mekanizmat per perfshirjen e publikut ne luften...
TRANSCRIPT
TI Albania është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të organizatës Transparency
International, e cila nëpërmjet Sekretariatit Ndërkombëtar dhe më shumë se 90
degëve të pavarura kombëtare, punojnë si lëvizje e përkushtuar për të kontribuar
në një botë pa korrupsion.
Ky publikim është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme
Gjermane (Auswärtiges Amt).
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Transparency International
Albania dhe nuk reflekton domosdoshmërisht mendimin e donatorit.
Përgatiti: Danjela Çollaku
1
PERMBAJTJA
- Hyrje
- Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit (bilbilfryrësit)
- E drejta e informimit
- Linjat telefonike / portalet online për denoncimin e korrupsionit
- Ndërgjegjësimi i publikut
2
HYRJE Korrupsioni mbetet një ndër fenomenet më negative, që cënojnë demokracinë dhe shtetin
ligjor në shoqërinë e sotme. Në Raportet e Progresit që Bashkimi Europian prezanton vit pas viti
për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit mbetet një nga çështjet më problematike, për të cilën
kërkohet një angazhim konkret dhe i vazhdueshëm nga ana e të gjithë aktorëve politikë.
Ai madje shihet si një problem serioz edhe nga vetë qytetarët, të cilët të pyetur se në çfarë
mase mendojnë se korrupsioni është problem në sektorin publik në Shqipëri, e kanë vlerësuar
me notën 4.2.1
Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC) - Qëndra e Advokimit dhe Këshillimit Ligjor, i
implementuar nga Transparency International Albania (TIA), me mbështetjen financiare të
Auswärtiges Amt, ka ardhur nga nevoja për të përmirësuar nivelin e njohurive të qytetarëve
mbi sfidat, me të cilat ballafaqohen në përballjen me korrupsionin e përditshëm, si edhe për të
rritur nivelin e ndërgjegjësimit të tyre lidhur me përpjekjet dhe mekanizmat për të luftuar
korrupsionin në nivelet legjislative dhe institucionale.
Ekipi i ekspertëve ligjorë të këtij projekti ka synuar të ofrojë:
këshillim ligjor falas lidhur me të drejtat e qytetarëve në raste të sjelljes korruptive të
zyrtarëve publikë;
informacion mbi mundësitë e ofruara nga legjislacioni në fuqi për denoncimin dhe
reagimin ndaj akteve të korrupsionit;
informacion mbi autoritetet administrative përgjegjëse për rastet përkatëse;
asistencë ligjore dhe ndihmë në mbledhjen e informacioneve të nevojshme për
zgjidhjen e konflikteve administrative;
përfaqësim pranë institucioneve qëndrore dhe vendore (jo në gjykatë);
1 Në një shkallë nga 1-5, ku 1aspak problem dhe 5problem shumë serioz (Barometri Global i Korrupsionit
2013)
3
Në konsultimet me qytetarët, është vënë re se në mardhënien që ata kanë me administratën
publike, rryshfeti nuk përbën vetëm një kosto në vlerë parash, që jepet në mënyrë të padrejtë,
por krijon edhe efekte diskriminimi në dhënien e shërbimeve për ta.
Në Barometrin Global të Korrupsionit 2013, të prezantuar nga TIA në korrik, të pyetur se sa
dakord janë me shprehjen : “Njerëzit e thjeshtë mund të bëjnë ndryshimin kur bëhet fjalë për
luftën kundër korrupsionit”, në 75% të rasteve qytetarët janë shprehur se janë dakord me të2.
Burimi: Barometri Global i Korrupsionit 2013
Kjo tregon se ata janë të gatshëm të reagojnë kundër këtij fenomeni, që prek drejtëpërdrejtë
interesat e tyre.
Me përkeqësimin e korrupsionit në mbarë botën dhe vendosjen e tij në themel të çështjeve më
të debatuara në ditët e sotme, nuk mund të qëndrojmë në heshtje.
Eshtë koha që qeveria, biznesi, shoqëria civile dhe qytetarët të ndërmarrin aksione për ndalimin
e korrupsionit.
Rreziku për korrupsion është më i madh në ato raste kur denoncimi apo raportimi i akteve
korruptive nga qytetarët nuk mbështetet apo nuk mbrohet nga institucionet shtetërore me anë
të mekanizmave ligjorë dhe mjeteve konkrete për denoncim (linjat telefonike apo portale në
internet). Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme që shteti të garantojë në mënyrë efektive
mundësinë për ushtrimin e një të drejte të tillë nga çdo qytetar i thjeshtë, duke mos lejuar që ai
2 http://tia.al/2013/11/26/tia-prezanton-barometrin-global-te-korrupsionit-gcb-2013/
0%
5%
10%
15%
20%
25%
30%
35%
40%
45%
Mjaft dakord
Dakord Nuk janë dakord
Nuk janë fare dakord
4
të bëhet objekt i formave të ndryshme të shpagimit apo kërcënimit si: largimi nga puna,
dëmtimi fizik, cënimi i dinjitetit personal, fyerjet e personalitetit apo nisjen e procedimeve
administrative, civile, penale në ngarkim të tij.
