mekanika e shkatërrimit ii-kontrolli i perhapjes se plasaritjes

75
KONTROLLI I PËRHAPJES(ZGJERIMIT) SË PLASARITJES TËRHEQJE TËRHEQJE PËRHAPJA (ZGJERIMI I PLASARITJES) PËRHAPJA (ZGJERIMI I PLASARITJES)

Upload: rrahim-maksuti

Post on 19-Jul-2015

511 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

KONTROLLI I PËRHAPJES(ZGJERIMIT) SË PLASARITJES

TËRHEQJETËRHEQJE

PËRHAPJA (ZGJERIMI I PLASARITJES)PËRHAPJA (ZGJERIMI I PLASARITJES)

Page 2: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Për shfrytëzimin (përdorimin-eksploatimin) e sigurtë të materialit, gjegjësisht për shfrytëzimin e tij pa u krijuar gjendje e kritike (limituar-e fundme) e cila do të pasojë me thyerje katastrofike, është e nevojshme të bëhet identifikimi i pranisë së defekteve, respektivisht plasaritjeve. Pra, është e nevojshme që sa me parë të identifikohen defektet ekzistuese dhe të përcillet (monitorohet) ecuria e rritjes se madhësisë së tyre gjatë afatshërbimit të materialit.

Page 3: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Koncepti i mekanikës së shkatërrimit

SFORCIMI IZBATUAR/lejuar

Madhësia (përmasat) e

defektit (plasaritjes)

Rezistenca ndaj thyerjes

KONTROLLI PA

SHKATËRRIM

KONTROLLI PA

SHKATËRRIM

Page 4: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Vlen te theksohet se defektet e mundshme në material (detal-konstruksion) mund të paraqiten gjatë:procesit të prodhimit,procesit te përpunimit,gjatë deponimit,gjatë transportit,gjatë montimit,gjatë shfrytëzimit (përdorimit),gjatë procesit të servisimit, etj.

Page 5: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Përhapja (zgjerimi) i plasaritjes është në varësi të kohës së shfrytëzimit, pra me kalimin e kohës së shfrytëzimit, plasaritja rritet, përkatësisht zgjerohet në brendësi të materialit dhe si pasojë e kësaj zvogëlohet qëndrueshmëria e materialit dhe jetëgjatësia e tij, pra gjithnjë e më pak mbetet kohë për shfrytëzim, figurat në vazhdim.

Vlen të theksohet se koha e përhapjes së plasaritjes është përcaktuese në kohëzgjatjen e tërsishme shfrytëzimit të materialit, nga se nga të dhënat e prezantuara në literaturë, koha e përhapjes së plasaritjes është 95% nga kohëzgjatja e shfrytëzimit të materialit.

Page 6: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plasaritja e inicuar në material, përkatësisht detaë-konstruksion shpeshherë mund të jetë me përmasa të tilla, që aparatura për kontroll pa shkatërrim nuk mund ta identifikojë, për shkak të aftësisë së kufizuar të detektibilitetit. Çdo aparat e ka shkallën e caktuar të detektibilitetit të dhe nën këtë shkallë nuk mund të detektohet (zbulohet) prania e defektit (plasaritjes).

Aftësia Detektuese e NDT

Aftësia Detektuese e NDT

Plasaritja e inicuar në material

Plasaritja e inicuar në material

Page 7: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Varësia e qëndrueshmërisë dhe madhësisë së përhapjes së plasaritjes nga koha

Përhapja e plasaritjes

Qëndrueshmëria e mbetur

Koha

Gja

tësi

a e

pla

sari

tjes

Qën

dru

esh

mër

ia e

mb

etu

r

Page 8: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Varësia e qëndrueshmërisë nga madhësia e përhapjes së plasaritjes

Madhësia e përhapes së plasaritjes-gjatësia

Qën

dru

esh

mër

ia e

mat

eria

lit

Page 9: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Vlen të theksohet se pas një kohe të caktuar, që mund të trajtohet si kohë kritike (tc) e shfrytëzimit, gabimi (plasaritja) arrin vlerë kritike (ac) dhe në këtë çast qëndrueshmëria (fuqia bartëse) e materialit zvogëlohet dukshëm dhe si pasojë vjen deri te shkatërrimi (thyerja) i materialit (detalit-konstruksionit).

