të thënë çfarë instrumentesh përdor institucioni për sigurimin e cilesisë. Nuk ka një njësi të pavarur të vlerësimit të cilësisë.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standarteve të programeve të studimeve që ofron;

Institucioni vlerëson efikasitetin e veprimtarive që kryen, për sigurimin e cilësisë dhe standarteve të programeve të studimeve që ofron por, nuk ka politike të qartë dhe ndonjë procedurë të standartizuar për këtë.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Institucioni nuk përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë

Nuk mund të identifikohet strategjia për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë e përdorur nga Institucioni. Nuk ka strategji, politika apo procedura të publikuara.

Page 17: menaxhim turizmi

17

publikuar.

Konkluzione: Institucioni përpiqet për të siguruar cilësi në realizimin e programeve të studimeve por, nuk ka ndonjë njësi të posaçme për kontrollin e cilësisë sipas standarteve.

Page 18: menaxhim turizmi

18

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit Nga analiza e mësipërme rezulton kjo pamje që shprehet nëpërmjet analizës SWOT:

Pikat e Forta Pikat e dobëta

Plan mësimor bashkëkohor që merr në konsideratë si eksperiencën e vendit ashtu dhe eksperiencën e universiteteve të huaja. Plani është përsosur në përputhje me ndryshimet e diktuara nga legjislacioni për arsimin e lartë;

Angazhimi i shumë pegagogëve të jashtëm me tituj dhe grada ka krijuar premisa për rritjen e cilësisë së mësimdhënies;

Manaxhimi i mirë i fakultetit me profesioniste të aftë dhe të përkushtuar;

Zbatimi i politikës së ndihmave financiare për studentët;

Kushtet e zhvillimit të mësimit në ambiente të përshtatshme për procesin e mësimor.

Prania e laboratorëve bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor dhe të veprimtarive të tjera.

Numri i vogël i studentëve në programin e Menazhim-Turizmit Raporti disproporcional ndërmjet stafit akademik të brendshëm dhe

atij të jashtëm, në favor të stafit të jashtëm. Ky raport duhet të ndryshojë sipas kërkesave ligjore;

Mungesa e procedurave përzgjedhëse mund të ndikoj në rëniën e cilësisë së studentëve të pranuar në Universitet;

Shërbimi i sekretarisë jo i mirëorganizuar dhe rregulluar sipas standarteve të kërkuara;

Mungesa e një programi të qartë për mënyrën sesi do të realizohet kërkimi shkencor;

Literaturë dhe akses jo i mjaftueshëm në publikimet shkencore për kryerjen e kërkimit shkencor;

Mungesa e një njësie të pavarur të vlerësimit të brendshem. Mungesa e një qëndre për zhvillimin e karrierës

Mundësitë Kërcenimet

Kërkesa gjithnjë në rritje e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme për të ndjekur Universitetin;

Mundësia për të thithur kontigjentet e diplomuara nga instituti profesional 2 vjecar “Frymë Dashurie”;

Zhvillimi i sektorit të turizimit dhe rritja e kërkesës për specialistë të kësaj fushe;

Numri në rritje i hoteleve dhe agjencive turistike dhe rritja e kërkesës për manaxherë të burimeve njerëzore, specialistë të marketingut, manaxher të shitjeve, etj;

Marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Pireut për kualifikim e zhvillim.

Rritja e konkurrencës në përgjithësi si rezultat i hapjes së një numri të konsiderueshëm Universitetesh të tjera që ofrojnë diploma të njëjta ose me ndryshime të vogla;

Numri i kufizuar i personelit efektiv dhe mosha mesatare e lartë Pamundësia për të rekrutuar staf me kohë të plotë me tituj dhe grada

shkencore; Në periudhën afatgjatë do të përballet me ulje të kërkesave për tu

diplomuar si rezultat i mungesës së ofertës për vende pune me arsim të lartë.

Numri i madh i stafit me kohë të pjesshme që vjen nga Universitetet Publike.

Page 19: menaxhim turizmi

19

Rekomandimet

1. Të punohet për thithjen e një kontigjenti të mjaftueshëm studentësh për realizimin me

sukses të programit.

1. Të rritet numri i pedagogëve me kohë të plotë dhe të krijohen strukturat përkatëse

universitare si departmentet, qendra e vler`simit t` brendsh`m, zyra e karrier`s, etj.

2. Të punohet për hartimin e një metodologjie të shkruar për vlerësimin e ecurisë së

programit të studimit të programit.

3. Të punohet më shumë për përdorimin e metodave të tërthorta të vlerësimit për

tërheqjen e organizuar të vlerësimit të programeve nga vet studentët.

4. Te rritet kapaciteti i shërbimeve ndihmëse.

5. Të plotësohen regjistrat dhe të instalohet një program për mbajtjen e të dhënave në

sekretari.

6. Të punohet për rritjen e vizibilitetit të Institucionit në tregun përkatës, për të rritur

mundësitë për tërheqjen e studentëve me cilësorë dhe për krijimin e mundësisë për

rivendosjen e kritereve përzgjedhëse.

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

4. Prof. Dr. Raimonda Duka

5. Prof. Dr. Lavdosh Zako

6. Prof. Asoc. Dr. Mimoza Kasimati