Vihet re, se frika nga pasojat e mësipërme, e shoqëruar kjo dhe me nivelin e ulët të
ndërgjegjësimit të publikut, mungesën e informacionit për mundësitë që ofron legjislacioni, si
dhe me nivelin e ulët të besimit tek institucionet, janë arsyeja kryesore që pengojnë
denoncimin e këtij fenomeni.
Nëse i referohemi Barometrit Global të Korrupsionit 2013, për Shqipërinë3 rezulton :
Nuk di ku
mund të
denoncoj
Kam frikë
nga pasojat
Nuk do të
sillte
ndonjë
ndryshim
Të tjera
Arsyet pse nuk do ta raportonit një rast
korrupsioni ? 24% 26% 50% 1%
Ky rezultat duhet të bëjë të reflektojë të gjithë aktorët politikë, duke nxitur marrjen e masave
dhe angazhimin konkret në luftën kundër korrupsionit.
Ky publikim ka si qëllim të identifikojë mekanizmat ligjorë kryesorë dhe ato konkretë që
garantojnë përfshirjen e publikut (qytetarëve) në luftën kundër korrupsionit.
Ndër format kryesore të ekzistencës së këtyre mekanizmave evidentojmë:
1. Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit (bilbilfryrësit)
Një ndër sfidat kryesore në luftën kundër korrupsionit është “të qënurit aktiv” të qytetarëve në
denoncimin e rasteve, kur ata janë viktima apo dëshmitarë të akteve korruptive. Kjo është e
lidhur ngushtë me garancitë që ofron legjislacioni, për mbrojtjen e denoncuesve të korrupsionit
(siç po përdoret gjërësisht “bilbilfryrësve”), nga pasojat që mund të vijnë për shkak të
raportimeve të tyre. Ky akt raportimi bëhet duke i dhënë prioritet mbrojtjes së interesit publik
përkundrejt atij personal.
3 Ibidem
5
2. E drejta e informimit
Për një qeverisje të mirë dhe demokratike transparenca përbën një nga elemëntët thelbësorë
që duhet të garantohen për të gjithë qytetarët. Transparenca nënkupton ndarjen e
informacionit, si dhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve, në mënyrë të hapur me
publikun. Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në
parandalimin e korrupsionit. Për këtë arsye, institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në
kohë dhë në mënyrë të plotë për qytetarët, me qëllim që të garantojnë një përdorim sa më
efektiv të tij. Gatishmëria në dhënien e informacionit nga institucionet e administratës publike
rrit përgjegjshmërinë e tyre në shërbimin ndaj qytetarëve.
3. Linjat telefonike / portalet online për denoncimin e korrupsionit
Linjat telefonike ose portalet online për denoncimin e korrupsionit sigurojnë një kanal për
pritjen e ankesave nga qytetarët që kanë marrë dijeni, apo kanë qënë viktima të një akti
korruptiv të zyrtarëve publikë. Përdorimi i tyre është një tregues i mirëfilltë i gatishmërisë së
qytetarëve për t’a kundërshtuar këtë fenomen, si edhe një tregues për suksesin e përpjekjeve
anti-korrupsion të qeverisë.
4. Ndërgjegjësimi i publikut
Ndërgjegjësimi i publikut është një aspekt mjaft i rëndësishëm për përshirjen e tij në luftën
kundër korrupsionit. Mungesa e njohurive mbi korrupsionin dhe niveli i ulët i besimit tek
institucionet, ndikojnë drejtëpërdrejtë në suksesin e funksionimit të mekanizmave për
denoncimin e tij, sado i garantuar të jetë efektiviteti i tyre nga ana e qeverisë. Përpjekjet në
këtë drejtim duhet të fokusohen kryesisht në procesin arsimor /edukimin, ndërgjegjësimin dhe
forcimin e besimit të publikut tek institucionet.