Nga kjo madhësi kritike e plasaritjes, caktohet edhe qëndrueshmëria kritike e materialit (detalit-konstruksionit) dhe në bazë të kësaj analize kurrë nuk lejohet që ngarkesa e konstruksionit të shkaktojë rritje kritike të plasaritjes.

Page 10: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Për këtë arsye është e nevojshme që materiali, përkatësisht detali (konstruksioni) duhet ti nënshtrohet kontrollit dhe të mos lejohet që përhapja (rritja) e plasaritjes të arrijë vlerën kritike, nga se kjo gjendje do të sjelli shkatërrimin e materialit (detalit-konstruksionit). Për tu shfrytëzuar materiali në mënyrë të sigurt edhe me prani të ndonjë plasaritje, atëhre madhësia e plasaritjes duhet të jetë në kaudër të vlerës së lejuar.

Për tu realizuar shfrytëzimi i sigurt i materialit me prani të plasaritjes, është e domosdoshme të identifikohet plasaritja dhe të përcillet përhapja e saj.

Page 11: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Kontrolli i përhapjes së plasaritjes duhet të realizohet brenda një periudhe të caktuar kohore me qëllim të moslejimit të arritjes së vlerës kritike të saj.

Vlen të theksohet se shfrytëzimi i materialit (detalit-konstruksionit) mund të përdoret edhe me plasaritje, por madhësia (gjatësia) e plasaritjes duhet të jetë në kuadër të vlerës së lejuar të saj (alej). Në rast të tejkalimit të vlerës së lejuar të plasaritjes, integriteti i konstruksionit rrezikohet dhe në çdo rast pas tejkalimit të kësaj vlere mund të ndodhi shkatërrimi (thyerja) e materialit (detalit-konstruksionit).

Page 12: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Periudha kohore e përcjelljes së përhapjes së plasaritjes është parametër shumë i rëndësishëm dhe duhet definuar qartë.

Intervali kohor i kontrollit (inspektimit)

INTERVALI KOHOR I JETËGJATËSISË SË SIGURT (H)

SHKATËRRIMI

Page 13: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Për moslejimin e arritjes së vlerës kritike të plasaritjes, zbatohen disa varianta të mundshme nga aspekti praktik:Kontrolli (inspektimi) periodik dhe riparimi i mundshëm pas zbulimit (identifikimit) të plasaritjes,Konstruktimi me siguri të lartë nga shkatërrimi dhe riparimi pas dëmtimit të pjesërishëm,Konstruktimi me siguri të përhershme për jetëgjatësinë specifikuar të materialit me ndërrim (zëvendësim) ose heqje nga përdorimi pas periudhës kohore (H),Kontrolli (inspektimi) provues periodik i materialit dhe ndërrimi (zëvendësimi) nësë gjatë këtij veprimi konstatohen dëmtime (plasaritje),Largimi (shmangia) periodik i tërsishëm ose i pjesërishëm i plasaritjes.

Page 14: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Kontrolli (inspektimi) periodik dhe riparimi i mundshëm pas zbulimit (identifikimit) të plasaritjes

Nga prezantimet e dhën më lartë konstatohet se shfrytëzimi i sigurt i materialit është i mundëshëm nëse madhësia e plasaritjeve është në kuadër të vlerave të lejuara. Për këtë arsye është e domosdoshme që plasaritja të zbulohet (identifikohet) me ndihmën e kontrollit (inspektimit) periodik) pas arritjes së vlerës kritike.

Page 15: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Periudha kohore (perioda) e inspektimit mundësisht duhet bërë në intervale sa më të shkurtëra, për ti ikur rrezikut të rritjes së plasaritjes mbi vlerën e lejuar, që do të pasojë shkatërrimi. Pra, është e nevojshme që intervali kohor i kontrollit (perioda e inspektimit)-H1 duhet të jetë më i vogël se intervali kohor i jetëgjatësisë së sigurt-H. Intervali kohor (perioda) i kontrollit (inspektimit) duhet të caktohet qartë pas një analize të detajuar, gjithnjë duke i marrë parasysh edhe konditat e shfrytëzimit të materialit dhe koston e realizimit të këtijë kontrolli (inspektimi).

Page 16: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Vlen të theksohet se, pasi që madhësia e plasaritjes është në kuadër të vlerave të lejuara, nuk është e nevojshme menjëherë të bëhet riparimi (largimi) i plasaritjes), por kjo do të realizohet kur ekipi do të vlerësojë situatën më të volitshme nga aspekti teknik dhe ekonomik i materialit (detalit-konstruksionit).

Këtu vlen të theksohet se në bazë të trajektores së përhapjes së plasaritjes mund të sjellen edhe vendime tjera shumë të rëndësishme për aspektin e metodës së kontrollit dhe intervalit kohor.

Page 17: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Varësia e inervalit kohor të kontrollit nga trajektorja e përhapjes së plasaritjes

Page 18: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Varësia e inervalit kohor të kontrollit nga lloji i materialit dhe detektibiliteti i metodës së kontrollit

Nëse përdoret material me rezistencë ndaj shkatërrimit për dy herë më të madhe

Nëse përdoret material me rezistencë ndaj shkatërrimit për dy herë më të madhe

Page 19: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Konstruktimi me siguri të lartë nga shkatërrimi dhe riparimi pas dëmtimit të pjesërishëm

Në praktikë ka raste kur konstruksioni mund të sigurohet nga shkatërrimi (thyerja) që në fazën e projektimit (dizajnimit), në ate mënyrë që ngarkesa bartet në mënyrë paralele në elementet konstituive të detalit-konstruksionit ose nëse vendosen pengesa në drejtimin e përhapjes (zgjerimit) të plasaritjes, me çrast do të pengohet përhapja e saj ose do të zvogëlohet shpejtësia e përhapjes (zgjerimit).

Page 20: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Vlen të theksohet se edhe kjo variantë e rritjes së sigurisë së detalit-konstruksionit duhet të pasohet me kontroll pa shkatërrim, me qëllim të detektimit dhe riparimit të pjesës së dëmtuar.

-Përcjellja aksiale e ngarkesës

Page 21: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Varësia e dëmtimit të pjesësve përbërëse dhe e qëndrueshmërisë nga koha gjatë përcjelljes aksiale të ngarkesës

Koha

Pje

sët

për

bër

ëse

Qën

dru

esh

mër

ia

Page 22: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Vlen të theksohet se gjatë kësaj variane të përcjelljes aksiale të ngarkesës në pjesët përbërëse të detalit-konstruksionit, kontrolli pa shkatërrim nuk bëhet me qëllim të identifikimit të pranisë së plasaritjes, por me qëllim të identifikimit të shkatërrimit të elementit të parë përbërës të konstruksionit. Për ta realizuar me sukses këtë kontroll, gjatë fazës së projektimit të konstruksionit parashihet edhe mundësia e përshtatshmërisë së kontrollit pa shkatërrim të pozicioneve kritike ku mund të krijohen pozicione kritike për shkatërrim.

Page 23: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Siguria nga shkatërrimi (thyerja) mund të realizohet edhe me përdorimin e elementeve përbërëse të konstruksionit, që shërbejnë si pengesa për përhapjen (zgjerimin) e plasaritjes ose për zvogëlimin e shpejtësisë së përhapjes (zgjerimit) të saj.

Kjo variantë mund të aplikohet te bashkësitë e salduara, me ndërfutjen e materialit me viskozitet dinamik më të madh ose me ndërfutjen e ndërmjetësuesëve-përforcuesëve tjerë, të cilët dukshëm ndikojnë në zvogëlimin përhapjes së shpejtësisë së plasaritjes ose në pengimin e përhapjes së saj.