6
Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit (bilbilfryrësit)4
Ekzistenca e instrumentave ligjorë të brendshëm për denoncimin e korrupsionit është
hapi i parë dhe më i rëndësishëm që duhet të ndërmarrë një shtet për të garantuar suksesin e
përpjekjeve të tij në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni5. Mungesa e garancive ligjore të
tilla, pengon luftën kundër korrupsionit dhe i ekspozon “bilbilfryrësit” përballë rrezikut të
shpagimit. 6
Legjislacioni për bilbilfryrësit është relativisht një risi për pjesën më të madhe të vëndeve të
botës, pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës debati mbi këtë mekanizëm filloi rreth viteve
’70, ndërsa në Evropë përpjekjet e para filluan rreth viteve ’90. Aktualisht vetëm katër shtete të
Bashkimit Evropian (Britania e Madhe, Rumania, Luksemburgu dhe Sllovenia) kanë një
legjislacion të plotë dhe të avancuar për mbrojtjen e bilbilfryrësve7. Vështirësia për zbatimin
efektiv të këtij legjislacioni, në mjaft raste, ka ardhur si pasojë e kulturës së ulët të denoncimit
që ekziston në shoqëri, e kushtëzuar kjo dhe nga e kaluara historike e regjimeve totalitare të
vendosura në vende të caktuara.
Bilbilfryrësit kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në përpjekjet kombëtare dhe globale për të luftuar korrupsionin. Ata rrezikojnë karrierën, dhe shpeshherë madje edhe integritetin fizik
4 Transparency International e përkufizon termin “whistleblowing” si zbulimin ose raportimin e veprimeve të
gabuara, të cilat përfshijnë korrupsionin, veprat penale, shkeljet e detyrimit ligjor, keqadministrimin e drejtësisë, rreziqet specifike për shëndetin publik, sigurinë ose mjedisin, abuzimin me autoriteti publik, përdorim i paautorizuar i fondeve apo pronës publike, keqmenaxhimi, konflikti i interesit, si edhe aktet për të mbuluar secilin prej veprimeve të lartpërmendur. Një “whistleblower”/ bilbilfryrës është çdo punonjës në sektorin publik apo atë privat, që zbulon informacione rreth këtyre lloj shkeljesh ligjore, dhe që rrezikon të ndëshkohet për këtë. Këtu përfshihen individë, të cilët janë jashtë mardhënieve tradicionale punëdhënës-punëmarrës, të tillë si këshilltarët, kontraktorët, praktikantë, vullnetarët, studentët punonjës, punëtorët e përkohshëm, dhe ish-punëtorë. http://www.transparency.org/whatwedo/pub/international_principles_for_whistleblower_legislation 5 Detyrim, që rrjedh dhe nga Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit (UNCAC), Kapitulli i dytë, Mbi
Parandalimin §8/4. 6 David Banisar, “Whistleblowing: International Standards and Developments”
7 Për më tepër shih: Transparency International, “WHISTLEBLOWING IN EUROPE / LEGAL PROTECTIONS FOR
WHISTLEBLOWERS IN THE EU”, 2013.
7
të tyre, për të raportuar akte korruptive që kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Nga zbulimi i informacioneve të tilla, në mjaft vënde bilbilfryrësit kanë ndihmuar në evitimin e shpërdorimit të shumave të mëdha të parave të destinuara për fonde publike8.
Në legjislacionin shqiptar9, një rregullim specifik dhe i drejtëpërdrejtë i këtij instituti të së
drejtës, që garanton mbrojtjen e denoncuesve të korrupsionit, realizohet nga Ligji Nr. 9508,
datë 3.04.2006 “Për bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit”, si edhe nga disa
dispozita të Kodit të Punës10. Ajo që vihet re është mungesa e plotë e informacionit nga ana e
qytetarëve, dhe shpesh herë edhe e zyrtarëve publikë, për ekzistencën e tij dhe po ashtu
mbrojtjen që ai ofron.
Nga analiza e këtij ligji, rezulton se ai ka për qëllim të nxisë pjesëmarrjen e publikut në
denoncimin e korrupsionit, duke përcaktuar rregullat, procedurat dhe përgjegjësitë e
institucioneve shtetërore për denoncimin dhe regjistrimin e praktikave korruptive, si dhe
shpërblimin dhe mbrojtjen e personave që denoncojnë.
Megjithatë, shohim se ky ligj nuk i referohet në mënyrë specifike përkufizimit të gjerë që
ekziston për “whistleblowing11”, por mjaftohet vetëm me mbrojtjen në rastet ekskluzive të
denoncimit të praktikave korruptive, një term ky mjaft i paqartë dhe i diskutueshëm.
Ligji 9508, garanton ruajtjen e konfidencialitetit dhe anonimatit, në rast se kjo kërkohet nga
personi që bën denoncimin, si dhe e mbron atë nga çdo procedim administrativ, civil ose penal
që mund të nisë në ngarkim të tij, edhe nëse ky denoncim rezulton i pavërtetë. Përjashtim bën
rasti kur ky person është punonjës i institucionit në të cilin bëhet denoncimi, dhe me dashje
paraqet një denoncim për një praktikë haptazi të ligjshme. Pavarësisht qëllimit të mirë,
parashikimi i një nocioni të tillë mjaft subjektiv, siç është “dashja”, lë vend për arbitraritet dhe
cënon garantimin e mbrojtjes për subjektet denoncuese që punojnë në institucione publike. Ky
element përbën një mangësi të këtij ligji, duke marr në konsideratë faktin që këta subjekte janë
mjaft të rëndësishëm, kur bëhet fjalë për denoncimin e akteve korruptive, pasi kanë dhe
mundësinë, më të madhe, për zbulimin e veprimeve të kundraligjshme brenda administratës.