Page 24: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Ndërfutja e materialit me viskozitet dinamik më të madh

Drejtimi i përhapjes së plasaritjes

MATERIALI B

AZË

MATERIALI M

E

VISKOZIT

ET DIN

AMIK M

Ë

TË MADH

MATERIALI B

AZË

Page 25: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Ndërfutja e përforcuesëve

Pozicioni i

ndalesës (pengimit

të përhapjes)

së plasaritjes

MATERIALI BAZË

PlasaritjaMATERIALI BAZË

Profili i ndërfutur-I

Bashkësia e salduar ballore

Page 26: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Konstruktimi me siguri të përhershme për jetëgjatësinë specifikuar të materialit me ndërrim (zëvendësim) ose heqje nga përdorimi pas periudhës kohore (H)

Nëse materiali, detali-konstruksioni nuk i nënshtrohet kontrollit periodik për identifikimin e plasaritjes për shkak të papërshtatshmërisë së kontrollit ose për ndonjë shkak tjetër, atëhere ky material, detal-konstruksion nuk është i siguruar nga shkatërrimi (thyerja) dhe në këtë rast ky konstruksion duhet trajtuar nga pikëvështrimi i pranisë së plasaritjes dhe mospritje e rritjes së saj as deri në vlerën e lejuar.

Page 27: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Periudha e shfrytëzimit të materialit

Periudha e shfrytëzimit të materialit

Shfrztëzimi me siguri të përhershme (permanente)

Page 28: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Vlen të theksohet se kjo metodë nga aspekti ekonomik është joracionale nga se materiali, detali-konstruksioni duhet të heket nga përdorimi dhe të zëvendësohet me material tjetër në afat kohor shumë të shkurtër. Kjo variantë u dedikohet pjesëve shumë vitale të konstruksioneve (motorave të aeroplaneve dhe të ngjajshëm me këto). Këto pjesë duhet të prodhohen me kujdes të veçantë dhe para montimit ti nënshtrohen kontrollit të detajuar.

Page 29: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Kontrolli (inspektimi) provues periodik i materialit dhe ndërrimi (zëvendësimi) nësë gjatë këtij veprimi konstatohen dëmtime (plasaritje)

Te materialet me viskozitet dinamik të vogël, mund të ndodhi që madhësia e lejuar e plasaritjes të jetë më e vogël se madhësia e detektuar e plasaritjes.

Page 30: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Ky rast ndodh te tubacionet (gypsjellësit) dhe në këtë rast bëhet kontrolli provues me një ngarkesë më të madhe se ngarkesa në eksploatim. Nëse gjatë këtij ngarkimi vjen deri te ndonjë avari (shkatërrim), kjo do të thotë se në material ka ekzistuar ndonjë plasaritje e madhësia e së cilës ka qenë e përafërt ose me e madhe se gjatësia (apr), figura në vazhdim.

Page 31: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Nëse merret parasysh se viskoziteti dinamik është ndjeshëm ndaj temperaturës, atëhere nëse ka mundësi gjatë këtyre provave behet edhe ftohja me qëllim të përcaktimit të rezistencës ndaj thyerjes në temperatura të ulëta:

Temperatura e dhomës

Ftohja

Page 32: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Largimi (shmangia) periodik i tërsishëm ose i pjesërishëm i plasaritjes

Kjo metodë bazohet (konsiston) në largimin periodik të tërsishëm ose të pjesësrishëm të plasaritjes nga shtresat sipërfaqësore ku ekziston dhe ku mund të zbulohet (detektoht).

Page 33: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Largimi i plasaritjes nga pozicioni i shkallëzimit të boshtit

Largimi i plasaritjes nga pozicioni i vimës

Page 34: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Nëse veprimi i largimit shmangies së plasaritjes për vlerën (𝚫) realizohet me sukses, atëhere shtohet edhe intervali kohor i shfrytëzimit të sigurt të materialit, figura në vazhdim:

Page 35: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Shpejtësia e përhapjes së plasaritjes ( nëë literaturë mund të gjendet edhe termi ratardimi-vonimi i përhapjes së plasaritjes) mund të realizohet edhe me hapjen e vrimës me diametër (D), figura në vazhdim:

Përhapja e plasaritjes pa hapjen e vrimës

Përhapja e plasaritjes pa hapjen e vrimës

Përhapja e plasaritjes pas hapjes së vrimës

Përhapja e plasaritjes pas hapjes së vrimës

Page 36: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Metodat e kontrollit pa shkatërrim

Për përcjelljen e sjelljes së së plasaritjes gjatë shfytëzimit të materialit është e nevojshme të realizohet kontrolli-inspektimi periodik i materialit, kryesisht me metodat defektoskopike ( pa shkaterrim) të kontrollit:kontrolli vizuel,kontrolli me penetrantë,kontrolli magnetik,kontrolli me ultra tingull,kontrolli akustik,

Page 37: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

kontrolli me rreze Rentgen (Ro, Rtg.),kontrolli me rreze gama,kontrolli me presion (hidrotesti) deri ne

shkaterrim,kontrolli termografik,kontrolli me rryma shtjellore (eddy current),kontrolli metalografik.

Page 38: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Methods of NDT

Visual

Liquid Penetrant

Magnetic Particle

Eddy Current

Ultrasonic

X-ray

Microwave

Acoustic Emission

Thermography

Laser Interferometry

Replication

Flux Leakage

Acoustic Microscopy

Magnetic Measurements

Tap Testing

Page 39: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Vlen të theksohet se gjatë vendosjes se përdorimit të metodës përkatëse të kontrollit në radhë të parë duhet marrë parasysh:qasjen ndaj pozicionit-lokacionit ku duhet të bëhet kontrolli,ndjeshmërinë (senzibilitetin) e metodës së kontrollit ose ndryshe aftësinë detektuese (detektibiliteti),nevojën frekuencës së realzimit të kontrollit.

Aftësia Detektuese e NDT

Aftësia Detektuese e NDT

Madhësia e lejuar

Madhësia e lejuar

Madhësia kritike

Madhësia kritike

Page 40: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Aftësia detektuese e metodave të kontrollit pa shkatërrim nuk është e njejtë, prezantimi në vazhdim:

Kontrolli

Magnetik

Elektromagnetik

Me penetrantë

Madhdhësia e gabimit

Kontrolli me Ultra tingull

Echo e brinjës

Echo e majës

Thellësia minimale e detektimit

Shmangia

/

Page 41: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Echo e brinjës

Echo e majës

Plasaritja

Metoda e echo- së majës

Am

plit

ud

a

Distanca

Page 42: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Page 43: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Page 44: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plasaritja

Plasaritja

Page 45: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Page 46: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Page 47: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Page 48: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Thellësia e përhapjes së plasaritjes

Pjesa e mbetur (ligamenti)

Page 49: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Page 50: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Page 51: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani i kontrollit të përhapjes së plasaritjesEkipi për kontrollin, respektivisht përcjelljen e sjelljes së konstruksionit gjatë shfrytëzimit (eksploatimit/përdorimit) është i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme dhe punën e tyre e kryejnë sipas planit të detajuar me qëllim që efekti i punës të jetë i suksesshëm. Plani i kontrollit është specifik për çdo pjesë-detal që duhet ti nënshtrohet kontrollit.Vlen të theksohet se pavarsisht planit të detajuar të kontrollit, mund të ndodhi që plasaritjë të mos mund të identifikohet dhe të përcjellet shpejtësia e rritjes së saj.

Page 52: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Pra, paraqiten dy raste gjatë kontrollit të plasaritjes:gjatë kontrollit, plasaritja mund të identifikohet,gjatë kontrollit, plasaritja nuk mund të identifikohet

Nëse plasaritja gjatë kontrollit identifikohet atëhere caktohet shpejtësia e rritjes së saj dhe caktohet kontrolli periodik, respektivisht frekuenca e kontrolleve pasuese si edhe madhësia e lejuar dhe madhësia kritike saj, respektivisht qëndrueshmëria e lejuar dhe qëndrueshmëria kritike e materialit.