8 Shih: http://nonukesnw.wordpress.com/2013/02/23/nuclear-whistleblower-gives-his-testimony-2/
9 Për më shumë shih: Institute for Democracy and Mediation (IDM) “Whistleblowers protection in Albania: An
assessment of the legislation and practice”, § Albanian laws containing provisions on whistleblowing, fq. 4 10
Neni 10/1 i Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, shtuar me Ligjin Nr. 10 053, datë 29.12.2008, i cili garanton mbrojtjen nga heqja e padrejtë nga puna, si një ndër format kryesore të shpagimit për denoncuesit e korrupsionit. 11
Shih Supra:Referencën 4.
8
Në vazhdim, ai përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha proçedurat që duhet të ndjekin
institucionet publike në rastet e përballjes me denoncime, duke përfshirë faza si:
regjistrimi;
shqyrtimi;
hetimi administrativ;
përfundimi i hetimit;
vendimi për rezultatet e hetimit.
Ky ligj, ndër të tjera, i njeh personave që denoncojnë praktika korruptive, të drejtën e përfitimit
të një shpërblimi monetar, në rast se ato rezultojnë të vërteta, duke përjashtuar personat, që
kanë marrë dijeni për këto akte për shkak të detyrës. Kjo është shoqëruar dhe me caktimin e
një fondi të veçantë në buxhetin e institucioneve, me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që
sjellë ky ligj.
Pavarësisht nga sa më sipër, nëse do të flasim për efikasitetin e këtij ligji, mund të themi se ka
mangësi të theksuara për zbatimin në praktikë dhe një mungesë totale të informacionit zyrtar
nga institucionet publike për rastet e denoncimit, mënyrën e trajtimit dhe rezultatin
përfundimtar të tyre.
Gjithashtu është i nevojshëm dhe një rishikim i legjislacionit ekzistues, me qëllimin e
përmirësimit të tij dhe përshtatjen me zhvillimet dhe format e reja të shfaqjes së fenomenit të
korrupsionit në shoqërinë shqiptare.
Në përfundim, Transparency International do të propozonte këto rekomandime12 në rishikimin
e legjislacionit ekzistues:
Zgjerimin e përkufizimit për praktikat korruptive sipas këtij ligji;
Ekzistencën e një ligji integral, që të garantojë mbrojtjen duke përfshirë dhe sektorin
privat, krahas atij publik;
Përfshirjen e aktorëve të ndryshëm (shoqërinë civile apo komunitetin e biznesit) në
proçesin e rishikimit apo hartimit të një ligji të ri;
12
Për më shumë shih: Transparency International, “International principles for whistleblower legislation / Best practices for laws to protect whistleblowers and support whistleblowing in the public interest” http://www.transparency.org/whatwedo/pub/international_principles_for_whistleblower_legislation
9
Garantimin e mjeteve juridike për mbrojtjen e denoncuesve të korrupsionit nga çdo
formë shpagimi (ndihma juridike pa pagesë);
Ruajtjen e konfidencialitetit dhe anonimatit të denoncuesve;
Miratimin e akteve nënligjore të nevojshme që të parashikojnë qartësisht të gjitha
proçedurat që duhen ndjekur për trajtimin e denoncimeve;
Krijimin e një autoriteti konkret për trajtimin e denoncimeve, të bëra në kuadër të këtij
ligji;
Trajnimin e stafit që do të jetë përgjegjës për pranimin e denoncimeve për aktet
korruptive;
Detyrimin e institucioneve për monitorimin, raportimin dhe shpërndarjen publike të të
dhënave zyrtare mbi denoncimet dhe mënyrën e trajtimit të tyre;
Parashikimin e sanksioneve ndëshkuese për rastet e moszbatimit korrekt të këtij ligji nga
autoritetet përgjegjëse.
Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit nëpërmjet aprovimit të një legjislacioni specifik, legjitimon dhe u siguron atyre infrastrukturën e nevojshme për të zbuluar dhe raportuar rastet e abuzimit nga institucionet publike. Për funksionimin e këtij mekanizmi duhet që qeveria të ndërmarrë fushata ndërgjegjësimi dhe iniciativa për ta promovuar atë, në mënyrë që të ndryshojë perceptimi që mund të ketë shoqëria për denoncuesit e korrupsionit. Në këtë proçes mund të përfshihen dhe shumë aktorë të tjerë si: shoqëria civile, media, komuniteti i biznesit etj. Megjithatë, mbi të gjitha, ajo që duhet pasur në konsideratë është se nuk mjafton vetëm mbrojtja e bilbilfryrësve nga ana e institucioneve shtetërore, por e rëndësishme është edhe mbështetja e vazhdueshme e tyre.