Page 53: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Nëpërmjet planifikimit të kontrollit të përcjelljes së përhapjes (zgjerimit) të plasaritjes duhet të merren parasysh këto çështje:Përcaktimi i pozicioneve kritike te të cilët mund ndodhi krijimi i plasaritjes,Kontrolli i sigurt dhe dhe i saktë i pozicioneve kritike,Përcaktimi i gjatësisë (madhësisë) minimale të plasaritjes (aomin), që mund të zbulohet (identifikohet) me metodën përkatëse të kontrollit pa shkatërrim,

Page 54: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Page 55: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani i kontrollit është i veçantë për llojin e materialit, përkatësisht detalit-konstruksionit dhe i detejuar me qëllim që të realizohet në mënyrë sa më efikase dhe efektive.

Në kuadër të përgatitje së planit të kontrollit duhet të parashihen edhe aktivitete tjera pasuese që rrjedhin nga aktiviteti paraprak.

Page 56: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani I:

Për plasaritje të inicuara ku supozohet se gjatë eksploatimit nuk do të përhapen (zgjerohen) edhe në rast të veprimit të ndonjë mesi korrodues.

Aktiviteti:

-përcaktimi i madhësisë (vlerës) së lejuar të plasaritjes,

-kontrolli i plasaritjes me metodat pa shkatërrim,

-largimi i plasaritjeve nëse lejohen nga aspekti i konstruksionit.

Page 57: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani II:

Për plasaritje të inicuara të cilat do të përhapen (zgjarohen) gjatë kohës së shfrytëzimit deri në arritjen e madhësisë (gjatësisë) kritike:

Aktiviteti:

Alternativa II-a

-duhet bërë analiza e detajuar që do të vlerësojë se materiali me këto përmasa të plasaritjes do ti qëndrojë ngarkesës së zbatuar pa u shkatërruar dhe do ta ruaj integritetin e tij,

-largimi (shmangia-sanimi) i dëmtimit të vrejtuar ose ndërrimi i materialit (detalit).

Page 58: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Alternativa II-b:

-Përcaktimi i madhsësisë së lejuar të plasaritjes,

-Përcaktimi i madhësisë së plasaritjes që mund të zbulohet (detektohet) me kontrollin pa shkatërrim,

-përcaktimi i kohës për përhapjen e plasaritjes,

-Përdorimi i kontrollit periodik pa shkatërrim në bazë të madhësisë së rritjes së plasaritjes,

-largimi (shmangia-sanimi) i dëmtimit të vrejtuar ose ndërrimi i materialit (detalit).

Page 59: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Nëse plasaritja nuk mund te identifikohet (për shkak të permasave tejet të vogla, qasje jo e mundur për kontroll për shkak pozitës së papërshtatshme të pjesës etj.), atëhere kriteret e vlerësimit të jetëgjatësisë së materialit janë më të ashpra (rigoroze) dhe parashikohen disa plane alternative për veprim, të cilët varen nga lloji i konstruksionit, respektivisht materialit.

Për këto raste duhet të përgatiten plane dhe aktivitete tjera vepruese, prezantimi në vazhdim:

Page 60: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani III:

Për plasaritje të inicuara të cilat nuk mund të zbulohen (detektohen) gjatë kontrollit (inspektimit) pa shkatërrim:

Aktiviteti:

Alternativa III-a:

-Përcaktimi i kohëzgjatjes së përdorimit,

-anulimi i ndërrimit ose riparimit duke vendosur faktorë sigurimi përkatës për rastin përkatës,

Page 61: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Alternativa III-b:

-vlersimi mundësisht sa më i përafërt i inicimit të plasaritjes,

-përcaktimi i madhësisë (gjatësisë) së lejuar të plasaritjes,

-caktimi i shpejtësisë së përhapjes nga inicimi deri te vlera e lejuar e plasaritjes,

-anulimi i ndërrimit ose riparimit duke vendosur faktorë sigurimi përkatës për rastin përkatës.

Alternativa III-c:Nëse lejohet mundësia e largimit të shtresës ku supozohet ekzistimi i plasaritjes:

Page 62: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

-Përcaktimi i madhëssisë (gjatësisë) së lejuar të plasaritjes,

-Përcaktimi i shtresës së mundshme (𝚫) për largim, pa e rrezikuar përmasën nominale të materialit (detalit-konstruksionit),

-Përcaktimi i kohës së përhapjes së plasaritjes deri në përmasën e lejuar,

-Ripërsëritja e largimit të shtresës së mundshme (𝚫) sipas intervalit kohor të definuar me parë për këtë qëllim.

Page 63: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani IV:

Për material, detal konstruksion që mund ti nënshtrohen kontrollit provues dhe dëmtimet e shkaktuara nuk shkaktojnë pasoja katastrofike:

-Aktiviteti:

-Përcaktimi i shtypjes provuese ose ngarkesës provuese,

-Përcaktimi i gjatësisë maksimale të plasaritjes e cila mund të mbetet në material, pas kontrollit provues,

-Përcaktimi i gjatësisë maksimale të lejuar të plasaritjes,

-Përcaktimi i kohës së përhapjes së plasaritjes, nga kontrolli provues deri në vlerën maksimale të lejuar,

-Përsëritja e kontrollit provues, para mbarimit të intervalit kohor të shfrytëzimit, duke përdorur koeficient përkatës të sigurisë.

Page 64: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani i kontrollit të përhapjes së plasaritjes pas zbulimit (identifikimit) të saj

Siç është theksuar më parë, të gjithë planet e përgatitur bazohen në zbulimin, përcjelljen dhe në fund riparimin (sanimin) epozicionit ku është e pranishme plasaritje. Por, vlen të theksohet se këto aktivitete nuk është lehtë të realizohen ashtu siç parashikohen në plan, për shkak të shumë pengesave që mund të paraqiten gjatë këtij aktiviteti.

Në të shumtën e rasteve nuk është edhe racionale që defekti të sanohet (riparohet).

Page 65: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Vlen të theksohet se shumë më racionale është nëse sanimi (riparimi) të shtyhet për një afat tjetër, por me mundësi që materiali të shfrytëzohet pa iu nënshtruar rrezikut potencial për shkatërrim. Kjo është e rëndësishme edhe për vetë faktin se nëse pjesa që duhet ndërruar nuk është në depo, atëhere deri sa të sigurohet, është e nevojshme që materiali (detali-konstruksioni) të shfrytëzohet nga se ndërprerja e punës shkakton humbje të mëdha.

Vlen të theksohet se shpeshherë plasaritja në material mund të zbulohet edhe rastësisht dhe për të gjitha këto varianta duhet të përgatiten plane të veçanta veprimi.

Page 66: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani V:

Për plasaritjet të cilat janë zbuluar (identifikuar) gjatë eksploatimit, pa kontroll paraprak

-Aktiviteti:

-Sanimi i domosdoshëm ose ndërrimi i materialit me plasaritje me material të ri.

Plani VI:

Për plasaritje të zbuluara (identifikuara) gjatë eksploatimit, me kontroll paraprak

Alternativa VI-a

Nëse ndërrimi i menjëhershëm nuk mund të realizohet:

Page 67: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

-të vërtetohet se rritja eventuale e plasaritjes nuk do të shkaktojë thyerjen (shkatërrimin),

-kontrolli i përditshëm i përhapjes (rritjes) së plasaritjes,

-hapja e vrimës në majën e plasaritjes nëse është e mundur nga aspekti konstruktiv,

-të përgatitet veprimi për sanim (riparim) urgjent nëse paraqitet nevoja.