10
E drejta e informimit
Garantimi i së drejtës së informimit është një ndër elementët thelbësorë, që në një
mënyrë lejon “kontrollin“ e institucioneve publike nga qytetarët, duke bërë të mundur kështu
zbulimin e veprimeve të abuzimit të pushtetit nga zyrtarët publikë për përfitime personale.
Një nga mjetet më të rëndësishme në realizimin e kësaj të drejte është ekzistenca e një
legjislacioni të mirë dhe zbatimi efektiv i tij në praktikë. Ndërsa, situata duket më optimiste për
sa lidhet me ekzistencën e akteve ligjore, që garantojnë këtë të drejtë, akoma edhe më shumë
angazhim dhe vullnet nevojitet nga institucionet publike për zbatimin e tij në praktikë.
Nga njëra anë, kjo nënkupton garantimin e kësaj të drejte për qytetarët në çdo rast, pa u
kushtëzuar në motivimin apo arsyetimin e qëllimit të kërkesës së tyre, dhe nga ana tjetër
nënkupton parashikimin dhe zbatimin e sanksioneve në rastet e pajustifikuara të mohimit të
kësaj të drejte.
Kuadri ligjor që garanton të drejtën për informim synon të promovojë kulturën e transparencës
dhe përgjegjshmërisë së administratës publike, në mënyrë që qytetarët të kenë dijeni mbi
mënyrën e përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe shpenzimit të parave publike prej saj.
Pavarësisht nga kjo, rastet e mohimit të kësaj të drejte shfaqen shpesh në praktikë, dhe
megjithëse janë të justifikuara nga siguria publike, mbrojtja e privatësisë13 apo tradita e
administratës publike, shpesh kanë si qëllim pikërisht fshehjen e veprimeve të dyshimta për
korrupsion.
13
Ligj Nr.8503, datë 30.6.1999 “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE”, § 3, § 4.
11
Në legjislacionin shqiptar e drejta e informimit garantohet nga :
Kushtetuta, në nenin 23 të saj:
1. E drejta e informimit është e garantuar.
2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e
organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.
3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.
Kodi i Proçedurave Administrative (neni 13 ; neni 20)
Neni 13
Parimi i bashkëpunimit të administratës me personat privatë
1. Organet e administratës publike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në bashkëpunim të ngushtë
me personat privatë duke:
a) u siguruar personave privatë informacionin dhe sqarimet e nevojshme.
Neni 20
E drejta për t’u informuar
Të gjithë pjesëmarrësit në një proçedurë administrative kanë të drejtë të marrin informacion
dhe të njihen me dokumentet e përdorura në këtë proçedurë, përveç rasteve kur me ligj janë
vendosur kufizime14.
Organi administrativ, që zhvillon proçedurën administrative, është i detyruar t’u japë
informacion pjesëmarrësve në proçedurë edhe në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre.
Ligji Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare”
Sipas këtij ligji çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka të drejtë:
- të kërkojë informacion për “dokumentet zyrtare”, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e
organeve shtetërore dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar të
shpjegojë motivet për të cilat e kërkon një informacion të tillë.
- të kërkojë informacion për të dhënat vetjake (të mbajtura në një dokument zyrtar) të
personave që kryejnë funksione shtetërore, për aq sa këto lidhen me cilësi të kërkuara nga ligji
për personat që i ushtrojnë këto detyra.
14
E drejta e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni mund të ushtrohet personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar.
12
- ka të drejtë të njihet me dosjet dhe regjistrat e administratës (përveçse kur ndalohet
shprehimisht nga ligji).
Lidhur me mënyrën apo formën e kërkimit të informacionit ligji nuk përcakton ndonjë detyrim.
Kështu qytetarët mund ta kërkojnë informacionin duke paraqitur një kërkesë të thjeshtë me
shkrim nëpërmjet postës apo dorazi, ose në mënyrë verbale pranë institucionit përgjegjës. Sipas
ligjit informacioni jepet pa pagesë nga administrata publike, përveç rastit kur kjo gjë ka
shpenzime, atëherë institucioni mund të vendosi tarifa të përcaktuara paraprakisht.
Ndërsa për sa lidhet me formën e dhënies së informacionit, ligji parashikon detyrimin e
administratës për të dhënë përgjigje me shkrim ose kopje të dokumentave të kërkuara. Në
rastin kur ekziston mundësia e dhënies së informacionit në ndonjë formë tjetër (psh: verbale),
kjo mund të bëhet vetëm nëse për këtë merret pëlqimi me shkrim i personit që kërkon
informacionin.
E drejta e ankimit në rastin e mohimit të kësaj të drejte është e sanksionuar në ligj. Ankimi
bëhet duke ndjekur rregullat e ankimit të përcaktuara në Kodin e Proçedurës Administrative,
sipas të cilit ai i drejtohet organit nga i cili është kërkuar informacioni apo organit epror të tij.
Pas ezaurimit të këtyre mundësive, atëherë individi mund t’i drejtohet gjykatës për të detyruar
institucionin të japë informacionin e kërkuar, si edhe të shpërblejë për dëmin e shkaktuar nga
ky veprim i tij.
Ligji, gjithashtu, njeh edhe mundësinë e ankimit tek Avokati i Popullit, meqënese ai ngarkohet
për zbatimin e tij. Megjithatë duhet përmendur se akti administrativ i nxjerrë nga Avokati i
Popullit, për këto raste, nuk ka fuqi detyruese ndaj institucionit që ka mohuar të drejtën e
informimit, dhe si i tillë mbetet në trajtën e rekomandimit.
Kështu, krahas forcimit të kapaciteteve të administratës për zbatimin efektiv të tij, ligji ekzistues
mbi të drejtën e informimit, ka nevojë për rishikim, bazuar në praktikën e këtyre viteve, si edhe
për plotësime në mënyrë që të përshtatet me nevojat e aktualitetit.
Më konkretisht:
1. Zgjerimin e subjekteve që janë të detyruara të japin informacion sipas këtij ligji;
2. Nxitja e përdorimit të teknologjive të reja, veçanërsiht internetit, për të garantuar
“informimin pasiv” të qytetarëve në mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë;
13
3. Sanksionimi shprehimisht në ligj i rasteve specifike kur ndodhemi para kufizimit të së drejtës
për të marrë informacion;
4. Rishikimin e afateve për dhënien e informacionit (40 ditë), duke patur parasysh dhe praktikat
e rajonit ku: Kosova 15 ditë, Maqedonia 30 ditë, Serbia 15 ditë;
5. Përcaktimi i një autoriteti / institucioni, vendimet e të cilit të kene fuqi detyruese kur bëhet
fjalë për marrjen e masave administrative dhe ndëshkimin e rasteve të shkeljes së dispozitave
ligjore mbi të drejtën e informimit.
Si konkluzion, garantimi i së drejtës për informim nxit qytetarët dhe institucionet publike në
parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, por ky duhet të jetë një proçes i dy-anshëm. Nga njëra
anë, qeveria duhet që në mënyrë aktive15 të bëjë publike informacione të gjëra mbi
veprimtarinë e saj, dhe nga ana tjetër qytetari duhet ta përdori këtë informacion për të
ushtruar në mënyrë të plotë të drejtat e tij.
15
Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë, e-Albania.al, përmban informacion përmbledhës dhe lidhje të faqeve zyrtare të internetit të institucioneve të tjera.
14
Linjat telefonike / portalet online për denoncimin e korrupsionit
Vënia në dispozicion të publikut të linjave telefonike apo portaleve online për
denoncimin e korrupsionit, është një nga mjetet më të drejtëpërdrejta të përfshirjes së publikut
në luftën kundër tij. Në Shqipëri, kjo praktikë filloi të përhapej në vitin 200816, ku përveç linjave
telefonike pa pagesë, denoncimi mund të bëhej nëpërmjet sms-ve apo nëpërmjet postës
elektronike. Aktualisht, pjesa më e madhe e institucioneve publike17 kanë aktive në faqen
zyrtare të tyre linja të tilla, që nxisin publikun për denoncimin e akteve korruptive që hasin në
institucionin përkatës, apo edhe në institucionet e varësisë së tyre. Këto linja denoncimi janë
pjesë integrale e secilit institucion dhe nuk përfaqësojnë një agjenci të veçantë që trajton
ankesat e publikut lidhur me korrupsionin. Një risi në këtë drejtim është portali “STOP
KORRUPSIONIT NE DREJTESI” i krijuar së fundmi në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë18, i
cili ka për qëllim t’i mundësojë qytetarëve denoncimin e korrupsionit, shkeljet e ligjit, sjelljet që
bien ndesh me etikën profesionale, rastet e fshehjes së pasurisë së: Gjyqtarëve, Prokurorëve, si dhe çdo
nëpunësi që ushtron detyrën në institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Për të garantuar funksionimin në mënyrë efektive, shërbimi që ofrojnë këto linja duhet të
promovohet gjerësisht, si edhe të jetë lehtësisht i përdorshëm nga qytetarët. Ato duhet të
bëhen publike nëpërmjet sa më shumë burimeve mediatike si: gazetat lokale dhe kombëtare,
televizionet, radiot apo internetit. Gjithashtu, një vëmendje të madhe kërkon edhe njohja e
pengesave për aksesin nga ana e qytetarëve në përputhje me faktorë të tillë, si ai gjeografik,
teknik, ekonomik apo social-kulturor.
16
Strategjia Ndërsektoriale e Parandalimit, Luftës kundër Korrupsionit e Qeverisjes Transparente, 2008-2013, fq.17,§ F/ Edukimi dhe pjesëmarrja e qëndrueshme e publikut. 17
Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk kanë linja të tilla denoncimi, pavarësisht se shëndetësia dhe arsimi konsderohen nga qytetarët si sektorë gjërësisht të prekur nga korrupsioni, sipas Barometrit Global të Korrupsionit 2013. 18
http://ankesa.justice.gov.al/
15
Në të njëjtën kohë, duhet patur një kujdes i veçantë për të garantuar kapacitetet njerëzore,
teknike dhe ato financiare të nevojshme për funksionimin e këtyre linjave. Mungesa e
parashikimeve buxhetore për secilin prej elementëve të sipërpërmendur bën që funksionimi i
këtyre mekanizmave të dështojë.
Në lidhje me aftësitë e stafit që do të menaxhojë këto linja, është e nevojshme që ata të kenë
njohuri të mjaftueshme të kuadrit ligjor që lidhet me aktet korruptive. Ata duhet të dinë,
gjithashtu, se si të mbrohen nga raportimet e bëra me keqbesim, nga punonjësit e pakënaqur,
që ngrenë pretendime të pa bazuara dhe false kundër kolegëve apo eprorëve19. Njohuritë e
stafit duhet të shërbejnë për të bërë një analizë paraprake të bazës së denoncimit, për të
ndjekur më pas proçedurat për referimin e rasteve pranë organeve kompetente për ndjekjen e
tyre.
Në funksionimin e këtij mekanizmi, duhet patur në vëmendje mbrojtja sipas të gjitha garancive
ligjore në fuqi e viktimave apo dëshmitarëve të korrupsionit nga çdo lloj pasoje që mund të sjell
akti i tyre i raportimit.20
Një element tjetër që tregon për efektivitetin e këtij mekanizmi është publikimi i raporteve të
vazhdueshme me të dhëna mbi funksionimin e linjave të denoncimit, një veprim i cili ka
munguar tërësisht gjatë këtyre viteve që ato kanë qënë aktive në institucione të ndryshme.21
Informacioni duhet të përfshijë numrin e përgjithshëm të denoncimeve, numrin e atyre
denoncimeve që janë referuar tek autoritetet me kompetenca investigative (policia, prokuroria,
inspektoriati i kontrollit dhe deklarimit të pasurive etj.) dhe mbi të gjitha masat e marra për
secilin prej tyre (masa administrative, vendime për fillimin e ndjekjes penale etj.).
Në mënyrë të përmbledhur, për të patur një funksionim efektiv të linjave telefonike apo
portaleve online të denoncimit të korrupsionit, duhet:
Promovimi publik i shërbimeve të tyre;
Të garantohet profesionalizmi i stafit menaxhues të tyre;
19
Për më shumë detaje shiko: U4 Network, U4 Helpdesk Query, ‘Anti-corruption hotlines’, (Bergen, Norway: Chr. Michelsen Institute, 2006) 20
Për më shumë detaje shih Supra: Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit (bilbilfryrësve) 21
Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave nuk ka bërë publik asnjë raport zyrtar me të dhëna konkrete lidhur me denoncimet e qytetarëve.
16
Të planifikohet në mënyrë specifike në buxhetin e institucionit fondi për funksionimin e
tyre;
Të mbrohen të drejtat ligjore të denoncuesve të korrupsionit;
Të garantohet anonimati (nëse kërkohet nga denoncuesi) dhe të mbrohen të dhënat
personale të denoncuesve22;
Të sanksionohen me akte ligjore proçedurat standarte për trajtimin e
ankesës/denoncimit (afatet, personat përgjegjës etj.)
Publikimi në mënyrë të rregullt i të dhënave zyrtare mbi funksionimin e tyre;
Garantimi i pavarësisë së funksionimit të tyre nga çdo lloj ndërhyrje politike apo
administrative.
Si konkluzion, funksionimi i këtij mekanizmi, si përcjellës i zërit të qytetarëve më pranë
qeverisjes, varet nga vullneti institucioneve publike dhe nga përgjegjshmëria e tyre, në mënyrë
që të rritet niveli i besimit të publikut dhe të nxitet numri i denoncimeve.
22
Për më shumë referoju: http://www.kmdp.al/web/pub/njoftim_per_shtyp_kmdp_576_1.pdf
17
Ndërgjegjësimi i publikut
Faktori kyç që ndikon drejtpërsëdrejti në përfshirjen e publikut në luftën kundër
korrupsionit është ndërgjegjësimi i tij mbi korrupsionin. Rolin kryesor në këtë proçes duhet ta
luajnë institucionet publike si në nivel qëndror, ashtu edhe në atë lokal. Kjo politikë duhet të
jetë gjithnjë prioritet i organeve qeverisëse, e mbështetur gjërësisht dhe nga përpjekjet e
vazhdueshme të ndërmarra në vite nga organizatat e shoqërisë civile me mbështetjen e
donatorëve kryesor.
TIA mendon se kjo përpjekje duhet të jetë e fokusuar në këto drejtime kryesore
- Trajtimi në kurrikulat mësimore të çështjeve që kanë të bëjnë me Korrupsionin
Ndikimet negative dhe të dëmshme të korrupsionit në shoqëri prekin kryesisht sferat morale
dhe etike në shoqëri. Të rinjtë përpara se të bëhen qytetarë me të drejta të plota kanë një
koshiencë të mirëfilltë të fuqisë së korrupsionit, të trashëguar në një pjesë të mirë të rasteve
edhe nga prindërit e tyre, dhe kështu ata bëhen pjesë e këtij fenomeni duke e quajtur këtë,
herë një betejë të humbur e herë një “përshtatje” me mënyrën e funksionimit të shoqërisë në
tërësi. Në këtë aspekt është e nevojshme hartimi i programeve mësimore që trajtojnë temën e
korrupsionit. Gjatë hartimit të këtyre kurrikulave duhet bërë përzgjedhja në mënyrë
profesionale e informacionit në trajtimin e temave të tilla duke patur në konsideratë
grupmoshën, së cilës i drejtohet. Kështu për sistemin 9-vjeçar dhe atë të mesëm duhet t’i
kushtohet rëndësi shpjegimit apo evidentimit të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin,
njohjen me pasojat negative të këtij fenomeni, si edhe me mjetet për kundërshtimin e tij.
Ndërsa në nivelet më të larta të studimit, kjo temë mund të trajtohet duke u fokusuar në
parimet e etikës dhe integritetit.
18
- Ndërgjegjësimi
Ndërgjegjësimi duhet të përfshijë sensibilizimin e popullsisë në një nivel më të gjerë mbi pasojat
negative që sjellë ky fenomen në jetën e tyre dhe mbi të gjitha mbi mekanizmat që garanton
ligji për kundërshtimin e tij. Ky proçes realizohet nëpërmjet përdorimit të të gjitha mjeteve të
informimit masiv, si media e shkruar apo televizioni, për njohjen e këtij fenomeni dhe mbi të
gjitha për publikimin e rasteve të suksesshme në luftën kundër tij nga institucionet.
Krahas fushatave të ndërgjegjësimit në terren (shpërndarja e materialeve informuese), një
ndikim më të madh e më të drejtëpërdrejtë ka transmetimi i dokumentarëve investigativë apo
prezantimi në media i çështjeve konkrete dhe masave të marra nga institucionet përkatëse për
to.
- Rritja e besimit të publikut
Korrupsioni shihet si një problem në nivelet më të larta të qeverisjes dhe institucionet duhet t’i
marrin seriozisht thirrjet kundër korrupsionit nga qytetarët dhe të përgjigjen me veprime
konkrete për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë. Në Barometrin Global të
Korrupsionit (korrik 2013), vetëm 12 % e qytetarëve mendojnë se veprimet e qeverisë në luftën
kundër korrupsionit janë efektive. Ndryshimi i kuadrit ligjor apo krijimi i agjencive të reja në
luftën kundër këtij fenomeni nuk përbën risi në këtë drejtim, por ajo që kërkohet është
angazhimi konkret dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë. Për të rritur besimin e publikut
është e nevojshme :
Informimi i vazhdueshëm i publikut mbi rastet korruptive të zbuluara;
Rritja e transparencës dhe efiçencës në punën e institucioneve publike, për të
përmirësuar perceptimin e publikut për performancën e tyre;
Rritja e numrit të vendimeve që kanë të bëjnë me ndëshkimin e rasteve korruptive;
Informimi i publikut nëpërmjet statistikave mbi denoncimet për korrupsion dhe
mënyrën e trajtimit të tyre nga institucionet përgjegjëse.
Krahas publicitetit për arritjet e institucioneve të ndryshme në luftën kundër korrupsionit, në
forcimin e besimit të publikut tek ato, ndikon edhe përgjegjshmëria e tyre për evidentimin e
problemeve dhe mangësive gjatë punës së tyre, me qëllimin e marrjes së masave për
përmirësimin e saj në vazhdim.
TRANSPARENCY INTERNATIONAL ALBANIA
Bulevardi “Gjergj Fishta”, Projekt 2000, Kulla V, Ap. 6
Tiranë
Tel: +355 04 2267 457
Email: [email protected] ; [email protected]
http://tia.al/