Alternativa VI-b

-Përcaktimi i formës dhe i përmasave të sakta të plasaritjes,

Page 68: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

-Grumbullimi i të dhënave për materialin ose përcaktimi i tyre nëse është e mundur të merren mostra për prova,

-përcaktimi i të dhënave relavante të ngarkesës dhe të sforcimeve që veprojnë në material, detal-konstruksion),

-përcaktimi i madhësisë (gjatësisë) së lejuar të plasaritjes,

-përcaktimi i kohës së shfrytëzimit të materialit gjatë rritjes së madhësisë së plasaritjes deri në vlerën e lejuar,

-Përgatitja e sanimit ose ndërrimi, pas kalimit të kohës së përcaktuar,

Page 69: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

-kontrolli i përditshëm i përhapjes (rritjes) së plasaritjes,

-hapja e vrimës në majën e plasaritjes nëse është e mundur nga aspekti konstruktiv,

-nëse plasaritja eventualisht rritet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e llogaritur, të përshpejtohet veprimi i përgatitjes për sanim, përkatësisht ndërrim të materialit, detalit-konstruksionit,

-nëse është e nevojshme të zvogëlohet ngarkesa e zbatuar në eksploatim,

-të realizohet sanimi, përkatësisht ndërrimi sa më parë që është e mundur.

Page 70: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Plani VII:

Për material, detal-konstruksion identik me ate ku janë zbuluar (identifikuar) plasaritje

Aktiviteti:

-të shfrytëzohet materiali, detali-konstruksioni i dëmtuar, përkatësisht i ndërruar, për marrjen e mostrave (kampioneve) për përcaktimin e vetive mekanike,

-Të zbatohet njeni prej planeve Iia, II-b, III-a, III-b ose plani IV.

Page 71: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Rregullativa ekzistuese për përhapjen e plasaritjes

Hartimi dhe zbatimi i planeve të kontrollit për përhapjen e plasaritjes varet nga rëndësia e konstruksionit, përkatësisht pasojat e mundëshme që pasojnë pas shkatërrimit të tij.

Përcaktimi i ngarkesës së lejuar dhe madhësisë (gjatësisë) së lejuar të plasaritjes duhet përcaktuar në mënyrë kualitative dhe kuantitative, varësisht nga lloji i materialit, përkatësisht detalit-konstruksionit.

Page 72: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Për aeroplanë, nëndetëse, platforma për naftë, enë dhe gypa nën presion dhe për konstruksione tjera me rëndësi, patjetër duhet të hartohen dhe zbatohen plane të kontrollit me specifika të caktuara.

Vlen të theksohet se pasojat e mundshme nga shkatërrimi duhet parashikuar dhe pranuar si reale, por duhet minimizuar probabiliteti i ndodhjes së shkatërrimit. Planet duhet hartuar dhe harmonizuar në varësi të pasojave që do të rrjedhojnë nga shkatërrimi. Pra, materiali, detali-konstruksioni mundësisht të jenë sa më tolerant ndaj shkatërrimit.

Page 73: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

Në shtetet me industri të zhvilluar (SHBA, BE, Rusi, Japoni etj.) ekzistojnë rregulla, respektivisht ligje të cilat i definojnë kriteret e kontrollit të materialit (detalit) nga aspekti i mekanikës së shkatërrimit, varësisht nga lloji i konstruksionit, respektivisht pajisjes (rregulla për kontrollin e pjesëve të industrisë kosmike, të industrisë navale/detare, të centraleve nukleare (bëthamore), të konstruksoneve dhe objekteve rrugore etj).

Në SHBA, ekzistojnë rregulla standarde për këto fusha përkatëse:

Page 74: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

-Rregulla për enë dhe gypa nën shtypje (presion) dhe për centrale bërthamore, të hartuara nga Shoqata amerikane e inxhinierëve të makinerisë (American Society of Mechanical Engineers-ASME),

-Rregulla për ura të çelikut, të hartuara nga Asociacioni Amerikan për rrugë shtetërore dhe transport (AASHTO),

-Rregulla për aeroplanë civilë dhe ushtarakë, të hartuara nga Administrata federale për fluturim ajror (ASIP),

-Rregulla për pjesët e salduara të anijeve, etj.

Page 75: Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes